UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” FAKULTETI JURIDIK
POLITIKA EKONOMIKE (Ligjërata të autorizuara – Pjesa e parë)
Prishtinë, 2016
1. OBJEKTI I STUDIMIT DHE DEFINIMI I POLITIKËS EKONOMIKE Përmes njohjës dhe studimit të lëndës politika ekonomike na mundësohet që më lehtë e më mirë të njihemi me ndërlidhjet që ekzistojnë në mes shtetit, shkencës juridike dhe ekonomisë. Po ashtu përmes studimit dhe njohjës së kësaj discipline ne më mirë do ti kuptojmë trendet dhe aktivitetet globale dhe si të njejtat ndikojnë në fushën e drejtësisë dhe ekonomisë. Ne poashtu do të kuptojmë dhe atë pse është mëse e domosdoshme rregullativa ligjore për zhvillimin normal të rrjedhave ekonomike. Po ashtu do të kuptoni se pse organet e ndryshme shtetërore (bartësit e politikës ekonomike) nxjerrin akte të ndryshme juridike, vendime dhe cilat janë pasojat ekonomike të vendimeve më parë të aprovuara. Çka përmbanë termi politika ekonomike? Mund të thuhet se nuk ekziston një definicion i gjithëpranueshëm, pasi që autorë të ndryshëm shpeshëherë potencojnë elemente të ndryshme të këtij nocioni. Lindermani*, thekson se politika ekonomike është një tërësi e aktiviteteve që i ndërmerr shoqëria, zakonisht përmes qeverisë, me qëllim të realizimit të qëllimeve ekonomike, po ashtu i njejti autor thekson thek son se politika ekonomike e pranon faktin se fuqitë e lira të tregut nuk e shpien ekonominë deri tek rezultatet që i dëshiron shoqëria. Politika ekonomike paraqet tërësinë e instrumenteve, masave dhe mekanizmave që i ka në dispozicion dhe i përdorë shteti me qëllim që të realizohen në mënyrë sa më të mirë dhe efikase qëllimet e parashtruara ekonomike dhe sociale. Sipas autorëve të fjalorit për ekonomi dhe biznes, politika ekonomike paraqet: kombinimin e politikave fiskale, monetare e politikave të tjera të angazhuara për t’i realizuar qëllimet ekonomike të qeverisë. *Autorët e njejtë potencojnë se nocioni i politikës ekonomike, nenkupton: “ndryshimin e vetëdishëm–qëllimor të madhësive të caktuara ekonomike, me qëllim që të realizohen disa qëllime ekonomike më parë të parashtruara. Në kuptimin e ngushtë, një tërësi të instrumenteve, masave dhe mekanizmave që i ndërmerr qeveria me qëllim të realizimit të qëllimeve ekonomike, siç janë: rritja e GDP-së, shkalla e ulët e inflacionit e papunësisë, ekuilibri buxhetor, etj.. Zakonisht subjektet kryesore të politikës ekonomike janë Qeveria dhe Banka Qendrore”. 1
1. OBJEKTI I STUDIMIT DHE DEFINIMI I POLITIKËS EKONOMIKE Përmes njohjës dhe studimit të lëndës politika ekonomike na mundësohet që më lehtë e më mirë të njihemi me ndërlidhjet që ekzistojnë në mes shtetit, shkencës juridike dhe ekonomisë. Po ashtu përmes studimit dhe njohjës së kësaj discipline ne më mirë do ti kuptojmë trendet dhe aktivitetet globale dhe si të njejtat ndikojnë në fushën e drejtësisë dhe ekonomisë. Ne poashtu do të kuptojmë dhe atë pse është mëse e domosdoshme rregullativa ligjore për zhvillimin normal të rrjedhave ekonomike. Po ashtu do të kuptoni se pse organet e ndryshme shtetërore (bartësit e politikës ekonomike) nxjerrin akte të ndryshme juridike, vendime dhe cilat janë pasojat ekonomike të vendimeve më parë të aprovuara. Çka përmbanë termi politika ekonomike? Mund të thuhet se nuk ekziston një definicion i gjithëpranueshëm, pasi që autorë të ndryshëm shpeshëherë potencojnë elemente të ndryshme të këtij nocioni. Lindermani*, thekson se politika ekonomike është një tërësi e aktiviteteve që i ndërmerr shoqëria, zakonisht përmes qeverisë, me qëllim të realizimit të qëllimeve ekonomike, po ashtu i njejti autor thekson thek son se politika ekonomike e pranon faktin se fuqitë e lira të tregut nuk e shpien ekonominë deri tek rezultatet që i dëshiron shoqëria. Politika ekonomike paraqet tërësinë e instrumenteve, masave dhe mekanizmave që i ka në dispozicion dhe i përdorë shteti me qëllim që të realizohen në mënyrë sa më të mirë dhe efikase qëllimet e parashtruara ekonomike dhe sociale. Sipas autorëve të fjalorit për ekonomi dhe biznes, politika ekonomike paraqet: kombinimin e politikave fiskale, monetare e politikave të tjera të angazhuara për t’i realizuar qëllimet ekonomike të qeverisë. *Autorët e njejtë potencojnë se nocioni i politikës ekonomike, nenkupton: “ndryshimin e vetëdishëm–qëllimor të madhësive të caktuara ekonomike, me qëllim që të realizohen disa qëllime ekonomike më parë të parashtruara. Në kuptimin e ngushtë, një tërësi të instrumenteve, masave dhe mekanizmave që i ndërmerr qeveria me qëllim të realizimit të qëllimeve ekonomike, siç janë: rritja e GDP-së, shkalla e ulët e inflacionit e papunësisë, ekuilibri buxhetor, etj.. Zakonisht subjektet kryesore të politikës ekonomike janë Qeveria dhe Banka Qendrore”. 1
Edhe përkundër dallimeve të theksuara në definimin e politikës ekonomike, si dhe rëndësinë së dimenzioneve të saja, mund të vihen në pah disa elemente të përbashkta të saj:
Së pari, si bartës, subjekt i politikës ekonomike paraqitet shteti; Së dyti, qëllimi i fundit dhe më parësor i aktiviteteve të politikës ekonomike është realizimi i qëllimeve të parashtruara ekonomike dhe sociale, dhe Së treti, gjatë realizimit të qëllimeve të parashtruara të politikës ekonomike, qeveritë shërbehen dhe i përdorin instrumentet dhe masat e caktuara që i kanë në dispozicion.
1.1. KUPTIMI DHE ELEMENTET E POLITIKËS EKONOMIKE Masat dhe instrumentet e politikës ekonomike kanë një histori shumë të gjatë, që nga Kina e lashtë, kur edhe para epokës sonë ekzistonin rregulla të shkruara për kontrollin e tregtisë, distribuimin e grurit si dhe artikujve të tjerë të një rëndësie të veçantë. Periudha e perandorisë Romake, në kohën e Perandorit Dioklecian (rreth vitit 301) kur çmimet filluan të ngriten dhe për një kohë të shkurtër ato tejkaluan dhjetëfishin e vlerës së mëparshme dhe popullata filloi të humbas besimin në para dhe në perandori dhe filluan që pagesën e mallrave ta bëjnë në natyrë. Këto probleme filluan të shkaktojnë edhe probleme të shumta politike, në radhë të parë nga pasiguria e përgjithshme e deri tek qeverisja paralele. Për arsye të këtyre çregullimeve monetare ky Perandor, nxjorri një edikt që quhej Edikti për çmimet maksimale (Edictum de pretis rerum venalium), që konsiderohet si një dokument monumental dhe i veçantë i historisë juridike dhe asaj ekonomike, ku rregulloheshin çmimet e rreth 800 produkteve pr odukteve të ndryshme. Edhe pse gjatë historisë së civilizimit njerëzor, shteti dhe pushtetarët shpeshëherë ndërhynin në jetën ekonomike dhe financiare, rëndësia dhe influenca e politikës ekonomike erdhi në shprehje të plotë pas depresionit të thellë ekonomik në SHBA (1929-1933), kur pas një periudhe të gjatë të liberalizimit ekonomik, prap u promovua shteti si një akter shumë i rëndësishëm në jetën dhe aktivitetet ekonomike. Pas depresionit të thellë shumë politikëbërës u bindën se veprimi autonom dhe i papenguar i tregut nuk i plotëson qëllimet e parashtruara ekonomike 2
dhe sociale dhe se patjetër duhet që me një aktivitet të koordinuar njerëzor të njejtat të orientohen si dhe të korrigjohen. Politika ekonomike për juristët ka për qëllim që studentëve të i’u shpjegojë se si shteti e bën orientimin e aktiviteteve ekonomike me qëllim të ruajtjes së stabilitetit të tregut dhe rritjen e mirëqenies së përgjithshme për të gjithë qytetarët e tij. Ashtu siç demokracia nuk mund të ekzistoj dhe funksionoj pa sundimin e ligjit, ashtu edhe ekonomia nuk mund të funksionoj pa rregullativën shtetërore. Roli i juristëve në këtë segment është shumë i rëndësishëm, pasi që instrumentet dhe masat e politikës ekonomike gjithmonë duhet të mbështeten në norma adekuate dhe të efektshme juridike. Parakushtet esenciale që ndërlidhen me veprimin efikas të politikës ekonomike, kanë të bëjnë me shumë disciplina juridike, siç janë: e drejta e detyrimeve, e drejta tregtare, e drejta tatimore, financat publike dhe e drejta buxhetore, e drejta e konkurrencës, e drejta bankare, e drejta e bursës, e drejta civile e kushtetuese etj.. Rregullativa juridike së bashku me sanksionet përcjellëse siguron funksionimin stabil të ambientit institucional, në kuadër të të cilit ambient, politika ekonomike zbaton masat që veprojnë në veprimtarinë e të gjitha subjekteve prodhuese dhe konsumuese. Përmes studimit të politikës ekonomike arrihen njohurit e duhura për raportet në mes të subjekteve ekonomike në kushtet e zhvillimit të ekonomisë së tregut, në të cilin proces veprohet përmes masave të politikës ekonomike. Nga përfundimi dhe rezultati i këtyre aktiviteteve në masë të madhe varet dhe: niveli i çmimeve, punësimi – papunësia, niveli i konsumit, kursimi, pozita e ekonomisë kombëtare në tregun botëror, standardi jetësor i popullatës etj. Me fjalë të tjera, përmes studimit dhe kuptimit më të mirë të politikës ekonomike ne më lehtë do të kuptojmë se nga cilët faktorë varet niveli i zhvillimit ekonomik si dhe niveli dhe standardi jetësor i qytetarëve në një ekonomi kombëtare. Objekt i studimit të politikës ekonomike janë kategoritë më të rëndësishme makroekonomike dhe se makroekonomia materializohet përmes instrumenteve të ndryshme të politikës ekonomike. Politika ekonomike pikënisjen e saj e ka prej kategorive të makroekonomisë, pasi që mirret me kategoritë ekonomike, ndërsa makroekonomia shqyrtimet e saja i përfundon me politikën ekonomike duke i 3
shfrytëzuar instrumentet e saja në projeksionet në lidhje me rrjedhat e ardhshme ekonomike. Në kuptimin figurativ, politika ekonomike dhe makroekonomia janë dy anë të medaljes së njejtë. Kjo medale paraqet modelin e funksionimit të tërësishëm të ekonomisë së Republikës së Kosovës e krijuar në bazë të komponenteve të saja kryesore. Vendin kryesor e ka matrica me agregatët makroekonomik siç janë: Bruto Produkti Vendor (GDP), konsumi (C), kursimi (S), Investimet (I), Shpenzimet qeveritare (G), Importi (M) dhe Eksporti (E). Përmes vrojtimit dhe analizës së këtyre variablave në kuadër të një ekonomie kombëtare ne në mënyrë precize mund të përcaktojmë gjendjen në një ekonomi kombëtare. Por, për të qenë saktësia më e madhe, shteti duhet të ketë një shërbim të mirë statistikor dhe të ketë besim në përllogaritjen e madhësive makroekonomike. Çdo shtet për këtë qëllim ka shërbimin e vet statistikor, kështu p.sh. në Republikën e Kosovës këtë rol e ka Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), që funksionon si agjencion i pavarur në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Në Republikën e Shqipërisë është Instituti i Statistikave (INSTAT), ndërsa për nevojat e Bashkimit Evropian këto të dhëna i përgadit EUROSTAT. Çdo shtet ka në dispozicion instrumente të ndryshme për realizimin e qëllimeve makroekonomike. Në kuadër të politikës ekonomike ekziston një rregull i artë, që është formuluar nga ana e ekonomistit dhe nobelistit të njohur holandez Jan Timbergen “se çdo qëllim, kërkon një instrument të vet të veçantë”, me fjalë të tjera me një instrument është shumë pak e mundshme që të realizohen më shumë qëllime. Qëllimet në politikën ekonomike janë të dëshirueshme vetvetiu, por prioriteti i tyre varet nga pesha e problemeve makroekonomike me të cilat ballafaqohet shteti i caktuar. Me kalimin e kohës janë ndryshuar edhe qëllimet në politikën ekonomike në të kaluarën, në të njejtën mënyrë do të ndryshojnë dhe qëllimet e parashtruara në të ardhmën. Politika ekonomike studion se si shteti intervenon në ekonominë e tregut, me të cilat qëllime dhe instrumente për realizimin e tyre dhe me çfarë pasoja të mundshme për shtimin ekonomik, papunësinë dhe stabilitetin e tregut.
4
Analiza ekonomike studion vendimet individuale ose agregatëve ekonomik privat në lidhje me ate se cka prodhojnë, këmbejnë ose konsumojnë. Këto vendime aprovohen duke patur parasysh qëllimet e caktuara, e të cilat paraqesinë kriteret për përcaktimin e situatave të ndryshme e të mundshme në të cilat këta agjentë ekonomik mund të gjinden. Sipas teorisë neoklasike, konsumatorët përzgjedhin kombinimin e mallrave dhe shërbimeve që maksimizon dobinë e tyre, ndërsa ndërmarrësit përzgjedhin sasinë e outputeve dhe kombinimin e inputeve për cdo të mirë që do të bëjë maksimizimin e profitit të tyre. Analiza e politikës ekonomike duhet ti mbulojë disa aspekte të kësaj analize dhe ate tre nivele të ndryshme: 1. Më me rëndësi është që të kuptojmë procesin me të cilin qeveria aprovon vendimet, me cë rast e marrim si fakt final qëllimet dhe rolin e saj, si dhe fushëveprimtarin e institucioneve të ndryshme dhe supozojmë se dimë si funksionon ekonomia. Në fakt ky është niveli “vijues i zgjedhjes”; 2. Niveli i dytë i analizës ka të bëjë me ekzistimin dhe strukturën relevante të qeverisë dhe tregut. Në kuadër të analizës standard ekonomike të dyja këto institucione konsiderohen “natyrore” vecanarisht kur është fjala për tregun. Me fjalë të tjera, analiza ekonomike nuk merret me pyetjën se deri në çfarë mase qeveria zëvendëson tregun dhe vice-versa se deri në çfarë niveli qeveria i nevojitet tregut dhe se deri në çfarë mase e forcon.
5
Ky është niveli i zgjedhjës institucionale (konstitucionale), deri tek të cilat arrijmë kur të dimë se cilat janë qëllimet e shoqërisë ddhe se si ekonomia funksionon me institucione të ndryshme të mundshme. 3. Niveli i tretë dhe i fundit i analizës ka të bëjë me identifikimin e qëllimeve shoqërisht të dëshirueshme. Thënë më thjeshtë, mund të themi se firmat përbëhen prej pronarëve që tentojnë që të maksimizojnë profitin; menaxherëve që tentojnë të rrisin madhësinë e firmës (shitjeve) ose të rrisin normën e shtimit, pasi që të ardhurat e tija, fuqia dhe autoriteti i tij varen drejtëpërsëdrejti nga këto variabla; dhe punëtorëve që më së shumti janë të interesuar për nivelin real të pagave të tyre. Tentimi i definimit të funksionit të preferencave të firmës duhet të merren parasysh edhe funksionin e preferencave të agjentëve ekonomik që punojnë në kuadër të firmës. Ky nivel i analizës së politikës ekonomike tentonë që të identifikoj qëllimet shoqërore (niveli i zgjedhjes publike). Politika ekonomike i ka mekanizmat e saj të veprimit. Elementet e këtij mekanizmi janë: subjektet, instrumentet, qëllimet dhe institucionet. Në këtë rast ne do të analizojmë qëllimet e politikës ekonomike, si detyra objektivisht të përcaktuara para bartësve të politikës ekonomike, me qëllim të zbutjes së fluktacioneve (cikleve) ekonomike dhe sigurimin e shtimit stabil ekonomik. Formulimi i qëllimeve pikë së pari varet nga situata momentale ekonomike por dhe nga ndikimi i faktorëve politik dhe social në rrethin e ngushtë dhe të gjërë. Subjektet e politikës ekonomike, në radhë të parë Qeveria, gjatë koncipimit të programit të saj nisen nga qëllimet vlerore të shoqërisë. Në kushtet e sotme bashkëkohore ato janë: të drejtat themelore demokratike, të drejtat e qytetarëve, të drejtat e pakicave, të drejtat sociale, zgjerimi i lirive ekonomike dhe ndërmarrësisë. Shumica e këtyre qëllimeve kanë karakter ekonomik, por disa nga këto qëllime janë të orientuara në realizimin e nevojave sociale, shëndetësore, ekologjike, demografike, arsimore, mbrojtjes e sigurisë. Shkalla e realizimit të këtyre qëllimeve të parashtruara në radhë të parë varet nga niveli i disponimit të pasurisë materiale dhe lartësia e GDP-së.
6
1.2. BARTËSIT DHE QËLLIMET E POLITIKËS EKONOMIKE Kriteret për përcaktimin e karakteristikave parësore të bartësve të politikës ekonomike kryesisht kanë të bëjnë me: a) Interesin e definuar në mënyrë të qartë; b) Aftësin e vendimarrjes për çështjet e rëndësishme që kanë të bëjnë me procesin e prodhimit e që buron nga disponimi i mjeteve, informacioneve dhe autorizimeve politike; c) Aftësitë akcionale, dhe d) Pavarësin e veprimit. Vendimarrja dhe zbatimi i politikës së caktuar ekonomike varet nga kushtet konkrete në të cilin gjindet shteti i caktuar. Në disa shtete p.sh. Fondi Monetar Ndërkombëtar i aprovon vendimet më të rëndësishme ekonomike dhe financiare dhe njëkohësisht përcakton edhe programimin e qëllimeve. Por nga ana tjetër, ky institucion ndërkombëtar nuk e posedon aftësinë dhe fuqinë akcionale që t’i realizoj këto qëllime, ashtu si që i posedojnë disa grupe të caktuara të interesit që veprojnë në shtetet tjera dhe të njejtat zakonisht veprojnë “nën hije” dhe të njejtat mund të ndërmarrin vendime shumë relevante. Sa i përket qëllimeve të politikës ekonomike, gjithnjë ekzistojnë më pakë dilema. Me qëllime ekonomike nënkuptojmë dëshirën ose synimin e bartësve të politikës ekonomike që të krijojnë një gjendje të deshirueshme e cila nuk mund të arrihet pa një aktivitet ose veprim të parapërcaktuar, d.mth. se nuk mund të arrihet me veprime spontane të fuqive dhe mekanizmave të tregut. M. Bornstein *, qëllimet e parashtruara nga ana e bartësve të politikës ekonomike i ndanë në afatshkurte dhe afatgjate. Qëllimet afatshkurte ose operative, janë pjesë përbërëse të politikës ekonomike aktuale. Si qëllime tipike afatshkurte mund të konsiderohen: punësimi i plotë, stabiliteti i çmimeve ose përmirësimi i bilancit të pagesave të shtetit. Qëllimet tipike afatgjate mund të konsiderohen: rritja e prodhimit, respektivisht shtimi i shpejtë ekonomik, rritja e efikasitetit, konkurrenca më e lartë ndërkombëtare, barabarësia më e madhe në shpërndarjen e të ardhurave dhe siguria më e lartë sociale. (M. Bornstein: Comparative Economic Systems, Irvvin Homevvood, 1989. fq. 1-3) 7
Veprimi i politikës ekonomike reflektohet në kuadër të sistemit ekonomik, komponentet e së cilës janë: resurset, subjektet ekonomike, aktivitetet dhe institucionet. Në këtë rast, duke përcaktuar kushtet e ekonomizimit dhe duke i korrigjuar të njejtat përmes instrumenteve të ndryshme, politika ekonomike tenton që të realizoj ekuilibrimin ekonomik. Në fund të fundit veprimi i politikës ekonomike varet drejtëpërsëdrejti nga lloji i sistemit politik dhe ekonomik.
Sistemi politik – përcakton institucionet themelore dhe parametrat e sistemit ekonomik si dhe marrëdhëniet shoqërore, respektivisht strukturën bazike të pushtetit; Sistemet politike dhe ekonomike – janë të definuara dhe të institucionalizuara përmes sistemit juridik, me çka përcaktohet mënyra e formulimit të strukturës ekonomike dhe politike të fuqisë së pushtetit, subjektet dhe mekanizmat e funksionimit dhe rregullimit; Sistemi tekniko–prodhues – përfshinë aparaturën dhe mekanizmat tekniko– prodhues, teknologjinë, diturinë, hulumtimin dhe zhvillimin si dhe arsimin profesional. Në këtë mënyrë ky sistem fuqishëm vepron në sistemin ekonomik dhe në prodhimtari, si në suksesin ashtu edhe në ndryshimet e tij; Sistemi socio–kulturor – paraqet përvojën e trashëguar historike dhe traditën, arsimimin kulturor dhe humanitar, që në masë të konsiderueshme ndikon në sjelljen e individëve, në zhvillueshmëri si dhe në zhvillimin e sistemit ekonomik, politik dhe atij tekniko–prodhues (etika dhe vlerat shoqërore, kultura e përgjithshme, kultura e punës dhe afariste etj.). 8
1.3. MEKANIZMAT – KOMPONENTET E POLITIKËS EKONOMIKE Nga grafikoni i mëposhtëm shihet se në fund të piramidës gjenden subjektet ose bartësit e politikës ekonomike. Parashtrohet një pyetje logjike, se si do të realizohen qëllimet e parashtruara, si dhe në çfarë mënyre? Realizimi i qëllimeve të parashtruara është detyrë ekskluzive e subjekteve të politikës ekonomike, ndërsa ato këtë e realizojnë duke përdorur instrumente të caktuara, respektivisht përmes masave makroekonomike në kuadër të institucioneve ekzistuese.
Politika ekonomike nënkupton zbatimin e instrumenteve dhe masave të caktuara, e që janë në pajtueshmëri me karakteristikat e sistemit shoqëroro–ekonomik, që i ndërmarrin subjektet e caktuara gjatë procesit të realizimit të qëllimeve të parashtruara. Qëllimi i fundit dhe më i rëndësishmi është rritja e mirëqenies shoqërore, e cila matet me lartësinë e GDP-së per capita. Për realizimin e këtij qëllimi shumë të rëndësishëm cdo herë nevojitet edhe realizimi i shumë qëllimeve të tjera specifike, siç janë: stabiliteti i çmimeve, papunësia e ulët, tërheqja e investimeve të huaja, rritja e eksporteve dhe zvogëlimi i importeve, etj. Përmes zgjedhjes ose zbutjes së këtyre problemeve, në mënyrë indirekte rritet vëllimi i GDP-së, me çka ndikohet në rritjen e mirëqenies shoqërore. Në këtë mënyrë veprimi i politikës ekonomike në periudha të ndryshme kohore, zgjidh ose lehtëson ndonjë problem 9
makroekonomik, të cilat probleme tregu zakonisht nuk është në gjendje që t’i zgjidh ose mund t’i zgjidh por me kosto shumë të lartë shoqërore. Me kalimin e kohës, ndryshojnë dhe problemet makroekonomike, por në anën tjetër ndryshon dhe rëndësia e tyre relative. Për arsyeje të dinamizimit dhe ndryshimeve të përhershme që ndodhin në ekonomitë e ndryshme kombëtare, bartësit e politikës ekonomike duhet që ti përcaktojnë në mënyrë shumë të qartë dhe prioritetet si dhe rangimin e rëndësisë së problemeve të ndryshme makroekonomike. Në aspektin kohor jo vetëm që ndryshon radhitja e qëllimeve që duhet të realizohen në një shoqëri, por gjithherë paraqitet konkurrenca në mes qëllimeve të politikës ekonomike. Nëse në masë të madhe realizojmë një qëllim, do të kemi më pak kohë, njerëz (kapital human), dhe mjete për realizimin e ndonjë qëllimi tjetër që për shumë kend mund të jetë i dobishëm dhe i dëshirueshëm. Në literaturën profesionale ekonomike, kjo konkurrueshmëri e qëllimeve quhet “trade–off ”, që në përkthimin e lirë do të thotë këmbimi ose trampi i një qëllimi për ndonjë qëllim tjetër. Shpesh herë, para bartësve të politikës ekonomike parashtrohen opcione të ndryshme, p.sh. si qëllim shumë i dëshirueshëm për bartësit e politikës ekonomike paraqitet realizimi i qëllimit të njëkohshëm: edhe paga të larta por dhe punësim i lartë, por nga ana tjetër, thuajse është e pamundur që të realizohen dyja qëllimet njëkohësisht. Në periudha afatshkurte mund të kemi ose paga të larta dhe punësim më të ulët (pamjaftueshëm), ose paga të ulta e punësim më të madh. Në kuadër të kësaj periudhe politika vijuese ekonomike mund t’i ketë vetëm këto dy opcione. Nëse qeveria dëshiron punësim më të madh, ajo do të duhej që t’i ngrij (fiksoj) pagat në sektorin publik, çka do të ndikoj edhe në zvogëlimin e pagave edhe në sektorin privat. Për shkak të kostove më të ulëta të punës, firmat do të punësojnë më shumë punëtor të rinjë, me çka do të rritet punësimi, ose në opcionin tjetër që qeveria t’i rritë pagat në sektorin publik, me çka do të ndikoj që të njejtat të rriten edhe në sektorin privat, me çka ndikohet në rritjen e kostove të punës, e që do të reflektohet në zvogëlimin e punësimit.
10
KOMPONENTET E POLITIKËS EKONOMIKE SI VEPRIMTARI PRAKTIKE Bartësit – Subjektet e politikës ekoo!ike
Vendosin qëllimet, llojin e qëllimit, prioritetin e realizmit, kohën e realizimit, etj
"ëlli!et e politikës ekoo!ike
Varen n!a sit"ata ekonomike#so$iale në shtetin e $akt"ar, si dhe n!a am%ienti i jashtëm
Istru!etet
&artësit e politikës ekonomike përdorin instr"mentet '(e!lat) e ndr*shme për realizimin e qëllime(e të parashtr"ara +ikasiteti i përdorimit të instr"mente(e (aret në radhë të parë n!a ni(eli i zh(illimit ekonomik dhe instit"$ional
Istitu#ioet
-ën*ra e "nksionimit të t*re ndikon edhe te %artësit e politikës ekonomike që të për$aktojnë qëllime sa më realiste, por që do të jenë të pran"eshme edhe n!a pjesa më e madhe e pop"llsisë .oasht" instit"$ionet e mirëillta ndikojnë edhe në z(o!ëlimin në minim"m të k osto(e që ne(ojiten për realizimin e qëllime(e të parashtr"ara
HORIZONTI KOHOR Në kuadër të politikës ekonomike, rëndësi të veçantë luan edhe horizonti kohor, me ç’rast problemet dhe çështjet që nuk mund të realizohen në kuadër të politikës vijuese ekonomike në afat të shkurtër, mund të realizohen dhe të arrihen në periudha më të gjata kohore, përmes zbatimit të reformave strukturale, që njëkohësisht kërkojnë edhe kohë por dhe ndryshime të thella institucionale. Përmes zbatimit të reformave strukturale, ndryshojnë kushtet dhe mënyra e funksionimit të tregut të punës dhe në kuadër të rrethanave të reja institucionale mund të realizohen të dyja qëllimet edhe pagat edhe punësimi. Makroekonomia paraqet statikën e ekonomisë, d.m.th. jep pasqyrën e ekonomisë në tërësi në momentin e caktuar kohor. Politika ekonomike përkundrazi paraqet dinamikën e ekonomisë dhe pasqyron se si ndryshojnë marrëdhëniet e tregut nën ndikimin e intervenimit të shtetit. Edhe në rastin e parë edhe në të dytin horizonti kohor i vështrimit është i një rëndësie të veçantë. Horizonti kohor mund të vështrohet në tre aspekte, dhe atë si:
a) Afat të shkurtër (deri në 1 vit); 11
b) Afat të mesëm (nga 1 deri 5 ose 10 vite) dhe c) Afat të gjatë (më shumë se 10 vite)
Çdo shtet buxhetin e aprovon për 1 vit (viti kalendarik) d.m.th. në afat të shkurtër. Ky është ligji më i rëndësishëm ekonomik, të cilin çdo Parlament e aprovon në fund të një viti kalendarik, me qëllim që të zbatohet nga fillimi i vitit të ardhshëm kalendarik. Përmes këtij ligji përcaktohen të hyrat dhe të dalurat shtetërore brenda një viti kalendarik. Shpeshëherë, ndikimi i masave të politikës ekonomike i tejkalon horizontet kohore në të cilin zbatohen. Në rast se në një vit buxhetor, shteti më shumë shpenzon se sa që ka realizuar të hyra, atëherë ai duhet të huazoj mjete me qëllim të mbulimit të deficitit buxhetor. Efekti i huazimit, zakonisht reflektohet në vitet e ardhshme, pasi që në buxhetet e ardhshme një pjesë e të hyrave duhet të ndahet me qëllim që shteti t’i kthej mjetet e huazuara dhe që të paguaj kamatat e parapara.
1.4. RAPORTI I SHKENCAVE EKONOMIKE ME SHKENCAT JURIDIKE Disciplinat juridike dhe ato ekonomike janë ngushtë të ndërlidhura në ndikimin e tyre njera me tjetrën. Kjo ndërlidhje e ngushtë mund të vështrohet përmes disa disciplinave juridike, së pari, e drejta kushtetuese, për të cilën ma nuk thuhet se është mësimi për Kushtetutën, por mësimi për rregullat ligjore, përmes së cilave përcaktohet materia për institucionet politike. Për akcionet e politikës ekonomike 12
rëndësi të veçantë ka pjesëmarrja e institucioneve politike, përmes organeve të themeluara në bazë të ligjit si dhe procedura e marrjës së vendimeve me interes shoqëror. Për zbatimin efikas të politikës ekonomike, në çdo shtet përgjegjëse është Qeveria, Parlamenti që i aprovon ligjet sistemore dhe ministrat që në kuadër të ministrive përkatëse zbatojnë masat adekuate dhe vendimet e qeverisë. E drejta kushtetuese analizonë dhe ofron njohuri për çdo njerin institucion politik, e çka mundëson që shumë më mirë e më qartë të vështrohet dhe analizohet rëndësia e tyre në kuadër të politikës ekonomike. Një nga burimet e së drejtës kushtetuese është Kushtetuta, si një akt më i lartë juridik në kuadër të sistemit juridik. Kushtetuta e çdo shteti përmbanë kuptime të veçanta që rregullojnë bazat e sistemit juridik, që çdo herë është bazament për koncipimin e akcioneve të politikës ekonomike. Kështu p.sh. në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në kuadër të dispozitave themelore, në nenet 10 dhe 11 ku flitet për ekonominë dhe valutën thuhet se: ‘Ekonomia e tregut me konkurrencë të lirë është bazë e rregullimit ekonomik të Republikës së Kosovës”, ndërsa në nenin 11, paragrafi 1 dhe 2 potencohet se: “në Republikën e Kosovës si mjet i vlefshëmpagese përdoret një valutë e vetme” dhe se “ Autoriteti Qendror Bankar i Kosovës është i pavarur dhe quhet Banka Qendrore e Kosovës (BQK)”. Po ashtu, çdo shtet siguron të mirat publike dhe përmes rolit ekonomik dhe social zbaton politikën e konsumit publik. Nga ana tjetër, konsumi publik financohet nga ana e buxhetit të shtetit, i cili mbushet nga llojet e ndryshme të tatimeve direkte dhe indirekte, ku në nenin 119, pika 8, theksohet se: “secili person është i obliguar të paguajë tatimet dhe kontributet tjera të parapara me ligj”, ndërsa në nenin 120, pika 1 thuhet se: “shpenzimet publike dhe mbledhja e të hyrave publike duhet të bazohen në parimin e llogaridhënies, efektshmërisë dhe transparencës”, ndërsa në pikën 2 se: “administrimi i politikës fiskale në të gjitha nivelet e qeverisë do të jetë në pajtim me kushtet për inflacion të ulët dhe zhvillim të qendrueshëm ekonomik dhe për krijimin e vendeve të punës”. Nga ajo që u tha më lartë shihet dhe rëndësia e veçantë e të së drejtës kushtetuese pozitive për politikën ekonomike të një shteti, pasi që e njejta jo vetëm që e përcakton mënyrën dhe bazamentin në të cilën mbështetën akcionet e politikës ekonomike, por dhe mekanizmat e funksionimit për të hyrat dhe të dalurat e buxhetit të shtetit.
13
Një ndërvarshmëri të ndërsjellë politika ekonomike ka dhe me të drejtën administrative. Shërbimet publike në shumicën e rasteve financohen nga buxheti i shtetit, ku rëndësia e tyre në drejtimin e politikës ekonomike, është e një rëndësie të veçantë, por nga ana tjetër, shërbimet publike i kryejnë institucionet, ndërmarrjet publike dhe format tjera organizative në kuadër të sektorit publik, në kuadër të së cilave dominon prona publike (shtërore) dhe të njejta menaxhohen nga ana e shtetit. Po ashtu, organizimi dhe karakteri i ushtrimit të veprimtarive administrative, drejtëpërsëdrejti ndikon në efikasitetin e politikës ekonomike. Rëndësia e sistemit juridik për politikën ekonomike gjithnjë e më shumë po rritet, posacërisht në fushën e legjislacionit që rregullon marrëdhëniet detyrimore. Zhvillimi i hovshëm i ekonomisë së tregut, gjithnjë e më shumë kërkon rregullimin e rapoteve pronësoro juridike në mes të subjekteve të ndryshme, por nga ana tjetër ka ndikuar dhe në transformimin e shpejtë të së drejtës së detyrimeve. Rëndësi edhe më të madhe kjo disciplinë juridike do të ketë në periudhën e globalizimit të shpejtë, pasi që do të përshpejtoj procesin e unifikimit të zgjidhjeve ligjore, përmes konventave multilaterale, që njëkohësisht do të garantojnë një siguri më të lartë juridike për të gjithë pjesëmarrësit në jetën ekonomike. Financat publike dhe e Drejta Buxhetore pikënisjen e kanë nga qasja institucionale financave publike dhe analizës juridike të sistemit buxhetor. Bazamenti i tyre parësor i studimit janë: të hyrat dhe të dalurat publike, mënyra e grumbullimit, disponimi me këto mjete nga ana e shtetit ose njësive komunale. Financimi i konsumit publik, ku shteti duhet të siguroj të mirat publike, blerjen e mallrave dhe shërbimeve për nevojat vetanake, zgjerimi dhe mirëmbajtja e infrastrukturës, si dhe sigurimin e transfereve të ndryshme, në masë të konsiderueshme varet nga mënyra e grumbullimit dhe strukturës së buxhetit. Çdo shtet në botë, përmes ligjit të veçantë i përcakton të hyrat dhe të dalurat publike, respektivisht sistemin buxhetor, që nga përgaditja, aprovimi e deri tek kontrolli. Krijimi i suficitit ose deficitit buxhetor është gjithnjë nën kontrollin e qeverisë, pasi që të njejtat drejtëpërsëdrejti ndikojnë në stabilitetin makroekonomik dhe në lartësinë e borxhit publik. Qeveria si bartëse e politikës ekonomike në çdo ekonomi kombëtare udhëheqë politikën aktive tatimore dhe efektet e kësaj politike janë të shumëfishta. Lloji dhe numri i tatimeve, llogaritja e bazës tatimore, lloji dhe numri i lehtësirave tatimore, janë bazament i politikës fiskale dhe financiare, nga e cila varet dhe formimi dhe vëllimi i të hyrave publike, ndërsa nga ana tjetër janë të rëndësishme si për 14
subjektet fizike ashtu edhe ato juridike, pasi që drejtëpërsëdrejti ndikojn në të ardhurat e tyre si dhe në kursimin dhe investimin e ardhshëm.
2. FUNKSIONET E POLITIKËS EKONOMIKE Karakteri i sistemit shoqëroro–politik ndikon në masë të konsiderueshme në konceptin e politikës ekonomike, pasi që në çdo shoqëri ekzistojnë subjekte të ndryshme që zbatojnë instrumente të ndryshme të politikës ekonomike dhe së fundmi qëllimet e politikës ekonomike patjetër ato duhet që t’i rangojnë sipas shkallës së prioriteteve të shoqërisë së caktuar.
Pas shkatërrimit të sistemit të centralizuar të ekonomisë, sot thuajse të gjitha shtetet funksionojnë në bazë të parimeve të ekonomisë së tregut, përmes modeleve të ndryshme të saj, ku subjektet e politikës ekonomike përdorin instrumente dhe masa të ndryshme me qëllim të realizimit të 3 detyrave; e që në shumicën e rasteve edhe paraqesin objektivin parësor të veprimit të politikës ekonomike:
a) Alokimin e resurseve të disponueshme; b) Vendosjën dhe ruajtjen se stabilitetit makroekonomik, dhe c) Rishpërndarja e të ardhurave. A) Alokimi i resurseve në përdorime alternative – resurset janë të limituara por nga ana tjetër dhe produktive dhe të njëjtat mund të përdoren në mënyra dhe sasi të ndryshme. Në kuadër të çdo shoqërie ekziston interesi publik që të prodhohen të mirat publike (rrugët, autostradat, hekuridhat, aeroportet, 15
heliodromet etj.), ose ofrimi i shërbimeve publike (të transportit publik, shërbimeve të internetit përmes fijeve optike, etj.). Po ashtu, interesi i subjekteve të politikës ekonomike është që të stimulojë krijimin dhe mirëmbajtjen e objekteve të ndryshme infrastrukturale ose objekteve të ndryshme për mbrojtjën e ambientit jetësor. Përmes masave të ndryshme të politikës ekonomike, po ashtu, mund të ndikohet edhe në shpërndarjën hapsirore të kapaciteteve prodhuese dhe distributive, në shkollimin dhe perfekcionimin e fuqisë punëtore si dhe në alokimin e saj sa më efikas. Po ashtu, përmes subvencioneve ose lehtësirave të tjera mund të stimulohen investitorët privat dhe ata të huaj që të investojnë kapitalin e tyre në ato veprimtari apo sektore ku shteti llogaritë se do të jenë promotor të zhvillimit ekonomik dhe përparimit më të shpejtë teknologjik;
B) Stabilizimi makroekonomik, përmes masave të politikës ekonomike në përgjithësi ndikohet në krijimin e baraspeshës së brendshme, që zakonisht karakterizohet me: inflacion të ulët dhe punësim të plotë. Po ashtu, përmes masave të tjera stimulohet zvogëlimi i deficiteve në bilancin e tregtisë së jashtme dhe në bilancin e pagesave; C) Rishpërndarja e të ardhurave – tregu sipas rregullit stimulon zhvillimin ekonomik dhe ndikon në rritjen e mirëqenies shoqërore, por shpesh herë këtë e bënë në dëm të disa grupeve të caktuara shoqërore, që nuk kanë shanse të njejta si grupet tjera shoqërore, që të marrin pjesë në aktivitetet ekonomike ose ato arsimore. Për këtë qëllim, sot lufta kundër varfërisë dhe skamjes konsiderohet si një nga detyrat më prioritare dhe civilizuese të çdo politike ekonomike moderne. Tatimimi progresiv i të pasurve si dhe pagesat transfere të të varfërve janë shembujt më tipik të zbatimit të masave të politikës ekonomike, qëllimi i të cilave është realizimi i shpërndarjes sa më të drejtë të të së ardhurës në një shoqëri të caktuar.
16
2.1. VEÇORITË (TIPARET) E POLITIKËS EKONOMIKE Politika ekonomike sipas veçorive të saja është njëkohësisht edhe disciplinë shkencore teorike dhe aplikative. Pasi që është dhe disciplinë aplikative, rezultatet e arritura mund të verifikohen në jetën praktike, por dhe me mundësi të korrigjimit dhe ndryshimit nëse janë nën nivelin e planifikuar ose të pritur. Politika ekonomike teorike në vete përfshin aspektet normative dhe pozitive. Teoria normative e politikës ekonomike studion se si subjektet e politikës ekonomike duhet që të veprojnë. Si pyetje më të rëndësishme që parashtrohen kanë të bëjnë me ate se, së pari, a duhet që shteti në mënyrë aktive të intervenoj në ekonomi ose duhet që të lejoj veprimin plotësisht të lirë të tregut, duke zbritur shkallën e ndërhyrjes në minimum; së dyti, nëse shteti i qaset intervenimit, cilat janë mjetet më efikase për realizimin e qëllimeve dhe së treti, cilat metoda të zbatohen me qëllim të udhëheqjës optimal të politikës ekonomike. Teoria pozitive e politikës ekonomike, hulumtimet e saja i fokuson në problemin se si dhe në çfarë rruge dhe metode bartësit të veprojnë në jetën ekonomike. Teoria pozitive duhet të përgjigjet në pyetjen se pse subjektet e politikës ekonomike veprojnë në mënyrën e zgjedhur. Në të gjitha rastet akcionet e tyre janë nën ndikimin e faktorëve politik, kufizimeve institucionale dhe ndryshimit ose riformatimit të qëllimeve të parashtruara. Për këto dhe disa arsyeje të tjera qeveria 17
shpeshëherë shmanget nga politikat që i mbronë teoria normative. Shjegimi për këtë shmangie, ka të bëj me faktorin se gjithmonë ekzistojnë nivele të ndryshme të vendimarrjës, nga nivelet qendrore deri tek ato lokale, dhe se në këto nivele ekzistojnë qasje të ndryshme për intervenim shtetëror. Po ashtu, si arsyeje sensitive mund të konsiderohen dhe ciklet politike, tiparet e qeverisë, a është një partiake ose e koalicionit etj.. Politika ekonomike si disciplinë aplikative dhe praktike shkencore, nënkupton akcionet e subjekteve të saja me qëllim të realizimit të qëllimeve të parashtruara. Sinonimi për akcionet e politikës ekonomike është politika makroekonomike, me çka e njejta pasqyrohet në orientimin e saj në ekonominë si tërësi mes përdorimit të instrumenteve, në radhë të parë të politikës fiskale, monetare-kreditore, devizore, strukturale, etj.. zvogëlohen çrregullimet në ekonomi, ruhet stabiliteti makroekonomik, e të gjitha me të vetmin qëllim të rritjës së pasurisë materiale të shoqërisë dhe qytetarëve të saj. Karakteri i akcioneve të politikës ekonomike është i përcaktuar nga një varg faktorësh, siç janë: infrastruktura institucionale, sistemi politik dhe juridik, ambienti ose rrethi ndërkombëtar, etj.. Po ashtu, gjatë ndërmarrjës së akcioneve të politikës ekonomike, paraqiten dhe pengesa dhe kufizime të ndryshme, siç janë: ngecja në zhvillimin ekonomikosocial, krizat e brendshme ose të jashtme, rritja e risqeve dhe pasigurisë, etj.. Politika ekonomike si disciplinë praktike, nga njëra anë mbështetet në rregullativën normative, por nga ana tjetër merr pjesë në formulimin e saj gjatë aprovimit të rregullativës ligjore, që është një mbështetje e fuqishme në kuadër të akcioneve që i ndërmerr. Ligjet i aprovon Parlamenti me propzimin e qeverisë, që rregullojnë fushat më të rëndësishme të jetës dhe aktiviteteve ekonomike, por njëkohësisht ofrojnë siguri juridike të gjithë pjesëmarrësve në këto procese. Por nga ana tjetër, organet shtetërore po ashtu janë të autorizuara që të nxjerrin dhe akte të tjera nënligjore, përmes të së cilave në mënyrë operative zbatojnë realizimin e ligjeve më parë të aprovuara.
3. RRETHI – AMBIENTI MAKROEKONOMIK Subjektet e politikës ekonomike bëjnë formulimin dhe përzgjedhjen e qëllimeve si dhe përdorin instrumente adekuate, ndërsa ndikimi dhe veprimi i tyre realizohet në kuadër të sistemit ekonomik vendor. Nga ana tjetër, sistemi bashkëkohor gjithnjë e më shumë i globalizuar, po i heq dhe dobëson barierat (pengesat) ekzistuese në raportet ndërkombëtare ekonomike, me çka në mënyrë direkte ose indirekte 18
ndikohet në ndryshimin e pozitës ose kapaciteteve prodhuese të disa shteteve dhe rajoneve. Parimet e reja të tregtisë ndërkombëtare kushtëzojnë ndryshime të mëdha në politikat e ndryshme ekonomike të disa shteteve, në radhë të parë për shkak të ndikimit të tregut global botëror. Në mes të politikës ekonomike dhe determinanteve të saja, ekzistonë raporti i interakcionit që ka karakter të lidhjes kthyese, ku rëndësi të veçantë duhet kushtuar formulimit të koncepteve të politikës ekonomike. Determinantet e veprimit të politikës ekonomike, që burojnë nga faktorët vendor janë: sistemi ekonomik, juridik dhe politik .
SISTEMI EKONOMIK – politika ekonomike vepron dhe funksionon në kuadër të korrnizave të përcaktuara të sistemit ekonomik, ku dhe zhvillohet jeta ekonomike e të gjithë banorëve të shtetit të caktuar. Elementet konstituive të sistemit ekonomik janë: resurset, subjektet ekonomike, aktivitetet dhe institucionet. Struktura, sasia dhe cilësia e resurseve materiale është një parakusht shumë i rëndësishëm për procesin e prodhimit, rezultat i të cilit është dhe lartësia e GDP-së. Veçoria parësore e resurseve është se janë të limituara, kështu që subjektet e politikës ekonomike duhet që të sigurojnë kushte sa më të mira për alokimin e tyre sa më racional si dhe për përdorimin e tyre me kosto sa më të ulëta. Zhvillimi dhe avancimi i teknologjive bashkëkohore, gjithnjë e më shumë po krijon dhe resurse të reja, siç janë: sistemet e informacionit dhe telekomunikimit, ndërmarrësia koorporative etj. Menaxhimi i këtyre resurseve, sot përfshinë edhe segmentet e politikës ekologjike, që ka për qëllim ruajtjën e tyre, si dhe mbrojtjen e ambientit natyror dhe atij punues. Elementi i dytë i sistemit ekonomik, janë subjektet ekonomike ku bëjnë pjesë: amvisërit, firmat dhe shteti. Këto subjekte ekonomike janë të rëndësishme për politikën ekonomike, e në veçanti shteti, pasi që i njejti është dhe subjekt (bartës) i politikës ekonomike. Elementi i tretë i sistemit ekonomik, janë aktivitetet ekonomike (prodhimi – shpërndarja – këmbimi dhe konsumi). Në këto aktivitete ekonomike veprohet përmes instrumenteve të politikës ekonomike, që gjithëherë duhet të jenë të përshtatura karakterit të tyre, e që shprehet përmes dinamikës dhe kontinuitetit. 19
Elementi i fundit i sistemit ekonomik janë institucionet, që shprehin ndërlidhjen e përhershme në mes subjekteve ekonomike, në kuadër të së cilave në mënyrë më parë të përcaktuar zhvillohen aktivitetet ekonomike. Ndërlidhja në mes subjekteve ekonomike duhet të jetë e garantuar, përmes disa rregullave të sjelljës së individëve, që në vete përfshinë disa kufizime më parë të përcaktuara, e të cilat mund të jenë formale dhe jo formale. Në grupin e parë, bëjnë pjesë: ligjet, rregulloret dhe aktet tjera ligjore ose nënligjore, ndërsa në grupin e dytë: normat e sjelljes, traditat, kodeksi i sjelljes dhe menaxhimit, që nënkupton se në shumë raste rëndësi të veçantë ka tradita si dhe normat përcjellëse morale. Institucionet luajnë rol të rëndësishëm në ate se si do të zhvillohet ndeshja në kuadër të tregut si dhe në efikasitetin e politikës ekonomike, ato patjetër duhet të jenë të mbrojtura përmes normave ligjore; respektivisht sankcioneve që i zbatojnë organet administrative dhe gjygjësore të shtetit. Kjo mënyrë e funksionimit të institucioneve ndikon që të njejtat e bëjnë rregullimin e jetës ekonomike. Institucionet më të rëndësishme të sistemit ekonomik, janë: tregu, prona, Banka Qendrore, bursa, e ardhura, funksioni qëllimor i firmës, etj..
SISTEMI JURIDIK – në sistemet moderne raporti në mes subjekteve ekonomike është i rregulluar përmes normave juridike, që në instancën e fundit dhe duhet të sigurojnë stabilitetin dhe sigurinë e tyre, e që arrihet vetëm në rastet kur sistemi juridik është stabil. Pjesëmarrësit në jetën ekonomike janë subjektet ekonomike të cilët në garimin e tyre që e zhvillojnë në tregje, kryejnë veprimtarinë e tyre, duke realizuar më shumë ose më pak profit. Raportet e tyre të ndërsjella patjetër se duhet që të jenë të definuara paraprakisht dhe të mbrojtura me norma ligjore, sepse vetëm në këtë mënyrë garantohet stabiliteti i afarizmit dhe veprimit efikas në kuadër të sistemit të veprimtarisë së ekonomisë së tregut. Rëndësi të veçantë për veprimin e politikës ekonomike kanë dhe ligjet, që po i quajm ligje sistemore (p.sh. ligjet që rregullojnë tregtinë e jashtme, fushën e tatimimit, të të ardhurave etj.), si dhe ato ligje ose aktet nënligjore që rregullojnë në mënyrë më të detajuar veprimin e subjekteve ekonomike si dhe raportet pronësore juridike; Ligjet duhet të jenë të koncipuara në afate më të gjata, dhe të jenë të qëndrueshëm dhe që të mos ndryshohen shpeshë.
20
Sitemi juridik është i rëndësishëm për veprimin normal dhe efikas në kuadër të dy aspekteve. Së pari, kjo rëndësi nënkupton një trajtësi të normave të harmonizuara juridike me të cilat subjekteve ekonomike u jepen disa të drejta; së dyti, shprehet përmes mekanizmave që sigurojnë realizimin e detyrueshëm të të drejtave individuale të subjekteve ekonomike të cilat nuk mund që t’i realizojnë përmes mënyrës paqësore. Çdo shtet aprovon norma të shumta juridike, përmes të së cilave rregullon jetën ekonomike, rregullon të drejtën e obligimeve, raportet pronësoro – juridike në mes të subjekteve të ndryshme ekonomike. Në grupin e parë të rregullave juridike janë ligjet sistemore, që rregullojnë fushat, si: politika kredito – monetare, politika e tregtisë së jashtme, çmimeve, politika devizore, politika tatimore, themelimin, funksionimin dhe falimentimin e subjekteve ekonomike, etj.. Këto ligje quhen sistemore, pasi që pikënisjen e kanë nga zgjidhjet sistemore e që janë të përcaktuara nga karakteri i strukturës institucionale. Grupi i dytë i rregullave juridike përcakton çështjen e pronës, kontratave, kompenzimit të dëmit, mbrojtjën e pronësisë, falimentimin etj. Pronësia është institucioni më bazik i çdo sistemi ekonomik, ku përcaktohen format e pronësisë mbi resurset dhe kapitalin, autorizimet pronësore, mënyra e disponimit si dhe tjetërsimit. Përmes punëve juridike, respektivisht kontratave, fitohen por dhe barten të drejtat pronësore, kryhen pjesa më e madhe e transakcioneve të tregut, siç janë blerja dhe shitja e mallrave dhe shërbimeve. Në kushtet e zhvillimit të ekonomisë së tregut, gjithnjë e më shpeshë vie në shprehje autonomia e plotë e vullnetit të tyre, që në këto raste palëve kontraktuese i mundëson arritjen, zbatimin dhe ndërprerjën e kontratës. Autonomia e plotë e vullnetit nënkupton marrjen e vendimeve në mënyrë të decentralizuar. Po ashtu, format e ndryshme të dëmit, ndodhin jo vetëm në baza kontraktuale, por dhe për shkak të ngjarjeve të ndryshme, që mund ta shkaktojnë dëmin. Karakteri i transakcioneve të tregut deri në fund dhe çdo herë nuk garanton rezultatet më parë të pritura, dhe shpeshëherë shkakton që njera palë kontraktuese të vie në situatë ku do t’i shkaktohej dëmi. Për këto arsyeje, me rëndësi janë dispozitat juridike që i ofrojnë siguri subjekteve konomike, me qëllim që t’i rregullojnë kompenzimin e dëmit të shkaktuar. Kur kemi të bëjmë me mbrojtjen e pronësisë, kemi të bëjmë me dispozitat penale, që në shumicën e rasteve sanksionojnë veprat penale kundër pasurisë. Po ashtu, në shtetet me ekonomi të zhvilluara, të shpeshta janë edhe dispozitat për falimentimin, në rastet kur subjektet ekonomike, shpenzimet e tyre nuk munden t’i mbulojnë nga të hyrat që i realizojnë. Në këto raste kemi të bëjmë 21
me parimin e kufizimit të fortë buxhetor, që paraqet një nga ligjet bazike ekonomike, realizimin e të cilit e mundëson vetëm sistemi stabil dhe i parashikueshëm juridik. Edhe ekonomistët e shfrytëzojnë shprehjen shteti juridik, që nënkupton funksionimin e sistemit të tillë juridik, që ofron siguri dhe mbrojtje efikase dhe të barabartë të të gjithë pjesëmarrësve në jetën ekonomike.
SISTEMI POLITIK – ndërlidhja dhe varshmëria në mes të politikës dhe ekonomisë, është një çështje që është diskutuar që nga filozofia antike, por së voni dhe nga shumë politikologë dhe ekonomistë të bindjeve dhe ideologjive të ndryshme. Nën ndikimin politik gjinden gjithëhere edhe subjektet ekonomike ashtu edhe qëllimet e politikës ekonomike. Qëllimet e politikës ekonomike janë pjesë përbërëse edhe e programeve të partive politike, zakonisht në fushatat parazgjedhore, p.sh. në SHBA, demokratët – papunësia, republikanët – zvogëlimi i tatimit. Në kushtet e tanishme kur flitet për ndikimin e faktorëve politik në politikën ekonomike, pikënisja është nga karakteri i sitemit politik dhe organizimit politik të shoqërisë së caktuar. Në mënyrë tradicionale sistemet politike, sipas pjesëmarrjes së qytetarëve në jetën politike dhe mënyrës së marrjës së vendimeve ndahen në sisteme demokratike dhe autoritative. Pjesëmarrësi në jetën politike në kuadër të sistemit demokratik janë votuesit, politikanët dhe nënpunësit shtetëror. Votuesit në proceset zgjedhore përcaktohen për partinë politike si dhe për programet e saj, realizimin e të cilave përmes aktiviteteve ligjëvënëse dhe të tjera e zbatojnë politikanët, ndërsa nënpunësit në kuadër të ministrive ose agjencioneve të tjera të pavarura e zbatojnë më vonë në mënyrë operative. Çdo pjesëmarrës në jetën politike, normalisht që dëshiron që të realizoj interesin e vet dhe të zgjedh alternativa që atij i sjell maksimumin e dobisë, duke krijuar sa më pakë shpenzime (kosto). Në kuadër të sistemit të demokracisë politike, rëndësi e veçantë ka parimi i zgjedhjës publike, që ndërlidh proceset politike dhe ekonomike. Sistemi ekonomik autokratik, karakterizohet me mungesën e shprehjës së vullnetit politik si dhe shprehjën e interesave të ndyshme politike. Vendimet politike merren nga një qendër, e që zakonisht ishte partia politke në pushtet dhe që ishte e ndërlidhur me shtetin (shteti partiak). Sistemet komuniste - centraliste ishin sisteme politike autokratike, në të cilat ideologjia politike ishte bazamenti parësor i mekanizmit të sistemit të planifikuar në të gjitha aspektet e jetës ekonomike. 22
Kur flitet për ndikimin e faktorëve politik në politikën ekonomike, kjo ndërvarshmëri mund të analizohet përmes disa aspekteve: a) ndikimi i veçorive të sistemit politik në cilësin dhe numrin e subjekteve të politikës ekonomike. Në kuadër të sistemeve politike autokratike ekzistonte drejtimi i planifikuar i ekonomisë dhe subjekti i vetëm i politikës ekonomike ishte shteti që vepronte në mënyrë të centralizuar. Në kuadër të sistemeve politike demokratike, ekziston mënyra e decentralizuar e marrjës së vendimeve, nga na e subjekteve ekonomike, në kuadër të garës së tregut dhe në të cilat ndikojnë instrumentet e politikës ekonomike. Pluralizmi i subjekteve të politikës ekonomike nënkupton dhe numrin më të madh të tyre, ku përveç shtetit, bëjnë pjesë dhe Banka Qendrore, sindikatat e ndryshme të punëtorëve, shoqatat e punëdhënësve, bursat e ndryshme, odat e ndryshme ekonomike, etj.. b) ndikimi tjetër i sistemit politik ka të bëjë me ndikimin e tij në përcaktimin e qëllimeve të politikës ekonomike. Qëllimet gjithnjë janë nën ndikimin më të madh ose më të vogël nga faktorët politik, e që në radhë të parë varet nga fuqia dhe ndikimi i partive kryesore politike, grupeve të caktuara të interesit ose pozitës ndërkombëtare të shtetit të caktuar; c) ndikim i tretë i sistemit politik, ka të bëjë me ndërlidhjen e jostabilitetit politik dhe nivelit të efikasitetit makroekonomik. Përvoja e shteteve parlamentare tradicionale demokratike ka treguar se jostabiliteti politik dhe krizat e ndryshme politike kanë ndikuar në përkeqësimin e situatës ekonomike dhe financiare. Në rastet kur qeveria nuk gëzon besimin e publikut, ajo shumë vështirë e ka që të realizoj politikën efikase ekonomike. Dimensioni i veçantë i jostabilitetit politik është i determinuar me pozicionimin e qeverive të koalicionit në një anë dhe qeverive një partiake e që kanë shumicën parlamentare, nga ana tjetër. Në rastin e parë kemi të bëjmë me marrjën e vendimeve jo adekuate, si dhe rritjen tej mase të ndikimeve nga disa grupe të vogla të interesit. Marrja e vendimeve nga ana e qeverisë një partiake është shumë më e thjeshtë, më e shpejtë e më efikase, pasi që nuk ekziston nevoja e pajtimit dhe harmonizimit të mendimeve për qëllimet e propozuara, por nga ana tjetër këto vendime janë më të kritikuara nga opozita dhe publiku. Zakonisht partitë politike të orientimit të majtë rëndësi më të madhe i kushtojnë punësimit se sa inflacionit, ndërsa ato me orientim të djathta zbatojnë zakonisht konceptin e kundërt. Nga ajo që u tha më lartë mund të konkludohet se karakteri dhe organizimi i brendshëm i sistemit politik, e në veçanti pozita dhe veprimi i partive politike është një nga determinantet e veprimit të politikës ekonomike.
23
AMBIENTI (RRETHI) NDËRKOMBËTAR – ekonomitë bashkëkohore sot funksionojnë si ekonomi të hapura, të cilat në mënyrë të lirë, me kufizime minimale në mes të tyrë këmbejnë mallrat dhe shërbimet e tyre. Ndikimi i rrethit ndërkombëtar në politikën ekonomike, por dhe në sistemet ekonomike të një shteti, në radhë të parë shprehet përmes kushteve të këmbimit në tregun botëror. Çdo shtet me çdo kusht tenton që ta shtoj pjesëmarrjën e tij në këmbimit botëror, pasi që në këtë mënyrë zhvillon dhe avancon potencialet e tija teknologjike dhe zhvillimore, porn ë instancën e fundit e rrit dhe vëllimin e GDP-së vendore. Por nga ana tjetër, në tregun botëror po formohet terms of trade, respektivisht kushtet e këmbimit, e që diktohen nga shtetet më të zhvilluara e që janë dhe pjesëmarrës më të rëndësishëm në tregun global. Aspekti i dytë ka të bëjë me antarësimin në organizatat ndërkombëtare ekonomike dhe financiare globale ose ato rajonale. Rëndësia dhe roli i tyre në radhë të parë ka të bëj me rregullimin e lëvizjës së mallrave dhe shërbimeve në këmbimin ndërkombëtar, përmes rregullave dhe parimeve të ndryshme. Interesi i shteteve për antarësimin e tyre në këto organizata ka të bëj me privilegjet për zgjerimin e tregjeve ku potencialisht do të eksportohet, ndihmës financiare në situatat e krizave të mundshme, nënshkrimit të kontratave të volitshme tregtare, rritjes së këmbimit në mes të shteteve etj.. Aspekti i tretë ka të bëj me pjesëmarrjen dhe thithjen e kapitalit të huaj përmes investimeve të huaja direkte (IHD), e që në shumicën e rasteve realizohen përmes korporatave të mëdha multinacionale.
4. BARTËSIT - SUBJEKTET E POLITIKËS EKONOMIKE Bartësit e politikës ekonomike janë ato subjekte që në mënyrë direkte ose indirekte ndikojnë në realizimin e qëllimeve të parashtruara të politikës ekonomike, subjekte që poashtu kanë të drejtën që të marrin vendime të obligueshme për të gjithë pjesëmarrësit në jetën ekonomike. Si subjekt në ekonominë e tregut nuk është vetëm shteti, por ekziston pluralizmi i subjekteve të politikës ekonomike, ku përveç shtetit, respektivisht Qeverisë (ministritë e caktuara), shpeshëherë si bartës të politikës ekonomike paraqiten edhe Agjencionet rregullatore dhe Agjencionet e pavarura.
24
Përmes këtyre subjekteve bëhet konkretizimi dhe harmonizimi i “ ofertës politike” dhe “kërkesës politike” në fushën e aktiviteteve ekonomike të shtetit. Në këtë aspekt ekziston dallimi thelbësor në mes politikës ekonomike që mbështetet në ekonominë e tregut dhe demokracisë parlamentare dhe asaj që shprehet në ekonominë e komanduar dhe sistemit politik njëpartiak. Në rastin e parë, bartësi i politikës ekonomike – shteti përmes politikës ekonomike e bënë konkretizimin e “ofertës politike”, me të cilën deshiron që të realizojë–plotësojë “kërkesën politike”, me qëllim të realizimit të qëllimeve të caktuara, që shprehen përmes kërkesës së votuesve, partive politike, grupeve të interesit dhe shoqatave të ndryshme. Në sistemin parlamentar, bartësit e politikës ekonomike gjenden nën kontrollin e përhershëm, mbikëqyerjen dhe presionin e vazhdueshëm me qëllim që t’i përshtaten qëllimeve të parashtruara dhe që sipas nevojës edhe të ndërrojnë “ofertën e tyre politike”. Ndërsa në ekonominë e komanduar (centralizuar), nuk ekziston kontrolla në zbatimin e politikave ekonomike, pasi që ajo nuk ekziston dhe e njëjta udhëhiqet përmes direktivave me argumentime të ndryshme ideologjike dhe politike. Problemet me të cilat më së shpeshti ndeshen subjektet e politikës ekonomike janë: • Përmes instrumenteve të politikës ekonomike rregullohet raporti në mes të ofertës dhe kërkesës agregate në një nivel që mundëson shtimin permanent të GDP-së, punësimi i lartë dhe niveli i ulët i inflacionit; 25
• Problemi i vonesës kohore; • Problemi i njohjes së çrregullimit, subjektet e politikës ekonomike duhet që me kohë të identifikojnë çrregullimin me qëllim që të përdorin instrumentet adekuate me qëllim që të zvogëlojnë ose çrrënjosin çrregullimin e paraqitur. Roli i subjekteve të politikës ekonomike është që të realizoj qëllimet e formuluara përmes përdorimit të instrumenteve të caktuara. Vendimet e subjekteve të politikës ekonomike kanë fushëveprim makroekonomik, që d.t.th. kanë të bëjnë me ekonominë si tërësi dhe po ashtu ndikojnë në tërësinë e aktiviteteve ekonomike, por të njejtat mund të kenë edhe karakter të detyrueshëm.
Veçoritë kryesore të subjekteve të politikës ekonomike janë:
a) Mandati i definuar për të mbrojtur interesat e caktuara publike; b) Aftësia e vendimarrjes për çështjet që kanë të bëjnë me zhvillimin normal të aktiviteteve ekonomike, që rrjedhë nga disponimi i mjeteve, informatave ose autorizimeve politike; c) Aftësia akcionale, dhe d) Aftësia e veprimit të pavarur dhe autonom.
26
Në kuadër të ekonomisë së tregut, subjektet e politikës ekonomike ndërmarrin masa me qëllim të arritjes së stabilitetit makroekonomik, shtimin stabil ekonomik dhe ridistribuimin (shpërndarjës) e drejtë dhe human të së ardhurës. Kur vlerësohet politika ekonomike e një shteti, rezultatet e arritura qofshin të mira ose të këqija, gjithmon i përshkruhen qeverisë, respektivisht shtetit. Shiquar në retrospektivën historike, shteti në kuptimin e gjërë të fjalës, gjithnjë paraqitet si subjekt më i rëndësishëm i politikës ekonomike, funksionet e të cilit me kalimin e kohës, kanë ndryshuar por këto ndryshime as një herë nuk e kanë cenuar apo zvogëluar pozicionin e shtetit si një subjekt dominant. Çdo shoqëri është një sistem i ndërlikuar i institucioneve dhe subjekteve që shprehin strukturën organizative të shoqërisë. Këto institucione dhe subjekte kanë vende (pozita) të ndryshme në hierarkinë shoqërore, po ashtu kanë kompetenca të ndryshme në procesin e vendimarrjës, por në anën tjetër gjinden dhe në raporte të ndërvarura, që shprehet në ndikimin e tyre të ndërsjellë. Pjesë e këtij sistemi janë dhe subjektet e politikës ekonomike që gjithherë përbëjnë strukturën organizative të çdo shoqërie. Esenca dhe rëndësia e tyre qëndron në faktin se të njejtat kanë autorizime që të marrin vendime të ndryshme që drejtëpërsëdrejti ndikojnë në jetën ekonomike, politike dhe sociale të shoqërisë. Numri dhe struktura e subjekteve të politikës ekonomike, si dhe autorizimet e tyre sa i përket marrjes së vendimeve dhe mbikëqyrjes së zbatimit të tyre, janë të kushtëzuara nga karakteristikat e sistemit politik dhe ekonomik.
27
Shteti në kuptimin më të gjërë është subjekti më parësor i politikës ekonomike. Në varësi se si është organizuar shteti, në aspektin vertikal ose horizontal, kemi dhe numrin dhe strukturën konkrete të subjekteve të politikës ekonomike, e që janë edhe bartës të intervenimit shtetëror në jetën ekonomike. Bartësit e politikës ekonomike mund të analizohen në kuptimin e ngushtë dhe të gjërë. Në kuptimin e gjërë, përfshihen të gjitha subjektet që inicojnë dhe zhvillojnë aktivitete ekonomiko politike, si dhe ndikojnë në të të njejtat (organet publiko– juridike). Në kuptimin e ngushtë, përfshihen të gjitha subjektet që marrin vendime politiko–ekonomike, por kanë dhe fuqinë e pushtetit ekzekutiv dhe janë në gjendje që vendimet e marra t’i ja imponojnë edhe subjekteve të tjera, ku sipas rregullit bëjnë pjesë, institucionet ekonomiko–politike shtetërore. Si bartës direkt të vendimarrjës në kuadër të jetës ekonomike konsiderohen: Parlamenti, Qeveria dhe Banka Qendrore. Qeveria e Kosovës ushtron pushtetin ekzekutiv në pajtim me Kushtetutën dhe me ligjin. Qeverinë e Kosovës e përbëjnë Kryeministri, zëvendëskryeministrat dhe ministrat. Qeveria zbaton ligjet dhe aktet e tjera të miratuara nga Kuvendi i Kosovës dhe ushtron veprimtari tjera brenda përgjegjësive të përcaktuara me këtë Kushtetutë dhe me ligj. Qeveria merr vendime në pajtim me këtë Kushtetutë dhe me ligje, propozon projektligje dhe amendamentimin e ligjeve ekzistuese e akteve të tjera, si dhe mund të japë mendimin rreth projektligjeve të cilat nuk janë të propozuara nga ajo. Qeveria, për punën e vet, i përgjigjet Kuvendit të Kosovës. Kryeministri, zëvendëskryeministrat dhe ministrat mbajnë bashkëpërgjegjësinë për vendimet që merr Qeveria, dhe përgjegjësinë individuale për vendimet që marrin në fushat e përgjegjësive të tyre. Qeveria ka këto kompetenca: propozon dhe zbaton politikën e brendshme dhe të jashtme të vendit; mundëson zhvillimin ekonomik të vendit; propozon Kuvendit projektligje dhe akte të tjera; merr vendime dhe nxjerr akte juridike ose rregullore, të nevojshme për zbatimin e ligjeve; propozon Buxhetin e Republikës së Kosovës; udhëzon dhe mbikëqyr punën e organeve të administratës; udhëzon veprimtarinë dhe zhvillimin e shërbimeve publike; i propozon Presidentit të Republikës së Kosovës emërimet dhe shkarkimet për shefa të misioneve diplomatike të Kosovës; propozon amendamentimin e Kushtetutës; mund të referoj çështje kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese; ushtron edhe funksione të tjera ekzekutive, të cilat nuk i’u janë caktuar organeve të tjera qendrore ose vendore. 28
Numri dhe struktura e digastereve ministrore në qeverinë e shtetit të caktuar mund të jet i ndryshëm, varësisht nga niveli i zhvillimit ekonomik, pjesëmarrja e partive politike në koalicionet qeveritare, proçeset integruese etj. Momentalisht në kuadër të Qeverisë së Republikës së Kosovës funksionojnë 19 digastere të ndryshme ministrore, ndërsa më të rëndësishmët që ndërlidhen me funksionimin e politikës ekonomike janë: Ministria e Financave, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Integrimit Evropian, Ministria e Infrastrukturës dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
PARLAMENTI 1 /shtë %artësi më i rëndësishëm me kompeten$a sistemoro#ekonomike dhe ekonomiko#politike 2 pro(on li!jet sistemore përmes të $ila(e projektohet dhe dizajnohet sistemi ekonomik i një shteti e drejta e sistemit ekonomik 3 pro(oni!jin e %"hetit të shtetit dhe ka të drejtë të %ëjë rishq*rtimin e të njëjtit !jatë (itit kalendarik 4 .ër$akton elementet e politikës ekonomike 'iskale, monetare# kreditore, do!anore, të ardh"rat, etj) 5 atiikon marrë(eshjet e ndr*shme ndërkom%ëtare n!a "sha ekonomike dhe inan$iare, etj
"EVERIA 1 /shtë kreatore e politikës ekonomike të shtetit, që përmes di!astere(e 'ministri(e) të $akt"ara, i harton, i z%aton dhe realizon qëllimet e politikës ekonomike 2 .ropozon li!jet dhe aktet tjera, %"hetin e shtetit, rishikon të njëjtin, si dhe masat tjera strate!jike të $ilat d"het të apro(ohen n!a .arlamenti 3 pro(on akte të ndr*shme j"ridike që drejtpërdrejt relektohen në sit"atën ekonomike#so$iale 4 /shtë z%at"es dhe realiz"es i politikës së për$akt"ar ekonomike 5 për!ji!jet .arlamentit, dhe në rastet k"r n"k realizohen det*rat e për$akt"ara, e njëjta m"nd të nirret në (otë%esim në .arlament
BANKA "EN$RORE 1 /shtë %artëse e (etme e kompeten$a(e monetare#kreditore në një shtet të $akt"ar, dhe është a!jent iskal i shtetit 2 a të drejtën e propozimit të li!je(e dhe akte(e të tjera li!jore me të $ilat rre!"llohet ose m%ikëq*ret sistemi inan$iar 'i!ji nr 04#093 për &ankat, nstit"$ionet mikroinan$iare dhe nstit"$ionet inan$iare jo%ankare) 3 a të drejtën ekskl"zi(e për të emit"ar 'sht*p"r) (al"tën z*rtare shtetërore, si dhe për të kontroll"ar sasinë e para(e në qark"llim, me qëllim të si!"rimit të sta%ilitetit (al"tor dhe inan$iar 4 i!"ron lik"iditetin e sistemit %ankar, %ënë li$en$imin e të !jitha instit"$ione(e inan$iare si dhe %ënë m%ikëq*rjen e të njëta(e 5 për!ji!jet .arlamentit dhe se para tij një here në (it d"het të paraqitet dhe të apro(ohet raporti (jetor ë !jitha or!anet (endimmarrëse d"het të z!jidhen n!a ana e .arlamentit
4.1. ORGANET (TRUPAT) PUBLIKO – JURIDIKE Organet publiko–juridike që kryejnë dhe zhvillojnë funksione publike në fushën e jetës ekonomike, janë organizatat e ndryshme, institucionet dhe asociacionet e ndryshme, që marrin vendime ose masa të ndryshme të karakterit makroekonomik. 29
Kompetencat e tyre ekonomiko–politike, zakonisht mbështetën në: a) bartjen e kompetencave nga organet shtetërore, çka edhe i’u jep karakter publiko–juridik, dhe b) në bartjen e pjesëshme të kompetencave (fuqisë) ekonomike të subjekteve ekonomike në asociacion ose në shoqata të cilat vet i themelojnë. Si organe më të rëndësishme publiko–juridike janë: odat ekonomike dhe bursat. Karakteristika e tyre e përbashkët është subjektiviteti i tyre ekonomiko–politik, që pjesërisht është i përcaktuar me ligje të veçanta dhe në një pjesë me aktet dhe rregulloret vetanake të funksionimit. Kjo mënyrë e organizimit të këtyre subjekteve i’u siguron një autonomi në punën e tyre në raport me strukturat shtetërore në kuptimin e ngushtë.
ODAT EKONOMIKE – janë institucione profesionale të karakterit publiko– juridik, ku shteti me ligj ose akte të tjera juridike i’u beson kryerjën e disa punëve ose funksioneve nga kompetenca e tij. Zakonisht odat ekonomike janë shoqata të punëdhënësve, që krijohen me qëllim të mbrojtjes së interesave të subjekteve të caktuara (punëdhënësve), nga shteti dhe sindikatat e punëtorëve. Odat ekonomike në shumicën e rasteve kanë funksionin e artikulimit të interesave të subjekteve biznesore, në kuadër të korrnizës shoqërore të ekonomizimit. Fushëveprimi i odave ekonomike dallon nga shteti në shtet, dhe kryesisht ka të bëjë me: bashkëpunimin me organet shtetërore (ministritë përkatëse), gjatë hartimit të ligjeve, organizimi i sistemit të informacionit, informimit afarist, organizimi i aktiviteteve nga fusha e marrëdhënieve ekonomike me botën e jashtme, kryerja e punëve të karakterit publiko–juridik (vërtetimet, çertifikatat e ndryshme, etj.), ndërmarrjën e masave për avancimin dhe zhvillimin e inovacioneve tekniko– teknologjike, standardeve normative dhe tekniko–teknologjike, standardeve normative dhe teknike të produkteve, formimin e arbitrazhit për anëtarët e saj, përfaqësimi i interesave të punëdhënësve gjatë aprovimit të ligjeve nga fusha e marrëdhënieve të punës (p.sh. përcaktimi i pagës minimale të të punësuarve, pushimit të lehonisë etj.) Principet e organizimit të odave ekonomike, mund të jenë të ndryshme dhe atë sipas parimit territorial ose degor. Odat ekonomike në botë zakonisht formohen sipas dy modeleve të ndryshme, dhe ate të a) tipit evropian–kontinental dhe b) tipit anglosakson.
30
LLO%ET &TIPET' E O$AVE EKONOMIKE E(ropiae – Kotietale 1 anë karakter p"%liko#j"ridik 2 hemelohen me li!j të (e:antë 3 nëtarësimi është i o%li!"eshëm për të !jitha s"%jektet ekonomike, e që janë të o%li!"ara të pa!"ajnë anëtarësinë (jetore
A)lo * Saksoe 1 ni$iati(a pri(ate, respekti(isht hartimi i kontratës !jatë themelimit 2 nëtarësimi i ("llnetshëm, një s"%jekt ekonomik m"nd të jetë anëtarë i disa oda(e ekonomike 3 arakteri pri(ato#j"ridik është dominant
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) është organizatë profesionale e pavarur, jopolitike dhe jofitimpruese e themeluar në bazë të Ligjit mbi Odën Ekonomike të Kosovës, nr. 2004/7, dhe ka për detyrë përfaqësimin sa më të mirë të interesave të anëtarëve të saj, këshillimin e bizneseve, dhënien e asistencës profesionale, si dhe promovimin e investimeve dhe zhvillimit ekonomik. Përveç Odës Ekonomike të Kosovës, funksionojnë dhe shumë oda të tjera ekonomike, siç janë: Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës, Oda Ekonomike Gjermano–Kosovare, turkokosovare, françezo–kosovare, kroato–kosovare etj.
BURSAT – janë tregje të përhershme në të cilat veprojnë rregullat dhe uzansat e veçanta. Si bursë më e madhe në botë është NASDAQ (National Association of Securties Dealers Automated Quotations), që është bursa më e madhe elektronike e akcioneve. Zakonisht në bursa tregtohet me letra me vlerë, para, kapital, mallra dhe shërbime. Në kuadër të bursave zakonisht çdo herë ndeshet interesi i përgjithshëm, pasi që shteti të njejtave u “jep” kompetenca publike dhe të njejtat janë të rregulluara nga shteti, por njëkohësisht dhe intereset individuale dhe të përbashkëta të pjesëmarrësve në transakcionet e ndryshme në bursë. Bursat e para të organizuara janë paraqitur në sh. e XVI, në Londër (1566), Paris (1563) dhe Nju York (1724). Sipas objektit të tregtimit bursat ndahen në:
a) Bursat e mallrave–produkteve, si bursa nordike e energjisë elektrike, bursa franceze e grurit – Matif, etj; b) Bursat efektive (bursat e letrave me vlerë); c) Bursat e parasë dhe devizore (valutore); d) Bursat e shërbimeve (frahta), kapaciteteve transportuese dhe të mallrave për transport, zakonisht në transportin detar dhe ajror. Si bursa më të 31
rëndësishme janë ajo e Nju Jorkut, Londrës, Amsterdamit, Parisit dhe Milanos. Në bazë të strukturës organizative, bursat ndahen në:
a) Bursa zyrtare; b) Bursa publike c) Bursa si ndërmarrje (karakteri publiko – juridik me një regjim ligjor të firmës dhe me disa zgjidhje specifike, por me rregulla të rrepta interne); d) Bursa si institucion i tregut (karakterizohet me një regjim liberal dhe mundësia e pjesëmarrjës së të gjitha subjekteve, si p.sh. bursa e Hong Kongut). Pjesëmarrësit në bursë mund të jenë: institucionet financiare, që veprojnë përmes bankave, ku atë se cila bank mund të merrë pjesë ose jo e përcakton shteti, si dhe fondet investive (fondet pensionale, kompanitë e sigurimeve, kompanitë investive, etj.) dhe si pjesëmarrës i dytë paraqiten ndërmjetësuesit në bursë.
Brokerët (personi fizik ose juridik–shtëpia brokere), punojnë për shtëpinë e tyre, d.m.th. për klientin dhe për punën e tyre kërkojnë një provizion të caktuar. Brokeri është person i autorizuar dhe i shkolluar për kryerjën e transakcioneve në bursë, i cili duhet të ketë të dhënë provimin për punët e brokerit, si dhe lejën e punës të lëshuar nga organet e autorizuara shtetërore. Brokerët i zbatojnë kërkesat e klientëve, respektivisht për llogari të tij blejnë dhe shesin letrat me vlerë, po ashtu të njejtit i informojnë për gjendjen aktuale në bursë, lëvizjën e çmimeve të akcioneve dhe cdo herë veprojnë sipas kërkesave të klientëve të tyre me qëllim të mbrojtjës së interest të tyre. Dilerët, përveç punëve brokere, mund të punojnë në emër dhe llogari personale. Në rast se i njejti dëshiron që të blejë letra me vlerë në bursë ai duhet që t’i drejtohet ndonjërës shtëpi brokere. ORGANIZATAT POLITIKO–SHOQËRORE – kanë ndikim indirekt në organet shtetërore dhe ato publiko–juridike. Zakonisht intenzitet më të madh të ndikimit në politikën ekonomike kanë: partitë politike, sindikatat, grupet e interest, grupet e presionit etj.. 32
PARTITË POLITIKE - mund të definohen si grupe të qytetarëve që bashkohen dhe organizohen në një parti të caktuar politike, me qëllim të realizimit të interesave dhe qëllimeve të tyre të përbashkëta. Qëllimi i funksionimit të çdo partie politike është marrja dhe fitimi i pushtetit, ose së paku participimi në të njejtin. Roli dhe rëndësia e partive politike në zbatimin dhe efikasitetin e politikës ekonomike, mund të analizohet në mënyra dhe aspekte të ndryshme, si p.sh. si i qaset realizimit të qëllimeve të politikës ekonomike, para dhe pas zgjedhjeve. Rëndësi të veçantë ka dhe program ekonomik i partisë së caktuar politike, e që zakonisht mbështetet në këto pika kryesore: funksionet ekonomike të shtetit, politika tatimore, nacionalizimi dhe denacionalizimi, politika sociale, politika e punësimit, politika e të të ardhurave, politika ndaj integrimeve ekonomike dhe organizatave të ndryshme ndërkombëtare financiare. SINDIKATAT – paraqesinë asociacionet e organizuara të punëtorëve dhe nënpunësve, qëllimi parësor i të cilave është realizimi sa më i sukseshëm i qëllimeve të tyre të përbashkëta, respektivisht mbrojtja e statusit të tyre ekonomik dhe social. Sindikatat dekadave të fundit gjithnjë e më shumë po paraqiten si një faktor i pashmangshëm i demokracisë industriale, respektivisht si një “gjenerator” i legjislacionit social të punës. Organizatat e ndryshme sindikale gjithnjë e më shumë po paraqiten edhe si partner të strukturës së punëdhënësve dhe shtetit dhe si partner janë pjesëmarrës në nënshkrimin e kontratave kolektive të punës, nga parametrat dhe kushtet e së cilës varet në masë të caktuar dhe perspektiva e zhvillimit ekonomik në një ekonomi të caktuar kombëtare, konkurrueshmëria në tregjet globale, situata socioekonomike, etj..
4.2. ORGANIZATAT NDËRKOMBËTARE SI BARTËSE TË POLITIKËS EKONOMIKE Në nivelin global sot ekzistojnë një numër i madh i organizatave të ndryshme ndërkombëtare me karakter ekonomik dhe financiar. Përmes aktivitetit të tyre të përditshëm, këto organizata ndërkombëtare ndikojnë në mënyrë të drejtëpërdrejt në zhvillimin ekonomik të botës si tërësi si dhe në ekonomitë e caktuara kombëtare, duke ndikuar edhe në masat e politikës ekonomike që zbatohen në periudha të ndyshme kohore. 33
Ndarja më e përgjithshme e organizatave ndërkombëtare bëhët në:
a) Organizata ndërkombëtare në kuadër të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB); b) Organizatat ndërkombëtare jashtë përbërjes të OKB-së; c) Organizatat ndërkombëtare në shtetet në zhvillim. Sipas subjektit të veprimit organizat ndërkombëtare, ndahen në:
a) Organizatat ndërkombëtare që për mes marrveshjeve dhe konventave bëjnë “normimin” e marrëdhënieve ekonomike ndërkombëtare (Organizata Botërore e Tregtisë ( OBT), Bashkimi Evropian (BE) etj.), dhe b) Organizatat ndërkombëtare që përmes pjesëmarrjës operative dhe aranzhmaneve të ndryshme veprojnë në shtetin e caktuar; Banka Botërore (BB), Fondi Monetar Ndërkombëtar ( FMN), Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ( BERZH). Sipas mënyrës së organizimit dhe fushëveprimit të tyre organizatat ndërkombëtare, ndahen në:
a) Organizatat e përgjithshme ndërkombëtare (OBT, BB, FMN etj.), dhe b) Organizatat ndërkombëtare rajonale (BE, EFTA, CEFTA, OPEC, OECD, etj.).
4.2.1. Organizata ndërkombëtare në kuadër të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) Vendimi definitiv për themelimin e OKB-së u muar më 11 shkurt 1945 në Jaltë, ku njëkohësisht u vendos edhe për mbajtjen e Konferencës në San Francisko, më 25 prill të vitit 1945. Në këtë konferencë u themelua OKB dhe është miratuar Karta e OKB-së, të cilën e firmosën 51 vende. Sot kjo organizatë përfshinë më shumë se 190 vende, me një tendencë të përhershme të rritjes së këtij numri. Organet kryesore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, siç theksohet në nenin 7 të Kartës janë:
34
tr"kt"ra or!anizati(e, neni 7 i 6artës së 6om%e(e të &ashk"ara
6"(endi i .ër!jithshëm
6ëshilli i i!"rimit
;j*!ji
6ëshilli +konomik dhe o$ial
ekretariati ekretari ;jeneral
Në kuadër të OKB-së janë themeluar dhe funksionojnë agjencione të shumta e të specializuara që drejtëpërsëdrejti ndërlidhen me funksionimin dhe efektet e politikave ekonomike në shtetet e ndryshme të botës.
17 0!jen$ionet e spe$ializ"ara të >6& •
•
•
•
•
•
•
•
•
>r!anizata r!aniza e 6& për ?shqim dhe &"jqësi '+AO) >r! e 6& për 0rsimin, hken$ën dhe 6"lt"rën ',NES-O) >r!anizata &otërore e hëndetësisë 'VV.O) &anka
•
• •
•
•
•
•
•
•
>r!anizata r!anizata r!anizata r!anizata &otërore për .ronësinë ntelekt"ale 'VVIPO) Aondi r!anizata e 6& për @h(illim nd"strial ',NI$O) >r!anizata ) ka "nk$ion"ar n!a (iti 1948#1952
Në nenin 57 të Kartës së KB-së është paraparë mundësia e themelimit të agjencive të specializuara të OKB-së. Organizatat ndërkombëtare të themeluara para OKB-së morën statusin e agjencive të specializuara, më të rëndësishmet janë: Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim me afilacionet e saj, Marrëveshja e Përgjithshme për Dogana dhe Tregti (Organizata Botërore e Tregtisë), Konferenca e KB për Tregti dhe Zhvillim, Organizata Ndërkombëtare për Ushqim dhe Bujqësi, etj.
35
Dy institucionet institucionet e para financiare u themeluan gjatë konferencës konferencës së Bretton– Wood-sit (SHBA), që është mbajtur prej 1 deri në 22 korrik të vitit 1944. Si bazë për themelimin e këtyre të institucioneve financiare shërbyen dy planet e propozuara nga ana e Kejnsit dhe Uajtit. Marrëveshjen për themelimin e FMN-së dhe BNRZH-së në korrik të vitit 1944 e nënshkruan 44 vende. Në marrëdhëniet ekonomiko-financiare ndërkombëtare gjatë gjysmës së dytë të shekullit të kaluar ka ekzistuar tendenca për vënien e rregullave dhe arritjen e marrëveshjeve në marrëdhëniet ndërkombëtare përmes procesit të institucionalizimit. Kjo do të thotë thotë se as fusha financiare nuk i lihet lihet rastësisë dhe veprimit të mekanizmave klasik të tregut. Sot ekzistojnë institucione të shumta financiare që kanë rëndësi dhe karaktere të ndryshme. Këto janë para se gjithash institucionet kryesore ndërkombëtare financiare, ku para se gjithash duhet potencuar Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) . Ky institucion i rëndësishëm financiar ka filluar që të veproj qysh në vitin 1945 dhe selinë e vetë e ka në Washington DC. Në përgjithësi, FMN stimulon shtetet anëtare që të udhëheqin një politikë adekuate ekonomike dhe në rast të nevojës ky institucion është gjithëherë i gatshëm që të financoj programet që mundësojnë tejkalimin sa më të shpejtë të deficitit në bilancin e pagesave. Qëllimet parësore të FMN-së (Neni 1 i Statutit) janë: zhvillimi i tregtisë ndërkombëtare në bazë multilaterale, duke ruajtur punësimin e plotë, lidhja e valutave me ar, ruajtja e stabilitetit të valuatve me kurse fikse valutore të vendeve anëtare, dhënia e ndihmës për evitimin e deficitit të bilancit të trnsakcioneve rrjedhëse dhe kalimi në konvertibilitetin e jashtëm të valutave kombëtare. Organi më i lartë i FMN-së është Këshilli i Guvernatorëve, në të cilin organ çdo shtet e ka ka një përfaqësues. Këshilli i Guvernatorëve takohet 1 herë në vit, dhe i njejti i merr vendimet strategjike (p.sh. revizionimi i kuotave). Organi operativ i FMN-së është Këshilli i Drejtorëve Ekzekutiv, i cili në përbërjën e tij i ka 24 drejtorë ekzekutiv dhe i njejti takohet së paku 3 herë në javë. Nga ky numër i drejtorëve, 8 i zgjedhin shtetet që kanë kuota më të mëdha (SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Japonia, Arabia Saudite, Rusia dhe Kina, ndërsa 19 drejtor të tjerë ekzekutiv i zgjedhin shtetet tjera, të organizuara sipas trupave zgjedhore (konsituencave). 36
Në krye të Këshillit të Drejtorëve Ekzekutiv, është Drejtori që zgjidhet për një mandat 5 vjeçar me mundësi të rizgjedhjes. Nga viti 2007 këtë detyrë e kryente françezi Domenik Shtrros Kan i cili pas një skandali para përfundimit të mandatit në vitin 2011 u zëvendësua nga françezja Christine Lagard. Një nga objektivat parësore të FMN-së është ofrimi i ndihmës shteteve që kanë probleme në tejkalimin e deficitit të pagesave. Në rast se shteti nuk ka mjete të mjaftueshme konvertibile për pagesën e obligimeve ndaj shteteve të tjera, i njejti mund t’i drejtohet FMN-së për kredi. Pas ftesës së bërë, FMN të njejtën procedurë e zhvillon përmes 3 hapave. Së pari e vlerëson situatën ekonomike dhe financiare në shtetin e caktuar dhe i jep rekomandimet e saja për Qeverinë e shtetit kërkues të kredisë, së dyti, FMN i përcakton kushtet bazike për lejimin e kredisë së kërkuar, me kusht që Qeveria të zbatojë politikën dhe masat e negociuara teknike (programi stabilizues), që në radhë të parë ka për qëllim që të ndikoj në stabilizimin makroekonomik, dhe së treti, FMN lejon kredinë, por jo të plotë por në mënyrë sukcesive (përmes transheve kreditore). Gjatë zbatimit të marrveshjës, FMN mbikëqyrë për së afërmi zbatimin e programit stabilizues dhe nëse shteti nuk i zbaton rekomandimet më parë të aprovuara, pagesa e transhës së ardhshme ndërpritet. FMN-ja më së shpeshti mbikëqyr dhe analizon këto segmente: gjendjën e bilancit të pagesave të kredimarrësve, politikat e kursit devizor, rezervat monetare, konsumin publik, politikat buxhetore, borxhet e jashtme dhe të brendshme etj.
37
+ON$I MONETAR N$ËRKOMBËTAR &+MN' $.E BANKA BOTËRORE +MN
BANKA BOTËRORE
Karakteri
nstit"$ion monetar
nstit"$ion zh(illimor
+uksioi
ta%ilizimi i sistemit monetar dhe inan$imi i dei$itit të përkohshëm të %ilan$it të pa!esa(e
(an$imi dhe inan$imi i zh(illimit ekonomik
Periu01a ko1ore
atshk"rte
at!jate
Buri!et e 2ia#i!it
ezer(at z*rtare dhe (al"ta (etanake (etanake e shtetit anëtar anëtar
C"amarrjet në tre!"n ndërkom%ëtar të kapitalit kapitali t
Leji!i i kre0i(e
ë !jitha shtete(e anëtare
htete(e në zh(illim
Periu01a e kt1i!it të kre0iti!it
3 deri në 5 (ite 'ndonjëherë deri në 10 (ite)
15 deri në 20 (ite '40 (ite n!a =)
Persoeli
189 shtete anëtare dhe 2,300 të p"nës"ar
6,400 të p"nës"ar
Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim - BNRZH (IBRD - International Bank for Reconstrucion and Development) Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim është themeluar pak para përfundimit të Luftës së II Botërore, dhe kishte për qëllim rikonstruktimin dhe rindërtimin e objekteve dhe kapaciteteve të shkatërruara gjatë kësaj lufte. Qëllimi i themelimit të Bankës Botërore ishte ndihma për rindërtimin dhe zhvillimi i vendeve të shkatërruara nga lufta, zhvillimi i vendeve të pazhvilluara, që pas Luftës së II Botërore filluan të dalin ngadalë nga varëshmëria koloniale. Qëllimi i sotshëm i Bankës Botërore është që të shëndërrohet në një bank ndërkombëtare që përcjellë dhe financon zhvillimin ekonomik, por dhe të ndihmoj financiarisht ndryshimin e strukturës ekonomike të vendeve të pazhvilluara. pa zhvilluara. Klientët e Bankës Botërore zakonisht janë vendet e pazhvlluara të botës, ndërsa çështjet kruaciale të kësaj banke përveç krizës së borxheve, janë dhe perspektivat zhvillimore të vendeve të pazhvilluara në ndarjen ndërkombëtare të punës. Në kuadër të BNRZH-së më vonë janë themeluar edhe 3 institucione financiare, që janë afilacione të saja:
38
GRUPACIONI I BANKËS BOTËRORE
Korporata Ndërkombëtare Financiare
Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim
1956
1960 Lejon hua koncesionale Qeverive të shteteve më të varfëra në botë
Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim
Agjencioni Multilate Multilateral ral për Garantimin e Investimeve
1945
1988
Qendra Ndërkombëtare për Zgjid Zgjidhje hjen ne mosmarrveshjev e investiv investive e 1966
Huazon kredi shteteve në zhvillim,
.
Ofron garancione investitorëve të huaj për sigurimin nga risqet jokomerciale.
Zgjidh mosmarrëveshjet invest investiv ive e në mestë investitor investitorëvetë ëvetë huaj dhe shteteve shteteve pranuesetë pranuesetë investimeve .
Shpeshë herë për BNRZH-në dhe IDA-në përdoret përdoret termi i përbashkët përbashkët Banka Botërore, ndërsa termi Grupi i Bankës Botërore, nënkupton 4 institucione: BNRZH, IDA, IFC dhe MIGA. Organet e Bankës Botërore janë: a) Këshilli i Guvernatorëve; b) Këshilli i Drejtorëve Ekzekutiv; dhe c) Kryetari. Në Këshillin e Guvernatorëve bëjnë pjesë nga një përfaqësues i çdo shteti anëtar, zakonisht takohen një herë në vit (në shtator), për të aprovuar raportin vjetor dhe përfundimtar, për të zgjedhur drejtorët dhe vendimet që i ka të përcaktuara. Këshilli i Drejtorëve Ekzekutiv përbëhet nga 24 drejtor, 5 nga të cilat i emërojnë 5 shtetet me kuotë më të lartë, ndërsa 19 zgjidhen nga “trupat zgjedhore” që përbëhen nga grupet e shteteve anëtare. Mandati i tyre zgjatë 2 vite. Këshilli i Drejtorëve Ekzekutiv, me propozim të Kryetarit, merr vendime që kanë të bëjnë me lejimin e kredive, shumave dhe kushteve si dhe vëllimet për huazimet në tregun e kapitalit. Këshilli i Drejtorëve Ekzekutiv, zgjedhë Drejtorin i cili ka një mandat prej 5 vite, i cili njëkohësisht është edhe Kryetar i Këshillit të Drejtorëve Ekzekutiv.
39
"ËLLIMET E /R,PIT TË BANKËS BOTËRORE &3B/' IBR$
I+-
MI/A
1 @(o!ëlimi i (arërisë dhe zh(illimi sta%il ekonomik në shtetet më të (arëra të %otës
1 tim"limi i tre!"t të hap"r dhe konk"rr"es në shtetet në zh(illim
2
2 tim"limi i zh(illimit të sektorit pri(at
3 Ainan$imi dhe z!jidhjet zh(illimore për shtetet me të ardh"ra të mesme
3 tim"limi për hapjen e (ende(e të reja të p" nës
4
4
I-SI$
1 tim"limi i in(estime(e të h"aja direkte 'C=)
1 nstit"$ion a"tonom ndërkom%ëtar
2 @(o!ëlimi i (arërisë
2 -erret me ar%itrazhet në k"adër të konteste(e ndërkom%ëtare në "shën e in(estime(e ndërkom%ëtare
3 .ërmirësimi dhe a(an$imi i k"shte(e të jetesës 4 ;aran$ionet për rreziqet politike për in(estimet e h"aja direkte
3 /shtë themel"ar në (itin 1966 4 a më tepër se 150 shtete anëtare
Marrveshja e Përgjithshme për Dogana dhe Tregti (GATT - General Agreement on Tariffs and Trade )
Organizata Botërore për Tregti - OBT (WTO - World Trade Organisation) Në vitin 1947, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Bretton Wood-sit, është nënshkruar marrveshja për themelimin e GATT, nga ana e 24 shteteve, që qëllimin parësor e kishte zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike në mes të shteteve, përmes liberalizimit të tregtisë së jashtme. Që nga viti 1947 deri në vitin 1993, në kuadër të GATT-it janë mbajtur 4 raunde të bisedimeve me qëllim të liberalizimit të tregtisë së jashtme, përmes zvogëlimit të normave doganore që i përdorin shtetet e ndryshme për të penguar importet në shtetet e tyre, në një anë dhe në anën tjetër për ti mbrojtur ekonomitë e tyre kombëtare nga konkurrenca e jashtme. Gjatë kësaj periudhe në raundet e bisedimeve si ato të Dillon (1960–1961), Kenedy (1964– 1967), Tokio (1973–1979) dhe e Uruguait (1986–1994), është arritur që kjo Marrëveshje të shndërrohet në një organizim multilateral tregtar, me emërtim të ri Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) . Themelimi formal i OBT-së rrjedhë nga bisedimet e Uruguait, që janë formalizuar me marrëveshjen që është aprovuar nga Konferenca Ministrore në Marakesh (Maroko) në vitin 1994. Përmes kësaj deklarate OBT-ja në strukturën e saj ka inkorporuar: Marrëveshjen e Përgjithshme për Dogana dhe Tregti, dhe aktivitetin e 40
saj e ka zgjeruar edhe në dy fusha të reja, në: tregtinë me shërbime ( GATS General Agreement on Trade in Services) dhe në Pronësinë intelektuale ( TRIPS Agreement on Trade-related Intellectual Property Rights). Qëllimet parësore të OBT-së janë: arritja e shtimit dhe zhvillimit stabil ekonomik, arritja e mirëqenies së përgjithshme, krijimi i një rrethi (ambienti) tregtar liberal, si dhe arritjen e një bashkëpinimi më të mirë në realizimin e politikës së përbashkët ekonomike. Aktiviteti parësor i OBT-së është fokusuar në radhë të parë, në krijimin e rregullave të hapura dhe proporcionale tregtare, liberalizimit progresiv si dhe eliminimin e pagesave doganore dhe jodoganore në tregtimin e mallrave dhe shërbimeve; eliminimin e të gjitha masave protekcioniste dhe tretmaneve diskriminuese si dhe integrimin e shteteve të pazhvilluara dhe ato të tranzicionit në tregtinë e lirë ndërkombëtare. Parimet e OBT-së, që kanë për qëllim parësor krijimin e një strukture multilaterale të tregtisë liberale përfshinë këto parime: a) Parimi i Kombit më të Priviligjuar ( MFN - Most Favored Nation); b) Parimi i tretmanit nacional, (NT National Treatment); dhe c) Liberalizimi i tregtisë, stimulimi i konkurrencës si dhe ndihma shtesë për shtetet e pazhvilluara. Struktura organizative – organi më i lartë vendimarrës në kuadër të OBT-së është
Konferenca Ministrore, që vendosë për cështjet më të rëndësishme nga fushëveprimi i saj. Organi tjetër i rëndësishëm është Trupi për zgjedhjen e mosmarrëveshjeve, që takimet i mbanë në nivel të Këshillit Qendror, dhe ka dy trupa ndihmëse: a) Kuvendin e ekspertëve për zgjedhjen e mosmarrëveshjeve, dhe b) Trupin e apelimit. Këshillat janë trupa të nivelit të tretë të strukturës organizative, e që i përgjigjen Këshillit Qendror, përbëhet prej përfaqësuesve të të gjitha shteteve anëtare. Po ashtu, Këshillat kanë dhe trupa ndihmëse, si grupet punuese, që janë dhe niveli i katërt organizativ. Në kuadër të OBT-së ekzistojnë 3 Këshilla: a) Këshilli për tregti të mallrave; (Goods Council); b) Këshilli për tregti me shërbime; (Services Council); dhe c) Këshilli për cështjet tregtare që ndërlidhen me pronësinë intelektuale; (Këshilli TRIPS) 41
Funksionet më të rëndësishme të OBT-së janë: a) b) c) d) e) f)
Menaxhimi (drejtimi) i marrëveshjeve tregtare; Si forum për bisedime tregtare; Zgjidhja e kontesteve të ndryshme tregtare; Mbikëqyrja e politikave tregtare kombëtare; Ndihma teknike dhe organizative shteteve në zhvillim; Bashkëpunimi me Institucionet tjera ndërkombëtare.
Parimet në bazë të të cilave funksionon OBT janë: a) tregtia pa diskriminim (kombi më i privilegjuar dhe tretmani nacional); b) parimi i reciprocitetit; c) parimi i liberalizimit; dhe d) parimi i transparencës. Në kuadër të GATT-it përfshihen 12 kaptina (anekse): bujqësia, rregullativa shëndetësore për produktet bujqësore, tekstili dhe veshëmbathja, produktet standarde, masat e investimit, masat anti-dumping, metodat e vlerësimit të doganave, rregullat për prejardhjen e mallit, kontrolli para liferimit, lejet e importit, subvencionet dhe doganat mbrojtëse. Në kuadër të GATS-it, përfshihen 5 anekse: lëvizja e personave, transporti ajror, shërbimet financiare, telekomunikimi dhe transporti detar. Në kuadër të TRIPS-it përfshihen 6 anekse: të drejtat e autorit, shenjat mbrojtëse, shenjat gjeografike, patentat, dizajni industrial dhe informatat e pazbuluara dhe sekretet tregtare. Selia e OBT-së është në Gjenevë dhe në të është vendosur selia e Drejtorit Gjeneral dhe zyrat e 4 zëvendës drejtorëve. Anëtare të OBT-së janë 161 shtete, ndërsa Republika e Kosovës ende nuk është pranuar në këtë institucion të rëndësishëm ndërkombëtar.
Organizata për Bujqësi dhe Ushqim (FAO - Food and Agriculture Organisation), që është themeluar në vitin 1945.Qëllimi i saj parësor është shtimi i nivelit të ushqimit dhe nivelit jetësor duke stimuluar prodhimin bujqësor, stimulimin e përpunimit dhe tregtimit të produkteve bujqësore, eleminimi i urisë dhe përmirësimi i jetës dhe punës në fshatrat e prapambetura. Selia e FAO është në Romë. Fondi Ndërkombëtar për Zhvillimin Bujqësor (IFAD), është themeluar në kuadër të Kombeve të Bashkuara në vitin 1977. Qëllimi i këtij fondi është sigurimi i mjeteve plotësuese financiare për të ndihmuar shtetet më pak të zhvilluara, me 42
qëllim të stimulimit të prodhimtarisë bujqësore dhe për të shtuar cilësinë e ushqimit të popullatës, me theks të veçantë në blegëtori dhe peshkatari. Selia e IFAD-it poashtu është në Romë. Organizata e Kombeve të Bashkuara për zhvillim industrial (UNIDO - UN Industrial Development Organisation). Kjo organizatë është themeluar në vitin 1967. Qëlllimi i saj parësor është përparimi dhe përshpejtimi i zhvillimit të pjesës më të varfër të botës, si dhe të koordinoj punët me Kombet e Bashkuara. Selia kryesore e saj është në Vjenë. Në kuadër të kësaj organizate nga viti 1977 vepron dhe banka UNIDO (UNTIB), që siguronë informatat industriale dhe teknike, me qëllim që shteteve më të pazhvilluara ti mundësoj përzgjedhjen e teknologjive që më së shumti do ti konvenonin këtyre shteteve.
Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregti dhe Zhvillim (UNCTAD – UN Conference on Trade and Development) - është themeluar në vitin 1964 në Gjenevë, me qëllim të stimulimit të tregtisë ndërkombëtare, investimeve dhe projekteve zhvillimore. Qëllimi i themelimit të UNCTAD-it ishte maksimizimi i tregtimit, investimeve dhe mundësive zhvillimore të shteteve në zhvillim si dhe ndihma për integrimin sa më të shpejtë të ekonomisë botërore në baza të barabarta.
Tipet kryesore të integrimeve rajonale ekonomike – sipas thellësisë
Nuk ka kufizime të dukshme tregtare
Kufizimet e përbashkëta tregtare të jashtme
Nuk ka kufizime interne të padukshme në tregti
Lëvizja e lirë e faktorëve prodhues dhe pasurisë financiare
ZON ! L"#$ %#!&%#!
'
(N"ON" )O&NO#
'
'
%#!&( " P$!*+,K$% " -LL#V!
'
'
'
%#!&( " P$#*+,K
%$ '
'
'
'
(N"ON" -ON!%#
'
'
'
'
[1]
Valuta e përbashkët
Politika e përbashkët ekonomike
'
Në kufizimet e dukshme tregtare bëjnë pjesë doganat si dhe kufizimet e ndryshme kuantitative si p.sh. kuotat. 43
[2]
Barierat e padukshme në tregti përfshinë standardet e produkteve që dallojnë nga shteti në shtet dhe u japin mundësi administratës publike që të blejnë prej furnitorëve vendor.
Burimi : Hansen, J. D. i Nielsen, J. U. (1997) An Economic Analysis of the EU. Botimi i 2. London: McGraë-Hill International. fq.4.
INTEGRIMET EKONOMIKE Zona e tregtisë së lirë Tregtia e lirë ndërkombëtare në mes shteteve anëtare të zonës, ku çdo shtet ende e ruan sistemin e vet doganor ndaj shteteve joanëtare
Unioni doganor Zona e tregtisë së lirë + doganat e përbashkëta ndaj shteteve të treta (joanëtare)
Tregu i përbashkët Unioni doganor + lëvizja e lirë e punës dhe kapitalit
Bashkimi ekonomik (unioni ekonomik dhe monetar) Bashkërendimi i politikave të përbashkëta ekonomike
Bashkimi politik Kushtetuta e përbashkët dhe Parlamenti
5. QËLLIMET NË POLITIKËN EKONOMIKE Planifikimi do të thotë përzgjedhja e politikës së koordinuar dhe konsistente në procesin e vendosjes. Në fushën e intervenimit të qeverisë kjo do të thotë ikja nga përdorimi i masave parciale dhe parashtrimi dhe zbatimi i synimeve më parë të parashtruara (targeteve dhe qëllimeve) dhe tërësinë e aksioneve të mundshme (instrumenteve) për çdo problem të parashtruar. Nevoja për koordinimin e aksioneve është e domosdoshme për shkak të tre faktorëve: 44
1. Sipas rregullit në dispozicion gjithmonë ekzistojnë shumë instrumente me të cilat mund të realizohen qëllimet e ndryshme të parashtruara. Përzgjedhja e instrumentit të përshtatshëm për qëllimin e parashtruar, gjithsesi duhet të përfshij supozimet relative të efikasitetit të çdo alternative, kohës së nevojshme për rezultatet e çdo instrumenti që vepron por dhe të kufizimit të përdorimit të tyre; 2. Ekzistimi i qëllimeve të shumfishta dhe fakti se çdo instrument mund të veproj më shumë se një herë, që nënkupton se në politikën e përgjithshme, problem është i pavarur. Në zgjidhjen e një problemi (ose duke gjetur të metën), instrumenti po ashtu, do të ndikoj negativisht në rezultatet tjera (në të metat tjera) dhe jo gjithherë në nivelin e duhur. Në pajtim me këtë, problemet e ndryshme të politikës duhet të zgjidhen në mënyrë simultante. 3. Problemet e politikës gjinden në kuadër të kohës. Zgjidhja e problemit të sotshëm është ngushtë e ndërlidhur me zgjidhjet në problemet e ardhshme. Një çështje e rëndësishme në kuadër të planifikimit është “konsistenca e kohës” së zgjedhjes publike. Caku i dëshiruar është qëllim i politikës ekonomike, që zakonisht mund të matet përmes variablave ekonomike siç janë: e ardhura ose punësimi. Instrumenti është një levë e shprehur përmes variablës tjetër – të cilën bartësi i politikës ekonomike mund ta shfrytëzoj për të arritur qëllimin e parashtruar, d.t.th. ndryshimin e vlerës në mënyrë dhe kahje të dëshiruar. Në aftësinë e instrumenteve që të veprojnë në objektiv – caqet, pasqyrohet përmes analizës ekonomike, që i identifikon ndërlidhjet në mes variablave ekonomike.
45
Prezantimi i qëllimeve të politikës ekonomike është detyrë e politikanëve që janë përgjegjës ndaj publikut për shkak të zgjedhjes së tyre. Rëndësia e sistemit politik në definimin e raportit në mes të preferencave të bartësve të politikës dhe preferencave të individëve është shumë e qartë. Problemi paraqitet në identifikimin e qëllimeve që duhet përcjellur dhe rëndësisë që i’u ipet atyre. Po të ishte e mundur, që të krijohet një sistem vetëplotësues, pa burime të kritereve për shpërndarje të drejtë, atëherë vetëm thirrja në preferenca individuale do të na mundësonte zgjidhjen e problemeve, pa patur fare nevojë që t’i ipet përparësi disa preferencave në krahasim me të tjerat. Mirëpo kjo në kushtet moderne nuk është e mundshme. Përzgjedhja e disa kritereve të drejta, para disa kritereve të tjera që i kanë bërë bartësit e politikës ekonomike mund të pasqyroj preferencat e një pjese (preferenca e shumicës) së votuesve në një shkallë më të lartë ose më të ulët. Kjo varet nga zgjerimi i operacioneve të mekanizmit demokratik dhe politik dhe se i njejti vepron dhe funksionon në mënyrë perfekte dhe se nuk ekzistojnë barierat burokratike. Zakonisht ekzistojnë katër mënyra të shprehjes së të metave–caqeve: a) çasja në të metën (cakun) fikse; b) çasja prioritare; c) çasja fleksibile në të metën me norma marxhinale të ndryshueshme të zëvendësimit; 46
d) çasja fleksibile në të metën me norma marxhinale fikse të zëvendësimit. Qëllimi është objekt i veprimit të politikës ekonomike. Shpeshherë qëllimet formulohen nga ndikimet politike dhe janë të përcaktuara nga situata momentale ekonomike, nga resurset e disponueshme ekonomike, sistemi politik, raportet e grupeve kryesore shoqërore, pozita ndërkombëtare e shtetit në kuadër të ekonomisë botërore etj. Llojet e qëllimeve, sipas faktorit kohor:
Afatshkurtër: janë të rëndësishëm për arritjen e baraspeshës afatshkurte ekonomike, siç janë: stabiliteti i çmimeve, shkalla pozitive e shtimit ekonomik, punësimi i plotë, bilanci pozitiv i pagesave.
Afatgjatë: shpeshherë 10 e më shumë vite, p.sh. përmirësimi i alokimit të faktorëve të prodhimit, zhvillimi rajonal, ndryshimet strukturale, etj..
Llojet e qëllimeve sipas rëndësisë:
Bazike–kryesore: gjithnjë paraqiten qëllimet kryesore afatgjate dhe qëllimet kryesore afatshkurte. Qëllimet kryesore afatshkurte kanë të bëjnë me GDPnë, punësimin, çmimet, marrëdhëniet tregtare, etj.;
Indirekte – janë të nxjerrura nga qëllimet kryesore dhe janë të varura drejtëpërsëdrejti nga realizimi i qëllimeve bazike.
Llojet e qëllimeve sipas raporteve të ndërsjella:
Të pavarura – realizimi i një qëllimi nuk varet nga realizimi i qëllimit tjetër, që në realitet ndodh shumë rrallë;
Komplementar – efekti paralel (p.sh. Rritja e normës së shtimit ekonomik – zvogëlimi i shkallës së papunësisë)
Konfliktual – realizimi i një qëllimi negativisht ndikon në realizimin e qëllimit tjetër ( p.sh. Shkalla më e lartë e inflacionit – shkalla më e ulët e inflacionit).
Veçoritë e qëllimeve të politikës ekonomike: • Qëllimet duhet të jenë reale dhe objektive 47
• Mundësia e kuantifikimit, p.sh. Shprehja e tyre në % me qëllim që shkalla e realizimit të matet më lehtë; • Qëllimet afatshkurte janë shumë më lehtë të matshëme sesa ato afatgjata; • Përcaktimi kohor i qëllimeve si dhe përcaktimi i prioriteteve në realizimin e qëllimeve;
5.1. LLOJET E QËLLIMEVE TE POLITIKËS EKONOMIKE Qëllimet e politikës ekonomike ndahen në tre grupe: 1. Qëllimet afat shkurta dhe afat gjata, qëllimet afat shkurta ose konjukturale, formulohen në afatin deri në një vit dhe ndërlidhen me politikën stabilizuese ekonomike. Qëllimet afat shkurta, njëkohësisht janë qëllimet kryesore të politikës ekonomike dhe ate rritja e normës së shtimit ekonomik, inflacioni i ulët, papunësia e ulët dhe bilanci pozitiv i pagesave. Qëllimet afat gjate ekonomike, ekonomisti i njohur Kirshan i quan strukturale dhe i ndanë në parësore dhe indirekte. Këto qëllime projektohen në afat prej 5 deri 10 vite, më të rëndësishëm janë për sigurimin e shtimit ekonomik, ndryshimin e alokimit të faktorëve 48
prodhues, përmirësimin në shpërndrjen e të ardhurave dhe pasurisë kombëtare, stimulimi i zhvillimit të disa rajoneve etj. Në këtë rast duhet të theksohet se sat ë jetë realizimi më i madh i qëllimeve afat shkurta ekziston mundësia më e madhe e realizimit më të sukseshëm të qëllimeve afat gjata. 2. Qëllimet e pavarura, konfliktuoze dhe komplementare – gjatë zgjedhjës së qëllimeve dhe dhënies së prioritetit për realizim, situate të rralla janë kur qëllimet e përcaktuara të jenë të pavarura në mes tyre, respektivisht që realizimi i një qëllimi bëhet pa ndikim në qëllimet tjera. Raporti real i qëllimeve shprehet në lidhjen prapavajtëse, në të cilën ato qëllime janë komplementare ose konfliktuoze. Zgjedhja e mirë e qëllimeve nënkupton se ato janë komplementare, që do të thotë se më shumë qëllime mund të realizohen njëkohësisht – shembuj. 3. Qëllimet në kuptimin e ngushtë dhe të gjërë – qëllimet e politikës ekonomike me të cilat arrihen ndryshimet në procesin e prodhimit shoqëror, në prodhim, shpërndarje, këmbim dhe konsum, kanë të bëjnë me qëllimet në kuptimin e ngushtë dhe kanë të bëjnë me rritjen e normës së shtimit, zvogëlimin e normës së inflacionit etj. Qëllimet e politikës ekonomike në kuptimin e gjërë ka të bëjë me ndryshimet në strukturën institucionale të sistemit ekonomik, karakteri i sitemit dhe niveli i zhvillimit ndikojnë në realizimin e qëllimeve në kuptimin e ngushtë. Në fillim të procesit të tranzicionit, si qëllime prioritare ishin përcaktuar: ndryshimi i raporteve pronësore, ndërtimi i mekanizmit të tregut, ndryshimi i rolit të shtetit në ekonomi etj. Qëllimet e përcaktuara të politikës ekonomike, në periudha afat gjata gjithnjë janë aktuale në kohë me ndryshimin e sistemit ekonomik. Gjatë procesit të realizimit të këtyre qëllimeve, patjetër nevojitet koncenzusi politik i subjekteve relevante shoqërore, pasi që në këtë proces marrin pjesë bartësit politik dhe ekonomik.
49
Thënia e ekonomistit të njohur Boulding: “tani kemi definuar katër qëllime parësore të politikës ekonomike, të cilat mund të përmblidhen me katër fjalë të mëdha: Përparimi, Stabiliteti, Drejtësia dhe Liria”. Stabiliteti ekonomik dhe social në shoqëri është në korelacion me shkallën e mbrojtjes së lirive të njeriut dhe qytetarit (ndërmarrësit) dhe respektimit të parimeve të së drejtës dhe drejtëshmërisë, si parime thelbësore të demokracisë.
5.2. VEÇORITË E QËLLIMEVE TË POLITIKËS EKONOMIKE Procesi i formulimit të qëllimeve të politikës ekonomike gjithherë fillohet përmes analizës së situatës së tanishme ekonomike dhe gjendjes së treguesve më kryesor agregat siç janë: GDP, shkalla e inflacionit, shkalla e paunësisë, bilanci i tregtisë së jashtme, bilanci i pagesave, situata buxhetore, politika special, etj.. Në kuadër të koncepteve të aprovuara të politikës ekonomike, në kuadër të kushteve politike, sociale e ndërkombëtare, subjektet e politikës ekonomike i definojnë qëllimet e caktuara, para se gjithash në periudhën afatshkurte, e pastaj dhe në periudhën afatgjate. 50
Në kuadër të politikës, stabilizuese afatshkurte, qëllimet e formuluara nga bartësit e politikës ekonomike, karakterizohen me këto veçori: 1. Karakter kualitativ (cilësor), që d.t.th. se qëllimet janë përmbajtësisht të përcaktuara. Qëllimi duhet të jetë shumë qartë i formuluar, që në mënyrë precize të përcaktohet përmbajtja e tij dhe që të përcaktohet në mënyrë të qartë ndryshimi që do të arrihet me qëllimin e përcaktuar, p.sh. zvogëlimi i deficitit buxhetor, do të nënkuptonte ndryshimet e caktuara në strukturën e të hyrave dhe të dalurave dhe instrumenteve të politikës buxhetore; 2. Karakteri kuantitativ, qëllimet e parashtruara duhet ti nënshtrohen kuantifikimit (matjes). Matja e qëllimeve të politikës ekonomike e thjeshtëson zgjedhjen dhe selekcionimin e instrumenteve për realizimin e tyre. Qëllimet afatshkurte në krahasim me ato afatgjate më shumë mund t’i nënshtrohen kuantifikimit, pasi që ato afatgjate kanë të bëjnë me periudha më të gjata kohore dhe në to ngërthehen një numër i madh i faktorëve të karaktereve të ndryshme, që shpeshëherë mund të ndryshojnë; 3. Dimensioni kohor – ka një rëndësi të veçantë, si nga aspekti i përzgjedhjes së instrumenteve për realizimin e tyre, si dhe nga aspekti i ndërsjellë i qëllimeve në të cilin ato duhet të jenë komplementare; 51
4. Bashkërendimi (harmonizimi) – qëllimet duhet të jenë të bashkërenditura në mes tyre, ku gjithnjë fillohet nga ndarja e qëllimeve si të: pavarura, komplementare dhe konfliktuoze. Përzgjedhja e mirë e qëllimeve nënkupton se ato nga aspekti i realizimit janë komplementare, ku sipas rregullit i paraprinë koncenzusi i subjekteve relevante politike. Pa përjashtim, në çdo shoqëri ekzistojnë dhe paraqiten interesa të ndryshme, bartësit e të cilave në radhë të parë janë partitë politike (në pushtet ose në opozitë), sindikatat, monopolet, organizatat ose shoqatat politike, të cilat bëjnë presion që të mirren në konsideratë qëllimet e tyre që shpeshëherë janë dhe subjektive. Qeveria dhe parlamenti duhet të bëjnë harmonizimin dhe t’i bashkërendojnë interesat e ndryshme dhe të kundërta dhe që përmes koncenzusit të arritur të formulojnë qëllimet që janë të bashkërenditura në mes vete. Gjatë historisë së afërt, shpeshëherë në disa situata në shumë shoqëri, qëllimet imponoheshin për shkak rrethanave të ndryshme, si psh. Pas Luftës së I-rë ose II-të Botërore, pas krizës ose depresionit të thellë në vitet e 30-ta të shekullit të kaluar, ndryshimit të sistemeve ekonomiko–shoqërore në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, ose pas krizës së thellë financiare në vitin 2008; 5. Realiteti – qëllimet janë reale, respektivisht të realizueshme. Parakushti i parë i realitetit të qëllimeve të parashtruara është se gjatë formulimit të qëllimeve të jenë bërë analiza e situatës ekonomike si dhe të lartësisë dhe strukturës së agregatëve kryesor makroekonomik. Parakushti i dytë i rëndëssishëm është që qëllimet të jenë komplementare, me qëllim që të përcaktohet shkalla e prioriteteve. Parakushti i tretë të realitetit të qëllimeve, ka të bëjë me atë se nuk duhet të kërkohet dhe që të priten dallimet e mëdha në mes gjendjes ekzistuese në ekonomi dhe situatës që dëshirohet të arrihet përmes realizimit të qëllimeve të definuara. Në rast se shkalla e dallimeve dhe ndryshimeve është e lartë, e veçanarisht kur kemi të bëjmë me qëllime afatshkurte, kjo na tregon se qëllimet e parashtruara janë joreale, siç ishte rasti në të gjitha ish- shtetet socialiste; 6. Prioriteti – qëllimet duhet që të rangohen sipas shkallës së rëndësisë. Në politikën ekonomike afat shkurte gjithhere ekzistojnë një numër i madh i qëllimeve që duhet të realizohen, por gjithëherë duhet që të veçohen ato më prioritare, respektishisht ato që janë më të rëndësishme. Gjatë procesit të rangimit, gjithnjë janë prezente edhe ndikimet nga fusha shoqërore, politike dhe sociale. Shpeshëherë përcaktimi i qëllimeve joreale dhe konfliktuoze në shumë shoqëri, ndikojnë në kompromitimin e subjekteve të politikës ekonomike, por dhe shumë pasoja të tjera negative, pasoja që do ti pësojë e tërë shoqëria. Votuesit politik përcaktohen dhe votojnë për përfaqësuesit e atyre partive politike, që mandatin e kaluar qeverisës kanë përmbushur qëllimet e parashtruara nga programi i tyre politik, 52
respektivisht për ato subjekte politike që në fushatën parazgjedhore promovojnë qëllime reale.
5.3. QELLIMET E POLITIKES EKONOMIKE Liritë politike kanë të bëjnë me procesin e vendimarrjes dhe sjelljes politike, ndërsa liritë ekonomike masin (kuantifikojnë) lirinë e këmbimit në tregun e caktuar. Liritë ekonomike pikënisjen e kanë nga vlerësimi i lirive të këmbimit ( në radhë të parë hapja ndaj tregtisë ndërkombëtare), inciativës afariste dhe shkallës së intervenimit të shtetit në ekonomi, pa marrë parasysh karakteristikat e sistemit politik.
“Liria ekonomike është parakusht për liritë politike.” Milton Friedman, 1962. Studiues të shumtë në bazë të hulumtimeve të gjata në fushën e sistemeve ekonomike dhe politike si dhe ndikimeve të politikës ekonomike në zhvillimin në shumë shtete të botës potencojnë se niveli i lartë i lirive ekonomike është një parakusht shumë i rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin më të shpejtë dhe efikas ekonomik.
Liria ekonomike është e drejta e individit që t'i ndjek interesat e tija përmes këmbimit të lirë të të drejtave pronësore të cilën i'a siguron sundimi i ligjit. Individët janë të lirë që të punojnë, prodhojnë, shpenzojnë dhe të investojnë në mënyrën që ata dojnë dhe këtë liri shteti nuk mund të u'a kufizoj, por vetëm të u'a mbrojë. Cilësia e kornizës institucionale mund të shpjegohet dhe të kuptohet vetëm përmes lirive ekonomike si dhe ndikimit të saj në performancën ekonomike të një shteti: •
•
Moers (2002) thekson se mbrojtja e të drejtave pronësore, sistemi i shëndoshë juridik dhe liritë ekonomike paraqesin shtyllat më kryesore të shtimit ekonomik; North (1998) potencon rëndësin e lirive ekonomike për përparimin ekonomik. Sipas mendimit të tij, një nga boshllëqet në zhvillimin e Spanjës dhe Portugalisë si dhe kolonive të tyre në Amerikën Jugore, në krahasim me Britaninë e Madhe ishte mungesa e theksuar e lirive ekonomike. 53
•
•
•
Berggren (2003) ndalet në shpjegimin se si institucionet që i mbrojnë liritë ekonomike veprojnë dhe stimulojnë shtimin ekonomik: (a) ato promovojnë kthimin e lartë përmes tatimeve të ulta, sistemin e shëndoshë juridik dhe mbrojtjen e të drejtave pronësore; (b) mundësojnë alokimin e talentave/resurseve aty ky gjenerojnë vlerën më të lartë; (c) përshpejtojnë dinamikën e zhvillimit në të cilën ka konkurrencë duke i'u faleminderuar legjislacionit efikas; (d) mundëson marrjen e vendimeve të parashikueshme dhe racionale në kushtet e inflacionit të ulët; (e) promovon investime kapitale aty ku kthimi është më i lartë. Treguesi i parë është indeksi i lirive ekonomike të Institutit Heritage ( Index of Economic Freedom, Heritage Foundation ). Ky tregues më së shumti mbështetet në treguesit rregullativ në dhjetë fusha të lirive ekonomike. Treguesi i dytë i emërtimit të përafërt, indeksi i lirive ekonomike në botë sipas Gwartneyu i Lawsonu ( Index of Economic Freedom of the World, EFW ) të cilin e boton instituti The Fraser Institute, në Kanada. Indeksi i lirive ekonomike EFW, hartohet dhe përfshin shumë komponente nga pesë fusha të lirive ekonomike, ndërsa vlerësimi i komponenteve bëhet në bazë të më shumë se 40 treguesve, pjesa më e madhe e të cilëve janë tregues makroekonomik.
Tërësia e lirive ekonomike zakonisht përbëhet nga dhjetë komponentet kryesore: 1. Liria e biznesit ( business freedom); 2. Liria e tregtisë ( trade freedom); 3. Liria monetare ( monetary freedom); 4. Liria nga ndikimi i Qeverisë ( freedom from government ); 5. Liria fiskale ( fiscal freedom); 6. Liria e të drejtave pronësore ( property rights); 7. Liria e investimit ( investment freedom); 8. Liria financiare ( financial freedom); 9. Liria nga korrupcioni ( freedom from corruption); 54
10. Liria e punës ( labor freedom).
Vlerësimi nga 0-100%, vlerësimi më i lartë, liri më e madhe ekonomike: › › › › ›
80-100% - ekonomia e lirë; 70-79.9% - kryesisht ekonomi e lirë; 60-69.9% - ekonomi e lirë e moderuar; 50-59,9% - kryesisht ekonomi jo e lirë; 0 - 50% - ekonomi represive.
6. INSTRUMENTET E POLITIKËS EKONOMIKE Instrumente janë mjete përmes së cilave bartësit e politikës ekonomike i realizojnë qëllimet e tyre të parashtruara. Përmes instrumenteve që bartësit i kanë në dispozicion, shteti vepron në sjelljen e të gjithë akterëve të tjerë ekonomik. Instrumentet duhen të jenë mirë të koncipuara nga ana e bartësve të politikës ekonomike, ndërsa përdorimi i tyre kërkon një koordinim të akcioneve, e që bëhet nga bartësit e ndryshëm të politikës ekonomike. Përmes përdorimit të instrumenteve të ndryshme, shteti në mënyrë direkte ndikon në sjelljën e disa subjekteve ekonomike; Instrumentet në politikën ekonomike paraqesin variabla që i kontrollon shteti dhe përmes tyre ai vepron në mekanizmat ekonomik me qëllim të realizimit të qëllimeve parësore makroekonomike; Duhet theksuar se veprimi i instrumenteve në politikën ekonomike nuk është gjithherë i qartë dhe drejtëvizor. Përmes ndikimit të një instrumenti në realizimin e ndonjë qëllimi mirë të definuar, mund të ndodhë që njëkohësisht të pengohet realizimi i ndonjë qëllimi tjetër të parashtruar. Ky lloj i dualitetit na shpjegonë se procesi i hartimit dhe realizimit të politikës ekonomike është një proces shumë i ndërlikuar, që gjithherë është i përcjellur me një shkallë të caktuar të riskut. Çka është risku (rreziku)? Risku është kombinimi i mundësisë së ndodhjes së një ngjarje, ose probabilitetit të paraqitjes së 55
ngjarjes së caktuar dhe madhësisë së pasojës së të njejtës ngjarje. (British Standard No 4778, Risku = Ngjarja x Pasoja). Problemi parësor në përzgjedhjen adekuate dhe dimensionin kuantitativ të disa instrumenteve rrjedhë nga ndërvarshmëria shumë e theksuar në mes qëllimeve dhe instrumenteve të politikës ekonomike. Thuajse është e pamundshme që të gjindet një instrument i politikës ekonomike me të cilin veprohet vetëm në një qëllim të caktuar, por nga ana tjetër janë të rralla qëllimet që janë nën ndikimin e vetëm një instrumenti të caktuar. Këtë problem edhe më tepër e komplikon fakti se qëllimet dhe instrumentet e politikës ekonomike gjinden në një varshmëri shumë të theksuar. Në parim, një shoqëri sa më shumë që të ketë në dispozicion instrumente të ndryshme, rruga për koncipimin e politikës ekonomike më konzistente do të jetë më e shkurtër dhe më e lehtë. Politika ekonomike është ngushtë e ndërlidhur me politikat qeveritare. Çdo lloj i politikës ekonomike ka fusha të saja të veprimit, masat dhe instrumentet e saja të veprimit si dhe problemet që duhet t’i zgjidhë në periudha të caktuara kohore. Me masa të politikës ekonomike nënkuptohet përdorimi i instrumenteve adekuate. Politikat makroekonomike: politika fiskale, politika monetare-kreditore, politika e tregtisë së jashtme, politika strukturale, politikat e tjera (politika e tregut të punës, stabilizuese, e të ardhurave, etj.). Në kryerjen e detyrave dhe zbatimin e qëllimeve ekonomike, para çdo shteti janë në dispozicion një numër i madh dhe i gjërë i instrumenteve dhe masave të ndryshme të politikës ekonomike.
56
Instrumentet në kuadër të politikës ekonomike kanë shumë kuptime dhe atë: a) Instrumentet paraqesin një madhësi ekonomike (p.sh. norma e kamatës); b) Instrumentet janë element i sistemit institucional, dhe c) Instrumentet janë mjete me të cilat kryhet-realizohet një apo më shumë detyra të caktuara nga sfera ekonomike dhe sociale. Gjatë shpjegimit dhe kuptimit të instrumenteve të politikës ekonomike na paraqiten dy kuptime – kategori të cilat krahas instrumenteve duhet pa tjetër t’i njohim, e ato janë: Detyrat dhe Masat. Detyra mund të definohet si gjendje e deshiruar, gjegjësisht si kahje apo rrugë drejtë së cilës duhet ecur, dhe të njejtat duhet dalluar dhe diferencuar sepse janë të shumta dhe heterogjene. Lista e detyrave kurrë nuk mund të jetë komplete, pasi që asnjëhere nuk mund të përfshihet i tërë aktiviteti ekonomiko–juridik. Detyrat në kuadër të politikës ekonomike patjetër duhet të kenë shprehje ekonomike dhe në parim janë të kuantifikueshme (të matshme). Me masa nënkuptojmë përdorimin e instrumenteve në momentin e caktuar, me qëllim të kryerjes së një apo edhe më shumë detyrave. Masa në kuadër të politikës ekonomike mund të jenë: a) zvogëlimi i tatimit në të ardhura ose aprovimi i buxhetit të shtetit, dhe b) heqja e ndonjë mase të caktuar, p.sh. heqja e masës për importimin e veturave më të vjetra se 10 vite, etj.. Profesori Kirchen, të gjitha instrumentet i klasifikon në dy grupe:
a) Instrumentet në analizat ekonomike , dhe b) Instrumentet në teorinë ekonomike. Instrumentet në analizat ekonomike ndahen në pesë grupe dhe atë: a) b) c) d) e)
Instrumentet nga grupi i financave publike (Politika fiskale); Instrumentet kredito–monetare; Instrumentet e kurseve devizore (valutore); Instrumentet e kontrollës direkte; dhe Instrumentet e reformës së sistemit.
Motivi i të gjitha politikave më lartë të cekura është forcimi i konkurrencës si dhe alokimi sa më optimal i resurseve ekzistuese ekonomike. 57
6.1.
INSTRUMENTET NË ANALIZAT EKONOMIKE
Instrumentet nga grupi i financave publike (Politika fiskale) – paraqesin tërësinë e aktiviteteve shtetërore të orientuara në zbatimin e të hyrave dhe të dalurave publike, me qëllim të realizimit të normës së dëshirueshme të shtimit ekonomik dhe stabilitetit të çmimeve. Funksionet parësore të politikës fiskale janë: stabilizuese, alokative dhe redistributive. Shtetet e zbatojnë dhe e realizojnë politikën fiskale përmes dy mënyrave kryesore: përmes stabilizatorëve automatik dhe përmes masave diskrecionale. Stabilizatorët automatik shërbejnë për ruajtjen e stabilitetit ekonomik (tatimimi progresiv i pagave dhe fitimeve, kompenzimet në rastin e papunësisë etj.). Masat diskrecionale, ku zakonisht nevojitet ndryshimi i procedurave ligjore (programet e punëve publike, punësimit publik, pagesat e transfereve, ndryshimi i normave tatimore etj.).
Në rast se kemi kombinimin e këtyre dy politikave atëhere flasim për “formulën e politikës fleksibile” Instrumentet më të shpeshta të politikës fiskale janë: a) Të hyrat publike (tatimet, kontributet, doganat, taksat, akcizat etj.); b) Të dalurat publike (sektori shtetëror, investimet, transferet, konsumi publik etj.); c) Borxhi publik ( i brendhshëm dhe i jashtëm), dhe d) Emitimi i parasë në funksion të politikës fiskale. 58
Çdo individ apo familje, i planifikon shpenzimet në bazë të shumës së parave që ka në dispozicion. Me fjalë të tjera, një familje, e llogaritë koston e jetesës së saj sipas një buxheti–të ardhurave që ka dhe të cilat mund t’i shpenzojë për t’u ushqyer, për t’u veshëmbathur, për të paguar qiranë etj.. Ky plan bëhet për periudha të caktuara për shembull, shpenzimet e familjes llogariten për një periudhë 15 ditore apo për një muaj (varësisht nga mënyra e marrjes së pagës). Në të njëjtën mënyrë, edhe qeveria i planifikon shpenzimet e saj në varësi të buxhetit që harton. Ajo programon sesa nga të ardhurat e saj do të shpenzohen për nevoja të ndryshme të shtetit si për shembull, për pagat e të punësuarve në sektorin publik të administratës, për pensionet, ndihmat sociale, për spitalet, për arsimin, për mbrojtjen e vendit etj.. Krejtë ndryshe nga buxheti familjar, buxheti i shtetit planifikohet për një periudhë të caktuar kohore që quhet “vit buxhetor”. Ky vit përbëhet nga 12 muaj dhe sipas standardeve të vendosura ndërkombëtare është i njëjtë me vitin kalendarik, pra fillon më 1 janar dhe përfundon më 31 dhjetor (në disa vende ky vit shtrihet në periudhën shtator-tetor i vitit paraprak deri në mars prill i vitit tjetër).
DEFICITI BUXHETOR Diferenca midis të ardhurave dhe shpenzimeve përbënë atë që quhet suficit – kur të ardhurat janë më të larta sesa shpenzimet, ose deficit – kur shpenzimet janë më të larta sesa të ardhurat buxhetore. Diferenca midis të ardhurave dhe shpenzimeve të Qeverisë në Kosovës gjatë këtyre 10 vjetëve të fundit ishte gjithnjë me deficit. Kjo është një gjë normale për vendet e sapo të dalura nga lufta dhe që ka një bazament të ulët ekonomiko–financiar dhe që deri vonë nuk ishte anëtare e institucioneve më të rëndësishme financiare. Të ardhurat nuk realizohen për shkak se jo të gjithë tatimpaguesit janë korrektë me ligjin dhe i shmangen detyrimeve për të paguar; për shkak të vështirësive në mbledhjen e taksave; për shkak të politikave sociale që ndjekë vendi etj., ndërsa shpenzimet janë të larta për shkak të peshës së madhe të investimeve publike, veçanarishtë në sektorin e rrugëve etj.. Por, deficitet buxhetore nuk janë të pazakontë as për vendet e zhvilluara. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një nga vendet më të zhvilluara në botë, kanë rezultuar me deficit buxhetor për 30 vite me radhë. Zakonisht, për të vlerësuar se sa i thellë është deficiti buxhetor i një vendi, llogaritet raporti i tij me prodhimin e një vendi (Prodhimi i Brendshëm Bruto 59
GDP). Kjo shifër tregon se ç’pjesë të vlerës së prodhimit të përgjithshëm të ekonomisë zë deficiti buxhetor i shtetit.
FINANCIMI I QEVERISË Për të mbuluar deficitin buxhetor, qeveria merr hua të brendshme ose të jashtme ose ndryshe thuhet se financohet nga burime të brendshme dhe të jashtme. Huamarrja e brendshme sigurohet nga subjekte të përcaktuara paraprakisht që përfshijnë banka, institucione financiare dhe jofinanciare dhe individë. Kredia që merr qeveria është në formën e letrave me vlerë të qeverisë ose siç quhen ndryshe bono thesari. Pra, qeveria emiton bono thesari me vlera të caktuara, të cilat blihen nga individë, nga bankat apo nga institucione të tjera financiare për një kohë të përcaktuar më parë. Pas mbarimit të kësaj kohe (ose kur maturohen bonot e thesarit) qeveria i riblenë letrat me vlerë dhe së bashku me çmimin fillestar me të cilin i ka shitur, ajo i paguan edhe një interes mbajtësit të tyre. Ky interes është shpenzim për qeverinë dhe fitim për atë që i kishte blerë bonot e thesarit. Për qeverinë, kjo lloj marrëveshje është një formë për të marrë hua për një periudhë të caktuar (koha e maturitetit të bonove), ndërsa për palën tjetër kjo është një formë investimi, pasi për shumën e parave me të cilat blihen bonot, blerësi merr një interes të caktuar. Buxheti është dokumenti më i rëndësishëm i çdo qeverie pasi reflekton politikën e zhvillimit ekonomik dhe social të vendit. Niveli i treguesve buxhetor duhet të jetë 60
në harmoni me tregues të tjerë të ekonomisë. Një nivel i lartë shpenzimesh mund të çojë në rritje të parasë që qarkullon në ekonomi e në rritje të çmimeve. Në rast se kryerja e shpenzimeve të mëdha gjykohet si e nevojshme për zhvillimin e mëtejshëm të vendit, atëherë duhen menduar burimet se si do të mbulohen këto shpenzime, në mënyrë që të krijohet një ekuilibër. Sigurisht që gjetja e ekuilibrit nuk është aq e thjeshtë, prandaj edhe hartimi i buxhetit dhe më pas miratimi i tij janë gjithmonë dhe kudo objekt debati të ashpër në mes politikë-bërësve, grupeve të caktuara shoqërore, por edhe grupeve të ndryshme moshore.
Instrumentet kredito–monetare – Politika monetare është pjesë e politikës ekonomike e cila është e orientuar në rregullimin e sasisë së parasë në qarkullim në kuadër të një ekonomie kombëtare, e që ka të bëj me ofertën dhe kërkesën e parasë. Banka Qendrore e çdo shteti është kreatore e politikës monetare dhe kreditore dhe në mënyrë direkte ndikon në ofertën e parasë. Instrumentet e politikës monetare janë: a) Emisioni primar (emitimi i parasë); b) Norma e rezervës së detyrueshme që e përcaktonë kohë pas kohe Banka Qendrore; c) Norma eskonte (norma e huazimit nga Banka Qendrore, që mund të ketë vlera të ndryshme, në vitet e fundit është shumë e ulët, si nga FED-i ashtu edhe nga Banka Qendrore Evropiane dhe e njejta sillet nga 0 deri në 0.25% në vit), dhe d) Operacionet në tregun e hapur (blerja dhe shitja e letrave me vlerë nga ana e Bankës Qendrore). Politika kredito–monetare në vete përfshinë të gjitha rregullat, dispozitat dhe instrumentet, me të cilat në këtë sferë i ndërmerr shteti me qëllim të rregullimit të nivelit, strukturës dhe dinamikës së masës monetare, në një anë, por dhe sigurimit të nivelit, të strukturës dhe dinamikës së kredisë, si një element shumë i rëndësishëm të kësaj politike në anën tjetër.
61
Instrumentet e kurseve devizore (valutore) – janë instrumente të vecanta, që kanë tri karakteristika të rëndësishme: a) janë instrumente të forta; b) bëjnë ndryshime të fuqishme në kuadër të ekonomisë kombëtare, dhe c) ndikojnë në mënyrë emotive nga se me këtë kurs shprehet raporti i valutës kombëtare ndaj valutave të tjera dhe shpeshëherë paraqitet rreziku i degradimit ose humbjes së besimit në valutën kombëtare. Ndryshimi i kursit të valutës kombëtare shkakton rritjen e cmimeve si dhe ndryshime në shpërndarjen e të ardhurave. Kurset devizore mund të jenë: a) fikse dhe individuale, b) të llojllojshme dhe fikse, dhe c) unike dhe rrëshqitëse. Qëllimi i ndryshimit të paritetit të parasë kombëtare ndaj valutave të tjera bëhet përmes devalvimit (uljes së vlerës së parasë kombëtare, p.sh. 1 Lekë momentalisht me Euron këmbehet me paritetin 1 euro = 140 lekë, pas devalvimit mund të jetë 1 euro = 160 lekë, revalvimi është proces i kundërt p.sh 1 euro = 100 lekë). Zakonisht përmes devalvimit tentohet që të përmirësohet bilanci i tregtisë së jashtme, bilanci i pagesave si dhe të rritet pjesëmarrja e shtetit në ndarjen ndërkombëtare të punës.
Instrumentet e kontrollës direkte – këto instrumente zakonisht shkaktojnë efekte të shpejta dhe shfrytëzohen gjatë periudhave të krizave, në mënyrë që në afate sa më të shkurta t’i zgjidhin problemet e grumbulluara ekonomike dhe sociale. Përdorimi i këtyre instrumenteve është dyfish i dobishëm, pasi që janë selektive dhe shkaktojnë efekt të madh. Profesori Kirchen këto instrumente i klasifikon në tri kategori: 62
a) Instrumentet e kontrollit të marrëdhënieve të jashtme (tregtia e jashtme,
kontrolla devizore dhe kontrolla e emigracionit); %) Instrumentet e kontrollit të çmimeve dhe shërbimeve të caktuara; dhe $) Instrumentet tjera të kontrollit në kuadër të ekonomisë kombëtare (investimet, konsumi, kursimet, eksploatimi i burimeve natyrore dhe burimeve – resurseve të tjera).
Instrumentet e reformës së sistemit – veçoria e këtyre instrumenteve është se të gjitha ndryshimet që ngjajnë brenda këtyre instrumenteve mund të kuantifikohen – maten. Përmes përdorimit të këtyre instrumenteve mund të reformohet sistemi i caktuar ekonomiko – juridik, si dhe të ndryshohet struktura ekzistuese me qëllim të rritjës së efikasitetit. Efikasiteti i reformave të sistemit varet nga reformat në fushën e legjislacionit, prandaj i njejti konsiderohet instrument i fortë apo i dobët në zbatimin e reformave të sistemit. Instrumentet e reformave të sistemit klasifikohen në tri grupe: a) Instrumentet kualitative – cilësore, përmes së cilave arrihet reforma fundamentale e sistemit, si p.sh. reforma fiskale, reforma tatimore, reforma kreditore dhe reforma e kontrollit direkt. b) Instrumentet e reformës institucionale, si p.sh. reforma agrare, pjesëmarrja e shtetit në kapitalin e ndërmarrjeve, apo formimi i institucioneve të reja më efikase, dhe c) Instrumentet të cilat i krijojnë dhe i imponojnë institucionet e ndryshme ndërkombëtare, përmes të të cilave kufizojnë veprimin e lirë dhe të papenguar të qeverive vendore, si p.sh. rasti i Greqisë në kohën e krizës financiare.
6.2. INSTRUMENTET NË TEORINË EKONOMIKE Në kuadër të instrumenteve të teorisë ekonomike bëjnë pjesë: a) b) c) d) e)
Instrumentet e njohjes; Instrumentet intervenuese; Instrumentet intranacionale; Instrumentet strukturale, dhe Instrumentet e politikës ekonomike vijuese. 63
Instrumentet e njohjës – këto lloje të instrumenteve zakonisht shfrytëzohen për përgaditjen e vendimarrjeve, sidomos në momentet e vështira ekonomike dhe sociale. Përmes këtyre instrumenteve vendimarrësit dëshirojnë që të bëjnë shpërndarjen racionale të burimeve të kufizuara. Shikuar nga aspekti i ekonomisë kombëtare, këto instrumente kanë të bëjnë kryesisht me: sistemin e çmimeve, të të ardhurave, punësimit, politikën fiskale e tatimore etj. Ndër instrumentet më të rëndësishme të këtij grupi janë: tabelat input – output dhe tabelat e bilanceve ekonomike. Përmes këtyre tabelave në mënyrë të hollsishme pasqyrohet i gjithë aktiviteti ekonomik, në tërësi apo sipas njësive organizative, si dhe komponentet kryesore makroekonomike, si: konsumi, kursimi, investimet etj. Si dhe instrumentet objektive sic janë: indeksi i cmimeve me pakicë e shumicë, indeksi i prodhimit, etj..
Instrumentet intervenuese – këto instrumente për kah natyra janë komplekse dhe gjithëpërfshirëse ( p.sh. kufizimi ose stimulimi i kredidhënies në nivel të shtetit apo atij sektorial, kur shteti me akcione të caktuara ndihmon ose mund të pengoj zhvillimin e sektorëve ose veprimtarive të caktuara). Për nga karakteri këto instrumente mund të kenë karakter: buxhetor dhe monetar dhe të njejtat zakonisht aprovohen nga nivelet më të larta dhe drejtëpërsëdrejti prekin bazën e sistemit ekonomik. Po ashtu, këto instrumente mund të përdoren edhe në fusha të tjera të jetës ekonomike, p.sh. shtetet krijojnë rezerva shtetërore (zakonisht për produktet më të domosdoshme dhe strategjike) dhe të njejtat mund t’i përdorin në rastet e caktuara, në rastet e katastrofave elementare ose në rastet për të ndikuar në harmonizimin e ofertës dhe kërkesë për produktet e caktuara (stabilizimin e çmimeve për produktet më të domosdoshme).
Instrumentet intranacionale – këto instrumente i rregullojnë marrëdhëniet ekonomike në tërë teritorin e shtetit, por mund t’i rregullojnë edhe mbrenda rajoneve të caktuara, si dhe sektorët apo degët e caktuara, me qëllim që të lehtësohet qarkullimi dhe lëvizja e lirë e mallrave, shërbimeve, kapitalit, njerëzve, ideve, etj.
64
Instrumentet strukturale – këto instrumente zakonisht përdoren në afate të gjata dhe përmes tyre tentohet që të ndryshohet baza e funksionimit të ekonomisë kombëtare si dhe struktura e saj (me qëllim që në krijimin e GDP-së të rritet pjesëmarrja e degëve që janë më konkurruese në tregun botëror dhe që kanë karakter propullziv dhe aplikim të teknologjive moderne). Përmes përdorimit të instrumenteve strukturale ndikohet në mënyrë aktive në përshtatjen e sektorëve të caktuar ndaj kërkesave të tregut, si dhe në stimulimin e proceseve të privatizimit dhe restruktuimit të ekonomisë kombëtare. Instrumentet e politikës ekonomike vijuese – zakonisht këto instrumente përdoren në afate të shkurta me qëllim që të vendoset dhe të arrihet një gjengje e re e cila ka devijuar nga parimet dhe qëllimet më parë të përcaktuara nga ana e bartësve të politikës ekonomike. Këto instrumente më së shpeshti përdoren në disa veprimtari ekonomike, si në industri, bujqësi, etj.. Përmes masave dhe instrumenteve të caktuara nga kjo fushë ndikohet në stabilitetin dhe baraspeshimin e faktorëve të disponueshëm prodhues si dhe mundësohet shfrytëzimi i tyre efikas.
7. MEKANIZMAT E VEPRIMIT TE POLITIKES EKONOMIKE Niveli i mirëqenies material dhe shoqërore në kuadër të një shteti në radhë të parë është rezultat i kushteve në të cilat funksionon një ekonomi dhe efikasitetit të masave të politikës ekonomike që i zbaton qeveria e atij vendi. Indikatori më real që pasqyron nivelin e realizimit të mirëqenies shoqërore është GDP për kokë banori (per capita), i cili në shtetet e pazhvilluara është vetëm disa qindra $, ndërsa në shtetet e zhvilluara disa dhjetra mijëra $ në vit. Qytetarët e një shteti ku GDP per capita është e lartë, jetojnë më mirë dhe janë të gatshëm që të japin pa hezitim besimin qeverisë të udhëheq politikën ekonomike, për dallim nga shtetet e pazhvilluara ku ky besim për shkak të jostabilitetit politik fitohet shumë më vështirë. Si do të realizohen qëllimet e parashtruara dhe se në cfarë mënyre do të realizohen të njejtat?
Realizimi i qëllimeve është detyrë e subjekteve të politikës ekonomike, ndërsa këtë e bëjnë duke përdorur instrumente të ndryshme, respektivisht masave makroekonomike në kuadër të institucioneve ekzistuese. 65
Qëllimi i fundit i politikës ekonomike është rritja e mirëqenies shoqërore, që matet me lartësinë e GDP-së. Për t’u realizuar qëllimi i fundit, patjetër duhet të realizohen dhe shumë qëllime tjera specifike, që janë të nivelit më të ulët, siç janë: çmimet stabile, shkalla e ulët e papunësisë, etj.. Qëllimet afatgjate të politikës ekonomike kanë karakter strategjik. Këto qëllime janë të harmonizuara me strategjinë e zhvillimit ekonomik. Për realizimin e qëllimeve afatgjate, përgjegjës është shteti, respektivisht qeveria e saj. Në ekonomitë e zhvilluara të tregut, gjithnjë ekziston një ndarje e qartë në mes funksioneve të Qeverisë dhe Bankës Qendrore, për realizimin e qëllimeve të parashtruara. Shteti, respektivisht Qeveria, zbaton politikën afatgjate zhvillimore, ndërsa Banka Qendrore zbaton politikën afatshkurte stabilizuese, me ç’rast çdonjëri subjekt është përgjegjës për segmentet e caktuara të politikës ekonomike. Shteti zbaton politikën afatgjate të zhvillimit ekonomik, përmes politikës së investimeve shtetërore, politikës së zhvillimit rajonal, politikës ekonomike me qëllim të zvogëlimit të dallimeve pronësore në mes të kategorive të ndryshme të popullatës, politikës së tregtisë së jashtme etj. Politika e investimeve shtetërore gjithherë niset nga niveli i arritur i zhvillimit ekonomik. Shtetet e pazhvilluar dhe ato në zhvillim, zakonisht investojnë në zhvillimin e infrastrukturës ekonomike dhe joekonomike (rrugët, hekurudhat, elektranat, largëpërçuesit, shkollat, spitalet etj), me qëllim të krijimit të një bazamenti për një prosperitet më të fuqishëm ekonomik, ndërsa shtetet e zhvilluara, zakonisht investojnë në degët e të ardhmes (robotika, inxhenjeringu gjenetik, etj.), me qëllim që të ruajnë dhe avancojnë nivelin tekniko–teknologjik të ekonomive të tyre. Përmes politikës së zhvillimit rajonal, shtetet e zhvilluara në mënyrë direkte ndikojnë në zvogëlimin e pabarazive ekonomike në mes të rajoneve në kuadër të shtetit. Për mes zvogëlimit të pabarazive ekonomike në mes rajoneve, ndikohet në zhvillimin e tërësishëm, harmonik dhe proporcioanal, por nga ana tjetër, ndikohet edhe në rritjen e standardit jetësor të popullatës. Përmes politikës së tregtisë së jashtme, realizohet mbrojtja dhe zhvillimi i degëve të reja vendore nga konkurrenca e importit si dhe stimulimi i zhvillimit të degëve ekonomike që janë të sukseshme në eksport.
66
7.1. ROLI EKONOMIK I SHTETIT Qysh nga depresioni i thellë ekonomik i viteve 1929–1933, që së pari goditi SHBA-të, është parë se shteti doemos duhet të marrë pjesë në rregullimin e rrjedhave të jetës ekonomike, ndërsa sot kjo çështje që ka të bëj me vëllimin dhe karakterin e intervenimit shtetëror janë çështje shumë të diskutueshme si në jetën e përditshme ashtu edhe në qarqet akademike. Çdo ekonomi edhe në kushtet e sotme është e ndikuar nga lëvizjet ciklike, që janë të përcjella me periudha të recesionit dhe konjukturave, me ç’rast gjithnjë nevojitet ndërhyrja dhe intervenimi aktiv i shtetit. Në kushtet e sotme modern, shteti gjithnjë e më tepër po i bëhet partner tregut, kështu që intervenimet direkte preorientohen në fushën informative dhe të kooperimit. Sot shteti në ekonominë e tregut nuk vepron siç vepronte në kohën e socializmit, nga pozita e monopolit politik të fuqisë, por paraqitet si pjesëmarrës në marrëdhëniet kooperativiste në treg, për këtë arsye gjithnjë e më shpeshë po quhet shteti kooperativist. Për këtë arsye, nobelisti i njohur amerikan Joseph Stiglitz potencon se “shteti rregullon aktivitetet ekonomike për t’i mbrojtur të punësuarit, konsumatorët dhe ambientin jetësor, por dhe për të penguar sjelljen antikonkurruese dhe diskriminuese”. Sot shteti përcakton rregullat e lojës së tregut, po dhe siguron informatat e nevojshme për marrjen sa më efikase të vendimeve ekonomike, nga ana e ndërmarrësve. Arsyeja se pse shteti e luan këtë rol të rëndësishëm janë mungesat e caktuara të mekanizmit të tregut, respektivisht kufizimeve që paraqiten në veprimin e konkurrencës perfekte të tregut. E para, nënkupton formimin e monopoleve dhe sjelljes monopolistike, që si pasojë ka realokimin e resurseve nën nivelin optimal dhe deri tek humbjet e produktit potencial shoqëror. Monopolet realizojnë profit monopolistik në bazë të çmimit, i cili nuk ndryshohet deri sa nuk ka mundësi të hyrjes së prodhuesve të tjerë. Në shtetet e ndryshme, shteti përmes legjislacionit antimonopolistik si dhe përmes aplikimit të sanksioneve të caktuara, parandalon, rregullon ose dhe i shkatërron veprimtarinë monopolistike me sukses më të vogël ose më të madh; E dyta, janë efektet eksterne që paraqiten kur veprimtaria e një prodhuesi për të tjerët krijon shpenzime (kosto) shtesë ose dobi të caktuar. Efektet eksterne mund të jenë negative (industritë e ndotura) ose pozitive (sistemi i ujitjes ose ndërtimi i elektranave). Zbutjen ose neutralizimin e efekteve eksterne negative shteti e arrinë përmes taksave shtesë ose subvencioneve, përcaktimin e standardeve të reja, etj.. 67
E treta, pse shteti paraqitet në rolin ekonomik, është fusha e konsumit publik, e cila nuk mund t’i lëshohet mekanizmit të tregut për shkak të specifikave të natyrës së të mirave publike. Përdoruesit e këtyre të mirave publike janë të gjithë qytetarët, kështu që kemi të bëjmë me konsum kolektiv (policia, mbrojtja, arsimi, shëndetësia, kultura, etj.), të cilat konsume në shumicën e rasteve financohen nga mjetet e buxhetit të shtetit. Arsyeja e fundit, ka të bëjë me domosdoshmërinë e redistribuimit (rishpërndarjes) të së ardhurës së fituar në shpërndarjën primare, me qëllim që të zbuten në masë të caktuar dallimet në pozitën materiale të qytetarëve. Instrumenti i redistribuimit të së ardhurës janë tatimet dhe transferet nga mjetet e buxhetit.
8. POLITIKA EKONOMIKE E SHTETEVE NË TRANZICION Kalimi në sistemin demokratik dhe ekonominë e tregut të përcjella me ndryshimet e institucioneve është thelbi i procesit të tranzicionit. Procesi i tranzicionit zhvillohet si në shtetet e zhvilluara të ekonomisë së tregut ashtu edhe në ishshtetet socialiste, por për qëllime të ndryshme dhe duke përdorur metoda të ndryshme. Në rastin e parë, tranzicioni zhvillohet për të kaluar në shoqërinë posindustriale dhe informatike, ndërsa në rastin e dytë, kemi të bëjmë me ndërtimin e një sistemi të ri politik dhe ekonomik. Të dyja këto procese po zhvillohen në mënyrë paralele dhe që janë duke u avancuar në kushtet e globalizimit. Për të kuptuar më mirë procesin e tranzicionit në ish- shtetet socialiste, duhet nisur nga pika nga e cila është filluar, sistemit shoqëroro-ekonomik i cili ishte i mbështetur në ekonominë e planifikuar dhe në sistemin autokratik politik. Kolapsi i sistemit socialist në shumë shtete që me disa dekanda ishte një konkurrent i sistemit të ekonomisë së tregut, si një system më human dhe prosperues, në fillim të viteve të ’90 të shekullit të kaluar, kushtëzoj një ndryshim thelbësor dhe transformim të sistemit të mëparshëm. Kjo kushtëzoj që në shumicën e ish-shteteve socialiste të filloj procesi i tranzicionit, i definuar si kalimi i ishshteteve socialiste në shoqëri të demokracisë politike dhe ekonomisë së tregut. Cilat janë ndryshimet parësore që priteshin të realizoheshin në procesin e tranzicionit, me qëllim që të ndërtohet një sistem politiko–ekonomik më kualitativ? 68
1. Ndërtimi i një infrastrukture institucionale që do të ndikonte në ndërtimin e një sistemi më të efektshëm të ekonomisë së tregut, me qëllim të krijimit dhe zhvillimit të tregut integral, pronës private dhe ndërmarrësisë. Rëndëësi të veçantë në shumicën e shteteve të tranzicionit kishte formimi dhe funksionimi i tregut të punës, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve, parasë, devizave, letrave me vlerë dhe pronës private si institucione bazike të sistemit ekonomik; 2. Ndryshimi i dytë ka të bëjë me rolin e ri ekonomik dhe social të shtetit që po i përshtatet infrastrukturës së re institucionale dhe infrastrukturore dhe ambientit të ri ekonomik. Konstutuimi i sistemit të ri ekonomik dhe politikat tjera përcjellëse janë detyrë e shteetit. Privatizimi dhe ristruktuimi i ish-ndërmarrjeve në fazën fillestare të tranzicionit kanë shkaktuar shuarjen e shumë vendeve të punës, e që ka shkaktuar një kosto të madhe sociale dhe implikime të shumta në planin ekonomik dhe politik. Po ashtu, zhvillimi i procesit të tranzicionit ndikon edhe në ndryshimet në fushën e rishpërndarjës së të ardhurave, me ndryshime dhe thellimin e dallimeve sociale, të cilat mund të tolerohen vetëm deri në një masë të caktuar; 3. Ndryshimi i tretë, që e kushtëzon procesi i tranzicionit është ndërtimi i sistemit të ri juridik, që është në funksion të mbështetjes së sistemit të ri ekonomik dhe politik. Procesi i tranzicionit ka filluar me derregullimin, respektivisht me heqjen dorë nga mënyra administrative e udhëheqjës, që zhvillohej përmes një numri shumë të madh të rregullave ligjore dhe instrumenteve të planit. Derregullimi paraqet aspektin normativ të politikës liberalizuese, që duhet të rezultoj në rregullativën ligjore që rregullon vetëm kushtet e përgjithshme të afarizmit njësoj për të gjitha subjektet ekonomike. Principi bazë ekonomik në të cilin ndërtohet rregullativa e re normative në shtetet e tranzicionit, mbështetet në kufizimin e rreptë buxhetor, që nënkupton se të dalurat e të gjithë pjesëmarrësve në treg (ekonomia, shteti, amvisëritë), duhet që në periudhën afatshkurte të jenë të mbuluara me të hyrat e realizuara. Sistemi i ri juridik, patjetër duhet të ofroj dhe mbrojtjen e të drejtave pronësore dhe pasurore dhe pozitës statusore të subjekteve ekonomike, duke përfshirë dhe sanksionet e përcaktuara. Ndryshimet që po i sjellë procesi i tranzicionit në shumicën e shteteve janë të karakterit kualitativ.
8.1. PARAKUSHTET PËR PROCESIN E TRANZICIONIT Realizimi i sukseshëm i qëllimeve të procesit të tranzicionit varet nga veprimet e caktuara dhe masave të ndërmarra nga shteti, masa dhe aktivitete që shpeshëherë financohen nga institucionet ndërkombëtare ose Bashkimi Evropian. Ndërtimi i 69
strukturës së re institucionale, afarizmi sipas parimeve të tregut dhe politikës së re ekonomike, varen nga realizimi i tri proceseve: privatizimi, liberalizimi dhe stabilizimi makroekonomik.
9. KUPTIMI I PROCESEVE TË NDRYSHIMEVE EKONOMIKE DHE INSTITUCIONALE North ka arritur që të zhvillojë një mënyrë të re të të menduarit për ndryshimet ekonomike, duke vërtetuar në mënyrë shumë të argumentuar se veprimi ekonomik është i determinuar nga lloji dhe kualiteti i institucioneve që mbështesin tregun dhe se faktorët kryesor që ndikojnë në efikasitetin e tregut dhe produktivitetin e të drejtave pronësore dhe kostove tranakcionale. Zhvillimi i një kornize analitike që do të mundësoj që në mënyrë sa më unike të shtjellohen ndryshimet afatgjate ekonomike, sociale dhe politike, si dhe ndikimi i tyre kumulativ në shoqëri si një tërësi. Sipas Northit, kuptimi i ndryshimit ekonomik në vete përfshinë: ndryshimet kualitative dhe kuantitative demografike, ndryshimet në dituritë njerëzore dhe ndryshimet institucionale. Për të kuptuar këtë process të ndërlikuar, sipas Northit, parashtrohen dy pyetje të rëndësishme:
së pari, se a sjellë struktura konkurruese deri te rritja e efikasitetit ekonomik ose rezulton me stagnacion; dhe së dyti, se definimi i të drejtave pronësore a ndikon në shtimin e produktivitetit dhe rritjen e efikasitetit të tregut. Për kuptimin e proceseve të ndryshimit me rëndësi të veçantë është që të përcaktohet se cilët janë individët – “lojtarët” që janë të përfshirë (kyçur) në ndryshimin e institucioneve dhe se çfarë dhe sa është njohuria e tyre për ndryshimet. Në këtë rast përqendrimi parësor janë institucionet që janë të ndara në formale dhe joformale; formale të adaptueshme e të përshtatshme dhe joformale – jofleksibile dhe jo të përshtatshme ndaj ndryshimeve. Përcaktimi kryesor i ndryshimeve institucionale qëndron në interaksionin e vazhdueshëm të institucioneve dhe organizatave; me ç’rast institucionet definojnë rregullat e “lojës” dhe kufizimeve që i parashtrohen interaksionit njerëzor, deri sa organizatat–“lojtarët” janë grupe të individëve që i ndërlidhin elementet e përbashkëta. Në këtë rast, organizatat për të mbijetuar në treg janë të detyruara që ta rrisin efikasitetin dhe produktivitetin e tyre, pasi që konkurrenca e pandërprerë në mes organizatave sjell deri tek avancimi i pandërprer në shkathësi dhe dituri, ndërsa korrniza institucionale zbaton inciativën në të cilën dija dhe shkathësit janë të paguara maksimalisht. 70
Me qëllim të definimit sa më të mirë të procesit të ndryshimeve institucionale, gjithnjë parashtrohet një dilem: se sistemi demokratik a është më i pëlqyer për gjenerimin e shtimit – zhvillimit ekonomik ose se sistemet autoritative janë ato që favorizojnë ndryshimet shoqërore. Northi me qëllim që të zgjidhë sa më mirë këtë dilemë, parashtron tezën se struktura politiko–ekonomike e shoqërisë dhe krijimi i saj janë çelësi i përgjigjes se cila zgjidhje vlerësohet dhe se si përcaktohet politika. Në fakt kjo strukturë politiko–ekonomike i’u mundëson disa shoqërive që të jenë adaptive–efikase, respektivisht që në periudha të shkurta plotësisht t’i adaptohen ndryshimeve të ndodhura, për dallim nga shoqëritë tjera që për shkak të problemeve të trashëguara zvogëlojnë efikasitetin, që nga aspekti makroekonomik, grupet kundërshtuese në kuadër të shoqërisë, sipas Northit nuk mund të jenë bartës të ndryshimeve fundamentale. Rruga drejtë përparimit–shfrytëzimit të përvojave historike – rasti i ngritjes dhe rënies së Bashkimit Sovjetik, që më së miri mund të shpjegohet përmes mungesës së efikasitetit adoptiv, pamundësia e shoqërisë që të ballafaqësohet dhe t’i përshtatet prezencës kontinuele të pasigurisë dhe papërsëritshmërisë. Sipas Northit, asnjëherë nuk ekziston “formula magjike” për arritjen e shtimit ekonomik, pasi që shtimi ekonomik dallon nga shteti në shtet, për shkak të dallueshmërisë në trashëgimin kulturore, por dhe komponenteve gjeografike, ekonomike e psikike. Këshilla më e mirë e Northit është se para se të kuptojmë nocionin e shtimit ekonomik, para fokusimit në problemin e përmirësimit të aktiviteteve ekonomike, duhet kuptuar karakteristikat individuale të shoqërisë para se të fillohet që të njejtat të ndryshohen në praktikë.
Faktorët që ndikojnë në veprimin e politikës ekonomike: • Pjesëmarrja në këmbimin ndërkombëtar; • Bilanci tregtar (raporti në mes eksportit dhe importit); • Antarësimi në organizatat ndërkombëtare dhe integrimet rajonale; • Investimet e huaja dhe huazimet (shtetet atraktive: sistemi efikas juridik, niveli i ulët i korrupsionit, rejtingu u lartë kreditor, etj.)
71
Llojet e Politikës Ekonomike Politika ekonomike e liberalizimit të plotë: a) Politika ekonomike neoklasike që karakterizohet me: Treg sa më të lirë;
Dogana sa më të ulëta;
Heqjen e të gjitha subvencioneve;
Politikën monetare shumë restrictive;
Konkurrencën shumë e fortë importuese;
Kursin real devizor.
b) Politika ekonomike në variantin populist: Tregu është në mbështetje të shtimit të prodhimit;
Mbështetet në ekspanzicionin monetar;
Ky model është zbatuar në disa shtete të Amerikës Latine në vitet e ’70 dhe ’80;
Prezenza e përhershme e presioneve inflatore;
Ndikimet e kufizuara ekonomike dhe vështirë të pajtueshme me strategjinë zhvillimore në afat të mesëm dhe atë të gjatë;
Shteti merr rolin e tregut.
c) Politika ekonomike me qëllim të liberalizimit: Është një variant i politikës ekonomike në të cilën kombinohen liberalizimi me politikën ekonomike të ofertës dhe përshpejtimin e shtimit të prodhimit,
Politikën monetare të qendrueshme të parasë nacionale;
Ky lloj i politikës ekonomike është i realizueshëm vetëm përmes programeve sociale, të cilat mundësojnë që periudha e tranzicionit të jetë e durueshme nga aspekti social.
72
Institucionalizmi • Institucioni (lat. Institutio = institucion), është institucion që ekziston në një shoqëri; • Institut paraqet dokumentin e përcaktuar ligjor, respektivisht tërësinë e normave dhe rregullave. Institut para se gjithash është kategori juridike dhe politike; • Institucionet dhe institutet patjetër duhet vështruar në varshmëri reciproke me politikën ekonomike dhe sistemin ekonomik të një shteti. • Institucionet mundësojnë që aktivitetet ekonomike të zhvillohen në mënyrë më të organizuar, por dhe në mënyrë më të sukseshme, pavarësisht nga fakti se a realizohen në nivel të firmës, ekonomisë kombëtare ose organizatave ndërkombëtare; Institucionalizmi bashkëkohor, institucionet i definon si një tërësi të rregullave dhe normave në bazë të të cilave realizohet funksionimi i ekonomisë së tregut. • Sipas D. North, instituti është tërësia e kufizimeve që i ka krijuar njeriu për nevojën e strukturimit të veprimeve të ndërsjella politike, ekonomike dhe sociale. • Rregullat institucionale mund të jenë formale dhe joformale; • Efikasiteti më i lartë do të realizohet në kushtet e harmonizimit nga aspekti i respektimit të rregullave formale dhe jo formale; • Institucionet kanë funksionin e kufizimit, por dhe rolin e mekanizmit të mbrojtjes dhe kontrollit; • Institucionet paraqesin formën e përhershme të ndërlidhjes në mes të subjekteve ekonomike, në kuadër të së cilave në mënyrë të përcaktuar kryhen aktivitetet ekonomike; • Liria maksimale për të gjithë, nënkupton dhe kufizimet e njejta për të gjithë pjesëmarrësit në jetën ekonomike.
73
Fushat më të rëndësishme të interesimit të institucionalizmit bashkëkohor janë: • Teoria ekonomike e të drejtave pronësore; • Teoria e firmës; • Teoria e shtetit; • Evolucioni institucional; • Teoria e zgjedhjës publike; • Teoria e kostove transakcionale etj.
Politika fiskale Tatimet nuk duhet të jenë instrument që do ta ngulfasin ndërmarrësin – por politika fiskale duhet të jetë në funksion të zhvillimit dhe përparimit ekonomik. Robert Nef: “Rreziku më i madh për lirinë dhe identitetin e shteteve të vogëla, rrjedh nga zhvillimi shumë i shpejtë i parlamentarizmit dhe burokracisë, rritjes së konsumit shtetëror dhe unifikimin e pandërprerë internacional të sistemeve juridike përmes nënshkrimit të marrëveshjeve dhe kontratave ndërshtetërore”.
J.VViliamson: “shpeshë herë qeveritë nuk e kuptojnë se duke i dhënë prioritet vetëm një qëllimi – shtimit, stabilitetit të çmimeve, bilancit të pagesave, etj. e duke i lënë anash qëllimet tjera, vetëm sa i grumbullojnë problemet e tyre për të ardhmën”.
74
TIPET DHE MODELET E EKONOMIVE BASHKËKOHORE TË TREGUT Për çfarë flasim kur e shpjegojmë ekonominë e tregut?
Tranzicioni: kalimi nga ekonomia e centralizuar në ekonominë e tregut. Në cilën ekonomi të tregut?– a janë të gjitha të njëjta apo kanë dallime esenciale në mes tyre? Çfarë e karakterizon ekonominë e tregut dhe cilat janë tipet e ekonomisë së tregut?
Modelet dhe tipet e ndryshme.
Koha e ndryshme e krijimit të tyre dhe mënyra e funksionimit.
Ndryshimet e dallueshme gjatë kohës së funksionimit të tyre.
Vlerat e ndryshme sociale që reflektohen në modelet (tipet) e ekonomisë së tregut.
Në parim mund të themi se kemi: TRE TIPE të ndryshme të ekonomisë së tregut:
a) TIPI SOCIAL; b) TIPI KONSUMUES; c) TIPI I DREJTUAR NË MËNYRË ADMINISTRATIVE. 75
TIPI SOCIAL (S): • • •
Karakteristikë e shteteve të zhvilluara evropiane. Posaçërisht – Gjermania, Suedia, Norvegjia, etj. Emërtimi në bazë të infrastrukturës së fuqishme sociale që shteti e përkrah në mënyrë aktive përmes instrumenteve të ndryshme të politikës ekonomike.
KARAKTERITIKAT e tipit Social: •
•
•
•
Infrastruktura e fuqishme dhe e qendrueshme sociale; Dominon mekanizmi i tregut dhe konkurrencës së papenguar;
Prona private – forma parësore e pronësisë (por njëkohësisht lejohen dhe format tjera të pronësisë); Përgjegjësia shtetërore për funksionet bazike sociale: › Mbrojtja shëndetësore, › Pjesa e arsimit, › E drejta për zgjidhje solide banesore (në disa raste dhe subvencione), › Punësimi dhe shpeshëherë programet kundër papunësisë.
•
Shpeshëherë shteti angazhohet dhe në ndërtimin e infrastrukturës dhe mbrojtjën e ambientit;
•
Ky model i ruan veçoritë kryesore të ekonomisë së tregut dhe konkurrencës;
•
Funksionet sociale – nuk ndërhynë në këto elemente.
•
Politika monetare dhe fiskale janë të ekuilibruara dhe stabilizuese;
•
•
•
Trajtimi liberal i marrëdhënieve me botën e jashtme, mbështetë konkurrencën si ate të brendshme dhe ate të jashtme; Bazamenti – prona private së bashku me atë shtetërore (sektori publik dhe privat; ekonomia e përzier) Specifikat: Suedia (60% e GDP-së redistribuohet) 76
•
Socializmi, socializmi i tregut dhe vëllimi i GDP-së per capita .
TIPI KONSUMUES (K): • Karakterizon ekonominë e SHBA-ve; • Roli minimal i shtetit në sektorin e ekonomisë (destimulohet); • Regullimi vetëm në raport me konsumatorët dhe mbrojtjen e tyre; • Kriterium i efikasitetit të rregullacionit – dobitë për konsumatorët e jo për prodhuesit; • Mekanizmi kryesor zhvillimor është përshtatja e tregut situatave të ndryshme; • Ndërmarrësia është vlerë e përgjithshme shoqërore dhe e njejta stimulohet; • Prioriteti i konsumit ndaj kursimit – “shoqëri konsumuese”. PASOJAT
Mos përputhja e qëllimeve afatgjate me ato afatshkurte;
Zhvillimi jo i mjaftueshëm i strukturës sociale;
Deficiti kronik buxhetor.
ZGJIDHJA
Mobiliteti i lartë i faktorëve prodhues; dhe
Zhvillimi i tregjeve faktoriale (të kapitalit dhe punës).
TIPI ADMINISTRATIVISHT I DREJTUAR (AD): • Është karakteristikë për Japoninë dhe “tigrat pacifik”; • Veprimi i fuqishëm dhe permanent i institucioneve shtetërore; • Mbrojtja e konsumatorëve; 77
• Ngritja permanente e efikasitetit dhe konkurencës; • Mbrojtja shtetërore më e ndryshme se modeli klasik protekcionist; • Konkurrenca e fuqishme në tregun vendor; • Presioni permanent i shtetit për rritjen e konkurrencës në tregun ndërkombëtar; • Ndërlidhja e fuqishme e modelit zhvillimor me traditën disa shekullore; • Mobiliteti i ulët i faktorit të forcës punuese që shprehet përmes lojalitetit të lartë të të punësuarve ndaj punëdhënësve të tyre; • Puna: participimi dhe bonuset për më të sukseshmit, e në raste të caktuara edhe shpërndarja e një pjese të fitimeve të realizuara tek të punësuarit; • Mobiliteti intern i punës – ndryshimi i punës, përmes arsimimit permanent si dhe ngritja në pozita dhe punë më mirë të paguara;
KARAKTERISTIKAT E PËRBASHKËTA të këtyre tri sistemeve 1. SUNDIMI I LIGJIT
Ndërprerja e selektivitetit, nepotizmit dhe volluntarizmit;
Disciplina e fuqishme financiare si dhe ndëshkimi i ashpër ndaj mosrespektimit të disciplinës më parë të përcaktuar.
REZULTATET:
Respektimi i pronësisë të të gjitha formave si dhe respektimi strikt i kontratave të nënshkruara nga ana e subjekteve ekonomike.
1 .>< .V+
Dominante, por jo përjashtimisht individuale dhe private;
Mekanizmat adekuat dhe stimulset e tregut për pronën private;
Kufizimet e pronës private (në raste të veçanta); 78
Dështimet e tregut – shtetërore.
2. KONKURRENCA
Elementi kyç dhe i pashmangshëm i funksionimit të ekonomisë së tregut;
Prona dhe konkurrenca;
Shteti i vogël dhe mbrojtja nga konkurrenca e jashtme;
Hapja dhe tërheqja e investitorëve të huaj.
3. PARAJA E SHËNDOSHË
Politika monetare dhe fiskale konsekuente dhe stabile;
Stimulimi i kursimit dhe përshtatjet e shpeshta në varësi nga zhvillimet globale financiare;
Konvertibiliteti i valutës dhe lidhjet e zhvilluara ndërkombëtare.
4. STIMULIMI KURSIMIT VENDOR
Kreditimi – kthimi;
Donacionet – e kufizuara;
kursimet – afatgjate;
Sistemi i sukseshëm dhe efikas i ndërmjetësimit financiar;
Bankat, fondet, tregu – shembulli i SHBA –ve.
5. SISTEMI EFIKAS TATIMOR
Stabiliteti dhe transparenca maksimale ndaj publikut; 79
Jodiskriminimi;
Kufijtë e përfshirjës fiskale;
nën 50%;
mbi = kufizimi për efikasitet.
6. INFRASTRUKTURA dhe RRETHI
Komunikacioni dhe transporti;
Sociale (e rregulluar);
Ambienti i shëndosh natyror;
Mundësia e lehtë e arritjeve profesionale.
ÇKA TË ZGJEDHIM? - Në pajtueshmëri me traditën - Me trashigimin - Me pritjet reale - Mundësia: BE me elementet e modelit AD dhe të limituar. - Tipet e sistemeve bashkëkohore ekonomike.
Klasifikimi i sistemeve ekonomike deri në fund të viteve të 1980:
Sistemi ekonomik kapitalist;
Sistemi ekonomik centralist planifikues;
Sistemi ekonomik vetëqeverisës.
Pas proceseve të thella transformative në fund të shekullit të XX, klasifikimi i sistemeve konomike mund të jetë: 80
Ekonomitë sociale-tregut dhe participative;
Ekonomitë tradicionale të tregut;
Ekonomitë e shteteve në tranzicion;
Ekonomitë socialiste reformative.
Për të krijuar një model të ri për ekonominë kosovare është e nevojshme që të përcaktohen dhe të maten paraprakisht disa parametra të domosdoshëm dhe të zgjidhen disa çështje teorike. Fillimisht është e nevojshme të përcaktohet nëse modeli që duam të zbatojmë për zhvillimin e ekonomisë kombëtare do të ngrihet tërësisht i ri, si një model i një shtetit në të cilin periudha e tranzicionit ka zgjatur më së gjati? Apo i njejti do të bazohet në një nga modelet ekonomike që njihen në botën e kapitalizmit, si: modeli anglosakson (SHBA, Britania e Madhe), modeli gjerman (Gjermania, vendet skandinave), modeli i kapitalizmit shtetëror (Franca, Italia), modeli amerikano-latin (Brazili), modeli kinez apo i vendeve të Azisë Juglindore etj. Po kështu, duhet të analizohen faktorët dhe burimet që e bëjnë modelin e ri, apo atë të zgjedhur nga të sipërcituarit, si të qëndrueshëm dhe garant për suksesin në një periudhë të caktuar kohore. Në rastin e Republikës së Kosovës, që të përzgjedhet dhe të zbatohet një model ekonomik, është e nevojshme që të maten dhe të analizohen disa variabla të rëndësishme: kapacitet burimore që kanë të bëjnë me natyrën dhe me lëndët e para të disponueshme, pasi Kosova ka nevojë të shfrytëzojë burimet e saj; kapacitetet teknike dhe teknologjike; kapacitetet financiare dhe njerëzore; niveli arsimor, i punësimit dhe niveli i varfërisë së popullatës; shkalla e stabilitetit makroekonomik dhe e ndryshimeve strukturale ekonomike etj. Që të themi se kemi një model të ri ekonomik, do të thotë se kemi gjetur çelësin për ta zhvilluar ekonominë tonë dhe për ta bërë atë të suksesshme. Qeveria e mëparshme dhe kjo e tanishme kanë deklaruar në vazhdimësi se e kanë gjetur modelin e ri ekonomik. Qeveria aktuale e ka kaluar periudhën e provës dhe veprimet e saj duhet të jepnin impaktin e tyre. Më tej, bujqësia dhe agroindustria kërkojnë investime që të zhvillohen dhe të rrisin konkurrueshmërinë në treg, por që ende mungojnë në këtë sektor. Njëkohësisht, ato duhet të bashkërendojnë aktivitetin e tyre që produktet bujqësore të përpunohen në vend dhe krahas plotësimit të kërkesave të tregut të brendshëm, të synohet 81
fillimisht rritja e eksporteve në rajon, me synim të mëtejshëm për t’u zgjeruar në tregun ndërkombëtar. Problem i madh në këtë sektor mbetet ende çështja e pazgjidhur e pronësisë së tokës si dhe atomizimi i sipërfaqeve bujqësore. Deri tani ekonomia kosovare ka ecur duke u mbështetur në recetat e FMN-së dhe në bashkëpunimin me institucionet ndërkombëtare. Për sa kohë tranzicioni ekonomik do të vazhdojë nuk mund të kemi një model të mirëfillt ekonomik, qoftë të ri apo edhe të huazuar. Edhe pse kanë filluar të ndihen lehtë efektet e reformave të qeverisë, që kanë sjellë sipas raporteve të Bankës Botërore një rritje ekonomike në Republikën e Kosovës, sërish themi se mbetet shumë punë për t’u bërë. Në Kosovë kemi fillesat e para të reformës për të zhvilluar dhe stabilizuar ekonominë, por nuk mund të themi se ende është krijuar një model ekonomik, aq më tepër një model i ri ekonomik, që do ti mundësonte kycjën më të shpejtë në integrimet evropiane.
Rëndësia e politikës ekonomike
Ndërlidhshmëria dhe lidhmëria e ndërsjellë në mes sistemit ekonomik dhe politikës ekonomike;
Ndikimi në alokimin e resurseve materiale dhe humane në një ekonomi kombëtare;
Përmes politikës ekonomike nuk limitohet liria e zgjedhjës së pjesëmarrësve në proceset ekonomike;
Politika ekonomike paraqet një formë të intervenimit të shtetit në jetën ekonomike;
Politika ekonomike paraqet tërësinë e institucioneve shtetërore, rregullave të parapërcaktuara dhe masave përmes së cilave realizohet veprimi në jetën ekonomike;
Varësisht nga karakteri i veprimit, politika ekonomike mund të jetë sistemore dhe procesore: › Politika sistemore në vete përmban rregullat e sjelljës të cilave duhet t’i përmbahen të gjithë pjesëmarrësit ekonomik si dhe bartësit e politikës ekonomike, 82
› Politika procesore nënkupton ndikimin e drejtëpërdrejt përmes ndikimit të madhësive të matshme (çmimet, normat, sasitë etj.) përmes së cilave vendimet individuale orientohen në drejtim të duhur.
Politika ekonomike reflekton një ndërvarshmëri të sferës ekonomike dhe politike të jetës, për ç’arsye shpeshëherë nevojiten kompromiset e caktuara;
Politika ekonomike është rezultat i procesit të vendimarrjes që në vete përfshin tri komponente dhe zhvillohet në kuadër të tri fazave.
Elementet parësore të politikës ekonomike janë: › Politika e integrimit; › Politika e sistemit ekonomik; › Politika e ndikimit në proceset ekonomike;
›
Politika e rritjes (zhvillimit);
›
Politika e mbrojtjës së ambientit jetësor.
Faktorët që determinojnë efikasitetin e politikës ekonomike janë: realiteti dhe objektiviteti i qëllimeve; pajtueshmëria e qëllimeve të parashtruara dhe instrumenteve; koordinimi në mes instrumenteve të përdorura; përzgjedhja e masave më efikase të politikës ekonomike; marrja me kohë e masave dhe zgjedhja e instrumenteve.
Politika ekonomike si një disciplinë shkencore praktike, përbëhet nga 4 komponente të ndërlidhura në mes veti: 4. Bartësit - Subjektet (organet shtetërore, trupat publiko - juridike, organizatat politike dhe shoqërore, organizatat ndërkombëtare) KUSH? 5. Mjetet/masat/instrumentet (ekonomiko – sistemore dhe ekonomiko-politike….) ÇKA ? 6. Qëllimet (të drejtëpërdrejtë dhe të tërthorët) PËR ÇKA ? 83
7. Institucionet – si do të përdoren instrumentet dhe si do të realizohen qëllimet. TRI pyetje dhe dilema që ndërlidhen me rregullativën ligjore të rrjedhave ekonomike dhe financiare si dhe me intervenimin e shtetit në jetën ekonomike, mund të përmblidhen në atë se: 1. Ku qëndron arsyeshmëria e intervenimit të shtetit në sferën ekonomike (regullimi ose masat ekonomiko-politike)? 2. Kush e përcakton dhe nga kush varet intenziteti dhe vëllimi i rregullativës ligjore/intervenimit shtetëror në rrjedhat ekonomike? 3. A ekzistonë kufiri i fundit dhe vëllimi i intervenimit të shtetit dhe me çka matet (kuantifikohet) i njejti?
Arsyeshmëria e ndikimit ekonomik të shtetit mund të shiqohet përmes dy prizmave: 1. Së pari është rezultat i ekzistimit dhe funksionimit të shtetit; fiskale – tradicionale dhe karakteri financiar , 2. së dyti është rezultat i faktit se rredhat e riprodhimit shoqëror i janë lënë eskluzivisht vetëm veprimit të ligjeve të tregut, që në praktikë reflektohet se në periudha më të gjata kohore shkaktojnë çrregullime që në shumicën e rasteve kanë karakter ekonomik dhe financiar. Prej cilëve faktor varret intenziteti dhe gjerësia e intervenimit shtetëror në ekonomi? Varet në rradhë të parë nga efikasiteti i veprimit të tregut dhe ligjëshmërive të tregut si dhe stabiliteti dhe efikasiteti i sistemit juridik. Çka paraqet tregu efikas në kuptimin kumulativ? 1. Që në kohën e duhur balancon ofertën dhe kërkesën ne treg, dhe 2. Që i’u mundëson si shitësve ashtu edhe blerësve të kryejnë transakcionet e tyre me kosto minimale dhe me çmime të balancuara. Në praktikë termi “efikase” është zëvendësuar me “një të mirë”. 84
Ku qëndron caku i fundit/kufiri i intervenimit shtetëror Caku i fundit – shteti nuk duhet të vëjë në pikëpyetje natyrën e funksionimit të tregut të mbështetur mbi bazamentin e lirive ekonomike, Përcaktimi liberal i lirive ekonomike (zgjedhja e konsumatorëve dhe prodhuesve, disponimi me të ardhurat dhe këmbimit të tregtisë së jashtme)
Përfundime: 1. Intervenimi i shtetit në rrjedhat ekonomike është i arsyeshëm, 2. Intervenimi i shtetit është i kufizuar për shkak të lirive ekonomike, 3. Intervenimi i shtetit nuk e vë asnjëherë në pikëpyetje ekzistimin dhe funksionimin normal të tregut (direktivizmi), Nëse shteti përmes intervenimit të tij nuk e vënë në pikëpyetje ekzistimin e tregut, si vepron në të njejtin? Plotësimi dhe korektimi i veprimit të tregut si një mekanizëm parësor i organizimit dhe zhvillimit të rrjedhave të reprodukcionit. Çka është plotësimi e çka korektimi? Me çka shteti plotëson dhe korekton mekanizmin e tregut? Përmes aktiviteteve rregullative dhe operative.
Aktivitetet rregullative APARATI SHTRËNGUES Kemi dy lloje të aktiviteteve rregulluese: 1.Organizimi i rrjedhave ekonomike – Aprovimi i rregullave të sjelljes – masat
ekonomiko-sistemore, (krijimi i sistemit ekonomik), psh. Ligji për institucionet bankare, Ligji për TVSH-në, Ligji për akcizat, Ligji për tregti të brendshme, Ligji për tregti të jashtme etj.- E DREJTA E SISTEMIT EKONOMIK . 2. Orientimi i rrjedhave ekonomike – ndërmarrja e masave konkrete ekonomikopolitike, zbatimi i normave të caktuara tatimore (ulja apo rritja e tyre), stimulimet shtetërore, zvogëlimi apo rritja e normës eskonte, etj. 85
Korelacioni i ndërsjellë në mes dy llojeve të aktiviteteve rregulluese (sistemit ekonomik dhe politikës ekonomike). Objekti i përbashkët i analizës – realiteti ekonomik i ekonomisë kombëtare, •
•
•
•
Bartësit e përbashkët; Sistemi ekonomik i determinon variacionet e ndryshme të masave ekonomiko - politike (mundëson krijimin e kornizës së përbashkët për ndërmarrjen e masave të caktuara); Masat ekonomiko – politike kanë veprim prapavajtës në ndikimin e sistemit ekonomik; Aktivitetet operative.
SEKTORI PUBLIK Përcaktimi nacional i politikës ekonomike: a) Mungesa e nje formule univerzale për ndërhyrjën e shtetit në rrjedhat e përgjithshme ekonomike, b) Në ekonomitë e ndryshme kombëtare faktorët e ndryshëm determinojnë vëllimin dhe kahjet e aktiviteteve shtetërore, por më të rëndësishmit janë faktorët: 1. Faktorët ekonomik, dhe 2. Faktorët e natyrës joekonomike, Nga faktorët e shumtë në këtë fushë rëndësi të veçantë kanë: 1. pozita gjeografike, 2. kushtet natyrore, 3. klima, 4. dendësia e banimit, 5. tradita, 5. marrëdhëniet pronësore, 6. mënyra e industrializimit, 7. sistemi kushtetues dhe sistemi politik, si në aspektin zhvillimor ashtu edhe në atë tradicional. 86