VLERËSIMI I NJË KAPITULLI TË NJË TEKSTI SHKOLLOR
04/12/2012
UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS MASTER MESUESI AML NË KIMI LËNDA:VLERËSIMI
TEMA:VLERËSIMI I NJË KAPITULLI TË NJË TEKSTI SHKOLLOR KLASA X
PUNOI: ALBI LYBESHARI PRANOI: PROF.AIDA SERJANAJ
1
VLERËSIMI I NJË KAPITULLI TË NJË TEKSTI SHKOLLOR
ABSTRAKTI: Studimi është për vlerësimin e një kapitulli të një teksti shkollor,klasa X,me vit botimi 2010. Studimi im ndalet në çështje të rëndësishme që përfshijnë përshtatshmërinë e tekstit,të ilustrimeve , të pjesës teorike e praktike me moshën e nxënësve dhe përputhja e përmbajtjes së tekstit me programin kombëtarë.Gjithashtu ndalet te kuptueshmëria e përmbajtjes së tekstit,e përkufizimit të informacioneve të reja,të ilustrimeve,të ushtrimeve dhe në veçanti te elementët përbërës të tekstit të kapitullit.Ky studim trajton problematikat që hasen brenda strukturës së një kapitulli si shpjegimi sa më qarte,saktë dhe shkurtër i nocioneve,termave apo informacioneve të reja duke u bazuar te njohuritë e marra e të përvetësuara nga ana e nxënësve.
VLERËSIMI I KAPITULLIT IV KIMIA X (BOTIMI 2010) Teksti shkollor është një botim shtypi i strukturuar në mënyrë të tille që të përoret në proçesin e mësimit për të rritur efektivitetin e tij.Teksti shkollor ka këto karakteristika:
Realizon shumë funksione të cilat lidhen me proçesin mësimor Prek objekte të ndryshme të mësimit Propozon aspekte të ndryshme të veprimtarisë në proçesin mësimor.
Çdo kapitull i tekstit te kimise duhet te karakterizohet nga parashtrimi i objektivave qe duhet te arrihen ne kapitull , strukturimi i temave te veçante te mesimit , nga permbledhja e njohurive kryesore te kapitullit , nga nje ose disa pune eksperimentale laboratorike , nga nje teme e veçante e ushtrimeve te zgjidhura , nga nje llojshmeri e ushtrimeve qe duhet ti zgjidhe nxenesi , seksioni i termave kyc te kapitullit , nga harta e koncepteve si dhe nga nje teme qe ti jape mundesi nxenesit te shprehe mendimet ne formen e eseve ose projekteve ose puneve kerkimore. Ky studim trajton këto pyetje kryesore:
A përputhet ai me programin kombëtar? A përshtatet gjuha e përdorur me moshën dhe nivelin e nxënësve? A trajtohen temat mësimore në mënyrë të kuptueshme? A jepen qartë përkufizimet e informacioneve të reja? A janë ilustrimet në përputhje me tekstin dhe a janë të mjaftueshme numri i tyre? A janë frazat mjaftueshmërisht të shkurtra që nxënësi ti perceptoje ato me lehtësi? A janë të mjaftueshme hapësirat midis paragrafëve? A përfshin kapitulli diversitet të ushtrimeve në përdorimin e njohurive të reja? A trajton kapitulli ushtrime të zgjidhura si shembull për nxënësin? A përcaktohen njohuritë paraprake në fillim të çdo kapitulli? A propozohen në temën e mësimit punë në grup apo individuale?
2
VLERËSIMI I NJË KAPITULLI TË NJË TEKSTI SHKOLLOR
METODOLOGJIA Qëllimi i studimit tim është që të nxjerr në pah mangësitë dhe përparësitë e kapitullit IV të tekstit Kimia X në përputhshmëri me kriteret e programeve kombëtare. Ky është një studim vlerësues dhe argumentues. Metoda që kam përdorur është konstatimi direkt në tekst i këtyre të metave dhe të mirave që ky kapitull përmban. Gjithashtu jam bazuar edhe tek kriteret që ka shpallur MASH. Në bazë të këtyre kritereve do të vlerësoj se sa cilësor është ky kapitull në vecanti dhe gjithë teksti në përgjithësi.
REZULTATET Si rezultat i studimit tim konstatova se kapitulli IV : o Përputhet me programin kombëtar dmth të gjitha temat mësimore përfshihen në program. o Gjuha e përdorur përshtatet me standartet letrare dhe shkencore por mund të themi që ka një vështirësi në përpthithjen e informacionit të ri nga çdo nxënës. o Gjithashtu kjo gjuhë përshtatet edhe me moshën e nxënësve por jo me nivelin e gjithësecilit prej tyre. o Kapitulli nuk i përmban të gjitha elementët përbërës. Atij i mungon një përmbledhje e njohurive bazë të marra në këtë kapitull dhe tema e ushtrime të zgjidhura të kapitullit. Dhe përmban të gjithë elementët e tjerë përbërës. o Jo të gjithë përkufizimet janë mjaftueshëm të qartë. o Ilustrimet janë të pranishme , janë në përputhje me informacionin mësimor dhe i ndihmojnë nxënësit gjatë mësimit. o Permban fraza të shkurtra të formuluara mirë për tu kuptuar por ka edhe fraza shumë të gjata të formuluara jo aq mirë që shprehin gjithë mendimin e autorit. o Theksoj se ana estetike e shkrimit të materialit dhe strukturimit të tij brenda kapitullit është shumë e mirë , e paraqitëshme dhe në mënyrë që tërheq vëmendjen e nxënësve. o Gjithashtu kapitulli përmban edhe temë të veçantë ku nxitet shprehja e mendimit të lirë të nxënësve me anën e eseve dhe projekteve dhe puna në grup dhe individuale.
PËRFUNDIME Qëllimi i tekstit është për ti dhënë mësuesit mundësi dhe mjete për perfeksionimin e profesionalizmit të tij në proçesin e mësimdhënies.Mendoj se një tekst quhet cilësor dhe i kuptueshëm kur nxënësi fiton shprehitë përsëritëse,përsërit apo riprodhon me fjalët e veta njohuritë që janë përvetësuar më parë.Një hyrje e veçantë me ngjyra dhe tërheqëse motivon nxënësin jo vetem nga pikëpamja estetike por edhe ajo pedagogjike.Ilustrimet gjatë një teme mësimore janë të domosdoshme pasi në mungesë të tyre është e pamundur të kuptohet përmbajtja.Ato duhet të jenë krijuese në mënyrë që të shprehin qartë idetë e mësimit në mënyrë që edhe nxënësi të arrijë ti kuptojë ato sa më mirë. Në përmbajtjen e teksteve është e rëndësishme prania e punëve kërkimore,individuale ose në grup.Qëllimi i tyre është futja e nxënësve në njeìë situate studimore,sepse çdo përpjekje e nxënësit 3
VLERËSIMI I NJË KAPITULLI TË NJË TEKSTI SHKOLLOR
madje edhe gabimet janë aq të dobishme sa dhe sukseset.Prania e ushtrimeve ndërmjetëse mendoj se bën të mundur realizimin e një lidhjeje ndërmjet njohurive që nxënësi zotëron dhe materialit të ri. Gjithashtu duhet që këto ushtrime të mos krijojnë vështirësi të tepruara për nxënësin në zgjidhjen e tyre. Zhvillimi i një kapitulli cilësor , dhe në përgjithësi të një teksti cilësor , mund të zhvillojë :
Të menduarit abstrakt Të menduarit kritik Aftësinë e transferimit të njohurive të fituara Aftësinë për të formuluar pyetje , hipoteza Aftësi për të ritreguar me fjalët e veta Aftësi për të dhënë argumentat e veta
Të gjitha këto karakteristika kapitulli IV që unë studiova i plotëson më së miri dhe pse mangësitë egzistojnë por sipas mendimit tim realizon një proçes mesimi cilësor.
BIBLIOGRAFIA 1. www.mash.gov.al (27/11/2012..ora 16:30) 2. Teksti Kimia X,botimi 2010. Autorët: Mihal Prifti dhe Nina Guga.
4