SEMINARI I TRETË NGA LËNDA E KIMISË
TEMA : SISTEMI PERIODIK I ELEMENTEVE
E PUNOI :
KONTROLLOI:
NXËNËSJA : DIELLZA PULAJ
SEDAT SHKURTI
KLASA: VII / 2 ………………………………................ SH.F.M.U: `` FADIL HISARI`` - PRIZREN
20 DHJETOR , 2011
Seminari i tretë në lëndën e Kimisë ``SISTEMI PERIODIK I ELEMENTEVE``
Nga fundi i shekullit XVIII kimistet filluan ti ndajne substancat e thjeshta ne elemente dhe ne perberje kimike ( substanca te perbera) Janë bërë shumë përpjekje për te arritur deri ne klasifikimin e elementeve ne një sistem periodik. Fillimet e tyre i perkasin vitit 1817 kur kimisti gjerman Dobereiner,tregoi se masa e Stronciumit ne një perberje kimike gjendet midis masave te dy elementeve te ngjashen,Kalciumit dhe Bariumit ( metale alkalinotokesore) e ne perberje kimike te ngjashme. Vite me vonë u bene te njohura dhe treshe te tjera elementesh te ngjashem....Triada. ..p.sh triada e halogjeneveku renditeshin klori,bromi e jodi. triada e metaleve alkaline,ku renditeshon Litiumi,natriumi e kaliumi. Kimiste te tjerë kanë treguar se elementet mund te grupoheshin ne bashkesi më me shumë elemente te ngjashem. Kështu magnezi iu shtua alkalinotokesoreve, fluori iu shtua halogjeneve etj. Po kështu oksigjeni,squfuri,arseniku,antimoni e bismuthi qe nga 1854 bëjnë pjesë ne një familje. Rreth 1862 kimisti francez Shankurtua,i vendosi elementet sipas rritjes se mases atomike Pohimi se vetite e elementeve janë ne varësi periodike te mases atomike të tyre perben ligjin periodik. Kimisti Anglez Nju lends me 1863 propozoi një sistem klasivikimi te elementeve sipas rritjes se mases atomike. Elementet ishin ndare ne shttate grupe me shtatë elemente secili. Ai e quajti këtë klasifik Ligj i Oktatave. Idet e mëvonshme e me një rëndësi kolosale dalin ne pah ne 1869 nga rusi Dimitri Mendelejev. Ai kreu një studim te thelluar midis mases se elementeve dhe vetive të tyre fizike e kimike Ai propozoi një tabele te perbere nga 17 shtylla e me pas një tabele me 8 shtylla e cila u perdor për shumë kohe e me vonë u zevendesua me tabelen me perioda te gjata, te cilem e perdorim dhe sot. Grupin VIIIA ,gazet e plogeta, qe nuk njiheshin ne kohën e Mendelejevit,e shtuan anglezet Relej dhe Ramsej me 1894 pasi zbuluan heliumin, neonin dhe argonin. Pas zbulimit te elektonit nga fizikanti Tomson dhe propozimit te teorise berthamore te ndërtimit te atomit nga Ratherford,fizikanti anglez Van Den Brok,vuri re se ngarkesa e berthames qe e njohim si numri atomik përputhet me numrin e elementit ne sistemin periodk. Fizikanti anglez Mozli percaktoj vlerat e sakta te numrit atomik te elemeteve nëpërmjet studimit te spekterave të tyre rentgen X Me 1922 Bori bëri një interpretim te tabeles sipas strukturës elektronike te atomit dhe propozoi tabelen me perioda te gjata, qe përdoret e sot. Sistemi periodik i elementëve (shkurt:SI) është skema me të cilën renditen elementet sipas numrit të tyre atomik "Z". I ideuar nga kimisti rus Dimitrij Mendeleev në 1869, dhe në të njëjetën kohë por në mënyre të pavarur nga Punuar nga nxënësja : Diellza Pulaj
2
Seminari i tretë në lëndën e Kimisë ``SISTEMI PERIODIK I ELEMENTEVE``
kimisti gjerman Julius Lothar Meyer (1830 - 1895), fillimisht kishte shumë hapësira boshe, të parashikuara për elementet që do të zbuloheshin në të ardhmen, disa në gjysmën e dytë të viteve 90'. Në nder të kimistit rus sistemi periodik quhet ndryshe dhe tabela e Mendelejevit. Sistemi periodik ndahet në grupe dhe perioda.Ky sistem periodik i ka 18 grupe dhe 7 perioda. Periodat janë rende horizontale , ndërsa grupet në rende vertikale. Në këtë tabelë , secili element është i shënuar me simbolin perkatës. Periodat 1,2 dhe 3 janë perioda te shkurtra. Perioda e 4 dhe 5 janë perioda te gjata . Perioda e 6 quhet perioda shumë e gjatë , ndërsa e 7 perioda e papërfunduar. Elektronet e shtresës së fundit quhen elektrone valentore. Dmitri Ivanoviç Mendeleïev kimist rus, lindi më 27 janar - 8 shkurt 1834 në
Tobolsk të Siberisë, Rusi. Vdiq më 20 janar - 2 shkurt 1907 në Sankt Petersburg, Rusi. Mendelejevi u bë i njohur për punën e tij mbi klasifikimin periodik te elementeve, publikuar në 1869 dhe sot njihet si tabela e Mendelejev-it. Ai deklaroi se elementet kimike mund të rradhiteshin sipas një mënyre të caktuar që do të lejonte parashikimin e aftësive të elementeve të pazbuluar ende. Në familjen e tij ai ishte fëmija më i vogël Mendeleïev (i 13-ti sipas Michael Gordin, biograf i shumë shkencëtareve). Ne moshën 14 vjeçare, pas vdekjes të të atit, Dmitri filloi studimet ne gjimnazin e Tobolsk. Ne 1849, e gjithë familja u shpërngul ne Shën Pjeterburg. Megjithë kushtet e renda ekonomike, Mendeleïev vazhdoi studimet. Menjëherë pasi u diplomua, u detyrua te pushonte për disa kohe pasi u sëmur nga tuberkulozi. Ne 1885 u transferua në një gadishull pranë detit të Zi ku filloi pune ne nje gjimnaz. Ne 1856 u kthyer serish ne Shën Pjeteburg. Ishte vetëm 25 vjeç kur shkoi të punonte ne Haidelberg përkrah dy dijetareve te mëdhenj siç ishin Robert Bunsen dhe Gustav Kirchhoff. Qe nga 1859 deri në 1861 qëndroi ne Paris, ku beri kërkime te rëndësishme me densitetin e gazrave dhe studioi mbi funksionimin e spektroskopit. Ne 1863, pas rikthimit ne Rusi, u emërua profesor kimie ne institutin e teknologjisë dhe njëkohësisht punoi ne Universitetin e Shën Pjeterburg-ut ku ne 1867 do te caktohej profesor kimie. Ne 1866 u martua me Fjeozva Nikitiçna Ljeshçeva (Феозва Никитична Лещева) por kjo martese nuk zgjati shume dhe çifti u nda vetëm disa vite me pas. Menjëherë pas ndarjes Mendeljev u njoh e me pas u martua me Anna Ivanovna Popova (Анна Ивановна Попова). Ne 1866, Newlands botoi ligjin e oktavave. Mendeleïev gjithashtu kishte punuar mbi një ide te tille dhe me 6 mars 1869 ia tregoi këtë projekt shoqatës Punuar nga nxënësja : Diellza Pulaj
3
Seminari i tretë në lëndën e Kimisë ``SISTEMI PERIODIK I ELEMENTEVE``
ruse për kiminë. Veprën e tij ai e kishte titulluar "Varësia e masës atomike te elementet". Zbulimi i tij tregonte shume nga aftesite e elementeve që mund te zbuloheshin ne saje te masës se tyre atomike. Mbi të njëjtën ide të Mendeleïev-it, kishte shumë kohe që punonte një tjetër kimist emri i të cilit ishte Lothar Meyer. E vetmja gjë që ky i fundit zbuloi më shumë se Mendelejevi, ishte fakti se disa masa atomike te tabelës së Mendeljevit nuk ishin të sakta dhe se kishte ende shumë elemente të cilat deri në atë kohë njerëzimi nuk i njihte. Sot Meyer et Mendeleïev mund të cilësohen si bashkëkrijues. Ne 1882, u vlerësua me medaljen Davi nga Royal society ndërsa ne 1889 u vlerësua me çmimin Faraday për kiminë. Megjithëse puna e Mendeleïev-it u vlerësua nga shume shoqata në vende të ndryshme të Evropës, aktiviteti i tij politik shqetësonte tej mase qeverinë ruse. Për këtë arsye me 17 gusht te 1890 Dmitri dha dorëheqjen nga Universiteti i Shën Pjeterburg-ut. Ne 1893, u emërua drejtor ne zyrën shkencore te parashikimit te peshës dhe masës. Ishte pikërisht fale Mendelejevit qe u zbulua se përqindja "optimale" e alkoolit për vodkën ruse ishte 40 %. Ne shkurt te 1905 puna e tij u vlerësua nga Royal Society me çmimin Coplay. Dmitri Ivanoviç Mendeleïev u nda nga jeta me 2 shkurt te 1907 në Shën Pjeteburg ku dhe u varros. Elementi 101 i zbuluar ne 1955 u quajt Mendelevium pikërisht në nder te këtij kimisti të madh. Julius Lothar von Meyer lindi më 19 gusht 1830 në Varel, Oldenburg,
Gjermani vdiq 11 prill 1895 në Tübingen. Ishte mjek dhe kimist gjerman. Ishte dhe bashkëpuntor i Dimitri Ivanoviç Mendelejev për formimin e sistemit periodik të elementeve kimike.
Punuar nga nxënësja : Diellza Pulaj
4
Seminari i tretë në lëndën e Kimisë ``SISTEMI PERIODIK I ELEMENTEVE``
•
•
Çdo grup (shtylle e sistemit) përmban elementet të cilët kanë të njëjtin konfigurim elektronik të jashtëm (menyren sesi elektronet shpërndahen rreth berthamës). Brenda çdo grupi gjenden atome me veti të ngjashme. Çdo periode (rrjesht i tabelës) fillon me një element atomi i të cilit ka një konfigurim të jashtëm të tipit "s" ose "ns", ku "n" është numri kuantik parësor, dhe duke vazhduar në atomët e tjera të periodës, numri atomik "Z" rritet më nga një njësi në çdo kalim.
Nje grup elementesh perbehet nga ata te cilet shfaqen ne te njejten shtylle te sistemit periodik. Elementet e te njejtit grup karakterizohen nga nje konfigurim i jashtem elektronik i njejte, keshtu qe formojne lidje me te njejtet elemente. Kjo shakton analogji te dukshme ne sjelljen e tyre kimike, e mund te jene me te medhaja ose me te vogla ne varesi te grupit qe merret ne studim. Grupet jane 18 dhe jan te rreshtuar me poshte: •
Grupi i pare : Metalet Alkaline
Punuar nga nxënësja : Diellza Pulaj
5
Seminari i tretë në lëndën e Kimisë ``SISTEMI PERIODIK I ELEMENTEVE``
• • • • • • • • • • • • • • • • •
Grupi i dyte : metalet alkalino-tokesore Grupi i trete : grupi i skandiumit Grupi i katert : grupi i titanit Grupi i peste : grupi i vanadiumit Grupi i gjashte : grupi i kromit Grupi i shtate : grupi i manganit Grupi i tete : grupi i hekurit Grupi i nente : grupi i kobaltit Grupi i dhjete : grupi i nikelit Grupi i njembedhjete : grupi i bakrit Grupi i dymbedhjete : grupi i zinkut Grupi i trembedhjete : grupi i borit Grupi i katermbedhjete : grupi i karbonit Grupi i pesembedhjete : grupi i azotit Grupi i gjashtembedhjete : grupi i oksigjenit Grupi i shtatembedhjete : halogjenet Grupi i tetembedhjete : gazet e dobet
Numri i grupit ne shumicen e rasteve perfaqeson edhe numrin e lidhjeve qe mund te formoje elementi i cili i perket grupit.
Punuar nga nxënësja : Diellza Pulaj
6
Seminari i tretë në lëndën e Kimisë ``SISTEMI PERIODIK I ELEMENTEVE``
Elementet kimik sipas alfabetit
Punuar nga nxënësja : Diellza Pulaj
7
Seminari i tretë në lëndën e Kimisë ``SISTEMI PERIODIK I ELEMENTEVE``
Punuar nga nxënësja : Diellza Pulaj
8
Seminari i tretë në lëndën e Kimisë ``SISTEMI PERIODIK I ELEMENTEVE``
Punuar nga nxënësja : Diellza Pulaj
9
Seminari i tretë në lëndën e Kimisë ``SISTEMI PERIODIK I ELEMENTEVE``
xxx Fund i punimit
Punuar nga nxënësja : Diellza Pulaj
10