Paraja në Qarkullimin e Pagesave Nderkombetare Paraja kombetare eshte mjet i drejteperdrejte i pagimit ne vend dhe paraqet fuqine blerese te vendit ne te cilin eshte emetuar. Mirpo po si ti kaloj kufijte e vendit te vet, paraja nuk mund te perdoret si mjet i drejteperdrejte drejteperdrejte te pagese, pagese , prandaj qe te perdoret si mjet pagese duhet qe se pari te shendrohet ne njesine monetare te atij vendi me ndihmen e kursit intervalutor dhe ky kurs paraqet qmimin e valutes se vendit te shprehur ne valuten e nje vendit tjeter. Prandaj paraja kombetare po sa ti kaloj kufijte e vet behet mall i llojit specifik , vlera e te cilit ne boten e jashtme formohet ne baze te kerkeses dhe ofertes. ofertes .
1.Baza ekonomike dhe juridike e qarkullimit te pagesave nderkombetare Zhvillimi i forcave prodhuese dhe aplikimi i teknologjise moderne kane ndikuar ne ngritjen e produkutivitetit te punes dhe ka ndikuar ne rritjen e sasise te produkteve materiale . Prandaj tregu kombetare eshte bere i vogel per realizimin e tyre, tyre, prandaj eshte kerkuar rrugdalja per shitjen e tepricave te prodhimit ne boten e jashtme dhe njekohesisht asnje shtet nuk mund ti plotesoj krejtesisht nevojat e veta, veta , dhe jane te detyruar qe disa lende te para, gjysmeprodukte ti blejne prej vendeve tjera. Prandaj qdo shtet sa do qe te jete i zhvilluar eshte i detyruar te ket bashkpunim ekonomik me shtetet e tjera, tjera , pra asnje vend nuk mund te ekzistoje i izoluar. Mardheniet ekonomike midis shteteve krijohen ne baze te qarkullimit te mallrave, sherbimeve, fuqise puntore, kapitalit, midis tyre. tyre. Prandaj kembimi nderkombetare eshte baza ekonomike per krijimin e qarkullimit te pagesave nderkombetare midis vendeve . Per rregullimin e qeshtjeve te ndryshme per shkak te mardhenieve ekonomike midis vendeve, shume shtete i lidhin kontratat ose marrveshjet midis tyre, dhe kjo lidhje e kontratave paraqet bazen juridike per krijimin e qarkullimit te pagesave nderombetare dhe mbajtjen e marrdhenieve ekonomike midis shteteve shteteve.. 2.Kuptimi i qarkullimit te pagesave nderkombetare Qarkullimin e pagesave nderkombetare nderkombetare e perbejne te gjitha pagesat te cilat behen ne mes te subjekteve ekonomike te vendeve te ndryshme, m e qrast njera valute shendrohet ne tj etren. Kuptimin e qarkullimit te pagesave nderkombetare e karakterizojne: a)Pjesmarrja a)Pjesmarrja e subjekteve subjekteve ekonomike te regjioneve te ndryshme valutore, valutore , b)Pagesat kryhen me ane te valutave te shumellojshme kombetare. Baza e pagesave nderkombetare mund te jete e shumellojshme, por sot eshte i zakonshem dallimi i pagesave nderkombetare per mallra dhe jomallra. Ne pagesat nderkomebetare nderkomebet are per mallra mallr a hyjne vlera e vete mallit si dhe shpenzimet qe lidhen me m e qarkullimin e mallit, ndersa ne pagesat nderkombetare per jomallrat hyjne pagesat e turisteve dhe te udhetareve, udhetareve , llogaritjet per sherbimet e komunikacionit, komunikacionit , pagesat pagesat per provizione, honorare, honorare, etj. Per kryesrjen e pagesave nderkombetare duhet te ekzistojne institucionet financiare pa te cilat nuk mund te paramendohet kryerja e shpejte e tyre. Keto jane bankat e vendit dhe te jashtme te cilat jane te autorizuara per kryerjen e pagesave nderkombetare me dispozita ligjore.
3.Bilanci me boten e jashtme Ne bilancin me boten e jashtme paraqiten te gjitha marrdheniet ekonomik-financiare te vendit me boten e jashtme, dhe meqense marrdheniet ekonomike jane te shumelljshme, andaj edhe bilancet Tregtar, Bilancin Devizor, Devizor, Bilancin e Pagesave Pagesave.. jane te shumellojshme ku duhet dalluar: Bilancin Tregtar,
Bilanci Tregtar
Paraqet raportin e te gjitha i mporteve dhe eksporteve te nje vendi ne nje
periudhe te caktuar, e cila eshte zakonisht nje vjet. Bilanci tregtar mund te jete pasiv, aktiv dhe i ekuilibruar. Bilanci tregtar aktiv eshte atehere kur vlera e eksportit eshte me e madhe se e importit, pasiv eshte kur vlera e importit eshte me e madhe se e eksportit, dhe bilanci tregtar eshte i ekuilibruar nese vlera e eksportit eshte e barabarte me vleren e importit. Nese bilanci tregtar eshte aktiv (suficitar) kjo tregon se ai vend eshte ne pozite te volitshme ne tregun botrore, mirpo kjo mund te shkaktoj inflacionin, e per ta penguar inflacionin merren masat e politikes monetare-kreditore per zvoglimin e sasise se parave ne qarkullim ose masat per zvovoglimin e eksportit.
Bilanci Devizor Paraqet raportin e te gjitha te hyrave dhe daljeve te mjeteve devizore ne baze te importit dhe eksportit gjate nje periudhe, zakonisht nje vjeqare. Ne kete bilanc regjistrohen vetem hyrjet dhe daljet e devizave te cilat kane ndodhur realisht gjate periudhes se analizuar. Bilanci devizor mund te jete aktiv, pasiv dhe i ekuilibruar.
Bilanci i Pagesave Bilanci i pagesave paraqet nje pasqyre sistematike e te gjitha transakcioneve ekonomike te cilat i kryejne subjektet ekonomike te nje vendi me vendet tjera gjate nje periudhe te caktuar, zakonisht gjate nje viti. Bilanci I pagesave perbehet nga tri llogari kryesore: Llogarite Rjedhese (paraqet eksporti-importin e mallrave dhe sherbimeve), Llogarite Kapitale(paraqet bartjen e kapitalit ne forme te kredise, huave, investimeve ne boten e jashtme dhe anasjelltas) dhe Llogarite e rezervave zyrtare(paraqet burimet per financimin e deficitit ne bilancin e pagesve). Bilanci i pagesave mund te jete aktiv qe paraqet suficit ne pagesat nderkombetare te vendit, pasiv qe paraqet deficit ne pagesat nderkombetare. Ekuilibri fundamental i bilancit te pagesave eshte atehere kur ekziston harmonia ne mes te ekuilibrit te brendshem dhe te jashtem, ku ekuilibri i brendshem paraqet ate gjendje te te ardhurave kombetare te nje vendin ne te cilin nuk ka tendenca inflacioniste, derisa ekuilibri i jashtem paraqet gjendjen ekuilibruese te bilancit te pagesave pa kerkesa per pershtatjen e kursit devizor ose per kontrollin devizor. Disekuilibri fundamental i bilancit te p agesave eshte ajo mase e disekuilibrit saqe ruajtja e nivelit te punesimit, te qmimeve dhe e ekuilibrit te bilancit te pagesave nuk do te kete sukses pa bere pershtatjen e kursit devizor ose te kontrollit devizor.
4.Mjetet ne qarkullimin e pagesave nderkombetare
Ari
Pagesa me ari sipas rregullit sot me nuk perdoret. Zakonisht mund te perdoret per
balancimin e salldos se bilancit te pagesave, nese nuk mund te kryehet me ndonje menyre tjeter. Pra ari dhe sot eshte mall i llojit specifik me te cilin paguhen borxhet nderkombetare. Nga spekti nderkombetare ari mund te jete mjet pagimi nderkombetare por jo edhe para ne kputimin e parase kombetare.
Deviza
Se ne cfar mase do te perdoret ne qarkullimin e pagesave nderkombetare paraja
kombetare varet nga zhvillimi i ekonomise se atij vendit, satabiliteti ekonomik dhe vleres intervalutore te parave se atij vendi si dhe prej gadishmerise se te tjereve qe ta pranojne si mjet nderkombetare te pageses. Paraja kombetare mund te paraqitet ne boten e jashtme ne dy forma: 1)ne formen e devizave, 2)ne formen e valutave. Deviza eshte fjale spanjolle e cila paraqet kambialin e jashtem ne valute te jashtme i cili duhet te paguhet ne boten e jashtme. Devizat sipas kuptimit te ngushte jane te gjitha kerkesat afatshkurtera ne boten e jashtme, ne valute te huaj. Sipas kuptimit te gjere edhe valutat e huaja (parate efektive te huaja) konsiderohen deviza. Nga aspekti politik dhe ekonomik devizat i ndajme ne:
deviza te lira qe paraqesin kerkesat ne boten e jashtme ne ato lloje te mjeteve te pageses te cilat pronaret e tyre mund ti shfrytezojne lirisht per pagesa jo vetem ne te cilin i kane kerkesat, por edhe ne qdo vend tjeter, pa kurrfar kufizimesh, dhe deviza te lidhura qe paraqesin ato kerkesat afatshkurta ne boten e jashmte ne ato lloje te mjeteve te pageses te cilat pronaret e tyre mund ti shfrytezojme ne menyre kufizuese, pra mund ti perdorin vetem ne ate vend k u eshte krijuar kerkesa. Si d eviza te lidhura jane devizat jokonvertibile, te buta, kliringe. Ne baze te disa kritereve devizat mund te jene Devizat e forta qe parqesin kerkesat afarshkurta ne valute te huaj , qe karakterizohen me stabilitet ne kursin valutor, fuqine blerese dhe me shkalle te larte te konvertibilitetit ne valuta te tjera. Devizat e buta qe paraqesin kerkesat afatshkurtera ne valute te huaj, qe karakterizohen me jostabilitet ne kursin valutor, fuqine blerese dhe me shkalle te ulte te konvertibilitetit ne valuta tjera. Devizat kliringe qe paraqesin kerkesat afatshkurtera ne valute te huaj ndaj vendit perkates me te cilin eshte lidhur marrveshja se kembimi dhe pagimi do te behet me ane te kliringut, prandaj deviza kliringe nuk mund te shfrytezohet per pagimin e obligimeve ndaj vendeve te treta. Devizat konvertibile qe paraqesin kerkesat afatshkurtera ne valute te huaj, te cilat mund te kembehen lirisht dhe te shendrohen ne deviza te reja dmth per kerkesa te tjera afatshkurtera ne valute te huaj. Devizat promte paraqesin kerkesat ne valute te huaj qe kane skaduar , pra kekesat me te cilat mund te disponojme menjehere, varesisht nga karakteri i devizave, konvertibiliteti i tyre dhe regjimi i shfrytezimit te tyre. Devizat termine paraqesin kerkesat ne vaute te huaj, te cilat nuk mund te shfrytezohen menjehere, por shfrytezimi i tyre behet pas kalimit te afatit te kontraktura (terminit).
Valuta -
Valuta i ka tri kuptime te ndryshme: 1.emerton sistemin monetar te nje vendi me ane
te te cilit shteti e cakton njesine monetare si mjet ligjor pagimi, 2.valuta paraqet parate efektive te cilat gjenden ne qarkullim ne nje vend si njesi monetare ne te cilin bazohet sistemi monetar i vendit dhe 3.valuta ne qarkullimin nderkombetare paraqet te gjitha parate efektive te huaja qe gjenden jasht vendit te vet, dmth ne dispozicion te vendeve te tjera. Valuta pra eshte paraja e huaj efektive me te cilen disponojme ne vend. Valutat i ndajme ne valutea konvertibile, jokonvertibile, kliringe. Valuta konvertibile i quajme ato valuta te cilat te cilat mund te kembehen lirisht me ari ose me cilinën do valute tjeter ne sasi te pakufizueshme. Valutat transferabile jane ato valuta te cilat mund te perdoren per pagesa edhe ne vendet e tjera e jo vetem ne vendet e lidhura n e bllokun valutor. Valuta jokonvertibile paraqet ato valuta te cilat nuk mund te shendrohen ne ari ose ne valuta tjera, prandaj keto valuta sherbejne si mjet pagimi vetem ne vendin e vet. Valutat kliringe (kalkuluese) quhen ato valuta me ane te te cilave kryhen pagesat ne mes te shteteve ne baze te marrveshjeve nderkombetare. Si valute kliringe zakonisht lajmerohen valutat e ndonje vendi te trete, psh si valute kliringe apo kalkuluese ne regjionin valutor te shteteve socialiste eshte Dollari kalkulues dhe rubla kalkuluese.
5.Sistemi i
pagesave nderkombetare
Sistemet e pagesave nderkombetare mund ta nd ajme ne dy forma kryesore: 1.Sistemi i pagesave nderkombetare me ane te deviz ave te lira (deviza konvertibile) paraqet ate sistem te pagesave nderkombetare kur shteti nuk ndermerr kufizime te ndryshme, dmth se pagesat kryhen ne deviza te lira dhe konvertibile. Qe nje vend te mund ta aplikoj kete sistem duhet ti plotesoj disa kushte, pra duhet ta kete valuten e forte, te ket rezerva te mjaftueshme te mjeteve te huaja konvertibile te pagimit, te kete te balancuar bilancin e pagesave. Dhe pagesa me ane te devizave konvertibile paraqet sistemin multilateral te pagesave. 2.Sistemi i pagesave nderkombetare me ane te kliringut bazohet ne marrveshjen per kembimin reciprok ne mes te dy ose me shume vendeve te cilat aplikojne kufizimet devizore. Ne sistemin e pagesave kliringe importuesit, ne vend qe ti paguajne partnerit te jastehm me mjete te huaja te pagimit, ate e bejne duke e paguar kundervleren e importit ne banken e vendit dhe ne valuten nacionale ne dobi te nje llogarie kliringe, e cila percillet ne vendin e tij. Llogaria kliring zakonisht udhehiqet ne bankat qendrore ose ne institucionet e tjera te autorizuara. Varesisht nga ajo se a shfrytezohet menyra e pagesave kliringe ne mes te nje, dy ose me shume vendeve, i dallojme keto lloje te kliringut: a)Kliringu i njeanshem ne qarkullimin e pagesave nderkombetare eshte forme e pagesave ne te cilen vetem debitoret (borxhlinjte) e njerit vend jane te obliguar qe borxhet e veta ndaj kreditoreve te jashtem ti paguajne ne valute nacionale ne vendin e caktuar. b)Kliringu bilateral eshte kur debitoret e dy vendeve kontratuese e paguajne borxhin e tyre duke e paguar ne llogarine permbledhese ne vendin e vet ne valuten kombetare. Gjithashtu kreditoret e te dy vendeve i arketojne kerkesat e veta ne valuten kombetare te vendit te vet. c)Kliringu multilateral do te thote perfshirja e nje numri te madh te vendeve ne menyren e pagesave kliringe, ne vend te dy vendeve siq eshte kliringu bilateral. Sistemi i pagesave reciproke ne qarkullimin e p agesave nderkombetare paraqitet ne forme te: Bilateralizmi paraqet sistemin reciprok te pagesave nderkombetare, ku pagesat dypaleshe behen me ane te dy shteteve me ane te kompenzimit te kerkesave nderkombetare. Bilateralizimi e mundeson kembimin e balancuarm, por e kufizon tregtine nderkombetare. Plurilateralizmi paraqet sisitemin e pagesave nderkombetare ne te cilin mjetet devizore te fituara ne nje vend mund te perdoren edhe ne nje numer te kufizuar te vendeve tjera, ky sistem quhet edhe multilateralizem regjional sepse kovertibiliteti i valutave eshte i kufizuar ne nje numer te caktuar te vendeve. Multilateralizimi paraqet sistemin e pagesave nderkombetare ne te cilin mjetet devizore te fituara ne nje vend mund te shftytezohen epr pagesa ne qdo vend tjeter. Sot multilateralizimi perfshin pjesen me te madhe te pagesave nderkombetare.
6.Pariteti
i valutave nacionale
Pariteti valutor shpreh krahasimin (barabarsine) e dy valutave ndaj arit ose ndaj ndonje valute tjeter. Pra pariteti valutor shpreh sasine e arit te cilin e perfaqeson secila njesi monetare. Pariteti valutor eshte baze per per caktimin e kursit valutor, andaj kursi valutor mund te ndryshoj nga pariteti valutor mirpo vetem ne kuader te kufijve te caktuar.
7.Kursi devizor (kursi intervalutor) Kursi devizor (kursi intervalutor) paraqet qmimin e nje valute te shprehur ne nje valute tjeter. Pra kursi devizor paraqet se sa njesi monetare te nje valute duhet dhene per ta blere nje njesi tjeter valutore. Baza per percaktimin e kursit devizor eshte pariteti valutor i cili shpreh vleren e nje valute ne gram ose unca ari te paster ose ne nje valute te forte. Pra kursi devizor formohet ne baze te ofertes dhe kerkeses se parave ne tregun devizor . Kurset devizore shprehen ne dy menyra: Menyra e drejteperdrejte e shprehjes se kursit devizor paraqet se sa njesi te valutes se vendit duhet dhene per nje njesi te valutes se huaj. Menyra indirekte e shprehjes se kursit devizor paraqet se sa njesi te valutes se huaj duhet dhene per nje njesi te valutes se vendit. Fuqia e blerese e valutes se nje vendi mund te shprehet jasht kufijve te atij shteti vetem ne menyre indirekte pra me ane te kembimit, pra kembimi i valutes se vendit me valutat e vendeve te tjera behet me ndihmen e kursit devizor. Duhet potencuar se parate e vendit ne tregun e vendit nuk kane kurs devizor sepse ne tregun e vendit ato jane vetem mjet pagese dhe qarkullimi, dhe anasjelltas parate e vendit ne tregun e huaj jane mall i llojit specifik qe e kane qmimin e tyre te shprehur ne valuten e atij vendi.
7.1.Llojet e kurseve devizore Nga aspekti i menyres se caktimit te vleres intervalutore, kurset devizore i ndajme ne fikse, fluktive dhe te shumfishta.
Kursi devizor fiks Paraqet qmimin e valutes te vendit te shprehur ne valutat e huaja dhe paraqet mbajtjen stabile te raportit vleror ne mes te tyre. Anet pozitive te kurseve devizore fikse jane: valuta me kurs devizor fiks ka besim te madh ne qarkullimin nderkombetare, kurset fikse paraqetsin baze te forte per caktimin e rentabilitetit te eksportit dhe importit dhe paraqesin baze per ndarjen nderkombetare te punes dhe te prodhimit te mallrave sipas perparsive komparative. Anet negative te kurseve devizore fikse jane: kurset devizore fikse nuk e bejne te mundshme politiken e pavarur ekonomike dhe monetare ne vend, kurset fikse i bartin qrregullimet e tregun botrore ne tregun e vendit, etj.
Kursi devzior fluktiv (levizes)
Kursi devizor fluktiv karakterizohet me formimin e lire te
kurseve devizore ne baze te kerkeses dhe ofertes ne tregun devizor. Ato as nuk formohen as nuk bazohen ne paritetin valutor te caktuar me pare. Anet pozitive te kurseve devizore fluktive jane: ato sigurojne ekonomine nga shqetsimet ekonomike te jashtme, vendet jane te lira ta zgjedhin piken ne kurben e Filipsit (raportin midis papunesise dhe inflacionit), ato jane te orientuara kah tregtia e lire, si dhe kruset devizore fluktive zvoglojne nevojen qe autoritetet monetare te mbajne sasi te medha te rezervave monetare. Anet negative te kurseve devizore fluktive jane : shkaktojne qrregullime te ndryshme ne ekonomine e vendit duke i ndryshuar te ardhurat e importuesve dhe eksportuesve si dhe
ecurite e qmimeve te mallrave ne vend, kursi devizor nuk eshte stabil andaj per qdo dite duhet llogaritur eksportin dhe importin sipas nderrimit te kursit devizor.
Kursi devizor i shumefisht
Kursi devizor i shumefisht eshte eshte kurs i i ndryshem
devizor i cili perdoret per importin dhe eksportin e llojeve te ndryshme te mallrave. Pra, ndaj disa pagesave dhe ndaj nje vendi aplikohen kurset devizore te ndryshme me qellim te nxitjes ose te pengimit te kembimit te mallrave ose pagesave me boten e jashtme. Kete sistem e aplikojne vendet ne zhvillim si mase te kontrollit devizor, apo si mase per diskriminimin e ndonje vendit te huaj.
Ekuilibiri i kursit devizor Ekuilibri i kursit devizor nenkupton ate kurs devizor te i cili vlera intervalutore e valutes se vendit nuk eshte as e nenqmuar as e mbiqmuar. Vendet e ndryshme me shpesh e formojne kursin devizor te nenqmuar te valutes nacionale, pra e caktojne vleren e saj intervalutore ne nje nivel me te ulet sesa qe eshte kursi devizor ekuilibrues, kjo behet me qellim qe ekuonomia nacionale te behet me konkuruese ne tregun botror sepse dmth ajo eksporton me shume ne krahasim me ekonomite e tjera nacionale sepse valutat e tyre behen me te lira ne krahasim me ato te vendeve te tjera. Nderkaq kursi devizor i mbiqmuar i valutes nacionale veshtirson kembimet me boten e jashtme, meqe e stimulon importin, kurse e destimulon eksportin, sepse vendi me kurs te mbiqmuar per boten e jashtme eshte me i shtrejte. Zakonisht per caktimin e kursit devizor ekuilibrues te nje vendi duhet marre ne shqyrtim keta faktore: Bilanci i pagesave, resurset natyrore te cilat i ka, pajisja, teknologjia dhe shpenzimet ne vend ne krahassim me boten e jashtme , shkalla e inkuadrimit, etj.
9.Teorite per kurset devizore Per formimin e kurseve devizore ekzistojne kryesisht dy teori: teoria e bilancit te pagesave e shpejgon formimin e kurseve devizore ne baze te gjendjes se bilancit te pagesave ne kete menyre: nese kemi deficit te bilancit te pagesave do te shkaktoje rritjen e kursit devizor qe do te paraqet zvoglimin e qmimeve te vendit te llogaritur ne valuten e huaj gje qe e stimulon eksportin kurse e destimulon importin, ndersa nese kemi suficit ne bilancin e pagesave ajo do te shkaktoj ne renin e kursit devizor qe do te rezultoj me ngritjen e qmimeve te vendit te llogaritura ne valuten e huaj qe do te stimuloj importin dhe d estimuloj eksportin. Teoria e inflacionit - te kursit devizor verteton se rritja e mases monetare ka per pasojne zhvlersimin e parave dhe renien e kursit devizor ne tregun devizor. Sipas kesaj teoria ndryshimi i kursit devizor behet ne baze te shkalles se inflacionit ne vendet e ndryshme, andaj edhe eshte quajtur teoria e inflacionit e kursit devizor.
10.Konvertibiliteti i valutes Fjala konvertibilitet don te thote mundesia e kembimit apo e shendrimit te parave ose ne ari ose ne cilendo valte tjeter ne rend te pare ne valute stabile. Konvertibiliteti i parave sot paraqitet ne keto forma:
1.Kovertibiliteti i plote i parave ne deviza paraqet mundesine e shendrimit te valutes se vendit ne shuma te pakufizuara ne valuta te tjera e ne rend te pare ne valuta te forta ose stabile. Ky lloj i konvertibilitetit paraqet konvertibilitetin e brendshem dhe te jashtem.
2.Konvertibiliteti i pjeshem ose i kufizuar paraqet mundesine e shendrimit te valutes se vendit ne valuta te vendeve tjera vetem per transakcionet e jashtme (nderkombetare). Ky lloj i konvertibilitetit te kufizuar paraqet konvertibilitetin ekstern (jashtem).
3.Konvertibiliteti i pjesshem por i kufizuar me boten e jashtme.
Ne bazae te shpejegimeve me larta kemi dy lloje te konvertibilitetit: Konvertibiliteti klasik qe paraqet konvertibilitetin e brendshem, dhe ky konvertibilitet klasik eshte bazuar ne stabilitetin e valutes se vendit te cilin stabilitet shtetet e kane arritur me intervenimin ne tregun monetare dhe ne ndalimin e aplikimit te kufizimeve devizore. Konvertibiliteti bashkohor eshte konvertibilitet i jashtem te cilin e karakterizojne: 1.konvertibiliteti i valutes eshte i plote per transakcionet rrjedhese dhe i kufizuar per transakcionet e kapitalit, 2. konvertibiliteti valutor vlen vetem per personat juridik e fizik te huaj e jo per personat juridik e fizik te vendit te cilet nuk kane te drejte te konverzionit te valutave, 3.Konvertibiliteti i sotem permban shume kufizime, etj. Per te kaluar valuta e nje vendi ne konvertibilitet duhet ti plotesoj disa kushte: 1.Te realizoj ekuilibrin e pergjithshem ekonomik dmth te kete inkuadrimin e plote te faktoreve te prodhimit dhe shkallen e caktuar te rritjes ekonomike me stabilitet te qmimeve ne vend dhe ekuilibrin ne bilancin e pagesave. 2.Te likuidoje deficitin ne bilancin e pagesave pra para se te kaloj valuta e nje shteti ne konvertibilitet duhet te siguroje ekuilibrin e bilancit te pagesave pa aplikimin e kufizimeve devizore dhe duhet te jete e afte qe te mbaje ekuilibrin ne bilancin e pagesave pa perdorimin ne mase te madhe te kufizimeve te i mportit. 3.Te kete kursin devizor real dmth kursi devizor duhet te jete ne gjendje ta ruaj ekuilibrin e caktuar ne kushtet e mardhenieve te lira ekonomike me boten e jashtme. 4.Te kete te akumuluara ne sasi te mjaftueshme rezervat monetare (ari, deviza, etj) pra kusht me rendesi per te kaluar valuta e nje vendi ne konvertibilitet eshte edhe shuma adekuate e rezervave monetare e cila eshte e nevojshme per tejkalimin e veshtirsive ne bilancin e pagesave, dmth per mbulimin e deficitit te perkohshem te B.P. Faktoret qe duhet te merren parasysh per caktimin e rezervave monetare jane: struktura e tregtise se jashmte, struktura e importit, koeficienti i varshmerise se vendit prej tregtise se jashtme, lartesia e multiplikatorit te tregtise se jashtme, etj.