Politika ekonomike
[POLITIKA EKONOMIKE] Hivzi Sojeva , Mejdi Bektashi
Politika ekonomike
1. ROLI, POZITA DHE RËNDËSIA E EKONOMISË SË APLIKUSHME NË SHKENCËN EKONOMIKO- JURIDIKE Kryerja e aktivitetit ekonomik në masë të konsiderueshme varet nga siguria juridike, pra pushteti publik-shteti është i obliguar të siguroje kushte për funksionimin e prodhimit. Zhvillimi ekonomik, mundësia e shkollimit dhe standardi jetësor i popullsisë nuk varen vetëm nga niveli i efikasitetit të prodhimit, por edhe nga politika e shpërndarjes së të ardhurës. Stabiliteti i çmimeve dhe fuqia blerëse e parasë nuk varen nga politika monetare, por edhe nga normat juridike me të cilat garantohet dhe sigurohet konkurrenca efektive. Disa autorë, ekonominë e aplikueshme që e zbaton shteti, e definojne si “aspekti ekonomik i politikës shtetërore në kuptim të gjerë”, kurse interaksioni i gjithanshëm i faktorëve ekonomik, politik dhe shoqëror në jetën publike është shkak i paraqitjes së kërkesës për menaxhim efikas dhe adekuat të ekonomisë nga ana e shtetit. Funksionimi i sistemit ekonomik, juridik dhe politik është i kushtëzuar nga roli, funksioni dhe ndërhyrja e shtetit, dhe anasjelltas. Ndërhyrja e shtetit në jetën e ekonomisë është e rregulluar me norma ligjore. Shteti aprovon masa dhe instrumente të ndryshme me anë të të cilave e rregullon funksionimin e jetës ekonomike. Aplikimi i normave juridike me të cilat rregullohet funksionimi i sistemit ekonomik paraqet aktivitet të pushtetit publik me interes të veçantë. Ekonomia e aplikueshme është shkencë praktike. Detyrë speciale e ekonomisë së aplikueshme është të tregoj për gjendjen faktike në fushën e ekonomisë, pastaj aspektet kritike të saj, dhe së fundi u propozon organeve të legjislacionit dhe administratës masa adekuate për degët e ekonomisë. Ekonomia e aplikueshme është shkencë e cila miret me realitetin ekonomik të ekonomisë kombëtare. Studion ligjshmëritë e zhvillimit të shoqërisë në përgjithësi. Ekonomia e aplikueshme është disiplinë e pastër kombëtare, i përshkruan, normon dhe propozon zgjidhje problemeve ekonomike brenda ekonomisë kombëtare. Ekonomia e aplikueshme është disiplinë speciale ekonomike, njëkohësisht edhe komperative, krahason ekonominë e vendit me ekonominë e shteteve tjera. Të gjithëve na intereson të dimë çfarë është gjendja dhe çka po ndodh në ekonominë tonë kombëtare, por gjithsesi edhe në ekonominë botërore, dhe çka mund të presim në periudhën e ardhshme. Të gjithë presim me padurim lajme të mira nga jeta ekonomike, shtrohet pyetja cilat janë lajme të mira dhe të këqija: LAJMET E MIRA ( nga jeta ekonomike)
2
Politika ekonomike a) b) c) d) e)
Shtimi i produktivitetit të punës; Shtimi i të ardhurës reale për banor; Shtimi i punësimit; Shtimi i eksportit të produkteve industriale; Përmirësimi i pozitës së ekonomisë kombëtare në tregtinë botërore.
LAJMET E KQIJA (nga jeta ekonomike) a) b) c) d) e)
Rënia e të ardhurës; Shtimi i ngarkesës kreditore në raport me të ardhurën; Shtimi i punës jashtë orarit; Shtimi-rritja e papunësisë, në vend të punësimit të plotë; Rënia e standardit të popullsisë.
Problemet më kruciale ekonomike që e mundojnë shoqërinë bashkëkohore konsiderohen: a) b) c) d) e) f) g)
Inflacioni, Papunësia, Shpenzimet për armatim, Deficiti buxhetor, Varfëria dhe pabarazia, Ndotja e rrethit-ambientit, Rregullativa shtetërore e biznesit etj.
2. KUPTIMI-OBJEKTI I STUDIMIT TE EKONOMISE SE APLIKUESHME Ekonomia e aplikueshme është shkencë e cila studion rolin e shtetit në zhvillimin ekonomik brenda çdo ekonomie kombëtare duke i kushtuar kujdes të njëjtë prodhimit, shpërndarjes, këmbimit dhe konsumit. Poashtu, studion masat dhe instrumentet që i ndërmerr dhe aplikon shteti në realizimin e rolit të tij në fushën e ekonomisë. SHKOLLAT E MENDIMIT EKONOMIK MBI ROLIN E SHTETIT E SHTETIT NË EKONOMI
Paraqitja e doktrinave ekonomike që pasqyrojnë rolin e shtetit dhe ndërhyrjen e shtetit në ekonomi në kuptimin modern është e lidhur me: a) Paraqitjen e kapitalizmit, b) Shkencës ekonomike moderne, dhe c) Diferencave ideologjike në politike Doktrinat ekonomike lidhur me rolin e shtetit dhe ndërhyrjen e shtetit në ekonomi mund ti klasifikojme ne: a)Doktrinat nga periudha e paraqitjes se kapitalizmit( merkantilizmi, fiziokratizmi); b)Doktrinat nga periudha e kapitalizmit industrial dhe monopolistik (liberalizmi dhe protekcionizmi); 3
Politika ekonomike c) Doktrinat e kapitalizmit te vonshem (intervencionizmi); d) Doktrinat e shteteve socialiste. Shkollat kryesore dhe me aktualle te mendimit ekonomik mbi rolin e shtetit ne ekonomi jane : - DOKTRINA LIBERALE Themelues janë Adam Smith dhe David Rikardo. Karakteristika të kësaj shkolle janë: Mosndërhyrja e shtetit në ekonomi, Konkurrenca e lirë në ekonomi, dhe se në ekonomi vepron një dorë e padukshme. Sipas Smithit individin dhe kapitalistin e nxisin për tu marrë me aktivitet ekonomik: egoizmi, afiniteti, dëshira për liri, shprehia e punës dhe afiniteti për tregti. Grupi i dyte i doctrines liberale -Mendimi ekonomik i viteve 60-ta – Milton Friedmane qe quhej doktrina monetariste. Kjo doctrine bazohet nelidhjen e ngushte ne mes te shtimit rritjes se sasise se paras ne qarkullim dhe rritjes se qmimeve. Sipas tij shteti ka vetem keto detyra: te definoj pronen private,te mbroj vendin, te verferit ti mbroj nga uria dhe mjerimi. Ne rastet tjera shteti social eshte nje mostrum i shtrenjte i cili u sjell dobi vetem burokrateve politikaneve etj. Grupi i trete ishte ai i viteve 70-ta njihej me emrin grupi i neoklasikeve te cilet zevendesuan monetaristet, ishin kunder perdorimit te politikes active shteterore per permiresimin e gjendjes ne ekonomi. Grupi i katert qe perkrahnin doktrinen liberale ishte a ii viteve 80-ta Robert Lucas, Martin Fildstein, Thomas Sarqet, Robert Barro. Te gjithe keta kishin pikepamje te njejta me Friedmanin.
- DOKTRINA INTERVENCIONISTE
Themelues është Xhon Kejnzi i cili ishte për ndërhyrjen e shtetit në ekonomi. Karakteristikat e kësaj doktrine janë. Se nuk duhet mbështetur në dorën e padukshme, Intervenimi shtetëror është i domosdoshëm për sukses kundër krizës në ekonomi dhe në vend të dorës së padukshme rekomandohet dora politike ( e shtetit).
3. NOCIONI I SISTEMIT EKONOMIKO-SOCIAL
Per te kuptuar me mire realitetin ekzistues ekonomiko social te ekonomise kombetare ten je vendi eshte e nvojshme te njihemi me permbajtjen dhe karakteristikat e sistemeve ekonomike sociale qe aplikojne shtetet. Ne qdo ekonomi kombetare bejne analiza dhe hulumtime krahasuese me qellim qe:
Te udhehiqet me sukses politika ekonomikenga ana e shtetit, Qe Brenda ekonomise kombetare te caktohen dhe zgjidhen qellimet e verteta dhe adekuate ekonomiko sociale te shoqerise, Te nxirren dhe aplikohen instrumente dhe masa adekaute per te arritur efekte optimal,
4
Politika ekonomike Sistemin ekonomiko-social e shprehim në kuptim të serive të gjërave që e karakterizojnë: a) Prona, b) Përpunimi dhe shfrytëzimi i informatave, c) Procesi i marrjes së vendimeve, dhe d) Rregullat e sjelljes SISTEMET BASHKOHORE EKONOMIKE SOCIALE Ne sistemet bashkohore ekonomike sociale jane duke ngjare ndryshime dhe tansformime te medha. Jane duke u paraqitur pikepamje dhe teori te reja ne dallim me ato klasike. Keto teori jane: I.
Teoria e re e sistemit ekonomiko-social
Kjo teori është e lidhur me paraqitjen dhe ndikimin e “tri revolucioneve” teknologjiko-shkencore: a) Revolucionit automatiko kibernetik, b) Revolucionit ushtarako – teknologjik, dhe c) Revolucionit social. II.
Teoria e kapitalizmit kolektiv
Kjo teori thekson se janë ndryshuar kushtet dhe rrethanat themelore të marrëdhënieve pronësore. Nuk egziston me kapitalizmi i tipit qe ka funksionuar me pare. Po ngritet nje sistem i ri ekonomiko-social i ashtuquajtur “sistemi i ekonomise koorporative”. Kjo teori është e lidhur me emrin e autorëve Gordon Minz dhe Adolf Berles, të cilët në shpjegimet e tyre nisen nga tri konstatime:
III.
Nga diferencimi apo disperzimi i “pronës aksionare”, Nga “ndarja” shkëputja e pronës nga kontrolla, Nga “shpërndarja”e aksioneve në mes të numrit të madh të aksionarëve. Teoria e konvergjimit socializmit
të
kapitalizmit
bashkëkohor
dhe
Teoria e konvergjimit te sistemeve eonomiko-sociale niset nga konstatimi se kapitalizmi dhe socializmi per shkak te ndikimit te zhvillimit shkencorteknologjik po i humbin dallimet dhe kundertheniet mes tyre. Vetit e kësaj teorie janë: Nënvizon ngjashmëritë e ngritura të dyja sistemeve,5
Politika ekonomike
Kapitalizmi po fiton gjithnjë e më shumë veti të socializmit, ndërsa socializmi po fitongjithnjë e më shumë veti të kapitalizmit bashkëkohor,-
Zhvillimi dhe aplikimi i shkencës, teknikës dhe teknologjisë po sjell deri te konvergjimi i kapitalizmit dhe socializmit. Po krijohet një shoqëri e re e ashtuquajtur shoqëria e “Tipit të përzier”. Autorët në shpjegimin e kësaj teorie kanë për bazë dy aspekte kryesore: a)Tekniko-teknologjike, dhe b)Ekonomiko-sociale. NDRYSHIMET QE PO NGJAJNE SOT NE DY SISTEMET EKONOMIKE BASHKEKOHORE Ndryshimet me te rendesishme qe po ngjajne ne dy sistemet ekonomike bashkohore jane: 1.Forcimi i rolit te shtetit ne kapitalizem dhe dobesimi i tij ne socializem. 2.Dobesimi i elementit te tregut dhe forcimi i planifikimit ne sistemin kapitalist, ndersa e kunderta ne sistemin socialist. 3. Ne kapitalizem zvogelohen diferencat sociale ndersa ne socializem rriten dallimet ne te ardhura. TIPOLOGJIA IDEOLOGJIKE DHE EKONOMIKE E SISTEMEVE EKONOMIKO-SOCIALE BASHKOHORE Nese me teper theksohen vetit e ekonomike dhe logjika ekonomike e tregut kemi te bejme me nje sistem kudominon tipologjia ekonomike. Nese kemi te bejme me nje sistem ku theksohot aspekti ideologjik dhe karakteristika sociale, ather kemi te bejme me tipologjine ideologjike. KLASIFIKIMI I SISTEMEVE EKONOMIKE - SOCIALE
Kapitalizmi
Socializmi tregut
Sturktura e marrjes se vendimeve Mekanizimi i sigurimit dhe koordinimit te informative
Kryesisht decentraliste
Kryesisht decentraliste
Kryesisht centraliste
Kryesisht nga tregu
Kryesisht nga tregu
Kryesisht te planifikuara
E drejta e prones
Kryesisht prona Prona shteterore private dhe apo kolektive
Kryesisht shteterore
Nxitja – Motivi
Kryesisht material
Material dhe moral
Material dhe moral
i Socializmi me plan
SISTEMET EKONOMIKE SOCIALE 6
Politika ekonomike
Ekonomia e tregut 1. Prona Private 2. Seleksionimi i lire i tregut 3. Dobia personale ( profiti) 4. Mekanizmi i qmimeve(konkuren ca) 5. Roli i kufizuar i shtetit
Ekonomia e perzier
Lidh karakteristika te ekonomise se tregut dhe ekonomise se komanduar
Ekonomia e komanduar 1. Prona Shtetrore 2. Prodhimi dhe shperndarja e resurseve me vendim te shtetit 3. Shperndarj.a me plan 4. Caktimi shteteror i qmimeve. Ne vend te profitit shtetit cakton se qka i pergjigjet me mire interesit te popullit
TIPET - MODELET E SISTEMEVE EKONOMIKE Modelet e sistemeve ekonomike më karakteristike sot konsiderohen: 1. 2. 3. 4. 5. 6.
Modeli Amerikan; Modeli Gjerman; Modeli Japonez; Modeli Suedez; Modelet e sistemeve administrativo komandues; Modeli i ish shteteve socialiste, modeli Kineze dhe Ruse. 1. Modeli Amerikan – karakterizohet: Me aktivitet ndërmarrës të përmbajtur, me te cilin merret pjesa me e madhe e popullsise aktive Nuk e shtron çështjen e barazisë sociale, Është i bazuar në produktivitet të lartë dhe i orientuar në arritjen e suksesit personal. 2. Modeli Gjerman karakterizohet:
Konsiderohet model i ekonomisë sociale të tregut, Shteti aktivisht ndikon në çmimet, doganat dhe normat teknike të produkteve, Modeli funksionon me sintagmën: mirëqenie për të gjithë, mirëqenie nëpërmjet garës konkurruese në treg. 3.Modeli Japonez karakterizohet:
Me temp të ngadalshëm të shtimit të standardit jetësor të popullsisë, pagat jane me te uleta se niveli i prodhimit, 7
Politika ekonomike Si rezultat i karakteristikës së parë çmimet kushtuese të produkteve janë më të ulta, Përparësi i jepet interesit shtetëror ndaj atij individual. 20125 4.Modeli Suedez karakterizohet:
Me komponent të fuqishme sociale, I orientuar në zvogëlimin e përmbajtur të dallimeve sociale, me ane te rishperndarjes se teardhurave kombetare. KY model ndryshe quhet socializmi funksional. Prodhimi bartet në nivel të firmave private,te cilat punojne ne baze te konkurences ne treg, Sigurimi i standardit të lartë. Punesimi, arsimimi, sigurimi social dhe shume elemente te infrastruktures, komunikacioni, punet hulumtuese shkencore dhe veprimtarit zhvillimore i lihen shtetit.
KOMPONENTET E EKONOMISE SE APLIKUESHME Komponentet e Ekonomise se Aplikueshme Bartesit e ekonomise se aplikueshme
Qellimet e ekonomise se aplikueshme
1.Organet shteterore, organet publiko juridike dhe politike,
1.Qellimet ekonomike (materialoprodhuese,
2.Organizatat trupat nderkombetar e, 3.Firmat ndermarrjet
2.Qellimet ekonomiko sociale
Instrumentet e ekonomise se aplikueshme
1.Instrumente ne analizat ekonomike 2.Instrumente ne teorine ekonomike
Rrethi – Ambienti ekonomise se aplikueshme
1.Rrethiambienti fizik 2.Rrethi ambienti ekonomiko shoqeror
3.Qellimet politiko sociale -
8
Politika ekonomike Bartesit e Ekonomise se Aplikueshme Bartësit e ekonomisë së aplikueshme i klasifikojmë në tri grupe kryesore: a) Organet shtetërore, organet publike juridike, organizatat politike; b) Organizatat Ndërkombëtare; c) Trupat operative firmat- ndërmarrjet.
Organet Shteterore bartese te ekonomise se aplikueshme
Ekonomia e Aplikueshme paraqet përpjekjen e bartësve të saj që me mjete të caktuara të arrij qëllimet e caktuara në një rreth të caktuar. Në emër të shtetit udhëheqin organet shtetërore, të cilat aprovojnë dispozita të ndryshme ligjore dhe sigurojnë aplikimin e tyre. Numri i këtyre organeve është i madh, dhe numri, lloji, përbërja, kompetencat, raportet reciproke dhe mënyra e punës se ketyre organeve eshte i paraparë me kushtetut, ligje dhe akte tjera. Organet shtetërore në qdo shtet më pak apo më shumë janë bartëse të ekonomisë së aplikueshme. Struktura e organeve në Kosovë që kujdesen për hartimin dhe aplikimin e normave juridike në fushën ekonomike janë: a) Kuvendi organi më i lartë ligjvënës, b) Qeveria si organi ekzekutiv i kuvendit, dhe c) Ministrit dhe organet tjera administrative në kuadër të Qeverisë.
Organet Publiko – Juridike
Organet publiko – juridike që kryejnë funksione publike në fushën e ekonomisë janë: Odat ekonomike Bursat ODAT EKONOMIKE Janë institucion i karakterit publiko – juridik, harmonizojnë interesat e anëtarëve të saj me ato të shoqërisë. Lajmërohen si bartëse direkte të ekonomisë së aplikueshme. Formohen me qëllim të mbrojtjes dhe përparimit të ekonomisë dhe pjesëve të saj. Dallojmë dy lloje të odave ekonomike: 1.Odat ekonomike evropiane- kontinentale të cilat kanë karakter juridiko- public formohen me ligj dhe anëtarësimi është i obligueshëm. 2.Odat ekonomike anglo-saksone janë të karakterit juridiko privat dhe anëtarësimi është i vullnetshëm. 9
Politika ekonomike BURSAT Janë tregje të përhershme në të cilat veprojnë rregulla dhe uzansa të veçanta.Bursat ndahen në: 1.Valuto-devizore (bëhet shitblerja e parave të huaja), 2.Bursat Efektive (shitblerja e letrave me vlerë), 3.Bursa e mallrave-produkteve (në to bëhet shitblerja e mallrave të ndryshëm apo tëveçantë), 4.Bursat e shërbimeve (shitblerja e shërbimeve të ndryshëm). Ne bursa punet mund t’i lidhin vetem anetaret e saj, punet ne bursa kryhen nepermjet ndermjetesuesve-senzalve.Punët në bursa lidhen: a)Promte (të menjëhershme), dhe b)Me termin. Themelimi i bursave bëhet me dispozita ligjore.
10