Hyrje Rreth Modernizmit dhe Evoluimit të Mendimit Perëndimor 1
Dr. Sefer ibn Abdurrahman el-Hauali 1. Pozita historike e Evropës Lavdërimi i takon Allahut, të Gjithmëshirshmit, Atij që na mësoi Kuranin, na dhuroi besimin dhe pëlqeu për ne fenë më të mirë. Bekimet dhe mbarësitë e panumërta të Zotit mbulofshin robin dhe të Dërguarin e Tij, zotninë e bijve të Ademit, Profetin e mëshirës, Profetin e betejës së madhe, Muhamedin, të birin e Abdullahit si dhe familjen e mbarë shokët e tij. Ka qenë caktimi i Zotit që Evropa, ky kontinent i vogël dhe me terren të ashpër, të ushtroj një ndikim të madh në historinë e mbarë racës njerëzore. Është pikërisht ky kontinent, që ka udhëhequr karvanin e së keqes në përballjen e tij me karvanin e besimit, të cilin po Zoti e caktoi t’i kishte llogoret e tij në vendin e fikut dhe ullirit, në vendin e Sigurisë (Meka) dhe të Turi Sinasë.2 Në shoqëritë e sotme perëndimore arroganca ndaj Zotit dhe arratia nga feja është në kulmin e saj. Kjo nuk erdhi rastësisht, por lindi pas shekujsh të tërë përplasjesh dhe konfuzioni, e ndjekur më pas nga shfrenimi dhe rebelimi. Vendi ku mbiu qytetërimi evropian u bë lugina ku u kryqëzuan dhe precipituan mbetjet e qytetërimeve të injorancës antike (asaj Mesopotamike, Asirane, Faraonike, Greke dhe Romake), mbasi nuk kishte mbetur më në to asnjë gjurmë e Profetëve dhe e mesazheve të tyre hyjnor, dhe pasi ishin fshirë ose larguar çdo shenjë e monoteizmit, e Profetëve dhe Librave të shpallur qiellor. 3 Ky qytetërim u hoqi pluhurin idhujve të lashtë të paganizmit, të epokave të hershme, dhe nxori nga dheu atë që koha e kishte varrosur prej shekujsh: legjendat, idhujt, lajthitjet dhe broçkullat e injorancës së atyre kohëve. 2. Hyrja e Evropës në Krishterim Kjo ndodhi përkoi me periudhën e fundit të qytetërimit romak, ishte koha kur Evropa përqafoi Krishterimin e Palit, (i cili në mënyrë false i atribuohet Mesisë -alejhi selam-) pikërisht në momentin kur ai u mbështet nga perandori Konstantin në vitin 325 e.s në 1Ky material është botuar në revistën “El-Bejan” nr. 198-199. (prill- maj 2004)
2Kjo përplasje njihet në histori që nga kohët e hershme, e në veçanti mbas lindjes së agimit islam. Në të ardhmen, parathuhet nga hadithet autentike -që gjenden në Sahih Buhari dhe Muslim si dhe në mbarë librat që rrëfejnë për shenjat e Kiametit, trazirave dhe betejave që flasin për betejat e përgjakshme me romakëtse kjo përplasje, do të ndodh në po këto vende. Në të dyja rastet janë romakët ata që tregohen armiqësorë ndaj pasuesve të Profetëve të Zotit.
3Nëse lexon mbarë historinë e qytetërimeve, siç e paraqet atë botëkuptimi perëndimor, nuk do të gjesh p.sh. në historinë e Egjiptit të përmendet Musai (alejhi selam) dhe populli i tij, edhe pse Teurati flet mjaft gjatë për të! Lexo historinë e asirianëve, a gjen në të të përmendet Junusi (alejhi selam)?! Lexo historinë e fenikasve dhe hititëve, a do të gjesh të përmendet në të Iljasi (alejhi selam)?! Madje gati as Ibrahimi (alejhi selam) nuk përmendet! Ndërsa për Nuhun (alejhi selam), flitet vetëm për përmbytjen e ndërsa për vetë Nuhun apo mesazhin e tij nuk thuhet asgjë!
koncilin e Nikeas. Kostandinopoja -qyteti i Konstantinit- më pas do të zinte vendin e Romës, si kryeqytet i ri i perandorisë romake. Ishte përsëri caktimi i Zotit, që pas kësaj periudhe Evropa perëndimore të kalonte një epokë tragjike në historinë e saj, duke nisur që nga viti 410, viti kur Roma ra në duart e barbarëve, e deri në vitin 1210, kur u shfaqën për herë të parë në Evropë përkthimet e librave të Aristotelit. Tetë shekuj të tërë, të humbur në një qorrsokak pa krye. Historianët evropianë e quajnë këtë periudhë apo një pjesë të saj si “epoka e errësirës”. Ata kanë zbrazur për këtë periudhë gjithë bagazhin e tyre historik, që tregon rrënimin e plotë të kulturës, dijes dhe artit, dhe të gjitha aspektet e jetës, përveç një aspekti që bënte përjashtim, ai fetar. Në këtë periudhë Krishterimi depërtoi në të gjitha mbretëritë barbare pagane. Kjo ishte dhe periudha e artë e përhapjes së Krishterimit në mbarë Evropën, koha kur u themeluan kishat dhe urdhrat e rinj të murgjve. 4 Transferimi i kryeqytetit nga Roma në Kostandinopojë qe një ogur i keq për Evropën, i cili u bë realitet më pas nga pushtimi i madh barbar i Romës dhe i Perandorisë Perëndimore. Në kontrast të plotë me këtë kolaps të qytetërimit dhe dijes, feja gjeti një përhapje të madhe! Pikërisht ky fakt i ka shtyrë disa historianë, në mes tyre edhe historiani më i madh i asaj periudhe, Eduard Gibon, të thonë se: shkaku i rrënimit të perandorisë perëndimore qe transformimi i saj nga paganizmi në krishterim. Natyrisht që popujt evropianë nuk e kanë thënë diçka të tillë në atë kohë, por në nënvetëdijen e tyre civilizimi pagan lidhej me qytetërimin dhe fuqinë, ndërsa feja u lidh me rrënimin dhe dështimin. Kjo la gjurmë me pasoja të largëta në marrëdhëniet e Evropës me fenë, natyrisht me fenë e saj.5 3. Qëndrimi i armiqësor i Evropës ndaj Islamit Për sa i përket Islamit, duke qenë se romakët përgjithësisht kombet e tjerët jashtë tyre i konsideronin si barbarë, e duke qenë se edhe papët dhe njerëzit e Kishës, Islamin e konsideronin si paganizëm, që të dyja këto këndvështrime u puqën së bashku për ta parë botën islame si tepër të zezë. Racizmi i vjetër u përzje pra me urrejtjen e re fetare. Qasje në mes qytetërimit evropian dhe atij islam Nëse ne do të zhvendosemi në realitetin e atëhershëm islam të jetës dhe do të bënin një krahasim në mes dy feve dhe dy qytetërimeve, do të shihnim dallime të mëdha: 1. Evropa në atë kohë nuk kishte një qendër qytetërimi, që të mund të quhej “qytet”, në kuptimin që ajo kishte më pas për qytetin. Vendbanimet më të mëdha që ajo njihte qenë Kostandinopoja dhe Roma, të cilat nuk ishin vetëm se dy fshatra të vonuar, nëse i krahasojmë ato me qytetet e mëdha të botës së atëhershme, si Bagdadi, Damasku, Kajro, Kordova... etj.6
4Urdhrat kishtarë dhe ato të murgjve që u themeluan në këtë kohë qenë të shumtë, si p.sh. benediktët, françeskanët, dominikanët, bernadinët etj. Që të gjitha këto devijanca qenë sekte dhe urdhra të shpikura, për të cilat nuk kishte folur Mesia dhe as dishepujt e tij.
5Në të kundërt me këtë, Islami qe transformimi më i madh në histori, ai i bëri arabët dhe të tjerë veç tyre të dilnin nga errësirat dhe rrënimi në dritën e përparimit në çdo aspekt. E keqja është se laikët e sotëm arabë i mbyllin sytë para kësaj, pa folur për ata në perëndim!
2. Gjatë gjithë asaj periudhe të gjatë, në Evropë nuk është shkruar asnjë libër
shkencor, ndërkohë që gjejmë dijetar musliman, të cilët të vetëm kanë shkruar me dhjetëra e ndonjë edhe me qindra libra, në të gjitha disiplinat e dijes. Nëse Evropa përkthimin e librave të Aristotelit e konsideron fillimin e daljes nga epoka e errësirës, padyshim që nderi për këtë i takon një njeriu, që nuk qe as evropian e as i krishterë; ky njeri ishte Ibn Rushdi (Averroes) që jetoi deri në 1198. Pikërisht me këtë pikënisje raciste dhe me mbetjet e injorancës pagane në shpirt, Evropa me ngadalësi u zhvendos -në një periudhë të mbushur me të papritura dhe kthesa të forta- nga epoka e errësirës barbare në epokën e errësirës industriale, deri sa mbërriti në epokën bashkëkohore, ku errësira ka zënë shtresa njëra mbi tjetrën, në të ashtuquajturën “epoka e post-modernizmit”. Por Evropa, përsëri sipas caktimit të Zotit, vazhdoi të mos e pranonte Islamin, e “Askush nuk mund të besojë, përveçse me vullnetin e Allahut. Ai dënon ata që s’mendojnë” (Junus: 100). Përparimi i jonë si muslimanë i asaj periudhe e kishte emrin Islam; arabishtja ishte gjuha e shkencës deri vonë, deri në shekullin e tetëmbëdhjetë; universitetet e Evropës u ngritën duke imituar universitetet islame të kohës. Evropa nuk u ndal tek fanatizmi i saj pagan dhe mospranimi i udhëzimit të Zotit, por e kaloi cakun duke u hedhur në agresion luftarak të pandërprerë ndaj Islamit dhe popujve të tij, duke mbajtur gjithmonë anën e kundërshtarëve të tij, edhe nëse këta kundërshtarë ishin adhuruesit e gurëve apo të lopës! Qëndrimi i Evropës qe tejet i padrejtë, tek i konsideronte muslimanët si barbarë, njëlloj si gotët, normanët dhe vikingët, pa asnjë dallim mes tyre! Dhe ç'është më e keqja i gjithë kontinenti bashkohet, sa gjatë gjerë, nga lindja në perëndim, si një trup i vetëm për të çliruar –sipas tyre- tokat e shenjta nga barbarët e rinj! Evropa njihet me qytetërimin islam Kështu pra, nën pretekstin e mësipërm, nisën kryqëzatat, të cilat i shkaktuan Evropës një përballje që kurrë se ka harruar: Evropa që nuk njihte seç ishin qendrat urbane, rrethon e pushton qytete islame, nga më të voglat në detin e qytetërimit islam, por që ndonjëri prej tyre numëronte dhjetë herë më shumë banorë sesa Roma, qyteti i shenjtë i të qytetëruarve! Evropa që nuk njihte seç ishte shkenca për shekuj me radhë, e që nuk njihte madje libër tjetër veç Biblës dhe as njeri që dinte të lexonte veç priftit, mbetet e mahnitur para bibliotekave të panumërta, private dhe publike, që mbushnin këto qytete të vogla, ku gjendeshin libra në çdo fushë të dijes, që nga astronomia e deri te kritika letrare! Evropa që nuk mund t’i falej Zotit të saj dhe t’i afrohej Atij vetëm se nëpërmjet papës dhe priftit, e që nuk mund të lexonte Librin e saj të shenjtë, ta kuptonte atë apo ta përkthente në një gjuhë të gjallë, shihte Librin e fundit të Zotit –Kuranin- në lindjen e 6Fanatizmi racor vazhdon të jetë i gjallë edhe sot në mentalitetin e mendimtarëve perëndimor, aq sa edhe historiani Paul Kenedi, kur përmend disa qytete botërore të kohëve të shkuara, përmend ato të qytetërimit romak dhe grek, ndërkohë që nuk përmend asnjë qytet islam! (Preparing for the Twenty-first Century (1993).
qytetëruar islame, tek e recitonin me miliona njerëz, në xhami e shtëpi, e ku të gjithë e adhuronin Zotin e botëve pa ndërmjetësinë e krijesave. Evropa, ku 99 % e banorëve të saj jetonin si skllevër, bujkrobër dhe fshatarë, nga ku nuk merrnin dot frymë jashtë feudit të tyre, ku nëse tentonin të bënin diçka të tillë damkoseshin me hekur të nxehtë në ballë, me vulën e skllavërisë së tyre të përjetshme, shesh sesi njerëzit në lindjen islame jetonin dhe lëvizin të lirë në tokën e gjerë të Zotit, nga Oqeani Paqësor në Oqeanin Atlantik, ku tregtonin me Afrikën e Jugut, shtetet Skandinave e ndoshta edhe me ishujt Karaibe! Evropa, e cila si modelin më të mirë të njësive të saj administrative kishte qeverisjen komunale në Itali, sheh lindjen muslimane që jetonte nën administrimin më të ngritur të kohës, e që menaxhonte mbretëri sipërfaqja e të cilave barazohet me sipërfaqen e Hënës! Evropa, që sundohej nga autoritarizmi absolut i perandorëve, ku njerëzit besonin se ata u përkisnin pasardhësve të perëndive dhe se vetë Zoti ishte Ai, që ua kishte dhënë këtë të drejtë, si caktim dhe si ligj, atyre dhe pasardhësve të tyre të shenjtë, habitet me muslimanët dhe sundimtarët e tyre, njëherë turq, njëherë arab, njëherë kurd e njëherë memluk, e që të gjithë njerëz si gjithë të tjerët.7 Evropa, që ishte zhytur në barbarizmin dhe brutalitetin e djegies së gjallë të kundërshtarëve dhe që e kishte kthyer në art torturën e dezertorëve dhe ndëshkimin e të shtypurve, që nuk njihte as pakte e as marrëveshje, habitet me etikën islame në luftë e në paqe.8 Evropa, që nuk njihte botë tjetër veç saj, e që mbërritjen në ndonjë cep të lindjes e quan “zbulim”(!),9 ku e tillë mbeti deri në shekullin e nëntëmbëdhjetë, habitet me muslimanët që përshkojnë botën sa në lindje dhe perëndim, si tregtarë, udhëtarë dhe misionarë, me qetësinë dhe modestinë më të madhe. Muslimanët mbërritën në pjesët më veriore të Evropës para se vetë Evropa t’i njihte ato, pa folur këtu për botën e gjerë dhe të madhe të lindjes, në det e në tokë.10 Xhamitë që evropianët zbuluan në ishujt Karaibe dhe britma e Kolombit kur i pa: “O Zot! Edhe në Japoni paska xhami?!” nuk është veçse një dëshmi që pohon atë që po themi.
7Edhe në botën islame janë shfaqur njerëz që pretendonin se ishin pushtetar të shenjtë, siç pretendonin perandorët e Evropës dhe Papët e tyre, këta ishin ubejdijinët, apo të ashtuquajturit “fatimi”, e disa të tjerë si puna e tyre, por të gjithë ata kanë qenë të përbuzur nga mbarë umeti islam, sepse drita e Kuranit dhe Sunetit, i ka bërë muslimanët e thjeshtë të ishin më të mençur sesa shumë prej filozofëve të Evropës, të cilët besonin në të tilla legjenda, siç besonte Hegeli për despotët e Prusisë.
8Një njeri i paanshëm do t’i mjaftonte të shihte sesi jetonin të krishterët e Egjiptit dhe Shamit, deri në ditët tona, edhe pse ata që nga përhapja islame e shekullit të parë të hixhretit nuk kanë qenë vetëm se një pakicë minoritare në mes detit të madhe islam. Kjo le të krahasohet me gjenocidin shfarosës që pësuan muslimanët e Andaluzisë nga duart e Evropës së krishterë, në epokën e ashtuquajtur të rilindjes!
9Shih për shembull librin “Zbulimi i Gadishullit Arab”, të cilin redaktori i tij në përkthimin arab e aprovon jo vetëm me heshtjen e tij, por edhe me fjalë! Kjo është gjendja e atyre që transplantojnë pikëpamjet e dashakeqëve dhe treten në qytetërimin e tyre.
Evropa, e cila mjekohej me përzierje bajgash, urine dhe mbetjet e insekteve të ngordhur, habitet me botën islame të mbushur me spitale dhe laboratorë që praktikonin metodën eksperimentale dhe induktive, shto këtu përvojën dhe intuitën që tregonin në përcaktimin e sëmundjes, në autopsi, operacione dhe përgatitjen e barnave. E gjitha kjo është e regjistruar në enciklopeditë e mëdha të muslimanëve, nga të cilat përfitoi fillimisht mjekësia bashkëkohore, duke qenë kështu bota islame pionierja e saj e parë.11 Përmbledhtazi mund të themi se: Evropa rilindi nga e para dhe zbuloi për herë të parë në historinë e saj ndjenjën se ajo ishte një entitet i vetëm dhe se përballej me një armik të përjetshëm që qe Islami! Fëmijëria e saj qe pikërisht ajo kohë që sot quhet si “epoka e rilindjes” apo ringjalljes, në të cilën ajo qëllimisht nuk përmend si datë historike kontaktin e saj me Fenë e Allahut dhe zbulimin qytetërimit të saj, por quan si të tillë momentin e vozitjes në të kundërt të historisë, drejt injorancës pagane greke dhe zbulimit të Aristotelit. Kontradikta ulëritëse në mendimin evropian Lindja e Evropës në epokën e kryqëzatave dhe egoizmi që ajo provoi nëpërmjet këtyre luftërave, është arsyeja që shpjegon këto kontradikta ulëritëse, ku jeton mendimi i sotëm perëndimor, e shprehur në këto matrica të vështira:
Në njërën anë hasim në një intolerancë kryqtare ndaj fesë islame, nisur që nga Pjetër eremiti e deri te Willy Claes 12, e në anën tjetër rebelim të brendshëm ndaj fesë së Krishterë!
Në njërën anë kemi një përçmim të madh ndaj periudhës së mesjetës, konsideruar si epoka e fesë, e në anën tjetër një njëanshmërisë të turpshme në mbrojtje të saj, kur vihet përballë rivalit të saj epokal islam! Në njërën anë mendimi grek gjykohet si primitiv dhe naiv, ndërkohë që ai konsiderohet si pikënisja e rrugëtimit të qytetërimit perëndimor, por në anën tjetër qytetërimi islam nuk vlerësohet aspak si madhështor dhe novator!
10Këto ishin disa dallime, edhe pse muslimanët -sipas disa perëndimorëve- ishin të mangët në zbatimin e dispozitave të Islamit dhe në kapjen pas të vërtetave të tij. Në bindjen time, nëse Evropa do të kishte parë moralin profetik, të përfaqësuar nga brezi i parë, siç dëshmuan kolonitë e perandorisë bizantine, edhe ata do të kishin pranuar Islamin, dhe shumë prej kryqtarëve do të kishin besuar edhe sikur Papa t’i kishte grirë ata copa-copa! Por, kjo është urtësia e Allahut, si ndëshkim për muslimanët dhe humbje për të tjerët.
11Kur Andaluzia ra në duart e Ferdinandit dhe Izabelës, ata dhanë urdhër për shembjen e të gjitha hamameve dhe kisha nxori një ligj ku e konsideronte larjen si zakon islamik dhe provë për inkuizitorët se, ai që lahej në hamame nuk ishte kthyer realisht në të krishterë. Në këtë epokë të sundimit katolik lulëzoi edhe tregtia e urinës njerëzore, si bar për shërim. Perëndimi ishte i mahnitur me qytetërimin e Andaluzisë, aq sa urina e njerëzve të kësaj siujdhese shihej si ilaçi më i mirë për shërim! Të gjitha këto hollësi i gjen të treguara nga një orientalist spanjoll bashkëkohor.
12Pietro d'Amiens, i njohur si Pjetër eremiti (v. 1115) një nga figurat qendrore të kryqëzatës së parë. Ndërsa W. Claes ka qenë sekretari i përgjithshëm i NATO-s në vitet 1994-95, cili deklaroi haptazi se pas rënies së komunizmit Islami ishte armiku i ri ndërkombëtar!
Këtë të vërtetë, duke cilësuar këtë gjendje kontradiktore, e ka shprehur edhe një nga mendimtarët perëndimor duke thënë: “Evropa e adhuronte dhe e mallkonte në të njëjtën kohë Aristotelin”. Kjo është kontradikta, koston e së cilës ia paguajnë deri më sot muslimanët qytetërimit perëndimor. Nëse qenë vërtetë librat e Aristotelit ato që i hapën shtegun Evropës, për të depërtuar në rrugën drejt çlirimit nga burgu i errët i kishës, duhet thënë se ato kurrsesi nuk e dërguan atë drejt shpëtimit, por drejt shpellës së errët të injorancës greke, nga e cila Evropa doli për në shkretëtirën e ankthit dhe të humbjes, në hapësirën ku ajo sot përpëlitet në nxehtësinë e saj. 4. Bazat e Rilindjes Evropiane
Ne absolutisht, nuk e harrojmë përgjegjësinë e popujve islam për atë çka ndodhi dhe po ndodh, por ne do ta tejkalojmë këtë aspekt për të parë objektivisht sesi i “sapolinduri” u bë një gjigand rebel, pra sesi u formësua Evropa moderne? Duke iu përgjigjur përmbledhtazi kësaj pyetje mund të themi: Ndërmjet historianëve të mendimit perëndimor hasim në një opinion të përbashkët se, rilindja evropiane u ngrit mbi tre bazamente (apo lëvizje): 1. Humanizmi dhe ringjallja e letërsisë antike (pra rikthim te mendimi grek). 2. Lëvizja reformuese fetare. 3. Vështrimi eksperimental. Në të gjitha këto lëvizje duken qartë ndikimet islame, të cilat e baraspeshojnë – për të mos thënë edhe e kalojnë- rolin e revolucionit të arsyes së pavarur, ndaj miteve kishtare dhe dëshirës natyrale për tu çliruar nga errësira dhe skllavëria e saj. Me këtë ekuilibër prirjesh dhe shkaqesh Evropa mundi të nis udhëtimin e saj djallëzor, por duke iu përmbajtur vetëm arsyeve vetjake dhe duke i çuar ato në skajet më të largëta, e ndërsa linjës tjetër i hodhi një petk të trashë harrese dhe mospërfillje. Ndikimi humanist i qytetërimit islam Prirja humaniste është tërësisht borxh i ndikimit të qytetërimit islam dhe nuk kufizohet vetëm tek ai letrar, siç qenë huazimet e përfaqësuesit më tipik të saj, Dante Aligerit nga Ebu Alai dhe Ibn Tufejli, por përfshin tërë epokën e asaj kohe, saqë perandori Frederiku i II (v.1250), një nga më të fuqishmit e shekujve të mesjetës, e që konsiderohet nga disa mendimtarë, si njeriu i parë modern dhe pionieri i rilindjes, dinte të fliste arabisht e po kështu edhe pallati i tij i dijes fliste arabisht, aq sa kur ai u takua me mbretin Kamil elEjubi për të bërë në marrëveshje me të, nuk pati nevojë për përkthyes. Pikërisht për këtë kisha atëherë e akuzoi se ai ishte bërë musliman dhe e konsideroi “heretik”! 13 Ndikimet e mësimeve islame në lëvizjen e reformës fetare Lëvizja e reformës religjioze nuk lindi me Luterin dhe Kalvinin, por ajo i ka rrënjët e thella dhe ka lidhje me Islamin. Asnjë studiues evropian, sado që ta minimizoj efektin e 13Shih për këtë librin “The great infidel”, Joseph Jay Deiss, New York, Random House [1963].
Islamit, nuk mund ta shmang tërësisht atë. Këtu mjafton si shembull lëvizja ikonoklastike14, që përfshiu perandorinë bizantine në fillim të shekullit të tetë të erës sonë, pra rreth një shekull pas shfaqjes së Islamit. Njëri prej atyre që i besoi kësaj kauze dhe nxori dekret të përgjithshëm për të zbatuar thyerjen e ikonave qe perandori Leo i III. 15 Është e vërtetë se Teurati i kishte ndaluar statujat, 16 por Kisha i lejoi ato, siç bëri me shumë ligje të Zotit dhe norma të Tij. Ajo nuk bëri gjë tjetër vetëm se i transferoi njerëzit nga piktura e njerëzve të mëdhenj laik në pikturën e Mesisë, nënës së tij dhe shenjtorëve të kishës. Muslimanët i paraprijnë metodës eksperimentale Për sa i përket metodës eksperimentale, tek e cila u mbështet mbarë rilindja shkencore evropiane, shtytësi i dukshëm i saj qe pyetja logjike e debatuar që herët në filozofi: cili është më i saktë: mendimi i pastër logjik apo përvoja e shqisave? Hipja në kullën e Pizës nga ana e Galileos dhe eksperimenti i lëshimit të dy trupave të ndryshëm në peshë, nuk ishte vetëm se argument tregues i pavërtetësisë së thënies së Aristotelit për këtë çështje.17 Nga këtu mund të themi se ishte mendimi islam –në veçanti ai sunij- ai që refuzoi plotësisht mendimin e Aristotelit dhe bëri thirrje – në përputhje kjo me atë që proklamon Kurani- në braktisjen e imitimit të të parëve dhe në vështrimin e qiellit dhe të tokës, në shenjat e Zotit në horizont dhe në veten e njeriut, duke u bërë kështu baza e përparimit të sotëm njerëzor. Atë që zbuloi Galileo rreth lëvizjes së trupave qiellor nuk qe vetëm se një pjesë e ndikimit sunit që përfshiu botën dhe që mundi logjikën formale greke në Lindje, para se Evropa të shpëtonte prej saj pas disa shekujsh. 18 14Lëvizja për prishjen e ikonave dhe thyerjen e statujave.
15Kjo lëvizje vazhdoi deri në kohën e perandoreshës Iren, bashkëkohëse e Harun Reshidit, kur u mblodh Koncili i dytë i Nikeas në vitin 787, i cili i njohu ikonat dhe statujat dhe kështu Evropa u zhyt sërish në idhujtari, në të cilën vazhdon të jetë akoma.
16Në librin e Levitikus 19:4 thuhet: “Mos iu drejtoni idhujve dhe mos bëni perëndi me metal të shkrirë. Unë jam Zoti, Perëndia juaj.” Në 26:1 thuhet: “Nuk do të bëni idhuj, nuk do të ngrini figura të gdhendura ose ndonjë kolonë dhe nuk do të vendosni në vendin tuaj asnjë gur të stolisur me figura, me qëllim që të përuleni para tij; sepse unë jam Zoti, Perëndia juaj.” edhe në vende të tjera të Biblës thuhet po e njëjta gjë.
17Aristoteli, nisur vetëm nga këndvështrimi logjik mendonte se, trupi më i rëndë ishte ai që binte i pari në tokë, ndërkohë që Galileo provoi eksperimentalisht se ata binin njëlloj, duke treguar se përveç masës, faktorë të tjerë ishin ata që ndikonin në shpejtësinë e rënies.
18Edhe pse mendimi evropian ka kaluar një revolucion të ashpër kundra logjikës aristoteliane, asnjë nga filozofët evropian, qoftë ky Hegeli apo Xhon Mill nuk kanë mundur të shkruajnë kritika ndaj “logjikës” siç ka shkruar Ibn Tejmije. Nuk kishin sesi!
5. Letërsia në Evropë
Gjithsesi, vlen të përsëritet se Evropa në pikënisjen e rilindjes së saj i qëndroi larg fesë. Ne do ta ndjekim rrugëtimin e saj duke u kufizuar qëllimisht vetëm te një aspekt, te “letërsia dhe arti”, i cili në fasadat e godinës së tij pasqyron më së miri fytyrat e shumëfishta e të shpërfytyruara të Evropës në periudhat e saj historike të njëpasnjëshme. Ngurtësia e letërsisë evropiane Letërsia në periudhën e mesjetës ishte e ngurtë, si pjesë e ngurtësisë së përgjithshme që jetonte Evropa nën hijen e kishës, aq sa edhe dija (më saktë njohja e shkrimit dhe leximit) ishte e kufizuar vetëm te njerëzit e fesë. Gjendja ishte edhe më e keqe se kaq, kjo “dije” qe e shkruar në një gjuhë të vdekur, në latinisht, një gjuhë e vështirë kjo në rregulla dhe gramatikë, ndërkohë që Evropa fliste gjuhë të shumta dhe të ndryshme mes tyre. Kriteret artistike të letërsisë, retorikës, poezisë dhe teatrit, të gjitha ishin të prangosura nga opinionet dhe teoritë e Aristotelit. Kulmi i gjenialitetit, novacionit dhe ripërtëritjes konsiderohej fakti që një letrar apo kritik të deduktonte apo degëzonte diçka nga fjalët e Aristotelit, ndërsa dalja jashtë tyre ishte e pamundur! Epika -për të cilën qahen evropianët se mungon në letërsinë tonë arabe- ka qenë gjithmonë e gjykuar nga këto rregulla të shtrënguara dhe zakone të pandryshuara gjatë gjithë shekujve të mesjetës dhe epokës moderne. Prej tyre mund të përmendim domosdoshmërinë e nisjes me përgjërime për ndonjë nga hyjneshat e poezisë si p.sh. për Calliopin.19 Poeti grek Homeri i përgjërohet asaj në epikën e tij, po kështu bën edhe poeti tjetër Hesiodi. Në gjurmët e tyre gjejmë edhe Danten e krishterë që i përgjërohet Apollos (hyjit të poezisë) në Komedinë Hyjnore, po kështu edhe Miltoni Uranias (hyjnesha e astronomisë) në epikën e tij “Parajsa e Humbur”! Te poezia evropiane gjejmë një kufizim absolut në trashëgiminë e të parëve, si në formë ashtu edhe në përmbajtje, si p.sh. në numrin e strofave, vargjeve dhe metrikë gjithashtu. Kritika kufizohej vetëm tek kriteret e imta që la trashëgimi Aristoteli dhe gjykimet letrare merrnin fjalët e tij për ligj. Klasicizmi nuk qe veçse një shprehje e qartë e besimit të Evropës në përsosmërinë absolute të mendimit grek, me në krye Aristotelin. Shfaqja e lëvizjes letrare kundra kishës Evropa e krishterë e shenjtëroi latinishten si të ishte vetë teksti fetar dhe po kështu edhe kriteret artistike të Arsitotelit, siç shenjtëronte teologjinë kishtare të derivuar nga mendimi grek. Pikërisht për këtë shkak, lëvizja letrare liberale u karakterizua që në fillimet e saj nga mosbesimi dhe herezia, ndaj qe e domosdoshme që predikuesit e saj të kishin një shpirt të lartë aventure dhe guximi. 19Bija e Zeusit në mitologjinë greke dhe muza e poezisë epike.
Ky nuk qe çlirim nga shtrëngesat letrare, por çlirim nga shtrëngimi zullumqarë i kishës. Tronditja e parë ndodhi me daljen në skenë të dy ngjarjeve të mëdha letrare: E para, “Komedia Hyjnore” e poetit italian Dante Aligeri (v. 1321), pionieri më shquar i epokës së Rilindjes, (bashkë me të edhe Francesco Petrarca, Leonardo Davinçi, Geoffrey Chaucer, Mikelanxhelo etj.) me këtë vepër Evropa nënshkroi –siç thotë Bernard Rasell“dokumentin e parë të lirisë”! Ndërsa dokumenti i dytë i lirisë ishte më madh se i parë dhe erdhi nga dora e reformatorit kishtar “Martin Luter”. Ky religjioz kryengritës, i cili i tronditur nga skandalet papale (indulgjencat) shkroi “pesëdhjetë e nëntë tezat” e tij të njohura, të cilat i vari në hyrje të kishës së Wittenberg-ut në vitin 1517. Nuk është ky dokumenti i lirisë që duam të përmendim këtu, por prej tij nisi. Luteri përktheu “Dhiatën e Re” në gjuhën e folur gjermane, ndërkohë Evropa sapo kishte njohur shtypshkronjën e parë të bërë nga gjermani Gutenberg, kështu që botimi i “Dhiatës së re” i përkthyer në një gjuhë tjetër nga latinishtja, është dokumenti letrar bazë, ose nëse do mund ta quash edhe si “Deklarata e parë e modernizmit”. 20 Vetëm se në atë kohë asnjë nuk e quajti më këtë emër (modernizëm) në kuptimin terminologjik letrar, sepse përplasja në mes kishës dhe Luterit qe më e madhe sesa thjesht për çështje letrare apo gjuhe. Pas kësaj dolën në skenë shkollat luteriane dhe ngjyrime të reja fetare, sidomos në shek. XVII. Një nga shkaqet kryesore qe pikërisht përhapja e Biblës në gjuhët e gjalla evropiane. Që të gjithë hynë nga dera që hapi Luteri: Kalvinizmi (nga Kalvini), Jezuitët (nga Ignatius), Kuakerët (nga Xhorxh Fox), Wesleismi (nga John Wesley) etj. Edhe pse përafërsisht të gjitha këto rryma u drejtuan në luftë kundra kishës katolike ose ishin opozitarë të saj, në të njëjtën kohë dolën në skenë edhe përpjekje për të rikthyer unitetin fetar të Evropës. 6. Revolucionet dhe transformimet e mëdha shkencore dhe letrare Por, në etapën e mëpasshme ndodhën zhvillime tronditëse, të cilat i lëkundën mbarë kishat, çka bëri që ato të harrojnë pjesërisht divergjencat në mes tyre, ose mund të themi: i mbuluan për një farë kohe. Me këto tronditje kemi për qëllim transformimet e mëdha në jetën evropiane, të cilat të gjitha i quajnë revolucione, ku më të rëndësishmet qenë: 1. Revolucioni shkencor. 2. Revolucioni francez. 20Ky opinion që shprehëm këtu mund të duket në kundërshtim me atë çka thuhet nga shumë njerëz për historinë e modernizmit, por kjo nuk është ndonjë problem, sepse gjithmonë fillimet e ideve janë vend debati. Megjithatë nëse shihet me vëmendje do të kuptohet saktësia e këtij këndvështrimi. Shih p.sh. “Urtësia e Perëndimit”, Bertrand Russell.
3. Revolucioni industrial.
Ajo që na intereson këtu është e para: Revolucioni shkencor kundra kishës Shkenca (më saktë: shkenca dhe qëndrimi i paarsyeshëm i kishës ndaj shkencëtarëve) përfaqëson revolucionin kryesor që i dha fund miteve të kishës, rrëzoi atë nga froni i pushtetit dhe rrënoi përgjithmonë ekzistencën e saj despotike, ashtu siç në të njëjtën kohë shkatërroi teoritë e Aristotelit për dijen, artin dhe jetën. Ky revolucion e proklamoi veten nëpërmjet daljes së njëpasnjëshme të teorive në vijim: -
Teoria e Kopernikut për lëvizjen e trupave qiellorë, në vitin 1543.
-
E pasuar nga modifikimi i saj nga astronomi Tycho Brahe në vitin 1583.
-
Teoria e Galileos rreth lëvizjes së trupave dhe ndërtimi i teleskopit në vitin 1609.
-
Tre ligjet planetare të Keplerit, në vitet 1609-1618.
-
Teoria e gravitetit dhe ligjet e lëvizjes së trupave, nga Njutoni, në vitin 1687.
-
Teoria e parë e kozmologjisë, nga Laplas, në vitin 1798.
Këto zhvillime u shoqëruan nga teori politike, ekonomike dhe shoqërore, të cilat i dhanë mbështetje këtij revolucioni: 1. Makiavelizmi në politik. Nikolla Makiaveli shkruan teorinë e tij politike në librin “Princi” në vitin 1513. 2. Dalja në skenë e filozofisë moderne me Dekartin në 1650. 3. Teoria e natyralizmit të shtetit dhe shoqërisë, me veprën “Leviatani” të Hobsit në 1679. 4. Spinoza në 1677 themelon shkollën e kritikës historike ndaj librave të shenjtë të
krishterimit21 dhe shprehet hapur për lënien mënjanë të krishterimit në politikë dhe etikë dhe mbron doktrinën e panteizmit. 5. Evoluimi i teorisë së Hobsit dhe filozofisë së Dekartit nga Xhon Loku në 1704. 6. Viko (v. 1744) i cili bën thirrje që humanizmi të zëvendësojë shpalljen hyjnore. 7. Berkeley (v. 1753) shtron opinione të reja rreth logjikës. 8. Hjum ( v.1776) refuzon besimin dhe krishterimin me dyshimin absolut. 21Studiuesit e sotëm janë të mendimit se Spinoza –çifut andaluzian larguar nga Andaluzia për t’i shpëtuar persekutimit katolik, pas rënies së shteteve islame atje- e ndërtoi teorinë e tij duke u bazuar mbi metodologjinë që parashtroi Ibn Hazmi në librin e tij “El-fasl fil mileli ue nahl”.
9. Adam Smith u hap rrugën ideve të kapitalizmit me librin e tij “Pasuria e Kombeve” bot. në 1776. 10. Teoria e kontratës sociale dhe shenjtërimi i ndjenjave dhe jo i arsyes me Ruson
(v.1778) 11. Volteri (v. 1778) shfaq haptazi mosbesimin ndaj feve dhe bën thirrje për një shoqëri laike. 12. Dideroi dhe enciklopedistët francezë përpilojnë Enciklopedinë (ndërmjet 17511777) që do të duhet të zërë vendin e Librit të Shenjtë. Zhvendosja e letërsisë nga klasicizmi tek romantizmi Kështu pra, duket se iu afruam revolucionit të dytë, i cili erdhi si rezultat i të parit. Në vitin 1789 ndodhi revolucioni francez, i cili vendosi një shenjë të qartë ndarje, jo vetëm në historinë e mendimit, por në mbarë historinë njerëzore. Që nga epoka e Rilindjes dhe deri në revolucionin francez letërsia evropiane dominohej nga klasicizmi. Vlera e letërsisë klasike qëndronte te brendia e saj morale dhe përmbajtja skolastike dhe biseda e vazhdueshme sesi duhet të ishte jeta. Në klasicizëm veprat (në komedi ose epikë) mbylleshin gjithmonë me fitoren e së mirës dhe së drejtës, ku rëndësi i kushtohej urtësisë praktike, por jo domosdoshmërish u ligjëronte njerëzve në emër të fesë. Në disa aspekte të saj ajo kishte si qëllim vetëm t’i jepte kënaqësi lexuesit, qoftë kjo edhe kënaqësi letrare, duke përdorur fjalë të bukura dhe duke treguar aftësi pedante. Teatri ishte monopol i shtresës aristokrate të shoqërisë (mbretërit, fisnikët), prej tij vinte era imoralitet, liberalizëm dhe ironi e vazhdueshme me njerëzit e fesë dhe me vetë fenë. Si rezultat i ndryshimeve të menjëhershme dhe në vazhdën e traditës së lëkundjeve në historinë evropiane, letërsia evropiane u zhvendos nga klasicizmi në të kundërtën e saj në “romantizëm”. Romantizmi është një largim “mistikësh”, por tema e tij nuk qe Zoti, si te murgjit e krishterë, por natyra. Romantizmi nuk synonte udhëzimin racional të njerëzve mbi bazat e urtisë së të vjetërve, por ngopjen emocionale, ku egoja personale bëhet boshti i botës. Romantizmi është një përzierje në mes trishtimit murgëror dhe largimit nga realiteti, i cili sa më shumë evoluonte njohja racionale e tij aq më shumë shfaqej se ishte i errët dhe brenglënës. Kështu pra, boshti i tij ishte gjithmonë mjerimi, mjerimi fetar siç paraqitet në “Parajsa e humbur”22, mjerimi moral siç paraqitet tek “Të mjerët”, 23 mjerimi emocional dhe shpirtëror për të cilin u shpreh Rusoi. Nëse evropianët e dikurshëm para se të 22Milton.
23Viktor Hygo.
pranonin krishterimin adhuronin gurët, drurët, kafshët dhe yjet, romantizmi që u arratis nga krishterimi, i mblodhi të gjithë këta idhuj së bashku në një idhull të vetëm dhe i quajti natyra; vendin e këngëve kishtare e zunë poezitë sentimentale që i këndonin dashurisë për të adhuruarin e ri, siç bën përfaqësuesi i madh i romantizmit Ruso tek “murgu i Savojës”. Në të vërtetë mendimi evropian gjeti tek romantizmi rehatinë nga lodhja, që shkaktonte stërmundimi logjik, i cili e sfiliti mendimtarin e epokës së rilindjes e më pas, me hulumtimet shterpe rreth të tërës, esencës, raportet ndërmjet arsyes e materies, përpjekjes dështake për njohjen logjike të thelbit të gjërave dhe njohjes metafizike apo ndryshe përtej asaj që është natyrore. Në romantizëm ata gjetën shtegun që të arratiseshin nga standardet morale publike dhe t’i zëvendësonin ato me standardet e bukurisë së zhveshur në vend të tyre. Romantizmi qe gjithashtu një vendstrehim për ata njerëz të cilët u neveritën nga luftërat etnike dhe fetare, të cilat nuk reshtnin asnjëherë. 24 Atyre iu krijua një hapësirë ku të kompensonin shpirtin e dëshpëruar e të huaj në një përplasje që nuk kishte arsye që e justifikonte. Ashtu siç bëri më pas Heminguej në “Lamtumirë o armë” dy shekuj më vonë. Ndryshimet e mëdha pas revolucionit industrial Më pas erdhi shek. XIX, në të cilin ndodhën ndryshime të mëdha në të gjitha fushat e jetës evropiane: Revolucioni industrial përfshin mbarë kontinentin duke mbartur me vete fatkeqësi shoqërore dhe bashke me to edhe një zhvillim të madh material. Kapitalizmi me fytyrën e tij të ngrysur sundon Evropën dhe i motivon evropianët të konkurrojnë egër për të marrë nga pasuritë e mbarë botës. Ky qe dhe shekulli i artë i zgjerimit kolonial dhe monopolizmit tregtar. Revolucione politike përfshijnë kontinentin evropian dhe tronditin mbetjet e feudalizmit dhe sistemet mbretërore. Filozofia idealiste përhapet në kontinent (në veçanti në Gjermani) dhe shkolla pragmatiste mbizotëron në Angli.
Harta e Evropës preket nga ndryshime të papritura dhe të njëpasnjëshme (perandori që bien dhe federata që bëhen perandori, shtete të tjera që tkurren dhe të tjera që zhduken...)25
24Lufta ka qenë preokupimi i përhershëm i qytetërimit perëndimor, shembulli më tipik për këtë ishte lufta qindvjeçare (në fakt ishte më shumë (1337-1453)), ndërmjet Francës dhe Britanisë. Shkaqet e kësaj lufte ishin aq banale sa të ngjallin me të drejtë indinjatë, si p.sh. kurorëzimi i foshnjës për tu bërë mbret, martesa e ndonjë mbreti me mbretëreshën e një shteti tjetër, kjo shkaktonte përplasje se kujt i takonte trashëgimia e fronit. Për të mos përmendur nëse njëri prej mbretërve përqafonte një sekt që binte ndesh me atë të tjetrit! Kështu pra sloganet boshe me të cilat perëndimi asnjëherë nuk lodhet duke i përsëritur për paqe dhe siguri nuk janë gjë tjetër vetëm se shprehje e ndjenjës së fajit nga një histori e gjatë që nuk njihte qetësi dhe siguri.
Fanatizmi nacionalist arrin kulmin e tij (hidhen rrënjët e fashizmit, nazizmit dhe lëvizjes sioniste). Shfaqen lëvizje ekstremiste (komunizmi, nihilizmi, anarkizmi). Por, ndoshta, ngjarja më e madhe ideore në fillim të shekullit, qe shfaqja e filozofisë pozitiviste që proklamonte Auguste Comte (1798–1857), si fe të re për njerëzimin. Pas kësaj shpërtheu vullkani, i cili me zhurmën e tij jehoi në mbarë kontinentin dhe shkaktoi një përmbysje të përgjithshme në idetë, opinionet dhe besimet që kishte trashëguar Evropa –madje njerëzimi- për shekujt të gjatë me radhë, ky vullkan qe ai që shpërtheu Darvini me librin e tij “Origjina e specieve”, ku ai përmbledh teorinë e evolucionit organik dhe ligjin e seleksionimit natyror. Si rezultat i përpjekjeve të mëdha që bënë njerëz me prirje të ndryshme, por të unifikuar –me sa duket- në objektivat e tyre, llava e zjarrtë që lëshoi vullkani i Darvinit përfshiu mbarë botën e qytetëruar. Ndër më të shquarit e këtyre njerëzve qenë edhe tre çifut: Marksi, Frojdi dhe Durkaimi;26 idetë e tyre u ndoqën nga masa të tëra njerëzish të gënjyer (ose të komanduar!) nga çdo vend. Kjo ngjarje tronditëse, preku sedrën e predikuesve të vjetër, e në veçanti njerëzit e kishës, të cilët mblodhën forcat dhe mobilizuan çfarë mundën duke hyrë në një betejë të humbur, duke rrënuar kështu edhe kalanë e fundit të kishës dhe duke e nxjerrë atë tërësisht nga arena e përballjes ideore publike. Predikuesit e moralit dhe devotshmërisë humbën, duke mos lënë pas vetëm se një pakicë bastionesh, siç p.sh. ai i “Rripit të Ungjillit”27 apo dhe të ngjashëm me ta. Kështu pra dalja në skenë e kësaj teorie dhe sukseset e njëpasnjëshme në zbulimet e mëdha shkencore të asaj kohe çuan në një vetëbesim vetëmashtrues të përparimit absolut në çdo fushë, vargu i këtyre zbulimeve dhe teorive u mbyll me teorinë e relativitetit në fillim të shek. XX (1905). E gjitha kjo prodhoi një mohim të frikshëm të gjithçkaje që i 25E tillë është edhe sot Evropa, harta e saj politike vazhdimisht ndryshon, sa nuk gjen t’i ngjaj kush në botë. Ky është argument i mjaftueshëm se këta popuj nuk gjejnë rehati dhe qetësi as në nivel psikik dhe as social!
26Dhe i katërti i tyre, filozofi i çmendur Niçe, i cili mbante përbrenda doktrinën e “popullit të zgjedhur” dhe propagandoi teorinë e mbinjeriut (superman-it) dhe me ndihmën e darvinizmit ai tha se Zoti vdiq- i Madhëruar është Allahu nga këto fjalë zullumqare- në fakt zoti i kishës kishte qenë i vdekur, sepse ai kurrë nuk kishte ekzistuar vetëm se në mendjet e adhuruesve të kryqit. Arsyeja e Niçes nuk mund ta pranonte – nëse vërtetë kishte arsye- që ta ftonte veten dhe popullin e tij në fenë islame dhe udhërrëfimin muhamedan.
27Shtetet fetare në jug të SHBA edhe sot e kësaj dite e refuzojnë teorinë e Darvinit. Më i njohuri që u përball me ta rreth mësimit të kësaj teorie në shkolla qe presidenti Klinton, kur ai ishte guvernator në një nga këto shtete (shih më hollësisht librin: Bill Klinton). E megjithatë laikët arab marrin si shembull të fanatizmit ideor dhe ngurtësisë logjike vetëm disa hatibë ose dijetarë islam, të cilët kritikojnë tregimet dhe poezitë heretike e anti-teiste, të disa poetëve arab, të cilat nuk përmbajnë as ide e as hulumtime, por vetëm sharje dhe ofendime!
përkiste së kaluarës, duke prerë në mënyrë të vetëdijshme fijet që e lidhnin njerëzimin me trashëgiminë e zakoneve, traditave dhe moralit, gjë që nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Letërsia pozicionohet tek shkolla ekzistencialiste Në këtë atmosferë të ndezur filloi të lëkundet edhe letërsia, e cila gjeti veten e saj në drejtim të kundërt, tek ekzistencializmi. Ekzistencializmi nuk nënkupton vetëm se rënie: Rënie nga iluzionet e romantizmit në tokën e realitetit, ku boshti kryesor i veprës letrare nuk është më poeti, por punëtori, fshatari dhe nëpunësi i thjeshtë. Rënie nga kulla e fildishtë e gjuhës elegante në prehrin e dialekteve të rëndomta. Kështu pra qartësisht, ajo çka vërtitej në psiken e njeriut padyshim që nuk ishte më e dashura engjëllore, rreth së cilës thureshin mallëngjimet ideale, por mishi i trupit, i etur për të plotësuar dëshirat e organeve... Çështjet e përgjithshme nuk kanë më lidhje me realitetin e ekzistencës dhe qëllimin e njeriut në të, por ekzistenca në këtë realitet është thjesht objektivi ditor i individit të thjeshtë... 7. Gjendja e kontinentit Evropian në fillim të shek. XX Në fillimet e shek. XX në Evropë ekzistonin akoma gjendje shoqërore të trashëguara nga e kaluara si dhe disa vlera të mbetura të zbehta (si familja, lidhja etnike, respekti sipërfaqësor ndaj marrëveshjeve dhe pakteve, një lloj përmbajtje ndaj parimeve morale etj.), të cilat u përfshin nga furtunat që mbartën tymin e luftës së parë botërore në mbarë kontinentin, e nga skajet e tij në pjesën tjetër të botës. Shkatërrimi i utopisë pas luftës e parë botërore Kjo luftë, një nga efektet që prodhoi, qe dhe thyerja e madhe e vizionit njerëzor për rrugëtimin e njerëzimit, nga ku humbi besimi dhe optimizmi dhe vendin e tyre e zunë pesimizmi dhe zhgënjimi i njeriut evropian për horizontet e pakufishëm, me të cilat ai qe droguar për një përparim të pakthyeshëm e absolut. Të gjitha dëshirat u shembën nën breshërinë e artilerisë së rëndë që shkatërronte qytete dhe ndërtesa e bashkë me to edhe ëndrrat e utopisë shkencore humane 28. Një akt i ri u shfaq në skenën e historisë evropiane, ku pamjen e Prometeut heroik e zuri pamja e Sizifit të pashpresë. 29 Transformime tragjike psikologjike, filozofike dhe letrare, ndërmjet dhe pas dy luftërave botërore
28Utopia, është term filozofik që përputhet me termin “qyteti fisnik” tek filozofët islam. Ky term shpreh ëndrrat dhe imagjinatën e filozofëve idealistë, të pezmatuar nga korrupsioni njerëzor, por dhe refuzues të udhëzimit të Zotit dhe Ligjive të Tij. Një iluzion të tillë e kanë pasur edhe njerëz të fesë si Agustini, një nga etërit e Kishës, të cilët ëndërronin për një qytet të Zotit që do të mishëronte ëndrrat e tyre.
Në këtë realitet të ri mbytës, pati zëra që u ngritën lart për kthim dhe respektim të parimeve dhe vlerave të qëndrueshme njerëzore, ku mes tyre u shfaqën edhe katërmbëdhjetë pikat e njohura të presidentit Willson, e pas kësaj erdhi dhe krijimi i Organizatës së Lidhjes së Kombeve. Periudha ndërmjet dy luftërave qe periudha me më shumë përplasje dhe acarime në historinë e Evropës, sidomos në fushën e ideve ku u përplasën rryma të ndryshme dhe u shfaqën shkolla të reja mendimi në art, standarde të reja në çdo disiplinë, e grupime sociale të çuditshme, gjithashtu. Në këtë teptisje zhvillohet fenomeni i poezisë së lirë angleze dhe shkëlqen Thomas Eliot,30 poeti më i shquar i modernizmit, ndërkohë që poezia e lirë franceze qe shfaqur kohë më parë. Në të njëjtën kohë shkenca eksperimentale kishte bërë kapërcime gjigande, një nga zbulimet e saj më të mëdha qe edhe zbulimi i atomit në 1938. Vitet do të kalonin dhe shumica e njerëzve nuk do ta kuptonin rëndësinë e këtij zbulimi derisa shpërtheu lufta më e ashpër në histori dhe më e tmerrshmja që ka parë bota: “Lufta e dytë botërore”. Evropa do të tronditej nga armata e Hitlerit kur ajo shkelte Parisin, bombardonte qiellin e Londrës dhe shtypte Leningradin. Por, padyshim tronditja më madhe qe çasti i fitores kur mbi Hiroshimë bie bomba atomike, 31e cila bashkë me fitoren e aleatëve lajmëroi në të njëjtën kohë edhe afrimin e njerëzimit me buzën e greminës. Në këtë atmosferë mbytëse dhe panoramë të tmerrshme dalin në skenë ide e shkolla edhe më të errëta e më të trishtueshme, që ndjenin edhe më tepër se jeta ishte diçka e kotë dhe absurde. Shpresat e mëdha dhe besimi në përparimin e pandalshëm të njerëzimit kishin humbur tashmë vendin e tyre në arsyen njerëzore. Vegla që e kishte rehatuar njeriun nga lodhja e punës së mundimshme me dorë ishte bërë idhull që tashmë shfaroste njerëzimin, madje perëndi e tmerrshme që hakmerrej ndaj sojit njerëzor me një egërsi të paparë më parë në 29Prometeu është simboli legjendar i atij që vodhi zjarrin nga perënditë e Olimpit, në mitologjinë greke, për t’ua dhuruar atë njerëzve! Në këtë rast ai simbolizon etapën e fitores së betejës mbi kishën me ndihmën e shkencës. Ndërsa Sizifi është një personazh tjetër i mitologjisë greke, që flet për perënditë të cilat e dënuan Sizifin të mbarte një shkëmb deri në majën e malit dhe sa herë që ai e ngjiste atë lart aq herë i rrokullisej poshtë dhe kështu vazhdonte pambarimisht. Për Albert Kamynë ky personazh ishte simboli i filozofisë së absurdes.
30Elioti u kthye në katolik dhe filloi të shkruante si të ishte një nga priftërinjtë më fanatik! Por për çudi modernistët arab, që hyjnë në vrimë të zhapikut, e harrojnë këtë gjë! Ngjashëm me të qe edhe shkrimtari Graham Green, i cili braktisi socializmin për të përqafuar katolicizmin. Kthimi në një fe të humbur nuk shihet aspak me sy kritik nga arabët e shekullarizuar, ndërsa kthimi në fenë e vërtetë të Zotit për ta është prapambetje dhe regres!
31Më 6 dhe 9 Gusht të 1945 SHBA lëshoi dy bomba të skëterrshme mbi qeniet humane, në Hiroshimë dhe Nagasaki, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme dhe të më pasme të së paku 250.000 njerëzve.
gjithë historinë e tij! Mjerimi nuk u kufizua vetëm në “Tokën e shkretë”, por u bë “Murtaja”32 që zgjeroi rrethin e shtrirjes së fatkeqësisë, nëpërmjet mjeteve të përparuara të ndërlidhjes dhe rrjedhjes së kontrolluar të informacionit, që edhe njeriu i ishujve të largët indian, ai i pellgut të Amazonës dhe xhunglave të Afrikës, të përjetonte mjerimin e dilemës së ekzistencës, të së tashmes dhe së ardhmes së errët, që si një fantazmë e frikshme i qëndronte e varur mbi kokë. Brenda vetë Evropës individi i thjeshtë filloi të mbarte halle dhe strese të mëdha me të cilat ai nuk përballej më parë, përveç një pakice filozofësh pesimistë si “Xhorxh Orwell dhe “Oswald Spengler”. Njeriu modern jeton në një krizë mbytëse, e cila i mori mendjen Niçes, e shkatërroi psikikën e Shopenhaurit dhe çoi Tolstoin në mërgim. Edhe vetë teatri (bashkë me të dhe kinemaja), që njerëzve u shërbente si mjet për t’iu larguar realitetit të zymtë në një realitet imagjinar kënaqësie e qejfi dhe për të shpenzuar kohën, u kthye në një skenë të absurdes, ekzistencializmit, anarkizmit, nihilizmit...etj. Askush nuk fliste më për “Tartufin”, por për “Gjakun e derrave” e vepra të ngjashme me të.33 E gjithë kjo, e thënë troç, nuk është vetëm se shprehje e mjerimit të një populli që nuk i është dorëzuar Zotit dhe nuk e njeh Atë, e as Emrat e Cilësitë e Tij të larta. Gjynahet dhe rebelimi ndaj Zotit e shkatërrojnë një popull dhe tërheqi mbi të ndëshkime, të cilat vetëm Allahu i di, e jo më ndaj mosbesimit të qartë që provokon cuname të njëpasnjëshme, në atë det të trazuar e të shqetësuar njerëzish. Me zgjerimin e hendekut ndërmjet realitetit bashkëkohor –me trishtimin, pesimizmin dhe problemet e tij të koklavitura- dhe teorive të veçanta dhe të përgjithshme pozitiviste, u pa qartë shterpësia e filozofisë, e cila e ka humbur betejën, aq sa më së miri i shkon asaj për shtat fjala e njërit prej njerëzve të saj të mëdhenj se “ajo nuk është veçse një llomotitje që synon të shpëtoj nga llomotitja”. Boshllëku i kësaj përmbajtje rrodhi drejt një strehe të brishtë, ku filozofët e absurditetit gjetën vetveten, kjo strehë qe pikërisht “letërsia”. Fillimisht hyrja u bë nga porta e “kritikës”, në emër të së cilës gjuha u bë tema kryesore e debatit të shterp filozofik, e kjo më pas tërhoqi në mënyrë të përshkallëzuar me shpejtësi njëra pas tjetrës, në këtë kënetë moçalore, mbarë degët e letërsisë. Ndoshta shembulli më i qartë për këtë është edhe fakti sesi edhe marksizmi i shkoi asaj nga pas, pavarësisht totalitarizmit të tij ekstremist dhe zgjedhës së tij absolutist në kornizat e “realizmit socialist”, e cila nuk qe veçse një model i shkollave bashkëkohore –siç shprehej Garodi. Kështu pra, preokupimi u zhvendos (në veçanti në Francë) nga temat: “unë dhe bota, ekzistenca, materia, arsyeja...” tek “teksti, forma, ndërtimi, struktura, simboli, legjenda...”. Po kështu edhe idetë u zhvendosën, nga betejat tradicionale ndërmjet filozofive 32“Toka e Shkretë”, qe poema e njohur e Elitotit, që u shkrua ndërmjet dy luftërave botërore, ndërsa “Murtaja” romani i Kamysë i shkruar për luftën e dytë botërore.
33“Tartufi” komedi e Molierit, ndërsa “Gjaku i derrave” dramë absurde, e cila bëri goxha zhurmë në vitet gjashtëdhjetë, të tilla sot janë të shumta.
metodike, -si p.sh. ndërmjet marksizmit dhe ekzistencializmit- në një polemikë dhe formë të re papajtueshmërie, e shfaqur në përmbysje idesh dhe polemika pa subjekt. Kjo u pa në vitet gjashtëdhjetë të shek. XX, dekadë kjo e cila mund të quhet edhe si “dekada e strukturalizmit”! 8. Shfaqja e strukturalizmit në vitet 60’ në Evropën dhe evoluimi i tij Në vitet 60’ strukturalizmi u shfaq si rival i ekzistencializmit në njërën anë dhe si evoluim i materializmit dialektik në anën tjetër, ai depërtoi në shumë disiplina derisa doli në skenë në vitet shtatëdhjetë rivali i tij “dekonstruksionizmi”. Strukturalistët nuk kanë një qëndrim të përbashkët rreth asaj se çfarë është strukturalizmi, çdo kush mbron idenë e tij për të, si rezultat kjo ka prodhuar anarki ideore, e cila vazhdon të përmbysë mendimin perëndimor. Kjo filozofi është marr edhe nga e majta arabe dhe institucionet që e përfaqësojnë atë, si dhe disa drejtime ekzistencialiste, të përziera, në botën arabe, aq sa edhe gazetat e përditshme mbushen me idetë e tyre, pa përmendur këtu format e tjera të botimeve, ndërkohë që në vendlindjen e saj koha e ka lënë atë pas. Duke u nisur nga interesi që i është dhënë dhe vazhdon t’i jepet kësaj teorie, në botën tonë arabe, si dhe për shkak se ajo përbën gurin kufitar ndarës ndërmjet dy periudhave: modernizmit dhe post-modernizmit, i gjithë përqendrimi ynë këtu më pas do të kufizohet në disa detaje të shkollave, etapave dhe praktikave të kësaj teorie në fushën e njohjes: Shkolla e Gjenevës Në shek. XIX sociologu çifut Durkheim nxori në skenë teorinë e quajtur “arsyeja kolektive”, dhe bëri thirrje për studimin e fenomeneve shoqërore si “objekte të pavarura”. Duke ndjekur këtë teori, në skenë doli studiuesi zviceran i gjuhës Ferdinand De Saussure, me teorinë e tij të “fenomenit gjuhësor”. Ai e zhveshi gjuhën nga treguesit e saj të njohur simbolik duke e konsideruar atë një sistem simbolesh që mbahet në këmbë në bazë të marrëdhënieve dualiste. Nga këtu lindi ideja e “strukturalizmit”. Një nga idetë më të spikatura që pohoi me forcë De Saussure qe parimi: “arbitrariteti i simbolikës gjuhësore”.34 Me këtë ai kishte si qëllim se format e komunikimit njerëzor nuk janë vetëm se sisteme që përbëhen nga grupe marrëdhëniesh arbitrare, pra marrëdhënie të cilat nuk lidhen në mënyrë natyrore apo logjike apo funksionale me treguesit e botës natyrore 35 dhe se çdo sistem gjuhësor mbështet mbi parimin e të palogjikshmes, të arbitraritetit të simbolit dhe abuzimit të tij. Në të njëjtën mënyrë tregohet arbitrar edhe arsyeja kolektive 34Shih “Strukturalizmi”. Dr. Salah Fadl, fq. 39. Prej këtu modernistët e mohojnë alegorinë, kjo ka bërë të mashtrohen me të disa nxënës të dijes islame, të cilët iu është dukur kjo si përputhje me idenë e Ibn Tejmijes dhe Ibn Kajimit, por në realitet mësuesi i tyre i kësaj ideje është De Saussure! Ndërsa fjalët e Ibn Tejmijes për çështjet e gjuhës qëndrojnë shumë më lart dhe më thellë sesa këto teori, dhe meritojnë studime akademike të specializuara, nga njerëzit e fushës.
35Ibid. fq. 55, 61, 62.
tek Durkheimi, duke abuzuar dhe detyruar njerëzit për diçka që është jashtë qenies së tyre. Nga këtu lindi dhe ideja e semiotikës, apo ndryshe dijes që merret me treguesit apo shenjat e sugjestionit, disiplinë kjo që evoluoi më pas. Shkolla e formalizmit rus Origjina e saj nis me “Rrethin linguistik të Moskës” themeluar më 1915. Kjo shkollë është një formë e ateizmit jo-marksistë në Rusi, të cilën Stalini e integroi me dhunë në shkollën e realizmit socialist, por disa nga pionierët e saj emigruan në perëndim dhe prej aty e evoluuan këtë ide. Një nga mësuesit e njohur të kësaj shkolle qe edhe Roman Jakobson. Një nga idetë më të rëndësishme të kësaj shkolle qe “çlirimi i fjalës poetike nga rrymat filozofike dhe fetare.”36 Duke u nisur nga “studimi i vetë qenies së veprës letrare” kjo shkollë thotë se: “vepra letrare e tejkalon psikikën e autorit të saj dhe nëpërmjet procesit të modës artistike ajo fiton një ekzistencë të pavarur.”37 Kjo shkollë i mëshon faktit se: “vepra artistike nuk përputhet plotësisht me strukturën mendore të autorit dhe as të lexuesit” apo siç thotë Mokharovski “uni poetik nuk përputhet me asnjë individ të prekshëm veprues, madje as me vetë individin e poetit, që është boshti i strukturimit të poemës së kompozuar.” 38 Ky është bazamenti mbi të cilin mbështeten strukturalistët, për të interpretuar tekstet filozofike, idetë dhe vizionet, të cilat as vetë autorit nuk i kanë shkuar në mendje e madje as janë shfaqur në kohën e tij –nëse ai është i hershëm. Nisur nga këto ide, Roland Barthes39 trumbetoi “vdekjen e autorit”! Kështu nisi formalizmi rus, nga trumbetimi i pavarësisë së fjalës poetike, si një entitet që mbahet në këmbë vetvetiu dhe përfundoi me pavarësinë e veprës letrare nga vetë psikika e autori të saj, kjo nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, pavarësia nga vetë tema shoqërore të cilën ai e trajton, me mjetet dhe procedurat e tij.40 Kjo shkollë, në frymën e pavarësisë së veprës letrare, thekson se vepra ka kohën e saj të veçantë, duke iu kundërvënë me këtë “ideve tradicionale akademike” rreth evoluimit të letërsisë dhe rrugëtimit të saj të pandërprerë drejt përparimit. Kjo shkollë mohoi idenë e 36Ibid.
37Ibid.
38Ibid.
39Ku sipas Dr. El-Gidhamit ai qe kritiku më i madh letrar i Evropës.
40Ibid. fq. 64.
progresit natyror të shkollave letrare dhe shumimin e tyre në kombinim mes tyre dhe nxori në pah realitetin e paqëndrueshëm të formave letrare.41 Shkolla e formalizmit ndikoi në ndryshimin e rrymave të tjera kritike, të cilat i kushtonin rëndësi përmbajtjes, duke e përqendruar vëmendjen më të madhe tek forma dhe duke e konsideruar atë si mjet për perceptimin dhe ripërtëritjen e vizionit. Funksioni i artit, sipas kësaj shkolle, nuk është të ofrojë vizion dhe as panoramë të realitetit dhe as të shpreh botën natyrore në mënyrë objektive, por “të përdor gjuhën në një formë të re në mënyrë të atillë që të ngjallë tek ne perceptimin për gjuhën si gjuhë, dhe nëpërmjet këtij perceptimi të ripërtërij perceptimin për semantikën 42 e gjuhës, perceptim të cilin e fshin zakoni dhe rutina, siç shprehej për këtë Georgi Lukash.”43 Kështu pra mbërritëm tek vetë ideja e “vdekjes së autorit”, siç e trumbetoi Roland Barthes.44 Rrethet linguistike të Pragës, Kopenhagënit, NewYork-ut Ajo çka na intereson prej këtyre shkollave, po e paraqesim në mënyrë të përmbledhur sa të mundim, si më poshtë: a. Origjina e përbashkët e tyre është vetë formalizmi rus dhe në veçanti Jakobson,
motori kryesor i lëvizjes së Pragës, i cili në atë kohë punonte si atashe kulturor i Rusisë në Pragë.45 Më pas në të njëjtën mënyrë u themelua edhe shkolla e Kopenhagenit.46 Më pas erdhi rrethi i New York-ut, i cili u themelua pas emigrimit në të nga Jakobson, ku ai u takua me Claude Lévi-Strauss.47 Nga 41Ibid. fq. 101.
42Përmbajtja kuptimore e njësive të gjuhës; kuptimi leksikor i fjalëve dhe i shprehjeve.
43Strukturalizmi, fq. 144.
44Këtë ide e mori edhe Abdullah el-Gidhami dhe nxënësi i tij es-Serihi, autori i librit “Shkrimi jashtë kllapave”, i cili bën thirrje për shpërthimin e gjuhës dhe vlerësimin e poetit si pasojë dhe të gjuhës si shkak!
45Strukturalizmi, fq. 109.
46Ibid. fq. 123.
47Ibid. fq. 145.
shkëmbimet e tyre ideore u zhvilluan shumë prej elementëve dhe parimeve të strukturalizmit modern, dhe në një kohë të shkurtër Lévi-Strauss u shndërrua në liderin e strukturalizmit francez, siç do ta përmendim këtë më pas. Nga këto rrethe gjuhësore doli edhe Noam Chomsky, përfaqësuesi më i shquar i strukturalizmit amerikan. Këtu patjetër duhet të ndalemi pak, rreth rolit të madh të Jakobson-it në themelimin dhe evoluimin e strukturalizmit, aq sa ndonjë studiues duke përmbledhur ka thënë: “Historia e zhvillimit të strukturalizmit dhe formave të tij të ndryshme e kanë burimin tek personaliteti dhe aventurat e tij akademike, duke nisur që nga rinia e tij në Moskë e derisa nga duart e tij dolën breza të tërë studiuesish në Evropë dhe Amerikë, duke u bërë kështu referenca e parë dhe e fundit në shkencën moderne të gjuhës.” 48 A është kjo çështje rastësie? Apo gjenialiteti individual? Apo pas kësaj lëvizje dhe famës së saj të gjerë, ka çfarë ka?! Ndoshta përgjigja na vjen nga njohja e faktit se të dy liderit e shkollës amerikane dhe asaj franceze (Chomsky dhe Lévi-Strauss) ishin çifut, madje Chomsky është edukuar në mesin e hebrenjve.49 Edhe pse unë nga kërkimi i kufizuar nuk kam arritur të gjej se cili ishte besimi i Jakobson-it, por duke njohur rolin e tij dhe rolin e organizatave të dyshimta që afrojnë pranë vetes njerëz me ide jonormale si dhe lidhjet e tij të qarta me marksizmin, 50 që buroi nga një çifut, na bëjnë së paku të dyshojmë rreth përkatësisë së tij dhe të pyesim se a nuk është naivitet të mbyllim sytë para faktit se liderët e kësaj shkolle janë çifutë dhe se kjo është vetëm një rastësi?! A nuk është psikika çifute ajo e cila që nga koha e përfshirjes në zemërimin e Zotit, është përgjegjëse për shumë ligësi dhe trazira në botën e ideve dhe të realitetit, pa qenë kusht që shtysa drejt së keqes të jetë domosdoshmërish e qëllimshme, sepse nuk është kusht që gjarpërinjtë (siç i quante ata Mesia) për të qenë të ligë duhet patjetër të hartojnë protokolle për të të pickuar për vdekje! b. Shkolla amerikane e New York-ut. Është pikërisht kjo shkollë, idetë e së cilës janë përhapur në botën arabe, siç thotë Dr. Salah Fadl.51 Më saktë do të ishte të thuhej në lindjen arabe. Në gjirin e kësaj shkolle u
48Ibid. fq.110.
49Opinionet e tij u formuan –siç thotë Dr. Abduhu er-Raxhih- në mesin e një grupimi radikal judaik në NewYork dhe nga disa studime të tijat në hebraishten e sotme, edhe pse ai në fakt mban qëndrim kritik ndaj sionizmit dhe shtetit çifut në tokën e pushtuar të Palestinës.
50Siç duket kjo në parathënien e librit “Marksizmi dhe filozofia e gjuhës” të autorit Mikhail Bakhtin.
edukua edhe shkrimtari i krishterë Kemal Ebu Dib,52 i cili ecën në gjurmët e Dr. Abdullah el-Gidhami dhe nxënësit të tij es-Surejhi, këtu tek ne.53 c. Rrymat evolucioniste strukturaliste.54
Nga strukturalizmi dolën rryma, të cilat evoluuan filozofitë e njohura, në përputhje me metodën strukturaliste, pra i parashtruan këto filozofi dhe teori me një ngjyrim të ri strukturalist. Pionierët e këtyre lëvizjeve (pa harruar këtu Levi-Strauss dhe evoluimin që ai i bëri studimeve antropologjike) qenë: 1. Louis Pierre Althusser, i cili riformuloi marksizmin duke e lexuar atë nga këndvështrimi strukturalist dhe jo nga ai hegelian! Ngjashme me të qe edhe Henri Loviver, lider i lëvizjes markisiste. 2. Jacques Marie Émile Lacan, i cili riformuloi frojdizmin, madje shkrimet e tij në të përgjithshmen e tyre konsiderohen si jehonë e kësaj teorie, në veçanti libri i tij “Përtej parimit të realitetit”, i cili që në titull i ngjan titullit të librit të Frojdit “Përtej parimit të kënaqësisë”. 3. Paul-Michel Foucault, i cili riformuloi një teori të re për gjuhën, origjinën,
ndërtimin dhe funksionin e saj, nëpërmjet burimit të tij të veçantë ku fshihet e vërteta njerëzore, që sipas tij është “çmenduria”! Këtu ai shpall se i çmenduri mund të luaj rolin e profetit, për ata që besojnë te fetë! 55 4. Roland Barthes, riformuloi teorinë strukturaliste rreth ndryshimit të veshjeve
(modës), në një pjesë të së cilës ai evoluoi idetë e Durkheimit, ashtu siç dhe ndikoi fuqishëm në kritikën letrare, veçanërisht pasi u bë anëtar i revistës 51Strukturalizmi. fq. 140.
52Shih hyrjen e librit “Vizioni bindës, drejt metodologjisë strukturaliste në studimin e poezisë së injorancës (epoka para islame)”
53Shih “Gabimi dhe shlyerja” dhe “Shkrimi jashtë kllapave”.
54Shih “Epoka e strukturalizmit, nga Levi-Strauss deri tek Fuko” Edith Krizwill. Shkollat bashkëkohore të filozofisë, Semah Rafi, fq. 210-266. Kritika strukturaliste e tregimit. Roland Barthes etj.
55E përbashkëta ndërmjet të gjitha këtyre filozofëve është revolucioni ndaj standardeve racionale dhe shqisore, por gjithsecili prej tyre ka ndjekur rrugën e tij të veçantë. Frojdi me nënvetëdijen dhe ëndrrat, Kamy dhe Sarter me legjendat, Levi-Shtraus me magjistarët dhe fallxhorët, Berxhson me intuitën, Fuko me çmendurinë. Lavdia i takon Allahut që na bëri musliman!
“Telque”, zëri i rrymës që u quajt post-strukturalizmi (ose ndryshe dekonstruktsionizmi), rrymë së cilës i përket el-Gidhami në librin që u cek më parë. Shkolla franceze Shkollë kjo e përhapur në kontinentin evropian, në Magrebin arab, gjithashtu edhe në lindjen arabe, bashkë me modernizmin. Nuk do ndalimi gjatë në të, por përmbledhtazi do të përmendim rrymat më të rëndësishme të saj: 1. Strukturalizmi antropologjist, i cili studion njeriun dhe evoluimin e jetës dhe
zakoneve të tij shoqërore. Lideri i saj qe çifuti “Klod Levi-Shtraus”, që e kemi përmendur edhe më sipër. Ai evoluoi rrymat e Durkheimit dhe Frizerit rreth legjendave dhe zakoneve shoqërore të fiseve primitive në përputhje me këndvështrimin e tij strukturalist. Ai shpesh herë shfaq lojalitetin e tij marksist dhe përqafimin e parimeve të materializmit dialektik, po ashtu ai anon politikisht nga programi ekonomik dhe politik socialist. Ai mendon se e ardhmja e perëndimit dhe mbarë botës është peng e fitores së socializmit. 56 2. Rryma marksiste. Përfaqësohet nga pionierët rus që emigruan në Francë ose
nga francezët marksistë. Më të njohurit e tyre qenë: Lucien Goldmann,57 dhe Georgy Lukásh,58 që të dy këta emigrant. Strukturalizmi i tyre quhet strukturalizmi gjenetik, ndërkohë që strukturalizmi i Chomskit quhet “transformues”! Këtë teori ata e morën nga Jean Piaget, themeluesi i saj, por e transformuan atë në marksizëm.59 Strukturalizmi si filozofi dhe metodologji Dr. Kemal Ebu Dib pretendon se strukturalizmi “nuk është filozofi, por mënyrë vështrimi dhe metodë e të shikuarit të ekzistencës.” Me këtë pretendim e kanë mbrojtur strukturalizmin edhe modernistët si Dr. El-Gidhami dhe es-Surejhi. Deklarimet e tyre në mjaft raste duke ndjekur këtë metodë na detyrojnë të sqarojmë vërtetësinë e këtij pretendimi.60
56Strukturalizmi. fq.284.
57Lindur më 1913 në Bukuresht, filozof dhe sociolog francez me origjinë çifuto-romune.
58Lindur më 1885 në Budapest dhe vdekur në 1971, martuar me Adele Wertheimer, e cila rridhte nga një familje e pasur çifute.
59Shih “Strukturalizmi gjenetik”, kapitulli i parë dhe i fundit.
Në revistën “Stinë” -me frymë të njohur moderniste- thuhet: “Zekerija Ibrahim është në një mendje me z. Jasin dhe të tjerë se strukturalizmi përmban një qëndrim doktrinar dhe përfaqëson një këndvështrim të veçantë të gjërave”. 61 Dr. Zekerija Ibrahim (i krishterë) është një nga specialistët më të mëdhenj të kësaj fushe dhe ka një libër të thelluar rreth “problemit të strukturalizmit” në të cilin ai flet “rreth rrëshqitjes së strukturalizmit nga fusha e metodikës shkencore në fushën e “ideologjisë” dhe shenja treguese për këtë është fakti se këndvështrimi ideor te i cili përmblidhet strukturalizmi i ri vjen si konfirmim i pretendimit që thotë se, në përmbajtjen e kësaj rryme të re filozofike kemi një mohim të potencialit njerëzor në ndërtimin e historisë së tij të veçantë dhe refuzim të çdo humanizmi, ndaj dhe disa e konfirmojnë se apeli i veçantë tek i cili bashkohet qëndrimi i strukturalizmit është shpallja e vdekjes së njeriut.”62 Ne e pyesim Dr. Ebu Dibin: çfarë është filozofia nëse ajo nuk është mënyrë e të shikuarit dhe metodë në vështrimin e qenies?! Jean-Marie Benoist në librin e tij “Revolucioni Strukturalist” thotë: “Nëse ekzistencialistët kanë shpëtuar prej “Zotit”, po kështu edhe Ferdinand de Saussure arriti në mënyrë të suksesshme të shpëtojë nga njeriu.” Dhe thotë: “Njeriu ishte krijuesi i kuptimit dhe burimi i tij i gjallë, por ai u zhduk plotësisht nën hijen e shkencës së re, e cila kuptimin e konsideron rezultat të një grumbulli marrëdhëniesh linguistike strukturaliste semiotike, të cilat prodhojnë marrëdhëniet dhe përcaktojnë kuptimet. Në hijen e këtij përfytyrimi njeriu shndërrohet në një produkt linguistik në vend që të jetë ai prodhuesi i gjuhës.” Ky është një fatalizëm i një lloji të çuditshëm, njerëzimi nuk e ka njohur atë më parë! Në një shkrim të revistës “Stinë” thuhet: “Ndoshta argumenti më i madh se, strukturalizmi ka marrë trajtën e një këndvështrimi ideor ose qëndrimi doktrinar është, sulmi që disa strukturalist me në krye “Levi Strauss” kanë drejtuar karshi “Sarterit” dhe ekzistencialistëve, duke rrënuar opinionet e tyre rreth përparimit dhe parimeve të historisë. Kjo natyrë doktrinare del në pah gjithashtu edhe në përpjekjet e disa të tjerëve, me në krye Althusser, për t’i dhënë një interpretim të ri marksizmit, duke e shndërruar atë nga... një metodë veprimtarie revolucionare që përqendrohet te njeriu në një teori regresiste që konfirmon fatalitetin e sovranitetit të sistemit, ndaj të cilit njeriu nuk ka pushtet...”
60Ndërsa “ekzistencialistët” tek ne janë kopje e majtistëve që i përkasin çdo vendi, ndaj biseda e jonë nuk ka lidhje me ta.
61Stinët (Fususl) v.5, nr. 4, fq.145.
62Ibid.
Po kështu Dr. Salah Fadl në librin e tij një kapitull të veçantë ia ka kushtuar temës “Përpjekje për të celebruar në mes strukturalizmit dhe marksizmit”. 63 Këtu ia vlen të përmendim në atë se çfarë të tregojnë shkrimet e es-Surjehit dhe elGidhamit dhe të atyre që u sillen qark, të cilët i japin gjuhës një fuqi absolute dhe ia heqin njeriut vullnetin (në veçanti poetit) deri edhe në zëvendësimin e një fjale me një fjalë tjetër!64 Çfarë tiranie zotëruese kërkojnë ata t’i japin gjuhës?! Ajo që konfirmon se strukturalizmi është një filozofi që përmban zbatime revolucionare praktike, është lidhja e tij me disa ngjarje politike, të cilat u bënë shkak në shfaqjen e një teorie të kundërt me të, në shfaqjen e “dekonstruksionizmit”. “Dekonstruksionizmi ka lindur si reagim i rrënimit të strukturalizmit në Francë, pas ngjarjeve të 1968. Ai është një produkt i natyrshëm i gjendjes së zhgënjimit dhe mohimit të teorive totalitare koherente, mes tyre edhe marksizmit që përshkoi Francën në atë periudhë. Strukturalizmit është ndërtuar mbi idenë e sovranitetit të logjikës strukturore koherente, që qëndron mbi njeriun dhe ndryshimet (shoqërore që ndodhin). Strukturalizmi u tronditë ashpër në kohën kur ndodhën revolucionet studentore në Evropë në fund të viteve 70’, në veçanti në Francë në 1968, duke kuptuar elementet e trishtimit që përmbante kjo teori, e cila provoi saktësinë e saj në ditët kur strukturalizmi politik në Francë tregoi forcën e tij para çdo opozite. Kështu ideja e strukturalizmit u bë armiku më i ashpër i mendimtarëve dhe shumë e braktisën atë, siç bëri Roland Barthes në shkrimet e tij të fundit. Kështu që ishin të shumtë ata që iu drejtuan sulmit ndaj të gjitha sistemeve dhe teorive doktrinare që shtypin njeriun.”65 Ky tekst i qartë na kujton ne rrënimin e idesë së nacionalizmit arab pas humbjes së luftës në 1967. Pyetja që ngrihet në këtë rast është se çfarë rrënohet për shkak të ngjarjeve politike, metodologjitë abstrakte apo filozofitë mbi të cilat janë ndërtuar këto politika?! Nëse vazhdojnë të këmbëngulin t’i quajnë ato metoda dhe jo filozofi, nuk ia vlen të debatojmë thjesht për fjalët, sepse metodologjitë mbi të cilat ngrihen sistemet totalitare apo bien nuk janë veçse “doktrina”.
63Strukturalizmi, fq. 281-286.
64Kjo është parë qartë edhe në tezën e magjistraturës së es-Surejhit dhe në tezën e doktoratës, e cila u refuzua nga këshilli i Universitetit, duke e ngarkuar atë ta riformulonte trajtimin duke eliminuar ekstremizmin e tij rreth ndikimit të gjuhës dhe tiranisë së saj!
65Stinë (fusul) fq.148.
Pikërisht prej këtej niset edhe pyetja që drejton Dr. Salah Fadl në titullin e një teme të veçantë “A shpreh strukturalizmi dështimin e së majtës?” 66 9. Zhvendosja e strukturalizmit nga Evropa në vendet arabe dhe evoluimi i saj në modernizëm Rreziku i strukturalizmit ndaj gjuhës dhe fesë Nisur nga gjithçka që përmendëm në lindjen e strukturalizmit dhe rrymave që evoluuan prej tij në kontekstin historik të njohjes, të ndryshëm dhe të kundërt me përkatësinë e këtij umeti, nuk ka problem nëse për hir të debatit supozojmë se strukturalizmi nuk është veçse një metodologji abstrakte, që merret me studimin e gjuhës dhe letërsisë, atëherë ne pyesim: A nuk është strukturalizmi metodologji konsekuente, me rregulla strikte dhe analiza gjithëpërfshirëse, që nuk përjashton asnjë folës, as tekst dhe as gjuhë? Pastaj a nuk është “qëndrimi gjuhësor ai që e zhvesh çdo rregull nga shenjtëria e tij, madje nuk konsideron si rregull vetëm atë që qarkullon dhe praktikohet nga grupimet e ndryshme njerëzore, e ndonjëherë thyerjen e rregullit e konsideron rregull.”? 67 Çdo kush që dyshon në përgjigjen pozitive ndaj kësaj pyetje, në vështrimin e strukturalistëve shihet si armik i egër, tradicionalist i prapambetur, sepse teoria e tyre – sipas tyre- e merr forcën e saj nga gjithëpërfshirja dhe konsekuenca e rregullave të saj, në dallim me të gjithë metodologjitë dhe rrymat logjike, siç pretendojnë, ndaj për strukturalistët nuk ka tekst të shenjtë që nuk i nënshtrohet teorisë së tyre. Nisur nga kjo pikëpamje janë zhvilluar studime strukturaliste të Teuratit dhe Ungjillit, si me çdo tekst tjetër çfarëdo. Nga këtu arrijmë të kuptojmë rrezikshmërinë e përhapjes së misionarizmit strukturalist dhe zbatimeve të tij në gjuhën arabe, e cila gjëja më me vlerë që ka dhe kulmi i lartësisë së teksteve që ajo mbart, me konsensus të të gjithë atyre që e flasin dhe e studiojnë këtë gjuhë, është “teksti i shpallur hyjnor”, pra fjala e Allahut dhe e të Dërguarit të Tij (alejhi salatu ue selam).68 Si mund të praktikohet mbi Kuranin madhështor teoria e vdekjes së autorit dhe pavarësisë së tekstit, ku teksti të qëndroka vetvetiu me qenien e tij dhe ku çdo lexues ta
66Strukturalizmi, fq. 287-289.
67Ibid. fq.405.
68Një modernistë në gazetën “Ukadh” në nr. 7336 Dhul kade të vitit 1406 h. pretendonte se fjala “krahët e përuljes” në ajetin e Kuranit “Lësho para tyre krahët e përuljes prej mëshirës dhe thuaj: “O Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më kanë rritur, kur unë isha i vogël!” (el-Isra: 25), nuk është veçse një konstrukt modernist! (Es-sefinetu es-Sakhr).
kuptojë atë si të dojë, sepse për strukturalizmin nuk ka ndonjë pengesë që të ketë interpretime aq sa ka lexues madje edhe më tepër! Shiko se çfarë thotë Dr. Gidhami, pasi është zgjatur duke konfirmuar këtë çështje dhe duke e konsideruar si një nga veçoritë më të larta dhe më të mëdha të kësaj metodologjie: “Shkrimtari e ka formuluar tekstin sipas fjalorit të tij gjuhësor dhe çdo fjalë në këtë fjalor mbart me vete një histori të gjatë dhe të larmishme, një pjesë të së cilës shkrimtari e ka njohur ndërsa pjesën tjetër jo. Pjesa që mungon, mungon në mendjen e shkrimtarit, por jo nga vetë fjala, e cila ngelet mbarse me të gjithë historinë e saj. Lexuesi kur i drejtohet tekstit ai e merr atë sipas fjalorit të tij, i cili nga ana e tij mund ta furnizojë atë me historinë e fjalëve, të ndryshme nga ato që njihte shkrimtari kur krijoi tekstin. Kështu shtohen kuptimet dhe rritet larmia e tyre dhe teksti zbulon vlera të reja në duart e lexuesit. Këto vlera ndryshojnë dhe marrin ngjyrime të ndryshme nga një lexues në tjetrin, madje te një lexues i vetëm në kohë të ndryshme dhe të gjitha këto konotacione i përkasin tekstit edhe nëse bien ndesh me njëra-tjetrën.” 69 A pranon muslimani që këto fjalë të zbatohen te Kurani? Aprovimi i zbatimit të kësaj teorie mbi poezinë arabe, gjuhën, rregullat e gramatikës dhe retorikën e saj patjetër që një ditë do të na shpjerë te dilema e mësipërme! Qëndrimi që kishte Taha Husejn dhe ata që qëndrojnë pas tij, ishte më i lehtë sesa ky qëndrim, qoftë edhe në disa aspekte, kjo sepse kur ai –dhe mësuesit e tij orientalistëdonin të rrënonin retorikën kuranore për të mbërritur tek rrënimi i Islamit, përdorën si pretekst mohimin e vetë teksteve të poezisë arabe të kohës së injorancës paraislame, ndërsa metoda strukturaliste nuk njeh as rregullat, bazat dhe standardet gramatikore e gjuhësore dhe madje as natyrshmërinë e arabishtes që në themel të saj, duke ruajtur vetëm tekstin –si fantazmë dhe një halucinacion pa trup! Të parët ndoqën rrugën e jobesimtarëve kurejsh, në pretendimin e tyre se teksti kuranor nuk ka zbritur nga Allahu, ndërsa strukturalistët i shëmbëllejnë batinijve (ezoterikëve) që e komentojnë Kuranin sipas qejfit, pa rregulla fetare apo logjike. Nëse modernizmit arab do t’i jepej mundësia të ecte në të njëjtën rrugë që ndoqi kolegia e saj turke, kjo do të thoshte përçudnim i plotë jo vetëm i gjuhës arabe, por i tërë fytyrës së Islamit. Shkaqet e përhapjes së modernizmit arab Modernizmi arab me të gjitha format e tij është përhapur për shkak të dy arsyeve: 1. Animi i njerëzve drejt asaj që është e re dhe moderne dhe jo tradicionale! 2. Pleksja e modernizmi – po deshe thuaj shkatërrimit- me ripërtëritjen.
69Gabimi dhe shlyerja. Fq.79.
Në realitet këto dy arsye kthehen tek një gjë e vetme, të cilën e ka përjetuar edhe Evropa dhe çdo popull tjetër, sepse kemi të bëjmë me një gabim njerëzor të përbashkët në të cilin mund të bjerë çdokush që nuk posedon standarde të qëndrueshme hyjnore. Ky gabim është besimi tek përparimi absolut dhe vlerësimi i kohës si i vetmi standard me të cilin duhen gjykuar gjërat. Modernizmi përfshihet edhe vetë, nga teoria e evolucionit të njohjes dhe atij qytetërimor Një vështrim i arsyeshëm i shpejtë konfirmon se edhe vetë modernizmi është botëkuptim relativ, sepse e sotmja jonë është e shkruara e së nesërmes! Siç e kemi parë –në Evropë- Lutheri ishte modernisti më i madh në kohën e tij, ndërsa ai sot është një model i protestantizmit klasik. Dante ishte një modernist i madh i kohës së tij, por sot ai është një shembull i humanizmit klasik. Dekarti ishte modernist i kohës së tij, në lidhje me filozofinë racionale, më pas erdhën romantikët e shek. XVIII, që përbënin një model të modernizmit që rebelohej ndaj racionalizmit të ngurtë! Në fund të shek. XIX simbolizmi ishte një revolucion modernist ndaj të gjitha rrymave. Kur në skenë në historisë dolën shkollat e ndryshme e “të paarsyeshmes” (surealizmi, absurdivizmi, nihilizmi, ekzistencializmi), kritikët shkruan duke e konsideruar atë si përmbysjen moderniste më të madhe në fushën e njohjes; Sarteri e quajti revistën e tij “Kohët Moderne”! Në vitet 60’ –siç e përmendëm- strukturalizmi pretendoi se ishte revolucion modernist të cilin historia nuk kishte parë më parë një të ngjashëm me të! Por, shumë shpejt u shfaq e kundërta e tij “dekonstruksionizmi” në fund të së njëjtës dekadë, duke pretenduar po të njëjtën gjë për veten e saj! Në Amerikë vala e “hipive” ishte moda e fundit, sipas mendimtarëve të asaj dekade, por sot ajo është tretur duke u kthyer shumë prej tyre kah fundamentalizmi evangjelist! E gjitha kjo pa përmendur modernizmin e Marksit, që përçmoi çdo gjë para tij. Kur erdhi Lenini ai i dha marksizmit një formë më të përparuar “moderniste” dhe më bashkëkohore, më pas erdhi Stalini dhe Lidhja e Shkrimtarëve Sovjetik adoptoi ide shumë më tepër moderne. Me shfaqjen e Gorbaçovit dhe perestrojkës nuk është çudi që komunistët ta kenë cilësuar këtë vështrim të ri si tepër modern! Kështu pra pambarimisht, çdo kush e quan teorinë dhe idenë e tij si moderne dhe më të përparuarën! Kjo është mendja e kufizuar njerëzore dhe e dobët, që në çdo epokë imagjinon se ajo është fundi i historisë, por koha është shumë më madhe dhe më e gjatë seç e imagjinojnë ata. Nëse e kuptojnë këtë!
Nuk mund t’i përjashtojmë modernistët arab dhe t’i zhveshim nga kuptimi i këtij realiteti, por ata me zgjuarsinë e tyre nuk e kanë harruar se shtrirja e “dialektizmit” deri në fund të historisë është e barabartë me fundin e gjuhës! Por, mund ta zgjidhim këtë problem duke supozuar se mosshfaqja e elementit të kundërt në periudhën e fundit në këtë përplasje të përjetshme do të çojë në një fund të pakufijshëm! Kështu që, pikërisht për këtë arsye këta njerëz nxitojnë të përshpejtojnë hapat –që tanipër ta çuar njohjen drejt venitjes absolute dhe për ta zhveshur gjuhën plotësisht! Ose e shprehur nga goja modernistëve: “Çuarja e njohjes mbizotëruese dhe standarde drejt venitjes absolute pengon mundësinë e shfaqjes së çfarëdo gjendje epistemologjike (njohje) statike, kështu që shpërthimi njohës modern do të vazhdojë të jetë mbizotëruesi i vetëm dhe i pafund.”! Mjafton ky përfundim i pasaktë, që arsyeja më e thjeshtë e kupton, e për të mos folur më për realitetin e gjallë të çdo vendi, e në veçanti në letërsinë arabe! Nuk është ky ligji i Zotit në këtë botë ashtu siç edhe as gjendja statike absolute nuk është prej ligjeve të Tij. Elementë të lëvizjes së vazhdueshme në letërsinë arabe (poezia si model) Aktiviteti letrar arab është pjesë e aktivitetit të përgjithshëm dinamik që i nënshtrohet parimit të përgjithshëm absolut në përfytyrimin islam, “lëvizje rreth një boshti statik”. Trashëgimia letrare, në të përgjithshmen e saj, përmban elementë lëvizjeje të vazhdueshme (dinamike), por ajo në lëvizjen e saj pikënisjen e ka nga themele statike dhe i përmbahet standardeve statike. Në këtë mënyrë shfaqet metodologjia e veçantë që bashkon ndërmjet stabilitetit dhe elasticitetit dhe jo një vizioni dialektik letrar i shterpë. Një nga format e risisë dhe gjenialitetit që praktikon shkrimtari janë edhe prurjet letrare të modeleve të larta, të cilat jo çdo kush mund t’i bëjë, por duke respektuar në të njëjtën kohë të njëjtat standarde ose mënyra të njohura. Kjo metodologji unike shfaqet qartë në poezinë arabe, për të cilën shumë nga ata që imitojnë si majmuni u duket se, respektimi i standardeve të saj e kufizon novacionin dhe imponon ngurtësinë! Absolutisht që jo! Novacioni është garë konkurrimi, dhe çdo garë ka pistën e saj, ka rregulla dhe kufizime, përndryshe çdo njeri që ecën në rrugë do të ishte një atlet që garon! Le të marrim si shembull respektimin e metrikës së njohur poetike arabe, çfarë shtrëngimi dhe ngurtësie ka në të? Ajo ka një hapësirë të gjerë e të pa matë që se ka shoqen në poezinë e çdo populli arab, por duke respektuar në të njëjtën kohë të njëjtat standarde të bukurisë estetike të cilat po ashtu nuk kanë të ngjashme. Metrika arabe përbëhet nga gjashtëmbëdhjetë masa, dhe një masë e vetme në të shumtën e rasteve përbëhet nga i ploti, i pjesshmi dhe i përgjysmuari. Këtë mund ta klasifikojmë edhe
sipas standardeve evropiane duke ndërtuar kështu masa metrike të reja, pa përmendur këtu ndryshimet e njohura që pëson vetë troke-ja, 70 e njohur mirë kjo nga njerëzit e fushës, po që nuk ia vlen të zgjatemi këtu, sepse përveç tyre askush nuk përfiton nga përmendja e tyre këtu. Pra, ka hapësirë që i lejon njerëzve me dhunti poetike të sjellin risi si të duan dhe sa të duan, duke iu përmbajtur rregullit që nuk u lejon futjen dhe ndërhyrjen e atyre që nuk posedojnë çelësin. Konfuzioni nuk u ndahet modernistëve Ndërsa nëse i referohemi kuptimit modernist edhe fëmija i vogël, i cili belbëzon me fjalë dhe murmurima pa lidhje mes tyre edhe ai është poet! Një fjali në një rresht, tre fjali në një rresht tjetër, pastaj kthehet përsëri duke mbushur një hapësirë të madhe të letrës me broçkulla pakuptim... Njeriu që fle e sheh ëndrra dhe murmurit me fjalë që nuk i bashkon asnjë kontekst kuptimor... i droguari që flet përçart... dhe... dhe... të gjithë ata janë modernistë dhe plotësojnë 100% standardet e këtyre njerëzve që po flasim. E thënë më qartë, përderisa njeriu ka edhe një fije arsye është e pamundur që njohja e tij të shkojë drejt venitjes absolute. Kjo është situata e atyre që ushqehen me barnat halucinative të risive më të rrezikshme që ka pjell gjenialiteti perëndimor! Nëse vendi do të na lejonte do të kishim sjellë shembuj të atyre që janë penduar dhe iu kthyen udhëzimit dhe që kanë treguar sesi mendonin dhe shkruanin, sesi i formulonin poezitë në të kaluarën e tyre moderniste të errët, shembuj këto të cilat i kam dëgjuar nga vetë goja e tyre ose që më kanë shkruar mua personalisht. Nëse unë do të justifikoja ndonjë prej liderëve të modernizmit do të kisha justifikuar misionarët kryqtarë toraist, të cilët dëshironin që e gjithë kultura arabe të zhvillohej sipas modelit, mënyrës dhe përmbajtjes teuratike. Ata padyshim janë njerëz inteligjent, kanë përdorur mendjen e tyre për të ringjallur legjendat e fesë së tyre, për të ringjallur metodat e librave të tyre të shenjtë dhe nuk janë si bijtë e racës sonë, që u shkojnë mbrapa atyre me ngazëllim deri në vrimë të zhapikut, duke ecur në një rrugë që shkatërron të vërtetat e fesë së vërtetë të Zotit dhe të Librit të Tij hyjnor, të ruajtur nga çdo ndryshim, edhe pse këta janë muslimanë ndërkohë dhe thonë se e besojnë atë! Nëse është për tu habitur, duhet të habitemi me një popull që tronditet nga krizat politike dhe sociale, siç qe kriza që pasoi luftën e dytë të gjirit, e pas kësaj dalin shkrimtarët dhe novatorët e letërsisë duke mbushur faqe të tëra dhe duke thënë se shkaku i krizës është “problemi i tekstit (hyjnor)”! E ndërsa mbarë njerëzit e tjerë që kanë përmendur shkaqe të tjera, ata janë shabllonistë dhe sipërfaqësorë! Duke qenë se gjendja është e tillë, si dhe për arsyet objektive që e bëjnë këtë çështje jetike, që vazhdimisht gjeneron probleme, si dhe për shkak të domosdoshmërisë së 70TROKE m. sh. let. Masë vargu a këmbë në poezinë klasike, e formuar nga dy rrokje, prej të cilave e para është e gjatë dhe e dyta e shkurtër.(FGJSSH)
sqarimit të së vërtetës dhe qartësimit të rrugës së njerëzve të prishur, duhet patjetër që njerëzit me përvojë dhe ekspertë e fushës të ripërtërijnë angazhimet e tyre në këtë sferë. Këtë hyrje të shkurtër përmbledhëse unë e shkrova si rikujtim dhe justifikim para Zotit; suksesi është vetëm në dorën e Allahut. Dr. Sefer ibn Abdurrahman el-Hauali.
Përktheu nga arabishtja J.Topulli