!"#$%&'#(%(# # *'+(#",' -./!0(%(# 1!#/
"#$%&%'( )'#*#+%')
*3456789:;8
Pyetje dhe përgjigjje nga Politika Ekonomike I përgatiti : Kreshnik Kaçiu Prill 2009 1.Ç’është Ekonomia e Aplikueshme ? Ekonomia e Aplikueshme është shkencë ekonomikoshoqërore e cila studion rolin e shtetit në zhvillimin ekonomik brenda çdo ekonomie kombëtare duke i kushtuar kujdes të njëjtë prodhimit , konsumit , shpërndarjes dhe prodhimit. Poashtu studion masat dhe instrumentet që i ndërmerr dhe aplikon shteti në realizimin e tij në fushën e ekonomisë. 2.Si përkufizohet ekonomia e aplikueshme nga disa autorë ? - Disa autorë ekonominë e aplikueshme që e zbaton shteti , e definojnë si “ aspekti ekonomik i politikës shtetërore në kuptim të gjerë “ , kurse interaksioni i gjithanshëm faktorëve ekonomik , politik dhe shoqëror në jetën publike është shkak i paraqitjes së përgjithshme të kërkesës për udhëheqje efikase dhe adekuat të ekonomisë së aplikueshme. 3.Cilat janë problemet që më së shumti sot e mundojnë shoqërinë bashkëkohore ? - Problemet që më së shumti e mundojnë sot shoqërinë bashkëkohore konsiderohen : inflacioni , papunësia , shpenzimet për armatim , deficiti buxhetor , varfëria dhe pabarazia , ndotja e ambientit , rregullativa shtetërore e biznesit etj. 4. Cilat çështje konsiderohen si objekt i studimit të ekonomisë së aplikueshme ? 1) problemet ekonomike , politike , juridike dhe sociale që i shtron shoqëria , 2) mënyra si realizohen detyrat nga ana e subjekteve shtetërore , 3) mjetet të cilat i përdor shteti në realizimin e detyrave të shtruara , 4) sjellja e vendimmarrësve , menaxherëve , punëtorëve , konsumatorëve dhe posaqërisht e shtetit dhe organeve tjera shtetërore në caktimin dhe realizimin e qëllimeve të dëshiruara, 5) ndikimi i rregullativës shtetërore , kredito-monetare , buxhetore-tatimore , thjesht ndikimi administrativ në rrjedhat ekonomike , në drejtim pozitiv apo negativ, etj. 5. Qëllimet kryesore ekonomiko-sociale ? Qëllimet kryesore ekonomiko-sociale janë : 1 shtimi , rritja ekonomike e prodhimit të të mirave materiale dhe shërbimeve në sasi dhe cilësi ,
www.e-Libraria.com
respektivisht nivel më të lartë të jetesës , 2 riprodhim i popullsisë ( shtimi demografik ) i përcjellur me nivel më të lartë të punësimit , arsimimit , shëndetësisë dhe aftësive inventive , 3 Afarizëm efikas ekonomik , 4 Nivel stabil të çmimeve , 5 Liri ekonomike , 6 Ndarje e drejtë e të ardhurës etj. 6. Thekso doktrinat më kryesore pas së cilave janë rreshtuar numër i madh i autorëve dhe spjego rëndësinë e tyre ? Doktrinat kryesore që kanë rreshtuar numrin më të madh të teoricientëve , ekonomistëve dhe shkencëtarëve janë 7 Doktrina Liberale dhe 8 Doktrina intervencioniste . Themelues dhe përkrahës të doktrinës liberale janë : Adam Smith dhe David Rikardo . Karakteristikat e kësaj doktrine janë : a) mosndërhyrja e shtetit në ekonomi , b) shteti duart sa më larg nga ekonomia , c) veprimi i konkurencës së lirë në ekonomi , respektivisht veprimi i ligjit të tregut , d) Smithi ishte ithtar i ekonomisë liberale –në ekonominë e lirë vepron një dorë e padukshme. Smithi konstatonte se individin dhe kapitalistin për t’u marrë me aktivitet ekonomik e nxisin gjashtë motive : egoizmi , afiniteti , dëshira për liri , ndjenja për korrektësi , shprehia e punës dhe afiniteti për tregti. Më vonë dalin grupe të reja që me të madhe përkrahnin këtë ide si grupi i viteve të 60-ta të cilët kërkonin definimin e pronës dhe kufizimin sa më të madh të shtetit , grupi i viteve të 70-ta të njohur me emrin neoklasikët të cilit ishin kundër politikës aktive shtetërore në ekonomi dhe grupi i viteve të 80-ta të cilët ishin nën ndikimin e teorisë neoklasike dhe të cilët përfaqësoheshin nga ekonomistë e përfaqësues me nam të Universiteteve më me renome botërore. Themelues i doktrinës internencioniste është mendimtari dhe ekonomisti Xhon Mejnard Kenjzi . Për dallim nga Smithi , Kenjzi ishte për ndërhyrjen e shtetit në ekonomi dhe shpëtimin e sistemit kapitalist e shihte me ndërhyrjen e shtetit.Me idetë e tij ka bindur burrështetas të ndryshëm si : ishkryetarin amerikan Ruzvelt në kohën në të cilën SHBA-ja ishte rrezikuar nga kriza e vitit 1929-33 që të pranoj konceptin për themelimin e sistemit monetar ndërkombëtar i cili më
www.e-Libraria.com
vonë u emërua si Fondi Monetar Ndërkombëtar. Karakteristikat e teorisë kenjziane janë : 9 Kenjzi ka vërtetuar se nuk duhet të mbështetemi në dorën e padukshme , respektivisht në mekanizmin e fshehur i cili supozohet se vetvetiu krijon një harmoni ekonomike dhe sjell përmirësimin e gjendjes ekonomike , 10 Teoria e përgjithshme e Kenjzit ka vërtetuar se intervenimi shtetëror është e vetmja forcë e cila mund të ketë sukses në luftë kundër krizës dhe recesionit , nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe shtimin e punësimit , 11 Shteti duhet vendosmërisht , sa më shpejtë dhe me mençuri të intervenoj para së gjithash me forcën e tij ekonomike , politikën fiskale dhe tatimore , dhe 12 Kenjzi në vend të dorës së padukshme rekomandon dorën publike , respektivisht dorën e ngritur lartë. Edhe kjo teori përcillet nga një numër i madh përkrahësish duke filluar nga ata të viteve të 60-ta të njohur si neokenjzianët , ata të viteve të 70-ta të cilëve u prinin përfaqësues universitetesh , dhe ata të viteve të 80-ta të cilët konsiderojnë që ekonominë bashkëkohore nuk duhet lëshuar forcave vetrregulluese,e aq më pak atyre forcave të verbëta. 7.Si definohet sistemi ekonomiko-social ? Sistemin ekonomiko social e shprehim në kuptim të serive të gjëra që e karakterizojnë : prona , përpunimi dhe shfrytëzimi i informatave ,procesi i marrjes së vendimeve dhe rregullat e sjelljes. 8.Thekso disa nga mendimet e autorëve të ndryshëm rreth sistemeve ekonomiko-sociale ? Shumica e teoricientëve dhe ekonomistëve që mirren me probleme ekonomike , e posaqërisht me problemin e sistemeve ekonomiko-sociale theksojnë se gjatë aplikimit praktik të tyre në kushtet bashkëkohore , patjetër duhet pasur parasysh në mënyrë permanente shumë rrethana dhe specifika, si nivelin e zhvillimit ekonomik d he teknologjik , strukturën ekonomiko-sociale , vetitë kulturore dhe historike, traditat bile edhe religjionin e d isa shteteve dhe regjioneve. 9.Thekso teoritë më bashkëkohore të cilat po zënë vend në zhvillimin e sistemeve ekonomiko-sociale bashkëkohore? Në mesin e transformimeve të sistemeve ekonomikosociale vëmendje të posaqme meritojnë :
www.e-Libraria.com
13 Teoria e re e sistemit ekonomiko-social dhe aplikimi i saj , 14 Teoria e kapitalizmit kolektiv dhe 15 Teoria e konvergjimit të kapitalizmit bashkëkohor dhe socializmit. 10.Nga çka është e lidhur dhe ku mbështetet teoria e re e sistemit ekonomiko-social ? Teoria e re është e lidhur me paraqitjen dhe ndikimin e tri revolucioneve teknologjiko-shkencore: 16 revolucionit automatiko-kibernetik , 17 revolucionit ushtarako-teknologjik , dhe 18 revolucionit social. Kjo teori mbështetet në pikëpamjet e shoqërisë së zhvilluar industriale, ku automatika , informatika dhe teknologjia ushtrojnë një revolucion të veqantë në proceset bashkëkohore të prodhimit duke liruar nga procesi i prodhimit domosdoshmërinë e prezencës së punëtorëve në prodhim , pra ku procesi i prodhimit shëndrrohet në një proces vetrregullativ d.m.th. një menaxhim vetrregullativ i prodhimit. 11.Çka paraqet teoria e kapitalizmit kolektiv ? Kjo teori thekson se janë ndryshuar kushtet dhe rrethanat themelore të mardhënieve pronësore.Nuk ekziston kapitalizëm i llojit që ka funksionuar më parë, por po ngritet një sistem i ri ekonomiko-social i ashtuquajtur sistemi i ekonomisë korporative i cili dallon nga sistemet e mëparshme, tani kapitalizmi privat është shëndrruar në kapitalizëm kolektiv. Teoria e kapitalizmit kolektiv dhe e revolucionit korporativ është e lidhur me emrin e autorëve Minz dhe Berles të cilët nisen nga këto konstatime : a) nga diferencimi i pronës aksionare , b) nga ndarja e pronës nga kontrolla, dhe c) nga shpërndarja e aksioneve në mes të numrit të madh të aksionarëve. 12.Çka paraqet teoria e konvergjimit të kapitalizmit bashkëkohor dhe socializmit ? Teoria e konvergjimit të kapitalizmit bashkëkohor dhe socializmit niset nga konstatimi se kapitalizmi dhe socializmi për shkak të ndikimit të progresit shkencorteknologjik po i humbin dallimet dhe kundërthëniet në mes tyre , dhe po fitojnë veti të përbashkëta , po vjen deri te formimi i të ashtuquajturës shoqërisë së përbashkët industriale , respektivisht deri te sistemi ekonomikosocial integral. Vetitë e saja janë : nënvizohen ngjajshmëritë e të dy
www.e-Libraria.com
sistemeve , kapitalizmi po fiton gjithnjë e më shumë veti të socializmit , ndërsa socializmi po fiton gjithnjë e më shumë veti të kapitalizmit , zhvillimet tekonologjike që po ndodhin në të dyja sistemet po krijojnë shoqërinë e reshoqërinë e tipit të përzier. 13.Cilat janë modelet më karakteristike të sistemeve ekonomiko-sociale ? 1 modeli amerikan , 2 modeli gjerman , 3 modeli japonez , 4 modeli suedez , 5 modelet e sistemit administrativo-komandues dhe 6 modeli i ish-shteteve socialiste. 14. Thekso karakteristikat e modelit amerikan ? Modeli amerikan karakterizohet: 1 me aktivitet ndërmarrës të përmbajtur me të cilin merret pjesa më e madhe e popullsisë aktive , 2 nuk e shtron çështjen e barazisë sociale , 3 ky model është i bazuar në produktivitet të lartë dhe i orientuar në arritjen e suksesit personal. 15.Thekso karakteristikat e modelit gjerman ? Modeli gjerman ka këto karakteristika : 1 konsiderohet model i ekonomisë sociale të tregut , 2 shteti aktivisht ndikon në çmimet , doganat dhe normat teknike të produkteve , 3 modeli funksionon me sintagmën mirëqenie për të gjithë , mirëqenie nepërmjet garës konkuruese në treg. 16.Thekso karakteristikat e modelit japonez ? Modeli japonez karakterizohet? 1 Me temp më të ngadalshëm të shtimit të standardit jetësor të popullsisë ( niveli i pagave është më i vogël se produktiviteti , 2 si rezultat i karakteristikës së parë çmimet kushtuese të produkteve janë më të ulëta , kjo ndikon që më lehtë të përballohet konkurenca në tregjet ndërkombëtare , dhe 3 përparësi i ipet interesit shtetëror ndaj atij individual . 17. Thekso karakteristikat e modelit suedez ? Modeli suedez karakterizohet : 1 me komponentë të fuqishme sociale , 2 i orientuar në zvogëlimin e përmbajtur të dallimeve sociale me anë të rishpërndarjes së të
www.e-Libraria.com
ardhurave kombëtare në dobi të shtresave më të varfëra të popullsisë , 3 prodhimi bartet në nivel të ndërmarrjeve private të cilat punojnë në bazë të konkurencës në treg , dhe 4 sigurimi i standardit të lartë ( punësimi , arsimimi , sigurimi social ) dhe shumë elemente tjera si të infrastrukturës , komunikacionit , punët hulumtuese shkencore etj. 18.Cilat janë komponentet e ekonomisë së aplikueshme ? Komponentet e ekonomisë së aplikueshme janë : Bartësit e ekonomisë së aplikueshme , qëllimet e ekonomisë së aplikueshme , instrumentet e ekonomisë së aplikueshme dhe rrethi i ekonomisë së aplikueshme. 19. Si i klasifikojmë bartësit e ekonomisë së aplikueshme ? Bartësit e ekonomisë së aplikueshme i klasifikojmë në tri grupe kryesore : 1 Organet shtetërore , trupat publiko-juridike, organizatat politike , 2 Organizatat ndërkombëtare , dhe 3 Trupat operative-firmat , ndërmarrjet. 20.Thekso rëndësinë e bartësve të ekonomisë së aplikueshme ? Ekonomia e aplikueshme paraqet përpjekjen e bartësve të saj që me mjete të caktuara të arrij qëllimet e caktuara në një rreth të caktuar. Shteti që nga ekzistimi i tij e deri më sot ka realizuar dhe realizon politikën e vet. Në kuadër të politikës së përgjithshme të brendshme dhe të jashtme të shtetit,vend të posaqëm zë edhe Ekonomia e aplikueshme.Kështu shteti me dispozita të ndryshme ligjore siguron aplikimin e planeve dhe programeve shtetërore ekonomike me qëllim të realizimit të tyre e njëkohësisht të fuqizimit ekonomik të shtetit. 21.Kush bën pjesë në organet publiko-juridike dhe thekso rëndësinë e secilës prej tyre ? Organet publiko-juridike që kryejnë funksionet publike në fushën e ekonomisë janë : a) Odat ekonomike , dhe b) Bursat . Odat ekonomike janë institucione të karakterit publiko juridik të cilat harmonizojnë interesat e veqanta të anëtarëve të saj me interesat e shoqërisë.Lajmërohen si bartëse direkte të ekonomisë së aplikueshme , ku shteti me dispozita të veqanta i’u beson kryerjen e disa
www.e-Libraria.com
punëve nga kompetenca e tij. Dallojmë dy tipe të odave ekonomike : Odat ekonomike evropiane-kontinentale , dhe odat ekonomike anglo-saksone. Odat ekonomike evropiane-kontinentale formohen me ligj dhe anëtarësimi i tyre është i obligueshëm , ndërkaq odat ekonomike anglo-saksone janë të karakterit juridiko-privat dhe anëtarësimi është i vullnetshëm. Bursat janë tregje të përhershme në të cilat veprojnë rregulla dhe uzansa të veqanta. Bursat ndahen në: 1 Valuto-devizore , ( shitblerja e parave të huaja ) , 2 Bursat efektive ( shitblerja e letrave me vlerë ) , 3 Bursat e mallërave dhe produkteve , dhe 4 Bursat e shërbimeve(shitëblerja e letrave me vlerë ). Në bursa punët mund t’i lidhin vetëm anëtarët e saj , punët në bursa kryhen përmes ndërmjetësuesve, shitëblerja nuk është e kushtëzuar me pjesëmarrjen e domosdoshme të mallit , por vetëm me an të të mostrave. Punët në bursa lidhen : prompte ( të menjëhershme ) dhe me termin. 22. Roli i partive politike dhe sindikatave si bartëse të ekonomisë së aplikueshme ? Partitë politike që janë në pushtet , nepërmjet parlamentit dhe ministrive angazhohen në realizimin e programeve të tyre ekonomike .Në sistemet pluraliste rëndësi të veqantë kanë edhe partitë opozitare te cilat me programet dhe aksionet e tyre tubojnë masën e votuesve dhe imponohen që në zgjedhjet e ardhshme ta marrin pushtetin. Sindikata është forma më masovike e organizimit të punëtorëve.Karakteri dhe veprimtaria e kësaj organizate në kohë dhe hapësirë është ndryshuar.Sa dhe si do t’i imponohen shtetit si bartëse dhe subjekt në lëmin e ekonomisë varet nga disa faktorë e në rend të parë nga numri dhe vetorganizimi i punëtorëve. 23.Ç’është ndërmarrja dhe cilat janë format e tyre ? Ndërmarrja paraqet subjekt të pavarur ekonomik dhe person juridik , e cila prodhon të mira materiale ose kryen shërbime të caktuara për nevojat e tregut , duke i shfrytëzuar mjetet dhe faktorët e tjerë të prodhimit dhe
www.e-Libraria.com
faktorët ekonomik e shoqëror , duke bartur rrezikun afarist me qëllim të realizimit të fitimit dhe të qëllimeve të tjera ekonomike dhe shoqërore konform me kushtet dhe mundësitë që i ofron sistemi ekonomik i vendit përkatës. Ndërmarrja kryen veprimtari të caktuar ekonomike dhe paraqet tërësi ekonomike , teknike dhe shoqërore dhe ofron shërbime të ndryshme në suaza dhe në parime të sistemit ekonomik dhe shoqëror të vendit. Ndërmarrja është subjekt juridik i së drejtës që ushtron veprimtari ekonomike me qëllim të realizimit të fitimeve. Format e ndërmarrjeve Format dhe llojet e ndërmarrjeve varen nga vet sistemi ekonomiko-shoqëror.Në vendet me ekonomi të tregut kemi krejtësisht forma dhe lloje të tjera të ndërmarrjeve në krahasim me vendet me ekonomi të dirigjuar e me plan. Në shtetet me sistem centralist përkatësisht me ekonomi të dirigjuar, dominojnë ndërmarrjet me pronësi shtetërore në të cilat ekonomitë private kanë pak vend dhe fushëveprim. Ndërkaq në vendet me ekonomi të tregut ekzistojnë forma të shumta të organizimit të ndërmarrjeve apo firmave. Këto forma tash po zbatohen edhe në vendet e tranzicionit. Marrë globalisht format më të rëndësishme të ndërmarrjeve janë : 4 Ndërmarrjet me pronësi publike me të cilat menaxhon dhe udhëheq shteti dhe të cilat janë në pronësi shtetërore e publike. 5 Ndërmarrjet private të cilat janë në pronësi private dhe që kryejnë veprimtari të ndryshme ekonomike dhe shërbime , dhe 6 Ndërmarrjet e përziera të cilat në forma të ndryshme bashkohen me qëllim të ngritjes së efikasitetit në afarizëm dhe fitimeve më të mëdha. Sot, në rrethanat bashkëkohore po paraqiten edhe forma të reja të ndërmarrjeve , ndër to edhe : a) ndërmarrjet e pavarura individuale , b) shoqëria me përgjegjësi të kufizuar , c) shoqëria me përgjegjësi të pakufizuar , d) shoqëritë aksionare , dhe e) shoqëritë komanditore.
www.e-Libraria.com
24. Çka janë ndërmarrjet e pavarura individuale ? Ndërmarrje apo firma të tilla formojnë personat fizik , të cilët njëherit janë edhe pronarë të firmës.Këto ndërmarrje zakonisht janë të vogla dhe kryesisht themelohen në lëmin shërbyes ( tregti , hotelieri ) e shumë më pak në lëmin prodhues . Karakteristikat kryesore të tyre janë : pronari i firmës njëherit është edhe menaxher i firmës , të punësuarit zakonisht janë anëtarët e familjes çka nuk do të thotë se nuk punësohen edhe nga jashtë , pronari drejtpërdrejt merr vendime afariste dhe komunikon me punëtorët , pra paraqet organin vendimmarrës, pronari bën vetëfinancimin e firmës , pasi që bankat afariste pak e përkrahin me kredi afarizmin e këtyre ndërmarrjeve dhe pronari disponon me tërë fitimin dhe përgjigjet me tërë fitimin ndaj shtetit. Kohëve të fundit është shtuar numri i këtyre firmave private të cilat punësojnë diku 2 deri 10 punëtorë. Sipas Unionit Evropian me ndërmarrje të vogla kuptojmë ato ndërmarrje të cilat kanë të punësuar deri në 50 punëtorë të përhershëm apo të përkohshëm , qarkullim vjetor i cili nuk kalon vlerën prej 7 milion eurosh apo bilanci vjetor i gjendjes së tyre nuk kalon vlerën prej 5 milion eurosh. Me ndërmarrje të mesme kuptojmë ato ndërmarrje të cilat punësojnë deri në 250 punëtorë , qarkullim vjetor jo më shumë se 40 milion euro dhe që kanë bilancin vjetor të gjendjes jo më shumë se 27 milion euro . Këto kritere mund të ndryshohen , e ndryshimet e tyre do të varen nga evoluimi i proceseve ekonomike. 25.Çka janë Shoqëritë me përgjegjësi të pakufizuar ( solidare )? Kjo shoqëri bëhet me marrëveshje në mes anëtarëve të saj dhe të gjithë anëtarët përgjigjen për obligimet me tërë pronën që posedojnë në mënyrë solidare. Të gjithë anëtarët e shoqërisë janë të barabartë ndaj të drejtave dhe obligimeve. 26. Çka janë shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar ? Kjo shoqëri themelohet në bazë të marrëveshjes në mes të anëtarëve të shoqërisë, të cilët bashkojnë punën dhe mjetet me qëllim të formimit të një shoqërie të përbashkët për të kryer veprimtari ose shërbime të caktuara me përgjegjësi të kufizuara. Me rastin e participimit me kapitalin themelues shumat e investitorëve nuk është e thënë të jenë të barabarta ,
www.e-Libraria.com