KRIMINALISTIKA
Shaban Musliu
Prof. Dr. Vesel Latifi Ass. Prof. Xhevdet Halili KOLLOKVIUMI I PARE 1. Çka studion shkenca e KRIMINALITIKËS? Shkenca e Kriminalistikës merret me studimin dhe përpunimin në bazë të ligjit penal dhe procedurës penale, të metodave e mjeteve teknike, taktike dhe të rekomandimeve metodike për kërkimin, gjetjen dhe fiksimin, këqyrjen dhe vlerësimin e provave me qëllim zbulimi, hetimi , gjykimi dhe parandalimi të veprave penale. 2. Si ndahet apo cilat janë degët e KRIMINALISTIKËS? Kriminalistika ndahet në tri pjesë homogjene të cilat janë të ndërlidhura dhe të pandara: TEKNIKA KRIMINALISTIKE ( metodat e mjetet teknike). TAKTIKA KRIMINALISTIKE ( metodat taktike). METODIKA KRIMINALISTIKE (metodika e hetimit të llojeve të ndryshme të v. penale). 3. Sipas tendencave bashkëkohore të zhvillimit të sistemit të Kriminalistikës ,çka përfshinë KRIMINALISTIKA, sipas disa autorëve ?. Sipas disa autorëve ajo përfshinë: teorinë e përgjithshme mbi kriminalistikën, përfshinë këto çështje e hyrjes të metodologjisë dhe karakteristikat në përgjithësi. teknikën kriminalistike (kuptimi dhe rëndësia). teknikën kriminalistike për zbulim, fiksimin, sigurimin dhe kërkimin e provave etj. . shkencën mbi gjurmimin (traseologjia). ekspertimet kriminalistike. taktikën kriminalistike. metodikën kriminalistike. metodikën e zbulimit (hetimit) të krimeve të caktuara. profilaktiken kriminalistike . 4. Cilat janë detyrat kryesore të KRIMINALISTIKËS, në luftën kundër kriminalitetit? Detyrat e kryesore të KRIMINALSTIKËS në luftën kundër kriminalitetit janë: gjetja e metodave më efektive dhe përshtatja e metodave ekzistuese për zbulimin e veprave penale dhe kryeseve të tyre, si dhe përsosja, përshtatja dhe shfrytëzimi i metodave të shkencave të tjera për këtë qëllim.
zbulimi , mbledhja dhe sigurimi i provave mbi veprën e kryer penale si dhe mbi fajin e personit të caktuar. gjetja, përsosja dhe shfrytëzimi i metodave më bashkëkohore me rastin e marrjes së masave taktike-kriminalistike dhe teknike-kriminalistike dhe të veprimeve që kanë karakter hetimor. mbledhja ,evidencimi dhe studimin i mënyrës së kryerjes së veprave penale, aplikimit të mjeteve dhe metodave nga ana e kryerësve të veprave penale ose veprimet me të cilat e fshehin ato. planifikimi , marrja e masave dhe veprimeve operative-taktike dhe operative – teknike me qëllim të kapjes së kryerësve që janë në arrati pas kryerjes së veprave penale. studimi i psikologjisë së deklarimit të personit në procedurën penale si dhe të pjesëmarrëseve të procedurës (dëshmitarit, të pandehurit) duke përfillur rregullat dhe parimet e taktikës dhe teknikës kriminalistike. studimi dhe përcaktimi i metodave dhe i mjeteve që mund të aplikohen në luftimin kriminalitetit. unifikimi i logjikës së të provuarit dhe të gjykuarit të veprës penale qysh nga të mësuarit për veprën e kryer penale e deri në marrjen e vendimit gjyqësor. studimi i mënyrave dhe metodave për arritjen deri te njohuritë fillestare (indicjet-bazat e dyshimit) se është duke përgatitur kryerja e v. penale, me qëllim të parandalimit të tyre. 5. KRIMINALISTIKA në sistemin e shkencave juridike –penale? Për të kuptuar rëndësinë e KRIMINALISTIKËS, peshë të veçantë ka përcaktimi i vendit dhe rolit të kësaj disipline shkencore në sistemin e shkencave penalo-juridike. Kriminalistika në krahasim me shkencat e tjera juridike lidhet drejtpërdrejtë me progresin tekniko-shkencor, me shkencat teknike ,natyrore e shoqërore dhe përpunon e krijon, në bazë të arritjeve aplikative të këtyre shkencave, metoda e mjete teknike, taktike e metodike të cilat ndihmojnë për zbulimin, hetimin , gjykimin dhe parandalimin e veprave penale. Bazën ligjore të KRIMINALISTIKËS e përbëjnë KODI PENAL dhe KODI I PROCEDURËS PENALE. 6. Cili është zhvillimi i Kriminalistikës ? Në sistemin e disiplinave shkencore, të cilat si objekt të përgjithshëm kanë studimin e kriminalitetit , vend të posaçëm zë KRIMINALISTIKA . Rrënjët historike kriminalistika ,si qasje shkencore në luftimin e kriminalitet fillojnë në fund të shekullit të XIX dhe në fillim të shekullit XX. Kriminalistika duke u mbështetur në arritjet e shkencave teknike e natyrore ,ka evoluar kryesisht si disiplinë teknike, për të ndihmuar veprimtarinë e policisë në zbulimin e veprave penale dhe identifikimin e personave. Kriminalistika së pari ka qenë disiplinë policore e cilësuar si ,, policia teknike’’ dhe ,, policia shkencore’’ por gjithnjë e më shumë zhvillohet si disiplinë mbi metodat shkencore në sqarimin e gjendjes faktike. Zhvillimin historik të kriminalistikës e karakterizojnë mjetet dhe metodat e shumta te përsosura për luftimin e kriminalitetit.
Henri Faulds, duke studiuar gjurmët e pasqyruara në argjilën e poçerive japoneze, i lindi ideja që të bëjë kërkime etnologjike dhe t’i krahasojë këto gjurmë papilare te vjetra me ato të japonezëve bashkëkohës. Në të njëjtën kohë Fauldsit u takoi ti analizonte gjurmët e gishtave në dy çështje penale (1879 ,1880), në rastin e parë ai artriti të identifikojë personin në bazë të gjurmëve të gishtave të lëna në gotë uji dhe në rastin tjetër vërtetoi, mungesën e identitetit. Studimet e tij Henri Fauldsi ia komunikoi antropologut anglez Francis Galton ,specialist për problemet e trashëgimisë. Ky ndërmori studimin e gjurmëve të gishtave duke vështruar çështjen nga prizmi biologjik. Nga ky studim , Galtoni nxori përfundim se vijat papilare nuk janë të trashëgueshme ,por ato ishin të pandryshueshme gjatë gjithë jetës së njeriut. Në këtë mënyrë Galtoni përkrah idetë e Herschellit dhe Fauldsit dhe e vuri daktiloskopinë mbi baza shkencore bashkëkohore. Ai nxori sistemin e klasifikimit daktiloskopik të quajtur ,, Galton-Henri’’, i cili në fillim u fut në përdorim në Indi dhe pastaj më vonë në 1901 në Angli. Në Argjentinë, Jovan Vuçetiç, funksionar i policisë në Buenos Aries, duke studiuar sistemimit daktiloskopik ,, Galton-Henri’’ dhe sistemin e Alfonse Bertillon-it, nxori një sistem të përzier identifikimi, ku përfshiheshin të dy sistemet. Ky sistem u përhap shumë shpejtë në Amerikën Latine dhe në Evropë. Rezultatet e ekzaminimeve daktiloskopike u përdorën si prova në proceset gjyqësore në Francë v.1902, në Gjermani në v.1904, në Hungari v.1907, në Angli v.1908, në Rusi v.1912, Alec Jeffreys, gjenetik anglez, ka merita të veçanta për zbulimin e metodës së ,,gjurmës’’ gjenetike të ,,ADN-së ’’, e cila e ka përparuar dukshëm fushën e identifikimit të personave. Kjo metodë konsiderohet si një nga kontributet më të rëndësishme të kriminalistikës shekullin XX, Me futjen e metodës së ADN-së në praktikën kriminalistike janë hapur mundësi të shumta , tash të panjohura, në ekspertimin e gjurmëve biologjike, që ka rëndësi të veçantë për ndriçimin e vrasjeve dhe të krimeve seksuale. Kjo metodë është aplikuar për herë të parë me sukses në v.1987, në Angli. 7. Cili është historiku i Kriminalistikës Shqiptare ? Historia e kriminalistikës Shqiptare fillon pas çlirimit të vendit ,pas luftës së dytë Botërore. Një nga masat e para organizative, shkencore dhe ligjore që u morr me këtë fushë ishte përgatitja e specialistëve kriminalistë. Në vitin 1946 u hap një kurs kriminalistik pranë MPB. Në vitin 1948 i krijua një degë tekniko-shkencore kriminalistike pranë Drejtorisë së Policisë. Institutit kriminalistik , me mjete teknikoshkencore kriminalistike në atë kohë, filloi t’u vij në ndihmë organeve të punëve të brendshme , prokurorisë dhe gjykatave në luftën e tyre kundër kriminalitetit..Pas hyrjes në fuqi të Kodit Penal dhe të Kodit të Procedurës Penale, në vitin 1952, organet e hetimit dhe ato të rendit filluan t’i futin në procesin penal të dhënat e shkencave teknike , natyrore dhe shoqërore. Një rol në shtimin e njohurive kriminalistike luajti organizimi i Laboratorit Qendror të Kriminalistikës pranë Drejtorisë së Policisë më 1961. Në Republikën e Shqipërisë, në vitin 2000, në Ministrinë e Rendit Publik, mbi bazën e Laboratorit Qendror të Kriminalistikës , krijohet instituti i Policisë Shkencore ,i cili ka si objekt pune:
Organizimin dhe drejtimin e veprimtarisë së ekspertimeve kriminalistike dhe këqyrjen e vendit të ngjarjes për veprat penale. Kryerjen e ekspertimeve kriminalistike dhe kryerjen e vendit të ngjarjes për v.penale. Puna kërkimore shkencore ne aplikimin e metodave të reja shkencore në fushën e kriminalistikës. Përgatitja dhe kualifikimin e specialistëve të policisë shkencore. 8. Ç’ është Detektori i Gënjeshtrës? Detektorët e gënjeshtrës -janë regjistrues të proceseve që përdoren për studime klinike për eksperimente fiziologjike. Njohuritë e para në këtë drejtim paraqiten në fund të shekullit XIX dhe lidhen me punën e shkencëtarëve Italian A .MOSSO dhe C .LOMBROSO. Që në kohën e Lambrosës (në v.1895) është konstruktuar aparatura mjekësore për ta regjistruar tensionin e gjakut dhe të pulsit, e quajtur pletismograf (hisdrosfigmo-graf). Në vitet e 20-ta të shekullit XX në SHBA është konstruktuar një aparaturë teknike ndihmëse policore e cila është emërtuar ,,Lie detector’’(zbulues gënjeshtrash’’), kjo aparaturë në qarqet profesionale mori emrin ,,Polygraph’’. Termi poligraf i kanë paraprirë në gjuhën angleze këto emërtime ,, Lie Box’’- ,,Kutia për gënjeshtër’’, ,,Deceptograf- ,, regjistrues i mashtrimit’’ etj. 9. Ç’është Testimi Poligrafik ? Testimi poligrafik, bëhet më anë të poligrafit, që është një mjet i ndërtuar për të përcaktuar gjoja të vërtetën në thëniet, në bazë të fiksimit të reaksioneve fiziologjike që prodhohen tek njeriu në kohën e pyetjeve, si : ndryshimet e shpejtësisë dhe thellësisë së frymëmarrjes, të pulsit, të tensionit arterial të gjakut , të refleksit galvanik të lëkurës, të biorrymave të trurit, të zgjerimit ose të ngushtimit të enëve të gjakut etj. 10. Cilat janë parimet themelore të Kriminalistikës? Këto parime janë: parimi i lirisë teknike-taktike dhe parimi proporcionalitetit, parimi metodik dhe i planifikimit të procedurës, parimi i shqyrtimit kritik të veprimit, parimi i shpejtësisë dhe i befasisë, parimi i themelësisë dhe këmbënguljes, parimi i objektivitetit, parimi i drejtimit unik të veprimeve operative-teknike dhe hetimore për çdo çështje penale veç e veç, parimi i koordinimit dhe i bashkëpunimit, parimi i ekonomizimit në veprim, parimi diskrecionit (konspiracionit), parimi i ligjshmërisë dhe parimi i humanizmit .
11. Cili është dallimi në mes të Kriminalistikës dhe Kriminologjisë ? KRIMINALISTISKA dhe KRIMINOLOGJIA, e studijojnë kriminalitetin në aspekte të ndryshme. Kriminalistika nga këndi i zbulimit të veprave penale dhe të kryerësve , kurse Kriminologjia në relacionin më të gjerë, nga aspekti i kërkimit të shkaqeve dhe kushteve të formave të paraqitjes së veprave të caktuara penale. 12. Kush ishte Alfonso Bertillon? Alfonso Bertillon, ishte kriminalistë nga Franca ,i cili duke pasur për bazë teorinë e astronomit, fizikanit matematikanit belg, Lamber-Adolphe Quetelet, të viteve 1840, se nuk ka dy njerëz që të kenë masa të njëjta , ai në vitin 1880 i zëvendësoi metodat e vjetra të identifikimit (d.m.th. Paradën e identifikimit’) me metodën e re me cila e mori emrin ANTROPOMETRIA. Kjo metodë u përdorë në atë kohë për të bërë identifikimin e personit në bazë: të matjeve kockore të trupit të njeriut, si shtatit , gjatësia dhe gjerësia e kokës, gjatësi e gishtit të mesëm, e gishtit të vogël e deri në fund të gishtit të mesëm të dorës së majtë, të këmbës së majtë etj. Metoda antropometrike, në atë kohë kishte të meta të cilat shkaktoheshin nga mundësia e njohurive të personave të ngarkuar për të bërë matjet kockore me instrumente përkatëse, nga ndryshimet që pëson njeriu gjatë rritjes, nga ngjashmëria që kanë binjakët në pjesë të ndryshme të trupit etj. Në vitin 1885, Alfonso Bertilon e përsosi më tej sistemin e antropometrik,duke ndërtuar një metodë e cila kishte në themel të saj përshkrimin e pamjes së jashtme të kokës në bazë të një sistemi shkencor (,,Portret verbal’’). Çdo pjesë e dukshme e kokës në tersi dhe e fytyrës në veçanti përcaktohej me saktësi dhe shënohej me kartelë, me shkronja, nga këto shkronja nxirrej formula përkatëse e personit. Ky lloji përshkimit ndihmonte për të mbajtur mend me saktësi skemën e tipareve morfologjike të fytyrës. Formula e ,,portretit verbal’’ plotësohej me fotografi sinjalitike (përball dhe profil ) dhe së bashku formonin një kartelë të vetme që shërbente si për identifikimin e fajtorit që kishte fshehur emrin e tij të vërtetë ashtu edhe për kërkimin e tij kur përshkruhej nga dëshmitarët që kishin parë atë duke kryer veprën penale. 13. Eksperimenti për të verifikuar mundësinë e të parit ? Ky lloj ekspertimi zhvillohet po në atë vend dhe po në ato kushte ndriçimi që kanë ekzistuar në të vërtetë ose dyshohet se kanë ekzistuar. Mjafton që riprodhimi i rrethanave të bëhet në atë shkallë ndriçimi që ka qenë kur është zhvilluar ngjarja. Vështirësi paraqet rasti kur verifikohet mundësia e të parit në dritë natyrore. Rregullisht në këto raste zgjidhet koha, që i ngjan, nga ndriçimi kohës në të cilën është zhvilluar ngjarja në të vërtetë. Përveç këshillimit me specialistin e shërbimit meteorologjik për kohën, organi i procedurës merr parasysh një sërë faktorësh: si forcën e dritës, pozicionin e burimit të dritës, vendin që zë personi ndaj burimit të ditës etj. Dihet se njeriu, po të shikojë kundër diellit ose kundër projektorit të makinës, ka vështirësi për të parë dhe kundërta, ai po ta ketë burimin e dritës prapa, atëherë mundësia për të parë përmirësohet. 14. Eksperimenti për të verifikuar mundësinë e të dëgjuarit?
Ky lloj i eksperimentit zhvillohet po në atë vend ku kanë ndodhur rrethanat që riprodhohen. Këtu merren parasysh ndikime që mund ta dobësojnë ose ta forcojë atë, për shembull, në rast se ai zhvillohet në një vend të hapur, llogariten drejtimi dhe forca e erës si dhe dukuri të tjera atmosferike (bora ,shiu etj.) dhe mekanike (zile, sirena etj.). Për dukuritë atmosferike kërkohet ndihma e specialistëve meteorologjik. Në rast se ai zhvillohej në një fabrikë ku ka shumë motorë që punojnë dhe krijojnë zhurma ,atëherë kjo rrethanë merret parasysh. Në rast se dëshmitari ka dëgjuar bisedë, në eksperiment përcaktohet vendi (vendi i haptë, banesa, përmbajtja e bisedës(fjalëve) që do të bëhet, me zë të lartë apo të ultë sa herë do përsëritet. Eksperimenti i të dëgjuarit përsëritet shumë herë dhe për çdo përsëritje kushtet keqësohen. Pjesëmarrësit në eksperiment ndahen në dy grupe: sipas natyrës dhe rrethanës, e cila verifikohet , një grup qëndron në vendin ku është ndodhur personi që ka dëgjuar dhe grupi tjetër në vendi nga ka ardhur zhurma, britma etj. Për një objektivitet të eksperimentit grupet i ndërrojnë vendet e tyre. Me këtë rast , veprimet përsëriten. Të gjithë pjesëmarrësit do të nënshkruajnë në procesverbalin e eksperimentit jo për veprime të pjesshme por për të gjitha veprimet që bëhen atje. 15. Çka kuptohet me EKSPERTIM KRIMINALISTIK? Me ekspertim kriminalistik kuptohet veprimtaria profesionale e ekspertëve kriminalistikë e cila kryhet sipas rregullave të veprimtarive të këtilla (lege artis) dhe në pajtim me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale, në bazë të së cilës eksperti formon dhe jep konstatim profesional dhe mendimin mbi faktet e rëndësishme, besimi dhe vërtetimi i të cilave iu është besuar nga gjykata ose organet e punëve të brendshme. 16. Ç’është ODOROLOGJIA ? ODOROLOGJIA -është zbulimi i kryerësit të veprës penale përmes apo sipas erës së njeriut. NJOHURIT TË PËRGJITHSHME MBI TEKNIKËN KRIMINALISTIKE 17. Kuptimi dhe detyrat e TEKNIKËS KRIMINALISTIKE? TEKNIKA KRIMINALISTIKE është degë e kriminalistikës e cila merret me zbulimin dhe përsosjen e metodave më të përshtatshme tekniko-shkencore për regjistrimin dhe identifikimin e personave dhe të gjësendeve , si dhe për gjetjen, sigurimin dhe trajtimin material të gjurmëve e të lëndëve të veprave penale, me qëllim të ndriçimit të veprave penale. Detyrat e Kriminalistikës janë: identifikimi ,d.m.th përcaktimi i njerëzve dhe i sendeve konkrete që kanë lidhje me veprën penale në bazë të gjurmëve të lëna prej tyre. zbulimi i mekanizimit të formimit të gjurmëve dhe të pasqyrimeve të tjera , me qëllim që të shpjegohet mënyra e kryerjes së ngjarjes. përpunimi i masave tekniko-kriminalistike për parandalimin e veprave penale . 18. Cilat janë degët e Teknikës Kriminalistike? Degët që përbëjnë Teknikën Kriminalistike janë:
Studimi mbi gjurmët ( gjurmët traseologjike dhe gjurmët me përbërje fizikokimike), Balistika Kriminalistike. Fotografia Kriminalistike dhe Teknika Regjistruese . 19. Cilat janë metodat e Teknikës Kriminalistike ? Me qenë se teknika kriminalistike është pjesë e kriminalistikës, ajo shfrytëzon metoda të shkencave të ndryshme, kurse bazën e të gjitha këtyre, sikurse edhe të gjitha shkencat natyrore ,e mbështet në metodën dialektike të të mësuarit , e cila dukuritë natyrore i shqyrton në lëvizje dhe ndryshime të përhershme. Përveç metodës universale dialektike të të mësuarit, teknika kriminalistike shfrytëzon edhe metoda të përgjithshme, siç janë: OBSERVIMI- që ka për qëllim vrojtimin vizual të lëndëve të caktuara dhe raportet midis tyre në natyrë. PËRSHKRIMI në procesverbal- që ka për qëllim ti përshkruaj sendet dhe mjetet e vrojtuara me raportet e tyre në natyrë, MATJA - si veprim i cili i përcakton raportet e ndërsjella hapësinore midis lëndëve dhe gjurmëve. KRAHASIMIN dhe SKICIMI . 20. Zhvillimi historik i teknikës Kriminalistike? Teknika kriminalistike ,si degë e kriminalistikës u fut në përdorim duke i shfrytëzuar metodat dhe mjetet shkencore teknike dhe natyrore për zbulimin e veprave penale Teknika kriminalistike paraqitet dhe zhvillohet njëkohësisht me procedurën penale dhe u shërben qëllimeve të saj. Çfarë ka qenë procedura penale gjatë historisë, e tillë ka qenë edhe teknika e kriminalistikës, kurse metodat të cilat i ka përdorur ajo janë zhvilluar varësisht nga zhvillimi i sferave të tjera shkencore dhe shoqërore në përgjithësi. Sistemi provues në procedurën penale ka kaluar gjatë historisë nëpër fazën - etike (intuitave) ,mistike dhe ligjore. Faza etike ose intuitave - ka qenë ajo fazë kur dëshmia iu është lënë empirizmit të bindjeve personale, kur krimi kryesisht është zbuluar gjatë kryerjes (in flagrante). Andaj as që ka pasur ndonjë proces të veçantë në këtë drejtim, pra nuk ka pasur ndonjë teknikë të posaçme për zbulimin dhe luftimin e krimeve. Faza mistike- është ajo fazë kur dëshmitë kanë qenë mistike irracionale, sepse perënditë është dashur të tregojnë se cili ka të drejtë. Është besuar, pra që ndonjë fuqi e lartë-perëndia, duhet ta vendosë të drejtën në rastin e zbulimit. Faza ligjore-karakterizohet me atë se kanë mbisunduar dëshmitë ligjore kurse vetëm në mënyrë formale është përcaktuar me ligj se çka duhet të konsiderohet dëshmi në procedurën penale. Teknika kriminalistike, ndërkaq e fiton karakterin shkencor në fazën e bindjes së lirë gjyqësore, kur në procedurën penale depërton parimi i së vërtetës materiale. E vërteta materiale nuk mund të provohet me kurrfarë mjetesh magjie as me ato të dhunës ,por me ndihmën e metodave dhe të mjeteve teknike shkencore. d.m.th.
orientimi i tillë i procedurës penale dhe i teknikës kriminalistike është mundësuar nga përparimi i madh i teknikës dhe i shoqërisë, nga arritjet të teknikës nga fundi i shekullit XIX dhe ato të fillimit të këtij shekulli. Qëllim i teknikës kriminalistike është pasurimi i mëtejshëm dhe ngritja e nivelit shkencor të veprimeve hetimore gjyqësore. 21. Cilat janë tri llojet e veçanta të Teknikës Kriminalistike? Tri llojet e veçanta të teknikës kriminalistike janë: - Treseologjia- e cila merret me studimin gjurmëve në përgjithësi. - Fotografia Kriminalistike- metodë që shërben për identifikimin e kryerësve dhe veprave penale . - Grafoskopia (Grafologjia)- metodë për identifikimin e kryerësve dhe veprave penale, përmes identifikimit të falsifikimit të shkrimeve të falsifikuara nga ana e kryerësve të veprës penale. 22. Cila është ndarja e Teknikës Kriminalistike? Duke marr parasysh detyrat e veta të posaçme e specifike , teknika kriminalistike ndahet: Teknikën regjistruese, Teknikën operative dhe në Teknikën hetimore. 23.Çka përfshinë teknika regjistruese? Teknika regjistruese- është degë e teknikës kriminalistike që merret me kërkimin dhe përsosjen e metodave më të përshtashme shkencore –teknike në regjistrimin e personave., sendeve dhe ngjarjeve , me qëllim të identifikimit të personave, objekteve dhe ndriçimin e ngjarjeve. Ky nocion i teknikës regjistruese përfshinë dy pjes e të pandara: - regjistrimin kriminalistik dhe identifikimin kriminalistik a).Me nocionin e regjistrimit kriminalistik- kuptohet mbledhja dhe përpunimi sistematik i të dhënave mbi personat, sendet dhe ngjarjet, me qëllim të shfrytëzimit operativ të tyre për identifikimin e personave ,sendeve dhe ndriçimin e veprave penale. b).Me nocionin e identifikimit kriminalistik, , kuptohen të gjitha ato veprime që janë në lidhje me përcaktimin e atyre shenjave që karakterizojnë objektin e caktuar regjistrues paraprakisht. 24. Si ndahet teknika kriminalistike regjistruese ? Teknika kriminalistike regjistruese ndahet në: regjistrim sipas subjektit (kryerësit të veprave penale, personat e dyshuar dhe persona të tjere me interes për polici), regjistrim sipas objektit ( sendet që janë fituar me kryerjen e veprës penale, mjetet e kryerjes së vepër penale ,sendet e lëna në vendin e kryerjes, kufomat e panjohura dhe objektet e atakuara me veprën penale), regjistrimin e veprave penale sipas mënyrës së kryerjes së veprës penale (modus operadi –sistemi i regjistrimit MOS).
25 Me çka është e lidhur Teknika operative kriminalistike? Teknika operative- është e lidhur me punën e teknikës kriminalistike në terren, para së gjithash, me punë që kanë të bëjnë me përpunimin kriminalistiko-teknik të vendit të kryerjes, apo me këqyrje. Teknika operative - i zhvillon metodat dhe mjetet bashkëkohore, teknike e shkencore të cilat zbatohen në punët operative ,teknike dhe ato faktike të hetuesisë, me qëllim të mbledhjes dhe të sigurimit të gjurmëve materiale, të cilat ndihmojnë për ti zbuluar dhe ndriçuar veprat penale. 26. Çka kuptohet me teknikën hetimore kriminalistike ? Me teknikën hetimore kuptohet ,,kërkimi’’ i gjurmëve materiale në drejtim të identifikimit, ekspertimit të tyre. Teknika hetimore merret me hulumtime shkencore teknike, me studimin dhe trajtimin e gjurmëve në çështje penale. 27. Cili ishte zhvillimi i metodave të regjistrimit kriminalistik? Teknika regjistruese kriminalistike në kushtet e sotme të luftës kundër kriminaliteti zbaton metoda të ndryshme të regjistrimit kriminalistik. Mirëpo,duhet theksuar se edhe në kohët e lashta për njerëzit që kryenin vepra penale parashikoheshin si masa dënimi , gjymtimi dhe vënia e shenjës, që mund të lidhet me metodën e regjistrimit të kryerësve ,me qëllim të identifikimit të tyre. Metoda e gjymtimit dhe vënies së shenjës në trup, në Francë është zbatuar deri në kohën e sundimit të Napoleonit. Në Rusi janë hequr nga përdorimi më 1863, kurse në Kinë në 1905. Kjo metodë paraqitet edhe në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, me rastin e regjistrimit e të zënëve rob në llogore të Gjermanisë. Metodat shkencore për identifikimin e personit filluan të përdoren në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Në vitin 1840 doli teoria se nuk ka dy njerëz që të kenë masa të njëjta. Kështu që në bazë të kësaj teorie, në vitin 1880, kriminalisti i Francës Alfonso Bertijon i zëvendësoi metodat e tjera të identifikimit ( paradën e identifikimit), me metodën e re, e cila mori emrin antropometria .Kjo metodë u përdor në atë kohë për të bërë identifikimin e personit në bazë të matjeve kockore të trupit të njeriut ,si shtatit, gjatësia dhe gjerësia e kokës, gjatësia e gishtit të mesëm, e gishtit të vogël e deri fund të gishtit të mesëm të dorës së majtës, të këmbës së majtë etj. Ai e ndërtoi të ashtuquajturin ,,portret verbal’’, metodë e cila kishte në themele të saj përshkrimin e pamjes së jashtme të kokës në bazë të një sistemi shkencor. Çdo pjese e dukshme e kokës në tërësi dhe e fytyrës në veçanti përcaktohej me saktësi dhe shënohej në kartelë më shkronja, nga këto shkronja nxirrej formula përkatëse e personit. 28. Fotografia regjistruese (kriminalistike) dhe përshkrimi i personit? Me fotografi regjistruese (kriminalistike) kuptohen të gjitha mënyrat e fotografimit të përdorura në kryerjen e veprimeve hetimore, për fiksimin në fotografi të objekteve të ndryshme, gjurmëve dhe provave materiale, që kanë rëndësi ne zbulimin e kryerësit të një vepre penale, për studimin dhe ekzaminimin e provave materiale, për të nxjerrë gjurmë që nuk duken me sy të thjeshtë, si për fiksimin e eksperiencës dhe ilustrimin e konkluzioneve të ekspertëve kriminalist. 29. Ç’është fotografia e përshkruar?
Fotografia e jashtme ose fotografia e përshkruar -është përshkrim me fjalë i karakteristikave të jashtme të një personi ( portrait parle). Elementet e fotografisë së përshkruar janë: trupi dhe mosha, shenjat morfologjike (identifikimi morfologjik bëhet duke sistemuar pjesët e lëndës identifikuese në tërësi-kompaktësi) dhe shenjat anatomike. Fytyra e çdo njeriu ka tri pjesë tipike: pjesën e ballit, pjesën e hundës dhe pjesën e gojës. 30.Çka është Foto-roboti? ,,Fotoroboti’’- është portreti që bëhet në bazë të thënieve të dëshmitarit ose të dëmtuarit. Ky portret përpilohet (riprodhohet) nga pjesë fotografish (flokë, ballë, hark i fytyrës ,vetulla, sy, hundë, gojë, mjekër) që janë prerë më parë nga fotografi personash të tjerë dhe janë sistemuar në albume ose mbajtëse të posaçme. 31.Ç’është metoda e,, Fotofit’’? Metoda e ,,Fotofit’’- është e ndërtuar nga inxhinieri anglez Zhak Penzri, mbështetet në principin e foto-robotit, duke krijuar fotografi të shenjave të ndryshme të karakteristikave të kokës : 169 tipe të ballit, 81 tipe të syve , 86 tipe të gojës etj. Me metodën e fotofit-it mund të kombinohen mbi 5 milion fytyra sintetike. 32. Cili është kuptimi dhe llojet e fotografisë kriminalistike? Fotografia është metodika më e saktë dhe më objektive për fiksimin e fenomeneve si dhe mjet i fuqishëm për studime shkencore. Fotografia Kriminalistike ,nënkupton aplikimin e teknikës fotografike me qëllim të regjistrimit të gjendjes faktike dhe të sigurimit të provave materiale. Llojet e fotografisë kriminalistike janë: • fotogrametria , • fotografia nga largësia • fotografia identifikuese • fotografia polimsest • fotografia ultravjollce, • fotografia infra kuqe dhe • termofotografia. 33.Cilat janë bazat e fotografisë kriminalistike? Qëllimi i fotografisë kriminalistike në vendin e ngjarjes është të paraqes ne fotografi tablonë e përgjithshme të ngjarjes kriminale , gjendjen e vendit të ngjarjes në raport me situatën që e rrethon , gjurmët dhe lëvizjet e kryerësit ,mjetet e veçanta që ka përdorur kryesi i V.P. etj. Për të realizuar këtë qëllim në fotografinë kriminalistike janë përpunuar katër metoda fotografimi: • fotografimi orientues- i cili kryhet me qëllim që të paraqes vendin e ngjarjes në lidhje me situatën që e rrethon në mënyrë orientuese. • fotografimi i përgjithshëm- me të cilin përfshihet gjithë vendi i ngjarjes.
• fotografimi i objektit kryesor – i cili përdoret për fiksimin e objekteve të veçanta të vendit të ngjarjes në plan të madh dhe ka shumë rëndësi për paraqitjen pjesëve dhe sendeve të situatës së vendit të ngjarjes. • fotografimi i detajeve- është fotografimi veçmas i gjurmëve dhe i mjeteve që kanë shërbyer për kryerjen e krimit ose mbi të cilat gjenden gjurmë që shërbejnë për hetimin dhe gjykimin e çështjes. 34. Metodat e kryesore të fotografisë kriminalistike? Metodat kryesore të fotografisë kriminalistike janë : fotogrametria, fotografia identifikuese, makro dhe mikrofotografia, fotografia nga largësia, fotografia e fshehtë, holografia ,fotografia me rreze infra të kuqe dhe fotografia me rreze ultra vjollce. 35.Ç’është fotogrametria? Fotogrametria- është teknikë e posaçme fotografike ,e cila mundëson që në bazë të fotografisë të bëhen matjet e të gjitha dimensioneve dhe distancave të nevojshme ne përpilimin e planit (skicës) të vendit të ngjarjes. Në kriminalistikë përdoret posaçërisht në kërkimin dhe sqarimin e aksidenteve të komunikacionit , eksplozioneve dhe zjarreve. 36. Ç’është fotografia identifikuese (sinjalistike) ? Fotografia identifikuese (sinjalistike) është lloj i posaçëm i fotografisë ,i cili shfrytëzohet për identifikimin e kryerëseve të veprave penale. Përdoret për të fiksuar pamjen e jashtme të personave të gjallë kur bëhet regjistrimi penal i tyre, kur shpallet kërkimi dhe kur ata paraqiten për njohje si dhe për të fiksuar kufomat e panjohura , me qëllim që të bëhet identifikimi i tyre . 37.Ç’është makro dhe mikrofotografia? Makrofotografia-është lloj i veçantë i fotografisë në të cilën objekti i fotografisë ka dimensione më të mëdha nga ato të cilat i ka në natyrë. Makrofotografia përdoret për pasqyrimin e objektit me madhësi natyrale ose me një farë zmadhimi Mikrofotografia-përdoret për të zbuluar, ekzaminuar dhe ilustruar shenja mikroskopike të sendeve-provave dhe të gjurmëve që nuk shihen me sy ,p.sh zbulimi i shenjave të fshirjes në dokument etj. Mikrofotografia gjithashtu zbatohet për të zbuluar praninë e gjakut , flokut, spermës, gjurmëve plotësuese te qitjet etj. 38. Si bëhet fotografia nga largësia? Fotografia nga largësia bëhet duke fotografuar me ndihmën e teleobjektivit. Në kriminalistikë kjo fotografi shfrytëzohet për regjistrimin e ndonjë fakti të rëndësishëm për procedurën penale , kur rrethanat e rastit konkretë nuk lejojnë që kjo të bëhet në mënyra të tjera. 39. Ç’është fotografia e fshehtë (sekrete)? Fotografia e fshehtë përdoret për observimi special (përcjelljen e fshehtë ) të fajtorit. Nocioni i fotografisë së fshehtë në kriminalistikë përdoret për fotografi të krijuar me fotografimin sekret kryesisht të fotografuar me fotoaparate të dedikimit special.
40. Holografia? Holografia –është teknikë e posaçme holografike ,e cila konsiston në aplikimin e rrezeve lazër,duke mundësuar fotografinë tredimensionale. Për dallim nga fotografia klasike, hologrami paraqet negativin fotografik , në të cilin mund të zhvillohet fotografia pasi të ndriçohet me dritë monohromatike.
STUDIMI MBI GJURMËT 41. Cili është kuptimi i fjalës gjurmë? Në kriminalistikë fjala ,,gjurmë’’, ka dy kuptime. Në kuptimin e gjerë ajo përfshinë ndryshimet që ka pësuar vendi ku është kryer vepra penale. Në kuptimin e ngushtë fjala,,gjurmë’’ përfshinë ndryshime të atilla në vendit e kryerjes së veprës penale, ku pasqyrohet struktura e jashtme e objektit që e ka lënë ato gjurme e ato janë : gjurmët e duarve, ato të këmbëve, të veglave të thyerjes dhe të mjeteve të transportit etj. Këto lloje të gjurmësh quhen gjurmë traseologjike dhe studiohen nga TRASEOLOGJIA. Me gjurmë në kuptimin kriminalistik përfshihen shenjat nga të cilat mund të njihet fakti dhe ngjarja , që çojnë deri te kryerësi. Gjurmët - janë ndryshime të dukshme apo të padukshme të cilat me veprimin fizik i ka shkaktuar njeriu, kafsha ose ndonjë lëndë tjetër me rastin e kryerjes ose lidhur me kryerjen e veprës penale. 42. Cili është nocioni Traseologjisë? Emërtimi ,,traseologji’’ vjen nga fjala ,,la trace’’ (frëngjisht),që do të thotë,, gjurmë ‘’ dhe ,,logos’’- greqisht- ,,shkence’’ d.m.th. Shkenca mbi Gjurmët. Traseologjia- është degë e teknikës kriminalistike, e cila studion gjurmët që janë lënë nga objektet me një strukturë të jashtme të caktuar. Detyra themelore e saj është identifikimi i atij objekti që ka lënë gjurmën .Identifikimi traseologjik ka si detyrë edhe identifikimin e tërësisë në bazë të pjesëve, d.m.th, përcaktimin e objektit, pjesët e të cilit më parë i përkitnin një të tëre. 43. Cilat janë parimet e traseologjisë? Me zhvillimin e metodave të ekzaminimit të mikrogjurmëve, traseologjia bëhet disiplinë e veçantë duke u ndarë nga teknika kriminalistike, pjesë e së cilës është. Traseologjia mbështet mbi këto parime: çdo objekt i botës materiale ka një strukturë të jashtme individuale, individualizimi i objektit bëhet në bazë të një tërësie sendesh të lidhur dhe të varura nga njëra –tjetra, kryesisht struktura e jashtme objektit me shenjat e përgjithshme dhe individuale, nuk riprodhohet plotësisht në gjurmë, identifikimi traseologjik është i mundur kur shenjat e objektit që kanë lënë gjurmën dhe shenjat e pasqyruara në gjurmë janë relativisht të qëndrueshme, riprodhimi i strukturës së jashtme të objektit në gjurmë është ose një përfytyrim i ndërtuar ,ose një përfytyrim i vijëzuar.
44. Si bëhet përcaktimi i vlerës provuese të gjurmës? Vlera provuese e gjurmës përcaktohet varësisht nga rrethanat në çdo rast konkret, si rregull gjurmët mund të kenë rëndësi provuese indiciale ose direkte. Si INDICJE- gjurmët mundësojnë ngritjen e versioneve për ekzistimin e ndonjë fakti juridik relevant kurse si PROVA DIREKTE ato drejtpërdrejtë e vërtetojnë. 45. Si paraqitet mekanizmi i formimit të gjurmëve traseologjike dhe klasifikimi i tyre ? Grupi hetimor kur bëjnë kryerjen e gjurmëve, kërkon ndihmën teknike të specialistit kriminalistik për kërkimin, marrjen, fotografimin dhe paketimin e tyre. Gjurmët duhet kërkuar në: në vendin e ngjarjes kriminale , në kryesin e veprës penale, në viktimën, në objektet (lëndët) që janë përdorur me rastin e kryerjes së veprës penale, në vendet që janë në lidhje me kryerjen e veprës penale. 46.Cilat janë vlerat e gjurmëve në procedurën penale? Vlera e gjurmëve në procedurën penale manifestohet në disa fusha që janë të drejtuara në qëllimin e këtij procesi: gjurmët bëjnë me dije ekzistimin e veprës penale , gjurmët tregojnë mënyrën e kryerjes dhe mjetet me të cilat është kryer vepra penale, gjurmët mundësojnë identifikimin e drejtpërdrejtë të personave që kanë qenë të pranishëm në vendin e kryerjes së veprës penale, gjurmët shërbejnë për vërtetimin e identitetit të të dëmtuarit dhe viktimës së panjohur. 47. Si bëhet formimi i gjurmëve? Në formimin e gjurmës traseologjike marrin pjesë dy objekte: 1. objekti që lë pasqyrimin e tij në objektin tjetër që quhet gjurmëlënës dhe 2. objekti mbi të cilin bëhet pasqyrimi i objektit të parë quhet gjurmëmarrës.. - Që objekti lënës dhe objekti marrës të vijnë në lidhje të ndërsjellë është e nevojshme që ta të jenë në një pozicion të caktuar njëri ndaj tjetrit, në kontakt me njëri tjetrin. - Kontakti për formimin gjurmëve mund të jetë rezultat i disa fenomeneve si: mekanike, termike , kimike etj. 48. Si formohet ,, teoria e kontaktit mbi gjurmët ‘’? Kontakti nga i cili formohet gjurma e objekteve që veprojnë njëri mbi tjetrin mund të jetë: statik dhe dinamik
Statik-quhet ai kontakt gjatë të cilit të dy objektet takohen me njëri tjetrin dhe këputen nga njëri-tjetri. Gjurma statike lind në çastin e takimit të të dy objekteve. Dinamik- quhet kontakti kur sipërfaqet e objekteve që janë në veprim të ndërsjellë midis tyre preken (puqen) dhe lëvizin në drejtim të kundërta, qoftë dhe njëri prej tyre. Kontakti dinamik lind nga dukuritë e shkarjes, fërkimit, prerjes, sharrimit etj. 49. Si bëhet klasifikimi i gjurmëve? Gjurmët klasifikohen në dy lloje gjurmësh: • gjurmët e thelluara dhe • gjurmët të sipërfaqshme. Gjurma e thelluar –është gjurma e cila formohet në thellësi të objektit gjurmëmarrës, në të cilin pasqyrohet relievi i objektit gjurmëlënës, në tri përmasat: • gjatësi, • gjerësi dhe • thellësi. Për identifikimin e gjurmës ka rëndësi fakti i qartësisë dhe i pasqyrimit të shenjave në strukturën e jashtme të objektit lënës, gjurma e thelluar lind vetëm atëherë kur objekti lënës është më i ngurtë se marrësi, sa më e madhe është kjo diferencë në mes tyre,aq më qartë del gjurma, gjurmë të tilla lihen në objekte,pastelin ,dylli i butë, gjalpi , marmelat, çimentoja etj. Gjurma e sipërfaqshme- është gjurma e cila formohet në sipërfaqe të objektit gjurmëmarrës, e cila pasqyron vetëm pjesët e ngritura të strukturës së jashtme të objektit gjurmëlënës, me dy përmasa: • gjatësi dhe • gjerësi. Në gjurmët e sipërfaqshme pasqyrohet vetëm relievi që bie në kontakt me objektin gjurmëmarrës. Kështu ,në asfaltin e fortë të mbuluar me pluhur, pasqyrohet vetëm lulja e shtresës së sipërme të gomës. Struktura në thellësi të kësaj shtrese nuk pasqyrohet në gjurmë ,sepse mungon kontakti. Gjurmët e sipërfaqshme të ngjyrosura ( të dukshme)- formohen si rezultat i shkëputjes së lëndëve të huaja që kanë duart dhe i vendosjes së tyre në objektet që preken nga fajtori.Si lëndë të tilla mund të jenë , gjaku, boja e vajit, boja tipografike, boja e shkrimit , mielli, gjipsi etj. Gjurmët e sipërfaqshme djersoro –yndyrore janë gjurmët : - pak të dukshme dhe të padukshme. Gjurmët pak të dukshme formohen në objekte me sipërfaqe të lëmuara, xhama, llamba elektrike, shishe, gota, objekte metalike, pasqyra, në objekte prej porcelani, në çizme e këpucë të lustruara etj.. Gjurmët e padukshme- formohen në objekte,si: letër, karton, dërrasë e zdruguar, në objekte e lyera me bojë vaji, në objekte metalike, në sipërfaqe të palustruara etj. 50. Si bëhet zbulimi dhe fiksimi i gjurmëve traseologjike ? Gjurmët dhe sendet-prova materiale që kanë lidhje me veprën penale ndodhen të shpërndara si në qendrën e vendit të ngjarjes, ashtu edhe në periferi të saj.
Me,,qendër’’ duhet kuptuar vendi ku ndodhen objektet që kanë më shumë gjurmë si: kufoma, vendi i thyerjes, vatra e zjarrit, automjeti i dëmtuar etj. Me,,periferi’’ duhet kuptuar vendi që përmban pasojat e veprës penale, si: gjurmë e kryesit, sendet e hedhura ose të lëna prej tij, kërkimi i kufomës ( kur nuk gjendet në vend ngjarje) etj. - Kërkimi dhe zbulim gjurmëve traseologjike bëhet me këqyrje të thjeshtë me sy,,me ndriçim të përshtatshëm natyror ose artificial, me metoda e mjete të posaçme, kur janë krejt të padukshme si: ndriçimi me rreze infra të kuqe dhe ultra vjollce,metoda e ndriçimit me refleks, metoda e ndriçimit tejpërtej etj. Gjurmët e sipërfaqshme,djersoro-yndyrore të padukshme në objekte të patejdukshme zbulohen me anë të pluhurosjes me pluhura të ndryshëm ose me anë të metodave kimike. Gjurmët fiksohen dhe merren, para se të fillohet nga përpunimi dhe marrja e gjurmës bëhet fotografimi i saj i shkallëzuar , gjurma duhet të merret së bashku me objektin ose me atë pjesë të objektit mbi të cilin ndodhet, kur nuk është e mundur të merret objekti tërësisht ose një pjesë e tij me gjurmën atëherë përdoren këto metoda më marrje: për gjurmët e thelluara përgatitet kallëpe me gjips dhe me pastë silikone etj,. Me rastin e fiksimit dhe marrjes së gjurmëve është me rëndësi që objekti dhe gjurmët, pjesët e tyre ose kopjet që merren nga vendi i ngjarjes të paketohen në mënyrë që të sigurohen nga dëmtimet. Gjurmët dhe sendet mbi të cilat ato janë zbuluar, fiksohen në procesverbalet e veprimeve të ndryshme hetimore. Gjurmët traseologjike- më të përhapura janë gjurmët e duarve (gishtave), të këmbëve ( të zbathura dhe të mbathura), gjurmët e automjeteve dhe gjurmët veglave të thyerjes. Gjurmë traseologjike- janë edhe gjurmët që lënë pjesët armëve të zjarrit në gëzhojë e predhë, gjilpëra, nxjerrësi, jashtëqitësi, vulat e stampet në dokumente , makina e shkrimit, dhëmbët e njeriut në objektet e buta pas kafshimit, kompjuteri , mjetet të tjera elektronike etj. 53.Çka kuptojmë me gjendjen në flagrancë? Gjendja në flagrancë- nënkupton kapjen e personit që shihet duke e kryer veprën penale, kur ndiqet menjëherë pas kryerjes së veprës penale,apo kapet me sende e prova materiale nga të cilat duket se ka kryer një vepër penale. Flagranca mund të ketë karakter statik dhe dinamik. Statik-kur gjenden gjurmë ,mjete ose përfitim nga vepra penale tek personi i kapur. Dinamik-kur person kapet në kryerje e sipër të veprës penale. 54. Ç’është ekspertimi situacional? . Ekspertimi situacional (ekspertimi sipas gjendjes)-, kryhet në vendin e ngjarjes në bazë të studimit mbi situatën kriminalistike. Ky është një koncepcion i ri mbi ekspertimin e vendit të kryerjes si tërësi. Me kalimin e ekspertimit situacional zgjerohet lënda e ekspertimeve kriminalistike në analizimin e dukurive komplekse materiale,do të zhvillohet dimensioni operativ i eksperimenteve kriminalistike. Në thelb me ekspertim të këtillë i jepet diagnoza vendit të ngjarjes e me këtë veçmas dhe ngjarjes kriminale.
55. Cili është kuptimi i papilave? Në vitin 1664, Marcello Malign (Marcello Maliher), mjeku Italian, ka zbuluar në lëkurën e njeriut kreshtat të cilat i ka quajtur ,,papule’’ (lat. Pafilla-kreshta, të qiturat e lëkurës). Ç’është e vërteta lëkura e njeriut përbehet nga dy shtresa kryesore : nga shtresa e sipërme e cila quhet epiderma dhe nga vetë lëkura- derma. Sipërfaqja e dermës , nga ana e saj ,përbehet nga të ashtuquajturat ,,papila’’ ose kreshta , të cilat duke ndjekur njëra –tjetrën formojnë vija papilare, midis këtyre vijave papilare ndodhen kanalet.. Vija papilare ka edhe në pëllëmbën e dorës dhe shputën e këmbës së zbathur ,por këto vija ndryshe nga vijat në majat e gishtave , nuk formojnë figura të rregullta. Papila është e ngritur mbi lëkurë 0.1 deri 0.25 mm, kurse gjerësia është prej 0.2 deri 0.5 mm 56. Çka janë figurat papilare? Figura papilare e çdo gishti (me shenjat e përgjithshme dhe të veçanta) është individuale. Nuk ka dy figura papilare ,pra edhe dy gjurmë gishtash të njëjta identike. Madje as binjakët e vërtet, që dallohen me vështirësi, kanë figura papilare të ndryshme në gishta. Ato formohen që ne jetën infrauterine, në muajin e katërt të fëmijës ne barkun e nënës dhe vazhdojnë të qëndrojnë të pandryshueshme gjatë gjithë jetës së njeriut ,duke përfshirë edhe periudhën pas vdekjes deri në kalbëzimin e plotë të kufomave. Karakteristika e vijave papilare janë: të pandryshueshme. individuale. qëndrueshme dhe rigjenerohen. Me studimin e gjurmëve të kreshtave papilare të lëna nga gishtat ,dora dhe këmba e zbathur merret LOFOSKOPIA. Lofoskopia përfshinë • DAKTILOSKOPIA (studimin e gjurmëve të gishtave), • KIROSKOPINË (studimin e gjurmëve të pëllëmbës së duarve)dhe • PELMATOSKOPINË (studimin e gjurmëve të shputës së këmbëve të zbathura). 57. Çka është Daktiloskopia? DAKTILOSKOPIA- është metodë e studimit , kërkimit dhe e krahasimit të vijave papilare me qëllim të identifikimit të personave, në radhë të parë të kryerëseve të veprave të krimit, në bazë të karakteristikave individuale që ekzistojnë në vijat papilare-kreshtave në lëkurë. Daktiloskopia ndahet në: Daktiloskopinë regjistruese ( dhjetëgishtore). Daktiloskopinë hetimore (monodaktiloskopia). Pelmatoskopi dhe
Kiroskopi. 58.Çka përfshinë daktiloskopia regjistruese? Daktiloskopia regjistruese përfshinë studimin e gjurmëve të dhjetë gishtave. Kjo është degë e daktiloskopisë që ka për detyrë , me anë të marrjes së gjurmëve të të gjithë dhjetë gishtrinjëve nga kategoritë e caktuar të personave dhe klasifikimit të tyre, të mundësojë identifikimin sa më të suksesshëm të personave dhe të kufomave të panjohura. 59.Cilat janë zonat e figurës papilare? Figura papilare ndahet në tri zona : Zona qendrore- ,e cila është më rëndësishme për identifikim ,pasi që ajo paraqet një figurë të një tipi të caktuar. Zona bazale-, e cila shtrihet ndërmjet zonës qendrore dhe pikës ku formohet ndërmjet fallangës II dhe III ( në këtë zonë kreshtat janë paralele me vijën e përkuljes) dhe Zona periferike -,e cila është zona ku kreshtat zhvillohen dhe formojë një ,,U’’ të përmbysur. Këto zona lidhen ndërmjet tyre me një ose dy figura në formë trekëndëshi, e cila quhet DELTË. 60. Cili është grupizimi i tipave të figurave papilare? Ndarja e figurës papilare në tri zona nuk bëhet për qëllime thjeshtë teorike. Një ndarje e tillë ka rëndësi krejtësisht praktike. Nga tri zonat, zona qendrore ka më tepër rëndësi si për identifikim, ashtu edhe për përjashtimin e një numri të madh personash,pasi që kreshtat papilare të kësaj zone formojnë figura të ndryshme : • Lakore ( lakmajtas, lakdjathtas me një deltë) • Harkore ( hark i thjeshtë, hark piramidal pa deltë), • Rrethore ( spirale, formë kërmilli, me dy delta) 61. Cilat janë tipat (format) e figurave papilare? Tipat (format)e figurave papilare janë: lakore, tërthore dhe rrethore. 62.Cila janë shenjat që gjendën në qendrën e figurave papilare? Shenjat e rralla (që takohem rrallë)ose ato që ndodhen në qendër të figurës janë : kalatë , liqenet, kërraba ,degëzimet e dyfishta etj., të cilat kanë vlerë shumë me të madhe se fillimet, mbarimet dhe degëzimet që janë të shpeshta. 63. Cilat janë tri qëllimet që shfrytëzohen gjurmët e gishtave dhe të pëllëmbëve të duarve? Gjurmët e gishtave dhe të pëllëmbëve të duarve shfrytëzohen për tri qëllime kryesore:
për të identifikuar kryesin në bazë të gjurmëve të lëna në vendin e ngjarjes, për të vërtetuar se nga i njëjti person janë kryer disa vepra penale dhe për të identifikuar kufomën e një personi të panjohur, në rast se ky ka qenë i regjistruar më parë penalisht. 64.Ç’është monodaktiloskopia ose daktiloskopia hetimore? MONODAKLISKOPIA- është degë ndihmëse e daktiloskopisë e cila studion gjurmët e gishtave të caktuar veç e veç, është degë që ka për detyrë themelore identifikimin e kryerëseve të panjohur të veprave penale në bazë të gjurmëve të vijave papilare 65. Ç’është pelmatoskopia? PELMATOSKOPIA-është degë ndihmëse e daktiloskopisë hetimore ,e cila merret me studimin e gjurmëve të shputës së këmbëve të zbathura. 66. Ç’është kiroskopia? KIROSKOPIA- është degë ndihmëse e daktiloskopisë hetimore që studion gjurmët e pëllëmbës së duarve. Kjo metodë gjithashtu merret me regjistrim, klasifikimin dhe krahasimin e vizatimeve (figurave) të vijave papilare të pëllëmbës së duarve me qëllim të identifikimit të kryerësve të panjohur te veprave penale. 67. Si formohen gjurmët e këmbëve të njeriut? Gjurmët e këmbëve formohen gjatë lëvizjes së njeriut me ecje, në vrap , në kërcim. Ato formohen edhe kur njeriu ndodhet në qëndrim. Gjurmët e këmbeve ndahen në gjurmë të lëna nga këmba e mbathur dhe gjurmë të lëna nga këmba e zbathur,Këto gjurmë janë statike dhe dinamike ,të thelluara dhe të sipërfaqshme. 68.Cilat janë mënyrat e fiksimit dhe nxjerrjes së gjurmëve të këmbëve te njeriut? Mënyra e fiksimit dhe nxjerrjes së gjurmëve të këmbëve të njeriut, bëhet me : - matje , fotografim , marrja me kallëp (për gjurmët e thelluara), marrja me gjurmë kopjuese, marrja me pllaka elektrostatike dhe përshkimi ne procesverbal ashtu siq veprohet për gjurmët e duarve. 69. Çfarë rëndësie kanë gjurmët e gjakut? Gjurmët e gjakut –kanë rëndësi të posaçme ,sidomos për shkak se ato mund të gjenden në ato raste kur kemi të bëjmë me vepra penale të rënda. Në bazë të tyre është e mundshme të bëhen provat e të dhënave të rëndësishme dhe të rrethanave përkitazi me ndriçimin e veprës penale në bazë të tyre. Gjaku i të gjitha racave të njeriut njerëzore ndahet në katër grupe kryesore : 0 ,A,B dhe AB, të cilat janë trashëguese dhe të përhershme. 70. Cilat janë format e gjurmëve të gjakut? Njollat e gjakut mund të jenë në formë: pellgu, pikave, spërkatjet, gjurmët e vërvitjes, gjurmët e rrëkesë, gjurmët e zhgaravitjes dhe cërkatjet.
71.Si behet fiksimi i gjurmëve të gjakut? Çdo gjurmë gjaku duhet siguruar në gjendjen në të cilën është hasur, d.m.th. të pandryshueshme .Fiksimi i gjurmës së gjakut bëhet me mjete dhe metoda kriminalistike si gjurmëve të tjera materiale. 72.Çka janë gjurmët e spermës? Gjurmët e spermës janë çështje e hulumtimeve mjekoligjore,që bëhen për të vërtetuar se a është me prejardhje të spermës ajo njollë apo jo dhe cilit grup të gjakut i takon personi, nga i cili rrjedh njolla. Gjurmët e spermës zakonisht duhet kërkuar në rastet e delikteve seksuale në vendin ngjarjes, në viktimë , te kryesi .Ndryshe njollat e spermës me së lehti gjenden me ndihmën e llambës së dorës me dritë të dobët ose më llambën e KUARCIT. STUDIMI MBI ARMËT E ZJARRIT 73. Cili është kuptimi i BALISTIKËS? Balistika kriminalistike - studion metodat dhe mjetet tekniko-shkencore, për zbulimin ,fiksimin, ekzaminimin e gjurmëve të lëna nga armët e zjarrit, nga municionet që përdoren prej tyre, për identifikim e armës së zjarrit në bazë të gëzhojës së predhës si dhe metodat e mjetet për përcaktimin e gjendjes faktike të armës së zjarrit dhe fenomeneve të qitjes me qëllim që të zgjidhim problemet që lindin në hetimin dhe gjykimin e çështjes penale. 74. Si ndaheti BALISTIKA? Balistika ndahet në tri degë: • balistika e brendshme. • balistika jashtme dhe • balistika terminale 75. Çka studion balistika e brendshme? Balistika e brendshme - studion lëvizjen e predhës brenda tytës së armës së shtyrë nga trysnia e gazrave të barutit. 76. Çka studion balistika e jashtme? Balistika e jashtme -studion lëvizjen e predhës pasi që të dalë nga gryka e tytës, ku ndaj asaj predhe ushtron ndikim graviteti i tokës dhe rezistenca e ajrit. 77. Çka studion balistika terminale? Balistika terminale( balistika e cakut) studion efektin e projektilit ne shenjën e qëlluar, kështu balistika terminale studion efektin e projektilit në cak. 78. Ç’ është balistika kriminalistike gjyqësore? Balistika kriminalistike gjyqësore është disiplinë shkencore ,e cila në mënyrë të gjithanshme studion çështjet e armëve të zjarrit që kanë lidhmëri me kriminalitetin. 79. Cilat janë llojet e armëve ?
Në bazë të mekanizmit të punës armët ndahen: • armët e repetuara • armët gjysmë automatike dhe • armët automatike. 80. Çka janë armët e repetuara? Armët e repetuara - janë armët e zjarrit te të cilat, për ndezjen e çdo predhe, duhet ndërmerren operacione mekanike , me të cilat predha futet në tytë, ndizet dhe hedh jashtë gëzhojën e ndezur. 81. Çka janë armët gjysmë automatike? Armët gjysmë automatike- janë armët te të cilat mjafton që vetëm predha e parë të futet në tytë e që më vonë në mënyrë suksesive të bëhet ndezja e të gjitha predhave. 82. Çka janë armët automatike? Armët automatike – janë armët e zjarrit te të cilat ,pas futjes së predhës së parë në tytë ,ndezja e të gjitha predhave të mbetura bëhet në mënyrë automatike. 83. Si ndahen armët sipas gjatësisë së tytës? Sipas gjatësisë së tytës , armët ndahen në: • armë me tytë të gjatë dhe • armë me tytë të shkurtër. 84. Cilat armë bëjnë pjesë në armët me tytë të gjatë? Në grupin e armëve me tytë të gjatë bëjnë pjesë të gjitha llojet e pushkëve si: automatikët, saqmarët, armët me plin, armët e gjuetisë etj. 85. Cilat armë bëjnë pjesë në armët me tytë të shkurtër ? Në grupin e armëve me tytë të shkurtër bëjnë pjesë: - pistoletat dhe revolverët. 86. Cilat janë llojet e armëve të ftohta? Llojet e armëve të ftohta janë : • thikat, • shpatat, • bajonetat dhe • mjetet tjera të përgatitura e të destinuara posaçërisht për sulm ose për vetëmbrojtje. 87. Cilat janë llojet e posaçme të armëve të zjarrit? Llojet e posaçme të armëve të zjarrit janë: • armët punëdore, • armët e ripunuara dhe • armët për mbytje të bagëtisë.
88. Çka janë armët punë dore? Armë punë dore- janë ato armë, të cilat për nga pamja e jashtme dhe mënyra e përdorimit dallohen nga armët e fabrikuara. 89.Çka janë armët e riparuara? Armë e riparuara –janë të gjitha llojet e pushkëve të fabrikuara të cilave më vonë u shkurtohet tyta e tyre origjinale. 90.Çka janë armët për mbytjen e bagëtive ? Armët për mbytjen e bagetive , janë armë punë dore ,pistoleta e konstruktuara enkas për këtë qëllim. 91. Si bëhet fiskimi i armëve së zjarrit? Fiksimi i armës së zjarrit bëhet : • me anë fotografimi, • me anë skice dhe • me anë të pasqyrimit të rezultateve të këqyrjes në procesverbal. 92. Çka janë revolverët? Revolverët- janë armë me mulli rrotullues, në të cilin vendosen fishekët. Revolveri është me vjaska, jo-automatike dhe me tytë të shkurtër , ndryshe nga pistoleta , veprimi i qitjes nuk është i automatizuar ,por behet mekanikisht duke tërhequr këmbëzën e shkrepjes. 93.Çka janë pistoletat? Pistoleta- është armë me tytë , me vjaska dhe vetëmbushëse gjysmë-automatike. Futja e fishekut në fole , jashtëqitja e gëzhojës së zbrazur , marrja e fishekut të radhës dhe vënia e rrafshit në pozicion zjarri kryhen me fuqinë e qitjes. 94. Si bëhet paketimi i armës së zjarrit? Paketimi i armës së zjarrit nga vendi ku është gjetur duhet të kryhet sipas rregullave kriminalistike. Në rast largësie ndërmjet vendit të ngjarjes dhe laboratorit të kriminalistikës , atëherë kanali i armës së zjarrit pastrohet nga bloza e barutit e depozituar aty pas qitjes, Pastrimi bëhet duke futur në kanal me anë shpangoje apo leckash. Kur largësia nuk është e madhe ,pastrimi me lecka i kanalit nuk bëhet, në tytën e kanalit të vendoset një tapë me qëllim që mos bien gjurmët plotësuese që kanë mbetur aty pas qitjes dhe të mos futen lëndë tjera. Të gjitha lëndët e huaja ,si gjak, pjesë truri, fije floku, kocka etj, që ndodhen në armën e zjarrit ruhen me kujdes ,duke përdorur për këtë qëllim paketim të përshtatshëm. Pas këtyre veprimeve, arma mblidhet me letër të pastër dhe vendosen në një kuti prej kartoni ose dërrase, krehri , fishekët, gëzhoja ose predha e kësaj armë zjarri paketohen veçmas me mbishkrimet përkatëse , por futen në të njëjtën kuti. 95. Si bëhet fiksimi i gjurmëve të barutit ?
Gjurmët e barutit nuk është e domosdoshme të shihen vetëm me sy, këto gjurmë mund të provohen me mikroskop dhe me veprime kimike. Plagët eventuale në dorën e qitësit duhet fotografuar në materialin negativ ortokromatik. 96. Çka është ,,Dorashka e parafinës’’? Dorashka prej parafinës-përbën një sistem tradicional për marrjen e sasisë së mbetjeve të qitjes nga duart e qitësit. Kjo metode konsiston në grumbullimin në parafinën e pastër të mbetjeve të ndryshme, mbetje të cilat kanë penetruar si në sipërfaqen dorës ashtu edhe në poret e epidermës. Dorashka e parafinës bëhet duke e qitur në dorën e personit të dyshuar ( të njeriut të gjallë apo të vdekur-të vrasësit apo vetëvrasësit) parafinë të shkrirë, e cila lihet të ftohet. Pasi që jetë ftohur, lyhet pjesa e brendshme e dorëzës së parafinës me reaktiv nitrati-difenilamin-acid sulfurik. Nëse paraqitet ngjyrosja e kaltër gjegjëse, konsiderohet se në dorë ka mbeturina baruti. 97. Cilat jane llojet e qitjes me armë të zjarrit? Llojet e qitjes me armë të zjarrit janë: • QITJA ME PUTHITJE, • QITJA NGA AFËRSIA DHE • QITJA NGA LARGËSIA. 98. Ç’kuptojmë qitje me puthitje? Qitja me puthitje është ajo qitje kur gryka e tytës së armës së zjarrit ndodhet e puthitur me objektin. Me këtë rast ,tyta mund të jetë e mbështetur në tersi me objektin , (qitje hermetike) ose mund të jene pjesërisht të mbështetura për objektin (jo hermetike). Te qitja me puthitje ,përveç veprimit dinamik të predhës, veprojnë edhe faktorët plotësues të qitjes ,të cilët kryesisht depozitohen në kanalin e predhës. 99.Ç’kuptojmë qitje nga afërsia? Me qitje nga afërsia kuptojmë qitjen kur distanca në mes të tytës dhe objektit nuk është më e madhe se 60-100 cm. 100. Ç’kuptojmë me qitje nga largësia? Me qitje nga largësia kuptojmë atë qitje kur distanca në mes tytës dhe objektit është mbi 1 metër. 101. Si bëhet fiksimi i gjurmëve balistike? Të gjitha gjurmët balistike në vendin e ngjarjes duhet fiksuar me metoda kriminalistike, duke ruajtur origjinalitetin dhe pamjen e tyre në formën që janë krijuar , p.sh. pluhuri nga vendi ngjarjes duhet të mbledhur me brushë të posaçme ose me thithëse pluhuri speciale kriminalistike. Me rastin e eksperimentit duhet përdorur armën e zjarrit të inkriminuar dhe municionin nga i njëjti lloj. Gjurmët e gjetura në vendin e ngjarjes , që kanë karakteristika balistike, me rastin e eksperimentit, nuk bën të prishen, të dëmtohen , çrregullohen, në mënyrë që ta pamundësojnë shfrytëzimin e tyre si prova materiale, ato duhet fiksuar në mënyrë që
(fotografimi, matja , përshkrimi në procesverbal) të shfrytëzohen për ndriçimin dhe të provuarit e fajit të kryesit dhe të veprës penale në tersi. MIKROGJURMËT 102. Çka kuptojmë me nocionin mikrogjurmë? Me nocionin mikrogjurmë kuptohen formime tërësore lëndore, pak të dukshme ose të padukshme me sy të lirë, të lëndëve, grimcave të ndryshme si dhe shenjat e veprimit fizik që kanë rëndësi për sqarimin e rrethanave të çështjes dhe për zgjidhjen e drejtë të saj. 103. Cilat janë llojet apo grupet e mikrogjurmëve? Grupet e mikrogjurmëve janë: • • • •
Grupi i mikrogjurmëve me prejardhje biologjike ,ku përfshihen: fijet e flokut, qimet e kafshëve,fijet e tekstileve me prejardhje bimore e shtazore, pjesëzat e bimëve, e drithërave , e organizmave të gjalla etj. Grupi i mikrogjurmëve me prejardhje organike : ku përfshihen karburantet, bojërat, plasmasët, tekstilet artificiale ,lubrifikantët (gaso,vajra etj.). Grupi i mikrogjurmëve me prejardhje inorganike: ku përfshihen mikropjesë të metaleve të ndryshme, të lidhjeve metalike,të mikroobjekteve të tjera me origjinë organike (çimento, asfalt etj.) Grupi i mikrogjurmëve me prejardhje të përzier :ku përfshihen mikroobjektet e natyrës biologjike, organike dhe inorganike.
Mikrogjurmët pavarësisht se cilit grupi i përkasin , mund të jenë në gjendje tri gjendje agregate: • të ngurtë- si grimca të metaleve të qymyrit,e rërës, e çimentos etj. • të lëngshëm, si pika të imta gjaku, • të gaztë; si era , materiali i gaztë me ose pas kundërmim . 114. Qimet (flokët) Qimja është një zgjatim i lëkurës që merr origjinën nga një organi i quajtur folikul i flokut. Gjatësia e flokut shtrihet nga rrënja e tij ose bulbi i ngulur në folikul,vazhdon me boshtin dhe përfundon me majën. Qimja si gjurmë ofron mundësi të shumat për identifikimin e kryeseve të veprave penale. Qimja përdoret për vërtetimin e grupeve të gjakut të sistemi ,,ABO’’ dhe vërtetimin e gjinisë. Në rastin e parë duhet disponuar me qime të gjata së paku 5 cm kurse në rastin e dytë qimja duhet të ketë rrënjën .Flokët dhe qimet shfrytëzohen si indice për të provuar ekzistimin e veprës penale, për eksperimentin e ngjarjes. Ato mund të hasen tek të gjitha llojet e veprave penale, ndërsa me të shpeshta janë në rastin e aksidenteve të komunikacionit, vrasjeve dhe të vjedhjeve etj 115. Gjurmët e bojës? Grimcat e bojës,si dhe fijet tekstile janë materiale provues mjaft i përhapur në hetimin e veprave penale. Gjurmët e bojës shpesh paraqiten në aksidentet e komunikacionit,Këto gjurmë krijohen në rast të ndeshjes së automjetit në pengesë të
fortë apo te të gjitha rastet ku për shkak të fuqisë së përplasjes bëhet deformimi i metalit. 116. Gjurmët e pluhurit? Në mikrogjurmë bëjnë pjesë edhe pluhuri që në raste të caktuara mund të jetë provë e rëndësishme materiale për sqarimin dhe hetimin e veprës penale. Pluhuri është grumbullim grimcash heterogjen , të cilat ndodhen në gjendje të shkërmoqur. Këto grimca e kanë prejardhjen e tyre nga çdo lloj trupash organike dhe inorganike. Pluhuri, qoftë në gjendje reale, qoftë në gjendje derivate nga balta ose balta viskoze ose patoze(brumi) mbulon tërë sipërfaqen e tokës, me përjashtim të hapësirave ujore nuk ka objekt që të mos jetë i mbuluar me pluhur. 117. Çfarë rëndësie kanë fijet tekstile si gjurmë? Fijet tekstile ka rëndësi kriminalistike për identifikimin e teshave në bazë të fijeve të fiksuar të njëjtat ne ato të teshave të personit të dyshuar. Fijet e caktuara mund të jenë makro dhe mikro madhësie, që i dallon mënyra e zbulimit dhe e fiksimit të tyre. Fijet tekstile zënë një vend të rëndësishëm mes provave materiale. Ato gjenden shpesh si mikrogjurmë në aksidente të komunikacionit ,vjedhjes me thyerje, vrasje,plagosje ,marrëdhënie seksuale me dhunë, rrahje etj. Si rregull ndahen në natyrore ( fije të pambukut ,të lirit,të kërpit,të leshit,të mëndafshit dhe etj) dhe kimike (sintetike- janë fijet që merren nga celuloza dhe lëndë të tjera natyrore p.sh. fijet e viskozës- mëndafshit artificial.) 118. Provat Materiale? Prove materiale është çdo lëndë që mund të jep informacione për ngjarjen e caktuar. Kjo mund të jetë çdo arë që është e përdorur. Gjendja e trupit të viktimës ,pamja e hapësirës në rrethin e vendit të atakimit dhe të teshave të pjesëmarrëseve në incident. Provë materiale mund të jenë materiet mikroskopike dhe substancat tjera të cilat me shqisa nuk mund të detektohen pa ndonjë lloj ndihmese. 119. Prova personale? Provë personale është objekti i të provuarit,tërësia e fakteve, konstatim i të cilave është i nevojshëm për zgjidhjen e drejtë të një çështje penale. 120. Corpora delikti? Corpora delikti-është sendi i cili ka çfarëdo lidhjeje me veprën penale ,çoftë si mjetë i kryerjes, send gjurmëlënës, send që rezulton nga vepra penale.
KOLLOKVIUMI I DYTE METODIKA E ZBULIMIT DHE SQARIMIT TË VRASJEVE 121. Kuptimi dhe llojet e vrasjeve?
Me vrasje kuptohet ajo vepër (veprim ose mosveprim) e kundërligjshme , me anën e së cilës hiqet jeta e një personi tjetër me dashje ose nga pakujdesia. Në vrasjet ,që janë privimi i kundërligjshëm , situatat hetimore përfshijnë: a) zbulimin e kufomës me shenjat e një vdekjeje me dhunë, b) zbulimin e pjesëve të copëtuara të kufomës dhe c) zhdukjen e personit në rrethana të caktuara që mund të na orientojnë për ngjarjen e ndodhur dhe fatin e tij. Në këto raste karakteristika kriminalistike dhe metodika e hetimit ka si objekt të nxjerrë në pah nëse jemi përpara faktit të një vrasjeje të hapur apo të fshehtë. 122. Çka kuptojmë me vrasje të fshehtë? Vrasja e fshehtë kryhet në mungesë të dëshmitarëve okular. Në këto raste, kryerësi merr të gjitha masat për fshehjen e identitetit te tij , pjesëmarrëseve në ngjarje dhe manipulimin e provave për aq sa ai mund të ketë mundësi dhe njohuri. Kjo situatë mund të ndodhë edhe kur vrasja kryhet në prani të personave të tjerë, por kur nuk është parë prej tyre, për shkak se veprimi është kryer në mënyrë të fshehtë ( vrasje me armë të ftohtë, armë me silenciator). 123. Çka kuptojmë me vrasje të hapur? Vrasja e hapur, kryhet në prani të personave të tjerë. Në këto raste kryesi nuk bënë përpjekje për ta fshehur, zhdukur apo shkatërruar mjetin me të cilin ka kryer krimin, kryesit e veprës identifikohen shpejt mbas të dhënave të para nga dëshmitarët okularë në vendin e ngjarje. 124. Si i klasifikojmë vrasjet nga pikëpamja kriminalistike? Nga pikëpamja kriminalistike vrasjet i klasifikojmë: • Vdekjet natyrale- janë ato vdekje ku tek kufoma mungojnë karakteristikat e një dhune si dëmtimet në fytyrë ,trup e fraktura të ndryshme. • Vdekje me dhunë- quhet vdekja e ardhur si pasojë e veprimit të ndonjë force të jashtme fizike,kimike. • Vdekjet aksidentale-shkaktohen si pasojë e një aksidenti të ndodhur .në këto raste duhet pasur kujdes ne këqyrjet e kufomave,sepse neglizhenca në këqyrje mund të na çojë në një konkluzion të gabuar. 125. Cilat janë mjetet për të shkaktuar vdekjen me dhunë të personit, në mënyrë të kundërligjshme? Mjetet me të cilat shkaktojnë vdekjen me dhunë të personit janë: • armët e zjarrit. • armët e ftohta, • mjetet e përshtatshme ( si shkop, gurë, sëpatë, çekiç etj) • lëndët helmuese, • objektet që shtypin rrugët e frymëmarrjes (si shamia, litari,peshqiri ,duart etj.) • rryma elektrike etj.
126. Cilat janë metodat që përdoren për të shkaktuar vdekjen me dhunë të personit, në mënyrë të kundërligjshme? Metodat që përdoren për të shkaktuar vdekjen me dhunë të personit, në mënyrë të kundërligjshme janë: • mbytja me lak, • me duar, • në ujë, • vrasja, • shkaktimi i dëmtimeve trupore, • djegia, • helmimi dhe • mosdhënia e ndihmës ose mos kujdesi për foshnjën. 127. Veprimet e para pas informimit për vrasje? Momentet kryesore për fillimin e çështjes penale në vrasje janë kallëzimi mbi zbulimin e kufomës , njoftimet e personave të afërm familjarë ose që e kanë parë vrasjen , njoftimet mbi shpalljen e personave si të pagjetur, dorëzimi i vetë fajtorit pas kryerjes së vrasjes etj., në organet e hetimit të policisë etj. Në hetimin e vrasjes , veprime të para hetimore dhe veprime të tjera janë; • këqyrja e vendit të ngjarjes dhe e kufomës, • pyetja e dëshmitarëve të parë, • këqyrja she ekspertimi mjekoligjor, • paraqitja për njohje e kufomës kur nuk njihet • ekspertimi kriminalistik i gjurmëve dhe i provave materiale, • ndjekja e fajtorëve në bazë të gjurmëve të freskëta, • përdorimi i qenit të ndjekjes një kohë në këqyrjen e vendit të ngjarjes, • mbikëqyrja në vende të caktuara si dhe e personave të ndryshëm, • mbledhja e të dhënave që u përkasin viktimës, • kërkimi i sendit të vjedhur, kur ka vjedhje me dhunë. Si veprime hetimore konsiderohen , në disa raste edhe eksperimenti, pyetja e personit ndaj të cilit zhvillohen hetimet dhe të ndaluarit, ballafaqimi etj. 128. Këqyrja e vendit të ngjarjes të vrasjes ? Në kriminalistikë, kur flitet për këqyrjen e vendit të ngjarjes në vrasjet, zakonisht kuptohet këqyrja në të gjitha rastet e vdekjeve që kanë ndodhur në mënyrë të papritur dhe në rrethana të ndryshme , qofshin këto vdekje natyrale apo me dhunë. 129. Cilat janë versionet hetimore që shpesh ngrihen në rastet e vrasjeve? Versionet hetimore që ngrihen shpesh në vrasje janë: • versionet mbi natyrën e ngjarjes, • versionet mbi motivin e vrasjes dhe • versionet mbi personat që e kanë kryer vrasjen. 130. Vrasja nga epshi?
Vrasësit serial janë vrasësit që kryejnë vepra penale të vrasjes nga epshi. Karakteristikat e tyre janë: nuk e zgjedhin viktimën, e kryerjen veprën pa përgatitur dhe viktimën e gjejnë aty për aty si dhe në kohën e kryerjes së vrasjes ai bënë tmerr në trupin e viktimës. Metoda për zbulimin e vrasëseve serial është ,, Profilimi Kriminalistik’’, të cilën e ka zbuluar FBI. Për këtë metodë duhet të kalojnë 6 faza: • Fantazia për mendimet e kryerësit. • Të mbledhin informata nga vendi i ngjarjes. • Veprimi i ndaj viktimës • Analizimi • Dhënia e informatave policisë mbi vendin e trupit të vrarë të viktimës. • ...... 131. Cilat janë shenjat karakteristike te vrasjet ? • qitjet zakonisht bëhen nga një distancë e afërt ose largët, • dëmtimet janë kryesisht nga prapa (në trup ose në kokë) dhe kur janë në trup ndodhen mbi tesha, • ka disa plagë dhe secila prej tyre , e marrë veçmas, shkakton mundësi momentale në veprim, • vrima e hyrjes së predhës ndodhet jashtë zonës që personi mund të arrijë me dorën e tij të armatosur, ekzistojnë disa plagë në zona të ndryshme të trupi dhe nga drejtime të ndryshme. 124. Pyetja e dëshmitarit në vrasje? Me rastin e pyetjes së dëshmitarëve okularë. Duke pasur parasysh se vrasja ,si rregull paraqet ngjarje e cila befas ndodhë pa paralajmërime të shumta , në atmosferën të cilën shpesh e shoqërojnë tensione tejet të larta. Të gjitha këtë o lënë pak mundësi në funksionimin e drejtë të mekanizmit të percepsionit, që lidhet me reduktimin e madh të numrit të shenjave nga mjedisi i dëshmitarit. Nga ky shkak ,pyetja doemos duhet përcjellë me shfrytëzimin e teknikave të posaçme , të cita duhet t’ia mundësojnë dëshmitarit që sa më shumë intimisht të ndahet nga nevoja për të dhënë vlerësime mbi fajin për atë që ka ndodhur, që zakonisht ndodh me rastin e thënieve të dëshmitarëve në situata të tjera, kështu që të koncentrohet në segmentet të ndara të ngjarjes. Me këtë rast, me kujdesin e veçantë në pyetje duhet orientuar në ngjarje që i kanë paraprirë vrasjes, pozitës së pjesëmarrëseve në ngjarje,përmbajtjes së dialogut të tyre, mbi detajet kyçe duhet të jenë të kombinuara me pyetje relevante, të cilat kanë për qëllim verifikimin e saktësisë së thënieve mbi çdo detaj të caktuar të ngjarjes. Pyetja e dëshmitarëve të parë për vrasje bëhet sa të jetë e mundur më shpejt për arsye se sa më tepër të bien në kontakt me ta njerëz të tjetër, aq më tepër ka rëndësi sugjestionimi i tyre dhe për rrjedhojë, rreziku për t’i ndryshuar rrethanat që ata i dinë mbi krimin e kryer ose mbi viktimën. 125. Pyetja e të pandehurit në vrasje?
Pyetja e të pandehurit në vrasje zhvillohet me qëllim që të sqarohen të gjitha rrethanat dhe faktet që akne të bëjnë me figurën konkrete të vrasjes si dhe të zbulohen edhe bashkëpunëtorët me të cilët ka kryer atë. Praktika tregon se shkaqet që kanë shtyrë të pandehurit të kryejnë vrasje me dashje kanë qenë shpifjet, thashethemet, grindjet, mosmarrëveshjet, fyerjet, xhelozia, shkelja e besnikërisë bashkëshortore ,problemet pronësore etj. Qëndrimi i të pandehurit më një vrasje me dashje është i tillë: ose e pranon akuzën e ngritur, por e fsheh motivin e vërtetë, ose pretendon se e ka kryer vrasjen , por ajo ka ndodhur nga pakujdesia. 126. Daktiloskopimi i personave ? Daktiloskopimi i personave bëhet sipas rregullave të caktuara kriminalistike, në mënyrë që gjurmët e marra të gishtave të jenë sa më të qarta dhe më të qëndrueshme, në mënyrë që të mundësohet ekzaminimi i tërësishëm i tyre. Për t’u marr në mënyrë më të drejtë gjurmë e gishtave dhe vijave papilare,përdoren këto mjete: boja e zezë e shtypit, pllakëza e lëmua metalike ose e xhamit, me madhësi 30x 12 cm, ruli (cilindri) prej gomës me madhësi 5.2 x 5 cm. etj. 127. Daktiloskopimi i kufomave ? Para se të bëhet daktiloskopimi i kufomave,duart e kufomave lyhen mire dhe thahen, mollëzat e gishtave ngjyrosen me rulin e vogël,i cili e ka formën e vezës së zezë dhe i cili lyhet me bojë. Gishtat e kufomës pastaj shtrëngohen me radhë , duke i kaluar përmbi flet e bardha që vihen, mbi lugët speciale për daktiloskopimin e kufomave e çdo flete me shenjen e gishtit në vendin e caktuar në kartelën daktiloskopike. 128. Identifikimi i personit në bazë të përshkrimit? Të vërtetosh identifikim e një personi do të thotë t’i vërtetosh ato karakteristika sipas të cilave ai dallohet nga personat e tjerë. Këto janë :karakteristikat e natyrës juridike( emri e mbiemri), karakteristikat fizike (pamja personale) dhe karakteristikat faktike (dita, muaji, viti i lindjes). Identifikimi i personit ka për qëllim: ta përcaktojë personin e kryesit të panjohur, a është si person recidivist, t’i zbulojë emrat falso,ta përcaktojë personalitetin e të sëmurit shpirtëror, ta vërtetojë identitetin e kufomës. 129. Cilat janë shenjat karakteristike që bëjnë dallimin e vrasjeve nga vetëvrasjet? Dallimi i vrasjeve nga vetëvrasjet me armë zjarri, në drejtim të shenjave karakteristike të vetëvrasjeve janë : • arma ndodhte afër viktimës dhe në një largësi e pozicion të tillë që mund të lërë viktima ose që mund t’i bjerë nga dora në çastin e vdekjes, • dëmtimet janë zakonisht në ballë, të tëmtha, në zemër dhe më rrallë në gojë, • në dorezën e armës mund të gjenden shenjat e viktimës, sidomos kur përdoren armët të gjata dhe mbahen nga tyta për ti drejtuar sa më mirë, • në dorën me të cilën qëllon gjenden shenjat e faktorëve plotësues të qitjes dhe ndonjëherë edhe spërkatje të gjaku, mbetje indesh etj. • Kur qitja drejtohet në trup, vendi aty afër zakonisht zhvishet,
• Qitjet bëhen nga ana e majtë dhe për mëngjarashët nga ana e djathtë, • Si rregull, ka një plagë të vetme dhe ajo ndodhet në pozicionin të tillë të kokës apo të trupit që personi mund të arrije me dorën e vet të armatosur me atë lloj armë. 130. Llojet e vetëvrasjeve? Në bazë të zgjatjes së kohës të vetëvrasjeve ,ndarja e tyre mund të bëhet në: • Vetëvrasje akute ( të menjëhershme) -jeta merret në çast ose në afat të shkurtës kohe (brenda 24 orëve),dhe • Vetëvrasje kronike (të ngadalshme), janë vetëvrasje, ku veprimi vetëvrasës zgjatë më shumë kohë(më shumë ditë, javë ose disa muaj, madje edhe një vit) psh. vetëvrasësi ngadalë dhe në mënyrë të planifikuar helmohet etj. Sipas mënyrës së kryerjes dallojmë: • Vetëvrasje pasive-vetëvrasësi nuk është kryes i drejtpërdrejtë i vetëvrasjes por me qëllim dhe me vetëdije e sjellë vetën në situata riskantë (p.sh. në luftë, në sport) • Vetëvrasje aktive-vetëvrasësi vet e shkakton vdekjen. • Vetëvrasje individuale -vetëvrasje e një personi • Vetëvrasjet grupore- vetëvrasje familjare, vetëvrasja dytëshe. 131. Vetëvrasja alturistike? Vetëvrasja alturistike kryhet kur njeriu me vetëdije e flijon jetën e tij. Ai nuk e përfill vetveten. Kur kemi të bëjmë me një vetëvrasje të tillë nuk është fjala se ai nuk ka instinkt për vetë ekzistencë. Përkundrazi, ai është më i fortë se ky instinkt , nuk e përfill, e mohon, është shndërruar tërësisht në ide dhe për dëshirën e kësaj ideje ai e sakrifikon vetën. 132. Vetëvrasja tendencioze? Vetëvrasja tendencioze kryhet me qëllim të caktuar, me vetëvrasje dëshirohet të thuhet diçka, vetëvrasje manifeston protestë, një demonstrim. Vetëvrasja duhet ta fajësojë dikë, ta theksojë fajin ndokujt, përgjegjësinë e ndokujt për këtë vetëvrasje. 133. Vetëvrasja bilancore? Vetëvrasja bilancore dallon për nga profili psikologjik nga vetëvrasjet patologjike (dipozicionale). Me rastin e vetëvrasje bilancore, kryesi është normal,tek ai psikika vetë vrasëse nuk është e shfaqur,ai vendos t’i jap fund jetës pasi t’i ketë balancuar shkaqet dhe kundër-shkaqet fare i qetë dhe me gjakëftoftësi. Pasi konstaton se nga jeta ka më shumë dëm se dobi, vendos të kryej vetëvrasjen. 134. Vetëvrasje recidive? Vetëvrasje recidive është vetëvrasje që më parë nuk ka pasur sukses,por viktima tenton edhe më tutje derisa t’ia arrijë qëllimit. 135. Vetëvrasjet e kombinuara?
Vetëvrasje të kombinuar kemi kur dikush sukcesivisht ose menjëherë, në dy ose më shumë mënyra, me dy ose me shumë mjete, kryen vetëvrasje (pi helmin ,pret venat në duar dhe kërcen nga dritarja). 136. Vetëvrasjet e komplikuara? Vetëvrasja e komplikuar është vetëvrasja e tillë kur ndokush përjeton rast fatkeqësie: rrëzohet personi dhe e thyen kurrizin dhe ai që të mos vuajë bënë vetëvrasje, gjë që në situatë tjetër nuk do të kishte bërë kurrë.
METODIKA E ZBULIMIT TË TERRORIZMIT 137. Çka kuptojmë me fjalën terrorizëm? Fjala ,,Terrorizëm ‘’ ka prejardhje nga fjala latine ,, terror’’ që do të thotë ,,dhunë’’, ,,tmerr’’ , ,,frikë’’ , ,,panik’’ dhe ,,pasiguri’’ . 138. Çka kuptojmë me terrorizëm? Me TERRORIZËM kuptohet forma e organizmit të aktivitetit kriminal, të cilin e karakterizon ndërmarrja e akteve të dhunës, kryerja e atentateve dhe rrëmbimeve, vënia e eksplozioneve, zjarreve dhe ndërmarrja e veprimeve të tjera me rrezikshmëri të përgjithshme. 139. Çka kuptojmë me terrorizëm në kuptim të gjerë? Në kuptim të gjerë terrorizmi përfshinë aktivitete të ndryshme kriminale siç janë: • terrorizmi kriminal , në bazën e të cilit hasen interesat pasuror, • terrorizmi psikik, të cilin e karakterizojnë qëllimet religjioze dhe magjike, • terrorizmi luftarak,i cili manifestohet në përdorimin e mjeteve për shkaktimin e terrorit me qëllim luftarake dhe • terrorizimi politik, i cili është i drejtuar në realizimin e qëllimeve të caktuara politike. 140. Çka përfshinë nocioni ,,terrorizëm ndërkombëtar? Nocioni ,,terrorizëm ndërkombëtarë’’ përfshinë të gjitha format e veprimit terrorist, të paraqitura si terrorizëm shtetëror, respektivisht ai i stimuluar shtetëror dhe i drejtuar kundër një shteti tjetër e deri te format e ndryshme të bashkëpunimit midis grupeve të ndryshme terroriste ndërkombëtare. 141. Cilat janë veprat penale të terrorizmit? Veprat penale të terrorizmit të cilat kryhen nga organizatat terroriste janë: • atentatet, shantazhet, rrëmbimet, zjarret dhe mbajtja e pengjeve. 142. Cili është qëllimi i akteve terroriste ? Qëllimi kryesor i akteve terroriste është që të shkaktojë : tmerr, panik pasiguri dhe frikë. 143. Si kryhen aktet terroriste ?
Aktet terroriste kryhen me veprime të dhunshme ndaj jetës (me vrasje), shëndetit (tortura, plagosje) të njerëzve për shkak të veprimtarisë shtetërore apo të shërbimit publik, vënia e lëndëve plasëse (tritol), nëpërmjet rrëmbimit,si formë e heqjes së paligjshëm të lirisë, e sekuestrimit (mbajtjes peng të personit) dhe rrëmbimit të mjeteve të udhëtimit. 144. Format e paraqitjes së terrorizmit? Format kryesore dhe më të shpeshta të akteve terroriste janë: • Marrja dhe mbajtja e pengjeve, • Rrëmbimi i mjeteve të udhëtimit masiv(aeroplanëve, anijeve etj.). • Torturimi dhe vrasja (atentati) e kundërshtarëve politikë, përfshirë ,,zhdukjen’’ e tyre. • Eksplozionet, • Bombardimi (granatimi) i vendeve të banuara me civil, • Shfrytëzimi i armëve për shkatërrim masiv (armët nukleare, kimike ,biologjike etj.) dhe • Vrasja e civilëve. 145. Cilat janë shkaqet e brendshme dhe të jashtme , të terrorizmit ? Shkaqet e terrorizmit qëndrojnë në kundërthëniet ideologjike ,politike dhe ekonomike të shoqërisë bashkëkohore. Shkaqet e brendshme janë : varfëria, shkelja e të drejtave të njeriut , gjenocidi,neofashizmi, aparteidi,diskriminimi racor dhe elementet e lidhura me shtet(gjendja shoqërore politike dhe ekonomike. Shkaqet e jashtme qëndrojnë në kundërthënie e rendit ndërkombëtar ekonomik, agresion, okupim, kolonializëm dhe përzierja në punët e brendshme të shtete të huaja. 146. Zbulimi dhe kapja e terroristëve? Me zbulimin dhe hetimin e akteve terroriste nga organi i i procedurës rolin kryesor e luajnë operativiteti dhe shpejtësia në kryerjen e veprimeve hetimore dhe gjurmuese .Veprimi i parë hetimorë i një rëndësie të veçantë është këqyrja e vendit të ngjarjes , i cili përfshinë: marrjen e masave të shpejta si ndihma e personave të plagosur, mënjanimin e rrezikshmërisë eventuale nga eksplozioni i sërishëm, mbrojtja e gjurmëve nga çfarëdo ndryshimi, zbulimin e dëshmitarëve okularë të ngjarjes dhe të qytetarëve të tjerë që mund të ofrojnë informacione të dobishme si dhe masa për pengimin e ikjes së kryesve dhe kapjen e tyre. Në grupin hetimor(ekipin hetimor) për këqyrje ,sipas nevojës, duhet marrin pjesë edhe ekspertë të profileve të ndryshme (ekspertë për zbulimin dhe demontimin e mekanizmave eksplodues, ekspertët e balistikë, ekspertë e mjekësisë ligjore etj). Një nga metodat e identifikimit të kryerësve të akteve terroriste është edhe ajo specifike daktiloskopike,identifikimi i gjurmëve të terroristëve me anë të krahasimit informatikë dhe statik të shenjave individuale të dermatoglifeve të gishtave të personave të gjinisë së gjakut të tyre. Nëse,pas informimit për veprën e kryer , nuk zbulohet dhe nuk kapet, në bazë të analizave të të gjitha informacioneve me të c ilaç disponohet , ngrihen versione mbi
drejtimet e veprimeve të mëtejshme dhe rrethit të personave , midis të cilëve duhet gjurmuar pas kryesit. Në këtë drejtim ndërmerren gjurmime, bllokada,prita ,kontrollime të mjeteve transportuese, të udhëtarëve dhe të valixheve, kontrollime të banesave , objekteve , terreneve, bëhen biseda me të dyshuarit, dërgohen, merren dhe verifikohen të dhënat e marra nëpërmjet Interpolit etj. Për shkak të shkallës së rrezikshmërisë nga terrorizmi në tërë botën , për shtete dhe qytetarët e tyre,në planin e gjerë ndërkombëtar merren masa të shumta për luftimin sa më efektiv të tij. Në këtë drejtim , rëndësi të veçantë kanë konventat ndërkombëtare me të cilat në mënyrë precize definohet nocioni i terrorizmit dhe rregullohen marrëdhëniet në çështje të së drejtës penale në fuqi dhe eksatradicionit të terroristëve, vënia e formave të ngushta të bashkëpunimit midis anëtarëve të Interpolit ,themelimi dhe specializimi i njësive të posaçme antiterroriste të policisë ,të dhënave të kompjuterizuara mbi terroristët, lidhjeve të tyre me bashkëpunëtorë dhe formave të veprimit, zhvillimi i sistemeve të mbrojtjes individuale e kolektive, shfrytëzim i mjeteve bashkëkohore operative-teknike etj. METODIKA E ZBULIMIT DHE E SHQARIMIT TË KONTRABANDËS DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR 147. Kuptimi dhe fenomeni kontrabandës? Kontrabanda paraqet një dukuri aktuale negative,rrezikshmëria shoqërore e së cilës manifestohet në mënyrë ë shumëfishtë .Përmasat e përhapjes së kontrabandës sot, veçanërisht në disa forma të saj , e bëjnë atë , me gjasë , trajtën më të organizuar të kriminaliteti ,e cila implikon në vete një mori pasojash negative në shoqëri. 148. Historiku i kontrabandës? Fillet dhe zhvillimi i kontrabandës janë të lidhura me dukurinë e paraqitjes së kufijve shtetëror,përmes të cilëve u krijuan dhe pengesat për këmbimin e lirë të mallrave. Gjatë ekzistimit të shoqërisë njerëzore, gjatë gjithë periudhave kohore kontrabanda barti në vete shumë kufizime dhe rrethana konkretet shoqërore dhe ekonomike. Ky konstatim ka të bëjë jo vetëm me llojin e mallit, por edhe me format dhe mënyrat e kotrabandimit. Kontrabanda gjatë historisë gjithnjë ka qenë kushtëzuar me rrethana konkrete shoqërore dhe ekonomike. Ato u përkasin jo vetëm llojeve të ndryshme të mallrave ,por edhe formave dhe metodave të ndryshme të kontrabandës, mundë të thuhet që deri në me paraqitjen e kapitalizmit, kontrabanda më shumë kishte aspekte politike dhe ushtarake. Më vonë ajo fiton forma të theksuara komerciale, duke manifestuar si veprimtari e palejuar, e cila në periudha të ndryshme i ka sjellje në gjendje të vështirë ekonomitë e caktuara nacionale. 149. Me çfarë veprime të kundërligjshme kryhet kontrabanda dhe në qfar forma është paraqitur? Kontrabanda kryhet me veprime ose mosveprime të kundërligjshme, të shprehura në forma të ndryshme:
• • • • •
kontrabanda me mallra të ndaluara (siç janë armë, municion ,drogë etj.), kontrabanda me mallra të licencuara , kontrabanda me mallra me taksa të larta(duhan, alkool etj.) kontrabanda nga punonjësit e doganës, kontrabanda me vlera kulturore etj.
150. Cili i lloj i vepra penale të kotrabandimit sjellë përfitime më të mëdha , kryerësve të veprave penale? Kontrabanda me narkotikë, për nga konspirativiteti dhe organizimi, është një ndër veprimtaritë më të përsosura nga lëmi i kriminaliteti profesional,që sjell përfitime të mëdha organizatorëve . 151. Mënyrat e kryerjes së kotrabandimit me narkotikë? Kontrabanda me narkotikë mund të paraqitet në : • formë të prodhimit dhe qarkullimit të pa lejuar, • me ndërmjetësimin në tregtinë e pa lejuar me narkotikë, • shitblerjen e narkotikëve në mënyrë të paligjshme dhe • transportimi i narkotikëve në mënyrë ilegale. Si formë me e rëndë e këtij fenomeni kriminal konsiderohet: krijimi i rrjetit të organizuar të stërshitësve ose ndërmjetësuese i cili sjellë fitim të mëdha materiale dhe pasurore. 152. Kontrabanda me armë? Rrezikshmëria e posaçme shoqërore të këtij lloji të kontrabandës është e madhe për shkak të mjeteve që kanë rëndësi të madhe të sigurisë për çdo vend. Mundësia e keqpërdorimit të armëve është tejet e madhe, andaj nuk ekziston asnjë shtet i cili është indiferent ndaj çështjes se kush disponon armë. Nga këto arsye, punët e importit dhe eksportit të armëve dhe qarkullimi i armëve dhe municionit janë nën regjim të posaçëm juridik. 153. Cilat janë shkaqet ekzistimit të kontrabandës me armë të zjarrit? Kontrabanda me armë dhe municion, përveç rëndësisë komerciale ka rëndësi të gjerë edhe politike, strategjike dhe ushtarake. Dy janë shkaqet themelore që i përshtaten këtij lloji të trafikut: • sot në botë prodhohen më shumë armë se që është e nevojshme, për armatimin e rregullt të armatës dhe policisë dhe • ekzistimi i tregut ilegal, i cili merr çdo gjë që i ofrohet. 154. Kur ekziston kontrabanda shtetërore me armë? Kontrabanda shtetërore me armë ekziston kur shteti përmes njësive të specializuara, si rregull duke vepruar kinse me biznes legal, fshehtas ndërmjetëson në shitjen ose drejtpërdrejtë dërgon armë palës së interesuar edhe pse këto janë veprime kundër rregullave dhe sjelljeve në marrëdhëniet ndërkombëtare.
155. Kontrabanda e automjeteve? Kontrabanda e automjeteve është transport ilegal i automjeteve në kufirin shtetëror, duke ju shmangur masave të mbikëqyrjes doganore. 156. Kontrabanda me vlera kulturore? Kontrabanda e vlerave kulturore kryhet me veprime aktive që shfaqen, në importimin, eksportimin apo tranzitimin e vlerave kulturore kombëtare në kundërshtim me dispozitat ligjore në lidhje me to. Me kontrabandim të vlerave kulturore përfshihen kryesisht pikturat artistike dhe vlerat tjera kulturore. 157. Përkufizimi i krimit të organizuar? Unioni Evropian, duke dashur ta parandalojë krimin e organizuar në shtetet anëtare të tij ka tentuar të jep një përkufizimin të këtij lloj të krimit, nëpërmjet përkufizimit që i ka bërë grupit të organizuar. Sipas planit të përbashkët të 21 Dhjetorit 1998, të Unionit Evropian, në të gjitha vendet anëtare të tij , organizatë kriminale do të quhet organizata që kanë një strukturë të përbërë nga dy ose më shumë persona, e krijuar për të vepruar gjatë një kohë të caktuar dhe që kryen krime për të cilat ligji parashikon një minimum prej të paktën 4 vjet burgim ose dënime më të rënda . 158. Çka kuptojmë me shprehjen ,, Krim i Organizuar “? Shprehja ,,Krim Organizuar’’,do të thotë krimi i rëndë i kryer nga ndonjë grup i strukturuar, për të përfituar drejtpërdrejt ose tërthorazi dobi pasuror ose financiare. 159. Krime të Organizuara do të konsiderohen krimet e kryera nga grupe kriminale, të cilat përmbushin disa kushte, nga të cilat katër prej tyre duhet të ekzistojnë detyrimisht si ; • bashkëpunimi i tre ose më shumë personave, • aktiviteti kriminal i tyre për një kohë të gjatë • kryerja e krimeve me rrezikshmëri të theksuar, • ekzistimi i objektivit për përfitime ose pushtet . 160. Cilat janë format e paraqitjes së Krimit të Organizuar? Format e paraqitjes së Krimit të Organizuar janë: • Kontrabandimi dhe trafikimi me qenje njerëzore. • Falsifikim i parasë,letrave me vlerë dhe dokumenteve. • Trafikim me substanca narkotike, • Kontrabanda, • Pastrim i parave, • Korrupsion, • Shtrëngimi , shantazhi etj. 161. Cilët janë faktorët që ndikojnë në paraqitjen e Krimit të Organizuar? Faktorët që ndikojnë në paraqitjen e Krimit të Organizuar: • Gjendja e vështirë ekonomike apo kushtet ekonomike,
• Paraqitja e korrupsionit., në institucionet shtetërore (polici,gjyqësi, dogana etj.) • Mos funksionimi i duhur i organeve shtetërore për luftimin e krimit etj. 162. Cilët janë mekanizmat për parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar? Mekanizmat për parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar janë: • Roli i policisë në parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar, • Angazhimi i prokurorit publik dhe i gjykatave në ndjekje penale, • Bashkëveprimi ndër-regjional në luftimin e krimit të organizuar (EUROPOLI). • Bashkëpunimi ndërkombëtar në luftimin e krimit të organizuar (INTERPOLI). • Mekanizmat tjerë në luftën kundër krimit të organizuar. 163. Cilat janë politikat kriminale ndaj luftimit të krimit të organizuar? Politikat kriminale ndaj luftimit të krimit të organizuar janë: • Hartimi i strategjive komplekse, • Sigurimi i të dhënave për grupet kriminale të aktivitetit të tyre, • Marrja e masave mbrojtëse ndaj viktimave të ndryshme,dëshmitareve si dhe personave që ndihmojnë në zbulimin e dyshimtëve të veprave penale. 164. Cilat janë elementet themelore të luftës kundër krimit të organizuar? Lufta e suksesshme kundër krimit të organizuar kërkon trajtim të gjithanshëm, vazhdimësi, qëndrueshmëri dhe fuqishmëri në zbatim të mbështetur në rregulla dhe përgjegjësi të njohura paraprake. Elementet më themelore të luftës kundër krimit të organizuar mund të jenë: • përcaktimi dhe vendosja e paluhatshme e udhëheqjes politike të vendit dhe të gjithë organeve të tyre kundër krimit të organizuar. • Organizmi dhe bashkëpunimi institucional në nivel lokal ,rajonal dhe ndërkombëtar kundër krimit të organizuar • Sigurimi i dhënie së përgjegjësisë të të gjithë atyre në administratën shtetërore,qeveri,parti,që implikon në krimin e organizuara. • Nxjerrja e legjislacionit të përbashkët kundër krimit të organizuar në nivel të Ballkanit ose Bashkimi Evropian dhe formimi i organeve të përbashkëta të policisë dhe organeve të tjera të specializuara. • Reformimi i policisë dhe gjyqësisë nacionale në drejtim të organizimit të organeve të specializuara për luftimin e krimit të organizuar. • Organizimi i kërkimit të vazhdueshëm shkencor dhe profesionalë i krimit të organizuara puna kërkimore ekipore dhe profesionale në problemet e krimit të organizuar të trajtohet në :simpoziume, konferenca, këshillime, seminare,tribuna publikime etj. 167. Çka kuptojmë me termin Torturë?
Termi Torturë- nënkupton çdo akt, me anë të cilit një personi me qëllim i shkaktohet dhembje ose vuajtje e madhe fizike ose mendore, frikësim ose detyrim , me synim që nga ai ose nga personi i tretë të merret njoftim ose deklaratë, që mund të ndikojë në dënimin e tij ose të personit të tretë, për ndonjë vepër që e ka kryer ose që dyshohet të ketë kryer. 168. Cilat janë elementet e Torturës? Elementet e Torturës janë: • Kryhet nga ana e personave zyrtar, • Qëllimi i marrjes së informacionit apo pranimit të ndonjë deklarate dhe 169. Cilat janë metodat e Torturës? Metodat e Torturës janë: • Metoda e torturës fizike, • Metoda e torturës Psikologjike dhe • Metoda e përzier e torturës-fizike dhe psikologjike. 170. Cila janë llojet e torturës fizike? Llojet e torturës fizike janë: • Rrahja sistematike, • Tortura e mbytjes, • Djegia, • Gjymtimi(prerje ,këputje), • Tortura elektrike (pikana), • Tortura dentare, • Tortura farmakologjike, • Tortura seksuale • Varja palestineze 171. Cilat janë llojet e torturës psikologjike ? Llojet e torturës psikologjike janë: • Privimi ose rraskapitja • Kërcënimet • Frika (fobia) • Poshtërimi ose rraskapitja • Prania e të tjerëve gjatë torturimit. 173. Kuptimi i Kriminaliteti ekonomik ? Kriminaliteti ekonomik përfshinë të gjitha format e aktivitetit kriminal të drejtuara kundër sistemit ekonomik dhe funksionimit të tij, pavarësisht se a janë të ndërmarra në kuadër të afarizmit ekonomik apo jashtë tij. 174. Cilat janë llojet e veprave penale të kriminaliteti ekonomik? Llojet e veprave penale të kriminalitetit ekonomik janë:
• • • • • • • • • • • • •
Cenimi I barazisë në ushtrimin e veprimtarisë ekonomike? Veprimtaria e pandërgjegjshme ekonomike. Shkaktimi i falimentimit Dëmtimi i kreditorëve, Keqpërdorimi i autorizimeve në ekonomi Lidhja e kontratës së dëmshme, Kumtimi i paautorizuar i kontratës së punës. Falsifikimi i pullave postare dhe letrave me vlerë. Cenimi i të drejtës së patentës, Tregtia e ndaluar, Shmangia nga tatimi, Falsifikimi i parasë Marrja dhe dhënia ryshfetit etj.
175. Cilat janë shkaqet që e kushtëzojnë kriminaliteti ekonomik? Shkaqet themelore që e kushtëzojnë paraqitjen e këtij lloji të kriminalitetit janë: • format e raportit ndaj pasurisë së organizatës punuese, format e pasurisë, • shkalla e koncentrimit të funksioneve, • zhvillimi dhe arsyeshmëria e sistemit mbrojtës, • pozita afariste e organizatës punuese, • zhvillimi i organizimit të qeverisjes dhe aftësia profesionale dhe intelektuale e kryesit. 176. Cilat janë format e paraqitjes së kriminaliteti ekonomik? Të gjitha format e kriminalitetit ekonomik mund të grupohen në 7 kategori: • përvetësimi i tepricave të paevidencuara ,të shkaktuara me përllogaritjen mesatare të humbjeve të lejuar në mall dhe normativa të prodhimit, • përvetësimi i tepricave të pa evidencuara, të shkaktuara me mashtrimin e konsumuesve, • përvetësimi i tepricave të pa evidencuara, të krijuara me afarizëm për llogari vetjake. • përvetësimi me pasojë mangu dhe fshehja e mangësive me falsifikim e dokumenteve dhe me metoda të tjera, • korrupsioni dhe keqpërdorimi • mallëverzimet e dobishme dhe • afarizmi i pandërgjegjshëm. 177. Mënyra e falsifikimit të monedhave dhe terave me vlerë? Këto vepra penale kryhen me anë të falsifikimit dhe letrave me vlerë , të monedha të letrave me vlerë të huaja, të dokumenteve të kredive dhe të përdorimit të mjeteve për falsifikimi etj. , si dhe me anë të vënie në qarkullim të tyre .
Krimi i falsifikimit apo i vënia në qarkullim i monedhave të falsifikuara quhet i kryer nga çasti i falsifikimit apo i vënies në qarkullim të tyre. 178. Nocioni i falsifikimit? Me FALSIFIKIM -kuptojmë krijimin e lëndëve,të sendeve të rreme të cilave u jepen mundësitë,të cilat ato nuk i kanë ose nderime(ndryshime) të lëndëve sendeve të vërteta në përmbajtjen ,formën dhe vlerën e tyre. 179. Cilat janë format kryesore të falsifikimit? Krimi falsifikimit kryhet në dy forma kryesore: • me anë të falsifikimit të dokumenteve dhe • me anë të përdorimit të dokumenteve të falsifikuara. 180. Cilat janë llojet e falsifikimit sipas praktikës hetimore? Llojet e falsifikimit sipas praktikës hetimore janë : • falsifikimi i plotë- i cili bëhet duke e emituar dokumentin origjinal dhe duke e përdorur materiale të reja si letrën , bojën, vulën stampën etj. • falsifikimi ai i pjesshëm- në të cilin bëhen ndryshime në brendinë e dokumentit. 181. Cilat janë metodat e falsifikimit të pjesshëm? Metodat më të përhapura të falsifikimit të pjesshëm janë : • fshirjet (mekanike dhe kimike), • shtesat dhe korrigjimet dhe • përpilimi i dokumentit 182. Çka paraqet ekzaminimi grafik (Grafologjia) ? Ekzaminimi grafik apo grafologjia- është metodë për identifikimin e kryerësve dhe vepra penale,përmes identifikimit të falsifikimit të shkrimeve të falsifikuara nga ana e kryerësve të veprës penale. 183. Kuptimi dhe shkaqet e paraqitjes së korrupsionit? Me inkriminim të korrupsionit ,kuptojmë tërësinë e veprave penale të parashikuara në legjislacionin penal,në përbërje të korrupsionit. Shkaqet e themelore të korrupsionit të vendeve të regjionit,përveç tjerave janë; • mungesa e sundimit të ligjit, • të kontrollit shtetëror • të ecurisë ekonomike, • çrregullimi i vlerave shoqërore dhe • anomia dhe varfëria. 184. Cilat janë format e korrupsioni? Forma të veprave penale të korrupsioni janë: • vjedhja duke shpërdorur detyrën.
• kontrabanda nga punonjësit e doganave, • moskryerja e detyrave nga organet tatimore, • propozime për shpërblime që i bëhen punonjësit ,që kryejnë një detyrë shtetërore, • dhënia e shpërblimeve dhe premtimeve • kërkimi dhe marrja e mitos, • marrja e shpërblimit nga gjyqtari, prokurori etj. 185. Me çka mbulohen më së shpeshti format e korrupsionit? Format bashkëkohore të korrupsionit më së shpeshti mbulohen (fshehën): • me kontrata fiktive mbi vepër, • me falsifikimin e llogarive të udhëtimit, • lidhjen fiktive të marrëdhënieve të punës, • lejimin e provizioneve jo reale, • lëshimin letrave garantuese, • me angazhimin e personave të caktuar në cilësinë e bashkëpunëtorëve të jashtëm, konsulentëve profesional ose këshilltarëve,pagesa e honorarëve autoriale për ,,veprat’’ të cilat nuk janë shkruar, • shpenzime fiktive të reprezentacionit dhe reklama me të cilat mbulohet dhënia e dhuratave të shtrenjta, • me angazhimin e personave të caktuar në komisione të ndryshme dhe trupa të tjerë të cilat vetëm për këtë formohen, • kryerja e shërbimeve të ndryshme pa pagesë ose shërbime me kompensim simbolik • përpunimi fiktiv i mallrave në firmën e huaj • shitja e mallit me çmim dukshëm më të ultë nga ajo reale etj. 188. Çka kuptojmë me trafikim të qenieve njerëzore? Trafikimi i Qenieve Njerëzore, nënkupton vënien e një personi nën sundimin e paligjshëm dhe faktit të personave të tjerë me anë të dhunës, kërcënimit, shpërdorimit të autoritetit apo intrigës me qëllim të ushtrimit të prostitucionit, formave të shfrytëzimit seksual dhe përdhunimit tët të miturve apo tregtimit të fëmijëve të braktisur, këto forma përfshijnë edhe prodhimin ,shitjen dhe shpërndarjen e materialeve pornografike me fëmijë. 189. Kuptimi dhe shkaqet e kriminalitetit ekologjik? Me kriminalitetit ekologjik kuptohet grupi i veprave penale me të cilat mbrohet ambienti jetësor dhe disa nga shkaqet më të rëndësishme të këtij kriminalitetit janë: • rregullimi parcial dhe jo i plotë juridik i dispozitave që mbrojnë nga ky kriminalitet, • shpërndarja e kompetencave dhe autorizimeve në organet e ndryshme të rregullimit të kushteve dhe rrethanave që pengojnë paraqitjen e këtij lloji të kriminalitetit, • joprofesionaliteti i kuadrove për problematiken ekologjike,
• pamjaftueshmëria e pajisjeve teknike të organeve përkatëse që merren me punë ekologjike, • aktiviteti i pa mjaftueshëm preventiv dhe represiv i organeve kompetente si dhe • ndikimet e ndryshme të subjekteve politike e ekonomike pa baza juridike në këtë fushë. • 190. Cilat janë specifikat e kriminalitetit ekologjik? Kriminalitetit ekologjik , si pjesë e kriminaliteti gjithmbarshëm bashkëkohor,posedon edhe specifikat e veta që e karakterizojnë kriminalitetin bashkëkohorë siç janë: • masiviteti, • dinamika, • shkalla adekuate e organizmit, • ekspansioni i përhershëm dhe prania e elementit të huaj si dhe • shkathtësia përshtatjes së marrëdhënieve posa të krijuara shoqërore politike e ekonomike. 191. Format e kriminalitetit ekologjik? • Ndotja dhe shkatërrimi i mjedisit. • Mbajtja e paligjshme e substancave dhe e mbeturinave të rrezikshme , • Veprimi i paligjshëm me instalime të rrezikshme, • Prodhimi ,shitja dhe vënia në qarkullim e materieve të dëmshme për mjekimin e shtazëve. • Dhënia e ndihmës veterinere në mënyrë të pandërgjegjshme • Mosrespektimi i urdhrave për luftimin e sëmundjeve të shtazëve dhe të bimëve. • Ndotja e ushqimit dhe e ujit të shtazëve. • Shkatërrimi i botës bimore me mjete të dëmshme. • Shkretërimi i pyjeve , • Gjuetia e kundërligjshme , • Peshkimi i kundërligjshëm etj. 192. Çka kuptojmë me ndotje ? Me NDOTJE nënkuptojmë ndryshim , kualitativ dhe kuantitativ të veçorive fizike ,kimike dhe biologjike të komponentëve kryesor( ajrit, ujit, tokës ,ushqimit etj.). 193. Cilat janë sistemet alternative të klasifikimit të ndotjes apo të ndotësve? Sistemet alternative të klasifikimit të ndotjes apo të ndotësve janë: • klasifikimi sipas natyrës së ndotëseve (natyra kimike). • ndotësit inorganik, • ndotësit organik.
194. Cilët janë tre faktorët themelor që kontribuojnë në ndotjen më të shpejtë të ambientit jetësor? Tre faktorët themelor që kontribuojnë në ndotjen e ambientit jetësor janë: • Shkalla gjithnjë e më e madhe e përfshirjes së begative natyrore në prodhimtarin , industriale dhe prodhimi gjithë më i madh i kompozimeve të ndryshme kimike. • Rritja e shpejtë dhe e pa kontrolluar e popullacionit të njeriut , sidomos atij urban. • Përdormi gjithnjë e më i madh i materieve sintetike ,të cilat kanë mundur të zbërthen nëpërmjet rrugëve biologjike dhe fizike, përdormi i mjeteve mbrojtëse në prodhimtarinë industriale dhe në teknologjinë e ushqimit (pesticidet dhe adivitetet), si dhe prodhimi gjithnjë e më masiv i medikamenteve. 195. Cilët janë ndotësit më të mëdhenjtë ekologjik në Kosovë? Ndotësit më të mëdhenj ekologjik në Kosovë janë; • Kompleksi metalurgjik ,,TREPQA’’. • Korporata Elektroenergjetike e Kosovës, • Fabrika e çimentos , SHARR CEM’’ dhe • ,,FERRONIKELI ‘’ . 196. Çka kuptojmë me kriminalitet kompjuterik? Kriminaliteti kompjuterik është dukuri tejet e re dhe sipas Von Zur Muhlen (1973) nga SHBA-që ka shkruar i pari punim shkencor për kriminalitetin kompjuterik Sipas këtij kjo dukuri përfshinë gjitha sjelljet në të cilat kompjuteri është mjetë dhe qëllim i veprimtarisë kriminale,ky autor veçon disa forma të kriminaliteti kompjuterik:manipulimi, manipulimi me programe (input-autoput manipulimi), spiunazhi, sabotimi , vjedhja gjate një periudhe të caktuar. 197. Metodika e zbulimit të kriminalitetit kompjuterik? Informatika kriminalistike si disiplinë profesionale studion : -Rregullat e përgjithshme dhe të veçanta (të organizimit, të teknikës, të operativës) në të cilat mbështet teknologjia bashkëkohore informatike, e përkrahur me veprimtari informatike në fushën e parandalimit dhe luftimit të kriminalitetit. Metodat e përgjithshme në përpunimin e të dhënave nga fusha e parandalimit dhe e luftimit të kriminaliteti (informatika e përgjithshme kriminalistike) dhe Metoda e veçantë e përpunimit të të dhënave në zgjidhjen e problemeve konkrete kriminalistike(informatika e veçantë kriminalistike). -Me metodën e përgjithshme të informatikës kriminalistike kuptohen ato veprime informatike të cilat janë në përdorim të përgjithshëm e llojeve, zgjidhjen e llojeve të caktuara të problemeve kriminalistike,kurse -metodat e veçanta janë të dedikuar për zgjidhjen e problemeve konkrete. 197. Në çfarë forme paraqitet kriminalitetit kompjuterik? Në format themelore të kriminalitetit kompjuterik përfshihen;
• • • •
vjedhjet, asgjësimin e pasurisë, mashtrimet, Vjedhjet e imëta dhe qëllimet e keqbërësve.
198. Cilat janë format më të shpeshta të kriminaliteti kompjuterik ? Llojet më të shpeshta të krimeve kompjuterike të lidhura me kompjuter janë: • Mashtrimet kompjuterike, • Vjedhja e informacioneve • Sabotimi kompjuterik dhe • Hyrja e paautorizuar në sisteme kompjuterike 199. Karakteristikat e kriminalitetit kompjuterik? Karakteristikat e kriminalitetit kompjuterike janë: Kriminaliteti kompjuterik paraqitet në kushte të reja të automatizimit, kështu që për kryerjen e tij nevojitet e kohë e shkurtë që mund të matet me minuta dhe sekonda, e në raste të caktuara dhe me pjesë të sekondave. Këto rrethana dukshëm e ndihmojnë kryesin në kryerjen e veprave penale me efektivitet , që e vështirëson zbulimin dhe të provuarit e veprimtarisë së tij kriminale. Një ndër karakteristikat e tjera kriminalistike është se kryesit e veprave penale të kriminalitetit kompjuterik nuk mund të njëjtësohen me kryesit e formave klasike të kriminaliteti, për shkak të specifikave të ndryshme të cilat i veçojnë në kryerjen e llojit të këtyre krimeve. Faktikisht teknika kompjuterike mundëson kryerjen e veprimtarisë kriminale në largësi të mëdha, kurse kryesi i veprës penale nuk duhet të gjendet në vendin ku është shkaktuar pasoja. 200. Mashtrimet kompjuterike? 201. Sabotimi kompjuterik? 202. Hyrja e pa autorizuar në sistemet kompjuterike? 203. Aspekti penalo-juridik i kriminalitetit kompjuterik?
Pyetje te mundshme 1. Cilat elemente duhet të plotësohen që veprim të konsiderohet Krim i Organizuara ? Shprehja ,,Krim Organizuar’’,do të thotë krimi i rëndë i kryer nga ndonjë grup i strukturuar, për të përfituar drejtpërdrejt ose tërthorazi dobi pasuror ose financiare. Që një veprim të konsiderohet Krim I organizuar duhet të plotësohen së paku këto katër elemente: • bashkëpunimi i tre ose më shumë personave, • aktiviteti kriminal i tyre për një kohë të gjatë
• •
kryerja e krimeve me rrezikshmëri të theksuar, ekzistimi i objektivit për përfitime ose pushtet.
2. Cilat janë format në të cilat paraqitet –manifestohen veprimet kriminale si pjesë e Krimit të Organizuar? Format e paraqitjes së Krimit të Organizuar janë: • Kontrabandimi dhe trafikimi me qenje njerëzore. • Falsifikim i parasë,letrave me vlerë dhe dokumenteve. • Trafikim me substanca narkotike, • Kontrabanda, • Pastrim i parave, • Korrupsion, etj. 3-Kuptimi dhe fenomeni kontrabandës? Kontrabanda paraqet një dukuri aktuale negative,rrezikshmëria shoqërore e së cilës manifestohet në mënyrë të shumëfishtë .Përmasat e përhapjes së kontrabandës sot, veçanarishtë në disa forma të saj , e bëjnë atë , me gjasë ,trajtën më të organizuar të kriminaliteti ,e cila implikon në vete një mori pasojash negative në shoqëri. 4. Cili i lloj i vepra penale të kotrabandimit sjellë përfitime më të mëdha , kryerësve të veprave penale? Kontrabanda me narkotikë,për nga konspirativiteti dhe organizimi, është një ndër veprimtaritë më të përsosura nga lëmi i kriminaliteti profesional,që sjell përfitime të mëdha organizatorëve . 5.. Ku bëhen zakonisht kontrabandimet me armë dhe ku është arsyeja apo shkaqet ekzistimit të kontrabandës me armë të zjarrit? Kontrabanda me armë dhe municion, kryesisht bëhet në shtetet ku vatra të krizave dhe në shtetet të cila janë jostabile. Dy janë shkaqet themelore që i përshtaten këtij lloji të kotrabandimit: • sot në botë prodhohen më shumë armë se që është e nevojshme, për armatimin e rregullt të armatës dhe policisë dhe • ekzistimi i tregut ilegal, i cili merr çdo gjë që i ofrohet. 6. Çka kuptojmë me termin Torturë? Termi Torturë- nënkupton çdo akt, me anë të cilit një personi me qëllim i shkaktohet dhembje ose vuajtje e madhe fizike ose mendore, frikësim ose detyrim , me synim që nga ai ose nga personi i tretë të merret njoftim ose deklaratë, që mund të ndikojë në dënimin e tij ose të personit të tretë, për ndonjë vepër që e ka kryer ose që dyshohet të ketë kryer. Elementet e Torturës janë: • Kryhet nga ana e personave zyrtar, • Qëllimi i marrjes së informacionit apo pranimit të ndonjë deklarate . Metodat e Torturës janë:
• Metoda e torturës fizike, • Metoda e torturës Psikologjike dhe • Metoda e përzier e torturës-fizike dhe psikologjike. Llojet e torturës fizike janë: • Rrahja sistematike, • Tortura e mbytjes, • Djegia, • Gjymtimi(prerje ,këputje), • Tortura elektrike (pikana), • Tortura dentare, • Tortura farmakologjike, • Tortura seksuale • Varja palestineze Llojet e torturës psikologjike janë: • Privimi ose rraskapitja • Kërcënimet • Frika (fobia) • Poshtërimi ose rraskapitja • Prania e të tjerëve gjatë torturimit. 7. Kuptimi i Kriminaliteti ekonomik ? Kriminaliteti ekonomik përfshinë të gjitha format e aktivitetit kriminal të drejtuara kundër sistemit ekonomik dhe funksionimit të tij, pavarësisht se a janë të ndërmarra në kuadër të afarizmit ekonomik apo jashtë tij. Të gjitha format e kriminalitetit ekonomik mund të grupohen në 7 kategori: • përvetësimi i tepricave të paevidencuara ,të shkaktuara me përllogaritjen mesatare të humbjeve të lejuar në mall dhe normativa të prodhimit, • përvetësimi i tepricave të pa evidencuara, të shkaktuara me mashtrimin e konsumuesve, • përvetësimi i tepricave të pa evidencuara, të krijuara me afarizëm për llogari vetjake. • përvetësimi me pasojë mangu dhe fshehja e mangësive me falsifikim e dokumenteve dhe me metoda të tjera, • korrupsioni dhe keqpërdorimi • malverzimet e dobishme dhe • afarizmi i pandërgjegjshëm. 8. Kuptimi dhe shkaqet e kriminalitetit ekologjik?
Me kriminalitetit ekologjik kuptohet grupi i veprave penale me të cilat mbrohet ambienti jetësor dhe disa nga shkaqet më të rëndësishme të këtij kriminalitetit janë: • rregullimi parcial dhe jo i plotë juridik i dispozitave që mbrojnë nga ky kriminalitet, • shpërndarja e kompetencave dhe autorizimeve në organet e ndryshme të rregullimit të kushteve dhe rrethanave që pengojnë paraqitjen e këtij lloji të kriminalitetit, • jo profesionaliteti i kuadrove për problematiken ekologjike, • pamjaftueshmëria e pajisjeve teknike të organeve përkatëse që merren me punë ekologjike, • aktiviteti i pa mjaftueshëm preventiv dhe represiv i organeve kompetente si dhe • ndikimet e ndryshme të subjekteve politike e ekonomike pa baza juridike në këtë fushë. • 9. Cilët janë ndotësit më të mëdhenjtë ekologjik në Kosovë? Ndotësit më të mëdhenj ekologjik në Kosovë janë; • Kompleksi metalurgjik ,,TREPQA’’. • Korporata Elektroenergjetike e Kosovës, • Fabrika e çimentos , SHARR CEM’’ , • ,,FERRONIKELI ‘’ etj. . 10. Çfarë forma të kriminalitetit ekologjik kemi? Kemi këto forma të kriminalitetit ekologjik: • Ndotja dhe shkatërrimi i mjedisit. • Mbajtja e paligjshme e substancave dhe e mbeturinave të rrezikshme , • Veprimi i paligjshëm me instalime të rrezikshme, • Prodhimi ,shitja dhe vënia në qarkullim e materieve të dëmshme për mjekimin e shtazëve. • Dhënia e ndihmës veterinere në mënyrë të pandërgjegjshme • Mosrespektimi i urdhrave për luftimin e sëmundjeve të shtazëve dhe të bimëve. • Ndotja e ushqimit dhe e ujit të shtazëve. • Shkatërrimi i botës bimore me mjete të dëmshme. • Shkretërimi i pyjeve , • Gjuetia e kundërligjshme , • Peshkimi i kundërligjshëm etj. 11. Çka kuptojmë me ndotje dhe kush ndotet nga kriminalitet ekologjik? Me ndotje nënkuptojmë ndryshim , kualitativ dhe kuantitativ të veçorive fizike ,kimike dhe biologjike të komponentëve kryesor ( ajrit, ujit, tokës ,ushqimit , etj.). 12. Çka kuptojmë me kriminalitet kompjuterik?
Kriminaliteti kompjuterik është dukuri tejet e re dhe sipas Von Zur Muhlen (1973) nga SHBA-ë ka shkruar i pari punim shkencor për kriminalitetin kompjuterik , Sipas këtij autori kjo dukuri përfshinë gjitha sjelljet në të cilat kompjuteri është mjetë dhe qëllim i veprimtarisë kriminale,ky autor veçon disa forma të kriminaliteti kompjuterik: manipulimi, manipulimi me programe(input-autoput manipulimi),spiunazhi,sabotimi , vjedhja gjate një periudhe te caktuar. Format themelore të kriminalitetit kompjuterik janë; • vjedhjet, • asgjësimin e pasurisë, • mashtrimet, • Vjedhjet e imëta dhe qëllimet e keqbërësve. Ndërsa Llojet më të shpeshta të krimeve kompjuterike të lidhura me kompjuter janë: • Mashtrimet kompjuterike, • Vjedhja e informacioneve • Sabotimi kompjuterik dhe • Hyrja e paautorizuar në sisteme kompjuterike 13. Çka kuptojmë me terrorizëm dhe cili është dallimi në mes të Terrorizmit dhe Krimit të Organizuar? Me TERRORIZËM kuptohet forma e organizmit të aktivitetit kriminal, të cilin e karakterizon ndërmarrja e akteve të dhunës, kryerja e atentateve dhe rrëmbimeve, vënia e eksplozioneve, zjarreve dhe ndërmarrja e veprimeve të tjera me rrezikshmëri të përgjithshme, Dallimi në mes TERRORZIMIT dhe KRIMIT të ORGANZIZUAR është sepse , qëllimi themelor i veprimeve terroriste nacionale është sjellja e shtetit respektivisht e qeverisë së tij dhe popullin nën presionin e nevojshëm me qëllim të detyrimit të tyre për vijimin e kursit të caktuar politik ,ndërsa kryerja e veprimeve kriminale – të krimit të organizuar, bëhet për qëllime të përfitimit pasuror. 14. Cila janë format e paraqitjes së terrorizmit? Format kryesore dhe më të shpeshta të akteve terroriste janë: • Marrja dhe mbajtja e pengjeve, • Rrëmbimi i mjeteve të udhëtimit masiv(aeroplanëve, anijeve etj.). • Torturimi dhe vrasja (atentati) e kundërshtarëve politikë,përfshirë ,,zhdukjen’’ e tyre. • Eksplozionet, • Bombardimi (granatimi) i vendeve të banuara me civilë, • Shfrytëzimi i armëve për shkatërrim masiv (armët nukleare, kimike ,biologjike etj.) dhe
• Vrasja e civilëve. 15. Si bëhet përcaktimi i vlerës provuese të gjurmës? Vlera provuese e gjurmës përcaktohet varësisht nga rrethanat në çdo rast konkret,si rregull gjurmët mund të kenë rëndësi provuese indiciale ose direkte. INDICJET- janë gjurmët që mundësojnë ngritjen e versioneve për ekzistimin e ndonjë fakti juridik relevant ,kurse PROVAT DIREKTE ,drejtpërdrejtë e vërtetojnë.