i
PËRMBAJTJA
1.
Hyrje
2
2.
Kuptimi dhe Dimensionet e Zhvillimit të Qëndrueshëm Kuptimi i zhvillimit të qëndrueshëm Dimensionet dhe elementet e zhvillimit të qëndrueshëm
4 5 6
3.
Zhvillimi i Turizmit të Qëndrueshëm Kuptimi i turizmit të qëndrueshëm Turizmi i qëndrueshëm dhe ekoturizmi Kompleksiteti i turizmit të qëndrueshëm
12 13 15 17
4.
Sfida të Zhvillimit Zhvillimit të Turizmit të Qëndrueshëm në Shqipëri Karakteristikat ekonomike të turizmit në Shqipëri Dinamika dhe konkurueshmëria e turizmit Impaktet e turizmit të qëndrueshëm Sfidat e turizmit të qëndrueshëm
22 23 25 31 36
5.
Vlerësimi Empirik Të dhënat, specifikimi i modelit dhe stacionariteti Modeli VECM dhe rezultatet e modelit
41 42 44
6
Përfundime dhe Rekomandime
50
Literatura
54
Aneks
58
ii
PËRMBAJTJA
1.
Hyrje
2
2.
Kuptimi dhe Dimensionet e Zhvillimit të Qëndrueshëm Kuptimi i zhvillimit të qëndrueshëm Dimensionet dhe elementet e zhvillimit të qëndrueshëm
4 5 6
3.
Zhvillimi i Turizmit të Qëndrueshëm Kuptimi i turizmit të qëndrueshëm Turizmi i qëndrueshëm dhe ekoturizmi Kompleksiteti i turizmit të qëndrueshëm
12 13 15 17
4.
Sfida të Zhvillimit Zhvillimit të Turizmit të Qëndrueshëm në Shqipëri Karakteristikat ekonomike të turizmit në Shqipëri Dinamika dhe konkurueshmëria e turizmit Impaktet e turizmit të qëndrueshëm Sfidat e turizmit të qëndrueshëm
22 23 25 31 36
5.
Vlerësimi Empirik Të dhënat, specifikimi i modelit dhe stacionariteti Modeli VECM dhe rezultatet e modelit
41 42 44
6
Përfundime dhe Rekomandime
50
Literatura
54
Aneks
58
ii
TABELA E FIGURAVE
Figura1: Tre dimensionet e zhvillimit të qëndrueshëm
7
Figura 2: Fluksi i vizitorëve gjatë periudhës Janar-Dhjetor Janar-Dhjet or 2009
22
Figura 3: Trendi i vizitorëve me nënshtetësi të huaj në Shqipëri sipas viteve
24
Figura 4: Hyrjet sipas vendeve për 2009
24
Figura 5: Impakti i turizmit në PBB dhe punësimi
25
Figura 6: Indeksi i konkurureshmërisë së turizmit dhe udhëtimeve
28
Figura 7: Vlerësimi i indeksit për Shqipërinë
29
Figura 8: Impakte të mundshme ekonomike të turizmit
32
Figura 9: Impakte të mundshme mjedisore të turizmit
33
Figura 10: Impakte të mundshme social-kulturore të turizmit
34
iii
SHKURTIME
WCED - World Commission on Environment and Development‟s GDRC - Global Development Research Center ICT – Independent Coordinator of Transimission
iv
0
1
1
1.
Hyrje
Turizmi është një nga industritë më të mëdha në ekonominë globale i lidhur ngushtë jo vetëm me ekonominë, por edhe me aspektet sociale dhe kulturore. Lidhjet socialekonomike që ekzistojnë në industrinë e turizmit e bëjnë këtë të jetë një komponent vital për ekonominë. Turizmin shpesh shihet si një e ardhme për zhvillimin ekonomik, por për të pasur këtë potencial në afatgjatë është e nevojshme që të mos synojmë thjeshtë turizmin, por të zhvillojmë një turizëm të qëndrueshëm. Turizmi zhvillohet në një strukturë komplekse e vendosur midis sistemit njerëzor, mjedisor dhe ekonomik. Dinamika e viteve të fundit ka ndikuar si pozitivisht dhe negativisht në këto lidhje. Rritja e popullsisë ka krijuar presion mbi mjedisin, ndërsa rritja ekonomike ka rritur shumë mirëqënien në disa vende, por ka lënë mbrapa shumë vende të tjera. Qëllimi kryesor i kësaj teme është analizimi i turizmit të qëndrueshëm në tre dimensionet e tij, matja e impaktit ekonomik, mjedisor dhe social në të ardhuarat që gjenerohen nga turizmi. Gjithashtu, ky punim synon njohjen me konceptin e qëndrueshmërisë dhe prirjen e turizmit në vendin tonë. Për analizën sasiore të zhvillimit
të turizmit është përdorur modeli i korigjimit të gabimit (vector error correction model). Kërkim shtrihet në periudhën 1995-2008. Punimi është e organizuar në gjashtë krerë. Në kreun vijues do të trajtohet koncepti i zhvillimit të qëndrueshëm dhe dimensionet e tij, për të kaluar më pas në kuptimin që merr zhvillimi i qëndrueshëm në turizëm dhe vështirësinë e arritjes së turizmit të qëndrueshëmn në kreun e tretë. Në kreun e katërt diskutohen karakteristikat ekonomike të turizmit në Shqipëri dhe sfidat që ndesh zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm në vendin tonë. Së fundi do analizojmë nga ana sasiore impaktet ekonomike, mjedisore dhe sociale në të ardhurat që gjenerohen nga industria e turizmit.
2
2
3
2.
Kuptimi dhe Dimensionet e Zhvillimit të Qëndrueshëm
"Çfarë kanë brezat për mua kohët e fundit? Por nëse e shohim nga vetja do të thonim - Ç farë bote do të donim t’i l inim fëmijëve dhe nipërve tanë? – kjo merr përgjigje të ndryshme. Por për një të ardhme të qëndrueshme pa dyshim do të përmendnim të paktën tre elementë: ekonomik, mjedisor dhe social.”
Kenneth Boulding
Zhvillimi i qëndrueshëm është një koncept i hershëm, ai lidhet me trashëgimninë, që përbën urën lidhëse mes të shkuarës dhe të ardhmes, nga njëra anë tregon se çfarë ne marrim nga paraardhësit tanë dhe nga ana tjetër tregon se çfarë do t‟u lemë pasardhësve. Koncepti i zhvillimit të qëndrueshëm përqafon filozofinë e vjetër se diçka duhet t ‟u lihet brezave të ardhshëm. Pra, zhvillimi i qëndrueshëm është para së gjithash çështje kulture dhe tradite dhe përfshin si nevojat e brezit aktual ashtu edhe nevojat e brezave të ardhshëm. Sfidat që ndesh një ekonomi gjatë zhvillimit dhe rritjes së saj krijojnë hapësira për përfitime ekonomike, mjedisore dhe sociale. Implementimi i zhvillimit të qëndrueshëm kërkon integrimin dhe bashkërendimin e aspektik ekonomik, aspektit mjedisor dhe aspektit social. Ai ve në fokus të ardhmen, por e parë kjo në kontekstin e zgjidhjeve optimale të problemeve aktuale. Diskutimi konceptual për zhvillimin e qëndrueshëm ka nisur të trajtohet që në vitet ‟70 dhe ka evoluar vazhdimisht.
4
2.1
Kuptimi i zhvillimit të qëndrueshëm
Koncepti i qëndrueshmërisë ka lindur bashkë me lindjen e ambientalizmit, që i ka fillimet në vitet 1970. Ideja e zhvillimit të qëndrueshëm u diskutua për herë të parë nga Bashkimi Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Natyrës dhe Burimeve Natyrore (IUCN, 1980) në Strategjinë e Mbrojtjes Botërore . Në raportin e Komisionit të Brundtland zhvillimi i
qëndrueshëm përcaktohet si: “ Zhvillimi që përmbush nevojat e së tashmes pa kompromentuar aftësinë e brezave të ardhshëm për të plotësuar nevojat e tyre .”
WCED, 1987 Gjithashtu, nënvizohet se zhvillimi i qëndrueshëm nuk është një gjendje harmonie e fiksuar, por një proces dinamik ndryshimesh në harmoni me njëri-tjerin, që përforcojnë përmbushjen e nevojave dhe aspiratave si për brezin aktual ashtu edhe për brezat e ardhshëm. Koncepti i zhvillimit të qëndrueshëm ka evoluar. GDRC (2010) numëron sot ekzistencën e më shumë se 100 përcaktimeve për të. Këto përkufizime mbështeten mbi përcaktimin që Komosioni i Brundland ka dhënë për zhvillimin e qëndrueshëm dhe deri diku ato përpiqen të japin realizimin e këtij përcaktimi. Objektivi parësor i zhvillimit të qëndrueshëm sipas Goodland dhe Ledoc (1987) është arritja e një niveli të arsyeshëm për shpërndarjen e drejtë të mirëqënies ekonomike dhe ruajtjen e saj për disa gjenerata. Lowe (1990) tregon se përcaktimi më i thjeshtë për një aktivitet të qëndrueshëm është vazhdimi i tij në të ardhmen që mund të parashikohet. Dhe ky ka të paktën tre dimensione: mos shterimin iracional të burimeve amtare, mos orientimin drejt produkteve që ndryshojnë në mënyrë thelbësore sistemet natyrore dhe mos zhvlerësimin e stabilitetit social. 5
Sipas, Sing dhe Titi (1995) zhvillim i qëndrueshëm do të thotë arritja e: - përmirësimeve të mbështetura në produktivitet dhe cilësinë e jetës së komunitetit dhe shoqërisë - proceseve të prodhimit që nuk mbishfrytëzojnë bazën e burimeve natyrore dhe nuk kompromentojnë cilësinë e mjedisit, duke limituar kështu mundësitë për të varfërit, brezat aktual dhe të ardhshëm - të drejtave dhe lirive themelore të njeriut për të realizuar pjesëmarrjen në shoqëri Ndërsa Barboza (2000) e përcakton zhvillimin e qëndrueshëm si dëshirën për të ndjekur një qasje racionale të politikave ekonomike, demostrimin e respektit për brezat e ardhshëm duke integruar në vendim-marrje çështjen e mjedisit dhe arritjen e pjesmarrjes së plotë të të gjithë aktorëve në mënyrë progresive. Zhvillimi i qëndrueshëm nënkupton rritje ekonomike dhe gjithashtu mbrojtje të cilësisë të mjedisit. Rritja ekonomike dhe mjedisi bashkëveprojnë dhe ndikojnë mbi njëri-tjetrin, dhe për tu arritur zhvillimi i qëndrueshëm duhet që ato të kenë efekte pozitive dhe përforcuese, në të kundërt do të cënoheshin të varfrit dhe brezat e ardhshëm. Pra, zhvillimi i qëndrueshëm kërkon që të vendoset një ekuilibër apo balancë mes përmirësimit të jetesës dhe mirëqënies nga njëra anë dhe ruajtjes së burimeve natyrore dhe ekosistemeve për brezat e ardhshëm nga ana tjetër.
2.2
Dimensionet dhe elementët e zhvillimit të qëndrueshëm
Nëse e shohim zhvillimin e qëndrueshëm në një hapsirë tre dimensionale atëherë do përmendim dimensionin ekonomik, social dhe mjedisor (UNEP, 2006). Zhvillimi i qëndrueshëm kërkon vendosjen e ekuilibrit dhe ruajtjen e balancave midis këtyre tre dimensionve. Dimensioni ekonomik i referohet rritjes ekonomike, aftësisë për të investuar, për të
prodhuar produkte në periudhën aktuale dhe periudhat e ardhshme. Një element kyç i 6
dimensionit ekonomik është stabiliteti ekonomik. Stabiliteti makroekonomik përforcon rritjen ekonomike duke rritur të ardhurat, duke siguruar punësim dhe duke vendosur çmimet e duhura. Rritja e qëndrueshme ekonomike përbën bërthamën e zhvillimit. Fig. 1 Tre dimensionet e zhvillimit të qëndrueshëm
Zhvillimi i Qëndrueshëm
Dimensioni mjedisior në konceptin e qëndrueshmërisë ka të bëjë me sigurimin e
burimeve natyrore në të ardhmen. Qëndrueshmëria e mjedisit kërkon që të ruhet funksionimi natyror i ekosistemeve, të planifikohet popullsia dhe të kontrollhen mbetjet toksike, veçanërisht në zonat e banuara dhe sipërfaqet agrokulturore. E thënë me fjalë të tjera duhet që aktiviteti njerëzor të përdorë burimet natyrore deri në atë pikë që të mos dëmtojë ripërtëritjen e tyre. Ruajtja e kapacitetit të mjedit është shumë e rëndësishme. Shpejtësia me të cilën ndryshon mjedisi, impaktet e ndryshimit dhe shpeshtësia e këtyre ndryshimeve nuk janë konstante në kohë, ose më mirë ato janë progresive. Sipas UNEP (2009) humbja e sipërfaqes pyjore gjatë viteve 90‟ ka qënë rreth 94 milion hektarë, më shumë gjysma e specieve janë reduktuar, shumë lloje peshqish janë peshkuar deri në limitet biologjike dhe më shumë se 20 përqind e specieve janë zhdukur. Prandaj, qëndrueshmëria e resurseve natyrore është thelbësore për një zhvillim të qëndrueshëm dhe afatgjatë. Dimensioni social është i lidhur ngushtë me çështjet thelbësore sociale si reduktimi i
varfërisë, shëndetësia dhe edukimi, mos diskriminimi, respektimi fetar, kulturor dhe historik.
7
Pra, zhvillimi i qëndrueshëm është një proces i trefishtë. Aspekti ekonomik, mjedisor dhe social janë të ndërlidhur dhe mbulojnë njëri-tjetrin. Që të arrihet zhvillimi i qëndrueshëm, nuk mjafton që secili prej aspekteve të jetë i kënaqshëm në vlerën e tij, por duhet të arrihet edhe balanca midis tyre dhe siç shprehet edhe Harris (2000), nëse do t ‟i afroheshim arritjes së këtij qëllimi të trefishtë atëherë bota do të ishte një vend më i mirë. Brenda këtyre dimensioneve shtrihen disa elementë të zhvillimit të qëndrueshëm, Theobald (2005) identifikon këto elementë të turizmit të qëndrueshëm: - Ndërtimi i limiteve ekologjike dhe standarteve më të drejta : kjo nënkupton
kërkimin dhe promovimin e vlerave që inkurajojnë standartet e konsumit dhe që kanë lidhje me kufizimet ekologjike që të gjithë aspirojnë. - Rishpërndarja e aktivitetit ekonomik dhe rialokimi i burimeve : plotësimi i
nevojave thelbësore varet pjesërisht nga arritja e rritjes potenciale dhe zhvillimi i qëndrueshëm kërkon rritje ekonomike në vende ku këto nevoja nuk arrihen. -
Kontrolli i popullimit : kjo çështje nuk ka të bëjë thjeshtë me madhësinë e
popullsisë, por me shpërndarjen e burimeve, zhvillimi i qëndrueshëm mund të vazhdojë vetëm nëse zhvillimet demografike janë në harmoni me ndryshimet prodhuese potenciale të ekosistemit. - Mbrojtja e resurseve bazë: zhvillimi i qëndrueshëm nuk duhet të dëmtojë sistemet
natyrore që mbështesin jetën në tokë: atmosfera, uji, toka dhe qëniet e gjalla. - Akses më i drejtë në burime dhe rritja e përpjekjeve teknologjike pë r t’i përdorur ato në mënyrë më efektive: rritja nuk ka limite në termat e popullsisë apo
burimeve të përdorura, mbas të cilave shtrihen katastrofat ekologjike …Por ekzistojnë disa kufizime dhe qëndrueshmeria kërkon që përpara se këto limite të arrihen bota duhet të sigurojë një akses të drejtë në burimet e kufizuara dhe të orientojë përpjekjet teknologjike për të zvogëluar tensionin. - Ruajtja e qëndrueshme e kapacitetit dhe prodhimit : pjesa më e madhe e burimeve
të riprodhueshme janë pjesë e një ekosistemi kompleks dhe të ndërlidhur dhe 8
përcaktimi i prodhimit maksimal të qëndrueshëm duhet bërë pasi janë marrë në konsideratë efektet prodhuese të gjithë sistemit. - Ruajtja e resurseve: zhvillimi i qëndrueshëm kërkon që norma e shterimit të
burimeve të pariprodhueshme të prekë sa më pak burime të jetë e mundur. - Diversifikimi i specieve: zhvillimi i qëndrueshëm kërkon mbrojtjen dhe ruajtjen e
specieve, bimëve dhe kafshëve. - Minimizimi i impakteve të pafavorshme: zhvillimi i qëndrueshëm kërkon që
impaktet e pafavorshme në cilësinë e ajrit, ujit dhe elementeve të tjerë natyrorë të minimizohen për të arritur integritetin e plotë të ekosistemit. -
Kontrolli i komunitetit: kontrolli i komunitetit mbi vendimet e zhvillimit ndikon
në ekosistemin lokal. -
Struktura e politikave kombëtare/ ndërkombëtare : Biosfera është shtëpia e gjithë
qënieve të gjalla dhe menaxhimi i biosferës është kusht i domosdoshëm për sigurinë globale. - Realizueshmëria
ekonomike:
korporata e politikës mjedisore (corporate
environmental policy) është një zgjerim i menaxhimit cilësor. -
Cilësia e mjedisit: korporata e politikës mjedisore (corporate environmental
policy) është një zgjerim i menaxhimit cilësor. - Auditimi i mjedisit: një sistem auditimi efektiv për mjedisin është zemra e një
menaxhimi të mirë mjedisor. -
Vija tre-fundore : prosperiteti ekonomik, cilësia e mjedisit dhe drejtësia sociale.
Duket se çfarë është e qëndrueshme në një drejtim mund të mos jetë e qëndrueshme në një drejtim tjetër. Prandaj qëndrueshmëria kërkon arritjen e secilit komponent individualisht dhe në të njëjtën kohë edhe ndërthurjen dhe harmonizimin e tyre me njëritjetrin pa u konfliktuar. Kështu që duhet të arrihet në një ekonomi të bazuar në komunitet,
9
në integrimin e mjedisit me ekonominë dhe ruajtjen e mjedisit me barazinë sociale dhe në këtë mënyrë mund të shkohet drejt qëndrueshmërisë.
10
3
11
3
Zhvillimi i Turizmit të Qëndrueshëm
“Pasi ra një zjarr shumë i madh në pyll të gjithë shpendët dhe kafshët e pyllit vrapuan për tu larguar, ndërsa një zog i vogël – kolibër shkoi në lumë për të mbushur ujë. Të gjithë qeshën dhe e pyetë n: “Çfar ë po bën?” – “Po bëj çfarë mundem.” - u përgjigj ai.”
Proverb amerikane
Të gjithë ne e dëshirojmë kënaqësinë që na falin udhëtimet, si kënaqësinë e njohjes së vendeve ashtu edhe atë të krijimit të miqësive e njohjeve të reja. Ne gjithashtu e dimë që udhëtimet kanë kosto financiare dhe na marrin shumë kohë. Ne paguajmë për to. Udhëtimet na lenë mbresa dhe ne rrallë herë mendojmë dhe reflektojmë për ndikimet që kemi gjatë veprimtarisë tonë turistike. Zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm kërkon ndërgjegjësim, në mënyrë që gjeneratat e ardhshme të kenë mundësinë të gëzojnë atë çfarë kemi edhe ne. Humbja e elementëve kyç veçanërisht në ekosistem mund të ndryshojë balancën mes përbërësve të tij dhe të çojë në ndryshime të vazhdueshme afatgjata. Qëndrueshmëria do të thotë të dish çfarë ke, çfarë do të konsumosh, çfarë do të mbetet dhe çfarë do të zëvendësosh.
12
3.1
Kuptimi i turizmit të qëndrueshëm
Përcaktimi i turizmit është i vështirë, por e parë në këndvështrimin e sektorit ekonomik UNCAD (1971) e ka përcaktuar turizmin si: shuma e aktiviteteve industriale dhe komerciale që prodhojnë të mira dhe shërbime kryesisht dhe përgjithësisht konsumuar nga vizitorët e huaj dhe turistët vendas. Të mirat dhe shërbimet që lidhen me turizmin janë të larmishme, ato variojnë që nga ushqimi e produktet artizanale deri tek infrastruktura dhe iteneraret. Snowdon dhe Thomson (1998) gjejnë që këto produkte të turizmit veprojnë si në tregjet formale ashtu edhe në tregjet jo formale dhe ndikojnë në aspekte të ndryshme të ekonomisë si psh. përdorimi i lirë i mjediseve urbane dhe rurale, eksplorimi i kulturës dhe historisë si dhe në politikbërje dhe vendimmarrje. Jafari (2000) e sheh turizmin si studimin e njeriut (turistit) përtej atij banorit të zakonshëm, si studimin e aparaturave turistike dhe rrjeteve që i përgjigjen nevojave të ndryshme të tij si dhe studimin e vendeve nga turistët shkojnë e vinë dhe lidhjeve mes tyre. Lidhur me konceptin e turizmit Deloitte (2008) ka përcaktuar ekonominë e vizitorëve. Ekonomia e vizitorëve konsiston në dy elementë, ku kryesori ka të bëjë me kontributin e drejtpërdrejtë, të ardhurat e gjeneruara nga të mirat dhe produktet e turizmit dhe elementi tjetër është më i gjërë, ai përfshin kontributin e tërthortë të sektorëve të tjerë që mbështesin turizmin, si investimet kapitale, shpenzimet qeveritare në interes të turizmit. Ndërsa raporti i Department for Culture, Media and Sport (1999) për turizmin shkruan: “Për pjesën më të madhe prej nesh turizmi është thjeshtë biznesi i vajtjes me pushime, por turizmi përfshin një mori aktivitetesh argëtimi duke u renditur që nga vështrimi i peisazheve dhe shopping deri tek ndjekja e ngjarjeve sportive dhe takimi i miqve dhe të afërmve. Në ditët tona turizmi 13
i filmit, turizmi rural (agro-turizmi), aktivitete speciale dhe të çdo fushe interesi janë duke zgjeruar kufijtë e turizmit në drejtime të ndryshme dhe në rajone të reja. Konferencat e biznesit, çështjet e tregëtisë dhe studimi i gjuhëve të huaja do të zgjerojnë më tej rrjetin e turizmit .
”
Pra, turizmi është një industri 1 shumë sektoriale dhe një fushë shumë-diplisinore. Konceptet mbi turizmin janë të shumta dhe përcaktimet për të reflektojnë nevojat ose prespektivën e turistëve. 2 Ekziston një mori përcaktimesh për qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm (Butler, 1999). Organizata Botërore e Turizmit (1996) jep këtë përcaktim për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm: “ Zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm
plotëson nevojat e turistëve dhe
vendeve pritëse dhe mbron e rrit mundësitë për të ardhmen. Menaxhimi i të gjithë burimeve si ekonomik, social dhe nevojave estetike është parashikuar të plotësohet në mënyrë të tillë që të mund të ruhet integriteti kulturor, proçeset bazë ekologjike, diversiteti biologjik dhe sistemet mbështetëse të jetës.”
Prosser (1994) nxjerr në pah katër forcat e ndryshimit social që nxisin zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm: pakënaqësia nga produktet ekzistuese; ndërgjegjësimi për mjedisin dhe ndjeshmëria kulturore; realizimi i burimeve të çmueshme dhe i
1
Shpesh herë kur flitet për turizmin referohet si industria e turizmit, por nëse do t‟i qëndronim s trikt
nocionit të industrisë atëherë nuk do të shpreh eshim “Industria e Turizmit”. Përgjithësisht industritë identifikohen nga oferta, nga produkti që ata prodhojnë, ndërsa turizmi përcaktohet nga ana e kërkesës, pra shërbimet që kërkojnë turistët. 2
Termi turist është rrjedh nga fjala “ tour ” që fillimisht ka pasur kuptimin e një udhëtimi për kënaqësi.
14
vulnerabilitetit të tyre sipas rajoneve; dhe ripozicionimi i zhvilluesve dhe operatorëve turistikë. 3 Qëndrueshmëria shpesh është parë si koncepti ku adresohen problemet e impakteve negative të turizmit. Bramwell and Lane (1993) e kanë vlerësuar turizmin e qëndrueshëm si një përqasje pozitive me qëllim që të reduktojë tensionet që janë krijuar nga ndërveprimet komplekse midis industrisë së turizmit, të turistëve, mjedisit dhe komunitetit pritës, në mënyrë që kapaciteti afatgjatë dhe cilësia e burimeve si natyrore dhe humane të mund të ruhet. Ndërsa Cater (1993) identifikon tre objektiva kyç për turizmin e qëndrueshëm: plotësimin e nevojave të komunitetit pritës, në kuptimin e përmirësimit të standarteve të jetesës si në afatshkurtër dhe në afatgjatë; plotësimin e kërkesave të një numri në rritje të turistëve; dhe vetë-ruajtjen e mjedisit natyror në mënyrë që të arrihen dy objektivat e mësipërme. Farrell (1999) kur flet për qëndrueshmërinë hedh dritë mbi “treshen e qëndrueshmërisë ” që synon integrimin e qetë dhe transparent të ekonomisë, shoqërisë dhe mjedisit. Turizëm i qëndrueshëm do të thotë të zhvillosh turizmin pa e dëmtuar ambjentin, ekonominë dhe aspektet sociale dhe kulturore. Qëllimi i turizmit të qëndrueshëm është të sigurojë që zhvillimi i tij është një eksperiencë pozitive për njerëzit e vendit ku zhvillohet turizmi, kompanitë dhe turistët.
3.2
Turizmi i qëndrueshëm dhe ekoturizmi
A është ekoturizmi rruga drejt qëndrueshmërisë për turizmin? Lidhur me problemet e turizmit shumë akademikë përdorin disa “terminologji ideale ” për turizmin si: turizëm alternativ, turizëm i butë, turizëm i përshtatshëm, turizëm i përgjegjshëm, turizëm me impakt të ulët dhe ekoturizëm – si mjetet për të arritur qëndrueshmërinë në turizëm.
3
Operatori turistik realizon kombinimin e udhëtimit me vizitën turistike dhe krijon komponentët e pushimeve. 15
Meqënëse qëndrueshmëria e ka zanifillën tek ambjentalizmi shumë studiues shfaqin një lloj adhurimi për natyrën dhe në njëfarë mënyre janë kundër ndryshimit të saj. Por, nuk duhet të harrojmë rolin që ka njeriu për të zotëruar, shfrytëzuar dhe përdorur natyrën më shumë sesa thjeshtë ta konsiderojë veten pjesë të natyrës. Nuk jemi afër realitetit kur mendohet se ekoturizmi është rruga drejt qëndrueshmërisë, edhe pse ekoturizmi përgjithësisht përcaktohet si përgjegjësia mjedisore e turizmit për të mbrojtur zonat natyrore (Ceballos-Lascurain, 1996). Janë pikërisht këto zona shumë të ndjeshme dhe të brishta ndaj ndikimit të njeriut që përkrahësit e ekoturizmit kërkojnë të mbrojnë për të mos arritur në degradimin e mjedisit. Me rritjen e fluksit të turistëve, që nxitet nga kompanitë turistike dhe aktivitetet e marketingut do të arrihet shpejt pika kritike e burimeve natyrore. Edhe ato zona të cilat janë të paeksploruara ose të pak eksploruara do të shkatërrohen. Sot, ndoshta nëpërmjet shfrytëzimit, ekoturizmi është forca kryesore që kërcënon rrënjët e vendit dhe kulturës (Johnston, 2000). Sipas Organizatës Botërore të Turizmit (1998) asnjë nuk mund të gjejë hapsira për projektet e ekoturizmit që nevojiten për të akomoduar rreth një miliardë turistë ekstra në vitin 2020. Prandaj ekoturizmi më shumë sesa një problem makro është një zgjidhje mikro (Wheeller, 1991). Buttler (1998) thotë se: “ Ajo që vërtet na duhet për të arritur qëndrueshmërinë nuk është minimizimmi i turizmit në zonat e padëmtuara, por riparimi i dëmit që është shkaktuar nga inisiativat e mëparshme të turizmit ”.
Turizëm i qëndrueshëm nuk do të thotë detyrimisht ekoturizëm. Ekoturizmi u bë popullor g jatë viteve ‟80, si një shfaqje e turizmit që u fokusua eskluzivisht në botën e egër (wildlife), në natyrë dhe kulturat ekzotike. Prandaj, turizmi i qëndrueshëm është një përpjekje për të përmirësuar ndikimet e çdo lloj turizmi.
16
3.3
Kompleksiteti i turizmit të qëndrueshëm
Baza e resurseve të turizmit, si çdo burim tjetër, është e kufizuar. Presioni i vazhdueshëm i zhvillimit ekonomik dhe modernizimit do të ulë burimet natyrore. Nga viti në vit individët po udhëtojnë gjithnjë e më shumë, çka rrit presionin. Për më tepër që shijet e turistëvë bëhen më të sofistikuara. Pak nga produktet e turizmit përmbushin vërtet standartet e qëndrueshmërisë (OAS, 1997) dhe sot më shumë se asnjëherë tjetër turizmi po largohet nga qëndrueshmëria në shkallë globale. Çështja e qëndrueshmërisë shtrihet në disa përmasa të cilat herë plotësojnë dhe herë kundërshtojnë njëra-tjetrën dhe kjo çështje vështirësohet pikërisht në momentin që interesat e njërës fushë shkaktojnë konflikt me interesat e fushës tjetër. Kështu, për shembull sigurimi i ushqimit të përshtatshëm ul biodiversitetin, ose prodhimi i energjisë jeshile ka kosto shumë të lartë dhe rëndon të varfërit. Përpara një sjelljeje të tillë të komponentëve të qëndrueshmërisë, cilit komponent duhet t‟i jepet prioritet?
Është e kuptueshme që ekonomistët do të venë theksin mbi
dimensionin ekonomik, ambjentalistët do të përkrahin dimensionin mjedisor dhe teoricienët social do të mbështesin çështjen sociale. Në raportin e Balaton Group nënvizohet se çdo dimension fillimisht duhet të vlerësohet individualisht, Bosell dhe Harmut (1999) shkuajnë: “Tërësia e sistemit në të cilin bën pjesë edhe shoqëria njerëzore, përbëhet nga një numër i madh i nënsitemesh. Nënsistemet nuk mund të funksionojnë në mënyrë të qëndrueshme nëse komponentët individual të nënsistemeve nuk funksionojnë harmonikisht. Zhvillimi i qëndrueshëm është i mundur vetëm nëse komponentët e nënsistemeve si dhe sistemi i përgjithshëm janë të realizueshëm. Pavarësisht pasigurisë së drejtimit të zhvillimit
të
qëndrueshëm,
është
e
nevojshme
të
identifikohen
komponentët thelbësorë të sistemeve dhe të përcaktohen treguesit që mund të ofrojnë informacion thelbësor dhe të besueshëm në lidhje me qëndrueshmërinë e secilit nënsistem dhe të sistemit në tërësi. ” 17
Në raportin e WCED (1987), identifikohen disa parime për të arritur qëndrueshmërinë: Barazia ndër breza – kjo do të thotë që tërësia e aktiviteteve dhe qëllimi i
diversitetit ekologjik të jetë i mundshëm për brezat e ardhshëm të paktën po aq i gjërë sa është për brezat aktualë. Barazia brenda brezave, drejtësia sociale dhe reduktimi i varfërisë – kjo do të
thotë përmirësimin e mirëqënies të të gjithë rezidentëve të një komuniteti, pra benefitet mos t‟u shkojnë vetëm të pasurve. Pjesëmarrja publike – kjo nënkupton se secili prej nesh ka një rol për të luajtur
dhe komuniteti vendimet duhet t‟i marr ë bashkarisht dhe jo nga imponimi i
forcave të jashtme. Mbrojtja e mjedisit si pjesë integrale e zhvillimit ekonomik – zhvillimi ekonomik
pa mbrojtjen e mjedisit bëhet i papranueshëm. Kompromisi i kujdesshëm me riskun dhe pasigurinë - në situatat ku impaktet
mjedisore të aktiviteteve janë të panjohura, gjëja më e mirë është që të veprohet me kujdes ose të mos veprohet fare derisa të identifikohen impaktet e mundshme. Realizimi i këtyre parimeve kërkon edhe disa elementë shtesë:
Përdorimi i burimeve të riprodhueshme me një normë të barabartë ose më të vogël se norma natyrore e rigjenerimit të këtyre burimeve.
Vendosja e standarteve të qarta që sigurojnë monitorimin dhe zbatimin.
Në parim pjesa më e madhe e individëve e mbështesin qëndrueshmërinë. Por, praktikisht kjo është e vështirë të arrihet sepse është shumë e gjerë dhe komplekse. Në fakt janë shfaqur dy ideologji të ndryshme: njëra ideologji mbështet qëndrueshmërinë ekonomike si karakteristika kryesore; dhe ideologjia tjetër përkrah qëndrueshmërinë mjedisore si tipari mbizotërues. Por ekziston një hendek i madh mes ideologjisë dhe praktikës. Sipas Mckercher (2003) kjo ndikohet nga faktorë ekonomikë, strukturorë, kulturorë dhe socialë:
18
Faktorët ekonomikë lidhen me: Përmirësimi i mirëqënies së banorëve nëpërmjet rritjes ekonomike është më shumë prioritet kombëtar sesa ka funksionin e ruajtjes së burimeve. Turizmi dhe veçanërisht turizmi në masë zhvillohet për të tërhequr investimet e huaja direkte dhe ndikimit të tij në kursin e këmbimit (nëpërmjet hyrjes së monedhës). Turizmi është një mënyrë apo mjet për të tërhequr ndihmën e ndërkombëtarëve për investimet në infrastrukturë. Faktorët strukturorë kanë të bëjnë me: Mungesa e një strukture të fortë kombëtare për zhvillimin e qëndrueshëm mbi të cilën mund të mbështetet turizmi. Struktura e dobët institucionale dhe mungesa e mekanizmave të përshtatshëm për të kryer kontrollin. Dështimi për të planifikuar fluksin e turistëve dhe sigurimi i energjisë dhe ujit në zonat e thella Turizmi është e vetmja mënyrë për zhvillimin ekonomik. Faktorët kulturorë nënkuptojnë: Mjedisi dhe kultura paraqesin mënyrën më të lehtë, më të shpejtë dhe më pak të kushtueshme për të zhvilluar turizmin, kështu që ato shfrytëzohen. Moskuptimi i qartë i turizmit dhe mënyrës sesi funksionon. Mos angazhimi i operatorëve turistik për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit dhe kulturës (kulteve kulturore). Faktorët socialë përfshijnë: Komunitet ndjekin turizmin pakuptuar plotësisht ndikimet e tij. 19
Turizmi mund të imponohet në komunitetet lokale nga udhëheqësit politik, grupet e biznesit, udhëheqësit kulturorë ose banorët etnik dominues. Shtrirja e gjerë e dimensioneve të turizmit dhe mungesa e posedimit të kontrollit mbi shumë çështje nga qeveria, burokratët e turizmit dhe agjentët e turizmit, e bën të vështirë arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit.
20
4
21
4. Sfida të Turizmit të Qëndrueshëm në Shqipëri
“ Ajo që e bën destinacionin turistik vërtet konkurues është aftësia e tij për të rritur shpenzimet e turizmit, për të tërhequr gjithnjë e më shumë vizitorë, duke u siguruar atyre satisfaksion, kujtime të bukura, dhe duke e bërë në këtë mënyrë fitimprurës, ndërkohë që përmirësohet mirëqënia e destinacionit rezident dhe ruan kapitalin natyral për destinacionin e brezeve të ardhshëm.”
Ritchie & Crouch (2003)
Mbarëvajtja e turizmit kërkon një rritje të qëndrueshme në afatgjatë, dhe kjo mund të arrihet nëse mjedisi ekonomik, social dhe mjedisor është pozitiv. Arritja e balancës së drejtë midis kërkesës për burime natyrore dhe resurseve sociale pa dëmtuar progresin ekonomik përbën një sfidë komplekse dhe të vështirë. Pavarësisht progresit ende ekzistojnë sfida madhore, si sfida nacionale dhe sfida globale që vazhdojnë të rriten – si për shembull ndryshimi klimaterik.
22
4.1
Karakteristikat ekonomike të turizmit në Shqipëri
Zhvillimi i turizmit shtrihet në shumë aspekte, por veçanërisht ekziston një lidhje e ngushtë e turizmit me ekonominë. Në këtë pikë është me vend të diskutohen karakteristikat ekonomike që shfaq turizmi. Në Shqipëri turizmi karakterizohet nga shpërndarja rajonale, sezonaliteti dhe çmimet dhe kursi i këmbimit. Shpërndarja rajonale
Mund të themi që shpenzimet e turistëve në Shqipëri janë të përqëndruara dhe kanë ndikime të ndryshme ekonomike në rajone të ndryshme të vendit. Pjesa më e madhe e shpenzimeve është përqëndruar në Shqipërinë e mesme dhe disi në jug të vendit. Megjithatë, kohët e fundit po i kushtohet rëndësi zhvillimit të turizmit në të gjithë teritorin. Prirja e plotësimit të infrastrukturës dhe akseve kryesore rrugore në të gjithë vendin krijon hapësirat për një zhvillim më harmonik të turizmit dhe inisiativave të biznesit. Sezonaliteti i turizmit
Turizmi në vendin tonë karakterizohet nga sezonaliteti. Të ardhurat dhe punësimi që gjeneron turizmi janë të kufizuara nga natyra e fortë sezonale e kërkesës për turizëm. Siç vërehet qartë edhe në figurën 3 fluksi i turistëve gjatë muajve Korrik dhe Gusht është ndjeshëm më i lartë krahasuar me muaj e tjerë. Rreth 50% e hyrjeve të gjithë turistëve realizohet vetëm në këto dy muaj. Faktori kryesor që ndikon në sezonalitetin e turzmit është faktori klimaterik, por infrastruktura ndikon gjithashtu ndjeshëm. Efektet sezonale të turizmit janë më të thella në zonat të cilat kanë varësi të lartë nga turizmi si psh. në Sarandë.
23
Fig. 2 Fluksi i vizitorëve gjatë periudhës Janar – Dhjetor 2009
Burimi: AKT (2010)
Çmimet dhe kursi i këmbimit
Nga viti 2005 në vitin 2009 numri i të hyrëve është rritur 2.4 herë (AKT, 2010). Me uljen e kostos së transportit janë ulur edhe çmimet e produkteve dhe shërbimeve të turizmit. Kërkimet e SPIC (2002) kanë treguar se ka dy faktorë kryesorë që ndikojnë ndryshimet në fitime nga turizmi: Kostot e perceptuara të vizitës -
Çmimet e produkteve dhe shërbimeve të turizmit
-
Kursi i këmbimit që përballojnë vizitorët
Të ardhurat reale të vizitorit Vendi ynë ka pasur një nivel të ulët dhe të qëndrueshëm të inflacionit, prandaj mund të themi se inflacioni nuk ka ndikuar në perceptimin e çmimeve të turizmit. Ndërsa niveli i kursit të këmbimit i bën çmimet tona joshëse për turistët. Zhvlerësimi i Lekut bën që vizitorët të ndeshin çmime më të ulta, duke rritur kështu numrin e vizitorëve dhe shpenzimet që ata kryejnë.
24
4.2
Dinamika dhe konkurueshmëria e turizmit a. Dinamika e turizmit
Fluksi i vizitorëve me nënshtetësi të huaj që hyjnë në vendin tonë ka ardhur duke u rritur nga viti në vit, nga 751837 hyrje në vitin 2005 në 1786045 hyrje në vitin 2009 (MTKRS, 2010), duke shënuar një rritje prej 137.5% brenda 4 viteve dhe 34% më shumë krahasuar me vitin 2008. Ritmi rritës i hyrjeve ka sjellje eksponenciale, kjo gjë tregohet nga drejtëza e zezë në figurën 3, kjo drejtëz është një trendline eksponencial. Nëse vititorëve me nënshtetësi të huaj i shtojmë edhe vizitorët me nënshtetësi shqiptare jo rezidentë atëherë numri i përgjithshëm i vizitorëve në Shqipëri për periudhën JanarDhjetor 2009 është 3050828 persona, ku pjesën më të madhe e zenë vizitorët me nënshtetësi të huaj, rreth 60% e turistëve dhe vizitorëve të hyrë në vendin tonë gjatë vitit 2009 janë të huaj. Edhe pse vizitorët me nënshtetësi të huaj përbëjnë pjesën më të madhe të vizitorëve, pjesa që zenë individët me nënshtetsi shqiptare vazhdon të jetë e lartë, rreth 40 përqind. Fig. 3 Trendi i hyrjeve të vizitorëve me nënshtetësi të huaj në Shqipëri sipas viteve
Burimi: MTKRS (2010)
Pjesën më të madhe të turistëve dhe të vizitorëve me nënshtetësi jo shqiptare e zenë kosovarët me 45%, të ndjekur nga maqedonsit me 21% dhe më pas renditen Mali i Zi, Italia dhe Greqia me respektivisht me 8%, 7% dhe 6.6% (shih fig. 4a). Siç tregohet edhe 25
në figurën 4b për vitin 2009 numrin më të madh të turistëve e përbëjnë europianët me 92%, më pas amerikanë, aziatikë dhe të tjerë me respektivisht 5%, 2% dhe 1% (AKT, 2010). Edhe pse numri i turistëve në Shqipëri rritet nga viti në vit, vendi jonë ka varësi të lartë nga vendet e Ballkanit. Fig. 4 Hyrjet sipas vendeve për 2009
(a)
(b)
Burimi: AKT (2010)
Turizmi është një nga aktivitetet kryesore të ekonomisë. Të ardhurat nga turizmi përbëjnë rreth 20.7% të Produktit të Brendshëm Bruto (WTTC, 2010). Turizmi shihet si një nga motorët kryesorë të rritjes ekonomike dhe zhvillimit. WTTC parashikon se të ardhuart nga turizmi do të arrijnë në vlerën 5519 milion Lekë në vitin 2020 ose 21.6% të PBB-së. Rritja e PPB-së reale për 2010 vlerësohet të jetë 3.6%. Sektori i turizmit zë një vend të rëndësishëm në punësim. Studimi i WTTC vlerëson se turizmi dhe udhëtimet përbëjnë 16.7% të gjithë punësimit, ose e shprehur ndryshe 1 në 6 punonjës është i punësuar në këtë sektor. Gjithashtu parashikohet se për 10 vitet e ardhshëm ky sektor do të vazhdojë të krijojë vende pune. Në lidhje me investimet kapitale World Travel and Tourism Council tregon se turizmi dhe udhëtimet përbëjnë 6.5% të gjithë investimeve kapitale të realizuara gjatë vitit 2009. 26
Gjithashtu kjo organizatë ka vlerësuar se për vitin 2010 3.8% e shpenzimeve qeveritare do të shkojnë për sektorin e turizmit dhe udhëtimeve ose e shprehur në vlerë 50 milion lekë. Fig. 5 Impakti i turizmit në PBB dhe punësimi
Udhëtimet & Turizmi në PBB për 2010
Punësimi në Udhëtime & Turizëm
(rritja reale në %)
Burimi: WTTC (2010)
Shifrat e përmendura më lart nuk i përkasin vetëm sektorit të turizmit, por edhe sektorëve të tjerë që prekrn prej tij, sepse turizmi prek pothuajse të gjithë sektortë e ekonomisë. Kështu që, impakti i drejtpërdrejtë i industrisë në produktin e brendshëm bruto vlerësohet se është 830 milon Lekë për 2010 dhe punësimi përbën 5.5% të punësimit total. Rritja e sektorit të turizmit kontribuon në punësim, rrit të ardhurtat kombëtare dhe gjithashtu përmirëson bilancin e pagesave. Prandaj ky sektor është një drejtues i mirë i rritjes ekonomike, dhe veçanërisht për ne, si një vend në zhvillim mund të luajë një rol të rëndësishëm në reduktimin e varfërisë. b. Konkurueshmëria e turizmit
Konkurueshmëria e turizmit matet nëpërmjet Indeksit të Konkurueshmërisë së Turizëmit dhe Udhëtimeve (TTCI). Ky indeks është zhvilluar nga World Economic Forum‟s Industry Partnership Programme for the Aviation, Travel and Tourism sector që nga viti 2007. Ky indeks realizohet në bashkëpunim me Strategic Design Partner Booz & 27
Company dhe Deloitte, Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA), Unioini Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Natyrës (IUCN), Organizata Botërore e Turizmit (UNWTO), dhe Këshilli Botëror i Udhëtimeve dhe Turizmit (WTTC). TTCI synon të masë faktorët dhe politikat që e bëjnë tërheqës zhvillimin e sektorit të turizmit dhe udhëtimeve. Ky indeks bazohet në tre kartegori të gjëra të variablave që përbëjnë indeksin e konkurueshmërisë së turizmit dhe udhëtimeve. Këtyre tre kategorive u përgjigjen tre nënindekse: (1) i strukturës ligjore, (2) i mjedisit të biznesit dhe infrastrukturës dhe (3) nënindeksi human, kulturor dhe i burimeve natyrore. Secili prej këtyre nënindekseve përbëhet nga disa kolona (pillars) të konkurueshmërisë së turizmit dhe udhëtimeve, jo pak por 14 dhe këto janë: Rregullat e politikës dhe legjislacioni Qëndrueshmëria e mjedisit Mbrojtja dhe siguria Higjena dhe shëndetësia Prioritizimi i turizmit dhe udhëtimit Infrastruktura e transportit ajror Infrastruktura e transportit tokësor Infrastruktura e turizmit Infarstruktura ICT Konkurueshmëria në çmime në industrinë e turizmit dhe udhëtimeve Burimet njerëzore Tërheqja për turizëm dhe udhëtim Burimet natyrore Burimet kulturore
Secila nga këto kolona përbëhet nga disa variabla. Struktura e indeksit paraqitet në fig nr.6 Disa nga variablat mbi të cilat llogaritet indeksi janë variabla skalarë dhe të tjerë janë variabla ordinalë. Indeksi i konkurueshmërisë së turizmit dhe udhëtimeve është një 28
variabël ordinal që merr vlera nga 1 në 7, ku 1 është vlerësimi më i ulët dhe 7 është vlerësimi më i lartë. Indeksi i konkurueshmërisë së turizmit dhe udhëtimeve llogaritet për 133 vende të botës, ky indeks logaritet edhe për vendin tonë. Për vitin 2009 tre vendet e para i zenë Zvicra, Austria dhe Gjermania. Ndërsa Shqipëria me indeksin 3.68 rradhitet në vendin e 90, dy pozicione më lart krahasuar me vitin e kaluar. Skema në figurën 7 paraqet vlerësimi për secilin nënindeks dhe përbërësit e tij për Shqipërinë. Fig. 6 Indeksi i Konkururehsmërisë së Turizmit dhe Udhëtimeve
Burimi: WEF (2010a)
29
Nënindeksi i strukturës ligjore vlerësohet me 4.4 pikë. Në këtë nënindeks elementët të cilët kanë ndikuar pozitivisht janë: koha e kërkuar për të hapur një biznes, emisioni i dioksidit të karbonit, kërcënimi i specieve, aksidentet rrugore dhe instalimet hidrosanitare, ndërsa influencë negative kanë: transparenca, impakti i biznesit mbi investimet e huaja direkte, efektiviteti i tregut dhe e drejta mbi pronën. Fig. 7 Vlerësimi i Indeksit për Shqipërinë Indeksi i Konkurueshmërisë së Turizmit dhe Udhëtimeve Renditja Pikët
Indeksi 2009 Struktura ligjore Rregullat e politikës & legjislacioni Qëndrueshmëria e mjedisit Mbrojtja dhe siguria Higjena dhe shëndetësia Prioritizimi i turizmit dhe udhëtimit Mjedisi i Biznesit dhe Infrastruktura Infrastruktura e transportit ajror Infrastruktura e transportit tokësor Infrastruktura e turizmit Infarstruktura ICT Konkurueshmëria në çmime Human, Kulturor dhe Burimet Natyrore Burimet njerëzore Tërheqja për turizëm dhe udhëtim Burimet natyrore Burimet kulturore
90 77 92 88 63 59 107 104 104 113 85 89 84 66 62 4 129 79
3.6 4.4 4 4.2 5.2 4.9 3.6 2.8 2.4 2.5 2.2 2.3 4.4 3.9 5.1 6.4 2.1 2
Burimi: WEF (2010b)
Nënindeksi i mjedisit të biznesit dhe infrastrukturës ka 2.8 pikë, një vlerësim shumë i ulët. Të vetmit elementë që përbëjnë avantazh në këtë nënindeks janë densiteti rrugor dhe indeksi i çmimeve të hotelit, gjthë elemëntët e tjerë shihen si disavantazh dhe duhen përmirësuar. Së fundi, nënindeksi human, kulturor dhe i burimeve natyrore është
30
vlerësuar me 3.9 pikë, ku influencojnë pozitivisht sportet, hapja ndaj turizmit dhe punësimi i forcës së huaj puntore. Indeksi i konkurueshmërisë së turizmit dhe udhëtimeve tregon për një nivel të ulët të konkurueshmërisë në këtë sektor. Të gjithë treguesit kanë nevojë të përmirësohen ndjeshëm, veçanërisht infrastruktura. Por, është e rëndësishme të theksojmë se një pjesë e mirë e të dhënave janë bazuar mbi pyetësorë, çka krijon hapsirë për shprehje subjektivizmi dhe keqinterpretim të pyetjeve. Për këto arsye nuk mund të themi që indeksi i konkurueshmërisë së turizmit dhe udhëtimeve është një tregue real i konkurueshmërisë së këtij sektori.
4.3
Impaktet e turizmit të qëndrueshëm
Rritja e industrisë së turizmit përbën një kontribut të rëndësishëm për ekonominë. Kristo (2010) ka vlerësuar se një rritje me 5% në të ardhurat që gjenerohen nga turizmi rrit produktin e brendshëm bruto me 1.7%. Për disa vende turizmi përbën aktivitetin ekonomik kryesor. Megjithatë impaktet e turizmit ende nuk janë shumë të qarta. Është e pamundur që të parashikohet ekzaktësisht sesi do të jenë pasojat e një zhvillimi të keq menaxhuar, por ekziston informacion i mjaftueshëm për të kuptuar që pasojat potencialisht janë negative, të kushtueshme dhe të pakthyeshme. Zhvillimi i qëndrueshëm na ofron një mënyrë të re mendimi për të menaxhuar impaktet e sjelljes njerëzore që mund të gjenerojë për një kohë të gjatë rezultate pozitive për shoqërinë. Allen (1998) shkruan: “Për një turizëm të lidhur me ekonominë që mban veten në komunitetin lokal, rezidentët duhet të jenë partnerë të vullnetshëm në këtë proces. Sjelljet e tyre ndaj turizmit dhe perceptimet e impakteve të tij në jetën e komunitetit duhet të vlerësohen vazhdimisht.
”
31
Shumë individë mendojnë për turizmin në termat ekonomike të tij. Por, ndikimet e turizmit janë të gjëra dhe sfera e ndikimit të tij shtrihet edhe përtej kornizave ekonomike. Impaktet e turizmit mund të kategorizohen në tre grupe të mëdha: Impakte ekonomike Impakte mjedisore Impakte social-kulturore Secila kategori përfshin impakte pozitive dhe impakte negative. Zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm synon optimizimin e balancës nëpërmjet maksimizimit të impakteve pozitive dhe minimizimit të impakteve negative.
Impaktet ekonomike Turizmi rrit mundësinë e punësimit dhe krijon punë të përkohshme, gjeneron të ardhura dhe rrit standartin e jetesës, veçanërisht në rajonet që nuk kanë një zhvillim të mirë ekonomik, diversifikimi që krijon turizmi ndihmon komunitetin. Me rritjen e turizmit rriten mundësitë për investime, zhvillim dhe infrastrukturë. Turizmi shpeshherë nxit përmirësimin e shërbimeve publike si sistemi i ujësjellësit, ndriçimi i rrugëve, trotuarët, etj. Nga këto përmirësime përfitojnë njëlloj si turistët edhe rezidentët. Në të njëjtën mënyrë turizmi përmirëson infrastrukturën e trasportit që rezulton në rrugë, porte dhe aeroporte më të mira. Shpesh rriten të ardhurat nga taksat për komunitetin dhe për vendin gjithashtu nëpërmjet taksave të udhëtimit ajror dhe mënyrave të tjera të transportit. Gjithashtu, krijimi i punëve të reja rrit të ardhurat nga taksat që gjenerohen nga tatimi mbi të ardhurat. Por, në industrinë e turizmit ka shumë punë të cilat janë pak të paguara, shpesh paguhet në nivelin e pagës minimale ose edhe më pak. Turizmi ofron punë sezonale çka rrit papunësinë në periudhën jashtë sezonit. Në industrinë e turizmit vihet re gjithashtu një prirje për importimin e punës, për arsye se fuqia puntore vendase shihet si e pakualifikuar për disa pozicione pune. 32
Jo rrallë herë toka bujqësore është përdorur për ndërtim, duke cënuar kështu zhvillimin e sektorëve të tjerë. Bizneset hasin riskun e paqëndrueshmërisë. Kërkesa më e madhe për të mira, shërbime, tokë dhe shtëpi mund të rrisë çmimet e tyre. Vendi apo rajoni mund të detyrohet të gjejë fonde për të mirëmbajtur infrastrukturën dhe shpenzime të tjera. Të gjitha këto çojnë në rritjen e kostos së jetesës. Mund të ndodhë që të ardhurat që gjenerohen nga turizmi në një komunitet të dalin jashtë tij. Një tjetër impak negativ që mund të rrjedhë nga turizmi është krijimi i varësisë ekonomike që krijon zona apo komuniteti nga industria e turizmit. Fig. 8 Impakte të mundshme ekonomike të turizmit
Impaktet Pozitive
Impaktet Negative
• Rrit PBB-në
• Rrit çmimet e të mirave dhe shërbimeve
• Gjeneron të ardhura nga kursi i këmbimit
• Rrit
• Kontribuon në të ardhurat dhe standartin e
jetesës
çmimin
e
takës
dhe
pasurive
paluajtshme • Rrit koston e jetesës
• Përmirëson ekonominë lokale
• Rrit importimin e punës
• Rrit mundësinë e punësimit
• Krijon kosto shtesë për infrastrukturën
• Përmirëson
të
investimet,
zhvillimin
dhe
shpenzimet e infrastrukturës • Rrit të ardhurat nga taksat • Përmirëson shërbimin e infarstrukturës • Përmirëson infarstrukturën e transportit • Rrit mundësinë për të kryer blerje • Impakti ekonomik përhapet më shpërndahet
më mirë në komunitet • Krijon mundësi të reja për biznesin • Mund të prodhojë një mekanizëm vetfinancimi
për burimet natyrore dhe trashëgimninë
• Rrit koston e mirëmbajtjes së rrugëve dhe
transportit • Turizmi sezonal sjell risqe për çështjen e
papunësisë • Toka përdoret për ndërtim dhe jo qëllime të
tjera ekonomike • Fitimet mund të eksportohen dhe mos fitojë
komuniteti • Pagat mund të jenë të ulta
Krijon varësi ekonomike nga industria e turizmit
33
Impaktet mjedisore Vendet të cilat gëzojnë vlera të larta të resurseve natyrore si detet, oqeanet, liqenet, ujvarat, malet dhe bukuri të tjera natyrore tërhëqin turistët të cilët kërkojnë një lidhje të veçantë me natyrën, sepse këto njerëz e vlerësojnë natyrën dhe për rrjedhojë e mbrojnë atë. Cilësia e mjedisit si ajo natyrore edhe ajo e krijuar nga njeriu janë thelbësore për zhvillimin e turizmit dhe arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm. Lidhja e turizmit me mjedisin është mjaft komplekse. Të ardhurat që gjenerohen nga turistët shpesh mundësojnë mbrojtjen dhe restuarimin e ndërtesave me vlera historike dhe monumenteve. Nga këto rregullime përfitojnë si turistët ashtu edhe rezidentët vendas. Fig. 9 Impakte të mundshme mjedisore të turizmit
Impaktet Pozitive • Mbrojtja e mjediseve natyrore të veçanta dhe parandalimi i degradimit të mëtejshëm mjedisor • Ruajtja e ndërtesave me vlera hisorike dhe monumenteve
Impaktet Negative • Krijon ndotje (ajrin, ujin, akustikën) • Humb tokat bujqësore për zhvillimin e turizmit • Shkatërrimi i florës dhe faunës • Përçan sjelljen dhe ciklin e jetës së egër
• Përmirësimi i aparencës së zonës
Por, turizmi gjithashtu mund të degradojë mjedisin. Vizitorët krijojnë shumë mbeturina dhe ndotin mjedisin. Burimet natyrore vihen në rrezik nga përdorimet e papërshtatshme ose nga mbipërdorimi i burimeve. Uji i ëmbël është burimi natyror më kritik i aktivitetit turistik. Uji i ëmbël përdoret me bollëk nga hotelet për pishinat dhe përdorimi që bëjnë klientët. Me zhvillimin e turizmit rritet edhe kërkesa për tokë, veçanërisht në zonat turistike dhe në mungesë të planifikimit bukuritë natyrore do të humbasin. Shkatërrimi apo humbja e florës dhe faunës ndodhin atëherë kur bimët dhe kafshët përdoren për qëllime shitjeje. Një fluks i vazhdueshëm i vizitorëve mund të përçajë jetën e egër dhe ciklin jetësor të tyre. Impaktet negative të turizmit gradualisht mund të shkatërrojnë resurset natyrore në të cilat turizmi mbështet.
34
OECD (1980) i klasifikon në shtatë kategori impaktet negative mjedisore të turizmit: Efektet e ndotjes (ajrit, ujit, zhrmë, mbeturina) Humbja e mjediseve natyrore, përfshirë tokat bujqësore dhe baritore Shkatërrimi i florës dhe faunës barbarisht Degradimi i peisazheve dhe ndërtesave me vlera historike dhe monumenteve Efekti i dyndjes (mbipopullimit), përfshirë grumbullimin Efekti i konfliktit për mbi përdorimin e tokës Efektet e konkurencës për burimet e pamjaftueshme (ujë, energji, etj.) Disa prej këtyre impakteve më shumë sesa mjedisore janë sociale të cilat do të trajtohen në paragrafin vijues. Emil Salim në raportin e OECD (2009) nënvizon se zhvillimi i paqëndrueshëm ka degraduar dhe ka ndotur ambjentin në një mënyrë të tillë që tani vepron si shtrëngesa më e madhe ndjekur nga pabarazia sociale që sjell limitimin e rritjes së vazhdueshme.
Impaktet social-kulturore Impaktet sociale të turizmit i referohen mënyrës në të cilën turizmi ndikon në ndryshimin e sistemit të vlerave kolektive dhe individuale, strukturën individuale, strukturat e komunitetit, stilin e jetesës dhe cilësinë e jetesës (Hall, 2000). Elementët e kulturës përfshijnë gjuhën, traditën, artin, gatimin, muzikën, vallet, fenë, etj. Disa shoqëri, përgjithësisht shoqëritë e vogla janë shumë të ndjeshme ndaj presionit që ushtron turizmi për ndryshim kulturor dhe sjelljes që sjellin turistët. Ndikimet e përmendura më sipër nuk janë të lidhura ekskluzivisht me turizmin. Ekzistojnë disa forca të jashtme dhe të brendshme të cilat çojnë në ndryshime të mjedist natyror nga industrializimi dhe zhvillimi urban. Gjithashtu ndryshimet kulturore në të gjithë botën ndodhin nga televizioni, interneti, kinemaja që veprojnë në mënyrë të pavarur nga turizmi. 35
Fig. 10 Impakte të mundshme social-kulturore të turizmit
Impaktet Pozitive
Impaktet Negative
• Përmirëson cilësinë e jetës
• Tepron me alkolin dhe bixhozin
• Zbut paragjykimet sociale apo nacionale
• Nxit pirjen e alkolit tek të miturit
• Lehtëson takimin e turistëve
• Rrit kondrabandën
• Sjell ndryshime positive në vlera dhe zakone
• Efekte gjuhësore dhe kulturore
• Ndihmon në shkëmbimin e kulturave
• Ndryshime të padëshiruara të stilit të jetesës
• Përmirëson të kuptuarit e komuniteteve të
• Zhvendosja e banorëve për zhvillimin e turizmit
ndryshme
• Ndryshime negative në vlera dhe zakone
• Ruan identitetin kulturor të vendit pritës
• Prishje të familjeve
• Rrit kërkesën për historinë dhe kulturën
• Përjashtimi i vendasve nga burimet natyrore
• Rrit tolerancën për diferencat sociale
• Katastrofa natyrore dhe politike
• Kënaq nevojat psikologjike • Rrit mbrojtjen publike
Nuk ka tregues të qëndrueshmërisë të turizmit të pranuara gjërësisht. Megjithatë këto impakte të turizmit janë të lidhur me tregues që mund të formojnë bazën për Indeksin e Qëndrueshmërisë të Turizmit (Marsh, 1993 dhe Nelson 1993) që mund të shërbejnë si: një skemë klasifikimi për të kuptuar ndikimet e turizmit një bazë për projektimin e ndikimeve nga zhvillimi i veçantë i turizmit një bazë për vlerësimin e impakteve një bazë për zbutjen e impakteve negative të zhvillimit të turizmit një bazë për monitorimin e impakteve të zhvillimit të turizmit
4.4
Sfidat e turizmit të qëndrueshëm
Sektori i turizmi ndeshet me sfida gjatë zhvillimit të tij. Këto sfida krijohen si nga mjedisi i brendshëm si dhe importohen nga mjedisi i jashtëm. Në botën e sotme të ndërvarur nga trendi ekonomik që fillon në një vend mund të prekë shumë vende të tjera dhe ekonomitë ndërkombëtare ndikohen nga globalizimi i prodhimit dhe tregëtia ndërkombëtare. 36
Menaxhimi i burimeve, kontrolli mbi ndotjen dhe fenomeni klimaterik, janë të gjitha çështje që nga natyra e tyre shtrihen përtej kufijve kombëtare dhe e bëjnë sfidën e qëndrueshmërisë një prioritet që ndahet kudo mes vendeve dhe komuniteteve. Pra, ekzistojnë sfida të veçanta që karakterizojnë turizmin vetëm në ekonominë shqiptare dhe sfida të cilat lindin në momentin që shtrihemi përtej kornizave të vendit. Disa nga sfidat që identifikohen më poshtë janë evidentuar edhe në Strategjinë Sektoriale të Turizmit të Ministrisë së Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve.
Sfida ndërkombëtare -
Pozicionimi në treg. Turizmi ka një treg shumë të gjërë, që ofron produktete të
larmishme. Në këtë treg ku ekziston një ofertë e madhe është e rëndësishme që të kemi hapsirën tonë për të ofruar produktet tona të turizmit. Për të arritur qëndrueshmërinë është e nevojshme të jemi gjithmonë të pozicionuar në treg. -
Konsolidimi i imazhit. Për një kohë të gjatë Shqipërisë i ka munguar imazhi,
duke u konsideruar jo pak herë si vend pa imazh, një sjellje politese për të shmangur shprehjen me imazh të keq. Perceptimi historik i gabuar mbi Shqipërinë duhet përmirësuar. - Inteligjenca e tregut. Për të rritur fluksin e turistëve, për të tërhequr turistët gjithnjë e më shumë është e rëndësishme që të tregjet e turizmit të njihen në detaje dhe të parashikohen sjelljet e agjentëve në këtë treg. Në rast të mungesës së njohjes së tregut rrezikon humbjen e kërkesës dhe ofertës.
Sfida kombëtare - Reduktimi i sezonalitetit të kërkesës. Përqëndrimi i kërkesës për turizëm në stinën e nxehtë sjell luhatshmëri në qëndrueshmëri. Për shkak të sezonalitetit kjo industri nuk punon gjatë gjithë kohës me kapacitet të plotë. Në një periudhë ndodh mbishfrytëzim i kapaciteteve dhe burimeve natyrore dhe në në 37
periudha të tjera ka tepricë kapaciteti. Pra, për të arritur qëndrueshmërinë duhen reduktuar këto situata ekstreme të në cilat vepron turizmi. -
Planifikimi strategjik i investimeve . Investimet në turizëm duhet të
planifikohen për periudhën afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë. Në mënyrë që të arrihet një zhvillim i qëndrueshëm. - Infrastruktura. Infrastruktura përbën një nga shtyllat kryesore për zhvillimin e turizmit. Ku infrastruktura përfshin jo vetëm transtportin dhe kapacitetin akomodues por edhe infrastrukturën në komunikim. -
Koordinimi . Realizimi i zhvillimit të turizmit kërkon që institucionet publike
dhe subjektet private të bashkëpunojnë dhe të harmonizojnë veprimtaritë e tyre. -
Të dhënat e brendëshme . Për të realizuar planifikimin, vendimarrjen,
menaxhimin, për të kryer parashikime duhen të dhënat. Pa një sistem statistikor të brendshëm është pothuajse e pamundur të zhvillohet turizmi. - Arritja e qëndrueshmërisë. Për të qënë gjithmonë e pozicionuar në treg është e nevojshme që të arrihet qëndrueshmëria e burimeve natyrore dhe kulturore, që përbëjnë një nga potencialet bazë për zhvillimin e turizmit. -
Krijimi i produkteve autentike . Produktet tona të turizmit duhet të
përfaqësojnë dhe pasqyrojnë Shqipërinë, pra duhet të jenë autentike. - Reduktimi i impakteve negative të turizmit në natyrë. Transporti turistik kontribuon me 8% në prodhimin e dioksidit të karbonit në vendet e Bashkimit Europian, mendohet për një shifër të përafërt edhe në Shqipëri.
38
-
Kërkimi i trashëgimnisë kulturore dhe natyrore . Trashëgimnia natyrore dhe
kulturore përbën një element shumë të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit dhe arritjen e qëndrueshnërisë. - Mirëmenaxhimi i turizmit. Turizmi krijon vende pune dhe rrit mirëqënien, gjithashtu përbën një potencial të madh që kontribuon në qëndrueshmërinë e ekonomisë, mjedisit dhe sociale si dhe ndikohet prej tyre. Pandaj keqmenaxhimi i turizmit mund të dëmtojë jo vetëm turizmin, por edhe ekonominë, mjedisin dhe shoqërinë. Për këto arsye menaxhimi i turizmit përbën një sfidë të madhe. - Implementimi i turizmit alternativ duke mos u fokusuar vetëm në turizmin masiv “diell dhe r ërë”.
Për të arritur në një zhvillim të qëndrueshëm të turizmit është e domosdoshme që të zhvillohet një turizëm që respekton natyrën, një turizëm që respekton artet, një turizëm që respekton kulturën dhe historinë, një turizëm që respekton arkeologjinë dhe fetë, një turizëm që respekton artizanatin dhe një turizëm që respekton kuzhinën e një vendi. Adresimi i sfidave të turizmit kërkon që të adresohen nevojat e zhvillimit të turizmit në të gjitha aspektet e tij, në nivel makro dhe mikro, në pushtet qëndror dhe lokal, në të gjithë territorin e shtresat. Nuk ka kuptim që të flasim për zhvillim të turizmit të qëndrueshëm nëse nuk do të përmbushen sfidat makro para sfidave mikro, nëse nuk do të ekzistojë një strukturë qëndrore ku të mbështetet struktura lokale, nëse nuk do të përfshimë gjithë territorin dhe nuk merren në konsideratë të gjitha shtresat.
39
5
40
5.
Vlerësimi Empirik
“Qëllimi është të transformohen të dhënat në informacion dhe informacionin në veprim.”
Carly Fiorina
Në këtë paragraf do tentojmë të testojmë hipotezën se zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm arrihet nëpërmjet zhvillimit ekonomik, mbrojtjes dhe ruajtjes së mjedisit dhe zhvillimit të shoqërisë . Të ardhurat që gjeneron turizmi janë marrë si proxy për vlerësimin e
qëndrueshmërisë, e cila shprehet si funksion i aspektit ekonomik, mjedisor dhe social. Nëpërmjet analizës empirike do të përpiqemi të vlerësojmë dinamikën afatshkurtër dhe lidhjen afatgjatë që ekziston midis variablave. Teknika e kointegrimit Johansen dhe Juselius (1990) dhe modeli VECM (Vector Error Correction Model) janë përdorur për të vlerësuar këto lidhje. Janë përdorur dy nga gjashtë metodat standarte për të testuar për Unit Root të quajtur ADF-Test dhe PP-Test. Më parë modeli VECM nuk përdorej për të vlerësuar modelet e turizmit në terma të dinamikës afatshkurtër (Chaiboonsri et al, 2006). Por, sot ekzistojnë një mori studimesh mbi turizmin që bazohen në modelin e rregullimit të gabimit. Këto kërkime vlerësojnë kërkesën për turizëm si Dritsakis dhe Anathasiadis (1995), ose impaktin e turizmit në produktin e brendshëm bruto Wickremasinghe dhe Ihalanayake (2006), Durbarry (2004), etj. Në dallim nga këto studime, këtu do të përpiqemi të vlerësojmë impaktin e zhvillimit ekonomik në turizëm, gjithashtu merren në kosideratë efektet mjedisore dhe sociale.
41
5.1
Të dhënat, specifikimi i modelit dhe stacionariteti
Ky kërkim synon të identifikojë faktorët të cilën ndikojnë në të ardhurat që gjeneron turizmi si në aftshkurtër dhe në afatgjatë dhe në arritjen e qëndrueshmërisë. Pikërisht për të vlerësuar dinamikën afatshkurtër dhe lidhjen afatgjatë përdoret modeli VECM. Nëpërmjet këtij modeli do vlerësojmë hipotezën bazë se zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm arrihet nga zhvillimi i ekonomisë, shoqërisë dhe kapacitetit të mjedisit. Ho: Zhvillimi i turizmit arrihet nga zhvillimi ekonomik, social dhe mjedisor. Hipoteza të derivuara janë: -
Zhvillimi ekonomik ndikon në zhvillimin e turizmit
-
Zhvillimi social ndikon në zhvillimin e turizmit
-
Ruajtja dhe mbrojtja e mjedisit ndikon në zhvillimin e turizmit
Të dhënat Ky kërkim përfshin periudhën 1995-2008. Të dhënat janë seri kohore 3-mujore. Zhvillimi i turizmit është matur nëpërmjet të ardhurave që gjenerohen nga industria e turizmit. Për ta kthyer serinë vjetore në 3-mujore të dhënat janë peshuar me numrin e vizitorëve që hyjnë në Shqipëri sipas 3-mujorëve përkatës. Të ardhuat nga turizmi janë në milion lekë. Produkti i brendshëm bruto nominal dhe kursi nominal efektiv i këmbimit masin efeket ekonomike. PBB-ja është në milion lekë. Emetimi i dioksidit të karbonit në atmosferë është marrë si proxy për të vlerësuar kapacitetin dhe qëndrueshmërinë e mjedisit. Emetimi i CO2 është në ton metrik për frymë. Emetimi i CO 2, gjithashtu është peshuar me numrin e vizitorëve. Si vlerësues i zhvillimit social është përdorur aksesi në internet. Ky variabël është në përqindje dhe është marrë konstant përgjatë vitit. PBB-ja dhe NEER janë marrë nga Banka e Shqipërisë, ndërsa emetimi i CO 2 dhe përdorimi i internetit nga Banka Botërore. 42
Specifikimi i modelit Zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm lidhet ngushtë me variablat ekonomik, mjedisor dhe social. Në mënyrë analitike zhvillimin e turizmit mund ta shprehim nëpërmjet ekuacionit të mëposhtëm: TRt = f (Yt, NEERt, CO2t, INTt)
(1)
Ku: TRt
= të ardhurat që gjenerohen nga industria e turizmit në periudhën t;
Yt
= PBB-ja nominale e Shqipërisë në periudhën t;
NEERt = kursi nominal efektiv i këmbimit në periudhën t; CO2t
= niveli i dioksidit të karbonit në periudhën t;
INTt
= numuri i përdoruesve të internetit në periudhën t.
Supozojmë që (+Y t), (+NEERt), (-CO2t) dhe (+INTt) shpjegojnë (+TR t). Kur të ardhurat në periudhën t rriten atëherë do të rriten edhe të ardhurat nga turizmi. Kur në periudhën t monedha e vendit zhvlerësohet do të rritet kërkesa për turizëm, për rjedhojë do të rriten edhe të ardhurat që gjenerohen nga turizmi në këtë periudhë. Rritja e nivelit të dioksidit të karbonit në periudhën t do të ulë të ardhurat nga turizmi. Me rritjen e përdoruesve të internetit rriten edhe të ardhurat nga turizmi në periudhën t. Ekuacionin (1) mund ta shprehim edhe në formë log-lineare (logaritmike), ekuacioni (2). ln(TRt) = α + βln(Yt) + γln(NEER t) + δCO2t + λINTt + ut
(2)
Ku: lnTRt
= logaritmi i të ardhurave 3-mujore që gjenerohen nga industria e turizmit në periudhën t;
lnYt
= logaritmi i PBB-së nominale 3-mujore të Shqipërisë në periudhën t; 43
lnNEERt
= logaritmi i kursit nominal efektiv të këmbimit në periudhën t;
CO2t
= niveli i dioksidit të karbonit në periudhën t;
INTt
= përqindja e përdoruesve të internetit në periudhën t;
ut
= termi i gabimit me shpërndarje normale në periudhën t;
α, β, γ, δ, λ
= parametra për tu vlerësuar; β > 0, γ > 0, δ < 0, λ > 0
Stacionariteti Testimi për stacionaritetin (unit root test) e variablave është bërë me ADF-Test dhe PPTest. Rezultatet e këtyre testeve tregojnë se seritë janë jo-stacionare, janë jo-stacionare të integruara të rendit të parë I(1) ose jo-stacionare të integruara të rendit të dytë I(2). Seritë të cilat ishin I(2) bazuar në ADF-Test (logaritmi i të ardhurat nga turizmi, logaritmi i PBB-së nominale dhe interneti) u diferencuan për të qënë I(1). 4 Variablat
ADF Test
PP Test
DLnTR
I(1)
I(0)
LnY
I(1)
I(1)
LnNEER
I(1)
I(1)
CO2
I(1)
I(0)
DINT
I(1)
I(0)
5.2
Modeli VECM dhe Rezultatet
Modeli VECM Modeli VECM paraqet lidhjen afatgjatë dhe dinamikën afatshkurtër midis variablave endogjenë. Nëpërmjet këtij modeli tregohet arritja e ekuilibrit afatgjatë dhe shpejtësia e ndryshimit në afatshkurtër për të arritur ekuilibrin. Në afatin e gjatë variablat endogjenë duhet të konvergjojnë drejt lidhjeve të tyre kointegruese.
4
Për të kënaqur testet diagnostikuese janë marrë rezultatet e testit AD F.
44
Engle dhe Granger (1987) gjetën që kombinimi linear i dy ose më shumë variablave me seri jo-stacionare mund të jetë një seri stacionare ose I(0). Nëse ky kombinim linear stacionar ekziston atëherë kombinimi linear stacionar quhet ekuacioni i kointegrimit dhe mund të intepretohet si ekuilibri afatgjatë i variablave endogjenë që janë në model. Modeli VECM u zhvillua nga Hendry (1995), ai përdori metodologjinë Johansen Juselius për të studiuar lidhjen afatgjatë. Procedura e modelimit të VECM fillon me përcaktimin e VAR të pakufizuar (Vector AutoRegresiv unresticted) me k-vonesa kohore (lag). Xt = A1Xt-1 + ... + AkXt-k + ε1
(3)
Shprehja e ekuacionit të VAR (ekuacioni 3) nëpërmjet diferencimit të vektorit atoregresiv dhe komponentëve të rregullimit të gabimit u quajt modeli VECM (ekuacioni 4). ΔXt =
C+
1ΔXt-1 +
…+
k-tΔXt-k+1 +
Xt-k +
1
(4)
Ku: Xt
= variblat në modelin VECM
ΔXt
= termi i diferencimit të variablave në modelin VECM
jΔXt-j
Xt-l
C
= komponentët e VAR të diferencuar në rendin e parë
= komponentët e rregullimit të gabimit = vektori i konstanteve
1
= vektori i termit të gabimit
j
= matrica e koefiçentëve të rregullimit afatshkurtër
= αβ‟, ku: α = matrica e shpejtësisë së koeficentëve të rregullimit të mekanizmit të rregullimit
të gabimit β‟ = matrica e vektorëve të kointegrimit, që paraqet gjendjen e qëndrueshme në
periudhën afatgjatë 45
Në mënyrë më të thjeshtë modeli VECM mund të shkruhet: ΔXt =
(L)ΔXt + DZt +
ΔXt =
(L)ΔXt + DZt + αβ‟Xt-1 +
Xt-1 +
(5)
1 1
(6)
Ku: Xt
= variablat e përdorur në model
ΔXt
= diferencimi i variablave të përdorur në model
DZt
= përfshin
(L)
=
konstanten, variabla dummy dhe variabla të tjerë
është matrica e parametrave për n-vonesa kohore (efetki afatshkurtër, mat ndikimin e menjëhershëm që shkakon një ndryshim në X t në X t )
= αβ‟ ku: α = shpejtësia e rregullimit për rivendosjen e ekuilibrit β‟ = vektori i kointegrimit në periudhën afatgjatë 1
= është
termi i gabimit të ekuacionit
Përcaktojmë: Xt = [ln(TRt), ln(Yt), ln(NEERt), CO2t, INTt] ΔXt = [Δln(TR t), Δln(Yt), Δln(NEER t), ΔCO2t, ΔINTt]
Për modelin tonë modeli VECM mund të shkruhet: Δln(TRt)
Δln(TRt)
ln(TRt)
Δln(Yt)
Δln(Yt)
ln(Yt) ln(NEER t) + ε1 CO2t t-1 INTt
Δln(NEER t)
=
ΔCO2t ΔINTt
Γ(L)
Δln(NEER t)
+ DZt + Π
ΔCO2t t
ΔINTt
t
46
Rezultatet e modelit Në tabelën 1 paraqiten të dhënat e testeve diagnostikuese për normalitetin, korrelacionin serial dhe heteroskedasticitetin. Testi i normalitetit Jarque-Bera tregon se mbetjet kanë shpërndarje normale. Evidencat tregojnë se mbetjet nuk kanë korrelacion serial, u testua deri në 12 vonesa kohore të testuara Gjithashtu, mbetjet nuk vuajnë nga heteroskedasticiteti. Tabela 1. Rezultatet e teteve diagnostikuese Testi i Normalitetit Testi i Autokorrelacionit Testi i Heteroskedasticitetit
Ho Mbetjet kanë shpërndarje normale Mbetjet kanë korrelacion serial Mbejet janë homoskedastike
df 10 25
Prob. 0.1172 <0.05
330
0.60
Vlerësimi i vektorit të kointegrimit afatgjatë për të ardhurat nga turizmi jepet në ekuacionin e mëposhtëm. ln(TR) = .3466 + 0.1046 ln(Y) + .3808ln(NEER) – .2903CO2 + .0036INT (.0361)
(.1262)
(.0683)
(7)
(.0039)
R2 = 0.97
Vektori i kointegrimit afatgjatë sugjeron se l(Y), l(NEER) dhe INT kanë impakt pozitiv mbi të ardhurat që gjenerohen nga industria e turizmit, me përjashtim të nivelit të CO 2 që ka ndikim negativ. Rezultatet tregojnë se në afatin e gjatë një rritje me 10% e produktit të brendshëm bruto të Shqipërisë do të rrisë të ardhurat që gjenerohen nga industria e turizmit me 1.05%. Zhvlerësimi i monedhës tonë me 10% do të rrisë të ardhurat nga industria e turizmit me 38%. Një rritje e nivelit të dioksidit të karbonit me 0.1 ton metrik për frymë ul të ardhurat nga turizmi me 2.8%. Ndërsa një rritje e përdoruesve të internetit me 10 pikë përqind rrit të ardhurat nga turizmi me 3.6%. Ndërsa, rregullimet afatshkurtër herë janë në të njëjtin drejtim me rezultatin afatgjatë dhe herë jo. 47
Shpejtësia për kthimin në ekuilibër të produktit të brendshëm bruto dhe kursin nominal efektiv të këmbimit është respektivisht 0.8% dhe 5%. Pra, brenda një tremujori rregullohet vetëm 0.8% e disekuilibrit të produktit të brendshëm bruto dhe 5% e kursit nominal efektiv të këmbimit. Zhvlerësimi i monedhës ka një efekt të konsiderueshëm në të ardhurat që gjeneron turizmi dhe ky është një efekt i pritshëm pasi kursi i këmbimit ndikon drejtpërdrejt në nivelin e çmimeve, dhe nivelet e çmimeve janë një ndër faktorët determinatë që ndikojnë në kërkesën për turizëm. Përgjithësisht efektet ekonomike janë më të ndjeshme se efektet sociale dhe mjedisore. Normalisht, ne presim që me zhvillimin social të vendit të rritet edhe zhvillimi i turizmit dhe ndërgjegjesimi për zhvillim të qëndrueshëm. Por zhvillimi social është një porces që kërkon kohë dhe impakti që jep në hapat e parë është i vogël, kështu që është e pritshme që në periudhat e para të ketë një ndikim fare të vogël. Për më tepër që zhvillimi që ndodh në një shoqëri të japë efektet në rritjen e kërkesës për turizëm në atë vend duhet të përcillet apo të njihet në shoqëritë e tjera, çka kërkon akoma më shumë kohë. Gjithashtu, degradimi mjedisor është një proces i ngadaltë. Prandaj, kur i referohemi së ardhmes, i referohemi qëndrueshmërisë.
48
6
49
Përfundime dhe Rekomandime Rekomandime Unë dëgjoj, unë harroj; unë shikoj, unë kujtoj; unë bëj, unë kuptoj.
Proverb kineze
Përfundime Zhvillimi i qëndrueshëm është një koncept i hershëm, ai lidhet me trashëgimninë, që përbën urën lidhëse mes të shkuarës dhe të ardhmes, nga njëra anë tregon se çfarë ne marrim nga paraardhësit tanë dhe nga ana tjetër tregon se çfarë do t‟u lemë pasardhësve.
Implementimi i zhvillimit të qëndrueshëm kërkon integrimin dhe bashkërendimin e aspektik ekonomik, aspektit mjedisor dhe aspektit social. Ai ve në fokus të ardhmen, por e parë kjo në kontekstin e zgjidhjeve optimale të problemeve aktuale. Lidhjet socialo-ekonomike që ekzistojnë në industrinë e turizmit e bëjnë të jetë një komponent vital për ekonominë. Turizmin shpesh e shohim si një të ardhme premtuese për zhvillimin ekonomik, por për të pasur këtë potencial në afatgjatë është e nevojshme që të mos zhvillojmë thjeshtë turizmin, por të zhvillojmë një turzëm të qëndrueshëm. Që të arrihet zhvillimi i qëndrueshëm, nuk mjafton që secili prej aspekteve të jetë i kënaqshëm në vlerën e tij, por duhet të arrihet edhe balanca midis tyre. Qëndrueshmëria do të thotë të dish çfarë ke, çfarë do të konsumosh, çfarë do të mbetet dhe çfarë do të zëvendësosh. Zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm qëndrueshëm plotëson nevojat e turistëve dhe vendeve pritëse dhe mbron dhe rrit mundësitë për të ardhmen. Menaxhimi i të gjithë burimeve si ekonomik, social dhe nevojave estetike është parashikuar të plotësohet në mënyrë të tillë që të mund të ruhet integriteti kulturor, proçeset bazë ekologjike, diversiteti biologjik dhe sistemet mbështetëse të jetës.
Ajo që vërtet na duhet për të arritur qëndrueshmërinë qëndrueshmërinë nuk është minimizimmi i turizmit në zonat e padëmtuara, por riparimi i dëmit që është shkaktuar nga inisiativat e 50
mëparshme të turizmit”. Turizëm i qëndrueshëm nuk do të thotë detyrimisht ekoturizëm. Turizmi i qëndrueshëm është një përpjekje për të përmirësuar ndikimet e çdo lloj turizmi.
Çështja e qëndrueshmërisë shtrihet në disa përmasa të cilat herë plotësojnë dhe herë kundërshtojnë njëra-tjetrën dhe kjo çështje vështirësohet pikërisht në momentin që interesat e njërës fushë shkaktojnë konflikt me interesat e fushës tjetër. Përpara një sjelljeje të tillë të komponentëve të qëndrueshmërisë, ekonomistët do të venë theksin mbi dimensionin ekonomik, ambjentalistët do të përkrahin dimensionin mjedisor dhe teoricienët social do të mbështesin çështjen sociale. Pavarësisht pasigurisë së drejtimit të zhvillimit të qëndrueshëm, qëndrueshëm, është e nevojshme të identifikohen identifikohen komponentët thelbësorë të sistemeve dhe të përcaktohen treguesit që mund të ofrojnë informacion thelbësor dhe të besueshëm në lidhje me qëndrueshmërinë e secilit sistem dhe të sistemit në tërësi.”
Në Shqipëri turizmi karakterizohet nga shpërndarja rajonale, sezonaliteti dhe çmimet dhe kursi i këmbimit. Niveli i kursit të këmbimit i bën çmimet tona joshëse për turistët. Zhvlerësimi i Lekut bën që vizitorët të ndeshin çmime më të ulta, duke rritur kështu atraktivitetin. Konkurueshmëria e turizmit matet nëpërmjet Indeksit të Konkurueshmërisë së Turizëmit dhe Udhëtimeve (TTCI), e synon të masë faktorët dhe politikat që e bëjnë tërheqës zhvillimin e sektorit të turizmit dhe udhëtimeve. Indeksi i konkurueshmërisë së turizmit dhe udhëtimeve me gjithe rritjen, demonstron ende një nivel të ulët të konkurueshmërisë konkurueshmërisë në këtë sektor. Është e pamundur që të parashikohet ekzaktësisht sesi do të jenë pasojat e një zhvillimi të keq menaxhuar, por ekziston informacion i mjaftueshëm për të kuptuar që pasojat potencialisht janë negative, të kushtueshme dhe të pakthyeshme. Me rritjen e turizmit rriten mundësitë për investime, zhvillim dhe infrastrukturë. Turizmi shpeshherë nxit përmirësimin e shërbimeve publike si sistemi i ujësjellësit, ndriçimi i rrugëve, trotuarët, etj. Nga këto përmirësime përfitojnë njëlloj si turistët edhe rezidentët.
51
Të ardhurat që gjenerohen nga turistët shpesh mundësojnë mbrojtjen dhe restuarimin e ndërtesave me vlera historike dhe monumentevesi dhe rivitalizimin e tyre. Nuk ka tregues të qëndrueshmërisë të turizmit të pranuara gjërësisht. Megjithatë këto impakte të turizmit janë të lidhur me tregues që mund të formojnë bazën për Indeksin e Qëndrueshmërisë të Turizmit te lidhur me një skemë klasifikimi për të kuptuar ndikimet e turizmit, një bazë për projektimin e ndikimeve nga zhvillimi i veçantë i turizmit, një bazë për vlerësimin e impakteve, një bazë për zbutjen e impakteve negative të zhvillimit të turizmit, një bazë për monitorimin e impakteve të zhvillimit të turizmit Sektori i turizmi ndeshet me sfida gjatë zhvillimit të tij. Në botën e sotme të ndërvarur nga trendi ekonomik që fillon në një vend mund të prekë shumë vende të tjera dhe ekonomitë ndërkombëtare ndikohen nga globalizimi i prodhimit dhe tregëtia ndërkombëtare. Prandaj turizmi ndesh në sfida kombëtare dhe ndërkombëtare. Rezulatatet e modelit tregojnë se në afatin e gjatë një rritje me 10% e PBB-së do të rrisë të ardhurat që gjenerohen nga industria e turizmit me 1.05%. Zhvlerësimi i monedhës tonë me 10% do të rrisë të ardhurat nga industria e turizmit me 38%. Një rritje e nivelit të dioksidit të karbonit me 0.1 ton metrik për frymë ul të ardhurat nga turizmi me 2.8%. Ndërsa një rritje e përdoruesve të internetit me 10 pikë përqind rrit të ardhurat nga turizmi me 3.6%. Ndërsa, rregullimet afatshkurtër herë janë në të njëjtin drejtim me rezultatin afatgjatë dhe herë jo. Brenda një tremujori rregullohet vetëm 0.8% e disekuilibrit të produktit të brendshëm bruto dhe 5% e kursit nominal efektiv të këmbimit.
Zhvlerësimi i monedhës ka një efekt të konsiderueshëm në të ardhurat që gjeneron turizmi dhe ky është një efekt i pritshëm pasi kursi i këmbimit ndikon drejtpërdrejt në nivelin e çmimeve, dhe nivelet e çmimeve janë një ndër faktorët determinatë që ndikojnë në kërkesën për turizëm. Përgjithësisht efektet ekonomike janë më të ndjeshme se efektet sociale dhe mjedisore. Ne presim që me zhvillimin social të vendit të rritet edhe zhvillimi i turizmit dhe ndërgjegjesimi për zhvillim të qëndrueshëm. Por zhvillimi social është një porces që kërkon kohë dhe impakti që jep në hapat e parë është i vogël, kështu që është e 52
pritshme që në periudhat e para të ketë një ndikim fare të vogël. Për më tepër që zhvillimi që ndodh në një shoqëri të japë efektet në rritjen e kërkesës për turizëm në atë vend duhet të përcillet apo të njihet në shoqëritë e tjera, çka kërkon akoma më shumë kohë. Gjithashtu, degradimi mjedisor është një proces i ngadaltë. Prandaj, kur i referohemi së ardhmes, i referohemi qëndrueshmërisë.
Rekomandime Nevoja për një familiarizim konceptual të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe turistik
në vartësinë e tyre
të ndërsjelltë nga aktorët publik e privat, që lidhen
drejtpërdrejt dhe tërthorazi me mjedisin e edukimit të të gjithë niveleve. Nevoja që institucionet të planifikojnë, monitorojnë e lidhen me zhvillimin ekonomik të turizmit të njohin dhe ndërgjegjësohen me peshën e vërtetë që ka turizmi në zhvillimin ekonomik kundrejt sektorëve të tjerë për ta reflektuar në strategjitnë e zhvillimit ekonomik e sektorial. Evidencat ekzistuese për të përllogatitur flasin për ndikim të zhvillimit të turizmit në mjedis në terma vjetore por karakteri sezonal të paktën afatmesëm kërkon evidentimin sipas sezoneve të këtij efekti për
të natyralizuar rezultatin. Nëpërmjet një sistemi
statistikash turistike të plotësuara. Krahas plotesimit të statistikave të turizmit të ndërmerren kërkime të thellluara për zhvillimin e qëndrueshëm, dhe korrelacionet ndërsektoriale. Përfundimi
i strategjisë së zhvillimit të qëndrueshëm kombëtar si bazë për atë të
zhvillimit të qëndrueshëm turistik, e plotësuar me plane veprimi të mirë-kordinuara e të monitoruara si premisë për zhvillim të qëndrueshëm.
53
Literatura AKT (2010), “Statistikat Janar-dhjetor 2009” URL: http://www.akt.gov.al/news/text.php?id=85&lang=1 . Bossell, Hartmut, ed. (1999), “ Indicators for Sustainable Development: Theory, Method, Applications”: A Report to the Balaton Group, p.2.
Barboza, N. (2000), Educating for a sustainable future: Africa in action, Prospects, 30(1), pp. 71-85 Bramwell, B. and Lane, B. (1993) Sustainable tourism: An evolving global approach ?Journal of Sustainable Tourism 1 (1), 1 – 5.
Butler, R.W. (1998), Sustainable tourism: Looking backwards in order to progress? InC.M. Hall and A.A. Lew (eds) Sustainable Tourism: A Geographical Perspective (pp. 25 – 34). Harlow: Addison-Wesley Longman. Butler, R.W. (1999), Sustainable tourism: A state-of-the art review. Tourism Geographies 1 (1), 7 – 25. Cater, E. (1993), Ecotourism in the Third World: Problems for sustainable tourism development. Tourism Management 14 (2), pp. 85 – 90.
Ceballos-Lascurain, H. (1996), Tourism, Ecotourismand ProtectedAreas .Gland, Switzerland: International Union for the Conservation of Nature and Natural Resources. Chaiboonsri, C., Chaitip, P. and Rangaswomy. N. (2006) “ VECM model and modeling international tourism demand in Thailand ” Economics Department Bangalore University, w.p. 4/2006.
Deloitte. 2008. The Economic Case for the Visitor Economy. Final Report. September. London: Deloitte, for VisitBritain. Department for Culture, Media and Sport (1999), Tomorrow’sTourism, URL: http://www.culture.gov.uk/tourism/
Dickey, D.A., and Fuller, W.A .(1979), “ Distribution for the Estimates for AutoRegressive Time series with a Unit Root .”, Journal of the American Statistical Association , 74, pp. 427-431.
54
Dritsakis, N. dhe Anathasiadis, S. (1995), “ An econometric model on tourist demand: The case of Greece ”, Greece, Athena. Durbarry, R. (2004), „Tourism and economic growth: the case of Mauritius‟, Tourism Economics, Vol 10, No 3, pp 389 – 401. Engle, R. dhe Granger, C. (1987), “Co-integration and Error Correction: Represantion, Estimation and testing” Econometrica, 55, 251-76. Farrell, B.H. (1999), Conventional or sustainable tourism? No room for choice. Tourism Management 20 (2), 189 – 91 GDRC (2010) CSR – Definitios Article 13 URL: http://www.article13.com/static/A13_M3_I2_Definitions.asp#stoz aksesuar 05.04.2010. Goodland, R. and Ledoc, G. (1987), Neoclassical economics and principles of sustainable development, Ecological Modelling, Vol. 38.
Hall, C. (2000), “Tourism Planning: Policies, processes and relationships”, Essex, England: Pearson Education Limited. Harris J. (2000), “Basic Principles of Sustainable Development” G-DAE Working Paper No. 00-04, p. 6. Hendry, D. (1995), “ Long Run-Demand for M1”, Bank of Canada working paper 95-11. IUCN (1980), World ConservationStrategy . Gland, Switzerland: International Union for the Conservation of Nature and Natural Resources. Jafari J. (2000) “The scientification of tourism” in V. Smith and M. Brent (eds.), Hosts and Guest Revisted: st
Tourism Issues in the 21 Century, New York: Cognizant Communication.
Johansen, S and Juselius, K. (1990), “ Maximum Likelihood Estimation and Inference on Cointegration: With Applications to the Demand for Money”.Oxford Bulletin of Economics and Statistics , 52, pp.169-210. Johnston, A. (2000), Indigenous peoples and ecotourism. Tourism RecreationResearch 25 (2), 89 – 96. Kristo I. (2010),” Sfidat për një turizëm të qëndrueshë m”, Konferenca Ndërkombatare EUFT 2010.
55
Lowe, I. (1990), “Sustainable development: How do we get there?” Australian Society , June, No. 5. Prosser, R. (1994), Societal change and the growth in alternative tourism. In E. Cater and G. Lowman (eds) Ecotourism: A Sustainable Option? (pp. 19 – 37). Marsh, J. (1993), “ An Index of Tourism Sustainability ” in Nelson J.G, R. Butler, Wall G.(1993) Tourism and Sustainable Development: Monitoring, Planning, Managing Heritage Resources Centre Joint Publication Number 1, University of Waterloo, p257. McKercher, B. (2003), “Sustainable Tourism Development – Guiding Principles for Planning and Management ” Bishkek, Kyrgystan, p.6
MEH (1992), “Plan Macro de Competitividad del Turismo Espanol 1992 – 95” Madrid: Ministerio de Economia y Hacienda. Secretaria General de Turismo. MTKRS (2010), “Strategjia Sektoriale e Turizmit ” URL: www.mtkrs .gov.al/previewdoc.php?file_id=227. Nelson J. (1993) “ An Introduction to Tourism and Sustainable Development ” with Special reference to Monitoring in Nelson J.G, R. Butler, G.Wall (1993) Tourism and Sustainable Development: Monitoring, Planning, Managing Heritage Resources Centre Joint Publication Number 1, University of Waterloo, pp3-24. OAS (1997), “Sustaining Tourism by Managing its Natural and Heritage Resources” Organization of American States, XVII Inter-American Travel Congress, San Jose, Costa Rica. OECD (1980), “The Impact of Tourism on the Environment ”, Paris, OECD. Ritchie, J. & Crouch, G. (2003), The Competitive Destination: A Sustainable Tourism Prespektive. Wallingford: CABI publishing. Singh, N. and Titi, V. (1995) Empowerment: Towards Sustainable Development , Zed Books, London, p. 8. Snowdon and Thomson (1998), „Tourism in the Scottish Economy,‟ in MacLennan and Smith, Tourism in Scotland, London: International Thomson Business Press.
Theobald, W. (2005), “Global Tourism” USA, Elviser, pp. 168 -171.
56
UNCTAD (1971), A note on the „tourist sector‟. In Guidelines for Tourism statistics: 30, New York: United Nations. UNEP(2009), Global Environment Outlook 9. UNEP (2006), “Trade Environment and Sustainable Development ”, Economics and Trade Branch, Muscat, Sultanate of Ofman. WCED (1987) Our Common Future. Oxford: Oxford University Press, pp 43-46. WEF World Ekonomic Forum (2010a), “The Travel and Tourism Competitiveness Report 2009” . WEF World Ekonomic Forum (2010b), “The Travel and Tourism Competitiveness Report 2009”, p. 116 . Wheeller, B. (1991), Tourism‟s troubled times: Responsible tourism is not the answer. Tourism Management 12 (2), 91 – 6.
Wickremasinghe, G. dhe Ihalanayake, R. (2006), “ The Causal Relationship Between Tourism and Economic Growth in Sri Lanka: Some Empirical Evidence” Victoria University USA.
World Bank (2010), “ Indicators” URL: http://data.worldbank.org/indicator. WTO (1996), “ Agenda 21 for the Travel and Tourism Industry towards environmentally sustainable development ” World Tourism Organisation, World Travel and Tourism Council, and the Earth
Council. http://www.unwto.org/sdt/pub/en/pdf/a21-def.pdf. WTO (1998) Tourism 2020 Vision . Madrid: WTO. WTO (1999) “Tourism Highlights 1999” Madrid. WTO (2010) UNWTO World Tourism Barometer , URL: http://www.unwto.org/facts/eng/pdf/barometer/UNWTO_Barom10_update_april_en_excerpt.pdf . WTTC (2010) “Travel and Tourism Economic Impact: Albania ”, UK, London
57
Aneks Aneks A: Unit Root dhe Kointegrimi ADF Test Variablat
PP Test
st
st
Level
1 diff
Level
1 diff
prob.
prob.
prob.
prob.
DLTR
0.8666
0.0046
0.0000
0.0000
LY
0.5533
0.0046
0.2209
0.0000
LNEER
0.0745
0.0002
0.1043
0.0002
CO2
0.6214
0.0077
0.0000
0.0000
DINT
0.8383
0.0000
0.0000
0.0000
Null: Seria është jo stacionare në 5%
Sample (adjusted): 2000Q1 2008Q4 Included observations: 36 after adjustments Trend assumption: Linear deterministic trend Series: DLTR LY LNEER CO2 DINT Lags interval (in first differences): 1 to 2 Unrestricted Cointegration Rank Test (Trace) Hypothesized No. of CE(s) None * At most 1 At most 2 At most 3 At most 4
Eigenvalue
Trace Statistic
0.05 Critical Value
Prob.**
0.967180 0.398191 0.250980 0.154344 0.002937
157.8277 34.82597 16.54464 6.141001 0.105888
69.81889 47.85613 29.79707 15.49471 3.841466
0.0000 0.4572 0.6734 0.6789 0.7449
Trace test indicates 1 cointegrating eqn(s) at the 0.05 level * denotes rejection of the hypothesis at the 0.05 level **MacKinnon-Haug-Michelis (1999) p-values Unrestricted Cointegration Rank Test (Maximum Eigenvalue) Hypothesized No. of CE(s) None * At most 1 At most 2 At most 3 At most 4
Eigenvalue
Max-Eigen Statistic
0.05 Critical Value
Prob.**
0.967180 0.398191 0.250980 0.154344 0.002937
123.0018 18.28133 10.40364 6.035114 0.105888
33.87687 27.58434 21.13162 14.26460 3.841466
0.0000 0.4719 0.7061 0.6087 0.7449 58
Max-eigenvalue test indicates 1 cointegrating eqn(s) at the 0.05 level * denotes rejection of the hypothesis at the 0.05 level **MacKinnon-Haug-Michelis (1999) p-values
Aneks B: Testet diagnostikuese VEC Residual Normality Tests Orthogonalization: Cholesky (Lutkepohl) H0: residuals are multivariate normal Sample: 1995Q1 2008Q4 Included observations: 36
Component
Skewness
Chi-sq
df
Prob.
1 2 3 4 5
-0.235052 0.105285 -0.404341 0.115071 0.964943
0.331498 0.066510 0.980948 0.079448 5.586686
1 1 1 1 1
0.5648 0.7965 0.3220 0.7780 0.0181
7.045089
5
0.2173
Joint
Component
Kurtosis
Chi-sq
df
Prob.
1 2 3 4 5
1.737717 2.243088 2.203339 1.440040 3.596176
2.390038 0.859374 0.952004 3.650214 0.533138
1 1 1 1 1
0.1221 0.3539 0.3292 0.0561 0.4653
8.384768
5
0.1363
Joint
Component
Jarque-Bera
df
Prob.
1 2 3 4 5
2.721535 0.925884 1.932952 3.729662 6.119824
2 2 2 2 2
0.2565 0.6294 0.3804 0.1549 0.0469
Joint
15.42986
10
0.1172
59
VEC Residual Serial Correlation LM Tests H0: no serial correlation at lag order h Sample: 1995Q1 2008Q4 Included observations: 36 Lags
LM-Stat
Prob
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12
35.67280 23.78855 33.02829 26.52540 29.38214 26.99942 22.82668 23.56846 29.96313 23.26468 35.22845 25.36182
0.0767 0.5316 0.1304 0.3800 0.2483 0.3559 0.5877 0.5444 0.2257 0.5621 0.0841 0.4422
Probs from chi-square with 25 df.
Roots of Characteristic Polynomial Endogenous variables: DLTR LY LNEER CO2 DINT Exogenous variables: Lag specification: 1 2 Root 1.000000 1.000000 1.000000 1.000000 0.004595 - 0.998329i 0.004595 + 0.998329i -0.993054 -0.157886 - 0.641499i -0.157886 + 0.641499i -0.253241 - 0.384276i -0.253241 + 0.384276i 0.249136 - 0.311116i 0.249136 + 0.311116i -0.322386
Modulus 1.000000 1.000000 1.000000 1.000000 0.998340 0.998340 0.993054 0.660643 0.660643 0.460216 0.460216 0.398575 0.398575 0.322386 60
-0.236158
0.236158
VEC specification imposes 4 unit root(s).
VEC Residual Heteroskedasticity Tests: No Cross Terms (only levels and squares) Sample: 1995Q1 2008Q4 Included observations: 36
Joint test: Chi-sq
df
Prob.
322.5495
330
0.6050
Individual components: Dependent
R-squared
F(22,13)
Prob.
Chi-sq(22)
Prob.
res1*res1 res2*res2 res3*res3 res4*res4 res5*res5 res2*res1 res3*res1 res3*res2 res4*res1 res4*res2 res4*res3 res5*res1 res5*res2 res5*res3 res5*res4
0.623205 0.514251 0.826086 0.743287 0.334290 0.696613 0.475397 0.499692 0.660998 0.657541 0.786141 0.730829 0.704338 0.480864 0.600832
0.977340 0.625581 2.806801 1.710923 0.296728 1.356797 0.535484 0.590181 1.152176 1.134579 2.172175 1.604381 1.407690 0.547346 0.889442
0.5352 0.8394 0.0292 0.1592 0.9941 0.2890 0.9050 0.8668 0.4061 0.4179 0.0753 0.1904 0.2653 0.8972 0.6092
22.43536 18.51303 29.73910 26.75835 12.03444 25.07806 17.11430 17.98891 23.79593 23.67147 28.30109 26.30983 25.35618 17.31110 21.62994
0.4342 0.6752 0.1249 0.2205 0.9567 0.2934 0.7570 0.7066 0.3580 0.3647 0.1659 0.2386 0.2803 0.7460 0.4822
VEC Granger Causality/Block Exogeneity Wald Tests Sample: 1995Q1 2008Q4 Included observations: 36
Dependent variable: D(DLTR) Excluded
Chi-sq
df
Prob.
61
All
13.04287
8
0.1104
Excluded
Chi-sq
df
Prob.
All
4.465320
8
0.8129
Excluded
Chi-sq
df
Prob.
All
8.522267
8
0.3842
Excluded
Chi-sq
df
Prob.
All
479.2893
8
0.0000
Excluded
Chi-sq
df
Prob.
All
6.302316
8
0.6134
Dependent variable: D(Y)
Dependent variable: D(LNEER)
Dependent variable: D(CO2)
Dependent variable: D(DINT)
Akeks C: Statistika Përshkruese
Mean Median Maximum Minimum Std. Dev. Skewness Kurtosis
DLnTR 0.053450 0.620047 1.106767 -1.403886 0.943497 -0.478957 1.687901
DINT 0.609744 0.000000 9.060000 -0.060000 2.058206 3.599471 14.64383
CO2 0.315805 0.204490 0.917972 0.096647 0.238357 1.186515 2.945585
LnNEER 4.584379 4.582774 4.693527 4.440735 0.071958 -0.184979 1.683105
LnY 12.10624 12.10925 12.54410 11.66210 0.255044 0.006108 1.928844
62