ABSTRAKT Duke u nisur nga evolimi në vite i teknologjisë kompiuterike, ka qënë i domosdoshem prodhimi i sistemeve të ndryshme të operimit. Duke qënë se sistemet e operimit janë quajtur nga shumë specialistë si “truri” i kompiuterit, duket qartë edhe rëndësia e tyre për një kompiuter i çfarëdolloj kategorie qoftë ai. Kategoritë e kompiuterave në vitet e para të zhvillimit të këtyre sistemeve, nuk kanë ekzistuar ose më saktë nuk kanë luajtur ndonjë rol të veçantë, por me zhvillimin e teknologjisë këto kategori edhe sot luajnë një rol parësor në zgjedhjen e sistemit të përdorimit. Ku në shumë kompani prodhimi të kompiuterave, sistemet e operimit kanë qënë të futura në paketat e hardware. Në këtë punim do të shohim se si sistemet e operimit kanë evoluar me kohën dhe si kemi ardhur në ditët e sotme. Gjithashtu një vëmëndje të veçante do i kushtojmë statistikave, në lidhje me shpërndarjen e tyre në treg, si në bazë të kompanive dhe emrave përkatës, po ashtu dhe në bazë të kategorive dhe versioneve. Po të analizojmë me kujdes këto statistika do të shohim që Microsofti ka bërë revolucion në tregun e kompiuterave, që është quajtur ndryshe dhe “revolucioni industrial 2”, por tashmë në fushën e teknologjisë. Aktualisht Microsoft mbulon pjesën më të madhe të tregut me anë të versionit Windows 7, XP dhe Windows 8 e cila akoma nuk është futur krejtësisht në treg. Do shohim në bazë të kategorive, përdorimin më të gjërë për sa i përket sistemeve të operimit. Konkretisht për Kompiutera Desktop, Laptopë, Superkompiutera, Servera, Tablet apo Celulare. Është mirë që përpara se të përzgjedhim një sistem operimi për kompiuterin tonë, të dimë më parë rëndësinë e tij dhe shërbimet që mund të na ofrojë njeri lloj apo një tjetër ; a na i plotëson ai gjithë kërkesat dhe nevojat që mund të kemi ndaj një kompiuteri. Dhe tashme nuk është më e nevojshme të përdorim produktet e Microsoftit nëse nuk duam, sepse ka gjithmonë alternativa të tjera edhe pse çuditerisht nuk janë edhe sot të shumta.
Fjalë kyçe: Sistem Operimi, Statistika, Windows, PC, Server, Mobile, Superkompiutera
1
Përmbajtja
1.HYRJE...........................................................................................................1 1.1.Historia e sistemeve të operimit.......................................................................1
2.SHQYRTIMI I LITERATURËS.................................................................8 2.1. Evoluimi i sistemeve të operimit......................................................................4 2.2. Çfarë është një Sistem Operimi?......................................................................5 2.3. Përcaktimi i termave të nevojshëm për studim................................................................................ 7 2.4. Funksionet e sistemeve të operimit.................................................................................................. 8 2.5. Sistemet e operimit më të njohura.................................................................10 2.5.1. Microsoft Windows................................................................................... 10 2.5.2. Mac OS..................................................................................................... 16 2.5.3. UNIX......................................................................................................... 18 2.5.4. LINUX....................................................................................................... 19 2.5.5. GNU.......................................................................................................... 21 2.5.6. Sisteme të tjera të operimit.....................................................................22
3.DEKLARIMI I PROBLEMIT...................................................................24 3.1. Paraqitja e çështjes në studim........................................................................24 3.2. Sfondi i studimit............................................................................................. 24 3.3. Pikësynime kryesore të studimit .................................................................................................... 25 3.4. Motivimi për këtë studim................................................................................ 26 3.5. Konteksti dhe domethënia e studimit.............................................................26 3.6. Struktura e studimit....................................................................................... 27
4.METODOLOGJIA.....................................................................................29 4.1. Metodologjia e kërkimit.................................................................................. 29 4.2. Mbledhja e të dhënave...................................................................................29 4.3. Analiza e të dhënave...................................................................................... 30 4.4. Kërkimi krahasimor........................................................................................ 30 2
4.5. Vlefshmëria dhe besueshmëria e kërkimit.....................................................30
5.ANALIZA E REZULTATEVE..................................................................32 5.1. Analizë mbi pasqyrimin statistikor..................................................................32 5.2. Statistika në lidhje me sistemet e operimit....................................................33 5.2.1. Statistika në lidhje me sistemet e operimit më të përdorur nga muaji Prill 2012 deri në Shkurt të këtij viti..........................................................................38 5.3. Analizë specifike (2009-2010)........................................................................40 5.4. Analiza dhe diskutime (Sistemet e Operimit për kompiutera). Rritja e sistemeve te operimit - Skenari Global..................................................................41 5.4.1. Sistemet Operative - Përdorimi mujor......................................................41 5.4.2. Sistemet Operative - Përdorimi vjetor......................................................42 5.4.3. Sistemet Operative - Përdorimi Kumulativ (2009-2010)...........................43
6.KONKLUZIONE........................................................................................44 7.BIBLIOGRAFIA.........................................................................................45
3
LISTA E FIGURAVE
Figure 1. Gjëndja Aktuale e shpërndarjes së sistemeve të operimit në treg.----------42 Figure 2. Gjëndja e shpërndarjes së sistemeve të operimit në treg deri në muajin Prill.-----------------------------------------------------------------------------------------------------42 Figure 3. Gjëndja e shpërndarjes së sistemeve të operimit Web clients në treg.-----43 Figure 4. Gjendja aktuale e shpërndarjes së sistemeve të operimit për paisjet mobile -----------------------------------------------------------------------------------------------------------45 Figure 5. Sistemet e operimit Desktop Shpërndarja në treg--------------------------------47 Figure 6. Sistemet e operimit Desktop, Shpërndarja në treg në bazë të versioneve 47 Figure 7. Sistemet e operimit Mobile dhe Tablet, Shpërndarja në treg-------------------49 Figure 8.Sistemet Operative - Përdorimi mujor.-------------------------------------------------50 Figure 9.Sistemet Operative - Përdorimi vjetor.-------------------------------------------------51 Figure 10. Sistemet Operative - Përdorimi kumulativ.-----------------------------------------52
4
LISTA E TABELAVE: Table 1. Versionet e Windows-it, dhe shpërndarja e tyre në treg. Statistika-----------45 Table 2.Statistika në lidhje me përdorimin e disa sistemeve të operimit. >>Web client----------------------------------------------------------------------------------------------------45 Table 3.Statistika në lidhje me përdorimin e disa sistemeve të operimit. >>Paisjet Mobile--------------------------------------------------------------------------------------------------46 Table 4.Statistika në lidhje me përdorimin e disa sistemeve të operimit. >>Servera -----------------------------------------------------------------------------------------------------------46 Table 5. Statistika në lidhje me përdorimin e disa sistemeve të operimit. >>Super kompiutera--------------------------------------------------------------------------------------------46 Table 6. Tabela përmbledhëse------------------------------------------------------------------------47 Table 7. Shpërndarja e Sistemeve të operimit Desktop (Moda)----------------------------48 Table 8. Sistemet e operimit Desktop Shpërndarja në treg----------------------------------48 Table 9. Sistemet e operimit Desktop, Shpërndarja në treg në bazë të versioneve- 49 Table 10. Shpërndarja e Sistemeve të operimit Mobile dhe Tablet (Moda)-------------49 Table 11. Sistemet e operimit Mobile dhe Tablet, Shpërndarja në treg------------------50
5
LISTA E SHKURTIMEVE:
BIOS - Basic Input/ Output system CPU - Central Process Unit OS - Operating System PC - Personal Computer ROM - Read Only Memory GUI - Graphical User Interface VPN - Virtual Private Networking
6
1.HYRJE
1.1.
Historia e sistemeve të operimit
Kompiuterat e hershëm nuk kishin një sistem operimi. Afër viteve 1960, shitësit komerciale kompiuterik ishin furnizuar me mjete shumë të gjëra për riorganizimin e planifikimit, zhvillimin dhe ekzekutimin e punëve në grumbujt e sistemeve të përpunimit. Nga mesi i viteve 1960, u zhvilluan disa koncepte të reja të cilat na çuan në sistemet e operimit. Sistemi 360 i IBM-së prodhoi një seri me kompiutera të cilët ndanin blerësit me kapacitete të ndryshme po kështu edhe çmimet ishin të ndryshme. Një sistem i vetëm operimi u planifikua vetëm për këto kompiutera sesa për zhvillimin e përgjithshëm të programeve për çdo model. Ky koncept për një sistem të vetëm operimi i cili do të përputhej me krejt linjën e prodhimit ishte vendimtare për suksesin e sistemit të operimit 360. Në fakt, korrniza e sistemit të operimit aktual të IBM-së është relativisht larg me këtë sistem operimi. Avantazhet e kësaj janë se aplikacionet e shkruara për OS 360 mund të ekzekutohen akoma edhe sot në makinat moderne. Sistemi OS 360 kishte gjithashtu një avantazh të rëndësishëm për kompiuterat e sotëm: zhvillimin e një hardisku të përkohshëm të cilin IBM e quante DASD. Një çelës tjetër i zhvillimit ishte dhe koncepti i ndarjes së kohës. Ndarja e kohës përfshin ndarjen e burimeve të kompiuterave të shtrenjtë ndërmjet shumë kompiuterave të cilët janë në interaksion me njeri-tjetrin në kohë reale me sistemin. Çfarë do të thotë se të gjithë përdoruesit kanë iluzionin e përdorimit dhe aksesit ekskluziv të makinës së tyre. “Më i njohuri i sistemeve time-sharing u quajt Multics.”[1] Multics shërbente si një inspirim për një numër të konsiderueshëm të sistemeve të operimit të zhvilluara në vitin 1970. Ai që vihej re më shumë ishte sistemi Unix. Një sistem operimi i një mini-kompiuteri të njohur në treg ishte dhe VMS.
1
Minikompiuteri i parë nuk kishte kapacitetin ose nevojën për të përpunuar sistemin e operimit i cili ishte zhvilluar në mënyrë origjinale për korrnizat kryesore dhe mini-framed. Sistemet e operimit të vegjël u zhvilluan dhe zakonisht u ngarkuan nga ROM dhe u njohën si Monitor. Një sistem operimi më i hershëm disk-based i cili vihej re ishte CP/M i cili mbështetej në shumë mikrokompiutera më të hershëm dhe u klonua gjerësisht kur MS-DOS ishte krijuar. MS-DOS u bë gjërësisht i njohur si sistemi i operimit i përzgjedhur për kompiuterat personal të IBM-së. Sistemi i operimit pasardhës i cili vinte nga MS-DOS i bërë nga Microsoft një nga kompanitë më përfituese në botë për zhvillimin e Windows. E vetmja alternativë në vitet 1998 ishte Mac OS i cili ishte lidhur në mënyre immediate me kompiuterat Apple MCIntosh. Nga viti 1990, mikrokompiuterat ishin përfshirë në një pikë kur u bënë të dëshirueshëm gjithnjë e më tepër. Gjithkush donte një kompiuter nëpër shtëpitë e tyre. Microsoft kishte dalë në treg tashmë me Windows 95 dhe 98, por njerëzit dëshironin më shumë fuqi dhe më shumë opsione. Përgjigjia e Microsoft ndaj këtyre ndryshimeve ishte zhvillimi i Windows NT i cili shërbeu si bazë për linjën e sistemeve të operimit desktop të Microsoftit e cila u lançua në 2001-shin. Apple ishte gjithashtu duke rindërtuar sistemin e vet të operimit mbi bërthamën e Unix si një sistem Mac OS X gjithashtu i lançuar në vitin 2001 duke zhvilluar një nga bizneset më të mëdha rivale në botë. Sot, sistemi jonë i operimit zakonisht ka një ndërfaqe (GUI) e cili përdor një paisje shënjuese si mous me një gjilpërë shkruese për futjen në mbledhjen e të dhënave nga tastiera. Sistemet më të vjetra dhe me këtë nënkuptojmë ato të vjetrat fare, përdornin një ndërfaqe command line duke kërkuar komanda të cilat duhet të jepen nga tastiera. Të dy modelet janë të përqëndruar në një “shell” i cili pranon dhe proceson komanda nga përdoruesi. Përdoruesit mund ti kërkohet të klikojë një buton ose të shkruajë komanda nga njëherazi në screen-prompt. Deri tani, sistemi më i përshtatshëm i operimit në përdorim në ditët e sotme është Windows 7, XP dhe 8, por duke mos harruar edhe Visten. Linux është një tjetër sistem operimi i njohur si një sistem Unix. Mund të shtojmë që në këto vitet e fundit ka dalë në treg i përfoluri Android dhe
2
Blackberri që janë sisteme operimi për smatphone. Por duhet shtuar se pavarësisht gjëndjes aktuale të shpërndarjes në treg çdo version ka avantazhet dhe disavantazhet e veta. Duke marre në konsideratë bumin e tregut të teknologjisë, është vërtet surprizë që ka kaq pak sisteme operimi ekzistente në treg. Nuk ekziston një shpjegim i thjeshtë për këtë, por është një realitet i ditëve të sotme. Është logjike që me gjithë këto kompani të ndryshme të kompiuterave që gjënden sot, duhet të ishte më shumë se një zgjedhje për një sistem operimi, seç ka aktualisht në treg. Kjo është sigurisht një anomali tjetër në botën e teknologjisë së kompiuterave. Pra çfare bën ekzaktësisht një sistem operimi? Që nga fakti se ato janë vërtet “truri” i një kompiuteri, ato bëjnë shumë!
3
2.SHQYRTIMI I LITERATURËS
2.1. Evoluimi i sistemeve të operimit Në fillesat e kompiuterit, ekzistonte vetëm një sistem operimi. Meqënëse kompiuterat patën një rritje atëhere OS u kthye në MS-DOS, por kompiuterat në të vërtetë nuk ishin në gjëndje të bënin shumë pa software. Dhe pikërisht atëhere doli në pah Bill Gates. Me anë të mjeshtrave të inxhinierisë dhe informatikës të Microsoft-it, sistemet e operimit erdhën në vete dhe i sollën kompiuterit një nivel tjetër të funksioneve dhe teknologjisë. Megjithëse emrat e markave të sistemeve të operimit janë pak, ato realizojnë veprime të ndryshme duke u varur nga kërkesat e përdoruesit. Ndërkohë që sistemi i operimit dominues në ditët e sotme do të ishte Microsoft Windows, ka dhe tipe të tjera të sistemeve të operimit të cilët ofrojnë shërbime të ndryshme. Këtu mund të përmëndim Linux, UNIX dhe OS X. Në epokën e teknologjisë që gëzojmë dhe shfrytëzojmë në ditët e sotme, kemi sisteme operimi në më shumë se sa thjeshtë një kompiuter. Shumë nga celularët e ri të sofistikuar kanë sistemin e tyre të operimit, dhe qëndrat e wireless kanë sistemet e tyre të operimit për të shpërndarë internetin tek klientët. Në fakt kompiuteri në një telefon mobile është më i fuqishëm seç ishte një kompiuter 20 vjet më parë. Pra siç shihet, teknologjia e sistemeve të operimit ka evoluar dhe vazhdon të evulojë edhe në ditët e sotme. Duket sikur Microsofti po vjen gjithnjë me një sistem të ri dhe më të mirë i cili udhëheq njerëzit të gjejnë nëse sistemi i operimit që ato kanë në përdorim është apo jo më i miri. Kjo mund të jetë konfuzion. Por nuk ka pse të jetë. Në këtë punim do të eksplorojmë se si funksionojnë sistemet e operimit. Do të shohim se çfare bëjne konkretisht ato, si punojnë, dhe çfarë nevojash mund të ketë një sistem operimi. Në fund të fundit, zgjedhja është pjesërisht një preferencë. 4
2.2. Çfarë është një Sistem Operimi? “Një sistemi Operimi (në përgjithësi i referohemi si OS), është një set me programe kompiuterike që menaxhojnë resurset hardware dhe software të një kompiuteri.”[2] OS proçeson paisje elektronike me një përgjigje racionale ndaj komandave që aprovohen nga sistemi. Në themel të gjithë sistemeve të operimit, një sistem operimi kryen detyrat themelore si kontrollin dhe shpërndarjen e kujtesës, ndarjen e prioriteteve ndaj kërkesave të sistemit, kontrollimin e paisjeve input dhe output, lehtësimin e lidhjes me internetin dhe menaxhimin e fileve. Sistemi i operimit mund të sigurojë gjithashtu një ndërfaqe grafike të përdoruesit për funksione më të ndërlikuara. Pra me pak fjalë, Sistemi i Operimit formon një platformë të cilën jua vë në dispozicion aplikacioneve të tjera të sistemit. Sistemi i Operimit është programi më i rëndësishem i cili funksionon në kompiuter. Pa një sistem operimi, kompiuteri nuk do të punonte. Nuk do të ishte në gjëndje të plotësonte kërkesa për printim, llogaritje të thjeshta, apo funksione të tjera. Ai është truri i cili vë në punë paisjen. Për sisteme më të mëdha, OS ka përgjegjësi më të mëdha sesa në një kompiuter të thjeshtë. Në sisteme më të mëdha, sistemi i operimit është njëlloj si të ishte një polic trafiku. Ai bën të mundur që përdorues të ndryshëm dhe programe që funksionojnë në të njëjtën kohë, në sisteme të ndryshme të mos ndikojnë tek njëri- tjetri. Ai gjithashtu vepron si një roje sigurie duke berë të mundur që përdorues të pa autorizuar të mos jenë në gjëndje të aksesojnë sistemin. Kemi katër klasifikime për sistemet e operimit të kompiuterave. Ato janë: 1. Multi-User: I cili lejon dy apo më shumë përdorues të fusin në veprim programet e tyre në të njëjtën kohë. Disa sisteme operimi lejojnë qindra deri në mijëra përdorues në të njëjtën kohë. 2. Multi-Processing: Suporton veprimin e një programi në më shumë se një CPU, në të njëjtën kohë. 3. Multi-Tasking: Lejon më shumë se një program të veprojnë në të njëjtën kohë. 4. Multi-Threading: Lejon pjesë të ndryshme të një programi të veprojnë në të njëjtën kohë. 5
5. Real Time: I përgjigjet menjëherë input-it. Qëllimeve të përgjithshme të sistemeve të operimit, si DOS dhe UNIX, të cilët nuk janë sisteme real time. Sistemi i operimit siguron një platformë software në krye të së cilit programe të tjera, të quajtura programet e aplikimit, mund të veprojnë. Programet e aplikimit duhet të jenë shkruar për të vepruar, në krye të një sistemi të veçantë operimi. Zgjedhja e një sistemi operimi në një fare mënyre përcakton në një masë të madhe aplikacionet që mund të veprojnë në të. Për Personal Computer (PC), sistemet e operimit më të njohura janë DOS, OS/2 dhe Windows, por duke qënë mundësia të përdoren edhe sisteme të tjera si përshembull Linux. Në një paisje që ka një sistem të caktuar operimi, ka zakonisht mënyra për të ndryshuar mënyrën e punës së paisjeve. Kjo është diçka shumë larg të ndodhurit në mënyrë aksidentale, një nga arsyet se pse sistemet e operimit janë bërë me një kod portable shumë më shpesh sesa me rreth fizik të qëndrueshëm dhe kështu ato mund të ndryshohen ose të modifikohen pa pasur nevojë të hapim dhe ta zhmontojmë gjithë paisjen. Për një përdorues të thjeshtë të një kompiuteri desktop, kjo do të thotë se mund të shtojmë security update, system patch, aplikacione të reja, shpesh edhe një sistem krejtësisht tjetër operimi i cili bën kalimin e kompiuterit në gjëndje fillimi nga e para, kur është e nevojshme. Sa më shpejt të kuptojmë se si funksionon një sistem operimi dhe të dimë se si të arrijmë tek ai, aq më shpejt do jemi në gjëndje të ndryshojmë disa nga mënyrat e sjelljes së tij. Dhe kjo është e vërtete për celularët po aq sa edhe për kompiuterat. Pra në mënyrë të përmbledhur mund të themi që sopo ndezim kompiuterin, program i parë është një set me instruksione të mbajtura nga pjesët Only Read Memory të kompiuterit. Këto instruksione ekzaminojnë pjesën hardware të sistemit për të siguruar që çdo gjë po funksionon siç duhet. Ky test i vetes në ndezje kontrollon CPU-në, Memorien dhe Basic Input/Output System (BIOS), për gabime dhe ruan rezultatet në një vënd të veçantë në memorie. Sapo testi mbaron me sukses, software i ngarkuar në ROM fillon të aktivizojë driverat e kompiuterit. Në shumicën e kompiuterave modern, kur kompiuteri aktivizon driverat e hardiskut, aty gjen pjesën e parë të sistemit të operimit: bootstrap loader. 6
Bootstrap loader është një program i vogel i cili ka një funksion të vetëm: Ai ngarkon sistemin e operimit në memorie dhe lejon atë të fillojë punën. Në formën më të thjeshtë bootstrap loader vendos programet e vogla të driverave të ndërfaqes me të cilën kontrollon nënsistemet e kompiuterit. Ai bën ndarjen e memories e cila mban sistemin e operimit, informacionet e përdoruesit dhe aplikacionet. Ai stabilizon strukturën e të dhënave e cila mban një mori me sinjale, flamure dhe semaforë që janë përdorur për të komunikuar brënda dhe ndërmjet nënsistemeve dhe aplikacioneve të kompiuterit. Kur ai kthen kontrollin e kompiuterit mbi sistemin operativ.
2.3. Përcaktimi i termave të nevojshëm për studim “Sistem operimi: Sistemi operativ (SO) është software i cili menaxhon ndarjen e resurseve të kompjuterit dhe siguron një ndërlidhje për programuesit për qasje në këto resurse.”[3] Sistemi operativ përpunon të dhënat sistemore dhe të dhënat hyrëse të përdoruesit, dhe i përgjigjet këtyre duke caktuar dhe menaxhuar detyrat dhe resurset e brendshme të sistemit në formë të shërbimit për përdoruesit dhe programet e sistemit. Sistemet operative në kohë reale: Një sistem është në kohë reale nëse korrektësia e llogaritjes varet nga korrektësia logjike e rezultateve dhe afati kohor i tyre. Një sistem i vërtetë në kohë duhet të plotësojë kufizimet e përgjigjeve në kohë. Dështimi për përmbushjen e përgjigjes në kohën e kufizuar të çon në dëmtimin e sistemit. Sistemi opeariv i rrjetit apo (Network Operating System-NOS): Me një fjale mund të themi se Sistem Operativ të rrjetit quajmë sistemin operativ me funksione që e lehtësojnë komunikimin e rrjetit, do të lejojë ndarjen e burimeve të kompjuterit në një rrjet, dhe të sigurojnë kontrollin e qasjes në këto burime. Sistemi operativ i rrjetit menaxhon aktivitet e rrjetit dhe siguron një mjedis të rrjetit, organizon hadware-in në një tërësi interaktive, mbështet sigurinë dhe privatësinë e rrjetit dhe përdoruesve, etj. “Multi-user”: Është nje sistem operativ i cili lejon më shumë përdorues të shfrytëzojnë kompiuterin e njejtë, në kohë të njejtë apo intervale të ndryshme kohore.
7
“Multi-processing”: Është një sistem operativ i cili është i aftë për të mbështetur dhe shfrytëzuar më shumë se një processor në kompiuter. “Multi-tasking”: Është një sistem operativ i cili është në gjendje të lejon më tepër procese software-ike të veprojnë në të njejtën kohë. “Multi-threading”: Është një sistem operativ i cili lejon pjesë të ndryshme të një programi software-ik të drejtohen paralelisht.
2.4. Funksionet e sistemeve të operimit Ekzistojnë disa lloje të programeve të cilat shfrytëzohen në kompjuter. Disa nga këto programe shërbejnë për aktivizim të kompjuterit, gjegjësisht të komponentëve të tij, disa të tjerë për mbarëvajtje të kompjuterit në punë, ndërsa disa të tjerë për kryerje të veprimeve të caktuara, pëshembull, përpunimin e tekstit, editim të fotografive, dëgjim të muzikës, etj. Programet të cilat shërbejnë për punë të kompiuterit quhen sisteme operative ose punuese. Grupi tjetër i programeve kompiuterike janë programet aplikative. Sistemi operativ është një bashkësi e programeve e cila udhëheqë me punën bazike të pjesës teknike hardware-it të kompjuterit. Funksionimi i kompjuterit sipas Von Neumann-it, nënkupton hyrjen, përpunimin, ruajtjen dhe nxjerrjen e të dhënave. Sistemi operativ paraqet një lidhje programore në mes të programeve aplikative dhe hardware-it të kompiuterit. Programet aplikative për punën e tyre normale shpesh “ftojnë” pjesët programore ose funksionet e sistemit operativ. Zhvillimet e kompjuterëve dhe zhvillimet e sistemeve operative janë në varshmëri dhe në lidhje të ndërsjelltë. Detyrat kryesore të sistemit operativ janë: -
Udhëheqja me memorie të kompiuterit; Udhëheqja me disqe dhe hyrja në të dhëna; Kryerja e detyrave; Kontrolli dhe leximi i njësive hyrëse; Paraqitja e të dhënave në ndërfaqe (grafika).
8
Secili program është bashkësi e instruksioneve për procesorin që do të thotë se procesorët më të fortë (më të mirë) duhet të përkrahen nga sistemet operative më komplekse. Sistemi operativ përbëhet nga bërthama (kernel), sistemi i file-ve, pjesa për ekzekutim të programeve, ndërfaqja grafike, lidhjet komunikuese nëpërmes protokolleve të rrjetit, ndërfaqja programore. Gjatë startimit të kompiuterit, programi i parë që ekzekutohet është sistemi operativ. Ai mbetet i aktivizuar tërë kohën gjatë punës së kompiuterit duke i shpërndarë “punët” të cilat duhen kryer nga procesori dhe duke udhëhequr me rrjedhën e informacioneve përbrenda hardware-it të kompiuterit. Për llojet e ndryshme të kompjuterave( me fjalë të tjera për hardware të ndryshëm i cili është i ndërtuar), ekzistojnë edhe sistemet operative të ndryshme. Prandaj eshte e rendesishme qe gjatë blerjes së kompjuterit shfrytëzuesi të interesohet se cili sistem operativ do të përdoret për kompjuterin e porositur. Në fillim sistemet operative nuk kanë lënë përshtypje të “mikpritjes”, gjegjësisht qasja në komandat e tyre është prezantuar në një ekran të zi. Në atë kohë ishte e nevojshme që të diheshin të gjitha komandat dhe të shënoheshin ato pa asnjë gabim me anë të tastierës përgjatë një linje komanduese (command prompt). “Sistemet operative që përdoren në ditët e sotme shfrytëzojnë kryekëput ndërfaqen aplikative grafike (Graphical User Interface – GUI).”[4]
2.5. Sistemet e operimit më të njohura Më poshtë do të njihemi më në detaje me sistemet e operimit të përzgjedhura për këtë studim. Këto sisteme janë: Microsoft Windows (të gjithë versionet e tij), Mac OS, Unix, Linux, GNU dhe do ndalemi përciptas në sisteme të tjera më pak të njohura.
2.5.1. Microsoft Windows Kthehemi në fundin e vitit 1970, kur dy programues të rinj me iniciativë , të quajtur Paul Allen dhe Bill Gates zhvilluan një adoptim për gjuhën e kompjuterave të thjeshtë BASIC. Ky do ti ndihmonte ato të ekzekutonin kompjuterat e rinj personalë të krijuara dhe që sapo dilnin në tregun e teknologjisë së atëhershme. Me çdo teknologji, krijimi i tyre origjinal u ndryshua dhe u rrit me kalimin e kohës. 9
Dy miqte u bindën që kishin në dorë një produkt dhe aftesinë për tu bërë të sukses’shëm, dhe kështu ato formuan kompaninë tashmë të njohur me emrin Microsoft. Me kalimin e viteve, Microsoft u rrit duke u kthyer në një industri gjigande kompiuterash me suksese të pa dëgjuara më parë duke filluar nga zeroja. Microsofti ishte i përgjegjshëm për zhvillimin të jo vetëm disa gjuhëve programimi si COBOL dhe PASCAL, por gjithashtu për zhvillimin e sistemit më të hershëm të operimit MS-DOS. Në bashkepunim me IBM, i cili po bënte vetëm lançimin dhe prezantimin e kompiuterave personal tek përdoruesit individual, të gjithë kompiuterat IBM përdornin MS-DOS në sistemet e tyre. Kjo në vitet 1981. Edhe pse në fillim, korporata e Apple ishte në konkurence me Microsoftin dhe IBM, kompania përfundimisht filloi punën në zhvillimin e një sistemi operimi për kompiuterat personal të kompanisë Macintosh. Më vonë në vitet 1985, një industri e cila ndryshonte produktet filloi të përfshihej. Ky sistem i ri operimi do të performonte shumë funksione tashmë në MS-DOS, por diferenca do të ishte se ky produkt i ri do të fokusohej në ndërfaqen grafike të përdoruesit “gooeys”. Zhvillimi i GUI do të ndryshonte botën e kompjuterave duke bërë më të lehtë për konsumatoret e përditshëm punimin me kompjuterat personal. Industria po ndryshonte me hapa shume te shpejte. Sistemi i operimit Windows bëri botën e kompiuterave personalë të aksesueshme dhe të lehtë për punët e përditshme. Tashmë, edhe studentët nepër shkolla ishin në gjëndje të përdornin kompiuterat personale për detyrat dhe punimet e tyre dhe nëpër klasa gjithashtu. Askush nuk e dinte se sa larg sistemi i ri i operimit do të çonte botën e teknologjisë kompiuterike. Thjeshtë me çdo teknologji kompiuterike, po bëhen ndryshime në mënyrë konstante për të përmiresuar produktin. Pas lançimit të parë të Windowsit, disa versione të tjera të krijuara ofronin opsione të reja dhe karakteristika të reja dhe gjithsecili me viruset dhe problemet e veta. Disa njerëz nuk ishin fansa të mëdhenj të Windows-it sepse për nje moment u duk sikur Microsoft do të lëshonte një produkt primar, për ta testuar atë plotesisht. Ky product i cili do te behej tashme i njohur për përplasjet dhe viruset të cilat do të shkaktonin funksionimin në mënyrë të gabuar të sistemit, por Windowsi riparoi çdo problem me shpejtësi dhe Windowsi 10
vazhdoi të ishte “Sistemi i Operimit” në treg, dhe jo vetem një nga sistemet e operimit. Lëshimi i Windows 3.1 ishte një revolucion në të cilin i ofrohen përdoruesit më shumë opsione të cilat nuk gjëndeshin në atë paraprak MS-DOS. Një nga inovacionet më të dobishme ishte shtimi i përdorimit të një mousi për të komanduar dhe manipuluar të dhënat thjeshtë me një dorë dhe shumë lehtësisht. Versioni 3.1 gjithashtu ju ofroi përdoruesve mundësinë për të mos mbajtur mënd komandat e MS-DOS për të punuar në kompiuter. Windows 3.1 ishte produkti i parë që përdorte në mënyrë të plotë ndërfaqen e përdoruesit për të kontrolluar në mënyrë të thjeshtë se çfarë bën kompiuteri. Windowsi gjithashtu nuk lejonte përdoruesit të përdornin disa shërbime njëkohësisht, pra të ekzekutonin disa procese njëkohësisht, që do të thotë pra përdoruesi duhet të mbyllte më parë një aplikacion të çdo programi përpara se të ekzekutonte tjetrin. Produkti tjetër më i madh që qëlloi në treg ishte Windows 95 i cili u lëshua në treg në vitin 1995, siç shihet dhe nga emri! Karakteristikat e reja janë këto më poshtë:
Plug and Play: Lejojnë paisjet hardware të instalohen automatikisht në kompiuter me
software përkatës. Nuk kanë nevojë për jumpers me të cilin të vihen në përdorim. 32 Bit: Sistem operimi 32- bit, i cili lejon kompiuterin të punojë më shpejt dhe në mënyrë
më eficiente. Regjistri: Kombinon energjinë e shumë konfigurimeve të fileve në dy file, duke lejuar
konfigurimet e sistemit të gjehen më lehtë. Memoria: Windows 95 kishte një memorie për të përballuar proceset, të përmiresuar në
krahasim me Windows 3.11. Klikimi në krahun e djathtë të mousit: Lejon një akses dhe manipulim teksti duke
përdorur të dy butonët në vënd të njërit. CD Player: Rrit përdorimin e CD-Playerave me përdorime të përmiresuara dhe shërbimin
AutoPlay. Windows 95 kishte gjithashtu disa software ekstra duke përfshirë Windows Explorer, Paint, Scan Disc dhe Sound Recorder. Gjithashtu u shtuan lojëra, po ashtu dhe disa mjete të tjera të sistemit të cilat mund të lejonin defragment të hard diskut dhe gjithashtu të lejonin të bëjë back up të fileve për përdorim të mëvonshëm.
11
Windows 95 u ndoq në mënyrë të sukses’shme nga Windows 98, i cili u lançua në vitin 1998! Ndërkohë që lëshimi në treg i këtij versioni nuk ishte dhe aq i sukses’shëm sa 95, versioni 98 përsëri përmbante disa update shumë domethënëse, rregullime dhe suport për paisje të tjera periferike.
Mbrojtje: Windows 98 përfshinte mbrojtje të përmiresuar për file të rëndësishme në
kompiuter siç janë back up i rregjistrit në mënyrë automatike. Suport të përmiresuar: Support të përmiresuar për paisje të tjera si AGP, DirectX, DVD,
USB, MMX, etj. FAT32: Windows 98 kishte aftësinë e konvertimit të driverave të FAT32 pa humbur asnjë
informacion. Ndërfaqja: Përdoruesit e Windows 95 dhe NT do të shijonin të njëjtën ndërfaqe të
thjeshtë. PnP: U përmirësua suporti i PnP, për të gjetur paisjet edhe më mirë se windows 95. Internet Explorer 4.0: U përfshi Internet Exploreri 4.0. Taskbar i përshtatshëm: Windows shtoi disa shërbime të reja mjaft të lezetshme në
taskbar, gjë të cilën 95 dhe NT nuk e kishin. Plus!: Shërbime të përfshira, të cilat gjënden vetëm në Microsoft Plus! Free. Desktop Aktiv: Përfshin desktop aktiv i cili lejon përdoruesit për të përshtatur desktopin e tyre me pamjen e Internetit.
Windows 98 gjithashtu përmiresoi disa nga shërbimet e sigurisë dhe është një mjet diagnostifikimi që do të shfaqej për problemet në kompiuterin tuaj dhe pastaj ofron një rezolucion në mënyrë automatike. Gjithashtu shtuan një master (mjeshtër), për mirëmbajtjen i cili lejon të programojmë disa detyra siç janë Scan Disk që të ekzekutohen një herë në javë. Duke ruajtur dhe emrin e versioneve të Windows pas vitit të lëshimit në të cilin u realizua, version pasardhës ishte Windows 2000. Windows 2000 u njoht si version profesional dhe ishte përshtatur në përdorimin e biznesit të asaj kohe. Pra, ky version referohej zakonisht tek përdoruesit si Windows Profesional. Karakteristikat e këtij sistemi të ri operimi përfshijnë:
Suport për FAT16, FAT32 dhe NTFS. Rriti shpejtësinë e sistemit dhe disa pjesë të rifillimit të Sistemit Operativ.
12
Aplikacioni Windows Installer u përmirësua në mënyrë të dukshme dhe zëvëndësoi
komponentet e munguar. Ruante memorien e aplikacioneve individuale dhe proceset për të shmangur crash-et e
sistemit nga një aplikacion i vetëm. Sistemet e fileve të enkriptuara ruanin të dhëna sensitive. Siguria e Virtual Private Networking (VPN) suporton lidhjen në një lan privat në Internet. Menu të personalizuara dhe të adaptuara për mënyrën e përdorimit nga ana e klientit. Versione në shumë gjuhë ndihmojnë për ndërfaqen e përdoruesit dhe gjithashtu në
ndërrimin të bazuar në logon. Përfshin support të gjërë për shpejtësi më të lartë në paisjet e networkut, duke përfshirë
ATM Native dhe kabllot e modemit. Suporton Universal Serial Bus (USB) dhe IEEE 1394 për një paisje me një bandë më të gjërë.
Ndërkohë që për përdoruesit e përditshëm kjo nuk duket si diçka e rëndësishme, këto përmirësime të reja bënë që sistemi të ekzekutohet në mënyrën e duhur, dhe me më shumë kapacitet sesa versionet e tjera të Windowsit. Viti 200 nxorri në pah lëshimin e Windows Me ose Windows Millennium në treg. Ky version ishte projektuar si përmirësim i Windows 95 dhe 98 dhe ishte dizenjuar për end-usera. Ky version pati përmirësime të dukshme dhe shërbime të cilat nuk ishin të mundshme në versionet e mëparshme. Ndër këto shërbime mund të përmendim: System Restore, Sigurimin e fileve të sistemit, Movie editor, Windows Media Player. Në vitin 2001 shohim lëshimin e Windows XP i cili është versioni i cili shumë përdorues e kanë akoma dhe sot. Ai është i mundshëm në dy versionet si Home Edition ashtu dhe Professional Edition në gjëndje të jashtëzakonshme. Windows XP u dizenjua më së shumti për përdoruesit të cilët nuk janë shumë familjarë me gjithë shërbimet e windowsit dhe ka në të shumë lehtësira për ta bërë ekseriencën me windowsin më të thjeshtë për këta përdorues. Windows XP përfshin disa shërbime të reja, të cilat nuk gjëndeshin në versionet e mëparshme të Microsoft Windows. Më poshte po listojmë disa nga këto shërbime të shtuara:
13
Ndërfaqe e re: Një pamje komplet e re dhe mundësira për të ndryshuar pamjen. Update: Shërbime të reja të cilat automatikisht marrin Update nga Interneti. Internet Explorer 6: Përfshin Internet Explorer 6. Suport shumëgjuhësh: U shtua suporti për shumë gjuhë të botës.
Me shtimin e shërbimeve të mësipërme, Windows XP rriti seriozitetin në krahasim me versionet e mëparshme të Microsoft Windows. Pas Windows XP, në vitin 2007 u holl në treg Windows Vista, si version i përmiresuar i XP-së dhe 2000. Më pas vijon versionin më popullor aktualisht edhe në ditët e sotme Windows 7, i cili bëri revolucion në tregun ekzistues duke mbizuteruar mbi 50% të tregut. Këto dy versione u dizenjuan me një pamje krejtësisht tjetër dhe me një gamë shërbimesh tashmë të pa hasura në treg më parë. Shërbimet e shtuara mbi versionet e mëparshme të Windows përfshijnë:
Windows Aero, një GUI tërësisht e re dhe si kurrë me parë në versionet e Windows, duke
përjashtuar këtu Visten. Një BackUp filesh më të rëndësishme dhe restore. Një support i përmiresuar për DVD, duke pasur mundësinë të krijojmë dhe ndryshojmë
DVD. Enkriptimi i fileve Trasferim i shpejte dhe mjaft i thjeshtë, një shërbim i cili lejon transferimin e të dhënave
nga një kompiuter i vjetër në një të ri. Search, një shërbim i cili lejon kërkimin në gjithë filet e mundshme të kompiuterit. Suport për DirectX 10. Self- healing, mundësia për të gjetur në mënyrë automatike dhe korrektimi i problemeve,
që mund të numërohen në kompiuter. Shadow copy, një shërbim që të lejon të rikuperosh filet e fshira. U përmirësua galeria e fotove dhe kontrolli mbi fotografitë. Gadgets dhe windows slidebar. Më shume kontrolle prindërore. Windows Calendar, i cili tashmë bëri të mundur të shtojmë takime ose shënime. Dhe shumë më tepër se kaq.
“Windows 7, nuk ishte produkti i fundit i lëshuar në treg nga Microsoft-i për sa i përket sistemeve të operimit, i fundit që u lançua në vitin 2012 ishte Windows 8, i cili akoma nuk është 14
cilësuar si produkt përfundimtar, por po mbetet akoma si një version në testim.”[4] Windows 7, në pak kohë bëri kërdinë në treg, dhe akoma dhe sot ky version ka dominuar botën me përqindjen më të madhe të shpërndarjes në treg. Çfarë e beri windows 7, kaq të popullarizuar, ishte pjesërisht avantazhet që ajo sigurisht solli në treg, por edhe mungesa e një produkti konkurues të mirë. Pavarësisht se Windows ka evoluar dhe ka sjellë gjithnjë produkte të reja dhe konkuruese nuk është sistemi i vetëm i operimit në tregun aktual në bote, përveç tij do të flasim më poshtë për produktin dhe sistemin më të njohur të operimit për kompiuterat Apple Macintosh i cili është Mac OS.
2.5.2. Mac OS Në vitin 1984, Apple computer prezantoi kompiuterin personal Apple Macintosh. Version i parë ishte Macintosh 128K model i cili erdhi në paketë me sistemin e operimit MAC OS dhe më pas i njohur si “System Software”. Mac-u i është kredituar popullimit nga Graphical User Interface (GUI). Mac OS ishte instaluar tashmë në pothuaj çdo kompiuter Macintosh të shitur ndonjëherë. Sistemi i operimit u shit gjithashtu i ndarë nga kompiuteri siç ndodhte dhe me Microsoft Windows. Mac OS origjinal ishte tërësisht i bazuar në Lisa OS që ishte versioni i mëparshëm i lançuar nga Apple për kompiuterat Lisa në vitin 1983. Ai gjithashtu përdori koncepte nga sisteme të tjerë operimi parashikuar nga drejtuesit e Apple. Në vitin 1984, Apple krijoi partneritet me Microsoft në një marrëveshje e cila do lejonte Microsoft-in për të krijuar Wordin dhe Excelin për Mac OS. Për pjesën më të madhe të vitit 1980, Mac OS-it i mungonin një numër i madh i softwareve tashmë të bëra të mundshme për këto platforma. Sistemi 6 ishte rishikimi i parë më i madh i sistemeve të operimit, megjithëse kerneli i Mac OS ishte mbajtur njëlloj për sistemin 7, por i rishikuar deri në versionin Mac OS 9.
15
Projekti i macintosh filloi në fillim të vitit 1979 me Jeff Raskin i cili parashikoi një kompiuter të thjeshtë për përdorim dhe me kosto të vogel për mesataren e konsumatorëve. Në shtator të 79, Raskin iu dha leja për të filluar punësimin për projektin. Në janar të 1981, Steve Jobs mori komplet projektin e Macintoshit përsipër. Jobsi dhe një numër i inxhinierëve të Apple vizituan Xerox PARC në Dhjetor të 1979 i cili ishte tre muaj nga kompiuteri Lisa dhe projekti Macintosh i cili tashmë kishte filluar. Kompiuteri Lisa dhe sistemi i operimit Macintosh përdori koncepte nga Xerox Alto, por shumë elemente të GUI-së u krijuan nga Apple duke përfshire këtu dhe një menu bar dhe menutë popup. Në mënyrë specifike, klikimi dhe tërheqja e koncepteve ishte zhvilluar nga Jeff Raskin. Ndryshe nga kompiuterat personale IBM, të cilët përdornin 8 KB të sistemit ROM për ndezjen e vetë testit dhe punët e basic input /output system (BIOS), Mac ROM ishte dukshëm më i madh se 64 KB dhe kyçi i mbajtur nga kodi i OS. Andy Hertzfeld ishte shumë i përgjegjshëm për shumicën e kodit origjinal. Ai ishte në gjëndje të konservonte disa nga hapësirat e ROM duke ndërhyrë në disa prej gjuhëve të programimit. Në shtim të programimit të ROM, ai gjithashtu programoi kërnelin, Toolbaxin e Macintoshit, dhe shumë nga aksesorët e desktopit gjithashtu. Ikonat e sistemit të operimit të cilat prezantonin folderat dhe aplikacionet software u dizenjuan nga Susan Kare, e cila më pas dizenjoi ikonat për Microsoft Windows 3.0. Apple ishte shumë i fortë në reklamimin e kësaj makine të re. Pasi që ajo u krijua, ato aktualisht sollën të gjithë tridhjetë e nëntë faqet e fushave të reklamimit në Revistat e përjavëshme Nentor/Dhjetor, në edicionin e vitit 1984. Kjo bëri efektin e vet të jashtëzakonshëm, një investim i cili solli përfitime kolosale, qëkur Mac filluan të fluturonin nga raftet e magazinave. Versioni i parë i Mac OS së bashku me përmirësimet e mëvonshme ishte ndryshe nga sistemet e tjerë të operimit. Në këtë ky Sistem Operimi nuk përdorte ndërfaqen me command line, por shpesh herë ndërfaqen e thjeshtë të përdoruesve. Shumë njerëz mendojnë se Windows ishte e para që punësoi ose futi GUI, por Mac-u i kishte mundur ato.
16
2.5.3. UNIX Sistemi i operimit UNIX u zhvillua në vitet 60 dhe 70 nga një grup i punëtorëve të AT & T në laboratorët e Bell. Unix është i përdorshëm si nga server po ashtu dhe workstation dhe është baza për një varietet të gjërë të sistemeve të operimit. Sistemi UNIX u dizenjua për të qënë portable, multi-tasking dhe multi-user në një konfigurim me kohë të ndarë. Ekzistojnë disa koncepte të cilat janë unike për të gjithë sistemet UNIX. Këto koncepte përfshijnë:
Përdorimi i teksteve të thjeshtë dhe ruajtja e të dhënave. Një sistem filesh hierarkik. Trajtimi i paisjeve dhe disa tipeve të proceseve të brëndëshme të komunikimit si file. Përdorimi i numrave të mëdhenjtë të programeve të cilet mund të lidhen sëbashku nëpërmjet një interpretuesi të command line-ve duke përdorur “pipes” kundër një programi të vetëm me të njëjtat funksione.
Sistemi i operimit nën UNIX konsistonte në shumë prej shërbimeve të listuara mësipër, të cilat kalojnë nëpër programin master control që quhet “kernel”. Kernel ndihmonte startimin dhe përfundimin e programeve, trajtimin e fileve të sistemit, të kujdeset për detyrat e përbashketa të programeve të tjerë të niveleve të larta, ku shumica e tyre ndajnë kohën dhe hyrjen në hardware për të shmangur konfliktet, nëse dy programe përpiqen për të hyrë në të njëjtin burim apo paisje në të njëjtën kohë. Përveç kernelit kryesor, sistemi UNIX kishte gjithashtu micro-kernela me të cilët përpiqej të kundervinte rritjen e kernelave dhe të kthejnë në sistem në të cilin shumë detyra ishin kryer nga njësi të vogla. Në një kohë kur një kompiuter “normal” konsistonte në një hard disk për magazinim të dhënash dhe një terminal për të dhëna për input dhe output, sistemi i modelit “file” UNIX punonte mjaft mirë si me input/output duke qënë se ishte sistem linear. Gjithësesi, sistemet modern përfshijnë networking dhe paisje të tjera të reja. Duke përshkruar një ndërfaqe grafike të përdoruesit drejtuar nga kontrolli i mousit në një “ngjarje të drejtuar” të modës nuk do punonte mirë sipas modelit të vjetër.
17
Thjeshtë si me një sistem tjetër operimi, programimi ishte përmiresuar në mënyrë periodike për të shtuar shërbime të tjera dhe të modernizojë procese të cilat do të ekzekutojë sistemi. Në mënyre ironike, rëndësia e sistemit UNIX është mjaft larg asaj që mendohet. Në fakt, disa ekspertë e quajtën atë sistemi më i rëndësishëm që mund të përdorni ndonjëherë. UNIX është më i përdorshmi nga serverat e Internetit dhe serverat e databazave. Është një sistem efiçent multi-user, sistem operimi multi-tasking tradicionalisht i përdorur nga kompani të mëdha dhe institucione edukimi. Për programuesit ai ka një set të mrekullueshëm për ndërtimin e shërbimeve, një shell të programueshëm (command/ user interface) dhe një strukturë të fortë që e bën atë të thjeshtë për të prodhuar shpejt programe vërtet komplekse. Për përdoruesit e thjeshte, UNIX ka një ndërfaqe grafike të përdoruesit (I quajtur X Windows) dhe aplikacione dhe lojëra për shumë biznese. Siç thamë dhe më lart, UNIX është përdorur si bazë për sisteme të tjera operimi. Një nga këto është Linux.
2.5.4. LINUX Sistemi i parë Linux u përfundua në vitin 1992 duke kombinuar dobitë dhe libraritë nga projekti GNU i cili është një sistem operimi më vete. Ai njihet kryesisht për përdorimin e tij në server, Linux është përdorur si një sistem operimi për një llojshmëri më të gjërë të hardwareve kompiuterike më shumë se çdo sistem tjetër operimi, duke përfshirë këtu kompiuterat desktop, super kompiuterat, mainframes, dhe paisjet e integruara siç janë celularët. Linux është përfshirë në paketat e përdoruesve të shpërndarësve të Linuxit, të cilët përmbajnë kernelin bashkë me një larmi të paketave software për një përdorim më të gjërë. Linux pretendon se njerëzit lidhin sistemin si të përshtatshen kryesisht për ekspertë kompiuteri sepse raportet e revistave të kompiuterave nuk mund të shpjegojnë se çfarë kuptimi ka Linux në jetën e përditshme.[5] Përveç kesaj, kostot e frikshme të ndryshimit të sistemit operativ dhe mungesa e suportit për disa lloje hardwaresh dhe programeve aplikative të dizenjuara për Microsoft Windows kanë qënë dy faktorë që kanë bërë adaptimin e penguar. 18
Megjithatë, që nga fillimi i vitit 2007, janë bërë përmirësime domethënëse në përshtatshmërinë e paisjeve hardware, dhe kjo është bërë gjithnjë e më e zakonshme për këto paisje hardware për të punuar “jashtë kutisë” me shumë shperndarës të Linux. Përkrahësit dhe analistët iu atribuojnë suksesin relativ të Linux sigurisë së tij, besueshmërisë, kostos së ulet, si dhe lirinë e shitësve të izoluar. Ndryshimi kryesor ndërmjet Linux dhe sistemeve të tjera të përkohëshme është se kernel i Linux-it dhe komponentet e tjerë janë software me kod të hapur. Kjo do të thotë se përdoruesit kanë të drejtë të studiojnë, ndryshojnë dhe të përmirësojnë software-n. Dhe më pas ato mund të rishpërndajnë atë në formë të modifikuar ose jo. Kjo është bërë zakonisht në mënyrë publike dhe në formë bashkëpunimi. Linux nuk është i vetmi sistem i tillë operimi, pamvarësisht se është më i njohuri dhe më i përdoruri. Disa liçensa me kod të hapur janë bazuar në principet e “copy left”. Një lloj reciprociteti: çdo pune e derivuar nga një pjesë kopio majtas e software-s, duhet të kopiohet medoesmos në vetevete. “Një nga avantazhet e sistemeve me kod të hapur është që të lejon detektiminin e viruseve ose problemeve shumë shpejt dhe i eleminon ato menjëherë, gjë që është shumë e rëndësishme për një sistem operimi.”[6] Një avantazh tjetër i Linux si një sistem operimi është ndërveprimi. Kjo do të thotë, që ai mund të ekzekutojë software nga kompani të tjera siç janë Mac dhe Windows. Kjo e bën atë jashtëzakonisht avantazhues në tregun e hapur si një sistem operimi ndërveprues që është i pazakonshëm në ditët e sotme. Në shumë qytete dhe zona, ka shoqata të njohura si grupet e përdoruesve të Linux. Ato përpiqen për të promovuar Linux-in dhe bashkë me të dhe nocionin dhe realitetin e softwareve falas. Ato aktualisht mbajnë mbledhje ose seminare dhe sigurojnë demostrime falas, trajnime, suport teknik dhe instalimin e sistemit të operimit për përdoruesit fillestarë. Gjithashtu kemi disa komunitete në Internet, që përpiqen të sigurojnë suport për përdoruesit e Linux dhe Inxhinieret e zhvillimit. “Shumica e shpërdarjeve dhe projekteve me kod të hapur kanë një “dhomë” chatimi në network-un IRC. Këto dhoma chati janë të hapura për çdo njeri me një klient IRC.”[7] Forumet online janë gjithashtu një tjetër kuptim i suportit, me shpjegime dhe shëmbuj të domosdoshëm. 19
Çdo projekt softwaresh falas i themeluar dhe shpërndarësit e Linux kanë më shumë se një listë email-esh. Ku për çdo listë do ketë një temë të ndryshme për të diskutur dhe për tu dhënë zgjidhje. Megjithëse Linux-i është në përgjithësi pa pagesë, disa kompani të mëdha kanë krijuar modele të bizneseve që përfshijnë shitjen, suportin, dhe kontribuimin për Linux dhe software falas. Liçensat e softwareve falas në të cilat është bazuar Linux, janë bërë për të inkurajuar komercializmin. Duke qënë se një ndër diskutimet më të mëdha në këto vite, për perdoruesit ka qënë zgjedhja së cilin sistem operimi të përdorin: Linux apo Windows? Në të shkuaren, produktet e softwareve falas janë kritikuar për faktin se nuk do të shkonin mjaftueshëm larg për të siguruar një përdorim të thjeshtë, gjithashtu disa ekspertë kanë deklaruar se Linux është afërsisht si Windows, për përdorim të thjeshtë po aq mirë dhe për përshtatshmërinë me programet e tjera. Shumë aplikacione Windows mund të ekzekutohen në sistemin e operimit Linux. Ndërkohë që nuk ka shumë lojra ose aplikacione që janë në dispozicion për Linux, ka prap aplikacione të tjera që mund të ekzekutohen në Linux.
2.5.5. GNU Sikurse dhe Linux, GNU (e cila pronunçohet guh-noo) është gjithashtu një software i një sistemi operimi, falas. Si në vitin 2007, GNU po zhvillohej në mënyrë aktive megjithëse një sistem i plotë nuk është lançuar akoma në treg. Zotëria i përgjegjshëm për zhvillimin e GNU është Richard Stallman, një ish punonjës në MIT. Ai besonte se përdoruesit e kompiuterave duhet të ishin të lire, siç ishin shumica në vitet 1960 dhe 1970: i lirë për të studiuar kodin e hapur për software që përdornin, i lirë për të shpërndarë softwarin me njerëzit e tjerë, i lirë për të modifikuar sjelljen e softwareve, dhe i lire për të publikuar versionet e tyre të modifikuara të software. Kjo filozofi u publikua në mars të vitit 1985 si një manifest i GNU.
20
Shumë nga softwaret e nevojshëm duhej të shkruheshin nga zeroja, por përdornin komponente software të cilat ishin falas dhe që përputheshin me këto software. Shumica e GNU janë shkruar nga vullnetare; disa në kohën e tyre të lirë, disa të paguar nga kompanitë, institucionet e edukimit, dhe organizata të tjera jo përfituese. Në vitin 1992, sistemi i operimit ishte as më shumë dhe as më pak se i përfunduar përveç kërnelit. Projektet e GNU kishin mikro-kernel, dhe për të shtuar kërnelin e UNIX të nevojshëm për funksionet e e mikro-kernelave, ato ishin duke zhvilluar një projekt të quajtur “Hurd” ishte akoma i papërfunduar. Në po atë vit, Linus Torvalds realizoi kërnelin e Unix, Linux si një software falas. Kombinimi i kërnelit të Linuxit dhe sistemit të GNU-së të bërë të gjithin, software i sistemit të përdorimit falas Unix. Variantet e bazuara në Linux të sistemit GNU u bënë mënyra më e përshtatshme me të cilën njerëzit përdornin GNU. Sikurse në 2005-sën, Hurd është në një zhvillim të ngadalshëm, dhe është tashmë kërnel oficial i sistemit GNU.
2.5.6. Sisteme të tjera të operimit Ndërkohë që kemi mbuluar pjesën më të rëndësishme të sistemeve të operimit gjatë këtij studimi, ka përsëri sisteme të tjera operimi më të panjohur të cilat mund ti përmëndim. Nuk do ti sqarojme ato me detaje por ja vlen përsëri ti përmëndim të paktën në vija të përgjithshme, për të kuptuar rëndësinë e këtyre sistemeve dhe sigurisht për të pasur një pasqyrë më të plotë të këtyre sistemeve. Përshembull, Kumpiuterat Amiga kanë sistemin e tyre të operimit të quajtur Amiga. Ai ka një hardware unik në DOS, i cili është një disk i sistemit të operimit. Ndërfaqja e tyre e windowsit, quhet Intuition dhe nderfaqja grafike e përdoruesit referohet tek ne si Workbench. Ndërkohë që sistemi i operimit Amiga nuk është aq i njohur tani, aq sa duhej të ishte, ekzistojnë akoma kompiutera Amiga të cilët operojnë me këtë sistem operimi. Solaris është një tjetër sistem operimi, i cili është zhvilluar nga Sun Miscrosystem. Është një nga projektet më të mëdha me kod të hapur në komunitetin kompiuterik. Ai vazhdon të rritet në shërbime, anëtarë dhe 21
aplikacione. Ai është një sistem operimi i pavarur pak a shumë siç është Unix dhe është në gjëndje të përdoret në shumë sisteme kompiuterike. Audio Player dixhital, ekzekutohen në një software falas të quajtur Rockbox. Ai u leshua nën liçensën e GNU-së. Ai është një sistem relativisht i ri dhe u implementua fillimisht në studion Archos për shkak të zhgënjimit të pronarit në kufizimet e shpërndarjes në treg dhe ndërfaqen e përdoruesit po ashtu dhe për operacionet e kryera nga paisjet, që nuk ishin në gjëndje të mirë për të hyrë në treg. Ai është i mundshëm për shumë playera të ndryshëm duke përfshirë këtu dhe ato më të rinjtë me shumë ngjyra. Kompiuterat Apple për MP3 playerat, ekzekutuan një version të Linuxit të quajtur Ipod Linux. Duke qënë se çdo version i Ipodeve ka sistemin e vet të operimit, pra versionin e vet të përshtatur për të. Shumica e routerave kanë si sistem operimi Cisco. Ndërkohë që sistemi i operimit Specific mund të ndryshojë pak ndërmjet versioneve, thelbi është i njëjtë. Kanë qënë shumë, por shumë sisteme operimi që janë krijuar ndër vite. Ato kanë evoluar me kalimin e viteve, për tu përshtatur me teknologjinë dhe zhvillimin e saj, dhe do të vazhdojnë këtë evolim për sa kohë që kompiuterat tanë dhe paisjet elektronike do të ndryshojnë. Konkurenca mund të jetë shumë e fortë. Sikurse më vonë do të fillonte tensioni mbi Dell për të futur në të gjithë kompiuterat dhe Laptopët sistemin e operimit Linux. Microsofti do të dilte pothuajse çdo vit me sisteme të reja, ose ndryshe me sisteme operimit të përmirësuara. Shumë, po shumë përdorues ama kanë përdorur ndër vite Windows, disa prej tyre vazhdojnë ta bëjnë një gjë të tillë, por sigurisht ka dhe nga ato që kanë mbetur të pakënaqur duke gjetur “strehë” në sistemet e tjera të operimit.
22
3.DEKLARIMI I PROBLEMIT
3.1. Paraqitja e çështjes në studim Trupi jonë nuk do të mund të funksiononte pa tru. Truri është ai qe kontrollon veprimin e funksionimin e pjeseve te tjera te organizmit . Pa tru, ne nuk do ishim në gjëndje të bënim asgjë. Një sistem operimi simbolizon trurin e kompjuterit. Kompiuteri përbëhet nga një grumbull me pjesë hardware si: Kulla e CPU-së, monitori, tastiera, por pa një CPU, ato nuk mund të bëjnë asgjë tjetër përveçse të marrin energji dhe të ndezen. Sistemi i operimit organizon filet dhe lejon pjesët hardware të mësojnë se çfarë duhet të bëjnë. Duke u nisur nga rëndësia që ka sistemi i operimit për kompiuterin është deri diku e habitshme që në këtë fushë nuk po shohim shumë konkurencë, gjë që në fakt duhet të ishte e kundërta. Me kalimin e viteve Microsoft ka qënë në qendër të vëmëndjes në tregun botëror me luhatje shumë të vogla, por larg rrezikut. Edhe pse sot eksistojnë alternativa të tjera, përsëri Microsoft me produktet e tij qëndron në maja, kjo shpesh here duke u nisur nga fama që ka kjo kompani e herë të tjera nga mungesa e informimit nga ana e konsumatorëve se çfarë është më e përshtatshme në rastin e tyre, pra çfarë ju përshtatet më së miri kërkesave që kanë ata. Por çfarë e bën Microsoftin kompani lider në treg? Çfarë na ofron Microsoft kundrejt kompanive të tjera? A është gjithmonë më e përshtatshme të përdorim përshembull Windows 7, në çfarëdolloj kompiuteri? Në çfarë rastesh do ishte më e volitshme të përdorej njëra ose tjetra palë e sistemeve të operimit?
3.2. Sfondi i studimit Duke u nisur nga evolimi në vite i teknologjisë kompiuterike, ka qënë i domosdoshëm prodhimi i sistemeve të ndryshme të operimit. Duke qënë se sistemet e operimit janë quajtur nga shumë
23
specialistë si “truri” i kompiuterit, duket qartë edhe rëndësia e tyre për një kompiuter të çfarëdolloj kategorie qoftë ai. Kategoritë e kompiuterave në vitet e para të zhvillimit të këtyre sistemeve, nuk kanë ekzistuar ose më saktë nuk kanë luajtur ndonjë rol të veçantë, por me zhvillimin e teknologjisë këto kategori edhe sot luajnë një rol parësor në zgjedhjen e sistemit të përdorimit. Ku në shumë kompani prodhimi të kompiuterave, sistemet e operimit kanë qënë të futura në paketat e hardware. Sot në treg gjejmë një larmi me sisteme operimi, por “lufta” po zhvillohet ndërmjet Microsoft dhe Apple. Në një kalim ndër vite është parë Microsoft të sundojë tregun edhe në rastet kur paraqiste mangësira serioze si sistem operimi, që në rastet e një konkurence më të fortë nuk do të ndodhte kështu.
3.3. Pikësynime kryesore të studimit Qëllimi kryesor i këtij studimi është të bëjmë një analizë statistikore në lidhje me përdorimin e sistemeve të operimit ndër vite. Në mënyrë që ky qëllim të arrihet me sukses është e domosdoshme që pikë së pari të njihemi me sistemet e operimit më të përdorura ndër vite, me ecurine e tyre dhe me pikat kryesore që i karakterizojnë secilin prej tyre. Do të njihemi me pesë ndër këto sisteme që janë: Microsoft Windows (të gjithë versionet e tij), Mac OS, Unix, Linux, GNU dhe do ndalemi përciptas në sisteme të tjera më pak të njohura. Ky studim do të përmbajë disa çështje kryesore që janë: 1. Pasqyrimin dhe analizimin e statistikave në lidhje me përdorimin e sistemeve të operimit ndër vite. Kjo cilësohet si një nga çështjet kryesore të këtij studimi e shoqëruar nga nënçështjet: 1.1 Cili ka rezultuar sistemi më i përdorur i operimit ndër vite? 1.2 Avantazhet dhe disavantazhet që kanë këto sisteme operimi? 1.3 Mbi çfare kriteresh është mbështetur preferenca e përdorimit të njerit apo të tjetrit sistem operimi? 1.4 Cili version ka qënë më i sukses’shëm, përkatesisht dhe vitet e këtij suksesi? 24
1.5 Ndarja e përdorimit sipas llojit të teknologjisë? 1.6 Gjatë vitit 2009-2010 specifikisht si ka qënë ecuria e përdorimit të sistemeve të operimit?
3.4. Motivimi për këtë studim Duke qënë se sistemet e operimit janë shumë të rëndësishme për të bërë një lidhje të përdoruesit me pjesën hardware të kompiuterit, për të zbatuar komandat e përdoruesit dhe shumë më tepër se kaq, ky studim synon të bëjë një analizë krahasuese të sistemeve të operimit më të njohura në ditët tona. Gjithashtu qëllimi kryesor i këtij studimi qëndron në paraqitjen statistikore të përdorimit të këtyre stistemeve ndër vite. Siç e përmëndëm dhe më lart, Microsoft ka qënë në majë të tregut për vite me rradhë dhe sot vazhdon të qëndrojë ato me bindshëm se kurrë. Produktet e fundit Windows 7 dhe Windows 8, po bëhen gjithnjë e më të përsosura, me mundësi pafund për eksplorimin e kompiuterit nëpërmjet komandave të thjeshta dhe me një interface gjithnjë dhe më të thjeshtë për të gjithë përdoruesit e thjeshtë të kompiuterave PC (Personal Compiuter). Kur vjen puna në përdorimin e sistemeve operative në Server ose Mobile, aty ndryshon çdo gjë, me kalimin e viteve nëpërmjet studimeve statistikore ka rezultuar se mjeshtrat e kompiuterave kanë kërkuar diçka tjetër, dhe në këtë mënyrë janë drejtuar për sisteme të tjera siç janë Linux ose Android për Mobile. Edhe pse sot Microsoft dominon tregun me versionin e tij Windows 7, vëmë re tendencë për ndryshime kur vjen puna për mobile ose servera.
3.5. Konteksti dhe domethënia e studimit Ky studim paraqet ecurine e përdorimit të sistemeve të operimit ndër vite. Pikënisja për një përzgjedhje të tillë ishte vetë rëndësia e sistemeve të operimit mbi zhvillimet teknologjike dhe disa hulumtime të bëra gjatë periudhës së studimit në fakultet. Ky studim na njeh nga afër me sistemet më të përdorura në gjithë historinë e sistemeve operative, me avantazhet dhe disavantazhet e secilit prej tyre, me tendencat dhe modën e përdorimit për secilin prej tyre. Është me rëndësi të veçantë studimi statistikor në këtë fushë në 25
mënyrë që tu paraqesim dhe përdoruesve të thjeshtë apo edhe atyre që kanë kërkesa të veçanta ndaj nje sistemi operativ, zgjedhjen më të mirë të mundur të një sistemi operimi. Përzgjedhja duhet bërë mbi bazën e disa kritereve, kërkesave konsumatore dhe mbi këto studime statistikore, por jo gjithmonë vetëm për faktin se cili sistem është më i njohur ose më i përdorur. Tregu ofron sisteme të ndryshme operimi, të cilët zakonisht ndahen në Open Source dhe jo Open Source. Ky kategorizim hyn në punë vetëm në rastin e informaticienëve ose inxhinierëve kompiuterike, duke qënë se ata janë të vetëdijshëm për atë që kërkojnë në një sistem operimi dhe cili rezulton i sukses’shëm në përmbushjen e kërkesave të tij, por për masën më të madhe të përdoruesve të thjeshtë, sistemi i operimit mbetet dilemë.
3.6. Struktura e studimit Ky punim mikrotezë përmban 5 kapituj. Kapitulli i parë është hyrja, e cila përmban arsyen si dhe motivimin e këtij studimi. Në të është parashtruar në vija të përgjithshme historiku i sistemeve të operimit, mbi të cilët do të flasim gjërësisht në kapitujt pasardhës. Në kapitullin e parë që është hyrja përshkruhet dhe shpjegohet qartë dhe saktë qëllimi, konteksti dhe domethënia e këtij studimi. Po ashtu në kapitullin e parë sqarohet struktura e studimit. Ne kapitullin e dytë është shfletuar literatura përkatëse në lidhje me sistemet e operimit si dhe janë sqaruar konceptet kyçe të studimit të ndërmarrë, konceptet si sistem operimi, sistem operimi në kohë reale (real time), sistemi opeariv i rrjetit, multi-user, multi-threading, etj. Në kapitullin e dytë është dhënë dhe kuadri teorik i studimit. Duke ndjekur një rrjedhë logjike materialet e literaturës janë shfrytëzuar brenda rregullave, duke u cituar autori i çdo pjese të përdorur në studim. Gjatë këtij kapitulli do të njihemi më në detaje me sistemet e operimit të përzgjedhura për këtë studim. Këto sisteme janë: Microsoft Windows (të gjithë versionet e tij), Mac OS, Unix, Linux, GNU dhe do ndalemi përciptas në sisteme të tjera më pak të njohura. Kapitulli i tretë ka parashtruar metodologjinë e ndjekur. Gjithashtu në këtë kapitull përshkruhet se si është proceduar për të mbledhur të dhënat, cila metodë është përdorur për të mbledhur këto të dhëna si dhe për analizimin e tyre. Në këtë kapitull janë sqaruar çështjet që lidhen me besueshmërinë dhe vlefshmërinë. 26
Kapitulli i katërt vazhdon me pjesën e analizimit të të dhënave, duke përdorur të dhënat e marra nga studimi dhe duke i krahasuar me literaturën përkatëse, pasi studimi do të jetë një studim krahasimor. Në këtë kapitull gjithashtu është bërë interpretimi i rezultateve të kërkimit në mënyrë logjike, për të bërë lidhjen mes çështjeve të kërkimit. Përfundimet e arritura janë paraqitur në kapitullin e pestë, kapitull në të cilin janë përfshirë dhe sugjerimet. Në përfundim të gjithë punës kërkimore është përfshirë literatura bazë, bibliografia e përdorur.
27
4.METODOLOGJIA
4.1. Metodologjia e kërkimit Për të realizuar këtë studim është përdorur metoda e shqyrtimit të literaturës dhe metoda krahasuese dhe analizuese e gjetjeve statistikore të këtij studimi. Për trajtimin dhe pasqyrimin e të dhënave dhe për t’i shfaqur ato në mënyrë sa më reale studiuesit ndërmarrin metoda të ndryshme për të arritur rezultate sa më të sakta. Metodat më të përdorshme nga studiuesit janë: metoda sasiore dhe metoda cilësore pa harruar të përmendim dhe kombinimin e metodave. Metodat e përdoruara paraqesin rrugën e studimit të një dukurie ose te nje fenomeni bazuar mbi pyetësorë ose mbi grumbullimin e të dhënave dhe pasqyrimin e tyre në mënyre statistikore ose me grafike. Për të nxjerrë rezultate sa më reale dhe për të përforcuar atë çka tregojne shifrat, do t’i paraqesin grafikët dhe figura të bazuara në burimet më të sakta në treg botëror. E gjithë analiza do të sillet mbi grafikët dhe këto statistika të vjelura në website-t më të njohura në rang botëror siç janë: Wikipedia, MarketShare, Statcounter, W3school, W3Counter, etj.
4.2. Mbledhja e të dhënave Qëllimi i këtij studimi ndalet tek statistikat në lidhje me përdorimin e sistemeve të operimit ndër vite dhe me krahasimin e këtij përdorimi ndër vite, me analizimin e këtyre statistikave. Për mbledhjen e të dhënave është dashur një punë e madhe për grumbullimin e këtyre të dhënave ndër vite, për hulumtime cilësore mbi burimet e përzgjedhura për këtë studim. Analiza e literaturës është gjithashtu një metodë e cila është përdorur në studim për të bërë sa më të qartë çdo detaj, për të forcuar atë çka do merret nga ky studim me mendimin e studiuesve. Gjithashtu në këtë studim është i rëndësishëm shfletimi i literaturës, se siç është përmendur më sipër qëllimi i rëndësishëm i këtij kërkimi është analiza krahasuese.
28
4.3. Analiza e të dhënave Interpretimi i të dhënave shënon një fazë të rëndësishme të gjithë studimit, i cili na ndihmon në arritjen e qëllimit, duke paraqitur gjetje sa më të sakta. Interpretimi bëhet në bazë të statistikave të vjelura në website serioze dhe mbi analizimin dhe interpretimin e këtyre grafikëve. Pas interpretimit të të dhënave, konkluzionet e arritura do të çojnë në marrjen e përgjigjeve për pyetjet e parashtruara mbi këtë studim, për vërtëtimin ose jo të hipotezës së ngritur. Pra me anë të analizimit të të dhënave do të marrim përgjigje për pyetjet Sa? Si? Kush?
4.4. Kërkimi krahasimor Metoda krahasuese zë një vend të rëndësishëm në kërkimet e shkencave ekzakte (Sokoli, L., 2009 : 221). Rëndësia e kërkimit krahasimor dhe veçoritë e tij janë po aq të vjetra nga pikpamja teorike sa dhe vetë metodologjia e kërkimit. Krahasimi vetë si koncept është i pashmangshëm, sikundër dhe fakti që në kërkimin e shkencave ekzakte është e pamundur që të mos realizohen kërkime krahasimore. Qëllimi kryesor i analizës krahasimore është të kërkojë të ngjashmen dhe të ndryshueshmen. Kjo gjë bëhet e mundur vetëm nëqoftëse më parë është kryer një studim i ngjashëm me të ose ribëhet i njëjti studim pas disa vitesh, për të nxjerrë në pah të veçantat, uniken por dhe të përbashkëtat e kërkimit. Ky kërkim që është ndërmarrë, është një kërkim krahasimor i ndryshëm në kohë. Meqënëse qëllimi i kërkimit është gjetja e ngjashmërisë dhe ndryshueshmërisë, këto do t’i shohin në përfundimet e studimit. Gjithashtu do të analizojmë të dhënat grafike dhe do nxjerrim dhe konkluzionet e këtij studimi mbi përdorimin e sistemeve të operimit. Kjo analizë do jetë më specifike vetëm në rastin e periudhës kohore nga 2009-2010, për arsye të ndryshimeve të vazhdueshme dhe arritjen e nxjerrjes së të dhënave të sakta për periudhë mujore dhe vjetore.
29
4.5. Vlefshmëria dhe besueshmëria e kërkimit Besueshmëria është e lidhur ngushtë me vlefshmërinë. Përsa i përket besueshmërisë së kërkimit, ajo lidhet ngushtësisht e në mënyrë të pashmangshme me vlefshmërinë dhe sigurinë. Një studim që të jetë i vlefshëm duhet që të jetë i besueshëm,e pikërishtë të besueshëm e bëjnë faktet. Fakte të cilat mblidhen gjatë kërkimit. Për këtë arsye çdo informacion dhe e dhënë e marrë është referuar mbi autorin ose website-in përkatës, gjithashtu është bërë një përzgjedhje e kujdes’shme e burimeve mbi të cilët është bazuar ky studim.
30
5.ANALIZA E REZULTATEVE
5.1. Analizë mbi pasqyrimin statistikor Ka shumë sisteme operimi, të ndryshme nga njëri-tjetri në përdorim në të gjithë internetin. Në këtë kapitull do të paraqesim sistemet operative më të njohura dhe se si ka qënë dhe është shpërndarja në treg. Përderisa ndryshimet ndërmjet tyre nuk janë të mëdha, sot për sot ka dy grupe sistemesh operative që përdoren më së shumti. Dy sistemet operative më të përdorur në internet janë versionet e Microsoft Windows dhe Linux. Windows njihet gjërësisht për problemet dhe dobësite ndaj viruseve dhe malware-ve. Sigurisht që këto nuk janë probleme të vogla, por duke qënë se të gjithë sistemet e operimit kanë probleme të tilla, Microsoft Windows qëndron në krye të shitjeve deri më sot. Përdorimi i Linux është më i mirë dhe ka më pak probleme në lidhje me viruset, por përsëri mbetet i përdorur më shumë në teknologji specifike. Si me çdo gjë tjetër të dy këto sisteme kanë kosto të lartë për mirëmbajtje dhe update-te. Mbase diferenca e përdorimit të këtyre dy sistemeve të operimit në një kompiuter Desktop, nuk është shumë e dukshme, aq sa mund të shihet në përdorimin e tyre në një server. Do të shohim më poshtë si si ka qënë shpërndarja në treg e këtyre sistemeve ndër vite. Por pse duhet të përdorim një sistem operimi të caktuar? Disa nga arsyet se pse duhet të përdorim një sistem operativ më funksional për nevojat tona janë: 1. 2. 3. 4.
Stabiliteti Siguria Administrim të thjeshtë Shërbime
31
5.2. Statistika në lidhje me sistemet e operimit Shpërndarja e përdorimit të sistemeve të operimit është përqindja në shperndarjen në treg të sistemeve të operimit, të përdorur në kompiutera. Kategori të ndryshme të kompiuterave përdorin një shumëllojshmëri të sistemeve të operimit, pra shpërndarja totale bëhet si nga sistemet e operimit po ashtu dhe nga kategoritë e përdorimit. Në disa kategori, dominon një linjë e sistemeve të operimit. Për shëmbull, shumica e kompiuterave
desktop
dhe
laptop
përdorin
Microsoft
Windows
dhe
shumica
e
superkompiuterave përdorin Linux. Në kategori të tjera si smartphone dhe server, ka më shumë diversitet dhe konkurencë. Për me hollësisht bazohemi në statistikat dhe grafikët e mëposhtem: Gjendja Aktuale e shpërndarjes së sistemeve të operimit desktop dhe laptop në treg.
Figure 1. Gjëndja Aktuale e shpërndarjes së sistemeve të operimit në treg. (Burimi: Net Share)
32
Figure 2. Gjëndja e shpërndarjes së sistemeve të operimit në treg deri në muajin Prill. (Burimi: www.wikipedia.org)
Po të shikojmë me vëmëndje këto dy figura do të shohim qartësisht që në një hark kohor prej 6muajsh, shpërndarja e tregut të sistemeve të operimit të kompiuterave desktop dhe laptop ka ndryshuar me hapa të mëdhenj. Ndryshimin kryesor e vëmë re në shpërndarjen e sistemit të operimit Windows, që para 6muajsh kishte disa pika lëkundjeje në treg, e ndërsa në statistikat e një muaji më parë në tetor të këtij viti, shohim që në tre vëndet e para qëndron Windows me versione të ndryshme, ku versioni i fundit tashmë i testuar në treg po përparon dhe po fiton terren dukshëm. Gjithashtu vëmë re që sot për sot versioni i Windows 7, zotëron 46.42%, pra pothuaj gjysmën e tregut botëror, gjë që e bën dhe lider në treg. Gjendja Aktuale e shpërndarjes së sistemeve të operimit Web clients në treg.
Figure 3. Gjëndja e shpërndarjes së sistemeve të operimit Web clients në treg. (Burimi: www.wikipedia.org)
33
Në këtë figurë vëmë re që në krye të klasifikimit qëndron iOS me 55.39% të tregut duke u pasuar nga Android i cili po rritet me hapa të shpejtë në tregun e Webit dhe Mobile. Këto të dhëna janë marrë në tetor të këtij viti. Versionet e Windows-it, dhe shpërndarja e tyre në treg. Statistika Burimet Date All versions Windows 7 Windows XP Windows Vista Windows 8 Windows 2000 Windows NT 4.0 Windows 98
Net Market Share February 2013 91.63% 44.55% 38.99% 5.17% 2.79% 0.06% 0.06% 0.01%
Global Statistics February 2013 85.86% 52.46% 23.87% 6.37% 3.16% — — —
W3Counter February 2013 74.28% 43.69% 22.59% 5.28% 2.72% — — —
Table 1. Versionet e Windows-it, dhe shpërndarja e tyre në treg. Statistika Në tabelën e mësipërme, na paraqiten të dhëna statistikore në lidhje me shpërndarjen në treg të versioneve të Windows sipas tre burimeve të rëndësishme, Net Market Share, Global Statistic dhe W3Counter, deri në muajin Shkurt 2013. Sipas këtyre të dhënave të gjithë versionet e windows zënë nga 74.28% - 91.63% të tregut përkatësisht në bazë të burimit, ndërsa versioni që rezulton mbizoterues është ai i Windows 7, me 43.69% - 52.46% të tregut.
Statistika në lidhje me përdorimin e disa sistemeve të operimit. >>Web clients Burimi
Data
Microsoft Windows 8
Net Market Share
Shkurt -13
StatCounter Statistika Globale
Shkurt -13
W3Counter
Shkurt -13
2.29 %
7
38.1 6%
Vis ta
4.4 3%
XP
Apple Version e të tjera 0.40%
33.39 %
OS X
iOS
Linux kernel based GNU/Li Andro nux id 1.1
6.14 %
7.88 %
8%
0.24% 3.16 %
52.4 6%
6.3 7%
23.87 %
43.6 9%
5.2 8%
7.54 %
23.70 %
2.46%
3.96 %
8%
1.14%
0.28%
4.19%
0.83%
1.8 8.45 %
34
3.68% 0.9
0.0% 2.72 %
Tjete r
9.50 %
9%
Wikipedia
Shkurt -13
0.79% 2.23 %
34.7 2%
4.3 0%
14.28 %
1.4 6.98 %
23.7 5%
2%
6.03%
0.61%
Table 2. Statistika në lidhje me përdorimin e disa sistemeve të operimit. >>Web client Pavarsisht se në këto të dhëna vëmë re se edhe për Web client-et sistemi i operimit Windows mbizotëron vëmë re që ka rënie të përqindjes totale të përdorimit. Në këtë rast vëmë re që shpërndarja është më e madhe pavarsisht se në përqindje të vogla. Përsëri versioni i cili mbizotëron është ai i Windows 7.
Statistika në lidhje me përdorimin e disa sistemeve të operimit. >>Paisjet Mobile
Figure 4. Gjendja aktuale e shpërndarjes së sistemeve të operimit për paisjet mobile Burimi StatCounter Statistika Globale Net Market Share comScore Raporte (vetem per US) Wikipedia
Dat a Mar -13
iOS
BlackBerr y 3.26%
Symbian/Series_40
Bada
Windows
27.24%
Androi d 37.01%
20.62%
4.80%
1.14%
Tjete r 5.92%
Feb -13 Jan13
54.91%
25.65%
1.39%
15.76%
0.33%
1.30%
0.42%
37.80%
52.30%
5.90%
0.50%
N/A
3.10%
N/A
Feb -13
74.94%
19.03%
1.26%
2.93%
0.35%
1.48%
0.01%
Table 3. Statistika në lidhje me përdorimin e disa sistemeve të operimit. >>Paisjet Mobile Ajo që vëme re në këtë tabelë është se android tashmë ka zënë pjesën më të madhe të tregut në paisjet mobile, duke u ndjekur nga pas nga iOS. Këto statistika janë marrë në muajt Janar, Shkurt deri në Mars të këtij viti. Statistika në lidhje me përdorimin e disa sistemeve të operimit. >>Servera 35
Burimi
W3Techs Security Space
Data
Metoda
Janar 2013 Gusht 2009
Unix, Unix-like Te gjitha 64.7 %
Units (Web) Units (Web)
Linux 32.9%
Microsoft Windows
BSD
Tjere
1.16 %
30.5 %
35.3%
>60.00 %
Table 4. Statistika në lidhje me përdorimin e disa sistemeve të operimit. >>Servera Për sistemet e operimit të Serverave siç e kemi thënë dhe me heret gjatë këtij studimi është karakteristik përdorimi i sistemeve Linux, Unix ose sisteme të tjera të ngjashme me to. Statistika në lidhje me përdorimin e disa sistemeve të operimit. >>Super kompiutera Burimi TOP500
Date Nentor 2012
Linux 93.8%
Unix 4.0%
Te ndryshem 1.4%
Microsoft Windows 0.6%
BSD Based 0.2%.
Table 5. Statistika në lidhje me përdorimin e disa sistemeve të operimit. >>Super kompiutera Duke u nisur nga tabelat e mësipërme mund të analizojmë situaten aktuale të shpërndarjes dhe përdorimit të këtyre sistemeve operimi në ditët e sotme. Vemë re që Windows është dominues në treg, dhe për më tepër me anë të versionit Windows 7. Tabela përmbledhëse Kategoria
Burimi
Data
Linux based
Other Unix
Smartphone, Tablet Desktop, Laptop, Netbook Server (web)
Net Applications Net Applications
Shku13 Shku13
26.62% (Android) 1.21% (Ubuntu)
54.91% (IOS)
W3Techs
Shku13
31.9% (BSD, HP-UX, Aix, Solaris)
35.1% (W2K3, W2K8)
Super computer
TOP500
Nen12
33.0% (Debian, CentOS, RHEL) 93.8% (Custom)
4.2% (UNIX)
0.6%
7.17% (OSX)
InHouse
Windows 1.30% (RT, WP8) 91.82% (XP, 7, Vista)
Tjeter 17.17 %
1.4%
Table 6. Tabela përmbledhëse Kjo tabelë është një përmbledhje statistikore dhe logjike e cila mbështet të gjithë literaturën e shqyrtuar më sipër në kapitujt paraardhës. Ajo që diskutuam dhe më sipër vjen e përmbledhur në 36
mënyrë statistikore në këtë tabelë dhe gjithashtu të gjitha të dhënat e bazuara në burime serioze vijnë si një linjë logjike e këtij studimi. Është mëse e qartë dhe evidente që Windows dominon tregun e sistemeve të operimit për desktop dhe laptop, Linux dhe Unix atë të superkompiuterave dhe serverave dhe gjithashtu Android në teknologjinë e paisjeve Mobile. 5.2.1. Statistika në lidhje me sistemet e operimit më të përdorur nga muaji Prill 2012 deri në Shkurt të këtij viti. Shpërndarja e Sistemeve të operimit Desktop (Moda) Muaji Prill, 2012 Maj, 2012 Qershor, 2012 Korrik, 2012 Gusht, 2012 Shtator, 2012 Tetor, 2012 Nentor, 2012 Dhjetor, 2012 Janar, 2013 Shkurt, 2013
Windows 92.49% 92.53% 92.23% 92.01% 91.77% 91.73% 91.67% 91.45% 91.74% 91.71% 91.62%
Mac 6.53% 6.44% 6.72% 6.97% 7.13% 7.16% 7.16% 7.30% 7.07% 7.08% 7.17%
Linux 0.98% 1.03% 1.05% 1.02% 1.10% 1.11% 1.17% 1.25% 1.19% 1.21% 1.21%
SunOS 0.00% 0.00% 0.00% 0.00% 0.00% 0.00% 0.00% 0.00% 0.00% 0.00% 0.00%
FreeBSD 0.00% 0.00% 0.00% 0.00% 0.00% 0.00% 0.00% 0.00% 0.00% 0.00% 0.00%
Tjeter 0.00% 0.00% 0.00% 0.00% 0.00% 0.00% 0.00% 0.00% 0.00% 0.00% 0.00%
Table 7. Shpërndarja e Sistemeve të operimit Desktop (Moda) Sistemet e operimit Desktop Shpërndarja në treg.
Figure 5. Sistemet e operimit Desktop Shpërndarja në treg (Burimi: www.gs.statcounter.com) Sistemet e operimit Windows Mac
Shpërndarja në treg 91.62% 7.17%
37
Linux
1.21%
Table 8. Sistemet e operimit Desktop Shpërndarja në treg
Sistemet e operimit Desktop, Shpërndarja në treg në bazë të versioneve.
Figure 6. Sistemet e operimit Desktop, Shpërndarja në treg në bazë të versioneve (Burimi: www.gs.statcounter.com) Sistemet e operimit (në bazë të versioneve) Windows 7 Windows XP Windows Vista Windows 8 Mac OS X 10.8 Mac OS X 10.6 Mac OS X 10.7 Linux Mac OS X 10.5 Mac OS X 10.4 Windows 8 Touch Windows 2000 Windows NT Windows 8 RT Touch Mac OS X (no version reported) Windows 98 Mac OS X Mach-O
Shpërndarja në treg 44.55% 38.99% 5.17% 2.67% 2.61% 1.97% 1.93% 1.21% 0.51% 0.13% 0.10% 0.06% 0.06% 0.02% 0.02% 0.01% 0.00%
Table 9. Sistemet e operimit Desktop, Shpërndarja në treg në bazë të versioneve
Shpërndarja e Sistemeve të operimit Mobile dhe Tablet (Moda)
38
Muaji Prill, 2012 Maj, 2012 Qershor, 2012 Korrik, 2012 Gusht, 2012 Shtator, 2012 Tetor, 2012 Nentor, 2012 Dhjetor, 2012 Janar, 2013 Shkurt, 2013
iOS 63.19% 62.65% 65.27% 65.74% 65.94% 63.48% 59.87% 61.10% 60.13% 60.56% 54.91%
Android 19.27% 19.69% 19.73% 20.16% 20.93% 22.10% 27.35% 28.02% 24.60% 24.51% 25.65%
Java ME 11.83% 12.17% 10.22% 9.11% 8.37% 9.34% 8.04% 6.65% 10.18% 9.32% 12.38%
Symbian 2.24% 1.86% 1.49% 1.61% 1.44% 1.83% 1.51% 1.24% 1.53% 1.78% 3.38%
BlackBerry 2.04% 2.09% 1.87% 1.86% 1.90% 1.78% 1.67% 1.42% 1.59% 1.64% 1.39%
Tjeter 1.42% 1.54% 1.42% 1.51% 1.41% 1.47% 1.55% 1.57% 1.97% 2.20% 2.29%
Table 10. Shpërndarja e Sistemeve të operimit Mobile dhe Tablet (Moda)
Sistemet e operimit Mobile dhe Tablet, Shpërndarja në treg.
Figure 7. Sistemet e operimit Mobile dhe Tablet, Shpërndarja në treg (Burimi: www.gs.statcounter.com)
Sistemet e operimit iOS Android Java ME Symbian BlackBerry Windows Phone Kindle Bada Samsung Windows Mobile BREW LG HUAWEI ZTE
Shpërndarja në treg 54.91% 25.65% 12.38% 3.38% 1.39% 1.24% 0.63% 0.26% 0.07% 0.06% 0.01% 0.01% 0.00% 0.00%
Table 11. Sistemet e operimit Mobile dhe Tablet, Shpërndarja në treg 39
5.3. Analizë specifike (2009-2010) Të dhënat e mbledhura sipas StatCounter (http://gs.statcounter.com) - një nga shërbimet më të mëdha web, për analizim të dhënash. Këto të dhëna janë analizuar mbi bazën e studimit dhe qëllimin e këtij punimi. Ky analizim na ofron një pasqyrë të plotë të rritjes vjetore dhe kumulative të industrisë së software-it. Saktësisht për sa i përket tregut të sistemeve të operimit, Mac OS dhe Linux kanë pësuar rritje gjatë këtyre viteve. Linux është rritur nga 0.69% në vitin 2009, në 0.78% në vitin 2012. Sipas një rritjeje “inteligjente” të sistemeve të operimit mobile, shihet që iOS është duke humbur pjesë në treg nga 34.01% në vitin 2009 deri në 25.48% në vitin 2012, ndërsa BlackBerry dhe Android kanë zgjeruar tregun respektivisht nga 8.34% dhe 6.41%. Pearson (2000) konkludon se sistemi operativ Linux ka arritur në një fazë ku është duke u miratuar komercialisht nga prodhuesit e kompiuterave të mëdhenj, si një konkurent i denjë i sistemit të Microsoft Windows në tregun e serverave. Me një reputacion gjithnjë e në rritje, për shpejtësi, besueshmëri dhe efikasitet, GNU/Linux tani ka më shumë se 12 milione përdorues në mbarë botën dhe një normë rritjeje e parashikuar nga studiues dhe analizues të ndryshëm është me 40% rritje në vit.
5.4. Analiza dhe diskutime (Sistemet e Operimit për kompiutera). Rritja e sistemeve te operimit - Skenari Global 5.4.1. Sistemet Operative - Përdorimi mujor Me lançimin e versionit të ri të Windowsit, Windows 7, rritja e Windows XP ka rënë nga 58.02% në Maj të vitit 2010 në 46.57% në Prill të vitit 2011, dhe rritja e Windows 7, është rritur nga 14.84% në Maj të 2010 në 31.91% në Prill të 2011. Po kështu ka rënë dhe rritja e Windows Vistës, por Mac OS ka mbetur e qëndrueshme në këtë periudhe. Linux, ka treguar një prirje të lehtë rënëse.
40
Figure 8. Sistemet Operative - Përdorimi mujor. (Burimi: www.gs.statcounter.com)
5.4.2. Sistemet Operative - Përdorimi vjetor Përdorimi i Windows XP ka rënë nga 69.57% të vitit 2009 në 56.11% në vitin 2010. Në mënyrë të ngjashme ka rënë gjithashtu dhe përdorimi i Windows Vista. Windows 7, natyrisht ka pësuar rritje të vazhdueshme në përdorimin e saj. Mac OSX dhe Linux kanë rritur pjesën e tyre. Linux është rritur nga 0.69% në vitin 2009 në 0.78% në vitin 2010.
Figure 9. Sistemet Operative - Përdorimi vjetor. (Burimi: www.gs.statcounter.com)
41
5.4.3. Sistemet Operative - Përdorimi Kumulativ (2009-2010) Përdorimi i përgjithshëm i sistemit operativ tregon se Windows XP është sistemi i operimit dominues në treg me një pjesë prej 59.84% e ndjekur nga Windows Vista me 19.33%. Në vëndin e tretë të kësaj rënditjeje vjen përsëri Windows, me versionin Windows 7 me 13.49% brënda disa muajve të mbërritjes është dhe Mac OS në vëndin e katërt. Ndërsa Linux mban një pjesë shumë të vogël prej 0.75%, gjatë kësaj periudhë ku është përdorur shumë pak nga njerëzit në të gjithë botën, por megjithatë ka rritur pjesën e vet. Dominanca e Windows në treg për versionet që e përfaqësojnë më së miri në treg, mund të qëndrojë për një kohë të gjatë, gjë e cila vjen nga karakteristikat e një ndërfaqeje friendly-use për përdoruesit dhe sigurisht për një marketing të mirë.
Figure 10. Sistemet Operative - Përdorimi kumulativ. (Burimi: www.gs.statcounter.com)
42
6.KONKLUZIONE
Sistemet e operimit kompiuterik janë blloqet e ndërtimit bazike për përdoruesit e kompiuterave. Ai është “truri” i cili lejon kompiuterin për të operuar dhe mund të jetë shumë i rëndësishëm. Ashtu siç e shohim në këtë punim, ka shumë tipe të sistemeve të operimit, dhe se cilin zgjidhni është një zgjedhje personale. Çdo sistem operimi ka specifikat e veta, avantazhet dhe disavantazhet. Pikërisht këto karakteristika kanë bërë që të kemi statistikat e mësipërme, ku duket qartë se Microsoft ka dominuar tregun në vite dhe konkretisht me anë të Windows, si në versionet e hershme aq më tepër në ato të fundit. Windows 7, ka një shpërndarje të jashtëzakonshme në treg, gjë që e bën Microsoftin të jetë lider në tregun e teknologjive kompiuterike. Rivali më i madh mund të themi se është Apple Macintosh. Ky punim ka si qëllim të nxjerrë disa statistika në lidhje me sistemet e operimit, për përdorimin e tyre ndër vite dhe llojet e teknologjive ku ato kanë gjetur vënd: PC, Portabel, Workstation, Tablet, Telefona apo Servera. Shohim që Microsoft ka bërë kërdine në shitje dhe shpërndarjen e tyre në tregun e teknologjisë kompiuterike. Këto statistika nuk bëjnë gjë tjetër përveç se na tregojne që Microsoft pamvarësisht nga drejtimi dhe problemet e hasura gjatë rrugës ka bërë revolucion, në teknologjinë kompiuterike. Ky i fundit mund të cilësohet në ditët e sotme njëlloj si “Revolucioni Industrial 2”, por tashmë në fushën e teknologjisë. Përpara se të zgjedhim njërin prej sistemeve të operimit duhet t’iu hedhim sigurisht një sy shërbimeve që na ofron secili prej tyre, dhe të zgjedhim atë që plotëson më mirë nevojat tona. Nuk keni se pse të përdorni medoemos Windows nëse nuk doni. Tashmë kemi zgjedhje! Pasi të kemi krijuar një ide në lidhje me faktin se si funksionojnë sistemet e operimit dhe se çfarë na ofrojnë ato, do të kemi më tepër siguri në zgjedhjen tonë.
43
7.BIBLIOGRAFIA 1. A. Silberschatz; P. Galvin; G. Gagne “Operating system concept”- Seven Edition, 2008. 2. Andrew S. Tanenbaum. “Modern Operating Systems”. 3. Arora, Pooja. “MS Windows Talent Edge” Windows Server Compare. Apr 2008. Hewitt Associates. 11 Mar 2009. 4. Negus, Christopher. “Linux Bible” – 2008 edition. 5. Greene, Jay. “Pecked by Penguins” Business Week 3 Mar 2003: . 6. Hunt, Craig. “Linux Network Servers”. Alameda, CA: Sybex, 1999. 7. Hunt, Craig. “Linux Security”. Alameda, CA: Sybex, 2001. 8. Mearian, Lucas. “Wall St. Leans Toward Linux” Computer World 21 Oct 2002/ 11 Mar 2009. 9. Linux Operating System. “Second Edition”, NIIT– Instituti kombëtar per TI, New Delhi, 2004 10. Petreley, Nicholas. “Security Report: Windows vs Linux.” The Register 22 Oct 2004/ 11 Mar 2009 11. Prof Dr. Edmond Beqiri. “Bazat e Informatikës”, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2006. 12. Stalings, William. “Operating Systems: principles and international tips”. Referenca: [1]. A. Silberschatz; P. Galvin; G. Gagne “Operating system concept”- Seven Edition, 2008. Pg, 23. [2]. http://www.scribd.com/doc/24517666/operating-system-notes-Galvin [3]. Andrew S. Tanenbaum. “Modern Operating Systems”, Pg, 23. [4]. Andrew S. Tanenbaum. “Modern Operating Systems”, Pg, 24. [5]. Hunt, Craig. “Linux Network Servers”. Alameda, CA: Sybex, 1999. Pg, 12. [6]. Hunt, Craig. “Linux Network Servers”. Alameda, CA: Sybex, 1999. Pg, 12. [7].A. Silberschatz; P. Galvin; G. Gagne “Operating system concept”- Seven Edition, 2008. Pg, 43. Webliografia: 1. 2. 3. 4. 5. 6. 7.
www.microsoft.com www.wikipedia.org www.howstuffworks.com www.webopedia.com www.w3school.com www.marketshare.hitslink.com www.gs.statcounter.com 44
8. http://www.scribd.com/doc/24517666/operating-system-notes-Galvin 9. http://www.pcadvisor.co.uk/buying-advice/windows/3368956/windows-7-vs-windows-8whatsdifference-between-windows-8-windows-7/?pn=2
45