Pjesa I - TERRORIZMI Kuptimi i përgjithshëm i terrorizmit Njohuritë themelore, elementet dhe karakteristikat kryesore Me terrorizëm kuptojmë doktrinën, metodat dhe mjetet e shkaktimit të frikës dhe pasigurisë tek njerëzit përmes përdorimit sistematik të dhunës, me qëllim të arritjes së qëllimeve të caktuara, para së gjithash, qëllimeve politike. Më së shpeshti përkufizohet si vepër e dhunës politike. Vet shprehja “terrorizëm” përfshinë aktet e ndryshme të dhunës dhe cenimit, rrezikimit të jetës dhe të drejtave të njeriut – si individuale, ashtu edhe kolektive – dhe të mirave të tjera. Sipas definicionit fillestar, terrorizmi është konsideruar si metodë me të cilën një grup i organizuar ose parti, tenton të realizoj qëllimet e veta, para së gjithash, përmes përdorimit të dhunës sistematike, ndaj kundërshtarit. Sipas Konventës së Gjenevës (1937), “Mbi parandalimin dhe luftimin e terrorizmit”, është përkufizuar si formë e veprimeve kriminale ndaj personaliteteve, grupeve ose publikut. Sipas përkufizimeve nëpër enciklopedi, terrorizmi është aksion i dhunës, i cili aplikohet për arsye politike, me qëllim të frikësimit dhe thyerjes pa kursim të rezistencës të atij, ndaj të cilit përdoret. Terrorizmi (lat. terror – tmerr, lemeri) nënkupton doktrinën, metodat dhe mjetet me të cilat shkaktohet frika; është secili aksion i cili shkakton frikë te një grup i caktuar i njerëzve. Me gjithë këtë, kjo nuk mjafton për ta dalluar terrorizmin nga format tjera të sjelljeve kriminale (kriminalitetit). Kjo, sepse edhe kriminelët ordiner shfrytëzojnë dhe përdorin forma të ndryshme të dhunës, me qëllim të arritjes së qëllimeve të tyre, por që megjithatë, nuk cilësohet si terrorizëm. Në kuptim politik, terrorizmi është dhunë sistematike dhe e organizuar ndaj subjektit pasiv, me qëllim që të ruhet gjendja e nënshtrimit politik, që ndaj masës të shkaktohet mosbesim në rendin publik dhe ndaj pushtetit ose që pushteti të detyrohet për lëshime politike. Motivet janë më së shpeshti politike, por mund të jenë edhe të natyrës kriminale.
TERRORI DHE TERRORIZMI 1. Kuptimet historike Terrori dhe terrorizmi janë nocione, kuptimi i plotë i të cilave në literaturën shkencore ende nuk është sqaruar. Shikuar historikisht, fjala “terreur”, frikë, panik, për herë të parë është përdorur gjatë Revolucionit Borgjez – Francez, në kuptim të dënimeve drakonike të shqiptuara nga gjykatat revolucionare, kundër armiqve të Republikës së Re. Që nga ajo kohë e deri në ditët e sotme, fjala “terror”, shërben si sinonim i gjendjes shpirtërore të frikës individuale, si pasojë e presionit të caktuar politik, si dhe për shpjegimin e pozicionit kolektiv përballë një rreziku të caktuar (terreur panique). Tradicionalisht me fjalën “terror” , ë s h t ë k u p t u a r z b a t i m i i d h u n ë s p o l i t i k e me qëllim të mbrojtjes së interesave shtetërore gjatë fazave të ndryshme revolucionare të karakterizuara me kërcënime dhe zbatime të ndryshme të dhunës politike. Këtu terrori, si dhunë e instrumentalizuar, zakonisht propagandohet në mënyrë të stilizuar, si mjet i domosdoshëm për mënjanimin e konflikteve të n d r y s h m e p o l i t i k e , r i v e n d o s j e n e r e n d i t , q e t ë s i s ë p u b l i k e o s e h a r m o n i s ë shoqërore“. Ndërkaq, me fjalën “terrorizëm” , kuptohen veprat e ndryshme penale të drejtuara kundër shtetit, të kryera nga individët ose grupet e ndryshme të personave në shtetin e vet ose në shtetin e huaj, me qëllim të ndikimit në realizimin e qëllimit të caktuar politik
2. Kufijtë e dallimit të terrorit nga terrorizmi Nga aspekti shkencor, është më se i domosdoshëm shpjegimi dhe analizimi i kuptimit dhe i raporteve që ekzistojnë në mes të këtyre dy termave të ngjashëm gjuhësorë. Terrori dhe terrorizmi nuk kanë kuptim dhe nuk janë dukuri identike. Dallimi që ekziston në mes të këtyre dy nocioneve, respektivisht në mes të këtyre dy dukurive, ka të bëjë me faktin se 1
terrori është dhunë shtetërore, e cila zbatohet me qëllim të ruajtjes ose të rivendosjes së pushtetit shtetëror, ndërsa terrorizmi është zbatimi i dhunës politike nga aktorët e ndryshëm jashtë shtetërorë me qëllimtë ndërrimit ose marrjes së pushtetit. Këto dy dukuri, nga aspekti i dhunës së zbatuar dhe agresionit politik, qëndrojnë në raporte dialektike. Terrori dhe terrorizmi, i fillojnë operacionet e tyre luftarake, jo me qëllim të luftimit të armikut të caktuar, por kundër qytetarëve të pafajshëm dhe të pambrojtur. Këtu, konfrontimi që ekziston në mes terrorit dhe terrorizmit nuk ka për qëllim marrjen ose sigurimin e pushtetit, por duke e zbatuar dhunën e pakufizuar kundër njëri-tjetrit, synohet arritja vizionare e qëllimit të lartë politik. Në këtë drejtim, terrori,ndonëse nuk është qëllim parësor, ai e praktikon zhdukjen sistematike të qytetarëve. Ndërkaq, terrorizmi shfrytëzohet si instrument për përgatitjen e një situate revolucionare me qëllim të përmbysjes së pushtetit shtetëror. Në rast suksesi, nga regjimi i ri zakonisht zbatohet terrori me qëllim të konstituimit të pushtetit të sapokrijuar shtetëror. Pra terrori është mjet për mbajtjen e një pushteti totalitar, respektivisht„ është zbatim i dhunës politike nga institucionet e ndryshme shtetërore me qëllimtë ruajtjes ose të rivendosjes së pushtetit shtetëror, ndërsa terrorizmi është veprim i organizuar i dhunës politike nga aktorë të ndryshëm jashtë shtetërorë, me qëllimtë ndërrimit të raporteve të caktuara shoqërore në drejtim të sigurimit të dinjitetit të dëshiruar politik ose njerëzor“. Kështu mund të konkludohet se terrori dhe terrorizmi, në format e shfaqjes dhe në ndikimet e tyre psikopolitike, shpeshherë nuk dallojnë nga njëri-tjetri. Kjo shihet sidomos atëherë, kur terrori përpiqet që të manifestohet si terrorizëm. Një paqartësi e tillë mund të mënjanohet vetëm atëherë, kur, argumentohet qëllimi i veprimit të dhunshëm politik. Në këtë drejtim, duhet pasur parasysh faktin se terrorizmi gjithmonë vepron në drejtim të destabilizimit të pushtetit të caktuar shtetëror, ndërsa terrori, vepron në drejtim të kundërt. Nga kjo, mund të thuhet se terrori dallon nga kuptimi i terrorizmit dhe se dallimi themelor në mes këtyre dy dukurive, qëndron në faktin se terrori ushtrohet nga lart, pra nga aparati shtetëror,ndërsa terrorizmi zbatohet nga poshtë, respektivisht nga individët ose grupet e ndryshme politike jashtë shtetërore, të cilët e orientojnë dhunën e tyre politike kundër sistemit politik ose, kundër pushtetit shtetëror të një shteti të caktuar.
2.1. Kuptimi i terrorit Fjala “terror”, është internacionalizim i drejtpërdrejtë i fjalës latine me të njëjtin emër, me të cilën nuk nënkuptohet vetëm gjendja shpirtërore e frikës ose panikut shoqëror, por, para së gjithash, e ka kuptimin e veprimeve të ndërmarra me qëllim të shkaktimit të ndjenjave të tilla. Pra, terroristi formë e frikës individ uale ose panikut shoqëror, nuk do të thotë vetëm frikë e individit ose e disa individëve të caktuar, por ndjenjë e frikës dhe e panikut kolektiv, të shkaktuara nga kërcënimi i një rreziku konkret. Këtu duhet pasur parasysh faktin se edhe krizat ekonomike ose katastrofat e ndryshme natyrore, mund të shkaktojnë frikë ose panik shoqërore, mirëpo ato nuk ushtrojnë terror, ngaqë terrori është veprim njerëzor i orientuar në drejtim të shkaktimit të ndjenjave (të tilla) të frikës shoqërore . Me këtë kuptim, terrori paraqitet si proces i caktuar shoqëroro-politik, në të cilin përfshihen tri palë pjesëmarrëse: organet e ndjekjes, të ndjekurit politikë dhe pjesa tjetër e popullsisë, e cila nuk i takon asnjërës nga këto dy kategori. Në realitet, terrori nuk është vetëm raport në mes të të ndjekurit dhe ndjekësit, por pasojat e ushtrimit të tij, refl ektohen fuqishëm në opinionin e gjerë shoqëror. Një dukuri e tillë njëherësh është edhe strategji politike e regjimeve totalitare. Me zbatimin e terrorit, regjimet totalitare nuk dëshirojnë vetëm përhapjen e frikës dhe panikut në masat e gjera popullore. Pra, e keqja e këtyre regjimeve nuk qëndron vetëm në sadizmin e tyre. Regjimet diktatoriale shumë më tepër e zbatojnë terrorin si instrument për realizimin brutal të interesave të tyre politike. Në këtë drejtim duhet kuptuar edhe motivin për 2
zbatimin e terrorit. Një motiv i tillë ka të bëjë edhe me dobësinë politike të regjimit. Regjimet diktatoriale e kanë të qartë faktin se, kundërshtari i tyre politik nuk mund të mënjanohet vetëm me mjete demokratike. Gjithashtu, ato janë të bindura se në rast të konfrontimit eventual publik me kundërshtarin e tyre politik, mund të shkaktohen edhe revolta masive me pasoja të padëshirueshme. Nga këto arsye, regjimet diktatoriale, i autorizojnë mekanizmat e tyre të dhunës për ushtrimin e lirë të terrorit mbi popull, me bindjen se vetëm me dhunë, mund të arrihen qëllimet ose efektet e dëshiruara politike. Terrori, si instrument i dhunës politike, zakonisht praktikohet gjatë dy fazave të zhvillimeve politike:
- Në fazën e konstituimit të regjimeve totalitare.
- Gjatë kësaj faze, terrori shtetëror zbatohet si mjet për dalje nga krizat e ndryshme politike. Në këtë fazë të zhvillimeve shoqërore, respektivisht gjatë ose pas krizave serioze politike, shtetet e ndryshme totalitare e zbatojnë terrorin shtetëror, si mjet të reagimit (ashtu si propagandohet), ndaj terrorizmit të palës tjetër.
- Pas fazës së konsolidimit të regjimeve diktatoriale.
- Gjatë kësaj faze, terrori shtetëror zbatohet si mjet i rivendosjes së stabilitetit të brendshëm politik. Për dallim nga situata e parë, e cila është kaotike (kryengritjet, revolucionet, grusht-shtetet), dhe si e tillë as nga aspekti juridik e as nga ai politik, nuk është e mundur të kontrollohet ose të dirigjohet, në situatën e dytë, shtetet e ndryshme totalitare e zbatojnë terrorin shtetëror, si preventivë të përgjithshme duke i eliminuar kundërshtarët e ndryshëm politikë në emër të ligjit. Pra, në këtë fazë të pasigurisë politike, dhunën shtetërore e karakterizon brutaliteti dhe masiviteti i viktimave. Këtu procesi i mënjanimit të kundërshtarëve politikë, merr përmasa shumë më dramatike se sa gjatë luftërave qytetare. Kjo mund të kuptohet vetëm nëse i hedhim një vështrim praktikave të diktaturave të kaluara fashiste ose komuniste në Serbi, Irak, Iran, Afganistan, Turqi, Algjeri, Shqipëri, etj. Shumë regjime totalitare, në forma të ndryshme dhe mënyra të kundërligjshme, i kanë torturuar dhe mënjanuar kundërshtarët e tyre politikë. Në këtë mënyrë, regjimet e ndryshme totalitare e kishin zbatuar terrorin shtetëror si mjet të frenimit të proceseve të filluara natyrore demokratike, gjegjësisht si mjet të detyrim-it të popullsisë për besnikëri të caktuar politike. Në këtë mënyrë, terrori, duke e manifestuar dhunën shtetërore të regjimeve totalitare, i argumenton ato edhe si regjime destabilizuese. Terrori shtetëror duhet dalluar nga shteti policor dhe represioni shtetëror. Shteti policor (shteti + policia) nënkupton një formë të qeverisjes në të cilën udhëheqja shtetërore përmes organeve të veta ekzekutive e kontrollon dhe e mbikëqyrë jetën private dhe publike të qytetarëve. Ndërsa represioni shtetëror ushtrohet atëherë kur shërbimet e ndryshme sekrete e mbikëqyrin jetën private dhe publike të qytetarëve, i ndjekin, i dënojnë dhe i torturojnë kundërshtarët e tyre politikë,etj.
2. 2. Kuptimi i terrorizmit Fjala “terrorizëm” për herë të parë është përdorur në Rusi gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX. Që nga ajo kohë e deri në ditët e sotme, format e ndryshme të dhunës politike të drejtuara kundër shtetit, kishin filluar të emërtohen si „veprime terroriste“. Këtë kuptim „terrorizmi“ e ka ruajtur deri në ditët e sotme. Në realitet, në kuptimin politikohistorik,me nocionin terrorizëm, fillimisht janë kuptuar të gjitha format e dhunës politike të drejtuara kundër shtetit. Gjithashtu, edhe në kuptimin juridik dhe politik, me fjalën terrorizëm, kuptohet zbatimi i formave të ndryshme të dhunës ilegale, me qëllim të shkaktimit të ndjenjave të frikës dhe panikut shoqëror, si mjet të detyrimit për realizimin e qëllimit të caktuar politik. Dallimi thelbësor në mes të veprave penale terroriste dhe atyre klasike kriminale (vrasjet, rrëmbimet e personave, plaçkitjet,etj.) ka të bëjë me qëllimin e tyre. Dhuna terroriste është e drejtuar zakonisht kundër aparatit (të caktuar) shtetëror ose përfaqësuesve të tij me qëllim të ndikimit në realizimin e interesave të caktuara politike. Kjo do të thotë se, dhuna terroriste parimisht nuk është e drejtuar 3
kundër qytetarëve të rëndomtë ose grupeve të ndryshme shoqërore, por kundër shtetit dhe përfaqësuesve të tij. Zbatimi i dhunës terroriste, zakonisht paraqitet në varësi dialektike me fushatën politike, me kryengritjen e armatosur ose, me ndonjë përpjekje për grusht-shtet. Mirëpo, nuk janë të rralla as rastet kur terrorizmi paraqitet edhe në formën e vet të pastër. Në këto raste, aksionet terroriste dallohen nga kryengritjet e armatosura dhe aksionet e tjera eruptive për marrjen e pushtetit (grusht-shteteve), në bazë të qëllimit të veprimit strategjik. Terrorizmi është veprim afatgjatë strategjik që ka një qëllim krejtësisht tjetër nga luftërat ndërshtetërore, kryengritjet e armatosura, grushtshtetet ose luftërat qytetare. Qëllimi i terrorizmit nuk është okupimi, përkatësisht çlirimi i territorit ose shkatërrimi i bazës materiale të armikut. Autorë të veprave penale terroriste mund të jenë: - autorët individualë Këta veprojnë në mënyrë të veçantë dhe të pavarur nga të tjerët; nuk ekziston ndonjë raport konkret ose formë e bashkëpunimit në mes autorëve të veprës terroriste; - autorët e përbashkët- (bashkëkryesit e veprës). Edhe pse vepra terroriste është kryer në bashkëveprim, nuk ekziston identiteti i përbashkët grupor ose qëllimi për veprim të përbashkët dhe sistematik në mes aktorëve; - grupet terroriste Në mes anëtarëve te grupit, krijohen raporte të caktuara organizative me qëllim të veprimit të përbashkët terrorist. Anëtarët e këtyre grupeve, në raport me të tjerët, veprojnë me ndjenjën „ne“ respektivisht me identitetin e tyre grupor; - organizatat terroriste Këtu kemi të bëjmë me bashkimin e dy e më shumë grupeve të strukturuara në mënyrë organizative dhe hierarkike me qëllim të veprimit të përbashkët terrorist. dobësimin e pushtetit, ashtu si thuhet nganjëherë. Me sulmet e ndryshme terroriste, shumë më tepër dëshirohet reagimi pozitiv i opinionit të caktuar publik ndaj aksioneve të tilla. Se cili është qëllimi i aksioneve terroriste, tregon edhe shembulli i organizatës terroriste ruse „Narodnaja Volja“: „qëllimi i aksioneve tona është komprometimi i aparatit shtetëror, argumentimi i mundësisë për organizimin e një kryengritjeje të armatosur, ngritja e frymës revolucionare, forcimi i besimit të popullit, si dhe krijimi i një kuadri luftarak“. Ndërkaq, kuptimin dhe përmbajtjen e „terrorizmit“ në mënyrë bindëse e shpjegon eksperti i shquar anglez, prof. dr. Paul Willikson. Sipas tij, terrorizmi është: - armë e të pafuqishmit;- armë plotësuese (dhe jo e vetme) e një lëvizjeje revolucionare;armë e përdorur në mënyrë konspirative nga grupe relativisht të vogla;- armë, e cila mund të ketë efekt të paparashikuar; dhuna terroriste mund të dalë jashtë kontrollit dhe të shndërrohet në forma të tjera të konflikteve politike. Nga ana tjetër, eksperti i njohur gjerman, Kreis, i përshkruan këto veçori karakteristike të terrorizmit: - terrorizmi nuk është vetëm përpjekje për realizimin e ndryshimeve,respektivisht qëllimeve të caktuara politike, por është kërcënim ose zbatim i drejtpërdrejtë i dhunës fizike; - është veprim i organizuar i personave. Kjo do të thotë se aktet e ndryshme terroriste zakonisht nuk kryhen nga autorë individualë, por nga grupe të ndryshme të personave; - terrorizmi gjithmonë ka qëllim të caktuar politik, pavarësisht nga vlerësimi i tij si i drejtë dhe legjitim ose jo. Nga kjo, mund të përfundohet se terrorizmi si dhunë e motivuar politike,kryesisht është i drejtuar kundër organeve dhe institucioneve të ndryshme shtetërore ose atyre ndërkombëtare. Vrasjet e përfaqësuesve shtetërorë ishin dhe mbeten qëllim parësor i shumë lëvizjeve terroriste. Mirëpo, ekzistojnë edhe raste kur „në kontekst të theksuar revolucionar”, vriten edhe qytetarët e thjeshtë ose rivalët politikë. Vrasje të tilla shpeshherë e ngatërrojnë edhe kuptimin e terrorit me terrorizmin. Konkretisht, me fjalën „terrorizëm“ kuptohet kërcënimi ose përdorimi i dhunës fizike kundër personave 4
ose kundër pasurisë së tyre, të kryera nga individët ose grupe të ndryshme terroriste me qëllim të arritjes së efekteve të dëshiruara politike. Në të shumtën e rasteve, aktet e ndryshme terroriste kryhen me kërkesë të aparateve të ndryshme shtetërore ose kundër tyre. Kjo do të thotë se aktorë terroristë nuk janë vetëm individët ose grupet e ndryshme aventuriere, mercenare ose revolucionare, por edhe shtetet e caktuara, të cilat në forma të ndryshme zbatojnë terrorizmin jo vetëm kundër popullit të tyre por edhe kundër shteteve dhe popujve të tjerë. Motivi i një shteti për zbatimin e terrorit shtetëror, është fakti se ai e ndien veten të dobët për konfrontim politik me kundërshtarin. Për këtë arsye, terrorizmi praktikohet si strategji e përshtatshme e influencës së tërthortë. Karakteristikë kryesore e kësaj forme të terrorizmit është organizimi dhe ekzekutimi i aksioneve terroriste me një precizitet të lartë ushtarak, gjë që dëshmon edhe për nivelin profesional të autorëve të tyre. Në të gjitha rastet, kur terroristët kontrollohen, ndihmohen ose në mënyra të ndryshme influencohen nga një shtet i caktuar, kemi të bëjmë me dukurinë e terrorizmit shtetëror, përkatësisht, me përkrahjen shtetërore të terrorizmit.
3. Histori e shkurtër e terrorizmit Zbatimi i dhunës së motivuar politike kundër rendit juridik ndërkombëtar,nuk është dukuri e re. Gjatë të gjitha kohëve të kaluara historike janë evidentuar sulme të ndryshme terroriste, mirëpo për dallim nga sulmet e kohëve të mëparshme,këto të fundit, për shkak të formave dhe përmasave të reja, që manifestohen në çdo aksion terrorist, ndikojnë, jo vetëm në çorganizimin e jetës politike të një shteti, por edhe në shkaktimin e krizave dhe konflikteve të ndryshme ndërshtetërore me paso- ja të gjera ndërkombëtare. Kështu, për shembull, vrasja e Francë Ferdinandit në Sarajevë shkaktoi Luftën e Parë Botërore; vrasja e 241 ushtarëve amerikanë në Bejrut, solli tërheqjen e bazave ushtarake amerikane nga Libani; shpërthimi i një bombe në Berlinin Perëndimor, provokoi sulmin ushtarak amerikan kundër Libisë;minimi i disa ndërtesave në Rusi ishte shfrytëzuar si pretekst për okupimin e Çeçenisë; sulmi i 11 shtatorit të vitit 2001, kundër ShBA-së, shkaktoi një recesion global ekonomik të përcjellë me kriza të shumta politike; vendosja e mjeteve shpërthyese në disa trena të udhëtarëve në Madrid, ndikoi në ndërrimin e forcave politike në Spanjë dhe tërheqjen e ushtarëve të tyre nga Iraku, etj. Ky fenomen, i cili pa dyshim që hyn në radhën e veprave më të rënda kriminale, gjithmonë në të kaluarën historike është shfaqur atëherë, kur personat radikalë ose grupe të ndryshme terroriste, të pakënaqura me raportet ekzistuese nacionale ose ndërkombëtare, janë përpjekur për ndryshimin e tyre. Mirëpo, në drejtim të realizimit të këtij qëllimi të tyre revolucionar, terroristët ose grupet e ndryshme radikale politike, nacionale ose fetare, si dhe regjimet e shumta diktatoriale, duke mos zotëruar mundësi (reale) institucionale, kanë zbatuar forma të ndryshme të dhunës terroriste me qëllim të ndërrimit ose ruajtjes së raporteve të caktuara politike. Në këtë drejtim, për njërën palë, zbatimi i dhunës terroriste konsiderohej si mjet i domosdoshëm dhe legjitim për fitimin e të drejtave të uzurpuara politike, ndërsa për palën tjetër, vijimi i një politike agresive ndërkombëtare, të karakterizuar edhe me mënjanimin fizik të kundërshtarëve politikë, kishte qëllim parësor ruajtjen e stabilitetit, respektivisht forcimin e pushtetit të tyre shtetëror. Vala e konflikteve politike, e cila e kishte kapluar njerëzimin gjatë viteve‘60 të shekullit XX, solli edhe kristalizimin e terrorizmit ndërkombëtar, duke i dhënë atij një shkëlqim krejtësisht të ri. Posaçërisht shkalla e lartë e rrezikshmërisë, e shoqëruar me elementin tejet dinamik të ndërkombëtarizimit, kishin ndikuar që fenomeni terrorist, në asnjë variant të manifestimit të vet, tashmë të mos kuptohej ose trajtohej vetëm si problem nacional, por si proces i filluar ndërkombëtar, 5
gjegjësisht si dukuri kriminale ndërkombëtare, e cila nuk respekton rregulla të veprimit dhe kufij politikë. Kjo mund të kuptohet edhe nga fakti se mjetet moderne të komunikimit dhe lidhjeve, me anën e të cilave, qytetarët brenda disa orëve mund të lëvizin nga njëra pjesë në pjesën tjetër të botës, u mundësojnë edhe grupeve të ndryshme terroriste lëvizje maksimale dhe propagandë optimale gjatë kryerjes së veprave të tyre gjakatare. Këtu, pra, kemi të bëjmë me një fenomen unikat kriminal, në të cilin vendi i veprimit dhe ai i pasojës mund të jenë mijëra kilometra larg njëri-tjetrit. Numri gjithnjë e më i madh i grupeve terroriste, qëllimi dhe karakteri i tyre i komplikuar politik, viktimat e shumta, si dhe kuptimet e ndryshme të nocionit terrorist, e parashtrojnë kërkesën imperative për përkufizimin ekzakt të kuptimit të terrorizmit në përgjithësi, dhe të atij ndërkombëtar, në veçanti. Pra, duhet flakur praktikat e deritashme, kur i njëjti person, në të njëjtën kohë dhe për të njëjtën vepër në njërën bashkësi shoqërore, është trajtuar dhe gjykuar si kriminel, ndërsa në tjetrën është respektuar si hero dhe patriot. Një përkufizim universal i kuptimit të terrorizmit, pa dyshim që do të kishte ndikuar në gjykimin unik dhe luftimin efikas të këtij fenomeni kriminal ndërkombëtar. Një studim i mirëfilltë i terrorizmit ndërkombëtar, për shkak të kompleksiteteve të ndryshme, që përmbante në vete, nuk ishte e mundur që të bëhej duke e vështruar këtë fenomen vetëm nga një kohë, pozicion ose aspekt i caktuar. Ky realitet, e sidomos dëshira që të jap një kontribut modest shkencor, më detyruan që nga pozita e një studiuesi pragmatik, të konsultoj literaturën e autorëve me pikë- pamje dhe qëndrime të ndryshme ideologjike. Përveç shumë burimeve të tilla krahasimtare, janë shfrytëzuar edhe materiale të shërbimeve të ndryshme profesion-ale, si dhe raporte nga simpoziumet ndërkombëtare. Që në fillim të studimit të këtyre burimeve, ishte kuptuar mesazhi shqetësues i prezantuar në hipotezën e skicuar si në vijim: - terrorizmi me tërë kompleksitetin dhe format e manifestimit të vet, gjithmonë kishte qenë produkt i konflikteve të ndryshme nacionale, gjegjësisht brenda shtetërore ose i atyre ndërshtetërore; - terrorizmi ndërkombëtar nuk është asgjë tjetër veçse reflektim i konflikteve të ndryshme nacionale, gjegjësisht brenda shtetërore në arenën ndërkombëtare; - terrorizmi në të gjitha kohët dhe format e manifestimit të vet, ishte shfrytëzuar si mjet i luftës ideologjike në mes sistemeve ose rrymave të ndryshme politike.
1. Terrorizmi Është dhunë sistematike dhe e organizuar ndaj subjektit pasiv, të i cili krijohet ndjenja e pasigurisë dhe e cila prodhon gjendje frike me qëllim që: - Subjekti pasiv të mbahet në gjendje të nënshtrimit politik, - Te subjekti pasiv t’i shkaktohet mosbesimi në rendin shoqëror aktual në mënyrë që këtij t’i imponohet pushteti politik, me qëllim të eksploatimit dhe nënshtrimit, si dhe - Dhuna e cila përdoret, të ndikoj në pushtetin politik, me qëllim të shtrëngimit për të arritur qëllime politike. Krahas këtyre definicioneve, të cilat lindin nga synimi dhe qëllimi i veprimeve kriminale, dallohen të ashtuquajturat: - Teori DESKRIPTIVE, të cilat përveç synimit dhe qëllimit, përfshijnë edhe: format, metodat dhe mjetet e aktiviteteve kriminale. Sipas teorive deskriptive (përshkruese), terrorizmi është formë e veprimtarisë së organizuar kriminale, e cila karakterizohet nga: - kryerja e akteve të dhunës (eksplozionet, zjarret, etj.); - kryerja e vrasjeve, atentateve dhe akteve të tjera të dhunës, të cilat kanë të bëjnë me njerëzit dhe pasurinë (me qëllim të frikësimit të popullatës dhe përfaqësuesve politik, në mënyrë që përmes dhunës të realizohen qëllimet e caktuara, në radhë të parë politike. 6
2. Karakteristikat e përgjithshme të terrorizmit Terrorizmin bashkëkohor e karakterizon: - shkalla e lartë e organizimit; - globalizmi; - profesionalizmi; - keqpërdorimi i të arriturave teknologjike; - fuqia e madhe financiare, e arritur nga shpërlarja e parave dhe manipulimet financiare përmes institucioneve financiare në shumë shtete; - shfrytëzimi enorm i formave të dhunës politike; - struktura specifike e kuadrove të organizatës sipas bazave racore, fetare ose nacionale; - veçantitë e qëllimeve (shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm); - mungesa e selektivitetit të qëllimeve (agresiviteti dhe vrazhdësia e jashtëzakonshme e aksioneve drejtuar njerëzve të pafajshëm); - lloj-llojshmëria, efikasiteti dhe efektiviteti. Nga shumë karakteristika, mund të dallohen: a) universaliteti; b) evoluimi i aplikimit të metodave dhe mjeteve; c) orientimi i qëllimit; d) profesionalizmi; e) aktiviteti i organizuar. Universaliteti: Rrjedhë nga fakti se terrorizmi paraqet dukuri universal bashkëkohore, i cili në disa forma të tij ka rrënjë historike. Ai ka qenë i shprehur në të gjitha sistemet politike dhe shoqërore dhe në të gjitha fazat e zhvillimit të shoqërisë përmes forma shumë të ndryshme të manifestimit, ndërsa sot është i lidhur me kriminalitetin e organizuar ndërkombëtarë. Në mesin e terroristëve gjenden dhe terroristët përfaqësojnë të gjitha shtresat shoqërore dhe klasat, religjionet dhe pothuajse të gjitha ideologjitë. Evoluimi i aplikimit të metodave dhe mjeteve Manifestohet në llojllojshmëri dhe përshtatje ndaj kushteve ndërkombëtare, rrethanave të mjedisit dhe objekteve në të cilat ndërmerren aktet terroriste (më së shpeshti në formë të atentateve dhe likuidimeve të përfaqësuesve të shtetit). Në të manifestuarit e sotëm, mjetet dhe metodat mund të përmblidhen, në: Dhuna si metodë – e cila manifestohet në akte terroriste (vrasje, atentate, dëmtime të objekteve, shkaktim të tollovive, rrëmbime, diversione, etj.), të cilat terroristët i arsyetojnë me disa qëllime të tyre. Aktet kriminale klasike – manifestohen kur terrorizmi paraqitet në bashkëveprim me veprat penale me karakter përfitues dhe në këtë mënyrë sigurohet baza materiale e funksionimit dhe veprimit të organizatave terroriste. Në vepra të tilla penale bëjnë pjesë: bashkimi kriminal me qëllim të kryerjes së akteve të dhunës, marrja e pengjeve, rrëmbimet, sulmet grabitqare të bankave dhe objekteve të tjera në të cilat ndodhen parat dhe gjësendet me vlerë, rrëmbimi i anijeve dhe aeroplanëve, tregtia me drogë dhe armë, shpërlarja e parave, etj. “Shtyrja” e kufijve me mjete edhe më shkatërruese – pasqyrohet me evoluimin e veprimeve taktike në përzgjedhjen e mjeteve dhe metodave, si: shfrytëzimi i “teknikave kamikaze” dhe rreziku që armatimi i vjetruar atomik, bakteriologjik dhe kimik, mund të bie në duart e terroristëve. Terrorizmi është formë profesionale dhe kryesisht kolektive e kriminalitetit – sepse shumë, shumë rrallë vepron individi si i vetëm. Më së shpeshti, fjala është për organizata të posaçme profesionale me orientim kriminal, të cilat karakterizohen nga: rregullat e ashpra të hierarkisë së brendshme (solidariteti dhe anonimiteti i anëtarëve).
PËRPJEKJET PËR PËRKUFIZIMIN E TERRORIZMIT 7
Me gjithë faktin e njohur se terrorizmi është një fenomen, i cili shumë më lehtë përshkruhet sesa përkufizohet, shumë mendimtarë dhe institucione profesionale janë përpjekur që të ofrojnë një përkufizim unik për kuptimin dhe përmbajtjen e terrorizmit. Mirëpo, të gjitha këto përpjekje deri më tash kanë dështuar. Një studiues amerikan (Alex P. Schmid) shkruan se kishte lexuar 109 përkufizime për kuptimin dhe përmbajtjen e terrorizmit, të cilat nuk ishin identike. Identike, në kuptimin dhe përmbajtjen e terrorizmit, nuk janë as përkufizimet „nacionale“, e as ato„ndërkombëtare“. Si shembull konkret në këtë drejtim ofrohen edhe përkufizimet e shumta të hartuara nga qeveritë e ndryshme amerikane ose ato të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Është karakteristike të theksohet fakti se rezolutat e ofruara n ë O r g a n i z a t ë n e Ko m b e v e t ë B a s h k u a r a g j i t h m o n ë i s h i n r e f u z u a r ngaqë pozicionet p o l i ti ke të diplomatëve, respektivisht të s h ke n cë ta rë v e të n d r ys h ë m, k i s h i n q e n ë k re j t ë s i s h t të ku n d ë rt a. Kë s h t u , p ë r m e n d i m t a r ë t a m e r i k a n ë d h e p ë r a t a n g a E v r o p a , t e r r o r i z m i i sh t e „n j ë v e p r i m i ko ord i n u a r i d h u n ë s p ol i ti ke ku n d ë r s h t e ti t“ . N d ë rka q , s h ke n cë ta rë t n g a s h t e t e t e n d r ys h m e af ri kan e , te rror i z mi n e kishin interpretuar si „dhunë si s te ma ti ke të shtetit ku n d ë r p op u l l s i s ë “ . N ë kë të d re j t i m , e d h e p oz i ci on i i m e n d i mt arë v e ko mu n i s të k i s h t e q e n ë s h u m ë i l a r g ë t . Ko m u n i s t ë t e k i s h i n t r a j t u a r t e r r o r i z m i n s i „fo rm ë të luftë s s ë arma to s ur “- në se kuro rë zo he t me su ks es , ndë rs a në r a s t d ë s h t i m i - s i „ p ë r p j e k j e p ë r g r u s h t - s h t e t “ . Kë s h t u , d e r i t a s h , n u k ë sh të o f r u a r, re sp e k ti v i s h t n u k ë sh të ap ro vu ar n ë më n yrë u n i ke n d o n j ë p ë r k u fi z i m i t e r r o r i z m i t , n g a q ë v e r s i o n e t e o f r u a r a k i s h i n q e n ë n ë ku n d ë r sh ti m me i d e o l o g j i t ë e n d ry sh me p ol i ti ke os e n u k i k i sh i n n g ë r t h y e r t ë g j i t h a e l e m e n t e t e d ë s h i r u a r a . Me gjithë vështirësitë e paraqitura, nga institucionet e ndryshme ndërkombëtare deri tash janë ofruar disa përkufizime për kuptimin e terrorizmit. Këtu vlen të përmendet përkufizimi i përpiluar në vitin 1979 nga Konferenca Ndërkombëtare për Terrorizmin, e mbajtur në Jerusalem. Në këtë konferencë, ku merrnin pjesë shkencëtarë dhe politikanë të shumtë perëndimorë, ofrohet një përkufizim relativisht i përgjithshëm për kuptimin dhe përmbajtjen e terrorizmit. Sipas këtij përkufizimi, terrorizmi definohet „ si atakim, kërcënim ose vrasje e qëllimtë e personave të pafajshëm me qëllim të shkaktimit të frikës publike, që do të ndikonte në realizimin e qëllimeve të caktuara politike“. Ndërkaq, në aspektin shkencor terrorizmi mund të përkufizohet si „kërcënim ose zbatim i dhunës së motivuar politike kundër personave ose kundër të mirave të tyre materiale, nga individët ose grupet e ndryshme të personave, me synim të realizimit të qëllimit të caktuar politik“. Një përkufizim i tillë, i përmbledh të gjitha elementet relevante, të cilat kanë të bëjnë me viktimën, përkatësisht objektin, formën e veprimit, autorin, motivin e mundshëm dhe qëllimin e tij. Këtu shpjegohet qartë se autorë të veprave penale terroriste mund të jenë jo vetëm individët dhe grupet e ndryshme qytetare, por edhe partitë politike dhe shtetet. Në këto qëndrime shkencore, janë bazuar shumica e përkufizimeve bashkëkohore. Në mënyrë të ngjashme është formuluar edhe përkufizimi anglez dhe ai gjerman për terrorizmin. Sipas këtyre përkufizimeve, “terrorizmi..., është çdo veprim i personit ose grupit të personave me qëllim të dëmtimit, respektivisht minimit të autoritetit të një shteti ose qeverisë së tij (pushteti)“, ndërsa definicioni amerikan: terrorizmi është aplikim i formave të ndryshme të dhunës fizike me qëllim të shkaktimit të frikës masive që do të ndikonte edhe në vijimin e kursit të caktuar politik”. “Terrorizmi është zbatim ose urdhërim për ushtrimin e presionit, gjegjësisht dhunës së caktuar fizike kundër shtetit, opinionit publik, personave ose pasurisë së tyre, me qëllim të ndikimit në realizimin e interesave të caktuara politike, fetare ose interesave të tjera ideologjike“.
8
Në bazë të të gjitha këtyre përkufizimeve, terrorizmi duhet të kuptohet si metodë konkrete e shkaktimit të frikës shoqërore, e cila zbatohet nga individët, grupet e personave ose aktorët e ndryshëm shtetërorë, me qëllim të ndikimit në realizimin e interesit të caktuar politik.
1. Përkufizimi i terrorizmit “Fjala mund të ketë shumë shprehje, kuptimi është vetëm një”. Pikërisht, duke filluar nga kjo, dhe duke marrë parasysh komplikueshmërinë e shprehjes terrorizëm, dalim në përfundim se është e vështirë të definohet i njëjti. Arsyet janë të shumëllojshme: - Disa kanë të bëjnë me faktin se terrorizmit i atribuohen organizatat e ndryshme shoqërore dhe politike, të cilat lindin në kontekst të ndryshëm kohor dhe historik. - Vështirësi në definim të shprehjes “terrorizëm” krijon edhe fakti se ky fenomen vështrohet si I BRENDSHËM dhe I JASHTËM, ndërkaq secili nga këto ka elementet e veta. - Ekziston një numër i madh i organizatave ndërkombëtare, të cilat e trajtojnë këtë çështje, ndaj si rezultat edhe terrorizmi ka shumë përkufizime. - Nga aspekti ligjor, ekzistojnë 2 elemente: e drejta e brendshme e shtetit dhe në këtë kuptim definimi i terrorizmit, më së shpeshti përmes legjislacionit penal dhe e drejta ndërkombëtare, ku ekzistojnë shumë protokolle dhe konventa. Por, padyshim se çdo vepër penale e kryer në lidhke me terrorizmin duhet të ketë edhe elemente politike, respektivisht, prapavijë politike. Po të mos ishte ky element, dukuria e terrorizmit nuk do të kishte zgjuar këtë kërshëri, dhe as hulumtimi i tij nuk do të ishte aq i vështirë. “Terrorizmi është sundim i frikës, mënyrë e qeverisjes përmes futjes së frikës dhe përdorimit të dhunës; luftë politike përmes terrorit individual”. (Ky definicion është i mangët, nëse vështrohet nga aspekti shkencor, objekt i të cilit është analiza më e thellë e kësaj dukurie. Në favor të kësaj flet edhe fakti se që nga viti 1963 deri më 1981, janë dhënë mbi 100 definicione të terrorizmit, e ky numër vazhdimisht vjen duke u rritur. Disa të dhëna tregojnë se sot ekzistojnë rreth 150 definicione të terrorizmit. Duke dashur që më lehtë të vijmë deri te definicioni më i përafërt, duhet pasur parasysh 2 karakteristika të këtij akti, të cilat qartë shprehin dallimin në mes të terrorizmit dhe formave të tjera të dhunës. Terrorizmi gjithmonë qëllon njerëz të cilët nuk janë luftëtarë, dhe për rrjedhojë nuk është i njëjtë me luftën. Kryesit e akteve terroriste dëshirojnë të arrijnë diçka spektakolare, dramatike në mënyrë që të shkaktojnë pasiguri dhe frikë në popullatë. - “Unë e definoj terrorizmin si akt të dhunës ose kanosje me dhunë kundër njerëzve të cilët nuk janë luftëtarë, me qëllim të hakmarrjes, që kjo të ndikoj në publikun e caktuar”. (Jessica Stern). - Disa autorë konsiderojnë se me rastin e definimit të terrorizmit vëmendja duhet përqendruar në këto pika: terroristi është subjekt i motivuar politikisht dhe i përket ndonjë organizate, qëllimi i tij nuk është vetëm shkatërrimi i të mirave materiale, por edhe arritja e efektit psikologjik përmes përhapjes së frikës, pasigurisë dhe panikut. Nuk e ka përkrahjen e masës së gjerë, por vepron vetëm ose i përket ndonjë organizate ose rrjeti terrorist. Kërkesat janë gjithmonë me prapavijë politike dhe me manipulime. Është një hap përpara reagimit të shtetit dhe organeve të tij. - Terrorizmi është përdorim i organizuar i dhunës (ose kanosje se do të përdoret dhuna) nga ana e kryesit të motivuar politikisht, të cilët janë të vendosur që përmes shkaktimit të frikës, defetizmit dhe panikut t’ia imponojnë vullnetin e tyre organeve të pushtetit dhe qytetarëve. - “Dhunë e paramenduar e motivuar politikisht, e cila kryhet kundër caqeve jo-luftarake nga ana e grupeve nën-nacionale ose agjentëve të fshehtë, zakonisht me qëllim që të ndikohet në opinionin publik”, “përdorim i kundërligjshëm i dhunës ose forcës kundër individit ose pasurisë, me qëllim të frikësimit të ndonjë pushteti, popullatës civile ose ndonjë segmenti tjetër, me qëllim të promovimit të qëllimeve politike ose shoqërore” (Departamenti i shtetit SHBA). - “Përdorimi i kundërligjshëm – ose kërcënimi se do të përdoret – forca ose dhunë kundër individit ose pasurisë, me qëllim të frikësimit të qeverive ose shoqërisë, më së shpeshti me synim të arritjes së qëllimeve politike, religjioze ose ideologjike”. (Ministria e mbrojtjes SHBA). - “Terrorizmi është mënyrë e luftës së individit, grupimit politik ose organizatës e drejtuar kundër sistemit të instaluar shoqëror dhe politik, duke përdorur dhunën e organizuar” (Jonnatan White). 9
-
“Terrorizmi është mënyrë e komunikimit politik; terrori është mjet me ndihmës e të cilit shkaktohet dëgjueshmëria dhe lëshohet pe” (Ronald D. Crelinsten). Secili nga këto definicione mund t’i nënshtrohet kritikave dhe analizës, pas të cilës bëhet e qartë se mungojnë disa elemente, që të konsiderohet e kompletuar. Dhe, arsyet janë të shumta. Së pari, definicionet përcaktohen nga këndvështrimi i autorit ose veprimtarisë së organizatës. Nëse bëhet fjalë për teoreticientët, definicionet do të kenë më së shumti elemente teorike në lidhje me burimin dhe zhvillimin e terrorizmit dhe ndikimin e tij në dukuritë tjera shoqërore. Por, nëse autorët merren me terrorizmin në mënyrë operative, në qendër të vëmendjes së tyre, e me këtë edhe të definicionit, do të jetë çështja e cakut dhe motivi i sulmit, si dhe çështja e parandalimit dhe veprimit represiv kundrejt akteve terroriste. Në të përkufizuarit e terrorizmit më së shumti ka ndikuar 11 shtator. Që nga ai moment definicionet bëhen më thelbësore dhe më operative. Terrorizmi është fenomen shoqëror shumëdimensional, prandaj në përcaktimin e përkufizimit të tij nevojitet qasje multidisciplinare. Kështu, terrorizmi mund të vështrohet nga aspekti politik, kriminalistik, kriminologjik dhe i të drejtës penale. Nga aspekti kriminalistik, terrorizmi është lloj i kriminalitetit të organizuar, andaj në parandalimin dhe luftimin e tij duhet përdorur njohuritë shkencore dhe përvojën, të bazuar në metoda dhe mjete të cilat janë më të përshtatshme që veprimet terroristë të zbulohen dhe ndriçohen, të zbulohen terroristët dhe të sigurohen provat, si dhe të pengohet kryerja e akteve të planifikuara terroriste. Qasja kriminologjike e dukurisë së terrorizmit, pasqyrohet në studimin e formave dhe rasteve të terrorizmit (etiologjia dhe fenomenologjia), si dhe në masat parandaluese dhe mënjanimi i tij si formë e kriminalitetit. Teoritë penale – juridike e konceptojnë terrorizmin ashtu që në të përfshijnë shumë vepra penale, të cilat përbëjnë një të vetme – vepra penale e terrorizmit. Sipas disa autorëve, duhet që të ekzistojnë motivet politike, ndërsa sipas të tjerëve, duhet që aktet terroriste të jenë kryer në mënyrë të organizuar, por në të gjitha rastet duhet të ekzistoj, të shkaktohet rreziku i përgjithshëm për njerëzit dhe pasurinë. Me gjithë këtë, pajtimi rreth kuptimit të terrorizmit deri më sot nuk është arritur; qasjet janë të ndryshme në përcaktimin e kuptimit të këtij fenomeni. Kjo edhe për dekada përbën burim të mosmarrëveshjeve mes shteteve dhe për këtë shkak akoma nuk kemi qëndrim të përbashkët rreth përkufizimit të terrorizmit. Walter Laqueur (Valter Loker), dëshmon se është e pamundur të definohet terrorizmi, Alex P. Schmidt (Aleks Shmit) thekson është e kotë tentativa që në mënyrë gjithëpërfshirëse të përkufizohet terrorizmi, ndërsa Bruce Hoffman (Brus Hofman) vë në dukje karakteristikat e terrorizmit, të cilat thelbësisht e dallojnë nga format tjera të dhunës. Sipas tij, kjo është fjalë me konotacion shumë të shprehur negativ, e cila zakonisht përdoret për armiq ose rival apo për ata me të cilët njeriu nuk pajtohet dhe me të cilët, përndryshe, do të dëshironte t’i injoronte. Me zhvillimin e një kuptimi të përbashkët, unik dhe përkufizimin e terrorizmit, do të sigurohej një pajtueshmëri e plote dhe përgjigje universale mbi esencën e terrorizmit. Studimet e sotme mbi terrorizmin nisen nga dy mënyra dominante në botë, nga ana e shkencëtarëve perëndimor dhe qëndrimeve zyrtare, prej nga fillojnë edhe definicionet e para. 1. Kuptimi i parë niset nga modelet shtetërore të botës, në bazë përcaktimeve të politikës së jashtme; 2. Kuptimi i dytë niset nga terrorizmi si formë e luftës bashkëkohore, surrogat të luftës së armatosur, veçanërisht dominonte në SHBA. Në favor të kësaj shkon fakti se qeveritë e shumë shteteve i shpallin luftë terrorizmit, para që gjithash SHBA dhe Rusia, të cilat i kanë shpallur luftë pa kufi terrorizmit, me ç’rast janë formuar koalicione të llojllojshme anti-terroriste të përmasave të gjera. Krahas këtyre kuptimeve, ekzistojnë edhe të tjera, të cilat kanë lindur si rezultat e mohimit dhe eliminimit të këtyre dy të parave. Korpusi i definicioneve të cilat sot shfrytëzohen, është jashtëzakonisht i madh dhe për këtë shkak është e pamundur të përfshihen dhe të analizohen një për një, por është e mundur që të ngrehim ndarjen e caktuar të definicioneve ekzistuese dhe kështu përjashtojmë gjithë ato që nuk janë më rëndësi për hulumtimin e nocionit. Nëse tentojmë të ndajmë më gjerësisht definicionet rreth terrorizmit, kjo ndarje do të rezultonte me: 1. Definicionet e përgjithshme; 2. Definicionet juridike. Definicionet e përgjithshme të terrorizmit janë: A) Shkencore – teorike, të cilat i kanë dhënë teoreticientët e shkencave shoqërore, sociologët, psikologët, kriminologët, politologët dhe të gjithë, të cilët studiojnë dhunën politike, terrorizmin dhe format tjera të cenimit të sigurisë; 10
B) Politike, janë definicione të cilat i kanë dhënë zyrtarët shtetëror, ish-pjesëtarë ushtarak, policor, të sigurisë, etj. Këto definicione nuk kanë ndonjë rëndësi të madhe, janë më tepër të karakterit joformal, por kanë më shumë peshë dhe më shpejt depërtojnë te publiku; C) Institucionale, të cilat janë definicione të organizatave dhe institucioneve shtetërore dhe joshtetërore, si dhe të gjitha definicionet e dedikuara informimit të publikut të gjerë. Përkufizimet e terrorizmit ndahen në të hershme, karakteristike për vitet ’70 të shekullit XX, ato të viteve ’80 të të njëjtit shekull (koha e ekspansionit të terrorizmit vetëvrasës islamik), pastaj të viteve ’90 (periudha e paraqitjes së terrorizmit të ri ndërkombëtarë dhe Al-Kaidës) dhe përkufizimet të cilat kanë lindur pas 11 shtatorit të vitit 2001. Brian M. Jenkins, një ndër ekspertët e fushës së luftës kundër terrorizmit, më 1974 ka dhënë një ndër përkufizimet më të thjeshta, sipas të cilës “terrorizmi është në të vërtetë teatër, në të cilin aktorët janë kryesit e sulmit dhe viktimat e tyre, ndërsa publiku dhe qeveria ata të cilëve iu dërgohen porositë; terroristët dëshirojnë shumë spektator, e jo numër të madh të të vdekurve”. Edhe pse përkufizim i vjetër, thjeshtësi dhe ilustrimi japin një bazë shumë kualitative për ta kuptuar thelbin e terrorizmit. Ndërsa më 1984, ka dhënë përkufizimin sipas të cilit, “terrorizmi është përdorimi ose kanosja për përdorim të dhunës, e cila ndërmerret për realizimin e ndryshimeve politike”. Paul Wilkinson, më 1977 ka dhënë një ndër përkufizimet e para, e cila potencon momentin politik të terrorizmit. Sipas tij, “terrorizmi është lloj i krimit politik, përmes dhunës të të cilit synohet realizimi i ndryshimeve ose vrasja sistematike dhe shkatërrimi apo kanosja me vrasje dhe shkatërrim, me ç’rast frikësohen individët, grupet, bashkësitë ose qeveritë, me qëllim të shtrëngimit për kërkesa të caktuara; terrorizmi nuk është as filozofi e as lëvizje, por mjet”. Walter Laqueur (1987) ka thënë se “terrorizmi është përdorim i kundërligjshëm i dhunës kundër njerëzve të pafajshëm, me qëllim të arritjes së qëllimeve politike, megjithatë është e kotë të tentohet ndonjë përkufizim thelbësor nga ky, sepse vet tema është kontraverze”. Alex P. Schmidt definitivisht e ka ndryshuar qasjen ndaj kuptimit të terrorizmit, duke vë në pah cakun e terroristëve. Sipas tij, “fjala është për metodë e akteve sistematike të dhunës, të cilat i kryejnë individët (gjysmë) të fshehtë, grupet ose pjesëtarët e pushteteve për motive idiotike, kriminale ose politike dhe për dallim prej atentateve, caqet direkte të kësaj dhunë nuk janë edhe caqet kryesore. Caqet direkte zgjidhen rastësisht (joselektive) ose selektive (caqet reprezentative ose simbolike) nga popullata e targetuar dhe shërbejnë si bartës të porosive. Procesi kërcënues dhe i dhunshëm i komunikimit mes terroristëve, caqeve direkte dhe caqeve kyçe shfrytëzohet me qëllim të manipulimit me caqet kyçe, kryesore, me ç’rast kjo shndërrohet në cak të terrorit, cak të kërkesave ose cak të vëmendjes, në varësi të asaj se a është në pyetje frikësimi, shtrëngimi ose propaganda. Schmidt përfundon se nuk ekziston një definicion i vërtetë dhe i saktë i terrorizmit, sepse terrorizmi është shprehje abstrakte. Vetëm një definicion në mënyrë absolute nuk mund të përfshijë të gjitha kuptimet e kësaj shprehjeje. Por, është e sigurt se ka një numër elementesh të përbashkëta për të gjitha definicionet kryesore, e kjo është se shumica e tyre kanë dy karakteristika: dikë e terrorizojnë, ndërsa kuptimi i shprehjes buron nga caku dhe viktima e terrorizmit. Duhet theksuar se ky autor holandez ka bërë analizën kuantitative të 109 definicioneve të nxjerra nga literatura dhe pas analizës erdhi deri të përfundimi se në këto përkufizime në mënyrë konstante paraqiten 22 elemente, disa prej të cilave së bashku me përqindjen e përsëritjes së tyre, do t’i veçoheshin kështu: a. Përdorimi i dhunës dhe i forcës haset në 83.5% të definicioneve; b. Karakteri politik në 65%; c. Shkaktimi i frikës dhe tmerrit në 51%; d. Kanosja në 47%; e. Pritja e efekteve dhe reaksioneve psikologjike në 41.5%; f. Zgjedhja e viktimës dhe caqet e gjera të sulmi në 37.5%; g. Veprimi sistematik i organizuar, i planifikuar dhe me qëllim në 32%; h. Metoda, taktika dhe strategjia e luftës në 30.5%; i. Shkelja e rregullave të pranuara, mungesa e humanizmit në 30%; j. Shantazhi, detyrimi në dëgjueshmëri në 28%; k. Dëshira e kryesve për publicitet në 21.5%; 11
l.
Krimi në 4%.
SHKAQET DHE KONTEKSTI I TERRORIZMIT 1. Shkaqet e terrorizmit Terrorizmi është gjithmonë akt i papranueshëm moral dhe politik, veprim i paskrupullt i demonstrimit të forcës dhe mosrespektim i normave të pranuara dhe ligjeve, drejtë të cilave synon civilizimi bashkëkohor. Shkaqet e terrorizmit, sipas teorisë dhe dokumenteve ndërkombëtare, janë të ndryshme. Sipas sociologëve dhe politologëve, personaliteti i terroristit karakterizohet nga disa specifika, por që shkaqet e terrorizmit nuk duhet kërkuar në natyrën e njeriut, por në problemet sociale dhe ekonomike, të shkaktuara nga varfëria dhe tjetërsimi i grupeve të ndryshme shoqërore ose rangu shoqëror. Johnson dhe Barton konsiderojnë se shkaqet e terrorizmit gjenden në ideologjitë e ndryshme. Sipas tyre, burim i terrorizmit është ideologjia e: - grupeve nacionaliste minoritare, me karakter separatist; - botëkuptimeve anarkike të “luftës kundër të keqes shoqërore”; - marksizmit revolucionar, me idetë e revolucionit socialist; - sindikalizmi i të djathtës së re apo neofashizmi reaksionar. Sipas Evans-it, ekzistojnë 5 faktorë të rëndësishëm nga të cilët lindin shkaqet e terrorizmit: 1. faktorin e konflikteve mes pritshmërive dhe mundësive të realizimit të qëllimeve të grupeve në shoqëri – në kushtet ekzistuese/aktuale shoqërore, ekonomike dhe politike dhe ndryshimeve; 2. faktorin e “eksplodimit të etnicitetit”, përkatësisht, identifikimin e bashkësisë si multi-racore apo identifikimin me bashkësitë nacionale dhe religjioze; 3. faktorin e tendencës së çlirimit nacional, “kthjellimit” dhe kohezionit (bashkimit, unitetit); 4. përvojën e procesit të dekolonizimit, si formë e luftës politike dhe ideologjike kundër imperializmit; 5. “miti i gueriles”, i lindur nga revolucioni kinez dhe algjerian dhe lëvizjes sioniste në Palestinë. Sipas Komitetit ad- hoc për terrorizmin, shkaqet e terrorizmit janë: a. Të jashtme (kolonializmi, okupimi i huaj, agresioni, politika hegjemoniste dhe imperialiste, përzierja në punët e brendshme të ndonjë shteti, eksploatimi i huaj i pasurive, rendi i padrejtë botëror) dhe b. Të brendshme (racizmi, fashizmi, neofashizmi, gjenocidi, aparthejdi, pabarazia e stërtheksuar shoqërore, ekonomike dhe politike, mosrespektimi dhe shkelja e të drejtave të njeriut, varfëria e përgjithshme, mizeria, uria dhe vënia e pengesave dhe barrierave). Karakteristikat e terrorizmit janë: Struktura organizative dhe e kuadrove, e cila bazohet në: ideologji, race, fe dhe nacionalitet. Në kushtet bashkëkohore, shkaqet e terrorizmit janë faktorët ndërkombëtarë me natyrë sociale dhe ekonomike, si: 1. Thellimi i dallimeve ekonomike mes vendeve të zhvilluara dhe të pazhvilluara ndikon në acarimin e problemeve sociale, politike dhe të sigurisë; 2. Zgjerimi i krizës, qasjet e gabuara në zgjidhjen e problemeve dhe konflikteve, në të cilat dominon politika e dhunës dhe anshmëria, të cilat krijojnë terrenin për zgjerimin e terrorizmit dhe shpeshherë i zgjasin krizat; 3. Dobësimi i domethënies së rendit botëror dhe demokratizimi i marrëdhënieve ndërkombëtare, duke ia imponuar zgjidhjet pjesës së varfër të botës, me të kushtëzuarit e sistemit ekonomik dhe politik dhe me konceptin e sovranitetit të kushtëzuar; 4. Burimet e terrorizmit shtetëror shkojnë krahas ashpërsimit të luftës për burime energjetike, materialit strategjik dhe tregut, përmes paraqitjes agresive të kompanive multi-nacionale dhe me zgjerimin e pranisë ushtarake, nën pretekstin e “mbrojtjes së të drejtave të njeriut” dhe “pengimit të katastrofave humanitare”; 5. Arsye tjetër është edhe fakti që faktorët ndërkombëtarë në praktikë aplikojnë kritere jo të barabarta, rreth asaj se çfarë është terrorizmi, kush janë terroristët dhe cilat organizata janë terroriste; 12
6. As zgjedhja e metodave dhe mjeteve nuk i përshtatet luftës dhe pengimit të dukurisë së terrorizmit, sepse dominon forca dhe ekspansioni e faktorit ushtarak, ndërkaq, në plan të dytë ndodhen: hulumtimi i rrënjëve të terrorizmit dhe përshtatja e mjeteve të luftimit (lidhja kauzale mes shkaqeve të terrorizmit dhe natyrës së këtij fenomeni).
2.
Faktorët e shfaqjes së terrorizmit
Që nga fillimi i përdorimit praktik të termit „terrorizëm“, kishin filluar edhe përpjekjet për studimin e faktorëve që kishin ndikuar në shfaqjen e tij. Mirëpo, për shumë kohë me radhë, këto studime ishin zhvilluar nga pozita të njëanshme shkencore, duke u bazuar kryesisht në vështrime të ndryshme individuale ose në ato shoqërore, pa vërejtur faktin se terrorizmi shfaqet vetëm si kompleks i ndikimeve dialektike të këtyre dy rrethanave. Në këtë pikëpamje, edhe Cesaro Lombrozo kishte menduar se ekziston një raport kushtëzues në mes bombahedhësve dhe sëmundjeve të ndryshme (të shkaktuara nga mungesat e vitaminave), që ishin përhapur kryesisht te popujt e viseve të ndryshme të Evropës Jugore. Në mënyrë të ngjashme kishin menduar edhe disa shkencëtarë të tjerë, të cilët kishin përshkruar terrorizmin si një të keqe absolute, si një formë të çmendurisë, që i ka rrënjët e veta kryesisht në sëmundje të ndryshme psikike. Sipas këtyre teorive, terroristët janë personalitete anormal, respektivisht, persona psikopatë dhe si argument të jetës së tyre jonormale, ishin përshkruar gjurmët që mbesin pas çdo aksioni terrorist, si: fanatizmi, urrejtja e shfrenuar, ndjenja e lartë e hakmarrjes, mungesa e mëshirës ose karakteri i ultë njerëzor. Pos këtyre qëndrimeve, ekzistojnë edhe përpjekje shkencore për shpjegimin e varfërisë, presionit të caktuar atmosferik, ndërrimin e fazave të hënës ose periudhave të ndryshme të thatësisë - si faktorë kriminogjenë që ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në shfaqjen e terrorizmit. Në këtë drejtim ka edhe të tillë, si shkencë-tari i njohur anglez, Willikson, i cili, si shkaktare të drejtpërdrejtë të shfaqjes së terrorizmit e konsideron familjen e shkatërruar, ngaqë sipas tij „terroristët janë kryesisht tipa të dështuar në jetë“. Pranimi i tezave të lartshënuara, të cilat e shpjegojnë shfaqjen e terrorizmit si rezultat të çrregullimeve të ndryshme psiko-fizike ose të ndikimeve të ndryshme kozmike, përkatësisht, atmosferike, është i paarsyeshëm. Në të vërtetë, nuk mund të kontestohet fakti se një numër i caktuar i terroristëve kanë vuajtur nga epilepsia, TBC ose nga sëmundje të tjera. në këto raste, terrorizmi mund të jetë manifestuar edhe si variant special i deformimeve, përkatësisht, i zhvillimit të mangët neuro-psikik. Mirëpo, kjo nuk mund të përgjithësohet nga që analiza të shumta shkencore kanë dhënë rezultate krejtësisht të kundërta. Në realitet, janë të paqarta argumentet shkencore, të cilat vënë në dyshim aftësitë dhe nivelin e lartë intelektual të terroristëve. Kështu, psikologu që kishte studiuar terroristin japonez, Koso Okamoto, i cili në maj të vitet 1972 kishte shkaktuar një masakër në aeroplanin izraelit, e përshkruante atë si personalitet absolutisht normal dhe racional psiko-fizik. Rezultate të ngjashme japin edhe shumë analiza të tjera, të bëra në Gjermani te pjesëtarët e ndryshëm të organizatës terroriste “Fraksioni i Armatës së kuqe”. Gjithashtu edhe paraqitja e terrorizmit në kontinuitet të zhvillimit të ndjenjës së individualizmit të tepruar, përhapjes së literaturës dekadente ose rrethanave të tensionuara shoqërore, është i pakompletuar. Në këtë kontekst, Emma Goldman shpjegon se anarkistët terroristë nuk e kanë zbatuar dhunën politike vetëm nga indoktrinimi i tyre me literaturë ose propagandë anarkiste, por nga presioni i lartë i rrethanave shoqërore, i cili ndikonte aq fuqishëm sa që për natyrën e ndjeshme të terroristëve, jeta shoqërore bëhej e padurueshme. Në kuadër të këtij qëndrimi, flete dhe fakti se disa dukuri ose ngjarje politike, si dhuna brutale, gjegjësisht reprezaljet e përjetuara madje edhe luftërat e zhvilluara në një vend krejtësisht tjetër (Vietnam, Lindje të Afërt, Çeçeni, Afganistan, Bosnje, Irak etj.) në disa raste kishin ndikuar në identifikimin e elementeve të ndryshme sensibël me viktimën dhe i 13
kishin nxitur ata në aksione të ndryshme hakmarrëse. Në realitet, identifikimet e tilla dhe ndjenjat e solidaritetit me viktimën, kishin ndikuar edhe në formimin e disa organizatave të fuqishme terroriste në pjesë të ndryshme të botës. Sipas shembujve të ndryshëm historikë, përpjekjet e popujve të ndryshëm për liri politike ose fetare, gjegjësisht për barazi ose pavarësi nacionale, në të shumtën e rasteve kanë rezultuar me kryengritje të armatosur ose terrorizëm. Mirëpo, kjo dukuri nuk është një rregull. Ekzistojnë edhe raste, kur përpjekjet e popujve të ndryshëm për një kohë të gjatë ose edhe përgjithmonë kanë mbetur vetëm në kornizat e lejuara politike të diktatorit. Kjo do të thotë se, ekzistojnë rrethana dhe faktorë të caktuar shoqërorë, të cilët ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në manifestimin e formave të caktuara të dhunës së organizuar politike. Se cilët janë ata faktorë, tregon më së miri shkencëtari i mirënjohur anglez, prof. dr.Walter Laqueur, i cili thotë: „terrorizmi gjithmonë i ka rrënjët atje ku ekzistojnë regjimet totalitare, ku shtypen pakicat nacionale ose ku sovraniteti i popujve dhe liria e tyre është vënë në dyshim. Mirëpo, pikërisht atje, paraqitja e dhunës terroriste është e kushtëzuar me ngritjen paralele të nacionalizmit dhe demokracisë”. Si shembull konkret në këtë drejtim, prof. Laqueuri merr një studim ndërkombëtar për efektet e zbatimit të dhunës politike në 84 shtete të botës. Në këtë studim është konstatuar se „represioni i kufizuar gjithmonë kishte sjellë destabilitet, ndërsa represioni i egër kishte sjellë efekte të kundërta“. Ky konstatim nuk është befasues ngaqë në situata të okupimit efektiv dhe të diktaturës së egër në të cilën policia ka në dispozicion autorizime të pakufizuara, mundësitë për organizimin e terrorizmit ose të një kryengritjeje të armatosur, janë minimale. Më konkretisht, atje ku policia ka mundësi ta mbajë nën kontroll të plotë lëvizjen,komunikimin, qarkullimin dhe aktivitetet politike të qytetarëve, lëvizjet politike kundër pushtetit janë të pasuksesshme. Shembuj konkretë në këtë drejtim ofrojnë edhe diktaturat e kaluara fashiste dhe komuniste, të cilat me krenari deklaronin se “në shtet e tyre nuk ka as terrorizëm as krim të organizuar”. Ngjashëm kishte deklaruar në Deyton edhe krimineli i luftës, Millosheviç për Kosovën. Mirëpo, si në Kosovë, ashtu edhe në shumë vende të tjera të botës, në rrethanat e shfaqjes së mundësive të para, ishin shfaqur edhe mekanizmat për „mbrojte ose çlirim nacional“.
2.1. Shkaqet e sulmeve bashkëkohore terroriste Sipas disa autorëve, një nga shkaqet kryesore të sulmeve bashkëkohore terroriste, është edhe pozita dhe roli udhëheqës i SHBA në botë. Sipas tyre, gjatë dekadave të fundit, një numër shumë i madh i sulmeve terroriste, është drejtuar kundër interesave të SHBA. Këto sulme zakonisht “argumentohen” në lidhshmëri të ndryshme me “hegjemonizmin amerikan” dhe arsyetohen me faktin se SHBA kanë rol dominues në konfliktin araboizraelit; në vitin 1953, së bashku me Britaninë e Madhe, e kishin udhëhequr operacionin “Ajax” në Iran, që kishte rezultuar me rrëzimin e kryeministrit Mohammad Mossade dhe ardhjen në pushtet të Shahut Mohamet Reza Pahlavi; në vitin 1992, kishin pushtuar Irakun, në vitin 2001 Afganistanin dhe më 2003, përsëri Irakun, e tj. Përveç këtyre shkaqeve, disa terroristë bashkëkohorë sulmojnë interesat e ndryshme perëndimore edhe nga frustrimet e krijuara si për rolin gjithnjë e më të fuqishëm dhe udhëheqës të ShBA-së në botë, ashtu edhe për bindjet e krijuara se, popujt e tyre janë të privuar nga përfitimet që sjell rendi i ri botëror dhe globalizmi. Në fund të viteve ‚90 të shekullit të kaluar, ShBA-të për qëllime ushtarake, kishin investuar rreth 300 miliardë dollarë që do të thotë më shumë se 20 shtetet më të zhvilluara të botës, që kishin investuar si vijon: Britania e Madhe 37 miliardë,Franca 40 miliardë, Gjermania 33 miliardë, India 10 miliardë, Japonia 45 miliardë, Kina 12 miliardë $, etj. Është interesant të theksohet fakti se, për dallim nga sulmet e mëparshme terroriste, këto të dekadave të fundit, zakonisht janë kryer nga terroristët e shtresave të mesme 14
shoqërore, të cilët kanë vepruar si nga ndikimet e shkaqeve të ndryshme subjektive ashtu edhe të faktorëve të ndryshëm objektivë, si p.sh.,rrethanat ekonomike, zhvillimet shoqërore, konfliktet e ndryshme politike, konfliktet kulturore, bindjet fetare, etj. Sipas mendimeve të paraqitura më lartë, mund të konstatohet fakti se zbatimi i dhunës terroriste shfaqet kryesisht në rrethana të caktuara të jetës shoqërore të karakterizuara me polarizim tejet të theksuar politik, respektivisht terrorizmi është pasojë e një gjendjeje të krijuar shoqërore, në të cilën aktorët nuk shohin mundësi të tjera për realizimin e qëllimeve të tyre politike. Kjo do të thotë se terrorizmi paraqitet, ekziston dhe mund të ekzistojë vetëm atje, ku janë rrethanat e favorshme për t’u shfaqur dhe ekzistuar.
Koncepti i modernizimit, etniciteti, nënshtrimi dhe shtypja, kolonializmi A) Shkaqet objektive të terrorizmit – me të cilat nënkuptohen problemet objektive, padrejtësitë, anomalitë frustuese në baza ekonomike dhe në bazë të dominimit politik në shoqëri. Në radhë të parë mendohet në funksionimin, respektivisht, mosfunksionimin e institucioneve shoqërore/shtetërore, arsimimin e mangët dhe të pamjaftueshëm të popullatës, skamjen dhe varfërinë, tjetërsimin, izolimin e individëve dhe grupeve shoqërore, ekzistimin e kriminalitetit të organizuar, etj. Shumë shtete sot nuk janë në gjendje që në mënyrë të pavarur të zgjidhin problemet e tyre të brendshme, kundërshtitë dhe interesat e ndryshme, që reflektohet negativisht në sigurinë e shoqërisë, që paraqet terren të përshtatshëm për lindjen dhe zhvillimin e terrorizmit. Si një ndër shkaqet objektive të terrorizmit, mund të jenë: rregullimi kushtetues jodemokratik i shtetit, mosfunksionimi i institucioneve shtetërore, dallimet ekonomike dhe sociale brenda shtetit, nacionalizmi ekstrem dhe fanatizmi, problemet e pazgjidhura etnike, varësia kolonialiste dhe neokolonialiste, çështjet e pazgjidhura kufitare dhe shtetërore, devijimi fetar (klero-shovinizmi dhe fundamentalizmi), dëshira për ekspansion dhe hegjemoni (nacionale, territoriale, ekonomike, sociale, fetare dhe dominimi kulturor), etj. B) Shkaqet subjektive të terrorizmit – me të cilat nënkuptohet vlerësimi i terroristëve, që gjendja jo e qëndrueshme shoqërore (shkaqet objektive të terrorizmit), mund të ndryshohet vetëm përmes dhunës, përkatësisht, që dhuna është varianti më i shpejt, më i plotë, më efikas dhe në rrethanat e caktuara, varianti më i mundshëm i veprimit. Nga kjo mund të përfundohet se shkaqet subjektive të terrorizmit lindin nga shkaqet objektive të tij. Në të vërtetë, shkaqet objektive të terrorizmit kanë për pasojë krijimin e klimës shoqërore, e cila pasqyrohet në erozion të autoritetit të qeverisë shtetërore, në të cilën individët (të rinj, të shkolluar, të aftë) dhe grupet e caktuara shoqërore (etnike, politike, etj) nuk mund të gjejnë veten, gjë që shkakton humbjen e besimit në sistemin politik dhe vlerat shoqërore. Në situata të tilla, “veçohen, dalin” autoritetet e “reja”, të personalizuar në ndonjë figurë, të cilët me ndihmën e mekanizmave të caktuar identifikojnë individët ose grupet shoqërore, të cilët i indoktrinojnë me përmbajtje të caktuar, i trajnojnë dhe aftësojnë për përdorim armësh dhe mjeteve eksplozive, i sigurojnë materialisht dhe financiarisht dhe më pas i orientojnë drejtë cakut të përzgjedhur. Krijohet besim i thellë se terrorizmi është mënyra e vetme e drejtë, rruga e vërtetë, e drejtë. Shkaqet të cilat cojnë në paraqitjen e terrorizmit sipas James Berry Motley, janë këta faktorë: 1. KONCEPTI I MODERNIZIMIT – ekziston kur shumica e shteteve të botës inkurajon procese drastike të ndryshimeve shoqërore, ekonomike dhe politike. Në kushte të tilla, paraqiten grupe shoqërore, të cilat duke e perceptuar pozitën e tyre si “relativisht të adaptuar, të përshtatur”, në mënyrë të pashmangshme ndodhen mes pritshmërive dhe mundësive, dhe kur prishet ekuilibri dhe ndodh dallimi i madh mes asaj që presin dhe mundësive të plotësimit të tyre, në kushtet e ndryshimeve shoqërore, ekonomike dhe politike, lind shkaku i terrorizmit. 2. EKSPLOZIONI I ETNICITETIT – është i lidhur me proceset e modernizimit, të cilat krijojnë ndryshime brenda bashkësisë politike dhe shoqërore, duke e rritur ndjenjën e pasigurisë individuale, kërkimit të diçkaje me të cilën individi do të identifikohej, e që kjo të mos jetë duke iu nënshtruar ndryshimeve ekzistuese ekonomike. Kërkimi i objektit të identifikimit sjellë deri te identifikimi me racën, kombin, religjionin e deri te “zbërthimi” i popujve në shumë bashkësi racore/nacionale/religjioze. Eksplozioni i etnicitetit do të thotë identifikim i terroristit me bashkësi të caktuar racore, nacionale ose religjioze. 3. NËNSHTRIMI DHE SHTYPJA – sipas tezës së Franc Fanon-it, i cili ka trajtuar strategjitë e terrorizmit, ashtu që dhunës ia ka atribuuar ndikimin pozitiv te individi dhe cilësinë, karakterin e fuqizimit të ndërgjegjes dhe 15
vetëdijes kombëtare dhe kohezionin. Teza e tij themelore ishte se “dhuna mobilizon të nënshtruarit, dhe si rezultat përfundimtar ndihmon ‘shkrirjen’ e tyre dhe bashkëveprimin kombëtar”. Kështu, tendencat nacional-clirimtare, vetëdijesimi dhe kohezioni konsiderohen shkak i terrorizmit në tërë botën. 4. KOLONIZIMI – është shkak i cili ka kontribuuar në zgjerimin e terrorizmit, si manifestim i luftës politike dhe ideologjike kundër imperializmit dhe kolonializmit.
Konteksti konfliktual, historik, politik, represiv, mediatik dhe kriminal i terrorizmit 1. Konteksti konfliktual Terrorizmi vështrohet në kontekst të luftës. Në luftën konvencionale, palët ndërluftuese orientohen në taktika, të cilat i ngjajnë akteve terroriste. Individi i cili realizon këso lloj operacionesh ushtarake, sipas rregullit për njërën anë është hero, ndërsa për anën tjetër është jo vetëm armik, por terrorist. Nëse konflikti është i tipit gueril, përdoret taktika jo vetëm e kundërshtimit të armikut, por edhe e përkrahësve të tij. Karakteristikë është fakti se secila anë në luftë, konsideron dhe pohon se nuk po kryen akte terroriste. Shembujt e këtij botëkuptimi të terrorizmit mund të gjenden që nga koha e luftës civile në SHBA, kur ushtria federale i ka dhënë detyrë majorit John Anderson që të shkatërroj hekurudhën e Konfederatës, që konsiderohet sabotim klasik. Ushtria e Konfederatës e ka zënë Andersonin dhe e ka dënuar për spiunim, ndërsa pjesëtarët e federatës e konsideronin atë si hero. Ushtria këto aktivitete kurrë nuk i konsideron si terroriste.
2. Konteksti historik Domethënia e terrorizmit me kalimin e kohës ka ndryshuar. Fillet e terrorizmit modern i gjejmë në Revolucionin Francez, kur revolucionarët e kanë shfrytëzuar këtë shprehje që të përshkruajnë aktivitetet e qeverisë franceze. Në fillim të shekullit XX, kjo shprehje ka ndryshuar kontekstin e saj historik. Terrorizmi është përdorur me rastin e përshkrimit të akteve të dhunshme të ndonjë grupi. Pas Luftës së II Botërore, terroristë janë konsideruar grupet, të cilat kanë kritikuar dominimin evropian në botë. Kryesisht, bëhej fjalë për grupet nacionaliste. Që nga gjysma e viteve ’60 deri në gjysmën e viteve ’80, krahas grupeve nacionaliste, terroristë janë konsideruar edhe majtistët, të cilët pakënaqësitë e tyre i kanë shprehur me dhunë. Në kohën e sotme bashkëkohore, grupet terroriste janë të ndara nga shteti dhe nënkuptojnë aktivitetet e dhunshme, qëllimet e të cilave janë shkatërrimet në njerëz dhe të mira materiale.
3. Konteksti politik Terrorizmi përdoret edhe për qëllime politike. Propaganda, e cila nënkupton etiketimin e individëve dhe grupeve të caktuara si terroristë, krijon mundësi që shteti ndaj tyre të përdor forcë, me ç’rast i shkel të drejtat themelore të njeriut. Duke i etiketuar kështu, krijohet një masë, e cila është kritike dhe e cila është e përgatitur që në secilin moment të mbështes aktivitetin kundër-terrorist të shtetit të tij. Kjo nuk do të ishte problem po qe se këtë fakt shtetet nuk e keqpërdorin dhe në mënyrë që ndërmarrin aktivitete në territorin e shteteve të tjera sovrane.
4. Konteksti represiv Konteksti represiv i terrorizmit nënkupton frikën nga qeverisja dhe terrorin të cilin shteti e përdorë ndaj qytetarëve të saj. Në këto raste, shteti përdor mekanizma të ndryshëm, e më së shpeshti aksione të policisë së fshehtë. Shembujt e tillë në botë janë të shumtë. Ndërkaq, rastet më tipike përgjatë historisë të modelit të qeverisjes, janë: bashkimi Sovjetik me Stalinin, Iraku me Sadamin, diktatorët e shumtë në shtetet e Amerikës Latine, etj. Represioni politik është terror.
5. Konteksti mediatik Mediat, në masë të madhe mund të ndikojnë në zhvillimin e terrorizmit, në atë mënyrë që rreth ngjarjeve nuk raportojnë, por i krijojnë. Qëllimi themelor është shitja e sa më shumë ekzemplarëve përkatësisht, arritja e shikueshmërisë sa më të madhe. Pikërisht këtu lind problemi, sepse terrorizmi, i ndihmuar edhe me kampanjë të madhe mediatike, mund të shkaktoj frikë të përmasave të mëdha. Mjetet e komunikimit masiv sot, terrorizmit i japin hapësirë të madhe dhe ia hapin dyert e kufijve global. Që t’i shmanget sensacionalizmit në raportim, shtëpia 16
televizive BBC i ka dhënë gazetarëve të saj literaturë obligative literaturën për terrorizmin. Ndikimi i mediumeve ka qenë tjetër para 11 shtatorit. Që nga ky moment, duket se sulmet terroriste mund t’i përcjellim edhe drejtpërsëdrejti (live). Për karakterin global të terrorizmit, në masë të madhe meritore janë mjetet e komunikimit masovik.
6. Konteksti kriminal A ekziston dallimi mes terroristëve dhe kriminelëve? A janë të gjithë terroristët në të njëjtën kohë edhe kriminel? Në këtë pyetje shumë teoreticientë mundohen të japin përgjigje. Disa mendojnë se është e domosdoshme që të provohet motivi i veprës penale, e më pastaj të vërtetohet se a bëhet fjalë për terrorizmin. Ky qëndrim është i gabuar, sepse vepra penale është vetëm ajo vepër e cila është e përcaktuar, e paraparë në ligj si e tillë. Me vet faktin se në ligj është paraparë përkufizimi i terrorizmit, të njëjtit i është përcaktuar përmbajtja juridike, kjo bëhet normë juridike dhe si e tillë bëhet vepër penale, për të cilën është paraparë sanksioni penale.
LLOJET, FORMAT DHE DALLIMET E TERRORIZMIT Mënyra më e shpeshtë e ndarjes së terrorizmit është: ndërkombëtar, shtetëror, individual dhe grupor. Sipas një lloji tjetër të klasifikimit, dallohet: terrorizmi shtetëror (këmbëngulësia e strukturave të pushtetit që përmes shtrëngimit me dhunë, të mbajnë gjendjen aktuale), kuazi-revolucionar (cilësi ideologjike – kur grupet politike jepen ndodhen në konflikt me pushtetin legal dhe legjitim), reaksionar (minimi i sistemit demokratik dhe pushtetit të zgjedhur) dhe i kompromisit (përdorimi i dhunës me qëllim të detyrimit në “lëshime” politike). Sipas Wilkinson-it, terrorizmi është: revolucionar, represiv dhe sub-revolucionar. I njëjti konsideron se terrorizmi revolucionar mund të jetë: terrorizëm i pastër, i përdorur në luftë politike, terrorizëm ndihmues, i shfrytëzuar si mjet në luftëra, gueril, kryengritës, propagandistik dhe ndërkombëtarë. Terrorizmi, në kuptim juridik, përkufizohet si delikt kundër të drejtës ndërkombëtare, ndërsa terrorizmi ndërkombëtar përfshinë çdo sulm në ndonjë të mirë të mbrojtur me të drejtën ndërkombëtare. Terrorizmi ndërkombëtarë është tërësi e aktiviteteve të ndaluara me të drejtën ndërkombëtare, i drejtuar ndaj individit, grupit, shtetit, institucioneve të saj dhe të mirave dhe vlerave, të cilat i realizojnë terroristët si individ, organizatat terroriste ose shtetet, me qëllim të arritjes së qëllimeve të tyre. Sipas një përkufizimi tjetër, terrorizmi ndërkombëtarë është krim ndërkombëtar, i cili përfshinë grupin e posaçëm të veprave penale, karakteristikë e të cilave është fakti se pjesëtarët e grupeve të organizuara me vetëdije ndërmarrin akte të drejtuara kundër jetës së njerëzve, të mirave dhe vlerave materiale dhe shpirtërore, duke përdorur mjete të ndryshme të lejuara ose të ndaluara, të cilat janë të përshtatshme për këtë qëllim, respektivisht, që këto vlera dhe të mira të shkatërrohen ose të dëmtohen, me ç’rast krijohet rrezik i përgjithshëm dhe cenohet paqja dhe siguria. Në kuptim më të gjerë, terrorizmi ndërkombëtarë, mund të kategorizohet në: - transnacional (kur ekziston shkalla e caktuar e bashkëpunimit të kryesve nga më shumë shtete dhe - ndërshtetëror (kur veprojnë shtetet me specifikat e veta të veprimit në planin e jashtëm politik, si subjekte të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të drejtës ndërkombëtare, e jo individët ose grupet e caktuara) Një klasifikim tjetër i terrorizmit dëfton në ndarjen e tij, si: - terrorizmi religjioz (lind në kuadër të traditës historike, religjioneve tradicionale), - politik (përdorimi i metodave të pushtetit shtetëror ose rezistenca ndaj mënyrës së të ushtruarit të pushtetit, i kushtëzuar dhe i shkaktuar nga krizat ekonomike, luftërat mes të pasurve dhe të varfërve dhe ambicieve politike që të ndryshojnë gjendjen dhe statusin e të tjerëve, ta mbajnë ose ta zgjerojnë), - shtetëror, i cili ka shumëllojshmëri formash: tipik për regjimet diktatoriale, i cili mund të jetë i orientuar kundër popullit të tij ose shteteve të tjera dhe i cili definohet si tërësi e masave dhe aktiviteteve, sipas të cilave vet shteti ndërmerr akte terroriste përmes organeve të specializuara të tij, si: porositja e armëve, financimi dhe trajnimi i pjesëtarëve, furnizimi me mjete teknike dhe materiale, pajisja me dokumente të rrejshme dhe mbrojtja e tyre nga ndjekja penale. Sipas Combs-it, ky lloj terrorizmi është “terrorizëm i fshehtë shtetëror” – i cili nënkupton pjesëmarrjen direkte, por të fshehtë, të zyrtarëve të shtetit në akte terroriste dhe “terrorizmin e përkrahur nga shteti” – në të cilin shtetit ose grupet private marrin pjesë në realizimin e aksioneve në dobi të shtetit – ku shteti është porositësi, por jo pjesëmarrësi aktiv direkt në 17
aktet terroriste. Terrorizmi shtetëror ka elemente të kriminalitetit të organizuar, sepse karakterizohet nga lidhjet me shtete të caktuara dhe me organet e tyre përkatëse, për të: realizuar aktivitete terroriste në territorin shtetit të tij ndaj kundërshtarëve politik ose në territorin e ndonjë shteti tjetër, me qëllim të realizimit, para së gjithash, të qëllimeve politike. Si formë e kriminalitetit të organizuar, terrorizmi nënkupton ekzistimin e organizatës kriminale mirë të organizuar dhe mirë të strukturuar, të cilën e financon shteti, me të cilin këta kanë lidhje të forta, gjë që akterëve të veprimtarive terroriste iu siguron se nuk do të ndiqen penalisht dhe iu siguron dobi të konsiderueshme materiale, si dhe - terrorizmi patologjik – me të cilin nënkuptohet forma e terrorizmit, kur individi ose grupi ose disa sosh terrorizojnë personat tjerë, para së gjithash, që të bien në sy, të tërheqin vëmendjen, ndonjëherë edhe të tërë botës. Edhe pse karakteristikë e përgjithshme e terrorizmit është forma kolektive, në praktikë hasen raste, kur i njëjti manifestohet edhe si akt individual. Me gjithë këtë, cilësi themelore e terrorizmit është fakti që, terrorizmi është formë e gjerë organizative, të cilën e përbëjnë: grupi i organizuar, organizata, partia, shteti ose organizata ndërkombëtare terroriste.
a. Terrorizmi konvencional Me të cilin kuptohen: sulmet terroriste nga distanca dhe terrorizmi vetëvrasës, me të cilin karakterizohet shekulli XX. Këto forma të sulmeve, terroristëve u sigurojnë variantet më të sigurta, sepse kjo u mundëson që me ndihmën e aktivizimit të eksplozivëve, projektilëve ose formave të tjera shkatërruese, të marrin jetë ose të rrezikojnë jetët e njerëzve të pafajshëm dhe të shkaktojnë dëme të mëdha materiale, me qëllim të futjes së frikës si qëllim tjetër të tyre. Ndërkaq, terrorizmi vetëvrasës është problem i shekullit XXI. Me të kuptojmë realizimin e aksioneve të cilat nuk mund të jenë të suksesshme pa vdekjen e kryesit, dhe për këtë pasojë, ai ose ajo janë plotësisht të vetëdijshëm para se të ndodh.
b. Terrorizmi jo-konvencional Është veprim jo i dhunshëm i terroristëve. Në të tilla situata, përdoren teknika të llojllojshme dhe atë: që nga keqpërdorimi i informacioneve mediatike, nxitja e kryengritjeve e deri te përgatitja e grusht-shtetit dhe kanosjeve terroriste.
c.
Terrorizmi ekologjik
Është problemi i së tashmes. Bëhet fjalë për aktivitete të cilat kanë të bëjnë me shkatërrimin e mjedisit, si: shkaktimi i vërshimeve duke asgjësuar pendat. Ky lloj i terrorizmit resurset dhe caqet i trajton si vegla. Në këtë bëjnë pjesë: terrorizmi nuklear, biologjik dhe kimik.
c.1. Terrorizmi nuklear Një ndër format e mundshme të terrorizmit, nën ndikimin e ndryshimeve globale shoqërore, është edhe përdorimi i armëve nukleare ose materialit radioaktiv. Armët nukleare janë ato lloj armësh të cilat janë të ndërtuara në parimin e përdorimit të pakontrolluar nuklear, përkatësisht, reaksionit termonuklear, sipas të cilit në periudhë të shkurtër kohore lirohet një sasi enorme e energjisë dhe masës radioaktive, me c’rast shkaktohet eksplozion nuklear, i cili nga eksplozioni klasik dallohet sipas sasisë së energjisë së liruar dhe ndryshimeve natyrore të cilat ndodhin me rastin e eksplozionit. Sipas Brian Jenkins-it, ky lloj terrorizmi është i mundshëm, por nuk është më i rrezikshmi, derisa të tjerët, si David Mabry, e kritikojnë, duke pretenduar se mundësia për këtë lloj terrorizmi është gjithnjë e më e madhe, përkatësisht, bombat si armët më të popullarizuara të terroristëve, mund të zëvendësoheshin me bomba nukleare, si rrjedhojë logjike e vazhdimit të kësaj praktike. Këtë çështje e vë në pah edhe Organizata ndërkombëtare për energji atomike dhe kryetari i saj Baradej (IAEA), sipas të cilës rreziku nga ky lloj terrorizmi në popullatën civile kurrë 18
nuk ka qenë më i lartë, duke pasur parasysh faktin që disa organizata terroriste edhe prodhojnë të tilla armë, si: “bomba e ndytë” ose “bomba kofer”, të cilat do të mund të kontaminonin qytetet, shtetet ose rajonet e tëra. Kjo mund të ndodh ashtu që terroristët të përdorin armët të cilat i kanë krijuar vet, pasi që te materiali të kenë ardhur përmes tregut ilegal. Përdorimi i armëve nukleare për qëllime terroriste, është më pak i mundur në krahasim me përdorimin e armëve kimike ose biologjike. Kjo, sepse vështirësitë për t’u furnizuar me material për krijimin e armëve nukleare, posaçërisht teknologjia e përpunimit, bartja dhe përdorimi, janë fakte të cilat tregojnë në mundësi minimale që terroristët të arrijnë në zotërim të saj. Por, kur kemi parasysh përkrahjen të cilën ndonjë shtet i japin disa organizatave jo-shtetërore terroriste, kjo mundësi bëhet çdo ditë e më reale. Faktori kryesor në lidhje me këtë është posedimi i “karburantit” nuklear, përkatësisht materialit për fisionim, si: plutoniumi dhe uraniumi. Eksplozivet fisione mund të prodhohen nga disa gram plutoniumi, uraniumit shumë të pasuruar ose uranit. Mjafton të përmendet se sasia prej 200 – 300 gr. e materialit radioaktiv, është e mjaftueshme për të vrarë rreth 10.000 njerëz në mënyrë direkte ose indirekte, duke i kontaminuar (përmes ujit ose ushqimit). Ose, vetëm disa gram të pluhurit të plutoniumit, po të derdhen në rezervuarët e ujësjellësit, uji do të bëhej tejet radioaktiv, nuk do të mund të përdorej për pije, ndërsa konsumimi i këtij uji do të shkaktonte vdekjen shumë të shpejtë të dhjetëra mijëra njerëzve dhe efektet e kontaminimit mund të zgjasin për disa dekada dhe rezervuarët e tilla duhen mbyllur përgjithmonë. Rreziqe të ngjashme paraqesin edhe elementet tjerë, si: stronciumi, radiumi, aktinizmi, etj. Këtu duhet përmendur edhe mundësit tjera, si: sulmet në centralet atomike, por si mundësi më të vështirë për t’u realizuar nga terroristët, që do të shkaktonte kataklizëm të vërtetë. Por, njohësit e armëve nukleare konsiderojnë se mundësia që materiali i fisionimit të arrijë deri te terroristët, nuk është e pamundur, duke e ditur se kjo mund të realizohet edhe në mënyrë primitive (të improvizuar), sepse në shumë literatura shkencore, por edhe në internet, ku qasje ka secili njeri, në mënyrë të detajuar përshkruhen procedurat e krijimit të armëve nukleare, ndërsa shpenzimet nuk i kalojnë 100.000 dollarë. Ekspertët konsiderojnë se ekzistojnë 4 rreziqe potenciale nga terrorizmi nuklear: vjedhja e materialit, prodhimi i bombës nukleare nga materiali i vjedhur, shpërndarja e substancave radioaktive dhe sulmi në ndonjë bazë nukleare ose mjeti të transportit të këtij materiali.
c.2. Terrorizmi biologjik Është plotësisht i mundur dhe sipas bindjes së përgjithshme, dekadën e ardhshme ky rrezik do të rritet. Ky lloj terrorizmi shkakton frikë të posaçme, për shkak të kombinimit të mundësisë shumë të madhe të vdekjes, mënyrës relativisht të lehtë të prodhimit dhe mundësisë që të përdoret pa u diktuar. Në anën tjetër, është shumë e vështirë që prodhimi dhe krijimi i armëve biologjike të përcillet dhe të kontrollohet, sepse është e vështirë që të dallohet prodhimi i grimcave për përdorim për qëllime terroriste dhe prodhimi i tyre për qëllime të arsyeshme dhe të lejuara, si prodhimi i vaksinave. Terrorizmi biologjik është keqpërdorim i mikroorganizmave patogjen dhe toksinave ose kanosje se do të përdoren agensët biologjik, me qëllim të shkaktimit të sëmundjeve ose vdekjeve të njerëzve, kafshëve ose bimëve. Sipas kësaj, terrorizmi biologjik mund të kategorizohet në: formë gjenocidi (kundër njerëzve), zoocidi (kundër kashfve shtëpiake), fitocid - agrocid (kundër bimëve të mbjellura) dhe ekocid (kundër mjedisit). Organizatat terroriste mund të përdorin agensë të ndryshëm dhe të rinj, të kryejnë në të njëtën kohë veprime terroriste në më shumë lokacione ose mund të përdorin organizma të cilët ndodhen në listat kritike (imune ndaj barërave ose gjenetikisht të modifikuara, në mënyrë patogjene). Për dallim prej materieve biologjike, armët biologjike janë mikroorganizma (bakterie, virusë, këpurdha, etj.)1, toksimet bakteriale dhe disa materie kimike – shkaktarë të sëmundjeve të bimëve, të dedikuara për shkatërrim të njerëzve dhe të gjallesave ose për paaftësim të përkohshëm të tyre, përmes shkaktimit direkt ose indirekt të sëmundjeve të njerëzve, kafshëve dhe kulturave bimore. Qendra për kontroolin e sëmundjeve ngjitëse (Center for Control of Contagious Diseases), armët biologjike i ndanë në 3 kategori kryesore: 1
Sipas shkencëtarit amerikan, J. Stern, organizmat biologjik për qëllime të luftës janë: viruset, bakteret, këpurdhat, rikesët dhe toksinet, ndërsa J. Wait kategorizon 4 tipe të agensve biologjik: helmet natyrore (ricina, saksitoksina), viruset, salmonella, botulizmi dhe antraksi dhe murtaja.
19
Kategoria 1 – janë llojet e armëve biologjike të rëndësisë së lartë, sepse përfshijnë organizma të cilët paraqesin rrezikshmëri për sigurinë kombëtare dhe se mund të përhapen lehtë nga njeriu në njeriun, shkaktojnë vdekshmëri të lartë, kanë potencial të madh të ndikojnë në shëndetin e numrit shumë të madh të njerëzve, mund të shkaktojnë panik dhe rënie të shoqërisë dhe kërkojnë ndërmarrjen e masave të posaçme shëndetësore. Në to bëjnë pjesë: variola, antraksi, mortaja, botulizmi (helmimi nga mishi dhe peshku), tularemia (ngjashëm me mortajën, transmetohet nga insektet), filoviruset (ebola, ethet e marburgut), arenoviruset (lloj ethesh), etj. Kategoria 2 – janë armët biologjike të cilat janë relativisht të përshtatshme për t’u përhapur, shkaktojnë më pak tmerr dhe mortalitet më të vogël, kërkojnë vëmendje të veçantë të kapaciteteve diagnostifikuese. Këto janë: ethet kju (Cohiella burnetti), bruceloza (bruchella), alfaviruset (encefalomielitisi venezuelian dhe encefalomielitisi lindor dhe perëndimor i kuajve), helmet e ricinusit (clostridium perfrigens), helmet elipson (enterotoksimet B stafilokoke). Nënkategoria 2 – përfshinë patogjenët të cilët transmetohen përmes ujit dhe ushqimit, dhe në to bëjnë pjesë: tipat e salmonelës, dizenteria shigella, esheheria koli dhe kolera. Kategoria 3 – përfshinë patogjenët të cilët në të ardhmen mund të prodhohen për shkatërrim në masë dhe kanë prioritet për shkak të gjetjes së lehtë, prodhimit dhe shpërndarjes të lehtë, shkaktimit të lartë të tmerrit, mortalitetit të lartë dhe shkatërrim në masë të shëndetit të njerëzve. Pengimi dhe luftimi kërkon përherë studim, me qëllim të parandalimit të sëmundjeve, diagnostifikimit, trajtimit dhe shërimit. Në këtë kategori bëjnë pjesë: hipa-viruset, hanta-viruset, virusi hemorragjik i rriqrave, virusi i encefalitit të rriqrave, sarillëkun dhe tuberkulozin imun ndaj shumë ilaçeve. Arritja e lehtë deri te këto dhe prodhimi relativisht i lehtë i armëve biologjike, posaçërisht në rastet kur terroristët i “përfitojnë” njerëzit të cilët kanë njohuri dhe qasje në to (zhvillimi i biologjisë molekulare dhe gjenetikës ka angazhuar numër të lartë të njerëzve), në njërën anë, dhe shumëllojshmëria për t’u përdorur – të gjitha mënyrat e transmetimit të sëmundjeve ngjitëse në kushte natyrore – mund të përdoren edhe për prodhimin e armëve biologjike, e këto janë: ajri, uji, ushqimi, vektorët biologjik (mizat, morrat, dushkajat, rriqrat) dhe kontakti me të sëmurët, në anën tjetër, janë fakte të cilat tregojnë në atë që nëse terroristët e përdorin ose e marrin në posedim, numri i viktimave do të rritej në mënyrë progresive, ndërsa frika do të merte përmasa të nivelit të panikut. Agensët biologjik mund të shpërndahen në formë të lëngët ose pluhurit. Prodhimi i lëngshëm është relativisht i lehtë, ndërsa spërkatja është më e komplikuar. Kështu, pluhuri i thatë është shumë më e lehtë të shpërndahet në ajër dhe të mbetet në të për një kohë, derisa pluhuri i kualitetit të lartë nuk është e lehtë për t’u prodhuar pa pajisje shumë të sofistikuara dhe personel tejet të kualifikuar, deri te të cilët organizatat terroriste arrijnë më vështirë; vetëm përmes përkrahjes së ndonjë pushteti. Por, në rastet kur organizatat terroriste kanë sasi të madhe të lëngjeve në hapësirë të vogël të mbyllur, atëherë shpërndarja mund të bëhet edhe përmes spërkatësve të rëndomtë. Mjetet biologjike të cilat përdoren për qëllime terroriste, do të mund të përdoreshin më së shpeshti, përmes përdorimit të mjeteve eksplozive, ashtu që të njëjtat do të mbusheshin me mikroorganizma ose insekte të infektuara, ndërsa këto sulme do të mund të realizoheshin në 3 mënyra: - shpërndarje përmes ajrit, futjes ose lënies në ndonjë vend (infeksionet respiratore); - shpërndarjen e shkaktarëve të disa sëmundjeve në ushqim dhe ujë ose në tokë (infeksionet e organeve të tretjes); - përmes lëkurës dhe epidermës dhe përmes plagëve nga ajri i kontaminuar ose sendet, toka dhe sipërfaqet tjera.
c.3. Terrorizmi kimik Në ditët e sotme, mundësia e terrorizmit kimik është është gjithnjë e më e lartë, kur edhe janë manifestuar disa nga format e këtij lloj terrorizmi. Sipas Agjencisë federale për raste emergjente në SHBA ( Federal Emergency Management Agency), janë disa arsye për këtë lloj terrorizmi: 1. Agensët kimik prodhohen më lehtë se armët nukleare ose materiet radioaktive;\ 2. 26 shtete kanë arritur të zhvillojnë prodhimin e armëve kimike, ndërsa 12 shtete të tjera synojnë që ta arrijnë këtë dhe 3. Agensët kimik transportohen më lehtë, gjenden më lehtë dhe janë të lëvizshëm. 20
Agensët helmues kimik, si komponentë themelore të armëve kimike, në hapësirë të caktuar, përfshijnë sipërfaqen prej disa deri te qindra hektarë, kurse reja, avulli ose aerosoli i shpërndarë nga rrymat e ajrit në shumë kilometra katrorë, shkaktojnë shqetësim, paaftësim dhe vrasje të njerëzve, shtazëve dhe botës bimore, kontaminon tokën dhe gjithë atë që ndodhet aty, me c’rast realizohet qëllimi i terroristëve që të shkaktojnë frikë të përmasave të mëdha, të ngjashme me armët e shkatërrimit në masë. Që të mund të përdoren në qëllime terroriste, agensët kimik duhet të kenë këto karakteristika: - Duhet të kenë toksicitet (helmueshmëri) të lartë në njësinë e vet të peshës; - Duhet të jenë relativisht imin ndaj ndikimeve atmosferike dhe - Duhet të jetë i mundur prodhimi i tyre masiv (por në rasetet kur terroristët kanë për qëllim të atakojnë numër të vogël të njerëzve, kafshëve ose bimëve, nuk iu nevojitet prodhimi masovik). Organizatat terroriste mund të kenë në dispozicion agensët kimik nga shtet të caktuara, të cilat i kanë të zhvilluara programet kimike dhe po qe se u ofrojnë përkrahje këtyre organizatave, por ekziston mundësia që këto organizata të vjedhin agensët kimik nga rezervat nacionale të shtetit. Gjithashtu, ekziston mundësia që organizatat e tilla, përkatësisht terroristët, të cilët kanë njohuri dhe dije të mjaftueshme, të prodhojnë disa nga llojet e armëve kimike, ose edhe programin komplet të armatimit apo të angazhojnë ekspertë të specializuar për armë kimike. Nëse merret parasysh fakti se shumë komponente të agensve kimik gjenden gjerësisht në shitje të lire për qëllime industriale (cianogeni, gasi i klorinit, kloridi i karbonilit, arseniku, etj.), dhe që lehtësisht mund të gjejnë informata të detajuara rreth asaj se si krijohet laboratori kimik, rritet mundësia që përdorimi i tyre t’u shërbej qëllimeve terroriste. Materiet kimike të cilat mund të përdoren për kryerje të ateve terroriste, para së gjithash janë armët kimike. Këto armë përbëhen nga materiet kimike, të njohura si helme luftarake, së bashku me mjetet të cilat përdoren. Armët kimike veprimin e tyre e bazojnë në ndikimin e substancave kimike helmuese, të cilat prishin funksionet normale jetësore. Helmet luftarake (agensët luftarak) janë përzierje toksike, të cilat të përdorura në qëllime terroriste, shkaktojnë lëndime në popullatën civile dhe forcat e sigurisë si dhe e kontaminojnë mjedisin jetësore në të cilin përdoren. Armët kimike klasifikohen në 4 tipe të zakonshme: 1. Agensët nervor luftarak, 2. Agensët luftarak të gjakut; 3. Agensët kimik të cilët shkaktojnë asfikson dhe 4. Agensët kimik të cilët shkaktojnë mëshikëza në lëkurë. Agensët nervor luftarak – janë materie shumë të helmuese, të cilat lehtë depërtojnë në organizëm të njeriut, nuk lënë kurrfarë gjurme dhe janë shumë efikas në të shkaktuar të vdekjes. Helmimi me këta materie mund të jetë i lehtë, i mesëm dhe i rëndë. Me rastin e helmimit të lehtë, paraqitet ngushtimi i bebëzave të syrit dhe shtrëngimi në gjoks, te helmimi i mesëm, shenjat janë më të theksuara dhe paraqiten më shpejt në formë të shqetësimit, kokëdhembjes, marramendjes, shtimit të tajitjes së gjëndrave, krahas shfaqjes së djersëve të ftohta, ndërsa te forma e rëndë e helmimit, pas 20 – 30 sekondash, humbet ritmi dhe thellësia e frymëmarrjes, shfaqet shkuma në gojë dhe hundë, shpejt vjen deri te ngërçi i muskujve, humbja e vetëdijes dhe vdekja vjen gjatë orës së parë të helmimit, brenda 5- 15 minutash. Helmet e tilla nervore luftarake më të njohura janë: tabuni, sarini, somani dhe veiksi (VX). Agensët luftarak të gjakut – janë substanca kimike me ndikim të përgjithshëm, të cilët shkaktojnë helmim të përgjithshëm të organizmit. Veprojnë në formë të avullit, përmes organeve të frymëmarrjes vetëm në koncentrik të caktuar. Koncentrimi i lartë është tejet i rrezikshëm, sepse pothuajse menjëherë shkaktohet vdekja e popullatës së pambrojtur. Shenjat e para janë: ngacmimet e syve, fytit, shtrëngimi në gjoks, frymëmarrja e vështirësuar dhe ndjenja e frikës. Mund të manifestohet edhe me frymëmarrje edhe më të vështirësuar, probleme me vetëdijen, vjellje, ngërçe dhe humbje të totale të vetëdijes. Në raste të rënda të helmimit, vdekja shkaktohet gati menjëherë. Helmet e tilla të gjakut janë: cianidi i hidrogjenit, kloridi i cianogjenit dhe arseniku. Agjensët kimik të cilët shkaktojnë asfikson (zënie të frymës) – janë substanca afatshkurtra, të cilët ndikojnë përmes organeve të frymëmarrjes, atakojnë dhe dëmtojnë membranën e mushkërive, me ç’rast shkaktojnë zënie të frymës dhe vdekje. Asfiksuesit së pari shkaktojnë ngacmim të fytit, kollitje, humbje të lehtë të vetëdijes, kokëdhembje, frymëmarrje e cila ndërpritet dhe shtrëngim shumë të fortë në gjoks. Pas daljes nga hapësira e kontaminuar, shfaqet një qetësim rreth 4- 5 orë (ndikimi i fshehtë) dhe i helmuari ndjehet mirë dhe shenjat e helmimit fillojnë të zhduken. Pas kësaj periudhe të fshehtë, vjen deri te kollitja e theksuar me gjak, pulsi i shpejtuar, temperatura e lartë, kokëdhembja, humbja e vetëdijes, dhembjet në gjoks dhe fyt. Vdekja, zakonisht 21
shkaktohet brenda 2 ditësh, ndërsa kur koncentrimi është i lartë, shumë më shpejt. Substancat e tilla janë: iperiti i sumporit, iperiti i azotit, fosgeni oksin dhe luisiti (lewisite). Agjensët kimik të cilët shkaktojnë mëshikëza në lëkurë (qeska) – janë lëngje të cilat krahas helmimit të përgjithshëm, shkaktojnë plagë në lëkurë dhe në mukozë, të cilat manifestohen në formë të: skuqjes, djegies, shfaqjes së qeskave dhe plagëve. Pas periudhës së fshehtë (16 – 30 orë), paraqiten shumë qeska të vogla, të cilat më vonë bashkohen njëra me tjetrën në të mëdha, e më pas shpërthejnë, spërkasin dhe shkaktohen plagët e hapura, të cilat vështirë dhe ngadalë shërohen. Në rastet e depërtimit të sasisë më të madhe të helmit përmes lëkurës, shkaktohet helmimi i tërësishëm i organizmit. Ndërsa, me rastin e helmimit përmes mukozës, shkaktohen procese të djegies dhe qeska. Materiet e tilla më të shpeshta janë: fosgeni (phosgene), difosgeni (diphosgene) dhe klori. Substancat kimike mund të përdoren për qëllime terroriste në atë mënyrë që terroristët kryejnë kontaminimin e hapësirës së caktuar, ajrit, ujit dhe ushqimit. Me kontaminim kimik, nënkuptohet prania e agensve në formë të pikave, avullit, tymit ose gazrave në koncentrim të rrezikshëm në këto, përfshirë edhe ambientet e mbyllura. Kontaminimi i ajrit mund të jetë PRIMARE dhe SEKONDARE dhe realizohet rreth vendit të aktivimit të mbushjeve kimike eksploduese ose lëshimit të helmeve luftarake përmes avujve. Kështu, terroristët nëse dëshirojnë të kontaminojnë ajrin në hapësirë të caktuar, mund të aktivizojnë pajisjen kimike eksplozive, e cila – në varësi të kushteve meteorologjike dhe kushteve të tokës shkon në drejtim të erës dhe kanalizohet në varësi të relievit dhe mbulueshmërisë së tokës. Në mënyrë të njëtë, mund të kontaminohet edhe territori i caktuar; toka e kontaminuar ose pjesë të saj në të cilën janë lëshuar pikat ose grimcat e helmit luftarak. Kohëzgjatja e tokës së kontaminuar dhe ekspozimi i njerëzve ndaj këtij kontaminimi, varet nga temperatura e tokës dhe shpejtësia e erës në shtresën përdhese të atmosferës, si dhe nga kushtet dhe fenomenet tjera meteorologjike. Organizatat terroriste mund të përdorin substancat kimike edhe për kontaminim të ujit dhe ushqimit. Kontaminimi i ujit është pasojë e kontaminimit të lumenjve, liqeneve, rrjedhjeve më të vogla ujore dhe burimeve të tjera ose përdorimi i këtyre substancave në ujin e pijshëm. Kështu, organizatat terroriste mund të kontaminojnë sistemin e ujësjellësit (gypat e ujësjellësit, puset, etj), pajisjet e përpunimit të ujit, basenet ose rezervuarët në të cilat ruhet uji. Por, kontaminimi i ujësjellësit të qyteteve është më pak i mundshëm, për shkak të sasisë së madhe të helmeve, të cilat janë të nevojshme, ndërsa vet atakimi do të ishte shumë i shtrenjtë dhe joefikas, por, do të shkaktohej efekti i fortë psikologjik në popullatë. Kontaminimi i ushqimit është i mundur përmes veprimit të grimcave, pikave ose avujve nëpër produkte ushqimore, në të cilat agensët kimik depërtojnë lehtë dhe thellë. Duke pasur parasysh se ndikimi i armëve kimike ka efikasitet më të madh në hapësira të mbyllura, mundësia që organizatat e tilla të përdorin këto armë në këto objekte, është shumë e lartë. Mjafton që këto helme luftarake të lëshohen afër pjesës thithëse të sistemit të ventilacionit të ndonjë objekti ose në aeroplan, që të arrihen efektet e dëshiruara. Përveç kësaj, këto organizata do të mund të tentonin të gjuajnë kemikaliet bujqësore toksike, përfshirë edhe insekticidet, pesticidet, herbicidet dhe të ngjashme, pastaj edhe kemikaliet industriale toksike, si cianidi i hidrogjenit, kloridi i karbonit, kloridi i cianidit dhe arseniku (janë përdorur në disa luftëra në të kaluarën) dhe së fundi mund të përdorin edhe metalet e rënda, si arsenikun, zhivën, kadmiumin dhe hekurin.
d. Terrorizmi kompjuterik Prania e terroristëve dhe organizatave terroriste në Internet, nuk është dukuri e re. Aq më tepër kur në kohën e fundit Interneti është mjet i volitshëm i terroristëve si për komunikim mes tyre, ashtu edhe për komunikim me publikun. Gjithnjë e më shpesh mesazhet mbi rrëmbimet dhe likuidimet nga TV dhe shtypi arrijnë përmes uebfaqeve, të cilat i kanë formuar organizatat terroriste. Pushtetet e shteteve të zhvilluara e pranojnë realitetin e kërcënimeve nga sulmet e terrorizmit kompjuterik dhe kërkojnë që sa më shpejtë të gjendet një zgjidhje. Sipas Maura Conway-it, “në gazeta, filma dhe TV, ‘syber-terrorizmi’ është frymë e kohës moderne”. Por, çështja kyçe (në parim reale), është se rreziku nga ky lloj terrorizmi në të vërtetë a është i afërt dhe i drejtpërdrejt? Shumë vite analitikët e ndryshëm tërheqin vërejtjen se sulmi i madh i terrorizmit kompjuterik, vetëm sa nuk ka ndodhur, duke përdorur shprehje si “Pearl Harbori elektronik” ose “Waterloo elektronike” 2. Megjithatë, deri më sot nuk ka pasur ndonjë incident të dokumentuar, i cili me plot të drejtë sot ë mund të cilësohej si akt terrorist kompjuterik3. Nuk është kontestuese së terroristët janë të pranishëm në Internet dhe atë në shumë mënyra. Sipas Gabriel Weiman, “Interneti, për shkak të vet natyrës së tij, në shumë mënyra dhe forma është arenë ideale për 2
K. Coleman: Cyber Terrorism, Directions Magazine, 2003. Sipas: http://directionsmag. com/article. php?article_ id=432, vizituar më: 24.02.2014.
22
aktivitete të organizatave terroriste”. Si përparësi të Internetit përmenden: qasja e thjeshtë, pak ose aspak rregullim ligjor, mungesë të censurës ose të ndonjë forme kontrolli nga ana e pushtetit, publik potencialisht shumë të madhe nga të gjitha anët e botës, anonimitetin e komunikimit, vërshimin e shpejt të informatave, zhvillimin dhe të qenit i pranishëm shumë të lirë në rrjete, ambienti multi-medial (mundësia e kombinimit të tekstit, audio dhe videos dhe lejimi që këto të shkarkohen, pastaj, filmat, këngët, librat, posterat, etj. Por, është diskutabile se cilat aktivitete në Internet mund të konsiderohen terroriste, në kuptim të vërtetë të fjalës, kështu që disa autorë kanë tentuar që t’i klasifikojnë në mënyra të caktuara. Sipas G. Weimanit, të gjitha aktivitetet e terroristëve në Internet, mund të klasifikohen në një nga 8 grupet: 1. Luftë psikologjike; 2. Publicitet dhe propagandë; 3. Kërkim informacionesh; 4. Mbledhje e fondeve; 5. Rekrutim dhe mobilizim; 6. Rrjetëzim; 7. Shpërndarje e informacioneve dhe 8. Planifikim dhe koordinim 4. Nga ana tjetër, sipas M. Conway, propozon shkallëzimin sipas të cilit cilat aktivitete terroriste në Internet duhet karakterizuar si: përdorim, keqpërdorim, përdorim ofenziv dhe syber-terrorizëm. Duhet theksuar se këto dy klasifikime nuk e përjashtojnë njëra tjetrën, kështu që të gjitha aktivitetet sipas Weimanit, realisht mund të bëjnë pjesë në përdorim të Internetit, përveç disa aspekteve të luftës psikologjike, rekrutimit dhe mobilizimit dhe mënyrave të caktuara të mbledhjes së fondeve. Pjesa më e madhe e aktiviteteve terroriste në Internet kategorizohet në format e zakonshme të përdorimit të rrjetit. Në këtë kategori bëjnë pjesë veprimtaria propagandistike, pjesa më e madhe e komunikimeve, e cila realizohet përmes e-maileve, chat-dhomave, rrjeteve sociale, mbledhjes së fondeve (p.sh.: përmes deponimeve vullnetare ose on-line shitjeve), mbledhjes së informacioneve e deri te, në njëfarë mënyre, e luftës psikologjike. Në keqpërdorim të Internetit, para së gjithash, bëjnë pjesë: sulmet në ueb-faqe (lloje të DoS sulmeve dhe Defacing5) ose rrjeteve si dhe SPAM-et6, ndërsa i përdorim ofenziv i Internetit konsiderohen aktivitetet të cilat shkaktojnë dëme materiale dhe dëme të tjera, si: përhapja e viruseve, trojanëve dhe bombave logjike 7 ose vjedhja elektronike. Edhe përkundër interesimit dhe tentativave që ky lloj terrorizmi të përkufizohet, akoma nuk ekziston një i tillë gjithëpërfshirës dhe i qartë. Por, është e qartë se së pari e përdori Barry Colin, sipas të cilit ky përbëhet nga 2 komponente: hapësirës kibernetike dhe terrorizmit. Sipas tij, “hapësira kibernetike (kompjuterike) është hapësira në të cilën funksionojnë programet kompjuterike dhe lëvizin të dhënat”. Ndërsa, terrorizmi, si komponentë e dytë, për t’u përkufizuar është shumë më i komplikuar, për shkak të vështirësive të njohura dhe kontradiktave me rastin e definimit të vet terrorizmit. Një ndër to është edhe fakti se nuk është sqaruar plotësisht dallimi në mes të kriminalitetit kompjuterik dhe terrorizmit kompjuterik. Në vitin 1998, Qendra për studime strategjike dhe ndërkombëtare thekson se “terrorizmi kompjuterik do të thotë sulm i paramenduar, i motivuar politikisht i nëngrupeve nacionale, akterëve klandestin ose individëve kundër sistemit të informacionit dhe sistemit kompjuterik, programeve kompjuterike dhe të dhënave, të cilat rezultojnë me dhunë kundër caqeve civile”. Sipas K. Coleman, “terrorizmi kompjuterik është përdorim i paramenduar i pengimit të aktiviteteve ose kërcënim ndaj tyre, kundër kompjuterëve dhe/ose rrjeteve, me qëllim të shkaktimit të dëmit ose realizimit të mëtejmë të qëllimeve shoqërore, religjioze, politike ose të ngjashme apo më qëllim të shkaktimit të frikës të njeriut për arritjen e këtyre qëllimeve. Një është e qartë, se për t’u kualifikuar si terrorizëm kompjuterik, sulmi duhet të rezultojë si i dhunshëm, drejtuar njerëzve ose pasurisë apo të shkaktoj aso dëmi të mjaftueshëm, sa të rezultojë me shkaktim të frikës. Duke i përmbledhur këto, mund të nxirren elementet përkufizuese të terrorizmit kompjuterik: 3
M. Rogers: Th e Psychology of Cyber-Terrorism, in: Silke, A. (ed.): Terrorists, Victims, and Society: Psychological Perspectives on Terrorism and Its Consequences, Chichester Wiley, 2003, 79. Gjithashtu, Maura Conway: Reality Bytes: Terrorist ‘Use’ of Internet, First Monday, 7,11. Sipas: http://outreach. lib.uic.edu/www/issues/ issue7_11/conway/ index. html, vizituar më: 24.02.2014. 4
G. Weimann: How Modern Terrorism Uses the Internet, United States Institute for Peace , Washington, 2004. Sipas: http://www.usip.org/pubs/specialreports/sr116.html, vizituar më: 24.02.2014. 5
DoS (Denial of Service) sulmet – tip i sulmeve sipas të cilit tentohet që burimet e rrjeteve të bëhen të padobishme, më së shpeshti duke dërguar sasi enorme të të dhënave. Kryesisht përdoret për sulme të e-maili-eve ose IRC serverët dhe ueb-faqet. Defacing – ndryshimi i paautorizuar i ueb-faqeve. 6 Spam – çdo porosi e padëshiruar. 7
Virusi – fragment i programit, i cili futet në program më të madh dhe aktivizohet vetëm kur të ndizet program – bazë, dhe më pas shumëzohet, duke i infektuar edhe programet tjera. Trojani (kali i Trojës) – fragment i koduar, i cili fshihet në program dhe kryen funksione të maskuara. Kjo është mekanizëm i popullarizuar më qëllim të fshehjes së virusit. Bomba logjike – një lloj i trojanit, i cili përdoret më qëllim të “lansimit” të virusit ose të ndonjë mënyrë tjetër të sulmit të sistemit.
23
1. Përdorimi i teknologjisë informative/kompjuterëve si armë (jo vetëm si përkrahje logjistike, mjet komunikimi ose goditjes së caqeve; 2. Motivimi politik; 3. Orientimi kah simbolika/spektakolarja/publiciteti; 4. Dëmi i madh material dhe/ose viktima në njerëz apo kërcënimi me këto pasoja; 5. Përhapja e frikës në përmasa më të mëdha. Pavarësisht problemeve në të përkufizuar, përfundimi është i njëjtë: terrorizmin kompjuterik e njohim KUR dhe NËSE ndodh. Kryesisht, ekzistojnë pajtime mes ekspertëve dhe qeverive se cili është ky lloj terrorizmi. Qeveritë janë të brengosura së tepërmi për shkak të sulmeve kibernetike të terroristëve ose sulmeve pas të cilave qëndrojnë shtetet tjera, në sistemet kyçe të infrastrukturës, të cilat përbëjnë “sistemin nacional për vijueshmërinë e jetës”. Për shkak të varësisë së madhe të këtyre sistemeve nga teknologjia informative dhe sulmeve gjithnjë e më të shumta në to, SHBA kanë shkuar edhe më tej në vlerësimin e këtyre kërcënimeve dhe gjetjen e zgjidhjeve të duhura, kështu që administrata e Klintonit ka definuar 8 sisteme kyçe të infrastrukturës, të cilët mund të jenë cak i terrorizmit kompjuterik ose sulmeve të tjera kompjuterike: 1. Telekomunikacioni; 2. Sistemi bankar dhe financiar; 3. Energjia elektrike; 4. Distribuimi dhe deponimi i naftës dhe gazit; 5. Sistemi i ujësjellësit; 6. Komunikacioni; 7. Shërbimet emergjente dhe 8. Shërbimet e qeverisë8. Sipas Colin-it, pikat ku takohet bota fizike dhe virtuale (dhe të cilat mund të jenë caqe të syber-terroristëve), janë: fabrikat për përpunimin e ushqimit, punishtet farmaceutike, të energjisë elektrike dhe gazit natyror, linjat hekurudhore dhe sistemet e kontrollimit të komunikacionit, kontrolli i komunikacionit ajror, të gjitha sistemet moderne të pajisjeve ushtarake, komunikimi mes ushtrisë dhe sigurimit publik, komunikacioni civil. Ky konsideron se ekzistojnë 3 akte potenciale, ku bashkohet ky lloj i terrorizmit: 1. Destruktiviteti; 2. Ndryshueshmëria dhe 3. Furnizimi me transmisioni. Ndërsa, ky klasifikim është në harmoni edhe me një klasifikim tjetër, sipas të cilit ekzistojnë 4 mënyra të sulmeve: 1. Refuzimi; 2. Mashtrimi; 3. Shkatërrimi dhe 4. Eksploatimi. Në këtë kuptim, ndokush mund të depërtoj në sistemin kibernetik, me qëllim të: - ndërprerjes së tij; - që të fus të dhëna të rrejshme ose kod të “keq”, me qëllim që të krijoj rezultate të gabueshme; - që të shkatërroj fizikisht ose në formë elektronike sistemin ose - t’i “ngjitet” sistemit me qëllim të vjedhjes së të dhënave.
1. Terrorizmi mbi baza nacionale Sipas të dhënave të ndryshme statistikore, numri më i madh i të gjitha veprave penale terroriste është kryer nga grupet e ndryshme nacionaliste. Këto grupe, organizata ose lëvizje terroriste, kanë qëllim të qartë politik. Me terrorizmin nacionalist ,të quajtur edhe si terrorizëm irredentist, kuptohen përpjekjet e dhunshme të minoriteteve të diskriminuara për arritjen e autonomive politike, ndarjeve territori-ale ose pavarësive të ndryshme nacionale. Kështu, p.sh., Armata Republikane Irlandeze kishte luftuar me qëllim të bashkimit territorial të Irlandës Veriore me shtetin Irlandez; organizata terroriste baske „ETA“ lufton me qëllim të ndarjes së territoreve Baske nga Spanja; terroristët e Kuebekut e kishin zbatuar dhunën politike si metodë taktike për ndarjen e Kuebekut nga Kanadaja, etj. 8
Dorothy Denning: Is Cyber Terror Next?, U.S. Social Science http://www.ssrc.org/sept11/essays/ denning. htm. vizituar më: 24.02.2014.
Research
Council,
New
York,
2001.
Sipas:
24
Këtu, pra, kemi të bëjmë me minoritetet etnike, të cilat në aspekte të ndryshme gjuhësore, fetare, kulturore ose nacionale, ndihen të diskriminuara, dhe për arsye të tilla, zbatojnë terrorizmin si mjet taktik për realizimin e qëllimeve të tyre politike. Është me rëndësi të theksohet se lëvizjet e ndryshme terroriste nacionaliste në disa raste, si në Uruguai, Argjentinë dhe në Iran, kishin arritur sukses. Në raste të tjera, si në Turqi, Itali (Tirolin jugor)etj., i kishin sjellë shtetet e tyre në një rrezik serioz politik. Që nga vitet ‘60 të shek. XX nuk është evidentuar asnjë sukses politik i ndonjë lëvizjeje terroriste nacionaliste. Si duket ideologët e këtyre lëvizjeve e kanë kuptuar faktin se vetëm me akte të kufizuara terroriste nuk mund të arrihet qëllimi i dëshiruar nacionalist.
2. Terrorizmi mbi baza ideologjike Ekzistimi i grupeve shoqërore me bindje të ndryshme ideologjike dhe lufta për pushtet ndërmjet tyre është e pranishme pothuajse në çdo vend bashkëkohor. Në disa vende, kjo luftë politike zhvillohet brenda institucioneve politike dhe shoqërore dhe me mjete politike, kurse në shumë vende të tjera për përfitimin e pushtetit vjen deri te shkelja e rregullave të “lojës demokratike” dhe deri te përdorimi i mjeteve jo të “pasta” politike. Kryesisht, subjektet (partitë) politike për nga ideologjia që i përkasin, radhiten në dy grupe të mëdha dominuese, në ato të majta dhe të djathta. Në shumë vende konfliktet ndërmjet këtyre grupeve shoqërore të ideologjive të ndryshme, kanë qenë dhe janë shkak i kryerjes së akteve terroriste.
2.1. Kuptimi i ekstremizmit djathtist dhe elementet ideologjike Fjala “ekstremizëm”, rrjedh nga fjala latine “extremus“, që do të thotë “i skajshëm”. Sipas këtij kuptimi, fjala “ekstremizëm”, për herë të parë është përdorur gjatë vitit 1789, në Kuvendin Kombëtar të Francës, kur kërkesat politike të disa deputetëve, kishin filluar të vlerësohen si “majtiste” ose “djathtiste”, varësisht nga pozicioni i tyre ndaj qëndrimeve politike të shumicës, që konsiderohej “mesi shoqëror”. Në kuptimin politik fjala “ekstremizëm”, shpjegohet si kundërshtim i normave, parimeve dhe përgjithësisht rregullimit demokratik të një shteti. Ekstremistët djathtistë, përmes trajtimit të problemeve të ndryshme shoqërore, ekonomike dhe politike, vetëm në kontest të një faktori, i sulmojnë vlerat themelore të shtetit demokratik, si parimin e ligjshmërisë, parimin e pluralizmit, parimin e tolerancës, parimin e humanitetit, etj. Në këtë kuptim, me nocionin “ekstremizëm djathtist”, duhet kuptuar përpjekjet politike të bazuara ne ideologji të ndryshme djathtiste, me qëllim të ndryshimit të rendit demokratik të një shteti, përmes orientimeve politike të partive parlamentare, qëndrimeve intelektuale ose veprimeve të ndryshme aksionare. Sipas këtij kuptimi, fjala “ekstremizëm” dallohet qartë nga fjala “radikalizëm”. Sipas qëndrimeve zyrtare të RF Gjermane “ekstremizmi” është veprim aktiv kundërkushtetues ndërsa “radikalizmi” manifestohet si kritikë legjitime ndaj një rregullimi shtetëror. Sipas këtyre kuptimeve, me fjalën ekstremizëm djathtist kuptohen fenomenet e ndryshme politike, të cilat nuk mund t’i përshkruhen vetëm një veprimi të caktuar, një ideologjie homogjene ose një force të caktuar politike. Pra nocioni ekstremizëm djathtist, përfshin sjelljet, veprimet, qëndrimet dhe raportet e caktuara politike të bazuara në ideologjinë ekstreme djathtiste. Nga ky konstatim mund të thuhet se me petkun e ekstremizmit djathtist nuk janë të veshura vetëm partitë e caktuara politike, por edhe shoqatat e ndryshme kulturore. Si ekstremizëm djathtist nuk kuptohen vetëm rrymat politike ultranacionaliste, por edhe ato konservative, nacionalsocialiste dhe nacionalrevolucionare. Si ekstremizëm djathtist, nuk trajtohet vetëm dhuna e zbatuar nga motive të tilla politike ngase ekstremizmi djathtist mund të manifestohet edhe në rrugë 25
parlamentare. Pra, nuk ekzistojnë vetëm persona të cilët nën ndikimin e emocioneve të ndryshme politike, alkoolit ose pasioneve të tjera, veprojnë me agresivitet ose brohorisin parulla të zhanrit ekstrem djathtist, por ekzistojnë edhe kryesit intelektualë, të cilët i arsyetojnë veprimet e tilla, dhe në rrugë institucionale përpiqen t’i mbrojnë dhe t’i legalizojnë ideologjitë dhe qëndrimet e ndryshme ekstremiste djathtiste. Disa të tjerë luftojnë për legalizimin e ideologjive të tilla përmes skenave huligane. Kështu, në disa shtete të zhvilluara industriale, janë formuar grupe dhe shoqata të ndryshme të cilat i kultivojnë idetë e tyre ekstremiste djathtiste, përmes sjelljeve huligane gjatë lojërave të ndryshme sportive (në vitin 2008 për herë të parë ishte ndaluar aktiviteti huligan i një grupi ekstremist djathtist), përmes shfaqjeve të ndryshme muzikore, si p.sh., “roku djathtist”, “RAC” (Rock Against Communism) në Angli, përmes shprehjes së mendimeve, ideve dhe qëndrimeve ekstremiste djathtiste, si “Esoteric Nazism”, “Nazi Mysticim”, ose “Mysticizme Nazi”, përmes aktiviteteve të shoqatave të ndryshme nacionale, kulturore, shëndetësore, medieve, etj. Në bazë të këtyre kuptimeve mund të konstatojmë se elementi kryesor i ekstremizmit djathtist është karakteri homogjen i tij dhe sulmet e preferuara kundër rregullimit demokratik të jetës shoqërore, të cilat arsyetohen me elementet tradicionale të ideologjive ekstreme djathtiste. “Ekstremizmi djathtist”, është emërtim i përbashkët i kuptimeve dhe veprimeve të ndryshme kundër demokratike të karakterizuara me elementet e saj tradicionale ideologjike, që janë: nacionalizmi (kombi dhe vlerat e ndryshme kombëtare trajtohen si vlerat më të larta shoqërore “kombi mbi të gjitha”), autoritarizmi (e trajton shtetin si vlerën më të lartë shoqërore, e jo si instrument shoqëror), anti-pluralizmi (e mohon pluralizmin politik si element themelor të sistemit demokratik. Pluralizmi prezantohet si element destruktiv dhe glorifikohet monizmi politik i karakterizuar me përpjekjet për identifikimin e qeverisë dhe shtetit me popullin), racizmi (i karakterizuar me trajtime të pabarabarta dhe diskriminime të personave në bazë të përkatësive të ndryshme), antisemitizmi (i karakterizuar me nxitje të urrejtjes dhe disponimit kundër izraelitëve). Nga këto kuptime mund të thuhet se me fjalën ekstremizëm djathtist përfshihen manifestimet e caktuara politike, të cilat mbështeten në elemente të ndryshme ideologjike.
2.2. Kuptimi i ekstremizmit majtist dhe elementet ideologjike Grupet e ndryshme shoqërore kryesisht ithtarë të komunizmit, shpeshherë agjitojnë te masat e gjera që t’u bashkohen, me qëllim të kryerjes së ndryshimeve fundamentale në shoqëri përkitazi me shpërndarjen e pasurisë, disponimin e forcës, përcaktimin e statusit të njeriut, etj. Për realizimin e këtij qëllimi, jo rrallë përdorim edhe terrorizmin. Kryesit e terrorizmit të tillë i bashkojnë të gjitha iluzionet e tyre për një të ardhme më të mirë, të cilën e “shohin” pas shkatërrimit të rendit shoqëror ekzistues dhe zëvendësimin e tij me një rend të ri. Dukuri e tillë ka qenë shumë e përhapur në shtetet e Amerikës latine. Edhe në vende të tjera të botës haset, qoftë e tillë, qoftë në forma më të zbehta. Shikuar situatën politike e cila mbretëron në kohën e paraqitjes së terrorizmit majtist në shtete e Amerikës Latine, ato mund të ndahen në 2 grupe: 1. Brazili, Argjentina, Kili, në të cilat pushteti shtetëror gjendej në duart e diktatorëve ushtarak, të cilët përmes puceve ushtarake kishin përmbysur kryetarët e shteteve, të zgjedhur me votën e popullit. Analizuar veç e veç shihet se në Argjentinë, regjimi ushtarak i Juan Peronit kishte ardhur në pushtet në vitin 1955, kurse në Brazil junta ushtarake ka ardhur në pushtet në vitin 1964, ndërsa në Kili, regjimi i Pinoçetit në vitin 1978. 26
Karakteristikë kryesore e këtyre regjimeve ishte përdorimi i dhunës dhe torturës në përmasa të mëdha, që kishte për pasojë numrin e madh të viktimave (kryesisht civilë) të pafajshme. Në Argjentinë gjatë diktaturës së Peronit, u vranë me mijëra njerëz, në të njëjtën kohë me mijëra të tjerë u torturuan. Kurse në Kili gjatë pushtetit 17 vjeçar (1973 – 1990) të gjeneralit Pinoçe, afro 3000 njerëz janë vrarë ose zhdukur. (Sipas disa të dhënave, janë vrarë, zhdukur ose torturuar më se 40.000 njerëz). 2. Uruguai, Peru, El Salvadori, Guatemala, Kolumbia, etj., në të cilat pushteti shtetëror ishte në duart e qeverive demokratike, të zgjedhura me mjete konstitucionale. Edhe pse formalisht këto regjime ishin demokratike, në realitet nuk i kursente qytetarët dhe civilët prej torturave dhe vrasjeve masovike. Përkundrazi, nëdisa prej këtyre shteteve janë shkaktuar pasoja edhe më të rënda, se sa në shtetet në të cilat sundonte junta ushtarake. “Vetëm në El Salvador viteve të fundit janë vrarë mbi 32.000 vetë, ndërsa në Guatemala, e njohur si ‘parajsa e vrasësve’, janë vrarë, zhdukur ose torturuar mbi 80.000 njerëz, gjatë viteve kur në pushtet ishin miqtë besnik të Uashingtonit”. Pavarësisht se qeveriseshin nga junta ushtarake ose qeveritë demokratike, në këto shtete me kalimin e kohës u paraqiten zërat e parë opozitarë, të cilët fillimisht ishin individualë, por më vonë u organizuan në grupe të ndryshme të cilat për nga ideologjia ishin komuniste (marksiste, leniniste, maoiste, etj.) për nga emërtimet cilësoheshin si lëvizje çlirimtare-popullore, kurse për nga metodat e veprimit, trajtoheshin si guerilë urban, por edhe si organizata terroriste. Në Brazil kundërshtarët e juntës ushtarake rrjedhin prej elitës politike të qytetarëve të vjetër, kishës katolike dhe nga partia komuniste zyrtare. Pa mëdyshje, më të zëshmit u bënë anëtarët e grupit “Veprimi për çlirim nacional” (ALN), i formuar në vitin 1968, nga Marighella, i cili kishte braktisur partinë komuniste. Madje, “Doracaku i gueriles urbane”, i shkruar nga ai, më 1969, do të bëhet platformë veprimi e një numri të madh të lëvizjeve dhe grupeve urbane, jo vetëm në Amerikën Latine, por edhe më gjerë. Në Brazil vepronin edhe grupe të tjera , si: Lëvizja e 8 tetorit” (MR-8), “Avangarda Revolucionare e popullit” (VPR), etj. Ndërsa në Argjentinë, prej vitit 1968 – 1970 ka vepruar organizata terroriste “Montoneros”, e cila ishte themeluar nga ithtarët e ideologjisë marksiste, kurse numër të madh të anëtarëve rekrutonte prej qarqeve katolike dhe fashiste. Në Argjentinë ishte e njohur edhe “Armata e popullit revolucionar” (ERP), që paraqet krahun e armatosur të Partisë Revolucionare punuese”. Këta gjenin inspirim në punimet e Trockit, ndërsa shembullin për martirizim dhe heroizëm, e gjenin te Çe Gevara. Në Kili vepronte “Fronti patriotik komunist”, ndërsa në Uruguaj “Lëvizja Nacional Çlirimtare”. Në Peru vepronte “Rruga e shkëlqimit”, ndërsa në Kolumbi “Lëvizja e 19 prillit” dhe “Armata nacional çlirimtare”, e cila karakterizohet me inkorporimin e tyre në shitjen e narkotikëve. Objektet e sulmit të këtyre organizatave ishin të llojllojshme. Herë-herë caqet selektoheshin dhe sulmoheshin në atë mënyrë që përfitonin simpatinë e gjerë të popullit. Kryenin atentate ndaj personave të shteteve të huaja apo i merrnin peng ata, kryenin eksplodime në pasurinë e biznesmenëve të shteteve që i përkrahnin qeveritë ose diktaturat e tyre. P.sh.: në Brazil sulmoheshin caqet e amerikanëve, japonezëve, gjermanëve, etj., ndërsa në Argjentinë objektet e kompanive, si: “Coca-Cola”, Fire Stone”, “Swissair”, “Peugeot”, të cilat me miliona dollarë paguan në emër të shpërblimit për lirimin e pengjeve që mbanin këto organizata. Në shënjestër të tyre ishin edhe eprorët e lartë të policisë dhe ushtrisë apo anëtarët e familjeve të tyre të ngushta ose të personaliteteve të tjera të pushtetit (pengmarrja e vajzës së kryetarit të El Salvadorit). Karakteristik ishte akti në Uruguai i “Lëvizje Nacional Çlirimtare”, të cilët në shkurt të vitit 1969 plaçkitën një “Casino”, kurse të hollat ua shpërndanë të varfërve. Terrorizmi majtist nuk paraqitet vetëm për shkaqet e përmendura dhe vetëm në Amerikën Latine, por edhe në vende të tjera të botës shume të zhvilluara, si: në Britani të 27
Madhe (“Brigada e hidhëruar”), në SHBA “Prognozerët”, në Gjermani “Fraksioni i Armatës së Kuqe” (RAF), në Japoni “Armata e Kuqe”, në Francë “Veprimi direkt” (AD), etj. Shtete më të atakuar kanë qenë Turqia dhe Italia, në të cilat organizatat majtiste kanë rekrutuar ne mijëra anëtarë dhe duke pasur njëkohësisht edhe një numër shumë të madh të simpatizantëve. Në Turqi, gjenerata e parë e terroristëve buronte prej studentëve radikal të Universitetit turk, të cilin në vitin 1970, të stimuluar nga protestat studentore në Evropë, u organizuan në grupe të ndryshme. Si pasojë e këtyre grupeve, në Turqi, në vitet ’70 u krijua një anarki e vërtetë, në të cilën u vranë mbi 4.500 njerëz. Në Itali në vitet ’60 dhe ’70 kanë vepruar organizatat, si: Grupi i aksionit partizan (GAP) dhe e njohura “Brigadat e Kuqe”, të cilat e sulmonin shtetin “në zemër” duke i drejtuar aktet terroriste kundër liderëve të partive (demokristianëve), nëpunësve publik, gjykatësve, gazetarëve dhe të gjitha atyre që mendonin se ishin përgjegjës për ekzistimin dhe dominimin e kapitalizmit në Itali. Terroristët e këtyre organizatave veten e shohin si avangardë të klasës punëtore dhe proletariatit ndërkombëtarë, që me ndjesi veprojnë kundër taksave dhe tatimeve të larta, pagave të ulëta kushteve të rënda të punës, çmimet e larta, nga të cilat shqetësohen drejtpërdrejt. Sipas David Stewart, këto organizata gjithnjë kanë qenë të përkrahura dhe të stimuluara në mënyrë të theksuar nga ish-BRSS, Iraku, Kuba, Libia, Vietnami, etj. Ekziston një dallim qenësor në mes të grupeve terroriste majtiste dhe atyre etnike (nacionale). Derisa majtistët janë të dhënë kah shkatërrimi i shoqërisë së tyre, botës së baballarëve të tyre, organizatat nacionale janë vazhdimësi i misionit të baballarëve të tyre për pavarësinë dhe vetëvendosjen e grupit etnik që i takojnë.
3. Terrorizmi islamik A) Kontekstet mbi ekzistencën e terrorizmit islamik A ekziston terrorizmi islamik? A janë të bazuara lëvizjet e ndryshme terroriste në ideologjinë fetare islamike? A është feja islame, një fe e dhunës dhe e terrorit? Këto dhe pyetje të ngjashme kishin filluar të parashtroheshin që nga koha kur grupi i studentëve militantë iranianë kishte sulmuar dhe 14 muaj e mbajti të pushtuar Ambasadën Amerikane në Teheran9. Përgjigjet e këtyre pyetjeve janë të ndryshme dhe varen kryesisht nga orientimi ideologjik i autorëve. Në këtë kontekst, politikanët dhe intelektualët e ndryshëm myslimanë e kanë parashtruar edhe idenë e një diskutimi të përbashkët lidhur me raportin e fesë islame me terrorizmin. Sipas tyre, konstatimi i njëanshëm i ekzistimit të terrorizmit islamik, ashtu si praktikohet nga disa ideologë perëndimorë, për botën islame është jo vetëm i papranuar, por edhe i tepruar, tendencioz dhe fyes. Nga ana tjetër, autorët e ndryshëm perëndimorë e sidomos ata izraelitë, me shkrimet dhe diskutimet e tyre të shumta, janë përpjekur ta „argumentojnë” lidhjen e terrorizmit me kulturën dhe fenë islame. Në këtë drejtim ata duke ofruar edhe shembuj të ndryshëm praktikë, kanë konstatuar se çdo politikë e bazuar në ideologjinë fetare islamike detyrimisht do të rezultojë me dhunë fizike dhe terror. Këtu nuk synoj të polemizoj me asnjërin nga këto qëndrime të polarizuara, por si përgjigje ndaj tyre ofroj një „shkrim të shenjtë”, të profetit më të madh islam të shekullit XX, Ajatollah Ruhollah Homeini. Ky shkrim i titulluar „Feja islame nuk është religjion për 9
Me 04.11.1979 grupi i studentëve militantë islamikë e kishte sulmuar dhe pushtuar Ambasadën Amerikane në Teheran. Ishte rrëmbyer edhe personeli i punësuar në ambasadë. Të gjitha përpjekjet diplomatike për lirimin e këtij personeli kishin dështuar. Pas afër 14 muajsh, kur në ShBA vinte në pushtet presidenti Regan (i cili gjatë fushatës zgjedhore kishte premtuar lirimin, në rast nevoje edhe me dhunë, të personelit diplomatik amerikan), qeveria iraniane „kishte ndërmjetësuar” me sukses në lirimin e këtij personeli të rrëmbyer diplomatik.
28
pacifistë”, ishte botuar në revistën “Kaschf al – Asrar” (Çelësi i Fshehtësirave) në vitin 1942 në Qom dhe ishte ribotuar më 1980 dhe më 1983 në Teheran 10. Si në shkencën, ashtu edhe në praktikën bashkëkohore kriminalistike mbretëron bindja se disa grupe dhe organizata terroriste janë të bazuara në ideologjinë fetare islamike dhe veprojnë në emër të dogmave fetare të saja. Kjo mund të argumentohet edhe me faktin se mekanizmat e tillë terroristë, jo vetëm themelimin, por edhe arsyetimin e veprave të tyre kriminale, e bëjnë kryesisht duke interpretuar mësimet e ndryshme të Kuranit. Me gjithë argumentet e ofruara, këto „bindje perëndimore”, refuzohen kategorikisht nga politikanët dhe shkencëtarët e botës islame. Në këtë kontekst, ata parashtrojnë edhe pyetjen: „Përse atëherë në botën perëndimore nuk përdoret nocioni „terrorizëm katolik“ kur është fjala për „Armatën Republikane Irlandeze“ ose për disa organizata të tjera terroriste, që veprojnë në Amerikën Latine, të cilat kanë anëtarësi të pastër katolike dhe vrasin ekskluzivisht qytetarë të përkatësive të tjera fetare?! Këtu përgjigjja është e qartë: jo vetëm Armata Republikane Irlandeze ose Shtegu i Ndriçuar në Peru, por asnjë organizatë tjetër terroriste, me anëtarësi të pastër katolike, nuk vepron në emër të katolicizmit! Ato janë organizata terroriste, të cilat veprojnë në bazë të ideologjive të ndryshme politike, e jo fetare të cilat e zbatojnë dhunën terroriste si mjet strategjik për arritjen e qëllimeve të caktuara politike ose nacionale! Në këtë drejtim qëllimi i Armatës Republikane Irlandeze, ishte ribashkimi i Irlandës, ndërsa ai i Shtegut të Ndriçuar, është ndërrimi i sistemit shtetëror kapitalist në Peru, në një sistem socialist. Me gjithë këto qëllime, organizatat e ndryshme terroriste islamike si, p.sh., Xhihadi Islamik (Përpjekja Islamike), Hezb - Allah (Partia e Allahut), HAMAS (Lëvizja e Kryengritjes Islamike), etj., i rekrutojnë anëtarët e tyre jo në emër të çështjes së tyre nacionale, por në emër të fesë islame. Udhëheqësit e këtyre organizatave terroriste janë kryesisht edhe udhëheqës fetarë, të cilët duke e akuzuar dhe fajësuar botën perëndimore për çdo gjë të keqe që ekziston në botën islame, e propagandojnë edhe qëllimin e tyre të fundit „përhapjen e fesë islame në tërë botën, në rast nevoje edhe me luftë”! Si lëvizje, organizata ose grupe terroriste islamike nuk duhet kuptuar të gjitha lëvizjet, organizatat ose grupet terroriste me anëtarësi të pastër myslimane, por vetëm ato që janë të organizuara dhe që veprojnë në emër të „interpretimeve të ndryshme të mësimeve të Islamit”. Të gjithë këta subjekt terrorist islamikë, duhen dalluar qartë nga organizatat, 10
Feja Islame i njeh dy lloje luftërash. E para, është Xhihadi (përpjekja - lufta e shenjtë), e cila zhvillohet në kushte të caktuara për okupimin e shteteve të tjera, ndërsa e dyta, është lufta për ruajtjen e pavarësisë së shteteve islame dhe mbrojtja e tyre nga armiku. Zhvillimi i Xhihadit ose i luftës së shenjtë për okupimin e vendeve të tjera është i domosdoshëm dhe duhet të fillojë menjëherë pas themelimit të shtetit islamik. Në krye të këtij shteti duhet të jetë imami ose personi civil nën komandën e tij.... Pas themelimit të shtetit islamik, islami duhet t’i mobilizojë të gjithë burrat e aftë për luftë me qëllim të fillimit të okupimit të vendeve të tjera. Vetëm në këtë mënyrë mund të ndikohet në pranimin dhe respektimin e fesë islame në tërë botën. Opinioni botëror duhet ta ketë të qartë se okupuesit islamikë nuk kanë asgjë të përbashkët me okupuesit e tjerë joislamikë. Këta të fundit, dëshirojnë ta okupojnë botën vetëm me qëllim të shkatërrimit të fesë islame, e cila realisht u shërben interesave të njerëzimit.... okupuesit joislamë, nëpërmjet pushtimit të botës dëshirojnë përhapjen e padrejtësive të liga, me qëllim të shfrytëzimit të lirë të epsheve të tyre jonormale seksuale. Ndërkaq, Islami dëshiron ta okupojë botën me një qëllim krejtësisht tjetër. Qëllim i Islamit është përhapja e vlerave të vërteta shpirtërore dhe krijimi i një drejtësie të tillë njerëzore, në të cilën do të përgatitet rruga për ardhjen e pushtetit të vërtetë të Allahut... Pra lufta e shenjtë ilamike është një luftë kundër të pafeve, është një luftë kundër perversioneve seksuale, është një luftë kundër shfrytëzimit të njeriut dhe kundër shkeljes së të drejtave dhe vlerave morale të tij, etj. Opinioni botëror duhet ta dijë gjithashtu se të gjitha vendet, të cilat ende nuk janë okupuar nga islami, janë të zgjedhura për dritën e përjetshme, e cila do ta ndriçojë jetën e popujve të tyre me ligjet e Allahut.... Ata që nuk kanë kuptuar gjë nga Islami, thonë se feja islame predikon paqen. Mirëpo, ata janë frikacakë! Feja islame thotë: „Vritni të pafetë, ashtu si do t’ju kishin vrarë ata juve“. ...Feja islame thotë: „Çdo gjë që është e mirë ekziston vetëm përmes shpatës dhe hijes së saj. Njerëzit, vetëm me përdorimin e shpatës, mund t’i bësh të dëgjueshëm. Shpata është çelësi i xhehnetit, pa të cilën nuk mund të zhvillohet Xhihadi. (Më gjerësisht: Amir Tacheri, Morden für Allah, Terrorismus im Auftrag der Mullahs, Aus dem Englischen von Agnes Beck, München 1993, f. 329 – 331).
29
grupet dhe lëvizjet e ndryshme militante që veprojnë edhe në vetë botën islame. Kriteri themelor për dallimin e tyre është qëllimi politik. Në bazë të këtij qëllimi mund të thuhet se Partia Komuniste e Kurdistanit, me gjithë faktin se ka një anëtarësi relativisht të pastër islame, nuk konsiderohet si organizatë islamike, por si lëvizje nacionale, e cila është e organizuar dhe vepron në bazë të ideologjisë komuniste me qëllim të çlirimit dhe themelimit të shtetit të pavarur të Kurdistanit. I njëjti parim vlen edhe për Organizatën për Çlirimin e Palestinës. Askush në botën perëndimore, madje as Izraeli zyrtar, asnjëherë deri tash nuk e ka trajtuar Organizatën për Çlirimin e Palestinës si organizatë islamike, jo nga fakti se shumë udhëheqës të saj, respektivisht shumë udhëheqës eminentë të organizatave dhe grupeve të ndryshme terroriste që veprojnë në kuadër të saj (si, p.sh., Dr. Georg Habash, kryetar i Frontit Popullor Palestinez, Gjeneral Dr.Vadi Hadad, kryetar i Komandos Direkte të Frontit Popullor Palestinez, Fuad Shemaili themelues i Shtatorit të Zi, etj.) ishin të krishterë, por nga fakti se qëllimi politik i Organizatës për Çlirimin e Palestinës, kishte të bënte me zgjidhjen e çështjes kombëtare arabe, përkatësisht asaj palestineze.
B) Rrënjët e terrorizmit islamik Me qëllim që të kuptohet më mirë rreziku që paraqet terrorizmi islamik për botën joislamike dhe rendin juridik ndërkombëtar, së pari duhen sqaruar rrënjët historike të urrejtjes ekstremiste islamike ndaj botës perëndimore. Shumë pak qytetarë të Evropës janë të informuar lidhur me ngjarjet vendimtare që kanë ndikuar në tensionimin e përhershëm të raporteve në mes botës islame dhe asaj perëndimore. Në vitin 630, profeti Muhamet përmes propagandimit të një besimi luftarak, kishte arritur t’i bashkonte fiset e ndryshme arabe në një popull, i cili me fjalën e Allahut do ta vendoste pushtetin e vet islamik në tërë botën. Në bazë të një propagande të tillë, profeti Muhamet dhe pasardhësit e tij, vetëm brenda një shekulli kishin arritur t’i bënin arabët e islamizuar sundues të një perandorie të madhe, e cila shtrihej në tërë territorin e Lindjes së Afërt, Persi, Indi, Afrikën Veriore dhe në Azinë Jugore. Më vonë ishte pushtuar edhe Italia Jugore dhe Spanja, nga kishte filluar edhe marshimi nëpërmes Pirinejeve në drejtim të Francës. Sikur në vitin 732, afër Poitiers, e cila gjendet vetëm 200 kilometra larg Parisit, të mos kishte arritur Karl Martell t’i shpartallonte forcat arabe, tash me siguri që e tërë Evropa do të ishte një kontinent mysliman. Kjo ngjarje historike e harruar në Evropë, është pjesë elementare e kulturës myslimane, e cila asnjëherë deri tash nuk është shlyer nga kujtesa. Pas kësaj disfate, në kulturën ekstremiste islamike është evidentuar edhe viti 905 si vit i luftës për mbrojtjen e „tokave myslimane“, në mesin e të tjerave edhe Izraelit, Spanjës dhe Italisë Jugore (të pushtuara më parë), nga sulmet e forcave të krishtera. Në këtë kohë te rrezikut permanent dhe disfatave të shumta arabe, bota islamike kishte qenë në kërkim të gjetjes së një udhëheqësi të ri, të një Kalifi të aftë, i cili do të ishte në gjendje t’i korrigjonte gabimet historike ndaj botës islame dhe kësaj t’i jepte një forcë të re me të cilën do të riktheheshin tokat e humbura dhe do të pushtohej Evropa. Kështu, që nga ajo kohë e deri më tash, ideologjia radikale islamike në të gjitha periudhat e ngritjeve të shteteve të ndryshme myslimane, e kishte aktualizuar ëndrrën për pushtimin e Evropës. Në bazë të një ëndrre të tillë, në vitin 1638 në drejtim të Evropës kishin marshuar edhe forcat turke. Në kulturën ekstremiste të qarqeve të ndryshme islamike, kjo ngjarje është shënuar si depërtim i dytë i forcave myslimane në Evropë. Shkatërrimi i Perandorisë Osmane, që kishte filluar paralelisht me ngritjen e fuqive të ndryshme evropiane, për kulturën ekstremiste islamike ishte shumë i mundimshëm. Në vitin 1798, Napoleoni pa ndonjë vështirësi usharake kishte arritur pushtimin e tërë Egjiptit. Në vitin 1830, Algjeria ishte shndërruar në koloni të Francës, ndërsa Anglia i kishte vendosur nën kontroll të gjitha ujërat detare në Lindje të Afërt dhe bregdetin arab. Kështu, vetëm brenda disa dekadave, shtetet e krishtera, si Italia, Franca dhe Britania e Madhe, kishin arritur pushtimin dhe ndarjen e tërë rajonit të Gjirit Persik dhe Afrikës Veriore. Në 30
këtë mënyrë ishin pushtuar dhe ndarë edhe shumë pjesë të Perandorisë Osmane. Të gjitha këto territore të okupuara arabe, përkatësisht, myslimane, ishin vendosur nën administrimin e shteteve të ndryshme evropiane, me ndihmën e udhëheqësve të ndryshëm lokalë myslimanë, të cilët që nga ajo kohë kishin filluar të shpërblehen me tituj tradicionalë evropianë, si „mbretër“ ose „princa“. Këta udhëheqës të rinj myslimanë, falë statusit të tyre të privilegjuar shumë shpejt kishin arritur të pasurohen. Sidomos pas zbulimit të naftës, pasuria e tyre kishte arritur përmasa përrallore. Edhe më vonë, kur ishin krijuar mundësi të tjera të vendosjes, kjo klasë e pasur dhe sunduese myslimane, kishte vazhduar bashkëpunimin e vet me botën perëndimore. Në këtë mënyrë vazhdimisht ishin krijuar forma dhe mundësi të reja për vazhdimin e influencës së gjithanshme të botës perëndimore mbi atë islame. - Prej numrit të përgjithshëm të popullsisë myslimane (1.2 miliardë), Indonezia është shteti me numrin më të madh në botë, me 188 milionë banorë myslimanë. Pas saj vjen India me 142, Pakistani 141, Bangladeshi 120, Turqia 70, Irani 66, Nigeria 61, Egjipti 57, Algjeria 31, Etiopia 30, Maroku 29, Afganistani 28, Iraku 23, Sudani 23, Arabia Saudite 22 milionë banorë, etj. Shumica e besimtarëve myslimanë i takojnë ritit fetar Sunit, ndërsa Shiitët janë shumicë vetëm në Irak dhe Iran. - Numri më i madh i popullsisë myslimane në Evropë, është në Rusi, ku jetojnë rreth 19 milionë myslimanë. Ndërsa shteti me shumicën më të madhe të popullsisë myslimane në Evropë është Kosova me rreth 85 %, pastaj Shqipëria me rreth 65%, Bosnja dhe Hercegovina me 40% dhe Maqedonia me 25%.
Në Bashkimin Evropian jetojnë rreth 10 milionë myslimanë. Prej tyre në Francë jetojnë rreth pesë milionë, në Britani të Madhe rreth 1.6 milionë, në Gjermani rreth 3.2 milionë (kryesisht turq, 2.1 milion), etj . Pas një të kaluare të tillë historike, në të cilën kishte humbje dhe fitore, e sidomos pas vendosjes së protektorateve evropiane mbi shtetet e ndryshme myslimane, në tërë botën myslimane ishin paraqitur dy rryma politike, të cilat propagandonin kundër gjendjes së mjerë dhe poshtëruese në të cilën ishte katandisur populli arab dhe përgjithësisht ai mysliman: - Rryma e parë e përfaqësonte idenë e nacionalizmit pan-arab dhe propagandonte bashkimin e të gjithë popujve arabë në një shtet të ri dhe modern. Kjo ide ishte propaganduar sidomos nga ish-kryetari i Egjiptit Naser dhe nga disa qarqe zyrtare siriane dhe irakiane. - Rryma e dytë ishte propaganduar nga Vëllazërimi Mysliman dhe disa organizata të tjera fundamentaliste islamike, të cilat e kishin refuzuar idenë pan-arabe madje edhe duke i akuzuar përfaqësuesit e saj si heretikë dhe në vend të saj kishin propaganduar mitin dhe ëndrrat e vjetra myslimane për bashkimin e të gjitha tokave të tyre në një shtet, i cili do të organizohet sipas parimeve fetare. Këto rryma politike në të gjitha shtetet myslimane kishin filluar të zhvillonin një propagandë të fuqishme kundër familjeve mbretërore arabe dhe shahut të Iranit, të cilat akuzoheshin për ligësi e tradhti kombëtare dhe fetare. Pastaj fajësoheshin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe fuqitë e ndryshme evropiane për përçarjen e botës myslimane me qëllim të varfërimit, ndarjes politike, shkatërrimit kulturor dhe përgjithësisht poshtërimit të tyre. Me qëllim të mënjanimit të një gjendjeje të tillë, sipas rregullave të xhihadit (të propaganduara sidomos nga “Vëllazërimi Mysliman”, së pari duhet goditur armiku i afërt, në këtë rast familjet mbretërore arabe e pastaj katili i largët). Nga këto parime kudo në botën myslimane kishin filluar aksionet terroriste kundër pushteteve mbretërore, të cilat në disa raste si Egjipt, Irak, Siri, Libi dhe Iran kishin marrë përmasa të revolucioneve që kishin sjellë ndërrimin e pushteteve mbretërore properëndimore me regjime të ndryshme ushtarake dhe diktatoriale.
C) Nocionet e ndryshme fetare në kontekst të terrorizmit islamik 31
Islami është një fe dhe besimtarët e tij quhen myslimanë. Fenë Islame, si komunitet konfeksional, mund ta përfaqësojnë vetëm përfaqësuesit e saj shpirtërorë, të cilët varësisht nga riti fetar quhen imamë (prijës të lutjeve), mulla (të diturit), shkencëtarët e fesë islame dhe shkencëtarët e drejtësisë islamike. Me nocionin „udhëheqës ose aktivist politik islamik” kuptohen përfaqësuesit e një lëvizjeje politike, e cila është e bazuar në parimet fetare islamike. Në të gjitha sistemet politike të karakterizuara me lëvizje të tilla fetare-politike, ndarja e fesë nga shteti është i padukshëm. Për dallim nga këto kuptime, islamizmi nuk është fe, por është ideologji politike, e cila bazohet kryesisht në interpretimet e ndryshme të parimeve fetare. Islamistët kërkojnë rregullimin e të gjitha sferave të jetës shoqërore sipas ligjeve fetare. Islamizmi, si ideologji politike, kuptohet edhe si lëvizje protestuese kundër qeverive dhe rregullimeve shtetërore të shteteve të ndryshme islamike, të cilat kudo sipas zhanrit të njëjtë propagandues, akuzohen si tirane ose tradhtare dhe fajësohen për problemet e shumta shoqërore. Në kuadër të lëvizjeve të tilla është paraqitur e ashtuquajtura ideologji fundamentaliste. Në bazë të kësaj ideologjie, feja islame dhe besimtarët e saj janë në rrezik dhe shpëtimi i tyre mund të arrihet vetëm nga zbatimi i drejtë i parimeve fundamentale islamike në jetën shoqërore. Në këtë kontekst, çështje kryesore paraqitet e ashtuquajtura Suna e Profetit (Legjenda e Muhamedit), në bazë të së cilës është e bazuar “E drejta Islame”. Pikërisht këtu paraqitet edhe problemi kryesor ngaqë Sheriati nuk është e drejtë e pandryshuar, por është një kod i normave të përmbledhura, të sistemuara dhe të interpretuara gjatë shekujve. Për dallim nga këto kuptime, xhihadi kudo në botën islame e ka kuptimin e parimit etik të mobilizimit shpirtëror dhe të përpjekjeve për arritjen e një qëllimi të mirë dhe pozitiv. Në këtë kuptim, edhe përpjekja ime për përfundimin e këtij studimi mund të interpretohet si xhihad (mundim, përpjekje në rrugën e Zotit). Çdo person, i cili e praktikon xhihadin quhet muxhahid (luftëtar i zotit). Ndërsa personi i kundërt, quhet Qa´idin (ai që ikën nga puna dhe jeton si parazit në shtëpi). Sipas mësimeve të Islamit ekzistojnë dy lloje të xhihadit: xhihadi i vogël dhe xhihadi i madh. Në kuptimin e xhihadit të vogël bën pjesë edhe lufta e armatosur „në rast se besimtari lufton për lirinë e vet fetare”. Ndërsa, me fjalën xhihad i madh (djihad bi-n-nafs) kuptohet aspekti shpirtëror i njohjes dhe i zotërimit të vetvetes. Sipas bindjeve të shumicës myslimane, me fjalën xhihad, në radhë të parë, kuptohet njohja dhe zotërimi i vetvetes e pastaj zhvillimi i luftës për lirinë fetare. Me gjithë këto kuptime tradicionale, në vitet ‘70 të shekullit XX, studenti egjiptian, Sheik Umar Abd al-Rahman, në temën e tij të doktoraturës, të mbrojtur në universitetin autoritativ islamik Azhar, me 2000 faqe, e kishte argumentuar „kuptimin e vërtetë” të nocioneve islamike. Sipas tij nuk kzistojnë dy lloje të xhihadeve dhe as që ka shpjeguar ndonjëherë profeti Muhamed kalimin nga xhihadi i vogël në të madhin. „Xhihad do të thotë vetëm marrja e shpatës në dorë me qëllim të detyrimit të pafeve (në këtë kuptim të krishterëve dhe izraelitëve), për pranimin e fesë së vërtetë ose për dorëzimin e pakusht të tyre”. Para vdekjes së vet, profeti Muhamed kishte urdhëruar: „largoni shërbëtorët e Zotit nga tokat arabe”308. Kjo kishte qenë mënyra më e suksesshme e përhapjes së fesë islame në botë.” Sipas interpretimeve radikale të urdhrit të fundit të profetit Muhamed, xhihadi islamik ka të bëjë ekskluzivisht me „luftën për përhapjen e fesë së vërtetë dhe nënshtrimit të pafeve”309. Nga një kuptim i tillë, është stilizuar edhe aspekti shpirtëror i „xhihadit” si bindje vullnetare dhe detyrim shpirtëror për vetëflijim në shërbim të Zotit. Në të vërtetë, në Suren 4 të Vers 33 të Kuranit thuhet „mos bëj vetëvrasje”! Mirëpo, terroristët islamikë e argumentojnë këtë me Vers 76, në të cilin thuhet „lufto në anën e Zotit edhe në qoftë se jeta juaj do të ndërrohet”. Në këtë kuptim edhe xhihadizmi është shpjeguar si luftë e armatosur kundër të gjitha forcave, të cilat e pengojnë krijimin e shtetit islamik. Në vende dhe struktura të ndryshme shoqërore me fjalën xhihadizëm kuptohen jo 32
vetëm disponimet ose aktivitetet e ndryshme anti-perëndimore, por edhe kundërshtimi i stilit perëndimor të jetës.
D) Karakteristikat themelore të terrorizmit islamik Terrorizmi islamik mund të dallohet nga të gjitha format e tjera të veprimit terrorist, kryesisht në bazë të tri elementeve specifike ideologjike: 1. Terrorizmi islamik kategorikisht i refuzon të gjitha ideologjitë e tjera bashkëkohore. Ai, si i tillë, veten e konsideron të pashembullt dhe krejtësisht të veçantë nga të tjerët, të cilit nuk i ka mbetur gjë tjetër përveç arritjes së qëllimit të vet ose „vdekjes me shpatë në dorë”. Qëllimi themelor i terrorizmit islamik është rilindja islamike, e cila duhet të sjellë jo vetëm lirimin e të gjitha territoreve myslimane nga ndikimet perëndimore, por edhe pushtimin e tërë rruzullit tokësor nga besimtarët e vërtetë të Muhamedit. Për realizimin e këtij qëllimi hyjnor, nuk duhet zgjedhur mjetet. Në të vërtetë, terrorizmi këtu e ka kuptimin e mjetit të përshtatshëm praktik, me të cilin vihet në lëvizje fundamentalizmi islamik si parakusht i rilindjes islamike, e cila do të ndikonte në krijimin e botës universale islame. 2. Karakteristikë tjetër e terrorizmit islamik është prezantimi i tij si formë e luftës së shenjtë, e cila detyrimisht do të kurorëzohet me fitoren e plotë. Në këtë drejtim, nuk bëhet dallimi në mes aktivitetit terrorist dhe formave të tjera të zhvillimeve luftarake. 3. Elementi i tretë karakteristik i terrorizmit islamik është krijimi i rregullave të detyrueshme të sjelljes islame. Sipas këtyre rregullave, detyrë e çdo besimtari, qoftë si individ ose komunitet islam, është vrasja e armiqve të Zotit “armiqtë tanë duhet të vriten, ndërsa të pafetë duhet ta zgjedhin vdekjen ose kthimin e tyre të detyrueshëm në fenë islame”.
4. Lëvizjet terroriste si metodë e luftës nacionalçlirimtare Dallimi në mes lëvizjeve terroriste nacionale dhe atyre nacionalçlirimtare ka të bëjë me faktin se, lëvizjet nacionalçlirimtare veprojnë në një gjendje të okupimit klasik. Identifikimi i këtyre lëvizjeve me terrorizëm, ashtu si po praktikohet nga disa autorë, është i pabazë. Në realitet, gjatë lëvizjeve të ndryshme çlirimtare zbatohen shumë forma të veprimeve terroriste, mirëpo në tërësi, luftërat nacional-çlirimtare karakterizohen me taktikën e tyre guerile, e cila në bazë të formës dhe përmbajtjes së vet, dallohet thelbësisht nga të gjitha format klasike dhe moderne të terrorizmit. Pra, këtu është fjala për një formë të organizimit të luftës çlirimtare në shkallë territoriale, sipas shembujve të luftërave të zhvilluara në disa shtete të Amerikës Latine, Vietnam, Afganistan, Kosovë, etj. Në kuadër të lëvizjeve terroriste nacionalçlirimtare, bëjnë pjesë situatat kur grupet e ndryshme nacional-çlirimtare, për shkak të pamundësisë së organizimit të operacioneve luftarake në shkallë territoriale, veprojnë kryesisht me metoda terroriste. Shembuj konkretë në këtë drejtim janë Palestina, Çeçenia, Afganistani dhe Iraku bashkëkohor.
5. Dallimi në mes të terrorizmit dhe luftës guerile Termi ushtarak „luftë guerile“ për herë të parë është përdorur gjatë luftërave popullore spanjolle, të zhvilluara gjatë viteve 1807 - 1814 kundër pushtimit francez. Paralelisht me këtë term (petite guerre), gjatë mesit të shekullit XIX kishin filluar të përdoren edhe nocionet „luftë e vogël“, „luftë e çrregullt“ ose „luftë pa fronte“. Ndërkaq, në kontekst revolucionar ishte përdorur termi „luftë revolucionare“, përkatësisht në kontekst të luftës nacionalçlirimtare dhe revolucionare, ishte përdorur termi „luftë partizane“ (partigiano, nga italishtja - aktivist partie). Kjo do të thotë set ermi ushtarak „luftë guerile“, gjatë të kaluarës historike, është emërtuar me emra të ndryshëm. Mirëpo, të gjithë këta emra e kanë uptimin e një forme specifike të zhvillimit të luftës së armatosur, e cila në perëndim zakonisht quhet „luftë guerile“, ndërsa në lindje „luftë 33
partizane“. Në këto kontekste kuptohen të gjitha formacionet e organizuara jashtë institucionale me qëllim të zhvillimit të luftës, përkatësisht, kryengritjes së armatosur kundër pushtetit të huaj, ose kur është fjala për luftë qytetare, kundër shtetit të vet. Gjatë dekadave të fundit, jo vetëm termi “luftë guerile”, por edhe emërtimet tjera, si terrorizëm, grusht-shtet, subversion, revolucion, kryengritje e armatosur, etj., po përdoren në mënyrë të ngatërruar. Sidomos, kur është fjala për cilësimin e një lëvizjeje nacionale, si lëvizje terroriste ose luftë nacionalçlirimtare, atëherë si në politikë, ashtu edhe në mjetet e ndryshme të informimit publik, vërehet elementi i interesit ose ai i simpatisë politike. Kështu, p.sh.: disa autorë i konsideronin luftëtarët e Vietnamit, të Organizatës për Çlirimin e Palestinës, luftëtarët çeçen, kryengritësit afganë, luftëtarët për çlirimin e Kosovës, etj., si “banda terroriste” dhe kështu i barazonin me “Fraksionin e Armatës së Kuqe” gjermane, me “Brigadat e Kuqe” italiane, me “Aksionin direkt” francez, me terroristët baskë, etj. Ndryshe nga kjo, duhet kuptuar mendimi shkencor, i përfaqësuar nga eksperti ushtarak anglez, Werner Hahlweg, i cili thotë se „terrorizmi dhe lufta guerile, praktikisht janë një dhe të pandashme“. Mirëpo, këto teori shkencore janë të pakta. Sot shumica e shkencëtarëve e argumentojnë dallimin që ekziston në mes të terrorizmit dhe luftës guerile. Një dallim i tillë nuk qëndron vetëm në zgjedhjen simpatike të emrave, por në cilësinë e tyre. Pra, sipas mendimit bashkëkohor shkencor, dallimi në mes luftës guerile dhe terrorizmit qëndron në format e organizimit dhe të veprimit të tyre taktik, në mënyrat specifike të angazhimit të trupave në front si edhe në metodat speciale komanduese. Në këtë drejtim, sipas Franz Wödermann, lufta guerile karakterizohet: - me një organizim dhe veprim specifik të njësive luftarake; me një taktikë strategjike ushtarake të karakterizuar me lëvizje të shpejta të njësive të vogla luftarake më qëllim të goditjeve të befasishme të forcave të rregullta armike. Ndërkaq, aksionet terroriste (të cilat gjithashtu kryhen nga njësitë e vogla sulmuese) dallohen nga aksionet e armatosura guerile në bazë të qëllimeve dhe të brutalitetit të tyre. Qëllimi i aksioneve terroriste është arritja e koncesioneve të ndryshme politike, ndërsa mënyra brutale e kryerjes së tyre, me gjithë frikën dhe panikun e shkaktuar, zakonisht nuk sjell realizimin e programeve të dëshiruara politike. Një shembull të mirë praktik, të dallimit që ekziston në mes terrorizmit dhe luftës guerile, e ka ofruar edhe David Fromkin. Ai në studimin e tij fundamental „Strategjia e terrorizmit“ ka shkruar se në kuptimin strategjik, dhuna terroriste dallohet nga lufta guerile. Si shembull në këtë drejtim, Fromkin ka ofruar krahasimin në mes strategjisë së zhvilluar gjatë luftërave nacionalçlirimtare arabe dhe strategjisë bashkëkohore të disa organizatave terroriste palestineze. Sipas tij, dallimi në mes këtyre dy strategjive qëndron në faktin se udhëheqësit e gueriles arabe„urdhëronin sulmin në hekurudha ngaqë e dëshironin shkatërrimin e tyre, ndërsa terroristët palestinezë i sulmonin linjat ajrore (aeroplanët) ose i shkatërronin ato,edhe pse një shkatërrim të tillë nuk e dëshironin“. Një rregull për dallimin e kuptimit që ekziston në mes lëvizjeve terroriste dhe atyre nacionalçlirimtare e ka ofruar edhe ish-presidenti i ShBA-së Xhorxh Bush. Gjatë kohës kur ishte kryetar i komisionit për luftimin e terrorizmit ndërkombëtar në qeverinë e Reganit, Bush me 1988 kishte thënë: „Gjatë përpjekjeve për shkatërrimin e lirisë dhe të demokracisë së popujve, terroristët me kënaqësi të dukshme i zgjedhin qytetarët e pafajshëm si viktima të tyre. Ata, me qëllim të realizimit të interesave të tyre cinike, i vrasin gratë, fëmijët dhe burrat e pafajshëm. Ata i vrasin edhe gjyqtarët, policët, politikanët, gazetarët, deputetët,etj., të cilët janë në shërbim të mbrojtjes së vlerave të demokracisë. Ndërsa luftëtarët për liri, përkundrazi, veprojnë krejt ndryshe. Këta, me një kujdes të veçantë i respektojnë rregullat ndërkombëtare të luftës. Në bazë të këtyre rregullave, luftëtarët nacionalçlirimtarë sulmojnë pozicionet e ndryshme ushtarake, por jo popullsinë e pambrojtur. Edhe gjatë operacioneve të tyre luftarake mund të rezultojë ndonjë viktimë civile, mirëpo ajo sipas rregullit nuk është qëllim i tyre, por fatkeqësi, e cila ndodh nganjëherë gjatë operacioneve luftarake. Pra, vrasjet e qytetarëve të pambrojtur dhe terrorizimi i kundërshtarëve ideologjikë nuk është karakteristikë e as qëllim i lëvizjeve nacionalçlirimtare, por i terroristëve“. 34
Me anë të këtij shpjegimi përshkruhet qartë dallimi që ekziston në mes të terrorizmit dhe luftës guerile. Pra, dallimi thelbësor i tyre nuk qëndron në veçoritë e organizimit ose të ekzekutimit të aksioneve të dhunshme, të cilat shpeshherë janë të njëjta, por në qëllimet e ndryshme të tyre: qëllim parësor i luftës guerile është arritja e suksesit fizik - pushtimi i territoreve, ndërsa ai i terrorizmit është ndikimi, respektivisht, reagimi i dëshiruar psikologjik ndaj aksionit të ekzekutuar terrorist. Për dallim nga terrorizmi, lufta guerile karakterizohet me rregulla të qarta:ekziston territori neutral, formacionet e armatosura janë të identifikueshme, ekziston ndalesa e respektuar e përdorimit të armëve të caktuara dhe vetëdija e përgjithshme për mbrojtjen e popullsisë, respektivisht për zhvillimin e operacioneve dhe aksioneve të ndryshme luftarake jashtë vendbanimeve civile. Të gjitha këto elemente, dëshmojnë për dallimin e kuptimit që ekziston në mes të terrorizmit dhe luftës guerile ose kryengritjeve të armatosura. Pra, terrorizmi, si formë specifike e agresionit të armatosur, gjithmonë ka për qëllim sjelljen e të atakuarit në një gjendje të frikës, nervozizmit dhe histerie me qëllim të ndikimit në realizimin e interesit të caktuar politik . Boaz Ganor, drejtor i Institutit kundër terrorizmit dhe analist i dikurshëm i Ministrisë kundër terrorizmit në Izrael, iu ka qasur përkufizimit të terrorizmit përmes përcaktimit të vendit të konfliktit të dhunshëm, ku terrorizmi bënë pjesë në konflikt jo-konvencional. Ganori dallon terrorizmin nga lufta guerile, në këtë mënyrë: “...Terrorizmi është luftë e dhunshme, e cila përdorë ose kërcënon se do të përdorë dhunë ndaj civilëve, me qëllim të arritjes së qëllimeve politike, ndërsa lufta guerile është luftë e dhunshme, e cila përdorë ose kërcënon se do të përdorë dhunë ndaj caqeve ushtarake, forcave të sigurisë ose krerëve politik, me qëllim të arritjes së qëllimeve politike”.
6. Dallimi i terrorizmit ndërkombëtare
dhe
luftës
guerile
sipas
të
drejtës
Të drejtat dhe detyrimet e palëve ndërluftuese janë të përshkruara në të ashtuquajturën „e drejta e luftës“. Kjo e drejtë u referohet palëve të ndryshme ndërluftuese në tokë, ajër dhe det. Obligimet dhe të drejtat e ndryshme, që u dedikohen subjekteve të konfrontuara në tokë, janë kryesisht të skicuara në Konventën IV Ndërkombëtare të Hagës të vitit 1907, përkatësisht në Rregulloren e Hagës mbi Luftën në Tokë. Sipas kësaj rregulloreje, për herë të parë bëhet nivelizimi i të ashtuquajturave „korpuse të lira“, respektivisht formacioneve të ndryshme të organizuara luftarake me „ushtritë e rregullta“.Përpjekje tjetër në drejtim të barazimit të të drejtave dhe obligimeve të kryengritësve të armatosur me ushtritë e rregullta, është bërë me Konventën e Gjenevës për Mbrojtjen e Popullsisë Civile të vitit 1949. Kjo konventë, duke u aprovuar si rezultat i përvojave të hidhura gjatë Luftës së Dytë Botërore, e kishte shtrirë juridiksionin e saj, jo vetëm në luftërat e shkaktuara në mes të shteteve,sipas kuptimit klasik të së drejtës ndërkombëtare, por edhe në konfliktet e armatosura gjatë luftërave qytetare, kryengritjeve të armatosura dhe lëvizjeve të ndryshme çlirimtare. Sidomos me Artikullin 4 (Mbi Robërit e Luftës) dhe Artikullin 13 (Mbi të Plagosurit) të konventës në fjalë, është bërë nivelizimi i p ë r g j i t h s h ë m i t ë d r e j t a v e d h e o b l i g i m e v e t ë f o r m a c i o n e v e t ë n d r y s h m e kryengritëse me ushtritë e rregullta. Luftërat e ndryshme çlirimtare ishin frymëzim për avancim të mëtejmë të trajtimit të luftëtarit, i cili u arrit me Konventën e Gjenevës të vitit 1949 dhe protokollet e saja plotësuese të datës 10.06.1977. Në këtë drejtim, kërkesa e shteteve komuniste dhe shteteve të tjera në zhvillim, e harmonizuar me interesin e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar për mbrojtjen e popullsisë civile gjatë konflikteve të ndryshme brenda shtetërore, kishin sjellë si rezultat mundësinë që „terroristët të cilët i plotësojnë katër kushtet e parapara me Konventën IV të 35
Hagës, të njihen si luftëtarë të rregullt, gjegjësisht edhe pa njohjen e statusit të luftëtarit, të kenë të drejtë në statusin e të zënit rob“.
7. Ushtria Çlirimtare e Kosovës sipas të drejtës ndërkombëtare Identifikimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me terrorizmin, ashtu si u praktikua nga disa qarqe të caktuara, është tërësisht i pabazë. Sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare, të cilat e shpjegojnë dallimin që ekziston në mes të terrorizmit dhe veprimeve të tjera legjitime luftarake, Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk mund të vlerësohet si „organizatë terroriste“ ngaqë ajo dallon thelbësisht nga çdo formë e manifestimit terrorist. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë e karakterizuar me taktikën e saj guerile, e cila në bazë të formës dhe të përmbajtjes së vet, dallonte esencialisht ngatë gjitha format klasike dhe moderne të terrorizmit. Në këtë rast ishte fjala për zhvillimin e operacioneve luftarake në shkallë territoriale, me qëllim të ndërrimit të pushtetit hegjemonist serb në Kosovë, me një pushtet demokratik të tipit evropian, në të cilin të gjithë qytetarët pa dallim pozite sociale, kombi dhe feje, do të ndiheshin të lirë e të barabartë. Sipas burimeve të ndryshme, që i referohen Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,ajo që nga ditët e para të lindjes së vet, ka vepruar në pajtim me Konventën IV të Hagës të vitit 1907 dhe me Konventën e Gjenevës të vitit 1949. Sipas konventave në fjalë: „aktet e dhunës terroriste mund të njihen si veprime legjitime luftarake,vetëm nëse janë kryer nga:- grupi i personave i komanduar nga një udhëheqës, i cili është përgjegjës edhe për veprimet e personave të tjerë, të cilët gjenden nën komandën e tij;- grupi i personave, të cilët bartin një simbol të ngjitur në uniformat e tyre, i cili duhet dalluar edhe nga largësia;- grupi i personave, të cilët i mbajnë hapur armët e tyre;- grupi i personave, të cilët gjatë aksioneve të tyre luftarake u përmbahen rregullave ndërkombëtare të luftës. Sipas konventave të lartshënuara, të cilat kudo në botën bashkëkohore e kanë kuptimin “e së drejtës ndërkombëtare” që parasheh rregullat imperative për zhvillimin e luftës në tokë, barazohen në mënyrë të plotë të ashtuquajturat „korpuse të lira“, respektivisht formacionet e ndryshme kryengritëse me „ushtritë e rregullta“. Në këtë drejtim edhe protokollet plotësuese të Konventës së Gjenevës të datës 10.06.1977, Konventa Ndërkombëtare mbi Robërit e Luftës e vitit 1949(Artikulli 4), Konventa e Gjenevës për Mbrojtjen e Popullsisë Civile të vitit 1949,si dhe Konventa Ndërkombëtare mbi të Plagosurit të vitit 1949 (Artikulli 13), i trajtojnë në mënyrë të barabartë formacionet e ndryshme kryengritëse me „ushtritë e rregullta“. Të gjitha këto konventa, parashohin obligimin për respektimin e rregullave të luftës jo vetëm gjatë zhvillimit të luftërave në mes shteteve, por edhe gjatë konflikteve qytetare ose lëvizjeve të ndryshme kryengritëse“.Sipas këtyre rregullave dhe qëndrimeve parimore ndërkombëtare, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nuk mund të vlerësohet si „organizatë terroriste“, por si lëvizje nacionalçlirimtare, e cila e kishte subjektivitetin e vet nacional dhe ndërkombëtar.
36
Literatura dhe burimet tjera: 1. 2. 3. 4. 5. 6. 7. 8.
The Terrorism Reader,Whittaker, J.D., (ed.), (2001), London and New York: Rout ledge Political Terrorism: A Research Guide, Schmid, A., (1984), New York: Trans Action Books Terrorizmi, Demolli, H., (2002), Prishtinë: UP - Fakulteti juridik Povijest terorizma, Dominique, V., (2005),Zagreb: Alfa Terrorizmi ndërkombëtarë, Krasniqi, K., (2010), Prishtinë: UP - Fakulteti juridik Poziv na teror: Rastuće carstvo nepoznatog, Furedi, F., (2009), Zagreb: Naklada Ljevak Terorizam protiv demokracije, Wilkinson, P., (2002), Zagreb: Golden marketing Primorac, I., (2004), “Državni terorizam”, Coady, T. i O' Keefe, M. (ed.), Terorizam i pravednost, Zagreb: Kruzak 9. Niniah, S., (2004), “Prema definiciji terrorizma”, Coady, T. i O' Keefe, M. (ed.), Terorizam i pravednost, Zagreb: Kruzak 10. O' Keefe, M., (2004), “Pravedan odgovor na međunarodni terorizam“, Coady, T. i O' Keefe, M. (ed.), Terorizam i pravednost, Zagreb, Kruzak 11. Moć protiv moći u doba globalizacije, Beck, U., (2004), Zagreb: Školska knjiga 12. Duh terorizma, Baudrillard, J., (2003), Zagreb: Meander 13. The Sociology and Psychology of Terrorism: Who Becomes a Terrorist and Why?, Hudson, A.R., (1999), Washington: Library of Congress 14. Novi obzori suvremenog terorizma i antiterorizma: Hrvatsko motrište, Grup autorësh, (2007), Zagreb: Pravni fakultet Sveučilišta u Zagrebu u suradnji s Akademijom pravnih znanosti 15. K. Coleman, “Cyber Terrorism”, Directions Magazine, 2003. Sipas: http://directionsmag. com/article. php?article_ id=432, vizituar më: 24.02.2014. 16. M. Rogers, “The Psychology of Cyber-Terrorism”, Silke, A. (ed.): Terrorists, Victims, and Society: Psychological Perspectives on Terrorism and Its Consequences, Chichester Wiley, 2003, 79. 17. Maura Conway, “Reality Bytes: Terrorist ‘Use’ of Internet”, First Monday, 7,11. Sipas: http://outreach. lib.uic.edu/www/issues/ issue7_11/conway/ index. html, vizituar më: 24.02.2014. 18. G. Weimann, “How Modern Terrorism Uses the Internet”, United States Institute for Peace, Washington, 2004. Sipas: http://www.usip.org/pubs/specialreports/sr116.html, vizituar më: 24.02.2014. 19. Dorothy Denning: Is Cyber Terror Next?, U.S. Social Science Research Council, New York, 2001. Sipas: http://www.ssrc.org/sept11/essays/ denning. htm, vizituar më: 24.02.2014. 20. Amir Tacheri, Morden für Allah, Terrorismus im Auftrag der Mullahs, Aus dem Englischen von Agnes Beck, München, 1993. http://www.unodc.org/unodc/en/terrorism/index.html http://www.un.org/en/terrorism/instruments.shtml http://www.un.org/en/terrorism/strategy-counter-terrorism.shtml
37