Algoritmike
Ushtrime
Ushtrime algoritmikë 1. Ç’vlere kthen funksioni me poshte: int f1(n) int r=0 for(int i=1; i<=n-1; i++) for(int j=i+1; j<=n; j++) for(int k=1; k<=j;k++) r:=r+1 return r
Cili eshte kompleksiteti i tij? 2. Te ndertohet nje algoritem qe heq nga nje tabele e dhene te gjithe elementet qe perseriten, pa perdorur ndonje tabele shtese ndihmese. Mund te perdoren nje ose dy variabla shtese. Cili eshte kompleksiteti i algoritmit te ndertuar? 3. Shkruani nje algoritem qe ndryshon rendin e elementeve te nje tabele. Psh tabela 1, 3, 2, 6, 7 duhet te shderrohet ne 7, 6, 2, 3, 1. 4. Te shkruhet nje algoritem qe ne nje matrice te dhene MxN, nqs nje element eshte 0 atehere i gjithe rreshti dhe kolona ku ndodhet ky element behet 0. 5. Te shkruhet nje algoritem qe gjen nese nje tab2 perftohet nga rrotullimi i nje tabele tab1. Psh tabela tab2 11,10,9,1,2,3,4,5,6,7,8 perftohet nga rrotullimi i tab1 1,2,3,4,5,6,7,8,9,10,11. Udhezim: nqs gjatesite e tabelave nuk jane te njejta atehere nuk plotesohet kushti. Nqs gjatesite jane te njejta, atehere te bashkohet tabela tab1 me veten dhe te kontrollohet nese tabela tab2 eshte nentabele e tabeles se formuar nga bashkimi.
6. Te shkruhet nje algoritem qe numeron numrat e ndryshem me te vegjel sesa 1000 ne nje tabele. 7. Te shkruhet nje algoritem qe gjen numrin e kulmeve te nje liste rrethore (lista eshte rrethore kur pasardhesi i nje elementi eshte ndonje element tjeter i saj qe ndodhet me perpara ne liste). 8. Shkruani nje algoritem qe gjen numrin e kulmeve qe ndodhen ndermjet dy kulmeve te treguara nga dy shenjues te dhene x dhe y ne nje liste rrethore. 9. Implementoni nje algoritem qe fshin nje kulm nga nje liste e lidhur kur jepet vetem nje shenjues tek kulmi i cili do te fshihet nga lista. 10. Te shkruhet nje algoritem qe zhvendos elementin me te madh te listes ne fund te saj. 11. Te shkruhet nje algoritem qe zhvendos elementin me te vogel te listes ne fillim te saj. 12. Te shkruhet nje algoritem qe ndryshon nje liste duke vendosur kulmet qe ndodhen ne pozicione tek pas atyre qe ndodhen ne pozicione cift. Renditja relative e kulmeve ne pozicione tek dhe cift duhet te ruhet. 13. Te shkruhet nje algoritem qe kthen kopjen e nje liste te dhene.
1 B.Bimbari
Algoritmike
Ushtrime
14. Te shkruhet nje algoritem qe heq nga nje liste e lidhur te gjithe kulmet qe ndodhen ne pozicione qe plotpjestohen me 5. 15. Numrat mund te paraqiten nepermjet listave, ku cdo kulm ruan nje shifer te numrit. Shifra me peshe me te vogel e numrit ruhet ne koken e listes. Te shkruhet nje funksion qe shton dy numra te paraqitur me lista dhe kthen numrin shume te paraqitur perseri si liste. Psh per inputin (3->1->5), (5->9->2) rezultati duhet te jete 8->0->8. 16. Te shkruhet nje klase ne C++ qe implementon nje liste te lidhur me te pakten funksionet e shtimit, heqjes dhe kerkimit te nje kulmi. 17. Ne sekuencen me poshte, germa tregon shtim ne sekuence, ndersa * tregon heqje nga sekuenca. Cila do te jete sekuenca e kthyer nga funksioni pop (ne stiva) nese rradha e veprimeve eshte: E A S * Y * Q U E * * * S T * * * I O * N * * *. 18. Te ndertohet nje klase ne C++ qe implementon stiven me lista te lidhura. Klasa te permbaje te pakten funksionet push, pop, isEmpty. 19. Te ndertohet nje klase ne C++ qe implementon rradhen me lista. Klasa te permbaje funksionet enqueue, dequeue, isEmpty. 20. Te shkruhet nje funksion qe gjen kulmin me element me vlere minimale/maximale ne nje peme te kerkimit binar. 21. Te shkruhet nje funksion qe gjen numrin e gjetheve te nje peme te kerkimit binar. 22. Te shkruhet nje funksion qe gjen numrin e kulmeve jo gjethe te nje peme te kerkimit binar. 23. Te shkruhet nje algoritem qe gjen lartesine e nje kulmi te pemes binare. 24. Te shkruhet nje funksion qe gjen gjatesine e shtegut me te shkurter te nje kulmi nga gjethet. 25. Te shkruhet nje funksion qe gjen nese nje kulm i pemes binare eshte i balancuar. 26. Te shkruhet nje funksion qe gjen nese pema binare eshte e balancuar.
2 B.Bimbari