SHKRIM AKADEMIK CIKËL LEKSIONESH DHE PËRMBLEDHJE ARTIKUJSH Përgatitën: Bernard Zeneli Sonila Danaj
TIRANA 2006
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Fakulteti i Shkencave Shoqërore Departamenti i Shkencave Politiko‐Administrative Viti Akademik 2006 – 2007 Viti i Parë Semestri i Parë
PLANPROGRAMI PËR LËNDËN “SHKRIM AKADEMIK”
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
2
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh Mësimdhënësi:
Sonila DANAJ – Përgjegjëse për lëndën e shkrimit akademik Bojken ABAZI Roland LAMI Blerina MAÇI Elona MEHMETI
JU LUTEM TE RRUMBULLAKOSNI EMRIN E MESIMDHENESIT TUAJ NE LISTEN E EMRAVE NE KRAH
Blerta PICARI Antuen SKËNDERI Elisa SPIROPALI Gerti SHIJAKU Titulli: Lektor për lëndën SHKRIM AKADEMIK Tel: në këtë kuti shënoni numrin e telefonit që ju jep lektori
e‐mail: në këtë kuti shënoni e‐mailin që ju jep lektori QËLLIMET MËSIMORE TË KURSIT • Qëllimi kryesor i lëndës është të njohë studentët me konceptet bazë të komunikimit dhe të shkruarit akademik. Ky qëllim do të arrihet nëpërmjet detyrave të ndryshme praktike, leksioneve, diskutimeve, leximit të materialeve/librave të ndryshme që mund të përfshijnë edhe një gazetë të përditshme. • Së dyti studentët do të fitojnë shprehi të terminologjisë më të zakonshme që përdoret në të kuptuarin, të shprehurin dhe të shkruarin akademik. • Studentët do të arrijnë të shkruajnë detyrat e ndryshme që do të kenë gjatë viteve të shkollës së lartë me një stil të përshtatshëm akademik. • Një qëllim tjetër i rëndësishëm i lëndës është që të forcojë më tej të menduarit kritik. Studentët do të inkurajohen të krijojnë perspektiva krahasuese dhe të përdorin të njëjtat mjete dhe forma që përdorin edhe profesionistët në shkencat përkatëse.
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
3
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh KËRKESAT E KURSIT 1‐ Lexime të detyrueshme: a. Cikël Leksionesh “Shkrimi Akademik” Zeneli/Danaj. Kjo përmbledhje do të jetë gati për blerje gjatë javës së tretë të këtij semestri. Kjo përmbledhje përbën materialin themelor për studim në këtë lëndë. Autorët e përmbledhjes dhe lektori/ja juaj do t’ju kërkojnë mendimin tuaj për çdo kapitull të kësaj përmbledhje. b. “Kronikë në Gur”, Ismail Kadare, Shtëpia Botuese Onufri/Naim Frashëri; Viti i Botimit: i ndryshëm. Ky libër përbën lexim të detyrueshëm për të gjithë studentët që ndjekin këtë lëndë. Ai do të recensohet nga këndvështrimi i fushës që studioni. Përgatitja e recensionit përbën një nga detyrat për këtë lëndë. 2‐ Lexime të këshillueshme: a. Shtypi i përditshëm Studenti e zgjedh vetë gazetën e përditshme që do të lexojë. Ju lutem mos u mjaftoni me dëgjimin e titujve kryesorë të gazetave gjatë programeve televizive apo radiofonike të mëngjesit. 3‐ Ndjekja e Kursit • Kursi i Shkrimit Akademik do të zhvillohet me sistem klinike. Studentët do të takohen rregullisht me njërin prej lektorëve çdo javë sipas përcaktimit në orarin akademik. • Studentët duhet të vijnë të përgatitur në çdo orë mësimi. Në sistemin universitar studenti i lexon materialet e lëndës përpara se ajo të shpjegohet në klasë. Po ashtu studentët këshillohen që të punojnë në grupe të vogla dhe të diskutojnë së bashku rreth temës së do të mbahet në leksionin pasardhës. • Studentët nuk duhet të vijnë me vonesë. Ju lutem të kini parasysh se ardhjet me vonesë krijojnë bezdi të madhe dhe shqetësojnë të gjithë kursin. Marrja e mungesave dhe raportimi për to në sistemin universitar UFO është e detyrueshme. Ju kujtojmë se pjesëmarrja e detyrueshme në mësim është paraparë edhe në kontratën që keni nënshkruar fillimisht me universitetin UFO (neni 5: Të Drejtat dhe Detyrimet e Studentit).
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
4
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh •
•
• •
Studentët duhet të marrin pjesë aktivisht dhe rregullisht në diskutimet që do të lindin gjatë zhvillimit të kursit. Pjesëmarrja aktive në kurs vlerësohet dhe për më tepër ju jep mundësinë të zhvilloni të folurin në publik. Marrja dhe studimi i të gjithë materialit mësimor dhe detyrave që ju jepen gjatë semestrit qoftë në leksione apo seminare është përgjegjësia juaj. Mungesa në leksione apo seminare nuk e ul nivelin e përgjegjësisë. Gjatë procesit mësimor nuk lejohet të ngrënit ose tymosja e duhanit. Të gjitha mjetet e komunikimit elektronik duke përfshirë telefonat celularë të xhepit dhe sinjalizuesit (beeper) duhet te jenë të shuar gjatë gjithë kohës së leksioneve ose seminareve.
4‐ Sistemi i Vlerësimit sipas Detyrimeve Semestrale
a) Ditari, paragrafi, pikat e planit përfundimtare1
b) Përgatitja e bibliografisë përfundimtare c) Recensioni, kritika dhe artikulli reagues përfundimtare2 d) Diskutimi dhe pjesëmarrja në seminare përfundimtare e) Drafti i Detyrës së Kursit për një lëndë tjetër përfundimtare3
10% e notës 10% e notës 20% e notës 10% e notës 30% e notës
1
Nga tre detyrat e vlerësuara me notë për përqindjen kundrejt notës përfundimtare do të zgjidhen dy detyrat me rezultatin më të lartë. P.sh. nëse një student ka marrë respektivisht notat 8, 7 dhe 9 në shkrimin e ditarit, paragrafit dhe pikave të planit vetëm notat për ditarin dhe pikat e planit do të merren në konsideratë. Kështu (8 + 9) : 2 = 8.5, shifra që përfaqëson përqindjen që keni marrë nga 10% -ëshi i mundshëm për këtë rubrikë të notës. 2 Nga tre detyrat e vlerësuara me notë për përqindjen kundrejt notës përfundimtare do të zgjidhen dy detyrat me rezultatin më të lartë. P.sh. nëse një student ka marrë respektivisht notat 7, 10 dhe 8 në shkrimin e recensionit, esesë kritike dhe artikullit reagues vetëm nota për esenë kritike dhe artikullin reagues do të merren në konsideratë. Kështu (10 + 8) : 2 x 20% = 18 shifra që përfaqëson përqindjen që keni marrë nga 20% -ëshi i mundshëm për këtë rubrikë të notës. 3 Studenti do të përgatisë për efektin e notes në shkrim akademik, versionin fillestar të një detyre kursi që i është kërkuar në një lëndë tjetër, p.sh. në lëndën e sociologjisë. 30% i notës në këtë rast do të llogaritet prej 100 pikëve të mundëshme me të cilat vlerësohet drafti i detyrës së kursit. Le të supozojmë që një student ka marrë 78 pikë në detyrën përfundimtare. Nga 100 pikë të mundëshme që
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
5
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh f)
Provimi Ese përfundimtare
20% e notës
5‐ Sistemi i Vlerësimit • 100% ‐ 92% e totalit të notës vlerësohet me notë përfundimtare 10 (dhjetë) • 91% ‐ 83% e totalit të notës vlerësohet me notë përfundimtare 9 (nëntë) • 82% ‐ 75% e totalit të notës vlerësohet me notë përfundimtare 8 (tetë) • 74% ‐ 66% e totalit të notës vlerësohet me notë përfundimtare 7 (shtatë) • 65% ‐ 58% e totalit të notës vlerësohet me notë përfundimtare 6 (gjashtë) • 57% ‐ 50% e totalit të notës vlerësohet me notë përfundimtare 5 (pesë) • nën 50% studenti nuk vlerësohet për këtë kurs 6‐ Detyrimet me Shkrim, Detyra e Kursit dhe Provimi • Në këtë kurs puna me shkrim do të jetë forma kryesore e vlerësimit të punës së studentëve. Kështu, ju do të përgatitni katër detyra të shkurtra me shkrim që përfshijnë: mbajtjen për një periudhë 10 ditore të një ditari, shkrimin e një paragrafi ekspozues dhe një paragrafi argumentues, përgatitjen e pikave të planit dhe të një bibliografie. Lektorët do t’ju tregojnë gjatë zhvillimit të kursit jo vetëm afatet për dorëzimin e këtyre detyrave por edhe shpjegime të detajuara për kryerjen me sukses të tyre. • Një formë tjetër e rëndësishme për vlerësimin e studentëve përbëhet nga shkrimi i një recensioni, kritike akademike dhe një artikulli reagues. Edhe për këto detyrime me shkrim studentëve do t’ju ofrohen udhëzime të detajuara si edhe afatet përkatëse. • Provimi ese do të zhvillohet gjatë ditës së caktuar për këtë qëllim nga admnistrata e universitetit gjatë sezonit të provimit për lëndët e semestrit të parë. Është shumë e rëndësishme që studentët të njoftojnë përfaqësojnë 30% të notës përfundimtare, studenti ka marrë (78 x 30 : 100) = 23.4% të vlerësimit për këtë detyrë.
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
6
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh lektorët (njërin prej tyre) sa më shpejt që të jetë e mundur në rast të një situate urgjente (shtrim në spital, sëmundje e rëndë, probleme familjare, etj) e cila e bën të pamundur ardhjen në ditën e provimit përfundimtar. Nëse një student/e nuk ka arsye të mirëqenë për mungesën në ditën e provimit, ai/ajo do të ndëshkohet me notën “0” për provimin përfundimtar. •
•
•
Studentëve nuk do t’i ofrohet mundësia ta rimarrin provimin ese. Përjashtim do të bëhet për rastet në të cilat studentët paraqesin arsye të dokumentuara për mungesën të cilat tregojnë paaftësi mjekësore për të ardhur në provim ose rrethana të tjera jo të zakonshme. Ditën e fundit të kursit të Shkrimit Akademik, studentët dorëzojnë draftin e detyrës përfundimtare. Ajo u kthehet studentëve e vlerësuar ditën e provimit përfundimtar për këtë lëndë. Si rezultat, ju hyni në provimin përfundimtar duke patur të qartë rezultatin tuaj për rreth 80% të lëndës së shkrimit akademik. Kjo do të thotë që nëse një student ka punuar rregullisht dhe ka ndjekur këshillat e lektorëve, ai hyn në provimin përfundimtar me notën 8. Eshtë e rëndësishme t’ju kujtojmë se ndershmëria akademike merret tepër seriozisht në këtë kurs. Më poshtë vijon një deklaratë e Përgjegjëses së programit për lëndën e Shkrimit Akadamik, Znj. Sonila Danaj, MA., rreth këtij problemi kritik:
Seksioni i Shkrimit Akademik mbi Ndershmërinë Akademike Paralajmërim. Seksioni i Shkrimit Akademik e merr tepër seriozisht problemin e ndershmërisë akademike. Ai ose ajo student/e që mashtron/kopjon në provim ose në përgatitjen dhe shkrimin e një detyre kursi, në minimum vlerësohet me “0” për detyrën në fjalë. Për më tepër lektori bazuar në Statusin e UFO Universitetit mund t’i rekomandojë Departamentit të Shkencave Politiko-Administrative dhe Këshillit të Fakultetit që studenti/tja të pezullohet nga ndjekja e studimeve dhe të mos vlerësohet për këtë lëndë. Mashtrimi përfshin plagjiaturën, e cila përkufizohet si procesi i marrjes së ideve, koncepteve, ose të vetë fjalëve të një personi tjetër dhe paraqitjes së tyre si punë origjinale dhe vetjake. Ky proces përfshin edhe të gjitha format e kopjimit. Lektorët e lëndëve do t’ju japin udhëzime më të hollësishme përsa i përket përdorimit të ndershëm të materialeve për këtë kurs, por ju duhet ta konsideroni këtë shënim si paralajmërim zyrtar. 7‐ Pjesëmarrja në Kurs
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
7
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh Pjesëmarrja në kurs është tepër e rëndësishme dhe do të inkurajohet. Nëse një student/e është mes dy notash por ka një pjesëmarrje aktive në kurs dhe asnjë mungesë, vlerësimi i tij/ e saj do të ngjitet drejt notës më të lartë. 8‐ Tërheqja nga Kursi – kursi është i detyrueshëm
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
8
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
KALENDARI DHE TEMAT PËR T’U PËRGATITUR PËR LËNDËN “SHKRIMI AKADEMIK” Java I. – Procesi i të mësuarit 1. Marrja e shënimeve në leksione • Leximi akademik • Leximi i literaturës eksperte • Përdorimi i internetit • Leximi i shtypit • Konspektimi 2. Të shkruarit akademik 3. Procesi i të menduarit kritik • Arsyetimi dhe të menduarit kritik • Të menduarit në formë krijuese dhe kritike • Bazat e të menduarit kritik • Dallimi mes faktit dhe opinionit • Procesi i inferimit ‐ nxjerrja e përfundimeve nga faktet Java II. – Të shkruash për lexuesin: njohja e auditorit 1. Teknikat për mbledhjen e informacioneve 2. Teknikat për nxjerrjen e ideve kryesore • Listëzimi ose brainstorming • Shkrimi i lirë • Mbajtja e ditareve, shënimeve • Intervistimi • Marrja e opinioneve mes pyetjeve • Bërja e skemave ose clustering • Konsultimi dhe këshillimi 3. Fillimi i procesit te krijimit akademik • Qëllimi i shkrimeve akademike • Dallimi mes shkrimit akademik dhe artistik • Teknikat për përkufizimin e problemeve Java III. – Fjalia. Shenjat e pikësimit. Rregullat e drejtshkrimit në shqip. Java IV. – Fillimi i procesit krijues 1. Fjalia temë (përmbledhja e subjektit dhe idesë kryesore) • Tema efektive 2. Zhvillimi i paragrafit • Paragrafi i njëtrajtshëm dhe ai koherent
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
9
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh • Mbajtja e së njëjtës formë në ndërtimin e paragrafit • Paragrafi përshkrues dhe narrativ • Paragrafi ekspozues • Paragrafi argumentues Java V. – Procesi i të shkruarit akademik I 1. Lidhja shkrimtar‐lexues 2. Çfarë kërkon lexuesi nga shkrimtari 3. Procesi i krijimit akademik • Subjekti/Tema • Burimet e informacionit • Analiza e situatës së shkrimit • Krijimi i list‐ideve • Kufizimi ideor i temës • Kufizimi prej kohës dhe faqeve 4. Të shkruarit e fjalisë “tezë” • Kufizimi i tezës • Ndërtimi formal i pikave të planit Java VI. – Procesi i të shkruarit akademik II 1. Struktura • Nga shënimet në kopien e parë – drafti • Vetë‐motivimi 2. Ndërtimi i esëse ose detyrës së Kursit • Hyrja, zhvillimi, përfundimi/konkluzionet • Teza dhe hyrja • Teknikat për shkrimin e hyrjes 3. Fjalia temë‐organizimi i paragrafëve • Paragrafet tranzicionale • Zhvillimi • Konkluzionet efektive Java VII. – Përkufizimi 1. Nevoja për të kufizuar • Terminologjia kyçe • Termat e papërcaktuar 2. Strategjitë e përkufizimit • Sipas fjalorit • Përkufizimi formal • Përkufizimi i zgjeruar 3. Procesi i përkufizimit 4. Procesi i zbulimit 5. Projekti përfundimtar dhe përkufizimet
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
10
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh 6. Rishikimi i përkufizimeve Java VIII. – Struktura e argumentit 1. Struktura e argumentimit • Të menduarit argumentues • Induksioni, deduksioni, • Specifikimi i një çështje • Argumentimi dhe auditori • Argumentimi dhe bindja • Faktimi 2. Procesi i të menduarit • Fakti dhe konkluzionet indirekte • Kufizimi i përgjithsimeve • Nxjerrja e konkluzioneve të qëndrueshme • Gabimet logjike Java IX. – Citimi, perifrazimi, përmbledhja 1. Si t’i citosh burimet 2. Pse citohet 3. Format e perifrazimit 4. Mënyrat e përmbledhjes 5. Kontrasti dhe krahasimi 6. Të shkruarit me më shumë se një burim ose me burime të bashkërenduara Java X. – Ndërtimi dhe llojet e eseve I 1. Eseja kritike 2. Eseja problemore Java XI. – Ndërtimi dhe llojet e eseve II 1. Recenca 2. Provimi ese Java XII dhe XIII. – Eseja kërkimore‐shkencore/detyra e kursit 1. Gjetja dhe ngushtimi i temës 2. Përdorimi dhe përcaktimi i burimeve kërkimore‐shkencore 3. Burimet parësore dhe dytësore 4. Përgatitja e bibliografisë 5. Zhvillimi i tezës, idesë kryesore dhe pikave të planit 6. Marrja dhe mbajtja e shënimeve 7. Përpunimi kompjuteristik
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
11
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh Java XIV. – Përfundimi i esesë kërkimore shkencore 1. Rishikimi i tezës, idesë kryesore 2. Shkrimi i draftit 3. Citimi, kreditimi, mirënjohja për burimet 4. Mosrënia në plagjarizëm 5. Shkrimi i projektit përfundimtar 6. Rishikimi gramatiko‐formal 7. Rishikimi nga kolegët Java XV. – Të shprehurit Akademik 1. Prezantimet 2. Prezantimi gojor i punimit 3. Teknikat e të folurit në Publik 4. Përdorimi i mjeteve elektronike dhe ndihmëse gjatë prezantimit 5. Prezantimi në grup 6. Si t’u përgjigjemi pyetjeve
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
12
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh PJESËMARRJA EFEKTIVE NË ORËT E DISKUTIMIT Për të qenë sa më efektiv në një diskutim në grup duhen marrë parasysh pikat e mëposhtëme: 1.
2. 3. 4. 5.
6.
7.
8.
9.
10.
Flisni me zë të lartë dhe të qartë në atë nivel që mund të dëgjojnë të gjithë. Gjithashtu, përdorni fjalë që të tjerët të mund t’i kuptojnë. Në të kundërt jini të gatshëm të shpjegoni kuptimin e fjalëve apo termave. Kuptoni qëllimin e diskutimit dhe i drejtoni komentet dhe pyetjet tuaja vetëm për çështjet që janë në diskutim, duke mos dale jashtë temës. Përgatituni për diskutimin. Mblidhni dhe studioni të gjithë informacionin e nevojshëm për të marrë pjesë aktivisht në diskutim. Tregoni iniciativë në diskutim. Mos pritni që të tjerët t’ju bëjnë pyetje. Pjesëmarrja është përgjegjësia juaj. Dëgjoni me kujdes idetë e të tjerëve që të mund të ndërlidheni në diskutim. Ju duhet të hetoni idetë e tyre duke bërë pyetje, duke marrë informacion të metejshëm, duke rënë dakort apo kundërshtuar. Nëse nuk kuptoni mos ngurroni të bëni pyetje. Prezantojini idetë tuaja në mënyrë sa më të saktë. Kjo do të thotë që komentet tuaja duhet të jenë të shkurtëra dhe të drejtpërdrejta. Eshtë më efektive të bësh komente të shkurtra sesa një koment të vetëm të gjatë. Nëse ke disa pika të rëndësishme mos u përpiq t’i shpjegosh të gjitha menjëherë. Anëtarët e tjerë të grupit nuk mund të kuptojnë gjithçka që thoni. Kështu disa prej pikave mund të humbin ose injorohen. Më mire të paraqisni një pikë të fortë për të cilën të tjerët të mund të bëjnë komente.. Punoni si antar i grupit. Prezantojini idetë tuaja por edhe angazhoni anëtarët e grupit që mund të jenë të turpshëm. Duhet të jini të gatshëm të ndani kohën e të folurit dhe merrni parasysh opinionet që janë të ndryshme nga tuajat. Përgatituni të mbështesni opinionet tuaja me fakte, arsye dhe shembuj. Mos e ndryshoni mendjen sepse dikush mund t’ju kundërshtojë. Shpjegoni idetë tuaja duke shpjeguar se pse ndjeheni ashtu si ndjeheni. Mos harroni se konflikti i ideve brenda një grupi është i vlefshëm meqë e ndihmon grupin që të shohë anët e ndryshme të një çështjeje. Jini mendjehapur. Kur të keni mbështetur një opinion tuajin, përgatituni edhe për kompromis apo ndryshoni pozicionin nëse të tjerët paraqesin argumente të forta dhe të mira.
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
13
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh Kreu Parë. Procesi i të Mësuarit. Procesi i të mësuarit Bota akademike është një botë fjalësh – fjalë që përmbajnë informacion, teori, fakte dhe ide. Këto fjalë prodhojnë dije dhe produkte, konflikte dhe mirëkuptim, veprime dhe art. Fjalët i gjen nëpër tabelat e njoftimeve, nëpër shënimet e programeve, tek librat. Kudo nëpër zyra sheh rafte me libra, dhe po të vizitoni tempullin e fjalëve: bibliotekën, ku janë mbledhur fjalët e brezave të mëparshëm, fjalët e specialistëve nga e gjithë bota ju vijnë nëpërmjet gazetave, revistave dhe librave të rinj. Me pak fjalë për të mbijetuar në botën akademike, ju duhet të jeni të zotë me fjalët. Ju duhet të dëgjoni më vëmendje duke dalluar gjërat e rëndësishme nga ato të parëndësishme, duke mësuar se kur të përgjigjeni dhe çfarë të thoni. Ju duhet të lexoni duke kuptuar idetë e komplikuara dhe duke ditur se si të përgjigjeni. Ju duhet të flisni me aftësi për të mbrojtur idenë tuaj në debatet e zhvilluara në konvikt, dhe të jeni në gjendje të kontriboni në diskutimet e zhvilluara në klasë. (Klooster & Bloem: 6). Aftësia juaj në të gjitha këto fusha do të gjykohet nga efektiviteti i shkrimeve tuaja. Kur të uleni për shkruar – një ese, një provim, një punë studimore – do të jeni në zemrën e universitetit. Shkrimi e bën mësimin tuaj publik; e bën atë jetëgjatë; e bën të ri. Dhe shkrimi e bën mësimin tuaj, tuajin. Shkrimi është aftësia më e rëndësishme akademike për të cilën keni nevojë që të keni sukses në botën që sapo keni hyrë. (Klooster & Bloem: 7). Leximi i programit mësimor: çfarë përmban ai? Në shkollë të lartë, studentët përballen me eksperienca të reja. Ditën e parë, pas orientimit nëpër sallat e leksioneve dhe seminareve, si edhe pas njohjes me orarin, fillon procesi mësimor. Në orën e parë të çdo lënde, pedagogët do t’ju shpërndajnë programin mësimor. Disa prej tyre do t’jua shpjegojnë në klasë, të tjerë do të mjaftohen me shpërndarjen e materialit të shkruar. Në të dyja rastet lind nevoja e rishikimit të programit mësimor dhe kuptimin e përmbajtjes së tij. Së pari, mësojmë emrin e plotë të lëndës dhe pedagogun dhe asistentin e tij/saj. Mësojmë nëse lënda është semestrale apo vjetore, si edhe nëse është provim, pra që vlerësimi do të bëhet kryesisht nëpërmjet një provimi për të cilin do t’ju jepet kohë përgatitjeje gjatë sezonit, ose firmë, që do të thotë se vlerësimi bëhet gjatë vitit/semestrit akademik. Në programin mësimor,
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
14
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh pedagogët paraqesin fillimisht qëllimin e lëndës, që ju tregon edhe ku të përqendroni vëmendjen tuaj gjatë leksioneve dhe leximeve individuale, formën e vlerësimit, si edhe përmbajtjen e lëndës bashkë me literaturën përkatëse. Qëllimi i lëndës i tregon studentëve se ç’kërkon të arrijë pedagogu gjatë lëndës në bashkëpunim dhe me përgatitjen e studentëve. Po ashtu studentët mësojnë se pse është e rëndësishme për ta ajo lëndë. Me raste ata mund t’ju tregojnë edhe lidhjen apo vazhdimësinë me lëndë të tjera, që do të zhvilloni në të njëjtën kohë ose në vijim gjatë viteve universitare. Vlerësimet zakonisht përmbajnë kërkesat e kursit, detyrat e tij dhe formën e vlerësimit me notë. Kërkesat e kursit përmbajnë leximet e detyrueshme të lëndës, detyrimet për ndjekjen fizike të lëndës, si edhe ndalesat. Ndër detyrat që mund të japin pedagogët tuaj mund të përmendim prezantimet gojore për një temë të caktuar që ka lidhje me lëndën, pjesëmarrjen aktive në klasë, detyrën e kursit si punë kërkimore-studimore, si edhe provimin përfundimtar. Të gjitha këto detyra mund të jenë individuale, në çift ose në grup. Secila prej këtyre detyrave vlerësohet me notë dhe mbart një përqindje të caktuar të notës tuaj përfundimtare, e cila del si rezultat i shumës së të gjitha detyrave të përmendura më lart. Në programin e lëndës pedagogët mund t’ju përcaktojnë edhe datat e dhënies së prezantimeve; kur prezantimet janë në grup ose në çift, si edhe datat e dorëzimit të detyrave të kursit. Gjatë paragrafit për shpjegimin e detyrës së kursit, pedagogët mund të kenë cituar dhe një pjesë të rregullores në lidhje me respektimin e të drejtës së autorit në botën akademike. Edhe pse kjo nuk theksohet aq sa duhet, të drejtat e autorit mbrohen me ligje ndërkombëtare të cilat edhe vendi ynë i ka nënshkruar. Përmbajtja e lëndës paraqitet në formën e koncepteve bazë, ose temave që do të trajtohen në një ndarje javore, si edhe në bazë autorësh. Numri i temave duhet të përkojë me numrin e javëve që zgjat semestri, kur lënda është semestrale, ose të vitit akademik, kur lënda është vjetore. Pedagogët mund të paraqesin programin e lëndës edhe me data fikse kur lënda zhvillohet në mënyrë intensive1. Në fund, bashkangjitur me programin mësimor jepet edhe lista e librave, artikujve dhe burimeve virtuale që janë përdorur për të përgatitur leksionet. Kjo listë mund të jepet në formën e listës së leximeve të detyrueshme për studentët për lëndën. Por bibliografia mund të ketë edhe materiale të tjera shtesë, të cilat 1
Për më shumë hollësi referojuni planprogramit për lëndën e Shkrimit Akademik me të cilin hapet edhe ky cikël leksionesh.
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
15
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh studentët mund t’i përdorin për t’u orientuar në letërsinë përkatëse që ka të bëjë me tematikën e lëndës në fjalë. Marrja e shënimeve Leximi për qëllime akademike ndryshon nga leximi letrar apo ai i shkollës së mesme. Në universitet ju kërkohet që jo vetëm të lexoni një masë të madhe faqesh, por edhe të jeni në gjendje t’i përmblidhni idetë që paraqiten në ato faqe dhe të mbani qëndrim kritik kundrejt tyre. Në sistemin shqiptar universitar, kjo praktikë e angazhimit aktiv të studentëve në procesin e leximit është ndjekur pak. Kjo është edhe arsyeja që ne po ndalemi në procesin e marrjes së shënimeve për të lehtësuar të kuptuarin e shkrimeve akademike. Të gjithë studentët kanë një sistem shënimesh për librat akademikë që duhet të lexojnë. Dikush nënvizon, thekson me ngjyrë të verdhë, mban shënime anash tekstit, apo mbajnë shënime në një fletore të veçantë – që në fakt është forma që preferohet nga studentët shqiptarë. Të shumta janë rastet kur studentët mësojnë me shënimet e nxjerra nga kolegët e tyre të viteve më parë. Cilado të jetë forma apo kombinimi i tyre, qëllimet bazë janë të mbash vëmendjen në atë faqe, të lokalizosh pjesët më të rëndësishme të shkrimit, dhe të krijosh disa pika orientimi në tekst për të qenë në gjendje të gjesh rrugën më lehtë kur rilexon apo rishikon materialin. Të gjithëve na ka rastisur të blejmë një libër të përdorur, apo ta marrim borxh tek një shok/shoqe klase, dhe të vërejmë që është i mbushur me nënvizime. Kur i gjithë libri është shënuar me vija fluoreshente apo nënvizuar, atëherë marrja e shënimeve ka dështuar si taktikë. Në vend që të përzgjedhë, shënuesi i pari thjesht ka nënvizuar ndërsa lexonte, duke mos e ndihmuar veten në rilexim. Nëse i nënvizoni librat, dhe mendoni se kjo është një metodë efektive për të ndihmuar procesin e rileximit, bëjeni atë në mënyrë selektive, në mënyrë që ai t’ju ndihmojë të gjeni lehtë pjesët kryesore gjatë rileximit, por bëni kujdes dhe rezistojini tundimit për të shënuar shumë. (Klooster & Bloem: 108) Qëllimi i marrjes së shënimeve është të regjistrojë përmbledhjen e informacioneve që keni nxjerrë gjatë hulumtimit të materialeve tuaja. Sfida më e madhe gjatë marrjes së shënimeve është përpunimi i shkurtuar i mendimit të dikujt tjetër me fjalët tuaja, pa humbur apo shtrembëruar mendimin origjinal. Për të arritur këtë fazë të zhvillimit akademik duhet që të lexoni me shumë vëmendje, pasi nuk mund të përpunosh idetë e një tjetri/e pa i kuptuar më parë ato.
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
16
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh Kur merrni shënime, kujdes mos humbisni qartësinë për hir të shkurtësisë. Sigurohuni që shënimet janë të kuptueshme për ju edhe më pas. Nëse keni dyshime për vlefshmërinë dhe përdorimin e një shënimi, merreni. Është më e lehtë të hedhësh një shënim, sesa t’i kthehesh një burimi, nëse lind nevoja. Kur merrni informacion, udhëhiquni gjithnjë nga qëllimi i temës tuaj dhe nga ajo që dini për lexuesin tuaj. Kujdes! Mos e kopjoni burimin fjalë për fjalë. Mund të perifrazoni idetë e konceptet bazë të autorit origjinal por mos ndryshoni dy-tre fjalë formalisht, sepse kjo do të ishte plagjarizëm. Kur burimi shpreh qartë një pikë të rëndësishme, lejohet ta citoni fjalë për fjalë, por duke vendosur thonjëzat në fillim dhe në fund të shprehjes a fjalisë së huazuar, duke e shoqëruar me gjithë informacionin e duhur mbi burimin. Këshilla mbi marrjen e shënimeve: 1. Së pari, mos shkruani çdo gjë. Zgjidhni idetë dhe konceptet kryesore dhe rregjistrojini në skeda shënimesh. 2. Krijoni shkurtimet tuaja personale. Fjalë që përdoren shpesh mund të kenë simbolet e tyre, për shembull: + për plus, n.q.s. për nëqoftë se etj. 3. Për numrat përdorni shifrat në vend të fjalëve: 50 në vend të pesëdhjetë. 4. Mund të hiqni zanoret e fjalëve, p.sh fjlv, mgjths etj 5. Bëni kujdes të shënoni të gjithë emrat, datat dhe përkufizimet. 6. Vendosni shenja dalluese për çështjet e paqarta. Mund ta shënoni me një yll (*) përkrah ndonjë shënimi që nuk e kuptoni plotësisht ose që mendoni së duhet shtjelluar më tej. 7. Kontrolloni saktësinë e shënimeve tuaja para se të dorëzoni materialin origjinal. (shih Brusaw: 449-452)
Marrja e shënimeve rreth asaj që po lexoni, veçanërisht kur jeni duke lexuar materiale të shumta dhe do të mbështeteni tek ato për projektet tuaja me shkrim, është pa dyshim një ide e mirë. Nëse përdorni skeda shënimesh, një fletore shënimesh, mbani shënime në një dosje në kompjuter, shënimet tuaja duhet të jenë selektive dhe të sakta, si edhe burimet të identifikohet qartë. Është sfilitëse të shkosh të kërkosh dhe njëherë burimet për të marrë informacionin e botimit, apo për të kontrolluar saktësinë e shënimeve të marra. Shumë studentë bien në plagjaturë sepse sistemi i tyre i marrjes së shënimeve dështon, veçanërisht kur javë apo muaj pasi e kanë lexuar tekstin, ata nuk janë në gjendje të kujtojnë nëse shënimet përfaqësojnë idetë e tyre, apo idetë e marra nga një shkrimtar tjetër. (Klooster & Bloem: 109).
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
17
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh Shkurtimisht një skedë shënimesh duhet të përmbajë të dhënat bibliografike, shënimin e perifrazuar, ose citimin fjalë për fjalë dhe numrin e faqes. (shih Brusaw: 449-452) Kur plotësojmë skedat duhet të bëjmë kujdes, që secila prej tyre të ketë informacion të plotë jo vetëm për të lehtësuar rishikimin e materialit nëse lind nevoja në të ardhmen, por edhe sepse këto shënime duhen dokumentuar në procesin e referimit, si edhe duhen pasqyruar në bibliografi. Gjatë procesit të të shkruarit do të mjaftonte atëhere vetëm të shtonim referencat dhe t’i rendisnim alfabetikisht burimet në bibliografinë tonë. Duhet bërë kujdes që shënimet tuaja të kenë një format konsistent. Ju nuk mund të përdorni një herë modelin e Harvardit, herë tjetër atë të Oxfordit, dhe nganjëherë edhe një model tuajin, pasi kjo do t’ju ngatërronte dhe vështirësonte procesin e të shkruarit. (shih Bell: 52-4) Pas krijimit të skedave, është mirë që njëkohësisht t’i indeksoni dhe klasifikoni shënimet tuaja në mënyrë që të lehtësoni përdorimin e tyre të mëvonshëm. Shënimet mund t’i ndani në bazë të autorit, temës kryesore, datës në të cilin e keni marrë e të tjera, por siç na thotë Orna (1995: 49-49 sipas Bell: 54) i njëjti autor mund të ketë shkruar artikuj të ndryshëm për tema të ndryshme, që do të thotë se ndarja e shënimeve sipas autorit lehtëson gjetjen e shkrimeve të tij, por vështirëson gjetjen e shënimeve sipas temës. Natyrisht që nuk ka një metodë të përkryer, ashtu sikurse çka funksionon për një nga ju, mund të mos ketë kuptim për dikë tjetër. E rëndësishme është të zhvillojmë një sistem efikas personal, të cilin ta përdorim sa herë marrim shënime. (shih Bell: 54-5) Përveç shënimeve gjatë të lexuarit studentëve iu duhet të marrin shënime edhe gjatë orëve të leksioneve. Në rastin kur leksionet janë shpjegime të temave të përzgjedhura nga pedagogu/ia për lëndën dhe shoqërohet me një tekst shkollor, apo me disa botime të shtypura, atëherë shënimet tuaja duhet të jenë të shkurtra dhe orientuese në lëmin e madh të leximeve që ju janë dhënë paraprakisht nga lektori/ja. Ato mund të përmbajnë një përmbledhje të koncepteve bazë, dhe të shoqërohen me referenca për autorin, veprën ose artikullin, mundësisht edhe vitin e botimit dhe faqen, të cilave iu referohen shënimet gjatë orës së mësimit. Në raste të tjera, kur lënda është bazuar e tëra në leksionet e dhëna në klasë, atëherë studentët kanë për detyrë të marrin shënime sa më të detajuara të atyre që pedagogu/ia thotë në klasë, në mënyrë që të jetë sa më afër materialeve që kërkohen të përvetësohen nga ana e tyre për provim. Në mënyrë që të shtohet shpejtësia juaj për të marrë shënime këshillohet të ndiqni ndonjë kurs stenografie për të përdorur shkurtimet, shifrat në vend të
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
18
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh fjalëve dhe simbole të tjera në vend të fjalëve si plus (+), ndryshe (≠), etj. Të lexuarit akademik: të lexuarit me syrin e shkrimtarit Duhet të keni mësuar tashmë nga profesorët tuaj se sa shumë mund të përfitoni nga leximi i kujdesshëm. Ka ardhur koha të disiplinoheni që të mësoni të shkruani duke lexuar me syrin e shkrimtarit. Nëse qëllimi juaj është të shkruani një plan biznesi të suksesshëm, ju duhet të lexoni sa më shumë plane të tilla dhe t’i lexoni me sy kritik, duke i kushtuar vëmendje zgjedhjeve që kanë bërë shkrimtarët, duke vlerësuar gjuhën dhe metodën. Nëse jeni duke aplikuar për punë apo kërkoni një bursë për të studiuar jashtë shtetit duhet të lexoni sa më shumë rreth formave të aplikimit, të mësoni për organizmat që i ofrojnë këto vende pune apo bursa, dhe të analizoni se si shkrimtarët e këtyre aplikimeve do t’ju kishin bindur ju, nëse paratë dhe puna do të jepeshin nga ju. Nëse doni të shkruani artikuj akademikë, lexoni sa më shumë që të mundeni, jo vetëm për përmbajtjen por edhe për metodën. Në fund të fundit do të mësoni më shumë nga leximet e disiplinuara dhe të vëmendshme të shkrimtarëve të mirë sesa nga leximi i librave të mirë mbi shkrimin. Një nga format për të përmirësuar shkrimin tuaj është duke mbledhur dhe ruajtur shkrime të mira, paragrafë apo fjali të shkëlqyera, të cilat do t’ju ndihmojnë të përmirësoni shprehitë tuaja. (Klooster & Bloem: 18) Të lexuarit për të kuptuar Shkrimtarët e aftë duhet gjithashtu të jenë lexues të aftë. Ndërsa ndiqni lëndët hyrëse të programit, pedagogët tuaj presin që ju të jeni në gjendje të lexoni dhe të kuptoni shumicën e të njëjtit lloj veprash kritike e akademike që edhe ata vetë lexojnë. Edhe shkrimet që ju kërkojnë të bëni duhet t’i afrohen në stil dhe vështirësi veprave profesionale të fushës. Pritshmëria dhe niveli i leximit dhe shkrimit rritet vazhdimisht. (Klooster & Bloem: 106). Për anëtarët e komunitetit të ligjërimit, leximi kthehet gjithnjë e më shumë si një bisedë: shkrimtari mund t’i referohet punëve të mëparshme mbi temën që po trajton, dhe në këtë mënyrë lexuesi ndihet më i përfshirë në debatin mbi temën. Një lexues i suksesshëm sa vjen dhe më shumë do të ndjejë nevojën për të folur me shkrimtarin, t’i përgjigjet atij me pyetje, refuzime, shtime, shembuj dhe kundërshembuj. Në këtë pikë dallimi midis leximit aktiv dhe shkrimit personal është shumë i zbehtë. (Klooster & Bloem: 107)
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
19
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh Ndërsa kaloni në leximet e shkrimet më të komplikuara qoftë në ambjente akademike apo në karierën tuaj, do të zbuloni se leximi sa vjen e bëhet një veprim krijues. Sa më i vështirë teksti, aq më shumë pret shkrimtari që lexuesi të bashkëpunojë në procesin e të kuptuarit. Kur një tekst është i ngjeshur dhe i komplikuar, lexuesi ka shumë punë për të bërë: të rilexojë, interpretojë, analizojë marrëdhëniet midis pjesëve të ndryshme të tekstit, dhe të vlerësojë përdorimin e evidencave dhe vlefshmërinë e argumentit të shkrimtarit. Përdorimi i metodës SQ3R Disa programe mbi aftësitë e të mësuarit dhe trainime mbi suksesin akademik shpjegojnë një metodë leximi që quhet SQ3R. Edhe pse mund të mos e njihni si emër, duhet ta keni hasur një gjë të ngjashme. Akronimi është në anglisht dhe i referohet Survey, Question, Read, Recite, Review. Kjo metodë i mëson studentët që të kenë një qasje të shumëfishtë me materialin, duke e parë nga perspektiva të ndryshme dhe duke kryer veprime të ndryshme mendore me të. Kjo metodë përdoret kryesisht për leximin e teksteve shkollore, por mund të përdoret edhe për artikujt akademikë. Në fillim përzgjidhni (survey) një kapitull dhe më pas bëni një sërë pyetjesh (questions) për përmbajtjen ose strukturën e autorit. Më pas lexojeni (read) materialin, veçanërisht duke kërkuar përgjigjet e pyetjeve tuaja, rilexoni pikat kryesore (recite), dhe së fundmi rishikoni të gjitha pjesët e përzgjedhura. Qëllimi i metodës është t’ju mbajë në gatishmëri, duke ju ndihmuar të jeni një lexues aktiv dhe jo pasiv. (Klooster & Bloem: 108) Llojet e leximit Mënyra më e lehtë për të lexuar është të shkosh nga fjala e parë deri tek e fundit në formë lineare dhe ndërsa lexoni kuptoni atë që do të thotë shkrimtari. Mirëpo ky është vetëm një nga llojet e leximit që profesionistët aplikojnë, ndërkohë që forma ndryshon kur lexojmë një tekst më të vështirë, apo kur na duhet të shkruajmë në përgjigje të asaj që lexojmë. Lista e mëposhtme sugjeron strategjitë e ndryshme që mund të përdoren. Leximi për informacion Një pjesë e leximeve që bëjmë çdo ditë na ndihmojnë të kryejmë aktivitete të caktuara. Kjo është punë utilitare, zakonisht jo shumë
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
20
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh krijuese, por as edhe shumë e vështirë. Leximi i programit mësimor për të parë lëndët dhe oraret e degës dhe vitit tuaj, apo leximi i manualit të instalimit të një programi në kompjuter janë shembuj të leximit për informacion. (Klooster & Bloem: 109) Leximi për metodën ose kontekstin Ndodh që ne të lexojmë nëpër një revistë apo një grup esesh mbi një temë të caktuar për të parë këndvështrimet e ndryshme të autorëve. Për shembull, nëse jemi duke parë një libër të ri me ese kritike mbi veprën e Kadaresë, ne mund t’i hedhim një sy titujve të eseve dhe paragrafëve hyrës dhe kuptojmë nëse kemi të bëjmë me një vështrim historik, një analizë letrare tradicionale, apo një psiko-analizë. Ne gjithashtu mund të kërkojmë nëpër tekst për fjalë çelës dhe autorë e vepra të tjera që citon apo u referohen shkrimtarët në tekst, si edhe provat e shembujt e përdorur nga ata. Leximi për argument Nganjëherë ne lexojmë duke u fokusuar në një argument të artikullit. Në këtë rast ne lexojmë me vëmendje disa pjesë të artikullit dhe kapërcejmë të tjera. Në varësi të disiplinës, ne mund të lexojmë me kujdes tabelën përmbledhëse, hyrjen dhe përfundimet, dhe t’i kalojmë më shkarazi kapitujt e mesëm. Në shkrimet mbi shkencat sociale, lexohet me vëmendje të veçantë abstrakti dhe pjesa e diskutimit. Qëllimi ynë në këtë rast është të kuptojmë formën e argumentit të autorit, pa u thelluar në shtjellimin dhe mbështetjen e argumentit. (shih Klooster & Bloem: 110) Leximi për vlerat letrare Kur lexojmë një poezi apo një roman, e lexojmë ndryshe nga gjithë llojet e tjera të veprave të shkruara. Vëmendja kthehet nga gjuha, forma e metaforës, simbolet, figuracioni, përsonazhet. Ndjekim linjën e tregimit me interes dhe ne lexojmë duke përdorur imagjinatën tonë. Leximi nga ekranet e kompjuterit Një nga llojet e leximit që do ta përdorim gjithnjë e më shumë dhe që kërkon aftësi të veçanta është leximi nga ekranet e kompjuterit. Kur jemi duke punuar në e-mail, duke eksploruar një bankë të dhënash, duke kërkuar në një katalog biblioteke on-line,
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
21
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh ose duke marrë pjesë në një diskutim virtual, kemi nevojë të dimë se ku të shohim për fjalët çelës, në mënyrë që të organizojmë sasinë e madhe të informacionit që kemi përpara dhe të dimë ku të shohim në ekran për kategoritë të veçanta informacioni e të tjera. Nganjëherë teknologjia na ndihmon duke i theksuar fjalë të veçanta me ngjyra të ndryshme, apo duke krijuar një arkiv me letërkëmbimet, apo duke ofruar opsionin e kërkimit për një togfjalësh të caktuar. (shih Klooster & Bloem: 111). Shembull: model i procesit të leximit Kur lexojmë për të kuptuar, jo thjesht për informacion, ne përfshihemi në një sërë aktivitetesh mendore. Këto aktivitete nuk ndodhin detyrimisht njëra pas tjetrës, por mbivendosen dhe përsëriten pa ndonjë rend të përcaktuar. Lexuesit e mirë kalojnë nga njëri aktivitet tek tjetri, herë duke pranuar e herë duke refuzuar atë që thotë shkrimtari. Ai model që ofrojmë këtu është ai që tekstet që do të lexojmë si pjesë të një bisede që zhvillohet në kontekstin shoqëror. Natyrisht që jo çdo gjë që lexojmë kërkon një përkushtim kaq të madh mendor, por lloji i leximit që ne kemi parasysh është tipik për një akademik që nga fillesat e tij/saj si student/e e deri në nivelet më të larta të profesoratit. (shih Klooster & Bloem: 111) Leximi i vëmendshëm Leximi shpesh fillon me përpjekjen për të kuptuar idenë qendrore, ndarjet kryesore të argumentit, funksionin dhe fokusin e pjesës që po lexojmë. Shpesh e shoqërojmë leximin tonë me një laps duke nënvizuar fjalitë që sipas nesh mbartin thelbin e shkrimit, nganjëherë fill pas përfundimit të leximit hedhim në letër pikat e planit të veprës, dhe kur diskutojmë me dikë rreth asaj që kemi lexuar fillojmë me përmbajtjen për të vërtetuar që e kemi kuptuar drejt atë që thotë shkrimtari/ja. Artikujt e revistave akademike, sidomos në shkencat natyrore dhe shoqërore, shpesh paraprihen nga një paragraf i shkurtër por të përmbledhur që quhet abstrakt. Abstrakti na ndihmon të kuptojmë nëse kemi nevojë ta lexojmë të gjithë artikullin dhe, nëse e lexojmë, na kursen ne kohë duke mos bërë një përmbledhje tonën mbi artikullin. Sigurohuni që i lexoni me shumë kujdes abstraktet, duke kuptuar çdo fjalë, dhe kujtohuni ta rilexoni abstraktin pasi të keni lexuar artikullin për të parë nëse ishte i saktë dhe i përshtatshëm. Nganjëherë ajo që duket si abstrakt, në fakt mund të jetë një hyrje në temë. Leximi për herë të dytë e të tretë mund të përforcojnë të kuptuarin tonë, si edhe
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
22
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh t’i vendosim të gjitha pjesët e argumentit në një të tërë kohezive. (shih Klooster & Bloem: 112). Leximi kontekstual Ndërsa vazhdojmë të punojmë me një tekst, na shtohet interesi për ta parë atë në kontekstin e disiplinës së vet. Kemi nevojë të shohim se si kjo pjesë i përgjigjet studimeve të mëparshme ose atyre bashkëkohore mbi të njejtën temë. Duam të kuptojmë shkollën teorike në të cilën ka punuar autori/ja, si edhe metodën e përdorur prej tyre. Shenjat identifikuese mund t’i gjejmë tek lloji i shkrimit: ese reaguese, ese kritike, studim, raport etj. Po ashtu mund të kërkojmë shenja tek titulli, tek hyrja dhe tek përmbledhja teorike që shkrimtari ka bërë dhe kontekstin në të cilin ai/ajo ka menduar se futet puna e vet. Nganjëherë shkrimtarët mund t’ju ndihmojnë duke e thënë qartë se vepra e tyre është pjesë e x diskutimi në botën akademike, duke iua lehtësuar mjaft punën për gjetjen e kontekstit akademik të shkrimit. Nga ana e tyre studentët duhet të kërkojnë një kontekst që ka lidhje direkte me lëndën përkatëse duke parë se si ky shkrim lidhet me shkrime të tjera që janë studiuar më parë, si u përgjigjet, shton apo kundërshton atë që është lexuar dhe thënë gjatë semestrit. (shih Klooster & Bloem: 112) Leximi kritik Ndërsa lexojmë një tekst të vështirë, vëmendja jonë drejtohet nga procesi i pyetjeve, vlerësimit e bashkëbisedimit me shkrimtarin/en. Sa më shumë e njohim disiplinën, sa më shumë jemi zhytur në kontekstin e fushës, aq më të aftë jemi për të lexuar në mënyrë kritike. Ne vlerësojmë atë që është shkruar mirë, por në të njëjtën kohë kërkojmë gabimet logjike dhe mospërputhjet në linjën e mendimit dhe të argumentimit. Ne vlerësojmë kontributin e shkrimit në njohuritë dhe të kuptuarit tonë, si edhe në mënyrë imagjinare i vendosim shkrimtarët përballë njëri-tjetrit për të parë se si do t’i përgjigjeshin ideve të njëri-tjetrit. Gjatë këtij procesi ne vendosim nëse do ta pranojmë apo jo argumentin e shkrimtarit/es, ose si do të mund ta modifikonim ose shtonim argumentin në mënyrë që ta bënim atë më bindës. Ndërsa bëjmë pyetje, mund të rilexojmë tekstin për të parë në mos kemi anashkaluar apo keqkuptuar ndonjë gjë. Një lexues i mirë përpiqet gjatë gjithë kohës të kuptojë si dhe pse shkrimtarët japin argumentet që japin. (shih Klooster & Bloem: 113)
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
23
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh Reagimi pas leximit Pas të lexuarit kritik, lexuesi shkruan për t’u përgjigjur, duke pyetur, duke ndryshuar, dhe duke sjellë shembuj e kundrashembuj. Tani është e qartë që lexuesi e kupton materialin. Ai/ajo e ka përvetësuar atë tashmë. Lexuesi e përkthen tekstin në terma që janë më të qartë për të, dhe e aplikon në situata ku ai mund të testohet. Lexues të ndryshëm reagojnë në forma të ndryshme. Dallimet reflektojnë aftësitë, interesat dhe qëllimet individuale. Disa lexues mund të përqendrohen në një pjesë të vogël; të tjerë mund të reagojnë ndaj të tërës. Për më tepër, çdo reagim individual formësohet nga situata. E lexojmë ndryshe një libër kur do t’i flasim një mikut tonë në një letër për të, dhe ndryshe kur do të bëjmë një analizë për një revistë akademike. Gjithashtu reagimi mund të jetë ndryshe kur atë ta ka kërkuar një profesor në formën e një detyre, dhe ndryshe kur lexojmë për arsye të tjera akademike. Ky model leximi na sugjeron disa gjëra. Është e qartë, se kur kemi përpara një tekst të vështirë, do të keni nevojë ta lexoni më shumë se një herë. Dhe nëse mendoni se një shkrim vlen të lexohet disa herë, është mirë që të përdoren forma të ndryshme leximi, dhe jo të punohet fjalë për fjalë me tekstin. Duke qenë se keni bërë nënvizime gjatë leximit të parë, mund t’i riktheheni në mënyrë selektive, duke u përqendruar në ato pjesë që duken më të vështira apo të ngatërruara, duke i vendosur pjesët e ndryshme të argumentit në raport me njëra-tjetrën, duke punuar me ato pjesë që kanë nevojë për më shumë punë. Një tipar tjetër i këtij modeli është se këto lexime të shumfishta do të mbivendosen. Ndërsa lexoni për të gjetur kontekstin, do të lexoni me më shumë vëmendje e saktësi. Kur të reagoni ndaj asaj që keni lexuar me shkrim do ta gjeni veten duke iu rikthyer pjesëve të ndryshme për të sqaruar se si e keni kuptuar herën e parë. Ndërsa bëni një vlerësim kritik, do ta kuptoni se të kuptuarit tuaj është zgjeruar dhe pasuruar. Ashtu si edhe procesi i të shkruarit, edhe leximi i sofistikuar është ripërsëritës: një lexues i mirë vazhdon t’i rikthehet tekstit në kërkim të një kontrolli më të plotë të ideve. Së fundi, ky model sugjeron se lloje të ndryshme shkrimi mund të përmirësojnë të lexuarin dhe të mësuarit. (shih Klooster & Bloem: 113-4) Përdorimi i Bibliotekave Është vështirë, në mos e pamunduar të zhvillosh një punë kërkimore-studimore pa përdorur bibliotekat. Ato janë të
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
24
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh domosdoshme gjatë procesit të konsultimit me një numër librash, por edhe revistash akademike. Menjëherë pas rregjistrimit në një universitet, studentët duhet pa tjetër të njohin bibliotekën e këtij instituti, mënyrën e përdorimit, llojet e burimeve dhe kushtet e huazimit të librave dhe/ose botimeve të tjera. (shih Bell: 57) Në rastet kur universiteti është i madh, ai mund të ketë një bibliotekë qendrore, si edhe biblioteka fakultetesh. Është mirë të mësoni nëse ju duhet të rregjistroheni në secilën prej tyre, apo mjafton një rregjistrim i përgjithshëm për shërbimet bibliotekare. Kini parasysh se rregullat e rregjistrimit mund të jenë të ndryshme për biblioteka të ndryshme. (shih Bell: 57) Të gjithë mendojmë se dimë se si t’i përdorim bibliotekat dhe se nuk do të na duhet shumë kohë për të kuptuar sistemet vepruese të tyre. Por të mësosh të orientohesh, si edhe të mësosh se çfarë librash gjenden në bibliotekat publike dhe çfarë gjendet në bibliotekat e specializuara të universiteteve. Bibliotekat mbartin aq shumë informacion, sa të shtyjnë të mos largohesh kurrë duke humbur në. Shpesh projektet e studimit dështojnë për shkak të leximeve të padisiplinuara si edhe sepse nuk janë përdorur të gjitha pajisjet dhe infrastruktura që ofron biblioteka. (shih Bell: 57-8) Me futjen e teknologjisë, tashmë bibliotekat ofrojnë hulumtimin on-line të bankës së të dhënave duke të treguar informacion në lidhje me indekset e citimeve, detajet bibliografike të revistave akademike, reçensione librash si edhe mundësinë për t’u futur në shumë rrjete mbarëbotërore. (shih Bell: 58) Disa nga gjërat që duhet të dimë kur përdorim një bibliotekë janë: • Në cilat rafte janë numrat më të fundit dhe ato më të hershmet të një reviste, nëse janë version në letër apo në mikrofilm, dhe cilët tituj, nëse ka, gjenden vetëm elektronikisht. • Nëse ka koleksione librash që huazohen me kohë të rezervuar apo për një kohë të shkurtër, dhe nëse të gjitha librat janë të ekspozuara. • Cilat bibliografi, indekse dhe abstrakte kanë; dhe në çfarë formatesh; nëse ka bibliografi të veçanta për fushën tuaj; nëse seksioni i referimit: enciklopeditë, direktoritë, fjalorët dhe vjetarët është ndarë në koleksione të përgjithshme, apo me fusha reference. Shumica e bibliotekave kanë udhëzues të shtypur, që mund t’ju ndihmojnë për t’u orientuar më mirë dhe më shpejt. Ato mund të jenë në formën e skedave siç ndodh me Bibliotekën Kombëtare apo bibliotekat e rretheve, ose në formën e një liste të shtypur, ku
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
25
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh botimet janë ndarë sipas fushave siç është bërë në bibliotekën e Shoqatës Aleanca për Barazinë Gjinore. Në përgjithësi ka shumë udhëzime ndihmëse në faqet elektronike të bibliotekave, por më parë duhet të mësoni si ta përdorni atë. Sidoqoftë, ndihma më e madhe vjen nga katalogu i bibliotekës. Shumë prej tyre tashmë gjenden on-line dhe ju mund t’i zhbironi falë një kompjuteri edhe jashtë bibliotekës, pasi ato janë të hapura për shikim nga publiku i gjerë. Zakonisht menutë virtuale ju ofrojnë mundësinë për të kërkuar botime sipas autorit, titullit ose temës kryesore, duke gjetur se cilat biblioteka i kanë materialet që ju duhen më shumë për studimin tuaj. Është mirë të dini që edhe pse ju mund të hulumtoni se kush janë materialet e bibliotekave të ndryshme, jo gjithnjë do të keni mundësi për t’i përdorur ato. Për këtë arsye është mirë të pyesni kushtet e dhënies së librave dhe artikujve, si edhe nëse përdorimi i tyre ofrohet me pagesë apo jo. (shih Bell: 58-9) Bibliotekat akademike Ka shumë mundësi që bibliotekat e institucioneve akademike të kënë shumicën e burimeve të specializuara që do t’ju duhen për studimin tuaj, por përveç rastit kur jeni student apo pjesë e stafit të atij institucioni, ju duhet të zbuloni se deri në çfarë mase mund t’i konsultoni këto burime. Disa biblioteka nuk do t’ju ofrojnë fare shërbime, të tjerat do t’ju lejojnë të lexoni librat dhe artikujt e tyre, pa pasur mundësi t’i nxirrni jashtë bibliotekës, dhe të tjera do të mundësojnë huazimin për një periudhë të shkurtër kohe. Disa do t’ju lejojnë të përdorni vetëm librat dhe artikujt që kanë në letër, por jo ato elektronike për shkak të rregullave të liçencës që mund të kenë. Disa prej tyre kanë tarifa pagese edhe për burimet referenciale. Mund të ketë edhe kufizime në numrin e librave që mund të merrni dhe kohën që mund t’i mbani ato. Sigurohuni që do të mund të përdorni materialet që ju nevojiten para se të bëni ndonjë pagesë. Kushtet e bibliotekave mund të gjenden në internet, qoftë në faqen e vetë bibliotekës, ose në faqen e universitetit apo institutit me të cilin është atashuar. Mos harroni të pyesni edhe për gjëra teknike si orari i hapjes dhe kufizimet në ditët e festave apo gjatë pushimeve. (shih Bell: 59). Interneti Në një botë që gjithnjë e më shumë përdor Rrjetin MbarëBotëror (WorlWideWeb) për të komunikuar dhe botuar, interneti është kthyer në një burim të vlefshëm informacioni për shumë studentë e studiues. Gjithësesi, duke qenë se kushdo mund të hapë një faqe
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
26
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh interneti dhe të botojë informacion sipas dëshirës kundrejt një pagese të përballueshme, apo edhe falas, leximi nga interneti është vështirësuar. Që leximi nga interneti të jetë efektiv, duhet që në rradhë të parë të shikojmë me kujdes faqen se ku është botuar materiali me të cilin po konsultohemi. Burimet më të besueshme janë faqet e universiteteve, ato të gazetave dhe revistave akademike ose publicistike me reputacion të mirë, faqet zyrtare të institucioneve dhe organizatave, si edhe faqet personale të autorëve. Përveç faqes se ku është botuar materiali, si element verifikues për cilësinë e asaj që lexojmë shërbejnë të dhënat bibliografike. Nëse ato janë të plota, atëherë botuesi i faqes është një individ rigoroz që ruan të drejtën e autorit, duke bërë kështu të rritet dhe besueshmëria e faqes së vet. Verifikimi i cilësisë dhe seriozitetit të burimit të gjetur në rrjet pasohet nga hapi i dytë: ai i leximit të materialit. Edhe këtu mund të përdorni metodat e përdorura për leximin e botimeve në letër. Në rastin kur është shkrim i shkurtër mund ta lexoni të gjithë, por nëse është shkrim i gjatë, atëherë mund të lexoni abstraktin nëse ka, hyrjen, tabelën e përmbajtjes dhe referencat. Nëse materiali është gjetur nëpërmjet një prej motorëve të kërkimit, atëherë fjala çelës që keni përdorur do të jetë e theksuar me një ngjyrë sipër, dhe në këtë mënyrë ju mund të lexoni fjalitë ose paragrafët ku shfaqet fjala juaj çelës për të vlerësuar nëse duhet lexuar apo jo i gjithë teksti. Kur vendosni që është një burim i vlefshëm, mund të zgjidhni ta ruani në dosjet tuaja personale duke vendosur titullin dhe autorin si emër të dokumentit që keni gjetur. Nëse të drejtat e autorit apo formati i faqes ku po lexoni nuk ju lejon ta ruani materialin në një dokument tuajin, atëherë mjafton ta shtoni adresën url të shkrimit tek të Preferuarat, gjithnjë nëse kompjuteri që po përdorni është personal. Në të kundërt, mbajeni shënim adresën e saktë virtuale, që kur të hyni përsëri në linjë nga një kompjuter tjetër të jeni në gjendje të konsultoheni sërish me të njëjtin material. Leximi para një ekrani kompjuteri është mënyra më e shpejtë për t’u konsultuar me këto lloj burimesh, por është vënë re se disa njerëz e kanë shumë të vështirë të përqendrohen në ekranin e një kompjuteri për një kohë të gjatë për të lexuar. Këtyre lexuesve u këshillohet ta printojnë materialin dhe ta lexojnë atë në letër. Kjo metodë u jep mundësinë të mbani shënime në anë të faqen, të nënvizoni dhe të theksoni pjesët më të rëndësishme si në çdo lexim tjetër. Cilëndo mënyrë të zgjidhni e rëndësishme mbetet që të zgjidhni mënyrën që funksionon më mirë për ju dhe që rezulton më efektive.
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
27
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh Leximi i Shtypit Leximi i shtypit është i rëndësishëm, pasi ju jep mundësi të ndiqni hap pas hapi ndodhitë në të gjitha lëmet e jetës në vend dhe në botë. Shtypi sot është shumëfaqësh dhe përmbledh informacione të ndryshme nga politika, institucionet, shoqëria, marrëdhëniet me jashtë, si edhe sporti, arti e kultura. Këto fusha paraqiten nëpërmjet artikujve ekspozues, intervistave dhe analizave, duke ju ofruar lexuesve mundësinë e një interpretimi vetjak, por edhe interpretimin e opinionistëve të ndryshëm, apo autoriteteve të ndryshme në vend. Si lexues ju duhet të dini që shtypi mund të jetë i pavaruar, ose organ i ndonjë partie politike apo media shtetërore, që do të thotë se në rastin e parë botuesi ka një linjë mendimi të vetën, në rastin e dytë shtypi ndjek politikën e partisë që përfaqëson dhe në rastin e tretë, shtypi është zëdhënës i qeverisë dhe institucioneve shtetërore. Këshillohet që të lexohen të treja llojet e këtyre botimeve për vetë faktin se ofrojnë tre këndvështrime të ndryshme, që i japin mundësinë lexuesit të krijojë një opinion të vetin në lidhje me atë që ka ndodhur, si edhe të krahasojë versionet për një ballafaqim individual me pasqyrimin e së vërtetës objektive apo fshehjen e saj nga qytetari. Në një situatë ku shtypi ofrohet me shumicë nga botues të ndryshëm, lexuesit i duhet të jetë përzgjedhës në organet që vendos të lexojë. Për këtë ju duhet të mbështeteni në gjykimin tuaj të ftohtë, në rekomandimet e personave që vlerësoni, si edhe në reputacionin e një gazete të caktuar. Gjykimi juaj do t’ju çojë që për disa kohë të lexoni gazeta dhe revista të ndryshme duke vlerësuar cilësinë e asaj që botohet krahasimisht me të tjerat duke u bazuar në respektimin e gjuhës, qëndrueshmëria e argumentave dhe mbështetja në fakte të artikujve të botuar. Përsa i përket rekomandimeve, pavarësisht nga respekti që keni për atë që jua rekomandon, gjithnjë shoqërojeni vendimin për të lexuar atë gazetë të caktuar me gjykimin tuaj personal mbi cilësinë e saj. Ndërkohë reputacioni i një gazete mund të formohet duke pasur parasysh numrin e shitjeve të saj, llojin dhe emrat e gazetarëve që ka punësuar, si edhe emrat e opinionistëve që e përzgjedhin për të shprehur mendimet e tyre. Edhe në këtë rast, vendimtar për përzgjedhjen do të jetë vlerësimi personal i cilësisë së botimit. Vetëm në këtë mënyrë do të jeni më shumë të sigurtë se nuk po keqinformoheni. Leximi i shtypit duhet të shoqërohet me mbajtjen e shënimeve, sidomos nga ana e studentëve të shkencave sociale. Mbajtja e një ditari mediatik do të ishte një metodë e dobishme për të lehtësuar organizimin e shënimeve dhe ruajtjen e tyre. Ajo
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
28
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh që mund të bëni është shkrimi i një përmbledhje të artikullit apo ngjarjes shoqëruar me emrin e autorit, titullin e artikullit dhe të dhënat e botimit dhe datën e botimit. Në këtë mënyrë ju mund t’i referoheni në një kohë të dytë më lehtë sesa të rishikoni të gjithë numrat e gazetës nga fillimi në fund për të gjetur informacionin që ju nevojitet. Konspektimi Konspektimi mund të kryhet për një temë të caktuar ose për një libër të vetëm. Në të dyja rastet përbën një përmbledhje të debatit akademik mbi temën në fjalë. Konspektimi mund të jetë një dokument i mëvetësishëm, p.sh., kur u jepet studentëve si detyrë shtëpie parapërgatitore, por mund të jetë edhe pjesë e një detyre më të gjatë si në rastin e një punimi shkencor, kur përpara se të parashtrojë argumentat e reja dhe gjetjet e studimit vetjak, shkrimtari/ja bën një paraqitje të përmbledhur të artikujve dhe/ose librave akademike të botuar në lidhje me temën në fjalë. Kjo bëhet për t’i treguar lexuesit se deri ku është arritur me studimin e kësaj teme. Shumica e artikujve akademikë fillojnë me një rishikim të literaturës (një mënyrë tjetër për të quajtur konspektimin), e cila mund të jetë në rend kronologjik, por edhe në atë tematik. Rendi kronologjik nënkupton se përmbledhja fillon që nga botimet e para e deri tek ato më të fundit, ndërkohë që përmbledhja tematike nënkupton diskutimin akademik mbi pjesët përbërëse të temës nga autorë të ndryshëm. Për të përgatitur një konspekt të mirë studentëve iu duhet të konsultohen me bibliotekat dhe me burimet virtuale. Konspekti duhet të jetë i qartë, por konçiz. Ai duhet të përmbajë pikat më të rëndësishme të debatit akademik mbi fushën e kërkuar dhe të shoqërohet nga bibliografia përkatëse. Gjatësia e një konspekti do të varet nga numri i fjalëve, apo i faqeve që iu është kërkuar të plotësoni. Numri i tyre nënkupton edhe se sa thellë, lektori kërkon që ju të shkoni me hulumtimin e literaturës mbi fushën apo temën e dhënë. Kur ju kërkohet të bëni një konspektim të një vepre të caktuar, detyra është më e lehtë, pasi ajo që ju duhet të bëni është të lexoni me kujdes veprën, të mbani shënime gjatë leximit për të nxjerrë pikat kryesore të debatit akademik të shtjelluar aty dhe më pas t’i përmblidhni ato në një dokument të shkruar. Nganjëherë mund t’ju kërkohet që të përfshini dhe kritikën mbi veprën në fjalë, që do të thotë se do të ndiqni hapat më lart për të hulumtuar literaturën që është marrë me analizën e veprës që keni
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
29
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh si detyrë dhe për të paraqitur me shkrim gjithë debatin akademik të nxitur prej saj (shih Brusaw et al: 405-7). Të Shkruarit si Përmbledhje e Rishprehje e Përvojave Njerëzore Procesi i të shkruarit nuk është aspak i lehtë. Paraqitja e ideve dhe mendimeve në formë të shkruar përbën formën më të lartë të shprehjes njerëzore. Kjo formë e të shprehurit përveç funksioneve të tjera bën të mundur komunikimin ndërbrezor dhe sjell në ditët tona përvojën njerëzore. Kjo e fundit mund të jetë e lashtë dhe e hershme ashtu si edhe mund të ketë ndodhur vetëm një ditë më parë në një cep të largët të globit. Procesi i të shkruarit nuk mund të kuptohet pa lidhjen e ngushtë që ka me procesin e të menduarit. Sa më të qartësuara të jenë idetë aq më shprehës është edhe të shkruarit. Në qoftë se dikush arrin të shkruajë mendimet në një formë të kuptueshme ateherë shprehja e atyre mendimeve me anë të fjalës së folur bëhet shumë më e lehtë. Siç do të shohim edhe më poshtë, procesi i të shkruarit është i ndërlikuar sepse kombinon disa procese mendore brenda tij. Personit që shkruan i duhet që të mendojë dhe të ketë parasysh shumë gjëra në të njëjtën kohë në mënyrë që të shkruarit të jetë efektiv. Jo më kot në gjuhën shqipe thuhet se "Gjuha kocka nuk ka por kocka thyen." Të shkruarit përbën një renditje të përvojave njerëzore. Në këtë mënyrë njerëzit arrijnë të shprehin qëndrimet, ndjenjat dhe mendimet e tyre në një formë të re dhe të sjellin edhe tek të tjerët këto përvoja. Po të mëndojmë për një çast nuk do të jetë aspak e vështirë që për të njëjtën ngjarje ose ndodhi njerëzit reagojnë në mënyra të ndryshme dhe për pasojë mënyra e të shprehurit rreth kësaj ngjarje do të jetë e ndryshme. Për këtë mjafton të krahasosh mënyrën se si shkruhet në gazeta për të njëjtën ngjarje. Procesi i të shkruarit është edhe mënyra më e mirë për të mësuar. Ekspertët për ta provuar këtë këshillojnë të rishkruani edhe një herë shënimet që keni marrë në një kurs të caktuar. Do të shihni se sa shumë përmirësim do të ketë jo vetëm teksti i shënimeve por edhe aftësitë tuaja për ta kuptuar dhe diskutuar rreth shënimeve apo leksionit të caktuar. Kur dikush ulet të shprehë mendimet dhe idetë në të mënyrë të shkruar - procesi mendor ose i të mësuarit ka përfunduar dhe të shkruarit përbën formën ideale të shprehjes së mendimeve për të tjerët. Ndodh shpesh që në provimet me shkrim studentët sapo shohin kërkesat të sjellin para vetes idetë që u janë ngulitur dhe me anë të procesit të shkrimit të këtyre ideve në një formë të njësuar qoftë ky paragraph, ese, hartim apo edhe detyrë kursi, t'i paraqesin këto ide
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
30
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh në një formë të re e cila i çudit edhe ata vetë. Ky proces ndodh gjithmonë e më tepër kur rritet përvoja në procesin e të shkruarit. Të shkruarit është një beteje e vërtetë dhe shumë e vështirë. Beteja zhvillohet me dhe kundra vetes. Si shkrimtar njeriu merr njëkohësisht rolin e lexuesit, të kritikut, të redaktorit, të udhëheqësit, etj. Nëse dikush thotë që të shkruarit është i lehtë dhe i vjen natyrshëm - personi gënjen - sepse të sjellësh idetë e tuaja në këtë botë dhe për më tepër të përpiqesh të rindërtosh këtë botë me anë të ideve që shpreh nuk është aspak e lehtë. Isak Bashevis Singer, fituesi i çmimit Nobel në letërsi në vitin 1978, pat shkruar: "Besoj se mrekullitë ndodhin në çdo fushë të jetës me përjashtim të të shkruarit. Përvoja më ka treguar se në procesin e të shkruarit mrekullitë nuk ndodhin." (Cituar sipas Andrea Lunsford dhe Robert Connors në librin The St. Martin's Handbook, 1992, botimi i dytë i edicionit për mësuesit). Në këtë aspekt do të ishte me interes që të merrnit librin Ftesë në Studio të shkrimtarit shumë të njohur shqiptar Ismail Kadare dhe të lexonit mendimet e tij për procesin e të shkruarit dhe për lidhjet që shkrimtari/ja krijon me muzën e tij/ të saj letrare. Të menduarit në formë krijuese dhe kritike Si qenie njerëzore që jemi, të menduarit na vjen në mënyrë të natyrshme. Por të mendosh efektivisht është diçka jo e natyrshme. Ky lloj të menduarit duhet mësuar dhe praktikuar. Të menduarit si proces përfshin çfarëdolloj aktiviteti apo veprimtarie mendore që mund të jetë si shikimi i ëndërrave me sy hapur, apo analizat komplekse matematikore. Duke u munduar të klasifikosh të menduarit në mënyrë të thjeshtë dallon dy lloj procesesh: të menduarit krijues dhe atë kritik. Lidhur tepër ngushtë me të menduarit krijues është procesi i shoqërizimit (asocimit), në fakt të menduarit krijues nuk mund të kuptohet pa këtë proces. Shoqërizimi i parë në formën e procesit mendor përbën atë proces që mundëson nxjerrjen dhe përpunimin e informacioneve, ndjenjave dhe ideve nga kujtesa. Kur mendja punon në mënyrë krijuese, ajo sjell përpara përvoja të cilat nuk janë të lidhura mirë me njëra-tjetrën. Vëzhgimet e rastit të tipit: “sa shumë baltë ka!” apo “sa pak studenta bëjnë mësim!” janë shembuj tipikë të të menduarit krijues. Po ashtu në të menduarin krijues përfshihen edhe kategoritë e mëposhtëme: ndjesi të pashpjegueshme ide të çuditshme
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
31
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh copëza bisedash detaje nga leksionet pjesë nga librat, gazetat, këngët apo edhe filmat… Ushtrim Leximi: shkruani me laps shembuj për secilën kategori.
Në raste të caktuara të menduarit krijues është i paqëllimshëm. Ky proces ndodh kur mendja është në gjendje gjysëm të përgjumur dhe mendimet vërshojnë pa ndonjë lloj sistemi në një rrjedhë imazhesh, kujtimesh e ndjenjash të cilat luhaten në ndonjë cep të ndërgjegjes. Në raste të tjera të menduarit krijues është reflektues dhe i qëllimshëm. Të menduarit reflektues ndodh kur mendja ka një qëllim, për shembull: gjetjen e rrugëzgjidhjes së një problemi. Në kësi lloj situatash me anë të të menduarit reflektues përpunohet një listë spontane mundësish nga e cila mund të zgjidhet opinioni më i mirë. Me fjalë të tjera: Të menduarit krijues, qoftë reflektues apo i paqëllimshëm, sjell spontanitetin që mundëson informacionin dhe intuitën që ndez depërtimin drejt thelbësores. Vlerësimi - procesi që gjykon ose vë në provë saktësinë e informacionit, gjërave thelbësore, ideve që vijnë nga procesi krijues – është në qendër të të menduarit kritik. Kur mendon në mënyrë kritike, vë në provë mundësitë: analizon vendimet e marra; vë në pah hamendësime të dukshme; gjurmon lidhje të logjikshme; dhe vë në zbatim standardet e caktuara të arsyetimit logjik. Me anë të të menduarit kritik vendoset çfarë duhet dhe s’duhet bërë, dallon të mirën nga e keqja, kupton çfarë shkon e çfarë nuk shkon me diçka. Si të menduarit krijues dhe kritik janë thelbësorë në marrjen e vendimeve edhe në të shkruar. Shkrimtari kur boton romanin jo vetëm që i duhet të krijojë ngjarjen dhe personazhet, por përpara se ta dërgojë për botim i duhet të kritikojë tepër imtësisht formën e të shkruarit dhe elementët artistikë. Doktoresha kur diagnostikon sëmundjet, në fillim krijon diagnoza të mundëshme që duken se përputhen me simptomat e pacientit, dhe për të vendosur diagnozën e saktë ajo kritikon secilën prej tyre me anë të ekzaminimit të mëtejshëm dhe analizave laboratorike. Për të zgjidhur një krim, grupi hetimor ose policia gjyqësore krijon hipoteza të mundëshme të cilat i testojnë me provat dhe të dhënat që kanë arritur të mbledhin. Nëse ata nuk kanë sukses në procesin e krijimit të hipotezave bindëse ata nuk mund ta zgjidhin krimin/çështjen kriminale. Po kështu nëse grupi hetimor i kalon
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
32
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh hipotezat në të cilat kanë arritur në një proces gjyqsor jo rigoroz kritik, ata mund të arrijnë në konkluzione të gabuara. Jepni shembujt tuaj. Në përfundim të kësaj pjese mund të shprehemi se: Në qendër të të menduarit efektiv ose me vlerë efektive të lartë qëndron mënyra e përdorimit të të menduarit kritik dhe atij krijues kur dhe si duhet. Bazat e të menduarit kritik Në zhargonin e përditshëm fjala/mbiemri “kritik/kritike” ka ngarkesë emocionale negative, për më tepër kjo fjalë ka një histori përdorimi interesante në gjuhën shqipe, veçanërisht e parë në togfjalëshat “autokritikë me shkrim”, “kritikë përpara kolektivit” etj. Në këto raste kuptimi i fjalës në fakt ishte gjyq për veten, ose gjyq i hapur. Në përdorimet e saj akademike, fjala “kritik/e” i referohet veprimtarive intelektuale të ndërlikuara të cilat lidhen ngushtë me proceset e analizës, vlerësimit dhe interpretimit. Kur themi se filani apo fisteku e ka prishur perspektivën kritike duke u përfshirë emocionalisht në procesin e vendim-marrjes, kemi parasysh se personi nuk ka aplikuar të menduarit efektiv. Të mendosh në mënyrë kritike nuk do të thotë të gjykosh ose të analizosh çdo koment që të bëjnë – si mendues kritik dikush i hyn jetës tepër i menduar me një arsenal dhuntish që të ndihmojnë të interpretosh, analizosh, dhe vlerësosh përvojat jetësore dhe informacionet që merr. Të menduarit kritik e vë theksin mbi objektivitetin - aftësia për të vështruar ndodhitë dhe përvojat pa i shtrembëruar ato. Kjo formë e te menduarit me qëllim nënvleftëson subjektivitetin paaftësine për të menduar përtej një kornize të caktuar reference. Të menduarit kritik ndikohet thellë nga fakti që kemi përmendur edhe më parë se secili prej nesh i shikon ngjarjet apo eksperiencat jetësore prej një këndvështrimi apo perspektive të veçantë. Njohja e këtij fakti, e perspektivës subjektive që secili krijon në lidhje me realitetin, merr rëndësi të madhe veçanërisht kur dikush prej nesh përpiqet të arrijë konsensusin në një grup të caktuar. Subjektiviteti jo vetëm që ka efekt negativ mbi aftësitë tona për të menduar në mënyrë efektive, por edhe mund ta errësojë këtë proces, veçanërisht kur emocionet ndërhyjnë në procesin e të shkruarit. Nuk mund të mohohet prej askujt fakti se emocionet janë një pjesë e pandashme dhe e rëndësishme e sjelljes njerëzore. Si mund të kuptohen artistët pa pasionin për fushën e tyre? A mund të imagjonohen njerëzit filantropë pa ndjenjën e bujarisë dhe të dhënies? Sidoqoftë, kur flasim për procesin e të shkruarit në
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
33
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh mënyrë akademike, edhe emocioni më i lehtë zvogëlon aftësitë për të gjykuar llogjikisht dhe të punosh në formë frytdhënëse me të tjerët. Kudo ku kërkohet objektivitet, emocionet kanë tendencën të intensifikojnë argumentimin ose sjelljen vetmbrojtëse, e cila gjithmonë pengon diskutimet me arsye. Në mënyrë që të zvogëlohet intensiteti emocional në procesin e arritjes së konsesusit në një grup të caktuar, këshillohet vështrimi i realitetit nga këndi i atyre me të cilët jeni në konflikt. Kur shihet se emocionet na kanë pushtuar tërësisht dhe nuk na lejojnë të arsyetojmë, duhet të tërhiqemi dhe të analizojmë çdo hap të procesit mendor për të qenë të sigurtë se konkluzionet janë të pranueshme dhe të bazuara dhe krejtësisht të kuptuara nga të tjerët. Arsyetimi dhe të Menduarit Kritik2 Mendimi kritik është një mënyrë e sofistikuar e të menduarit. Ai nxit përpunimin e njohurive dhe nxjerrjen e përfundimeve personale në lidhje me çështje të ndryshme që paraqiten për diskutim. Në qoftë se duam të jemi mendjehapur dhe kritikë, të menduarit nuk duhet t’i lihet rastësisë. Të menduarit kritik përshkruan se si po mendohet për diçka. Të mësosh të mendosh në mënyrë kritike do të thotë: 1. Të mësosh të pyesësh, kur të pyesësh dhe çfarë pyetjesh të bësh. 2. Të mësosh si të arsyetosh, kur ta përdorësh arsyetimin dhe çfarë metodash arsyetimi të përdorësh. (shih Fisher sipas AEDP, 1998: 88) Është e rëndësishme që një shkrimtar të nxitet nga pedagogët, ose edhe vetë që të jetë i gatshëm për të arsyetuar. Arsyetimi do të thotë gjetja e argumentave se pse diçka qëndron, pra duhet të pranohet nga të tjerët si e mirëqenë. Argumentimi synon në zbulimin e së vërtetës, duke e nxjerrë bindjen në dritën e arsyetimit. Argumentimi duhet të jetë një sfidë për arsyen dhe jo një ftesë për t’u përplasur me të tjerët. Pyetjet që mund t’i bëni vetes për të arritur në një arsyetim të shëndoshë janë: Çfarë argumentesh ka për këtë? Çfarë argumentesh ka kundër kësaj? 2
Nënkapitulli në vijim është një sintezë e artikullit të Robert Fisher, “Të menduarit kritik” në AEDP, Studio Gjithçka, Arsyes vendin e parë, Tiranë: AEDP, 1998, f 87120. Artikulli në fjalë përqendrohet tek zhvillimi i mendimit kritik tek fëmijët, por parimet që ai parashtron janë parimet bazë të mendimit kritik dhe për rrjedhojë mund të aplikohen edhe në kontekstin e shkrimtarëve akademikë.
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
34
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh A mund të më bindi me argumentet tuaja? A ju kam bindur me argumentet e mia? Cili argument do t’ju bindte? (shih ibid: 89)
Tipar tjetër dallues i mendimit kritik është edhe gatishmëria për të sfiduar idetë e të tjerëve, pra aftësia për të mos pranuar diçka si të vërtetë derisa të jeni të bindur nëpërmjet arsyetimit dhe argumentave se ai mendim apo ajo ide është e saktë. Me fjalë të tjera do të thonim të jeni mendjehapur, që nga ana e vet do të thotë të jeni të gatshëm:
Të merrni vendime që mbështeten mbi fakte dhe prova dhe mbi vlerësimin e provave. Të sfidosh idetë dhe vendimet e vetes. Të jesh i hapur për sfidat e të tjerëve. Të të shkojë ndërmend mundësia se e ke gabim.
E rëndësishme është të kuptohet se të qenit mendjehapur nuk cënon integritetin e individit, përkundrazi afirmon vlerën tuaj si qenie njerëzore. Edhe pse shpesh njerëzit priren të mendojnë se kanë të drejtë, një qëndrim dyshues nxit verifikimin e fakteve dhe vlerësimin e argumentave, të cilët nga ana e tyre vërtetojnë nëse mendimi i shprehur është vërtet i drejtë (shih ibid: 89-90). Aftësitë e të menduarit kritik Robert Ennis, themelues i lëvizjes së mendimit kritik në ShBA ka dalluar 12 aspekte që ndihmojnë në përcaktimin e aftësive të të menduarit kritik. Ato janë parashtruar në formë pyetjesh, të cilat mund të ndihmojnë çdo shkrimtar në analizën kritike të një ideje: 1. Kapja e kuptimit të një thënieje – A ka kuptim? 2. Gjykimi nëse ka paqartësi në arsyetim – A është e qartë? 3. Gjykimi nëse thëniet kundërshtojnë njera-tjetrën – A është ideja e qëndrueshme? 4. Gjykimi nëse patjetër vjen në përfundim – A është logjike? 5. Gjykimi nëse thënia është specifike sa duhet – A është e saktë? 6. Gjykimi nëse një thënie zbaton një parim – A ndjek një rregull? 7. Gjykimi nëse një thënie vëzhguese është e besueshme – A është e përpiktë? 8. Gjykimi nëse garantohet një përfundim induktiv – A është e përligjur? 9. Gjykimi nëse është dalluar problemi – A ka lidhje? 10. Gjykimi nëse diçka është supozim – A merret si e qenë? 11. Gjykimi nëse një përkufizim është i përshtatshëm – A është përkufizuar mirë? 12. Gjykimi nëse një thënie e marrë nga dikush është e pranueshme – A është e vërtetë? (ibid: 91)
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
35
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Ndërkohë që për Blum dhe bashkëpunëtorët e tij termi “të menduarit kritik” është sinonim i termit “vlerësim”. Nga të gjitha aftësitë e tjera të të menduarit, që Blum i quante “synime njohëse”, të menduarit kritik është i nivelit më të lartë. Kategoria 1.Njohja (të mbajturit mend dhe në kujtesë)
Çelësa të procesit të të menduarit Thoni se ç’dini, ç’mbani mend, përshkruani, përsëritni, identifikoni, thoni se cili, kur, kë, ku, çfarë.
2. Të kuptuarit (interpretim dhe kuptim)
Përshkruani me fjalët tuaja, thoni se çfarë mendoni për, thoni se çdo të thotë, shpjegoni, krahasoni, lidhni...
3. Zbatimi (të përdorurit e...)
Si mund ta përdorni, ku të çon, zbato atë që i, përdore për zgjidhjen e problemave, demonstro...
4. Analiza (zbërthimi)
Cilat janë pjesët, rendi, arsyeja pse, shkaqet, problemet, zgjidhjet, pasojat...
5. Sinteza (“montimi”)
Si mund të ishte ndryshe, çfarë tjetër, po sikur, të supozojmë, zhvillo, përmirëso, krijo në mënyrën tënde...
6. Vlerësimi (gjykimi dhe vlerësimi)
Si do ta gjykonit, a ka sukses, a do të ecë, çfarë do të parapëlqenit, pse e mendoni kështu... Tabela marrë nga ibid: 92-93.
Proceset e të menduarit të paraqitura më lart mund të përdoren fare mirë nga studentët jo vetëm gjatë procesit të të menduarit kritik, por edhe gjatë procesit të të nxënit, studimit dhe shkrimit akademik. Gjithësesi, nga aftësitë e përmendura më lart, aftësia për të vlerësuar është më themelorja për të menduarit kritik, vlerësimin e ideve, provave, argumentave, veprimeve dhe zgjidhjeve. Procesi i vlerësimit përfshin hartimin dhe përdorimin e kritereve për gjykim. Në të njëjtën kohë, shkrimtari duhet të jetë i gatshëm të identifikojë dhe studiojë kriteret për gjykim që përdorin të tjerët. Kjo do ta ndihmojë të kuptojë më drejtë argumentat dhe arsyetimin e të tjerëve (shih ibid: 97). Dallimi midis faktit dhe opinionit Koha në të cilët po jetojmë, dhe kryesisht kjo më tepër jashtë vendit tonë, është koha e mbingarkesës informative. Në botë
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
36
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh botohen rreth 65 milion gazeta në ditë. 10.000 revista dalin çdo muaj dhe afro 50.000 libra të rinj dalin çdo vit sipas të dhënave nga interneti. Vetëm në SHBA ka mbi 1400 stacione televizive të cilat transmetojnë programe të ndjekura në 93 milion shtëpi. 10.000 stacione radiofonike dëgjohen në mbi 500 milion radio që gjenden nëpër shtëpi, vende pune, makina dhe tani edhe në “walkman” siç thotë Ardit Gjebrea. Përveç kësaj krijimi dhe organizimi i World Wide Web (www), rrjeti i gjerë botëror, ka sjellë mundësi të pakufizueshme për mbledhjen dhe thithjen e informacionit. Edhe në Shqipëri moria e gazetave, revistave, radiove, stacioneve televizive, përhapja e internetit etj, bën të domosdoshme marrjen e masave për t’u mbrojtur nga kjo sasi e jashtëzakonshme informative, dhe veçanërisht nga dizinformimi ose informimi që të çon në rrugë të gabuar. Hapi i parë mbrojtës është të bësh dallimin mes dy koncepteve themelore: faktit dhe opinionit. FAKTI. Në vetvete fakti është i padebatueshëm. Fjalia faktike reflekton ekzistencën aktuale dhe ndodhsmërinë e diçkaje, gjëra të cilat mund të verifikohen objektivisht. Shembuj: • • •
Prof. Dr. Berisha ka qenë President i Shqipërisë nga viti 1992 deri në vitin 1997. Hëna është i vetmi satelit natyror i tokës. Shqipëria u bë anëtare me të drejta të plotë në OKB në vitin 1983.
Kur faktet shprehen me numra quhen statistika. Statistikat quhen dhe fakte të paprovuara. Faktet e paprovuara shpesh të çojnë në përfundime të gabuara. OPINIONI. Analiza statistikore, që do të thotë fakte të paprovuara, reflekton një opinion të caktuar. Opinioni përbën atë të cilën dikush beson, dhe kjo nuk është domosdoshmërisht e vërtetë thjesht sepse dikush e beson. Opinionet marrin forma të ndryshme: •
Preferenca përbën opinionin shprehës të shijes personale: atë që dikush pëlqen ose nuk pëlqen. Fjali të tilla si: “Filmat me tmerr i kam më për zemër.” apo “Vrapi është ushtrim shumë i mirë fizik.” shprehin preferenca, jo fakte. Preferencat nuk kërkojnë ekzaminim kritik. Faktikisht nuk ka sesi të jetë gabim një person sepse preferon një lloj të caktuar ushqimi, sporti apo filmi. Dhe ne nuk duhet të marrim përsipër të ndryshojmë apo sfidojmë shijet e dikujt. Shqiptarët nuk thonë më kot: “Mendje, mendje kjo dynja.” Francezët thonë: “Shijet dhe ngjyrat nuk mund të
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
37
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
•
diskutohen.” . Në Angli i njëjti kuptim shprehet me fjalët: “Shija jote, s’është e imja”. Gjykimi përbën një opinion të bazuar diku. Preferencat mund të shprehen me gjykime. Tipi i muzikës hip-hop me tepër sesa roku apo muzika popullore, reflektojnë shijet e rinisë.
PËRFUNDIMI përbën një vëzhgim ose konkluzion të bazuar në një fakt të caktuar apo një grup faktesh. Këto lloj ndërtimesh gjuhësore arrijnë në konkluzione për gjërat që nuk dihen në bazë të asaj që njihet dhe dihet. Kështu psh: • • •
Bankierët nxjerrin përfundime për statusin shoqëror të klientëve të tyre në bazë të veshjes. Hetuesi nxjerr përfundime se kush mund ta ketë vënë zjarrin në bazë të asaj që ka mbetur. Mekaniku arrin në një përfundim të caktuar për shkakun e prishjes së makinës në bazë të zhurmës që ajo bën.
Përfundimet supozohet të jenë të kujdesshme, por ato bëhen edhe pa u menduar thellë. Përfundimet janë të besueshme dhe të pabesueshme, të drejta dhe të gabuara. Le të marrim në konsideratë shembujt e mëposhtëm: Shembulli 1. Vendi “X” po kalon krizë energjitike për shkak të rrjetit të vjetëruar. Përmirësime në rrjet nuk mund të bëhen për shkak të mungesës së fondeve.
Shembulli 2. Numri i apartamenteve dhe i shtëpive të reja është trefishuar në 10 vitet e fundit. Pritet që numri i apartamenteve të rritet sepse kryetari i bashkisë së qytetit ka aprovuar ndërtimin e 5 blloqeve të reja të banimit me nga 1000 apartamente secili.
Prej këtyre fakteve mund të përfundohet se vitin e ardhshëm situata energjitike mund të jetë edhe më e rënduar dhe kështu kriza energjitike dhe ekonomike edhe më e thellë. Si ç’do lloj përfundimi edhe ky duhet t’i nënshtrohet analizës kritike e cila mund të nxjerrë këto fakte shtesë: • •
Kriza energjitike është shkatuar nga shterimi i burimeve ujore. Mungesa e fondeve është e përkohshme sepse buxheti i ri s’është miratuar ende.
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
38
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Kështu pra, faktet shtesë nxjerrin në pah se ekzaminimi i thellë kritik tregon se përfundimi origjinal ishte i pabazuar. Po prej shembullit të dytë, çfarë përfundimesh mund të nxirren?
INTERPRETIMI ekzaminon faktet dhe opinionet në mënyrë që të arrijë t’i kuptojë ato. Interpretimet janë gjithmonë spekulative. Ai përfaqëson një përpjekje për të depërtuar brenda të dukshmes për të gjetur një të vërtetë më të thellë. Përvojat personale, veprat letrare, ngjarje të ndryshme politike dhe historike shpesh na japin materialet bazë për interpretim. Vërtetësia e interpretimeve paraqet vështirësi të jashtëzakonshme për t’u verifikuar apo vërtetuar. Vetëm një analizë e kujdesshme do të nxjerrë në pah saktësinë e një interpretimi të caktuar për një ngjarje apo veprim. Ushtrim Praktik: Zgjidhni një kapitull që keni për lexim të detyrueshëm në një prej lëndëve që po ndiqni dhe zbatoni teknikat e leximit dhe të marrjes së shënimeve. Do të vini re që puna juaj për të kuptuar kapitullin dhe analizuar atë bëhet shumë më e lehtë nëse ndiqni rregullat e këshilluara në këtë kapitull.
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
39
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh Vlerësim Studentor për Kreun e Parë 1. Me një shkallë nga 1 (më e ulta) dhe 5 (më e larta) vlerësoni se sa i qartë ishte ky kapitull ____________. 2. Në cilat faqe shpjegimi ishte më i qartë? ____________ 3. Prej cilave faqe mësuat më shumë? ________________ 4. Në cilat faqe shpjegimi ishte i paqartë? _____________ 5. Prej cilave faqe nuk mësuat gjë? ___________________ 6. Me një shkallë nga 1 (më e ulta) dhe 5 (më e larta) sa ju pëlqeu ky kapitull ___________________. 7. A mendoni se ky kapitull duhet rishkruar? (rrethoni zgjedhjen) A. Po, patjetër sepse ka shumë probleme B. Ndoshta C. Jo, sepse kapitulli është shkruar qartë. Autorët ju falendërojnë për dhënien e mendimit tuaj.
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
40
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh Kreu i Dytë: Njohja e Audiencës: të shkruarit për lexuesin Shkrimi për qëllime akademike Dallimi mes shkrimit akademik dhe artistik Shkrimi akademik është tërësisht ndryshe nga të gjitha llojet e tjera të shkrimit, veçanërisht ai artistik. Shkrimi akademik dallon nga ai artistik kryesisht nga qëllimi, lloji i gjuhës së përdorur dhe struktura. Nëse shprehja e ndjenjave dhe emocioneve është qëllimi kryesor i shkrimeve artistike, në shkrimin akademik ato mungojnë tërësisht, pasi vendin kryesor e zënë faktet dhe argumentet. Po kështu, gjuha e përdorur në shkrimet artistike është e larmishme, ajo mund të jetë dialektore dhe krahinore, mund të përmbajë fjalë të reja dhe të pazakonta, si edhe shpesh fjalët nuk përdoren me kuptimin e tyre parësor, por me atë figurativ dhe simbolik. Në të njëjtën kohë, nëse shkrimi akademik ka një strukturë të mirëpërcaktuar me një hyrje, zhvillim dhe përfundime, shkrimet letrare nuk kanë një strukturë rigoroze e cila përsëritet në të gjitha shkrimet letrare. Edhe vetë fjala gjini në letërsi është shumë e gjerë dhe përmban variacione të shumta, të cilat nuk ndjekin një strukturë të paravendosur si në rastin e shkrimeve akademike. Qëllimi i shkrimeve akademike Shkrimet akademike janë ato shkrime të stilit akademik, të cilat studentët dhe akademikët përdorin gjatë jetës së tyre akademike. Shkrimet akademike përdoren për qëllime të ndryshme. Qëllimet kryesore të të shkruarit janë tre: ekspresiv, ekspozues dhe persuaziv (bindës). Ekspresiviteti nuk është tipar i shkrimeve akademike, pasi ai synon shprehjen e ndjenjave dhe emocioneve të shkrimtarëve. Nga ana tjetër ekspozimi dhe bindja janë qëllimet kryesore të shkrimeve akademike. Ekspozimi përdoret për të informuar, analizuar dhe shpjeguar një koncept, një fenomen, një ngjarje apo një proces. Bindja synon që nëpërmjet argumentave bindës dhe fakteve mbështetëse të arrijnë bindjen dhe mbështetjen e lexuesve. Përmbledhtazi, do të thonim se shkrimet akademike kanë si qëllim të informojnë, të analizojnë, interpretojnë dhe shpjegojnë një koncept, një fenomen, një ngjarje apo një proces akademik. Në raste të caktuara këto zhvillohen me qëllimin final të bindjes së lexuesit se shkrimtari ka të drejtë dhe bindja se ai/ajo ka të drejtë do të nxisë reagimet e lexuesve (shih Harbrace College Handbook, 1990: 360-1).
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
41
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh Fillimi i procesit të krijimit akademik Procesi i krijimit akademik përmban disa faza, të cilat shkurtimisht do t’i përmblidhnim në fazën e shpikjes, shkrimit, rishikimit dhe redaktimit. Secila nga këto faza ka hapat e vet përbërës, të cilët do t’i shpjegojmë me rradhë në kapitujt në vijim, ndërkohë që tani do të përqendrohemi tek fillimi i procesit të krijimit akademik, ose fazën e shpikjes. Faza e shpikjes është proces në të cilin shkrimtari akademik kupton temën, prodhon ide dhe fillon t’i japë formë materialit. Midis strategjive më të përdorura për këtë fazë do të përmendnim:
Diskutimi në klasë rreth temës së dhënë bën që shkrimtarët të kuptojnë më mirë temën dhe të fillojnë t’i veshin mendimet e tyre me fjalë. Leximi për të njohur e kuptuar më mirë temën në fjalë është mëse i domosdoshëm në shumicën e shkrimeve akademike. Të menduarit dhe meditimi janë po aq të rëndësishme sa dy të parat, pasi që të mund të shkruajmë në lidhje me një temë të caktuar duhet në rradhë të kemi menduar për të dhe të kemi reflektuar mbi mendimit dhe idetë tona në lidhje me atë temë. Shkrimi është hapi i fundit të fazës së shpikjes. Hedhja e mendimeve në letër është ajo që më lart e kemi quajtur shkrim i lirë dhe jo shumë i strukturuar. Në këtë moment e rëndësishme është që idetë të hidhen në letër, sepse vetëm kështu ato mund të përpunohen dhe ndryshohen më pas (shih Klooster&Bloem, 1995: 9).
Raporti shkrimtar - lexues Gjatë jetës tuaj studentore do t’ju duhet të shkruani ese dhe detyra kursi për lëndë dhe profesorë të ndryshëm. Në secilin rast do t’ju kërkohet një strategji e veçantë pune, por që të gjithë do t’ju kërkojnë që të fokusoheni tek një ide qendrore, në bazë të së cilës do të strukturohet e gjithë eseja. Studentët duhet të kuptojnë se proza joletrare është një ndërmarrje logjike e racionale, që kërkon paraqitjen e ideve njëra pas tjetrës duke i nënrenditur të gjitha pjesët e esesë ndaj një ideje dominuese, që vetë shkrimtari/ja ka menduar si më të rëndësishmen. (shih Klooster: 13)
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
42
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh Lidhja e shkrimtarit me lexuesin është tepër e rëndësishme. Duhet të kemi parasysh se të shkruarit akademik nuk përbën as art për art, as raportim, as informim; qëllimi kryesor i këtij lloj të shkruari është që të tregojë aftësitë analitike dhe dhuntitë që studenti fiton gjatë procesit të të mësuarit, duke përmbledhur në 10-12 faqe përvojën e tij/saj me materialet e mbuluara gjatë një kursi akademik. Kur ulesh të shkruash një ese, hyn edhe në një lidhje që krijohet mes teje dhe lexuesit. Njohuritë e thella për lëndën nuk janë të mjaftueshme kur shkruan në mënyrë akademike; lidhja me lexuesin duhet mbajtur gjallë duke organizuar dhe paraqitur në mënyrë efektive atë që dini në fletën e bardhë. Në të kundërt ju rrezikoni të ngatërroni lexuesin, i cili në të shumtën e rasteve ka në dorën notën tuaj. Gjithashtu, shkrimtarët duhet të kenë parasysh se ata shkruajnë për një audiencë dhe jo vetëm për veten, apo për mësuesin/en. Ata nuk shkruajnë në situata izolimi por në kontekste shoqërore komplekse njerëzish dhe qëllimesh. Një shkrimtari/eje i duhet të përshtasë mesazhin e vet në mënyrë që të arrijë qëllime të ndryshme me lexues të ndryshëm. Edhe në rastet kur jep të njëjtin informacion, shkrimtari/ja duhet të ndryshojë fjalorin, strukturën e fjalive, strategjinë organizative, si edhe faktit mbështetëse në mënyrë që punimi të plotësojë kërkesat e lexuesve. (shih Klooster et. al.: 8) Lidhja e shkrimtarit/res me audiencën forcohet nëpërmjet cilësisë së shkrimit: sa më i qartë të jetë qëllimi, sa më e mirëorganizuar të jetë struktura, sa më i hapur të tregohet shkrimtari/ja ndaj ideve të ndryshme, sa më i gatshëm për t’iu pergjigjur kundërargumentave, si edhe sa më formal dhe bindës të jetë toni i tij/saj gjatë shkrimit, aq më i suksesshëm do të jetë ai/ajo. Pra, gjithnjë kini parasysh praninë e lexuesit kur shkruani, sepse ajo do të përcaktojë zgjedhjen tuaj të fjalëve, shembujve e detajeve. Kur mendoni për audiencën kini parasysh aftësitë e tyre gjuhësore dhe mendore, njohuritë e tyre dhe marrëdhëniet që ka shkrimtari/ja me lexuesit. Aftësitë gjuhësore dhe mendore varen nga këto faktorë: mosha, shkollimi, inteligjenca. Në bazë të këtyre faktorëve, shkrimtari/ja do të përcaktojë gjatësinë e fjalive të veta, si edhe fjalorin që do të përdorë. Indeksi i mjegullës hartuar nga Robert Gunning do të na ndihmonte për të përcaktuar vështirësinë e një shkrimi. Nga ana tjetër njohuritë e lexuesit influencojnë përmbajtjen e shkrimit. Nëse audienca përbëhet nga mjekë specialistë, atëherë një studim mbi gjetjen e një kure për një sëmundje të caktuar do të kishte fjalor të përshtatshëm për
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
43
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh mjekët specialistë, si edhe do të përmbante detaje të mjaftueshme për të tërhequr vëmendjen e këtyre specialistëve. INDEKSI I MJEGULLËS 1. merrni një tekst çfarëdo prej rreth 100 fjalësh, që të përfundojë me fundin e një fjalie. 2. numëroni numrin e fjalive dhe pjestoni numrin e saktë të fjalëve me numrin e fjalive për të nxjerrë numrin mesatar të fjalëve në një fjali. (NMF) 3. gjeni numrin e fjalët e gjata. (NMGj) 4. bëni këto llogaritje: Indeksi i mjegullës = (NMF + NMGj) x 0.4 Duke përdorur këtë formulë nxjerrim shifrën që përcakton nivelin e lexuesit: 5 shumë e lehtë 10 më e vështirë 15 e vështirë 20 shumë e vështirë sipas këtij modeli një 15 vjeçar mund të lexojë shkrime që e kanë indeksin 10, ndërsa indeksi i një studenti në universitet është 14-16. (shih Seely: 8993)
Së fundmi, marrëdhëniet që ka shkrimtari/ja me lexuesin e vet gjithashtu influencojnë fjalorin dhe format gramatikore që do të përdoren. Për të përzgjedhur fjalorin dhe strukturën e duhur, shkrimtarët duhet të kenë parasysh llojin e marrëdhënies që kanë me lexuesin e tyre: familje, shoqeri, marrëdhënie pune, zyrtare etj; si edhe se sa formalë duan të jenë me lexuesin. (shih Seely: 89, 97-99) Nga sa u tha më lart duket se ekzistojnë lloje të ndryshme audiencash, të cilat sidoqoftë mund t’i ndajmë në dy grupe kryesore: audienca të specializuara dhe ato të përgjithshme. Audienca e specializuar është ajo lloj audience që ka njohuri të mjaftueshme në fushën në të cilën shkrimtari kërkon të shkruajë. Për shembull, nëse tëma ka të bëjë me një lloj të ri automjeti, grupi i mekanikëve të makinave do të përbënte audiencën specialiste për këtë temë. Në të njëjtën kohë, i njëjti grup, edhe pse lexues i specializuar për temën mbi makinat, do të ishte lexues i përgjithshëm për një temë mbi gjellët e guzhinës kineze. Shpesh është më e lehtë të shkruash për një lexues të specializuar, pasi shkrimtari/ja e ka pak a shumë idenë se çfarë di lexuesi, si edhe çfarë detajesh të përfshijë në shkrim e çfarë jo. Duke ditur se shkrimi do të lexohet nga ekspertë, ai do t’i përshtatet në fjalor dhe në detaje lexuesit të vet.
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
44
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh [Detyrë Praktike: përpiquni të gjeni një shembull nga revistë shkencore në gjuhën shqipe dhe hetoni gjuhën që përdor autori/autorja] Audiencat e përgjithshme mendojini si lexues që nuk janë ekspertë në fushën ku po shkruani, por që dëshirojnë të lëxojnë dhe kuptojnë shkrimin tuaj. Për të ngushtuar pak numrin dhe llojin e lexuesve tuaj, ju mund të orientoheni nga ambjenti në të cilin do të paraqitet shkrimi, mosha e lexuesve, bindjet e tyre politike, fetare si edhe gjinia e lexuesit, në mënyrë që shkrimi të mos ofendojë dhe prekë asnjë nga grupet e interesit që përbëjnë një shoqëri moderne. [Ushtrim. Shkruani një letër rreth një problemi që ju ka lindur në universitet drejtuar tre llojeve të ndryshme lexuesish: një letër humoristike drejtuar një miku/je; një letër serioze drejtuar një familjari; dhe një letër ankese drejtuar përfaqësuesve të administratës së shkollës. (Harbrace College Handbook: 362-3)] Njohja e lexuesit e vë shkrimtarin para përgjegjësisë së respektimit të detyrimeve që sjell kjo lidhje. Për këtë shkrimtari/ja duhet të përmbushë kërkesat e lexuesit duke përdorur parimet më të zakonshme për ta drejtuar atë në procesin e leximit. Kryesore për një komunikim sa më të qartë më audiencën është që idetë e paraqitura të mbështeten nga detaje të rëndësishme. Në shkencat sociale, detajet sigurohen nëpërmjet fakteve si statistikat, case studies dhe citimet nga burime të ndryshme që përbëjnë autoritet në fushë. Përveç dhënies së argumentave dhe detajeve përkatëse, komunikimi me lexuesin varet edhe nga mënyra se si prezantohen idetë. Pra, struktura e shkrimit, përfshi këtu edhe gabimet gramatikore e ortografike, është po aq e rëndësishme sa edhe përmbajtja. (shih Klooster: 1213) Kërkesat e lexuesit: A) Eseja ose detyra e kursit duhet të ketë një qëllim dominues. Qëllimet e esesë ndahen në katër kategori të cilat përfaqësojnë mënyrat më anë të të cilave shkrimtarët dhe lexuesit i drejtohen një subjekti të caktuar: Eseja narrative rrëfen sekuencën e ngjarjeve. Shpesh esetë narrative tregojnë se si ndodhi ngjarja. Kështu një ese narrative mbi edukimin e lartë mund të gjurmonte kronologjinë e një dite tipike në jetën e studentit konviktor. Narracionet e suksesshme varen nga dy teknika shkrimi: ruajtja e kujdesshme e rradhës së sekuencave të zhvilluara, si
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
45
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh edhe ruajtja e këndvështrimit të treguesit. Kjo arrihet nëpërmjet tre elementeve: kronologjisë, fjalëve tranzitore që tregojnë kohë dhe kohët e foljeve që tregojnë nëse diçka ka ndodhur (kohët e shkuara), apo po ndodh (kohët e tashme). Këndvështrimi tregon lidhjen e shkrimtarit/es me ngjarjen, që reflektohet në përdorimin e vetës së përemrit vetor. Eseja narrative shprehet në këndvështrimin e një personi në vetën e parë, ose në vetën e tretë. Në vetën e parë ngjarja i përket vetë treguesit, ndërsa në vetën e tretë dikujt tjetër. (shih Brusaw: 437)
Eseja përshkruese (deskriptive) pikturon me fjalë një skenë, një person, një vendngjarje, një objekt apo ndodhi. Çelësi për një përshkrim të saktë qëndron në paraqitjen e detajeve. Sa më e panjohur të jetë tema për lexuesin, aq më shumë detaje duhet të përdorë shkrimtari/ja në esenë e vet. Shpesh, kur përshkruajmë diçka të paparë më parë mund të përdorim krahasimet dhe analogjitë si forma lehtësuese të përfytyrimit nga ana e lexuesit. (shih Brusaw: 177-181) Kështu eseja përshkruese në lidhje me arsimin e lartë mund të rikrijonte atmosferën e një klase në të cilën zhvillohet mësimi thjesht për efekt emocional.
Eseja ekspozuese shpjegon, informon, analizon ose interpreton. Nëpërmjet kësaj forme të shkruari, lexuesi informohet për fakte dhe ide në një mënyrë konçize e të drejtpërdrejtë, që zakonisht bëhet pa ngjyrime emotive dhe figurative të fjalëve dhe fjalive. Eseja ekspozuese synon që të transmetojë njohuritë dhe interpretimin e shkrimtarit/es tek lexuesi. Funksioni kryesor i esesë ekspozuese është t’i prezantojë lexuesit me informacion të detajuar dhe të saktë, si edhe t’u ofrojë atyre analizën e shkrimtarit. (shih Brusaw: 238) Në këtë lloj eseje shkrimtari ose shkrimtarja mund të shpjegojë shkaqet që e kanë sjellë arsimin e lartë në gjendjen aktuale.
Eseja argumetuese ka për synim të bindë lexuesin se diçka duhet bërë, një vendim duhet marrë apo një veprim duhet kryer; ose kërkon t’i bindë ata të pranojnë pozicionin e shkrimtarit/res mbi një çështje a problem të debatueshëm. Kështu studenti shkrimtar përpiqet t’i bindë lexuesit të bashkohen në një grup për t’i bërë presion qeverisë për problemet arsimore. Më shumë për esenë argumentuese do të flitet në kapitujt e tjerë. B) Lexuesit presin një ese të qartë edhe nga ana e strukturës. Strukturë vjen nga latinishtja dhe do të thotë të vendosësh gjërat në tufa. Edhe pse struktura e esesë do të shtjellohet në kapitull më vete, në mënyrë të përmbledhur do të thonim: esetë ekspresive (narrative + përshkruese) kanë strukturë më fluide, ato eksplorojnë përvojat personale të shkrimtarit/res e për pasojë struktura e tyre nuk është shumë rigoroze. Krejt ndryshe paraqitet situata me esetë e tipit ekspozues apo argumentues. Struktura e tyre mbështet tezën e punimit apo
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
46
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh esesë. Esetë tezë-mbështetëse kanë zakonisht 500-1500 fjalë dhe kanë një strukturë tepër të dallueshme që mund të ndahet në tri pjesë: 1. Hyrja : dy paragrafë
• • •
2. Diskutimi / Zhvillimi: disa paragrafë 3. Konkluzioni / Përfundimi: një paragraf
• • • •
paraqet tezën informacione bazë të nevojshme për të kuptuar diskutimin rrit interesin e lexuesit për diskutim dhe e kufizon atë brenda parametrave të caktuar. të organizuar me fjali-tematike të lidhura me tezën idetë e shprehura në tezë zhvillohen në mënyrë të plotë dhe të detajuar. jep sensin e përfundimit shpesh rithekson me fjalë të tjera tezën dhe pikat kryesore të zhvilluara.
PARIME STRUKTURORE 1. Eseja duhet të jetë e njehsuar – çdo pjesë duhet të jetë e lidhur me tezën. 2. Eseja duhet të jetë koherente – mendimet e shprehura duhet të lidhen me njëra-tjetrën me anë të elementeve tranzitore si përsëritja e fjalive kyçe; rithënia e ideve kryesore dhe përdorimi fjalive tranzicionale. 3. Eseja duhet të ketë zhvillimin e duhur – të ketë detaje dhe shpjegime të hollësishme. Lexuesit presin që paragrafët e diskutimit të ndjekin modele të qarta zhvilluese. Llojet e paragrafëve do të diskutohen në orët e ardhshme, por shkurtimisht do të ishin: 1. Shembujt: ilustrime dhe zhvillime konkrete për të zhvilluar një ide të caktuar. 2. Krahasimi dhe kontrasti: jep ngjashmëritë dhe ndryshimet mes dy subjekteve. 3. Analogjia: shpjegon një ide abstrakte apo të komplikuar duke e krahasuar me diçka që e njohin. 4. Shkak/Pasoja: pse ndodhi diçka dhe pasojat e saj. 5. Klasifikimi: organizon një subjekt të caktuar në kategori të dallueshme.
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
47
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh TEKNIKAT PËR NXJERRJEN E IDEVE KRYESORE Pas zgjedhjes së temës, shkrimtarëve u duhet të mendojnë se çfarë informacioni do të përfshijnë në shkrimin e tyre. Në rastin e eseve që nuk kërkojnë punë studimore formale, ky material do të vijë nga njohuritë e përgjithshme të shkrimtarit/es. Në fakt, një nga arsyet pse mësuesit japin detyra të tilla është të bindin studentët për njohuritë e shumta që kanë në kujtesë, që i përngjason një database i cili vazhdon të shtohet në çdo moment. Kaq e madhe është sasia e informacionit, sa shpesh është e vështirë të përzgjedhësh ato njohuri që i përshtaten një eseje apo detyre kursi. Me pak fjalë, të zbulosh atë që tashmë di në lidhje me temën, nuk është e lehtë. Shpikja, një term i huazuar nga retorika klasike, i referohet zbulimit ose rikujtimit të informacionit nga kujtesa e individit. Ndërsa shkruajmë, ne kalojmë nëpër një procedurë shpikjeje që ndihmon në eksplorimin e temës së zgjedhur. Disa shkrimtarë nuk e kanë dhe aq të vështirë, kurse disa të tjerë kanë nevojë për pak më shumë ndihmë. Gjatë shekujve shkrimtarët kanë hartuar ushtrime të ndryshme që ndihmojnë në përcaktimin e informacionit të dobishëm që gjendet në kujtesën tonë, të cilat ne do t’i shikojmë një nga një. (Handbook of Style for Pol. Sci.: 35-6) SHKRIMI I LIRË është një aktivitet që e detyron shkrimtarin/en të hedhë diçka në letër pa u menduar. Nëse do të përdorni teknikën e shkrimit të lirë për të nxjerrë idetë kryesore, mos prisni për frymëzim, por i caktoni vetes një kufi kohor: 3 ose 5 minuta dhe shkruani gjatë gjithë kësaj kohe pa u ndalur qoftë edhe për të ngritur majën e lapsit nga fleta, apo gishtat nga tastiera e kompjuterit. Përqendrohuni tek tema dhe mos lini që vështirësitë e mungesës së informacioneve relevante t’ju ndërpresin. Mund të filloni edhe duke shkruar disa herë rresht “Nuk arrij të mendoj asgjë të mirë për të shkruar” ose dhe titullin e esesë tuaj. Si rrjedhim, diçka do t’ju vijë në mendje. Në përfundim të 5 minutëshit, shikoni atë që keni shkruar për të parë nëse ka diçka të vlefshme. Shumica e fjalive do të jenë të pavlefshme, por mund të zbuloni gjëra që nuk i kishit menduar më parë. Përveç ndihmës që i jep kujtesës, shkrimi i lirë vlen sepse zgjat vetëm pak minuta, kështu që mund ta përsërisni sa herë të dëshironi, dhe sepse thyhen rezistencën fillestare që ka shkrimtari/ja ndaj fillimit të procesit të të shkruarit. Mos hezitoni ndaj çfarë duhet të thoni, por thjesht shkruani (shih ibid: 36). BRAINSTORMING OSE LISTËZIMI nënkupton bërjen e një liste me ide rreth temës.mund të bëhet shpejt dhe pa pasur nevojë t’i
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
48
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh rendisësh gjërat në koherencë. Mjafton të hedhësh në letër idetë duke përdorur një fjalë të vetme ose togfjalësha të shkurtër. Pasi të keni para syve një listë të mjaftueshme, atëherë mund t’i gruponi sipas lidhjes që shikoni mes tyre. Në këtë mënyrë listëzimi na shërben për të kujtuar idetë tona, si edhe për t’i grupuar ato midis tyre (shih ibid: 37). BËRJA E SKEMAVE OSE CLUSTERING. Përveç listëzimit, idetë mund të hidhen edhe në formë skemash. Në qendër vendosim fjalët çelës të temës tonë dhe përreth shënojmë idetë që kanë lidhje me to.
Rrugët qeveria investimet Vizat Transporti brenda dhe jashtë Shqipërisë tragetet Kompanitë e ndërtimit Linja ajrore Linja e autobuzëve
Pas skemës së parë, shkrimtari/ja mund të punojë për grupimin e tyre në mënyrë që të krijojë nën-ndarjet e shkrimit të vet dhe të fillojë të formulojë idetë e para. Një nga format e përdorura nga skenaristët kur shkruajnë skenaret e tyre, por që mund të vlejë edhe për llohet e tjera të shkrimit është përgatitja e skedave të vogla me nga një ide secila. Këto mund të ngjiten në formën e një skeme dhe t’ua ndërrosh vendin sipas grupimeve që mendoni të arsyeshme. (shih Seely: 242) Nëse jeni duke shkruar një ese ekspozuese atëherë mund të ndiqni modelin e flowchart-eve. Kjo do të thotë të shënoni veprimin e parë në linjën e procesit dhe ta vazhdoni atë poshtë me shigjeta lidhëse:
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
49
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh Bërja e një projekt-ligji Diskutimi në komisionin hartues ↓ Hartimi i projekt-ligjit ↓ Paraqitja në parlament ↓ Ndryshimet e mundshme në parlament ↓ Hedhja në votë ↓ Miratimi i projekt-ligjit në parlament ↓ Miratimi nga presidenti
(shih Seely: 242)
TEKNIKAT PËR MBLEDHJEN E INFORMACIONEVE Pasi keni bërë një listë të ideve që do të trajtojmë në shkrimin tuaj, shpesh kërkohet të hulumtoni burime të ndryshme në mënyrë që informacioni i përfshirë në ese apo detyrë kursi të jetë sa më i saktë dhe sa më i plotë. Për këtë arsye përdoren teknika të ndryshme për mbledhjen e informacioneve, ku ne kemi përzgjedhur ato më kryesoret që duhet t’ju vijnë në ndihmë gjatë punës tuaj. MARRJA E INFORMACIONEVE PËRMES PYETJEVE. Gjithnjë mund të pyesni të gjitha llojet e pyetjeve më poshtë në lidhje me pothuaj çdo temë: Kush? Çfarë? Kur? Ku? Pse? Si? Ato ju ndihmojnë t’ju drejtoheni temës siç bën një gazetar/e, duke e vënë atë në përspektiva të ndryshme që mund të krahasohen me njëra-tjetrën. (shih ibid: 38) INTERVISTIMI PËR INFORMACION. Shpesh qëllimi që i kemi vënë vetes kërkon më shumë informacion se ç’mund të gjendet në formë të shkruar. Kur të kuptoni këtë do t’ju duhet të organizoni intervista me ekspertë në temën tuaj. Intervistimi mund të ndahet në tre etapa: përcaktimi i personit të duhur për intervistë, përgatitja për intervistën dhe intervista. Përcaktimi i personit për intervistë Vetë tema e zgjedhur të tregon se cilin person duhet të intervistosh. Nëse shkruajmë për ndryshimin e ligjit mbi zgjedhjet elektorale është e natyrshme se personi i përshtatshëm për këtë
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
50
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh intervistë do të ishte kryetari i komisionit për rishikimin e ligjit. Gjithashtu ju mund të intervistoni atë profesor tuajin që është specializuar në këtë fushë, ligjvënës të ndryshëm, shoqata qeveritare dhe joqeveritare profesionale që merren me këtë çështje, etj. Përgatitja për intervistë Pasi të keni përcaktuar personin që do të merrni në intervistë, ju duhet të viheni në kontakt me të dhe t’i kërkoni takim për intervistë. Këtë mund ta bëni nëpërmjet telefonit ose një letre, edhe pse letra mund të shkojë shumë vonë. Mësoni sa më shumë për personin dhe vendin ku punon para se ta kontaktoni. Kur ta kontaktoni, qoftë në telefon ose me letër, shpjegojini se: (1) kush jeni ju; (2) pse po kontaktoni me të; (3) pse e keni zgjedhur pikërisht atë për intervistë; (4) temën e intervistës; (5) që dëshironi të lini një datë, vend dhe orar për intervistën si të jetë më e volitshme për të intervistuarin; (6) që do ta lejoni të shikojë draftin tuaj para se të dorëzohet. Përgatisni një listë pyetjesh specifike për të intervistuarin tuaj. Tundimi i madh që has intervistuesi i pastërvitur është të pyesë pyetje të përgjithshme dhe jo specifike. “Çfarë po bëni për ndotjen e ambjentit?” është një pyetje shumë e përgjithshme për të marrë ndonjë përgjigje të vlefshme. Por, “Një numër i konsiderueshëm punonjësish të Metalurgjikut në Elbasan vazhdojnë të shtrohen në spital si pasojë e sëmundjeve profesionale të shkaktuara nga ajri i ndotur që prodhohet në uzinat e tij; a po bëni ndonjë gjë për ta lehtësuar situatën/zgjidhur problemin?” është një pyetje specifike dhe konçize. Analizojini me kujdes pyetjet tuaja që ato të jenë specifike dhe të drejtpërdrejta. Intervista Kur shkoni për të bërë intervistën, jini të përgatitur ta drejtoni ju intervistën. Pikat më poshtë duhet t’ju ndihmojnë: 1. Jini të sjellshëm por të sigurtë. Mbani mend se keni shkuar për të mbledhur informacion, kështu që mos kini turp të pyesni për gjëra që kanë lidhje direkte me temën tuaj. 2. Përdorni listën e pyetjeve që keni përgatitur duke filluar me atë që është më pak kontroversiale. 3. Lëreni të intervistuarin të flasë. Mos u përpiqni ta habisni me njohuritë tuaja në atë temë ku ai/ajo duhet të jetë ekspert/e. 4. Jini objektivë. Mos jepni opinionet tuaja mbi çështjen. Ju jeni atje për të marrë informacion, jo për të debatuar.
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
51
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh 5. Disa përgjigje çojnë në pyetje shtesë. Mos hezitoni t’i pyesni. Nëse nuk i bëni këto pyetje kur ju lindin, më vonë mund të harroni fare. 6. Kur i intervistuari del nga tema, bëhuni gati që me një pyetje specifike dhe të drejtpërdrejtë ta ktheni në temë. 7. Merrni vetëm shënime të shkurtra që do t’ju ndihmojnë ta kujtoni intervistën më vonë. Mos i kërkoni të intervistuarit të ngadalësojë të folurin që ju të jeni në gjendje të merrni shënime të detajuara. Një gjë e tillë jo vetëm që mund të harxhojë kohë të vlefshme kot, por mund të shqetësojë mendimin e tij/saj. 8. Shpesh përdorimi i regjistruesit është i papërshtatshëm duke qenë se influencon folësin dhe se duhet zbardhur më pas. Nga ana tjetër, nëse e përdorni, ju do të dëgjoni më me vëmendje sesa po të ishit duke mbajtur shënime. Menjëherë pasi të largoheni nga intervista, përdorni shënimet tuaja për të shkruar shënime më të detajuara mbi atë që u tha në intervistë. Sado e fortë të jetë kujtesa juaj, nëse nuk e bëni menjëherë shkrimin, do të harroni detaje të rëndësishme. (shih Brusaw: 344-346) Gjërat që duhet marrë me vete në intervistë1 MUND TË MERRET NGA: www.kipred.net nën Botimet, Mjete për Kërkim dhe Shkrim Kontrollo nëse i keni bërë gati këto gjëra para se të shkoni për ta realizuar intervistën (nuk do të thotë se ju duhen të gjitha secilën herë)! Kartëvizitat Botime të organizatës tuaj Listën e dokumenteve që i kërkoni nga personat e intervistuar Kartelë (me fotografi) të identitetit Ndonjë broshurë të organizatës tuaj Një përshkrim një faqësh të projektit në të cilin jeni duke punuar Dokumentet kryesore për referenca Pyetësorin Shënimet nga intervistat e tjera (për referencë dhe verifikim) 1
Leon Malazoku (KIPRED),Gjërat që duhen marrë me vete në intervistë, marrë nga http://kipred.net/UserFiles/File/Fl%2010%20-%20Interviste.pdf [parë për herë të fundit 21 Tetor 2006].
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
52
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh Një fletore për shënime Diktafon (nëse planifikoni të incizoni) Listën e kontakteve Dosjen në të cilën ju organizoni dokumentet tuaja Celularin tuaj MARRJA E SHËNIMEVE. Qëllimi i marrjes së shënimeve është të regjistrojë përmbledhjen e informacioneve që keni nxjerrë gjatë hulumtimit të materialeve tuaja. Sfida më e madhe gjatë marrjes së shënimeve është përpunimi i shkurtuar i mendimit të dikujt tjetër me fjalët tuaja, pa humbur apo shtrembëruar mendimin origjinal. Që kjo të arrihet duhet që të lexoni me shumë vëmendje, sepse për të qenë në gjendje të përpunosh idetë e një tjetri/a, duhet që në rradhë të parë t’i kuptosh ato. Kur merrni shënime, kujdes mos humbisni qartësinë për hir të shkurtësisë. Sigurohuni që shënimet janë të kuptueshmë për ju edhe më pas. Nëse keni dyshime për vlefshmërinë dhe përdorimin e një shënimi, merreni. Është më e lehtë të hedhësh një shënim, sesa t’i kthehesh një burimi, nëse lind nevoja. Kur merrni informacion, udhëhiquni gjithnjë nga qëllimi i temës tuaj dhe nga ajo që dini për lexuesin tuaj. Kujdes mos e kopjoni burimin fjalë për fjalë. Mund të perifrazoni idetë e konceptet bazë të autorit origjinal por mos ndryshoni dy-tre fjalë formalisht, sepse kjo do të ishte plagjarizëm. Kur burimi shpreh qartë një pikë të rëndësishme, lejohet ta citoni fjalë për fjalë, por duke vendosur thonjëzat në fillim dhe në fund të shprehjes a fjalisë së huazuar, duke e shoqëruar me gjithë informacionin e duhur mbi burimin. Këshilla mbi marrjen e shënimeve: 1. Së pari, mos shkruani çdo gjë. Zgjidhni idetë dhe konceptet kryesore dhe rregjistrojini në skeda shënimesh. 2. Krijoni shkurtimet tuaja personale. Fjalë që përdoren shpesh mund të kenë simbolet e tyre, për shembull: + për plus, n.q.s. për nëqoftë se etj. 3. Për numrat përdorni shifrat në vend të fjalëve: 50 në vend të pesëdhjetë. 4. Mund të hiqni zanoret e fjalëve, p.sh fjlv, mgjths etj 5. Bëni kujdes të shënoni të gjithë emrat, datat dhe përkufizimet. 6. Vendosni shenja dalluese për çështjet e paqarta. Mund ta shënoni me një yll (*) përkrah ndonjë shënimi që nuk e kuptoni plotësisht ose që mendoni së duhet shtjelluar më tej.
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
53
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh 7. Kontrolloni saktësinë e shënimeve tuaja para se të dorëzoni materialin origjinal. Shkurtimisht një skedë shënimesh duhet të përmbajë të dhënat bibliografike, shënimin e perifrazuar, ose citimin fjalë për fjalë dhe numrin e faqes. (shih Brusaw: 449-452) MBAJTJA E DITAREVE. Nëse jeni një studiues i shkencave sociale dhe politike, kjo do të thotë se studimet tuaja do të jenë gjithnjë të lidhura me shoqërinë dhe fenomenet shoqërore. Kjo do të thotë se studiuesi/ja është gjithnjë përballë mundësisë për të njohur të dhëna të reja në lidhje me temën e vet edhe kur nuk është duke hulumtuar apo punuar. Në mënyrë që të mos humbisni morinë e informacioneve që paraqiten gjatë ditës, këshillohet mbajtja e ditareve. Ditaret mund të jenë të thjeshtë dhe personalë me strukturë minimale si data pasuar nga mendime të çastit rreth ditës që sapo u mbyll duke nxjerrë në pah momentet më interesante; por ato mund të jenë edhe të strukturuara më në detaje duke përfshirë datën, vendin, temën për të cilën po shkruani, informacionin që ka lidhje me këtë temë, burimin e plotë të këtij informacioni, si edhe komentet personale në lidhje me të. Modeli i parë ju ndihmon të kujtoni se kur ka ndodhur ngjarja dhe si keni reaguar ndaj saj, ndërsa kur përdorni modeli e dytë do të jeni në gjendje ta përdorni informacionin e dhënë apo edhe t’i ktheheni burimit për informacion mëtë detajuar që ju nevojitet për shkrimin e një eseje apo detyrës tuaj të kursit. KONSULTIMI DHE KËSHILLIMI. Në fillimet e procesit të shkrimit ndodh që shkrimtarët kanë shumë pak informacion mbi detyrën që iu është dhënë ose janë konfuzë në lidhje me atë që duhet të shkruajnë. Në të dyja këto raste është mirë të konsultoheni me pedagogun/en që ju ka dhënë detyrën, por edhe me kolegët tuaj, apo persona të tjerë që mund të dinë diçka rreth temës. Në fazën e mbledhjes së informacioneve çdo gjë është relevante me temën dhe vlen të mbahet shënim. Më pas gjatë procesit të shkrimit të draftit të parë apo edhe më vonë mund të vendosni t’i mbani apo hiqni të dhënat e mbledhura gjatë këshillimit. Konsultimi do t’ju vlejë për të diskutuar idetë tuaja, si edhe për t’ju dhënë informacione të mëtejshme në lidhje me temën që po shtjelloni.
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
54
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
KOLAZH DITARESH NGA STUDENTË TË NDRYSHËM NË LËNDËN E SHKRIMIT AKADEMIK
Ehh, ndoshta pa dashur po krijoj një afrimitet gati të ngushtë me ty ditar i dashur. Po kështu qenka jeta: kur gjërat fitohen me vështirësi u bëka edhe më e bukur. Sidoqoftë ëndërrat mbeten ëndërra dhe realiteti jo gjithmonë është ashtu siç ne e duam, ose më mirë shumë rrallë është i tillë. Kapitalizmi qenka i vështirë por dashtë Zoti që kjo gjendje në Shqipëri të ndryshojë. A s'ka ardhur momenti të reflektojmë dhe të marrim masa pa qenë kaq indeferentë? Edhe në botë punët jo se janë më mirë. Personat ekstremë vazhdojnë aktet agresive kundër minoriteteve. Por unë shtroj pyetjen deri kur do të vazhdojmë kështu? Kjo dita e sotme ka qenë dita më e lodhshme që kur ka filluar universiteti. M'u ngritën nervat se leksionet nuk i kuptoja dhe aq shumë u shqetësova sa më kapi kolla. Edhe për të fjetur nuk fjeta se po detyrat e anglishtes. Që thoni ju e që nuk thoni gjë hiç, kur unë e dua diçka me të vërtetë nuk e lë kurrë të më rrëshqasë. Edhe këtë shkollë dua ta nis mbarë dhe të arrij rezultate të larta. Dhe jo më kot sot ora e seminarit doli me të vërtetë e bukur. Të gjithë ishin të përgatitur dhe diskutonin. Kot fare ka thënë Shekspiri " . . . To be or not to be, that is the problem apo the question". Se mos kemi gjë në dorë mes ekzistencës dhe mosekzistencës. Sot u ngrita herët dhe si gjithmonë u përballa me realitetin shqiptar: pa drita, pa ujë, tashmë të mësuar me këto kushte. Me Lolën dhe Dolën shkuam në pazar dhe si zotëri që jam më ra barra e madhe e mbajtjes së çantave të rënda plumb. Hyra dhe unë në klubin e çantëmbajtësve por nuk e di a do të kem më këtë dhembshuri dhe këtë keqardhje për të vuajturit apo do
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
55
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh të arrij dhe unë të shes shpirtin dhe të kem një zemër prej guri. Ja tani shikoj studentët me valixhe që ikin për fundjavë në shtëpitë e tyre nëpër rrethe dhe pa dashur më kujtohej nisja ime nga shtëpia. Nuk është e lehtë të kalosh nga ngrohtësia e familjes në një jetë të akullt ku në vend të gjakut të lidh interesi. Kujtoj me nostalgji pushimet që kalonim në fshat, lojrat nëpër kopshte, xixëllonjat që kapnim netëve të qershorit. Nisem edhe unë për në shtëpi. Për habinë time qyteti duket sikur nuk ka ndryshuar fare, edhe deti po aty është dhe sikur njerëzit të mos dinin gjeografi detin do ta quanin Perëndi. Pasi kursimet i kam bërë të gjitha rrush e kumbulla, i kam hedhur sytë nga ime më se mos i prishet mendja dhe më jep ndonjë lek. I them se shkojmë në shkollë duke thënë "mirëmëngjes", dhe kthehemi duke thënë "natën e mirë" por ajo hiç. Kjo është diçka që se kisha provuar ndonjëherë, moj nëne apo mama si i thonë ata andej nga Tirana. Por megjithatë është dikush që mund të m'i bëjë ditët më të bukura. Të krijohet përshtypja se Shqipëria qeveriset nga ambasadorët apo ambasadoreshat, në veçanti njëri.... Pikërisht aty e kam edhe unë mendjen. E mor ditar qyqari, jam duke krijuar edhe unë personalitetin tim në një rreth tjetër shoqëror, mjedis tjetër, qytet tjetër, shkollë tjetër - kjo është përvoja më e bukur jetësore. Ka edhe hollësira të mëtejshme, por sot edhe muret kanë veshë e jo më një ditar që ka edhe gojë. Kot nuk thonë: “Goja kapak e mendja rehat!”. Ushtrim Praktiko secilën nga teknikat për nxjerrjen e ideve kryesore dhe mbledhjes së informacioneve të shpjeguara më lart.
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
56
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh Vlerësim Studentor për Kreun e Dytë 1. Me një shkallë nga 1 (më e ulta) dhe 5 (më e larta) vlerësoni se sa i qartë ishte ky kapitull ____________. 2. Në cilat faqe shpjegimi ishte më i qartë? ____________ 3. Prej cilave faqe mësuat më shumë? ________________ 4. Në cilat faqe shpjegimi ishte i paqartë? _____________ 5. Prej cilave faqe nuk mësuat gjë? ___________________ 6. Me një shkallë nga 1 (më e ulta) dhe 5 (më e larta) sa ju pëlqeu ky kapitull ___________________. 7. A mendoni se ky kapitull duhet rishkruar? (rrethoni zgjedhjen) A. Po, patjetër sepse ka shumë probleme B. Ndoshta C. Jo, sepse kapitulli është shkruar qartë. Autorët ju falendërojnë për dhënien e mendimit tuaj.
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
57
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh Kreu i Tretë: Rregullat e Drejtshkrimit në Gjuhën Shqipe Stili i shkrimit akademik dhe gjuha shqipe Si e mendoni ju stilin e shkrimit akademik? Çfarë lloj gjuhe duhet të përdorni kur shkruani një tekst akademik? Si duhet të dallojë ai nga shkrimet letrare artistike apo stili publicistik? Pyetjet më lart duhet t’ju ndihmojnë të mendoni për shkrimin akademik si një stil të veçantë shkrimi, ndryshe nga llojet e shkrimeve të tjera që keni hasur apo mësuar deri tani. Ai bën pjesë tek stili libror dhe është qartësisht shkencor. Pra, stili akademik i të shkruarit përdoret për tekstet shkencore. Tekstet shkencore janë disa llojesh, me shkrim: vepër, monografi, disertacion, punim, artikull, tekste mësimore; dhe me gojë: kumtesë, ligjëratë, referim, si edhe bisedë për një temë shkencore. Gjuha e përdorur për të gjitha llojet e shkrimeve akademike është ajo letrare, rregjistri është ai i specializuar (i fushës shkencore në të cilën veprojmë) dhe fjalët përdoren me kuptimet e tyre parësore pa ngjyresa figurative. Arsyeja kryesore për përdorimin e gjuhës letrare është lehtësia në komunikim dhe në të kuptuar midis folësave të së njëjtës gjuhë. Ajo përdoret për të shmangur keqkuptimet dhe për të nxitur komunikimin e bashkëpunimin, të cilët nga ana e tyre çojnë në zhvillim e përparim. Shkrimtari/ja komptetent/e dhe mjetet gjuhësore Një shkrimtar/e i/e përgatitur duhet të jetë një njohës i mirë i gjuhës në të cilën po shkruan dhe kjo nuk nënkupton që ai/ajo patjetër ta ketë atë si gjuhë amtare. Sidoqoftë, zotërimi i gjuhës në formën e saj letrare, apo standarde, është një nga kushtet kryesore që një shkrimtar/e të mund të quhet i/e aftë. Çfarë nënkupton zotërimi i mirë i gjuhës? a. fjalori i pasur personal Që shkrimtarët të kenë një fjalor të pasur personal në rregjistrim shkencor të fushës së tyre, iu duhet të lexojnë vazhdimisht artikuj dhe libra akademikë nga ajo fushë. Mirëpo edhe pse leximi ndihmon në të kuptuarit e asaj që është shkruar, duhet më shumë punë për zotërimin e atij fjalori. Kjo arrihet vetëm nëpërmjet stërvitjes, që do të thotë se studentët duhet të përpiqen në mënyrë të vazhdueshme të përdorin fjalët e rregjistrit të shkencës së tyre gjatë diskutimeve me gojë, apo detyrave me shkrim që iu kërkohen nga lektorët. Gjithësesi, bëni kujdes të mos përdorni fjalë të rregjistrit shkencor, kuptimin e të cilave nuk e dini
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
58
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh saktësisht, pasi lektorët tuaj do ta kuptojnë se po përpiqeni të shpreheni në një mënyrë në dukje më të komplikuar, por që në fakt tregon se ju ende nuk i njihni mirë konceptet dhe i përdorni ato me pakujdesi. b. besimi në njohuritë gjuhësore dhe gramatikore Besimi në njohuritë gjuhësore është mjaft i rëndësishëm, pasi ky besim do t’i japë formë edhe përmbajtjes apo ideve të cilat shkrimtarët dëshirojnë të transmetojnë tek një lexues i caktuar. Besimi krijohet nëpërmjet praktikës dhe kontrollit të vazhdueshëm, sidomos gjatë periudhës së rishikimit të draftit të parë. Duhet të keni parasysh se gjatë fillimit të hedhjes së ideve në letër dhe gjatë shkrimit të draftit të parë nuk u kushtohet dhe aq vëmendje gabimeve gjuhësore dhe gramatikore, pasi në këtë fazë është e rëndësishme grumbullimi i ideve dhe shprehja e tyre me fjali. Më pas bëhet redaktimi i tyre. c. njohja e rregullave të drejtshkrimit Njohja e rregullave të drejtshkrimit është e domosdoshme për shkrimtarët akademikë, pasi duke qenë se do të përdorni gjatë gjithë kohës gjuhën letrare, atëhere lind nevoja e të shkruarit të saj qartë dhe saktë. Parimi “një tingull, një shkronjë” i gjuhës shqipe e bën më të lehtë shkrimin e saktë të saj. E megjithatë, në gjuhën e përditshme përdoren dialekte ose të folura, të cilat ndryshojnë nga gjuha letrare sepse i ndryshojnë ose i shkurtojnë disa tinguj të gjuhës letrare. Mirëpo, edhe pse një gjë e tillë tolerohet gjatë komunikimit me gojë, në atë me shkrim duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm e të zbatoni të gjitha rregullat e drejtshkrimit. Kongresi i Drejtshkrimit i vitit 1972 ka përcaktuar rregullat e shkrimit të drejtë të fjalëve në gjuhën letrare shqipe dhe libra si “Drejtimi i Gjuhës Shqipe” (Akademia e Shkenca, 1974), apo “Shqipja Standarde” (Memushaj, 2004) do t’i shërbenin kujtdo që dëshiron ta shkruajë gjuhën shqipe në bazë të rregullave të drejtshkrimit. d. njohja e rregullave për përdorimin e shenjave të pikësimit Përdorimi i saktë i shenjave të pikësimit është po aq i nevojshëm sa edhe drejtshkrimi i gjuhës. Shkrimtarët duhet të dinë të përdorin shenjat e duhura të pikësimit sepse ato ndihmojnë në shprehjen e saktë dhe të kuptueshme të tyre. Si në çdo lloj shkrimi, ato i japin tonin e duhur tekstit si, për shembull, në rastin kur duam të tregojmë diçka në mënyrë neutrale (përdorimi i pikës), kur duam të pyesim diçka (përdorimi i pikëpyetjes) etj. Shkrimtarët akademikë duhet të bëjnë kujdes me përdorimin e
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
59
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh pikëçuditëses (!) dhe pikëçuditëses pas pikëpyetjes, që përdoren për të shprehur nxitje apo habi dhe jo për të theksuar rëndësinë e asaj që po thuhet. Në shkrimet akademike, emocionet mungojnë dhe për rrjedhojë, shenjat e pikësimit që i shprehin ato, duhet të jenë shumë të rralla, në mos të mungojnë tërësisht. Për një përdorim të saktë të shenjave të pikësimit, shkrimtarët mund të konsultohen me librat e ndryshëm të gramatikës së gjuhës shqipe, ose me botimin e Akademisë së Shkencave “Rregullat e Pikësimit në Gjuhën Shqipe” (2002). e. një fjalor formal shqip-shqip ( në pergjithësi do të thonim fjalor një-gjuhësh, në varësi të gjuhës së shkrimit dhe lexuesit tonë), fjalor sinonimik, librin mbi shenjat e pikësimit dhe rregullat e drejtshkrimit, si edhe një gramatikë gjuhësore. Fjalorët, rregullat e drejtshkrimit dhe pikësimit dhe librat gramatikorë duhet të jenë pjesë përbërëse e mjeteve të punës së shkrimtarëve akademikë. Sado njohës të mirë të gjuhës që të jeni, gjithnjë lind nevoja për të verifikuar se e keni përdorur saktë një fjalë, një strukturë fjalie apo një shenjë pikësimi. Konsultimi me librat përkatës do të bëjë që shkrimi juaj të jetë sa më i saktë dhe sa më i qartë për lexuesit. Çështjet më problematike që hasin shkrimtarët në gjuhën shqipe Gjuha shqipe si çdo gjuhë tjetër kërkon që të zotërohet mirë nga shkrimtarët, sidomos ata akademikë. Rregullat e drejtshkrimit dhe gramatikës së gjuhës shqipe mësohen gjatë viteve të arsimit të detyrueshëm, por siç thamë më lart, gjithnjë ka vend për kujdes. Problemet kryesore që kanë shkrimtarët e rinj ndahen në gabime në drejtshkrim, përdorim i formave gramatikore dhe në fjalor (leksiku). Më poshtë kemi identifikuar problemet më të shpeshta që hasin shkrimtarët akademikë në gjuhën shqipe: Drejtshkrimi i zanores ë1 Shkruhen me ë fjalët ku kjo zanore e theksuar i përgjigjet një a-je të gegënishtes dhe të gjitha fjalët e formuara prej tyre, pavarësisht nga lëvizja e theksit në to:
1
Rregullat e drejtshkrimit të zanores ë janë marrë nga Rami Memushaj, Shqipja Standarde, Tiranë: TOENA, 2004, f. 127-139.
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
60
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh Asgjë, çështje, dhëmb, dhëmballë, dhënë, dhënie, kënd, nëntë, i njëjtë, rëndë, rëndësi, rrënjë, tërë, tërësi, thënë etj. Shkruhet ë paratheksore: 1. në të gjitha rastet kur kjo zanore është e rrënjës së fjalës: bagëti, këmishë, ndërroj, mushkëri, dëgjoj, shëndet etj. Përjashtim bëjnë fjalët: arsye, arsim dhe fjalët e prejardhura prej tyre, për shkak të shqiptimit të ngulitur. 2. në fjalë të prejardhura prej temash me –ë fundore dhe prapashtesash që nisin me bashkëtingëllore: anëtar, drejtësi, botëror, hollësi, mirësi, punëtor etj.2 Nuk shkruhet ë-ja paratheksore: 1. në përemrat e pacaktuar, ndajfoljet dhe lidhëzat e përngjitura, që kanë si pjesë të parë fjalët gjithë ose kurrë: gjithçka, gjithsecili, kurrfarë, kurrkush, gjithnjë, gjithmonë etj. 2. në një varg fjalësh të prejardhura nga tema me –ë dhe tema që nisin me bashkëtingëllore për shkak të shkrimit dhe të shqiptimit të ngulitur: amtar, besnik, fillestar, zyrtar, atdhe. 3. në fjalët e përbërë tema e parë e të cilave mbaron me –ë, kurse tema e dytë nis me një zanore: bashkatdhetar, bashkautor, i shumanshëm etj.3 Zanorja ë fundore përdoret në të gjitha rastet kur ajo ndodhet një rrokje lark theksit. Më konkretisht me ë fundore shkruhen: 1. emrat femërorë: arkë, dorë, retinë, ngjyrë, shkumë etj. 2. të gjitha trajtat e shumësit të emrave dhe mbiemrave që mbarojnë me –ac, -ak, -an, -ant, -ar, -tar, -tor etj.: maturantë, përtacë, artistë, punëtorë etj. 3. mbiemrat e formuar nga emrat njërrokësh ose me theks në rrokjen fundore: i artë, i gurtë, i parë, i shtatë, i thatë etj. 4. numërorët: pesë, gjashtë, shtatë, tetë, nëntë, dhjetë, trembëdhjetë, tridhjetë, mijë. 5. përemri vetor unë; përemri dëftor i/e tillë; përemrat pronorë ynë, jonë, të mitë, të sajtë; përemrat e pacaktuar asnjë, asgjë, gjithë, ndonjë, shumë.4
2
Për më shumë shih ibid, f. 128-9. Për më shumë shih ibid, f. 130-1. 4 Për më shumë shih ibid, f.133-137. 3
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
61
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh Drejtshkrimi i trajtave të shkurtra Trajtat e shkurtra shkruhen më vete dhe gjenden gjithnjë para foljes. Drejtshkrimi trajtave të shkurtra të bashkuara bëhet si më poshtë: më + a = ma më + i = m’i të + e = ta të + i = t’i i + e = ia i + i = ia na + e = na e na + i = na i ju + e = jua ju + i = jua u + e = ua u + i + ua (shih Çeliku et al: 86) Nëse trajtat e shkurtra vijnë fill pas pjesëzës të të mënyrës lidhore apo kohës së ardhme të foljes, atëhere bie ë-ja dhe vendoset apostrof. P.sh: t’i duash njerëzit; t’ua kthesh borxhin; do t’ju telefonoj nesër etj. Përjashtim bën trajta e shkurtër e, e cila kur bashkohet me të, kthehet në ta: do ta marri ajo. Përcaktorët e pacaktuar Përdorimi i përcaktorëve të pacaktuar duhet kufizuar në shkrimet akademike, pasi ato shprehin ide mjaft të papërcaktuara, të cilat në vend që ta sqarojnë lexuesin e hutojnë atë. Pra, nëse thuhet: Prania e dikujt tjetër do të kishte sjellë pasoja të drejtpërdrejta në ruajtjen e rendit. shohim se diçka nuk është sqaruar, ndërkohë që çdo gjë është e qartë nëse shkruhet: Prania e forcave speciale do të kishte sjellë pasoja të drejtpërdrejta në ruajtjen e rendit E megjithatë përcaktorët e pacaktuar mund të shërbejnë në rastin kur nuk doni të përsërisni të njëjtën fjalë ose tog fjalësh në dy-tre fjali rresht. Psh: Forcat e NATO-s zbarkuan ne aeroport 12 orë më pas. Një lajm i tillë u transmetua në të gjitha kanalet kombëtare si një ngjarje e shënuar (shih Çeliku et al: 109-124). Fjalitë e shkrira nëpërmjet lidhëzave Fjalitë që kanë më shumë se dy folje quhen fjali të përbëra. Në shumicën e rasteve këto lloj fjalish në gjuhën shqipe lidhen nëpërmjet lidhëzave dhe fjalëve të tjera lidhëse. Kur fjalitë kanë vlerë të barabartë, atëherë ato quhen të bashkërenditura dhe lidhen me lidhëzat bashkërenditëse: e, dhe, edhe, jo vetëm… por edhe, ja… ja, ose… ose, si… edhe, jo… por as, po(r), mirëpo, porse, veç, veçse, vetëm se, megjithatë, apo, ose, kurse, ndërsa, etj (ibid: 271-6).
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
62
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Lloji i dytë i fjalive të përbëra quhet nënrenditëse dhe lidhjet e këtyre fjalive bëhen nëpërmjet lidhëzave nënrenditëse si psh: që, se, sikur, kur, sa, si, pasi, sapo, posa, derisa,, qëkurse, para se, sa kohë që, ku, nga, kudo që, ngado që, deri ku, se, sepse, ngaqë, për shkak të, nga shkaku se/që, për arsye se, meqë, meqenëse, përderisa, me qëllim që, në menyrë që, si, siç, sikur, se, sesa, në qoftë se, nëse, në rast se, po, po qe se, me kusht që, saqë, aq sa, kështu që, megjithëse, ndonëse, pavarësisht se, edhe në qoftë se, edhe nëse, edhe pse, edhe nëse etj (ibid: 277-287). Në gjuhën shqipe fjalitë mund të lidhen edhe me përemra lidhorë si që dhe i cili, por edhe pa fjalë lidhëse. Në raste të tilla përdoret presja, apo shenja të tjera të pikësimit (ibid: 107). Përdorimi i vetës së njëtrajtësuar Duhet bërë kujdes që shkrimi të jetë në një vetë. Nëse e nisni në vetën e parë, duhet të vazhdoni kështu përgjatë gjithë shkrimit. Po kështu, nëse përdorni vetën e parë shumës, apo formën pavetore të tipit duhet, apo me sa duket, e njejta mënyrë të shprehuri duhet të mbahet gjatë gjithë punimit në mënyrë që shkrimi të jetë koherent. Fragmenti dhe fjalia Fragmenti dhe fjalia janë elemente bazë në cdo lloj shkrimi. Për këtë arsye duhet bërë kujdes që fjalitë tona të qëndrojnë si nga ana gramatikore, ashtu dhe nga ajo kuptimore. Pas krijimit të fjalive të sakta, duhet bërë kujdes që ato të jenë të ndërlidhura mirë me njëra-tjetrën në formën e teksteve. Koherenca dhe kompaktësia e fjalive dhe lidhja e tyre në tekst arrihet nëpërmjet përdorimit të foljeve në kohën e duhur, si edhe të lidhëzave përkatëse. Përdorimi i drejtë i fjalëve Në shkrimet e ndryshme të kohëve të fundit vihet re se shpesh fjalët përdoren me kuptime të pasakta, ose të shpikura, dhe që shpesh nuk kanë fare kuptim, duke e vështirësuar kështu leximin dhe kuptimin e tyre. Një shkrimtar/e i/e mirë duhet të bëjë kujdes që fjalët që përdor të kenë kuptimin e duhur, përndryshe të shmanget përdorimi i tyre. Kujdesi duhet të jetë më i madh kur përdoren fjalë me origjinë të huaj, pasi keqpërdorimi i tyre do t’ia ulte vlerat shkrimit.
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
63
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Përdorimi i fjalëve të thjeshta dhe i fjalëve në gjuhën shqipe Mendohet se një shkrim akademik duhet të ketë një fjalor të ngarkuar me fjalë me prejardhje apo të përbëra. Ky lloj të menduari është i gabuar pasi përdorimi i një fjalori të tillë, shpesh kufizon numrin e lexuesve si edhe të atyre që do të kuptojnë dhe përdorin shkrimin tuaj. Duhet bërë kujdes të mos keqkuptohet kjo me përdorimin e regjistrave gjuhësorë përkatës. Krijimi i fjalëve të reja mund të përbëjë një rrezik, pasi nëse nuk arrihet qëllimi, kuptimi humbet. Po kështu gjuha e shkrimit nuk duhet të ngarkohet me fjalë të huaja, ndërkohë që mund të përdorim fjalë të gjuhës shqipe. Përjashtim bëjnë termat ndërkombëtare, apo fjalët e huaja që kanë pasur përdorim të gjerë në gjuhën shqipe prej një kohe të konsiderueshme, pra ato fjalë që tashmë kanë hyrë në leksikun e gjuhës shqipe. Ushtrim Praktik Zgjidhnji një artikull me temë sociale nga shtypi i përditshëm ku të keni identifikuar gabime gjuhësore dhe rishkruajeni duke respektuar rregullat gramatikore, drejtshkrimore dhe të shenjave të pikësimit në gjuhën shqipe.
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
64
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh Vlerësim Studentor për Kreun e Tretë 1. Me një shkallë nga 1 (më e ulta) dhe 5 (më e larta) vlerësoni se sa i qartë ishte ky kapitull ____________. 2. Në cilat faqe shpjegimi ishte më i qartë? ____________ 3. Prej cilave faqe mësuat më shumë? ________________ 4. Në cilat faqe shpjegimi ishte i paqartë? _____________ 5. Prej cilave faqe nuk mësuat gjë? ___________________ 6. Me një shkallë nga 1 (më e ulta) dhe 5 (më e larta) sa ju pëlqeu ky kapitull ___________________. 7. A mendoni se ky kapitull duhet rishkruar? (rrethoni zgjedhjen) A. Po, patjetër sepse ka shumë probleme B. Ndoshta C. Jo, sepse kapitulli është shkruar qartë. Autorët ju falendërojnë për dhënien e mendimit tuaj.
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
65
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh Fjalët e huaja që kanë sinonime të përshtatshme në shqip Botimi i parë Gusht 2005 Prishtinë Më poshtë është prezantuar një listë e fjalëve të huaja që përdoren më shpesh në gjuhën shqipe. Në listë janë përfshirë vetëm ato fjalë që kemi menduar se përdoren në shkencat shoqërore dhe që kanë përkthime të përshtatshme në gjuhën shqipe. Ato, të cilat kemi menduar se nuk kanë sinonime të përshtatshme, nuk i kemi përfshirë. Ndonjëherë, sinonimet tona mund të mos e përcjellin kuptimin e saktë që dëshiron hulumtuesi, por në të shumtën e rasteve ato hyjnë në punë kur nuk na kujtohet termi më i përshtatshëm. abonim, em. = parapagim; anëtarësim abort, abortim, em. = dështim abrogim, em. = shfuqizim absolut, mb. = i përgjithshëm; i tërësishëm abuzim, em. = keqtrajtim; shpërdorim; teprim ad hok = për këtë qëllim; aty për aty (nëse përdoret në origjinal të vihet në font italic ‘ad hoc’) adaptim, em. = përshtatje adekuat, mb. = i përshtatshëm adendum, em. = shtojcë adherim, em. = përkrahje; luajalitet; përcjellje; anëtarësim adoptim, em. = birësim; bijësim afeksion, em. = zemërngrohtësi; ngrohtësi; dashuri afektoj, fol. = ndikoj afinitet, em. = tërheqje; talent afirmative, mb. = pohore (afirmoj = pohoj); pohuese agjenci, em. = njësi; kompani; ndërmarrje; zyrë agjendë (axhendë), em. = rend dite (por s’ mund të përdoret për axhenda më të gjata se një ditë) agjent, em. = përfaqësues, veprues agjitim, fol. = shkundje; shqetësim; lobim agrare, mb. = bujqësore; agrikultura, em. = bujqësia agresor, em. = okupator; sulmues akcent, em. = theks akceptoj, fol. = pranoj akces, akses, em. = qasje; të drejtë përdorimi akoma, ndajf. = ende; edhe akordim, mb. = harmonizim; pajtim; përputhje; përshtatje; dhënie (huash) aks, em. = bosht
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
66
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh aksident, em. = fatkeqësi; rastësi aksion, em. = veprim akt, em. = veprim; vepër aktiv, mb. = veprues, i/e gjallë (ndaj. = gjallërisht) aktivist, em. = veprimtar; aktivitet, em. = veprimtari aktual, mb. = i tanishëm (i sotëm, i ditëve tona) aktualitet, em. = realitet; rrethana ekzistuese akumulator, em. = mbushës; grumbullues akumulim, fol. = mbledhje; grumbullim akustik, mb. = zanor; dëgjimor akut, mb. = i menjëhershëm; serioz; në krizë; therëse (për dhimbje) alarm, em. = kushtrim; shqetësim alternativë, em. = zgjidhje; rrugë; mundësi; rrugëzgjidhje alternim, em. = ndërrim (zakonisht në mes të dy e më shumë fazave, personave etj.) ambient, em. = mjedis (si folje mbetet ambientim/ambientohem) ambulant, mb. = shëtitës amorf, mb. = i patrajtë; i paformë amplifikim, em. = përforcim; fryrje; stërfryrje analog, mb. = i ngjashëm aneks, em. = shtojcë anomali, em. = parregullsi aparencë, em. = dukje apel, em. = thirrje aplikim, em. = zbatim; ushtrim apostafat, ndajf. = enkas; nergut aprovim, em. = miratim arbitër, em. = gjyqtar asistim, em. = ndihmesë asociacion, em. = shoqatë asortiment, em. = lloj; llojshmëri aspekt, em. = anë; pamje asterisk, em. = yll atak, em. = sulm; goditje atraksion, em.= tërheqje; joshje atribut, em. = veti; cilësi; tipar; karakteristikë avancë, em. = paradhënie avancim, em. = ecje përpara; përparim avantazh, em. = epërsi; përparësi avokim, em. = përkrahje; veprimtari; aktivizëm; lobim balancë, em. = baraspeshë barel, em. = fuçi barrierë, em. = pengesë basen, em. = pellg
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
67
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh beneficion, em. = përfitim; dobi bilateral, mb. = i dyanshëm; dypalësh biografi, em. = jetëshkrim biznes, em. = afarizëm bonjak, em. = jetim bord, em. = këshill; komision brutal, mb. = i ashpër; i vrazhdë; i egër bukvalisht, mb. = fjalë për fjalë, tekstualisht buton, em. = sustë; pullë centrifugal, mb. = qendërikës centripetal, mb. = qendërsynues certifikatë, em. = vërtetim; dëshmi cimer, em. = shok dhome civilizim, em. = qytetërim dakordim, em. = pajtim deciziv, mb. = vendimtar dedikoj, fol. = përkushtoj deficit, em. = mangësi; pamjaftueshmëri definim, definicion, em. = përkufizim; përcaktim definitiv, mb. = përfundimtar deformim, em. = shformim; shtrembërim degjenerim, em. = zvetënim deklarim, em. = shpallje dekompozim, em. = shpërbërje; kalbëzim dekurajim, em. = shkurajim densitet, em. = dendësi department – degë; njësi deprivim, em. = heqje deskriptiv, mb. = përshkrues destinacion, em. = cak destruktiv, mb.= shkatërrues detaj, em. = hollësi, imtësi determinant, mb. = përcaktues; vendimtar devalvim, em. = zhvlerësim; zhvleftësim devijim, em. = shmangie; largim deziluzion, em. = zhgënjim diabolik, mb. = djallëzor diferencë, em. = dallim; ndryshim difuzion, em. = shpërhapje dimension, em. = përmasë direkt, em. = drejtpërdrejtë disagregim, em. = zbërthim disponoj, fol. = kam, zotëroj disproporcion, mb. = shpërpjestim distancë, em. = largësi; shkëputje
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
68
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh distrikt, em. = zonë; rajon divergjencë, em. = mospajtim; mosmarrëveshje diversitet, em. = llojllojshmëri divorc, em. = shkurorëzim; ndarje (kryesisht për ndarje martesore) dominim, em. = zotërim; sundim; mbizotërim duel, em. = dyluftim edicion, em. = botim (editor = botues) efikas, mb. = i frytshëm ekshumim, em. = zhvarrosje eksploatim, em. = shfrytëzim eksplodim, em. = shpërthim ekspoze, em. = paraqitje ekspresion, em. = shprehje ekstrem, mb. = skajshëm ekuilibër, em. = baraspeshë ekuivalencë, em. = barasvlerë ekuivok, mb. = dykuptimtë ekzagjerim, em. = zmadhim; teprim ekzakt, mb. = saktë, përpiktë, preciz ekzekutim, em. = zbatim, vënie në jetë, kryerje ekzemplar, em. = kopje; shembullor elektoral, mb. = zgjedhor (elektorati = trupi zgjedhor; zgjedhësit) elementar, mb. = fillestar; thjeshtë eliminim, em. = zhdukje, mënjanim emetim, em. = lëshim; nxjerrje erupsion, em. = shpërthim esencë, em. = thelb etnicitet, em. = përkatësi etnike; kombësi evakuim, em. = shpërngulje; largim; zhvendosje evaluim, em. = vlerësim eveniment, em. = ngjarje eventual, mb. = i mundshëm evidencë, em. = pasqyrë, dëshmi, shënim evitoj, fol. = shmang; mënjanoj experiencë, em. = përvojë fakt (në…) = të vërtetë (në…) fals, mb. = e rreme fan(s), em. = tifoz(ë) fasadë, em. = ballinë fenomen, em. = dukuri fiks, mb. = i prerë, i ngulitur, i pandërprerë, i palëvizshëm filial, em. = degë final, mb. = i fundit; përfundimtar firmë, em. = nënshkrim; ndërmarrje fondament, em. = bazë; themel
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
69
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh formacion, em. = përbërje fragment, em. = copë; pjesë frekuencë, em. = dendësi frekuentoj, fol. = ndjek; vizitoj;shkoj rregullisht gajbe, em. = arkë gardian, em. = rojë; rojtar garnir, em. = garniturë gërmë, em. = shkronjë gjeneral, em. = përgjithshëm gjeneratë, em. = brez gradualisht, ndajf. = shkallë-shkallë; ngadalë gratis, mb. = falas; pa para; pa pagesë gri, mb. = i hirtë; i përhimtë hezitoj, fol. = ngurroj hortikulturë, em. = kopshtari human, mb. = njerëzor identik, mb. = i njëllojtë iminent, mb. = i afërt (kërcënues) impenjim, em. = angazhim imperativ, mb. = domosdoshëm; urdhërues implementim, em. = zbatim implikoj, fol. = ngatërroj; përziej (implikim, em. = pasojë; përzierje; përfshirje) impozant, mb. = madhështor impresionoj, fol. = i lë mbresë; i bëj përshtypje impuls, em. = vrull; nxitje inaugurim, em. = përurim incidencë, em. = shpeshtësi indeks, em. = tregues indiferencë, em. = mospërfillje indikative, mb. = treguese indikator, em. = tregues; parametër; shenjë indinjatë, em. = zemërim indipendencë, em. = pavarësi indirekt, mb. = tërthortë; zhdrejtë infinitiv, em. = pa kufi influencë, em. = ndikim informal, mb. = joformal informim, informacion, em. = lajmërim; njoftim inicial, mb. = fillestar iniciativë, em. = nismë inicim, em. = shtytje; nismë injorancë, em. = padituri inkasoj, fol. = arkëtoj inkluziv, mb. = (gjithë)përfshirës
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
70
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh inkorporim, em. = përfshirje inkriminim, em. = fajësim; akuzim; ngarkim me faj inkurajim, em. = trimërim; nxitje inovacion, em. = zbulim; shpikje input, em. = të dhëna hyrëse; të hyra insistim, em. = këmbëngulje inspirim, em. = frymëzim instrument, em. = vegël; mjet integral, mb. = përbërës (pjesë integrale = pjesë përbërëse) inteligjencë, em. = zgjuarsi; mençuri intencë, em. = qëllim; tentim interaktiv, mb. = ndërveprues; bashkëveprues interdependencë, em. = ndërvarësi interdisiplinare, em. = ndërdisiplinare (inter = ndër) internacionale, mb. = ndërkombëtare (inter = ndër) interne, mb. = brendshme intervenim, em. = ndërhyrje intervju, em. = intervistë intim, mb. = i afërt invalid, mb. = i pavlefshëm; që nuk qëndron; invalid, em. = me aftësi të kufizuara inventiv, mb. = kreativ; zbulues investigim, em. = hulumtim; hetim invois, em. (haset kryesisht në të folur) = faturë involvim, em. = përfshirje itinerar, em. = plan i udhëtimit; rrugëtim; marshutë joformale, mb. = jozyrtare jubile, em. = përvjetor judikaturë, em. = gjyqësi junior, mb. = ri jurisdiksion, em. = administrim i drejtësisë justifikim, em. = arsyetim; shfajësim kalkulim, em. = llogaritje; mashtrim; planifikim; njësim kampanjë, em. = fushatë kanion, em. = grykë kapacitet, em. = aftësi kapitull, em. = kreu kardinal, mb. = kryesor; thelbësor; qendror kasë, em. = arkë kategorikisht, mb. = prerazi kauzale, mb. = shkakore kauzë, em. = çështje keyword (haset kryesisht në të folur), em. = fjalë kyçe kidnapim, em. = rrëmbim klarifikim, em. = sqarim
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
71
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh klasifikim, em. = renditje klient, em. = palë koekzistencë, em. = bashkëjetesë koincidim, em. = përputhje; përkim; rastësi kolektiv, mb. = i përbashkët; bashkërisht komparacion, em. = krahasim kompatibilitet, em. = përputhje kompetent, mb. = aftë; thirrur; përgjegjës komplikim, em. = ndërlikim; ngatërrim komponent, em. = përbërës komunikim, em. = njoftim; kumtim; shkëmbim komunitet, em. = bashkësi koncentrim, em. = përqendrim konciz, mb. = i ngjeshur; i thuktë; i saktë konditë, em. = kusht; rrethanë konfidencë, em. = mirëbesim konfirmoj, fol. = ripohoj; vërtetoj konform, ndajf. = sipas konfromtim, em. = ballafaqim konkludim, konkluzion, em. = përfundim konsekuencë, em. = pasojë konsideratë, em. = mendim; vlerësim; nderim konsistencë, em. = njëtrajtshmëri konsiston, fol. = qëndron; përbën konstitucional, mb. = kushtetues konsulent, em. = këshillues; këshilltar kontakt, em. = lidhje kontemporan, mb. = bashkëkohor kontest, em. = mosmarrëveshje; diskutim; konflikt kontinuitet, em. = vazhdimësi kontribut, em. = ndihmesë koordinim, em. = bashkërendim korigjim, em. = përmirësim korrektoj, fol. = ndreqë; korrigjoj kosto, em. = çmimi kriminologji, em. = kriminalistikë (shkencë e cila studion metodat, mënyrat dhe mjetet e hetimit për zbulimin e krimit) kruciale, mb. = thelbësore; vendimtare kualitet, em. = cilësi kuantitet, em. = sasi kurikulë, em. = planprogram kuriozitet, em. = kërshëri; kureshtje kurs, em. = drejtim; lëndë kurvë, em. = lakore legjendë, em. = shpjeguese
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
72
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh legjislativ, em. = ligjvënës lider, em. = udhëheqës likuidoj, fol. = shlyej; zhduk; asgjësoj (përveç përdorimit në ekonomi) limit, em. = kufi linjë, em. = vijë lojal, mb. = besnik lokale, mb. = vendore (si antonim me “ndërkombëtare”; jo si e antonim me “qendrore”) maksimal, mb. = më i lartë/i manifestim, em. = shfaqje manual, em. = doracak; udhëzues mazhoranca (maxhoranca), em. = shumica mediator, em. = ndërmjetësues mesazh, em. = porosi miks, mb. = përzier minimal, mb. = më i ulët minoritet, em. = pakicë; bashkësi moment, em. = çast mortal, mb. = i vdeshkëm mortalitet, em. = vdekshmëri multilateral, mb. = shumanshëm; shumëpalësh nacional, mb. = kombëtar natalitet, em. = lindshmëri neglizhencë, em. = pakujdesi neutral, mb. = asnjanës oficiele, mb. = zyrtare okupator, em. = pushtues opcion, em. = mundësi; zgjedhje; alternativë; variantë opinion, em. = mendim oponent, em. = kundërshtar; armik opozicion, em. = kundërvënie ordiner, mb. = i rëndomtë; i thjeshtë orient, em. = lindje; i Lindjes orientoj, fol. = drejtoj origjinë, em. = prejardhje ortografi, em. = drejtshkrim paralel, ndajf. = krahas paramilitar, em. = paraushtarak parcelë, em. = ngastër parlament, em. = kuvend partnership, partneritet, em. = bashkëpunim pasoj, fol. = kaloj; përcjell patriot, em. = atdhetar patronazh, em. = kujdestari
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
73
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh penetrim, em. = depërtim perfekt, mb. = i përkryer; i përsosur performancë, em. = interpretim; efektshmëri; rendiment permanent, mb. = i përhershëm; i qëndrueshëm persekutoj, fol. = përndjek personal, mb. = vetjak; vetanak poen, em. = pikë posedoj, fol. = kam; zotëroj preciz, mb. = i përpiktë predispozicion (predispozitë), em. = prirje preferoj, fol. = parapëlqej president, em. = kryetar presion, em. = trysni preventivë, em. = parandalim prezantim, em. = paraqitje prezencë, em. = prani primar, mb. = parësor princip, em. = parim printim, em. = shtyp prioritet, em. = përparësi privoj, fol. = i heq (të drejtën për diçka) probabilitet, em. = besueshmëri; gjasë; mundësi produktivitet, em. = prodhimtari progres, em. = përparim proklamoj, fol. = shpall proporcion, em. = përpjestim provizor, mb. = përkohshëm publikim, em. = botim puro, mb. = i pastër; i kulluar raciale, mb. = racore racional, mb. = i arsyeshëm realizoj, fol. = plotësoj; kryej; përmbush rebelim, em. = kryengritje reciprok, mb. = i ndërsjellë; i dyanshëm reduktim, em. = zvogëlim; ulje reflektim, em. = pasqyrim refuzoj, fol. = hedh poshtë; kundërshtoj rekonstruktim, em. = rindërtim rekuperim , em. = rigjenerim; ripërtëritje relacion, em. = raport relevant, mb. = rëndësishëm religjion, em. = fe religjioz, mb. = fetar replikë, em. = kundërpërgjigje represion, em. = shtypje
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
74
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh respekt, em. = nderim respodent, em. = i/e anketuar; intervistuar rezyme, em. = përmbledhje rigoroz, mb. = i rreptë riparoj, fol. = ndreq; meremetoj rural, mb. = fshatar sakrifikim (sakrificë), em. = flijim satisfaksion, em. = kënaqësi; përmbushje (e interesave) seksion, em. = pjesë sekundar, mb. = dytësor seleksionim, em. = përzgjedhje sens, em. = kuptim; përshtypje; ndjenjë sensacion, em. = bujë; përshtypje e madhe separate, mb. = i veçantë, i ndarë shansë, em. = gjasë sinjifikativ, mb. = kuptimplotë; domëthënës situatë, em. = gjendje social, mb. = shoqëror solid, mb. = i fortë; i qëndrueshëm solucion, em. = zgjidhje special, mb. = veçantë; posaçëm spektakël, em. = shfaqje spostim, em. = mënjanim; zhvendosje stad, em. = periudhë; fazë staf, em.= personel start, em. = nisje stimulim, em. = shtysë; shtytje; nxitje stop, fol. = ndal; përfundo substancë, em. = lëndë; thelb substancial, mb. = thelbësor super, mb. = shkëlqyeshëm suportim, mb. = mbështetje; përkrahje supozim, em. = hamendje; dyshim suprem, mb. = i epërm; më i lartë; i përgjithshëm suprimoj, fol. = heq tastatura, em. = tastierë tempull, em. = faltore tentativë, em. = përpjekje; qëllim; orvatje toksik, mb. = helmues total, mb. = plotë; përgjithshëm; tërësor (totalisht, ndajf. = tërësisht) transformim, em. = shndërrim transmetoj, fol. = kumtoj; jap; përçoj tranzitor, mb. = kalimtar trimestër, em. = tremujor
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
75
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh triumf, em. = ngadhënjim turn, em. = ndrresë; ndërrim uikend, em. = fundjavë unanim, mb. = i njëzëshëm unifikim, em. = njësim uniform, mb. = i njëtrajtshëm verbal, mb. = gojor vigjilencë, em. = syhaptësi; syçeltësi violencë, em. = dhunë vital, mb. = jetësor; jetik vokabular, em. = fjalor vulnerabël, mb. = ndjeshëm xhekpot, em. = shpërblim i madh zhurnalist, em. = gazetar Parashtesat dhe prapashtesat -fon = -folës (albanofon = shqipfolës; anglofon = anglishtfolës) super- = mbi – (superprodhim = mbiprodhim; superpopullim = mbipopullim) ekstra- = jashtë- (ekstraterritorial = jashtëterritorial; ekstramartesore = jashtëmartesore) kontra- = kundër- (kontraproduktive = kundërproduktive) Shpjeguese: mbiemri = mb.; emri = em.; folja = fol.; ndajfolja = ndajf.; parafjalë = parafj.
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
76
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh INSTITUTI KOSOVAR PËR KËRKIME DHE ZHVILLIME TË POLITIKAVE SERIA E FLETUSHKAVE PËR KËRKIM DHE SHKRIM FLETUSHKA NR. 1 Disa fjalë që shpesh gabohen në shkrim në gjuhën shqipe Botimi i parë Gusht 2005 Prishtinë Gabim b apo mb?
mbartë
Saktë bartë
b apo p?
apsolut
absolut
ç apo c?
çertifikatë
certifikatë
proçes
proces
Konçiz
konciz
ç apo ’?
ç’armatim
çarmatim
d apo t?
gadishmëri
gatishmëri
përgaditje, pregatitje
përgatitje
standart
standard
e?
përfaqësus
përfaqësues
e apo a?
prezentim
prezantim
ë
gjegjsisht
gjegjësisht
nxënsit
nxënësit
Dobtë
dobët
shëndërrim, shëndrrim
shndërrim
frymzon
frymëzon
Brënda
brenda
Gjërë
gjerë
përceptim
perceptim
ë apo a?
lavdatë
lavdërim; lëvdatë
e apo i?
mirren
merren
përgjegje
përgjigje
dhimbje
dhembje
emitim
emetim
gjinden
gjenden
ë apo i?
Kiste
Këste
f apo h?
njof, njohtim
njoh, njoftim
e apo ë?
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
77
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh g apo k?
egzistoj
ekzistoj
egzakt, egzekutim
ekzakt, ekzekutim
gj apo gi?
djegje, shmangje
djegie, shmangie
k apo q?
keramikë
qeramikë
arqitekt
arkitekt
k apo h?
arhivë, arshivë
Arkiv
i apo j?
ndjehem
ndihem
vënje
Vënie
Rënje
Rënie
n a nj?
opinjon
opinion
o apo ou?
kontriboj
kontribuoj
q apo ç?
posaqëm
posaçëm
veqant
veçantë
Siq
siç
diqka
diçka; diç
qdo, gjdo
çdo
Qon
çon
Qfarë
çfarë
vequar
veçuar
qështje
çështje
Teren
terren
terorist
terrorist
rrespektoj
respektoj
avansim
avancim
inisiativë
iniciativë
agjensi, agjencion
agjenci
disciplinë, diciplinë
disiplinë
akcion
aksion
t
gjithsejt
gjithsej
xh apo gj?
menagjerët
menaxherët
gjelozia
xhelozia
bugjeti
buxheti
borgj
borxh
intenzitet
intensitet
dizajner
disenjator
r apo rr?
s apo c?
z apo s?
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
78
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh barazpeshë
baraspeshë
konsenzus, koncensus
konsensus
senzacion
sensacion
z apo c?
nazist
nacist
u a v?
europian
evropian
Tjera
korrupsion, korrupcion
korruptim
konkludim
konkluzion
ofanzivë
ofensivë
llojllojshmëri
llojshmëri
akronimet
shkurtesat
abstrahim, abstragim
abstraksion, abstraktim
amandament, amandman
amendament
ambulantë
ambulancë
arap
arab
atelje, atele
atelie(ja)
vizitë kartë
kartëvizitë
sforcoj
përforcoj
lluks
luks
maqedon
maqedonas
të arritura
arritje
azbest
asbest
federative
federale
adut
atu
shizofren
skizofren
diskualifikim
shkualifikim
shkurtër
shkurt
shovenist
shovinist
respondent
respodent
tanks
tank
ekces, eksces
ekses
Bashkë, ndaras, me vizë? asnjë
as një atë herë
atëherë
brenda për brenda
brendapërbrenda
cilat do
cilatdo
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
79
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh deri sa
derisa
edhepse
edhe pse
më sa
mësa
mëse
më se
një pas njëshme
njëpasnjëshme
nga që
ngaqë
pasiqë
pasi që
poaq
po aq
poashtu
po ashtu
prapë se prap
prapëseprapë
se sa
sesa
tanipërtani
tani për tani
tash më
tashmë
vendim-marrje, vendim marrje
vendimmarrje
auto- auto kolonë, auto ambulancë bashkë- bashkë atdhetar bashkë-jetesë
autokolonë, autoambulancë bashkatdhetar bashkëjetesë
baras- baras-peshë
baraspeshë; barasvlerë
fletë- fletëdalje, fletëngarkesë (gjithmonë ngjitur) gjithë- gjithkombëtar
ishjokrye kundër-
gjithë kombëtar
gjithëanshëm, gjithfuqishëm ish ndërmarrjet, ish komandanti jo ekonomik, jo njerëzor krye-arkëtar, kryefamiljar kundër-pagesë, kundër përgjigje
luftë- luftë-nxitës
gjithanshëm, gjithëfuqishëm ish-ndërmarrjet, ishkomandanti joekonomik, jonjerëzor kryearkëtar, kryefamiljar kundërpagesë, kundërpërgjigje, kundërsulm luftënxitës
mbi- mbiçmoj, mbindërtim ndihmës- ndihmësdrejtor pa- pa dukshëm pakontrolluar
padukshëm pa kontrolluar
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
80
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh pa shmangshëm
pashmangshëm
pa përshtatshëm
papërshtatshëm
pa pritmas
papritmas
pabarazi, padurim, pakënaqësi për- për gjithmonë
përgjithmonë
për mes
përmes
për gjatë
përgjatë
përkah
për kah
për derisa
përderisa
shumë-
shumë llojshme, shumë anëtarëshe diagrama/t
shumëllojshme, shumëanëtarëshe diagram/i, diagrame
kurtha
kurth/i, kurthe
kahja
kah/u, kahe
lëmí, lëmia
lëmë/i, lëmenj, lëmenjtë
stereotipet
stereotip/i, stereotipat
herojtë
hero/i, heronj/ët
përkujdesi
përkujdesje/a, përkujdesje/t këshill/i, këshilla/t
Gjinia
Shumësi
këshille vit, vjet, vite Shprehje
grafikon, grafiqe
grafik, grafikët
me këtë rast
në këtë rast
mbaj dënimin
vuaj dënimin
arrë e fortë
kockë e fortë
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
81
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
82
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
83
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
84
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
85
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
86
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
87
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
88
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
89
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
90
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
91
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
92
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
93
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
94
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
95
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
96
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
97
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
98
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
99
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
100
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
101
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
102
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
103
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
104
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
105
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
106
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
107
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
108
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
109
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
110
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
111
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
112
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
113
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
114
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
115
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
116
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
117
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
118
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
119
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
120
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
121
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
122
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
123
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
124
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
125
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
126
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
127
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
128
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
129
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
130
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
131
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
132
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
133
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
134
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
135
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
136
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
137
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
138
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
139
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
140
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
141
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
142
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
143
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
144
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
145
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
146
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh Kreu i Katërt: Ndërtimi i Paragrafëve dhe Fjalive Temë Paragrafi Paragrafi për shkrimin është si poezia për këngën, si topi për lojën sipas Hans P Guth-it. Me anë të paragrafit mundësohet diskutimi i një teme të caktuar pikë për pikë dhe hap pas hapi. Paragrafi përcakton pjesët e një të tëre më të madhe dhe mundëson përdorimin e vëmendjes së lexuesit në një ide të vetme si një hallkë zinxhirin e mendimeve. Paragrafët që ndjekin një sekuencë/rend të caktuar mundësojnë ndjekjen e progresit nga një pikë në tjetrën në procesin e shkrimit akademik. Në fund të fundit një paragraf i shkruar mirë dhe i qartë s’është veçse një grupim fjalish që përqendrohen në një pjesë të caktuara të temës së detyrës dhe i hyn asaj në detaje(Guth, 1993: 403). Pra paragrafët e shkruar mirë përmbajnë një ide qendrore e cila kontrollon të gjithë përmbajtjen e paragrafit. Kur paragrafi arrin përfundimin ai duhet të fusë lexuesin më në thellësi të esesë suaj ose t’a udhëzojë për atë që ai po lexon e ta bëjë të ndjekë shkrimin tuaj deri në fund. Paragrafët kanë gjatësi dhe funksione të ndryshme, por si fillestarë në rrugën e kërkimeve shkencore dhe akademike, paragrafët tuaj duhet të jenë të tillë që t’i japin përgjigje pyetjeve që ju i parashtroni lexuesit qysh në paraqitjen e subjektit tuaj për analizë. Kështu paragrafët që ju do të shkruani do të janë të përqendruara në një pikë apo çështje të përcaktuara mirë: Për çfarë po flisni? – është pyetja që duhet t’i përgjigjeni. Paragrafi juaj do të prezantojë një ide të vetme qendrore apo një konkluzion të përgjithshëm: Ku do të dilni? - është pyetja tjetër të cilës duhet t’i përgjigjeni. Së treti paragrafi juaj duhet të mbështesë pikën apo çështjen e parashtruar me shembuj ose materiale të tjera mbështetëse duke iu përgjigjur në këtë mënyrë pyetjes: Pse mendoni në këtë mënyrë? Rrjedhimisht një paragraf i strukturuar mirë i përgjigjet tri pyetjeve dhe përmban të paktën tri fjali (Guth, 1993: 403) Gjatësia, struktura, dhe rendi i paragrafëve ndryshon në bazë të qëllimeve që kanë shkrimtarët për veten dhe hamendjet që kanë për përqendrimin e vëmendjes së lexueseve të tyre. Si rezultat një gjatësi të kufizuar për paragrafin nuk ka. I takon shkrimtarit që të vendosë gjatësinë e paragrafit dhe të ruajë atë konstante gjatë tërë detyrës së kursit, apo artikullit që botohet në gazetë. Sigurisht që ka paragrafë – siç mund të paraqiten në gazeta apo kur ato janë të tipit tranzitor, të cilët e udhëzojnë lexuesen në udhëtimin nga një pjesë e esesë në tjetrën. Ky tip i paragrfit është i shkurtër dhe sinjalizon një thyerje të mendimit. Veçanërisht në shkrimin për gazeta, tipet e paragrafeve me dy deri në tri fjali të shkurtëra i
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
147
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh japin ritëm leximit dhe nxisin lexuesin për të shkuar deri në fund të artikullit (Guth 1993: 403). Në shkrimet universitare pritet që paragrafët të jenë të zhvilluara mirë. Secili prej tyre paraqet një pjesë domethënëse të esesë apo detyrës përfundimtare. Me përjashtim të paragrafit të parë hyrës ose njohës dhe konkluzionit, paragrafët e pjesës së diskutimit apo të zhvillimit çojnë përpara kuptimin mbi tezën nga ana e lexuesit. Një paragraf i zhvilluar plotësisht dhe efektivisht ka katër karakteristika: 1. Fjalia temë e cila çon përpara idenë kontrolluese në tezën e esesë. 2. Zhvillim i plotë me informacion të mjaftueshëm për të shprehur idenë në një mënyrë të arsyeshme dhe të plotë. 3. Strukturë të njehsuar që tregon lidhjen e informacionit mbështetës me fjalinë temë. 4. Teknikat e koherencës që bëjnë të mundur kalimin e lexuesit nga njëra fjali në tjetrën. Nga një këndvështrim i caktuar - ky i shkrimeve akademike – paragrafët shihen si struktura të mëvetësuara dhe në të njëjtën kohë edhe si blloqe ndërtimore në strukturën e përgjithshme të esesë. Por si fillon ndërtimi i paragrafit? Dhuntia kryesore në shkrimin e paragrefeve ka të bëjë me përqëndrimin (hinkëzimin) e informacionit të vëzhguar apo informacionit të mbledhur. Ashtu si në procesin e kalimit të lëngjeve në hinkë prej të cilit përftohet një lëng më i pastër dhe më i përqendruar edhe në procesin e ndërtimit të paragrefeve, idetë kalojnë nëpër këtë proces kur paragrafi i cili po shkruajmë e ka një pikë tek e cila pritet të dalë. Orientimi i paragrafit për të arritur një qëllim të caktuar, i bën idetë të pësojnë ndryshime e të rindërtohen në atë formë që të lidhen me njëra tjetrën. Këto ide kur kalojnë nëpër proceset analizuese në mendje, qartësohen e ndërtohen më mirë duke kaluar kështu nga një proces i listëzimit të ideve në një paragraf të ndërtuar mirë e deri në një detyrë kursi e cila i përgjigjet kërkesave të pedagogut. Nuk mund t’jua theksojmë sa duhet rëndësinë e të shkruarit me një qëllim të caktuar. Nga kjo pikëpamje, ndërtimi i paragrafëve me synim të qartë dhe në funksion të shprehjes të idesë kryesore të punimit tuaj apo qartësimit të një ideje tjetër, të cilën ju doni ta zhvilloni, është i domosdoshëm. Teknikat me të cilat ndërtohen paragrafe të tilla janë të thjeshta dhe ju i keni përdorur edhe më parë në jetën tuaj.
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
148
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh Grupimi i të dhënave që kanë lidhje me njëra tjetrën. Lënda e parë për ndërtimin e paragrafit është një grup i të dhënave që kanë lidhje me njëra tjetrën. Ndërsa ju përqëndroheni në një fushë të kufizuar të temës (në fakt duhet të veproni kështu), ju grumbulloni detaje të ndryshme që duket të jenë pjesë e një të tëre. Supozoni për një çast si punonjës i një institucioni që merret me akreditimin universitar po vizitoni një universitet, i cili është përmendur shumë në media. Gjatë kësaj vizite, ju “goditeni” nga përpjekja që bëjnë të gjithë për të qenë sa më në rregull me mediat deri sa mendoni që kjo duhet të jetë politika e universitetit: “ta kemi sa më mirë me mediat”. Struktura e paragrafit që do të zhvillohej mund të ishte e tillë: Pika Kryesore
“Gjithmonë në lajme” është politikë e UAT-së
Ide 1 – nga faktet e para në gazeta në universitet
Një prej gazetave të përditshme vazhdimisht riboton artikuj në të cilët aktiviteti i UAT renditet ndër më të mirët dhe në një emision mujor paraqitet një çështje e re që pritet të bëjë bujë në politikën shqiptare të muajve në vijim dhe që do të ndryshojë imazhin e UAT-së pas viteve të tëra të “mbulimit intensiv në media” Studentët që kanë mbaruar studimet ftohen të ndjekin kurse rifreskuese duke i tërhequr me thënie të tilla në broshurat promovuese: “Ali Senjefi, profesor i hapësirës, i ftuar special i emisionit të mëngjesit në News 24”. Në çdo semester administrata boton një gazetë të vogël me titullin “UAT në lajmet e vendit” të mbushur me informacionet më të fundit duke përfshirë të dhëna për studentët yje në sporte dhe në botën e spektaklit. Faqja kryesore në internet e presidentit të Universitetit hapet me një foto në të cilën Presidenti i UAT-së shfaqet krah për krah me drejtuesen e programit kryesor të mbrëmjeve në Top Channel gjatë vizitës së saj në universitet.
Ide 2 – nga broshurat
Ide 3 – nga materialet e administratës Ide 4 – nga një program në faqen e internetit të universitetit
(Guth 1993: 405) Nuk duhet harruar që në paragrafin e përfunduar ne shohim rezultatin përfundimtar. Për të kuptuar se si mendja e shkrimtarit shërben si hinka nëpër të cilën kalon procesi i shkrimit për të paraqitur një paragraf të ndërtuar mirë dhe që ka sens e kuptim duhet të rindërtoni të gjithë procesin e krijimit të paragrafit. Tabela më lart përpiqet t’ju tregojë fazat nëpër të cilat mund të kalojë ndërtimi i një paragrafi të mundshëm. Përpiquni tani të ndërtoni një paragraf duke i lidhur idetë e paraqitura në tabelë për të mbështetur pikën kryesore të dhënë po aty. Shkruajeni paragrafin me laps në një fletë dhe dorëzojani pedagogut për qortim.
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
149
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh Fjalia Temë Fjalitë temë zakonisht hapin paragrafin. Ato përmbledhin idenë qëndrore të paragrafit. Fjali temë i tregon lexuesit “ Kjo është ajo që po dua të them. Kjo është ajo që po dua të vërtetoj”. Shpesh fjalia temë e hap paragrafin me atë që shkrimtari do të thotë apo beson. Kjo fjali ndiqet nga të dhëna – shembuj, detaje, të dhëna statistikore për ta përforcuar atë që thuhet në fjalinë e parë. Në një gazetë ditore gjeni një shembull të një paragrafi në të cilin autori paraqet një ide të cilën më pas e mbështet me informacion të detajuar dhe pasi ta keni prerë nga gazeta ngjiteni në hapësirën e mëposhtëme e lënë për këtë qëllim.
Ka raste kur fjalitë temë paraqiten nga një fjali tranzicionale që e lidh këtë paragraf me tjetrin, ose kur ato vendosen në fund për efekt dramatik apo emocional. Arsyet për ju, për të mos i vendosur fjalitë temë në krye të paragrafit duhet të jenë tepër të forta dhe të përmbajnë elemente të forta stilistike. Në shkrimin akademik paraqitja e fjalisë temë në fillim të paragrafit e lehtëson të shkruarit dhe po ashtu lehtëson vlerësimin e detyrës suaj me notë. Fjalia temë paraqet një premtim. Kryefjala e fjalisë temë paraqet atë që do të trajtojë paragrafi. Ideja kontrolluese (pjesa tjetër e fjalisë) sjell te lexuesi premtimin për ato pjesë të subjektit që shkrimtari do të diskutojë. Gjithmonë më ka mahnitur legjenda e grekëve të vjetër për zanafillën e alfabetit – Ismail Kadare “Ftesë në Studio”
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
150
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh Kryefjala e kësaj fjalie temë që kap paragrafin e parë të kapitullit të dytë të esesë “Ftesë në studio” të shkrimtarit Ismail Kadare (Kadare 1990: 140) i premton lexuesit se subjekti i këtij paragrafi është “legjenda e grekëve të vjetër”. Ideja kontrolluese premton një diskutim të legjendës për zanafillën e alfabetit. Kufizoni subjektin dhe idenë kontrolluese. Mos i premtoni lexuesve më tepër se ç’mund të paraqitni. Fjalitë temë nuk duhet të jenë shumë të përgjithshme, përndryshe ju nuk do të jeni në gjendje ti përmbaheni trajtimit të saj në një paragraf të vetëm sado i mirë-zhvilluar qoftë ai. Trajta e fjalive temë kontrollohet me anë të dy mënyrave: me anë të kufizimit të subjektit dhe idesë kontrolluese. Shembull: 1 Fjalia Temë e Përgjithshme: Veprat e Ismail Kadaresë shpesh përfshijnë trajtimin e miteve dhe legjendave nga popuj të ndryshëm të botës.
Fjalia Temë e Kufizuar: “Lulet e Ftohta të Marsit” përfshin trajtimin e miteve dhe legjendave nga popuj të ndryshëm të botës.
Ide Kontrolluese e Kufizuar: “Lulet e Ftohta të Marsit” përfshin trajtimin e mitit të vajzës që martohet me gjarprin. Shembull: 2 Vendi A nuk ka stablitet.
Qeveria e A-së e koalicionit ‘Aleanca për Shtetin’ nuk ka stabilitet. Qeveria e A-së e Koalicionit ‘Tranzicion pa Dhimbje’ kërcënohet nga protestat e opozitës për zgjedhjet vendore, nga kërkesat e anëtarëve të Partisë Mbretërore në bazë për shkëputjen e P.M–së nga forcat e tjera politike në këtë koalicion.
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
151
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh Shkruani një fjali temë që mund zhvillohet. Ideja kontrolluese e fjalisë temë duhet të paraqitet në mënyrë të atillë që ajo të jetë e hapur për zhvillim të mëtejshëm. Kjo ide duhet të jetë e tillë që të pranojë përforcimin apo shembullizimin. Një fakt i caktuar nuk përbën një fjali temë efektive, me përjashtim të rastit kur thjesht paraqitet informacion. FAKT
Shqipëria e shpalli pavarësinë e saj më 28 Nëntor 1912.
Fjalia temë efektive përveç trupëzimit të një fakti duhet në të njejtën kohë të krijojë mundësinë për diskutim ose zhvillim të mëtejshëm. Vendet fqinje i zuri paniku kur Shqipëria shpalli pavarsinë e saj nga Perandoria Osmane me 28 Nëntor 1912. Kështu kjo fjali temë hap një diskutim për faktin se si pavarësia e Shqipërisë - shpallja e saj - krijoi panik mes fqinjëve. Në të njëjtën mënyrë shprehja e një qëndrimi si temë nuk është sinjal i një diskutimi. Në fakt ai fton rezistencë të menjëhershme nga lexuesi “Posi pra - kështu thua ti!” Vendosja e tatimeve të larta është domosdoshmëri-sipas FMN-së.
QËNDRIM
FJALIA TEMË e Përpunuar
Vendosja e tatimeve efektive është sekreti për krijimin e një ekonomie tregu funksionale.
Kjo lloj fjalie jep mundësinë për zhvillimin e një paragrafi interesant, të paktën për ata që janë të interesuar të shohin një sistem tatimor efektiv. Paragrafi është efektiv kur plotëson kushtet e mëposhtme: 1. 2. 3. 4.
bën të përparojë pika kryesore e tezës së esesë ka informacion të mjaftueshëm për të shprehur idenë në mënyrë të plotë dhe të arsyeshme tregon lidhjen mes informacionit mbështetës dhe fjalisë temë e dërgon lexuesin lehtësisht nga njëra fjali në tjetrën
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
152
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh Paragrafët janë koherent kur mendimet e shkrimtarit rrjedhin nga fjalia e parë te e fundit. Koherenca në paragraf arrihet: 1. me fjalë dhe shprehje lidhëse/tranzicionale: • • • • • • • •
krahasim kontrast/kundërshtim bashkërenditje/shtim kohë/proces drejtim lajmërimin e fundit lajmërimin e ritheksimit tregim rezultatesh
2. mes përsëritjes së fjalëve kyçe 3. me anë të përdorimit të strukturave paralele Procesi 5-së hapësh për zhvillimin e paragrafit: 1. Idea Kontrolluese – shprehja e idesë kryesore apo pikës në të cilën përqëndrohet paragrafi me një fjali apo grup fjalishë. Formulimi i idesë kontrolluese të paragrafit paraqet edhe hapin e parë në ndërtimin e paragrafit. Fjalia me të cilët shprehet ideja kontrolluese shpesh përkon me fjalinë temë, e cila lajmëron dhe kontrollon përmbajtjen e paragrafit. Fjalia temë siç e theksuam edhe më lart shfaqet në fillim, në mes dhe në fund të paragrafit, ose njëkohësisht në fillim dhe në mbyllje të paragrafit. 2. Shpjegimi i idesë kontrolluese përbën hapin e dytë në ndërtimin e paragrafit. Një apo disa fjali shprehin arsyetimin ose shpjegimin që shkrimtari jep për mënyrën në të cilën lexuesi duhet të interpretojë informacionin e prezantuar në fjalinë temë. 3. Shembulli shtjellon më tej atë që theksohet në idenë kontrolluese por me terma më konkretë duke mbështetur me të dhëna si idenë ashtu edhe shpjegimin të cilin zakonisht fjalia shembull e ndjek. 4. Shpjegimi paraqet arsyet që ju përzgjodhët për të përdorur këtë apo atë shembull si evidencë apo fakt për të mbështetur idenë kryesore në të cilën fokusohet paragrafi juaj.
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
153
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
5. Përfundimi paraqet lëvizjen përfundimtare në zhvillimin e një paragrafi i cili bën të mundur edhe tranzicionin në paragrafin tjetër. Kjo fjali përmbledh gjithçka, duke përkujtuar njëkohësisht lexuesin për domethënien e informacionit të paraqitur në paragraf si mbështetje për idenë kryesore të të gjithë punimit tuaj. Detyrë: Ndiqni dhe shpjegoni këto pesë hapa duke shkruar një paragraf me këtë fjali temë: Paraqitja e detyrave të shtëpisë brenda afatit është një nga dhuntitë më të vlefshme që universiteti të jep për të konkuruar në tregun e punës.
Llojet e Paragrafëve: 1. 2. 3. 4. 5. 6. 7.
Narracioni Ekspozicioni Përkufizimi Klasikimi Përshkrimi Analizë Procesi Bindje/Argumentimi
Ushtrim: Në bashkëpunim me pedagogët tuaj përcaktoni fillimisht karakteristikat për secilin lloj të paragrafit të përmendur më lart. Më pas gjeni në artikuj të shkruar nëpër gazeta shembuj për secilin tip. Sillini shembujt në klasë dhe diskutoni rreth tyre.
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
154
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh Shembuj Shkrimesh
Shtëpia Ekzekutive
Washington, 21 Nëntor 1834 Znj. Birby, Boston, Mass E dashur Zonjë,
Në Departamentin e Luftës, më kanë treguar njoftimin e Gjeneralit të Përgjithshëm të Masaçusetsit sipas të cilit Ju jeni nëna e pesë djemve të cilët kanë vdekur lavdishëm në fushën e betejës. Ndjej se sa e dobët dhe pa fryt mund të jetë çdo fjalë e imja që do përpiqet të të heqë mendjen nga dhimbja e kobshme për një humbje kaq të papërmbajtshme. Por unë nuk mund të rri pa jua zbutur gjendjen me ngushëllimin që ndoshta gjendet në falënderimet e republikës që bijtë e tu shpëtuan me vdekjen e tyre. Lutem që Ati i ynë Qiellor t'jua lehtësojë dhimbjen e pamatë për këto vdekje, t'ju sjellë juve vetëm kujtimet e shtrenjta për të dashurit e të humburit, si edhe krenarinë solemne e cila duhet të jetë e juaja për vendosjen e një sakrifice kaq të paçmueshme mbi altarin e lirisë.
Juaji shumë sinqerisht dhe me shumë respekt Abraham Linkoln
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
155
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh Nga Fjalimi i Përurimit si President i Zotit Xhon F. Kenedi . . . Ne festojmë sot jo fitoren e një partie, por lirinë - simbolizimin e një fundi dhe të një fillese - domethënien e rifillimit. Se jam betuar përpara jush dhe të Plotfuqishmit Perëndi me të njëjtin betim solemn që të parët tanë na lanë rreth një shekull e tre çerek më parë. Bota sot është shumë e ndryshuar. Njeriu mban në duart e tij të vdekshme fuqinë për të zhdukur të gjitha format e varfërisë njerëzore por edhe të gjitha format e jetës njerëzore. Megjithatë të njëjtat bindje revolucionare për të cilat luftuan të parët tanë janë sërish në qendër të vëmendjes rreth e përqark globit - besimi që të drejtat e njeriut nuk vijnë nga bujaria e shtetit por nga dora e Perëndisë. Ne sot nuk guxojmë të harrojmë se jemi trashëgimtarët e atij revolucioni të parë. Le të shkojë fjala përpara prej këtij vendi e në këtë kohë si tek miku dhe armiku, se pishtari i ka kaluar një brezi të ri amerikanësh - të lindur në këtë shekull, kalitur nga lufta, disiplinuar prej një paqeje të vështirë dhe të hidhur, krenarë për trashëgiminë e lashtë - dhe i palëkundur për të mos qenë dëshmitar ose lejuar zhbërjen e ngadaltë të atyre të drejtave njerëzore kundrejt të cilave ky komb ka qenë gjithmonë i përkushtuar, dhe për të cilat ne jemi të përkushtuar sot si në vendin tonë ashtu edhe rreth globit . . . Në historinë e gjatë të botës, shumë pak brezave i është besuar roli i mbrojtjes së lirisë në orët e rrezikut maksimal. Unë nuk tkurrem përpara kësaj përgjegjësie - unë e mirëpres atë. Nuk besoj që ndonjëri prej nesh do të ndërronte vendet me ndonjë komb ose brez tjetër. Energjia, besimi, përkushtimi që sjellim në këtë ndërmarrje do ta ndriçojë vendin tonë dhe të gjithë ata që i shërbejnë atij shkëlqimi i atij zjarri me të vërtetë mund të ndriçojë botën. Dhe kështu pra bashkëkombësit e mi amerikanë mos kërkoni se ç'mund të bëjë vendi për ju - kërkoni ç'mund të bëni ju për vendin tuaj. Bashkëqytetarë të të gjithë botës: mos kërkoni çdo të bëjë Amerika për ju, por ç'do të bëjmë së bashku për lirinë e njeriut.
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
156
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh Nga Fjalimi i Parë Përurues i Rusveltit si President i SHBA-së Kjo është më e jashtëzakonshmja kohë për të theksuar të vërtetën, të gjithë të vërtetën, sinqerisht dhe me guxim. Nuk kemi nevojë që të tkurremi nga ballafaqimi i ndershëm me kushtet që po kalon vendi ynë sot. Ky komb i madh do të durojë siç ka duruar, do rigjallërohet dhe do të begatohet. Kështu pikë së pari, më lejoni të deklaroj besimin tim të palëkundur se e vetmja gjë së cilës duhet t'i frikësohemi është frika vetë - terrori i paemër, i paarsyeshëm, i pajustifikuar i cili paralizon përpjekjet e nevojshme për ta kthyer tërheqjen në përparim. Në çdo orë të errët të jetës sonë kombëtare një udhëheqje e sinqertë dhe e forcës së vullnetit ka gjetur gjithmonë mirëkuptimin dhe mbështetjen e popullit - kjo është dhe thelbi i fitores. Jam i bindur që ju përsëri do t'i jepni këtë lloj mbështetje udhëheqjes në këto ditë kritike. Me këtë frymë, për sa më përket mua dhe juve, ne ballafaqohemi me vështirësi të përbashkëta. Ato janë, falë Zotit, vetëm probleme materiale. Vlerat monetare kanë zbritur ne nivele fantastike; taksat janë ngritur; aftësia për të paguar ka rënë; qeveria në të gjitha shkallët ndeshet me shkurtime serioze të të ardhurave; mjetet e shkëmbimit janë ngrirë në rrymat e tregtisë; kudo has hekurishte të ndërmarrjeve industriale; fermerët nuk kanë tregje për prodhimet e tyre, kursimet e viteve të tëra janë zhdukur në mijëra familje . . . Për më tepër, të papunët po ndeshen me çështjen e ekzistencës, një numër po kaq i madh njerëzish mezi ia dalin me të ardhurat. Vetëm një optimist budalla mund të mohojë realitetin e errët të cilin po kalojmë. E megjithatë kriza nuk është thelbësore. Nuk na ka goditur mortaja e karkalecave. Në krahasim me heqjet dhe vuajtjet që mposhtën stërgjyshërit tanë sepse patën besim dhe jo frikë, kemi ende shumë gjëra për të cilat duhet të jemi mirënjohës. Natyra vazhdon të na ofrojë frytet e saj dhe përpjekjet njerëzore i kanë shumëfishuar ato. Bollëkun e kemi te pragu, por përdorimi pa kufizime i tij varfërohet kur vërehet oferta . . . Matja e restaurimit gjendet në hapësirën në të cilën ne ushtrojmë vlerat sociale më të madhërishme se thjesht përfitimi monetar. Lumturia nuk gjendet ne pasjen e parave; ajo gjendet në gëzimin që sjell arritja e një diçkaje, drithërimin që të jep përpjekja krijuese. Ngazëllimi i stimulimit moral të punës nuk duhet harruar në procesin e ndjekjes së tërbuar të përfitimit të pafund. Këto ditë të errëta do kenë vlerë për gjithë ç'po na kushtojnë, nëse na mësojnë se destinacioni ynë i vërtetë nuk është për t'u na u predikuar, por për ta predikuar për veten dhe bashkëkombasit tanë.
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
157
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Louis Brandeis - Gjykatës Federal i SHBA-së
Në një qeveri të ligjit, ekzistenca e qeverisë vihet në pikëpyetje nëse ajo dështon në zbatimin skrupuloz të ligjit. Qeveria jonë ka potencën, është mësuesi i kudogjendshëm. Për mirë ose për keq, ajo e mëson popullin me anë të shembullit të saj. Krimi është ngjitës. Nëse qeveria bëhet ligjthyese, ajo ndjell neveri për ligjet; fton çdo njeri të bëjë ligjin për veten, sjell anarkinë. Të deklarosh në administratën e ligjit kriminal se qëllimi përfundimtar justifikon mjetet dhe mënyrat . . . , do të sillte pasoja të tmerrshme.
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
158
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh Vlerësim Studentor për Kreun e Katërt 1. Me një shkallë nga 1 (më e ulta) dhe 5 (më e larta) vlerësoni se sa i qartë ishte ky kapitull ____________. 2. Në cilat faqe shpjegimi ishte më i qartë? ____________ 3. Prej cilave faqe mësuat më shumë? ________________ 4. Në cilat faqe shpjegimi ishte i paqartë? _____________ 5. Prej cilave faqe nuk mësuat gjë? ___________________ 6. Me një shkallë nga 1 (më e ulta) dhe 5 (më e larta) sa ju pëlqeu ky kapitull ___________________. 7. A mendoni se ky kapitull duhet rishkruar? (rrethoni zgjedhjen) A. Po, patjetër sepse ka shumë probleme B. Ndoshta C. Jo, sepse kapitulli është shkruar qartë. Autorët ju falendërojnë për dhënien e mendimit tuaj.
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
159
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
160
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
161
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
162
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
163
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
164
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh Kreu i Pestë: Procesi i Të Shkruarit Akademik Lidhja shkrimtar-lexues: Çfarë kërkon lexuesi nga shkrimtari1? Siç kemi diskutuar më parë lidhja shkrimtar-lexues është një nga elementet kryesore me të cilat fillon proçesi i të shkruarit. Shkrimtari duhet të identifikojë lexuesin e tij/saj, pasi identifikimi i këtij lexuesi do të kushtëzojë leksikun e tij, si edhe mënyrën e të shprehurit, shembujt që do të përdorë, analogjitë, krahasimet, kontrastet dhe mënyrën e prezantimit të të gjitha këtyre në ese apo në detyrën e kursit. Çfarë kërkon lexuesi nga shkrimtari, atë do t’i japë dhe shkrimtari lexuesit. Me fjalë të tjera nëse lexuesi kërkon të informohet për llojet e pushteteve në Shqipëri, shkrimtari duhet ta paraqesë shkrimin e vet në formë ekspozuese, ndërkohë që, nëse lexuesi kërkon të bindet se zvogëlimi i të drejtave të pushtetit qendror do të sillte një decentralizim të mëtejshëm të gjithë strukturave shtetërore, si edhe mundësi më të mëdha zhvillimi për lokalitetet, atëherë shkrimi duhet të jetë argumentues. Pas identifikimit të lexuesit dhe kërkesave të tij, shkrimtari ka si detyrë të tërheqë e të bëjë për vete lexuesin e tij, me fjalë të tjera ta lidhë atë pas shkrimit të vet duke i ngjallur interes për përmbajtjen dhe argumentimin që ofron gjatë shkrimit. Ngjallja e interesit bëhet tek hyrja, ose paragrafët hyrës. Procesi i krijimit akademik Subjekti/Tema Zgjedhja e temës është hapi i parë drejt shkrimit të një eseje apo detyre kursi (punë studimore). Gjatë jetës studentore, një pjesë e temave do t’ju jepen nga pedagogët. Në raste të tjera, do të jeni ju që do të përzgjidhni subjektin dhe temën tuaj. Kur përzgjidhni një subjekt dhe një temë kini parasysh qëllimin e shkrimit, audiencën dhe pse po e shkruani këtë shkrim. Shpesh tema më e mirë do të nxirret nga eksperienca juaj, që në botën akademike do të thotë ajo temë, që ju e njihni më mirë falë leximeve apo eksperiencave të tjera të drejtpërdrejta që keni pasur. Herë të tjera, do të kërkoni të zgjidhni një temë të re për të cilën nuk dini shumë ose asgjë për shkak se dëshironi të zgjeroni njohuritë tuaja mbi atë temë ose sepse vetë pedagogu ua jep. Kështu, p.sh., nëse një lektor ju kërkon të shkruani një detyrë në 1
Kjo pjesë e kapitullit të bazë bazohet mbi materialet në librin The Writer’s Agenda: The Wadsworth Writer’s Guide i autorit Hans P. Guth. Faqet mbi të cilat është bazuar materiali i përkasin kapitullit të dytë të pjesës së parë: 19 – 44.
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
165
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh kursin e mikrobiologjisë, kjo do të thotë se ai kërkon që ju të zgjidhni një temë, në të cilën të tregoni se e zotëroni informacionin e nevojshëm për këtë lëndë. Edhe në rastin kur tema është e re apo e dhënë nga pedagogu, në mënyrë që të bëni një detyrë të mirë ju duhet të përcaktoni një temë apo nëntemë të fushës kryesore, e cila ju ngjall interes. Interesi në një temë është stimuli kryesor për bërjen mirë të një detyre (shih Harbrace College Handbook, 1990: 366-7) Kur më në fund e keni një subjekt, atëherë hapi tjetër është ai i gjetjes së mënyrave për shtjellimin e tij. Shkrimtarë të ndryshëm përdorin mënyra të ndryshme të shtjellimit të temës si për shembull nëpërmjet listimit, ngritjes së pyetjeve dhe aplikimit të përspektivave. Këto forma i kemi shtjelluar gjerësisht tek nënkapitulli i teknikave për nxjerrjen e ideve. Burimet e Informacionit Burimet e informacionit janë të llojeve të ndryshme: parësore dhe dytësore. Burimet parësore jane të dhëna të bazuara në punën tuaj vetjake ose të dikujt tjetër, si edhe në vëzhgime të drejtpërdrejta. Burimet parësore lënë një përshtypje të thellë tek lexuesi duke treguar se çka diskutohet është e bazuar në dëshmi të drejtpërdrejta. Sidoqoftë duhet bërë kujdes me dëshmitë që paraqiten pasi jo gjithnjë ato janë të besueshme. Për të rritur besueshmërinë do t’ju duhet të bëni përshkrime të detajuara duke treguar anë/aspekte të çështjes që një vëzhgues normal nuk do të arrinte t’i vërente. Tek burimet parësore futen anketat, sondazhet, intervistat dhe fokus grupet. Burimet dytësore raportojnë, komentojnë ose analizojnë eksperiencat ose punën studimore të të tjerëve. Në përgjithësi raportimi, komenti apo analiza janë të bazuara në burime parësore. Ato kanë vlerë të konsiderueshme, pasi përveç fakteve na ofron edhe këndvështrimin e autorit të tyre. Kur vendosim të përdorim një burim dytësor duhet të bëjmë vlerësimin e tyre duke pasur parasysh këto pyetje: • • • • •
A është autori/ja ekspert në fushën përkatëse? Kush është kualifikimi i/e tij/saj? A është burimi i besueshëm? A shquhet gazeta, shtëpia botuese apo faqja e internetit ku është marrë informacioni për botime serioze? A është burimi i mirënjohur? A përmendet ky burim diku tjetër? A është informacioni i mbështetur në argumenta të forta?
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
166
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh • •
A është bazuar burimi në të dhëna ose burime parësore? A është materiali bashkëkohor, apo studime të mëtejshme e kanë nxjerrë atë si të pavlefshëm?
Tek burimet dytësore do të përmendnim çdo material të botuar në letër dhe virtualisht. Edhe dokumentarët apo programet e tjera televizive e radiofonike përbëjnë burime informacioni. Në rastin kur kemi një debat midis dy kandidatëve politikë kemi të bëjmë me burim parësor, në të kundërt kemi të bëjmë me burim dytësor. Analiza e situatës së shkrimit Perspektivat kryesore me anë të të cilave mund ta shtjellojmë një temë të caktuar janë tre: statike, dinamike dhe relative. Këndvështrimi statik përqendrohet tek përkufizimi, shpjegimi dhe analiza e funksionimit të diçkaje. Ai dinamik përqendrohet tek veprimi, zhvillimi dhe ndryshimi. Ndërkohë që perspektiva relative përqendrohet tek marrëdhëniet (relacionet) dhe sistemet (ibid: 368-370). Në bazë të qëllimit dhe audiencës tuaj ju do të vendosni nëse shkrimi juaj do të jetë statik, dinamik apo relativ. Njëkohësisht do të vendosni nëse do të jetë ekspozues apo argumentues. Përveç perspektivës, për shtjellimin e një teme duhet të kihen parasysh dhe strategjitë për zhvillimin e temës. Zakonisht strategjitë lindin gjatë krijimit të list-ideve, kështu që nuk këshillohet t’i impononi vetes një strategji të paravendosur. Strategjitë kryesore janë: narracioni, procesi, shkak-pasoja, përshkrimi, përkufizimi, klasifikimi dhe kategorizimi, shembulli, krahasimi dhe kontrasti. Shpesh shkrimet akademike përfshijnë më shumë se një nga strategjitë e mësipërme dhe kjo është normale, për sa kohë ato vihen në funksion të tezës kryesore të shkrimit tuaj. Krijimi i list-ideve Në momentin që keni një temë dhe keni hulumtuar burime të ndryshme të cilët kanë shuar etjen tuaj për informacion dhe dije, vjen momenti i hedhjes së ideve në letër dhe organizimi i tyre. Siç kemi thënë dhe tek nënkapitulli i teknikave mbi nxjerrjen e ideve kryesore, e rëndësishme në fillim është hedhja e këtyre ideve në letër, gjë që ju jep mundësinë të organizoheni dhe të kuptoni se cilat pjesë të subjektit do të përfshini në detyrë dhe cilat do t’i lini jashtë. Ky lloj ushtrimi në të njëjtën kohë ju tregon se në cilat aspekte të temës keni nevojë të lexoni apo të kuptoni më shumë.
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
167
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Kufizimi ideor i temës Shpesh tema që zgjidhni në fillim është mjaft e gjerë dhe duke pasur parasysh se nuk mund të bëni një analizë të detajuar dhe cilësore të së tërës, mirë është që ta kufizoni atë që në ide. Pra, do të vendosni cilat prej ideve fillestare do të përfshini në shkrimin tuaj dhe cilat do t’i lini për një studim të mëtejshëm. Tema mund të kufizohet edhe për shkak të burimeve që keni në dispozicion; kur keni mjaftueshëm materiale parësore dhe dytësore, atëherë mund ta ngushtoni temën tuaj duke shkruar vetëm mbi një aspekt të saj. Ushtrim. Reflektoni mbi temat më poshtë sikur t’ju duhej të shkruanit një punë kërkimore prej 8 faqesh. Kini parasysh se ky shkrim bëhet një audiencë si lektorët tuaj, por që mund t’i interesonte edhe një audience më të gjerë.
• • • •
Censurë Përdorimi i drogave Emigracioni Ekonomia evropiane
Kufizimi prej kohës dhe faqeve/fjalëve Kufizimi i punës tuaj gjithashtu varet nga koha që iu është lënë për kryerjen e esesë apo studimit si edhe numrit të fjalëve ose faqeve që duhet të arrini me domosdo. Një temë që duhet shkruar për një javë do të mbështetet në më pak burime dhe do të prekë më pak aspekte, ose edhe një aspekt të vetëm të temës, pasi koha për hulumtimin e literaturës është e pakët dhe është më mirë të përqendroheni tek një aspekt dhe ta shtjelloni atë mirë sesa të shkruani një ese të përgjithshme dhe pak cilësore. Po kështu, nëse ju është thënë se nuk mund të shkruani më shumë se një faqe, atëherë është e qartë se në një faqe, ajo që do të shkruani janë çështjet ose argumenti/tet kryesore të temës, pa i kushtuar rëndësi nëndarjeve të temës, apo ideve periferike që kanë të bëjnë me temën e dhënë. Teza Teza është thelbi i detyrës së kursit. Ajo gjithashtu luan rol në përcaktimin e marrëdhënieve midis shkrimtarit e lexuesit. Ajo shërben si thelbi intelektual i punës studimore. Teza nuk është fakt, por një mendim i sigurt me vlera diskutimi. Është një argument me më shumë se një konkluzion. Teza kufizon
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
168
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh informacionin që rrit interesin personal në fushën e kufizuar të studimit, që shpreh qëllimin e shkrimtarit, përcakton auditorin dhe formën më të mirë për të tërhequr vëmendjen për atë vijon. Për shkrimtarin teza identifikon kufizimet e temës, përcakton qëllimin mbizotërues, dhe njehson diskutimin. Me qartësimin e tezës bëhet më e lehtë përzgjedhja e informacionit që do të përfshihet në paragrafët e diskutimit. Për lexuesin teza tregon se çfarë do të shtjellohet në detyrën e kursit apo esenë dhe e ndihmon këtë të fundit për të krijuar një perspektivë për sa i përket trajtimeve ideore në paragrafët e diskutimit. Një tezë efektive zakonisht shprehet me një fjali të vetme. Ajo e kalon qëllimin sepse identifikon, përcakton në mënyrë specifike temën dhe kufizon diskutimin e saj. Metodat që ndiqen për kufizimin e tezës janë të njëjta me ato që ndiqen për kufizimin e fjalisë temë. Shembull: Dhuna po shkatërron qytetet amerikane. Vandalizmi, agresiviteti kriminal dhe dhuna fizike e adoleshentëve po shkatërrojnë Nju Jorkun. Teza duhet të jetë shumë e qartë. Si fjalia temë edhe teza bën një premtim. Lexuesit i premtohet se do të diskutohet për një çështje të caktuar. Teza dallon nga titulli, pasi titulli orienton lexuesin, por nuk jep informacion të qartë mbi zhvillimin e esesë apo punës studimore. Po kështu teza dallon nga fakti, pasi fakti nuk lë hapësirë për diskutim e zhvillim. Fjalitë qëllim (fjali me të cilat informoni lexuesin se pse po bëni një studim, ose po shkruani një ese) janë shumë të ngjashme me tezën, por nuk janë aq të përpunuara sa ajo. Pikat e Planit Ndërtimi formal i pikave të planit (outline) vjen fill pas hedhjes së ideve në letër. Qëllimi i shkrimit të pikave të planit është të zbërthejë pjesët e tezës në një mënyrë të qartë dhe sipas hierarkisë. Pra pikat e planit përbëjnë një skicë a diagram që tregon se si qëndrojnë pjesët midis njëra-tjetrës, domethënë bëhet një klasifikim i pjesëve të esesë. Në këtë mënyrë përcaktohet se cilat kategori janë njëlloj të rëndësishme dhe cilat janë pjesë e një kategorie të caktuar. Shumë studentë pohojnë se shkrimi i pikave te planit i ndihmon ata në organizimin e ideve të tyre. Nëse pikat e planit janë bërë me kujdes, atëherë shkrimi i esesë apo studimit do të jetë shumë më i lehtë.
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
169
Shkrimpër Akademik: Cikël Leksionesh Përmbledhje Leximesh Model Skemën e Shkrimit të Detyrësdhe së Kursit (Teza dhe Pikat e Planit) Teza: OKB-ja dhe NATO vazhdon të qëndrojë në Bosnjë-Hercegovinë për të parandaluar pranimin e turpshëm të dështimit të misionit të tyre. Do të ishte më mirë sikur ato të ndërpritnin lojën e tyre tani. Pikat e Planit I.
II.
Politika e OKB-së dhe NATO-s kundrejt Jugosllavisë - dështim i të gjithë komunitetit ndërkombëtar. A.
Politika e dobët e Sekretariatit të Përgjithshëm të OKB-së
B.
Si OKB-ja ashtu edhe NATO duhet të rishikojnë organizimin e tyre që të jenë në gjendje të përballojnë situatat e pas Luftës së Ftohtë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare
Zgjedhja qëndron mes një tërheqje ose përforcimi të trupave të OKB-së ose NATO-s A.
Avantazhet dhe disavantazhet e një tërheqje të mundshme 1. 2.
B.
Disavantazhet dhe avantazhet e përforcimit të Forcës Policore Ndërkombëtare 1. 2.
III.
Helmetat Blu nuk do rrezikohen më Humbje tërësore e kredibilitetit nga këto organizma ndërkombëtare
Kosto e lartë financiare, kohore, dhe në jetë njerëzore Mundësia e krijimit të një balance të qëndrueshme mes palëve ndërluftuese nga këndvështrimi i zgjidhjes përfundimtare për luftën në Bosnje-Hercegovinë
Komuniteti Ndërkombëtar ka një detyrim moral: lufta duhet të marrë fund A.
Politika më e mirë kundrejt serbëve mund të jetë “jo fjalë, por vepra”
B.
Një strukturë ndërkombëtare kontrolli do të ndihmonte në ruajtjen e paqes botërore
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
170
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh Formati më i thjeshtë i shkrimit të pikave të planit është ai i përdorimit të serive të numrave dhe shkronjave për të përcaktuar nivelin e rëndësisë. Pikat e planit mund të jenë vetëm një fjalë ose togfjalësh, por mënyra më e mirë është ajo e shkrimit të fjalive temë. Më poshtë, po ju paraqesim një shembull pikash plani. Nga Shënimet në kopien e parë - drafti Realizimi i pikave të planit qoftë në formë temash dhe nëntemash, qoftë me fjali janë pikë-nisja për procesin e shkrimit të draftit të parë. Duke pasur parasysh ndarjen ideore që keni bërë tek pikat e planit, filloni të hidhni në letër idetë tuaja, tashmë të formuluara në fjali të plota. Pra, krijoni paragrafët e zhvillimit duke ndjekur teknikat që ju sugjeruam në kapitullin mbi paragrafët. Vetë-motivimi Shpesh është e vështirë për shkrimtarit të nisë shkrimin e esesë së tij/saj. Pavarësisht nga përpjekjet për të pasur një rrjedhshmëri në shkrim, duket sikur këtë e pengon diçka. Mënyra më e mirë për të nxitur veten është vetë-motivimi. Arsyet mund të jenë objektive ose jo, por secili nga ju duhet të vërë në përdorim mekanizmat nxitëse që do ta vënë në kushte pune. Psh, për dikë është e rëndësishme nota; për dikë tjetër paraqitja e mirë para lektorit/res; për një të tretë është e rëndësishme tema, sepse nëpërmjet asaj që shkruan do të arrihet të transmetohet një mesazh i rëndësishëm mbi diçka që prek si shkrimtarin, ashtu edhe lexuesin. Disa nga teknikat mund të jenë përsëritja me vete se “duhet të shkruaj, duhet të shkruaj!”, ose shkrimi i lirë dhe pa qëllim të mirë-përcaktuar derisa shikoni se jeni në drejtimin e duhur dhe idetë tuaja kanë lidhje me tezën që keni parashtruar. Kur mendimet tuaja fillojnë të marrin formën e fjalive dhe paragrafëve kuptimplotë, atëherë mund të themi se keni shkruar draftin tonë të parë. Ndërtimi i Esesë Ndërtimi i esesë Për shkrimin e eseve në botën akademike duhet të ndiqni disa parime bazë strukturore dhe stilistike, të cilat e bëjnë shkrimin tuaj të qartë dhe të kuptueshëm, si edhe shërbejnë për të përcjellë mesazhin e synuar tek lexuesi. Siç kemi përmendur dhe më herët në këtë cikël leksionesh, një ese akademike ka një
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
171
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh strukturë të mirëpërcaktuar me hyrjen, zhvillimin dhe përfundimet (konkluzionet) përkatëse. Pra, esetë kanë një strukturë tepër të dallueshme që mund të ndahet në tri pjesë: 1 – Hyrja → 2 paragrafë -
paraqet tezën
-
informacione bazë të nevojshme për të kuptuar diskutimin
-
rrit interesin e lexuesit për diskutim dhe
-
e kufizon atë brenda parametrave të caktuar.
2 – Diskutimi/Zhvillimi → disa paragrafë -
të organizuar me fjali-tematike të lidhura me tezën
-
idetë e shprehura në tezë zhvillohen në mënyrë të plotë dhe të detajuar.
3 – Konkluzioni/Përfundimi → një paragraf -
jep sensin e përfundimit
-
shpesh rithekson me fjalë të tjera tezën dhe pikat kryesore të zhvilluara.
Kur shkruani një ese, në fillim duhet të hartoni pikat e planit mbi të cilat ndërtohet drafti i parë, dhe pasi e keni shkruar këtë draft të parë, duhet të shkruani hyrjen dhe përfundimet. Duke qenë se teknikat e shkrimit të paragrafëve të zhvillimit i kemi trajtuar tek leksioni mbi paragrafët, në këtë kapitull do të pasqyrojmë teknikat për shkrimin e hyrjes, përfundimeve dhe paragrafëve tranzitorë. Teza dhe hyrja - grepi për të kapur vëmendjen e lexuesit Hyrja shkruhet në fund. Kjo sepse përveç tezës, pjesët e tjera përbërëse të saj mund të ndryshojnë gjatë shtjellimit të esesë apo detyrës së kursit. Përveç atyre që u thanë më lart, hyrja përmban edhe qëllimin e autorit/res, këndvështrimin e tij/saj, burimet që janë përdorur për shtjellimin e çështjes, si edhe përkufizimin e
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
172
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh fjalëve kyçe të shkrimit tonë. Teknikat e përkufizimit janë paraqitur në kapitullin përkatës. Shumica e detyrave tuaja me shkrim do të kërkojnë një paragraf hyrës prej 50 deri në 150 fjalësh. Strategjia më e përhapur për nisjen e hyrjes së një eseje është përdorimi i dy-tre fjalive që tërheqin vëmendjen e lexuesit dhe përcaktimin e tezës kryesore të shkrimit. Fjalitë që çojnë drejt tezës duhet ta ngacmojnë lexuesin në mënyrë që ai/ajo të interesohet për vazhdimin e esesë. Disa nga mjetet që mund të përdorni janë: • • • • • • • •
një statistikë tronditëse ose një fakt i pazakontë një shembull i gjallë një përshkrim një deklaratë paradoksale një citim ose një pjesë të shkëputur nga një dialog një pyetje një analogji një barcaletë apo një anekdotë.
Këto “grepa” janë të dobishme sidomos kur ju nuk e dini se ç’i intereson lexuesit në lidhje me temën që po trajtoni. Natyrisht ato nuk vlejnë për njerëz që interesohen profesionalisht për fushën për të cilën po shkruani. Edhe pse teza shpesh gjendet në fund të paragrafit hyrës, ka raste kur ajo shkruhet në fillim të këtij paragrafi. Janë shkrimet teknike ato që e përdorin më së shumti këtë teknikë, duke qenë shkrime më të drejtpërdrejta dhe të shkurtra (shih Hacker, 1999: 13). Tiparet e një teze efektive Një tezë efektive duhet të jetë një përgjithësim, jo një fakt; duhet të jetë e kufizuar, jo shumë e gjerë; dhe duhet të jetë e fokusuar, jo e paqartë. Duke qenë se teza duhet t’i përgatisë lexuesit për faktet dhe detajet, ajo vetë nuk mund të jetë një fakt. Duhet të jetë gjithmonë një përgjithësim që kërkon prova apo shtjellim. Zhvillimi: Hartimi i trupit të esesë Para se të shkruani zhvillimin e esesë tuaj, mendoni me kujdes rreth tezës tuaj. Mbani gjithnjë parasysh se çfarë iu premton ajo lexuesve. Përveç tezës ju duhet të keni përgatitur dhe pikat e planit. Ato ju duhen për të grupuar paragrafët tuaj sipas një rendi logjik e koherent. Llojet e paragrafëve i kemi trajtuar më gjerë në leksionin mbi paragrafët (ibid: 16).
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
173
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Konkluzionet efektive Konkluzioni duhet t’i bëjë jehonë idesë kryesore të shkrimit tuaj, por pa e përsëritur atë fjalë për fjalë si në tezën e shkruar tek hyrja për të mos qenë të mërzitshëm. Shpesh përfundimet janë të shkurtra. Përveç idesë kryesore, paragrafi i përfundimeve mund të jetë dhe një përmbledhje e argumentit tuaj kryesor, të ngrejë një pyetje për një studim të ardhshëm, të ofrojë këshilla, të japë sugjerime dhe rekomandime ose të propozojë një plan veprimi. Në mënyrë që përfundimet tuaja të jenë të paharrueshme përfshini një detaj, shembull apo imazh që e kishit thënë dhe tek hyrja për t’i treguar lexuesit një përfytyrim të plotë; një citim apo pjesë të shkëputur nga një dialog; një anekdotë apo një shprehje a koment ironik. Pavarësisht nga strategjia që zgjidhni, përfundimet nuk mund të jipni ide shfajësimet apo përfundime të tjerë jenë të prerë dhe mundësisht të përfundim të esesë suaj (ibid: 16).
asnjëherë mos harroni se tek të reja. Gjithashtu evitoni të papërcaktuara. Duhet të përfshini nota pozitive në
Paragrafët tranzicionalë Përveç paragrafëve të hyrjes, atyre të zhvillimit, si edhe paragrafëve përmbyllës, dallojmë edhe një funksion tjetër të paragrafëve: kryerjen e tranzicionit. Në shkrimet e shkurtra (500600 fjalë) tranzicioni realizohet me anë të fjalisë së fundit të paragrafit të parë dhe/ose me anë të fjalisë së parë të paragrafit që vijon. Megjithatë kur shkruajmë ese më të gjata, apo detyra kursi prej disa faqesh lind nevoja për të përdorur paragrafë tranzicionalë, në mënyrë që të bëhet lidhja midis paragrafëve të zhvillimit. Psh: Nëse pas hyrjes keni shkruar tre paragrafë që analizojnë shkaqet e pjesëmarrjes së ulët në zgjedhjet lokale të tetorit 2003, përpara se të kaloni tek pasojat, nevojitet të shkruani një paragraf tranzicional, që të bëjë lidhjen kuptimore midis pjesëve: Pas analizës së detajuar të shkaqeve që çuan në pjesëmarrjen e ulët të elektoratit në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2003, le të
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
174
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh shikojmë një për një pasojat që veprim elektoral do të ketë në zhvillimet politike në Shqipëri. Pasoja e parë është …
Vlerësim Studentor për Kreun e Pestë 1. Me një shkallë nga 1 (më e ulta) dhe 5 (më e larta) vlerësoni se sa i qartë ishte ky kapitull ____________. 2. Në cilat faqe shpjegimi ishte më i qartë? ____________ 3. Prej cilave faqe mësuat më shumë? ________________ 4. Në cilat faqe shpjegimi ishte i paqartë? _____________ 5. Prej cilave faqe nuk mësuat gjë? ___________________ 6. Me një shkallë nga 1 (më e ulta) dhe 5 (më e larta) sa ju pëlqeu ky kapitull ___________________. 7. A mendoni se ky kapitull duhet rishkruar? (rrethoni zgjedhjen) A. Po, patjetër sepse ka shumë probleme B. Ndoshta C. Jo, sepse kapitulli është shkruar qartë. Autorët ju falenderojnë për dhënien e mendimit tuaj.
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
175
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
176
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
177
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
178
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
179
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
180
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
181
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh Kreu i Gjashtë: Përkufizimi “Përkufizimi është përmbyllja e xhunglës së ideve brenda një muri fjalësh.” Samuel Butler Nevoja për të kufizuar Është detyrë e çdo shkrimtari të sigurohet që lexuesit e kuptojnë atë që është shkruar. Pra, është e nevojshme që në shkrimin e vet shkrimtari akademik të përkufizojë termat kyçe; terminologjinë bazë. Kur lexuesi me syrin kritik mendon pyetjet “Kush e tha?” dhe “Si e dini ju këtë?” në të njëjtën kohë mendon “Çfarë do të thuash?”. Përkufizimi i termave të rëndësishëm përcakton kufijtë ideorë dhe territorin që do të mbulohet. Përpiquni të përkufizoni termat e mëposhtëm: Autoritet Legjislaturë dydhomëshe Të drejta civile Teoria elitiste Republikë bananesh Shoqëri civile Nepotizëm Shteti i Mirëqenies Sociale Përkufizimet janë shumë të përdorshme. Në të shkruarin informues dhe ekspozues, përkufizimet qartësojnë termat e një fushe të caktuar: realpolitik, populizëm etj. Përkufizimet përbëjnë një hap të rëndësishëm drejt argumentimit të qartë. Argumentimi fillon dhe ngec kur të njëjtat fjalë kuptohen ndryshëm nga njerëz të ndryshëm. (Cilat lloje të konkurimit/ përmbajtje lëndësh, stile mësimdhënieje janë ELITISTE?) Përkufizimi shpesh nënkupton edhe një rrugë veprimi. Kur shkrimtari përkufizon “prona private”, ai/ajo kërkon mbështetjen e lexuesve për këtë problem. Dikush që merr përsipër të përkufizojë “prostitucion” mobilizon kundërshtimin në një shoqëri që e mohon edhe me ligj, ekzistencën e këtij fenomeni. Strategjitë e përkufizimit Kur shkrimtari/rja merr përsipër të përkufizojë një term në mënyrë të zgjeruar, strategjitë janë të ndryshme. Mund të zgjidhet përkufizimi i tipit historik i cili gjurmon përdorimin e termit që nga fillimi e deri në përdorimet aktuale, mund të shikojë përdorimet e
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
182
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh ndryshme të termit për të gjetur një emërues të përbashkët mes tyre, mund të eksplorojë dallimet mes kuptimeve, si dhe mund të lidhë termin e caktuar me terma të tjerë të ngjashëm apo të kundërt. Përkufizimet nga Fjalorët. Këto lloj përkufizimesh përbëjnë një fillim të mirë në procesin e përkufizimit, veçanërisht kur përkufizimi i paraqitur trajton një problem kyç apo sjell një përmbledhje të pikave kryesore. Fjalori i Oksfordit për termin Qeveri - një grup njerëzish që udhëheqin një vend, kontrollojnë ose drejtojnë marrëdhëniet publike dhe influencojnë procesin e ligjbërjes. Sidoqoftë, fjalorët shpesh u tregojnë njerëzve gjëra që ata i dinë dhe dalin jashtë loje kur bëhet fjalë për të përkufizuar togfjalësha të caktuar si p.sh.,: demokraci presidenciale apo centralizëm demokratik. Për me tepër përdorimi i fjalorëve të botuar deri më tash në Shqipëri përbën një rrezik të madh sepse procesi i përkufizimit ka qenë i kufizuar dhe i trajtuar në aspektin politik, në mbrojtje të interesave të kastës politike në pushtet. Kur vendosni të përdorni përkufizimet e fjalorit, jini të vëmendshëm dhe përdoreni ato në lidhje me diskutimin që ju përgatitni për nje term të caktuar. Përkufizimet Formale. Ky lloj i përkufizimit e vendos termin ne një klasë më të gjerë dhe vë në pah karakteristikat e veçanta. Zakonisht ndodhin dy gjëra në këtë lloj përkufizimi. Pikë së pari sqarohet përfshimi i këtij termi në klasën apo grupin e zgjeruar dhe së dyti cilësohen karakteristikat e veçanta. Termi Oligarki
Klasa formë qeverisje
Martir/e
vuan persekutimin
Furia
demon romak
Karakteristikat në të cilën pushteti përqendrohet duart e një pakice për refuzimin e heqjes dorë besimi i tij/ i saj që personifikon brejtjen e ndërgjegjes dhe hakmarrjen
Përkufizimet joformale. Përkufizimi joformal shpjegon një term duke dhënë një fjalë më të zakonshme, një frazë apo sinonim. Këto përkufizime duhet të jenë pozitive dhe me fjalë të qarta e kuptime të drejtpërdrejta ose parësore. Kur bëni përkufizime
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
183
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh joformale mos përdorni fjalë të rralla, apo fjalë teknike kuptimin e të cilave lexuesi juaj mund të mos e dijë. Përkufizimet joformale mund të jenë edhe përkufizime të zgjeruara, në të cilat shkrimtarët përpiqen të sqarojnë në detaje kuptimin e një termi të rëndësishëm për shkrimin e tyre. Termat që duhen përkufizuar patjetër Termat kyçe Çdo shkrimtar duhet të qartësojë fjalët të cilat mund të jenë të panjohura apo të vështira për lexuesin ose një njeri jashtë fushës. Zakonisht, përkufizimi më i thjeshtë është kur një term teknik zëvendësohet me një fjalë të gjuhës së përditshme. artikulacion apendisit duodem infektive hepatitet
– kyç – zorrë qorre – zorrë e hollë – ngjitëse – sëmundje të mëlçisë së zezë
Termat e papërcaktuar Termat e papërcaktuar ose shumë të përgjithshëm shpesh sjellin probleme sepse nuk tregojnë ndonjë gjë. Këto lloj përgjithësimesh shpesh janë tepër larg realitetit. Terma si “demokraci, demokratizim, barazi sociale, shoqëri civile etj” duhen përkufizuar sa herë përdoren sepse këto lloj termash lënë shumë vend për interpretime subjektive dhe parapëlqim vetjak. Termat e “paqartë” kanë zakonisht kuptim të dyfishtë dhe sjellin ngatërresa sepse përdoren për të përshkruar ose folur rreth gjërave të ndryshme. Psh., fjala “liberal”: -> Liberalët janë të bindur se jeta pa liri nuk ka vlerë. Ata kanë luftuar gjithmonë për lirinë e individit kundër kufizimeve të padrejta që vendosin qeveritë, institucionet dhe traditat. -> Liberalët modernë janë besimtarë të kontrollit qeveritar. Ata duan që qeveria të sigurojë gjithçka falas për qytetarët. Aktiviteti privat duhet parë me dyshim dhe rregulluar në çdo hap.
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
184
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh Problemi që shkrimtarët hasin shpesh në lidhje me përkufizimet është se ku të ndalen. Shumë prej fjalëve janë relative dhe për t’i bërë ato specifike duhet të bazohemi diku. P.sh.: Cili është përkufizimi qeveritar i varfërisë. Në çfarë bazohet ky përkufizim. Ky problem bëhet dhe më i mprehtë kur dikujt i duhet të bëjë dallimin mes neglizhencës dhe pakujdesisë/keqpërdorimit dhe shpërdorimit. Termat: i talentuar, mesatar, me prapambetje mendore bazohen në kriteret e përcaktuara për secilën shkollë që bën pranime në bazë të tyre.
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
185
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vlerësim Studentor për Kreun e Gjashtë 1. Me një shkallë nga 1 (më e ulta) dhe 5 (më e larta) vlerësoni se sa i qartë ishte ky kapitull ____________. 2. Në cilat faqe shpjegimi ishte më i qartë? ____________ 3. Prej cilave faqe mësuat më shumë? ________________ 4. Në cilat faqe shpjegimi ishte i paqartë? _____________ 5. Prej cilave faqe nuk mësuat gjë? ___________________ 6. Me një shkallë nga 1 (më e ulta) dhe 5 (më e larta) sa ju pëlqeu ky kapitull ___________________. 7. A mendoni se ky kapitull duhet rishkruar? (rrethoni zgjedhjen) A. Po, patjetër sepse ka shumë probleme B. Ndoshta C. Jo, sepse kapitulli është shkruar qartë. Autorët ju falendërojnë për dhënien e mendimit tuaj.
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
186
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh Kreu i Shtatë: Argumentimi dhe të Menduarit ARGUMENTIMI1 Shpesh fjala “argument” gjendet pas shumë prej detyrave tuaja me shkrim. Në fakt, ndërtimi i një argumenti, ose shprehja e mendimit apo këndvështrimit tuaj në lidhje me një temë të caktuar dhe mbështetja e këtij mendimi në evidenca (prova) është qëllimi i shumicës së shkrimeve akademike. Shumica e materialeve që përdorni në universitet është debatuar nga dikush, diku dhe dikur. Edhe kur materiali që lexoni ju paraqitet si “fakt” apo “informacion” i thjeshtë, ka të ngjarë që në fakt të jetë interpretimi i dikujt mbi një tërësi informacioni apo faktesh. Pedagogët mund t’ju kërkojnë që nëpërmjet një eseje ju të vini në pikëpyetje këtë interpretim dhe ta mbroni, ose ta kundërshtoni, si edhe në raste të tjera të ofroni këndvështrimin tuaj personal në lidhje me çështjen. Në detyrat me shkrim do t’ju kërkohet të bëni më shumë sesa thjesht të prezantoni informacionet që keni mbledhur apo të riprodhoni atë që keni folur në klasë. Do t’ju duhet të përzgjidhni një këndvështrim dhe të jepni prova për t’i dhënë formë materialit të gjetur, si edhe të paraqitni interpretimin tuaj mbi atë material. Mbani mend se ndryshimet në opinione zhvillojnë njohuritë/dijen njerëzore dhe akademikët e kalojnë gjithë jetën e tyre të përfshirë në debat rreth asaj çka konsiderohet “e vërtetë”, “reale” apo “e drejtë” në fushat e tyre shkencore. Në lëndët e ndryshme që zhvilloni, ata duan që edhe ju të përfshiheni në debate dhe mënyra të tilla kritike mendimi në detyrat tuaja me shkrim. Argumentimi nuk përdoret vetëm nga pedagogët. Në jetën e përditshme e përdorim të gjithë argumentimin dhe ka shumë të ngjarë që ju tashmë i keni disa aftësi argumentimi. Sa më shumë përmirësohen aftësitë tuaja në argumentim, aq më të zotë do të jeni në të menduarit në mënyrë kritike, arsyetim, bërjen e zgjedhjeve të duhura dhe drejtpeshimin (vlerësimin) e fakteve. Ndërtimi i tezës Çfarë është një argument? Në shkrimin akademik, argumenti zakonisht është ideja kryesore, shpesh e quajtur “tezë”, që shoqërohet me fakte që e mbështesin këtë ide. Në nëntëdhjetë 1
Materiali mbi Argumentimin është marrë nga University of North Carolina’s Writing Center, Argument, UNC Writing Center marrë nga http://www.unc.edu/dept/wcweb/handouts/argument.html [parë për herë të fundit më 06 tetor 2006]
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
187
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh përqind të rasteve do t’ju duhet të keni një tezë dhe të përdorni fakte për ta mbështetur atë, dhe aftësia për të bërë një gjë të tillë do të bëjë dallimin midis eseve tuaja dhe të atyre studentëve që s’bëjnë gjë tjetër veç të grumbulojnë fakte e detaje në letër. Me pak fjalë, morën fund ditën kur ju jepej një temë dhe ju mund të shkruanit çdo gjë që ju vinte nëpër mend. Ka ardhur kohë të mbani një qëndrim dhe të shpjegoni sepse një qënie e arsyeshme duhet ta mbajë një qëndrim të tillë. Tezat mund të jenë të thjeshta, si p.sh., “protonet kanë ngarkesë pozitive dhe elektronet kanë ngarkesë negative” të shoqëruar nga prova të tipit “Në këtë eksperiment protonet dhe elektronet reaguan në këtë dhe atë mënyrë”; por ato mund të jenë dhe më të komplikuara, si p.sh., “fundi i aparteidit në Afrikën e Jugut ishte i paevitueshëm” duke përdorur arsyetimin dhe fakte si “çdo revolucion i suksesshëm në kohët moderne ka ndodhur pasi qeveria në pushtet u ka dhënë e më pas u ka hequr lëshime të vogla grupeve kryengritëse”. Në secilin rast, pjesa tjetër e esesë tuaj do të japë arsyet dhe faktet e detajuara që ju kanë shtyrë të besoni se qëndrimi i zgjedhur prej jush është më i miri që mund të kishit zgjedhur. Kur filloni të shkruani një shkrim, pyesë veten “cili është argumenti im?” Qëllimi i këtij leksioni, për shembull, është t’ju mësojë të bëheni shkrimtarë më të mirë, dhe për këtë po argumentojmë se një hap i rëndësishëm në procesin e shkrimit të një argumentimi është të kuptuarit e konceptit të argumentimit. Duke i bërë vetes pyetjen “cili është argumenti im?” ju evitoni grumbullin e kotë të informacionit. Me siguri që pedagogët tuaj dinë më shumë për lëndën se ju, atëherë pse ju japin detyra? Ata ju japin detyra për dy qëllime kryesore: 1. Që të vërtetojnë se ju e kuptoni materialin, DHE 2. Të tregoni se jeni të aftë të përdorni apo aplikoni materialin e marrë përtej asaj që keni lexuar dhe dëgjuar. Qëllimi i dytë mund të arrihet në shumë mënyra: ju mund të kritikoni materialin, apo ta aplikoni për diçka tjetër, ose dhe ta shpjegoni në një mënyrë tjetër. Por për të arritur hapin e dytë, ju duhet të keni një këndvështrim të veçantë për të argumentuar. Argumentat në shkrimin akademik janë zakonisht kompleksë dhe kërkojnë kohë derisa të shtjellohen. Argumenti juaj duhet të jetë diçka më e komplikuar se një thënie e thjeshtë e tipit “Frenk Lloid Rait ishte një arkitekt i shkëlqyer.” Një thënie e tillë mund të japë përshtypjen e para tuajat mbi Rait kur e keni diskutuar në klasë, por ju duhet të vëzhgoni më imtësisht dhe të shpjegoni se çfarë e bën atë të shkëlqyer. Ajo që pret pedagogu juaj është diçka e tipit “Arkitektura e Frenk Lloid Rait kombinon elementet e
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
188
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh modernizmit evropian, formës estetike aziatike dhe materialeve lokale për të krijuar një stil të ri dhe unik,” ose “ekzistojnë shumë ngjashmëri midis modeleve të ndërtesave të Rait me nënën e tij, gjë që të shtyn të mendosh se ai mund t’i ketë huazuar idetë nga ajo.” Pas kësaj ju duhet të përkufizoni termat tuaj dhe të vërtetoni argumentin tuaj me fakte nga vizatimet dhe ndërtesat e Raitit dhe ato të arkitektëve të tjerë që përmendët. Evidentimi Nuk mund të ndaleni tek argumenti. Ai duhet të mbështetet në evidenca (fakte). Forca e fakteve tuaja dhe mënyra se si i përdorni ato mund ta ndërtojnë ose shembin argumentin tuaj. Kjo formë e të menduari ju vjen natyrshëm të gjithëve edhe pse mund të mos e keni përdorur atë në kontekstin akademik. Mendoni për rastin kur u kërkuat prindërve për herë të parë të bëni një udhëtim vetëm. A nuk u paraqitët atyre plot shembuj ku ju kishit vepruar në mënyrë të përgjegjshme duke merituar kështu besimin e tyre? A nuk u përpoqët t’i bëni të ndihen fajtorë duke u thënë se prindërit e shokëve/shoqeve tuaj/a? A nuk u qatë derisa ata donin thjesht që të pushonit? Të gjitha këto janë forma argumentimi dhe përdoren dhe në botën akademike në forma të ngjashme. Çdo fushë ka mënyrën e vet të evidentimit, kështu që lexoni artikuj dhe libra akademikë të fushës tuaj për të parë se si përdoren faktet në to. Po ashtu tregohuni të qëndrueshëm me evidencat tuaja, sepse ndryshe nga një debat me prindërit, shkrimi akademik kërkon që të përzgjidhni argumentat më të qëndrueshëm. Ju mund të përdorni më shumë se një lloj fakti në esetë apo punët tuaja kërkimore, por sigurohuni se në çdo paragraf faktet përputhen dhe shkojnë në mbështetje të tezës suaj. Kundër-argumenti Një nga mënyrat e përforcimit të argumentit tuaj dhe demonstrimit se ju e kuptoni shumë mirë çështjen është t’i paraprish dhe analizosh kundër-argumentat dhe kundërshtimet. Duke marrë në konsideratë ato që mund të thotë dikush kundër argumentit tuaj, ju tregoni se i keni menduar mirë gjërat dhe jeni në gjendje t’i hidhni poshtë arsyetimit që të tjerët mund të përdorin kundra argumentit tuaj. Ju mund të gjeneroni kundër-argumenta duke e pyetur veten se çfarë mund të thotë dikush që s’bie dakord me ju kundra secilës pikë/nën-argument tuajin dhe kundër tezës suaj kryesore. Nëse
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
189
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh nuk arrini të imagjinoni një pozicion të ndryshëm nga i juaji, provoni këto strategjitë më poshtë: • Bëni pak kërkim. Mund t’ju duket sikur s’ka mundësi që dikush t’jua kundërshtojë argumentat, por ka shumë të ngjarë që po. Për shembull, disa njerëz argumentojnë se Lufta e Ftohtë s’ka mbaruar ende. Nëse ju po shkruani një ese mbi rezultatet e fundit të Luftës së Ftohtë, ndoshta duhet të merrni në shqyrtim ato që njerëzit më lart thonë. • Flisni me një shok/shoqe apo me pedagogun tuaj. Një person tjetër mund të jetë në gjendje të imagjinojë kundër-argumentat që s’ju kanë shkuar nëpër mend. • Shqyrtoni përfundimet dhe premisat e argumentit tuaj dhe imagjinoni dikë që i kundërshton ato një për një. Më pas vlerëso se cila prej tyre ia vlen më shumë të analizohen. Menjëherë sapo t’i keni gjetur disa kundër-argumenta, mendoni për mënyrën se si do t’i përgjigjeni atyre. A do të pranoni se kundërshtarët tuaj kanë të drejtë në një pikë? A do t’i refuzoni idetë e tyre dhe të shpjegoni se ku gabojnë ata? Pavarësisht se cilën mënyrë zgjidhni, mos harroni se duhet t’i lini përshtypjen lexuesit se argumenti juaj është më i fortë se ata kundërshtarë. Kur të paraqisni argumentat kundërshtarë, jini të ndershëm dhe paraqitini ato në mënyrë të drejtë dhe objektive. Ju duhet të tregoni se ju i keni marrë në konsideratë seriozisht të gjitha anët e çështjes dhe nuk jeni duke i sulmuar apo i tallur kundërshtarët tuaj. Është më mirë të shqyrtoni një apo dy kundër-argumenta seriozë deri në detaj sesa të bëni një listë të shumë kundër-argumentave dhe përgjigjeve sipërfaqësore. Gjithashtu bëni kujdes që përgjigjet ndaj kundër-argumentave të jenë në të njëjtën linjë mendime me argumentin tuaj. MENDIMI LOGJIK Logjika ose arsyetimi i saktë është vendimtar nëse doni të bindni lexuesit tuaj se përfundimet tuaja janë të vlefshme. Që një shkrim të jetë i besueshëm për lexuesit duhet që: shkrimtari të fitojë besueshmëri në sytë e lexuesve dhe ata të besojnë atë që shkruan ai ose ajo; shkrimtari t’u bëjë apel interesave të lexuesve; dhe të përdorë argumenta të arsyetuara mirë dhe të argumentuara mirë. Mendimi logjik duhet të shoqërojë mënyrën tuaj të të menduarit dhe gjithashtu duhet të mësoni të evitoni gabimet logjike qoftë në shkrimet tuaja, si edhe të jeni në gjendje t’i njihni ato në shkrimet e të tjerëve.
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
190
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh Induksioni Kur interpretoni fakte, jeni duke përdorur arsyetimin induktiv. P.sh. nëse në një shportë me mollë, gjashtë prej tyre janë të ëmbla, ju mendoni se të gjitha mollët në shportë janë të ëmbla. Përdorimi i probabilitetit për të bërë përgjithësime quhet përfundim induktiv. Këto lloj argumentash, nuk ofrojnë siguri shkencore, por përfundime të mundshme dhe të besueshme. Gjithësesi, kur kampioni i testuar është goxha i madh, atëherë përfundimet induktive bëhen shkencore. Arsyetimi induktiv është i dobishëm jo vetëm për të nxjerrë përfundime, por edhe për t’i bindur të tjerët që t’i pranojnë ato përfundime. Duke qenë se arsyetimi induktiv ndërtohet mbi faktet, atëherë nëse faktet janë të mjaftueshme dhe të verifikueshme, edhe lexuesi do të arrijë në të njëjtat përfundime me shkrimtarin dhe për këtë arsye do t’i pranojë më lehtë përfundimet e tij, sesa në rastin kur induksioni nxirret nga fakte sporadike dhe të njëanshme. Me shkrim, arsyetimi induktiv mbështetet nga shembujt, kështu që shkrimtarëve iu duhet disa shembuj të drejtpërdrejtë dhe të pastër për të mbështetur një argument. Arsyetimi induktiv mund të paraqitet në disa forma: ju mund të bëni një përgjithësim, dhe më pas të paraqisni faktet dhe shembujt mbështetës; ose të paraqisni në fillim faktet dhe shembujt dhe më pas të arrini në përgjithësimin induktiv; modeli i fundit është ai ku shkrimtari vetëm paraqet faktet dhe e lë lexuesin të nxjerrë përfundimet. Këto dy format e fundit përdoren sidomos kur shkrimtari mendon se do të hasë në rezistencë. Megjithatë, sugjerimi ynë është që të përdoren modeli i parë dhe i dytë përsa kohë nuk keni mjaftueshëm eksperiencë me arsyetimin induktiv dhe me shkrimet akademike, pasi lexuesit mund të mos e kuptojnë llojin e përgjithësimit dhe përfundimit, të cilin ju doni që ata të arrijnë (shih Harbrace College Handbook, 1990: 313-4). Deduksioni Kur arsyetoni në mënyrë induktive, ju niseni nga një sërë faktesh dhe vëzhgimesh, të cilat i përdorni për të nxjerrë përfundimet tuaja; ndërsa kur arsyetoni në mënyrë deduktive, ju niseni nga përgjithësimet (premisat) dhe i aplikoni ato për një rast të veçantë, në mënyrë që të nxirrni një përfundim për atë rast specifik. Edhe pse termat mund t’ju duken të rinj, gjatë jetës tuaj e keni përdorur shpesh deduksionin. P.sh. dimë se për të fituar një medalje ari në shkollë të lartë, një student duhet ta ketë mesataren 10, dhe nëse Artani ka marrë një medalje ari në shkollë të lartë, atëherë ai duhet ta ketë pasur mesataren 10. Ky lloj argumenti shprehet me një strukturë, të cilën e njohim me emrin silogjizëm:
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
191
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh Premisa kryesore: me mesatare 10. Premisa dytësore: lartë. Përfundimi:
Medalja e Arit merret vetëm nga studentët Artani ka marrë medalje ari në shkollë të Si përfundim, Artani e ka mesataren 10.
Në mënyrë që lexuesit të pranojnë përfundimet tuaja, duhet që ata të pranojnë idetë dhe vlerat që u paraqiten si premisa nga ana e shkrimtarëve. Nganjëherë premisat nuk thuhen. Mirela ka Medalje Ari, pra ajo duhet ta ketë mesataren 10. Në këtë fjali, premisa e pathënë është se të gjithë studentët me medalje ari e kanë mesataren 10. Silogjizmat me premisa të pathëna duhet të shikohen me kujdes, sepse premisa e pathënë mund të përmbajë një përgjithësim të pasaktë. P.sh.: “Ajo është një valltare e mirë, kështu që duhet të jetë dhe një këngëtare e mirë.” Kjo fjali përmban premisën e pathënë se “të gjithë valltarët janë këngëtarë të mirë”, e cila nuk është detyrimisht e saktë, pasi ka plot valltarë të cilët nuk dinë të këndojnë (shih ibid: 314-5). Gabimet Logjike Një argument deduktiv duhet të jetë i vlefshëm dhe i vërtetë. Një argument i vërtetë është i bazuar në premisa përgjithësisht të pranuara dhe të mbështetura në fakte. Është e rëndësishme që të mësoni të bëni dallimin midis faktit dhe opinionit, siç ju kemi shpjeguar dhe në kapitujt përkatës. Ndërkohë që një argument i vlefshëm është ai argument që ndjek një vijë të arsyeshme mendimi. Përfundimi në silogjizmën më poshtë është i vlefshëm, por jo i vërtetë, pasi premisa kryesore nuk është e vërtetë. Të gjitha kuqet janë të zgjuara. Ornela është kokëkuqe. Pra, Ornela është e zgjuar. Ose Të gjithë Demokratët janë njerëz të zgjuar. Të gjithë Socialistët janë njerëz të zgjuar. Pra, të gjithë Demokratët janë Socialistë. Në shembujt më sipër ekziston një gabim logjik, i cili e bën përfundimin të pasaktë. Gabimet logjike janë gabime në premisa (e vërteta) ose në arsyetim (vlefshmëria). Gabimet logjike ndodhin si pasojë e keqpërdorimit apo keqinterpretimit të fakteve, si pasojë e
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
192
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh mbështetjes në premisa të gabuara, apo nga mos përdorimi si edhe nga shtrembërimi i një premise, e cila do të ndryshonte përfundimet tona. Llojet kryesore të gabimeve logjike janë: Non sequitur: një deklaratë që nuk rrjedh logjikisht nga ajo që sapo është thënë, pra përfundimi nuk i ndjek premisat. Beni është njeri i ndershëm, kështu që ai ka për të gjetur një punë të mirë. Përgjithësime të nxituara: përgjithësim i mbështetur në shumë pak prova/fakte ose i mbështetur në fakte sporadike dhe të njëanshme. Të rinjtë janë shoferë të pakujdesshëm. Ad hominem: sulmi ndaj personit që përfaqëson çështjen në vend që të merreni logjikisht me çështjen. Argumentat e tij do të na bindnin më shumë nëse ai nuk do t’i kishte dhëmbët të vënë. Bandwagon: një argument që thotë se “ të gjithë po e bëjnë, thonë apo mendojnë një gjë, dhe kështu duhet të veprosh dhe ti.” Të gjithë po vjedhin, kështu që pse ti jo? Red herring: shmangia nga çështja kryesore duke tërhequr vëmendjen tek një çështje pa lidhje. Pse duhet të shqetësohemi për dy-tre terroristë, kur duhet të shqetësohemi për shiun acid? Gabimi logjik i ose ... ose: të thënit se ekzistojnë vetëm dy alternativa, kur në fakt ka më shumë se dy. Vetëm dy zgjidhje kemi: të vrasim politikanët, ose të shkatërrojmë vendin. Analogji False: presupozimi se duke qenë se dy gjëra kanë disa të përbashkëta, atëherë duhet të kenë dhe të tjera. Duke qenë se librat kanë të njëjtën gjatësi dhe trashësi, atëherë ato kanë të njëjtën vlerë. Equivocation: një thënie që mbështetet gabimisht në përdorimin e një termi me dy kuptime të ndryshme. Ata i përkasin dy feve të ndryshme, por paraja është e vetmja fe e vërtetë që ka ai. Slipery slope: supozimi se nëse diçka lejohet, do të kthehet në hapin e parë të një spiraleje. Kontrolli mbi armët do të çojë në një shtet policor. Thjeshtëzimi i tepërt: një argument që nuk merr në konsideratë aspekte të rëndësishme të çështjes. Njerëzit që kalojnë nëpër provime janë me fat. Lutja për një pyetje: një thënie që rithotë diçka të sapothënë. Kjo lloj thënie është qarkulluese, sepse nxjerr si përfundim atë që ka pasur si premisë. Ai është dembel sepse atij nuk i pëlqen të punojë.
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
193
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh Shkak fals (post hoc, ergo propter hoc): supozimi se nëse një ngjarje pason një tjetër, atëherë njëra është shkaku dhe tjetra pasoja. Kryetari i bashkisë u zgjodh nëntorin e shkuar, dhe piratët e rrugës u shtuan menjëherë (ibid: 318-320). Përgjithësimi gjithëpërfshirës: deklaratat janë tepër përgjithësuese për t’u pranuar. Udhëzimet për përdorimin e kompjuterave janë gjithnjë të paqarta. “Biznesmen tipik” Metoda Roxheriane për të Arritur Konsensus: - Përpiqu të kuptosh pikëpamjet e kundërshtarit. Provo të ecësh një kilometër sikur të jesh tjetri. Përqendrohu në atë çka thuhet dhe jo në mënyrat se si mund ta kundërshtosh atë. - Pa u ndikuar nga emocionet mundohu te perifrazosh ato që dëgjon. Përshkrimi objektiv i gjërave që ke dëgjuar tregon se je i hapur në mendime. - Njih dhe respekto vlerën e këndvështrimeve të tjetrit. Kjo tregon se je njeri i drejtë dhe i barazpeshuar, i cili kërkon zgjidhje nga e cila nuk del njëri fitues e tjetri i humbur. Përpiqu të gjesh terren të përbashkët - jo vetëm pikat me të cilat nuk ke rënë dakord, por ngjashmërinë në vlera, besim, apo qëllime. - Paraqite pozicionin tënd në mënyrë të arsyetuar dhe të mbështetur në fakte dhe argumente. Në këtë formë tjetri do të arrijë të kuptojë se nuk ka të bëjë me një situatë humb/fitoj dhe do të ndjehet më pak difensiv (vetmbrojtës). Në këtë çast i ka ardhur rradha kundërshtarit tuaj të perifrazojë mendimet tuaja. Praktikë me: pro/kundra dënimit me vdekje Praktikë me: pro/kundra përdorimit të lirë apo dënimit të drogave Praktikë me: pro/kundra armëmbajtjes Praktikë me: pro/kundra bashkimit të trojeve shqiptare në një shtet të vetëm.
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
194
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh Vlerësim Studentor për Kreun e Shtatë 1. Me një shkallë nga 1 (më e ulta) dhe 5 (më e larta) vlerësoni se sa i qartë ishte ky kapitull ____________. 2. Në cilat faqe shpjegimi ishte më i qartë? ____________ 3. Prej cilave faqe mësuat më shumë? ________________ 4. Në cilat faqe shpjegimi ishte i paqartë? _____________ 5. Prej cilave faqe nuk mësuat gjë? ___________________ 6. Me një shkallë nga 1 (më e ulta) dhe 5 (më e larta) sa ju pëlqeu ky kapitull ___________________. 7. A mendoni se ky kapitull duhet rishkruar? (rrethoni zgjedhjen) A. Po, patjetër sepse ka shumë probleme B. Ndoshta C. Jo, sepse kapitulli është shkruar qartë. Autorët ju falenderojnë për dhënien e mendimit tuaj.
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
195
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
196
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
197
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
198
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
199
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
200
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
201
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
202
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
203
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
204
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
205
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
206
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
207
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
208
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
209
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
210
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
211
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
212
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
213
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
214
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
215
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
216
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
217
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
218
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
219
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
220
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
221
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
222
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
223
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Kreu i Tetë: Përpunimi i Shkrimit: Citimi, Perifrazimi, Përmbledhja Pse përdoren referencat Ka një sërë arsyesh pse përdoren referencat në botën akademike. Një arsye është se në shkrimet tuaja shpesh do të paraqisni fakte, të cilat për t’i bërë të besueshme do t’ju duhet të tregoni se ku i keni marrë. Paraqitja e burimit rrit besueshmërinë e argumentave tuaja, sidomos kur burimet janë parësore, apo dytësore, por që vijnë nga autoritete të respektuara të fushës. Të gjitha llojet e burimeve qoftë parësore, qoftë dytësore përdoren si mbështetje e tezës tuaj, apo për të provuar se ajo që po thoni nuk është vetëm mendimi juaj por bazohet në fakte dhe prova. Burimet parësore përbëjnë kryesisht faktet, ndërsa ato dytësore ofrojnë një këndvështrim alternativ ndaj burimeve parësore. Arsyeja tjetër është mbrojtja e të drejtës së autorit për ide, mendime dhe thënie origjinale, të cilat ju i përdorni në shkrimet tuaja për të mbështetur argumentat e paraqitura në ese. Arsyeja e tretë e përdorimit të referencave është për të treguar se edhe njerëz të tjerë të shkencës apo autoritete të tjera e mendojnë si ju në lidhje me një çështje apo argument. Pra, përdorimi i burimeve dytësore do të thotë se edhe shkrimtarë të tjerë më të njohur e të afirmuar në fushën tuaj kanë arritur në të njëjtat përfundime me ju pas analizës dhe interpretimit të të dhënave. Referimi në tekst bëhet në disa forma: citim të drejtpërdrejtë, perifrazim dhe përmbledhje. Pse citohet Citimi i drejtpërdrejtë ndodh kur në tekst vendosim idetë e dikujt tjetër ashtu siç i ka shprehur ai/ajo në shkrimin e vet. Ju duhet të citoni drejtpërsëdrejti nga një burim, kur gjuha e origjinalit është e spikatur dhe konçize dhe përdorimi i tyre do të kishte një impakt të madh tek lexuesi në favor të argumentit tuaj. Po kështu, citimi fjalë për fjalë përdoret kur perifrazimi me fjalët tuaja do ta zvogëlonte efektin që mbart fjalia, apo fragmenti origjinal. Gjithsesi, mos harroni se citimet nuk mund të jenë shumë të gjata. Në përgjithësi, ato nuk i kapërcejnë tre-katër rreshta dhe vetëm në raste të veçanta mund të jenë një apo dy paragrafë. Bëni kujdes gjithashtu të mos e mbingarkoni një shkrim tuajin me citime njëra pas tjetrës, sepse në këtë mënyrë jo vetëm që humb
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
224
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh linja e mendimit dhe argumentit tuaj, por shkrimi kthehet në një bashkim artificial copëzash idesh dhe stilesh të ndryshme. Si citohet Citimet vendosen në thonjëza për të bërë dallimin midis fjalëve tuaja dhe atyre të burimit që po përdorni. Në mënyrë që të integroni citimet në shkrimet tuaja duhet të përdorni shprehje të ndryshme që sinjalizojnë tek lexuesi se në vijim do të ketë një citim. Disa shprehje që mund të përdoren janë: Duke përdorur fjalët e studiuesit Artan Fuga, “...” Siç ka thënë dhe Julian Hoxha, “...” “...” shkruan Kadare, “...” Spartak Ngjela na paraqet një argument tjetër në lidhje me atë që ndodh në parlamentin shqiptar: “...” Alfred Moisiu përgjigjet duke shpjeguar se: “...” Foljet që mund të përdoren në shprehjet sinjalizuese janë: njeh komenton arsyeton shton krahason garanton pranon konfirmon ilustron bie dakord deklaron ngul këmbë argumenton mohon shënon beson vë re thekson nënvizon hedh poshtë kundërshton përgjigjet sugjeron mendon Perifrazimi Shkrimi juaj duhet të ketë tiparet e veta, ritmet dhe koherencën e vet strukturore. Futja e citimeve të shpeshta mund ta prishë këtë vijimësi dhe pakësojë efikasitetin e shkrimit tuaj. Perifrazimi ose futja e materialit të marrë nga një burim me fjalët tuaja është një nga mënyrat se si mund të evitohet kjo. Kini parasysh se perifrazimi bëhet me fjalët tuaja dhe jo një kopje pothuaj identike e fjalëve të autorit origjinal. Ndryshimi i pak fjalëve nuk është e ndershme për shkrimin tuaj dhe shkakton përzierje stilesh që e bëjnë konfuz shkrimin tuaj. Pra, për të integruar idetë e dikujt tjetër në shkrimin tuaj duhet të përdorni fjalët tuaja. Perifrazimi gjithashtu ndihmon në procesin e të kuptuarit. Duke perifrazuar fjalitë e dikujt tjetër ju testoni se sa e keni kuptuar atë që kanë thënë të tjerët dhe nëse ato që kanë thënë të tjerët përputhen me idetë tuaja të paraqitura në shkrim.
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
225
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh Përmbledhja Përmbledhja ashtu perifrazimi është paraqitja e ideve të një tjetri me fjalët tuaja. Por ndryshe nga perifrazimi, përmbledhja përdoret për të futur në tekst një ide që shkrimtari origjinal e ka trajtuar në një apo më shumë faqe. Nëse përfshirja e një ideje në gjatësinë e shtjelluar nga autori origjinal do të prishte linjën e mendimit dhe arsyetimit tuaj, pasi është trajtuar në shumë detaje që për shkrimin tuaj s’janë të nevojshme, atëherë ju mund të bëni një përmbledhje me fjalët tuaja, të cilën ta përdorni në mbështetje të tezës apo argumentave që po paraqisni në ese. Përdorimi Burimet në shkrimet tuaja mund të përdoren qoftë me citim të drejtpërdrejtë (fjalët ose fjalitë vihen në thonjëza), perifrazim ose në formë përmbledhjeje që i referohet asaj që ka thënë një tjetër. Cilado formë që përdoret, asnjëherë nuk duhet harruar të përmendet burimi. Një nga rregullat bazë të shkrimit akademik është shmangia absolute e plagjarizmit. Plagjarizëm do të thotë të paraqesësh punën dhe fjalët e një tjetri si të tuat. Plagjarizmi shmanget duke përmendur autorët origjinalë në fusnota, shënime në fund të librit (endnotes), apo me anë të vënies së mbiemrit të autorit, vitin e botimit dhe faqen në kllapa, fill pasi mbaron citimi apo referenca. Bashkë me citimet, studimet duhet të shoqërohen gjithnjë nga një bibliografi e plotë dhe e saktë. Referencat sipas Modelit me Fusnota Shkoni tek Insert dhe klikoni mbi Footnote. Kompjuteri do t’ju dërgojë në fund të faqes dhe do të shënojë automatikisht një 1. Aty shënoni: Për libra: Emër Mbiemër, Titullin e Librit, Vendi i Botimit: Shtëpia Botuese, viti, faqja. Për artikuj gazetash dhe revistash: Emër Mbiemër, “Titulli i Artikullit”, Emri i Gazetës (ose revistës), Vendi i Botimit: Shtëpia Botuese (nëse ka), data muaji (me fjalë) viti, faqja.
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
226
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh Për raporte: Emri i Organizatës, Titulli i Raportit (ose botimit), Vendi i Botimit: Shtëpia Botuese (nëse ka, nëse jo atëhere vendos emrin e organizatës si botues), viti, faqja. Për burime interneti: Nëse libër, artikull apo raport vendosni të gjitha të dhënat si më lart dhe shtoni: Marrë nga http:// … të gjithë adresën në url të plotë, [parë për herë të fundit më data muaji (me fjalë) viti]. Nëse botuar vetëm në një faqe interneti: Emër Mbiemër, Titulli i artikullit (raportit), data e hedhjes online (nëse ka), marrë nga http:// … të gjithë adresën në url të plotë, [parë për herë të fundit më data muaji (me fjalë) viti]. Për intervistat: Emër Mbiemër (Pozicioni në bazë të të cilit e keni marrë në intervistë) intervistuar në Vendi i Intervistës, data muaji (me fjalë) viti i intervistës. Endnote Ndiqen të njëjtat rregulla si për fusnotën, por kësaj rradhe vihen në fund të tekstin në një faqe më vete. Shënimet në tekst Menjëherë pas fjalisë apo fragmentit që keni cituar, ose i jeni referuar në kllapa vendosni mbiemrin e autorit, presje, vitin e botimit, dy pika dhe faqen ku është marrë citimi. P. Sh. (Feraj, 2005: 234) Nëse kemi më shumë se një libër nga i njëjti autor, atëhere pas mbiemrit të tij vendosim a të vogël për librin e parë cituar nga ai, b për të dytin e kështu me rradhë. Edhe në bibliografi ndjekim të njëjtin rend. Bibliografia Përmban të gjitha burimet që keni konsultuar për të vërtetuar argumentet në shkrimin tuaj. Shpesh ajo është më e rëndësishme se dhe vetë puna, pasi i shërben një lexuesi si indeks për të gjetur informacione në lidhje me një fushë të caktuar. Rëndësia e bibliografisë qëndron:
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
227
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh a) të identifikojë saktë veprën të cilën i referohemi, b) të lehtësojë gjetjen e saj dhe c) të familjarizojë me përdorimet tipike të disiplinës ku bëhet punimi i diplomës, ose një studim në përgjithësi (tregon se e njeh këtë fushë). Bibliografia përmban këtë informacion: Mbiemrin e Autorit, Inicialen e emrit. Viti i botimit. Titullin e veprës, Vendi i Botimit: Shtëpia botuese. Zërat në bibliografi vendosen sipas rendit alfabetik nga a deri tek zh. Ushtrim praktik: Përgatisni një bibliografi me të paktën 10 zëra. Kjo bibliografi mund të jetë dhe bibliografia paraprake e detyrës së kursit.
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
228
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh Vlerësim Studentor për Kreun e Tetë 1. Me një shkallë nga 1 (më e ulta) dhe 5 (më e larta) vlerësoni se sa i qartë ishte ky kapitull ____________. 2. Në cilat faqe shpjegimi ishte më i qartë? ____________ 3. Prej cilave faqe mësuat më shumë? ________________ 4. Në cilat faqe shpjegimi ishte i paqartë? _____________ 5. Prej cilave faqe nuk mësuat gjë? ___________________ 6. Me një shkallë nga 1 (më e ulta) dhe 5 (më e larta) sa ju pëlqeu ky kapitull ___________________. 7. A mendoni se ky kapitull duhet rishkruar? (rrethoni zgjedhjen) A. Po, patjetër sepse ka shumë probleme B. Ndoshta C. Jo, sepse kapitulli është shkruar qartë. Autorët ju falenderojnë për dhënien e mendimit tuaj.
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
229
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
230
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
231
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
232
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
233
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
234
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
235
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
236
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
237
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
238
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
239
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
240
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh Kreu i Nëntë: Shkrimi i Eseve ESEJA KRITIKE Eseja Kritike -
Vlerëson një artikull të botuar në një revistë akademike I tregon lexuesit çfarë dëshiron të bëjë shkrimtari dhe sa mirë e arrin ai këtë
Tri Qëllimet e Esesë Kritike -
-
-
Siguron kuptimine informacionit të paraqitur në një artikull akademik duke sjellë në të njëjtën kohë informacion rreth fushës akademike ku hyn artikulli. Krijon mundësi për të aplikuar dhe zhvilluar të menduarit kritik dhe rrit aftësitë për të vlerësuar në mënyrë kritike punën dhe veprat e shkrimtarëve socialë. Ndihmon në përmirësimin e aftësive të shkrimit akademik në përpjekjet për të përshkruar arritjet dhe dobësitë e artikullit të zgjedhur në mënyrë që lexuesi të qartësohet.
Pesë Fushat që Mbulon Eseja Kritike 1. 2. 3. 4. 5.
TEZA METODAT EVIDENTIMI I MBËSHTETJES IDEORE TË TEZËS KONTRIBUTI NË FUSHËN AKADEMIKE REKOMANDIMI
TEZA - Gjeni dhe shprehni qartë tezën e artikullit - Teza është pika kryesore që kërkon të sjellë shkrimtari me anë të shkrimit - Ndodh që autorët të mos e shprehin tezën qartë. Në këtë rast komentoni qartësinë e prezantimit të tezës nga autori. - Merrni parasysh dhe konsideroni rëndësinë e temës së zgjedhur për trajtim. - Artikulli është për një auditor të gjerë apo specifik? METODAT
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
241
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
- Cilat janë metodat që përdor autori për hetimin e temës? Si e mbështet ai tezën? - Përgjigjuni me kujdes këtyre dy pyetjeve në kritikën tuaj: 1. A ishin të përshtatshme metodat e përdorura? 2. Ai përdori autori metodat e zgjedhura drejt? Ka gabime kërkimore? EVIDENTIMI I MBËSHTETJES IDEORE TË TEZËS -
Si e evidenton autori tezën: dokumentat, të dhënat, statistikat, argumentet etj. Cilat janë pikat e forta të evidentimit që bën autori? Cilat janë dobësitë e evidentimit të sjellë nga autori? Sa sukses ka ai dhe si e mbështet autori tezën?
KONTRIBUTI AKADEMIK Fillimisht bëni pak kërkime për të gjetur artikuj dhe libra të botuar në pesë vitet e fundit rreth temës të artikullit të zgjedhur. Vëreni titujt dhe lexoni nga 5-6 publikime për një diskutim të mirë temës. Në shkrimin tuaj përmendni disa nga artikujt e botuar mbi temën, dhe, nën dritën e këtyre botimeve, vlerësoni kontributin e artikullit të zgjedhur në rritjen e mirëkuptimit të temës së zgjedhur. REKOMANDIMI - Përmblidhni në këtë pjesë të kritikës vlerësimin tuaj për artikullin. - Tregojini lexuesit: 1. Kush do të përfitojë nga leximi i artikullit. 2. Kush dhe ç’lloj përfitimi do të jetë. 3. Sa i rëndësishëm dhe i gjerë është përfitimi. 4. Shprehni vlerësimin tuaj për artikullin në formën e tezës për kritikën tuaj. Shënim Kjo detyrë duhet të paraqitet me kapak, i cili duhet të përmbajë informacionin e mëposhtëm: •
Emrin e universitetit dhe departamentit
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
242
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh • • • •
Titullin e lëndës dhe mbiemrin e pedagogut Tipin e detyrës dhe titullin e esesë suaj Kërkesën e plotë në fletën e pare dhe jo në kapak Togfjalëshin “Tirana 2003” në fund (të qendërzuar, jo majtas apo djathtas) të fletës kapak
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
243
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Shpërndarë në klasë: 15/12/2000 UDHËZIME PËR SHKRIMIN E ESESË REAGUESE Kërkesa e detyrës: Paraqitni me shkrim (450 – 550 fjalë) një esesë reagues në të cilin të shfaqni reagimin tuaj ndaj një dukurie sociale të realitetit shqiptar. Respektoni dhe tregojini lexuesit tuaj se i njihni rregullat e shkrimit të një eseje akademike. Eseja duhet të përmbajë një paragraf hyrës në të cilin të paraqitet teza e esesë, paragrafe zhvillimi, si edhe një paragraf mbyllës/konkludues. Jeni të lutur të evitoni reagimet emocionale. Përdorni sa më shumë shembuj dhe statistika në procesin e informimit të lexuesit. Lexojini këshillat e mëposhtëme me shumë vëmendje: 1) Afati për dorëzimin e kësaj detyre është me 18 dhjetor 2000, në fillim të orës së mësimit. Studentët nuk duhet ta dorëzojnë detyrën më vonë se 9:50 PD. Studentët që nuk e dorëzojnë detyrën deri në këtë orë, fillojnë dhe humbin nga një notë për çdo ditë vonesë deri me datë 21 dhjetor 2000. Nota e tyre pas kësaj dite është automatikisht “4”. Kjo detyrë ju është dhënë qysh të hënën dhe duhet të merrni seriozisht problemet që mund t’ju dalin me planifikimin e kohës 2) Pritet që studentë të shkruajnë rreth 500 fjalë (jo më shumë se 10 paragrafë) për këtë detyrë. Këtu përfshihet edhe një paragraf hyrës dhe ai mbyllës. Kjo detyrë pretendon të tregojë një kuptim të thellë të hapave që ndërmerren në shkrimin e një eseje reaguese (refererojuni leksionit të datës 11 dhjetor dhe materialit të mëparshëm të marrë në lëndën e SSHA). 3) Duhet të merrni seriozisht në konsideratë paralajmërimin zyrtar që ju është bërë përsa I përket citimit të burimeve dhe kopjimit. Kujtoni ndërkohë që moscitimi I saktë I burimit të informacioneve tuaja mund t’ju çojë në marrjën e notës “0” për këtë detyrë. 4) Format: Ndiqni këto rregulla gjatë shkrimit në të pastër të esesë: a. Eseja juaj reaguese nuk duhet të jetë më shumë se 550 fjalë dhe më pak se 450 fjalë. Detyrat e paraqitura jashtë këtij rregulli formatimi do të vlerësohen duke patur parasysh faktin që keni shkruar më shumë ose më pak se ç’duhet të shkruanit.
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
244
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh b. Kjo detyrë mund të përpunohet dhe të paraqitet e shtypur. Në të kundërt kërkohet me domosdoshmëri që shkrimi juaj të jetë teknik ose tepër i qartë për lexuesin. Evitoni përdorimin e më shumë se një ngjyre në shkrimin e kësaj detyre: nëse detyrën e nisni me të zezë duhet të përfundojë në këtë ngjyrë. c. Faqet e detyrës duhet të kenë numër. Kapaku nuk numërohet. d. Preferohet letër e formatit A4. Mund të përdorni edhe letër të vijëzuar ose me katrore por këto të fundit të jënë sa më pak të theksuara. Shkruani me hapësirë në mënyrë që instruktori juaj të ketë mundësi qortimi. e. Mendoni përpara së të nisni detyrën dhe planifikoni hapat që do ndërmerrni. f. Ndiqni pikat e planit në realizimin e kësaj detyre dhe shpërndarjen që do I bëni informacionit dhe argumentave. g. Kjo detyre duhet te paraqitet me kapak, i cili duhet të përmbajë informacionin e mëposhtëm: • • • • •
Emrin e universitetit dhe departamentit Titullin e lëndës dhe mbiemrin e pedagogut Tipin e detyrës dhe titullin e esesë suaj Kërkesën e plotë në fletën e parë Tirana 2000 në fund të fletës kapak
5) Kjo detyrë vështirësohet nga fakti se ju duhet të përzgjidhni vetë fenomenin social kundrejt të cilit duhet të reagoni. Këshillohet që fenomenin, çështjen, ose problemin që do trajtoni ta përmblidhni në një fjali të tipit: Ndotja nga zhurmat në Tiranë shtohet prej kapsollave të panumërta që shpërthejnë në dhjetor. Ky tip fjalie që mund të bëhet edhe teza e esesë, përmbledh shqetësimin e autorit/autores për fenomenin e plasjes së kapsollave, shashkave, fishek-zjarreve, etj. Për më tepër shkrimtari kufizon vetveten sepse mbulon vetëm një aspekt të ndotjes së mjedisit. Në këtë rast është ndotja nga zhurmat dhe për më tepër një lloj specifik zhurme që shkaktohet nga plasja e kapsollave, shashkave, etj. 6) Qëllimi i kësaj detyre është që t’ju zhvillojë dhe mprehtësojë të menduarit kritik. 7) Objektivi juaj është të përkufizoni qartë një fenomen apo problem të shoqërisë shqiptare dhe për më tepër të formuloni edhe qëndrimin tuaj kundrejt këtij fenomeni, pra duke i dalë atij pro ose kundra. 8) Përfundimi me sukses i kësaj detyre do të thotë se: a. keni arritur të përmblidhni në një fjali problemin (teza)
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
245
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh Teza e kësaj detyre duhet të ketë karakterin e deklaratave provokuese. Kështu ju duhet të jepni një përgjigje pozitive ose negative mbi këtë problem. Mos harroni që ju ekspozoni, paraqitni fakte dhe argumente pa marrë përsipër gjetjen e rrugëzgjidhjeve për fenomenin në fjalë. I takon lexuesit të vendosë në bazë të shkrimit tuaj nëse duhet bërë diçka rreth këtij fenomeni. Sekreti në këtë detyrë është që të jepni udhët e mundshme që mund të sjellin rrugëzgjidhje pa i përmendur ato drejtpërsëdrejti. Po t’i kthehemi problemit të shashkave, shkrimtari/ja e kujdesshme nuk harron të përmendë faktin se ato janë të importuara. Kjo e bën lexuesin të mendojë se rrugëzgjidhja më e lehtë për eleminimin e kësaj lloj ndotje do të ishte ndalimi importimit të shashkave apo fishekzjarreve. Po ashtu nëse eseshkruesi/ja përmend praktikën e vendeve të tjera për sa i përket kufizimeve në përdorimin e këtyre mjeteve e lejon lexuesin të mendojë se ndoshta e njëjta gjë duhet bërë edhe në Shqipëri. b. keni shpjeguar arsyet për përzgjedhjen e fenomenit Ju takon të jeni tepër specifik në shpjegimin e arsyeve. Të thuash që “e urrej zhurmën e shashkave” nuk I tregon lexuesit asgjë. Duhet të jeni informues dhe të tregoni pse është i vlefshëm reagimi juaj kundrejt fenomenit në fjalë c. qartësisht keni përkufizuar fenomenin që paraqitet në fjalinë tezë Jepini përgjigje këtyre pyetjeve gjatë procesit të përkufizimit: Kush është problemi? Pse është i rëndësishëm? Me cfarë ka të bëjë? Cilët janë personat apo institucionet përgjegjëse? Ka të bëjë me kufizimin/liritë, etj? Përkufizimet në të njëjtën kohë ju ndihmojnë të qartësoni veten për problemin që trajtoni. d. qartësisht keni shprehur pozicionimin/qëndrimin tuaj kundrejt fenomenit Shprehni pozicionin tuaj, qoftë pro ose kundra, por ruani objektivitetin duke sjellë fakte dhe argumenta bindëse. e. keni mbrojtur pozicionimin tuaj Për këtë kini parasysh: identifikimin e argumentave kryesore që nevojiten për të mbështetur pozicionimin tuaj; paraqitni fakte dhe informacion vetëm kur të jetë e nevojshme. (Kur thuhet është problem për shashkat duhet nxjerrë një mesatare e shpërthimeve ditore ose sasisë që shitet.) f. keni përfunduar esenë në mënyrë të përmbledhur dhe konçize Paragrafi përmbledhës dhe mbyllës duhet të përmbledhë qartë argumentet në mënyrë bindëse dhe konçize.
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
246
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh 1 UDHËZIME PËR SHKRIMIN E RECENSIONIT TË NJË LIBRI Kërkesa e detyrës: Paraqitni me shkrim (950 – 1050 fjalë) një recension rreth librit ______________________ të ____________. Respektoni dhe tregojini lexuesit tuaj se i njihni rregullat e shkrimit të një recensioni akademik. Eseja duhet të përmbajë një paragraf hyrës në të cilin të paraqitet teza e esesë, paragrafe zhvillimi, si edhe një paragraf mbyllës/konkludues. Jeni të lutur të evitoni reagimet emocionale. Përdorni sa më shumë shembuj nga libri në procesin e informimit të lexuesit. UDHËZUES dhe KËSHILLA 9) Afati për dorëzimin e kësaj detyre është me _______________________, në fillim të orës së mësimit. Studentët nuk duhet ta dorëzojnë detyrën më vonë se_______. Studentët që nuk e dorëzojnë detyrën deri në këtë orë, fillojnë dhe humbin nga një notë për çdo ditë vonesë deri me datën ____________. Nota e tyre pas kësaj date është automatikisht “5”. 10) Pritet që studentët të shkruajnë rreth 1000 fjalë (jo më shumë se 20 paragrafë) për këtë detyrë. Këtu përfshihet edhe një paragraf hyrës dhe ai mbyllës. Kjo detyrë pretendon të tregojë një kuptim të thellë të hapave që ndërmerren në shkrimin e një recensioni (refererojuni shënimeve dhe udhëzimeve përkatëse të marra në lëndën e SSHA). 11) Duhet të merrni seriozisht në konsideratë paralajmërimin zyrtar që ju është bërë përsa i përket citimit të burimeve dhe kopjimit. Kujtoni ndërkohë që moscitimi i saktë i burimit të informacioneve mund t’ju çojë në marrjën e notës “0” për këtë detyrë. 12) Formati. Ndiqni këto rregulla gjatë shkrimit në të pastër të esesë: h. Recensioni nuk duhet të jetë më shumë se 1050 fjalë dhe më pak se 950 fjalë. Detyrat e paraqitura jashtë këtij rregulli formatimi do të vlerësohen duke patur parasysh faktin që keni shkruar më shumë ose më pak se ç’duhet të shkruanit.
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
247
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh i. Kjo detyrë duhet të përpunohet dhe të paraqitet e shtypur. Në të kundërt kërkohet me domodshmëri që shkrimi juaj të jetë teknik ose tepër i qartë për lexuesin. Evitoni përdorimin e më shumë se një ngjyre në shkrimin e kësaj detyre: nëse detyrën e nisni me të zezë, ajo duhet të përfundojë po me këtë ngjyrë. j. Faqet e detyrës duhet të kenë numër. Kapaku nuk numërohet. k. Preferohet letër e formatit A4. Mund të përdorni edhe letër të vijëzuar ose me katrore por këto të fundit të jënë sa më pak të theksuara. Shkruani me hapësirë në mënyrë që instructor/ja juaj të ketë mundësi qortimi. l. Mendoni përpara së të nisni detyrën dhe planifikoni hapat që do të ndërrmerrni. m. Ndiqni pikat e planit në realizimin e kësaj detyre dhe shpërndarjen që do i bëni informacionit dhe argumentave. n. Kjo detyrë duhet të paraqitet me kapak, i cili duhet të përmbajë informacionin e mëposhtëm: • • • • •
Emrin e universitetit Titullin e lëndës dhe mbiemrin e ligjëruesit Tipin e detyrës dhe titullin e esesë suaj Kërkesën e plotë në fletën e parë dhe jo në kapak Togfjalëshin “Prishtinë 2002” në fund (të qendërzuar, jo majtas apo djathtas) të fletës kapak
13) Kjo detyrë vështirësohet nga fakti se ka disa mënyra për të shkruar një recension libri. Në vijim të këtij udhëzimi do t’ju paraqitet një model të cilin rekomandohet ta ndiqni në shkrimin e recensioneve akademike. 14) Vështirësia e dytë lind nga fakti se librin ju e keni lexuar të përkthyer dhe jo në origjinal. Për pasojë, niveli i përkthimit mund t’ia rrisë ose t’ia ulë vlerat librit. Kujtoni që ju me anë të këtij recensioni po vlerësoni librin dhe jo nivelin e përkthimit të tij. 15) Qëllimi i kësaj detyre është që t’ju zhvillojë dhe mprehtësojë të menduarit kritik dhe aftësitë përmbledhëse. 16) Recensioni efektiv i jep përgjigje këtyre tri pyetjeve: • Çfarë u përpoq të komunikojë shkrimtari? • Sa qartë dhe bindshëm e tejçoi atë mesazh te lexuesi? • A ia vlente mesazhi? 17) Lexuesit e recensioneve duan të dinë nëse ia vlen të lexohet apo jo një libër i caktuar. Këta lexues të mundshëm duan të
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
248
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh dinë subjektin e librit, arritjet dhe të metat, dhe për më tepër duan ta marrin këtë informacion në mënyrën më të shpejtë. 18) Qëllimi kryesor i shkrimit të një recensioni është të ndihmojë njerëzit të vendosin nëse duhet të blejnë apo lexojnë një libër të caktuar. 19) Këtë herë përveç qëllimit tuaj primar për të marrë një notë të lartë, duhet të keni parasysh se auditori ka ndryshuar paksa. Ai përfaqësohet nga njerëz të cilët kërkojnë ndihmën tuaj në përzgjedhjen e librave që duan të lexojnë. 20) Në procesin e shkrimit të një recensioni ju mësoni njëkohësisht: • rreth librit që po recensiononi • standartet profesionale për recensionet në shkencat sociale dhe ato politike • hapat themelorë të recensionimit, të aplikueshme në çdo disiplinë akademike 21) Përpara së të shkruani recensionin • Lexoni librin. Leximi i tipit “Sa për t’i hedhur një sy” është në disfavor të shkrimtarit, edhe nëse ju thoni vetëm fjalë të mira. Lexojeni librin me imtësi. • Bashkëbisedoni me librin. Gjatë leximit, mbani shënim reagimet tuaja kundrejt librit. Shënimet organizohen më pas në këto kategori: tërheqja, ekzaminimi, qartësimi, dhe vlerësimi. • Njihuni me temën që trajton libri. Përdorni bibliotekat ose burime të tjera për të parë përmbledhje të veprave dhe librave që lidhen me çështjen që trajton libri. Shikoni kryesisht nëpër revista akademike. • Familiarizohuni me libra të tjerë prej të njëjtit autor. Nëse autori ka shkruar më shumë se një libër, mësoni aq shumë prej tyre sa të jeni në gjendje t’i përshkruani shumë shkurt për lexuesin tuaj. • Lexoni edhe recensione të tjera për libra të fushës. Shikoni dhe lexoni se si shkruajnë profesionistët rreth librave. Zakonisht në revistat akademike pjesa e fundit i kushtohet gjithmonë recensioneve. 22) Recensioni është i vlefshëm kur: • I shërben lexuesit • Është i drejtë dhe i paanshëm • Është konciz dhe specifik, jo i vagullt e i përgjithshëm
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
249
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
23) Elementet e recesionit në shkencat social-politike janë të njëjta me elementet e të gjitha llojeve dhe tipeve të recensioneve. Duke qenë se shkencat sociale në përgjithësi nuk kanë karakter letraro-krijues, recensionet në këto fusha përqëndrohen më pak në stilin e të shkruarit e më shumë në përmbajtjen dhe metodën e kërkimit shkencor. Recensioni i këtij tipi zakonisht përmban këto katër elemente themelore të cilat nuk paraqiten gjithmonë në rendin e mëposhtëm: • Tërheqja • Ekzaminimi • Qartësimi • Vlerësimi Tërheqja Fjalia e parë e recensionit duhet ta tërheqe lexuesin për të lexuar recensionin. Një përmbledhje e shkurtër, e freskët dhe origjinale rreth librit e tërheq më së miri lexuesin sepse i bën të ditur që ju keni aftësitë të shkoni drejt e në temë. Lexuesi do të bindet që ju nuk i keni mbushur faqet më kot, por po përpiqeni ta orientoni atë. Sigurisht që elementët dramatikë dhe “grepat” duhen përdorur, por sigurohuni që fjalia e parë të paraqesë një portret të saktë dhe të freskët të librit. Elio Miracco në recensionin e tij për librin Le Idee dell’Illuminismo nel Pensiero degli ItaloAlbanesi alla fine del XVIII secolo shkruar nga Vittorio Elmo dhe paraqitur në The International Journal of Albanian Studies, Vol. 2, Number 1 e fillon kështu recensionin e tij: “Si nga këndvështrimi gjeografik, ashtu edhe nga ai antropologjik provinca e Kalabrisë në Itali nuk paraqet nje etni të vetme dhe të unifikuar; Kalabri ka disa dhe secila prej tyre ka një histori të vetën për të treguar.” Ekzaminimi Lexuesi duhet ta ndiejë veten të bashkuar me ju në procesin e ekzaminimit të librit. Tregojini atij se për çfarë flet libri. Një recension i arrirë të tregon qysh në paragrafin e parë se çfarë përpiqet të realizojë shkrimtari nëpërmjet librit. Në procesin e recensionimit, shkruani për atë që gjendet aktualisht në libër, dhe jo rreth gjërave të cilat ju mendoni se duhet të ishin aty. Mos tregoni se si duhej të ishtë shkruar libri, por tregoni se si e ka shkruar autori librin. Përshkruajeni librin qartësisht dhe objektivisht. Gjatë ekzaminit dhe recensionit në tërësi, ju nuk duhet të ritregoni çfarë ka shkruar autori, por aq sa lexuesi të jetë në gjendje të përcaktojë pikat kryesore dhe më të rëndësishme të autorit.
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
250
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh Qartësimi Kjo pikë e recensionit është më e vështira përsa i takon përvojës suaj. Zakonisht në këtë pjesë bëhet një qartësim i vlerave dhe kontributit të autorit/es në fushën e shkencave sociale duke përcaktuar qartë çfarë përpiqet të bëjë autori/ja dhe se si kjo vepër përputhet me zhvillimet dhe përpjekjet e një disipline të caktuar të kërkimit akademiko-shkencor. Kjo pjesë e esesë shpesh sjell informacion shtesë rreth shkrimtarit, prirjeve të tij intelektuale dhe politike, gjëra të cilat mund të ndryshojnë edhe mendimin e lexuesit për librin dhe mënyrën e trajtimit. Duke qenë se ju jeni në hapat e para të kërkimeve tuaja, kjo pjesë e recensionit nuk mund të ketë thellësinë kritike që pritet prej një profesionisti. Sidoqoftë, përpiquni të jepni argumenta për vlerat dhe kontributin e veprës, veçanërisht në kontekstin dhe realitetin shqiptar. Vlerësimi Në këtë pjesë të recensionit ju merrni përsipër t’i tregoni lexuesit sa i suksesshëm ka qenë shkrimtari/ja. Ky proces paraprihet nga shpjegimet që keni paraqitur rreth asaj që libri përpiqet të trajtojë. Në mënyrë që vlerësimi të jetë i drejtë ju takon që në fillim të përcaktoni kriteret e vlerësimit dhe më pas të krahasoni përmbajtjen e librit me këto kritere. Edhe pse nuk është e nevojshme të përcaktoni kriteret pikë për pikë, ato duhet të jenë të qarta për lexuesin. Kriteret për vlerësim ndryshojnë nga njëri libër në tjetrin dhe nga njëri zhanër në tjetrin. Sidoqoftë kriteret e mëposhtme mund të jenë të vlefshme në recensionin tuaj: • • • • • • • •
Sa e rëndësishme është tema e trajtuar në studimin e fenomeneve sociale (në studimin e politikës dhe qeverisjes – nëse libri i takon kësaj fushe)? Sa e kompletuar dhe e hollësishme është mënyra e trajtimit të temës? Me sa kujdes e ka kryer autori/ja analizën? Cilat janë forca dhe kufizimet e metodologjisë së zgjedhur për trajtimin e temës? Çfarë cilësie ka të shkruarit? Është i qartë, i sakte dhe interesant? Si mund të krahasohet ky libër me të tjerë në fushën e vet? Çfarë kontributi përbën ky libër për shkencat sociale në përgjithësi dhe për fushën e sociologjisë (në rastin tuaj) në veçanti? Kush do e lexonte me ëndje ose do përfitonte nga ky libër?
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
251
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Siç e vini re duhet të jeni tepër specifik në vlerësimet dhe përcaktimin e kritereve tuaja për vlerësim. Të shkruash, “. . . ky është libër shumë I bukur dhe mua më pëlqen shumë” është sikur të mos kesh shkruar gjë fare sepse lexuesit nuk I ke treguar asgje me interes ose vlerë për të. Recensioni juaj duhet të përcaktojë vlerat e librit. 24) Recensioni që do paraqitni do të jetë I tipit reflektiv dhe jo analitik. Si rezultat kjo detyrë përbën një ushtrim të gjykimit krijues analitik pa patur frikën dhe presionin e influencimit nga recensionet e tjera që janë shkruar rreth librit të zgjedhur për ju.
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
252
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
ESEJA PROBLEMORE Eseja problemore gjithashtu mund të përkufizohej si një këshillë. Ajo përbën një dokument që ofron udhëzime rreth zgjidhjeve të mundshme të një problemi të caktuar. Tiparet e përbashkëta të eseve problemore janë: ¾ Përkufizon qartë një problem specifik. ¾ Analizon dhe vlerëson qasjet dhe metodat alternative për zgjidhjen e një problemi. ¾ Jep rekomandime për veprime që do ta zgjidhnin problemin. Qëllimi i eseve problemore është të nxisë vendimmarrësit të ndërmarrin veprime konkrete për zgjidhjen e problemit në fjalë. Fokusi i kësaj eseje është shumë i ngushtë: të zgjidhë një problem. Për këtë arsye shkrimtarët duhet të jenë bindës dhe nxitës të veprimit nga ana e aktorëve vendimmarrës, që do të thotë që ata të marrin parasysh rekomandimet tuaja. Përzgjedhja e temave për ese problemore Për përzgjedhjen e temave për ese probleme duhet të keni parasysh: së pari, tema duhet t’i drejtohet publikut të gjerë, qeverisë apo zyrtarëve të ndryshëm; së dyti, temat duhet të trajtojnë çështje bashkëkohore dhe probleme të momentit; së treti, eseja duhet të ketë qëllimin e duhur. Shumica e studentëve përpiqen të zgjedhin tema komplekse që përfshijnë shumë shtresa vendimmarrjeje. Është mirë që këto tema të mos zgjidhen për esetë problemore, dhe që studentët të zgjedhin një problem të caktuar, i cili mund të zgjidhet nga një zyrë apo zyrtar i nivelit të ulët. Nëse esetë e tjera kërkojnë të shkoni në bibliotekë, eseja problemore i shtyn studentët të takohen me zyrtarë që merren drejtpërsëdrejti me problemin, të konsultohen me dokumentacionin përkatës dhe të zhvillojnë intervista me përfaqësues të palëve të përfshira në procesin e zgjidhjes së problemit. Literatura është e dobishme në rastin e eseve problemore, kur për të mbështetur alternativën tonë për zgjidhjen e problemit na duhet të japin shembuj rastesh të cilat demonstrojnë se aplikimi i rekomandimit tonë do ta zgjidhë problemin.
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
253
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh Formati i esesë problemore është i njëjtë me atë të çdo eseje. Ndërsa përmbajtja e esesë problemore do të jetë: I. Një përkufizim i qartë e konçiz i problemit A. Shpjegim i kontekstit në të cilin është shfaqur problemi. B. Përshkrim i përmasave të problemit. II. Zgjidhjet e mundshme të problemit A. Zgjidhja e parë e mundshme është gjithnjë ajo e mosveprimit. 1. përfitimet nga kjo alternativë 2. kostot e kësaj alternative B. Alternativa e parë e veprimit 1. përfitimet nga kjo alternativë 2. kostot e kësaj alternative C. Alternativa e dytë e veprimit 1. përfitimet nga kjo alternativë 2. kostot e kësaj alternative III.
Një rrugëzgjidhje e saktë e ndarë në dy pjesë: A. Rekomandime në nivel politikash B. Rekomandime për zbatimin e tyre
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
254
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Eseja Argumentuese Eseja argumentuese është ajo lloj eseje e cila merr përsipër analizën e një situate të caktuar, duke analizuar të gjitha këndvështrimet e mundshme dhe mbajtjen e një qëndrimi duke u mbështetur në argumenta e fakte. Karakteristikë për esetë argumentuese është se që në pyetje shkrimtarëve iu kërkohet të mbajnë një pozicion dhe të shpjegojnë pse-në e këtij pozicioni. Pyetje të tilla kërkojnë që ju të jeni pro ose kundra një qëndrimi të caktuar, dhe në raste të tjera edhe t’i hidhni poshtë dy alternativat e paraqitura dhe të shpjegoni arsyet e një qëndrimi të tillë, si edhe të paraqitni një alternativë të re tuajën si një zgjidhje të mundshme të problemit të parashtruar. Udhëzime për shkrimin e eseve të mira argumentative 1. Jepni një tezë të qartë dhe jo të dyshimtë. Kjo duhet të jetë fjalia juaj e parë ose të paktën në paragrafin hyrës në mënyrë që lexuesi ta ketë të qartë se çfarë po përpiqeni të provoni. 2. Përcaktojeni çështjen e përzgjedhur qartë dhe shpjegoni pse është e rëndësishme që të diskutohet. 3. Eseja duhet të jetë e mirëorganizuar. Vendosini nënargumentat [një argument mund të ndahet në disa nënargumenta siç kemi diskutuar kur folëm për pikat e planit] pranë njëri-tjetrit. Zakonisht ju duhen një deri në tre paragrafë për të zhvilluar një nën-argument. Vijeni përfundimin e nën-argumentit që në fjalinë e parë të paragrafit. 4. Mbështetini thëniet dhe arsyetimet tuaja me prova, d.m.th të dhëna, statistika, fakte e shembuj. Për çdo fjali qe shkruani pyesni veten: “ Pse duhet ta besojë lexuesi këtë?” Pastaj jepni evidencën që do të justifikonte/shpjegonte apo mbështeste atë besim. 5. Sqaroni lexuesin. Mos mendoni se lexuesi do ta kuptojë vetë atë që doni të thoni, por sqarojeni atë drejtpërsëdrejti. 6. Përcaktoni termat/fjalët çelës. 7. Përdorni nivele të sakta mundësie. P.sh. nëse e nisni një argument me “sigurisht”, atëherë ju duhet të jepni një argument shumë të fortë të bazuar në premisa të vërteta e të padiskutueshme. Përdorni argumentin deduktiv për të vërtetuar mundësi të lartë, apo të padiskutueshme. 8. Vërtetoni se jeni mendjehapur duke e bërë të qartë se i keni marrë në konsideratë të gjitha pozitat e këndvështrimet e mundshme të çështjes që po trajtoni.
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
255
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh Arsyetimet MË TË MIRA për të gjitha këndvështrimet duhet të mbështeten në evidenca dhe që të gjitha këndvështrimet duhet të analizohen saktë duke pasur parasysh vërtetësinë e tyre, dhe jo në bazë të gjendjeve të ndryshme emocionale që mund të ndjejë shkrimtari/ja. 9. Shkrimi juaj duhet të ketë një strukturë të mirëfilltë të shkrimeve akademike, pra me një hyrje, zhvillim dhe përmbyllje përkatëse. 10. Jini të ndershëm në shkrimin tuaj. Pra: a. Mos e paraqitni argumentin kundërshtar si diçka të kotë apo të paarsyeshme. b. Kur të shkruani mos jepni vetëm ato evidenca, apo pjesë evidencash që vërtetojnë këndvështrimin tuaj dhe hedhin poshtë atë kundërshtar. Evidencat duhet të jepen të sakta e të plota, duke njohur anët pozitive të të dyja këndvështrimeve. c. Evitoni gjuhën emotive., d.m.th mos u shprehni në mënyrë të tillë që të fitoni simpatinë e lexuesit, por jepni arsyetime dhe analiza bazuar në fakte reale që tregojnë se pozita juaj është më bindëse. 11. Bëni praktikë duke shtjelluar temën: Jeni dakord me thënien: Parlamenti duhet të lejojë me ligj përdorimin vetjak të drogave? Përgatitja për provime Përgatitja për provime është një proces që po të menaxhohet siç duhet i ndihmon studentët në arritjen e rezultateve më të larta. Menaxhimi nënkupton kohën, shënimet dhe materialet e marra gjatë një lënde, si edhe mësimin e teknikave për dhënien e përgjigjeve të duhura. Menaxhimi i kohës parapërgatitore Është mirë që studenti ta përllogarisë që në fillim se sa kohë ka në dispozicion. Si kohë përllogaritëse duhet të konsideroni të gjithë kohën që nga ora e parë e leksionit e deri ditën e provimit. Asnjëherë mos e lini përgatitjen për provim për në periudhën e sezonit, sepse sado e gjatë të jetë ajo, nuk mjafton për t’u përgatitur për leksionet dhe materialet e shpërndara në klasë për një periudhë prej pesëmbëdhjetë javësh. Sa herë që ju jepen materiale për të lexuar duhet t’i lexoni ato dhe të mbani shënime, jo vetëm për orën e seminarit, por edhe shënime të cilat mund t’i shfrytëzoni në periudhën para provimit. Nëse materiali është lexuar dhe përpunuar nga ju gjatë semestrit, atëherë mund ta
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
256
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh harxhoni kohën e sezonit për të rishikuar shënimet tuaja dhe për të rifreskuar atë që keni studiuar gjatë semestrit. Rregullimi i shënimeve gjatë vitit Çdo student i kujdesshëm duhet të mbajë shënime gjatë vitit, qoftë nëpër leksione e seminare, qoftë gjatë leximit individual e të pavarur. Gjatë leksioneve, pedagogët ngrejnë çështjet më të rëndësishme për diskutim dhe në të njëjtën kohë çështje që ata duan studentët e tyre të thellohen në lexim. Kjo duhet t’ju tregojë se shënimet tuaja gjatë orës së mësimit janë gjithashtu orientim për lexim e studim të thelluar, si edhe për përgatitjen për provim. Shënimet gjatë leksioneve duhet të pasurohen me shënimet e marra gjatë leximit. Të gjitha këto do ta bëjnë më të lehtë rifreskimin e njohurive në ditët e fundit përpara provimit. Skedimi i të dhënave Në mënyrë që të mund t’i përdorni shënimet e marra gjatë semestrit/vitit, ato duhen skeduar. Rregullat e skedimit ju janë dhënë tek leksioni mbi marrjen e shënimeve, por në këtë pikë vlen të theksojmë se çdo skedë me shënime duhet të ketë të dhënat bibliografike të burimeve nga janë marrë (leksion, libër, artikull etj). Në këtë mënyrë ju mund t’i riktheheni atyre burimeve të cilat keni nevojë t’i rilexoni për t’i kujtuar apo kuptuar më mirë. T’i përgjigjesh pyetjes Leximi sistematik, mbajtja e shënimeve dhe të mësuarit nuk mjaftojnë për të arritur rezultate të larta në provime. Një student i zoti nuk duhet të tregojë që ka lexuar dhe se e ka përvetësuar informacionin e dhënë, por edhe se e kupton atë dhe është në gjendje të nxjerrë përfundimet e veta në lidhje me atë që ka studiuar. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që të dini se si t’i përgjigjeni pyetjeve të bëra në provim. Para se të jepni përgjigjen, lexoni me kujdes pyetjen. Nëse pyetja fillon me çfarë, ju kërkohet informacion faktik, p.sh., “Çfarë ndodhi në fund të Luftës II Botërore?” Nëse pyetja fillon me si, atëherë ju kërkohet të shpjegoni një proces, p.sh., “Si bëhen ligjet?” Nëse pyetja fillon me pse, atëherë ju kërkohet të rendisni dhe shpjegoni arsyet/shkaqet që kanë ndikuar në një situatë të caktuar, p.sh., “Pse trupat bien në tokë?” Përveç mënyrës se si t’i përgjigjeni pyetjes, ju mund të përdorni edhe elemente të tjera për të vlerësuar deri ku duhet të shkoni me përgjigjen. Kështu, hapësira e lënë për të shkruar për
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
257
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh secilën pyetje ju tregon deri diku se sa të detajuar duhet të jeni. Po kështu numri i pikëve të caktuara për përgjigjen e saktë është një tregues tjetër rrethanor. Gjithsesi, këshilla më e mirë që mund t’ju japin për mënyrën se si duhet t’u përgjigjeni pyetjeve është që të hyni drejt e në temë e të mos humbisni kohë me gjëra që nuk kanë të bëjnë me pyetjen, ose që nuk ju janë pyetur. Natyrisht për të bërë këtë duhet ta kuptoni mirë pyetjen siç e përmendëm dhe në fillim. Provimet ese Provimi ese është kur ju jepet një pyetje apo disa pyetje dhe zgjidhni një prej tyre për të shkruar një ese. Zakonisht këto ese janë të tipit argumentues, dhe studentët duhet t’i përgjigjen pyetjes duke treguar se e kanë përvetësuar dhe kuptuar materialin e lexuar, si edhe se janë në gjendje të mbajnë një qëndrim e të ndërtojnë një argument në mbështetje të atij qëndrimi. Në provimet ese pyetjet e dhëna janë ekspozuese dhe argumentuese. Ato ju kërkojnë të shpjegoni, analizoni, interpretoni, krahasoni, të bëni dallimin, të mbani një qëndrim dhe të argumentoni. Rregullat për shkrimin e eseve argumentuese janë shpjeguar në leksionin mbi esenë argumentuese. Provimet test Provimet test është një tjetër formë me të cilat pedagogët tuaj kërkojnë të testojnë njohuritë tuaja. Testet kanë pyetje që kërkojnë përgjigje të shkurtra, ose në raste të tjera edhe përgjigjet janë dhënë në formën e alternativave a, b, c, d dhe ju duhet vetëm të zgjidhni atë të saktën. Edhe pse provimet test duken të lehta, nuk janë ashtu. Alternativat e përgjigjeve ngjasojnë me njëra-tjetrën dhe ju duhet t’i lexoni me vëmendje për të gjetur përgjigjen e saktë. Për të zgjidhur një pyetje të vështirë, ndiqni teknikën e përjashtimit, duke vendosur se cilat nga alternativat përjashtohen direkt si përgjigje të mundshme. Pakësimi i alternativave do ta bëjë më të lehtë për ju që të gjeni përgjigjen e saktë, nëse keni studiuar rreth asaj teme, ose t’i afroheni sa më shumë përgjigjes së saktë, kur nuk dini se si të përgjigjeni. Provimet me libër të hapur në shtëpi Provimet me libër të hapur janë praktikë e disa lëndëve apo degëve më shumë se në të tjera. Kur provimi bëhet me libër të hapur, pedagogu kërkon të vlerësojë aftësinë tuaj për të
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
258
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh interpretuar dhe analizuar informacion, si edhe për të bërë hulumtim literature në një kohë të shkurtër, dhe jo të testojë aftësitë tuaja për të mbajtur mend. Provime të tilla mund të jenë me një kohë të kufizuar dhe studentët të ulen në një klasë, ose studentëve iu jepen pyetjet dhe ata e zhvillojnë provimin në shtëpi apo bibliotekë dhe në një orar të caktuar dorëzojnë përgjigjet. Provimet me libër të hapur përdoren që në nivel universitar, kurse provimet që mund të zhvillohen në shtëpi janë më shumë praktikë e niveleve pasuniversitare. Pyetje Studimore për Provimin Ese Shpërndarë në klasë më _________________ Lexojini këshillat e mëposhtme me vëmendje: 1) Provimi ese do të zhvillohet ditën ________ më datë __________ 200__. Ai do të përbëhet nga një ese e zgjedhur nga titujt e mëposhtëm rreth stilit të shkrimit akademik. 2) Mundësi për të zgjedhur temat nuk do të ketë. Studentët duhet të shkruajnë rreth pyetjes që do t’ju paraqitet në fletën e provimit. Nuk do t’u jepet asnjë pike për informacionin e paraqitur që nuk ka të bëjë me pyetjen e paraqitur. 3) Studentët duhet të paraqesin të paktën nga 9-10 paragrafë për temat e paraqitura në këtë shënim me materiale faktike nga leksionet, literature dhe gazetat e ndryshme që keni lexuar. Studentët këshillohen gjithashtu që t’i parapërgatisin përgjigjet për esetë me shkrim. Mbani parasysh që provimi zgjat vetëm 90 minuta. 4) Siguroni të gjitha shënimet dhe materialet e shpërndara në klasë nëse keni munguar. 5) Eseja ka vlerën e 100 pikëve. Përdorni 10 minutat e fundit për të korrigjuar gabimet drejtshkrimore dhe gramatikore. Mos harroni se eseja duhet të jetë e orientuar kundrejt fakteve dhe argumenteve. 6) Për të evituar uljen e pikëve studentët duhet t’i përgjigjen të gjitha pjesëve të pyetjes së esesë. Rekomandohet që studentët të lexojnë me kujdes pyetjen përpara se t’i përgjigjen në mënyrë që të shkruajnë për të gjitha aspektet e saj. 7) Vlerësimi me notë për secilën ese bazohet mbi saktësinë dhe thellësinë e argumenteve dhe fakteve të nxjerra nga leksionet dhe leximet e detyrueshme.
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
259
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh 8) Ky kolokium nuk është i tipit me libër të hapur, që do të thotë se studentët nuk mund të konsultojnë shënimet e tyre gjatë provimit. Fletoret në të cilat ju do të shkruani provimin do të jetë me numër dhe pa emër. 9) Studentët që nuk paraqiten në provim dhe nuk sjellin arsye të forta mjeksore për mungesën e tyre, vlerësohen automatikisht me “4”. 10) Bëni kujdes dhe kini parasysh se të gjitha lëvizjet apo komunikimet gjatë provimit janë të ndaluara rreptësisht. Paraqituni në provim me mjetet shkruese dhe korrektuese sepse në provim nuk lejohet asnjë lloj komunikimi apo shkëmbimi materiali. STUDENTËT QË PËRPIQEN TË FLASIN APO KOMUNIKOJNË NË FORMA TË TJERA PËRJASHTOHEN MENJËHERË NGA PROVIMI DHE VLERËSOHEN ME “4”. PYETJET E PROVIMIT – në fletën e provimit do të paraqitet vetëm një prej tyre. 1) Shumë njerëz besojnë se lënda e shkrimit akademik nuk është e nevojshme dhe nuk duhet zhvilluar në universitet. Të tjerë argumentojnë të kundërtën. Merrni parasysh problemet që has një student që nuk di të shkruajë në mënyrë akademike. A besoni se lënda e stilit të shkrimit akademik është e nevojshme? Mbështeteni mendimin tuaj me fakte dhe argumente të ndryshme bazuar në përvojën tuaj me lëndën e stilit të shkrimit akademik. 2) A e mbështetni apo jeni kundër deklaratës së mëposhtme: Shkolla e lartë nuk duhet t’i kërkojë studentëve të bëjnë detyra shtëpie. Përdorni fakte dhe argumente nga përvoja juaj për të mbështetur mendimet që do paraqitni. 3) A e mbështetni apo jeni kundër deklaratës së mëposhtme: Studentët mësojnë më mirë kur ata nuk kërcënohen me mbetjen e mundshme në provim. Përdorni fakte dhe argumente nga përvoja juaj për të mbështetur mendimet që do paraqitni. 4) Krahasoni avantazhet e të shkruarit në mënyrë akademike me atë letraro-artistike. Mbrojini pikëpamjet tuaja me fakte dhe argumente nga përvojat personale dhe lënda e stilit të shkrimit akademik.
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
260
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh Vlerësim Studentor për Kreun e Nëntë 1. Me një shkallë nga 1 (më e ulta) dhe 5 (më e larta) vlerësoni se sa i qartë ishte ky kapitull ____________. 2. Në cilat faqe shpjegimi ishte më i qartë? ____________ 3. Prej cilave faqe mësuat më shumë? ________________ 4. Në cilat faqe shpjegimi ishte i paqartë? _____________ 5. Prej cilave faqe nuk mësuat gjë? ___________________ 6. Me një shkallë nga 1 (më e ulta) dhe 5 (më e larta) sa ju pëlqeu ky kapitull ___________________. 7. A mendoni se ky kapitull duhet rishkruar? (rrethoni zgjedhjen) A. Po, patjetër sepse ka shumë probleme B. Ndoshta C. Jo, sepse kapitulli është shkruar qartë. Autorët ju falendërojnë për dhënien e mendimit tuaj.
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
261
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh Kreu i Dhjetë: Eseja Kërkimore Shkencore (Detyra e Kursit)1 Shumë nga detyrat e kursit ju kërkojnë të shtroni një pyetje për eksplorim, të lexoni në kërkim të përgjigjeve të mundshme, të interpretoni atë që lexoni, të nxirrni përfundime të arsyetuara dhe t’i mbështesni ato përfundime me fakte të vlefshme dhe të mirëdokumentuara. Ky proces do kohë të zhvillohet: kohë për kërkim, hartim drafti, rishikim, dhe dokumentim të saktë të burimeve. Për këtë arsye ju duhet të bëni një orar paraprak për secilin aspekt të procesit, në mënyrë që të programoni kohën tuaj në mënyrë realiste. Pra, me të njohur datën e dorëzimit të një detyre, studentët duhet të programojnë sesa kohë iu duhet për ta kryer atë, duke e ndarë punën si më sipër. Gjetja dhe ngushtimi i temës Hapi i parë për kryerjen e një eseje kërkimore është gjetja dhe ngushtimi i temës. Në fillim hidhni në letër ato tema të cilat mendoni se ia vlejnë për të shkruar një ese kërkimore dhe më pas zgjidhni atë që doni të shtjelloni. Pyetja e zgjedhur duhet të jetë e ngushtë, sfiduese dhe e qëndrueshme. Nëse pyetja fillestare është shumë e gjerë duke pasur parasysh numrin e fjalëve dhe kohën që keni në dispozicion, atëherë duhet ta ngushtoni atë duke e kufizuar. P.sh. Shumë e gjerë: Cilat janë rreziqet e ndotjes së ambientit? Më e ngushtë: Cilat janë rreziqet e ndotjes së ujit? Puna juaj kërkimore do të jetë më interesante për vetë ju dhe për lexuesin tuaj nëse ajo trajton një temë sfiduese për një mendje intelektuale. Evitojini pyetjet që nuk provokojnë mendimin apo që nuk i shtyjnë lexuesit në debat. Pyetje pa sfidë: mullinjtë e erës? Pyetje sfiduese: prodhimin e
Ku
përdoret
energjia
e
prodhuar
nga
A ka kuptim që Shqipëria të investojë në energjisë prej mullinjve të erës?
Ndodh që brenda një shkrimi t’i përgjigjeni dhe pyetjeve pa sfidë si ku përdoret energjia e prodhuar nga mullinjtë e erës, por ky shpjegim duhet të jetë vetëm pjesë e esesë suaj dhe jo teza kryesore e shkrimit tuaj. Kur zgjidhni pyetjen për studim sigurohuni se ajo qëndron 1
Bazuar tek Diana Hacker, A writer’s reference, (4th ed.), Boston/New York: Bedford/St. Martin’s, 1999, f. 51-94.
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
262
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh dhe nuk është spekulluese. Edhe pse disa pyetje spekulluese rreth temave filozofike, fetare dhe etike mund të jenë tema esesh, shumica e temave tuaja do të jenë të bazuar në fakte. Shumë spekulluese: E qëndrueshme: krimin?
A është dënimi me vdekje i moralshëm? A e parandalon dënimi me vdekje
Përdorimi dhe përcaktimi i burimeve kërkimore-shkencore Përcaktimi i pyetjes për kërkim pasohet nga gjetja e burimeve që trajtojnë të njëjtën temë apo pjesë të saj. Studenti duhet të hulumtojë nëpër biblioteka, librari dhe internet për të gjetur burimet që trajtojnë këtë temë. Një studim serioz duhet të mbështetet në burime parësore dhe dytësore, kur kjo është e mundur. Burimet parësore janë të rëndësishme sepse tregojnë se studimi ka baza të shëndosha faktike. Edhe burimet dytësore kanë rolin e tyre sepse tregojnë se edhe autorë të tjerë përpara jush i kanë interpretuar faktet në të njëjtën mënyrë me ju. Pra, se edhe autorë të tjerë kanë arritur në të njëjtat përfundime me ju. Hulumtimi i burimeve duhet të ndjekë një rend të caktuar. Në fillim është mirë të shikoni për vepra që ju japin një pamje të përgjithshme rreth temës duke ju njohur me detaje, që nuk i dinit më parë. Leximet e përgjithshme do t’ju ndihmojnë të familjarizoheni me temën dhe me format e përdorura nga akademikët për të debatuar temën që keni zgjedhur. Me të kuptuar kontekstin intelektual e social të temës suaj, do të jeni gati për të bërë kërkime më të fokusuara. Burimet që mund të përdorni janë: Burime biblioteke: libra, artikuj akademik, artikuj gazetash e revistash, dokumenta zyrtarë, materiale audio dhe video. Burime interneti: faqe interneti, tekste elektronike librash, dokumenta zyrtare, artikuj gazetash. Burime parësore: intervista, anketa, diskutime fokus-grupesh, literaturë organizatash, vëzhgime dhe eksperimente. Të gjitha burimet më lart duhet të vlerësohen nga ju në mënyrë që të përzgjidhni ato që ju nevojiten për esenë kërkimore. Teknikat e vlerësimit të burimeve janë shpjeguar në leksionin mbi burimet. Përgatitja e bibliografisë Gjatë leximit kritik dhe hulumtimit të literaturës mos harroni të mbani shënim burimet që përdorni, si edhe të ruani të dhënat bibliografike të tyre. Në këtë fazë të punës bibliografia juaj është
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
263
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh paraprake dhe mund të plotësohet dhe korrigjohet deri në momentin e fundit kur të dorëzoni detyrën. Zhvillimi i tezës, idesë kryesore dhe pikave të planit Përcaktimi i temës dhe leximi i literaturës çojnë në përzgjedhjen e tezës tuaj dhe idesë kryesore që do të përcillet tek lexuesi nëpërmjet detyrës tuaj. Në të njëjtën kohë, ju duhet të hartoni pikat e planit, të cilat do të jenë në fillim harta e studimit tuaj dhe më pas skeleti i esesë suaj kërkimore. Marrja dhe mbajtja e shënimeve Ndërkohë që lexoni menaxhojini informacionet në mënyrë sistematike sepse në këtë mënyrë do të kurseni kohë të vlefshme. Po kështu mënyra sistematike e mbajtjes së shënimeve do t’ju ndihmojë të mbani mend se cilat janë fjalët tuaja dhe cilat të burimeve që keni përdorur, në mënyrë që në draftin tuaj të mund t’i përdorni pa rënë në plagjarizëm. Përveç mbajtjes së shënimeve, ju mund të fotokopjoni apo printoni ato faqe të cilat mendoni se do t’ju duhet t’i riktheheni kur të shkruani draftin e esesë suaj. Mbani mend të shënoni të dhënat bibliografike për çdo shënim që merrni nga burimet e ndryshme gjatë punës kërkimore. Përpunimi komjuteristik Është mirë që një punim kërkimor ta shkruani në kompjuter. Kjo do t’ju ndihmojë të familjarizoheni me përdorimin e programit Word, që është shumë i dobishëm për shkrimtarët akademikë. Detyrat e kursit duhet të dorëzohen të shtypura, kështu që sigurohuni se dini ta përdorni këtë program ashtu siç duhet. Rishikimi i tezës, idesë kryesore Pasi të keni mbaruar procesin e studimit, rishikoni tezën dhe idenë tuaj kryesore dhe vendosni nëse ajo do të ndryshojë apo do të ruajë formën e saj fillestare. Është normale për një shkrimtar akademik të ndryshojë tezën e vet pas konsultimit me burime të ndryshme, kështu që mos u ndjeni në faj nëse kjo gjë ndodh. Në këtë fazë të shkrimit ju e njihni shumë më mirë temën dhe idetë tuaja janë më të qarta në lidhje me qëndrimin që doni të mbani rreth temës.
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
264
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh Shkrimi i draftit Në këtë fazë shkrimi i draftit duhet të jetë më i lehtë. Studentët duhet të marrin për bazë pikat e planit dhe të përdorin shënimet e tyre për të shkruar paragrafët për secilën pikë. Drafti i parë mund të jetë i mbushur me gabime gramatikore e drejtshkrimore, por ato s’kanë rëndësi për momentin. Ajo që është e rëndësishme është që ju t’i hidhni të gjitha idetë tuaja në letër dhe në një moment të dytë t’i korrigjoni ato. Citimi, kreditimi, mirënjohja për burimet Duke ndjekur rregullat e shkrimit akademik, ju tashmë e dini se çdo paragraf i juaj ka një fjali temë, arsyetime apo shpjegime mbështetëse, si edhe fakte ilustruese. Bëni kujdes që të përdorni forma të ndryshme referimi si citimi, përmbledhja apo perifrazimi, sipas teknikave që janë paraqitur në leksionin përkatës. Po ashtu mos harroni të plotësoni bibliografinë e detyrës si mjeti me të cilin çdo shkrimtar respekton të drejtën e autorit. Mosrënia në plagjarizëm Është shumë e rëndësishme që në një punë kërkimore-shkencore të bëhet e qartë se kush janë idetë tuaja dhe cilat janë ato që keni huazuar nga burime të tjera. Kjo mund të bëhet nëpërmjet referencave në tekst dhe bibliografisë, të cilat përmbajnë të gjitha burimet e përdorura nga ju në punën tuaj studimore. Shkrimi i projektit përfundimtar Shkrimi i draftit të parë është vetëm gjysma e punës. Studentët duhet t’i lejojnë vetes pak kohë larg këtij drafti dhe ta lexojnë atë pas një, dy apo tri ditësh, në mënyrë që të jenë më objektivë në lidhje me korrigjimin e ideve dhe të shkrimit. Asnjë shkrimtar nuk mund të shkruajë një draft të parë të përsosur. Përkundrazi, sa herë që ta shihni një draft, aq herë do të gjeni gjëra për përmirësim. Një shkrimtar i mirë është një shkrimtar që rishikon dhe rishkruar veprën e vet derisa ajo të jetë cilësore. Në rastin e studentëve, ata mund ta rishikojnë një shkrim aq herë sa t’ua lejojë koha që kanë në dispozicion për kryerjen e detyrës. Gjithsesi sigurohuni që argumentat tuaj qëndrojnë, që janë të lidhur me njëri-tjetrin, që janë shpjeguar mirë dhe mbështeten në baza faktike të shëndosha. Sigurohuni që hyrja është e qartë dhe orientuese drejt tezës suaj kryesore, dhe që zhvillimi përputhet me premtimin që i keni bërë lexuesit në fillim të
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
265
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh shkrimit. Po kështu, sigurohuni që përfundimet tuaja janë të goditura dhe përmbledhin thelbin e shkrimit tuaj. Rishikimi gramatiko-formal Pasi të jeni siguruar se përmbajtja e esesë suaj kërkimoreshkencore është ashtu siç duhet, rilexojeni draftin për të korrigjuar gabimet gramatikore, gjuhësore, drejtshkrimore, si edhe shenjat e pikësimit. Një shkrim me ide të mira dhe i shkruar në gjuhë letrare dhe pa gabime ka më shumë vlera se një shkrim ku idetë janë të mira, por gjuha është e papërpunuar. Asnjëherë mos e nënvlerësoni rolin e gjuhës në shkrimin akademik. Rishikimi nga kolegët Në fund të të gjitha proceseve të mësipërme, shkrimtarëve akademikë iu këshillohet t’ia japin esenë e tyre një kolegu, apo disave, në mënyrë që ata ta shikojnë me syrin e kritikut dhe të japin këshilla për përmirësime, apo për gjëra që u kanë shpëtuar syrit të shkrimtarit. Një mendim i pavarur mbi shkrimin tuaj do t’ju ndihmojë të testoni nëse ajo që keni shkruar ka kuptim dhe qëndron edhe për lexues të tjerë që nuk jeni ju. Shikojini me vëmendje komentet e kolegëve dhe ndiqni këshillat e tyre për ndryshim në ato raste kur mendoni se ata kanë të drejtë. Detyra Përfundimtare - Drafti i parë apo kopja e papastër Në kopjen e parë qëllimi është që të organizoni mendimet tuaja sa më mirë që të jetë e mundur. Stili i të shkruarit dhe gjuha e përdorur redaktohen më vonë. Sugjerohet që në këtë detyrë të përdorni këtë tip formati: Pjesa I Pjesa II Pjesa III Pjesa IV
bën njohjen e temës shpjegon metodologjinë që do përdoret për të hetuar temën paraqet gjetjet tuaja dhe argumentet e nxjerra në bazë të leximeve përmbledh konkluzionet tuaja
Pjesa I. Hyrja. Pjesa më e rëndësishme e detyrës suaj dhe shpesh më e vështira është ajo në të cilën lexuesi njihet me temën. Kjo pjesë në një detyrë 10-12 faqe nuk duhet ta kalojë dy faqëshin.
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
266
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh Ajo përmban tezën dhe pyetjen kërkimore. Përveç premisave të argumentit kryesor nëse detyra është argumentative ajo sugjeron edhe një farë konkluzioni. Ajo shpjegon pyetjen kërkimore dhe rëndësinë e tezës. Tregon pse është e rëndësishme pyetja, kush do të ndikohet prej saj dhe se si lidhet ajo dhe ndikon në studime të tjera në përgjithësi. Teza duhet të paraqitet në faqen e parë, ndërsa në pjesën tjetër shpjegoni rëndësinë e hulumtimit apo kërkimeve tuaja në literaturë. Kini parasysh se kjo detyrë nuk është në nivelin e punimit shkencor të mirëfilltë, por diçka që kërkon t’ju aftësojë të sillni së bashku në 10-12 faqe një përpjekje intelektuale për të kuptuar një masë të madhe literature në një fushë të veçantë. Pjesa II. Metoda dhe Materialet. Mos e lexoni pjesën e parë pa filluar me të dytën; më mirë është të shkoni drejt e në shkrimin e kësaj pjese si përbërës i veçantë i detyrës. Diskutimi i metodologjisë në një detyrë me 10-12 faqe nuk duhet të kalojë një faqe dhe gjysëm nga një tjetër. Shpjegoni se cilat janë materialet që do të përdorni në hetimin e temës, duke përfshirë edhe atë se si vendosët të vështronit një grup të caktuar fenomenesh dhe jo një grup tjetër. Shpjegoni si vendosët për zgjedhjen e literaturës, si i zgjodhët materialet ndihmëse apo materialet e tjera që do të përdorni. Kujtoni se për këtë detyrë, jeni të kufizuar në përdorimin e burimeve që nuk janë miratuar më parë nga ligjëruesi i lëndës. Pjesa III. Gjetjet Kërkimore. Ky seksion nuk duhet të jetë i vështirë në të shkruar. Thjesht po përmblidhni në formë raportuese ato çka keni gjetur. Sigurisht që do t’ju duhet të vendosni se si do i përmblidhni argumentet e paraqitura në pjesë të ndryshme të leximeve të literaturës për këtë kurs, por me arritjen e këtij vendimi ky seksion shkruhet pa shumë ndërlikime. Kjo pjesë e detyrës shkon nga gjashtë deri në 8 faqe. Meqë kjo pjesë është e gjatë, do të ishte me vend që të ndahej në nëntema për të qartësuar gjetjet tuaja. Zakonisht tema vetë e sugjeron këtë gjë. Mund të keni tri deri në katër nëntema. Pjesa IV. Konkluzioni ose Përfundimi. Dy faqe i duhen kushtuar kësaj pjese të detyrës. Kjo është pjesë e rëndësishme e saj. Në konkluzion rideklarohet teza, premisat kërkimore dhe pastaj përmblidhen të dhënat evidencore që keni paraqitur në pjesën e tretë në mbështetje të premisës. Nëse e kundërshtoni atë bëni të kundërtën. Jini specifikë dhe përdorni gjuhë të tillë si : “Siç e vumë re, ...” apo “Siç u demonstrua, ...”. Jini këmbëngulës në ato
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
267
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh që thoni, por gjithashtu lidhini mendime tuajat me evidencën e paraqitur në pjesën e tretë. Pasi të keni piketuar pikat që do të paraqitni në konkluzion, merrni të paktën një orë për të rilexuar çka keni shkruar. Mos rishkruani gjë vetëm me përjashtim të rastit kur detyra është në gjendje të patolerueshme. Përdoreni këtë kohë për të rifreskuar memorjen për skemën e tezës themelore dhe të dhënat nga literatura që keni përmbledhur. Pasi të keni lexuar detyrën, shikoni edhe një herë ato pika në të cilat do të përqëndrohet konkluzioni juaj. Tani mund të shkruani edhe konkluzionin. NDAL. Mos u merrni me detyrën për një gjysëm dite, nëse keni mundës. Vazhdoni të mendoni për të dhe se si e keni organizuar, por distancohuni nga të shkruarit. Rishikim. Kur të jeni më të relaksuar, lexoni të gjithë detyrën. Lejojini vetes rreth tri orë për këtë proces dhe bëni ndryshime teksa lexoni. Ndryshimet në këtë pikë duhet të jenë të tipit stilistik. Nëse ju duhet më tepër kohë mos hezitoni të vazhdoni. Fusnotat dhe Bibliografia: kontrolloni tërësinë e fusnotave dhe burimeve bibliografike. Jo më tepër se një faqe edhe për bibliografinë.
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
268
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Organizimi kohor i detyrës Detyra Pjesa I: Premisa, Formulimi kërkimor
Koha në dispozicion
Teza, Mendoni për logjikën argumenteve Shkruani pjesën e parë
e
Pjesa II: Metodologjia Mendoni për organizimin e materialeve që do të paraqitni Shkruani pjesën e dytë Pjesa III: Gjetjet kërkimore Mendoni për organizmin e gjetjeve tuaja Shkruani pjesën e tretë
gjysëm ore dy orë e gjysëm totali: 3 orë 20 minuta 40 minuta Totali: 1 orë gjysëm ore dy orë Totali: 2 1/2 orë
Konkluzioni Mendoni për organizimin e konkluzionit Rilexoni pjesët I, II, III Shkruani pjesën IV Redaktimi i detyrës Fusnotat dhe Bibliografia Deytra ka përfunduar
Lexoni dhe redaktoni Kontrolloni për tërësi dhe saktësi Festoni
gjysëm ore një orë 2 orë Totali: 3 orë 3 orë 3 orë Totali përgjithshëm: 15 1/2 orë
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
269
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh Stili i Shkrimit Akademik Prof. Zeneli Shpërndarë në klasë me _____________ Tema dhe Rregullat për Detyrën Përfundimtare të Kursit “Hyrje në Sociologji” Shënim i Veçantë: Lutemi të lexoni këshillat e mëposhtme me vëmendje •
Detyra e kursit duhet dorëzuar ditën e provimit përfundimtar në lëndën e Hyrjes në Sociologji. Detyrat e kursit të cilat dorëzohen më vonë nuk do të pranohen.
•
Tema e detyrës së kursit siç është diskutuar edhe më parë ka qenë e lirë por duhet të jetë aprovuar nga pedagogët si në Stilin e Shkrimit Akademik ashtu edhe në Hyrje në Sociologji.
•
Kjo detyrë kursi ka vlerën e 30% të totalit të notës suaj përfundimtare për lëndën e Stilit të Shkrimit Akademik.
•
Nuk kini të drejtë të përdorni më shumë se katër thënie ose deklarata të drejtpërdrejta në detyrën tuaj.
•
Nga ana tjetër kjo detyrë duhet të jetë e ngarkuar me citime nga burimet e ndryshme që keni patur rastin të mblidhni për temën tuaj, qofshin këto burime parësore ose dytësore.
•
Për të cituar mund të zgjidhni formatime të ndryshme, përshi edhe fusnotat apo shënimet në fund të detyrës.
•
Për citimet sigurohuni dhe ndiqni formatin e mëposhtëm: Mbiemri dhe Emri i autorit (nëse ka grup autorësh vihet në rend të zhdrejtë vetëm autori i parë); Titulli i Librit (çdo fjalë e plotë me gërma të mëdha dhe i gjithë titulli i nënvizuar); Emri i Shtëpisë Botuese;, Qyteti dhe Shteti; Viti i Botimit; faqja apo faqe nga të cilat është marrë informacioni apo huazuar idea. Mos harroni të shtoni në fund të detyrës edhe një bibliografi formale.
•
Për citime nga leksionet ndiqni këtë format: Dr. XYZ, data e leksionit, Shënime Leksionesh Klase.
•
Ju lutemi edhe një herë t’i referoheni rregullave të departamentit të Filozofisë dhe Sociologjisë përsa i përket
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
270
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh citimit të burimeve dhe mosrënies në plagjiaturë përpara se të përfundoni detyrën. Kujtoni që citimet e paqarta ose kopjimi në forma të tjera bëjnë që të mos kualifikoheni për këtë detyrë dhe të mos merrni asnjë lloj vlerësimi. •
Mos hezitoni të kontaktoni me pedagogët tuaj për çdo paqartësi.
Formati Lutemi të ndiqni këto rregulla formatimi për detyrën, e cila duhet të paraqitet e shtypur: a. Detyra e kursit nuk duhet të jetë më e gjatë se 12 faqe dhe më e shkurtër se 6 faqe. Shënimet në fund të detyrës dhe fusnotat nuk përfshihen. Për një orientim të mëtejshëm duhet thënë se detyra juaj nuk duhet të jetë më pak se 1800 fjalë dhe më shumë e 3600 fjalë, duke marrë parasysh edhe përjashtimet e mëparshme. b. Detyra duhet të paraqitet e shtypur dhe me hapësirë dyshe mes rreshtave për të lehtësuar leximin dhe krijuar mundësitë për qortim. Mund të përdorni hapësirë njëshe mes rreshtave në kapak ose në seksionin e referencës. c. Për ata që do e përpunojnë detyrën në kompjuter lejohet të përdorni vetëm fontet: Times New Roman, masa 12,ose Arial, masa 11. Për ata që do përdorin makina shkrimi ose komjutera të tipit “Macintosh” mundohuni të gjeni ndonjë font ose lloj gërme sa më pranë këtyre që u specifilkuan. Detyra mund të dorëzohet edhe me një disketë të kontrolluar më parë për viruse. d. Faqet duhet të jenë me numër. e. Mendohuni mirë dhe rishikojeni detyrën tuaj disa herë përpara se ta dorëzoni. f. Krijoni pikat e planit dhe planifikoni mënyrën e shpërndarjes së faqeve. g. Kjo detyrë kursi duhet të nisë me një paragraf hyrës dhe të përfundojë më një përmbledhje të gjetjeve dhe konkluzioneve. h. Lejoni kohë për redaktim dhe rishkrim përpara se të dorëzoni detyrën. i. Tabelat dhe grafiqet duhen vënë në fletë më vete.
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
271
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh j. Detyra kursit duhet të paraqitet me një fletë kapak e cila përmban informacionin e mëposhtëm. Universitas Fabrefacta Optime Hyrje në Sociologji dhe Stili i Shkrimit Akademik Filan Fisteku (emri i studendit) ID: 000-00-0000 Detyrë Përfundimtare Kursi Titulli: Tirana, 200_
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
272
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh Vlerësim Studentor për Kreun e Dhjetë 1. Me një shkallë nga 1 (më e ulta) dhe 5 (më e larta) vlerësoni se sa i qartë ishte ky kapitull ____________. 2. Në cilat faqe shpjegimi ishte më i qartë? ____________ 3. Prej cilave faqe mësuat më shumë? ________________ 4. Në cilat faqe shpjegimi ishte i paqartë? _____________ 5. Prej cilave faqe nuk mësuat gjë? ___________________ 6. Me një shkallë nga 1 (më e ulta) dhe 5 (më e larta) sa ju pëlqeu ky kapitull ___________________. 7. A mendoni se ky kapitull duhet rishkruar? (rrethoni zgjedhjen) A. Po, patjetër sepse ka shumë probleme B. Ndoshta C. Jo, sepse kapitulli është shkruar qartë. Autorët ju falenderojnë për dhënien e mendimit tuaj.
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
273
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
274
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
275
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
276
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
277
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
278
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
279
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
280
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
281
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
282
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
283
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
284
INSTITUTI KOSOVAR PËR KËRKIME DHE ZHVILLIME TË POLITIKAVE Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh SERIA E FLETUSHKAVE PËR KËRKIM DHE SHKRIM dhe Përmbledhje Leximesh FLETUSHKA NR. 5 Këshilla praktike për Word dhe Excel Botim i parë Gusht 2005 Prishtinë
Gjatë shkrimit të një punimi, procesi i rishikimit është mjaft i tejzgjatur për shkak të komenteve dhe ndryshimeve të vazhdueshme. Fletushka në vijim përmban një listë të veprimeve të cilat tregojnë se si duhen përdorur veprimet operacionale kompjuterike të cilat kursejnë shumë kohë dhe e bëjnë punimin shumë më të organizuar dhe më të lehtë për rishikim. Për arsye se ka shumë versione të programit të Word-it, mundësitë e përmendura këtu mund të aplikohen në mënyra të ndryshme në varësi të versionit. Renditja sipas alfabetit: Teksti, numrat apo datat mund të renditen nga A deri në Z, zero deri në nëntë apo nga data fillestare deri tek e fundit. Duhet të zgjidhni tekstin për renditje. Kliko në table, pastaj në Sort, dhe aty do të hapet një dritare. Në pjesën Sort by field, selekto Paragraph, në fushën Type, selekto Text, kliko OK dhe teksti do të renditet në mënyrë alfabetike. Margjinat (hapësirat e bardha në të katër anët e faqes): Hape File dhe pastaj kliko në Page setup dhe do të hapet një dritare. Kliko në tastin Margins, selekto dimensionet e dëshiruara në fushat përkatëse, kliko OK dhe margjinat e reja do të ekzekutohen. Pozita horizontale e faqes: Nëse dëshironi që punimi i juaj (apo pjesë të tij) të këtë hapësirë të mjaftueshme (e përshtatshme për figura të mëdha, tabela apo fletëllogaritëse), ju mund të bëni një gjë të tillë në të njëjtën mënyrë sikur keni bërë me rregullimin e margjinave. Kur të klikoni në kolonën e margjinave (nën Page setup), shkoni pastaj tek orientation dhe kliko portrait apo landscape. Nëse dëshironi ta aplikoni këtë në vetëm një pjesë të punimit tuaj, atëherë hapni menynë në Apply to, dhe kliko, this point forward. Ju mund të përsëritni të njëjtën procedurë pas faqeve të dëshiruara për të vendosur faqet e mbetura pas portretit (shembull: pas një faqe ilustrimesh). Drejtshkrimi dhe gramatika1: Përzgjidh tekstin, kliko në komandën Tools dhe pastaj kliko në Spelling and grammar. Në rast se ka fjalë të shkruara gabimisht ato do të nënvizohen me ngjyrë të kuqe nga korrigjuesi drejtshkrimor. Një listë me opcione sugjeruese do të shfaqet në pjesën e dytë të dritares. Bëni zgjedhjen tuaj dhe kliko në change, mirëpo nëse nuk dëshironi t’i ndryshoni fjalët, atëherë kliko ignore. Opcioni vetëkorrektues (autocorrect): Kliko tek Tools dhe pastaj tek opcioni AutoCorrect dhe një dritare e vogël do të hapet. Në fushën replace vendose shkronjën apo fjalën të cilën dëshironi që ta ndryshoni në mënyrë automatike dhe në fushën with, vendosni shkronjën apo fjalën të cilën dëshironi që ta ndryshoni. Kliko OK dhe opcioni autocorrect do të aktivizohet. Po ashtu, në dritaren e opsionit autocorrect zgjedhni përdorimin e duhur të shkronjave të mëdha në tabelën përkatëse. Ju gjithashtu mund të zgjedhni edhe opcione tjera të cilat mund të aktivizohen. Shtypni OK për ti aktivizuar 1
Kjo komandë vlen vetëm kur kompjuteri juaj është ka të instaluar gjuhën që po përdorni. Shumica e kompjuterave kanë gjuhën angleze, italiane, gjermane ose franceze, por në treg tashmë gjenden dhe programe për gjuhën shqipe.
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
285
këto opsione. Është e këshillueshme që të përzgjedhni komandat manuale të cilat nuk Shkrimpër Akademik: Cikël Leksionesh Përmbledhje Leximesh ç (p.sh. [ dhe = ë dhe ] = ç). përdoren shpesh të ndryshuar ë dhe Numërimi i fjalëve: Shpeshherë autorëve të punimeve të ndryshme u kërkohet të bëjnë një shkrim të një gjatësie të caktuar që matet me fjalë apo karaktere (simbole dhe hapësira). Microsoft Word mund të numërojë paragrafët, rreshtat, fjalët dhe karakteret për ju, duke përfshirë apo jo zbrazëtirat. Procedura për ta bërë numërimin e fjalëve është e tillë: selekto tekstin që duhet numëruar, pastaj shko tek Tools, kliko në Word count dhe dritarja me statistika do të shfaqet. Hapësira ndërmjet paragrafëve: Hapësira ndërmjet paragrafëve përcakton hapësirën mbi dhe nën paragraf. Kur ju shtypni ENTER për të filluar një paragraf të ri, hapësira do të përcillet edhe tek paragrafi i ri pasues, mirëpo ju mund të ndryshoni specifikat për çdo paragraf. Shembull: Selekto paragrafin e dëshiruar, kliko në të djathtë, shko tek Paragraph, pastaj, Indents and spacing zgjidh dimensionet dhe kliko OK. Në KIPRED, është praktikë standarde që të mos përdorën komanda “tab” apo “enter” për hapësira, por të përdoret hapësira ndërmjet paragrafëve me përmasa 6 pts hapësirë “after”. Përmbajtja: Së pari, ju duhet të formatizoni tekstin të cilin dëshironi të shfaqet në tabelën e përmbajtjes. Bëni këtë duke klikuar Format dhe përzgjedh Styles and Formatting. Sipas rëndësisë së titujve, kliko në numrin e nëntitujve të cilët dëshiron ti kesh. Kliko në Heading 1, Heading 2, Heading 3, etj (nëse është titulli kryesor i formatit në Heading 1, nëse është nëntitull i të mëparshmit, atëherë Heading 2, etj.). Kur të mbaroni së përcaktuari titujt, lëreni një faqe të zbrazët për të vendosur aty Përmbajtjen automatike. Në fund, shko tek menyja kryesore dhe selekto Insert pastaj Reference dhe selekto Index and Tables. Në këtë opcion selekto Table of Contents (ToC) dhe në mënyrë automatike do të shfaqet Përmbajtja automatike. Nëse bëni ndonjë ndryshim në tituj apo në numrin e faqeve pasi të keni krijuar Përmbajtjen, ju mund t’i shtoni risitë e fundit automatikisht. Freskimi i Përmbajtjes funksionon në këtë mënyrë: bëni klik djathtas në Përmbajtje dhe selekto Update Field pastaj zgjidh Update Entire Table dhe aplikoje këtë duke klikuar OK. Ju mund të aktivizoni edhe komandën “Outlining” me anë të së cilës ju mund të kontrolloni hierarkinë e një titulli duke përcaktuar nivelin e tij (nga teksti i thjeshtë deri në Nivelin 1). Kur ta bëni freskimin e Përmbajtjes, atëherë në mënyrë automatike do të ruhen ndryshimet e fundit edhe në numrin e faqeve dhe teksti në faqen e përmbajtjes. Në vazhdimi të kësaj cilësie ju do të mund të mësoni edhe si të krijoni një indeks apo listë të ilustrimeve. Numri i faqes: shko tek Insert, kliko in Page numbers dhe do të shfaqet një dritare. Ju mund të përcaktoni Pozicionin, Renditjen dhe Formatin. Ju gjithashtu mund të mos e përfshini numrin e faqes në kopertinë. Klikimi në Format u lejon të bëni formatime të ndryshme me numrin e faqeve (p.sh. numrat romak gjatë faqeve të para). Heqja e emrit të autorit (para dërgimit për vlerësim të jashtëm apo rishikim): Para se ta dërgoni për rishikim punimin tuaj, është e domosdoshme që të hiqni emrin e autorit nga dokumenti në mënyrë që vlerësimi i jashtëm të jetë anonim. Për ta bërë këtë, kliko File, selekto Properties pastaj zgjedh General, shko tek fusha Author field, dhe fshije emrin. Pastaj aplikoje këtë në dokument duke klikuar OK. Përdorimi i përcjellësit të ndryshimeve (Track Changes): Track changes është një mënyrë gjerësisht e përdorur për të redaktuar tekstin atëherë kur një person tjetër duhet të pranojë/refuzojë ndryshimet e bëra. Ju mund të përdorni Track changes duke
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
286
klikuar në Tools dhe duke aktivizuar pastaj Track changes duke klikuar në të (Shkurtesa: Shkrim Akademik: Leximesh Ctrl-Shift-E). Përdoruesi tjetërCikël mundLeksionesh të pranojëdhe dhePërmbledhje refuzojë sugjerimet, duke klikuar me tastin e djathtë dhe duke zgjedhur Accept apo Reject përkatësisht. Shkronjat e mëdha të shtypit në madhësi të vogël (Small caps): Nëse dëshironi ta formatizoni tekstin me shkronja të vogla, selektoni tekstin për formatizim, shkoni tek menyja Format, klik në Font, dhe selekto Small caps. Teksti mund të ndryshohet në shumë mënyra duke e përdorur të njëjtën mundësi, si p.sh. me hije, në fuqi, etj. Vendndodhja e dokumentit: Është një veprim praktik ku ju mund të gjeni vendin se ku është ruajtur dokumenti i juaj. Nëse dëshironi që lokacioni i dokumentit tuaj të shfaqet në dokument, kliko Insert tab pastaj shko tek Auto text. Pastaj tek Header/Footer dhe Filename and path. Kjo është e dobishme me qëllim që të përcaktohet vendndodhja e dokumentit e cila ishte e ruajtur më herët në disk ose e marrur nga interneti. Kthimi në PDF: Nëse keni Acrobat Distiller, një ikonë për PDF do të shfaqet në mënyrë automatike tek komandat tjera në programet tjera të Microsoft-it. Nëse e shikoni këtë ikonë atëherë kur keni hapur dokumentin të cilin dëshironi që ta ktheni në PDF, vetëm kliko në ikonë dhe ruaje pastaj dokumentin kur Word-i e kërkon këtë. Ka pastaj tipare tjera mbrojtëse (me lejekalim) që pengojnë modifikimin e përmbajtjes nga përdorues tjerë. Stilet: një stil i paragrafit kontrollon të gjitha aspektet a pamjes së paragrafëve si renditjen, hapësirën ndërmjet rreshtave, kufizimet dhe mund të përmbajë edhe formatizimin e karaktereve. Për të aktivizuar Styles së pari duhet të klikoni në Format, pastaj selektoni Styles and Formatting. Një dritare e re do të shfaqet dhe mundëson përdorimin e stileve ekzistuese apo krijimin e stileve të reja duke klikuar në New Style dhe kështu do të krijoni stilin e ri të dëshiruar sipas karakteristikave të dëshiruara dhe të aplikoni këtë në cilindo paragraf tjetër në dokument. Bashkim dhe Krahasim (Merge and Compare), është një veti që lejon bashkimin dhe krahasimin e dokumenteve dhe është e dobishme për redaktim dhe grumbullim të dokumenteve nga burime të ndryshme. Pasi ta keni hapur dokumentin, kliko Compare and Merge Documents (nën Tools). Pastaj merrni dokumentin tjetër të cilin dëshironi ta bashkoni apo krahasoni.
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
287
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh INSTITUTI KOSOVAR PËR KËRKIME DHE ZHVILLIME TË POLITIKAVE SERIA E FLETUSHKAVE PËR KËRKIM DHE SHKRIM FLETUSHKA NR. 7 Korrektimi Botimi i parë Gusht 2005 Prishtina Komente të përgjithshme A i ka plotësuar punimi qëllimet që janë vënë në fillim? A është punimi bindës? A vërehet që punimi është bazuar në hulumtim të gjerë? A ekziston ndonjë pikëvështrim i rëndësishëm që nuk është shqyrtuar? A i ofron punimi përgjigje pyetjes hulumtuese? A është punimi objektiv dhe i paanshëm? A është punimi neutral? A u ka kushtuar ai vëmendje të mjaftueshme të gjitha aspekteve/anëve? A funksionon struktura e përgjithshme e punimit drejt synimit/qëllimit të caktuar? A është punimi mjaft/tepër i gjatë? A është tërheqës vizualisht? Titulli A e përmbledh titulli punimin? A është mjaft interesant? A është i kuptueshëm? A është informativ dhe i përqendruar? Hyrja dhe Përmbledhja A është pohimi kryesor i vendosur në fillim të punimit? A janë përkufizuar termat kryesorë? A është caktuar në mënyrë të qartë pyetja kërkimore në paragrafin e parë ose të dytë? A është e qartë se kujt i drejtohet punimi? A e tregon hyrja në mënyrë të qartë arsyen/domethënien e qëllimit? A e bind punimi lexuesin për urgjencën e problemit? A përputhet përmbledhja me punimin? A ka pjesë të rëndësishme të punimit që nuk janë përshkruar/përmendur në punim?
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
288
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh A e nxit Hyrja dhe/ose Përmbledhja kureshtjen e lexuesit që të lexojë tërë punimin? Përmbajtja A është vizualisht tërheqëse? A është lehtë për t’u përcjellë? A është lehtë për të gjetur pjesë të caktuara? Metodologjia A janë identifikuar burimet qartë? A janë zgjedhur ato në mënyrë të paanshme dhe gjithëpërfshirëse? A janë burimet të llojeve të ndryshme? A përfshijnë ato shumicën e hisetarëve, a përfshijnë veçanërisht pikëpamjet e ndryshme? A mendoni se materiali/literatura e përfshirë këtu është më e mira dhe më e gjëra që është e disponueshme në Shqipëri/Kosovë ose nga faqet e internetit? Rezultatet A rrjedh gradualisht dhe në mënyrë logjike prezantimi i të dhënave të reja? A janë të dhënat e qarta dhe a kuptohen lehtë? Analiza A janë argumentet të vërtetuara mirë? A janë argumentet emotive/objektive? A janë përfshirë të gjitha anët e argumenteve? A janë analizuar dhe vërtetuar mirë marrëdhëniet shkak-pasojë? A është lehtë të përcillen argumentet? A janë të kompletuara? A është punimi i balancuar mirë? Përfundimi A është përfundimi i qartë dhe jo konfuz? A e ka përmbledhur besnikërisht punimin? A e ka ritheksuar synimin kryesor shkurtimisht? A rrjedh pohimi kryesor logjikisht nga ritheksimi i të dhënave kryesore? A lë përfundimi përshtypjen e “rrethit logjik”? A është i fuqishëm? Relevant? Lista e rekomandimeve A janë lehtë të kuptueshme? A janë të realizueshme dhe të arsyeshme?
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
289
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh Specifike për redaktorin: A janë fjalitë/paragrafet hyrëse të qarta, thukta dhe konkrete? A mundet lexuesi të vërejë menjëherë temën ose argumentin që është duke u shtjelluar? A është përcjellë parimi një paragraf = një ide? A ka shfrytëzuar autori mjaft shembuj? A lexohet punimi lehtë? A janë fjalitë kryesisht të shkurtra? Pikësimi? Zgjedhja e fjalorit? A përdor shumë terma teknikë? A përdor zhargone? A ka sinonime? A shfrytëzon mjaft citate? A janë përdorur sipas stilit të paraparë? Gramatika? Drejtshkrimi? Si është lidhshmëria ndërmjet paragrafeve? A është referenca sipas formatit të KIPRED-it?
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
290
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
Doracaku Nr: 11. Lista përkujtuese e autorit për dorëzim të drafteve MUND TË MERRET NGA: www.kipred.net nën Botime, Mjetet e kërkimit dhe shkrimit (PARA SE TË DËRGOHET PËR VLERËSIM TË JASHTËM) Përmbajta A e keni bërë kontrollin drejtshkrimor dhe atë gramatikor? A është punimi me hapësirë të dyfishtë ndërmjet rreshtave? Hyrje? LISTA E AUTORIT PËR DRAFTIN FINAL (PARA BOTIMIT) A keni kompletuar: Përmbledhjen? Korigjuar përmbajtjen? A e keni bërë një listë të fjalëve kryesore? A e keni dërguar biografinë tuaj (një paragraf 7-8 rreshta)? A janë të gjitha formatimet/përmasat të njëjta (numërimi, etj.)? Lista e grafikëve/hartave/tabelave? Mirënjohjet/Falenderimet? Fjalorthi? A kanë të gjitha citimet dhe tabelat burime? A janë të gjitha referencat në 'Listën e referencave'? A janë vizualisht të njëtrajtshëm të gjithë titujt, nëntitujt? A e keni ruajtur një kopje rezervë? A është punimi sipas standardeve të caktuara të citimit (Shih Fletushkën 6!)? Grafikët/tabelat/hartat A i keni dërguar të gjitha figurat/tabelat/hartat/grafikët ndaras nga punimi? A janë të numëruar qartë? A i keni përfshirë titujt e ilustrimeve dhe burimet? A keni shënuar në tekst se ku duhet të vendosen ato? A i keni marrë të gjitha autorizimet? A keni ruajtur nga një kopje të të gjitha burimeve origjinale që keni cituar? Mund të detyroheni të tregoni burimin origjinal prej të cilit keni cituar.
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
291
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh Për personelin e KIPRED-it gjatë Formatimit Shto “Për KIPRED” (si dhe tekstin për donatorët, të drejtat e autorit, kontaktet, përgatitur nga) Kopertinën “Headers” dhe “Footers” (numrat e faqeve) Formatimi: “justified”, hapësira në mes të paragrafëve prej 6 pt., madhësia e shkronjave: 12, hapësira në mes të rreshtave njëshe. (E f
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
292
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh Kreu i Njëmbëdhjetë: Të Shprehurit Akademik Prezantimet Nuk mund të bëni një prezantim pa u përgatitur paraprakisht. Më poshtë po paraqesim disa këshilla që do t’ju vlejnë për të përmirësuar aftësitë tuaja prezantuese dhe të shprehurin akademik. Përgatitja Kur përgatiteni për një prezantim duhet të mendoni për këto gjëra të rëndësishme: • •
•
Qëllimi A është qëllimi juaj kryesor të informoni, të bindni, të argëtoni apo të komunikoni? Audienca Kini parasysh njohuritë e tyre, shkollimin, aftësitë për të ndjekur atë që do të thoni; çfarë presin ata prej teje; nevojat e tyre – praktike, intelektuale, personale. - njohuritë teorike - njohuritë praktike - inteligjencën - nivelin e shkollimit - terminologjinë me të cilën ndjehen rehat - sa shpejt mund të thithin ide të reja - niveli i përqendrimit Struktura Kjo përfshin të menduarit për: përmbajtjen, prioritetet, renditjen. Përmbajtja varet nga: - Sa do të futësh në prezantim - Sa kohë ke - Sa kohë mund të durojë audienca jote Prioritetet - Tregohu realist/e. Shumica e asaj që do të thuash do të harrohet fill pas prezantimit, dhe mund të ndodhë që audienca të mbajë mend dy-tre barcaletat që tregove, por të harrojë pikat e rëndësishme të diskutimit. Përgatisni disa pika kyçe dhe sigurohuni që keni bërë që audienca t’i kuptojë dhe brendësojë ato gjatë kohës që po prezantoni. Informacioni i detajuar mund t’i jepet audiencës nëpërmjet mjeteve ndihmëse dhe fletushkave shoqëruese.
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
293
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh Renditja - Logjika e temës - Logjika e të mësuarit dhe të kuptuarit - Nevoja për variacion Gjëra të tjera që duhet të kini parasysh: Përpiqu të fillosh me një “pau” – një fjali për të qeshur apo impresionuese, apo dhe një pyetje për të tërhequr vëmendjen e dëgjuesve. Jepi kohë vetes për të matur audiencën para se kalosh tek pikat e rëndësishme (kjo është më e lehtë nëse është e mundur të shkëmbeni pyetje-përgjigje me dëgjuesit). Aktivitetet e nxemjes (warm-up) këshillohen. Qartëso strukturën e prezantimit tënd që më parë. Thojini për çfarë do të prezantoni, prezantojeni atë, dhe në mbyllje përsëritni atë që keni prezantuar. Pas çdo pike të rëndësishme, bëni një përmbledhje të shkurtër duke bërë lidhjen me tezën kryesore, duke i rikujtuar dëgjuesve çështjen kryesore. Përfundoni në mënyrë të paharrueshme duke përmbledhur gjithë sa u tha, dhe duke i dhënë dëgjuesve diçka për ta marrë me vete. •
Mjetet ndihmëse të komunikimit Këto mund të jenë dërrasën, flipchart, projektor (overhead projector), power point, rregjistrime audio dhe video, filma, foto etj.
Dhënia e prezantimit • Shumica e folësve kanë nevojë për shënime orientuese për t’u siguruar që do të jenë në gjendje të ndjekin linjën e mendimit apo argumentat e planifikuar. Shënimet kanë nevojë për menaxhim të kujdesshëm. • Ekzistojnë disa strategji që bëjnë të mundur që ju t’i drejtoheni audiencës drejtpërsëdrejti, dhe që të ruani vëmendjen e tyre gjatë gjithë kohës. • Pyetjet dhe ndërprerjet duhet të trajtohen me vendosmëri dhe me takt. AFTËSITË PREZANTUESE NË TË FOLURIN PUBLIK Përktheu nga anglishtja Ariola Mehmeti
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
294
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
I.
II.
Shpjegime për prezantimet a. Komunikim verbal vs.komunikim i shkruar b. konkret vs abstrakt c. axhenda e fshehtë Të planifikosh prezantimet A.
Njih audiencën tënde
1. Pritshmëritë 2. Numri i njerëzve në audiencë 3. Përbërja e audiencës (bekgraundet e përgjithshme ose specifike) B.
Përgatit elementet bazë (fletë e bardhë ose fletë shënimi) Hyrje a. b. c. d. e.
kap interesat e dëgjuesve krijo një raport të mirë me audiencën çështje e ngushtë gjendja e çështjeve direkte axhenda
Trupi (zhvillimi) a. Të hysh në çështje b. Përdorimi i përsëritjes Konkluzionet a. b. c. d. C. 1.
përmblidh shkurtimisht pikat e rëndësishme rivendos çështjet bëji apel audiencës përdor shprehje të veçanta dhe mbresëlënëse për të transmetuar konkluzionin
Trego me radhë Kontrollo faqen e prezantimit a. masa e prezantimit b. mjetet ndihmëse vizuale dhe dëgjimore c. struktura (tavolinë; podium)
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
295
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh
2. Të ndihesh mirë me materialin n.q.se ke ndonjë të tillë III.
Të prezantosh në mënyrë të çlirët 1. 2. 3. 4. 5. 6. 7. 8.
Nervozizëm Paraqitje Uniforma (veshja) Qëndrim dhe lëvizje Shprehje të fytyrës dhe gjeste Kontakti sy më sy Entuziazëm, spontanitet dhe sens humori Kontrolli i zërit
AFTËSITË STANDARDE INDIVIDUALE PREZANTUESE 1. Përshëndetje 2. Propozime Hyrje 3. Çështje 4. Racional 5. Analiza Zhvillimi 6. Shpjegime 7. Përmbledhje shkurtimisht 8. Vërejtje mbyllëse Mbyllje 9. Pyetje PREZANTIME NË GRUP Prezantimet në grup kanë nevojë për t’u mbështetur në: Mirëorganizim dhe mbështetje të mirë. A. Përgatit 1. 2. 3. 4.
Një prezantim të qartë Pikat kryesore të dukshme Ndonjë dyshim rreth pikave kryesore Nevojën për më shumë informacion ose ndihma vizuale 5. Kalimet efektive nga njëra tek tjetra 6. Parashiko problemet paraprakisht
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
296
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh 7. Shmang ndryshimet minutën e fundit B. Materialet mbështetëse: propozime Qartëso ndonjë ide ose pohim a.1 mbështetësit e dukshëm (vizuale) grafikë (harta) diagrama piktura a.2 mbështetësit verbalë (të komunikuar me anë të gjuhës) shembuj krahasime shpjegime Provo thëniet (pohimet) a.1 mbështetje verbale statistika kuota ilustrime Shto interesat a.1 shumëllojshmëri mbështetjesh për çdo ide ose thënie C.
Materialet mbështetëse: të dukshme (vizuale) a. mbështetësit vizualë 1. ruaje kohën dhe shto interesin 2. provo të kuptuarit e dëgjuesit 3. provo vëmendjen e dëgjuesit b. Rregullat themelore me tekstin 1. katër deri në gjashtë rreshta për tekst 2. çdo rresht: 40 shkronja (duke përfshirë hapësirën) 3. Shprehje, jo fjali 4. Tip i lartë dhe i ulët (jo kulme të plota) 5. Grup shkronjash të thjeshta 6. Përdorni pikat ose numrat për të renditur çështjet 7. Hapësira uniforme në krye të faqes
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
297
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh 8. Ngjyra, shkronja të zeza ose një tip shkronje me masë të madhe për të theksuar D.
Materiale mbështetëse: verbale (e mërkurë / takim jave) a. Llojet e mbështetësve verbalë 1. 2. 3. 4. 5. 6.
Shpjegime: figurative/literale Krahasime: figurative/letrare Ilustrime: hipotetike/aktuale Shembull Statistika Opinion Eksperti
KËSHILLA PËR KOMUNIKIMI EFEKTIV: 10 pikat më të rëndësishme: 1. Mëso çfarë duhet të kërkosh 2. Mëso kujt t’i drejtohesh për mbështetje 3. Mëso mirë se për çfarë po flet 4. Jeni i afërt, i mendueshëm dhe racional 5. Zgjidhni një metodë komunikimi që funksionon dhe vlen si për ty edhe për mesazhin 6. Gjej çastin e përshtatshëm për të kërkuar diçka 7. Mos e nënvlerëso stafin e zyrave 8. Ndiqe problemin edhe pas takimeve 9. Kuptoni kufizimet e sistemit 10. Kënaquni me atë që bëni
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
298
Shkrim Akademik: Cikël Leksionesh dhe Përmbledhje Leximesh Vlerësim Studentor për Kreun e Njëmbëdhjetë 1. Me një shkallë nga 1 (më e ulta) dhe 5 (më e larta) vlerësoni se sa i qartë ishte ky kapitull ____________. 2. Në cilat faqe shpjegimi ishte më i qartë? ____________ 3. Prej cilave faqe mësuat më shumë? ________________ 4. Në cilat faqe shpjegimi ishte i paqartë? _____________ 5. Prej cilave faqe nuk mësuat gjë? ___________________ 6. Me një shkallë nga 1 (më e ulta) dhe 5 (më e larta) sa ju pëlqeu ky kapitull ___________________. 7. A mendoni se ky kapitull duhet rishkruar? (rrethoni zgjedhjen) A. Po, patjetër sepse ka shumë probleme B. Ndoshta C. Jo, sepse kapitulli është shkruar qartë. Autorët ju falenderojnë për dhënien e mendimit tuaj.
Vetëm për Studentët e U.F.O. University
299