I.
Financat Publike
1. Qka janë financat publike ? Financat publike paraqesin veprimtarin financiare të shtetit që arrihet përmes të hyrave dhe të shpenzimeve të buxhetit.Financat publike janë të lidhura me egzistimin e shtetit dhe të parave. 2. Si ndahen financat publike ? Ndahen në: Financa personale , Financa Publike dhe Financa të korporatave.\ 3. Cilat janë funksionet e financave publike ? a) Funksioni alokativ b) Funksioni I rishpërndarjes c) Funksioni stabilizues 4. Qka paraqet Funksioni alokativ I financave publike ? Funksioni alokativ I financave publike ka për detyrë që ti drejtojë apo ti shpërndaj mjetet në shtet apo në shoqëri në pjesën që shërben për plotësimin e nevojave publike dhe në pjesën tjetër që I siguron mjetet për ofertën e të mirave private. 5. Qka paraqet funksioni I rishpërndarjes ? Funksioni I rishpërndarjes të financave publike ka të bëjë me rishpërndarjen e të ardhurave ndërmjet individit dhe shtetit në mes të sektorëve dhe të regjioneve. 6. Qka paraqet funksioni stabilizues ? Funksioni stabilizues I financave publike është atëherë kur ekonomia e vendit del nga ekuilibri dhe është e nevojshme intervenimi I shtetit me masat e politikes ekonomike dhe në mënyrë që të vendoset ekuilibri në treg I qmimeve. 7. Qfarë politike e përdor shteti për ti arritur qëllimet e caktuara? Shteti për ti arritur qëllimet e caktuara e përdor politikën fiskale. 8. Cilat janë qëllimet kryesore të politikës fiskale ekonomike? Qëllimet kryesore të politikës ekonomike janë: - Punsimi I plotë - Stabiliteti I qmimeve - Rregullimi I bilancit të pagesave - Rritja ekonomike - Plotësimi I nevojave publike etj.
II.
Shpenzimet publike
9. Qka janë shpenzimet publike ? Shpenzimet publike janë shpenzime në para të cilat I bënë shteti dhe subjektet e tjera publike për plotësimin e nevojave të shoqëris dhe për interesa publike.Shpenzimet publike janë të lidhura ngusht me të hyrat publike,sepse pikërisht të hyrat publike janë burimi I financimit të nevojave shtetërore me anë të shpenzimeve publike. 10.Cilat janë karakteristikat e shpenzimeve publike ? - Shpenzimet publike shërbejn për plotësimin e nevojave kolektive dhe për interesa publike - se shpenzimet publike bëhen në para. 11.Cilat nevoja plotësohen me anë të shpenzimeve publike ? Me anë të shpenzimeve publike plotësohen këto nevoja : - Nevojat e përgjithshme publike - Nevojat e përbashkëta ose kolektive - Nevojat e natyrës ekonomike të shtetit 12.Qka paraqesin nevojat e përgjithshme publike ? Janë nevojat të cilat financohen prej buxhetit,pra në nevojat e përgjithshme publike hyjnë shpenzimet material dhe personale të bashkësive shoqërore politike. 13.Qka paraqesin nevojat e përbashkëta ose kolektive ? Përfshijnë nevojat e arsimit,kulturës,shkencës,sigurimit social,pensional dhe invalidor,shëndetësis etj. 14.Qka paraqesin nevojat e natyrës ekonomike ? paraqet intervenimin e shtetit në ekonomi,në mardhëniet ekonomike ndërkombëtare,investimi në infrastrukturë etj. 15.Si klasifikohen shpenzimet publike ? - Kompensimi ndaj të punësuarve - Mallra dhe shërbime - Projekte kapitale - Subvencionet dhe Transferet 16.Si ndahen shkaqet e rritjes së shpenzimeve publike ? - Shkaqe Formale - Shkaqe Reale
17.Qka paraqesin dhe kush hynë në Shkaqe Formale ? Shkaqet formale ndikojn në rritjen e shpenzimeve publike por nuk e rrisin obligimin tatimor,dhe bëjnë pjesë : a) zvogëlimi I fuqisë blerëse të parave b) ndryshimet teknike në përpilimin e buxhetit c) ndryshimet në madhësinë e shtetit. 18.Qka paraqet zvogëlimi I fuqisë blerëse të parasë ? Kjo paraqitet kështu: Me rënien e fuqisë blerëse të parasë ngriten qmimet,të cilat më tutje ndikojnë në ngritjen e meditjeve dhe të pagave,e gjithë kjo I rrit edhe shpenzimet e shtetit. 19.Qka paraqesin ndryshimet teknike në përpilimin e buxhetit ? Parimi I plotë I buxhetit kërkon që të gjitha shpenzimet duhet të hyjnë në buxhet pa u bërë kompensimi reciprok me të hyrat.Kjo mënyrë e përpilimit të buxhetit është e njohur me emrin buxheti bruto. 20.Qka paraqesin ndryshimi I madhësis së shtetit ? Rritja e territorit të shtetit dhe e popullësis është shkak formal I rritjes së shpenzimeve publike,me që zgjerimi territorial I shtetit tërheq automatikisht rritjen e numrit të popullsisë,në këtë rast rriten shpenzimet publike,por që njëkohësisht rritet edhe numri I detyrusve tatimor. 21.Shkaqet reale,cilat janë ato ? a) Shkaqet reale të natyres ekonomike b) Shkaqet reale të natyres politike c) shkaqet reale të natyrës financiare 22.Cilët factor në SHBA kanë ndikuar në rritjen e shpenzimeve publike ? - lufta dhe përgaditja e luftës - rritja e popullësis dhe e urbanizmit - rritja e qmimeve - përsosja e funksioneve publike - funksionet ekonomike të shtetit etj.
III.
Të hyrat publike
23.Qka paraqesin të hyrat publike ? Mjetet financiare me të cilat shteti I plotëson nevojat publike quhen të hyra publike ose të ardhura shtetërore publike.
24.Cilët janë karakteristikat e të hyrave shtetërore ? a) të hyrat shtetërore mblidhen dhe janë të shprehura në para, b) të hyrat shtetërore janë të hyra njëvjeqare që dmth mblidhen dhe kalkulohen brenda 1 viti c) të hyrat shtetërore shërbejnë për plotësimin e nevojave shtetërore d) të hyrat mblidhen nga burimet 25.Si mund të paraqiten të hyrat publike ? Mund të paraqiten në formë të : Tatimev,kontributeve, taksave ,doganat,huaja shtetërore,etj. 26.Cilat janë qëllimet dhe detyrat e të hyrave publike ? a) Rishpërndarja e të ardhurave b) Ndarja e faktorëve ekonomikë c) Stabiliteti ekonomik dhe social d) Nxitja e zhvillimit ekonomik 27.Qka paraqesin të hyrat Fiskale dhe të hyrat Jofiskale ? Të hyrat fiskale paraqesin të hyrat të cilat bazohen në sovranitetin financiar të shtetit dhe të forcës,pra paraqesin dhënie të obligueshme të cilat shteti në bazëq të sovranitetit financiar I mbledh me anë të detyrimit.Pra kanë karakter të detyrueshëm. Të hyrat jofiskale paraqesin të hyrat të cilat nuk bazohen në sovranitetin financiar të shtetit dhe të forcës.
IV.
Tatimet
28.Qka janë Tatimet ? Tatimi është dhënie e detyrueshme në para,të një pjese të të ardhurave ose të pasurisë për mbulimin e shpenzimeve të përgjithshme publike dhe pa kundërshpërblim të drejtpërdrejtë. Tatimet janë burimi kryesor I financimit të shtetit. 29.Cilat janë karakteristikat e tatimit ? - Tatimet janë të hyra derivative - Tatimet janë të hyra të detyrueshme - Tatimet mblidhen për financimin e shpenzimeve publike - Tatimet mblidhen në para etj.
30.Kur janë tatimet të hyra derivative ? Shteti duke I tatuar subjektet ekonomike ua zvoglon fuqinë ekonomike të tyre me qëllim që vetvetes ti krijoj fuqi ekonomike për sigurimin e financimit të shpenzimeve të saj të shumta. Tatimet quhen të hyra derivative sepse shteti ato nuk I krijon nga shitja e mallrave dhe produkteve apo shërbimeve,por shteti ato I mbledh si rezultat I sovranitetit që ka,pra të gjithë personat fizik dhe juridik e subjektet ekonomike janë të detyruar të paguajnë tatim. 31.Kur janë tatimet të hyra të detyrueshme ? Me tatim siq u tha subjekteve ekonomike u zvogëlohet fuqia ekonomike. Shteti këtë e bën me qëllim që të mbledh mjete për plotësimin e nevojave të përgjithshme shtetërore. Obligimi tatimor nuk varet prej dëshirës së personave fizik dhe juridik, por bazohet ne forcën ligjore që ka shteti.Obligimit tatimor nuk mund ti ikë detyruesi tatimor. Pra të gjithë shtetasit e një vendi,personat fizik dhe juridikë janë të detyruar të paguajnë tatim. 32.Cili është qëllimi I tatimit ? Qëllimi I tatimit është mbledhja e mjeteve financiare për shtetin dhe organet e tjera publike të cilat janë të nevojshme për financimin e funksioneve të tyre.Ky është qëllimi fiskal I tatimit. 33.Qka është politika fiskale restrictive ? Nëse në treg kërkesa është më e madhe se oferta shkaktohet çrregullimi I tij,andaj shteti me masat e politikës fiskale restrictive ndikon në zvogëlimin e fuqisë blerëse të detyruesit tatimor me atë edhe në zvogëlimin e kërkesës, këtë shteti e realizon duke e ngritur ngarkesën tatimore me aplikimin e llojeve të reja të tatimit,rritja e normave tatimore për tatimet egzistuese etj. Pra shteti aplikon politikën fiskale restrictive për me kufizu aktivitetin ekonomik,me zvogëlu kërkesën dhe me zvogëlu konsumin etj. 34.Qka është politika fiskale ekspansive ? Nëse në treg oferta është më e madhe se kërkesa,atëherë duhet të ndërmerren masat për tu vendosur ekuilibri I prishur dhe stabiliteti ekonomik. Me masat e politikës fiskale ekspansive ndikohet në rritjen e fuqisë blerëse,siq është ulja e ngarkesës tatimore me anë të ndërprerjes së ndonjë lloje tatimi, ulja e normës tatimore etj. Dhe si rezultat I kësaj rritet fuqia blerëse dhe rritet edhe kërkesa. Pra shteti zbaton politikën fiskale ekspansive për me nxit aktivitetin ekonomik, duke e rritur fuqin blerëse dhe konsumin. 35.Cilat janë elementet e tatimit ? Obliguesi tatimor
Paguesi tatimor Destinuesi tatimor Pushteti tatimor Çregjistrimi I tatimit etj. 36.Qka është obliguesi tatimor ? Është personi fizik ose juridik I cili në bazë të obligimit ligjor është I detyrueshëm të paguajë tatim. 37.Qka është Paguesi tatimor ? Është personi fizik ose juridik I cili,më të vërtet paguan tatimin ose e paguan me qëllim që ta bartë në ndonjë person tjetër I cili do ta mbante ngarkesën tatimore. 38.Qka është Destinuesi tatimor ? Është person fizik ose juridik I cili me të vërtet e paguan tatimin dhe e mban ngarkesën tatimore. 39.Qka është Çregjistrimi I tatimit ? Është kur obliguesit tatimor I zvogëlohet ose I çregjistrohet obligimi tatimir. Organes financiare e ndërmarrin një aksion të tillë atëherë kur ndodhin fatkeqësi elementare ose per shkaqe tjera të jashtëzakonshme në të cilat obliguesi tatimor nuk ka mund ti pengojë dhe të ndikojë në to. Për këtë arsye obliguesit tatimor I janë zvogluar të ardhurat ose I është dëmtuar një pjesë e pasurisë, e cila gje u jep shkak organeve financiare kompetente që ta bëjnë çregjiustrimin e tatimit. 40.Qka është parashikimi I tatimit ? Është nëse e drejta për arketimin e tatimit është vjetruar pas disa vjetësh. 41.Cilat janë metodat për caktimin e bazës tatimore ? - Metoda e parashenjave - Metoda e drejtpërdrejtë - Metoda indirekte - Metoda zyrtare - Metoda e krahasimit 42.Qka është metoda e parashenjave ? Është kur baza tatimore caktohet në bazë të fakteve të dukshme në bazë të shenjave të jashtme që shërbejnë si bazë për tatim. 43.Qka është metoda e drejtpërdrejtë ? Është ajo kur baza tatimore e obliguesit tatimor caktohet në bazë të të dhënave që ia dërgon vetë obliguesi tatimor organeve tatimore.
44.Qka është metoda indirekte ? Është kur shënimet të cilat janë të nevojshme për caktimin e bazës tatimore organit tatimor ia dërgon ndonjë person I tretë,I cili ka shënimet të cilat merren parasyshë gjatë të tatuarit. 45.Qka janë normat tatimore ? Norma tatimore shpreh raportin në mes të bazës tatimore dhe tatimit të caktuar. Si e till caktohet në përqindje dhe zbatohet në bazën tatimore,përkatësisht në njësinë tatimore. 46.Cilat janë janë normat tatimore ? - Normat tatimore proporcionale - Normat tatimore progressive - Normat tatimore Regresive 47.Qka janë normat tatimore proporcionale ? Është kur me ligj caktohet norma e njësuar tatimore për një formë të tatimit,pa marrë parasysh njësit tatimore. Kështu që me rritjen e të ardhurave rritet në përpjestim të drejtë edhe ngarkesa tatimore,por nuk ndryshon lartësia e normës tatimore. 48.Qka janë normat tatimore progressive ? Është kur paralelisht me rritjen e bazës tatimore rritet edhe norma e tatimit. Norma tatimore nuk është konstatnte,por është variabile. 49.Qka janë normat tatimore regressive ? Është atëherë kur me rritjen e bazës tatimore zvogëlohet norma tatimore. Kjo normë tatimore përdoret rrallë. 50.Qka është tatimi I dyfishtë dhe I shumëfisht ? Tatimi I dyfishtë është atëherë kur I njëjti obligues tatimor,I njëjti object tatimor,me të njëjtin tatim,në të njejtën kohë tatohet dy herë në dobi të dy ose më shumë organeve tatimore. Të tatuarit e shumëfisht është atëherë kur një obligues tatimor në të njejtin burim tatimor paguan shumë tatime të ndryshme. 51.Qka paraqet Principi I Mjaftushmërisë ? Parim I Vagnerit Duhet kuptuar ashtu që me anë të mbledhjes së tatimit të grumbullohen mjete të cilat së bashku me të hyrat e tjera shtetërore do të bëjnë të mundur mbulimin e të gjitha shpenzimeve shtetërore të planifikuara.
52.Qka paraqet Principi I përshtatshmërisë ? Parim I Vagnerit Me principin e përshtatshmërisë duhet nënkuptuar mundësinë e sistemit tatimor që t’u përshtatet shpejt ndryshimeve në lartësinë e nevojave të
shtetit. Rritja e vëllimit të shpenzimeve të shtetit kërkon edhe rritjen e kërkesës për mjete monetare,andaj para sistemit tatimor vihet për detyrë që ti plotësojë këto kërkesa,duke siguruar financimin e të dalave të rritura të shtetit.
53.Qka paraqet bartja e tatimit ? Paraqet dukurinë kur obliguesi tatimor me qëllim që t’I shmanget ngarkesës tatimore atë e bartë në tërësi ose pjesërisht në personin tjetër,ose këta persona tatimin e bartur përsëri e bartin në tërësi ose pjesërisht në personat e tretë. 54.Qka paraqet bartja e tatimit me qëllim dhe pa qëllim ? Bartja e tatimit me qëllim është atëherë kur qëllimi I ligjdhënësit është që obliguesi tatimor të jetë I ndryshëm prej personit I cili e mban ngarkesën tatimore dmth kur me qëllim dëshiron që obliguesi dhe paguesi tatimor të mos jetë I njëjti person. Bartja e tatimit pa qëllim paraqitet atëherë kur ngarkesën tatimore e mban personi I cili sipas ligjdhënësit nuk është paraparë. 55.Qka janë tatimet e drejtpërdrejta dhe indirekte ? Tatimet e dejtpërdrejta janë ato të cilat paguhen përpara se të bëhet shpenzimi I të ardhurave e paguajnë tatimin në momentin e realizimit të të ardhurave të tyre. Kurse tatimet indirekte paguhen gjatë shpenzimit të të ardhurave. 56.Qka paraqet bartja e tatimit përpara dhe prapa ? Bartja e tatimit përpara është atëherë kur obliguesi tatimor nëpërmjet të ngritjes së qmimeve të produkteve dhe shërbimeve të veta e bart ngarkesën tatimore në blerësit e këtyra produkteve dhe të shërbimeve. Bartja e tatimit prapa është atëherë kur blerësi ka sukses që t’ia ulë qmimin e mallit ose të shërbimeve të cilit ia paguan shitësit. 57.Cilat janë fazat e bartjes së tatimit ? - Perkusioni - Reperkusioni - Incidenca - Difuzioni 58.Qka është Perkusioni ? është faza e parë e bartjes së tatimit në të cilën caktohet obligimi tatimor dhe personi I cili me ligj është shpallur si obligues tatimor dhe I cili do ta paguaj
tatimin. 59.Qka është Reperkusioni ? Është faza e dytë e bartjes së tatimit në të cilën obliguesi tatimor e bartë ngarkesën tatimore në personin tjetër. Do të thotë se obliguesi tatimor e pranon obligimin tatimor,por jo edhe ngarkesën tatimore. 60.Qka është Incidenca ? është faza e tretë e bartjes së tatimit. Kjo fazë paraqet situatën kur nuk egziston kurrëfarë mundësie që ngarkesa tatimore të bartet në ndonjë person tjetër,as në furnitorët e lëndëve të para,të karburantëve,etj. Në këtë fazë të bartjes së tatimit paraqitet personi I cili definitivisht me të vërtet e mban ngarkesën tatimore si pagues I fundit I tatimit. 61.Qka është Difuzioni ? Është faza e katërt e bartjes së tatimit, në të cilën tatimi I bartur sikur valë derdhet dhe shpërndahet në tërë ekonominë e vendit. 62.Qka paraqet Transformimi ose Kompensimi I tatimit ? Nuk ka të bëjë me bartjen e tatimit e as me ikjen nga pagesa e tatimit, por bazohet në aftësin e obliguesit tatimor që me racionalizimin e procesit të prodhimit të arihen efekte ekonomike më të mëdha në mënyrë që të kompenzohet shuma e paguar e tatimit. 63.Qka paraqet Parimi I mjaftushmërisë ? Duhet kuptuar ashtu që me anë të mbledhjës së tatimit të grumbullohen mjetet të cilat së bashku me të hyrat e tjera shtetërore do të bëjnë të mundur mbulimin e të gjitha shpenzimeve shtetërore të planifikuara. 64.Qka paraqet parimi I përgjethësis ? Sipas parimit të përgjithësis së tatimit të gjithë janë të obligueshëm të paguajnë tatimin,pa marrë parasysh dallimet klasore, fetare etj. Në këtë drejtim në të gjitha kushtetutat e shteteve modern I hasim dispozitat sipas të cilave të gjithë qytetarët përpara ligjit janë të barabartë andaj të barabartë janë edhe ndaj obligimit të pagimit të tatimit. 65.Qka paraqet Evazioni tatimor I ligjshëm ? Evazioni tatimor mund të jetë I paraparë edhe me ligj, kur ligjdhënësi I parashikon disa lehtësi të cilat obliguesi tatimor I shfrytëzon psh. Norma tatimore më e ulët,numri I madh I fëmijëve,etj janë të liruara nga pagimi I tatimit. Evazioni tatimor I ligjshëm është edhe në ato raste kur obliguesi tatimor e zvogëlon konsumimin,respektivisht kur nuk I konsumon prodhimet e vendit e as prodhimet e huaja të ngarkuara me tatim. Evazioni tatimor I ligjshëm është edhe atëherë kur obliguesi tatimor e ndërron vendbanimin, ose e ndërron llojin e veprimtaris në mënyrë që ta
zvogëlojë ngarkesën tatimore.
V.
Doganat
66.Qka janë Doganat ? Doganat janë të hyra monetare të shtetit të cilat arkëtohen me rastin e kalimit të mallit të caktuar përtej kufirit shtetëror. Në shkencën financiare në përgjithësi është pranuar se doganat janë një lloj I tatimit. Kjo për arsye se I kanë të gjitha karakteristikat me të cilat cilësohen edhe tatimit. Pra edhe të doganat janë karakteristike: Dhënia e detyrueshme në para, realizohen në bazë të sovranitetit financiar të shtetit. Pra doganat janë tatime indirekte. 67.Cilat janë qëllimet e doganave ? Qëllimet e doganave në vend të parë është që të ruajë integritetin ekonomik të vendit. Pra,qëllimet kryesore të doganave janë të natyrës financiare dhe ekonomike. 68.Qka janë qëllimet fiskale (financiare) ? Janë që me anë të tyre të mblidhen mjete financiare për plotësimin e shpenzimeve shtetërore. 69.Qka janë qëllimet ekonomike ? Janë mbrojtja e ekonomisë së vendit. Me anë të doganave dhe të instrumenteve tjera të politikës ekonomike rregullohet këmbimi I mallrave,vëllimi,etj. 70.Cilat janë funksionet e doganave ? - që të mbrojnë nivelin e arritur si dhe strukturen e zhvillimit ekonomik - që të mbrojnë situatën e caktuar në bilancin e pagesave sa u përket të hyrave dhe të dalave devizore - që të rregullojnë strukturën e nevojshme të importit duke stimuluar importin e domosdoshëm - që të shpërndajnë akumulimin në mes të prodhuesve,degëve dhe rajoneve të ndryshme. -që të mbrojë zhvillimin rajonal dhe zhvillimin e rajoneve të pazhvilluara,duke
ndikuar në importin dhe aplikimin e teknologjisë së re, etj. 71.Qka janë doganat Diferenciale ? Janë ato me çrast malli doganohet me normat doganore maksimale ose me pozicione doganore më të larta se që është paraparë me tarifën doganore. 72.Qka janë doganat Preferenciale ? Janë të kundërta me doganat diferenciale,për arsye se të këto dogana përdoret norma doganore më e ultë me rastin e doganimit të mallit.
73.Qka janë doganat antidampinge ? Janë dogana mbrojtëse me të cilat dëshirohet të mbrohet ekonomia e vendit prej mallrave të importuara me qmime të ulëta. Dampingu ka për qëllim që me anë të qmimeve eksportuese të uleta të krikojë monopol në tregun ndërkombëtar të mallrave të caktuar duke I likuiduar konkurentët tjera. Por vendi importues e mbron ekonominë e vet prej importit të mallrave me qmime të ulëta me aplikimin e doganave antidampinge. 74.Qka janë Doganat Retorsive ? Janë dogana mbrojtëse të cilat I ndërmerr një shtet kundër një shteti tjetër që më parë ka ndërmarrë masa të dëmshme. Këto masa ndikojnë në keqësimin e mardhënieve në mes të këtyre shteteve të cilat mund të jenë të tilla për shkaqe politike ose ekonomike.
VI.
Taksat
75.Qka janë taksat ? Janë instrument I rëndësishëm financiar të cilat kontribojnë në mbledhjen e të hyrave shtetërore. Taksat janë lloj specific I të hyrave publike të cilat I arkëton shteti edhe organet e tjera juridike publike prej personave fizikë dhe juridikë si kundërshpërblim për shërbimet të cilat ua ofrojnë këto organe. 76.Qka janë karakteristik e Taksave ? Karakteristik e parë e taksave është se paraqesin kundërshpërblimin për shërbimin e kryer nga ana e organeve shtetërore ose të organeve të tjera juridiko-publike. Karakteristik e dytë e taksave është se obliguesit e taksave vetë e sipas dëshirës bëjnë pagimin e taksave dhe nxitin punën e organeve shtetërore. Këto janë edhe dy cilësit e taksave që I dallojm nga tatimet.
77.Ku është dallimi mes kontributev dhe taksave ? Obliguesi I kontributit është I detyrueshëm që ta paguaj kontributin pa marrë parasysh se a do të ketë kundërshpërblim, kurse taksat paguhen për shfrytëzimin e kundërshpërblimit të drejtpërdrejtë.
VII.
Kontributet
78.Qka janë Kontributet ? Kontributet janë instrument financiar me rendësi me të cilin mblidhen mjete për financimin e të dalave publike. Pra kontributet janë një lloj I të hyrave publike,kryesisht të paguara në para,të mbledhura prej personave fizik dhe juridikë si kundërshpërblim. 79.Ku është Ngjashmëria mes Kontributeve dhe tatimit ? Ngjashmëria është se të dyja janë të hyra publike, dhe të dyja janë obligime të personave fizik dhe juridikë. 80.Ku është dallimi mes Kontributev dhe Tatimit ? Dallimi është se Kontributet I paguajnë kategoria e caktuar e personave fizik dhe juridik të cilët kanë dobi të drejtpërdrejtë prej aktivitetit të shtetit,ndërsa tatimet I paguajnë të gjithë personat fizik dhe juridikë që kanë pasuri dhe realizojnë të ardhura. 81.Ku është ngjashmëria mes kontributeve dhe taksave ? Ngjashmëria është se të dyja këto kategori janë të hyra publike dhe I aplikon shoqëria. VIII.
Huaja Publike
82.Qka është Huaja publike ? Huaja publike është instrument financiar të cilën e shpall shteti në rastë të caktuara për të realizuar qëllime ekonomike. Shteti huan publike e shpall në situate të veqanta atëherë kur shtetit I nevojiten mjete financiare për mbulimin e shpenzimeve të jashtëzakonshme të cilat nuk mund ti mbulojë prej të hyrave të rregullta. 83.Ku është dallimi mes Huas publike dhe tatimit ? Është tatimi edhe huaja publike janë të hyra publike por dallojnë dukshëm. Dallimi qëndron në atë se tatimi është detyrim. Mjetet monetare të cilat ia japing shtetit regjistruesin e huas iu kthehen pas një periudhe të caktuar se bashku me kamatën. Ky është dallimi në mes huas publike dhe tatimit. 84.Cilat janë karakteristikat e Huas publike ? - Janë vullnetare
- Kthehen me kamatë 85. Cilat janë shkaqet e krijimit të huas publike ? - Shpenzimet publike të mëdha e sidomos shpenzimet e jashtëzakonshme - Mospërputhja kohore e krijimit të shpenzimeve publike me rrjedhën e të hyrave publike - Intervenimin e shtetit ne ekonomi - Deficiti I përhershëm buxhetor 86.Qka është Konversioni I huas publike ? Është një operacion financiar të cilin shteti e shfrytëzon në situate të caktuara për shëndrrimin e një huaje me kushte të pavolitshme në hua të re me kushtë të volitshme.Pra konversioni do të thotë ndryshimi I kushteve te huas në kontratën për huan e cila do të ketë si rezultat përmirësimin e pozitës financiare të shtetit. 87.Cilat janë shkaqet e konversionit të huas publike ? - Shkaqet e natyres ekonomike - Shkaqet e natyrës Financiare - Shkaqet e natyrës politike - Shkaqet e natyrës Juridike 88.Qka është Konsolidimi I huas publike ? Është operacion financiar me të cilin ndryshohen kushtet e huasë. Konsolidimi I huasë do të thotë bashkimi I shumë huave të ndryshme me norma të kamatës të ndryshme me afate të ndryshme kthimi në një hua të përbashkët me kushte të njëjta. Me konsolidim kemi të bëjmë edhe atëherë kur një hua afatshkurtës shëndrrohet në hua afatgjatë. 89.Cilat janë motivet e Konsolidimit ? Konsolidimi I huas bëhet për dy motive : a) Thjeshtësohet procedura e kthimit të huas, dhe b) Shteti I realizon disa lehtësi të volitshme IX.
Buxheti
90.Qka është Buxheti ? Buxheti është institucin financiar themelor I qdo shteti me të cilin me plan parashikohen shpenzimet dhe të hyrat publike shtetërore. Buxheti ka rol të rëndësishëm si instrument financiar nëpërmjet të cilit bëhet rishpërndarja e një pjese të madhe të të ardhurave kombëtare. Buxheti reflekton pamjen makroekonomike të një vendi.
91.Cilat janë karakteristikat e Buxhetit ? - është akt public , - është një vjeqar, - është parashikim me plan I të hyrave dhe I shpenzimeve publike për një vit fiscal buxhetor, - meqë buxhetin e nxjerr organi më I lartë I një shteti pra parlamenti sipas procedurave të cilat janë të njëjta me aprovimin e ligjit atëherë mund të konstatohet se buxheti I ka cilësit e ligjit. - dhe buxheti duhet të aprovohet para fillimit të vitit buxhetor,nëse dështon aprovimi I buxhetit vendi mund të shkoj në zgjedhje të parakohshme. 92.Cilat janë funksionet e Buxhetit ? - Funksioni Ekonomik - Funksioni Politik - Funksioni Juridik
93.Qka paraqet Funksioni Ekonomik I buxhetit ? Ka të bëjë me caktimin preciz të shpenzimeve publike si dhe të burimeve të mjeteve publike me të cilat do të mbulohen shpenzimet publike. 94.Qka paraqet Funksioni Politik I buxhetit ? Me zhvillimin e buxhetit si instrument financiar,të cilin me procedurë të veqantë e aprovon organi përfaqësues,është shprehur e drejta buxhetore. 95.Qka paraqet Funksioni Juridik ? Ka të bëjë me të drejtën financiare respektivisht me të drejtën buxhetore të shtetit. 96.Si realizohen të hyrat dhe shpenzimet në buxhet sipas Metodes Automatike ? Bazohet në shënimet e shpenzimeve dhe të hyrave të realizuara për vitin e kaluar,duke u mbështetur në njëfarë automatizmi psh. Kur përpunohet hartimi I buxhetit,tashmë për vitin 2008 merren për bazë shënimet e vitit 2007 dhe automatikisht pranohen këto të dhëna dhe futen në buxhetin e ri. 97.Qka paraqet Principi public I Buxhetit ? Principi public I buxhetit ka të bëjë me njoftimin e obliguesve tatimorë dhe të qytetarëve të tjerë me lartësinë e mjeteve buxhetore,me llojin e të hyrave dhe me qëllimin e shpenzimit të tyre. 98.Qka paraqet financimi I përkohshëm I buxhetit ? Asnjë shpenzim nuk mund të bëhet në ngarkesë të buxhetit përpara se organi përfaqësues ta pranojë dhe ta votojë buxhetin.Mirëpo në praktikë mund të
ndodhë shpesh që buxheti të mos aprovohet me kohë ashtu që viti buxhetor të fillojë,kurse buxheti ende të mos jetë aprovuar. Në këto raste financimi I shërbimeve publike zgjidhet nëpërmjet të ashtu quajturit financim I përkohshëm.Në këtë mënyrë autorizohet organi ekzekutiv që t’I kryejë shpenzimet publike dhe të bëjë arkëtimin e të hyrave për një periudhë derisa të mos aprovohet buxheti.Pra,bëhet shpenzim pa aprovimin paraprak të buxhetit. 99.Cilat janë masat antiinflacioniste të buxhetit ? a. Rritjen e përfshierjeve fiskale(tatimet e reja,rritja e tatimeve të vjetra) etj. b. Zvogëlimin e shpenzimeve publike c. Zvogëlimin dhe kthimin e huas publike,nëse është përdorur për financimin e shpenzimeve buxhetore.