Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor për KOSOVË
Korrik 2004 © Shoqata e Avokatëve Amerikan
Deklaratat dhe analizat e paraqitura në këtë dokument, paraqesin punën e Shoqatës së Avokatëve Amerikan – Iniciativa Ligjore për Europën Qendrore dhe Euroazinë (ABA/CEELI), për përmbajtjen e të cilave edhe është përgjegjëse. Bordi i Drejtorëve i Shoqatës së Avokatëve Amerikan, as nuk e ka shqyrtuar e as sanksionuar përmbajtjen e këtij dokumenti. Bazuar në këtë, pikëpamjet e shprehura nuk duhet të kuptohen se i përfaqësojnë politikat e ABA. Për më shumë, asnjë përmbajtje në këtë raport nuk duhet të konsiderohet si dhënje e këshillave juridike për rastet specifike, ndërsa lexuesi është vet përgjegjës për nxjerrjen e ndonjë këshille nga ky dokument përmes këshilltarit të vet juridik. Këtë botim e ka mundësuar përkrahja e dhënë nga Misionin i Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar i SHBA-ve (USAID), bazuar në Marrëveshjen për Bashkëpunim Partneriteti nr. 167-A-00-04-00103-00 dhe Marrëveshjen e Bashkëpunimit në mes të Drejtuesve, nr. ENI-A-00-00-00003-00 dhe ABA6004407. Mendimet e shprehura këtu janë mendimet e autorit(ve) dhe nuk i pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të SHBA-ve.
ISBN: 1-59031-443-3 Shtypur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Të drejtat autoriale © 2004 i ka Shoqata e Avokatëve Amerikan, Iniciativa Ligjore për Europën Qendore dhe Euroazinë 740 15th Street, NW, Washington, DC 20005 www.abaceeli.org
Përmbajtja HYRJE...................... HYRJE............................... .................. .................. .................. .................. ................... ................... .................. .................. .................. .................. .................. .................. ............. I HISTORIA E SHKURTËR E KOSOVËS............... KOSOVËS......................... ................... .................. .................. .................. .................. .................. .................. ........... 1 PËRMBLEDHJE PËRMBLEDHJE E KONKLUZIONEVE.......... KONKLUZIONEVE.................... ................... .................. .................. .................. .................. .................. .................. ................ ....... 7 TABELA E KORELACIONEVE KORELACIONEVE TË FAKTORËVE .................. ........................... .................. .................. .................. .................. .................. ........... 7 I.
LIRITË DHE GARANCITË PROFESIONALE .................. ........................... .................. .................. .................. .................. ................... ................... ............. 9 Faktori 1: Mundësia që lirisht të ushtrohet profesioni ligjor........ ligjor ................. .................. .................. ................... .................. ........ 9 Faktori 2: Imuniteti profesional .................. ........................... .................. .................. .................. .................. .................. .................. ................... ............. ... 10 Faktori 3: Qasja tek klientët.............. kl ientët....................... .................. .................. .................. .................. .................. .................. .................. ................... ............. ... 11 Faktori 4: Fshehtësia avokat - klient .................. ........................... .................. .................. .................. .................. .................. ................... ............. ... 13 Faktori 5: Barazia e palëve................... palëve............................ ................... ................... .................. .................. .................. .................. .................. ................. ........ 14 Faktori 6: E drejta e përfaqësimit të palëve......................... palëve.................................. .................. .................. .................. .................. .............. ..... 17
II. ARSIMIMI, TRAJNIMI DHE HYRJA (PRANIMI) NË PROFESION .................. ........................... .................. ................... ................... ......... 18 Faktori 7: Kërkesat akademike...................... akademike................................ ................... .................. .................. .................. .................. .................. ................. ........ 18 Faktori 8: Përgatitja për ushtrimin e profesionit ligjor ................. .......................... .................. .................. ................... ................ ...... 20 Faktori 9: Procesi kualifikues.................. kualifikues........................... .................. .................. .................. .................. .................. .................. ................... ................ ...... 22 Faktori 10: Organi licensues.................. licensues........................... ................... ................... .................. .................. .................. .................. .................. ................. ........ 25 Faktori 11: Pranimi në bazë të mosdiskriminimit.................. mosdiskriminimit........................... .................. .................. .................. .................. .............. ..... 26 III. KUSHTET DHE STANDARDET E USHTRIMIT TË PROFESIONIT ................. .......................... .................. ................... ................... ......... 27 Faktori 12: Formimi i profesionit të pavarur ligjor ................. .......................... .................. .................. ................... ................... ............ ... 27 Faktori 13: Resurset dhe kompensimi..................... kompensimi.............................. .................. .................. .................. .................. .................. ................. ........ 28 Faktori 14: Arsimimi i vazhdueshëm ligjor...................... ligjor............................... .................. .................. .................. ................... ................... ......... 30 Faktori 15: Përfaqësimi i pakicave dhe ai gjinor................... gjinor............................ .................. .................. .................. ................... ............. ... 31 Faktori 16: Etika dhe sjellja sjel lja profesionale........................ profesionale................................. .................. .................. .................. ................... ................... ......... 32 Faktori 17: Procedurat dhe sanksionet disiplinore .................. ........................... .................. .................. ................... ................... ......... 35 IV. SHËRBIMET JURIDIKE .................. ........................... .................. ................... ................... .................. .................. .................. .................. .................. ................. ........ 37 Faktori 18: Shërbimet juridike në dispozicion.................... dispozicion............................. .................. .................. .................. ................... ................ ...... 37 Faktori 19: Shërbimet juridike për personat në pozitë të pafavorshme pafavorshme .................. ........................... .............. ..... 38 Faktori 20: Zgjidhja alternative e kontesteve.................. kontesteve........................... .................. .................. .................. ................... ................... ......... 40 V. SHOQATAT PROFESIONALE .................. ........................... ................... ................... .................. .................. .................. .................. .................. .................. ............. 41 Faktori 21: Qeverisja organizative dhe pavarësia .................. ........................... .................. .................. .................. .................. ............. 41 Faktori 22: Shërbimet për anëtarë .................. ........................... .................. .................. .................. .................. .................. ................... ................ ...... 43 Faktori 23: Interesi publik dhe programet e vetëdijësimit.................... vetëdijësimit............................. .................. ................... ................ ...... 45 Faktori 24: Roli në reformën ligjore ................... ............................ .................. .................. .................. .................. .................. .................. .............. ..... 46 LISTA E SHKURTESAVE......... SHKURTESAVE.................. .................. .................. .................. .................. .................. .................. .................. .................. ................... ................... ......... 47
HYRJE Shoqata e Avokatëve Amerikan/Iniciativa Ligjore për Europën Qendore dhe Euroazinë (ABA/CEELI) e ka zhvilluar “Indeksin mbi Reformën e Profesionit Ligjor” (IRPL) në mënyrë që ta analizojë procesin e reformimit në mesin e avokatëve nga demokracitë më të reja. IRPL bazohet në serinë e 24 faktorëve të cilët burojnë nga standardet e pranuara ndërkombëtarisht për profesionin e avokatit, të identifikuar nga organizatat sikur ajo e Kombeve të Bashkuara dhe Këshilli i Europës. Faktorët për IRPL, shërbejnë si vlera matëse për çështjet kyçe, siç janë, liritë dhe garancitë profesionale; arsimimi, trajnimi dhe hyrja në atë profesion (pranimi në profesion); kushtet dhe standardet e ushtrimit të profesionit; shërbimet juridike dhe shoqatat profesionale. Ky indeks, për qëllim primar e ka që ta bëjë të mundur për ABA/CEELI-n ose për ofruesit ose financuesit e ndihmës juridike, dhe demokracitë e reja, që vet të zbatojnë programe reformuese më të mira dhe për përcjelljen më të mirë të përparimeve drejt krijimit të profesionit të avokatit i cili do të ishte më etik, më efektiv dhe më i pavarur. Krahas kësaj, IRPL së bashku me Indeksin e Reformës Gjyqësore (IRJ) të ABA/CEELI-t, do të ofrojnë të dhëna lidhur me çështjet e ndërlidhura siç janë, korrupcioni, zotësia e sistemit juridik që t’i zgjidhë konfliktet, të drejtat e pakicave dhe reformimi i arsimimit juridik. Vlerësimet e IRPL nuk përmbajnë komente vështruese mbi gjendjen e përgjithshme të profesionit të avokatit në vendin përkatës, ashtu siç ndodhë në, Raportin mbi të Drejtat e Njeriut të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve dhe në Raportin mbi S htetet në Tranzicion të Freedom House. Para së gjithash, ky vlerësim i identifikon kushtet specifike, dispozitat ligjore dhe mekanizmat ekzistues në sistemin juridik të vendit, dhe bëhen vlerësimet mbi atë se si dhe sa ndërlidhen këto me kriteret specifike për reforma gjatë kohës së kryerjes së këtyre vlerësimeve. Krahas kësaj, duhet bërë me dije se ky proces analitik nuk është ndonjë hulumtim statistikor. IRPL bazohet në shqyrtimin e normave juridike relevante, diskutimet me grupet joformale, intervistat me informuesit kyç dhe bazohet në të dhënat ekzistuese relevante. Para së gjithash, është hulumtim ligjor më rëndësi shumë të madhe i cili ndalet veçmas në informacione të ndryshme të cilat e përshkruajnë sistemin juridik të vendit për periudhën e caktuar kohore nga këndvështrimi i profesionit të avokatit.
Shtrirja e vlerësimit Vlerësimi i reformës së profesionit ligjor ndeshet me dy sfida kryesore. E para është përkufizimi i nocioneve “profesionist ligjor” dhe “avokat”. Titulli “Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor” deri diku nuk është i drejtë. IRPL vëmendjen ia përkushton avokatit; mirëpo shumica e profesioneve ligjore në botë janë të ndara nëpër kategori të ndryshme. Për shembull, Këshilli i Europës i fut në një listë disa kategori të ndara të profesionistëve ligjor, përfshirë këtu gjyqtarët, prokurorët, avokatët, noterët, dhe referentët ekzekutues të gjykatave. Në hulumtimin e vet ABA/CEELI ka mundur t’i përfshijë edhe këto profesione, ndoshta edhe disa tjera, mirëpo, vlerësimi rezultues me gjasa do të bëhej, ose tepër kompleks ose sipërfaqësor. Në mënyrë që i tërë procesi vlerësues i IRPL të mund të drejtohej dhe ta ruaj aplikueshmërinë dhe mbartshmërinë e tij globale, ABA/CEELI-i ka vendosur të përqendrohet vetëm në profesionet themelore të sistemeve juridike; p.sh., profesionet të cilat përgjithësisht janë qendrore për funksionimin e sistemeve demokratike dhe të ekonomisë së tregut. Si rezultat i kësaj, CEELI i ka eliminuar profesionet siç janë: profesioni i noterit, dhe referentëve të gjykatave, për shkak të variacioneve dhe kufizimeve të roleve të tyre prej një vendi në tjetrin. Përveç kësaj, ABA/CEELI ka vendosur t’i heq gjyqtarët dhe prokurorët nga mbulimi i këtij vlerësimi, gjithnjë me qëllim që ta fokusoj këtë mjet teknik në profesionin kryesor, përmes të cilit, qytetarët i mbrojnë interesat e veta ndaj shtetit. Avokatët e pavarur, për dallim nga gjyqtarët dhe prokurorët, nuk janë degë e pushtetit. Krahas kësaj, ABA/CEELI e ka zhvilluar IRGJ-në i cili përqendrohet në procesin e reformimit të gjyqësive të demokracive të posalindura. Në një moment të caktuar, CEELI do të mund ta merr parasysh krijimin e një nj ë mjeti vlerësues edhe për prokurorë. p rokurorë.
i
Pas vendosjes se cilat kategori të profesioneve në lëminë e drejtësisë do t’i analizojë IRPL, për ABA/CEELI-n kishte mbetur çështja e përkufizimit të termit “avokat”. Në Shtetet e Bashkuara dhe në disa vende tjera, avokatët përbëjnë një kategori të veçantë të profesionistëve. Mirëpo, në shumicën e vendeve tjera, avokatët edhe më tej ndahen në disa grupe të definuara sipas të drejtës së përfaqësimit para gjykatave. Për shembull në Francë, janë tri kategori kryesore të juristëve avokatë: avocat , avoués à la Cour , dhe advocates aux Conseils . Avocat është juristi/avokati me të drejta të plota të paraqitjes në të gjitha gjykatat, i cili mund të jepë këshilla dhe përfaqësojë klientët pranë të gjitha gjykatave, ndërsa drejtpërdrejt udhëzohet nga klientët e vet dhe zakonisht në gjykata paraqitet në emër dhe për llogari të klientit. A voués à la Cour gëzon monopol mbi të drejtën e paraqitjes së kërkesës (përgjigjjes në padi), pranë gjykatës së apelit, përveç për rastet penale dhe të punësimit të cilat i bën së bashku me avocat . Më së shpeshti, avoués à la Cour , vetëm i paraqet kërkesat por nuk i përfaqëson ato në gjykatë. Ai/ajo nuk ka kurrfarë të drejtash pranë cilësdo gjykatë tjetër. A dvocates aux Conseils i përfaqësojnë klientët si me shkrim ashtu edhe gojarisht pranë Gjykatës së Kasacionit dhe Conceil d’Etat (gjykatës më të lartë administrative në Francë). Tyrell dhe Yaqub, The Legal Professions in the New Europe , 1996 (Profesioni Ligjor në Europën e re). Përveç të drejtës së përfaqësimit në gjykatë, disa faktorë tjerë edhe më tej e kanë komplikuar përpjekjen për definimin e termit “avokat”, duke përfshirë këtu një numër të madh avokatësh qeveritar dhe të ndërmarrjeve të cilët nuk konsiderohen si profesionistë të pavarur, si dhe praktikën e disa vendeve në të cilat lejohet që personat pa shkollim juridik t’i përfaqësojnë klientët. Këto çështje kanë prodhuar dilema në atë se, po qe se ABA/CEELI do të fokusohej ekskluzivisht vetëm në avokatët (të njohur përgjithësisht si ata profesionistë të cilët e kanë të drejtën e përfaqësimit në gjykimet penale), ky do të mund të ishte një vlerësim i saktë për një segment, ndoshta të vogël por të zakonshëm, të profesionit ligjor në përgjithësi, por, do ta lente jashtë këtij vlerësimi shumicën e avokatëve të pavarur, prandaj edhe do të bënte që lexuesi ta fitojë një përshtypje të gabuar për reformimin e profesionit ligjore. Për shembull, sipas Këshillit të Odave dhe Shoqatave të Avokatëve të Unionit Europian (CCBE), në vitin 2002 në Poloni, profesionin e avokatit e kanë ushtruar 22,048 persona. Nga ai numër, vetëm 5,315, ose 24% prej tyre ishin avokatë. Në anën tjetër, po qe se IRPL do t’i përfshinte të gjithë personat e kualifikuar për ushrimin e profesionit, kjo gjithashtu do të mund të krijonte pasqyrë të gabuar, për shkak se, do të përfshinte personat që nuk janë avokatë, dhe ata avokatë të cilët nuk e ushtrojnë profesionin. Me qëllim që ky vlerësim të jetë relativisht gjithëpërfshirës, por megjithate i thjeshtë, ABA/CEELI ka vendosur që në IRPL të përfshijë tërësinë e avokatëve penalistë dhe civilistë, pra të gjithë ata të cilët e ushtrojnë këtë profesion dhe të cilët e kanë të mbaruar fakultetin juridik të pranuar dhe të cilët rregullisht dhë në mënyrë të pavarur e ushtrojnë profesionin ligjor, p.sh., duke përjashtuar këtu avokatët qeveritar dhe të ndërmarrjeve. Përveç kësaj, për shkak se disa nga faktorët kanë të bëjnë vetëm me avokatët, ABA/CEELI ka vendosur që tërësinë e avokatëve ta trajtojë më gjërësisht apo më ngushtë, varësisht nga faktori në fjalë.
Metodologjia e ABA/CEELI-t ABA/CEELI-t Sfida e dytë më e rëndësishme, dhe e ballafaquar gjatë vlerësimit të profesionit të avokatit kishte të bënte me përmbajtjen dhe mjetet. Edhepse ABA/CEELI ishte në mundësi të huazojë shumë nga IRGJ kur është fjala te struktura dhe procesi i përpilimit, kishte një pamjaftueshmëri për sa i përket hulumtimit të reformës ligjore. Intenca e hulumtimeve sado të kufizuara, ishte koncentrimi në gjyqësi, duke përjashtuar përbërësit tjerë të sistemit juridik, siç janë avokatët dhe prokurorët. Sipas dijetarit të demokracisë Thomas Carothers, “promovuesit e sundimit të së drejtës, mëtojnë ta marrin si detyrë institucionale sundimin e së drejtës; duke e vënë theksin primar në gjyqësinë”. Carothers, Promoting the Rule of Law Abroad: the Knowledge Problem (Promovimi i Sundimit të së Drejtës Jashtë Vendit: Problemi i Diturisë) , CEIP Seritë mbi Sundimin e së Drejtës, Nr. 34 (janar 2003). Për më tepër, sikurse në IRGJ, ABA/CEELI ka nxjerrë përfundimin se shumë faktorë, që kanë të bëjnë me vlerësimin e profesionit ligjor, janë të vështirë për t’u matur dhe se “të [m]bështeturit në kriteret subjektive dhe jo ato objektive...është i ndjeshëm për kriticizmin.” ABA/CEELI, Indeksi i Reformës Gjyqësore: Udhëzuesi për Vlerësuesit e IRGJ (2001).
ii
Për krijimin e kritereve për vlerësim për IRPL, mungesën e hulumtimit ABA/CEELI e ka kompensuar duke u mbështetur në standardet ndërkombëtare, sikurse janë Parimet Themelore të Kombeve të Bashkuara mbi Rolin e Avokatëve dhe Rekomandimet e Këshillit të Europës për Profesionin e Avokatit, por edhe duke u mbështetur në përvojën më shumë se dhjetë vjeçare të zhvillimit teknik të ABA/CEELI-it. Duke u mbështetur në këto dy burime, ABA/CEELI e ka përpiluar një seri të 24 deklarimeve synuese/aspiruese të cilat ofrojnë indikacionet për zhvillimin e një profesioni etik, efektiv dhe të pavarur të avokatit. Për të ndihmuar vlerësimin e këtyre faktorëve, ABA/CEELI e ka përgatitur një doracak i cili ofron shpjegimet për faktorët dhe standardet ndërkombëtare nga të cilat burojnë, pastaj, sqarimet mbi terminologjinë dhe është një udhëzues fleksibil nëpër lëmitë e hulumtuara. Një theks i veçantë i është bërë shmangies së koncepteve të sistemit anglosakson, e të cilat ndërlidhen me strukturën dhe funksionimin e profesionit të avokatit. Prandaj janë futur disa faktorë që për avokatin amerikan ose europian mund të jenë të panjohur, dhe duhet të bëhet e qartë se qëllimi ishte të kapen elementet më të mira të cilat mund t’i ofrojë tradita ligjore. Kategoritë kryesore i adresojnë liritë dhe garancitë profesionale; shkollimin, trajnimin, shërbimet juridike dhe shoqatat profesionale. Në krijimin e IRPL, ABA/CEELI ka pasur mundësi ta shfrytëzojë përvojën e krijuar gjatë krijimit të IRGJ-së dhe metodën vlerësuese më të re, atë të KEDKG ( CEDAW) (Konventës për Eliminimin e Diskriminimit Kundër Gruas)1, dhe këtë e ka bërë në disa mënyra. Për shembull, IRPL e ka huazuar mekanizmin e IRGJ-së për “notimin”, prandaj edhe ishte në pozitë ta menjanojë debatin e brendshëm, të ndërlikuar dhe kundërthënës, i cili ishte shfaqur gjatë krijimit të IRGJ. Shkurt, IRGJ dhe tani IRPL, i shfrytëzon vlerësimet specifike-cilësore – faktoriale; mirëpo, të dyja këto metoda vlerësimi i anashkalojnë përpjekjet për notimin e progresit të reformave në nivel të vendit, për shkak se notimi i përgjithshëm do të ishte kundërproduktiv. 2 Secili faktor apo deklarim në IRPL, është i kategorizuar në njërën nga tri vlerat: pozitive, neutrale, ose negative . Këto vlera e pasqyrojnë vetëm marrëdhënjen në mes të faktorit/deklaratës dhe ligjit dhe praktikave të vendit që kanë të bëjnë me profesionin e ligjor. Aty ku deklaratat korrespondojnë fuqishëm me realitetin ekzistues të vendit në fjalë, këtij vendi i jepet nota “pozitive” për atë deklaratë. Mirëpo nëse kjo deklaratë nuk është fare përfaqësuese e kushteve të atij vendi, atëherë i jepet nota “negative”. Nëse kushtet e vendit korrespondojnë në disa mënyra por jo në tjerat, atëherë i jepet nota “neutrale.” Rezultatet e 24 vlerësimeve të ndara janë mbledhur në një format të standardizuar për secilin vend të vlerësuar nga IRPL. Njësoj sikurse në IRGJ, aty është dhënë korelacioni i vlerësuar dhe përmbledhja e shkurtë e cila i përshkruan bazat për dhënjen e përfundimit pas secilit faktor veç e veç. Krahas kësaj, aty është përfshirë edhe analiza e thellë me hollësitë lidhur me çështjet e ndryshme të involvuara. Përfshirja në katalog e të dhënave në këtë mënyrë, e lehtëson inkorporimin e tyre në bazën e të dhënave, dhe i lejon shfrytëzuesit që lehtë t’i krahasojnë dhe të bëjnë dallimin për sa i përket vendeve dhe fushave specifike, ndërsa për shkak se IRPL të azhurohen me risitë atëherë edhe për vendin në fjalë. Ekzistojnë dy arsye për huazimin e procesit vlerësues të IRGJ-së, “notimi” dhe formati. E para ka të bëjë me thjeshtësinë. Përpunimi i metodologjisë së testuar të IRGJ-së ka mundësuar zhvillim më të shpejtuar të IRPL. E dyta është njëtrajtshmëria. Krijimi i formave uniforme i mundëson ABA/CEELI-t që eventualisht t’i shënojë në mënyrë reciproke informacionet e mbledhura nga IRPL, në strukturën ekzistuese të informacioneve të IRGJ-së. Kjo do t’i mundësojë ABA/CEELI-it të ofrojë një pasqyrë më të kompletuar të reformës ligjore të vendeve të synuara. 1
KEDKG është shkurtesa për Konventën e KB-se për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Kundër Gruas. CEELI e ka krijuar mjetin e KEDKG në vitin 2001-2002.
2
Për më shumë hollësi mbi këtë çështje, çështje, lexo C.M. Larkin, “Judicial Independence and Democratization: A Theoretical and Conceptual Analysis, (Pavarësia e Gjyqësisë dhe Demokratizimi: Analiza Teorike dhe Konceptuale” 44 American Journal of Comparative Law (Revista Amerikane për të Drejtën Komparative). 605, 611 (1996).
iii
Dy risitë që e kanë ndërtuar përvojën e IRGJ, janë krijimi i Komisionit për Korelacion dhe shfrytëzimi i grupeve joformale (të fokusit). Me qëllim të ofrimit të një konsistence më të madhe të faktorëve të ndërlidhur (korelacionit), ABA/CEELI e ka formuar komitetin i cili përfshinë vlerësuesin dhe stafin e zgjedhur të ABA/CEELI, DC. Koncepti i këtij komiteti është të ofrojë perspektivën komparative për përvojën e vlerësuesit të vendit specifik dhe të ofrojë një mekanizëm për notim konsistent gjatë vlerësimeve që i bëhen një vendi. Përdorimi i grupeve joformale të cilat përbëhen jo vetëm nga avokatët, por edhe nga gjyqtarët, prokurorët, prokurorët, përfaqësuesit e OJQ-ve dhe zyrtarëve tjerë shtetëror, e kanë për qëllim ndihmesën në vrojtimin e çështjeve dhe rritjen e shkallës së saktësisë së përgjithshme të vlerësimit. Sociologët mund të argumentojnë se disa kritere do të mund të vërtetoheshin më së miri përmes anketimit të opinionit publik ose përmes intervistimeve më të gjata të avokatëve dhe personelit gjyqësor. Duke qenë të ndjeshëm për sa i përket kostos dhe kufizimeve kohore, ABA/CEELI kishte vendosur që t’i strukturojë këto çështje në atë mënyrë që përgjigjet do të ipeshin në mënyre efektive përmes pyetjeve të kufizuara që do t’u drejtoheshin avokatëve të lëmive të ndryshme, gjyqtarëve, gazetarëve dhe vëzhguesve të jashtëm, të cilët posedojnë njohuri të theksuar të sistemit juridik. Në përgjithësi, intenca e IRPL-së është që të implementohet shpejtë nga një ose më shumë specialistë të drejtësisë të cilët kanë njohuri të përgjithshme për vendin dhe regjionin dhe të cilët mbledhin informata objektive dhe i zhvillojnë intervistat e nevojshme për vlerësimin e secilit faktorë veç e veç. IRPL ishte përgatitur me qëllim të përmbushjes së disa funksioneve. Së pari, ABA/CEELI dhe ofruesit tjerë të ndihmës në lëminë e sundimit të së drejtës, do të kenë mundësi t’i përdorin këto rezultate për të hartuar programe më efektive të cilat do ta përmirësojnë cilësinë e përfaqësimit të pavarur ligjor. E dyta, IRPL do t’ju mundësojë organizatave donatore, politik-bërësve, OJQ-ve dhe organizatave ndërkombëtare që t’i gjejnë informatat, të cilat zakonisht vështirë gjinden, mbi strukturën, natyrën dhe statusin e profesioneve të drejtësisë në vendet në të cilat implementohet IRPL. Së treti, i kombinuar me Indeksin e Reformës së Sistemit Gjyqësor (IRGJ) të CEELI-t, ky IRPL do t’i kontribojë të kuptuarit gjithëpërfshirës të asaj se si funksionon në praktikë sundimi i së drejtës. E katërta është se rezultatet e IRPL mund të shërbejnë edhe si shtytëse të iniciativave të avokaturës lokale sikur ato që kanë të bëjnë me fushatat për vetëdijësimin e publikut lidhur me rolin e avokatit në shoqërinë demokratike, çështjet e të drejtave të njeriut, shkrimin legjislativ dhe aktivitete elementare të avokaturës, për ta përmirësuar nivelin e përshtatshmërisë së pushtetit me standardet e njohura ndërkombëtare për profesionin ligjor.
Mirënjohjet ABA/CEELI dëshiron ta falenderojë ekipin i cili e ka krijuar konceptin dhe projektin për IRPL, përfshirë këtu koordinatorët e projektit Claude Zullo, Drejtor i Programeve të ABA/CEELI-it për Kaukaz, dhe Andrew Solomon, Bashkëdrejtor i Zyrës për Hulumtime Ligjore të ABA/CEELI, Michael Maya, Zëvendës Drejtor dhe Drejtor Regjional për SHRP, dhe Cristina Turturica, Bashkëpunëtore Profesionale e ABA/CEELI-t dhe Gavin Weise, Bashkëpunëtor Profesional i Programit të ABA/CEELI-t. Gjatë procesit një vjeçar, kontributet dhe komentet i kanë dhënë një numër ekspertësh të ndryshëm në çështjet e profesionit ligjor. ABA/CEELI dëshiron t’i falenderojë drejtuesit ekzekutiv David Tolbert, ish-Drejtor Ekzekutiv; Mary Greer, Drejtoreshë e Programit për të Drejtën Penale të ABA/CEELI-it dhe Koordinatore e Seksionit për Reformën e Profesionit Ligjor; dhe Scott Carlson, ish-Drejtor Regjional për Europën Lindore dhe Koordinator i Seksionit për Reformën Gjyqësore, për shqyrtimin e verzioneve fillestare të faktorëve dhe strukturës së IRPL. Krahas tyre, ABA/CEELI dëshiron të falenderojë anëtarët e grupit të ekspertëve për IRPL, të cilët kanë ndihmuar revidimin e strukturës dhe faktorëve fillestar të IRPL, përfshirë Kathleen Clark, Kathryn Hendley, Stéphane Leyenberger, William Meyer, Avrom Sherr, Christina Storm, Roy Stuckey, Rupert Wolff, dhe posaçërisht, Mark Dietrich, i cili më vonë e ka implementuar fazën eksperimentale të IRPL. Në fund, ABA/CEELI dëshiron të falenderojë avokatët e vendit anëtarë të stafit të cilët kanë participuar në procesin e krijimit, përfshirë këtu Marin Chicu (Moldavi), iv
Tatiana Chernobil (Kazakistan), Gulara Guliyeva (Azerbaixhan), Jetish Jashari (Kosovë), Azamat Kerimbaev (Kirgistan), dhe Eduard Mkrtchyan (Armeni). Vlerësimi i IRPL për Kosovën është kryer prej datës 20 maj, deri me 14 qershor 2004, nga Amanda Ashford, ish-Specialiste Ligjore dhe Zyrtare e Ndërlidhjes së CEELI-t, me ndihmën e ABA/CEELI-it, Zyra e Kosovës, Jetish Jashari, Avokat/Jurist i Lartë, Jehona Hyseni, Asistente Juridike, Aurora Balaj, Përkthyese dhe Elizabeth Shackelford, Praktikante nga Universiteti i Pittsburgut. Ekipit i është dhënë përkrahje e fuqishme nga stafi i ABA/CEELI-i në Prishtinë, përfshirë këtu drejtorin John Poter dhe avokatin Jack Dougherty. Analisti i ABA/CEELI-it dhe Koordinatori i IRPL, Dr. Carson Clements kanë ofruar ndihmën përmes hulumtimeve dhe analizave të dispozitave ligjore dhe e kanë përgatitur dhe reviduar raportin për botim. ABA/CEELI-i u shprehë mirënjohje shumë avokatëve, gjyqtarëve, profesorëve të së drejtës, zyrtarëve shtetëror dhe përfaqësuesve të komunitetit të donatorëve të cilët janë takuar me ekipin dhe janë pajtuar që të intervistohen për realizimin e këtij projekti. Lista e personave të intervistuar dhe dokumentacioni i shqyrtuar gjinden në dosjet e zyres së CEEL-it në Washington, DC.
v
HISTORIA E SHKURTËR E KOSOVËS Konteksti historik Kosova ka qenë regjion administrativ në kuadër të Jugosllavisë për shumicën e kohës gjatë shekullit të njëzetë, qoftë si pjesë e “Serbisë Jugore” në kuadër të Mbretërisë së Jugosllavisë, gjatë kohës ndërmjet Luftës së Parë Botërore dhe Luftës së Dytë Botërore, ose si krahinë e Serbisë në kuadër të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (më tutje në tekst “RSFJ”) e cila ishte krijuar në vitin 1944. Kushtetuta Federative e vitit 1974 i ka dhënë fuqi të konsiderueshme njësive federale të Jugosllavisë, duke shkaktuar decentralizimin në vend. Shih, Kushtetuta e RSFJ-së, Neni 1. Kosova e kishte kushtetutën e vet, parlamentin, Gjykatën Supreme dhe bankën kombëtare. Lexo, Kushtetutën e KSA të Kosovës. Si rezultat Kosova u konstituua , në esencë, si pjesë përbërëse e federatës, ndërsa, lidhjet me Serbinë u dobësuan. Gjatë gjithë kësaj periudhe Kosova ishte e banuar me shumicë shqiptare etnike. Gjatë vitit 1989, autonomia e Kosovës ishte cunguar rëndë, duke ia marrë Serbia kompetencat mbi policinë, gjykatat, mbrojtjen civile, por edhe ato mbi politikën ekonomike, sociale dhe të arsimit. Pas këtyre veprimeve, Ushtria Çlirimtare e Kosovës (më tutje në tekst “UÇK-ja”) e filloi luftën politike dhe ushtarake për një Kosovë të mëvetësishme. Ushtria dhe policia paraushtarake e Serbisë u përgjigj duke u munduar ta thyejë lëvizjen separtiste të UÇK-së. Deri në fillimin e luftës në Kosovën e kontrolluar nga Serbia, gjatë viteve 1997-98, më shumë se 80% të banorëve që ishin shqiptarë etnik, jetonin në gjendje të jashtëzakonshme prej kur kryetari i Serbisë, Sllobodan Millosheviqi e kishte marrë nën kontroll këtë “rajon autonom”. Pas një periudhe të konfliktit të ashpër lokal gjatë vitit 1998, dhe periudhave të negociatave në nivel ndërkombëtar, në muajin mars 1999 NATO-ja kishte filluar luftën ajrore kundër Jugosllavisë. Pas luftës 78-ditëshe, forcat jugosllave ishin zbrapsur nga Kosova. Pastaj, Kosova u vu nën kontrollin e Forcës së NATO-s për Kosovën (më tutje në tekst “KFOR”) dhe Kombeve të Bashkuara. Kosova e ka të njëjtën traditë juridike si ajo e RSFJ-së, përfshirë këtu edhe ndikimin e fuqishëm të cilin e ka lënë prapa Perandoria e Austro-Hungarisë. Si Krahinë autonome në RSFJ, Kosova ka ndarë kodet e procedurës penale dhe civile me krahinat tjera të RSFJ-së, por e ka pasë kodin e vet penal (të përmirësuar me disa dispozita federative dhe disa të Serbisë). Siç ishte e zakonshme në sistemet tjera socialiste, ndikimi në gjyqësi i degës së ekzekutivit dhe partisë ishte i zakonshëm. Që nga ndërprerja e armiqësive në qershor të vitit 1999, Kosova drejtohet nga adminstrata civile ndërkombëtare dhe prania ushtarake, sipas autorizimeve nga paragrafi 5 i Rezolutës së Këshillit të Sigurisë të KB-ra 1244 [më tutje në tekst “Rez. KSKB 1244”], nën protektoratin e KB. Rez. 1244, paragrafi 5, RKSKB 4011 Sess. (qershor 10, 1999). Prania ndërkombëtare, Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (më tutje në tekst “UNMIK-u”], udhëhiqet nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të KB [më tutje në tekst “PSSP”], i cili për momentin e udhëheqë Kosovën në pajtim me Rezolutën 1244 dhe Rregulloren e UNMIK-ut 2001/9 (15 maj 2001) mbi Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë [më tutje në tekst “Korniza Kushtetuese”]. UNMIK do t’i ushtrojë disa autorizime deri në zgjidhjen e statusit të Kosovës, pra funksionet e policisë, mbrojtjes, punëve të jashtme dhe aspekte të caktuara të drejtësisë. KFOR-i vepron nën strukturën unike komanduese të kontrollit ushtarak, ndarazi nga UNMIK-u. RKSKB 1244, par. 7 & Aneksi 2 par. 4. KFOR-i angazhohet, në mes tjerash, edhe me qëllim të ndërprerjes së qëndrueshme të armiqësive, të ofrojë mjedis të sigurtë për të gjithë njerëzit e Kosovës, dhe të lehtësojë kthimin e sigurtë të personave të zhvendosur dhe refugjatëve. Id . KFOR-i dhe personeli i tij ndërkombëtar nuk i nënshtrohet autoritetit të UNMIK-ut dhe gëzon imunitet nga gjykatat e Kosovës.3 3
Lexo “Marrëveshjen Teknike Ushtarake të arritur në mes të Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë (“KFOR”) dhe Qeverive të Republikës Federative të Jugosllavisë dhe Republikës së Serbisë” (9 qershor 1999); dhe UNMIK/REG/2000/47 mbi “Statusin, Privilegjet dhe Imunitetin e KFOR-it dhe UNMIK-ut dhe Personelit të Tyre në Kosovë,” 2000/47 G.Z. 4-2000.[më tutje “UNMIK/REG/2000/47 mbi imunitetin e KFOR-it dhe UNMIK-ut”].
1
Pasqyra e Profesionit Ligjor Termi “profesionist ligjor,” në Kosovë përfshinë shumë profesione të ndërlidhura, për të cilat nevojitet kryerja e fakultetit juridik. Këtu hyjnë: avokatët, juristët e ndërmarrjeve, praktikantët, prokurorët, gjyqtarët, bashkëpunëtorët profesional/referentët gjyqësor dhe noterët. Të diplomuarit mund ta ndjekin njërën nga këto rrugë për ndërtimin e karrierës dhe në disa raste mund të kalojnë prej njërës në tjetrën me dhënjen e provimeve plotësuese. IRPL do të fokusohet në avokatë (avokatët e regjistruar në Odën e Avokatëve të Kosovës [më tutje “OAK”] dhe juristëve ligjor jo j o avokatë (juristët që nuk janë regjistruar në OAK). •
Avokatët
Sipas nenit 2 (2) të Projektligjit mbi Avokaturën (2004) 4 “profesioni i avokatit mund të ushtrohet vetëm nga avokatët”. Krahas kësaj, në nenin 2 (4) “ndihma juridike nuk mund të ofrohet nga profesionistët nga lëmitë tjera, në kuadër të ushtrimit të profesionit të tyre”. Për më tepër, avokatët janë të vetmit të cilët mund t’i përfaqësojnë të pandehurit në procedurë penale ku është i obliguar përfaqësimi. Është me rëndësi të bëhet me dije se shumica e avokatëve, krahas mbrojtjes penale, marrin edhe lëndë civile së paku minimalisht, ose kryejnë punë tjera të ndihmës juridike. Në bazë të Nenit 35 te Ligjit mbi Avokaturën dhe Ndihmën Juridke (Gazeta Zyrtare e KSA të Kosovës 06 Nr. 011-69/79 për të qenë avokat, nevojitet regjistrimi në librin/regjistrin e Avokatëve të OAK.. Sipas nenit 36, të drejtë regjistrimi në regjistrin e avokatëve ka çdo person i cili i plotëson këto kushte: 1. Të jetë nënshtetats nënshtetats jugosllav (në Projektligjin Projektligjin e ri për Avokaturën në KosovëKosovë- kjo është ndryshuar në “banor i përhershëm” i Kosovës K osovës ); 2. Të jetë i aftë për punë; 3. Të ketë kryer fakultetitn juridik; 4. Të ketë ketë provimin provimin e dhënë të jurisprudencës 5 ose të jetë në të drejta i barazuar me personat të cilët e kanë provimin e dhënë të jurisprudencës; 5. Të mos ketë cilësinë e punëtorit në ndërmarrje; ndërmarrje; dhe 6. Të jetë i denjë ndaj besimit për kryerjen e avokaturës. avokaturës. Krahas kësaj, kandidati nuk duhet të jetë “nën hetime ose të ketë qenë i gjykuar për vepra penale kundër popullit dhe shtetit, kundër të drejtës humanitare dhe ndërkombëtare, kundër forcave të armatosura dhe për vepra tjera penale të bëra nga interesi ose për motive tjera të ulta. Procesi i regjistrimit si avokat, është i paraparë edhe në projektligjin mbi avokaturën. Veçanërisht, sipas nenit 6 (1) (a-i) të drejtë regjistrimi në regjistrin e avokatëve ka secili person që i plotëson këto kushte:
4
Projektligjin mbi Avokaturën e ka miratuar Kuvendi i Kosovës por ka mbetur ta nënshkruaj PSSP-ja. Provimit të jurisprudencës nganjëherë i referohemi si “provim i judikaturës”, “provimi për gjyqtarë” etj. Për të qenë sa më konsistentë ne do t’i referohemi këtij provimi si “provim i jurisprudencës”.
5
2
a. të posedojë aftësi për punë; b. të jetë banor i përhershem i Kosovës; c. të ketë kryer fakultetin juridik ose një arsimim tjetër të lartë juridik, i cili njihet nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë të Kosovës si arsimim i lartë juridik adekuat; d. të ketë përvojë së paku një-vjeçare si praktikant avokature ose praktikant gjykate apo të ketë përvojë dy-vjeçare, si praktikant në administratën admini stratën publike; e. të ketë të dhënë provimin e jurisprudencës në Kosovë; f. të ketë dhënë betimin solemn; g. të mos jetë i dënuar për vepra penale që e bëjnë atë të të padenjë për ushtrimin ushtrimin e profesionit të avokatit sipas Kodit të Etikës Profesionale; h. të mos jetë i përjashtuar ose ose i pezulluar nga detyra e gjyqtarit ose ushtrimi i profesionit të avokatit. Në rastet e përjashtimit kërkesa mund të përsëritet pas pesë vitesh, pas vendimit të plotëfuqishëm; i. të mos kryejë një veprimtari e cila nuk është në pajtim me profesionin e avokatit dhe në veçanti veprimtari e cila cënon pavarësinë e tij profesionale •
Juristët e ndërmarrjeve
Juristët e ndërmarrjeve merren me çështjet civile/ekonomike/ të marrëdhënieve për punë, për punëtorët e ndërmarrjeve. Juristët që punojnë për ndërmarrjet ose për OJQ-të zakonisht e kanë të mbaruar stazhin dy vjeçar të praktikantit dhe provimin e jurisprudencës, por nuk janë anëtarë të OAK. Juristët(avokatët) që janë anëtarë të OAK, duhet të heqin dorë nga anëtarësia me rastin e punësimit, për shkak se Ligji mbi Avokaturën e ndalon për avokatë të punësohen (në ndërmarrje). Ligji mbi Avokaturën dhe Ndihmën Tjetër Juridike, neni 36.5. Anëtarët e larguar mund ta rikthejnë anëtarësinë në OAK pas ndërprerjes së punësimit dhe pagesës së shumës së caktuar. •
Praktikantët e avokatit (juristët që punojnë për avokatë)
Praktikantët janë juristët e diplomuar të cilët e kanë ose nuk e kanë dhënë provimin e jurisprudencës. Ata mund të punojnë në zyrën e avokatit para ose pas dhënjes së provimit të jurisprudencës. Sipas nenit 55 të Ligjit mbi Avokaturën dhe Ndihmën Tjetër Juridike “E drejta e ushtrimit të praktikës së praktikantit të avokatit fitohet me regjistrimin në regjistrin e praktikantëve të avokatit. Regjistrin e praktikantëve të avokatit e mban Oda e Avokatëve. Në regjistrin e praktikantëve të avokatit mund të regjistrohet juristi i diplomuar i cili është pranuar në praktikën e praktikantit në zyrën e avokatit” Neni 60. Pas regjistrimit praktikanti është i obliguar ta jep Provimin e Jurisprudencës brenda tre vjetësh prej kur e fiton këtë të drejtë. Id. Në Ligjin mbi Avokaturën dhe Ndihmën Tjetër Juridike neni 60. Me ligj, praktikantëve u lejohet ushtrimi i kufizuar i avokaturës përfshirë edhe paraqitjen në gjykatë në disa raste të caktuara. Mirëpo, neni 56 thotë “praktikanti i avokatit nuk mund të ushtrojë pavarësisht dhe në llogari të vet punët e avokaturës”. Neni 56. Në esencë praktikantët duhet të jenë nën mbikqyrjen e avokatit. Edhe pse praktikantët mund t’i përfaqësojnë klientët pranë gjykatave, ata këtë e bëjnë vetëm sipas udhëzimeve të avokatit. “Praktikanti i avokatit ka për detyrë të punojë sipas udhëzimeve dhe në kuadrin e autorizimeve që janë marrë nga avokati…” neni 58. Projektligji mbi Avokaturën nuk i ka ndryshuar rregullat dhe kushtet për praktikantët e avokatit. Për shembull, neni 35 (2) “praktikantit nuk i lejohet ushtrimi i profesionit si i pavarur 3
por vetëm në kuadër të të veprimtarisë së caktuar nga avokati mbikqyrës mbikqyrës i tij”. Këtë e rikonfirmon neni 38 (3) i cili thot “Veprimtaria e pavarur e praktikantit të avokaturës nuk është e lejuar”. Krahas kësaj, neni 36 (5) thotë...(Praktikanti i avokaturës fshihet nga regjistri i praktikantëve të avokaturës nëse pas tre viteve që nga fillimi i veprimtarisë si praktikant nuk e jep provimin e avokaturës”). •
Prokurorët
Prokurorët janë juristë të diplomuar të cilët e kanë të kryer stazhin e praktikantit (zakonisht në prokurori) dhe të dhënë Provimin e Jurisprudencës. Nenet 2-4 të Ligjit për Provimin e Jurisprudencës (Gazeta Zyrtare e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, Nr. 10/1977). Kodi i Procedurës Penale të Kosovës, kreu IV përcakton detyrat dhe përgjegjësitë e prokurorit publik. •
Gjyqtarët
Gjyqtarët janë juristë të diplomuar të cilët e kanë të dhënë provimin e jurisprudencës dhe i plotësojnë kushtet për përvojën e punës. Neni 69 i Ligjit mbi Gjykatat e Rregullta (Gazeta Zyrtare e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, Nr.21/78) parashikon disa kushte për t’i plotësuar gjyqtari. Për shembull, gjyqtari duhet të jetë “nënshtetas jugosllav 6 i cili i plotëson kushtet e përgjithshme të punëtorit, i cili e ka të kryer fakultetin juridik dhe i cili posedon cilësi morale dhe politike për kryerjen e funksionit të gjyqtarit”. Përveç kësaj, neni 69 i parashikon edhe kushtet tjera sikur ajo e dhënjes së provimit të jurisprudencës për punën si gjyqtar në gjykatën komunale, të qarkut dhe ekonomike të qarkut.. Për gjyqtarë të Gjykatës Supreme të Kosovës, zgjedhen “ekspertët e shquar juridikë, puna paraprake e të cilëve ofron garancën për kryerjen e plotë dhe të drejtë të funksionit të gjyqtarëve të kësaj gjykate. Caktimi i gjykatësve dhe prokurorëve rregullohet ne Rregulloren e UNMIK-ut 2001/8. Të drejtat dhe detyrat e një gjykatësi janë qartë të caktuara në Ligjin mbi Gjykatat e Rregullta Nenet 73-76.
Sipas nenit 92, mund të zgjedhet edhe gjyqtari porot (i jurisë). Kushti i vetëm është se ata duhet të “jenë nënshtetas jugosllav dhe të kenë cilësi morale politike dhe aftësinë për kryerjen e detyrës së gjyqtarit”. Gjyqtari porot zgjedhet për katër vjet, me mundësi të rizgjedhjes. Të diplomuarit e fakultetit juridik që janë të interesuar në karrierën e gjyqtarit ose të punojnë në organet gjyqësore, zakonisht fillojnë punën si praktikant gjyqtarë. Aktivitetet dhe detyrat e praktikantëve gjyqtarë rregullohen me Ligjin mbi Bashkëpunëtorët Profesionalë, Gazeta Zyrtare e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, nr. 14/90. Edhe Ligji mbi Gjykatat e Rregullta i parashikon disa rregulla për bashkëpunëtorët profesionalë të gjykatave. Sipas nenit 100 “Bashkëpunëtori profesional në gjykatë bashkë me kushtet nga neni 99 i këtij Ligji duhet medoemos të ketë të kryer fakultetin juridik dhe provimin e dhënë të jurisprudencës. Bashkëpunëtorët profesionalë i ndihmojnë gjyqtarit në punë, i hartojnë projektet e vendimeve gjyqësore, marrin në procesverbal paditë, propozimet dhe parashtresat e tjera dhe deklaratat e palëve dhe në mënyrë të pavarur ose në mbikëqyrjen e ose me udhëzimin e gjyqtarit i kryejnë edhe punët tjera profesionale të rëndësishme për gjykatën. •
Zyrat e notarive
6
Rregulloret e UNMIK-ut dhe instrumentet subsidiare kanë përparësi zbatimi krahasuar me ligjin e mëparshëm. Për këtë arsye nuk vlejnë referencat sikur “nënshtetas jugosllav”, ose “Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë”.
4
Momentalisht Kosova nuk ka ligj mbi notaritë dhe jo sikur shumë vende post-socialiste; notaritë nuk e kanë përgjegjësinë e hartimit ose plotësimit të dokumenteve ligjore. •
Jo avokatët/përfaqësimi me autorizim
Personat jo avokatë mund t’i përfaqësojnë personat tjerë në gjykatë. Neni 75 i Ligjit mbi Avokaturën dhe Ndihmën Tjetër Juridike thotë se “në territorin në të cilin nuk ka avokatë apo territoret ku vërtetohet se nuk ka mjaft avokatë, kurse ekziston nevoja që ndihmën juridike ta japin edhe personat tjerë, punëtorët në shërbimin e ndihmës juridike të cilët i plotësojnë kushtet për fitimin e avokaturës, mund të përfaqësojnë qytetarët në procedurën para gjykatave dhe në organet e tjera shtetërore dhe organizata”. Projektligji mbi Avokaturën nuk parashikon autorizime specifike për përfaqësim nga personat jo avokatë. Mirëpo, sipas nenit 2 (6) “dhënia e ndihmës juridike nga institucionet, organet ose organizatat e tjera, mund të rregullohet vetëm me ligj të veçantë”. Sipas nenit 3 “Oda e Avokatëve mund të inicojë procedurë gjyqësore në rastet e dhënies së ndihmës juridike, nga personat e paautorizuar, përveç nëse ligji e parasheh ndryshe”. Kjo për shkak se UNMIK/REG/1999/24 mbi Ligjin në Fuqi në Kosovë, i mban ligjet e ish-Jugosllavisë në fuqi, nëse rregulloret e UNMIK-ut ose ligjet e reja nuk e rregullojnë çështjen në mënyrë të veçantë, atëherë do të zbatoheshin dispozitat e Ligjit mbi Avokaturën dhe Ndihmën Tjetër Juridike. Projektligji mbi Avokaturën, e rregullon një pjesë të rëndësishme dhe plotësuese, pra, e rregullon të drejtën e avokatëve të huaj ta ushtrojnë profesionin e avokatit në Kosovë, me kusht të nxjerrjes së lejes speciale nga Oda e Avokatëve. Neni 40. Ky ndryshim e akomodon punën e avokatëve të huaj nga bashkësia ndërkombëtare në Kosovë. Për këtë, e drejta e përfaqësimit të klientit në procedurë gjyqësore nuk vlenë vetëm për banorët e përhershëm të Kosovës, ata të cilët e kanë kryer fakultetin juridik në Kosovë dhe të cilët e kanë të dhënë provimin e jurisprudencës. Shtrirja e këtij raporti kufizohet vetëm në juristët avokatë dhe jo avokatë. Për shembull, disa faktorë që kanë të bëjnë me arsimimin juridik, mund të zbatohen më gjërësisht në profesionin ligjor.
Organizatat rofesionale Ligjore Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK) është e regjistrurar si organizatë joqeveritare j oqeveritare me strukturë të krijuar organizative. E drejta për ushtrimin ushtrimin e profesionit të avokatit avokatit fitohet me regjistrimin në regjistrin e avokatëve”. Sipas nenit 73 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, UNMIK/REG/2003/26 (6 Korrik 2003) [në vazhdim: “Kodi i Përkohshëm i Procedurës Penale”] anëtarët e OAK, të cilët veprojnë “sipas detyrës zyrtare”, janë të vetmit persona të autorizar t’i përfaqësojnë të pandehurit e varfër. Oda e Avokatëve të Kosovës është themeluar me 10 qershor 1973. Lexo, Ligji mbi Avokaturën dhe Ndihmën Tjetër Juridike, miratuar në vitin 1973 (shpallur në Gazetën Zyrtare të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës nr. 43/73). Ligji mbi Avokaturën dhe Ndihmën Tjetër Juridike ishte ndryshuar dy herë; në vitin 1977 (Gazeta Zyrtare e KSAK, nr. 46/77), dhe dhjetor 24, 1979 (Gazeta Zyrtare e KSAK, nr. 48/79). (Burimi: Oda e Avokatëve të Kosovës). Deri në formimin e OAK, ishte Oda e Avokatëve të Beogradit ajo e cila i regjistronte avokatët nga Krahina Socaliste Autonome e Kosoves. Mirëpo, avokatët kosovar kishin ushtruar avokaturën edhe para Luftës së II-të Botërore. Pas ardhjes së administratës së përkohshme të KB (qershor 1999), me një përkrahje të fuqishme ndërkombëtare, OAK më 27 prill 2001 e ka mbajtur kuvendin e parë pas luftës, me qëllim të rithemelimit të Odës. Që nga viti 1990 deri në instalimin e UNMIK-ut, në Kosovë nuk është mbajtur provimi i jurisprudencës. Për shkak të numrit të mangët të gjyqtarëve, Organizata për Siguri dhe 5
Bashkëpunim në Europë (më tutje në tekst “OSBE”) dhe KB-të kanë lëvizur shpejtë për ta riorgainzuar provimin e jurisprudencës (lexo faktorin 9). Që nga riorganizimi i provimit të jurisprudencës në dhjetor të vitit 2001, anëtarësia e OAK ka shënuar rritje. Në janar 2004 ishin të regjistruar 300 avokatë në OAK. Deri në këtë moment ky numër është ngritur për 8.%. 8 .%. Në Kuvendin Vjetor të OAK të mbajtur në prill 2004, Kuvendi i OAK e ka aprovuar Projektligjin e ri për Avokaturën. Në gusht 2004 edhe Paralamenti e kishte aprovuar në parim Ligjin e propozuar për Avokaturën, ndërsa në vjeshtë të të njëjtit vit, i është dërguar UNMIK-ut. Projektligi mbi Avokaturën përmbanë një numër ndryshimesh të propozuara dhe të cilat mund të ndikojnë në profesionin ligjor. Bazuar në projektin më të fundit mbi avokaturën, ne i kemi vënë re disa ndryshime të rëndësishme. Mund të priten ndryshime plotësuese gjer në miratimin përfundimtar të projektligjit.
6
PËRMBLEDHJE E KONKLUZIONEVE Vlerësimi IRPL për Kosovën, tregon për një profesion të avokatit, i cili ka bërë hapa të rëndësishëm në reformën ligjore, por që ende është duke bërë mundime t’i tejkalojë kufizimet për përfaqësim të trashëguara nga Jugosllavia socialiste e pas luftës së dytë botërore; të rehabilitohet nga kufizimet dhe konflikti i vitit 1990; për të arritur tek një përfaqësim i drejtë i pakicave; dhe t’i përshtatet ekonomisë së tregut me zhvillimin e sektorit privat. Kosova e vitit 1999, ka qenë në një situatë unike. Profesioni ligjor i ishte ekspozuar ndikimeve ndërkombëtare të të dyja sistemeve juridike, anglosaksone dhe kontintentale, ndërsa avokatëve u imponohej një llojllojshmëri e paparë e praktikave, procedurave dhe metodologjive. Me këtë shfaqet nevoja për avokatin ta merr përsipër përgjegjësinë për klientin e vet. Krijimi i barazisë gjatë gjykimeve kërkon një komunitet ligjor më të përgatitur dhe i cili është i gatshëm ta merr përgjegjësinë për mbrojtjen e të drejtave të të akuzuarit. Avokatët nevojitet të jenë më mirë të trajnuar dhe të kenë më shumë gatishmëri për t’i siguruar të drejtat e tyre. Sidoqoftë, disa zhvillime pozitive dhe të rëndësishme janë vërejtur në këtë fushë. Avokatët kanë raportuar se nuk ka pasur përpjekje direkte nga shteti për të ndërhyrë në punën e tyre. Ata/ato tani kanë qasje më të mirë në klientët e vet. Bisedat konfidenciale ndërmjet avokatëve dhe klinetëve duket se respektohen, nga se ky është një imunitet të cilin e gëzojnë avokatët (lexo faktorin 2). Sfidat më të mëdha drejt reformës së praktikës së avokatëve, dhe të cilat burojnë nga gjetjet si në vijim janë, nevoja për arsimim dhe trajnim më të mirë, si dhe, nevoja për një sistem të qëndrueshëm disiplinor. Për të krijuar avokatë kompetentë, nevojitet arsimimi më i mirë, duke filluar nga fakulteti juridik dhe duke përfshirë “arsimin e vazhdueshëm ligjor”. Fakulteti juridik ka nevojë për përkrahjen e programit të klinikave ligjore që është në disponim për të gjithë studentët dhe i cili ndihmon në trajnimin e shkathtësive. Programi për Praktikantë ka nevojë për përkrahje të vazhdueshme nga bashkësia ndërkombëtare për ofrimin e trajnimeve të nevojshme për ushtrimin e profesionit. Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK) e ka marrë përgjegjësinë për monitorimin e programit, por ka nevojë për përkrahje të vazhdueshme që ajo t’ju ofrojë të diplomuarve shkathtësitë e nevojshme. Sistemi disiplinor duhet t’i adresojë çështjet e jokompetencës dhe korrupcionit me qëllim të ndërtimit të besueshmërisë dhe besimit tek publiku. Kosova i ka vetëm 346 avokatë. Procedura disiplinore brenda një komuniteti aq të vogël është shumë e vështirë, por duhet të zhvillohet me qëllim që komuniteti ta fitojë respektin dhe besueshmërinë e profesionit. “Të gjitha skemat e ndërlikuara të korrupcionit janë bërë me ndihmën e avokatëve, ndërsa nuk ka asnjë rast të heqjes së lejes së avokatit ose të ushtrimit të ndikimit avokat-avokat, kundër korrupcionit.” 7 Gjer atëherë kur Projektligji mbi Avokaturën të ndikojë në profesionin e avokatit në Kosovë, dëshira e avokatëve për avansimin e profesionit do të jetë faktori më i rëndësishëm i cili do ta përmirësojë profesionin ligjor. CEELI do të vazhdojë t’i përcjellë zhvillimet në legjislativ për të parë se si do të mund të ndikojë ligji i reviduar, negativisht ose pozitivisht në faktorët e shtjelluar në thelbin e këtij raporti.
TABELA E KORELACIONEVE T Ë FAKTORËVE Analiza e dhjetorit 2004 për IRPL për Kosovën e pasqyron një profesion të avokatit i cili gjindet në tranzicion. Korelacionet në IRPL e shprehin sensin e çështjeve të rëndësishme me të cilat ballafaqohet profesioni ligjor në Kosovë. Korelacionet kuptohen më së miri kur ato trajtohen bashkarisht me analizën pasuese. Korelacionet e caktuara ABA/CEELI i konsideron si 7
Tisne dhe Smilov, Nga Poshtë - Lart: Vl erësimi i Shënimeve mbi Përpjekjet Anti -korrupcion në Evropën Juglindore, Seria e Studimeve Politike 2004; Rrjeti i Fondacionit Soros 69.
7
justifikuese për hulumtimet e ardhshme. ABA/CEELI bën thirrje për komente dhe të dhëna plotësuese të cilat do të shërbejnë për përmirësimin e vlerësimeve të ardhshme të llojit “IRPL”. Vlerësimi në IRPL është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për përcjelljen dhe vlerësimin e progresit të reformës ligjore në Kosovë.
I. Liritë dhe garancitë profesionale Faktori 1 Mundësia që lirisht të ushtrohet profesioni ligjor Faktori 2 Imuniteti profesional Faktori 3 Qasja tek klientët Faktori 4 Fshehtësia“avokat – klient” Faktori 5 Barazia e Palëve Faktori 6 E drejta e përfaqësimit të palëve II. Arsimimi, trajnimi dhe hyrja në profesion Faktori 7 Kërkesat akademike Faktori 8 Përgatitja për ushtrimin e profesionit ligjor Faktori 9 Procesi kualifikues Faktori 10 Organi lincencues (për dhënjen e lejes) Faktori 11 Pranimi jodiskriminues III. Kushtet dhe standardet e ushtrimit të praktikës Faktori 12 Formimi i avokaturës së pavarur Faktori 13 Resurset dhe kompensimi Faktori 14 Arsimimi i vazhdueshëm ligjor Faktori 15 Përfaqësimi gjinor dhe i pakicave Faktori 16 Sjellja etike dhe profesionale Faktori 17 Procedura dhe dënimet disiplinore IV. Shërbimet juridike Faktori 18 Shërbimet juridike në dispozicion Faktori 19 Shërbimet juridike për personat në pozitë të pafavorshme Faktori 20 Zgjidhja alternative e kontesteve V. Shoqatat profesionale Faktori 21 Pavarësia dhe qeverisja organizative Faktori 22 Shërbimet për anëtarë Faktori 23 Interesi i përgjithshëm (publik) dhe programet për vetëdijësim Faktori 24 Roli në reformën ligjore
8
Neutral Pozitiv Neutral Pozitiv Neutral Neutral Neutral Negativ Neutral Pozitiv Neutral Neutral Negativ Neutral Negativ Negativ Negativ Neutral Neutral Negativ Pozitiv Neutral Ne Neutral
I.
Liritë dhe Garancitë Profesionale
Faktori 1: Mundësia që Lirisht të Ushtrohet Ushtrohet Profesioni Ligjor Ligjor Avokatët kanë mundësi që ta ushtrojnë profesionin pa ndërhyrje të padrejta, frikësime ose sanksione kur veprojnë në pajtim me standardet profesionale. P ËRFUNDIMI ËRFUNDIMI
K ORELACIONI : N EUTRAL ORELACIONI : EUTRAL
Pavarësia e profesionit është shumë mirë e definuar me ligj dhe avokatët raportojnë se mund ta ushtrojnë avokaturën pa ndonjë ndonjë ndërhyrje, frikësim ose sanksikon të padrejtë. Mirëpo, presioni në mes të kolegëve të komunitetit juridik mund të rezultojë në ndërhyrje në disa raste të ndjeshme. Analiza/Sfondi: Rregullorja e UNMIK-ut Nr. 2001/9 (15 Maj 2001) mbi Kornizën Kushtetuese për Vetëqeversije të përkohshme në Kosovë [më tutje “Korniza Kushtetuese] nuk e adreson profesionin ligjor, përveç kur është fjala te provimi i jurisprudencës (lexo faktorin 9). Prandaj Ligji mbi Avokaturën dhe Ndihmën Tjetër Juridike (Gazeta Zyrtare e KSAK Nr. 011-69/79), paraqet instrumentin kryesor në fuqi i cili e rregullon profesionin e avokatit. Neni 4 parashikon që: “avokatët dhe personat tjerë të autorizuar për dhënjen e ndihmës juridike janë të pavarur në punë. Ata kanë të drejtë dhe për detyrë që brenda kufijve ligjor dhe autorizimeve të marra, të ndërmarrin veprime të cilat i konsiderojnë se mund t’i ndihmojnë palës së cilës i japin ndihmë juridike.” Në nenin 1 (1) të Projektligjit mbi Avokaturën, i cili pritet të miratohet përfundimisht nga përfaqësuesi i UNMIK-ut, thuhet: “…Avokatura është profesion i lirë dhe i pavarur, i vetë rregulluar dhe vetë menaxhuar.” Pavarësia e profesionit edhe më tej sigurohet nga neni 1(3), në të cilin thuhet: “Pavarësia e avokaturës realizohet përmes: a. Ushtrimit të pavarur të profesionit të avokatit si s i profesion i lirë; b. Ofrimit të ndihmës juridike në mënyrë të pavarur; c. Organizimit të avokatëve përmes Odës së Avokatëve të Kosovës [më tutje në tekst tekst OAK] si organizatë e pavarur publike; d. Autorizimit të Odës së Avokatëve për nxjerrjen e akteve normative të cilat kanë për qëllim rregullimin dhe organizimin e avokaturës.” Prandaj korniza ligjore u ofron avokatëve mundësinë për përfaqësim të klientëve pa ndërhyrje. Derisa gjykatat kanë autorizime të kufizuara për shqiptimin e sanksioneve për sjellje të pahijshme gjatë procedurës, sanksionet janë shqiptuar shumë rrallë ose fare hiç. Nuk ka raste të raportuara për sanksionet e shqiptuara për përfaqësim. Nuk janë raportuar raste të ndërhyrjes nga organet shtetërore (qoftë të Kosovës ose UNMIK-ut) edhe pse disa të anketuar kanë bërë komente lidhur me presionin e komunitetit të kolegëve mbi avokatët shqiptarë gjatë përfaqësimit të rasteve të ndjeshme (zakonisht rastet e krimeve të luftës 9
ose dhunës ndëretnike). Mediat i bëjnë mbulesë të gjërë këtyre rasteve dhe nganjëherë të gjitha anët marrin pjesë në gjykimin e rastit përmes mediave. Seksioni për Monitorim të Sistemit Juridik pranë OSBE-së (si pjesë e Departamentit për të Drejtat e Njeriut dhe Sundim të së Drejtës) ka raportuar për një numër rastesh kur presioni medial ka ndikuar në mbrojtjen e dëshmitarëve (lexo Rastin Llapi – diskutimin në faktorin 16). OAK përmes pjesës VIII “përgjegjësia disiplinore për Avokatë dhe Praktikantë” e Statutit të Odës së Avokatëve të Kosovës [më tutje në tekst “Kodi Disiplinor i OAK”] mund të shqiptojë sanksione ndaj anëtarëve të vet, por këtë mundësi nuk e ka shfrytëzuar për sanksionim të padrejtë të avokatëve. Mirëpo, Këshilli Disiplinor i OAK nuk ka qenë mjaft i hapur ose aktiv sa për ta fituar besimin tek opinioni publik (lexo Faktorin 17). Avokatët janë të lirë nga presioni ose sanksioni qeveritar gjatë punës së tyre.
Faktori 2: Imuniteti Profesional Avokatët nuk identifikohen me klientët e vet ose kauzën e klientit dhe gëzojnë imunitet nga deklaratat e bëra me mirëbesim ose në emër të klientëve të tyre gjatë procedurës. K ORELACIONI : POZITIV ORELACIONI :
P ËRFUNDIMI ËRFUNDIMI
Avokatët me ligj e gëzojnë një imunitet të gjërë profesional dhe nuk identifikohen aq me klientët e tyre ose kauzat e tyre. Analiza/Sfondi: Sipas Ligjit mbi Avokaturën dhe Ndihmën Tjetër Juridike dhe Projektligjin mbi Avokaturën, avokatët gëzojnë një spektër të gjërë të imunitetit profesional. Për shembull, sipas nenit 21 të Ligjit mbi Avokaturën dhe Ndihmën Tjetër Juridike “avokati nuk mund të burgoset për kryerjen e veprës penale”. Nuk ka dispozitë të ngjashme në Projektligjin mbi Avokaturën. Sipas ligjit 17 (1) të Projektligjit mbi Avokaturën “përjashtohet ndjekja penale e avokatit për shkak të shprehjes së opinionit publik gjatë procedurës gjyqësore (çështje për diskutim). Përgjegjësia penale e avokatit mbetet e pathyeshme. Mirëpo, sipas nenit 11(4) “Ai/ajo nuk mund të bëjë publik ose të përcjellë informata personale dhe konfidenciale të klientit të tij”. Në bazë të nenit 17 (2) “kontrollimi i avokatit ose zyres së tij mund të urdhërohet vetëm nga gjykata kompetente, nën kushtet e parapra me ligjin penal dhe të procedurës penale”. Në bazë të nenit 17 (3) “nëse gjykata kompetente vendosë ta kontrollojë avokatin dhe zyrën e tij/saj, ajo duhet menjëherë ta njoftojë Odën e Avokatëve [OAK]”. Asnjë kontrollim nuk mund të kryhet pa prezencën e përfaqësuesit të Odës së Avokatëve, përveç nëse nuk i përgjigjet njoftimit. Për më tepër, në bazë të nenit 17 (4) gjatë bastisjes (kontrollimit) “gjyqtari i cili e ka urdhëruar atë ose që e ka caktuar të jetë prezent për të vendosur se cilat dokumente ose lëndë duhet të kontrollohen”. Prova e siguruar duhet të mbahet e fshehtë dhe nuk mund të shfrytëzohet kundër klientit. Neni 17 i Projektligjit mbi Avokaturën është konsistent me nenin 22 të Ligjit mbi Avokaturën dhe Ndihmën Juridike. Mirëpo, neni 17 i Projektligjit Projektligj it mbi Avokaturën ofron mbrojtje më rigoroze se sa neni 22 të Ligjit mbi Avokaturën dhe Ndihmën Tjetër Juridike. Për shembull në nenin 22 thuhet “Kontrollimi i arkivit të zyrës së avokatit mund të bëhet vetëm në bazë të urdhëresës së gjyqtarit hetues në procedurën penale e cila zhvillohet kundër avokatit. Në urdhëresë duhet veçanërisht të theksohet se cila shkresë apo lëndë është duke u kërkuar. Me rastin e kontrollimit nuk mund të cënohet sekreti i shkresave në dëm të palës. Në lidhje me kontrollin, Oda e Avokatëve duhet të informohet me kohë. Përfaqësuesi i Odës së Avokatëve mund të marrë pjesë gjatë kontrollit.” Avokatët nuk kanë raportuar ndonjë veprim të ndërmarrë kundër tyre për shkak të deklarimeve të bëra gjatë kryrejes së detyrave të profesionit të tyre. 10
Gjersa, të gjithë të anketuarit kanë vërejtur se avokatët shpesh identifikohen me klientët dhe kauzën e klientit, avokatët nuk e kanë parë veten tepër të identifikuar me klientët ose të kenë qenë objekt i ngacmimit për shkak të personit që e përfaqësonin. Sikur publiku ashtu edhe avokatët e pranojnë identifikimin me klientët si një gjendje të cilën avokatët patjetër duhet ta pranojnë, veçanërisht kur ata/ato i përfaqësojnë të pandehurit kriminelë.
Faktori 3: Qasja tek Klientët Avokatët kanë qasje në klientë; posaçërisht në klientët e privuar nga liria, dhe u jepen në dispozicion kohë dhe lehtësira adekuate adekuate për komunikim dhe përgatitje përgatitje të mbrojtjes. K ORELACIONI : Neutral ORELACIONI :
P ËRFUNDIMI ËRFUNDIMI
Avokatët kanë qasje dhe kohë dhe lehtësira adekuate për komunikim me klientët dhe për përgatitjen e mbrojtjes. Mirëpo, është raportuar për ndërhyrje nga policia kur është fjala te qasja (kontakti) tek klientët. Analiza/ Sfondi: Që nga prilli 2004, Kodi i Përkohshëm i Procedurës Penale të Kosovës, UNMIK/REG/2003/26 (6 korrik 2003) {më tutje në tekst “Kodi i Përkohshëm i Procedurës Penale”] dhe Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, UNMIK/REG/2003/25 (6 korrik 2003) [më tutje “Kodi i Përkohshëm Penal”], janë në fuqi dhe zbatohen si për sistemin e gjykatave të rregullta të Kosovës, ashtu edhe për gjyqtarët ndërkombëtar të caktuar nëpër Gjykatat e Qarkut anekënd Kosovës, për dëgjimin e rasteve të ndjeshme që përfshijnë dyshimet për krime lufte l ufte ose dhunë etnike.
E Drejta në Mbrojtës E drejta në mbrojtës është e paraparë gjithandej Kodit të Procedurës Penale. Kodi i Procedurës Penale prashikon se “i dyshuari/pandehuri kanë të drejtë të kenë mbrojtës gjatë gjithë fazave të procedurës penale: •
•
Që nga koha e arrestimit (nenet 12 (6); 14 (1) (2); 213 (1-2); dhe 214 (1) (4)), Para dhe gjatë secilës marrje në pyetje (nenet 69 (2); 218 (1); 231 (2) (4) dhe (3); dhe 269 (3)),
•
Gjatë seancës për konfirmim (neni 314 (1) dhe d he (2)),
•
Gjatë shqyrtimit gjyqësor (neni 321 (1) dhe (2), dhe 342).
Për më tepër, Kodi i Procedurës Penale parashikon që i “akuzuari/pandehuri duhet të njoftohet për të drejtën e angazhimit të mbrojtësit sipas zgjedhjes së tij, ose me edhe pa pagesë: •
Gjatë marrjes së parë në pyetje (nenet 12 (5) dhe 269 (3));
•
Para secilës marrje në pyetje (nenet 69 (2) dhe 231 (2) (4));
•
Kur t’i heqet liria (nenet 14 (2); 214 (4); 270 (6); 279 (5) (1); dhe 282 (2));
•
Në fillim të seancës për konfirmim (neni 314 (1));
•
Në thirrjen për paraqitje në shqyrtim s hqyrtim gjyqësor (neni 321 (2)); dhe
11
•
Gjatë shqyrtimit gjyqësor (neni 356 (2 (3)).
Për shembull, në bazë të nenit 12 (5) “Gjykata ose personi tjetër kompetent i cili e drejton procedurën penale detyrohet ta njoftojë të pandehurin për të drejtën e tij në mbrojtës që nga marrja në pyetje për herë të të parë, ashtu siç parashihet me me këtë Kod”. Krahas kësaj, neni 12 (6) thotë “Në pajtim me dispozitat e këtij Kodi, çdo person i privuar nga liria ka të drejtë në shërbimet e mbrojtësit që nga arresti e tutje”. Për më tepër, neni 14 (1) (1-3) kërkon që: Çdo person i privuar pri vuar nga liria menjëherë njoftohet në gjuhën që ai e kupton për: 1) Arsyet e arrestit të tij; 2) Të drejtën në mbrojtës sipas zgjedhjes së tij dhe 3) Të drejtën që lidhur me arrestin të njoftojë ose të njoftohet anëtari i familjes ose personi tjetër përkatës sipas zgjedhjes së tij. Të pandehurit mund të heqin dorë nga e drejta në mbrojtës në disa raste. Për shembull, sipas nenit 69 (3), përveç në rastin e mbrojtjes së detyruar (neni 73 i KPP), i pandehuri mund të heqë dorë nga e drejta në mbrojtës. Mirëpo, “heqja dorë duhet bërë me shkrim dhe duhet nënshkruar nga i dyshuari ose i pandehuri dhe nga organi kompetent që e zbaton procedurën ose bëhet gojarisht në audio a videotrakë, autenticiteti autenticiteti i të cilës verifikohet nga gjykata”. Kjo e drejtë mund të kthehet në çdo fazë. neni 69 pika 5).
Qasja e Avokatëve tek Klientët Në Kodin e Procedurës Penale janë inkorporuar normat mbi qasjen tek klienti. Të anketuarit kanë raportuar se qasja tek klientët është përmirësuar jashtëzakonisht shumë gjatë katër viteve të fundit. Personat e privuar nga liria duhet të dërgohen menjëherë para gjyqtarit dhe jo më vonë se brenda 72 orëve nga momenti i arrestimit. arrestimit. neni 14. Të anketuarit janë ankuar se policia si duket i shfrytëzon krejtësisht 72 orët para njoftimit të prokurorit (me ligjin e mëhershëm “gjyqtarit hetues”) mbi parburgimin duke i dobësuar përpjekjet e mbrojtësit që ta takojë klientin që në fillim të paraburgimit. Disa të anketuar e kanë kritikuar UNMIK-un dhe KFOR-in më shumë se policinë vendëse, se nuk i lejojnë avokatët të jenë të pranishëm gjatë marrjes së parë në pyetje. Në praktikë, policia i njofton të paraburgosurit për të drejtat e tyre, përfshirë të drejtën e tyre për angazhimin e avokatit nëse nuk kanë mundësi ta paguajnë (për disa vepra të caktuara). Mirëpo, ishin bërë disa raportime se policia nuk i kishte informuar avokatët për vendndodhjen e personave të privuar, por si duket kjo k jo situatë është duke u përmirësuar.
Koha dhe Hapsira dekuate për Takimin me Klientë Në bazë të nenit 12 (1) të Kodit të Procedurës Penale “I pandehuri ka të drejtë në kohë të mjaftueshme për përgatitjen e mbrojtjes së tij”. Në përgjithësi kushtet për bisedë me klientë kufizohen vetëm nga rregullat e objektit të burgut (kryesisht kufizohen gjatë orarit të vizitave) dhe hapësirës në dispozicion. Avokatët e anketuar kanë raportuar për disa probleme lidhur me hapsirën për takime me klientët e tyre dhe për t’u informuar për mundësitë tjera të takimeve për shkak se nuk ka ndonjë sistem për caktimin e termineve. Nganjëherë rojet ua tërheqin vërejtjen avokatëve “që të nguten” për shkak se të tjerët janë duke pritur në rend për shfrytëzimin e asaj hapësire. Avokatët raportojnë se atyre u ofrohet kohë e mjaftueshme për takime me klientët ndërsa këto konsultime zakonisht zgjasin më pak se një orë. Avokatët nuk raportojnë probleme lidhur me kohën, kohëzgjatjen ose numrin e vizitave. 12
Faktori 4: Fshehtësia “Avokat – Klient” Shteti e njeh dhe respekton fshehtësinë e komunikimit profesional dhe konsultative ndërmjet avokatëve dhe klientëve të tyre. K ORELACIONI : Pozitiv ORELACIONI :
P ËRFUNDIMI ËRFUNDIMI
E drejta për komunikim dhe konsultim të fshehtë respektohet në pajtim me kufijtë e përcaktuar me ligj.
Analiza/ Sfondi: Neni 77 (2) (përgjithësisht i zbatueshëm për avokatët mbrojtës) i Kodit të Përkohshëm të Procedurës Penale parashikon “Mbrojtësi ka të drejtë të komunikojë lirisht me të pandehurin gojarisht ose me shkrim sipas kushteve që garantojnë fshehtësinë.” Perveç kësaj, sipas nenit 213 (3) (që zbatohet për arrestimin e përkohshëm policor) “Personi i arrestuar ka të drejtë të komunikojë në mënyrë konfidenciale me mbrojtësin e tij gojarisht dhe me shkrim. Komunikimi ndërmjet të arrestuarit dhe mbrojtësit të tij mund të vëzhgohet, por jo të ndëgjohet nga policia.” Në praktikë, të anketuarit kanë deklaruar se oficeri policor thuajse gjithnjë qëndron jashtë dhomës gjatë takimeve. Avokatët e anketuar nuk ishin të brengosur për kushtin edhe pse në përgjithësi policia/rojet nuk e dëgjojnë bisedën. Kjo paraqet një hap përpara dhe largim nga ligji i mëhershëm (neni 74 (2) i Ligjit të Procedurës Penale të RFJ) me të cilin lejohej që gjyqtari hetues ta mbikqyrë korrespodencën ndërmjet të pandehurit dhe mbrojtësit, dhe ku lejohej që gjyqtari hetues ose zyrtarët tjerë të jenë të pranishëm ndërmjet mbrojtësit dhe klientit. Ligji i mëparshëm e ka lejuar korrespodencën dhe komunikimin e fshehtë vetëm pas kryerjes së hetimeve dhe d he ngritjes së aktakuzës (neni 74 (3) ). Në bazë të nenit 77 (3) të Kodit të Procedurës Penale “Mbrojtësi ka të drejtë të njoftohet me kohë k ohë për vendin dhe kohën e zbatimit të veprimeve hetimore, të marrë pjesë në to dhe të shikojë shkresat dhe provat e çështjes në pajtime me dispozitat e këtij Kodi”. Pas ngritjes së aktakuzës, fshehtësia avokat – klient respektohet. Asnjë nga të anketuarit nuk ka raportuar për shkelje gjatë fazës pas ngritjes së aktakuzës dhe nuk është raportuar për ndonjë kontrollë të kryer në zyret e avokatëve, apo që është bërë frikësim ose ngacimim nga ana e zyrtarëve. Pjesa II, nenet 16-20, të Kodit të Etikës Profesionale për Avokatë – [më tutje në tekst: Kodi i Etikës së OAK-së] , përcakton kërkesat për ruajtjen e fshehtësisë avokat – klient (sekretin profesional). Në bazë të nenit 16 “nga avokati kërkohet ta respektojë sekretin e klientit dhe t’i jepë atij të dhëna të besueshme. Avokati duhet të gjykojë se çka është ajo që pala dëshiron ta mbajë sekrete”. Neni 17 i numron “të gjitha informatat e dhëna në besim..., të gjitha dokumentet, shënimet, llogaritë, inçizimet tonike, shënimet fotografike dhe shënimet e ngjashme të cilat gjinden në zyren e tij trajtohen si sekrete të avokatit”. Në bazë të nenit 18 obligimi për ruajtjen e fshehtësisë vazhdon edhe pas përfundimit të përfaqësimit. Sidoqoftë, ka situata kur avokati mundet ose duhet patjetër ta zbulojë informatën e cila paraqet sekret profesional (informacion i fshehtë). Për shembull, sipas nenit 20 (a) (i-ii) avokatit nuk i lejohet zbulimi i informacionit përveç: (i) nëse klienti e jepë pajtimin e tij shprehimisht; (ii) kur zbulimi lejohet siapas paragrafit (b). Neni 20 (b) (i-vi) parashikon që “avokati mund ta zbulojë informacionin e mbrojtur me sektretin profesional (të dhënë me besim) atëherë kur: 13
(i) Zbulimi i shërben interesit interesit shtetëror ose kur është i domosdoshëm për zbulimin e kërcënimit (rrezikimit) të integritetit territorial të Kosovës; (ii) Zbulimi është i arsyeshëm dhe i nevojshëm për ta parandaluar vdekjen e sigurtë ose lëndimin e rëndë trupor; (iii) Duhet mbrojtur nga padia e ngritur kundër tij nga klienti i vet; (iv) Duhet siguruar këshillë juridike lidhur me ate se a e respekton avokati Kodin (Disiplinor) të Kosovës; (v) Duhet parandaluar shfrytëzimin e avokatit avokatit për kryerje të krimit ose mashtrimit; ose (vi) Duhet respektuar urdhërin e gjykatës ose ligjin. Duhet cekur që zbulimi në bazë të Nenit 20 nuk është i obligueshëm por siç duket lihet në diskrecion të avokatit. Neni 21 thotë se sekreti vlenë njëjtë edhe për personat juridikë apo çdo organ tjetër. Neni 15 i Ligjit mbi Avokaturën dhe Ndihmën Tjetër Juridike, më tutje parashikon që: “avokati është i obliguar ta ruaj si sekret atë që i’a ka besuar pala. Avokati nuk është i detyruar të dëshmojë për atë që ia ka besuar pala në dhënien e ndihmës juridike e nuk mund të merret në pyetje si dëshmitar për atë që i pandehuri ia ka besuar si mbrojtës të vetin.” Në thelb, respektohet fshehtësia e komunikimit si në rastet penale ashtu edhe në lëndët civile dhe të anketuarit nuk kanë raportuar për keqpërdorime. k eqpërdorime.
Faktori 5: Barazia e Palëve8 Avokatët kanë qasje adekuate në informacione të rëndësishme për përfaqësimin e klientëve të tyre, përfshirë edhe informatat në dispozicion të avokatit (prokurorit) të palës tjetër. ORELACIONI : K ORELACIONI : Pozitiv
ËRFUNDIMI P ËRFUNDIMI
Në bazë të kodeve të reja penale, prokurorët kanë detyrime pozitive për furnizimin e avokatëve mbrotjës me të dhëna. Mungesa e kushteve dhe stafit mund të rezultojë në vonesa burokratike. Megjithëatë, më herët është dhënë qasje adekuate përmes gjykatës madje me disa vonesa burokratike, duket se është situatë ekuivalente edhe me kodet e reja. Trajnimet e pamjaftueshme për avokatët mbrojtës të lëmisë penale ashpër ndikon në mundësinë e tyre për qasje ndaj informatave relevante, në krahasim me prokurorët e trajnuar më mirë. Analiza/ Sfondi: Në bazë të nenit 10 (1) të Kodit të Procedurës Penale “nëse me këtë Kod nuk parashihet ndryshe, i pandehuri dhe paditësi në procedurë penale kanë pozitë të barabartë.” barabartë.” Ky deklarim përcillet në të gjitha fazat e hetimeve dhe të gjykimit sipas procedurës së re penale.
Gjatë Hetimeve
8
Në literaturën juridike për këtë koncept përdoret gjithashtu edhe termi “barazi e armëve.” (Përkthyesi)
14
Në bazë të nenit 77 (3) të Kodit të Procedurës Penale “mbrojtësi ka të drejtë të njoftohet me kohë k ohë për vendin dhe kohën e zbatimit të veprimeve hetimore, të marrë pjesë në to dhe të shikojë shkresat dhe provat e çështjes në pajtim me dispozitat e këtij Kodi.” Kodi i Procedurës Penale i numëron në veçanti këto të drejta: •
Marrja në pyetje e të dyshuarve dhe të pandehurve
Neni 69 (2) thotë “Para çdo marrjeje në pyetje të të dyshuarit dysh uarit ose të pandehurit, policia, prokurori publik, gjyqtari i procedurës paraprake ose kryetari i trupit gjykues udhëzon të dyshuarin ose të pandehurin për të drejtën e tij në angazhimin e mbrojtësit dhe se mbrojtësi mund të marrë pjesë gjatë marrjes së tij në pyetje”. Sipas nenit 231 (1) “Të pandehurin e merr në pyetje prokurori publik. Prokurori publik marrjen në pyetje mund t’ia besojë policisë gjyqësore ose, në raste të jashtëzakonshme, policisë së rregullt”. Para marrjes në pyetje i pandehuri njoftohet njoftohet për të drejtën e tij për mbrojtës dhe të konsultimit konsultimit me të para por edhe gjatë marrjes në pyetje”. neni 231 (2) 4). Nëse marrja në pyetje e të pandehurit është zbatuar me shkelje të dispozitave nga neni 155, paragrafi 1, neni 231, paragrafët 2 dhe 3 ose neni 234 paragrafi 2 i këtij Kodi, “deklarimet e të pandehurit janë të papranueshme”. Neni 235. •
Marrja në pyetje e dëshmitarëve ose ekspertëve
Në bazë të nenit 237 (4) “Prokurori publik mund të vendosë ta thërrasë të pandehurin, mbrojtësin e tij dhe të dëmtuarin të jenë të pranishëm gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarit ose ekspertit”. Avokati mbrojtës ka mundësi ta marrë në pyetje dëshmitarin para se deklaratat e tyre të merren si prova. Kjo është e rëndësishme në dritën e nenit 156 (2), “Deklarimi i dëshmitarit i dhënë në polici ose para prokurorit publik mund të jetë provë e pranueshme në gjykatë g jykatë vetëm kur të pandehurit ose mbrojtësit i është dhënë mundësia ta kundërshtojë atë nëpërmjet marrjes në pyetje të dëshmitarit gjatë ndonjë faze të procedurës penale”. •
Kontrolli, shikimi i vendit të gjarjes dhe rikonstruimi
Në bazë të nenit 242 (1) “Para fillimit të kontrollit policia gjyqësore ia prezenton urdhërin personit të cilit i drejtohet ky urdhër dhe atë e njofton se ka të drejtë të kontaktojë me avokatin i cili ka të drejtë të jetë i pranishëm gjatë kontrollit”. Mirëpo, në bazë të nenit 241 (2), kur personi kërkon praninë e avokatit gjatë kontrollit, policia gjyqësore e shtyn kontrollin derisa të arrijë avokati. Krahas kësaj, sipas nenit 242 (4) “përjashtimisht, kontrolli mund të fillojë pa prezentimin e urdhërit ose pa kërkesë të mëparshme për dorëzim të personit a të sendeve të kërkuara, kur pritet rezistencë e armatosur ose kur ka mundësi të dështojë efekti i kontrollit nëse ai nuk zbatohet menjëherë dhe pa paralajmërim ose kur kontrolli zbatohet në lokale publike”. Në fund, sipas nenit 254 (3) “i pandehuri dhe mbrojtësi i tij kanë të drejtë të jenë të pranishëm në shikim ose në rikonstruim të vendit të ngjarjes”. •
Marrja e dëshmive sipas kërkesës së mbrojtësit ose prokurorit
Në bazë të nenit 238 (1) “Përjashtimisht, prokurori publik ose i pandehuri mund të kërkojë nga gjyqtari i procedurës paraprake të marrë dëshmi nga dëshmitari ose të kërkojë mendimin e ekspertit me qëllim të ruajtjes së provës kur ekziston vetëm një mundësi për marrjen e provës së rëndësishme ose kur ka rrezik potencial se kjo provë nuk do të mund të merrej gjatë shqyrtimit gjyqësor”. Krahas kësaj, neni 238 (2) thekson, “…I pandehuri, mbrojtësi i tij dhe prokurori publik janë të pranishëm në seancën e dëgjimit për marrjen e dëshmisë”. Në thelb, mbrojtësi mund të kërkojë nga gjyqtari i procedurës paraprake ta merr deklaratën nga dëshmitari ose të kërkojë vlerësimin e ekspertit për ruajtjen e provës dhe mundet sipas nenit 239 (2) të bëjë kërkesë te prokurori publik për marrjen e provës. •
Shikimi i provave dhe shkresave 15
Në asnjë fazë të procedurës mbrojtësit nuk mund t’i mohohet shikimi i shkresave lidhur me procesin e marrjes në pyetje të të pandehurit, nuk mund t’i mohohet shikimi shik imi i materialit të marrë nga i pandehuri apo materialit që i përket atij, shikimi i materialit lidhur me veprimet hetimore në të cilat është lejuar ose është dashur të lejohet pjesëmarrja e mbrojtësit ose shikimi i analizave të ekspertëve. neni 142 (1).
Gjatë Konfirmimit të Aktakuzës Sipas nenit 307 (1) (1-6) të drejtat e të pandehurit janë të mbrojtura në procedurën e re. Veçanërisht neni 307 (1) (1-6) thotë “Jo më vonë se nga ngritja e aktakuzës, prokurori publik i siguron mbrojtësit materialet e mëposhtme ose kopjen e tyre të cilat janë në posedim, në kontroll ose në mbrojtje të tij, nëse këto materiale nuk i janë dhënë mbrojtësit gjatë hetimit: 1) Procesverbalet mbi deklarimet ose pohimet, të nënshkruara apo të panënshkruara nga i pandehuri; 2) Emrat e dëshmitarëve të cilët prokurori publik publi k ka ndërmend t’i thërrasë për të dëshmuar dhe çdo deklaratë të mëhershme të dhënë nga dëshmitarët e tillë; 3) Të dhënat mbi identifikimin e personave për të cilët prokurori publik di se posedojnë prova të pranueshme dhe shfajësuese ose informata lidhur me çështjen dhe çdo procesverbal të deklarimeve, të nënshkruar apo të panënshkruar nga personat e tillë për këtë çështje; 4) Rezultatet e ekzaminimit fizik dhe mental, testet shkencore ose eksperimentet e bëra lidhur me çështjen; 5) Kallëzimet penale dhe raportet e policisë dhe 6) Përmbledhjet ose referencat për provat materiale të mbledhura gjatë gj atë hetimit. Pas ngritjes së aktakuzës prokurori publik i siguron mbrojtësit çfarëdo materiali të ri të paraparë në paragrafin 1 të këtij neni brenda dhjetë ditëve nga pranimi i tyre, neni 307 (3). Mbrojtësi ka për detyrë ta njoftojë prokurorin dhe kjo është reciproke. Prokurori njoftohet nga avokati mbrojtës jo më vonë se 8 ditë nga pranimi i materialit nga prokurori, për qëllimin e paraqitjes së alibisë (me informacione relevante), ose qëllimin e paraqitjes së arsyeve për përjashtimin e përgjegjësisë penale (me dëshmitarë dhe prova tjera mbështetëse) dhe prokurorin e njofton për emrat e dëshmitarëve potencial. neni 308 (1).
Marrja e Provave të Reja Neni 332 (1) i mundëson mbrojtjes të thërrasë dëshmitarë të ri ose të merret prova e re. Avokati mbrojtës mund të bëjë kërkesë për thirrjen e dëshmitarëve të ri ose analizë eksperte për shqyrtimin gjyqësor ose për prova të reja të sigurohen edhe pasi të jetë caktuar seanca kryesore. Kodi i Përkohshëm i Procedurës Penale, në mënyrë të qartë i vendosë palët në pozita të barabarta në të gjitha fazat e procedurës penale. Për shkak se Kodi i Procedurës Penale vetëm sa ka filluar të zbatohet, është e vështirë të vërtetohet nëse janë lëshuar ose parashikuar informatat. Të anketuarit kanë bërë me dije se prokuroritë nuk janë të pajisura për t’i dalë ballë kësaj detyre, për shkak se të gjithë prokurorëve të Kosovës iu mungojnë mjete dhe personel të mjaftueshëm për kopjimin e shkresave dhe vënjen në disponim të tyre. Sipas të anketuarve, sipas ligjit të mëparshëm, të pandehurit i kanë siguruar këto shkresa nga gjykata dhe i kanë paguar shpenzimet për sigurimin e shkresave. Në thelb procedura e re vendosë barrë të rëndë mbi prokurën (autorizimin) e shkruar keq. Neni 80 (1) i Ligjit mbi Procedurën e Përgjithshme Administrative (i zbatueshëm për lëndët civile dhe adminstrative) parashikon që “palët kanë të drejtë t’i shikojnë dokumentet që kanë të bëjnë me rastin, me shpenzime vetanake, për rishtypjen e dokumentacionit të nevojshëm”. Krahas kësaj neni 80 (2) thekson se “çdo person, organizatë sociale ose shoqatë profesionale, profesionale, kanë të 16
drejtë të shikojnë dhe rishtypin dokumentet, me shpenzime vetanake, me kushte se ekziston interesi i arsyeshëm”. Në praktikë, avokatët raportojnë për pak vështirësi lidhur me shikimin e shkresave; por sigurimi i kopjeve shpesh është procedurë e ngadalshme. Askush nuk ka raportuar se nuk janë dhënë shkresat ndërsa vonesat janë shkaktuar shpeshherë në procedurat e gjyqtarëve ndërkombëtarë për shkak të kohës së nevojshme për sigurimin e përkthimeve. Qasja e publikut në shkresat e gjykatës është e kufizuar. Në përgjithësi vetëm palëve dhe avokatëve të tyre u lejohet qasja. Disa të anketuar raportojnë që prokurorët kanë ndjekur më shumë trajnime mbi Kodet e reja të Procedurës Penale. Si rezultat, trajnimi i pamjaftueshëm për avokatët mbrojtës ashpër ndikon në mundësinë e tyre për t’ju qasur informatave relevante, në krahasim me prokurorët më mirë të trajnuar.
Faktori 6: E Drejta e Përfaqësimit Përfaqësimit të Palëve Avokatëve me të drejtë të paraqitjes para organeve gjyqësore ose administrative duke i përfaqësuar klientët e vet, nuk u mohohet kjo e drejtë dhe trajtohen të barabartë nga këto organe. ORELACIONI : K ORELACIONI : Neutral
ËRFUNDIMI P ËRFUNDIMI
Avokatët kanë të drejtë që në emër të klientit, të paraqiten para organeve gjyqësore ose administrative. Të anketuarit kanë raportuar për një trajtim të barabartë, megjithatë, komunikimet ex-parte mes gjykatave dhe palëve ngrisin brengën lidhur me trajtimin e barabartë. Analiza/ Sfondi: Neni 10 i Kodit të Procedurës Penale u jepë status të barabartë prokurorit dhe të pandehurit dhe përcakton të drejtat e avokatit gjatë gjykimit, përfshirë edhe ed he të drejtën e paraqitjes së provave dhe thirrjes së dëshmitarëve. Për shembull, neni 10 (1) deklaron “Nëse me këtë Kod nuk parashihet ndryshe, i pandehuri dhe paditësi në procedurë penale kanë pozitë të barabartë”. Neni 10 (2) deklaron se “I pandehuri ka të drejtë të deklarohet dhe atij duhet t’i lejohet deklarimi për të gjitha faktet dhe provat që e ngarkojnë dhe t’i paraqesë të gjitha faktet dhe provat që janë në favor të tij. Ai ka të drejtë t’i marrë në pyetje ose të kërkojë që të merren në pyetje dëshmitarët kundër tij dhe të kërkojë praninë dhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve në favor të tij, në kushte të njëjta që vlejnë për dëshmitarët kundër tij”. Të anketuarit kanë paraqitur brengosjen lidhur me atë se palët, avokatët dhe prokurorët kanë qasje ex-parte të vazhdueshme tek gjykatësit dhe te zyrtarët tjerë të gjykatave gjë që krijon një perceptim të favorizimit, trajtimit të pabarabartë dhe potencialisht korrupcionit. Avokatët e anketuar kanë raportuar se trajtohen të barabartë nga zyrtarët e gjykatave. Gjyqtarët dhe prokurorët kanë vërejtur se shpeshherë detyrimi pozitiv për prezentimin e të gjitha provave nganjëherë kërkon që ata t’i ndihmojnë mbrojtësit gjatë procedurës penale; p.sh., duke e këshilluar mbrojtësin që ta kundërshtojë provën, propozojë etj. Kodi i Procedurës Penale në krahasim me ligjin e mëparshëm kërkon pjesëmarrje më aktive nga mbrojtësi. Nëse të gjithë do të mund ta tejkalojnë këtë sfidë, kjo mbetet e panjohur. Për shkak të numrit të vogël të avokatëve (346), zyrtarët e gjykatave në përgjithësi kanë përvojë paraprake me avokatët e caktuar. Një përqindje e vogël e avokatëve i përfaqësojnë shumicën e rasteve penale të profilit të lartë dhe këta avokatë kanë reputacion. Të anketuarit kanë raportuar se avokatët me më përvojë dhe të mirënjohur trajtohen ndryshe. Me një popullatë të vogël (më pak se 2 milion) dhe numër të madh të rasteve penale që kanë mbetur që nga konflikti dhe pasojat e vitit 1999, opinioni publik është i njohur me avokatët më eminentë. Lëndët e ndjeshme nga aspekti etnik kanë një publicitet të gjërë dhe opinioni i përcjellë me vëmendje. Përveç kësaj, presioni dhe raportimi i mediave shpesh rezulton në një shkallë të lartë të interesimit të publikut. 17
Një numër avokatësh kanë raportuar se ata përgjithësisht kanë qenë të trajtuar më mirë nga trupet gjykuese ndërkombëtare se sa nga ato të vendit. Krahas kësaj, ata kanë raportuar se kanë qenë të trajtuar më profesionalisht nga gjyqtarët ndërkombëtarë se sa ata lokalë, dhe iu janë dhënë më shumë mundësi për argumentim në favor të klientëve të tyre dhe në paraqitje të provave.
II.
Arsimimi, Trajnimi dhe Pranimi në Profesion
Faktori 7: Kërkesat Akademike Avokatët kanë arsimim juridik formal, të shkallës universitare, të fituar nga institucionet e autorizuara për dhënjen e diplomave në lëminë e drejtësisë. K ORELACIONI : Neutral ORELACIONI :
P ËRFUNDIMI ËRFUNDIMI
Të gjithë avokatët dhe juristët duhet të jenë të diplomuar në Fakultetin Juridik; mirëpo cilësia e arsimimit juridik është e dobët.
Analiza/ Sfondi: Për ta ushtruar profesionin e avokatit, duhet që avokati të jetë i regjistruar në regjistrin për avokatë të Odës së Avokatëve të Kosovës [më tutje: OAK]. Kushtet dhe kërkesat për lejimin e ushtrimit të profesionit për avokatë parashikohen në Ligjin për Avokaturën dhe Ndihmën Tjetër Juridike, si dhe në Projektligjin mbi Avokaturën. Neni 36 i Ligjit mbi Avokaturën dhe Ndihmën Tjetër Juridike thotë “të drejtën e regjistrimit në regjistrin e avokatëve e ka çdo person i cili i plotëson këto kushte: 1. Të jetë nënshtetas jugosllav; 2. Të jetë i aftë për punë; 3. Të ketë kryer fakultetin juridik 4. Të ketë provimin e dhënë të jurisprudencës, ose të jetë në të drejta i barazuar barazuar me personat të cilët e kanë provimin e dhënë të jurisprudencës; 5. Të ketë cilësinë e punëtorit në punën e bashkuar; 6.
Të jetë i denjë për kryerjen e profesionit të avokatit.
Projektligji mbi Avokaturën i shton kushtet ndërsa disa prej tyre edhe i ndryshon. Për shembull, neni 6 (1) “Të drejtë regjistrimi në regjistrin e avokatëve ka secili person që plotëson këto kushte: a. Të posedojë aftësi për punë; b. Të jetë banor i përhershëm i Kosovës; c. Të ketë kryer fakultetin juridik ose një arsimim tjetër tjetër të lartë juridik, i cili njihet nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë të Kosovës si arsimim i lartë juridik adekuat; d. Të ketë përvojë së paku një-vjeçare si praktikant avokature avokature ose praktikant gjykate apo të ketë përvojë dy-vjeçare, si praktikant në administratën admini stratën publike; 18
e. Të ketë të dhënë provimin e jurisprudencës në Kosovë; f. Të ketë dhënë betimin solemn; g. Të mos jetë i dënuar për vepra penale që e bëjnë atë të padenjë për ushtrimin e profesionit të avokatit sipas Kodit të Etikës Profesionale; h. Të mos jetë i përjashtuar ose i pezulluar nga detyra e gjyqtarit ose ushtrimi ushtrimi i profesionit të avokatit. Në rastet e përjashtimit kërkesa mund të përsëritet pas pesë vitesh, pas vendimit të plotfuqishëm; i. Të mos kryejë kryejë një veprimtari e cila nuk është në pajtim me profesionin e avokatit dhe në veçanti veprimtari e cila cënon pavarësinë e tij profesionale. Pothuajse të gjithë avokatët e Kosovës kanë diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Fakulteti Juridik Paralel është duke funksionuar në pjesën veriore të Mitrovicës dhe financohet nga Serbia, por nuk është siguruar ndonjë informatë mbi ekuivalencën, planprogramin mësimor ose numrin e studentëve. Nga aspekti praktik, në Kosovë, vetëm në Prishtinë ka fakultet juridik. Disa avokatë më të vjetër kanë diplomuar në fakultetet e Jugosllavisë, më së shumti të Maqedonisë ose Kroacisë. Studentët me kryerjen e fakultetit juridik e marrin titullin jurist. Mund të vazhdohet me studimet post-diplomike dy vjeçare - ose “magjistraturë”. Gjatë vitit të parë përcillen ligjëratat; në vitin e dytë punohet tema e magjistraturës. Nuk ka program të shkollës së natës. Ndërsa studentëve ju lejohet që të regjistrohen me korrespodencë. Fakulteti juridik i regjstron përafërsisht 500 studentë të ri për secilin vit, por shifrat jozyrtare mund të jenë më të larta. Të anketuarit kanë bërë me dije se gjatë regjistrimit merret parasysh barazia gjinore, por nuk ka të dhëna statistikore për këtë. Në Prishtinë vijnë studentë nga i gjithë rajoni. Sipas disa të anketuarve “Prishtina gëzon reputacion më të madh se Tirana”. Studentët e jashtëm të regjistruar në Universitetin e Prishtinës, kryesisht janë shqiptarë etnik. Shumë studentë nga Shqipëria Veriore i vijojnë mësimet në Universitetin e Prishtinës për shkak se është më afër se në Tiranë. Gjithashtu vijnë studentë shqiptarë etnik edhe nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia Jugore. Nga mesi i vitit 2000 dhe 2004, kanë diplomuar 1186 juristë, prej tyre 757 meshkuj ndërsa 429 femra. Prej këtij numri 29 e kishin kryer shkallën e magjistraturës; 25 prej tyre ishin meshkuj dhe 4 ishin femra. Momentalisht pagesa për studime është 130 euro për një vit. Ministria e Arsimit i ka liruar nga pagesa përafërsisht 200 studentë, për shkak të gjendjes së tyre materiale Shumica e profesorëve konsiderojnë se rrogat e tyre nuk janë adekuate. Lartësia e rrogave për profesorin me orar të plotë sillet prej 250 deri në 300 euro për një muaj. Për shkak të pagave të ulta, shumica e profesorëve janë të punësuar me orarë të plotë ose të shkurtuar nëpër vende pune jashtë fakultetit. Gjerësa janë duke u zhvilluar reformat në Fakultetin Juridik të Prishtinës, të gjithë të anketuarit kanë deklaruar të sigurtë se nevojiten reforma plotësuese. Në veçanti, të anketuarit e kanë nënvizuar nevojën që arsimimi në fakultetin fakultetin juridik të orientohet më më shumë kah të mësuarit praktik.
19
.
. .
Faktori 8: Përgatitja për Ushtrimin e Profesionit Avokatët posedojnë njohuri adekuate, aftësi dhe trajnim për ushtrimin e profesionit pas kryerjes së shkollimit juridik. ORELACIONI : K ORELACIONI : Negativ
ËRFUNDIMI P ËRFUNDIMI
Fakulteti Juridik i Prishtinës ofron trajnim teorik, por studentët kanë shumë pak orë praktike ose trajnime për aftësim analitik të ushtrimit të profesionit.
Analiza/ Sfondi: Fakulteti Juridik i Prishtinës është themeluar në vitin 1961. Në shtator të vitit 1991 të gjithë studentët dhe profesorët shqiptarë u përjashtuan nga lokaket e shkollave, përfshirë këtu edhe Fakultetin Juridik. Si rezultat, për 9 vitet e ardhshme, studentët shqiptarë nuk i kanë vijuar mësimet në objektet e Fakultetit Juridik të Prishtinës, por nëpër shtëpitë private, duke u kyçur në sistemin paralel të arsimit të udhëhequr nga profesorët shqiptarë të Kosovës dhe nga profesionistët tjerë juridik. Shqiptarët etnik si për brenda ashtu edhe nga jashtë Kosovës e kanë mbështetur këtë sistem privat. Sistemi arsimor i zhvilluar nëpër shtëpitë private ishte standard dhe gjërësisht pranohet se kjo gjeneratë ka fituar arsimim më të mangët ligjor duke pasur parasysh rrethanat e asaj periudhe kohore. Studentët nuk kishin pasur vështirësi për shfrytëzimin e shënimeve nga sistemi privat i arsimit për t’i marrë notat kur ishte rihapur fakulteti juridik për studentët shqiptarë. Përderisa shqiptarët e Kosovës tani ktheheshin në fakultet, serbët e Kosovës (të izoluar kryesisht në rajonet e Kosovës Veriore dhe enklavat e mbrojtura nga KFOR-i) nuk mund t’i vijojnë mësimet në Fakultetitn Juridik të Prishtinës për shkak të mungesës së sigurisë. Serbët etnikë mund ta vijojnë fakultetin juridik në pjesën veriore të Mitrovicës ose në njërën prej ish republikave të RSFJ-së. Nën administrimin e UNMIK-ut, reformat në Fakultetin Juridik të Prishtinës kanë filluar në vitin 2000, por kanë ndodhur shumë pak përmirësime të rëndësishme në këtë drejtim. Të anketuarit e Fakultetit Juridik janë përgjigjur se është kërkuar “shumë dhe brenda afateve shumë të shkurtëra”Procesi i reformës e ka përqafuar sistemin e Bolonjës në kuadër të planprogramit mësimor për fakultetin juridik 9. Edhepse reformat e kanë përqafuar planin plani n tre vjeçar të studimeve,
9
Procesi i Bolonjës është procesi i krijimit të Zonës Europiane për Arsimim të Lartë (EHEA). Ky proces ka filluar me 19 qershor të vitit 1999 dhe duhet të përfundojë në vitin 2010. Synimet kryesore të Deklaratës së Bolonjës janë që të rritet shkalla e lëvizjes dhe mundësisë për punësim të personave të diplomuar në Europë. Duke e nxjerrë diplomën evropiane të përbashkët – plotësuese për të gjithë të diplomuarit dhe përdorimin e sistemit të krediteve (ECTS ose kompatibil) janë parë si mjetet kryesore për transparencë.
20
“është e pamundur të kryhet për tre vite”. Disa studentë i paraqesin provimet e vitit të katërt dhe nuk i përcjellin ligjeratat. Të anketuarit shpesh deklaronin se “reforma s’ka sjellur asgjë.” Me planprogramin mësimor janë 36 lëndë obligative dhe 6 lëndë zgjedhore. Lëndët obligative janë: E drejta kushtetuese I dhe II, Historia e shtetit dhe të drejtës I dhe II, Bazat e teorisë juridike I dhe II (Interpretimi i së Drejtës), E drejta romake I (e drejta private), Gjuhë e huaj I, II, III dhe IV, Ekonomika I, Sociologjia juridike, Ekonomia aplikative, Teknologjia Informatike dhe statistika juridike, E drejta administrative I, E drejta civile I dhe II (reale), E drejta penale I, dhe II, E drejta familjare I, Kriminologjia I, Procedura administrative, E drejta ndërkombëtare publike, Hetimet Kriminalistike I, Të drejtat procedurale(e detyrimeve) I dhe II, Procedura civile I dhe II, Procedura penale I dhe II, E drejta Europiane, E drejta financiare dhe Financat, Penologjia I, Konflikti i ligjeve, E drejta e punës I, dhe E drejta Tregëtare dhe E Drejta Trashëgimore. Janë disa lëndë zgjedhore. Planprogrami i inkorporon zhvillimet më të reja në ligj dhe përfshinë edhe mësimet për rregulloret e UNMIK-ut të cilat ushtrojnë ndikim në Kosovë. Drejtimet post-diplomike (të shkallës së dytë) janë: E Drejta Penale, Civile dhe Administrative. Shumica e lëndëve i kanë nga 3 ose 4 orë në javë, por 2 nga këto janë zakonisht konsultime. Të anketuarit janë ankuar se profesorët zakonisht nuk janë të pranishëm për konsultime dhe në përgjithësi ato orë nuk mbahen. Tani nuk mbahen provime me gojë, por vetëm me shkrim. Për momentin në fakultetin juridik mësohet legjislacioni më i ri i cili është në fuqi në Kosovë, përfshirë rregulloret dhe Kornizën Kushtetuese dhe i përfshinë ligjet e reja në planprogramin mësimor. Nuk ka lëndë të llojit të hulumtimit juridik ose shkrimit ligjor, përgjegjësia profesionale/etika profesionale ose lëndë mbi avokaturën. Fakulteti juridik iu mundëson përafërsisht 20 studentëve t’i vizitojnë gjykatat për një muaj ose gjashtë javë për t’iu ndihmuar gjyqtarëve. Për këtë praktikë nuk jepen notat, por profesorët e involvuar në këtë program e marrin parasysh angazhimin plotësues në rastet tjera të notimit. Ky rast u ofrohet në përgjithësi vetëm studentëve më të të mirë ose atyre që favorizohen. Edhepse momentalisht nuk ofrohet asnjë program i klinikave ligjore, donatorët ndërkombëtar janë shprehur të gatshëm të fillojnë me këto programe në të cilat do të hynin edhe aftësitë e avokaturës. Ndërmjet shkurtit 2004 dhe qershorit 2004, Qendra Juridike e Kosovës [më tutje në tekst “QJK”], së bashku me Fakultetin Juridik të Prishtinës e kanë sponzoruar projektin e quajtur “Klinikat ligjore praktike”. Ky projekt fokusin e kishte në zbatimin e njohurisë teorike në kontekst të zhvillimit të aftësive praktike ligjore në fushat specifike të së drejtës, veçanërisht në fushën e të drejtës penale, civile dhe administrative. Qëllimi i këtij projekti ishte t’i rifuqizojnë aftësitë praktike të studentëve duke i kombinuar njohuritë teorike me aktivitetet praktike. Seancat punuese janë mbajtur në lokalet e Fakultetit Juridik të Prishtinës. Gjatë mbajtjes së klinikave, ekspertët kanë organizuar gjykime të simuluara, seanca mbi metodologjinë e shkrimit ligjor dhe pjesëmarrësit janë njohur me format, aspektet dhe procedurat praktike. ABA/CEELI në bashkëpunim me Fakultetin Juridik të Prishtinës e ka zhvilluar të programit eksperimental të klinikave ligjore, i cili do t’ju ofrojë studentëve të drejtësisë të cilët premtojnë sukses, shkëmbim përvojash dhe trajnim për çështjet praktike, aftësi dhe vlera profesionale. Është caktuar koordinatori për fakultetin juridik, ndërsa projekt propozimi tainimë është pranuar. Krahas kësaj, një fakultet juridik amerikan ka marrë pjesë bashkë me Iniciativën Ligjore Ballkanike në shkëmbimin e profesorëve dhe studentëve. Të anketuarit e kanë shprehur mendimin e njëjtë se fakulteti juridik ofron trajnim teorik, por studentëve nuk iu ofrohen trajnime të mjaftueshme praktike dhe analitike për përgatitjen e tyre për ushtrimin e profesionit, përfshirë këtu edhe mungesën e lëndëve për etikë dhe shkathtësi të avokimit. Shumica e orëve zhvillohen nëpër klasa të mëdha (amfiteatër) me vende për më shumë se njëqind studentë. Ka pak, nëse fare, ndërveprim ndërmjet profesorëve dhe studentëve.
21
Faktori 9: Procesi Kualifikues Pranimi në profesionin e avokatit bazohet në dhënjen e një provimi të drejtë, rigoroz dhe transparent dhe në kryerjen e stazhit të mbikqyrur të praktikantit. K ORELACIONI : Neutral ORELACIONI :
P ËRFUNDIMI ËRFUNDIMI
Për secilin profesionist është kusht dhënja e provimit të jurisprudencës ndërsa notimi është i arsyeshëm, i drejtë dhe transparent. Para dhënjes së provimit të jurisprudencës, duhet të jetë kryer stazhi i praktikës; ndërsa për disa të diplomuar gjatë praktikës është dhënë ndihmë nga donatorët ndërkombëtar, dhe ofruar trajnim praktik për përgatitjen për ushtrimin e profesionit të avokatit. Analiza/Sfondi:
Praktika Të gjithë profesionistët, përfshirë prokurorët, gjyqtarët dhe avokatët, nevojitet ta kenë të dhënë provimin e jurisprudencës (lexo faktorin 7). Si parakusht për dhënjen e provimit të jurisprudencës është kryerja e stazhit të praktikës. Për shembull, në bazë të nenit 2 të Ligjit mbi Provimin e Jurisprudencës (Gazeta Zyrtare e KSA të Kosovës, Nr. 10/1977) “për të hyrë në provim të jurisprudencës, personi duhet të “ketë punuar një vit si jurist në gjykatë të rregullt, zyren e prokurorit, avokatit publik, në gjykatën e punës së bashkuar, avokatin e vetëqeverisjes shoqërore ose në zyren e avokatit”. Krahas kësaj hyrjen në provim të jurisprudencës e gëzojnë edhe ata persona që kanë punuar “dy vite si jurist në organet tjera shtetërore, organizatë të punës së bashkuar ose organizatë tjetër vetëqeverisëse”. Edhe praktikanti duhet të hyjë në provim të jurisprudencës. Në vitin 2002, ABA/CEELI dhe OSBE së bashku me Odën e Avokatëve të Kosovës (OAK) e kanë filluar me sponzorimin e programit për praktikantë. Klasa prej 20 të diplomuarve në Fakultetin Juridik të Prishtinës është shpërndarë nëpër zyrat e avokatëve për një program një vjeçar. OSBE ka organizuar seanca trajnuese njëditore, çdo të dytin muaj, duke vënë theksin në aftësitë praktike të ushtrimit të profesionit. Që nga viti 2002 tetëdhjetë të diplomuar e kanë vijuar këtë program. Fillimisht programi i kishte në cak të diplomuarit të cilët nuk kanë pasur rast ta kryejnë praktikën gjatë viteve 1990 por tani në këtë program hyjnë të diplomuarit e rinjë. Pas kryerjes së programit, të diplomuarit regjistrohen për Provim të Jurisprudencës. Programi i Praktikantëve ka qenë i suksesshëm për inkurajimin e avokatëve të rinjë të hyjnë në këtë profesion. OAK e ka marrë përgjegjësinë për inkurajimin e avokatëve për mentorimin e të diplomuarive të rinjë ndërsa që nga fillimi i vitit 2004 ka ndarë stipendi për praktikantë. Praktikantët regjistrohen në OAK për plotësimn e kushteve për kryerjen e stazhit. Komisioni i OAK për Praktikantë e monitoron programin e OAK-ABA/CEELI-OSBE-së për praktikant ndërsa punëtori i OAK e koordinon punën për trajnimin e praktikantëve së bashku me komisionin dhe sponzoruesit e programit. Përveç kësaj, 80 të diplomuar e kanë përfunduar programin për praktikantë të OAK-ABA/CEELI-OSBE-së, disa stazherë janë regjistruar në OAK dhe i plotësojnë kushtet për kryerjen e praktikës duke punuar nëpër organizata, zyra të avokatëve dhe organe shtetërore.
Provimi i Jurisprudencës Sipas nenit 5.3 të Kornizës Kushtetuese, provimi i jurisprudencës është kompetencë e rezervuar. Provimi i fundit për kandidatët shqiptarë etnik të Kosovës është mbajtur në vitin 1990. Në vitin 1992, autoritetet serbe e kanë ndërprerë mbajtjen e provimit të jurisprudencës në Kosovë, duke kufizar edhe më tej mundësinë për qasje në profesionin ligjor për shqiptarët e Kosovës. 22
Vlerësimet e vitit 2001 flisnin për përafërsisht 780 kandidatë të kualifikuar. Kjo përfshinte shumë gjyqtarë, të cilët më heret nuk kanë pasë mundësi të hyjnë në provim të jurisprudencës, por edhe prokurorë dhe avokatë potencialë. UNMIK-u, OSBE dhe OJQ-të ndërkombëtare së bashku me Departamentin e Drejtësisë, e kanë organizuar vazhdimin e sërishëm të provimit të jurisprudencës për Kosovë, ndërsa provimi i parë ishte mbajtur me 14 dhjetor 2001. OSBE dhe Departamenti për Administratë Gjyqësore, e kanë hartuar programin në pajtim me standardet evropiane për pyetjet dhe testet me shkrim. SOROS-i i ka dhuruar 2,500 kopje te doracakut për përgatitjen e provimit të jurisprudencës. OSBE ka organizuar trajnime ndërsa ABA/CEELI e ka siguruar përkthimin e materialeve. Janë bërë njoftime publike për ftuarjen e kandidatëve për të aplikuar. Gjatë vitit 2001, kanë aplikuar 1700 kandidatë; prej të cilëve vetëm 615 i kishin plotësuar kushtet. Në vititn 2003, ishin bartur 784 aplikacione. Por OSBE-ja ka raportuar se që nga janari i vitit 2005, nuk ka më aplikacione të grumbulluara që presin për të hyrë në provim. Prioritetet për provimin e jurisprudencës që në fillim ishin: •
•
•
•
•
Kandidatët të cilët e kishin kryer fakultetin juridik para vitit 1995; Kandidatët për gjyqësi të cilët janë shkarkuar për shkak se nuk e kanë dhënë provimin e jurisprudencës; Kandidatët nga pakicat; Kandidatë të cilët nuk i kanë dhënë të gjitha pjesët e provimit të jurisprudencës para vitit 1990; Kandidatët nga komunat me numër të pamjaftueshëm të gjyqtarëve, prokurorëve dhe avokatëve.
Ligji mbi Provimin e Jurisprudencës (Gazeta Zyrtare e KSA të Kosovës Nr.10/1977), dhe Rregullorja për Programin dhe Mënyrën e Dhënjes së Provimit të Jurisprudencës (Gazeta Zyrtare e KSA të Kosovës, Nr. 2/85) [më tutje në tekst “Rregullorja për Provimin e Jurisprudencës”], përcaktojnë rregullat dhe procedurën për dhënjen e provimit të jurisprudencës. Të dyja këto dokumente datojnë para kohës së protektoratit të KB-ve, por si duket shërbejnë si struktura mjaft të mira për administrimin e provimit të jurisprudencës. Në dhjetor të vitit 2001, është formuar Komisioni gjashtë anëtarësh për dhënien e provimit të jurisprudencës (secili me nga një zëvendës), për kryerjen e detyrës për administrimin e provimit, me ndihmën teknike/administrative të dhënë nga Departamenti i Administratës Gjyqësore (DAGJ). OSBE dhe Departamenti i Shtetit të SHBA-ve i propozojnë bashkarisht anëtarët dhe zëvendësit e tyre për Komision. Tani, ky Komision përbëhet nga gjyqtarët, profesorët e drejtësisë dhe avokatët; dhe të gjithë ta kenë të dhënë provimin e jurisprudencës. Njëri nga anëtarët është boshnjak, por pakica serbe nuk është e përfaqësuar. Provimi i jurisprudencës organizohej përafërsisht çdo dy muaj. Paraqitja e provimit kushton 150 euro ndërsa lirimi nga pagesa mund të lejohet varësisht nga kushtet materiale. Ekzaminerët paguhen nga 5 euro për secilin provim me shkrim të administruar dhe nga 12 euro për secilin kandidat të cilit i vlerësohet provimi me shkrim. Në bazë të nenit 4 të Ligjit mbi Provimin e Jurisprudencës dhe rregullores, provimi i jurisprudencës përbëhet nga pjesa e provimit me shkrim dhe ajo me gojë. Provimi i jurisprudencës përbëhet prej 13 lëndëve. Është shfrytëzuar programi i njëjtë i pyetjeve, me atë që ka ekzistuar qysh në fillim të organizimit të provimit. Provimi me shkrim e mbulon të drejtën penale dhe civile. Në testin e të drejtës penale, kandidatit i jepen për shqyrtim shkresat e një lënde penale, i përpilon shkresat dhe vendimet bazuar në materialin e dhënë. Kandidati duhet ta kalojë pjesën me shkrim para se të hyjë në testimin me gojë. Testi gojor: Sistemi kushtetues dhe organizimi i gjyqësisë; E drejta penale (materiale dhe procedurale); E drejta civile (materiale dhe 23
procedurale), E drejta familjare dhe trashëgimore; E drejta ekonomike; E drejta e punës dhe E drejta administrative. Provimi i Jurisprudencës poashtu teston njohurinë nga standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Për shkak se nga aplikantët kërkohet që përgjigjjet t’i japin bazuar në ligjin pozitiv, edhe provimi bazohet në materialet e tanishme. OSBE ofron trajnim për përgatitjen e provimit të jurisprudencës dhe i mbështetë kandidatët për provim të cilët banojnë jashtë regjiont të Prishtinës. Nëse kandidati i kalon së paku pesë nga shtatë pjesët e provimit, atëherë ai/ajo mund t’i paraqesë përsëri vetëm pjesët e mbetura për t’i dhënë. Nëse kandidati nuk mund t’i kalojë më shumë se dy pjesë, atëherë ai/ajo duhet ta paraqesë tërë provimin përsëri. Ka pasur tri ose katër përpjekje për ankesë për mosdhënje të provimit të jurisprudencës. Të gjitha këto raste i ka shqyrtuar Komisioni por deri tash nuk është bërë asnjë anulim. Nuk ka të drejtë të ankesës kundër vendimit të Komisionit, por aplikanti mund ta përsëritë provimin. Për shkak se pyetjet e mundshme për provimin me gojë janë të ditura dhe publikohen paraprakisht, nuk mund të fitohet ndonjë avantazh i padrejtë para hapjes së provimit. Notimi mund të jetë burim i trajtimit të pabarabartë, por me ekzaminerë të shumtë të cilët e notojnë secilin aplikant, kjo mundësi është minimale. Nuk është raportuar për korrupcion në procesin e provimit të jurisprudencës, edhpse disa të anketuar mendonin se ekzaminerët i kanë trajtuar më mirë disa kandidatë për shkak të lidhjeve ose miqësore ose për shkak se kishin funksione të larta. Për shkak se testimi është çështje subjektive, atëherë akuzat do të ishin vështirë për t’u vërtetuar. Pjesa me gojë e provimit të jurisprudencës është e hapur për publikun. Shpesh aty janë të pranishëm familja ose miqtë, por shumica janë aplikuesit e ardhshëm të cilët dëshirojnë të shohin se si shkon procesi. Regjistrimi për provim është një proces kryesisht mekanik: aplikuesi e dorëzon dokumentacionin. Dhënja e provimit lejohet nëse dokumentacioni është i kompletuar. Si pjesë e provimit nuk mbledhen të dhënat lidhur me cilësinë e praktikës së kryer. Numri i aplikuesve të cilët presin hyrjen në provim është zvogëluar dukshëm gjatë dy viteve të fundit. Aplikuesit ftohen të marrin pjesë në trajnimin e organizuar nga OSBE por ky trajnim nuk është i obligueshëm. Në provimin e fundit kanë marrë pjesë më pak kandidatë, pjesërisht për shkak se provimi mbulonte kodet e reja penale, për ç’gjë kandidatët ende nuk ishin përgatitur. Aplikuesit pas paraqitjes tani kanë mundësi të hyjnë në provim menjëherë pas dy muajsh sepse tani është zgjidhur problemi i aplikantëve në pritje. Përderisa mbahen shënime statistikore për shkallën e kalueshmërisë, të ndara sipas gjinisë dhe përkatësisë etnike, është vështirë të përcaktohet përqindja e përgjithshme e saktë e kalueshmërisë për shkak se disa aplikues kanë hyrë në provim shumë herë. Mirëpo, 349 aplikues e kanë dhënë provimin e jurisprudencës që nga riorganizimi i tij në dhjetor 2003. Edhepse shumë prej kandidatëve të suksesshëm janë punësuar si gjyqtarë ose prokurorë, ndërsa edhe numri i avokatëve të ri dukshëm është rritur.
STATISTIKAT E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS NË KOSOVË Kandidatë Gjithsejt kandidatë E kanë dhënë provimin Femra Pakica
2001-2002 360 218
2003 329 131
2004 381 98
83 10
30 4
27 3
Bashkësia ndërkombëtare i ka inicuar një program agresiv të inkurajimit të kandidatëve të pakicës serbe, i cili ka përfshirë: përkthimin e të gjitha materialeve, përkthimin e testeve të provimit dhe administrimit të tij në gjuhën serbe. Përkundër këtyre përpjekjeve, të anketuarit kanë bërë me dije se pakica serbe është duke e ndier një presion social brenda komunitetit të vet kundër paraqitjes së provimit. Të anketuarit kanë raportuar se problemi më i madh në lidhje me 24
provimin e jurisprudencës është numri i madh i aplikuesve. Ky numër i madh pritet të zgjidhet gjatë vitit të ardhshëm. Disa të anketuar i kanë shprehur shqetësimet se provimi me gojë është vlerësuar subjektivisht duke bërë që kandidatët e favorizuar ta japin provimin. Mirëpo, shkalla e përgjithshme e kalueshmërisë dhe mundësisë për përsëritje të provimit i pakëson pasojat e ndonjë parregullësie.
Faktori 10: Organi Licensues Pranimi për të ushtruar profesionin e avokatit administrohet nga një organ i paanshëm dhe është objekt i shqyrtimit nga ana e organit të pavarur dhe paanshëm. K ORELACIONI : Pozitiv ORELACIONI :
P ËRFUNDIMI ËRFUNDIMI
Pranimi në Odën e Avokatëve të Kosovës (OAK) është një çështje e vetë rregulluar. Ndaj vendimit të OAK-së për pranim mund të shtrohet ankesë, si brenda OAK-së poashtu ky vendim mund të jetë objekt i shqyrtimit administrativ, duke përfshirë ankesën pranë panelit administrativ të Gjykatës Supreme të Kosovës. Analiza/Sfondi: Pas dhënies me sukses të provimit të jurispudencës, aplikanti parashtron kërkesë për pranim në OAK. Neni 36 i Ligjit mbi Avokaturën dhe Ndihmën Tjetër Juridike i jep të drejtën për t’u regjistruar si avokat çdo personi i cili i plotëson kushtet si në vijim: 1. Është nënshtetas jugosllav (Ligji i propozuar mbi avokaturën, neni 6 e zëvendëson këtë term me atë “ të jetë banor i përhershëm i Kosovës”); 2. Është i aftë për punë; 3. Ka të kryer fakultetin juridik; 4. Ka të kryer provimin provimin e jurispudencës, apo ka status status ekuivalent; 5. Nuk punon në ndonjë ndërmarrje ndërmarrje tjetër të zakonshme; 6. Është person person i besuar për të ushtruar ushtruar profesionin profesionin e avokatit; Megjithatë, kemi edhe kufizime tjera që janë të parapara. Për shembull, një person i shpallur fajtor për kryerjen e veprave penale kundër popullit dhe shtetit, kundër njerëzimit dhe të drejtës ndërkombëtare kundër forcave të armatosura dhe për vepra tjera penale të kryera për interes të tij personal apo për motive të ulëta nuk është i kualifikuar për të qenë avokat. Lexo nenin 36, Ligji mbi Avokaturën dhe Ndihmën Tjetër Juridike. Në bazë të nenit 40 nëse një aplikanti i refuzohet pranimi, ai/ajo mund të inicojë procedurë administrative. Vendimet e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial të Kosovës [KGjPK] për përjashtimin e gjykatësve janë në dispozicion të gjykatësit të përfshirë por nuk janë në dispozicion të publikut. Kjo ndalesë ndikon në OAK, e cila është kritikuar që ti ketë anëtarsuar gjykatësit e përjashtuar. Të anketuarit janë përgjigjur që OAK nuk ka bazë ligjore t’ju mohojë anëtarsimin këtyre gjykatësve të përjashtuar pa vendimin e KGjPK-së. Regjistrimi fillestar në OAK është 250 euro përderisa taksa mujore është 15 euro (180 euro në vjet). Asnjë i anketuar nuk ishte ankuar për shpenzimet shpenzimet e anëtarësisë. Për shkak se OAK është organizatë joqeveritare, pranimi në OAK realizohet jashtë suazave të çfarëdo ndikimi nga qeveria. Avokatët kosovar mburren me pavarësinë e tyre nga qeveria dhe 25
mbrojnë në mënyrë të fuqishme pavarësinë e tyre. Nuk ekzistojnë raporte sipas të cilave OAK i ka refuzuar anëtarësinë dikujt bazuar në kriteret e përcaktuara.
Faktori 11: Pranimi Jodiskriminues Hyrja në profesionin e avokatit nuk bën të mohohet për arsye të racës, gjinisë, orientimit seksual, ngjyrës, besimit apo mendimit tjetër, origjinës etnike apo sociale, të qenurit pjesëtar i një pakice kombëtare, pronësisë, lindjes apo paaftësive fizike. K ORELACIONI : Neutral ORELACIONI :
P ËRFUNDIMI ËRFUNDIMI
Hyrja në këtë profesion nuk bëhet haptazi në mënyrë diskriminuese. diskriminuese. kombëtare dhe femrat janë të nën përfaqësuara në këtë k ëtë profesion.
Megjithatë pakicat
Analiza/Sfondi: Korniza Kushtetuese parashikon që komunitetet dhe pjesëtarët e tyre të jenë të trajtuar në mënyrë jodiskriminuese përfshirë këtu edhe të realizimin e të drejtës së tyre për informim, arsimim dhe procedura gjyqësore në gjuhën e tyre. Mundësitë e barabarta të punësimit dhe qasja në shërbimet publike janë të garantuara. Përcaktuar në nenet 4.4, 4.5 dhe 4.6. Nuk ekziston ndonjë deklaratë që afirmon parimin e mosdiskriminimit në kuadër të ligjeve dhe statuteve që rregullojnë pranimin për të ushtruar profesionin ligjor. Në bazë të nenit 36 (1) të Ligjit Ligj it mbi Avokaturën dhe Ndihmën Juridike, nënshtetësia jugosllave ka ka qenë një kusht për regjistrim në Odën e Avokatëve. Në bazë të nenit 6 (1) (b) të Projektligjit mbi Avokaturën kërkesa do të jetë ndryshuar në “të qenurit banor i përhershëm i Kosovës”. Disa të anketuar kanë pohuar se kërkesa e banimit do t’i kufizonte serbët e Kosovës, shqiptarët apo kombësitë tjera që jetojnë jashtë Kosovës të regjistrohen si anëtar në OAK. Njohuria e rrjedhshme e gjuhës shqipe dhe serbe nuk është kërkesë dhe provimi i jurispudencës dhe procedurat gjyqësore duhet të përkthehen për joshqipfolësit. Nuk ekzistojnë dëshmi se OAK OAK ka krijuar bariera artificiale për t’iu refuzuar aplikantëve të drejtën për t’u regjistruar në OAK në bazë të origjinës etnike, gjinisë etj. OAK- ka 346 anëtarë. Anëtarësia është rritur shumë shpejtë gjatë tre viteve të fundit si rrjedhojë e ndihmës ndërkombëtare në administrimin e provimit të jurispudencës dhe implementimit të suksesshëm të programit për praktikantë . Krahas kësaj gjatë viteve të nëntëdhjeta kur shumë gjyqtarëve shqiptarë dhe avokatëve qeveritar u ishte mohuar e drejta për punësim, ata kishin zgjedhur për t’ju bashkangjitur OAK. Struktura etnike e OAK është kryesisht shqiptare (320) me përfaqësim të pakicave si në vijim: serbë, 5 boshnjakë, 1 goran dhe 7 turq. Analiza e tanishme gjinore e OAK-së është:
Gjithsejt
Meshkuj
Femra
346
323
23
26
Përqindja e avokatëve femra ndryshon në mënyrë të gjerë në shtatë rajonet e Kosovës, nga 11 të regjistruara në rajonin e Prishtinës deri në 0 në tre nga rajonet tjera. Bordi Menaxhues i OAK-së e ka themeluar Komisionin për monitorimin e pjesëmarrjes së femrave dhe minoriteteve. Komisioni është poashtu përgjegjës për ta zhvilluar një strategji për t’i inkurajuar pjesëtaret e gjinisë femrore dhe ata të minoriteteve që t’i bashkangjiten OAK-së. Komisioni përbëhet nga 3 femra dhe në mesin e 5 anëtarëve një është përfaqësues i minoritetit serb. Të anketuarit nga radhët e avokatëve mendojnë se numri i vogël i femrave të regjistruara si avokatë është për shkak të mungesës së vullnetit të tyre për të udhëhequr biznesin e tyre dhe për të kërkuar klientë; këto femra më parë do zgjedhnin që të punësohen si gjyqtare apo në kuadër të qeverisë apo nga ndonjë kompani, përderisa shumë meshkuj regjistrohen si avokatë për shkak se nuk mund të gjejnë punësim diku tjetër. tjetër. Një komunitet i fuqishëm mirëpo i vogël vogël i femrave veç ekziston, ku shumica prej tyre janë larguar me dhunë ngqa vendet e tyre të punës gjatë viteve të nëntëdhjeta dhe për momentin janë shumë të suksesshme dhe të angazhuara në mënyrë aktive në mentorim në kuadër të OAK-së.
III.
Kushtet dhe Standardet e Ushtrimit të Praktikës
Faktori 12: Formimi i Avokaturës së Pavarur Pavarur Avokatët janë në gjendje të ushtrojnë profesionin e tyre në mënyrë të pavarur apo në shoqëri me avokatët tjerë. ORELACIONI : K ORELACIONI : Neutral
ËRFUNDIMI P ËRFUNDIMI
Avokatët ushtrojnë profesionin në mënyrë të pavarur pa ndonjë kufizim. Koncepti i shoqërimit të lirë të avokatëve veç ka filluar të zhvillohet dhe së këndejmi ekziston një rezistencë sa i përket formimit të firmave të avokatisë. Analiza/Sfondi: Kapitulli 3, nenet 26-34 të ligjit mbi avokaturën dhe ndihmën juridike, deklaron se avokatët mund të themelojnë dhe regjistrojnë zyret e tyre të përbashkëta. Megjithatë, nenet 5 dhe 6 të këtij ligji janë interpretuar si një kërkesë për statusin e ushtrimit të profesionit si avokat i vetëm. Avokatët më të vjetër janë të mendimit se ishte e paligjshme për ta të ushtrojnë profesionin e avokaturës në ndonjë formë tjetër përpos asaj të avokatit të vetëm. Projektligji mbi Avokaturën definon në mënyrë të qartë praktikën e firmave të avokaturës. Interpretimi i ligjit për momentin është objekt debati në mesin e avokatëve. Disa avokatë ushtrojnë profesionin e tyre duke ndarë aranzhimet e tyre pa përfituar nga marrëveshja me shkrim. Avokatët e perceptojnë përparësinë e ushtrimit të profesionit të avokaturës në kuadër të një zyre ku ata do të ndajnë aranzhimet e tyre, në formë partneriteti apo në ndonjë formë tjetër të bashkimit bashki mit dhe shoqërimit të tyre, mirëpo përkundër kësaj ekziston një rezistencë nga ana e avokatëve të vjetër dhe nuk ekziston ndonjë model të cilit do të mund t’i përmbahen ata. Nuk ekziston kurrfarë barierë sa i përket hapjes së zyrës së avokaturës dhe së këndejmi shumë avokatë veprojnë në praktikë nga shtëpitë apo zyret e tyre që gjenden në afërsi të gjykatave. Shqetësimet e përbashkëta të shprehura nga shumë të anketuar avokatë përkitazi me ushtrimin e profesionit të avokatit privat ishin çështjet financiare dhe krijimi i bazës së klientave. Shumë avokatë kanë kompjuterë për përpunim të tekstit mirëpo nuk janë të kyçur në internet. Në përgjithësi avokatët nuk kanë madje as lidhje të telefonisë fikse (telefonat mobilë shfrytëzohen në masë të gjerë nga ta), vendpranim të klientëve, staf, librari apo pajisje tjera. 27
Avokatët më të rinjë shprehën shqetësimin në lidhje me hapjen e zyreve të tyre pa pasur paraprakisht një bazë solide të klientëve. Si rrjedhojë e kësaj ata kërkojnë në mënyrë aktive të emërohen si avokat sipas detyrës zyrtare për personat e varfër.
Faktori 13: Resurset dhe Kompensimi Avokatët kanë qasje në informatat ligjore dhe resurset tjera të nevojshme për të ofruar shërbime kompetente ligjore dhe si rezultat i këtyre shërbimeve kompensohen në mënyrë adekuate. K ORELACIONI : Negativ ORELACIONI :
P ËRFUNDIMI ËRFUNDIMI
Qasja në burimet ligjore është e kufizuar për shumicën e avokatëve. Kompensimi për shumicën e shërbimeve juridike mbetet i ulët për shkak të gjendjes ekonomike. Analiza/Sfondi:
Qasja në Resurse Avokatët kanë qasje të kufizuar në resurset ligjore siç kanë ligjet, rregulloret, vendimet e lëndëve, komentaret, rregulloret e UNMIK-ut dhe informatat tjera përkatëse të nevojshme për t’iu mundësuar atyre të mbrojnë interesat e klientave të tyre. Për avokatët jashtë Prishtinës, disponibiliteti i resurseve është edhe më i keq. Shumica e zyreve të avokatisë kanë pak apo aspak librari dhe nuk kanë qasje në internet apo kompjuterë, veçanërisht në qytetet e vogla. Bashkësia ndërkombëtare ka ndërmarrë një sërë programesh për të ofruar qasje më të mirë në burimet ligjore. ABA/CEELI në partneritet partneritet me OSBE-në, UNMIK-un, Këshillin e Europës dhe Qendrën Juridike të Kosovës ka përpiluar një kompilacion të legjislacionit të nxjerrë me titull Indeksi Kumulativ i Materialeve Ligjore të Kombeve të Bashkuara të Miratuara dhe Zbatuara në Kosovë [mëtutje “Indeksi”] të botuara në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe. Indeksi botohet në
baza tremujore dhe shpërndahet në masë të gjerë dhe shfrytëzohet nga avokatët dhe personat tjerë që ushtrojnë profesionin ligjor. Krahas kësaj, ABA/CEELI ka publikuar një Indeks Përmbledhës Kumulativ në CD ROM, i cili ofron një tekst të plotë të materialeve ligjore të UNMIKU NMIKut, Indeksin dhe instrumentet e zgjedhura ndërkombëtare që shfrytëzohen në masë më të madhe. Indeksi është i dobishëm për gjetjen dhe zbatimin e rregulloreve dhe urdhëresave administrative të UNMIK-ut, rezolutave të Këshillit të Sigurimit, deklaratave dhe dokumenteve tjera. CEELI gjithashtu ka punuar me Qendrën Juridike të Kosovës në një projekt të zhvillimit të librarive juridike, nëpërmjet të të cilit katër libraritë ligjore në Kosovë do të lidheshin njëra me tjetrën dhe do t’i bënin resurset të qasshme në masë më të madhe.
Një numër i organizatave ndërkombëtare janë duke punuar në një bazë të shënimeve që do të jetë në dispozicion në kuadër të faqeve të internetit. Shumë ligje dhe rregullore publikohen në internet nëpërmjet të donatorëve ndërkombëtar dhe UNMIK-ut. Qasja në materialet që do të vendosen në faqe të internetit kërkojnë kyçje në internet e cila gjë iu mungon shumicës së avokatëve. Qendra Kombëtare për Gjykatat Shtetërore - (NCSC), në bashkëpunim me ABA/CEELI-n dhe të interesuar tjerë është duke projektuar një program të publikimeve ligjore për ta pajisur komunitetin ligjor me të gjitha burimet e aplikueshme në Kosovë.
Specializimet Kapitulli IX i statutit të Odës së Avokatëve të Kosovës [mëtutje “Statuti i OAK-] parasheh njohjen si specialist në fushën përkatëse siç parashihet në bazë të nenit 44 të Ligjit mbi Avokaturën dhe Ndihmën Tjetër Juridike. Specializimet njihen në dymbëdhjetë fusha të ndryshme. Megjithatë, 28
asnjë avokat i specializuar nuk është regjistruar gjer më tani. Të gjithë të anketuarit mendojnë se specializimi është një gjë e mirë mirëpo janë të bindur se gjendja e tanishme ekonomike në Kosovë nuk do të jetë në gjendje të mbështes specializimin e avokatëve. Vetëm një numër i pakët i avokatëve më të njohur dhe “famshëm” nuk kanë vështirësi që të krijojnë klientelën që paguan mirë. Pjesa e mbetur e avokatëve nuk kanë klientelë të mjaftueshme në çështjet penale e cila gjë do të mbështeste specializimin e tyre. Të anketuarit e kuptojnë në mënyrë të qartë rëndësinë e zhvillimit të ekspertizës në një fushë të ligjit. Realiteti ekonomik i detyron shumicën e avokatëve të kenë njohuri në shumë lëmi.
Kompensimi dhe Tarifat Nenet 23 dhe 24 të Ligjit mbi Avokaturën dhe Ndihmën Tjetër Juridike parashikojnë të drejtën e avokatëve për kompensim në pajtim me tarifat e përcaktuara nga Bordi Ekzekutiv i Odës së Avokatëve të Kosovës [mëtutje “Tarifa”]. Tarifa e fundit për shpërblimin dhe kompenzimin e punës së avokatit të Odës së Avokatëve të Kosovës është miratuar më 12 dhjetor dh jetor 2002. Tarifa parasheh që “avokati mund të lidh kontratë me palën përkatëse në lidhje me kompensimin e tij apo saj për një shumë më të vogël të parave se ajo e përcaktuar në Tarifë, mirëpo jo më pak se 50 % e shumës së përcaktuar. Në rastet e ndërlikuara sipas bazës ligjore dhe faktike, avokati mund të kërkojë nga pala një shumë më të madhe të kompensimit se ajo e përcaktuar me tarifë, mirëpo jo më shumë se dyfishi i shumës së përcaktuar.” përcaktuar.” Tarifa, neni 4. Përderisa struktura e tarifore është e përcaktuar, shumë avokatë mund të negociojnë tarifat në bazë të udhëzimeve nga 50 % e vlerës së përcaktuar deri në dyfishin e saj. Neni 2 i Tarifës gjithashtu parasheh se gjatë kryerjes së punës për shtetasit e huaj, avokati mund të kërkojë kompensim në bazë të tarifës së përcaktuar në shtetin e huaj. Në bazë të Nenit 44 të Kodit të Përkohshëm të Procedurës Penale, ompensimi dhe shpenzimet e nevojshme të avokatit të caktuar nga gjykata (caktimi sipas detyrës zyrtare ), ), në rastet e mbrojtjes penale buron nga burimet buxhetore. Qarkoret e KB-së (2000 and 2001) përcaktojnë pagesën e bazuar në nivelin e ndëshkimit të pashmangshëm, kohëzgjatjes së paraqitjes në gjykatë dhe numrin e personave të përfaqësuar nga ai avokat mbrojtës. Pagesa maksimale për momentin është 500 euro për një muaj për shërbimet juridike të ofruara, me përqindje për shpenzimet shtesë të shkaktuara (udhëtimi, ushqimi dhe akomodimi në rast të udhëtimit në komunat tjera). Se a pranojnë avokatët kompensim të duhur për rastet që i mbrojnë sipas detyrës zyrtare ndryshon nga rasti në rast, mirëpo paraqet një burim të ankesave të të anketuarve. Avokatët besojnë se shuma e kompensimit duhet të jetë më e madhe në rastet që janë më komplekse dhe që zgjasin më shumë. Të anketuarit u ankuan për kërkesat burokratike dhe vonesën në pranimin e pagesave për kompensim. Megjithatë, të anketuarit deklaruan se vonesat historike të pagesave janë përmirësuar kohëve të fundit. Suksesi financiar i avokatëve është i vështirë për t’u përcaktuar. Disa avokatë të njohur komandojnë me tarifat e larta përderisa shumë avokatë tjerë mezi ia dalin financiarisht. Avokatët sipas detyrës zyrtare nuk janë të paguar në mënyrë adekuate për të siguruar një mbrojtje kompetente të pavarur. Shumë avokatë janë të varur për nga të ardhurat nga sistemi i caktimit të tyre veçanërisht në fillim të ushtrimit të profesionit të tyre. tyre. Gjendja ekonomike në Kosovë është faktori më i rëndësishëm i cili ndikon në burimet ligjore dhe kompensimin e avokatëve.
29
Faktori 14: Arsimimi i Vazhdueshëm Ligjor Avokatët kanë qasje në arsimimin e vazhdueshëm ligjor për të mbajtur dhe forcuar shkathtësitë dhe njohuritë e kërkuara për ushtrimin e profesionit të avokatit. K ORELACIONI : Neutral ORELACIONI :
P ËRFUNDIMI ËRFUNDIMI
Organizatat ndërkombëtare donatore kanë qenë ofruesit kryesor të arsimimit të vazhdueshëm ligjor [AVL]. Oda e Avokatëve të Kosovës [OAK] ka themeluar një komitet të qëndrueshëm të arsimit të vazhdueshëm ligjor [mëtutje Komiteti për “AVL”] i cili është duke punuar në projektet dhe kërkesat e AVL-së. Analiza/Sfondi: Neni 4 (3) i Statutit të Odës së Avokatëve të Kosovës [mëtutje “Statuti i OAK-së”] deklaron se një nga detyrat e posaçme të OAK-së është, “të ndërtojë në mënyrë të përhershme nivelin profesional të avokatëve dhe bashkëpunëtorëve profesional”. Ky mendim shprehet edhe në nenin 11 të Kodit të Etikës të OAK-së i cili thotë se “avokati duhet të punojë vazhdimisht në zgjerimin e njohurisë së tij/saj.” Në një mjedis ligjor i cili ka përjetuar një varg ndryshimesh të shumta në rregullore dhe ligje gjatë katër viteve të fundit, avokatët janë të sfiduar që të qëndrojnë të informuar për ndryshimet e bëra. Bashkësia ndërkombëtare ka punuar për të siguruar që profesionistët ligjor janë të edukuar në ligjet ndërkombëtare dhe ato vendëse si dhe shkathtësitë praktike profesionale. OAK- pranon nevojën për institucionalizimin e AVL-së dhe është e përfshirë në mënyrë aktive në këtë proces. OAK- bashkësponzoron ngjarjet e AVL-së me donatorët ndërkombëtar dhe ka zhvilluar njohurinë dhe shkathtësitë për qëndrueshmërinë e programit të AVL-së. Me ndihmën e ABA/CEELI-it, OAK themeloi Komitetin e AVL-së i cili ka hartuar një program të brendshëm të arsimimit të vazhdueshëm me fokus në anëtarin e OAK-së, planprogramin e kurseve të AVL-së dhe udhëzimet e brendshme. brendshme. Komiteti i AVL-së, paraqiti një propozim për AVL të të obligueshëm Kuvendit të OAK-së në vitin 2004 (takimi vjetor). Propozimi nuk u miratua. M avokatët janë të vetëdijshëm për domosdoshmërinë e AVL-së dhe pjesëmarrjen aktive të tyre në kuadër të programeve përkatëse. OAK ka sponzoruar një numër seminaresh të AVL-së në vitin e fundit me ndihmën e donatorëve ABA/CEELI-t, Qendrës Burimore për Mbrojtje Penalo-Juridike [mëtutje “CDRC”] dhe Këshillit të Europës. Shumica e AVL përfshinte trajnimet mbi Kodet e sapomiratuara Penale dhe të Procedurës Penale. OSBE-ja ofron ofron trajnim trajnim për praktikantët dy herë në muaj. Të anketuarit në mesin e praktikantëve raportojnë se trajnimi është i shkëlqyeshëm dhe ngërthen në veti si trajnimet substanciale ashtu edhe ato mbi shkathtësitë praktike. OSBE-ja gjithashtu ofron trajnim mbi provimin e jurispudencës. Komiteti i AVL-së poashtu është duke punuar me OSBE-në për të organizuar Sesione dhe trajnime të AVL-së, posaçërisht për avokatët rishtazi të anëtarsuar në Odë. Qendra Burimore për Mbrojtje Penalo-Juridike [CDRC], një OJQ kjo e mbështetur nga Departamenti i Shtetit i SHBA-ve, Departamenti i Drejtësisë, OSBE-ja dhe ABA/CEELI ofron ndihmë në rastet që përfshijnë në veti standardet ndërkombëtare ligjore. CDRC-ja i’u ndihmon avokatëve mbrojtës në mbrojtjen e të drejtave të të akuzuarit duke punuar direkt me avokatët. CDRC-ja gjithashtu shërben si një qendër burimore duke ofruar qasje në instrumentet ligjore dhe materialet hulumtuese dhe punon me OAK-në dhe të tjerët në mbajtjen e trajnimeve dhe seminareve. Shumica e avokatëve jetojnë disa orë udhëtim me veturë nga Prishtina, mirëpo shpeshherë udhëtimi është i vështirësuar për shkak të kushteve të rrugës dhe atyre të trafikut. Ngjarjet e AVL30
së ofrohen anembanë Kosovës, mirëpo pjesëmarrja është më e madhja në Prishtinë për shkak se gjendet në afërsi të vendbanimeve të tyre dhe për shkak të popullatës së madhe të saj. Kodi i ri Penal parashikon kërkesa mjaft të gjera për avokatin mbrojtës. Trajnimi shtesë në shkathtësitë praktike ëhtë i domosdoshëm në plotësimin e kërkesave të reja Të anketuarit raportuan një interesim të fuqishëm në AVL dhe janë të zellshëm të marrin pjesë në të. Si avokatët ashtu edhe ofruesit e shërbimeve raportojnë se AVL-ja është një një domosdoshmëri me prioritet të lartë dhe së këndejmi theksojnë se nevojitet një mësimdhënje më interaktive dhe një pjesëmarrje më e madhe madhe e tyre. Disa të anketuar ankohen që AVL-ja që ofrohet nga OAK mbahet vetëm për avokatë e jo edhe për të diplomuarit e fakultetit juridik të cilët ushtrojnë detyrën e juristit privatisht apo në biznes. Kështuqë, AVL nuk është në dispozicion për të gjithë juristët e diplomuar.
Faktori 15: Përfaqësimi Gjinor Gjinor dhe i Pakicave Pakicat etnike dhe fetare, si dhe gjinitë përkatëse janë të përfaqësuara në mënyrë adekuate në profesionin e avokatit (juristit). K ORELACIONI : Negativ ORELACIONI :
P ËRFUNDIMI ËRFUNDIMI
As pakicat kombëtare e as femrat nuk janë j anë të përfaqësuara si duhet në këtë kë të profesion.
Analiza/Sfondi: Korniza Kushtetuese për Vetëqeverisje në Kosovë parasheh një trajtim të barabartë për të gjithë pjesëtarët e komuniteteve (lexo Faktorin 11). Për shembull, neni 3.2 parasheh që IPVQ-të të realizojnë të drejtat dhe liritë e njeriut të pranuara ndërkombëtarisht si dhe të zbatojnë standardet përkitazi me to, përfshirë këtu edhe liritë e parashikuara me Konventën për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Kundër Gruas (CEDAW), Kartës Evropiane për Gjuhët Rajonale dhe të Pakicave dhe Konventës Kuadër të Këshillit të Europës për “qeverisje të mirë, të drejta të njeriut dhe mundësi të barabarta”. Lexo nenin 5.2.r të Kornizës Kushtetuese. Megjithatë, PPSP-ja mban pushtetin për të ushtruar autoritet të plotë për të siguruar që të drejtat dhe interesat e komuniteteve të mbrohen” neni 8.1.a 8.1.a i Kornizës Kushtetuese. Kushtetuese. Si IPVQ-të ashtu edhe PSSP-ja pranojnë rëndësinë e mbrojtjes së pakicave dhe ofrimit të mundësive të barabarta. Përbërja etnike e popullatës së Kosovës është:
Përbërja etnike Shqiptarët e Kosovës Serbët e Kosovës Grupet tjera etnike
88% 7% 5%
Burimi: Publikimi "Kosova dhe Popullata e saj" verzioni i reviduar (formati PDF, 505) në faqen e
internetit http://www.sok-kosovo.org/pdf/population/Kosovo_and_its_population.pdf
Feja dhe përkatësia etnike në Kosovë janë të ndërthurura për shkak se serbët identifikohen me kishën ortodokse serbe përderisa shumica e shqiptarëve të Kosovës janë mysliman. Serbët etnik jetojnë të kufizuar në zonat e Kosovës veriore dhe enklavat tjera tjera të mbrojtura nga KFOR-i. KFOR-i. Që nga përfundimi i armiqësive në vitin 1999 popullata serbe është zvogëluar në numër. Të anketuarit ndërkombëtar theksuan nevojën për një pjesëmarrje të shtuar në ushtrimin e profesionit ligjor nga serbët e Kosovës, siç bëhet me dije nga përpjekjet e bëra për provimin e 31
jurispudencës (lexo Faktorin 9). Pjesëmarrja etnike është një çështje praktike me konsiderata serioze të sigurisë për pakicën kombëtare k ombëtare serbe. Edhepse OAK nuk mban shënime në bazë të përkatësisë etnike, një shqyrtim i bërë shënimeve në bazë të emrave sugjeron si në vijim:
Grupi etnik shqiptarë serb pakicat tjera
320 13 13
Edhepse përqindja e avokatëve në bazë të grupit etnik koincidon me atë të popullatës së përgjithshme, ekziston një numër i pamjaftueshëm i avokatëve serb për përfaqësim sipas detyrës zyrtare të klientëve. Vetëm dy avokatë serbë punojnë në Mitrovicën veriore njëri nga të cilët i punon vetëm lëndët civile. Kodi i ri i Përkohshëm i Procedurës Penale parasheh një avokat mbrojtës për secilin të pandehur në rastet me më shumë të pandehur. Të anketuarit presin vështirësi në veprimin e tyre në pajtim me dispozitat për shkak të mungesës së avokatëve serb. Edhepse OAK nuk mban kurrfarë shënime statistikore mbi gjininë, një shqyrtim i emrave bën me dije se rreth 19% prej tyre janë femra (lexo Faktorin 11). Femrat përfaqësonin rreth 36% të të diplomuarve në fakultetin juridik në periudhën janar 2000 dhe maj 2004 (lexo faktorin 7). Pas diplomimit ata shpeshherë zgjedhin rrugën e profesionit ligjor tjetër nga ai i avokatit (qoftë në prokurori, gjyqësi, jurist i firmës, konsulent ligjor). Të gjithë të anketuarit femra ruajnë mendimin se nuk ka diskriminim në profesionin ligjor, mirëpo pranuan se femrat e kishin më vështirë të fillojnë me ushtrimin e profesionit, të tërheqin klientët dhe mbajnë zyrën. Përfaqësimi gjinor nuk njihet si çështje me rëndësi në kuadër të profesionit. Nuk ekziston asnjë program që kërkon në mënyrë aktive të përfshijë më shumë femra.
Faktori 16: Sjellja Etike dhe Profesionale Kodet dhe standardet e etikës dhe sjelljes profesionale janë përcaktuar dhe atyre iu përmbahen avokatët. K ORELACIONI : Negativ ORELACIONI :
P ËRFUNDIMI ËRFUNDIMI
Kodi i etikës dhe sjelljes profesionale ekziston mirëpo nuk përfillet në praktikë. Publiku kritikon mjaft mungesën e perceptuar të etikës së avokatëve. Analiza/Sfondi: Neni 9 i Ligjit mbi Avokaturën dhe Ndihmën Tjetër Juridike i jep OAK-së autoritet të nxjerr kodin e etikës profesionale përfshirë edhe rregullat që qeverisin me sjelljen dhe standardet morale. Në bazë të nenit 14, avokatët e kanë për detyrë që me ndërgjegjëje të japin ndihmë juridike në pajtim me kodin e etikës profesionale dhe duke respektuar ligjshmërinë. Pas pranimit në OAK, avokatët duhet ta japin deklaratën solemne për respektimin e Kodit të Etikës. Lexo nenin 43. Neni 5 (4) i Statutit të OAK-së i jep pushtet OAK-së të zhvillojë dhe avansojë etikën e avokatëve. Bordi Ekzekutiv është përgjegjës për hartimin e kodit të etikës profesionale. Drafti i dorëzohet kuvendit për miratim.
32
Në prill 2004, me ndihmën teknike të ABA/CEELI-it, OAK ka miratuar një kod të reviduar të etikës profesionale. Kodi është gjithëpërfshirës dhe ofron udhëzime për avokatët mbi parimet e sjelljes në fushat e caktuara, përfshirë këtu edhe: •
•
Sekreti profesional (fshehtësia): Kërkesat për ruajtjen e fshehtësisë pas kryerjes së përfaqësimit të rastit dhe me disa përjashtime të posaçme të numëruara (lexo Faktorin 4). Marrëdhëniet me klientin: Detyra afirmative për të ofruar ndihmë; rekomandohet që të përdoret kontratë për shërbime kurdo që këtë e kërkon klienti apo avokati; dispozitat mbi konfliktin e interesave përfshirë këtu edhe numërimin e konflikteve të interesave të ndaluara dhe zbulimi i konfliktit apo refuzimit për të përfaqësuar, ndalimi kundër braktisjes së klientit.
•
Përfaqësimi në mbrojtjen penale: Detyra afirmative për të përfaqësuar të pandehurit.
•
Oda e Avokatëve: Detyra ndaj OAK-së dhe avokatëve tjerë.
•
•
•
Gjykatat dhe organet administrative: Detyra për të mbajtur respektin dhe përfaqësimin e ndershëm të ligjit dhe fakteve. Kompensimi: Kërkesa për të njoftuar klientët për shpenzimet, duke i’u shmangur shpenzimeve të panevojshme gjatë dhënjes së ndihmës juridike. Avokati i palës kundërshtare: kundërshtare: Detyra për t’u sjellur me respekt dhe dinjitet; që të mos përfitojë nga avokati dhe të mos marrë pjesë në komunikim ex parte me avokatin e palës kundërshtare, klinetin apo gjykatën.
•
Avokatët tjerë: Detyra për të ruajtur kolegialitetin dhe profesionalizmin.
•
Praktikantët: Detyra për të pranuar praktikantët, mentorimin dhe të ndihmojë në
shkathtësitë e mësimdhënies.
•
•
•
•
Ndihma juridike personave të varfër: detyra afirmative për të përfaqësuar personat e varfër. Menaxhimi: Kërkesa për të mbajtur fonde fonde të ndara për klientë dhe të të sjellen në mënyrë të ndershme dhe me integritet. AVL dhe avansimi profesional: Vazhdimi i arsimimit në fushën e ligjit dhe mbajtja e reputacionit të lartë. Reklamimi: Rregullat përkitazi me reklamimin reklamimin dhe kërkimin e klientëve janë përkufizuar në mënyrë shprehimore.
Neni 13 i Kodit të Etikës parashikon cenimin e rregullave profesionale si një shkelje të detyrës. Kodi i Përkohshëm i Procedurës Penale gjithashtu përmban kërkesat për avokat shumica e të cilëve parashikojnë që shkeljet e mundshme t’i referohen OAK- përfshirë këtu edhe: •
Gjykata mund t’a shkarkojë mbrojtësin e caktuar i cili nuk ushtron detyrën si duhet (me kërkesën apo pëlqimin e të pandehurit). Oda e Avokatëve do të informohet për shkarkimin e tij. Neni 75 (4).
33
•
•
•
•
•
Avokati mbrojtës është i ndaluar që ta zvarris procedurën. Gjykata mund të shqiptojë një gjobë deri në 250 euro dhe për këtë edhe Oda e Avokatëve do të informohet. Neni 146 (1-2) dhe 308 (2). Avokati mbrojtës ndalohet që të fyejë apo ofendojë gjykatën apo ndonjë individ që merr pjesë në procedurë. Gjykata mund të shqiptojë gjobën deri në 250 euro dhe Oda e Avokatëve do të informohet për këtë. Neni 85 (1). . Avokati mbrojtës ndalohet nga prishja e rendit apo dështimi për t’ju përmbajtur udhëzimeve të gjykatës. Gjykata do të paralajmërojë avokatin paraprakisht dhe nëse paralajmërimi tregohet i padobishëm atëherë kolegji mund të shqiptojë gjobën deri në 1,000 euro. Nëse avokati mbrojtës vazhdon ta prish rendin atëherë kolegji i gjykatës mund t’ia mohojë avokatit të drejtën për të përfaqësuar klientin gjatë shqyrtimit kryesor dhe për këtë do të njoftohet edhe Oda e Avokatëve. Nenet 336 (1, 3 dhe 6) dhe 337. Nëse avokati mbrojtës kryen vepër penale gjatë zhvillimit të procedurës pas akuzimit gojor të prokurorit, gjykata mundet të shtyejë procedurën ekzistuese dhe të fillojë gjykimin kundër avokatit për atë vepër penale apo mundet të shqyrtojë veprën penale të kryer nga avokati pas përfundimit të shqyrtimit shqyrtimit kryesor për rastin përkatës. Neni 338 (2). Konflikti i interesave – të pandehurit nuk mund të përfaqësohen nga:
1. Pala e dëmtuar (apo bashkëshorti/ja apo partneri jashtëmartesor). Neni 72 (1); 2. Personi i cili është thirrur si dëshmitar gjatë shqyrtimit shqyrtimit kryesor. kryesor. Neni 72 (2); 3. Personi i cili në të njëjtën lëndë ka vepruar si gjyqtar ose prokuror publik. Neni 72 (3). Kodi i Etikës së OAK-së, në në aspektin ligjor është i mirë mirëpo mirëpo nuk përfillet në praktikë. Etika dhe përgjegjësia profesionale mësohen në fakultetin juridik dhe avokatët pranojnë shumë pak trajnim për këtë në AVL. Njerëzit që punojnë në gjykata më së shpeshti cekën rastet kur avokati mbrojtës ishte i përgatitur keq, prishte rendin dhe nuk i respektonte dëshmitarët. Zakonisht pasi që gjykata të paralajmërojë avokatin që shkel rregullat pushon edhe sjellja e tillë e tij apo saj. Ndonjëherë rastet i referohen OAK-së. Pasi që rastet t’i referohen OAK-së, nuk raportohen mëtutje veprime të Odës kundër avokatëve. Siç duket, as Ligji mbi Avokaturën dhe Ndihmën Tjetër Juridike, as Projektligji mbi Avokaturën nuk i parashohin si subjekt të Kodit të Etikës së OAK-së ata juristë të cilët nuk e kanë kaluar provimin e jurisprudencës dhe që punojnë në profesionin ligjor privatisht apo në biznes. Në rastin me publicitet të lartë “Rasti i Llapit” (Prokuroria kundër Latif Gashit, Rrustem Mustafës, Naim Kadriut dhe Nazif Mehmetit), Seksioni i OSBE-së për Monitorim Ligjor i cili është pjesë e Departamentit të OSBE-së për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e së Drejtës, raportoi për një incident ku dy avokatë mbrojtës në dy raste të ndara para shtypit e kishin dhënë përmbledhjen e një dëshmie të dhënë gjatë seancës së mbyllur për publik. Kjo ndodhi përkundër faktit se gjykata kishte lëshuar urdhërin me të cilin ndalohet avokati që të flas me shtypin. Përsëri edhe në këtë rast nuk ishte ndërmarrë kurrfarë veprimi kundër avokatëve. 10 Të anketuarit raportojnë në mënyrë univerzale se ekziston mungesë e besimit publik në këtë profesion.
10
Lexo raportin e “Rastit Llapi” dhe shqyrtimet e sistemit të drejtësisë penale në faqen e internetit www.osce.org/kosovo/reports. www.osce.org/kosovo/reports.
34
Faktori 17: Procedura dhe Sanksionet Sanksionet Disiplinore Avokatët janë objekt i procedurave dhe sanksioneve disiplinore për shkejle të standardeve dhe rregullave të profesionit. K ORELACIONI : Negativ ORELACIONI :
P ËRFUNDIMI ËRFUNDIMI
Avokatët janë objekt i procedurave disiplinore nga ana e Odës së Avokatëve të Kosovës [OAKsë] mirëpo masat disiplinore shumë rrallë shqiptohen. sh qiptohen.
Analiza/Sfondi: Disiplina e avokatëve adresohet në mënyrë të drejtpërdrejt në Ligjin mbi Avokaturën dhe Ndihmën Tjetër Juridike. Në bazë të nenit 18 (1) “avokati është objekt i përgjegjësisë administrative disiplinore, nëse ai/ajo vepron në kundërshtim me ligjin, etikën profesionale, apo rregullat tjera të parashikuara me statutin apo rregulloren e Odës së Avokatëve dhe nëse ai/ajo nuk respekton vendimet e Odës së Avokatëve” Ndëshkimi më i rreptë është largimi nga regjistri i Odës së Avokatëve dhe heqja e të drejtës së tij/saj të ushtrojë profesionin ligjor si avokat. Megjithatë, ekziston skema e përgjithshme për disiplinë në bazë të nenit 18 (4) për shkelje apo thyerje më pak të rënda. Këto përfshijnë: •
Paralajmërimin
•
Qortimin
•
Gjobën
Në bazë të nenit 118, shkeljet e mundshme përfshijnë: •
kryerjen e veprave penale;
•
ushtrimin jo të ndershëm të avokaturës apo përfaqësimit të palëve;
•
shkelja e konfidencialitetit në avokaturë;
•
kërkimi i kompensimit nga pala më shumë se ajo e përcaktuar me tarifë;
•
kërkimi i klientëve;
•
dhënia e ndihmës në kryerjen e funksioneve të kuazi notarisë;
•
mbajtja e një zyre tjetër jashtë zyrës kryesore të avokatit;
•
dështimi në përmbushjen e detyrimeve financiare ndaj OAK-së;
•
abuzimi i besimit;
•
dështimi në kthimin e dokumenteve klientit
Nenet 99-150 parashikojnë në mënyrë të detajuar procedurat që duhet të ndjeken në rast të inicimit të procedurës disiplinore. Një ankesë disiplinore inicohet tek prokurori disiplinor (i cili zgjedhet nga Kuvendi i OAK-së) me kërkesë të Këshillit Ekzekutiv, Kryetarit të Odës, Kryetarit të 35
Odës Rajonale apo Departamenti Departamenti i Drejtësisë (DD-ja nuk ekziston për momentin). Ankesat e drejtpërdrejta nga klientët, gjyqtarët apo publiku nuk parashikohen në statut mirëpo pranohen nga ana e OAK-së. Procesi disiplinor përbëhet nga një dëgjim privat me një varg ankesash që parashtrohen në OAK. Avokati i akuzuar mundet gjithashtu të parashtrojë ankesë nëpërmjet të një procedure administrative në gjykata. Procedura disiplinore është e përkufizuar mirë dhe mbron në mënyrë adekuate avokatin e akuzuar nëpërmjet të një njoftimi adekuat për akuzat kundër tij, të drejtën e tij për përfaqësues, pë rfaqësues, të drejtën për t’u dëgjuar, kohë adekuate për përgatitjen e mbrojtjes dhe të drejtën për një dëgjim të drejtë dhe me kohë dhe të drejtën për ankesë. Lexo, nenet 103-112 të statutit të OAK-së. Megjithatë nuk ekziston kurrfarë procedure për mbajtjen e shënimeve të ankesave di siplinore dhe nuk ekzistojnë kurrfarë statistika mbi masat disiplinore të shqiptuara. Procedura për veprim disiplinor është adekuate mirëpo është tejet e ndërlikuar dhe e gjatë për një odë të vogël të avokatëve. Nuk janë raportuar kurrfarë shembuj të veprimeve jo të duhura të ndërmarra kundër cilitdo avokat. Nuk ka indikacione se janë ndërmarrë veprime disiplinore kundër avokatëve. Të anketuarit bënë me dije se mund të jenë dhjetë raste që janë në zgjidhje e sipër mirëpo ishin hedhur poshtë për shkak të skadimit të afatit të parashkruar (parashkrimi i veprës në bazë të nenit 146 është fillimi i procedurës disiplinore për shkeljet e lehta brenda gjashtë muajve ose për veprat tjera deri në një vit). Avokatët e Kosovës përballen me një sfidë. Avokatët e vlerësojnë pavarësinë mirëpo shoqëria e lidhur ngushtë e Kosovës e bën vetë-rregullimin dhe zbatimin e masave disiplinore më të vështirë. Ekzistojnë gjithsejt 346 avokatë dhe ky numër sipas të gjitha gjasave do të rritet me një shkallë vjetore prej 5-10%. Megjithatë, rritja nuk do të lehtësojë vështirësitë që përmbahen në vetërregullimin e një komuniteti të vogël. Komiteti i etikës dhe disciplinës i OAK-së ka kërkuar në mënyrë aktive që të bëhen ndryshime në statutin e OAK-së në vitin 2004, e cila gjë do të thjeshtësonte mjaft procedurën në fjalë. Ndryshimet nuk i janë prezentuar Kuvendit gjatë mbledhjes vjetore të tij për shkak të dëshirës për të pritur nxjerrjen e Ligjit mbi Avokaturën. Megjithatë, madje edhe edhe procedura e thjeshtësuar disiplinore nuk do të zgjedhte problemin e mungeës së veprimeve disiplinore siç u përmend më lartë. Disa të anketuar bënë me dije se shumica e ankesave ishin bazuar në shkeljet e Tarifës së OAK-së: për shpërblim dhe kompenzim të punës së avokatëve. Shumë avokatë kritikuan të tjerët për t’u angazhuar në punët që janë të të ndaluar për avokatët (kryesisht në përkthime dhe kopjime). Disa të anketuar besojnë se gjyqtarët duhet t’i referojnë rastet që kanë të bëjnë me sjelljen e avokatëve në gjykatore gjykatës disiplinore për shkak se ajo duhet të kontrollohet me sanksione. Për më tepër disa shqetësime ekzistojnë përkitazi me ankesat që motivohen nga hakmarrjet personale. Së paku disa të anketuar deklaruan se disiplina duhet të bie në përgjegjësi të Gjykatës Supreme.
36
IV.
Shërbimet Juridike
Faktori 18: Shërbimet Juridike në Dispozicion Një numër i mjaftueshëm i avokatëve të kualifikuar e ushtrojnë profesionin në të gjitha rajonet e vendit, ashtuqë të gjithë personat të gëzojnë qasje adekuate dhe me kohë në shërbimet juridike që i përgjigjen nevojave të tyre. P ËRFUNDIMI ËRFUNDIMI
K ORELACIONI : ORELACIONI :
Neutral
Avokatët janë të shpërndarë anembanë Kosovës mirëpo disa fusha të ligjit nuk janë të shërbyera si duhet për shkak të numrit joadekuat të avokatëve.
Analiza/Sfondi: 346 avokatët e regjistruar në Kosovë janë shpërndarë në tërë shtatë rajonet e Kosovë si në vijim:
Prishtinë Ferizaj Pejë Gjakovë Prizren Mitrovicë Gjilan
135 19 44 26 58 23 41
Avokatët që ushtrojnë profesionin e tyre për rajon (komuniteti i odës) janë të shpërndarë anembanë Kosovës në një përpjestim të arsyeshëm me shpërndarjen e popullatës në Kosovë. Avokatët janë veçanërisht të koncentruar në Prishtinë mirëpo të gjitha rajonet janë të përfaqësuara. Sipërfaqja e Kosovës është 10,887 kilometra katrorë dhe avokatët e Prishtinës munden lirisht ta ushtrojnë profesionin anembanë rajonit. Avokatët shpeshherë i marrin përsipër lëndët që bijnë jashtë rajonit të vendbanimit të tyre. Të anketuarit raportojnë se ekziston një problem në rajonin verior të Kosovës sa i përket sigurimit të përfaqësimit sipas detyrës zyrtare për të pandehurit shqiptarë. Zonat veriore të Leposaviqit dhe Zubin Potokut nuk janë të shërbyera si duhet me avokatë. Vetëm tre avokatë serbë janë në dispozicion njëri nga të cilët e ka selinë në Beograd. Të anketuarit në mesin e avokatëve shprehën një përkrahje unanime për rritjen e numrit të avokatëve veçanërisht në zonat veriore të Kosovës. Popullata e Kosovës vlerësohet të jetë 1.9 milion dhe ekziston një mungesë e avokatëve në disa rajone. Lëndët penale janë burimi i pjesës më të madhe të të ardhurave të avokatëve. Shumë pak punë në të drejtën civile dhe ekonomike është në dispozicion për shkak se shumë pak ndërmarrje kërkojnë punë juridike. Statistikat e papunësisë nuk janë të qëndrueshme mirëpo papunësia e popullatës në përgjithësi sillet rreth 5060%. Gjendja ekonomike dhe ndikimi i saj në gjendjen e profesionit ligjor nuk bën të tejtheksohet. “Shumë larg nga përmirësimi, gjatë vitit të fundit ekonomia e Kosovës ka ngecur. Për shkak se numri i mërgimtarëve është në rënie e sipër, industria e shërbimeve që i binte Kosovës 1 miliardë euro në vit gjatë kulminacionit të vet është në rënie. Madje edhe niveli i tanishëm i ulët i bruto prodhimit vendor të Kosovës është tejet i paqëndruueshëm. Në vitin 2002, 50 përqind vie nga ndihma e huaj, 30 përqind nga dërgesat e parave nga diaspora—të dyja këto burime janë duke u zbehur dhe janë në rënie e sipër—dhe vetëm 20 përqind nga aktivitetet ekonomike të vendit.” “Kollapsi në Kosovë”, 22 prill 2004, ICG. 37
Provimet fillestare të jurispudencës, menjëherë pas luftës, ishin dizajnuar që t’i japin përparësi pakicave dhe gjyqtarëve të cilëve më parë iu është mohuar e drejta për të hyrë në këtë provim (lexo Faktorin 9). Bazuar në nivelin e të diplomuarve nga fakulteti juridik dhe rezultateve të provimit të jurispudencës më shumë avokatë pritet të pranohen në profesionin e avokatit gjatë viteve të ardhshme. Për shkak të gjendjes ekonomike është e paqartë se si avokatët e pranuar do ta sigurojnë jetesën mesatare. Organizatat ndërkombëtare janë duke ngritur shqetësimet e ndryshme të popullatës pakicë me një vëmendje të veçantë në shkeljet e të drejtave të nj njeriut, eriut, të drejtave qytetare të refugjatëve dhe personave të zhvendosur dhe të drejtat pronësore (lexo Faktorin 19), gjë që demonstron nevojën për qasje adekuate në shërbime ligjore.
Faktori 19: Shërbimet Juridike për Personat në Pozitë të Pafavorshme Avokatët marrin pjesë në programet e posaçme për të siguruar që të gjithë personat veçanërisht atë të varfër dhe atë të cilët privohen nga liria kanë qasje në shërbimet juridike. P ËRFUNDIMI ËRFUNDIMI
K ORELACIONI : ORELACIONI :
Neutral
Shërbimet juridike iu ofrohen të pandehurve të varfër në rastet penale, edhepse cilësia e përfaqësimit është shpeshherë jo e duhur. Organizatat ndërkombëtare donatore, në mënyrë të drejtpërdrejt apo tërthortë, ofrojnë përfaqësim për personat e varfër në lëndët jopenale. Analiza/Sfondi:
Shërbimet Juridiko Penale (caktimet sipas detyrës zyrtare ) Në bazë të nenit 12 (4) Kodit të Përkohshëm të Procedurës Penale, Kosova ka një kërkesë të përgjithshme që “nëse interesat e drejtësisë kërkojnë një gjë të tillë dhe nëse i pandehuri nuk ka mjete të mjaftueshme të paguajë për ndihmë juridike. . .avokati i pavarur mbrojtës i cili ka përvojë që i përgjigjet natyrës së veprës penale emërohet për të pandehurin me kërkesë të tij apo ap o saj nga burimet buxhetore.” Në një rast të mbrojtjes së detyrueshme në bazë të nenit 73 (1) (1-4), përfaqësimi në mbrojtjen penale duhet të ofrohet për të akuzuarin, i pandehuri nuk angazhon avokat mbrojtës. Në bazë të nenit 73 (1) (1-4) mbrojtja e detyrueshme kërkohet: 1) Nga marrja në pyetje për herë të parë kur i pandehuri është memec, shurdh ose shpreh shenja të çrregullimeve apo paaftësisë mendore dhe kështu është i paaftë që të mbrohet vetë me sukses; 2) Gjatë marrjes në pyetje në paraburgim dhe gjatë kohës derisa ai gjendet në paraburgim; 3) Nga ngritja e aktakuzës kur aktakuza është ngritur kundër tij për vepër penale për të cilën mund të shqiptohet dënim me të paktën tetë vjet burgim dhe 4) Në procedurë sipas mjeteve të jashtëzakonshme ja shtëzakonshme juridike kur i pandehuri është memec, shurdh ose shpreh shenja të çrregullimeve, të paaftësisë paa ftësisë mendore ose është shqiptuar dënimi me burgim afatgjatë. Në bazë të nenit 74 (1) (1-2) me kërkesë të të pandehurit avokati mbrojtës caktohet me shpenzime publike nëse: 1) Procedura zbatohet për vepër penale të dënueshme me të paktën tetë vjet burgim ose 38
2) Kur i pandehuri nuk mund të paguajë shpenzimet e mbrojtjes dhe nëse gjykata apo organi kompetent që zbaton procedurën në fazën paraprake vlerëson se caktimi i mbrojtësit me shpenzime publike është në interes të drejtësisë. Departamenti i Administratës Gjyqësore kompenzon avokatët në mënyrë të drejtpërdrejt për ndihmë juridike (përfaqësimi sipas detyrës zyrtare ) në lëndët penale. Në vitin 2002, kompensimet e përgjithshme arrijnë shifrën 116,613 euro. Megjithatë është vështirë të vlerësohet në mënyrë kuptimplotë arsyeshmërinë e nivelit të financimit. Shqetësimet janë ngritur nga të anketuarit në lidhje me caktimin e avokatëve dhe kushteve në bazë të të cilave avokatët punojnë me të pandehurit dhe të paraburgosurit. Avokatët në përgjithësi nuk janë të vullnetit të ofrojnë prfaqësim sipas detyrës zyrtare . Sigurimi i pagesave për avokatët e caktuar sipas detyrës zyrtare historikisht ka qenë problem (lexo Faktorin 13). Të anketuarit raportojnë se qarkorja e KB-ve mbi përfaqësimin sipas detyrës zyrtare është interpretuar nga KB për të kufizuar pagesat në 500 euro për një muaj pavarësisht nga numri i rasteve apo i klientëve që i përfaqëson secili klient. Përpos në pjesën veriore të Kosovës dhe Mitrovicë, ku janë vetëm disa avokatë serbë në dispozicion (lexo Faktorin 18), në pjesët tjera të Kosovës nuk ka mungesë të avokatëve në dispozicion për t’i caktuar sipas detyrës zyrtare. Të qenurit kompetent nga ana e avokatëve mbrojtës është problem serioz. Të anketuarit raportuan se avokatët ishin të përgatitur dobët në mbrojtjen e klientëve të tyre. Shembujt më të shkëlqyeshëm të mungesës së të qenurit kompetent nga ana e avokatëve siç raportohet nga Seksioni për Monitorim Ligjor i OSBE-së (pjesë e Departamentit për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimit të së Drejtës) dhe të anketuarit përfshijnë: •
•
•
Përgatitja joadekuate dhe dështimi për të kërkuar kohë adekuate për t’u përgatitur. Dështimi për të kundërshtuar në dëshmitë e mundshme të papranueshme (përfshirë dëshmitë e fituara nëpërmjet të torturës apo keqtrajtimit). Dështimi për të kundërshtuar në shkeljet e të drejtave të njeriut (p.sh dështimit për të informuar të dyshimtin për akuzat kundër tij, e drejta për avokat)
Me përgjegjësitë e shtuara në bazë të kodit të përkohshëm të procedurës penale mungesa e avokatit mbrojtës efektiv mund të ashpërsohet edhe mëtutje.
Shërbimet Juridiko Civile Projekti për Ndihmë Juridike Falas i financuar nga Bashkësia Europiane nëpërmjet të Agjencisë Europiane për Rindërtim [mëtutje [mëtutje “AER”] ofron përfaqësim përfaqësim për klientët e varfër. Projekti implementohet nga OAK dhe tri OJQ që ofrojnë shërbime në 31 zyre të ndihmës juridike në shtatë zyre rajonale në Prishtinë, Ferizaj, Pejë, Prizren, Mitrovicë, Gjilan dhe Gjakovë. Projekti i ndihmës juridike ishte financuar për dy vjet (2002-2004) me 1,650,000 1,650,000 euro. Gjithsejt 8010 raste ishin përpunuar gjatë vitit të parë. Të gjithë avokatët e regjistruar në OAK mund të marrin pjesë në projektin e ndihmës juridike. Në vitin e parë të projektit, 179 avokatë ishin angazhuar. Avokatët paguhen në bazë të tarifës së përcaktuar. Vetëm avokatët përfaqësojnë klientët para gjykatës. Juristët e OJQ-ve në zyret e ndihmës juridike ofrojnë të gjitha shërbimet tjera (shërbimet para organeve kompetente administrative, ndërmjetësimi dhe këshilla juridike). Shërbimet juridike u janë ofruar grupeve etnike si në vijim: shqiptarë serbë romë
87.48% 7, 27% 2.85% 39
mysliman (sllavë) boshnjak turq goranë Të tjerë
0.90% 0.85% 0.36% 0.11% 0,19%
Shërbimet tjera juridike ofrohen nga një varg organizatash zakonisht nëpërmjet të OJQ-ve vendëse, përfshirë Qendrën për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Drejtave të Njeriut (me theks të veçantë viktimat e dhunës familjare) dhe Kodi në Pejë (të drejtat e grave boshnjake).
Sistemi i Integruar i Ndihmës Juridike AER publikoi “Studimin e Përgjithshëm mbi Sistemin e Ndihmës Juridike për Kosovë, Sistemi i Integruar i Ndihmës Juridike” i cili rekomandon kombinimin e lëndëve penale dhe civile në kuadër të një sistemi të vetëm, unifikuar, gjithëpërfshirës dhe të integruar (Projekti Nr. 01/KOSo1/05/002). Një sistem i tillë i unifikuar kërkon ndryshime si në kornizën ligjore ashhtu ashhtu edhe atë institucionale të sistemeve të tanishme. Megjithatë, qëndrueshmëria e sistemeve të tanishme është në rrezik përpos nëse ndërmerren ndryshime të mëdha në këtë drejtim.
Faktori 20: Zgjidhja Alternative Alternative e Kontesteve Avokatët i këshillojnë klientët e vet për ekzistimin e mundësisë për ndërmjetësim, arbitrarazhë ose mundësi mundësi të ngjashme alternative ndaj padisë. ËRFUNDIMI P ËRFUNDIMI
ORELACIONI : K ORELACIONI :
Negativ
Alternativat e padisë janë në përgjithësi në dispozicion dhe këshillat përkitazi me zgjidhjen alternative të kontesteve ofrohen shumë rrallë.
Analiza/Sfondi: Neni 228 (1-6) i Kodit të Përkohshëm të Procedurës Penale parashikon një mekanizëm të ri për prokurorin publik për të shfrytëzuar ndërmjetësimin. Në bazë të nenit 228 (1) “Prokurori publik mund ta dërgojë kallëzimin penal për një vepër penale të dënueshme me gjobë ose me burgim deri në tre vjet për ndërmjetësim. nd ërmjetësim. Para se të veprojë kështu, prokurori publik merr parasysh llojin dhe natyrën e veprës, rrethanat në të cilat ajo është kryer, personalitetin e kryerësit dhe dënimet e mëparshme të tij për të njëjtën vepër penale apo për vepra penale të ndryshme dhe gjithashtu edhe nivelin e përgjegjësisë penale të tij”. Neni 228 (2) deklaron se “ndërmjetësimi kryhet nga një ndërmjetësues i pavarur …” Në bazë të nenit 228 (3) një marrëveshje marrëveshje mund të arrihet nëpërmjet të ndërmjetësimit me pëlqim të të pandehurit dhe dh e palës së dëmtuar. Në bazë të nenit 228 (4) “…kohëzgjatja për arritjen e marrëveshjes nuk duhet të jetë jetë më e madhe se tre muaj”. muaj”. Në bazë të nenit 228 (5) nëse ndërmjetësimi rezulton në hudhjen e kallëzimit penal “pala e dëmtuar nuk ka të drejtë të ndërmarrë apo vazhdojë ndjekjen penale në bazë të nenit 62 paragrafi 2 dhe 4 të kodit të tanishëm. Ndërmjetësuesi informon palën e dëmtuar për humbjen e të drejtës së tij para se pala e dëmtuar të jep pëlqimin për marrëveshje”. Përfundimisht, në bazë të nenit 228 (6) “urdhëresa administrative parashikon procedurat e detajuara mbi zhvillimin e ndërmjetësimit”. Në kohën e përpilimit të këtij raporti, mekanizmi për inicimin e procesit të ndërmjetësimit nuk është themeluar ende. Neni 33 i Kodit të Etikës së Avokatëve deklaron se “avokati duhet, nëse është në interes të palës, të përpiqet të pajtojë palët në kontest pa filluar procedurën gjyqësore apo ndonjë procedurë tjetër
40
dhe gjatë tërë procedurës ai duhet të përpiqet të zgjedh kontestin kontestin me marrëveshje ndërmjet palëve”. Partnerët Kosova [mëtutje “Partnerët”], një OJQ vendëse, ishte themeluar në vitin 2001 nëpërmjet të ndihmës së Partnerëve për Ndryshime Demokratike [mëtutje [mëtutje “PND”], me financim nga USAID-i, Sorosi dhe të tjerët. Partnerët për momentin janë duke punuar në draft legjislacionin për ndërmjetësim, edhepse legjislacioni për ndërmjetësim është prezentuar paraprakisht në parlament mirëpo pa sukses. Partnerët kanë trajnuar mëse 44 ndërmjetësues dhe ndërmjetësuar në mëse 270 raste, kryesisht në konflikte familjare, “armiqësi gjaku”, konteste pronësore dhe tokave dhe konflikte ndëretnike. Shumica e ndërmjetësuesve nuk janë avokat. Partnerët gjithashtu kanë promovuar disa programe të vetëdijësimit publik në televizion, radio dhe gazeta. Institucioni i Ombudspersonit në Kosovë [mëtutje “IOK”] është një institucion i pavarur i themeluar me rregulloren e UNMIK-ut 2000/38 për t’u marrë me ankesat që q ë pohojnë shkeljet e të drejtave drej tave të njeriut apo shpërdorimin e pushtetit nga ana e administratës së përkohshme civile apo nga ndonjë institucion qëndror apo lokal i sapozgjedhur. IOK ka ndërmjetësuar në kontestet ndërmjet bashkësisë boshnjake dhe zyrtarëve të UNMIK-ut (përkitazi me shkollimin e përgjithshëm mjekësor), çështjet pronësore që kanë të bëjnë me qeverinë, lagjen dhe rastet tjera. Të anketuarit raportuan se ndërmjetësimi ka një traditë të fuqishme në Kosovë ku dihet se ndërmjetësimi është pranuar në të kaluarën si një alternativë e sistemit juridik. Megjithatë, shumica e avokatëve nuk ishin në dijeni për programet në fjalë dhe nuk i referonin rastet e tyre për ndërmjetësim. Të anketuarit sugjeruan se avokatët nuk kishin dijeni për zgjidhjen alternative të kontesteve dhe atë për shkak se frikoheshin se do të mund të humbnin burimin e të ardhurave nëse rastet do të shkonin për ndërmjetësim në vend se për gjykim. Për momentin nuk ekziston ndonjë legjislacion i arbitrazhit në Kosovë. Krahas kësaj në fakultetin fakultetin juridik nuk bëhet kurrfarë trajnimi në lidhje me zgjidhjen alternative të kontesteve.
V. Shoqatat Profesionale Faktori 21: Pavarësia dhe Qeverisja Shoqatat profesionale të avokatëve janë vetëqeverisëse, demokratike dhe të pavarura nga organet shtetërore. P ËRFUNDIMI ËRFUNDIMI
K ORELACIONI : ORELACIONI :
Pozitive
Oda e Avokatëve të Kosovës [OAK] është një organ vetëqeverisës, demokratik dhe i pavarur nga organet shtetërore. Gjer më tani nuk është zhvilluar ndonjë shoqatë profesionale tjetër.
Analiza/Sfondi: Parlamenti i Kosovës themeloi Odën e Avokatëve të Kosovës [mëtutje “OAK”] pas miratimit të Ligjit mbi Avokaturën dhe Ndihmën Tjetër Juridike. Avokati i parë ishte regjistruar regjistruar në vitin 1974. Para kësaj avokatët e Kosovës ishin regjistruar në Beograd, Serbi. Pas vendosjes së administratës ndërkombëtare të UNMIK-ut në qershor 1999, institucionet gjyqësore ishin rithemeluar në Kosovë (në pajtim me Rregulloren 1999/24 Mbi Ligjin në Fuqi në Kosovë). Organizatat ndërkombëtare që kanë qenë duke punuar në Kosovë (OSBE, ABA/CEELI, AER dhe Këshilli i Europës) rithemeluan OAK-në pas luftës dhe kuvendi i parë i saj ishte mbajtur menjëherë në vitin 1999. Në mënyrë që një person të ushtrojë profesionin e avokatit ai/ajo duhet të jetë anëtar i OAK-së. 41
Marrëdhënia ndërmjet OAK- së dhe anëtarëve të saj adresohet në nenet 4-10 të Ligjit mbi Avokaturën dhe Ndihmën Tjetër Juridike. Në bazë të nenit 4 “avokatët dhe personat tjerë të autorizuar të cilët ofrojnë ndihmë jurdike janë të pavarur në ushtrimin e funksionit të tyre”. Në bazë të nenit 5 “avokatura është një shërbim i pavarur shoqëror. Pavarësia e avokaturës veçanërisht mund të vërehet në: kryerjen e funksionit të avokatit në mënyrë të pavarur, organizimin e avokatëve në kuadër të Odës së Avokatëve, e cila është një shoqatë e pavarur e avokatëve…” Në bazë të nenit 6 “avokatura si një profesion i pavarur ushtrohet nga avokatët”. Një referim i posaçëm që i bëhet pavarësisë dhe statusit juridik të OAK-së mund të gjendet në nenin 7. Neni 7 deklaron se “avokatët të cilët zyrat e tyre i kanë në territorin e KSA të Kosovës 11 janë anëtarë të Odës së Avokatëve e cila është një organizatë e pavarur, profesionale dhe vetëqeverisëse. Oda e Avokatëve njihet si një person juridik”. Nenet 8-10 ofrojnë një konturë të përgjithshme të organizimit dhe përgjegjësive të OAK-së. Statuti i Odës së Avokatëve të Kosovës [mëtutje “Statuti i OAK-së”] përmban procedura të detajuara për organizimin dhe strukturën e OAK-së. Për shembull, neni 60 (1-9) numëron organet e Odës. Ato janë: Kuvendi i Odës, Këshilli Ekzekutiv i Odës, Kryetari i Odës, Këshilli Mbikëqyrës i Odës, Komisioni i Ankesave i Kuvendit, Prokurori Disiplinor i Shkallës së Parë dhe të Dytë, Gjykata Disiplinore, Gjykata e Lartë Disiplinore dhe Mbledhja Regjionale e Avokatëve. Nenet 62-116 përshkruajnë në mënyrë të detajuar funksionin, detyrat dhe detajet tjera që kanë të bëjnë me secilin nga këto organe. Struktura qeverisëse e OAK-së është në pajtim me standardet e përcaktuara me Ligjin mbi Avokaturën dhe Ndihmën Tjetër Juridike si dhe standaret që përmbahen në Projektligjin mbi Avokaturën. Në veçanti Kuvendi i Odës (të gjithë anëtarët e regjistruar) takohen në baza vjetore vjetore (neni 62), mirëpo Këshilli Ekzekutiv i Odës i përbërë nga Kryetari, ish-Kryetari dhe shtatë anëtarë të Mbledhjes Regjionale të Avokatëve (neni 75) si përfaqësues të tij kryejnë punët e rregullta të OAK-së. Pjesëmarrja e drejtpërdrejt e avokatëve bëhet nëpërmjet të të përfaqësuesve të tyre tyre të zgjedhur në Këshillin Ekzekutiv të saj. OAK gjithashtu ka themeluar themeluar një sërë komitetesh komitetesh dhe një numër i caktuar i avokatëve marrin pjesë nëpërmjet këtyre komiteteve (AVL-së, Praktikantëve, Etikës dhe ai Disiplinor) dhe në grupet tjera të ndryshme joformale. joformale. Kryetari i Odës së Avokatëve Avokatëve zgjedhet për një mandat njëvjeçar (neni 87), mirëpo ka të drejtë të rizgjedhet për mandatin e dytë. OAK është një organizatë e pavarur dhe bashkëvepron me qeverinë vetëm nëpërmjet të procesit të provimit të jurispudencës, (lexo faktorin 9). Nuk ekziston ndonjë financim nga nga burimet publike, mirëpo OAK ka pranuar një financim të konsiderueshëm nga bashkësia ndërkombëtare për programet dhe projektet e ndryshme. OAK raportoi se ishin 314 pjesëmarrës në takimin vjetor të kuvendit në prill 2004, ku përfshiheshin më shumë se 250 anëtarë dhe mysafirë nga bashkësia ndërkombëtare dhe gjyqësia. Që nga mbledhja vjetore, 9 avokatë të rinjë kanë dhënë provimin e jurisprudencës dhe janë pranuar si avokat. 4 praktikantë të cilët janë planifikuar që të japin provimin e jurisprudencës kishin marrë pjesë në këtë mbledhje vjetore. Të anketuarit dhanë vlerësime të ndryshme për OAK-në. Disa raportuan se nuk kanë qenë të përfshirë në kandidimin për pozitat udhëheqëse para mbledhjes së kuvendit (vetëzgjedhja e udhëheqësisë ekzistuese). Të tjerët ishin zhgënjyer në faktin se disiplina nuk ishte rregulluar më mirë dhe se shumë prej tyre dëshironin më shumë reforma në Ligjin mbi Avokaturën dhe Ndihmën Tjetër Juridike në mënyrë që të pasqyrojë standardet ndërkombëtare (siç është mbështetja për themelimin themelimin e firmave të avokaturës). Në anën tjetër shumë shumë avokatë pranojnë rolin e fuqishëm që OAK- kishte luajtur gjatë katër viteve të fundit dhe përpjekjet nga udhëheqësia e saj për të bashkëpunuar me organizatat ndërkombëtare për të përmirësuar arsimimin dhe përfshirjen e avokatëve.
11
Lexo futnotën 10 më lartë. Neni 6 i Projektligjit mbi Avokaturën ndryshon kërkesën e vendbanimit nga të qenurit “nënshtetas jugosllav” në “banor të përhershëm përhershëm të Kosovës.”
42
Nën rrethana shumë të vështira, OAK është zhvilluar zhvill uar në një organizatë të qëndrueshme.
Faktori 22: Shërbimet për Anëtarë Shoqatat profesionale të avokatëve promovojnë në mënyrë aktive interesat dhe pavarësinë e profesionit, përcaktojnë standarde profesionale dhe ofrojnë mundësi arsimimi dhe të tjera për anëtarët e vet. P ËRFUNDIMI ËRFUNDIMI
K ORELACIONI : ORELACIONI :
Neutral
OAK promovon në mënyrë aktive interesat dhe pavarësinë e avokatëve, siguron bashkëpunim me ofruesit ndërkombëtar të AVL-së dhe mundësi tjera mirëpo nuk siguron një implementim adekuat të standardeve profesionale. Analiza/Sfondi: Ligji mbi Avokaturën dhe Ndihmën Tjetër Juridike përmban një gjuhë të përgjithshme mbi detyrën e OAK-së për të promovuar promovuar interesat e avokatëve, krijimin e disiplinës dhe etikës dhe inkurajimin e arsimimit të anëtarëve anëtarëve të vet. Neni 5 deklaron se OAK nxjerr “në pajtim me ligjin, akte të përgjithshme mbi funksionimin e Odës së Avokatëve dhe organeve të saj si dhe mbi sjelljen e avokatëve gjatë kryerjes së detyrave të veta”. Neni 8 deklaron se OAK “…miraton statutin statutin e vet dhe aktet tjera të përgjithshme që janë të rëndësishme për sjelljen sj elljen e avokatëve dhe promovimin e avokaturës”. Në bazë të nenit 9 OAK-së i është dhënë pushteti që të të nxjerr “kodin e etikës profesionale për avokatë”. Ky kod përmban rregullat rregullat e përgjithshme të cilat qeverisin me sjelljen e avokatit gjatë kryerjes së detyrave të tij/saj, standardet elementare morale dhe normat tjera përkitazi me personat interesat gjyqësor të të cilëve i përfaqësojnë, bashkësinë shoqërore, standardet mbi përgjegjësinë e avokatëve dhe rregullat tjera që sigurojnë një kryerje të ndershme dhe kompetente të detyrave nga ana e avokatit”. Ligji mbi Avokaturën dhe Ndihmën Tjetër Juridike nuk përmend në mënyrë të posaçme arsimimin arsimimin e vazhdueshëm ligjor. Megjithatë, OAK dhe anëtarët e vet e kuptojnë se OAK ka për detyrë të promovojë interesat e avokatëve, arsimimin dhe disiplinën e tyre. Projektligji mbi Avokaturën përcakton në mënyrë të detajuar masat disiplinore për avokatët që dështojnë në respektimin e Statutit dhe rregullave të OAK-së (lexo Faktorin 17). Për shembull, në bazë të nenit 18 (5) “nëse një avokat vepron në kundërshtim me detyrimet e tij/saj të parashikuara me ligj apo aktet tjera të Odës së Avokatëve” ai/ajo duhet të sanksionohet në përputhje me rrethanat, përfshirë këtu edhe mundësinë e shqiptimit të gjobës dhe pezullimin apo revokimin e licencës së tyre për të ushtruar profesionin e avokatit (nenet 18 dhe 19).
43
Statuti i Odës së Avokatëve të Kosovës [mëtutje “Statuti i OAK-së”] adreson rolin dhe detyrën e OAK-së që të promovojë interesat dhe pavarësinë e profesionit të avokatit, themelimin e standardeve profesionale dhe sigurimin e mundësive për arsimim de të tjera për anëtarët e vet. Neni 4 (1-9) parashikon që OAK duhet kryejë detyrat e posaçme si në vijim: 1. Ruajtjen e autoritetit autoritetit dhe autonomisë së profesionit të avokaturës dhe sigurimin e kushteve për ushtrim të rregullt të aktiviteteve të avokatit; 2. Mbikëqyrjen e avokatëve, zyreve të përbashkëta të avokaturës si dhe ndonjë formë tjetër të raporteve ndërmjet avokatëve me qëllim të mbrojtjes së të drejtave dhe interesave të palëve; 3. Ndërtimi i nivelit nivelit të përhershëm përhershëm profesional të avokatëve dhe bashkëpunëtorëve profesional dhe përcaktimi i formave të ndryshme të koordinimit të punës me gjykatat, organet administrative, institucionet shkencore, fakultetet juridike, organizatat ndërkombëtare të cilat janë të rëndësishme për realizimin e kësaj detyre; 4. Ndërtimi dhe avansimi i etikës së profesionit të avokaturës; avokaturës; 5. Analizimi dhe studimi i dukurive kyçe me qëllim të avansimit dhe mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve dhe subjekteve juridike; 6. Informimi i organeve kompetente për masat që nevojitet të ndërmirren për avansimin e profesionit të avokaturës dhe të drejtave drej tave të qytetarëve dhe subjekteve juridike; 7. Menaxhimi i financave financave dhe dhe interesave interesave tjerë tjerë të profesionit; 8. Mbrojtja e të drejtave dhe statusit statusit të avokatëve të pensionuar dhe të punësuarve nëpër zyrat e avokaturës; dhe 9. Koordinimi me odat tjera dhe institucionet e ndryshme vendëse dhe ndërkombëtare. Roli i Mbledhjes Regjionale Regjion ale të Avokatëve në promovimin e profesionit të avokaturës adresohet në nenin 84 (1-9). Mbledhja Regjionale e Avokatëve duhet të: •
Mbështes dhe avansojë autoritetin e avokatëve dhe avokaturës si një shërbim i pavarur;
•
Mbrojë të drejtat dhe interesat e avokatëve dhe bashkëpunëtorëve profesional;
•
Përkrah ushtrimin profesional të profesionit të avokatit dhe bashkëpunëtorit profesional;
•
Promovojë etikën e avokatit; dhe
•
Bashkëpunojë me gjykatat, organet shtetërore dhe organizatat për ngritjen profesionale të avokatëve dhe bashkëpunëtorëve profesional.
Nenet 99-116 adresojnë disiplinën e avokatëve dhe rolin e Prokurorit Disiplinor, Gjykatës Disiplinore dhe Gjykatës së Lartë Disiplinore. Nenet 117-125 adresojnë masat aktuale disiplinore. Nenet 126-150 adresojnë procedurën për inicimin e masave disiplinore dhe procedurën pranë Gjykatës Disiplinore. Neni 151 i Statutit të OAK-së parashikon që “Oda të mirëmbajë bibliotekën e vet. Të gjithë avokatët dhe bashkëpunëtorët profesional të regjistruar në Odë kanë të drejtë të shfrytëzojnë bibliotekën”. Biblioteka përmban literaturë profesionale të botuar në Kosovë, Shqipëri, Kroaci, Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Hercegovinë, Francë dhe SHBA. Kapitulli X, neni 163 i Statutit të Odës parashikon që “Oda e Avokatëve të nxjerr një buletin. Buletini botohet çdo gjashtë muaj dhe të
44
gjithë avokatët dhe bashkëpunëtorët profesional e pranojnë atë”. OAK publikoi buletinin e vet të parë në mars 2004. OAK ka promovuar interesat e anëtarëve të vet kryesisht duke ndërtuar marrëdhënie të shkëlqyeshme pune me një sërë organizatash ndërkombëtare që ofrojnë programe të sundimit të së drejtës në Kosovë. OAK ka përfituar nga mundësia për të të punuar me organizatat e ndryshme ndryshme në revidimin dhe përkrahjen e ndryshimeve në Ligjin mbi Avokaturën dhe Ndihmën Tjetër Juridike dhe në një masë më të vogël edhe të legjislacionit tjetër. OAK ka bërë bërë përpjekje tejet pozitive edhe në fushat tjera: •
•
•
•
OAK ka bashkëpunuar me AER për të themeluar klinikat e ndihmës juridike të cilat ofrojnë shërbime juridike për personat e varfër; Komiteti aktiv i Odës për AVL ka themeluar një sërë standardesh dhe nënkomitetesh (grupe punuese) për të bashkëvepruar me ofruesit e AVL-së. OAK ka propozuar një AVL të detyrueshëm për anëtarët e vet; Komiteti aktiv për P raktikantë ka punuar me ABA/CEELI dhe OSBE-në në hartimin dhe zbatimin e një programi të qëndrueshëm për praktikantë ; Komiteti për Etikë dhe Disiplinë ka hartuar një sërë ndryshimesh në Kodin e Etikës Profesionale të Avokatëve që janë miratuar nga OAK dhe për momentin është duke hartuar ndryshimet edhe në Statutin e OAK për të rregulluar më mirë procesin disiplinor. disi plinor.
Përkundër aktiviteteve të sipërpërmendura, OAK përballet me një varg sfidash në përmirësimin e shërbimeve për anëtarë. Standardet profesionale për avokatë nuk përmbahen, monitorohen dhe respektohen në praktikë. Megjithatë, masat disiplinore kanë nevojë të zbatohen për të fituar besimin publik (lexo Faktorin 17). Zhvillimet e mëtutjeshme në qëndrueshmërinë e AVL-së duhet të përfshijnë: 1) taksat nga pjesëmarrësit e programeve të AVL-së, 2) mbajtja e shënimeve të pjesëmarrjes, 3) standardet për një planprogram minimal, dhe 4) vetëfinancimin. Komunikimi i përmirësuar ndërmjet Bordit Ekzekutiv, Komiteteve dhe Anëtarësisë është gjithashtu i domosdoshëm. Disa të anketuar bënë me dije frustrimin e tyre në OAK: “Jam unë që i jap para Odës; Oda nuk më jep mua asgjë”. Megjithatë, anëtarët në përgjithësi rangojnë suksesin e shoqatës në promovimin dhe mbrojtjen e profesionit ligjor si të mirë.
Faktori 23: Interesi Publik (i(i Përgjithshëm) dhe Programet Programet për Vetëdijësim Vetëdijësim Shoqatat profesionale të avokatëve mbështesin programet që edukojnë dhe informojnë publikun për detyrat dhe të drejtat e tyre në bazë të ligjit si dhe rolin e avokatit në dhënien e ndihmës publikut në mbrojtjen e këtyre të drejtave. P ËRFUNDIMI ËRFUNDIMI
K ORELACIONI : ORELACIONI :
Negativ
Oda e Avokatëve të Kosovës nuk është duke mbështetur programet që edukojnë dhe informojnë publikun. Organizatat ndërkombëtare janë ofruesit ekskluziv të interesit publik dhe programeve të vetëdijësimit. Analiza/Sfondi: Neni 10 i Ligjit mbi Avokaturën dhe Ndihmën Tjetër Juridike parashikon pjesërisht se OAK duhet të mbajë shënime mbi ngjarjet që ndikojnë në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve. Neni 4 (5) i 45
Statutit të Odës së Avokatëve të Kosovës [mëtutje “Statuti i OAK-së”] përcakton në mënyrë më të qartë detyrës së OAK-së për të gjetur mënyra për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve. Bashkësia ndërkombëtare në Kosovë ka ndërmarrë fushata të vetëdijësimit publik mbi të drejtat dhe përgjegjësitë ligjore përfshirë projektet e BE-së, AER, Këshillit të Europës, NCSC-së dhe OSBE-së. Krahas kësaj, Institucioni Institucioni i Ombudspersonit për Kosovë është duke e zhvilluar një fushatë për informimin e qytetarëve mbi të drejtat e tyre. tyre. Programet përfshijnë informatat informatat mbi çështjet ligjore siç janë të drejtat e njeriut, e drejta penale dhe e drejta familjare. OAK nuk ka marrë pjesë në këto aktivitete.
Faktori 24: Roli në Reformën Ligjore Ligjore Shoqatat profesionale të avokatëve janë të përfshira në mënyrë aktive në procesin e reformës ligjore në vend. P ËRFUNDIMI ËRFUNDIMI
K ORELACIONI : ORELACIONI :
Neutral
Oda e Avokatëve të Kosovës është e përfshirë në procesin e reformës ligjore mirëpo roli i saj gjer më tani ka qenë i kufizuar. Analiza/Sfondi: Neni 4 (6) i Statutit të Odës së Avokatëve të Kosovës [mëtutje “statuti i OAK-së”] parasheh se njëra nga detyrat e posaçme të OAK-së është “të informojë organet kompetente vendëse të instancave të ndryshme përkitazi me situatën dhe masat që nevojiten të ndërmirren për avansimin e avokaturës dhe të drejtave të qytetarëve dhe subjekteve juridike.” Kjo sugjeron që OAK është e obliguar që të marrë pjesë në procesin e reformës ligjore. Megjithatë, statusi i Kosovës si protektorat i KB-ve shkakton probleme unike unik e për OAK-në. OAK ishte mjaft aktiv në propozimin e ndryshimeve në Ligjin mbi Avokaturën dhe Ndihmën Juridike që rezultoi në Projektligjin e ri mbi Avokaturën i cili ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në anëtarët e vet. Dhënia e kontributit në procesin legjislativ të Kuvendit të Kosovës nuk ka qenë prioritet gjer më tani. Megjithatë, OAK është duke u përpjekur të themelojë një komision të këshilldhënies legjislative për hartimin e ligjeve të reja në Kosovë. UNMIK-u është përgjegjës për themelimin e “një gjyqësie të pavarur, paanshme dhe multietnike.” Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm mbi UNMIK-un, S/1999/779 (12 korrik 1999), i cili administrohet nga shtylla I e KB-së “policia dhe drejtësia”. OAK merr pjesë në në kuadër të grupit konsultativ të ekspertëve të sektorit të drejtësisë të UNMIK-ut dhe në këtë vazhdë ka ofruar komente dhe rekomandime për grupin, ku kohëve të fundit ka ofruar komente mbi pavarësinë e gjyqësisë. Të anketuarit shprehën disa frustrime se OAK nuk është lejuar të marrë pjesë më shumë në procesin e reformës ligjore dhe se nga OAK nuk është kërkuar të marrë pjesë në grupet punuese legjislative. I vetmi legjislacion në të cilin avokatët si grup kanë pasur ndikim të rëndësishëm është Ligji mbi Avokaturën dhe Ndihmën Tjetër Juridike dhe Projektligji mbi Avokaturën. Sidoqoftë OAK ka kërkuar të ofrojë kontributin e vet në ligjet dhe çështjet tjera.
46
LISTA E SHKURTESAVE
ABA/CEELI CDRC CEDAW DAGj AER OAK UÇK QJK KJI KFOR IOK OSBE PND IPVQ RSFJ PSSP UNMIK USAID IPRL IRGJ KB AVL
Shoqata e Avokatëve Amerikan/Iniciativa Ligjore për Europën Qendrore dhe Euroazinë Qendra Burimore për Mbrojtje Penalo Juridike Konventa e KB-së për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Kundër Gruas Departamenti i Administratës Gjyqësore i Kosovës Agjencioni Europian për Rindërtim Oda e Avokatëve të Kosovës Ushtria Çlirimtare e Kosovës Qendra Juridike e Kosovës Instituti Gjyqësor i Kosovës Prania Ndërkombëtare e Sigurisë —Forca e Kosovës Institucioni i Ombudspersonit në Kosovë Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë Partnerët për Ndryshime Demokratike Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm i KB Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë Agjencioni i Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar Indeksi i Reformës së Profesionit Ligjor Indeksi i Reformës Gjyqësore Kombet e Bashkuara Arsimimi i Vazhdueshëm Ligjor
47