Teza e provimit Drejtim Financiar për degën Biznes- viti 2005 Teza e zgjidhur per provimin Drejtim Financiar për degën Biznes- viti 2005
Universit eti i Tira nës Fakulte ti Ekonomik Departamen ti i Fina ncës Seksio ni i Financës
Miratoi Përgjegjësi Përgjegjë si i seksionit të financës Prof. Dr. Beshir CICERI
Tezë provimi (versioni B e zgjidhur)
Dega: Biznes Lënda: Drejtim Financiar Data: 29.06.2005 Koha:: 2 orë Koha Seksioni 1 (40 pikë) Test Çdo përgjigje e saktë vlerësohet me 2 pikë. Çdo pyetje pa përgjigje, me dy apo më shumë përgjigje, si edhe me përgjigje të gabuar vlerësohet me 0 pikë. Zgjidhni alternativën tuaj pa dhënë shpjegime. Nëse një firmë ka një pronar të vetëm mund të thuhet se objektivi i vërtetë i drejtuesit financiar duhet të jetë maksimizimi i fluksit të arkës (EPS). o E vërtetë ü E gabuar Beta e një portofoli portofoli aktivesh financiare financiare është e barabartë barabartë me shumën e prodhi prodhimeve meve të betave të çdo letre me vlerë me probabilitetin e realizimit të çdo bete. o E vërtetë ü E gabuar Problemi i agjensisë ekziston ndërmjet furnitorëve dhe klientëve. Gjithashtu problemi i agjensisë mund të ekzistojë edhe ndërmjet punonjësve dhe aksionerëve. o E vërtetë ü E gabuar
Në bilanc, totali i aktiveve duhet të barazojë gjithnjë totalin e detyrimeve dhe të kapitalit të vet. ü E vërtetë o E gabuar
Kosto specifike e secilit burim financimi në llogaritjen e WACC vlerësohet pas tatimit. ü E vërtetë o E gabuar
Risku i diversifikueshëm, i cili matet nga devijimi standart, mund të reduktohet duke shtuar më shumë aksionenë një portofol. ü E vërtetë o E gabuar Sa herë që kosto e një burimi kapital ndryshon, aq herë do të kemi një pikë thyerjeje në kurbën WMCC. ü E vërtetë o E gabuar
Një firmë duhet të investojë gjithnjë në një projekt, pranimi i të cilit shpie në uljen e kostos së kapitalit të firmës. o E vërtetë ü E gabuar
Nëse një projekt investues kërkon përdorimin e tokës e cila ndodhet aktualisht në pronësinë e firmës, projektit duhet t’i ngarkohet kosto e zhytur e blerjes së kësaj toke. o E vërtetë ü E gabuar
10. Një firmë ka një fitim marxhinal prej 15% mbi shitjet të cilat janë $20.000.000. Nëse firma ka borxh $7.500.000, aktive totale prej $22.500.000 dhe një kosto interesi pas tatimit mbi borxhin prej 5%, sa është ROA për këtë firmë? 11. o 15,1%
o 12,0%
o 10,9%
ü 13,3%
o 8,4%
11. Përdorimi i indeksit të përfitueshmërisë (PI) në përzgjedhjen e pr ojekteve në kushtet e racionimit të kapitalit: Do të na japë të njëjtën renditje si teknika NPV; Do të maksimizojë NPV, por jo IRR; Mund të na shpjerë në zgjedhje jokorrekte; Është teknika më e mirë. 12. Një firmë ka shpenzime totale interesi në masën $10.000 në vit, shitje prej $1 milion, normë tatimore 40% dhe një fitim marxhinal neto prej 6%. Sa është raporti i mbulimit të interesave? o 16
o 20
o 10
ü 11
o7
12. Keni përpunuar të dhënat në vijim për tre aksione: 13. Aksioni A B C
Devijimi standart 0,23 0,25 0,20
Beta 0,79 0,61 1,29
Nëse jeni kundërshtar i riskut duhet të zgjidhnit aksionin _____ nëse ai do të mbahej i izoluar dhe aksionin _____ nëse ai do të mbahej si pjesë e një portofoli të mirë-diversifikuar. o A; A
o C; A
o A; B
ü C; B
o B; A
14. Një investitor po shqyrton blerjen e 20 akrave tokë. Nga një analizë e bërë është arritur në përfundimin që nëse toka përdoret si kullotë bagëtish do të gjenerojë një fluks arke prej $1.000 çdo vit deri në pafundë si. Nëse investitori kërkon një kthim 10% nga investime të këtij lloji, cili është çmimi që ai/ajo do të jetë i gatshëm të paguajë për blerjen e saj? 15. o $1.000
o $100.000
ü $10.000
o $150.000
o $1.000.000
16. Nëse NPV është pozitive, cili nga pohimet që vijojnë është i vërtetë? Norma e aktualizimit është: 17. E barabartë me IRR-në Shumë e lartë
Më e madhe sesa IRR Shumë e ulët
Më e vogël sesa IRR
16. Nëse një firmë i qëndron besnike modelit të dividentëve të mbetur, një emetim i ri i aksionit të zakonshëm nga ana e kompanisë nënkupton që: 17. Raporti i pagimit të dividentit mbeti konstant Raporti i pagimit të dividentit po rritet Shuma në dollarë e investimeve ka rënë
Nuk u paguan dividentë për këtë vit Raporti i pagimit të dividentit po ulet
18. Nëse një kompani përdor të njëjtën normë aktualizimi për vlerësimin e projekteve, cili nga rezultatet në vijim ka më tepër të ngjarë të ndodhë? 19. Do të pranohen projekte të varfër me risk të lartë Do të refuzohen projekte të mirë me risk të ulët Do të pranohen vetëm projekte të mirë me risk të ulët Nuk do të pranohet asnjë projekt Dy përgjigjet e para janë të dyja të sakta
18. Cili nga pohimet në vijim është i gabuar ? Kur firma rrit levën e saj operative për një nivel të dhënë prodhimi, ky veprim: 19. o Ndryshon strukturën e kostove operative të firmës o Rrit riskun e biznesit të firmës o Rrit devijimin standart të EBIT-it të firmës o Rrit luhatshmërinë e EPS-së së firmës ü Ul levën financiare të firmës
20. Është rregull i përgjithshëm fakti që struktura e kapitalit e cila: 21. Maksimizon EPS-në e pritur, të maksimizojë gjithashtu çmimin për aksion të zakonshëm Minimizon normën e interesit mbi borxhin, maksimizon gjithashtu EPS-në e pritur Minimizon normën e kërkuar të kthimit nga aksioni i zakonshëm, maksimizon gjithashtu çmimin e këtij aksioni Maksimizion çmimin për aksion të zakonshëm, minimizon gjithashtu koston mesatare të ponderuar të kapitalit për çdo vëllim financimi Asnjë nga pohimet e mësipërm nuk është i saktë
20. Myron Gordon dhe John Lintner besojnë që norma e kërkuar e kthimit nga kapitali i vet rritet me rënien e raportit të pagimit të dividentit. Argumenti i tyre bazohet në supozimin që: Investitorët janë indiferentë ndërmjet dividentëve dhe të ardhurave nga kapitali Investitorët kërkojnë që kthimi nga dividenti dhe kthimi nga kapitali të barazojnë një konstante Të ardhurat nga kapitali tatohen me një normë më të lartë sesa ato nga dividentët Investitorët i konsiderojnë dividentët më pak riskozë sesa të ardhurat potenciale nga kapitali që mund të gjenerohen në të ardhmen
Investitorët e vlerësojnë një dollar nga të ardhurat e pritshme nga kapitali më shumë sesa një dollar nga dividentët e pritshëm për shkak të tatimit më të ulët mbi të ardhurën nga kapitali
Seksioni 2 (60 pikë): Ushtrime Ushtrimi 1 (10 pikë) Supozoni se tezja juaj në 31 Dhjetor shiti shtëpinë e saj dhe mori një hipotekë të vlerësuar për $10.000 si pjesë e pagesës. Norma nominale e interesit të hipotekës është 10% e cila paguhet çdo 6 muaj duke filluar nga 30 Qershori dhe hipoteka do të amortizohet për 10 vjet. Pas një viti tezja juaj duhet të plotësojë Formularin 1099 me IRS-në (Drejtorinë e Tatimeve) dhe me personin që bleu shtëpinë, duke i informuar ata për interesat e përfshirë në dy pagesat e kryera gjatë vitit. (Ky interes do të jetë e ardhur për tezen tuaj dhe shpenzim për blerësin.) Sa është shuma e interesit total të paguar gjatë vitit të parë? Zhvillim Përpara se të fillojmë zgjidhjen e ushtrimit le të unifikojmë simbolikën: Hipoteka ® H = $10.000 Norma nominale vjetore e interesit ® i = 10% Norma nominale 6-mujore e interesit ® i ½ = 10%:2 = 5% Numri i pagesave të interesit ® n = 2 x 10 vjet = 20 pagesa Duke ditur që hipoteka karakterizohet nga një pagesë fikse, e cila quhet këst dhe që përfshin edhe shlyerjen e principalit edhe pagesën e interesit[1], atëherë zgjidhjen e ushtrimit do ta fillojmë pikërisht nga gjetja e këstit 6mujor që paguan tezja ime. Për gjetjen e shumës së këstit veprojmë si vijon: Kësti 6-mujor i hipotekës ® Në 6-mujorin e parë të vitit të parë, tezja paguan $802,43, nga të cilat përfaqësojnë pagesën e interesit, ndërsa pjesa tjetër ($302,43) përfaqëson shlyerjen e principalit. Në 6-mujorin e dytë të vitit të parë tezja paguan gjithashtu një këst prej $802,43 nga të cilat përfaqësojnë pagesën e interesit, ndërsa pjesa që mbetet nga kësti përfaqëson shlyerjen e principalit për këtë periudhë. si rrjedhim, shuma totale e interesit që paguhet nga tezja në vitin e parë të hipotekës është: . Ushtrimi 2 (10 pikë) Për një kompani ndërtimesh jepen raportet e mëposhtëm: raporti i borxhit 50% raporti i rrotullimit të aktiveve gjithsej 0.25 marzhi i fitimit mbi shitjet 10% Aktualisht ka pakënaqësi me nivelin e ROE-s dhe mendohet se kjo mund të dyfishohet. Kjo mund të arrihet: (1) duke rritur përqindjen e fitimeve mbi shitjet në 12%; dhe (2) duke rritur përdorimin e borxhit. Rrotullimi i mjeteve gjithsej nuk do të ndryshojë. Cili do të jetë raporti i ri i borxhit, që me një përqindje të fitimit mbi shitjet prej 12%, do të dyfishonte ROE-n? Zhvillim Le të gjejmë fillimisht nivelin e vjetër të ROE-s. Dimë që: Në rastin tonë:
;;
si përfundim kemi: Tashmë duhet të gjejmë raportin e ri të borxhit kur dimë që: ROE = 2 x 5% = 10%; marzhi i fitimit neto = 12% dhe; raporti i rrotullimit të aktiveve gjithsej = 0,25 Duke iu referuar përsëri formulës së mësipërme kemi:
Prej këtej: Ushtrimi 3 (10 pikë) Supozojmë se po menaxhoni një portofol prej 10 aksionesh të cilët mbahen në sasi të barabartë me njëri-tjetrin. Beta aktuale e portofolit është 1,64 dhe beta e aksionit A është 2,0. Nëse aksioni A shitet, sa duhet të jetë beta e aksionit që do ta zëvendësojë atë në mënyrë që beta e portofolit të ri të jetë 1,55? Zhvillim Duke ditur se formula për llogaritjen e betës së portofolit është: nxjerrim në rastin tonë betën e portofolit të vjetër dhe konkretisht: Duke zëvendësuar në betën e portofolit të ri do të kishim: Ushtrimi 4 (15 pikë) “Reni Co.” ka një raport borxhi prej 20%. Drejtimi i firmës ka arritur në konkluzionin që kjo strukturë kapitali është optimale për firmën. “Reni Co.” ka analizuar mundësitë e saj investuese për vitin e ardhshëm dhe ka identifikuar katër projekte të mundshëm që gjenerojnë IRR më të madhe s esa zero. Investimi A B C D
Madhësia $3 milionë 6 milionë 12 milionë 9 milionë
IRR 20,1% 18,8 19,2 18,0
E ardhura neto e parashikuar për vitin e ardhshëm është $10 milionë dhe firma shpreson të paguajë 50% të kësaj shume si dividentë për 1 milion aksionet e zakonshëm që ka në qarkullim. Fitimet janë rritur me një normë konstante prej 10% gjatë viteve të fundit dhe kjo normë pritet të ruhet deri në pafundësi. Nëse kompania detyrohet të shesë kapital aksioner, ajo duhet të përballojë kosto emetimi në masën 15% (çmimi korrent i tregut është $50/aksion). Nëse emetohet borxh deri në $5 milionë, kosto e tij do të jetë 8%. Megjithatë, nëse borxhi total i kërkuar është mbi $5 milionë, atëherë norma në kupon e borxhit do të jetë 10%. Norma marxhinale e tatimit është 40%. Sa i madh duhet të jetë buxheti kapital, nëse pranohen të gjithë investimet që përmbushin kushtin IRR > WMCC? Zhvillim Gjejmë fillimisht shumën që firma do të mbajë në formën e fitimit të pashpërndarë. Meqënëse paguhen 50% e fitimeve neto si dividentë, atëherë mbeten në firmë 0,5 x $10.000.000 = $5.000.000. Dividenti për aksion do të jetë pikërisht $5.000.000/1.000.000 = $5/aksion. Për të gjetur atë që na kërkon ushtrimi duhet paraprakisht të gjejmë intervalet e financimit përgjatë të cilave kosto mesatare e ponderuar e kapitalit mbetet konstante dhe WACC për secilin nivel. Kapitali i vet do të gjenerojë një pikë thyerjeje, meqënëse financimi me këtë zë përbëhet nga fitimi i pashpërndarë ($5.000.000) dhe aksionet e rinj të zakonshëm. Pika e thyerjes në financimin tërësor është $5.000.000/0,8 = $6.250.000. Për nivele financimi më të vogla se kjo shumë kosto e kapitalit të vet do jetë ajo e fitimit tëe pashpërndarë dhe konkretisht: . Mbi këtë nivel kosto e kapitalit të vet është ajo e aksioneve të reja të zakonshme dhe konkretisht: . Edhe borxhi gjeneron një pikë thyerjeje në financimin tërësor që është: $5.000.000/0,2 = $25.000.000. Nën këtë nivel financimi kosto e borxhit pas tatimit është: 8% x (1 – 0,4) = 4,8%. Mbi këtë nivel, kosto e borxhit pas tatimit bëhet: 10% x (1 – 0,4) = 6%. Intervalet e financimit përgjatë të cilave WACC mbetet konstante janë tre dhe pikërisht: Intervali 1: 0 – 6.250.000 WACC = 20% x 0,8 + 4,8% x 0,2 = 16,96% Intervali 2: 6.250.000 – 25.000.000 WACC = 21,76% x 0,8 + 4,8% x 0,2 = 18,368% Intervali 3: 25.000.000 - ... WACC = 21,76% x 0,8 + 6% x 0,2 = 18,608% Tani le t’i rendisim projektet e mësipërme sipas IRR duke shënuar dhe investimin fillestar kumulativ: Projekti A C
Shuma e investuar $3 milionë 12 milionë
IRR 20,1% 19,2
Investimi kumulativ $3 milionë 15 milionë
WACC 16,96% 18,368%
B
6 milionë
18,8
21 milionë
18,368%
D
9 milionë
18,0
30 milionë
18,608%
Duket qartë që projekti i fundit nuk duhet të pranohet, kështu që buxheti kapital duhet të jetë $21 milionë. Ushtrimi 5 (15 pikë) “Sonila Inc.” pret një EBIT prej $2.000.000 për vitin që vjen. struktura optimale e kapitalit të firmës konsiston në 40% borxh dhe 60% kapital i vet, ndërsa norma e tatimit që paguhet nga firma është 40%. Kosto e kapitalit të vet është 14% dhe kompania paguan një normë interesi prej 10% mbi borxhin afatgjatë prej $5.000.000. Në qarkullim janë 1 milion aksione të zakonshëm. Në ciklin e ardhshëm të buxhetimit të kapitalit, firma shpreson të financojë një projekt të madh me NPV pozitive, që kushton $1.200.000 dhe do ta financojë këtë projekt duke respektuar strukturën e synuar të kapitalit. Nëse firma ndjek politikën e dividentëve të mbetur dhe nuk disponohen projekte të tjerë, sa është raporti i shpresuar i pagimit të dividentit? Zhvillim Gjejmë fillimisht sa është fitimi neto i periudhës. Interesi për borxhin është 0,1 x $5.000.000 = $500.000. Fitimi pas tatimit mbetet të jetë: ($2.000.000 – 500.000) x (1 – 0,4) = $900.000. Tani gjejmë se ç’pjesë e investimit të ri do të financohet me kapital të vet. Kjo shumë është $1.200.000 x 0,6 = $720.000. si rrjedhim, pjesa që mbetet për dividentë pas financimit të projektit do të jetë: $900.000 - $720.000 = $180.000. Raporti i pagesës së dividentit mbetet të jetë: $180.000/$900.000 = 20%. Hartuan tezën: Prof. Dr. Besh ir CICERI Rejnald MUÇA Elisabe ta SEMINI Sonila MEÇO Franc ZHUPA
Suksese! [1] Në rastin e hipotekës interesi llogaritet mbi shumën e mbetur të principalit (huasë).