Tema: PERCAKTIMI I POLITIKAVE MONETARE DHE FISKALE.
LENDA:Taksim Nderlombetar
PEDAGOGU:Prof.NIKO LERA
Punoi: SHKËLQIM HOXHA
1
Hyrje Shqipëria është i vetmi vend në rajon, që ka një treg kapitalesh të pazhvilluar dhe një bursë virtuale , krijimi i të cilës daton që prej 14 vjetësh. Edhe pas më shumë se një dekade, që nga hapja zyrtare e saj, Bursa e Tiranës (BT) ende është në pritje të listimit të kompanisë së parë. Pavarësisht zhvillimit të kënaqshëm të sistemit financiar në Shqipëri, sektor i bankar ende mbetet pjesa më e zhvilluar e tij. Në anën tjetër, vendi ka një sektor jo-bankar, ende në hapat e para të zhvillimit me nën-sektorë, të cilët nuk kanë të njëjtin ritëm zhvillimi. Një ndër ta, tregu i kapitaleve, mbetet tregu më pak i zhvilluar edhe pse gjatë dekadës së fundit janë hedhur disa hapa në drejtim të krijimit të infrastrukturës ligjore dhe institucioneve themelore, të nevojshme për zhvillim. I.
Sektori Jo-Bankar dhe Tregu i Kapitaleve
Momentalisht,
pothuajse nuk ekziston një treg i mirëfilltë kapitalesh, ndërsa tregjet e parasë dhe letrave me vlere përbëhen vetëm nga emetimet primare e nga një treg shumë i ngushtë e aspak likuid sekondar (pothuajse inekzistent) për bonot e thesarit. Obligacionet e kompanive mungojnë totalisht në treg edhe pse që nga viti 2009 ka një ligj për to.E vetmja bursë e licencuar nga rregullatorët nukgjeti mbështetje nga institucionet financiare në vend, duke funksionuar vetëm juridikisht ejo operacionalisht. Ndërkohë, biznesi vendas nuk është i interesuar të përdorë bursën si njëalternative financimi për shkak të nivelit relativisht të lartë të informalitetit në ekonomi. II.I
Tregu i Letrave me Vlere
Tregu i letrave me vlerë dominohet nga tregtimi në tregun primar dhe atë sekondar të instrumenteve të borxhit të Qeverisë (bono thesari dhe obligacione), ndërsa tregu i letrave me vlerë të aksioneve vazhdon të mbetet ende i pazhvilluar dhe i kufizuar kryesisht në tregun informal të aksioneve të kompanive të cilat kryesisht ishin pjesë e procesit të privatizimit dhe që janë të regjistruara pranë Qendrës së Reg jistrimit të Aksioneve. II.II
Tregu i Kapitaleve
Tregu i kapitaleve mbetet ende pjesa më e pazhvilluar e tregut të letrave me vlerë në Shqipëri. Ky treg përbëhet nga t regu zyrtar (Bursa e Tiranës) dhe tregu informal i transaksioneve mbi aksionet e shoqërive aksionere. Aktualisht, në Bursën e Tiranës nuk ka asnjë shoqëri të listuar dhe tregtimi i letrave me vlerë t ë Qeverise në këtë treg është inekzistent.
III.BURSA E TIRANËS Bursa e Tiranës është i pari dhe aktualisht i vetmi treg i titujve (letrave me vlerë) në Shqipëri. Objekti i veprimtarisë së saj është krijimi i një tregu kap ital duke krijuar një sistem tregtimi me anë të të cilit ofertat për shitje, blerje apo këmbim të titujve kryhen rregu llisht. Bursa e Tiranës u krijua fillimisht si një departament i Bankës së Shq ipërisë. Ajo u organizua në formën e një tregu të drejtuar nga porosia dhe aktiviteti saj kryesor ka qenë t regtimi dytësor i 2
bonove të thesarit dhe obligacioneve qeveritare. Më vonë nisën të tregtoheshin edhe bonot 3 dhe 6 mujore. Ndër instrumentet më të përdorshme aktualisht janë tituj të borxhit qeveritar (bonot e thesarit dhe obligacionet qeveritare. Në 1 Korrik 2002 BT u shkëput përfundimisht nga BSH dhe nisi veprimtarinë si shoqëri aksionere. Pas një viti, në 1 Korrik 2003 ajo mori liçensën përfundimtare për tregtim titujsh nga Autoriteti i M bikqyrjes Financiare (AMF). Në vitin 2005 kjo liçensë u rinovua për një afat 2vjeçar, dhe më pas në 2007-n me një afat të pacaktuar. Aktualisht anëtarë te BT janë shoqëritë aksionere µRaiffeisen Bank ± RZB¶, µBanka Kombëtare Tregtare¶, µTriumfGrup¶ dhe µKapital Invest¶. Siç kuptohet edhe nga e mri dy shoqëritë e para janë banka dhe dy të tjerat jobanka. Çdo shoqëri mund të anëtarësohet ne BT por duke përmbushur kushtet e mëposhtëme: Të ketë fituar personalitet juridik; Të ketë marrë liçencë për shoqëri komisionere nga AMF; Të ketë të paktën një komisioner Burse; Të ketë një Marrëveshje me regjistruesin e titujve te liçensuar nga AMF; Të mbajë vazhdimisht për veprimtarinë e tij si tregtar në tituj, një gjendje likuiditeti jo më të vogël se 10% të kapitalit minimal të detyrueshëm; Të nënshkruajë një marrëveshje me Bursën ku merr përsipër se pranon të zbatojë rregullat e të gjitha aktet ligjore të Bursës; Të përmbushë çdo kërkesë tjetër për anëtarësim që mund të përcaktohet herë pas here nga Këshilli. Bursa e Tiranës vepron njëkohësisht në d y tregje, Tregun Zyrtar dhe Tregun Paralel. Tregu Zyrtar është tregu ³i nivelit te larte´ i ndarë në dy nivele tregtimi: Niveli I dhe Niveli II. Tregu Paralel është tregu në të cilin pranohen për tregtim titujt e shoqërive aksioniere të cilat nuk i plotësojnë kriteret për listim në të dy nivelet e Tregut Zyrtar. Si në nivelin e parë dhe të dytë të Tregut Zyrtar kemi Segmentet e Aksioneve, Obligacioneve dhe Titujve Afatshkurtër. Në segmentin e Titujve Afatshkurtër të Listimit të nivelit të p arë mund te listohen vetëm titujt aftatshkurtër të emetuesve aksionet apo ob ligacionet e të cilëve janë listuar më parë në segmentet përkatëse të këtij niveli tregu. Bëjnë përjashtim vetëm titujt e emetuar nga Qeveria.Emetuesi i titujve afatshkurtër mund t¶i emetoje ato (dëftesat tregtare) deri në një vlerë totale jo më të madhe se 40% e vlerës së kapitalit të shoqërisë. Titujt afatshkurtër nuk mund të emetohen me kushte të shtyrjes së datës së maturimit, përmes emetimit te një serie të re titujsh.
3
Në Listimin n nivelin e dytë për Segmentin e Titujve Afatshkurtër, vlera nominale e t itujve afashkurtër duhet të jetë jo më pak se 5 milion lekë. Në bazë të ligjit për Titujt, emetuesi i titujve afatshkurtër mund t¶i emetoje dëftesat tregtare deri në një vlerë tot ale jo më të madhe se 25% e vlerës së tregut të shoqërisë, pjesa tjetër e kufizimeve është e njëjtë me nivelin e parë. Tregu Paralel krijohet nga Bursa e Tiranës për t¶u dhënë mundësinë e listimit dhe tregtimit të titujve të gjitha shoqërive aksionere që nuk plotësojnë kriteret e listimit në Tregun Zyrtar të Bursës. Titujt mund të pranohen per tregtim në Bursen e Tiranes me vendim të Këshillit. Në këtë treg kemi vetëm segmentet e aksioneve dhe obligacioneve. Metoda
e tregtimit të titujve në Bursën e Tiranës, është ³tregtimi i hapur me të thirrura´, sipas një radhe të caktuar. Sipas kësaj metode, porositë transmetohen me zë nga komisionerët e shoqërive komisionere tek specialistët e bursës të cilët ekzekuto jnë transaksionet. Modeli
i tregut në Bursën e Tiranës është ³treg i drejtuar nga po rosia´. Një model i tillë karakterizohet nga fakti që në t reg luajnë rolin e ndërmjetësve financiarë vetëm shoqëritë komisionere të cilët bien dakort me njëri-tjetrin për sasinë dhe çmimin e t itujve që duan të shesin apo të blejnë. Në tregun e drejtuar nga porosia mungojnë ndërmjetësit financiarë të quajtur ³krijues tregu´, të cilët kuotojnë si çmime blerje ashtu edhe çmime shitjeje për një titull të caktuar duke krijuar një treg t ë përhershëm në çfarëdo lloj kushtesh. Krijuesit e tregut kryejnë transaksione vetëm me shoqëritë komisionere pjesëmarrës në tr eg. Shk aqet
e mosfunk sionimit të Bursës së Tiranës
Megjithë
përpjekjet e vazhdueshme, Bursa e Tiranës (BT) nuk ka arritur të bëhet tërheqëse për biznesin vendas. Kjo ka ardhur për disa aresye si: a) papjekuria dhe ³frika´e biznesit për t¶u listuar në BT; b) roli jo-mbështetës i politikave të ndjekura nga Donatorët; c) mungesa e vullnetit politik për zhvillimin e BT
4
IV. KONKLUZIONE
Shqipëria
ka një treg financiar asimetrik me një sektor bankar relativisht të zhvilluar dhe një treg jobankar në hapat e para të zhvillimit, BT
nuk ka mundur të kthehet nga një koncept juridik në një institucion real për përballimin e kërkesës dhe ofertës për kapitale në vend,
5