PERMBAJTJA 1. Hyrje 2. IP adresimi 3. Klasat primare te adresave 4. Njohuri t\u00eb shpejta p\u00ebr matematik\u00ebn binomiale 5. P\u00ebrfundimi 6. Literatura
Hyrje
N\u00eb vitet e 60-ta kompjuter\u00ebt kan\u00eb filluar t\u00eb lidhen mes veti p\u00ebrmes Wid (WAN). United States Defence Advanced Research Project Agency (ARPA) ka qene nj\u00eb nd\u00ebr rrjetat e para q\u00eb ishte krijuar. ARPAnet ka testuar rrjeta t\u00eb reja dhe ka filloj t\u shume universitete, duke k\u00ebrkuar nd\u00ebrmjet\u00ebsi n\u00eb mes qendrave dhe qeveris
M\u00eb 1972 John Postel, themeluesi i Internet Assigned Numbers Authority (IANA), ka qen\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e IP adresave unike p\u00ebr \u00e n\u00eb internet.
Fillimisht, ka qen\u00eb nj\u00eb tekst skedar q\u00eb ka publikuar krejt burimet e rrjetave p\u sh\u00ebrbyesve, kjo ka dh\u00ebn\u00eb informacione lidhur me lokacionet e \u00e7do kompju p\u00ebrfshir\u00eb HOSTname (emrin e kompjuterit) dhe IP adresat.
P\u00ebrdoruesit rigjenin k\u00ebto skedar dhe i ruanin n\u00eb serverin lokal t\u00eb tyre. Ku shtuar nj\u00eb kompjuter n\u00eb rrjetin e tyre, p\u00ebrdoruesit do t\u00eb duhej te d\u00eb SRI (Stanford Research Institute), ku \u00e7do informacion p\u00ebr \u00e7do kompjuter \u00e deri sa SRI ka publikuar tekst skedarin e ri. Si\u00e7 mund ta paramendoni mund\u00ebsia p\u00ebr t\u2019u zgjeruar m\u00ebtej ishte pro sistem. Gjithashtu, me rritjen e numrit t\u00eb perdoruersve q\u00eb jane ky\u00e7ur gjat\u00e perdorimi i IP numrave shume shpejt filloj t\u00eb jet\u00eb jo i famsh\u00ebm.
IP adresa (si p.sh. 62.64.31.149) nuk \u00ebsht\u00eb aq e leht\u00eb p\u00ebr tu mbajtur n\u0 prezanton\u00eb ndonj\u00eb informacion gjeografik.
Ne fillim te viteve 80 Dr. David Mills, John Postel, Zaw-Sing Su dhe Dr. Paul Mockapetris ishin te involvuar n\u00eb krijimin e nj\u00eb sistemi per em\u00ebrimin e ketyre IP adresave. Ata s\u00eb bashku krijuan sistemin: Domain Name System (DNS). Tani, DNS lejon organizatat t\u00eb ken\u00eb emra kuptimplot\u00eb p\u00ebr sistemet e tyre.
P\u00ebr disa vite ky Domain Name System punoj me vendosm\u00ebri dhe funksionoi shum\u00eb si mb\u00ebshtet\u00ebs i zyr\u00ebs s\u00eb rrjetit operativ. N\u00eb vitin 1990 ARPAnet ishte t\u at\u00eb koh\u00eb ishte rritur n\u00eb rreth 100.000 rrjeta kompjuter\u00ebsh.
Nje regjist\u00ebrin zyrtar ose qendra informative p\u00ebr rrjeta (Network Information Center NIC) duhej ti regjistronte t\u00eb gjith\u00eb emrat pron\u00ebsor. Kompania NOMINET UK, ng Britania e Madhe, regjistroi te gjith\u00eb pronar\u00ebt n\u00eb Angli. P\u00ebr her\u00eb t\u p\u00ebrdorur n\u00eb vitet 1980 kur nj\u00eb grup jo profitabil "Naming Committee" ishte i de regjistronte t\u00eb gjith\u00eb UK domains. Rreth viteve 1990 ishte par\u00eb nj\u00eb shp\u0 ne nje sektor komercial, i cili i dha p\u00ebrpar\u00ebsi World Wide Web (WWW). Ne k\u00ebt\u00eb koh\u00eb kompanit\u00eb si\u00e7 ishin: Demon, Pipex dhe British Telecom shfaq\u00ebn si sh\u00ebrbyes t\u00eb serviseve (Service Provider) n\u00eb internet dhe filluan domain n\u00eb nivel komercial. Pasi q\u00eb domain emrat u zhvilluan dhe Naming Committee kishte t\u00eb pamundur t\u00eb mbaj n\u00eb nivel t\u00eb gjitha aplikacionet, NOMINET fillo domain-\u00ebt me prapashtes\u00ebn \u201c.uk\u201d
IP Adresimi Kur IP-ja u standardizua për herë të parë në Shtator 1981, specifikimet kërkonin që çdo sistem i lidhur në një IP, t’i caktohet një vlerë unike, një 32-bit Internet Adresë. D.m.th, IP adresa shërben për identifikim e pajisjes së kyçur në rrjetin e Internetit. IP adresa e cila përmban 32 bit-a, shpesh paraqitet si numër 4 “oktetësh” duke filluar nga 0 deri në 255, numra këta te paraqitur ne shifra decimale dhe jo në ata binarë. Për shembull, IP adresa 168.212.226.204 ne formën binare është 10101000.11010100.11100010.11001100. IP adresa (si p.sh. 62.64.31.149) nuk është aq e lehtë për tu mbajtur në mend dhe nuk prezanton ndonjë informacion gjeografik. Ja një shembull grafik i një IP adrese dhe ndërlidhjes së saj me një domen, në këtë rast, domenin in-addr.arpa
Por për ne më lehtë është të mbajmë në mend numrat decimal sesa ata binarë, kështu që ne i përdorim numrat decimal për të përshkruar IP adresën, në rast se na nevojitet ti
tregojmë dikujt. Sidoqoftë, numri binarë është i rëndësishëm sepse do të përcaktojë se cilës klasë të rrjetës i takon IP-ja. Pra, IP adresa është e ndarë në dy komponente. Njëra komponentë i përket pjesës së adresës, që konsiston ne bit-at e rrjetës. Bit-at e rrjetës e përbejnë pjesën e majtë të adresës. Komponenti i dytë është pjesa e adresës së hostit, që konsiston ne bit-at e hostit. Bit-at e hostit e përbejnë pjesën e djathtë të adresës. Ato përbejnë pjesën e mbetur të bitave të cilët nuk janë përfshirë në bit-at e rrjetës.
Figura 2: Ndarja e bit-ave në një IP adresë Disa sisteme, sikurse ruterët të cilët kanë interfejsa në më shumë se një rrjetë, duhet të përcaktohet nga IP adresë unike për secilën interfejs te rrjetave. Pjesa e parë e një Internet adrese identifikon rrjetin në të cilin hosti gjendet, përderisa pjesa e dytë identifikon hostin e veçantë në rrjetin e dhënë. Kjo krijon adresën 2-shtresore hierarkike që është ilustruar në figurën më poshtë.
Figura 3: Struktura e Internet Adresës Ne vitet e fundit, fusha e numrit të rrjetës iu është referuar si “prefiksi i rrjetës” sepse pjesa kryesuese e çdo IP adrese identifikon numrin e rrjetës. Të gjithë hostat në një rrjet të dhënë ndajnë prefiksin e njëjtë të rrjetës por duhet të kenë numrin unik të hostit. Ngjashëm, çdo dy hosta ne rrjeta të ndryshme duhet të kenë prefikse të ndryshme të rrjetave mund të kenë numrin e njëjtë të hostit.
Klasat primare te adresave Ne mënyre që të prodhojnë një fleksibilitet te nevojshëm për të mbështetur madhësinë e rrjetave, dizajnerët vendosën qe hapësira e IP adresës duhet të jetë e ndarë ne 3 klasa të ndryshme, Klasa A, Klasa B, dhe Klasa C. Kësaj shpesh i referohemi si adresa “klasore” sepse hapësira e adresës është e ndarë në tri klasa te paradefinuara, grupime, ose kategori. Secila klasë rregullon kufirin në mes prefiksit te rrjetit dhe numrit te hostit në pika të ndryshme brenda adresës 32 bit-she. Formatet e klasave themelore te adresave janë ilustruar ne figurën me poshtë:
Figura 4: Principet e formateve të IP Adresave të ndara në klasa Një nga vetitë themelore te IP adresës klasore është se secila adresë përmban një qelës vetëkodues i cili identifikon pikën ndarëse ndërmjet prefiksit te rrjetit dhe numrit të hostit. Për shembull, nëse 2 bit-at e parë te një IP adrese janë 1-0, pika ndarëse bjen në mes bit-it të 15-te dhe 16-te. Kjo e thjeshtësoi sistemin e rutimit përgjatë viteve te hershme te Internetit sepse protokollet origjinale te rutimit nuk e furnizonin “maskën” me secilën “rute” (linje) për ta identifikuar gjatësinë e prefiksit te rrjetit.
Rrjeti i Klasës A Adresa binare fillon me 0, prandaj numrat decimal mund të përdoren prej 1 deri në 126. 8 bit-at e parë (okteti i parë) identifikon rrjetën dhe 24 bit-at e mbetur tregojnë hostin brenda rrjetës. Një shembull i një IP adrese që i takon klasës A është : 102.168.212.226, ku “102” identifikon rrjetën dhe “168.212.226” identifikon hostin brenda rrjetës.
Rrjeti i Klasës B Adresa binare fillon me 10, prandaj numrat decimal mund të përdoren prej 128 deri në 191. (Numri 127 është i rezervuar për “loopback” dhe përdoret për testime të brendshme në makinë). 16 bit-at e parë (dy oktetet e para) identifikojnë rrjetin kurse 16 bit-at tregojnë hostin brenda rrjetit. Një shembull i një IP adrese që i takon klasës B është 168.212.226.204 ku “168.212” identifikon rrjetën dhe “226.204” identifikon hostin brenda rrjetës.
Rrjeti i Klasës C Adresat binare fillojnë me 110, prandaj numri decimal mund të jetë brenda kufirit të numrave 192 deri 223. 24 bit-at e parë (tre oktetet e para) identifikojnë rrjetën ndërsa 8 bit-at e mbetur e tregojnë hostin brenda rrjetës. Një shembull i një IP adrese që i takon klasës C është 200.168.212.226 ku “200.168.212.226” identifikon rrjetën dhe “226” identifikon hostin brenda rrjetës.
Rrjeti i Klasës D Adresat binare fillojnë me 1110, prandaj numri decimal mund të jetë brenda kufirit të numrave 224 deri 239.
Rrjeti i Klasës D Adresat binare fillojnë me 1111, prandaj numri decimal mund të jetë brenda kufirit të numrave 240 deri 255. Kjo klasë e rrjetave përdoret për eksperimente. Ato asnjëherë nuk janë dokumentuar ose nuk janë vënë në shërbim në mënyrë standarde.
Njohuri të shpejta për matematikën binomiale Një octet I dhënë (8 bita), kur biti në një oktet (1) vlera e tij është… – 128 = i pari nga e majta (biti më i rëdësishëm) = 27 – 64 = biti i ardhshëm = 26 – 32 = biti i ardhshëm = 25 – 16 = biti i ardhshëm = 24 – 8 = biti i ardhshëm = 23 – 4 = biti i ardhshëm = 22 – 2 = biti i ardhshëm = 21 – 1 = i pari nga e djathta (biti më pak rëdësishëm) = 20 • Kur biti ne oktet nuk ësht dhënë (0) vlera e tij është zero. • Vlera e shumës së një okteti është shuma e çdo biti dhënë. – 11000000 = 128 + 64 = 192 – 10101000 = 128 + 32 + 8 = 168 – 11111111 = 128 + 64 + 32 + 16 + 8 + 4 + 2 + 1 = 255
Në figurën më poshtë është paraqitur adresimi në internet, një IP adresë si dhe është
bërë edhe ndarja e saj ne bazë të asaj se çfarë paraqet
Adresimi në Internet
ICANN
Si po e shohim edhe ne vizatimin e dhënë IP adresa 32-bitëshe është e përbërë nga dy pjesë. Pjesa e parë (192.207.177) është pjesa e cila paraqet Identifikuesin e rrjetës. Pjesa e mbetur e IP adresës, d.m.th (134) paraqet pjesën e IP adresës e cila bën të mundshëm identifikimin e kompjuterit. Figura 5 dhe 6 :
Korporata e Internetit e Emrave dhe Numrave të Ndarë (caktuar) (ICANN - the Internet Corporation of Assigned Names and Numbers) është organizatë që e mbikqyr sistemin e adresave të internetit. ICANN është organizatë joprofitabile e themeluar në vitin 1998 me seli në SHBA. ICANN është kompetent për mbikëqyrjen e: _ Sistemit për emra të domeneve _ Adresave të protokoleve të internetit _ Sistemit te serverit rrënjor
Adresa të lehta – sistemi për emrat e domeneve
Përgjegjësia më e dukshme e ICANN është mbikqyrja e sistemit të adresave të internetit. Vebadresat përmbajnë shkurtesa siç janë: .org, .com, .co ose .gov. Kjo pjesë e veb adresës quhet emër gjenerik i domenit të nivelit më të lartë (generic Top Level Domain name). Pjesë tjetër që e kanjë numër i madh adresash është emri kodit të shtetit Domen i nivelit më të lartë. Të gjitha shtetet në botë kanë dy shkronja që e paraqesin këtë nivel, si p.sh. .ug për Ugandën ose .za për Afrikën Jugore.
Sistemi origjinal i adresave të internetit i përdor numrat e protokollit të internetit (IP): secila vebfaqe ka një numër të veçantë identifikimi sipas të cilit sistemi e njeh dhe sistemi drejton informata deri te ajo. Mirëpo, deri në vitin 1984 ekzistonin aq shumë adresa sa që e bënin sistemin shumë të vështirë për përdorim. Për këtë arsye e formua Sistemi për emra të domeneve i cili i zëvendësoi numrat me fjalë dhe i organizoi në domene gjenerike. Domenet e shteteve u aplikuan në vitin 1985. Secili emër duhet të regjistrohet në sistemin qendror me çka do të korrespondojë me numrin e protokolit të internetit, e ky numër është po ai të cilin e përdor sistemi për dërgimin e pakove me informata. Në fillim, me emrat e domeneve merrej Network Solutions, kompani monopol e cila ishte e autorizuar nga qeveria e SHBA që ta bëjë këtë. Network Solutions i regjistronte veb domenet më të popullarizuara. com, .net dhe .org. Në vitin 1989 Ministria për tregti e SHBA lidhi kontratë me Katedrën për postë dhe telekomunikim të Institutit për shkencë të informatikës pranë Universitetit të Karolinës Jugore, duke vendosur në këtë mënyrë Drejtorinë e adresave të ndara të Internetit (Internet Assigned Numbers Authority). Pastaj, në vitin 1998, në marrëveshje me Ministrinë për tregti të SHBA u themelua ICANN i cili i mori përsipër funksionet e Network Solutions dhe Drejtorisë së adresave të ndara të internetit. Qëllimi ishte privatizimi, internacionalizimi dhe futja e konkurrencës në sistemin për emra të domeneve. kompanive private të cilat punojnë nën ombrellën e ICANN.
Përfundimi
A duhet shtetet t’i posedojnë emrat e kodit të shtetit të tyre? Po sikurse emrat gjenerikë, ashtu edhe emrat e domenëve të kodit të shtetit janë të regjistruar dhe të menaxhuar (respektivisht janë në pronësi) nga lloje të ndryshme organizatash, duke përfshirë këtu edhe disa kompani private dhe individë. Sot, kur interneti bëhet formë dominante për marrje të informatave, disa qeveri duan të kenë kontrollin mbi domenin e shtetit të tyre. Ata shohin kodin e shtetit Domenit të nivelit më të lartë si diçka të ngjashme me flamurin e tyre kombëtar, ose në të njëjtën mënyrë siç menaxhonin shume shtete deri më tani me komunikacionin ajror, diçka që përmban status dhe diçka mbi të cilën shteti/qeveria duhet të ketë të drejtë sovrane dhe kontroll. Sistemi i domeneve të shteteve u vendos që të zgjidhë një punë teknike – nevojën për sigurimin e komunkimit mes shteteve. Drejtoria për adresa të ndara të internetit e ndante të drejtën për menaxhim me emrin e kodit të shtetit Domen i nivelit më të lartë (kshDNL) personit të parë kompetent I cili do të kërkonte këtë dhe pas themelimit ICANN e mori përsipër këtë. Disa prej menaxherëve ose njerëzve që regjistrojnë në nivel të shtetit janë kompani private, disa janë në kuadër të qeverisë e disa janë individë. ICANN nuk kontrollon si punojnë menaxherët e emrit të kodit të shtetit Domen i nivelit më të lartë as sa paguajnë ata.
Distribuimi i adresave të internetit: Numrat e protokolit të internetit (IP) Krahas emrave të domeneve ICANN e mbikëqyr edhe distribuimin e numrave që qëndrojnë pas adresave tekstuale (diçka e ngjashme me numrat e telefonit). IP adresat janë numra që përdoren për t’u identifikuar serverët individual të internetit. Ndarja e këtyre adresave kërkon koordinim në nivel global.
ICANN i kontrollon, i udhëheq dhe i zgjidh mosmarrëveshjet që kanë të bëjnë me Sistemin e emrave të domeneve (Domain Name System - DNS), por emrat e rinj të domeneve të nivelit më të lartë duhet të miratohen nga Ministria për tregti e SHBA në pajtim me kushtet e kontratës me ICANN. Rishtazi u miratuan shtatë emra të rinj gjenrikë te Domeneve të nivelit më të lartë edhe atë: .info, .biz, .name, .pro, .aero, .coop, dhe .museum. Literatura
* h ttp://w w w. metamo r p h o s is . o rg .mk /I CT/d o r acak . p d f * h t t p: / / w w w.b e rg e n . o rg / ATC/ Co u r s e / I n f o Tec h / Co o li p * h ttp://w w w.r alp h b . n et/I P S u b n et/ip ad dr. h tml
* h ttp://w w w. metamo r p h o s is . o rg .mk /I CT/d o r acak . p d f * h t t p: / / w w w.b e rg e n . o rg / ATC/ Co u r s e / I n f o Tec h / Co o li p * h ttp://w w w.r alp h b . n et/I P S u b n et/ip ad dr. h tml