xhepa” në mënyrë që të shmanget rreziku i prekjes së objekteve pa menduar. Përndryshe në veprimet e policit por edhe të komisionit hetimor dy momente janë shumë të rëndësishme: pandryshueshmëria e vendit të ngjarjes dhe ajo se a gjendet personi në ambient të mbyllur apo të hapur. Vendi i paprekur i ngjarjes është vendi i ngjarjes së deliktit në të cilën deri me ardhjen e patrullës së policisë askush nuk ka hy, derisa në vendin e pa ndryshuar hynë personat por asgjë nuk ndryshojnë gjegjësisht nuk prekin. I ndryshuar është ai vend i ngjarjes nëpër të cilin njerëzit kanë ecur, i kanë prekur objektet dhe i kanë lëkundur në vendin e tyre, madje e kanë luajtur vendi edhe kufomën para se të vije policia. Të gjitha këto elemente në vendin e ngjarjes, pas ardhjes së policisë, ajo duhet ti shënoj ato me kujdes. Me afrim në vendin e paprekur polici duhet të jetë me vetëdije të lartë të përgjegjësisë dhe të ketë rreptësisht kujdes për veprimet e tij. Prandaj nëse nga moskujdesi apo ngutja ose edhe nga mërzia momentale prek diçka apo ndryshon polici këtë nuk guxon ta mbaj fshehët para udhëheqësit të ekipit hetues. Askush nuk është i pagabuar e as polici, por fshehja nuk është vetëm gabim por është njësoj sikurse shpënia me vetëdije e hetimit në drejtim të gabuar. Meqenëse vdekja ndodh në ambient të hapur dhe të mbyllur, posaçërisht do të elaborohet edhe njëri edhe tjetri version meqenëse edhe vendet specifike të ngjarjes janë të ndryshme.