Fakulteti i inxhinierisë së ndërtimit dhe infrastrukturës
Teknologjia e ndërtimit
PËRSHKRIMI TEKNIK
Projekti: XXX Vendi: YYY Investitori: xxx
Punoi: Mësimdhënësi: Data:
PËRMBAJTJA: 1.
DETYRA PROJEKTUESE
2.
LOKACIONI I OBJEKTIT
3.
ARKITEKTURA, STRUKTURA DHE LIDHJET FUNKSIONALE TË OBJEKTIT 3.1.
BODRUMI
3.2.
PËRDHESA
3.3.
KATI 1
3.4.
KATI 2
3.5.
PASQYRA TABELARE E KTHINAVE DHE SIPËRFAQEVE
4.
FAZAT E KRYERJES SË PUNËVE 4.1.
PUNËT PARAPREGADITORE
4.2.
PUNËT E DHEUT/ZHAVORIT
4.3.
PUNËT E BETONIMIT
4.4.
PUNËT E ARMATURËS
4.5.
PUNËT E MURATIMIT
4.6.
PUNËT E SUVATIMIT
4.7.
PUNËT E NGJYROSJES
4.8.
PUNËT E NIVELIZIMIT
4.9.
PUNËT E HIDROIZOLIMIT
4.10. PUNËT E KULMIT 4.11. PUNËT E DYSHEMESË 4.12. PUNËT E QERAMIKËS DHE GRANITIT 4.13. PUNËT E ZDRUKTHTARISË 4.14. PUNËT E FASADËS 4.15. PUNËT E PLAFONIT DHE MVESHJES MVESHJ ES ME PLLAKA GJIPSKARTONI 4.16. PUNËT E METALIT 4.17. PUNËT E NDRYSHME
1.
DETYRA PROJEKTUESE
Detyra projektuese për objektin e ambulancës është përpiluar sipas kërkesave të investitorit, si dhe kufizimeve që kanë dalë nga kushtet ndërtimore për parcelën e ofruar për këtë objekt. Kërkesat e investitorit kanë qenë që objekti të ketë:
Qendrën e mjekësisë ramiljare - QMF-në Urgjencën - duke përfshirë edhe ambulantën stomatologjike Laboratorin biokimik dhe hematologjik Qendrën e vaksinimit Barnatoren Qendrën e mamografisë Qendrën e trajnimit.
Poashtu me qëllim të shfrytëzimit më racional të hapësirës është kërkuar që laboratori liokimik dhe lematologjik të vendoset në katin e parë përderisa hapësira për marrjen e mostrave të gjakut të vendoset në përdhesë me qëllim të kursimit të hapësirës së nevojshme për hollin me pritore dhe nyje sanitare për këtë njësi ndërsa tek njësia e QMF-së është kërkuar që të bëhet reduktimi i numrit të dhomave për donsultime në mënyrë që të bëhet i mundur akomodimi i hapësirave esenciale në nivelin e përdhesës. Zgjidhje specifike është bërë edhe sa i përket zhveshtoreve dhe nyjeve sanitare të dedikuara për personelin mjekësor, duke shfrytëzuar zhveshtoret si hapësira kaluese para nyjeve sanitare. Me kërkesën e investitorit është përcaktuar ana e hyrjeve për të gjitha grupacionet/njësitë, ndërsa poashtu është kërkuar që hyrja për në njësinë e Urgjencës të ndahet nga ajo për parkingun e pacientëve dhe personelit.
2.
LOKACIONI I OBJEKTIT
Lokacioni i objektit ndodhet në rrugën xxxx, në xxx. Parcela shtrihet në një zonë relativisht të rrafshët ndërsa aksi gjatësor i parcelës shtrihet në drejtimin veri-perëndim jug-lindje.
3.
ARKITEKTURA, STRUKTURA DHE LIDHJET FUNKSIONALE TË OBJEKTIT
Objekti është i projektuar si objekt me 4 nivele, respektivisht B+P+2. Pjesa e Qendrës së Mjekësisë Familjare së bashku me qendrën e trajnimit dhe qendrën e vaksinimit përbëjnë një tërësi të organizuar në 4 nivele përderisa pjesa e emergjencës zhvillohet vetëm në nivelin e përdhesës dhe këto dy tërësi ndahen në mes veti me diletim për arsye konstruktive mirëpo sërish janë të lidhura në mes veti përmes korridorit. Objekti ngritet si sistem skeletor i përbërë nga pëlhurat e betonit të armuar dhe pllakat meskatëshe masive. Fondimi i objektit është i ndryshëm varësisht nga seksioni i objektit dhe këtu kemi themel-pllakë për seksionin me etazhitet B+P+2 dhe etazhitet P+0. Ndarjet e brendshme realizohen në tërësi me blloqe argjile me gjerësi 12cm ndërsa mbyllja e objektit bëhet me blloqe argjile Giter me gjerësi 25cm. Fasada është paraparë të realizohet si fasadë termoizoluese, e cila në pjesën më të madhe do të ketë një finish nga llaqi organik me ngjyrë vetëpastruese ndërsa vetëm në pjesë të vogla fasada do të finalizohet me pllaka klinkeri për lidhjen dhe theksimin e elementeve arkitektonike si bashkimin dhe kufizimin e dritareve me korniza dhe krijimin e shiritave të dritareve ose edhe theksimin e hyrjeve kryesore në objekt. Kulmi është projektuar si kulm i fshehur dyujorë me pjerrësi 10% me konstruksion druri dhe mbulesë llamarine me lidhje "Falco" me përjashtim të një pjese ku kemi një terrasë me kulmin e rrafshtë të shfrytëzueshëm. Objekti ka tri hyrje kryesore për pacientë dhe vizitorë, 1 hyrje sekondare për personelin dhe hyrjen në bodrum ku kemi garazhën për automjetet e urgjencës dhe kthinat teknike si nënstacionin e nxemjes qendrore, kthinën e gjeneratorit, depozitat e ujit etj. Tri hyrjet kryesore janë të pozicionuara në tri anë të ndryshme të objektit duke bërë edhe diferencimin e vijave të ecjes për pacientët dhe vizitorët e njësive të ambulancës. Kështu nga ana jug-lindore kemi hyrjen për në qendrën e mamografisë, qendrën e vaksinimit dhe qendrën e trajnimit, të cilat janë të organizuara në nivele të ndryshme nga bodrumi deri në katin e dytë duke shfrytëzuar vertikalen e njëjtë të komunikimit ku kemi shkallët dhe ashensorin për personat me aftësi të kufizuara.
Nga ana jug-perëndimore kemi hyrjen kryesore në objekt para së cilës kemi një pllato të konsiderueshme deri tek rruga ndërsa nga ana veri-perëndimore kemi hyrjen kryesore të emergjencës, tek e cila arrihet edhe përmes parkingut për automjetet e emergjencës. Hyrja e personelit ndodhet në anën e pasme të objektit e diferencuar dhe larg vijave të ecjeve të qytetarëve ku mund të kemi qasje si nga ana veri-perëndimore nga pjesa e parkingjeve ashtu edhe nga ana jug-lindore përmes shtegut të këmbësorëve paralel me rampën për në bodrum. Hyrja e personelit është e përbashkët për personelin e emergjencës dhe atë të QMF-së dhe njëherit holli i përbashkët shërben edhe për lidhjen e emergjencës me QMFnë dhe komunikimin e personelit dhe pacientëve në mes të dy pjesëve.
3.1.
BODRUMI
Ky nivel ka kotën - 340.0 cm. Lartësia e katit dysheme-dysheme është 340.00 cm. Sipërfaqja brutto e bodrumit është 395.75 m². Në nivelin e bodrumit janë sipërfaqet dhe hapësirat si më poshtë:
Shkallët Holli me ashensor Kthina e mirëmbajtjes Koridori Utiliti i pastër Utiliti i papastër Kthina e gjeneratorit Kthina e rezervoarëve të ujit Kthina e nënstacionit të nxemjes Depo e inventarit Garazhi Recepcioni me pritore Depo Zhveshtore Dhoma e komandimit Dhoma e mamografit Erëmbrojtësi WC - pacientët WC - personeli
Në bodrum mund të arrihet përmes rampës nga ana veri-lindore dhe përmes vertikales së komunikimit me shkallë dhe ashensor. Siç shihet edhe në pasqyrën e mësipërme në këtë nivel kemi qendrën e mamografisë si një shërbim i veçantë dhe kthinat tjera ndihmëse, kthinat teknike dhe garazhin e automjeteve të emergjencës.
3.2.
PËRDHESA
Ky nivel ka kotën ±0.00 cm. Lartësia e katit dysheme-dysheme është 380.00cm, ndërsa lartësia e dritës (dyshemeplafon i varur) është Hd=275.00cm. Sipërfaqja brutto e përdhesës është 597.98 m². Në nivelin e përdhesës kemi të organizuar QMF-në dhe Emergjencën me sipërfaqet dhe hapësirat si më poshtë:
Erëmbrojtësi - për qendrat e shërbimeve tjera Holli me ashensor Shkallët Erëmbrojtësi - për shërbimin e QMF-së Holli kryesor Koridori me pritore Dhoma e infermiereve Dhoma për marrjen e mostrave të gjakut për laboratorin biokimik dhe hematologjik Dhomat e konsultimeve Dhoma e stomatologut Dhoma për intervenime të vogla kirurgjike WC për persona me aftësi të kufizuara
3.3.
Erëmbrojtësi para WC-ve WC për pacientët Kartoteka Recepcioni Erëmbrojtësi - hyrja e personelit Sigurimi Holli me kontrollë Shkallët Erëmbrojtësi - hyrja në emergjencë Koridori me pritore Dispeçeri me shoferët Recepcioni Kartoteka Dhoma e infermiereve Dhoma e konsultimeve dhe ultrazëri Dhoma e stomatologut Dhoma e pushimit Zhveshtoret Banjo Infermieret kujdestare Mjekët kujdestarë Salla e Emergjencave Erëmbrojtësi para WC-ve WC për pacientët
KATI 1
Ky nivel ka kotën +380.0 cm. Lartësia e katit dysheme-dysheme është 380.00 cm ndërsa lartësia e dritës (dyshemeplafon i varur) është Hd=275.0 cm. Sipërfaqja brutto e katit 1 është 395.75 m². Në nivelin e katit 1 kemi të organizuar Qendrën e Vaksinimit, Laboratorin Biokimik dhe Hematologjik, Barnatoren si dhe një pjesë të funksioneve të QMF-së me sipërfaqet dhe hapësirat si më poshtë:
Holli me ashensor Shkallët Koridori me pritore Recepcioni Kartoteka Dhoma e konsultimeve Dhoma e infermiereve Depo e vaksinave Erëmbrojtësi me pjesën e pastrimit të foshnjeve WC - vizitorët Zhveshtoret - personeli WC - personeli Shkallët Koridori Laboratori Biokimik & Hematologjik WC Zhveshtore Depo doracake Depoja e barnave Koridori Zhveshtore - personeli WC - personeli Dhoma e mbledhjeve
3.4.
Dhoma e serverit Dhoma e IT-së.
KATI 2
Ky nivel ka kotën +760.0 cm. Lartësia e katit dysheme-dysheme është 380.00 cm ndërsa lartësia e dritës (dyshemeplafon i varur) është Hd=275.0 cm. Sipërfaqja brutto e katit 2 është 346.25 m². Në nivelin e katit 2 kemi të organizuar ekskluzivisht vetëm Qendrën e Trajnimit me sipërfaqet dhe hapësirat si më poshtë:
Shkallët Holli me ashensor Koridori Zyra e menagjerit të qendrës Dhomat e konsultimeve Salla e mbledhjeve dhe ligjërimeve Terasa për raste festimesh Biblioteka me leximore Arkiva Depoja Këndi i fotokopjes Mini kuzhina Erëmbrojtësi para WC-ve WC
3.5.
PASQYRA TABELARE E KTHINAVE DHE SIPËRFAQEVE
BODRUMI - NIVELI -340.0 Nr.
PËRSHKRIMI I HAPËSIRËS
DYSHEMEJA
SIPËRFAQE NETO
01.
SHKALLËT
Epoksid
14.48 m²
02.
HOLLI ME ASHENSOR
Epoksid
17.04 m²
03.
MIRËMBAJTJA
Pllaka qeramike
2.48 m²
04.
KORIDOR
Pllaka qeramike
23.61 m²
05.
UTILITI I PASTËR
Pllaka qeramike
8.34 m²
06.
UTILITI I PAPASTËR
Pllaka qeramike
8.52 m²
07.
KTHINA E GJENERATORIT
Ferrobeton
19.48 m²
08.
REZERVOARËT E UJIT
Ferrobeton
21.90 m²
09.
NËNSTACIONI I NXEMJES
Ferrobeton
24.22 m²
10.
DEPO E INVENTARIT
Ferrobeton
14.88 m²
11.
GARAZHA
Ferrobeton
129.66 m²
12.
RECEPCIONI ME PRITORE
Epoksid
24.39 m²
13.
DEPO
Epoksid
3.12 m²
14.
KABINË/ZHVESHTORE
Epoksid
1.87 m²
15.
KABINË/ZHVESHTORE
Epoksid
1.87 m²
16.
DHOMA E KOMANDIMIT
Epoksid
6.40 m²
18.
DHOMA E MAMOGRAFIT
Epoksid Antistatik
17.
ERËMBROJTËS
Pllaka qeramike
2.12 m²
18.
ZHVESHTORE
Pllaka qeramike
4.00 m²
19.
WC - PACIENTËT
Pllaka qeramike
2.10 m²
20.
WC - PERSONELI
Pllaka qeramike
1.96 m²
16.20 m²
GJITHSEJ - netto
348.64 m²
GJITHSEJ - bruto
395.75 m²
KATI PËRDHESË - NIVELI ±0.00 Nr.
PËRSHKRIMI I HAPËSIRËS
01.
ERËMBROJTËS
Granit/Hagomat
02.
HOLLI ME ASHENSOR
Epoksid
10.50 m²
03. 04.
SHKALLËT ERËMBROJTËS
Granit Granit/Hagomat
14.48 m² 5.14 m²
05.
HOLLI KRYESOR KORIDORI ME PRITORE
Epoksid
15.37 m²
DHOMA E INFERMIEREVE
Epoksid Epoksid
51.49 m² 15.63 m²
08.
MARRJA E MOSTRAVE TË GJAKUT
Epoksid
15.20 m²
09.
DHOMA E KONSULTIMEVE
Epoksid
15.11 m²
10.
DHOMA E KONSULTIMEVE
Epoksid
15.46 m²
11. 12.
DHOMA E KONSULTIMEVE DHOMA E STOMATOLOGUT
Epoksid
15.46 m²
Epoksid
15.37 m²
13.
INTERVENIMET E VOGLA KIRURGJIKE
14. 15.
WC PËR TË HENDIKEPUAR ERËMBROJTËS WC - M WC - F
Epoksid Pllaka qeramike Pllaka qeramike Pllaka qeramike Pllaka qeramike
15.14 m² 3.97 m² 4.66 m²
KARTOTEKA RECEPCIONI
E oksid Epoksid
1.96 2.10 8.26 6.86
20.
ERËMBROJTËS
Granit
2.82 m²
21.
SIGURIMI
Epoksid
2.82 m²
22. 23.
HOLLI ME KONTROLLË SHKALLËT
Epoksid Epoksid
16.79 m² 14.48 m²
24.
ERËMBROJTËS
Granit/Hagomat
25. 26.
KORIDOR ME PRITORE DISPEÇERI ME SHOFERËT
Epoksid Epoksid
27.
RECEPCIONI
Epoksid
28. 29. 30.
KARTOTEKA DHOMA E INFERMIEREVE DHOMA E KONSULTIMEVE DHE ULTRAZËRI
Epoksid Epoksid Epoksid
15.63 m² 15.20 m²
31.
DHOMA E STOMATOLOGUT
Epoksid
15.20 m²
32. 33.
DHOMA E PUSHIMIT ZHVESHTORE - F
Epoksid Epoksid
15.20 m² 4.84 m²
34. 35. 36. 37. 38. 39. 40. 41. 42. 43.
BANJO INFERMIERET KUJDESTARE MJEKËT KUJDESTARË BANJO ZHVESHTORE - M SALLA E EMERGJENCAVE WC ERËMBROJTËS WC - M WC - F
06. 07.
16. 17. 18. 19.
DYSHEMEJA
Pllaka qeramike Epoksid Epoksid Pllaka qeramike Epoksid Epoksid Pllaka qeramike Pllaka qeramike Pllaka qeramike Pllaka qeramike GJITHSEJ - netto GJITHSEJ - brutto
SIPËRFAQE NETO 5.14 m²
m² m² m² m²
5.14 m² 69.67 m² 8.26 m² 6.58 m² 7.93 m²
3.15 6.28 6.41 3.15 4.84 46.87 3.97 4.66 1.96 2.10 521.25 m² 597.95 m²
m² m² m² m² m² m² m² m² m² m²
KATI 1 - NIVELI +380.0 Nr.
PËRSHKRIMI I HAPËSIRËS
DYSHEMEJA
SIPËRFAQE NETTO
01.
HOLLI ME ASHENSOR
Epoksid
10.37 m²
02.
SHKALLËT
Granit
14.48 m²
03.
KORIDORI ME PRITORE
Epoksid
39.94 m²
04.
RECEPCIONI
Epoksid
6.75 m²
05.
KARTOTEKA
Epoksid
8.26
06.
DHOMA E KOSNULTIMEVE
Epoksid
15.72 m²
07.
DEPO E VAKSINAVE
Epoksid
9.89 m²
08.
DHOMA E VAKSINIMIT
Epoksid
15.72 m²
09.
ERËMBROJTËS / PASTRIMI I FOSHNJEVE
Pllaka qeramike
5.88 m²
10.
WC - M
Pllaka qeramike
2.05 m²
11.
WC - F
Pllaka qeramike
1.96 m²
12.
ZHVESHTORE - F
Epoksid
5.24 m²
13.
WC -F
Pllaka qeramike
2.10 m²
14.
ZHVESHTORE - M
Epoksid
4.62 m²
15.
WC - M
Pllaka qeramike
1.96 m²
16.
SHKALLËT
Granit
14.48 m²
17.
KORIDOR
Epoksid
10.49 m²
18
LABORATORI BIOKIMIK & HEMATOLOGJIK
Epoksid
40.68 m²
19.
WC
Pllaka qeramike
2.31 m²
20.
ZHVESHTORE
Pllaka qeramike
2.24 m²
21.
DEPO DORACAKE
Pllaka qeramike
2.24 m²
22.
DEPO DORACAKE
Pllaka qeramike
2.24 m²
23.
DEPOJA E BARNAVE
Epoksid
30.96
24.
DHËNIA E BARNAVE
Epoksid
16.00 m²
25.
KORIDOR
Epoksid
9.61 m²
26.
ZHVESHTORE - F
Epoksid
4.92 m²
27.
WC - F
Pllaka qeramike
1.89 m²
28.
ZHVESHTORE - M
Epoksid
4.92 m²
29.
WC - M
Pllaka qeramike
1.89 m²
30.
DHOMA E MBLEDHJEVE
Epoksid
21.40 m²
31.
DHOMA E SERVERIT
Epoksid
3.81 m²
32.
DHOMA E IT-së DHE SISH-it
m²
m²
Epoksid GJITHSEJ - netto
30.98 m² 346.00 m²
GJITHSEJ - brutto
395.75 m²
KATI 2 - NIVELI +560.0 Nr.
PËRSHKRIMI I HAPËSIRËS
DYSHEMEJA
SIPËRFAQE NETTO
01. SHKALLËT
Granit
15.60 m²
02. HOLLI ME ASHENSOR
Granit
12.90 m²
03. KORIDOR
Epoksid
28.85 m²
04. ZYRA E MENAGJERIT
Epoksid
15.86 m²
05. DHOMA E KONSULTIMEVE
Epoksid
16.25 m²
06. DHOMA E KONSULTIMEVE
Epoksid
16.25 m²
07. SALLA E MBLEDHJEVE DHE LIGJËRIMEVE
Epoksid
28.80 m²
08. BIBLIOTEKA ME LEXIMORE
Epoksid
31.42 m²
09. ARKIVA
Epoksid
12.67 m²
10. DEPO
Epoksid
8.41 m²
11. KËNDI I FOTOKOPJES
Epoksid
7.53 m²
12. KUZHINË
Epoksid
8.08 m²
13. ERËMBROJTËS
Pllaka qeramike
10.36 m²
14. WC - F
Pllaka qeramike
5.99 m²
15. WC - M
Pllaka qeramike
5.73 m²
16. TERASË
Pllaka qeramike GJITHSEJ - netto
35.20 m² 304.84 m²
GJITHSEJ - brutto
346.25
m²
REKAPITULIM SIPËRFAQET TOTALE NIVELI
SIPËRFAQE NETTO
SIPËRFAQE BRUTTO
BODRUMI - NIVELI -340.0
348.64
m²
395.75 m²
KATI PËRDHESË - NIVELI ±0.00
521.25
m²
597.98 m²
KATI 1 - NIVELI +380.0
304.00
m²
395.75 m²
KATI 2 - NIVELI +560.0
304.84
m²
346.25 m²
4.
FAZAT E KRYERJES SË PUNËVE 4.1.
PUNËT PËRGADITORE
4.2.
PUNËT E DHEUT DHE ZHAVORRIT
4.3.
PUNËT E BETONIT
4.4.
PUNËT E ARMATURËS
4.5.
PUNËT E MURATIMIT
4.6.
PUNËT E SUVATIMIT
4.7.
PUNËT E NGJYROSJES
4.8.
PUNËT E NIVELIZIMIT
4.9.
PUNËT E HIDROIZOLIMIT
4.10. PUNËT E KULMIT 4.11. PUNËT E DYSHEMESË 4.12. PUNËT E QERAMIKËS DHE GRANITIT 4.13. PUNËT E ZDRUKTHTARISË 4.14. PUNËT E FASADËS 4.15. PUNËT E PLLAFONIT DHE MVESHJES ME PLLAKA GJIPSKARTONI 4.16. PUNËT METALIKE 4.17. PUNËT E NDRYSHME
4.1. PUNËT PËRGADITORE Përfshijnë punët rreth pastrimit të parcelës nga të gjitha gjësendet dhe objektet që janë pengesë për mbarëvajtjen e punëve. Më pas vazhdohet me rrethimin e punishtes, me shenjëzimin informativ, shenjat e sigurisë si dhe me rregullimin e rrjetit të përkohshëm elektrik, ujësjellësit dhe kanalizimit si dhe vendosjen e kontejnerëve në punishte për punëtorë dhe inxhinierët mbikëqyrës.
4.2. PUNËT E DHEUT DHE ZHAVORRIT Në këtë fazë të punëve së pari kemi të bëjmë me largimin e humusit në thellësi prej 30 cm në tërë sipërfaqen ku do të ndërtohet objekti në fjalë, pastaj gërmimin e dheut për hapjen e gropës për pjesën e objektit me etazhitet B+P+2 deri në kuotën -440.0 të paraqitur si në pjesën grafike të pr ojektit. Pas gërmimit të dheut duhet të bëhet ngjeshja e dheut me cilindër deri në arritjen e kompaktësisë duhur e që më pas pasohet me shtrimin e zhavorit me fraksion 0/64 mm në një shtresë kompakte me trashësi 30 cm që do të shërbej edhe për drenazhimin e themel pllakës. Pas përfundimit të betonimit të mureve dhe pllakës së bodrumit mbi këtë seksion të objektit duhet të kalohet në gërmimin e pjesës tjetër për seksionin e Emergjencës e cila do të fondohet me themele shiritore. Gërmimi për themelet shiritore duhet të bëhet së paku deri në kuotën - 205.0 së bashku me nivelizimin e kanaleve të pasuar me shtrimin dhe kompaktësimin e një shtrese zhavori me trashësi së paku 15 cm. Si pozicion tjetër të punëve të dheut dhe zhavorit kemi edhe mbushjen e hapësirës rreth mureve të bodrumit dhe hapësirës në mes të themeleve shiritore me material mbushës rrethanor dhe kompaktësimin e tij në shtresa nga 20 cm, pastaj vendosjen e zhavorit rreth mureve perimetrike të bodrumit mundësisht si material të futur në thasë rrjetor për minimizimin e sasisë së nevojshme dhe mundësisë së largimit të lehtë. Zhavori vjen pas vendosjes së HDPE membranës së dhëmbëzuar pas ngjitjes së termoizolimit të tipit XPS në muret e bodrumit në mënyrë që të mundësoj largimin sa më të lehtë të ujërave atmosferike.
4.3. PUNËT E BETONIT Këtu përfshihet betonimi i të gjitha elementeve duke filluar betonimi i themel pllakës, mureve të bodrumit, themeleve shiritore, mureve të themeleve, shtresën e betonit të varfër e cila do të shërbej si bazament për punimin e themel pllakës dhe pllakës së përdhesës tek pjesa e emergjencës, betonimi i pllakës së përdhesës si dhe betonimn e pllakave meskatëshe, shtyllave në formë të pëlhurave të betonit, trarëve, shkallëve të brendshme dhe të jashtme me rampa, strehëve, arkitrajeve mbi dyer e dritare dhe mureve mbrojtëse në nivelin e bodrumit. Themel pllaka për pjesën me etazhitet B+P+2 do të ketë trashësi 50 cm ndërsa muret perimetrike të bodrumit do të kenë gjerësinë 25 cm. Themelet shiritore tek pjesa e emergjencës do të jenë m e dimensione 80x45 cm me mure themelesh me gjerësi 25 cm. Skeleti konstruktiv vertikal do të jetë i përbërë nga shtyllat/pëlhurat me dimensione 25x100 cm dhe shtangimet këndore me dimensione 100x100 cm e të tjera si dhe nga pëlhurat masive të kafazit të shkallëve dhe ashensorit të punuara tërësisht nga betoni i armuar. Trarët në muret perimetrike si dhe ato trarët e mesëm në dretimin gjatësor do të jenë me gjerësi 25 cm dhe lartësi 50 cm përderisa të gjithë trarët tërthorë do të jenë me gjerësi 25 dhe lartësi 40 cm. Nga kjo përjashtohen trarët në nivelin e bodrumit të cilët do të jenë me gjerësi 25 cm dhe lartësi 60 cm. Pllakat meskatëshe do të jenë me trashësi 20 cm përderisa pllaka e përdhesës tek pjesa e Emergjencës do të jetë me trashësi 15 cm. Shtresat e betonit mbrojtës mbi zhavor nën themel pllakën, nën themelet shiritore si dhe pjesët e pllakave mbi dhe do të punohen nga betoni i varfër i markës c-16/20 me trashësi 10 cm me qëllim të punës më të shpejtë e më të lehtë dhe për krijimin e bazamentit ku elementet e armaturës mund të pozicionohen më lehtë për krijimin e shtresës mbrojtëse pa u përzier me material që shkapërderdhet. Të gjitha elementet konstruktive të betonarmesë duhet të realizohen nga betoni i markës c- 25/30 përderisa disa nga elementet specifike nga betoni i armuar si themel pllaka, muret e bodrumit dhe pllaka e përdhesës tek pjesa e emergjencës janë paraparë që të realizohen nga betoni me aditive për padepërtueshmërinë e ujit mirëpo këto materiale do të elaborohen tek pjesa e punëve të hidroizolimit.
Betoni - Për klasën e kërkuar të betonit në rastet kur përdoret betoni i gatshëm duhet të kërkohet reçeta e përzierjes nga fabrika e betonit si dhe konsistenca e betonit sipas standardeve ISO-4109. Shqyrtimet e betonit duhet të bëhen duke marrë mostrat kubike me dimensione 20x20 cm nga betoni i freskët për çdo parti betonimi. Pas mirëmbajtjes adekuate ato duhet të testohen në laboratorët e autorizuar dhe licencuar. Pas ekzekutimit të punëve te konstruksionet e betonarmesë duhet të bëhet shqyrtimi i betonit me sklerometër në prani të Organit Mbikqyrës. Vërejtje: Ekzekutuesi i punëve mund të filloj me betonimin vetëm pasi të jetë bërë verifikimi i rezistencës së kallëpeve dhe formësimit dhe lidhjeve korrekte të elementeve të armaturës. Betoni duhet të vibrohet në mënyrë adekuate dhe të njëjtrajtshme në të gjitha pjesët sidomos kur kemi të bëjmë me pjesët që do të realizohen me aditive për papërshkueshmëri nga uji. Çimentoja PC 45S - Për çimento nga duhet të kërkohen atestet nga prodhuesi si dhe të verifikohet afati i përdorimit dhe gjatë ndërtimit të verifikohet gjendja e çimentos kur të bëhet hapja e thasëve nëse vërehen shenja të lagështisë ose strukturës së kokërrizuar. Agregati (ZHavorri) - Para prodhimit të betonit në punishte punëkryesi është i obliguar ti përmbahet reçetës së projektuar dhe për këtë duhet të sigurohet që përbërja granulometrike të jetë e sajuar nga tri apo më shumë fraksione agregati për një përbërje sa më optimale dhe njëherit të sigurohet se i tërë agreagti do të jetë i pastërt nga lëndët organike dhe mbeturinat e dëmshme.
4.4. PUNËT E ARMATURËS Punët e armaturës përfshijnë armimin e të gjitha elementeve konstruktive nga betoni i armuar. Në këto punë përfshihet prerja, lakimi, lidhja dhe formësimi i elementeve nga armatura të cilat janë specifikuar me paramasën dhe llogaritjen statike. Për këto punë është paraparë përdorimi i armaturave me diametër të ndryshëm si Ø8, Ø10, Ø12, Ø14, Ø16, Ø20 dhe armaturë rrjetë Q-335 dhe Q-524. Armatura e përdorur duhet të jetë e pastër nga korozioni ndërsa për të siguruar mbrojtjen e saj edhe pas vënies në vepër duhet të përdoren elementet e gatshme nga PVC-ja - si distancerat e llojeve të ndryshme për tu siguruar për ekzekutimin e duhur të punëve dhe arritjen e trashësisë së duhur të shtresës mbrojtëse . Para se të vazhdohet me blerjen e armaturës paraprakisht duhet të kërkohen atestet nga prodhuesi dhe duhet të bëhet edhe verifikimi i trashësisë së shufrave respektivisht diametri i tyre dhe sipas nevojës edhe shqyrtimi i mostrave në laboratore adekuate.
4.5. PUNËT E MURATIMIT Të gjitha muret e jashtme dhe disa mure të brendshme me trashësi 25 cm muratohen me blloqe të argjilës së pjekur, Giter blloqe G5 me dim. 19x25x19 cm të muratuara me llaq të vazhduar. Pjesa tjetër e mureve ndarëse me trashësi 12 cm do të muratohen me Bllok12 me dim. 12x25x19cm. Për muratimin e të gjitha këtyre pozicioneve do të përdoret llaqi i vazhduar i fituar nga përzierjen e rërës së imët me lëndë lidhëse të gatshme, në raport 3:1 dhe ujë sipas nevojës. Te muret e brendshme duhet të punohen edhe brezat shtangues në lartësinë prej 160cm nga dyshemeja respektivisht mbi rendin e tetë, ndërsa mbi dyer duhet të punohet edhe arkitrau nga betoni i armuar i cili duhet të mbështetet në mure së paku nga 20cm.
4.6. PUNËT E SUVATIMIT Në punët e suvatimit përfshihet suvatimi i mureve të brendshme me disa lloje materialesh varësisht nga destinimi i kthinës. Si pozicion më të madh kemi suvatimin e shtresës bazë me material të parapërzier të të gjitha mureve deri në nivelin e plafonit respektivisht deri në pllakën meskatëshe duke përfshirë edhe trarët në të gjitha hapësirat e objektit. Për këtë qëllim është paraparë përdorimi i materialit të gatshëm në thasë si RÖFIX 510 ose material të ngjashëm në përgjithësi me trashësi min.15 mm ndërsa tek kthinat që do të mveshen me qeramikë min. 10 mm.
Këtu duhet të përfshihet edhe përgaditja e bazës me llaç sprucues RÖFIX 670 ose material të ngjashëm, listellat metalike për caktimin e trashësisë së llaqit, këndoret metalike si dhe përdorimi i rrjetave përforcuese nga fibrat e qelqit për parandalimin e plasaritjeve në çdo pjesë ku kemi kalim nga njëri material në tjetrin si nga sipëfaqja e muratuar në trarët apo shtyllat nga betoni i armuar si dhe përforcimin e këndeve vertikale në mes të mureve.
Për pjesën më të madhe të objektit është paraparë që finalizimi i mureve të bëhet me dy shtresa glet-masë (secila me trashësi së paku 1 mm) si RÖFIX 225 ose material të ngjashëm ndërsa muret e brendshme në të gjitha kthinat ndihmëse dhe kthinat teknike në nivelin e bodrumit janë paraparë të finalizohen me llaq të hollë të parapërzier (gëlqere+çimento+agregat i imët) RÖFIX 325 ose material të ngjashëm me trashësi 3 mm. Të gjitha pozicionet e suvatimit dhe finalizimit duhet të realizohen në kushte optimale dhe në temperaturë jo më të ulët se +5O C.
4.7. PUNËT E NGJYROSJES Në kuadër të punëve të ngjyrosjes kemi ngjyrosjen me disa lloje ngjyrash për enterier varësisht nga destinimi i kthinës. Për numrin më të madh të kthinave në objektin e QKMF-së si Sallën e Emergjencës, Qendrën e Mamografisë, Laboratorin Biokimik dhe Hematologjik me depot doracake, bibliotekën me leximore, sallën për mbledhje dhe ligjërime, nyjet sanitare, kuzhinat, dhomat e konsultimit, dhomat e infermiereve etj është paraparë të përdoret ngjyrë e cila i plotëson kushtet në disa aspekte si kërkesat mekanike me rezistencën ndaj abrazionit të lagësht të shkallës më të lartë, kërkesave kimike me rezistencën ndaj mjeteve dezinfektuese, thartirave dhe lëndëve tretëse, fizike me aftësinë për dekontaminim dhe sipërfaqe pa shkëlqim dhe kërkesat higjienike me aftësinë për tu pastruar nga gjaku, jodi dhe ngjyra duke mos e ngarkuar ajrin në kthinë. Një ngjyrë e kualitetit të tillë që plotëson të gjitha kërkesat është StoColor Puran apo ngjashëm me bazë poliuretani. Për hapësirat komunikuese si koridoret dhe kafazet e shkallëve është paraparë të përdoret ngjyra e dedikuar për këto hapësira StoColor In, ndërsa e njëjta ngjyrë do të përdoret edhe për kthinat teknike dhe ato ndihmëse në nivelin e bodrumit. Të gjitha ngjyrat duhet të aplikohen në dy shtresa derisa të arrihet një pamje uniforme e sipërfaqes dhe pa njolla të dukshme. Para aplikimit të ngjyrave të cekura më lart duhet të bëhet përgaditja e bazës - sipërfaqes së mureve me bazë/primer adekuat për enterier si StoPrim Plex që është një lëndë nga akrilati me bazë uji ose ndonjë tjetër lloj të përshtatshëm për hapësira të brendshme me qëllim të konsolidimit të bazës, për reduktimin e shkallës së apsorbimit të bazës, për përmirësuar shkallën e ngjitjes etj.
4.8. PUNËT NIVELIZIMIT Punët e nivelizimit përfshijnë nivelizimin e të pjesës më të madhe të hapësirave të brendshme me estrih beton me trashësi të ndryshme varësisht nga destinim i kthinës dhe materiali i përodrur për finalizimin e dyshemesë kështu që kemi disa lloje të nivelizimit. Në pjesën më të madhe të kthinave estrihu realizohet mbi folien e polietilenit (PE) si shtresë ndarëse pasi që të jenë shtruar dy shtresa të stiroporit me karakteristika të ndryshme. Shtresa e parë si ajo e tipit Austrotherm EPS® A100 apo ngjashëm me trashësi 3 cm përdoret për shkak të sigurimit të izolimit termik dhe për të mundësuar shtrirjen e kabllove apo edhe tubave për instalimet e ndryshme ndërsa shtresa e dytë si ajo e tipit Austrotherm EPS® T650 apo ngjashëm, ndonëse kryen edhe funksionin e izolimit termik si qëllim primar ka izolimin akustik respektivisht mbrojtjen nga përcjellja e zërit struktural (goditës) ku për arritjen e plotë të këtij qëllimi duhet të përdoret edhe shiriti nga polietileni (PE) me trashësi 5 mm i paraqitur si në detaje duke bërë edhe ndarjen fizike dhe pamundësimin e përcjelljes së zërit nga nivelizimi në muret kufizuese. Për shkak të frekuentimit të madh të objekteve të këtij destinimi estrihu si shtresë në vete është paraparë të realizohet si i armuar me rrjetë të tipit Q188 e punuar nga armaturat Ø6/15 dhe varësisht nga dyshemeja finale
punohet me trashësi min. 4cm për rastin kur kemi dysheme me pllaka qeramike dhe min. 5cm për pjesët me dysheme epokside nga poliuretani. Nën kulmet e fshehura është paraparë të realizohet nivelizimi me estrih të armuar në të njëjtën mënyrë me trashësi min. 5cm e cila punohet mbi shtresën e termoizolimit të tipit si Austrotherm XPS® 30 apo ngjashëm dhe shtresën ndarëse nga folia e polietilenit (PE) edhepse nuk do të jetë e ngarkuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë me ngarkesat e kulmit. Sipërfaqet e betonit tek nivelizimet duhet të jenë plotësisht të rrafshta për të cilën duhet të përdoret pajisja e posaçme rrotulluese me të cilën bëhet lëmimi i sipërfaqes. Nivelizimi duhet të ekzekutohet me fuga dilatimi në çdo kalim nga njëra hapësirë në tjetrën dhe jo më larg se 6m nga njëra tjetra. Si lloj tjetër nivelizimi është shtresa për ramje e realizur tek kulmi i rrafshët ku për shkak të trashësisë së ndryshueshme duke filluar nga ajo minimale prej së paku 3 cm e deri në 5 cm është paraparë që të përdoret estrihu i përforcuar me fibra sintetike nga polipropileni në masë rreth 800-1000 gr/m2 që shërbejnë për lidhjen më të mirë të materialit në këso raste, për të penguar plasaritjet gjatë tkurrjes dhe tharjes së estrihut si dhe për të për rritur elasticitetin e betonit. Edhe në këtë rast shtresa e estrihut realizohet mbi shtresën e termoizolimit të tipit si Austrotherm XPS® 30 me trashësi 10 dhe 12 cm dhe shtresën ndarëse nga folia e polietilenit (PE). Ngjashëm me këtë realizohet edhe streha mbi terasë me dallim të vetëm në trashësinë e termoizolimit. Pjesët e hapësirave me dysheme graniti kryesisht tek shkallët, erëmbrojëtsit dhe hyrjet në objekt nivelizohen vetëm një shtresë estrihu me trashësi 5-6 cm apo sipas mënyrës së përcaktuar me detalet e dhëna në projekt pa shtresa termoziolimi. Edhe këto pjesë duhet të realziohen si të armuara me rrjetë të tipit Q188 e punuar nga armaturat Ø6/15 dhe pasi që realizohen nga pjesë të fragmentuara. Strehët e hyrjeve kryesore me erëmbrojtësit në objekt realizohen si konzolla me lëshesa të konsiderueshme ndërsa mbulimi i tyre do të bëhet në një mënyrë më të veçantë. Këtu hyn edhe shtresa e estrihut mbi termizolimin si ai i tipit Austrotherm XPS® 30 me trashësi min.5 cm tek erëmbrojtësi ndërsa tek strehët shtresa e termoizolimit shkon nga 5-8 cm me qëllim të zvogëlimit të peshës mbi konzollë. Në këto pjesë për siguri shtesë estrihu me trashësi min.4 cm punohet me shtesa për ujëpapërshkueshmëri si ajo e tipit Isomat Adinol-DM apo ngjashëm.
4.9. PUNËT E HIDROIZOLIMIT Punët e hidroizolimit në këtë objekt janë paraparë të realizohen në mënyrë më specifike dhe jokonvencionale. Në vend se hidroizolimi të bëhet në mënyrë klasike me lëndë bituminoze ose membrana të përforcuara bituminoze që ngjiten me flakë ose në mënyra tjera në këtë objekt do të aplikohet betoni me shtesa/aditive të posaçme për joujëlëshueshmëri të cilat përveç se e bëjnë betonin të papërshkueshëm nga uji ato lëndë mbesin aktive në mënyrë të përhershme dhe aktivizohen sapo të jenë në kontakt me ujin dhe njëherit mund të mbulojnë edhe të çarat/plasaritjet e imëta deri 0.4 mm të cilat paraqiten gjatë tharjes së betonit. Një nga aditivet e tilla është materiali Isomat Aquamat Admix apo ngjashëm, i cili përveç hidroizolimit të betonit pavarësisht se a kemi të bëjmë me presion pozitiv apo negativ të ujit ka edhe veti tjera pozitive si rritjen e rezistencës ndaj ngricave, mbron armaturën nga korozioni, zvogëlon ngritjen e ujit kapilar, nuk e dobëson markën e betonit dhe për më tepër është aditiv i aprovuar edhe për rezervoarë të ujit të pijshëm, pishina, tunele. Pra ky aditiv në përgjithësi mund të përdoret si për konstruksione që janë në kontakt me ujin kohë pas kohe ashtu edhe për konstruksione që janë nëkontakt të përhershëm me ujin . Sasia e rekomanduar e aditivit Isomat Aquamat Admix është 1 kg për çdo 100 kg çimento. Gjatë aplikimit të këtij aditivi duhet të zbatohen me përpikmëri të gjitha udhëzimet e prodhuesit në listat teknike rreth mënyrës dhe kohëzgjatjes së përzierjes me masën e betonit. Betoni i përgaditur me këtë aditiv është paraparë të përdoret për betonimin e themel pllakës së objektit me etazhitet B+P+2, muret e perimetrike të betonit në këtë seksion të objektit, muret mbrojtëse të rampës e cila shpie në bodrum si dhe pllaka në nivelin ±0.00 tek pjesa e emergjencës. Meqenëse sipërfaqja kontaktuese në mes të themel pllakës dhe mureve vertikale nuk është e sigurtë nga depërtimi i ujërave nëntokësore për kët qëllim përdoren shirita ekspandues nga sodium bentoniti me masa gome të vullkanizuar me dimensione 1.5x2cm të cilat vendosen mbi themel pllakën në aksin e mureve vertikale para se të bëhet betonimi i tyre. Në rast kur uji depërton deri te shiriti ai reagon dhe e rritë vëllimin deri në 3 herë (varësisht nga brendi/prodhuesi) dhe në këtë mënyrë mbyllet çdo plasaritje duke qëndruar aktiv në mënyrë të përhershme sapo të vie në kontakt me ujin. Shiritat e tillë përdoren si për izolimin e vijave horizontale dhe
vertikale ashtu për mbylljen e fugave në mes tubave të ndryshëm që depërtojnë konstruksionet e nëndheshme si muret e bodrumit. Për këtë qëllim është paraparë të përdoret shiriti ekspandues me këto veti Isomat Waterstop 1520 që vjen në rollne me gjatësi 5 m. Pozicion tjetër më i vogël i punëve hidroizoluese është hidroizolimi i kulmit të rrafshtë të shfrytëzueshëm në terasën në dalje nga salla për mbledhje dhe ligjërime në Qendrën e Trajnimeve. Këtu kemi të bëjmë me hidroizolim të terasës që realizohet me dy shtresa hidroizoluese nga membrana të përforcuara bituminoze Index Proteaduo Trearmato 4 mm të ngjitura me flakë dhe lyerje paraprake të bazës me bazë bituminoze Index Indever e cila aplikohet me brushë mbi sipërfaqen e pastruar nga pluhuri dhe mbeturinat, copëzat dhe gurëzat. Si standard aty ku bëhet vazhdimi i membranave kalimi i njërës membranë mbi tjetrën duhet të jetë së paku për 10 cm. Hidroizolimi me membrana duhet të vazhdohet edhe në pjesët vertikale të mureve për së paku 30 cm pasi që të jenë montuar listellat këndore për lakimi të sigurtë të membranave pa shkaktuar çarjen e tyre. Gjatë punës dhe aplikimit të këtyre materiale duhet të respektohen me përpikmëri të gjitha udhëzimet e prodhuesit në listat teknike si temperatura e ajrit gjatë aplikimit, mënyra dhe trashësia e aplikimit, bazamenti i pastër dhe i thatë, kohën e nevojshme për tharje para ekzekutimit të shtresave pasuese etj. Pozicion tjetër i punëve të hidroizolimit është hidroizolimi i nyjeve sanitare në të gjitha nivelet e QKMF-së. Për këtë është paraparë të përdoret hidroziolimi i lëngët i përfituar nga përzierja e dy komponentave të prodhimit Isomat Aquamat Flex me bazë të polimer çimentos të cilat paraqesin bazë të mirë për ngjitjen e materialeve tjera si për ngjitjen e pllakave të çeramikës, mermerit, granitit apo për muratim mbi bazën e trajtuar me këtë hidroizolim. Kjo masë hidroizoluese duhet të aplikohet së paku në dy shtresa me trashësi jo më të madhe se 1 mm për të parandaluar plasaritjet. Komponenta A në formë pluhuri me peshë 25 kg përzihet me komponentën B, 8 kg lëng derisa të fitohet një masë viskoze e cila aplikohet mbi sipërfaqen e pastruar dhe të lagur të dyshemesë dhe mureve të suvatuara. Për përforcimin e hidroizolimit në këndet në mes të mureve dhe dyshemesë duhet të përdoret shirita të gjerë 10 cm të pëlhurës së poliesterit (30 gr/m2) ose rrjetë përforcuese nga fibrat e qelqit (65 gr/m 2) për të penguar plasaritjen e hidroizolimit. Muret në nyjet sanitare duhet të izolohen vertikalisht me këtë masë së paku deri në 30 cm lartësi ndërsa tek pjesët e parapara për dush izolimi duhet të bëhet në lartësi 200 cm. Ky material hidroizolues është paraparë të përdoret edhe tek hyrjet në objekt në pjesët e parapara të shtrohen me pllaka graniti si në erëmbrojtës dhe shkallët e hyrjes me rampa duke bërë lyerjen e nivelizimit në mënyrën e përshkruar si më lartë. Para aplikimit të këtij materiali të gjitha zgavrat (boshllëqet) në beton duhet të mbushen dhe të rrafshohen me DUROCRET ose RAPICRET ose llaç çimento të përforcuar me ADIPLAST apo ngjashëm, pasi fillimisht janë larguar materialet mbushëse (çakëlli – zhavorri) të palidhura me sipërfaqen e betonit dhe është lagur me ujë sipërfaqja ndërsa nëse kemi fuga ekzistuese në dysheme të betonit ato duhet të zgjerohen në formë V-je, përgjatë gjithë gjatësisë së tyre, në thellësi rreth 3 cm dhe mbushen me materialet e cekura si më lartë. Gjatë aplikimit të këtyre materialeve hidroizoluese duhet të respektohen me përpikmëri të gijtha udhëzimet e prodhuesit në listat teknike në të gjitha aspektet. Lloji tjetër i hidroizolimit është paraparë të përdoret për strehët dhe hyrjeve kryesore në objekt me çrast njëherit do të jetë edhe si shtresë finale e ekspozuar ndaj kushteve atmosferike. Për këtë është paraparë të përdoret hidroizolimi i lëngshëm me ngjyrë të bardhë Isomat Isoflex T-25 dhe lyerja paraprake e bazës m e Isomat Isoprimer. Pasi që bazamenti të jetë pastruar nga copëzat, pluhuri dhe yndyrërat bëhet aplikimi i lyerjes bazë me Isomat Isoprimer me një sasi rreth 200gr/m2. Pas kohës së nevojshme për tharjen e kësaj shtrese aplikohet një shtresë e Isomat Isoflex T-25 në tërë sipërfaqen që duhet të hidroizolohet dhe derisa kjo shtresë është ende e freskët bëhet shtrirja e rrjetës përforcuese nga fibrat e qelqit ose pëlhurës së poliesterit të pëshkruar edhe më lart. Pas tharjes së kësaj shtrese të Isomat Isoflex T-25 aplikohen edhe dy shtresa tjera duke respektuar kohën e nevojshme për tharjen e secilës shtresë ku sasia e nevojshme e kësaj lënde mund të sillet deri në 2.5 kg/m2 në varësi të shkallës së apsorbimit të bazamentit. Për të siguruar mosdepërtimin e ujit në konstruksion duhet të bëhet edhe izolimi vertikal i mureve dhe pjesëve të pjerrëta të strehëve sipas detalit të dhënë në projekt duke krijuar një vaskë të padepërtueshme nga uji.
4.10. PUNËT E KULMIT Kulmet në objektit zhvillohen në tri nivele si kulme të pjerrëta të fshehura njëujore dhe dyujore me pjerrësi 10% (≈6°). Mbulesa e kulmit realizohet me llamarinë më specifike, të rrafshët me lidhje vetshtrënguese "vetklikuese" të tipit "Falco" me gjerësi mbulimi 475 mm, tipi “PIANO” të prodhuesit INM. Ky tip llamarine mund të montohet edhe drejtpërdrejtë mbi dyshemenë nga dërrasat ose OSB panele si në rastin tonë mbi të cilën duhet shtruar edhe një membranë difuzive adekuate. Ky tip i mbulesës ka përparësi të shumta si puna e shpejtë gjatë montimit, të gjitha vidat janë të fshehura duke eliminuar mundësinë e depërtimit të ujërave atmosferik në vrimat e hapura, bashkimi i lehtë dhe i shpejtë i llamarinave në mes veti me shtypje të lehtë deri në "klikimin" e lidhjeve "Falco" si dhe mbrojtja më e mirë e llamarinave gjatë punëve të mirëmbajtjes dhe riparimeve meqenëse nuk mund të lakohen edhe kur ecim mbi to me kusht që ti përmbahemi udhëzimeve të prodhuesit. Siç u cek edhe më lart nën llamarinën e valëzuar shtrohet membrana difuzive adekuate për këtë tip llamarine Rothoblaas Traspir 3D 520T Double e cila përballon edhe temperaturat e larta meqenëse është në kontakt të drejtpërdrejtë me llamarinën, ndërsa për sigurimin e mbylljes hermetike në mes të llamarinës dhe elementeve tjera të kulmit të punuara nga llamarina e rrafshët si olluqet e fshehura, kapakët e kulmarëve dhe mveshjet anësore sigurohet me anë të shiritave hidroizolues të kompresuar (ekspandues) me elasticitet të përhershëm me gjerësi 3-5 cm varësisht nga pozita dhe të përcaktuara si në detalet e projektit.
Me këtë tip llamarine bëhet edhe mveshja vertikale e anës së brendshme të mureve të atikës të cilat ngjiten në OSB panele në të njëjtën mënyrë si në kulmet e pjerrëta. Elementet tjera nga llamarina realizohen me llamarinë të rrafshët të plastifikuar me 0.6mm si p.sh. kapakët e kulmarit, olluqet e fshehura, mveshja e këndeve në mes të kulmit dhe mureve, pikoret mbi tërë gjatësinë e mureve të atikës si dhe elementet që depërtojnë mbulesën e kulmit si dhe olluqet vertikale me dim. 15x15cm. Pikoret mbi muret e atikës me ramje nga ana e brendshme montohen mbi mbajtës nga llamarinat e profiluara me trashësi min.2 mm dhe gjerësi 5 cm të fiksuar me vida të cilët vendosen në çdo 50 cm. Varësisht nga gjerësia e pakos së murit kemi pikore dhe mbajtës me dimensione dhe forma që dallojnë nga njëra tjetra të përcaktuara si në detale dhe në të gjitha rastet pikoret duhet të dalin së paku 3 cm jashtë sipërfaqes së murit. Sa i përket konstruksionit të kulmit të pjerrët në përgjithësi realizohet nga trarët e drurit me dimensione 10x10 cm me të cilat formohen mbajtësit kryesor të cilët janë me lartësi dhe gjatësi të ndryshme. Të gjithë mbajtësit duke filluar nga trau i kurorës e deri tek mbajtësi në formë kapriate mbështeten mbi shtylla të galvanizuara metalike me lartësi dhe gjerësi të ndryshueshme në mënyrë që të mos bëhet ndërprerja e termoizolimit mbi pllakën e fundit dhe të evitohen urat termike dhe njëherit ngarkesat nga mbajtësit e kulmit të përcillen në pllakën meskatëshe. Për këtë është paraparë përdorimi i shtyllave të prodhuesit BERNER: tipi-UV / CODE 1011720 apo ngjashëm, e cila mund të përshtatet për traje me gjerësi 65-155 mm ndërsa lidhja në dysheme bëhet me anë të bulonave ankerues. Për sigurimin e lidhjeve në mes të segmenteve të mbajtësve janë përvehtësuar llamarinat e parafabrikuara të perforuara të prodhuesit Rothoblass me trashësi 2 mm dimensione të ndryshme të specifikuara si në detalet e projektit të. Të gjitha seksionet e trarëve bashkohen në mes veti aksialisht dhe bashkohen me këto llamarina të perforuara të cilat sigurohen me anë të gozhdave të cilat nguliten në vrima duke mos u përputhur me ato të ngulitura nga ana tjetër. Në pikën më të ulët të kulmit kemi traun e kurorës me dimensione 10x10 cm ndërsa brinjët (mahitë) e kulmit janë me dimensione 10x12cm, ndërsa sigurimi i lidhjes me mbajtësit kapriatë realizohet me gozhda. Mbi brinjë
realizohet dyshemeja nga panelet OSB me trashësi 18 mm të punuara nga ashklat e drurit me orientime të ndryshme të cilat shërbejnë si bazament për membranën difuzive dhe mbulesën prej llamarine. Baza e olluku të fshehur formohet nga panelet e OSB-së të cilat në dysheme mbështeten mbi estrih ndërsa vertikalisht në muret e atikës fiksohen për listellat e montuara në mes të termoizolimit i cili shtrihet edhe nën pikoret e mureve të atikës që shërben për evitimin e urave termike ndërsa në anën e shkurtë ngjiten për traun e kurorës dhe brinjët e kulmit. Olluku punohet nga llamarina e plastifikuar me trashësi 0.6 mm nga shiriti me gjerësi 110 cm. Bashkimi i ollukut me llamarinat tjera mbyllet me shirita elastik izolues ndërsa shkarkimi bëhet përmes elemente të parafabrikuara me tub 10x20 cm të cilat montohen me ramje në drejtim të hinkave ujëmbledhëse në maje të olluqeve vertikale. Sigurimi nga padepërtueshmëria e ujit në lidhjet në mes të këtyre elementeve dhe olluqeve të fshehura horizontale bëhet me anë të PVC membranave të ngjitura me aplikimin e nxehtësisë.
4.11. PUNËT E DYSHEMESË Në punët e dyshemesë respektivisht finalizimit të dyshemesë kemi disa lloje të dyshemeve si dysheme epokside nga poliuretani, dysheme epokside antistatike "Conduct", dysheme qeramike dhe dysheme me shtesa ferrobetoni dhe dysheme me pllaka qeramike dhe graniti.
Dyshemeja epokside nga poliuretani - Aplikohet për pjesën dërrmuese të kthinave si dysheme finale e cila është e lehtë për mirëmbajtje, estetike, higjienike dhe rezistente. Dyshemeja epokside është paraparë të realizohet me dy ngjyra, RAL 5024 për koridore dhe pjesët më publike ndërsa për dhomat e konsultimit dhe kthinat tjera të përdoret ngjyra RAL 6034 me përdorimin edhe të çipsave dekorativ. Si çipsat dekorativ ashtu edhe ngjyrat e propozuara janë opcionale dhe mund të aprovohen ose edhe të ndrrohen nga mbikqyrësi në marrëveshje me investitorin. Për aplikimin e dyshemesë epokside nga poliuretani paraprakisht duhet të bëhet përgaditja e bazës respektivisht estrihut duke bërë gërryerjen e saj me makinë të posaçme rrotulluese dhe eliminimin e shtresës të dobët sipërfaqësore të pasuar me pastrimin dhe largimin e të gjithë pluhurit dhe kokërrzave të palidhura me aparat të fuqishëm thithës dhe nëse specifikohet në udhëzimet e prodhuesit baza duhet të trajtohet paraprakisht edhe me ndonjë bazë/primer adekuat. Poashtu nëse kemi fuga diletimi si dhe të çara/plasaritje të dukshme në shtresën e estrihut së pari duhet të bëhet sanimi dhe mbushja e me material adekuat të të njëjtit prodhues. Më pas dyshemeja epokside me trashësi 3 mm realizohet me shtresat si në vijim:
Shtresa e parë bazë epokside StoPox GH 205 si bazë mbi estrih. Shtresa e dytë bazë epokside StoPox GH 205 me shtesa të rërës së kuarcit. Shtresa e poliuretanit dy komponentësh StoPur IB 500 me trashësi nga 2-3mm me çipsa dekorativ shumëngjyrësh sipas dëshirës. Shtresa e poliuretanit dy komponentësh StoPur WV 205 si lyerje transparente për mbrojtjen e dyshemesë nga rrezet UV. Shtresa e politurës me StoDivers P110 si lyerje transparente për mirëmbajte më të mirë.
Në sallën e mamografisë për shkak të kërkesave specifike duhet të aplikohet dyshemeja epokside antistatike e tipit "Conduct" ku na shtohet edhe rrjeta nga bakri Cu (40x40 cm) e cila duhet të lidhet me tokëzim. Ky tip i dyshemesë epokside me trashësi 3 mm realizohet me shtresat si në vijim:
Shtresa e parë bazë epokside StoPox GH 205 si bazë mbi estrih. Shtresa e dytë bazë epokside StoPox GH 205 me shtesa të rërës së kuarcit. Shtresa e epoksidit dy komponentësh me grafit StoPox WL 110 si shtresë përçuese me shirita përçues bakri deri në tokëzim. Shtresa e epoksidit dy komponentësh konduktiv StoPox KU 611 me trashësi nga 2-3 mm me çipsa dekorativ shumëngjyrësh sipas dëshirës. Shtresa e politurës StoDivers P110 si lyerje transparente për mirëmbajte më të mirë.
Dyshemeja nga ferrobetoni - Është paraparë të aplikohet në nivelin e bodrumit dhe atë në pjesën e garazhit dhe në kthinat tjera teknike. Për këtë është paraparë të përdoret materiali i parapërgaditur me agregat kuarci dhe shtesa të posaçme për rritjen e fortësisë së sipërfaqes së dyshemesë e cila duhet të jetë shumë rezistente ndaj
abrazionit dhe goditjeve mekanike. Materiali i përvehtësuar për këtë qëllim është Isomat Extra-Top ochre (ngjyrë dheu - oker), i cili ka fortësi në shtypje prej 83.00±5.00 N/mm2 dhe rezistencë në përkulje 9.50±1.50 N/mm2. Ky material mund të aplikohet si për pllaka nga betoni i armuar ashtu edhe për estrih me trashësi minimale prej 3 cm e më shumë ku në rastin e dytë për të arritur lidhjen e duhur në mes të estrihut dhe pllakës së armuar duhet të përdoret edhe një shtresë e ndërmjetme lidhëse e përbërë nga Adiplast, Durebond ose Ferroseal . Materiali Isomat Extra-Top në rastin tonë do të aplikohet mbi shtresën e estrihut me trashësi maksimale prej 10 cm e cila do të punohet me ramje në drejtim të ujëmbledhësve të dyshemesë. Materiali në fjalë duhet të aplikohet duke e shpërndarë mbi masën e freskët të estrihut e cila sapo ka filluar të lidhet e më pas duhet të njomet me ujë sipas nevojës dhe të përpunohet me pajisje të posaçme me kokë rrotulluese duke bërë rrafshimin dhe lëmimin e sipërfaqes. Sasia e materialit të aplikuar sillet prej 3-5 kg/m2.
4.12. PUNËT E QERAMIKËS DHE GRANITIT Në këto punë përfshihen punët e mveshjes së mureve dhe dyshemesë së nyjeve sanitare me erëmbrojtës, kuzhinave, kthinave ndihmëse etj me pllaka qeramike të klasit të parë me ngjyrë dhe dizajn sipas zgjedhjes së investitorit. Pllakat duhet të jenë plotësojnë të gjitha kushtet në aspektin e saktësisë së dimensioneve, trashësisë, rrafshtësisë së sipërfaqes dhe teheve, shkallës së përthithjes së lagështisë, fortësisë mekanike, rezistencës ndaj temperaturës dhe ngricave, rezistencën ndaj kemikaljeve dhe krijimit të njollave etj. Për dysheme duhet të përdoren pllaka të paglazuara me dimensione 33x33 cm me ngjyrë dhe teksturë sipas përzgjedhjes së organit mbikqyrës. Pllakat duhet të jenë rezistente ndaj rrëshqitjes min. R12, rezistente ndaj ndryshimeve të temperaturës, rezistente ndaj ngricave, me shkallë të vogël të thithjes së lagështisë, rezistente ndaj abrazionit dhe të përshtatshme për frekuentim të madh me këpucë në ambiente publike ku mund të ketë edhe një sasi të papastërtive që mund të shkaktoj gërvishtje të sipërfaqes së tyre, rezistente ndaj kemikaljeve dhe ndaj krijimit të njollave. Ngjitja e pllakave duhet të bëhet me fuga të gjera 4 mm mbi bazamentin e thatë dhe të pastërt në të cilin paraprakisht është përfunduar hidroizolimi me materialet e cekura në pikat përkatëse. Muret e nyjeve sanitare me erëmbrojtës, kuzhinave, kthinave ndihmëse, pjesët tek lavamanet në dhomat e konsultimeve, etj duhet të mvishen me pllaka të glazuara me dimensione 25x40 cm me ngjyrë dhe teksturë sipas përzgjedhjes së organit mbikqyrës në konsultim palën që përfaqëson investitorin ose QKMF-në. Pllakat për mure duhet të jenë rezistente ndaj ndryshimeve të temperaturës, rezistente ndaj ngricave, me shkallë të vogël të thithjes së lagështisë, rezistente ndaj abrazionit, rezistente ndaj kemikaljeve dhe ndaj krijimit të njollave. Ngjitja e pllakave në mure duhet të bëhet me fuga të gjera 3 mm mbi bazamentin e thatë dhe të pastërt në të cilin paraprakisht është përfunduar hidroizolimi me materialet e cekura në pikat përkatëse deri në lartësinë e përcaktuar. Për ngjitje duhet të përdoret ngjitës adekuat për pllaka qeramike i cilësisë së lartë i cili duhet të jetë fleksibil dhe hidroizolues si Ceresit CM 11 Plus apo ngjashëm i përshtatshëm për përdorim në enterier dhe eksterier. Masa mbushëse për fuga duhet të jetë poashtu me karakteristika të tilla si fleksibile dhe rezistente ndaj ujit si Ceresit CE 40 e cila poashtu është e përshtatshme për përdorim në enterier dhe eksterier. Për të gjitha këndet e jashtme dhe cokllat e qeramikës duhet të përdoren listella këndore metalike/alumini me profil të rrumbullakësuar dhe ngjyrë që përshtatet me ngjyrën e fugës ndërsa për të gjitha këndet e brendshme (vijat vertikale) të formuara nga pllakat si dhe vija horizontale në mes të dyshemesë dhe mureve të mbushet me silikon sanitar rezistent ndaj mykut si Ceresit CS 25. Poashtu edhe vija kontaktuese në mes të pllakave dhe dritareve duhet të mbushet me silikon sanitar që të mos ketë kontakt të drejtpërdrejtë në mes të pllakave dhe kornizës së dritareve dhe t ë mos kemi përcjellje të vibrimeve nga korniza në pllakë. Pllakat në nyjet sanitare duhet të ngjiten nga dyshemeja e përfunduar deri në lartësinë min. 300 cm. Tek kthinat ndihmëse në nivelin e bodrumit pllakat në mur ngjiten vetëm në formë të cokllës me lartësi 15-16 cm të punuara nga pllakat e dyshemesë ndërsa tek kthinat e utilitit deri në plafon. Në kuzhina pllakat në mure pas elementeve ngjiten deri në lartësinë prej 150 cm ndërsa në pjesët para elementeve në gjatësi prej 80 cm për të parandaluar njollosjen e sipërfaqeve të suvatuara. Tek lavamanet në dhoma të konsultimeve infermiereve etj pllakat ngjiten duke filluar mbi listellën e aluminit në lartësi deri 150 cm dhe gjerësi 80 cm.
Mveshja me pllaka graniti – Mveshje me granit kemi në disa pozicione si tek pikoret e kornizave dhe dritareve, tek parapetet e dritareve, mveshjen e shkallëve të brendshme dhe mveshjen e shkallëve të jashtme me rampë dhe
pjesën erëmbrojtësve, kornizën rreth dyerve të ashensorit dhe pultin e recepcioneve. Për të gjitha llojet e pllakave të granitit të si më poshtë ngjyra dhe tekstura duhet të caktohet nga organi mbikqyrës. Në përgjithësi trashësia e pllakave të granitit për pikore të kornizave dhe dritareve duhet të jetë min. 2 cm. Pllakat për pjesën e epërme të kornizave kanë gjerësi 15 cm dhe kanale të gdhendura në pjesën poshtme për të parandaluar rrjedhjen e ujit në drejtim të fasadës, të montuara me ngjitës adekuat për granit me ramje nga ana e jashtme. Pllakat e pikoreve të dritareve kanë gjerësi min.25 cm tek dritaret me pikore të gjerë, pikoret tek dritaret në brendi të kornizave min.16 cm dhe pikoret tek pjesët e mesme me fasadë me pllakëza kl inkeri min. 14 cm. Që të tri tipet e pikoreve duhet të kenë kanale të gdhendura në pjesën poshtme dhe paralel me vijat e shpaletave për të parandaluar rrjedhjen e ujit në drejtim të fasadës, të montuara me ngjitës adekuat për granit me ramje nga ana e jashtme dhe duhet të dalin jashtë rrafshit të fasadës min.3 cm. Për të parandaluar plasaritjet e fasadës të shkaktuara nga ndikimet e ndryshimeve të temperaturës në këto pllaka si dhe për të pamundësuar depërtimin e ujërave atmosferike në brendi të fasadës, përgjatë tërë gjatësisë së vijës kontaktuese në mes të pllakave dhe fasadës duhet të bëhet kanali në të cilin futet shiriti ekspandues hidroizolues Sto-Fugendichtband sipas udhëzimeve të prodhuesit të fasadës të paraqitur si në detalet në projekt. Këto pllaka duhet të ngjiten para se të bëhet finalizimi i fasadës me llaq struktural. Pllakat e parapetit në anën e brendshme duhet të kenë trashësi 2 cm dhe gjerësi min.22 cm, me kanal të gdhendur në pjesën e poshtme, me skaje/tehe të lëmuara ose të rrumbullakësuara lehtë, të montuara me ngjitës adekuat për granit pa ramje. Pikoret duhet të dalin jashtë rrafshit të murit për së paku 2.5-3 cm. Në mes të pllakës dhe kornizës së dritares të përdoret shiriti ekspandues hidroizolues ndërsa pjesa e dukshme e fugës të mbushet me silikon sanitar me ngjyrë të kornizës së dritares. Këto pllaka duhet të ngjiten para se të bëhet finalizimi i mureve të brendshme me shtresën e fundit apo apo patinimi me glet-masë.
Mveshja e shkallëve të brendshme - Është paraparë të bëhet me pllaka graniti të poliruar ku shkelëset duhet të jenë me trashësi së paku 3 cm ndërsa balloret nga pllakat me trashësi 2 cm të ngjitura me një shtresë llaçi të çimentosë së paku 2 cm të trashë drejtpërdrejtë mbi basamakët. Basamakët sipas nevojës duhet të nivelizohen paraprakisht. Gjerësia e pllakave për shkelëset e basamakëve tek të gjitha shkallët e brendshme duhet të jetë 35 cm me qëllim që të kemi edhe një dalje prej 3 cm jashtë ballores. Balloret punohen me lartësi 12.8 cm për nivelet mbi bodrum dhe 12.4 cm për shkallët e bodrumit. Për të parandaluar njollosjen e mureve në kafazin e shkallëve duhet të punohen cokllat me lartësi min.10 cm nga pllakat e granitit me trashësi 2 cm në formë të kaskadave duke përcjellë formën e shkallëve dhe duke u lidhur edhe me cokllën e pushimoreve në tërë perimetrin e tyre. Shkallët e jashtme - Shkallët e jashtme së bashku me rampat, pjesët e erëmbrojtësve dhe platoja para hyrjes së personelit duhet të mvishen me pllaka graniti me teksturë të vrazhdë të parrëshqitshme, të përpunuar me flakë, të ngjitura me një shtresë llaçi të çimentosë së paku 2 cm të trashë drejtpërdrejtë mbi shtresën e nivelizuar e cila paraprakisht është hidroizoluar me izolim të lëngët Isomat Aquamat Flex. Shkelëset e shkallëve dhe rampat punohen nga pllakat me trashësi 3 cm ndërsa të gjitha pjesët tjera, si balloret, pushimoret dhe pjesa e erëmbrojtësve mvishet me pllaka graniti me trashësi 2 cm. Gjerësia e pllakave për shkelëset duhet të jetë 35 cm ndërsa lartësia e balloreve 12 cm përderisa pllakat për pjesët tjera si rampa duhet të jenë me gjerësi deri 120 cm me kusht që pllakat të dalin jashtë cokllës së paku 3 cm sikurse edhe në pjesët tjera të padefinuara me detale në projekt.
4.13. PUNËT E ZDRUKTHTARISË Këtu kemi të bëjmë me montimin e të gjitha dyerve dhe dritareve sipas tipeve me specifikat e cekura në skemat e zdrukthtarisë dhe paramasë.
Dritaret dhe dyert e jashtme nga alumini - Punohen me porosi sipas skemave të zdrukthtarisë me profile alumini me ndërprerje të urës termike dhe me mbushje termoizoluese nga poliamidet siç është profili i avancuar ALUMIL Sistemi M11600 Alutherm Extra, me gjerësi të kornizës 76 mm dhe krah me gjerësi 84 mm, 3 EPDM goma izoluese dhe sipërfaqe të rrafshta . Ngjyra e profileve: E hirtë - RAL 7016 Matt. Për secilin pozicion me skemat e zdrukthtarisë është përcaktuar lloji i profileve për kornizën, për krahun e dritares/derës si dhe për profilet e mesme "T" apo edhe profilet për adaptimin e kahut të hapjes. Lloji dhe trashësia e qelqit realizohet si pako termopan me gjerësi 25 mm (4+17+4) me qelq të dyfishtë të tipit Low-E dhe hapësirë të mbushur me gas argoni. Dritaret duhet montohen në vend, të fiksohen së paku me nga 2 vidha në secilin profil dhe në distancë jo më të madhe 80 cm nga njëra tjetra ndërsa hapësira në mes të dritares dhe murit të mbushet me shkumë poliuretani. Mekanizmi për hapje me kiper duhet të jetë i tipit Wink Haus – autoPilot Concept, ose i ndonjë prodhuesi tjetër me cilësi të njëjtë. Të gjitha dritaret duhet të kenë nënshtresa çeliku dhe
profile këndore nga PVC që të mundësohet montimi i elementeve tjera poshtë tyre si pikoret, parapeti etj.
Dyert e brendshme nga alumini - Punohen me porosi sipas skemave të zdrukthtarisë me profile alumini pa ndërprerje të urës termike siç është p ofili ALUMIL - Sistemi M9400, me gjerësi të kor izës 45 mm krah me gjerësi 52 mm, 2 EPDM goma izoluese dhe si ërfaqe të rrafshta. Ngjyra e profileve: E bardhë - RAL 9016 Matt. Për secilin pozicion me skemat e zdrukthtarisë është përcaktuar lloji i profileve për kornizën, p r krahun e dritares/derës si dhe për profilet e mesme "T" apo edhe profilet për adaptimin e kahut të hapjes. Lloji dhe trashësia e qelqit realizohet si pako termopan me gjerësi 24 mm (4+16+4), me qelq të dyfishtë të tiipit Low-E dhe hapësirë të mbushur me gas argoni. Dyert e brendshme duhet të punohen pa prag. Fasada gjysëmstrukturale - Tek hyrj t kryesore dhe në brendi të erëmbrojtësve p r arsye praktike kemi dyer automatike rrëshqitëse për të cilat na duhen elementet në të cilat do të bëhet fiksimi i tyre. Kështu në këto pjesë, në të tri hyrjet kryesore me dyer rrëshqitëse automatike janë paraparë pje ë të caktuara të fasadës gjysëmstrukturale me pjesë vertikale anësore dhe pjesë horizontale fikse. Profilet e përvetësuara janë të siste it ALUMIL - M6 - tipi Standard me ndërprerje të urës termike dhe kapak mbulues. Ngjyra e përvetsuar e profileve: E bardhë - RAL 9016 Matt. Profilet vertikale dhe horizontale të përvetësuara janë M10910 me gjerësi 55 mm dhe gjatësi 115 mm. Kapakët mbulues janë të tipit kënddrejtë si profili M9942 ndërsa listella e bren shme për fiksim M10914. Lloji dhe trashësia e qelqit realizohet si pako termopan me gjerësi 24 mm (6+14+4), me qelq të dyfishtë të kalitur, me njërin të ipit Low-E dhe hapësirë të mbushur me gas argoni.
Dyert e brendshme - Në objekt duke illuar nga niveli i bodrumit e deri në katin e dytë për kthinat e destinimeve të shumta është paraparë të përdoren kryesisht dyer me panele të cilat kanë mbushje të llojeve të ndryshme varësisht nga destinimi dhe janë të mveshura me llamarinë çeliku të ngjyrosur prodhuesit HÖRMANN ose prodhuesve tjerë të rangut të njëjtë me përjashtim të dhomës së mamografisë ku kërkohet të kemi dyer më specifike që ofrojnë mbrojtje nga rrezet e dëmshme X dhe Gama. Numri më i madh i dyerve do të jenë d er me mbidritë të tipit OIT mirëpo disa prej tyr , kryesisht në bodrum do të jenë pa mbidritë.
Elementet karakteristike të dyerve të tipit OIT: Paneli i derës me trashësi 40 mm nga shklat e drurit me kanale në formë tubi i mveshur me llamarinë të plastifikuar çeliku 0.8 mm . Ngjyra: E bardhë - (Traffic White - RAL 9016) Korniza e derës do të jetë metalike dy pjesëshe me trashësi 1.5 mm për mure nga blloqet, si profili 21180 ose pr fili teleskopik 21168 që mundësojnë montim të thatë. Profili i mesëm nga çeliku - tipi 41102 Shkalla e sigurisë: WK2 sipas DIN ENV 627 Izolimi termik: UD=2.5 W/m²K sipas DIN 52619 Dorëzat: Çelik që nuk ndryshket/INOX - tipi i levës me kapakë në formë rozetash dhe profil për cilindër. Mënteshat: Tipi VX - 3 pjesësh me ngjyrë kromi mat. Qelqi: Transparent 6 mm Lartësia e dyerve njëkrahëshe me mbi ritë: 270 cm (212.5+57.5) Lartësia e dyerve njëkrahëshe pa mbidritë: 200 cm Gjerësia e dyerve njëkrahëshe me mbi ritë: 75 cm, 87.5 cm&100 cm Gjerësia e dyerve dykrahëshe me mbidritë: 200 cm Gjerësia e dyerve njëkrahëshe pa mbidritë: 75 cm.
Dyert e kthinave teknike - Janë dyer për shumë qëllime të tipit HÖRMANN - H3D Multi- Purpose Door, si njëkrahëshe me gjerësi 100 cm dhe dykrahëshe me gjerësi 200 dhe lartësi 212.5 cm (dimensionet nominale të shiitjes).
Elementet karakteristike të dyerve të tipit HÖRMANN - H3D Multi-Purpose Door: Paneli i derës me trashësi 45mm me mbushje të leshit mineral i mveshur me llamarinë çeliku, i përforcuar me shufra çeliku dhe kunja sigurie. Ngjyra: E bardhë - (Grey White - RAL 9002) Korniza e derës do të jetë metalike dypjesëshe e kombinuar nga korniza këndore me ankerë dhe diplla dhe kontra korniza për mure nga blloqet. Shkalla e sigurisë: WK2 sipas DIN ENV 162 Izolimi termik: UD=1.9 W/m²K Rezistenca ndaj zjarrit: T30 sipas DIN EN 4102 Dorëzat: Çelik që nuk ndryshket/INOX - tipi i levës me kapakë standard të zgjatur vertikal dhe profil për cilindër. Mënteshat: 3 pjesëshe për pesha të mëdha. Mbyllësi hidraulik: Standard TS 83 Lartësia e dyerve: 212.5 cm Gjerësia e dyerve dykrahëshe: 200 cm Gjerësia e dyerve njëkrahëshe: 100 cm.
Korniza e kombinuar dypjesëshe Paneli “Thin Rebate” Mbyllësi Hidraulik TS 83 Korniza e derës fiksohet në mur me anë të vidave dhe shiritave metalik të ngjitur në anën e brendshme dhe më pas hapësira në mes të kornizës dhe murit mbushet me lesh mineral ose llaç çimentoje.
4.14. PUNËT E FASADËS Fasada e objektit është paraparë të realizohet si fasadë termoizoluese e tipit StoTherm Vario të prodhuesit gjerman apo ngjashëm, e cila në pjesën më të madhe do të finalizohet me llaç struktural, ndërsa coklla dhe muret mbrojtëse do të finalizohen me llaç dekorativ nga gurët shumëngjyrësh.
Fasada termoizoluese me llaç struktural realizohet me shtresat si në vijim: Ngjitës - StoLevell Uni Termoizolim - EPS Top 31 Grafit N3 - t=10cm (në pjesë të caktuara t=20cm) Rrjetë armimi - Sto-Glasfasergewebe dhe dy shtresa masë armimi , Lyerja bazë - StoPutzgrund nature Llaç struktural organik - Stoispolit Kratz K 2.0 mm Ngjyrë vetpastruese - Sto Lotusan
Termoizolimi EPS Top 31 Grafit është polistirol me përmbajtje grafiti dhe me karakteristika më të mira në aspektin e termoizolimit për rreth 20% në krahasim me stiroporin e bardhës të fasadës. Kështu që trashësia e përvetësuar prej 10 cm është ekuivalente me 12 cm polistirol të bardhë fasade. Llaq struktural organik - Stoispolit Kratz është llaç fasade fleksibil i cili u reziston shumë goditjeve dhe nuk pëson plasaritje në sipërfaqe dhe pas shtypjes nga çfarëdo presioni kthehet në pozitën e mëparshme. Ngjyra vetpastruese - Sto Lotusan - është ngjyrë e cilësisë më të lartë që mund të gjindet në treg. me vetitë e saja kontribuon në ruajtjen e freskisë së fasadës dhe pastërtinë e saj pasi që edhe nëse në fasadë është ngjitur pluhur apo edhe baltë sapo të bie shi ose të të shpërlahet me ujë papastërtia largohet tërësisht dhe fasada mbetet e pastër në ngjyrën origjinale. Coklla termoizoluese e finalizuar me llaç dekorativ shumëngjyrës StoSuperlit K 2.0 mm realizohet me shtresat si në vijim: Lyerja bazë - StoPrep Contact Ngjitës - masë hidroizoluese - StoFlexyl Termoizolim - Sto-Sockelplatte PS30SE - t=8 cm Rrjetë armimi - Sto-Glasfasergewebe dhe dy shtresa masë hidroizoluese - StoFlexyl, Lyerja bazë - StoPutzgrund nature Llaç dekorativ shumëngjyrësh StoSuperlit K 2.0 mm
Coklla termoizoluese duhet të punohet deri në në nivelin e përcaktuar me detalet e projektit, deri në kotën -20.0. Në seksionin e objektit ku kemi vetëm themele shiritore coklla punohet edhe nën niv lin e trotoarit në mënyrë që edhe nëse trotoari pëson ulje coklla të duket e kompletuar dhe jo e zhveshur nga s tresa finale. Në seksionin e objektit me bodrum coklla termoizoluese poashtu punohet deri në thellësinë e përcaktuar me projekt dhe nga ai nivel më poshtë vazhdohet me termoizolim Austrotherm XPS® 30 me trashësi 8 cm. ë anët e padefinuara coklla me termoizolim - Sto-Sockelplatte PS30SE duhet të jetë e futur së paku 20 cm nën niv lin e trotoarit siç është rasti me pjesën përgjatë rampës për në bodrum ku coklla duhet të punohet në formë të hkallëzuar në kombinim me Austrotherm XPS® 30. Për ekzekutim të suksesshëm të të jitha pozicioneve të fasadës termoizoluese të cekura më lart të duhet të përdoren të gjitha elementet e reko anduara nga prodhuesi i sistemit të fasadës t rmoizoluese si, profili bazë metalik në tërë perimetrin e objekit , profilet këndore me rrjetë për mbrojtjen e ëndeve, profilet e PVC për pikore, kunjat e plastikës për montim të sigurtë të stiroporit sipas udhëzime e të prodhuesit, rondelat termoizoluese për mbulimin e rozeta e të kunjave (tipllave), listellat dilatuese nga plastika me rrjetë armimi dhe shirit vetngjitës për dyer dhe dritare, shiritat ekspandues hidroizolues, profilet konzoll me ndërprerje termike për mbështetjen e pllakave të granitit për pikoret e dritareve dhe kornizave rreth dritarev , profilet fleksibile me rrjetë për fugat e dilatimit në fasadë, shkuma e poliuretanit për mbushjen e hapësirave ë arrihen vështirë, armimi diagonal me rrjetë i këndeve të drit reve, mënyra e ngjitjes në mur respektivisht f rma dhe sasia e ngjitësit të përdorur, mënyra dhe numri i kunjave tipllave të përdorur etj.
4.15. PUNËT E PLLAFONIT DHE M ESHJES ME PLLAKA GJIPSKARTONI Pllafonet e lëshuara janë paraparë të jenë disa llojesh prej të cilave kemi plafone të l shuara me pllaka modulare nga materialet e ndryshme të tipit "Ar strong" varësisht nga destinimi i kthinave, me ose pa bordura nga pllakat e gjipskartonit, plafone të lëshuara n a pllakat e gjipskartonit më përmbajtje të Sulfatit të Bariumit, plafon zjarrërezistues me mveshje nga leshi ineral. Pllafonet e lëshuara të tipit "Armstro g" janë disa llojesh ndërsa konstruksioni bartës për të gjitha është i njëjtë i tipit Armstrong Prelude 24 TLX me mbajtës kryesor dhe sekondar. Konstruksionit varet në varëse të tipit "Quickhanger" me mundësi të korrigji it të shpejtë të lartësisë. Në rastet kur nuk kemi bordura nga materialet tjera dhe i tërë plafoni realizohet me të njëjtin lloj të pllakave është paraparë që të përdoret profili perimetrik AXIOM PERIMETER - SHADOWLINE PERIMETER BPT3248 duke krijuar një kanal në tërë perimetrin e kthinës dhe duke krijuar një ndar e vizuele në mes të plafonit dhe murit. Në rastet kur plafoni realizohet me ordurë, pjesa e mesme realizohet me pllaka ë materialeve të ndryshme varësisht nga destinimi i kthinës, bordura realizohet me pllaka gjips - kartoni me fuga të mbushura me masë
mbushëse, të bandazhuara dhe me tërë sipërfaqen e patinuar me një shtresë gletë masë dhe ngjyrë adekuate. Në këtë rast është paraparë të përdoret profili perimetrik AXIOM PERIMETER - PLASTERBOARD TRIM T3225, ndërsa për lidhjen në mes të me bordurë gji skartoni dhe pjesës me pllaka "Armstrong" duhet të përdoret profili AXIOM TRANSITION - BPT3208. Që të dy profilet krijojnë nga një kanal duke krijuar ndarje vi uele në mes të plafonit dhe murit si dhe në mes të bordurës së pllafonit dhe pjesës me pllaka modulare. Ngjyra të gjitha pllakave duhet të jetë RAL 9010 (STANDARD WHITE.) Bordurat janë paraparë të realizohen nga pllakat e gjipskartonit të tipit KNAUF - Plat e A - EN520 12.5 mm HRAK 1250x2000 mm në nënkonstruksion t njëjtë si pllakat modulare, ndërsa varësisht n a destinimi i kthinave edhe pllakat modulare të plafonit janë të ndryshme si: Pllaka minerale - BIOGUARD PLAIN - Tipi Tegular 6.5 - 2223 M - 600x600x15mm Pllaka minerale - ULTIMA +dB - Tipi egular 8 - 7695 M - 600x600x19 mm Pllaka metalike - ORCAL Extra Microperforated Rg 0701 -Tipi Tegular 8 - 600x600x8.5 mm
BIOGUARD PLAIN
LTIMA +dB
ORCAL Extra Microperforated Rg 0701
Plafoni i lëshuar nga pllakat e gjips-kartonit me përbërje të Sulfatit të Bariumit është i omosdoshëm në dhomën e mamografisë dhe realizohet me një s tresë të vetme të pllakës Knauf Safeboard 12. mm ndërsa për mbylljen e fugave duhet të përdoren shiritat e bandazhimit dhe masa mbushëse për plotësimi e sigurisë Knauf Safeboard Joint Filler. E tërës sipërfaqja patin het me një shtresë gletë masë dhe ngjyroset me bazë/primer dhe ngjyrë adekuate. Nënkonstruksioni bartës m talik i tipit D112 realizohet me profile metalike CD 6x27 për konstruksionin primar dhe sekondar, profile perime rike UD 28x27, lidhëse kryqe për profile CD he varëse metalike të tipit "nonius". Ky tip i plafonit duhet të realiizohet sipas detaleve të paraqitura në projekt. Me pllaka gjips-kartoni duhet të bëhe edhe mveshja e vertikaleve të kanalizimit në t gjitha nyjet sanitare si dhe ato në kthinat tjera si korridore apo d oma konsultimesh. Për këtë duhet të përdoren pllaka të rezistueshme ndaj lagështisë të tipit KNAUF – Platte Im rägniert H2 - EN520 12.5 mm HRAK 1250x20 0 mm me nënkonstruksion metalik të përforcuar edhe në mur në mënyrë që të evitohen vibrimet. Tek nyjet sa itare pllakat e gjips-kartonit duhet të mbrohen me anë të hidroiz limit të lëngët Isomat Aquamat Felex në dy sh resa dhe rrjetë përforcuese për këndet e brendshme dhe të jasht e e më pas të mvishen me pllaka qeramike ndërsa tek kthinat tjera ku nuk kemi lagështi pas bandazhimit të fugave, këndeve të brendshme dhe të jashtme e tërë sipërfaqja e pllakave të gjips-kartonit duhet të suvatohet me jë shtresë gletë masë dhe të lyhet me bazë/pri er dhe ngjyrë adekuate.
Pllafoni i lëshuar nga pllakat e gips -kartonit Në një pjesë të bodrumit ku kemi kthina që nuk ngrohen si në garazhe, kthina teknike, utilite, korridor, depo, nënstacion të nxemjes etj është paraparë që të bëhet izolimi me sistem të fasadës te moizoluese me lesh mineral rezistues ndaj zjarrit. Të gjitha shtr sat janë të njëjta si tek fasadat e jashtme me përjashtim të shtresës termoizoluese që duhet të jetë Knauf Naturboard Fit me trashësi 10 cm.
4.16. PUNËT E METALIT Gardhi metalik nga tubat e inoksit m lartësi 90cm (vertikalisht nga tehu i basamakut) për shkallët e brendshme. Gardhi duhet të punohet sipas detalit ë paraqitur në projekt, me profile inoksi □50x40x3 mm në formë të shkronjë “L” të ankeruar në anët e basamakëv me anë të pllakës së inoksit me dimensione 1 x10x5 mm me katër bulona me tiplla ankerimi. Mbajtësit kryesor montohen në çdo 90 cm respektivisht në çdo të tretin basamak. D rëza e gardhit punohet nga tubi i inoksit Ø 50x3 mm të lidhur me mbajtësit kryesor me shufër inoksi Ø 15 m ndërsa mbushja bëhet me
shufra Ø 15 mm në çdo 8.5 cm ndërsa në shtylla lidhen përmes pjesëve të salduara dhe të perforuara cilindrike për përshtatjen e pjerrësisë.
Gardhi metalik nga tubat e inoksit me lartësi 100 cm (paralelisht me rampën) për rampën për qasjen e personave me aftësi të kufizuara, sipas detalit të paraqitur në projekt, në tërësi I punuar me profile inoksi □ 50x50x3 mm ankeruar në rampa me anë të pllakave ankeruese të inoksit me dimensione 12x12x5 mm me katër bulona me tiplla ankerimi. Gardhi metalik me lartësi 93 cm tek hyrja e personelit dhe 67 cm mbi muret mbrojtëse (vertikalisht nga parapeti) nga profilet katrore të çelikut. Gardhi duhet të punohet sipas detalit të paraqitur në projekt, me profilet katrore të çelikut □50x30x3 mm për dorëzën dhe për mbajtësit kryesor të cilët vendosen në çdo 100 cm, ndërsa □30x30x2 mm për mbushjet horizontale në çdo 13 cm. Ankerimi i shtyllave vertikale në betonarme bëhet përmes pllakave të metalit me dimensione 100x100x5 mm me katër bulona me tiplla ankerimi. Gardhi metalik duhet të punohet i veçantë për secilin mur mbrojtës respektivisht duhet të përcillet diletimi në mes tyre andaj edhe shtyllat kryesore në afërsi të diletimit duhet të jenë të larguara nga 10 cm. Mbrojtja e gardhit metalik duhet të bëhet me anë të lyerjes me dy shtresa ngjyrë bazë dhe dy shtresa ngjyrë të yndyrshme të cilat në mes veti duhet të ndryshojnë për nga një nuancë. Ngjyra finale duhet të jetë e hirtë e njëjtë me atë të kornizës së dritareve. Kapakët/profilet për dilatimet në mure Në nivelin e përdhesës në objekt na paraqitet dilatim në mes të pjesës së Emergjencës dhe asaj të QMF-së. Dilatimi me gjerësi 5 cm na reflektohet si në dysheme ashtu edhe në mure dhe plafon.
Fuga e dilatimit në mure është paraparë të mbulohet me profil të fortë të aluminit me trashësi min.2 mm i cili përmes grepit të fshehur gjatësor fiksohet në njërën anë të dilatimit në profilin e fshehtë me lugun e dhëmbëzuar. Në anën tjetër profili i kapakut ka gomë izoluese e cila mundëson lëvizjen e lirë. Fuga e dilatimit paraprakisht duhet të jetë e mbushur me material izolues - lesh mineral. Ky lloj profili duhet të aplikohet si në mure ashtu edhe në plafon, në dilatimin në mes të trarëve të betonit dhe në të dy anët e cokllave të tri hyrjeve kryesore. Fuga e dilatimit në dysheme është paraparë të mbyllet me elemente të parafabrikuara të si ai i prodhuesir EMSEAL , tipi DSM FP - Deck to Deck - Split Slab Expansion Joint. Ky lloj elementi i kombinuar nga profile dhe elemente të ndryshme është i padepërtueshëm nga uji dhe rezistues ndaj zjarrit. Ky element është paraparë të përdoret si tek fuga e dilatimit në mes të Emergjencës dhe QMF-së ashtu edhe tek tri hyrjet kryesore në objekt, në mes të konstruksionit të shkallëve të hyrjes dhe pllakës së erëmbrojtësve.
4.17. PUNËT E NDRYSHME Kubëzat e betonit - Pozicioni kryesor është shtrimi i shtigjeve dhe platosë para hyrjeve kryesore në objekt me kubëza betoni me trashësi 8 cm. Për rregullimin e bazamentit mbi të cilin shtrohen kubëzat duhet të përdoret zhavori dhe rëra në shtresat e përcaktuara si në projekt pasi të jetë bërë ngjeshja adekuate e bazës. Asfaltimi i parkingut - Në kuadër të parcelës së objektit kemi asfaltimin e parkingjeve të personelit/pacientëve dhe parkingut të automjeteve të Emergjencës. Këtu duhet të përfshihet ngjeshja e bazës me cilindër adekuat deri sa të arrihet koeficienti i kompaktësisë Ms=40Mpa, shtruarja e shtresës së parë të zhavorit me fraksion 0/64 mm në trashësi t=20cm, shtruarja e shtresës së dytë të zhavorit me fraksion 0/31 mm në trashësi t=10cm duke përfshirë edhe ngjeshjen e tyre deri në arritjen e kompaktësisë Ms=80Mpa dhe dy shtresa të asfaltit. Shtresa e parë është paraparë të jetë bitoagregat fraksion BA-0/31.5mm, në trashësi t=7cm, ndërsa shtresa finale Asfaltbeton AB0/11m në trashësi t=4cm. Paraprakisht duhet të bëhet edhe kufizimi i parkingjeve me gurë skajor 18/24 cm në bazë nga betoni ndërsa në fund duhet të punohen edhe vijat e rrugës dhe parkingjeve . Gjelbërimi - Në këto punë përfshihet rregullimi i pjesëve të parapara për gjelbrim me rregullimin e atyre pjesëve deri në thellësinë e nevojshme, mbushjen me dhe kualitativ për mbjellje, plehërim, mbjelljen me bari dhe rrafshim të sipërfqes. Poashtu këtu përfshihet edhe mbjellja e shkurreve dekorative përgjatë vijave të përcaktuara në projekt si dhe mbjellja e drunjëve të lartë në pjesën në mes të parkingjeve dhe Emergjencës. Pjesë e këtyre punëve duhet të jetë edhe mbushja e shiritit me gjerësi 50 cm përgjatë tërë pjesës së fasadave të objektit dhe gjelbrimit me gurë të lëmuar të bardhë për qëllime dekorative dhe praktike në mënyrë që të parandalohet spërkatja dhe ndotja e fasadës nga të reshurat që mund të bien në dheun përreth. Pastrimi i objektit - Pas përfundimit të të gjitha punëve ndërtimore dhe finale në objekt, detyra e fundit është pastrimi i tërësishëm i objektit dhe përgaditja për pranim-dorëzim. Objekti duhet të pastrohet nga ana e brendshme duke filluar nga lartë poshtë dhe duke e mbyllur çdo nivel pas përfundimit të tij.