E Drejta Kushtetuese-Perpilim Emërtimi “E drejta kushtetuese” ka domethënie të dyfisht. E Drejta kushtetuese si shkencë. Është displinë shkencore e cila merret me studimin e së drejtës kushtetuese si degë e së drejtës, përkatsisht merret me sqarimin dhe interpretimin e normave të cilat rregullojnë materien kushtetuese, me formulimin e institutive juridike të cilat i zbaton në degët e së drejtës si tërësi koherente pastaj në mënyrë kritike nga aspektet e filozofizë juridike i vlerson normat kushtetuese, studion funksionimin e sistemit kushtetues dhe efektin e tij në praktikë etj. E drejta kushtetuese si shkencë politiko-juridike. bëhet rregullimi i materies kushtetuese kanë të bëjnë me pushtetin politik, përkatsisht me formimin dhe organizimin e organeve shtetrore, autorizimet e tyre etj. E drejta kusht.si diciplin e shkeces juridike:merret me studimin e se drejtes kusht.si dege e se drejtes me sqarimin,interpretimin e normave juridike qe rregullojn materien kushtetuese. ME TË DREJTËN KUSHTETUESE Kuptimi pozitivo-juridik është kuptimi i përgjithshëm i të drejtës kushtetuese dhe sipas këtij kuptimi me të drejtë kushtetuese kuptojmë sistemin e normave juridike me karakter kushtetues, të cilat rregullojnë mardhëniet themelore shoqërore e politike që kanë të bëjnë me pushtetin politik dhe raportin ndaj pushtetit politik, e që janë të formuluara dhe të kodifikuara në një document të përbashkët të quajtur kushtetutë. Kuptimi materialist apo Sociologjiko-politik është kuptimi sipas të cilit me të drejtë kushtetuese nënkuptojmë të drejtën ekzistuese që materializohet në jetën e një vendi, e drejta positive me të gjitha raportet reale e formale, të realizuara e normative pavarsisht nga fakti se ato norma a janë të kodifikuara në një document më të lartë apo jo. Kuptimi teorik apo Shkencor është ai kuptim sipas të cilit me të drejtë kushtetuese nënkuptojmë disiplinën shkencore të cilën e mësojmë në universitete me po këtë emrërtim apo të ngjashëm. Rëndësia e TDK si degë e së drejtës – qëndron në faktin se kjo degë e së drejtës siguron dhe mbron vlerat më të rëndësishme të qytetrimit siq është qeverisja e drejtësisë, bashkjetesa paqsore të lirive të njeriut ndaj pushtetit, rregullimi i mardhënieve themelore politike në shoqëri të cilat mardhënie paraqesin sferën qëndrore të mardhënieve shoqërore ngase prej tyre varet karakteri i pushtetit shtetror dhe pozita e njeriut në shoqëri vecmas raporti i njeriut ndaj pushtetit dhe anasjelltas. Rëndësia e TDK si disiplinë shkencore politiko-juridike – 1- teorike 2- pedagogjike-edukative Objekti i TDK Objekti i saj është i kushtëzuar nga përmbajtja në fakt ajo paraqet objektin e konkretizuar e të përpunuar. Në botë ekziston dhe mbizotron mënyra juridike-dogmatike e përcaktimit të objektit të së drejtës kushtetuese. objekti i së drejtës kushtetuese në përgjithsi janë: - Raportet themelore politike - Vlerat juridike me të cilat përcaktohet përmbajtja konkrete e këtyre raporteve - Normat juridike me të cilat rregullohen raportet themelore politike Metodat e të drejtës kushtetuese :--Metoda Normative ose Metoda Dogmatike është
metodë themelore dhe më e vjetër e studimit e së drejtës kushtetuese si degë e së drejtës . Nëpërmjet saj pasqyrohet dhe zbulohet përmbajtja e normave dhe rregullave juridike me të cilat rregullohen raportet politike themelore dhe institucionet politike në një vend. Metoda Politikologjike ka të bëjë me analizën e funksionimit të institucioneve dhe proceseve politike si objekt i rregullativës kushtetuese-juridike d.m.th me anë të kësaj metode studiohet zbatimi konkret i normave kushtetuese në praktikë. Metoda Aksiologjike – zbulon dhe pasqyron përmbajtjen e vlerave juridike të sanksionuara me normat dhe rregullat kushtetuese si dhe sendërtimi i tyre në praktikë. Përmbajtja e të drejtës kushtetuese – është e kushtëzuar dhe e lidhur ngusht me objektin e saj. Përmbajtja e të drejtës kushtetuese nënkupton objektin e përpunuar dhe të konkretizuar të së drejtës kushtetuese. Përmbajtja e të drejtës kushtetuese ndryshon dhe në të njejtin vend varësisht nga pikpamjet e autorit të textit universitar BURIMET E TË DREJTËS KUSHTETUESE - Burimet formale - Burimet materiale BURIMET FORMALE – janë aktet e përgjithshme juridike të formës së shkruar të cilat janë në fuqi dhe me të cilat rregullohet materia kushtetuese. Ato mund të jenë ekskluzive (kur në tërësi e rregullojnë materien kushtetuese) dhe të përziera (kur përveq materies kushtetuese rregullojnë edhe materie tjetër juridike. Burime formale janë: Aktet kushtetuese – janë burimi më i rëndësishëm formal i të drejtës kushtetuese . rëndësia e tyre qëndron në fuqinë më të lartë juridike në raport me të gjitha aktet tjera juridike. Kushtetuta – është burimi formal më i përhapur i të drejtës kushtetuese.Sidokument të shkruar e kanë të gjitha shtetet bashkëkohore me përjashtim tëAnglisë. Ajo është akt themelore,akti më i lartë juridik, i cili rëndom emrohet si kushtetut përjashtimisht edhe si Ligji themelor etj.Me të rregullohen qështjet më të rëndësishme të materies kushtetuese, karakteri dhe organizimi i pushtetit, liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe shtetasit etj, Ligji kushtetues – është akt kushtetues i cili paraqitet në rast kur ekziston kushtetuta e shkruar si akt me të cilin bëhen ndryshime rrënjësore të kushtetutës ekzistuese poashtu në mënyrë originere rregullohet materia kushtetuese dhe ka karakterin e aktit me të lartë juridik të vendit. Amendamenti kushtetues – është akt kushtetues që paraqitet në kushtet e ekzistimit të kushtetutave të shkruara. Me të bëhet plotësimi i kushtetutave të shkruara. Me të bëhet plotësimi i kushtetutës ekzistuese ose ndryshimi dhe zëvendësimi i normave të caktuara të saj. Aneksi kushtetues – është shtojcë e posacshme e kushtetutës, e cila së bashku me tekstin normative të kushtetutës paraqet një tërësi. Nxirret tok me kushtetutën dhe nuk mund të qënroj si akt i pavarur. Aktet ligjore – si burime formale të së drejtës kushtetuese kanë fuqi më të dobët në raport me burimet tjera kushtetuese. Fuqia e tyre është më e lartë në raport me aktet nënligjore. BURIMET MATERIALE :janë faktorë që kushtëzojnë dhe ndikojnë në formimin e normave kushtetuese dhe të drejtës kushtetuese si degë e së drejtës. Burimet materiale ndahen në dy grupe: a)doket kushtetuese, konventat kushtetuese, normat e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare, praktika gjyqsore dhe faktet juridike b) teoria juridike, doktrinat politike, programet e partive politike etj.
Jane:Doket kushtetuese – janë norma ose rregulla të pashkruara shoqërore me të cilat rregullohet ndonjë cështje me rëndësi kushtetuese. Këto paraqiten gjat mesjetës. Doket kushtetuese mund të jenë burim i të drejtës kushtetuese nëse zbatohen një kohë të gjatë në mënyrë identike në cështjet identike dhe po qe se pranohen vullnetarisht nga shumica e njerzve dhe prapa tyre nukqendron sanksioni shtetërorë por vetëdija shoqërore. Përdoren në rast precizimi dhe plotësimi të zbraztësirave kushtetuese. Konventat kushtetuese – janë rregulla të pashkruara që mbështeten dhe dalin nga praktika shumë vjecare për funksionimin e organeve më të larta shtetërore vecmas të parlamentit dhe qeverisë. Praktika gjyqsore – merret si burim i të drejtës kushtetuese në rastet kur gjykatat, lidhur me qështjet e caktuara me karakter kushtetues, marrin vendime identike apo të ngjashme dhe kjo kalon në praktikë e cila rrespektohet në të gjitha rastet e tjera të ngjashme. Doktrinat politike – edhe teoritë politike mund të merren si burime materiale të së drejtës kushtetuese. Programet e partive politike – partitë politike në pushtet për të realizuar programin e tyre bëjnë ndryshime në aktet juridike duke përfshirë edhe kushtetutën. Burimet e së drejtës kushtetuese në Angli .Më të njohura prej tyre janë: - Magna Charta Libertatum 1215 - Peticioni mbi të drejtat - Habeas Corpus Act - Billi (ligji) mbi të drejtat 1688 - Akti mbi themelimin (Act of Settlement) 1700 Burimet e së drejtës kushtetuese në SHBA Kushtetuta me amendamentet kushtetuese paraqesin burimin themelor të së drejtës kushtetuese. Burim tjetër i rëndësishëm i të drejtës kushtetuese në SHBA janë edhe vendimet e gjykatave federative dhe gjykatës supreme lidhur me kushtetutshmërinë e ligjeve. Në SHBA burime të të së drejtës kushtetuese janë disa ligje të nxjerra nga kongresi me të cilat rregullohet materia kushtetuese pastaj si burim tjetër llogariten edhe vendimet e kongresit me të cilat rregullohet materia kushtetuese pastaj si burim tjetër llogariten edhe vendimet e kryetarit si bartës i ekzekutivit. Në SHBA si burime të drejtës kushtetuese konsiderohen edhe doket gjyqsore dhe praktika gjyqsore. Rëndësia e kushtetutës Ajo është akt i formimit dhe i formimit dhe i organizimit të shtetit përkatsisht pushtetit politik të tij. Kuptimi formal i kushtetutës Është akt juridik i shkruar dhe i kodifikuar me fuqi më të lartë juridike, i miratuar nga organi më i lartë shtetrorë sipas procedurës së vecantë. Është ligj themelor, ligj mbi ligjet. Ajo mund të miratohet edhe nëpërmjet referendumit ku vjen në shprehje sovraniteti popullor. Kuptimi material i kushtetutës Kushtetuta paraqet tërësi normash ose rregullash themelore me të cilat rregullohen bazat e rendit shoqërorë, shtetrorë e juridik të vendit. Kuptimi politik i kushtetutës Në kuptimin politik kushtetuta paraqt deklaracion të proklamuar solemnisht që përmban rregulla për kufizimin dhe kontrollin e pushtetit politik vecmas në lëminë e lirive dhe të drejtave të njeriut. Përfaqsues ishte mendimtari amerikan me prejardhje gjermane K.Loeëenstein. Kuptimi filozofik i kushtetutës Kushtetuta është shprehje e vullnetit më të lartë me të cilën vendoset rendi i punëve brenda shtetit dhe kosmosit. Këtë mendim e mbështetën
Aristoteli, Hegeli ishte mendimi i tyre për kushtetutën. Kuptimi teorik i kushtetutës Është kuptim sintetik që paraqitet të unisojë kuptimin formal, material dhe politik në një unik. “Me kushtetutë nënkuptohet akti ose dokumenti publik i cili paraqet ligjin themelor dhe më të lartë të një vendit i cili përcakton ose juridikisht rregullon mardhëniet themelore shoqërore-politike të atij vendi sidomos qështjen se formimit, funksionimit dhe autorizimeve të pushtetit politik Teoria mbi kushtetutat e shkruara dhe jo të shkruara Kjo teori i qaset kuptimit të vetë në mënyrë të njëanshme, duke marrë parasysh vetëm formën e kushtetutës (e shkruar apo jo e shkruar). Mendimtari freng Aleksis De Tokvil duke trajtuar qështjen e kuptimit të formës së kushtetutës ai erdhi në përfundim se Anglia nuk ka kushtetutë që ishte mendim i drejt i tij. Xhejms Brajs në anën tjetër pohom se Anglia ka Kushtetutat reale – konsiderohen ato kushtetuta që shprehin gjendjen ekzistuese reale në shoqëri. Kushtetutat fiktive – konsiderohen ato kushtetuta që nuk zbatohen në praktikë, që fshehin gjendjen ekzistuese dhe u shërbejnë garniturave në pushtet për ta maskuar pushtetin e tyre autocrat. Kushtetutat reale-programatike – quhen ato kushtetuta të cilat shprehin realitetin ekzistues e jëkohësisht përcaktojnë kahet e zhvillimit të mëtejëm. Kushtetutat programore-deklarative – janë ato kushtetuta të cilat merren me perspektivën dhe synimet e zhvillimit shoqëror në të ardhmen, duke mos e shprehur gjendjen e tanishme. Nga te gjitha këto më të preferuarat janë kushtetutat reale Përmbajtja e kushtetutës Se cfarë përmbajtje do të ketë kushtetuta varet nga vullneti i kushtetutdhënësit. Kushtetuta përmban të drejtat dhe liritë e njeriut dhe të shtetasit, përjashtim nga kjo ka bërë Kushtetuta e SHBA-ve 1787 për arsye se është bërë skllavërimi i njerzve ku pas 4 viteve ajo u plotësua me 10 amendamente kushtuar kësaj qështje. Të gjitha kushtetutat përmbajnë dispozita kushtuar kësaj cështje. Të gjitha kushtetutat përmbajnë dispozita kushtuar pushtetit shtetëror. Disa kushtetuta përmbajnë edhe dispozita ligjore. Përberja (struktura) e kushtetutës Shumica e kushtetutave përbëhen nga: - Preambula dhe - Pjesa normative Preambula (lat.preambulum – hyrje, parahyrje, parathënie) Pjesa normative – paraqet pjesën qëndrore, gjegjësisht kushtetutën e një vendi. Disa kushtetuta bashkëkohore përmbajnë këto pjesë: - Dispozitat e përgjithshme - Liritë dhe të drejtat e njeriut dhe shtetasit - Organin legjislativ - Shefin e shtetit - Organin ekzekutiv - Organin gjyqsor - Ndarjen territoriale - Vetqeverisjen lokale - Mbrojtjen dhe ushtrinë Miratimi i kushtetutës - Miratimi i drejtpërdrejt nga populli (referendumi) - Miratimi nga ana e organit (kuvendit) kushtetues dhe - Miratimi nga ana e organit të rëndomt (legjislativ) përfaqsues
Menyra e ndryshimit të kushtetutës Me ndryshimin e kushtetutës nënkuptojmë ndryshimin e saj në tërësi pra zëvendësimi i saj me kushtetutë të re ose ndryshimin e saj të pjesshëm (parcial). Ekzistojnë tre mënyra sipas të cilave mund të ndryshohet kushtetuta: - Ndryshimi me anë të referendumit kushtetutdhënës - Nga ana e kuvendit kushtetutvënës - Nga ana e organit të rregullt legjislativ Propozues për ndryshimin e kushtetutës paraqiten: - numri i caktuar i deputetve të organit përfaqsues - numri i caktuar i zgjedhsve - shefi i shtetit - qeveria Procedura për ndryshimin e kushtetutës përbëhet prej dy fazave dhe zgjat më tepër se ajo e nxjerrjes së ligjeve. Kërkohet shumica si 2/3, 3/5 e votave të të gjithë deputetve. Aktet me të cilat bëhet ndryshimi i kushtetutës janë: - Ligji kushtetues - Amendamenti kushtetues. Parimet e ushtrimit te pushtetit shtetror: 1).Parimi I unitetit te pushtetit shtetror-nenkupton-formen e rregullimit te raporteve mes :legjislativit,ekzekutivo-administrates dhe gjygjsorit,secili nga pushtetet ushtron organe te veqanta.,mirpo tri pushtetet I ushtron nje organi I vetem ai perfaqsues. Sistemi I ndarjes pusht.shtet.ne baze parimit te unitetit ne 1).sistemi I kuvendit, 2).sistemi I konventes. 2).Parimi I ndarjes se pushetett shtetror-nenkupton se asnjeri pushtet nuk mund te perzihen ne veprimtarin e pushtetit tjeter,bazohet ne ndarjen si:legjislativi,ekzekutivi,gjygjsori. Sistemi I ndarjes pusht.shtet.ne baze parimit te ndarjes ne 1)sistemi presidencial, 2).sistemi parlamentar,3).sistemi i perzier.
Adem Haxholli 2011’12