Refleksion Teoria e Piaget e zhvillimit kognitiv. Jean Piaget studioi intesivisht për mbi 60 vjet aktivitetet kognitive të fëmijëve. Ai besonte se zhvillimi kognitiv i fëmijës ndodhte sepse ngjarjet që fëmija vëzhgonte në mjedis i vinin strukturat e tij mendore para kërkesave më të larta. Për të zgjidhur një probem fëmija duhet të zhvillojë strukturat kognitive më komplekse ose skemat. Në nivelin më të thjeshtë, një i sapolindur zotëron skemat refleksive për të thithur, për të gëlltitur etj. Më në fund, fëmija i koordinon këto skema në mënyrë të tillë që ai të mendojë përmes një serie veprimesh dhe të përfytyrojë pasojat e këtyre veprimeve. Piazhe studioi mënyrat me anë të të cilave fëmijët përvetësojnë konceptet dhe organizojnë idetë dhe skicoi periudhat e parashikueshme sipas një rendi të caktuar të zhvillimit intelektual. Progresi i këtyre periudhave varet nga përshtatshmëria vazhdimisht në rritje e fëmijës ndaj situatave të reja. Për Piazhen, zhvillimi motorik dhe eksplorimi i mjedisit janë bazat për mendimin logjik që vjen më pas. Për zhvillimin kognitiv janë të rëndësishme dy procese: asimilimi dhe akomodimi. Asimilimi është procesi me anë të të cilit përshtatet informacioni i ri në skemat ekzistuese. Akomodimi (rregullimi) është procesi i krijimit të një skeme të re ose ndryshimi i një skeme ekzistuese. Sipas Piazhe, bashkveprimi dhe balanca e procesit të asimilimit dhe akomodimit, i quajtur ekuilibër, janë përgjegjëse për zhvillimin intelektual të fëmijës. Ai u përpoq të kuptonte se si formohen dhe funksionojnë strukturat kognitive ose skemat. Piazhe thotë se ne trashëgojmë një metodë të funksionimit intelektual, që na bënë të aftë të reagojmë ndaj mjedisit me anë të formimit të strukturave kognitive. Ai sugjeron se dy mekanizma, adaptimi dhe organizimi, janë përgjegjës për zhvillimin e strukturave kognitive (skemave). Piazhe besonte se individi zhvillohet kognitivisht përmes formimit të strukturave kognitive më të sofistikuara në kohën që kalon përmes katër stadeve. Stadet sipas Piazhe janë: 1. Stadi sensoromotorik (lindja deri 2 vjec) 2. Stadi paraoperacional (2 deri në 7 vjec) 3. Stadi i operacioneve konkrete (7 deri në 11 vjec) 4. Stadi i operacioneve formale (11 deri në 15 vjec) Që të kuptosh cdo stad të zhvillimit kognitiv, duhet të kihet parasysh progresi i fëmijës në cdo stad të hershëm. Forma e të arsyetuarit që zhvillohet në një moshë të caktuar, nuk zëvendëson plotësisht format më të hershme të arsyetimit. Piazheja
ka pohuar se njerëzit funksionojnë në nivelin formal paraoperacional vetëm për disa orë në ditë dhe shumicën e kohës e kalojnë në formën provë-gabim të të menduarit. Vlerësime dhe kritika për teorinë e Piazhesë. Idetë e Piazhes për zhvillimin e të menduarit kanë ndikuar në mendimin psikologjik të kohës. Ai na ka ndihmuar për të kuptuar më shumë rreth botës dhe mënyrës se si mendojnë fëmijët. Ai vë në dukje faktin se operacionet mendore të fëmijëve janë të ndryshme nga ato të të rriturve, duke theksuar faktin se fëmijët nuk mendojnë në të njëjtën mënyrë që mendojnë dhe të rriturit. Piazhe vë në dukje se fëmija është një qënie aktive. Puna e Piazhes ka kontribuar shumë për të kuptuar botën e fëmijëve. Megjithatë teoria e tij është kritikuar nga disa studiues, të cilët mendojnë se Piazhe: - Nënvleftëson ndikimin e të mësuarit në zhvillimin mendor të fëmijës - Nënvleftëson aftësit e fëmijës. Fëmijët nga kultura të ndryshme nuk zhvillohen njesoj mendërisht, ashtu sic e përshkruan Piazheja. - Mbivlerëson aftësitë e të menduarit formal të adoleshentëve. - Studiuesit nuk mendojnë se zhvillimi kalon në stadet e përmendura prej tij. Procesi i të menduarit është më pak i varur nga stadet nga sa mendonte Piazheja dhe më tepër i ndikuar nga eksperiencat. - Mosha e treguar në periudhat e Piazhes mund të jenë më të larta nga cduhet të jenë. - Koncepti egoncetrik është tepër i debatuar. Flavel zbuloi se fëmijët e moshës 2 vjec e gjysëm deri në 4 vjec mund të jenë të aftë të mos jenë egocentrik në disa rrethana të caktuara. - Metoda e studimit e përdorur shumë prej tij kritikohet, për faktin se ajo nuk ka shumë të dhëna statistikore. Punoi J. Rushiti për Psikologji.net - Respektoni të drejtën e autorit