Lënda: “Shkrim Akademik” Ligjëruese: Anita Zenuni, Phd Cand. A ka ndonjë sekret për studime të suksesshme? Përgjigjja e thjeshtë është jo: por ka disa aftësi thelbësore, këshilla dhe teknika që mund t’ju ndihmojnë të përmirësoni arritjet dhe suksesin tuaj në të gjitha fushat e studimeve universitare.
Përse ka rëndësi të shpreheni mirë me shkrim??? Si të zhvilloni aftësitë për të shkruar?!!! Shkrimi i një eseje ose detyrë kursi është një punë sa sfiduese aq edhe përfituese. Nëpërmjet detyrave me shkrim, ju do të përfitoni njekohësisht shkathtësi në përdorimin e aftësive gjuhësore dhe aftësi për komunikimin e duhur. Për më tepër, aftësitë e të menduarit kritik që lidhen me të shkruarit do t’ju vlejnë edhe në jetën tuaj profesionale pas universitetit. Ç’është gjuha??? Gjuha - sistem tingujsh Gjuha është sistem i veçantë tingujsh, fjalësh, trajtash e rregullash për formimin e fjalëve dhe për lidhjen e tyre në fjali. Gjuha - mjet komunikimi Gjuha është mjeti themelor e më i rëndësishëm që u shërben njerëzve për të krijuar dhe për të shprehur mendimet e tyre dhe për t’u marrë vesh njëri me tjetrin në shoqëri.
Gjuha – tipar i një kombi Gjuha është një sistem që është krijuar dhe zhvilluar historikisht nga një popull dhe që përbën tiparet themelore të një kombi.
Gjuha – ligjërim, stil
Gjuha është tërësia e fjalëve dhe e mjeteve gramatikore, që përdoren në të folur dhe në të shkruar, sipas kërkesave dhe veçorive të një norme; ligjërim; stil. Llojet e gjuhës gjuha e folur – gjuha që flitet në jetën e përditshme gjuha e shkruar – gjuha e përdorur në libra, në shtyp etj gjuha standarde – gjuha e normëzuar sipas rregullave të përcaktuara gjuha poetike – gjuha me të cilën shkruhet letërsia gjuha bisedore – gjuha e përdorur gjatë komunikimit joformal gjuha politike – gjuha e cila përdoret në jetën politike në një shoqëri të caktuar gjuha shkencore – gjuha me specifikat e veta nga lëmi të ndryshme shkencore gjuha e fëmijëve – gjuha të cilën e përdorin fëmijët gjuha zhargon – gjuhë e grupeve të ndryshme joformale Ç’është Shkrimi Akademik? Shkrimi akademik paraqet njërën prej formave më të përsosura të shkrimit, përkatësisht shkrimin e qartë, të kuptueshëm, pa gabime drejtshkrimore dhe të shkruar me një stil të veçantë. Shkrimi dhe Leximi SHKRIMI Shkrimi – shenjat grafike Paraqitja e ligjërimit të folur me anë të shenjave të posaçme grafike, sistemi i këtyre shenjave që përdoren për të shkruar një gjuhë të caktuar (alfabeti). Shkrimi – aftësia për të shkruar Shkrimi paraqet aftësinë për të shkruar; zotërimin e shprehjeve në një gjuhë të caktuar. LEXIMI Leximi i thjeshtë
Leximi i thjeshtë paraqet ndjekjen e germave të një shkrimi me zë ose në vete, pra duke shqiptuar apo në heshtje, me qëllim të të kuptuarit të asaj që është shkruar.
Leximi kritik Leximi kritik paraqet mënyrën e gjykimit për atë që kemi arritur ta kuptojmë. Mendime te arta Cdo njeri është intelektual, origjinal, dhe ka dicka për te shprehur. Brenda Ueland Mendimet e shprehura me gojë lindin në oborrin e shkollës, ndërsa ato të shkruara përpunohen në klasë. A. Silberman Gjuha ruhet atje ku shkruhet. Proverbë shqiptare Mendime të arta Nuk ka gjë më të vështirë në botë se mjeshtëria e fjalëve. Gorki Mos shpjego më shumë nga c’duhet. Somerset Maugham Të shkruarit është e vetmja gjë që, kur e ushtroj, mendoj se nuk duhet të merrem me gjë tjetër. Gertrude Stein Drejtshkrimi dhe drejtshqiptimi DREJTSHKRIMI Drejtshkrimi paraqet sistemin e rregullave për t’i shkruar drejt dhe njësoj fjalët e një gjuhe letrare. DREJTSHQIPTIMI Sistem rregullash për t’i shqiptuar drejt dhe njësoj fjalët në gjuhën letrare. PARIMET THEMELORE TË DREJTSHKRIMIT parimi fonetik: fjalia shkruhet ashtu siç shqiptohet; p.sh.: gur, mal, art, bukur, dashuri, shkoj, hekur, kaloj, nesër, zemër, rruga etj.
parimi morfologjik: ruajtja e morfemave (formave) në të gjitha rastet e përdorimit të tyre. Ky parim zbatohet në shkrimin e formave foljore me ë të patheksuar, si p.sh.: luajmë, luajnë, shlyejmë, shlyejnë, ziejmë, ziejnë, vuajmë, vuajnë etj. parimi historik-tradicional ose etimologjik: ruajtja tradicionale e shkrimit, p.sh.: ballë, djalë, burrë, lumë, mjaltë, kalë etj. tek të cilat zanorja ë ruhet për shkak të traditës, sikurse te foljet: eci, iki, hipi tek të cilat ruhet i-ja Emri Emër quhet ajo pjesë e ligjëratës që emërton qenie të gjalla dhe sende dhe ka kategoritë gramatikore të gjinisë, të numrit, të rasës dhe të shquarsisë dhe të pashquarsisë Nga pikëpamja kuptimore emrat emërtojnë: frymorë: njeri, burrë, grua, fëmijë, djalë, vajzë, dele, kali, flutur, qen, peshk etj. sende konkrete: gur, dru, shtëpi, qytet, fshat, mal, fushë, flamur, dukuri të realitetit: verë, dimër, shi, borë, mjegull, furtunë cilësi: bukuri, dashuri, shkathtësi, dobësi, mirësi, trimëri, gjatësi, drejtësi veprim ose gjendje: ecje, drejtim, përkrahje, lodhje, tmerr, veprim nocione abstrakte: e mira, e keqja, e vërteta, gënjeshtra, ideja Sipas kuptimit leksikor dhe veçorive morfologjike emrat ndahet në: emrat e përgjithshëm emrat e përveçëm
Emrat e përgjithshëm dhe përveçëm EMRAT E PËRGJITHSHËM qeniet e gjalla dhe sendet sipas tipareve të tyre të përbashkëta: nëna, babai, njeriu, ujku, delja, djali, mali, fusha, dera, dritarja, fletorja, shkolla, shkalla, fakulteti, fitorja, dërrasa, muri EMRAT E PËRVEÇËM fjalët që emërtojnë veta, frymorë dhe sende të veçanta Emrat e përveçëm ndahen në: emrat personalë, pseudonimet: Alban, Kushtrim, Besë, Qëndresë, Petrit Gashi, Betim Berisha, Shpresa Hasani, Migjeni, Asdreni
emrat e kafshëve: Baloshi, Kuqoja, Murrkoja, Reksi, Pipi, Mimi, Laroja emrat gjeografikë (shtete, qytete, male, dete, liqene): Shqipëria, Kosova, Evropa, Adriatiku, Dukagjini, Gjirokastra, Gjermania, Azia, Afrika, Vjosa, Sharri, Niagara, Misisipi, Kilimanxharo Emrat e përgjithshëm dhe përveçëm emrat e periudhave dhe ngjarjeve historike: Rilindja Kombëtare, Lufta e Dytë Botërore, Kongresi i Manastirit, Lidhja e Prizrenit emrat e institucioneve, organizatave: Kuvendi i Kosovës, Fakulteti Filozofik, Instituti Albanologjik titujt e veprave letrare, të gazetave, të revistave: “Kronikë në gur”, “Lulet e verës”; “Epoka e re”, “Zëri”, “Gjurmime albanologjike” emrat e trupave qiellorë: Arusha e Madhe, Jupiteri, Marsi, Orioni, Urani, Toka, Dielli Emrat konkretë dhe emrat abstraktë Emrat e kategorizuar në këtë mënyrë janë emrat të përgjithshëm: emra konkretë: njeriu, macja, lumi, mali, fusha, dreni, lopa, ndërtesa, guri, druri, emra abstraktë: fjala, ideja, dashuria, lumturia, fëmijëria, gëzimi, frika
Emrat përmbledhës dhe emrat e lëndës EMRAT PËRMBLEDHËS Janë emra të përgjithshëm dhe si të tillë emërtojnë një tërësi vetash, kafshim sendesh në numrin njëjës: djalëria, shqiptaria, graria, rinia, pleqëria, beqaria, punëtoria, fshatarësia etj.
EMRAT E LËNDËS
Janë emrat që emërtojnë prodhime ushqimore, kultura bujqësore, metale etj. Dhe përdoren kryesisht në numrin njëjës: djathë, dhallë, gjizë, kos, hirrë, qymyr, verë, raki, duhan, grurë, mjaltë, qumësht etj. PËRDORIMI I SHKRONJËS SË MADHE
Shkronja e madhe përdoret për të dalluar emrat e përveçëm dhe emërtimet e barasvlershme me ta nga emrat e përgjithshëm. Me shkronjë të madhe shkruhen: emrat dhe mbiemrat e personave, epitetet ose ofiqet (nofkat) që janë pjesë përbërëse e tyre, si dhe pseudonimet: Gjergj Kastrioti, Naim Frashëri, Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Rexhep Qosja, Adem Demaçi, Adem Jashari, Drita, Shpresa, Fatlumi Gavril Dara Plaku, Gavril Dara i Riu, Rikard Zemërluani, Aleksandër Duma Biri, Leka i Madh, Ivani i Tmerrshëm Asdreni, Çajupi, Migjeni nyjet dhe pjesët e emrave të huaj shkruhen me shkronjë të vogël kur janë bashkë me emrin dhe mbiemrin, ndërsa me shkronjë të madhe kur janë vetëm me mbiemër: Leonardo da Vinçi – Da Vinçi; Lope de Vega – De Vega; Vinsent van Gog – Van Gog ndërkaq te emrat kinezë, koreanë dhe japonezë shkruhen me germë të madhe: Sun Jat Sen, Ho Shi Min, Ban Ki Mun, Lu Sin PËRDORIMI I SHKRONJËS SË MADHE emrat që tregojnë kategori të caktuar njerëzish: Edhe ne i kemi Homerët tanë, Adem Jasharët, Promete i ditëve tona emrat e botës mitologjike e fetare si: Adami, Eva, Krishti, Muhameti, Zeusi, Posejdoni, Polifemi etj. emrat e përveçëm të kafshëve: Balashi, Murroja, Kuqali etj. yjësitë dhe planetët: Arusha e Madhe, Dielli, Hëna, Ylli Polar, Orioni emërtimet gjeografike: Adriatiku, Joni, Ballkani, Shqipëria, Kosova, Prishtina, Vlora, Gadishulli Ballkanik, Amerika Jugore, Guineja e Re, Drini i Bardhë, Sadovina e Jerlive, Dumnica e Poshtme emërtimet zyrtare të shteteve: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Republika Arabe e Egjiptit, Emiratet e Bashkuara Arabe, Perandoria Osmane emërtimet e periudhave historike: Komuna e Parisit, Konferenca e Paqes, Konferenca e Rambujesë, Lufta e Dytë Botërore, Beteja e Llapushnikut, Traktati i Versajës, Kongresi i Berlinit, Kongresi i Drejtshkrimit emërtimet zyrtare të sotme ose historike: Kuvendi i Republikës së Kosovës, Partia Demokratike, Lidhja Demokratike, Partia Socialiste, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës etj.
festat kombëtare e ndërkombëtare: 28 Nëntori, 8 Marsi, Dita e Mësuesit, Viti i Ri, Dita Ndërkombëtare e Gruas titujt e gazetave dhe revistave: “Epoka e re”, “Koha”, “Shekulli”, “Zëri” “Gjurmime albanologjike” shkurtesat: SHBA, RTK, PDK, AAK, LDK, NATO, OKB
PËRDORIMI I SHKRONJËS SË MADHE Mund të shkruhen me shkronjë të madhe për shkak të ndonjë ngjyrimi emocional apo një veçantie: emrat e përveçëm të tipit si: Atdhe, Liri, Njeri përemrat në shenjë respekti: Ju, i Juaj, i Saj kur i drejtohemi shenjë respekti ndonjë zyrtari: nderuari Kryetar, e nderuara Ministre, i nderuari Profesor Nuk shkruhen me shkronjë të madhe emrat e përveçëm tregojnë ndonjë cilësi apo tipizojnë diçka: ciceron, emrat e përveçëm që kanë marrë cilësime të tjera nga shkenca e teknika: amper, om, vat, volt, dizel, ford, mauzer, rëntgen, zhiletë, farad emërtimet e funksioneve shtetërore, politike, të gradave të titujve fetarë: ministri, kryetari, presidenti, deputeti, perandori, mbretëresha, sulltani
Çdo fjali fillon me shkronjë të madhe, sikurse edhe pas vënies së pikës, pikëpyetjes, pikëçuditjes, tri pikave. Përjashtim bëjnë vargjet e poezisë. PËRDORIMI I SHENJAVE TË PIKËSIMIT Përse ka rëndësi pikësimi? Pikësimi është një ‘kod’ i rëndësishëm, i cili e ndihmon lexuesin ta kuptojë drejt kumtimin tuaj me shkrim. Pushimin e plotë e shënon pika (.) Thirrjen – pikëçuditja (!) Pyetjen – pikëpyetja (?) Pushimin më të shkurtër – presja (,) Renditjen – dypikëshi (:)
Shenja të tjera për të treguar se disa shprehje nuk janë të autorit, por të dikujt tjetër në tekst, për shembull, duke i vënë ato shprehje në thonjëza (“. . .”), ose me një vizë përpara (-), kur del nevoja për të treguar se fjalët u përkasin folësve të ndryshëm gjatë një dialogu, ndërsa për rënien e një tingullli vihet apostrof (‘). PËRDORIMI I SHENJAVE TË PIKËSIMIT Shenjat e pikësimit Janë 10 shenja të pikësimit: pika, pikëpyetja, pikëçuditja, tri pikat, presja, pikëpresja, dy pikat, viza, kllapat dhe thonjëzat. Funksionet e shenjave të pikësimit: treguese të segmentimit sintaksor të ligjërimit, shprehin marrëdhëniet midis fjalive të një periudhe, tregojnë karakterin e fjalisë (dëftore, pyetëse, kushtore), tregojnë gjatësinë e pauzave. Shenjat ndarëse shenjat ndarëse brenda fjalisë: presja, pikëpresja, dy pikat dhe viza shenjat ndarëse në fund të fjalisë: pika, pikëpyetja, pikëçuditja tri pikat Shenjat veçuese: kllapat, thonjëzat Pika . Vihet pikë: në fund të një fjalie dëftore dhe në fund të një periudhe me fjali dëftore. (Studentët e zellshëm meritojnë të vlerësohen drejt.) pas një grupi fjalësh ose pas një fjale të vetme kur kjo e ka kuptimin e një fjalie të paplotë dëftore. (Fusha. Lumenj. Male. Të bukura. Të papara. Ka Kosova jonë.) në fund të një fjalie pyetëse të tipit: Profesori i pyeti studentët se a jeni të kënaqur me kushtet e përgjithshme të studimeve. në fund të një fjalie dëshirore kur nuk ka intonacion thirrmor (Të lumtë, i nderuar, po mund të jetë edhe ndryshe.) në rastet kur përdoret iniciali i emrit, si: I. Kadare, D. Agolli, F.S. Noli pas shkurtesës së titullit gradës si: dr., prof., mr., ing. Nuk vihet pikë pas titullit të një vepre, gazete a reviste. Nuk përdoret pika te shkurtesat si: cm (centimetër), kg (kilogram), l (litër), a (amper)
Nuk vihet pika te shkurtesat si: SHBA, OKB, OSBE, NATO etj Pikëpyetja ? Vihet pikëpyetje në fund të një fjalie pyetëse apo të një periudhe me fjali pyetëse. Kush më kerkoi? Pikëçuditja ! Tregon fundin e një fjalie thirrmore, nxitëse, kushtore apo dëshirore. ‘Çudi! Sa i ngjan!...’ Lamtumirë!, ha-ha-ha! Tri pikat ... Në fund apo në mes të një fjalie të paplotë. Si të them…, Po…, Është e vërtetë… “Fliste për tatimet … dhe pasojat e tyre.” Presja , Përdoret për të krijuar një pauzë të shkurtër brenda një fjalie apo një periudhe. Si edhe, po edhe, po ashtu edhe, e para, së pari, në rradhë të parë.
Thonjëzat Përdoren: Për të dhënë ligjeratën e dikujt të dalluar nga fjalët e autorit në tekst; p.sh. Ai tha: “Do të kthehem nesër”. Për të vecuar tituj, botime, emërtime të ndryshme; p.sh. Kjo na tërhoqi vëmendjen në këtë numër të gazetës “Flamuri”; I vëllai ishte në shkollën e mesme “Skenderbeg”. Shenjat e pikësimit Dy pikat shpjegues : a). Vihen vetëm brenda fjalisë, aty ku fillon një njoftim, një vazhdim plotësues, një numërim ose citim. b). Më shpesh kur nis renditja e një vargu gjymtyrësh homogjene ose fjalish, me klasifikime dhe në krye të listave. c). Pas fjalëve: p.sh.: si p.sh.: siç janë: që paralajmëron numërim, renditje.
Kllapat a). Kllapat katrore vihen për të shënuar fjalët tuaja brenda citimi. b). Kllapat e rrumbullakëta për të futur fjalë e fjali të veçuara nga rrjedha, më shpesh për poltësime, referime, sqarime. c). Në kllapa vihen shifra, data, shkurtesa, zbërthime të shkurtesave, simbole, shembuj, nëntituj, fjalë të huaja ose përkthime të tyre, saktësime, referime, emra autorësh të lidhur me atë që sapo është thënë. Viza e drejtshkrimit Viza e drejtshkrimit – kjo është kurdoherë vizë e shkurtër. Shënon bashkimin e fjlaëve të ndryshme, kur nuk përbëjnë një fjalë të vetme: hotelrestorant, anglo-amerikan, bujqësor-industrial, shqip-italisht, jug-juglindje, copëcopë, këmba-këmbës, 2 – 3 orë, 5- të, 50 – vjetori, Fjalia Fjalia përbën lidhjen e gjuhës me mendimin. Fjalia ka dy anë kryesore: ana kuptimore shprehje e një mendimi, ku shprehet një gjykim, një pyetje, një dëshirë, një ndjenjë ana strukturore, lidhja e fjalëve sipas ligjeve të gjuhës shqipe TIPAT E FJALIVE
Dallojmë tre tipa fjalish: 1. Fjalia dëftore 2. Fjalia nxitëse ose dëshirore 3. Fjalia pyetëse ose fjalitë e pyetjes Shembuj Shembuj 1: Disa krisma armësh u dëgjuan njëra pas tjetrës. Ishte një ditë e bukur. Sapo doli nga shtëpia, Albani u takua me Albanën.
Shembuj 2: I gëzuar qofsh, o Alban Gashi. Mos shkoni andej, se rruga është e mbyllur. Natën e mirë, shihemi nesër. Shembuj 3: Prej nga jeni? Ku po shkoni në këtë kohë? A e njihni Alban Gashin?
Tipat e fjalive dallohen zakonisht në bazë të intonacionit. Në ligjërim ato mund dallohen kryesisht në bazë të intonacionit dhe theksit emocional, ndërkaq në të shkruar ato i bëjnë të dallueshme shenjat e pikësimit. Tipat e fjalisë sipas raportit të thënies me realitetin Në bazë të raportit të asaj që thuhet dhe realitetit dallojmë dy tipa fjalish: 1. Fjalia pohore - shpreh pohimin, miratimin, mbështetjen e një thënie 2. Fjalia mohore - shpreh mohimin e qenies së një fakti, dëshirën për t’u mos u bërë diçka, për të parandaluar një veprim Shembuj 1: Erdhi dimri, natyra u bë e bardhë. Sigurisht ajo e kuptonte se shpirti i Albanit ishte i shqetësuar. Erdha, e dashur, për pesë minuta do të jem në vendin e caktuar. Shembuj 2: Të kalova përskaj dhe nuk më vure re. Mos bëni zhurmë. Nuk është e vërtetë.
Udhëzime praktike për pikësim të qartë Kontrolloni se a keni në rregull pikësimin. Lexojeni shkrimin tuaj me zë pa u ngutur dhe mendojeni veten sikur jeni përpara mikrofonit ose kamerës
së televizionit si folësi që lexon lajmet.gjatë leximit, veshi i juaj do ta kapë se nuk e keni bërë pushimin e nevojshëm ose se keni bërë kapërcime të papritura dhe kjo ju shtyen të ndryshoni pikësimin. Bëjeni kontrollin në fletën e shtypur. është mjaft e dobishme që ta nxirrni në një faqe të printuar shkrimin tuaj dhe pastaj ta lexoni me vëmendje, duke bërë ndreqjet me shenjat e njohura si në tekst, ashtu edhe anët e bardha të faqes. Kjo do t’ju ndihmoj të që pastaj të bëni rregullimet përfundimtare në faqen e kompjuterit sipas shënimeve që keni nxjerrë. Kjo mënyrë me ndreqje të dyfishtë, në letër dhe në ekran, ju siguron që nuk ju ka mbetur ndonjë gabim pa e ndrequr. Përdorimi i listave, renditjeve dhe nëntitujve. Në disa lëndë është e këshillueshme që të përdoren nëntituj dhe renditje në pika ose lista. Kjo ju ndihmon që të shmangni disa nga ngatërresat e pikësimit, por mos harroni, që kjo nuk është e pranueshme për të gjitha llojet e shkrimeve universitare. Disa përdorin nëntitujt për t’i ndihmuar që të përqendrohen te çështjet me rradhë. Pas përfunfimit të shkrimit, këta nëntituj mund të hiqen, duke i zëvendësuar me një fjali përmbledhëse të çështjes së rradhës. Si shkruhet një punim seminarik??? Anita Zenuni, PhD cand. Punimi i seminarit Punimi i seminarit duhet të paraqet punën individuale që ka bërë studenti në kuadër të studimeve të lëndës.
Tema duhet të jetë origjinale dhe studenti mban përgjegjësi për tekstin e shkruar.
Plagjiatura në punim është e dënuar dhe rregullat për plagjiaturë dhe për mënyrën e referimit nga tekstet tjera shpjegohen nga profesori i lëndës. Studenti duhet t’i citojë burimet e përmendura dhe nuk duhet punën e studiuesve tjerë ta shkruan si të vetën. Tema duhet të ndahet në kapituj dhe të bazohet në literaturën e cila është dhënë me syllabusin e lëndës. Rregullat drejtshkrimore Është e rëndësishme që të respektohen rregullat drejtshkrimore në punim si dhe aspekti tekniko-estetik përgjatë punimit. Secili gabim teknik dëshmon mos seriozitetin e studentit karshi punimit. Gabimet e mundshme teknike (fonti, “ë”, margjinat e shtrembëruara, emri lëndës gabim etj) do të ndikojnë në vlerësimin final të punimit. Ky format i ndihmon studentit në aspektin teknik dhe nuk do të ndikon në vlerësimin e punimit të tij.
Shënim: formati (Times New Roman), hapësira 1.5 madhësia e fontit 12, këto rregulla do të zbatohen për punim seminari. Si duhet të jetë struktura e punimit Tema e punimit duhet të ketë 10-15 faqe. Teksti duhet të shkruhet vetëm në njërën anë të faqes.
Tema e punimi ka pjesën hyrëse (ballina, hyrja, metodologjia, tabela përmbajtjesore), pjesa kryesore (trajtimi i temës, gjetjet, konkluzionet) dhe pjesa përfundimtare (literatura).
Tema duhet të jetë e ndarë dhe e organizuar në kapituj dhe nënkapituj. Një faqe duhet të jetë e mbushur me tekst nga fillimi deri në fund. Struktura e punimit Struktura e punimit mund të jetë si vijon: Ballina; Hyrja (përkufizimi i temës, metodave dhe objektit të studimit); Gjetjet (kapitujt); Konkluzionet; Referencat dhe/ose Bibliografi. Fonti dhe margjinat Përdorimi dhe respektimi i fontit dhe margjinave është shumë i rëndësishëm për çdo punim seminari. Punimi duhet të jetë i shtypur në formatin A4, fonti i shkronjave (Times New Roman), madhësia e fontit 12 dhe hapësira mes rreshtave 1.5. Titujt e kapitujve duhet të shkruhen me madhësinë 14.
Madhësia e referencave duhet të jetë 10.
Shënim, i tërë teksti duhet të respektoj ketë rregulla. Dimensionet e margjinave të cilat janë të vendosura lartë dhe anën e majtë të ekranit duhet të jetë 3.5, ndërsa ana e djathë, poshtë dhe lartë duhet të jetë 2.5. Figurat dhe tabelat Përdorimi i figurave dhe tabelave në punim seminari nuk përdoren për qëllimi estetike, prandaj përdorimi duhet të justifikohet dhe të shënohet po ashtu. Çdo tabelë, çdo figurë, emërohet dhe sqarohet. P.sh. Tabela 1. Numri i fjalëve barbarizma të përdorura në gazeta x.
Secila faqe duhet të numërohet dhe të vazhdon numërimi rrjedhshëm. Faqet e para (ballina, hyrja) nuk duhet të kenë numrat e faqeve. Numrat arab përdoren dhe studenti mund t’i vendos në fillim ose në fund të faqes. Ballina Ballina duhet të ketë këto pjesë: Logo e Universitetit; Emri i Universitetit dhe Departamentit përkatës; Lënda; Tema:; Emri dhe mbiemri i profesorit të lëndës: Emri dhe mbiemri i studentit; Data: vendoset në fund të ballinës Shënim: Shih formatin në faqen e mëposhtme
Hyrja (përkufizimi i temës, metodave dhe objektit të studimit) Në hyrje përkufizohet tema dhe objekti i temës. Duhet të shkruhet qartë sepse duhet të zgjojë interesimin për ta lexuar. Studenti përmes hyrjes duhet të arrijë të komunikojë hipotezën ose qëndrimin e temës si dhe qasjen teorike të punimit. Hyrja është zakonisht gjysmë faqe për nga gjatësia, ndonëse mund të zgjasë varësisht prej temës dhe informatave shtesë. Hipoteza Hipoteza është vërtetimi ose pohimi i një teme që besojmë se ekziston. Brenda punimit hipoteza sqaron idenë e punimit drejt përfundimit. Një hipotezë e mirë është rezultat i hulumtimit dhe përpunimit të ideve. Prandaj duhet të jetë si ndihmesë për idenë, e qartë dhe e vërtetueshme. P.sh. Në lëndën Kritikë Mediale vijojnë kursin 61 femra dhe 3 meshkuj. Hipoteza: Femrat në Kosovë studiojnë më tepër gazetarinë se sa meshkujt . Përgjigju: Identifiko problemin?
Pse mendon që është ky problem? Po ashtu mund të sqarohet cilës pyetje hulumtuese studenti synon t’i përgjigjet në punim. p.sh. Cili është debati i shqiptarëve në rrjetet sociale në vitin 2014? Metodologjia Në kuadër të punimit është e rëndësishme të sqarohet metoda me anë të së cilës studiuesi ka arritur të vërtetojë hipotezën e tij. Prandaj, këtu shpjegohet me cilat metoda dhe si është bërë vrojtimi. II. Gjetjet dhe ndërtimi i kapitujve Kjo është pjesa kryesore e punimit. Këtu prezantohen gjetjet e studentit, analiza e tij, apo hulumtimi , apo çfarëdo rezultati i autorit gjatë punimit. Varësisht nga tema studenti duhet t’i identifikojë kapitujt (temat) dhe nënkapitujt (nën temat). Një kapitull është një koncept apo një problematikë, një nënkapitull është nën-problemi i asaj teme.
Numëro kapituj si vijon më poshtë.
1. Kapitulli i parë: 1.1. Nënkapitulli (pastaj me radhë) Sigurohu që titulli i punimit është në një linjë me tekstin, përjashto përsëritjet përgjatë kapitujve; Konkluzioni II. Konkluzioni Strukturo konfuzionin dhe kushtojë rëndësi, (mos u dorëzo në fund). Përmbledh të gjeturat e punimit, prezanto konkluzionet kryesore dhe sqaro çka ka kontribuar ky punim. p.sh. Në kuadër të këtij punim seminari jepen rekomandime për televizionet kombëtare, kuvendin e Kosovës dhe shoqërinë civile. Referencat Referencat duhet të përshijnë këto informacione: Autorin, titullin, Shtëpinë Botuese, vitin dhe si t’i qasemi këtij burimi. 1.Për Libra: 1.1 Një autor: Emri dhe Mbiemri, vepra, shtëpia botuese,vendi, viti, faqja Bajram Kosumi, Si të përdorim referencat, Shtëpia Botuese e Gazetarisë, Pristhinë, 2013, fq-22 1.2 Dy apo më tepër autorë:
Bajram Kosumi dhe Jeta Abazi, Libiri i dytë për referenca, shtëpia botuese, viti, faqja 1.3 Redaktor, përkthyese, ose autorë të tjerë Bajram Kosumi,përkthyer, Tipologji dhe Zhanër, Prishtinë, Universiteti i Prishtinës, 2013, fq: 20-40 Referencat 1.4 Një kapitull libri: Bajram Kosumi “Nuk qenka i vështirë përdorimi i fusnotave”, në librin Si t’i përdorim fusnotat, shkruar nga Jeta Abazi, faqe 50-60, Prishitnë, Universiteti I Prishitnës, 2013 2. Artikujt online: Emrat e autorëve, emri i artikullit, emri i rrjetit, qasur më 13 maj 2013, online: linku 2.1 Për gazetë: Bajram Kosumi, “Artikull në gazetë”, gazeta Koha Ditore, maj, 2013, faqe 15 E rëndësishme në përdorimin e fusnotave është qe të jenë të njëjta në të gjitha faqet, nëse njëherë e përdor kështu, p.sh. Emri, vepra, shtëpia botuese, vendi, viti, faqja, kujdesu që secilën faqe ke përdorur njëjtë. [* në bibliografi shkruhet mbiemri i autorit pastaj emri] Tema: Eseja, llojet dhe mënyra e shkrimit të saj Anita Zenuni, PhD cand. Eseja Shkrim i shkurtër prozaik, në të cilin jepen përshtypjet dhe pikëpamjet personale për ndonjë çështje nga jeta, morali, shkenca apo letërsia. Shkrim jo i gjatë, i cili trajton në mënyrë të përgjithshme e të lirë, jo të gjithanshme e shteruese një çështje të veçantë shoqërore, shkencore, letrare, historike, kulturore, filozofike etj. Nocioni tjetër për esenë është sprova. Sipas rregullit eseistët nuk përdorin metodat shkencore dhe faktet logjike, por bazohen kryesisht në përsiatje personale, duke ia ofruar lexuesit pikëpamjet e veta. Eseja sillet ndërmjet tri fushave të ndryshme: letërsisë, gazetarisë dhe shkencës. Ndërkaq, ndonjëherë i afrohet reportazhit, ndonjëherë skicës, madje edhe poezisë dhe prozës, e nganjëherë edhe artikullit ose trajtesës shkencore.
Ese-ja Eseja është vështirë të përkufizohet, madje as të saktësohet se cilës fushë i përket. Karakteristikat kryesore të esesë: rrjedhshmëria, qartësia, aspekti letrar. Fjalën ese, i pari e ka përdorur Mishel Montenji, i cili ka i shkruar dy libra me titullin “Ese” në vitet 1580 dhe 1588, e të cilat kishin të bënin kryesisht me përshtypjet e tij mbi librat e lexuara. Paragrafi dhe llojet e tij Paragrafi përbëhet nga disa fjali, të cilat trajtojnë të njejtën temë. Kështu, për të arritur te paragrafi, njohuritë kalojnë nga fjalia. Cdo fjali e ndërtuar mirë i përket një paragrafi. Paragrafi në vetvete është një formë e rëndësishme e organizimit të fjalive për të komunikuar ide apo ndjenja të përqendruara në një cështje të vecantë, është baza e ndërtimit të eseve. Pjesët përbërëse të paragrafit Fjalia kryesore Pjesa e mesme (trungu) Fjalia mbyllëse Paragrafi i ngjan një treni. Fjalia kryesore është lokomotiva. Ajo është fjalia që drejton paragrafin. Fjalitë e pjesës së mesme të paragrafit janë vagonat. Ato mbajnë ngarkesën, të gjitha faktet dhe detajet që lidhen me temën. Fjalia mbyllëse është fundi i udhëtimit. Ajo mbyll paragrafin. Shembull ilustrues Dita e dëbores! Dje ra shumë dëborë, prandaj dhe mësimi mbaroi më hërët. (fjalia kryesore). Dëbora filloi të binte para mesditës. Në fillim, ishin vetëm disa flokë të mëdhenj dëbore, por nuk zgjati shumë
dhe ajo zuri të binte gjithnjë e më tepër. Dëbora mbuloi oborrin. Në orën 12:30 drejtori i shkollës lajmëroi se mësimi atë ditë do të mbaronte në orën 1:00. (Trungu) Falë dëborës, atë mbasadite bëmë pushim. (Përfundimi) Tiparet e vecanta të paragrafit Paragrafi duhet të ketë unitet. (Kjo do të thotë që ai të përendrohet mbi një ide, mendim, qëllim. Nëse gjatë shkrimit idetë tuaja do të ndryshojnë, atëherë edhe paragrafët duhet të ndryshojnë). Paragrafi duhet të jetë i kuptueshëm. (Kjo nënkupton që paragrafi të jetë i qartë dhe i renditur në mënyrë logjike, pra arrin të kuptohet dhe me leximin e parë). Paragrafi ka strukturë. (Rreshti i parë i paragrafit është më i zhvendosur prapa në krahasim me ato që vijnë më pas në paragraf). Llojet e paragrafëve Tregues Përshkrues Shpjegues Bindës Paragrafi tregues Tregon një histori apo ngjarje nga jeta e shkruesit. Duke gatuar me gjyshen! Gjyshja dhe unë kënaqeshim shumë kur gatuanim në kopshtin prapa shtëpisë. (fjalia kryesore). Në fillim, mbushnim kutitë bosh të kosit me shkopinj të vegjël dhe me të gjitha llojet e gjetheve. Këto ishin disa nga perimet tona. Në vend të lakrës përdornim bar. Pastaj ushqimin e përzienim me shkop dhe e linim në diell që të ziente.Gjatë gjithë kohës shikonim nëse ushqimi ishte gati. Kishte raste kur në vend të kripës dhe piperit, gjithcka e spërkatnim me rërë. (Detaje interesante) Dhe në fund, bënim një gosti të madhe!(Fjalia mbyllëse) Paragrafi përshkrues
Përshkruan një objekt, person, vend ose ngjarje. Për shkrimin e një paragrafi përshkrues përdoren fjalë që e ndihmojnë lexuesin ta shikojë, dëgjojë, nuhasë, ndjejë dhe shijojë objektin e përshkrimit. Pranverë Në pranverë, akulli e dëbora fillojnë të shkrijnë e të mbushin lumenjtë e liqenet. Natën, kur qielli është i pastër, mund të shihen yjet, miliona yje, krahas vezullimit të dritës së hënës. Dhe ndonjëherë mund të shikoni edhe yje që bien dhe zhduken para se të arrijnë vijën e horizontit. Paragrafi shpjegues Shpjegon një send, ngjarje, etj. ose jep informacion. Në të përfshihen faktet që i nevojiten lexuesit për ta kuptuar subjektin. Jeta me nje vëlla më të vogël Të jetosh me vëllanë tim të vogël është shumë e vështirë. (Fjalia kryesore). Së pari, ai mundohet të më kopjojë në cdo gjë. Nëse unë pi një gotë të dytë me qumësht, kështu do të bëjë edhe ai. Së dyti, ai gjithmonë do të luajë me shokët e mi. nëse ne luajmë basketboll, ai do të luajë me ne. Por ai është shumë i vogël. Së treti, ai kërkon të qëndrojë zgjuar më vonë se unë. (Shembuj që shpjegojnë subjektin). Gjithmonë i thotë mamit: “Pse ai do të qëndrojë zgjuar më vonë se unë?” Mamaja më thotë se ai dëshiron të më ngjajë dhe për këtë duhet të jem krenar. Përpiqem të jem, por jo gjithmonë është e lehtë. (ideja mbyllëse). Paragrafi bindës Shërben për të shprehur një opinon në lidhje me një send, ngjarje, etj. Ai gjithashtu përpiqet ta bëjë lexuesin të jetë dakord me mendimin tuaj lidhur me këtë cështje. Pa rrugë! Në lagjen tonë nevojiten trotuarë. Kalimi në rrugë është i rrezikshëm dhe i vështirë pa to. Ne nuk mund të ngasim bicikletat, pasi prindërit nuk na lenë t’i ngasim në rrugë. Po kështu nuk mund të përdorim as patinat. Në dimër, është vështirë të shkosh dhe në shtëpitë e shokëve, sepse dëbora grumbullohet në anët e rrugës. Kështu jemi të detyruar të luajmë në oborret e shtëpive.
Lagjet e tjera kanë trotuara, po ne përse nuk duhet të kemi? Dhjetë hapa bazë për të shkruar një ese 1. Kuptoni mirë udhëzimet e detyrës së caktuar dhe përqendroni punën tuaj në ato tema që janë të pranueshme dhe deri në c’kufi mund të trajtohet një temë e zgjedhur. 2. Diskutoni idetë dhe shembujt për temën dhe përzgjidhni nëncështjet. 3. Hartoni një tezë fillestare, domethënë një fjali që përmban idenë kryesore. 4. Shtoni dhe përjashtoni ide dhe shembuj të vecantë në bazë të lidhjes së tyre me tezën apo temën. Dhjetë hapa bazë për të shkruar një ese 5. Organizoni ndarjen e paragrafëve dhe nëncështjeve. 6. Bëni një përmbledhje të ideve të përgjithshme. 7. Shkruani të paktën një kopje të parë. 8. Rishikoni dhe redaktoni këtë kopje të parë. 9. Korrigjoni. 10. Bëni një kopje të pastër, përfundimtare. Llojet e eseve Treguese – rrëfen një histori ose përdor një histori për të komunikuar. Përshkruese – i paraqet lexuesit një objekt, një vend, një person, ose një ngjarje. Shpjeguese – i shpjegon lexuesit pikëpamjet e autorit. Bindëse – e bën lexuesin të pranojë idetë e autorit. Pjesët e vecanta të esesë Hyrja (fillimi) Pjesa kryesore (mesi) Përfundimi (fundi) Hyrja Është një përshendetje formale, një lajmërim apo njofim për dicka të re. Hyrja është thelbësore për esenë. Ajo mund të përbëhet prej një ose dy fjalish, prej një ose dy paragrafësh, ose edhe prej një ose dy faqesh. Hyrja është dy llojesh: e drejtpërdrejtë dhe jo e dejtpërdrejtë.
Hyrja Hyrja e drejtpërdrejtë – Ajo hyn drejt e në temë, është shumë informuese dhe zakonisht mjaft e shkurtër, si p.sh: Qëllimi i esesë sime është të shpjegoj përse ndjekja e universitetit jashtë shtetit është e kushtueshme. Hyrje jo e drejtpërdrejtë – përpiqet të nxisë interesin e lexuesit, përpiqet të vonojë paraqitjen e zhvilluar të tezës. Si p.sh: Rrobaqepësia është një nga pasionet e mia si dhe një nevojë financiare për mua. Plani im më i fundit ishte të qepja një pelerinë të gjatë për vajzën që ta vishte gjatë shfaqjeve me korin e shkollës. Do të doja t’ju tregoja si u krijua kjo pelerinë.