Profesori: Dr. Artan Nimani
Asistenti: Mr. Sc. Denis Spahija
* Java e Parë * Tema: HYRJE NË STATISTIKË * 2 ore ligjerata * 2 ore ushtime
Dr Artan NIMANI dhe Mr Denis SPAHIJA
3/3/13
ORIGJINA
u futur shumë thellë në historinë njerëzore, mund të themi Pa me siguri se që me formimin e formacioneve të para sociale, të shoqërive të para njerëzore, u ndie nevoja për të bërë numërimin e elementëve prej të cilave ishin përbërë, për të ditur numrin e njerëzve të aftë për të luftuar, numrin e kafshëve e kështu me radhë. Dokumente interesante, që dëshmojnë për organizimin e avancuar administrativ të popullit egjiptian, me të dhëna të rregullta si për lëvizjen e popullsisë, ashtu dhe të mallit, janë gjetur në monumente shumë të lashta të këtij populli.
Dr Artan NIMANI dhe Mr Denis SPAHIJA
3/3/13
Një përdorim më të gjerë e shohim në shekullin XVII falë Herman Konringut (Hermann Conring, 1606-1681), që ishte i pari në Gjermani që filloi të mbante një kurs të ri leksionesh mbi shkencën e politikës, gjatë të cilit ai shpaloste, në mënyrë përshkruese, rezultatet e informacioneve lidhur me çështjet më të rëndësishme të shtetit.
Dr Artan NIMANI dhe Mr Denis SPAHIJA
3/3/13
KUPTIMI
Statistika si shkencë ka lindur dhe është përsosur krahas zhvillimit të shoqërisë njerëzore. Më lindjen e shteti është paraqit nevoja e organizimit dhe evidentimit te gjerave të ndryshme dhe kështu paraqitet nevoja edhe për mbajtjen e statistikave të ndryshme. Fjala statistikë rrjedhë nga fjala latine “STATUS” e shqipëruar si gjendje, shtet, përkatësisht bëhet përshkrim i gjendjes së shtetit përmes të dhënave të caktuara numerike. Pra, nga vetë termi statistikë rezulton edhe konkludimi se statistika lindi dhe u formua si disiplinë shkencore për nevoja të shtetit. Dr Artan NIMANI dhe Mr Denis SPAHIJA
3/3/13
Fjala “statistikë” natyrisht rrjedh prej latinishtes mesjetare
“status”, që tregon rendin politik; në këtë kuptim, STATISTIKA ËSHTË SHKENCA QË PËRSHKRUAN FAKTET MË TË RËNDËSISHME TË SHTETIT. Por i njëjti term në latinishten klasike do të thotë mënyrë e të qenit, rrethanë, gjendje faktike dhe në këtë kuptim mund të përfshijë edhe konceptin modern të statistikës, me një fushë zbatimi më të gjerë se ai i mëparshmi, siç do ta shohim më pas. Dr Artan NIMANI dhe Mr Denis SPAHIJA
3/3/13
APLIKIMI
Statistika e aplikuar nga ana e saj, sot ndahet në disa degë me emërtime të ndryshëm dhe të veçanta në bazë të fushave të përdorimit. Pra, sot dallohet si degë të veçantë:
Dr Artan NIMANI dhe Mr Denis SPAHIJA
ü demografia,
ü ekonometria,
ü biometria,
ü statistika kriminale,
ü antropometria,
ü mekanika statistikore
ü psikometria,
ü etj
ü statistika ekonomike,
3/3/13
Çfarë kuptojmë me njohuri statistikore, përse na shërbejnë? Statistika, do të thotë të nxjerrësh konkluzione nga të dhënat. P.sh. : Janë botuar të dhëna për shkallën e varfërisë në vend. Si janë marrë këto të dhëna? Janë anketuar familje në të gjithë vendin lidhur me nivelin e tyre të jetesës. Këto të dhëna bënë të mundur llogaritjen e konsumit në vlerë dhe kalori për të gjithë popullsinë dhe sipas rajoneve kryesore të vendit. Në këtë proces, kanë qenë statisticientë që kanë zgjedhur familjet për studim dhe kanë nxjerrë konkluzione mbi bazën e të dhënave.
Dr Artan NIMANI dhe Mr Denis SPAHIJA
3/3/13
Baza e statistikës është teoria e probabilitetit
Baza e statistikës është teoria e probabilitetit, që bazohet në matematikë. Kështu, duke supozuar që çdo numër në loto ka mundësinë ë njëjtë për t’u tërhequr, mund të gjejmë se sa shanse kemi për të fituar në loto me numrat që kemi zgjedhur. Kështu zgjedhim një numër të çfarëdoshëm (nganjëherë njerëzit zgjedhin datën e lindjes, etj. ) dhe përpiqemi të
përshtatim llogaritjet duke marrë parasysh faktin që numri një mund të jetë blerë më shumë se p. sh. : numri 97. Për të bërë këtë ne duhet të vrojtojmë se sa bileta nga secili numër janë blerë çdo javë dhe sa nga çdo kombinim i numrave.
Dr Artan NIMANI dhe Mr Denis SPAHIJA
3/3/13
Për shembull: ü Shansi për të fituar një loto është më i madh se të goditemi nga një rrufe? ü Një ilaç kundër një sëmundje të caktuar p. sh. tuberkulozit, ka më pak efekte anësore se një tjetër, ndërkohë që efektet përmirësuese janë të njëjta? Ky i fundit është një rast për t’u vrojtuar, pra për të mbledhur të dhëna, dhe më tej për t’i analizuar ato. Të tilla eksperimente duhet të kryhen përpara daljes në treg të çdo ilaçi të ri ( mbi të gjitha ilaçi është për të shëruar pacientët dhe jo për t’i vrarë ata), që përbën një nga arsyet e kostos së lartë të medikamenteve.
Dr Artan NIMANI dhe Mr Denis SPAHIJA
3/3/13
Statistika nevojitet në të gjitha nivelet e jetës
Një seminar i zhvilluar shtroi përpara zyrtarëve qeveritarë nevojën e edukimit statistikor. Kur mendohet të shpenzohet një shumë e caktuar për të luftuar varfërinë, në radhë të parë duhet menduar nëse programi për të cilin do të shpenzohet do ta ulë vërtet varfërinë, në të kundërtën paratë shkojnë dëm dhe varfëria mbetet e njëjtë. ü Si e gjejmë nëse ne e kemi arritur këtë synim? Për këtë duhet vendosur më parë se cili është çelësi që na tregon se ne e kemi arritur këtë synim ose jo. Me fjalë të tjera, na nevojitet të studiojmë numrin mesatar të njerëzve që fitojnë para? Dr Artan NIMANI dhe Mr Denis SPAHIJA
3/3/13
Njohuritë statistikore i nevojiten publikut të gjerë
Njohuritë statistikore nevojiten për të kuptuar apo për të qenë në gjendje të gjykojmë nëse një njoftim, një reklamë është e arsyeshme apo jo. Për një qytetar të thjeshtë, edukimi statistikor është i rëndësishëm në dy drejtime: 1. Është një nevojë për të kuptuar jetën e përditshme, 2. Një domosdoshmëri për të marrë vendime personale dhe një mjet për të ushtruar një kontroll demokratik mbi administratën publike. Nga ana tjetër globalizimi i ekonomisë dhe përparimet teknologjike kërkojnë nga punonjësit të kenë njohuri statistikore, aftësi për të lexuar statistika dhe të zotërojnë një arsyetim statistikor. Tregjet e punës ofrojnë mundësi të shumta për ata që zotërojnë logjikë statistikore. Dr Artan NIMANI dhe Mr Denis SPAHIJA
3/3/13
Bazat dhe parimet e statistikës
Statistikat janë një e mirë publike. Statistikat janë një instrument i pazëvendësueshëm i informacionit mbi çdo aspekt të jetës së një vendi. Nëpërmjet tyre ne informohemi mbi gjendjen statike dhe dinamike të zhvillimeve sociale dhe ekonomike. Nëpër mjet
treguesve, tabelave dhe grafikeve, analizave dhe komenteve statistikat na njohin me situatën ku ndodhemi, bëjnë të mundur nëpërmjet projeksioneve të njihemi në mënyrë të përafërt në të ardhmen e pritshme, na japin një bazë, mbi të cilën mund të ngrihen hipoteza, studime, apo politika zhvillimi.
Dr Artan NIMANI dhe Mr Denis SPAHIJA
3/3/13
Principet e Statistikës
Statistikat publike favorizojnë rritjen demokratike dhe pjesëmarrjen e ndërgjegjshme në zgjedhjet e vendit. Qëllimi i tyre është t’i shërbejnë vendimmarrësve, shkencëtarëve dhe publikut të gjerë, duke ofruar një panoramë të gjithanshme të jetës në vend. ü principet e paanshmërisë, ü principet e besueshmërisë, ü principet e rilevancës, ü principet e efektivitetit, ü principet e fshehtësisë dhe ü principet e transparencës.
Dr Artan NIMANI dhe Mr Denis SPAHIJA
3/3/13
OBJEKTI I STATISTIKËS
Objekt i studimit gjegjësisht i hulumtimit të statistikës janë dukuri masive të shumta dhe të llojllojshme. Ato burimin e kanë në proceset natyrore, ekonomike dhe shoqërore. Këto dukuri i studiojnë edhe shkencat e tjera, mirëpo, statistika veçohet nga të tjerat me studimin e dukurive masive, pra, si objekt studimi të statistikës janë dukuritë masive apo tërësitë statistikore dhe karakteristikat e variacionit të tyre. Me dukuri masive kuptohen një numër i madh i njësive ose i ndodhive, si p. sh. ndërmarrjet ekonomike, popullsia, punëtorët e një vendi, fondi i banesave, shkollat, nxënësit, etj. Dr Artan NIMANI dhe Mr Denis SPAHIJA
3/3/13
METODAT E STATISTIKËS
Metodat statistikore janë pjesë përbërëse e studimit të dukurive nga shumë shkenca të fushave të ndryshme më kryesoret janë: ü Metoda e induksionit ü Metoda e deduksionit ü Metoda e analizës ü Metoda e sintezës ü Metoda e analogjisë ü Metoda reprezentative ü Metoda grafike
Dr Artan NIMANI dhe Mr Denis SPAHIJA
3/3/13
NJËSITË DHE POPULLIMET STATISTIKORE
Me terma teknikë, rastet individuale që janë objekt i vrojtimeve quhen njësi statistikore. Këto mund të jenë: 1. Njësi të thjeshta, si: individë të veçantë, autovetura, kafshë, pjesë të prodhuara nga një makineri, aksidente rrugorë etj; 2. Njësi të përbëra, domethënë agregate të njësive të thjeshta, si familjet, firmat etj; 3. Njësi shumëfishe, domethënë dyshe, treshe…, që formohen nga dy, tri apo më shumë njësi të thjeshta që janë të lidhura nga një marrëdhënie, si për shembull: burri dhe gruaja, babai dhe i biri, ortakët në një firmë etj. Bashkësia e shumë njësive statistikore, homogjene në një apo më shumë aspekte, përbën popullimin statistikor. Dr Artan NIMANI dhe Mr Denis SPAHIJA
3/3/13
ORGANIZIMI I STATISTIKËS
Organizimi institucional i shërbimeve që merren me studime statistikore paraqet një rëndësi të madhe për çdo shoqëri të organizuar, por edhe për tërë njerëzimin. Nevoja e bashkëpunimit të shërbimeve statistikore në mes të vendeve dhe rajoneve të ndryshme të botës ishte domosdoshmëri kohe me pare. Bashkëpunimi i ndërsjellë, saktësisht këmbimi i rezultateve të hulumtimeve shkencore si dhe i informacioneve nga praktika statistikore, për kohën e tanishme, paraqet një domosdoshmëri në rrjedhat e zhvillimit bashkëkohor të shoqërisë njerëzore në tërësi. Dr Artan NIMANI dhe Mr Denis SPAHIJA
3/3/13
Pas Luftës së Parë Botërore u intensifikua lidhja apo bashkëpunimi i shërbimeve të statistikës nacionale përmes organeve të caktuara të Shoqatës së Kombeve. Nga kjo shoqatë kërkohej që të zhvillohej shërbimi ndërkombëtar i statistikës përmes respektimit të këtyre parimeve kryesore: ü Aftësimi i ekspertëve të statistikës; ü Këmbimi i zbulimeve shkencore dhe i përvojës; ü Miratimi i metodologjisë unike, si kusht i krahasueshmërisë së të dhënave dhe rezultateve statistikore; ü Objekti dhe përmbajtja e veprimtarisë statistikore që është lëndë e këmbimit ndërkombëtar; ü Harmonizimi i afateve në veprimtarinë e hulumtimit statistikor; ü Çështja e publikimeve statistikore si dhe format e këmbimit ndërkombëtar, etj Dr Artan NIMANI dhe Mr Denis SPAHIJA
3/3/13
ORGANIZIMI I STATISTIKAVE ZYRTARE
Statistikat si e mirë publike, janë të rregulluara dhe të organizua në të gjitha vendet e botës, pasi që Statistikat janë një instrument i pazëvendësueshëm i informacionit mbi çdo aspekt të jetës së një vendi. Nëpërmjet tyre ne informohemi mbi gjendjen statike dhe dinamike të zhvillimeve sociale dhe ekonomike. Në lidhje më statistikat të gjitha shtetet veç e veç kanë të organizuar sistemin e të dhënave dhe statistikave pra secili shtet e ka Institucionin e vet kompetent dhe profesional për statistika,. Dr Artan NIMANI dhe Mr Denis SPAHIJA
3/3/13
Disa Institucione ndërkombëtare që janë më të njohura në lidhje me statistikat dhe monitorimin e tyre në përgjithësi: ü European Agency for Reconstruction (EAR) ü EUROSTAT - Statistical Office of the European Commission ü New Eurostat web-site on statistical co-operation with CARDS countries ü Food and Agriculture Organization of the United Nations (FAO) ü Humanitarian Community Information Center (HCIC) ü International Monetary Fund (IMF) ü International Organization for Migration (IOM) ü UNDP Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara-Kosovë ü Banka Botrore BB ü Fondi Monetar Ndekombetar FMN
Dr Artan NIMANI dhe Mr Denis SPAHIJA
3/3/13
ORGANIZIMI I STATISTIKAVE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS
Enti i Statistikave të Kosovës (ESK) është agjension ekzekutiv i cili është përgjegjës për këtë fushë në Kosovë. Enti i Statistikës së Kosovës vepron si ent profesional që nga viti 1948, dhe ka kaluar nëpër të gjitha fazat historike të Kosovës. Më 2 Gusht 1999 ESK rifilloi punën si institucion i pavarur dhe profesional i administratës publike të Kosovës. ESK është agjencion i pavarur në kuadër të Ministrisë së Shërbimeve Publike (MShP).
Dr Artan NIMANI dhe Mr Denis SPAHIJA
3/3/13
INSTITUTI I STATISTIKËS I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
INSTAT është institucioni përgjegjës për të dhënat zyrtare në Republikën e Shqipërisë. Para krijimit të shtetit shqiptar më 1912 shërbimi statistikor nuk ekzistonte. Në vitin 1924 për herë të parë ekzistonte një zyrë statistikore që mbante evidenca të ndryshme ekonomike pranë Ministrisë së Botorës (mirëmbajtjes së rrugëve) dhe Bujqësisë. Veprimtaria e kësaj zyre kufizohej në inventarët bujqësore që përfshinin numrin e buqëve dhe llojin dhe sasinë e shfrytëzimit të tokës me bimë bujqësore e blegtorale, si dhe në disa statistika të cekëta mbi industrinë, tregtinë, eksport-importet e çmimet. Për herë të parë shërbimi statistikor në Shqipëri është institucionalizuar me Dekretin nr. 121, dt. 8/04/1940.
Dr Artan NIMANI dhe Mr Denis SPAHIJA
3/3/13
ASPEKTE TË STATISTIKËS MODERNE
Metodat e reja, që e karakterizojnë në mënyrë gjithnjë e më shkencore statistikën, marrin për bazë studimin e fakteve që përcaktojnë fenomenet e veçanta dhe lidhjet midis këtyre fakteve, për të ndërtuar modele ose skema teorike të veçanta, që të mund të shërbejnë për shpjegimin e vetë fenomeneve. E gjitha kjo lejon të bëhen parashikime, probabilisht të besueshme, të cilat luajnë një rol thelbësor në qëllimin final të studimeve statistikore të fenomeneve, qoftë të atyre social-ekonomike, qoftë të atyre të shkencave të natyrës. Dr Artan NIMANI dhe Mr Denis SPAHIJA
3/3/13
SEKTORË TË RINJË TË PËRDORIMIT TË STATISTIKËS
Probleme të tjera, për zgjidhjen e të cilave statistika sjell një kontribut të madh studimi, lidhen me studimin e tregut, që synojnë t’u japin elemente informacioni drejtuesve të ndërmarrjeve a firmave të mëdha industriale dhe tregtare. Në këtë studim, përkrah analizës ekonomike studiohet edhe ndikimi i reklamës, ndikimi i politikave të ndryshme të çmimit, dobia e marrëdhënieve publike, fenomenet distributive nga pikëpamja e ndërmarrjes etj. Kontrolli i cilësisë; Dr Artan NIMANI dhe Mr Denis SPAHIJA
Planifikim etj.
3/3/13
Dr Artan NIMANI dhe Mr Denis SPAHIJA
3/3/13