Rëndësia dhe roli i investimeve të huaja në zhvillimin ekonomik të vendit tonë PUNIM DIPLOME
ABSTRAKT Investimet e Huaja janë një fenomen relativisht i ri, i cili ka patur një zhvillim të hovshëm në rritje në vitet në vazhdim. Nxitur nga ndryshimi teknologjik, konkurrenca globale dhe liberalizimi i tregjeve, investimet e huaja luajnë një rol kyç në proçesin e integrimit global ekonomik. IHD-të sjellin kapitalin e nevojshëm, rritin produktivitetin e ekonomisë nëpërmjet transferimit të njohurive dhe teknologjisë, ndikojnë në hapjen e tregjeve të reja për tregti, rritin konkurencën ekonomike, ndikojnë në reduktimin e defiçitit të llogarive korrente, rrisin punësimin dhe mbi të gjitha ndikojnë në mirëqenien e popullsisë. Rritja e investimeve të huaja është objektiv kyç për zhvillimin ekonomik të një vendi dhe prioritet strategjik i qeverive. Përthithja e këtyre investimeve kërkon politika dhe strategji të mirëpërcaktuara, përmirësime të vazhdueshme në kuadrin ligjor dhe institucional, stabilitet dhe rritje ekonomike të qëndrueshme, përmirësim dhe modernizim të infrastrukturës si dhe përmirësime në klimën për mjedisin e biznesit dhe investimeve. Në këtë studim, do të merremi konkretish me rastin e Kosovës. Do të analizohen burimet e mundësitë e Kosovës, si edhe pikat e saj të dobëta në kuadrin e ndikimit të tyre në situatën aktuale të investimeve të huaja hyrëse, si dhe me synimin e rekomandimit të strategjive të mundshme për përmirësim të kësaj situate. Investimet janë bazë shumë e fortë për zhvillimin ekonomik për të gjithë shtetet, e veçanërisht shtetet në tranzicion siç është Kosova. Investimet e huaja direkte paraqesin mënyrën më efektive për të krijuar vende të reja të punës në Kosovë dhe për të krijuar parakushte për rritje të qëndrueshme ekonomike në të ardhmen. Kosova ka potencial të madh për tu bërë vend i pëlqyer për investime të huaja direkte si dhe të tërheqë kapital, informacione dhe teknologji.
Fjalë kyçe: IHD, Investime të Huaja Direkte, Investimet e Huaja në Kosovë, përcaktuesit e IHD, avantazhet e IHD, zhvillimi institucional, integrimi global ekonomik, etj.
LISTA E SHKURTIMEVE 2
IHD - Investime te Huaja Direkte FMN - Fondi Monetar Ndërkombëtar OECD - Organisation for Economic Co-operation and Development (Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim) APIK - Agjencia për Promovimin e Investimeve të Kosovës MZHE - Ministria e Zhvillimit Ekonomik BE - Bashkimi Europian EJL - Europa Juglindore EQ - Europa Qendrore IJD - Investimet e Jashtme Direkte CIPE - Qendrën për Ndërmarrjet Ndërkombëtare Private GDP - Bruto e Produktit Vendor ESK - Enti Statistikor i Kosovës AKM - Agjencia Kosovare e Mirëbesimit BKQ - Banka Qëndrore e Kosovës MTI - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë IFC - Korporata Financiare Ndërkombëtare PSSP - Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm
3
LISTA E TABELAVE DHE FIGURAVE Tabela nr.1: Prejardhja e INVESTIME-ve në Kosovë sipas rajoneve
31
Tabela nr.2: Prejardhja e investimeve në Kosovë sipas vendeve
31
Tabela nr.3: Shpërndarja e kompanive të huaja të regjistruera në Kosovë sipas madhësisë dhe vitit të themelimit Tabela nr.4: Shpërndarja e investimeve sipas sektorëve
33 35
Tabela nr.5: Pengesat me të cilat ballafaqohen investitioret e huaj
39
Figura nr.1: Shkalla e rritjes së BPV-së në Kosovë
16
Figura nr.2: Shkalla e inflacionit në Kosovë (Çmimet e konsumit)
17
Figura nr.3: Shkalla e inflacionit në Kosovë (Çmimet e konsumit)
17
Figura nr.4: IHD në rajonin e EJL (2007-2010)
28
Figura nr.5: Neto investimet e huaja direkte (2006-2011)
28
Figura nr.6: Të hyrat e IHD (2007-2008)
29
Figura nr.7: IHD-të hyrëse në 2007
29
Figura nr.8: Kreditë vendore në IJL
41
4
TABELA E PËRMBAJTJES: ABSTRAKT...................................................................................................................................2 LISTA E SHKURTIMEVE..........................................................................................................3 LISTA E TABELAVE DHE FIGURAVE...................................................................................4 I. HYRJE......................................................................................................................................7 1.1. Historik......................................................................................................................................7 1.2. Qëllimi i punimit.......................................................................................................................8 1.3. Metodat e hulumtimit................................................................................................................8 1.4. Përmbajtja e punimit.................................................................................................................9 II. SHQYRTIMI I LITERATURËS.........................................................................................10 2.1. Përcaktimi i IHD-ve dhe format e tyre...................................................................................10 2.2. Klasifikime të Investimeve të Huaja Direkte..........................................................................11 2.3. Qëllimet e IHD-ve...................................................................................................................13 2.4. Efektet e IHD-ve mbi vendet pritëse......................................................................................14 2.5. Kushtet e duhura për tërheqjen e IHD-ve...............................................................................14 III.INVESTIMET E HUAJA NË KOSOVË.............................................................................17 3.1. Historiku i Investimeve në Kosovë....................................................................................20 3.2. Kosova në Sytë e Investitorëve të Huaj..................................................................................22 3.3. Politika e investimeve dhe promovimi në Kosovë.................................................................23 3.4. Rëndësia e investimeve në Kosovë.........................................................................................24 3.5. Arsyet që të investoni në Kosovë............................................................................................26 3.6. Investimet e Huaja Direkte në Kosovë...................................................................................29 3.7. Shpërndarja gjeografike e investimeve në Kosovë................................................................32 3.8. Disa të dhëna të përgjithshme Kosovë..........................................34 3.9. Shpërndarja
e
mbi
kompanitë investimeve
e
huaja
në sipas
sektorëve..........................................................................36 IV. KUFIZIMET DHE PENGESAT PËR INVESTIMET NË KOSOVË..............................39 4.1. Disa faktorë të përgjithshëm lidhur me pozitën gjeografike, kufizimet dhe pengesat për investime në Kosovë......................................................................................................................39 4.2. Financimi dhe shërbimet publike............................................................................................42 V. POLITIKAT E NXITJES SË INVESTIMEVE NË KOSOVË.........................................44 5.1. Stimulimet e investimeve të huaja në Kosovë, mbulojnë çështjet në vijim............................44 5.1.1. Bartja e humbjeve................................................................................................................44 5.1.2. Zbritjet e veçanta për asetet e reja........................................................................................44 5.1.3. Shmangia nga tatimi i dyfishtë............................................................................................44 5.1.4. Doganat................................................................................................................................45 5.1.5. Garantimi i Investimeve.......................................................................................................45 5.1.6. Toka.....................................................................................................................................45 5.2. Inventari i incentivave (nxitësve) të investimeve që ofrohen në Kosovë...............................46 5.3. Masat që duhet ndërmarrë për ndërtimin e një mjedisi miqësor në fushën e bisnesit dhe investimeve....................................................................................................................................46 5
5.4.
Promovimi
në
funksion
të
Investimeve...................................................................................51 VI. PËRFUNDIME......................................................................................................................54 VII. REKOMANDIME...........................................................................................................55 VIII. LITERATURA.................................................................................................................58
6
I HYRJE
1.1. Historik Investimet në formën e IHD-ve filluan para luftës së parë botërore kur njerëzit e Europës Perëndimore përdorën një përqindje të lartë të kursimeve të tyre për të financuar qeveritë e huaja dhe sipërmarrjet në pjesë të tjera të botës si kurrë më parë. Gati shumica e IHD-ve të Europës (Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë) janë bërë gjatë kësaj periudhe në formën e financimit të minierave, impianteve, shërbimeve publike, hekurudhave dhe porteve kryesishtë në Afrikë dhe Amerikën Latine. Gjatë kësaj periudhe në 1914, Britania e Madhe si fuqia më e madhe e asaj kohe, e mbizotëronte biznesin ndërkombëtar me rreth 45 përqind të totalit të IHD-ve. Pas luftës së Dytë Botërore, stafeta e IHD-ve i kaloi SHBA-së me kompani të tilla amerikane si: General Motors dhe IBM të cilat zhvilluan baza prodhuese kudo në botë sidomos në Europë dhe në Amerikën Latine. Rreth viteve ‘60, SHBA numëronte 48 përqind të IHD-ve botërore. Më pas kryesimi i SHBA-së u ndoq nga ringritja e shumëkombsheve europiane dhe hyrjes së Japonisë në skenën e investimeve ndërkombëtare. Për një kohë të gjatë IHD-të kanë ardhur nga vende shumë të industrializuara por edhe shumë vende në zhvillim kanë hyrë si burime për IHD-të. IHD-të u sigurojnë këtyre vendeve: − − − −
Një mënyrë për rritjen e tyre; Teknika të reja menaxhimi; I prezanton ato me teknologji të reja; Hyrjen në tregje; etj.
Globalizimi dhe liberalizimi i tregëtisë dhe investimeve ka sjellë një valë të flukseve të IHD-ve drejt vendeve në zhvillim. Megjithatë rritja shkoi te 12 vendet më të mëdha në zhvillim duke u ndarë sipas madhësisë së tyre ekonomike. Natyra e IHD-ve në vendet në zhvillim ka kaluar një transformim i cili i detyrohet nevojës për forma të reja të IHD-ve. IHD-të në ditët e sotme po zhvillohen në forma të reja të investimit të cilat janë të përshtatura më mirë për karakteristikat e klimës së investimeve. IHD-të e reja tregojnë një fleksibilitet të lartë në këtë 7
aspekt. Ato hapin sektorë të rinj në vendet në zhvillim dhe sigurojnë biznese të mesme me mundësi të reja. Ky zhvillim i ri i strukturës së IHD-ve drejt fleksibilitetit më të lartë tregon qartë që struktura dhe natyra e IHD-ve mes vendeve të industrializuara duhet të dallohet nga struktura e IHD-ve në vendet në zhvillim. IHD-të në vendet e industrializuara janë më riskoze dhe më të shtrenjta krahasuar me investimet vendase, sepse mungesa e informacionit në lidhje me tregjet e huaja përfshin një sërë kostosh, shpenzimesh dhe risqesh. Po pse kompanitë ndërmarin IHD? Kjo ka të bëjë me ndërkombëtarizimin e aktiviteteve të koorporatës.
1.2. Qëllimi i punimit Qëllimet e këtij punimi janë që të informojnë të gjithë ata të cilët dëshirojnë të investojnë në Kosovë, me motivet dhe kufizimet për investime, kualitetin e fuqisë punëtore, politikat tatimore, poziten gjeografike, burimet njerëzore dhe burimet natyrore, etj. Punimi gjithashtu ofron informacione për investimet e jashtme të drejtëpërdrejta të cilat janë bërë në Kosovë, dhe gjendjen e tyre. Sot institucionet kosovare janë duke i kushtuar nje rëndësi të veçantë investimeve duke themeluar Agjensinë për Promovimin e Investimeve në mënyre që sa me shumë ti informojnë investitoret për klimën e favorshme që zotëron në Kosovë dhe dobinë që kanë nëse investojnë në një treg të tillë.
1.3. Metodat e hulumtimit Metodat shkencore, që janë aplikuar gjatë hartimit të këtij punimi janë të përcaktuara nga vetë qëllimi i hulumtimit. Në hartimin e këtij punimi, aplikim të veçantë zënë metoda e analizës matematikore-statistikore. Metodat krahasuese dhe historike janë aplikuar me krahasimin e investimeve të bëra në vendet e rajonit në periudha të caktuara. Këto metoda janë aplikuar në trajtimin e lidhshmërisë aplikim - rezultat. Gjatë hartimit të këtij punimi është shfrytëzuar literatura shkencore e një spektri të gjërë që ka të bëjë me fushën e këtij punimi. Po ashtu, janë shfrytëzyar edhe studimet e instituteve kërkimore shkencore, raportet vjetore të institucioneve të ndryshme vendore dhe ndërkombtare si dhe të dhënat e publikuara në internet.
8
1.4. Përmbajtja e punimit Punimi do të trajtojë qështje që kanë të bëjne me investimet e jashtme direkte të cilat janë bërë në Kosovë viteve të fundit. Në këtë punim do të tregojmë për rëndsinë e investimeve në
momentet
aktuale në Kosovë, për faktorët kufizues të këtyre investimeve, për faktorët motivues të cilët i shtyjnë më së shumti investitoret e jashtëm të gjejnë tregun e tyre në Kosovë. Në punim do të përmendim disa biznese të cilat janë me kapital të huaj dhe të përzier, ku do të tregojmë për sfidat dhe dilemat e tyre, këtu do të përshkruajmë tregun e tyre, motivet e tyre për të vazhduar më tutje në tregun e Kosovës, etj.
9
II SHQYRTIMI I LITERATURËS
2.1.
Përcaktimi i IHD-ve dhe format e tyre
Sipas përkufizimit të përgjithshëm të FMN- së ( Fondi Monetar Ndërkombëtar), të OCDE dhe të Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Tregëtinë dhe Zhvillimin, një investim direkt jashtë shtetit (IHD), tregon “investimin që një njësi rezidente e një ekonomie (investuesi direkt) kryhen me qëllim që të marri një interes kohëgjatë në një ndërmarje të lokalizuar të një ekonomie tjetër (investimi direkt)”. Me interes kohëgjatë kuptojmë që ekziston një marrëdhënie afatgjatë midis investitorit direkt dhe ndërmarjes dhe që investitori ushtron një influencë të madhe në drejtimin e ndërmarjes…”. Duke realizuar një IHD, investitori i huaj shpreson të fitojë një pushtet drejtimi dhe një interes afatgjatë në një ndërmarje, ndryshe nga investimet e portofolit, që janë investime qëllimi i të cilave është rendimenti financiar me afat të shkurtër. IHD-të nënkuptojnë jo vetëm veprimin parësor që vendos mardhënien midis dy vendeve, por edhe gjithë veprimet e mëvonshme me kapitalin midis tyre dhe midis uniteteve institucionale. Në standartet e FMN- së, investimet e huaja direkte konsistojnë në shumën e: − Të drejtave të pronësisë të blera apo të siguruara nga kompanitë mëmë në firmat jashtë me qëllim kontrolli (duke përfshirë edhe ngritjen e filialeve të tjera); − Ri-investimin e fitimeve nga firmat e kontrolluara; − Huatë midis kompanisë mëmë dhe firmave nën kontroll. Në përgjithësi mund të themi se: IHD është një term i përdorur për të paraqitur blerjen e aktiviteteve fizike jashtë kufijëve, si impjante dhe pajisje, nën kontrollin e kompanisë mëmë. Kjo mund të përfshijë disa lloje: − Ngritjen e një dege apo filiali të ri; − Blerjen e aktiveve apo një biznesi të huaj.
10
Në këtë konceptim të IHD-ve nuk përfshihen ndihmat dhe huatë ndërkombëtare që janë akorduar Kosovës në periudha të ndryshme kohe nga qeveri të huaja dhe donatorë të huaj për zhvillimin e infrastrukturës, ujësjellsa, kanalizime, rrugë, etj. Duhen dalluar investimet duke blerë shoqëri ekzistuese (në kuadrin e privatizimit), nga krijimet e ndërmarjeve të reja (Investiments Greenfield). Në Kosovë, privatizimi shërbeu si bazë për transformimin e ekonomisë sepse privatizimi sjell një rritje ekonomike, ndonëse shpesh jo të menjëhershme, privatizimi i krijon siguri ndërmarjes, sjell të ardhura për buxhetin nga shitja e njëhershme, por çon edhe në rritjen e konkurencës dhe të papunësisë. Qëllimi i të gjitha vendeve të Lindjes në të ardhmen përfshirë edhe Kosovën është të jenë në gjëndje të tërheqin investime Greenfield, ndërkohë që mbeten gjithmonë dhe më pak ndërmarje për tu privatizuar. Kështu pra, IHD-të janë lëvizje kapitalesh që lejojnë qoftë krijimin e një strukture prodhimi jashtë shtetit, qoftë blerjen e asaj që ekziston tashmë jashtë shtetit, apo bashkimin e ndërmarjeve të ashtuquajtura joint-ventures. Investitorët e huaj mund të zgjedhin të investojnë në mënyra të ndryshme, në varësi të vendit pritës dhe qëllimit që duan të arrijnë. Kështu, joint-venture është veçanërisht e përdorur në vendet ku korrupsioni është i madh, sepse investitorët e huaj mbështeten tek partnerët lokalë të cilët njohin më mirë funksionimin e burokracisë lokale. Pjesa më dërrmuese e fluksit të IHD-ve në Kosovë është në formën e kapitalit aksioner, që përbën afërsisht 70 përqind të totalit. Kjo përbërje e IHD-ve është karakteristikë për vendet në fazat e para të përfitimit të investimeve të huaja direkte. Duke mbajtur në konsideratë se shumica e projekteve të investimeve në Kosovë janë të reja, një numër investitorësh po sjellin kapitale të reja në vend.
2.2.
Klasifikime të Investimeve të Huaja Direkte
Nuancat e IHD-ve kanë marrë trajta të ndryshme duke u klasifikuar në pesë lloje (Millar, Clegg dhe Chryssochoidis, 1997)*.1 Më poshtë do të paraqitet klasifikimi, i mbështetur në trajtimin teorik të këtyre tre autorëve, së bashku me format në të cilat gjenden IHD-të në Kosovë.
1 Chryssochoidis, G., Millar, C., and Jeremy Clegg, J., “Internationalisation Strategies”, 1997, fq. 34 11
Lloji i parë, ka të bëjë me ato IHD që përdoren për të fituar akses në faktorët specifikë të prodhimit, të tilla si resurset, njohuritë teknologjike, patentat ose emri i mirë që zotërohet nga një kompani në vendin pritës. Ky rast zbatohet kur asete të tilla janë të vështira të transferohen ose nuk gjenden në vendin e origjinës së investimit. Lloji i dytë, përfshin IHD-të të cilat kryhen për të fituar akses në faktorët më të lirë të prodhimit, si p.sh. “fuqia punëtore”. Studimi mbi këtë lloj IHD-je i atribuohet Raymond Vernon në teorinë e tij të Ciklit të Produktit.2 IHD-të e tilla inkurajohen shumë nga qeveritë e vendeve pritëse në rastin kur ato zbatojnë politika nxitëse në favor të eksporteve, duke i favorizuar ato me anë të taksave ose granteve të ndryshme. Nëse qeveria është e orientuar drejt minimizimit të importeve, atëherë kompanitë e huaja munden vetëm të operojnë nëse kanë asete që firmat vendase nuk i zotërojnë. Ky rast nuk i përket Kosovës, pasi siç dihet vendi ynë ka një varësi shumëvjeçare ndaj importeve, pavarësisht se trendi i eksportimeve ka pësuar një rritje të ndjeshme gjatë viteve të fundit. Lloji i tretë, i IHD-ve lidhet me firmat që konkurojnë në rang ndërkombëtar duke ndërmarrë një sërë investimesh në vendet që i konkurojnë. Këtë e realizojnë përmes formës së organizimit të (Joint Venture) në mënyrë që të fitojnë akses në rangjet e produkteve të njëra-tjetrës. Ky lloj IHD-je është përhapur shumë si pasojë e rritjes së konkurencës mes produkteve të ngjashme dhe arritjeve në kërkimzhvillim. 3 Lloji i katërt, ka të bëjë me IHD-të që synojnë aksesin tek konsumatorët e vendit pritës. Në këtë lloj IHD-je përpjekja është sigurimi i të gjitha produkteve dhe shërbimeve për konsumatorët pritës njëlloj si i ofrojnë ato për konsumatorët e vendit investues. Kjo shpesh rezulton gati të jetë e pamundur për shkak të shërbimeve të caktuara ose të paaftësisë për të përmbushur një lloj kërkese të caktuar. Pamundësia e tregtimit të disa produkteve e shërbimeve në vendet pritëse, ka qënë një faktor thelbësor në rritjen e këtij lloj IHD-je. Këtu mund të futen kompanitë celulare, të cilat mund të ofrojnë në Kosovë të njëtat shërbime celulare që ofrojnë edhe në vendin e tyre bazë.
2 Vernon, R., “Teoria e ciklit te jetes se produktit”, 1966): Cikli i jetës së produktit; Me maturimin e produkteve destinacioni i shitjes dhe optimizimi i prodhimit ndryshojnë; Roli i teknologjisë dhe i kërkimit; Vendet e industrializuara ka mundësitë e kapacitetit teknologjik dhe zhvillim produkt të ti; Ndikon drejtimin e importeve dhe eksporteve; Globalizimi dhe integrimi i ekonomisë e bën më pak të vlefshme këtë teori. 3 http://ak.rks-gov.net/?cid=1,16,35 12
Lloji i pestë, dhe i fundit i IHD-ve lidhet me aspektin e tregtimit të diversifikuar të integrimit rajonal. Ky lloj shfaqet kur vendi pritës paraqet avantazhe lokale për kompanitë e huaja që duan të investojnë për të fituar akses në tregun e pritësit. Por barrierat e taksimit dhe të tregtimit, pengojnë këto kompani të eksportojnë të mira e shërbime në këto vende. Kur e konsiderojnë të arsyeshme, kompanitë e huaja kapërcejnë këto barriera duke themeluar praninë e tyre në vendin pritës me qëllim që të fitojnë pjesë në treg. IHD-ja është një zë i ri i ekonomisë së shek. XX i cili ka tendencën të ndërkombëtarizojë biznesin dhe tregtinë, duke sjellë përfitime të dyanëshme, si për investuesin ashtu dhe për pritësin.
2.3.
Qëllimet e IHD-ve
Që të kuptojmë më mirë IHD- të duhet të bëjmë dallimin midis IHD-ve vertikale dhe IHD-ve horizontale, që nuk kanë të njëjtin qëllim. Kur çmimet e faktorëve të prodhimit nuk janë të barabarta midis vendeve, firmat janë të nxitura të organizojnë proçesin e tyre të prodhimit për ti shfrytëzuar këto ndryshime kostosh, kosto e krahut të punës më e “lirë” se sa në vendin e origjinës dhe këto janë IHDtë vertikale. Përkundrazi, IHD-të horizontale ndërhyn kur nuk ka dallim të madh në çmimin e faktorëve të prodhimit, por që hyrja në disa tregje është e kushtueshme për shkak të barrierave komerciale apo të kostove të larta të transportit. Pra, ndërmarjet prodhojnë në çdo vend në drejtim të tregut të brëndshëm. Kjo mund të jetë një mjet për tu pozicionuar të parët në tregjet me potencial të fortë rritje. Kostoja e lirë e krahut të punës është kriter thelbësor kur bëhet fjalë për IHD-të vertikale është masa apo potenciali i tregut të brëndshëm që janë vendimtare për IHD-të horizontale.
2.4.
Efektet e IHD-ve mbi vendet pritëse
Efektet e IHD-ve në vendin pritës janë të shumta dhe komplekse dhe varen nga vetë kushtet e vendit pritës. Efektet e IHD-ve në vendin pritës mund të jenë pozitive si rritja e menjëhershme e produktivitetit pas blerjes së një ndërmarje nga një investues i huaj, efekte përmirësuese në pjesën tjetër të ekonomisë nga transferimi i teknologjisë apo përmirësimi i burimeve njerëzore. IHD-të mund të kenë edhe efekte negative siç janë: rritja e papunësisë, dallimet rajon-sektor, etj. Sidoqoftë efektet 13
pozitive dhe negative të IHD-ve nuk janë sistematike dhe kushtet makro dhe mikro-ekonomike në vendin pritës kanë një impakt në përhapjen e këtyre efekteve.
2.5.
Kushtet e duhura për tërheqjen e IHD-ve
Shumë faktorë dhe kushte hyjnë në lojë gjatë momentit të marjes së vendimit për investim. Faktorët tradicionalë janë: përmasat e tregut, kostoja e lirë e krahut të punës, kualifikimi i tyre, etj. Por krahas tyre ka edhe faktorë të tjerë të rëndësishëm si: infrastruktura, situata politike dhe makroekonomike. Megjithatë kushtet e duhura për të tërhequr IHD varen nga vet llojet e IHD-ve. Sipas një studimi të bërë nga Forumi i Ekonomisë Globale në 1997, përmasat e tregut të vendit pritës të IHD-ve në raport me PPB dhe përqindjen e saj të zhvillimit, shfaqet si një faktorë përcaktues gjatë marrjes së vendimit mbi lokalizimin e IHD-ve. Në përgjithësi sa më e madhe të jetë përmasa e tregut aq më i madh është dhe fluksi i IHD-ve. Përmasa e tregut është përcaktuese kur një investitor i huaj vendos të ndryshojë vendodhjen e prodhimit të tij. Por ky faktor është më pak i rëndësishëm për investitorët që kanë vendosur të prodhojnë në vendin pritës dhe pastaj të eksportojnë prodhimin e tyre. Vlerësimi i stabilitetit ekonomik dhe politik të një vendi është një element i rëndësishëm në proçesin e marrjes së vendimeve për investim të kompanive tradicionale. Çdo përceptim i gabuar në këtë fushë mund të vë në rrezik zbatimin e planit të investimeve dhe ndikon negativisht në përfitimet e parashikuara nga projektet. Kosova ka treguesin më të ulët të IHD-ve kundrejt GDP-së midis vendeve të Europës Juglindore, kjo për faktin se investimet e huaja direkte në Kosovë janë fenomen i kohëve të fundit dhe privatizimi i sektorëve strategjik çoi në rritjen e këtij treguesi në vitet e fundit. Krahu i punës është një tjetër faktor tradicional i IHD-ve. Një investitor mund të tërhiqet për të investuar nga kostoja dhe niveli i kualifikimit të krahut të punës. Shpesh, zgjedhja e vendodhjes së investimeve përcaktohet nga kombinimi i një krahu të lirë pune dhe të kualifikuar. Faktorë të tjerë që ndikojnë në IHD janë: ambienti institucional dhe ligjor, infrastruktura, progresi teknik, stabiliteti politik, etj. Qysh prej disa vitesh ka një modifikim radikal të kuadrit të investimit direkt në shumicën e vendeve me qëllim përmirësimin e kontekstit institucional për të tërhequr më shumë IHD. Por çfarë kushtesh plotëson Shqipëria për të tërhequr më shumë IHD? 14
Përmirësimet në fushën ekonomike të regjistruar së fundmi e bëjnë Kosovën një vend gjithmonë e më shumë interesant për investitorët dhe operatorët e huaj. Shqipëria ofron një gamë të gjerë të oportuniteteve që nga inisiativat e reja prodhuese nëpërmjet joint-ventures dhe investimeve direkte në krijimin e strukturave tregëtare ose nënshkrimin e marveshjeve të liçensimit dhe deri në eksportimet tradicionale. Pikat e forta të vendit tonë mund të përmblidhen: 1. Kosto e ulët e punës dhe treg fleksibël i punës. Kosto e ulët e punës nuk përputhet me cilësinë dhe aftësinë teknike të fuqisë punëtore, që përkundrazi është shpesh më e mirë se në vendet e tjera me nivele analoge të kostos së punës si p.sh Moldavia dhe Sërbia. 2. Disponibiliteti i rezervave natyrore. Kosova ka rezerva të rëndësishme minerare, ndërmjet të cilave kromi, bakri, nikeli, nafta dhe qymyri. Gjithashtu janë prezente vendburime të fosfatit shumë pak ose aspak të shfrytëzuara. Të një rëndësie më të vogël janë rezervat e dolomitit, gipsit, kripës, argjilit, bitumit dhe mermerit. Edhe agrokultura ka një potencial të mirë fal klimës së favorshme dhe ofron mundësi interesante integrimi në industrinë e konservave. 3. Pozita e favorshme gjeografike. Në saj të pozicionit të saj strategjik dhe gjeografik, Kosova ka mundësi të mira strategjike duke qënë në zemër të ballkanit. 4. Hyrja në një treg lokal interesant. Kosova është një vend i vogël, me një të ardhur të disponueshme të kufizuar. Megjithatë, të gjithë ato aktivitete që nuk kërkojnë një shkallë prodhuese të gjërë mund të gjejnë një treg lokal interesant. Niveli akoma i kufizuar i prodhimit të brëndshëm lë oportunitete të hapura për investitorët e huaj të interesuar për të vendosur njësi të reja prodhuese ose qëndra shpërndarje. 5. Normativa ligjore të favorshme. Normativa kosovare i lejon një investitori të huaj të ndërtojë tipe të ndryshme të personave juridike si shoqëri të thjeshta individuale, shoqëri kolektive, shoqëri komandite, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar (sh.p.k) dhe shoqëri aksionere. Janë dy modelet e fundit organizative që kanë ndeshur shpërndarjen më të madhe të investitorëve qoftë nacionalë, qoftë internacionalë.
15
III INVESTIMET E HUAJA NË KOSOVË
3.1. Të dhëna të përgjithshme të Kosovës Kosova është një vend pa dalje në det, e pozicionuar në zemër të Ballkanit. Kosova është shtet demokratik, e qeverisur si republikë parlamentare, e bazuar në parimin e ndarjes së pushtetit dhe sistemit të balancimit. Shteti më i ri në Evropë që shpalli pavarësinë në vitin 2008, është shtet fqinj me Shqipërinë, Maqedoninë, Serbinë, dhe Malin e Zi. Sipas regjistrimit të vitit 2011, popullata e Kosovës është 1,733,872, ku 50.4 përqind janë meshkuj. Kosova krenohet me popullsinë më të re në Evropë, siç dëshmohet nga Zyra e Regjistrimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vendndodhja strategjike e Kosovës dhe zhvillimi i infrastrukturës është një nga arsyet më tërheqëse për të investuar në këtë shtet. Kryeqyteti Prishtina ndodhet vetëm një orë larg nga secili shtet fqinj. Projektet momentale të infrastrukturës moderne përfshijnë lidhjet autostradë me Shqipërinë, Serbinë, dhe Maqedoninë. Koha për të arritur me veturë deri në Portin Detar të Shqipërisë, Durrës është tre orë, dhe në portin detar të Selanikut katër orë. Përveç kësaj, Aeroporti ndërkombëtarë i Prishtinës ofron lidhje të përditshme me shumë qytete të mëdha Evropiane. Shteti më i ri në Europë ende nuk është anëtar i Unionit Europian. Megjithatë, përpjekjet e Kosovës për të hyrë në BE janë rritur, sidomos pas themelimit të Ministrisë për Integrime Europiane, përgjegjësia e të cilës është të koordinojë veprimet dhe përpjekjet për Integrimin Europian dhe për t'u siguruar se ligjet dhe rregulloret e miratuara nga Qeveria janë në përputhje me direktivat dhe parimet e BE-së. Si rezultat shumica e ligjeve në fuqi janë në përputhje me kërkesat e BE-së, të cilat sigurojnë një ekonomi të tregut të lirë dhe hapin rrugën për një mjedis biznesi qe siguron rritjen e sektorit privatë. Megjithatë, sfidat mbeten ende dhe ato do të diskutohen në thellësi në seksionet në vijim. Kosova ka pësuar shumë përmirësime në aspektin e infrastrukturës në vitet e fundit. Në zemër të këtyre përmirësimeve ishte autostrada e re për në Shqipëri e cila është ndërtuar me qëllim për të përmirësuar transportin e njerëzve dhe për të lehtësuar tregtinë në mes të dy shteteve. Përveç kësaj, Qeveria ka planifikuar të ndërtojë edhe një autostradë në për Shkup, Maqedoni në vitet e ardhshme. Në terma të energjisë, pavarësisht nga fakti se disa përmirësime janë bërë në lidhje me furnizimin me energji elektrike, shumë sfida mbeten ende, si dhe fusha është në nevojën e investimeve private, ose projekte 16
publiko-private të partneritetit. Pra do të ketë shumë mundësi atraktive për të investuar në këtë sektor në të ardhmen. 3.1.1. Treguesit e përgjithshëm ekonomik të Kosovës4 Kosova përballet me shumë sfida në aspektin e ekonomisë dhe tregtisë. Kosova në mënyrë të njëanshme ka miratuar valutën Euro me qëllim të nxitjes së tregtisë me vendet e tjera. Sipas Bankës Botërore, BPV-ja e Kosovës në vitin 2010 arriti në 5,552,317,881 dollarë, e cila përkthehet në një BPV prej 3,059 dollarë për kokë banori. Shkalla e rritjes së BPV-së së Kosovës shpjegohet në grafikun e mëposhtëm:
Figura nr.1: Shkalla e rritjes së BPV-së në Kosovë Burimi: Statistikat e Bankës Botërore
Norma e inflacionit ka qenë e qëndrueshme në vitet e fundit, me një normë prej 0 deri 4 përqind, me përjashtim të vitit 2008, ku inflacioni arriti në 9.4 përqind, e cila mund t'i atribuohet krizës globale financiare.
4 http://www.mfa-ks.net/?page=1,119 17
Figura nr.2: Shkalla e inflacionit në Kosovë (Çmimet e konsumit) Burimi: Statistikat e Bankës Botërore
Një shqetësim i madh për Kosovën mbetet shkalla e lartë e papunësisë. Për shkaqe të mungesës së statistikave zyrtare, institucionet e ndryshme japin vlerësime të ndryshme rreth shkallës së papunësisë. Sipas Bankës Botërore, shkalla e papunësisë në Kosovë në vitin 2009 arriti në 45.4 përqind. Nga ana tjetër Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale raportoi një normë papunësie prej 39.4 përqind për vitin 2011. Papunësia është më e përhapur në mesin e gjinisë femërore dhe njerëzve të moshës 25-39 vjet.
Figura nr.3: Shkalla e inflacionit në Kosovë (Çmimet e konsumit) 18
Burimi: Statistikat zyrtare të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale
3.1.2. Statistikat vitale të ekonomisë − − − − − − − − −
Nr. i banorëve: 1.8 milion Sipërfaqja: 10,908 km² GDP: 5.02 miliardë € (2012 vl) GDP shkalla e rritjes ekonomike: 2.9% (2012 vl) GDP për kokë banori: 2.750 € (2012 vl) GDP - ndarja në sektorë: bujqësia 20%, industria 20%, shërbimet 60% Shkalla e papunësisë rreth: 30.9% Shkalla e inflacionit: 2.5% (2012) Investimet e huaja direkte-IHD: 232.0 milion euro
3.1.3. Shkëmbimet tregtare − Eksportet: 276.100 milion € (2012) − Partnerët kryesor te eksportit: Italia (25.8%), Shqipëria (14.6%), Maqedonia (9.6%), Zvicra (5.5%), Gjermania(5.4%), Serbia (5.4%), Turqia (4.1%), Kina (1.2%) − Mallrat që eksportohen: mallra të përpunuara (56%), materiale të papërpunuara (25%), ushqime dhe kafshë të gjalla 6%, lëndë djegëse 4%, makineri e pajisje transporti (3%), etj. − Importet: 2.507 miliardë € (2012) − Partnerët e kryesorë të importit: Gjermania (12.1%), Maqedonia (11.5%), Serbia (11.1%), Italia(8.5%), Turqia (8.0 %), Kina(6.4%), Shqipëria (4.4%), Zvicra (0.9%). − Mallrat që importohen: makineri dhe pajisje transporti (21%), mallra të përpunuara (20%), lëndë djegëse (16%), ushqime dhe kafshë të gjalla (16%), produkte kimike (10%) etj. − Resurset natyrore: linjiti, zinku, plumbi, ferro-nikeli dhe toka pjellore bujqësore. − Valuta: EURO
3.2. Historiku i Investimeve në Kosovë Ekonomia e Kosovës karakterizohet me nivel të ulët të prodhimit industrial, nivel të ulët të investimeve, eksport jo signifikant, dhe nivel të lartë të papunësisë. Përveç kësaj, Kosova ende nuk e ka marrë veten nga recesioni fillestar transformues; pas 1999, Kosova ka qenë e paqëndrueshme në mënyrë konstante në aspektin ekonomik dhe politik; rritja e GDP-së është kryesisht rezultat i donacioneve dhe dërgesave nga jashtë (remitancave) e jo rezultat i ndonjë aktiviteti ekonomik.
19
Menjëherë pas luftës, në fazën emergjente të rindërtimit të Kosovës, frekuentimi i vizitave të bisnesmenëve dhe investitorëve potencial ishte mjaft i madh. Vështrimi i situtës dhe trendeve të përgjithshme dhe të ringjalljes ekonomike dhe mundësive për të zhvilluar biznest e tyre në punët emergjente për evitimin e pasojave të luftës, kryesisht furnizimi me materiale ndërtimi dhe artikuj të konsumit të gjërë dhe angazhimi në punët ndërtimore ishte motivi kryesor. Hulumtimi i mundësive potenciale për aktivitete më serioze në fushën e biznesit siç janë IJD ishte një motiv shtesë. Kontakte intesive ka pasur sidomos me pjesëtarë të Diasporës Kosovare e cila pas shumë viteve ishte në pozitë të njifet me rrethanat e reja politike dhe ekonomike, dhe vizionet lidhur me krijimin e një partneriteti me fimrat e vendit. Fatkeqësisht këto vizita dhe iniciativa e gjetën Kosovën në një situatë të papregatitur për t’iu përgjegjur këtij interesimi: Mungesa e institucioneve, mungesa e infstrukturës ligjore dhe autoriteteve për komunikim në administratën publike, vështirësitë e mëdha në shërbimet publike, mungesa e sistemit financiar e në atë kohë sidomos mosekzistenca e bankave kanë pasur një ndikim të shprehur dekurajues. Duke marrë parasysh kushtet ekzistuese, investimet do të duhej të luanin rol vendimtar në rritjen ekonomike duke ristrukturuar dhe rritur aftësinë konkuruese të industrive vendore. Duke sjellë resurse siç janë kapitali shtesë, “know-how” teknologjik dhe menaxherial, qasje në tregje globale, rajonale dhe sidomos tregun vendor, investimet rrisin produktivitetin dhe shtojnë eksportin. Për më tepër, investimet mund të shndërrohen në mundësi punësimi, konkurencë më të madhe vendore dhe depërtim të prodhuesve lokalë në tregjet e huaja. Një punim i vonë i EC-së flet mbi rolin e investimet në ristrukturimin ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sipas tyre, parasysh nivelin ende të ulët të BPV-së për kokë banori, një aspekt vendimtar i çfarëdo strategjie të rritjes për Ballkanin Perëndimor është kapaciteti për të tërhequr investimet. Investimet do të vazhdojnë të jenë një burim i rëndësishëm i financimit të defiçitit të madh tregtar si atij të pagesave, po ashtu në dritën e zvogëlimit të asistencës së huaj për vitet që do të vijnë dhe të nevojave në rritje për import. Duke marrë parasysh potencialin e vogël investues vendor, është e nevojshme të orientohen përpjekjet institucionale drejt politikave për tërheqjen e investimet, me qëllim të zhvillimit të ekonomisë. 20
Shumë përmirësime janë sygjeruar por nuk janë realizuar; siç janë ato mbi kushtet e sigurisë, studimi i ligjit, korniza ligjore, privatizimi, politika tatimore, sistemi bankar, planifikimi hapësinor, etj. Pastaj, krijimi i lidhjeve më të forta me diasporën kosovare si një investitor potencial, si dhe krijimi i një trupi koordinues në kuadër të Qeverisë për efikasitet më të madh në aktivitete promovuese. Mirëpo, për fat të mirë ka shenja të një vendosmërie të fortë për arritjen e progresit në këtë fushë. Një nga “Standardet për Kosovën” në kuadër të kapitullit mbi “Ekonominë” pohon se për 16 muajt e ardhshëm sfidat kryesore janë zhvillimi i mëtejshëm i korrnizës ligjore dhe asaj institucionale dhe zbatimi i tyre, tërheqja e investimeve dhe tejkalimi i defiçitit struktural të ekonomisë së Kosovës. Sipas dokumentit “Standardet për Kosovën”, nuk përbëjnë një plan të hollësishëm ekonomik për Kosovën, por më tepër përcaktojnë prioritetet në fushat kyçe për përmirësime dhe konsolidim të bazës ligjore dhe institucionale për rritje ekonomike të qëndrueshme. Është shumë e rëndësishme që politika mbi investimet është pranuar si vendimtare për zhvillimet e mëtejshme ekonomike të Kosovës siç është prioritizuar në vendet e tjera të rajonit të EJL-e dhe në vendet e tjera.
3.3. Kosova në Sytë e Investitorëve të Huaj Nga shumë studime të kësaj fushe, si dhe nga studimi me titull “Kosova në Sytë e Investitorëve të Huaj” rezultoi se investitorët potencial nuk kanë shumë njohuri mbi atë që Kosova ofron; asnjë nga respondentët nuk është kontaktuar nga ndonjë institucion shtetëror i Kosovës; më shumë se gjysma e respondentëve do të investonin në Kosovë pasi të marrin materiale informuese apo promovuese për Kosovën dhe mjedisin e saj në fushën e biznesit; dhe shumë prej tyre dëshirojnë të shohin përmirësime në infrastrukturën ligjore, luftimin e burokracisë dhe lehtësira tatimore para se të vendosin rreth investimit në Kosovë. Shumica e kompanive që kanë investuar në Kosovë, sipas studimeve të fundit, kishin pritje mesatare nga investimet e tyre dhe janë deri në një masë mesatare të kënaqur me realizimin e pritjeve të tyre. Gjithashtu një numër i vogël i kompanive të huaja e shohin mjedisin në fushëne biznesit në Kosovë si jo-miqësor, përderisa gjysma e tyre kanë një pikëpamje më optimiste lidhur me këtë. Një konkludim i rëndësishëm është se 30 përqind e kompanive të huaja mund të largohen nëse nuk bëhen përmirësime të dukshme në terren nga institucionet. Në këtë aspekt, ata cilësojnë: 21
− − − − −
sundimin e ligjit, infrastrukturën ligjore, fuqinë punëtore të përgatitur për treg pune, mjedisin tatimor, dhe infrastrukturën e transportit,
si pesë elementet kryesore që duhet të shqyrtohen urgjentisht dhe të përmirësohen. Gjithashtu institucioneve relevante kosovare u mungojnë fondet e duhura për aktivitetet e tyre dhe se përpjekjet e tyre duhet të ndryshojnë në kuptimin se duhet të shmanget ofrimi i informatave të përgjithshme për Kosovën dhe mjedisin në fushën e biznesit, dhe të kalohet në informata më të detajuara. Kjo pjesë gjithashtu sugjeron se duhet punuar më shumë në mënyrë që të lehtësohen proçedurat për regjistrimin e bizneseve.
3.4. Politika e investimeve dhe promovimi në Kosovë Ndërsa rritja e globalizimit ofron mundësi të reja, ajo gjithashtu kërkon përshtatje të vazhdueshme në mënyrë që të mbajë hapin me rritjen e konkurrencës ndërkombëtare. IHD mund të shërbejë si një mjet për transferimin e njohurive, i mishëruar në teknologji të importuara ose mallra, dhe për këtë arsye mund të kontribuojë në performancën e inovacionit të një vendi (OBEZH, 2012). Agjencia për Promovimin e Investimeve të Kosovës (APIK), në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, është përgjegjëse për tërheqjen e investimeve të huaja në Kosovë. Strategjia e Investimeve 2010-2012 synon të forcojë sektorët e prodhimit, tregtisë dhe shërbimeve me tërheqjen e investitorëve, kryesisht nga Evropa, Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut (APIK, 2012). Ndalesat formale ndaj trajtimit publik janë të kufizuara. Transfertat e kapitalit mund të bëhen lirisht dhe investitorët e huaj mund të sjellin personelin e specializuara për të mbështetur veprimet e tyre të biznesit. Sot, ndalesat aplikohen në sektorin e prodhimit të armëve (OBEZH, 2010). Megjithatë, mungesa e mbrojtjes së të drejtave të pronësisë fizike në Kosovë është një pengesë e rëndësishme. Edhe pse ligji lejon pronësinë e huaj dhe blerjen e tokës urbane dhe rurale, së bashku me pronën e patundshme, saktësia e regjistrave të titullit të tokës dhe hartat kadastrale vazhdon të vihet në dyshim nga sektori privat dhe organizatat ndërkombëtare (OBEZH, 2010).
22
Agjencia për Promovimin e Investimeve të Kosovës (APIK), 5 e themeluar në vitin 2005, është institucioni primar i Qeverisë që mbështet investimet e huaja në Kosovë dhe që siguron promovimin e shërbimeve të eksportit. APIK funksionon si një one-stop shop për të gjithë investitorët duke filluar nga mbledhja dhe shpërndarja e informacionit deri te ndihma gjatë gjithë fazave të investimeve (wbcinco.net, 2011a). Aktivitetet e saj përfshijnë sigurimin e informacionit mbi mjedisin e biznesit të përgjithshëm dhe industritë specifike, si dhe lidhjen e investitorëve potencialë për mundësitë e investimeve në Brownfield dhe Greenfield. Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) zbaton politikat për nxitjen e rritjes ekonomike, të mundëson zhvillimin e biznesit vendor, nxitë bashkëpunimin ekonomik për tërheqjen e investimeve të huaja, garanton konkurrencën, të sigurojë zhvillim të qëndrueshëm dhe / apo shfrytëzim të burimeve energjetike dhe minerare dhe ndihmon zhvillimin e teknologjisë së telekomunikacionit dhe informacionit.
3.4. Rëndësia e investimeve në Kosovë Investimet kanë një rëndësi të pasaçme dhe specifike për Kosovën duke pasur parasysh kushtet në të cilat duhet te realizohet zhvillimi ekonomik. Situata specifike e Kosovës në këtë aspekt ka të bëjë sidomos me: − Asistencën e jashtme financiare në formë të donacioneve, e cila për investimet kapitale parashikohet të zvogëlohet në mënyrë të ndjeshme; − Sistemi i Bankave në Kosovë ende nuk është i aftësuar për lëvrimin e kredive aftagjata dhe në vëllim më të madh për të mbështetur investime më serioze; − Mungesa e tregut financiar dhe tregut të letrave me vlerë; − Zbatimi i proçesit të privatizimiti në bazë të rregullorës mbi AKM synon të tërheqë investitorë të jashtëm; − Dërgesat financiare (remitancat), nga emigrantet Kosovarë në Europën Perëndimore dhe SHBA pritet të zvogëlohen në kushtet kur shumë Kosovarë po tërheqin familjet e tyre në vendet ku janë vendosur; − Nevojat e mëdha për investime në infrastrukturën publike dhe në sektoret e tjerë për krijimin e vendeve të punës dhe përballimin e problemit të papunësisë; − Niveli i papunësisë i lartë, etj. 5 APIK (Agjencia Kosovare për Promovimin e Investimeve) (2012), website i APIK, www.invest-ks.org. 23
Duke pasur parasysh këto fakte është e qartë se Kosova ballafaqohet me burime të reduktura për financimin e investimve, në kushtet kur domosdo përballet me presionin dhe nevojen e përhershme për të zgjidhur problemin e papunësisë (norma e vlerësuar e papunësisë 45-50 përqind) dhe përmisuar infrastrukturën publike. Gjendja aktuale në sektorin e energjetikës, telekomunikacionit dhe transportit rrugor mund të konsiderohet si faktorë limitues në zhvillim që tani.6 Aktiviteti investues i bizneseve private në periudhen e pasluftës ka gjeneruar rritje të konsiderueshme ekonomike dhe të punësimit, por që tani vërehen shenja të recesionit në kuptim të rënies së vëllimit të qarkullimit mesatar për një ndërmarrje dhe rritjes së punësimit. Në këto kushte, krijuesit e politikave ekonomike sfidohen me nevojen e nxitjes së investimeve të reja. Prandaj krijimi i një ambienti miqësor në fushën e biznesit dhe ambientit të përshtatshëm institucional për tërheqjen e investimeve të huaja direkte imponohet si një nga prioritetet më të rëndësishme të politikave ekonomike dhe reformës ekonomike. Është e kuptueshme se vetëm investimet nga jashtë apo brenda nuk mund t’i shpejtojnë aktivitetet mëse të domsodoshme investuese. Synimi duhet të jetë që ato të bëhen një burim i rëndësishëm dhe komplementar me burimet e tjera të financimit. Përvoja e zhvillimit ekonomik në dekadat e fundit e sidomos kur është fjala për vendet në zhvillim ka vënë në pah se investimet, konsiderohen të rendësishme për shkak të efekteve të tyre të shumanshme pozitive e sidomos për shkak se:
Është konstatuar një lidhje pozitive midis investimeve dhe rritjes së Bruto Produktit të Vendit, në saje të rritjes së mundësive eksportuese dhe efekteve stimuluese në bizneset lokale dhe
përmirësim të konkurrencës; Investimet sigurojnë efekte më të mira për zhvillim të qëndrueshem se sa huatë në formë të kredive, për shkak të involvimit direkt të investuesit në menaxhmet dhe reduktimit të
ngarkesës me borxhe; Nxitjes së zhvillimit social dhe zhvillimit të kapitalit human në saje të transformimit
teknologjik, dijeve të reja dhe trajnimit; Efekte pozitive në buxhet: rritjes së të ardhurave buxhetore që vjen si rezultat i rritjes së taksave dhe zvogëlimit të nevojes së subvencioneve për shërbimet publike.
6 Riinves Anketa e NVM, 1999, 2000, 2002 24
Është e qartë së për të gjitha këto arsye, në Kosovë nevojitet një politikë aktive që do të përmirësonte promovimin e mundësive të bashkëpunimit me investitorët e jashtëm, rritjen e aftësive konkurruese në tregun e Investimeve dhe, rritjen e aftësive absorbuese për partneritet dhe inevstime të përbashkëta. Në shumicën e vendeve në tranzicion siç është edhe Kosova depërtimi i kapitalit të huaj kryesisht po realizohet përmes procesit të privatizimit, ndërsa pjesmarrja e e investimeve të reja, “GREENFIELD” është shumë e vogël.
3.5. Arsyet që të investoni në Kosovë7 Përfitime për investitorët potencial të huaj dhe vendorë. Disa nga përfitimet kur investoni në Kosovë janë: − − − − −
Taksat në Kosovë janë shumë të ulëta krahasuar me shtetet fqinjë; Sistemi tatimor është mbajtur jashtëzakonisht i thjeshtë; Popullata është e re dhe e motivuar, 70 përqind nën moshën 35 vjeçare; Ambient përkrahës të biznesit; Një fuqi të re dhe të motivuar punëtore me shpirt dhe aftësi të forta ndërmarrëse dhe gjithashtu
− − − − − − −
njohuri të përgjithshme të shumicës së gjuhëve Evropiane; Resurset e lakmueshme natyrore: linjiti, zinku, plumbi, ferro-nikeli dhe toka pjellore bujqësore; Qasje të lirë në tregun e Bashkimit Evropian dhe tregjet fqinje; Institucione moderne në përkrahjen e bizneseve; Procedurë të thjeshtë dhe të shpejtë për regjistrimin e bizneseve (brenda 3 ditëve); Sistem te sigurtë bankar; Strukturë moderne ligjore dhe në pajtim me BE-në, dhe Monedha zyrtare në Kosovë është Euro, që eliminon rrezikun e Euro-zonave.
Pas pavarësimit të saj, Kosova ka arritur progres të madh në shumë fusha të zhvillimit të saj si në: rritjen e stabilitetit politik, ngritjen e nivelit të sigurisë, ekonomi stabël me rritje të vazhdueshme, plotësim të legjislacionit, etj. Ajo është bërë pjesë e rëndësishme e iniciativave të bashkëpunimit rajonal, përmes të cilave është arritur krijimi i tregut të përbashkët rajonal, eliminimi i tarifave doganore, eliminimi i barrierave tregtare, si dhe hapja e perspektivave të reja. Institucionet e Kosovës kanë punuar dhe vazhdojnë me hapa të shpejtë të punojnë në përmbushjen e standardeve të nevojshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
7 http://www.ambasada-ks.net/nl/?page=1,48 25
Është krijuar mjedis stabil makroekonomik, sistem i qëndrueshëm financiar, janë bërë reforma në politikën fiskale në aplikimin e normave më të ulëta tatimore në rajon. Nder objektivat e rëndësishme që vendi ynë ka venë para vetës është edhe rritja e konkurrueshmërisë se ekonomisë së vendit në tregun rajonal. Është arritur progres në ngritjen e infrastrukturës moderne, si brenda Kosovës e po ashtu edhe me lidhjen me rajonin, vlen të përmendet këtu lidhja me Shqipërinë përmes autostradës së ndërtuar si dhe zotimet e Shqipërisë që ne një të ardhme jo të largët të ndërtoj edhe vijën hekurudhore që lidh këto dy vende. Rëndësia e kësaj rruge për Kosovën ka kuptim të dyfishtë kur kihet parasysh se Kosova tashmë ka edhe portin e saj në Adriatik përmes të cilit ajo lidhet me transportin detar. Përmes kësaj rruge Kosova lidhet me portin e saj me një distancë kohore me vetëm dy ore e gjysmë. Së shpejti fillon edhe ndërtimi i autostradave të cilat e lidhin Kosovën me Shqipërinë, Maqedoninë dhe Serbinë, ndërtimi i së cilave paraqet mundësi mjaftë të favorshme për investitorë të jashtëm. Vendi ynë ofron mundësi të mëdha për investim edhe në sektorë tjerë si në: bujqësi, energji, vreshtari, turizëm, nxjerrje dhe përpunim të metaleve, etj. Sistemi i regjistrimit të biznesit në Kosovë përbën një faktor tjetër nxitës në rritjen e investimeve, me proceduara të thjeshtuara dhe me shpejtësi të regjistrimit të bizneseve të reja për një kohë të shkurtë. Të gjitha këto e veçojnë Kosovën si një vend mjaft atraktiv me mundësi investimi për secilin investitor të sektorëve të ndryshëm, si në privatizim ku tashmë pritet privatizimi dhe dhënia në koncesion i kompanive të mëdha publike si: Posta dhe Telekomi i Kosovës dhe Sistemi i Distribuimit të Energjisë Elektrike e po ashtu edhe investimi në fushat e gjelbërta, në të cilat mundësi mjaftë të favorshme në ofrimin
e
infrastrukturës
fizike
ofrojnë
parqet
industriale.
Kosova po punon në krijimin tregut te kapitalit financiar, në të cilin do të gjenin plasman investitorët të cilët duan të investojnë në aksionet e kompanive të ndryshme. Gjatë vitit 2010 vlersohet te jenë investuar 314.6 milionë euro, krahasuar me vitin paraprak vlere e tyre eshte rritur per 8 përqind. Numri i përgjithshëm i kompanive të huaja që operojnë në Kosovë arrin në rreth 4210. Investimet në sistemin bankar paraqesin vlerën më të madhe financiare me kapital të huaj. Kapitali i 26
huaj ka një shpërndarje gjeografike të gjerë, nga më së 80 vende të Botës, ku Kosova zë vendin e parë për nga numri i bizneseve të regjistruara. Shpërndarja e kompanive të huaja investuese sipas sektorëve të ekonomisë: Nr. Sektori
Nr. kompanive
% në total
1.
Tregti
1674
40%
2.
Prodhim
624
15%
3.
Konstruksion
502
12%
4.
Turizem dhe Hoteleri
310
7%
5.
Transport
158
4%
6.
Sektori bankar
125
3%
7.
Telekomunikim
98
2%
8.
Sherbime shendetësore 49
1%
9.
Edukim
0.8%
33
10. Sherbime të ndryshme 637 TOTALI
15.2%
4210
3.6. Investimet e Huaja Direkte në Kosovë Investimi i huaj direkt (IHD) është vendimtar për rritjen ekonomike dhe zhvillimin, në veçanti për një ekonomi të vogël që ende nuk ka arritur standardet teknologjike botërore. Pas fillimit të krizës globale financiare në vitin 2008 dhe shkurtimeve të mprehta në hyrjet e IHD, në shumicën e ekonomive të Ballkanit Perëndimor, filloi një rimëkëmbje modeste në vitin 2011 (shih Figurën e mëposhtme). Kosova ka dëshmuar një rritje në IHD prej 311 milion euro në vitin 2010, e cila është e barabartë me 5.6 përqind të BPV-së. Kjo përfaqëson një rritje prej 10 përqind në 2009 (shih Figurën e mëposhtme).
27
Figura nr.4: IHD në rajonin e EJL (2007-2010) Burimi: Banka Botërore (Indikatorët e Zhvillimit Botëror)
Investimet në Kosovë kanë qenë kryesisht në sektorin e shërbimeve financiare, që mesatarisht kanë marrë 26 përqind të totalit të IHD-së gjatë viteve 2007-2010. Në vitin 2010, një e treta e totalit të investimeve shkoi në pasuri të patundshme dhe ndërtim, dhe një e pesta në shërbimet financiare (Komisioni Evropian, 2011). Sektori i prodhimit kohët e fundit ka shënuar një rritje të konsiderueshme në IHD. Gjatë vitit 2010 ai ka pranuar pjesën më të lartë të IHD me 22.5 përqind, krahasuar me vetëm 6 përqind të totalit në vitin 2008, kur ai ishte një nga aksionet më të ulëta. Megjithatë, kjo rritje e IHD në sektorin e prodhimit është e lidhur kryesisht me privatizimin më tepër se fusha e gjelbër e investimeve të reja (KPMG, 2011).
Figura nr.5: Neto investimet e huaja direkte (2006-2011) 28
Burimi: Banka Botërore (Indikatorët e Zhvillimit Botëror)
Shumica e IHD vjen nga vendet e BE-së Austrisë, e pasuar nga Gjermania (19 përqind IHD totale për periudhën 2007-2010) dhe Sllovenia (14 përqind IHD totale për periudhën 2007-2010).
Figura nr.6: Të hyrat e IHD (2007-2008) Burimi: Banka Qendrore e Kosovës
Deri më sot Kosova nuk ka qenë shumë e sukseshme në tërheqjen e IHD, me përjashtim të sektorit të shërbimeve financiare dhe sektorit të telekomunikacionit. Për më tepër, për shkak (pjesërisht) të krizës globale ekonomike, të hyrat e IHD në Kosovë kanë rënë gradualisht që nga 2007 kur ato arrinin kulminacionin prej rreth euro440 milion.
29
Figura nr.7: IHD-të hyrëse në 2007 Burimi: Banka Qëndrore e Kosovës (2010)
Njëri nga faktorët për të cilin është argumentar se ka kontribuar në defiçitin e lartë tregtar dhe në tërheqjen e pamjaftueshme të investimeve të huaja është dështimi në implementimin e marveshjes së CEFTA’s (BQK, 2011; GAP, 2011). Problemi më i dallueshëm lidhur me CEFTA është vendimi i dy antarëve të CEFTA’s, Serbia dhe Bosnia Hercegovina, të ndalojë importin dhe tranzitin e produkteve Kosovare e cila është vlerësuar të ketë shkaktuar 9.8 përqind ulje në eksportet Kosovare dhe rritjen e kostove të transportit për eksportet tjera për 5-10 përqind (GAP, 2011). Dështimi në implementimin e marrëveshjes për tregti të lirë me- apo përmes- këtyre shteteve dukshëm zvogëlon potencialin e tregut të Kosovës (d.m.th tregun e vet dhe qasjen në tregjet tjera) dhe si e tillë është e mundshme të ketë efekt të dëmshëm në të hyrat e IHD në shtet.
3.7.
Shpërndarja gjeografike e investimeve në Kosovë
Rreth përcaktimit të të dhënave totale të Investimeve të në Kosovë nuk ka të dhëna përveç parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtarë. Është një nevojë urgjente krijimi i një bazë të dhënash për indikatorët makroekonomik, sepse mungesa e të dhënave zyrtare po i pengon në masë të madhe analizat makroekonomike. Për sa i përket të dhënave për investime, BQK-ja duhet të përfshihet në mbledhjen e këtyre të dhënave njësoj siç veprohet në vendet e tjera, ku Banka Qëndrore i mbledh këto të dhëna, sygjerim ky që është dhënë edhe nga FMN-ja (2004). Regjistri i Biznese i MTI-së ofron të dhëna vetëm për numrin e kompanive të huaja të regjistruara, me kapital plotësisht të huaj apo me kapital të përzier, regjistër i cili gjithashtu ofron disa të dhëna për origjinën e investimeve. Këto të dhëna kanë disa të meta serioze, kështu që indikatorët e nxjerrë nga këto të dhëna duhet të interpretohen me kujdes. Rajoni EJL BE EQL SHBA Tjetër
Numri i ndërmarrjeve 280 111 37 11 145
Pjesmarrja në % 47.2 18.7 6.2 1.9 24.5 30
Të përzier Gjithsej
9 1.5 593 100 Tabela nr.1: Prejardhja e INVESTIME-ve në Kosovë sipas rajoneve Burimi: Raport vjetor i MTI-së, me 15 prill 2004
Vendet Maqedonia SMZ Turqia Shqipëria Kina Gjermania Sllovenia Italia Zvicra Kroacia Austria SHBA Tjetër Gjithsej
Numri i ndërmarrjeve Pjesmarrja në % 99 16.7 96 16.2 71 12 58 9.8 49 8.3 33 5.6 33 5.6 22 3.7 13 2.2 11 1.9 10 1.7 10 1.7 88 14.8 593 100 Tabela nr.2: Prejardhja e investimeve në Kosovë sipas vendeve Burimi: MTI – Registri i bizneseve (2004)
Mund të konkludohet lehtë se Kosova nuk është një vend atraktiv për IJD. Kështuqë, pavarësisht prej mungesës së të dhënave, në Kosovë nuk ka investime të mëdha. Prejardhja e IJD-ve në Kosovë është shumë indikative; mund të shihet se bëhet fjalë për investime të vogla. Sa i përket prejardhjes së IJDve në Kosovë bazuar në numrin e kompanive të huaja të regjistruara, prijnë vendet nga EJL; Turqia është vendi i tretë dhe Kina vendi i pestë. Në përgjithsësi këto firma janë dyqane të vogla dhe disa firma të tjera. Megjithëse ka pak IJD në Kosovë, firmat e tilla nuk janë të integruara sa duhet me ekonominë lokale. Janë themeluar shumë pak lidhje prapavajtëse. Në mungesë të këtyre lidhjeve, efekti multiplikativ në ekonominë lokale do të jetë minimal. Diaspora kosovare konsiderohet si burimi më potencial për IJD në Kosovë. Ne kemi provuar të masim/vlerësojmë se deri në çfarë mase diaspora është prezente në Kosovë por rezultate janë të kufizuara. Kjo për arsye se në regjistrin e bizneseve personat që kanë regjistruar biznese janë evidentuar vetëm sipas shtetësisë së tyre, kështu që nuk ka. Me gjithë numrin e madh të bizneseve të huaja të regjistruara në Kosovë që vijnë nga vendet e EJL, ka indikacione se BE-ja 31
është investitori kryesor në Kosovë. Në mesin e vendeve nga BE-ja që kanë investuar në Kosovë prijnë Gjermania dhe Italia.8 Hunya argumenton se: “një infrastrukturë më e mirë që do të lidhte Kosovën me Shqipërinë do të mundësonte një përfshirje më të madhe të Italisë në Kosovë”. Sipas tij, Italia mund të shihet si investuesi potencialisht më i rëndësishëm në Kosovë për arsye të nivelit të zhvillimit dhe diversitetit të industrive që ka ky vend. Për më tepër, Italia mund të konsiderohet si vendi më i afërt i Kosovës me BE-në për shkak të lidhjeve specifike që ka Kosova me Shqipërinë: i njëjti komb, MTL plotësisht funksionale, etj. Ndoshta mund të vijë në konsiderim edhe përpilimi i një strategjie të përbashkët për investimeve në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.
3.8. Disa të dhëna të përgjithshme mbi kompanitë e huaja në Kosovë Pothuajse të gjitha kompanitë e huaja të regjistruara në Kosovë i takojnë Sektorit të Ndërmarrjeve të Vogla. Sidoqoftë, të dhënat e tilla duhet të trajtohen me kujdes, sepse ky kategorizim është bërë në bazë të numrit të punëtorëve të paraqitur me rastin e regjistrimit të kompanisë dhe se regjistri nuk është freskuar. Megjthatë, besohet se struktura reale e këtyre kompanive nuk ndryshon shumë. Sipas regjistrit, 551 kompani të huaja punësojnë 2,788 punëtorë që do të thotë se përbëjnë rreth 1.6 për qind të punësimit në sektorin privat. Shumica e këtyre ndërmarrjeve (rreth 50 për qind) janë të regjistruara si biznese individuale dhe më shumë se 20 për qind si ortakëri. Dy kategori tjera të kompanive që mund të pritej se do kishin pjesëmarrje më të lartë - shoqëritë aksionere dhe kompanitë me përgjegjësi të kufizuar - përbëjnë vetëm 16.3 për qind të kompanive të huaja të regjistruara në Kosovë9. ≥250 2000
50-249
10-49
1-9
Totali
Nr.
8
42
50
%
16,0
84,0
0,0
Nr.
4
50
54
10 2001
%
10 7,4
0,0
8 Húnya, G., “Politikat për IJD në Kosovë”, RIINVEST, 2004, fq. 53. 9 Húnya, G., “Politikat për IJD në Kosovë”, RIINVEST, 2004, f. 53. 32
96,2 2002
Nr.
68
68
%
00,0
0,0
1 2003
10
Nr.
1
3
15
223
242
%
0,4
1,2
6,2
92,1
0,0
Nr.
1
6
125
132
%
0,8
4,5
94,7
0,0
10 2004
10 Totali
Nr.
1
4
33
508
546
%
0,2
0,7
6,0
93,0
0,0
10 Tabela nr.3: Shpërndarja e kompanive të huaja të regjistruera në Kosovë sipas madhësisë dhe vitit të themelimit Burimi: MTI – Regjistri i bizneseve (2004)
Tabela gjithashtu paraqet një indikator pozitiv mbi rritjen e numrit të kompanive të regjistruara për 4 vite e gjysmë. Kështu, mund të shihet një rritje signifikante e numrit të kompanive të regjistruara që nga viti 2000. Në veçanti viti 2003 paraqet vitin me numër më të madh të kompanive të regjistruara; afërsisht 45 për qind të kompanive të huaja janë regjistruar gjatë këtij viti që paraqet një rritje prej 32 për qind krahasuar me një vit më parë. Gjithashtu edhe viti 2004 ka filluar me një numër të konsideruar të kompanive të huaja të regjistruara. Një numër i madh i këtyre kompanive janë të vendosura në Prishtinë (rreth 65 për qind), pastaj në Ferizaj dhe Prizren me rreth 20 për qind të kompanive. Ky koncentrim kaq i madh i kompanive të huaja në regjionin e Prishtinës mund të konsiderohet si negativ për këto arsye: së pari, e bën të dukshëm disekuilibrin në zhvillimin rajonal të Kosovë, dhe së dyti, regjioni i Prishtinës përbën rreth një të tretën e gjithë territorit të Kosovës, kështu që ky koncetrim kaq i madh parqet një barrë për institucionet lokale për t’i përballuar kërkesat e bizneseve. Gjithashtu është indikacion për mungesën e plani hapsinor i cili do t’i identifikonte zonat apo lokacionet industriale10. 10 Po aty 33
3.9. Shpërndarja e investimeve sipas sektorëve Investimet në Kosovë sikurse edhe në venet tjera të rajonit janë të shpërndarë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë). Megjithatë, vetëm një pjesë e vogël e investimeve janë bërë në sektorin e prodhimit, derisa pjesa tjetër është e ndarë barabartë në mes të tregtisë dhe shërbimeve (të dy këta sektorë marrin pjesë me nga 40 për qind në investimet totale). Kjo përqindje e shpërndarjes së investimeve është e njëjtë me atë të paraqitur në një dokument nga KE (2004) ku theksohet se në sektorin privat në Kosovë në vitet e pas luftës kanë vazhduar të dominojnë ndërtimtaria, tregtia dhe shërbimet. Shpërndarja e tyre në Kosovë nëpër sektorë është e njëjtë me shpërndarjen e bizneseve në Kosovë sipas sektorëve.
Prodhimi Ushqim dhe pije Ind.materialit
Nr.firmave 14 13
% në sektor 16.9 15.7
% në total 2.5 2.3
ndertimor Industria kimike Makineria dhe
11 7
13.3 8.4
1.9 1.2
6 5 5 5 4 4 3 2 4 83
7.2 6.0 6.0 6.0 4.8 4.8 3.6 2.4 4.8 100.0
1.1 0.9 0.9 0.9 0.7 0.7 0.5 0.4 0.7 14.6
Ndertimtaria Hotele Restaurante Transport Ndermejtesim Konsultim Insustria
49 18 32 26 23 11
20.2 19.8 13.2 10.7 9.5 4.5
8.6 8.4 5.6 4.6 4.1 1.9
automobilistike Banka Sherbime mjeksore
7 6
2.9 2.5
1.2 1.1
paisjet Bujqesi Mobile Plastike Dru dhe grafike Energjetike Industria e metaleve Tekstil Qeramike Tjeter Prodhimi gjithsej
34
Patundsheri Sigurim personal Telekomunikacion Edukim Tjeter Sherbimet
5 5 5 2 24 243
2.1 2.1 2.1 0.8 9.9 100.0
0.9 0.9 0.9 0.4 4.2 42.6
gjithsej Tregtia Tregtia me shumice Tregtia me pakice Tregtia gjithsej Totali
152 62.3 92 37.7 244 100.0 570 100.0 Tabela nr.4: Shpërndarja e investimeve sipas sektorëve
26.7 16.1 42.8 100.0
Privatizimi i ndërmarrjeve shtetërore ose shoqërore ka qenë arsye kryesore për tërheqjen e investimeve në vendet e regjionit. Kosova nuk ka ecur shumë përpara në proçesin e privatizimit, i cili proçes padyshim do të krijonte shumë mundësitë për tërhejqje më të madhe të investimeve. Dy fazat e para të privatizimit nuk kanë tërhequr shumë investitorë të jashtëm. Në mesin e 23 kompanive shoqërore të privatizuara, vetëm 1 prej tyre është blerë tërësisht nga një investitor nga Maqedonia dhe disa nga ato janë blerë së bashku nga investitor nga diaspora dhe ata vendor. Kompanitë tjera të privatizuara nga blerësit e vendit, me rastin e tenderimit tenderuesit lokal i kanë tejkaluar me oferta të huajt dhe kështu i kanë blerë kompanitë. Mund të pritet një involvim më i madh kapitalit të huaj në sektorët në të cilët investitorët vendor nuk mund të hyjnë, si minierat, energjetika dhe telekomunikacioni. Sidoqoftë, sa i përket investimeve në ndërmarrjet që do privatizohen në të ardhmen duhet pasur parasysh efektet negative të bllokimit dhe shtyerjes së privatizimit dhe të politikave jo konsistente në vendimet për të investuar nga investitorët e jashtëm. Deri tani sektori më atraktiv për investime ka qenë sektori i bankave. Janë shtatë banka që operojnë në Kosovë dhe një numër i institucioneve mikrofinanciare. Nga këto 7 banka, dy janë plotësisht me kapital të huaj (këto dy banka janë bankat më të mëdha në Kosovë në bazë të depozitave dhe kredive), një bankë është me kapital të përzier dhe të tjerat janë me kapital vendor. Në sektorin e bankave për nga kapitali i investuar dominon Austria e përcjellur nga Gjermania dhe disa institucione ndërkombëtare. Ndërtimtaria dhe prodhimi i materialit ndërtimor, shiç shihen në tabelë, kanë tërhequr investime të konsiderueshme. Sektori i Bankave dhe i Sigurimeve ishin ndër sektorët më atraktive për investimet e jashtme në Kosovë. Këta sektorë kanë absorbuar 30.6 milion euro, nga e cila 19.3 (63 përqind) është pjesëmarrja e kapitalit të huaj i cili përbëhet 13 million euro të 35
sektorit bankar dhe 6.3million euro të sigurimeve.11 Aktivitet e shumta të rindërtimit në periudhën e pas luftës kanë tërhequr shumë investitor. Megjithëse nuk shihet në tabelë, sektori i sigurimeve poashtu ka tërhequr investime nga Shqipëria dhe diaspora Kosovare. Sektorët tjerë nuk kanë qenë në gjendje të tërheqin shumë investime kryesisht për shkak të situatës së përgjithshme ekonomike dhe klimës politike në Kosovë.
11 Raport hulumtues, Riinvestit, 2002, fq. 18. 36
IV KUFIZIMET DHE PENGESAT PËR INVESTIMET NË KOSOVË
4.1. Disa faktorë të përgjithshëm lidhur me pozitën gjeografike, kufizimet dhe pengesat për investime në Kosovë Sipas Komisionit Evropian, parashikimet për nivelin e investimeve në vendet e rajonit janë të ndryshme. Siç duket, SMZ do të tëheqë pjesën më të madhe të investimeve të huaja si rezultat i privatizimit të planifikuar në industrinë e duhanit dhe atë të naftës. Edhe Bosnja pritet të shënojë rritje të nivelit të investimeve gjatë viteve të ardhshme si rezulatat i përmirësimeve në klimën e biznesit. Ndërsa, në Shqipëri dhe Maqedoni duket se investimet e jashtme do të shënojnë rënie si rezultat i mungesës së transaksioneve të mundshme të lidhura me privatizimin si dhe përkeqësimit të klimës së përgjithshme në fushën e biznesit (EC, 2004).12 Në anën tjetër, Kosova nuk do të ketë mundësi të tërheqë investime të jashtme nëse privatizimi nuk realizohet shpejt dhe me paramertrat e parapare si dhe nëse nuk bëhen ndryshime të cilat do të përmirësonin rrethinën e përgjithshme për biznes. Disa faktorë të përgjithshëm të lidhur me pozitën gjeografike të Kosovës dhe aspektet e tjera makroekonomike, Kosova para së gjithash është: − Ekonomi e vogël me nivel të ulët të fuqisë blerëse (BPV për kokë banori është më i ulti në Europë pas Moldavisë) si dhe me potencial të ultë të shtimit ekonomik (pas rritjes së madhe të shënuar pas vitin 1999, rritja ekonomike në dy vitet e fundit sillet diku rreth 3 apo 4 për qind); − Vend i mbyllur në kuptimin gjeografik; është relativisht larg nga BE-ja, si partneri kryesor tregtar dhe investitori më i madh potencial jo vetëm për Kosovën por edhe për të gjitha vendet në rajon; − Vend potencial për jo-stabilitetit ekonomik dhe politik. Problem i shfaqur gjithashtu kohëve të fundit janë jokonsistencat në politikat ekonomike; − Krijimi i ligjeve është bërë në masë të madhe, ndoshta më tëpër se disa vende në tranzicion, mirëpo problemi qëndron në nivelin operacional, apo në zbatimin e ligjit e cila duhet përmirsuar patjetër nëse synohet një zhvillim gjithëpërfshirës. Korniza legjislative është 12 Ky përfundim është mbështetur në raportin: Kosovo (under UNSCR 1244) 2005 Progress Report, të Komisionit Europian. Faqe 27-38. Marrë nga: http://ec.europa.eu/enlargement/archives/pdf/key_documents/2005/package/sec_1423_final_progress_report_ks_en.pdf.
37
relativisht e mirë (Banka Botërore, 2004); − Edhe pse ekonomi e hapur, Kosova nuk ka lidhje të forta tregtare me rajonin, BE-në dhe më gjerë të cilat do të mundësonin eksport të madh. Kosova është lënë anash në rrjetin e krijuar të MTL-ve në rajon kryesisht për arsye politike. Raportet Kosovë – BE janë të rregulluara me Regulloren e Këshillit European Nr. 2007/2000 (18 Shtator 2000), 13 sipas të cilit BE-ja trajton preferencialisht produktet e Kosovës duke eliminuar kështu tarifat për produktet industriale si dhe duke përmirsuar kushtet për hyrje në tregun e BE-së të produkteve bujqësore. Marrëveshja Europeane dhe antarësimi në OBT në këtë faze të zhvillimeve as që mund të mirren në konsideratë si rezultat i statusit të pazgjidhur.14 − Tendencë e ultë për eksport pa asnjë pjesëmarrje të madhe në ndonjë treg të huaj; − Edhe pse një vend me traditë për industri, shkatrrimi i sektorit të NSH-ve në vitet ’90 në masë të madhe zvoglon rendësinë e këtij faktori. Një politikë e tatimeve e përshtatshme për investorët dhe prodhuesit, qasje më e mirë në financim, zbatim më i madh i ligjit, shërbime publike më të lira dhe më të mira, fuqi punëtore më produktive si dhe më tepër aktivitete promovuese do të përmirësonin imazhin e Kosovës si një destinacion i përshtatshëm për IJD-të. Pengesat kryesore që kanë intensitet më të lartë në realizimin e investimeve të huaja në Kosovë janë: − − − − − −
Korrupsioni; Mungesa e garantimit të investimeve; Tatimet e larta; Tregu i kufizuar; Stabiliteti politik; Telekomunikimet.15
Ndërkaq pengesa me një intensitet më të dobët të ndikimit në realizimin e investimeve të huaja mund të merren: − Mungesa e përvojës në realizimin e IJD; − Mungesa e ligjeve; 13 Gazeta zyrtare e Bashkimit Europian. Marrë nga: http://www.mti-ks.org/repository/docs/Rregullorja%20ATM %202012-ALB.pdf.
14 Këto përfundime janë mbështetur në raportin: Politika Tregtare dhe Promovimi i Eksportit, Instituti Riinvest, 2003. Faqe 26.
15 Këto përfundime janë mbështetur në raportin: Politika tregtare dhe promovimi i eksportit në Kosovë (raport hulumtues), 2003. Faqe 27.
38
− Lartësia e doganës; − Statusi final i Kosovës i padefinuar; dhe − Mungesa e përkrahjes promovuese e investimeve.16 Lloji i pengesës % Korrupsioni 10.4 %^ Mungesa e garantimit te investimeve 9.0 Tatimet e larta 8.8 Tregu u kufizuar 8.2 Jostabiliteti politik 8.0 Te tjera 7.3 Telekumunikimet 7.3 Mungesa e pervojes ne IJD 6.6 Mungesa e ligjeve 6.4 Uji 6.1 Doganat 6.1 Statusi final i Kosoves i pa definuar 6.0 Mungesa e perkrahjes per promovimin e investimeve 5.0 Furnizimi me rryme elektrike 4.7 Tabela nr.5: Pengesat me të cilat ballafaqohen investitioret e huaj Burimi: Raport hulumtues, Riinvestit, 2002
4.1.1. Kufizimet rajonale / geografike për inkurajimin e IJD Ngadalësia në implementimin e reformave institucionale, ndërtimin dhe funksionimin e institucioneve demokratike, prezenca e korrupsionit, rreziku politik dhe mungesa e një menaxhmentit efikas makroekonomik në Europën Juglindore (EJL) kanë bërë që rajoni mos të konsiderohet destinacion atraktiv për investitorët e jashtëm. Të gjitha vendet e rajonit ngelin shumë prapa në krahasim me vendet e Evropës Qendrore (EQ) sa i përket IJD. Prandaj, tërheqja e IJD në Kosovë, i ka edhe limitet gjeorgrafike, kështu që shumëçka duhet të zgjidhet në nivel rajonal. Nga ana tjetër është e qartë se tërheqja e investitorëve serioz në secilin prej vendeve të rajonit domosdo përmban dimensionin rajonal. Kosova duhet të përfitojë nga pozita e vet qendrore në rajon, duke e materializuar atë më tërheqjen e investimeve që gravitojnë në tregun rajonal dhe më gjerë. Mirëpo, bashkëpunimi ndër rajonal për shkak të problemeve të shumta ngecë. Tregtia ndër rajonale në shumicen e vendeve sillet 9 përqind dhe 10 përqind, me përjashtim të Kosovës ku kjo është mbi 60 përqind. Ndërkaq inevstimet e përbashkëta midis partnerëve në rajon janë gjithashtu shumë të vogëla. 16 Këto përfundime janë mbështetur në raportin: Politika tregtare dhe promovimi i eksportit në Kosovë (raport hulumtues), 2003. Faqe 28.
39
Partnerë kryesor në realizimin e investimeve në rajon paraqiten vendet e BE me një pjesëmarrje të konsideruar në: Bullgari (60.0 përqind), Rumani (57.0 përqind), Kroaci (61.2 përqind), IRJM (42.5 përqind) dhe Bosnje dhe Hercegovinë (30.4 përqind). Ndërsa në kuadër të BE duhet veçuar pjesëmarrjen e lartë të Gjermanisë. Pjesëmarrja e investimeve nga SHBA, sidomos është e lartë në Kroaci (27.5 përqind në investimet e përgjithshme të huaja).
4.2. Financimi dhe shërbimet publike Pengesë tjetër për investimet mund të jetë edhe financimi. Sektori bankar mund të analizohet si sektor potencial për investime të huaja dhe në anën tjetër si ofrues i shërbimeve financiare për ekonominë e vendit. Në rastin e parë, sektori bankar nuk ka tërhequr në masë të madhe vemendjen e investorëve të huaj; nga 7 banka të formuara pas luftës, 2 prej tyre janë në tërësi të huaja dhe vetëm një është me kapital të përzier. Këto dy banka të huaja posedojnë pjesën më të madhe të depozitave dhe kredive në Kosovë. Në rastin e dytë, mund të thuhet se bankat nuk kanë qënë shumë të suksesshme (kreditë ofrohen me kushte të pavolitshme) me kamata të larta dhe periudhë të shkurtër të kthimit. Duket se ka mungesë të besueshmerisë nga bankat. Arsyet për një kujdes kaq të madh të bankave janë të lidhura me riskun e lartë, fuqizimin e kontratave, të drejtat pronësore, etj. Duke pasur parasysh rëndësinë e sistemit bankar, pengesat e hasura kërkojnë ndërgjegjësim të menjëhershëm. Së pari, si indikator i thjesht i ndërmjetësimit financiar mund të shfrytëzohet raporti i kredisë vendore me BPV, për tërë ekonominë apo vetëm sektorin privat. Të dy indikatorët janë ndër më të ultit në rajon (mesatarja e ponderur e rajonit është 26.6 përqind). Megjithatë, gati tërë kreditë janë akorduar sektorit privat (afërsisht 83 përqind) e jo si në Shqipëri ku ekziston një diferencë e madhe në mes të kredisë totale dhe kredisë për sektorin privat. Dy kriteret në vijim gjithashtu tregojnë dobësinë e sistemit bankar në Kosovë. I pari, është kapitalizimi i bankave, i cili në Kosovë është 2.85 përqind. Koeficienti mesatar i pjesëmarrjes së kapitalit bankar në BPV në fund të vitit 2002 ishte 5.1 përqind në EJL, krahasuar me 5.3 përqind në vendet e EQL. Amplituda e koeficientit është më e ulëta në Kosovë dhe më e larta në Kroaci, ku mbërrin në 9.2 përqind. Së dyti, është dallimi ndërmjet normave të depozitimit dhe të kreditimit. Dallim i madh vërehet në Kosovë, ku ai mbërrin 11.54 përqind. Rumania dhe SMZ kanë një dallim më të lartë se 16 përqind ndërmjet këtyre dy normave, ku inflacioni i lartë (në veçanti, në rastin e SMZ) ka ndikim të madh. Treguesi i tillë thekson shkallë të ultë të efikasitetit, por gjithashtu edhe një konkurrencë të 40
dobët në sektorin bankar. Për ta përmbledhur, bazuar në të gjithë treguesit e prezantuar, “cilësia” e sektorit bankar është më e ulët se mesatarja në regjion. Si i tillë, sektori bankar në Kosovë nuk do të perceptohet si një nxitës i investimeve - të jashtme apo vendore.
Figura nr.8: Kreditë vendore në IJL Burimi– Sanfey et al. (2004); Kosova – Kalkulimet a autorit bazuar ABP – Buletini Statistik Mujor 2004 Vërejtje: Indikatorët për Kosovën janë për 2003 ndërsa për vendet tjera janë për vitin 2002
V POLITIKAT E NXITJES SË INVESTIMEVE NË KOSOVË
5.1. Stimulimet e investimeve të huaja në Kosovë 5.1.1. Bartja e humbjeve Bazuar në Ligjin mbi Tatimin në të Ardhurat e Korporatave (Nr. 03/L - 162), 17 tatimet dhe humbjet e kapitalit mund të barten deri në shtatë periudha të njëpasnjëshme, dhe mund të përdoren si zbritje kundrejt çdo fitimi të atyre viteve. 17 Ligji nr. 03/L - 162, Për tatimin në të ardhurat e korporatave. Miratuar nga Kuvendi i republikës së kosovës, Marrë nga http://www.atk-ks.org.
41
5.1.2. Zbritjet e veçanta për asetet e reja Në pajtim me Ligjin mbi Tatimin në të Ardhurat e Korporatave (Nr. 03/L - 162), 18 nëse një taksapagues blen një mall kapital për qëllime të aktivitetit ekonomik të taksapaguesit, prej 1 Janarit 2010 deri me 31 Dhjetor 2012, një zbritje e veçantë prej 10 për qind (10 përqind) të kostos së blerjes së asetit do të lejohet në vitin kur aseti është futur në përdorim për herë të parë. Kjo zbritje mund të bëhet veçmas zbritjes së zakonshme të lejueshme për zhvlerësim. 5.1.3. Shmangia nga tatimi i dyfishtë Bazuar në Ligjin mbi Tatimin në të Ardhurat e Korporatave (Nr. 03/L - 162),19 një taksapagues rezident që fiton të ardhura nga aktivitetet e biznesit jashtë Kosovës përmes një qëndrimi të përhershëm jashtë Kosovës, dhe që i paguan tatim mbi këto të ardhura cilitdo shtet, me këtë rregullore i lejohet një kredi tatimi në shumën e barabartë me atë të tatimit që i ka paguar shtetit në fjalë. Çdo kredi tatimi nën paragrafin aktual është e kufizuar me shumën e taksës që do të paguhej në bazë të kësaj dispozite mbi të ardhurat e fituara në atë shtet. Ç’do marrëveshje tjetër bilaterale në fuqi mbi shmangien e tatimit të dyfishtë do të mbizotërojë mbi dispozitat e lartpërmendura. 5.1.4. Doganat Me qëllim të promovimit të prodhimeve vendore, Kodi i ri Doganor dhe i Akcizë i Kosovës (Nr. 03/L 109),20 ka aplikuar shkallën zero për qind të tatimit doganor për importin dhe eksportin e disa mallrave të caktuara kapitale , materialeve të papërpunuara, lënda e parë e prodhimeve bujqësore dhe shërbimeve.21 18 Ligji nr. 03/L - 162, Për tatimin në të ardhurat e korporatave. Miratuar nga Kuvendi i republikës së kosovës, Marrë nga http://www.atk-ks.org.
19 Ligji nr. 03/L - 162, Për tatimin në të ardhurat e korporatave. Miratuar nga Kuvendi i republikës së kosovës, Marrë nga http://www.atk-ks.org. 20 Ligji nr. 03/L - 109, Kodi i ri Doganor dhe i Akcizë i Kosovës. Miratuar nga Kuvendi i republikës së kosovës, Marrë nga http://www.gazetazyrtare.com/e-gov/index.php?option=com_content&task=view&id=279&lang=sq.
21 www.dogana-ks.org/tarik/ 42
5.1.5. Garantimi i Investimeve 5.1.5.1. Agjencia multilaterale për garantim të investimeve (MIGA) (anëtare e Grupit të Bankës Botërore) garanton investime në Kosovë deri në shumën 20 milion euro. 5.1.5.2. Korporata për Investime Private të Jashtme nga SHBA-të (OPIC) po ashtu ofron siguri nga rreziku politik për investuesit e huaj në Kosovë. 5.1.5.3. Për investimet dhe garancitë kreditore nga Austria, ju lutem kontaktoni Austrian Kontrollbank (OEKB) dhe për Gjermani, Euler Hermes Kreditversicherung. 5.1.6. Toka Sipas Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale (Nr. 03/L - 040), 22 komunat e Kosovës kanë të drejtë që të japin me qera pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme investitorëve të huaj. Dhënia me qera mund të bëhet për kohë prej dhjetë vitesh me mundësi vazhdimi për deri në 99 vjet. 5.2. Inventari i incentivave (nxitësve) të investimeve që ofrohen në Kosovë Duke ju përgjigjur kërkesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës, Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC), anëtare e Grupit të Bankës Botërore, ka nisur tashmë implementimin e projektit “Klima e Investimeve në Kosovë”.23 Si pjesë e iniciativës, IFC-ja ka kryer një rishikim të incentivave fiskalë dhe jo-fiskale të investimeve të ofruara për investitorët vendas dhe të huaj në nivel qendror dhe lokal. Inventarizimi përfshin të gjitha llojet e incentivave të investimeve, të cilat janë të ndara zakonisht në incentiva fiskale dhe jo fiskale. Inventarizimi përfshin dy nivelet e qeverisjes në Kosovë: nivelin qendror dhe 6 komuna (Prishtinë, Ferizaj, Gjilan, Pejë, Prizren dhe Suharekë) nga 37 njësitë vetë-qeverisëse në Kosovë. Komunat/qytetet përkatëse janë përzgjedhur në bazë të aktivitetit të tyre ekonomik të lartë.24 22 Ligji nr. 03/L - 040, Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale. Miratuar nga Kuvendi i republikës së kosovës, Marrë nga http://www.gazetazyrtare.com/e-gov/index.php?option=com_content&task=view&id=147&Itemid=56.
23 IFC Kosova IC Raporti per incentiva. Marrë nga http://www.invest-ks.org/sq/Stimulimet-per-investime. 24 http://www.invest-ks.org/sq/Stimulimet-per-investime. 43
5.3. Masat që duhet ndërmarrë për ndërtimin e një mjedisi miqësor në fushën e bisnesit dhe investimeve Situata aktuale e zhvillimit ekonomik në plan të gjerë dhe problemet e përshkruara lidhur me IJD-të shtrojnë nevojën për kompletimin e masave të politikës ekonomike, kuadrit ligjor dhe ambienteve institucionale për krijimin e një mjedisi miqësor për bisnes dhe investime. Politkat në të vërtetë duhet tu adresohen njësoj të gjithë investitorëve privatë, të jashtëm dhe vendor. Në këtë pjesë do ti përmendim shkurtimisht disa nga çështjet më relevante për ndërtimin e një rrethine të tillë. 5.3.1. Ndërtimi i stabilitetit makroekonomik Rivitalizimi i shpjetë i aktiviteteve ekonomike, rrumbullaksimi i fazës emergjente të rindërtimit pas luftës dhe asistenca financiare dhe teknike e bashkësisë ndërkombëtare kanë ndikuar në rritjen e shpejtë të GDP-së dhe treguesve të tjerë makroekonomik. Mirëpo, brenda përbrenda kësaj rritje kanë mbetur shumë shpërpjestime të mëdha të cilat mund ta vështirësojnë ruajtjen e qendrushmërisë së rritës ekonomike dhe stabilitetit makroekonomik. − − − −
raportet midis GDP-së, konsumit, kursimeve dhe investimeve; raporteve midis nevojave për investime kapitale dhe buxhetit; raportit midis importit dhe eksportit; papunësisë dhe investimeve.
Menaxhimi dhe rregullimi adekuat makroekonomik si parakusht i ruajtjes së stabilitetit ekonomik është kyç për stimulimin e IJD. Nga ana tjetër rritja e investimeve private është gjithashtu e domosdoshme për të përballuar shumë vështirësi dhe shpërpjestime. Efektet e tyre duhet orientuar sidomos kah rritja e eksportit, investimet në infrastrukturën publike si formë e letësimit të presioneve në buxhet, dhe në të njejtën kohë rritjen e të ardhurave buxhetore nga tatimet dhe rritjen e punësimit. Kjo kërkon rritjen e mëtejme të kapaciteve në administratën dhe gjithashtu edhe ndërtimin e trasparencës mbi ecuritë e indikatorëve makroekonomik. Për çdo investitor, pasqyra reale dhe e sigurtë mbi situatën makroekonomike është me rëndësi shumë të madhe. Së këndejmi përparimi i bazës staistikore, metodologjisë dhe përgjithësisht sistemit të përllogaritjes së indikatorëve makroekonomik duhet të vihet në detyrat prioritare. 44
5.3.2. Privatizimi dhe reforma e shërbimeve publike Aprovimi i rregullores mbi AKM është një hap i rëndësishëm për fillimin e procesit të privatizimit. Regjistrimi i korporatave të reja subsidiare të dala nga NSH ekzistuese dhe shitja e pasurisë së tyre në treg investitorëve të vendit dhe të jashtëm, pa patur në trashëgimi obligimet dhe problemet e tjera të NSH duket një model i qëlluar dhe
i orientuar drejt për të qenë atraktiv për
investitorët. Duke pasur parasysh të dhënat e prezantuara më sipër duket se ky është një fakt shumë relevant. Duke u nisur nga fakti se infrastruktura publike, veçmas telekomunikimet, energjetika dhe disa nga shërbimet publike mund të jenë atraktive për inevstitorët e jashtëm, hapja e proceseve reformuese brenda ndërmarrjeve publike ka rëndësi esenciale. 5.3.3. Rregullimi i tregut dhe konkurrenca e ligjshme Ndonëse siç u theksua më parë tregu i Kosovës është i liberalizuar për sa i përket regjimit të tregtisë së jashtme dhe bizneset vendase ballafaqohen me konkurrencën nga importi. Tregu është mjaft i çrregulluar dhe konkurrenca e ligjshme si forca kryesore nxitëse e stabilitetit ekonomik dhe racionalitetit të sinjaleve nga tregu ende nuk është vendosur në Kosovë. Mungesa e statusit ndërkombëtar të Kosovës si entitet i pavarur tregtar është duke u reflektuar negativisht në pozitën tregtare të Kosovës në rajon dhe më gjerë. Kjo është duke krijuar edhe pasoja serioze në zhvillimin e bizneseve dhe në forcimin e rritjes së qendrueshme ekonomike të saj. Politikat tregtare dhe në tërësi marrëdhëniet ndëkombëtare të Kosovës me vendet e tjera janë në kuadër të kompetencave të rezervuara për Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) të Kombeve të Bashkuara. Prandaj, ndërtimi i këtyre politikave mbetet një nevojë e ngutshme me qëllim të krijimit të parakushteve për një kyçje më serioze të bizneseve të vendit në tregun rajonal dhe më gjerë. Përmirësimi i këmbimit tregtar nga perspektiva e realizimit të investimeve direkte private kërkon masa efektive për: − Krijimin e politikave aktive tregtare të Kosovës ndaj vendeve tjera në funksion të konkurrecës së ligjshme; − Zbatimin e instrumenteve të reciprocitetit; − Tejkalimin e efekteve negative nga zbatimi i Marrëveshjes Tregtare në mes të IRJM dhe RFJ; − Rregullimin e këtij bashkëpunimi të këmbimit tregtar në mes të Kosovës dhe Malit të Zi/Serbisë me marrëveshje të vaçantë, dhe në kushte të barabarta; 45
− Tejkalimin e tatimeve të veçanta josimetrike dhe diskriminuese në tranzit për importuesit Kosovar në territorin e IRJM, Malit të Zi dhe Serbisë; − Tejkalimin e pengesave dhe vështirësive për realizimin e eksporteve të Kosovës në vendet e rajonit si rezultat i aplikimit të instrumenteve joreciproke, kufizimeve dhe pengesave administrative, aplikimin arbitrar të ngarkesave doganore dhe mos njohjen zyrtare të çertifikatave mbi origjinën e mallit të prodhuar në Kosovë. 5.3.4. Përsosja e mëtejme e sistemit të taksave Ndërtimi i një sistemi fiskal dhe tatimeve moderne, dhe të përshtatshëm për ekonominë e
tregut
është në vijim e sipër. Pjesëmarrja e të hyrave nga tatimet ka shënuar një ngritje solide prej 8 përqind në vitin 2000 në rreth 17 përqind në vitin 2002, në kushtet e rritjes dinamike të GDP-së. Masat e mëtejme në politikën tatimore nga aspekti i nxitjes së investimeve private, kanë të bëjnë me shqyrtimin e lartësisë së gjithmbarshme të tatimeve për bizneset, sidomos tatimeve (doganës dhe TVSH-së) në investimet kapitale dhe inputet që nuk prodhohen në vend, me çka Kosova do të përfitonte në dy drejtime: − rritjen e aftësisë konkurruese për IJD, dhe − norma më të ulta të tatimeve për mallrat investive. 5.3.5. Zhvillimi i mëtejshëm i sistemit financiar dhe kreditimit Progresi i arritur në funksionimin e sistemit të bankave, krijimit të tregut kreditor dhe rritjes së konkurrencës në të e pastaj rritjes së depozitave dhe transaksioneve të bizneseve nepërmjet bankave, janë vetëm fillimi i ndërtimit të një sistemi financiar të përshtatshëm dhe stimulativ për investime. Depozitat dhe kursimet tregojnë trende pozitive si rezultat i funksionimit efikas të sistemit bankar, dhe i rikthimit gradual të besimit të klientëve. Rritja e depozitave i ka kaluar të gjitha parashikimet dhe paraqet tregues të stabilitetit financiar dhe kreditor. Në fund të vitit 2001, depozitat kishin arrijtur në 467.0 milion euro, ndërsa në vitin 2002 janë stabilizuar një shumë prej 350- 380 milion euro. Nga këto depozita, 36 përqind janë të afatizuara dhe konsiderohen si resurse të rendësishme në mbështetjen kreditore të bizneseve. Kreditimi i bizneseve gjithashtu ka shënuar progres. Të gjitha bankat e licencuara në Kosovës, janë duke implementuar programe të kreditimit dhe mbështetjes së bizneseve. Gjer më tani bankat e vendit kanë siguruar rreth 53 milion euro kredi për ndërmarrjet e vendit dhe atë
46
kryesisht në tregti (49.6 përqind), biznese prodhuese (16.9 përqind), shërbime (19.5 përqind) dhe sektorë të tjerë (13.9 përqind).25 5.3.6. Legjislacioni Një pjesë e konsiderueshme e ligjit komercial të aprovuar dhe të përgatitur u përgjigjet standardeve të ekonomisë së tregut e që është kerkesë elementare e çdo investitori. Këto kërkesa i përmbush edhe Rregullorja mbi Investimet e Jashtme. Mirëpo nese pakoja e ligjeve komerciale dhe të tjera nuk është e kompletuar dhe nuk zbatohet në mënyrë konsekuente, atëherë mungojnë efektet e domosdoshme sinergjike dhe këto përparesi të kuadrit ligjor në Kosovë zbehen dukshëm.26 Për inkurajimin e inevstimeve janë një lloj të dëmshme moskompletimi i ligjeslacionit dhe mungesa e fuqisë dhe emkanizmave për t’i zbatuar ligjet dhe parimet e shtetit
ligjor. Prandaj,
veprimi i
institcioneve kompetente brenda UNMIK-ut, Paralamentit dhe Qeverisë duhet të jetë në dy kanale:27 − Zbatimin efektiv të ligjeve të aprovuara e sidomos: Ligjit mbi korporatat (ndërmarrjet, Rregulloren mbi AKM, pengun, standardet e kontabilitetit, etj); − Kompletimin e kuadrit ligjor dhe nxjerrjen e ligjeve të cilat ende mungojnë, e sidomos: Shfrytëzimin afatgjatë të tokës, Ligjin mbi Hipotekën, Ligjin mbi Bankrotimin, Ligjin mbi Mbrojtjen e Konkurrencës, Ligjin mbi Tregtinë e Jashtme, Ligjin mbi Tregun Financiar dhe Letrat me Vlerë, Ligjin mbi Pronësinë Intelektuale.28 5.3.7. Avancimi i subjektivitetit të Kosovës në marëdhëniet ekonomike ndërkombtare. Sipas Rezolutës 1244 dhe Kornizës Kushtetuese të Kosovës çështjet që kanë të bëjnë me raportet ndërkombëtare të Kosovës janë të drejta të rezervuara të PSSP. Në kuadër të këtyre çështjeve dhe kompetencave janë edhe ato që kanë të bëjnë me krijimin e partneritetit ekonomik dhe tregtar të Kosovës me botën e jashtme. Edhe pse në Kosovë është krijuar një kornizë ligjore bazike për 25 Raport hulumtues, Riinvestit, 2002, Faqe 32. Marrë nga: http://www.riinvestinstitute.org/publikimet/pdf/12.pdf. 26 Raport hulumtues, Riinvestit, 2002, Faqe 39. Marrë nga: http://www.riinvestinstitute.org/publikimet/pdf/12.pdf. 27 Raport hulumtues, Riinvestit, 2002, Faqe 39. Marrë nga: http://www.riinvestinstitute.org/publikimet/pdf/12.pdf. 28 Raport hulumtues, Riinvestit, 2002, Faqe 40. Marrë nga: http://www.riinvestinstitute.org/publikimet/pdf/12.pdf. 47
realizimin e investimeve direkte private, mos pjesëmarrja e Kosovës në isntutucionet
më të
rëndësishme ekonomiko financiare redukton dukshëm kapacitetet negociuese për arritjen e marrëveshtjeve bilaterale me vendet e tjera, dhe do ta vështirësojë inkurajimin e investitorëve të huaj. Me qëllim të tejkalimit të këtyre problemeve, UNMIK-u dhe Institucionet Kosovare duhet të punojnë në këto drejtime:29 − Nënshkrimin e marrëveshjeve bilaterale me vendet tjera lidhur me sigurimin e investimeve dhe tejkalimin e tatimimit të dyfisht të të ardhurave dhe profiteve; − Rregullimi dhe institucionalizimi i statusit të Kosovës në raport me institucionet financiare ndërkombëtare me qëllim të krijimit të një partneriteti më të qendrueshem afatgjatë që do të shprehej pozitivisht në participimin e Kosovës në projektet e këtyre institucioneve; − Avancimi i statusit të Kosovës në kuadër të Paktit të Stabilitetit nga antarësimi vrojtues në antarësim substancial me të drejt vote; − Zyrtarizimi i teritorit të Kosovës si territor ndërkombëtar tregtar dhe doganor, do të dërgonte sinjale të qarta për sigurinë e investimeve direkte private në vend dhe teritorin e Kosovës, do ta bënte vend të sigurt dhe atraktiv për lëvizjen e kapitalit ndërkombëtar.30
5.4. Promovimi në funksion të Investimeve Promocioni është një nga elementet qensore të strategjisë së ndërtimit të imazhit pozitiv dhe atraktiv për inestitorët. Tani në Kosovë aktivitet promovuese janë në fazën inciale dhe pa qasje të integruar. Me qëllim të tejkalimit të kësaj situate është e nevojshme që të koordinohen promovuese të akterëve në kuadër të një strukture të re promovuese. Kjo do
instrumentet
kontribuonte për
realizimin e një fushate institucionale në nivelet qeveritare, joqeveritare dhe profesionale me qëllim të përfshirjes së Kosovës në rrjedhat e kapitalit dhe të investimeve ndërkombëtare.31 Gjatë kësaj periudhe në promovimin e investimeve dhe në veçanti të investimeve direkte private janë involvuar këto institucione, organizata dhe projekte ndëkombëtare: 29 Raport hulumtues, Riinvestit, 2002, Faqe 40. Marrë nga: http://www.riinvestinstitute.org/publikimet/pdf/12.pdf. 30 Raport hulumtues, Riinvestit, 2002, Faqe 40. Marrë nga: http://www.riinvestinstitute.org/publikimet/pdf/12.pdf. 31 Raport hulumtues, Riinvestit, 2002, Faqe 41. Marrë nga: http://www.riinvestinstitute.org/publikimet/pdf/12.pdf. 48
− − − − −
Qeveria e Kosovës nëpërmjet mekanizmit ndërministror; Oda Ekonomike e Kosovës; USAID –KBS Projekti/Mbështetja e Bizneseve të Kosovës; Euro Info Qendra; Swiscontact.32
5.4.1. Qeveria e Kosovës me përpjekjet e veta është e orientuar në krijimin e kanaleve kooperuese me Diasporën Kosovare, në promovimin e programit të vet, në promovimin
e
mundësive
për
mobilizimin e mjeteve të Diasporës në projektet produktive, dhe në ofrimin e informatave relevante lidhur me legjislacionin dhe reformen ekonomike që është duke u realizuar në Kosovë.33 5.4.2. Oda Ekonomike e Kosovës është duke dhënë një kontribut të çmueshëm në krijimin e lidhejve të reja ekonomike në mes të ekonomisë së Kosovës dhe vendeve tjera e në veçanti me tregjet e ish Jugosllavisë. Oda Ekonomike ka promovuar mundësitë për partneritet me ndërmarrjet rajonale, duke inkuadruar edhe Diasporën Kosovare. Këto përpjekje janë realizuar nëpërmjet organizimit të panaireve në vend, organizimit të ndërmarrësve Kosovarë për pjesëmarrje në panairet rajonale, misioneve studiuese dhe organizimit të workshopeve dhe seminareve të ndryshme.34 5.4.3. USAID Projekti për Mbështetjen e Bizneseve të Kosovës (KBS) përqendrohet në zhvillimin e kapaciteteve menaxherike të ndërmarrjeve kosovare dhe në mbështëtjen institucionale të zhvillimit të tyre. Mbështeteja përfshin edhe lehtësimin e qasjes së ndërmarrjeve në punët eksportuese, në gjetjen e burimeve të reja financiare dhe vendosjen e kontakteve me investitorë të huaj. Në kuadër të projektit janë organizuar misione promovuese me grupe të ndryshme të investitorëve dhe të diaspores kosovare me qëllim të promovimit të intereseve të Kosovës për bashkëpunim me investitoret e huaj.35 5.4.4. Euro Info Qendra është instrument i rendësishem promovues me kyçje në një rrjet të 300 qendrave të ngjashme në Evropë. Është duke krijuar resurse të rendësishme informatike për bizneset e 32 Raport hulumtues, Riinvestit, 2002, Faqe 41. Marrë nga: http://www.riinvestinstitute.org/publikimet/pdf/12.pdf. 33 Raport hulumtues, Riinvestit, 2002, Faqe 41. Marrë nga: http://www.riinvestinstitute.org/publikimet/pdf/12.pdf. 34 Raport hulumtues, Riinvestit, 2002, Faqe 41. Marrë nga: http://www.riinvestinstitute.org/publikimet/pdf/12.pdf. 35 Raport hulumtues, Riinvestit, 2002, Faqe 41. Marrë nga: http://www.riinvestinstitute.org/publikimet/pdf/12.pdf. 49
Kosovës në ndërlidhje dhe komunikim me bizneset ndërkombëtare. Aktivitetin promovues është duke e realizuar nëpërmjet: 1. ofrimit të informatave të para për klimën investuese në Kosovë dhe ofrimi i njohurive mbi politiken rregullatore të Evropës, tregjet, projektet e përbashkëta, tenderet dhe partnerët Evropian; 2. formimit të IECC ëebsite duke ofruar informata të biznesit të Kosovës dhe mundësitë për investime të mundëshme.36 5.4.5. Swissontact-i projektet i ka përqendruar në tre fusha:37 1. trajnim; 2. shërbimet e biznesit, dhe 3. mbështëtejen e Diasporës Kosovare për rikthim në Kosovë. Nga aspekti i promovimit të investimeve të huaja me rendësi është anagazhimi i palës Zvicrrane për formimin e Fondit Investues Kosovaro-Zvicrran, si model për mobilizimin dhe orientimin e mjeteve të Diasporës Kosovare në NVM-të në Kosovë.38
36 Raport hulumtues, Riinvestit, 2002, Faqe 42. Marrë nga: http://www.riinvestinstitute.org/publikimet/pdf/12.pdf. 37 Raport hulumtues, Riinvestit, 2002, Faqe 42. Marrë nga: http://www.riinvestinstitute.org/publikimet/pdf/12.pdf. 38 Raport hulumtues, Riinvestit, 2002, Faqe 42. Marrë nga: http://www.riinvestinstitute.org/publikimet/pdf/12.pdf. 50
PËRFUNDIME Edhe pse mbesin sfida të rëndësishme për përmirësim të mëtejmë të mjedisit të të bërit biznes, Kosova u ofron investitorëve të huaj shumë potenciale të cilat ia vlejnë të eksplorohen. Një fuqi punëtore të re dhe të motivuar, regjime të ulëta tatimore, sistemi i shëndoshë financiar, si dhe qasje në një treg prej mbi 500 milion konsumatorësh (përmes disa marrëveshjeve për tregti të lirë prej të cilave përfiton Kosova), janë vetëm disa nga përfitimet nga të cilat investitorët e huaj mund të bazojnë investimet e tyre. Në aspektin e mundësive investuese vlen të shqyrtohen këto industri vijuese: bujqësi, kopshtari, nënkontraktimi i proceseve afariste, energji dhe minierë, turizëm, etj. Nga viti 2009 deri në vitin 2011, qarkullimi vjetor mesatar i kompanive që operojnë në Kosovë është rritur për 29 përqind, ndërkohë që normat e inflacionit kanë qenë të qëndrueshme gjatë kësaj kohe. Shpenzimet e qeverisë në projektet e infrastrukturës janë rritur ndjeshëm, ndërsa stimuj të ri të taksave janë futur për të stimuluar sektorin privat. Ministritë kanë premtuar të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të shkurtuar burokracinë e të bërit biznes në Kosovë, ndërsa shumë reforma janë duke u zbatuar për të përmirësuar ekonominë. Pavarësisht faktit që ka ende shumë punë për t'u bërë për të përmirësuar më tej mjedisin e biznesit, të dhënat zyrtare nga institucionet shtetërore tregojnë se bizneset mund të lulëzojnë në Kosovë, duke pasur parasysh rritjen e kapacitetit të konsumit dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve. Kosova është në përpjekje të vazhdueshme për të krijuar politika zhvillimore dhe masa të tjera të rëndësishme për të krijuar një ambient sa më të përshtatshëm të biznesit dhe klimë sa më të favorshme për investime. Në të gjitha këto përpjekje janë bashkë: institucionet vendore me komunitetin ndërkombëtar dhe agjencitë donatore si në ngritje të kapacitete njerëzore po ashtu edhe në financim dhe bashkë financim të projekteve të ndryshme që kanë të bëjnë me krijimin e bazës për avancimin e prodhimtarisë së produkteve kosovare në bazë të standardeve evropiane dhe rritjes së konkurrueshmërisë së tyre jo vetëm në tregun rajonal por edhe më gjerë.
51
REKOMANDIME Aktorët e politikave duhet të luajnë rol më aktiv në krijimin e një ambienti miqësor për investime në Kosovë duke krijuar praktika të mira dhe koordinuar përpjekjet për adresimin e këtyre çështjeve: Praktikat dhe përvojat ndërkombëtare duhet të shërbejnë si bazë për krijimin e një ambienti sa më miqësor për investuesit. Për ta bërë këtë me sukses, Qeveria dhe UNMIK-u duhet të përqendrohen në aktivitete si vijojnë: − Përmirësimin sistematik të stabilitetit politik dhe gjendjen e sigurisë; − Rritjen e ndërgjegjësimit të komunitetit të biznesit dhe opinionit publik se sa i rëndësishëm është roli i sektorit privat në promovimin e progresit ekonomik dhe krijimin e ekonomisë së tregut; − Mbrojtjen e konkurrencës duke reduktuar evazionin fiskal dhe intensifikimin e vazhdimësisë së masave sistematike kundër korrupsionit; − Lehtësitë për eksport përmes krijimit të indentitetit tregtar të Kosovës dhe nënshkrimi i marrëveshjeve me vendet fqinje dhe vendet e tjera për të eliminuar pengesat administrative, si përshembull: njohja e çertifikatës së origjinës Kosovare dhe respektimi i parimit të reciprocitetit në marrëdhëniet tregtare; − Ndërmarrjen e të gjitha masave për t’i përmbushur standardet dhe kriteret që kërkohen nga Marrëveshja për Investime në kuadër të Paktit të Stabilitetit me qëllim që të ndërtohet një korrnizë stabël, transparente për investime në sektorin privat; − Promovimi i programit të privatizimit te investitorët potencial, zhvillimi dhe publikimi i referencave udhëzuese mbi proçedurat e politikës operative dhe ndërtimi i praktikave transparente që lidhen me implementimin e Rregullores mbi AKM-në e cila do t’i inkurajonte investitorët e vendit dhe të huaj; − Kompletimi i kornizës ligjore duke aprovuar ligjet dhe rregulloret që janë në pritje për Privatizimin/Ligji mbi Shfrytëzimin Afatgjatë të Tokës, Ligji mbi Hipotekën, Ligji mbi Bankrotimin, Ligji mbi Mbrojtjen e Konkurrencës, Ligji mbi Tregtinë e Jashtme, Ligji mbi Tregun Financiar dhe Bursën dhe Ligji mbi të Drejtat e Pronësisë. Ligjet në të cilat janë bërë plotësimet e duhura duhet të fillojnë të implementohen dhe fuqizohen juridikisht, dhe me anë të kësaj të forcohet rregullative ligjore; − Duke u bazuar në shembullin e marrëveshjes OPIC, të arrihen marrëveshje të ngjashme me agjencitë e ndryshme të Evropës dhe rajoneve tjera. 52
Masat në kuadër të politikave duhet të drejtohen për nga krijimi i një sistemi bankar efikas, i cili do të ofronte: − Nxitje më të mëdha dhe norma më të mira të kamatës për kursimet në formë të depozitave afatgjate, që do të mundësonin dhënien e kredive afatgjata; − Rritjen e mëtejme të konkurrencës dhe futjen në përdorim të instrumenteve garantuese për të stimuluar norma më të ulta të kamatës për kreditë investive; − Implementimi i praktikave të përparuara të sistemit bankar që e lehtësojnë tregtinë, përshembull: futja në përdorim e Kambialit dhe Garancive Bankare. − Krijimi i sistemit për kontakte institucionale me Diasporën Kosovare, dhe shmang’jen e fragmentimit që mund të vijë si rezultat i interesave të bazuara në organizimin politik, por në favor të formave organizative me atributet Kosovare dhe Komunale që kanë për qëllim mobilizimin e kapitalit financiar dhe njerëzor për investime në Kosovë. − Të përpunohet koncepti i fondeve investive me kapital të Diasporës dhe promovimi i tyre si gjenerator i investimeve potenciale. Kjo mund të realizohet në bashkëpunim me qeveritë dhe bankat e vendeve korresponduese; − Infrastruktura duhet të përmirësohet. Veçanërisht, infrastruktura rrugore më e mirë me Shqipërinë do të ishte e rëndësishme në mënyrë që të tërhiqen investitorë potencialë nga Italia dhe vendet e tjera të BE-së. Duhet bërë përpjekje për përmirësimin e klimës së përgjithshme afariste, një nga faktorët kryesorë të investimet e huaja. Dy aspekte të politikës tatimore duhen përmirësuar: − Tatimi në fitim duhet të ulet për fitimet e ri-investuara; − Duhet bërë më shumë përpjekje për përmirësimin e proçedurave të TVSH, implementimin dhe rimbursimin e së njëjtës. Duhet përmirësuar më tutje cilësinë e edukimit, veçanërisht të edukimit të lartë. Duhet të konsiderohet se adoptimi i gjuhës angleze si gjuhë e dytë në kuadër të arsimit të lartë, do të mund të krijonte përfitime të ardhshme nga IJD-të dhe të formonte përparësi konkurruese në bazë të energjisë së re ndërmarrëse të popullatës. Së fundi, toka dhe ndërtesat industriale të NSH-ve duhet të shfrytezohen për tërheqjen e investitorëve përmes krijimit të parqeve të biznesit.
53
LITERATURA 1.
Dr. Alan Bevan, Dr.Saul Estrin, Dr.Heather Grabbe: “Foreign Direct Investment and Europian
2. 3.
Union, Europian Bank for Reconstruction and Development”, 2004. Dr. Muhamet Mustafa: “Qeverisja e Projekteve Investive”, Prishtine, 2003. Dr. Andreas Johnson: “Foreign Direct Investment in eocnomies of Eastern Europian”
4. 5.
International Business School, 2005. Dr. Spiro Brumbulla: “Investimet” Tirane, 2004. Dr. Elisabbeta Falcetti, Dr. Peter Sanfey “Private sector development, capital flows and the
6. 7.
investments climate in the South Eastern Europe” London, 2004. Prof. Dr. Selman Selmanaj “Globalizimi dhe Tranzicioni” Prishtine, 2006. Dr. Magnus Blomstrom “The economics of Foreign Direct Investments Incentives”, National
8. 9.
Bureau of Economic Research, 2004. Investimet e Jashtme Direkte, RIINVEST, 2005. Dr. Lionel Fontagne “Foreign Direct Investment and International Businees” Organisation for
10. 11. 12.
Economic Cooperation and Development, Paris 2005. Jeff Madura - Drejtimi Financiar Ndërkombëtar, Investimet e Huaja Direkte, fq.479. http://www.economywatch.com/foreign-direct-investment/. Dr. Alan Bevan, dr.Saul Estrin, dr.Heather Grabbe: “Foreign Direct Investment and Europian Union,
13. 14.
Europian Bank for Reconstruction and Development”, 2004. Dr. Muhamet Mustafa: “Qeverisja e Projekteve Investive”, Prishtine, 2003. Dr. Andreas Johnson : “Foreign Direct Investment in eocnomies of Eastern Europian”
15. 16.
International Business School, 2005. Dr. Spiro Brumbulla: “Investimet” Tirane, 2004. Dr. Elisabbeta Falcetti, dr, Peter Sanfey “Private sector development, capital flows and the investments
climate in the South Eastern Europe” London, 2004. 17. Prof. Dr. Selman Selmanaj “Globalizimi dhe Tranzicioni” Prishtine, 2006. 18. Dr. Magnus Blomstrom “The economics of Foreign Direct Investments 19. Incentives”, National Bureau of Economic Research, 2004. 20. Investimet e Jashtme Direkte, RIINVEST, 2005. 21. Dr. Lionel Fontagne “Foreign Direct Investment and International Businees”. 22. Organisation for Economic Cooperation and Development, Paris 2005.
54