Parimet e Kontabilitetit
Punoi: Erjon Skordha, ACCA,MCP,MSC
Hyrje, Ky kurs ka për synim të përgatisë studentët për provimin e parimeve të kontabilitetit. Megjithate nuk synohet të mbulojë të gjitha aspektet e mundëshme të kontabitetit, pasi një pjesë e mirë e tyre do të trajtohen më gjerësisht dhe me më shumë detaja në lëndë më të avancuara si “Kontabilitet Fiannciar”, “Kontabilitet i Avancuar”, “Standarde ndërkombëtare të kontablitetit” etj. Nga ana tjetër për një pjesë të çështjeve të diskutuara do të ketë edhe njohuri të avancuara ilustruara me shembuj të synuara për studentët që kërkojnë të kapin rezultate të larta në provim. Aktualisht departamenti departamenti i kontabilitetit nuk ka dhënë një guidë (ose program lënde) se cili do të jetë niveli i njohurive që do testohet në provim, psh do te jete nje provim që do të synojë regjistrime, disa llogaritje dhe ca koncepte teorike, apo nivel i avancuar me analiza dhe interpretime, ose cila do të jetë struktuara e provimit (çpjesë është teori dhe çpjesë është ushtrime). Në asnjë nga tezat e mëparshme nuk është dhënë një zgjidhje e sygjeruar e tezës dhe kriteret e vlerësimit. Në provimin e fundit të realizuar nga departamenti i kontabilitetit (shtator 2013) nuk mungonin edhe pyetjet në formë eseje të cliat kërkojnin aplikim të njohurve dhe analiza. Struktuara e provimit ishte 60% teori dhe 40 % ushtrime, duke vënë theksin te teoria, që mund të ketë qënë një pjesë e performuar dobët nga studentët në provimet e mëparshme.
Tema 1 ,
Kontabilitetit është procesi i grumbullimit, përpunimit dhe raportimit të informacionit financiar. Elementët kryesorë të përkufizimit të mësipërm janë:
Grumbullimi: Ky konsiston në indetifikimin e ngjarjeve/veprimeve ekonomike, matjen e tyre dhe regjistrimin në një formë të caktuar në sistemin e kontabilietit. Përpunimi: Konsiston në analizën, sistetizimin dhe përmbledhjen e tërësisë së ngjarjeve dhe veprimeve ekonomike të regjistruara me synimin pë r t’i paraqitur ato në një formë të përshtatshme. Raportimi: Qëllimi final i kontabilitetit është të raportojë informacion financiar te përdoruesit. Raportimi bëhet në një formë të standardizuar (pasqyrat financiare) dhe në disa raporte të standardizuara standardizuara (Bilanci Kontabël, Pasqyra e të ardhurave, Pasqyra e lëvizjeve të mjeteve monetare dhe pasqyra e ndryshimeve të kapitalit). Informacini Financiar: Një element i rëndësishëm për tu theksuar është se kontabliteti financiar konsiston në grumbullimin, përpunimin dhe raportimin vetëm të informacionit financiar financiar dhe vetëm në raportet raportet e specifikuara më sipër. Grumbullimi, përpunimi dhe raportimi i informacioneve të tjera, të rëndësishme për 1
Parimet e Kontabilitetit
Punoi: Erjon Skordha, ACCA,MCP,MSC
drejtimin, me natyre financiare, dhe jo në raportet standarde të përcaktuara nga kontabiliteti financiar (shiko më lart), i përkasin fushave të tjera të studimit, siç është kontabiliteti menaxherial (që është një sistem informacioni për menaxhimin) Çështë sistemi i informacionit kontabël (SIK)
Sistemi i informacionit kontabël është tërësia e paisjeve, njerëzve dhe procedurave, që grumbullojnë përpunojnë dhe raportojnë informacion financiar.
Elementët kryesorët të këtij përkufizimi janë;
Paisjet: kryesisht shërbejnë për kapjen, përpunimin dhe ruajtjen e të dhënave (barcode reader, peshore elektronike, kompjutera,servera etj) Njerëzit e përfshirë: Kryesisht shërbejnë në procesin e grumbullimit të informacionit dhe në përpunimin e tij. Procedurat: Këto janë veprime që janë të nevojshme për të siguruar grumbullimin e veprimeve ekonomike, përpunimin dhe raportimin e informacionit.
Shembull 1 Sistemi i informacionit kontabël (SIK) në supërmarket-Njohuri të avancuara.
Një pjesë prej jush mund të keni kaluar një eksperiencë blerje në një supermarket të madh. Le të themi që ju nisni blerjet me frutat dhe perimet, pasi grumbulloni disa prej tyre, duke i vendosur në ambalazhe të veçanta, i çoni te peshorja elektronike. Pershorja mat sasinë e blerë dhe personi që përdor atë vendos/përcakton lloin e artikullit, më pas ai printon një barkod ku ndodhet informacioni për sasinë dhe produktin i cili ngjitet te qesja që përmban produktin. Në vijim ju mbushni karrocën me artikuj të tjerë (që kanë barkod) dhe shkoni te arka. Arkëtari lexon me lexuesh kodesh (barcode reader) mallrat e marra dhe printon faturë, ju pastaj paguani për shumën që tregon fatura. Cilat janë elementët e sistemit të informacionit kontabël në këtë shembull:
Paisjet: Kemi disa paisje të përdorura për të grumbulluar, pwrpunuar dhe rruajtur informacionin kontabël:
Peshorja elektronike grumbullon një pjesë të informacionit në lidhje me sasinë e blerë, Lexuesi Optik: Lexon sasinë dhe mallin e blerë, Kompjuteri: Regjistron, pwrpunon dhe ruan tw dhwnat.
Njerëzit: Gjithasthu kemi disa persona të përfshirë në procesin e grumbullimit, përpunimit dhe raportimit të informacionit. Në rastin e supermarketit janë shumë të dukshëm ato që merren me grumbullimin e informacionit, si personi që punon te peshorja dhe arkëtari. Një pjesë e informacionit përpunohet nga programet kompjuterike, megjithatë një pjesë e përpunimit bëhet nga njerëzit dhe raportet gjithashtu përgatiten nga njerëzit.
2
Parimet e Kontabilitetit
Punoi: Erjon Skordha, ACCA,MCP,MSC
Procedurat: Këtu përfshihen peshimi i frutave dhe perimeve pasi futen në ambalazhe, procedurë tjetër është skanimi dhe regjistrimi i mallrave të blerë. Numërimi i inventarit është gjithashtu një procedurë që bëhet në mënyrë periodike për të siguruar saktësisnë re regjistrimeve të inventarit.
Vendi që zë SIK në tërësinë e sistemeve të informaconit që përdor menaxhmi
Sistemi i informacionit kontabël duhet të shihet si një pjesë (nënsistem ) i bashkësisë më të madhe që quhet sistemi i informacionit të menaxhimit. Menaxheret e supermarketit perdorin për qëllim të menaxhimit edhe shumë raporte të tjera përveç atyre të prodhuara nga kontabiliteti financiar. Në rastin e mësipërm informacion shtesë që grumbullohet nga menaxhimi mund të jetë identifikimi i klientit që bën blerjet dhe çfarë blerjesh ka bërë ai. Kjo realizohet duke skanuar kartën e klientit. Gjithashtu menaxhimi mund të jetë i interesuar për të ditur sa janë çmimet e konkurentëve. Për këtë qëllim dërgon disa persona të cilët bëjnë blerje te konkurentët ose thjesht pyesin (procesi i grumbullimit), mesatarizojnë vlerat e regjistruara (përpunimi) dhe raportojnë (raportimi) në lidhje çmimet e vrojtuara. Dy raportet e fundit, ai mbi blerjet që bën klienti dhe raporti mbi çmimet e konkurentëve janë raporte shumë të rëndësishme për menaxhmin por nuk janë raporte të sistemit të informacionit kontabël.
Sistemi i informacionit kontabël grumbullon informacion në lidhje me ngjarjet dhe veprimet ekonomike. .
Veprimi ekonomik është ndryshimi në madhësisë ose përbërjen së pasurisë së njësisë ekonomike si rezultat i vullnetit të njësisë ose vullnetit të njësisë dhe një pale të tretë
Elementët e këtij përkufizimi janë:
Ndyshim në madhësinë e pasurisë së njësisë: Kjo nëkupton rritje të pasurisë së njësisë (për shembull blerjea e një ndërtese) ose pakësimin e saj (për shembull shitja e një ndërtese pakëson aktivet e njësisë). Ndryshim në përbërjen e pasurisë së njësisë. Është ndryshim në përbërjen e aktiveve të njësisë ose në strukturwn e financimit. Për shembull ditën e parë të aktivitetit të saj pasuria e njësisë përbëhen nga kaptali i investuar nga pronari prej 10,000,000 lekësh. Te nesërmen pronari vendos të blejë një makineri prej 3,000,000 duke përdorur paratë e investuara. Në këtë datë pasuria nuk është shtuar apo pakësuar por ka ndryshuar përbërjen e saj, nga 10,000,000 lekë mjete monetare nw ditwn e parw është kthyer në 7,000,000 lekë MM dhe 3,000,000 lëkë ndërtesë nw ditwn e dytw.
3
Parimet e Kontabilitetit
Punoi: Erjon Skordha, ACCA,MCP,MSC
Ngjarjet e ekonomike. Në librin e prof. Dhanos është përcaktuar se ngjarja ekonomike është madhësia e ndryshimit në pasurinë ose në përblerjen e pasurisë së njësisë ekonomike. Megjithatë nuk ka një ndarje të qarte midis veprimit ekonomik dhe ngjarjes ekonomike.
Vullneti i njësisë Veprimet/ngjarjet ekomike quhet të brendëshme kur kryehen vetëm me vullnetin e njësisë. Për shembull, ndërtimi i një fabrike, pagimi i një bonusi për punonjësit.
Vullneti i njësisë dhe i palës së tretë Veprimet/ngjarjet ekonomike quhen të jashtme kur për kryerjen e tyre duhet jo vetëm vullneti i njësisë por edhe i një pale të tretë. Këtu mund të përmendim një transaksion shitje blerjes për të cilin, që të ndodhë, duhet vullneti i të dyja palëve. Ngjarjet ekonomike dhe ngjarjet e binzesit. Ngjarjet ekonomike janë pjëse pwrbwrwse (nënbashkësi) e bashkësisë së madhe që quhen ngjarje biznesi. Mund të themi se ngjarjet ekonomike janë ato ngjarje biznesi që kanë efekt financiar, (ngjarje që çojnë në dryshimin e madhësisë dhe të përbërjes së pasurisë së njësisë ekonomike). Ngjarje biznesi që nuk janë ngjarje ekonomike mund të jetë hedhja e një produkti të ri në treg (vetëm hedhja nuk ka efekt financiar), lancimi/nisja e një fushate promocionale (edhe kjo nuk ka efekt financiar)
Nëse pyetja në provim wshtw ...si klasifikohen veprimet ekonomike... atëherë ju duhet të pëcaktoni se cili është kriteri i klasifikimit i kërkuar. Kritere klasifikimi mund të ketë pa fund. Në libër dhe në provim përcaktohen dy kritere klasifikimi për veprimet ekonomike.
Klasifikimi sipas efektit në aktive dhe detyrime
Veprime ekonomike që sjellin ndryshime brenda zërave të aktivit (psh arketimi i një klienti) Veprime ekonomike që sjellin ndryshime brenda zërave të pasivit (psh konveritimi i llogarive të pagueshme në dëftesa të pagueshme) Veprime ekonomike që rrisin aktivet dhe detyrimet (psh marrja e një huaje) Veprime ekonomike që pakësojnë aktivet dhe detyrimet (psh pagimi i një detyrimi)
Klasifikimi sipas efektit në sjellin në kapital
Veprime ekonomike që rrisin kapitalin (emetimi i aksioneve, deklarimi i fitimit etj) Veprime ekonomike që pakësojnë kapitalin (pagimi i dividendëve, humbja et)
4
Parimet e Kontabilitetit
Punoi: Erjon Skordha, ACCA,MCP,MSC
Për shkak se informacioni kontabël është i rendësishëm për përdoruesit në lidhje me vendimarrjet e tyre, nevoiten disa principe ose rregulla të përgjithshme për mënyrën së funksionimit të kontablitetit. Pra parime mund të quajmë Disa pricipe të përgjithshme që rregullojnë mënyrën e funksionimit të kontabilitetit. Disa nga parimet mund të përmendim;
Parimi i njësisë ekonomike; Përkufizim: Aktivitetet e njësisë indentifikohen veçmas nga ato të pronarëve të saj.
Ky parim thekson që njësia ekonomike është dicka unike e pavarur nga pronari apo njësi të tjera. E thënë ndryshe sistemi i nformacionit kontabël duhet të grumbullojë,përpunojë dhe raportojë vetëm ato transaksione që i përkasin njësisë, jo transaksione të pronarëve të saj, jo të njësive të tjera
Parimi bazës monetare. Përkufizim: Elementët e pasqyrave financiare vlerësohen në bazë monetare.
Ky parim thekson përdorimin e bazës monetare në vlerësimin e veprimeve ekonomike dhe në pasqyrimin e elementëve në pasqyra financiare. Kjo do të thotë se ne nuk themi kemi 4 ndërtesa por i vlerësojmë ato në një bazë monetare psh themi këmi 5,000,000 lekë ndërtesa. Pra ndërtesat nuk i paraqesim në numër (sasi) por në vlerë. E njëjta gjë aplikohet për të gjithë elementët e pasqyrave financiare.
Parimi i vijimsisë. Aktivitetet e njësisë do të vijojnë për një periudhë të pacaktuar më shumë se 1 vit.
Kjo periudhë duhet të jetë më e madhe se 1 vit. Nëse njësia ekonomike do të ndërpresë aktivitetet vitin tjetër pasqyrat financiare duhet të përgatiten mbi një bazë tjetër, jo mbi bazën e vijimsisë psh baza e likuidimit . Kjo do të ndikonte në vlerësimin e aktiveve dhe të detyrimeve për njësinë. Zakonisht aktivet kanë një vlerë më të madhe kur janë në përdorim sesa kur likuidohen. Për shembull një linjë prodhimi e specializuar në prodhimi e një produkti X mund të ketë vetëm vlerën e skrapit nëse njësia do të likuidohej (ndoshta nuk mund të përdoret nga dikush tjetër për qëllim prodhimi)
Parimi i Kostos Elementët e pasqyrave financiare vlerësohen kryesisht me kosto ose me vlerën e drejtë kur lejohet.
Parimi është pak i vjetër pasi për disa elementë të pasqyrave financiare është edhe opsioni i vlerësimit me vlerën e drejtë (për shembull aktivet afatgjata materiale, Aktivet e mbajtura për qëllim investimi, istrumentat financiarë etj). Për të përditësuar parimin janë shtuar fjalët “ose me vlerën e drejtë kur lejohet”
Parimi i kompenzimit Elementët e pasqyrave financiare nuk kompensohen pasi duke u kompensuar informacioni i pasqyrave
5
Parimet e Kontabilitetit
Punoi: Erjon Skordha, ACCA,MCP,MSC
Ky parim specifikon që në pjesën më të madhe të rasteve kompensimi e elemëtëve të pasqyrave financiare i bën ato të pakuptueshme. Megjithatë është një përjashtim për rastet kur është i nevojshëm kompensimi.
Parimi i Krahasimit
. Të ardhurat e përiudhës duhet të krahasohen me shpenzimet e kërkuara për sigurimin e tyre Ky parim aplikohet për pasqyrën e të ardhurave, në të cilën duhet të paraqiten jo vetëm të ardhurat por gjithashtu shpenzimet direkt të lidhura me krijimitn e tyre dhe shpenzimet e tjera të kërkuara për të mbajtur në funksionim aktivietin e njëissë.
Parimi i objektivitetit Informacioni në pasqyra financiare duhet të mbëshetet në evedencën e pavarur dhë të plotë.
Ky parim do të thotë që një kontabilist nuk mund të bëjë regjistrime në kontabilitet nëse ai nuk ka dokumenta (evidencë) për të mbështetur regjistrimet. Për shembull për të regjistruar shitjet evidenca është fatura e shitjes dhe kontrata nëse ka. Evidence e pavarur është ajo evidencë që sigurohet nga dy palë jo të lidhura midis tyre (në rastin e kontratave). Për shembull nëse blerësi dhe shitësi do të kishin marrdhënje mënë bijë kontrata e shit-blerjes mund të quhet e pavarur vetëm kur ajo do të ishte më të njëjtat çmime (kushte) si në rastin kur nuk kemi lidhje midis dy palëve. Për më tepër parimi kërkon që evidenca të jetë e plotë. Në rastin e shitjes më sipër kontabilisti duhet të kërkojë si pjesë të evidencës “Aprovimin e shitjes ” dhe “Flede daljen” e magazinës, për ta bërë të plotë setin e dokumentacionit të nevojshëm.
TEMA 2 Në folën ne temën e parë se qëllimi i kontabilitetit financiar ishte të raportonte informacion për përdoruesit, në disa raporte të standardizuara, dhe në formate të standardizuara. Por cilët janë raportet që ky sistemin informacioni ju jep përdoruesve? Cilët janë përdoruesit kryesorë të raporteve të kontabilitetit financiar? Raportet e prodhuara nga kontabiliteti financiar.
Kontabiliteti financiar raporton informacion financiar te përdoruesit nëpërmjet katër pasqyrave të cilat janë.
Pasqyra e pozicionit financiar (Emri i vjetër Bilanci Kontabël) Kjo pasqyrë tregon pozicionin financiar (aktivet, detyrimet dhe kapitalin) e njësisë në një datë të dhënë. Pasqyra e të ardhuratave totale (Pasqyra e të ardhurave siç njihet anglisht “comperehensive income statement”), Kjo pasqyrë tregon të ardhurat dhe shpenzimet e njësisë gjatë një periudhe të caktuar. 6
Parimet e Kontabilitetit
Punoi: Erjon Skordha, ACCA,MCP,MSC
Pasqyra e Levizjeve të mjeteteve monetare. Kjo pasqyrë tregon si janë siguruar mjetet monetare dhe si janë përdorur ato. Pasqyra e ndryshimeve të kapitalit. Kjo pasqyrë tregon si ka ndryshuar kapitali i pronarit gjatë një periudhe të caktuar. Cilët janë përdoruesit e pasyrave financiare.
Përdoruesit e pasqyrave financiare mund të jetë kushdo këtu përfshihen menaxhimi, aksionerët, shteti, puonjësit, shoqëria në tërësi etj, Megjithatë disa përdorues kanë mundësi të informohen në lidhje aktivitetet e njësisë edhe pa pasur këto pasqyra financiare. Këtu përfshihet menaxhimi i brendëshëm i njësisë. Prandaj kryesisht pasqyrat financiare janë destinuar për ato që ndohen jashtë njësisë , të tillë si shteti, aksionerët, bankat, etj. Qëllimi i tyre është të japë informacion për përdorusit e jashtëm të njësisë ekonomike të cilët nuk kanë metoda të tjera informimi.
A janë aksionerët përdorues të brendëshëm apo të jashtëm të njësisë ekonomike? Njohuri të avancuara
Dallohen kryesisht dy forma kryesore të “qeverisjes” të bizneseve dhe roli i informacionit financiar ndryshon në varësi të tyre. Kemi pronar-menaxher kjo formë haset shumë ne Europë (dhë në Shqipëri) dhe kemi rastin kur menaxhmi është i ndarë me aksionerët (kjo formë haset shpesh në Amerikë). Kur pronari është dhe menaxher i njësisë ekonomike, ai aktualisht është një përdorues i brendëshëm i informacionit, dhe si rrjedhim informacioni i prodhuar nga pasqyrat financiare mund të mos jetë shumë i rëndësishëm pasi pronari është i informuar mbi aktivitetet e njësisë. Gjithashtu roli i kontablitetit fiannciar në këto lloj njësish është më i vogël. (Rast tipik janë firmat shqipëtare ky më së shumti financierët përmbushin rolin e një menaxheri taksash, sesa informojnë menaxhimin në lidhje me performancën e njësisë, pozicionin financiare etj.) Kur pronarët nuk janë menaxherë roli informues i pasqyrave financiare është më i madh pasi këto përdorues nuk kanë forma të tjera informimi (përsa kohë nuk janë aksionerë kryesorë të njësisë në fjalë). Paqyrat financiare informojnë aksionerët se sa mirë menaxherët po menaxhojnë aktivietet që ju janë besuar. Nga delegimi i përgjegjësive lind marrdhënja Principal (aksioner) –Agjent (menaxher). Agjentët (menaxherët) raportojnë në lidhje me menaxhimin e tyre, nëpërmjet katër pasqyrave financiare te Principalët (pronarët). Mund të thuhet se roli i kontablitetit financiar është më i rëndësishëm në këto njësi. Cilët janë elementët e pasqyrave financiare
Pasqyrat financiare të përmenduar më sipër përbëhen nga elementë të cilët klasifikohen në grupe të caktuara.
Elementët e pasqyrave financiare janë
Aktivet Detyrimet Kapitali 7
Parimet e Kontabilitetit
Punoi: Erjon Skordha, ACCA,MCP,MSC
Të ardhuat dhe shpenzimet
Cfarë janë aktivet Aktivet janë rezerva që;
Kontrollohen nga njësia ekonomike (ky koncept përfshin kontrollin e përfitimeve nga aktivet dhe mbartjen e rrisqeve të aktivit) Sjellin përfitime (një aktiv nuk mund të njihet nëse njësia nuk pret përfitime nga ai) Kostot dhe përfitimet maten në mënyrë të besueshme (që një aktiv të njihet duhet që të dimë sa është kostos e tij dhe cilat janë përfitimet e tij, pa ditur kostot/përfitimet nuk mund ti caktojmë një vlerë në bilanc) Janë rrjedhojë e veprimeve të kalura (nuk ëhtë një koncepet shumë i rëndësishëm, thelbi është që nuk mund të njihet një aktiv për dicka që do të ndodhë në të ardhmen)
Si klasifikohen aktivet
Aktive afatshkurtra –përfitimet prej të cilave pritet të merren brenda një viti. o Mjete monetare dhe ekujvalente o Aktive afatshkurtra financiare o Aktive atshkurtra jo financiare Aktive afatgjata-përfitimet prej të cilave pritet të merren në shumë vite. o Aktive afatgjata materiale o Aktive afatgjata jo materiale o Aktive afatgjata financiare
Çfarë janë detyrimet?
Detyrimet janë detryimi që ka njësia për të bërë pagesa ose për të dhënë aktive .Edhe detyrimi duhet të jetë rrjedhojë e veprimeve të kaluara.
Detyrimet mund të lindin nga:
Ligji (ligji shpesh na detyron të bëjmë ose të mos bëjmë veprime të caktuara, psh ligji detyron njësinë për të paguar tatimin mbi fitimin, ose për të mbajtur ndalesat nga paga dhe pë r t’ja paguar pastaj shtetit) Kontrata (detyrimet që lindin nga një kontratë më një palë të tretë psh kontrata e blerjes sjell detyrmin për të bërë pagesën mbasi ke marrë mallin, kontrata e huase sjell detyrimin për të paguar huanë në afatet dhe shumat të caktuara) Premtimet (kjo pjesë nuk testohet në parimet dhe as një kontablitet financiar)
Detyrimet kloasifikohen në
Afashkurtra-janë detyrime që priten të shlyhen brenda një viti 8
Parimet e Kontabilitetit
Punoi: Erjon Skordha, ACCA,MCP,MSC
Afagjata – janë detyrime që pritet të shlyhen përtej një viti.
Çfarë është kapitali? Për kapitalin mund të përdorim disa përkurizime
Kapitali mund të përkufizohet si diferenca e aktiveve me detyrimet . Mund të themi gjithashtu se është interesi i imbetur i pronarëve në njësinë ekonomike . Fjala i mbetur do të thotë që nëse njësia likuidohet, ajo që mund të marrin pronaret është vetëm çfarë mbetet msi shlyhen të gjitha detyrimet (në shumë rastë nuk marrin asjgë) Interesi i pronarëve në njësinë ekonomike
(përkufizime më të detajuara të kapitalit do të merrni në lëndën e kontablitetit financiar, aty do të diskutohet me detaje se kur një element mund të kllasifikohet si kapital dhe kur një element mund të klasifikohet si borxh)
Çfarë janë të ardhurat?
Të ardhurat janë flukse hyrëse nga aktiviteti i zakonshëm i njësisë .Psh shitja e mallrave, produkteve etj. Me aktivitet të zakonshëm të njësisë ekonomike kuptohet ato atiivitete për të cilat është krijuar njësia Flulkset e tjera hyrëse si fitimet e realizuara nga njësia, dhe kontributet e pronarit nuk janë aktivitet i zakonshëm prandaj nuk mund të quhen të ardhura.
Çfarë janë shpenzimet?
Shpenzimet janë flukse dalëse për aktivitetin e zakonshëm të njësisë . Për shembull shpenzimi për pagat e punonjësve. Amortizimi i makinerive etj. Flukset dalëse që nuk i përkasin aktivitetit të zakonshëm të njësië nuk quhën shpenzime. Tërheqjet e pronarit nuk janë aktivitet i zakonshëm prandaj nuk konsiderohen shpenzime, humbjet nuk vinë nga aktiviteti i zakonshëm prandaj nuk konsiderohen shpenzime.
Si klasifikohen shpenzimet? Ka dy klasifikime bazë të shpenzimeve. Shpenzime që lidhen direkt me shitjen e një malli, produkti ose shërbimi. Ato do të quhen kosto e mallrave të shitura(në rastin e një njësie tregëtare), kosto e produkteve të shitura (në rastin e një njësie prodhuese) apo kosto e shërbimeve të shitura(në rastin e një njësie shërbimi) Shpenzime që nuk lidhen direkt me shitjen e një produkti ose shërbimi. Këto do ti quajme kosto periudhe, ato janë të nevojshme për funksionimin e aktivitetit të njësisë ekonomike.
9
Parimet e Kontabilitetit Tw ardhuat nga shitjet Kosto e mallrave tw shitura Marzhi bruto Shpenzim page Shpenzim sigurimi Shpenzim amortizimi Shpenzime te tjera E ardhura neto/(humbja neto)
Punoi: Erjon Skordha, ACCA,MCP,MSC 100,000 (50,000) 50,000 (20,000) (5,000) (20,000) (2,000) 3,000
Kosto direkte e lidhur me shitjet Kosto periudhe
Kosto e mallrave të shitura është kosto direkte e lidhur me shitjet, ndërsa shpenzimet e tjera janë kosto periudhe të nevojshme për funksionimin e aktivitetit të njësisë ekonomike por që nuk janë të lidhura direkt me shitjet.
Parimi i krahasimit haset në dy pjese të pasqyrës së të ardhurave : Nën zërin “të ardhurat” paraqitet “kosto e mallrave të shitura” duke krahasuar “të ardhurat” me kostot direkte për sigurimin e tyre. Nga ky krahasim del marzhi bruto. Zë ri “të ardhurat” është një zë i rezervuar vetëm për të ardhurat nga aktiviteti i zakonshëm i njësisë (shitja e mallrave, produkteve, shërbimeve), në këtë zë nuk mund të përfshihen “Fitimet” (ato nuk rezultojnë nga aktiviteti i zakonshëm) pasi do të shtremberonin krahasimin . Për të siguruar të ardhurat kërkohen edhe ca shpenzime të tjera (përveç KMSH) të cilat lidhen me funksionimin e njësisë. Këto shpenzime i quajmë shpenzime operative (zakonisht shpenzime të administratës qëndrore, marketingu etj) Parimi i krahasimit thotë që këto shpenzime duhet ti ngarkohen përiudhës në të cilën ato kontribuan për të gjeneruar të ardhura. Njësia është e lirë të nxjerrë një nëntotal në pasqyrën e të ardhurave, që del nga krahasimi i marzhit bruto me shpenzimet operative (marzhit bruto i zbriten shpenzimet operative) duke dhënë fitimin operativ. Fitimi operativ është rezultati neto i aktivitetit të zakonshëm të njësisë. Të gjithë zërat e tjerë (fitime, humbje, shpenizme interesi, tr nga interesi etj) renditen poshtë fitimit operativ pasi ato nuk janë rezultat i aktiviteti të zakonshëm të njësisë (aktivitet i zakonshëm është shitja, blerja) Çfarë janë karakteristikat cilësore të paqyrave financiare.
Karakteristikat cilësore të pasqyrave financiare janë ato cilësi që pasqyrat financiare duhet të kënë për përdoruesit e tyre. Pra që të dimë se çfarë karakteristikash duhet të kenë pasqyrat financiare duhet parë se kush është përdoruesi i pasqyrave financiare. Nëse përdoruesit e pasqyrave financiare do të ishin fëmijët e një kopshti, për ata pasqyrat financiare nuk do të konsiderohen cilësore (të bukura) përsa kohë ato nuk kanë topa, ngjyra dhe vizatime. Fatmirësisht pasqyrat financiare nuk destinohen për këto përdorues . Kur flitet për karakteristika cilësore mbahen në konsideratë kryesisht interesat e investitorëve aktualë dhe potencialë. Investitorë aktualë janë aksionerët që kanë investuar para për njësinë dhe huadhënësit që i kanë dhënë hua njësisë. Ivestitorët potencial janë ato që kërkojnë të blejnë aksione të njësisë (të bëhen pronarë të njësisë) dhe ato të cilët mendojnë ti japin para hua njësisë. 10
Parimet e Kontabilitetit
Punoi: Erjon Skordha, ACCA,MCP,MSC
Patjetër që ka dhe interesa të tjerë që merren në konsideratë kur vendoset për karakteristikat cilësore të pasqyrave financiare, megjithatë kryesisht janë interesat e investitorëve aktuale dhe potencialë që konsiderohen nga bordi i standardeve ndërkonbëtare të kontabilitetit kur nxirren rregullime për kontabilitetin. Për shkak se vendimi i tyre përfshin invenstimin e një shumë të konsiderueshme parash ato do të donin nga pasqyrat financiare këto karakteristika:
Të kuptonin informacionin e paraqitur nga ato: Pa kuptuar informacionin për ta do të ishte e vështirë marrja e një vendimi nëse duhet të vazhdojnë investimin te njësia apo jo. Nëse duhet të blejnë aksionet e njësisë në konsideratë apo të një njësie tjetër, nëse duhet të japin para borxh apo jo. Informacioni i paraqitur prej tyrë të ishte i rëndësishëm (të ndikojë) në vendimarrjet e tyre. Të mund të besonin informacionin e paraqitur nga pasqyrat financiare. Dhe ato të mund të krahasonin informacionin e pasqyrave financiare.
Shkurtimisht katër karakteristikat janë:
Kutptueshmëria. Rendësia Besueshmëria Krahasueshmëria
Një përshkrim i detajuar për secilën karakteristikë.
Kutpueshmëria
Me kutpueshmëri kutphet që informacioni i pasqyrave financiare duhet të jetë i kuptueshëm për përdoruesit e tyre. Ky koncepet nënëkutpon disa aftësi të përdoruesve për të interpretuar dhe kutpuar informacionin e pasqyrave financiare. I kuptueshëm mund të interpretohet si ”i kuptueshëm nga Kontabilistë t”. Pasqyrat financiare shpesh duken abstrakte për jokontabilistët, dhe e njëjta gjë vlen edhe për studentët në vitin e dytë dhë të tretë faktultet Për ta shpesh kontabiliteti është diçka pa sens. Për të kutpuar pasqyrat financiare duhen disa mjete për ti analizuar ato, mjete që ju do ti mësoni në nivele të avancuara të studimme.
Rëndësia
Informacioni duhet të jetë i rendësishëm për vendimarrjet e përdoruesve. Informacioni i rëndësishëm ndryshe quhet material. Një zë i PF konsiderohet material kur paraqitja e gabuar e tij mund të ndikojë vendimin e përdoruesit. Zërat materialë të PF paraqiten veçmas ndërsa zërat jo matëralë agregohen(bashkohen).
Informacion më shumë për materialitetin-Informacion shtesë
11
Parimet e Kontabilitetit
Punoi: Erjon Skordha, ACCA,MCP,MSC
Materialiteti është një koncepet i rëndësishëm, dhe jo shumë i traituar në librat e prof Dhamos. Një informacion mund të jetë material për dy arsye: o
o
Për shak të natyrës së tij psh një vjedhje e vogël e bërë nga menxhimi e njësisë. Për aksionerët mund të mos jetë e rëndësishme shuma e vjedhur, por natyra e veprimit “vjedhje”, patjetër që është e rëndësishme. Ajo tregon një veprim që duhet ndëshkuar ose nesër mund të sjellë pasoja. Materialiteti për shkak të shumës/vlerës. Një informacion mund të jetë material kur vlera e përfshirë është e konsiderueshme. Për të përcaktuar se çfarë vlerash në pasqyrat financiare konsiderohet materiale jepen disa referenca: 1-2% e totali të aktiveve të njësisë 0.5-1% e totalit të të ardhurave 5-10% e fitimit para tatimit.
Menaxhimi vendos duke përdorur njerin nga këto tregues (gjithashtu edhe gjykimin) se cili do të jetë niveli i materialitetit, Zërat që janë më të medha e niveli do paraqiten veçmas pasi janë materialë, të tjerët do të paraqiten të bashkuar (agreguar) sepse nuk janë materialë.
Besueshmëria.
Informacioni i PF duhet të jetë i besueshëm. Infromacioni është i besueshëm kur plotësohen këto karakteristika.
Paraqitet thelbi i transaksioneve mbi formën e tyre ligjore. Në disa raste forma ligjore e transaksioneve fsheh thelbin e tyre.
Shembull i thelbit mbi formën: Njohuri të avancuara Beni krijoi biznesin e tij, një kantinë vere, në fillim te vitit 2012, duke harxhuar një shumë të madhe parash për ndërtimin e kantinës, blerjën e rrushit dhe përpunimin e tij. Në fund të vitit i gjendur në vështirësi financiare dhe me shumë borxhe ja shet kantinën bankës X për 300 milion lekë me detyrimin për ta blerë mbas 5 vitesh për 500 milion. Gjatë kësaj kohe Beni ka të gjitha përgjegjësitë e menaxhmit të kantinës (do ta menaxhojë në të njëjtën mënyrë) siç ishte menaxhuar më përpara.
Kërkohet Cila është forma e transaksionit dhe cili është thelbi i tij. Forma e transaksionit konsiston ne një shitje të ndohur sot dhe një blerjë mbas 5 vitesh. Në thelb Beni vazhdon të shfrytëzojë katinën njëlloj si pë rpara “shitjes”. Nese kantina do t ë ishte shitur ai nuk do të mund ta shfrytëzonte më. Pra asgjë nuk ka ndryshuar në lidhje me akivitetin e njëisë. Nga analiza e veprimit ekomik rezulton së kemi një shtim të mjeteve monetare dhe një detyrim për të paguar mbas pesë vitesh një shumë 500 milion. Ky transakskon në thelb është financim shuma 300 milion duhet të regjistrohet si borxh dhe me kalimin e kohës të rritet duke reflektuar interesin e llogaritur mbi huanë që në fund të pesë viteve të arrijë shumë 500 milion.
12
Parimet e Kontabilitetit
Punoi: Erjon Skordha, ACCA,MCP,MSC
Studentët e mirë mund të përdorin kriteret per njohjen e aktivit, si kontrolli, transferimi i rrisqeve dhe përfitimeve, apo kur njihet një detyrim. Përdorimi i këtyre termave mund të japë më shumë cilësi përgjigjjes. Disa ide do të ishin. Ne sërish kontrollojmë rrisqet dhe përfitimet në lidhje me aktivin (kantinën). Nëse kantina do të ishte shitur këto rriqe dhe përfitime i transferiohen blerësit. o Ne kemi një detyrim kontraktual për të “blerë” (paguar) mbas pesë vitesh. Kjo nuk mund të njihet ndryshe përve se detyrim. o Diferenca prej 200 (500-300) përbën interesin për huanë e marrë . Infromacioni konsiderohet i besueshëm gjithashtu kur ai është dhënë i plotë. o
Nuk do të ishte e mjaftusheme që të jepej vetëm një zë në pasqyrën e bilancit kontabël në lidhje me aktivet afatgjata materiale, pa dhënë shpegime në shënimet shpjeguese të detajuara për këtë zë. Në këto shënime do të jepet informncion në lidhje me politikat kontabël për aktivet afatgjata të zgjedhura nga njësia , sa është kosto e aktive e analizuar në nënkategori, sa është amortizimi deri në këtë moment etj. Të gjitha këto shpjegime do ta bënin informacionin të plotë dhe të kutpueshëm.
Informacioni konsiderohet i besueshëm kur përgatitësi është i paanshëm (neutral) në lidhje me pasqyrat financiare. Njohuri të avancuara mbi neutralitetin Ky koncepet nënëkutpon që jo vetëm përgatitësi të jetë i panshëm në lidhje me pasqyrat financiare (jo vetëm ai të mendojë që është i paanashëm) por edhe të perceptohet nga palët e treta si i tillë . Për shembull nëse përgatitësi i pasqyrave financiare të kompanisë A është vëllai i pronarit dhe kompania ka aplikuar për një hua te banka X, kjo e fundit nuk do ta perceptonte të paanshëm përgatitësin e PF me mendim se duke qënë i lidhur me pronarin do të këtë bërë një paraqitje të zbukuruar të tyre edhe pse kjo mund të mos jetë e vërtetë. Dhe si të tillë pasqyrat financiare nuk do të konsiderohen të besueshme. Informacioni është i besueshëm kur është përdorur parimi i kujdesit, Ku aktivet nuk janë mbivlerësuar dhe detyrimet nuk janë nënvlerësuar. Mbivlerësimi i aktiveve rregullohet nga stanadet kontabilitetit të cilat kërkojnë testimin nëse aktivet kanë renë në vlerë sa herë ka tregues për dicka të tillë dhe uljen e vlerës së tyre nëse realisht ato kanë rënë në vlerë. Në parime ju do mësoni më vonë metodën LCM për vlerësimin e inventarit që është një shembull i aplikimit të parimit të kujdesit. Nënvlerësimi i detyrimeve do të thotë që njësia duhet të njohë detyrimet, kur ato janë rrjedhojë e veprimeve të ndohura në këtë periudhë, edhe pse pagesat do të ndodhin në të ardhmen. Psh nëse janë shitur mallra me garanci në periudhën aktuale dhe pritet që disa prej tyrë të kthen periudhën tjetër, njësia duhet të njohë detyrimin e riparimit të aktiveve që do të kthehen në këtë periudhë.
13
Parimet e Kontabilitetit
Punoi: Erjon Skordha, ACCA,MCP,MSC
Krahasueshmëria. Informacioni i pasqyrave financiare duhet të jetë i krahasueshëm. Duke krasuar performancën e njësisë për disa vite rradhazi invenstitorët do të mund të përcaktonin nëse njësia është përmirësuar apo përkeqësuar dhe do të mund të parashikonin tendencën në të ardhmen. Duke krahasuar disa njësi me njëra tjetrën investitorët do të mund të përcaktonin se cila njësi është më e vlefshme për të investuar para. Krahasueshmëria bëhet e mundur nëse përdoren politika kontabile të qëndrueshme, nga njëri vit në tjetrin brenda njësisë, dhe midis njësive të të njëjtës industri. Përmbledhurazi krakteristika e krahasueshmërisë do të thotë: Krahasueshmëri brënda njësisë nga njëri vit në tjetërin Krahasueshmëri midis njësive të së njëjtës industri Përdorim i politikave kontabile të njëjta e të qëndrueshme.
Cilët janë supozimet kryesore për ndërtimin e pasqyrave financiare.
Ndërtimi i pasqyrave financiare bazohet në dy supozime kryesore.
Biznesi në vijimsi; aktiviteti i biznesit do të vijojë për një periudhë të pacaktuar përtej një vitl Kontabiteti rritës: aktivet detyrimet të ardhurat dhe shpenzimet do të njihen kur janë kryer dhe jo kur arkëtohen/paguhen paratë e lildhura me to.
Kontabliteti rritës quhet ndryshe edhe kontabilteti i të drejtave dhe detyrimeve të konstatuara. Që do të thotë ne ndalemi në fund të vitit dhe konstatojmë sa janë të drejtat/aktivet dhe sa janë detyrimet, Nese një aktiv është pakësuar në vlerë ulim vlerën e aktivit dhe njohim një shpenzim. Nëse një aktiv është shtuar në vlerë, rrisim vlerën e aktivit dhe njohin një të ardhur të ardhur. Nëse një detyrim është ulur në vlerë njohim një të ardhur dhe nëse një detyrim është shtuar në vlerë njohim shpenzim.
Si vlerësohen elementët e pasqyrave Disa nga mënyrate vlerësimit të elementëve të pasqyrave financiare janë
Kosto historike Tregon sa ka kushtuar sigurimi i aktivit Kosto korrente Sa do të kushtonte aktualisht aktivi po të blihej Vlera e realizueshme. Vlera që mund të realizohet nga shitja e aktivit Vlera aktuale. Flukset e ardhshme nga aktivi të aktualizuar 14
Parimet e Kontabilitetit
Punoi: Erjon Skordha, ACCA,MCP,MSC
Një politikë kontabël mund të përkufizohet si zgjedhja që bën njësia ekonomike për parimet ose teorinë e
kontabilitetit që ajo do të përdorë për drejtimin e praktikave të saj të kontabilitetit
9. Dallimi ndërmjet parimeve të kontabilitetit dhe politikave të kontabilitetit Parimet e kontabilitetit përdoren nga të gjitha njësit Politikat kontabël mund të ndryshojnë shumë nga njësia në njësi; Politikat kontabël janë aplikimi i parimeve të kontabilitetit për probleme të veçanta Standardet e kontabilitetit e qëllimi i përgjithshëm i tyre Një standard kontabliteti është një rregullim kontabël për një fushë të caktuar. Për shembull standardi për aktivet afatgjata materiale tregon se kur njihen, si vlerësojhn në njohje, në fund të viitt, cfarë informacioni paraqitet për AAGJM etj. Qëllimi i përgjithshëm i Standardeve të Kontabilitetit Qëllimi i përgjithshëm i standardeve është të lehtësojë krahasimin e pasqyrave financiare. Nëse bizneset përdorin të njëjtat rregulla për kontabliteitn lentësuar krahasimin e pasqyrave është shumë i lehtë pasi ato janë përgatitur në të njëjtën bazë.
Tema 3 Në temnë e parë treguam se kontabiliteti fillonte me procesin e grumbullimi të informacionit. Mbasi informacioni është identifikuar dhe matuar ai regjistrohet në në ditarin e përgjithshëm, i cili bën të mundur regjistrimin e veprimeve ekonimike një mëyrë kronologjike.
Përkufizim: Ditari i përgjithshëm është libri ku regjistrohen veprimet ekonomike në rend kronologjik. Në ditar shënohet ky informacion për një veprim ekonmik:
Data e veprimit ekonomik Përshkrimin e veprimit Referenca Llogaritë që debitohen dhe llogaritë që kreditohen dhe shumat përkatëse
Mbasi Më tej informacini katergorizohet sipas natyrës dhe vendoset në llogari. Llogaria është vendi ku regjistrohet informacioni me natyrët të njëjtë. Përkufizim: Llogaria është mjet për grumbulliin e informacionit me natyrë homogjene.
Informacion me natyrë homogjene do të thotë informacion për një gjë të caktuar ose të një natyre të caktuar. Për shembull llogaria Mallra grumbullon informacion që lidhet me hyrjet dhe daljet e mallrave e mallrave dmth aty vendoset informacion vetëm për mallat dhe nuk vendoset informacion për ndërtesat, klientët etj. 15
Parimet e Kontabilitetit
Punoi: Erjon Skordha, ACCA,MCP,MSC
Si konkluzion një hap i rëndësishëm në përpunimin e informacionit të grumbulluar është të përckatojnë cila është natyra e tij, çfarë tregon ai dhe ku duhet të vendoset. Llogaritë i klasifikojmë në dy klasa kryesore: Llogari të përhershme- këto janë llogari të bilancit kontabël.
Ato grumbullojnë informacion gjatë periudhës, në fund të përiudhës mbyllen për të ndërtuar pasqyra financiare dhe çelen sërish në fillim të përiudhës tjetër (artikulli i çeljes) Llogari të përkohshme-këto janë llogari të pasqyrës së të ardhuravve dhe shpenzimeve.
Ato grummbullojnë informacion gjatë periudhës, dhe në fund të përiudhës mbyllen në pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve. Ato nuk hapen në fillim të përiudhës tjetër por fillojnë me tepricë zero.
Si funksionojnë llogaritë: Llogaritë e bilancit ndahen në llogari aktivesh, llogari detyrimesh dhe llogari kapitali. Është rregull konvencional që llogaritë të kenë dy ana debi dhe kredi.llogaritë e aktiveve shtohen në debi dhe pakësohen në kredi. Llogaritë e detyrimeve dhe të kapitalit shtohen në kredi dhe pakësohen në debi si në skemën më poshtë: bilanci kontabwl D
ak ti ve af ats hk urtra +
K
D
d ety ri me af as hk utra
-
-
D
detyrime afatgjata -
D
aktive afatgjata +
K
D
-
K
+
kapital
K
-
totali I aktieve
K
+
+
totali I detyrimeve + kap
=
Llogaritë e pasqyrës së të ardhurave ndahen në llogari shpenzimesh (dhe humbjesh) dhe në llogari të ardhurash (dhe fitimesh). Shpenzimet funksionojnë njëlloj si aktivet dhe të ardhurat funksionojnë njëlloj si detyrimet. pasqyra e tw ardhurave D
shpenzIme +
-
K
D
te ardhura -
K +
Ditari dhe llogaritë janë pjesë përbërëse e sistemit të informacionit kontabël, ato mund të jenë në formë fizike por zakonisht janë në formë elektronike. Regulli i mësipërm me debitime dhe kreditime dhe me llogari në formë tje përgjithsisht nuk ekziston në sistemet reale të informacionit kontbël. Zakonisht shtimet në llogari janë me shenjë pozitive dhe pokësimet janë me shenjë negative. Megjithatë ai është i nevojshëm për të mësuar kontabiliteitn . 16
Parimet e Kontabilitetit
Punoi: Erjon Skordha, ACCA,MCP,MSC
Regjistrimi i informacionit në ditar dhe në llogari duhet të bazohet në dokumenta. Dokumentat i klasifikojmë në dy lloje,
Dokumenta autorizues janë dokumenta që duhen për të autorizuar një tansaksion. (atorizim) Dokumenta justifikues janë dokumenta që justifikojnë një transakson.(fatura, kontrata, flete-hyrje, fletedalje, mandat arketim, mandat pagesa, etj)
Cilat janë avantazhet e ditarit të përgjithshëm
Të gjitha transaksionet ndodhen në një vend Kontrollon saktesinë e regjistrimeve (nëse totali i debitimeve nuk është i barabartë me totalin e debitimeve ateherë kemi bërë gabim në regjistrime)
Diavantazhet e ditarit të përgjithshëm
Përdoret vetem njga një person-Një person e vetëm ka një limit regjistrimesh që mund të bëjë në një ditë. Kur numri i regjistrimeve është i madh është e pamundur të registrohen të gjitha veprimet nga një person brenda ditës Në këtë rast zgjidhja do të ishte përdorimi ditarëve speciale (shumë ditarë që përdoren nga shumë persona) Nuk kontrollon regjistrimet e kundërta. Kontrolli që bën ditari i përgjithshëm me anë të totaleve të debive dhe kredive nuk është i plotë, kur kemi regjistrime të kundërta gabimi në regjistrim nuk kapet (për shembull arkëtimi i klientit është regjistruar si debi LLA , Kredi Arka). Zgjidhja e problemit është përdorimi i bilancit vërtetues. Është e vështirë të nxjerrim informacion-Nëse duam të nxjerrim totalin e shitjve ose blerjeve në ditarin e përgjithshëm është një proces i vështirë, pasi duhet të gjejmë ku janë shitjet apo blerjet. Për të zgjidhur këtë problem përdoren sërish ditarët specialë të cilët kanë vetëm një lloj transaksioni. (psh ditari i shitjeve ka vetëm shitje).
17