NDËRTIMI I ESESË Eseja përbëhet nga hyrja,zhvillimi i përmbajtjes dhe mbyllja apo përfundimi. Për ndërtimin e një eseje hartohet plani i cili zbërthen tri elementet kryesore kryesore të tij. Për çdo çështje të planit duhet të jetë një paragraf ose paragraf korrespondues në trup. Qëllimi i çdo paragrafi duhet të jetë i qartë i rënditur i skicuar. Plani me të cilin ju filloni shkruhet në pika,kjo më pas duhet të mbulohet me fjali të ndara në paragraf.
Paragrafët janë njësitë themelore të tekstit. Paragrafët e mirëorganizuar ndihmojnë lexuesit të kuptojnë argumentin dhe poashtu shkrimtarët të strukturojnë idetë e tyre në mënyrë të përshtatshme. Struktura klasike e paragrafit përmban: fjalinë kryesore (tematike), shpjegimin mbi fjalinë tematike, shembullin konkret që e m bështet shpjegimin, detajet shtesë mbi shembullin e dhënë dhe arsyetimin përfundimtar (ose përfundimin).
1.
II. Paragrafi, organizimi dhe hapat e shkrimit të një eseje a. Paragrafi dhe llojet e tij Paragrafi përbëhet nga disa fjali, të cilat trajtojnë të njëjtën temë. Kështu, për të arritur te paragrafi, njohuritë kalojnë nga fjalia. Çdo fjali e ndërtuar mirë i përket një paragrafi. Paragrafi në vetvete është një formë e rëndësishme e organizimitt të fjalive organizimi f jalive për të komunikuar ide apo ndjenja të përqendruara në çështje të veçantë. Ai është gjithashtu dhe baza e ndërtimit të eseve. Vendosja e këtyre këtyre fjalive fjalive në rendin e përshtatshëm përshtatshëm ofron një
pamje të qartë dhe interesante të temës që trajtohet. Paragrafi ka tri pjesë përbërëse: fjalinë kryesore, pjesën e mesme (trungun), dhe fjalinë mbyllëse.
Paragrafi i ngjan një treni. Fjalia kryesore është lokomotiva. Ajo është fjalia që drejton paragrafin. Fjalitë e pjesës së mesme të paragrafit janë vagonat. Ato mbajnë ngarkesën, të gjitha faktet dhe detajet që lidhen me temën. Fjalia mbyllëse është fundi i udhëtimit. Ajo mbyll paragrafin. Në shembullin më poshtë ilustrohen shpjegimet e mësipërme: Dita e dëborës! Dje ra shumë dëborë, prandaj dhe mësimi mbaroi më herët. (Fjalia kryesore) Dëbora filloi të binte para mesditës. Në fillim, ishin vetëm disa flokë të mëdhenj dëbore, por nuk zgjati shumë dhe ajo zuri të binte gjithnjë e më tepër. Dëbora mbuloi oborrin. Në orën 12:30 drejtori i shkollës lajmëroi se mësimi atë ditë do të mbaronte në orën 1:00. (Trungu) Falë dëborës, atë mbasdite bëmë pushim! (Përfundimi)
Por ç`janë fjalitë në vetvete? Fjalia kryesore , sikurse kuptohet dhe nga titulli, është fjalia e cila përmban temën që do të shpjegohet apo diskutohet në paragraf. Ajo kryen tre funksione: 1) Emërton subjektin. 2) Tregon se për cilën pjesë të subjektit do të shkruani. (Kjo pjesë e subjektit quhet pikë ose çështje përqendrimi.) 3) Tërheq vëmendjen e lexuesit. Trungu nëpërmjet fjalive bën një shpjegim ose përshkrim të
subjektit. Të gjitha idetë e shprehura në këtë pjesë renditen në mënyrë të përshtatshme. Një mënyrë e mirë për ta realizuar këtë është renditja e ideve kryesore përpara se të shkruhet paragrafi. Fjalia e fundit apo fjalia mbyllëse, u sjell ndërmend lexuesve
përmbajtjen e paragrafit, ose u jep atyre një ide për të cilën mund të mendojnë. Paragrafi , është pjesë e përqendruar e një shkrimi të shkurtër.
Një paragraf i shkruar mirë duhet të përmbajë disa tipare të veçanta. Së pari, paragrafi duhet të ketë unitet. Kjo do të thotë se ai të
përqendrohet mbi një ide. Një paragraf i mirë duhet të ketë një mendim, një qëllim. Nëse gjatë shkrimit idetë tuaja do të ndryshojnë, atëherë edhe paragrafët duhet të ndryshojnë. Së dyti, një paragraf duhet të jetë i kuptueshëm. Kjo nënkupton që paragrafi të jetë i qartë dhe i renditur në mënyrë logjike, pra arrin të kuptohet dhe me leximin e parë. Në paragraf të gjitha fjalitë janë të lidhura me njëra-tjetrën. Kjo lidhje logjike është si një mjet lidhës që i shton kuptim ideve dhe fjalive brenda paragrafit. Së treti, paragrafi ka strukturë. Rreshti i parë i paragrafit është më i zhvendosur prapa në krahasim me ato që vijnë më pas në paragraf. Por, kur një paragraf është i plotë? Paragrafi është i plotë kur fjalia kryesore është tërësisht e mbështetur. Si rregull, kjo arrihet nëse shkruhen nga tri deri në shtatë fjali. Nëse paragrafi juaj është më i gjatë se shtatë fjali, ndajini ato në dy paragrafë, ose mendoni nëse të gjithë ato detaje janë të rëndësishme. Nëse paragrafi është më i shkurtër se tri fjali, kjo do të thotë se ka mundësi që në të, të mos jetë përfshirë informacion i mjaftueshëm për mbështetjen e idesë. Mundohuni t`i shtoni fjali të tjera paragrafit, ose shtoni detaje të tjera. "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri PËRGJIGJU DUKE CITUAR
2. 09-11-2010, 09:07#7
Dar_di
i/e regjistruar Anëtarësuar 16-08-2008 Vendndodhja Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar. Postime 1,962 Faleminderit 0
Falenderuar 2 herë në 1 postim
Paragrafët janë katër llojesh: tregues, përshkrues, shpjegues dhe bindës. Paragrafi tregues , tregon një histori apo ngjarje nga jeta e shkruesit>
Duke gatuar me gjyshen Gjyshja dhe unë kënaqeshim shumë kur gatuanim në kopshtin prapa shtëpisë. (Fjalia kryesore) Në fillim, mbushnim kutitë bosh të kosit me shkopinj të vegjël dhe me të gjitha llojet e gjetheve. Këto ishin disa nga perimet tona. Në vend të lakrës përdornim bar. Pastaj ushqimin e përzienim me shkop dhe e linim në diell që të ziente. Gjatë gjithë kohës shikonim nëse ushqimi ishte gati. Kishte raste kur në vend të kripës dhe piperit, gjithçka e spërkatnim me rërë. (Detaje interesante) Dhe në fund, bënim një gosti të madhe! (Fjalia mbyllëse) Paragrafi përshkrues , përshkruan një objekt, person, vend ose ngjarje. Për shkrimin e
një paragrafi përshkrues përdoren fjalë që e ndihmojnë lexuesin ta shikojë, dëgjojë, nuhasë, ndjesë dhe shijojë objektin e përshkrimit. Pranverë Në pranverë, akulli e dëbora fillojnë të shkrijnë e të mbushin lumenjtë e liqenet. (Fjalia kryesore) Natën, kur qielli është i pastër, mund të shihen yjet, miliona yje, krahas vezullimit të dritës së hënës. Dhe ndonjëherë mund të shikoni edhe yjeqë bien dhe zhduken para se të arrijnë vijën e horizontit. (Detaji më i mirë është ruajtur për në fund) Detaje mbi qetësinë, yjet, etj. Paragrafi shpjegues , shpjegon një send, ngjarje, etj, ose jep infoamcion. Në të
përfshihen faktet që i nevojiten lexuesit për ta kuptuar subjektin. Jeta me një vëlla të vogël Të jetosh me vëllamë tim të vogël është shumë e vështirë. (Fjalia kryesore) Së pari, ai mundohet të më kopjojë në çdo gjë. Nëse unë pi një gotë të dytë me qumësht, kështu do të bëjë dhe ai. Së dyti, ai gjithmonë do të luajë me shokët e mi. Nëse ne luajmë basketboll, ai do të luaj me ne. Por ai është shumë i vogël. Së treti, ai kërkon të qëndrojë zgjuar sa dhe unë. Gjithmonë i thotë mamit: “Pse ai do të qëndrojë zgjuar më vonë se unë?” Mamaja më thotë se ai dëshiron të më ngjajë dhe për këtë duhet të jem krenar: (Shembuj që shpjegojnë subjektin) Përpiqem të jem, por jo gjithmonë është e lehtë. (Ideja mbyllëse)
Paragrafi bindës , shërben për të shprehur një opinion në lidhje me një send, ngjarje, etj. Ai gjithashtu përpiqet ta bëjë lexuesin të jetë dakord me mendimin tuaj lidhur me këtë çështje. Pa rrugë!
Në lagjen tonë nevojiten trotuarë. (Fjalia kryesore shpreh opinionet) Kalimi në rrugë është i rrezikshëm dhe i vështirë pa to. Ne nuk mund të ngasim biçikletat, pasi prindërit nuk na lenë t`i ngasim në rrugë. Po kështu nuk mund të përdorim as patinat. Në dimër, është e vështirë të shkosh edhe në shtëpitë e shokëve, sepse dëbora grumbullohet në anët e rrugës. Kështu jemi të detyruar të luajmë në oborret e shtëpive. (Arsye të dhëna) Lagjet e tjera kanë trotuare, po ne përse nuk duhet të kemi? (Fjalia mbyllëse)
1. Organizimi i paragrafëve dhe i nënçështjeve Nëse në informacionin tuaj paraqiten dy paragrafë negativë dhe vetëm një pozitiv, atëherë kjo tregon se jeni mjaft pesimist për të ardhmen. Përshtypja që do të krijoni do të jetë se do t`i lini më shumë vend informacionit negativ në paragrafët e mëposhtëm. Gjithmonë duhet që materialin kryesor apo më të rëndësishëm ta vendosni përpara fundit të esesë. Një sistemim i mundshëm mund të jetë si shembulli i mëposhtëm; • Robotët në shërbim të qenieve njerëzore (pozitive) • Klonimi dhe rreziqet e tij (negative) • Shkatërrimi i mjedisit për shkak të teknologjisë (negative)
Mundohuni gjithmonë të vendosni lidhje midis çështjeve, gjë e cila do t`ju ndihmojë në përcaktimin e renditjes. Më pas renditni dhe përcaktoni me numër rendor çështjet për secilin paragraf. Tani që keni shtuar informacionin për esenë dhe keni përcaktuar një renditje të tij, duhet bërë një kopje e pastër e planit të rishikuar. Kjo është diçka që shpesh kërkohet nga udhëheqësi, pedagogu apo mentori. Shkruaj aq drejt sa mundem, eci aq drejt sa mundem, sepse kjo është mënyra më e mirë, për të arritur aty ku dua . – H.G.
Wells
Përmbledhje e skicë-idesë Një skicë e qartë e ideve do ju lejonte të kontrolloni me shpejtësi idetë dhe shembujt e organizuar më parë. Çfarë duhet mbajtur mend për skicën e ideve? • Të shkruhet teza në krye të skicës. • Skica duhet të përmbajë patjetër hy rjen dhe përfundimin. • Sigurohuni që i gjithë materiali juaj ka lidhje me temën dhe
zhvillohet sipas një rendi logjik. • Kontrolloni nëse gjatë shkrimit hasen paragrafë të dobët ose
pashtjelluar. Mundohuni t`i mënjanoni ato, ose t`u bashkëngjitni më shumë ide e shembuj këtyre paragrafëve. • Ruani baraspeshën ndërmjet ideve dhe shembujve.
Mbani mend se skica është një lloj plani për kopjen e parë apo kopjen finale. Pasi të keni bërë skicën mundet gjithashtu, të shtoni, të hiqni ose riorganizoni informacionin para se të arrini në fazën tjetër, të quajtur kopja e parë. "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri PËRGJIGJU DUKE CITUAR
2. 14-12-2010, 12:14#10
Dar_di
i/e regjistruar Anëtarësuar 16-08-2008 Vendndodhja Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar. Postime 1,962 Faleminderit 0 Falenderuar 2 herë në 1 postim
Skica e mëposhtme e temës tuaj ilustron veçoritë e mësipërme të një modeli të organizuar mirë:
Paragrafi përbëhet nga fjali. Fjalitë vendosen në një rend të caktuar, sipas kuptimit. Zhvendosja e tyre e bën paragrafin të pakuptimtë.
Fjalitë dhe paragrafët formojnë tekstin. Si fjalitë, edhe paragrafët, vendosen në një rend të caktuar sipas kuptimit. Zhvendosja e tyre e bën tekstin të pakuptimtë.
Paragrafi është një mendim i dhënë i disa fjalëve i cili përshkruan një temë të caktuar,ai zakonisht përbëhet prej disa fjalëve 3-5-10.fjaleve. llojet e paragrafit janë.hyres,zhvillues dhe përfundues. të gjitha llojet e paragrafeve kanë veqorit e tyre përmbledhëse,për një temë të caktuar...
Paragrafi eshte pjesa perqendruese e nje teksti te shkurter . Paragrafet jane kater llojesh: tregues, pershkrues, shpjegues, bindes. Paragrafi pershkrues pershkruan nje objekt, person, vend ose ngjarje. Paragrafi shpjegues shpjegon nje send, ngjarje etj ose jep informacion. Ne te perfshihen faktet qe I nevojiten lexuesit per ta kuptuar subjektin. Paragrafi bindes sherben per te shprehur nje opinion nje lidhje me nje send, ngjarje etj..