Modul trajnimi trajnimi për studentët studentët e Shëndetit Publik – Paketa Paketa Statistikore – SPSS SPSS
Modul për studentët e Shëndetit Publik
(Pjesa 1 – Bazat Bazat e SPSS)
Paketa Stati stik ti k or ore e
SPSS version 19
Erand Llanaj © Të drejtat e autorit 2012
1|Faqja
2012 – Erand Erand Llanaj
Modul trajnimi për studentët e Shëndetit Publik – Paketa Statistikore – SPSS
Programi SPSS është një soft i cili përdoret gjerësisht në botën e kërkimit shkencor në shkencat humane. Vetë akronimi SPSS nënkupton Paketë Statistikore për Shkencat Sociale (Statistical Package for Social Sciences). Ndonëse shkurtimi i atribuohet shkencave sociale, SPSS është një program statistikor që gjen aplikim të gjerë edhe në fushën e Shëndetit Publik si pjesë e Shkencave Mjekësore. Ekzistojnë disa paketa statistikore: SAS (Statistical Analysis System), Epi Info ( Epidemiological Information), WinPEPI (PEPI -for-Windows ), etj., por në fakt programi më user-friendly dhe më lehtësisht i përdorshëm është pa d yshim SPSS.
Bazat e programit Pasi ju keni instaluar SPSS në kompjuterin tuaj, ju duhet të shkoni të klikoni ikonën desktop ose të shkoni në Start
në
më pas All programs dhe të gjeni folder -in e SPSS.
Të dyja këto rrugë do t’ ju çojnë në të njëjtin rezultat (hapja e SPSS) duke ju paraqitur një tabelë dialoguese si Fig. 1. Fig. 1. Tabela Hyrëse në SPSS
Tek kjo dritare dialoguese ju do shihni disa opsione të cilat janë rradhitur në këtë interface. Fillimisht keni Open an existing data source e cila shërben për të hapur një dokument SPSS ekzistues (nëse ju keni tashmë gati dokumente në kompjuterin tuaj).
2|Faqja
2012 – Erand Llanaj
Modul trajnimi për studentët e Shëndetit Publik – Paketa Statistikore – SPSS Ndërkohë që më poshtë ju jepet dhe opsioni i eksportimit të një dokumenti që nuk është dokument SPSS por që programi e bën konvertimin për ju (Open another type of file). Në krahun e djathtë keni ikonën e tutorialit që ju ndihmon të gjeni metoda apo mënyra të përdorimit të opsioneve të SPSS. Më poshtë keni ikonën
me anë të së cilës ju keni mundësi të krijoni një dokument të ri në SPSS. Butoni tjetër është një analogji më e simplifikuar e Open an existing data source. Dhe butoni i
fundit
është një opsion i cili ju ndihmon që bazuar në modelet e gatshme të ofruara nga
vetë SPSS ju të krijoni databaza të reja. Pasi ju keni hapur SPSS pamja që do t’ju shfaqet është një “grid” (rrjet me katrorë) dhe sipër saj do të keni të gjitha opsionet e paketës. Shihni F igur ë n 2. Figura 2. Pamja e SPSS pas hapjes
Këto komponent që do t’ju shfaqen në hapje të një databazë bosh të SPSS kanë funskione të veçanta.
3|Faqja
2012 – Erand Llanaj
Modul trajnimi për studentët e Shëndetit Publik – Paketa Statistikore – SPSS
Këto funksione janë: Rreshti i emrit të dokumentit : Ky rresht ndodhet në anën e majtë në krye të porgramit dhe
tregon emrin e dokumentit që ju keni hapur ose jeni duke punuar. Rreshti i menusë : ndoshta komponenti më i rëndësishëm i SPSS, duke qenë se çdo veprim do të
ndërmerret prej këtij rreshti dhe komandave që përmbahen në të, që nga File deri tek Help. Në rreshtin e menusë ju do të gjeni këto butona: • File: ju lejon të hapni, krijoni dhe ruani një dokument SPSS. • Edit: Ju ofron opsionet bazë të modifikimit të dokumentit si prerja (cut), kopjimi (co py), ngjitja (paste), dhe zëvendësimi (replace). • View: Ju këtu keni disa opsione për rretha asaj se si doni ju t’ju duket interface (pamja e SPSS). Opsioni më i zakonshëm dhe që përgjithësisht lihet në shumicën e rasteve ështëSeveral Value Labels. • Data: Ky seksion ju ofron dhe mundëson operacionet bazë me të dhënat të tilla si përcaktimin e tyre (define), konfigurimin dhe hedhjen e tyre në databazë. Gjithashtu mundëson renditjen ( sorting ), ndarjen (merging ), përzgjedhjen apo dhe peshimin (weighting ) të rasteve. • Transform : Ju mundëson transformimin e të dhënave që nga llogaritja (computing ) deri tek rirregullimi, ri-kodimi dhe përpunimi i vlerave të munguara (missing values) • Analyze: Të gjitha llojet e përpunimeve statistikore apo analizave fillojnë nën këtë komandë. • Graphs: Ju ndihmon dhe faciliton procesin e ndërtimit të grafikëve. • Utilities : Një opsion që mundëson përpunimin e të dhënave komplekse. • Add-ons: Ky seksion ju jep mundësinë të zgjeroni funksionalitetet e SPSS. • Windows është analogjia e butonave sipër në të djathtë. • Help: Ju jep ndihmë për pyetjet ose ju orienton nëpërmjet tutorialit. 4|Faqja
2012 – Erand Llanaj
Modul trajnimi për studentët e Shëndetit Publik – Paketa Statistikore – SPSS
Ndërtimi i databazës dhe hedhja e të dhënave
Pasi keni hapur SPSS ju duhet të shkoni tek Variable View për të krijuar një databazë dhe për të filluar procesin e krijimit të variablave dhe hedhjes së të dhënave. Shihni Figurën 3 se cila do të jetë pamja dhe çfarë opsionesh ofron. Figura 3. Pamja e variablave dhe opsionet e saj.
Pas gjithë këtyre procedurave erdhi momenti final i ndërtimit të variablave dhe të vetë databazës. Gjëja e parë që duhet të keni parasysh është se tek kolona e emrit të variablit juve nuk ju lejohet hapësira në emërtim sepse SPSS do t’jua refuzojë menjëherë emërtimin e variablit. Në këtë mënyrë variabli tuaj nuk duhet të jetë me hapësira por ju mund të përdorni underscore- in (vizën nga poshtë “_”). Pasi i keni vendosur emrin variablit (p.sh. Variabli A) juve duhet të përcaktoni tipin e tij. Për këtë arsye duhet të shkoni tek qeliza e Type dhe ta klikoni atë dhe juve do t’ju hapet një mini -dritare dialoguese si n Figurën 4 ku ju paraqiten opsionet.
5|Faqja
2012 – Erand Llanaj
Modul trajnimi për studentët e Shëndetit Publik – Paketa Statistikore – SPSS Figura 4. Opsionet e tipit të variablit
Automatikisht SPSS zgjedh opsionin Numeric, por kjo nuk do të thitë që ne do lëmë po atë, sepse duhet të përshtatet me variablin tonë. Në rastet kur variabli është numerik ose kategorik atëherë ne e lëmë Numeric opsionin, sepse edhe në rastin e kategorive kemi numra kategorish.
Në rast se variabli tonë është me presje lëmë Comma ose Dot, por që janë shumë pak i përdorshme. Në rast se variabli tonë është një notacion (simbol shkencor apo i veçantë) atëherë zgjedhim Scientific notation. Nëse variabli tonë është datë zgjedhim Date, nëse është vlerë monetare zgjedhim Custom currency dhe nëse është një emër apo emërtim zgjedhim String në të cilën mund të përfshimë çfarëdolloj karakteri duam.
Në rastet kur variabli tonë ka një numër të caktuar kategorish atëherë ne duhet të kodojmë kategoritë dhe t’ju japim atyre nga një vlerë sipas dëshirës. Kjo gjë realizohet nëpërmjet kolonës Values. Ne kodojmë vlerat ton me numra dhe u japim atyre emërtime duke klikuar tek Add dhe duke vendosur numrin e kodit tek Value dhe emërtimin tek Label . Në këtë mënyrë vendosim sa vlera të duam. Shihni Figurën 5.
6|Faqja
2012 – Erand Llanaj
Modul trajnimi për studentët e Shëndetit Publik – Paketa Statistikore – SPSS Figura 5. Shtimi i vlerave tek kolona Value.
Një element tjetër me rëndësi tek karakteristikat e variablit është dhe përcaktimi i shkallës së matjes së tij. Këtu ndarja e llojeve të variablave është e thjeshtë.
Ato ndahen në :
1-
->
Ato variabla që janë sasior të vazhdueshëm, diskret, raporti apo intervalor
2-
->
Ato variabla që janë cilësor me një rend të përcaktuar rritës ose zbritës
3-
->
Ato variabla që janë cilësor pa rend rritës ose zbritës, thjesht emërtime apo emra.
Pasi i kemi hedhur të gjithë variablat e interesit fillojmë hedhjen e të dhënave në databazë, tashmë tek Data View. Nëse ju nuk do t’ju shfaqen kategoritë e krijuara kur ju fusni numrat me të cilat i keni koduar, atëherë ju duhet të aktivizoni “ Furçën” që tregohet në Figurën 2. Hedhja e rasteve apo pyetësorëve bëhet sipas rreshtave ku çdo rresht përfaqëson një rast/pyetësor.
7|Faqja
2012 – Erand Llanaj