TEMAT NË SOCIOLOGJI KOLLEKFIUMI I II
ADENIT HOTI
MAKS VEBERI Veberi sot konsiderohet një ndër themeluesit e Sociologjise te së drejtës. Pikpamjet e tij në ekonomi, politikë, sociologji, filozofi,drejtësi dhe teologji e bëjnë atë “gjeni superior I pakontëstueshë m “. Veprat e tij kryesore janë “Metodologjia e shkencave shoqërore”, “Polotika si profesion”,”Ekonomia dhe shoqëria”dhe “Etika protestante dhe shpirti I kapitalizmit .Dy të fundit vlersohen edhe ndër 10 librat më të mira sociologjike të shek.XX . Nga mungesa e një analize analitike pë r kapitalizmin ai shkruajti vepren “ Etika protestante dhe shpirti i kaptalizmit“ kaptalizmit “ në të cilën shprehu nevojën që themelet e kapitalizmit të ndërtohen mbi bazën e vlerave kulturore e politike të krijuar jo vetën nga zhvillimi teknologjik por edhe ai kulturor që nënkupton kapitalizmin racional të punës . Këtë ai e spjegon me anë të parimit kalvinist duke thënë se njeriu kalvinist din të udhëheq , është I pavarur , analizon sjelljet , ka besim ne vetëvete dhe ruhet. Dhe parimin e etikës protestante duke konstatuar se parimet fetare ndikojnë në ndryshimin e qasjes ndaj realitetit . Kapitalizmi nuk mund të paramendohet pa punë racionale, përgjegjësi , përkushtim ,
profesionalizëm dhe parime që sipas Veberit i prokpamojnë protestantët që kanë shfaqur një prirje specifike për racionalizmin ekonomik. Duke e konceptuar racionalizmin si bazë e suksesit në jetën e njeriut ai insiston që racionalizmi të jetë i pranishëm në mënyrën e organizimit të institucioneve shoqërore. Veberi dallon racionalizmin e paramenduar si perpjekje per te arritur qëllimin e caktuar duke u mbeshtetur ne llogarine e fitimit dhe te humbjes. Racionalizmin efektiv e nenkuptojme si përpjekje shembull bashkpunimi ose lidhje me nje qellim ndermjet personave por që dallojne nga raporti familjar deri tek ai etik e fetar dhe racionalizmi tradicional qe ka të bëjë me sjelljet e perditshme qe jane rezultat i perseritjes per nje kohe te gjate . Duke e ditur se jeta eshte e paramenduar racionalizmi i paramenduar eshte me superiori . Për Veberin njeriu eshte kategoria kryesore sociologjike dhe shoqëria një mbledhje e raporteve shoqëroredhe për hulumtimin e tyre krahas metodës historike që na ndihmon ne njohjen e fenomeneve shoqërore ne te kaluaren dhe metodes tipologjike Veberi konceptoi tipin ideal me të cilen cdo veprimtari e kuptojme duke e vendosur ne pozicion e caktuar per te vertetuar
logjiken e brendshme dhe tipologjine e hipotezës . Tipi ideal si metodë nuk korrepodon me realitetin korrekt . Politika në anën tjetër për Veberin duhet të shihet si instrument që mundëson shqyrtimin e formave të pushtetit ku secili sistem politik duhet të kete edhe arsyeshmerin dhe legjitimitetin. Veberie edhe zhvillimine së drejtës e ka lidhur me tipologjinë e pushtetit ai ndanë tri forma , pushtetin karizmatik të mbështetur ne dhunti të jashtëzakonshme me proklamimin e tyre dallojme profetet , heronjet e luftes dhe demagogët e vjetër etj . Pushtetin tradicional nuk qeveris me rregulla dhe norma te kualifikuara por nga personat te vecant qe trashëgohen ose fitojne atoritet dhe pushteti ligjor racinal bazohet ne besuashmerin e normave juridike te barabarta per te gjithe ku punetoret kan profesionaizem , dicipline , marrin pergjegjesi si dhe pagat dallohen nga rangu dhe pozita . Organizimi kontinuitiv në mes një numri të madh individësh , ku cdonjeri prej tyre e ushtron nje pune të specializuar dhe realizojne detyrat e dhena nga jasht per Veberin perfaqëson burokracinë . Ajo perfshin te gjitha sherbimet dhe organizimet ne ekonomi , politike , shendetsi , ushtri dhe shtet.
Karl Marksi Është mendimtar dhe shkenctar gjerman , studioi drejtësinë dhe doktoroi në lëmin e filozofisë. Marksi shquhej per pikpamjet e tij per filozofine , historin , ekonomin dhe qasjen radikale dhe revolucionare karshi politikave te pushtetit gjerman dhe francez . Ai më 1844 u njoh me Friderich Engels të cilët në Belgjikë punuan programin e Lëvizjes Revolucionare Ndërkombëtare „Manifesti i Partis ë Komuniste“ . Teoria e cila analizon mënyrën se si funksionon shoqëria për Marksin është e mangët pasi ai kishte për qëllim ta parashtronte një teori mbi mënyrën se si shoqëria mund të ndryshohet . Teoria e tij eshtë shumëdimensionale ku trajton eshte punen , kapitalizmin , borgjezin , ploretariatin , klasat dhe luften e klasave fene , barazine , ideologjine etj . Për dallim nga Konti që është për reformizë të qetë dhe evolutiv, Marksi e mbështeste revolucionin dhe bazën e ndryshimin e sheh nga ekonomia dhe zhvillimi ekonomik . Tjetërsimin në kuptimin e shpronsimit të punëtorit nga rezultatet e punës , produktet dhe mbifitimi nga cdo gjë që është humane , e vlefshme dhe kreative ku të gjitha i merr pronari , Marksi i ka trajtuar si pasoja sociale . Me anë të këtij analizimi të tjetërsimit ai deshi të paraqes efektin e strukturës kapitaliste mbi njeriun dhe shoqërin . Në veprat “Familja e shenjt ë“, “Mjerimi i Filozofis ë“,“Ideologjia Gjermane”, “Rreth kritik ës së ekonomisë politike“ dhe “ Tetëmbëdhjetë brymeri i Lui Bonapartës“ Marksi dhe Engelsi
2
paraqesin konceptet e veta për shoqërin që njihen si matërializëm historik ku thonë së fenomenet shoqërore dhe zhvimllimet e tyre duhet të largohen nga dialektika idealiste. Këta autorë në veprat e tyre nuk përmenden sociologjinë , por fushat të cialt këta i studiuan janë në interes të sociologisë. Marksi studion mardhëniet në prodhim dhe statusin e pronësisë i cili sipas tij përcakton rolin e njerëzve në mardhëniet në prodhim. Aty ai analizon edhe klasat ku nuk permend se sa lloje jane por ai tregon se ka fraksione ne klasa . Ndryshimet shoqërore sipas Marksit nuk mund të ndodhin pa kundërthëniet dhe luftën e klasave që përveq interesave materiale kërkon edhe ndryshime politike sepse klasat nuk janë vetëm grupime ekonomike por edhe grupime politike duke lënë të kuptohet se njeriu vetë e bënë historinë por jo si një dhe i izoluar , por si njeri shoqëror dhe i organizuar .
Stratifikimi dhe pabarazia sociale Fjala stratifikim vjen nga fjala latine stratum që do të thotë shtresë , si fjalë për herë të parë u përdor në gjeologji . Në aspektin sociologjik ajo nënkupton pabarazin në mës njerëzve është fakt shoqëror univerzal . Shoqëria sipas saj mund të shihet si shtresa në mënyrë hirarkike që ajo që është më e larta në piramidë është më a favorizuara . Ato përveq dallimeve të cilat ekzistojnë në relacione ekonomike dhe shoqëror . Stratifikimi ka të bëjë me ato shtresa shoqërore të ciat janë të radhitura njëra mbi tjetrën varësisht nga pasuria , fuqia apo autoriteti . Stratifikimi ku njerëzit dallojnë në mes veti në bazë të radhitjes apo hirarkisë në të mbirënditur dhe të nënrënditur njihet si stratifikim vertikal ndërsa kur individët i takojnë një bashkësie shoqërore , grupi , profesioni dhe ku dhe ku në mes veti ata dallojnë pak a shumë vetëm nga territori dhe regjioni njihet si stratifikim vertikal . Për pasurin dhe fuqin politike si fenomene ne stratifikim Veberi duke marrë si shembull hebrenjët si tregtar të shquar po për arsye të zakoneve dhe ligjeve ata nuk kishin në atë kohë fuqi politike , ka konstatuar se udhëheqsit e ndryshëm politik apo fetar mund të ken ndikim në procese shoqërore po mund të mos jenë të pasur . Ai tha se ndarjet klasore buojnë jo vetëm nga kontrolli ose mungesa e kontrollit mbi mjetet e prodhmit por edhe nga dallimet ekonomike që përfshin aftsine , përgatitjet dhe cilësitë që lidhen me llojet e punës që njerëzit mund ti sigurojnë . Për Marksin Klasat janë grupe të mëdha shoqërore ato janë të ndërlidhura me anën ekonomike të jetës shoqërore, dallojnë në mes veti për nga kushtet e eksistencës , për nga menyra dhe stili i jetës dhe kan interesa të vecanta. Vëmendje i kishtoi ehde luftës së klasave që sipas tij bëhen për shkak të pabarazis ekonomike dhe mardhënieve ekspoatuese në mës tyre .
3
Forma më e vjetë e pabarazis janë robëria dhe skllevërittë cilit i kan humbur të drejtat e veta , udhëhiqen apo më mirë të themi menaxhohen nga dikush tjetër i cili i konsideron si pronë të veten . Robi apo skllavi është formë e skajshme të pabarazis që si stats fitohet për asye te luftës , borgjit , trashëgimis ose diskriminimit racor . Kastet janë grupe të vogla njerëzish të cilët kishin lidhje endogamike , antarësiaa trashëgohej dhe kishin një mënyrë jetese karakteristike ku ushtronin profesioninn e vecant me nje status rital . Kastet janë zhvilluar më heret se klasat si fillim në Indi por njihen edhe ne popujt e tjere te lasht por edhe sot ne Fixhi, Togo dhe Samoa . Më Varna kuptojme ndarjen e pesfisht si mbreterit dhe ushtaret , kleriket, zejtaret dhe tregtare , bujqit dhe blegtoret dhe njerizit pjese e jati-t që nënkupton grupet më të vogla të varna-së ku kan të drejt lëvizje brenda kastës së tyre.
Mobiliteti social Kur individët dhe grupet kërkojnë punë më të mirë dhe kushte jetësore më të mira ata janë të detyruar të lëvizin nga një vend në tjetrin duke ndryshuar pozitat ose statusin varsisht nga përgatitja e tyre profesionale . Ky ndryshim ose lëvizje midis pozitave të ndryshme sociale dhe ekonomike njihet si “mobilitet shoq ëror“ i cili mundësohet nga faktorët ekonomik , krijimi i profesioneve të reja , ndërrimi i sistëmeve ekonomike , politike dhe ushëheqësive por edhe faktori demografik . Faktorë i rëndësishëm është edhe ndërlidhja në mes pozitës familjare dhe fëmijëve e cila tregon fëmijët që i përkasin familjeve me kushte dhe pozita më të favorshme ekonomike kan më shumë përparsi të arrin në pozitën e dëshiruar për dallim me shoqërit e hapura ku të gjithë janë të barabart për të arritur cfardo pozite hirarkike . E kundërta e kësaj janë shoqërit e mbyllura ku statusi dhe të drejtat e pjestarëve përcaktohen nga normat zakonore dhe ligjet shpesh të ashpra edhe morale dhe religjioze pavarsisht racës , mosha , gjinia , përkatsia fetare dhe etnike . Mobiliteti horizontal nënkupton lëvizjen gjeografike te individëve dhe grupeve nga një vend në tjetrin , kjo lëvizje është e lidhur edhe me mobilitetin vertikal i cili nënkupton lëvizjen e individëve duke e ndërruar strukturen profesionale .Këta sakrifikojnë shume , punojnë , shkollohen , investojne shpenzojnë edhe kohën për të arritur ne pozitën e dëshiruar. Mobiliteti brenda brezave paraqet lëvizjen lart dhe posht gjatë shekulit të punës që
nënkupton shembull më paraqitjen e një krize në njërmarje ajo largon disa puntor nga puna të cilët nuk mund të gjejnë më punë dhe e humbin standardin që e kan pasur . Mobiliteti në mes brezave paraqët ndikimin që e kan profesioni i prindërve tëk fëmijët dhe
pozita e volitshme shembull e familjeve qe fimija e ka përparsi për të arrit në pozitën e dëshiruar . Këtu mund të vërejme shembuj ku nëse prindi është mjek edhe fëmija do bëhet mjek por edhe të atill që nëse pindi është mjek fëmija do jetë puntor ose anasjelltas .
4
Familja Familja përkufizohet si një ndër bashkësit më të vjetra është bërthama themelore dhe natyrore e shoqëris të cilën e përbëjnë përsonat e lidhur me martësë ose jashtmartesor , të lidhur me gjinin si prindërit martesor dhe personat në gjinin të gjakut , ajo konsiderohet grupi kryesor i riprodhimit dhe i shoqërizimit . Gidensi konsideronte se “familja është një grup njerëzish të bashkuar nga lidhje fisnore ku pjestaret e rritur qe e kan përgjegjsin të kujdesen për fëmijët“. Familja është një institucion akti e cila asnjëher nuk qëndron në një nivel për këtë është e vërtëtë se cdo etapë e zhvillimit historik të shoqëris dallon nga etapat tjera si nga aspekti ekonomik , moral , i vetëdijës dhe i barazis në mës anëtarëve të saj . Nga kjo mund të dallojmë familjen punallua , sindiazmike , cifteve dhe atë që konsiderohet si bërthama filestare e shoqëris që bëri kalimin nga matriarkati në patriarkat pra familjen monogame . Tek familja monogame dallojmë dy forma kryesore të organizimit të familjes atë patriarkale dhe familje monogame bashkohore . Në familja partiarkale rolin kryesor e kishte pater familasi ose kryefamiljari që ishte I gjinis mashkullore, për punën ë të cilit nuk kishte rregulla të shkruara por ai vepronte me ato rregula qe ishin të pashkruara dhe konsiderohen sit ë traditës familjare . Ndarja e punës aty bëhej në baz të parimeve natyrore deh biologjike ku burrat ka punuar me punë më të rënda e më të rrezikshme . Babai ka pasur autoritetin kryesor dhe ka vendosur për cështjet si fejesa , martesa, shitje dhe blerje , për shkollim dhe cdo gjë tjetër .Funksionet e familjes ishin prodhues , konsumues , edukativ dhe ai I riprodhimit dhe faktoret që kan ndikuar që kjo forme e familjes te ketë një jetëgjatsi ishin faktori ekonomik , siguris , mbrojtjes , demografik dhe pozita e grave qe punonin pa ndërpre shume punë . Për shkak të ndryshimit të rrethanave shoqërore e vecmas të zhvillimit ekonomik dhe civilizimit shoqëror ka ardhur deri tek familja monogame bashkohore ose ndryshe familja bërthamë apo nukleare që përbëhet nga bashkshortët dhe fëmijët e vet . Në këtë familje burrat dhe grat janë të barabart por ende vërehet ajo tendenca që burri të ketë rolin kryesor dhe inferioriteti I gruar në raport me të . Këtu gruaja që të jetë e barabart me burrin ajo duhet të jetë e emancipuar që don të thotë e lirë dhe e pavarur . Të kjo familje burrat janë të transformuar dhe liberal , gratë janë të shkolluara e të pavarura , ato janë të lira të punojnë për pagë e deri te angazhimi politik .
5
Religjioni Religjioni ka zënë fill shumë heret , që nga koha kur njeriu ka filluar të mendoj racionalisht,lidhur me këtë kan shkruar shume mendimtar nëpër kohë të ndryshme . Sofisti Kritia thoshte se religjioni e kanë trilluar të pasurit dhe pushtetmbajtësit ndërsa greku Epikuri tha se religjioni si bindje ka shkakuar frika e njeriut nga vdekja dhe mosnjohja e ligjeve të natyrës . Kanti thoshte se religjioni është njohja e detyrimeve tona si urdhëresa të Zotit . Deri tani njihen këto faza të zhvillimit të fesë apo religjionit : Anemizmi si forma më primitive e besimit në shpirtra dhe fantazma duke konsideruar shpirtin e pavdekshëm jo vetem te njeriut por edhe te kafsheve , bimeve dhe gjesendeve tjera . Totemizmi si forma e dyte e besimit në simbole që mund të ishin kafshë , gjesende , bimë etj . Popujt e lashtë besuan në shumë zotra me sektorë të ndare mbi të cilit qëndronte zoti i parë , ky besim njihet si politeizmi dhe e shohim edhe në veprat e Homerit dhe faza e fundit janë fetë monoteiste që besojnë në një Zot si qenie mbinatyrore , gjithëfuqishme dhe e gjithdishme . Si besime monoteiste vecohen : Judaizmi që është feja e parë dhe më e vjetra monoteiste dhe që u shfaq para 1000 vjete ne Egjiptin e vjeter tëk populli hebre që sot janë rreth 20 milion ne botë me qendër shtetin e Izraelit . Ata besojne në zotin e tyre Jahovën dhe profetin Abraham nga gjeneza e te ilit rrjedh edhe populli Izraelit dhe libri i tyre i shenjte është Tora. Krishtërimi në anën tjetër është një ndër besimet më të mëdha në botë , me Biblen si librin e shenjtë ky besim u krijua nga Jesuzi i njohur si shpëtimtari . Ai lindi në Palestinë dhe aty filloi edhe mësimet e tij për krishtërimin si besim i paqës dhe solidaritetit . Ky besim u përhap në Perandorin Romake por sot njihen disa grupe brenda tij si Katolicizmi , Ortodoksizmi dhe Protestanizmi . Islami është feja tjetër monoteiste që vjen si rrjedhim i mësimeve të profetit Muhammed a.s. . Islami mbështetet në pes shtyllat e tij kryesore që cdo besimtar duhet ti përmbahet . Në grupin e besimeve monoteiste hyne edhe Hinduizmi si besimi më i vjeter monoteiste , Budizmi ,Konfucionizmi dhe Toa . Zvoglimi i ndikimit të religjinoit dhe besimeve tradicionale sot ka ardhur si pasoj e zhvillimit të shkencës dhe teknologjisë .
Shteti Shikuar historikisht mund të thuhet se në pjesën më të madhe të historis njerëzore shtetet nuk kan egzistuar, shoqëria e këtill funksionoi me disa mekanizma jozyrtar të qeverisjes. Shteti identifikohet me shoqërin , ngrihet mbi të duke detyruar anëtarët që qëndrimet , sjelljet dhe aktivitetin e tyre ta përshtasin sistemit juridik të shtetit . Sipas teoris patriarkale shteti zhvillohet si rezultat i zhvillimit të familjes , kurse qeverisja është zgjatje e qeverisjes së familjes në bashkësi të gjërë . Teoria organike me përfaqësues
6
Spencerin bënë interpretimin e organeve shtetërore në analogji me organizmin biologjik vecmas me atë të njeriut . Teoria e forcës nënkupton forcën si fakor të rëndësishëm e cila mund ti mënaxhoj konfliktet klasore dhe teoria e kontratës shoqërore e cila thot se tejkalimin e konflikteve e bëjnë vetëm përmes kontratës shoqërore . Teoria psikologjike në anën tjetës ndan njërëzit në dy tipa , ata që sundojnë dhe të sunduarit si dhe teoria marksiste e cila thot se shteti është institucion shoqëror real I cili është krijuar në një shkallë të cakuar të zhvillimit shoqëror . Dallojë edhe forma të ndryshme të qeverisjes si monarki dhe republikë , si forma të regjimit politik shtetëror mund të jene demokraci direkte dhe jo direkte . Sipas organizmit të pushtetit kemi shtetin centralist dhe jo centralisht si dhe sipas rregullimit kemi shtetet federalist dhe konfederatat .Cdo formë e shtetit në essencë shpreh pushtetin e klasës sunduese .
Kombi Populli ishte një komb në tentativë paraqitjen e tij e kan mundësuar kushtet e caktuara shoqërore ai lindi si nevojë e domosdoshme e organizimit shoqëror në një shkallë më të lart të organizmit . Kombet nuk janë të vjetra sa historia ato u krijuan rreth shek. XV dhe për herë të parë fjala komb , shtët dhe gjuhë janë përdorur në Fjalorin Akademisë Mbretërore Spanjolle në vitin 1844. Kombi nuk mund të përcaktohet vetëm përmes ndjesis dhe vetëdijës së përbashkët, territorit të përbashkët , gjuhës së njejt , origjinës së përbashkët etnike apo edhe fesë . Tëoria Idealiste kombin e trajton si komunitet kulturor dhe shpirtëror ndërsa teoria subjective-psikologjike iu jep të drejt njerëzve për tu deklaruar se cilit komb I takojnë . Teoria vullgare-materialiste origjinën e kombit e lidh me origjinën ose kodin gjenetik të një populli . Toria empirike origjinën e kombit e lidh me teritorin , gjuhen . kulturen , besimin fetar ndërsa teroia marksiste kombin e sheh si bashësi të punëtorve dhe kapitalistëve .Në anën tjeter teoria modern kombin e sheh si product të shoqëris bashkohore e cila është një bashksi
sociale që mbështetet ne parimin e solidaritetit dhe integrimit politik të pjestarëve .
Kombi i kulturës dhe kombi i shtetit Krijimin e kombit e kan kërkuar rrethanat shoqërore specifike të cilat e kishin arritur një nivel të konsiderueshëm të zhvillimit i cili për ta organizuar jetën e njerëzve i kërkohej bashkimi ekonomik , territorial dhe gjuhësor nga kjo ne dallojmë kombin e kulturës dhe shtetit .
7
Kombi i kulturës mbështetet mbi një pasuri të caktuar kulturore këtu mungon shteti dhe mu
për ketë elitat politike dhe intelektuale të kohës ju kanë referuar kategorive parashtetërore si gjuhës dhe kulturës . Kombi i shtetit mbështetet në fuqinë bashkuese të një historie e të një kushtetute të
përbashkët politike . Ai në strukturën e vet ka numër të konsiderueshëm të grupeve etnike të cilat kanë heterogjenitet kulturor . Kombi i shtetit u paraqit pas Revolucionit Francez falë sovranitetit kolektiv . Ai spjegohet edhe përmes mendimit të Tokvilit që themelimin e kombit Amerikan në ShBA e konsideron të krijuar nga të gjitha kombet e botës ku të gjithë kan gjuhën , besimin mendimet e ndryshme pa ju cënuar por ai konsideron këtë si një shoqëri pa rrënjë .
Partit Politike Me hyrjen në fuqi të Mgna Carta Libertatum pas nënshkrimit edhe nga mbreti John , pushteti i monarkut u kufizua dhe u vendosen themelet e para të parlamentarizmit . Anglia njihet si djepi i parlamentarizmit aty u krijun edhe partit e para politike . Sot partit politike dallojnë prej grupeve tjera sepse synojnë të fitojnë pushtetin qeverisës . Janë grupe legale kan statusin e tyre që përfshin rregullan dhe normat mbi të cilat funksionon partia , programin të ndërtuar nën rrethanat e kohës dhe antarsin që konsiderohet si themel dhe faktori kryesor I partive nga I cili varet edhe fuqia e tyre ne jetën shoqërore . Kategorizimi ideologjik dhe profilizmimi I partive potikike është cështje e ndërkiluar edhe për vendet që kan një tradit relativisht të gjatë në demokraci . Partitë socialiste , progressive , komuniste që thirrin për reforma sociale dhe transformin ekonomik konsiderohen si parti të krahut te majt . Parti te djathta konsiderohen partitë konservatore të cilat kanë për synim ta ruajnë rendin shoqëror ekzistues me tendency të vazhdimit të tij . Përcaktimet majtas apo djathtas të partive politike nuk paraqesin ndonje prerje të fortë në mes tyre por e vërteta është se këto dallojnë në mes veti nga se e majta mbështët ndërhyrjen dhe kolektivizimin kurse e djathta mbështet tregun dhe individualizmin . Te djathtët shpesh rrenjosen në truallin e natyrës e të historisë , angazhohet për mbrojtjen e së kaularës , traditës dhe të trashëgimisë .
8