Metodologjia e shkrimit akademik dhe ligjor. 1. Cka eshte autoriteti? Me autoritet kuptojme cdo burim tek i cili mund te mbeshtetet Gjykata/Gjyqtari per te vendosur mbi nje çeshtje. Ai perfshin jo vetem burimet ligjore, por edhe burimet joligjore, mbi te cilat gjykata/gjyqtari mund te referohet dhe ti marre ne konsiderate per te arritur ne nje vendim. 2. Dy llojet e autoritetit jane: a. Autoriteti paresor- aktet normative, jurisprudenca si burim i se drejtes. -Autoriteti paresor eshte vete ligji ne kuptimin e pergjithshem. Ai perbehet nga dy kategori kryesore: aktet normative dhe jurisprudenca e detyrueshme. Gjykata/gjyqtari, se pari, mbeshteten ne autoritetin paresor kur zgjidhin problemet/mosmarreveshjet ligjore. b. Autoriteti dytesor- burimet joligjore, ku gjykata mund te referohet per marrjen e nje vendimi. -autoriteti dytesor konsiston ne burimet qe permbledhin, shpjegojne, sistemojne, komentojne, interpretojne ose ne ndonje menyre tjeter adresojne te drejten. Autoriteti dytesor mund te perdoret per arsye te ndryshme: -per te paraqitur nje pamje te pergjithshme te nje fushe specifike te se drejte. Enciklopedite ligjore jane te dobishme per kete aspekte. -Per te percaktuar autoritetin paresor ne nje çeshtje qe eshte bere kerkim. -Per te qene bindes gjykata ne argumentimin e vendimit. Zakonisht kjo perdoret kur ka nje autoritet paresor qe zbatohet drejtpersedrejti per çeshtjen ligjore ose kur eshte e paqarte menyra sesi zbatohet autoriteti dytesor. Komentaret e ligjeve/kodeve, doktrina akademike mund te perdoren per kete qellim. 3. Autoriteti mund te luaj dy role te mundshme: a. Autoritet detyrues-ku gjykata duhet te mbeshtetet dhe ta zbatoje teksa vendos per nje çeshtje. Autoriteti dytesore nuk mund te jete ne asnje rast autoritet detyrues. Gjykata nuk eshte asnjehere e lidhur nga nje burim dytesor, sepse ky burim nuk perfshihet ne sistemin normativ. Autoriteti paresor behet autoritet detyrues vetem kur ai sherben si baze per zgjidhjen e çeshtjes ligjore qe duhet te vendos nga gjykata. b. Autoritet bindes- autoritet ku gjykata mund te referohet dhe ta marre ne konsiderate, por nuk eshte e detyruar te bazohet ne te. Kur ka nje autoritet detyrues, autoriteti bindes nuk eshte i nevojshem, megjithese perdorimi i tij nuk eshte i ndaluar. Autoriteti bindes mund te jete si autoritet paresore, ashtu dhe ai dytesor. Ne raste te caktuaraa, gjykata mund te referohet tek akti ligjor(ligji me analogji) si autoritet bindes. Autoriteti bindes dytesor duhet te perdoret per ta mbeshtetur autoritetin paresor.
Shkrimi ligjor eshte hapi i fundit: ai hap ne te cilin kerkimi dhe analiza bashkohen ne nje formulim me shkrim, qe ka per qellim dokumentimin e sakte dhe komunikimin e pergjigjies per pyetjen apo pyetjet ligjore. 4. Qellimi i shkrimit ligjor Qellimi kryesor i shkrimit ligjor eshte percjellja e informacionit ne menyre te sakte, te perpikte dhe te plote, duke permbushur dy pikat e meposhtme: a. Ta rroke temen me sa me pak fjale te jete e mundur. b. Ta lejoje lexuesin qe te kuptoje qarte informacionin ne sa me pak kohe. Te shkruarit mund te jete teper i veshtire per ju. Nepermejt praktikes dhe perdorimit te udhezimeve per procesin e shkrimit, aftesite e te shkruarit mund te permiresohen dhe kesisoj shkrimi behet me i thjeshte. 5. Tri fazat e procesit te shkrimit ligjor Procesi i te shkrimit ju detyron te mendoni perpara se te nisni te shkruani. Ju detyron qe te ndiqni prej fillimit nje strukture te organizuar. Pa procesin, idete mund te humbasin. Procesi i shkrimit ligjor konsiston ne tre hapa baze: a. Faza e parashkrimit Nje prej aspeketeve me te rendesishme te procesit te shkrimit eshte permbushja e atyre hapave qe jane te nevojshem per tu pergatitur per nisjen e shkrimit. Faza e parashkrimit te procesit te shkrimit mund te ndahet ne tri nendarje: Detyra e ngarkuar, Kufizimet, organizimi. Tek nendarja e pare duhet te mirren ne konsiderate tri pyetje: A kuptohet detyra qartesisht? Çfare lloj shkrimi ligjor (dokumenti) kerkohet? Kush eshte audienca/kujt i drejtohet? Tek nendarja e dyte duhet te mirren parasysh kufizimet e mundshme qe mund te ndikojne ne permbushjen e detyres. Keto jane: Koha, Gjatesia, formati. Nendarja e trete ka te beje me Organizimin, qe eshte qelesi per nje shkrim te suksesshem ligjor. Detyra duhet te jete e organizuar kur te shkruhet. Te faza e parashkrimit duhet te i kushtohet rendesi e veçante krijimit te pikave kryesore, qe eshte qe te pergatitet skelet i dokumentit qe ju do te hartoni. Psh. I. Hyrja II. Faktet III. Problemi/çeshtja IV. Rregulla/parimi ligjor/standardi A. Rregulla ligjore B. Jurisprudenca 1. Emri i rastit gjyqesor 2. Faktet e rastit gjyqesor V. Analiza/zbatimi VI. Perfundimi
b. Faza e shkrimit c. Faza e passhkrimit Kjo faze permbledh: rishikimin dhe redaktimin e materialit te shkruar gjate fazes se shkrimit. 1)Rishikimi Materiali i dores se pare nuk do te jete projekti perfundimtar. Te gjitha projektet fillestare duhet te rishikohen duke pasur ne mendje permiresimin e cilesis dhe te qartesis. Qellimi duhet te jete qe produkti perfundimtar te percjelle informacionin e duhur ne nje menyre te qarte, te perpikte dhe te plote. 2) Redaktimi Redaktimi eshte faktikisht pjese e procesit te rishikimit. Redaktimi perqendrohet te çeshtjet teknike te shkrimit, si pershembull, drejtshkrimi i fjaleve, formulimi i fjalive(sintaksa), shenjat e pikesimit, gabimet te referimet etj... materiali mund te redaktohet nga ndonje koleg, aftesite e te cilit ju i vleresoni. 6. Sugjerimet te pergjithshme per kerkimin Disa sugjerime te pergjithshme dhe udhezime ne lidhje me kerkimin ligjor: 1. Gjate kryerjes se kerkimit pergatisni dhe perdorni pikat e zgjeruara! 2. Fillimisht identifikoni problemin/çeshtjen! Hapi i pare duhet te jete identifikimi i problemit, pasi ju nuk mund te filloni te kerkoni pergjigjien, pa ditur me pare cila eshte pyetja. 3. Bejeni kerkimin veçmas per çdo problem/çeshtje! Perfundoni kerkimin e nje problemi, nxirrni konkluzionin dhe me pas kaloni te probelmi tjeter! 4. Familjarizohuni me ate fushe te ligjit! Komentaret dhe monografite jane shembuj te burimeve qe duhet te konsultohen, per te pasur nje ide me te qarte te asaj fushe ligjore. 5. Gjeni ligjin qe rregullon kete pyetje! 6. Gjeni praktiken gjyqesore/jurisprudencen qe mund te zbatohet! 7. Sigurohuni qe kerkimi eshte aktual! 8. Nese arrini ne nje pike te vdekur, rianalizoni problemin! 7. Elementet qe duhet te kete nje strategji e sukseshme Nje strategji e arsyetimit ligjor bindes, qe te jete e suksesshme, duhet te permbushe disa kritere: -Ajo duhet te tregoje aftesine tuaj per te analizuar faktet e paraqitura nga pyetja, per te perzgjedhur faktet e rendesishme(kyçe) mes fakteve te parendesishme dhe te dalloje pikat qe e bejne çeshtjen vendimtare. -Ajo duhet te tregoje njohurite dhe te kuptuarit nga ana juaj te parimeve perkatese dhe teorive te se drejtes, marredheniet e tyre me njera-tjetren, si edhe cilesimet dhe kufizimet e tyre. -Ajo duhet te nxjerre ne pah aftesine tuaj per te zbatuar ligjin per faktet e dhena dhe per te arritur ne menyre logjike, si jurist, ne nje konkluzion te mbeshtetur nga premisat e zgjedhura.
-Ajo duhet te shprehe ne menyre te plote arsyet qe mbeshtesin perfundimet tuaja. -Megjithese duhet te jete e plote, ajo nuk duhet te jape informacion te tepert apo te diskutoje doktrinat ligjore qe nuk jane te nevojshme apo qe nuk lidhen me zgjidhjen e problemit. 8. Ç’nenkuptoni me fjalen premise? Fjala ‘premise’ sipas fjalorit ka kuptimin e nje diçkaje qe eshte thene me pare(nga e cila nxirret nje pohim i njohur ose)mbi te cilen mbeshtetet nje perfundim. Ekzistojne dy strategji teper te rendesishme qe nuk duhen harruar. E para, duhet te perdorni konkluzionet me probabilitet te larte gjate zgjedhjes se premisave. E dyta, duhet te shprehni qartesisht se cilat jane premisat tuaja. 9. Faktet kyçe Rekomandohet te ndiqni kater hapa per percaktimin e fakteve kyçe ne nje rast konkret/situate faktike: Hapi 1. Identifiko çdo shkak padie/ligjore qe mund te ngrihet nga faktet! Hapi 2. Percakto elementet e çdo shkaku padie/ligjor te identifikuar ne hapin 1! Hapi 3. Rendit te gjitha faktet qe mund te lidhen me elementet e padise/shkakut ligjor te identifikuar ne hapin 2! Hapi 4. Vlereso/ shqyrto se cili prej fakteve te rastit konkret perdoret per te percaktuar apo per te permbushur elementet e çdo shkaku padie/ligjor-faktet kyçe! 10. Çfare jane faktet? Llojet e fakteve kyçe? Fakt eshte nje ngjarje , dukuri a veprim qe ka ndodhur apo eshte bere ne te vertete; diçka e vertete- nje ndodhi reale perkunder nje opinioni apo interpretimi te dikujt per ate qe ka ndodhur. Ne nje padi/kerkim ligjor/akuze, fakti eshte nje informacion i pranishem ne çeshtje dhe qe lidhet me nje send, nje veprim,ngjarje apo rrethane. Llojet e fakteve kyçe: i. Fakte kyqe individuale. ii. Fakte kyçe te marra si grup – grup faktesh. 11. Çka percakton identifikimi i problemit Identifikimi i problemit/çeshtjes te paraqitur nga situata faktike eshte hapi i pare i procesit te analizes ligjore. Problemi ligjor duhet te njihet ne menyre te sakte perpara se te nise puna per zgjidhjen e tij. Identifikimi i problemit percakton edhe drejtimin qe do te marre kerkimi. Problemi eshte nje pyetje- pyetja ligjore qe ngrihet prej mosmarreveshjes. Çeshtja mund te zgjidhet vetem pasi ti jepet pergjigjie pyetjes ligjore. Problemet mund te ndahen ne tri grupe: a. Pyetja mbi ligjin qe gjen zbatim. b. Pyetja me te cilat shtrohet çeshtja se si gjen zbatim ligji. c. Pyetja ku ligji mund te mos zbatohet fare.
Elementet e nje problemi te identifikuar a. Ligji i zbatueshem b. Pyetja ligjore c. Faktet kyçe 12. Interpretimi literal Analiza literale ka per qellim te beje te kuptueshem vete tekstin, duke saktesuar kuptimin e termave dhe domethenien e tyre, nepermjet vendosjes ne fjali, struktures se tyre dhe shenjave te pikesimit. Dobia e kesaj analize bazohet ne idene se teksti shpreh saktesisht mendimin e ligjvenesit dhe se ky i fundit ka perdorur formulime plotesisht te pershtatshme per te shprehur mendimin e tij. Ky interpretim u referohet rregullave normale dhe te zakonshme ne perdorimin e gjuhes. 13. Interpretimi sipas qellimit te ligjvenesit Ratio legis, arsyea e te qenit ligj, qellimi qe ai ndjek, mund te qartesohen qe ne pjesen e preambules/hyrjes. Eshte thelbesore qe ne te kapim qarte ratio legis. Per ta identifikuar ligjin ne menyre objektive, ne duhet te mbeshtetemi te rastet e meparshme te ligjit/te historia e ligjit, çka do te thote te mbeshtetemi kryesisht te dokumentet shoqeruese te tij(relacionet, raportet) dhe, ne mungese te tyre ose me qellim plotesimin e tyre, te gjendja e fundit e ligjit te meparshem, me mendimin se ligjevenesi ka dashur te jete koherent. 14. Metoda logjike dhe sistematike te interpretimit te ligjit Metoda logjike dhe sistematike te interpretimit mbeshteten ne idene se ligji eshte koherent dhe i plote. Ato bejne te mundur percaktimin e kuptimit dhe te rendesis se ligjit, nepermjet deduksioneve te thjeshta logjike, duke mbajtur parasysh ratio legis dhe natyren e teksteve. Kjo eshte nje metode e perdor shpesh ne jurisprudencen e Gjykates Kushtetuese. 15. Interpretimi me Analogji Shpesh here quhet “argument a pari”, ka te beje, ne heshtje te ligjit, me deduktimin qe rrjedh nga ngjashmeria midis dy gjerve, dy te drejtave, dy situatave, si dhe nga ngjashmeria e regjimit juridik. Zgjerimi analogjik eshte nje interpretim qe lejon zbatimin e nje teksti per fusha apo per raste te cilat ai nuk i ka parashikuar. Analogjia eshte e perjashtuar kur rasti ne shqyrtim eshte i parashikuar me ligj. 16. Arsyetimi “a fortiori” Eshte ai arsyetim sipas te cilit ligji zbatohet “shume me teper” per nje situat qe ai nuk e ka parashikuar shprehimisht dhe kur ratio legis duket ende dhe me i adaptueshem ndaj ketyre situatave. Ky interpretim i referohet postulatit te racionalitetit te ligjit dhe bashkohet me aksiomen shume te njohur:”ai qe mund te beje me shume, mund te beje me pak”. 17. Arsyetimi a contrario
Korrespondon kryesisht me interpretimin e heshtjes se ligjvenesit. Argumentimi a contrario nuk eshte veçse nje mjet shtese /rezerve qe duhet bashkuar apo ballafaquar me metodat e tjera te interpretimit, veçanerisht me ratio legis. 18. Arsyetimi a coherentia Esht ai qe, duke nisur nga ideja se nje ligjevenes i arsyeshem nuk mund te rregulloje te njejten situat ne dy menyra te papajtueshme, deshiron ekzistencen e nje rregulli qe do te lejonte shmangien e njeres prej dy dispozitave qe provokojne antinomine. Duhet qe çdo tekst te interpretohet ne funksion te kontektit te tij, ne menyre qe mos te krijohet mangesi, as kontradikta me pjesen tjeter te teksteve qe jane realizuar ne ate fushe, madje dhe me teresine e sistemit juridik. 19. Çka e karakterizon analizen e nje memoje-kerkimi ligjor ne seksionin e analizes Seksioni i analizes- analiza ligjore e çeshtjes/çeshtjeve/çeshtja a. Problemi qe shtrohet: Fjalia hyrese b. Rregulli/norma ligjore. Paraqitni rregullin ligjor qe rregullon çeshtjen. Kjo mund te jete dispozite kushtetuese, dispozite ligjore, praktik gjyqesore, parim. c. Analiza/zbatimi. Paraqitni problemin dhe argumentoni zbatimin/aplikimin e normesligjore per faktet d. Kunderanaliza e. Perfundimi 20. Si paraqitet arsyetimi dialektik? Arsyetimi dialektik paraqitet si “nje bashkesi argumentesh, numri, cilesia dhe rregullimi i te cilave kane per qellim te krijojne bindje te personat te cileve u drejtohet. Midis ketyre argumenteve, fillimisht duhet te nenvizojme rendesine e argumenteve autoritare qe rrjedhin nga forca detyruese e ligjit, nga precedentet gjyqesor, nga opinionet e doktrines apo interpretimi administrativ. 21. Cilat jane dy kushtet qe duhet plotesuar qe nje vendim gjyqesor te jete autoritet detyrues per nje gjykate tjeter per tu mbeshtetur tek arsyetimi i bere ne ate vendim? Qe nje vendim gjyqesor te jete autoritet detyrues per nje gjykatet tjeter, per tu mbeshtetur tek aryetimi i bere me ate vendim duhet te plotesohen dy kushte: 1. Vendimi gjyqesor duhet te jete i lidhur dretperdrejt me çeshtjen, 2. Vendimi duhet te jete vendimi i gjykates Kushtetuese ose vendim i gjykates se larte(vendime unifikuese). 22. Ç’eshte pragrafi dhe nga cilat elemente perbehet? Paragrafi eshte nje grup fjalish qe shtjellojne te njejten ide. Paragrafet jane te rendesishem, sepse organizojne shkrimin sipas ideve; ata ia lehtesojne lexuesit te kuptuarit e materialit;
duke e ndare ate ne njesi me te thjeshta. Sa here nisni te adresoni nje ide apo teme te re, nisni nje paragraf te ri! Nje paragrafi i mire eshte: i njesuar, i organizuar dhe koherent. Elementet e paragrafit: 1. Fjalia hyrese identifikon temen iden argumentin e paragrafit. Zakonisht fjalia hyrese vendoset ne fillim te paragrafit. 2. Zhvillimi perbehet nga nje ose disa fjale te cilat e mbeshtesin dhe e zhvillojne temen e paraqitur ne fjaline hyrese. 3.Fjalia permbyllese paragrafi duhet te perfundoi me nje fjali permbyllese. Fjalia permbyllese duhet te permbledh temen, argumentin adresuar gjate zhvillimit. 23. Dallojme 3 lloje faktesh 1. Fakte te rendesishme per çeshtjen 2. Fakte rrethanore 3. Fakte kyçe 24. Interpretimi me ANALOGJI ka te beje me: a. Deduktimi qe rrjedh nga ngjajsherit midis dy gjerave, dy te drejtave, dy situatave si dhe ngjajshmeria e regjimit juridik. b. Hartimin e legjislacionit te punes dhe dallimit te vendosjes se termave c. Paqartesia dhe boshlleqet qe bejne te detyrueshem interpretimin 25. Perdorimi i struktures PRAP nenkupton: a. Problemi, rregulli, analiza, perfundimi b. Pjesa, rregulli, antiteza, perfundimi c. Projekti, realizimi, aplikimi, perfundimi 26. Silogjizma eshte? a. Menyre per te kundershtuar nje vendim(opinion gjyqesor) b. Forme llogjike themelore e te pergjithshmes per çdo zbatim te se drejtes c. Kunderanalize e projekteve komplekse te shkrimeve 27. Sipas profesorit E.Bertrand, dialektika juridike duhet te orientohet nga: a. Rendi juridik b. Drejtesia c. Debati gjyqesor 28. Pyetja komplekse: Shembull: “Perse tregu i lire eshte me teper efiçient se rregullimet e bera nga qeveria”? a. A eshte tregu i lire me teper efiçient se rregullimet e bera nga qeveria? b. Pse qeveria eshte me pak efiçiente se tregu i lire? c. Si eshte tregu i lire me teper efiçient se rregullimet e bera nga qeveria? 29. Kur ne nxitojme ta japim ne parim te zgjeruar apo nje rregull te pergjithshme me disa vezhgimeve faktike specifike kemi te bejme me a) Me ekzekutim te perkohshem te vendimit b) Kendveshtrime, modifkikme te verteta c) Pergjithsime te nxituara
30. Efekti I shkrimit te mire ligjor eshte ateher kur lexuesi mendon se ana a) Fleksibile, sintetike, deduktive b) E plote logjike dhe e organizuar mire c) E shperndar vizuele dhe verbale 31. Argumentu teologjik I referohet ? a) Arsyes se ligjit, synimit qe ka ligjvenesi. 32. Stimulimi I emocioneve vleresohet si ? a) Argumentim I pasakte 33. C’eshte analiza literale ? Analiza literale ka per qellim te beje te kuptueshem vete tekstin duke saktesuar kuptimin e termave dhe domethenien e tyre nepermjet vendosjes ne fjali, struktures se tyre dhe shenjave te pikesimit. U referohet rregullave normale dhe te zakonshme ne perdorimin e gjuhes, mbeshtetet ne nje kerkim leksilogjik dhe filologjik. 34. Modeli I shkrimit ligjor parashikues permban kater kritere, cilat jane ato ? Problemi, rregulli, analiza (aplikim) dhe perfundim. 35. Cilat jane sygjerimet e pergjithshme te kerkimit ligjor ne kontekstin e fazes se parashkrimit ? 1. Gjate kryerjes se kerkimit pergatisni dhe perdorni pikat e zgjuara. 2. Fillimisht identifikoni problemin/qeshtjen! 3. Bejeni kerkimin veqmas per qdo problem/qeshtje 4. Familjarizohuni ne ate fushe te ligjit 5. Gjeni ligjin qe rregullon kete pyetje 6. Gjeni praktiken gjygjesore jurisprudencen qe mund te zbatohet 7. Sigurohuni qe kerkimi eshte aktual 8. Nese arrin ne nje pike te vdekur , moralizoni problemin. 36. Ceshte ligji I zbatueshem ? Ligji I zbtueshem eshte ai ligj specifik qe rregullon mosmarreveshjen. Mund te jete: nje dispozite kushtetuese, marreveshje nderkombetare, ligj, akt nenligjor ose vendin gjygjesor. 37. Kunderanaliza ? Kunderanaliza eshte eksplorim per te zbuluar se si dhe pse nje specifik zbatohet ose jo per faktet e nje qeshtjeje. Eshte proces I zbulimit dhe konsiderimit te kunderargument per nje pozite apo argument ligjor. Perfshin identifikimin dhe vleresimin objektiv te pikave te forta dhe te dobta te qdo argumenti ligjor qe synoni te ngrini.
38. Numero karaktristikat e paragrafeve? 1. Uniteti 2. Argumentimi I plote 3. Koherenca/racionaliteti I brendshem 4. Segmentimi I paragrafit 5. Percaktimi I qellimit te paragrafit qe ne fillim te tij. 39. Sizmologjia ne arsyetimet juridike Aristoteli vinte perball njera tjetres silogjizmat analitike dhe silogjizmat dialektike. Ai i paraqiste ato si shprehje logjike te metodes deduktive te cilat duke u nisur nga pohime te pergjithshme, arrinin deduktimin ne konkluzione te veqanta. Pra silogjizma paraqitet si forme logjike themelore e pergjithshme per qdo zbatim te se drejtes. Pra eshte e vertete se rregulla e se drejtes per nga vete fakti i karakterit te saj te parashikueshem dhe te detyrueshem, paraqitet si nje premise e domosdoshme. Pra mund te themi se zbatimi i se drejtes bazohet mbi nje silogjizem ne nje forme te percaktuar dhe te qendrueshme, e cila e nxjerr konkluzionin juridik nga lidhja logjike e dy premisave. 40. Numeroni parimet themelore te shkrimit ligjor Pra parimet themelore te shkrimit ligjor jane: 1. Saktesia 2. Qartesia 3. Shkurtesia 4. Thjeshtesia 5. Toni juridik 41. Shkruani per parimet themelore te shkrimit ligjor ? Saktesia e shkrimit ligjor eshte karakteristike e hetuesit qe posedon veti te veqanta intelektuale. Te shkrush sakt do te thote te fokusosh qellimin e shkrimit ne nje pike qenderore. Kjo nenkupton qe me nje te lexuar behet e mundur te kuptuarit e permbajtjes se nje shkrimi te mire ligjor. Qartesia hartuesi i nje shkrimi ligjor ka te beje te jeti i qarte. Ai duhet ti shmang fjalet e paqarta, idete e pakuptimta, fjalite e nderlikuara. Nese ai nuk do ti respektoj keto lexuesi nuk e ka te qarte se qfare ka deshiruar te thote hartuesi i shkrimit ligjor. Shkurtesia paraqet nje etap te shkrimit korrekt ligjor. Shkurtesia nuk duhet te jete ne dem te qartesise dhe saktesise. Prandaj shkruaj gjate duke mos e shkruar asnje fjale me gjate. Pershkruaje permbajtjen e shkrimit ligjor me vetem fjalet e duhura. Shkruaj sa me ngjeshur qe te jete e mundur. Zgjedh fjalet nenet, vendimet, paragrafet dhe titujt qe jane sa me te shkurter qe te jete e mundur. Perfundo fjaline me qeshtjen e theksuar. Ne tituj theksoje qeshtjne pas nje titulli shpjego se si qeshtja e theksuar ne tituj eshte e mbeshtetur nga teksti qe pason. Kufizo se cili paragraf ne nje qeshtje nder to secili argument ne kater pjese. 42. Struktura skeletore dhe korniza organizative e shkrimit ligjor. Ketu jepen tri aspekte te parashtrimit ne linja te pergjithshme 1. Vlera e pikave kryesore 2. Krijimi i pikave kryesore 3. Perdorimi i pikave kryesore.
AKTAKUZA E PROKURORIT PA ZBATIMIN E HETIMIT Emërtimi i prokurorisë Emërtimi i gjykatës Në bazë të nenit 46 paragrafi 1 dhe nenit 304 paragrafi 1 të KPPPK paraqes këtë
AKTAKUZE
Kundër të pandehurit HH nga Podujeva, rruga ______ , nr, i lindur me _____ ne i biri i dhe e gjinisë _____ jeton në Podujevë rruga____ nr _____, shqiptar, shtetas i Republikës e Kosovës, i martuar, babe i tre fëmijëve te mitur, i papune, i dënuar me pare me aktgjykimin e Gjykatës Komunale në me aktgjykimin P. nr. date , për veprën penale Vjedhje e rende nga neni 253 paragrafi 1 nën paragrafi 1 të KPPK me dënim 6 muaj burgim, ka vuajtur dënimin, ndaj atij nuk zbatohet procedure për ndonjë vepër tjetër penale, ne ndalim policor nga data 10.08.2008 në ora 05,00, Sepse Me 08.08. 2008, në ora 04.00, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete, morri pasurinë e huaj te luajtshme, në atë mënyrë që së pari kaloi murin rrethues të oborrit të shtëpisë së të dëmtuarit GG, që gjendet në Podujevë rruga Nr , e pastaj me shofer metali theu drynin në derën hyrëse të kuzhinës verore të të dëmtuarit dhe nga aty morri një televizor të markës “ Soni” në vlerë prej 120 euro dhe u largua nga vendi duke hapur nga brenda derën hyrëse të oborrit, Me çka ka kryer veprën penale Vjedhje e rendë nga neni 253 paragrafi 1 nenparagrafi 1 i KPPK prandaj
Propozoj
Qe pranë asaj gjykate të caktohet dhe mbahet shqyrtimi gjyqësor ne te cilin do te thirren Prokurori publik komunal ne Prishtine, I pandehuri HH tani në ndalim policor në Stacionin e Policisë në Podujevë, Mbrojtësi i të pandehurit SS, avokat nga Podujeva, I dëmtuarit GG nga Podujeva rruga Dëshmitari SF nga Podujeva rruga nr._____nr_____. Qe gjykata në procedurën e provave të vështroj foto-dokumentacionin e përpiluar nga Policia, Stacioni Policor në Podujevë nr. ________ datë ___________ të lexojë vërtetimin mbi marrjen e përkohshme të sendit dhe vërtetimin mbi kthimin e sendit të dëmtuarit, Që ndaj të pandehurit të
caktohet paraburgimi për arsyet nga neni 281 paragrafi 1 nënparagrafet 1 dhe 2 pika (iii) Që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor gjykata të pandehurin ta shpall fajtor për veprën e akuzuar për atë dhe ta gjykojë në bazë të ligjit.
Arsyetim
Dyshimi i arsyeshëm se i pandehuri ka krye veprën penale për të cilën e akuzoj, rrjedhë nga provat e mbledhura në procedurën paraprake dhe kallëzimi penal i Stacionit të Policisë në Podujevë. Nga këto prova, vërtetohet se i pandehuri ditën dhe kohën e përshkruar në dispozitë me qellim përvetësimi të kundërligjshëm morri pasurinë, televizorin, e të dëmtuarit pasi me parë kaloi murin rrethues të oborrit dhe me shufër hekuri theu drynin në kuzhinën verore të të dëmtuarit. Dëshmitari, SF i deklaroi policisë se ishte në shtëpinë e tij, ai është fqinjë i parë i të dëmtuarit, dhe se rreth orës 04,00 kishte dëgjuar një krisme qe vinte nga oborri i te dëmtuarit dhe për ketë kishte shkuar ne katin e dyte dhe kishte parë një person duke dalë nga kuzhina verore e të dëmtuarit me televizor në dorë. Menjëherë për ketë kishte thirre me telefon policinë. Pastaj e kishte thirre me telefon edhe të dëmtuarin. I dëmtuari deklaroi se dera hyrëse e kuzhinës verore ishte e mbyllur me dry dhe se rreth orës 04,00 e kishte thirre me telefon dëshmitari SF duke i thëne se dikush është në oborrin e tij. Pasi ka dale ne oborr ka pare në toke pranë derës se kuzhinës verore drynin e thyer dhe një shufër hekuri. Rreth orës 05,00 në shtëpinë e tij ka ardhur policia dhe ka fotografua vendin e ngjarjes, ka marr drynin dhe shufrën e hekurit. Me datën 07.08.2008 policia i ka kthye televizorin. Televizorin e ka ble para dy muajsh me çmim prej 120 euro. Nga foto-dokumentacioni i vendit të ngjarjes vërtetohet se shtëpia e te dëmtuarit është e rrethuar me mur, se dera e kuzhinës se te dëmtuarit është e hapur dhe pranë saj ne toke është gjetur dryni i thyer dhe një shufër hekuri. I pandehuri ne deklaratën e vet dhëne ne polici, ne prezencën e mbrojtësit, pranoi se ka hyrë në oborrin e shtëpisë së të dëmtuarit duke kaluar murin, ka thyer drynin në derën e një lokali dhe nga aty ka marre një televizor dhe se në momentin, kur ishte larguar afro 200 metra nga shtëpia ishte arrestua nga policia. Për televizorin e marre policia i kishte dhëne vërtetim me shkrim. Deklaroi se është i gjendjes se varfër, i papunë dhe se ka pasur për qëllim që televizorin ta shesë dhe blejë ushqim për familjen. Te gjitha këto janë prova te pranueshme dhe vërtetojnë ekzistimin e dyshimit të bazuar se i pandehuri ka krye veprën penale për të cilën e akuzoje dhe se nuk ka rrethana që përjashtojnë përgjegjësinë e tij penale prandaj ai penalisht është përgjegjës për veprën e kryer. I pandehuri ishte i dënuar me parë për vepër të njëjtë penale dhe ka vuajtur dënimin gjashtë muaj burgim. Dënimi i mëparshëm ndaj tij nuk ka arrit qëllimin e dënimit dhe duke pasur parasysh se
përsëri ka kryer vepër penale kundër pasurisë ekziston frika e bazuar se ai po të jetë në liri do të përsëris veprën penale prandaj edhe propozimi për caktimin e paraburgimit është i bazuar. Në bazë të të gjitha këtyre kjo aktakuzë është me vend dhe e bazuar ne ligj. PROKURORI PUBLIK