UNIVERSITETI I PRISHTINËS Fakulteti i drejtësisë
GJILAN ________________________________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________________________________
- Kjo skriptë vlen për të gjithë studentët të cilët gjenden në vitin e dytë. ________________________________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________________________________
ORGANIZATA NDËRKOMBËTARE ________________________________________________________________________________________________
PJESA E GJASHTË ORGANIZATAT NDERKOMBETARE KAPITULLI I 1.IDETE PER KRIJIMIN E ORGANIZATAVE NDERKOMBETARE - Idete e para per organizimin e bashkesise nderkombetare lidheshin me se shpeshti me perpjekjet per ruajtjen e paqes. - Organizatat e para te tilla jane paraqitur qysh ne kohen e vjeter (Liga greke), por jane hasur edhe ne kohen e mesme (Hanza). - Qellimi i tyre q’eshte e verteta nuk ka qene te krijojne dhe te mbronin nje rend nderkombetar te bazuar ne drejtesi, por me teper te siguronin hegjemonine e nje shteti. - E ketille ka qene PAX ROMANA si institucion (rend), te cilin e garantonte Roma. - Idete per krijimin e organizatave te ketilla u shtuan sidomos ne periudhen e luftes per supremacion midis Papatit dhe mbreterve kur Papati dhe mbreterit romako-gjermane po luftonin per krijimin e nje monarkie universal, ne te cilen do te pranoheshin si sizeren mbi te gjithe mbreterit (sunduesit) e krishtere - Idete per krjimin e nje organizate nderkombetare (te monarkise universal, te federates boterore) i hasim ne vepra te teologeve, te filozofeve, te shkrimtareve dhe te burrave te shteteve te ndryshme (Augustini i Shenjte, Toma Akuini, Pierre Dubois, Emeric Cruse, Sully, Saint-Pierre, Henry de Saint-Simon, Jorge Poiebrad, Dante Aligieri, Erazmo, Leibnitz, Immanuel Kant, Fichte, Tomas Mor, William Peen, Jeremy Bentham etj).
- Dante Aligieri (1265-1321), duke shqyrtuar problemin e konfliktit midis Kishes dhe shtetit, ne vepren “Monarkia” ka dhene nje ide te thelle te shtetit universal. - Dante eshte angazhuar per realizimin e planeve te Henrikut VII, i cili enderronte per krijimin e nje monarkie boterore, si nje shtet boteror, i cili i vetmi do te mund te siguronte vetem nje njeri. - Ky do te ishte gjyqtari i fundit dhe me i larti. - Ai do te ishte i drejte, sepse nuk do te ishte i ngarkuar me ambicie (meqe do te ishte i te gjitheve), dhe as do te kishte frike nga armiqte, sepse ai nuk do te kishte armiq. - Ai do te kujdesej per interes te pergjithshme te tere njerezimit, kurse per interest e tjera do te kujdeseshin pushtetet lolale, domethene pushtetet e shteteve kombetare, te cilat do ti nenshtroheshin monarkut si ligjdhenes i pergjithshem. - Sipas Dantes, monarkia do ti gjasonte federates ose konfederates. - Disa nga idete e atehershme kishin per qellim krijimin e aleancave te sundimtareve te krishtere. - Keto aleanca duhej te evitonin luftes midis te krishtereve dhe te krijonin nje mekanizem per zgjidhjen e te gjitha konflikteve midis tyre. - Ne rast lufte midis sundimtareve te krishtere, qe nuk ishin anetare te aleances parashikoheshin bojkoti dhe bllokada si sanksione, ose ndermjetesimi dhe intervenimi i aleances (Pierre Dubois (1305), Jorge Poiebrad (1461). - Me 1623 Emeric Cruse dallohet per idete e tij per organizimin e paqes se pergjitheshme nepermjet bashkimit te te gjitha shteteve ne nje bashkesi (konfederate), me seli ne Venedik, (me Keshillin federal), ku secili anetar do te kishte perfaqesuesin e perhershem, kurse te gjithe ata do te mbikeqyrnin ruajtjen e paqes dhe te harmonise dhe do te diskutonin per konfliktet. - Sipas tij, perfaqesuesit e shteteve ne konflikt, do ti paraqitnin qendrimet, kurse te tjere do te gjykonin. - Sunduesit s’do te humbnin asgje nga autoriteti edhe pot u nenshtroheshin vendimeve te te tjereve. - Ndaj atyre qe do te refuzonin vendimet parashikoheshin sanksione (bashkimi i te gjitha shteteve kunder shtetit-refuzues). - Bashkesine e ketille duhej ta perbenin te gjitha shtetet e botes, kurse sunduesit radhiteshin sipas ketij rendi: Papa, Sulltani i Turqise, Perandori romako-gjerman, Mbreti i Frances, Mbreti i Spanjes; ne vendin e gjashte duhej te vinte sundimtari i Persise ose i Kines, ose i Rusise e me pastaj mbreti i Anglise, Polonise, Danimarkes, Suedise, Japonise, Marokut etj. - Me 1641 Sully publikoi projektin per organizimin e Evropes, i cili fillimisht ishte paraqitur nga Mbreti i Frances, Henruku IV (1553-1610). - Sipas Sully-it, Evropa duhej ndare ne 15 shtete pak a shume te barabarta, te cilat do te lidheshin ne nje federate, me Keshillin e pergjithshem si organi me i larte qe do te perbehej nga anetaret e deleguar te shteteve. - Papa, Mbreti Gjerman, Franca, Spanja dhe Anglia do te kishin ne Keshillin e pergjithshem nga 4 anetare, kurse dhjete shtetet e tjera nga 2 perfaqesues. - Ky keshill do te merrej me qeshtjet e pergjithshme politike dhe me zgjidhjen e konflikteve. - Sipas Sully-it, lufta midis anetareve ka qene e ndaluar, dhe detyra e tyre do te ishte qe te mbronin Evropen nga jo krishteret. - Gjate shekullit XVIII per keso idesh jane dalluar abati Saint Pierre, Jean Jacques Rousseau-i, Bentham-i, Kant-i dhe Sant-Simon-i. - Saint Pierre ne Projektin per ruajtjen e paqes se perhershme ne Evrope (1713) eshte angazhuar per tu dhene fund lufterave midis sundimtareve te krishtere, per q’qellim duhej krijuar nje lige evropiane e bazuar mbi parimet e krishterizmit, e cila e vetmja do te ishte ne gjendje tu garantonte anetareve te vet sigurine e jashtme e te brendshme (ne rast te lufterave qytetare). - Me 1756 Jean Jacques Rousseau-i ne vepren e tij te madhe mbi organizaten boterore, qe bazohej mbi Projektin per ruajtjen e paqes se perhershme te Saint Pierre-it, kishte shfaqur planin per krijimin e nje lidhjeje te popujve ne nje konfederate, e cila do te kishte parlamentin dhe qeverine e perbashket dhe do te mbeshtetej mbi parimet demokratike. - Sipas tij, vetem kjo forme e qeverise, e bazuar mbi vullnetin e te gjithe popujve, do tem und ta ruante paqen boterore. - Benthami, ne nje ese mbi te drejten nderkombetare (1789), ishte angazhuar per krijimin e nje kodi nderkombetar dhe per krijimin e nje lige per te miren e te gjithe popujve, e cila do te mbronte demokracine dhe paqen (ne vend te Liges se sundimtareve).
- Kete ide me vone e perpunoi Kanti, ne vepren e tij “Drejt paqes se perherhshme” (1795), ne te cilen rekomandonte krijimin e disa republikave te lira, te cilat do te bashkoheshin ne nje federate, qe do te garantonte paqen e perhershme. - Kanti sulmonte ekzistimin e ushtrive te hershme, te cilatj ane shkak i lufterave sulmuese, dhe angazhohej qe lufta te shpallej vetem mbi baze te plebishitit te te gjithe qytetareve, sepse, vetem nese ata qe duhet te luftojnem, duhet te kene fjalen vendimtare per luften-historia me sdo te jete e shkruar me gjak. ________________________________________________________________________________________________
2.KRIJIMI I ORGANIZATAVE TE PARA NDERKOMBETARE - Megjithese idete per krijimin e tyre jane te vjetra, organizatat nderkombetare jane nje dukuri relativisht e re. - Fillet e tyre jane te lidhura kryesisht me pjesen e dyte te shekullit XIX. - Atehere u bene ndryshime te medha, nen ndikimin en evojave praktike qe ishin shfaqur si rezultat i zhvillimit te lidhjeve nderkombetare, te trafikut etj. - Keshtu nen ndikimin e zbulimit e te venies ne perdorim te mjeteve te reja te komunikacionit (lidhjeve) krijohen: a)Lidhja Telegratifke Nderkombetare (1865) dhe b)Lidhja Postale Nderkombetare (1875) qe tubonin gati te gjitha shtetet e qyteteruara dhe qe luajten nje rol shume te rendesishem ne lehtesimin dhe ne njesimin e trafikut nderkombetar. - Me 1875 u krijua Byroja per Masa dhe Pesha (Paris) me qellim qe te njesoheshin masat e peshat dhe te persosej sistemi metrik. - Me 1885 (Paris) eshte lidhur Konventa mbi Mbrojtjen e Prones Industruale dhe ne Berne eshte krijuar Unioni Nderkombetar per Mbrojtjen e Prones Industriale (shfrytezimi i zbulimeve, planeve, modeleve ose kopjimi i tyre i paautorizuar). - Me 1888 u krijua Byroja Nderkombetare per Mbrojtjen e Prones Letrare dhe Artistike (Berne), me te cilen shkrimtareve dhe artisteve u siguroheshin dobi nga publikimi, shfaqja, perkthimi, etj i veprave te tyre. - Ne kete kohe u shfaq nevoja per ndermarrjen e masave te pergjithshme per evitimin e epidemive (koleres, etheve te verta) dhe u krijua Departamenti Nderkombetar i Shendeti Publik (1907). - Nga kjo shihet qarte se ne kete kohe eshte shfaqur nje numer i konsiderueshem i bashkimeve (unioneve) nderkombetare, te cilat tubonin shtete dhe kishin per qellim perparimin e bashkepunimit ne disa lemenj te caktuar te natyres teknike, ekonomike, shendetesore, etj duke vene ne shesh nevojen e nje bashkepunimi edhe me te gjithashem midis shteteve. - Te gjitha keto bashkime vepronin nepermes konferencave (tubimeve te kohepaskohshme) te perfaqesuesve te shteteve anetare dhe nje sekretariati te perhershem, i cili perfaqesonte nje element institucional te bashkepunimit nderkombetar qe i jepte karakter te perhershem, me se keto bashkime jane vene ne mes te structures se konferencave diplomatike dhe te organizatave nderkombetare modern. - Keshtu u bene hapat e pare drejt nje komuniteti nderkombetar te organizuar. - Krijimi i organizatave nderkombetare mori nje hov te madh sidomos nga fundi i shekullit XIX dhe ne fillim te shekullit XX,domethene ne kohen e perfundimit te procesit te krijimit te nje rendi te ri boteror dhe te sistemit ekonomik kapitalist. - Kjo ne thelb perfaqeson ose shpreh tendencat objektive ne zhvillimin e shoqerise per nje afrik ekonomik, kulturor etj, te shteteve dhe te popujve. - Ndjenja te shtetet se ky bashkepunim “shpreh aftesine e organizatave nderkombetare si mjet per perparimin e interesave te perbashketa te shume shteteve, pa sakrifikimin e cilitdo te interesuar” behej gjithnje me mbizoteruese. - Numri i organizatave nderkombetare eshte shtuar sidomos pas Luftes se Dyte Boterore, dhe kjo eshte sot nder veqorite kryesore te marredhenieve nderkombetare. - Natyrisht, ecurite e reja tregojne se kompetencat e organizatave nderkombetare vijne duke u shtuar si ne pikepamje te qeshtjeve qe bien ne kompetencen e tyre, ashtu edhe ne pikepamje te shtimit te autorizimeve per zgjidhjen e qeshtjeve te tilla. - Objekt diskutimi kane qene dismos idete mbi krimin e nje shteti boteror dhe ten je qeverie boterore, qe paraqiten shpesh ne shtetet perendimore, si rruga me e mire per krijimin e nje organizate nderkombetare, me autorizime te gjera te natyres mbishteterore qe te siguronte
zgjidhjen e problemeve te ndryshme nderkombetare dhe ruajtjen e paqes ne bote. - Shtetet e tjera (para se gjithash BRSS) qe ruanin me xhelozi sovranitetin e tyre, planet e ketilla i konsideronin si joreale, utopike dhe reaksionare, meqe, sipas tyre, ato jane ne funksion te zvogelimit te rendesise se parimit te respektimit te sovraniteti shteteror, te parimit te mosnderhyrjes dhe te politikes se shteteve imperaliste te diktatit dhe te perzierjes ne punet e brendshme te shteteve. - Sipas ketyre qendrimeve, organizatat ndershteterore e jo mbishteterore jane forma me e mire e organizatave nderkombetare, sidomos per ruajtjen e paqes dhe te sigurise nderkombetare. ________________________________________________________________________________________________
3.NOCIONI I ORGANIZATAVE NDERKOMBETARE - Autoret e ndryshem organizatat i kane perkufizuar si “trupa te krijuar nga me shume shtete, me organe te perhershme, me aftesi veprimi qe e realizojne ne emer te shteteve dhe ne kuader te kompetencave te tyre”. - Sipas Alfaros, organizatat nderkombetare jane “bashkesi shtetesh qe kryejne funksione politike ose administrative lidhur me qeshtjet e interesave te perbashketa dhe vitale te shteteve, dhe qe jane te konstituuara e te pranuara si persona nderkombetare. - Maroviescki organizatat nderkombetare i konsideron si “forma bashkepunimi te shteteve sovrane, te bazuara mbi marreveshje nderkombetare shumepaleshe, qe kane nje rreth te pjesemarresve relativisht stabile dhe karakteri themelor i te cilave eshte ekzistimi i organeve te perhershme me kompetenca e me autorizime te caktuara per veprim ne sendertimin e qellimeve te perbashketa. - Edhe fjalori i se drejtes nderkombetare, i botuar ne Moske, organizatat nderkombetare i perkufizon si bashkesi te perhershme me karakter qeveritar a joqeveritar, te krijuara mbi baze ten je marreveshjeje nderkombetare (Karta, Statuti ose ndonje document tjeter konstitutiv), me qelim te bashkepunimit ne zgjidhjen e problemeve nderkombetare te parashikuara me ato dokumente, dhe perparimin e bashkepunimit midis shteteve me regjim soial te ndryshem. - Nga keto del se organizatat nderkombetare (organizatat, anetare te te cilave jane vetem shtete sovrane) krijohen me vullnetin e shteteve: a)themeluese te organizatave nderkombetare jane shtetet sovrane (kur organizata eshte ndershteterore). - Shtetet e tilla jane anetare sovrane te organizates nderkombetare, megjithese anetaresia ne to e kufizon deri diku sovranitetin e tyre; b)Ato krjohen me traktat nderkombetar. - Traktati i tille duhet ti plotesoje te gjitha kushtet qe kerkon e drejta nderkombetare. - Me te vihen bazat juridike te ekzistimit dhe te veprimit te organizates nderkombetare: prezicohen qellimet, kompetencat, (fusheveprimi), numri i organeve, raporti ndaj shteteve, menyra e realizimit te objektivave etj. - Ai eshte instrument konstitutiv ose, siq thuhet ndonjehere eshte kushtetute e organizates. - Me status te organizates dhe me rregulla te procedures percaktohen vendi dhe koha e mbledhjeve te rregullta, rrethi i pjesemarresve, menyra e punes, rendi i dites etj; c)Veprimtaria e organizatave nderkombetare shtrihet brenda kompetencave qe jane te percaktuara me marreveshje, dhe realizohet perms nje mekanizmi dhe organeve te perhershme, gje qe u jep ketyre karakter te vazhdueshem, ndryshe nga kongreset dhe konferencat nderkombetare, qe perfaqesojne tubime te kohepaskohshme qe organizaohen per zgjidhjen e qeshtjeve te ndryshme nderkombetare, ose per harmonizimin e interesave; d)organizatat nderkombetare jane persona te veqante nderkombetare, sepse kane vullnetin e tyre ten dare nga vullneti i veqante i shteteve, nxjerrin akte juridike, ndermarrin veprime dhe jane pergjegjese per veprimet e tyre. - Keshtu, ato nuk i zevendesojne shtetet, por perfaqesojne nje mekanizem per realizimin e qellimeve te perbashketa. - Subjektiviteti i tyre eshte i tille qe tu mundesoje per ti plotesuar qellimet e veta; e)financimi i organizatave nderkombetare behet me ane te kontributeve te shteteve anetare qe caktohen varesisht nga aftesia ekonomike e qdo shteti anetar. - Organizatat nderkombetare nderqeveritare jane bashkesi te shteteve, te krijuara mbi baza te perhershme ne perputhje me marreveshjen, e cila percakton qellimet, parimet dhe kompetencat e organizatave, me organe te perhershme dhe me te drejta e me detyra te percaktuara me akt konstitutiv, qe jane te domosdoshme per sendertimin e bashkepunimit midis shteteve anetare ne fusha perkatese te bashkepunimit nderkombetar.
- Ato jane “nje kolektivitet i shteteve, i krijuar me marreveshje, me statut dhe me organe te perbashketa, qe kane identitet te ndryshem nga identiteti i shteteve anetare, dhe qe eshte subjekt i se drejtes nderkombetare me aftesine per te lidhur marreveshje. - Organizatat nderkombetare themelohen me permbushjen e dy kushteve kryesore: a)kur hyn ne fuqi marreveshja mbi krijimin e organizates; dhe b)kur themelohen organet e parashikuara me marreveshje. - Ne lidhje me kushtin e pare, vlejne rregullat e se drejtes se traktateve. - Pergjithesisht nuk mjafton qe marreveshja te jete e nenshkruar, por ajo duhet te jete edhe e ratifikuar nga numri i parapare i shteteve. - Numri i domosdoshem i shteteve qe duhet te ratifikojne marreveshjen, varet nga dispozitat e Statutit. - Sipas tyre, kerkohet ratifikimi nga te gjitha shtetet nenshkruese, ose parashikohet numri i caktuar i tyre. - Keshtu, psh per krijimin e Organizates se Kombeve te Bashkuara eshte nevojitur ratifikimi i Kartes nga gjysma e shteteve qe e kane ratifikuar, duke perfshire ketu edhe pese fuqite e medha. - Krijimi i organizatave nderkombetare eshte rregullisht rezultat i nje pune te gjate dhe te veshtire. - Gjate faqes pergaditore, shtetet merren vesh per qeshtjet me te rendesishme (anetaresia, kompetencat, marrja e vendimeve etj), qe do ti shtrojne hollesisht ne konferencen themeluese. - Keshtu, psh nenshkrimit te Kartes se OKB-se ne San-Francisko me 1945 i kane paraprire disa konferenca, siq kane qene Konferenca e Moskes (1943), Konferenca e Dumbarton Oaks (1944) dhe Konferenca e Jaltes (1945). - Organizatat nderkombetare jane bere nje mjet me i rendesishem per parimin e interesave shteterore te anetareve. - Natyrisht, shkalla e bashkepunimit dhe rezultatet qe arrihen, varen ne nje mase te madhe nga interesi i shteteve anetare qe shfaqin per qeshtje te caktuara. ________________________________________________________________________________________________
4.KLASIFIKIMI I ORGANIZATAVE NDERKOMBETARE -> Organizatat nderkombetare mund te klasifikohen sipas shume kritereve. - Ne baze te shtrirjes se tyre, ato ndahen ne a)organizata globale (universal) dhe b)regjionale. - Sipas fusheveprimit, ato ndahen ne: a)organizata te pergjithshme dhe b)te specializuara. - Sipas anetareve, ato ndahen ne: a)organizata ndershteterore dhe b)joqeveritare. - Sipas autorizimeve, ato ndahen ne: a)organizata rekomanduese, b)operative dhe c)mbishteterore. - Sipas kohezgjatjes, ato ndahen ne: a)organizata te perkoheshme dhe b)te perhershme. - Organizatat nderkombetare, sipas rrethit te anetareve, mund te ndahen ne organizata universal (globale) dhe regjionale. - Organizatave universale u takojne organizatat qe perfshijne teoritikisht te gjitha shtetet e botes, ose se paku shumicen e shteteve te botes, kurse organizatave regjionale u takojne ato qe perfshijne shtetet e nje regjioni te caktuar gjeografik. - Se cilit grup i takon ndonje organizate, varet nga fakti nese eshte organizata e hapet per te gjitha shtetet nen kushte te caktuara, apo eshte e hapet vetem per nje grup te caktuar shtetesh, te cilat i lidh afersia gjeografike, historia dhe kultura e ngjashme, ose lidhje te tjera. - Sipas kesaj, grupi te pare (organizatave universale) i takojne: Organizata e Kombeve te Bashkuara, Agjencite e Specializuara etj., kurse grupit te dyte (organizatave regjionale) i takojne: Organizata e Shteteve Amerikane, Liga Arabe, Organizata e Unitetit Afrikan etj. - Sipas funksioneve (fusheveprimit), organizatat nderkombetare mund te jene: a)organizata te pergjithshme dhe b)organizata te specializuara. - Organizatat e pergjithshme i takojne organizatat nderkombetare, te cilat merren me nje rreth te gjere qeshtjesh te bashkepunimit ne lemin politik, ekonomik, social etj. Ketij grupi i takon: Organizata e Kombeve te Bashkuara, por edhe disa organizata regjionale siq jane: Organizata e Shteteve Amerikane ose Organizata e Unitetit Afrikan. - Fusheveprimi i organizatave te specializuara eshte i kufizuar ne nje sfere te ngushte te qeshtjeve te bashkepunimit (arsim, shkence e kulture, shendetesi, transport etj.). Ketij grupi i takojne te gjitha agjencite e specializuara te Kombeve te Bashkuara, siq jane: Organizata e Kombeve te Bashkuara e Arsimit, Shkences dhe Kultures (UNESCO), Organizata Nderkombetare e Shendetesise (WHO), Organizata Nderkombetare e Aviacionit Civil (ICAO),
Organizata Meteorologjike Boterore (WMO) etj. - Varesisht nga fakti nese eshte e domosdoshme nje kohe e pacaktuar per permbushjen e qellimeve te tyre apo jo, organizatat nderkombetare mund te ndahen ne: a)organizata te perkohshme dhe ne b)organizata te perhershme. - Organizatat e perkohshme u takojne tubimet periodike (kongreset, konferencat, keshillimet), ose aleancat e perkohshme (Aleanca e Shenjte) ose Organizata e Kombeve te Bashkuara per Ndihme dhe Rikonstruktim (UNRRA) etj. - Organizatat e perhershme u takojne organizatat ne kuptimin e tyre te vertete, te cilat pretendojne sendertimin e nje bashkepunimi te perhershem - Sipas anetareve, organizatat nderkombetare ndahen ne: a)organizata ndershteterore (nderqeveritare) – anetare te te cilave jane shtetet dhe perfshijne marredheniet e organizuara midis shteteve, dhe b)organizatat joqeveritare – anetare te te cilave jane shoqatat kombetare, institucionet e shteteve te ndryshme ose individet, te cilet veprojne ne lemenj te ndryshem profesionale, shkencore, humanitare etj., siq jane: Bashkimi Interparlamentar, Shoqatat e Luftetareve, Organizata e Rinise, Shoqata Boterore e Komunikacionit Civil, Liga e Shoqatave te Kryqit te Kuq etj. - Organizatat joqeveritare nuk jane subjekt juridik nderkombetar, pa marre parasysh se disa nga keto kane nje rendesi mjaft te madhe (Liga Boterore per Paqe). - Nje pjese e madhe e organizatave joqeveritare kane marredhenie zyrtare me organizatat nderqeveritare (me Organizaten e Kombeve te Bashkuara, me Organizaten Nderkombetare te Punes, me Organizaten e Kombeve te Bashkuara per Arsim, Shkence e Kulture, me Organizaten Boterore te Shendetesise) etj. - Me 1967 nga gjithsej 2.134 organizata nderkombetare, 199 kane qene organizata nderqeveritare, kurse 1935 kane qene organizata joqeveritare. - Sipas shkalles se autorizimeve, organizatat nderkombetare mund te ndahen ne tri grupe: a)ne organizata qe formulojne politiken (org. rekomanduese); b)ne organizata operative dhe c)ne organizata mbishteterore. - Organizatat qe formulojne politiken (organizatat rekomanduese), merren me shqyrtimin e qeshtjeve me interes te perbashket dhe miratojne rezoluta dhe rekomandime per anetaret e vet. - Te tille jane shumica e organizatave. - Meqenese realizimi i rekomandimeve varet drejteperdrejt nga vullneti i shteteve anetare keto organizata s’jane aq te efektshme. - Organizatat operative u takojne organizatat qe mund te veprojne pavaresisht nga shtetet anetare. - Ato planifikojne dhe lidhin marreveshje per kryerjen e ndonje pune drejtperdrejt. - Ketij grupi i takojne shumica e organizatave te specializuara. - Organizatat mbishteterore, sado qe nuk perfaqesojne ndonje bashkesi te shteteve, prapeseprape kane disa kompetenca ligjdhenese, ekzekutive dhe gjyqesore mbi shtetet anetare. - Ato jane nje dukuri e re qe ndiqet me shume interes, por diku-diku edhe me frike, sepse atyre u mvishet kerkesa per suprimimin e plote te sovranitetit shteteror dhe te bashkepunimit te barabarte te shteteve sovrane ne favor te ndonje organizate me karakteristika te federates ose konfederates boterore, me nje qeveri boterore. ________________________________________________________________________________________________
KAPITULLI II 1.KONGRESET DHE KONFERENCAT NDERKOMBETARE (a) Nocioni - Kongreset dhe konferencat nderkombetare jane tubime te perfaqesuesve te disa shteteve me qellim te shqyrtimit te ndonje qeshtjeje, te zgjidhjes se konflikteve, te harmonizimit te interesave dhe te arritjes se ndonje marreveshjeje per realizimin e qellimeve te perbashketa. - Keto mbahen kohe pas kohe me iniciativen e ndonje shteti a te disa shteteve, me pjesemarresit, me vendin e mbajtjes, me rendin e dites dhe me procedure e percaktuar ne fazen pergaditore. - Keto me perfundimin e punes pushojne se ekzistuari. - Me termin kongres, sipas praktikes diplomatike, jane quajtur tubimet e burrave te shteteve dhe
te perfaqesuesve diplomatike (kryetare te shteteve, kryeministra, ministra te puneve te jashtme dhe perfaqesues diplomatike), qe kane pasur per qellim rregullimin e problemeve te rendesishme politike (rivendosja e paqes pas lufterave dhe zgjidhja e problemeve territoriale). - Keso tubimesh jane mbajtur mjaft shpesh gjate shekullit XVII deri nga fundi i shekullit XIX (Kongresi i Mynsterit dhe i Osnabrykut (1648); Kongresi i Vjenes (1815); Kongresi i Parisit (1856); Kongresi i Berlinit (1878). - Edhe disa tubime me pak te rendesishem, qe jane mbajtur gjate asaj kohe (Kongresi i Tropaut, i Llajbahut dhe i Verones) jane quajtur kongrese. - Kongreset u kane sherbyer shteteve (fuqive te medha), para se gjithash, per vendosjen (krijimin) e kuilibrit politik dhe per konfirmimin e rregullave te se drejtes nderkombetare te vlefshme ne ate moment. - Na fundi i shekullit XIX dhe nga fillimi i shekullit XX termi kongres fillon te zevendesohet nga termi konference (Konferenca e Hages, Konferenca e Parisit (1919), Konferenca e Uashingtonit (1921-1922), Konferenca e Lozanes (1922-1923), Konferenca e Teheranit, Konferenca e Krimes (Jaltes 1945), Konferenca e Berlinit, Konferenca e Parisit (1946) etj. - Me termin konference kuptohen tubimet e perkoheshme te shteteve, ne te cilat marrin pjese perfaqesuesit zyrtare te me se paku tri shteteve, qe ftohen per shqyrtimin dhe per rregullimin e ndonje qeshtjeje te rendesishme politike, juridike, ekonomike, kulturore etj. ose te qeshtjeve qe kane lidhje me paqen e sigurine, me zgjidhjen paqesore te ndonje konflikti nderkombetar, me lidhjen e ndonje marreveshjeje nderkombetare etj. - Termi kongres gjate kesaj kohe perdoret ekskluzivisht per tubimet e perfaqesuesve te shteteve, qe s’kane karakter dispomatik (tubimet e organizatave joqeveritare, te organizatave shkencore, profesionale dhe te organizatave shoqerore), qe u referohen qeshtjeve te rendesishme ne fushe te shkences, te teknikes etj., siq eshte psh., Kongresi boteror i paqes. - Konferencat mund ti ndajme ne: a)konferenca politike – duke perfshire posaqerisht konferencat e paqes; b)konferenca ekonomike dhe c)konferenca diplomatike. - Natyrisht ne disa konferenca a kongrese ka ndodhur te shqyrtohen qeshtje te ndryshme dhe te jene lidhur marreveshje te ndryshme.Keshtu, psh., ne Kongresin e Vjenes eshte miratuar marreveshja mbi rigjenerimin e gjendjes se para lufterave te Napoleonit ne Evrope, por jane miratuar njekohesisht edhe rregullat mbi lumenjte nderkombetare, mbi rangun e perfaqesuesve diplomatike etj. - Numri i kongreseve dhe i konferencave nderkombetare, ne te cilat perfaqesuesit e shteteve shqyrtojne qeshtje te ndryshme dhe lidhin marreveshje te caktuara, po vjen duke u shtuar gjithnje.
(b) Thirrja dhe puna e konferencave nderkombetare - Siq e dijme kongreset dhe konferencat nderkombetare jane treguar nje mjet i mire (optimal) per zgjidhjen paqesore te problemeve nderkombetare, per kodifikimin e rregullave te se drejtes nderkombetare etj., sepse ne to zhvillohen bisedime te drejtperdrejta midis shteteve te interesuara, sepse ne to mund te behen ndermjetesimi i disa shteteve ne favor te zvogelimit te diferencave midis shteteve te tjera, sepse ato jane objekt i interest te opinionit publik, i cili ushtron presion moral ne favor te suksesit te tyre etj. - Fatkeqesisht keto (kongreset dhe konferencat nderkombetare) jane bere instrument i nenshtrimit dhe vater e konflikteve te reja (Aleanca e Shenjte, Kongresi i Berlinit etj). - Konferencat nderkombetare mblidhen me iniciativen e nje a me shume shteteve, ose ne baze te vendimit te ndonje organi nderkombetar, siq eshte rasti i shpeshte sot me iniciativen ose me ndihmen e OKB-se. - Pjesemarres ne konferenca nderkombetare parimisht jane vetem shtetet e pavarura. - Ne to mund te marrin pjese edhe shtetet gjysmesovrane-gjysme te pavarura (nen protektorat), qe kane te drejte te marrin pavaresisht detyrime kontraktuese per qeshtje qe jane objekt shqyrtimi. Keshtu psh., Bullgaria, megjithese ishte shtet vazal, ka marre pjese ne konferencat e Hages, por ne Konferencen e pare ka vene nenshkrimin pas Turqise dhe jo sipas rendit te alfabetit. - Pjesemarrese ne konference nderkombetare jane shtetet qe ftohen ose per te cilat ekziston pajtimi qe te marrin pjese. - Ne konference llogaritet se marrin pjese vetem shtetet qe kane derguar pjesemarresit e tyre.
- Mosdergimi i tyre tregon se shteti ka hequr dore nga pjesemarrja ne konference, qe eshte e drejte e tij, sepse askush s’ka te drejte ta detyroje qe te marre pjese ne konference. - Shtetet mund te jene te perfaqesuara ne konference edhe me vezhgues (vrojtues). - Shtetet e tilla mund ta kene vetem te drejten e votes konsultative. - Edhe organizatat nderkombetare mund te dergojne vezhguesit e tyre ne konference me te njejten te drejte. - Thirrjes se konferences i paraprijne konsultimet e shteteve te interesuara ne lidhme me shume qeshtje te rendesishme (vendi i mbajtjes se konferences, rendi i dites, procedura, koha e mbajtjes etj). - Procedura e punes se konferences percaktohet me rregulloren e procedures se konferences, te cilen e aprovojne te gjithe pjesemarresit e konferences. - Delegatet, pasi te jene takuar, pasi te jene njohur dhe te kene vertetuar plotfuqishmerine, percaktojne rendin e dites dhe miratojne procedure, (qe ka pergatitur organi qe ka ftuar konferencen), e zgjidhin kryetarin, nenkryetaret, raportuesit dhe organet e punes (komitetet, komisionet) me qellim qe ti studiojne dhe ti raportojne konferences per ndonje qeshtje te caktuar, zgjedhin sekretariatin etj. - Delegatet radhiten sipas rendit te alfabetit te shteteve pjesemarrese. - Konferencen e hap perfaqesuesi i shtetit ne territorin e te cilit mbahet konferenca. - Kryetar i konferences zgjidhet rregullisht perfaqesuesi i shtetit ne te cilin mbahet konferenca, dhe shume me rralle ky pot i besohet perfaqesuesit te shtetit qe ka marre iniciativen per mbajtjen e konferences. - Keshtu eshte vepruar ne konferencat e Hages, te cilat i ka kryesuar perfaqesuesi i Rusise – i shtetit qe kishte marre iniciativen per thirrjen e konferencave. - Keshtu, ne San-Francisko, me rastin e pergatitjes dhe aprovimit te Kartes se OKB-se, mbledhjet i kane kryesuar perfaqesuesit e SHBA-se, te Anglise, te BRSS0se dhe te Kines. - Komitetet krijohen per shqyrtimin e qeshtjeve te caktuara dhe pergatisin zgjidhjen ose propozimet. Ato i krijojne (zgjedhin) vete organet e veta: kryetarin dhe referuesin, e per pergatitjen e teksteve perfundimtare, edhe Komisionin redaktues, ne te cilin hyjne ekspertet. - Ne fund te punes te qdo sesioni behet redaktimi i aktit, qe quhet protokoll. - Sipas rregullave, dokumentet diplomatike, protokollet dhe aktet perfundimtare (dokumentet me te rendesishme) duhen redaktuar ne gjuhen ose ne gjuhet oficiele te konferences. - Keto i percaktojne vete pjesemarrest e konferences. - Konferenca cakton edhe gjuhet e punimeve, te cilat perdoren gjate bisedimeve lidhur me te gjitha qeshtjet qe shqyrton konferenca. - Te gjitha diskutimet dhe te gjitha dokumentet e materialet duhet te perkthehen domosdo ne gjuhet e punimeve te konferences. - Delegatet kane te drejte te perdorin gjuhen e vet, por me ate rast ata duhet te sigurojne perkthimin ne nje nga gjuhet e konferences. - Konferenca punon ne mbledhje plenare dhe ne komitete ose komisione. - Mbledhjet plenare, sipas rregullit, jane publike, perpos nese konferenca vendos ndryshe, kurse mbledhjet e komisioneve ose te komiteteve jane te mbyllura. -> Vendimet ne kongrese dhe ne konferenca, sipas rregullit, merren njezeri (unanimisht), qka do te thote se qdo shtet mund te refuzoje qfaredo vendimi nese e konsideron se eshte ne kundershtim me interest e tij. - Kjo e drejte e shteteve del nga sovraniteti shteteror dhe i pergjigjet parimit mbi barazine juridike midis shteteve. - Sipas kesaj, “pakica ne Kongres nuk eshte e detyruar te pajtohet me mendimin e shumices” (Bizmarku), ose “qdo vendim, sipas natyres se qeshtjes, duhet te merret njezeri” (Lordi Sesil ne Paris me 1919). - Abstenimi nga votimi nuk eshte marre si pengese per marrjen e vendimeve, do te thote qe marrjen e vendimit mund ta pengoje vetem vota negative. - Kjo ne thelb ka hapur rrugen per perdorimin e se drejtes se vetos. - Kjo rregull eshte respektuar qe nga Kongresi i Mynsterit dhe i Osnabrykut deri ne Luften e Pare Boterore. - Natyrisht tani, me demokratizimin e marredhenieve nderkombetare, ka filluar te zbatohet mundesia e marrjes se vendimeve me shumicen e votive.
- Mirepo, s’duhet harruar se shtetet e medha e pranojne kete menyre te marrjes se vendimeve vetem po qe se i kane siguruar ne ndonje menyre tjeter interest e tyre kryesore, qka shihet me se miri ne menyren e marrjes se vendimeve ne Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara (kerkesa per unitetin e te medhenjve). - Nese arrihet uniteti midis te medhenjve, atehere shtetet e vogla veshtire se mund te pengojne marrjen e vendimeve, sepse, ne rast te qendrimit negative te tyre (ose vetem te ndonjeres), shtetet e medha “apelojne” qe te mos pengohet zgjidhja e arritur, ose kerkohet nga ato te sakrifikojne diqka “ne interest e paqes dhe te bashkepunimit”, ose madje behen kercenime se kane per t’u detyruar q eta pranojne vendimin (Konferenca e Londres mbi Shqiperine, me 1913). - Per marrjen e vendimeve me shumicen e thjeshte ose te kualifikuar, duhet vendosur konferenca. - Qdo shtet ne konference ka vetem nje vote, pa marre parasysh faktin se sa delegate ka, me se shprehet parimi i barazise se shteteve. -> Votimi mund te jete publik, ose sekret. - Me votim sekret behen zgjedhjet. - Vendimet ne konferenca mund te merren unanimisht ose me shumice. - Ne praktike per llojet e ndryshme te shumices perdoren termat: a)shumica e thjeshte, qe nenkupton gjysmen e votive plus nje; b)shumica e kualifikuar, qe nenkupton gjithmone shumicen me te madhe se shumica e thjeshte (2/3 ose 3/5 e votive); c)shumica relative, qe nenkupton shumicen e votive per nje opcion ne krahasim me numrin e votive per cilindo opcion tjeter dhe d)shumica absolute, qe me se shpeshi konsiderohet identike me shumicen e thjeshte te votive te mundshme, dmth te anetareve te Organizates. - Nese vendimet merren me shumice, atehere ato i detyrojne vetem shtetet qe kane votuar per to. - Sipas rregullit vullneti i shumices nuk e detyron pakicen. - Konsensusi interpretohet nga organizatat nderkombetare vetem si mungese e kundershtimit, e jo patjeter si ekzistim i pajtimit me propozimin e dhene te te gjitha paleve te interesuara; nje pale mund te preferoje qe te mos votoje kunder ketij propozimi, megjithese nuk pajtohet me te. - Keshtu konsensusi paraqet nje mjet per t’iu shmangur deshtimit te bisedimeve (kur s’ekziston pajtimi i plote midis shteteve) ose nje mjet qe e shfrytezojne shtetet kur deshrojne te evitojne marrjen e detyrimeve te sakta. - Rezultatet perfundimtare te Konferences fiksohen nga nje keshill i posaqem (keshill redaktues) ne protokollin perfundimtar ose ne aktin perfundimtar, ne te cilin numerohen dhe pasqyrohen rezultatet e konferences. - Keto nenshkruhen prej pjesemarresve te konferences sipas rendit te alfabetit te shteteve pjesemarrese. - Delegatet radhiten dhe numerohen ne dokumente sipas rendit te alfabetit te gjuhes se konferences. - Konferenca perfundon kur te arrije qellimin e punes, psh., kur ta perfundoje (ta lidhe) marreveshjen, ose kur kjo tregohet se eshte e pamundshme per shkak te qendrimeve kontradiktore te shteteve pjesemarrese. - Ne keto raste mund te hartohet komunikata perfundimtare, gjate se ciles vazhdojne konsultimet dhe pergadititja e vendimeve perms kanaleve diplomatike. - Delegatet e konferences gezojne imunitet diplomatik. -> Pas Luftes se Dyte Boterore ka vazhduar praktika e mbajtjes se konferencave nderkombetare. - Nder to me te rendesishmet kane qene: a)konferenca e ministrave te puneve te jashtme te shteteve aleate (Keshilli ministror); dhe b)konferencat e vendeve te painkuadruara. - Konferencat ministrore te para kane shqyrtuar ne mbledhjet e tyre prej vitit 1945 deri ne vitin 1949 traktatet e paqes me Italine, Rumanine, Bullgarine, Finlanden dhe Austrine dhe problemin gjerman (problemet ne lidhje me qmilitarizimin, denacifikimin, demokratizimin dhe demshperblimin qe duhej paguar Gjermania). - Pas vitit 1949 deri ne vitin 1953 nuk eshte mbajtur asnje tubim i Keshillit ministror, qka deshmon me se miri renien e intensitetit dhe te efektit te tyre dhe ndarjen e thelle qe ishte shfaqur midis BRSS-se, nga nejra ane, dhe shteteve perendimore, nga ana tjeter. ________________________________________________________________________________________________
KAPITULLI III
ORGANIZATAT E PERGJITHSHME NDERKOMBETARE 1.LIDHJA E KOMBEVE - Perpjekja e pare per krijimin e nje organizate te perhershme nderkombetare, e cila do te kishte per detyre ruajtjen e paqes dhe te sigurise ne bote, ka te beje me Lidhjen e Kombeve. - Sipas te dhenave, aso kohe qene ishin te parashtruara 51 projekte per sigurimin e paqes nepermes nje organizate te ngjashme me Lidhjen e Kombeve, prej te cilave 11 kane qene projekte zyrtare dhe qe te gjitha premtonin paqe te sigurt per te ardhmen. - Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Woodrow Wilson, ne programin e tij prej 14 pikash, date 8 janar 1918, kishte propozuar qe, menjehere pas disfates se Gjermanise, te krijohej nje organizate e popujve me garanci reciproke te pavaresise politike dhe te integritetit territorial te te gjitha shteteve, qofshin te vogla a te medha. - Q’eshte e verteta, Statuti i Lidhjes se Kombeve, i hartuar me vone, ishte i frymezuar pothuaj kryekeput nga idete e Wilsonit. - Duke u nisur nga keto qe u thane, fituesi ne Luften e Pare Boterore, te shtyre nga premtimet qe ishin dhene per nje te ardhme me te sigurt, dhe nga presioni i masave te gjera, krijuan Lidhjen e Kombeve, si organizate e pare e pergjithshme politike me karakter te perhershem, e krijuar per ruajtjen e paqes nderkombetare. - Lidhja e Kombeve u krijua me Traktatet e Paqes, kurse Statuti i saj perfshihet ne pjesen e pare, domethene 26 nenet e para te traktateve te paqes se Varsajes, te Sen-Zhermenit, te Trianonit, te Nejit dhe te Sevrit. - Anetare fillimtar te Lidhjes se Kombeve ishin 26 shtete, 4 dominione dhe India, si shtete qe kishin luftuar kunder Gjermanise, kurse 13 shtete kishin fituar te drejten ti bashkoheshin Lidhjes se Kombeve brenda 2 muajsh. - Per pranimin e shteteve te tjera vendoste Asambleja e Lidhjes se Kombeve me shumicen (me 2/3) e votive. - Me 1937 Lidhja e Kombeve kishte 58 anetare. -> Organet kryesore te Lidhjes se Kombeve kane qene: a)Asambleja; b)Keshilli dhe c)Sekretariati i perhershem. - Si organ autonom i Lidhjes ka qene: Gjykata Permandente e Drejtesise Nderkombetare, e cila konsiderohej si organ gjyqesor i Lidhjes.
1A.ASAMBLEJA – ka qene kompetente per te zgjidhur qfaredo qeshtje qe bente pjese ne sferen e veprimtarise se Lidhjes ose qe kishte te bente me ruajtjen e paqes. - Shtetet anetare ne te kane qene te perfaqesuara njesoj: secili shtet mund te kishte 3 perfaqesues dhe 1 vote. - Vendimet ne Asamble merreshin njezeri, perveq rasteve kur vendosej per pranimin e shteteve ne Lidhje dhe per zgjedhjen e anetareve te perkohshem te Keshillit dhe per qeshtje procedural; ne te gjitha keto raste kerkohej shumica e thjeshte. - Mbledhjet e Asamblese kane qene te rregullta (qdo vit ne muajin shtator jane mbajtur mbledhjet) ose te jashtezkonshme, te ftuara sipas nevojes.
1B.KESHILLI I LIDHJES – ka qene nder organet kryesore te saj. - Ai perbehej nga 4 anetare te perhershem (Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Japonia), me vone ketyre iu bashkuan Gjermania (1926) dhe BRSS (1934), dhe 4 anetare te perkohshem, te zgjedhur per nje periudhe 1 deri ne 3 vjet. - Pas daljes se Gjermanise, Japonise dhe Italise nga Lidhja e Kombeve, numri i anetareve te perhershem pat rene ne 2, kurse numri i anetareve te perkohshem eshte shtuar ne 11 anetare. - Kompetencat e Keshillit kane qene shume te gjera dhe shtriheshin sikur edhe ato te Asamblese, ne qdo qeshtje qe bente pjese ne veprimtarine e Lidhjes ose qe kishte te bente me ruajtjen e paqes ne bote. - Vendimet ne Keshill merreshin njezeri, perpos ne rastet kur shqyrtohej ndonje konflikt midis dy shteteve, i cili mund te shkaktonte lufte. - Ne keto raste vota e pales ne konflikt nuk merrej parasysh (pra anulohej). - Ne qeshtje procedural vendimet merreshin me shumicen e thjeshte - Keshilli mblidhej disa here brenda 1 viti.
1C.SEKRETARIATI – perbehej mbi 600 nepunes me Sekretarin e pergjithshem te Lidhjes se Kombeve ne krye; ata kryenin pune lidhur me qeshtje te ndryshme dhe ndaheshin ne departamente te ndryshme. - Me 1939 Sekretariati kishte 800 funksionare nga 50 shtete. - Gjuhe zyrtare ne Lidhjen e Kombeve kane qene frengjishtja dhe anglishtja. - Statuti i Lidhjes se Kombeve kishte dispozita qe kufizonin armatimin deri ne ate mase qe do te ishte ne pajtim me sigurine kombetare dhe me permbushjen e detyrimeve nderkombetare, me garantimin reciprok te teresise territorial, te masave per sigurimin e paqes dhe zgjidhjen e mosmarreveshjeve ne menyre paqesore, te sanksoneve ndaj shtetit qe ka hyre ne lufte duke cenuar detyrat nga Statuti i Lidhjes se Kombeve etj. - Neni 12 i Statutit kerkonte nga anetaret qe te mos ngriheshin ne arme pa kaluar afati 3 mujor pas vendimit te arbitrazhit ose pas informates se Keshillit mbi qeshtjen qe diskutohej. - Per me teper, shtetet merrnin zotesimin se nuk kane per te filluar luften me shtetin qe ka pranuar rekomandimet e Keshillit. -> Lidhja e Kombeve ka vepruar prej vitit 1920 deri me 1939 (pra rreth 19 vjet). - Ne qeshtjet e ruajtjes se paqes ajo ne fillim ka pase shenuar disa rezultate, por me vone, me rastin e shperthimit te konflikteve pak me te renda, u tregua e paafte per ta mbrojtur paqen. - Shkaku qendronte nga nje ane ne papersosmerine e Statutit te Lidhjes se Kombeve, dhe ne anen tjeter, ne politiken e shteteve anetare, sidomos te shteteve kryesore. - Statuti i Lidhjes se Kombeve nuk e ndalonte luften ne teresi (luften agresive); kerkonte unanimitet ne Keshill per zgjidhjen e qeshtjeve nga kompetenca e Keshillit, si dhe per shumicen e qeshtjeve edhe ne Asamble (mundesia e perdorimit te vetos); linte paralelizem en kompetencat midis Keshillit dhe Asamblese, sepse qe ted y keto organe mund te merreshin me te gjitha qeshtjet qe benin pjese ne veprimtarine e Lidhjes. - SHBA, presidenti i te cilave pati meritat kryesore per krijimin e Lidhjes se Kombeve, nen ndikimin e “izolacionisteve” nuk u be anetare e Organizates. - Senati amerikan refuzoi te ratifikonte Statutin e Lidhjes se Kombeve, kurse Shtetet e Bashkuara te Amerikes sigurine e vet e shihnin ne dy oqeanet qe ndajne Ameriken nga bota tjeter. - Jashte organizates kishte mbetur BRSS si shteti i pare socialist, ndaj te cilit shtetet kryesore te atehershme (Franca dhe Britania e Madhe) kishin qendrim te hapur armiqesor. - BRSS ishte ftuar te hynte ne Lidhjen e Kombeve me 1934, ne kohen kur Lidhjes po i kanosej rreziku per t’u shkaterruar, por pas 5 vjetesh (1939) u perjashtua nga Lidhja e Kombeve per shkak te konfliktit me Finlanden. - Ne fillim jashte Organizates pat mbetur edhe Gjermania per shkak se Lidhja e Kombeve ishte krijese e fituesve ne Luften e Pare Boterore dhe duhej te sherbente per te ruajtur fitoret e tyre dhe gjendjen e krijuar pas luftes. - Gjermania u pranua ne Lidhjen e Kombeve ne vitin 1926, por e leshoi qysh me 1933, pas ardhjes se Hitlerit ne pushtet, program politik i te cilit ishte minimi dhe shkaterrimi i sistemit te Versajes. - Per shkak te ketyre te metave, Lidhja e Kombeve s’arriti te evitonte konfliktet dhe te garantonte sigurine e anetareve te vet. - Sulmi i Japonise kunder Kines me 1931, pas te cilit anketa per te vertetuar nese e ka sulmuar me te vertete Japonia Kinen zgjati 33 muaj, sulmi i Italise ndaj Etiopise (1935), intervenimi i Gjermanise dhe i Italise ne Spanje ne anen e kryengritesve fashite (1936-1939), zhdukja e pavaresise se Austrise (1938), shkaterrimi i Qekosllovakise (1938-1939), likudimi i pavarise se Shqiperise (1939) – qe te gjitha keto mbeten pa pergjigje nga ana e Lidhjes se Kombeve ,e cila, per shkak te dobesive te shumta qe kishte, u tregua e paafte per te ndermarre qkadoqofte per permbushjen e detyrave te veta. - Ne keto rrethana, Polonia, pas sulmit gjerman me 1939, as qe iu drejtua Lidhjes se Kombeve, kurse ndihma e shteteve perendimore Polonise iu dha si permbushje e detyrimeve nga aleanca e jo e detyrimeve nga Statuti i Lidhjes se Kombeve. - Lidhjen e Kombeve gjate ketyre vjeteve e paten leshuar – braktisur shume shtete: a)per shkak te mospajtimit me politiken e saj, (Japonia, Gjermania, Italia); b)per shkak te politikes secesioniste te shume shteteve, para se gjithash, te Amerikes Latine (Brazili, Paraguaji, Guatemala, Hondurasi, Nikaragua, EL-Salvadori, Kili, Venezuela, Peru); c)per shkak se disa
shtete i humben kushtet qe te jene anetare te Lidhjes se Kombeve, meqe humben cilesine e shtetit te pavarur (Etiopia, Austria, Qekosllovakia, Shqiperia) etj. - Kjo e fundit megjithate eshte qeshje pak a shume e diskutueshme po te kihet parasysh doktrina mbi mosnjohjen e situatave qe jane krijuar me perdorimin e forces (Doktrina e Stimsonit). - Lidhja e Kombeve formalisht pushoi se ekzisuari pas Luftes se Dyte Boterore. - Mbledhja e fundit e Lidhjes se Kombeve eshte mbajtur me 8 deri 18 prill 1946. - Ne te merrnin pjese 34 shtete nga 56 sa ishin gjithsejt anetare te saj. - Te gjitha te mirat e Lidhjes se Kombeve (ndertesat, arkivat, biblotekat) kaluan ne organizaten e re. ________________________________________________________________________________________________
KOMBET E BASHKUARA (a) Origjina e Kombeve te Bashkuara - Kombet e Bashkuara jane krijuar nen ndikimin e qendrimit te fuqishem kunder luftes qe kishte shkaktuar Lufta e Dyte Boterore, gjate se ciles disa dhjetera miliona njerez paten humbur jeten, ishin te shkelur brutalisht te drejtat e tyre dhe ishin bere shkaterrime te medha materiale. - Vizionin e pare te botes se pasluftes e kane dhene presidenti i SHBA-se Franklin D. Roosevelt dhe kryeministri i Britanise se Madhe e i Irlandes Veriore Winston Churchill ne “Karten e Atlantikut” me 14 gusht 1941. - Keta te dy burreshtetas kishin proklamuar disa parime te perbashketa te politikes se vendeve te tyre, respektimi I te cilave do te garantonte nje te ardhme me te mire te botes. - Ata deklaronin se nuk kerkojne kurrfare zgjerimi territorial dhe as qfaredo shtimi tjeter; se nuk miratojne kurrfare ndryshimesh territoriale, te cilat s’do te jene ne pajtim me vullnetin e lire te popujve; se respektojne te drejten e qdo populli per vetevendosje; se shpresojne qe pas perfundimit te luftes, do te vendoset paqja, e cila do tu beje te mundshme te gjithe popujve dhe njerezve qe te jetojne ne siguri brenda kufijve te tyre dhe te lire nga frika e mjerimi; se shpresojne qe te gjtihe popujt e botes, duke u mbeshtetur mbi arsyet realiste, po edhe mbi arsye morale, do te vijne ne perfundimin se duhet hequr dore nga perdorimi i forces, dhe se duhet krijuar nje “sistem te perhershem te sigurise se pergjithshme”. - Deklarata ishte akt dypalesh, por synonte te kishte efekt ndaj gjithe botes (urbi et orbi). - Duke u nisur nga ky fakt, ne Deklarate shfaqej si ideal i pergjithshem rregullimi i botes mbi parimin e lirise, te barazise, te vetevendosjes, te ndalimit te forces dhe te garantimit te paqes perms nje sistemi te sigurise kolektive. - Origjina e Kombeve te Bashkuara eshte e lidhur ngushte me Deklaraten e Kombeve te Bashkuara te 1 janarit 1942, me te cilen perfaqesuesit e 26 shteteve qe ishin ne lufte me vendet e Boshtit, ishin te detyruar te krijonin nje koalicion derisa te zgjaste lufta mbi bazat e parimeve qe ngerthente Karta e Atlantikut. - Deklarates me vone iu bashkuar edhe 21 shtete te tjera. - Hapi i pare i rendesishem drejt krijimit te organizates se pergjithshme nderkombetare eshte bere ne Konferencen ne Dumbarton Oaks nga fundi i veres se vitit 1944. - Konferenca ka pergatitur nje project per krijimin e nje organizate te pergjithshme, qe ka sherbyer si baze per diskutime te mevonshme. -> Sa i perket menyres se marrjes se vendimeve ne Keshillin e Sigurimit, pothuaj te gjithe ishin pajtuar njezeri se asnje vendim per qeshtje kryesore s’mund te merret pa pajtimin e plote te te gjithe anetareve te perherhshem te Keshillit te Sigurimit; per shkak se kjo ka rendesi jetike per funksionimin e organizates dhe per ruatjen e paqes e te sigurise dhe se eshte ne pajtim te plote me pergjegjesine e veqante qe mbajne fuqite e medha per ruajtjen e paqes. -> Nga data 25 Prill e deri me 26 Qershor te vitit 1945 ne San Francisko u mbajt Konferenca e Kombeve te Bashkuara. - Konferenca ka qene e hapur per te gjitha kombet e bashkuara, dmth per te gjitha shtetet qe kane qene ne lufte me shtetet e Boshtit. - Ne Konference merrnin pjese perfaqesuesit e 50 shteteve. - Pas nje pune mjaft intensive, me 26 qershor 1945, perfaqesuesit e 50 shteteve e firmuan Karten e Organizates se Kombeve te Bashkuara, simbas rendit te shteteve me alfabetin anglez, por se pari radhiteshin shtetet e medha e mandej keto shtetet tjera. - Karta ka hyre ne fuqi 4 muaj pas nenshkrimit te saj, (24 tetor 1945), kur jane deponuar
instrumentet e ratifikimit nga 5 fuqite e medha dhe nga shumica e shteteve qe kane marre pjese ne Konference. - Me 14 shkurt 1946 Asambleja e Pergjithshme ka vendosur qe selia e Kombeve te Bashkuara te jete provizorisht ne New York, kurse me 14 dhjetor 1946 New York-u behet selia e pergjithshme.
(b) Qellimet - Ne preambulen e Kartes theksohet vendosmeria e shteteve themeluese: a)ti ruaje brezat e ardhshem nga tmerret e luftes qe dy here gjate nje jete njeriut i kane shkaktuar njerezimit vuajtje te papershkrueshme; b)te shpallin rishtas besimin net e drejtat themelore te njeriut, ne dinjitetin dhe vleren e njeriut, ne barazine e te drejtave te burrave e te grave, te kombeve te medha e te vogla; c)te krijojne kushte te nevojshme per ruajtjen e drejtesise dhe per respektimin e detyrimeve qe dalin nga traktatet dhe nga burime te tjera te se drejtes nderkombetare dhe d)te punojne per perparimin shoqeror dhe per kushte te mira jetese, ne liri me te madhe. - Per sendertimin e ketyre qellimeve Karta sakteson gjithashtu parakushtet elementare qe duhet ti plotesojne anetaret e Kombeve te Bashkuara. Sipas saj, shtetet duhet: a)te praktikojne tolerancen, te jetojne ne paqe me njeri-tjetrin, ne nje fryme te fqinjesise se mire; b)ti bashkojne forcat per ruajtjen e paqes dhe te sigurise nderkombetare; c)te pranojne parime dhe te vendosin metoda qe te garantojne se nuk do te perdoret forca e armeve perveq per interesin e perbashket dhe d)ti perdorin institucionet nderkombetare per te favorizuar perparimin ekonomik e shoqeror te te gjithe popujve. -> Kater qellimet e Kombeve te Bashkuara sipas nenit 1 jane : a)te ruhet paqja dhe siguria nderkombetare; b)te zhvillohet midis kombeve marredhenie miqesore, te bazuara ne respektimin e parimit te barazise dhe te se drejtes se tyre per vetevendosje, dhe te merren te gjitha masat e tjera te pershtatshme per ta forcuar paqen ne bote; c)te realizohet bashkepunimi nderkombetar ne procesin e zgjidhjes se problemeve nderkombetare me karakter ekonomik, shoqeror, intelektual e humanitar, duke zhvilluar dhe duke kurajuar respektimin e te drejtave dhe te lirive themelore te njeriut pa kurrfare dallimi dhe d)te jene qendra ku do te harmonizohen perpjekjet e te gjitha kombeve per sendertimin e qellimeve te permendura. - Sipas kesaj, Kombet e Bashkuara i vune vetes per detyre kryesore ruajtjen e paqes dhe te sigurise nderkombetare, mirepo ne perpjekjet e tyre per sendertimin e kesaj nuk jane kenaqur vetem me ndermarrjen e masave per zgjidhjen paqesore te mosmarreveshjeve; me perdorimin e masave qe nuk perfshijne perdorimin e forces (nderprerja e marredhenieve); me ndermarrjen e aksioneve me forca ajrore, detare ose tokesore, qe konsiderohen te nevojshme per ruajtjen e paqes ose per rivendosjen e paqes dhe te sigurise nderkombetare, por insistojne per eliminimin e qdo gjeje tjeter qe mund te rrezikoj paqen, per q’arsye jane te domosdoshme; ngritja e nivelit te jeteses; sigurimi i punesimit te plote dhe krijimi I kushteve per perparim e zhvillim ekonomik e shoqeror, zgjidhja e problemeve nderkombetare ekonomike, shoqerore, shendetesore, si dhe respektimi i plote i te drejtave dhe i lirive themelore te njeriut per te gjithe pa kurrfare dallimi sa i perket races, gjuhes, fese etj.
(c) Parimet - Per te arritur qellimet e permendura Organizata si teresi dhe anetaret e saj duhet te sillen ne pajtim me: a)parimin e barazise sovrane midis te gjithe anetareve; b)parimin e permbueshjes se detyrimeve me mirebesim; c)parimin e zgjidhjes se mosmarreveshjeve nderkombetare me mjete paqesore; d)parimin e heqjes dore nga perdorimi i forces ne marredheniet nderkombetare ose te kercenimit me force; d)parimin e dhenies se ndihmes se plote Organizates ne qdo veprim qe ndermerr; e)parimin se edhe shtetet joanetare, ne qeshtje te paqes dhe te sigurise, duhet te veprojne ne pajtim me Karten; dhe f)parimin e mosnderhyrjes ne punet e brendshme.
c1.PARIMI I BARAZISE SOVRANE - Parimi mbi barazine juridike midis shteteve te medha e te vogla jo vetem qe eshte proklamuar, por edhe eshte zbatuar gati ne tere sistemin e Kombeve te Bashkuara. - Sipas Kartes, te gjithe anetaret e Kombeve te Bashkuara, pa marre parasysh dallimet reale qe ekzistojne midis tyre sa i perket madhesise se territorit, numrit te banoreve, shkalles se zhvillimit, forces ushtarake etj., - juridikisht jane te barabarte midis tyre.
- Ky parim nuk eshte respektuar me perpikeri vetem ne Keshillin e Sigurimit, ku shtetet e medha, per shkak te meritave qe kane pasur ne lufte, te forces reale qe kane, te ndikimit qe ushtrojne dhe te pergjegjesise me te madhe qe mbajne ne pergjithesi per ruajtjen e paqes dhe te sigurise, kane siguruar nje pozite te privilegjuar.
c2.ZGJIDHJA PAQESORE E MOSMARREVESHJEVE NDERKOMBETARE - Karta e Kombeve te Bashkuara, duke u vene anetareve per detyre kryesore ruajtjen e paqes dhe te sigurise nderkombetare, i detyruan ata qe te mbajne marredhenie te fqinjesise se mire. - Mirepo, duke qene se midis shteteve si edhe midis individeve, ndodhin domosdo mosmarreveshje e konflikte interesash, Karta ka parashikuar qe, problemet e paraqitura, shtetet ti zgjidhin ne menyre paqesore, me qellim qe te mos rrezikohen paqja e siguria nderkombetare, po edhe drejtesia. - Karta gjithashtu urdheron anetaret qe mosmarreveshjet ti zgjidhin me mjete paqesore dhe u sugjeron paleve te interesuara bisedime me mjete te tjera, qe duhet t’ua lehtesojne ose t’u ndihmojne paleve qe ta zgjidhin qeshtjen.
c3.NDALIMI I PERDORIMIT TE FORCES OSE I KERCENIMIT ME FORCE - Perpjekjet per te ndaluar forcen e marredheniet nderkombetare jane intesifikuar ne periudhen midis dy lufterave boterore, por pikerisht Karta e Kombeve te Bashkuara eshte ajo qe shprehimisht ben ndalimin e perdorimit te forces. - Sipas saj, ne marredheniet e tyre nderkombetare shtetet heqin dore nga perdorimi i forces ose nga kercenimi me force, qe dmth., se Karta e ka perjashtuar luften si mjet per zgjidhjen e konflikteve dhe i ka autorizuar Kombet e Bashkuara te vihen ne veprim domosdo nese rrezikohet paqja, prishet paqja ose ndodh ndonje agresion. - Natyrisht, Karta e ndalon forcen vetem nese zbatohet kunder teresise ose pavaresise se shteteve te tjera ose nese eshte e papajtueshme me qellimet e Kombeve te Bashkuara, por nuk e cenon te drejten natyrore te shteteve per vetembrojtje individuale ose kolektive, ne qofte se nje shtet i tille eshte objekt i ndonje sulmi te armatosur.
c4.NDALIMI I NDERHYRJES NE PUNET E BRENDSHME TE SHTETEVE - Karta ka parashikuar qe Kombet e Bashkuara nuk kane te drejte te nderhyjne ne qeshtje, te cilat ne thelb i perkasin komptences kombetare te nje shteti, mirepo ky parim nuk e perjashton zbatimin e masave shtrenguese te parashikuara ne rast te kercenimit kunder paqes, prishjes se paqes ose aktit te agresionit. - Karta nuk ka parashikuar se cilat jane qeshtjet qe i perkasin kompetences kombetare, keshtu qe ka lene mundesi per interpretime te ndryshme. - Natyrisht, percaktimi i sistemit ekonomik, shoqeror dhe politik jane qeshtje per te cilat qdo shtet mund te vendose lirisht dhe pa perzierje nga ana e shteteve te tjera, mirepo ndjekja e pakicave kombetare, racore ose fetare, diskriminimi racor, kombetar, fetar etj., nuk mund te konsiderohen me si qeshtje te brendshme te nje shteti.
c5.PARIMET E TJERA QE DUHEN RESPEKTUAR - Shtetet duhet te respektojne edhe disa parime te tjera te parashikuara me Karten e Kombeve te Bashkuara. - Ne kete grup hyjne: a)parimi i bashkepunimit, sipas te cilit shtetet duhet te bashkepunojne me njeri-tjetrin pa marre parasysh dallimet ne sistemet e tyre politike, ekonomike dhe shoqerore, per ruajtjen e paqes nderkombetare dhe te sigurise, per sigurimin e respektimit te te drejtave dhe te lirive themelore te njeriut, per perparimin ekonomik dhe per sigurimin e mireqenies se pergjithshme; b)parimin e barazise dhe i vetevendosjes, ne baze te te cilit te gjithe popujt kane te drejte te percaktojne statusin e tyre politik, lirisht dhe pa perzierje nga jashte, dhe te vazhdojne zhvillimin e vet ekonomik, shoqeror e kulturor; dhe c)parimi i permbushjes me mirebesim (bona fide) te te gjitha detyrimeve qe kane pranuar.
(d) ANETARESIA E KOMBEVE TE BASHKUARA - Organizata e Kombeve te Bashkuara perbehet nga dy kategori shtetesh anetare: a)anetaret
themelues – burimore dhe b)anetaret e pranuar me vone. - Anetaret themelues (burimore) te Organizates se Kombeve te Bashkuara kane qene 51 shtete qe kane marre pjese ne Koferencen e San Franciskos, ose qe kane nenshkruar me pare Deklaraten e Kombeve te Bashkuara te 1 janarit 1942, dhe me pastaj e kane nenshkruar dhe e kane ratifikuar Karten. - Ne Konferencen e San Franciskos Polonia, megjithese e kishte nenshkruar Deklaraten, nuk mori pjese, sepse qeveria e saj njihet nga te gjitha fuqite fituese te luftes, te cilat kishin konvokuar Konferencen. - Megjithekete, Polonia pati nenshkruar Karten pas konstituimit te qeverise polake me fuzionimin e qeverise polake te Londres dhe Komitetit te Lublinit. - Anetaret tjere te organizates u takojne shteteve qe hyne me vone ne OKB. -> Nder qellimet kryesore qe i shtronte vetes OKB-ja ishte te perfshinte te gjitha shtetet e botes, pra te behej organizate e pergjithshme, prandaj ishte e hapet per te gjitha shtetet paqedashese qe do te plotesonin kushtet e caktuara. -> Neni 4 i Kartes parashikonte kushtet per hyrje ne OKB. - Sipas tij: “Anetaria ne Kombet e Bashkuara eshte e hapet per te gjitha shtetet e tjera paqedashese, qe pranojne detyrimet e kesaj Karte dhe qe, sipas gjykimit te organizates jane te afta dhe te gatshme ti permbushin”. - Sipas kesaj, shteti qe do te hyje ne Kombet e Bashkuara, duhet ti plotesoje kater kushte: a)te jete paqedashes; b)ti pranoje detyrimet nga Karta; c)te jete i afte dhe d)i gatshem per ti permbushur ato. -> Vendimin per pranimin ne Kombet e Bashkuara e merr Asambleja e Pergjithshme e Kombeve te Bashkuara me 2/3 e votave, ne baze te rekomandimeve paraprak te Keshillit te Sigurimit, ku nevojiten 9 vota positive duke perfshire aty voten e te gjithe anetareve te perhershem te Kshillit te Sigurimit. -> Ne praktike pranimi i shteteve te reja ne OKB, deri me 1955, behej ne shenje pazarlleqesh te ndryshme, ngase te dy superfuqite, duke u fshehur pas dispozitave te Kartes, kundershtoninn pranimin e shteteve qe ishin aleate te superfuqise tjeter. - Keshtu shtetet e Perendimit pengonin pranimin e Shqiperise, te Bullgarise, te Hungarise dhe te Rumanise, ndersa Bashkimi Sovjet pengonte pranimin e Austrise, te Cejlonit, Finlandes, Italise, Nepalit dhe te Portugalise. -> Ne fund, ne dhjetor 1995 (ne Sesionin e dhjete te Asamblese se Pergjithshme) eshte marre vendimi per pranimin e menjehershem (ne “pako”) te 16 shteteve. -> Shqiperia eshte pranuar ne OKB tek me 1955 ose dhjete vjet pas themelimit te Organizates. - Kjo ka ndodhur per shkak se: a)Shqiperia nuk ishte ftuar ne Konferencen e San Franciskos, e nuk ishte ftuar pse formalisht nuk ishte ne grupin e shteteve nenshkruese te Deklarates se Kombeve te Bashkuara te vitit 1942 ose pse nuk ishte ne radhen e shteteve qe ishin ne lufte me shtetet e Boshtit dhe per shkak te qendrimit negative qe kishin SHBA dhe Anglia ndaj pushtetit te ri ne Shqiperi dhe perkrahjes se qendrimeve greke, qe kishin si pikesynim ti amputonin Shqiperine krahinat e jugut e sidomos ate te Gjirokastres dhe te Korçes. - Duke u nisur nga kjo, keto dy shtete jo vetem qe nuk kishin marre parasysh kontributin e madh te Shqiperise ne luften kunder fashizmit, por edhe ishin vene haptazi ne anen e Greqise, e cila bente q’mos per te sabotuar pranimin e Shqiperise ne Kombet e Bashkuara, me arsyetim se midis dy shteteve ekziston “gjendja e luftes”, prandaj duhet pritur qe se pari te lidhet traktati i paqes e pastaj te behet pranimi i Shqiperise ne Kombet e Bashkuara. - Per keto arsye Shqiperia nuk ishte ftuar ne koferencen e San Franciskos, por edhe pse edhe me pastaj sabotoheshin perpjekjet e vazhdueshme te Shqiperise per tu antaresuar ne Kombet e Bashkuara. - Duke pasur parasysh keto, Qeveria e Shqiperise kerkoi qysh nga fundi i vitit 1945 qe qeshtja e pranimit te saj ne Kombet e Bashkuara te vehet ne rend te dites se sesionit te pare te Asamblese. - Kerkesa i ishte percjelle Keshillit te Sigurimit, mirepo fale qendrimit negative anglo-amerikan ishte vendosur qe qeshtja e pranimit te shtyhej per pjesen e dyte te sesionit ne maj te vitit 1946, por edhe atehere qeshtja ishte shtyre me arsyetim se te gjitha kerkesat duhej te diskutoheshin paraprakisht nga “Komiteti i kerkesave”. - Konform me rekomandimet e Keshillit te Sigurimit Komiteti kishte shqyrtuar kerkesen e
Shqiperise, qe ishte shteti i pare qe kishte shpalle kandidaturen. - Komiteti kishte konkluduar se per pranim duhej vendoste vete Keshilli i Sigurimit. - Ne mbledhjen e Keshillit te Sigurimit, perfaqesuesi i Greqise, qe ishte ftuar posaqerisht, e kishte kundershtuar pranimin e Shqiperise, per shkak te bashkefajesise se saj ne agresionin e Italise dhe te perzierjes ne lufte civile ne Greqi. - Keshtum nen ndikimin e kundershtareve Keshilli fale vetos se SHBA dhe Anglise, dy shteteve anetare te perhershme te Keshillit te Sigurimit, e kishte hedhur poshte kerkesen e Shqiperise e cila ishte gjykuar te luftoje edhe shume vjet per pranim. - Ne kete situate perfaqesuesi i BRSS angazhohej per pranim “an bloc” te te gjithe shteteve candidate ndersa SHBA angazhoheshin per pranim te vetem atyre shteteve qe ato perkrahnin. - Qendrimi i BRSS fitonte gjithnje e me shume perkrahje sepse ishte ne pajtim me parimin e univerzalizmit te OKB; se shtetet ishin ngopur duke u “sjellur ne rreth”; dhe mbi te gjitha se nga 30 lutje per pranim vetem 9 ishin zgjidhur pozitivisht ndersa 21 te tjera pritnin qe Fuqite e Medha te mirreshin vesh per pranimin e tyre. - Midis ketyre 9 shteteve ishin edhe Izraeli, per te cilin perfaqesuesi amerikan ne Keshillin e Sigurimit Philip C. Jessup, kishte thene se i ploteson te gjitha kerkesat nga neni 4 i Kartes: eshte shtet sepse ka popullsine; ka territorin; ka qeverine; dhe aftesine per te hyre ne marredhenie me shtetet e tjera (eshte plotesisht i pavarur) dhe i afte ti permbushe detriment sipas Kartes. - SHBA dhe Anglia ne shume raste kishin qendrim negative ne anetaresimin e Shqiperise ne Kombet e Bashkuara. - Nen ndikimin e kesaj eshte vendose per pranim ne pako, me q’rast Shqiperia eshte pranuar bashke me 15 shtete te tjera, midis te cilave kane qene madje edhe Italia (qe kishte kaluar neper fazen e demokratizimit) por edhe dy shtete fashiste (Spanja e Frankos dhe Portugalia e Sallazarit). -> Organizata e Kombeve te Bashkuara sot ka 191 shtete te botes.
(e) PERFUNDIMI I ANETARESISE NE KOMBET E BASHKUARA 1.Terheqja - Karta e OKB-se nuk ka ndonje dispozite e cila do te lejoje shprehimisht terheqjen nga Kombet e Bashkuara. - Megjithekete, nje raport i Keshillit te Konferences se San Franciskos perjashtimisht lejon mundesine qe qdo shtet anetar te terhiqet nga organizata ne raste te jashtezakonshme, por duhet ti paraqes arsyet e terheqjes, te cilat duhet te jene te atilla qe e arsyetojne vendimin. - Sipas kesaj, e drejta e terheqjes eshte e kufizuar me marreveshje te pergjithshme. - Praktika shkon gjithashtu ne favor te mundesise se terheqjes, megjithse deri me sod ka ndodhur vetem nje rast i tille, kur Indonezia kishte njoftuar se efektivisht prej dates 1 mars 1965 terhiqet nga Kombet e Bashkuara. - Ne shtator te vitit 1966 Indonezia eshte kthyer perseri ne OKB, me te njejten procedure siq ishte larguar.
2.Perjashtimi - Neni 6 i Kartes se OKB-se ka parashikuar qe secili anetar i Organizates, i cili shkel vazhdimisht parimet e Kartes se OKB-se mund te perjashtohet nga Organizata. - Shteti i tille mund te perjashtohet me te njejten procedure sikur kur eshte pranuar per tu bere anetare e kesaj Organizate. - Masa e perjashtimit shqiptohet si denim per shkak te cenimit te Kartes. - Vendimet per kete e merr Asambleja e Pergjithshme ne baze te rekomandimit paraprak te Keshillit te Sigurimit. - Karta nuk permban rregulla te sakta se qka perfaqeson shkelje te vazhdueshme te Kartes, por kjo i lihet ta vleresoje Asamblese se Pergjithshme dhe Keshillit te Sigurimit.
3.Pezullimi - Neni 5 i Kartes se OKB-se ka parashikuar ndalimin e ushtrimit te te drejtave dhe te privilegjeve te lidhura me cilesine e anetarit te Organizates ne rast se ndaj nje anetari te Organizates eshte marre ndonje veprim parandalues ose shtrengues.
- Vendimi per kete merret me te njejten procedure si per pranimin e saj nga Asambleja e Pergjithshme mbi baze te rekomandimit te Keshillit te Sigurimit.
(e) STRUKTURA E KOMBEVE TE BASHKUARA - Neni 7 i Kartes ka percaktuar 6 organe kryesore te Kombeve te Bashkuara e keto jane: a)Asambleja e Pergjithshme; b)Keshilli i Sigurimit; c)Keshilli Ekonomik e Social; d)Keshilli i Kujdestarise; e)Gjykata Nderkombetare e Drejtesise dhe f)Sekretariati. - Karta lejon te krijohen edhe organe ndihmese per qeshtje politike, ekonomike, sociale etj., nese vleresohet se jane te nevojshme, por me kusht qe kompetencat ti kete organi kryesor dhe qe autorizimet e organeve te till ate mos i tejkalojne kompetencat e organeve kryesore. - Sipas ketij neni organet kryesore te Kombeve te Bashkuara jane ne pozite te barabarte, megjithese rendesia e secilit prej tyre nuk eshte kurdohere e njejte. - Nuk ka dyshim se, nisur nga roli i secilit organ, Asambleja e Pergjithshme dhe Keshilli i Sigurimit zene vendin me te rendesishem. - Keshilli Ekonomik e Social dhe Keshilli i Kujdestarise jane nen autoritetin e Asamblese se Pergjithshme - Rendi i organeve qe eshte dhene ne Karte here-here kontestohet dhe insistohet qe Keshilli i Sigurimit te vihet ne rend te pare, si organi qe mban pergjegjesine kryesore per ruajtjen e paqes dhe te sigurise.
1.ASAMBLEJA E PERGJITHSHME A.Perberja - Asambleja e Pergjithshme eshte organi qendror i Kombeve te Bashkuara; ate e perbejne perfaqesuesit e te gjitha shteteve anetare te Kombeve te Bashkuara. - Qdo shtet anetar ne Asamble mund te kete me se shumti 5 perfaqesues. - Ne pajtim me rregullat e procedures, ne delegacion mund te hyjne edhe 5 zevendes te perfaqesuesve dhe nje numer i domosdoshem keshilltaresh e ekspertesh per qeshtje te caktuara.
B.Sesionet - Asambleja e Pergjithshme nuk eshte organ qe funksionon panderprere. - Ajo sesionet e veta i mban here pas here, pikerisht nje here ne vit (sesionet e rregullta), te cilat fillojne te marten e trete te muajit shtator dhe zgjasin rregullisht disa muaj. - Asambleja e Pergjithshme mund te mbaje edhe sesione te jashtezakonshme, po nese e kerkojne rrethanat. - Keto sesione i konvokon Sekretari i Pergjithshem me kerkesen e Keshillit te Sigurimit ose te shumices se anetareve te Kombeve te Bashkuara. - Mbledhjet e ketilla duhet te mbahen patjeter brenda afatit prej 15 ditesh prej qastit kur te jete bere kerkesa. - Mbledhjet qe kerkohen ne baze te Rezolutes “Te bashkuar pe rpaqe” (337/V), duhen mbajtur brenda 24 oresh nga qasti i paraqitjes se kerkeses. - Ne fillim te qdo sesioni, Asambleja e Pergjithshme zgjedh kryetarin dhe shtate nenkryetare. - Kryetari zakonisht nuk zgjidhet nga radhet e delegateve te Fuqive te Medha, por atyre u caktohet nje nga vendet e nenkryetareve. - Asambleja punon ne plenum dhe ne komitete. - Ne fillim te qdo sesioni te rregullt zhvillohet debate i pergjithshem, ne te cilin shtetet anetare shfaqin qendrimet e tyre ne lidhje me qeshtjet kryesore nderkombetare. - Pas kesaj, funksionet e Asamblese transferohen ne komitete, ku shqyrtohen detajisht qeshtjet e veqanta dhe projekt-rezolutat. -> Asambleja ka shtate komitete kryesore e ato jane: a)Komiteti special (per qeshtjet e sigurise nderkombetare dhe te qarmatimit; b)Komiteti per qeshtjet ekonomike e financiare; c)Komiteti per qeshtje sociale, humanitare dhe kulturore; d)Komiteti per qeshtje te shkolonizimit; e)Komiteti per qeshtje administrative dhe buxhetore dhe f)Komiteti per qeshtje juridike. - Ne komitete kane perfaqesues te gjitha shtetet anetare te Kombeve te Bashkuara. - Perveq, ketyre komiteteve, ne qdo session zgjidhen edhe dy komitete te tjera: a)Komiteti i pergjithshem, te cilin e perbejne kryetari i Asamblese, nenkryetaret dhe kryetaret e shtate
komiteteve kryesore, i cili udheheq punen e sesionit dhe b)Komiteti per akreditive ose Komiteti verifikues. -> Asambleja e Pergjithshme mund te krijoje organe ndihmese, qe i gjykon te nevojshme per kryerjen e funksioneve te saj me karakter te perhershem ose te perkohshem. - Te ketilla jane Komiteti konsultativ per qeshtje administrative dhe buxhetore, Komisioni i se drejtes nderkombetare, Komisioni per qarmatim (si organ edhe i Keshillit te Sigurimit), Komiteti special per te mbikeqyrur permbushjen e Deklarates mbi pavaresimin e shteteve dhe te popujve koloniale, Komiteti per shfrytezimin paqesor te hapesires kozmike etj.
C.Funksionet - Karta e OKB-se percakton hollesisht funksionet dhe autorizimet e Asamblese se Pergjithshme. - Disa nga keto, Asambleja e Pergjithshme i ushtron vetem, kurse disa te tjera i ushtron bashkerisht me Keshillin e Sigurimit. - Sipas Kartes, Asambleja e Pergjithshme, si organ i pergjithshem net e cilin kane perfaqesues te gjitha shtetet anetare, ka kompetenca te gjera. - Sipas ketyre dispozitave, Asambleja e Pergjithshme ka te drejte: a)te diskuotje per te gjitha qeshtjet ose punet qe hyjne ne kuadrin e kesaj Karte ose qe u referohen autorizimeve dhe funksioneve te cilitdo organ te parapare me kete Karte, dhe te beje rekomandime per keto qeshtje; b)te vendose per pranimin, perjashtimin ose pezullimin e ndonej anetari, ne baze te rekomandimit te Keshillit te Sigurimit; c)te diskuotje te gjitha qeshtjet qe kane te bejne me ruajtjen e paqes dhe te sigurise nderkombetare, perfshire ketu edhe qeshtjet e qarmatimit, megjithese pergjegjesia kryesore per ruajtjen e paqes i takon Keshillit te Sigurimit; d)t’ia terheqe verejtjen Keshillit te Sigurimit per situatat qe mund te rrezikojne paqen dhe sigurimin; e)te rekomandoje masat per zgjidhjen paqesore te qdo situate, pa marre parasysh origjinen e saj, e cila do te mund ti demtonte marredheniet miqesore midis popujve; f)te pranoje dhe shqyrtoje raportet e Keshillit te Sigurimit mbi masat e ndermarra per ruajtjen e paqes dhe te sigurimit, si dhe raportet e organeve te tjera te Kombeve te Bashkuara; g)te aprovoje marreveshjet e kujdestarise per zonat qe nuk jane cilesuar si strategjike; h)te zgjedhe anetaret jot e perhershem te Keshilit te Sigurimit, te gjithe anetaret e Keshillit Ekonomik e Social; zgjedh anetaret (qe zgjedhen) te Keshillit te Kujdestarise; zgjedh bashke me Keshillin e Sigurimit gjyqtaret e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise; emeron Sekretarin e Pergjithshem ne baze te rekomandimeve te Keshillit te Sigurimit; i)te shqyrtoje dhe aprovon buxhetin e Kombeve te Bashkuara dhe percakton masen e kontributit midis anetareve; j)te ushtroje gjithashtu funksione ligjdhenese dhe miraton e adopton tekstet e konventave nderkombetare. - Perveq ketyre funksioneve, Asambleja e Pergjithshme ne baze te Rezolutes “Te bashkuar per paqe” mund te shqyrtoje e te rekomandoje perdorimin e forcave te armatosura ne rast te cenimit te paqes ose te ndonje akti te agresionit, nese per shkak te mungeses se unitetit te anetareve te perhershem te Keshillit te Sigurimit (per shkak te perdorimit te “vetos”) ky s’ka qene ne gjendje te vepronte. - Ne keto raste Asambleja mund te mblidhet ne nje sesion te ngutshem special brenda 24 oresh, me kerkesen e nente anetareve te Kombeve te Bashkuara.
D.Procedura e votimit - Ndryshe nga Asambleja e Lidhjes se Kombeve, ku vendimet merreshin njezeri, ne Asamblene e Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara vendimet merren me shumicen e thjeshte te anetareve qe jane te pranishem dhe qe votojne. - Mirepo, per marrjen e vendimeve per “qeshtje te rendesishme”, Karta ka parashikuar shumicen prej 2/3 te votive. - Si qeshtje te rendesishme qe duhet te votohet me 2/3 numerohen keto: a)rekomandimet ne lidhje me ruajtjen e paqes dhe te sigurimit nderkombetar; b)pranimin e anetareve te rinj ne Kombet e Bashkuara; c)pezullimin e te drejtave dhe te privilegjeve te anetareve te vet; d)perjashtimin e ndonje anetari te vet; e)zgjedhjen e anetareve jo te perhershem te Keshillit te Sigurimit, te anetareve te Keshillit Ekonomik e Social dhe te Keshillit te Kujdestarise; f)qeshtjet ne lidhje me funksionimin e regjimit te kujdestarise dhe g)qeshtjet buxhetore. - Per te gjitha qeshtjet e tjera, perfshire edhe percaktimin e kategorive te reja qe duhen zgjidhur me shumicen e 2/3, vendimet merren me shumicen e votive te anetareve te pranishem dhe
votues.
2.KESHILLI I SIGURIMIT A.Perberja - Keshilli i Sigurimit perbehet nga 15 anetar (deri me 1965 Keshilli i Sigurimit kishte 11 anetar) nga te cilet 5 jane anetar te perherhshem dhe 10 jane anetar jo te perherhshem. - Anetaret e perhershem te Keshillit te Sigurimit jane: a)Kina; b)Franca; c)Rusia (me pare Bashkimi Sovjetik); d)Mbreteria e Bashkuar dhe e)Anglia. - Dhjete anetaret jot e perhershem Asambleja e Pergjithshme i zgjedh per 2 vjet (nga pese ose gjysmen – qdo vjet), duke mbajtur parasysh kontributin e anetareve per ruajtjen e paqes dhe te sigurimit dhe per qellimet e tjera te Organizates, si dhe perfaqesimin e drejte gjeografik. - Sipas marreveshjes, 5 vende u takojne shteteve afro-aziatike (tri per shtete afrika dhe dy per shtete aziatike), dy vende u takojne shteteve te Amerikes Latine dhe zones se detit te Karaibeve, dy vende u takojne shteteve te Evropes Perendimore dhe “vendeve te tjera” me se nenkuptohen anetaret e “bardhe” te Komonueltit (Kanadaja, Australia dhe Zalanda e Re), dhe nje vend u takon shteteve te Evropes Lindore.
B.Sesionet - Keshilli i Sigurimit, ndryshe nga Asambleja e Pergjithshme nuk mban mbledhje periodike, por eshte i organizuar asodore qe tem und ti kryeje funksionet e veta kurdohere qe e kerkon nevoja. - Per kete arsye, qdo anetar i Keshillit eshte i detyruar te kete gjate tere kohes nje perfaqesues ne selin e Kombeve te Bashkuara. - Keshilli mbledhjet e veta mund ti mbaje edhe ne ndonje vend tjeter, jashte selise se Organizates, nese vlereson se kjo ia lehteson punen. - Qdo anetar i Kombeve te Bashkuara, qe nuk eshte anetar i Keshillit te Sigurimit, mund te marre pjese, pa te drejte vote, ne shqyrtimin e qfaredo qeshtjeje, ne rastet kur Keshilli e konsideron se interesat e atij vendi jane te prekura ne menyre te veqante. - Shteti qe s’eshte anetar i Keshillit te Sigurimit ose qe s’eshte fare anetar i Kombeve te Bashkuara, ne rast se eshte pale ne nje marreveshje, ftohet te marre pjese pa te drejte vote, ne diskutimet lidhur me kete mosmarreveshje. - Ne keto raste Keshilli i Sigurimit percakton kushtet qe i konsideron te drejta per pjesemarrjen e nje shteti qe nuk eshte anetar i Organizates.
C.Funksionet dhe autorizimet - Keshilli i Sigurimit eshte organi qe mban pergjegjesine kryesore per ruajtjen e paqes dhe te sigurimit nderkombetar. - Keshilli i Sigurimit ka disa kompetenca ekskluzive dhe disa te tjera, qe i ushtron bashkerisht me ndonej organ tjeter. - Grupit te pare i takojne funksionet e natyres ekzekutive, qe kane te bejne para se gjithash me ruajtjen e paqes dhe te sigurimit. -> Sipas Kartes, Keshilli i Sigurimit ka per detyre kryesore dhe eshte i autorizuar te ruaje paqen dhe sigurimin. - Ne pajtim me kete ai formulon rekomandime per zgjidhjen paqesore te mosmarreveshjeve dhe ne rast te rrezikimit, te prishjes se paqes ose te ndonje akti te agresionit, miraton masa efektive. - Per kete qellim Keshilli i Sigurimit: a)mund ti ftoje palet ti zgjidhin mosmarreveshjet qe shfaqen midis anetareve te Kombeve te Bashkuara, ne menyre paqesore; te zhvilloje hetime per qdo mosmarreveshje ose situate dhe te vendose per faktin nese vazhdimi i saj rrezikon ose jo ruajtjen e paqes dhe te sigurimit; te rekomandoje masat dhe procedurat perkatese per zgjidhjen e mosmarreveshjes; te rekomandoje menyrat e zgjidhjes etj; b)mund te formuloje planet per vendosjen e nje sistemi per rregullimin e armatimit; c)mund te konstatoje ekzistimin e kercenimit per paqen, te prishjes se paqes ose te ndonje akti te agresionit, dhe te rekomandoje masat qe duhen marre per ruajtjen ose rivendosjen e paqes dhe te sigurimit; d)mund te rekomandoj ose vendos lidhur me masat e perkohshme qe duhen marre per te penguar keqesimin e gjendjes; e)mund te vendose se qfare masash, pa perfshire perdorimin e forcave te armatosura, duhet te merren per te siguruar realizimin e vendimeve te tij (zbatimi i sanksioneve ekonomike dhe masa
te tjera per ta parandaluar ose per te ndaluar agresionin); f)mund te marre aksione me forca ajrore, detare ose tokesore, qe jane te domosdoshme per ruajtjen ose rikthimin e paqes dhe te sigurimit nderkombetar, ne qdo rast kur konsideron se masat e tjera qe jane marre nga ai, jane treguar te pamjaftueshme; g)mund te kontrolloje dhe te mbikeqyre territoret ne kujdestari, te cilesuara si “zona strategjike” dhe h)mund te urdheroje permbushjen e dhunshme te vendimeve te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise. - Perveq ketyre kompetencave, Keshilli i Sigurimit ka edhe disa kompetenca qe i ushtron bashke me Asamblene e Pergjithshme. Keshtu, ai vendos (dhe ben rekomandime) per pranimin ose perjashtimin e anetareve, dhe per pezullimin e te drejtave dhe te privilegjeve te anetareve; per emerimin e Sekretarit te Pergjithshem te Kombeve te Bashkuara; per zgjidhjen e gjyqtareve te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise dhe per ndryshimin e Kartes.
D.Votimi - Menyra e marrjes se vendimeve ne Keshillin e Sigurimit eshte rregulluar sipas formules se miratuar ne Konferencen e Jaltes. - Vendimet ne Keshillin e Sigurimit (sipas neni 27 te Kartes) merren ne qdo rast me shumicen e votive, pra ndryshe nga praktika e Lidhjes se Kombeve, kur per vendimet e Keshillit kerkohej unanimiteti. - Qdo anetar i Keshillit te Sigurimit ka nje perfaqesues dhe nje vote, por votat e te gjithe anetareve nuk e kane te njejten vlere. -> Karta ben dallim midis qeshtjeve qe mund te shtrohen para Keshillit te Sigurimit, duke i ndare ato ne “qeshtje procedurale” dhe ne “te gjitha qeshtjet e tjera”. - Ne “qeshtjet procedurale” hyjne qeshtjet lidhur me proceduren e caktimit te vendit te mbledhjes se Keshillit, te caktimit te rendit te dites, lidhur me zgjedhjen e Kryetarit, me pjesemarrjen e ndonje anetari ne Keshill, me zgjedhjen e gjyqtareve te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise etj. Per vendosjen lidhur me keto qeshtje mjafton shumica prej 9 votash (me pare, kur Kshilli i Sigurimit kishte 11 anetare, mjaftonin vetem 7 vota) te cilevedo anetare te Keshillit. - Per “te gjitha qeshtjet e tjera”, pra per qeshtjet qe kane te bejne me zgjidhjen paqesore te mosmarreveshjeve, si dhe ato qe kane te bejne me masat shtrenguese, kerkohet gjithashtu shumica prej 9 votave, porn e mesin e tyre duhen te jene patjeter votat e te gjithe anetareve te perhershem te Keshillit te Sigurimit. -> Vota negative e vetem nje anetari te perhershem te Keshillit te Sigurimit, bent e pamundshem marrjen e qfaredo vendimi, madje edhe ne rastet se te gjitha votat e anetareve te tjere kane qene pro (per). - Kjo eshte e ashtuquajtura e drejte e “vetos”. - Prej krijimit te Kombeve te Bashkuara per 57 vjet Keshilli i Sigurimit ka miratuar mbi 1400 rezoluta. - Deri me 2007, anetaret e perhershem te Keshillit te Sigurimit e kane perdorur veton afro 260 here. - Nga keto, Bashkimi Sovjet kishte perdorur veton 120 here (79 here vetem ne dhjete vjetet e para te jetes se OKB-se, per here te pare ne mbrojtje te Shqiperise ne rastin e Korfuzit me 1947), kurse pas renies se BRSS ne vitin 1991, Rusia si trashegimtare (sukcesore) e BRSS, e ka perdorur veton vetem dy here). - SHBA ne te njejten kohe e kane perdorur veton 82 here (afro katerdhjete here per bllokuar rezolutat qe kishin te benin me Izraelin); Britania e Madhe e ka perdorur veton 32 here (23 here per te njejtat rezoluta qe i kane bllokuar SHBA); Franca e ka perdorur veton 18 here (13 here bashke me SHBA dhe Britanine e Madhe, si psh., ne rastin kur keto tri shtete kishin bllokuar miratimin e rezolutes qe denonte intervenimin ushtarak amerikan ne Panama me 1989). - Kina kishte perdorur veton gjithsejt 5 here. - Abstenimi i nje a me shume anetareve te perhershem nga votimi, nuk e pengon marrjen e vendimit, dmth., nuk merren si vote negative. - Sipas rregullit, Keshilli i Sigurimit shqyrton ndonje mosmarreveshje midis shteteve me qellim qe ta zgjidhe ne menyre paqesore, shteti qe eshte ne mosmarreveshje edhe nese eshte anetar i Keshillit, duhet te abstenoje nga votimi.
3.KESHILLI EKONOMIK E SOCIAL
- Keshilli Ekonomik e Social perfaqeson te vetmen risi ne krahasim me sistemin e Lidhjes se Kombeve, ku s’kishte ndonje organ te ngjashem. - Keshilli eshte krijuar me qellim qe te kontriboje per sigurimin e paqes perms krijimit te kushteve te stabilitetit dhe te mireqenies qej ane te domosdoshme per marredhenie paqesore dhe miqesore midis popujve, dhe per t’iu kundervene gjithe atyre qe ndikuan ne krijimin e klimes se pershtatshme per lufte, qofte edhe te mos kene qene shkas i drejtperdrejte i konflikteve nderkombetare, siq jane pabarazia midis shteteve dhe individeve, mjerimi i miliona njerezve, injoranca, paragjykimet, pozita e padurueshme shoqerore, mospermbushja e aspiratave kombetare etj. - Keshilli Ekonomik e Social per t’iu shmangur gjithe ketyre duhet te jape kontributin e saj per perparimin e bashkepunimit midis shteteve ne zgjidhjen e problemeve ekonomike, shoqerore, kulturore dhe humanitare dhe te bashkerendoje punet ekonomike e shoqerore te Kombeve te Bashkuara dhe te institucioneve te specializuara.
A.Perberja - Keshilli Ekonomik e Social perbehet nga 54 anetare, te cilet i zgjedh Asambleja e Pergjithshme per nje afat prej 3 vjetesh. - Keshilli ne fillim kishte gjithsej 18 anetare, por me vone numri i anetareve u shtua ne 27 (1965), e me 1973 u shtua ne 54 anetar. - Anetaret te cileve u skadon mandate, mund te rizgjedhen. - Anetaret e perhershem te Keshillit te Sigurimit zgjidhen rregullisht ne Keshillin Ekonomik e Social per shkak te rendesise se tyre dhe forces ekonomike qe kane. - Qdo anetar i Keshillit ka nje perfaqesues ne Keshill.
B.Funksionet dhe autorizimet - Keshilli Ekonomik e Social sherben si forumi qendror per ti diskutuar qeshtjet ekonomike e shoqerore me interest e pergjithshem dhe per pergatitjen dhe aprovimin e rekomandimeve mbi te gjitha keto qeshtje per anetaret e Organizates dhe te institucioneve te specializuara. - Per kete qellim Keshilli Ekonomik e Social: a)mund te pergadite ose te inicioje studime, raporte dhe rekomandime mbi qeshtje nderkombetare ne fushat ekonomike, shoqerore, kulturore, arsimore, shendetesore dhe qeshtje te ngjashme; b)mund te beje rekomandime me qellim qe te siguroje respektimin e te drejtave dhe te lirive themelore te njeriut per te gjithe; c)mund te ftoje konferenca nderkombetare per qeshtje ne kompetencen e tij dhe te pergatit projekt-konventa, te cilat ia parashtron Asamblese se Pergjithshme; d)mund te lidhe marreveshje me institucione te specializuara, me te cilat percaktohet raporti i tyre ndaj Kombeve te Bashkuara; e)mund te bashkerendoje dhe te harmonizoje veprimtarine e institucioneve te specializuara, duke u konsultuar me to dhe duke u ofruar rekomandime, si dhe duke i dhene rekomandime Asamblese se Pergjithshme dhe anetareve te Kombeve te Bashkuara; f)mund ti paraqese informata Keshillit te Sigurimit dhe ti ndohmoje nese ky kerkon ndihme etj.
C.Sesionet - Keshilli Ekonomik e Social mban rregullisht dy mbledhje ne vit. - Ai mund te mbaje edhe mbledhje te jashtezakonshme nese e kerkon nevoja. - Keshilli mund te ftoje qdo anetar te OKB-se ose tu lejoje perfaqesuesve te institucioneve te specializuara dhe organizatave joqeveritare qe te marrin pjese ne shqyrtimin e qdo qeshtjeje, pa te drejte vote. - Qdo anetar i Keshillit ka nje vote. - Vendimet merren me shumicen e thjeshte te votive te anetareve qe jane te pranishem dhe qe votojne. - Keshilli Ekonomik e Social ka nje rrjet te gjere organesh ndihmese, ku bejne pjese gjashte komisione funksionale dhe pese komisione regjionale. - Ne ngrupin e pare hyjne komisionet qe merren me qeshtje te veqanta nga veprimtaria e Keshillit, siq jane: a)Komisioni i statistikes; b)Komisioni per qeshtje demografike; c)Komisioni per qeshtje sociale; d)Komisioni per te drejtat e njeriut, i cili ka nje nenkomision (per pengimin e diskriminimit dhe per mbrojtjen e pakicave), e)Komisioni per poziten juridike te gruas dhe f)Komisioni per narkotike.
- Ne grupin edyte hyjne komisionet regjisonale, te cilat merren me qeshtje ekonomike te pjeseve te caktuara te botes, siq jane: a)Komisioni ekonomik per Afriken, me seli ne Adis-Abebe, b)Komisioni ekonomik per Azine dhe Paqesorin (Bangkok), c)Komisioni ekonomik per Evropen (Gjeneve); d)Komisioni per Ameriken Latine (Santiago) dhe e)Komisioni per Azine Perendimore (Bagdad). - Per qeshtje tjera mund te krijohen komitete te perhershme ose komitete ad hoc, siq jane: a)Komitete per bisedime me institucione te specializuara, per keshillim me organizata joqeveritare, per planifikimin e zhvillimit, per banim, ndertim dhe planifikim, per zbatimin e shkences dhe te teknologjise ne zhvillim etj. - Pra Keshilli Ekonomik Social eshte bere qender e nje rrjeti te gjere organizativ, qe lidh institucionet e specializuara dhe organet tjera te Kombeve te Bashkuara, ku veqohen lidhjet e ngushta qe ka me Fondin per femije te Kombeve te Bashkuara (UNICEF), me Programin e Kombeve per zhvillim, me Programin boteror te ushqimit dhe me Konferencen e Kombeve te Bashkuara mbi tregtine dhe zhvillimin (UNCTAD)
4.KESHILLI I KUJDESTARISE - Keshilli i kujdestarise ka dy sisteme: a)sistemin e mandateve dhe b)sistemin nderkombetar. - Sistemi i kujdestarise duhej te zbatohej mbi: a)territoret qe gjendeshin nen mandate; b)territoret qe do tu merreshin shteteve armike pas mbarimit te Luftes se Dyte Boterore dhe c)territoret qe vullnetarisht do te viheshin nen kete regjim nga shtetet qe kane qene pergjegjese per administrimin e tyre.
A.Perberja - Keshilli i Kujdestarise perbehet nga: a)anetaret e Kombeve te Bashkuara te ngarkuar per administrimin e territoreve nen kujdestari; b)anetaret e perhershem te Keshillit te Sigurimit, te cilet nuk administrojne territore nen kujdestari dhe c)nje numer anetaresh te zgjedhur nga Asambleja e Pergjithshme per 3 vjet, ne menyre qe numri i pergjithshem i anetareve te Keshillit te Kujdestarise te ndahej ne dy pjese te barabarta ndermjet anetareve te Kombeve te Bashkuara qe administrojne territore nen kujdestari dhe atyre qe nuk administrojne territore. - Qdo anetar i Keshillit te Kujdestarise ka nje vote. - Vendimet ne Keshillin e Kujdestarise merren me shumicen e thjeshte te votive te anetareve qe jane te pranishem dhe qe votojne. - Keshilli mblidhet nje here ne vit, rregullisht gjate muajit maj. - Ai mund te mbaje edhe mbledhje speciale nese kerkojne shumica e anetareve te tij. - Keshilli i paraqet raport vjeter Asamblese se Pergjithshme.
B.Funksionet dhe autorizimet - Funksionet dhe autorizimet e Keshillit te Kujdestarise jane: a)te shqyrtoje raportet qe ia parashtron autoriteti drejtues, do te thote shteti kujdestar; b)te pranoje peticione dhe ti shqyrtoje ato duke u keshilluar me autoritetet e shtetit kujdestar; c)te beje vizita te kohepaskohshme ne territoret nen kujdestari ne kohen kur te merren vesh me pushtetin drejtues dhe d)te ndermarre aksione te tjera ne pajtim me rregullat e marreveshjeve per kujdestarine.
5.SEKRETARIATI A.Perberja - Personelin e Kombeve te Bashkuara (Sekretariatin) e perbejne mbi 16.000 nepunes nga me se 150 vende te botes, te cilet punojne ne seline e Kombeve te Bashkuara ne New York dhe ne qendrat e tjera te botes. - Keta jane nepunes civile nderkombetare dhe kryekeput punojne per Organizaten e Kombeve te Bashkuara. - Ata jane te detyruar te mos kerkojne ose te mos pranojne instruksione prej qfaredo qeverie. - Puna e nepunesve te Organizates eshte ne lidhje te drejtperdrejte me veprimtarine e Kombeve te Bashkuara, dhe net e hyjne: a)udheheqja e operacioneve per ruajtjen e paqes; b)organizimi i konferencave nderkombetare; c)analizimi i ecurive ekonomike e shoqerore ne bote; d)pergatitja e studimeve ne fusha te ndryshme, siq jane qarmatimi, qeshtjet e zhvillimit, te drejtat e njeriut etj.; e)perkthimi i dokumenteve; f)analizimi i fjalimeve dhe g)informimi lidhur me veprimtarine e
Kombeve te Bashkuara. -> Ne krye te personelit (sekretariatit) eshte Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, te cilin ne baze te rekomandimeve te Keshillit te Sigurimit e zgjedh Asambleja e Pergjithshme. - Sekretariati ka ndihmesit e vet, te cilet i emeron vegte, por rregullisht nga radha e shtetasve te fuqive te medha (behet perzgjedhja ne kete menyre per shkak se sigurohet nje ekuiliber i ndikimit midis fuqive te medha). - Ndihmesit udheheqin departamentet e ndryshme siq jane: a)departamenti per qeshtje te paqes dhe sigurimit nderkombetar; b)per qeshtje ekonomike; c)per qeshtje sociale; d)per kujdestari dhe per territore qe nuk administrohen vete; e)per informimimin e publikut; f)per qeshtje administrative dhe financiare.
B.Kompetencat dhe autorizimet - Sekretari i Pergjithshem mban pergjegjesine per punen e pergjithshme te Sekretarit dhe personalit te Kombeve te Bashkuara. - Sekretari i Pergjithshem ka te drejte t’ia terheqe verejtjen Keshillit te Sigurimit per ndonej qeshtje a situate, e cila sipas mendimit te tij, mund ta rrezikoje paqen dhe sigurimin nderkombetar dhe mund te ofroje sherbime te mira per ti ndihmuar ne zgjidhjen paqesore te mosmarreveshjeve nderkombetare. - Ai i paraqet Asamblese se Pergjithshme raportin vjetor mbi aktivitetet e Organizates. - Postin e Sekretariatit sod e ushtron Ban Ki Moon. ________________________________________________________________________________________________
KAPITULLI IV ORGANIZATAT REGJIONALE - Origjina e organizates regjioanle e ka pikerisht ne marreveshjet regjionale te Egjiptit te Vjeter, te Greqise de te popujve aziatike, kurse shprehjen me te qarte e kane gjetur ne shtetet evropiane gjate mesjetes. - Organizatat e ketilla krijoheshin rregullisht per zgjidhjen e qeshtjeve me interes te perbashket, kurse zhvillimi i tyre, sidomos mori hov te madh pas Luftes se Dyte Boterore, kur u krijuan nje numer i madh i organizatave nderkombetare regjionale, qe veprojne ne lemin ekonomik, social, kulturor, ushtarak etj. - Organizatat e para regjionale ishin: a)Liga Arabe (1945); b)Keshilli Evropian (1949); c)Organizata e Unitetit Afrikan (1963) etj. -> Kritere kryesore per krijimin e marreveshjeve dhe te organizatave regjionale kane qene perkatesia kontinentale e anetareve (Organizata e Shteteve Amerikane, Organizata e Unitetit Afrikan); lidhjet historike dhe interesat e perbashketa ne lemin politik, ekonomik e kulturor etj., ose qellimi i perbashket ne lidhje me mbrojtjen kolektive. -> Butros Gali (Boutros-Ghali) organizatat regjionale i quan “organizata te perhershme, te cilat ne nje hapesire te caktuar gjeografike, tubojne disa shtete, qe per shkak te fqinjesise, te interesave te perbashketa ose te lidhjeve kulturore, gjuhesore, historike a shpirterore, solidarizohen per zgjidhjen paqesore te te gjitha mosmarreveshjeve qe do te mund te shfaqeshin midis tyre, per ruajtjen e paqes dhe te sigurise ne regjionin e tyre, si dhe per ruajtjen e interesave te tyre dhe per zhvillimin e marredhenieve te tyre ekonomike e kulturore. - Perkrahesit e regjionalizmit te perkrahur nga praktika me e re jane angazhuar per nje autonomi me te madhe te akordeve regjionale ne lemin e zgjidhjes paqesore te konflikteve lokale; ne marrjen e masave te dhunshme ne raste sulmi; ne pavaresimin e sistemit regjional te sigurise nga sistemi i pergjithshem i sigurise perms se drejtes per vetembrojtje dhe per diversifikimin e fusheveprimit edhe ne sferat e tjera, qe jane jashte sferes se paqes dhe te sigurise. - Si rezultat i kesaj, Karta e OKB-se permban mjaft dispozita qe u referohen akordeve regjionale, rregullimit paqesor te mosmarreveshjeve dhe nenit 51 te Kartes qe lejon shprehimisht te drejten natyrore per vetembrojtje individuale e kolektive. - Karta deklaron shprehimisht se asnje dispozite e saj nuk kundershton ekzistimin e marreveshjeve ose te organizmave regjionale.
- Karta i detyron anetaret e organizatave regjionale qe te bejne te gjitha perpjekjet per zgjidhjen paqesore te mosmarreveshjeve midis tyre perms organizatave perkatese para se keto t’ia parashtrojne Keshillit te Sigurimit. - Keshilli i Sigurimit inkurajon zhvillimin e zgjidhjes paqesore te mosmarreveshjeve me karakter lokal permes organizmave regjionale me iniciativen e vete shteteve te interesuara ose me ftesen e Keshillit te Sigurimit. - Edhe Keshilli i Sigurimit, ne qofte se e konsideron te nevojshme, mund ti ftoje palet qe mosmarreveshjen midis tyre ta zgjidhin me mjete paqesore, duke shfrytezuar mekanizmat e organizatave regjionale. - Karta e OKB-se gjithashtu anetareve te vet u lejon qe te zbatojne masa shtrenguese (forcat e armatosura) pa autorizim te Keshillit te Sigurimit, ne rast se ata jane objekt i sulmit te armatosur, e drejte kjo qe del nga e drejta natyrore per vetembrojtjen individuale dhe kolektive. - Krijimi i disa organizatave regjionale, sidomos i atyre per vetembrojtjen kolektive ka qene shprehje e ndarjes, e mosbesimit dhe e rivalitetit midis shteteve te ndryshme, te cilat mbeshteteshin mbi dallimet ideologjike. - Sipas kesaj, krijimi i tyre ka qene ne lidhje dhe varej drejtperdrejte nga shkalla e besimit qe kishin shtetet per aftesine e Kombeve te Bashkuara per te ruajtur paqen. ->Nese nje organizate regjionale i sherben zgjidhjes paqesore te mosmarreveshjeve midis anetareve te vet, nese jep kontributin per zgjidjen e problemeve dhe per perparimin e bashkepunimit nderkombetar ne fusha te ndryshme (ekonomike, kulturore etj), - atehere ajo sherben me se miri per zhvillimin e bashkepunimit nderkombetar, per ruajtjen e rendit, per respektimin e se drejtes dhe integrimin e popujve dhe te shteteve.
ORGANIZATA E SHTETEVE AMERIKANE - Organizata e Shteteve Amerikane eshte organizata regjionale me e vjeter ne bote. - Iniciativen per bashkimin e shteteve te Amerikes Latine shume autore e lidhin me emrin e Simon Bolivarit, i cili ne “Karten e Jamajkes” te vitit 1815 eshte angazhuar per krijimin e nje kombi ne boten e re, me vetem nje lidhje qe keta popuj i lidh ndermjet vetes dhe te gjithe se bashku. - Duke qene se kane nje origjine, nje gjuhe, te njejtat zakone, nje fe, ata duhet te kene nje qeveri qe do te kete formen e konferences se shteteve te ndryshme qe e kane formuar. - Me 1940, ne Havane eshte pervetesuar parimi se sulmi mbi nje shtet amerikan eshte sulm mbi te gjitha shtetet amerikane qe kane nenshkruar Deklaraten. - Ne kete forme praktikisht ka filluar te sendertohet ideja e vjeter mbi domosdoshmerine e mbrojtjes dhe te ruajtjes se pavaresise e te teresise territoriale te shteteve te reja amerikane nga shtetet evropiane, qe kane gjetur zbatimin e pare me 1942 kur eshte vendosur te nderpriten marredheniet diplomatike me Japonine, me Gjermanine dhe me Italine, per shkak se e para i ka shpallur lufte te tjerat kane miratuar sulmin kunder nje shteti amerikan. - Me 1948 ne Bogota eshte aprovuar “Pakti i Bogotase” me te cilin kane qene parapare menyrat dhe procedura per zgjidhjen paqesore te mosmarreveshjeve midis shteteve amerikane, ne q’menyre kane pushuar te veprojne shume marreveshje nderamerikane mbi zgjidhjen paqesore te konflikteve. - Ne Konferencen IX nderamerikane (Bogota, 1948) eshte krijuar Organizata e Shteteve Amerikane. - Me 1965 eshte “reformuar” dhe eshte “forcuar” sistemi nderamerikan (Rio de Zhanejro), me qellim qe te dinamizohet sistemi nderamerikan dhe te favorizohet zhvillimi ekonomik dhe social i Amerikes. - Me 1967 Konferenca III nderamerikane, e mbajtur ne Buenos Ajres, ka miratuar Protokollin mbi reformat e Kartes se Organizates se Shteteve Amerikane (OSHA-se). - Nga viti 1973 e 1974 (Lima dhe Meksiko) ministrant amerikane te puneve te jashtme jane pajtuar qe te studiohet qeshtja e reformimit te Organizates se Shteteve Amerikane. -> Qellimet kryesore te Organizates se Shteteve Amerikane i referohen ruajtjes se rendit, te paqes, te drejtesise, forcimit te solidaritetit, perparimit te bashkepunimit dhe mbrojtjes se sovranitetit territorial dhe te pavaresise. - Sipas kesaj, qellimet e Organizates se Shteteve Amerikane jane: a)perparimi i paqes dhe sigurise se kontinentit; b)parandalimi i shkaqeve te mundshme qe mund te jene burim i veshtiresive dhe sigurimi i zgjidhjes paqesore te mosmarreveshjeve midis anetareve; c)organizimi
i aksioneve te perbashketa ne rast agresioni; d)inkurajimi i zgjidhjes se problemeve politike, juridike, ekonomike qe shfaqen midis anetareve dhe e)perparimi permes aksioneve te perbashketa te zhvillimit ekonomik, social dhe kulturor. -> Karta e Organizates se Shteteve Amerikane ne nenet 19 dhe 22 te saj permban te drejtat dhe detyrat e shteteve. - Sipas Kartes shtetet jane juridikisht te barabarta; ato gezojne te drejta te njejta dhe kane detyra te njejta; te drejtat e shtetit nuk varen nga forca qe ka ai per te siguruar permbushjen e tyre, por vetem nga fakti se ekziston si subjekt i se drejtes nderkombetare; te gjitha shtetet kane detyre te respektojne te drejtat qe kane shtetet e tjera; ekzistenca politike e shtetit nuk varet nga njohja e shteteve te tjera; shteti dhe para njohjes gezon te drejte per mbrojtjen e teresise dhe te pavaresise; e drejta e shtetit per tu mbrojtur dhe per te zhvilluar ekzistencen e vet nuk i jep te drejte te kryeje akte te kunderligjshme kunder shtetit tjeter; respektimi dhe permbushja e perpikte e traktateve permben rregull per zhvillimin e marredhenieve paqesore midis shteteve; traktatet duhet te jene publike; asnje shtet a grup shtetesh s’ka te drejte intervenimi ne punet e brendshme ose te jashtme te shtetit tjeter; territori i qdo shteti eshte i paprekshem, ai s’mund te jete objekt i okupimit ushtarak as i masave te tjera te forces; nuk pranohen ndryshimet territoriale qe realizohen permes forces; shtetet zotohen qe ne marredheniet e tyre nderkombetare do te rezervohen nga perdorimi i forces, perveq ne rast te mbrojtjes se ligjshme etj. -> Sipas Kartes se Organizates se Shteteve Amerikane, anetare te Organizates jane te gjitha shtetet amerikane qe ratifikojne Karten. - Ajo ve vetem kushtet qe shteti te jete amerikan, qe te firmoje dhe te ratifikoje Karten e Organizates se Shteteve Amerikane, qe ti pranoje te gjitha detyrat qe dalin nga anetaresia, dhe sidomos ato qe kane te bejne me sigurine kolektive. - Per t’u bere anetar ne Organizaten e Shteteve Amerikane me 2/3 e votive vendos Keshilli i perhershem, i cili ben rekomandimin Asamblese qe vendos perfundimisht, gjithashtu me 2/3 e votave. -> Organet kryesore te Organizates se Shteteve Amerikane (OSHA-se) pas reformes jane: a)Asambleja e Pergjithshme; b)Mbledhja konsultative e ministrave te puneve te jashtme; c)Keshillat; d)Komiteti juridik nderamerikan; e)Komisioni nderamerikan per te drejtat e njeriut dhe f)Sekretariati i pergjithshem.
1.ASAMBLEJA E PERGJITHSHME - Eshte organ supreme i Organizates. - Ate e perbejne te gjitha shtetet anetare. - Secili shtet ka nje vote. - Ajo percakton dhe shqyrton politiken e pergjithshme te Organizates dhe bashkerendon aktivitetet e organeve e te institucioneve te Organizates; shpie perpara dhe e harmonizon bashkepunimin me Kombet e Bashkuara dhe me organizatat e specializuara; shpie perpara bashkepunimin ne lemin ekonomik, social dhe kulturor me organizatat e tjera nderkombetare; shqyrton informatat vjetore qe duhet tu prezantohen organizatave dhe bashkesive te sistemit amerikan etj. - Asambleja mbledhjet e veta te rregullta i mban nje here ne vit, ne vendin qe caktohet ne pajtim me parimin e rotacionit ose ne seline e Sekretariatit te Pergjithshem. - Vendimet ne Asamble merren me shumicen absolute te shteteve anetare, perveq ne rastet kur kerkohet shumica prej 2/3 te votive.
2.MBLEDHJA KONSULTATIVE E MINISTRAVE TE PUNEVE TE JASHTME - Eshte tubim i ministrave te puneve te jashtme, te cilet mund te jene te perfaqesuar perjashtimisht me nje delegate special nese ministry eshte i penguar. - Keto mbledhje kane per detyre te shqyrtojne problemet me karakter te ngutshem dhe me interest e perbashket. - Kerkesen per mbledhje mund ta parashtroje secili shtet, kurse vendimin per te e merr Keshilli me shumicen e votave. - Mbledhjet konsultative te ministrave te puneve te jashtme mund te jene urgjente, ne rast te sulmit te armatosur mbi nje shtet ose ne zonen e sigurise. - Per te ndihmuar ne qeshtje te sigurise, eshte formuar Komiteti konsultativ mbrojtes, te cilin e
perbejne autoritetet me te larta ushtarake qe marrin pjese ne mbledhjet consultative. - Vendimet ne keto mbledhje merren me 2/3 e votive, perveq ne qeshtjet procedurale ku merren me shumicen e thjeshte.
3.KESHILLAT - Jane organe net e cilat kane perfaqesues te gjitha shtetet anetare. - Kesaj kategorie i takon Keshilli i Perhershem i Organizates, Keshilli nderamerikan ekonomik e social dhe Keshilli nderamerikan per arsim, shkence dhe culture. - Keshillat mund te bejne rekomandime per qeshtje te ndryshme ne fushat e tyre, mund ti paraqesin studime e propozime Asamblese se pergjithshme, pergatisin projekte te instrumenteve nderkombetare dhe propozime ne lidhje me konferencat e specializuara. - Secili shtet ne keshilla ka nje vote.
3A.KESHILLI I PERHERSHEM I ORGANIZATES - Perbehet nga nje perfaqesues i secilit shtet anetar, i caktuar nga qeverite ne rang ambasadori. - Keshilli vepron perkohesisht si organ konsultativ sa her qe kete ta kerkojne rrethanat. - Ai mbikeqyr ruajtjen e marredhenieve miqesore dhe ndihmon ne zgjidhjen paqesore te mosmarreveshjeve. - Ai ka nje komision nderamerikan per zgjidhjen paqesore te mosmarreveshjeve. - Keshilli vendimet i miraton gjithashtu me 2/3 e votave te anetareve, por me kete rast jane te perjashtuara votat e paleve te interesuara.
3B.KESHILLI NDERAMERIKAN EKONOMIK E SOCIAL - Perbehet nga nje perfaqesues i rangut me te larte te shteteve anetare. - Keshilli ka per detyre perparimin e bashkepunimit midis shteteve amerikane me qellim qe te arrihet nje zhvillim me i madh ekonomik e social per q’arsye rekomandon programe e masa dhe bashkerendon aktivitetet e karakterit ekonomik e social. - Ky Keshill takohet se paku nje here ne vit ne nivel ministrash.
3C.KESHILLI NDERAMERIKAN PER ARSIM, SHKENCE DHE KULTURE - Perbehet nga nje perfaqesues i rangut me te larte te secilit shtet. - Keshilli ka per detyre perparimin e marredhenieve miqesore dhe te mirekuptimit reciprok midis popujve te Amerikes nepermjet bashkepunimit dhe kembimit arsimor, shkencor dhe kulturor. - Keshilli mblidhet se paku nje here ne vit ne nivel ministrash.
4.KOMITETI JURIDIK NDERAMERIKAN - Perbehet nga 11 juriste te shteteve anetare, te cilet i zgjedh Asambleja per te nje periudhe 4 vjeqare. - Komiteti kujdeset per perparimin dhe zhvillimin progresiv dhe per kodifikimin e se drejtes nderkombetare.
5.KOMISIONI NDERAMERIKAN PER TE DREJTAT E NJERIUT - Ka per detyre kryesore perparimin dhe mbrojtjen e te drejtave te njeriut.
6.SEKRETARIATI I PERGJITHSHEM - Eshte organ qendron dhe i perhershem i Organizates, ne krye te te cilit eshte Sekretari i Pergjithshem, te cilin e zgjedh Asambleja per 5 vjet. - Ai gjithashtu pas skadimit te tij prej 5 vitesh prap mund te rizgjidhet por rizgjedhja e tij behet vetem nje here. - Ai merr pjese, por pa te drejte vote, ne te gjitha mbledhjet e Organizates. ________________________________________________________________________________________________
LIGA ARABE - Liga Arabe eshte organizate regjionale, e krijuar per te bashkerenditur aktivitetin politik te anetareve, per ta ruajtur sovranitetin dhe pavaresine e tyre, per ta perparuar bashkepunimin e
anetareve ne lemin ekonomik, social, kulturor, shendetesor, juridik etj. - Liga Arabe u krijua me 22 mars 1945, kur eshte nenshkruar Pakti i Liges Arabe (Kajro). - Fillimisht anetare te Liges kane qene Egjipti; Iraku; Jordania; Libani; Arabia Saudite; Siria dhe Jemeni, kurse me vone i jane bashkuar Libia; Sudani; Tunizia dhe Maroku; Kuvajti; Algjeria dhe Jemeni Jugor. - Pakti eshte i hapur per secilin shtet te pavarur arab. - Shtetet mund ta leshojne Ligen, por edhe mund te perjashtohen me vendim unanim te Keshillit per shkak te cenimit te rregullave te Paktit. -> Ideja per formimin e Liges Arabe eshte shfaqur qysh gjate Luftes se Dyte Boterore dhe ka qene e nxitur nga nevoja per qlirimin e popujve arabe nga varesia koloniale ose gjysmekoloniale, ne nje ane, dhe nga synimi per harmonizimin e veprimtarise se tyre politike, per marrjen e masave te perbashketa te mbrojtjes dhe per perdorimin e arbitrazhit e te mjeteve paqesore per zgjidhjen e konflikteve qe mund te paraqiten midis tyre. - Liga Arabe eshte themeluar mbi parimet e respektimit te pavaresise, te sovranitetit dhe te mosnderhyrjes ne punet e brendshme te njeri-tjetrit. -> Organet kryesore te Ligjes Arabe jane: a)Keshilli ose Mexhlisi dhe b)Sekretariati i Pergjithshem.
1.KESHILLI I LIGES ARABE – MEXHLISI - Eshte organ suprem i Liges, ate e perbejne nga nje perfaqesues i shteteve anetare (kryetaret e qeverive ose perfaqesues te tjere). - Keshilli i Liges permbushjen e marreveshjeve qe kane lidhur anetaret; shqyrton mosmarreveshjet midis anetareve dhe cakton kushtet dhe modalitetet e bashkepunimit me organizatat e tjera nderkombetare. - Qdo shtet anetar i Liges Arabe ka nje vote. - Vendimet merren njezeri(ndermarrja e masave per nderprerjen e agresionit dhe perjashtimi nga Liga). - Ne keto raste, vendimet e tilla jane te detyrueshme per te gjithe anetaret. -> Vendimet qe merren me shumicen e thjeshte te votave jane te detyrueshme vetem per shtetet qe jane deklaruar per to. - Kjo menyre e marrjes se vendimeve praktikohet vetem kur eshte fjala per zbatimin e procedures se pajtimit ose te arbitrazhit. - Shumica prej 2/3 te votave kerkohet per revidimin e Paktit dhe per zgjedhjen e sekretarit te pergjithshem. -> Keshilli mban mbledhjet e rregullta dy here ne vit, kurse mbledhjet e jashtezakonshme mund te mbahen sipas nevojes, me kerkesen e me se paku dy shteteve anetare. -> Liga arabe ka shtate komitete te perhershme ato jane: a)Komiteti politik; b)Komiteti i ministrave te puneve te jashtme; c)Komiteti i transportit; d)Komiteti i Kultures; e)Komiteti i qeshtjeve sociale; f)Komiteti i financave e qeshtjeve ekonomike dhe g)Komiteti i informative, qe veprojne nen udheheqjen e Keshillit te Liges. - Komitetet nuk miratojne vendime te detyrueshme. - Projektmarreveshjet qe pergatisin komitetet, i jipen per shqyrtim Keshillit, dhe me vone shteteve per miratim.
2.SEKRETARIATI I PERGJITHSHEM - Eshte organ i perhershem i Liges, ne krye te te cilit eshte sekretari i pergjithshem. - Sekretarin e pergjithshem e emeron Keshilli i Liges per 5 vjet. - Ai udheheq punet e Sekretariatit. - Selia e Liges Arabe ka qene ne Kajro, porn e kohen kur ishte perjashtuar Egjipti nga Liga Arabe kishte kaluar ne Tunis, ndersa tani serisht gjendet ne Kajro. ________________________________________________________________________________________________
PAKTI VERIATLANTIK ( NATO ) - Pakti Veriatlantik, i njohur me emrin NATO (North Atlantic Treaty Organization), eshte krijuar me 4 prill 1949 ne Uashington nga dhjete shtete te Evropes Perendimore (Beligjika, Danimarka, Franca, Islanda, Italia, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Portugalia dhe Britania e Madhe) dhe
SHBA e Kanadaja, kurse me voen i jane bashkuar edhe Greqia dhe Spanja, Republika Federale e Gjermanise, Spanja, Polonia, Hungaria dhe Qekia. - NATO eshte organizate ushtarako-politike e shteteve kapitaliste te Evropes dhe Amerikes Veriore qe eshte krijuar ne periudhen e luftes se ftohte dhe te ndarjes se ashper te botes ne dy sisteme antagoniste per te penguar rrezikun nga agresioni komunist, siq deklaronin krijuesit, ose per te penguar perparimin e socializmit, siq deklaronin autoret komuniste. - Kjo shihet me se miri nga preambula e Marreveshjes ne te cilen theksohet se organizata bazohet “ne trashegimine e pergjithshme dhe ne qyteterimin e popujve” qe e kane formuar, qe ne thelb shpreh platformen socialo-klasore. - Sipas Marreveshjes, shtetet anetare te NATO-se kane shprehur besimin e tyre ne qellimet dhe ne parimet e Kartes se OKB-se; kane perseritur deshiren e tyre qe te jetojne ne paqe me te gjithe popujt e me qeverite dhe kane manifestuar deshiren per te ruajtur lirine e popujve te tyre, jeten e perbashket dhe qyteterimin, te bazuara mbi parimet e demokracise, te lirise individuale dhe te mbreterimit te se drejtes. - Shtetet anetare jane obliguar se te gjitha mosmarreveshjet do ti zgjidhin me mjete paqesore (ne pajtim me rregullat e Kartes se OKB-se); se do te rezervohen nga kercenimi ose nga perdorimi i forces ne marredheniet nderkombetare; se do te ndihmohen ndermjet vetes dhe do ti forcojne kapacitetet e tyre individuale e kolektive per ti rezistuar ndonje sulmi (eventual) te armatosur; se do te konsultohen qdo here kur, sipas mendimit te njerit nga anetaret, eshte rrezikuar teresia territoriale, pavaresia politike ose siguria e ndonjeres pale; dhe ne fund jane pajtuar qe qfaredo sulmi i armatosur kunder nje anetari apo disa anetareve, do te konsiderohen si sulm kunder te gjitheve, me q’rast secili nga anetaret, duke shfrytezuar te drejten legjitime te mbrojtjes individuale a kolektive, te pranuar nga neni 51 i Kartes se OKB-se, do te ndihmoje palen me anetaret e tjere, te gjitha masat qe i konsideron te domosdoshme, duke perfshire edhe perdorimin e forcave te armatosura per rivendosjen e sigurise. -> Pakti Veriatlantik ka nje infrastructure te zhvilluar ushtarako-politike. - Sipas Paktit, organet kreysore te Organizates jane: a)Keshilli; b)Komiteti i mbrojtjes; c)Sekretari i Pergjithshem; d)Komiteti ushtarak dhe e)Komandat.
1.KESHILLI (KESHILLI I NATO-se. KESHILLI VERIATLANTIK) - Eshte organi me i larte i NATO-se. - Keshilli perbehet nga perfaqesuesit e te gjitha shteteve anetare ne nivel te ministrave te puneve te jashtme (rralle ne nivel te kryeministrave), te cilet takohen dy here ne vit, ne pranvere dhe ne vjeshte (nje here ne nje prej kryeqyteteve te shteteve anetare dhe heren tjeter ne seline e Paktit NATO ne Bruksel). - Keshilli eshte i autorizuar qe te shqyrtoje cilendo qeshtje qe ka te beje me permbushjen e marreveshjes. - Keshilli dhe Keshilli per planifikimin e mbrojtjes kane krijuar disa komitete, te cilat jane organe ndihmese, qe merren me studimin e qeshtjeve politike, te mbrojtjes, ekonomike, shkencore, te mbrojtjes civile, te komunikacionit etj., siq jane: a)Komiteti per qeshtje te mbrojtjes berthamore; b)Komiteti politik; c)Komiteti ekonomik; d)Komiteti shkencor; e)Komiteti per probleme te shoqerise moderne (qe merret me problemet e mjedisit) etj. - Midis dy mbledhjeve te Keshillit punen e NATO-se e udheheq Keshilli i perhershem, te cilin e perbejne perfaqesuesit e shteteve anetare ne seline e Paktit. - Mbledhjet e tyre i kryeson sekretari i pergjithshem i NATO-se.
2.KOMITETI I MBROJTJES - Perbehet nga perfaqesuesit e perhershem te shteteve anetare dhe eshte i ngarkuar qe ti diskutoje te gjitha qeshtjet e politikes ushtarake. - Ne perberje te vet ky Komitet ka Komitetin per qeshtje te mbrojtjes nukleare, Grupin per planifikimin berthamor dhe Evrogrupin, qe perfaqeson tubimin e ministrave te mbrojtjes te shteteve anetare, qe merr vendimet me te rendesishme per qeshtjet strategjike.
3.KOMITETI USHTARAK DHE KOMANDAT - Komitetin ushtarak e perbejne shefat e shtatmadhorive, kurse e ndihmon nje trup i perhershem ushtarak.
- Ky organ u pergatit rekomandime Keshillit dhe Komitetit per mbrojtje lidhur me qeshtjet ushtarake. - Ai mblidhet se paku dy here ne vit, ose sipas nevojes, ndersa veprimtarine e tij e zhvillon vazhdimisht permes nje perfaqesuesi te perhershem qe ka aty qdo shef i shtatmadhorise. - Per zonat e ndryshme strategjike jane krijuar disa komanda, si: Komanda per Atlantik (Norfolk, Virgjinia); Komanda per Kanal (Northwood, Angli) dhe Grupi per planifikimin regjional (Kanada – Shtetet e Bashkuara te Aemrikes). - Komandantet e komandave pergatitin planin e mbrojtjes per zonat e tyre dhe qeshtjet lidhur me kete. - Ne kohe paqeje, forcat e armatosura te secilit shtet jane nen komanden e shtetit perkates.
4.SEKRETARI I PERGJITHSHEM I NATO-se. - Eshte kryetar i Keshillit dhe i Komitetit per mbrojtje. - Ai mban pergjegjesine per zbatimin e konsultimeve midis shteteve anetare; mund t’u ofroje sherbime te mira shteteve anetare qe jane ne konflikt dhe te propozoje menyrat per zgjidhjen paqesore etj. - Ai udheheq gjithashtu punen e Sekretariatit te pergjithshem. - Atij i ndihmojne nensekretari dhe kater ndihmes per qeshtje te ndryshme (politike, politike dhe planifikim te mbrojtjes, ndihme dhe qeshtje shkencore). - Selia e NATO-se ka qene ne Paris deri nga mesi i vitit 1967, kur ka kaluar ne Bruksel pas terheqjes se efektivave te Frances nga sistemi mbrojtes i NATO-se. ________________________________________________________________________________________________
TRAKTATI (PAKTI) I VARSHAVES - Traktati (Pakti) i Varshaves eshte krijuar si kunderpergjigjje e BRSS-se dhe shteteve te demokracise popullore per ekzistimin e paktit NATO dhe per hyrjen e Gjermanise net e, gje qe sipas mendimit te shteteve te Evropes Lindore, ka shtuar dukshem rrezikun e luftes dhe ka qene rrezik per sigurine e shume shteteve. - Per krijimin e Traktatit te Varshaves ka ndikuar gjithashtu deshtimi i perpjekjeve per lidhjen e nje marreveshjeje gjithevropiane per sigurine kolektive, per shkak te qendrimit negative te SHBA-se, Anglise dhe Frances. -> Anetaret themelues te Traktatit te Varshaves kane qene Shqiperia, Bullgaria, Qekosllovakia, Republika Demokratike e Gjermanise, Hungaria, Polonia, Rumania dhe Bashkimi Sovjetik. - Shqiperia ka pushuar te marre pjese ne te qe nga viti 1962, ndersa e ka leshuar perfundimisht Traktatin e Varshaves me 1968, per shkak se ai eshte shnderruar ne nje instrument te agresionit. - Vete teksti i marreveshjes eshte shume i ngjashem me ate te Paktit NATO. - Net e riafirmohen parimet e Kartes se OKB-se, siq jane: a)ndalimi i kercenimit me force ose i perdorimit te forces; b)zgjidhja paqesore e konflikteve nderkombetare; c)bashkepunimi ne sigurimin e paqes dhe te sigurise nderkombetare dhe ndermarrja e masave per zvogelimin e pergjithshem te armatimit; per ndalimin e armeve berthamore dhe te mjeteve shkaterruese ne mase. - Me traktat jane parapare konsultimet ne qdo rast kur, sipas mendimit te njeres pale, eshte paraqitur kercenimi me sulm te armatosur kunder nje a me shume shteteve anetare si dhe ardhja ne ndihme “ne rast te sulmit te armatosur ne Evrope kunder nje a me shume paleve kontraktuese nga ana e cilitdo shtet a grup te shteteve. - Sipas nenit 4 te Traktatit, qdo shtet anetar, duke shfrytezuar te drejten legjitime te mbrojtjes, qofte individuale a kolektive, dhe ne pajtim me nenin 51 te Kartes se OKB-se, duhet ti jape ndihme te menjehershme shtetit te sulmuar, individualisht ose bashkerisht me shtetet e tjera te organizates, me te gjitha mjetet qe i konsideron te nevojshme, duke perfshire edhe perdoimin e forcave te armatosura. -> Organ kryesor i Traktatit te Varshaves ka qene Komiteti Politik Konsultativ, ne te cilin shtetet kane qene te perfaqesuara rregullisht nga kryetaret e qeverive ose te partive ose nga ndonje person tjeter te autorizuar. - Komiteti Politik Konsultativ ka qene i autorizuar te shqyrtoje cilendo qeshtje qe eshte e lidhur me permbushjen e detyrimeve nga Traktati. - Ai mblidhej rregullisht nje here ne vit per te shqyrtuar qeshtjet e rendesishme te politikes se
jashtme dhe situaten nderkombetare. -> Ai mund te krijonte organe te tjera ndihmese sipas nevojes. - Keshtu ne vitin 1956 jane krijuar: a)Komisioni i perhershem per pergatitjen e rekomandimeve per qeshtje te politikes se jashtme dhe b)Sekretariati i perbashket. - Per realizimin e qellimit kryesor eshte krijuar Komanda e perbashket e forcave te armatosura, te cilen e perbenin komandantet e pergjithshem dhe zevendesit e tyre. - Keta zakonisht kane qene ministrant e mbrojtjes. - Ata, nga viti 1969, perbenin Komitetin e Ministrave te Mbrojtjes. - Komandanti supreme emerohej me vendimin e perbashket te te gjitha paleve. - Ky post rregullisht i takonte nje mareshali sovjetik. - Kete e ndihmonte Shtabi i perbashket i forcave te armatosura. - Selia e Komandes se perbashket te forcave te armatosura ka qene ne Moske. - Traktati i Varshaves ka qene marreveshje e hapur, dhe atij mund ti bashkohej qdo shtet, ne mbeshtetje te pajtimit te pergjithshem te shteteve te tjera. - Ai ka qene i lidhur per 20 vjet dhe eshte vazhduar automatikisht qdo here per 10 vjet te tjere, per te gjitha shtetet qe nuk e kane denoncuar me se paku 1 vit para skadimit te afatit. - Ka qene parapare qe Traktati i Varshaves te pushoje se ekzistuari nese lidhet ndonje marreveshje e pergjithshme evropiane per sigurine kolektive. -> Ne korrik te vitit 1991 eshte marre vendimi per shperndarjen e Traktatit te Varshaves, me se eshte hapur rruga per shuarjen e tij. - Shtetet anetare te Traktatit me pastaj kane deklaruar nje nga nje se pushojne te jene anetare te aleances. - Rusia (trashegimtarja e BRSS-se) e ka bere kete me 23 dhjetor 1992. ________________________________________________________________________________________________
KAPITULLI V INSTITUCIONET E SPECIALIZUARA (a) Nocioni - Institucionet e specializuara te cilat jane krijuar me marreveshje nderqeveritare dhe jane pajisur sipas instrumenteve te tyre themelore me pergjegjesi te gjere nderkombetare ne fushat ekonomike, sociale, kulturore, arsimore, shendetesore dhe ne fusha te tjera, qe kane lidhje me keto, lidhen me Kombet e Bashkuara, sipas dispozitave te nenit 63. - Keto i dallojne: a)karakteri nderqeveritar i marreveshjes me te cilat jane krijuar; b)pergjegjesia e gjere nderkombetare; c)veprimtaria ne fusha te posaqme ekonomike, sociale kulturore, arsimore dhe shendetesore ose ne fusha te ngjashme dhe d)lidhja me Kombet e Bashkuara. - Organizatat e tilla lidhin marreveshje nderkombetare me shtete, me OKB-ne dhe me organizata te tjera nderkombetare; atom und te pranojne perfaqesues te perhershem te shteteve; perfaqesuesit e tyre gezojne privilegje dhe imunitete ne pajtim me Konventen mbi privilegjet dhe imunitetet e institucioneve te specializuara te OKB-se, date 21 nentor 1947.
(b) Krijimi i institucioneve te specializuara dhe raporti i tyre ndaj OKB-se - Institucionet e specializuara jane krijuar nga shoqatat nderkombetare administrative, qe kane ekzistuar me pare (para krijimit te OKB-se) dhe si rezultat i veprimtarise se OKB-se ne fushen ekonomike, sociale, kulturore, arsimore, shendetesore ose ne fusha te tjera, qe kane lidhje me keto. - Krijimi i institucioneve te specializuara eshte inicuar ne Konferencen ne Dumbarton-Oaks. - Sipas propozimeve per krijimin e nje organizate nderkombetare te pergjithshme, qe jane bere ne Dumbarton-Oaks, institucionet e specializuara eshte dashur te kontribuonin “per krijimin e kushteve te stabilitetit e te mireqenies, qe jane te domosdoshme per marredhenie paqesore e miqesore midis popujve”, “te mundesojne zgjidhjen e problemeve nderkombetare ekonomike, sociale e te problemeve te tjera humanitare dhe zgjerimin e respektimit te te drejtave te njeriut dhe te lirive themelore qytetare dhe eshte dashur te lidheshin me OKB-ne me marreveshje midis Keshillit Ekonomik e Social dhe organeve kompetente te organizatave ose te insitucioneve te
specializuara. -> Deri me tani jane krijuar 15 institucione te specializuara ose agjenci autonome qe veprojne me Kombet e Bashkuara ose me ndonjeren nga keto. - Keto jane: a)Organizata Nderkombetare e Punes (ILO); b)Organizata e Kombeve te Bashkuara per Ushqim dhe Bujqesi (FAO); c)Organizata e Kombeve te Bashkuara per Arsim, Shkence dhe Kulture (UNESCO); d)Organizata Nderkombetare e Aviacionit (ICAO); e)Banka Nderkombetare per Rindertim dhe Zhvillim (IBRD); f)Fondi Monetar Nderkombetar (IMF); g)Shoqata Nderkombetare per Zhvillim (IDA); h)Lidhja Postale Boterore (UPU); i)Organizata Shendetesore Boterore (WHO); j)Bashkimi Nderkombetar per Telekomunikacion (ITU); k)Koporacioni Nderkombetar Financiar (IFC); l)Organizata Nderkombetare Detare Konsultative (IMCO); m)Organizata Boterore mbi Pronen Intelektuale (WIPO) dhe n)Fondi Nderkombetar per Zhvillim Bujqesor (IFAD).
(c) Anetaret e institucioneve te specializuara - Anetaret te institucioneve te specializuara jane shtetet qe kane marre pjese ne krijimin e organizates dhe kane miratuar aktin konstitucional te tyre ne pajtim me rregullat e se drejtes nderkombetare dhe me rregullat e brendshme te secilit anetar veq e veq. - Anetare te institucioneve te specializuara mund te behen edhe shtetet tjera qe u bashkohen ketyre organizatave me aderm, qe eshte karakteristike per organizatat nderkombetare te hapura.
(d) Privilegjet dhe imunitet e institucioneve te specializuara - Institucionet e specializuara, personat qe punojne per to dhe perfaqesuesit e shteteve anetare gezojne brenda territorit te secilit shtet-anetar privilegje dhe imunitete, te cilat jane te domosdoshme per relizimin e objektivave dhe te funksioneve te veta. - Privilegjet dhe imunitetet e dhena domosdo duhet tu mundesojne permbushjen ne menyre te pavarur te funksioneve te vet ate gjithe personave qe jane ne lidhje me organizaten; perfaqesuesve te shteteve, anetareve te organeve te ndryshme (komisioneve, komiteteve), personelit administrative dhe teknik etj. - Ato dallohen varesisht nga kategoria e funksioneve. - Personat me pergjegjes (sekretari i pergjithshem, drejtori dhe zevendesit e tyre) gezojne imunitet diplomatik. - E njejta gje vlen edhe per perfaqesuesit e shteteve anetare te institucioneve te specializuara perderisa ndodhen ne territorin e shtetit ku eshte selia e organizates, ne lidhje me plotesimin e detyrave zyrtare. - Personeli tjeter gezon privilegje dhe imunitete vetem ne kryerjen e funksioneve te veta.
(e)Sruktura organizative e institucioneve te specializuara - Struktura organizative e institucioneve te specializuara eshte percaktuar me aktet e tyre constitutive (me konvente, me statut). - Te gjitha institucionet e specializuara kane tri organe kryesore: a)Organin me te larte i institucioneve te specializuara emertohet si Konferenca e pergjithshme (ILO, UNIDO, UNESCO); Keshilli i guvernatoreve (IMF, IBRD, IFC, ITA), Asambleja ose Kuvendi (ICAO, IMCO) dhe Kongresi (UPU); b)Organi ekzekutiv emertohet Keshill (ICAO, IMCO, FAO); Keshill drejtues (ILO, WHO); Keshill ekzekutiv (UNESCO); Drejtore ekzekutive (IMF, IBRD, IDA) dhe c)Organi administrative emertohet Sekretariati (ICAO, UNESCO, WHO, UNIDO); Byroja nderkombetare (ILO); Byroja e perhershme (FAO).
E1.Organi me i larte i institucioneve te specializuara - Emertohet si Konferenca e pergjithshme (ILO, UNIDO, UNESCO); Keshilli i guvernatoreve (IMF, IBRD, IFC, ITA), Asambleja ose Kuvendi (ICAO, IMCO) dhe Kongresi (UPU). - Kete organ e perbejne perfaqesuesit e te gjitha shteteve anetare. - Ai eshte kompetent qe te percaktoje politiken e organizates; te marre vendime per qeshtjet me te rendesishme; te lidhe marreveshje me Organizaten e Kombeve te Bashkuara, me organizata te tjera dhe me shtete; te zgjedhe anetaret e organeve ekzekutive; te zgjedhe sekretarin ose drejtorin e pergjithshem te organizates; te shqyrtoje raportin e punes; te caktoje buxhetin etj. - Ai takohet ne afate te caktuara, me se shpeshi njehere ne disa vjet (1 deri me 5 vjet).
- Vendimet ne keto organe merren me shumicen e thjeshte, perveq rasteve kur eshte parapare ndryshe. - Sipas rregullave konstitucionale ose te procedures te disa institucioneve te specializuara, pranimi i shteteve ne organizate, miratimi i ndryshimeve ne aktet konstitucionale etj, mund te behen vetem me ¾ e votave te shteteve anetare.
E2.Organi ekzekutiv - Emertohet Keshill (ICAO, IMCO, FAO); Keshill drejtues (ILO, WHO); Keshill ekzekutiv (UNESCO); Drejtore ekzekutive (IMF, IBRD, IDA) dhe ka per detyre te siguroje veprimtarine e panderprere te organizates. - Organi ekzekutiv eshte i ngarkuar me punet e organizates midis sesioneve te organit me te larte. - Ai perbehet nga nje numer i caktuar i perfaqesuesve te shteteve anetare (prej 18 – IFAD deri ne 56 – ILO), qe i zgjedh organi me i larte ne perputhje me kriteret e caktuara. - Ne competence te tij jane: a)bashkerendimi i veprimtarise se organizates; b)mbajtja e lidhjeve me anetaret e institucioneve te specializuara, me Organizaten e Kombeve te Bashkuara dhe me organizatat e tjera; c)pergatitja e materialeve per mbledhjet e organit me te larte; d)pergatitja e raportit vjetor mbi veprimtarine e organizates; e)shqyrtimi dhe caktimi i buxhetit vjetor etj.
E3.Organi adminsitrativ - Emertohet Sekretariati (ICAO, UNESCO, WHO, UNIDO); Byroja nderkombetare (ILO); Byroja e perhershme (FAO).perbehet nga personeli ne krye te te cilit gjendet Sekretari i pergjithshem (ICAO, ITU, WMO, IMO) ose Drejtori i pergjithshem (ILO, FAO, UNESCO, WHO, UPU, GATT, IAEA). - Ate e perbejne drejtori a sekretari i pergjithshem, zevendesit ose ndihmesit e tij, specialiste te ndryshem dhe personi sherbyes. - Drejtori i pergjithshem ose sekretari i pergjithshem i institucioneve te specializuara me se shpeshti zgjidhet nga organi me i larte per nje afat te caktuar. - Te tria institucionet e specializuara kete ia kane besuar Keshillit. - Personelin tjeter e emeron drejtori ose sekretari i pergjithshem, ne pajtim me rregullat qe i referohen personelit dhe ne baze te rekomandimit te organit me te larte, por gjithnje duke mbjatur parasysh nevojen e perfaqesimit sa me te drejte gjeografik dhe aftesine profesionale te kandidateve. - Sekretari ka per detyre ti publikoje dokumentet e miratuara nga organet e ndryshme te institucionit te specializuar; te pergatise raportin mbi veprimtarine e organizates; te mbledhe informatat mbi te gjitha qeshtjet qe hyjne ne sferen e veprimtarise se organizates etj. -> Perveq organeve te permendura, disa nga institucionet e specializuara kane krijuar edhe organe te tjera ndihmese (keshilla, komitete ose komisione), me detyre qe te shqyrtojne qeshtje profesionale [(Komisione per lundrim ajror )ICAO), Keshilli nderkombetar per regjistrimin e frekuencave (ITU); Keshilli konsultativ, Komiteti per hua (IBRD), Komiteti per transportimin e mallrave te rrezikshme, Komiteti per sigurine e lundrimit (IMCO); Komiteti per peshtim (FAO), etj. - Keto organe kane kryesisht karakter konsultativ.
AKTET E INSTITUCIONEVE TE SPECIALIZUARA - Institucionet e specializuara miratojne projekte te konventave shumepaleshe dhe reglamente nderkombetare, marreveshje bilaterale me shtete, me OKB-ne dhe me organizatat e tjera si dhe rekomandime. - Insitucionet e specializuara gjithashtu miratojne projekte te konventave nderkombetar dhe reglamente, me te cilat percaktohen normat dhe rregullat e njesuara ne lemenj te caktuar (transport, lidhje, shendetesi, kulture etj), qe eshte ne kompetence te institucionit te specializuar. - Rregullat e konventes nisin te shkaktojne efekte vetem pas ratifikimit te konventes, per shkak se konventa hyn ne fuqi. - Prej ketij momenti konventa ben pjese ne radhen e burimeve te se drejtes nderkombetare. - Institucionet e specializuara si dhe organizata e tjera po ashtu miratojne rekomandime qe u drejtohen nje a me shume subjekteve, qe permbajne propozim per te ndermarre ndonje veprim ose per tu permbajtur nga ndonje veprim, me te cilat krijohet nje pozicion i ri juridik.
- Rekomandimet pergjithesisht perfaqesojne akte qe juridikisht nuk e detyrojne ate qe i drejtohen, ose rregulla, qe s’jane miratuar ne forme te marreveshjes. - Megjithkete, rekomandimet ndaj shtetit ose shteteve qe u drejtohen krijojne detyrime morale dhe politike, pasha e te cilave varet nga fakti se kush i ka bere ose me qfare shumice votash jane miratuar, do te thote ne qdo rast varen nga cilesia dhe sasia e perkrahjes. - Procedura e miratimit te rekomandimeve eshte e ngjashme me proceduren e miratimit te projekteve te kontave. - Ato i pergatit komisioni perkates, kurse i shqyrton dhe i miraton organi me i larte. - Pas kesaj, shtetet marrin qendrim ndaj tyre dhe nese i inkorporojne ne ligje te brendshme, atehere ato marrin forcen juridike. -> Varesisht nga subjektet e marrevesjes, institucionet e specializuara lidhin dy lloje marreveshjesh: a)marreveshje me shtetet dhe b)marreveshje me organizatat nderkombetare. - Grupit te pare i takojne para se gjithash marreveshjet mbi seline e organizates dhe marreveshjet mbi dhenien e ndihmes teknike (dergimi i eksperteve, realizimi i projekteve, shkollimi i kuadrove, ndihma materiale e financiare etj). - Grupit te dyte i takojne marreveshjet per bashkepunim me OKB-ne dhe me organizatat e tjera dhe marreveshjet mbi trashegimin midis institucioneve te specializuara dhe paraardhesve te tyre (UNESCO – Instituti Nderkombetar i Bashkepunimit Intelektual, FAO – Instituti Nderkombetar i Ekonomise se Fshatit). - Marreveshjet e ketilla ne emer te OKB-se i lidh parimisht Keshilli Ekonomik e Social, kurse i lejon Asambleja e Pergjithshme dhe ne emer te institucioneve te specializuara ato i miraton organi me i larte i institucionit te specializuar. Suksese ne provim :P
Copyright © FACULTY LEGAL GJILAN _________________________________________________________________________________________________