Fakulteti i Administratës Publike Viti akademik 2008/09 Semestri dimëror
Punim Seminarik
Lënda :
Tema :
E drejta Administrative
Ministria e Admistrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë
Mentor : Prof.Dr Fadil ZENDELI Ass. Besa KADRIU
Kandidati : Flamur DUSHKAJA ID 114142
PERMBAJTJA 1. 2. 3. 4. 5. 6. 7. 8. 9.
Permbajtja …………………………………………………2 Hyrje …………………………………………………………3 Misioni i MAPL – së ……………………………… ………………………………………4 ………4 Qëllimet ……………………………………… ………………………………………………………4 ………………4 Struktura organizative e MAPL – së ……………………5 Organograme ………………………………………………6,7 Plani i veprimit për zbatimin e decentralizimit …………8 Gjendja aktuale e pushtetit local …………………………9 Material i perdorur ………………………………… ………………………………………10 ……10
2
Hyrje Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal është themeluar me Rregulloren e UNMIK-ut 2004/50, me 04 dhjetor 2004. Përgjegjësitë e Ministrisë janë përcaktuar me Rregulloren e UNMIK-ut 2001/9 mbi Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë, KREU 5 Pika2, si dhe me Rregulloren e UNMIK-ut 2005/15, të datës 16 Mars 2005, për ndryshimin e Rregullores 2001/19 mbi Degën e Ekzekutivit të IPVQ-ve në Kosovë. Nga 04 dhjetori i vitit 2004 deri më 08 janar 2008, Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal e udhëhoqi z. Lutfi Haziri. Nga 08 janari 2008 Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal udhëhiqet nga Ministri Sadri Ferati. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal është strukturuar në mënyrën që të funksionojë në formë efektive në ushtrimin e përgjegjësive konform legjislacionit në fuqi, për të realizuar mandatin e vet. Aktiviteti politik i Ministrisë udhëhiqet nga Ministri z. Sadri Ferati, ndërsa Stafi civil i Ministrisë udhëhiqet nga Sekretari i Përhershëm z. Besnik Osmani. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal numëron gjithsej 83 punëtorë, 8 prej tyre janë staf politik ndërsa 75 staf ekzekutiv.
3
Misioni i MAPL-së
Misioni i MAPL-së është avancimi i qeverisjes lokale përmes koordinimit, fuqizimit, asistencës të komunave për të siguruar shërbime në mënyrë efektivë dhe sa më afër qytetarëve.
Qëllimet :
Promovimi dhe afirmimi i të drejtave të organeve të vetëqeverisjes lokale në përputhje me Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale Zbatimi i reformës së vetëqeverisjes lokale përmes plotësimit të kornizës ligjore dhe implementimit të saj. Koordinimi ndërministror për të siguruar burime te mjaftueshme për realizimin e kompetencave komunale. Njoftimi me standardet dhe praktikat me te mira te BE dhe koordinimi në implementimin e prioriteteve. Përkrahë, monitoron dhe mbikëqyrë kompetencat e komunave për te siguruar qe është duke u zbatuar ligjshmëria Bashkërendimi i aktiviteteve me komunitetin e donatoreve dhe organizatat joqeveritare Përmirësimi i vazhdueshëm i kualitetit të shërbimeve komunale, përmes ngritjes së kapaciteteve profesionale në resurset humane.
4
Struktura organizative e MAPL-së Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal është strukturuar në atë mënyrë që të funksionojë në baza të efikasitetit dhe ushtrimin e përgjegjësisë në bazë të legjislacionit në fuqi. Lidhur me këtë ka nxjerrë UA 2007/1, për Organizimin dhe Strukturimin e Brendshëm të MAPL-së. Aktiviteti politik i Ministrisë udhëhiqet nga Ministri, dy zv. Ministra (njëri nga radhët e komuniteteve pakicë) dhe këshilltarët. Stafi civil i ministrisë udhëhiqet nga Sekretari i Përhershëm. Në hierarkinë organizative të stafit civil pas Sekretarit të Përhershëm janë të radhitura Departamentet (që në kuadër të tyre përfshinë divizionet dhe sektorët) dhe Zyrat. Në bashkëpunim me PSSP-në trajton çështjet lidhur me përbërjen e njësive të qeverisjes lokale dhe të kufijve të tyre; Kryen detyra tjera të përkufizuara në bazë të legjislacionit në fuqi. Në bashkëpunim me PSSP-në trajton çështjet lidhur me përbërjen e njësive të qeverisjes lokale dhe të kufijve të tyre; Kryen detyra tjera të përkufizuara në bazë të legjislacionit në fuqi. Në bashkëpunim me PSSP-në trajton çështjet lidhur me përbërjen e njësive të qeverisjes lokale dhe të kufijve të tyre; Kryen detyra tjera të përkufizuara në bazë të legjislacionit në fuqi.
Departamentet dhe Zyrat
• • • • • • • •
Departamenti Ligjor, Departamenti i Planifikimit të burimeve Departamenti i Mbikëqyrjes, Efektshmërisë dhe reformës së Komunave Departamenti i Administratës dhe Financave, Departamenti i Prokurimit, Zyra për Integrime Evropiane, Zyra për Planifikim dhe Zhvillim, Zyra për informim
5
Organograme : Organizimi komunal
6
Struktura e qeverisjes lokale
7
PLANI I VEPRIMIT PËR ZBATIMIN E DECENTRALIZIMIT 2008-2010 Prishtinë/Pristina, 9 Maj 2008 Përmbledhje mbi sistemin e vetëqeverisjes lokale në Kosovë
Me vendosjen e UNMIK-ut në Kosovë, në vitin 2000, u miratuan dy akte kryesore për themelimin dhe funksionimin e sistemit të ri të vetëqeverisjes lokale përkatësisht: Rregullorja2000/45 Rregullorja2000/45 për “Vetëqeverisjen e Komunave të Kosovës” dhe Rregullorja 2000/43 “Për Emrat,Numrat dhe Kufijtë e Komunave.” Në vitin 2000 u mbajtën zgjedhjet e para lokale dhe uthemeluan 30 komuna me kompetenca të gjëra në shumë fusha. Në vitin 2003, UNMIK-u dheQeveria e Kosovës filluan përpjekjet e para për reformimin e pushtetit lokal dhe decentralizimin.Pas kërkesës së bërë në Deklaratën Presidenciale të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të datës 30Prill 2004 për “qeverisje lokale më efektive nëpërmjet bartjes tek autoritetet lokale tëpërgjegjësive qendrore jo të rezervuara” u krijua Grupi Drejtues për Reformën e Pushtetit Lokal ibashkëkryesuar nga UNMIK dhe Qeveria e Kosovës për të përgatitur propozime konkrete përreformën.
Në vitin 2005, Parlamenti miratoi Dokumentin Kornizë mbi Reformën e Pushtetit Lokal i ciliparashikonte kalimin gradual të kompetencave nga institucionet qëndore tek komunat dheshtimin e numrit të komunave nëpërmjet themelimit të 5 Pilot Njësive Komunale K omunale (PNJK) brendakomunave amë. Meqënëse, decentralizimi ishte konceptuar si proces gjithëpërfshirës u caktuan2 komuna me popullsi shumicë serbe, 2 shqiptare dhe 1 turke. Tre PNJK-të (Hani i Elezit,Juniku, Mamusha) nga 5 sa ishin paraparë u bënë pjesë e reformës dhe kanë kaluar rreth 30 muajsi projekte pilot që nga shtatori 2005 kur u themeluan zyrtarisht. Ndërsa përfaqësuesit ekomunitetit serb nuk e pranuar procesin e decentralizimit dhe PNJK-të e parapara të Gracanicësdhe Parteshit me shumicë nga komunitetit serb, nuk e bënë pjesë e procesit të pilotimit.
8
Gjendja aktuale e pushtetit lokal
Republika e Kosovës aktualisht ka 30 komuna dhe 3 Pilot Njësi Komunale (PNJK) që veprojnënë një sistem të decentralizuar nën mbikqyrjen e UNMIK-ut dhe Qeverisë së Kosovës. Merregulloret e UNMIK-ut 200727 dhe 2007/30 është mundësuar zgjedhja e drejtpërdrejtë me njësistem zgjedhor maxhoritar e Kryetarit të Komunës i cila ka kompetenca të gjëra ekzekutive. Pasnegociatave për statusin përfundimtar të ndërmjetësuara nga Presidenti Ahtisaari u propozuadecentralizimi i mëtejshëm i qeverisjes lokale në Kosovë duke përfshirë themelimin e 6 (5+1)komunave të reja ku komuniteti serb do të ishte shumicë.Me shpalljen e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran në datën 17 shkurt 2008, insitucionet e Kosovës kanë shprehur përkushtimin për zbatimin e Propozimit Gjithpërfshirës për Statusin eKosovës i cili është duke u inkorporuar në Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin vendor tëRepublikës së Kosovës. Procesi i reformimi të pushtetit lokal dhe decentralizimi përbën njëproces shumë kompleks dhe kërkon miratimin e ligjeve të reja dhe rishikimin e atyre ekzistuese,themelimin e komunave të reja, reformimin e sistemit të financave lokale dhe ngritjen ekapaciteteve lokale për vetëqeverisje efektive.Ligjet themelore për reformimin e sistemit të qeverisjes lokale janë miratuar në Kuvendin e Kosovës në muaj shkurt-mars 2008 dhe janë në procedurë për hyrjen në fuqi. Ligji për KufijtëAdministrativë të Komunave parashikon themelimin e 6 (5+1) komunave të reja sipas propozimittë Ahtisaarit si dhe i konverton Pilot Njësitë Komunale të Junikut, Mamushës dhe Hanit të Elezitnë komuna me të drejta të plota. Ligji për vetëqeverisje lokale dhe ligji për financat e pushtetitlokal parashikojnë kompetenca të reja dhe një sistem të ri të financimit të pushtetit lokal. Për të qënë njësi efektive e qeverisjes lokale një komunë duhet të përmbushë 5 kushte kryesore: 1. Të ketë kufijtë administrativë të përcaktuar qartë; 2. Të ketë sistem zgjedhor demokratik që prodhon organe legjitime; 3. Të ketë përgjegjësi dhe kompetenca të përcaktuara dhe të garantuara me ligj; 4. Të ketë burime të mjaftueshme financiare dhe autonomi financiare për të përmbushur përgjegjësitë e saj;
5. Të ketë kapacitete njerëzore dhe administrative për të ushtruar përgjegjësitë dhe për të ofruar shërbimet ndaj qytetare
9 Literatura e perdorur : Burime nga interneti
http://www.ks-gov.net/mapl/
10