Mjekësia Ligjore Dr.Sc. Zejdush Tahiri Perkufizimi:
“Mjekësia ligjore është shkenca e artit mjekësor në shërbim të ligjit”
Luis Orfilia
Mjekësia ligjore është disiplinë shkencore që merret me përpunimin dhe zgjidhjevn e qështjeve me karakter mjekësor dhe biologjik që hasen në praktika të përditshme të organeve të policisë, prokurorisë dhe gjykatës, në luftën që këto bëjnë kundër veprave penale që gadosin jetën dhë shëndetin e personit. Mjekësia ligjore duke qenë një shkencë aplikative, koceptet dhe metodat e saj tekniko ekzaminuese katakterizohen nga siguria e lartë shkencore; besueshmëria e të cilave janë të vërtetuara me teza dhe teori të njohura dhe të pranuara botërisht. Vetëm kësisoj do të bëhej i mundur përjashtimi i qdo mëdyshje që mund të vijë si rrjedhoj e një sërë arsyetimeve a mendimeve të ndryshme nga njëra anë, dhe nga ana tjetër për të mbajtur të ndezur mundësin absolute për të kundërshtuar. Mjekësia ligjore ndihmon në zbulimin dhe parandalimin e veprave penale brenda sistemeve të dijes së saj si shkencë, jo thjeshtë në mënyrë deduktive dhe me hamendje por nëpërmjet kërkimit dhe zbulimit në dinamikë të veqorive të secilës ngjarje kriminale, nëpërmjet investigimit dhe provueshmërisë së tyre të saktë shkencore përmes ekspertizës së të dënuarit, të kufomës dhe provave materiale. Mjekësia ligjore nuk ka mundësi të përsërisë apo të gjasmoj ngjarjen në kushte laboratorike Eshtë absurde të mëndohet se për qëllime eksperimentale qoftë edhe me karakter shkencor, të sajoj një vrasje, një vetëvrasje apo një përdhunim seksual. Eshtë e vërtet që qdo krim patjetër lenë gjurmë; mirëpo tjetër gjë është gjurma e tjetër vetë ngjarja; tjetër gjë janë gjurmët e një krimi e tjetër gjë natyra e gjurmëve të një krimi sado I ngjajshëm më të. Policisë gjyqësore, prokurorisë apo gjykatës ju intereson të dijnë shkakun dhe natyrën, kohën dhe mekanizmin e ardhjes së vdekjes së viktimës nga kjo ngjarje , llojllojshmërit dhe veqorit e dhunës dhe mjeteve të përdorura; provat e përfituara nga “shtrati I kufomës” që të “tregoj me gisht rrugën drejt zbulimit të autorit të krimit. Objektet e investigimit mjekoligjor Kufomat (të vdekurit) Personat e gjallë (të dëmtuarit) Provat materiale biologjike Materiale të qështjes dokumentare Kufomat –paraqesin interes investigimi mjekoligjor në këto raste: Kur një individ ka vdekur apo dyshohet se ka vdekur nga shkaqe të dhunshme si pasoj e një vrasje, vetëvrasje ose aksidenti Kur një person ka vdekur papritur dhe në rrethana të paparashikueshme. Në kufomat e fëmijëve të porsalindur që kanë lindur jashtë materniteteve Në kufomat e personave që duke qenë në trajtim mjekësor, nga familjarët e viktimës pretendohet se vdekja ka ardhur si pasoj e gabimit profesional
Në kufomat e të sëmurëve që shtrihen në Spital brenda 24 orëve të para ende pa ju përcaktuar diagnoza Në kufomat e personave të panjohur, të padeintifikuar, të copëtuar apo të kalbëzuar. Investigimi I personave të gjallë kryhet në këto raste: Në përcaktimin e dëmtimeve trupore, karakterin e dëmtimeve, mjetin dhe mekanizmin e shkaktimit, humbjen e aftësisë për punë, gjendjen shëndetësore, simulimin, desimulimin, vetëdëmtimin dhe sëmundjet artificiale Në përcaktimin e gjendjes seksuale, të pjekurisë seksuale, aftësisë seksuale, virgjërisë, shtatëzënsisë, lindjes dhe dëmtimit. Në krimet seksuale: si në mardhëniet seksuale me dhunëme të rriturat ose me të miturat, veprat e turpshme, pederastia, infektimi me sts, perversionet seksuale Në rastet e përcaktimit të moshës dhe identitetit të një personi:në qështjet e atësisë dhe amësisë biologjike të një fëmije, të shkallës së dehjes alkoolike Investigimi I provave materiale biologjike kryhet: Për të përcaktuar gjurmët e lëngjeve biologjike si njolla gjaku, spermë, qime ose flokë, eshtra, inde ose pjesë organesh, pshtymën, djersën, urinën etj. Investigimi I materialeve të qështjes: Kryhet në bazë të dokumenteve hetimore dhe gjyqësore në rastet e marrjes në përgjegjësi penale të personelit shëndetësore për kequshtrim profesional, përgjegjësia e të cilëve gjykohet nga të dhënat e kartelës klinike, thënieve të dëshmitarëve apo dokumenteve tjera që kanë lidhur me rastin Investigimi mjekoligjor në procesin penal Qështje me karakter të përgjithshëm Të përcaktoj shkakun e vdekjes Të përcaktoj mekanizmin dhe mënyrën e ardhjes së vdekjeve Të përcaktoj kohën e vdekjes apo kohën e shkaktimit të dëmtimeve Të identifikoj pozitivisht kufomën Të dokumentoj gjithë gjurmët dhe shenjat e dëmtimeve në trupin e kufomës Të përcaktoj mjetin që ka shkaktuar dëmtimin Të përcaktoj shkallën e rëndësisë së dëmtimeve Të përcaktoj nëse dëmtimet janë shkaktuar për së gjalli apo për së vdekuri Të vërtetoj apo të përjashtoj faktorët e tjerë që mund të kenë ndikuar në ardhjen e vdekjes apo të plagosjes Të vërtetoj apo përjashtojmekanizmin simulues, disimuues apo vetëdëmtues të dëmtimeve Të mbledhë dhe të ekzaminoj gjurmët me natyre biologjike në trupin e kufomës, rroba, mjetin e përdorur etj. Qështjet me karakter të veqant Të përcaktoj pozicionin e ndërsjell të viktimës dhe autorit Të përcaktoj largësin, drejtimin e qitjes si dhe kalibrin e mundshëmtë armës së zjarrit Të përcaktoj shenja dëmtimi tek kufomaqë tregojnë nëse I është nënshtruar ose jo torturëspërpara se të merrtë dëmtimet vdekjeprurëse
Llojet e vdekjeve si objekt hetimi penal Vdekje nga dhuna – vrasja,vetëvrasja, aksidenti, fatëkeqësia Vdekje e dyshimt, e papritur dhe e paparashikuar Vdekje nga shkeljet mjekësore Vdekje e ardhur në gjendje arresti ose burgu
Nga pikëpamja juridike, natyra e vdekjeve kategorizohet: Vdekje natyrore nga pleqëria apo sëmundja Vdekje me dhunë nga vrasja me dashje ose nga pakujdesia Vdekje me dhunë nga vetëvrasja Vdekje me dhunë nga aksidenti ose pakujdesia Vdekje me dhunë nga fatkeqësia Vdekje nga shkaqe të papërcaktuara Vdekje nga shkaqe të paklasifikuara Sistemet investiguese të krimeve Sistemi investigues Coroner që përbëhen nga persona me formim policor por edhe të rajnuar në fushën e Mjekësisë ligjore dhe kriminalistikës Ekzaminuesit mjekësor që kanë formim mjekësor dhe juridik njëkohësisht Për qdo ngjarje kriminale me pasoj vdekjeje krijohet grupi hetimor në përbërje :prokurori, eksperti kriminalistik dhe eksperti mjeko ligjor
Hapat që duhet të ndërrmeren për investigimin e një ngjarjeve kriminale me pasoj vdekje: Përgaditja e një plan-programit të investigimit të rrethanave të vdekjes Vendosja e kontaktit telefonik me vendin e ngjarjes Bashkëpunimi midis ekspertëve Disa veprime para fillimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes Fotografimet,filmimet dhe skicimet nga vendi I ngjarjes Identifikimi i kufomës Këqyrja e kufomës
Metodat dhe principet të cilat ndihmojnë në zbulimin e të vërtetës shkencore: Vrojtimi dhe nuhatja intuitive – qfarë dhe si duhet kërkuar, zbuluar dhe administruar te trupi I kufomës, te I dëmtuari, te provat materiale etj. Teknikat zbuluese – për zbulimin e provave hde fakteve mjekoligjore Analiza e fakteve përmes diagnozës diferenciale dhe përcaktimit të shkakut dhe mekanizmit dhe llojit të dëmtimit apo vdekjes si dhe identifikimit të provës. Principet bazë që e udhëheqin gjykimin mjekoligjor gjatë një ekspertimi janë:
Principi i Lokardit – “kurdoherë kur dy objekte ndeshen dhunshëm midis tyre do të shkëmbejnë gjurmët përkatëse tek njëri tjetri” Principi i individualitetit – “dy objekte mund të jenë të padallueshme prej njëri tjetrit por asnjëherë identike” Kategoria e njohjes shkencore – e cila kalon nga të njohurat tek të panjohurat përmes probalitetit matematikor(rrugicat), besueshmërisë teknike(rrugët) dhe sigurisë shkencore(bulevardet). Teoria e probalitetit – alternativat e mundhsme psh. 80% e personave të prekur nga diabeti janë të hapur ndaj rrezikut për vdekje të papritur ose 50% e narkomanëve rrezikojnë të përfundojn në vetëvrasje Besueshmëria teknike – diferencimi I provave nga të thjeshtat tek ato komplekse Siguria shkencore – argumentat si ndaj të vërtetave të sigurta ashtu edhe ndaj të vërtetave të pasigurta Metodat mjekoligjore Metoda dhe intuita mjekoligjore – ngritja e dilemave, versioneve, modelimeve eksperimentale Metoda induktive – procesi i arsyetimit mjekoligjor që duke u mbështetur në disa të dhëna të veqanta arrihet në një përfundim të përgjithshëm Metoda deduktive – niset nga e përgjithshmja arrihet deri në përfundimet e veqanta Intuita mjekoligjore – është rrjedhoj e një mendësie shkencore të kultivuar e një përvoje pune të gjatë për të nuhatur detaje dhe veqori gjatë një ekspertimi të caktuar Kartezianizmi(të dyshuarit) – duhet të jëtë fryt I një arsyetimi racional injë mprehtësie logjike dhe I një zgjuarësie. E vërteta absolute dhe e vërteta ligjore E vërteta absolute është ajo që nuk mund të ndryshoj në varësi të zgjerimit të dijeve E vërteta ligjore(relative) – është ajo dije koncept apo fakt që aktualisht është I drejt por jo I plot, jo përfundimtar sepse me kalimin e kohës saktësohet dhe bëhet më I plot. Dokumentacioni i investigimit mjekoligjor Akt ekspertimi mjekoligjor I ekzaminimit të kufomës Akt ekspertimi mjekoligjor I ekzaminimit të provës materilae Akt ekspertimi mjekoligjor I dokumentacionit të qështjes Akt ekspertimi mjekoligjor I ekzaminimit të dëmtuarit Nga pikëpamja formalo-procedurale akti I ekspertimit përbëhet nga tri pjesë Pjesa e hyrjes – vendi, koha e kryerjes së ekspertimit, kush e ka kryer, kush e ka kërkuar, të dhënat identifikuese dhe rrethanat e qështjes. Pjesa përshkruese – pjesa më e rëndësishme e aktit ku në mënyrë detajuar bëhet përshkrimi Pjesa përfundimtare – duhet të jetë rrjedhoj logjike e pjesës përshkruese sa më I qartë dhe sa më I argumentuar nga ana shkencore Afatet e përfundimit të akteve mjekoligjore janë: Akt dëshmitë mjekoligjore ambulantore deri në 24 orë Akt dëshmitë mjekoligjore me të dëmtuar në spital tri ditë
Akt ekspertimi mjekoligjor të ekzaminimit të kufomave të freskëta, pa analiza laboratorike shtesë deri në 5 dite dhe me analiza deri në dy javë Akt ekspertimi mjekoligjor të ekzaminimit të kufomave të dekompenzuara dhe të zhvarrosura deri në tre javë Akt ekspertimi mjekoligjor mbi provat materiale biologjike deri ne dy javë Akt ekspertimi mjekoligjor mbi provat toksikologjike deri në katër javë Akt ekspertimi mbi dokumentet e qështjes deri në katër javë. Ekspertimi mjekoligjor në përcaktimin e gjendjes seksuale Përcaktimi i seksit Seksi është një nocion që ka lidhje me seksualitetin biologjik ndërsa gjinia me seksualitetin psikosocial Seksi nga ana e tij është I përbërë prej 6 komponenteve biologjike: kromozoneve, gonadave, organeve gjenitale të brendshme, organeve gjenitale të jashtme, hormoneve seksuale, dhe shenjave seksuale sekondare. Ndërsa gjinia I referohet kushteve psikosociale, të qenurit apo të jetuarit si mashkull apo femër p.sh. Një person mund të lind biologjikisht si mashkëll por mund të manifestojë ndjenja seksuale të një gruaje. Ndërsa identiteti seksual është I lindur, Identiteti I gjinisë në përputhje me seksualitetin biologjik të mashkullit ose të femrës fitohet gjatë jetës dhe fillon të shfaqet tek një fëmijë pasi ai fillon të flasë (rreth moshës 1 vjeq) që me rritjen e moshës përmes mënyrës së mirërritjes të stilit të rritjes, kulturës dhe edukimit fillon të kristalizohet gjinia drejt burrit ose gruas. Orientimi seksual si shprehje e pasqyrimit të instiktit mashkullor ose femëror nënkupton aftësinë për tërheqje erotike ndaj një seksi ose te dy sekseve. Nëse një mashkull ka tërheqje erotike drejt seksit të njejtë atëherë kemi të bëjmë me orientim homoseksual, kur ka tërheqje erotike ndaj dy sekseve është orientim biseksual, nëse ka tërheqje erotike për vetëveten kemi orientim autoseksual, kur nuk ka asnjë interes seksual kemi orientim aseksual. Roli I gjinisë dhe identitetit të gjinisë paraqet një rëndësi të madhe në identifikimin e seksit. Roli I gjinisë nënkupton sjellje sociale, mënyrën e të jetuarit, karakteristikat e personalitetit që burrat dhe gratë tregojnë në marrëdhëniet e ndryshme në shoqëri. Në qoftë se një mashkull biologjik mendon se është grua atëherë ai kthehet në transgjenik pasi në fakt ai biologjikisht është mashkull por identiteti I gjinisë është grua. Kemi edhe gjininë fluide, ku identiteti I gjinisë mund të ketë një dinamikë të përzier si te djemtë dhe tek vajzat ku një individ I kësaj grupmoshe të re nuk pëlqen seksin e tyre biologjik dhe kërkon ta ndryshojë atë me rrugë mjekësore. Identiteti seksual I një personi përbëhet nga 3 komponente: Orientimi seksual Roli I gjinisë Identiteti I gjinisë Nëse këto 3 komponente nuk përputhen tek i njejti individ atëherë shfaqen qrregullime seksuale në formë të transeksualizmit, homoseksualizmit dhe transvestitizmit.
Hermafroditizmi- mund të jetë ivërtetë ose i rremë. Tek i vërteti kemi të njejtin person i cili ka gjëndrra seksuale mashkullore (testikujt) dhe femërore (vezore) por që nuk janë të zhvilluara dhe nuk dallohen mirë. Tek hermafroditët e rremë mashkullor bashkë me praninë e gjëndrrave seksuale femërore dallohen edhe shenja seksuale mashkullore si penisi I pazhvilluar etj. Transvestiti nënkupton personat me veqori anatomike të qarta të një seksi por që kanë sjellje seksuale perverse të seksit tjetër. Transvestiti është përgjithsisht një shfaqje e homoseksualizmit ku njëri luan rolin e gruas kurse tjetri të burrit. Perverzionet seksuale janë shmangie nga norma e motivit seksual si pasojë e patologjive organike dhe qrregullimeve psiqike psikologjike të një individi të caktuar. Disa nga llojet e perverzioneve seksuale janë: Homoseksualizmi- që nënkupton prirjen për epsh seksual me personat e të njejtit seks. Ekzibicionizmi- është qrregullim seksual që ka të bëjë me tregimin në publik të pjesëve intime të trupit me qëllim për të nxitur përfitimin e një knaqësie seksuale të sëmurë. Sadizmi dhe mazohizmi- karakterizohen nga fakti që vuajtjet fizike dhe morale të detyruara I sjellin eksitim seksual personit që shkakton një tjetri këto vuajtje- sadizmi dhe personit që I vuan efektet e tyre – mazohizmi. Skoptofilia- nënkupton përfitime knaqësie seksuale duke parë marrëdhënie seksuale të të tjerëve etj. Zoofilia – përfitimi I kënaqësisë seksuale me kafshë Nekrofilia – përfitimi I kënaqësisë seksuale me kufoma Përcaktimi I pjekurisë seksuale – kuptohet ajo periudhë gjatë së cilës si djali ashtu dhe vajza kalojnë nga fëmijëria në moshën e rritur që karakterizohet me arritjen e aftësisë së plotë për të kryer funksionet seksuale pa pasoja të dëmshme per shëndetin. Në kodin penal të Shqipërisë konsiderohet krim marrëdhënia me një vajzë që nuk ka arritur moshën 14vjeq ndërsa në kosovë 16vjeq. Ndërsa në të dy shtetet është përcaktuar kufiri më I vogël I moshës për martesë 16vjeq për vajzën dhe 18 për djalin. Koncepti mjekoligjor mbi pjekurinë seksuale mbështetet në disa tregues biologjik: Zhvillimi I përgjithshëm I organizmit Zhvillimi I organeve seksuale dhe aftësia për të kryrë bashkim seksual Aftësia për të fekonduar të djali dhe për të mbetur shtatëzënë tek vajza. Aftësia për të mbajtur embrionin dhe për të lindur. Përcaktimi I virgjërisë- shenja kryesore e virgjërisë është paprekshmëria anatomike e himenit që ndodhet në hyrje të vaginës dhe që griset zakonisht në bashkimin e parë seksual. Njihet rreth 45 trajta të himenit, ata mund të jenë unazor, gjysmëhënor, I lobuar, në trajtë të një ure, me shumë vrima etj. Diametri I vrimës së himenit është I ndryshëm dhe luhatet nga 2-4milimetra deri në 1.5cm. Grisja e tërësisë anatomike quhet qvirgjërim (deflorim). Disa himene edhe pas bashkimit të plotë seksual I ruajnë karakteristikat e virgjërisë për shkak se janë elastik të butë dhe të shtypshëm. Koha e deflorimit të himenit përcaktohet qartë 2-3 ditët e para e deri në një javë. Përcaktimi mjekoligjor I virgjërisë kërkohet tek krimet seksuale, në rast të pavlershmërisë së martesës nga paaftësia seksuale e bashkëshortit etj.
Përcaktimi I aftësisë seksuale- paraqet aftësinë për bashkim seksual dhe për të fekonduar te burri dhe mbetur shtatëzënë tek gruaja. Përcaktimi mjekoligjor I aftësisë seksuale kërkohet tek rastet e pavlershmërisë të martesës në paditë për njohje ose kundërshtim të aftësisë biologjike tek krimet seksuale etj. Si sëmundje që shpien në aftësi për bashkim seksual janë: disa sëmundje endokrine, tuberkulozi, sëmundjet nërvore, alkoolizmi kronik etj. Paaftësia për fekondim shkaktohet nga mungesa e plotë e spermatozoideve (azospermia) dhe palëvizshmëria e tyre (nekrospermia). Kur numri I spermatozoideve është I pakët (oligospermia) mundësia për fekondim është e vogël por nuk përjashtohet krejtësisht. Në paaftësinë për të mbetur shtatëzënë ndikojnë: mosha, qrregullimet e gjëndrrave endokrine, anomalitë e lindura të organeve gjenitale, infeksionet etj. Përcaktimi I shtatëzënësisë- bazohet në shenja gjinekologjike, ekzaminime radiologjike dhe prova biologjike. Shtatëzania zgjat 10 muaj lunarë ose 275 deri 288 ditë. Kufiri më I vogël I një shtatëzënësie ku fryti është I aftë për jetën është 180 ditë kurse kufiri më I madh është 300ditë. Përcaktimi I dështimit- dështimi është ndërprerja e shtatëzanisë në qdo periudhë të saj e që për pasojë sjell vdekjen e frytit. Ai mund të jetë mjekësore, aksidental dhe kriminal. Dështimi mjekësor kryhet në ato raste kur vazhdimi I shtatëzënësisë ka rrezikshmëri për jetën e gruas. Dështimi aksidental është pasojë e traumave të ndryshme fizike të rastësishme sidomos të rrëzimet. Dështimi kriminal- është ndërprerja e shtatëzënësise jashtë ose brenda e institucioneve shëndetësore pa kërkesa mjekësore dhe jashtë kritereve të ligjit të abortit. Subjekti I krimit mund të jetë qdo person (me përjashtim të gruas) që e kryen dështimin e një gruaje shtatëzënë. Zakonisht të tillë persona mund të jenë: mjeku, mamia, infermierët etj. Dështimi kriminal shpesh herë përfundon me dëmtim të rëndë të shëndetit bile edhe me vdekje e cila mund të vie si pasojë e hemorragjisë akute, shoku, embolia ajrore etj. Përcaktimi I lindjes- me lindje kuptojmë daljen e frytit prej mitrës pas javës së 40 të shtatëzanisë. Nëse kjo ndodh para javës së 38 atëherë bëhet fjalë për lindje të parakohshme. Ekspertimi mjekoligjor për përcaktimin e lindjes kërkohet tek amësia biologjike, në rastet kur dyshohet për vrasjen e një të porsalinduri, në dështimet kriminale etj. Shenjat e lindjes së tanishme janë më të sigurta në një periudhë prej 6-8javë. Ekspertimi mjekoligjor I të dëmtuarit tek plagosjet Kodi penal i Republikës së Kosovës ka parashikuar se vepra penale kundër trupit dhe shëndetit: Lëndimi i rëndë trupor (neni 154) Lëndimi i lehtë trupor (neni 153) Pjesmarrja në rrahje (neni 155)
Klasifikimi I shkallës së lëndimeve trupore bazohet në dy kritere: në atë mjekësor dhe juridik.
Kriteri mjekësor bazohet në diagnostikimin e llojit të dëmtimit si në vështrimin anatomik dhe funksional duke vlersuar shkallën e dëmit që trauma I ka shkaktuar organizmit dhe sidomos të rrezikshmërisë për jetën në qastin e shkaktimit. Gjykimi lidhur me shkallën e rëndësisë së dëmtimeve duhet bërë sipas qdo rasti konkret duke u mbështetur në standardet e praktikës më të mirë mjekësore, falë teknikave diagnostikuese dhe kërkimeve laboratorike shumë të sakta. Qdo traumë duhet diagnostikuar saktë dhe me objektivitet sepse në të kundërtën vështirsojnë mjaftë kryerjen e ekspertimit të mëvonshëm nga ana e mjekut ligjor mbasi është mjeku I spitalit ai që bie në kontaktin e parë me të dëmtuarin. Ekspertimi ka për detyrë të përcaktojë nëse dëmtimi ka qenë I rrezikshëm për jetën, nëse ka lënë ndonjë gjëmtim të përhershëm ose të përkohshëm si dhe ta përcaktojë shkallën e humbjes së aftësisë së përhershme ose të përkohshme në punë në përqindje sipas tabelave mjeksore të paaftësisë së përgjithshme në punë. Nga pikëpamja mjekoligjore tjetër gjë është dëmtimi I trupit (koncepti anatomik) dhe tjetër është dëmtimi I shëndetit (koncepti funksional) sepse ky I fundit lidhet drejtëpërdrejtë me rrezikshmërinë për jetën dhe humbjen e aftësisë për punë. Për shembull 1 plagë amputuse e gishtit të vogël të dorës është një dëmtim I lehtë nga pikëpamja anatomike por nëse I dëmtuari rezulton të jetë pianist profesionist atëherë humbja e aftësisë profesionale në punë kthehet e përhershme pasi ekzekutimi pianistik kërkon detyrimisht funksionimin e të gjithë gishtërinjëve. Lëndimi I rëndë ose plagosja e rëndë. Kodi penal I Kosovës e jep këtë përkufizim të lëndimit të rëndë trupor: “kushdo që I shkakton lëndim të rëndë trupor personit tjetër ose e dëmton shëndetin e personit tjetër deri në masën e tij saqë mund të rezultojë me: rrezikim të jetës së personit tjetër, paaftësim ose dobësim të përhershëm të një organi ose pjese trupi, dobësim të përkohshëm ose të madh të një organi vital ose një pjese të trupit, paaftësim të përkohshëm etj. Lëndimi I lehtë trupor ose plagosje e lehtë: Nga pikëpamja juridike lëndimi lehtë trupor ose plagosja e lehtë paraqet rrezikshmëri më të vogël krahasuar me atë të rëndë. Dëmtime të lehta do të konsiderohen ato plagë, fraktura apo dëmtime të tjera të cilat në ecurinë e tyre të zakonshme dhe me një mjekim të zakonshëm shërohen relativisht shpejtë (9 ditë) dhe nuk lënë pasoja të rëndësishme në të ardhmen. Pjesmarrja në rrahje ose rrahja. Sipas kodit penal të Kosovës “kushdo që merrë pjesë në rrahje e cila rezulton me vdekje ose lëndime të rënda trupore të një ose më shumë personave përbën kundërvajtje penale dhe denohet.. Kompensimi I dëmit
I dëmtuari në procedurë civile ndodhet në cilësinë e paditësit dhe ka të drejtë të kërkojë nga I padituri kompensimin e dëmit te pësuar. Vlersimi I dëmeve shëndetsore bëhet nga mjeku që cakton gjykata dhe I cili quhet ekspert dhe mund të jetë: ekspert mjekoligjor, ortoped, neurokirurg, psikiatër, neurolog etj. Gjykata nga eksperti kërkon të përcaktojë: llojin e dëmtimeve trupore, natyrën e tyre, mekanizmin e shkaktimit, shkallën e rëndësisë së dëmtimeve dhe pasojat eventuale shëndetësore. Dëmi material I dëmtuari ka të drejtë në kompensim të dëmit material dhe atë për dhembjet fizike të përjetuara, për dhembjet shpirtërore, për shkak të zvoglimit të aktivitetit jetsor, për shëmtimin, frikën etj. Dhembjet fizike Vlerësimi I dhembjeve fizike duhet të bazohet: Në llojin e dëmtimit të pësuar I cili mund të jetë I lehtë dhe I rëndë. Në kohëzgjatjen e trajtimit mjeksor, vështirësitë që mund të paraqiten: qëndrimi I gjatë në shtrat në pozitë të detyrueshme, kryerja e nevojave fiziologjike në shtrat etj. Në lokalizimin e dëmtimit trupor dhe në ndjeshmërinë e regjionit të dëmtuar. Dhembjet fizike mund të jenë: të intensitetit posaqërisht të lartë, të intensitetit të lartë, të mesëm dhe të intensitetit të ulët. Dhembjet nga ana tjetër mund të jenë të vazhdueshme, të herë pas hershme, spontane dhe të provokuara. Dhembjet e intensitetit posaqërisht të lartë vlerësohen me orë kurse ato të intensiteteve të tjera me ditë ose me javë. Dhembjet shpirtërore për shkak të zvoglimit të aktivitetit jetsor. Kto dhembje I dëmtuari mund ti përjetojë ngase I është zvogluar aktiviteti i përgjithshëm jetsor ose punonjës dhe ai nuk mund të kryejë aktivitete të zakonshme në kohën e lirë të cilat më përpara I ka kryer pa vështirësi si p.sh rekreacioni, sporti , shëtitja etj. Vlera e kompensimit të dëmit jomaterial është e ndërlidhur ngushtë me intensitetin dhe zgjatjen e dhembjeve shpirtërore me rrethanat e tjera për rastin konkret për sa kohë në të ardhmen I dëmtuari do ti përjetojë këto dhimbje. Mosha e të dëmtuarit luan një rol të rëndësishëm në këtë formë të dëmit jomaterial sepse si rregull moshave të reja iu takon kompensim më të lartë. Profesioni I të dëmtuarit është një element tjetër që duhet të merret për bazë vlerësimi tek kjo formë e dëmit material. Në këtë formë të zhdëmtimit jomaterial shpesh herë ndërlidhet I ashtëquajturi dëmtim I humbur që mund të kompensohet për një herë ose në intervale të caktuara kohore. Shëmtimi Me shëmtim kuptojmë prishjen e pamjes së jashtme të personit ose prishjen e harmonisë trupore të tij ose edhe prishjen e funksionit të ndonjë pjese trupore. Ky në vetëvete përmban 3 shkallëzime të veqanta mjekësore e që janë: Shëmtim I shkallës së lartë
Shëmtim I shkallës së mesme Shëmtim I shkallës së ulët. Frika Frika bën pjesë në grupin e gjendjeve afektive-patologjike që mund të jetë e llojeve të ndryshme si p.sh lemeri, frikë nga vdekja , frikë nga pasojat eventuale në formë të merakosjes ose brengosjes etj. Frika mund të jetë primare e përjetuar në qastin e aksidentit dhe atë sekondare që paraqitet gjatë trajtimit mjeksor. Vlerësim I veqantë për frikën duhet të bëhet tek gratë shtatëzëna që cilat kanë pësuar aksident trafiku, sepse frika e përjetuar akumulohet edhe me frikën apo brengosjen për barrën e saj. Dëmi material Me këtë kuptojmë dëmin që u është shkaktuar personave të aksidentuar me pasojëa nga dëmtimet e pësuara apo me vdekje dhe mund të jenë: Ushqim I përforcuar Ndihma dhe kujdesi I huaj Rehabilitimi psiqiko-fizik Shpenzimet e mjekimit Shpenzimet për veshëmbathje Shpenzimet e varrimit në rast vdekje etj. Zvoglimi I përgjithshëm I aktivitetit jetsor Kuptojmë mundësinë e individit për plotësimin e nevojave dhe të knaqësive të përgjithshme jetsore. Ky vlerësim paraqitet I vështirë ngaqë shpesh herë kemi të bëjmë më një vlersim subjektiv dhe pothuajse është e pamundur të përcaktohet në përqindje të saktë shkalla e zvoglimit të aktivitetit jetsor. Organizimi I njeriut funksionon si një tërësi I përbërë prej sistemeve të ndryshme trupore dhe ky fakt duhet të ketë parasysh nga mjeku ekspert gjatë përcaktimit të zvoglimit të përgjithshëm të aktivitetit jetsor. Jo rrallë nga eksperti kërkohet që të përcaktohet lidhja kauzale midis vdekjes dhe aksidentit në trafik. dëmtimet e shëndetit nga kequshtrimi I profesionit mjekësor Kuptimi ligjor I kequshtrimit mjekësor Mjekësia është një shërbim profesional në dobi të sëmuarve dhe të nevojave shëndetësore të njeriut Ekziston një etiketë profesionale mjekësore që I detyron mjekët ti shërbejnë me ndërgjegje dhe impenim profesional qdo të sëmuari, pa dallim rase, feje, komb[sie, shtrese sociale etj. Mjeku nuk është vetëm mbrojtës I pacientit por edhe një mbrojtës I shëndetit publik. Sipas parimit ‘përpara së gjithash mos dëmto” mjeku dhe personeli tjetër shëndetësor duhet të tregohen tepër të kujdeshëm që mos të shkaktoj dëmtime tek I sëmuari si pasoj e pakujdesisë. Duke marrë në konsiderat që mjeku I beson shëndetin dhe jetën e tij atëher ai ka për detyrë të ushtroj një praktikë të mirë mjekësore.
Gjatë ushtrimit të profesionit mjeku duhet të ketë parasysh që: Kujdesi për të sëmuarit të jetë shqetësimi kryesor Respekti për dinjitetin dhe jetën private të sëmuarit Ankesat dhe shqetësimet dëgjohen me vëmendje Informimi I të sëmuarit rreth gjendjes shëndetësore Trajtimi mjekësor I të sëmuarit të bëhet me mirëkuptim të dyanshëm dhe me profesionaizëm. Liria e të sëmurit në zgjedhjen e mjekut, pavarësia dhe përgjegjësia profesionale janë parimet që mbeështetet mjekësia moderne. Kequshtrimi mjekësor përfshin shkelje të natyrës etike, deontologjike dhe ligjore të mjekut apo personelit shëndetësor në trajtimin e të sëmuarve. Shkaku subjektiv I kequshtrimit është pakujdesia dhe dashja ndërkoh që shkaqet objektive që mund të shfaqen shkeljet mjekësore janë: pamjaftueshm[ria e dijes teorike, mungesa e përvojës, keqmenaxhimi organizativ dhe teknik, mangësit në pajisje dhe aparatura, teknologji dhe medikamente etj. Pakujdesia mjekesore është qështje mjekësore juridike komplekse ku shpesh është vështirë të zgjedhet në mes të drejtave të pacientit dhe lirisë së mjekut në ushtrimin e profesionit Akuza për pakujdesi mjekësore është një eksperiencë e hidhur për qdo mjek dhe infermier Nga pikëpamja juridike pakujdesia paraqitet në dy forma: Forma e vetëbesimit të tepruar ku mjeku ka kryer një veprim apo mosveprim nga I cili ka parashikuar se do të vinin pasoja të rrezikshme por me mendjelehtësi ka shpresuar ti ndaloj Forma e nënvlerësimit – kur mjeku nuk I ka parashikuar këto pasoja ndonëse sipas rrethanave të qështjes do ti duhej ti parashikonte Mjekimi I pakujdeshëm Sipas Kodit penal të Kosovës “ Mjeku I cili me rastin e dhënies së ndihmës mjekësore përdor haptas një mjet apo një metod të papërshtatshme të mjekimit ose nuk përdor masa përkatëse higjienike dhe me këtë shkakton keqësimin e gjendjes shëndetësore dënohet…, nëse këto vepra kryhen nga pakujdesia, kryesi dënohet…, nëse vepra shkakton lëndim të rëndë trupor apo qfardo dëmtimi të rëndë të shëndetit të personit dënohet… Pasojat më pak ose më shumë të rënda të pakujdesisë hasen tek faza e diagnostifikimit dhe atë të mjekimit të të sëmuarit. Në fazën e diagnostikimit pakujdesit hasen duke fulluar te anamneza, ekzaminimi objektiv,mosorganizimi në kohë I konsultave të domosdoshme, mosndjekja në dinamik dhe rregullisht e të sëmuarit, nga moskryerja e të gjitha analizave apo ekzaminimeve tjera plotësuese etj Në fazën e mjekimit pakujdesit mund të vihen re gjatë përcaktimit të skedës së mjekimit si dhe procesit të zbatimit të drejtëpërdrejt të kësaj skeme mjekimi tek I sëmuari. Pakujdesia në planin kurativo-taktik psh kur futet në operacion I traumatizuari pa u reanimuar më parë Në planin kurativo teknik pakujdesit hasen më shpesh në zbatimin e drejtëpërdrejt dhe me rigorizitet të skemës së mjekimit tek I sëmuari.
Mosdhënia e ndihmës mjekësore Sipas Kodit Pena të Kosovës: “ Mjeku I cili nujk ofron ndihmën e nevojshme mjekësore personit të cilit ndihma e till I është e nevojshme edhe pse është I vetëdijshëm apo ka mundur dhë është dashur të jetë I vetëdijshëm se mosveprimi I till mund të shkaktoj dëmtim të rëndë të shëndetit të personit apo vdekjen e tij dënohet…” Mjeku ose personeli tjetër mjekësor është përgjegjës për mosdhënien e ndihmës jo vetëm në rastet kur është në krye të detyrës por edhe kur kjo ndihmë I kërkohet jashtë orarit të punës. Mosveprimi gjykohet me dashje kur mjeku apo personeli tjetër mjekësor I thirur për të dhënë ndihmë mjekësore është I vetëdijshëm për faktin se mosdhënia e ndihmës mund të ketë pasoja të rënda dhe seriozisht rrezikon shëndetin dhe jetën e personit që ka nevoj për ndihmë. Mosdhënia e ndihmës nga pakujdesia do të cilësohej si mosveprim nga pakujdesia kur mjeku nuk thellohet për të vlerësuar gjendjen e referuar nga familjarët , pavarësisht se nuk e ka psur me dashjen ardhjen e ndonjë pasoje për jetën e të sëmuarit. Por ka raste kur mjeku nuk ngarkohet me përgjegjësi kur nuk jep ndihmë mjekësore siq është rasti kur ai është duke mjekuar një të sëmur me gjendje më të rëndë shëndetësore. Krimi mjekësor Krimi mjekësor I kryer me qëllim përmes dashjes së drejtëpërdrejt, konsiderohet atëherë kur mjeku ose personeli tjetër shëndetësor I përdor njohurit profesionale për të kryer akte kriminale në dëm të shëndetit dhe etës së njerëzve. Në kategorin e krimve mjekësore hyjnë : shpërdorimi I detyrës I cili kryhet në saj të pozitës zyrtare dhe profesionale dhe që nuk diktohet prej nevojave të shërbimit. Sph shtrimi në spital pa kritere me qëllim përfitimi, shfrytëzimi njhourive mjek[sore me anë të barnave apo hipnozës për të kryer vjedhje, mardhënie seksuale, sterilizime apo aborte etj. Këtu hyn edhe qëndrimi I pakujdeshëm në detyrë ku si pasoj e neglizhendës rrezikohet apo vdes një I sëmur psh. Kur një I sëmur që kërkon asistencë në shtrat, lihet I vetëm, rrëzohet nga shtrati dhe vdes si pasoj e traumave. Po ashtu vlerësohen si kundërvajtje penale edhe rastet kur veprimet mjekësoreqë I takojn mjekut kryhen nga persona që nuk e kanë këtë të drejtë. Krime mjekësore që vlerësohen dhe gjykohen si vrasje janë kur mjeku ose personeli ndihmës duke përdorur njohurit mjekësore me dashje të drejtëpërdrejt I shkaktojnë dëmtimin e rëndë deri në vdekje të një sëmuri. Psh mbidozime barnash etj. Gabimi mjekësor është një dukuri që haset shpesh në praktikën mjekësore duke marr në konsiderat që edhe mjeku është qenie njerëzore dhe I hapur ndaj mundësisë për të gabuar. Si gabim mjekësor vlerësohen dhe gjykohen tërë ato veprime dhe mosveprime të gabuara të mjekut ose personelit tjetër mjekësor të cilët janë kryer në mirëbesim të plotë dhe nuk përmbajnë elemente pakujdesie
Shkaqet më të hasura të gabimeve janë: pamjaftueshmëria e dijes dhe e përvojës, niveli I sotëm ende I papërsosur I shkencës mjekësore dhe I metodave ekzaminuese dhe mjekuese, kushtet objektive konkrete etj. Gabimi diagnostik mund të vijë nga ecuria jo e zakonshme e sëmundjes psh kur ka një dekurs të fshehtë, shenja dhe simptoma atipike apo në raste kur I sëmuri refuzon të bëjë ekzaminimet plotësuese Gabim terapeutik –taktiko mjekues vërehet gjatë përcaktimit taktik të skemës së mjekimit si mund të jetë rasti I një abdomeni akut, apendiksi I qelbëzuar të cilët në vend të ndërhyrjes kirurgjike trajtohen me barna. Gabimi në planin tekniko mjekues vërehet tek rastet kur gjatë mjekimit tek I sëmuari bëhen proceduar të gabuara për shkak të mungesës së përvojës, mungesës së aparaturave apo për shkak te refuzimit të metodave mjekuese nga I sëmuari.
Gabimi deontologjik ose jatrogjenitë janë ato gjendje të veqanta psikopatologjike që krijohen tek I sëmuari si pasoj e fjalëve, sjelljes apo veprimeve të pakontrolluara të mjekut Fatkeqësia mjekësore Vlerësohet dhe gjykohet përfundimi jo I mirë I mjekimit I cili nuk vjen as nga gabimi as nga pakujdesia e mjekut por si pasoj e një sëmundjeje të rëndë, e veqorive individuale të organizmit, e rrethanave jo të mira etj. Përgjegjësia penale e personelit mjekësor Të gjitha qështjet penale që ngrihen kundër personelit mjekësor gjithmon kërkojnë një ekspertim mjeko ligjor të kualifikuar Shkeljet e Kodit deontologjik vlerësohen dhe gjykohen nga komisionet përkatëse të Shoqatave t mjekëve Llojet e ndëshkimeve janë të karakterit profesional si vërejtje me shkrim, paralajmrim, gjobitje, largim I përkohshëm nga profesioni mjekësor etj Ky lloj ekspertimi kryhet vetëm nga Instituti I mjekësisë ligjore në bashkëpunim me specialist të fushave përkatëse Materialet mbi të cilat mbështetet komisioni I ekspertëve përbëhen nga: kartelat klinike, rexhistri I vizitave, protokolli I autopsisë, receta për dhënie barnash si dhe procesverbalet e e pyetje së të pandehurit dhe dëshmitarëve Konkluzionet e komisionit mjekoligjor duhet të jenë të prera, të sakta dhe të agumentuara nga ana shkencore sepse ato përbëjnë një nga provat kryesore të fajësisë apo pafajsisë së mjekut apo personelit tjetër mjekësor. Ekzaminimi I të dëmtuarve në krimet seksuale Dhunimi seksual dhe format e tjera të traumave seksuale janë plagë sikurse edhe plagët tjera, por prekin thellë shpirtin dhe identitetin e të dëmtuarës.
Përkufizimi I dhunimit seksual nënkupton bashkimin seksual duke përdorur forcën, kanosjen apo mashtrimin kundër vullnetit të personit tjetër dhe pa marrë parasysh kryerjen e aktit me rrugë vaginale apo anale ku viktima mund të jetë I seksit femër apo mashkull dhe I pandehuri I të njejtit seks apo I seksit të kundërt. Bashkimi seksual konsiderohet kriminal edhe në ato raste kur shfrytëzohet pazotësia e viktimës për tu mbrojtur si pasojë e ndonjë hendikepi fizik apo mendor, kur ndodhet nën ndikimin e veprimit të barnave, drogës apo alkoolit ose kur femra është e mitur. Me të miturat kontakti seksual është gjithmonë I paligjshëm pa marrë parasysh nga pëlqimi paraprak. Nga ana mjekoligjore me bashkim seksual kuptohet penetrimi I penisit duke kaluar unazën vaginale apo unazën e vrimës anale. Qdo veprim tjetër I karakterit seksual kundër vullnetit të femrës (bashkim seksual) por pa kryer bashkim seksual (prekje të zonave erotike, puthjet, fërkimet etj.) konsiderohen abuzime seksuale dhe vepra të turpshme. Ekspertimi mjekoligjorë I marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura Dhuna në krimin e marrëdhënies seksuale shfaqet si në planin fizik ashtu edhe në atë psikologjik dhe të dyjat së bashku mund të jenë të një qasti ose të zgjatura. Dhuna fizike shfaqet me veprime aktive nga ana e të pandehurit për të kryer marrëdhënie seksuale me një femër të pjekur kundër vullnetit të saj dhe që shprehet nëpërmjet rrahjes, plagosjes duke shkaktuar: mavijosje,plagë,ndjenjë dhembje etj. Dhuna psikologjike që shprehet me anë të kanosjes zakonisht I paraprin dhunës fizike. Në këto rrethana në pjesën më të madhe të viktimave në plan të parë qëndron trauma akute psiqike e shoqëruar me një ndjenjë ankthi e frike si dhe rënie emocionale. Në këto raste gjatë ekzaminimit mjekoligjor duhet bërë ekzaminimi neuropsikik I saj.
Në ekzaminimin gjinekologjik përveq grisjes së cipës së virgjërisë (kur e dëmtuara ka qenë e virgjër) jo rrallë vërehen edhe dërmishje, gërvishje , mavijosje, laceracione etj, në vaginë ose përreth organeve gjenitale. Në qdo rast duhet kërkuar edhe prania e lëngut spermatik të thatë ose të njomë përreth organeve gjenitale ose në pjesë tjera të trupit, në rroba etj. Në orët e para pas krimit duhet kërkuar edhe në brendësi të vaginës. Akuza të rreme për marrëdhënie seksuale me dhunë bëhen nganjëherë nga ana e disa femrave ndaj fqinjit, ndaj një personi me të cilin ajo dëshiron të lidhë martesë, ndaj kolegut të punës, ndaj mjekut me qëllim shantazhi apo poshtërimi. Nuk janë të rralla edhe akuzat për marrëdhënie seksuale me dhunë nga ana e disa grave me turbullime psiqike, sidomos histerike të cilat trillojnë me bindje episodet e hollësishme të një përdhunimi mbi bazën e halucinacioneve, euforisë erotike etj. Në këto rrethana është I domosdoshëm ekspertimi I përbashkët mjekoligjor dhe psikiatrikoligjor.
Në të gjitha rastet e marrëdhënieve seksuale me dhunë ose kur dyshohen si të tilla duhet bërë detyrimisht ekspertimi mjekoligjor I të dëmtuarës dhe kur është e mundur edhe ekzaminimi I të pandehurit ose të personit që dyshohet si autor I krimit. Nga ana tjetër nuk duhet harruar që si prokurori ashtu edhe eksperti të ndërtojnë me viktimën një komunikim psikologjik të ngrohtë të sinqertë dhe dashamirës, të predispozuar për zbulimin e të vërtetës dhe të ruajnë sekretin e ngjarjes. Marrëdhëniet seksuale me të mitura Fëmijët si viktima të krimeve seksuale ndryshojnë nga të rriturat në dy këndvështrime kryesore: E para, sepse fëmijët nuk kanë atë aftësi dhe përvojë jete për të kuptuar dhe vlersuar drejt situatat e veqanta që u krijohen për të përfshirë në një krim seksual. E dyta, ato janë si nga ana anatomikofiziologjike ashtu edhe psikologjike të parritur për të plotsuar funksionet seksuale normale pa dëmtim të shëndetit. Dëmtimet trupore si shenja të veprimit të dhunës dhe si rrethana cilësuse të krimit të marrëdhënieve seksuale me të mitura hasen rrallë. Në rrethana të tilla përpara ekspertimit mjekoligjor shtrohen zakonisht përzgjidhje qështja nëse vajza e ka arritur ose jo pjekurinë seksuale dhe nëse është ose jo e shfloruar si dhe dëmtimet e mundshme të organeve gjenitale që jo rrallë shoqërohen me plagë shqyerse të hyrjes për në vaginë si dhe hemorragji të konsiderueshme. Djemtë si viktima të marrëdhënieve homoseksuale shihen jo rrallë në praktikën mjekoligjore. Veprat e turpshme Vepër e turpshme konsiderohen të gjitha format e përfitimit të knaqësisë seksuale nga ana e personave të rritur pa kryer bashkimin seksual të natyrshëm ose jo të natyrshëm me të miturit. Format e tilla janë prekja e organeve seksuale te të miturit me dorë ose me ndonjë pjesë tjetër të trupit nga të rriturit. Veprat e turpshme kanë efekt shumë negativ tek të miturit duke krijuar në disa raste një kurreshtje të shëmtuar ndaj problemeve seksuale. Kryerja e veprave të turpshme mund të bëhet edhe me anën e bisedave e kshillave pornografike nga ana e të rriturve që I shtyjnë të miturit të fillojnë marrëdhënie seksuale të parakohshme. Ekspertimi mjekoligjor në këto rastë është I vështirë sepse shenjat objektive të veprave të turpshme vërehen rrallë. Te vajzat këto shenja mund të shprehen me skuqje ose grisje të himenit me gërvishje rreth organet gjenitale. Si provë bindëse për vërtetimin e krimit shërben zbulimi I gjurmëve të spermës përreth organeve gjenitale, në rroba etj. Marrëdhënia seksuale brenda familjes ose marrëdhëniet seksuale në gjini. Kodi penal I kosovës parashikon si krime seksuale kryerjen e marrëdhënieve seksuale dhe homoseksuale brenda familjes. Marrëdhëniet seksuale në gjini ose si quhet ndryshe incesti është një krim I shëmtuar që kryesisht haset në persona të degjeneruar moralisht ose tek të sëmurit psikik.
Ekspertimi rrallë mund të evidentojë shenja dhune prandaj duhet të synohet vlersimi I anës psiqike të autorve të krimit. Investigimi mjekoligjor I kufomës Sëmundja, trauma dhe vdekja Sëmundja është një gjendje komplekse shenjash ,simptomash dhe vuajtjesh psikotrupore , karakteristike për procese patologjike që jo rrallë marrin ecuri të pafavorshme dhe bëhen të pakurueshme. Në këto raste vdekja konsiderohet natyrale, e cila përparon shkalle shkallë drejt agonisë Mund të kemi edhe vdekje natyrorë të papritura dhe të paparashikuara Shkaqet kryesore konsiderohen ato sëmundje të lindura apo të fituara gjatë jetës qofshin ato organike apo funksionale, akute ose kronike. Rrethanat e vdekjes natyrore të papritur mund të hasen në kushte qetësie, në gjumë, gjatë aktivitetit fizik, gjatë aktit seksual, gjatë një debati apo grindjeje. Kur kjo ndodh në prani të dëshmitarëve nuk paraqet problem por kur I ndjeri gjendet I vdekur në banesë, veturë apo ambient të jashtëm atëherë këto konsiderohen rrethana të dyshimta dhe kërkojn hetim si tek rastet e vdekjeve nga dhuna. Sëmundjet që shkaktojnë vdekje natyrore I ndajmë në: Ato që japin zhvillime të ngadalshme dhe tinëzare pa dhënë simptoma të rëndësishme psh. Sëmundjet koronare të zemrës, infarkti I miokardit, insulti cerebral etj. Ato që japin qarje të menjëhershme të enëve të gjakut që shoqërohen me hemoragji vdekjeprurëse psh. Aneurizmat e aortës, enëve të gjakut të trurit. Ato të natyrës infektive të fshehtë që zhvillohen shumë shpejtë. Psh. Endokarditi bakterial, miokarditi viral, hepatiti viral toksik etj
Përcaktimi I shkakut të vdekjes së papritur sidomos kur ndodhin në rrethana të dyshimta realizohet përmes autopsisë mjekoligjore. Organi i prokurisë duhet të ketë parasysh tre faktor: Mosha e të ndjerit – moshat e reja dyshimet më të mëdha Marrja e një informacioni të besueshëm mjekësor për gjendjen shëndetësore të ndjerit Prania e dëshmitarëve në momentin e vdekjes Trauma nënkupton cenimin e tërësisë anatomike dhe funksionale të indeve dhe organeve nga veprimi I dhunshëm I një agjenti I jashtëm (fizik, termik, kimik etj) duke shkatuar dëmtimin e shëndetit dhe vdekje. Traumat ndahen në: Traumat fizike – veprimi I forcës mekanike Traumat asfiktive – veprimi I zënies dhe shtypjes mekanike Traumat termike – të ftohtit dhe të nxehtit Traumat elektrike – veprimi I energjisë elektrike, atmosferike.
Traumat kimike – veprimi I alkoolit, drogës dhe alkoolit. Objektet që shkaktojnë dëmtime fizike janë: Mjete - leva,guri,tulla,grushti,shkelmi etj. Vegla – thikat,sëpatat, kazma,shati etj. Armët – armë të ftohta apo armë zjarri. Dëmtimet mund të shaktohen edhe nga flaka, lëngjet në vlimë, mjetet e nxehura, temperturat e larta dhe të ulëta, elektrecietti teknik dhe ai atmosferik, lëndët kimike, helmet etj.
Dërmishjet dhe gërvishjet(ekscoracionet) – janë dëmtime sipërfaqsore të lëkurës nga veprimi në mënyrë tangenciale të buzëve të një mjeti të fortë ose rrallë nga shtypja me këtë mjeato mund të jenë: gjatësore,si furqë etj. Dërmishjet në qafë flasin për mbytje të menduar,përreth gojës dhe hundës nga zënia e vrimave të frymëmarrjes, ne pjeët e brendshme të kofshës flasim për dhunë seksuale etj. Kontuzionet (ekimozat,hematomat) – janë mavijosje apo gjakderdhje nënlëkurore që vijnë si pasoj e hemoragjisë së indeve të buta që vjen nga qarja e enëve të gjakut nga forca goditëse e mjetit Hematoma nënkuptoj grumbullimin e gjakut brenda fushës kontuzive Faktorët që influencojnë në përmasat e kontuzionit janë: forca e goditjes, mosha e viktimës, seksi, individët e dhjamosur etj. Përcaktimi I kohës së shkaktimit të kontuzioneve është I rëndësishëm dhe arrihe përmes ndryshimit të ngjyrës rfalë metamorfozës së hemoglobinës: Nga disa minuta në disa orë deri në ditën e tretë: e kuqe-vjollcë-blu e errët Nga dita e 4-7e gjekbërt Nga dita e 8-14 jeshile e zbehtë-e verdhë e fortë-e verdhë e hapur Zhdukja e ngjyrës ndodh pas dy javësh apo nganjëherë pas disa muajsh. Plagët shqyese(laceracionet) – nënkuptojnë sgqyerjen e indit nga forca goditëse e mjetit brerës. Veqorit e tyre janë: Shfaqen kryesisht në indet që mbështeten në eshtrat e dala Organet e brendshme parenkimatoze (mëlqia. Shpnetka) , zorrët dhe stomaku Si rregull mjetet brerëse veprojnë në regjionin e kokës Frakturat – janë prishje të tërësisë anatomike të eshtrave nga trauma por në disa raste edhe nga sëmundja Mekanizmat dëmtues të frakturave janë: ndrydhja, shtypja, përdredhja Frakturat mund të jenë të mbyllura kur nuk shoqërohen me shqyerje të lëkurës dhe të hapura Sipas shkallës së dëmtimit frakturat mund të jenë të plota(me ose pa zhvendosje të fragmenteve të thyera) ose jo të plota si krisjet, plasaritjet Dëmtimi I eshtrave nga pikëpamja mjekoligjore tregon për një goditje me intensitet të lartë.
Qarja (ruptura) – nënkupton qarjen e indeve ose organeve të brendshme nga veprimi I faktorëve mekanik me intensitet goditjeje të lartë si psh. Shqelmat, rrëzimet, aksidentet automobilistike si dhe nga mjetet prerëse, shpuese, armët e zjarrit Qarjet shoqërohen me hemoragji, me prishje të strukturës dhe funksionit të organit të prekur Më shpesh nga goditjet me mjete të forta kanë tendenca të qahen mëlqia, veshkat,shpretka e më rrallë stomaku dhe zorrët Dërrmimi i organeve – nënkupton shkatrrimin e plotë të arkitekturës anatomike të organit duke e shëndrruar në një mase amorfe dhe jashtë funksionit Parqiten tek aksidentet automibilistike, rrëzimet prej së larti, katastrofa ajrore, shpërthimi I mjeteve eksplozive. Shkëputja e pjesëve të trupit- nënkupton coptimin apo prerjen e plotë te një pjese te trupit si p.sh koka nga trungu, krahrori nga barku etj. Kjo është karakteristikë per aksidentet hekurudhore, automobilistike, te shpërthimet me lendë plasëse etj Shoku-karakterizohet nga një gjendje e rëndë e organizmit që vjen si pasojë e dëmtimeve mekanike, nga goditja elektrike, nga djegia, reaksionet anafilaktike etj. Në praktikën mjeko-ligjore më së shpejti hasim: Shoku traumatik, hemoragjik, ose I kombinuar. Shenjat klinike janë: rëniet e tensionit arterial, rritje e pulsit, frymëmarrje e shpejtuar, zbehje e lëkurës, djersë të ftohta, ersim I vetëdijes Komocioni dhe kontuzioni I trurit- janë dëmtime që vijnë si pasojë e dhunës mekanike në regjionin e kokës. Komocioni(tronditja) e trurit është një dëmtim funksional dhe nënkupton humbjen e menjëhershme të vetëdijes e shoqëruar me ulje të aktivitetit të zemrës dhe frymëmarrjes. Nëse humbja e vetëdijes zgjatë deri në gjysmëore konsiderohet si komocion I lehtë, dhe kur zgjatë disa orë atëherë është I rëndë Kontuziotoni(shembja) e trurit nënkupton një dëmtim organik dhe për pasojë jep edhe qrregullime funksionale , karakterizohet me humbje të vetëdijes për një kohë më të gjatë dhe me një tabllo klinike të rëndë. Mosdhënia e ndihmës së duhur mund ta shpie të lënduarin deri tek vdekja. Kontuzioni cerebral vlerësohet duke u bazuar në klasifikimin e Glasgoë Coma Scale nga 3 deri në 15 pikë ku numri më I vogël I pikëve tregon për një dëmtim më të madh të trurit. Investigimi mjeko-ligjor së bashku me atë kriminalistik në rrethana të dhunshme të ngjarjeve me trauma vdekjeprurëse ndihmon në zbardhjen e këtyre qështjeve: Qfarë lloj ngjarje traumatike me pasojë vdekje ka ndodhur? Vendi ku është gjetur kufoma, a është vërtetë vendi ku ka ndodhur ngjarja me pasojë vdekje? Kur duhet të ketë ndodhur ngjarja traumatike? Si duhet të ketë ndodhur ngjarja dhe cili është mekanizmi I drejtëpërdrejtë I veprimit të traumës me pasojë vdekjeje? Pse duhet të ketë ndodhur ngjarja?
Kush duhet të ketë shkaktuar ngjarjen traumatike me pasojë vdekje? Qelsi I zgjidhjes së këtyre pyetjeve është padyshim bashkpunimi I ngushtë midis tri hallkave kryesore:Hetuesit-ekspertit mjekoligjor-ekspertit kriminalistik. Në bashkëekzistencën e traumës me sëmundjen mund të gjendemi përpara disa lloj kombinimesh si: Viktima paraqet dëmtime minore që bëhen faktorë, por jo shkak I drejtëpërdrejtë në ardhjen e një pasoje vdekjeprurëse p.sh shkaktimi i një gërvishjeje mund të infektohet në rrethana rastësore nga bacili I tetanusit. Viktima paraqet dëmtime të rënda por që janë pasojë por jo shkak I drejtëpërdrejtë i vdekjes p.sh një murator duke punuar në skele pëson një infarkt vdekjeprurës të zemrës dhe në gjendje agonie bie nga lartësia duke pësuar dëmtime të rënda traumatike gjatë ose menjëherë pas vdekjes. Viktima nuk paraqet asnjë dëmtim por shkaku i vdekjes mund të jetë traumatik psh. Kur një person ndonëse ndodhet larg nga një përcjellës elektrik që është në kontakt me një teren të lagur atëherë ai brenda pak sekondave mund të pësojë një vdekje nga fibrilacioni ventrikular pa shfaqur në sipërfaqen e lëkurës së trupit asnjë shenjë elektrike. Viktima nuk paraqet asnjë shenjë dhune por mjafton gjatë një debati apo grindjeje të natyrës psikoemocionale përmes rritjes së tensionit arterial të gjakut të krijohet shpërthimi spontan i ndonjë anomalie të lindur të enëve të gjakut dhe të vdesë nga shoku hemoragjik. Viktima paraqet dëmtime të rënda traumatike vdekjeprurëse me zanafillë nga një qrregullim funksional tranzitor p.sh një shofer makine ndërkohë që është në timon humb ndjenjat nga një të fikët të zakonshëm dhe makina do të rrokulliset në greminë duke pësuar një vdekje të natyrës aksidentale.
Përcaktimi i shkakut të vërtetë të vdekjes nga trauma ose sëmundja nuk ka rëndësi vetëm për zbardhjen e rasteve të ndryshme penale por edhe në qështje civile sidomos në sigurimin e shëndetit ose të jetës kur një vdekje e papritur natyrore gjatë punës në ushtrimin e një profesioni mund të pretendohet si një aksident në punë. Shkaku mekanizmi dhe mënyra e vdekjes Për qdo person që mendohet se ka vdekur mjeku thirret për të kryer tri detyra: Të përcaktoj nëse vdekja ka ndodhur me të vërtetë, ku ai bazohet në konstatimin e formimit të shenjave kufomore Të njihet me rrethanat mjekësore të vdekjës dhe të bëje një kqyrje të jashtme të kufomës për të përjashtuar mundësinë e një vdekje me dhunë Nëse e ka të qartë shkakun e vdekjes të përpilojë skedën e vdekjës (qertifikata e vdekjes)
Qertifikata e vdekjes ka rëndësi në këto drejtime:
Bëhet vërtetimi I shkakut të vdekjes duke lejuar zyrtarisht zyrën e gjendjes civile të bëjë qregjistrimin dhe të plotësojë dokumentacionin përkatës për të urdhëruar shërbimin funeral për kryerjen e varrimit (jo më parë se 12 orë dhe jo më vonë se 24 orë) nga qasti I vërtetimit të vdekjes Qertifikata plotësohet nga mjeku I familjes ose nga një mjek që ka kuruar të ndjerin në momentet e fundit. Në rastet mjekoligjore qertifikate plotësohet nga mjekët ligjorë. Saktësia dhe serioziteti I përpilimit të qertifikatave të vdekjes ka vlera të padiskutueshme për problemet demografike dhe studimet statistikore. Shkaku I vdekjes- është sëmundja ose trauma të cilat janë përgjegjëse për shpërthimin e shpejtë ose të zgjatur të hallkave të mekanizmave fiziopatologjikë vdekjeprurës në organizmin e njeriut. Te vdekjet natyrore si shkak mund të jetë: infarti I zemrës , anaurizma cerebrale, bronkopneumonia, sëmundja kancerogjene etj. Tek vdekjet me dhunë mund të jenë: plagë nga armë zjarri në kokë, pagë shpuse në krahëror, goditje e rrymës elektrike, helmimi, asfiksia mekanike nga shtrëngimi I qafës me lak, asfiksia nga mbytja në lëngje etj. Mekanizmi I vdekjes- është qrregullim I balancave fiziologjike e biokimike të papajtushme me jetën: asistolia, fibrilacioni ventrikular, shoku hemoragjik ose traumatik, anoksia e trurit, paraliza e frymëmarrjes etj.
Mënyra e vdekjes- është lloji I ardhjes së shkakut të vdekjes që nënkupton formën ligjore të vdekjes. Në qoftë se vdekja shkaktohet nga pleqëria ose sëmundja atëherë mënyra e vdekjes është natyrore, por në qoftë se ajo shkaktohet nga trauma atëherë mënyra e vdekjes është me dhunë (jo natyrore). Nuk duhet harruar edhe shfaqjet e njëkohshme të traumës. Por nga ana tjetër nuk duhet të përjashtohet mundësia e dhënies së një mendimi të argumentuar për mënyrën e ardhjes së vdekjes. është në kompetencë të ekspertimit mjekoligjorë të jep konkluzione alternative si: Te shtetasi x,y ka vdekur nga bllokimi I një arterie kryesore të arteries korronare nga një tromb I freskët I shoqëruar me infarkt të miokardit(që është shkaku I vdekjes), përmes një fibrilacioni ventrikular (që është mekanizmi I vdekjes) dhe për pasojë vdekja konsiderohet natyrore (që është mënyra e vdekjes). Ky rast nga ana ligjore klasifikohet si vdekje natyrore. Shtetasi x,y ka vdekur nga një ngjarje automobilistike (shkaku), përmes frakturave të brinjëve dhe qarjes së mushkrinjëve të shoqëruara me hemorragji (mekanizmi) që ndërkohë përqendrimi I alkooli në gjakë rezultojnë në masën 2gr%, në korrespodencë të një shkalle të mesme të lartë. Alkooli duhet të ketë ndikuar dukshëm si faktor (mënyra). Ky rast nga ana ligjore do të konsiderohet si aksident automobilistik I ardhur nga pakujdesia e shoferit. Shtetasi x,y ka vdekur nga një plagë arme zjarri në në kokë (shkaku), përmes frakturave të kafkës dhe shqyerjes së trurit (mekanizmi), plagë e cila ka trajtën e një ylli me stampim të tytës përreth saj dhe e lokalizuar në tëmthin e djathtë qka e bën të besueshme vetshkaktimin e saj (mënyra). Natyra juridike e këtij rasti do të konsiderohet si vetëvrasje.
Shtetasi x,y ka vdekur nga disa plagë shpuese në pjesët e ndryshme të trupit (shkaku), përmes një shoku të rëndë hemorragjik nga qarja e mushkrive (mekanizmi). Lokalizimi I plagëve sidomos në shpinë dhe prania e disa plagëve në duar dhe parakrah (të ashtëquajtura plagë mbrojtse) e bën të besueshme shkaktimin e tyre nga persona të tjerë (mënyra). Ky rast nga ana ligjore do të konsiderohet si vrasje. Natyra juridike e vdekjes përqendrohet kryesisht në mënyren e ardhjes së shkakut të vdekjes dhe ka rëndësi për të përcaktuar nëse ka vend ose jo për fillimin e një procedimi penal. Në qoftë se vdekja shkaktohet nga pleqëria ose sëmundja atëherë natyra e vdekjes është natyrore dhe nuk ka vend për ndjekje penale. Në qoftë se vdekja shkaktohet nga trauma, natyra e vdekjes është kriminale dhe klasifikohet në: vrasje, vetëvrasje, aksident dhe rast fatëkeqësie. Llojet e vdekjeve: Vdekja biologjike ose qelizore- është vdekje e vërtetë ku aktiviteti I të gjitha sistemeve jetësore, I qelizave dhe indeve, dhe aktiviteti metabolik I të gjithë organizmit pushon në mënyrë të pakthyeshme. Vdekja cerebrale (e trurit)- është …… Shenjat e vonshme të vdekjes- nënkuptohen ato ndryshime përparuese të lëndës organike kufomore që manifestohen me fenome kalbzuse ose konzervuse. Kanë rëndësi për orientimin drejt përcaktimit të kohës së vdekjes si dhe jep mundësi për zbulimin e shenjave të dhunës në një kufomë të dekompenzuar. Mbas një zhvarrimi apo të gjetur në një mjedis tjetër (në ujë, në ajër). Kështu për shembull dekompenzimi I kufomës është më e shpejtë në ajër sesa në mjediset tjera dhe shprehet me formulën e Casper që tregon se shkalla e kompenzimit të një kufome gjatë qëndrimit për një javë në një ambient të jashtëm është e barabartë sa për 2 javë në ujë dhe 8 javë në dhe. Kalbëzimi kufomor (putre factio), si rregull kalon në këto stade: Stadi I ngjyrimit- që fillon me njollë jeshile në anën e djathtë të barkut, në verë fillon pas 20-25 orëve dhe në dimër pas 2 apo 3 ditëve. Stadi I fryerjes- që shprehet me mufatje të tipareve të fëtyrës, daljen e gjuhës dhe sekrecione nga goja dhe hunda, për shkak të formimit të gazrave. Fillon në verë nga dita 3 deri në 4 dhe në dimër nga dita 20 deri në 30. Stadi I lëngëzimit- shoqërohet me shfryerjen e trupit, shtimin e lëngëzimeve nga vrima natyrale, qullosje të indeve, rrjepje të lëkurës, rënie të flokëve dhe thonjëve. Shfaqet brenda 3 deri në 6 muaj. Stadi I skeletizimit- kur kufoma ka qenë në mjedis të jashtëm, nën efektin e faktorëve klimaterik dhe nga brejtësit shfaqet brenda 1 deri në 2 javë. Në kushte nëntokësore bëhet I plotë pas 2 vjetëve. Në të porsalindurit dhe fëmijët e moshës së gjirit brenda 1 deri në 2 muaj.
Ndër fenomenet konzervuse mund të përmendim: Mumifikimi- I cili është një proces me humbjen e lëngjeve nga indet dhe për pasojë me tharjen e kufomës. Kufomat e mumifikuara përgjithësisht e ruajnë pamjen e jashtme duke lejuar njohjen e saj ndërkohë që nga ana mjekoligjore mund të evidentohen edhe dëmtimet e mundshme.
Sapunifikimi- është një proces që realizohet në mjedise me lagështi dhe në mungesë të oksigjenit. Kufoma e sapunifikuar mund të ruajë gjurmët në disa lloj dëmtimesh si plagët, brazdat e strangulacionit etj.
Regjia torfore- është një proces konzervimi që ndodh në rastet kur kufoma është e varrosur në toka me aciditet të lartë. Në veprimin e këtyre acideve lëkura bëhet e fortë (regjet). Rëndësia mjekoligjore qëndron në mundësinë e konstatimit të gjurmëve të dhunës si dhe ruan mundësine e indentifikimit. Këqyrja e kufomës në vendngjarje- duke qenë se vdekja me dhunë nënkupton një përplasje me intensitet traumatik midis 2 objekteve (viktimës dhe autorit në vrasje ose viktimës dhe automjetit në aksident apo në vetviktimën në vetëvrasje) atëherë gjurmët apo shenjat e dhunës mund të gjenden reciprokisht si në këto objekte ashtu edhe në vendin e ngjarjes apo larg tij. Në qdo ngjarje të dhunshme kemi të paktën dy dëshmitarë: viktima në njërën anë dhe autori I krimit në anën tjetër. Viktima duke u gjendur e vdekur në rolin e të dëmtuarit kthehet në një “memec funksional” por se organikisht do të vazhdojë të mbajë të fshehur në lëkurë “dëshminë fizike” të dhunës. Nga ana tjetër autori I vetmi dëshmitar okular do të kërkojë ti fshihet krimit por se në konceptin kriminologjik sa do të planifikuar dhe të djallzuar të ketë kryer atë, dashur pa dashur do të lërë prova apo gjurmë të fajsisë së vet. Të ashtëquajturat dëshmi fizike të lëna nga autori duhet kërkuar në vendin e ngjarjes, te mjetet që ka përdorur në kryerjen e krimit, në trupin e viktimës etj. Autorit mund ti ngjiten gjurmë apo prova të tjera materiale si nga mjedisi I vendit të ngjarje (balte, pjesëza botanike etj) ashtu edhe nga vetë viktima (njolla gjaku, dëmtime gjatë vetëmbrojtjes etj). Vendi I ngjarjes- me pasojë vdekje nënkupton një mjedis të jashtëm apo të mbrendshëm që në një moment të caktuar në krahasim me gjendjen e tij të mëparshme ka pësuar ndryshime si rrjedhojë e veprimeve kriminale apo veprimeve të pakujdesëshme të njerzve ose të rasteve fatkeqe mjedisore. Në shumicën e rasteve kontaktin e parë me ndodhinë e një ngjarjeje me pasojë vdekje e marrin njerëzit e rastësishëm të ndodhur në atë vend të cilët duhet të njoftojnë menjëherë organet kompetente dhe ndërkohë u bie barra për ti dhënë ndihmën e mundshme mjeksore të dëmtuarit nëse është akoma gjallë, si dhe të sigurojë ruajtjen e vendit të ngjarjes dhe paprekshmërinë e provave materiale deri në kohën e ardhjes së organeve të policisë. Askush nuk duhet lejuar të hyjë brenda territorit të vendit të ngjarjes. Autorët e krimit mund të shtyjnë njerëz të caktuar për të prishur gjurmët në vendin e ngjarjes ose njerëzit nga padijenia ose kërshëria mund të sjellin qrregullime të provave. Të drejtën e kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe administrimit të provave materiale e ka policia gjygjësore dhe prokurori I ndihmuar nga ekspertët mjekoligjorë dhe kriminalistikë. Këqyrja e parë e kufomës në vendin e ngjarjes si dhe mjedisin përreth saj është I pazëvendësueshëm dhe I pa përsëritshëm.
Moskëqyerja e vendit të ngjarjes në kohë ose pakujdesitë në këtë drejtim rrezikojnë humbjen apo prishjen e provave apo gjurmëve biologjike te kufoma ose rreth saj dhe akoma më keq të mbishtresohen gjurmë dhe prova të tjera që mund të mos kenë lidhje fare me ngjarjen. Në këqyerjen e vendit të ngjarjes interesi mjekoligjor fokusohet te kufoma. Gjatë ekzaminimit të viktimës trupi duhet të lëvizet sa më pak që të jetë e mundur në mënyrë që të mos humbasin gjurmët dhe provat që mund të jenë në sipërfaqen e tij apo nën trup në shtratin e kufomës. Nëse I dëmtuari vdes në spital duhet të kryhen këto veprime: Bllokohen të gjitha dokumentet mjekësore. Nuk duhet të hiqet asnjë tub apo material tjetër mjekësor nga trupi I viktimës. Vendet ku janë bërë inekcionet duhet të shënohen me bojë, me rrathë kufizues ndërsa plagët operatore duhet të etiketohen me ankeplast. Të gjitha dokumentet mjekësore apo materialet e tjera dërgohen në morg. Mjeku kujdestar është I detyrur që kur I dëmtuari vdes në spital ti lajmërojë menjëherë organet kompetente. Përcaktimi I mjeteve të përdorura për realizimin e veprës penale vlerësohet nga natyra e gjurmëve të lëna në trupin e viktimës apo kur mjeti mund të gjendet në vendin e ngjarjes. Një nga detyrat e para që kryhet në vendin e ngjarjes është kontrolli I rrobave për mundësinë e gjetjes së objekteve apo sendeve personale të cilat mund ta identifikojnë kufomën. Nga pikëpamja kriminalistike kufomës I bëhen fotografi me ngjyra me pamje ballore dhe profil. Autopsia mjekoligjore e kufomës Autopsia synon të konstatojë, të sqarojë dhe të vërtetojë fakte mjekoligjore që kanë rëndësi në hetimin e një vdekjeje. Autopsia kryhet mbi bazën e një vendimi të marrë nga organet e policisë gjygjësore të prokurorisë dhe gjykatës.
Me arritjen e kufomës në morg duhet të evidentohen këto të dhëna: Gjeneralet e viktimës nëse dihen Data dhe ora e mbërritjes Kush e ka transportuar kufomën Kush e ka pritur Bëhet nje fotografi identifikuese e kufomës Autopsia mjekoligjore nënkupton këqyerjen dhe këqyerjen e mbrendshme të kufomës Në këqyerjen e jashtme midis të tjerash duhet fokusuar te: Gjendja e shenjave kufomore Gjendja e higjienës personale në lëkurë, flokë , mjekrra, thonjtë e durëve dhe të këmbëve. Gjendja e lëkurës, muskujve dhe eshtrave. Këqyerja e kujdesëshme e duarve, shtratit të thonjëve, për ndonjë grimcë gjaku etj.
Ekzaminohet me kujdes vrimat natyrale të gojës, hundës, veshët, vagina, anusi, penisi etj. Ekzaminohen me detale llojet e dëmtimeve sipas regjionit ku ato ndodhen. Përdoren skica , diagrame dhe fotografi. Më pas kalohet këqyerja e mbrendshme e kufomës e cila njihet me emrin Nekrotomi. Zakonisht kërkohet kryerja e nekrotomisë së plotë që nënkupton hapjen e të paktën 3 zgavrave: kokëkrahëror-bark ku ekzaminohen imtësisht të gjitha zgavrat dhe organet. Akti I ekspertimit mjekoligjor të kufomës. Të gjitha të dhënat e autopsisë vendosen në një dokument që njihen si “Akti mjekoligjor” I cili është një provë shkencore e rëndësishme dhe përpilohet sipas parimit “vëmendje deri në detale”. Që akti mjekoligjor të jetë I rregullt dhe të ketë vlerën e plotë për përdorim është e nevojshme që të plotësohen disa kërkesa proceduriale si: Të përpilohet në gjuhën shqipe Duhet të nënshkruhet me shkrim nga eksperti që vërteton identitetin e tij dhe firmën origjinale Si rregull duhet të përmbajë kohën dhe vendin e përpilimit duke kërkuar ditën, muajin dhe vitin dhe orën se kur ka filluar dhe kur ka mbaruar autopsia. Poashtu rekomandohet të shënohet edhe pjesëmarrja e dëshmitarëve të tjerë që kanë asistuar në kryerjen e autopsisë.
Traumat asfiktive Me asfiksi nënkuptojmë gjendjen e pamjaftueshmërisë ose mungesës së oksigjenit në organizmin e njeriut. Kjo vie si pasoj e ndërprerjes së futjes së ajrit në organizëm dhe grumbullimin e gazit karbonik Mekanizmat e asfiksive mund të jenë të ndryshme në varësi të faktorëve shkaktues, si fizik, kimik, nga paaftësia e indeve dhe qelizave për të marr oksigjenin nga gjaku etj. Asfiksia nga mbytja Kjo lloj asfiksie ndodh kur oksigjeni nuk arrin në gjak dhe është disa llojesh: Mbytja mjedisore – ndodh kur në një mjedis për shkaqe ambienteliste, oksigjeni është i pamjaftueshëm ose mungon, nga prania e bimëve të ndryshme të cilat konsumojnë oksigjenin atmosferik apo nga zhvendosja e oksigjenit nga CO2. Në këtë lloj vdekjesh në autopsi nuk gjenden shenja specifike përveq atyrë të asfiksisë së përgjithshme. Mbytja nga mbyllja mekanike e vrimave të hundës dhe gojës – mund të jetë aksidentale, vetëvrasëse ose vrasje. Psh fëmijve të moshës së gjirit mund të ndodhë tu zihen vrimat e hundës dhe goja nga rrobar, apo gjiri I nënës. Në rast vrasjesh mbyllja bëhet me duar, me jastëk apo mbulesa tjera. Mbytja nga zënia e rrugëve të frymëmarrjes – hasen gjatë rrëmbimit kur goja dhe hundët mbyllen me ankeplast apo materila tjetër Në raste aksidentale nga trupat e huaj në rrugët e frymëmarrjes
. Asfiksia traumatike – shkaktohet kur shtypja e krahrorit dhe e barkut pengon lëvizjet respiratore duke e bërë të pamundur frymëmarrjen. Kjo ndodh kryesisht tek aksidentet kur truoi shtypet nga një objekt I fortë Asfiksi nga shtrëngimi (strangulimi) Asfiksia nga shtrëngimi nënkupton bllokimin e enëve të gjakut të qafës si pasoj e shtypjes së tyre nga jashtë. Kemi tre tipe shtrëngimi: varja, mbytja me lak dhe mbytja me duar. Mekanizmi I vdekjes nuk ka të bëjë me mbylljen e rrugëve të frymëmarrjes por me hipoksinë e trurit nga mbyllja e enëve të gjakut që ushqejnë atë. Furnizimi i trurit me gjak të oksigjenuar sigurohet në masën 90% nga dy arteriet karotide ndërsa pjesa tjetër nga dy arteriet vertebrale.
Nëse arteriet karotide shtypen plotësisht atëherë do të shkaktohet humbje e vetëdijes nga 10-15 sekonda. Te varjet ndodh jo rrallë edhe mbyllja e arterieve vertebrale nga shtypja dhe tërheqja e vërtebrave të qafës që së bashku me ato karotide dhe venave jugulare krijohet ndërprerja e plotë e furnizimit të trurit me gjak. Shkak tjetër i mekanizmit të vdekjes nga shtrëngimi i qafës është edhe arresti kardiak sekondar nga stimulimi I sinusit karotid. Asfiksia mekanike nga varja nënkupton shtrëngimin e qafës me anë të një laku të kapur në një objekt të fiksuar që tërhiqet nga vetë pesha e trupit. Vdekjen në varje e shkaktojnë 3 faktorë: shtypja e enëve të gjakut, ngacmimi I tufës së nervave në këtë zonë dhe shtypja e vogël e frymëmarrjes. Duke qenë se pesha e kokës është 5-7kg kuptohet se është e mjaftueshme që vetëm pesha e saj mund të shtypë arteriet karotide. Pjesa dërrmuese e varjeve janë vetëvrasje, janë të rralla varjet si vrasje dhe më të rralla ato aksidentale. Në rastin e varjeve si material për të realizuar krimin e lakut shihen më shpesh: litari, kabllot elektrike, qarshafët, rripat etj. Në rastet e varjeve shenjë tipike kryesore është “brazda e strangulimit”, një shirit ekimotik shpesh I dërvishur në trajtë ulluku me gjerësi dhe thellësi që përcaktohen nga veqoritë e lakut. Në kqyerjen e kufomës fëtyra është e zbehtë për shkak se shtypen të gjitha enët e gjakut të qafës, gjuha del jashtë, është e thatë dhe e kafshuar, bie në sy sekrecione shkumoze që dalin nga hunda si dhe pikëza hemorragjike. Simulimi I vetëvarjes ndodh kur kufoma e një personi të vrarë në një mënyrë tjetër varet me qëllim që ti jap vdekjes së tij formën e një vetëvrasjeje. Në këto raste shtrohen shumë pytje: A është shkaktuar vdekja nga asfiksia për shkak të varjes? Nëse varja ka qenë e plotë apo jo e plotë? A ka shenja që dëshmojnë për vendosjen e lakut në qafë pas vdekjes? Cilat janë veqoritë e lakut të përdorur në bazë të karakteristikave të brazdës së strangulacionit?
Nëse në trupin e viktimës ka apo jo dëmtime vetëmbrojtse. Përveq varjes një formë tjetër e asfiksisë është edhe mbytja me lak (strangulatio funalis) që nënkupton shtrëngimin e qafës përmes një laku që tërhiqet jo nga pesha e trupit të viktimës po nga një forcë tjetër që kryesisht janë duart. Mbytjet aksidentale me lak janë të rralla dhe zakonisht është kravata, shalli apo ndonjë veshje tjetër që mund të kapen nga ndonjë pjesë makinerie apo diqka tjetër. Shumica e mbytjeve me lak janë vrasje, femrat janë më shpesh viktima sesa burrat sidomos për motive të dhunimit seksual. Tek mbytjet me lak brazda e strangulacionit ka këto veqori: Ka drejtim horizontal dhe përfshin pothuajse tërë perimetrin e qafës dhe si rregull në nivelin poshtë mollës së adamit. Ka zakonisht ngjyrë të verdhë që kur thahet merr ngjyrë kafe Një lak I butë do të bëjë një brazdë të cekët ndërkaq një tel I holle lë një brazdë të thellë.
Mbytja me duar (strangulatio manualis)- është gjithashtu një formë strangulimi që nënkupton shtypjen e enëve të gjakut të qafës me duar, parakrah apo ndonjë pjesë tjetër gjymtyre. Vetëvrasja nuk është e mundur të realizohet mbasi humbja e vetëdijes bën qlirimin e shtypjes së qafës. Mbytja nga shtrëngimi I qafës me duar mund të vijë edhe nga praktikimi I disa metodave që përdoren në sportin e mundjes por edhe nga policia për të paralizuar fizikisht elementet keqëbërës. Mbytja me lëngje (submersio) nënkuptohet vdekja e ardhur nga asfiksia si rezultat i hyrjes së lëngjeve në rrugët e frymëmarrjes. Ndodhë në mjedise me ujë të ëmbël, me ujë të krypur, në këneta , gropa gëlqereje, cisterna karburanti etj. Mbytja është e plotë kur trupi është i zhytur i tëri në mjedisin ujor dhe jo I plotë kur fëtyra është e zhytur në ujë. Qështjet që konsiderohen të rëndësishme janë: Përpara se të gjenden në mjedisin ujor viktima ka qenë gjallë apo vdekur. A ka dëmtime viktima dhe nëse po a janë shkaktuar ato gjatë apo pas mbytjes në mjedisin ujor. Nëse mbytja në ujë është shkaku I vdekjes a ka shenja në trup ose jo që të mund të përcaktohen mënyra e vdekjes nëse është aksidentale apo e dhunshme. Për sa kohë do të ketë qëndruar trupi I viktimës në ujë. Mekanizmi i vdekjes në ujë është anoksia cerebrale e pakthyeshme. Kur një person mbytet në ujë kalon nëpër dy stade: Stadi I ndërgjegjshmërisë- kur viktima mban frymëmarrje në mënyrë të vullnetshme derisa e humb atë. Stadi I pandërgjegjshmërisë- kur viktima bën frymëmarrje të pavullnetshme dhe uji do të fillojë të futet në rrugët e sipërme të frymëmarrjes.
Gjatë procesit të mbytjes thithja e lëngjeve mund të provokojë spazma të fuqishme të laringut dhe të bronkeve dhe kemi të bëjmë me të ashtëquajturën “mbytje e thatë”, dmth sasia e ujit në mushkëri e konstatuar në autopsi është e pakët. Uji i kripur është më i rrezikshëm se uji i ëmbël meqërast plazma e gjakut do të shkojë nga gjaku në alveola duke quar në uljen e volumit të gjakut dhe rritjen e elektrolitëve në gjak që shkakton arrest kardiak. Shenjat e mbytjes të konstatuara te kufoma gjatë autopsisë janë: Nëse një kufomë nxirret shpejtë nga uji, një shkumë nga edema pulmunare do të mbushë vrimat e hundës dhe të gojës duke krijuar “këpurdha shkumore” si dhe prania e ujit në stomak. Shtimi I vëllimit të mushkrive (enfizemapolmunare) në gjurmë të stampimit të brinjëve, prania e pikëzimeve hemorragjike dhe njollat me ngjyrë blu të kuqërremtë të lokalizuara kryesisht në sipërfaqet e poshtme dhe midis lobeve. Kur kufoma ka ndenjur të paktën 1-2 orë në ujë lëkura e këmbëve dhe e duarve rrudhet dhe zbehet duke krijuar “duartë e rrobalarses” Lëkura e ftyrës së personit të mbytur si rregull është e enjtur dhe e mavijosur konjuktiva të kongjestionuara dhe me pika hemorragjike. Në organet e mbrendshme staza menoze është evidente, edema e trurit mjaftë e shprehur dhe gjaku do të jetë I lëngshëm me ngjyrë të errët si zift. Diagnoza e mbytur mund të ndihmohet edhe me analiza laboratorike që në përcaktimin e diatomeve, alga njëqëlizore të cilat nga uji kalojnë në mushkëri dhe pastaj në qarkullim të gjakut. Mbytjet në ujë në shumicën e rasteve janë aksidentale, më pak janë vetëvrasje dhe rrallë janë vrasje. Nganjëherë ky diferencim është i vështirë sidomos kur kufoma ka qëndruar në ujë për një kohë të gjatë. Nga ana tjetër mjedisi ujor mund të shërbejë si terren I preferuar për të fshehur një vrasje kur viktima hidhet I vdekur në ujë. Vetëvrasja me mbytje shihet përgjithësisht te personat depresiv te të sëmuarit psiqik dhe tek pleqtë e sklerotizuar. Traumat fizike Mund të jenë dëmtime nga mjete mbrehtse Dëmtime nga mjetet e mprehta Dëmtime nga armët e zjarrit Dëmtime nga mjetet e transportit Dëmtime nga rëniet prej së lartit Dëmtimet nga mjetet mbrehtse-shkaktohen nga një objekt i fortë që godet trupin ose kur trupi përplaset pas një objekti të fortë. Shkalla e rëndësisë së dëmtimit varet nga shumë faktorë si: lloji i mjetit+intensiteti I forcës goditëse, tempi I goditjes, sipërfaqja e trupit ndaj të cilit kryhen goditjet etj.
Dëmtimet e kokës- janë më të shpeshta krahasuar me të gjitha dëmtimet e tjera vdekjeprurëse të trupit. Kjo shpjegohet me faktin se koka si pjesë e ekspozuar e trupit dhe mbrenda saj truri është shumë e ndjeshme karshi dhunës. Jo rrallë dëmtimet e ashtëquajtura të parëndësishme të kokës mund të shoqërohen me dëmtime të rënda të trurit prandaj hapja e kokës me autopsi ka rëndësi të veqantë. Rrëzimet, dëmtimet- plagët, hematomat shihen në pjesët e dala të fëtyrës: Hunët , mollzat zigomatike etj. Shumë dëmtime në fëtyrë si: hematomat përreth syve tregojnë për fraktura të bazës së kafkës. Ekimozat e gërvishjeve rreth vrimve të hundës dhe të gojës na orientojnë për një mbytje me duar ose krim seksual. Hemorragjitë dhe hematomat brenda kafkës mund të jenë: Hematoma epidurale- lokalizohen sipër cipës së fortë të trurit dhe sipërfaqës së mbrendshme të kafkës, personi që pëson një dëmtim të tillë humb vetëdijen brenda 4-8 orëve por ka raste edhe brenda 48-72 orëve. Mosdiagnostifikimi me kohë shpie në vdekje për shkak të edemës së trurit. Hematomat subdurale shihen në hapësira në mes trurit dhe cipës së fortë, ato mund të paraqiten brenda pak orësh, pas 3 ditëve deri në 3 javë dhe sasia prej 50 mililitrash është kërcënuese për jetën.
Hemorragjitë subarrahnoidale- janë më të shpeshta te traumat e kokës, paraqiten në hapësirat midis trurit dhe cipës arrahnoidale, vdekja vie nga pengimi I qarkullimit të lëngut cerebrospinal dhe edemës së trurit. Hemorragjitë (hematomat)- nënkuptojnë shpërthime hemorragjike brenda masës trunore të cilat kur janë të mëdha quhen hematoma dhe kur janë të vogla quhen kontuzion I trurit. Laceracionet- mund të shihen në shkatërrime të mëdha të kafkës ku fragmentet e thyera të kockës së saj shqyen masën trunore. Dëmtimet e qafës- shkaktohen nga traumat mekanike që sjellin prishjen e rreshtimit normal të vertebrave dhe mund të përfshijnë kontuzionin, laceracionin deri në këputje të plotë. Dëmtimet e krahërorit- vjen si pasojë e dhunës fizike ku kemi dëmtime të rënda të brinjëve dhe organeve të mbrendshme. Mushkëritë dëmtohen nga trauma kur brinjët e thyer shqyen ose shpojnë indin mushkëror duke dhënë zbrazjen e ajrit në krahërorë dhe hemorragji e cila mund të jetë vdekjeprurëse. Zemra dhe perikardi- mund të dëmtohen nga veprimi direkt I forcës në murin e përparmë të krahërorit. Dëmtimet mund të vijnë nga qarja e mureve të zemrës siq janë rrëzimet nga lartë, aksidentet automobilistike meqë rastë vie deri tek tamponada e zemrës ku sasia mbi 150 mililitërsh gjak shkakton vdekje. Dëmtimet e barkut- vijnë si pasojë e forcës goditëse në murin e përparmë apo anësor të këtij regjioni. Mëlqia është organi më I rrezikuar karshi goditjeve ku hemorragjia e saj shpesh herë është fatale. Dëmtimet traumatike të shpretkës janë më të rralla për shkak se është më e mbrojtur sesa mëlqia.
Dëmtimet e traktit gastroindestinal vërehen kryesisht në traumat masive sidomos në ato automobilistike. Dëmtimet e veshkave vërehen në aksidente automobilistike, rëniet nga lartësia etj, dhe dëmtimi më I shpeshtë është kontuzioni. Ruptura e vezikës urinare shkaktohet nga traumat e forta në pjesën e poshtme të barkut, mund të shpie në hemorragji dhe gjendje shoku e cila sjell deri tek vdekja e shpejtë. Dëmtimet e organeve gjenitale mund të vijnë si pasojë e goditjeve të forta dhe sjellin deri tëk dërmishet , ekimoza, hematoma. Dëmtimet e kulonës vertebrale vijnë nga shtypja sidomos në pjesët e përparme të trupave të vertebrave Frakturat e legenit mund të sjellin deri tek dëmtimet e organeve dhe që përcillen me hemorragji masive. Dëmtimet nga mjetet e mprehta Mund të jenë: Dëmtime nga mjete shpuese- që kanë maje të mprehtë dhe veprojnë në drejtim të boshtit të tyre gjatësor ku thellësia e depërtimit të plagës në trup është më e madhe sesa gjatësia e plagës në lëkurë. Mjetet shpuese konsiderohen thika, bajoneta , gërshërët, gjilpëra etj. Përmasat dhe veqoritë e plagëve shpuese në lëkurë varen nga trajtat e mjetit: Trajta e mjetit- një mjet shpues-prerës shkakton një plagë të rregullt me kënde të ngushta, buzë të pastra dhe fine. Këndi i shpimit Lëvizja e tehut- kur lëviz thika plaga do të ketë trajtën e germës Y dhe kur lëviz trupi trajtën e germës L. Gjendja e tendosur ose e shtendosur e lëkurës dhe indeve tjera në momentin e goditjes. Të ashtëquajturat vijat ndarëse të Langerit. Plagët prerëse (vulnerascissa) haset në përgjithësi tek vetëvrasjet më rrallë në rastet aksidentale dhe akoma më rrallë në raste vrasjesh. Për motive vetëvrasëse shihen tëk kyqi I durëve, gropa e parakrahëve dhe qafa.
Dëmtimet nga armët e zjarrit (vulnerasclopetaria)- shkaktohet nga tipet e ndryshme të armëve të zjarrit të dorës të cilat janë të shumëllojshme për nga ndërtimi, gjatësia e tytës, kalibri etj. Për nga destinacioni këto armë zjarri ndahen në luftarake, të gjahut, sportive, speciale, artizane etj. Në vartësi të madhësisë së predhës dhe shpejtësisë së lëvizjes veprimi I saj mund të jetë: Shpues dhe shkatërrues- kur predha ka forcë të gjallë shumë të madhe në këtë rast vrima e hyrjes do të ketë pamjen e një plage të shqyer ose të rrumbullakët me qarje në trajtë rrezesh dhe nuk ka mundësi të shfaqë mungesë indi. Shpues ku energjia kinetike e predhës është me dhjetra kg/m dhe formon një vrimë hyrje në trajtë të rrumbullakët.
Veprim të ngjajshëm me mekanizmin e tehut të thikës ku predha ka filluar të humbë shpejtësinë I pret indet duke shkaktuar një qarje. Veprimi goditës kur në mbarim të fluturimit energjia kinetike është mjaft e ulët dhe predha shkakton dëmtime të ngjajshme me mjetet brerëse si dërmishje, ekimoza etj.
Dëmtimet nga armët e zjarrit në praktikë ndodhen më shpesh si në raste vrasjesh, vetëvrasjesh dhe aksidentale dhe ato nga ekspertimi mjekoligjor kërkojnë zgjidhjen e këtyre problemeve: Përcaktimi I dëmtimeve nga arma e zjarrit- bëhet I mundur nëse plaga është e tejpërtejme e përbërë nga vrima e hyrjes , kanali dhe vrima e daljes, plagë qorre qe ka vetëm vrimën e hyrjes dhe kanalin në fund të të cilit gjendet predha dhe dëmtim tangencial nga prekja e sipërfaqme e trurit. Përcaktimi I largësisë së qitjes- ka një rëndësi të madhe pasi ndihmon në qartësimin e rastit nëse kemi të bëjmë me vrasje, vetëvrasje apo aksident. Një ndihmë të madhe japin faktorët plotësues të qitjes: Një rrymë flake që shkon 2-5 cm largësi me temperaturë 3000gradë celsius. Një re gazi që lëviz me shpejtësin e predhës me mekanizmin e një kompresori rrethor që arrin deri në 20cm. Karbon ose blozë nga baruti I djegur që arrin deri në 30cm Grimca të padjegura të barutit që arrijnë deri në 1meter.
Nga pikëpamja mjekoligjore dhe kriminalistike në vartësi të lartësisë midis tytës së armës dhe sipërfaqes së trupit predha dhe faktorët plotësues influencojnë në pamjen dhe formimin e plagës së vrimës së hyerjes së predhës nëpërmjet 4 distancave të qitjes: Qitje me puthitje të plotë- kur tyta e armës është e puthitur plotësisht me sipërfaqen e lëkurës dhë të gjithë faktorët plotësues duke ndjekur predhën kalojnë nëpëermjet vrimës së hyerjes në mbrendësi p.sh qitjet me puthitje të plotë në krahëror dhe në bark, vrima e hyerjes do të jetë e rrumbullakët e madhe e rrethuar nga një unazë nga djegia dhe bloza me ngjyrë kafe të zezë. Qitjet me puthitje të pjesëshme- tyta mbështetet në sipërfaqen e trupit në një pjesë të rrethit të saj, ndërkohë që një pjesë e faktorëve plotësues depozitohet në lëkurën përbri vrimës duke përfituar trajtën e një gjysmëhëne. Qitja nga afër- vrima e hyrjes ka përreth mbetje të djegies së barutit. Ku në lëkurë rreth vrimës së hyerjes konstatohet efekti I veprimit të flakës qitja duhet të jetë bërë deri në 5cm, nga efekti I veprimit të gazrave 10-20cm, nga veprimi I blozës deri në 30cm dhe kur lëkura përmban vetëm pjesëza të djegura të barutit 30-100cm. Qitja nga largësia- konsiderohet atëherë kur distanca e tytës nga objekti është të paktën mbi 1metër ose kur mungojnë faktorët plotësues. Vrima e hyerjes ka një trajtë të rrumbullakët ose vezake me diametër më të vogël sesa ai I predhës shpuese. Përcaktimi I llojit të armës është një qështje kriminalistiko-ligjore që bazohet në ato raste kur diametri I dëmtimit në eshtra nënkupton kalibrin e armës, prania e stampimit të tytës në qitjet me puthitje mund të tregojë llojin e armës.
Ekzaminimi I rrobave ka një rëndësi të madhe pasi përmes tyre mund të përcaktohen faktorët plotësues të qitjes apo dëmtimin e tyre me plagët në trup. Aftësia për të vepruar e viktimës pasi ka marrë një dëmtim vdekjeprurës është relative p.sh dëmtimet e marra në kokë dhe në kolonën vertebrale e bëjnë viktimën te paaftë të lëvize. Dëmtimet në qendrat jetsore në kokë japin humbje të menjëherëshme të vetëdijes. Plagët me armë zjarri në krahëror me qarje të zemrës apo aortës bën që personi të ketë vetëdije deri ne 10-15sekonda. Si rregull në qitjet për motivet vetëvrasje kemi disa karakteristika: Plagë vetëvrasëse në kokë- janë me puthitje të plotë ose të pjesëshme dhe e njejta gjë ndodhë edhe në rastet në regjionin e zemrës. Plagë vetëvrasëse në krahëror ose bark mund të shkaktohen nga pushka kur viktima me duar e pozicionon tytën në sipërfaqen e trupit dhe realizon shkrepjen. Në plagë me puthitje në kokë më I shpeshti është tëmthi në anën e dorës aktive të viktimës, drejtimi I kanalit të plagës është horizontal, paksa nga poshtë lartë dhe nga përpara mbrapa. Plagët e qiftëzuara ku e para është në krahëror dhe e dyta në kokë. Si rregull arma gjendet pranë viktimës nganjëherë e viksuar në dorën e saj për shkak të shtangësisë së menjëhershme të dorës nga trungu cerebral. Në shumicën e rasteve në kurrizin e dorës sidomos në tre gishtërinjtë e parë të viktimës do të gjejmë depozitimin e faktorëve plotësues të qitjes. Në qitjet për motive vrasëse hasim disa karakteristika: plagë të shumta në regjionet e ndryshme të trupit dhe në drejtim të kalimit të predhave në shumë anë. Prania e plagëve tangenciale tregon se viktima në momentin e qitjes ka qenë duke lëvizur nga paniku. Prania e një apo më shumë plagëve të lokalizuara në pjesë të pasme të trupit.
Plagë që kanë karakteristika të qarta të vrimave të hyrjes të qitjeve në largësi. Në këto raste arma shumë rrallë mund të gjendet pranë viktimës siq mund të ndodhur lë atë nga paniku apo kur vendos qëllimisht në dorën e viktimës për të skenuar një vetëvrasje. Në rast të aksidenteve zakonisht shihet vetëm një plagë qoftë në qitjet në distancë apo nga afër. Këto janë raste pakujdesie kur arma shkrepet gjatë kohës së pastrimit, ose kur rrëzohet në tokë apo kur luhet me armën. Këtu përfshihen edhe plagët nga predhat e rikoshetuara. Në rast dëmtimesh nga armët e zjarrit qështjet që shtrohen janë: Nëse dëmtimet e konstatuara janë të shkaktuara nga qitje me armë zjarri Distanca e qitjes dhe drejtimi I kalimit të predhave në trup Numri dhe rradha e kalimit të predhave në sipërfaqen e trupit Përcaktimi I shkakut dhe mënyrës së vdekjes Përcaktimi I aftësisë për të vetëvepruar pas pësimit të dëmtimeve vdekjeprurëse.
Dëmtimet nga mjetet e transportit- janë përgjithësisht të shpeshta dhe karakterizohen me praninë e dëmtimeve traumatike të shumëllojshme dhe tepër të rënda. Në planin juridik hetimi dhe gjykimi I këtyre ngjarjeve është sa I vështirë aq edhe kompleks. Shkaqet e ndodhisë së aksidenteve automobilistike janë kryesisht përdorimi nga drejtuesit e automjeteve I alkoolit, substancave narkotike , ilaqeve me veprim qetsues, faktorët njerëzor si shpejtësia, pakujdesia, humbja e vëmendjes, gjumi në timon, infrastruktura mjedisore si terreni rrëshqitës, lagështia , rruga me akull, mjegulla etj. Shpërthimi I sëmundjeve akute te shoferi si infrakti akut I zemrës, insulti cerebral etj. Dëmtimet vdekjeprurëse janë me rëndësi si për personat brenda makinës ashtu edhe nga këmbësorët. Dëmtimi brenda makinës ndodh në 4 mekanizma: Përplasja nga përpara- ndodh kur 2 makina përplasen ballë përballë ose kur makina përplaset me një objekt të palëvizëshem. Ky mekanizëm karambolli ndodh në gati 80% të rasteve dhe dëmtimet janë më të rënda Makina me shpejtësi duke u përplasur krijon fenomenin e nxitim frenimit ku personat e ulur sipas vendeve të tyre në makinë do të vazhdojnë të lëvizin përpara për inerci duke u përplasur me objektet e mbrendshme të makinës si gjami I përparmë I makinës, timoni , pjesët anësore etj.
Kështu te shoferi koka goditet te gjami I përparëm duke dhënë dërmishje dhe plagë të shumta prerëse të lokalizuara në ballë hundë faqe dhe mjekërr. Kemi fraktura të bazës se kafkës me kontuzion të trurit si dhe fraktura ose luksacione të vertebrave të qafës. Krahërori mund të godasë timonin duke shkaktuar një zonë dërmishjeje të ashtëquajtur stampim I timonit. Dëmtimet e pasagjerit në krah të shoferit kanë tendencë te jenë të ngjajshme duke përjashtuar shenjën e stampimit të timonit. Mbajtja e rripave të sigurisë redukton në maksimum shkaktimin e dëmtimeve gjatë përplasjes. Dëmtimet e pasagjerëve në sediljen e pasme kur ata nuk janë të lidhur kanë dëmtime më pak vdekjeprurëse sesa pasagjerët e përparmë. Në rastet kur një automjet goditet nga një tjetër në përplasje anësore kemi edhe grisje tranzverzale të aortës dhe fraktura të bazës së kafkës. Goditjet nga mbrapa dëmtohet më së shpeshti qafa. Edhe traumat ajrore dhe ujore janë pjesë e traumave të transportit. Nisur nga numri I madh I pasagjerëve aksidentet ajrore konsiderohen si katastrofa masive dhe kërkon një organizim dhe pjesëmarrje në ekip të ekspertëve si në vendim e ngjarjes ashtu edhe në morg me qëllim të identifikimit të qdo viktime nëpërmjet veshjes, objekteve nëpër gjepa, vath, bylyzyk, unaza etj, apo përmes ekzaminimit odontologjik të dhëmbëve duke përfshirë edhe analizen e ADN. Dëmtimet nga rëniet për së larti- nënkuptohet rënia e lirë e trupit nga një lartësi si rezultat I kombinimit të peshës së trupit me forcën e gravitetit.
Zakonisht hasen ksi raste aksidentale te personat që punojnë në lartësi si muratorët, elektricistët kryesisht nga pakujdesitë dhe nga mosrespektimi I masave të sigurisë në punë. Hedhjet për së lartë për qëllime vetëvrasje shihen te personat në gjendje depresive, te të sëmurit psiqik, te alkoolistët kronik, te të droguarit të cilët nën efektin e drogave u krijohen haluqinacionet e fluturimit dhe ai shkakton vetëvrasje duke u hedhur nga dritarja apo lartësia tjetër. Dëmtimet në rastet e rënies për së larti shfaqen në 3 veqori: Mospërkimi I dëmtimeve të parëndësishme në lëkurë që vihen re gjatë kqyerjes së jashtme të kufomës me dëmtime shumë të rënda të organeve të mbrendshme që zbulohen gjatë kqyerjes së mbrendshme të kufomës. Dëmtimet e sipërfaqes së trupit janë të vendosura zakonisht në njërën anë të trupit me të cilat viktima është përplasur në tokë. Vendosja simetrike e dëmtimeve të jashtme nga përpara ose mbrapa( në të dy gjunjët, shpatullat, këmbët etj). Traumat termike Traumat termike mund tenë: Dëmtimet nga djegia Dëmtimet nga të nxehtit Dëmtimet nga të ftoftit Dëmtimet nga djegia (Combustio) Temperaturat larta mund ta dëmtojnë shëndetin duke vepruar në mënyrë lokale dhe të përgjithshme Me djegie nënkuptohet veprimi I energjisë termike mbi trupin e njeriut nga kontakti me flakën , me gazet dhe me avujt e mbinxehur, me lëngje në vlim dhe me objekte të ngurta të nxehta etj. Qështjet që konsiderohen të rëndësishme në ekspertimin mjeko ligjor të kufomave: Identifikimi pozitiv I kufomës sidomos kur ajo ndodhet në gjendje të karbonizuar Nëse viktima është djegur për së gjalli apo për së vdekuri me qëllim që të fshehet një krim tjetër Dallimi I dëmtimeve nga djegia prej atyre të shkaktuara nga ndonjë lloj dhune tjetër. Shkaku, mekanizmi dhe mënyra e vdekjes Të vërtetohet ose përjashtohet veprimi I faktorëve ndihmës si përdorimi I alkoolit, I drogës etj. Sipas mjetit djegës kemi disa lloje: Djegiet nga flaka Djegiet me kontakt kur trupi bie në kontakt të drejtëpërdrejt me flakën e zjarrit Djegiet nga rrezatimi Djegiet nga lëngjet e vluara Djegiet nga mikrovalët elektromagnetike Djegiet jonizuese Sipas thellësisë së dëmtimeve djegiet ndahen në katër shkallë: Shkalla e parë – përfshin zakonisht epidermën shoqërohet me skuqje dhe ejtje të lehtë.
Shkalla e dytë - përfshin epidermën dhe dermën karakterizohet me pranin e fluskave me madhësi të ndryshme të mbushur me lëngë të tejdukshëm Shkalla e tretë – përfshin tërë shtresat e lëkurës duke i dhënë asaj pamjen e zonave nekrotike Shkalla e katërt – karakterizohet nga karbonizimi i plotë apo i pjesshëm jo vetëm i lëkurës por edhe i indeve të thella, muskujve dhe eshtrave. Dëmtimet nga djegia mund të rezultojnë vdekjeprurëse në varësi të mjetit djegës: Lëngjet në vlim shkaktojnë djegie, përvlime vdekjeprurëse të shkallës së tretë Flaka shkakton të gjitha shkallët e djegies Kur flaka është rezultat I djegies së benzinës, vajgurit, lëkura digjet në trajtë hartash gjeografike Objektet e ngurta të nxehura shkaktojnë djegie duke stampuar sipërfaqen e kontaktit të objektit të përdorur Plagët djrgëse nga lëndët kimike gërryese si acidet dhe bazat që zakonisht ndodhin nga hedhja e tyre në fëtyrë japin plagë të thella të lëkurës Mekanizmi I shkakut të vdekjes është shoku djegës që është një variant e shokut traumatik që vjen nga dhembjet e fortadhe shfaqet brenda një kohe të shkurtër nga disa minuta deri në disa orë pas marrjes së dëmtimeve Veqorut dalluese të djegies për së gjalli: Prania e oksidit të karbonit në gjak Prania e blozës në rrugët e sipërme të frymëmarrjes Skuqja dhe djegia e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes nga futja e flakës gjatë procesit respirator mungesa e dëmtimeve dhe mosprania e blozës në palët e kapakëve e syve të mbledhura instiktivisht nga mbyllja e syve për tu mbrojtur nga zjarri Rregull I përgjithsëm më të rrezikuarit nga djegia aksidentale janë fëmijët e vegjël dhe pleqët, të parët luajn me shkrepëse dhe të dytët pijnë duhan Dëmtimet nga të nxehtit (hipertermia) Vdekja nga të nxehtit ose hipertermia vie atëher kur temperatura e trupi shkon mbi 40.5 grad celzius Haset tek personat që punojnë për një kohë të gjatë në ambiente me temperatur të lartë dhe lagshti, si në uzinat metalurgjike, lokomotiva etj. Kushtet që favorizojnë goditjen nga të nxehtit janë disa llojësh: alkoolizmi, arteroskleroza, përdorimi I antidepresivëve, obeziteti, sforcimet fizike etj.
Dëmtimet nga të ftohtit (hipotermia) Veprimi i temperatuës së ftoftë mund të dëmtoj organizmin në mënyrë lokale dhe të përgjithshme Hipotermia ndahet në tri shkallë; Hipotermia e butë 34-35 gradë Hipotermia e mesme 30-34 gradë Hipotermia e rëndë nën 30 gradë
Më të rrezikuar nga hipotermia janë: të dehurit, narkomanët, të sëmurit mendor, endacakët, alpinistët, udhëtarët që bllokohen nga bora ej. Fëmijët janë më të ndjeshëm ndaj të ftohtit sesa personat e rritur ndërsa gratë janë më rezistente se burrat për shkak të lëkurës më të dhjamosur. Kur kufoma ndodh në gjendje të ngrirë autopsia duhet të kryhet vetëm pasi të jetë bërë shkrirja e saj në temperaturën 12-18 gradë. Vdekjet nga të ftohtit janë kryesisht raste fatkeqësish sidomos në katastrofat ujore apo aksidentale e më rrallë mund të jenë vrasje apo vetëvrasje. Vdekja nga traumat elektrike dhe kimike Dëmtimet vdekjeprurëse nga rryma elektrike apo elektrocutio në përgjithësi shihen si raste aksidentale më pak vetëvrasje dhe tepër rrallë si vrasje. Vdekja nga rryma elektrike mund të vijë si nga ajo me voltazh të ulët ashtu edhe nga ajo me voltazh të lartë. Në voltazhin e ulët (rryma e shtëpisë) midis viktimës dhe qarkut elektrik duhet të ketë kontakt direkt. Vdekja vie si pasojë e paralizës të rrahjeve të zemrës, ndërsa kur kontakti zgjatë me minuta vdekja shkaktohet nga asfiksia si pasojë e paralizës së muskujve së frymëmarrjes. Në voltazhin e lartë dekja shkaktohet në rastet kur puntorët bien në kontakt direkt me përcjellësit me tension të lartë ose kur një person në tokë bie në kontakt me anë të një mjeti rrymëpërques. Kontakti direkt në burimin e rrymës ose përcjellsi nuk është I domosdoshëm mbasi në distanca të afërta krijohet harku elektrik. Kur rryma elektrike kalon në trup ajo ka tendencë të përshkojë rrugën më të shkurtër nga pika e kontaktit deri në dalje. Kështu mund të shkojë nga njëra dorë në njërën këmbë, nga dora në dorë përmes krahërorit, nga koka në njërën këmbë , nga krahërori në njërën këmbë ose nga krahërori në njërën dorë. Kur një nga këto intenerar përfshin zemrën ose trurin përfundimi është fatal. Kur përcjellësi elektrik bie në kontakt me sipërfaqen e lëkurës krijohet një nxehtësi dhe si rregull shkaktohet një djegie e lëkurës (elektroshenja). Kjo elektroshenjë nuk krijohet gjithmonë por varet nga voltazhi, amperazhi , regjioni I kontaktit në lëkurë si dhe koha e zgjatjes së kontaktit. Në kontaktin elektrik me voltazh të lartë, elektroshenjat si rregull do të shihen në të gjitha rastet. Djegiet zakonisht janë të rënda madje nëse viktima vazhdon të qëndrojë në kontakt si rregull karbonizohet. Elektroshenjat e shkaktuara me kontakt ose shumë afër kontaktit kanë këto veqori: Si rregull vihen re në mollzat e gishtave ose në pëllëmbat e duarve (elektroshenja e hyrjes) dhe në këmbë(elektroshenja e daljes). Elektroshenja klasike paraqitet me përmasa që shkojnë prej 1-2 milimetra deri në 1-2 centimetra me ngjyrë të bardhë si shkumës ose të verdhë në të kuqerremtë.
Përquesit metalik të rrymës kur vinë në kontakt me sipërfaqen e trupit por edhe nëpërmjet harkut elektrik lënë në lëkurë dhe në thellësi të saj pjesëza të metalit ose gjurmë të përbërësve të tyre si pasojë e elektrolizës së joneve metalike. Diagnostikimi I vdekjes nga elektriciteti duhet të bazohet në tërësinë e të gjitha provave duke përfshirë të dhënat e kqyrjes së ngjarjes dhe të dhënat e kqyrjes së kufomës. Dëmtimet nga elektriciteti atmosferik (rrufeja) Dëmtimet e shkaktuara nga elektriciteti atmosferik (fulguratio) janë gjithmonë rast fatkeqësie. Mekanizmi I veprimit të elektricitetit të rrufesë është I ngajshëm me atë të elektricitetit teknik të tensionit të lartë që vepron në mënyrë termike dhe mekanike mbi trupin. Rrufeja nënkupton një shkarkesë të fuqishme elektrike, atmosferike e shkaktuar nga elektriciteti që qliron bashkimi I dy reve, e cila shfaqet si një shkëndijë gjarprore me gjatësi që mund të arrijë disa kilometra. Goditja direkte e rrufesë është fatale. Në shumicën e rasteve goditja e rrufesë mund të shkaktojë grisje të rrobave, vrima djegie, qarje të këpucëve e nganjëherë rrobat shqyhen dhe hiqen nga trupi duke lënë viktimën lakuriq. Një nga shenjat dalluse të goditjes së rrufesë është pema e rrufesë në trajtën e një degëzimi peme (arborisatio).
Pema e rrufesë që ndryshe quhet figura e Lichtenberg lokalizohet më tëpër në gjoks në supe, në krahë dhe kofshë dhe shfaqet një orë nga goditja dhe mund të qëndrojë deri në 24 orë. Incidentet nga rrufeja zakonisht ndodhin në mesditë, gjatë muajve qershor-shtator, në zona fushore ku njerëzit qëndrojnë shpesh poshtë pemëve. Vdekja nga traumat kimike Me helm do të kuptojmë një lëndë ose bashkësi lëndësh me natyrë kimike ose biologjike të cilat të futur në organizëm qoftë edhe me doza të vogla dhe të përsëritura japin reaksione kimiko-fizike në indet duke shkaktuar dëmtime të rënda anatomofunksionale deri në ardhjen e vdekjes. Me helmim do të kuptojmë cënimin e shëndetit apo ardhjen e vdekjes nga veprimi I helemeve të futur në organizëm nga jashtë. Llojet e helmeve sipas veprimit të tyre në organizëm ndahen në: Helm me veprim lokal- që veprojnë në vendin e kontaktit të parë në organizëm, kryesisht janë lëndët grryse si acidet, bazat, kripërat e metaleve të rënda, krezoli,acidi karbolik etj. Helme me veprim të përgjithshëm që veprojnë pasi thithen në gjak duke u marrë nga goja, frymëmarrja, me inekcione etj, si pesticidet , cianidet, striknina, medikamentet , drogat alkooli etj. Faktorët që ndikojnë në helmimin e organizmit mund të jenë të jashtëm si: lloji dhe natyra e lëndës helmuse , cilsia dhe doza e helmit, tretshmëria e helmit, rrugët e futjes dhe eleminimit të helmit,
tretshmëria e helmit në indet etj, dhe faktorë të mbrendshëm si: mosha dhe pesha trupore, gjinia, gjendja shëndetësore dhe ajo emocionale, përdorimi I alkoolit, i drogës etj. Në vartësi të llojit të helmit kuadri klinik I helmit mund të jetë: Helmim I shpejtë- zhvillohet vrullshëm dhe si rregull shpie në vdekje nga disa minuta deri në 24 orë. Helmim I ngadalshëm- zhvillohet gradualisht, ka dëmtime organike dhe funksionale të indeve të cilat janë më pak të shprehura dhe nëse mjekohen nuk përfundojnë me vdekje. Helmimi shumë I ngadalshëm- si pasojë e marrjes në mënyrë sistematike dhe të vazhdueshme për një kohë të gjatë të dozave të vogla të helmit të cilat në vetëvete nuk paraqesin ndonjë veprim toksik shumë të rëndësishëm. Rastet e vdekjeve nga helmimi mund të jenë: Helmime aksidentale- ndodhin sidomos tek fëmijët, pleqtë dhe tek të dehurit, kur mund të pinë një helm duke menduar se është ujë ose marrin ilaqe në doza të larta. Vetëvrasja përmes vetëhelmimit haset tek personat me probleme psiqike ose dramat e ndryshme shpirtërore për shkaqe shoqrore, ekonomike , familjare etj.
Vrasje me anë të helmimit- është e rrallë dhe mund të përdoren lëndë helmuese të cilët nuk kanë shije erë ose ngjyrë dhe që në sasira të vogla treten shpejtë në lëngje indore duke dhënë një vdekje të shpejtë. Provat materiale që lidhen me vdekjen nga helmimi si të vjellura, këlbazë, urinë, feces duhet kërkuar jo vetëm në vendin ku ai gjendet I vdekur por edhe në itenerarin që ai mund ta ketë bërë. Dëmtimet vdekjeprurëse të shkaktuara nga helmi varen nga lloji, sasia dhe rruga e marrjes. Helmet agrokimike- përdoren gjerësisht në bujqësi për mbrojtjen e bimëve dhe mund të jenë: Festoksina Granozoni Parationi Zinebi
Helmimet nga lëndët destruktive dhe funksionale mund të jenë: arseniku, merkuri ose zhiva, cianidi, oksidi I karbonit etj. Helmimet nga medikamentet- janë kryesisht vetëvrasje apo aksidentale, më të zakonshmet janë: amitriptina, imipramina, halopeldoli, diazepani etj. Helmimet ushqimore shkaktohen kur përdoren ushqime që përmbajnë disa kpurdha helmuse ose disa lloj peshqish helmues. Dëmtimet nga drogat- drogat janë lëndë natyrore ose sintetike që përdoren për të përfituar efekte fiziologjike ose psikologjike kundër dhembjes , stresit etj. Sipas llojit dhe përbërjes së tyre merren përmes gojës, duke u thithur nga stomaku dhe zorrët, përmes venave, përmes lëkurës etj.
Drogat narkotike (opiatet)- kanë veti kundër dhembjes nëpërmjet efekteve frenuese të SNQ si dhe japin një sens euforie. Në këtë grup futen morfina, kodeina, heroina, metadoni etj. Drogat halucionogjene- janë marihuana, LSD etj. Drogat depresante janë alkooli etilik, barbituratet dhe trankuilizantët. Drogat stimuluese janë kokaina, amfetamina etj. Steroidët anabolik- lidhen me hormonin seksual mashkullor testosteronin, përdoren nga sportistët por japin dëmtime në mëlqi, qrregullim sjellje, agresivitet etj. Dëmtimet nga alkooli- abuzimi me alkool krijon një toksikomani të vërtetë që nuk jep vetëm helmime vdekjeprurëse por është edhe shkak kryesor I shumë aksidenteve automobilistike. Kur merret me stomak bosh brenda 30min thithet në gjak 60% dhe brenda 1 orë e gjysmë 90% nëse merret me ushqime kjo kohë dyfishohet. Në rast se shoqërohet me pije të gazuara ose me pije tjera alkoolike me formë mixte thithja në gjak është edhe më e shpejtë.