Gjurmë të letërsisë së vjetër të shqiptarëve të Greqisë 1860-1889
Gjurmë të letërsisë së vjetër të shqiptarëve të Greqisë 1860-1889
3
Arben P. LLALLA
GJURMË TË LETËRSISË SË VJETËR TË SHQIPTARËVE TË GREQISË 1860-1889
TRINGA DESIDN
Tetovë, 2006
4
Arben P. Llalla
Titulli: GJURMË TË LETËRSISË SË VJETËR TË SHQIPTARËVE SHQIPTARËVE TË GREQISË 1860-1889 Autori: Arben P. LLALLA, email:
[email protected] Redaktore: Teuta LLALLA Copyright © Autori Radhitja kompjuterike: Petrit Mënaj Botues: Tringa Design, Prill 2006. Ballina: Hartë e Epirit dhe detit Jon. E punuar nga Jan Jannsson dhe I. Laurenber, botuar më 1650, gravurë. Gjendet në Bibliotekën e Athinës.
Ndalohet ribotimi, riprodhimi, i plotë ose i pjesshëm, në mënyrë të përmbledhur ose të perifrazuar i përmbajtjes së librit me çdo lloj mënyre, mekanike, elektronike, fotokopjimi etj., pa marrë më parë lejen me shkrim nga autori. Ligji 2121/1993 dhe rregullat e të Drejtës Ndërkombëtare.
Tirazhi: 500 copë
Gjurmë të letërsisë së vjetër të t ë shqiptarëve të Greqisë 1860-1889 1860-1889
5
Libri u kushtohet përpjekjeve të shqiptarëve të Greqisë që punuan dhe luftuan për ruajtjen dhe pasurimin e historisë dhe gjuhës shqipe, ndër ta veçojmë: Anastas Kulluriotin, Panajot Kupitorin, Jorgo Maruga, Aristidh Kola etj.
6
Arben P. Llalla
Gjurmë të letërsisë së vjetër të shqiptarëve të Greqisë 1860-1889 1860-1889
7
PARATHËNIE Viteve të fundit janë botuar shumë shkrime rreth dokumenteve historike, për vjetërsinë e shkrimit shqip nga studiues shqiptarë dhe të huaj. Por, deri më sot zyrtarisht mbetet “Meshari” i Gjon Buzukut, si libri më i vjetër i shkruar në gjuhën shqipe, me shkronja latine i vitit 1555. Studiuesit e ndryshëm i mbeten mendimit, që dokumentet e shkrimit në gjuhën shqipe duhet të jenë me shkronja latine. Mendimi im është se duhet vazhduar kërkimet e mëtejshme të shkrimeve të vjetra në gjuhën shqipe të shkruara edhe me shkronja të grekëve. Këtë mendim, unë e mbështes në lidhjet e vjetra që populli shqiptar kishte me Greqinë e lashtë. Duke pasur parasysh këto fakte, fillova të kërkoja nëpër arkiva të ndryshme gjatë kohës kur jetoja në Greqi. Nëpër institucionet greke vështirësitë ishin të mëdha, kur bëhej fjalë për dokumente historike që i përkisnin të kaluarës dhe lashtësisë së popullit shqiptar. Shkrime të vjetra të gjuhës shqipe, me shkronja greke gjeta në arkivin e “Lidhjes së Arvanitasve të Greqisë”. Këto shkrime ishin botuar në gazetat greke të shekullit XIX në gjuhën shqipe me disa fjalë greke dhe italiane. Dhe, besoj se është e rëndësishme që këto shkrime duhet të dalin në dritë që të studiohen nga studiuesit e ndryshëm, për pasurimin e historisë së kombit shqiptar. Për transkriptimin e këtyre shkrimeve ndesha vështirësi të mëdha, për disa arsye: njëra ndër to është sepse nuk kemi të botuar deri
12
Arben P. Llalla
ALBANA2. Bota perëndimore vazhdoi të përdorte emërtimin ALBANIA, gjatë periudhës 150 vjeçare të kryqëzatave 10961208, ku Durrësi u bë porti kryesor dhe rruga Egnatia u bë shtegu kryesor përmes Shqipërisë Qendrore, që të nxirrte në Kostandinopojë dhe më tutje në Lindje. Por, atëherë pse shqiptarët e Greqisë e quajnë veten e tyre arbëreshë deri në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX, edhe më tej njihen me emrin arvanitas?! Emri shqiptar, nuk është më i vjetër se rreth shekullit XV dhe kështu, arbëreshët e Greqisë, dhe Azisë së Vogël, gjithmonë janë quajtur “arvanitas” nga njerëzit që shkruanin historinë dhe letërsinë me shkronja që njihen si të helenëve. Ndërsa arbëreshët që u larguan për në Itali nga Greqia dhe Arbëria e quajnë veten e tyre deri më sot arbëresh, kurse zyrtarisht nga shteti italian njihen me emrin albanesi. Mbase, emërtimi arban, duhet të jetë i vjetër njëlloj me emërtimin alban, mirëpo, dallimi qëndron se si na thërrasin popujt e ndryshëm. Po të shohim qytetet e vjetra pellazge dhe ilire, ato janë ndërtuar pranë lumenjve, duke qenë afër tokave pjellore, pra, afër arave. Fjalë që emërton njerëzit të cilët punonin tokën, arbërës. Në gjuhën greke, arbanët, thirren arvanitas, sepse grekët shkronjën B të alfabetit latin e lexojnë V, pra, arvanitas dhe atdheu i tyre Arvanitias në gjuhën greke. Turqit, arvanitasit i quajnë “arnaut” ose “arnavud”, kurse arvanitasit ortodoks të Kostandinopojës dhe të Egjiptit i quajnë “greci”. Që arbëreshët janë quajtur edhe me fjalën “greci” kemi fakte të vërteta si p.sh. qyteza Hora e arbëreshëve në Palermo na e 2
Po aty.
Gjurmë të letërsisë së vjetër të shqiptarëve të Greqisë 1860-1889 1860-1889
13
dëshmon këtë. Kjo qytezë, shumë vite më parë, nëpër librat zyrtarë të shtetit italian shënohej “Piana Dei Greci”, por më vonë u shënua me të drejtë “Piana Degli Albanesi”, dhe një qytezë tjetër e banuar me arbëreshë në Avello të Italisë njihet sot me emrin Greci. Një dëshmi tjetër rreth këtij emërimi na sjell gjeografi Siçilian Thommaso Fazello (1498-1570), shkruan se: “Shqiptarët që erdhën në fillim në Bisiri u quajtën “greci”. Më tej këta shqiptarë të quajtur “greci” u vendosën përgjithmonë në Contessa Entella rreth vitit 1450” 3.
3
“EKSKLUZIVE”, Prishtinë, gusht 2002, fq.71.
14
Arben P. Llalla
Gjurmë të letërsisë së vjetër të shqiptarëve të Greqisë 1860-1889 1860-1889
15
NGA HISTORIKU I SHQIPTARËVE TË GREQISË
Studimet për shqiptarët e Greqisë, që njihen me emrin arvanitas, janë shumë të pakta, për të mos thënë aspak. Sot, burimet historike, kulturore, gjuhësore, letrare dhe muzikore janë shumë të kufizuara ose mungojnë plotësisht. Strukturat shtetërore greke janë kujdesur që burimet historike, kulturore dhe letrare arvanitase të mos dalin në dritë. Kështu, na mungojnë shumë dokumente me vlera të mëdha historike për kombin e arbërit. Arvanitasit e Greqisë nuk janë ardhës, nuk janë as minoritet. Ata, ishin dhe janë ende në Greqi. Valë të tjera të mëdha të arbërve në drejtim të Greqisë ka pasur në shekullin IV-VII dhe XIV, që i njohim nga disa historianë, nuk janë veçse, shpërngulje e disa principatave të arbërve të veriut në drejtim të të jugut për arsye të pushtimeve të tokave të tyre në veri të Arbërisë nga pushtuesit sllavë dhe më vonë nga pushtuesit turq. Disa historianë grekë, evropianë dhe shqiptarë shumë figura të ndritura heroike, politike dhe kulturore arvanitase na i paraqesin si minoritarë grekë ose si u pëlqen grekëve “vorioepiriotë”. Termi grek në shekullin XIX ka pasur domethënie politike dhe jo atë kombëtare dhe gjuhësore siç e ka sot. Kështu,
24
Arben P. Llalla
Gjurmë të letërsisë së vjetër të shqiptarëve të Greqisë 1860-1889 1860-1889
25
GJUHA SHQIPE NËPËR SHEKUJ
Elementi kryesor i cili dallon arvanitasit nga popujt e tjerë që përbëjnë shtetin e sotëm grek, është gjuha shqipe, që ata flasim brenda në rrethin familjar. Deri në shekujt e mëparshëm gjuha shqipe nuk shkruhej nga masa e gjerë e popullit të saj, nuk përbënte gjuhën e shkollimit, këtë gjuhë e flisnin njerëzit e pashkolluar, ishte gjuhë e jetës së përditshme, prandaj arriti të përcillej nga brezi në brez. Pra, gjuha shqipe ishte gjuhë popullore dhe jo gjuhë letrare e fetare. Kështu, njerëzit e diturisë dhe të letërsisë e quanin gjuhën shqipe gjuhë “barbare”. Gjuha shqipe, duke mos u shkruar, mund të rrezikonte të humbiste gjatë shekujve, të humbiste origjinalitetin e saj dhe emocionet shpirtërore. Prandaj, stërgjyshërit tanë arbër krijuan ninullat, këngët e kreshnikëve dhe vajet. Një nga mënyrat e rruajtjes së gjuhës, pra, është kënga. Kështu, shumë ngjarje të përditshme dhe ngjarje historike u përcollën brez pas brezi nëpërmjet këngës popullore si në vargjet e mëposhtme: Meqë nuk dimë të shkruajmë, mjaftohemi me të folur, me këngët dhe me vajet
36
Arben P. Llalla
Gjurmë të letërsisë së vjetër të shqiptarëve të Greqisë 1860-1889 1860-1889
37
POEMË E VITIT 1889 NË GJUHËN SHQIPE Ε ΒOTUAR NË REVISTËN GREKE “ΑΠΟΛΛΩΝ“
Poema e vitit 1889, e shkruar në Pire nga një arvanitas i Greqisë, për shumë arsye duhet të cilësohet e rëndësishme se deri më sot nga studiues të ndryshëm nuk është botuar ndonjë studim për letërsinë e vjetër të shqiptarëve të Greqisë që njihen me emrin arvanitas. Ky krijim i madh vjershëtor, gjendet i botuar për herë të parë në numrin e muajit maj të vitit 1889 në revistën “ΑΠΟΛΛΩΝ” (APOLLON), që e botonte D.K.Sakelaropulos në Pire të Athinës1. Në këtë revistë, bashkëpunonin shkrimtarë dhe dijetarë të asaj kohe në Greqi. Poema është ribotuar për herë të dytë në gjuhën greke me komente nga studiuesi arvanitas Jani P.Gjika në vitin 1995 në revistën “ΜΠΕΣΑ” (BESA), që e botonte “Lidhja e Arvanitasve të Greqisë”. Vendosa t’i rrekem studimit të kësaj poeme me rëndësi të veçantë për letërsinë e vjetër shqipe, për ta transkriptuar me shkronja latine dhe përshtatur në gjuhën e sotme standarde shqipe. Poema është shkruar më 26 mars të vitit 1889 nga një arvanitas, i cili mbetet i panjohur deri më sot dhe, këtë poemë ia kushton fejesës së princeshës Aleksandra të Greqisë me 1
“BESA”, Athinë, nëntor 1995, fq. 7.
42
Arben P. Llalla
Q R RR S Sh T TH U V X Xh Y Z ZH KS PS
Gjurmë të letërsisë së vjetër të shqiptarëve të Greqisë 1860-1889 1860-1889
x+i+ε, k+i+ε ρ ρρ σ σσ τ θ οu β τζ τζ+e,ë,i i ζ ντζ+e,ë,i ξ ψ
NDE EPARA VASILLOPUVA JONE
LEKSANDRA Të këndonnë ndë arbërishte, Ç’ ishtë gluhë trimmërishte, Ç’ eflit nafarhu Miauli, Bocari, dhe gjithë Suli.
PËR TË PARËN PRINCIPESHËN TONË
LEKSANDRA Të këndojmë në shqip, që është gjuhë trimërie, që e fliste admiral Miauli,
Boçari, dhe gjithë Suli.
I Duav diev ndë mal, si të pa siprë ndë kal, ufsheh bërdha ndë në re, të ndritonjësh ti ndë dhe.
Doli dielli në mal, si të pa sipër në kalë, u fsheh brenda në re, të ndriçohesh ti në dhe.
-----Kur ti vinje ka Tatojë, Hëna dil ka Jmitojë, tuke shtif sit’ e te pa, ndrito për mua ti të tha.
* *
Mal në Atikë. Mal në Atikë
43
Kur ti vije nga Tatoi,* Hëna dilte nga Imitos,* duke hedhur sytë e të pa, ndriço për mua ty të tha.
44
Arben P. Llalla
Gjurmë të letërsisë së vjetër të shqiptarëve të Greqisë 1860-1889 1860-1889
----Drita je çë sperëndon, lulea e lulevet çë mblon vendetë ka merudhi, kado vete e kado rri.
të mos ngjitej ati lart, të shih Lenënë ndë Spart. Drita je që s’perëndon, lulja e luleve që mbulon, vendet nga kundërmimi, nga do vete e nga do rrish.
Lenënë çë njer pastaij ka të bukurit’ e saij, një çë dh’ asajë i pëlqev vasillopuv e rrëmbev.
Parnis* një zambak nxori, e nga aroma e hollë, erdhi një duk dhe na e mori, dhe e çoi në Petërburg.
Pastaij ka tri milë vjet, na uleshe ti ç’ i glet Lenesë, ndë kurm ndë si, ndë t’ ecurë ndë bukuri.
Lule e luleve me fletë brenda në pallat je vetë, kur hyn brenda në një gardh, nga gjithë lulet ti zbardh.
Ndai menate del një ifth, çë strros natën’ e embif, për posh dheft’ e sjell ditë, pra ja thonë ‘Afrëditë.
Drita luan në diamant, çel e shqep në një perlandë, brenda në sy tënd që luan? E di vetëm ai që ruan, të zgjedhë më të mirën vajzë për ty shkon në gisht unazë.
*
Mal në Atikë.
Ndaj me natë del një yll, që shtron natën e mbyll, për poshtë dheut e sjell ditë, pra ja thonë Afërditë.
----Ti je aij ifthi çë na sjell ditënë kur del si diell, ka pallati, e na rruse ndë në horë, si një nuse, me të tëmë me të tatë, e të mblonmë me uratë.
----Ketu e tri milë vjet, vasillopuv nëk’ uvjet,
Pas tremijë vjetësh, na uleshe ti që i ngjan Lenës, në trup, në sy, në të ecur në bukuri.
-----
----Drita luan ndë diamant, çel e shqep ndë një perlandë, bërdha ndë si tënd çë luan; edi vetëm’ aj çë ruan, të sglidh më të mirën’ vajzë për ti shkon ndë glisht’ unazë.
Lenën që njeh pastaj nga të bukurit e saj, një që asaj i pëlqeu princi e rrëmbeu.
-----
----Lulea e lulevet me fletë bërdha ndë pallat jë vetë, kur hin bërdha ndë një gardh, ka gjithë luletë ti sbardh.
të mos ngjitej atje lart, të shihnin Lenën** në Spartë.
-----
----Parnithi një krino nxuar, e ka marudhia e hovë, erdh një Dhuk’ e na emuar, e ekev ndë Peterhovë.
45
Këtu e tremijë tremijë vjet, princes princeshë hë nuk u gjet, **
Bëhet fjalë për Elenën e Trojës.
Ti je ai yll që na sjell ditën kur del si diell, nga pallati, e na zbret në qytet, si një nuse, me të tëmë me të tatë, e të mbulojmë me uratë.
62
Arben P. Llalla
M-----µ N-----ν, νν NJ----νi, νj O------ο, ω P------π Q------χ, κ+i, ε R------ρ RR----ρρ S------σ SH----σσ T------τ,ντ TH----θ U------ου V------β X------τζ XH----τζ+i, j Y-------υ Z------ζ ZH----ζ+i, j KS----ξ PS----ψ
Gjurmë të letërsisë së vjetër të shqiptarëve të Greqisë 1860-1889 1860-1889
63
Pr’ polit të katundevet t’ ‘Athinësë Vllezer! Dheu ist i ljagëtë akoma ga gjakëratë të tatrevet edhe vllezrevet tuai˙ progjismë tiragnonë, apoktismë elleftherinë, ist sjum’ e madhe lipon vllastimi ndë kai gjaku të mos jemi ikano pr’ ellefteri. Tuti ata sitëtë çë ranë ndë ljuftë do të na jjapënë nemë edhe mallëkime. Na çë kemi sindagmë. Çë do thetë sindagmë; Do thetë çë gjithë polit ka to dhikioma të frondisnjë vetëmë të dhiokisetë mirë patridha, të mos ketë të rëndë foro, to bënjë të mire nome, të mos ibenjënë konaqe, të mos ibjerë korofilaqi me vurdhulë ëdhe të tjeratë. Epedhi çë nuk boresnjënë tuti politë të mblidhenë, pse jjanë alargu njeri ga njatri dhiorisnjënë antiprosopë ëdhë ata thujenë vuleftai. Ata bënjënë atë çë do të bëinë politë ndë mblidhesinë, ëdhe çë do bënjënë ata ist i mirë bënë. Nanni katalavënni mirë çë an frondisnni të dhjorisënni të mirë njërës ata çë do vëzndonjënë simferonë tuai, njerës çë nuk borës ndonjë ti planepsënjë mos ti helqjë ga meros i tia do të jenni ëleftero si u do sindagmai an nuk frondiznni të skepsenni mirë vetëm, ëdhe ndonjë njatrë ukesënjë iti me foverë ite me simfero ahera nuk do të dhioqisenni astu çë donni, do të bënenë vuleftai ata çë nuk do frondisnjënë pr’ të mirë tuai, alla pr’ simfero tirevet, ëdhe pastai nuk do jenni eleftero si u do sindagmai. Ahera i biri i fortit nuk do ve tahtiko, alla do të kseresetë pr’ aniliko ëdhe sakat, ëdhe i biri i ftoqit do ve vetëmë; ahera do vinjë apospasmai edhe do tu kërkonjë kotta pitta edhe do tu bjerë edhe jjakanje˙ ahera do binjë ispraktori tu sjesë kudhë edhe do tu marë ndë filaqi ëno i forti lje të ketë ndë
68
Arben P. Llalla
caktojë i pari zëvendës dërgon të prerin me gërshërë *** të Bashkisë edhe të Prefekturës për t’u mashtruar ose t’u frikësojë. Qytetarë! Kushtetuta thotë që është shkelje ligjore të ndërhyjë me forcat e saj, zgjedhja është e drejta e popullit. E shihni fort mirë Qeveria për interesat e saj ndërhyn, nuk duhet pra të shtini votën në ata që propozon, sepse do t’i keni të njëjtat gjëra. Vështroni mirë pra, për një është yni Zot! Për vëllazëri! Për gjakun që u derdh për lirinë! Mendimi juaj, vota juaj është liria juaj, është jeta, nderimi edhe përparimi juaj mos e shtini kur të harrini përpara mendohuni mirë, sepse do të shkojë tre vjet mirë i keqi, si do të shtroni ashtu do të fleni. Dëgjoni edhe fjalët e Krishtit që thotë në vangjel: “Kërkoni edhe do të çoni, bini derës edhe do t’u hapet, pse kush kërkon çon edhe kush pyet i hapet” si t‘u thom.
***
Për të prerin me gërshëra bëhet fjalë për nëpunësit e asaj kohe që visheshin me kostum dhe kravatë. Njerëzit me këtë lloj veshje tek arvanitasit bënin përshtypje të keqe.
Gjurmë të letërsisë së vjetër të shqiptarëve të Greqisë 1860-1889 1860-1889
69
SATIRA ARVANITASE TË BOTUARA NË GJUHËN SHQIPE NË GAZETËN GREKE “ΤΟ ΦΩΣ” NË VITIN 1860
Në revistën “BESA” të vitit 1989, studiuesi arvanitas, i ndjeri Aristidh Kola, shkruan për një gazetë satirike-politike që u botua në fillim të vitit 1860 në Athinë. Emri i gazetës satirike politike ishte “ΤΟ ΦΩΣ” (DRITA), që e shkruante pothuaj të tërën Sofoklis Karidhis 1. Sofoklis Karidhis, sipas dokumenteve historike, cilësohej se ishte një gazetar shumë i zgjuar, me ide demokratike, që luftonte shkeljet e shpeshta flagrante të pushtetit të atëhershëm në Greqi, një pushtet që shprehej me xhandarin, prokurorin dhe mbretin. Pasojë e polemikës antipushtetare të Sofoklis Karidhis ishin përpjekjet e përsëritura kundër gazetës së tij, e cila përfundimisht u mbyll në nëntor të vitit 1861. Ndjekje të egër ndaj Karidhit dhe gazetës së tij ndërmori prokurori i atëhershëm penal Muxuridhis, por të cilin Karidhis e kundërshtonte me penën e mprehtë satirike sa herë gjente rastin. Në dokumentet historike të arkivës së “Lidhjes së Arvanitasve të Greqisë” nuk gjejmë prejardhjen e Sofokli Karidhit dhe sot na bën përshtypje se të gjitha vjershat satirike shqipe që u botuan në gazetën “ΤΟ ΦΩΣ”, ai nuk i përkthente 1
“BESA”, Athinë, qershor 1989, fq. 527.
72
Arben P. Llalla
Bera l ja te çjonj nj hije çjova çjova nj vajz me ca qe Kuja je moi vaizezo Jam i Mitro-Kaptanit çj fsin fsin bithen te tigani Moi moz jemi sigjeni Jemi kusiri te dit sa ai c japi me’ ato dhit.
Bëra lart të shoh një hije gjeta një vajzë me ca qe. Kuja je moj vajzë? Jam e Mitro Kapedanit që fshin bythën të tiganit. Moj mos jemi kushërinj? Jemi kushëri të dytë Sa ai cjapi me ato dhitë.
Gjurmë të letërsisë së vjetër të shqiptarëve të Greqisë 1860-1889 1860-1889
73
KËRSHËNDELLAT ARVANITASE
Kërshëndellat janë këngë gëzimi, që u këndohen ardhjes së Vitit të Ri dhe shpërndarjes së dhuratave nga plaku i Vitit të Vjetër, ose siç njihet në fenë Ortodokse, Shën Vasili. Këto këngë gëzimi, këndohen nga grup fëmijësh që trokasin derë më derë për të treguar ardhjen e Vitit të Ri. Mbas këndimit të këngës fëmijëve u dhurohet nga të zotët e shtëpisë nga një lek ose dhuratë tjetër simbolike. Populli shqiptar, kishte dhe ka kërshëndellat e veta, që këndohen në prag të ardhjes së Vitit të Ri. Edhe pjesa e popullit shqiptar që jeton në territorin e Greqisë ka kërshëndellat e veta të cilat në masën e gjerë të tyre njihen me emrin Kalanda. Me kalimin e viteve shumë pak kërshëndella mbetën në kujtesën e arvanitasve në fund të shekullit XX. Të moshuarit e fundshekullit XX, kujtojnë që këndonin kërshëndella kur vinin Krishtlindjet ose Vitit i Ri, por me kalimin e kohës këto këngë gëzimi kanë filluar të harrohen. Ata kujtojnë që kërshëndellat i këndonin në gjuhën shqipe. Disa nga këto këngë gëzimi arvanitase janë botuar në revistën “BESA”, organ i “Lidhjes së Arvanitasve të Greqisë” në vitet 1983-1995. Kështu, një pjesë e kërshëndellave që këndonte populli arvanitas me rastin e Krishtlindjeve, janë shpëtuar duke u shkruar nga mbledhës të ndryshëm arvanitas në faqet e revistës “BESA”, që tashmë nuk qarkullon.
74
Arben P. Llalla
Sipas kërshëndellave, ndërimi i viteve shoqërohej me kërkimin e fatit. Pra, Shën Vasili ose plaku i Vitit të Ri, thirret si pasues në kërkimin e fatit, i cili cilësohet “njeri” që vjen nga “toka e premtuar”, me shumë të mira dhe sjell mbarësi. Ditët e Krishtlindjeve janë ditë ndjeshmërie, pendese për mëkatarët, përzemërsie e mirësie. Në kërshëndellat e zonës së Menidhit mbledhësi Dhimitër Jota shënon: “Me rëndësi në kërshëndellat e Menidhit është miti i njohur i lëshimit të bisqeve të reja nga druri i thatë” 1. Por, këtë mit e ndeshim edhe në vise të ndryshme të Greqisë jugore nga Rumelia e deri në More, që njihen në histori e deri më sot si zona të banuara me popullsi shumicë arvanitase. Nga arkivi i revistës arvanitase “BESA”, kam shkëputur disa kërshëndella që kanë vlera të larta gjuhësore, historike dhe folklorike.
1
“BESA”, Athinë, mars 1989, fq. 497.
Gjurmë të letërsisë së vjetër të shqiptarëve të Greqisë 1860-1889 1860-1889
75
Kërshëndella të zonës së Atikisë Veriore dhe Perëndimore
Këtë kërshëndellë e ka mbledhur Vagjelis Aganaqis nga Qurka e Atikisë2. Duhet thënë se këmbimit të vitit i ka mbijetuar edhe paragjykimi i pites ose byrekut me monedhë dhe të tjera zakone lidhur me fatin e mirë. Mirë se na erdhi vit i riu mirë se të na pëlqenj. Si sot-Thojnë të vjetrëtë jia të Ser-Vasilitë, njëri çjë vjen ga e mira, çjë vjen ga kallomira. Në derë t’ avlloportësë du zojqë çjë këndoinë çjë kanë sitë ga dhiamante edhe për Krishtin u ndisën edhe për të kënduara një Dukim e u jipin. Gjigjuni vllezër, gjigjuni gjigjuni edhe gjitone: Mos ja ndonjë i varfërë mos ja ndonjë i shkretë mos ja ndonjë i shklepurë çjë nuk mundon të vinjë; Mos ja ndonjë çjë sgjigjetë mos ja ndonjë sëmurmë 2
“BESA”, Athinë, mars 1989, fq. 494.
Mirë se na erdhi viti i ri, mirë se të na pëlqejë. Si sot thoshin të vjetrit janë të Shën Vasilit, që vjen nga e mira që vjen nga fati i mirë. Në derë të oborrit dy zogj që këndojnë që kanë sytë si diamante edhe për Krishtin u ndezën edhe për të kënduar. Një dukim u jepnin. Dëgjoni, vëllezër, dëgjoni, dëgjoni edhe fqinjë: Mos është ndonjë i varfër, mos është ndonjë i shkretë mos është ndonjë ulok që nuk mundet të vijë. Mos është ndonjë që nuk dëgjon,
mos është ndonjë i sëmurë,
76 mos ja ndonjë i vërbuar çjë nuk na sheh i ziu; Trëgonj ndonjë pjatë fai tregonj gjë të ëmbla edhe Krishti do na vinj bashkë me vitin e ri. “Motë më shum”
Arben P. Llalla
mos është ndonjë i verbuar, që nuk na sheh i ziu. Dërgoni ndonjë pjatë gjellë, dërgoni gjëra të ëmbla, edhe Krishti do na vijë ashkë b me vitin e ri. “Nga mot më shumë”.
Kryetari i Shoqërisë historike dhe folklorike “Aharnon”, Dhimitër Jota, mblodhi kërshëndella nga Menidhi i Atikisë 3. Për kërshëndellat e Menidhit Dhimitër Jota thotë: “Me rëndësi në kërshëndellat e Menidhit është miti i njohur i lëshimit të bisqeve nga druri i thatë” 4. Këtë mit e ndeshim në shekullin XIX edhe në vise të ndryshme të Greqisë jugore nga Rumelia e deri në More. E’ se na erdhi viti i ri mir se të na pelqenjë gjegjuni vllezër gjegjuni po doni t’u ta themi Si sonte thonë moçmit Tcëli të protovinjë ndë der ë t’ avlloportësë ga një dupie u jijpni Dhespoti ish ksakusupë e tuti kosmi e thoin dhiakopulit e vesjenë pse do stolisi dhe do vi të liturisndë klish 3 4
“BESA”, Athinë, mars 1989, fq. 496. Po aty.
Na erdhi viti i ri mirë se të na pëlqejë dëgjoni vëllezër dëgjoni po doni, t’ua themi Si sonte thonë të moçmit cili të vijë i pari në derë të oborrit nga një dupje u jepni. Dhespoti ishte i dëgjuar dhe gjithë bota e thoshte dhjakë të rinj e vishnin, sepse do zbukurohet dhe do të vijë
të mbajë meshë në kishë.
Gjurmë të letërsisë së vjetër të shqiptarëve të Greqisë 1860-1889 1860-1889
Tër popoli e priftërat vin dhe proskinisën pse ish njëri me areti ish shjumë i glikomilit tërë ftohot i elis ë nëkë i perilipët të that dru baj për bastun e ki për t’ akubisi e sjoh e g’ ai i thati dru vlastari njomë husi edhe vlastari bi palë zogjëzë qelidhisën kein sizët si diamant e të krisaf shtëpizën u lëm kalinihtënë e mot të jemi mir të thomi ser Vasilin me gojë edhe me lir. Mote sjum.
77
Tërë populli e priftërinjtë vijnë dhe përfaleshin sepse ishte njeri me vyrtyte ishte shumë gojëmbël tërë të varfërit i mëshironte dhe nuk i brengoste. Të thatë dru mbante për bastun
e kishte për tu mbështetur dhe shoh nga ai i thati dru bisqe të njomë të lëshojë edhe bisqet e tija të njoma zogj me zë këndojnë, kishte sytë si diamant dhe të florinjtë shtëpizën u themi natën e mirë dhe mot të jemi mirë të thomi Shën Vasilin me gojë edhe me lirë. Mot më shumë.
78
Arben P. Llalla
Kërshëndella nga fshatrat e Atikisë jugore
Kërshëndellën në vazhdim e ka sjellë për revistën arvanitase “BESA” Jorgo Mel. Gjika nga Magula, ashtu si ia kishte mësuar halla e tij që banonte në Markopullo të Atikisë 6. Mirë se t vini viti i ri mir se mir t na plqeni Si nestr, thon palia, kuz do t protovini nd nder t vllaports vi dukiume t jipni pse nestr Klisha panigjiriz tahmt i shirvasilit ç ish njeri me areti e shum glikomolit. T that dru kei pr bastun, bastun pr t kumbisei. Nd mali nde ai i that dru di zoqe qeladhisn ç kin sit si dhiamant kriso si futuraka. Vishuni vllezr vishuni edhe nd Klish t veni, ga Klisha t mos lipseni e nd shtpi t veni t shtroni edhe trapezin, t hani edhe t pini. 6
“BESA”, Athinë, janar 1984, fq. 108.
Mirë se të vini viti i ri, mirë se të na pëlqeni. Si nesër thonë të vjetrit, kush do të vijë i pari në derë të oborrit një dukat ti jepni, sepse nesër Kisha feston dhurata të Shën Vasilit, që ishte njeri me virtyte dhe shumë gojëmbël. Të thatë dru kishte për bastun, bastun për tu mbështetur. Në majë të atij i thati dru dy zogj këndonin që kishin sytë si diamant, të artë si flutura. Vishuni, vëllezër, vishuni, edhe në Kishë të veni, nga Kisha të mos mungoni dhe në shtëpi të veni të shtroni edhe tryezën, të hani edhe të pini.
Gjurmë të letërsisë së vjetër të shqiptarëve të Greqisë 1860-1889 1860-1889
‘And isht edhe ndoni ftoho flisni atie t vini. ‘And isht ndoni i shkrepur e nuk borez t vini tia kialni fain atje. Thoni t thomi tr thoni t thomi me hare, me grik edhe lir, mot ga mot t jemi mir
79
Nëse është edhe ndonjë i varfër, i flisni atij të vijë. Nëse është ndonjë i sëmurë dhe nuk mundet të vijë, t’ia shpini ushqimin atje. Thoni të thomi të tërë, thoni të thomi me gëzim, me gryk edhe lirë, mot nga mot të jemi mirë.
80
Arben P. Llalla
Gjurmë të letërsisë së vjetër të shqiptarëve të Greqisë 1860-1889 1860-1889
Kundurjotika Kërshëndella
Këtë kërshëndellë ia ka mësuar Melet Niko Poga nga Mandra gjyshi i tij7. Mot e shum kazand i mir ç na bn zot o, je mir; Mir jam si do zoti in Ia zot o, ia zoni Ia ashtu si vjen ai fili ashtu t t roni i biri edhe spitonikoqiri Me sakulen t krisat me gaitan t krisostaft Ni her nd mot nd mot t pagues rusoliot And t t z’ r dora shum ni flori e ni dukat jepua trimave me urat, me urat
Mot e shumë mbarësi i mirë. Ç’na bënë zotëri, jeni mirë? Mirë jam si do Zoti ynë. Eja zotëri, eja zonjë, eja ashtu si vjen ai filli. Kështu të rroftë biri edhe i zoti i shtëpisë me trastën e florinjtë, me gajtan të florinjtë. Një herë në vit, në vit, të paguash flokëverdhë. Në të zëntë dora shumë, një flori e një dukat, jepua trimoshave me urime, me urime.
Kërshëndella nga qyteza e Lefktras
Kjo kërshëndellë është botuar për herë të parë në gazetën greke “TA ΛΕΥΚΤΡΑ” 8 në faqen 9 të muajt nëntor-dhjetor të vitit 1991. Kërshëndella ka si autor të botimit një emër pseudonim “I Vjetri” dhe shkruan: “Kështu këndonte kërshëndellat kërshëndellat Spiro Dhumanis më 7.1.1947”. Kërshëndella në gazetën “ΤΑ ΛΕΥΚΤΡΑ” është botuar në gjuhën shqipe me shkronja greke dhe nuk është botuar në gjuhën greke9. Kjo tregon që banorët e Lefktras e flisni mirë gjuhën shqipe në vitin 1991, sipas gazetës lokale. Mi’ se të vinjë vit’ i ri mi’ se të na pëlqenjë. Si nestër thonjë i palei kush proto të na vinjë nga dera e avlloportësë një dokume të jimni Nestrë klisha panijiris tamënë e ssër-Vasilit çë ish një njeri me areti ma shumë ghlikomil ish. E shihni këtë shkopinë e kej për të kumbisej E shihni këtë thatinë sskop vlastar të njomë hjusi 8
7
“BESA”, Athinë, janar 1984, fq. 107.
81
9
“BESA”, Athinë, dhjetor 1992, fq. 172. Po aty.
Mirë se të vijë viti i ri, mirë se të na pëlqejë. Si nesër thonë të vjetrit kush i pari të vijë nga dera e oborrit një dupje të jepni Nesër kisha feston blatimin e Shën Vasilit që ishte një njeri me vyrtyte me shumë gojëmbël ishte. E shihni këtë shkop? E kishte për mbështetje. E shihni këtë thatin shkop? Bisqe të njoma dolën
82 edhe siprë në vlastarëzë di zojgje qelajdhisin Vishuni vllezër, vissuni bukur nester menate nga klissa të mos lipseni në klissëzë të veni nga klissa çë të ikënë edhe në sstëpi të veni. Efthis sofranë sstruarë edhe bukëzë të hani. An të artë nonjë njeri nonjë ftoho i sskretë një dokume të jipni tuaj të jetë Mot nga mot më mirë.
Arben P. Llalla
Gjurmë të letërsisë së vjetër të shqiptarëve të Greqisë 1860-1889 1860-1889
edhe sipër bisqeve dy zogj këndonin. Vishuni vëllezër, vishuni bukur nesër me natë nga kisha të mos mungoni në kishë të veni nga kisha kur të ikni edhe në shtëpi të veni. fill sofrën shtruar edhe bukë të hani. Në të ardhtë ndonjë njeri ndonjë i varfër i shkretë një dupje të jepni që e juaja të jetë Mot nga mot më mirë.
FAKSIMILE (Faksimilet e materialeve të shfrytëzuara)
83
84
Arben P. Llalla
Gjurmë të letërsisë së vjetër të shqiptarëve të Greqisë 1860-1889 1860-1889
85
Faksimile të revistës ”APOLLON”, ku është botuar poema në gjuhën shqipe në vitin 1889.
86
Arben P. Llalla
Faksimile të gazetës “E ARDHMJA E ATDHEUT”, ku është botuar fjalimi parazgjedhor i vitit 1860.
Gjurmë të letërsisë së vjetër të shqiptarëve të Greqisë 1860-1889 1860-1889
87
88
Arben P. Llalla
Gjurmë të letërsisë së vjetër të shqiptarëve të Greqisë 1860-1889 1860-1889
89
90
Arben P. Llalla
Gjurmë të letërsisë së vjetër të shqiptarëve të Greqisë 1860-1889 1860-1889
91
Faksimile të librit te Panajot Kupitori “Studime për shqiptarët e Greqisë, si dhe të ishullit të Hidrës”, Ahtinë, 1879.
92
Arben P. Llalla
BIBLIOGRAFI
Revista, EKSKLUZIVE , Prishtinë, 2000-2003. Revista, ΜΠΕΣΑ (BESA), Athinë, 1983-1995. Revista, Lidhja, Frashineto, 1980-2004. Lidhja e Arvanitasve të Greqisë, Kalendarët , Athinë, 19832004. Gazeta, GAZETA e Athinës, Athinë, 1999-2004. ΑΡΙΣΤΙ∆Η Π. ΚΟΛΛΙΑ, ΑΡΒΑΝΙΤΕΣ ΚΑΙ Η ΚΑΤΑΓΩΓΗ ΤΩΝ ΕΛΛΗΝΩ, Athinë, 1996. Antonio Bellushi, RICERCHE E STUDI TRA GLI ARBERORI DELL, ELLADE , Kozencë, 1994. Antonio Bellushi, GLI ARBERORI-ARVANITIUN POPOLO INVISIBLE , Kozencë, 2004. ΑΡΧΕΙΟ ΚΕΝΤΡΟ ΑΡΒΑΝΙΤΙΚΩΝ ΜΕΛΕΤΩΝ, ΑΡΒΑΝΙΤΩΝ ΜΕΛΕΤΩΝ , Athinë, 1996. Θανασισ Μωραιτησ, Ανθολογια αρβανιτικων τραγοuδιων τις Ελλαδασ , Athinë, 2002. MARKO BOÇARI, Λεξικον τις Ροµαικης και Αρβανιτικης απλησ , Athinë, 1993. Κωστα Μπιρη, Αρβανιτες οι ∆ωριες τοu νεωτεροu Ελληνισµοu, Athinë, 1967. Robert d’Angely, Enigma, Tiranë, 1998. Edwin Jacques, SHQIPTARËT , Tiranë, 1996. IRAKLI KOÇOLLARI, ARVANITËT , Tiranë, 1994. Koli Xoxi, LUFTA E POPULLIT GREK PËR PAVARËSI – kontributi shqiptar- , Tiranë, 1991.
Gjurmë të letërsisë së vjetër të shqiptarëve të Greqisë 1860-1889 1860-1889
93
Rilindja, HISTORIA E LETËRSISË SHQIPTARE , Prishtinë, 1989. DHIMITËR GRILLO, ARVANITËT DHE SHQIPTARËT NË LUFTËN ÇLIRIMTARE TË POPULLIT GREK , Tiranë, 2003. Tolkë Xhillari, PROBLEMI I NDËRGJEGJIES TË ARVANITËVE , Athinë, 1996. HOMERI, ILIADA, Tiranë, 1965. ARVANITËVE , NIKO STYLO, HISTORIA E SHENJTË E ARVANITËVE Prishtinë, 2004. STILIAN ADHAMI, VOSKOPOJA DHE MONUMENTET E SAJ , Tiranë, 1998. FERRDINAND SCHEVILL, BALLKANI Historia dhe Qytetërimi , Tiranë, 2002. Johann Georg Von HAHN, Abeceja Shqip, Shënime përmi shkrimin e vjetër Pellazgjit , Stamboll, 1910. Karl Reinhold, Netët Pellazgjike të Karl Reinholdit, Tekste të vjetra shqipe të Greqisë , transkriptuar e shpjeguar nga Ardian KLOSI, Tiranë, 2005. ZHAN KLOD FAVEIRIAL, Historia më e vjetër e Shqipërisë , Tiranë, 2004. Romilly JENKINS, Bizanti dhe Bizantinizmi , Tiranë, 2001. Niko GJINI, Fjalori GREQISHT-SHQIP , Janinë, 1993. ΚΩΝΣΤΑΝΤΙΝΟΥ ΓΕΩΡ. ΠΑΠΑΦΙΛΙ, Fjalori GREQISHT SHQIP , Athinë. ΚΩΝΣΤΑΝΤΙΝΟΥ ΓΕΩΡ. ΠΑΠΑΦΙΛΙ, Fjalori SHQIPGREQISHT , Athinë. THANASSIS MORAITIS, Biografia shoqëruese e CD, ARVANITIC SONGS , Athinë, 1988. Θανασησ Μωραιτης, Biografia shoqëruese e CD, Τριανταφuλλο τοu βραχοu, Athinë, 1998.
94
Arben P. Llalla
Gjurmë të letërsisë së vjetër të shqiptarëve të Greqisë 1860-1889 1860-1889
95
PASQYRA E LËNDËS PARATHËNIE.................................. PARATHËNIE......................................................... ................................. .......... 7 HYRJE.................................... HYRJE........................................................... ............................................ ..................... 11 NGA HISTORIKU I SHQIPTARËVE SHQ IPTARËVE TË GREQISË....... 15 GJUHA SHQIPE NËPËR SHEKUJ................................... SHEKUJ................................... 25 POEMË E VITIT 1889 NË GJUHËN SHQIPE E BOTUAR NË REVISTËN GREKE ΑΠΟΛΛΩΝ”……… 37 NJË FJALIM PARAZGJEDHOR I BOTUAR NË GJUHËN SHQIPE NË GAZETËN GREKE “ΤΟ ΜΕΛΛΟΝ ΤΗΣ ΠΑΤΡΙ∆ΟΣ” NË VITIN 1860................. 1860................. 59 SATIRA ARVANITASE TË BOTUARA NË GJUHËN SHQIPE NË GAZETËN GREKE “ΤΟ ΦΩΣ” NË VITIN 1860 .............................................................. .................................................................. .... 69 KËRSHËNDELLAT ARVANITASE................................. ARVANITASE................................. 73 FAKSIMILE.................................... FAKSIMILE........................................................... .................................... ............. 83 BIBLIOGRAFIA..................................... BIBLIOGRAFIA............................................................ ............................111 .....111
CIP - Каталогизација во публикација Народна и универзитетска библиотека “Св. Климент Охридски”, Скопје 821.18 (495).09”1860/89” LLALLA, Arben P. Gjurmë të letërsisë së vjetër të shqiptarëve të greqisë : 1860-1889 / Arben P. Llalla. - Tetovë : Tringa design, 2006. 110 стр. ; 21 см ISBN 9989-9591-5-3 а) Албанска книжевност во Грција - 1860-1889 - Критики и толкувања 1990-2001 COBISS.MK-ID 65235722
96
Arben P. Llalla
Arben P. LLALLA
GJURMË TË LETËRSISË SË VJETËR TË SHQIPTARËVE TË GREQISË 1860-1889
BOTOI TRINGA DESIDN
Tetovë, 2006 Tirazhi: 500 copë