PUNIM SEMINARIK
E DREJTA ADMINISTRATIVE
Tema:µPalet dhe Përfaqësimi i tyre në procedurën administrativeµ
Profesor:Mersim Maksuti
Punoi:
Punuar:02.10.2011
Përmbajtja: Pjesëmarrësit në procedurën administrative Pala në procesin administrative Cilësitë e përgjithshme dhe të vecanta të palës Aftësia e palës Aftësia procedurale Legjitimiteti i palës Përfaqësimi i palës në procesin administrative Përfaqësuesi ligjor I autorizuari Përfaqësuesi i përkohshëm Përfaqësuesi i përbashkët Ndihmësi profesionist
Palët dhe përfaqësimi i tyre në procesin adimistrativ Para se të flasim për palët dhe përfaqësimin e tyre në procesin administrative,fillimisht është me rëndësi që të përmendet nocioni i procedurës administrative. Sin ë pikëpamje teorike ashtu edhe në pikëpamje legjislative me nocionin procedur administrative kuptohet tërësia e normave juridike me të cilat rregullohet veprimi i detyrueshëm,i organeve të administratës kur në cështjet administrative drejtpërdrejt në zbatimin e depozitave materiale vendosin për të drejtat dhe detyrimet e personave fizik dhe juridik. Me rregullat e kësaj procedure rregullohen: 1.Kompetenca 2.Veprimet proceduriale 3.Të drejtat dhe detyrat e personave që marrin pjesë ne process 4.Forma dhe përmbajtja e akteve me të cilat vendoset cështja administrative për të drejtën apo detyrimin e subjekteve të ndryshme juridike 5.Mjetet e rregullta dhe të jashtëzakonshme juridike kundër akteve të tilla 6.Ekzekutimi i vendimeve administrative. 1.Pjesëmarrësit në procesin administrative -Në zhillimin e procedurës administrative marrin pjesë dy grupe: 1.Gurpin e parë e përbëjnë,organi dhe pala 2.Grupin e dytë të pjesëmarrësve e përbëjnë: dëshmitarët, ekspertët, intërpretet etj.Pjesëmarrja e të cilave në këtë process do të varet nga natyra dhe lloji i cështjes administrative që është lëndë e procesit administrative. Sipas rregullit në procesin e shkurtër ekzaminues merr pjesë vetëm pala,përvec organit competent i cili udhëheq në procesin,ndërsa rrethi i gjerë i pjesëmarrësve,kur zbatohet procesi i vacant ekzaminues. Në procesin e vacant ekzaminues,sipas rregullit,marrin pjesë më shumë palë: 1.Dëshmitarët.2.Ekspertet dhe personat e tjerë,sepse mbahen séance,bëhen mbikqyrje në vend dhe kryhen veprime të tjera të nevojshme në proces. 2.Pala në procesin administrative NocioniµPalëµ Sipas ligjit për procedurën e përgjithshme administrative,pala në procedurën administrative është:1.Personi me kërkesën e të cilit është ngritur procedura ose 2.Kundër të cilit udhëhiqet procedura, ose 3.I cili përmbajtjen e të drejtave dhe interesave të veta,ka të drejtë të marrë pjesë në procedurë.Nga ky kuptim palet në procedurën administrative rradhiten në tre grupe themelore: 1.Pala active-është personi sipas kërkesës së të cilit është ngritur procesi,përkatësisht person i cili nga organi administrative kërkon realizimin e së drejtës së caktuar.(bursa)
2.Pala passive është personi kundër të cilit zhvillohet procesi,përkatësisht të cilit i përcaktohet detyrim i caktuar(tatimi). 3.Pala e tretë është person ii cili me qëllim të mbrojtjes të të drejtave të veta apo të interesave juridike,ka të drejtë të marre pjesë në procesin administrative.p.shNdërtimi jasht planit,hyn në sipërfaqe të fqiut. Varësisht prej numrit të palëve që marrin pjesë në procesin administrative,ai njeh palën në cështjet njëpalëshe në të cilat merr pjesë vetëm një palë apo me tepër pale(persona)në pozitë të njejtë. Në qoftë se në procesin administrative paraqiten shumë palë me interesa të kundërta,përkatësisht nga pozicione të ndryshme,atëherë është fjala për cështje kundërthënëse dhe shumëpalëshe. -Palë në procedurën administrative mund të jetë secili person fizik dhe juridik. 1.Organet shtetërore 2.Njesia punuese e ndërmarrjes 3,Shoqatat 4.Vendbanimet 5.Një grup personash etj të cilët nuk kanë cilësinë e personit juridik,mund të jenë palë,nëse mund të bëhen bartës të të drejtave dhe obligimet për të cilat vendoset në procedurë administrative. -Palët mund të jenë edhe organizata e sindikatës,nëse procedura administrative ka të bëjë me ndonjë të drejtë ose interes juridik,të anëtarit të asaj organizate. 3.Cilësitë e pergjithshme dhe të vecanta të palës -Që pala e caktuar të mundet 1.Plotësisht të marrë pjesë në procesin administrative dhe 2.Që në atë process të paraqitet dhe të veprojë si palë duhet ti plotësojë këto kushte: 1.Të ketë aftësi për të qenë palë(aftësia e palës) 2.Të ketë aftësinë e kryerjes së pavarur të veprimeve(aftësinë procedurale) 3.Të ekzistojë lidhja e caktuar e atij personi me cështjen konkrete administrative-me lëndën e procesit(Legjitimiteti i palës). Do të thotë se pozitën e palës në procesin administrative që zhvillohet në një cështje administrative mund të ketë vetëm person i cili i plotëson të 3 këta kushte së bashku e jo në mënyrë alternative,respektivisht njërën nga kushtet e theksuara. 4.Aftësia e palës -Aftësia e palës në procesin administrative i përgjigjet aftësisë juridike që nënkupton aftësinë që person ii caktuar mund të jetë bartës it ë drejtave dhe të detyrave të veta. -Aftësia e përgjithshme juridike dhe aftësinë e palës në procesin administrativ e kanë të gjithë personat fizik dhe juridik.Kjo do të thotë që kjo aftësi fitohet që nga lindja e vet
personit fizik,respektivisht themelimit të personit juridik,dhe regjistrimin e tij në organin competent apo në gjukatë.Në disa raste të procesit administrative kërkohet aftësia e vecantë juridike andaj edhe pse personat e caktuar kanë aftësi të përgjithshme juridike,nuk mund të jenë palë në procesin administrative,sepse nuk kanë aftësinë e vecantë juridike për atë lloj të lëndëve.p.sh(shtetasit e huaj nuk mund të jenë palë në cështje të caktuar administrative). -Me të gjitha të drejtat e palës,në procesin administrative mund të paraqiten edhe: 1.Organizatat 2.Bashkësitë dhe 3.Shoqatat qytetare të cilat sipas akteve të përgjithshme juridike kanë për detyrë ti mbrojnë të drejtat dhe interesat e caktuara të anëtarit të vet me pëlqimin e anëtarit të vet në emër të tij mund të parashtrojnë kërkesën që ka të bëjë me të drejtat dhe interesat e tija,si dhe të hyjnë në procesin e ngritur në të gjitha të drejtat e palës. 5.Aftësia procedurale -Me ligj përcaktohet rregulla që palë në procesin administrative mund të jetë cdo person fizik dhe juridik,ndërsa sipas kushteve të caktuara edhe subjektet tjera. Aftësia e plotë procedurale varet nga mundësia që veet pala të kryejë veprime në procesin administrativ. -Aftësia procedurale cdoherë para pëlqen edhe ekzistimin të aftësisë juridike,respektivisht të aftësisë së palës nuk është e mundur dikush të jetë procesualisht i aftë e që njëkohësisht,në përgjithsi,nuk mund të jetë palë në procesin administrative.Eshtë e mundshme të kemi gjendje të kundërta,nga se ndonjë person mund të ketë aftësinë e palës,por të mos ketë edhe aftësinë procedurale do të thotë, personio i tillë është pala në process,por për shkak të ekzistimit të disa shkaqeve,nuk mund t·i kryejë veprimet në procesin administrativ. -Këta jane: 1.Persona të cilat ende nuk kanë arritur moshën madhore(nuk i kanë mbushur 18 vjet kur fitohet aftësia e plotë afariste procedurale) si dhe 2. Presonat të cilave u është marrë aftësia afariste.p.sh(personat psiqikisht të semure).Persona të tillë janë palë në process,porn ë vend të tyre veprimet administrative i ndërmarrin përfaqësuesit që janë të llojeve të shumta. 6.Legjitimiteti i palës -Në cdo lëndë konkrete administrative organi që zhvillon procesin është i detyruar të hulumtojë,pos ekzistimit të kushteve për aftësinë e palës dhe aftësinë procedurale të palëve në process,është atë se cfarë është rapotri i palëve apo i palës ndaj lëndës procedurale. Ajo marrëdhënie e një personi,qoftë personit fizik apo juridik,ndaj lëndës së personit nga e cila dalin disa të drejta apo interesa juridike,përkatësisht ekzistimi ose mundësia e
ekzistimit të ndonjë të drejtë apo detyrimi shënohet në legjitimitetin e palës. -Në procesin administrative askush nuk mund të marrë pjesë pa autorizim në lëndën e huaj,sepse cdo herë hulumtohet se cfarë është raporti i një personi ndaj lëndës së procesit,respektivisht ekzistimi i legjitimitetit të palës.Nëë qoftë se në vend të palës lajmërohet nje person tjetër atëherë është fjala për përfaqësuesin ligjor apo sipas autorizimit të vecante.Në të vërtetë,në qoftëse nuk është fjala për përfaqësuesin,ndërsa nuk mund të vërtetohet ekzistimi i interesit juridik,personit të tillë nuk do t·i lejohet pjesëmarrja në procesin administrative. Derisa ekzsitimi i aftësisë së palës së palës së aftësisë proceduriale përcaktohet sipas kritereve objective më parë të njohura,ekzistimi i legjitimitetit të palës varet nga interesi juridik i njërit person.Ai interes duhet të jetë i vërtetë,ndërsa mund të përmbahet në të drejtë së palës që të kërkojë ngritjen e procesit,kur është fjala për legjitimitetin aktiv apo për procesin që ështe ngritur sipas detyrës zyrtare në të cilën përcaktohen detyrimet për personin e caktuar.Në kërë rast pala ka tjetër pozitë,nuk është aktive si në procesin që zhvillohet lidhur me kërkesën e saj,kështu që nga kjo arsye ky legjitimitet quhet legjimitet asiv i palës. Organi që e zhvillon procesin është i obliguar që sipas detyrës zyrtare të kujdeset që personi që paraqitet si palë gjatë tërë procesit,a mund të jetë palë dhe së palën a e përfaqëson përfaqësuesi ligjor. Në qoftëse gjatë procesit pala vdes,organi mund që procesin ta pezullojë ose ta vazhdojë,të cilën gjë do ta vlerësojë varësisht nga karakteri i cështjes administrative që është object i procesit.Në qoftëse organi vlerëson se sipas karakterit të cështjes procesi nuk mund të vazhdohet,atëherë do ta pezullojë procesin me konkluzion kundër të cilit lejohet ankimi i vecantë.
7.Përfaqësuesi i palës në procesin administrativ -Palë në proces është edhe person që nuk mund të kryejë veprime procedurale në process dhe kjo është pala e paaftë proceduriale.Për palën ë tillë,nëse është fjala për personin fizik,veprimet procedurale i ndërmarrin,i propozojnë dhe në a marrin pjesë përfaqësuesit e tyre ligjore. Në emër të personave juridike,në procës marrin pjesë përfaqësuesit e tyre ligjore ose përfaqësuesit e autorizuar.Ky ligj njeh edhe përfaqësuesin e palës me aftësi procedurale,i cili mund të jetë edhe ky palë,me kusht që për atë të marrë autorizim nga pala,andaj edhe për atë quhet i autorizuari vullnetar.Në raste te caktuara lajmërohen edhe përfaqësuesi i përkohshëm dhe përfaqësuesi i përbashket. Në procesin administrative dallohen këto llojë të përfaqësimit:
1.Përfaqësuesit ligjorë ose të nevojshëm të personave me paaftësi proceduriale dhe të personave juridik. 2.I autorizuari 3.Përfaqësuesi i përkohshëm 4.Përfaqësuesi i përbashkët. 8.Përfaqësuesi ligjor -Përfaqësuesit ligjorë veprojnë për personat që nuk kanë aftësi procedurale,si dhe për personat juridikë.Përfaqësuesi ligjor për palën e paaftë në aspektin procedural caktohet në bazë të ligjit apo të organit kompetent të nxjerrë në bazë të ligjit. Në rolin e përfaqësuesit ligjorë të personave fizik,më së shpeshti lajmërohen në procese të ndryshme dhe po ashtu në procesin administrative,prindërit e fëmijëve të mitur. Personat juridik në procesin administrative i përfaqësojnë përfaqësuesit e tyre ligjorë,respektivisht përfaqësuesit.Në qoftë se përfaqësuesi ligjor i personit juridik nuk është përcaktuar me ligj,apo me aktin e organit kompetent të pushtetit të nxjerrë në bazë të ligjit,përfaqësuesi,respektivisht përfaqësuesi ligjor caktohet me aktin e përgjithshëm normative të personit juridik. 9.I autorizuari -Pala si dhe përfaqësuesi i saj ligjor,kanë ë drejtë të caktojnë të autorizuarin që do ta përfaqësojë në process.I autorizuari nuk mundet,në vend të palës,ti kryejë vetëm ato veprime në të cilat është e nevojshme që vetë pala të japë deklaratë. -Pala e cila është ë pranishme kur i autorizuari i saj i jep deklarata gojore,mundet,drejtpërdrejt,pas dhënies së deklaratës,të njejtën ta ndryshojë apo ta revojokë. -I autoriziar mund të jetë cdo person që ka aftësi të plotë afariste. Autorizimi për përfaqësim mund të jepet me shkrim dhe me gojë në procesverbal.Për autorizim me gojë vihet edhe shënim në lëndë.Autorizimi mund të jepet për tërë procesin(i plotë),apo vetëm për disa veprime(i pjesshëm-paraqitja e kërkesës për ngritjen e procesit,paraqitja e ankesës,përfaqësmi në seancë etj.) Me vdekjen e palës,humbjen e aftësisë së saj procerdurale apo ndërimin e përfaqësuesit ligjor,autorizimi nuk pushon.Pasardhësi juridik(trashëgimtar)i palës,respektivisht përfaqësuesi i ri ligjor i saj,mund ta revokojë autorizimin e më parshëm. 10.Përfaqësuesi i përkohshëm -Organi i cili e zhvillon procesin do t·ia caktojë palës përfaqësuesin e përkohshëm,në qoftëse këtë e kërkon urgjenca e lëndës dhe nëse procesi medoemos duket të zbatohet në këto raste: -Në qoftë se pala e paaftë nga aana procedurale nuk e kaa përfaqësuesin e vet ligjore,ose ndonjë veprim duhet të ndërmerret kundër personit,vendqëndrimi it ë cilit
është i panjohur,e i cili nuk ka të autorizuarin e vet.Në këtë rast organi menjëherë do ta informojë organin e kujdestarisë,ndërsa nëse përfaqësues i përkohshëm i caktohet personit,vendqëndrimi it ë cilit është i panjohur,do ta shpall konkluzionin në mënyrën e zakonshme(publikimi në tabelën e shpalljeve etj.) -Në qoftë se ndrërmarrja,organizata apo institucioni nuk e ka përfaqësuesin ligjorë,përfaqësuesin e as të autorizuarin.Përfaqësues i përkohsëm për këto persona caktohet,si rregull,nga rradha e personave e zyrave te tyre. -Përfaqësuesi i përkohshëm merr pjesë vetëm në procesin për të cilin është i caktuar shprehimisht,e pikërisht derisa të mos paraqitet përfaqësuesi ligjor ose perqaësuesi,respektivisht vetë pala ose i autorizuari i saj.