Pyetje-Pergjigjie... Lenda: Etika Ligjore dhe Profesionale. Prof: A.P (Derguar nga Gana Rexhepi) ------------------------------------------Rastet kur avokati mund te jet ne konflikt interesi?-Avokati pasi te ket perfaqsuar njern pale ne nje rast avokati nuk mund qe me vone te nderrohet dhe ta perfaqesoj palen tjeter ne te njejtin rast,-Kur avokati ia bart autorizimin per perfaqesim te te paditurit ten je avokat tjeter I cili kishte perfaqesuar paditsin ne fillim te rastit,-Avokati nuk do duhej ta pefaqesoj nje klient ne qoft se e ka perfaqsuar nje pal tjeter ne pot e njejtin rast,-Avokati nuk duhet te jet ne marrdhenje familjare me te afert se ne shkallen e dyt ne ferfaqesimin e tij etj. ------------------------------------------------------Pergjegjsit gjyqsore te gjyqtarit? 1.Gjyqtari ka detyrë që gjatë ushtrimit të përgjegjësive të tij/saj gjyqësore të sigurohet se lëndët trajtohen me drejtësi dhe efikasitet,2.Gjatë dëgjimit të rastit, gjyqtari e ka detyrim të veçantë që të kërkojë të vërtetën3.Gjyqtari ruan dhe përmirëson standardet më të larta të profesionalizmit dhe ekspertizës ligjore Si një parakusht për të marrë pjesë në veprimet gjykuese që kanë të bëjnë me të miturit, 4.Kur lejohet nga ligji dhe në qoftë se është e përshtatshme, gjyqtari i nxit palët që të arrijnë marrëveshje miqësore,5.Kur është e zbatueshme, gjyqtari respekton fshehtësinë e informatave që i janë besuar dhe/ose konfidencialitetin e procedurave përveç rasteve të parashikuara me ligj, gjyqtari nuk merret me dhe shkurajon,6.Gjatë ushtrimit të detyrave gjyqësore, gjyqtari nuk përdor fjalë apo sjellje që manifestojnë njëanshmëri apo paragjykim dhe nuk i lejon punonjësit, nëpunësit e gjykatës apo subjekte të tjera që janë nën drejtimin dhe kontrollin e gjyqtarit të veprojnë ashtu.7.Gjyqtari tregon gadishmëri dhe respekt ndaj individëve, është i durueshëm, dinjitoz dhe i sjellshëm me palët ndërgjygjëse, të pandehurit, dëshmitarët, avokatët, prokurorët, gjyqtarët e tjerë, gjyqtarët porotë dhe personat e tretë me të cilët e lidh puna në funksionin e tij/saj zyrtar dhe do duhet kërkojë të njëjtën gjë nga avokatët, nëpunësit, punonjësit e gjykatës si dhe të tjerët me të cilët mund të jetë në kontakt gjatë procedurës gjyqësore apo që i nënshtrohen drejtimit dhe kontrollit të tij/të saj. -----------------------------------------------------------------Pergjegjsit administrative te gjyqtarit? 1.Gjyqtari i kryen përgjegjësitë e tij/saj administrative me profesionalizëm dhe kujdes dhe bashkëpunon me gjyqtarët e tjerë dhe nëpunësit e gjykatës në administrimin e veprimtarisë së gjykatës. 2. Në veçanti, gjyqtari: a) respekton detyrimet e nevojshme të lidhura me funksionet e tij/saj për mbikëqyrjen e personelit tjetër të gjykatës nën kontrollin e tij/saj.b). te organizoj veprimtarit e tij dhe te respektoj detyrimiet e vecantaper oraret dhe punet jasht orarit qe jan te nevojshme per te kryer aktivitetin e tyre.c).te zbatoj urdheresat administrative te departamentit te drejtis ne ate mas qe keto urdheresa kan per qellim qe te permirsojn nje administrim consistent per operacionet administrative te gjykatave.3.per shkak se kryetari I gjykates
e perfaqeson gjykaten ai ka detyrim te vacant qe te mbroj imazhin e drejtesis ne lidhje me seriozitetin dhe dinjitetin qe qytetaret kan te drejtte presin nga sistemi gjyqsor etj. -------------------------------------------------------------------Obligimi I avokatit ne perfacesimin dhe mbrojtjen ne ceshtje penale? Avokati eshte I obliguar te marr mbrojtjen e ofruar te te pandehurit pavarsisht nga personaliteti I te pandehurit dhe lloi I vepres si dhe te perfaqesoj palen e demtuar ne ceshtjet penale. Avokati nuk duhet ta refuzoj mbrojtjen ne ceshtjet penale per shkak se mbrojtja e veshtir, se ekzistojn prova te pamohueshme mbi vepren e kryer , se pala ka pranuar kryerjen e vepres , per shkak te peshes se vepres dhe reagimit opinjonit public. Avokati ka per detyr qe pas pefundimit te lendes me kerkesen e pales tia kthej te gjitha dokumentet origjinale qe ia ka dorzuar klienti. -------------------------------------------------------------Refuzimi I dhenjes se ndihmes juridike? Avokati mund ta refuzoje dhënien e ndihmës juridike nëse klienti nuk është I gatshëm për t’i përmbushur obligimet ndaj avokatit lidhur me ndihmën juridike të cilën e kërkon klienti,nese avokati e konsideron se rezultati I kerkeses se klientit per ndihem juridikedo te ishte i pasuksesshem. Detyrat dhe funksionet e zyres se prokurorit disiplinor? Zyra e prokurorit disiplinor eshte pergjegjse per inicimin e hetimeve ndaj gjyqtarve apo gjyqtarve porot aty ku ekziston baz e arsyeshme per te besuar qe sjellja e pa hishme mund te ket ndodhur si dhe per ofrimin e rekomandimeve dhe paraqitjes pran komisionit disiplinor te provave ne mbeshtetje te veprimit disiplinor,zyra e prokurorit disiplinor inicon hetimet ne rastet kur:pran zures se prokurorit disiplinor ekziston ankesa e paraqitur nga cilido person fizik apo juridik,me vet iniciativ kur ekziston baz e arsyeshme per te besuar se nje gjyqtar apo prokuror mund te jet perfshir j sjellje te pahishme,te gjitha ankesat pavarsisht origjines se tyre dergohen per hetim ne zyren e prokurorit disiplinor, zyra e prokurorit disiplinor heton hollsisht te gjitha ceshtjet qe I referohen , vendos nese rekomandimet per veprimet disiplinore duhet ti paraqiten komisionit disiplinor si dhe njofton me shkrim komisionin disiplinor gjyqtaret, prokuroret te dyshuar lidhur me rezultatin e hetimit etj. Kur avokati ka te drejt ta tregoj fshetsin e klientit te tij(shkelja e kofidencialitetit)? kur:1.Nxjerrja në shesh paraqet interes shtetëror ose është e domosdoshme, për shkak të rrezikimit të integritetit territorial të Kosovës;2.Nxjerrja në shesh është arsye e domosdoshme për të penguar vdekjen eventuale ose lëndimi;3.Të mbrohet kundër padisë së paraqitur nga klienti kundër avokatit;4.Të sigurojë këshillë ligjore, e cila dëshmon se avokati nuk e ka shkelur Kodin Etik; 5.Të mbrohet nga mundësia e përdorimit të tij, si mjet për kryerjen e krimit ose mashtrimit ose 6.Të mos i shkelë rregullat e gjykatës ose të ligjit tjetër. Te drejtat dhe detyrat e avokatit ne kuader te mbrojtjes se klientit te tij? 1. Organet shtetërore dhe organet e tjera, duhet t’iu ofrojnë avokatëve të dhëna dhe dokumente që janë të nevojshme në ushtrimin e avokatisë në lëndët konkrete, nëse nuk janë në kundërshtim me detyrimin e ruajtjes së fshehtësisë zyrtare dhe profesionale. Avokati, në ushtrimin efunksionit të tij, ka të drejtë të kërkojë nga institucionet e administratës publike, në përputhje me ligjin, shpjegime, të dhëna dhe
dokumente, që kanë të bëjnë me çështjen ose personin qëpërfaqësohet ose mbrohet.2. Avokati ka të drejtë, në përputhje me procedurat hetimore , të marrë pjesë në proces, të pyesë personin e mbrojtur prej tij, dëshmitarët dhe ekspertët , të lexojë dhe të njohë në përfundim të hetimit, të gjitha aktet e dokumentet, që janë të lidhura me çështjen dhe t’ i nënshkruajë ato. ---------------------------------------------------------------------------Organet e odes se avokatve te kosoves?kuvendi I pergjithshem, kryetari,bordi drejtues,komisioni disiplinor, komisioni i revizionit, komisioni I kuvendit per shqyrtmin e ankesave, deget regjionale te OAK. --------------------------------------------Detyrimet e avokatit sipas ligjit? 1. Çdo Avokat është i detyruar t’i përmbahet ligjit dhe së drejtës si dhe të sillet në pajtim me etikën e nderit të profesionit gjatë ushtrimit të profesionit.2. Avokati është i detyruar t’i japë ndihmë juridike çdo personi fizik dhe juridik, duke mos dalluar ose diskriminuar klientët, në baza nacionale, etnike, racore, fetare, gjinore, gjuhësore,bindjeve politike, gjendjes ekonomike, arsimore, sociale ose ndonjë karakteristike tjetër personale.3. Avokati nuk ka të drejtë t’i ofrojë ndihmë juridike një personi tjetër, interesat juridike të të cilit janë në kundërshtim me interesat e klientit të tij. Përfaqësimi i palës kundërshtare nuk mund të bëhet poashtu nga një Avokat i cili bashkëvepron në të njëjtën zyrë me Avokatin e klientit.4. Avokati është i detyruar të ruajë fshehtësinë profesionale kundrejt klientit të tij. Ai nuk mund të bëjë publik ose të përcjellë informata personale dhe konfidenciale të klientit të tij.5. Avokatit i ndalohet të bëjë kallëzim penal në organin e ndjekjes penale dhe nuk mund të pyetet si dëshmitar, lidhur me personin të cilit i ka ofruar ndihmë juridike.6. Detyrimi për heshtje kufizohet vetëm me ligj, kur Avokati në raste të caktuara është I detyruar me ligj të bëjë kallëzim për vepra penale. Etika ligjore eshte qendrim I nje profesionisti ligjor mbi vlerat e ligjit dhe normat legjislative dhe realizimi I atij qendrimi nga ai/ajo ne punen profesionale. Rendesia e saj eshte mbi individin si profesionist ligjor dhe si ata e interpretojn dhe aplikojn te kuptuarit e tyre mbi moralin dhe ligjin dhe mbi interrelacionin ligjor dhe te parimeve e normave ligjore. Fshetsia profesionale e avokatit? Avokati eshte I detyruar ta perfill fshetsin e klientit te tij I cili jep njoftime te besueshme, avokati eshte I obliguar te kujdeset qe fshetsin ta ruaj edhe personeli I tij dhe kushdo qe bashkpunon me te. Fshetsi te avokatit perfaqesojn cfardo informata te besueshme me te cilat njihet ne suaza te veprimtaris se tij, te gjitha shkresat shenimet tonike, llogaritatre, te fotografuara dhe shenimet e ngjajshme qe gjenden ne zyren e tij. Pezullimi I ushtrimit te profesionit te avokatit?avokati ka te drejte te kerkoj pezullimin e perkoshem te ushtrimit te avokatis: per shkak te ngritjes profesionaleapo shkaqeve tjera te arsyeshme per periudhen sa zgjasin ato shkaqe, gjat kohes se pengimit te perkoshem per shkak te semundjes, pushimit te lehonis, pushimin ndaj kjdesit te femijes dhe shkaqeve tjeera shendetsore, ne rast te zgjedhjes apo emrimit ne funksion public per kohezgjatjen e mandatit. ----------------------------------------------------------------5)lidhur me kerkesen per regjistrim ne oden e av.vendos?
KESHILLI EKZEKUTIV I ODES. 6)pas regjistrimit ne ode te av. avokati duhet te jap betimin brenda? 60 DITEVE. 7)Proceduren deri ne marjen e vendimit ne ode e udheheq sekretari i odes? E SAKTE. 8)Mosnjohja e statutit dhe kodit te etikes se avokatve.e arsyeton avokatin.vetem per disa shkelje te lehta? E PASKT. Kryetari i odes mund ta therret mbledhjen e jashtzakonshme te kshillit ekzekutiv me: 1/3 e antarve ----------------------------------------------------------------Avokati eshte i detyruar: 1.1.avokati eshte i detyruar te ofroj ndihm juridike ne menyr profesionale,te ndergjegjshme,te denje dhe ne pajtim me kete ligj,Statutin dhe Kodin, 1.2.te ruaj fshehtesin e te dhenave,fakteve dhe informatave qe i jan dhene gjat perfaqesimit te klienteve. ------------------------------------------------------------etika ka të bëjë me karakteristikat morale të avokatëve, gjykatësve apo prokurorëve profesionalë. Etika eshte studim i esences morale neraportet mes paleve. Raportet morale gjithehere kane natyre bilaterale. Njerezit hyjne ne raporte morale me te tjeret sepse perms aktiviteteve te veta, ata eventualisht prekin mbi interesat e njerezve rreth tyre te cilet ose pergjigjen me vleresime, veprime apo akte, qe se bashku njihen si sjellje. Koncepti i shoqerise per etiken eshte variabil; ai ndryshon ne baze te perceptimeve te shoqerise lidhur me ate se cfare eshte e mira, e keqja, vetedija dhe detyra. --------------------------------------------------------------------Avokati është i detyruar ta përfillë fshehtësinë e klientit të tij, i cili i jep njoftime të besueshme. Avokati duhet të vlerësojë vetë se çfarë dëshiron pala që të ruhet si fshehtësi. Avokati është i obliguar të kujdeset, që fshehtësinë ta ruajnë edhe personeli i tij dhe kushdo që bashkëpunon me të, në punën e tij. Neni 17. Fshehtësi të avokatit, përfaqësojnë çfarëdo informata të besueshme, me të cilat njihet në suaza të veprimtarisë së tij, të gjitha shkresat, shënimet tonike, llogaritare, të fotografuara dhe shënimet e ngjashme, që gjenden në zyrën e tij ------------------------------------------------------------------Për mbrojtjen e fshehtësisë profesionale, avokati nuk guxon të japë kurrfarë shënimesh, për lëndët të cilat i janë besuar si avokat, edhe pas pushimit të përfaqësimit të palës. Neni 19. (a) Avokati nuk duhet të zbulojë informatën e mbrojtur sipas fshehtësisë
profesionale, madje edhe pas përfundimit të përfaqësimit të palës, përveç nëse: i. Klienti pajtohet për nxjerrjen në shesh; ii. Nxjerrja në shesh është e lejuar sipas paragrafit (b). (b) Avokati mund ta zbulojë informatën e mbrojtur sipas fshehtësisë profesionale, kur: i. Nxjerrja në shesh paraqet interes shtetëror ose është e domosdoshme, për shkak të rrezikimit të integritetit territorial të Kosovës; ii. Nxjerrja në shesh është arsye e domosdoshme për të penguar vdekjen e sigurt ose lëndimin e rëndë trupor; iii. Të mbrohet kundër padisë së paraqitur nga klienti kundër avokatit; iv. Të sigurojë këshillë ligjore, e cila dëshmon se avokati nuk e ka shkelur Kodin Etik; v. Të mbrohet nga mundësia e përdorimit të tij, si mjet për kryerjen e krimit ose mashtrimit ose vi. Të mos i shkelë rregullat e gjykatës ose të ligjit tjetër.