SKENDER HUSHI
EMNAT
ILIR
NËPËR BOTË
(PËR JU VAJZA E NANA SHQIPTARE) (PËR JU PRINDËN SHQIPTARË)
MAJ 2010
Falenderoj lexuesit për përfundimin e këtij libri dhe do ju lutesha shumë të më vini në dijeni, nëse do kishit shtesa dhe ndryshime për emna që unë mund t’i kem harrue pa shkruejtë, ose pa interperetue mirë, kështuqë në nji botim tjetër të kem mundësi t’i shtoj e t’i përmirësoj kuptimet e emnave. Gjatë punimit me këte libër e kam ndie vetem si nji minator që zbulon thesare. Nëse gjate shoshitjeve, studiuesit nuk do ta pranojnë ndonji gja, do e quej normale këte veprim. Në të ardhmen do vazhoj t’i jap kuptim në shqip, emnave të qyteteve, fshatnave dhe vendeve të Italisë. Mund të kontaktoni në: www.skenderhushi.net ose në Facebook me emnin Skënder Hushi. Faleminderit Autori. Çmimi 700 lekë.
Skënder Hushi
EMNAT ILIRË NËPËR BOTË (Për ju, vajza e nana shqiptare) (Për ju, prindën shqiptarë)
TË MËSOJMË GJUHËN SHQIPE.
1
Ramazan Hushi. Redaktoi: Gjeti dhe sistemoi materialet: Erin Hushi. Shtëpia botuese: Emal. 978-99956-31-05-88 Sponsor: ERINI KAFE
eBook ndertuar nga Fatjon Hushi
Botim i parë Kavajë Qershor 2010
2
PËRMAJTJA 1 - Parathania e autorit faqe 5. 2 - Zbërthimi i disa emnave të vjetër italo-greko-iliro-shqiptar, me anën e gjuhës shqipe të folun sot faqe 25. 3 - Emnat që fillojnë me germën A faqe 25. 4 - Emnat që fillojnë me germën B faqe 80. 5 - Emnat që fillojnë me germën C,K faqe 92. 6 - Emnat që fillojnë me germën D faqe 118. 7 - Emnat që fillojnë me germën E faqe 130. 8 - Emnat që fillojnë me germën F faqe 150. 9 - Emnat që fillojnë me germën G faqe 159. 10- Emnat që fillojnë me germën H faqe 182. faqe 188. 11- Emnat që fillojnë me germën I 12- Emnat që fillojnë me germën J faqe 196. 13- Emnat që fillojnë me germën L faqe 196. 14- Emnat që fillojnë me germën M faqe 208. faqe 227. 15- Emnat që fillojnë me germën N 16- Emnat që fillojnë me germën O faqe 235. faqe 243. 17- Emnat që fillojnë me germën P 18- Emnat që fillojnë me germën Q faqe 263. faqe 264. 19- Emnat që fillojnë me germën R 20- Emnat që fillojnë me germën S faqe 272. 21- Emnat që fillojnë me germën T faqe 289. faqe 301. 22- Emnat që fillojnë me germën U 23- Emnat që fillojnë me germën V faqe 305. faqe 315. 25- Emnat që fillojnë me germën X 26- Emnat që fillojnë me germën Y faqe 316. 27- Emnat që fillojnë me germën Z faqe 316. 28- Në mbyllje faqe 322. 29- Grafikët e gjuhës atlantideo-ariano-albane faqe 325. 3
4
PARATHANIE Gjatë studimeve në gjuhën italiane, për botimin e librit tem të parë “Thoti i pavdekshëm na zbulon Atlantidën”, lexoja fjalë dhe emna të vjetër, që pa asnji vështirësi, po të ndaheshin, shifeshin se ishin të përbame nga fjalë që mernin kuptim me anën e gjuhës shqipe të folun sot nga populli. Duke ndjekun mendimin e shumë autorëve shqiptarë e të huej, se e gjithë Europa, Afrika Veriore, Lindja e Mesme dhe India, në lashtësi, kanë qenë të banueme, të drejtueme e të infuencueme nga popullsia pellasge, që unë i kam shtue atlantidhease-pellazgo-ilire-shqiptare, jam i mendimit dhe i bindun se shumica e emnave që janë të shpjegueshëm me anën e gjuhës shqipe të sotme, janë me prejardhje atlantidhease. Unë kambëngul se gjuha shqipe asht pasardhësja direkte e Atlantidës dhe trungu i gjithë gjuhëve Europiane, e cila duhet të shifet me seriozitet nga studiuesit nëpër botë. Vendosja e emnave të fëmijëve në popullsinë shqipfolëse ariane të Europës, ka qenë si nji dhanie titulli për fëmijën, që do ta mbante me krenari për gjithë jetën dhe emni duhet të ishte i kuptueshëm nga të gjithë si psh.: Rroks-ana, (kap hanën), Faruk, (Rracë ujku, i fortë si ujku), Ah-met (i fortë si pema e ahut), Die-nis ( Ditunia nis), A-nd‟-rè (I naltë deri ke retë), Adil (asht Diell), As-an, Hasan (asht Hanë) etj etj, emna që do i shifni në këtë libër, që jam mundue ta çoj deri në fund. Konstatoj se në lashtësi nuk kishte randësi nëse emni mashkullor duhej të mbaronte pa tjetër me bashkëtingëllore ose me zanoren “o” dhe emnat femnorë duhej të mbaronin patjetër me zanoren “a” ose “e”. Po të kishte kuptimin e duhun, fjalia me të cilën ishte ndërtue emni, mund të mbaronte me çfardo germe që të ishte, psh: Thot ishte mreti i fundit i Atlantidës, Mat ishte grueja e tij. Andre, Isa, Ilia, Thoma, Luka etj janë emna 5
mashkullorë. Olimpi, Aniki, Nikita, Kosta etj janë emna femnorë, por edhe mashkullorë. Afro, Haso, etj janë emna femnorë. Sot nuk po i vihet ma randësi kuptimit të emnit, por mjafton të jetë i tingullueshëm, edhe pse pa kuptim. Shpesh herë kam ndigjue persona që duen të ndërrojne emnin, se i vjen turp nga emni i tyne. Thanies së studiuesve shqiptarë dhe të huej se Europa asht me origjinë pellasge, gja të cilën edhe unë e kam përsëritë në librat e mij, tash që po nis të shkruej këtë libër të katërt, e i thelluem në origjinën e popullit tonë dhe të atyne të Europës, mendoj se duhet të ndryshohet shprehja: -Europa asht me zanafillë pellasge, në shprehjen: -Europa asht me zanafillë atlantidhease-arianoalbane, sepse me emnin “albanë” njiheshin në lashtësi të gjithë popujt e bardhë në Europë e në Botë, që flitnin gjuhën shqipe (albane). Kam takue e takoj shpesh njerëz të ndryshëm që flasin shqip në Itali e në vende të tjera të Europës. Kur i pyes nëse janë shqiptarë më thonë: jo. Ata kanë të drejtë, sepse edhe ata kanë krenarinë e tyne kombëtare, sepse kanë qenë dhe janë autoktonë në truallin e tyne, prandaj të përgjigjen shqip: - “Jam arbëresh, jam maqedon, jam arvanit, jam kroat, jam boshnjak, jam serb” etj dhe kanë të drejtë, sepse kanë qenë brez mbas brezi dhe janë banorët ma të vjetër të atyne trojeve që janë pjesë e tyne, por edhe shumë nga ata të përgjigjen se janë shqiptarë ose skipëtarë. Edhe popujt e vjetër të Europës kanë pasë folun shqip e nuk mund t‟i quajmë të gjithë shqiptarë, por do ishte ma i drejtë emërtimi: Albanë ose arianë. Fjala “Arianë” asht ma e përshtatëshme, sepse kështu i quenin paraardhësit tanë në lashtësi, për sjelljen, karakterin dhe virtytin e artë që kishin. Duke studiue “Pllakat prej Zmeraldi të Thotit”, shofim se Europa ka qenë nji popull me qendër drejtuese Atlantidën, e cila shtrihej 6
nga Meksika dhe Peruja e deri në detet e Japonisë, me nji gjuhë te vetme të përgjithshme të sajën që asht ruejtë mjaft mirë nga albanofonët nëpër botë. Pellasgët, Pelas-gii, Pellas-gji, paraardhësit tanë direkt shqipfolës, unë e pranoj pa asnji diskutim, që kanë qenë shqipfolës dhe paraardhësit tanë të drejtpërdrejtë, por mbulonin vetëm Ballkanin gjeografik, që i ngjan gjiut të pelës në hartën e botës. Në kufi me ta ishin popujt e Amazonisë, të Azisë së Vogël, të Europës Qendrore, Veriore, Jugore, Lindore e Perëndimore, të Afrikës Veriore, të Mesdheut, të Italisë, Azisë, Indisë etj etj, që flisnin gjuhën shqipe, dmth atë albane, por që nuk njifeshin vetëm si pellazgë ose ilirë, por njifeshin edhe me emna të tjerë, plotësisht e lehtësisht të kuptimtë, me anën e gjuhës shqipe që ne flasim sot, si psh: Etruskë, me tru, Japigi dmth: Ja-pi-gji, në kuptimin e vjetër duhet të ketë pas kuptimin: Popull që të mirëpresin në gjinin e tyne. Fri-gji, vend ku bagëtia frynte gjijtë me qumësht. Ama-zonjant (Mama-zonjat, Kelti, e shkruejtun nga italianët Çeltik dhe e lexueme nga shqitarët don të thotë: çel-ti-ik, ke bjondët, ti ik. Hindi, emni i vjetër i Indisë, që në shqip dallohet lehtë si fjala gege: Hin-ti. Emni i Damaskut, në italisht: Damasko, kuptohet e zbërthehet me anën e gjuhës shqipe: Dam-as-ko, i Dham (i lindun) asht ko(këtu). Emni i Ana-dollit në Turqi, kuptohet menjiherë me anën e shqipes me fjalët: Hana doli. Emni i qytetit Na-za-ret, ku ka lind Krishti, nuk don shpjegim se kuptohet menjiherë në gegënishten e sotme. Emnat e deteve: Adria-ti-ik, Ball-ti-ik, Ar-ti-ik, At-lan-ti-ik, qytetet At-ika, At-hina (Athina) duhet të jenë emna mbi 12 000 vjeçarë të kohës së Atlantidës. Emni i vjetër i Selanikut në italisht shkruhet: Salonico, (Saloniko) në shqip: Shaloni-ko, që don të thotë se ai qytet i fton kalimtarët, që të ndalin e të shplodhen në atë qytet, si kambsorët që ulen në shalën e kalit, pas nji udhëtimi të gjatë në kambë. E njajta gja mund të thuhet 7
edhe për qytetin Salomina: Shalo-mi-na. Ishulli i Kretës, Kre-tëesht, na paraqitet edhe me emnin: Krita, kri-të-asht, kokë të asht. Emnin Janina, nëse e shkruejmë në italisht: Gi-à-nin-à, na del e kuptueshme në dialektin gegënisht me fjalinë shqipe:- Gjini (jonë) à, (asht), nin, njishi, asht, dmth se ai qytet të mirëpret në gjinin e tij dhe asht nishi, njishi, i pari në mikpritje. Kro-ati, kuptohet menjiherë në shqip. Emnat: U-ene-ti dhe Vene-ti, kuptohen menjiherë në shqip me fjalinë: U ende ti –dhe- vene ti, ankoroje ti anijen këtu. Opitergina, emni i vjetër i Oderzos, ku banoj unë, i ndamë në: O-pi-ter-gina, o-pit-er-gina, në shqip kuptohet qartë me fjalinë: Osht pi e ter gjina, dmth se zona e Odersos ka qenë për ta pi në kupë dhe e terme, e thame, nuk kishte këneta. Emni i Oderzos, i mavonshëm, në të gjitha variantet e emnave që ka patun gjatë historisë së saj, ka patun të pandryshueme fjalët:”er zo”, që në shqip kuptohen menjiherë si: vendi ku fillon, nis të fryjë era. Shumë fjalë, emna vendesh dhe krahinash të ndryshme, të shpjegueme nga zonja Elena Kocaqi, z. Aristidh Kola, nga unë e nga mjaft autorë vendas e të huaj, shpjegohen me anën e gjuhës shqipe, sikur të jenë duke u folun sot nga populli shqiptar. Shumë emna, që unë i kujtoja si emna me prejardhje turke ose arapë mue më rezultojnë që të kenë qenë përdorë në territoret shqipfolëse, kur nuk ishte krijue ala mbi tokë popullsia turke e arape e të trashëgueme nëpërmjet librave të Homerit dhe të autorëve të tjerë të lashtësisë. Nuk ka si të jetë ndryshe, sepse shumë studiues vendas e të huej kambëngulin, që Kostandinopoli ka qenë shqipfolës dhe asht pushtue nga nji grusht turqish, në shekullin e XV. (Mendohet të kenë qenë rreth dy mijë persona), që edhe pse vunë ligje që i shtynin popujt të përqafonin gjuhën, fenë dhe zakonet e tyne, prapseprap infuenca e tabanit vendas shqipfolës ka ba punën e vet, që edhe turqit të marrin shumë nga atlantidheas-albanët, paraardhësit tanë direkt. 8
Figura të ndrituna për kombin turk, me origjinë dhe gjak shqiptari, kanë punue shumë në krijimin e identitetit kombëtar turk në dam të identitetit alban. Sami Frashëri e largoi përfundimisht popullsinë shqipfolëse të Turqisë nga gjuha albane, duke ndërtue gjuhën artificiale turke dhe Qemal Ataturku, shqiptar puro, vuni në ligj të shtetit, që të përdorej ajo gjuhë artificiale, duke ia ndalue shqipfolësve të kishin librat dhe gjuhën e tyne. (Autori Patrick Kindoss, në librin e tij: “Ataturku”, thotë se Mustafa Qemali, tentoi disa herë që të vendoste gjuhën e pastër ariane (albane) në Turqi, por dështoi, sepse gjuha turke ishte e tejmbushun me fjalë arape dhe perse) . Këta dy burra, i hoqën popullsisë shqipfolëse të Azisë së Vogël, kunorën e artë që i vishte gjuha e yllorëve arianë dhe i vunë me zor çallmën e disa mijërave turqish të stepave (s‟tëep-a) aziatike, që e kishin pushtue ate vend. E njajta gja ndodhi dhe në shtetet e tjera me origjinë atlantidhease-albane të perandorisë turke, ku drejtonin dinastitë me origjinë shqiptare, të cilët, në emën të largimit dhe të pamvarësisë nga Turqia, stimuluen lëvizje popujsh dhe fisesh që nuk kishin lidhje me popullsinë atlantidease-albane, që mbasi e kuptuan që ishin prej tjetër rrace, i hangrën kokat edhe atyne që ishin nismëtarët e formimit të tyne si kombe. Nga interpretimet që po i baj emnave që deri tash janë kujtue si emna turq e arapë, ashtu si dhe me emnat që janë mendue që ishin me zanafillë nga Greqia dhe Rroma e lashtë, shof se gati të gjithë marrin kuptim të plotë me anën e gjuhës shqipe. Këtë gja e shpjegoj me faktin se këto shtete kanë pasë përdorë shkrim dhe këndim dhe kanë dokumentue dhe regjistrue emnat ekzistues të qytetarëve të tyne albanofonë dhe që provon se: Në lashtësi, popullsia e Europës e të shumë vendeve të botës ishte njigjuhëshe dhe fliste gjuhën atlantideo-albane. 9
Në dokumentat dhe librat e shkruajtun nga lashtësia deri në shekullin XV, Ballkani ka qenë quejtë i gjithi: ILIRIK (Il, Yll ir ik, Yll me hir ik, i ikun, i shëtitun, i ditun), me nji popullsi që kishte gjuhë, zakone e tradita të njajta. Në historitë që shkruhen për Aleksandrin e Madh të Maqedonisë, kur ai pushtoi Indinë, asht shkruejtë se priftat atje i thanë që India ishte pushtue dhe dy herë të tjera, para shumë mijëra vitesh nga luftëtarë që flitnin të njajtën gjuhë me luftëtarët e tij, që flitnin gjuhën albane dhe shumë fjalë tonat përdoren edhe sot në Indi. Thuhet se perandoria e tij arriti deri në Kinë para 2 300 vjetëve. Pas vdekjes së tij, në vendet e pushtueme qeverisën shqiptarë, të cilët edhe sot janë njerëz me pushtete në vendet ku kanë ngelun. Duke qenë koka drejtuese të gati gjithë botës së njohun në lashtësi, kanë qenë këta njerëz shqipfolës, me familjet, ushtrinë dhe oborrtarët e vet, që kanë imponue emnat, zakonet e fragmente emnash e fjalësh të tyne ke popujt që kishin nën vete, kështu që shumë nga emnat dhe fjalët, të ashtuquejtun “turk” ose “arap”, marrin ma kuptim me anën e gjuhës shqipe. Duke punue në përkthimin italisht të kapitullit ”ATLANTIDA”, të librit tem “Thoti i pavdekshëm na zbulon Atlantidën” dhe me librin e zonjës Elena Kocaqi me titull ”Gli Albani”, pashë se shumë fjalë dhe emna që përdoren në Itali, janë lehtësisht të shpjegueshme me anën e gjuhës shqipe, nëse i shkruejmë siç i shkruejnë italianët dhe t‟i lexojmë siç i lexojmë ne shqiptarët. Emnin Xhuzepe, nëse e shkruejmë siç e shkruejnë italianet, dmth: Giu-ze-ppe, na del fjalë e kuptueshme në shqip, si: Gjiu(rraca) ze penj. Emnin Egjypt, po ta shkruejmë në italisht e ta lexojmë në shqip, do të shohim me habi se kjo fjalë merr kuptim, sepse del: E-gjit-to, dmth: e gjiut tonë, që mendoj se për paraardhësit tanë atlantidheas, Egjypti ka qenë quajtë pjesë e Atlantidës, dmth “E gjiut tonë”, e rracës tonë. Fjala”egjyptjanë”, në italisht shkruhet: E-giz-ian, ose e-gjis-janë, dmth e gjiut 10
tonë janë, të nji familjeje janë. Emni Gjeorgjia, në italisht e shkruajmë Gieorgia, merr kuptim në shqip me fjalinë: Gji è, esht, or, gji à, dmth: Rracë, or, rracë asht, popullorçe, sikur të jetë krijue sot nga populli ynë ky emën i shtetit të Gjeorgjisë. Emni i shtetit Ar-men kuptohet menjiherë në shqip. Fjalën “origjina”, po ta ndajmë në: ori-gjina, na del me kuptim në shqip dhe unë e kam shpjegue në botimin e dytë të librit tem ”Thoti i pavdekshëm na zbulon Atlantidën”, sepse ndjek rrugën femnore të zanafillës së ndonji sendi a personi dhe ka ngelun qysh nga koha e matriarkatit, ku njohja e prejardhjes ndiqej nëpërmjet linjës së nanave, gjysheve, stërgjysheve etj që i kishin dhanë gji atij personi. Ti thuash nji italiani me emnin Pi-o, Serxhio ose Xhorxhio, se çfarë kuptimi kanë emnat e tyne, ata të thonë se e kanë originën nga santët me të njajtin emën, pa ia thanë kuptimin. Kur unë i them shpjegimin e emnave të tyne, ngelin të habitun dhe u pëlqen shpjegimi i bamë nga unë, sepse emni Serxhio në italisht shkruhet: Ser-gii-ò, në shqip: ser-gji-ò, që don të thotë: I serës (gjinit familjar, rrangut), të naltë asht. Fjalën “Ser” e përdorin anglezët, pikërisht për të tregue këte gja. Emni Xhorxhio në italisht shkruhet: Giorgio, Gji-or-gji-ò, e ka po atë kuptim që të parët tanë, kur lindte fëmija e urojshin njani-tjetrin siç i themi ne sot: çun, or, çun ke ba, ku fjala “gji” ka pasë kuptimin e rracës superiore, që në shqip përdoret si fjalët “fara” dhe “rraca” (rraca, ne italisht rrazza,raz-za=rranz zaj=zaj rranje), e unë këtë emën e interpretoj si: Rracë, or rracë asht. Grekët e transformojnë në Jorgio, Jorgo dhe me zor i kapet kuptimi. Të njajtin shpjegim i baj dhe fjalës Gjergji, që, e ndame simbas mënyrës së masipërme të të shkruajtunit në italisht e të lexuemes në shqip, na del: Gji-er-gji, dhe nuk ka qenë i rastësishëm fakti që në të kaluemen emni i heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit, në dokumentat italiane të kohës së tij, transformohej në 11
Xhorxhio. E shkruejtun në italisht, Giorgio asht e barabartë me fjalën Gji-or-gji-ò dhe ka të njajtin kuptim me fjalën: Gji-er-gji. Ne fjalen greke “Pegaso”, (kuaj qe fluturojne), shof nji loje fjale me fjalen shqipe: Kal, kol. Nese fjalen pegaso e kuptoj si: pe-gias-o (prej rrace asht); fjala kal, ka-al; kol= ko-ol, thote te njajten gja ne shqip: Ka krahe fluturues dhe asht kuptimi i kesaj fjale te vjeter qe ne mitologjine e vjeter, “pegasos” jane paraqit me krahe fluturues, sepse nji kale prej races se mire te ban me krahe, te ban te fluturosh. Ne italisht: Kavalo, ka-v-al, ka vu krah fluturues osht. Dialekti gegënisht i Shqipnisë veriore i afrohet shumë të folmes në italisht edhe në kohët e foljeve, kur thonë psh: Jam kenë, siç e thonë dhe italianët: (Sono stato) Kur nuk e dija gjuhën italiane e kur ndigjoja fjalën kollodok-à, nëse më pyeste ndonjani se çfarë kuptimi ka kjo fjalë, unë ngreja supet e përgjigjesha siç ishte shkruejtë në librat e mekanikës: asht emni i nji vegle të makinës, me anën e të cilës ndryshohet lëvizja e pistonave nga nalt-poshtë në atë rrethore. Kur mësova italisht e di tashti që kjo fjalë don të thotë: colo-di-oca, (qafë pate), që në shqip shkruhet e lexohet: kollodok-a, si nji fjalë e vetme emërtuese. E njajta gja ndodh dhe me italianët sot, dhe popujt e tjerë të Europës, që i marrin fjalët e shpjegueme nga gjuha shqipe thjesht si fjalë emërtuese dhe jo si fjali dëftuese, siç janë shumica e fjalëve dhe emnave të gjuhës shqipe. Psh, shofim emnin Mario, që e shpjegoj me anën e shqipes: I mari, i mbari, por të parët tanë që banonin në Itali e Greqi i vunë dhe foljet à, as, ò, òs, që duen të thonë: osht e asht, këshuqë emnat Mari-o, Mari-os ose Mari-a kthehen ne fjali dëftore, që duen të thonë: i mari osht, e mbara, e marja asht. Kështu ka ndodhë me shumicën e emnave të shpjeguem nga shqipja dhe zanorja “A” dhe “O”, ashtu dhe “As”,”Os” etj, mbas emnave nuk asht nji rastësi, por nji zgjuarsi natyrale për t‟i ba të kuptueshëm dhe ma titullues 12
emnat e fëmijëve të tyne. Ne shume emna shof se asht perdor gjuha e simboleve dhe shume fjale jane thjeshtu qe mos ia prishin bukurine e emnit. Keshtu shof qe germa “f” perfaqeson fjalen shqipe: Flur, futurim, Germa “g” perfaqeson fjalen shqipe: gji, rraca etj. Latinët kanë pasë përdorë prapashtesën “us”, që në dialekt duhet të ketë qenë: usht, dmth., asht. Francezët përdorin mbrapashtesën”que”, qu-e, që-è, që asht e njillojtë me fjalën shqipe: “që esht”. Në gjuhën greke vërej dhe ndryshimin e germës “dh” me germën “ll”, gja që asht e shpeshtë dhe në dialektin gegënisht. Në popuj të ndryshëm të Europës vërej mbrapashtesa emnash, që kuptohen shumë mirë me anën e gjuhës shqipe, si psh.: Alesanroski, në shqip: Alesanër-os ki, ose: Alesaner osht ki, ky. Aleksejeve, Andrejeve etj kanë mbrapashtesën “Je-ve”, je vetë, shumë kuptimplotë në gjuhën shqipe. Il-iç kuptohet menjiherë në shqip me fjalët: ili iç, ylli isht. Këto tregojnë edhe lidhjet që ka pasun gjuha italiane e greke dhe gjuhët e Europës, me gjuhën shqipe. Me kalimin e viteve, fjalët e ruejtuna nga gjuha shqipe e të transformueme simbas mënyrës së të folunit të gjuhës italiane, greke dhe të shteteve të tjera të Europës, sot na paraqiten si fjalë të veçanta. Italianët, grekët e popujt e tjerë të Europës, me kalimin e shekujve e kanë ndryshue dhe harrue gjuhën e tyne autoktone, të ngjashme me atë shqipe dhe sot nuk dijnë t‟ua japin shpjegimin e t‟i zbërthejnë fjalët e gjuhës së tyne, por i thonë si fjalë emërtuese dhe jo si fjali dëftuese, siç i shpjegon shqipja. Në emnat në gjuhën greke shof që mbaresat “as”, ”es”, ”iç”, “iq”, “is”, ”os”dhe “us” janë mbetje të foljeve shqipe: asht, esht, isht, osht, usht, që ma të thjeshtueme ngelin: as, es, ës, iç, is, os,uç, us. Kështu kemi: A-nd-re në shqip, A-nd-re-as në greqisht e And-re-à në italisht, dmth: Andre asht. -Or-est, Orë-është në shqip, (Orët, zanat e malit ose or, ar, metal i çmueshëm, ku në dialekte 13
të ndryshme fjala “ar” shpesh transformohet me fjalën “or”), në greqisht Or-est-es, Orest-ò në italisht, dmth Oresti osht, asht. Angel, Angjell (à në çiel, në qiell) në shqip, Angel-ò në italisht, në greqisht: Angel-os, që do të thotë: Angjel osht. Në shqip kemi emnin: -A-po-di, në greqisht A-po-dis-is, dmth Apodis isht. Emni i Krishtit më rezulton: në shqip asht: Kra, Kri, Kry, Kreu i drejtimit kristian, në greqisht bahet Kri-ist, në italisht bahet: Krist-ò, Krist-os, Krist-osht. Në Shqipni përdoren edhe sot fjalë të njivlefshme me fjalën: krisht, që janë: krasta, kra-ast-a dhe kreshta, kre-esht-a. Këtu unë kambëngul të them se studiuesit e gjuhëve duhet ta venë theksin në zbërthimin e fjalëve dhe emnave italisht, greqisht e të gjuhëve të tjera europiane, që sot na duken të panjohuna e që fillojnë e mbarojnë me “A” dhe “O”,”AS”,”OS” dhe me mbrapashtesa të tjera, në fillim e në fund (aç, eç, iç, oç, uç, ku ne dialekte te Kosoves germa “ç” zavendesohet me germen “q”; iç=iq), sepse germat a, as; e,esht; i, isht; o, osht; u,usht etj, nuk janë thjeshtë bashkëtingullore, por folje dëftuese, që dëftojnë, zbërthejnë dhe kuptimin e emnit para e pas këtyne foljeve. Germa“E” për mue asht shkurtim i foljes “esht, është” psh: Mari-è, që zbërthehet në fjalinë: e marja esht, është. Ne italisht emni i zogut te vogel: Ucello=Uç e llo, uç-ello,kuptohet si : Jeten e lo(ne toke, ku uç=is=jeta)), ose: asht yll i lonum ne toke. Në zbërthimin e këtyne emnave, do të ndodhemi para nji miniere thesaresh të çmueshëm gjuhësore, të vlefshme për shqiptarët dhe për botën. Fjalët “arkaxhiu”, “hanxhiu”,”bakraxhiu” etj, nëse i zbërthejmë të shkruejtuna në italisht, do të na shkruheshin: arka-giu, (arkagjiu), han-giu (han-gjiu), bakra-giu (bakra-gjiu) e, po t‟i lexojmë në gjuhën shqipe, shofim se këto fjalë kanë shumë kuptim. Në të kaluemen, edhe sot, profesionet trashëgohshin në bazë të familjeve, dmth të gjinit familjar. Asht dhe nji fakt historik që e vërteton këte gja. Në shekullin IV të erës sonë, Kostandini i 14
Madh, perandori i perandorisë së madhe rromake me origjinë nga Iliria, që të mos kishte rrëmujë në mbledhjen e taksave, vuni ligjin me anën e të cilit detyronte çdo familje të vazhdonte profesionin e gjinit familjar, kështuqë ai nuk ishte i detyruem që herë pas here të ndryshonte regjistrimin e popullsisë për mbledhjen e taksave. Fjala jabanxhi, zbërthehet në shqip me fjalën: ja-ban-gji, dmth, i huaji ishte i mirëpritun në gjinin e shqiptarëve, ashtu sic ndodh edhe sot me ligjin e mirëpritjes e të “Besës” së mikut. Me të njajtën mënyrë shpjegoj kuptimin e emnit të lumit Tamixhi, Tami-gi, Thami-gji, që kalon mes për mes Londrës. Në librin tem: “Thoti i pavdekshëm na zbulon Atlantidën” kam shpjegue, që në lashtësi edhe sot, lumit, populli ynë, sidomos çamët, i thonin: thami, sepse thante nga ujnat e tepërta zonat përreth. Londër populli ynë i thotë lundrës, barkës, por në shkrimet e vjetra emni i Londrës asht shkruejte: Londin, që shpjegohet me fjalën shqipe, lëndinë, sepse terreni i Londrës asht fushor. Në lashtësi fjala “lon” njihet si kombinim dhe me fjalët: Ap-lon dhe Nap-lon, të shpiegueme si fjala: jep për të luejte, kështuqë, me këtë arësyetim, emni Lon-din, të luash din, bahet i kuptueshëm për ne në shqip, sepse nëpër lëndina të vjen dëshira të luesh e të kërcesh nga bukuritë e tyne. Për shpjegimin e fjalëve: ISA ose ISAI, duke shfrytëzue gjuhën shqipe si gjuha ma e vjetër në botë, unë i shpjegoj me shqipen e folun sot, që na e ka ruejtë të plotë këtë gjuhë të lashtë të yllorëve tanë: -Kemi emnin e vjetër IS-ide, që quhej edhe IS-is, që ishte emni i perëndeshës së pjellorisë në Egjypt, (E-gjit-ton). Ma vonë na del emni IS-à dhe IS-ai-à, si emni i Krishtit në Kuran dhe i nji njeriu të shenjtë ke Bibla ose IS-aki, IS-a-ki. Në shqip kemi emnin IS-met e IS-lam, që nuk duan shpjegim dhe: vise, v-IS-e, vë-IS-ësht. Në italisht asht ruejtë ma i saktë kuptimi i kësaj fjale, 15
pikërisht ke fjala: esiste, es-IS-të-e, të esht, të ëshë, nji përsëritje triherëshe e të njajtës fjalë. Shohim në këta emna se rranja IS asht ke të gjitha këto fjalë dhe mbrapashtesat janë puro shqipe. Duke analizue emnin e Isidës ose Isis më dalin: IS i de, ose IS i dhe, për fjalën e parë, dhe ISis, dmth IS isht. Fjala IS-à, e zbërthyme në shqip, don te thotë IS asht. IS-ai-à, dmth: IS, ai asht. Emni i Isakut në Italisht: IS-à-ki, në shqip zbërtheht në: IS asht ki, ky dhe në fund kemi emnat shqip IS-met, IS-lam, që nuk duen shpjegim. Fjala IS, simbas meje, duke parë dhe pozitën e perëndeshës Iside që ishte perëndeshë e jetës dhe e pjellorisë, më jep konkluzionin se “IS” në lashtësi nga atlantidheasit duhet të jetë quejtë fjala shqipe: “Is”,”Ish”, ose “Asht”, që asht e barabartë me fjalën ”Ekzistoj”, me ekzistencën, me jetën. Duke i bashkue me fjalën “Jeta” në vend të fjalës ”IS”, do kemi fjalët plot kuptim në gjuhën shqipe: Is-i-de = Jetë, (esistencë)-i dhe. Is-is = Jetë, (esistencë)-isht. Is à=Jetë-à, jetë asht. Is ai à=Jetë-ai-à, ose Jetë ai asht. Is-à-ki=jetë asht ki, ky, dhe Is-met=Jetë, (esistencë) met, mbeti, ose: IS-lam = jetë lam (mrapa), vise, v-IS-è, vë IS é, ven jetën esht. Në italisht, fjalën: esiste, es-IS-t‟e, e kuptoj me fjalët: Eshtë jetë, të esht. Ke emni Ismaili, IS-m‟a-ili, shifet qartë kuptimi dhe lidhja e këtij emni, ku unë kuptoj fjalët: Jetë (IS) më asht Ili, Ylli. Me anën e këtyne emnave, të kuptueshëm plotësisht në shqip, shofim infuencën albane të mendjes së ndritun të njeriut të shenjtë Ben Kazi, që i asht hangër haku e nuk e përmend njeri. Në shqip asht edhe fjala: vISare, që e kuptoj me fjalët: Ven jetën e arit, që më len të kuptoj se kjo fjalë asht ma e naltë se fjala: thes-ar. Edhe për fjalët: “AS”, “OS”,”IQ”, “IS”, “Iç”,”Uç”, “US”, që i shof si pjesë të shumë emnave në Europë, mendoj se janë shkurtime të foljeve “asht”, “osht”, “isht”, ”usht”, dmth esistoj, 16
jetoj. Ke emni: Osman, Os-ma-an, shof fjalën: Jeta man Hanën, ose: Jetë më asht Hana. Emnat: Taç=te-a-aç, Tuç=tu uç, Tish=ti ish,=ti je jeta, Uç etj provojne thaniet e mia. E përsëris se shumë emna që mbahen me origjinë fetare: ebreje, kristiane, budiste, muslimane etj, nuk janë krijue nga këto fe, që janë shumë ma të vonshme se origjina e popullit tonë dhe atij atlantidheas, por kanë qenë emnat esistues të përdorun në kohën kur u krijuen ato fe, nga njerëzit e shejtë që drejtuen fetë e tyne. Në ditët e sotme, vetëm gjuha shqipe i jep përgjigjen e saktë këtyne emnave. Kjo gja tregon shtrimjen dhe infuencën e madhe që kishte gjuha shqipe-albane nëpër botë. Nëse analizojmë formimin e emnit Azot, librat e shkollës na thonë se asht emën i ardhun nga greqishtja e vjetër, që don të thotë: -pa jetë, ndërsa simbas meje fjala Azot don të thotë të kundërtën, dmth: ka jetë. Në gjuhën kimike shënohet me germën N dhe quhet “Nitro”, por Lavuazieri, që ishte mason dhe dijmë që masonët e vjetër kanë pasë përdorun gjuhën shqipe në ceremonitë e tyne, ku edhe sot shumë nga formulat e tyne të ceremonive deshifrohen vetëm me gjuhën shqipe, diçka duhet të ketë ditun nga sekretet e lashta të librave atlantido-masone dhe vendosi ta quajë: à-Zot, asht Zot, (Asht jetë). Duke pa se nitratet i japin jetë të gjitha bimëve dhe përdoret me sukses në kombinime me barnat mjekuese në shërimin e shumë sëmundjeve, atëhere shofim se emni “Azot” asht zgjedhë me shumë saktësi si emërtim i këtij gazi kryesor në atmosferë. Simbas gjuhëtarëve, “Zot” në greqishten e vjetër don të thotë jetë, kështu na del fjala: - à-Zot, asht jetë. Dijmë gjithashtu që greqishtja e vjetër ka qenë nji dialekt i shqipes. Ama-zonjat, (mama-zonjat) qysh në kohën e Homerit, na dokumentojnë këta emna, sepse ishin bartëse të emnave Zot e Zonjë, të shpjegueme vetëm me gjuhën shqipe të ditëve të sotme. 17
Këtu na jepet kuptimi dhe lidhja e fjalës Zot, të barabartë me fjalën “Jetë”, sepse asht Zoti ai që i jep jetën gjithë universit. Në fe të ndryshme, emna ose fjalë qe kanë në përbamje të tyne fjalën “IS” e interpretojnë ate me fjalën “Zot”. Nga analiza e bame këtu ma sipër shofim se gjuha shqipe i jep shpjegim kësaj lidhjeje sepse kemi: IS = jetë, esistencë = Zot. Për shpjegimin e fjalës “PIRAMIDA”, studiues të ndryshëm mundohen të japin ndonji shpjegim të pabazuem, duke u lodhun më kot t‟i krahasojnë me gjuhë të tjera, që vetëm kanë huazue fjalë nga gjuha atlantido-albane. Unë po mundohem të jap shpjegimin simbas mënyrës teme dhe e lidh gjithnji me origjinën atlantidhease-albane të këtij emni. Simbas studiuesve, në lashtësi, piramidat kanë qenë quejtë PIREMIDE, pi-re-mi-dhe, pinë retë përmi dhe, ashtu siç asht emni i maleve Pin-di, (pin dituninë), Pin-det dhe Pi-re-nej (pinë retë ndenjun), emna mjaft me kuptim në gjuhën shqipe gegënishte, që flasim sot. Njikohësisht, asht dhe emni tjetër “PIRAMIDE”, në shqip : Pir-à-mi-dhe, pirë asht mbi dhe, që asht përdor krahas atij emni. Në historinë e Ilirisë dhe të Epirit kanë qenë disa mbretën me emnin Pir-i, Pi-ir-i (pin hir, nur), Pir-o, Pi-ir-o, Pi-rro. Edhe sot, kur duen të vlerësojnë ndonjanin, thonë: -Asht i ngranë e asht i pirë ai, që e thanë për të gjithë don të thotë se ai person asht i pirë, asht i plotësuem me të gjitha virtytet, kështu që emni: pir-a-mi-dhe don të thotë se ai konstruksion asht ma i për-sosuni (pir-sosuni) mi dhe, (mbi dhe). Krahina në jug të Shqipnisë quhet prej mijëra vjetësh: E-pir, Ep-ir, Ep-hir, (e përsosun, e-pir-sosun, ose: jep hir, rrezaton bukuri). Të dy emnat që i janë vu piramidës nga popullsia shqipfolëse janë shumë shprehës në gjuhën shqipe të sotme, sepse piramidat ishin ndërtesat ma të nalta të kohës, sa që arrinin deri ke retë, por ishin edhe shumë të përsosuna. 18
Shumë studiues po kërkojnë të gjejnë dokumente autoktone shqipe dhe i uroj t‟i gjejnë, por unë shof se edhe gjuha italiane, dhe greke, ashtu si dhe gjuhët e tjera të Europës, që kanë qenë të shkruejtuna, në shumicën e fjalëve dhe emnave, nuk janë gja tjetër, veçse maga-za (maga-zi-na) visaresh me emna dhe të dhanash për gjuhën shqipe-atlantidhease, që, po të dish t‟i kërkosh e t‟i deshifrosh, do të zbulosh shumë gjajna të vlefshme për të gjitha gjuhët e sotme europiane, që kanë qenë folun nga i njajti popull: ai atlantidheo-albano. Gjuha greke dhe italiane dhe ma vonë të gjitha gjuhët europiane të shkruejtuna, janë zhvillue si gjuhë letrare në truellin albanofono-atlantidheas të Ballkanit dhe të Europës e në gjithë territoret ku kanë qenë shtri, duke e lanë gjuhën e folun nga populli i tyne, si gjuhë dialektore, që në shumicën e rasteve u asimilue me vështirësi nga gjuha letrare, por në shkrimet e tyne, me anën e gjuhës dialektore shqipe, të ruejtun mjaft mirë nga shqiptarët, na bahen të kuptimta këto gjuhë europiane, që mësohen përmendsh, ndërsa gjuha shqipe i jep kuptim e përmbajtje fjalëve të këtyne gjuhëve. Edhe sot gjuha letrare shqipe ka tendencë të shkëputet nga gjuhët dialektore e për këtë arësye unë kambëngul që të ruhen me xhelozi dialektet, sepse janë miniera thesaresh gjuhësore, sepse në dialektet do gjejmë shpjegimin e mjaft fjalëve të vjetra, që shumë vetave i duken të pakuptimta. Shkrimtarët dhe studiuesit duhet t‟i rikthehen dialektit Gegënisht, sepse, në çdo studim që kam ba, kam pa që ka pasë dominue në të gjitha territoret shqipfolëse të Europës dhe ky dialekt ka ruejtë shumë thesare gjuhësore. Ky asht mendimi edhe i shumë studiuesve të tjerë. Nëse analizojmë kuptimin e fjalës syu, në italisht shkruhet: ochio (okio), që në dialeke italiane ruhet me emëtimin e vjetër, që na e lidh me shqipen e që asht fjala: Oçi. Nëse i themi nji 19
fëmije shqiptar kur asht 2-3 vjeç, që të thotë fjalën sy, syu, ai do ta thote: ò çy, ò çi e nëse këtë fjalë e vejme në gojën e venetëve, na del: ò çi-ò , që, e shkruejtun ma gjatë mund të jetë: osht çi, osht si, osht sy ò. Edhe në gjuhët e tjera të Europës emna dhe fjalë shqiptohen ashtu siç janë, pa ia ditun shpjegimin. Gjuhën italiane, për ta ba të kuptueshme për popullsinë e shumëllojtë, që banonte në territorin e gjanë të perandorisë rromake, e kanë thjeshtue e heqë shumë fjalë të alfabetit, saqë nji italian e ka shumë të vështirë të shqiptojë germat e përbame në shqip e në gjuhë të tjera, si psh; dh,ll,gj,th,shq,q etj, kombinime bashkëtingëlloresh. Ndigjoj shumë persona sot në Shqipni, sidomos të rij e të reja, që po i heqin fjalëve nga nji “L” e “r”, germën “th” e “sh” po e zavendësojnë me “ç”. Fjalët teze, halla, daja e xhai (it. Gji-ai) po e zavendësojnë me fjalët “teta” e “xio” etj, ndryshime e heqje fjalësh që do sjellin zhdukjen e gjuhës shqipe, e cila asht pak ma e vështirë për t‟u folun, por shumë ma e pasun, ma shprehëse e ma preçise në shpjegimin e fjalëve. Prindërit dhe gjyshët e këtyne fëmijëve duhet të kambëngulin, që fëmijët, nipat e mbesat e tyne t‟i shqiptojnë tamam fjalët, edhe pse jane te veshtira per tu shqiptue, që ta ruejmë këtë gjuhë të lashtë të Yllorëve Ilirë, që e përsëris: Asht trungu kryesor dhe çelësi i gjithë gjuhëve të Europës e të botës e për këtë duhet të jemi krenarë. (Fjala Xhaxhi, në italisht shkruhet: gi-a-gi, gji-à-gji, del fjalë shumë e vjetër dhe ka kuptimin e farefisit, ndërsa fjala xio asht transformim i fjalës gi-ò, gji-ò.) Zonja Elena Kocaqi ka ba nji punë të admirueshme në librat e saj, duke i shpjegue bukur shumë fjalë që na lidhin me kombet e tjera. Të njajtën gja ka ba dhe zoti Aristidh Kola me studimet e tij, zoti Robert d‟Angely me librin”Enigma”, z.Mathieu Aref, etj etj, autorë të nderuem, që kanë punue e po punojnë për dhanien e meritës që i takon kombit tonë, që këto 200 vitet e fundit, nga 20
drejtuesit e shteteve të Europës, po i hahet haku e po e marrin nëpër kambë, duke e kthye në mall për treg e për dhurata, për t‟i plotësue dëshirat shteteve mike dhe simpatizantëve të tyne, edhe pse ata nuk kishin e nuk kanë asnji lidhje gjaku me asnjanin nga popujt e Europës, ndërsa populli shqiptar, i marrë nëpër kambë, janë stërgjyshërit e tyne. Me këtë studim që po baj, duke i dhanë shpjegime simbas mënyrës teme disa emnave që kanë pasë e kanë në përdorim popujt nëpër botë, mendoj që do të ndihmoj në ecjen përpara të studimit të lidhjeve që ka populli ynë dhe gjuha jonë me gjuhën e vjetër atlantido-albane të përhapun në të gjithë popujt e botës. Duke studiue listat e emnave në gjuhen turk-isht, arap-isht, ata që i kanë shkruejtë japin edhe shpjegimin për çdo emën. Shumë emna janë quejtë turqisht ose arapisht, edhe pse shifet qartë kuptimi i tyne në gjuhën shqipe. Në shumë emna që ata nuk i japin shpjegim në gjuhën e tyne asht shkruejtë:-emën shumë i vjetër, dhe s‟ka si të jetë ndryshe, kur studiues të ndryshëm insistojnë që në lashtësi infuenca e popullsisë atlanto-albane ka qenë shtri në gjithë botën e njohun të lashtësisë. Më tërheq vëmendjen dhe lista me emna e nji gjuhe të quejtun “Yiddish”, që po ta shifni vetë, që, nga emni i saj dhe shumë emna aty, janë puro shqip, por ata që shkruejnë për historinë e këtij populli, nuk janë të sigurtë për origjinën, që herë e quejnë “gotike”, herë “ebraike”, herë ”ukrainase” e herë të përzieme, por, thonë ata, asnji fjalë e kësaj gjuhe nuk ka lidhje me gjuhët e vjetra dhe të reja të këtyne vendeve dhe, po të thellohen në gjuhën shqipe, do të shofin se asht nji dialekt i gjuhës tonë. Zonja Elena Kocaqi e ka paraqitun këtë popull, që banon në zonat e Lituani-Estonise, si popullsi me origjinë ilire. Shumë emna të vjetër që unë i konsideroj me origjinë gjithë europiane dhe shpjegohen me anën e gjuhës shqipe, kanë disa karakteristika të përbashkëta e të dallueshme menjiherë, që janë: 21
1 - Kombinime me fjalët Ar dhe Flori, që shprehin të njajtën gja në shqip: njivlefshmëni me metalin e çmueshëm të arit. 2 - Emnat që shoqnohen me fjalën shqipe “at”, “et”. 3 - Emnat që shoqnohen me fjalën shqipe “An-a”, Hana. 4 - Emnat qe shoqnohen me fjalen italo-shqipe “al”, “ali”. 5 - Emnat që shoqnohen me fjalën shqipe “bi”, bir, bij. 6 - Vendosje e fjalës dëftuese “a”,”e”,”i”,”o” dhe “u” në vend të foljeve shqipe: asht, esht, është, isht, iç, osht e usht. 7 - Emnat që shoqnohen me fjalën shqipe”bri”. 8 - Emnat që shoqnohen me foljen shqipe”di”. 9 - Emnat që shoqnohen me foljen shqipe”dhe”, me dhanë. 10 - Emnat që shoqnohen me fjalën shqipe “dhe”, dheu, toka. 11- Emnat që shoqnohen me foljen shqipe “janë”,”an”, nganjiherë transformohet në “jen” e “en”. 12- Emnat që shoqnohen me foljen shqipe”ban”. 13- Emna që shoqnohen me fjalën shqipe”er”,erë. 14- Emna që shoqnohen me fjalën shqipe “ra”,bie. 15- Emna qe shoqnohen me fjalen shqipe “re”, reja. 16- Emnat që shoqnohen me fjalën shqipe “gii, gji”. 17- Emnat që shoqnohen me fjalën shqipe”im”,”em”. 18- Emnat që shoqnohen me fjalën shqipe: “ir, hir”. 19- Emnat që shoqnohen me fjalën shqipe “on”, joni, i joni. 20- Emnat që shoqnohen me fjalën shqipe “mar”, i-e mbarë. 21- Emnat që shoqnohen me fjalën shqipe “mir”, i-e mirë. 22- Emnat që shoqnohen me fjalën shqipe ”met”, mbeti. 23- Emnat që shoqnohen me foljen shqipe “lan”, lanë, lash. 24- Emna që shoqnohen me fjalën shqipe “ri”, rinon. 25- Emna që shoqnohen me fjalën shqipe ”si, syu”. 26- Emnat që shoqnohen me fjalën shqipe ”vlla” dhe shumë e shumë fjalë të tjera të përbame e të veçnta, që zbërthëhen me anën e gjuhës shqipe 22
Në libër, po mundohem t‟i jap shpjegim emnave: Ana (Hana), A-nd-re, A-le-sa-nder, A-thanas, Gjiu-ze-pe (Xhuzepe), Gji-on (Gjon), dmth. gjiu jonë, që në latin-isht e angli-isht kthehet ne Xhon. Emnat Gjin, Gjina, në italisht e në gjuhët e Europës janë transformue me emnat: Xhin ose Xhim e në Xhina. etj, etj, emna që do i shifni në këtë libër. Më vjen keq që nji pjesë e popullit tonë, në të kaluemen dhe tashti, këta emna të vjetër, të bukur e kuptimplotë në gjuhën shqipe, i kanë quejtë e po i quejnë, si emna “kaurrish”, fjalë të cilën e thonë me përbuzje, dhe në vend të këtyne emnave kaq të kuptimtë, që janë trashëgue nga gjuha atlantidhease-albane e që po i përdor e gjithë bota, vejnë emna arapë e të vendeve të tjera të hueja që nuk ia dijnë kuptimin, por që në gjuhën arape e në gjuhët e tjera janë të kuptueshëm. Kam hasë në njerëz me emna të huej që i përkthehen në shqip: Ruhu nga kuajt, kundër ndryshk etj dhe, tashti që ia kanë mësue kuptimin, i vjen turp nga emni i tyne dhe duen ta ndërrojnë atë. Emnat puro shqiptarë kanë lindë bashkë me njerëzimin dhe nuk kanë lidhje me asnji fe të botës. Kanë qenë këto “kaurrë”, që na i kanë ruejtë me dashuni e saktësi deri në ditët e sotme këta kombinime emnash kaq të bukur e plot kuptim në gjuhën shqipe, që i kanë pas mbajtë gjyshët dhe stërgjyshët e tyne. Këta emna na tregojnë lidhjen e popujve me kulturën e lashtë të atlantidheas-albanëve, që i lidh të gjithë popujt e Europës. Edhe emnat e shenjtorëve që i kanë mbajtë këta emna puro shqip, na tregojnë se ata njerëz të shenjtë kanë qenë me origjinë shqipfolëse e për këtë duhet të krenohemi. Këta emna kanë qenë të stërgjyshëve tanë e të popujve të Europës, atlantidheas-albanë e që kanë qenë vllazën midis tyne. Kanë pas të njajtët emna, të njajtin gjak e të njajtën zanafillë. Në këtë libër po mundohem t‟i jap shpjegimin në shqip, (sepse shqipja i shpjegon), të emnave italianë e grekë e të vendeve të tjera, të përdorun para ma shumë se 2 000 vitesh në hapsinat e 23
Europës, ku ka qenë shtri perandoria e Rromës e që provon se gjuha shqipe-albane ka qenë përdorë në gjithë Europën, ashtu siç flitet edhe sot në Shqipni. Këta emna i kam marrë ke enciklopedia italiane e emnave në internet. Autori
24
Zbërthimi i emnave italianë, grekë e iliroshqiptar me anën e gjuhës shqipe Në shumicën e emnave italisht, që fillojnë me germën “A”, kjo germë ka kuptimin e foljes tonë “asht”, që edhe në të folmen e përditëshme, në dialektin geg, herë përdoret si “à” e herë si folja “asht”. Shofim se sa kujdes i vinin të parët tanë kuptimit të emnave, sepse jo të gjithë emnat mund të përdoreshin për çunat dhe për gocat, përshembull, emnat që fillojnë me “aga”, qysh ne fillim të emnit na tregojnë që janë emna për meshkuj e nuk përdoren për femna, sepse i humb kuptimi, edhe nëse mbarojnë me zanoren”a”. A Abaco. A-ba-co, në shqip shkruhet A-ba-ko, në gegënisht merr kuptim si fjala: Asht ba këtu, asht lind këtu, asht autokton. Për goca mund të përdoret siç asht. Abato. A-ba-at-o. Në shqip kuptohet si: asht ba at (at = i pari i shtëpisë, vendit etj, që asht dhe ma i dituni). Për femna nuk shkon. Ky emën përdoret dhe për drejtuesit kristianë. Abeona. A-be-ona. Duhet të ketë kuptimin: E dituna (a,be, abetare) jona, ose: asht bejleresha jonë. Fjala “be” asht quejtë fjalë turke, por simbas zbërthimeve të shumë emnave në këte libër, fjala “be” më del pikërisht me kuptimin që ka: Be, bej, dmth i parë vendi. Mendoj se fjala ”be”, bej duhet të jetë e njivlefshme me fjalën shqipe: Be, i betuem, njeri me besë etj. Për çuna bahet: Abeon-o. Abbonndanzio. A,b-bon-n‟d‟an-zi-o. Në shqip: A,b, bon, mëson, ndër anë zaj (të mësoj) Fjalet “A,b” kanë pasë kuptimin siç asht dhe sot: Abetare, dituni. Shprehja bahet në shqip: Dituni 25
të bon, (ban,bën,) n‟ër an të dheut n‟zaj unë. Në gegënisht, shpesh herë, fjala “za”, zaj, ndryshohet ne “zi”. Për goca bahet Abbondanzia, Abbondanza. Abdone, A-b-don-e. Në shqip unë e shpjegoj me shprehjen: a, b don, dmth don të mësojë alfabetin, shkollë. Me këtë emën shprehet dëshira e prindit, që fëmia të bahet i ditun. Germa “e” në fund e përmbledh emnin në Abdon-è, dmth: Abdon esht, është, asht. Në variantin femnor mund të përdoret: Abdona. Në Shqipni përdoren emnat e ngjashëm: Abdi-a, Abedin-a, Abidina, që mbahen gabimisht si emna arapë, kur shihet qartë kuptimi i tyne në gjuhën atlantidhease-albane. Abelardo. A-bel-ar-do. A-b-el-ar-do. Në gjuhën shqipe kuptohet si fjala: A-bel-ar-do, del emën italo- shqip që zbërthehet në: Asht i bukur-ar dho, ku fjala “Ar” haset shpesh në emnat e njerëzve, për t‟i tregue ata të pasun nga shpirti. Në shqip kemi fjalën Ar-sye, me kuptimin që virtytet duhet t‟i kesh para syve. Ne variantin e dytë, fjalën “el” e kam quejtë të njivlefshme me fjalën “erë”, ose me fjalen: “yll”, dhe me këte arsyetim, emni merr kuptimin: A,b (dituni), er (freski ere, ose yll) dhe ar dho (Zoti). Për goca mund të bahet Abelarda. Abenzio. A-be-n‟zi-o. Simbas shënimit për këtë emën, në shpjeguesin e emnave italianë, thuhet se asht autokton i vjetër e i pashpjeguem. Nëse e bajmë: A-be-n‟zi, a-be-n‟zaj-o, na del plotësisht i kuptueshëm në shqip. Prindi, duke dashë që i biri të jetë i ditun, i thotë: A,ben-n‟zaj, mëso. Për goca mund të bahet Abenzia. Abenza. Abeono. A-be-on-o.Emnin e kuptoj me fjalët: A-be-joni osht. I ditun, me a,be, (abetare), i joni osht. Për goca bahet: Abeona. Abbondio. A-b-bon-di-o. Në variantin e vjetër atlantideas, duhet të ketë qenë A,b-bon-di-ò, që në shqip don të thotë: a-bbon, ban die, dituni, ose me nji kombinim fjalësh që marrin kuptim me anën e shqipes dhe të italishtes. Emni don të thotë: 26
A,b-bon,(buono), dmth, mirë-din. Si gjithmonë, fjala ò, osht, asht e mavonëshme. Për goca mund të bahet Abondia. Abibo. A-bi-bo. Asht nji kombim fjalësh që marrin kuptim në gjuhën shqipe gegënishte: a,bi-bo, bon, dmth se prindi kur i ven këtë emën fëmijës, don që ai të shkruajë e t‟u mësojë të tjerëve dituninë, dmth: a,bi-në, abetaren bon. Ky emën përdoret dhe në Shqipni në formën: Abib. Për goca mund të bahet Abiba. Abidos. A-bi-do-os. Asht variant i emnit të masipërm në greqisht dhe e kuptoj si: A-bi-don osht. Abele. A-b-e-le. Asht emni i nji prej çunave të Adamit (Ademit), por simbas meje në lashtësi duhet të jetë shkruejtë: A,be-e-le, dmth se prindi arsimdashës, me lindjen e atij djali, mendon se me këtë emën shpreson të ketë nji fëmijë që ka lindun bashkë me dituninë,me:a, be, me abetare të mësueme. Siç asht, mund të përdoret dhe për femna. Abramio. Abrami-o. Asht emën i njajtë me Abramo. Abramo. Abramo. Asht emni i profetit Ibrahim. Në dokumentat antike quhet: A-vram-i, Avraham.(A-i- vrami) Nëse e shifni, edhe në kombinimet e këtij emni mund të nxirren kuptime nga gjuha shqipe, po të dihet se për pak vrau të birin për fjalën e dhane zotit, në shqip”Besa”, që ka pasun ma vlerë se vetë jeta e personit dhe ma vlerë se jeta e fëmijës së vetëm të tij, që ishte mbi jetën e personit vetë. Aca. A-ka. Kuptimi këtij emni na kujton emnin: A-dem, që mund të ketë qenë krahasue me emnin e mashkullit të lopës. Ka mundësi që emni Aka të thotë pikërisht këte gja: Asht i fuqishëm si kau. Ka qenë përdorë si emën çunash. Për goca nuk shkon. Acacio. Aka-ci-o. Me arsyetimin e emnit: A-ka, ky emën kuptohet: asht i fuqishëm si kau, shif si osht. Në nji variant të vjetër, ky emën me del si: Aga-çi-o dhe atëhere ky emën merr kuptimin si fjalia: Aga çi, që ò,osht, dmth asht zotni. Për goca nuk shkon. Në variantin greqisht bahet: Akakios. 27
Acaicos. A-ka-ai-ko-os. Ak-ai-ko-os. Emën grek. Në variantin e parë kemi: ash kau ai ko osht. Nëse e bajmë si ma sipër: Agai ko osht emni merr kuptim në shqip. Në variantin e dytë kuptohen fjalët: Hak, ai osht, i drejtë ai osht. Për goca nuk shkon, sepse fjala “ai” asht për çuna. Acario. A-ca-ar-i-o. Në shqip: A-ç‟a-ari-o, A-ka-ari-o, që shpjegohet në dy mënyra: mund të jetë emën shumë i vjetër, që i zbërthyem na del: à-ka-ar, që don të thotë se ai femijë asht zotnues, ka ar (në virtyte), ose: A çfarë ari osht. Mbaresa “i” asht karakteristike në gjuhën shqipe, ndërsa mbaresa tjetër:”o”, siç e kam shpjegue ma sipër i jep emnit kuptim dëftues, kështu na del: Akari-ò dmth Akari-osht. Në variantin tjetër, ky emën mund të jetë ma i ri dhe del kombinim shqiptaro-italian, sepse do të kemi: à-cari-ò, à kari ò, (asht i shtrenjtë osht), por nuk më duket bindës. Për goca bahet Acaria, Açaria, Akaria. Achille. A-chi-lle, A-ki-il-le, në shqip shkruhet Akili. Asht emën që e ka pasun dhe heroi legjendar i Trojës. Shpjegohet plotësisht me anën e gjuhës shqipe si shprehja: A-ki-il-e, ose: aki-(i)-le, që don të thotë se kur ka lind ai fëmijë, të afërmit, të mrekulluem parashohin se ka lind nji hero, pyesin prindin: A-kie-le, kush na paska lindun që po na gëzon shtëpinë!? Në variantin e dytë kuptoj fjalët: A ki illi ish le, a ky Ylli-esht le? dhe afron ma shumë me variantin në shqip: Akili, që ka pas edhe nji emën të dytë që ishte: Aspet, të cilën e kanë vlerësue si fjala shqipe: asht i shpejtë, sepse Akili ishte shumë i shpejtë në garat olimpike. Kështu siç asht mund të përdoret edhe si emën femnor. Achillios. A-ki-illi-os. Asht varianti greqisht i emnit të Akilit, ku shifet prapashtesa “os” me kuptimin si folja shqipe: “osht”. Në nji variant tjetër asht shkruejtë: Akilleus, që asht emni: Akile me mrapashtesën us, usht, asht dhe përforcohet mendimi 28
se emni i Akilit duhet të kuptohet vetëm në shqip si: Asht ky ylli që ka le. Per goca bahet: Akillia. Acilio. A-cili-ò. Ac-ili-o. Në shqip lexohet Açilio dhe asht i kuptueshëm, po ta shkruejmë: à-çili-ò që don të thotë se ai fëmijë ka lind i çelët, bardhë. Me fjalën”çil” thërriten edhe sot në Shqipni kuajt e bardhë, të çelët dhe njerëzit bjondë e me quka në fytyrë. Në shqip fjala çil=çel. Variantin e dyte e kuptoj si:Aç,asht Ili o. Për goca mund të bahet Acilia,Açilia. Achira. A-ki-ir-a. Ac-hir-a. Në këtë emën kuptoj fjalët: asht ki ir-a, aç hir-a. Fjala “ir” në dialekte të ndryshme shndërrohet në: yr, ose ur. Emni mund të përdoret për të dyja gjinitë. Acylino. A-ky-yli-in-o. Grek. Me këtë ndamje, në shqip emni nuk don shpjegim. Për goca bahet: Akylina. Aciscolo. A-cis-co-lo. Në dialektin çam edhe sot po kështu thuhet: à çin ke lè? Na del emën i bukur në formën e nji pyetjeje. Për goca bahet: Aciscola, Açiskole. Acrisio. A-kri-si-o. Në shqip shkruhet: Akrisio, Akrizio dhe merr kuptim, sepse na del: à-kri-zi, dmth që ai fëmijë ka lindun ezmer, kokëzi, me flokë të zez, pastaj bahet Akrizi-ò,osht, ose: asht kri (shif) si o. Për goca duhet të jetë Acrisia, Akrisie, Akrisia, Acrizie. Ada. A-da. Asht vu ke emnat femnorë. Në shqip zbërthehet në: Asht dhanë, ose asht da (nga Zoti), për t‟u ba fëmijë i famshëm. Mund të përdoret për të dy sekset. Adalardo. A-dal-ar-do. A-da-al-ar-do, në shqip shpjegohet po ta zbërthejmë me shprehjen: à-dal, ar-do, dho, që e shpjegueme për të gjithë don të thotë: asht dalë (lind), ar do, dmth ar dho. Emën shumë i bukur sepse prindi i gëzuem i shprehet miqve: Me lindjen e këtij djali, zoti më dha nji fëmijë të çmueshëm si ari. Variantin e dyte e kuptoj si: Asht lind, me krahe fluturues, ar dho (zoti). Për goca bahet: Adalarda. 29
Adalberto. A-dal-bert-o, A-dal-b‟er-t‟o. Në shqip shpjegohet si: à-dal, bert-ò, që e shpjegueme për të gjithë, duhet të interpretohet kështu: ka dalë, (ka lind), bert-ò, ku fjalët bert-ò janë të njivlefshme me fjalët shqipe: i pirë-ò, i pir-sosun osht. Siç e kam theksue ma sipër, popullsia autoktone albanafone, nëse do e quajmë kështu popullin autokton të Italisë, për nji njeri të përsosun, pir-sosun thoshte që ai: asht si uji i pastër e i kulluem, për ta pi në kupë, në gotë, e të kënaqesh sepse të heq etjen e të jep kënaqësi. Në italisht, në lashtësi fjala: i pirë = i bert, kështu mer kuptim dhe emni Bert-ò. Nëse fjalës”b‟ert” i vejmë apostrofin pas germës “b”, na interpretohet me gegënishte. Ba ert, ba si era, i-e lehtë si era. Në këtë mënyrë, emni merr kuptimin: A dalë, a lind, ba erë asht. Për goca bahet: Adalberta. Adalfredo. A-dal-fre-do, A-da-al-f-re-do. Në gjuhën shqipe zbërthehet plot kuptim në: à-dal, fre-do, që e shpjegueme për të gjithë, don të thotë se prindi u thotë të afërmve: à dalë (ka lindun) nji fëmijë shumë i shkathët e i fortë, si nji kalë i fuqishëm, që për ta përmbajtun fre-don. Në variantin e dytë kuptoj fjalët: Asht dhanë, asht lind krahu fluturues(al-f) re, mret të dho. Po të bahet në gjininë femnore e ndryshon kuptimin. Adalgiso. A-dal-gis-o, në gjuhën shqipe zbërthehet në: à-dal, gis-ò, dmth se à dal (ka lindun) nji fëmijë, që i asaj rrace osht (Gjis-ò). Kështu shofim që prindi i mburret të afërmëve: Shikoni se çfarë rracë i fortë asht djali im. Për goca bahet: Adalgisa. Adalrico. A-dal-ri-co, A-da-al-ri-ko. Asht nji fjalë që don të thotë: asht dalë (lindun) rri ko, rrin ko. Për goca i ndryshon pak kuptimi. Në variantin e dytë bahet: Asht dhanë krahu fluturues që rrin ko, rrin këtu, ose: na rinon këtu. Për goca mund të bahet Adalrica, Adalrika. Adamo, në shqip A-dem, asht dhe emni i tatës tem. Ky emën, ashtu siç janë dhe shumë emna shenjtësh, mund të zbërthehet me 30
disa kuptime: à-dam-ò, ku fjala e parë dhe e fundit janë të kuptueshme. Fjala “dam”, nëse e krahasojmë me fjalën shqipe “dem”, janë dy fjalë të njillojta për dy dialektet e Shqipnisë, që mund të shpjegojë dhe legjendën e Adamit ose Ademit me Evën (Havanë), që, duke hangër mollën e ndalueme, i banë dam, dem vetes, por njikohësisht u danë, u banë të dam, të ndam nga qeniet e pavdekëshme dhe u kthyen në persona që mund të lindnin fëmijë, por që edhe duhej të vdisnin. Njikohësisht dem quhen dhe meshkujt e fuqishëm të lopëve, që përdoren për të shtue rracën. Simas kuptimit te fundi nuk shkon per goca. Sima dy kuptimeve te para, per goca bahet: Adama. Adelaide. A-dela-i-de. Nga ndarja e bame i shifet kuptimi në shqip si: A dela, (dele) i dheut. Duket emën në formën e nji pyetjeje. Asht emën femnor, sepse delet janë femna, por mbaresa: i dheut te ban ta kuptosh edhe per çuna. Adelasia. A-dela-si-a. Edhe ky emën asht vetëm për goca dhe në shqip kuptohet si emni i masipërm. Adele. A-dele. Në këtë emën për goca, shifet menjiherë kuptimi në shqip: asht e urtë si dele. Adelina. A-del-ina. A-de-el-in-a. Edhe ky emën femnor kuptohet në shqip me fjalinë: Asht delja ina, jona, ose: Asht de, era jonë asht. Me kuptimin e dyte, per çuna bahet: Adelin-o. Adelardo. A-del-ar-do, në gjuhën shqipe ndahet në: à-del, ardo, dho, ku fjala “del” asht e diskutueshme, sepse në shqip don të thotë del=dal, por delja asht nji kafshë e butë me të cilën krahasoheshin njerëzit e urtë. Në njanin variant do kemi: a del, a lind, ar të jep dhe në variantin e dytë do të kemi: asht dele, ar të jep. Në të dy variantet, asht emën i bukur. Për goca mund të bahet: Adelarda. Adelberto. A-del-bert-o, A-del-b‟ert-o, asht fjalë që në shqip zbërthehet: à-del-bert-ò, që, ashtu si ke emni sipër, fjala “del” mund të interpretohet si ma sipër dhe fjala “bert”= me fjalën 31
shqipe “i pirë”, ose: b‟ert. Emni mund të interpretohet në dy mënyra: asht dele, e si uji i kulluar që të vjen dëshira ta pish dhe në variantin e dytë do të kemi: asht dalë (ka lindun), ba erë osht.. Në të dy variantet asht emën i bukur. Për goca mund të bahet: Adelberta. Adelchi. A-del-chi, në shqip shkruhet: Adelki, që e ndame na zbërthehet në: à-de-el-ki, që don të thotë: asht de-erë ky (ki) ose asht lindun ky. Për goca nuk shkon, sepse fjala”ki” asht në mashkullore. Adelfo. A-del-fo, A-de-el-f-o, e shkruejtun si ma sipër, na del: à-del-fo që në dy variantet mund të shpjegohet si: asht dele e fome (ngopme) ose: ka lindun, dalë i fomun (i ngopun). Në dialektin geg fjala fo, fom, fomun=ngopun. Në variantin e dytë kuptoj fjalet: Asht de, erë fluturake osht, ku në lashtesi fjala “de” ka qenë përdor me kuptimin: dhe, tokë ose: dhe, me dhanë. Fjala “el” në formë përkëdhelie përdoret në vend të fjales “er”, erë. Germën “f” do e shofim në shumë kombinime emnash ku më del me kuptimin: flutura, fluturim, ose, siç i kanë pas thonë të parët tanë: flur (dmth fluturon shumë shpejt). Me këto arsyetime emnin e kuptoj me fjalët: Asht dheu, erë flur-a-ke osht, asht i madh sa toka, ma i shpejtë se era osht. Për goca bahet: Adelfa. Adelgardo. A-de-el-g-ar-do, mund të interpretohet njisoj si emni Adalardo, ku germa “g” asht shtue në vend të fjalës “gi”, gji, rracë, dhe emni mer kuptimin: Asht de-erë, gji, rracë ari të dho. Për goca mund të përdoret në formën: Adelgiarda, Adelgjarda. Adelmo. A-del-mo, A-de-el-m‟o. Shpjegohet si fjala: à-delmo, që don të thotë, asht lindun, asht dal njani tashti. Në dialektin geg fjala “mo”= tashti ose me fjalën mo-re, o-re. Në variantin tjetër mund të jetë: Asht dele, more. ( Ku fjala “more”,”o-re”, mendoj se në fillimet e saj asht përdorun siç themi 32
sot: mo mret, or mret, ku fjala “re” e dijmë se i thonë resë në qiell, por edhe mretit-re, që asht si reja, mbi të gjithë.) Në variantin e dytë kuptoj fjalët: Asht de, erë më osht, asht sa dheu, sa toka, fllad ere (el) më osht. Për goca mund të përdoret si: Adelma. Adeodato. A-deo-dat-o, asht nji emën që mund të interpretohet në à-de-o-d‟at-o; a-dhe-o-dhan at (i ditun)-o, që në shqip don të thotë: asht zot i ditunive dhe pleqsive, i madh sa toka dhanës ditunie ò. Për goca bahet: Adeodata. Adina. A-dina. Në shqip kuptohet si emni: asht e dituna. Në gjuhën ruse fjala”adin” don të thotë: Ni, nji dhe nga kjo fjalë më del dhe kuptimi i numrit NJI, sepse bahet: à-di-in-a, asht e dituna, njina, njona. Për çuna mund të bahet: Adin-o. Adolfo. A-dol-f-o. A-do-ol-f-o. Mendoj se do ishte ma i saktë, nëse do ishte shkruejtë: A-dal-f-o, me kuptimin që ai fëmijë ka lind fluturak si engjëll. Në variantin e dytë, kuptoj fjalët: Asht dhonë (nga Zoti) krah fluturak osht. Për goca mund të bahet: Adolfa. Adolorata. A-dol-or-at-a. Në italisht fjala”dolor” ka kuptimin: dhimbje, por kuptimi i emnit nuk ka lidhje me këtë fjalë, sepse kemi: A dol, asht dal or at a, asht dalë ar i ditun asht. Mbahet si emën femnor, por me këte kuptim mund të përdoret për të dy sekset, ose për çuna mund të përdoret: Adolorato. Adone. A-don-e, asht emën me shumë kuptim në të dyja gjuhët. Në shqip don të thotë: à-dhonë, siç i themi dhe sot kur lind femija: të ka dhonë, të ka falë zoti nji fëmijë. Edhe në italisht ka po këtë kuptim fjala dono=dhuratë. Fjala në shqip e në italisht ndahet në à-don-e, që në shqip don të thotë: à dhonë esht. Për goca mund të përdoret siç asht ose të bahet: Adona. Adria. A-dri-a. Asht fut ke emnat femnorë, por siç shifet kuptimi në shqip: Asht drit-à, a ndrit asht, mund të përdoret për të dy sekset. Në Shqipni përdoret thjesht: Drin, Drita. 33
Adriano. A-dri-an-o, asht emën i fisit Ilir të Adrianëve. Fjala zbërthehet në: à-drit-jan,ose: asht dritë Hane o. E gjithë fjala mund të shkruhet në italisht: Adrian-ò, ose Adrian-osht. Përdoret shumë dhe në Shqipni. Për goca bahet: Adriana. Adrianopoli. A-dri-an-o-poli. Në këte emën qyteti, kuptimin e fjalës “Adriano” e dijmë, ndërsa fjala “Poli” nga studiues të ndryshem quhet: pol, qendër, por mund të jetë edhe fjala shqipe: polli, pjellë, kështu që emni i këtij qyteti bahet: Pjellë, vepër e adrianëve, ose: Adrianë polli. Adrione. A-dri-on-e, zbërthehet në à-drit-jon, plot kuptim në gjuhën shqipe. Germa “e” në fund e plotëson këtë emën në italisht, ashtu siç ndodh me germën “o” dhe do të kemi: Adrione, dmth Adrijon-është. Për goca mund të përdoret po ky emën ose mund të bahet: Adriona. Aethalas. A-et-hal-as. Emën grek. Në shqip, italisht dhe, po shof dhe në greqisht, shpesh herë vihet germa “h” para zanoreve. Në shqip psh: Ala = Hala, Ana=Hana. Këtë emën e shpjegoj me fjalët: Asht i dituni(et), krah fluturues asht. Mendoj se asht i bukur për të dyja gjinitë. Aetherios. A-et-heri-os. Emën grek. Me arsyetimin e emnit të masipërm, këtë emën e kuptoj si: Asht i ditun, si eri osht. Kuptohet që asht emën mashkullor, sepse thotë:”eri” dhe jo”era”, që asht femnore. Afro, asht emën puro shqip dhe nuk don shpjegim. Me këtë fjalë asht kombinue emni i perëndeshës Afro-dita dhe i yllit të mëngjezit, sabahut, Afër-dita, që nuk duen shpjegim në shqip, sepse quhet: Afrodita, Afro-dita, Afron dita. Në këtë formë mund të përdoret edhe për goca. Agabio. Aga-bi-o, asht emën puro shqip, me origjinë shumë të lashtë. Fjala “aga”, përdoret edhe sot, në shenjë rrespekti para emnave të burrave të shtëpisë, kur nuset e reja i thërrisnin psh: Aga Adriano, Aga Adem etj. Emni Agabio ka kuptimin: Bij të 34
agait, bij të zotnisë. Në italisht bahet: Agabi-ò, Agabi-osht. Sot po përdoret ma rrallë. Për goca bahet: Agabia. Emni Aga, Ago, Ag dhe Ag-im i quaj të njajtë. Agamenone. Aga-menon-e, asht emën shumë i vjetër, që në gjuhën shqipe nuk don shpjegim, sepse po ta ndajmë në Agamenon asht i kuptueshëm si fjala Agai i mençun. Ashtu si të gjithë emnat e tjerë, në italisht i shtohet germa “e” në fund dhe do të kemi: Agamenon-e, Agamenon-esht. Për goca nuk shkon. Agape. Aga-pe, po të zbërthehet në Aga-pe në gjuhën shqipe, nuk do shpjegim, sepse të afërmit i thonë: Aga-pe, prindërve të gëzuem për lindjen e atij djali. Për goca nuk shkon, megjithëse ky emën përdoret edhe për femna. Agapito. Aga-pit-o. Emën që në shqip zbërthehet në Aga-pit-o, ku fjala pit, i pirë, që në disa emna sipër e kemi hasun me variantin italisht ”bert”, na del emën shumë i bukur, që ka këtë kuptim: Aga i pirë o, osht, ose Aga i kulluem si uji i pijshëm osht. Për goca nuk shkon. Në greqisht bahet: Agapios. Agata. Aga-t-a. Asht emën që përdoret ma shumë për goca, por simbas mendimit tim duhet të jetë vetëm për çuna, sepse fjala”aga” ka qenë përdorë e përdoret në shenjë rrespekti vetëm për burrat: aga të asht. Në italisht mund të interpretohet si: a-gata e na del: asht qetja, macja, e nuk besoj t‟i pëlqejë ndonjanës të krahasohet me qeten. Agathangelos. Agath-angel-os. Asht varianti në greqisht, që duhet të jetë emni i masipërm, me shtesën: Angel-osht. Agathe. Aga-t‟he. Grek. Asht në listën e emnave femnorë, që mendoj se nuk asht i përshtatshëm. Ky emën shkon ma tepër për çuna dhe kuptohet si: Aga-t‟e, aga të esht. Agathonikos. Aga-thoni-ko-os. Asht emën grek që kuptohet menjiherë në shqip si: Agai thoni ko, këtu osht. Asht emën çunash. Për goca nuk shkon. 35
Agatokle. Aga-at-o-k-le. Emni do ishte ma i plotë nëse do shkruhej: Aga-at-o-ke-le, që e kuptoj me fjalët: Aga, i ditun(at) o ke le. Nuk bahet emën femnor. Agazio. Aga-zi-o , që po ta zbërthejmë në gjuhën shqipe do të kemi: Aga-zi-ò, që don të thotë se ai fëmijë ka lindun ezmer, zikosh, ose kemi dhe Aga-si-o, që mund të jetë ma i saktë me kuptimin në dialektin geg: Aga si(që) ò, dmth asht aga, zotni.. Në italisht, shpesh herë, germa “z” zavendësohet me germën ”s”. Për goca nuk shkon. Agelao. Ag-e-la-o. Ilir. Emni do ishte ma i plotë nëse e shkruajmë: Aga-e-la-o, që kuptohet menjiherë në shqip me fjalët: Aga e la, aga e la në jetë, e lindi. Për goca nuk ban. Agenore. Ag-e-nor-e. Fjala e zbërthyeme na del: Ag(a)-è-nore. Dy fjalët e para tashmë i dijme. Fjala “n‟ore” në shqip don të thotë: nor = ner = nder, por e ka origjinën nga gjesti shumë i vjetër i popullit atlantideo-albano-shqiptar që të japin dorën, n‟ore=në dorë, të japin “Besën” e të kanë dhanë zemrën në dorë. Të gjithë fjalën duhet ta kuptojme si: Ag(a) è (eshtë) me besë. Për goca nuk shkon. Agesilao. Ag-es-il-o, zbërthehet në Ag(a)-es-il-a, E gjithë fjalia mund të interpretohet si: Ag(a)-è, eshtë, il, yllë asht. Për goca nuk shkon. Agnese. Agn-es-e. Asht i regjistruem si emën femnor. Fjala “agn”, duhet të jetë fjala: aga, por në dialekt mund të kuptohet me agun, agimin e ditës dhe emni merr kuptimin: Agime esht. Në greqisht dhe ilirisht asht: Agnes. (Anjes) Agostino. Ag-ost-in-o, asht emën shumë i vjetër e shumë i përdorun edhe në Shqipni. E zbërthej në: Ag-ost-in, që don të thotë: Ag(a) osht in, yni o. Nëse fjalën “ag” e marrim si fjalën shqipe agim, emni mund të shkojë edhe për goca si: Agostina. Agricola. Ag-ri-ko-la. Emën mashkullor që në shqip kuptohet menjiherë me fjalët: Ag të ri ko la (në jetë). Për goca nuk shkon. 36
Agrippa. Ag-ri-ppa. Ag-ri-ip-pa.Simbas meje, e zbërthyeme në Ag(a)-ri-pp-à, duhet të jetë e njivlefshme me fjalën: Agai i ri po, po-à. Duke mendue se fjalët “po, po” në italisht i thonë gaznave të njeriut, që mos tingëllojë keq ky emën, e kanë lanë vetëm me dy ”pp”. Nëse fjalèn “ag” do e marrim si fjalën shqipe: agim, ky emën na del me kuptim për të dy sekset sepse më jep kuptimin: Agimi i ri (asht) pa, dmth se me lindjen e atij fëmije, të afërmit po shofin se po agon nji rracë e mirë. Variantin e dyte e kuptoj si: Aga i ri e i pame. Për goca ka qenë përdor: Agripina, Ag-ri-pi-ina, Ag-ri-pin-a dhe ka kuptim. Afrani. A-fr-ani-o. Emnin e kuptoj me fjalët: asht flutur si Hanë o. Për goca bahet: Afrana. Aiace. Aiak-e. Simbas zbërthimit të bamë ma sipër do të kemi: A-iaç-è ose A-iak-è ose A-jak-è. Emni Ajak, Ajaks ka qenë emën që e kanë pasun shumë mbretën të lavdishëm në lashtësi në territoret e Ilirisë, kështu, që fëmija t‟i ngjante këtyne mbretënve, i asht vu emni Ajaks dhe fjala “e” në fund e përforcon këtë sepse na del: Ajak-è, esht. Në italisht, për efekt se germat “c” dhe “e” së bashku lexohen “çe”, fjala e humb kuptimin e saj, sepse lexohet: Aiaçe, qe don te thote: Ai asht-e, ai jete esht. Ajaksi kujtohet e nderohet në Hollandë, si mbreti që udhëhoqi popullin ilir atje dhe krijuan kombësinë e Hollandës. Për goca nuk shkon. Aida. Ai-da. Në shqip kuptohet me fjalinë: Ai (Zoti) e dha. Në këtë formë mund të përdoret për të dy sekset. Aidano, Ai-dan-o. Ai-da-an-o. Në shqip duhet të ketë qenë: Ai-dhanë-ò, osht. Varianti i dyte asht: Ai (Zoti) dha Hanen o. Për ne shqiptarët duket emën i bukur që nuk don shpjegim dhe asht i ngjashëm me emnin: Le-ka. Aimone, Ai-mon-e. Ai-m‟on-e. Në shqip bahet: Ai-mon-è. Në këtë mënyrë nuk ka kuptim, por nëse marrim parasysh se populli ynë, krahas emnit Amon, që ka qenë emni i Zotit të madh, 37
përdor dhe shkurtimin e këtij emni:-Mon, që asht shumë i përhapun në Shqipni e duke e bashkue me këtë fjalë, emni i masipërm merr kuptim sepse na del: Ai, Amoni-è, eshtë, ose në të folmen e popullit do kemi: Ai, Moni-è, eshtë. Duhet të ketë qenë emni i ndoji perëndie, sepse populli atlantidheo-arian i Europës nuk e kishte në natyrën e tij që fëmijën e vet ta krahasonte me zotin. Në variantin e dytë, kuptoj fjalët: Ai m‟i Honë esht. Emni asht vetëm për çuna. Ahmet. Ah-met. Shqip. Me emna pemësh dhe lulesh, janë kombinue shpesh emnat e të parëve tanë. Pema e ahut simbolizonte forcë, jetëgjatësi dhe bukuri. Për goca nuk kombinon, sepse pema e ahut asht në gjininë mashkullore. Afmet. A-f-m‟et. Shqip. Duket si emni i masipërm, por i zbërthyem duhet të ketë pas kuptimin: a fluturak met, asht mbet (në jetë), nji futura me dituni (et). Ky emën mund të bahet për goca si: Afmete, Afmeta. -.-.-.-.-.-.-.-.Disa emna që do shikoni ma poshtë fillojnë me fjalën “al”, që asht shumë e përhapun nëpër popujt e Europës. Duke mendue se fjala “Ali” asht përdorun si emën shumë i vjetër nga popujt e lashtë atlantidheas-albanë të Europës, mendoj se fjala ”AL” do të jetë origjina e emnit “Ali”. Edhe në kombinimet me këte fjalë, emnat marrin kuptim. Mendoj që emni “Ali” dhe fjalët”al”,”ala”,”ali” në italisht, duan të thonë: krah për fluturim si ato të shpendëve dhe të aeroplanëve e duhet të kenë qenë të njajta me emnin “ali”. Njikohësisht, me anën e kësaj fjale na zbulohet dhe kuptimi i maleve: Al-pe, Al-pi, që nuk duen shpjegim në gjuhën shqipe që kuptohen si fjalët: Al (krahët fluturues) pe atje në majë të këtyne maleve. Fjala “pi” në dialekte të gegënishtes zavendëson fjalën ”pe”, ose mund të jetë përdor si fjala”pij”, me kuptimin se në majë të atyne maleve mund t‟i takoje krahët e kohës e mund të pije nga ato. Emni i 38
maleve Ur-al-e dhe emni Ar-al kuptohen menjiherë në shqip. Në disa kombinime emnash, fjala”al” zavendësohet me fjalën “ol”, që mendoj se janë e njajta gja. Nga lashtësia na asht transmetue deri në ditët e sotme nji provë bindëse për këte shpjegim. Në lashtësi, fisi i Molosëve, që banonte në jug të Shqipnisë, shpesh herë thërriteshin: Malas, M‟al-as, që, simbas ndamjes, don të thotë: Më al asht, ose: Mi al asht. Edhe emni Molos, M‟ol-os, simbas ndamjes së bame, por në dialektin tjetër, na thotë të njajtën gja: Më ol osht, mi ol osht, mbi al asht, mbi krahun fluturues asht. Zbërthimi i emnave të maposhtëm, me ndihmën e fjalës “AL”, mendoj që do jetë interesant. Al. Ky emën i thjeshtë dhe me kuptim në popujt e Europës përdoret shpesh, bashkë me emnin Ali, kuptimin e të cilave e kam shpjegue këtu ma sipër. Në Shqipni kam ndigjue shumë emna që kombinohen me fjalën Al si: All-meta, All-a, Allai, All-aj-beu etj, ku shof dhe emnat Alla, Allah, (Al-la, All-a, Allah), që mund të kenë origjinë albanofone. Alabana. Al-a-ba-ana. Me ndamjen e bame, kuptoj fjalët: Krah fluturues asht ba Hana. Për çuna mund të bahet: Alaban-o. Aladino. Al-a-din-o. Në pamje të parë duket si emën arap, por, po ta zbërthejmë simbas mënyrës teme, do të kemi: Ala-din-ò e më del puro shqip, sepse don të thotë: Aliu din. Fjala “ò” e shtueme mbraba e ban: Aladin-ò,osht, ose; Ala, (fëmija me flatra)-din-o. Në gjininë femnore mund të përdoret: Aladina. Alamanno. Alemano. Ala-mann-o. Al-a-m‟an-n‟o. Keto emna i japin ma kuptim fjalëve Ala, Ali, sepse zbërthehet në: Ala-mann-ò, që duket si fjalë italo-shqipe, por, duke pa se asht përdorun dhe nga personazhe të përshkruem nga Homeri në luftën e Trojës, ku na jep nji personazh me emnin Ali nga teritori Ilir, mund të them se emni Ali, i përdorun nga Arabia deri në 39
Amerikë, don të thotë pikërisht ashtu siç e ka kuptimin në italisht, dmth krah fluturues. Atëherë emnin Ala-man-ò, e zbërthej në: krahë man, mban, dmth se prindi i uron fëmijës që të bahet me krahë e të fluturojë, siç urojmë shpesh edhe sot. Në variantin e dytë kuptoj fjalët: Al asht, mi, mbi Hanë na osht. Nëse e marrim të gjithën në italisht, nuk del me shumë kuptim, sepse na del: Krahë dor, krahë duar-ò. Në gjininë femnore asht: Alamana. Alano. Al-an-o. Simbas meje duhet të ketë qenë: Al-janë, ku germa “j” jona, në italisht hiqet. Emni don të thotë: Të lehtë si krahët e shpendit janë. Germa “ò” mbrapa asht si ke gjithë të tjerat dhe i jep emnit formë dëftore: Alan-ò,osht. Në formën femnore mund të përdoret si: Alana, që merr dy kuptime. Kuptimi i parë asht si ma sipër dhe i dyti në formën Al-an-o, që dmth: krahët e hanës. Emën shumë rromantik. Për goca bahet: Alana. Alarico. Al-ar-ik-o. Al-ari-ç‟o. Ky emën zbërthehet në Al-arik, që e kuptoj si fjalën: Me krahë (me ali) ar ik, fluturo(ose: i ikun, i shetitun, i ditun etj). Emën shumë rromantik. Në variantin e dytë bahet: Krah ari çosht. Germa “ò” i vihet si gjithë të tjerave. Mund të përdoret edhe si emën femnor në formën Alarica, Alarika. Alato. Al-at-o. Kuptohet menjihere me fjalet: Krah fluturues dhe i ditun(at) osht. Per goca bahet: Alata. Thuhet se ka qene emni i nji perendie ne arabine antike. Albano. Alb-an-o. Al-ba-an-o. Në këtë emen dhe në disa të tjera ma poshtë shofim se rranja e emnit asht fjala “alba”, që në lashtësi ka qenë përdorë si fjala “zbardh” dhe asht ruejtë në gjuhën italiane dhe shpreh lindjen e diellit, ose ma saktë përfaqëson zbardhjen e tokës nga ndriçimi i diellit. Nuk asht e rastit, që qysh para ma shumë se 3 000 vjetësh, fjala “Alba” asht përdorun njikohësisht për të tregue karakteristikën e bardhë, të 40
çelët të ngjyrës së fytyrës të njerëzve, por edhe të banorëve që banonin në drejtimin nga lindja e diellit, të shqiptarëve, dmth nga “alba”, për italianët që banonin në perëndim. Fjala e ndame na del: Alban-ò, pra: i zbardhët, i çelët osht. Germa “ò”, ”osht”, asht e mavonshme. Në vetvete fjala “Alba”, me anë të gjuhës shqipe ndahet në: Al-ba, Al-ban, ku fjala “al”,”ali” quheshin dhe quhet në italisht krahu i shpendit, krahu i aeroplanit, krah fluturues, ndërsa “ba” asht folje që e gjej qysh nga shkrimet e Thotit, para ma shume se 12 000 vjetësh e deri në ditët tona me kuptimin që ka sot. Përdoret po me atë kuptim në popullsinë shqiptare. Simbas të parëve tanë, zbardhja e ditës thuhej: Si krah i bardhë që futuron n‟alt, në qiell, asht ba. Qysh nga kohët e lashta ka ngelë shprehja: Fluturon koha. Ne i themi sot: Nji vetull drite nisi të dalë. Në shqip asht fjala ”nalt, n‟alt”, në alt, mbi alt, që ka ngelun nga lashtësia dhe që asht e njivlefshme me fjalën italishte: “alt”, alt-o,( e naltë osht). Asht dhe fjala “Saba”, sa-ba, shumë kuptimplote në shqip, që ka kuptimin: Sapo ka fillu të bahet dita. Në përfundim them se emni Al-ba-an-o don të thotë: Lindje e Hanës, ose lindorë janë; e kam përsëritun se në italishten e vjetër, fjala “an” mund të ketë qenë e njivlevshme me emnin e Hanës ose me foljen “janë” tonën dhe asht lanë në shumës në shenjë rrespekti, në shumë emna të vjetër. Germa ò, në fund, si gjithmonë, zavendëson foljen osht, për t‟i dhanë emnit formën dëftore:Alban-ò, osht.Për goca bahet: Albana. Alberico. Alb-er-ic-o. Al-b‟er-ic-o. I zbërthyem në Alb-er-ikò, na del shumë emën rromantik, sepse kemi: Nga lind dielli-erë ik, me kuptimin që prindi me ketë emën i uron fëmijës së tij të drejtohet në jetë gjithmonë nga e mira, nga zbardh dita, e jo nga e keqja, që përfaqesohet edhe sot nga e zeza, nga errësina. Në variantin tjetër merr kuptimin: Al (krahu fluturues) ba erë ò, osht. Për gjininë femnore bahet: Alberica, Alberika. 41
Alberto. Al-ber-to. Këte emën të zbërthyem në: Al-bert-ò, e shpjegoj me italishten si fjalët: Krahë lehti, për ta pi në kupë –ò. Në variantin femnor shkruhet Albert-à. Një tjetër variant me kuptim i zbërthimit të këtij emni asht dhe: Alb-ert-ò, që don të thotë: Erë e lindjes ò ose à, asht. Edhe ky asht emën shumë i bukur. Për goca bahet: Alberta. Albino. Al-bi-in-o. Nga zbërthimi i këtij emni në: Al-bi-in-ò, kuptohet menjiherë fjalia: Al, biri inë, yni-ò ose për gjininë femnore: Albin-à. Albiana. Albiana. Zbërthehet në Al-bi-ana, që kuptohet menjiherë në shqip si fjala: Krahë të bie Hana, ose krah, bir Hane (je). Në këte variant mund të përdoret për të dyja gjinitë, ose për çuna mund të bahet: Albiano. Alboino Al-bo-in-o. Këtë emën e kuptoj me fjalët: Al-bo, njishi osht, ose: Krah fluturues bon, i yni osht, ose: Njishi osht. Për goca mund të bahet: Albaina. Albrico. Al-bri-co. Zbërthehet në: Al-bri-ço, që e kuptoj me fjalët: Krah fluturues dhe bri mbrojtës ç‟osht. Emën shumë i bukur, që në gjininë femnore bahet: Albrica, Albriça. Alceo. Al-ce-o. Zbërthehet në: Al-ç‟e-ò, që kuptohet me fjalinë italo-shqiptare: Al, krah që osht. Germa “ò” e ban: Alçe-ò, osht. Në variantin femnor bahet: Alcea. Alceste. Al-ceste. Zbërthehet në : Al-ç‟este, Al-ç‟është, në shqip kuptohet sikur po flitet sot. Në këtë emën të vjetër shofim foljen “Eshtë” të plotë. Kështu mund të përdoret dhe për goca ose: Alçesta. Alcibiade. Al-ci-bi-a-de. Zbërthehet në: Al-çi-bi-a-de. Në gjuhën e popullit mund të thuhet: Krahë, nji çikë bi, bir, nji çikë fëmijë à, asht de. Në këtë variant mund të përdoret edhe për goca. Në variantin greqisht asht: Alkiviades. Al-ki-vi-a-de-es, ku shpesh herë germa “b” shkëmbehet me germën “v”. (Arbanë=Arvanë). 42
Alcide. Alcide. Ky emën, i zbërthyem, asht ma i thjeshtë, sepse na del: Al-ki-de, Al-ç‟i-dhe, dhe kuptohet menjiherë si fjalia: Krahë që i dhe. Për goca mund te bahet: Alcida, Alçida. Alchimeda. Al-ki-me-da. Në shqip kuptohet menjiherë me fjalët: krah për të fluturue, ki më dha. Emni asht ndërtue për çuna. Për goca bahet: Alkjomedha, Alchiomeda, por nuk del shumë bukur. Alchimena. Alkimeno. Al-ki-men-a. Simbas ndamjes, emnin e kuptoj si: Krah fluturues (asht) ki, i mençëm asht. Emni asht formue për çuna. Për goca do të ishte: Alkjomena, Alchiomena. Alcino. Alcino. I zbërthyem na del: Al-ç‟i-in-o, që në shqip interpretohet: Krahu që i joni asht. Për goca bahet: Alçina. Aldo. Al-do. Asht emën që kuptohet menjiherë kur e zbërthejmë në: Al-do, Al-dho e kuptohet menjiherë si fjalia: Krahë të dho. Emën i bukur dhe preçiz. Për goca asht Alda. Aldobrando. Al-do-bran-do. Mund ta zbërthej në: Al-dobran-do, që, nëse e interpretojmë në shqip e në italisht, do të kemi: Krahë të dho, kope të dho. Në italisht, ”bran” don të thotë kur familja psh., e ujqëve, luanëve rritet në numër dhe krijon “br-an”, që asht fjalë shqipe: bërë (shumë) janë. Emni ka kuptimin se me lindjen e atij fëmije, familja t‟u shtue dhe t‟u forcue dhe prindi po futuron nga gëzimi. Emën shumë i bukur, që mund të përdoret edhe për goca në formën: Aldobranda. Alfio. Al-fi-o. I zbërthyem në: Al-fi-ò unë e interpretoj si: me krahë e me fije, me lidhje, me rranjë-ò, òsht. Në librin “Thoti i pavdekshëm na zbulon Atlantidën”, në botimin e dytë, kam shpjegue se emni Ma-fie asht i përbamë nga fjalët shqipe “ma”, mban dhe “fie”= penjët, fijet, lidhjet, rranjët, etj dhe më rezulton emni i druidëve të shejtë, që drejtonin jetën shpirtnore në lashtësi. Edhe në rastin e emnit Alfi fjala “fi” ka kuptimin e lidhjeve, rranjëve që shton familja me lindjen e atij fëmije. Emni 43
asht i shkurtën e preçiz, sepse na del kuptimi: Krahë dhe rranjë ò, osht. Për goca mund të bahet Alfia. Alfonso. Al-f-on-so. Në zbërthimin e këtij emni në: Al-f-ons-ò, Al-f-on-so, na dalin disa karakteristika që i hasim dhe në emna të tjerë. Në zbërthimin e emnit Del-f-hin kemi germën “f” të veçantë që shpreh fluturimin mbi ujë. Mendoj se asht krijim-fjale shumë i saktë i përdorun nga populli në lashtësi. Edhe në fjalën e maposhtëme: Al-f-re-do na del germa ”f” me po të njajtin kuptim. Fjala “ons” mund të jetë: Jons. Shkurtimi i fjalëve asht i natyrshëm në Shqipni. Emni tashti na del me kuptimin: Krah fluturues, joniani-ò, osht. Mund të përdoret dhe në gjininë femnore si Alfonsa. Alfredo. Al-f-re-do. Zbërthehet në: Al-f-re-do, Al-f-re-dho. Prindi, i gëzuem për lidjen e këtij fëmije, i thotë të afërmve: Më bani me krahë fluturues ky fëmijë dhe me ngriti deri ke retë. Për aq fjalë që ka emni Alfredo, shprehja asht shumë e bukur dhe domethanëse. Për gjininë femnore bahet: Alfreda Algiso. Al-gi-is-o. Nga zbërthimi në: Al-gi-is-ò, shofim se fjala gji ka qenë përdorë në lashtësi siç e përdorim edhe sot: ”gjini i familjes”. Emni merr kuptimin e bukur me fjalinë: Fëmija i lindun me krahë, i gjinit familjar, jetë (is) –ò, osht. Në femnore bahet: Algis-à, Algjisa. Alice. Ali-ce. Në italo-shqip asht: Krah fluturues ç‟është. Pavarsisht se asht në emnat femnorë, me këte kuptim mund të përdoret për të dy sekset. Alida. Al-i-da. Asht në listën e emnave femnorë, por simbas kuptimit: Al i dha, mund të kuptohet për të dy sekset, sepse kemi: al i dha(zoti). Mund të bahet për çuna si: Alido. Alidon. Al-i-don. Emën çunash, që përdoret në Shqipni dhe kuptohet menjiherë si: Al i dhonë, i lindun. Për goca bahet: Aledona. 44
Alina. Al-in-a. Asht në listën e emnave femnorë, por edhe ky emën mund të përdoret për të dy sekset, sepse më jep kuptimin: Krahu fluturues yni asht, ose: Njishi asht. Allegra. All-egra. Në shqip zbërtheht në: krah fluturuesja e egër asht dhe i jep kuptim këtij emni, që në italisht kuptohet si: E zhdërvjellët, e shkathët, qeflije etj, dhe nji futurake e egër i plotëson këto kushte. Për çuna bahet: Allegro. Alma. Al-m‟a. Në shqip kuptohet me fjalinë: Al(krah fluturues) më asht. Me këte kuptim, mund të përdoret për të dy sekset. Altea. Alt-e-a. Al-te-a. Në shqip ka kuptimin: Krah fluturues të asht, ose: E naltë të asht. Asht në listën e emnave femnorë. Për çuna mund të bahet: Alteo. Amalia. Am-ali-a. Në shqip kuptohet menjiherë me fjalinë: Mama me krahë asht, ku prindi i kësaj fëmije dëshiron që goca e tij të bahet nji mamë si engjëll, me krahë fluturues. Në dialektin çam, kur kërkojnë ndonji gja, të thonë: Am ali, më jep krah për të fluturue. Për çuna bahet: Amalio. Ali. Asht emni i stërgjyshit tem. Emnat Ali dhe Alie, janë shumë të përhapun në Shqipni dhe në shtete të ndryshme të Europës. Shpjegohet me italishten e sotme: Krah fluturues. Quhet gabimisht emën arap, por arapët e kanë përvetësue nga gjuha e atlantidheasve. Në Shqipni ndodhet me të vërtetë shpella e Ali Babait, nji shpellë e madhe ku futeshin anijet me vela në kohë stuhie. (Edhe ato të piratëve, që ishin shumë të përhapuna në detet e lashtësisë). Kjo shpellë ndodhet në ishullin shkëmbor të Sazanit tonë, Sezamit në italisht dhe nga aty asht përhapun legjenda në gjithë botën. Për goca do ishte ma i saktë nëse do bahej: Ala, por shkon edhe si Alie, Alia. Alime. Ali-im-e Në shqip: Ali-im, ose Ali-ime. Përdoret shumë në Shqipni e në shtete të tjera europiane dhe asht quejtë gabimisht emën arap. Kuptohet menjiherë përmbajtja e këtij 45
emni: Krah fluturues i imi esht. Me të drejtë, prindi futuron nga gëzimi kur i lind fëmija. Për çuna bahet: Alim-o. Aliosha. Ali-osh-à. Mbahet si emën rus, por siç shifet dhe nga zbërthimi në shqip, asht emën i vjetër atlantido-alban. Në këtë variant mund të përdoret si për femra ashtu dhe për meshkuj. Kuptimi duket qartë si: Ali-osht ku germa “a”, ndofta dhe “e”, duhet të jenë ma të vonëshme. Alighiero. E ndame në Ali-ghi-er, Ali-gji-er, kuptohet si fjalia: Me krahë, gji era-ò, òsht. Në gjininë femnore bahet: Aligiera. Aligjiera. Almerigo. Al-me-er-i-g-o. Simbas ndamjes kuptoj fjalët: Krah fluturues me fllad ere isht, gji, rracë osht. Në gjininë femnore bahet: Almeriga, Almerigjia. Alketi. Al-ke-ti. Simbas ndamjes së bame, kuptohet menjiherë. Për goca mund ë bahet: Alketa, që, e ndame në Al-ke-t‟a, Flutura-ke, të asht, i mbetet po ai kuptim. Almeta. Al-meta. Al-m‟et-a. Emën shqiptar, që kuptohet menjiherë me fjalët: Fluturak meta, ose: Fluturak me dituni(et) asht. Në këtë formë mund të përdoret për të dy sekset, por për çuna bahet dhe: Almet, Allmet. Almiro. Al-mir-o. Al-m‟ir-o. Sapo shofim fjalën mirë e kuptojmë se asht fjalë me kuptim shqip. Fjala Al-mir-ò, ose Alm‟ir-à, asht, don të thotë: Krahëmir-òsht ose asht. Në variantin e dytë e kuptoj si: Krah me hir, me nur osht. Sido qe ta perdoresh, ka kuptim per te dy sekset. Aloisio. Al-o-isi-o. E ndame në: Al-ò-isi-ò, kur dijmë se fjala “Isi”asht e barabartë me fjalën “jetë”, atëherë ky emën merr kuptim me fjalinë: krahë-osht-jetë-osht. Në gjininë femnore mund të bahet: Alaisia. Alvaro. Shpjegimin e baj sipas ndamjes: Al-v-ar-ò e bahet i kuptueshëm me fjalinë: Krah që vë, ven ar osht, ku prindi që i ven këte emën, shpreson që fëmija i tij të shkojë drejt virtyteve 46
të arta. Zanoret ò dhe à, si gjithmonë janë në vend të foljeve osht e asht. Në gjininë femnore bahet Alvara. Alviero. I zbërthyem në Al-vi-er, bahet emën me kuptimin: Krahët vijnë si era. Në gjininë femnore bahet: Alviera. Si gjithmonë, zanoret “ò” dhe “à” janë në vend të foljeve osht dhe asht. Alvise. Unë e ndaj në Al-v‟is-e, që don të thotë: Krahu po vjen, ose: krah vë jetë esht. Në këtë variant mund të përdoret dhe për goca. Alesander, Alesaner. Të zbërthyem në të dy dialektet, na dalin fjalitë: A-lè, sa-nder ose A-le-sa-ner. Në gjuhën shqipe me këtë emën na del nji fjali e shkurtën shumë preçize, ku prindi shpreh se asht nderue me lindjen e atij djali. Simbas meje duhet të ketë qenë si titull nderi, sepse shumë mbretën në lashtësi kanë pasun këtë emën. Kur shkoi Aleksandri i Maqedonisë në Persi, ata ia kthyen: Is-ka-nder, Iskender, isht (ky që) ka nder, ose: Jete(is) ka(ne dore), asht nder, që më len të kuptoj që edhe në Persi ka qenë e njoftun dhe e folun gjuha atlantideo-albane. Këtij emni të bukur gabimisht i heqin germën “i” dhe emni bahet: S‟ka nder, S‟ke-nder. Për fat të keq, këtë emën e kam dhe unë, që do të detyrohem ta ndryshoj e t‟i shtoj germën “i”, që t‟i rregullohet kuptimi. Prindët e mij, duke mendue që ishte emni i heroit tonë kombëtar, Skënder-beut, menduen se do i ngjaja edhe unë atij heroi. Në popuj të ndryshëm, emni Alesander asht edhe: A-lea-nder, A-le-a-ner, A-le-a-nri, A-le-a-ndri, A-le-ka, që do i shqyrtoj ma poshtë, por që vërtetojnë idenë teme për kuptimin e këtij emni. Për goca bahet: Alesandera ose Alesanera. Aleander, Aleaner, zbërthehen në: A-le-a-nder, A-le-a-ner. Janë fjalë puro shqipe, që na tregojnë se në lashtësi, kanë qenë përdorë të dy dialektet, kur thonë fjalën : “ner” dhe “nder”. Për goca bahet Aleandera ose Aleanera. 47
Aleanri, Aleandri, zbërthehen në shqip në: A-le-à-nri dhe ne A-le-à-ndri, duket qartë kuptimi i tyne, kur prindët të gëzuem i thonë të afërmëve të tyne se me lindjen e atij fëmije, shtëpia, familja e fisi janë ndriçue. Nji forme tjeter mund te jete: A le Hana e rinueme. Edhe këtu shofim përdorimin e fjalës “nri” dhe “ndri”, në të dy dialektet e gjuhës shqipe. Për goca bahet: Aleandria ose Aleanria. Aleka. A-le-ka, asht emën me shumë kuptim, që përdoret dhe sot në Shqipni e zbërthehet në: A-lè-ka, asht-le-ka, ku shofim përdorimin e germës “A” në fillim të emnit, simbas mënyrës italiane, për të përforcue domethanien e emnit. Asht pikërisht emni Leka me shumë kuptim në gjuhën shqipe, sepse kur themi Le-ka, i themi farefisit: shifni, lè, lid-ka ose: ka lindë ky femijë, që do të bahet nji njeri me emën kur të rritet. Ka të njajtin kuptim për të dy sekset, kështuqë mund të përdoret edhe për goca. Aleco, A-le-ko. Në shqip kuptohet: asht le ko, këtu (ky që do bahet i famshëm). Edhe pse mbaron me zanoren “o”, ky emën mund të përdoret edhe për goca, sepse hyn në të dyja gjinitë. Alechi, A-le-ki. Në shqip bahet: asht le ki (që do na nxjerrë në dritë). Emni asht i përdorshëm vetëm për çuna. Për goca mund të bahet: Alekjo, por nuk kombinon bukur. Aleksander-a, Aleksaner-a. Edhe në këtë mënyrë shkrimi, futja e germës “k” në mes të emnit Alesander, ia humb pak kuptimin, megjithëse asht futun për ta zbukurue edhe mà këte emën të bukur, që e kanë mbajtë njerëz të lavdishëm. Për goca bahet: Aleksandra ose Aleksanra. Në greqisht këta emna bahen: Alexandre, Alexandros, Alexios, Alexis, ku germa “x” duhet të jetë “ks” në shqip. Aleardo. A-le-ar-do, Aleardho dhe e ndame në shqip na del: A-le-ar-do, dho, ku emni ktheht ne fjali dëftuese shumë shprehëse: Asht le, lind dhe ar do të japë kur të rritet. Mund të 48
ndahet në: Al-e ar-do,që dmth: Krah dhe ar dho. Për goca bahet: Alearda. Aleramo. A-le-ram-o, Al-er-am-o. Në shqip mund të zbërthehet në: A-le-ram-o, që mund të jetë nji kombinim i emnit autokton me gjuhën latine dhe emni na del si fjalia: Asht le, lind, degë e jotja asht, ku fjala “Ram” don të thotë degë në italisht, por edhe në dialektin e shqipes ne themi: dardha nën dardhë do të bjerë, kështuqë fjalia merr kuptimin: Asht le, i ramun ò (ka zbritun, rrjedh, ka originën nga prindet, ra nga qielli). Mund të ndahet edhe në: Al-er-ram-o, që e shpjegoj: krah ere i zbritun (ram)osht. Varianti i dytë kuptohet me dialektin çam si: Krah ere am, më jep o. Për gocat mund të bahet: Alerama. Alessio. A-le-ssi-ò. Al-es-si-o. Del emën me kuptim dhe në gjuhën shqipe në variantin: asht le, lind-(shifni) si ò, osht, ose: Al è, esht, shih si o. Në gjininë femnore bahet: Alesia. Alypios. Al-y-pi-os. Grek, që e zbërthej me fjalët: Asht krahu fluturues, hy, hyjni, për ta pi në kupë-osht. Për goca mund të bahet: Alypia, Alipia. Amalia. Am-ali-a. Ky emën femnor na jep kuptimin: Mama e alit asht, mama e krahut fluturues asht. Në dialektin çam kuptohet si: Më am, më jep alin asht. Me këte arsyetim emni mund të përdoret për të dyja gjinitë, ose për çuna bahet: Amalio. Në shumë emna që do shifni ma poshtë, që kombinohen me fjalën “am”, mendoj se marrin ma kuptim në dialektin çam. Amabile. Am-a-bì-le. Ky emën, i ndamë në Ama-bi-le, Am-abij-le, lind, i regjistruem si emën për çuna, më duket ma tepër i gjinisë femnore se i atij mashkullore. Fjalë për fjalë, në dialektin çam, e kuptoj me fjalët: Më am, më jep a, bi-le, ku bile i thonë fëmijëve në çamërisht. Mund të ketë qenë emën i ndonji perëndie dhe mendoj se mund të përdoret për të dyja gjinitë. Amadeo. Am-a-de-o. E ndame në Ama-de-ò, Ama-dhe-ò, osht, më duket ma tepër si emën i gjinisë femnore, por në dialektin 49
çam ky emën kuptohet si: I dhamë (am) asht dheu, sa toka osht. Për goca mund të bahet: Amadea. Amanzio. Am-an-zi-o. Mund të jetë emën i përbamë në Aman-zi-o, sepse në të kaluemen, gjatë lindjeve, ishin të shpeshta vdekjet e lehonave dhe ka mundësi që fëmijës në ato momente t‟i vejnë atë emën. Mund të përdoret dhe për gjininë femnore si Amanzia. Në të folmen e popullit, mund të bahet: Aman-si ò, osht e nuk don shpjegim, sepse germat “z” dhe “s”, zavendësojnë njana-tjetrën në italisht. Në dialektin çam kuptohet si: Më jep (am) Hanën, (shif) si osht. Amaranto. I zbërthyem në Am-ar-an-t‟o, Am-ar-a-n‟te, Amari-janë-këto, emni nuk don shpjegim në dialektin çam. Për goca mund të bahet: Amaranta, Amarante. Amarildo. Am-ar-il-do. Emni kuptohet menjiherë me fjalët: jep (am) arë e Yll dho. Në italisht, fjala amaro, don të thotë: I idhët, e për këte arsye, ky emën përdoret pak në Itali dhe ma shumë në Shqipni. Për goca asht: Amarilda. Amato. Am-at-t‟o Mendoj se asht emni ma i vjetër i Zotit: Am-at-ò, që, në dokumenta të vjetër në Egjypt (Egiitton), dokumentohet si emni i Zotit, që asht edhe nanë edhe babë. Me ndamjen e bame kuptoj fjalët: Am, (me jep) dituni (at) të osht. Për goca bahet: Amatà. Amatore. Am-at-or-e, A-mat-or-e. Në shqip duket si: Më jep(am) dituni (at), ar esht, ose: Asht i matun, ar esht. Në këtë formë mund të përdoret edhe për goca. Amauri. Am-a-uri. Unë e interpretoj në shqip si: i amës asht uri, dmth se për të amën, ai fëmijë, që mund të ketë lindë mbas vdekjes së të atit, do të ishte nji urë lidhëse për të amën me kujtimin e burrit të humbun. Në shqipen e sotme ne themi”ura”, por në këtë emën shofim përdorimin e kësaj fjale në formën mashkullore: “Uri”. Në formën çamërishte kuptohet si: I dhanë (am) asht uri. Për goca mund të bahet: Amaura. 50
Ambeta. Am-b‟et-a. Këtë emën e kuptoj si: Mama bani nji fëmijë të ditun. Në çamërishte e kuptoj si: Asht dhanë (am) bi etërish, bij të ditunish a. Për çuna mund të bahet: Ambeto. Ambra. Am-b(be)-ra. Në italisht asht emën i njivlefshëm me fjalën shqipe: ”hije”, por simbas ndamjes së bame, më del kuptimi: Am bëra,me lindi(am) nji bej i rame(nga qielli). Keshtu siç asht,mund te perdoret per te dy sekset. Ambrogio. Am-br-o-gi-o. Në shqip: Am-bir-ò-gi-ò më del emën me kuptimin: I mamës biri ò, gji (rracë) ò. Për goca mund të përdoret si: Ambrogia. Në çamërisht kuptohet si: Më asht dhanë (am) biri, (ose bri) o, rracë (gji) osht. Në variantin greqisht bahet: Ambrosios. Ambrosiano. Am-br-o-si-an-o. Asht emën i ngjashëm me Ambrosio, Ambrogio, por në shumës. Për goca mund të bahet: Ambrosiana. Amedeo. Am-e-de-o. Në shqip mund të interpretohet si: Ti mama e dhe, e linde-o. Vendosjen e këtij emni ia kanë lanë në dorë fëmijëve ma të mëdhej. Në çamërisht kuptohet si: Dhanë (am) esht, dheu osht, sa toka osht. Për goca bahet Amedea. Amelio. Am-eli-o. Zbërthehet në shqip e italisht si: I mamës ai ò, osht. Në çamërisht bahet: Më dha erën o, më dha yllin (eli) osht. Për goca bahet: Amelia. Amelsido, Amelsi-do. Asht emën puro shqip, që nuk don shpjegim. Për goca bahet: Amelsida. Nga ky emën shofim origjinën e fjalës shqipe “Amëlsia”, nga ndamja e fjalës në: am-el-si-a, ku kuptohet fjalia: Më dha (am) fllad të fresket ere (el) shif si asht. Amerigo. A-m‟eri-gi-o. Në Shqipni, kur flasin për Amerikën, thonë me shaka, se asht nji vend ku Ha-merr-ik, por në analizën e këtij emni kjo shaka nuk del e vërtetë. Emni Amerigo asht shkruejtë dhe në variantin: Americo, në shqip Ameriko, nga ku i ka mbetun dhe emni kontinentit: Amerika. Simbas ndamjes së 51
bame, që besoj se asht ma i vjetër dhe ma i saktë, emnin e kuptoj me fjalet: Asht mi er, rracë (gji) osht (rracë engjujsh). Për goca bahet: Ameriga, Amerigjia. Amerika, Am-er-ik-a. Nëse zbërthejmë këtë emën në: A-m‟erik, shofim që nuk e ka plotësisht kuptimin siç ia jep populli shqiptar, por me del: à, asht-mer-ik-ò, osht, që don të thotë se ai fëmijë asht i shkathët e, nëse don nji gja, e merr dhe ikën. Asht emën i ngjashëm me emnin: Kap-uk, Çap-ik etj, që përdoren në Shqipni. Në nji variant tjetër asht nji tjetër emën i ngjashëm me emnin Ameriko, në italisht asht: Emmerico, në shqip Emmeriko. Edhe këte emën, nëse e ndajmë simbas mënyrës teme, na del: Em-mer-ik-ò, që i afrohet kuptimit me emnin Amerik-ò. Në variantin çam, nëse në vend të fjalës “am” vejmë fjalën” i dhanë”, i lindun, emnat kuptohen simbas kuptimit ma të lashtë të tyne si: me lindi (am, em) nji fllad ere i shëtitun (i ikun), rracë asht. Amide, Hamide, A-mi-de, Am-i-de me kuptimin: A mi dhe, asht mbi dhe, ose: Asht i dheut, që asht dhe emni i mumës teme. Kështu siç asht, mund të përdoret për të dyja gjinitë. Amico, në shqip Amiko. Kjo fjalë në gjuhën italiane asht e barabartë me fjalën shqipe: mik. Nëse e zbërthejmë këtë fjalë simbas mënyrës teme, shofim se unë kam të drejtë kur them se germat ”a”dhe “o” kanë qenë përdorun nga latinet për t‟i kthye emnat në fjalë dëftuese. Kështu na del à-mik-o, që, e shpjegueme për të gjithë, don të thotë: asht mik-o. Germa “o” duhet të jetë e mavonëshme se germa “a”, sepse emni bahet: Amik-ò, osht. Për goca mund të bahet Amika. Amilcare, A-mi-il-ka-ar-e. A-milka-ar-e, Am-il-ç‟a-ar-e. Shofim se asht emën me shumë kuptim, që don të thotë: milkaar, mjelka ar. Kështu, prindi i këtij fëmije dëshiron që ai fëmijë të mjelë, të vjeli ar, në kuptimin e pasunisë, por ma tepër në kuptimin e virtyteve, sepse populli ynë i lashtë ma shumë 52
randësi i vinin virtyteve, që i krahasonin ma të vlefshëm se arin. Ka qenë ky mentalitet i gjithë popujve arianë albanofonë të Europës, që marrdhaniet bankare i la në dorë të ebrejve, që përfituan nga kjo karakteristikë e europianëve. Germa “a” në fillim dhe germa “e” në fund, i japin formë dëftore këtij emni dhe kemi: A-milkar-e, dmth, asht milkar-esht, ku germa “e” duhet të jetë e ma vonëshme. Në variantin e parë kuptoj fjalët: Asht mi il, asht mbi yjet, ka ar esht. Varianti i tretë zbërthehet me dialektin çam si: me lindi Ylli, ça ari esht. Për goca mund të bahet Amilkara, Amilcara. Amilia. Am-ili-a. Shkon ma teper per goca, ku kuptohen fjalët: Am, mama e Ilit asht. Në dialektin çam bahet: më lindi(am), u dha ylli-a. Nëse marrim parasysh zbërthimin në çamërishte, emni mund të bahet edhe për çuna si: Amilo. Amina. Am-ina. Am-in-a. Kuptohet menjiherë që asht emën për goca, sepse kuptohet fjalia: Am ina, Mama jonë asht. Në variantin e dytë e kuptoj në çamërishte si: Lindun njishi asht dhe mund të përdoret për ë dyja gjinitë. Aminta. Am-in-t‟a. Ka të njajtin kuptim me emnin e masipërm. Amintore. Amint-ore. Amint-or-e. Am-in-t‟o-re. Në këte formë duhet të ketë qenë emni i ndonji perëndie, për të cilën luteshin e thonin Amin. Kuptohet menjiherë që asht emën vendas. Për goca mund të bahet Amintora. Në variantin çam e kuptoj si: lindi(am) njishi, të osht si reja e qiellit. Mund të përdoret për të dyja gjinitë, siç asht. Amleto, Amlet-ò, i zbërthyem në shqip na del: Amlet-o, ku fjalët amlet, ambël, tambël shprehin të njajtën gja=i ambël, kështu që emni i të shkretit Hamlet në shqip na del emën shumë i ambël, për jetën e tij të hidhët, nëse do kemi parasysh jetën e heroit shekspirian. E gjithë fjala bahet: Amlet-o, osht, dmth i ambël osht. Ne variantin ma te vjeter mund te kete qene: Am-le53
et-ò, qe e kuptoj si: Me asht dhane, ka le pleqesia-osht. Për goca mund të bahet Amleta. Amone. Amone. Asht emni shumë i vjetër i Zotit të madh. Në Shqipni, fëmija i vogël që sapo ka fillue të flasë thotë: Amon, Amon, ma plotëso këtë dëshirë, ose Amon, o Zot i madh, Amon, ma realizo këtë dëshirë. Pa dashje, kjo fjalë asht futë në organizmin e shqiptarit, që edhe pa këtë shpjegim temin e ka përdorun këtë emën qysh nga lashtësia. Në Itali përdoret shumë si emën çunash. Ma pak i përhapun asht në Shqipni. Mund të përdoret edhe për goca, sepse në këtë mënyrë i ka të dyja gjinitë. Në fakt zoti “ Nuk ka seks, nuk ka formë, asht i gjithkund ndodhun, asht i drejtë, i gjithfuqishëm etj.etj”. Në Shqipni përdoret edhe: Aman, A-m‟an, në dialektin tosk dhe që më jep rastin të jap mendimin tem për origjinën e këtij emni shumë të lashtë si: Asht mi Hanë. Në gegënisht thuhet: Asht mi Honë. Të parët tanë, që besonin se perënditë jetonin në qiell, e kanë shprehë ma së miri këtë, me anë të emnit: Asht mbi Hanën, asht në qiell. Në shumë emna shof të ketë kombinime me fjalët ”man, m‟an” dhe “mon, m‟on”, që kuptohen si: Mbi Hanë, mi Honë. Per goca mund te bahet Amona. Amore, Am-or-e. Në italisht i thonë dashunisë. Me ndamjen e bame, në dialektin çam, kuptoj fjalët: Më jep (am) ar, është dhe del emën i ngjashëm me emnin: Amoris. Emni ka kuptim për të dyja gjinitë. Nëse e ndajmë në: am-o-re, e kuptojmë në të folmen e sotme si shprehjen: am, më jep-mor-re e qiellit, më jep mor mret, por njikohesisht, fjala “am” asht dhe shkurtim i fjalës mama dhe shprehja mund të marrë kuptim ma të plotë kështu: Mama o re (e qiellit). Kjo fjalë ka kuptimin në shqip”dashuni”, dhe i përgjigjet kësaj fjale italiane, sepse mama asht ajo që e don ma shumë fëmijën e saj. Në variantet e dhana ma sipër, mund të përdoret kështu siç asht për të dy sekset. 54
Amoris. Am-or-is. Emnin e kuptoj me fjalët: Am ar isht, më jep ar isht.Për goca mund të rrijë po kështu, ose: Amara. Amos, ndahet në: Dhanë osht, Am-os, osht, mama-osht. Duhet të ketë qenë emni i ndonji perëndie, sepse ata merrnin dhe emna të tillë. Emni asht i ngjashëm me emnin: Le-ka. Ky emën mund të përdoret për të dyja gjinitë ashtu siç asht. Ampelio ndahet në: Am-peli-ò, ku fjala “peli” ka qenë emën rrespekti në lashtësi për popujt ilirë, ku, simbas Strabonit, ”peli” thirreshin meshkujt dhe femnat: “pelia”=pe-eli-i, prej yjesh isht. Mund të jetë variant i fjalës “perri”, (el=er), që kanë qenë hyjneshat, shtojzovallet në lashtësi.(Peri, Pe-eri=Pe,prej ere). Emni merr kuptimin: Am, më jep peli, perri-ò. Ky emën në variantin femnor asht Ampelia. Në variantin greqisht asht: Ampelias. Amulio. Am-uli-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Am ulli osht, ku shofim që emni i pemës së ullinit përdorej edhe për njerëz, që ata të baheshin jetëgjatë e të fortë si ullini. Për goca nuk shkon, sepse fjala “ulli” asht në mashkullore. Ana. Hana. Asht emën që e përdorin gati të gjithë popujt e botës, pa ia ditun kuptimin, që në shqip don të thotë: Hana. Në formën mashkullore e hasim në format: An, Ani, Ans, Hans etj. Anacieto, ndahet në Ana-ciet-o, ku “ana” asht quejtë në lashtësi dhe quhet edhe sot në Shqipni sateliti i përjetshëm i Tokës, Hana. Emnin Ana e gjej dhe në shkrimet e Thotit, mbretit të fundit të Atlantides, që minimumi, para 12 000 vjetësh e përdorte këtë emën në kombinimin e nji emni tjetër mjaft të bukur, në atë të Gojë-ana, Gojë-Hana. Fjala “çiet”, në dialektin geg asht fjala”qet”, qetësi ose asht shkurtim i fjalës çielt, që edhe në dialektin gegënisht thuhet kështu e don të thotë : Qiejt, në shqipen letrare. E gjithë fjala ka kuptimin; Hana e qiellitè,osht,ose: Hana e qet òsht. Do ishte emën ma i përshtatshëm për femnat, që kanë pasun gjithnji emnin Ana, por edhe si emën 55
mashkullor nuk asht i keq, sepse emni “Hana”, përdoret për meshkuj në formën: An, Ani, Hans, Han. Në variantin femnor duhet të jetë: Anacieta, Anacielta, ndërsa për atë mashkullor duhet të jetë: Ancelto, Anceto. Anastasia. An-ast-a-si-a. Asht në listën e emnave femnorë dhe në shqip merr kuptimin si: Hana asht, asht si asht (e bukur shumë). Për çuna mund të bahet: Anastasio. Në greqisht bahet: Anastasios. Anatolia. An-at-oli-a. Ky emën femnor, në shqip shpjegohet me fjalët: Hana e ditun (at), krahu fluturues asht. Për çuna bahet: Anatolio. Në greqisht bahet: Anatolios. I ngjason emnit të Anadollit, në Turqi, por që kuptohet si: Hana dolli, Hana doli. Ancilia. An-cili-a. Asht në listën e emnave femnorë dhe kuptohet menjiherë në dialektin geg me fjalinë: Hana çili a, hana asht çel, ka lind, por, duke pa se fjala”an” asht pa zanoren “a” mbrapa, që e kthen në femnore, mendoj se ky emën mund të përdoret për të dyja gjintë njilloj, ose për çuna bahet: Ançilio. Ancio. An-çi-o.An-ki-o. Nëse lexohet në italisht, kuptojmë fjalët: An çi o, Hanë që osht. Për goca bahet: Anaçia. Anco. An-ko. An-ço. Asht emën i ngjashëm me emnin e masipërm. Për goca bahet: Anka, Hanka. Në teritorin ilir, ky emën, Hanka, ka pas shoqnue emnat e grave të rrespektueme, krahas fjalës: Kadone, Kad‟ne dhe përdoret edhe nga popullsia e Turqisë. Andet. An-det. An-de-et. Emën malesh në Amerikën e Jugut, që kuptohet në shqip me fjalët: Anës detit, ose: Hanë, (që) dhe dituni(et). Andia. An-di-a. Emnin e kuptoj me fjalët: Hana e ditun asht. Simbas ndërtimit asht ma tepër për çuna, por mund të përdoret për të dyja gjinitë, ose për çuna mund të bahet: Andi-o. Për goca do ishte ma i saktë: Anadia. 56
Andrea, ndahet në: à-nd-re-a, që don të thotë se prindi ka lindun nji fëmijë që do të jetë i naltë, i vlefshëm e i zoti, sa të arrijë deri ke retë. Nga fjala shqipe “re” e ka origjinën emni i mbretit në italisht, që quhet: re dhe ka po atë kuptim: Ky person që drejton popullin asht i naltë deri ke retë. Edhe kunora që mban mbreti në kokë asht simbol i resë së qiellit, që e shofim të pikturueme në formë të rrumbullakët sipër kokës se njerëzve të shenjtë e që simbolizon retë. Në ndryshim nga mbretnit, njerëzit e shenjtë jetojnë ke retë, ndërsa mbreti jeton në tokë, por asht ma i nalti, aq sa janë retë nalt në qiell dhe kontrollojnë e qeverisin vendin e tyne. Në Shqipni ky emën shumë i lashtë e i bukur haset në formën: N-re, Nd-re, Nd-re-u dhe në të gjitha variantet don të thotë se ai njeri që ka atë emen asht i naltë deri ndër re. Për mendimin tem, emni Andrea mund të shkonte mirë për të dy sekset, ndërsa për variantin në shqip: Andreu asht per djem, ku Reu na paraqitet si emën vetëm mashkullor. Në greqisht bahet: Andre, Andreas. Anri. Andri. A-nri. A-ndri. Ilir. Këta dy emna duken të ngjashëm me emnin: Andrea, por, siç shifen nga ndamjet, kanë kuptim tjetër, sepse unë në këta emna kuptoj fjalët: Asht nri, Asht ndri, ku shifet qartë ndryshimi, simbas dialektit. Për goca mund të bahet: Anria, Andria. Andon. An-don. Emnin e kuptoj me fjalët: Anën don, Hanën don. Emni ka kuptim për të dyja gjinitë, por përdoret ma tepër për çuna. Në Shqipni përdoret dhe forma e shkurtueme e këtij emni: Don, që në disa vende të Italisë, edhe sot përdoret si emën rrespekti për parinë e vendit. Andromeda. An-dro-me-da. Asht në emnat për goca, por simbas kuptimit: An, dro, mundet (që) më dha, mund të përdoret për të dy sekset. Për goca do ishte ma i saktë: Anadromeda.
57
Andronikos. An-dro-ni-ko-os. Asht varianti greqisht i këtij emni, të cilin e kuptoj si: Hana, mundet ni ko osht, Hana, mundet që ni ktu osht. Per goca bahet: Andronika. Anempodistos. An-em-po-di-s‟t-os. Asht varianti greqisht i këtij emni, që e kuptoj si: Han em po din stë osht, Hani im i ditun të osht. Për goca bahet: Anempodista. Aneta. Ane-t-a. An-et-a. Me ndamjen e bame, emni kuptohet menjiherë në shqip me fjalët: Anë, Hanë të asht, ose: Hanë e ditun të asht. Për çuna bahet: Anet-o. Angelo. An-gi-el-o. Me ndamjen e bame shof emnin: Han, rracë ere(yllore) osht. Në shqipen gegënishte të veriut asht An‟çiel, si në italisht. Në gjuhën letrare asht: Engjëll. Ndahet në: à-n-çiel e asht puro shqip, që don te thotë: asht në qiell. Fjala “o” në fund asht e mavonëshme dhe përmbledh të gjithë fjalën: Anciel-o,osh. Në variantin shqip interpretimi i këtij emni, na tregon se ajo gja që ne po kërkojmë të tregojmë, asht nji gja që asht në qiell, që tregon shume mirë gjendjen e engjujve që jetojnë në qiell. Ma vonë asht kthye në emnin: Angjelo. Në gjininë femnore asht: Angela, Angjela. Në greqisht bahet: Angelos. Angelino. Angel-in-o. E kuptoj: Angjeli inë, angjelli jonë osht. Për goca bahet: Angjelina. Anglia. An-g-li-a. Ma i plotë do ishte: An-gi-ili-a, Hanë, rracë yllorësh asht. Tjetërsoj, ky emën shkruhet: Inglis, që e plotësueme nga zanoret që i mungojnë, bahet: In-gi-ili-is, që, në shqip kuptohet me fjalët: I yni, rracë yllorësh isht. (Ingili, ingji-ili, quhet edhe ungjilli, un-gji-illi). Aniceto. An-i-cet-o. An-iç-et-t‟o. Në shqipen gegënishte asht: An-i-çet-o, e shpjegueme për të gjithë don të thotë: An-i qetë-ò, osht. Këtu shofim se emni i Hanës ka qenë përdorun dhe për emnat e meshkujve. Edhe në emnat e maposhtëm do na forcohet kjo gja. Popuj të ndryshëm, me origjine të njajtë, këtë emën (An) 58
në gjininë mashkullore, e kanë: An, Ani, Han, Hani, Hans. Variantin e dyte e kuptoj si: An iç, i ditun (et) te osht. Në variantin greqisht asht: Aniketos, An-ik-et-os, që e kuptoj si: Han i ikun, i dhetitun, i ditun(et) osht. Për goca bahet: Anacieta. Anicio. Ani-çi-o. Ani-ki-o. Ky emën kuptohet menjiherë me fjalët: Hani që osht, ose: Hani, ki osht. Për goca nuk shkon. Annibale, në shqip bahet: An-ni-bal-è, që don të thotë se Ani, në ballë është, ose: Ani nji ballë (nji drejtues) esht. Nuk don koment për figurën e Annibalit, që në shqip shkruhet: Hani-bal. Në variantin femnor mund të bahet Anibala, Hanibala. Anita. An-it-a. Ani-t‟a. Në shqip kuptohet ma tepër si emën mashkullor, sepse për t‟u bamë femnor duhet të ishte: Anaita, nga që emni”an”, ani, pa zanoren “a” më rezulton mashkullor.Për goca do shkonte:Aneta dhe për çuna:Anit-o. Anichi. An-i-ki. An-ik-i. Në shqip kuptohet menjiherë si: Hane isht ki, ose: Hane e ikun, e shetitun isht. Edhe ky emën mund të përdoret për të dyja gjinitë. Anone. An-on-e. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Ani jonë esht. Simbas ndërtimit, mund të përdoret për të dyja gjinitë, ose për goca bahet: Anona. Asht dhe emën qyteti në Itali. Anna. Ann-a. An-n‟a. Shif Ana. Annabella. Anna-bella. Ky emën femnor kuptohet menjiherë me fjalinë: Hana e bukur. Në variantin e lashtë mund të ketë qenë: An-n‟a-be-el-la, që kuptohet me fjalët: Han na asht, bej ere (yjesh) la. Per çuna bahet: Annabell-o. Annibell-o. Ansaldo, An-s‟al-do. Në shqip, në të folmen gegënishte të veriut, fjala “sal”, sall= me fjalën “pikërisht” dhe emni mer kuptimin: Anë-pikërisht don, ose: Hanën sipër alit e dho (Zoti). Emën shumë i bukur. Për goca mund të bahet Ansalda. Anselmo, Ans-el-m‟o, në shqip mund të jetë: Ans-elm-o, ku fjala elmo don të thotë helmete ushtari në italisht, kështuqë emni merr kuptimin: Helmetë e hanës osht. Variantin e parë e kuptoj 59
me fjalët: Ansi, Hansi, erë më osht. Emën shumë poetik. Po këtë kuptim ka dhe emni tjetër Ant-elm-o. Për goca bahet: Anselma dhe Antelma. Ansovino, në shqipen gegënishte bahet: ans-ovin-ò ose Hanës i hovin. Emën shumë i bukur, i cili shpreh dëshirën e prindit që fëmija i tyne të arrijë e të hypi mbi hanë. Për goca bahet: Ansovina. Anteo. An-te-ò. Në shqip kuptohet me fjalinë: Hanë të osht. Për goca bahet: Antea. Antero. Ant-er-o. Në shqip don të thotë që ai fëmijë që ka këtë emën, do të jetë i bukur si Hana dhe i shpejtë si era. Për goca bahet Antera. Anthia. An-thi-a. Grek. Asht në listën e emnave femnorë, që don të thotë: Hana ti asht, Hana të asht, por fjala”anthi”, anti, tingëllon ma tepër si mashkullore. Ma i saktë, për goca do ishte: Anta. Për çuna bahet: Anthio. Antio. Ne dialekt fjala “thi” asht e njajte me fjale “tha”, me thane, d.th., mesues, atehere emni kuptohet si: Si Hana e i ditun thanes asht dhe emni ka kuptim per te dyja gjinite njilloj. Antigone. An-t‟i-g-on-e. It. Grek. Ilir. Në shqip kuptoj fjalinë: An të isht, gjiu (rraca) jonë esht. Për goca bahet: Antigona. Antimo, Anti-im-o. Në shqip don të thotë se ai djalë i bukur si Hana, asht imi, dmth i prindit që e ka. Asht në formën mashkullore. Në greqisht bahet: Anthimos. Antino, në shqip ka po atë kuptim si ma sipër, por fjala”in”, yni, asht në shumës dhe na del: Anti jonë ò, ose Hana jonë osht. Antioco, asht emën që e kanë mbajtun edhe mbretën shqiptarë dhe në shqip asht: Antioke, plotësisht i kuptueshem si: An-ti-oke, që don të thotë se ai femijë që ka këtë emën asht i kompletuem si Hana e plotë. Në italisht “c” dhe “e” bajne “çe” dhe popullsia, për mos i humbun shumë kuptimi e bajnë: Antioco, në shqip: Antioko=An-ti-o-ko, në dialekt lexohet: Hana 60
asht ko, dmth këtu. Edhe në këte variant, ky emën asht shumë i bukur. Në formën Antioke mund të përdoret për të dy sekset. Antipas. Ant-ip-as. Asht emën greqisht, që e kuptoj si: I hipun mbi Hanë asht. Për goca mund të bahet: Antipa. Antipatros. An-t‟ip-atr-os. Asht emën greqisht. Mund të ishte dhe: Ant-ip-etr-os, që ka kuptimin: Në Hanë hypë, i dituni osht. Për goca bahet: Antipatra. Në italisht asht: Antipatro. Antonio, Antonello. Po të shqyrtojmë emnin e dytë, që ka mbrenda dhe emnin e parë do shofim se ndahet në: An-ton-e-llo. Në gjininë femnore asht ma i saktë: Antonella. Siç shifet, e lexojmë emnin me kuptim: Hanën tonë e lo,e llo, e dho, që don të thotë: Hanën tonë e lo, e lindi, e dho, e dhuroi. Fjala “llo” në dialektin shqipfolës të Greqisë dhe të gegënishtes shqipe, shpreh të njajtën gja. Në Shqipni përdoret ma tepër emni Andon. Për goca bahen: Antonia dhe Antonella. Antonino. Antoni-in-o. Emni kuptohet menjiherë në shqip me fjalët: Antoni inë osht. Për goca bahet: Antonina. Apellos. Ap-e-llos. A-pe-llos. Ap-el-los. Emën mashkullor grek, që në shqip më duket ma me kuptim në variantin e tretë që e kuptoj me fjalët: Ap ere(el) losh (në jetë). Variantin e dytë e kuptoj si: Asht pe, penjë, asht ai që do bajë lidhjet, (ky që) llosh, dhosh. Apia. A-pi-a. Mbahet si emën femnor, por simbas meje mund të përdoret për të dy sekset. Kuptohet menjiherë në dialekt me fjalinë: Asht i pirë-a (i-e kompletuem me virtyte). Për çuna mund të bahet: Apio. Asht i ngjashëm me emnin Pia, Pio. Në greqisht asht: Aphia. Apiano. A-pi-an-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Asht pi-hanë-o, asht fëmijë që ka marrë bukurinë e hanës-o. Për goca bahet: Apiana. Apicio. A-pi-çi-o. A-pi-ki-o. Emni kuptohet me fjalët: Asht i pirë në kupë ki o. Për goca bahet: Apiçia, Apikjo. 61
Apilio. Ap-ili-o. A-pi-ili-o. Në shqip kuptohet menjiherë me fjalët: Ap ilin-osht, dhanës i Yllit të asht, të jep yllin në dorë-o. Edhe varianti i dytë asht i bukur, sepse e kuptoj me fjalët: Asht fëmijë që ka pirë, ka marrë nga Yjet. Për goca mund të bahet: Apilia. Apodisis. A-po-di-si-is. Grek. Ilir. Në shqip kuptohet menjiherë si: A po di, (shif) si ish. Për goca mund të bahet: Apodisia. Apollodoro. Ap-oll-o-do-or-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Ap krah fluturues (oll, all)-o, dhonës ori (ari) osht. Për goca bahet: Apollodora. Apolone, Ap-o-lon-e, Ap-ol-one. Për kuptimin e këtij emni, kam marrë mendimin e z. Aristidh Kola, që e ndante në: Ap-olon-e, jep për t‟u dëfrye. Në analizën që po i baj këtij emni, shof se ka edhe disa mundësi të tjera shpjegimi, që në variantin e dytë me bahet: Ap krahë Hone, të ban të fluturosh deri ke Hona. Pamvarsisht se e ka mbajtë nji perëndi mashkull, emni ka kuptim për të dyja gjinitë. Apollo. Ap-oll-o. A-poll-o. Ap-ol-lo. Mendohet si tjetër emën i Apollonit, që simbas ndamjes kuptoj fjalët: Ap oll o, dha krah fluturues o. Në variantin e dytë kuptohet: Asht pjellë o, ashtu si emni: Le-ka. Për goca mund të bahet: Apolla. Apollinare. Ap-oll-in-ar-e. A-poll-in-ar-e. A-polli-n‟are. Në variantin e parë kuptoj fjalët: Ap, jap krah fluturues nji ar esht. Në variantin e dytë kuptoj fjalët: Asht pjellë nji ar- è. Në variantin e tretë kuptoj fjalët: Asht pjellë në nji familje të artë. Për goca bahet po kështu. Aphrotitis. A-phrot-it-is. Grek. Duket si emni i Afërditës, por, simbas zbërthimit të bamë, më jep kuptimin: Asht proi, it ish, asht përru, i yti isht. Asht në listën e emnave femnorë, por simbas kuptimit, më rezulton emën për çuna. Për goca duhet të 62
bahet: Aprotita. Nëse bahet: Aprodita, kuptohet njilloj me emnin Afrodita, sepse kuptohen fjalët: Ap-rron-dita. Apuleio. Apu-lei-ò. Ap-ul-lei-o. Më rezulton emën i bukur, sepse prindi i fëmijës i thotë i gëzuem miqve: Apu, hapuni, se ka le ky, që do të bahet me emën, i famshëm. Në variantin e dytë kuptoj fjalët: Ap nji femijë të ulët, të përulun, e. Zanoret e tjera duket se përfaqësojnë fillimet e foljeve isht dhe osht. Për goca bahet: Apulea. Aquilino, A-qu-ili-in-o. Në këtë formë, ku asht shkruejtë italisht dhe lexohet si në gjuhën shqipe, unë kuptoj fjalinë kuptimplote në gegënisht, që më thotë: Asht i qut, i squet ili ynëo. Në italisht kjo fjalë don të thotë”qeraxhi shtëpie”. Për goca bahet: Aquilina, Akuilina. Araldo, unë e interpretoj si fjalën: ar-al-do, që don të thotë: Ar al dho. Fjalën “al” do ta shofim shpesh ma poshtë dhe në italisht ka kuptimin e krahut të shpendit, krahut fluturues. Ky emën i bukur na shpjegon se fëmija si ari, krahë të jep, të ban të fluturosh nga gëzimi. Emën shumë i bukur, që për goca bahet: Aralda. Aramis. Ar-am-is. Emnin e kuptoj me fjalët: Më jep arin isht. Për goca bahet: Arama. Arano. Ar-an-o. Në shqip kuptohet menjiherë me fjalët: Ar hanë osht, ose: osht Hanë e artë. Për goca bahet: Arana. Aratone, emën puro si në shqipen e sotme ku kemi: Ar-à-ton-è, dmth: ar à, ar asht,-toni, joni asht. Në variantin Ara-ton è, mund të përdoret edhe si emën femnor, sepse popullsia jonë shpesh herë e krahason femnën me nji tokë pjellore. Nese e bajme: Arat-on-è, don te thote: si ari, i ditun asht Hona, ose: i joni esht. Shkon pe te dy sekset. Arcadio. Emni zbërthehet në: Ar-ka-di-ò, që don me thanë se ai fëmijë ka virtyte të arta e asht i ditun. “Dio” në italisht don të thotë “zoti” dhe kështu emni na del: Ky femijë me virtyte si ari, 63
si zot ò, osht, por nuk e pranoj, sepse për popullin vendas të Europës ishte i largët mendimi që nji fëmijë të ishte “zot”. Kete gja e shfrytezuen ebrejte qe krijuen njeriun zot, Krishtin. Duke ndjekun mënyrën e vjetër të zbërthimit, do të kemi: Ar-ka-di, që në gjuhën e vjetër autoktone italiane, asht ma i kuptimtë me gjuhën shqipe e don të thotë që ai fëmijë asht me virtyte të arta, asht dhe i ditun, pra kemi: Ari ka dituni. Si gjithmonë, germa “o” asht e mavonshme se ky emën dhe i jep nji formë dëftuese emnit: Arkadi-ò,osht. Në variantin femnor del: Arkadia. Arcano. Ar-c‟an-o. Ar-ka-an-o. Në shqip e kuptoj me dy mënyra: 1-Ar ç‟a an-o, ose: 2- Ar ka an-o. Në të dy variantet del emën i bukur në shqip. Për goca mund të bahet: Arçana, Arcana, Arkana. Arcangelo. Ar-ka-an-gi-el-o. Ky emën i gjatë më jep nji fjali të gjatë e gjithë kuptim si: Ar ka Hana, rracë(gji) e erës o. Për goca bahet; Arcangela, Arkangjela. Arcelao. Ar-çe-la-o. Në shqip kuptohet menjiherë me fjalët: Arin ç‟e la në jetë-o. Për goca mund të mbetet: Arçela. Archenado, Ar-che-na-do. Në shqip kuptohet menjiherë si fjalia: Ar që na do, dho. Për goca bahet Archenada, Arkenada, Arqenada. Archita. Ar-ki-it-a. Ar-ki-t‟a. Emnin e kuptoj me fjalët: Ar(asht) ki, i iti, yti asht. Emni asht ndërtue për çuna, sepse fjala”ki” përdoret kur flasim për çuna. Për goca bahet: “kjo” dhe emni mund të marrë kuptim si: Arkjota, Archiota. Archimede, Ar-chi-me-de, Arkimede. Emni zbërthehet në Ar-ki-me-dhe, që don thotë: Ar ki, ky asht-me, mbi dhè, ku fjala”dhè”, ka qenë përdor e përdoret në vend të fjalës “Toka”, globit të Tokës. Tashti po përdoret ma pak. Nëse fjalën “dhe”, me dhanë, e lexojmë ke emni ky bahet: Ar ki më dha, kështuqë ky emën bahet i njillojtë me emnin Archenado. Për goca mund te përdoret Archimede, Arkimede, Archimeda ose Arkimeda. 64
Archippo, Ar-chi-po, në greqisht: Archippos, në shqip shkruhet Arkipos dhe ndahet në: Ar-ki-po-os, që don të thotë: Ar doni? Ki, ky, po osht (ar). Emën shumë i bukur. Nëse shkruhet në gjininë femnore,Archipa,Arkipa, ndryshon pak kuptimin në fjalinë: Ar-ke-pa. Archibaldo, Ar-chi-bal-do, në shqip shkruhet: Arkibaldo, dhe ndahet në Ar-ki-bal do, që i kuptohet menjiherë kuptimi si fjala: Ar ki, në ball, dhonë ò, osht. Dmth se ai fëmijë i çmueshëm si ari, asht në ballë, në krye, i pari i të gjithëve. Në variantin femnor del: Arkibalda. Ardea. Ar-de-a. Në këtë emën, kuptoj fjalët: Ari i dhënë asht, ose: Ari i dheut, i gjithë globit asht, ose si e folmja e përditshme: Ar de asht. Mund të përdoret për të dyja gjinitë, ose për çuna bahet: Ardeo. Ardito, Ar-dit-o, asht nji fjalë që duhet të jetë shumë e vjetër, sepse i vihej e i vihet edhe sot atyne djemve që pranojnë vullnetarisht të sakrifikojnë jetën për atdheun, që pas vdekjes, ndriçojnë dhe të tjerët me heroizmin e tyne. Fjala e ndame në Ar-dit, Ar drit-ò,osht, asht shumë shprehëse në gjuhën shqipe si shprehja: Ari i çmueshëm na ndriçon, si dielli që e ban natën ditë. Pas vdekjes si dëshmor, bahet dritë për të tjerët. Për goca mund të bahet Ardita. Arduino, në gjuhën shqipe ndahet në Ar-du-in-ò, që don të thotë: Ar du, ar dua-in ò, njishi osht. Prindi, me dhanien e këtij emni fëmijës, shpreh dëshirën që të ketë nji fëmijë të vlefshëm si ari. Në variantin femnor asht: Arduina, pa i ndryshue kuptimi. Areco. Ar-e-co. Ar-e-ko. Emnin e kuptoj me fjalët: Ari esht ko. Me këte formë ka kuptim për të dyja gjinitë. Aresio. Ar-e-si-o. Në greqisht: Ares, në shqip do kemi: Ar-ës (shif) si ò. Për goca bahet Aresia, Aresa.
65
Arethas. Ar-et-has. Emën grek, që e kuptoj si: Ari i ditun (et) asht. Mendoj se në këtë formë mund të përdoret për të dyja gjinitë. Argelia. Ar-g-eli-a. Mendoj se duhet të shkruhet: Ar gji eli asht, që merr kuptimin: ar, rracë ere asht. Per çuna: Argjelio. Argenta. Ar-g-en-t‟a. Asht emni i Argjendit, që e kuptoj me fjalët: Ar, rracë, gjiu jonë (en) të asht. Shkon për të dyja gjinitë, ose për çuna mund të bahet: Argento, Argjenti. Argimiro, që, po ta zbërthejmë në gjuhën shqipe, na del: Ar-gimir-ò, Ar-gji-i mir osht, ku fjala gji në lashtësi, në popullsinë autoktone të Italisë donte të thoshte: racë, familje. Emni na krijon shprehjen e bukur: I arti, nga nji familje e mirë osht, asht. Në variantin femnor del: Argimira, Argjimira. Ar-gjiro. Ar-gjira. Ar-gjin-o. Ar-gjina. Shqip. Në italisht me këtë emën kombinon edhe fjala: ar-gjin-at-ura, që ka kuptimin e nji toke të ngritun, që mund të përdoret si urë, si rrugë kalimi nëpër vende me këneta. Në kët rast, ky emën, i shkruejtun në të dy dialektet, kuptohet si: Racë florini. Edhe me zanoren “o” në fund asht përdorë ma tepër si emën gocash, por në të gjitha format ka kuptim për të dyja gjinitë. Argo. Ar-gi-o. Asht emën i shkurtën, që na krijon nji fjali të shkurtën e preçize: Ar e rracë( gji) ò, osht. Për goca mund të bahet Arga. Arbano. Ar-ban-ò. Emën i vjetër, me të cilin shpesh herë thirrej popullsia ilirike në lashtësi, sepse ishin popuj me virtyte të arta, që edhe fëmijët e tyne i kishin si vetja, dmth se ilirët lindnin, banin fëmijë të virtytshëm si ari. Në variantin femnor bahet Arbana. Ky emën ka qenë gjithmonë e asht në përdorim në territoret e Shqipnisë. Ariano. Ari-an-ò. Edhe në këtë fjalë puro shqipe mshifet kombinimi: Ar-janë, që asht emertim që ka shoqnue gjatë 66
mijëvjeçarësh popullsine albanofone të Europës, për vlerat e tyne të çmueshme si ari. Për goca bahet: Ariana. Duhet te theksoj se, në këte studim e në të tjerët që kam ba, kombinimet e fjalëve të ndryshme me fjalën AR, bahen për njerëz të virtytshem, të ndershëm, të drejtë e hyjnorë. Për këto karakteristika që kishte, popullsia pellazge asht quejtë në të kaluemen: “Ariane”, “Qiellore”, “Yllore” dhe “Hyjnore”. Straboni i quante ”Peli”, (pe-eli=pre yjesh) në shqip perri, që don të thotë: Hyjnor. Fjala “AR” ndodhet edhe në “Pllakat prej Zmeraldi të Thotit”, të bame para ma shumë se 12 000 vjetësh, po me këtë kuptim, dmth që kjo karakteristikë ka qenë shumë e vjetër për popullin atlantidheo-alban të gjithë botës, por nuk po merret shumë parasysh në ditët tona. Edhe ne ditet e sotme, populli italian, kur shpreh kenaqesine per ndonji gja te mire thote: Oro, oro è-(esht). Shqiptari thote: Ar e flori osht. (Flori=f-lo-ori=flutur lo Ori, ku Ori na jepet si Zot qe te lo ne jete nji flutur, nji engjell) Ariadne. Ari-a-dne. Grek. Menoj se do ishte ma i plotë si: Ari a dhe, Ari a dhanë, që në shqip nuk don shpjegim. Asht në listën e emnave femnorë, por mund të përdoret për të dyja gjinitë. Arialdo. Ndahet në Ari-al-do, Ari-al-dho, që don të thotë: Ari krahë të dho, ku në këtë rast fjala “Ari”, na paraqitet si emën perëndie, që të ban me krahë të fluturosh. Në gjininë femnore bahet Aralda. Ariberto. I ndamë në Ar-i-bert-ò, kuptohet menjiherë që don të thotë: Ar i kulluem për t‟u pirë në kupë, ò, osht. Për goca bahet: Arberta. Arichiviadhe. Ar-i-ki-vi-a-dhe. Emën i vjetër grek, që e kuptoj si: Ar isht ki, bi asht dhënë, ose: asht i dheut. Në greqisht 67
germa “b” shpesh herë zavendësohet me germën “v”. Në këtë formë mund të përdoret për të dyja gjinitë. Ariele. Ari-el-e. I ndamë në Ari-e-le, ose, Ari e lindi. Edhe në këte emën na del fjala “Ari”, si emën perëndie, sepse jep kuptimin e emnit në shprehjen: Ari (perëndia) e lindi (ta dha). Variantin e pare e kuptoj si: Ar dhe yll(ose ere) esht. Pa e ndryshue mund të përdoret edhe për goca. Arideu. Arideu. Ilir. Shif: Ardeo. Ario. Shif emnin Aris. Për goca bahet: Aria, Ara. Ariobarzani. Ari-o-ba-ar-za-an-i. Ky emën i gjatë më jep nji fjali të gjatë dhe me kuptim: (Prej) ari osht, ban ar, za Han isht, zenë Hanën isht. Për goca mund të bahet: Ariabarzana. Ariosto. Kuptohet menjiherë si fjalia: Ari-ost-ò, dmth., prej ari osht. Për goca bahet: Ariosta. Ariovisto. Ari-o-v-is-t‟o. Nëse germën “v” do e shkruajmë “u”, siç shkruhet shpesh në latinisht, atëherë emni merr kuptimin: Ari-o-u-is-t‟o. (Prej) ari osht nji (un) jetë(is) të osht. Për goca bahet: Ariavista, Ariauista. Aris. Ar-is. Asht emën i njillojtë me emnin: Ariost, por në dialektin tosk ndryshon folja osht në isht. Për goca mund të bahet: Arisa. Aristarco. Ar-ist-ar-ko,ka. Në greqisht bahet: Aristarkos. Më del nji emën shumë i bukur dhe shprehës, ku prindi i gëzuem për lindjen e fëmijes thotë: Ar isht, ar ka, në kuptimin që ai fëmijë asht i çmueshëm si ari, por dhe ar ka, që mund të jenë pasunia, por dhe pasunia kulturore e prindëve. Del emën shumë i bukur edhe për goca në formën: Aristarca, Aristarka. Aristeides. Ar-iste-i-des. Ar-is-t‟e-i-des. Emën grek, që në shqip e kuptoj me fjalinë: Ari isht i dhes, i gjithë globit. Variantin e dytë e kuptoj si: Ar, jete të isht i dhes, i dheut. Në këtë formë mund të përdoret edhe për goca. 68
Aristeo. Ndahet në Ar-is-te-ò, ku edhe nji herë shofim përdorimin e fjalës “is”, të njivlefshme me fjalën “jetë”. Emni merr kuptimin: Ar jete të osht. Për gocat bahet: Aristea. Aristide. Ar-ist-i-de. Ari-isht-i dheut. Del emën me shumë kuptim, që don të thotë: I arti isht, asht i dheut. Edhe sot kjo mënyrë emërtimi përdoret në Shqipni. Asht emën i njajtë me emnin: Aristeides. Aristione. Ari-ist-i-on-e. Ari-isht-i-jon-è. Edhe ky emën del me shumë kuptim në gjuhën shqipe. Germa “è” e kthen në fjalë dëftuese emnin Aristion-è, esht. Ma i plote mund te jete edhe si: Ari isht, nji (i) Hone esht. Për goca bahet: Aristiona. Ariston. Ari-ist-on. Grek. E kuptoj si: Ar isht Hona, ose: Ari isht joni, i joni. Për goca bahet: Aristona Aristo. Ar-ist-ò. Ar isht-ò. Emën i saktë dhe shprehës, që nuk don shpjegim në shqip. Për goca bahet Arista. Aristofane. Ar-ist-of-an-è. Ar-ist-o-f-ane Jam i gëzuem që në këte emën shumë të lashtë të përdorun në Greqinë homerike shof nji shprehje gëzimi që e përdorim edhe sot në Kavajë sepse kemi: Ar isht, of (të keqen) që janë. Nji shprehje gëzimi, tipike edhe sot ke shqiptarët. Në variantin e dytë bahet: ar isht o fluturak, Ane esht. Për goca bahet: Aristofana. Aristotele. Ar-ist-o-te-e-le. Ar isht o, te asht le, lind. Me pak fjalë, në këte emën asht krijue nji fjali e gjatë dhe shprehëse, ku në fund prindi shpreson se asht lind nji fëmijë për të shpresue shumë. Në këtë formë mund të përdoret dhe për femna. Aristovoulos. Ar-ist-o-vo-ul-os. Emën grek. Në këtë emën, fjala”vo” asht e diskutueshme, sepse kuptohet me disa mënyra: 1-Vo, e kuptoj me dialektin e Shkodrës që don të thotë: vezë. 2- Vo, vu, vendos etj, përdoret në gegënisht. 3- Në greqisht germa “b” zavendesohet me germën “v” dhe rrokja vo bahet: bo. 69
Mue do të më pëlqente varianti i dytë e i tretë, që e kuptoj me fjalinë: Ar isht-o, vo, vu, vendos, ul osht, ose: Bo (i lindun) i përulun osht. Në shkrimet e Thotit asht fjala” Vo e malit esht”, që unë e kam interpretue si: Vezë e malit asht, dmth: embrion i malit asht. Edhe në këtë rast, ky kuptim e zbukuron emnin. Për goca mund të bahet: Aristovoula. Armando. Ar-m‟an-do. Në shqip bahet: Ar-m‟an-dho. Prindi këtij fëmije i ven emnin: Ari më këtë anë (asht) dhonë. Për goca bahet Armanda. Armida. Ar-mi-da. Asht në listën e emnave femnorë, por simbas zbërthimit në: Ar më dha(Zoti), ky emën mendoj se mund të përdoret për të dyja gjinitë. Arminio. Ar-mi-ni-ò. Në shqip duhet të jete: Ar mi, mbi-ni ò, ku fjala “ni” asht përdorë dhe përdoret si fjala “njishi” dhe sot në dialekt. Ky emën mund të ketë kuptimin që ai fëmijë asht si ari mbi njishin që mund të ketë qenë i pari i shtëpisë, krahinës ose mbreti. Nji dëshirë shumë e madhe e këtij prindi për ta ba perandor fëmijën e tij. Për goca mund të bahet: Arminia. Arnaldo. Ar-n‟al-do. Në shqip don të thotë Ar në al (krah,it.) dho. Emën shumë i bukur për prindin, që pret t‟i bahet krah i biri. Ky prind duhet të ketë qenë zanatçi, (zan-at-çi-o, nzan dituni (at) çi o). Emni për goca mund të bahet: Arnalda. Arno. Ar-n‟o. Ilir. Emnin e kuptoj me fjalët: Ar na osht. Për goca bahet: Arna, por fjala”arna” ka kuptimin e nji cope rrobe, që vihet për të mbyllun gropat e rrobave të vjetra dhe për këtë arsye nuk përdoret për goca në Shqipni, por përdoret: Arana, Ar Hana, Hana prej ari. Arnamet. Ar-na-met. Ilir. Në lexim të parë kuptohet me fjalët: Me arna met, por, simbas ndamjes së bame, kuptoj fjalët: Prej ari na mbeti. Me këte formë kuptohet për të dyja gjinitë.
70
Aronne. Ar-onn-e. Në shqip Ari jon-è, eshtë. Emën që në shqip nuk don shpjegim. Për goca bahet:Arjona.Arana.Arona. Asht emën që asht përdorë e përdoret gati në gjithë botën. Arpali. Ar-pa-ali. Ar-pi-ali. Emën pellazg që kuptohet: Ar pa fluturaku, ku prindi quan “al” veten e vet. Varianti i dytë kuptohet si: Ar, virtyte të arta pin ali, krahu fluturues. Kështu si asht mund të përdoret për të dyja gjinitë, ose për goca mund të bahet: Arpala Arpani. Ar-pa-ani. Emën ilir, që e kuptoj me fjalët: ar pa Hani (në mashkullore). Për goca duhet të bahet: Arpana. Arpahana. Arpino. Ar-pin-o. Ar-pi-in-o. Ilir. Simbas ndamjes kuptoj fjalët: Nga virtytet e arta pinë-o, ose: Ar pin, njishi osht. Për goca bahet: Arpina. Arrigo. Ar-ri-go. Ar-ri-gi-o. Në shqip bahet Ar-rinon-gji-o, osht. Per goca bahet: Arriga. Arsenios. Ars-eni-os. Emën grek, që në shqip e kuptoj me fjalinë: Arsi, i arti jeni osht. Në shqip thuhet Arsen, në italisht: Arsenio dhe asht emërtue nji helm shumë i fortë. Për goca mund të bahet: Arsenia. Artemisa. Ar-te-misa. Art-em-is-a. Në greqisht dhe ilirisht asht edhe si: Art-em-as, Art-em-as. Zbërthimin e këtij emni e kam dhanë edhe ke libri: “Thoti i pavdekshëm na zbulon Atlantidën” si: Ar të mbeta, e virgjën të mbeta. Simbas variantit të dytë, më rezulton si: Arti em jetë (is) asht. Ka qenë emni i nji perëndeshe në lashtësi. Artemas. Art-em-as. Emën greko-ilir, që e kuptoj si: i-e arti em asht. Në këtë mënyrë mund të përdoret për të dyja gjinitë. Artemio. Art-e-mi-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Art e mi osht, ari im osht. Për goca bahet: Artemia. Artes. Ar-te-es. Emnin e kuptoj me fjalët: Ar të esht. Për goca bahet: Arta. 71
Arturo. Ar-tur-o. Në dokumentat e vjetër shkruhet Ar-thur, që kuptohet menjiherë në shqip, për nji njeri që thur, prodhon virtyte ari. Në variantin femnor mund të përdoret si Artura. Arthura. Ascanio. Asgano. As-ka-ani-ò. As-gi-an-o. Asht emën shumë i vjetër shqip, që e themi: Azgan, por kuptimin e saktë e ka si: As-ka-an, që menjiherë sapo e ndigjojmë, krijojmë idenë për nji djalë trim, të shkathët e të fortë. E ndame më jep kuptimin: as(jetë) ka hana, ose: asht rrace Hane-o. Atëherë kuptoj se të parët tanë me këtë emën kanë dashtë të thonë: Fëmija me këtë emën i jep jetë edhe Hanës. Për gocat bahet Askane, Askana. Zanoret “à”, “e” dhe “ò”, si gjithmone vihen në vend të foljeve asht, esht dhe osht. Ascoli. As-ko-oli. Në shqip kuptohet me fjalët: Asht ko, këtu oli, krahu fluturues, engjëlli. Në dialekt tosk bahet: Askali. Nëse në vend të fjalës: “as” vejmë fjalën “jetë”, atëherë emni kuptohet si: Jetë ç‟o oli, jetë ç‟osht krahu fluturues. Në këtë formë mund të përdoret për të dyja gjinitë. Asdrubale. As-dru-bale. Ky emën më jep nji të dhanë të randësishme për druidët në territoret shqipfolëse, sepse emnin unë e interpretoj: As-dru-bal-è, në kuptimin që ai fëmijë i sapolindun, për prindët, asht druid i ballit (kryesor). Përdoret edhe si: Hasdrubale. Nuk tingullon bukur per goca, por mund te perdoret siç asht. Asella. As-ella. As-el-la. Asht në listën e emnave femnorë. E kuptoj si fjalinë: asht ella, asht ylla, ose fjala “ella” përdoret në shenjë respekti, kur i drejtohesh ndonji femne në italisht.Varianti i dytë më jep fjalët: Jetë, ylli la. Emni shkon për të dyja gjinitë, por për çuna shkon edhe si: Asello. Asia. A-si-a. Asi-a. Shif Osio. Asht në listën e emnave femnorë. Në këtë emën unë kuptoj fjalinë: Asht si asht, dmth se 72
asht e mirë, shifni si asht. Në variantin e dytë kuptoj fjalët: Jeta asht dhe shkon për të dyja gjinitë. Asimodeo. As-im-o-de-ò. Në shqip e interpretoj si fjalën: Asht imi-o,or dheu, për tokë o, ose: Jeta ime osht dhënë o. Emën shumë i bukur, që mund të përdoret për goca si: Asimodea, ku si gjithnji, zanoret në fund zavendësojnë foljet osht dhe asht. Asinio. As-ini-o. Në shqip e kuptoj me fjalët: Asht i joni-o, ose: Jeta inë osht, Jeta jonë osht. Për goca bahet: Asinia. Assunto. As-su-un-t‟o. E interpretoj me të folmen popullore: asi mbi (su) njishin të osht, ku fjala “as” ka kuptimin: i pari, ose “jeta”, siç e kam shpjegue në fillim: Emni merr kuptimin: Jeta asht mbi atë, ose: prijslliku (aftësia për të udhëheq) asht mbi atë. Per goca bahet: Assunta. Astarde. Ast-ar-de. Emnin e kuptoj me fjalët: asht ar de, ose: asht ar i dheut. Për goca bahet: Astarda. Asterio. Ast-eri-o. Në greqisht: Asterios. Në shqip kuptohet si fjalia me kuptim: Asht eri, pikërisht në gjininë mashkullore, sepse në gjininë femnore do të ishte era. Për goca duhet të jetë: Astera. Astianatte. Asti-a-natt-e. As-t‟i-ana-at-t‟e. Në variantin e dytë kuptoj fjalët: Jetë të isht, Hana e ditun (at) të esht. Kështu si asht, mund të përdoret për të dy sekset. Astolfo. Ast-ol-f-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Asht fluturak me krahë-o. Për goca bahet: Astolfa. Astridi. Ast-ri-di. Në këtë emën shof fjalinë: asht rinu ditunia. Në këtë formë mund të përdoret për të dy sekset. Ataleo. At-a-le-o. Në shqip kuptohet menjiherë si shprehja: At, i parë shtëpie, i ditun asht le, ose: ditunia (at) asht lind o. Për goca mun të bahet: Atalea. Attalos. At-t‟a-al-os. Emën grek, që kuptohet si: I dituni të asht, krah fluturues osht. Në Shqipni asht përdorë në formën: Atali. Mund te shkoje per te dy sekset.. 73
Atalfo. At-al-f-o. Emnin e kuptoj me fjalën: i dituni si etërit e mençëm, me krah si fluturak osht. Për goca bahet: Atalfa. Atana. Atena. Athina. At-an-a. At-en-a. At-hin-a. Grek. Me të tre këta emna, asht quejtë kryeqyteti i Greqisë, por, asht përdorë edhe si emën njerëzish. Kuptimin e këtij emni e kam dhanë dhe ke libri “Thoti i pavdekshëm na zbulon Atlantidën, ku kam thanë se zbërthehen në: At e nanë, babë e nanë dhe At hin. Me zbërthimet e emnave që po baj në këte libër, mendoj se emni i këtij qyteti mund të kuptohet edhe si: At-an-a = të ditunit e Hanës. At-ena = të ditun jena dhe At-hina mund të kuptohet si: në atdhe hina. Asht përdorë ma tepër si emën gocash, por ka kuptim për të dyja gjinitë. Ataulfo. At-a-ul-f-o. Emnin e kuptoj me fjalët: I ditun asht, i ulët, i urtë fluturak(engjëll) osht. Për goca bahet: Ataulfa. Atalo. Shif: Atolo. Për goca bahet: Atala. Atolo. At-ol-o. Emnin e kuptoj me fjalët: I pjekun, I ditun me krahë fluturues (si engjëjt) osht. Për goca bahet: Atola. Attikos. At-t‟ik-os. Emën grek, që e kuptoj me fjalinë: I ditun, i ikun, i shëtitun osht. Për goca bahet: Atika, emën që e mban dhe nji qytet në Greqi, për të cilin kam thanë se e kuptoj si: Nga atdheu ika. Në italisht asht Atico, Atiko. Atanasio. Në greqisht: Athanasios, At-hana-si-os. Në shqip njihet me emnin Athanas, A-thanas, që ka kuptimin: asht thanës, folës. Shkurt në Shqipni i thonë Thanas, thënës, thotës. Mendoj që asht emën i vjetër atlantidheas-alban, sepse asht i njajtë me emnin Thot, Thoti, mbretit te fundit te Atlantidës së mbytun rreth 12 000 vjet ma parë. Mendimi im përforcohet, po të merret parasysh se emni Atanas në shqip asht i njivlefshëm me emnin: Tan-ush, than-usht, thanësi usht(asht). Simas ndamjes së bame, e kuptoj si: I ditun si Hana shif si o. Për gocat bahet Athanasia, Atanasia. 74
Athenodoros. A-theno-dor-os. At-heno-dor-os. Emën greqisht, që kuptohet plotësisht në shqip si: A thënësi dor (nga rraca e dorëve) osht, ose: asht thënësi, mësues i artë të osht. Variantin e dytë e kuptoj si: I ditun, Hëna e artë osht. Për goca bahet: Athenodora. Athenogenes. A-theno-g‟-en-es. Emën greqisht, që do ishte ma i plotë nëse e shkruajmë: a-theno-gi-en-es dhe kuptohet si: Asht thotësi, mësuesi, rraca en esht, rraca jonë është. Në këtë kuptim mund të përdoret për të dyja gjinitë. Athenogoras. Athenogoras. Emën grek që ma i plotë do ishte: A-theno-gi-or-as, që kuptohet plotësisht në shqip si: a thenës, gji (rracë) ari asht. Mendoj se në këtë formë mund të përdoret për të dyja gjinitë. Athos. A-thos. Në shqip kuptohet menjiherë dhe ka të njajtin kuptim me emnin ma siper, Athanas. Nuk shkon për goca. Atlia. At-li-a. E kam hasë në Shqipni si emën i lashtë femnash. Duhet të kuptohet si: at-ili-a. Në formën e dhanë nga unë kuptohet me fjalinë: Ditunia dhe pjekunia (at) ke Ili asht. Kështu si asht, mund të përdoret dhe për çuna ose: Atliu, Atili. Aton. At-on. Emni i pare i zotit te ebrejva ne lashtesi, qe siç shifet kuptohet plotesisht ne shqim me fjalet: Ati jone, Ati henor, nese fjalen on=jone ose=Hone. Sic shifet, dhe zanafilla e besimeve fetare ne bote ka si taban vendalijte shqipfoles. Attila. At-ti-la. At-t‟il-a Emën që në shqip kështu siç asht, don të thotë: At, (të ditun), të parë yllor po të la në jetë. Ka kuptim për të dyja gjinitë. Attilano. Attil-an-ò. Folja “janë”, në gjuhën shqipe asht ne shumës e asht përdorë në shumë emna si: Ar-jane, Mar-janë, Adri-janë etj, që janë përdorun për të emërtue popujt, por pa u ndryshue, janë përdorun edhe në njajës, që duhet të ishin: Attila, Ariò, Mariò, Adriò etj, por ka mundësi, që përdorimi në shumës asht përdorë për t‟i rritë randësinë personit. Nji mundësi tjetër 75
asht edhe fjala “Hane”, që kombinon bukur me emnat. Për goca bahet: Atilana. Attilio. Asht emën i ngjashëm me Attila. Auberto. A-u-bert-ò. A-u-be-er-t‟o. Emën që shpjegohet me shqipen dhe italishten, si fjala:- Asht nji si uji i kulluem, për ta pirë në kupë. Variantin e dytë e kuptoj si: Asht nji, bej ere të osht. Për goca mund të përdoret si: Auberta. Audace. A-u-dac-e. Në shqip më duket: Asht un(nji) dak, që na tregon se familja asht me origjinë dake(Rrumani), ose: Asht nji i dhanë(daç, dhaç) e. Kështu siç asht, mund të përdoret edhe për goca. Audenico. A-u-den-ik-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Asht nji i dhënë, i lindun, i ikun i shëtitun nëpër botë. Për goca bahet: Audenika. Augusto. A-ugu-us-t‟o. Duket si fjala A-ag-ust, ku në latinisht zanorja “a” zavendësohej me “u”. Në këte mënyrë emni merr kuptimin: a, asht aga (Zotni)-ust, asht-o. Nuk shkon për goca. Augustolo. August-ol-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Augusti me krahë fluturues osht. Për goca nuk shkon. Aulampia. A-ul-am-pi-a. Grek. Duket si e folme e përditshme, ku kuptoj fjalinë: Asht ul, (i mençëm), am pi asht, më jep për të pirë asht. Asht në listën e emnave femnorë, por, simbas kuptimit, mund të përdoret për të dyja gjinitë. Për çuna mund të përdoret si: Aulampio. Aulona. A-ul-ona. Shifet qarte forma gegenishte e emnit te vjeter te Vlones, valona (ven al Hona), qe e kuptoj si: Asht ul Hona (Prandaj asht aq e bukur). Nese do ishte ne toskenisht do ishte: Eulana, qe ekziston si emen njerezish. Aureliano. Aureli-ano. Në shqip asht kombinim Aureli-janë e nuk don shpjegim. Për goca bahet: Aureliana. Aurelio. A-ur-eli-ò. Kemi emnin shqip A-ur dhe “eli”, fjalë rrespekti në italisht, që përdoret në biseda me njerëzit e 76
edukuem. Në shqip ka kuptimin: A, asht urë zotnia. Si gjithmonë, zanoret në fund kanë po të njajtin kuptim me foljet osht dhe asht. Varianti tjetër më jep fjalët: asht urë lidhëse, erë (el=erë) osht. Për gocat bahet Aurelia. Auro. A-ur-ò. Fjala “ur” në shqip don të thotë pikërisht “ur” e në këte emën duhet të ketë po atë kuptim që ka ura: Të bajë lidhjen midis dy brigjeve. Ndofta personat që kanë përdorë këte emën kanë shprehë dëshirën që fëmija i tyne të bahet urë, ndërmjetës midis tokës dhe qiellit. Nji andërr e përjetshme e njerëzve. Për goca mund të bahet: Aura. Aurora. A-ur-or-a. Në këtë emën femnor unë kuptoj fjalinë: Asht urë lidhëse ora, (zana e malit), ose: Asht urë lidhëse, ar asht. Me këte kombinim ka kuptim edhe për çuna. Ausilio. A-us-ili-o. Këte emën në shqip e kuptoj me fjalinë: A jetë ili-ò, asht jetë yllorësh-o. Për goca mund të bahet: Ausilia. Ausiliatrice. A-us-ili-at-ri-ce. Në këtë emën, shof emnin e masipërm, në të cilin janë shtue fjalët: ke Ausili, ditunia dhe rinia esht (at ri çe). Mund të përdoret për të dy sekset. Ausonio. A-us-oni-o. Në emnin kuptoj fjalinë: Asht jet joni o. Për goca do ishte ma i saktë si: Ausona. Autonomos. A-u-ton-o-m‟os. A-ut-on-om-os. Emën grek: Fjala “autonom” ka hy gati në të gjitha gjuhët e botës dhe kuptohet si: pamvarësi. I ndamë si ma sipër, e kuptoj si: Asht un(nji) toni, joni o më osht. Varinti i dytë më jep fjalët: Asht yt Hon, i dhon(om) osht. Për goca bahet: Autonoma. Auxentios. A-u-xen-ti-os. Emën grek, që mendoj se duhet të jetë:: Ashti nji, nxeni, i ditun ti osht. Për goca bahet: Auxentia. Ave. Ave.? Në italisht don të thotë: Lavdi. Mund të jetë shkurtim i emnit: A-ver, A-veri, A-veriu, që në shqip nuk duen shpjegim. Në Shqipni asht emni i ngjashëm: La-ver.
77
Aventino. A-venti-in-o. Në këte emën shof lidhjen e fjalës shqipe: Veri, ve- erë, me fjalën italiane Vento. Emnin e kuptoj me fjalët: asht era jonë. Për goca bahet: Aventina. Averkios. A-ver-ki-os. Emën grek, që e kuptoj si: Asht verë ki osht. Për goca nuk shkon, ose bahet: Averkjo. Averardo. A-ver-ar-do. Në këte emën shofim se fjala “ver”,vera, ka qenë përdorë edhe në territoret italiane, por që asht nryshue ma vonë. Në Shqipni emni kuptohet menjiherë pa shpjegim. Për goca mund të bahet Averarda. Averik. A-ve-er-ik. Shqip. Emni kuptohet menjiherë me fjalët: Asht si veriu i ikun, i shëtitun, i ditun. Per goca: Averika. Avide. A-vide. Emnin e kuptoj me fjalët: Asht pullumb. Emni shkon për të dyja gjinitë. Avidio. Avidio. Nëse e shkruajmë: Audio, emni merr kuptimin: Asht nji i ditun-o. Për goca bahet: Avidia, Audia. Në disa krahina, “Vid” quhen pullumbat, kështuqë emni mund të marrë edhe kuptimin: Asht pullum o. Ayrton. A-yr-ton. Emnin e kuptoj me fjalët: Asht yri, hyri tonë, asht nuri jonë. Për goca bahet: Ayrtona. Aza. A-za. Ky emën asht futë ke emnat femnorë dhe në shqip kuptohet si: asht za, asht me za, asht i-e famshme. Mund të përdoret për të dy sekset. Azadi. A-za-di. Emnin e kuptoj me fjalët: Asht zanë ditunia, asht fillue ditunia. Për goca bahet: Azadia. Azelio. A-ze-li. A-ze-el-i. Fjala “a ze”, asht zà, asht përdorë gjithnji në territoret shqiptare për ata që bahen të ndigjuem, të famshëm. Fjala A ze-li asht fjalë shqipe dhe italisht ku “li” don të thotë: aty, kështuqë emni mer kuptimin e bukur: Asht i famshëm, aty. Në variantin e dytë shpjegohet e gjitha në shqip dhe ka kuptimin e plotë: asht zanë ylli (ose eri në mashkullore). Për goca mund të bahet: Azela. 78
Azeglio. Azeglio. Do ishte ma i plotë nëse do shkruhej: A-zegi-ili-o, që kuptohet kollaj me fjalët: Asht zanë, ka lind rraca e Ilit o. Për goca bahet: Azeglia. A-zi-o. A-zi-o. Emni kuptohet shpejt në shqip me fjalët: A si o, asht si osht, ka lind ky, shifni si osht. Fjala “zi” shpesh herë në italisht kthehet në “si”. Ne dialekt, fjala “zi” zavendeson fjalen “za” dhe emni kuptohet si: Aza. Për goca mund të bahet: Azia, Asia. Azzurra. Azz-urr-a. Az-zu-ur-ra. Ky emën në italisht don të thotë: Bojë qielli, por si emën më jep kuptimin: asht ura. Asht në listën e emnave femnorë, por simbas zbërthimit të bamë mund të përdoret për të dy sekset. Varianti i dytë më duket nji shprehje e theksueme dialektale, ku unë kuptoj fjalët: Asht za, asht me za, ur ra ( nga qielli). Me këte variant përdoret për të dyja gjinitë, ose për cuna bahet: Azzurro.
B Baalbeco. Ba-al-bek-o. Në këte emën të lashtë që duhet të jetë i kohës së Atlantidës, i hiqet shtetësia turke fjalës ”bek”, që ka qenë përdorë gjithmonë në territoret shqipfolëse të botës po me këte kuptim që ka sot. Ke ky emën kuptohen qartë fjalët: Ban al, ban krah fluturues, bek osht. Kështuqë emni na thotë se në ate qytet që ishte i pari i të gjithëve (bek), bahesh me krahë fluturues. Babila. Ba-bila. Ba-bi-il a.Greqisht asht: Babylas. Në dialekt çam, kuptohet si fjalia: (asht) ba bila, asht lind goca. Menyra e dyte me jep fjalet: Ban bij, yll asht. Emni asht I ndertuem per te dyja gjinite njilloj. Babiloni. Ba-bi-il-on-i. Emnin e kuptoj si: Ban bij Ylli jonë isht, ose: Ban bij, Yll e Honë isht. 79
Bacchisio. Ba-aç-ki-si-o, Ba-aç-ki-isi-o. Në këte emën, varianti i dytë më duket ma i pranueshëm, sepse shof fjalinë: I bamën asht ki, i lindun ky, jetë osht. Për goca nuk shkon, sepse fjala”ki” asht në mashkullore. Për goca mund të bahet: Bakjoisa, por nuk asht i bukur. Bacco. Ba-aç-ko. Simbas historianëve, Bacco, Baccu, Baku, asht i njajtë me Dionisin, (Die-nis) e Ilirisë. Mendoj se emni “Bako” i asht dhanë simbas fjalisë që nxjerr ai nga goja, kur i thotë miqve: Pijeni venën, që po jua dhuroj unë se: ba-aç-ko, asht ba këtu. Nuk tingëlon bukur për goca. Në Rusi asht nji qytet me emnin: Baku. Bal. Ba-al-o. Ky emën në Shqipni pëdoret si emën dhe si mbiemën dhe don të thotë: Ballë i pari, në ballë të të gjithëve, nga e cila marrin formë shumë emna vendesh, njerëzish dhe kafshësh. Me ndamjen e bame kuptohet edhe si: Ban al, të ban me krahë fluturues. Për goca bahet: Bala. Balboa. Bal-bo-a. Asht emën njeriu dhe vendi, që e kuptoj me fjalët: Ball bon asht. Emni shkon për të dyja gjinitë. Baldassarre. Bal-dass-ar-re. Kuptohet menjiherë si nji emën shume i bukur, sikur asht shkruejtë në ditët e sotme, ku prindi që i ven emnin fëmijës i thotë: Ball (tru,mend) të dhash-në ar re, ke ra. Asht i bukur ta përdorin dhe gocat, kështu siç asht, ose Baldassarra. Balderico. Në shqip mund të jetë: Bal-der-ik, Ba-al-dhe-er-iko. Në bisedat e përditshme, populli thotë: Ai u dha në ball të rrugës. Në emnin Balderiko shof fjalinë: Ballë dhe,u dhe, dmth u çfaqe, rri ko, këtu me ne përjetë. Variantin e dytë e kuptoj me fjalët: Të ban me krah fluturues(al), nëpër dhe, nëpër botë erë e ikun osht. Për goca bahet: Balderika. Baldo. Bal-do. Në shqip Ball-dho. Nuk don fare shpjegim se kuptohet menjiherë. Për goca mund të përdoret si Balda. 80
Balearo. Ba-al-e-ar-o. Emën vendi dhe njerëzish, shumë i kuptueshëm në shqip, që e kuptoj si: Ban al e ar. Për goca bahet: Baleara. Baldomero. Bal-do-m‟er-ò. Në shqip: Ball dho-me erën osht. Emën i bukur, që e interpretoj kështu: U dha (u çfaq) në ballë, i shpejtë si era. Prindi, me këte emën dëshiron që fëmija i tij të jetë gjithmonë në krye, në ballë të të tjerëve dhe i shpejtë, i lehtë e i papërtueshem si era. Për goca mund të përdoret si: Baldomera. Baldovino. Bal-do-vin-o. Për këte emën jap shpjegimin si: Balliu dha venë, qeras me venë, verë. Edhe perëndia i venës, Bako, i qeraste njerëzit me venën që ai e ka ba-ko. Per goca mund te bahet: Baldovina. Ballaban. Ball-a-ba-an-o. Shqip, që kuptohet menjiherë. Bambina. Bam-bi-n‟a. Asht emën femnor, sepse kemi fjalinë: Bam bina, bamë vajzën. Barbara. B‟ar-bar-a. Në shqip shifet fjalia: ban ar bari asht. Simbas ndërtimit të fjalisë, më rezulton emën që mund ta përdorin të dy sekset. Barbarigo. B‟ar-b‟ari-g-o. Ba-ar-bar-i-gi-o. Këte emën unë e zbërthej: bar bari gji osht, ilaç i ilaçit, rracë osht, ose në variantin e dytë shof fjalët: Ban ar bari i gjinit osht. Me këte emën i urohet fëmijës që të bajë ar, të jetë i arsyeshëm, i mençëm, fjalëartë etj, sepse ai do kujdeset për rracën e vet, do jetë ilaç për çdo problem që do të ketë rraca e tij. Interpretimi i këtij emni mund të jetë edhe kuptimi i fjalës “barbar”, me të cilën grekët e lashtë thërrisnin popujt shqipfolës, për cilësitë e tyne të arta, që me kalimin e shekujve, duke ia harrue kuptimin, asht përdor edhe për popujt e tjerë të pacivilizuem. Edhe sot fjalet: shqi-t‟ar, kosov-ar, bul-g-ar, arvanit, ar-men kane ne perbamjen e tyne fjalen AR. 81
Bardo. Bard-o. Bardh-ò, Bar-do. Ba-ar-do. Ky emën në Shqipni asht përdor dhe përdoret edhe sot si emni: Bardhyl, Bardhosh, Bardhi etj, por nuk përjashtohet mundësia të jetë dhe me kupimin tjetër: B‟ar-dho, dmth të rrish afër atij fëmije, ai të shëron, të heq hallin, të jep ilaç, bar doktorri. Në lashtësi ilaçet nuk kanë qenë sintetike e të amballazhueme bukur si sot, por bimë e barna të ndryshme, të mbledhuna në natyrë nga njerëz zanatçij. Ky emën përdorej në të gjitha variantet edhe për kuajt e qent me ngjyrë të bardhë. Gocave u thuhet Bardha. Bardi. B‟ar-di. Asht quajtë si emni Bardhyl, por simbas ndamjes së bame, kuptoj fjalët: Ban ar di. Ai fëmijë, do dijë të bajë në jetë vetëm gjajna me vlerë. Emni ka kuptim për të dyja gjinitë. Bardomiano. B‟ar-do-mi-an-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Bar dho mi Hanë osht. Për goca mund të përdoret si Bardomiana. Barnaba. Bar-na-ba. Kjo fjalë e ndame në këte mënyrë kuptohet menjiherë siç asht shkruejtë. Në këte emën shofim se prindi dëshiron që fëmija i tij të bahet heqim, mjek, farmacist etj. Përdoret për të dyja gjinitë. Barsaba. Bars-a-ba. Në greqisht asht: Barsabas. Në këte mënyrë në gjuhën shqipe ka kuptimin: I mbarrsun asht ba, por, meqë asht emën mashkullor, ku në italisht germa “s” lexohet “z”, atëhere duhet të kuptohet si fjalia: Barz, ilaç a ba. Ky variant asht i pranuem, sepse edhe sot, kur i bajmë ledhe ndonji fëmije, i themi: Më ngjalle, më shërove. Të kam zemer, ilaç (barz). Në këte variant mund të përdoret si për çuna, ashtu dhe për goca. Barsimeo. Bar-si-me-o. Duke vazhdue me llogjikën e emnave të masipërm, në këte emën, që kuptohet pa shpjegim në shqip, prindi u thotë miqve: Bar, ilaç, si unë osht. Për gocat mund të bahet: Barsimea. 82
Bartolo. Bar-to-lo. Në dialektin e vjetër gegënisht, në këte emën unë kuptoj fjalinë: Bar, ilaç po të lo, të lashë (në jetë). Prindi mendon se ka lindun nji fëmijë që do të bajë vetëm të mira në jetë, ashtu si ilaçi që i ngjall, shëron njerëzit. Bartolomeo. Bar-to-lo-me-o. Asht i njillojtë me emnin: Bartolo, ku fjala “me” ka kuptimin e sotëm: mre, more. Ky emën mund të thërritet kështu: Bartolo, mo, mre, more-ò. Për gocat mund të bahet: Bartolomea. Si gjithmonë, zanoret “a” dhe “ò” vihen në vend të foljeve përkatëse. Basil. Ba-si-il. Asht emën grek, që kuptohet menjiherë në shqip si: (Asht) ba si ill, si yll.Për goca bahet: Basila, Basile. Basileo. B‟asi-le-ò. Në greqisht asht: Basileios, Basiliskos. Baas-ili-is-ko-os. Varianti i fundit e jep të plotë kuptimin si: Ba asht, lind asht, Ili isht ko-osht. Për goca bahet Basilea. Basilio. Bas-ili-o. Ba-as-ili-o. Asht nji emën që na nxjer në dukje emnin e Ilit, që simbas legjendës, mbahet si mbreti i parë i ilirëve. Mund të ketë qenë: Pas-ili-ò, dmth, pasardhës të Ilit, sepse në të folmen dialektore, fjala “pas”, shpesh herë bahet “bas”, mbas, ose: ba, lind asht Ili o. Për goca mund të bahet: Basilia. Basilico. Ba-as-ili-ko. Emni kuptohet me fjalët: Ba asht ili ko. Për goca bahet: Basilika. Basilino. Ba-si-ili-in-o. Në këte formë, kuptohet menjiherë në shqip me fjalët: Asht ba si Ili, Ylli ynë-o. Për goca bahet: Basilina. Në këte emën shifet se me sa dashuni e trajtojnë emnin e Yllit të parët tanë kur e thonë: Ba si Ili, Ylli inë asht, Ku Ilin, Yllin, e quejnë parardhësin, heroin, shejtin e tyne. Bassillo. Ka kuptimin e emnit të masipërm. Për goca bahet: Bassilla. Basilisco. Basilisko. Emni ma i plotë mund të jetë: Ba-si-ili-isko dhe në shqip kuptohet menjiherë. Për goca bahet: Basilisca, Basiliska. 83
Bassiano. Bas-si-ano, B‟as-si-an-ò. Me shpjegimin e masipërm, kjo fjalë ndahet në B‟as, Ba as si-janë, ku fjala “as” mund të futet në vend të fjalës “jetë”. Emni merr kuptimin: Të bamit AS më janë, të bamit jetë më janë, jetë linda. Variantin e dytë e kuptoj me fjalët: Ba asht si Hanë o. Për goca bahet: Bassiana. Batilda. B‟at-il-da. Duhet të jetë: Ba at ili të dha, të pajisun me dituni e pleqësi, ylli të dha. Mund të përdoret edhe për çuna si: Batildo. Bastiano. Bas-ti-ano, B‟as-ti-an-o. Asht fjalë e ngjashme me emnin: Basiano. Për goca bahet: Bastiana. Batista, B‟ati-sta. Ba-at-is-t‟a. Simbas shpjegimeve të bame fjalës “ati”, ky emën më jep kuptimin: I pjekun si ati asht. Variantin e dytë e kuptoj me fjalët: Ba i ditun, jetë të asht. Emni përdoret ma tepër për çuna, edhe pse mbaron me zanoren “a”, por ka kuptim për të dyja gjinitë. Beatrice. Be-at-„ri-c‟e. Emnin e kuptoj me fjalët: Bej I ditun (at), të rinon ç‟është. Asht në listën e emnave femnorë, por mendoj se mund të përdoret për të dyja gjinitë. Në këte emën dhe në të gjithë emnat që kanë në përbamje të tyne fjalën “be”, bej, mendoj se asht i njivlefshëm me fjalën “aga” dhe nuk duhet të jenë shumë të përshtatshëm për goca. Nëse fjalën “be” e quajmë si njeri me be, i betuem, mund ta përdorim edhe për goca. Njikohësisht, në italisht fjala “be” asht shkurtim i fjalës: be-a, bela, belo, që don të thotë: i- e bukur. Beato, Be-at-o. Në italisht don të thotë i bekuem. Me ndamjen e bame kuptoj se ai fëmijë do të bahet i parë vendi, i ditun, i pajisun me pleqsi. Për goca bahet: Beata. Beda. Be-da. Në këtë emën shof emnin”be”, të veçantë dhe me kuptimin: Bej (asht) dhanë. Edhe me këtë fjalë i hiqet shtetësia turko-aziatike këtij emni disa mijëra vjeçar europian. Në Shqipni 84
asht emni Bedat, Be-da-at, ose: Beun dha me pleqësi. Bedri, Be-dri, beu na ndrin etj. Emni asht i ndërtuem për të dyja gjinitë. Bellino Be-illi-in-o. Në këtë emën, që në italisht don të thotë: I bukur, në shqip shof fjalët: Be illi ini osht, bej ylli, yni osht. Për goca bahet: Bellina. Belgica. Be-el-gi-ka. Emën shteti, që në shqip kuptohet menjiherë me fjalët: Bej ere, rraca ka, ose: Bij të erës rraca ka. Në italisht asht: Belgio, Bel-gi-o, Be-el-gi-o, që kuptohet me fjalët: italo shqipe si: e bukur (bel) rraca osht, ose: Be el, të betuemit e erës, të bamit prej erës (ose prej yjesh), rraca osht. Emën shumë i bukur dhe shprehës. Belona. Be-el-on-a. Bel-on-a. Duke ndjekë arsyetimin e emnave të masipërm, këte emën e kuptoj me fjalët: Bën erë, i-e jona a, ose: bej ere e jona asht. Varianti i dytë duket si italoshqip, që e kuptoj me fjalët: bel jona asht. Emni duket ma tepër i ndërtuem përgoca, por ka kuptim edhe për çuna. Beltramo, Be-el-tra-m‟o. Emnin e kuptoj me fjalët: Be erë tra më osht, bej ere, trau i shtëpisë më osht. Për goca mund të bahet: Beltrama. Benedeto. Ben-e-det-t‟o. Be-en-e-de-et-t‟o.Në italisht don të thotë i bekuem, por simbas ndamjes së bame kuptoj fjalët: Beu i detit (det ose dhet) të osht. Vrianti y dyte me thote: Beu jone eshr, diene pleqsise (et) te osht. Për goca bahet: Benedeta. Beniamino. Ben-i-am-in-o. Ky emën po bahet internacional me kuptimin e sotëm si: I favorizuem, i përkëdhelun etj, por kuptimi i tij në kohën e Atlantidës i afrohet këtij të sotmit, sepse ke emni kuptoj fjalët: Beu i dhanë(am) i ini osht, ose: Beu i dhanë, njishi, i pari i të gjithëve asht. Për goca bahet: Beniamina. Benigno. Ben-i-g-n‟o. Në italisht don të thotë: i mirë, por me ndamjen e bame kuptoj fjalët: Beu i rracës, gjiut familjar na osht. Për goca bahet Benigna, Benigjia. 85
Benito. Ben-it-t‟o. Emni kuptohet shpejt me fjalët: Beu it të osht. Për goca bahet: Benita. Berardo. Ber-ar-do. Be-er-ar-do Krijohet nji fjali italo-shqipe me kuptimin: Të pish ar të dho, të dha, ku gjithmonë, fjala “Ar” jepet në kuptimin e të mirës në përgjithësi, por ma tepër asht emërtim i virtyteve. Në variantin puro shqip mund të kuptohet si: Bej, ere, ar të dho (Zoti). Bukur do shkonte dhe për goca si: Berarda. Berengario. Bere-nga-ari-o. Në shqip: I bërë nga ari-ò. Fjalia e krijueme me këte mënyrë duket sikur po flitet sot në shqip. Emën shumë i bukur. Për goca asht: Berengaria. Bernardo. Ber-n‟ar-do. Në shqip bahet: Të bërë nga ari të dho. Në këte emën të bukur prindët dëshirojnë që fëmija i tyne të jetë aq i mirë, sa t‟i kënaqë të gjithë e nga goja e sjelljet të jetë i çmueshëm si ari. Për goca bahet: Bernarda. Bernadetta. Ber-na-det-t‟a. Be-er-na-de-et-t‟a. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Bërë na deti asht, e bame nga deti asht. Variantin e dytë e kuptoj si: Bej ere na dhe (o zot), i ditun (et) të asht. Ky emën asht në listën e emnave femnorë. Për çuna do ishte i bukur: Bernadett-o. Berenica. Be-eren-iç-a. Be-re-ni-ç‟a. Në shqip e kuptoj me fjalinë: Bën erën, iç-a, Bërës ere isht ky fëmijë. Në variantin e dytë kuptoj fjalët: Beu i resë, njishi ç‟asht. Asht në listën e emnave femnorë, por mendoj se shkon edhe për çuna si: Berenico. Bereniço, Bereniko. Beronia. Be-er-oni-a. Asht në listën e emnave femnorë. Simbas ndamjes së bame, unë kuptoj fjalinë: Bën erë, joni-a, ku “joni” mund të jetë deti Jon, ose thjesht me kuptimin: Fëmija jonë. Për çuna mund të bahet: Beronio. Beronico-a. Be-er-oni-co. Asht emën me kuptimin e emnit të masipërm, ku fjala”co” në shqip mund të kuptohet: ç‟osht, ose ko. Asht në listën e emnave femnorë si: Beronica. 86
Bertoldo. Bert-ol-do. B‟ert-ol-do. Në këte emën kuptoj fjalët: Ba ert al (krah fluturues) të dho, sepse shpesh herë, në dialekte të ndryshme, zanorja “a” zavendësohet me zanoren“o”8dha=dho). Për goca bahet: Bertolda. Bertolfo. B‟ert-ol-f-o. Be-er-t‟o-ol-f-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Ba ert al fluturaku-ò, ose Beu i erës të osht, krah fluturues që fluturon osht. Për goca bahet: Bertolfa. Beshiri. Be-es-hir-i. Edhe në këte emën që asht përdorë nga rromakët, del i qartë emni i beut me fjalet: Be esht, hir, nur isht. Për goca bahet: Beshira. Betta. Be-et-t‟a. Në gjuhën ndërkombëtare përfaqëson simbolin e germës “B”. Në shqip merr kuptimin si: Bej i ditun(et) të asht, dmth, se ai fëmijë asht i pari i vendit, i pajisun me pleqsitë e etënve, që ishin ma të ditunit e vendit. Asht në listën e emnave femnorë, por mendoj se shkon për të dy sekset. Bettino. Be-et-ti-in-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Bej, i dituni ti ini o. Për goca bahet: Bettina. Betleme. B‟et-lem-e. Emën qyteti, që në shqip e kuptoj me fjalët: bej et lejmë, bej të ditun kemi lindun. Bianca. Bi-an-ca. Në italisht don të thotë: Bardhësi. Në shqip kuptoj fjalinë: Bie Hana ç‟asht ( dhe e zbardh tokën), ose: Bij Hane ka. Kështu siç asht, mund të shkojë për të dy sekset, por përdoret ma shumë për goca. Bice. Bi-ce. Asht në listën e emnave femnorë. Emni kuptohet me fjalitë: Bij ke, ose bi ç‟esht. Asht në listën e emnave femnorë, por në Shqipni përdoret për të dyja gjinitë. Biagio. Bi-agi-o. Bi-a-gi-o. Në të dy variantet ka kuptimin në shqip: Në variantin e parë, nga ky emën kuptojmë fjalinë: Biagajsh ò, fëmijë agallarësh osht. Në variantin e dytë kuptoj fjalinë: Fëmijë e gjinit familjar-ò, osht. Për goca bahet: Biagia.
87
Bibiano. Bi-bi-an-o. Në këte emën kuptoj fjalinë: Bir i bijve janë-ò, Bij bien Hana o. Këtë emën mund t‟ia kenë ngjitë gjyshnit. Për goca bahet: Bibiana. Bibulo. Bi-b-ul-o. Bi-bul-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Bij ben, ban, i ulët, i matun osht. Në variantin e dytë mund të jetë: Bi bull osht, fëmijë i fuqishëm si bualli osht. Simas formes se pare, për goca bahet: Bibula. Biellorusia. Bi-el-lo-ru-si-a. Me ndamjen e bame, emnin e kuptoj me fjalët: Bij yjesh lo (në jetë), i rrojtun (rru) si asht. Bilal. Bi-il-al. Shqip. Emnin e kuptoj me fjalët: Bi ylli me krah fluturues. Me këte formë mund të përdoret për të dyja gjinitë, ose për goca mund të bahet: Bilale. Bilbao. Bi-il-ba-o. Emën vendi dhe njeriu. Emnin e kuptoj me fjalët: Biri i Ilit, ba osht. Për goca bahet: Bilba. Bindo. Bin-do. Me këte emën prindi falënderon Zotin që: Bin i dho. Asht emën pak abstrakt që mund të përdoret dhe për goca si: Binda. Bino. Bi-in-o. Emën puro shqip, që nuk don shpjegim. Për goca bahet Bina. Birino. Biri-in-o. Bi-rin-o.Në shqip kuptohet pa shpjegim. Për goca bahet si ma sipër: Bina. Bizanti. Bi-za-an-t-i. Emni kuptohet me fjalët: Biri që zan, kap Hanën të isht. Bitino. Bi-ti-in-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Bir ti, i ini o, ose: Bir ti njishi, i pari o. Për goca mund të bahet: Bitina. Bizerta. Bi-ze-er-t‟a. Emnin e kuptoj me fjalët: Bi ze, za erë të asht. Emni asht i përshtatshëm për të dyja gjinitë, por për çuna mund të bahet: Bizerto. Boiaro. Boi-ar-o. Në shqip: Boj ar o, Buj-ar-o, nga ku e kanë zanafillën fjalët: bujtës, bujrum etj. Për goca bahet: Boiaria, Bujare. 88
Bolonia. Bo-ol-oni-a. Emën qyteti në Itali, që në shqip kuptohet me fjalët: Bon ol, bon krah fluturues, i joni asht. Bonaldo. Bon-al-do. Në shqip kuptohet si shprehja: I miri, krahë të dha. Emën i bukur. Për goca mund të bahet: Bonalda. Bona-ventura, Bona-vita, Boni-t‟o janë emna të kuptueshëm plotësisht në italisht. Bona. Bo-on-a. Ky emën i lashtë asht përdorë si emën njerëzish, perëndish dhe qytetesh në lashtësi. Mendoj se duhet të kuptohet me të folmen gegënishte si: Bon Honën-asht. Në dialektin toskënisht bahet: Bana. Për çuna mund të bahet: Bono. Kjo fjalë në italisht don të thotë: I mirë. Bonello. Bonello. Ma i saktë do ishte: Bonillo, Bo-on-ell-o. Nëse fjalën “ell” do ta quejmë të njivlefshme me fjalën “ill”, atëhere emni do marrë kuptimin: Bon, lind Honë si Ylli osht. Për goca bahet: Bonella. Bonifacio. Bo-oni-f-a-ci-o. Bo-on-i-f-a-ki-o. Në variantin e dytë, emni më duket ma i plotë dhe e kuptoj me fjalët: Bon Honën-isht, fluturak asht ki o. Bonito. Bo-on-it-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Bon Honën, i iti osht. Për goca bahet: Bonita, Banita. Boraco. Bor-a-co. Bor-a-ko. Në shqip asht: Borak. Nëse analizojmë zbërthimin e bamë në italisht, shofim se del i qartë kuptimi i fjalës: Borë, që në shqip nuk don shpjegim. Për goca mund të bahet: Borake. Boris. Bor-is. Emën shumë i bukur, që nuk don shpjegim në shqip. Për goca mund të bahet: Borisa Bortolo. Bor-to-lo. Edhe ky emën asht i bukur në shqip: Bor të lo, të la. Populli ynë thotë për ndonjanin që të mbaron ndonji punë: Ta ftof kokën ai (të qetëson kur je me temperaturë), kështuqë edhe ky borak, kur të takon, ta ftof kokën me borë, ose thjesht: të bardhë si bora të lash. Për goca mund të bahet: Bortola. 89
Brandolini. Bran-do-ol-ini-i. Emnin e kuptoj me fjalët: Bran dho krahu fluturues ini, yni isht. Brando. Bran-do. Fjalë italo-shqipe e bukur me kuptimin: Nji kope me fëmijë dho (Zoti). Për goca bahet: Branda. Brandoni. Brando-oni. Bran-do-oni-i. Ky emën asht emni i masipërm me shtesën: Joni, i joni. Në variantin e dytë kuptoj fjalët: Bran të dho Honi, Hona. Për goca bahet: Brandona. Bonagiunta, Brancoleone, Bracaleone, Bruno, janë emna të kuptueshëm në italisht. Brahush. Br-ah-ush. Ka qenë emni i gjyshit të stërgjyshit tem. Nga ky emën ka ngelun mbiemni i fisit tonë, sepse atij burri i thërritnin shkurt: “Hush” dhe në regjistrimet e popullsisë që bani shteti turk në vendin tonë, këtë emën e regjistroi si mbiemnin e pasardhësve të këtij burri. Këtë emën e kuptoj me fjalët: Bir ahu usht, bir i pemës së ahut asht. Në shumë emna të vjetër shofim që fjalët “ush” dhe “ash” të zajnë vendin e njana tjetrës: (ushtaasta). Gjyshnit e mij thonin se ky emën asht i njajtë me emnin: Brahim, Bir-ah-im. Tashti që po punoj me këtë libër, i jap të drejtë të parëve të mij, sepse krahasimet e dy emnave, përforcojnë njani tjetrin. Parashtesa “i” në: I-bir-ah-im, i-bir-ahusht, asht e njivlefshme me foljen: Isht. Me këtë kuptim nuk shkon për goca, sepse pema e Ahut asht në gjininë mashkullore. Breno. B-ren-o. Në shqip kuptohet me fjalët: bën renë osht, krijues resh osht. Për goca bahet: Brena. Bretania. B‟ret-ani-a. Br-et-ani-a.Emni, megjithëse mbaron me “a”, asht i ndërtuem në mashkullore dhe e kuptoj me fjalët: Bërës i reve Hani asht. Formen e dyte e kuptoj si: Biri i ditun(et) Hani asht. Brigita. Bri-gi-t‟a. Kështu ka qenë quejtë gjiu i detit në lashtësi, por, i ndamë si ma sipër, emni më jep kuptimin: Bri gji të asht, ku në lashtësi simboli i brinit (bri-nga-at), ka qenë rrespektue e rrespektohet edhe në ditët tona, sepse edhe sot 90
shofim shumë veta që vejnë bringat e dashit, ose kaut ke muri i shtëpisë, për ta mbrojtë shtëpinë nga syu i keq. Ky emën asht në listën e emnave femnorë, por, simbas kuptimit: Bri (mbrojtës) i gjinit familjar të asht, mendoj se do ishte ma i përshtatshëm për çuna, por edhe gocat bahen bri-mbrojtëse të gjinit familjar. (Brigjet e detit=bri gji e). Brichena. Bri-che-na. Bri-kena. Edhe ky emën asht në listën e emnave femnorë, por simbas kuptimit mund të përdoret edhe për çuna. Emni merr ma tepër kuptim me variantin e dytë: Bri kena, mbrojtës kena, kemi. Brit. Brit. Bri-it. Biri-it. Fjala “brit”, në shqip kuptohet me disa mënyra: 1- Brit- bringat e kafshëve, që kanë qenë rrespektue nga lashtësia dhe rrespektohen edhe sot, si simbole të mbrojtjes së shtëpisë. 2- Brit-britma, e bërtitme, thërritje etj. 3- Biri-it. Britania. Brit-ani-a. Emnin e kuptoj me fjalët: Bri të Hanit janë, ku Han na asht paraqitë në mashkullore. Britanico. Brit-an-ik-o. Në shqip e kuptoj me fjalët: brit i Hanës i shëtitun (ik) osht. Për goca bahet: Britanika. Brunilda. Br-un-il-da. Në këtë emën femnor unë kuptoj fjalinë: Br-un-il-da, Bir, un(nji) ill të dha (Zoti). Brun il dha, brun yll të dha(zoti) e më del ma tepër emën mashkullor që mund të bahet: Brunildo. Bruto. Bir-ut-o. Briu-ut-o. Emni “bruto” në italishten e sotme don të thotë i keq, por në lashtësi ka qenë përdorë edhe nga mretën dhe njerëz të ditun dhe nuk besoj që ndonji prind t‟i vejë fëmijës së vet nji emën të keq, prandaj simbas ndamjes së bame, emnin e kuptoj me fjalët: Biri yt(ut) osht, ose: Briu mbrojtës yti osht. Varianti i dytë më duket ma bindës. 91
Bryano. Bry-an-o. Në shqip fjala “bry” mund të kuptohet si: 1- bryma e mjesit ose 2- Bry, bri, bringat e kafshëve, simbol i mbrojtjes së shtëpive nga syu i keq. Me këto arsyetime, emnin e kuptoj me fjalët: Bri Han osht, që mund të jetë dhe varianti ma i mundshëm, sepse Hana, në mbarim të ciklit duket si nji bringë e bukur. Për goca bahet: Bryana, Briana. Burrio. B‟ur-ri-o. Ka qenë përdorë si emën në territoret ilire dhe në dokumenta, Pirro ka qenë quejtë edhe me emnin Burri, që simbas ndamjes së bame kuptohet: Ba urë rri-o. Edhe vendi burrave në familje asht që të bahet urë, trau i shtëpisë. Meqë ky emën ke ne kuptohet i gjithi për meshkuj, nuk mund të përdoret për femna.
C,K Cafo. Ca-f-o. Ç‟a-f-o. Me këtë ndamje e kuptoj me fjalët: ç‟asht nji fluturak-o. Për goca mund të bahet: Çafa. Caino. C‟a-in-o. Kaino. Asht njani nga çunat e Adamit, Kaino. Në shqip kuptohet me fjalinë: ç‟a in ò, çasht njishi o, ose: Ka inë o. Për goca mund të bahet: Caina, Çaina, Kaina. Caio. C‟ai-o Simbas fjalorit të emnave italianë, emni Cai, Kai asht i njajtë me emnin Gai, që e përdorin popullsia iliro-lindore qysh nga lashtësia deri më sot. Në shqip merr kuptim simbas ndamjes: ç‟ai o, njai osht, ai osht. Për goca nuk shkon. Calanico. Ç‟al-an-ik-o. Ç‟al-a-ni-co. Nëse do të flas në dialekt, këte emën do ta them kështu: Çfarë krahë Hane i ikun, i shëtitun osht, ose: ç‟al asht ni ko, ni këtu. Për goca duhet të bahet: Kalanika, Ç‟alanika, por nuk tingullon emën i bukur, sepse i thuhet topallit. Calicratide. Ka-ali-kra-ati-de. Ilir. Grek Emnin e kuptoj me fjalët: Ka krah fluturues dhe kokë, kokë me tru (ati) de, Në këtë formë nuk mund të përdoret për goca. 92
Caligula. Ka-ali-gi-ul-a. Emnin e kuptoj me fjalët: Ka krah fluturues, racë e përulun asht. Emni mund të përdoret për të dyja gjinitë ose për çuna mund të bahet: Kaligul-o. Caligola, Ka-ali-gi-ola. Ç‟al-i-gi-o-la. Simbas ndamjes së bame, në variantin e dytë, emnin e kuptoj me fjalët: çfarë krah fluturues isht, rracë o la në jetë. Emni shkon për të dyja gjinitë por për çuna mund të bahet: Caligalo, Kaligalo. Caliniko. Ka-ali-ni-ko. Emnin e kuptoj me fjalët: Ka krah fluturues, njin, njani ko. Për goca mund të bahet: Kalinika. Caliopi. Ç‟ali‟o‟pi. Ka-ali-o-pi. Grek. Në këtë emën kuptoj fjalitë: çfarë krah fluturues osht pirë dhe: Ka krah fluturues(al), osht i pirë, i pirsosun. Në Greqi përdoret ma tepër si emën femnash, por, simbas kuptimit që ka, mund të përdoret për të dyja gjinitë. Calisto. Kalli-sto. Ç‟al-ist-o. Në greqisht: Kallistos. Duket fjalë shqiptare-italiane që don te thotë: Kalli jam. Edhe sot përdoren këto fjalë, si fjalë përkëdhelëse: Kallini im, kallin i mushun etj. Varianti i dytë asht ma bindës dhe ma i vjetër sepse kuptoj fjalinë: çfarë ali isht-o, çfarë krah fluturues isht o. Për goca bahet: Calista, Ç‟alista, Kalista. Callistratos. Kall-ist-rat-os. Ç‟all-ist-r‟at-os. Emën grek, që kuptohet si emni i masipër me shtesën: R‟at, ra ati, ra ditunia. Për goca bahet: Kallistrata. Ç‟alistrata. Calodote. Kalodote. Ç‟al-o-do-te. Emën grek, që, i ndamë si ma sipër, e kuptoj me fjalët: Çfarë ali të dho tè, ty; çfarë krahë fluturues të dho ty. Në këtë formë mund të përdoret edhe për goca. Calogero. Ç‟al-o-ger-ò. Ç‟al-o-g-er-o. Ç‟alo gjerë ò. Në këte emën shof fjalinë shqip: Çfarë krahë gjanë osht. Në variantin e dytë kuptoj fjalët: ç‟ al osht gji, rracë ere osht. Për goca mund të bahet: Kalogera. Calogera. Çalogjera. 93
Calpurnio. Ka-al-pi-ur-ni-o. Ky emën i gjatë më jep nji fjali të gjatë dhe domethanëse, që e kuptoj me fjalët: Ka krah fluturues, pin nga urtësitë, njishi, i pari asht. Për goca bahet: Kalpurnia. Calpurnia. Calvo. C‟al-v-o. Emnin e kuptoj me fjalët: ç‟al ve, vendos o. Për goca bahet: Calva. Kalva. Çalva. Camillo. Ç‟a-mi-llo. Kam-ill-o. Në këte emën shof fjalinë shqipe: Çfarë më dho(Zoti), ose: Kam ill o. Për goca bahet: Kamilla,Camilla, Çamilla. Qamila. Camelia. Kam-eli-a. Në këte emën kuptoj fjalinë: çfarë ere asht. Nëse fjalën “el” e quejmë të njivlefshme edhe me fjalën “yll”, gja që ndodh shpesh, atëhere emni asht i njajtë me emnin: Kamila. Për çuna bahet: Camelio. Kamelio. Candido. Kandido. Ç‟an-ti-do. Fjala”can”, ç‟an, më tingëllon në shqip: -Xhan, shpirt dhe ç‟An, çfarë Hane. Në të dy rastet, emni del me kuptimin si: Ç‟Anë të dho(zoti), me kuptimin Çfarë Hane të dha Zoti. Edhe në variantin tjetër asht emën i bukur, sepse do të kemi: Xhan të dho(Zoti). Ndofta fjala “xhan”, që përdorim sot në Shqipni, mund të jetë e njajta gja, sepse në krahina të ndryshme fjala: ç‟an, thuhet xhan. Për goca bahet: Kandida,Candida, Çantidha. Cantidio. Kantidio. Ç‟an-ti-di-o. Nëse ndjekim llogjikën e masipërme, ky emën më del: Xhan ti din, ose: ç‟esht hana që ti din-o. Për goca mund të bahet: Kantido. Cantidia, Çantidi-a. Canziano. Ç‟an-zi-an-ò. Edhe ky emën, po të ndjekim të njajtën mënyrë si ma sipër do të kemi: C‟Han, si Han-ò, ku në shqip,”zi”, italisht kthehet në “si”,ose “za” në gjuhën shqipe dhe mund te kuptohet si: ç‟Hanë ze, za Hane osht. Për goca bahet Ç‟ansiana. Çanzana. Capile. Cap-il-e. Kap-il-e. Ç‟ap-il-e. Në shqip: Kapile ka kuptim të keq, sepse thuhet: Kopil, me kuptimin: Fëmijë i braktisun, por nëse e ndjamë në: Kap ilin esht, kap yllin është, na 94
del emën i bukur. Në variantin e dytë kuptohet si: ç‟ap, kap yllin-e. Kështu siç asht, mund të përdoret për të dy sekset. Në kangët e vjetra ka qenë përdorë shumë si emën përkëdhelës dhe tash që ia njof kuptimin, i jap të drejtë të parëve tanë. Përdoret për të dyja gjinitë njilloj. Capitolina. Cap-it-ol-in-a. Në këtë emën më del nji tjetër fjalë shqipe (çap), që e përdorim edhe sot në Shqipni. Emni merr kuptimin: çapi it, hapi it, krahu in asht. Asht emën shumë i bukur. Për çuna mund të bahet: Capitolino. Kapitolino. Çapitolino. Capiko. Çap-ik-o. Kap-ik-o. Asht emën që përdoret në Shqipni si Kapik, ose Çapik dhe kuptohet menjiherë në shqip. Për goca mund të bahet: Çapika, Kapika. Caponio. Kap-oni-o. Në Shqipni përdoret si: Çaponi-o, Çaponi-o, që e kuptoj me fjalët: çap, kap, fëmijë i fortë që të mbërthen, : i joni osht, Ose: kap, çap Honë osht. Disa kujtojnë se asht emën ofendues, por simbas kuptimit që ka nuk duhet të ofendohet asnjani, për këtë emën të bukur. Për goca bahet: Kapona, Çapona. Caracala. Ka-ar-a-ka-al-a. Emni kuptohet menjiherë me fjalët: Ka ar asht, ka al (krah fluturues) asht. Kështu siç asht, asht përdorë si emën mashkullor, por shkon edhe për goca. Caractaco. Ka-ar-a-ç‟t‟a-ko. Emnin e kuptoj me fjalët: Ka ar asht, ç‟të asht ko. Për goca bahet: Caractaca, Karaktaka. Caralala. Ç‟a-ar-a-lala. Ka-ar-al-al-a. Ka-ara-lala. Me të tre versionet kuptohet menjherë në gjuhën shqipe si: 1- Ç‟a ari asht lala, ku fjala “lala” përdoret në Shqipni si emërtim rrespekti për ma të rritunit dhe për vëllain ose farefisin, gjitonët meshkuj, ma të mëdhej në moshë. 2- Ka ar, al e al asht. 3- Ka ara lala. Në të gjithë variantet asht emën i bukur. Mund të përdoret për të dy sekset. 95
Carchedon. C‟ar-ke-don. Me ndamjen e bame, kuptoj fjalët: çfarë ari ke dhonë. Për goca mund të bahet: Carkedona. Çarkedona. Carcagia. Ç‟ar-ka-gi-a. Asht emën i bukur, por përdoret ma tepër si mbiemën në Shqipni. Emni kuptohet me fjalët: çfarë ari ka gjini i familjes, rraca. Carinlia. Karinlia. Ma i plotë do ishte sikur të shkruhej: Kaar-in-ili-a, që në shqip kuptohet menjiherë me fjalët: Ka ar njishi, ili, ylli asht. Emni asht i përshtatun për çuna, por mund te perdoret edhe per goca. Carina. Ç‟a-ar-ina. Ka-ar-in-a. Asht në listën e emnave femnorë. Në shqip, ka kuptim në të dy variantet, por ma i saktë besoj se asht: çfar ari njishi asht, dmth se ai fëmijë ka virtyte të arta, por asht dhe i pari i të gjithëve. Kështu si asht, mund të përdoret për të dy sekset ose: Carino, Çarin-o. Në Rusi asht përdor për të emërtue carin, të parin e vendit. Carincio. C‟a-ar-in-ci-o. Ka-ar-in-çi-o. Emni kuptohet menjiherë në shqip me fjalët: çfarë ari, njishi çi, që osht. Për goca bahet: Carincia. Karinçia. Caringio. Ka-ar-in-gi-o. Emni kuptohet menjiherë në shqip me fjalët: Ka ar, ini rracë (gji) osht, ose: Ka ar, njishi, rracë osht. Për goca bahet: Caringia, Karingia.(Në Shqipni thuhet: Karinxhi). Carlo. Ç‟ar-lo. Në këte emën shifet qartë përdorimi i germës”ç” në shqip dhe jo “k”, siç lexohet në italisht. Me anën e emnit del shprehja e bukur: Çfarë ari lo, që don të thotë se miqt e të afërmit, pasi janë takue me njani-tjetrin, thonë: Na mbushe me ar, na e le arin në shtëpi etj. Për goca bahet Ç‟arla. Jemi mësue që këte emën ta ndigjojmë në variantin e leximit nga italianët si emni: Karlo, por në variantin me “ç” e përdorin edhe shtete të ndryshëm dhe asht ma me kuptim në gjuhën shqipe. 96
Carlotta. Ç‟ar-lot-a. Ka-ar-lot-t‟a. Asht në listën e emnave femnorë. Në shqip kuptohet: çfarë ari, lot a, çfarë loti i kulluem(që del nga sytë) asht. Kështu siç asht, mund të përdoret edhe për çuna, ose: Carlot, Çarlot, Karlot. Carmelo. Ç‟ar-me-lo. Asht emën që kuptohet menjiherë në shqip dhe ka kuptimin e emnit Ç‟arlo. Për goca bahet: Ç‟armela, Karmelia. Carmen. Ç‟ar-men. Në shqip kuptohet me fjalinë: çfar ar i mençëm që ka lind. Në këtë formë mund të përdoret për të dy sekset. Carmine. Ç‟ar-mi-ne. Edhe ky emën kuptohet menjiherë në shqip. Për goca mund të bahet: Ç‟armina. Karmina. Caro. Car-ò. Në italisht lexohet: Kar-ò, Ka-ar-o, por, siç e dijmë, në shqip asht emni i organit mashkullor, që i kanë vu këtë emën, meqë aty asht vendi ku magazinohet ari gjenetik i arianëve europianë, dmth, se asht vendi që: ka-ar. Do të ndalem pak në këtë temë, sepse, simbas zbërthimeve të bamë në këtë libër, shof se të parët tanë i kanë pasë trajtue emërtimet e organeve të seksit me emna kuptimplotë dhe nuk përdoreshin si emna të “turpshëm”, por në bazë të funksionit që ata kryenin, i kishin vu edhe emnat. Emni i organit femnor, të zbërthyem simbas llogjikës së këtij libri asht: Fëmijë për ta pirë në kupë dha. Të pirë dha, fëmijë që t‟i pish, t‟i piç në kupë ka lind, pi ill lla, dhe në të gjitha variantet e thana na del emni i organit femnor. Emnin Caro, për goca mund të bahet: Çara, Kaara, Kara, sepse edhe gocat kanë ar. (Kanë ar gjenetik, ar në virtyte dhe ar në pasuni). Fjala VARZA =vajza asht shume domethanes per gocat=gji-oç, sepse na jep fjaline: Ven ar za, ven ar ze, nis etj. Caritono, Ç‟ari-ton-o. Ka-ar-it-on-o. Varianti greqisht, që në shqip kuptohet menjiherë si: Çfarë ari, toni, i joni osht, ose: Ka ar,it Honë osht.Për goca bahet: Karitona, Caritona. 97
Carolo. Ç‟ar-o-lo. Në shqip kuptohet me fjalinë: ç‟ar o lo, çfar ari-o-na lo, na ka lind etj. Për goca bahet: Carola, Karola, Çarola. Carolina. Karolina. Ç‟ar-ol-in-a. Ç‟ar-o-lina. Nëse do e quajmë fjalën”ol” të njajtë me fjalën “al”, ky emën merr kuptimin: çfar ari me krahë fluturues, njishi, i pari i të gjithëve asht. Në variantin tjetër bahet: çfar ari o lina, linda. Asht në listën e emnave femnorë, por kështu siç asht, mund të përdoret për të dy sekset. Caronte. Ca-ron-te. Ka-ron-te. Ç‟ar-o-n‟te. Ky emën nga autori Aristidh Kola, në librin e tij”Gjuha e perëndive”, asht zbërthye në: Kah rron te, ti. Unë, duke ndjekun zbërthimet e masipërme, mendoj se mund të jetë edhe fjalia: Ç‟farë ari ò, osht në ty, ke ti, sepse fjala “ar”, ka qenë si nji fjalë e shenjtë për popullsinë atlantidhease-albane, që shprehte karakterin dhe vlerat e mrrekullueshme morale të këtij populli të bardhë europian, për të cilin ma randësi kishin këto vlera se sa pasunia dhe jeta, ku hyn edhe fjala e dhanë, në shqip”Besa”. Këte gja e hasim që nga koha e Abramit, A-vramit, që, për fjalën e dhanë, për pak desh të vrasë të birin e vetëm. Nji histori mjaft e fortë, që për fat të keq, ka ndodhun në popullsinë shqiptare dhe eropiane, që pranonte t‟i humbte fëmija ose i afërmi, vetëm mos turpnohej se nuk po mbante fjalën e dhanë, Besën. Mund të përdoret njisoj edhe për goca, ose: Caronta, Karonta, Ç‟aronta. Carpate. Ka-ar-p‟at-e. Ç‟ar-pa-at-e. Me ndamjen e bame kuptoj fjalinë: Ka ar, pi ditunitë(at) esht, ose: Çfarë ari, me dituni të pame(mësueme) asht. Në këtë formë përdoret si emën vargmali. Carponio. C-ar-po-ni-o. Këte emën e zbërthej me anën e fjalisë në dialektin geg si: Ç‟ar po, ni osht. E thanë për të gjithë, më del: Çfarë ari, po, ja(ni) ku asht. Për goca mund të bahet Ç‟arponia. 98
Carpos, Karpos. Ç‟ar-po-os. Emën grek, që e kuptoj me fjalët: Ka ar po osht, ose: çfarë ari po osht. Carto. Ka-ar-t‟o. Ç‟ar-t‟o. Emni kuptohet me fjalët: Ka arë të osht, çfarë ari të osht. Për goca, në shqip mund të bahet: Çarta. Cartagena. Ka-ar-t‟a-g-ena. Emni kuptohet menjiherë me fjalët: Ka ar të asht, gji ena, rraca jonë asht. Me të vërtetë, Kartagjena në lashtësi ka qenë shumë e pasun. Casilda. Ç‟as-il-da. E kam përsëritë disa herë, që fjala”as” më del e njivlefshme me fjalën”jetë”, kështuqë emni merr kuptimin: ç‟jetë Ili të dha, ose: ç‟asht yllë i dhanë (nga Zoti). Për çuna mund të përdoret si: Casildo, Çasildo. Casimiro. Ç‟as-i-mir-o. Siç e kam shpjegue dhe ma sipër, fjala “as” asht shkurtim i foljes tonë “asht” dhe mund të jetë e njivlefshme me fjalën “Jeta”, të cilën, nëse e fusim në emën, krijon emnin me kuptimin e sotëm: Jetë mir-ò, osht, Ose thjesht: asht i mirë-o. Për goca bahet: Ç‟asimira. Cassandra. C‟ass-an-dra. Në dialekt kuptoj fjalinë: ç‟jetë Hane dra (asht), ç‟asht Hana dro. Për çuna mund të bahet: Cassandro, Kasandro, Çasandro. Cassiano. Ç‟as-si-an-ò. Këte emën e interpretoj me fjalinë: Ç‟asht si Han, si Hana-ò, ku Hana në gjuhën shqipe asht në gjininë femnore, por në këto emna të vjetër na del në gjininë mashkullore, si në të folmen e shqipes së sotme: Han, pa “a”, emën që përdoret dhe nga shumë shtete të tjera europiane: Han, Hans etj. Për goca bahet: Ç‟asiana. Casino. C‟as-in-o. Ka-as-in-o( kah asht njishi osht). Ke parathania e librit kam thanë se shpesh here fjala”as” në emna të ndryshëm merr kuptimin e fjalës “jeta”, ashtu si fjala “is”. Në këte emën, ky kombinim me jep kuptimin si: ç‟asht in, njin o, ose: Jeta in osht, jeta jonë osht, ose thjesht: ç‟asht njinë o. Për goca mund të bahet: Casina, Çasina. Cassio. Ç‟as-si-o. Këte emën, simbas zbërthimit të masipërm 99
e me të folmen në dialekt, e shpreh: Ç‟as si(që)-ò, ose: Jeta që ò, që osht. Për goca bahet: Ç‟assia. Cassiopea. C‟asi-o-pe-a. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Ç‟asht njinë o, penj lidhës(me Zotin). Për çuna bahet: Casiope, Çasiope. Casto. Ç‟ast-ò. Këte emën e kuptoj me emnin: Ç‟ jetë-ò, osht. Për goca bahet: Casta, Ç‟asta. Castrense. Çast-ren-se. Në shqip lexohet: Ç‟ashtë (njin që) renë zen. Ky emën i bukur, kështu siç asht, mund të përdoret për të dyja gjinitë. Catalano. Katalano. Ç‟at-al-an-o. Emnin e kuptoj me fjalët: ç‟fëmijë i ditun, me krah si Hana osht. Për goca bahet: Çatalana, Katalana. Cataldo. Kataldo. Ç‟at-al-do. Me anën e gjuhës shqipe gegënisht, e shpjegoj me fjalinë: Ç‟at al dho, Njat al dho, çfarë krahu të mençëm të dho, dha(Zoti). Për goca bahet: Ç‟atalda, Catalda, Katalda. Catania. Ka-at-ani-a. Edhe pse mbaron me germën “a”, emni asht ndërtue për gjinine mashkullore, sepse aty kuptoj fjalët: Kaat i ditunin Hani, asht, ku shofim se emni i Hanës na jepet në gjininë mashkullore. Catello. Ç‟at-el-lo. Ka-at-el-lo. Simas ndamjes, emnin e kuptoj me fjalët: Çfarë fëmije të pjekun, si fllad ere lo në jetë. Për goca bahet: Catella, Katella. Catena. C‟at-en-a. Në italisht Katena, don të thotë: Zinxhir. Në shqip kuptohet me fjalinë: ç‟at jenë, çfarë fëmijë të mençëm që jen, jan. Emni asht përdorë në shumës, për t‟i rritë randësinë. Kështu siç asht, mund të përdoret edhe për çuna ose: Caten-ò, Kateno. Çaten-o. Catharine. Ka-at-h-ar-in-e. Grek. Emnin e kuptoj me fjalët: Ka dituni(at), ari ynë esht. Asht në listën e emnave femnorë, por përdoret edhe për çuna. 100
Caterina. Ca-te-rina. Ka-te-rina- Ç‟at-er-in-a. Në shqip kuptohet me fjalinë: ça të rina, kah të rina, të rinova. Asht emën i ngjashëm me emnin: Erin-a. Në variantin e dytë kuptohet fjalia: I pjekun e i shkathët si era, ni a, njishi asht, i pari asht. Kështu siç asht, mund të përdoret edhe për çuna, ose Katerin-o. Çaterin-o. Catilina. Ka-at-Ili-in-a. Ç‟a-at-Ili-in-a. Në të dy mënyrat, emni kuptohet me fjalët: ka pleqsi (at) ylli ynë asht. Asht i ndërtuem për të dyja gjinitë, por për çuna mund të bahet edhe: Katilin-o. Çatilin-o. Catone. Ka-at-on-e. Emni kuptohet menjiherë me fjalët: ka pleqsi(at), i joni esht. Në këtë formë mund të përdoret për të dyja gjinitë. Catullo. Ç‟at-t‟u-llo. Me anën e gjuhës shqipe e shpjegoj në dialektin geg: Çfarë ati t‟u llo, lo, dho, dha. Fjala “at”, shpesh herë jepet me kuptimin e njeriut të pjekun, mësuesit, të prijësit të vendit etj. Ky emën asht i njajtë me fjalinë: Të lindi nji fëmijë, ma i pjekuni nga të gjithë. Për goca bahet . Ç‟atulla. Catoliche. Ç‟at-ol-i-ke. Ç‟at-oli-ke. Kjo fjalë mund të përdoret rrallë për emna, por e shof të drejtë ta zbërthej kuptimin e këtij emni, që asht shkruejtë dhe kuptohet vetëm me fjalë shqipe si: çfarë pleqësish krah fluturuese ke. Fjalë me shumë kuptim, që kanë zgjedhë me shumë kujdes për të vendosë emnin e fesë katolike. Cecco. Çèç-ço. Në të folmen e përditëshme përdoret dhe kjo fjalë: Çeç-ç‟o, çeç osht ky fëmijë, diçka asht ky fëmijë. Për goca bahet: Cecca, Ç‟eçça. Çeça. Cecilio. Çe-çili-o. Çeç-ili-o. Këte emën unë e kuptoj me fjalinë: ç‟e çili ò, osht, ku “çil” quheshin edhe kuajt e bardhë me pika te zeza. Fëmija duhet të ketë qenë bardhosh me quka. Variantin e dytë e kuptoj me fjalët: çeç, çfarë Ili o. Për goca mund të bahet: Ç‟ecilia. 101
Celeste. Çel-este. Në shqip kuptohet menjiherë me fjalinë: i çelët esht. Në italisht asht emni i ngjyrës së qiellit, që asht i çelët, në krahasim me qiellin me re që asht: I ranuem, i vranuem, i nximë. Mund të përdoret edhe për çuna dhe goca, ose: Çel-a, që asht shum i përdorun në Shqipni. Celestino. Çel-est-in-o. Emni kuptohet menjiherë në shqip, me emnin e masipërm me shtesën: Inë, yni. Për goca bahet: Çelestina. Celinia. Cel-ini-a. Kuptohet menjiherë në shqip me fjalinë: çel ina, të celët ina, të çelët jemi, ose: çeli njishi a. Për çuna mund të përdoret po kështu ose: Çelini-o. Çelçimo. Çelçi-im-o. Shqip. Asht emën që kuptohet me fjalinë:çelsi im osht,i çelti im osht. Për goca bahet: Çelçima. Celso. Çels-ò. Ndryshe mund te thuhet: Haps-ò, osht. Ka kuptim figurativ, sepse prindi me lindjen e këtij fëmije shef që iu çel jeta, iu çel familja etj. Për gocat bahet: Çelsa. Celtilo. Celt-ili-o. Çel-t‟i-ili-o. Çel-ti-lo. Emni kuptohet menjiherë në shqip me fjalët: 1- I çelët Ylli osht, 2- Çel Ylli-o, ose: 3- çel ti Yll –o. Për goca mund të bahet: Çeltila. Celtico. Çel-ti-ik-o. Emnin e kam shpjegue me fjalët: Ke të çeltit, bjondët ti ik. Cerere. C‟er-ere. Duket si e folme e sotme, kur themi: çfarë ere, ç‟ere ere, ç‟erë ere. Emni mund të përdoret për të dyja gjinitë, pa u ndryshue. Cesare. Ç‟es-ar-è. Kuptohet menjiherë në shqip si fjalia: ç‟esht ar (ai femijë). Për goca bahet Çesara. Cesario. Ç‟es-ari-ò. Ka kuptimin si fjala Cesar-è, ku si gjithmonë, zanoret “e” dhe “o” janë në vend të foljeve përkatëse. Për goca bahet Çesara. Cesarioni. Cesari-on-i. Emni kuptohet menjiherë me fjalët: Çesari joni isht. Për goca bahet: Cesariona. 102
Cesco. Çes-ko. Emni kuptohet menjiherë si: ç‟esht ko, kush ka le këtu. Nëse kujtojmë se fjalët: “as” “es” “is”, shpesh herë, në lashtësi kanë zavendësue fjalën esistencë, jetë, atëherë emni mund të kuptohet edhe si: ç‟jetë ko, ç‟jetë ka le ko. Përdoret edhe si shkurtim i emnit: Françesko. Për goca bahet: Çeska. Cesonia. Ç‟es-oni-a. Tingëllon edhe si fjalë italiane: Ce sonia, është andrra, por ma tepër mund të jetë kuptimi në shqipen e vjetër, që e kuptoj si: Ç‟jetë joni asht, Ose: ç‟esht Honi (Hona) o. Emni asht ma me kuptim për çuna. Për goca mund të bahet: Çesona. Cendeas, Ken-de-as. Emën grek, që e kuptoj me fjalinë: Ken dhe, kanë tokë asht. Duhet të jetë emën i njerëzve të lidhun me tokën, bujqëve. Mund të përdoret po kështu edhe për goca. Në Shqipni, fjala “kan” e “ken”, janë të njajta. Çercis. Ç‟er-ç‟is. Shqip. Kuptohet menjiherë me fjalët: ç‟erë (e shpejtë) që isht. Emni ka kuptim për të dyja gjinitë. Cherkyra. Ke-er-ky-yr-a. Ç‟er-ky-yr-a. Grek. Varianti i parë më jep fjalët: ke, ose, ka erë ky hyri a. Varianti i dytë më jep fjalët: çfarë ere ky Hyri asht. Në këtë formë mund të përdoret për të dyja gjinitë, megjithëse emni asht në listën e gjinisë femnore. Cerykos, K‟er-yk-os. Ç‟er-ik-os. Emën grek. Në Shqipni asht nji qytet me emnin Cerrik. Këtë emën e kuptoj me fjalinë: Ke era ik osht, ose: ç‟erë ik osht. Në të dyja variantet asht emën i bukur. Për goca mund të bahet: Cerika, Çeryka. Cherubino. Kerubino.Ç‟er-u-bi-in-o. Italisht nuk don shpjegim. Në shqip don të thotë: çfarë rrubini ò. Simbas ndamjes kuptoj fjalët: ç‟erë usht biri inë o. Për goca bahet: Cherubina. Kerubina. Cetego. Ç‟et-e-g-o. Emnin e kuptoj me fjalët: ç‟dijetar dhe rracë (gji) osht. Për goca bahet: Cetega. Ceteo. Ç‟et-te-o. Emnin e kuptoj me fjalët: ç‟dijetar (et) të osht. Për goca bahet: Cetea. 103
Ceroneo. Ç‟er-one-o. Ke-er-one-o. Ma i saktë më duket varianti i parë, ku kutpoj fjalët: ç‟er e jona osht. Variantin e dytë e kuptoj me fjalët: Ke erë Hone o. Për goca bahet: Ceronea. Keronea. Cian. Çi-an-o. Emni në shqip bahet: Q-an-o, Qani dhe e bajnë ma të kuptueshëm këtë emën, që don të thotë: Që Han osht, Çi Han osht. Për goca bahet: Çiana, Qana. Ciceroni. Çic-er-oni. Në dialektin çam, ky emën kuptohet menjiherë me fjalët: çiç er joni, ç‟është era, rraca e jonë. Chiaffredo. Chi-à-ffrè-do. Asht fjalë e ngjashme me emnin Alfredo. Kuptohet si fjalia: Ki à-f-fre-do. Edhe nji herë, në këte emën shofim nji karakteristikë të harrueme e të mbulueme nga pluhuni i kohës dhe i harresës. Ka dalë shumë herë në dukje përdorimi i germës ”F” në kombinime fjalësh, ku germa “F” shpreh lëvizje, zhdërvjelltësi, fluturim. Në këto raste shof se gjuha italiane na ka konservue shumë me saktësi të dhana shumë të çmueshme për gjuhën shqipe dhe ate europiane. Emnin e kuptoj si: Ki, ky asht flutur-o (i shkathët), fluturak, renë dho. Për goca nuk shkon. Chiaro. Chi-ar-o. Në italisht ka kuptimin: I çelët. Me ndamjen e bame kuptoj fjalinë: Ki, ky ar o, osht. Për goca bahet: Chiara. Kjara. Chilicia. Ki-ili-çi-a. Emni, edhe pse mbaron me germën “a”, asht emën mashkullor, që kuptohet me fjalët: ki Ili çi asht, ky Ylli që asht. Chioe. Ki-o-e. Grek. Emnin e kuptoj me fjalët: Ki, ky o esht. Simbas ndërtimit, asht emën për çuna, megjithëse asht në listën e emnave femnorë. Për goca duhet të ishte: Kjoe. Në Italisht, ku asht marrë kjo listë emnash, germa”j” zavendësohet me germën “i”, kështuqë edhe në variantin e masipërm mund të përdoret edhe për goca, por nuk asht shumë i saktë. Asht i ngjashem me emnin: Leka. 104
Chikilia. Ki-ki-ili-a. Grek. Në këtë emën, prindët kambëngulin kur e thonë dy herë: Ky, ky Ylli asht: Në këtë formë mund të përdoret për të dyja gjinitë, ose për çuna mund të bahet: Kikili-o. Chimoni. Ki-moni. Ilir. Në këtë emën të vjetër ilir shof dhe nji herë emnin e zotit të lashtë Amon të shkurtuem në: Mon, simbas mënyrës shqiptare. Emnin e kuptoj: Ki, ky Moni. Për goca nuk shkon, sepse fjala “ki” asht për çuna. Cinna. Ç‟in-na-a. Emën mashkullor, që e kuptoj me fjalët: ç‟është in, njishi na asht, cili njish na asht(le). Mund të përdoret për të dyja gjinitë, ose për çuna bahet: çino. Por, meqë sot me këtë emën po thërrasin kinezët, ky emën i bukur nuk po përdoret. Cinocefale. C‟in-o-ç‟e-f-al-e. Emnin e kuptoj me fjalët: ç‟esht njishi o, ç‟esht flutura me fletë (al) e. Me këte formë, emni mund të përdoret për të dyja gjinitë. Cinzia. C-in-zi-a. Në shqip kuptoj fjalinë: ça njishi si a, njishi që a. Për çuna bahet: Cinzio. Çinsio. Cipriano. Ç‟i-pri-an-ò. Në shqip më del fjalia e bukur: ç‟i prin Hana. Për goca bahet: Ç‟ipriana. Me këte emën na zbulohet edhe emni i Qipros (Ç‟i-pri, Qi-pri, Që i pri), emën puro shqip. Cyprianos. Ky-pri-an-os. Emën grek, që kuptohet menjiherë si: ky prin Hanën osht, ose: ky prin anën e dheut (krahinën, vendin, shtetin etj) osht. Për goca nuk shkon, sepse fjala”ky” asht për çuna. Për goca mund të bahet: Kjopriana. Ciprili. Cy-pri-ili. Mbiemni i nji familjeje të famshme shqiptare në perandorinë turke, që në shqip kuptohet menjiherë me fjalët: Çi prin Ili o. Nji emën-titull shumë i saktë për ata. Cirano. Çir-an-ò. Ç‟ir-an-ò. Ka ma kuptim sot, nëse do ishte shkruejte: çil an-ò, sepse fjala”çir”, çirr asht e njivlefshme me fjalën çil, çel. Në variantin e dytë, shof fjalën shqipe: çfarë hir Hane osht. Për goca bahet: Ç‟irana. Ciriaco. Ciri-à-co. Në shqip asht: Qiriako. Simbas shpjegimit të emnit Ç‟ir-à, këte emën e shpjegoj si fjalinë: I çelti, i bardhi, i 105
gëzuemi, à, asht ko, asht këtu. Mundet të marrë dhe kuptimin: Syri a ko, ose: çfarë hiri, çfarë bukurie asht ko. Për goca mund të përdoret po ky emën, edhe pse mbaron me zanoren”O”, ose mund të bahet: Qiriaka, Ciriaca, Çiriaka. Chyriakos. Ky-yri-a-ko-os. Asht varianti greqisht i emnit: Çiriako, Qiriako. Në variantin grek shof fjalët: Ky hyri a ko. Ky emën nuk mund të përdoret për goca, sepse fjala”ky” asht për çuna. Për goca mund të bahet: Kjoyriako. Në greqisht asht: Kyriake. Cyriasi. Ç‟yri-as-i. Në greqisht e shqip bahet: Qiriazi. Simbas ndamjes së bame, emin e kuptoj me fjalët: ç‟hyri asht. Për goca mund të bahet: Çyria, ose thjesh, siç asht në shqip: Hyria. Cirillo. Ç‟ir-i-llo. Në greqisht asht: Ciril, Ç‟ir-ill-o. E kuptoj si fjalinë: Çfarë hyri i llo, i dho(Zoti).Në greqisht kuptohet si: Çfarë hir ylli ò. Për goca bahet: Çirilla. Cirino. Ç‟iri-in-ò. Çfarë hiri, i yni osht. Për goca bahet Çirina. Ciro. C‟ir-ò. Në greqisht asht: Ky-yr-os. Emën i bukur dhe i thjeshtë, që, siç e kam shpjegue ma sipër, asht i njivlefshëm me fjalën: çirr, çjerr, çil, çel,ose ç‟hir, ç‟nur. Në ditët e sotme fjala çir, çel, merr kuptimin: i çilët, i çelët, i gëzuem. Zbërthimi i këtij emni na jep dhe kuptimin e emnit çeltik, i thjeshtë i bukur fare: çelt-ti-ik, ke të gëzuemit, të qeshunit, të çeltët, të bardhët, ke bjondët ti ik. Mund të merret edhe si fjalia: ç‟hir òsht. Për goca bahet: Cira, Çira. Varianti greqisht e përforcon kuptimin e fjalës”ir, hir”, nur, bukuri e madhe, sepse e kuptoj si: Ky hyr osht, ky hyjni osht. Për goca nuk shkon. Nëse duem ta përdorim për goca, duhet ta bajmë: Kjoyria, por shqiptari i bie ma shkurt duke përdorë vetëm: Hyrie. Chiusi. Ki-us-i. I thanë fjalë për fjalë, ky emën don të thotë: Ki ush isht, ky asht, isht, por duke pa se fjala us, as e is janë e 106
njajta gja dhe shpesh herë janë përdorë në vend të fjalës “jetë”, atëhere emni merr kuptimin: Ki jetë isht. Për goca nuk shkon. Clara. Cl-ar-a. Siç e kam përsëritë ma parë, fjala”cl”,”kl” në dialekt çam ktheht në:” Q” dhe emni kuptohet: Që ar asht. Për çuna bahet: Claro, Qaro. Në këtë shpjegim të fundit na del dhe kuptimi i fjalës ”Qar”, fitim, që asht i nivlefshëm me arin. Clarenzio. Cla-ren-zi-ò. Cl-ar-en-zi-o.. Në dialektin çam germa “Q” kthehet ne “kl”psh: qau, klau. Ma i pëlqyeshëm më duket varianti i dytë, që e kuptoj si: Që ari en, i joni si osht. Për goca bahet: Clarenzia, Klarenzia. Claudio. Ç‟la-u-di-ò. Në shqip: ç‟la un di, ku prindi shprehet: çfarë laj, lej mbrapa, un e di, ose: laj mbrapa unë dituninë. Emën shumë i bukur, ku prindi i thotë: kam lind nji fëmijë të ditun. Për goca bahet Ç‟laudia. Klaudia. Cleandro. C‟le-a-ndr-o. Ç‟le-an-dro. Simbas meje, që të marrë kuptim duhet të bahet: Çeleander-ò, në shqip: ç„esht le, ke le , lid-a nder-ò. Edhe në variantin e dytë del emën i bukur në fjalinë: Ke-le-an-dro. Asht nji shprehje që veriorët shqiptarë e kuptojnë menjiherë sot me fjalët: Ke lid Hanë, kuptohet, mundet (dro). Për goca bahet: Cleandra, Kleandra. Celentano. Ç‟e-len-t‟an-ò. Në shqip kuptohet me shprehjen: Ke lind nji fëmijë të mençëm e të pjekun si ati, ma i pari e i dituni i shtëpisë, krahinës, shtetit etj. Mund te jete dhe:E len Hana. Për goca bahet Celentana, Ç‟elentana. Clelia. C‟le-eli-a. K‟le-eli-a. Në shqip e kuptoj me fjalinë: që ajo (e nderuemja) asht, ose: ç‟le era asht. Clemente. Ç‟le-ment-è. Në shqip kuptohet me fjalinë: ke le, lind me ment, i mençun. Për goca bahet: Clementa, Klementa. Clementino. Çlement-in-o. Asht emni i masipërm me shtesën: inë-o, yni osht. Për goca bahet: Clementina, Klementina, Çlementina. 107
Clemenzia. Ç‟le-men-zi-a. Asht në listën e emnave femnorë. Në shqip e kuptoj si: ç‟leu i mençëm(shif) si asht., Kështu siç asht mund të përdoret për të dy sekset, por, meqë na asht mësue veshi, që në fund të emnave mashkullorë të tingëllojë germa “O”, atëherë për çuna mund të bahet: Clemenzio. Çlemensio. Cleo. K‟le-o. Ç‟le-o. Në shqip kuptohet si: Cili (ka) le ò, ose: ke le o. Për goca mund të bahet: Clea. Klea. Cleofe. C‟le-o-fe. K-le-o-f-e. Ç‟le-o-fe. Në këtë emën mendoj se asht ma i përshtatshëm varianti i dytë si: Ke le o, fluturak esht. Kështu siç asht, besoj se shkon për të dy sekset. Cleopas. C‟le-o-p‟as. Emën grek, që e kuptoj si: Ke le o, i pimë (në kupë) asht, ose: ç‟leu o, i pamë, i ditun asht. Kështu siç asht, mendoj se përdoret për të dy sekset. Cleopatra. C‟le-op-at-ra. Ç‟le-o-pi-at-ra. Këtë emën e zbërthej në: Ke le, o pi, osht i pimë, pleqësia, mençunia ra mbi tokë. Duket sikur po e flasim sot. Në variantin e dytë mendoj se asht: Ka le o, pi ditunitë ra mbi tokë, ku e kam sqarue dhe ma parë që fjala”ra” mund të merret edhe me kuptimin: RA, perëndia e lashtësisë që ka RA nga qielli. Ky emën i bukur mund të përdoret për të dy sekset, por asht përdorë dhe përdoret vetëm për femna. Për çuna mund të shkonte: Cleopatro. Kleopatri. Kleopatro. Çleopatro. Cleonico. Çle-onic-Ç‟leoni-co. Ç‟le-on-ic-o.Varianti i parë në shqip shpjegohet me fjalinë: ke le jonik-ò, osht e në variantin e dytë bahet: Çfarë leoni, ko, çfarë luani asht këtu. Varianti i trete me duket: çka le, nji Hane iç o. Për goca mund të bahet: Cleonica, Çleonika. Clero. Klero. Ç‟le-ero. Ç‟le-er-os. Asht emën shumë i vjetër, që sot përfaqëson emnin e drejtuesve shpirtnorë të të gjitha feve. Simbas ndamjes së bame. Emnin e kuptoj me fjalët: Ç‟le erë osht, lindës ere osht. Asht fëmijë që ban të lindë freskia e ernave nëpër botë, ose të lindë erna, epoka të reja nëpër botë. Emën 108
shumë ambicioz. Për goca mund të bahet: Clera. Klera. Çlera. Climaco. Cl-im-a-co--? Mendoj se duhet të ketë qenë fjala: Cilimaco, që në shqip merr kuptimin: çili-im-à-ko, i çelti im, bjondi im à, asht ko, këtu. Për goca nuk shkon. Clinio. Ç-lini-ò. Ky emën thuhet nga prindi i gëzuem: ç‟lini, ç‟lindi-o, çfarë kënaqësie që lindi ò, osht. Për goca bahet: Clinia. Ç‟linia. Clio. Klio. Grek. Në shqip e kuptoj me fjalët: Kilio, ki ili o. Kështu siç asht, mund të përdoret për të dyja gjinitë, ose për goca shkon si: Klia, Kilia. Cloe. C‟lo-e. Në shqipen e përditshme kuptohet me fjalinë: çfarë lo-e, çfarë pasardhësi lo-e. Përdoret si emën femnor, por kështu siç asht, mund të përdoret për të dy sekset. Clorinda. C‟lo-or-in-da. Në shqip e kuptoj me fjalinë: ç‟lo arin, njishin dha. Asht në listën e emnave femnorë. Për çuna bahet: Clorindo. Çlorindo. Cloro. C‟lo-or-o. Me arsyetimet e masipërme emni zbërtheht në: Çlo ar ò. Për goca bahet: Clora, Klora, Clara, Klara. Çloro. Çlara. Clodio. Klo-di-o. Në dialektin çam duhet të japë kuptimin: Që din osht, ose: Kjo e dituna osht dhe na del vetëm emën femnor, që megjithate për goca bahet: Clodia, Klodia. Clodiano. C‟lo-di-an-ò. Klo-di-an-o. Në dialektin çam mund të thuhet: Që dijnë-janë, ku fjala “janë”, në shqip asht në numrin shumës, por, siç duket, italianët e kanë përdorun në shenjë rrespekti në të kaluemen, siç fusim ne sot fjalën “Ju”. Germa “j” në italisht nuk shqiptohet. Nji mundësi tjetër asht edhe: Kjo dituni Hane osht. Për goca bahet: Clodiana, Klodiana. Clodomiro. C‟lo-do-mir-ò. Klo-do-mir-ò. Në dialektin çam na shpjegohet si fjalia: Që don mirë –ò, osht. Për goca bahet: Clodomira, Klodomira. Clodoveo. Clo-do-ve-ò. Simbas meje, duhet të ketë qenë: Klo109
do ver-ò dhe emni merr kuptimin: Që dho verë ò, osht. Emën shumë shprehes, sepse me lindjen e atij fëmije nuk do ketë ma dimën e ftofët, por vetëm verë e ngrohtësi, si në familje, ashtu edhe ke miqt. Për goca bahet: Clodovera. Klodovera. Clysyra. Kly-sy-ra. Ky-sy-ra. Shqip. Asht emni i vjetër i Këlcyrës, që e kuptoj me fjalët: Ky (kly) sy ra (në këte tokë). Emni mund të përdoret edhe si emën njerëzisht dhe ka kuptim për të dyja gjinitë. (Edhe emnin e sotëm Këlcyra e zbërthej në: Ke-el-ç‟yr-a, ke erë, çfarë hyrie asht). Cocaria. Çoç-ari-a. Kuptohet si: çfarë (çoç) ari asht. Cogratos. Ko-gr-at-os. Asht në listën e emnave grekë. Mendoj se do ishte ma i plotë nëse do shkruhej: Ko-gir at- osh, këtu rracë e ditun osht. Për goca bahet: Kograta, Kogjirata. Cointa. Ç‟o-in-t‟a. Ko-it-t‟a. Në të folmen e prditëshme thuhet: Ç‟o? Njishi të a, Ose: ko, njishi të a. Emni ka kuptim për të dyja gjinitë. Colatino. Ç‟ol-ati-in-o. Me ndamjen e bame, emnin e kuptoj me fjalët: ç‟farë oli, ali, çfarë engjëlli fluturues, i dituni(ati) inë osht. Për goca nuk shkon. Colmanno. Colm-ann-o. ç‟ol-mi-an-n‟o. Fjala colm, kolm, në italisht asht e njajtë me fjalën shqipe: kulm, majë etj. Emnin e kuptoj në shqip si: Kulmi janë-o, Në kulm të të gjithëve rrijnë. Në variantin e dytë kuptoj fjalët: çfarë ali mi Hanën na osht. Për goca bahet: Colmana. Colmazio. Colm-a-zi-o. ç‟ol-ma-zi-o. Simbas arsyetimit të masipërm, emni kuptohet si: Kulmi asht si o, ose: Kulmi asht zanë o, ose: çfare krahu fluturues me asht si asht. Për goca bahet: Colmazia, Kolmasia. Colombano. Colombo, Concetto, Concordio, Crocefisso, Consolato, janë fjalë që shpjegohen në italisht. Comodo. Ço-mo-do. Në italisht lexohet: komodo dhe kuptohet me fjalën: rehatllik, por mendoj që në shqip, prindi shprehet i 110
kënaqun duke thanë: ço mo dhonë, çfarë më osht dhonë, çfarë fëmijë i mrekullueshëm që më është dhonë (nga Zoti). Për goca mund të bahet: Çomodo, Komoda. Conegliano. C‟on-e-gi-il-iano. Emni i vjetër ka qenë: Ol-jano, ol-i-ano, që na tregon lidhjen e vjetër me emnat e tjerë me origjinë nga Atlantida. Emnin e kuptoj me fjalët: Krah fluturues Hane, ose: Krah fluturues janë. Variantin e ri e kuptoj me fjalët: ç‟Honë dhe rracë Yllore janë. Cora. C‟or-a. ç‟or-a. Në italisht lexohet: Kora. Në shqip kuptohet si: çfar ari asht dhe mund te perdoret per te dyja gjinite. Corano. K-or-an-o. K-ur-ano. Simbas arsyetimeve ne kete liber dhe thanies qe e gjithe bota antike ka pas fole vetem nji gjuhe, kete emen te librit te shejte te muslimaneve e kuptoj si=Ky ar e Hane asht, ose, ky ure e Hane osht, sic mendohet te sherbeje ne te vetrete ky liber. Cordolia. Kordolia. Ç‟or-doli-a. Në shqip kuptohet: çfarë ari doli-a. Emni ka kuptimper te dyja gjinite. Corina. C‟or-in-a. Kor-in-a. ç‟or-in-a. Në shqip e zbërthej me fjalinë: çfarë ari? Njishi asht. Në variantin e dytë bahet: Zemra (kuore) in, jona asht. Në këtë formë mund të përdoret për të dy sekset, por asht ke lista e emnave femnorë, kështuqë për çuna mund të bahet: Korino. Corintia. C‟or‟in-ti-a. Asht i njillojtë me emnin e masipërm. Përdoret për të dyja gjinitë. Corbiniano. Cor-bini-an-ò. Kor-bi-ni-ano. Në Shqipni kemi emnin e ngjashëm të krahinës së Kurbinit. Fjalët ” bini janë” kuptohen menjiherë në shqip. Mbetet për t‟u kuptue fjala “Cor”,”Ç‟or”,”Kor” dhe “Kur” në shqip. Nëse marrim fjalën, “Cuore”në italisht, “Kuore”, shof se i ka mbrenda të dyja këto fjalë dhe mendoj se fjala Kor, asht shkurtim i fjalës Cuor në italisht, Kuor, që përdoret edhe sot në dialekt, por kemi dhe fjalën në shqip”kur”, ku nga fjala “kuore”, zanorja “o” asht 111
nënvleftësue në dialekt e asht heqë, kështuqë na del fjala “kur” në shqip. Me këte llogjikë, nëse zbërthejmë në shqip emnin: Kor-bini-janë, Kur-bini-janë, Cuor, kuor-bini-janë, na del i kuptueshëm ky emën me anën e gjuhës shqipe si: Zemrat e bijve janë. Shqiptarët, duke ia ditë kuptimin këtij emni, nuk ia kanë vu fjalën “janë” në shumës mrapa, sepse ia ngatërron pak kuptimin dhe emni Kur-bini, Zemër djali, ose: zemra mbini, asht plotësisht i arësyeshëm. Për goca bahet: Corbiniana, Korbiniana. Coreno. Kor-en-o. Cor-en-ò. Me arësyetimin e masipërm, këte emën e zbërthej me fjalinë: zemër jen, jan-ò. Besoj se në të gjithë botën i thonë të sapolindunit: Zemra ime. Për goca bahet: Corena, Korena. Coriolano. Cori-ol-an-o. Në italo-shqip kuptohet si fjalia: Zemër me krah Hane. Për goca bahet: Coriolana, Koriolana. Cornelio. Cor-neli-ò. Cor-n‟eli-o. Në shqip kuptohet menjiherë si fjalia: Zemër ngeli,ose: çfare ari ne yje (ne er) osht. Për goca mund të përdoret si: Cornelia, Kornelia. Coronato. Cor-o-nato. Ç‟or-o-n‟at-o. Kjo fjalë shpjegohet vetëm në italisht si: Zemër kam lindun. Në variantin e dytë kuptoj fjalët: Çfarë ari osht në dituni (at) o. Për goca mund të bahet: Coronata, Koronata. Corrado. Corr-a-do. Edhe kjo fjalë italo-shqipe kuptohet menjiherë në shqip me fjalët: Zemër a don, ose: Zemra asht dhonë dhe ka ma kuptim, sepse lindja e fëmijës asht quejtë gjithmonë si nji dhurate (dho,do, dono italisht) nga zoti. Për goca mund të përdoret si: Corrada, Korrada. Corpinio. Ç‟or-pi-ni-o. Me ndamjen e bame, e zbërthej me fjalinë: çfarë ari për ta pi në kupë, ni, njishi osht. Për goca bahet: Çorpinia. Korpinia. Corsica. Korsika. C‟or-si-ka. Në shqip kuptohet menjiherë me fjalët: çfarë ari si ka, që ka. 112
Cosimo. Ços-im-ò. Ç‟os-im-o. Varianti i dytë më duket ma i përshtatshëm sepse shof fjalët: ç‟osht imi o, ç‟jetë (os) imi më osht. Për goca bahet: Cosima. Kosima. Cosmma. Cos-m-m‟a. Në greqisht: Ko-os-m‟as, në shqip: Koz-ma. Kjo mënyrë e të shkruejtunit, i jep kuptim edhe arsyetimit të ma sipërm të fjalëve “is”, “os” etj, sepse më jep fjalinë: Ko osht më asht dhe nuk ka kuptim, por nëse fusim fjalen”os”, të njivlefshme me fjalën “jetë”, atëhere emni merr kuptimin: Ko jeta më asht. Në Shqipni, emni përdoret vetëm për çuna, por simbas kuptimit, mund të përdoret për të dyja gjinitë. Costantine. Costandine. Ko-ost-ant-in-e. Ko-ost-an-din-e. Asht në listën e emnave grek. E kuptoj me fjalët: Ç‟ osht, ko osht Anti(Hana) ine, jonë, ose : Këtu osht Anti, njishi esht. Me të dy variantet asht emën i bukur. Formen e dyte e kuptoj si: Ko osht Hana e ditun è. Emni shkon per te dyja gjinite sic asht, ose mund t‟I ndrrohen zanoret e fundit simas seksit perkates. Costante. C‟ost-an-t‟e. Emni kuptohet menjiherë me fjalët: ç‟osht Hana në ate. Emni asht për çuna. Për goca nuk kombinon bukur, por mund të bahet: Costanta, Kostanta. Costanzo. Ko-ost-an-zo. Ç‟ost-anz-o. Ke ky emën kuptoj fjalët: Ko osht, ç‟osht(njin) që Hanza-osht. Për goca bahet: Costanza. Kostanza. Costandino. Kostandino. C‟ost-an-din-o. Emnin e kuptoj me fjalët: ç‟osht Han i ditun o. Për goca bahet: Kostandina. Costandina. Cozenca. Ko-ze-en-t‟a. Emën qyteti italian, që në shqip kuptohet me fjalët: Ko, këtu zëri en të asht, këtu, i famshi (me zë, me za) jone të asht. Crailic. Kra-il-iç. Kështu quheshin krajlat, mretnit në të kaluemen. Duket qartë kuptimi në shqip: Kokë, yll iç, isht, asht. Ky emën asht pervetësue nga serbët, të cilët, klasën sunduese e kishin me origjinë ilirike. 113
Craina. Kra-in-a. Emën vendi, që në shqip kuptohet menjiherë me fjalët: Krah i ini asht, ose: Koka jonë asht. Crasi. Kra-as-i. Ky emën i vjetër e të tjerë ma poshtë, na provojnë se para Krishtit ka pas ekzistue emni i tij në forma të ndryshme. Ky emën asht i ngjashëm me emnin e Kri-isht-it, por në dialektin geg, sepse asht: Kra asht, kokë me mend asht, Ose: Kokë e jetë isht. Emni mund të përdoret për të dyja gjinitë. Cremenzio. Cre-men-zi-ò. Në shqip fjala “kre” asht fjala “kry”, krye, e kështu, ky emën merr kuptimin: Kokë e mençun (shif) si osht. Për goca bahet: Kremensia, Cremenzia. Cremona. Kre-em-on-a. Emën qyteti në Itali, që në shqip kuptohet me fjalët: Kreu em, Hona asht. Creta. Kre-t‟a. Kri-t‟a. Ishull grek, që në shqip kuptohet me fjalët: Kre, kri të asht, kreu i vendit të asht. Crisogono. Kri-is-o-g-on-o. Emnin e kuptoj me fjalët: kri isht o, gjiu, rraca jonë osht, Ose: rracë Hone osht. Për goca mund të bahet: Crisogona. Krisogjiona. Cristiano. Cri-is-ti-an-ò. Në greqisht asht: Kristiano dhe emni i Krishtit asht Krestos, Kre-est-os, që përforcojnë mendimin tem për përmbajtjen e këtij emni si: Kreu drejtues esht- o. Këte emën e kam zbërthye edhe në librin tem të parë “Thoti i pavdekshëm na zbulon Atlantidën” si fjalia: Kri-ish-tëjanë, që asht emërtim në shumës, që mund të kuptohet edhe si: Kri isht, Hane osht. Në Shqipni përdoren emnat: Kreshtë ose Krasta. Për goca bahet: Kristiana. Cristina. Kristina. Cristi-in-n‟a. Kri-isht-in-a. Ky emën përdoret për goca, por mendoj se nuk shkon për goca, sepse kuptohet fjalia: Krishti ynë asht, e nëse asht Krishti, dihet që ai ka qenë mashkull. Në variantin e dytë del kuptimi ma i lashtë i këtij emni, (para lindjes së Krishtit, Isait), që e kuptoj me fjalët: Kri isht, in na asht, Kokë drejtuese asht, njishi, i pari na asht. Edhe në këtë formë, ma tepër tingullon si emën çunash, por, 114
meqë asht ba zakon që emnat që mbarojnë me zanoren “A”, të përdoren për goca, edhe këtë emën mund ta lemë ke lista e emnave femnorë, duke mendue që popujt atlantideo-arjanë kanë pranue e pranojnë që edhe femnat të jenë drejtuese numër nji të vendeve të tyne (mretnesha). Crescente. Cres-c‟e-n‟te. Në shqip e zbërthej me fjalinë: Kres, koka ç‟e n‟te, me kuptimin që ai fëmijë do jetë inteligjent. Në fakt, në italisht fjala “Crescente”, Kresçente, don të thotë rritet, si bima që qet kokën, kryt, nga toka dhe rritet përpjetë. Për goca mund të përdoret siç asht. Crescenzio. Cres-ce-n‟-zi-ò. Në shqip e zbërthej me fjalët: Kokë që nzaj, nxaj, -ò, osht. Për goca bahet: Krescensia.. Crespignano. Cres-pign-an-ò. Në shqip shkruhet: Kres pinj janë. E gjithë fjala ka kuptimin në shumës, por e kemi thanë që nga italianët fjala “janë” jona në shumës asht përdorun për emna njerëzish, në shenjë rrespekti. Emni merr kuptimin si: Kokë pirë janë, dmth., koka drejtuese për t‟u pirë në kupë janë, ose: Koka pin Hanen o. Për goca bahet: Krepiana. Creskles. Kre-es-k-le-es. Asht në listën e emnave grekë, që e kuptoj si: Kokë(drejtues) ki le esht, ose kokë ky, le esht. Kështu siç asht, mund të përdoret edhe për goca. Crisogono. Kri-is-o-gi-on-o. Me ndamjen e bame, emnin e kuptoj me fjalët: Kokë e ditun isht-o- rraca (gjiu) jonë osht. Për goca mund të bahet: Krisogona. Crispino. Kri-is-pi-in-ò. Edhe ky emën ka kuptimin e emnit Crespignano, por kësaj here asht në numrin njejës, dmth Kokë i pirë asht, ku fjala”i pirë”, ka kuptimin “i kulluem”, i pirsosun. Për goca bahet Krispina. Crispo. Kri-is-po-o. Në shqip kuptohet menjiherë me fjalët: Kri, kokë me men isht, po(e vërtetë) po osht. Për goca bahet: Krispa. 115
Cristaldo. Kri-ist-al-do. Del emën i bukur në zbërthimin tem si: Kri-isht, krahë të dho. Për goca bahet: Kristalda. Cristolano. Kri-ist-ol-an-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Kri me mend isht, krah fluturues(ol) Hanë osht. Për goca bahet: Kristolana. Costa. K-ost-a. Asht në listën e emnave grekë. Do ishte ma i plotë, nëse do shkruhej: Ko-osht-a, dmth: Ko, këtu osht nji që do bahet me nam. Me këtë kuptim mund të përdoret për të dy sekset. Christopulos. Kri-ist-o-p-ul-os. Grek. Emnin e kuptoj me fjalët: Kri, kokë drejtuese isht o, i pirsosun, i përulun osht. Për goca tingullon bukur, por mund te bahet: Kristopula. Christophe. Kri-ist-op-he. Kristo-phe. Emën grek, që më duket sikur po e flasim sot: kri isht, op he, (sa kënaqësi). Me këte kuptim, mund të përdoret për të dyja gjinitë. Nëse e interpretojmë në variantin e dytë, do kemi: Kristo po he, Kristo pi esht dhe nuk shkon për goca. Mendoj dhe e kam përsëritë disa herë, se këta emna janë emna të përdorun para lindjes së feve të sotme dhe para lindjes se Krishtit dhe nuk do ishte i saktë nëse emni do te kuptohej si kombinim me emnin e Krishtit të Biblës, që quhej ISA. E kam thanë edhe ke libri:”Thoti i pavdekshëm na zbulon Atlantidën”, se emni “Krisht” ash ma tepër emën titulli, si me thanë sot: patriark, se sa emën njeriu. Në Shqipni përdoren emna të ngjashëm si: Kreshta. Kre-eshta dhe Krasta, Kra-ast-a, që janë të njivlefshem me emnin: Kristo, Kri-ist-o, por në dialekte të ndryshme të Shqipnisë dhe mund të përdoren si emna femnorë. Croati. Kro-ati. Emni i Kroacisë kuptohet menjiherë në shqip. Edhe vetë fjala”kroi” don të thotë: Kreu i burimit, aty ku nis e buron përroi ose lumi. 116
Cronida. Kronida. Kron-i-da. Emën i bukur, ku kuptoj fjalinë: Kroin me ujë të kulluem më dha(zoti) me lindjen e atij fëmije. Shkon ma mirë për goca. Cronveli. Kro-on-u-el-i. Emnin e kuptoj me fjalët: Kroi jon, nji erë( e lehtë) isht. Emni shkon për të dyja gjinitë. Crotone. Kro-ton-e. Emni ketij qyteti te Italise se Jugut, kuptohet menjiherë në dialekt me fjalët: Koka, kroi tonë esht. Cristoforo. Cri-ist-o-f-or-ò. Mendoj se duhet të ketë qenë: Kri isht, krye drejtues isht-o, fluturak ari-o. Emni më krijon nji fjali pak të gjatë, por shumë domethanëse. Për goca mund të bahet: Cristofora, Kristofora. Christodoulos. Kristo-do-ul-os. Kri-ist-o-do-ul-os. Emën grek, që siç shifet ke ndamjet e bame, kuptohet me dy mënyra. 1- Krishtin dho, i ulët, i urtë osht, ose me variantin e dytë ma të saktë asht: 2- Kri isht o, dhonë i urtë të osht. Me variantin e dytë,që asht ma i vjetri, mund të bahet edhe për goca si: Christodoula. Kristodoula. Chrysante. Krys-a-nt-e. Kry-sa-n‟te. Emën grek, ku shof fjalët: Kry, kokë (drejtuese) a n‟te, asht ke ai fëmijë i sapo lindun. Kështu siç asht, mund të përdoret për të dy sekset. Chrysaphos. Krys-ap-h-os. Krys-a-pi-h-os. Emën grek, që e kuptoj me fjalët: Kokë(e mençme), asht i pimë osht, ku fjala “os” mendoj se asht e ma vonshme. Për goca mendoj se do ishte i përshtshëm si: Krysapia. Chrysognos. Krys-o-gn-os. Emën grek, që do ishte ma i plotë si: Krysoginos, që e kuptoj me fjalët: Kokë drejtuese osht, rracë (gjin) osht. Për goca mendoj se do ishte ma i bukur si: Krysogjina. Cuniberto. Çun-i-bert-ò. I ndamë në këte mënyrë, shifet menjiherë fjala shqipe ”çun”, në krijimin e këtij emni, që merr kuptimin: çun për ta pi në kupë osht. Nuk përdoret për emna gocash. 117
Cunegonda. Cun-e-g-on-da. Për mendimin tem duhet të ketë qenë: çun e gjiu-jon i dhanë dhe më del emën mashkullor. Cunzia. Cun-zi-a. Edhe ky emën asht në listën e emnave femnorë, por simbas kuptimit asht emën çunash sepse kuptohet menjiherë si: çun si asht. Në këtë formë nuk mund të përdoret për goca. Cupido. Cup-i-do. Në shqip: Çup-i-dho, ose: Kup-i dho. Në këte emën, nëse e lexoj në shqip, shof nji emën femnor që thotë: Çup, gocë, vajzë i dho (Zoti). Në gjininë mashkullore ky emën nuk hyn, ndërsa në gjinine femnore bahet: Çupida e jo Kupida, se ia humb kuptimin. Fillimisht mund të jetë përdor si emën perëndie dhe me kalimin e shekujve, duke mos ia ditun kuptimin asht përdorë edhe si emën mashkullor. Nëse do e lexojmë siç e lexojnë italianët, na del: Kup-i-do, kupë i dho (për të pi ujë të kulluem, për të pi nga dashunia) dhe kështu ndofta i jep kuptim emnit të njanit prej perëndive të dashunisë në Rromën e lashtë: Kupido. Curcil. Ç‟ur-çi-ill. Në shqip kuptohet qartë emni i kryeministrit anglez te luftës së dytë botnore me fjalët: çfarë ure mbajtëse, ç‟isht Ili, Ylli. Emën i përshtatshëm për nji politikan të madh. Curia. Ki-uri-a. Ç‟uri-a. Emnin e kuptoj me fjalët: Ky (fëmijë) urë lidhëse me Zotin asht. Për çuna mund të bahet: Curio, Kurio. Në Shqipni përdoret si: Ur-i. Curillos. Kurillos. Ki-ur-ill-os. Emën grek, që kuptohet menjiherë në shqip si: Ky ur Yll osht. Për goca nuk shkon. D Dachia. Da-ki-a. Me ndamjen e bame, emni i Dakisë se vjetër mund të ketë pasë kuptimin: Dhanë (nga Zoti) ki a. 118
Daciano. Daci-ian-ò. Da-ci-an-o.-Në shqip bahet : Dak-janë-ò, që e kthen emnin dakë në shumës dhe germa ò, osht asht folja që e rikthen në njejës fjalën e vetme tashme: Dakian-ò,osht. Forma e dyte me jep: Dhane si hane osht. Dacio. Da-ci-ò. E kuptoj si: dhane qe osht. Dafne. Da-f-ne. Simbas zbërthimit të këtij emni, na del edhe kuptimi i fjalës “f”, sepse do kemi: Dha(Zoti) fluturak-ne, fluturaken. Duket emën i bamë vetëm për goca. Për çuna mund të bahej: Dafun. Dagoberto.Dago-bert-ò.Da-ag-o-bertò. Da-g-o-be-er-t‟o. Varianti i dytë më duket ma i përshtatshëm, ku kuptoj fjalët: Dha aga o, i bert, për ta pi në kupë osht. Në variantin e tretë kuptoj fjalët: Dhanë rracë (Gji) osht, bej ere të osht. Për goca nuk më duket shumë i përshtatshëm. Daiano. Da-ian-o. Da-i-an-o. Jepet në shumës: të dhanë janë, të lindun janë, ose: Dhanë isht, Hanë osht. Për goca bahet: Daiana, Dajana. Dalida. D‟al-i-da. Kuptohet menjiherë fjalia në shqip si: krah fluturues i dha (Zoti). Për çuna mund të bahet: Dalido. Dalila. D‟al-il-a. Asht në listën e emnave femnorë. Në shqip kuptohet si: Krahu fluturues i Illit asht. Për çuna bahet: Dalilo. Dalmazio. Dal-ma-zi-ò. Në shqip: Dal-mat-a, asht dhe emni i Dalmacisë, i shpjeguem dhe i pranuem nga të gjithë studiuesit me fjalinë shqipe: Dal-mat, dal matanë; dal m‟at, dal i ditun. Për goca bahet: Dalmazia, Dalmacia. Damaso. Dam-as-ò. Në gjuhën shqipe, kështu siç asht shpjegohet menjiherë me fjalinë: I dhamë, i dhuruem (nga Zoti) asht. Për goca bahet: Damasa. Damasco. Dam-as-ko. Emni i Damaskut, që në shqip kuptohet me fjalët: I dhamë ash ko. Asht i ngjashëm me emnin: Le-ka. Damiano. Dam-ian-ò. Dami-an-o. Në greqisht dhe shqip: Damian. Dham-janë-ò. Ky emën, ashtu si edhe shumë emna të 119
tjerë këtu, në gjuhën shqipe tingullon në shumës, por germa “ò” në fund e kthen në njejës, që tregon se zanorja “ò” asht e mavonëshme. Emni merr kuptimin: Të dhamun, dhuratë janë-ò, ose: I dhanë, Hanë osht. Për goca bahet: Damiana. Damocle. Damokle. Dam-ò-c‟le. Dham-o-ç‟le. Asht emën i kuptueshëm në shqip, i ngjashëm me emnin Le-ka, ku të afërmit i thonë prindit të fëmijës: O ç‟dhuratë ç‟e le, ke le, që asht lind. Për goca bahet: Damoclea, Damoklea. Daniele. Dani-e-le. Në shqip e kuptoj si: i dhani esht le, ose: Dha Hanë, erë (el)esht. Mund të përdoret për të dyja gjinitë ose për goca mund të bahet: Daniela. Danilo. Dan-il-o. Emnin e kuptohj me fjalinë: dhanë il o, ka lind Ylli. Për goca bahet Danila. Danio. Dani-ò. Da-ni-o. Në shqip bahet: Dhani-ò e kuptohet menjiherë si fjalia: I dhani(dhuratë) ò, osht, ose: dha nji që do bahet i zashëm, me nam. Për goca bahet: Dania. Dante. Dan-t‟e. Në shqip bahet: Dhanë të është, dha Hanë të esht.. Emën i shkurtën dhe i bukur. Për goca mund të bahet Dante-a. Danubio. Da-an-u-bi-o. Emni shumë i vjetër i lumit të Danubit, i banuem gjithmonë nga popullsi shqipfolëse, që e verteton këte gja, edhe nëpërmjet emnit te tij, që në shqip kuptohet me fjalët: Dha Hana nji birë o. Dardano. Da-ar-da-an-o. Ilir. Emën i vjetër ilir, që e ka pasë populli i Kosovës, të cilin e kuptoj me fjalët: Dha ar, dha Hanë osht. Për goca bahet: Dardana. Dario. D‟ari-o. Në shqip bahet: Prej ari-ò, me kuptimin, që ai fëmijë asht i artë, i dhanë prej ari, sigurisht në virtyte. Për goca bahet: Daria. Këtu na del dhe kuptimi i emnit të Darit, mbretit të Persisë, që e mendohej me origjinë albanofone. Davide. Da-vide. Në shqip bahet: Dha vide, ku me fjalën “vide”, në disa krahina të Shqipnisë e në shqipen e vjetër 120
quheshin pullumbat. Fjalia na jep të kuptojme se: Na u dha nji pullumb. Për goca bahet: Davida. Davino. Da-vino. Da-v-in-o. Në shqip: Dha venë, verë. Duhet të ketë qenë emën i dytë dialektor i perëndisë Dioniso ose Bako, që mbronte kultivuesit e rrushit e të jepte venë. Variantin e dytë e kuptoj me fjalët: Dhanë njishi( v) inë osht. Për goca mund të bahet: Davina. Davis. Da-v-is. Nëse e shkruajmë: Dauis, Da-u-is, emni merr kuptimin: Dhanë( nga Zoti) njishi isht. Për goca duhet të bahet: Dava, Daua. Deamo. De-am-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Dhe jam, sa dheu, toka jam-o. Për goca bahet: Deama. Deana. De-an-a. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Dheu e Hana asht. Për çuna mund të përdoret edhe si: Dean-o. Debora. De-bor-a. Ky emën kuptohet menjiherë në shqipen e sotme si: dhe borën, sepse asht emni pikërisht i deborës. Asht emën për goca, por shkon dhe per çuna. Degna. De-g-n‟a. Denja. Në shqip nuk don shpjegim. Për çuna bahet: Denji, Denjo. Në shumë raste e kam hasë në variantin shqip si: Edenja ose Idenji, Ideni. Me ndamjen e bame, në lashtësi duhet të ketë pas kuptimin: Dheu, sa toka, rracë (gji) na asht. Delia. D‟eli-a. Ky emën asht dhanë në listën e emnave femnorë, por në Shqipni asht përdorë e përdoret për çuna si: deli djalë, çun deli (i përkryem) etj. E kam përsëritë disa herë, se fjala” eli” përdoret në vend të fjalës ”i-e nderuem”. Në këtë formë mund të përdoret për të dy sekset. Simbas ndamjes kuptoj fjaline: dhane yllin-a. Delinda. Del-in-da. Në këtë formë kuptohet si emën për goca, sepse na thotë: Nji dele të dha(Zoti).
121
Delizia. D‟eli-zi-a. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Deli si asht, ose: dhan ylli si osht. Në këtë formë përdoret si për çuna ashtu edhe për goca. Decapolites. De-kap-ol-it-es. Emën grek, që me ndamjen e bame e kuptoj si: Dheun kap, krahu fluturues yti esht. Në këtë formë mendoj se mund të përdoret për të dy sekset. Decebali. De-ce-bali. De-ce-ba-ali. Simbas ndamjes së bame, emnin e kuptoj me fjalët: Sa dheu ç‟esht balliu (i pari). Në variantin e dytë kuptoj fjalinë: Sa dheu ç‟esht ba krahu fluturues. Për goca bahet Decebala. Decimo. Deci-im-o. Në italisht lexohet: Deçimo e don të thotë: I dhjeti, i dhiti në listë, por në shqip e kuptoj si: Dhesi, dheu im i vogël osht, ose: I dhani im o. Për goca mund t ë bahet: Deçima. Demarato. De-m‟a-ar-at-o. Emnin e kuptoj me fjalët: I dhen më a, ari i ditun(at) osht. Për goca bahet: Demarata. Demis. De-em-is. Emnin e kuptoj me fjalët: Dheu em isht; i dhenë (nga Zoti) i imi isht. Për goca bahet: Dema. Demisa. Denis. De-en-is. De-en-is. Asht i ngjashëm me emnin e masipërm, por në shumës. Për goca bahet: Denisa. Delfino. Del-f-hino. Asht edhe emni i delfinit. Asht emën puro shqip, që tregon ma së miri delfinat që: Del, rëshqet, ban fff, e hin në ujë. Për goca bahet: Delfina. Delphina. Delphina. Grek femnor. Asht i ngjashëm me emnin e masipërm. Delfo. De-el-f-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Dhe erë (yll) flturake-o. Për goca bahet: Delf-a. Në shqip bahet: Delf-i. Delo. De-el-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Dhe erën o. Për goca bahet: Dela. Demetrio. De-m‟et-ri-ò. Në shqip e shpjegoj me fjalinë: Dhe(globi tokës) metsh, i ri o, ose: Dheu me dituni i ri osht.Greqisht asht: Demetrios. Për goca bahet Demetra, Demetria dhe ka qenë emën perëndeshe në lashtësi. 122
Democrito. De-m‟o-krit-e. Në shqip kuptohet menjiherë si fjalia: kokë(drejtuese) e dheut, esht. Emën shumë ambicioz. Për goca mund të bahet: Democrita, Demokrita. Demostene. Dem-ost-en-e. Në shqip fjala “dem” interpretohet si: 1-Dem= dhe‟m, dheu. 2-Dem=dhem, dhambi në gojë. 3Dem= dhem, dhemb, ndjenjë dhimbjeje. 4-Dem, i dhenë. 5Dem= mashkulli i fuqishëm i lopës. Unë do të zgjedh dy variantet e fundit, si fjalitë: I dhënë (nga Zoti) osht i eni, i joni e, ose: I fuqishëm si dem osht. Fjala “en”, ka kuptimin e fjalës: I emi. Emni gjatë historisë së tij, duhet të ketë pasun dy shtesa. Varianti i fundit, për goca nuk shkon, por nëse kuptohet simbas variantit të katërt, për goca bahet: Demostena. Deodato. De-o-da-at-o. Në shqip bahet: Dhe ò, d‟at ò, me kuptimin që ai fëmijë të bahet i madhi i gjithë globit, por edhe i mençëm si ati, drejtuesi i mençëm i vendit, ose: i dhënë osht, dhanës ditunie (at) osht. Për goca bahet: Deodata. Desiderato. Des-i-de-er-at-o. Kjo fjalë mbahet si fjala shqipe “dëshirë”, po ashtu edhe në italisht, por e zbërthyeme në këte mënyrë na del: Dhe, tokë, isht; dhe (me dhanë), jep erë ditunie (at) o. Emën shumë ambicioz në formën e lutjes që i ban perëndisë, prandaj ka marrë formën e dëshirës. Emnin e zbërthej me fjalinë: O tokë,o dhe, erë e atit-ò. Për goca bahet: Desiderata. Desiderio. De-si-d‟eri-o. Mund ta interpretoj: O tokë, o dhe, si erë jam unë. Edhe këtu, asht nji formë lutjeje, që mund të ketë dhanë edhe kuptimin e këtij emni: Desiderio, dëshirë në shqip. Për goca bahet: Desideria. Desdemona. De-es-dem-on-a. Në shqipen e vjetër duhet të ketë qenë: De es, dhem jona asht, ose, Dheu es, e dhana (dhem) Hon asht. Ka kuptim për të dyja gjinitë.
123
Devota. De-v-ot-a. Nëse germën “v” e zavendësojmë me germën “u”, atëhere emni kuptohet menjiherë me fjalët: Dheu jot asht. Për çuna bahet: Devoto. Diamante. Di-am-an-t‟-a. Në emnin e Diamantes kuptoj fjalinë: I ditun jam në gjithë anët-a, ose: I ditun e Han të asht. Ka kuptim për të dyja gjinitë. Dianora. Di-an-or-a. Në shqip e kuptoj me fjalinë: Të ditun janë ar asht, ose: I ditun, Han e ar asht. Për çuna bahet: Dianoro. Diano, Di-an-o. Në shqip kuptohet menjiherë si Të ditun janë, ose: I ditun, Hanë osht. Për goca bahet: Diana dhe asht emni i perëndisë rromake të pyjeve. Didimo. Di-dim-ò. Në shqip kutohet menjiherë si fjalia: Dituni dijmë-ò. Për goca bahet: Didima. Didio. Didio. Emni asht i njajtë me emnin e masipërm. Në formën: Didi, mund të përdoret për të dyja gjinitë. Didone. Di-done. Emni kuptohet si: I ditun i dhonë (nga Zoti). Mund të përdoret njisoj për të dyja gjinitë. Diego. Di-e-g-o. Në shqip e ngjasoj me fjalinë: I ditun esht, gji, rraë osht. Fjala “Dieg”, djeg duhet të simbolizojë Diellin që djeg. Për goca bahet: Diega. Diletta. Dil-et-t‟a. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Dill i etërve të asht. Për çuna bahet: Diletto. Dimadi. Dim-a-di. Asht në listën e emnave të vjetër grekë, por në shqip kutohet menjiherë me të folmen e përditëshme si: I dim, i ditun asht, din. Në Shqipni, për goca përdoret si: Dima. Në këtë formë, emni mund të përdoret për të dyja gjinitë. Dimart. Dim-art. Emën grek. E kuptoj si: i dijmi i artë. Për goca mund të bahet: Dimarta. Dimitri. Dim-it-ri. Emën grek, që kuptohet menjiherë në shqip si: i dijmi it i ri. Për goca mund të bahet: Dimitria, Dimitra. Dino. Din-ò. Në shqip kuptohet menjiherë si fjalia e shkurtën: I ditun osht. Për goca mund të bahet: Dina. 124
Dindo. Din-do. Simbas ndamjes së bame, kuptoj fjalët: Të ditun të dho. Për goca bahet: Dinda. Diocle, Di-o-cle. Në shqip e kuptoj me fjalinë: Ditunia ka lind. Ka qenë emni i shkurtën i Dioclezianit. Diocleziano. Di-o-c‟le-zi-an-o. Fjalën “di-o” e interpretoj si “Dio” në italisht dhe si “ Di-o”, di ore në shqip. Mund të ketë qene fjala “di-e”, që për ta ba ma të tingullueshëm në gjuhën e shkruejtun, e kthejnë në “Di-o”. Në të dy variantet emni na del me kuptim si:- I zoti, i ditun ka lind, i nxanë asht, ku fjala “zi” = “za”, nxaj, mësoj, ose: i ditun osht, saqë zen, kap, arrin Hanën. Pra emni krijon fjalinë: I ditun, i zoti asht, saqë mrrin në Hanë. Për goca bahet: Diokleziana. Diodata. Dio-data. Di-o-da-at-a Kuptohet në italisht si: Zoti e dha. Në variantin e dytë kuptoj fjalët: E ditun osht, dhanëse ditunie (at) asht. Shkon për të dyja gjinitë, por për çuna bahet: Diodato. Diodoro. Di-o-do-or-o. E zbërthej me anën e fjalisë: I ditun o, dhonë ar, oro, prej ari ò,osht. Për goca mund të bahet: Diodora. Diogene. Di-o-g-en-e. Këtë emën e ka mbajtë dhe nji fillozof i lashtësisë në Greqinë e lashtë. Simbas meje zbërthehet me fjalinë: I ditun osht rracë (gji), ene, jena, jona esht. Për goca mund të bahet: Diogena. Diogjena. Diolabela. Di-ol-a-be-el-a. Nëse ky emër asht aq i vjetër sa edhe të tjerët, atëherë kuptimin e merr nga gjuha shqipe me fjalët: I ditun krah fluturues(ol) asht, bë erë, ba erë asht. Asht i ndërtuem për të dyja gjinitë, por për çuna mund të bahet edhe: Diolabelo. Diomede. Di-o-me-de. Në greqisht: Diomedes. Në shqip bahet: Dituni, o më dhe, ose: I dituni osht mbi dhè. Për goca bahet: Diomeda. Dione. Di-on-e. Në shqip del fjalia e thjeshtë: Ditunia jonë eshtë. Për goca mund të bahet: Diona. 125
Dionigi. Di-o-ni-gi. Në shqip e zbërthej me fjalinë: Ditunia asht në gji (të familjes). Për goca nuk del bukur: Dionigjia, Dioniga. Dionilia. Di-o-ni-ili-a. Di-on-ili-a. Në të dy variantet kuptohet menjiherë në gjuhën shqipe si: I ditun osht, ni, nji il asht, ose: I dituni jonë Ili asht. Për çuna bahet: Dionilio. Dionisio. Di-o-nis-o. Di-on-isi-o. Për këtë emën ka dhanë shpjegim zoti Aristidh Kola në librin e tij: “Gjuha e perëndive” me fjalinë: Ditunia nis. Për goca bahet: Dionisa. Dionisia. Me ndamjen e bame, kuptoj fjalët: I dituni jonë ish o, ose: I ditun e si Hona (i bukur) ish. Dios. Di-os. Në shqip kuptohet menjiherë si: I ditun osht. Në disa popuj përdoret si: Di-as, që mund të përdoret për të dyja gjinitë. Në Shqipni përdoret si: Dia, Die, Diu. Diosuri. Di-os-uri. Në shqip kuptohet menjiherë me fjalët: I ditun osht uri, ura lidhëse. Për goca bahet: Diosura. Dionysios. Di-o-ny-si-os. Di-oni-si-us. Në pamnje të parë më duket si emni: Dionis, por të ndamë e kuptoj si: I ditun osht, nji si,sy osht, ose: I dituni jonë(shif) si osht. Fjala”os” dhe “ush” janë e njajta gja. Për goca kombinon si emni i masipërm: Dionisia. Dioskoros. Di-os-ko-or-os. Emën grek, që në dialektin shqip e kuptoj si: I dituni osh ko, or, ar osht. Për goca mund të bahet: Dioskora. Divo. Div-o. Në shqip: Osht div, nuk don shpjegim Dismo. Dis-m‟o. Di-is-m‟o. Emni kuptohet menjiherë me fjalët: I-e ditun më asht, Ose: dituni jete më osht. Mund të përdoret për të dyja gjinitë ose për goca mund të bahet: Disma. Doda. Do-da. Asht emën mashkullor i përdorun shumë ke katolikët e Shqipnisë. Në listën italiane jepet si emën femnor. Për mendimin tem do kishte kuptim nëse do shkruhej: Do-dha; çfarë do, çfarë deshe, Zoti të dha. Në këtë formë mund të 126
përdoret për të dyja gjinite. Dodato. Do-d‟at-o. E shpjegoj në shqip me fjalinë: Don d‟at, tët at, dmth, don dituninë. Për goca mund të bahet: Dodate, Dodata. Dogi, Do-gi. Në shqip: dho gji, të merr në gjinine e tij, të ndifmon. Ka qenë emni i drejtuesve të Venecies. Dolabela. Do-ol-a-bela. Do-ol-a-be-el-a. Me ndamjen e bame, emnin e kuptoj me fjalët: Dho krah fluturues (ol) asht bela, e bukur, por edhe varianti puro shqip mund të kuptohet si: Dho ol asht, bën erë asht. Me këtë formë mund të përdoret për të dyja gjinitë ose për çuna mund të bahet: Dolabelo, Dalabelo. Dolores. Dol-or-es. Asht në listën e emnave femnorë. Në italisht “dolore” don të thotë: dhimbje, por zbërthimi i emnit më jep kuptimin: Do-ol ar esht, dho (zoti) krah fluturues, ar esht. Në këtë formë mund të përdoret për të dy sekset. Domenico. Dom-e-ni-co. ?? Në italisht don të thotë: E diel. Me ndamjen e bame, kuptoj fjalët: Dhonë osht, njishi ç‟osht. Për goca bahet: Domenica, Domenika. Domezio. Dom-e-zi-o? Emnin e kuptoj me fjalët: I dhonë esht, i famshëm (zi, za) osht. Për goca mund të bahet: Domezia. Domi-zi-an-o--? Emnin e kuptoj me fjalët: I dhonë, zen Hanë osht. Për goca bahet: Domiziana. Donna. Don-n‟a. ? E kuptoj vetëm si: Dhonë na asht. Domicio. Domi-ci-o. Ke ky emën kuptoj fjalët: I dhonmi çi osht, i dhonë nga Zoti që osht. Për goca bahet: Domicia. Domiciano. Domiciano. Asht emni i masipërm në shumës: Domiçi-janë, ose: Të dhonmit si Hanë o. Për goca bahet: Domiciana. Domingo. Dom-in-g-o. Në shqip kuptohet me fjalët: Dhonë njin, gji, rracë osht. Për goca bahet: Dominga. Donato. Don-at-o. Fjalë shqipe e pastër, që don të thotë: don pleqësitë-o. Për goca bahet: Donata. 127
Donatello. Don-at-e-llo. Në shqip bahet: Don pleqsitë, e llo,dho (Zoti)., dmth se atë fëmijë që don pleqësitë e dho Zoti, ku e kam thanë dhe herë të tjera që fjala “llo” përdoret në vend të fjalës “dho”. Për goca bahet: Donatella. Dora. Dora. Do-or-a. Në shqip dihet se dora asht gjymtyra e trupit, që na ndihmon të bajmë punët e përditëshme, por në lashtësi, në teritoret e Ilirisë së Jugut, ka pas banue nji popullsi që ka qenë quejtë ”Dore”, që ishin flokëkuq e që kam dhanë mendimin se mund të jenë quejtë “Dor”, d‟or, prej ari, simbas ngjyrës së verdhë në ngjyrë ari të flokëve. Emni Dora, Do-or-a i jep kuptim këtij shpjegimi, sepse kuptohet: Dho or, dha ar asht. Emni ka kuptim për të dyja gjinitë, ose për çuna bahet: Doro. Doriano. Dori-an-o. Në këtë emën na del emni i popullsisë së lashtë “Dore”, që populloi nji pjesë të Greqisë së lashtë e të Europës. Fjalën “Dori” unë e kam shpjegue me ngjyrën e kuqërreme të kuajve, të cilët populli sot i thërret: Dori. Mendohet që edhe popullsia “dore” të ketë qenë kokë kuqe. Nëse e shkruejmë: “d‟or”, shpjegohet me italishten si fjala: ngjyrë florini, që edhe kjo i afrohet të vërtetës, sepse edhe ngjyra e arit ndryshon nga e verdha në të kuqe, ngjyra që kanë edhe kuajt. Doris. D‟or-is. Në shqip nuk don shpjegim. Edhe ky emën përforcon faktin historik të ekzistencës së popullit “dor”, që i kuptohet emni në gjuhën shqipe si: Dorë isht, dho ar isht. Per goca bahet: Dora. Doroteo. Dor-o-te-o. Në shqip kuptohet si: Dor o, të osht. Për goca bahet: Dorotea. Dorymendon. Dor-y-mendon. Dor-y-mend-on. Asht në listën e emnave grekë që në shqip e kuptoj menjiherë si: Dor hyu mendon,ose: Dor hyu me mend i joni(osht). Për goca mund të ngelet po ashtu. 128
Doukas.Do-uk-as.Asht në listën e emnave grekë, por besoj se asht i përdorun në gjithë popujt shqipfolës, sepse në këtë emën kuptoj fjalinë: Dhonë uk asht, i dhonë(nga Zoti) i fortë si ujku asht. Meqë ujku asht mashkull, nuk ban për goca. Drepano. Dre-ep-an-o. Në këtë emën zbuloj se edhe në lashtësi dreni ka qenë quejtë”dre”. Emnin e kuptoj me fjalët: Dre jep Hanë-o. Për goca bahet: Drepana. Drus-i, Dru-us-o. E kuptoj me fjalët: Dru usht, i-e fortë si druni asht. Për goca bahet: Drusa. Drusilla. Dru-us-ill-a. Në këtë emën dhe në ate ma poshtë, shof se qysh nga lashtësia e deri më sot populli ynë, drunit i ka thanë gjithmonë dru. Me këte arsyetim, emnin e kuptoj me fjalët: Dru usht, Illi asht, ose: Druid Ylli asht. Shkon për të dyja gjinitë, por për çuna mund të bahet edhe: Drusillo. Druzilos. Dru-zi-il-os. Emnin e kuptoj me fjalët: dru (i fortë) si Ill, yll osht. Për goca bahet: Drusila. Ducellario. Du-cel-ari-ò. Du qiell ari. Në këte emën e në të tjerë ma poshtë, shof se fjala “du” duhet të ketë qenë përdorë njilloj me fjalët: dua, da, dha dhe fjala “dhu-ratë” e duhet të jetë me origjinë nga këto fjalë. Duccio. Du-cci-o. Në këtë emën dhe në emna të tjerë, shofim të na dalë kuptimi i fjalës “syu”, siç e kam thanë unë në fillim të librit. Emnin e kuptoj me fjalët: Du si, sy o, ose: Dhuratë uç siu osht. Për goca bahet: Duçia. Duilio. Du-ili-o. Në këtë emën shofim të përmendet emni “Ili”, mbretit të parë legjendar të ilirëve, të zbritun nga yjet. Emnin mund ta kuptoj me fjalinë: Dua Ilin-ò, dhuroi Ilin o. Për goca bahet: Duilia. Durante. D‟ur-a-n‟te. Dur-an-t‟e. Ky emën në italisht don të thotë: përgjatë, por, i ndamë simbas mënyrës teme, shpreh të kundërtën sepse del: Ura asht n‟te, ke ti, ose: Me dur (të arta) 129
Han të esht; du, dhu, dha ur a n‟te. Në këtë formë mund të përdoret edhe për goca. Druina. Dru-ina. Dru-in-a. Në botimin e dytë të librit tem: “Thoti i pavdekshem na zbulon Atlantidën”, kam shpjegue edhe domethanien e fjalës “Druid”, që në shqip don të thotë: I drujtun, i matun, i mençëm. Në këtë emën, si ma sipër unë kuptoj fjalinë: E drujtuna, e mençuna in-a, ose: E mençuna, ni, njishi asht. Për çuna bahet: Druino. Dulina. Dul-in-a Fjala “dul” në shqip kuptohet me disa mënyra: 1- dul = doli, lindi. 2- dul, d‟ul, të përulun nga pesha e mençunisë ina, jemi.Në variantin e parë e kuptoj si: Dul,leu njishi asht. Për çuna mund të përdoret si: Dulino. Dylan. D‟yl-an. Në dialekt kuptohet me fjalët: Dul Hana, ose Dho yll e Han. Për goca bahet: Dylana, Dulana.
E Ebe. E-be. Në këtë emën të parë të germës “e” na del edhe nji herë fjala “be”, ku duket qartë shprehja: Esht be. Nëse do e quajmë europian titullin”be”, që merrnin kontët në Turqi, ky emën merr kuptimin: esht bej, por fjala “be” në shqip don të thotë: esht ba, esht lind, atëherë ky emën më del i ngjashëm me emnin Le-ka dhe të tjerë emna që kanë këtë formë. Ky emën asht në listën e emnave femnorë. Për çuna mund të përdoret njisoj. Ndofta titulli: bej mund të ketë pasë lidhje me kuptimin e këtij emni: Beu ishte nji njeri i lindun për të drejtue. Eberardo. E-b‟er-ar-do. Në shqip e zbërthej: Si uji i kulluem, për ta pi në kupë, ar të dho, dha, ose: asht ba ere, ar te dho. Për goca mund të bahet: Eberarda. Ecclesio. Ec-cle-si-ò. Në shqip: Eç-k‟le-si-ò, më duket emën i ngjashëm me emnin Leka, sepse emni na tregon: Asht le, lind ky 130
fëmijë, shifni si ò, osht, sa i mirë. Për goca bahet: Ecclesia, Eklesia. Edda. E-dda. Aht në listën e emnave femnorë. Në këtë emën kuptoj fjalinë: (Zoti) E dha. Dhe ka kuptim për të dyja gjinitë njisoj. Edelberga. E-del-berg-a. E-del-b‟er-gi-a. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Eshtë dele për ta pi në kupë-a. Në variantin e dytë të mundshëm e kuptoj me fjalinë: Esht dele e bame er, rracë(gji) asht. Asht në listën e emnave femnorë dhe s‟ke si e ndryshon, sepse delet janë femna. Edgardo. E-d‟g-ar-do. Fjalët “ar-do”, ar dho kuptohen menjiherë në shqip. Fjalët “E-d‟g” mendoj se janë shkurtim i fjalëve: è di gia, kështuqë emni më jep fjalinë: Esht i ditun, gji ar dhonë. Për goca bahet: Edgarda. Edilberto. E-dil-bert-o. I ndamë në këtë mënyrë, ky emën i bukur më nxjerr përdorimin e fjalës “Dil”, diell, që e has dhe në emna të tjerë. Kete emen e lidh me emnin”il”. Dil=dill=d‟il=dhone ili. Në Shqipni kemi shumë emna të përbamë me rranjën e fjalës “dil”, diell, që gabimisht i fusin si emna arapë ose turq. Në zonat katolike të Shqipnisë veriore, ku turku nuk ka shkelun asnjiherë, emnat me kombinim të fjalës “Dil”, diell, janë të shpeshta psh., Dilla, A-dil, Fa-dil, etj. Emnin shumë të bukur: Esht-diell-bert-ò,osht, në shqip e zbërthej me fjalinë: eshtë diell, për ta pi në kupë osht. Për goca bahet: Edilberta. Editta. E-dit-t‟a. Në shqip kuptoj fjalinë: esht e dita, e dyta. Në italisht: Seconda. Edmondo. E-d-mondo. Kuptohet menjiherë në italisht me fjalinë: è di mondo, dmth: asht i gjithë botës. Për goca nuk më duket shumë i pranueshëm. Edoardo. E-do-ar-do. Në shqip e zbërthej me fjalinë: Esht dhon (nga Zoti), ar dho. Për goca bahet: Edoarda. 131
Edvige. E-dvi-g-e. Do të ishte ma i plotë, nëse do shkruhej: Ediv-gi-e dhe merr kuptim të plotë si: esht div, rracë(gji) esht. Në këtë formë mund të përdoret për të dyja gjinitë. Efor. E-f-or. Emën pellazg, që kuptohet menjiherë si: Esht fluturak i artë. Për goca bahet: Efora. Efer. E-f-er. Emën pellazg., që kuptohet me fjalët: Esht fluturak ere. Për goca bahet: Efera. Efisio. E-f-isi-o. Në këtë emën shof të bashkuem dy fjalë të vjetra, të hequna nga përdorimi, por që në këtë emën na rishfaqen mrrekullueshëm. Siç e kam thanë dhe herët e tjera, fjala “f” në lashtësi, i jep kuptim emnave dhe fjalëve, kur ato shprehin gjendjen e fluturimit, ndërsa fjala”isi”, që e kam zbërthye në fillim të librit, më del me kuptimin e fjalës shqipe: “jetë”, kështuqë ky emën më del me kuptimin shumë të bukur në shqip: Esht flutur jete. Germa “ò” në fund, si gjithmonë, i jep emnave nji formë dëftore: Efis-ò,osht. Për goca bahet: Efisa. Në Shqipni përdoret si mbiemën, në këtë formë ose në: E-f-iç-a. Në greqisht bahet: Efestion. E-f-est-i-on, që ka po atë kuptim, por fjala “on”, jon në fund, si gjithmonë e kthen në shumës ose me kuptimin: Hona. Efremo. E-f-re-m‟o. Edhe në këtë emën shofim përdorimin e germës “f”, po me të njajtin kuptim si ma sipër, kështuqë emni merr kuptimin: Esht fluturak reje më osht, ose: Eshtë flutur reje m‟o. Për goca bahet: Efrema. Egeo. E-ge-ò. Asht emni i detit Egje, por, po të shofim emnat e detnave dhe oqeaneve, me anën e gjuhës shqipe marrin kuptim si : Atlan-ti ik, Ball-ti-ik, Ar-ti-ik etj. Në këtë rast emni E-gje, në shqip asht kuptimplotë me fjalinë: E gjej, dmth se në lashtësi deti Egje ka qenë shumë i populluem, e i lulëzuem, saqë udhëtari atje gjente atë që donte, ose: asht i gjinit (tonë). Mund të përdoret dhe për goca në formën: Egjea. 132
Egeria. E-g-eri-a. Asht emni i keckave, shtojzotvalle-ve të Rromës. Mendoj se do ishte ma i plotë nëse do shkruhej: E gji eri a. Në këtë formë duket emën çunash, kurse asht në listën e femnave. Do ishte ma i saktë nëse do shkruhej: Egiera. Për çuna mund të përdoret siç asht,ose: Egierio. Egidio. E-gi-di-o. Mund të jetë edhe fjala E-gi-dio, por përdorimi i emnit të zotit në emna njerëzish në lashtësi nuk ka qenë i pranuem. Në italisht fjala “Dio”, don të thotë Zot. Simbas zbërthimit tem më del: Eshë gji, rracë e ditun-ò, ku fjala ò asht e mavonëshme dhe i jep emnit formë dëftore. Për goca bahet: Egidia. Eginardo. E-gi-n‟ar-do. E-gin-ar-do. Në shqip kuptohet menjiherë me fjalinë: Asht gji, rracë, ar dho. Për goca bahet : Eginarda. Egisto. E-g-is-t‟o. E-gis-t‟o. Ne kete emen shifet qarte fjala”gji”. Emnin e kuptoj me fjalët: Eshr rracë (gji) jetë (is) të osht, ose: e rraces te osht. Për goca bahet: Egista. Egizia. E-gi-zi-a. Në shqip kuptoj fjalinë: Eshtë gji, rracë, (shif) si a. Për çuna bahet: Egisio. Egle. Egla. Eg-le. Eg-la. Nëse fjalën”eg” e bajmë ” e gji”, atëhere ky emën merr kuptimin: E, gji le, ose: esht le rraca, esht lind rraca. Janë në listën e emnave femnorë. Egnatia. Shif: Iginatios. Eirene. E-ir-en-e. Grek. Ilir. Në shqip kuptohet menjiherë me fjalët: Esht hiri, nuri en, jonë è. Asht emën i ngjashëm me emnin Irene, Irena. Në formën e masipërme, mund të përdoret për të dyja gjinitë, ose për goca mund të bahet: Eirena. Elaide. El-ai-i-de. Në këtë emën dhe në të tjerë ma nalt e ma poshtë, shof kombinime emnash me fjalën ”el”, që nuk më jep kuptimin e duhun. Në formë përkëdhelie, populli jonë e heq germën “R” dhe e zavendëson me germën “L” dhe, nëse asht kështu, emnat marrin kuptim, sepse fjala shndërrohet në “ER”. 133
Në këtë mënyrë, emni i masipërm kuptohet si: Erë ai de, ose: erë ai isht dhenë. Fjala: elika, el-ik-a e provon këte thanie. Në disa emna fjala “el” me del me kuptimin: il, yl, ose ul, simbas dialektit te emnit. Për çuna bahet: Elaido. Elbasan. El-ba-as-an. Me ndamjen e bame kuptohet shumë mirë emni i Elbasanit me fjalët: Erë ban, asht Hanë. Me të vërtetë në grykën e Elbasanit dalin ernat që shpërndahen nëpër Myzeqe. Elbesida. El-bes-i-da. Shqip. Emni kuptohet me fjalët: Era (Ylli) besë i dha. Për çuna mund të bahet: Elbesido. Elda. El-da. Me shpjegimin e masipërm, emni kuptohet menjiherë si: Erë (yll) dha. Për çuna bahet: Eldo. Eleni. El-en-i. E-le-ni. Simbas zbërthimit të parë, emni merr kuptimin: Er (yll) eni isht, erë (yll) joni isht. Simbas zbërthimit të dytë ka kuptimin: E-le-ni, esht le, e lindi (zoti për tu ba i famshëm), nishin, njishin. Për goca përdoret njilloj ose bahet: Elena. Në greqisht bahet: Helene, Eleniki dhe përforcon variantin e parë simas ndamjes: El-en-e, El-en-ik-i (a), isht; Erë,(Yll) i joni i ikun,i shetitu isht,asht. Eleonora. El-e-on-or-a. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Er e jona, ar asht. Asht në listën e emnave femnorë dhe për çuna mund të bahet: Eleonor-o. Elestora. El-est-ora. El-est-or-a. Grek. Në shqip kuptoj fjalët: erë(el) esht, ar asht. Me këtë formë ka kuptim për të dyja gjinitë,por për çuna mund të bahet:Elestor-o,Erestor-o. Elettra. El-et-t‟ra. Asht emën i nji personazhi të mitologjisë greke, që shpjegohet shumë mirë me gjuhën shqipe si: Ylli i etërve (të ditun) të ra (nga qielli në tokë). Mund të përdoret për të dy sekset, por asht përdorë ma tepër si emën për goca. Në greqisht asht: Elektra. Eleuterio. E-le-ut-eri-o. E-leu-teri-ò. Në këtë emën shof fjalë gjithë kuptim në shqip: Esht le ut, yt eri o. Në lashtësi, tokës i 134
kanë pas thanë “ter”, simbas shqipes: u ter, u tha, kështuqë emni merr kuptimin: E leu terra, toka. Emën shumë i bukur. Për goca bahet Eleuteria. Eleutherios. E-leu-the-ri-os. Asht varianti greqisht i emnit të masipërm, që simbas ndamjes së bame, i ndryshon pak kuptimin nga emni i masipërm, sepse bahet: E leu thënësin(mësuesin) riosh. Për goca mund të bahet: Eleutheria. Elia. Eli-a. Eli-o. Person biblik. Në italisht fjalët “Eli”, “Lei” përdoren në formë respekti në vend të fjalës “Ju”, në shqip. Në këtë mënyrë emni mer kuptimin si: I nderuemi ò. Në shpjegimin që kam dhanë për fjalën “el”, jam shprehë se mund të jetë e njivlefshme me fjalën “er”, kështuqë emni i masipërm mund të kuptohet edhe si: Eri o, Eri a. Në Shqipni përdoret dhe si: Elia = Ylia=Ulia, njeri i shejtë, që më len të kuptoj se fjala “El” mund të jetë e njivlefshme me fjalën:”Yll”, kështuqë emni kuptohet si: Ylli asht dhe i hiqet shtetësia ebreje këtij emni. Në të dy variantet asht vetëm për çuna. Për goca mund të bahet: Ela, Era, Hera. Ylla. Eliano. Eli-an-o. El-ian-o. Në shqip mund ta barazoj me fjalinë: Të rrespektuem janë, ose erë (yll) janë-o. Për goca bahet: Eliana. Eliconis. El-ik-on-is. Emën grek, që e kuptoj si: Er (yll) ik (i ikun, i shëtitun), Honë isht. Për goca mund të bahet: Elikona. Elide. El-i-de. Në këtë emën shof fjalinë: erë (yll) i dhe. Për çuna mund të përdoret njilloj ose: Elido. Elidon. El-i-don. Në këtë emën shof fjalinë: Erë(yll) i dhon, ose: era (ylli) e don. Për goca bahet: Elidona. Ella. E-lla. El-la. Ell-a. Emnin e kuptoj me fjalët: E lla, e dha (Zoti), ose: Erë la, flladt të freskët ere lanë prindët në jetë, ose: Yll-a. Për çuna bahet: Ello. Ellada. Ell-a-da. Me shpjegimet e masipërme, emnin e kuptoj si: Erë asht dhanë, por nuk përjashtoj mundësinë, që në dialekt, 135
fjala “ell” të jetë e njivlefshme me fjalën “yll”, kështuqë emni merr kuptimin: Yll asht dhanë, Ylli asht le. Elifio. Eli-fi-o. Emni do ishte ma i plotë si: E-ili-fi-o, që e kuptoj me fjalët: Esht Ili fluturak o. Për goca bahet: Elifia. Eligio. Eli-gi-o. Në shqip e barazoj me fjalinë: Yll, erë te rraces janë. Per goca bahet: Eligia. Eligjia. Eliodoro. Eli-o-d‟or-o. E kuptoj me fjalët: Ylli( Eli) osht, dhonës ari osht. Për goca bahet: Eliodora. Eliogabali. Eli-o-g-a-bal-i. Ma i plotë do ishte nëse do shkruhej: E-ili-o-gi-a-bal-i, ose: Eli-o-gi-a-bali, që e kuptoj me fjalët: Esht ylli o, rracë asht (gji), ballë, prijës që rrin në ballë isht, ose: Era, eri (ylli) osht rracë asht, balliu, prijësi isht. Emni asht i ndërtuem për çuna. Elisabetta. E-lisa-be-et-t‟a. El-is-a-b‟et-t‟a. Asht në listën e emnave femnorë. Në Shqipni, emnat e pemëve janë përdorë edhe si emna njerëzish, kështuqë në këtë emën unë kuptoj fjalinë: Dru lisi e fortë, që ban ditunitë të asht. Në variantin e dytë kuptoj fjalët: Erë jete asht, ban dituni (et) të asht. Mendoj se kështu si asht, mund të shkojë për të dyja gjinitë. Eliseo. E-lise-ò. El-is-eo. Ky emën përforcon emnin e masipërm, sepse kuptojmë fjalinë: esht lis-o. Mund ta kuptoj edhe si: Erë (yll) jete esht o. Për goca bahet: Elisea. Elita. Eli-it-a. Në italisht, fjala “elita” ka kuptimin”ajka”, por në ndamjen e bame shofim fjalinë: Eli it asht, Ylli, i nderuemi it asht dhe duket ma tepër si emën mashkullor. Kështu siç asht, mund të përdoret edhe për çuna. Elmo. Elm-ò. Elmo asht fjalë e vjetër dhe i thonë mbrojtëse së kokës, helmetës. Në këtë emën asht e qartë vendosja e germës “ò”, në vend të foljes “osht”, sepse nga emni kuptojmë se personi që e ka : elm-ò, elmetë osht për të tjerët, në kuptimin që ai bahet mbrojtës i kokës tande. Për goca bahet: Elma. Nëse në vend të fjalës El, vejmë fjalën erë ose yll, atëhere emni kuptohet 136
si: Erë(yll) më osht. Elogio. El-o-gi-o. Në këtë emën shof fjalinë: Erë (yll)osht, rracë osht. Ky emën asht i njajtë me emnin Eligio. Për goca bahet: Elogjia, Elagjia. Eloisa. El-o-is-a. Me mënyrat e shpjegueme ma sipër, në këtë emën shof jalinë: Erë(yll) osht, jetë asht. Për çuna bahet: Elois-o. Elphitephoros. El-p-hit-ep-hor-os. Emën grek, që mendoj se do ishte ma i plotë si: El-pi-it-ep-or-os dhe kuptoj fjalinë: Erë (yll) për ta pi (në kupë) ep, ar osht. Si era (ylli) e përsosun që të jep ar osht. “Hor” ka qenë perëndi në Egjyptin e lashtë. Për goca bahet: Elphitephora. Elsa. Els-a. Në shqip: E erës asht, erë asht. Përdoret për të dyja gjinitë, ose për çuna bahet: Elso. Elpidio. El-pi-di-ò. Në shqip e zbërthej me fjalinë: Era pi dituni. Për goca bahet: Elpidia. Elvezio. El-ve-zi-o. ?Në shqip e kuptoj me fjalinë: Erë, yll vere, si osht. Për goca bahet: Elvezia, Elvesia. Elvia. El-vi-a. Shif Elia. Në Shqipni ky emën thirret edhe: Ilvia, Ulvia,Ylvia, që na jep kuptimin e fjalës”el”, që asht ndryshim i fjalës:”yll”. Kjo gja shifet dhe ke fjalët: çetak=çitak, jam zi= jam zanë=jam zënë etj. Me këte arsyetim, emnin e kuptoj si: Ylli vi (i ardhun) asht. Emni ka kuptim për të dyja gjinitë. Varianti tjetër mund të jetë si: Erë vij a, emën i ngjashëm me emnin e Er-mes, që ishte emën i Thotit e ka mundësi të kenë lidhje mes tyne. Asht në listën e emnave femnorë, por në Shqipni përdoret për të dyja gjinitë. Elvira. El-v‟ir-a. Në shqip kuptohet me fjalinë: Era (ylli) ven hir, era ven bukurinë rreth e përqark kudo që shkon. Për çuna bahet: Elvir-o. Elvino. El-vin-o. Në shqip më jep fjalinë e shkurtën: Erë vijnë, ku shofim përdorimin e shumësit , në vendosjen e emnit. Germa 137
“ò” asht si gjithmonë në vend të foljes “osht”. Për goca mund të bahet: Elvina. Asht i njajtë me emnin: Ervin. Emesa. Em-es-a. Emni kuptohet menjiherë me fjalët: i emi, i imi esht-a. Për çuna duhet të bahet: Imeso. Emma. Em-m‟a. Në këtë emën femnor kuptoj fjalinë: Em më asht, e imja më asht. Për çuna do shkonte si: Immo. Immi. Emanuele. Em-anu-e-le. Em-an-u-el-e. Në këtë emën e në të tjerët që do shifni ma poshtë, fjala “em” asht e njivlefshme me fjalën shqipe:”imi”,”imja”. Emni merr kuptimin: I imi, hanë asht le, lind. Në fjalën “anu”, shifet varianti mashkullor i emnit femnor”Hana”, në shqip. Formen e dyte e kuptoj si: Hana mi asht dhane, nji(u) yll esht. Për goca asht: Emanuela, që do ishte ma i saktë si: Emanaela, Emanela. Emidio. Em-i-di-o. Në shqip më jep kuptimin: I imi i ditun ò, osht, ku shifet që germa “ò” asht përdorë me vend. Për goca bahet: Emidia. Emilia. Em-ili-a. Në shqip e kuptoj me fjalinë: E dhanë (em) Ili asht.Ylli em asht. Kështu siç asht mund të përdoret për të dyja gjinitë ose: Emilio. Emiliano. Em-ili-an-o. Në këtë emën na transmetohet dhe nji herë kujtimi i mbretit të parë legjendar të Ilirëve, të quajtun “ili” ose “Ylli” në shqip. Fjalia në shqip merr kuptimin: i emi, i Ilit janë, i imi, yll e Hanë. Për goca mund të bahet: Emiliana. Emmerico. Em-mer-ic-o. Em-mer-ik-o. Asht emën i ngjashëm me emnin: Am-mer-ik-o Empirio. Em-piri-o. Em-pi-iri-a. Në shqip e zbërthej në: I imi, për ta pi në kupë ò, osht, ose: E emja, pin hir, pin bukuri asht. Për goca bahet: Empiria. Ena. En-a. Ky emën i shkurtën kuptohet menjiherë në shqip me fjalët: i eni asht, i joni asht. Endrigo. E-ndri-g-o. Emnin e kuptoj me fjalët: E ndrin gji, rracë osht. Për goca bahet: Endriga 138
Enrico. E-nri-co. Ky emën asht i ngjashëm me emnin: Endrigo, por edhe në këta dy emna, shofim përdorimin e fjalëve “nri” dhe “ndri”, të dy dialekteve në shqip, që tregojnë ndriçimin. Emni më del i bukur, sepse ai fëmijë: E ndrin vendin ko, këtu. Për goca bahet: Enrika ose Endrika. Enea. E-nea. Zbërthimin në shqip të këtij emni e kam dhanë në librin tem “Thoti i pavdekshem na zbulon Atlantidën” të njivlefshëm me fjalën shqipe: I vendosun, sepse fjala “nejta”, ndenja don të thotë: u vendosa, qëndrova. Enecone. Ene-co-ne. Në shqip ky emën bahet ma i kuptueshëm në formën: Enekane, Ene-kah-ne, por meqë emni “Kane” në italisht don të thotë “qen” dhe ia prish kuptimin emnit, asht shkruajtë në variantin antik”Ko”, që asht e njivlefshme me fjalën “Ka”, kah ne. Emni kuptohet si: E vendosun kah ne. Duket ma tepër si emën gocash. En-gj-ell-. En-gj-ull. Do e analizoj kuptimin e këtij emni, sepse kam ba debat për këte gja. Emni i parë: Engjell, siç shifet mund ta kuptoj me fjalët: i eni, i joni, gji, rracë yllore, ku shpesh here fjala “ell” më del e njivlefshme me fjalën “yll”. Emni i dytë: Engjull, kuptohet me fjalën: I eni, gji, rracë e përulun, rracë e shejte (ul). Siç e shofim në të dyja mënyrat, fjalët shprehin pak a shumë të njajtën gja, dhe nuk gabojmë nëse perdorim njanën ose tjerën fjalë. Duke vazhdue me analizën e fjalës Ylli, e shof të paraqitet me emnat: Ell, Ill, Yll, Ull, kështuqë emni: Engjëll i folun në ditet e sotme duhet të thuhet:Engjyll,engjil,(enxhil, engji-il). Enimia. E-ni-imi-a. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Esht njishi imi a. Për çuna bahet: Enimio. Ennio. En-ni-o. Simbas meje, don të thotë: I joni nishi, njishi osht. Për goca mund të përdoret si Ennia. Enzo. E-n‟zo. Në shqip, në dialektin geg, ky emën merr kuptimin: E n‟zo, e nxaj, e mësoj, kështu që emni i fëmijës merr 139
kuptimin: I nxanë, i mësuem, i ditun. Për goca mund të bahet: Enza. Epaminonda. E-pam-in-on-da. Këtë emën të vjetër e të gjatë grek e kuptoj si: E-pam, nji Honë dha; Të pame, të ditun, nji Honë të dha (Zoti). Në këtë formë, mendoj se asht i ndertuem per te dy gjinite njilloj. Epicuri. E-pi-ik-ur-i. Simbas ndamjes së bame, kuptoj emnin: Esht i pirë (pirsosun), i ikun, i shëtitun, urë lidhëse me Zotin isht. Emni asht i ndërtuem për të dyja gjinitë, por per goca mund te bahet: Epikura. Epidauri. E-pi-da-ur-i. Simbas ndamjes së bame, emnin e kuptoj me fjalët: Esht i pimë, dhanë urë isht. Edhe ky emën asht i ndërtuem për të dyja gjinitë. Epidamn. E-pi-i-damn. Emni i vjetër i Durrësit që kuptohet menjiherë simbas ndamjes së bame me fjalët: Esht i pimë në kupë dhe i dhamën (nga Zoti). Emni tjetër: Durazzo, du-ur-aszo; dhuratë, dhanë, lind urë lidhëse, asht zonë, asht fillue. Me të vërtetë, porti i Durrësit ka shërbye e shërben si urë lidhëse. Epiteto. E-pi-t‟et-o. Grek. Ky emën shumë i vjetër, në shqip kuptohet me fjalët: Esht (ai) që pin ditunitë e etënve të ditun. Për goca mund të bahet Epiteta. Në gjuhë të ndryshme, ky emën asht kthye në fjalën: Epitet, si shprehje gjuhësore. Era. Er-a. Emën gocash, që në shqip nuk don shpjegim. Këtë emën e ka pas mbajtë edhe nji perëndeshë në Greqinë e lashtë. Për çuna bahet: Eri. Eracla. Era-ç‟la. Në shqip kuptohet menjiherë si: Era ç‟na la (në jetë). Për çuna mund të përdoret njilloj. Eraclea. Era-cle-a. Në shqip kuptoj fjalinë: Era, ç‟leu a. Për çuna bahet: Erakleo, Erakleu. Eraclide. Er-a-cli-de. Në shqip duhet të ketë qenë: Er-a-ki-që i dhe(jetën). Emën shumë poetik, qe mund ta përdorin të dyja gjinitë. Për goca bahet: Eraklida, Era-cli-da. 140
Eraldo. Er-al-do. Në shqip e zbërthej me fjalinë: Era al, krahë dho. Për goca bahet: Eralda. Erardo. Er-ar-do. Në shqip bahet: Era ar dho. Për goca bahet: Erarda. Erasmo. Er-as-mo. Kështu shprehemi dhe në ditët e sotme, kur lavdërojmë fëmijën tonë e i themi: Er asht mo. Për goca mund të bahet: Erasa, Erasma. Erastos. Er-ast-os. Emën grek, që në shqip kuptohet menjiherë si: Erë jete osht. Për goca bahet: Erasta. Erberto. Er-bert-o. Në shqip bahet: Erë për ta pirë në kupë ò,osht. Për goca bahet: Erberta. Mënyra e shqiptimit të fjalës”bert” asht ma tepër mënyrë shqipe se sa italiane që e thonë: bevuto, Kjo fjalë na tregon se në të kaluemen, në këtë mënyrë të thani, do jetë përdorun në lashtësi, fjala “bert”, e njajtë me fjalën e sotme “i pirtë”. Ercolano. Ercol-an-o. Në shqip: Er-k‟ul-An-o, me kuptimin se: asht si erë e fortë që ul edhe Hanën në tokë. Ercole. Er-co-le. Në Shqipni: Er-k(ka)-ul. Në shqip e shpjegoj me fjalinë: Erë ço le, erë ka le. Kur themi emnin “Erkol”, na parafytyrohet nji njeri shtatmadh dhe muskuloz, por kur i kuptojmë emnin, shofim se asht e kundërta e padronit që e mban këtë emën, sepse emni: Erë ka le, lind, shpreh delikatesë, lehtësi dhe freski. Edhe për goca del emën i bukur në formën: Erkola, Erkolinda. Ercolina. Er-ç‟o-lin-a. Er-ç‟ol-in-a. Ky emën asht në listën e emnave femnorë, prandaj gjatë zbërthimit të emnit na përforcon përshtypjen që asht nji emën delikat, që e përdornin edhe për goca, sepse don të thotë: Era ç‟o lind asht, ose: Era me krah fluturues, njishi asht. Per çuna bahet: Erkolin-i. Erenaios. Er-en-ai-os. Emën grek, që në shqip kuptohet menjiherë si: Er joni ai osht. Për goca nuk kombinon. Erenia. E-re-ni-a. Er-eni-a. Asht emën, që në dialektin geg zbërthehet në: Esht re, ni, njishi asht, pra e shpjegueme për të gjithë 141
don të thotë: Asht re e qiellit, i pari i të gjithëve. Ky asht edhe emërtimi i mb-re-tit, që asht Re i qiellit dhe i pari i të gjithëve. Variantin e dytë e kuptoj me fjalët: Er eni, i joni asht. Pa u ndryshue, mund të përdoret edhe për çuna ose: Erenio. Eriberto. Er-i-bert-o. Në shqip e zbërthej me fjalinë: Er, për ta pirë ò, osht. Për goca bahet: Eriberta. Erico. Er-ri-co. E-ri-co. Në shqip bahet: Er rri, qëndro ko, këtu. Në variantin e dytë bahet: E rinon ko, këtu, i ngjashëm me emnin Enriko. Për goca bahet: Erica, Erika. Erigiu. E-ri-giu. Emni kuptohet menjiherë me fjalët: Esht rinue gjiu, ku del e qartë fjala ” Gjiu”. Për goca bahet: Erigjia. Erigiosi. E-ri-gi-osi. Këta dy emna kanë të njajtin kuptim: e rin gjiun usht, e rin gjiun, rracën osht. Për goca bahet: Erigjia. Erin. E-rin. Asht dhe emni i çunit tem. Në shqip nuk don shpjegim, sepse kuptohet që ai fëmijë, po të jetë afër çdonjanit, e rin, e rinon ate. Kështu siç asht mund të përdoret edhe për goca ose: Erina. Ermanno. Er-man-o. Er-ma-an-o. Emën shqip, që përdoret edhe sot në Shqipni dhe nuk don shpjegim. Për goca bahet: Ermana. Ermanico. Er-m‟an-ik-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Er mi (ose era qe man Hanen) Han, i ikun, i shëtitun osht. Për goca bahet: Ermanika. Po të bashkohet me fjalën “gji” na del fjala: Gjermanika, Gjiermanika. Ermelinda. Er-m‟e-lind-a. Në shqip kuptohet menjherë me fjalët: Er më esht, lind asht. Asht me kuptim për të dyja gjinitë, megjithate për çuna mund të bahet: Ermelind-o. Ermenegarda. Er-me-ne-g-ar-da. Do ishte ma i plotë, nëse do shkruhej: Er-me-ne-gi-ar-da, dhe kuptohet me fjalinë: Era që asht me ne, racë ari dha. Emni mund të përdoret për të dyja gjinitë, ose për çuna bahet: Ermegardo. Ermegjiardo. Ermenegilda. Er-me-ne-gi-il-da. Ky emën më plotëson emnin e masipërm, sepse asht dhanë ma i plotë, kështuqë unë kuptoj fjalinë: 142
Era që asht me ne, racë Ili dha. Emni mund të përdoret për të dyja gjinitë, ose për çuna bahet: Ermenegildo. Er-me-ne-gil-do. Ermes. Er-mes. Ermete. Er-mete. Në shqip kuptohen menjiherë me fjalinë: Er mes dhe Erë meta. Kanë qenë emna me të cilin asht quejtë edhe Thoti , mbreti i fundit i Atlantidës. Për goca mund të bahet: Ermeta. Ermilo. Er-m‟ili-o. Në këtë emën, në fjalën “mili” shof ndryshimin e përdorimit të fjales “miri”, i cili në formë ledhatuese përdoret edhe sot. Emnin e zbërthej me fjalinë: Er-miri ò,osht. Tjetërsoj kuptohet si: Erë mi, mbi Il osht. Për goca bahet: Ermila, Ermira. Erminio. Er-mi-ni-o. Ky emën i bukur zbërthehet në shqip si: Er mi, mbi ni, mbi njishin ò, osht, që e shpjegueme për të gjithë don të thotë: Erë e përsosun, mbi të gjithë osht. Për goca bahet: Erminia. Ernesto. Er-ne-est-o. Ky emën kuptohet menjiherë në shqip me fjalinë: Era na esht. Për goca mund të bahet: Ernesta. Erode. Er-o-de. Duket si e folme e përditëshme: erë osht de, ose: Erë osht i dheut, i tokës. Emni shkon për të dyja gjinitë. Erodiade. Er-o-di-a-de. Edhe ky emën duket sikur asht krijue në ditët e sotme, sepse kuptoj fjalët: Erë osht, i ditun asht de. Shkon për të dyja gjinitë. Ersilio. Er-si-ili-o. Në shqip e zbërthej me fjalinë: Erë si yllë ò, osht. Për goca bahet: Ersilia. Ertemios. Ert-e-mi-os. Emën grek, që në shqip kuptohet menjiherë. Për goca bahet: Ertemia. Esaù. Es-aù. Emnin e kuptoj si: Asht i fortë e jetëgjatë si pema e ahut. Përdorimin e emnit të pemës së ahut e shof në shumë emna shqiptarë, prandaj këtë emën unë e zbërthej me fjalinë: Eshtë ahu, i fortë si pema e ahut: Nuk shkon për emën gocash, sepse emni i ahut asht mashkullor. Eschil. Es-ki-il. Emën i vjetër grek, që në shqip kuptohet menjiherë: Esht ki Ili. Për goca mund të bahet: Eskila. 143
Eschini. Es-ki-ini. Emën i vjetër grek, që në shqip e kuptoj me fjalët: esht ki , ky i ini, eshtë ky i yni. Për goca bahet: Eskina. Eschion. Es-ki-on. Emën i vjetër grek, që e kuptoj si: Esht ki, ky joni. Për goca bahet: Eskijona. Eskiona. Esculapi. Es-k-ul-a-pi. Emnin e kuptoj me fjalët: Esht ki i ulti, urti, që asht i pirsosun. Emni asht i ndërtuem për të dy sekset. Esmeralda. Es-m‟er-al-da. Ky emën i bukur për goca kuptohet me fjalinë: Esht mi er, krah fluturues dha. Për çuna bahet: Esmeraldo. Estoni. Est-toni. Emni kuptohet menjiherë në shqip. Esuperio. Es-u-peri-o. Në dialektin çam ky emën zbërthehet në: Eshtë-un, nji perri-ò, ku edhe nji herë na del emni “peri” i përdorun në gjininë mashkullore, në kuptimin “i Bukur”,”i shejtë”. Straboni, historian greko-rromak i para 2 000 vjetëve, i quante popujt ilirë të Ballkanit me fjalën”Peli”,që unë e quej të njivlefshëm me fjalën “perri”=pe-er-isht, qe don te thote se perrite ishin transparente si ajri dhe rronin ne qiell me yjet(el). Për goca bahet: Esuperia. Estella. Est-ella. Kuptohet që asht emën femnor, sepse thuhet: esht e rrespektuemja, ose: esht Ylla. Për çuna bahet: Estello. Esterina. Est-er-in-a. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Esht erë ina, është era jonë ose: esht er, njishi asht. Për çuna mund të bahet: Esterino. Eterie. Et-e-ri-e. Në dialektin geg, unë kuptoj fjalinë: Et e rinuem esht, dmth : Me pleqësi të rinueme asht, ose: i mençem dhe rinush asht. Për goca mund të bahet Eteria. Ettore. Et-t‟or-e. Në shqip e italisht e zbërthej me fjalinë: Me pleqësi të arta esht, ku e kam thanë se fjala “et” asht e njivlefshme me fjalën “pleqsi”,”matuni”,”zgjuarsi” etj. Për goca mund të bahet Ettora. Etruschi. Etr-us-ki. Et-tru-us-ki.-Asht emën i diskutuem i popullsisë etruske, që simbas ndamjes së bame më rezulton: Me etër, me dituni (me tru) usht, asht ki. Në variantin e dytë shifen 144
fjalët: Me etër, me dituni pleqsh, me tru usht ki. Ky variant asht ma bindës. Etr-uri-a. Ky emën përdoret krahas emnit të masipërm për Etruskët dhe simbas ndamjes së bame, kuptoj fjalët: Etër, (të ditun) ur (lidhëse) asht. Me dituni të pleqësive, uri, ndërmjetësi me Zotin asht. Euclide. E-u-cli-de. Mendoj se duhet të ketë qenë fjala: E-u-çilide, ose: E-u-ki-ilide dhe emni merr kuptimin: Asht u,un(njani) cil, i çelët, bjond de, ose: asht ki, ky ili i deut. Ka kuptim për të dyja gjinitë. Eudokia. E-u-do-ki-a. Grek. Në shqip kuptoj fjalinë: Esht njishi( u ) i dhonë, ki asht. Në këte formë mund të përdoret për të dy sekset, ose për çuna mund të bahet: Eudoki-o. Eufebio. E-u-f-e-bi-o. Në këtë emën shofim përsëri përdorimin e germës “f”, që na jep kuptimin e emnit: Esht nji(u, në dialektin çam) fluturak, esht biri(im) o. Emën shumë romantik. Për goca bahet: Eufebia. Në nji variant tjetër mund të bahet: E-u-fe-bio, por nuk më duket bindës fakti që ti mveshin të gjithë besimin fetar birit të tyne. Eufemio. E-u-f-emi-o, E-u-femi-o--? Nëse ka patun kuptimin që ka sot fjala “fëmi”, atëhere emni merr kuptimi: Esht nji fëmi(i mirë)-ò. Në variantin e parë shof fjalët: Esht nji fluturak emi o. Për goca bahet: Eufemia. Nga ky emën, shofim origjinën e fjalës shqipe: F-emi= fluturaku em, ashtu si edhe origjina e po këtij emni në italisht: F-ili= fluturak Ili, fluturak yjesh. Eudocia. E-u-do-ci-a. Emnin e kuptoj me fjalët: Esht njin i dhonë , çi, që asht (e mirë). Edhe pse mbaron me germën “a”, emni shkon për të dyja gjinitë. Eufrate. E-u-fr-at-e. Emnin e kuptoj me fjalët: Esht nji fluturak (engjëll) i ditun(at)-e. Emni shkon për të dyja gjinitë. 145
Eufrasia. E-u-fr-a-si-a. Emnin e kuptoj me fjalët: Esht nji fluturak, asht si asht. Emni asht i ndërtuem për të dyja gjinitë. Eufronio. E-u-fr-oni-o, E-u-froni-ò. Në këtë emën dallohet fjala”fron”, simbol i mbretënve. Nëse asht shkruejtë me këtë kuptim, atëherë emni na krijon fjalinë: Esht nji fron (mbretnor), dmth se prindi dëshiron që me këtë emën t‟i realizohet dëshira, që fëmia i tij të krijojë nji fron mbretnor, nji dinasti. Në variantin e parë kuptoj fjalët: Esht nji (u) futurak joni o. Për goca bahet: Eufrona. Eugenio. E-u-g-eni-o. Do të ishte ma i plotë, nëse do shkruhej: Eu-gi-eni-o, që e kuptoj me fjalët: esht njishi (u,un) raca (gjiu) jonë osht. Për goca bahet: Eugenia. Eugjenia. Eugeneos. E-u-g-ene-os. E-u-gi-ene-os. Varianti në greqisht i emnit të masipërm. Eugenios. E-u-g-eni-os. Ky emën dhe ai i masipërmi kanë të njajtin kuptim. Do ishin ma të plotë nëse do shkruheshin: E-u-gieni-os, që e kuptoj me fjalinë: Eshte njishi (u, un), rraca (gjiu) jonë osht. Eugores. E-u-g-or-es. Emën grek, që do ishte ma mirë të shkruhej: Është njishi, rracë(gji) ar esht. Eugraphos. E-u-g-rap-hos. E-u-gi-rap-osh. Në këtë emën që e kam marrë ke lista e emnave të vjetër grekë, shof të më dalë emni i pemës së rrapit, që edhe sot përdoret si emën çunash në Shqipni, sepse prindi mendon, që duke i vu këtë emën, fëmija do t‟i ngjajë pemës së rrapit, që asht i fortë dhe jeton shumë. Emnin e kuptoj si: esht nji rracë (gji) rrapi -osht. Për goca nuk shkon, sepse rrapi asht në gjininë mashkullore. Eulalia. E-ul-ali-a. Në shqip kuptohet fjalia: Esht ul, krahu fluturues a. Për çuna bahet: Eulalio. Eulampios. E-ul-am-pi-os. Emën i listës greke, që në dialektin çam e kuptoj me fjalinë: Esht i ulët, i urtë, jep me pi dituni(am pi) osht. Për goca mund të bahet: Eulampia. 146
Eumenios. E-u-meni-os. Grek. Këtë emën e kuptoj me fjalët: esht njin(u) i mençëm-ost. Për goca mund të bahet: Eumenia. Euphemia. E-u-ph-emi-a. Grek. Ma i saktë do ishte: Eupihemia, që kuptohet kollaj në shqip me fjalët: esht njishi, për ta pi në kupë emi asht, emja asht. Asht në listën e emnave femnorë, prandaj për çuna mund të bahet: Euphemi-o. Euphrosinos. E-u-p-h-r-os-in-os. ? Grek. Mendoj se duhet të jetë: E-u-pi-hor-os-in-os, që e kuptoj me fjalinë: esht nji ar, i pirë osht, njishi osht. Për goca bahet: Euphrosina. Eupi. E-u-pi. Shqip. Emni asht i përhapun edhe si mbiemën ne Shqipni dhe kuptohet me fjalët: Esht nji(u) për ta pi në kupë. Mund të përdoret edhe për goca ose si: Eupia. Eurico. E-ur-ik-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Esht urë lidhëse (me Zotin), i ikun, i shëtitun osht. Për goca bahet: Eurika. Euripido. E-ur-i-pi-do-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Esht urë lidhëse me Zotin i pirsosun, dhonë osht. Për goca bahet: Euripida. Eusebios. E-u-se-bi-os. E-us-e-bi-o. Italo-Grek. Këtë emën e kuptoj me fjalët: esht nji që zen bij, fëmijë, shton rracën-osht, ose: Esht jeta (us=is), esht biri o. Për goca mund të bahet: Eusebia. Eusebias. Eustathios. E-us-tathi-os. Grek. Këtë emën e kuptoj me fjalët: E usht Tati osht, ashtjeta (us=is), si Thoti, asht si Tati, i dituni dhe i pari i fisit. Në kët emën më rizbulohet nji e dhanë historike, që në librat e historisë nuk asht shkruejtë, por unë dhe autorë të tjerë po e vejmë në dukje: Origjinën shqipfolëse të Thotit, i cili në këtë emën dhe në Egjyptin e lashtë ka qenë njoft me emnin Tati, Tata. Në familjen teme, dhe ne shume familje shqiptare, edhe sot i thonë Tata të parit të familjes. Meqë “tata” asht i gjinisë mashkullore, mendoj që ky emën nuk shkon për goca. Eustratios. E-us-tra-ati-os. Grek. Në këtë emën kuptoj fjalinë: E asht(usht) tra i ditunisë(ati) osht. Për goca bahet: Eustratia. 147
Euteches. E-u-te-k-es.? Grek. Mendoj se duhet të ishte: E-uthe-ki-es, që mendoj ta barazoj me fjalinë: Es nji thenës ki-esht, sepse në shumë emna, fjala “th” shndrrohet në “t”, kështu që fjala “te” bahet “the”, që e quaj të njivlefshme me fjalën: Thotësi, mësuesi. Për goca bahet: Euteka. Eutechianos. E-u-te-ki-i-an-os.? Grek. Me shpjegimin e emnit të masipërm, merr kuptim dhe ky emën që e kuptoj si: Esht nji thenës(mësues) ki i Hanës osht. Për goca nuk shkon. Euthasia. E-u-tha-si-a. Grek. Në shqip kuptoj fjalinë: Esht nji thanëse, nji mësuese, si a. Për çuna bahet: Euthasi-o. Euthimios. E-u-thimi-os. Grek. Në këtë emën dalloj fjalën “Thimi”, të ngjashme me emnat: Timi, Thimo, Timo, Toma, Thoma, Thoti etj . Me këtë shpjegim, emnin e kuptoj me fjalinë: Eshtë nji mësues (Thenës, Thot)-osht. Për goca nuk më duket shumë i përshtatshëm. Euthokimos. E-u-tho-ki-im-os. Grek. Në këtë formë e kuptoj me fjalinë: Esht nji thotës(tho ki, tho ky) im osht. Për goca nuk më duket i përshtatshëm. Eutychios. E-ut-y-ki-os. ? Grek. Emnin e kuptoj me fjalët: Esht ut, esht yt hy, ki os. Për goca nuk më duket i përshtatshëm. Euridice. E-ur-i-diç-e. Në shqip kuptoj fjalinë: Eshte urë lidhëse i diçmi esht, i dituni është. Përdoret per dy sekset. Euseo. E-u-us-se-o. Në shqip duket si lojë fjalësh, sepse bahet: Asht njani, usht(asht), e osht, që, nëse vejmë fjalën “jetë” në mes, emni kuptohet si: Esht nji jetë o. Për goca bahet: Eusea. Eustorgio. E-ust-or-gi-o. Në shqip e zbërthej me fjalinë: Esht jeta, (usht) gji artë o, Për goca mund të bahet: Eustorgia. Eustosio. E-ust-o-si-o. Më del me kuptim me të folmen popullore gege të ditëve të sotme: E usht, asht, o si o, me kuptimin: Asht lin ky fëmijë, por e di unë sa i mirë që asht. (Shpresoj që ta kem thanë tamam!). Mundet të jetë: Esht jeta (usht), asht si,sy, i pashem osht. Për goca bahet Eustasia. 148
Eutalio. E-u-t‟ali-o. E-ut-ali-o. Në shqip e zbërthej me fjalinë: Esht nji me krahë o, ose: asht yti (uti) krahu fluturues, ali o. Për goca bahet: Eutalia. Eva. E-u-a. E-va. Me shpjegimin që kam ba ke emni Evaldo, emni e Evës mund ta iterpretoj si: Esht njishi-a, asht e para, ashtu siç i takon të jetë femnës së parë në botë sipas Bibles. Forma e dyte kuptohet si: E vendosun (nga zoti per tu ba e para e te gjitheve). Evangelina. E-u-angel-in-a. Asht emën italo-shqip, që kuptohet si: esht nji angjell in-a, asht nji engjëll i ynë-a. Per çuna bahet: Evangelino. Evangjeli. Evaldo. Ev-al-do. Nuk e dij se çfarë don të thotë fjala “Ev”(Eva..?, por emni Ev na paraqitet në formën mashkullore), kështuqë do kemi: Evi që krah i dho atij fëmie. Latinët shpesh herë germën “u” e zavendësonin me germën “v”, kështuqë po të bajmë këtë zavendësim, emnat na marrin kuptim, sepse do të kemi: Ev = e u, që don të thotë : Esht nji (njeri), esht njishi, i pari i dhonë (nga Zoti). Për goca bahet: Evalda. Evandro. Ev-an-dro. Në shqip mund të bahet: E nji hanë dro, mundet. Për goca mund të bahet: Evandra. Evanthia. Ev-an-thi-a. Grek. E kuptoj si: Esht nji Hanë thime, thenëse asht. Për çuna bahet: Evanthi-o. Evaristo. Ev-ar-ist-o. Në shqip kuptohet menjiherë me fjalinë: E unë(nji) që ar isht. Për goca bahet: Evarista. Evasio. E-v-a-si-o. ? Nëse them: Esht njishi, à si,sy, i pashem asht, i jap nji farë kuptimi këtij emni. Per goca bahet: Evasia. Evelina. Ev-el-in-a. Në shqip e kuptoj me fjalinë: Është njishi, era (ylli) jonë -a. Për çuna bahet: Evelin-o. Everardo. Ev-er-ar-do. Eshtë nji, që erë dhe ar të dho. Për goca bahet: Everarda. Everesto. E-v‟er-est-o. Emën mali që kuptohet menjiherë në shqip si: Esht nji erë jete o, ose:esht vend qe ven ernat, jete osht. I asht vu ky emen i pershtatshem, simas nji mbiemnit te nji gjeografi 149
anglez. Evidio. Ev-i-di-o. Në shqip e baj: E u (nji) i ditun ò. Për goca bahet: Evidia. Evodio. Ev-o-di-o. Në shqip e baj: E nji osht, i ditun osht. Për goca bahet: Evodia, Evadia. Evremondo. E-v-re-mondo. Kuptohet në italo-shqip, me fjalinë: Eshtë nji, mbret i botës, ose asht nji re e qiellit, siper Hone i dhone. Simas ketij arsyetimi, per goca bahet: Evremonda. Ezechiele. E-ze-ki-e-le. Në shqip zbërthehet në: E zen, kush asht lind. Asht nji emër shumë figurativ, që na flet me simbole, por simbas meje don të thotë: E zen, e nis jetën, ai që asht le, lind, sepse ai që nuk ekziston, nuk jeton. Mund të përdoret kështu si asht edhe për goca. Ezio. E-zi-o. Me këtë emën italianët i thërrasin xhait, por simbas arsyetimit tem don të thotë: Eshte si òsht, dmth se prindi i thotë miqve: Shifni sa i mirë që asht fëmia im,ose.Asht me za (zi=za). Për goca bahet: Ezia. Ezopi. E-zo-o-pi-i. Emnin e kuptoj me fjalët: Esht me zo, me famë-o, i pirsosun isht. Emni asht ndërtue për të dyja gjinitë, ose për goca mund të bahet: Ezopa.
F Në përdorimin e germës “f”, shofim se kjo germë na futet në shumë emna, duke i dhanë atyne formën fluturake. (Dikur ka qenë thanë: Flur ) Fabiano. F-a-bi-an-o. Fabi-an-ò. Asht emni Fabio në shumës, ose: Fluturak asht biri i Hanes o. Fabio. F-a-bi-o. E interpretoj në shqip me fjalinë: Fluturak asht biri-o. Për goca bahet: Fabiana ose Fabia. 150
Fabiola. F-a-bi-ol-a. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Fluturak asht, bijë e krahut fluturues asht. Duket që asht emën shumë simbolizues, që na flet për nji fëmijë fluturak si engjëjt, që asht bir i prindërve krahëfluturues. Për çuna bahet: Fabiol-o. Fabrizio. F-a-bri-zi-o. Në këte emën shofim përdorimin e fjalës “bri”. Në lashtësi, brini, briri, ka qenë rrespektue shumë dhe deri në ditët tona ka ngelë zakoni në vende të ndryshme të Europës, vendosja e bringave të kafshëve të ndryshme ke porta e shtëpisë, për të sjellë fat e për ta mbrojtë nga syu i keq. Në këte rast emnin unë e zbërthej me fjalinë shqipe: Fluturak asht brini i zi, ose i zanë, i lindun. Për goca bahet: Fabrizia. Famiano. F-am-i-an-o. E zbërthej me fjalinë shqipe si: Fluturakët e mamës janë. Këtu shifet përsëri përdorimi i emnit në shumës. Mundet të kuptohet edhe si: Fluturak i dhanë (am) isht, Hanë osht. Për goca bahet: Famiana. Farnace. F-ar-na-ke, Far-na-çe. Emnin e kuptoj me fjalët: Fluturak ari na ke, ose: Farë, rracë na ke. Emni mund të përdoret për të dyja gjinitë. Farsala. F-ars-al-a. Fars-al-a. Emnin e kuptoj me fjalët: Fluturak ars, i artë krahu fluturues (al) asht, ose: Farë, rracë me krah fluturues, si engjujt asht. Mund të përdoret për të dyja gjinitë. Fatima. Fati-im-a. Në Shqipni përdoret dhe asht i kuptueshëm. Përdoret ma tepër për goca si Fati-im-e, Për çuna përdoret ma tepër si: Fati-im-i. Fati im isht. Ku ptimi i vjeter duhet te kete qene: Fluturak i ditun (at), i imi asht. Fausto. F-a-ust-o. Në këtë emën shof futjen e fjalës latine “ust”, shtesë pas fjalës “à”, asht, që shprehin të njajtën gja. Simbas meje, emni don të thotë: Fluturak asht, jetë ò, osht. Duhet të kemi parasysh se në lashtësi, shpesh here, foljet: as, es, is, os, us zavendesonin fjalën “jetë”. Për goca bahet: Fausta. 151
Faustino. Faust-in-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Fausti inë osht. Për goca bahet: Faustina. Fazio. F-a-zi-o. Në shqip e jap në dy variante: Fluturaku asht zi(asht zanë), ose : Fluturaku asht i zi, nëse fëmija ka qenë zikosh. Shpesh herë, germa “z” në italisht zavendësohet me germën “s”, kështuqë na del shprehja e thjeshtë popullore: Fluturak asht si asht o. Për goca mund të bahet: Fazia. Fedele. F-ed-e-le. F-e-de-el-e. Në italo-shqip don të thotë: Besimi ka lindun. Fjalë për fjalë më krijon fjalinë: Fluturaku ( Ose fryma e shejtë) esht le, është lind, ose: Fluturaku, engjelli esht dhënë, erë esht. Për goca bahet: Fedela . Federico. F-e-de-er-ik-o. F-e-de-ri-ko. Emnin e kuptoj me fjalët: Fluturak esht, dhënës ere i ikun, i shëtitun osht. Në variantin e dytë kuptoj fjalët: Fluturak esht, dheun rinon ko, këtu. Për goca bahet: Federika. Fenichia. F-en-iki-a. Emën vendi, që në shqip e kuptoj me fjalët: Flurak i eni, i joni i ikun, i shëtitun, i ditun asht. Federa. F-e-de-er-a. Emnin e kuptoj me fjalët: Fluturakja e dheut, erë asht. Me këte ndërtim shkon për goca e per çuna mund te bahet: Federo. Fedro. F-e-d-ro. Duhet të jetë si emni i masipërm, por me nji zanore që i mungon. Për goca bahet: Fedra. Fedora. Fed-or-a. F-e-do-or-a. Në shqip e kuptoj me fjalinë: Besim ari asht, ose: Fluturakun e dhonë, arin o. Për çuna bahet: Fedoro. Felice. F-eli-c‟e. Me anën e fjalisë: Fluturak i nderuemi ç‟esht, shprehet ma së miri dhe ndjenja e lumtunisë, që të ban të fluturosh nga gëzimi. Fjala “felice” në italisht don të thotë “lumturi”. Tjetërsoj e kuptoj me fjalët: Fluturak yjesh (eli) ç‟esht. Në këtë variant, mund të përdoret dhe për goca. Feliciano. Felici-an-o. Feliçi-janë. Këtu jepet emni Felici në shumës. Për goca bahet: Feliçiana. 152
Felicita. F-el-ic-it-a. Me zbërthimin e bamë, kuptoj fjalët: Fluturak ere iç, iti asht. Me këte formë ka kuptim për të dyja gjinitë. Kuptohet italisht me fjalën: Lumturi. Ferrara. F-er-ra-ar-a. Emën qyteti në Itali, që simbas ndamjes së bame, kuptohet me fjalët: Flurak ere, i ramë në ar asht. Ferdi. F-er-di. Në shqip duhet të jetë: Të fluturojë erën din. Për goca bahet: Ferdia. Ferdinando. F-er-din-an-do. Asht emni Ferdi në shumës, ose: Ferdi Hanën dho. Për goca bahet: Ferdinanda. Fermiano. F-er-mi-an-o. Në shqip duhet të jetë: Të fluturojnë në er mi Hanë-o. Per goca bahet: Fermiana. Fermo. F-er-mo. Fjala e plotë: fermo, në italisht don të thotë ndalesë, por zbërthimi i emnit më jep të kundërtën, sepse do të kemi: Fluturon erën-m‟o, më osht në kuptimin: i shpejtë e i shkathët si era. Për goca bahet: Ferma. Fernando. F-er-n‟an-do. Në shqip e zbërthej me fjalinë: Fluturim erën deri në Hanë dho. Për goca bahet: Fernanda. Ferruccio. F-er-ruci-ç‟o. F-er-ruc-ci-o.? Mund të jetë: fluturon era e rrushit ò, por, në dialektin geg fjala “ru” kuptohe me fjalën “rroj”, ose: “rrugë”, kështuqë emni mund të kuptohet me fjalët: Fluturak ere i rojtuni çi osht, ose: Fluturak ere rugëtar që osht. Për goca bahet: Ferruccia. Festo. F-est-o. Në shqip bahet: Fluturak esht-o,ose: Fluturak i jetes asht. Për goca mund të bahet: Festa. Fiammetta. Fi-am-m‟et-t‟a. Në këtë emën, në fillim do analizoj fjalën”fi-am”, që në italisht don të thotë: flakë dhe në shqip e kuptoj me fjalët: Fije (ndërlidhese) jam. Në këtë mënyrë emnin e kuptoj në dy variante. 1- Flakë met-t-asht, mbete si nji flakë për të ndriçue njerëzimin. 2- Fije ndërlidhese jam met-a, kam ngel, për të ndërlidh njerëzit me Zotin. Ma i saktë më duket si: Fije ndërlidhëse asht dhanë (am) mi, mbi ditunite (et) të asht. Ky emën asht në listën e 153
emnave femnorë, por mund të përdoret për të dyja gjinitë, megjithatë, për çuna mund të bahet: Fiamett-o. Fidenziano. Fi-den-zi-an-o. Në shqip e zbërthej në: Fije, ndërlidhës i dhënë, zen Hanën-ò. Për goca bahet: Fidenziana. Fidenzio. Fi-den-zi-o. Me arsyetimin e masipërm, këte emën e zbërthej në: Ndërlidhësi i dhënë, zen (jetë)-ò. Për goca bahet: Fidenzia. Filelini. F-il-el-ini. Ilir. Emni në italo-shqip kuptohet si: Fil e lini, fëmijën e lini, por, po t‟i përmbahemi idesë se këta emna janë ma të vjetër se gjuha italishte e përpunueme, atëherë emnin do e kuptoj me fjalët: Fluturak ili esht lind, nji engjëll yjesh esht lind. Për goca mund të bahet: Filelina. Filiberto. F-ili-bert-o. Në shqip e zbërthej me fjalinë: Fluturak yjesh, për ta pirë ò, osht. Për goca bahet: Filiberta. Filippo. F-ili-po-o, Fili-po. Në shqip dhe greqisht asht: Filip. Me anën e këtij emni na del edhe origjina e fjalës “fili”, që në italisht i thonë fëmijës. Kur i bajmë ledhe nji fëmije i themi: O ylli im. E njata gja ka ndodhë dhe në lashtësi, ku emni ledhatues”ylli”, “f-ili”, futurak yjesh, ka ngelun edhe si emërtim i fëmijëve. Në shqip, e zbërthej në: Fluturak si illi, si ylli, po, òsht. Për goca bahet: Filipa. Filini. F-il-in-i. F-ili-ni. Emën pellazg, që e kuptoj me fjalinë: Fluturak ylli yni, ose: Fluturak ylli njishi, i pari. Filomeno. F-il-o-men-o. Fil-ò-men-ò. Në vazhdim të llogjikës së masipërme, ky emën na del: Fluturak yjesh, i mençëm ò, osht. Për goca bahet Filomena. Filokseni. F-il-o-ks-eni. Do kishte ma kuptim nëse do e shkruajmë: F-il-o-ki-is-eni, që e kuptoj me fjalinë: Fluturak ylli ki isht i joni(eni). Në këte formë shkon për të dy sekset. Fiordaliso. Fi-or-da-lis-o. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Fije (lidhje) ari dha, lis osht. Për goca nuk shkon. 154
Fimbria. F-im-bri-a. Emni kuptohet me fjalët: fluturaku im, bri mbrojtës asht. Ka kuptim për të dyja gjinitë. Fiore. Fi-or-e. Në shqip e kuptoj me fjalinë: Fije ari esht, ndërlidhës ari asht. Në italisht don të thotë: Lule. Fiorello. Fior-e-lla. Fi-or-e-lla. Ndarja e parë më jep kuptimin: lule e lla, lulen e dha(Zoti). Varianti i dytë më jep fjalinë: Fije ari e dha, ndërlidhësin e artë e dha (Zoti). Fiorenzo. Fi-o-ren-zo. Në këte emën na del ma i qartë kuptimi i fjalës”fi”,”fije”, sepse do të kemi në shqip: Fija, dmth ndërlidhësi jonë, ren zo, ren zen, renë ka arrit, deri ke retë ka shkue etj. Për goca mund të bahet: Fiorenza. Ky emën dhe dy të tjerët ma poshtë, në italisht kanë dhe kuptimin: i lulëzuem, të lulzuem, por mendoj se emnat: Fiore, Fi-o-re, duhet të kenë lidhje, nëse ky emën i asht vu luleve kacavjerrëse, që me fijet e tyne, ngjiten shumë nalt, në mënyrë figurative, deri ke retë e qiellit. Fiorenzano. Fi-o-ren-zan-ò. Asht emën i njillojtë me atë të masipërmin. Për goca bahet: Fiorenzana. Fiorenziano. Fi-o-ren-zi-an-o. Asht me kuptimin e emnit të masipërm, por në numrin shumës, ose: Fioren zen Hanë osht. Për goca bahet: Fiorenzana. Flaco. Flak-o. Fl-a-ko. Ky emën i vjetër më zbulon nji emër të zakonshëm në Shqipni: ate të flakës së zjarmit. Emni kuptohet menjiherë me fjalët: Flakë që të ngrof osht, ose: Fluturaku asht ko. Për goca bahet: Flaka. Flaminia. F-la-mi –ni-a. Në shqip e kuptoj me fjalinë: Fluturak la, mi njishin asht. Na len të kuptojmë se ai fëmijë do jetë mbi mretin, dmth se do jetë nji p‟er-an-d‟or. Në këtë formë shkon për të dy sekset, por për çuna mund të bahet: Flaminio. Flavio. F-la-vi-o. Në shqip e zbërthej me fjalinë: Fluturaku la vijë, len shenjë në jetë. Për goca bahet: Flavia. 155
Flaviano. F-la-vi-an-o. Asht emni Flavio në shumës, ose: Flavio, Hane osht. Fleano. F-le-an-o. Në shqip e zbërthej me fjalinë: Fluturak që len, e ka lind Hana. Me këte emën i bahet qejfi edhe nanës se fëmijës. Mund të kuptohet edhe si: ke ai fëmijë flen, asht shtri e flen Hana. Për goca bahet: Fleana. Flora. F-lo-or-a. Ky emën në italisht emërton gjelbërimin, lulëzimin. Simbas ndarjes së bame kuptoj fjalinë: Fluturak që la ar asht. Emni ka kuptim për të dyja gjinitë, por në Shqipni për çuna përdoret si: Flori. Flor-o. Florentia. Fl-or-en-ti-a. Asht edhe emni i vjetër i Firences. Simbas zbërthimit, kuptoj fjalët: Flururak ari i eni, i joni ti asht; Fluturak florini, i joni të asht. Emni shkon për të dyja gjinitë, por për çuna mund të bahet: Florentio. Floriano. Flori an o. Asht emën i ngjashëm me emnin: Arianò, sepse “flori” dhe “ari”, janë emnat e metalit të çmueshëm. Për goca bahet: Floriana. Floridia. Flori-i-di-a. Kuptohet menjiherë fjalia: Flori (ar) i ditun asht. Për çuna bahet: Floridio. Florina. Flori-in-a. Në shqip kuptohet menjiherë fjalia: Florini ynë asht. Për çuna bahet: Florin-o. Foqion. F-o-qi-on. Emën shqiptaro-grek. Edhe sot, në dialekt të jugut, në vend të fjalës”ky”, thonë: “qi”. Në Myzeqe: qy. Nëse bajmë këte zavendësim, emni merr kuptimin: Fluturak osht ky i joni, ose: Fluturak osht ky Hon. Emni asht ndërtue vetëm për çuna. Për goca do bahej: F-o-kjo-jona, Foqona. Foca. F-o-ca. Fo-ka. Këtë emën e mbajnë fokat, por në lashtësi, ka qene dhe emën njerëzish. Me ndamjen e bame, e kuptoj si: Fluturaku osht kah(neve), osht ko, ose thjesht: Fo, ngopun ka (për t‟ju ba). Simbas zbërthimit të bamë, mendoj se mund të përdoret për të dy sekset. Folco. Fol-co. F-ol-co. Në variantin e parë, duket si e folme e 156
sotme e përditshme: Fol-ko, fol këtu, por nuk më duket bindëse. Në variantin tjetër: F-ol-ço, e kuptoj me anën e fjalisë: Fluturaku me krah fluturues ç‟osht. Për goca bahet: Folca, Folka. Fora. F-or-a. Emni kuptohet me fjalët: Fluturak ari osht. Për çuna mund të bahet: Foro. Formia. F-or-mi-a. Emnin e kuptoj me fjalët: Fluturak ari më (mi) asht. Emni mund të përdoret për të dyja gjinitë. Fortunato. F-or‟t-un-at-o. Asht emën që në italisht asht baras me fjalën shqipe: Me fat, por zbërthimi i emnit na e jep këte gja me fjalë ma të gjata në formën: Fluturaku i artë, nji at i ditun ò, osht. Për goca bahet: Fortunata. Fosco. F-os-co. Në shqip e zbërthej në: Fluturaku osht ko, këtu. Për goca e ndryshon kuptimin. Francesco. F-ran-c‟es-co. F-ra-an-ç‟es-ko. Në shqip e zbërthej me fjalinë: Fluturaku i randësishëm ç‟është ko, këtu, ose: Fluturak i ramë nga Hana ç‟esht ko. Për goca, Françesca, Françeska, e ndryshon pak kuptimin. Franco. F-ran-ko. F-ra-an-ço. F-ra-an-çi-a. Në shqip bahet: Fluturaku i randësishëm, ko, këtu. Në variantin e dytë kuptoj fjalët: Flurak i ramë në Hanë ç‟osht. Varianti i tretë, i cili i ka dhanë emnin shtetit të Francës, kuptohet me fjalët: Flurak i ramë nga Hana çi osht, që osht. Në gjininë femnore, Franca, Franka, Francia. Frascati. Fr-as-ka-at-i. Emën vendi, që e kuptoj me fjalët: Flurak asht, ka dituni(at) isht. Frigia. Fri-gi-a. F-ri-gi-a. Këte emën e kam diskutue edhe herë të tjera si: Frin gjijtë, vend ku bagëtia fryn gjijtë me qumësht. Në variantin e dytë kuptoj fjalët: Fluturaku rinon gjinin(rracën) asht. Fronca. Fron-ka. F-ron-ka. F-ron-ç‟a. Në shqip e kuptoj me fjalët: Fron mbretnor (ky fëmijë) ka. Në variantin e dytë kuptoj 157
fjalët: Fltuturak që rron ka. Për çuna mund të bahet: Fronko. Fronco. Frido. F-ri-do. Në shqip e zbërthej me fjalinë: Fluturak të ri të dho(Zoti). Për goca bahet: Frida. Frontiniò. F-ron-ti-ni-ò. Front-ini-o. Në shqip e zbërthej me fjalinë: fluturak rron ti, ni, njishi o. Në variantin e dytë shof që përforcohet kuptimi i fjalës: front i lidhun me fjalën fron mretnor. Ashtu siç asht mbreti në fron, i pari i të gjithëve, ashtu asht edhe froni: vendi, posti i parë i nderuem, i të parit drejtues. Kështu, besoj, ka ngelun emni në italisht: front = balli. Ne i themi: Balli i luftes, balli i punës etj. Për goca bahet: Frontinia. Frontiniano. F-ron-ti-ni-an-o. Asht emni i masipërm në shumës, ose: Frontini, Hane o. Për goca bahet: Frontiniana. Frontino. F-ron-ti-in-o. Shif Frontinio. Për goca bahet: Frontina. Frontone, F-ron-ton-e. Front-one. Emnin e kuptoj me fjalët: Fluraku tonë esht, ose: front, ballë Hone esht. Mund të përdoret për të dyja gjinitë. Frosina. Fr-os-in-a. Përdoret si emën femnor, por kuptimin e ka për të dyja gjinitë, sepse kuptoj fjalët: Flurak osht, njishi asht, ose: Flurak asht ini, i joni asht. Frosinone. Fr-os-in-on-e. Emën qyteti në Itali, që e kuptoj me fjalët: Flurak osh, njishi, i pari jonë esht. Fulberto. F-ul-bert-o. Në shqip shifet si fjalia: Fluturak i përulun për t‟a pi në kupë ò, osht. Për goca bahet: Fulberta. Fulgenzio. F-ul-gen-zi-o. F-ul-g-en-zi-o. Në shqip e zbërthej me fjalinë: Fluturakun e përulun gjen, (shif) si ò, osht. Në variantin e dytë kuptoj fjalët: Fluturak, engjell të përulun, gjiu jonë zen, nis o. Për goca bahet Fulgenzia, Fulgjensia. Fulvio. F-ul-vi-o. Në shqip e zbërthej me fjalinë: Fluturak i përulun vij-ò. Për goca bahet: Fulvia. Furio. F-ur-ri-o. Në shqip e zbërthej me fjalinë: Fluturaku 158
urën rin-ò(urën rinon). Për goca bahet Furia. Furseo. F-ur-se-o. Në shqip bahet: Fluturaku urë se ò, urë që òsht. Për goca bahet: Fursea. Fuscolo. F-us-co-lo. ? Në latinisht, folja “os”, “osht”, zavendësohej me fjalët”us”,”usht”. Në këtë rast, nëse do bajmë këtë zavendësim, i japim kuptim emnit si: Fluturaku asht ko lonë, (kah ne i lanë, i lanum)
G Në disa kombinime emnash ma poshtë, shof fjalën “ga”dhe “ge”, “go” “gu”, të bashkueme me fjalë të tjera. Kështu siç janë, nuk më japin ndonji kuptim, por nëse i bajmë ”gji-a”, “gji-e” etj, emnat e maposhtëm marrin kuptim. Edhe me fjalët shqipe: gjaja, gjëja, nji gja, nji gjë, emnat marrin kuptim. Fjalët: g-a, gi-a, gji-a më dalin të njivlefshme me fjalën gja e gjallë, me ekzistencën. Mund të jetë dhe shkurtim i fjalëve gji-à, gji-è, gji-ò, gjin‟ja, me kuptimin e rracës. Germa “j” e jona, në italisht e humb përdorimin. Gabes. G-a-be-es. Gji-a-bes. Në variantin e parë shof fjalën “be” që në shqip kuptohet si: 1- Be, bej, i pari i katunit apo krah-inës. Me këtë arsyetim, emni “bej” duhet të hiqet nga fjalori turk, sepse asht fjalë vendase albane, ashtu si dhe shumë emna të tjerë që kujtoheshin si emna turq. . 2-Be, betim, i betuem. Me këto arsyetime, emnin e kuptoj me fjalët: Racë asht, bej esht, ose: rracë asht me besë. Emni mund të përdoret për të dyja gjinitë. Gabino. Ga-bi-ini-o. Simbas arsyetimit të masipërm, në shqip e zbërthej me fjalinë: Gji-a, biri inë ò. Për goca bahet: Gabina, Gjabina, por nuk del aq i bukur. 159
Gabriele. Ga-bri-e-le. Me të njajtin arsyetim e zbërthej në: Gji-a, bri esht le, asht lind. E kam thanë edhe në emnat e masipërm, në të cilët ndodhen emna me kombinime të fjalës “bri”, që bringat (brin-nga-at), brirët, në lashtësi kanë qenë rrespektue nga popujt atlantidheas europianë dhe vendoseshin ke hyrja e shtëpisë për të sjellë fat, ose për të mbrojtë shtëpinë. Për goca bahet: Gabriela, Gjabriela. Gaeta. G-a-et-a. Emnin e kuptoj me fjalët: gji, rracë asht, me pleqsi, i pjekun (et) asht. Për çuna mund të përdoret po ky emën ose bahet: Gaeto, Gjaeto. Gaetano. Ga-et-an-o. Në shqip e zbërthej në: Gji-a, etër të mençëm janë-ò, ose: Rracë osht, i ditun i Hanës osht. Për goca bahet: Gaetana, Gjaetana. Gaglioffo. G-a-g-li-o-f-f-o. Mendoj se duhet të ketë qenë shkruejtë:Gi-a-gi-ili-o-f-f-o, që e kuptoj me fjalët: Gji, rracë asht, rracë yllore osht, flutur fluturake osht. Për goca bahet: Gaglioffa. Gaio. G-ai-o. Në këtë mënyrë kuptojmë fjalinë: gji- ai òsht. Ky emën përdoret shumë edhe sot në pjesë të territoreve me origjinë atlantidhease-iliro-albane. Për goca: Gaia, nuk shkon, sepse fjala”ai” asht në mashkullore. Nese e analizojme si: Gjai, gjaja, nji gja e gjalle= ekzistenca=jeta, atehere mund te marre kuptim edhe per goca si: Gaia, Gjaja. Gaina. G-a-in-a. I plotë duhet të jetë: Gji a, in a, rracë asht, njishi asht. Për çuna bahet: Gaino, Gjaino. Gala. G-al-a. Emnin e kuptoj me fjalët: Gji al asht, rracë me krah fluturues asht. Për çuna bahet: Galo, Gjalo. Siç shifet, ky emën shpjegon edhe kuptimin e popullsisë galese, gi-al-es, gjial-esht, racë me krah fluturues esht. Galaktion. G-al-a-kti-on. Grek. Në italisht asht: Galasia. Me këtë emën janë quejtë galaktikat yllore. Emni do kishte ma kuptim nëse e shkruajmë: Gi al ast i on, që tashti kuptohet kollaj 160
me fjalinë: Gji, rracë fluturake(ose engjujsh) asht i joni, fëmija jonë. Nenga italishtja bahet: Raca me krah fluturues asht, syu, i bukri asht. Gallata. G-al-at-a. Emën shumë i vjetër i lidhun me legjendat ilire. Simbas ndamjes së bame, emnin e kuptoj njilloj si emnin e maposhtëm. Për çuna mund të bahet: Galato, Gjialato. Galatea. G-a-al-ate-a. G-al-at-te-a. Në këtë emën femnor kuptoj fjalinë: Gji-a, krah fluturues ditunie (atë) të asht. Për çuna bahet: Gjialateo. Galateo. Galba. G-al-ba. Ma i plotë do ishte: Gi-al-a-ba, që e kuptoj me fjalët: Rracë me krah fluturues asht ba. Në këtë formë mund të përdoret për të dyja gjinitë. Galdino. Ga-al-din-o. Në këtë emën unë kuptoj fjalinë: Gji-a, me krah fluturues i ditun-ò. Për goca mund të bahet: Galdina, Gjialdina, Gjaldina. Galerio. G-al-eri-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Gji, rracë me krah fluturues eri osht: Shofim se fjalës “era”, që në shqip përdoret në femnore, në këtë emën, i ashtë dhanë formë mashkullore. Për goca mund të bahet: Galera, Gjalera. Galeazzo. Ga-al-e-a-zzo. Në shqip e zbërthej me fjalinë: Gji-a, me krahë esht, e asht me zo, me emën, me famë, ku fjala “za” edhe sot përdoret po me të njajtin kuptim në krahina të ndryshme të Shqipnisë. Për goca bahet: Galeazza, Gjaleaza. Galene. G-al-en-e. Grek. Emnin e kuptoj me fjalët: Gji, rracë fluturake(si engjëjt) jona (ena) esht. Asht në listën e emnave femnorë, por në këtë formë ka kuptim për të dyja gjinitë. Për çuna mund të bahet: Galen-o, Gjaleno. Galia. G-ali-a. Emnin e Galisë e kuptoj me fjalët: Gji, rracë me krah flurues asht. Përdoret si emën njerëzish, me të njajtin kuptim si: Galo, Gjalo. Galileo. G-al-i-le-o. Në gjuhën shqipe zbërthehet në: Gji-a me krahë, i lindun òsht. Del emën shumë i bukur, ku prindi mendon 161
se i ka lindun nji fëmijë me flatra. Për goca bahet: Galilea, Gjialilea, Gjalilea. Gallicano. G-al-lik-an-o. Në shqip e zbërthej me fjalinë: Gji-a fluturak, lig, ligshton Hanën-ò, dmth se asht aq i fortë sa ta tkurrë, ta zvoglojë Hanën, siç e ban në të vërtetë ajo ciklin hanor, ose: rracë asht, i ikun, i bredhun, Hanë osht. Për goca mund të bahet: Gallicana, Gjallikana. Galieno. G-ali-en-o. Në shqip e kuptoj me fjalët: Gji me krah fluturues(ali) jen-o. Për goca bahet: Galiena, Gjalijona. Gandolfo. Ga-an-dol-f-o. Gi-an-do-ol-f-o. Në shqip e zbërthej me fjalinë: Gji-a (raca) e Hanës doli fluturim-ò. Për goca mund të bahet: Gandolfa, Gjiandolfa. Ganimete. G-an-im-et-e. Grek.Ilir. Emën shumë i vjetër, që simbas ndamjes së bame e kuptoj me fjalët: Gji(rracë) Hana ime i-e ditun (et) esht. Në këtë formë mund të përdoret për të dyja gjinitë. Garda. G-ar-da. Emën liqeni në Itali, që e kuptoj me fjalët: Race (gji) ari dha. Garimberto. Ga-ar-im-bert-o. Në shqip e zbërthej me fjalinë: Gji-a, ari im, i pirë òsht. Garingio. G-ar-in-gi-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Gji, rrace ari njishi, gji osht. Për goca bahet: Garingia. Kur ishim të vegjël, këte fjalë na e thonin si fjalë përkëdhelie prindët dhe të vjetrit tanë. (Je garinxh) Gaspare. Ga-as-par-e. Në shqip e zbërthej në: Gji-a, (rraca) asht i-e parë-è. Kështu siç asht, shkon edhe për goca. Gastone. Gi-as-ton-e, Gas-ton-è. Në shqip e zbërthej me fjalinë: Gjini(rraca) asht toni, yni-è, ose Gazi, gëzimi tonë esht, ku germa “è” siç e kam përsërit shpesh, vihet në vend të foljes është. Gaudenzio. Gau-den-zi-o. Në këtë emën shifet qartë kuptimi i fjalës “ga”, gji-a, që në të folmen dialektore shndërrohet në 162
“gau”, gjau (gjaja e gjallë). Mund të kuptohet edhe si: Gji-a, nishi, i pari. Emnin e zbërthej në: Gjau dhen, (globin e tokës) zen, kap-ò. Për goca bahet: Gaudenzia, Gjaudenze, Gjaudenza. Gaudino. Gau-din-o. Në shqip e zbërthej thjesht në: Gjau dinò. Për goca bahet: Gaudina, Gjaudina. Gautiero. Ga-uti-er-o. Në shqip e zbërthej me fjalinë: Gjau yti, erë òsht. Për goca bahet: Gautiera, Gjaortiera. Gavino. Gav-in-o. Në këtë emën ndodh shndërrimi i germës “U”, në “V”, që ka qenë normale në gjuhën latine, kështuqë emni “Gav” asht i njajtë me emnin”Gau”, gjau në dialektin geg në shqip. Emni mer kuptimin e thjeshtë e të bukur: Gjau inë, yni òsht, ose: rracë njishi, ini osht. Për goca bahet: Gavina, Gjiavina. Gedeone. G-e-de-on-e. Në shqip e zbërthej me fjalinë: Gji e dheut, joni është, ose: Hona osht. Për goca mund të mos ndryshohet ose të bahet: Gedeona, Gjedhejona. Gelsomina. G-els-o-mi-in-a. Me arsyetimet e masipërme, këtë emën e zbërthej në: gjiu i erës-o, mbi njishin asht. Për çuna bahet: Gelsomino, Gjelsomin-o. Geltrude. Gel-tru-de. Me arsyetimet e masipërme, fjalën ”gel” mund ta zbërthej në; Gji er dhe emni më krijon fjalinë: Gji er tru dhe, (e na i bane njerëzit e mençëm). Kështu siç asht, mund të përdoret për të dy sekset. Gemail, G-em-a-il. Ital. Shqip. Emni kuptohet menjiherë me fjalët: Gjiu jem asht Il, rraca ime asht rracë yllorësh. Për goca mund të bahet: Gemaila, Gjemaila. Ky emën dhe emni i maposhtëm, në shqip shkruhen dhe lexohen: Xhemail, ose Xhemal dhe mendoj se duhet të korrigjohen në Shqipni. Janë emna që janë përdorë qysh në lashtësi. 163
Gemal. G-em-a-al. Shqip. Emnin e kuptoj me fjalët: Gjiu jem asht al, me krah fluturues si engjujt. Për goca mund të bahet: Gemala, Gjemala. Gemma. Gem-ma. G-em-m-a. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Gjem më asht, ku me fjalën gjem (gjiu em) edhe sot kuptohen filizat e njomë, që sapo fillojnë e çelin nga bimët dhe duken si gjemba të vegjël,ose: Gjiu em më asht. Për çuna bahet: Gemmo, Gjemmo. Geminiano. Gem-ini-ano. Gjembi ini, yni Hanë-o,me kuptimin: filizi ynë Hanë-osht. Për goca bahet: Geminiana, Gjeminiana. Generoso. G-en-er-os-o. Emnin e kuptoj me fjalet: gjiu, rraca en, jona erë osht. Në fjalet” gen”, “gjen”gjien, shof dhe zanafillën e fjalës gjeja, gjaja, gjindja etj. Për goca bahet: Generosa, Gjenerosta. Genesio. G-en-es-i-o. Në shqip bahet: gjiu en jetë isht o, ku shofim se fjala es, mund të marrë kuptimin e fjalës: jetë. Për goca bahet: Genesia, Gjenesia. Gennaro. G-en-n‟ar-o, G-e nn‟ar-ò. Në shqip e zbërthej në dy mënyra: Gji-en-ar-òsht, Gji-esht, n‟ar òsht, racë esht, në familje të artë osht. Që të dy variantet janë me kuptim të bukur. Për goca bahet: Gennara, Gjennara. Në lashtësi ka qenë quejtë mueji i janarit. Genovefa. Gen-o-ve-fi-a. Në Shqipni i thërritet Gjenavefija, gji-na-ve-fi-ja, gjina-ve-fi-e dhe emni merr kuptim si: gjina, na ve fije, rraca na krijon lidhje (hedh rranjë). Në këtë formë mund të përdoret për të dyja gjinitë. Gentile. Gen-ti-le. Gjien-ti-le. Në italisht dhe, së fundi në shqip, fjala “gentile” kupton njeriun e sjellshëm dhe të gjindshëm. Simbas ndamjes së bame, këtë emën e kuptoj si: Gjien(rracën) ti len. Për goca mund të mos ndryshohet, por, edhe nëse bahet: Gentila, Gjentila, nuk i ndryshon kuptimi. 164
Genziano. Gen-zi-an-o. Në Shqipni ka pasun disa mbretën me emnin: Genti, G-en-ti, Gji-en-ti. Raca jonë (je) ti. Emnin Genziano e zbërthej me fjalinë: Genti si Hanë òsht, ose Genti zen Hanën. Në të dy variantet asht emën i bukur. Për goca bahet: Genziana, Gjensihana. Emni Genti, për goca Genta, Gjenta. Georgos. G-e-or-g-os. Grek. Me këtë emën vërtetohet thania ime ke parathania, se emni Giorgio, në greqisht thjeshtohet e mezi kuptohet. Këtij emni, po t‟i shtojmë germat që i mungojnë, na jep po atë kuptim që ka emni: Gjiogjio, Gieorgio. Për goca bahet: Georgia, Gjeorgjia. Gerachina. Ge-er-a-kina. G-er-a-ki-in-a. Në shqip Gjeraqina. Zbërthimi i emnit të shkruejtun në italisht, i jep kuptim këtij emni si: Gje, (gji, rracë) erë kina, kemi. Kështu na del nji emën që vjen nga e folmja e përditshme, e zonës teme të Kavajës dhe Shqipnisë së mesme. Me këtë emën kanë qenë thërrit shqiponjat e skifterët në lashtësi dhe emni asht kuptimplotë për ata shpendë të rracës fluturake, që shumicën e kohës e kalojnë në erë, në fluturim. Variantin e dyte e kuptoj: Race ere asht ki, i yni asht. Në këtë formë asht me kuptim, si për çuna ashtu edhe për goca, por, meqë mbaron me germën “a”, ma tepër përdoret për goca. Geraldino. Gji-er-al-din-o. Emnin e kuptoj me fjalet: Gji ere, me krah fluturues, i ditun osht: për goca bahet: Geraldina, Gjeraldina, Gjieraldina. Gerardo. Ge-er-ar-do. Në shqip e zbërthej në: Gji, erë e ar dho. Për goca mund të bahet: Gerarda, Gjerarda. Gerardino. Ge-er-ar-din-o. Emën shumë i bukur, që shkon si për çuna ashtu edhe për goca. Na krijohet fjalia e bukur: Gjiu si erë e prej ari, i ditun-òsht. Për goca bahet Gerardina, Gjerardina, Gjierardina. Gerasimo. G-er-as-im-o. Në shqip e zbërthej me fjalinë: Gji, racë e erës asht i imi-ò. Për goca mund të bahet: Gerasima, 165
Gjerasima. Geremia. Ge-er-emi-a. Në shqip më del emën i njillojtë me emnin: Gerasima. Në këtë formë shkon ma tepër për goca. Për çuna do dilte ma bukur si: Geremio. Gerino. Ge-er-in-o. Në shqip asht emni Geremio, por në shumës. Për goca bahet: Gerina. Germano. Ge-er-man-ò. Gji-er-m‟an-ò, ku në shqip transformohet në: Gjerman-ò. Me ndamjen që i baj, më del emën i bukur, ku: Gjini i familjes erë mban, mban aromë të mirë, ose me kuptimin tjetër figurativ, ku jeta dhe era simbolizojnë të njajtën gja. Në këtë variant na del fjalia e bukur: Gjini i familjes erën e jetës mban. Variantin e dytë e kuptoj me fjalët: Rracë ere, mbi Hanë osht. Për goca bahet: Germana, Gjermana. Gerolamo. Ge-er-o-lam-o. Ge-er-ol-am-o. Në të folmen e përditshme, thuhet: Gjë gjësend, gjo ere-o (ore), lamë o, që e shpjegueme për të gjithë don të thotë: Gji, gje, nji fëmijë, të lehtë si era po lajmë, po ju lajmë në jetë, po lindim-ò. Varianti i dyte kuptohet si: Race ere me krah fluturues dhane (am) osht. Për goca mund të bahet: Gerolama, Gjerolama. Gerone. G-er-on-e. Emnin e kuptoj me fjalët: Gjiu, rracë ere i joni esht. Me këte formë mund të përdoret për të dyja gjinitë, por për goca mund të bahet edhe: Gerona. Geronimo. Ge-er-on-im-o. Në shqip e zavendësoj me: Gji erjon, imi òsht, ose: Race ere, Hona ime osht. Për goca bahet: Geronima, Gjeronima. Geronzio. Ge-er-on-zi-o. Në shqip e zbërthej me fjalinë: Gjiu jonë er si òsht. Për goca bahet: Geronzia, Gjeronsia. Gerove, G-er-o-ve. Në të folmen e përditshme dikush të thotë:Shko ke Geroveni, në gegënisht. Toskët të thonë: Shko tek Geroveri. Gji-er-o-veni, Gji-er-o-ver-i. Në këto dy fjalët e fundit, del lidhja e vetvetishme midis fjalës shqipe ver-iu dhe fjalës italiane: Ven-to, ven të o, veriu të osht. Në këtë emën dhe në 166
shumë emna të tjerë, shofim se ndryshimet e fjalëve në dialekt kanë sjellë edhe krijimin e gjuhëve të tjera, por që megjithatë shpjegohen mjaft mirë me gjuhën shqipe. Emni asht i ndërtuem për të dyja gjinitë. Gertrude. G‟er-tru-de. Merr kuptim ma mirë nëse do ishte: Gi er tru de, gji erë i mençëm de, racë e shkathët si era, me tru janë nëpër dhe, ose: race me tru dhe, ke dhane. Në këtë formë mund të përdoret edhe për çuna ky emën i bukur, që përdoret ma tepër për goca. Gervasio. G-er-va-si-o. Në të folmen e përditshme mund të bahet: Gjiu si era, ua si, syu òsht, ku germën “v” e zavendësoj me germën “u”. Për goca bahet: Gervasia, Gjervasia. Gesualdo. Gesu-al-do. G-es-u-al-do. Emni kuptohet menjiherë në italisht me fjalinë: Gesu, krahë të dho, por, duke mendue që lista me këta emna ka qenë përdorë para se të lindte Krishti, unë mendoj se emni merr kuptimin: na gëzoi e na bani me krahë. Variantin e dytë e kuptoj me fjalët: Gji esht, nji(u) al dho. Për goca bahet: Gesualda, Gezualdha. Geto, Gjeto, Gji-et-o.Ilir. Emni kuptohet me fjalët: Gji, rracë e etërve(të ditun) osht. Për goca mund të bahet: Gjeta. Ghita. Ghi-t‟a. Në Shqipni ky emën shkruhet: Gita, Gji-t‟a, dhe emni del i thjeshtë dhe i kuptueshëm me fjalët: Rracë asht. Për çuna mund të përdoret po kështu ose: Gito. Giabinio. Gi-a-bi-ini-o. Gi-a-bi-ni-o. Simbas ndamjes së bame, emnin e kuptoj si: Rracë asht, biri inë osht, ose: Rracë(gji) asht, bi, fëmijë njish, fëmijë i pari në jetë osht. Për goca bahet: Giabina. Giacinto. Gi-aç-in-t‟o. Këtë emën unë e shkruej: Gji-aç, asht, in të ò, me kuptimin: Racë asht, ini, yni të òsht. Fjala “aç” më jep kuptim e fjalës: asht. Për goca bahet: Giacinta. Giacobbe. Gi-a-co-bbe. Gi-a-ç‟o-bbe. Në shqip mund të shkonte mirë edhe në formën: Gia ko bre dhe merr kuptim në 167
shqip me fjalinë: Racë asht ko, bre, nji mënyrë karakteristike e të folmes shqipe gege. Në variantin e dytë shof fjalët: Racë asht, ç‟osht (nji) bej. Mund të përdoret për të dy sekset kështu siç asht. Giacomo. Gi-a-co-mo. Edhe ky emën më del me kuptim në të folmen e përditëshme si: Gji-àsht-ko-mo, dmth: nji i rracës asht (lind) këtu more. Për goca mund të bahet: Giacoma, Gjiakoma. Giada. Gi-a-da. Me ndamjen e bame, kuptoj fjalinë: Rraca asht dhanë. Për çuna mund të bahet: Giado, Gjado. Giadri, Gj-a-dri. Shqip. Emni kuptohet me fjalët: rraca asht ndri. Për goca mund të bahet: Gjadria. Giadero. Gi-a-der-o. Në këtë emën shof lidhjen e fjalës “gji” me fjalën “derë”, dmth rracë. Në Shqipni ne themi për ndonjanin: Asht derë e madhe ai, që don të thotë se asht prej nji rrace të fuqishme. Në këtë rast këtë emën e zbërthej në: Gji (rracë) àsht, derë òsht. Për goca bahet: Gjiadera. Giambattista. Gi-am-ba-at-t‟ist-a. Në shqip e zbërthej në: Gji am (raca me asht dhane), ba at, te ist a. Kështu siç asht, mund të përdoret për të dyja gjinitë. Gianbattista. Gi-an-ba-at-t‟ist-a. Në dukje, duken emna të njajtë, por fjalët”am”, jam dhe “an”, janë, ndryshojnë kohën e foljeve. Në emnin e parë flitet për veten e vet, në të dytin flitet në shumës, gja që asht e shpeshtë në emnat e vjetër. Kështu siç asht, mund të përdoret si për goca ashtu edhe për çuna. Giano. Gi-an-o. Emni kuptohet menjiherë në shqip me fjalët: Gji Hane osht. Për goca bahet: Giana, Gjiana. Gian-Carlo. Gi-an-ç‟ar-lo. Në këtë emën dhe në 11 emnat e tjerë ma poshtë, shofim bashkimin e dy emnave, për të na dhanë nji emën. Kjo nuk asht rastësi, sepse emnit të fëmijës kur i vejnë përpara fjalën “gian”; gji-janë, gji-Hanë; rracë janë, rracë Hane, asht njisoj sikur i vejnë nji titull ma të naltë emnit të fëmijës, sepse këtu do të kemi: Gji(rracë) asht Karlo, ose: rracë Hane asht 168
Karlo. Po ashtu edhe për emnat: Gji Hane asht Domeniko, Gji Hane asht Franko etj, deri ke emni Gji Hane asht Anuario. Në këtë mënyrë bahet si për emnat e çunave, ashtu edhe për gocat. Emna dysh janë karakteristikë në Itali dhe kanë nji zanafillë të lashtë, sepse i bajnë dy emnat ma kuptimplotë. Giandomenico. Gi-an-domenico. Gianfranco. Gi-an -franco. Gianluca. Gi-an-luca. Gianluigi. Gi-an-luigi. Gianmarco. Gi-an-marco. Gianmaria. Gi-an-maria. Gianmario. Gi-an-mario. Gianpaolo. Gi-an-paolo. Gianpiero. Gi-an-piero. Gianpietro. Gi-an-pietro. Gianuario. Gi-anuario. Giasone. Gi-as-on-e. Në shqip e shpjegoj me fjalinë: Gji(racë) asht i joni esht,ose: Rrace asht, Hone esht.. Kështu mund të përdoret edhe për goca ose mund të bahet: Giasona, Gjiasona. Gibraltare. Gi-bri-alt-ar-e. Gi-bri-al-t‟a-ar-e. Emni i ngushticës së Gjibraltarit në shqip kuptohet menjiherë me fjalët: Gji (deti), bri i nalt, ar esht, Ose: Gji- bri, me krah të asht, ar esht. Emni na shpjegon ma së miri formën e ngushticës së Gjibraltarit, që asht në formën e gjinit, por ka dhe dy bringa të nalta, dy male që e ngushtojnë ate. Gibrili. Gi-bri-ili-i. Me këte emën në Kuran quhen engjujt, por, siç e shofim nga analiza e emnit, edhe këtij emni i hiqet shtetësia arape, sepse shpjegohet ne shqip me fjalët: Gji, rracë me bri (mbrojtëse) Ili, Ylli isht. Në këte emën shifet origjina yllore e engjujve, njikohësisht dhe funksioni mbrojtës i tyne. Ndofta asht kjo arsyeja, që djalli, shejtani paraqitet me bringa, 169
sepse mendohet që në fillim të ketë qenë engjull, gi-bri-yll e ma vonë u dënue e u kthye në shejtan, djall. Gida. Gi-da. Gi-de. Emni kuptohet menjiherë me fjalët: Gji dha, rracë të dha (Zoti). Gji dhe, rracë e dhënë. Për çuna bahet: Gido, Gjidho. Gigliola. Gi-i-gi-ili-ol-a. Emnin e kuptoj me fjalët: Gji, rracë isht, rracë yllore fluturak asht. Emni ka kuptim për të dyja gjinitë, por për çuna mund të bahet edhe: Gigliolo, Gjiliolo. Gilberto. Gil-bert-o. Gi-il-be-er-t‟o. Në këtë emën shof fjalinë italo-shqipe: Gji, rracë për ta pirë (në kupë) òsht, ose: Rracë ili,bej ere të osht. Për goca bahet:Gilberta, Gjilberta. Gildo. Gil-do. Gi-il-do. Edhe ky emën i shkurtën asht plot kuptim në shqip, sepse na thotë se prindët e fëmijës: Nji gji(rracë) dhon, Ose: Racë yjesh dho. Për goca bahet: Gilda, Gjildha. Giliola. Gi-ili-o-la. Gi-ili-ol-a Në këtë emën femnor kuptoj fjalinë: Racën ili o (jua) la, ose: Racë e Ilit, krah fluturues asht. Në këtë formë mund të përdoret për të dy sekset, ose për çuna bahet: Giliolo. Gillo. Gi-llo. Gi-il-lo. Ky emën asht i njajtë me emnin Gildo, sepse në të folmen e popullit, fjala “llo”, shpesh herë transformohet në “dho”. Për goca mund të bahet: Gilla, Gjilla. Gineto. Gin-et-o. Gi-in-et-o. Në shqip e kuptoj me fjalinë: Gji, rracë etënish òsht, dmth se asht rracë drejtuesish vendi, ose: Raca jone i ditun osht. Për goca bahet: Gineta, Gjineta. Ginevra. Gin-e-vra. Do kishte kuptim nëse do ishte: Gjin e vëra, e vuna, që ka kuptimin: se me lindjen e atij fëmije, familja ka fillue ta shtojë rracën. Për çuna nuk shkon. Ginzio. Gin-zi-o. Në shqip kuptohet: Familje zaj-o, ose: Gjini (i familjes) shif si o. Në Shqipni kjo fjalë thuhet: Xhinsi (gjinsi), dhe tregon pikërisht kuptimin e fjalës së fundit, dmth rracë. Për goca bahet: Ginzia, Gjinsi-a. 170
Gioacchino. Gi-o-a-cchi-in-o. Më del nji fjali që mund ta shpjegoj kështu: I gjinit tonë osht, pastaj në formë pyetjeje: A ki, ky i ini osht. Për goca mund të bahet: Giacchina. Giobbe. Gi-o-bbe. Në këtë emën shof të përsëritun fjalën “bbe”, të cilën e kam hasun edhe në emna të tjerë ma sipër, që unë e kam quejtë të njivlefshme me fjalën shqipe popullore gjithëshqiptare”bre”, “m‟re”, “mo-re”, ose shkurtim i fjalës “bert”, por, nga ana tjetër, asht edhe fjala”be”, titull i kontave në perandorinë turke. Duke mendue që turqit primitivë, që përveçse të vrisnin e të plaçkisnin, nuk dinin gja tjetër, mendoj se kanë marrë shumë gjana nga kultura vendase mijëvjeçare atlantideasealbane, që nuk asht asimilue, por ka infuencue ke gjuha dhe kultura turke, kështuqë edhe fjalën “be”, e mendoj me origjinë shumë ma të vjetër se ajo turke, nëse shpreh pikërisht titullin”kont”. Edhe sot fjala “be” përdoret nga populli ynë, për t‟i ba qejfin miqve gjatë bisedave. Emnin Giobe e shof të përshtatshëm për t‟u përdorun për të dyja gjinitë. Në shqip: Gjiobbe. Gioberto. Gi-o-bert-o. Në shqip asht emën i ngjashëm me emnin: Gilberto. Për goca bahet: Gilberta, Gjilberta. Giocondo. Gi-o-co-n‟do. Në gjuhën e përditshme ky emën thuhet: Gjiu osht ko, n‟do, nëse dëshiron. Duket emën që ka edhe ngjyra humori mbrena. Për goca bahet Gioconda, Gjiakonda. Gioele. Gi-o-e-le. Gi-o-el-e.-Në shqip asht emën i shkurtën dhe i bukur, sepse na jep kuptimin: Gji (rracë) òsht le, lind, ose: race osht, yll (ere) esht. Kështu siç asht, mund të përdoret edhe për goca. Gioia. Gi-oi-a. Në italisht don të thotë: Kënaqësi, gëzim. Me ndamjen e bame kuptoj fjalinë: Gji oj (ti) asht, ose: rracë ai asht.Emni ka kuptim per te dyja gjinite. 171
Giola. Gi-ol-a. Gi-al-a. Emni kuptohet menjiherë në shqip me fjalët: Rracë me krah fluturues asht. Për çuna mund të bahet: Gial-o. Giona. Gi-on-a. Në shqip: Gjona, Gji-jon-a, nuk don shpjegim. Në italisht e anglisht shqiptohet: Xhin-a, Xhon-a. Gionata. Gi-on-at-a. Gi-on-ata. Në shqip merr kuptim në të dy format: Në të parin kemi: Gjiu(rraca) jonë at( i ditun e i parë si Ati, i pari i vendit) asht, ose, Gjiu(rraca) Honë at, i ditun asht. Giordano. Gi-or-d‟an-o. Në shqip e kuptoj me të folmen popullore si: gji(racë)ore dhanë, ose në formën si: Racë ari dhane osht. Në të dy variantet asht emën i bukur. Për goca bahet: Giordana, Gjiordana. Giorgio. Gi-or-gi-o. Në shqip asht edhe: Gjiorgjiu. Zbërthimin e këtij emni e kam ba ke parathania e këtij libri. Për goca bahet: Giorgia, Gjiorgjia. Giosuè. Gi-o-su-è. Gi-os-u-e. Këtë emën e shof si emën italoshqiptar, që zbërthehet: Gji òsht, i naltë eshtë, ose në shqip si: Racë osht, njishi esht. Në këtë formë mund të përdoret edhe për goca. Giosuele. Gi-os-u-e-le. Gi-os-u-el-e. Edhe ky emën italo-shqip zbërthehet në: Gji, rracë njishi eshtë le, lind, ose: Race osht, nji yll esht. Kështu siç asht, mund të përdoret edhe për goca. Giotto. Gi-ot-t‟o. Në këtë emën shof fjalinë: Gjiu jot të osht. Këtë emën mund ta kenë vu të afërmit, për t‟i ba qejfin prindëve të fëmijës. Për goca bahet: Giotta, Gjijota. Giovanni. Gi-o-van-i. Ky emën në italisht përdoret për të përcaktue moshën e rinisë, por simbas ndamjes së bame na krijon fjalinë: Gji ore vanë e shkuan. Në lashtësi disa popuj i organizonin vetë emigrimet e të rinjve, kur shihnin se ishte rritun shumë popullsia e vendit, ose kur vendi nuk jepte prodhime të mjaftueshme për jetesë. Ka mundësi që nga kjo arësye të ketë ngelun edhe emni Gji o vanë (e shkuen). Germa “i”, mendoj se asht në vend të foljes “isht”, për t‟i dhanë formë dëftore këtij emni. Për goca bahet: Giovana. 172
Giove. Gi-o-ve. Asht edhe emni i yllit Afërdita në Itali dhe i nji perëndie të lashtë të popullit italik. Simbas ndamjes së bame më jep fjalinë: Gji o ve, vendos, krijoj, filloj etj. Siç duket duhet të jetë emën që u vihej fëmijës së parë. Mund të përdoret njilloj edhe për goca. Gioventino. Gi-o-ven-tin-o. Ky emën duhet t‟i përkasë fëmijës së parë, sepse i thuhet prindërve: Gji ore, vune tinë, dmth se rracën shtove ti. Ky besoj duhet të ketë qenë shkaku që ky emën dhe emni Giove të kenë ngelun si emna që simbolizonin rininë, në gjuhën italiane. Për goca mund të bahet: Gioventina. Gjioventina. Giovenzio. Gi-o-ven-zi-o. Edhe këtë emën, në shqip e zbërthej me fjalinë: Gji, rraca ven, zen, dmth se rraca fillon të forcohet e të hedhë rranjë duke zanë vend, në vend të vet. Për goca bahet: Giovenzia, Gjiovenza. Girardo. Gi-ir-ar-do. Në këtë emën shof jalinë: Gji-ir, raca me nur, ar dho. Për goca bahet: Girarda, Gjirardha. Girolamo. Gi-ir-o-lam-o. Gi-ir-ol-am-o. Në shqip e zbërthej në: Gji-ir o lamë, rracën me hir, ore lamë në jetë, që mund të jetë emën i krijuem nga emigrantë që sapo janë largue nga vendi i tyne, ose me kuptimin tjetër: Rraca e bukur me krah fluturues (ol), dhane (am) osht. Për goca bahet: Girolama, Gjirolama. Gisella. Gi-is-ella. Në këtë emën femnor kuptoj fjalinë: Rracë asht Ylla (ella). Për çuna bahet: Gisello. Githoes. Gi-tho-es. Emën pellazg. Edhe në këtë emën më del edhe nji herë emni i Thotit, i shkurtuem. Emnin e kuptoj si: Gji (rracë) e Thotit esht. Besoj se edhe ky emën na ban lidhjen e historisë së popullit tonë me historinë e lashtë të Thotit e të Atlantidës. Emni shkon per te dy sekset. Giuba. Gi-u-ba. Emni kuptohet menjiherë me fjalët: Gji, rracë u ba, rracë ariane asht ba. Emni shkon për të dyja gjinitë, por për çuna mund të bahet: Giubo. Giuda. Giu-da. Ky emën kuptohet menjiherë në shqip me fjalinë: 173
Gjiu dha, raca dha (nji fëmijë), rraca u shtue me nji fëmijë. Kohët e fundit asht ba emën që nuk preferohet, sepse këtë emën e ka pasë mbajtë edhe Giuda, Xhuda, që tradhtoi Krishtin, por nuk ka qenë emni që tradhtoi Krishtin, por nji person që mund të kish pasun çfardo emni. Sidoqoftë, ky emën i shkurtës asht i bukur dhe shprehës. Kështu siç asht, mund të përdoret edhe për femna. Giudita. Giu-dit-a. Gi-u-dit-a. Këtë emën e kuptoj me fjalinë: Gjiu dytë asht. Mundet që fëmija të jetë i dyti, ose: Rracë e ditun, rracë e ndritun asht. Për çuna mund të bahet: Giudito. Giugarta. Gi-u-g-ar-t‟a. Në emnin kuptoj fjalët: Gji usht, gji ar të asht. Për çuna bahet: Giugarto. Gjiugjarto. Giuliano. Gi-uli-an-o. Edhe ky emën në shqip më tingullon i bukur, sepse kuptoj fjalinë: Gjiu uli Hanën, nji shprehje e bukur që shpreh nji dëshirë të madhe, që fëmija i vogël të realizojë edhe të pa arritshmen, të fluturojë deri ke Hana e ta ulë në tokë ate. Mundet të jetë edhe emni Giulio në shumës. Për goca bahet: Giuliana, Gjiuliana. Giulio. Gi-uli-o. Mund ta interpretoj me fjalinë shqipe: gji ulli, sepse ullini simbolizonte forcë dhe jetëgjatësi. Mund të ketë kuptimin edhe si: Rracë ulti, të urtësh osht. Për goca bahet: Giulia. Giulita. Gi-ul-it-a. Fjala”ul” asht përdorë në kuptimin: i mençëm, i përulun. Emni zbërtheht në: rracë e përulun yti asht. Për çuna bahet: Giulito, Gjulito. Giunone. Gi-un-on-e. Emnin e kuptoj me fjalët: Rracë njishi, i joni esht, ose: Honë esht. Në këte formë mund të përdoret për të dyja gjinitë, por për goca mund të bahet edhe: Giunona, Gjunona. Giuseppe. Gi-u-se-ppe. Zbërthimin e këtij emni të bukur dhe mjaft të përdorun në Itali dhe në Europë e kam ba edhe ke botimi i dytë i librit tem “Thoti i pavdekshëm na zbulon Atlantidën”, edhe ke parathania e këtij libri me fjalinë shqipe: Gjiu ze penjë, gjiu fillon të krijojë lidhjet etj. Emën shumë i bukur dhe shprehës. Në këtë formë mund të përdoret edhe për goca, ose: Giusefia. Gjuzepia, Giu-se-pi174
a, që ia ndryshon pak kuptimin me fjalët: Gjiu, rraca ze(të jetojë), lind, për ta pi në kupë asht. Giustina, Gi-ust-in-a. Mbas leximit të emnit të maposhtëm, kuptohet edhe ky emën. Për çuna bahet: Giustino, Gjustino. Giustiniano. Gi-ust-ini-an-o. Në shqip më del nji emën me shumë folje, të cilat duhet të jenë shtue në këtë emën në kohë të ndryshme, sepse më del: Gjiu, rracë usht, i ini Hanë osht. Për goca bahet: Giustiniana, Gjiustiniana. Giusto. Gi-ust-o. Ky emën shpreh nji pjesë të emnit të masipërm, dmth: Gjiu usht, rraca asht(shtue)-ò. Për goca bahet: Giusta, Gjiusta. Gjelosh. Gj-el-osh. Emën i vjetër i përdorun në malsitë e Shqipnisë, që, simbas ndamjes së bame kuptoj fjalët: Gji, rracë ere (yjesh) osht. Për goca bahet: Gjela, Ngjela. Glaphyra. Gl-ap-hyr-a. Grek. Në dialekt të jugut e kuptoj me fjalët: Gil ap, rracë jap, hyri asht. Ka kuptim për të dyja gjinitë. Për çuna mund të bahet: Glaphyro. Glauco. G‟la-uc-o. Në këtë emën, fjala “gla” besoj se ka qenë fjala”gi-la”, por, ku germa “i” asht hequn e na del emni i masipërm. Nëse e shkruejmë Gji-la-uk-ò, na del emën i bukur dhe i lashtë në gjuhën shqipe, ku shpesh herë emni i ukut, ujkut asht përdor ke njerëzit, sepse ujku simbolizonte forcë dhe bashkim, meqë jeton në grupe. Për goca nuk shkon. Glenda. Gl-en-da. Don te thote: racen ton e dha. Do ishte i plotë nëse shkruhej: Gi-il-en-dha. Në këtë formë kuptohet në shqip si: gji, rracë yllore jen dhanë, e shkon për të dyja gjinitë. Per çuna mund te bahet: Glendo. Glicerio. Gi-ili-ç‟eri-o. Gli-iç-eri-o. Në shqip kuptohet menjiherë me fjalët: Rracë yllore çfarë eri osht, Ose: Racë (gji,gli) iç, isht, eri osht. Për goca mund të bahet: Gilicera, Gjiliçera, Gjiçera. 175
Gloria. Gl-ori-a. Në italisht ky emën asht i njajtë me fjalën shqipe: lavdi. Do ishte ma i plotë nëse shkruhej: Gi-lë-ori-a dhe merr kuptim të bukur ky emën, që kutohet: racë po lë, po len mbrapa ari a. Me këtë formë e me këtë kuptim, mund të përdoret për të dyja gjinitë. Për çuna mund të bahet: Glorio. Glykerios. G-l-yk-eri-os. Grek. Mendoj se do ishte ma i plotë nëse do shkruhej: gi-l‟uk eri os, gji le uk eri osht. E kam përsëritë dhe në emna të tjerë, që zanorja “u” dhe “y”, shpesh herë në gjuhën shqipe zavendësojnë njana-tjetrën. Fjala “yk” bahet “uk”. Në shkrime të vjetra emnin e ukut e kam hasë dhe si: Luk, le uk, që në Shqipni përdoret si emën çunash. Mendoj se ky emën nuk shkon për goca, që asht shkruejtë: Glykeria. Godeberta. Go-de-bert-a. Do ishte ma i plotë nëse shkruhej: Gi-o-de-b‟ert-a dhe në shqip kuptohet si: Racë osht de, për ta pi në kupë asht, ose: race e dheut, ba ere te asht. Me këtë kuptim mund të përdoret për të dy sekset, por për çuna ka të njajtin kuptim edhe nëse shkruhet: Godeberto, Gjiodeberto. Godiva. Go-diva. Ma i plotë do ishte: Gi-o-div-a dhe ky emën femnor bahet i kuptueshëm si: gji o,(rracë osht) div asht. Për çuna bahet: Godivo. Goffredo. G-o-f-f-re-do. Këtë emën e kuptoj me fjalët: Gji, rracë osht, fluturak, fluturak re, mbret dho. Për goca bahet Goffreda. Golia. G-oli-a. Ma i plotë do ishte: Gi-oli-a dhe e kuptoj si: Rracë me krah fluturues asht. Ka qenë emën i nji personi mitologjik mashkullor dhe përforcon thanien teme që në fillim të librit, se të parët tanë ma randësi i vinin kuptimit të emnave se sa zanoreve në fund të emnit, që shërbenin për të shprehun përmbajtjen e emnave, që të ishin sa ma të kuptueshëm. Mendoj se ky emën mund të përdoret për të dyja gjinitë. Gomberto. Gom-bert-o. Mendoj se do ishte ma i plotë, nëse do shkruhej: Gi-om-bë-er-t‟o, Gi-o-mbi-ert-o dhe ky emën i 176
bukur kuptohet si: Rracë osht, mbi erë, të osht. Për goca bahet: Gomberta. Gondulfo. Gon-dul-fo. G-on-dul-f-o. Mendoj që ky emën duhet të ketë qenë: Gi-on-dul-f-o dhe kuptohet menjiherë në gjuhën shqipe si: Gjiu, rraca jonë dul fo, e ngopme, ose: raca jonë dul, doli futurim–o. Për goca mund të bahet: Gondulfa. Gonerio. Gon-e-ri-o. Në shqip merr kuptim nëse e shkruajmë: Gi-on-e-ri-o dhe kuptohet me fjalinë: Gjiu, rraca jonë e rin o. Për goca mund të bahet: Goneria. Gjoneria. Gonzaga. Gon-z-aga. Nëse e shkruejmë: Gi-on-za-aga, na krijon fjalinë: Gjiu, rraca jonë za, zen aganë, dmth se me lindjen e atij fëmije, familja mendon se ka lindun nji AGA, njeri i rrespektuem nga të tjerët. Për goca nuk shkon, sepse fjala “aga”, edhe pse mbaron me germën “a”, asht nji emën mashkullor. Gordiano. G-or-di-an-o. Në greqisht: G-or-di-as. Nëse e shkruaj: Gi-or-di-an-o, në shqip merr kuptimin: Gji, rracë ari e ditun Hana ò. Në greqisht bahet: Gji ari i ditun asht. Për goca bahet: Gordana, Giordana, Gjordana. Gorgias. G-or-gi-as. Nëse i shtohen germat që i mungojnë, ky emën bahet: Gji-or-gji-asht, i ngjashëm me emnin: Gjiorgjia, Gjiorgjio, të shpjeguem disa herë. Gostivar. G-ost-i-v-ar. Emën qyteti ilir në Maqedoni, që e kuptoj me fjalët: Racë osht, i ven ar. Gosto. G-ost-o. Nëse e shkruejmë: Gi-osht-o, na del emën i njillojtë me emnin: Giusto. Për goca bahet: Gosta. Gottardo. G-ot-t-ar-do. Nëse e shkruaj: Giu-jot-ta,-ar dho ky emën nuk don shpjegim në gjuhën shqipe. Për goca bahet: Gottarda. Gjottardha. Në emnat e maposhtëm, fjala e parë,”gra”, ashtu siç asht e shkruejtë, nuk më jep kuptimin e fjalisë. Mund të jenë shkurtim i emnave me fjalët përbamëse:“Gir”, Gji, të cilave mund t‟ia kenë heq zanoren “i” për të mos tingëllue keq fjala me dy zanore, 177
atëhere të gjithë emnat marrin kuptim si ma poshtë. Në Shqipni janë fjalët: Grua, Gra, që të riformueme si ma sipër më dalin: Grua, Gir-u-a, Gir-un-a, gjiu i familjes, njishi asht dhe: Gra, Gira, kuptohet menjiherë si: Gji i familjes asht, ashtu siç asht në të vërtetë dhe figura e grave. Graciliano. Gr-a-cili-an-o. Gr-a-ç‟ili-an-o. Në këtë emën unë shof fjalinë: Gjir a, çil Hanë osht, me kuptimin: Rracë asht, i zoti, sa të lëvizë edhe hanën e ta bajë të ndriçojë, ose: Rracë asht,çfarë Il e Hanë osht. Për goca bahet: Graciliana. Graco, Gir-a-ko. Gi-ra-ko.Emnin e kuptoj si: Rraca asht ko ose: Rraca ra ko, lindi këtu. Për goca bahet: Graca, Graka. Gjiraka. Granio. Gr-ani-o. Emnin e kuptoj me fjalët: gji, rracë Hani, Hanë osht. Perdoret edhe ne formen: Grant. Për goca mund të bahet: Grana, Gjirana. Grato. Gir-a-at-o. Gi-ra-at-o. Në këtë emën unë shof fjalinë: Gji asht, i parë e i ditun vendi òsht,ose: raca ra, leu i ditun me pleqsi osht. Për goca bahet: Grata. Graziano. Gira-zi-an-o. Gir-a-zi-an-o. Në këtë emën unë shof fjalinë: Gji(gjir), rracë asht, si Han osht, sepse shpesh herë fjala “zi” në italisht zavendëson fjalën shqipe “si”. Për goca bahet: Graziana, Grasihana. Grazia. Gr-a-zi-a. Në italisht don të thotë: Faleminderit, por, me ndamjen e bame, ka kuptimin: Rraca, gjiu i familjes asht; zane,e nxanme asht. Ka kuptimin e emnit të masipërm, por në njajës. Graziella. Gra-zi-e-lla. G-ra-zi-ell-a. Në këtë emën femnor më del i qartë kuptimi i fjalës”gra” në shqip, sepse emni asht sikur të thuash sot: Gra, gru si e lla, grua si e dha. Për çuna nuk shkon. Variantin e dyte e kuptoj si: Rraca ra (nga qielli) zen yjet asht. Per çuna asht: Graziello. 178
Greta. Gr-et-a. Më me kuptim do ishte: Gira, gjira e etënve asht, goca e prindëve asht, goca e pleqësive asht. Me kete forme ngelet vetem emen femnor. Nese e kuptojme si: Race te ditunisht(et) asht, ka kuptim per te dyja gjinite. Greco. Gir-e-ko. Gi-re-e-ko. Në italisht asht: Grecia, Gire-ci-a. Gi-re-ci-a. Ky asht edhe emni i Greqisë, që me anën e gjuhës Shqipe kuptohet me fjalinë: gjiri esht ko, rraca është ko, këtu. Në variantin e dytë, që më duket ma i saktë, kuptoj fjalët: Gji re esht ko. Në variantet e lashta emni i Greqisë ka qenë: Greeko, Greako, që e plotësojnë shpjegimin e dytë në: Gji(rracë) reje(mretnish) esht ko, asht ko, asht këtu. Emën i përshtatshëm për nji popull krenar. Për goca mund të bahet: Greke, Greka. Studiues të ndryshëm e ndajnë emnin në: Gre-a-ko, Gre-ko, dhe e kombinojnë me fjalën shqipe”grè”, grenxa, grethi etj , por, po të ndjekin ecuninë e krijimit të emnave, siç po baj unë në këtë libër, do të shofin se mendimi im asht ma i saktë se i tyne. Në variantin italisht bahet: gjiri, rracë reje çi(që) asht, ose: Gji, rracë reje çi, qi, që asht. Fjalët: rracë reje, i kuptoj si: rracë qiellorësh, rracë e shenjtë, ose rracë mbretnish, siç ishte e gjithë rraca ariane. Simbas kompozimit të emnit dhe vjetërsisë së tij, aq sa nuk i mbahet mend përmbajtja, mendoj se emni i Greqisë asht i vjetër sa ai i Atlantidës. Mbas shpjegimit në shqip të këtij emni, që shumë studiues po mundohen t‟i japin përgjigje, mendoj se do hiqet hendeku fetar, që ishte vendosë midis arvanitëve, shqiptarëve dhe grekëve, që e kanë origjinën e rracës të njajtë. Lufta e egër fetare që ndërmori kisha ortodokse greke kundër të gjithë shqiptarëve të tjerë jo ortodoksë, edhe pse ata ishin kristiane katolike ose protestante, bani që midis popujve të nji gjaku të krijoheshin urrejtje fetare, që kanë shkaktue edhe gjakderdhje. 179
Gregentios. Gr-e-g-en-ti-os. Grek. Nëse i shtohen fjalët që i mungojnë, do të kemi: gir-est-gi-en-ti-os, Gjiri esht, gjiu jon ti, të osht. Për goca bahet: Gregentia, Gjiregjentia.Gregjentia. Gregorio. Gr-e-g-ori-o. Në greqisht: Gregorios. Në shqip: Grigor. Nëse e ndajmë në: Gir è gi ori ò, emni bahet kuptimplotë në shqip me fjalinë: Rracë esht, rracë ari òsht. Për goca bahet: Gregoria. Grigoria. Gr-i-g-ori-a. Shqip. Grek. Asht i njajtë me emnin e masipërm. Për çuna bahet Grigorio. Grimaldo. Gr-im-al-do. Në këtë emën shifet qartë heqja e zanores “i” nga fjala “Gr”. Nëse i shtoj zanoren “i” kësaj fjale, atëherë emni merr kuptimin e plotë si: Giri im al, krahë dho. Për goca bahet: Grimalda. Griselda. Gir-is-el-da. Emnin e kuptoj me fjalët: Racë isht, erë dha. Për çuna mund të bahet: Griseldo. Gualberto. Gu-al-bert-o. Ky emën dhe të tjerë ma poshtë, fjalën “gu” duhet ta kenë në vend të fjalës “gjiu” dhe emnat marrin kuptim. Në këtë emën unë shof fjalinë: Gjiu me krahë, i pirë osht. Për goca bahet:Gualberta, Gjialberta. Gualtiero. Gu-al‟ti-er-o. Në këtë emën shof fjalinë: Gjiu me krahë larti, erë osht. Në këtë emën besoj se shifet dhe origjina e fjalës italiane të sotme: “al‟ti”(n‟al‟ti në shqip), si kombinim i fjalëve “al” dhe “t‟i”, të ish. Për goca bahet: Gualtiera, Gjialtiera. Guelfo. Gu-el-fo. Gu-el-f-o. Nëse fjalën”el” e baj “eli”, ky emën më merr kuptimin: Rracë e ngopun,-rracë e pasun. Nëse fjalën el e zavendësojmë me fjalën”erë”, atëherë emni merr kuptimin: Gjiu, rraca, e erës, fluturake osht. Për goca nuk tingullon bukur, megjithate mund të bahet: Guelfa. Guenda. Gu-en-da. Në shqip kuptoj fjalinë: Gjiu, rraca jen, jonë dha. Për çuna mund të bahet: Guendo. 180
Guendalina. Gu-en-da-alin-a. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Gjiu jonë dha alin, krahun fluturues-a. Për çuna bahet: Guandalino. Gundelinda. Gun-de-linda. Duket si e folme e përditshme, sepse prindi i thotë të afërmëve: Gjiun, rracën de, linda, ose: racën e dheut linda. Kështu siç asht, mund të përdoret edhe për çuna, megjithëse asht futë në listën e emnave femnorë. Guerrino. Gu-er-rin-o. Në këtë emën shof fjalinë: Gjiu erën rinon, ose: gjiu në erë rrin-o. Për goca bahet: Guerrina, Gjierrina. Guglielmo. Gi-u-gi-ili-el-m‟o. Këte emën e kuptoj me fjalët: Racë usht, rracë ili, yllore, erë më osht. Për goca bahet: Guglielma. Guiberto. Gu-i-bert-o. Gi-u-be-er-t‟o. Në këtë emën shof fjalinë: gjiu i bertë òsht, rraca për ta pirë në kupë osht. Në variantin e dytë kuptoj fjalët: Rracë usht, bej erë të osht. Për goca bahet: Guiberta. Guido. Gu-i-do. Në italisht fjala “guido” don të thotë: drejtoj (Makinën, popullin etj), dmth se prindi me këtë emën don që fëmija i tij të jetë drejtues vendi. E ndame në rrokje, më krijon fjalinë në shumës: Gjiu i dhonë, rracë i dhonë (nga zoti për të drejtue). Për goca mund të bahet: Guida. Guiscardo. Gu-is c‟ar-do. Në këtë emën shof fjalinë: Gjiu ish, ç‟ar dho, rracë asht, ar dho. Për goca bahet: Guiscarda, Gjisçardha. Gumesindo. Giu-m‟es-in-do. Në këtë emën unë shof fjalinë në shqip: Gjiu më es in, njishi (asht) dhonë. Për goca bahet: Gumesinda, Gjimesinda. Gustavo. G-ust-av-o. Gu-sta-vo. Në variantin e parë, emni merr ma kuptim në shqip, nëse fjala “av” do ishte “au”, që don të thotë pema e ahut. Në këtë mënyrë emni merr kuptimin: Rraca asht ah o. Në variantin e dytë më del: Gjiu qëndron vo, vu, i 181
vendosun. Edhe në këtë formë nuk del i keq. Për goca bahet: Gustava.
H Në italisht ka pak emna që fillojnë me bashkëtingëlloren ”H”. Në shqip dhe greqisht, kjo bashkëtingëllore, para zanoreve, asht normale. Edhe po të mos vihet, emni ose fjala nuk e humb kuptimin. Hadasht. Ha-dasht. Ka qenë mbiemni i nji mbreti të Kartagjenës së lashtë, që siç shifet kuptohet menjiherë në shqip me fjalët: Han dasht, asht ma i fortë se deshët, saqë hahet me ta në ndeshjet kokë më kokë. Duket sikur asht krijue sot ky mbiemën i mbretit kartagjenas. Haralambos. Haralambros. Aralambos. H-ar-al-am-br-os. Grek. Do ishte ma i saktë nëse do shkruhej: Ar-al-am-bir-os, që në shqip e kuptoj me fjalët: ari, krah fluturues(al) jep, dhanë (am) biri osht. Në dialektin çam, fjala”am” ka kuptimin: më jep. Emnin e kuptoj si: Më jep ar dhe më ban me krah të fluturoj nga gëzimi-biri osht. Për goca bahet: Haralamba, Haralambra.Aralamba. Hagire. Agjire. H-a-gi-re. Shqip. Në shqip lexohet: Haxhire, por në zanafillë ka qenë siç asht shkruejtë në fillim dhe kuptohet menjiherë me fjalët: Asht gji(rracë) reje, me kuptimin: Asht rracë hyjnish që rrijnë mbi re, ose asht rracë mbretnish. Me këtë kuptim mund të përdoret për të dyja gjinitë, por në Shqipni përdoret për goca. Për çuna mund të bahet: Hagjireu, Agjireu. (Nuk duhet ba: Haxhire). Hajredin. Ajredin. H-aj-re-din. Shqip. Do ishte ma i saktë nëse shkruhej: Ai-re-din, që kuptohet menjiherë me fjalët: Ai reu (m‟reti) din. Për goca nuk shkon, sepse fjala”ai” asht për çuna. 182
Hajri. Ajri. Haj-ri. Shqip. Varianti femnor i këtij emni i jep ma kuptim, sepse do bahej: H-aj-ri-a, Ai-ri-a, ai i ri asht. Në këtë variant mund të përdoret për të dyja gjinitë, por, meqë jemi mësue ta ndigjojmë si emën femnor, për çuna mund të bahet: Hairi, Ajrii, që kuptohet: ai-i ri isht. Në fakt, meqë në këtë emën asht dhe fjala”ai”, ky emën nuk asht shumë i përshtatshëm për goca, por në shqip fjala “hajër” asht me kuptimin: fat dhe emni mund të përdoret pa ba ndonji gabim edhe për goca si: Hajrie, Hajria, Airie, Airia. Variantet e fundit, nëse i ndajmë në: A-irie, asht me hir,me nur,del emën dhe ma i bukur,që për çuna bahet: Airo. Hajdar. Ajdar. Haj-d-ar. Shqip. Do ishte ma i saktë nëse do shkruhej: Ai dha ar, që kuptohet menjiherë. Për goca nuk shkon, sepse fjala”ai” asht për çuna. Halil. Alil. H-al-il. Shqip. Duhet të jetë emën shumë i vjetër, sepse kombinimi: Al-il, krah fluturues i yllit, asht shumë i vjetër, aq sa Atlantida. Për goca mund të bahet: Halila. Alile. Alila. Hana. H-ana. Shqip. Emnin e Hanës e kemi hasë në shumë bashkime fjalësh që na krijojnë emna të bukur. E hasim në formën femnore si: Ana, Anna, Hana, Haana, Hanna etj, si dhe në formën mashkullore si: An, Ani, Han, Hans etj. Shpesh bahet: On. Hon etj. Hakan. Akan. H-a-k-an. Shqip. Ky emën do ishte ma i plotë nëse do shkruhej: A ka An, ose: asht ki An. Asht emën i bukur, që për goca mund të bahet: Akana. Hakile. Shif: Akile. Shqip. Hamali. Amali. H-am-al-i. Shqip. Emën i vjetër shqip, që në dialektin çam kuptohet si: Am al, më jep krahë fluturues isht. Për goca mund të bahet: Hamala, Amala, Hamalia, Amalia, të cilin e hasim dhe në vende të tjera të Europës edhe në formën: Emalia. 183
Hamet. Amet. H-am-et. Shqip: Amet. Në dialektin çam kuptohet menjiherë si: Am-et, më jep ditunitë(et), ose: Më jep etër të ditun. Në këtë formë mund të bahet edhe për goca, por edhe në formën: Ameta. Hameta. Hamza. Amza. H-am-za. Shqip. Në dialekt kuptohet menjiherë si: Am za, më ban me nam, të famshëm. Në këtë formë mund të përdoret edhe për goca. Hamide. Amide. Hamide. Shif Amide e mund të përdoret për të dyja gjinitë. Për meshkuj do kishte ma kuptim në formën: Amideu. Hasan. Asan. H-as-an. Shqip. Asht dhe emni i gjyshit tem, që kuptohet menjiherë si : Asht Han. Për goca mund të bahet: Hasana, Asana. Asane. Hasane. Hasim. Asim. H-as-im. Shqip. Në këtë emën të vjetër shof kombinimin me fjalën “as”, asht, që, siç e kam shpjegue ke parathania të njivlefshme me fjalën “is” dhe “jetë”. Me këtë shpjegim, emnin e kuptoj si: Jeta ime, ose thjesht: asht imi. Për goca bahet: Hasime, Asime. Hatishe. Atishe. H-at-ish-e. Shqip. Me zbërthimin e bamë dhe me shpjegimin e masipërm, mund ta kuptoj si: I ditun (at) isht-e, ose: E ditun, jeta esht. Mund të përdoret për të dyja gjinitë, ose për çuna mund të bahet: Hatishi. Hatixhe. Atixhe. Atige. H-at-i-gi-e. Shqip. Asht emni i motrës teme, që ma i saktë do ishte nëse shkruhej siç mund ta shkruejnë italianët: H-ati-gi-e, që kuptohet menjiherë me fjalët: Asht i-e ditun(at), rracë (gji) esht. Në Shqipni përdoret vetëm për goca, por, me kuptimin që ka, mund të përdoret për të dyja gjinitë. Për çuna mund të bahet: Atigji. Hatigi. Mendoj se e shkruejtun: Hatixhe asht gabim. Hektor. Shif Ettore. Shqip. Hekyra. H-e-ky-yr-a. Emni kuptohet menjihere me fjalët: Esht ky Hyria. Mund të përdoret për të dyja gjinitë. 184
Heliodoros. Eliodoros. H-eli-o-dor-os. Grek. Kuptimin e fjalës “eli” e kam shpjegue disa herë. Emni duhet të kuptohet si: Ai i rrespektuemi osht dor, në kuptimin:1- nga fisi “dor”, ose: 2d‟or, dmth prej ari. Në variantin tjetër e kuptoj me fjalinë: Erë (yll) osht, dor (populli dor) osht, që ka ma rrjedhshmëni si kompozim fjalie. Për goca mund të bahet: Heliodor, Eliodora. Heliadios. Eliadios. H-eli-a-di-os. Grek. Simbas arsyetimeve të masipërme, ky emën merr kuptimin: I rrespektuem asht, i ditun osht, ose: Erë (yll) asht, i ditun asht. Për goca bahet: Heliadia, ose: Eliadia. Herakleides. Erakleides. H-er-a-kle-i-de-es. Grek. Këtë emën e kuptoj me fjalët: Erë ashtë, që i dheut esht, ku grupi ”kl”, mund të kuptohet si germa”q”. Në këtë variant mendoj se shkon për të dyja gjinitë. Hermas. Ermas. H-er-m‟as. Grek. Me ndamjen që i baj këtij emni, përforcohet bindja që emni: Ermes kuptohet simbas shpjegimit të bamë nga unë. Këtë emën e kuptoj si: Erë më asht. Me këtë kuptim mund të përdoret për të dyja gjinitë ose për goca mund të bahet: Erma. Hermeias. Ermeias. H-er-m‟e-i-as. Grek. Simbas ndamjes së bame, e kuptoj me fjalët: Erë më esht, isht asht, ku, njana nga foljet isht,ose asht mund të zavendësohen me fjalën: “jeta” dhe emni merr kuptimin: Erë më esht, jetë më asht. Mund të përdoret për të dyja gjinitë, ose për goca mund të bahet: Ermeia. Hermogenes. Ermogenes. H-er-m‟o-g-en-es. Grek. Emnin e kuptoj me fjalinë: Erë më osht, gjiu(rraca) jen(jonë) esht. Kështu si asht, mund të përdoret për të dyja gjinitë, ose për goca mund të bahet: Hermogena. Ermogjena. Hermos. Ermos. H-er-m‟os. Grek. I njillojtë me emnin: Hermas.
185
Herodion. Erodion. H-er-o-di-on. Grek. Emni kuptohet menjiherë në shqip me fjalinë: Erë osht, i dituni jonë. Për goca bahet: Heroda, Eroda. Herodia. Erodia. Heto. Eto. H-et-o. Shqip. Emni kuptohet menjiherë si: I pjekun, i ditun (et) osht. Për goca nuk më duket i përshtatshëm. Hider. Ider. H-i-de-er. Shqip. Emni kuptohet me fjalinë: I dhe erë. Kështu siç asht, mund të përdoret për të dyja gjinitë, ose për goca mund të bahet: Idera. Hierotheos. Ieroteos. H-i-er-o-the-os. Grek. Ky emën do ishte ma i saktë si: i erës të osht, ose: i erës osht, thenës, mësues osht. Për goca bahet: Ierothea. Hierothea. Hila. Ila. H-il-a. Il-a. Shqip. Në këtë emën të vjetër shqiptar kuptohet menjiherë emni i Ilit, udheheqësit yllor legjendar të ilirëve të lashtë. Ky emën mund të përdoret për të dyja gjinitë, ose për çuna mund të bahet: Hill, Hilo, Ilo. Hilarion. Shif Ilarion. Grek. Hiperidio. Hip-er-i-di-o. Hi-ip-er-i-di-o Grek. Në shqip kuptohet menjiherë me fjalinë: Hipun mbi erë, i dituni osht. Variantin e dytë e kuptoj si: Hi, hyjni i hypun në erë, i ditun osht. Për goca mund të bahet: Hiperedia. Hippolotus. Hipp-ol-ot-us. Ip-pi-ol-ot-us. Grek. Në shqip kuptohet me fjalinë: I hipun, i kalëruem, pinë nga krahët fluturues, i joti usht, asht. Për goca bahet: Hipolota. Hindia. Hin-dia. Ky emën i Indisë kuptohet menjiherë në shqip me fjalët: Hin dija, hynë ditunia. Në variantet e vjetra asht: Hin-di, Hin-ti, hyn ti. Hiqmet. Hiq-m‟et. Hik-m‟et. Shqip. Do ishte ma i saktë nëse shkruhej: Iç me et, isht me dituni dhe pleqësi. Variantin e dytë e kuptoj si: I ikun, i shëtitun, nëpër pleqësi. Për goca mund të bahet: Iqmete, Içmete, Ikmete. Hitler. H-it-le-er. Emën shumë i madh, për nji njeri shumë të madh dhe shkatërrues. Në këte emën kuptoj fjalët: Iti, fëmija yt, 186
len, lind erën, krijon erën (dhe fortunat që krijoi Hitleri nëpër botë). Ka qenë mbiemën, por mund të përdoret si emën për të dyja gjinitë. Nuk ka faj emni se e ka pas nji njeri, që nuk i pëlqen të tjerëve. Hosios. Osios. H-o-si-os. H-os-si-os. Grek. Në gegënisht kuptohet menjiherë ky emën me fjalët: Osht si osht, ose:Osht syu i jetes. Për goca mund të bahet: Osia, Asia. Hydajet. Hy-da-jet. Shqip. Emën i vjetër dhe i bukur, që kuptohet menjiherë si: Hyjnitë dhanë jetë. Për goca përdoret: Hydajete. Hidajet. Idajet. I-da-jet. Shqip. Ky emën në dukje duket i njillojtë me emnin e masipërm, por i ndryshon kuptimi në: (Zoti) I dha jetë. Për goca bahet: Idajete. Hydar. Hy-da-ar. Shqip. Emni i vjetër dhe i bukur që kuptohet menjiherë si: Hyjnitë dhanë nji fëmijë të vlefshën si ari. Kështu si asht mund të përdoret për të dyja gjinitë ose për goca si: Hydara. Hyrije. Hyri-je. Shqip. Ky emën përdoret ma tepër për femna në Shqipni. Per çuna mund te bahet: Hyri. Hyzeir. Hy-ze-ir. Shqip. Emën çunash, që kuptohet menjiherë në: Hyu zen ir, ka kap bukurinë e madhe dhe ia ka dhanë atij fëmije që mban këtë emën. Për goca bahet: Hyzeire. Hysen. Hys-en. Shqip. Emni kuptohet menjiherë si: Të hys jen, të hyjnisë jen, i hyjnisë eni, i joni. Emni asht i përdorun ma tepër për çuna, por mendoj se mund të përdoret për të dyja gjinitë. Për goca mund të bahet dhe Hysena. Hyzen. Hy-zen. Shqip. Emën i vjetër dhe i bukur, që kuptohet menjiherë me fjalinë: Hyjnitë zen(miq). Ky emën përdoret ma tepër për çuna, megjithëse kuptimin e ka për të dyja gjinitë. Për goca mund të bahet: Hyzena. Hyka. Hy-ka. Shqip. Në shqip nuk don shpjegim. Mund të përdoret për të dyja gjinitë. 187
Hypatios. Hy-p-ati-os. Grek. Do ishte ma i saktë, nëse do ishte shkruajtë: Hy-pa-ati-os, ose: Hy-pi-ati-os. Ma i pëlqyeshëm më duket varianti i dytë, që e kuptoj me fjalinë: Hyjni që pin ditunitë (ati) osht. Për goca bahet: Hypatia. Hysechios. Hys-e-ki-os. Grek. Këtë emën e kuptoj me fjalinë: I hys, i hyjnisë ki osht. Për goca nuk shkon.
I Iacopo. Ia-co-po. Në shumë raste germa “J” e shqipes në italisht zavendësohet me germën “i” dhe për t‟i kuptue fjalët e vjetra duhet mbajtë parasysh kjo gja. Në shqip thuhet Ja-ko-po, në këtë formë në gjuhë të tjera shqiptohet Xhakopo, që rishkruhet në italisht: Gi-a-ko-po, Gi-aç-op-o dhe merr kuptimin: Raca asht ko, po, ose: Raca aç e hypun, superiore osht. Edhe në rastin kur shkruhet Ja-ko-po, mer kuptimin Ja (shifni) ko, po (që ka lindun nji i rracës) e në këtë variant del i ngjashëm e me të njajtin kuptim me emnin: Leka, Le-ka. Ka kuptim për të dyja gjinitë. Iacopone. Ia-co-po-n‟e. Në shqip ka të njajtin kuptim me emnin Iakopo, por fjala “ne” mendoj se don të thotë: na esht. Në këtë formë mund të përdoret edhe për goca si: Jacopona, Jakopona. Ianira. Ian-ir-a. Këtë emën e kuptoj si: i-an hir-a, i Hanës e bukura. Duket emën krejtësisht femnor, por per çuna mund te bahet: Ianiro. Icaro. Ik-ar-ò. Kuptimin e këtij emni shumë të vjetër e kam tregue disa herë dhe tashti nuk don shpjegim, se duket menjiherë kuptimi. Këtë emën e ka mbajtun edhe nji hero i mitologjisë së lashtë greke. Për goca mund të bahet: Ikara. Icbale. Ik-bal-e. Ik-ba-al-e. Shqip. Me ndamjet e bame, emnin e kuptoj me fjalët: Ik në ballë, ose: I ikun, i shëtitun, asht ba me 188
krah fluturues e. Me këte formë mund të përdoret për të dyja gjinitë, por në Shqipni për çuna bahet: Ikbal. Icilio. Ik-ili-o. Iç-ili-o. Në këtë emën na del kombinimi me emnin e të lashtit, të shenjtit, yllorit, udhëheqësit dhe themeluesit të kombit ilir, mbretit të parë të ilirëve: ILLI. Emni nuk don shpjegim në shqip. Në variantin e dytë shifet e folmja e përditshme e Çamërisë: Iç, isht ylli o. Për goca mund të bahet: Içilla. Idea. I-de-a. Fjala “idea” ka marrë kuptimin e: mendimeve të reja, por simbas ndamjes unë kuptoj fjalinë: I dheut asht, i dhënë asht. Simbas mënyrës që asht shkruejtë, emni asht mashkullor dhe jo femnor, siç asht paraqitë në listën e emnave femnorë. Për goca duhet të ishte: E-de-a. Ido. I-do. Në shqip kuptohet menjiherë me fjalët: I dhonë, i lindun (për t‟u ba i vlefshëm). Për goca mund të bahet: Ida, Idha, por do ishte ma i saktë si: Eda, Edha. Idri. I-dri. Shqip. Kuptohet menjiherë me fjalët: I dritun. Shkon vetëm për çuna. Per goca bahet: Edria. Idris. I-dri-is. Në Kuran asht quejtë Thoti, që unë kam dhanë mendimin se mund të ishte transformim i emnit të shpendit të shenjtë Ibis, me kokën e të cilit asht vizatue Thoti. Simbas ndamjes së bame, besoj se ky emën merr kuptimin që i takon, nëpërmjet gjuhës shqipe, që na thotë se ai njeri i shenjtë: I dritës isht. Iginio. I-gi-ni-ò. Ky emën në shqip merr kuptimin: I gjinit, i rracës, nishi, njishi òsht. Për goca bahet: Eginia, Egjinia Igino. I-gin-ò. Në shqip zbërthehet në: I gjinit, rracës osht. Për goca bahet: Egina, Egjina. Ignazio. Ignazio. I-gin-a-zi-o. Në shqip mund të jetë: I rracës asht i nxanë ò. Për goca bahet: Egnazia, Egjinaza. Ignatios. I-g-n-ati-os. Grek. Duket si emni i masipërm, por simbas ndamjes së bame merr kuptim tjetër, sepse do të kemi: I 189
gjinit, i rracës së ditun(n‟at) osht. Për goca bahet: Egnatia. Egjinatia. (Kuptohet emni i vijës Egnatia, që kalonte nëpërmjet Durrësit deri në Kinë) Igoro. Ig-or-o. I-gi-or-o. Në shqip kuptohet me fjalinë: I gjinit të artë òsht. Germa “i”, mbas germës “gi”, mendoj se bie vetvetiu, sepse dy zanoret nuk tingëllojnë bukur, siç shifet kur e kam shkruejtë në shqip: Igjiarta. Për goca bahet: Egiora, Gjiarta. Ilario. Il-ari-o. Në shqip e kuptoj me fjalinë: Ili,(yllë) i artë òsht. Për goca bahet: Ilaria. Ma i saktë do ishte: Ilara. Ilarion. Il-ar-i-on. Kuptohet menjiherë me fjalët: Yll, ari jonë. Për goca bahet: Ilariona. Ilda. Il-da. Kuptohet menjiherë si: Yll-dha. Ka kuptim për të dyja gjinitë, por për çuna mund të bahet: Illdo, Ylldo, Ylldho. Ildegarda. Il-de-g-ar-da. Do ishte ma i saktë nëse do shkruhej: Yl de, gi ar dha, ose: yllin e dheut, rracë ari dha. Emën shumë i bukur dhe ambicioz. Kështu mund të përdoret edhe për çuna ose: Ildegardo. Ildegonda. Il-de-gon-da. Edhe ky emën do ishte ma i saktë nëse do shkruhej: Il de, gi jon dha; yllin e dheut, rraca jonë dha. Ashtu si emni i masipërm, edhe ky emën i bukur asht shumë domethanës për fëmijën. Për çuna mund të bahet: Ildegondo, Ildegondho. Ileana. Il-e-an-a. Ky emën i shkurtën me pak rrokje krijon nji emër shumë të bukur që e kuptoj si: Yll e Hanë asht. Kështu siç asht mund të përdoret për të dy sekset ose për çuna bahet: Illean-o. Ylleano. Ilenia. Il-eni-a. Ill-e-ni-a. Këtë emën e kuptoj me dy mënyra: 1- yll jeni a, ylli joni asht, ose 2-Ill esht ni asht, ylli eshtë, njishi asht. Në të dy rastet, duket emën i bukur që mund të përdoret për të dy sekset, ose për çuna: Illenio. 190
Ilia. Ili-a. Ili- asht. Asht në listën e emnave femnorë, por në Shqipni përdoret vetëm për çuna, sepse Ili, Ylli, paraardhësi i Ilirëve, ishte çun. Për goca mund të shkojë si: Illa, Illka, Ylla,Yllka. Iliç. Ili-iç. Asht emën i ngjashëm me emnin Ilia, por në dialekt tjetër. Për goca ngelet njilloj. Ilva. Il-v-a. Il-va. Nëse fjalën “V” do e marrim të njivlefshme me fjalën “U”, atëherë emni kuptohet si: Illi, njishi asht ose në variantin e dytë del: Ylli shkon, ylli që udhëton. Në të dy variantet asht emën i bukur. Ka kuptim për të dyja gjinitë, por për çuna mund të bahet: Ilvo. Ilvi. Il-vi.Yl-vi. Shqip. Kuptohet menjiherë me fjalët: Si ylli vij (nga qielli). Ka kuptim për të dyja gjinitë, megjithate për goca bahet: Ilvie, Ylvie. Ildebrando. Il-de-bran-do. Në shqip e zbërthej me fjalinë: Il,Yll dhè (linde) bran (nji kope) të dho (me fëmijë). Për goca bahet: Ilbebranda. Ildefonso. Il-de-f-ons-o. Në shqip kuptohet me fjalinë: Il,Yll dhè(linde), fluturaku jonë òsht, ose: Yll i dheut, futura hone è. Per goca bahet: Ildefonsa. Ylldefonsa. Illidio. Ill-i-di-o. Ky emën kuptohet menjiherë në shqip. Për goca nuk shkon, sepse emni i Yllit, Illit asht mashkullor, Illuminato. I-lum-in-at-o. Edhe ky emën nënkuptohet menjiherë në shqip me fjalinë: I lumturi ynë, at, (i parë dhe i ditun) osht. Me këtë kuptim ky emën, që në italisht përfaqëson të mençmit e të ndritunit nga shpirti, në këtë formë që asht shkruejtë e shpreh ma së miri domethanien në italisht. Për goca bahet: Iluminata. Imelda. Im-el-da. Nëse do të pranonim që fjalën “el” mund ta quejmë të njivlefshme me fjalën “er”, “yll”, emni do të marrë kuptimin: (Fëmija) Im er (yll) dha. Emni kuptohet për të dyja gjinitë, por për çuna mund të bahet: Imeldo. 191
Immacolato. Im-m‟a-ç‟ol-at-o. Në shqip e zbërthej me fjalinë: Imi më asht, çfarë krah fluturues i ditun(at) osht. Për goca bahet: Emmacolata, Emakolata. Imaçolata. Incoronata. In-ç‟or-o-n‟at-a. Ky emën i gjatë me shumë rrokje na krijon fjalinë: Yni ç‟ar òsht, në pleqsi asht. Emni të krijon përshtypjen se flitet për çuna,megjithëse asht për femna dhe mund të përdoret për të dyja gjinitë. Për çuna mund të bahet: Incoronato. Ines. In-es. Në këtë emën kuptoj shprehjet: I yni esht ose: Njishi esht. Në këtë formë mund të përdoret për të dy sekset. Indro. In-dro-ò. Ky emën duket sikur asht thanë sot, sepse kështu shprehet populli ynë në dialekt, dmth: I yni dro, druj se osht. Për goca nuk kombinon mirë. Innocente. In-no-ce-n‟te. Fjalia në shqip asht: ni jo(no) ç‟esht n‟te, nji jo që esht n‟te, ke ai, që shpreh ma së miri kuptimin e pafajësisë. Nji njeri që akuzohet kot, ka nji “jo” të fortë mohuese të asaj gjaje për të cilën akuzohet. Ka kuptim për të dyja gjinitë. Innocenzo. In-no-ce-n‟zo. Në shqip e zbërthej me fjalinë: In(nji) jo, ç‟esht n‟zonin (e tij). Edhe në këtë fjalë shifet kuptimi i kësaj fjale, që shpreh pafajësinë në italisht, sepse ndigjuesi, qysh nga e folmja e kupton se asht i pafajshëm ai që flet, sepse ndien “nji JO”, në zanin e atij fëmije. Për goca bahet: Innocenza. Iolanda. Iol-an-da. Mund të jetë: I al, ose Nji al, an dha; nji krah fluturues Hanën dha. Për çuna mund të bahet: Iolando. Jolando. Iole. I-o-le. I-ol-e. Ky emën më jep kuptimin si: I osht le(nji fëmijë me nam, me emën), ose: Nji krah fluturues esht. Me këtë kuptim mund të përdoret për të dy sekset. Në fakt, asht në listën e emnave femnorë. Asht i ngjashëm me emnin: Leka. Iona. I-on-a. Jona. Në shqip: Jona nuk don shpjegim,ose: Nji Hone asht. Për çuna bahet: Jon. Joni. Ionio. 192
Ipalo. Ip-al-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Hipën në krahët fluturues-o. Për goca bahet: Ipala. Iphigenis. I-phi-g-en-is. Grek. Në shqip kuptohet menjiherë me fjalët: i pirë, i pirsosun, i përsosun, gji(rraca) jonë(en) isht. Asht në listën e emnave femnorë, por mendoj se asht emën çunash, përderisa fillon me germën”i”, që tingëllon ma tepër si mashkullor. Për goca mund të bahet edhe: Epigena. Ippocrate. Ip-po-o-cra-at-e. Në shqip e kuptoj me fjalinë: Ip po (i hipun po oshtë, i naltësuem), krat, kret, kokë me pleqsi, i ditun esht. Këtë emën të lashtë e kanë mbajtë edhe mjekë fillozofë të Greqisë së lashtë dhe ky emën asht plotësisht i përshtatshëm për ata. Për goca mund të përdoret po kështu ose: Ippocrata, Ipokrata. Ippolito. Ip-po-o-ol‟it-o. Në shqip e zbërthej me fjalinë: Ip po osht( i hipun osht, i naltësuem asht) oli it, oli yt osht. Për goca bahet: Ippolita. Ipona. Ip-on-a. Emni kuptohet menjiherë në shqip si: E hipun, e naltësueme, e shenjtënueme, jona asht, ose: Hip ne Hone asht. Ka kuptimper te dyja gjinite, por për çuna mund të bahet: Ipon-i. Ipon-o. Ireneo. I-rene-o. Ir-ene-o. Në shqip thuhet pa u ndryshue: I rënë (nga qielli) òsht. Për goca bahet: Erena. Këtë emën jemi mësue ta shofim në formën: Irena, që zbërthehet në: I ren-a, që përsëri del me ma shumë kuptim për çuna, por, nëse do ta përdorim për nji fëmijë në barkun e nanës, që nuk ia dijmë seksin, emni Irena, Irene, Irana shkon si për çuna ashtu edhe për goca. Forma e dyte asht: Iri, nuri jone osht. Iris. Ir-is. It. Grek. Shqip. Këtë emën e kuptoj si: Ir isht, hir, nur, bukuri isht. Asht në listën e emnave femnorë, por mund të përdoret edhe për çuna. Irma. Ir-m‟a. Këtë emën e kuptoj si: Hir, nur më asht. Asht në listën e emnave femnorë, por mund të përdoret edhe për çuna. 193
Irmina. Ir-mi-na. E kuptoj si: Hir, nur mi na, mbi na, mbi ne. Për çuna mund të përdoret po ky emën, por asht në listën e emnave femnorë. Isacco. Is-ac-co. Is-aç-ko. Për shpjegimin e emnave që kombinohen me fjalën “is”, kam dhanë shpjegim në parathanien e këtij libri, ku fjala “is” futet në vend të fjalës “jetë”. Ky emën, megjithëse e ka pasë nji i shenjtë mashkull, ka kuptim për të dyja gjinitë. Isa. Is-a. Kuptimin e këtij emni e kam dhanë ke parathania e këtij libri. Mund të përdoret për të dyja gjinitë. Isabella. Is-a-be-el-la. Is-a-bella. Is-a-be-ell-a. Simbas ndamjes së bame, më jep kuptimin: Jetë asht, bej të eres la, dha. Pa kuptue këtë ndarje emni të jep përshtypjen sikur asht : Isai i bukur asht, por, meqë asht në listën e emnave femnorë, asht ma i plotë kuptimi simbas ndamjes së parë dhe ka kuptim për të dyja gjinitë. Forma e trete kuptohet: Jete asht, bej yjesh asht. Për çuna mund të bahet: Isabelo. Isaia. Is-ai-a. E kam shpjegue ke parathania. Për goca nuk kombinon, sepse duhet të ishte me fjalët: Is-ajo-a. Isavros. Isa-vr-os. Asht emën grek. Në disa shkrime të vjetra shkruhet: Is-a-ur-o, që kuptohet menjiherë në shqip si: Jetë asht, urë osht, ose: jetë-urë osht. Për goca bahet: Isaura. Isernio. Is-er-ni-o. Emnin e kuptoj me fjalët: isht erë, njishi osht. Për goca bahet: Isernia. Ischirione. Is-ki-rion-e. Is-ki-iri-on-e. Në shqip e zbërthej me fjalinë: Isht ki, ky, që të rion, të rinon-ò. Formen e dyte e kuptoj si: Isht ky hiri, bukuria e Hones esht. Për goca nuk kombinon bukur, sepse duhet të filloje me fjalët: Is-kjo, Iskiorona. Iside. Is-i-de. Në këtë formë, me kuptimin: jetë i dhe, mund të përdoret si për çuna ashtu edhe për goca. Meqë, femnat janë dhanëse, lindëse, ky emën do ishte ma i bukur për goca, por që të lindin fëmijë femnat, duhet që të marrë pjesë edhe mashkulli, 194
për t‟i dhanë jetë embrionit, kështuqë këtë emën mund ta përdorim edhe për çuna si: Isido, Isidho. Isidoro. Isi-d‟or-o. Is-i-do-or-o. Në greqisht asht: Isidoros. Me anën e kësaj ndamjeje, këtë emën e zbërthej me anën e gjuhës shqipe si: Isht i-e dhonë ar o. Për goca bahet: Isidora, ma mirë bahet: Isedora. Isokrat. Is-o-kra‟at. Emën grek, që e kuptoj me fjalinë: jetë osht, koka e ditun. Në këtë formë mendoj se mund të përdoret për të dyja gjinitë. Isotta. Is-otta. Is-ot-t‟a. Në ndamjen e dytë, kuptohen qartë fjalët: jeta jote të asht dhe ka kuptim për të dyja gjinitë. Për çuna mund të bahet: Isoti. Israele. Is-ra-el-e. Ke emni kuptoj fjalët: Jeta ra (në tokë), yll (ose erë) esht. Ka qene emën mashkullor, por mund të përdoret për të dyja gjinitë dhe i hiqet shtetësia ebreje ktij emni. Italo. It-al-o. Asht emni që mban edhe gadishulli i Italisë, Italis, It-al-is, që me anën e gjuhës shqipe merr kuptim edhe emni i këtij shteti, që zbërthehet me fjalinë: I yti, krah fluturues isht. Greqisht asht: Italos. Me ndamjen që i kam ba emnit të masipërm, shifet qartë kuptimi i tij në: It al òsht, dmth se ai fëmijë me krahë, si engjëll asht i yti. Edhe emni It-al-is shpreh të njajtën gja, por të shpjegueme në dialektin tosk të Shqipnisë. Emni It-al-janë shpreh ma së miri vazhdimin e kuptimit të emnit Italo, që asht në njajës, ndërsa fjala Italjanë asht nji fjali në shumës në gjuhën shqipe. Në gjininë femnore shkruhet: It-ali-a. Ivano. Iv-an-o. Në shqip: I vë Anën, i vendos Hanën-ò. Në këto katër emna ma poshtë, rrokjet e fundit kuptohen si fjalë dhe shprehje të kuptueshme në gjuhën shqipe, ndërsa emni “iv” nuk më jep ndonji të dhanë: Nëse asht shkurtim i ndonji fjale, si psh: I vë, i vendos, atëherë të katër këta emna marrin kuptim të plotë në shqip. Ky emën për goca bahet: Ivana. 195
Ivanoe. Iv-an-o-e. Asht emën i ngjashëm me emnin Ivano. Për goca mund të përdoret po kështu ose: Ivanoa. Iveta. I-v-et-a. Në këtë emën të listës femnore kuptoj fjalët: I vë ditunitë(në jetë) asht. Emni asht i ndërtuem pëèr të dyja gjinitë. Për goca duhet të ishte: Eveta dhe për çuna mund të bahej edhe: Iveto. Ivo. I-v-o. E kuptoj si fjalën: I vendosun. Për goca bahet: Iva. Eva. Ivone. Iv-on-e. E kuptoj me fjalinë: I vendosuni jonë esht. Për goca mund të përdoret po kështu, ose: Ivona. Evona. Izzeto, I-zze-et-o. Is-ze-et-o. Asht emën që përdoret shumë në Shqipni. Në shqip kuptohet si: I zen, i kap, i mëson pleqësitë, ose: asht me za, asht me nam, asht famoz. Variantin e dytë e kuptoj me fjalët: Jeta nxen ditunitë o. Për goca bahet: Izzeta.
J Japigi. Ja-pi-gi. Emni i popullsisë së lashtë të Barit, i cili, qysh me anën e këtij emni, e ftonte udhëtarin: ja pi gji, ja, ec këtu, ushqehu dhe qetësohu ke ne.
L Labieno. Labi-en-o. La-bi-en-o. Në këtë emën shof të zbulohet edhe nji herë emni i labit, që ka pasë jetue në trojet e veta qysh në lashtësi. Emni kuptohet menjiherë me fjalët: Labi enë osht, labi jonë osht. Në variantin e dytë, emnin e kuptoj me fjalët: La, leu biri enë, leu biri ynë o. Për goca nuk kombinon, sepse fjala” 196
Labi” asht për çuna. Nëse do merret parasysh varianti i dytë, atëhere do kemi: Labiena. Lachedemonas. L‟ake-dem-on-as. Grek. Këtë emën e kuptoj me fjalinë: Ake(fis ilir) dem( dem lope) i joni asht, ose: Ake, i dhem, i dhanë, i lindun, i joni asht. Për goca bahet: Lakedemona. Ladislao. Ladi-slavo. Në shqip bahet: Vlladi-slav-ò, që don të thotë: Vllai sllav osht. Në variantin sllav asht: brati-sllav. Nuk asht emën autokton, por i përshtatun për popullsinë ardhacake sllave të dyndun në territoret e Europës. Lah. L-ah. Shqip. Kuptohet menjiherë si: lë ah, le ah, i lindun i fortë si pema e ahut. Për goca nuk shkon. Lamberto. Lam-bert-o. Në shqip e zbërthej me fjalinë: Lamë (nji) të bertë ò, lamë nji të kulluem, për ta pirë në kupë-ò. Lindëm nji të pirë në kupë. Për goca bahet: Lamberta. Lancilotto. La-an-cil-ot-t‟o. Në shqip e zbërthej me emnin: La Anën, Hanën, çili jot të o, len Hanën dhe të zbriti në tokë çili, i çelti, i qeshuni, bjondi jot të o. La-an, mund te kuptohet: E lau Hana. Për goca bahet: Lancilota, Laançilota. Landi. L-an-di. Shqip. Kuptohet menjiherë me fjalët: Ka le Hani i ditun. Landolfo. La-an-dol-f-o. La-an-do-ol-f-o. Në shqip e zbërthej në: La Anën e dol fluturak o, La Hanen, dho krah per futuri, futura osht. Mund të përdoret për të dyja gjinitë, por për goca mund te bahet: Landolfa. Lanfranco. La-an-f-ran-co. Këtë emën e zbërthej në shqip: La Anën, Hanën e fluturim ranë ko. Për goca bahet: Lanfranca, Lanfranka. Lanuvio. La-an-u-vi-o. Me këte emën kuptoj fjalët: I lamë me dritën e Hanës, un vij o, laj, e lej vetëm Hanën un e vij ke ju o. Për goca mund të përdorët po kështu ose: Lanuvia. Lapo. Lap-ò. Në këtë emën na del emni i Laponisë së vjetër, 197
që ekziston edhe sot në territoret e Shqipnisë së Jugut, ku edhe sot popullsia e kësaj zone quhen “LAP”. Emni nuk don shpjegim në shqip. Për goca mund të bahet: Lape. Lapesha. Lara. L-ar-a. Ma i plotë do ishte si: La ar-a, i lamë me ar asht. Asht në listën e emnve femnorë, por në këtë formë mund të përdoret edhe për çuna ose thjesht: Lar, Lari. Larento. La-ar-en-t‟o. La-ren-t‟o. Emnin e kuptoj me fjalët: I lamë në ar eni, joni të osht, ose: la ren e qiellit dhe ra, leu ne toke. Për goca bahet: Larenta. Laura. La-ur-a. Le-a-ur-a. Ky emën kuptohet si: la urën lidhëse, ose: le asht, urë asht. Asht përdorë si emën gocash dhe për çuna mund të bahet: Laur-o. Laris. Lar-is. L‟ar-is. La-ar-is. Në këto nëndarje, ky emën kuptohet menjiherë në shqip. Për goca bahet: Larisa. Latino. Le-ati-in-o. Emnin e kuptoj me fjalët: leu ati in o. Leu i dituni ynë o. Për goca bahet: Latina. Laurentino. L‟au-rent-in-o. Në shqip e zbërthej me fjalinë: Ahu i rentë, i rëndë ini osht, ku prindët e të afërmit e krahasojnë fëmijën me pemën e ahut, që asht e fortë dhe jetëgjatë. Për goca bahet: Laurentina. Lavinio. L‟av-ini-o. Fjala “Lav”, mendoj të ketë qenë fjala “lau”, sepse shpesh herë, në italishten e vjetër germa “u” zavendësohej me germën “v” e, nëse asht veprue kështu, ky emën merr kuptimin: Leu-ahu ini, yni osht. Për goca bahet: Lavinia. Lazer. L-a-ze-er-o. Shqip. E kuptoj me fjalët: le asht, ze, zen, zan erën osht. Për goca bahet: Lazera, Lazaera. Lazzaro. L‟a-zza-ar-o. l‟az-za-ar-o. Në të folmen e përditshme, shpesh herë, populli kur thotë fjalën “ah”, e thotë pa bashkëtingëlloren “h” mbrapa, kështuqë këtë emën e zbërthej në: Ahu, za ar osht, dmth se ai fëmijë, kur të rritet, do të bahet i fortë si pema e ahut, do të ketë nji zà tingëllues si ari, por edhe do 198
zajë ar, do kapë ar, dmth virtyte të arta. Ndryshe mund të kuptohet edhe si: Le asht za, i nxanë, ar osht. Për goca bahet: Lazzara. Leandro. Le-an-dro. Në shqip e zbërthej me fjalinë: Le, lind Anën dro, mundet; dmth se ai fëmijë mundet të ketë lindun si Hana. Per goca bahet: Leandra. Lecina. Le-eç-in-a. Shqip. Kuptohet si: Le esht (eç), ina asht. Për çuna bahet: Leçin-o. Leptis. Le-pi-t‟is. Emnin e kuptoj me fjalët: I lemë për ta pi në kupë të isht. Për goca bahet: Lepta, Lepita. Leda. Le-da, që e kuptoj si emni: Leka. Në një formë tjetër femnore: Le-di, që përdoret në territorin anglez, si fjalë rrespekti për zonjushat kuptohet si: leu i-e ditun. Mund të përdoret edhe për çuna si: Ledo. Leila. Lei-il-a. Le-il-a. Shqip. Sot kuptohet si emni i lules Lejla, vjollca, por në origjinë kjo lule e ka marrë emnin simbas ndamjes së bame: Le illi asht, i lindun yllë asht. Për çuna në Shqipni bahet: Leili, në Itali shkon edhe si: Leilio. Lelia. Le-eli-a. Ke ky emën kuptoj fjalët: Leu e nderuemja ose i nderuemi, ose: leu erën(yllin) asht. Kështu mund të përdoret edhe për çuna ose: Leli, Lelio. Ka mundësi që ky emën të ketë qenë i ngjashëm me emnin Leila, por gjatë përdorimit germa “i” pas zanores ”e” bie, kështu që ngelet fjala: Lelio. Lena. Len-a. Le-en-a. Ky emën femnor asht i ngjashëm me emnin: Linda. Formen e dyte e kuptoj si: Lind i joni asht. Emni asht i ndertuem per te dyja gjinite, por per çuna mund te bahet: Leno. Leo. Le-ò. I ndamë kështu, asht emën i ngjashëm me emnat e masipërm dhe me emnin Leka, sepse kemi: Le-òsht, lind ash. Për goca mund të bahet: Lea. Leonardo. Le-o-n‟ar-do. Me mënyrën e masipërme, ky emën më jep fjalinë: I lindun osht, në ar i dhonë. Për goca mund të 199
bahet: Leonarda. Leone. Le-on-e. Me këtë emën thërriten luanët. Nëse vazhdojmë me arsyetimin e masipërm, ky emën na jep fjalinë: I lemi jonë esht, ose: Leu Hona e. Për goca bahet: Leona. Leonio. Le-oni-o. Ka kuptimin e emnit të masipërm. Për goca bahet: Leonia. Leonida. Le-on-i-da. Le-Hon-i-dhanë. Në shqip nuk don shpjegim. Shkon për të dy sekset. Leonilda. Le-on-il-da. Asht në listën e emnave femnorë, por simbas kuptimit kemi: I linduni jonë ilin dha, duket ma tepër për çuna: le Honë e Il, Yll dhanë asht. Sidoqë asht, mund të përdoret për të dyja gjinitë. Leontina. Le-ont-in-a. Në variantin e parë e kuptoj si: Leu Honë, njishi asht. Në variantin e dytë e kuptoj si: I linduni jonë, njishi asht. Me këto dy shpjegime mendoj se mund të përdoret për të dyja gjinitë. Leonzio. Le-on-zi-o. Në shqip bahet: Le Hon si osht, ose Leon i nxanë o, ku për ndryshimet e fjalës “zi”, me fjalët “si” ose “zaj” kemi folun edhe ma sipër. Për goca mund të bahet: Leonzia. Leopardo. Le-o-p-ar-do. Le-op-a-ar-do.--? Emni i nji kafshe ma të vogël se tigri. Simbas ndamjes, kuptoj fjalët: I lemë osht, ar dho, ose: Le osht, i pame, i ditun, ar dho. Formen e dyte e kuptoj si: Leu, hopes asht, ar dho. Për goca bahet: Leoparda. Leopoldo. Le-o-pol-do--? Nëse fjala “pol” asht shumë e vjetër, atëherë fjalia e ka kuptimin: I linduni, pol dho, dmth se i sapolinduni na dha nji pol, nji qendër për t‟u rrotullue, për t‟i ardhë përqark punëve të përditshme dhe botës. Për goca bahet: Leopolda. Lesbio. Le-es-bi-o. Emnin e kuptoj me fjalët: le esht bir-o. Për goca bahet: Lesbia. Letizia. L‟et-i-zi-a. Në të folmen e Kavajës mund të them: Leu me dituni(et) i nxanë asht. Për çuna bahet: Letizio. 200
Letterio. L‟et-te-ri-ò. Në shqip më jep fjalinë: le, lind et, leu me pleqësi, i ditun, të rinon o. Për goca bahet: Leteria. Letton. Le-et-ton. Len, lindi ditunitë (et) tona. Lia. Li-a. Li-ia. Në Shqipni asht shumë i përdorun në formën: Lija, Lije. “IJA” ka qenë thërrit e thërritet me rrespekt motra e madhe ose nana. Në këtë emën dhe në disa të tjerë, rrokja “Li” nuk më jep kuptimin e emnave, por nëse do e baj: Lin, atëherë emni fillon e merr kuptim si: Lind-ija dhe mbetet vetëm emën për goca,që e kuptoj si: Lind asht. Liana. Li-ana. Me arsyetimin e masipërm, ky emën krijon kuptim të bukur si: Lind Hana. Me lindjen e atij fëmije, asht sikur ka lind Hana, që e ndriçon dhe e zbukuron tokën në nji natë të errët. Për çuna bahet: Lian-o. Liberato. Li-ber-at-o. Li-be-er-at-o. Simbas zbërthimeve të masipërme, emni merr kuptimin: Lindi (nji fëmijë) për ta pi në kupë, si erë e fresket dhe i ditun-o, ose: Lindi nji bej ere i ditun osht. Për goca bahet: Liberata. Liberatore. Li-b‟er-at-or-e. Me arsyetimin e emnave që fillojnë me fjalën “Li”, ky emën më jep kuptimin. Lindi (fëmija) për ta pi në kupë, i shpejtë e i lehte si era, i ditun dhe me virtyte të arta, ose: Lindi fluturaku i erës, i mençëm dhe me virtyte të arta. Në këtë formë mund të përdoret për të dy sekset. Liberio. Li-b‟eri-o. Ky emën dhe dy të tjerët ma poshtë, kanë të njajtin kuptim si: Lindi për ta pi në kupë -o, ose: Lindi fëmija si era o. Për goca bahet: Liberia. Libero. Li-ber-o. Shif emnin: Liberio. Për goca bahet: Libera. Liberto. Li-bert-o. Shif emnin: Liberio. Për goca bahet: Liberta. Në formën femnore në italisht kuptohet si fjala shqipe Liria. Ne keto emna na jepet i qarte koncepti i lirise ne italisht, sepse era asht e lire dhe ska asnjeri ta burgose e frenoje. 201
Libia. Li-bi-a. Emnin e kuptoj me fjalët: Lind bij asht. Për çuna bahet: Libio. Liborio. Li-bori-o. Në shqip edhe sot borës ne i themi borë dhe emni ka kuptimin: Ka lind i bardhë si bora o. Për goca bahet: Liboria. Lico. Li-iç-o. Në Shqipni thuhet: Liç. Simbas arsyetimeve të bamë në këtë libër, ky emën mund të krijojë fjalinë: I lindun iç, i lindun isht. Lindi jeta. Për goca bahet: Liça, ose si ma poshtë: Liçia. Licia. Li-ci-a. Në të folmen e përditshme mund të bajë fjalinë: Lin çi asht, lind na asht dhe emni merr kuptim. Për çuna bahet: Licio, Liçio. Liciniano. Li-iç-ini-an-o. Simbas ndamjes se bame, kuptoj fjalët: I lindun iç, isht, i ini Hanë osht. Për goca bahet: Liçiniana. Licinio. Li-iç-ini-o. Emni kuptohet me fjalët: I lindun iç, i ini osht. Për goca bahet: Liçinia. Lidania. Lid-ani-a. Li-da-ni-a. Do më pëlqente varianti i parë i këtij emni, ku shof fjalinë: Lida (populli Lidë) e Hanës asht. Në variantin e dytë kuptoj fjalinë: Lindi i dhani numër nji-a. Për çuna mund të bahet: Lidanio. Lidio. Li-di-ò. Lidët kanë qenë nji popull shqipfolës në Azi të Vogël. Emnin e kuptoj me fjalët: Lindi ditunia. Për goca bahet: Lidia, Lida. Lieto. Li-et-ò. Emni ka të njajtin kuptim me emnin Lidio, por në nji shkallë ma të naltë, sepse etërit, të parët e vendit, ishin të ditun, por edhe drejtues vendi. Për goca bahet: Lieta. Liguria. Li-g-uri-a. Emën vendi, që e kuptoj me fjalët: Lind gji, rracë uri o. Lindi nji fëmijë i rracës, që do jetë urë lidhëse midis njerëzve dhe Zotit.
202
Liliana. Li-ili-an-a. Me formën e dhanë nga unë, kuptohet fjalia: I lindun nga Ylli e Hana asht. Për çuna mund të bahet: Liliano. Lilibeo. Li-ili-be-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Lindi Ili bej osht. Për goca bahet: Lilabea. Lilo. Li-il-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Lindi ylli-o. Për goca bahet: Lila. Linda. Lin-da. Lind-a. Në të dy mënyrat jepet i njajti kuptim në shqip siç asht. Për çuna bahet: Lindi. Liliniano. Li-ili-ni-an-o. Emni kuptohet me fjalët: Lindi Ili, nji Hanë osht. Për goca bahet: Liliniana. Lilinio. Li-ili-ni-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Lindi Ilin, nishi osht. Për goca bahet: Lilinia. Liniano. Lini-an-o. Emni kuptohet menjiherë në gegënisht. Për goca bahet: Liniana. Linibeo. Lini-be-o. Emni na e jep të saktë fjalën “bej”. Emni nuk don shpjegim në gegënisht. Për goca nuk shkon. Lino. Lin-o Asht emni i nji perëndie Ilire në antikitet. Në gegenisht kuptohet menjiherë fjala Lind osht. Për goca bahet: Lina, Linda. Lion. Li-on. Asht emën i qytetit të Lionit, që në shqip e kuptoj me fjalët: Lindi i joni, lindi qyteti jonë, lindi Hona. Lipido. Li-pi-do. Emni kuptohet me fjalët: Lindi i pirsosun, ky që të dho (Zoti). Për goca bahet: Lipida. Likurgu. Lik-ur-g-u. Grek. Fjala “lik” asht shumë e përdorun edhe në emnat e Shqinisë, si psh: Lik-m‟et-a, që un e kuptoj me fjalët: le ik, lin i shëtitun. Me këtë shpjegim, emnin e kuptoj me fjalinë: I lindun e i shëtitun, urë e rracë(gji) usht, rracë asht. Për goca mund të bahet: Likurga. Lisikliu. Lisi-kli-u. Grek. Në shqip e kuptoj me fjalinë: Lisi ki usht, lisi ky asht. Për goca mund të bahet: Lisikloa. 203
Lisa. Lis-a. Li-is-a. Asht varianti femnor i emnit të pemës së lisit, të përhapun në forma të ndryshme në të gjithë Europën. Variantin e dytë e kuptoj si:Lind jetën a.Për çuna bahet: Lis. Lisandro. Lis-an-dro. Në shqip shof emnin: Lis an (asht) dro, si pema e lisit, Hanë dro (mundet që asht). Për goca bahet Lisandra, sepse emni Lisa perdoret per goca. Lisimaco. Lisi-im-a-ko. Emnin kuptohet menjiherë në gegënisht. Emni asht ndërtue për çuna. Lisus. Lis-us. Emni i vjetër i Lezhës. Siç shifet nga ndamja, kuptohet menjiherë kuptimi si: Lis usht, lis asht, i fortë si lisi asht. Literno. Li-it-er-n‟o. Emnin e kuptoj me fjalët: I linduni it, er na osht. Për goca bahet: Literna. Lituania. Li-it-u-ani-a. Me arsyetimet e masipërme, emni kupotet: Lindi i iti, nji (u) Han asht. Livio. Li-vi-o. Nese zavendesojm “v” me “u” atehere emni bahet: Lin njishi o, aty vij o, i vij në jetë o. Emën i shkurtën dhe i bukur. Për goca bahet: Livia. Liviano. Li-vi-an-o. Me arsyetimin e emnit të masipërm, ky emën kuptohet si: Aty vjen Hana-o. Për goca bahet: Liviana. Livino. Li-vin-o. Asht emni i masipërm në shumës. Për goca bahet: Livina. Livorno. Li-v-or-n‟o. Li-u-or-n‟o. Emën qyteti, që e kuptoj me fjalët: Lind nji ar na osht. Lodovico. Lo-do-vi-co. Lo-do-u-ik-o. Në shqip asht emën me katër rrokje, ku secila nga rrokjet asht nji fjalë që na krijon fjalinë me kuptim në gjuhën shqipe: Lo (le, lind), dho,vi ko. Forma e dyte kuptohet si: Lo, dho, nji i ikun(qe ka shetit boten) osht.Për goca mund të bahet: Lodovica, Lodovika. Ludovico. Lu-do-vi-ko. Mendoj se duhet të jetë: Leu-do-vi-ko, por, meqë dy zanoret bashkë ke fjala “leu” ia humbin pak bukurinë emnit, ngelet vetëm fjala “lu” dhe emni bahet: 204
Ludoviko, që e kuptoj me fjalët: Leu, u dho nga zoti, vjen ko, vjen këtu ke ne. Po kështu asht edhe emni i masipërm. Për goca bahet: Ludovica, Ludovika. Lombardia. L‟om-ba-ar-di-a. Me të folmen dialektale të vjetër, ky emën duhet të thuhet: le jom, lind jam, të baj ar di a. Londra. Londra. Këte emën e kam krahasue edhe herë tjetër me fjalën: lundra. Emni i vjetër i këtij qyteti ka qenë: Londin, të luesh din, që në shqip asht i njivlefshëm me emnin: Lendinë. Longino. Lon-gi-in-o. Nëse e plotësojmë me germat që mungojnë: Le-on-gi-in-o, emni bahet i kuptueshëm me fjalët: Leu i joni, rracë njishi osht, ose siç asht shkruejtë në fillim, kuptohet me fjalët: Lon, dëfrehet raca jonë o. Për goca mund të bahet: Longina, Leongjina. Loredana. L‟or-e-d‟an-a. Këtë emën e kuptoj si: la në ar esht dhanë-a ose: La në ar esht Hana. Për çuna mund të bahet: Loredano. Lorella. L‟or-e-lla. L‟or-ell-a. Në këtë emën kuptoj fjalinë: La në ar e dha, ose:La ne ar, yll asht. Për çuna bahet: Lorelo. Loreno. Lo-ren-o. L‟or-en-o Në këtë emën kuptoj fjalinë: Lo, le o, leu, renë o. Në variantin e dytë e kuptoj si: La në ar jen-o. Për goca bahet: Lorena, Lerena. Lorenzo. Lo-ren-zo. L‟or-e-nzo. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Leu, ren zo, renë kap. Në variantin e dytë asht: Ari esht i nzonë. Ari esht i ditun. Për goca bahet: Lorenza. Loris. L‟or-is. Në shqip kuptohet me fjalinë e shkurtën: Le or, ar isht. Për goca bahet: Lorisa. Lorio. L-ori-o. L-o-ri-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Le ari osht, ose: Le osht, rinues osht. Për goca bahet: Loria. Loriana. L‟or-i-an-a. Me ndamjen e bame kuptoj fjalinë: Leu ar i Hanës asht, ose: La në ar janë. Për çuna bahet: Loriano. Lorgino. Lo-or-gi-in-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Lo, leu ar rraca (gjiu) jonë osht. Për goca bahet: Lorgina. 205
Luana. Lu-an-a. Ky asht emni i luaneshës, por i ndamë si ma sipër më krijon fjalinë: Lun, luan Hanën-asht, dmth asht e fuqishme, siç asht luanesha, që edhe hanën e luan nga vendi. Në shqip dihet që për çuna bahet: Luan (lun Hanën). Luca. L‟uc-a. L‟uk-a. Në këtë emën shofim që të ketë qenë përdorë emni i ujkut në Itali, si në Shqipni, sepse emni na thotë se ai fëmijë: le uk asht. Për goca nuk shkon, sepse ujku asht në gjininë mashkullore. Luce. L-uç-e. Në italisht don të thotë: Drita, por kuptohet si emni: le uç e, le usht, ashtu siç asht drita e diellit: e lindun. Nese zavendesojme foljen uç=usht=asht=isht=jet, kuptimi i emnit luce perforcohet dhe ma sepse une kuptoj fjaline: Lind jeten asht, ashtu siç asht ne te vertete drita e Diellit. Me kete forme me duket ma i plote ne italisht se ne shqip. Lucio. Luçi-o. L-u-çi-o. Në shqip zbërthehet në: Dritë osht për çuna. Luçia: dritë asht për goca. Në shqip: Drita. Kuptimin duhet ta ketë: Leu nji çi osht. Lucilla. Luç-ill-a. Këtë emën e shpjegoj si: Dritë e yllit asht. Për çuna mund të bahet: Lucilli, Lucillio. Lucrezio. Luc-re-zi-o. Luk-kre-zi-o. Në shqip e kuptoj me fjalinë: Le uk, kre, kokë drejtuese shif si osht dhe nuk shkon për goca. Ludano. Lud-an-o. Të vjetrit “ud” u thonin njerëzve të fuqishëm. Nëse asht kështu, ky emën merr kuptimin: Të fuqishmit janë, leu ud i Hanës. Për goca bahet: Ludana. Luciano. Luci-an-o. L‟uk-i-an-o. Emën italo-shqip, që kuptohet me fjalët: Dritë janë, ose Dritë Hane. Edhe varianti i dytë (me rezerva), shpjegohet plotësisht me shqipen, asht i pranueshëm, sepse aty kuptoj fjalët: Leu uk i Hanës o. Varianti i dytë, nuk shkon për goca. Varianti i parë për goca bahet: Luciana. 206
L‟uccullo. L‟uk-çu-llo. Në këte emën kuptoj fjalët: Le uk çu llo (ai fëmijë). Për goca nuk shkon. Luigi. Lui-gi-i. L‟u-i-gi-i. Në shqip e zbërthej si: Leu, i gjinit, i rraës isht. Për goca na asht mësue veshi ta ndigjojmë: Luigina, por, simbas mendimit tem, mund të bahet edhe: Leigina. Luisa. Lu- is-a. Lu-is-a. Me arsyetimet e masipërme, mendoj se fjala”Lu” asht e njivlefshme me fjalën “Leu”, e kështu emni më jep kuptimin: Leu jeta(isa), ose: le isht. Për goca e çuna mund të shkojë si: Luis. Lucano. L-uk-an-o. Emnin e kuptoj me fjalet: Len uk Hane o. Për goca nuk shkon. Luminosa. Lum-in-os-a. Ky emën në italisht don të thotë: Ndriçues, por me ndamjen e bame më jep emnin: Lumi inë osht-a, Lumi jonë osht. Për çuna bahet: Luminos-o. Luna. Luna. Asht emni i Hanës në italisht. Mendoj se në dialektin latin, ku germa “a” zavendësohej shpesh herë me germën “u”, ka ba që emni “Ana”, të transformohet në “una”. Germa “L” vihet për trajtën e shqueme ke emnat italianë e kështu bahet: L‟una, L‟ana. Në shumë emna italianë, kombinimet janë ba me fjalën: An, Ana, Ans e gati asnji nuk asht kombinue me emnin “una”, që mund të ketë ngelë nga dialekti latin. Kjo tregon se dialekti latin ka qenë dialekt ma i vonshëm e asht përdorë nga nji pakicë e popullit italian, gja që solli shkrimjen e saj në shumicën e popullsisë italiane, që fliste gjuhën e njajtë me gjuhën shqipe, por, edhe gjuha latine la shumë gjurmë të saja në gjuhën italiane. Lunigiana. Lu-ni-gi-an-a. Besoj se do ishte ma i plotë, po të shkruhej: Leu-ni-gi-an-a, që në shqip kuptohet menjiherë. Për çuna bahet: Lunigiano, Leunigjiano. Lusalo. L-us-al-o. Emnin e kuptoj me fjalët: le us, krah fluturimi osht, ose: Leu jeta, krah fluturues asht. Për goca bahet: Lusala. Lutaçio. L-ut-a-çi-o. Emni do ishte ma i plotë nëse do ishte shkruejtë: Leu uti, yti asht çi osht, asht që osht. 207
Lutfi. L-yt-f-i. Në këte emën që përdoret në Shqipni, shifet qartë zavendësimi i zanores “u” me zanoren “y”. Emnin e kuptoj me fjalët: Leu i yti, fluturak isht. Për goca bahet: Lutfie. Lytfie. Lutalio. L-ut-ali-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Leu uti, yti ali-o. Për goca bahet: Lutalia. Leutalia.
M Macario. Mac-ari-o. Ma-ç‟ari-o. Në shqip fjala: Mac, maç, majç, ka kuptimin e fjalës: ”majtës”, mbajtës. Në këtë mënyrë emni merr kuptimin si: Majtës ari osht. Në variantin e dytë kuptoj fjalët: Ma, ama, çfarë ari osht. Për goca bahet: Macaria, Makaria, Maçaria. Maccabeo. Ma-aç-ça-be-o. Këtë emën e zbërthej me fjalinë: Me aç, çfarë bej osht. Për goca bahet: Macabea, Maçabea. Maddalena, Ma-dda-le-na. Në këtë emën femnor kuptoj fjalinë: Ma dha (zoti këtë fëmijë), le na asht. Për çuna mund të bahet: Maddaleno. Macarios. M‟a-ç‟a-ari-os. Grek. Emnin e kuptoj me fjalët: Më asht, ç‟a ari osht, ose: Më asht ç‟farë, ç‟rracë ari osht. Për goca bahet: Macaria: Maçaria. Makaria. Macedonia. M‟a-ce-do-oni-a. Ilir. Në shqip asht: Ma-qe-dooni-a dhe emni bahet ma i kuptueshëm. Në këtë emën shof fjalinë: Më asht (ai) që dho (zoti) joni asht. Siç shofim në këtë libër, çdo emër njeriu, emër vendi, deti, lumi, mali, pemësh, lulesh etj, në lashtësi kanë qenë shqip dhe nuk ka arësye shteti i Greqisë së re, të pretendojë për Maqedoninë e vjetër, si territor grek. Nga historia dihet se pjesë të qytete-shteteve të Greqisë së vjetër, kanë qenë të pushtueme nga shteti Maqedon dhe jo e kundërta..
208
Mafalda. M‟a-f-al-da. Në këtë emën kuptoj fjalinë si: Me asht flutura, krah fluturues të dha (Zoti). Për çuna mund të bahet: Mafaldo. Magda. M‟a-g-da. Mendoj se don të thotë: Më asht (në jetë), rraca (gjiu) e dhanë ( nga Zoti). Mendoj se me këtë kuptim shkon për të dy sekset. Per çuna mund te bahet: Magdo. Maida. M‟a-i-da. I ndamë në këtë mënyrë, emni më jep kuptimin: Më asht i dhanë (nga Zoti). Me këte formë mund të përdoret për të dyja gjinitë. Per çuna mund te bahet: Maido. Maffeo. M‟a-ffe-o. Ma-ff-e-o. Ndarja e parë në jep emnin: Me a fe osht, por, duke pa se në vendosjen e emnave, popullsia atlantidhease-albane ka qëndrue larg feve të ndryshme (dhe kjo gja duhet të heqë dyshimin se kjo listë emnash nuk asht e nji feje të caktueme, por e të gjithë popullit autokton atlantidheasalban), mund të them se asht varianti i dytë me kuptimin: Me asht, flutur fluturake osht, ku na del nji emën shumë i bukur. Për goca mund të bahet: Maffea. Maggiorino. Ma-gi-or-in-o. M‟a-ag-gi-or-in-o. Ky emën pak i gjatë na krijon nji fjali të bukur dhe shprehëse, ku fëmija: man gjininë, rracën, ari ynë-o, ose: Me asht aga, racë ari njishi,ose i ini osht. Për goca mund të bahet:Maggiorina. Magno. M‟a-ag-n‟o. Me këtë emën ka qenë mbiquejtë Alesandri i Maqedonisë dhe thuhet se në latinisht kuptohet si: i madh, por simbas ndamjes së bame e kuptoj si: Më asht aga, na osht. Me të folmen e përditshme në Shqipni edhe sot nji njeriu të nderuem, të rijtë dhe nuset e reja i thonë: Aga. (I nderuem). Maiorico. M‟ai-or-ic-o. Mai-ori-co. Në këtë emën unë kuptoj se ai fëmijë: M‟ai ar i shëtitun (ik) osht. Varianti i dytë zbërthehet në: Maj arin çosht (ose: un ko). Për goca mund të bahet: Maiorica. Malco. Ma-al-co. Mal-ço. Shqip: Emnin e kuptoj me fjalët: Man, mban krah fluturues (ky) ko. Varianti i dytë më jep fjalinë: 209
mali ç‟o,(asht) ko, ose mal ka. Në shqip, fjala “mal” mund të kuptohet si mal i naltë ose si mall e mund të marrë pjesë në ndërtimin e këtij emni. Për goca mund të bahet: Malca, Malka, Mallka. Malça. Maliq. M-a-al-ik. Emën shumë i vjetër qyteti, që kuptohet menjiherë në shqip si: Më asht krah i ikun, i shëtitun. Malta. M-al-t‟a. Emni i ishullit-shtet të Maltës. Kuptohet menjiherë në shqip si: Ma al të asht, ose: me al të asht. Mamante. Mam-a-n‟te. M‟a-am-an-t‟è . Sido që ta bash, ky emën më del femnor, sepse don të thotë: Mama asht në te, mama asht brenda në ate, me asht: dhanese Hane te aesht. Mamea. Mam-me-a. Emën femnor, që kuptohet menjiherë në shqip. Manerniti. Man-ern-iti. M‟an-er-ni-it-i. Emnin e kuptoj me fjalët: Man erën, man freskinë e jetës, i yti isht. Varianti i dytë më jep fjalët: Man Hanën, ose mi Hanë, erë njishi i yti isht. Emni ka kuptim për të dy sekset, por për goca mund të bahet: Manernita. Mancio. M‟an-ci-o. Fjala“man” në shtetet nordike(veriore) don të thotë “burrë”, por në shqip don të thotë: man, mban An, man Hanën. Emni e zbërthej në: Man Anë, çi(që) osht, dmth se asht i fuqishëm, saqë mban Hanën, ose asht i bukur si Hana, sepse kemi thanë se shumë emna janë me shumë kuptime. Për goca bahet: Mancia, Manqea. Manenio. Ma-an-eni-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Man Hanë i eni o, mban Hanën(në paraqitjen e tij), i joni osht. Për goca bahet: Manaena, Manena. Manetto. Man-ett-o. M‟an-et-t‟o. Në shqip kuptoj fjalinë: Mban etërit –o. Varianti i dytë më duket ma i plotë sepse aty kuptoj fjalët: Man Hanën, i ditun (et) të osht. Për goca mund të bahet: Manetta, por, meqë në italisht fjala manete don të thotë pranga, ky emën përdoret me rezerva. 210
Manfredo. Man-fre-do. Ma-an-f‟re-do. Ke ky emën kuptoj fjalinë: Të mbajë fre don, dmth se ai fëmijë, kur të rritet do të mbajë frenat e drejtimit të vendit. Varianti i dytë më del: Man Anën, të mbajë Hanën - fluturaku i reve don. Për goca bahet: Manfreda. Manica. M‟an-ik-a. Emnin e kuptoj me fjalët: Mi, mbi Hanë ika. Ka kuptim për të dyja gjinitë, por për çuna mund të bahet: Maniko. Manilio. Man-ili-o. Ma-an-ili-o. Në këtë emën shof fjalinë: Manë ilin, yllin-ò, ose: Man Hanën, Ylli osht. Për goca mund të bahet: Manila, sepse Ili-a, shkon për çuna, ndërsa për goca bahet: Ila, Illa, Ylla, Yllka. Manlio. M‟an-li-o. Në shqip e zbërthej në: Man An aty (li), dmth se ai fëmijë do të jetë i bukur si hana që do ta mbajë me vete. Mund të jetë edhe emni: Manilio. Për goca mund të bahet: Manalia. Manlia. Mansue. Ma-an-su-e. Emnin e kuptoj me fjalët: Man Hanën, syu esht. Këte e përforcon fakti se emni i vjetër i saj ka qene quejtë: Mansio, M‟an-si-o. Mansueto. M‟an-suet-o. M‟an-su(sy)-et-o. Emnin e kuptoj me fjalinë: Man suet (të tijët). Në variantin e dytë kuptoj fjalët: Man Hanën syu i ditunisë (et) osht. Për goca bahet: Mansueta. Manto. M‟an-t‟o. Shqip. Emni kuptohet me fjalët: Ma Hanë të osht, mbi Hanë të osht. Për goca mund të bahet: Manta. Manuele. M‟anu-e-le. Ma Han-u-e-le. Këte emën e kuptoj me fjalinë: Ama, Anu esht le, lind. Variantin e dytë e kuptoj me fjalët: Ma Hanën, njishi (u) esht le. Për goca e përdorin si: Manuela. Mantova. M‟ant-o-va. Ma-an-t‟o-u-a. Emën qyteti italian, që e kuptoj me fjalët: Më ant o va; ke Hana shkova. Varianti i dytë më duket ma i plotë, ku kuptoj fjalët: Ma Hanën të osht, njishi (u) asht. 211
Marano. Marana. Ky emën asht i ngjashëm me emnin: Mariano e Mariana. Marcella. Mar-ce-lla. M‟ar ce lla. Këtë emën e kuptoj si: Të mbarë çe lla, çe dha (Zoti), ose: m‟ar çe lla, mbulu me ar çe lla. Për çuna bahet: Marcello, Marçello. Shofim ne kete fjale dhe ne tjerat ma poshte qe kane ne perbamje te tyne fjalen: Mar, mund ta kuptoj si: Man ar, mban ar, qe dmth., se asht aq i mire saqe mban me vete ar ne virtyte dhe ne karakter prej ari. Marchellos. Mar ke llos. Grek. Asht emni i masipërm në variantin greqisht, që e kuptoj me fjalët: Të marë që e dhosh. Për goca mund të bahet si në italisht, ose: Markela. Marcio. Mar-çi-o. Në shqip kuptohet menjiherë me fjalët: I mar çi osht, i marë që osht. Për goca bahet: Marta. Mardonio. M‟ar-doni-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Më ar i dhoni osht. Për goca bahet: Mardona. Margarita. M‟ar-g-ar-it-a. Grek. Ilir. Nëse e shkruajmë: me ar, gji ar it të asht, në shqip kuptohet menjiherë. Për çuna mund të bahet: Margarit-i, Margarit-o. Margerita. M‟ar-g-er-it-a. It. Në variantin italisht, i ndryshon pak kuptimi në: Me ar. Rracë ere i yti asht, ose: e marë rracë ere ytja isht. Shkon për të dyja gjinitë ose për çuna bahet: Margeriti. Margerit-o. Margio. M‟ar-gi-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Më ar (asht), gji, rracë osht. Për goca bahet: Margia, Margjia. Margjela. M‟ar-gji-e-la. M‟ar-gji-el-a. Shqip. Asht varianti shqip i dy emnave të masipërm që kuptohet si: E mbarë, rraca(gjiu) e la, e lindi,ose: Më ar gjini e la (pas), ose: Me ar rracë ere( el) asht. Për çuna bahet: Margjelo. Mareta. Mar-et-a. Në këtë emën kuptoj fjalinë: E maria dhe e pjekuna (et) asht. Për çuna bahet: Maret-o. Marcurios. Mark-uri-os. Grek. Në shqip kuptohet menjiherë me fjalët: I mari, urë osht. Për goca bahet: Markura. 212
Mariella. Marie-lla. Mari-ell-a. Emni kuptohet menjiherë si: Marien lla, ose: I mari yll asht. Simas formes se dyte, për çuna bahet: Mariell. Mariello. Marileno-. Mar-i-len-o. M‟ar-il-en-o. Kuptohet menjiherë kuptimi si: i mari len-o, lind osht, ose: Ma ar Ili en, yni osht. Për goca bahet: Marilena. Marika. M‟ar-ik-a. Emën njerëzish dhe vendi në Shqipni, që e kuptoj me fjalët: Man ar (me virtyte dhe sjellje të arta), i ikun, i shëtitun dhe i ditun asht. Marinella. Marin-e-lla. Ma-ar-in-ell-a. Në këtë formë kuptohet si emën femnor nese shifet si: Marinë e lla, e dha, por edhe për çuna shkon, sepse kuptohet: Të marin, mbarin e llo, Marinello. Varianti i dytë më duket ma bindës ku kuptoj fjalët: Man ar, njishi, yll (ell) asht. Marineta. M‟ar-in-et-a. Emnin e kuptoj me fjalët: Man ar nji i ditun (et) të asht. Ka kuptim për të dyja gjinitë, por për çuna bahet: Marineto. Marisa. Mar-is-a. Ma-ar-is-a. Ky emën femnor, në këtë formë, kuptohet si: i-e mar isht. Simbas shpjegimit që i kam dhanë fjalës “is”, të njivlefshëm me fjalën “jetë”, atëherë ky emën i bukur mund të kuptohet edhe si: Ma ar-jet-a. Për çuna bahet: Maris-o. Marita. Mar-it-a. Kuptohet menjiherë si: i-e mari it asht. Për çuna bahet: Maritt-o. Martina. Ma-art-in-a. Emni kuptohet menjiherë si: Ma art ina asht. Për çuna bahet: Martin-o. Maruta. Mar-ut-a. Në të folmen e përditshme, në Shqipni, shpesh herë germa “u” zavendësohet me germën “y”, kështuqë emni kuptohet si: I mari yt asht dhe duket emën që mund ta përdorin të dyja gjinitë. Për çuna bahet: Marut-o.
213
Marzia. Mar-zi-a. Emni kuptohet menjiherë me fjalët: Mar si asht, Marsi asht. Emni ka kuptim për të dyja gjinitë, por për çuna mund të bahet: Marzi-o, Marsio. Matilde. M‟at-il-de. Mat-il-de. Ky emën më jep kuptimin: (nji femijë) të ditunin e të matunin, Ili, Ylli më dhe. Mund të përdoret për të dy sekset, por jemi mësue ta ndigjojmë vetëm si emën gocash. Për çuna mund të bahet: Matildo. Marcello. Mar-c‟e-llo. Në këtë emën e në të tjerë që do shofim ma poshtë, do të kemi kombinime emnash me fjalën “mari”, që në shqip nuk dun shpjegim, sepse asht fjalë shqipe, që e kam shpjegue dhe në librin tem “Thoti i pavdekshëm na zbulon atlantidën”. Në këtë emën shof fjalinë: Marë çe llo, të mbarë çe dho. Për goca bahet: Marcela. Marcio. Mar-ci-o. Emnin e kuptoj me fjalët: I mar çi osht, i marë që osht. Për goca bahet: Marcia, por ne italisht ky emen perdoret per gjajnat e kalbuna e nuk perdoret. Marciale. Mar-ci-a-le. Emnin e kuptoj me fjalët: I mar që asht le. Ka kuptim për të dyja gjinitë. Marciano. Mar-ci-an-o. Kuptohet menjiherë në dialektin gegë me fjalinë: Të marë që janë, ose: Imare, qe Hane osht. Për goca bahet: Marciana. Marco. Mark-o. Mar-co. Mari-co, Mari-ò, në shqip shprehin të njajtën gja: çuna të marë, të mbarë. Për goca bahen: Marca, Marka, Marica, Maria, Marika, Marta. Shpjegimin e këtij emni puro atlantideas-alban e kam ba dhe në librat e tjerë që kam shkruejtë. Ka pasun qytete e katunde të Europës, që mbi 30 përqind e popullsisë mbanin këto emna edhe para lindjes së Krishtit. Mareno. Mar-ren-ò. Ma-ar-en-o. Në shqip kuptohet menjiherë me fjalinë: Ma renë, Mar renë, kap renë. Ne në Kavajë edhe sot themi: Ik marenë, do iki marenë (me të shpejtë). 214
Varianti i dytë duhet të jetë ma i vjetri dhe e kuptoj me fjalët: Man ar eni, i joni osht. Për goca bahet: Marena. Margarita. M‟ar-g-ar-it-a. Në shqip e kuptoj me fjalinë: Maar gi ari it à, man ar, rracë ari i iti asht. Në këtë formë mund të përdoret si për femna ashtu edhe për meshkuj. Në Shqipni, për çuna bahet: Margarit-o. Mariano. Mari-an-o. Në shqip kuptohet menjiherë me fjalinë: Të marët janë, në shumës. Për goca bahet: Marianna, Marjana. Marinero. M‟ar-in-er-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Man ar ini erë osht, i mbuluem me virtyte të arta, i yni flad i freskisë së jetës (er) osht. Për goca bahet: Marinera. Marino. M‟ari-in-o. Këtë herë fjalia shprehet në numrin njejës si: I mari inë, yni òsht, ose: me arë i ini osht. Për goca bahet: Marina. Mario. Mari-ò. Shif Marco. Marolo. Mar-o-lo. M‟ar-ol-o. Në shqip e kuptoj me fjalinë: I marë osht lonë mbi tokë, asht lind, ose: Me ar krah fluturues osht. Për goca mund të bahet: Marela. Martona. Mart-on-a. Ky emën dhe emni i maposhtëm , kuptohen njilloj si: Marta jonë asht, ose: me ar si Hone osht. Për çuna shkon ma tepër si: Martioni. Martiona. Mart-iona. Shif emnin: Martona. Martiola. Marti-ol-a. M‟ar-t‟i-ol-a. Emnin e kuptoj me fjalët: I marti me al fluturues asht. Variantin e dytë e kuptoj me fjalët: Me ar të ish, krah fluturues asht. Për çuna mund të bahet edhe: Martioli, Martiol-o. Marzio. Mar-zi-o. Në shqip bahet: Marsi osht, ose mar ze, nis, zaj, kap etj. Për goca bahet: Marzia, Marsia. Këtë emën ka edhe Marsia, Marsea e Francës. E ka edhe ylli i Marsit. Massimiliano. Ma-ass-im-ili-an-o. Me këtë emën të gjatë na krijohet fjalia e bukur: Më asht imi illi, An, -ò, ose: Ama asht i imi Ylli e Hana-o. Për goca mund të bahet: Massimilana. 215
Massimo. M‟ass-im-o. Në shqip e zbërthej në: Më asht imi o. Për goca bahet: Massima, Mashima, Massa, Masha. Masiniso. M‟as-in-is-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Më asht nji jetë o. Për goca bahet: Masinisa. Matroio. Mat-ro. Ky emën na jep nji mësim, sepse na thotë: I matun rro. Mund të përdoret edhe për goca, kështu siç asht. Në Egjyptin e lashtë, perëndesha e drejtësisë ka qenë quejtë Matt, M‟at, (me at), sepse ishte e matun, e drejtë dhe që i peshonte mirë ngjarjet, para se të merte ndonji vendim. Simbolet e saj ishin shumë domethanëse: Nji kandar (ka-nda-ar) dhe nji pupël. Gjajnat duhet të peshoheshin aq drejtë saqë as pesha e puplës së lehtë fare të mos peshonte në njanën anë ma tepër. Fjala Mat ka vazhdue të përdoret me po të njajtin kuptim edhe ke sekti Mason, që kanë si simbol: Nji kompas dhe nji vizore për të matun. Në Shqipni ekziston krahina e Mat-it, (i matuni yt). Matroniano. Mat-roni-an-o. Mat-ro-ni-an-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Me at (me dituni) rron ni, nji Hanë o. Emni ka kuptim për të dyja gjinitë, por për goca mund të bahet: Matroniana. Matteo. Mat-te-o. Mat-ti-a. Në shqip kuptoj fjalën: I matun të osht. Emni mund të përdoret për të dyja gjinitë, ose për goca bahet: Mattea. Mattia.Mat-ti-a.Shif Mateo.Ka kuptim për të dyja gjinitë. Mato. M‟at-o. Në italishten e sotme don të thotë: budalla, por si emën ka kuptim të kundërt. Siç shifet, kuptohet menjiherë fjala: Mat, fjalë shumë e vjetër, që tregon se nji njeri asht i matun, i pjekun. Këtë emën e ka patun grueja e Thotit, mbretit të fundit të Atlantidës, perëndeshë e drejtësisë, që mendohet të ketë rrojtun 12 000 vjet ma parë. Ky emën asht shumë i përhapun në Shqipni. Për goca bahet: Mat-a. Asht emën i njajtë me emnat: Mattea, Mattia. Matone. Mat-one. Emnin e kuptoj me fjalët: I matuni jonë. Për goca mund të bahet: Matona. 216
Maurilio. Ma-ur-ili-o. Në shqip shof fjalinë: Mban urën ili-o, Mbanë urën lidhëse ylli (jonë)-o. Emën shumë i bukur, që për goca bahet: Maurila. Maurizio. Ma-ur-i-zi-o. Në shqip bahet: Man urën lidhëse, i zëshmi osht, ose: Majtës ure,si, (që) osht, ku, siç e kam përsëritë shpesh, fjala ”zi” zavendësohet me fjalët “si” dhe “ze”, “zaj” në shqip. Për goca mund të bahet: Maurizia, Maurisia. Mauro. Ma-ur-o. Simbas shpjegimeve të masipërme, në shqip kuptohet menjiherë si: Mban urën lidhëse osht. Për goca bahet: Maura. Medar. Me-da-ar-o. Shqip. Shpjegohet menjiherë me fjalinë: Më dha ar. Për goca bahet: Medara. Medardo. Me-da-ar-do. Edhe ky emën kuptohet menjiherë në shqip si: Me dhanë ar don. Për goca bahet: Medarda. Medoro. Me-do-or-o. Në shqip kuptohet me fjalinë: Më dho ar-o. Për goca bahet: Medora. Melanio. Mel-ani-o. Emni do ishte ma i plotë nëse do shkruhej: M‟erë ani o. Në shpjegimin e disa emnave të masipërm, kam zavendësue fjalën “el” me fjalën “erë, ose yll” dhe emnat kanë marrë kuptim. Me këtë ndryshim emni merr kuptimin: M‟erë ani o, nëpër erë Hani osht, ose: Me yjet, Hani osht. Shifet që emni i Hanës asht në gjininë mashkullore. Për goca ma i kuptueshëm bahet: Melana e jo Melania, që në shqip ndjek rrugën mashkullore, sepse “Ani” asht emni i Hanës në gjininë mashkullore. Melcart. Me-el-ka-art. Emnin e kuptoj me fjalët: më erë ky që ka art, që ka arin. Emni në italisht për çuna mund të bahet: Melcarto, Melkarto, për goca: Melcarta, Melkarta. Melchiade. M‟el-cki-a-de. Në shqip duket si e folmja e përditshme, sepse i thuhet fëmijës: Me erë ki asht dè. Kështu siç asht, mund të përdoret për goca. Melchiorre. M‟el-ki-or-re. Në shqip e zbërthej me fjalinë: Me 217
erë ky, or re i qiellit. Në këtë emën, prindi i ban qejfin edhe të afërmve, kur u tregon se i biri asht nji erë, por atyne i thotë me rrespekt: or re të qielli, ose o mretën (re). Për goca, në shqip mund të vihet siç asht, nëse me fjalën “re” do të quajmë renë e qiellit, për goca bahet: Melkiorra. Nëse do t‟a përdornim në italisht si fjalën “re”, (m‟ret), për goca do të dilte ma mirë si: Melchiorregina, Melkiorregina. Meleki. M‟el-e-ki. Me-el-e-ki. Me ndamjen e bame, edhe këtij emni i hiqet shtetësia turke dhe arape, sepse kuptohet plotësisht në shqip me fjalët: Mi ere esht ki, me erën esht ki. Ne lashtësi ka qenë quejte: Maaliki, Ma-al-ik-i, që e përforcon thanien teme dhe kuptohet: Man, mban al (krah fluturues si engjujt), i ikun, i shëtitun dhe i ditun isht. Meletios. Me-el-eti-os. Grek. Në shqip kuptohet menjiherë me fjalët: Me erë, i dituni dhe i pjekun(eti) osht. Për goca bahet: Meletia. Melpomeni. M‟el-pom-en-i. Me-el-p-om-en-i. Grek. Do ishte ma i saktë nëse do shkruhej: Melpameni, M‟el-pam-en-i, që në shqip e kuptoj me fjalët: mi erë, i pam, eni isht, i yni isht. Variantin e dytë e kuptoj me fjalët: Me ere, e i pimë, i dhoni (om, am) eni, i joni isht. Përdoret ma tepër si emën gocash, por ka kuptim për të dyja gjinitë. Për goca do shkonte edhe si: Melpomena. Menandro. Men-an-dro-o. Emni kuptohet në shqip me fjalët: I mençëm, si Hana dro osht. Për goca mund të bahet: Menana. Menas. Men-as. Grek. Në shqip kuptohet menjiherë me fjalët: I-e mençun asht. Në këtë variant mund të përdoret për të dyja gjinitë. Menodora. Men-o-dor-a. Men-o-do-or-a. Grek. Simbas ndamjes së bame e kuptoj si: I mençëm osht, dor osht, ku na del emni i vjetër i dorëve të Greqisës së lashtë. Në variantin e dytë kuptoj fjalinë: I mençëm osht, dho or asht, dhanës ari asht, ku ari 218
gjithmonë simbolizonte virtytet. Për çuna mund të bahet: Menodoro. Melezio. Me-le-zi-o. M‟el-e-zi-o. Në variantin e parë: me le, me lind zaj-o, mendoj se shkon bukur për çiftet që kanë vite që presin t‟u lindë nji fëmijë. Në variantin e dytë kuptoj fjalinë: M‟er e si o. Për goca bahet: Melezia, Melesia. Melissa. M‟el-iss-a. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Më erë jeta asht. Mund të përdoret për të dy sekset. Melitina. M‟el-it-in-a. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Më erë, i yti njishi asht. Për çuna mund të bahet: Melitino. Mercede. M‟er-ce-de. Në shqip kuptohet menjiherë ky emën si: Me erë çe dhe, me erë që e dhe, i ngjashëm me emnin Erlind. Kështu si asht, mund të përdoret për të dyja gjinitë. Merchel. Merkel. M‟er-ke-el. Emnin e kuptoj si: Me er, mbi er ke yll (el=yll). Per goca bahet: Merkela. Messalina. M‟ess-al-in-a. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Më esht krahu fluturues ina, jona. Për çuna bahet: Messalino. Messia. Me-es-si-a. Emni i njeriut të shejtë që shumë fé mendojnë se do rikthehet në tokë (unë e quej Thoti). Emnin e kuptoj me fjalët: Më esht, syu asht, siç i themi edhe sot: Më asht drita e syut. Mesino. Me-es-in-o. Mesi-in-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Më esht ini o, ose: mesi ynë osht. Për goca bahet: Mesina. Menardo. Men-ar-do. Emën preçis, që në shqip e kuptoj si: Mend ari të dho. Për goca bahet: Mendarda. Menelao. Men-e-la-o. Men-el-a. Në shqip e kuptoj me fjalinë: Të mençunin la pas-o,ose: I mencem si ylli asht. Për goca bahet: Menela. Meneo. Me-ne-o. Men-ne-o. Në shqip duket si e folme e përditshme, ku prindi i gëzuem u thotë të afërmve: Me ne osht ky fëmijë, ose: mendje(e madhe) esht, osht ky fëmijë. Për goca bahet: Menea. 219
Meneandro. Men-e-an-dro-o. Emnin e kuptoj me fjalët: I mençëm esht, Hana dro osht. Për goca mund të bahet: Meneandra. Menenio. Men-e-ni-o. Emnin e kuptoj me fjalët: i mençëm esht, njishi, i pari osht. Për goca bahet: Menenia. Mennone. Mennon-e. Menn-on-e Në shqip: Mendon-e, mendimtar esht. Ka qenë edhe emni i Aga-menonit, që e ka pasë si pjesë të emnit të tij këtë emën. Në shqip nuk don shpjegim. Për goca mund të përdoret kështu siç asht ose: Mennona. Mercurio. Mer-kuri-o. Mer-k‟uri-o. M‟er-ky-uri-o. Këtë emën e ka pasun nji perëndi në lashtësi, asht emni i yllit të Mërkurit, asht emërtue edhe metali i langët, merkuri. Me zbërthimin që i kam ba emnave: Korbini dhe Kurbini, edhe në këte emën, po të ndjek po atë mënyrë, ky emën do të më zbërthehet në: Mer kuore, merr zemrën. Në fakt perëndia Merkuri ka qenë perëndi e luftës, që merrte zemra luftëtarësh që vriteshin në luftë. Metali i langët: mërkuri asht vdekje-prurës, po ta fusësh në organizëm dhe të merr jetën, zemrën, kështuqë emni: Merkuri, merr zemra, asht gjet shumë i përshtashëm. Varianti i dytë na tregon për nji fëmije qe asht m‟er, në qiell dhe asht i shejtë, sepse asht urë lidhëse mes njerëzve dhe zotit. Për goca bahet Mercuria, Merkuria, Merkyria, edhe pse e ka pas nji perëndi mashkull. Nga emni Mer-ky-yri-a, shofim ndryshimin gradual dhe te kuptimite te fjales se vjeter: Ure lidhese me qiejt o me Zotin dhe Yri, Hyri, Hyjnesha, Hyjni qe kishin po ate funksion. Meriem. M‟eri-em. Emni kuptohet menjiherë me fjalinë: më esht eri em, engjëlli që futuron nëpër erë, në qiell, i emi asht. Kështu siç asht, ka kuptim për të dy gjinitë. Mesalino. Me-es-al-in-o. Simbas ndamjes së bame, kuptoj emnin: Më esht ali inë o. Për goca bahet: Mesalina. 220
Mesilio. Me-es-ili-o. Emni kuptohet me fjalët: Më esht Ili o. Për goca bahet: Mesilia. Metaponto. Me-et-a-pi-on-t‟o. Emnin e kuptoj me fjalët: Me dituni(et) asht pi, pirsos, i joni (Hon) të osht. Metauro. Me-et-a-ur-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Me pleqsitë e etënve asht, urë ndërlidhëse osht. Për goca bahet: Metaura. Metello. Met-e-llo. M‟et-el-o. Emni Met ka qenë dhe asht i përhapun në Shqipni, por ky emën ka kuptimin: Meti, mbeti në jetë, të lindunin dho (llo, lo Zoti). Në variantin e dytë kuptoj fjalët: Me dituni, ere osht, i ditun si era osht. Për goca mund të bahet: Metella. Meteo. Me-et-te-o. Emnin e kuptoj me fjalët: me ditunitë (et) të osht. Për goca bahet: Metea. Metrodora. M‟et-ro-dor-a. M‟et-ro-do-or-a. Grek. Në variantin e parë kuptoj fjalinë: Me dituni (et) rron, dor asht. Në variantin e dytë kuptoj fjalinë: Me dituni rron, dhonës ori, ari asht. Në këtë formë mund të përdoret për të dyja gjinitë, ose për çuna mund të bahet: Metrodor-o. Metrofane. M‟et-ro-f-an-e. Në shqip e zbërthej në: Me dituni (et) rro, fluturak Hane-e. Kështu siç asht, mund të përdoret edhe për goca, ose: Metrofana. Mëhill. Mëhill. Emën shqip, që ma i saktë do ishte: M‟ill, Mi ill, mbi ill, mbi yllin. Emën shumë ambicioz. Për goca bahet: Mhilla. Milla. Mila. Mia. Mi-a. Në italisht kjo fjalë don të thotë: imja. Në shqip fjala “mi” don të thotë: mbi, sipër dhe kjo ndajfolje e shkurtën kuptohet si: I sipërm, qiellor asht. Për çuna bahet: Mio. Mihan. M‟i-han. Shqip. Emni kuptohet menjihere me fjalet: I naltë , mi, mbi Hanën. Përdoret si emën dhe si mbiemën në Shqipni. Për goca mund të bahet: Mihana. Milena. M‟il-en-a. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Mi il, mbi yll i eni asht. Për çuna bahet: Milen-o. 221
Mihal. Mi-hal. Mi-al. Shqip. Emni kuptohet menjiherë me fjalët: Mi, mbi krahët fluturues (al). Emni ka kuptim për të dyja gjinitë, por përdoret ma tepër për çuna. Mihail. Mihail. Mi-a-il. Shqip. Emni kuptohet menjiherë në shqip me fjalët: Mi, mbi, kalur asht Ili, Ylli. Për goca mund të bahet: Mihaila. Perdoret edhe si: Mikail, qe e kuptoj si: Mi ka ylli, me jane femijet e yllit. Milano. Mi-il-an-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Mi, mbi yjet, Hanë osht. Milone. Mi-il-one. Emnin e kuptoj me fjalët: Mi Ilin i joni esht, ose: Mi Yll e Hone esht. Për goca bahet: Milona. Milos. M‟i-il-os. Shqip. Emni kuptohet me fjalët: Mi il osht, mbi yjet osht. Emni shkon për të dyja gjinitë. Milosao. M‟i-il-os-ao. M‟i-il-osa-o. Emni kuptohet me fjalët: Mi il osht. Mbrapashtesat janë për zbukurim dhe e bajnë që të përdoret për të dyja gjinitë. Formen e dyte e kuptoj si: Mbi yll, jeta osht. (ku osa=isa=jeta). Mimma. Mimma. Ma i plotë ky emën duhet të shkruhej: Miim-m‟a, që e kuptoj si: I sipërmi, qiellori im, më asht. Për çuna mund të bahet: Mimmo, Mimmi. Mina. Mi-na. Mi-ne. Në këtë emën kuptohet ma mirë kuptimi i fjalës”mi”, sepse emni kuptohet si: Mi,mbi na të gjithë asht ky fëmijë. Në Shqipni përdoret dhe si: Emine, E-mi-ne. Për çuna mund të bahet: Mina, Mino. Emin. Michelangelo. Mik-e-l‟angelo. Në shqip e kuptoj me fjalinë: Mik esht angjëlli, mik asht engjulli. Për goca mund të bahet: Michelangela, Mikelangjela Michele. Mik-ke-le. Mik-e-le. Në variantin e dytë asht nji emën domethanës, që e përdorim edhe sot kur themi: Mik, miq jemi le në këtë botë. Për goca bahet: Michela, Mikela. Miles. Mi-il-es. Ke emni kuptoj fjalët: Mi il esht. Për goca bahet: Mila. 222
Milo. Mi-lo. Mi-il-o. Në shqip merr kuptimin: M‟i dho(m‟i llo Zoti), ose më Dho, llo, lo Zoti nji fëmijë, ose: Mi, mbi ill osht. Për goca mund të bahet: Mila. Min-ar-e. Min-ar-et-t‟o. Emni i vjetër që enciklopeditë e quajne “arap” asht: Man-ar, emën që verteton dy emnat e masipërm dhe marrin kuptim në gjuhën shqipe me fjalët: Min ar, mbin nga toka si ar. Minareto, kuptohet si: Min, mbin ar i ditunive (et) të o. Emni i tretë kuptohet menjiherë në shqip me fjalët: man,mban arin mbrenda. Mincio. Mi-in-çi-o. Në këte emën kuptoj fjalët: Mi in, mbi njishin, mbi mbretin çi osht, ç‟osht. Për goca bahet: Mincia. Minçia. Minervo. Mi-in-er-vo. Shif emnin Minervino. Minervino. Mi-in-er-vi-n‟o, Min-er-vin-o. Në shqip do të kemi: Mi in,(nji),erë vien na osht. Fjala “n” e kthen në shumës emnin. E shpjegueme për të gjithë, don të thotë: Asht ma i parë se i pari, erë e mirë i vjen. Për goca bahet: Minervina, Minerva. Miranda. Mir-an-da. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Të mirin Hana dha. Për çuna mund të bahet: Mirando. Mirella. Mir-e-lla. Mi-ir-el-la. Kuptohet menjiherë domethania e këtij emni si: Të mir e lla, mirë e la, mirë e dha, mirë e lindi. Variantin e dytë e kuptoj me fjalët: Mbi hir yllin la. Për çuna mund të bahet: Mirello. Mirco. Mir-ç‟o. M‟ir-ç‟o. M‟ir-ko-o. Emnin e kuptoj me fjalët: I mirë ç‟osht ose: mi ir, hir ç‟osht, ko osht. Për goca bahet: Mirca. Mirka, Mirça. Miriam. Miri-am-unë. Ka qenë emni i fëminisë i Alesanderit të Maqedonisë, gja që tregon origjinën e padiskutueshme të tij albanofone. Njkohësisht mendoj se emni: Ale-sa-nder, duhet të ketë qenë emën nderimi për ate çun të guximshëm, që në moshën 20-vjeçare nisi pushtimin e botës, pa qenë i zoti asnjani që ta 223
frenojë dhe vuni ligje të drejta në vendet e pushtueme. Emni në shqip nuk don shpjegim. Në këtë formë mund të përdoret edhe për goca. Mirta. Mir-t‟a. Mi‟ir-t‟a. E mira të asht. Në variantin e dytë kuptohen fjalët: Mi, mbi hir të asht. Për çuna bahet: Mirto, Miri, Myrto. Mirtidal. M‟ir-ti-dal. Mi-irt-i-da-al. Kuptohet menjiherë fjalia: Mir të dal, i mirë kam lind, ose: me ir, me bukuri kam dalë në dritë, kam lind e jam ba me krahë. Në këtë formë mund të përdoret për të dyja gjinitë. Mirocleto. Mir-o-cl‟et-o. Ma i plotë do ishte sikur të shkruhej: I miri ç‟na leu pleqësitë-o. Shifet dialekti çam. Për goca bahet: Mirocleta. Misaele. M‟isa-e-le. M‟isa-el-è. Nëse marrim parasysh, njillojshmëninë e emnit Isa me emnin “jetë”, ky emën merr kuptimin: Mi, mbi, jetë më esht le, dmth se ai fëmijë ia ka mbushë shtëpinë me jetë, ose: Mbi jeten, ylli esht. Me këte shpjegim i hiqet shtetësia ebraike këtij emni biblik. Për goca mund të përdoret siç asht ose: Misaela. Mitileno. Mi-it-il-en-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Mbi (të tjerët) iti, i yti il i jem osht. Për goca bahet: Mitilena. Mitridati. Mi-it-ri-da-at-i. Emnin e kuptoj me fjalët: Mi, mbi (të tjerët) i yti rri, dhanës ditunish isht. Emni asht i përshtatshëm për të dyja gjinitë. Mitro. Mi-it-ro. Emnin e kuptoj me fjalët: Mi (të tjerët) i iti rron. Me këte formë ka kuptim për të dyja gjinitë. Po të ndryshohet, i ndryshon kuptimi. Mitrovica. Mi-it-ro-v-ic-a. Emnin e kuptoj me fjalët: Mi të tjerët, rron njishi iç-a. Mund te bahet: Mbi (te tjeret) i yti rron, nji jete asht, ku iç=is=jete. Modesto. Mo-de-est-o. Në italisht dhe në shqip, me këtë fjalë përshkruhet ai person që nuk mburret për veprat e mira që ban. 224
Simbas ndamjes së bame, e shpjegoj me të folmen dialektore: Mo, dhe (i butë) esht o, ose: Me asht dhane, jeta osht, ku est=is=jete. Për goca bahet: Modesta. Monaldo. Mon-al-do. Në zbërthimin e disa emnave të maparshëm, kam dhanë mendimin se fjala “mon” asht shkurtim i emnit të Zotit të madh, që quhej “Amon” nga popullsia albanofone në lashtësi. Në këtë mënyrë emni merr kuptimin: Mon (Zoti) krahë dho, ose: Mbi Hone krah fluturuesi i dhone. Emën shumë i bukur dhe figurativ. Për goca mund të bahet: Monalda. Monike. Mon-ik-e. M‟on-ik-e. Grek. Në shqip dhe italisht asht: Monika. Simbas ndamjes së bame, emnin e kuptoj me fjalët: Mon i ikun, i shëtitun, i ditun esht, ku e kam sqarue disa herë se fjala”mon” në lashtësi ka qenë shkurtim i emnit: Amon, zotit të madh të pellazgëve, ose: mbi Honë. Nëse asht kështu, emni ka kuptim vetëm për çuna, por ky emën asht përdor dhe përdoret kryesisht për goca. Variantin e dytë e kuptoj me fjalët: Mbi Honë, i ikun, i shëtitun asht. Për çuna mund të bahet: Moniko. Moniço. Mondo, Mon-do. Ky emën në italisht don të thotë: Globi i tokës. Simbas mendimit tem, fjala Mon-do, duhet të jetë e vjetër, qysh nga koha e Atlantidës, sepse në shkrimet e Thotit jepet koncepti i botës dhe i universi dhe simbas urtësisë dhe mençunisë së atlantidheasve, asht vendos emni Mon-do, Mondho, Zoti të dha, Jetë të dha. Në fillim të këtij libri kam sqarue se emni “Zot” dhe “Jetë” janë të njillojtë, kështuqë kjo tokë na ka dhanë jetën, na ka dhanë edhe Zotin, sepse po të mos ishte kjo tokë, nuk do të jetonim, nuk do të shijonim këtë jetë në këtë botë dhe nuk do njiheshim me fuqinë e Zotit. Për goca bahet: Monda. Monitore. Mon-it-o-re. Mon-it-or-e. Në shqip kuptohet menjiherë sikur po e flasim sot këtë emën kur të afërmit të thonë: 225
Moni it osht re, mret, ose: Moni yt, ar esht. Nji emën shumë ambicioz . Në italisht ky emën ka kuptimin: Monitorare, në shqip asht pak a shumë: vëzhgim, studim i kujdesshëm etj. Për goca bahet: Monitora. Moreno. Mor-ren-o. M‟or-en-o. Në shqip kuptohet menjiherë si:Mori renë-o,dmth se fluturon dhe arrin deri ke retë dhe i merr ato, ose:Me ar i joni òsht. Për goca bahet: Morena. Moira. Mo-ir-a. Emni duket si e folmja e përditshme e popullit: Mo ir-a; mo, nur asht, e bukur shumë asht, më osht hir a. Për çuna bahet: Moiro. Morgana. M‟or-g-an-a. Ma i saktë do ishte nëse do shkruhej: Mi or, mbi ar-gi-Hana asht. Për çuna mund të përdoret njilloj ose: Morgano. Muç. M‟uç. Ilir. Ne kete emen shifet qarte folja “uç”=asht=isht etj. Emni per te dyja gjinite kuptohet si: Me asht, jeton, ekziston etj. Asht si emni Leka. Muji, Mujo. Ilir. Emnin e kuptoj si: Mundës, mujtës, ose me fjalën: M‟uj-o, mbi ujë osht, që e lidh me kujtimin e Thotit, që mbijetoi nga përmbytja e madhe. Për goca mund të bahet: Muja. Musa. M‟us-ai-a. Në këte emën, nëse fjalën “us” e barazojmë me fjalën “ish=isa=jeta”, atëhere emni do marrë kuptimin: Më jetë asht, ose: me jetë ai asht, në jetë ai asht. Për goca mund të bahet: Musa. Musolini. M‟us-ol-in-i. Ka qenë mbiemni i kryeministrit italian në kohën e luftës II botnore, që e kuptoj me fjalët: Më usht, më asht krahu fluturues i ini, i yni, ose: më asht krahu fluturues, njishi isht, i pari isht. Emën i përshtatshëm për nji njeri të madh, që, për fat të keq, iu thye krahu dhe e humbi luftën. Muziano. Mu-zi-an-o. Muzi-an-o. Del emën me dy kuptime, por kuptimi i dytë na kujton Myzët, muzët, të zdukun fizikisht e historikisht nga serbët. Emnin e kuptoj me fjalët: Mu si Hanë osht, ose: Muzi janë o. Për goca bahet: Muziana. 226
Myzafer. Myz-a-f-er-ò. Shqip. Ky emën (MYZ) na ruan kujtimin e emnit të popullsisë së zhdukun komplet fizikisht dhe historikisht nga sllavët serbë. Ka qenë popullsi ilire shqipfolëse, që ka pas banue në territoret e Sërbisë së sotme. Emni: myz-a-f-er-ò në shqip zbërthehet në: Myz à, asht, fluturak si era òsht. Për goca bahet: Myzafere. Myzegene. Myze-gen-è. Shqip. Myze-gj-en kuptohet menjihere si: Myzë, rracë jen. Përdoret ma tepër për goca. Myzejenè. Myze-jen-è. Shqip. Në shqip nuk don shpjegim. Përdoret ma tepër për goca.
N Nadia. Na-di-a. Kuptohet menjiherë si: Na di asht, na asht i ditun. Për çuna mund të bahet: Nadio. Namazio. Nam-a-zi-o. Në shqip përdoret fjalia: ai asht me nam, ai asht me emën. Në këtë emën shprehet pikërisht kjo gja: Nami, emni, fama, asht zanë, ka fillue. Prindi, me lindjen e këtij fëmije mendon se ka nisë të bahet me emën, me nam. Për goca bahet: Namazia, Namazea. Asht në listën e emnave të vjetër italianë. Edhe ky emën i heq shtetësine turke dhe arape fjalës namaz. Napoleone. Nap-o-leon-e. Në shqip asht: Nap-lon, Nap-o-lon. Në shpjegimin që i kam ba këtij emni, në librin tem “Thoti i pavdekshëm na zbulon Atlantidën”, më rezulton që ky emën të jetë i njillojtë me emnin: Apolon, sepse fjalët “NAP” dhe “JAP” shprehin të njajtën gja në shqip, dmth se të japin për t‟u dëfrye. Në Shqipni asht edhe vallja e bukur dyshe e Naplonit. Në italisht asht ba Nap-o-leon-e, dhe ka kuptimin: Nap osht, dhanës osht leon esht; dhe nuk del me shumë kuptim. Mendoj se ka qenë nji emën i dytë i Apollonit, me të cilin e kanë pasë quajtë krahina të 227
ndryshme. Megjithëse e ka pas mbajtë nji perëndi mashkull, ka kuptim edhe për goca, si: Napolona, Naplona. Napoli. Nap-oli. Në shqip kuptohet menjiherë emni i Napolit me fjalët: Nap, ap, jap oli, nap krah fluturues. Narciso. N‟ar-c‟is-o. Në shqip kuptohet menjiherë: Në ar ç‟isht, dmth se ai fëmijë ka lindë në nji familje të pasun me pasuni, por edhe të pasun me virtyte. Për goca bahet: Narcisa, Narçisa. Narchissos. N‟ar-ki-iss-os. Grek. Mendoj se do kishte ma me kuptim nëse do shkruhej: Në ar ki sis osh, në ar, i mbuluem me ar(me virtyte të arta) ky, shif si osht. Emni asht i ngjashëm me variantin e emnit në italisht: Narçis. Për goca bahet: Narkisa. Narseo. N‟ar-se-o. Edhe ky emën ka kuptimin e emnit të masipërm, sepse na thotë: Në ar se osht, në ar na osht. Asht nji mënyrë të folmeje dialektore, e ruejtun shumë mirë ke ky emën. Për goca bahet: Narsea. Narses. N‟ar-se-es. Greqisht dhe shqip. Asht emën i ngjashëm me emnin e masipërm. Narsete. N‟ar-s‟et-t‟e. Kjo mënyrë të foluni, me pak zanore, asht karakteristike edhe sot në të folmen popullore e duhet pasun kujdes në deshifrimin e fjalëve të vjetra, që të kuptohen mirë këto fjalë e t‟i vihen zanoret në vendin dhe cilësinë e duhun. Në këtë rast emni merr kuptimin: Në arin e etënve të esht. Kështu si asht, mund të përdoret edhe për goca ose: Narseta. Natale. N‟at-a-le. N‟at-al-e. Ky emën në shqip merr kuptimin: Në at(dituni) asht le. Mund të interpretohet edhe si: nata asht le, por nuk e pranoj, sepse nata, e zeza, asht quejtë gjithmonë e huaj dhe armiqësore për popullsinë atlantidease-albane të Europës. Shkon si: Nate me kra èsht. Natale asht edhe emni i festës së Nataleve. Kështu siç asht, mund të përdoret edhe për goca, ose: Natalea, që bahet: Natalia, Natalina e që kanë të njajtin kuptim. Nazzario. Na-az-za-ari-o. Simbas meje, duhet të ketë qenë: 228
Na-as-za-ari-o dhe merr kuptimin: Na asht nji za, nji famoz prej ari-o., ose: na asht ai që zan, kap arin o. Për goca bahet: Nazzaaria. Nazzaro. Na-az-za-ar-o. Shif Nazzario. Për goca bahet: Nazzara. Nazzareno. Na-zza-re-n‟o. Zbërthimin e këtij emni e kam ba edhe në hyrjen e këtij libri dhe asht i qartë e kuptohet menjiherë në shqip. Fëmija i sapolindun do jetë i fortë sa të flururojë e të zajë, të mbërthejë renë. Për goca bahet: Nazzarena. Nazareto. Nazareto. Asht emën i ngjashëm me emnin e masipërm. Nailos. Na-a-il-os. Grek. Shqip. Emni kuptohet menjiherë si e folme e përditshme gegënishte: Na a ili, na asht ylli,ose: yllor osht. Për goca bahet: Naile. Per çuna, ne Shqipni bahet: Nail. Nearco. Ne-ar-ko. Ne-ar-ç‟o. Ma i kuptueshëm asht po të shkruhet në italisht e të lexohet në shqip , që e kuptoj me fjalët: Në ar kò osht. Për goca mund të bahet: Nearka, Nearça. Neilos. Ne-il-os. Grek. Në shqip kuptohet menjiherë si: Në il osht, ke yjet osht. Për goca bahet: Neila. Neiva. Ne-iv-a. Shif Nives. Nepoti. Nep-o-ti. Emni kuptohet me fjalët: nep or ti, më jep dituni or ti. Emni shkon për të dyja gjinitë. Me këte emën dhe me emnin: Nep-tuni, provohet thania ime se emni i Nap-lonit asht i njajtë me emnin e Ap-lonit, sepse fjalët “ap” dhe “nap”, nep, janë e njajta gja në shqip. Nettuno. Neptuni. N‟et-tuni-o. Nep-tuni. Emën perëndie në lashtësi. Simbas ndamjes së bame, jepet dhe karakteristika e tij: Forma e pare, italisht thote:Me pleqsi te tun. Formen e dyte e kuptoj si: Nep, jep rrufe që tundin tokën. Simbas kuptimit që ka, mund të përdoret për të dyja gjinitë. Nektarios. Ne-kt-ari-os. Grek. Në shqip: Nektar. Ky emën ka marrë e ka dhanë me emnin e nektarit të lules, që unë e kuptoj 229
me fjalët: Në kët ar os. Në të folmen e përditshme gegënishte germa “ë” përdoret shumë rrallë. Në këtë formë mund të përdoret për të dyja gjinitë, ose për goca mund të bahet: Nektar-a. Neophytos. Ne-o-p-hyt-os. Grek. Këtë emën e kuptoj me fjalët: Në esht, o, pi hyt osht. Emën i bukur, që për goca bahet: Neophyta. Neopolo. Ne-o-pol-o. N‟e-o-p-ol-o. Del emën i bukur në shqip, ku prindi i thotë miqve qysh para se të lindë fëmija: Nëse më lind fëmija, ai do të jetë poli drejtues i juaji,ose: Në esht, osht i pimë, në krah fluturues osht. Për goca mund të bahet: Neopola. Neoterio. N‟e-o-t‟eri-o. Ky emën më del me disa kuptime në shqip: Në se osht- teri, terra, toka o, ose: në se osht te era os. Për goca mund të bahet: Neoteria. Nepote. Nep-ot-e. Emnin e kuptoj me fjalët: Nep, i jep (të tjerëve) i joti esht. Emni kuptohet për të dyja gjinitë. Nereo. N‟er-e-o. Në shqip kuptohet menjiherë si: Në erë eshto, dmth si engjelli që fluturon. Për goca bahet: Nerea. Nerone. N‟er-ron-e. Ner-on-e. Në shqip kuptohet me fjalinë: Në erë (si engjëll) rron, ose Neri, nderi jonë eshtë. Në të dy variantet asht emën i bukur dhe shprehës. Në këtë formë mund të përdoret për goca ose: Nerona. Nermine. Ner-mi-ne. N‟er-mi-ne. Në këtë emën shof edhe zanafillën e emnit “ner”, të cilën na e ve në dukje ky emën, ku unë shof fjalinë: Ner, nder, je mi ne. Në variantin e dytë asht: Në erë, në qiell, (si engjëll je) mbi ne. Të jesh në qiell, në er, je i nderuem, sepse je me engjujt. Kështu siç asht, mund të përdoret dhe për çuna, dhe për goca. Nesios. N‟e-si-os. Grek. Në shqip e kuptoj me fjalët: Në eshtsi osht, ose: në sy osht, ose: Na esht, si, sy (i bukur) esht. Për goca bahet: Nesia. 230
Nestor. Nestor. Greqisht dhe shqip. Shif emnin Nestore. Nestore. N‟est-ore. N‟est-or-e. Në shqipen e përditshme kuptohet menjiherë si: Na esht-ore, ose: Na esht or, na esht ar-è. Në këtë formë mund të përdoret edhe për goca. Nicomedo. Ni-ko-me-do. Emni kuptohet me fjalët: Njin ko më dho(Zoti). Për goca bahet: Nikomeda. Ninfa. Nin-f-a. Në shqip ky emën don të thotë: Shtoj-zotvallen. Me ndamjen e bame kuptohet ndryshe: Njana, fluturake asht, njana engjull asht. Kështu siç asht, ka kuptim për të dyja gjinitë. Nives. N‟iv-es. Ni-u-es. Fjalën”iv” në emnat e masipërm e kam shpjegue si: I vendosun dhe, nëse asht i saktë mendimi im, ky emën merr kuptimin: në të vendosunin esht, i vendosun esht.Formen e dyte e kuptoj si: Nji i pare, nji njish è. Për goca bahet: Nivea. Nino. Nin-o. Me anën e këtij emni të thjeshtë kuptohen edhe emnat e maposhtëm. Në këtë emën unë kuptoj fjalinë: Nin osht, dmth se asht njishi, i pari. Për goca bahet: Nina. Nicarete. Ni-ka-re-t‟e. Ni-ça-rete. Këtë emën të shkruejtun italisht e lexoj në shqip dhe më jep kuptimin e emnit, sepse kemi: Ni çan retë. Sikur ta lexoj në italisht më del: N‟i ka retë, njishi ka retë. Në variantin e dytë, prindi uron që i biri të bahet zotnues i reve, ashtu si perënditë. Emën shumë ambicioz. Për goca ngelet njilloj. Nicea. Ni-ce-a. Në shqip duket emën i thjeshtë, që kuptohet shpejt: Nishi çe, (që) asht. Në këtë formë përdoret edhe për goca. Niceforo. Ni-ce-f-or-o. Në bazë të zbërthimit të emnave të masipërm, këtij emni i jap kuptimin: Ni çe, njin që fluturak ari osht, njishi që fluturak ari osht. Për goca mund të bahet: Nicefora, Niçefora. Niceto. Ni-cet-o. Ni-c‟et-o. Në shqip e zbërthej në: Nin i çet, i qetë osht. Njani i qetë asht, ose: Njin, njishi qe me pleqsi osht. 231
Për goca mund të bahet: Niceta, Niçeta. Nicezio. Ni-ce-zi-o. Në ship duket si e folme e përditshme, sepse më del: Ni çe si o, njin që shife si osht, dmth se asht njishi dhe ma i miri. Për goca bahet: Nicezia, Niçesia. Nichita. Ni-chi-t‟a. Ni-ki-t‟a. Siç shifet dhe nga ndamjet, emni kuptohet menjiherë në dialekt si: Ni, njishi ki, ky të asht. Emni mund të përdoret për të dyja gjinitë. Nicla. Ni-ç‟la. Në shqip del emni: Nin ç‟la, me kuptimin që ka lind nji fëmijë, që do të jetë njishi, i pari. Në këtë formë përdoret si për goca ashtu edhe për çuna. Nico. Ni-co. Emni i thjeshtë dhe i bukur zbërthehet në: Nin osht ko, këtu. Për goca (dhe çuna) mund të bahet: Nik. Nika. Nicola. Ni-co-la. Në shqip zbërthehet në: Nin ko la, ose: Nji ko, (këtu) la në jetë. Në Shqipni përdoren dhe dy përbamëset e këtij emni: Nika dhe Kola, që edhe pse mbarojnë me zanoren “a”, prap se prap përdoren ma shumë për meshkuj. Në Shqipni përdoret dhe emni: Coli, Ç‟oli. Në formën: Nicola, Nikola përdoret për të dyja gjinitë. Nicoletta. Ni-c‟ol-et-t‟a. Ni-ç‟ol-et-a. Simbas ndamjes së bame, kuptoj fjalinë: Njani(ni) çfarë krah fluturues i pjekun(et) të asht. Për çuna bahet: Nicoleto, Nikoleto. Nicolas. Ni-ko-las. Ni-ko-ol-as. Grek. Asht i ngjashëm me emnat e masipërm. Nicolaos. Ni-ko-la-os. Grek. Shif emnat e masipërm. Nicomahu. Ni-ko-mahu. Ni-ko-m‟ah-u(usht). Ni-ko-me-aahu. Ilir. Emni kuptohet menjiherë në shqip. Për goca nuk më duket i përshtatshëm. Nikandros. Ni-ka-an-dro-os. Grek. Në dialektin gegënisht e kuptoj me fjalët: Ni ko, ni këtu Hanë dro osht, Hana mundet që osht. Për goca bahet: Nikandra. Nikephoros. Ni-ke-ep-hor-os. Grek. Në shqip e kuptoj me fjalët: Ni ke, njin ke, ep ar osht. Për goca bahet: Nikephora. 232
Niketas. Ni-ke-et-as. Grek. Në shqip e kuptoj me fjalët: Njin ke, i ditun(et) asht. Në këtë formë mund të përdoret për të dyja gjinitë, ose për goca thjesht: Niketa. I ngjashem me Niceta. Nikokli. Ni-kok-ili. Ilir. Edhe ky emën i bukur ilir kuptohet menjiherë në shqip. Për goca mund të bahet: Nikokila. Nilde. N‟il-de. Ni-il-de. Kuptohet menjiherë me fjalinë: Nji yll dheu, nji yll dhe (me dhanë). Kështu siç asht mund të përdoret për të dy sekset. Nicodemo. Ni-co-dem-o. Ni-co-de-em-o. Këtë emën unë e zbërthej në: Nin ko dem o, ose njishi që asht ko, këtu, i fortë si demi i lopës osht. Në këtë emën më del fjala “dem”, e përdorun në kombinimin me emnin “Adem”, që asht Adami i Biblës. Në këtë emën fjalën “dem” e shof me kuptimin e mashkullit të fuqishëm të lopës, ashtu siç e kam dhanë edhe në zbërthimin e emnit Adam. Forma e dyte kuptohet si: Njin ko, i dheni em osht. Për goca nuk shkon, sepse emni i demit asht mashkullor. Nicomedia. Ni-co-me-di-a. Ni-ko-me-di-a. Emnin e kuptoj me fjalët: Njin ç‟o, ko, me dituni asht. Emni mund të përdoret për të dyja gjinitë. Nili. Ni-il-i. Emni i këtij lumi kuptohet shumë mirë në shqip si: Nji il isht, nji yll isht. Niniano. Ni-ini-an-o. Në këtë emën shof fjalinë: Nishi ini an o, njishi ynë, Hanë osht. Për goca bahet: Niniana. Noè. Në Bibël mbahet si njeriu që shpëtoi nga përmbytja e madhe dhe rikrijoi popujt e botës. Edhe kuptimin e emnit të Noes e kam trajtue në librin tem ”Thoti i pavdekshëm na zbulon Atlantidën”. Simbas meje, emni i Noes asht transformim i emnit që përdoret edhe sot në Shqipninë e Veriut: N‟oi, N‟ui, që kuptohet me fjalën: Në ujë dhe asht emni i Thotit, mbretit të fundit të Atlantidës, që shpëtoi nga uji. Në Kuran Noe quhet Nui, N‟uji, kështuqë vërtetohet dhe thania ime. Edhe pse e ka pasun nji person biblik mashkull, 233
mund të përdoret edhe për goca, sepse siç asht, përdoret për të dyja gjinitë. Noemi. Noe-emi. Në listën e emnave asht paraqit si emën femnor. Nëse pranojmë se Noe ishte nji burrë, emni merr kuptimin: Noeemi, Nui im. Nëse do e marrim, siç e kam shpjegue unë, me origjinë atlantido-albane, atëherë emni na tregon se asht krijue para Noes dhe shpjegohet me shqipen: Noj jemi, në ujë jemi, ku siç e kam thanë ke libri:”Thoti i pavdekshem na zbulon Atlantidën”, emni i Noes, simbas mendimit tem, asht i njajtë me emnin e Thotit, që shpëtoi nga uji. Nëse do donim të bahej për goca duhet të shkruhet: Noeme, Noemia. Norberto. N‟or-bert-o. Në shqip kuptohet me fjalinë: Në ar(flori) i piri në kupë osht. Për goca bahet: Norberta. Norina. Nor-in-a. N‟or-in-a. E kuptoj si: N‟ori inë (jonë) asht, Në ar njishi asht. Për çuna bahet: Norino. Nostriano. N‟ost-ri-an-o. Nostri-ano. Emni duket si italoshqip, por besoj se në antikitet duhet të ketë pas kuptimin: na osht rinues Hane. Për goca mund të bahet: Nostreana. Nuccia. Nuc-ci-a. Nuç çi a. Ky emën përdoret me ledhe për gocat e vogla, që zbukurohen me vello e bahen nuse, nuçe. Nëse fjala “nuç” nuk ka kuptim tjetër, atëherë fjala “nuccia” don të thotë pikërisht si në shqip: Nuçia e na del emën shumë i vjetër. Nuk perjashtoj mundesine qe te jete: Ne uç=ne ish=ne jete qe asht. Nese asht keshtu, emni ka kuptim edhe per çuna. Nunziata. Nun-zi-at-a. Këtë emën e kuptoj si: Nun si at asht. Emni ma tepër asht mashkullor, megjithëse asht në listën e emnave femnorë. Nunzio. Nun-zi-o. Në shqip NUNI ishte nji mik, që zavendësonte vëllanë e kalue vëllait. Emnin e kuptoj si: Nun zaj o. Prindi mendon që fëminë, kur të rritet, ta ketë në vend të vëllait e kalue vëllait. Për goca nuk shkon, sepse nuni ishte 234
gjithmonë nji burrë, ndërsa gruas së tij i thonin: Ndri-kulla, nrikulla. Nymphodora. Nymph-o-dor-a. Nymph-o-do-or-a. Grek. Në Greqinë e lashtë, nymfat kanë qenë si shtojzotvallet, që njifeshin në Shqipni. Në këtë emën kuptoj fjalët: Nymfë osht, dor(nga rraca e dorëve) asht, ose: Nymfë osht dhonëse ori, ari asht. Për çuna nuk shkon, sepse nymfat ishin femna. O Odenati. O-den-at-i. Në këte emën dhe në të tjerë ma poshtë, shof fjalën “od” të përsëritet disa herë. Nëse kësaj fjalë i vejmë nji domethanie, atëhere emnat marrin kuptim. Me fjalën “od”, në Shqipni quhet oda e shtëpisë, dhe ndofta kjo fjalë mund të ketë kuptimin: asht odë, asht rracë e shtëpisë, fisit etj. Mundet të jetë edhe shkurtim i fjalës: osht i ditun, ose thjesht formë dialektale e foljes: ardhë (në jetë), Emnin e kuptoj me fjalët: Osht dhënë ati i ditun. Për goca nuk më duket i përshtatshëm. Oddone. O-ddon-e. Emni zbërthehet si: Osht dhonë. Për goca mund të ngelet po ashtu, ose: Oddona. Oderico. Od-er-ic-o. O-der-ik-o. Në shqip e zbërthej me fjalinë: Asht er ik, dmth se ai fëmijë asht i shpejtë si era, ose: osht derë ( e madhe) i ikun, i shëtitun o. Për goca bahet: Oderica, Oderika. Oderzo. Od-er-zo. Od-erz-o. O-de-er-zo. Asht emën qyteti në provincën e Trevisos ku banoj unë dhe, siç shifet, kuptohet në shqip me fjalinë: Osht er zonë, dmth asht vendi ku fillojnë, zojnë e fryjnë ernat. Në variantin e dytë kuptohet si: Osht erz, (nderi i vendit)-o. Varianti i tretë më jep fjalët: Osht dheu ku erën zoj, kap. Në të tre variantet, asht emën i bukur. Në të gjithë variantet e emnave të vjetër fjalët:” Er-zo” ose “er-so” përsëriten. 235
Odetta. Od-et-ta. Me arsyetimin e masipërm, ky emën zbërtheht në: Osht e dituna. Për çuna bahet: Odetto. Odilia. Od-ili-a.O-dili-a. Këtë emën e kuptoj si: Osht Ili-a, osht ylli-a, ose ma i saktë asht: osht dilli-a. Ketu shofim lidhjen e emnit Dill me fjalen il,yll ne lashtesi,ose Di-ell, me fjalen ell, yll. Atehere, te paret tane e dinin qe dielli asht nji yll si gjithe te tjeret, gja qe shkenca e ka pranue keto 200 vjetet e fundit. Për çuna bahet: Odili-o. Në Shqipni ekziston në formën: A-dil. Ofanto. O-f-an-t‟o. Emnin e kuptoj me fjalët: Osht fluturak Hane të osht. Për goca mund të bahet: Ofanta. Ofelia. O-f-eli-a. Asht emën i mbajtun dhe nga e dashura e Hamletit. Emni në shqip kuptohet si: Osht fluturake (yjesh)ere-a, dmth se asht si engjëll. Olga. Ol-g-a. Do ishte ma i plotë nëse shkruhej: Ol-gi-a, që e kuptoj si: Krah fluturues e gjinit familjar asht. Me këtë kuptim mund të përdoret edhe për çuna ose: Olgio, Olgiu. Olibrio. Ol-i-bri-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Krah fluturues isht, bri mbrojtës osht. Për goca bahet: Olibria. Odidone. Od-i-don-e. Në shqip e zbërthej me fjalinë: Osht i dhonë, asht lindun për t‟u ba diçka në jetë, ose: oda, shtepia, familja e dhone ò. Për goca bahet: Odidona, ose ashtu siç asht. Odorico. Od-or-ic-o, O-d‟oric-o. Në këtë emën na jepet përsëri emni i dorëve të lashtë, që kanë pas banue në trojet e Ilirisë së jugut, që mendohej të ishin flokëverdhë si ari. Për goca bahet: Odorica, Odorika. Oikoumenios. O-ik-o-u-me-ni-os. Oi-ko-u-meni-os. Grek. Ma tepër më duket i pranueshëm varianti i dytë, që e kuptoj si: Oi ko, i mençmi osht. Për goca mund të bahet: Oikoumenia. Olanda. Ol-an-da. Emnin e kuptoj me fjalët: Ol, al, krah fluturues Hana dha. Shkon për të dy sekset dhe për çuna mund të bahet: Oland-o. Olimpio. Ol-im-pi-o. Ka qenë e asht emën mali në Greqi. Fjala 236
“ol”, oli=voj, mund të jetë e njivlefshme edhe me fjalën “Voj(ullini)”, që fëmija të ishte i shijshm, i butë e i nevojshëm si voji i ullinit për të afërmit. Me këtë arsyetim emni merr kuptimin: Oli im për ta pi në kupë osht. Në dialekte të ndryshme, shpesh herë zanorja “o” zavendësohej me zanoren “a”, ose anasjelltas dhe në këtë rast emni merr kuptimin: Ali(krahu fluturues) im, për ta pi në kupë osht. Në Shqipni e Greqi, përdoret ma tepër për goca në formën: Olimpia, (Olimbi-a bahet: fluturaku, im bi asht) Olympas. Olympas. Grek. Asht i njajtë me emnin e masipërm. Olindo. O-lind-o. Ol-in-do-o. Edhe ky emën asht i ngjashëm me emnin Leka, sepse na thotë: Osht lind-o, ky fëmijë që do çajë në jetë, ose: Oli, ali inë dhonë osht. Për goca bahet: Olinda. Oliviero. Oli-vi-er-o. Ol-i-vi-er-o. Nëse do e marrim fjalën “oli” të njivlefshme me fjalën “ali”, krah fluturues, atëherë kuptimi i emnit bahet: Krah fluturues që vjen në erë-o. Për goca bahet: Oliviera. Olivio. Ol-i-vi-o. Me arsyetimin e masipërm kuptohet edhe ky emën. Për goca bahet: Olivia. Omar. O-m‟ar. Në këtë emën shof fjalinë e thjeshë shqipe: Osht me ar,osht mbi ar, ose thjesht: Osht i mbarë, ashtu si emni: Mario. Ka qenë emni i nji poeti të ndigjuem nga Persia, gja që tregon se infuenca atlantideo-albane ka qenë shtri deri atje. Emën i shkurtën dhe i bukur. Për goca bahet: Omara. Ombretta. O-mb-ret-t‟a.O-mbret-t‟a. E kuptoj me fjalinë: Osht mbi retë. Në këtë emën dhe në të tjerë, kam pa se emni “etta” shoqnohet me dy “tt” dhe besoj se nuk asht e rastësishme, sepse të ndame japin kuptimin simbas të folmes së përditshme: et t‟a, e etërve të asht. Me këtë arsyetim emni ka qenë kuptue: O mbret të asht, e del ma tepër emën mashkullor, por, nëse mendojmë se në të kaluemen mbretnesha mund të ketë qenë thërrit: Mbreta, ky emën asht në rregull me gramatikën e vet. 237
Emni ka kuptim për të dy sekset, megjithate për çuna bahet: Ombret-o. Omero. O-m‟er-o. Në shqip kuptohet me fjalinë: Osht me erë, osht mbi erë. Për goca mund të bahet: Omere, Omera. Omonia. Om-oni-a. Grek. Me arsyetimet e masiperme, kuptohet menjihere ky emen si: Dhon (om, am) Hone asht. Ani jepet ne gjinine mashkullore. Per goca bahet: Omona. Ondino. On-din-o. Këtë emën e kuptoj me fjalinë: Osht nishi i ditun-o. Për goca bahet: Odina. Onesto. On-est-o. Në këtë emën, fjalën “on”, o ni e quej të njivlefshme me numrin nji, në italisht”uno”. Në shqip: o ni, osht nishi. Ashtu si edhe emnat e tjerë, ku fjala “nji” vihej për të tregue se fëmija do ishte njishi në jetë, edhe kjo fjalë më jep po atë kuptim ke këto katër emna dhe në të tjerët ku mund të gjinden. Në këtë emën shof fjalinë: Njishi esht o, ose: Njishi, jete osht, ku is= jete. Në italisht fjala “onesto” don të thotë: “i ndershëm” dhe ky emën i përshtatet njeriut të ndershëm. Për goca bahet: Onesta. Onesimos. On-es-im-os. Grek. Me arsyetimin e masipërm, ky emën më merr kuptimin: Osht nishi, njishi, i pari, i imi osht. Për goca bahet: Onesima. Onofrio. On-o-f-ri-o. Me arsyetimin e masipërm, në këtë emën shof fjalinë: Njishi osht, fluturak i ri o. Për goca bahet: Onofria. Onorino. On-o-rin-o. O-n‟or-in-o. Këtë emën në shqip e zbërthej me fjalinë: Njishi osht, të rin o, ose: O në ar, njishi osht. Për goca bahet: Onorina. Onorio. On-ori-o. On-o-ri-o. O-n‟ori-o. Ky emën në italishten e sotme ka kuptimin: I nderuem, por me zbërthimin e bamë ma sipër më del si: Njishi, ar osht. Njishi osht rinue o, ose: Osht në ar, njishi osht. Për goca bahet: Onoria. (nor= ner). Onorato. On-or-at-o. O-n‟or-at-o. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Osht njishi ari i ditun o, ose: osht në ar, njishi osht. Në 238
italisht ka kuptimin e njeriut të nderuem dhe kuptimi i dhanë përputhet me karkterin e njeriut të nderuem. Për goca bahet: Onorata. Onouphrios. On-o-u-ph-ri-os. Grek. Kuptohet me fjalët: Osht i pari osht, nji i pirsosun i ri osht. Në shqip njifet si: Onufri, që, nëse i shtojmë fjalët: “o”, ose “os”, i afrohet mënyrës së shqiptimit në italisht e greqisht dhe emni bahet i kuptimtë si: On-u-f-ri-ò, njishi usht, fluturak i ri osht. Për goca mund të bahet: Onufria. Opio. O-pi-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Osht i pirë në kupë-o. Për goca bahet: Opia. Orange. Or-an-gi-e. Ke emni kuptoj fjalët: ar, Hanë, rracë esht. Për goca bahet: Orangia. Orangjia. Oracio.Or-aci-o.Significa:Oro di vita è.Per femina è: Oracia. Orate. Or-at-e. Ke emni kuptoj fjalët: Ar i ditun(at) esht. Për goca bahet: Orata. Arata. Orazio. Or-a-zi-o. Or-a-si-o. Këtë emën në shqip e zbërthej në: Or(ar) asht si osht. Për goca bahet: Orazia, Orasia, Oracia. Orchidea. Or-chi-de-a. Asht dhe emën luleje. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Ar ki de asht. Duket si e folme e sotme. Për çuna bahet: Orkide-o. Orcomono. Arkamono. Or-ko-m‟on-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Ari ko, mi Hon osht, ose: Ari ko, Mon osht, ku “Mon” asht shkurtim i emnit të lashtë Amon. Varianti dytë nuk shkon për goca . I pari bahet: Orcomona, Arkamana. Orenzio. Or-en-zi-o. O-re-en-si-o. Variantin e parë e kuptoj si: Ari jonë, si osht. Në variantin e dytë del ma me kuptim në shqip si: osht reja jen, jona (shif) si osht. Për goca bahet: Orenzia, Or-en-za. Oren-za, që ma i kuptueshëm bahet me variantin e tretë si : Orën za, orën e malit kap. Në këtë emën na del emni i orëve, zanave të malit për popullsinë ilire. 239
Oreste. Or-est-e. Kuptohet menjiherë në shqip me fjalinë: Orë esht-e. Orët, unë e kam ditë se kanë qenë qenie mitologjike femnore, por simbas zbërthimit të emnave në kollonën e germave “o”, shof që fjala: “or” më jepet edhe në formë mashkullore, pa zanoren “a” karakteristike për gjininë femnore. Mendoj që fjala “or” duhet të jetë e njivlefshme edhe me fjalën “ar”. Në shqip bahet: Orest, i ngjashëm me emnin: Arest. Në shqip orët janë dhe në gjininë femnore, kështuqë emnin për goca mund ta them: Oresta. Në greqisht asht: Orestes. Orestilo. Or-est-il-o. Ke ky emën kuptoj fjalët: Ar esht, yll osht. Për goca bahet: Orestila. Orfeo. Or-f-e-o. Në variantin e parë bahet: Or fluturak eh, osht. Nese ne vend te fjales esht =jete, atehere kemi: Ar, fluturak i jetes osht. Për goca bahet: Orfea. Orhan. Or-han. Shqip. Emni kuptohet menjiherë në shqip me fjalët: Arhan, Ar Hane, Ar si Hana. Për goca mund të bahet: Orhana. Arhana. Orio. Ori-o. Në këtë emën bahet i qartë emni “ori”, i plotë në gjininë mashkullore. Ky emën tregon nji fëmijë të quejtun: Oriòsht, djalë. Nëse do ishte gocë, do shkruhej: Ora-e, ose thjesht: Ora. Oriana. O-ri-ana. Or-i-an-a. Këtë emën kuptimplotë e kuptoj me fjalinë: Osht rinue Hana, ose: Ar i Hanes asht. Për çuna mund të bahet vetëm: Orian-o. Orione. Or-i-on-e. Këtë emën e kuptoj si: Ari i jonë esht, i ngjashëm me emnin, Ariona. Kështu siç asht, mund të përdoret për të dy sekset ose për goca mund të bahet: Oriona. Emen i ngjashem me Oriana. Orieta. O-ri-et-a. Or-i-et-a. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Ari i prindërve asht, ose: e artë në arsye dhe virtyte dhe e ditun asht. Për çuna shkon si: Oriet-i, Oriet-o. 240
Ornella. Orn-e-lla. Or-n‟e-lla. Në të dy variantet, në këtë emën kuptoj fjalinë: arin na e lla, na e la, na e dha (Zoti). Për çuna mund të bahet: Ornelo. Orlando. Or-l‟an-do. Emni na tregon se: Ari Hanën dho, ose: Ari Hanën do. Për goca transformohet në: Orlanda. Oronzo. Or-on-zo. Or-o-n‟zo. Emnin e kuptoj si: Ar e Honë i nxonë. Varianti i dytë më duket ma i përshtatshëm, sepse krijon fjalinë: Or osht në zo, dmth se ai fëmijë do nxjerrë nga goja vetëm fjalë ari. Për goca bahet: Oranza. Orsino. Ors-in-o. Në italisht kuptohet si: Ariu inë osht. Për goca nuk kombinon bukur. Në analizën e disa emnave ma përpara kemi pa se asht edhe nji fjalë e ngjashme me fjalën ors, asht fjala ars, që në shqip kuptohet: prej ari. Me këte arsyetim, emni merr kuptimin: Ari, florini inë osht. Siç i asht vu emni: Ors-o=Ari-o,- ari-ut, ashtu i asht vu ky emën edhe njerëzve, duke i krahasue me arin, e jo me ariun, kështuqë emnat me këte rranjë fjalësh nuk duhet të kuptohen me fjalën e ariut mbrena tyne, por të arit, florinit. Për goca emni i masipërm bahet: Orsina. Orso. Ors-o. Në shqip don të thotë: Ar osht. Për goca bahet: Orsa. Orsola. Ors-ol-a. Emnin e kuptoj me fjalët: Ar me krah fluturues asht. Për çuna bahet: Orsolo. Orsolina. Ors-ol-in-a. Emnin e kuptoj me fjalët: Arë me krah fluturues ini, i yni asht. Për çuna bahet: Orsolino. Ortensio. Ort-en-si-o. Or-ten-si-o. Në këtë emën shof fjalinë: Orët jen, po osht, ose vetëm shqip: Ori en, ori ten, ori jon si osht. Për goca bahet: Ortensia. Orthros. Or-t-h-ros. Grek. Ma i saktë do ishte nëse shkruhej: Or-të-rros, ar të rrosh, me virtyte të arta të jetosh në jetë. Emën shumë i bukur dhe domethanës. Po kështu, ka kuptim edhe për goca, por mund të bahet dhe: Orthrosa, Ortrosa. Osano. 241
Osana. Os-ana. Kuptohet menjiherë si: osht Hana. Në këtë formë nuk bahet për çuna, ose thjesht: Osan, Oshan. Oscar. Os-ca-ar. Os-ka-ar. Në shqip e zbërthej në: Osht(nji që) ka ar. Kështu siç asht mund të shkojë edhe për goca, ose: Oskara. Osiride. O-siri-de. O-si-iri-de. Emen perendie egjyptiane ne lashtesi qe kuptohet si: Osht syu i dheut, ose: Osht syu i bukur i dheut. Simboli i ketij nperendeie ishte SYU. Osmondo. Os-mondo. Os-m‟on-do. Duket emën shumë ambicioz nëse fëmijën e krahason me gjithë botën. Variantin e dytë e kuptoj me fjalët: Osht mbi Honë i dhonë (nga Zoti). Për goca bahet: Osmonda. Ostia. Os-t‟i-a. Nëse fjalën ish, ash e osh e quejmë të njivlefshme me fjalën jetë, atëhere emnin e kuptoj me fjalët: Jetë të asht dhe ka kuptim për të dyja gjinitë. Osvaldo. Os-v-al-do, Os-val-do. Në shqip e zbërthej me fjalinë: Osht (nji) që të vë krahë fluturues, i dhonë(nga Zoti). Për goca bahet: Osvalda. Otto. Ot-t‟o. Asht numri tetë në italish. Ky emën asht shumë i përhapun në shtete të ndryshme të Europës. Fjala “ott” asht e kombinueme me shumë emna dhe nuk më jep kuptimin e emnave, por, nëse e krahasoj me fjalën shqipe: “ jot”, i joti, e jotja, të gjithë emnat marrin kuptim: Në këtë rast emni Ot-t‟o në shqip më jep fjalinë e thjeshë: I joti të osht. Për goca bahet: Otia, Otja. Otello. Ot-e-llo. Ot-el-lo. Me arsyetimin e masipërm, edhe ky emën merr kuptimin: I joti e llo, i joti e dho, ose: i joti yll lo. Për goca bahet: Otella, Otela. Ottaviano. Ot-t‟a-vi-an-o. Në këtë emën dhe në atë ma poshtë, fjala “vi” në shqip ka kuptimin me ardhë ose nji vijë në fletore, nji vijë rruge, nji vijë lidhëse etj. Në këtë emën, fjalën “vi” unë e shof me kuptimin: Vijë lidhëse, kështuqë emni më merr 242
kuptimin: I joti të asht, vijë Hane, ndërlidhës me Hanën. Për goca bahet: Ottaviana. Ottavio. Ot-t‟a-vi-o. Me arsyetimin e masipërm, këtë emën e zbërthej në: I joti të asht ndërlidhës-o, (midis njerëzve, me Zotin etj). Për goca bahet: Ottavia. Otilia. Ot-ili-a. Në këtë emën kuptoj fjalinë: I joti ili, ylli asht. Për çuna bahet: Otilio. Ottilia. Ot-t‟ili-a. Në këtë emën shof fjalinë: i joti te Ilit asht, kështuqë germa “t” e shtueme ia ndryshon pak kuptimin emnit të masipërm, që duket i njillojtë me këtë emën. Këtu na vihet në dukje emni i Ilit si nji emën hyjnie, sepse thuhet: te Ilit ash. Për çuna bahet: Otilio. Ottone. Ot-ton-e. Në shqip më krijon fjalinë: I joti jonë, i joti tonë esht. Duket si përsëritje fjalësh, por në nji familje, çfar asht e jotja, asht edhe e jona dhe ky emën e shpjegon saktë këtë gja. Për goca mund të shkojë kështu siç asht, ose: Ottona. Ovidio. O-vi-di-o. Ov-i-di-o. Në këtë emën shof fjalitë: O vjen ditunia, ose: ovi dia o, ku fjala “ov” në dialektin tonë don të thotë “hyp” dhe i jep kuptim emnit: hovi, hypi dia o, hypi ditunia,o, që dmth se me lindjen e atij fëmije, fillon të hypë e të përhapet ditunia. Për goca bahet: Ovidia. P Paciano. Pa-ci-an-o. Në italisht kuptohet si: Paqësorë janë. Për goca bahet: Paciana. Me ndamjen e bame shof që kuptimi i vjetër ka qenë pak ma ndryshe, sepse më del: Pa çi janë-o, ku fjala “pa” në të kaluemen edhe sot në Shqipni përdoret me kuptimin e ditunisë psh: Asht i pamë (i ditun) ai njeri. Ka pa botë me sy ai njeri etj. Pacifico. Pa-ci-f-ic-o. Pa-ci-i-f-ik-o. Në këtë emën shofim që germa “f” tregon fluturim, sepse emni kuptohet si: I pam, i ditun, 243
ose edhe paqësor, fluturim ik. Për goca bahet: Pacifica, Paqefika. Pacomio. Pa-co-mi-o. Edhe ky emën na tregon se ai fëmijë që ka këtë emën asht paqësor. Në shqip e kuptoj si: I pamë, ko më osht. Për goca bahet: Pacomia, Pakomia, Paqeza. Pagkratios. Pa-g-kra-ati-os. Grek. Në shqip e kuptoj me fjalët: Pa, i pamë, i shëtitun, gji(rracë), kra, kre, krytë e ditunisë(ati) osht, ose ndofta fjala “kra” mund të jetë si fjala e sotme: kra, krah fluturues, kështuqë do kemi: I ditun, rracë me krah ditunie osht. Per goca bahet: Pagkratia. Paisios. Pa-isi-os. Grek. Emnin e kuptoj me fjalët: i pamë, i ditun, jeta osht, ku fjala “Isi”= jeta. Për goca mund të bahet: Paisa. Palladio. Pa-all-a-di-o. Ky emën më jep kuptim të njajtë me ate ma poshtë, sepse kemi: I pamë, me krah fluturues asht, i ditun osht. Për goca mund të përdoret si: Palladia. Palladios. Pa-all-a-di-os. Grek. Shif Palladios. Për goca mund të bahet: Palladia. Palatino. Pa-al-at-in-o. Në shqip merr kuptim nëse shkruhet: Pau, mësoi, krahu fluturues, ati(i dituni dhe i pari) inë, yni o, që e quaj të njivlefshme me fjalinë: Pa botë me sy krahu fluturues(ali), i dituni ynë. Për goca bahet: Palatina. Palestina. Pa-al-est-in-a. Me arsyetimet e masipërme emnin e kuptoj me fjalët: i pamë, i shëtitun, krah flurues esht njishi asht, ose i yni asht. Emni na tregon se Palestina ka qenë albanofone dhe jo ebreje. Palmazio. Pa-al-ma-zi-a. Ky emën na duket sikur po flitet sot, sepse e kuptoj si: I pami, i shëtituni al (krah fluturues), (ama) shif si asht. Ne kete emen shof se fjala “pa” jepet me kuptimin qe ka pa bote me sy, sepse kuptimin e bukurise na e jep fjala “ir”, hir, nur, bukuri etj. 244
Pal. Pa-al. Ky emën i shkurtën asht i përhapun në gjithë Europën dhe mendoj se duhet të kuptohet: I pamë, i shëtitun (ky) krahu fluturues. Në trajtën e shqueme në shqip bahet: Pa ali, Pali. Palmira. Pa-al-m‟ir-a. Këtë emën e kuptoj si: I pami, i shëtituni krah fluturues me hir, me nur, i bukur asht. Për çuna bahet: Palmiro. Pamela. Pa-me-la. Këtë emën e kuptoj si: Pa, (të ditun) më la. Për çuna mund të bahet: Pamelo. Pammachio. Pam-m‟a-chi-o. Në shqip fjalia: Pam më asht ki o, e quej të njivlefshme me fjalinë: I pamë, i shëtitun, i ditun me asht ky o. Për goca nuk shkon, sepse fjala”chi”, ki, asht për çuna. Pamphilos. Pam-p-h-il-os. Grek. Në shqip e kuptoj me fjalët: I pamë, (i ditun), pi ill osht; i ditun pi yll osht, me kuptimin që asht i shëtitun dhe ka pi nga ditunitë ma të nalta, deri ke yjet. Për goca bahet: Pampila. Panagiotes. Pa-an-a-gi-ot-es. Grek. Në shqip kuptohet menjiherë me fjalët: Pa Hanën, gjiu jot esht. Në këtë formë mund të përdoret për të dyja gjinitë ose për goca mund të bahet: Panagiota, Panagjiota. Panajoti. Pa-an-a-joti-i. Shqip. Asht variant ma i shkurtuem i emnit të masipërm, që kuptohet: Pa Hanën asht, i joti isht. Për goca mund të bahet: Panajota. Panaretos. Pa-an-ar-et-os. Grek. Në shqip e kuptoj me fjalët:Pa Hanën, ar i ditun(et) osht.Për goca bahet:Panareta. Pancario. Pa-an-ç‟ari-o. Në shqip e kuptoj me fjalinë: Pa Anë, çfarë ari osht, ose: Pa Hanën, ari o, siç themi edhe sot: Pa dritën e diellit. Për goca bahet: Pancaria, Paançaria. Pancrazio. Pa-an-kra-zi-o. Në këtë emën shof fjalën “kra”, që përdoret në dialekt si fjala: Krei, kaptina, koka, kështuqë emni 245
merr kuptimin: Pa Hanën, koka nza, dituni nxen, mëson. Për goca bahet: Pankrazia, Pankrasia. Pandeli. Pa-an-de-el-i. Shqip. Në gegënish përdoret edhe si: Paneli. Pa-an-el-i. Emnin e kuptoj me fjalët: Pa Hanën,de, Ylli (er) isht dhe në variantin gegënisht kuptoj fjalët: pa Hanën dhene Yll (er) isht, ose: Pa anen e dheut, yll (erë) isht. Për goca mund të bahet: Pandela, Panela ose: Pandelia, Panelia. Panfilo. Pa-an-f-il-o. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Pa Hanën fili(fëmija) o, siç themi edhe sot: pa dritën e diellit. Për goca bahet: Panfila. Në këte emën del kuptimi i fjalës italiane: fil, fëmijë në shqip, nga bashkimi i fjalëve fluturak ili, f-ili. Pansemne. Pa-ans-em-n‟e. Grek. Në shqip e kuptoj me fjalët: I pami, i shëtituni i Hanës, i emi na esht. Në këtë formë mund të përdoret edhe për goca ose: Pansemna. Pansophios. Pa-ans-o-phi-os. Grek. Në shqip e kuptoj me fjalët: I pami, i dituni i Hanës o, i pimë osht. Për goca mund të bahet: Pansopia. Pantaleo. Pa-an‟t-a-le-o. Ky emën na jep nji fjali shumë domethanëse, sepse na tregon se ai fëmijë asht le i pafund, i paanë, me kuptimin e ditunisë dhe mirësisë që e ka me bollik, të pafund besoj, ose: ka pa, ka shëtit deri ke Hana, ky që ka le ò. Për goca bahet: Pantalea. Pantaleone. Pa-ant-a-le-one. Pa-ant-a-le-on-e. Ky emën asht si i masipërmi, por të afërmit thonë se Pantaleu asht i joni, ose: asht Honë. Në këtë formë mund të përdoret edhe për goca, ose: Paantaleona. Pantea. Pa-an-te-a. Emnin e kuptoj me fjalët: Pa Hanë, të asht, e shëtitun deri ke Hana të asht. Për çuna bahet: Panteo. Panteon. Pa-an-t‟e-one. Emnin e vjeter te Panteonit grek e kuptoj ne shqip me fjaline: Pa Hane te asht i joni. Panteleimon. Pa-ant-e-le-im-on. Grek. Do ishte ma i saktë nëse do shkruhej: Pa-ant-el-le-im-os dhe bahet plotësisht i 246
kuptueshëm si: Pa Hanën, yllin lindi imi osht. Për goca bahet: Panteleima. Paolo. Pa-ol-o. Në disa vende shkruhet: Paul, Pavl. Në gjuhën e popullit, fjala “Pa ul” don të thotë: po e ul, kështuqë më merr kuptim edhe ky emën si: Po e ul(Hanën në tokë), dmth se ai fëmijë do të bajë të pamundunën në jetë, ose: i pamë, i shëtitun e i ulët, i pajisun me urtësi. Në rastin e emnit: Pa-ol-o, besoj se kuptohet qartë kuptimi: Me paraqitje,i pamë,i shëtitun, krahu fluturues osht. Për goca bahet: Paola, Paula, Pavla. Paolino. Paoli-in-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Paoli inë, yni osht. Për goca bahet: Paolina, Pavlina, Paulina. Paphnoutios. Pa-phn-o-uti-os. Grek. Mendoj se do ishte ma i saktë si: Pa-pin-ò-uti-òs, ose: Pa-pin-ò-yti-òs, që në shqip kuptohet menjiherë si: I pamë, i pinë (dituni) osht, yti osht. Për goca nuk shkon, sepse fjala”yti” asht për çuna. Papios. Pa-pi-os. Grek. Në shqip kuptohet menjiherë me fjalët: I pamë, i pimë osht. Për goca mund të bahet: Papia. Papylos. Pa-py-yl-os. Grek. Në shqip kuptohet menjiherë si: I pamë, i pimë, yll osht. Për goca mund të bahet: Papyla, Papiylla. Papulia. Pa-p-uli-a. Grek. Ma i saktë do ishte nëse shkruhej: Pa-pi-uli-a, që në shqip kuptohet menjiherë si: I pamë, i pimë, i ulti, i urti asht. Për goca mund të bahet: Papula. Paramonos. Par-am-on-os. Grek. Në shqip e kuptoj: Të parë am, të parë më jep, i joni osht. Për goca mund të bahet: Paramona. Parashqevi. Pa-ar-ash-qe-evi. Shqip. Në këte emën fjala: paar-ash, kuptohet menjiherë në shqip si: ka parë dituni dhe ka mësue edukatë (ar) asht. Simbas zbërthimit që i kam ba fjales “ev”, mundet të jetë e njivlefshme me fjalën: Eva ose: e u, esht un, esht njishi. Me këte arsyetim emni merr kuptimin: I-e pamë, 247
i-e ditun, ar asht, që esht njishi (evi). Emni me këte ndërtim ka kuptim për të dyja gjinitë. Paris. Par-is. Shif emnin Paro. Asht edhe emni i kryeqytetit të Francës. Ne italisht asht: Parige. Pari-gi-e, qe e kuptoj si: I pari, race esht. Paro. Par-o. Këta dy emna janë të njajtë dhe kuptohen si: I pari isht, i pari osht. Për goca bahet: Para. Parthagape. Parth-aga-p-e. Parth-aga-pe. Grek. Në shqip kuptoj fjalët: I parë, aga i pirë në kupë esht, ose: Të parë, aga pe. Për goca besoj se nuk shkon, sepse fjala”aga” asht mashkullore. Parthenios. Parth-e-ni-os. Grek. Në shqip kuptohet menjiherë me fjalët: I parë esht, njishi osht, ose: I pari i joni osht. Për goca mund të bahet: Parthenia. Patapios. Pa-at-a-pi-os. Grek. Në shqip kuptohet me fjalët: I pamë, i ditun(at) asht, i pimë (në kupë) osht. Për goca mund të bahet: Patapia. Pausania. Pa-us-a-ni-a. Grek. Shqip. Në shqip kuptohet menjiherë me fjalët: I pamë usht, a njishi asht. Nese ne vend te fjales “us” vejme fjalen “jete”, atehere emni kuptohet si: I pame, i shetitun jete asht, njishi asht. Kështu siç asht, mund të përdoret për të dy sekset. Pardo. Par-do. Në shqip kuptohet me fjalinë: Të parë dho(Zoti). Për goca bahet: Parda, Pardha. Paride. Par-i-de. Asht emën që e ka mbajtë nji hero i Trojës së lashtë. Në shqip kuptohet menjiherë sikur po e flasim sot: I pari asht dè, ose: I pari i dheut. Në këtë formë mund të përdoret edhe për goca, ose: Parida, që i jep kuptim dhe grues që: Të parë dha, të parin e vendit lindi. Parmenio. Par-meni-o. Në shqip kuptoj fjalinë: I pari i mençëm osht. Në Shqipni, me këtë emën quhet edhe parmenda, që punon tokën e tërhequn nga buejt dhe qetë. Për goca bahet: Parmenia. 248
Pasquale. Pas-qu-al-e. Mendoj se duhet të bahet: Pa-as-qu-ale, që, e shpjegueme për të gjithë, don të thotë: I pamën asht i squti, krah fluturues esht. Po kështu mund të përdoret edhe për goca ose: Pasquala. Paterniano. Pat-er-ni-an-o. Edhe këtë emën, të shkruejtun në shqip: Pa-at-er-ni-an-o, unë e shpjegoj: Pa pleqësitë (Mësoi dituninë), er nishi janë, ose : pa pleqësitë, era numër nji, Hanë osht. Për goca bahet: Paterniana. Patras. Pa-atr-as. Emën vendi në Greqi. Emnin e kuptoj me fjalët: Pa atër asht, i pamë, i shëtitun dhe i ditun asht. Patrizio. Pat-ri-zi-o. Në shqip Pa-at-ri zi-o më jep kuptimin: Pa, mësoi pleqësitë, rri i nzanë-o, ku e kam përsërit disa herë, që fjala”zi” shpesh herë në dialekt zavendëson fjalën”za”, nzaj, mësoj. Për goca bahet: Patrizia. Patroclo. Pa-at-ro-ç‟lo. Patroklo. Në shqip: Pa-at-ro-ç-lo, e kuptoj me fjalinë: Pa pleqësitë, rrojtun ç‟lo (në jetë). Për goca bahet: Patrokla. Pauside. Pa-us-i-de. Në këtë emën shof fjalinë: Pa ush(asht) i dheut, që, e shpjegueme për të gjithë, më bahet: I mësuem asht ky njeri i dheut, ose thjesht: I pamë asht de. Kështu mund të përdoret edhe për goca ose edhe Pausida. Paveliç. Pa-v-el-iç. Emni kuptohet menjiherë me fjalët: I pamë, i shëtitun, (v,u) nji erë iç, isht. Me këte formë mund të përdoret për të dyja gjinitë. Pela. Pe-el-a. Ka qene emni i kryeqytetit të Maqedonisë së lashtë. Mendohej se i asht vu emni, sepse maqedonasit ishin rritës kuajsh, por mund të kuptohet edhe si: Pe, shef yjet (erën) asht, Pe, prej yjesh (ere) asht, ose: Pe, i bukur, i pamë, i shëtitun, i ditun yll (erë) asht. Pelagia. Pela-gi-a. Pe-el-a-gi-a. It. Grek. Ilir. Në këtë emën e në të tjerë ma poshtë, më del fjala “pela”, që ban pjesë dhe në kombinimin e emnit Pelasgji dhe që plotëson idenë teme për 249
opinionin e dhanë kur kam shpjegue kuptimin e emnit: Pellasgji. Pe-ell-as-gji-a. Emni Pelagji besoj se asht emni i banorëve të Pellasgjisë, siç thërrasim sot psh: Alban, Ilir, Italo etj. Në variantin e dytë, që besoj se asht i kohës së Atlantidës, krijohet fjalia: Pe, i pamë i ditun, yll asht, gji, rracë asht, ose: pe, prej yjesh asht, rracë asht. Asht ky kuptim i ketij emni, qe pellazget ne lashtesi i kane quejte me origjine yllore. Për çuna duhet të bahet: Pelagjio dhe besoj se asht i kohës së Atlantidës. Peleo. Pe-le-o. Në shqip e quej të njivlefshëm me : I pami asht le, lind, dmth i shëtituni, i dituni asht lind. Për goca mund të bahet: Pelea. Pellegrino. Pell-egri-in-o. Pe-el-le-g-rin-o. Në italisht don të thotë: nji person që shkon për të nderue nji vend të shenjtë, një shëtitës që kërkon shenjtëninë. Në shqip e barazoj me fjalinë: Pjella egër ini, yni osht, ose, nëse asht emën i rritësve të kuajve na del kuptimi: Pelë egri yni asht, ku fëmijën e krahasojnë me nji pelë të lirë dhe të egër. Në këtë rast merr kuptim edhe fjala: pelegrin në italisht, që asht shëtitës i lirë e jetojnë si primitiv. Varianti i dytë më duket ma i vjetri dhe ma i ploti, që e kuptoj me fjalët: I pamë e i shëtitun , erën leu, rracën (gjiun) rin osht. Për goca bahet: Pellegrina. Pelopones. Pe-el-op-on-es. Emën i gadishullit të Greqisë, që e kuptoj me fjalët: Pe ere, hop Honë esht. Penelope. Pe-en-el-o-p-e. Emnin e kuptoj me fjalët: E pamja (pe) e jona (en), yll (erë) osht, e pime në kupë esht, ose: Penji lidhës i eni, yll (erë) osht, e pirsosun esht. Në këtë formë ngelet ma i bukur vetëm për goca, megjithëse mund të ketë kuptim edhe për çuna. Perendia. Perenia. Pe-ere-en-di-a. Pe-re-e-ni-a. Shqip. Në dy dialektet merr kuptim në shqip, emni i perëndisë, që besoj se don të thotë: Pe ere, nëpër erë, në qiell, i eni, i joni i dituni asht, 250
ose:i pame, i bukur, re e qiellir èsht, njishi asht. Ky variant i defton ma se miri figuren e perenise.. Peria. Peri-a. P‟eri-a. Me këtë emën thërriten perritë, shtojzotvallet, që me zbërthimin që i baj emnit, më japin domethanien e këtij emni, që e kuptoj si: Prej ere asht, sepse mendohej që kishin pamje gati transparente, si pamja e mjegullës, por që fluturonin në erë, në ajër, në qiell. Mbahen si qenie femnore. Në shqip asht ma e saktë, sepse thuhet e përdoret si: Perja, që asht ma femnore se sa fjala: Peria, që duket ma tepër mashkullore, por, meqë në italisht germa “j” zavendësohet me germen “i”, atëhere do e pranojmë kështu siç asht këte emën të bukur. Perla. P‟er-la. Pe-er-la. Edhe emni i perlave të bukura na bahet i kuptueshëm mbas zbërthimit të këtij emni si: Prej ere la, leu, ose: E bukur si era leu. Edhe ky emën shkon vetëm për femna. Pericle. Peri-cle. Pe-eri-kle. Shqip: Perikleu. Në këtë emën unë shof fjalinë: Perri ke le, ose: Pe, prej ere ke le. Në Shipni e Greqi quhet Perikli, por ma qartë e merr kuptimin nga italishtja. Për goca bahet: Periclea, Periklea. Perseo. Pe-er-se-o. Në krahinën e Devollit kështu të thonë kur i pyet se si asht ai fëmijë: pe ere se o, pe ere de ò, prej ere na osht. Emën i bukur. Për goca bahet: Persea. Perugia. Pe-er-u-gi-a. Emën qyteti në Itali, që në shqip kuptohet menjiherë me fjalët: Pe, prej ere, nji (u) gji (rracë e fortë) asht. Petro. Pietro. Pe-etr-o. Pi-et-ro. Grek. Shqip. Simbas ndamjes së bame merr kuptimin: I bukuri, i pami, i dituni (et) rron, duke pa dituni rron. Në italishten e sotme don të thotë: guri. Në Shqipni përdoret edhe emni: Guri dhe besoj se emni Pietro duhet të jetë i kohës së Atlantidës dhe don të thotë pikërisht atë që kam thanë unë. Për goca bahet: Pietra. Petronio. Petr-oni-o. Pe-et-ro-ni-o. Në italisht dhe shqip, në 251
këtë emën unë kuptoj fjalinë: Petri joni osht, ku fjala “petri” në italisht i thonë gurit, por në shqip: “petri-it”, asht nji zog i gurëve, si shqiponja, që banon në gurë e shkambinj, që do i shkonte ma tepër emni: Petrika, sepse ikën, banon nëpër gurë e shkambinj. Variantin e dytë e kuptoj me fjalët: I pamë (pe) i ditun, rron njin o. Për goca bahet: Petronia. Petronilla. Petr-oni-lla. Petro-ni-lla. Pi-etr-on-ill-a. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Fëmijë të fortë si guri na lindi. Varianti i tretë më duket ma i pranueshëm dhe kuptoj fjalinë: Pin ditunitë (etër) i joni ill, yll asht. Për çuna bahet: Petronillo. Pegasios. Pegasios. Grek. Do ishte ma i saktë në formën: Pegi-a-si-os, që në shqip e kuptoj me fjalët: pej, prej rrace (gjini) asht si osht, ose: I pamë, i shëtitun e prej rrace a si,sy, i bukur osht. Për goca bahet: Pegasia. Peusippos. Pe-us-i-p-po-os. Pe-us-ip-po-os. Grek. Do ishte ma i saktë nëse do shkruhej: Pe-us-i-pi-po-os dhe në shqip kuptohet menjiherë me fjalët: I pamë, i shëtitun, i ditun osht, i pimë po osht, ose: I pame osht, i hipun (ne qiell) po osht. Duket si e folme e përditëshme. Për goca bahet: Peusipipa. Perdika. P-er-dika. Pe-er-di-ik-a. Shqip. Në shqip e kuptoj me fjalët: Pi erë dika, ku fjalët: Pi er i kuptoj me fjalët: pi erën, esencën e ditunive. Varianti i dytë asht: I pashem, si era, i ditun i ikun asht, por më duket ma i saktë kur kuptoj fjalët: Penj ere, i ditun dhe i shëtitun(ik) asht. Me këte shpjegim del edhe kuptimi i fjalës “pe”, si penj lidhës esht ke disa emna. Në këtë formë mund të përdoret për të dyja gjinitë. Perifati. Pe-eri-f-at-i. Peri-fati. Shqip. Në variantin e parë e kuptoj me fjalët: penj lidhës ere, fluturaku i ditun (at) isht dhe në variantin e dytë: perri fati, e bukura me fat. Në të dy variantet mund të përdoret për të dyja gjinitë.
252
Perinthosh. Pe-er-in-t-hos. Pe-er-in-tho-os. Shqip. Ky emën kuptohet me fjalët: I bukur, ose: pi erën njishi të osht, ose: Penj ere ini thotësi, mësuesi osht. Për goca mund të bahet: Perintha. Në emnat e maposhtëm shof se germa “Ph” mund të ketë qenë e shoqnueme me zanoren “i”, që bahen “Pi”, dmth për ta pi në kupë, ndërsa germa “H”, para disa emnave, edhe sot asht e zakonëshme në Shqipni, Greqi e Itali. (Ne Shqipni: Hyll=yll, ill, ell. Ana=Han, Hana etj) Phanourios. P-han-o-uri-os. Grek. Në shqip kuptohet me fjalët: Pi Hanën osht, u ri osht, ose: Urë osht. Për goca bahet: Phanoura, Pihanoura. Phantinos. P-hant-in-os. Grek. Emni kuptohet pa vështirësi si: Pi Hant, Hanën, njishi osht, ose: Pi Hanën, i yni osht. Për gocamund te bahet: Phantina. Philadelphos. P-hil-a-del-p-h-os. Grek. Asht dhe emni i qytetit të Philadelphias. Në këtë emën fjalën”del” e kuptoj si fjalët: 1- del, dal, doli etj. 2- del mund ta quej edhe si fjalën e vjetër: dhel, dhet, dherat, dheu, me kuptimin e globit të tokës. Formen e pare e kuptoj si: Pin gay jet asht, del i persosun osht. Variantin e dytë e kuptoj me fjalët: Pi yllin asht, dheut pi osht. Pi yllin asht, në gjithë globin, ma i kulluemi, për ta pi në kupë osht. Për goca mund të bahet: Philadelphia. Philagrios. P-hil-a-g-ri-os. Grek. Ma i plotë do ishte nëse shkruhej: Pi yll asht, gji(rracë) ri, racë rinue osht. Për goca bahet: Philagria, Pilagiria. Philaretos. P-hil-ar-et-os. Grek. Emni kuptohet pa vështirësi në shqip si: Pi yll ar i ditun(et) osht. Për goca bahet: Philareta, Pilareta.
253
Philetaeros. P-hil-et-a-er-os. Grek. Në shqip kuptohet shpejt si: Pin nga yjet, i ditun asht, er osht. Për goca bahet: Philetaera, Piletaera. Philippos. P-hili-ip-po-os. Grek. Në kët emën kuptoj fjalët: pi illin, i hipun, po osht. Për goca bahet: Philippa. Pilipa. Philogonios. P-hil-o-g-oni-os. Grek. Emnin e kuptoj me fjalët: Pi yll osht, gjiu(rraca) jonë osht. Për goca bahet: Philogonia, Pilogonia. Philologos. P-hil-ol-o-g-os. Grek. Emnin e kuptoj me fjalët: Pi yjet krahu fluturues osht, gji osht, rracë osht. Për goca bahet: Philologa, Pilologa. Ky emën, në gjuhën e sotme ka marrë kuptimin: Filolog, gjuhtar, ku fjala “logos” asht futunn me kuptimin e fjalëve, në shqip: Lloqe. Philotheos. P-hil-o-the-os. Grek. Emnin e kuptoj me fjalët: Pi yll osht, thenës, mësues (si Thoti) osht. Për goca bahet: Philothea, Pilothea. Phocas. P-ho-ç‟as. P-ho-k-as. Grek. Në shqip kuptohet me fjalët: I pirë o, ç‟asht; i pirë o që asht, ose në variantin e dytë asht: I pirë o ki asht. Në këtë variant mund të përdoret për të dy sekset. Photine. P-hoti-in-e. Grek. Ma i saktë do ishte: Pi joti inë e, i pirë i joti, (fëmija) inë esht. Për goca mund të bahet: Photina. Poplia. P-o-p-li-a. Grek. Në shqip do e kuptoja ma mirë me fjalët: Piopilia, pi-o-pi-ili-a, që kuptohet menjiherë me fjalët: I pirë osht, pin Ilin asht. Nëse asht emni i Ilit në përbamjen e këtij emni, mendoj se nuk shkon për goca, por duhet të bahet: Piopila.Popila. Për çuna mund të bahet siç asht, ose: Poplio, Piopilio. Photios. P-hoti-os. Grek. Ma i saktë do ishte si: Pi joti osht, i pirë në kupë, joti osht. Për goca bahet: Photia, Pjotia.
254
Piksodari. Pi-iks-o-da-ar-i. Ilir. Emnin e kuptoj me fjalët: Për ta pi në kupë i shëtituni(iks, ikës) osht, dha ar isht, osht. Për goca mund të bahet: Piksodara. Piacenza. Pi-a-ç‟e-nza-a. Emën qyteti në Itali, që e kuptoj me fjalët: I pirsosun asht, ç‟esht i nzanë, i ditun asht. Piero. Pi-er-o. Ky emën në Itali e në vendet ku asht përhap infuenca e Rromës, përdoret shpesh herë i njivlefshëm me emnin: Pietro, por nëse e ndajmë në rrokje, do të kemi: Pi-et-o, që në shqip kuptohet si: Njeri i kulluem për ta pi në kupë dhe i mençem, me pleqsi osht. Për goca bahet: Piera. Haset edhe si: Pjeter. Pjoter. Pierino. Pierino. Don te thote: pin eren, i joni osht. Per goca bahet: Piera. Ne shqip: Pjerin. Piemonte. Pi-e-m‟on-t‟e. Emnin e kuptoj me fjalët: I pirsosun esht, mi Hon të esht. Me emnin asht dhanë bukur pamja e këtyne maleve të nalta në Itali. Nga ky emën kuptojmë se fjala: monte, montanja e ka originën nga gjuha shqipe: m‟on-t‟e, mi Hon të esht. Pierluigi. Pier-luigi. Piermarco. Pier-marco. Piersilvio. Pier-silvio. Ky emën dhe dy të tjerët ma sipër janë kombinime dy emnash mashkullorë, që kuptohen me zbërthimet e bame për secilin emën. Pietro. Pietr-o. Nëse e marrim kuptimin nga italishtja, ku fjala “pietr” don të thotë gur, atëhere ky emën ka kuptimin: Guriosht, si në Shqipni. Nëse fjalën do e ndajmë në rrokje, na del tjetër emën domethanës, sepse do kemi: Pi-etër-o, dmth se ai fëmijë pin dituninë e etërve, e ma të parit dhe ma të ditunit të vendit. Për goca bahet: Pietra. Pio. Pi-o. Emën që e mbajnë dhe papët. Emën i thjeshtë, i shkurtën dhe shprehës, sepse na thotë se ai fëmijë: Pi në kupë osht. Nji emën puro shqiptar që italianët e përdorim edhe sot. Për 255
goca bahet: Pia. Pippo. Pi-ppo. E dhe në këtë emën mendoj se fjala “ppo” don të shprehë fjalën shqipe: po, po, që asht nji pohim i dyfishuem. Në këtë rast emni më jep kuptimin: I-e- pirë në kupë-po, po. Në këtë formë mund të përdoret edhe për goca, pavarësisht se mbaron me o, ose: Pippa. Pilato. Pi-il-at-o. Emnin e kuptoj me fjalët: pin yjet i dituni(at)-o. Për goca bahet: Pilata. Pilo. Pi-il-o. Pi-lo. Shqip. Pin yllin osht, ose: Të përsosunin (pirsosunin) la në jetë Për goca bahet: Pila. Pincio, Pi-in-çi-o. Emnin e kuptoj me fjalët: I pimi inë çiç osht. Për goca bahet: Pinçia. Pir-i. Pir-o. Pir-rro. Pi-ir-i, Pi-ir-o, Pi-ir-rro. Shqip. Emni kuptohet menjiherë në shqip, me të gjitha format. Për goca mund të bahet: Pia, Pira. Piria. Pisone. Pi-is-on-e. Emni kuptohet me fjalët: I-pirsosun isht, i joni esht, ose: I pirë isht Honë esht. Me këte formë ka kuptim për të dyja gjinitë, ose për goca bahet: Pisona. Pistoia. Pi-is-t‟o-ia. Emën qyteti italian, që e kuptoj me fjalët: I pirsosun, jetë të osht, ku zanoret mbrapa janë vu për ta zbukurue emnin, ose për të përforcue fjalën me të gjitha foljet: Osht, isht dhe asht. Pjotero. P-jot-er-o. Në shqip kuptohet menjiherë me fjalët: I pimi jot, er osht. Për goca bahet: Pjotera. Placido. Pla-c‟i-do. Në këta katër emna fjala” PL”, më duket ma tepër si shkurtim i fjalës: “pi-il”, “pol”, ose: plak, të ditun, me anën e të cilave marrin kuptim këto katër emna, sepse më del kuptimi: Pi il a, çi dho( zoti), Pol-a-çi dho, ose: plak ç‟i dho. Me lindjen e atij fëmije, prindit iu dha nji pol mbështetës, ose nji femije i mençem, me pleqsi. Për goca bahet: Placida. Platone. Pl-a-at-on-e. Pla-ton-e. Në shqip e zbërthej në: Pol asht- at(i pari i ditun) jonë esht, ose: plak i ditun i joni esht. 256
Kështu siç asht, mund të përdoret edhe për goca ose: Platona. Plinio. Pli-ni-o. Emni do ishte ma i plotë nëse do e shkruanim: pi-ili-ni-o, pin nga ylli, njishi osht. Simbas arsyetimit të emnave të masipërm ky emën bahet: Pol ni osht, pol njishi osht. Për goca bahet: Plinia. Plotino. Plot-in-o. Edhe sot në Shqipni, kur jemi të kënaqun themi: Plot ina, plot jemi. Për goca bahet: Plotina. Plutarco. Pl-ut-ar-co. Edhe këtë emër do e zbërthej simbas arsyetimeve të masipërme. Këtu shifet fjala ”ut”, që nuk përdoret në shqip, por përdoret fjala”yt”, yti, ytja. Në të folmen e përditshme, disa herë fjala “yt” transformohet pa dashje në fjalën:”ut”, si psh: Lyt-lut, lys-lus, kështuqë emni më merr kuptimin: Poli yt-ar ç‟o, ose poli yt-ar ço, (ose: ari ko, këtu), ose: plaku yt, ar ç‟osht. Për goca bahet: Plutarca, Plytarka. Plyeuctos. Pl-y-e-uk-t‟os. Grek. Ky emën besoj se në zanafillë duhet të ketë qenë kuptue si: Polo, (plak), hyri e uk të osht. Për goca nuk shkon se uku asht mashkull.. Polibi. Pi-ol-i-bi-i. Pol-i-bi. Emni kuptohet si: i pirsosun, krah fluturues isht, biri im isht, ose thjesht: Pol i bie, i pruni. Emni ka kuptim për të dyja gjinitë. Porphyrios. P-or-p-hyri-os. Grek. Emnin e kuptoj me fjalët: Pi ar, pi hyri osht. Për goca bahet: Porpihyria. Policorpe. Pol-ik-or-pe. Emnin e kuptoj me fjalët: pjellë e ikun, e shëtitun, ar ke pa, gjajna të arta ke mësue. Për goca bahet: Polikarpa, Polikorpa. Policleti. Poli-ik-le-ti. Emnin e kuptoj me fjalët: Nji pjellë të shëtitun, leve ti. Emni shkon për të dyja gjinitë. Polidoro. Poli-d‟or-o. Fjalën “poli” në disa vende unë e kam vendosun pikërisht në vend të fjalës”pol”, pol rrotullimi, pol qëndrimi, por në këta emna më rezulton ma tepër në kuptimin e fjalës popullore: “polli”, pjellë, pasardhës. Simbas këtij arsyetimi, emni merr kuptimin: Pjellë ari osht. Për goca bahet: 257
Polidora. Polifemo. Poli-f-em-o. Simbas arsyetimit të masipërm, ky emën më jep kuptimin: Pjellë, fluturak emi osht. Për goca bahet: Polifema. Polinida. P-ol-in-i-da. Po-olin-i-da. Grek. Ilir. Në këtë emën kuptoj fjalët: Pi krahun fluturues, njin i dha (zoti), ose: krahun fluturues(engjullin) i dha(Zoti), ose: po,olin i dha. Në këto variante mund të përdoret për të dyja gjinitë. Polissena. Pol-is-en-a. Me të dy arsyetimet e masipërme, ky emën kuptohet si: 1- pjellë e jetës i joni (eni)-asht. 2- Pol i jetës i joni asht. Për çuna bahet: Polisseno. Pollione. Polli-on-e. Në këtë emën del e plotë fjala:”polli” dhe emni merr kuptimin: Pjella jonë esht, ose: pjelle e Hanes osht. Për goca mund të bahet: Polliona. Në të gjithë këta emna fjala “poli” mund të mendohet edhe si fjala”pol” rrotullimi, pa ia humb shumë kuptimin këtyne emnave. Polonia. Pol-oni-a. Pi-ol-oni-a. Shifet menjiherë kuptimi i emnit të Polonisë me fjalët: Pjellë joni asht, ose: I pirsosun, krah flurues joni asht. Pompeo. Po-m‟pe-o. Në shqip, fjala “pe” ka disa kuptime: -Pe don të thotë shikim: Ti më pe, ti më shikove. - Pe i thonë fijes me të cilën qepen rrobat dhe ka kuptimin: të lidh (të mbërthen) me penjë, të ndërlidh me penjë, siç bahet sot ndërlidhja me kabllot telefonike. -Pe përdoret në dialekt në vend të fjalës “pi”. Nga të gjithë këto domethanie, unë quej ma të përshtatshmin variantin e mesit, ku emni më krijon fjalinë: Po, ndërlidhës osht(me penj). Për goca baht: Pompea. Pompeonio. Po-m‟pe-oni-o. Pompe-oni-o. Ky emën asht emni i masipërm, ku kuptohet që Pompeu asht i joni. Për goca bahet: Pompeonia. 258
Pompilo. Po-m‟pi-ili-o. Emni kuptohet menjiherë në shqip me fjalët: Po më pin Ilin osht. Për goca mund të bahet: Pompila. Pomponio. Po-m‟p-oni-o. Duhet të jetë emni Pompeoni, ku i asht hequn germa “e”. Per goca bahet: Pompona. Ponziano. Po-n‟zi-an-o. Ky emën asht me kuptimin e emnit të maposhtëm, por në shumës (janë). Ponzio. Po-n‟zi-o. Po-on-zi-a. Këtë emën e zbërthej në fjalinë: Po, i nzanë osht, po i ditun osht, ose: Po, Hona e nxane osht. Për goca bahet: Ponzia. Popeo. Po-pe-o. Nëse fjalën “pe” do ta mendojme si fjalën fije, atëhere emni kuptohet me fjalët: po, penj , fije lidhëse osht. Për goca bahet: Popea. Poquoli. Po-qu-ol-i. Emnin e kuptoj me fjalët: po, i qut, i squt, i mençëm, krah flurues isht. Emni ka kuptim për të dyja gjinitë, por për goca mund të bahet edhe: Poquola. Porcia. Po-or-çi-a. Emën qyteti italian dhe emën njerëzish, që në shqip kuptohet me fjalët: Po ar çi asht. Porfirio. Po-or-f-i-ri-o. Në shqip e kuptoj si fjalinë: Po or fluturak i ri, ose: po, ar- fluturak i ri osht. Për goca bahet: Porfiria. Porso. Po-or-s-o. Emni do ishte i plotë, nëse do shkruhej: poor-si-a, që e kuptoj me fjalët: Po ar me virtyte, dritë siu osht. Për goca bahet: Porsia. Porsa. Porseno. P-or-s-en-o. Emni do ishte ma i plotë, nëse do ishte: Po-or-si-ena, që e kuptoj me fjalët: Po ar syu jonë, po, ars jone osht. Për goca bahet: Porsena. Portogalo. Po-or-t‟o-gi-al-o. Emni i Portugalisë kuptohet menjiherë në shqip me fjalët: Po ar, me virtute të arta të osht, gji, rracë me krah fluturues osht. Porzio. P‟or-zi-a. P-or-zi-a. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Pe ari, (shif) si a, prej ari shif si asht. Për goca bahet: Porzia. Porziano. Po-or-zi-an-o. Në të folmen e përditshme, në 259
Shqipni thuhet edhe sot kështu: Po, or(ti), zen Hanën-òsht. Për goca mund të bahet: Porziana. Posidoni. Po-os-i-do-on-i. Ke emni shof fjalët: Po, jeta isht, dho Hon isht (os=is=jeta). Për goca mund të bahet: Posidona. Postumio. Po-ost-umi-o. Në këtë emën shof fjalinë: po osht emi(umi) o, ku prindi me krenari thotë për të birin: Po, osht i imi ky fëmijë. Për goca bahet: Postumia. Potino. Shif: Plotino. Prassede. Pra-as-se-de. Nëse shkruhet: Pri, praj-as-e-de, duket sikur po të thonë sot: Prijës asht de, prijës i dheut. Për goca mund të mbetet kështu siç asht ose: Prassedea. Preçia. Pre-çi-a. Pi-re-çi-a. Emni kuptohet menjiherë me fjalët: Pin rete çi, që asht. Emni mund të përdoret për të dyja gjinitë, ose për çuna mund të bahet: Preçio. Në Shqipni bahet: Preç. Prenga. Pi-ren-gi-a. Emën shumë i përhapun në Shqipninë e Veriut , që e kuptoj me fjalët: Pi renë, gji, rracë asht. Emni asht ndërtue dhe përdoret njilloj për të dyja gjinitë e provon se të parët tanë ma tepër i vinin randësi kuptimit të emnit, se sa zanoreve e fjalëve që mund t‟ia humbnin kuptimin. Preneste. Pi-ren-este. Shif : Prena. Prena. Pi-ren-n‟a. Këta dy emna kanë kuptim të njajte si: Pi renë është,pi re na asht. Përdoret për të dyja gjinitë njilloj. Priamo. Pri-am-o. Në shqip kuptohet menjiherë si: Prijës jam. Për goca mund të bahet: Priama. Primo. Prim-o. Në shqip ka kuptim kështu, por edhe nëse thuhet: Më prij o. Në italisht ka kuptimin: i pari, sepse në fakt prijësat kanë qenë gjithmonë të parët në luftë. Për goca bahet: Prima. Prisco. Pris-ço. Në italisht lexohet: Pris ko dhe ka kuptim në shqip, por ma mirë e marr kuptimin me gjuhën popullore kur 260
thonë: Pris ç‟osht. Asht dhe emën vendi në Shqipni. Për goca bahet: Prisça, Priska. Priscilla. Pris-ç-ill-a. Në këtë emën duket qartë kuptimi në shqip i shprehjes: Prijës, ç‟ill a. Asht në listën e emnave femnorë, por mendoj se shkon për të dy sekset ose për çuna mund të bahet: Prisçill-o. Probo. Pro-o-bo. Ke emni kuptoj fjalët: Pro, prua osht bo. Për goca nuk shkon, sepse fjala “proi” asht në mashkullore. Procopio. Pro-co-pi-o. Në greqisht: Procopios. “Pro” asht nji lumë i vogël malor, shumë i rrëmbyeshëm. Në këtë rast emni merr kuptimin: Proi ç‟o pi o, ose: proi ç‟osht pi o, që dmth se me lindjen e atij fëmije, përroi i rrëmbyeshëm e i shpejtë asht brenda atij, sepse e ka pi të gjithin. Në Shqipni kjo fjalë,”prokopi”, ka kuptimin domethanës që e përforcon këtë fjalë, sepse na thotë se ai njeri ban përpara në jetë, si përrroi që çan përpara. Për goca bahet: Procopia. Prokopia. Shofim se ne kete forme emni bahet edhe per goca, sepse nuk krahasohet me peroin, por kryen nji veprim me perroin, dmth se e pin ate. Prodika. Pro-di-ik-a. Grek. Ilir. Në shqip e kuptoj me fjalët: përru i ditun dhe i ikun(i shëtitun) asht. Në këtë mënyrë mund të përdoret për të dyja gjinitë. Prospero. Pro-s-p-er-o. Mendoj se i mungojnë disa fjalë. Simbas meje duhet të jetë: Pro-os-pe-er-o. Duket nji emën i gjatë, që na krijon nji fjali të gjatë dhe shprehëse e që na thotë se ai fëmijë: Proi osht,-pe, prej ere osht. Për goca, Prospera, nuk shkon, sepse proi asht në gjininë mashkullore. Protagora. Pro-t‟a-g-or-a. Grek. Ilir. Në këtë emën, kuptoj fjalinë: Pro, përru të asht, gji(rracë) ari asht. Në këtë variant mund të përdoret për të dyja gjinitë. Protasio. Pro-t‟a-si-o. Në këtë emën shof fjalinë: Prot, prroi të asht si osht. Për goca nuk shkon. 261
Proteo. Pro-te-o. Edhe në këtë emën fëmija krahasohet me prroin, sepse kemi: Prro, prroi të osht. Për goca nuk shkon. Ptoleme. Pt-ol-em-e. Pt-o-lem-e. Ilir. Do ishte ma i saktë, nëse do ishte shkruajtë: Pitoleme, që e kuptoj me fjalët: I pirsosun, krahu fluturues em, imi esht, ose: I pitë, i kulluem osht i lem, më esht. Në këtë formë mund të përdoret për të dyja gjinitë. Prudenzio. Pru-den-zi-o. Në kët emën shof fjalën”den”, ashtu siç i themi në dialekt detitose dheut. Emni më krijon fjalinë: Pru detin (shif) si osht, ose: pru detin za, zuni-o, ose: Përru i dheut si a. Për goca bahet: Prudenzia, Prudensia. Publio. Pu-bli-o. Në Shqipni fjala “pu” përdoret dy herë: pu, pu bli osht, por përdoret edhe nji herë duke e zgjatë germën “u”: Puuu, bli o, që shpreh admirim e habi, kur shef se ai fëmijë asht rrit si pema e blinit, që të kënaq me erë të mirë. Për goca nuk besoj të bahet bukur, sepse fjala: “bli” asht në mashkullore. Puglia. Piu-gi-ili-a. Pu-gi-ili-a. Emën krahine në Itali, që e kuptoj me fjalët: I pirsosun, rraca e Yllit asht, ose si ke emni Pupolo bahet: Puuu, rracë Yllore asht. Pupolo. Pu-po-lo. Pu-pol-o. Pu-po-ol-o. Edhe në këtë emën shof të njajtin përdorim të fjalës”pu” shqipe, sepse kuptoj: Pu, pu, (çin) po loj. Prindët shprehin kënaqësinë që po lanë nji fëmijë të vlefshëm. Në variantin e dytë shifet fjalia: Pu, pol, pjellë osht. Forma e trete asht: Puuu, po krah fluturues osht. Për goca bahet: Pupola. Pusicio. Pu-si-ci-o. Njilloj si ma nalt edhe ky emën më jep kuptimin e fjalisë: Pu, pu si, sy ki o, i bukur ki osht, Pu, pu sif ç‟i (ç‟ish,qysh) osht. Nji e folme e përditshme popullore, që e themi edhe sot: Pu, pu, si, shif si osht o. Për goca mund të bahet: Pusicia, Pusiçia.
262
Q Quarto. Qu-art-o. Edhe në fillim të këtij libri kam theksue se në shumë fjalë, të shkruejtuna italisht e të lexueme shqip, do të shofim me habi, se do të marrin kuptim. Në këtë rast fjala”qu” në italisht lexohet “ku”, ndërsa në shqip lexohet”qu” dhe merr kuptimin nga gegënishtja: jam qu, jam zgjut, jam i sgjut. Në të gjithë emnat e maposhtëm kombinimi i emnave me fjalën shqipe “i squt= is qut”, marrin kuptim. Në këtë emën unë shof fjalinë: I qut, i squt, i arti-ò, osht. Për goca bahet: Quarta. Quartilla. Qu-art-ill-a. Me arsyetimin e masipërm, emnin e kuptoj si: I squt, i arti ylli asht. Për çuna bahet: Quartilo. Quieta. Qu-i-et-a. Këtë emën e kuptoj si: I squti i etërve asht, ose: I squti i pjekuni(et) asht. Për çuna bahet: Quieto. Quiteria. Qu-it-eri-a. Këtë emën e kuptoj si: I squti it, eri asht. Asht në listën e emnave femnore, por, siç asht ndërtue, mund të përdoret edhe për çuna, ose: Quiterio. Quasimodo. Qu-as-i-m‟on‟do. E zbërthej me fjalinë: I squti i botës asht, i mençmi i botës asht, ose: I squt asht, mbi Honë i dhonë. Kështu mund të përdoret edhe për goca ose: Quasimonda. Shqip: Kuasimondo. Querano. Qu-er-an-o. Në shqip duhet të jetë: I squeti, erë Hanë osht. Në dialektin geg, fjalët” Qu-et, qu-er” duan të thonë pikërisht: Të zgjuet, të zgjuer. Për goca bahet: Querana. Quintilio. Qu-in-t‟ili-o. E zbërthej me fjalinë: I squti inë, ti Ili (je)-ò, ku na del shpesh përdorimi i emnit të Ilit, të parit të Ilirëve, që mendohej me origjinë yllore. Per goca: Quintilia. Quintiliano. Qu-in-t‟ili-an-o. Kete emën e kuptoj si: I squti yne, yll e Hane osht. Per goca bahet: Quintilihana. Quintino. Qu-in-tin-o. Në këtë emën unë kuptoj fjalinë: I squti inë tinë (je)-ò. Per goca bahet: Quintina. 263
Quinto. Qu-in-t‟o. Në këtë emën kuptoj fjalët: I squti inë të osht. Për goca bahet: Quinta. Quinziano. Qu-in-zi-an-o. Në këtë emën unë kuptoj fjalinë: I squti inë ze (kap) Anën, Hanën. Quinzio. Qu-in-zi-o. Në këtë emën kuptoj fjalinë: I squti inë, yni si òsht, shifni si osht. Per goca bahet: Quinza. Quirino. Qu-i-rin-o. Qu-iri-in-o. Më duket emën i thjeshtë, sepse kuptoj fjalinë: I squti (jonë) i rin, i rinon (miqtë). Ose: I squti, i bukri jone osht.Per goca bahet: Quirina. R Në gjuhën shqipe fjalët “ra”, “re” kanë kuptimin e ramies nga nalt poshtë, nga qielli., me kuptimin që ka le, ka lind, ka ra nga qielli.. Nga këto fjalë ka ardhë kuptimi i fjalëve: “ra-nù” = “vranët”,“ra-gji”, raxhi = it. reze, etj. Ra ka qenë emni i nji perëndie e Egjyptit të lashtë. Simbas këtyne arsyetimeve, do mundohem të zbërthej edhe emnat e maposhtëm. Rabihana. Ra-bi-Han-a. Shqip. Emni i mumës së mumës teme. Nga ndamja e bame i kuptohet menjiherë kuptimi. Për çuna mund të bahet: Rabian-o. Rabin. Ra-bi-in. Emni i drejtuesve fetarë ebrej, që në shqip kuptohet me fjalët: Ra (nga qielli) biri inë. Radagaiso. Ra-da-aga-is-o. Emën i gjatë që jep nji shprehje të gjatë, të cilën e kuptoj me fjalët: Ra (nga qielli), dha aga, jetë(is) osht. Për goca nuk shkon. Radolfo. Ra-dol-f-o. Ra-do-ol-f-o. Në shqip e marr me dy kuptime: Ra nga qielli, e: doli fluturak-o, ose: Ra doli, krah fluturues osht. Për goca bahet: Radolfa. 264
Rachele. Ra-ke-le. Me arsyetimet e masipërme emnin e kuptoj si: I ramë nga qielli ke le. Mund të përdoret për të dyja gjinitë ose për goca bahet: Rakela. Raffaele. Ra-f-f-a-el-e. E zbërthej në: Ra (nga qielli) e flutur fluturke a, erë esht. Për goca bahet: Rafaela. Raide. Ra-ai-de. Në shqipen e përditëshme kuptohet menjiherë si: Ra ai de, lindi ai de(që do bahet i famshëm). Fjala”ai” e ban këtë emën vetëm mashkullor. Për goca do të ishte: “ajo”. Ranelda. Ra-an-el-da. Me arsyetimet e bame ma sipër, ky emën më jep kuptimin: Ra Hana, yll (erë) dha. Për çuna bahet: Raneldo. Raimondo. Ra-ai-m‟on-do. Simbas ndamjes së bame, kuptoj fjalët: ra ai, lindi ai Mon (zoti Amon) i dhonë, ose: Zoti i lashtë RA asht ai, mi Honë asht dhonë. Për goca bahet: Raimonda. Rainaldo. Ra-ai-n‟al-do. Ra-in-al-do. Varianti i parë më thotë se ai fëmijë që na ra nga qielli, n‟al, sipër krahut fluturues dhonë osht. Populli thotë: Ka lind kaluer. Form e dyte kuptohet si: Ra njin, krah (al) dho. Për goca bahet: Rainalda. Ramiro. Ra-mir-o. Ra-mi-ir-o. Në shqip kuptohet menjiherë me fjalinë: ra, leu i miri o, ose: ra mi,mbi hir, mbi nur o. Për goca bahet: Ramira. Raniero. Ra-ni-er-o. Emni kuptohet menjiherë me të folmen e përditshme geg si: Ra, leu nji erë o. Për goca bahet: Raniera. Ranolfo. Ra-n‟ol-f-o. Në shqip bahet: ra në ol-fluturaku o, me kuptimin: ra në krahët e jetës, fluturaku o. Për goca bahet: Ranolfa. Ravena. Ra-v-ena. Nëse e shkruejmë si në lashtësi: Rauena, Ra-u-ena, emnin e kuptoj me fjalët: ra(nga qielli) nji ena, nji e jona, dmth., se qyteti i Ravenës ka qene si nji dhuratë e zbritun nga qielli për popullsinë vendase.
265
Rea. Re-a. Emni në shqip nuk don shpjegim. Nga fjala “re” e qiellit ka ardhe emni “re”, m‟ret, që asht ma i nalti i të gjithëve, deri ke retë. Për çuna mund të bahet: Reu, N‟reu. Rebeca. Re-be-ca. Re-bec-a. Re-bek-a. Re-beka. Në variantin e parë dhe të dytë kuptoj fjalët: re (e qiellit) dhe bek asht. Kombinimi i fundit më duket ma i përshtatshëm për këtë emën, sepse kuptoj fjalinë: Re qielli bëka, Re, mretën lind. Emën taman për mretnesha. Rexhep. Re-gi-ep. Shqip. Emni i tatës së mumës teme. I shkuejtun siç do ta shkruante nji italian dhe i lexuem siç e lexon shqiptari, emni merr kuptimin: Re-gji-jep, reja e qiellit, nji fëmijë të rracës (gji) jep. Për goca mund të përdoret po ky emën ose: Rexhepe, Rexhepa, Regjepa. Rexha. Rexho. Re-gi-a. Re-gi-o. Shqip. Në të dy variantet ky emën asht përdorë dhe përdoret për çuna në Shqipni. Siç shifet, nëse e shkruejmë italisht dhe e lexojmë në shqip, na del kuptimi i këtij emni të vjetër si: Re dhe rracë(gji) asht, osht. Edhe pse mbaron me zanoren “a”, ky emën përdoret kryesisht për çuna. Regina. Re-gjin-a. Në italisht asht emni i mbretneshës, por në zanafillë ka qenë kuptue siç e kam nda unë, dmth se Gji e mbretit asht, tamam: Nanë që i jep gji mbretnave asht. Reginaldo. Re-gjin-al-do. Këtë emën e shpjegoj si: re (nga qielli), gjini i familjes al të dho, të bani me krahë. Për goca bahet: Regjinalda. Regolo. Re-gi-ol-o. Në shqip: Regull-ò dhe merr kuptim ky emën: Re në qetsi, re rehat etj, nga ku ka marrë edhe kuptimin fjala “rregull”, rregullim, etj, sepse rregullimi të qetëson, të rehaton. Simbas ndamjes së bame kuptoj fjalinë: Re (e qiellit), rracë fluturake (ol) osht. Për goca bahet: Regola. Remigio. Re-mi-gi-o. Edhe në gjuhën e përditshme ne themi: Re mi gjinin e familjes, ku gjen ngroftësinë e duhun. Për goca bahet: Remigia, Remigjina. 266
Remo. Rem-o. Re-m‟o. Me shpjegimet e masipërme, ky emën më bahet: I ramë(rem=ram) prej qielli-òsht, ose: Re (e qiellit) më osht. Mund të bahet: Rema, por me të dyja format mund të përdoret për të dyja gjinitë. Remondo. Re-mondo. Re-mon-do. Në shqip mund ta kuptoj në: re, linde në këtë botë, ose re; mbret i botës; re (të qiellit) Moni(Amoni) të dho. Të tre këta kuptime janë të bukur. Për goca mund të bahet: Remonda. Renano. Re-n‟an-o. Emni kuptohet me fjalet: Re në Hanë o. Për goca mund të bahet: Renana. Renato. Re-n‟at-o. Në shqip e kuptoj me fjalinë: Re, linde në pleqsi. Për goca bahet: Renata. Reni. Re-ni. Re-eni. Emën vendi në Gjermani, që e kuptoj me fjalët: Re (nga qielli) ti njishi, ose: Re e qiellit, i joni. Renzo. Ren-zo. Kuptohet menjiherë në dialekt: Renë e qiellit zoj, mbërthej, aq i zoti asht. Për goca bahet: Renza. Reshat. Re-she-at. Re-esh-e-at. Shqip. Në shqip kuptohet me fjalët: Reja, ai që asht deri ke retë shef ditunitë e etënve, ma të ditunve të vendit. Për goca nuk tingullon bukur. Respicio. Re-es-pi-ic-i-o. Re-es-pi-ik-o. Në shqip merr kuptimin nëse shkruhet: Re esht, i pirsosun, i ik, i shëtitun isht-o osht, ku duket qartë që germa o asht shtue ma mbrapa. Për goca bahet: Respika. Ricario. Ri-iç-ari-o. Në kët emën shof fjalinë: I ri iç, isht, ari(jonë) o. Për goca bahet: Ricaria. Riçaria. Riccardo. Ri-iç-ç‟ar-do. Emnin e kuptoj me fjalët: Ri iç, ai që të rin isht, çfarë ari dho (Zoti). Për goca bahet: Ricarda, Riçarda. Richelmo. Rich-elm-o. Ri-ik-el-m‟o. Ky emën më thotë se fëmija që e mban, asht i pasun, por edhe mburojë (elmetë) për të afërmit. Variantin e dytë e kuptoj me fjalët: Rinues i ikun e i shëtitun, erë më osht. Për goca bahet: Richelma. Rikelma. 267
Rieti. Ri-et-t‟i. Emën qyteti në Itali, që në shqip kuptohet menjiherë me fjalët: Rinon etënit të isht. Rifat. Ri-f-at. Shqip. Kuptohet menjiherë me fjalët: Rrin fati, rinon fati, ose: Rinon fluturaku i ditun. Përdoret dhe si: Re-f-at, që i ndryshohet kuptimi në: reja fluturake e ditunive. Kështu siç asht mund të përdoret për të dyja gjinitë, por për goca mund të bahet dhe: Rifate, Refate. (Reja fluturale me pleqsi esht). Rimini. Rim-ini-i. Emën qyteti bregdetar në Itali, që e kuptoj me fjalët: I rijmi, i rinuemi inë isht. Rinaldo. Rin-al-do. Në këtë emën kuptoj se fëmija me këtë emën të jep rini dhe krahë fluturues. Për goca bahet: Rinalda. Rino. Rin-o. Ri-in-o Kuptohet menjiherë : Të rinon. I riu, njishi osht. Për goca bahet: Rina. Rita. Rit-a. Në listën e emnave asht paraqit si emën femnor, por simbas kuptimit Ri-t‟a, rinues të asht, më del emën që mund ta përdorin të dy sekset. Robaldo. Rob-al-do. Ro-bal-do. Në shqip e shpjegoj me: Robit (tand), krah flutures i dha, ose: Rron në ballë i dhoni. Për goca bahet: Robalda. Roberto. Rob-ert-o. Ro-bert-o. Në shqip e zbërthej në dy mënyra: Rob i erës osht, ose rron i pirë në kupë-o (rron me virtyte): Kemi parë se shumë emna kanë shumë kuptime. Për goca bahet: Roberta. Rocco. Ro-cco. Ro-oç-ko. Në shqip kuptohet menjiherë si fjalia e shkurtën: i rrojtun osht ko, rron ko, rron këtu, ku i bahet thirrje fëmijës që mos emigrojë. I ngjashem me emnin Leka. Për goca mund të përdoret njilloj ose: Rocca, Roka. Rocsana. Rocs-an-a. Roks-an-a. Asht emën femnor, por mund të përdoret edhe për çuna ose: Roksanio. Roksano. Rodano. Ro-da-an-o. Emnin e kuptoj me fjalët: jeta (i rrojtuni) dha Hanë o. Për goca bahet: Rodana. 268
Rodi. Ro-di. Emën vendi në lashtësi, që kuptohet menjiherë me fjalët: rron ditunia. Rodiano. Ro-di-an-o. Në këtë emën unë kuptoj fjalinë: Rron i dituni, Hanë osht. Për goca bahet: Rodiana. Rodolfo. Ro-dol-f-o. Në këtë emën unë kuptoj fjalinë: Rroja(jeta) doli fluturim-o. Perdoret edhe si: Rudolfo, qe thote se fjala Ro=ru= me rrojt. Për goca bahet: Rodolfa. Rudolfa. Rodrigo. Ro-dri-g-o. Në këtë emën unë kuptoj fjalinë: Rroja, jetë ndriçues, rracë osht. Për goca bahet: Rodriga. Rolando. Rol-an-do. Ro-ol-an-do. Në Kavajë, kur duen të bajnë ledhe, të thonë: O rol deti. Simbas popullsisë bregdetare kavajase,”rol” ishte nji hyjni i detit. Kjo fjalë i jep kuptimin këtij emni si : Rol janë-dhonë, ku fjala “janë” asht përdorë në shumës në shejë respekti. Për goca nuk shkon, sepse fjala “rrol”, asht në mashkullore. Variantin e dytë e kuptoj me fjalët: Rron krahu fluturues, Hanë dho. Me këte kuptim, për goca bahet: Rolanda. Rolfo. Rol-f-o. Ro-ol-f-o. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Roli fluturak osht, ose: Rrron me krahë fluturues o. Për goca mund të bahet: Rolfa. Fjalën” rom”, në përbamjen e emnave italianë, e quaj të njajtë me fjalën shqipe: I rrojtun, i lindun. Romano. Rom-an-o. Këtë emën e kuptoj si fjalinë: Të rrojtun janë, lindun si Hana osht. Për goca bahet: Romana. Romeo. Ro-me-o. Në këtë emën shof fjalinë: I rrojtun, i lindun më osht, me kuptimin se ka lind dikush që do çajë në jetë. Si emni: Leka dhe si emni: Roma, Ro-me-a, asht. Për goca bahet: Romea. Romero. Ro-me-er-o. Në këtë emën unë kuptoj fjalinë: I rrojtun më esht, erë osht. Për goca bahet: Romera. Romilda. Ro-mi-il-da-a. Emnin e kuptoj me fjalët: E rrojtun mi, mbi Ilin, Yllin, dhanë asht. Simbas meje emni mund të 269
përdoret njilloj pë të dy sekset, por për çuna mund të bahet: Romildo. Romina. Ro-mi-in-a. Emni i gocës teme që e kuptoj me fjalët: E rrojtun mi njishin, mbi mbretin asht. Emni ka kuptim për të dyja gjinitë, ose për çuna bahet: Romino. Romoaldo. Ro-mo-al-do. Në këtë emën shof fjalinë: I rrojtun osht, krah fluturues dho. Për goca mund të bahet: Romaalda. Romualdo. Ro-m‟u-al-do. Asht emën i ngjashëm me emnin e masipërm, por, meqë asht germa “u” në mes, që asht e njivlefshme me fjalën ”Njishi”, emni mund të kuptohet edhe si: jetë njishi krahë të dho, ose: I rrojtun më usht, më asht, krah fluturues dho. Për goca bahet: Romualda. Romolo. Ro-mo-lo. Rom-ol-o. Në këtë emën kuptoj fjalinë: I rrojtun më osht lonë, i ngjashëm me emnin Leka, ose: Rron në krahët fluturues (ol)-o. Për goca mund të ngelë po kështu, ose mund të bahet: Romola, ose Romala. Rosa. Ros-a. Ro-os-a Në italisht kjo fjalë don të thotë: ngjyrë e kuqe ose lule trandafili, trendafili (t‟ran, të ren-dha-f-ili, të renë dha fluturak ylli.). Simbas ndamjes së bame në emnat e maposhtëm, kombinimet e emnave me fjalën: lule ose trendafile i përshtaten fjalës “ros-a”. Varianti i dytë asht: I rrojtun osht-a, i ngjashëm me emnin Leka Rosalia. Ros-ali-a. Ro-os-ali-a. Me arsyetimin e masipërm, në këtë emën kuptoj fjalinë: Trendafile, e krahëve fluturues (ali) asht, ose: I rrojtun osht krahu fluturues a. Kështu ka kuptim edhe për çuna, ose: Rosalio. Rosalinda. Ros-al-in-da-a. Ro-os-al-in-da-a. Emnin e kuptoj me fjalët: Trendafilja me krah fluturues ini, i joni dhanë asht, ose: Jeta osht, ali yne dhane asht. Në të dyja këto kuptime, emni del i bukur. Për çuna mund të bahet: Rosalindo. Rosamunda. Ros-a-m‟un-da. Ro-os-am-un-da.? Në emnat e maparshëm kemi pa kombinime emnash me fjalët: “min”, që unë 270
e kam ba: mbin, ose: m‟in, mbi njishin, mbi të parin dhe emnat kanë marrë kuptim. Edhe në këto emna besoj që asht e njajta gja,veçse fjala”un” kuptohet nga çamërishtja dhe italishtja me fjalën: “in”, njin. Me këtë arsyetim emni merr kuptimin: Lulen mbi njishin dha. Variantin e dytë e kuptoj si: Rron jeta (os) e dhanë (am), njishin (un) dha (Zoti). Nuk perjashtoj mundesine qe ne dialekt, fjala “Mundo” te jete e njajte me fjalen “Mondo”=bota. Për çuna mund të bahet: Rosamundo. Rosmunda. Ros-m‟un-da.? Asht i ngjashëm me emnin e masipërm. Për çuna bahet: Rosmundo. Rosita. Ros-it-a. Ro-os-it-a. Në këtë emën kuptohet menjiherë: Trendafili it asht, ose: Jeta osht yti asht. Kështu si asht, shkon edhe për çuna, por bahet edhe: Rosito. Rossana. Ros-sa-ana. Këtë emën e kuptoj si: lule Hana, ose: rrofsh sa Hana. Për çuna mund të bahet: Rossan-o. Rosella. Ross-ell-a. Ro-oss-ell-a. Në shpjegimin e emnave të maparshëm kam shpjegue që fjala”ell” mund të jetë e njajte me fjalën”erë”, ose”yll” dhe me këtë formë emni merr kuptim si: Lulja e yllit (erës) asht, ose: Jeta osht, yll asht. Për çuna mund të bahet: Rossell-o. Rosario. Ros-ari-o. Nëse e baj: Ro-os-ari-ò, ky emën merr kuptim si: I lindun osht ari o. Për goca bahet: Rosaria. Rubiano. Ru-bi-an-o. Në shqip, kur bahet zgjedhimi i foljes “Rojm”, ajo ndryshohet në “rrumë” në dialekt, kështuqë këtë emën e kuptoj me fjalinë: Të rrojtunit, të lindunit bijtë janë, ose: Rro, bir i Hanes o. Për goca bahet: Rubiana. Rufino. Ru-f-in-o. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Rron, fluturaku im-o. Për goca bahet: Rufina. Rufo. Ru-f-o. Ky emën më jep fjalinë e thjeshtë: Rron fluturku (im)-o. Ne Shqipni perdoret ne formen: Rruf. Për goca bahet: Rufa. Ruggero. Rugg-er-o. Rug-gi-er-o. Në shqip fjala “rrugë” nuk 271
don shpjegim dhe emni merr kuptimin: Rrugë ere ò, osht, ose: rugë, gji ere osht, ose: Rron, raza e eres osht. Për goca bahet: Ruggera. Ruperto. Ru-p‟ert-o. Në këtë emën shof fjalinë: I rrut, rron për ert o, dmth se ai fëmijë rron nëpër ertë, në qiell si engjujt. Për goca mund të bahet: Ruperta. Rusia. Ru-si-a. Emni kuptohet në shqip me fjalën: I rrojtun (rru) si asht, i rrojtun asht. Kjo gja provohet edhe me faktin se rusët e quajnë vendin e tyne: Rosia, që provon thanien teme. (rrun = rron, Romania=Rumania). Rutilo. Rut-il-o. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Rron (i rrut) Ili o, Rron Ylli-o. Për goca mund të bahet: Rutila. S Saba. Sa-ba. E kam shpjegue ke hyrja e librit, të njivlefshëm me fjalët: Agim i ditës. Simbas kuptimit, mund të përdoret për të dy sekset, por në Shqipni për çuna shkruhet: Sabah. Sabato. Sa-ba-at-o. Sabato, në italisht asht dita e shtunë. Simbas ndamjes së bame, emnin e kuptoj me fjalët: Za e baj dituni-o. Për goca mund të bahet: Sabata. Sabazio. Sa-ba-a-zi-o. Me arsyetimin e masipërm, ky emën merr kuptimin: Agimi asht zanë, ose Agimi a si osht. Për goca mund të bahet: Sabazia, Sabasia, Sabaza. Sabele. Sa-be-e-le. Sa-be-el-e. Në këtë emën më del dhe nji herë fjala “be”, që më jep kuptimin e fjalisë njilloj me fjalën ”bej”, që asht mbajtë si titull turk, të barabartë me “kont”. Në shqip fjalën:”bej”,”be”, me ba, u ba etj e shof të përdorun dhe ke “Pllakat prej Zmeraldi të Thotit nga Atlantida”, po me të njajtin kuptim: Me ba nji punë, me ba nji gja. Me këto arsyetime, emnin e kuptoj: Sa nji bej esht le, ose: Sa nji bel, yll esht. Në këtë 272
variant nuk shkon për goca. Në variantin e dytë mund të jetë: Sabe, saba esht le, agimi asht le. Për goca mund të ngelet njilloj. Sabino. Sabi-in-o. Në këtë emën fjala “sabi” më tingëllon si fjala “sa bin” (dita), njilloj me fjalën “saba” ose “agim”, ose sa bin, sa mbin filizi nga toka, kështuqë emni merr kuptimin: Agimi inë osht ose: Filizi inë osht. Për goca mund të bahet: Sabina. Sabrina. Sa-brin-a. Sa-bri-n‟a. Në këtë emën shifet fjala”bri”, e përdorun në të dy variantet, e siç e kam thanë edhe ke emnat e tjerë, bringat e kafshëve kanë qenë simbole, që mbronin shtëpinë nga syu i keq. Në këtë rast ky emën më jep fjalinë: Sa bringat na asht, që duhet të kuptohet që asht i-e fortë sa bringat. Për çuna bahet: Sabrin-o. Sabri. Safet. S-a-f-et. Shqip. Emnin e kuptoj me fjalët: Se asht fluturak i ditun (et). Për goca mund të bahet: Safete. Saffiro. Sa-f-f-ir-o. Në këtë emën shof fjalinë: Sa flutur fluturake, me hir, me nur, i bukur osht. Për goca bahet: Saffira. Saffo. Sa-f-f-o. Emni duhet të ketë kuptimin: Sa flutur fluturake osht. Për goca bahet: Saffa. Sagurto. Sa-g-urt-o. Sa-gurt-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Sa gji i urtë osht, sa rracë e urtë osht. Foren e dyte e kuptoj si: Sa guret osht. Per goca bahet: Sagurta. Sahara. Sa-h-ar-a. Emni kuptohet: Sa ar asht(këtu). Duke pa ranën e verdhë me ngjyrën e arit, nji udhëtar i ri thotë: sa ar qenka këtu. Saladino. Sa-al-a-din-o. Këtë emën e zbërthej me fjalinë: Sa (nji) krah fluturues asht, i dituni o. Për goca bahet: Saladina. Salilario. Sa-al-ill-ari-o. Shqip. Ky emën i bukur, që përdoret ma tepër si mbiemën në Shqipni, kuptohet me fjalinë: Sa krahët fluturues, të Ill, Yll arit osht. Për goca bahet: Salilaria. Salomè. Salom-e. S‟al-om-e. Në Shqipni edhe sot ne themi: Ky asht kaluar, ky i ka hypë kalit, që asht e njajtë me fjalën: I 273
shaluem, i kalëruem, i ka punët në vijë, në rregull etj. Varianti i dytë përforcon të parin, sepse na thotë: Sipër alit,(shal) jom, jam. Për goca mund të përdoret siç asht, por edhe Saloma. Salomone. Salom-on-e. Ky asht emën i njajtë me ate të masipërm, por në shumës. Kështu siç asht, mund të përdoret për goca si Salomona. Salustio. S‟al-us-t‟i-o. Në shqip dhe italisht fjala “s‟al” ka kuptimin:sipër krahëve dhe emnin e kuptoj me fjalët:I hipun në krahët fluturues(kaluar), jete (us=is) të isht o. Për goca bahet: Salustia. Salvatore. S‟al-v‟at-or-e. Në italisht ky emën ka kuptimin: Shpëtimtari, por edhe kuptimi i këtij emni na thotë të njajtën gja, sepse do kemi: Në shalë të kalit-vë atin o. Ma i vjetër, kuptimi i këtij emni duhet të ketë qenë: Në krahët fluturues ven pleqësi ari esht. Për goca mund te ngelet po keshtu. Salvio. S‟al-vi-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Su, sipër alit vi o. Për goca bahet: Salva. Salvia. Salvo. S‟al-v-o. Në këtë emën më del kuptimi i këtij emni të shkurtën e të bukur si: Në krahë të vë-o, ashtu siç themi edhe sot: Të mbaj në krahë, ose mund të jetë si emni i masipërm. Për goca bahet: Salva. Në Italisht kuptohet si: ”Të shpëtoj”, dhe kuptimi i këtij emni thotë të njajtën gja. Samanta. Sa-m‟an-t‟a. S‟am-an-të-a Në këtë ndamje emnin e kuptoj si: Sa mi an të a, Sa(i naltë) mbi Hanën të asht, ose: I së amës, Han të asht: Në këtë formë mund të përdoret për të dy sekset ose për çuna bahet: Samanto. Samona. S‟am-on-a. Në këtë emën kuptoj fjalinë: I së amës, ie jona asht, ose: Se ames, Hona asht. Mund të përdoret për të dy sekset. Për çuna mund të bahet: Samono. Samuele. Sa-mu-e-le. Sa-mu-el-è. S‟am-u-el-è. Në këtë emën unë kuptoj fjalinë: Sa mu e le, sa unë ka lind, dmth se ai fëmijë asht lind i rritun dhe i pjekun. Formen e trete e kuptoj si: I se 274
ames usht, yll (ose ere) esht. Kështu si asht, mund të përdoret edhe për goca, ose Samuela. Sandro. S‟an-dro-o. Në kët emën e në të tjerë ma poshtë, shofim se germa”s” asht vu në vend të germës”z”, që asht normale në italisht. Në këtë emën unë kuptoj fjalinë: Zë anën dro osht, kap Hanën mundet, ose: Siper Hanes dro osht. Megjithëse përdoret për goca në formën: Sandra, më duket se i ndryshon pak kuptimi. Sansone. S‟ans-on-e. Në këtë emën shof fjalinë: Sa i Hanës i joni esht, ose: Siper Hanes, nostro è. Për goca mund të përdoret edhe siç asht, ose: Sansona. Sansovino. S‟ans-o-vin-o. S‟ans-ovin-o.Emën i përhapun në Itali, që kuptohet si e folme e përditshme në shqip me fjalët: S‟anës, të Hanës o vijnë o. Forma e dyte asht i njajte me emnin:Ansovino. Për goca bahet njilloj ose: Sansovina. Sante. S‟ant-e. Santo. S‟an-t‟us. S‟an-t‟o. Këto dy emna në italisht duen të thonë: I shenjtë, por në origjinë e kanë kuptimin: Së hanës-e, ose: të hanës-o, që, e thanë me shprehjen e ditëve të sotme, mund të themi: Qiellorë, sepse Hana ishte nalt në qiell dhe ndoshta prandaj ky emën i asht vu njerëzve të shenjtë, që edhe nëpër piktura na paraqiten sikur zbresin nga qielli (nga Hana). Për goca bahet: Santa. Santina. S‟ant-in-a. Këtë emën e kuptoj si: Santi inë, yni asht. Për çuna bahet: Santino. Sara. Sa-ra. S‟ar-a. Ky emën kuptohet menjiherë si: Si ari asht. Kështu siç asht, mund të përdoret edhe për çuna ose: Saro, Sari. Sapiente. Sa-pi-e-n‟te. Sapi-e-n‟te. Në italisht don të thotë: dijetar. Në variantin e parë, që mendoj se asht ma i vjetri, zbërthehet në: Sa pin(ditunitë) esht n‟te, sa shumë dituni ka pi ai fëmijë. Varianti i dytë na krijon fjalinë: Sapi-e-n‟te, ku tashmë, fjala “sapi” don të thotë: Dituni dhe fjalia merr ma kuptim: 275
Ditunia esht n‟te. Për goca mund të përdoret siç asht ose bahet: Sapienta. Sapore. Sap-or-e. Ky emën i vjetër, sot në italisht kuptohet me fjalën: shije. Mendoj se fjala “sap” duhet të kompletohet me zanore të tjera e të bahet: Si-a-pi-or-e, Si-ap-or-e, që emni të kuptohet me fjalët: Si, sy asht, pin virtyte të arta esht, ose: Sy që shef të gjithë ap, jap, ar èsht. Emni ka kuptim për të dyja gjinitë. Sarbello. Sar-bell-o. Që të marrë kuptim në shqip, duhet të bahet: Sa-ar-b‟ell-ò, Sa ar i bukur osht, ose: S ar be ell osht, që e kuptoj me fjalët: Se ar, bej e yll (ell) osht. Për goca bahet: Sarbella. Sardenia. Sa-ar-de-eni-a. Fjalë për fjalë kuptohet me fjalët: sa ar dhe, i eni asht, por po t‟i ndryshojmë vendin fjalëve, do të kemi: Sa dhe i artë, i yni asht, ishulli i Sardenjës. Satriano. S‟at-ri-an-o. Emnin e kuptoj me fjalët: se at, rinon Hanën, i dituni(at) rinon Hanën. Për goca bahet: Satriana. Saturniano. S‟at-ur-ni-an-o. Në këtë emën unë kuptoj fjalinë: S‟atit, i ditun, urë, nji Hanë-ò, ose: të atit ur i janë ke punët e përditëshme. Asht emni i planetit Saturn dhe emën perëndie. Për goca bahet: Saturniana. Saturnino. S‟at-ur-nin-o. Në shqip, duket si e folme e përditëshme, sepse do kemi: Së atit urë (numër) ni, nji osht, dmth se për të atin do jetë si ura, që do e mbajë në kurriz e do e lidhi me jetën dhe punët e përditëshme. Për goca bahet: Saturnina. Saul. Sa-ul. Nëse do e shkruenim: S‟a-ul, në shqip merr kuptimin: I paulun, i papërkulun, ndërsa në variantin e parë asht: Sa (e) uli (Hanën, dituninë etj). Kështu siç asht, mund të përdoret edhe për goca, por, edhe po të bahet: Saula, nuk e humb kuptimin. Saverio. Sa-veri-in-o. Në shqip e zbërthej me fjalinë: Sa veriin-o. Simbas kuptimit që ka, mendoj që duhet të jetë siç themi ne 276
sot: Si veriu, i ini osht, sepse e kam përsëritë, që në italisht shpesh herë fjala”sa” mund të zavendësohet dhe me fjalën “si”. Fjala “veri”mund të jetë: era e veriut, ose forma mashkullore e stinës së verës. Për goca bahet: Saverina. Savino. Sa-v-in-o. Sa-vi-in-o. Ky emën duhet të jetë shkurtim i emnit të ma sipërm, ose: sapo erdhi (nga qielli) i joni osht. Për goca bahet: Savina. Scauro. Skauro. Ma i plotë do ishte: Si, sy ka ur o, që kuptohet në shqip si: pamje të bukur ka (sy), ur lidhëse osht. Për goca mund të bahet: Scaura. Skaura. Schipione. Si-ki-pi-on-e. Emnin e kuptoj me fjalët: shif ki, i pirsosuni jonë esht, ose: siu, syu (i bukri) ki, pin Honën esht. Shkon për të dyja gjinitë, por për goca mund të bahet: Schipiona, Skipiona. Scolastica. Si-ço(ko)-ol-ast-ik-a. Ky emën në italisht don të thotë: shkollar, por simbas zbërthimit të bamë më del kuptimi: I pashëm (siu) ç‟osht, krah flurues asht, i ikun, i shëtitun asht. Ka qenë emën njeriu të ditun në lashtësi dhe mund të përdoret për të dyja gjinitë. Scutari. Skut-ari-i. Emni i vjetër i Shkodrës, që, simbas ndamjes së bame, kuptohet menjiherë me fjalët: skutë ari isht, nji qoshe e artë, nji vend i artë. Sebastiano. Se-b‟as-ti-an-o. Në greqisht asht: Sebastianos. Në shqip: Sebastian. Ky emën, në këtë formë, më jep fjalinë: Se të përulun të janë, ose: se ban jetë (as) të isht Hanë o. Për goca bahet: Sebastiana. Secondiano. Sec-on-di-an-o.?? Secondi-ano. Në italisht ky emën dhe tre ma poshtë kuptohen si: I dyti, të dytët. Në zbërthimin e këtyne emnave, nuk më krijohet ndonji ide për të gjetun domethanien e fjalës “sec”, që në kombinim me fjalët e tjera të më japë nji fjali me kuptim. Nëse merret e gjithë fjala”secondi”, sekond dhe kuptohet pikërisht siç e ka kuptimin 277
në italisht: I dyti, atëherë të gjithë këta emna unë i kuptoj si: Të dytët janë (Mbas zotit). Në këtë formë e me këtë kuptim dalin emna mjaft ambiciozë, sepse të dytët, pas Zotit, janë vetëm perënditë. Në shqip mund të bahet. Idyti, Edyta, Edita, që asht emën i përhapun nëpër botë. Secondina. Sec-on-din-a. Second-in-a?? Secondo. Sec-on-do. Second-o.?? Seconda. Sec-on-da. Second-a. Edhe për këta tre emna ndiqet arsyetimi i masipërm. Sefora. Se-f-or-a. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Se flutura e artë asht. Për çuna mund të bahet: Seforo. Selene. Se-el-en-e. Këtë emën e kuptoj me fjalinë: Se yll (er) jena, jona asht. Për çuna bahet: Seleno. Seleuco. S‟e-le-uk-o. Si-e-le-uk-o. Se el-è-uk-o. Emni don të thotë: Fëmija asht ma i fortë se ujku(s‟e len as uku, aq i fortë asht), ose: i pashëm(si,syu) e i fortë si uk osht, ose: se yll esht, uk osht. Për goca nuk shkon. Selino. Se-el-in-o. Emnin e kuptoj me fjalët: se ylli (era) inë osht. Për goca bahet: Selina. Selinunte. S‟e-lin-un-t‟e. Se-el-in-u-n-t‟e. Në variantin e dytë më duket ma i pëlqyeshëm kuptimi i emnit si: Se ylli (era) jonë(in), njishi të esht. Në këtë variant shkon për të dy sekset. Selvaggia. S-el-v‟a-g-gi-a. Ky emën do ishte ma i plotë nëse do shkruhej: Si era va e shkon, që gji, rracë asht, ose: se yll ven, asht gji, rrace asht. Në këte formë të jep kuptimin e gjasë së egër, siç e ka kuptimin në italisht. Për çuna bahet: Selvaggio. Selvio. Se-el-vi-o. Asht emni i pemës së selvisë në Shqipni dhe asht emën i përhapun në Europë, por, simbas ndamjes emni kuptohet me fjalët: Se, si erë vij në jetë o. Për goca bahet: Selvia. Semiramide. Se-e-mir-a-mi-de. Në këtë emën kuptoj fjalën shqipe: Se e mir asht mbi dhe, sa e mirë asht mbi dhe. Emën shumë i bukur ma teper femnor. Mund të përdoret për të dy 278
sekset, ose për goca shkon edhe: Samiramide. Semplicio. Semplici-o. Në italisht don të thotë: I thjeshtë. Nese e bajme: Se-em-pi-ili-ci-o, kuptohet menjihere si: Se me asht dhane, nji yll i persosun çi, qe osht. Sempronio. Sempr-oni-o. Asht emën italo-shqiptar, që don të thotë: Përherë i joni osht. Për goca mund të bahet: Semprona. Seneka. Sen-e-ka. Në këtë emën shof që fjala shqipe”gji” asht zavendësue me fjalën italiane:”sen”. Me këtë arsyetim emni merr kuptimin: Rracë e ka (këte fëmijë). Emni shkon për të dyja gjinitë. Nga kjo fjalë duhet të jetë krijue emni italian: sen=si,sy jen=gji=race; sen-at=rracë pleqsh të ditun. Senesio. Sene-si-o. Në këtë emën dhe në tjetrin ma poshtë shofim të transformuem emni “gji”, në shqip, në “sene” italisht, që janë e njajta gja. Në kët emën unë shof fjalinë: Racë(gji shif) si osht. Senigalia. Si-eni-g-ali-a. Emnin e kuptoj me fjalët: I pashmi, (ka si, sy) i bukuri jonë, gji, rracë me krah flurues asht. Senofonte. Seno-f-o-n‟te. Si-en-o-f-on-t‟e. Në këtë emën shof fjalinë: Rracë fluturake osht n‟te, ke ai fëmijë, ose: I bukri (siu) jonë (en) osht, fluraku jon (futura Hone) të esht. Kështu siç asht, mund të përdoret për të dy sekset. Sentino. Senti-in-o. Emnin e kuptoj me fjalën italo-shqipe si: rraca jonë , i dëgjueshmi jonë osht. Serafino. Ser-a-f-in-o. Në këtë emën shof fjalën”ser, is‟erës, që në gjuhën shqipe ka kuptimin e rrangut të naltë në shoqni. Emni ka kuptimin: Ser (i rrangut të naltë, i naltë deri ke era ose ke retë) asht fluturaku inë-ò. Për goca bahet: Serafina. Serano. Se-er-an-o. Shqip. Me ndamjen e bame, emni kuptohet menjiherë me fjalët: Se erë Hane osht, ose: i seres se Hanes osht. Për goca bahet: Serana. Serapione. Ser-a-pi-on-e. Në shqip e zbërthej në: Ser(e naltë) asht i piri jonë -è. 279
Serdika. Ser-di-ka. Ser-di-ik-a. Emnin e kuptoj me fjalët: Serë e dituni ka, ose: sere e ditun dhe i ikun asht. Emni mund të përdoret për të dyja gjinitë. Sereno. S‟er-en-o. Ser-en-o. Në këtë emëm kuptoj fjalinë: Si er i eni, i joni osht. Në variantin e dytë kuptoj fjalët: Ser, rracë e naltë ena, jona osht. Për goca bahet: Serena. Sergio. Ser-gi-o. Këtë emën e kam zbërthye disa herë e don të thotë: Ser (e naltë) rracë, familje osht, si ere, rrace osht. Për goca mund të bahet: Sergia, Sergjia, Sergjina. Serrio, Ser-ri-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Rracën e naltë rinoj. Për goca bahet: Serria. Sertorio. Ser-t‟o-ori-o. Emnin e kuptoj me fjalët: I serës të osht, ar osht. Për goca bahet: Sertoria. Servidio. Ser-vidi-o. Në këte emën, fjalës “vidi”, në Shqipni, i thonë pëllumbave, kështuqë emni merr kuptimin: Serë, rracë e naltë e pëllumbave (të paqes) osht. Për goca bahet: Servidia. Serviliano. Ser-v-ili-an-o. Në këtë emën kuptoj fjalinë: (Serë e naltë), nji(v,u,un) yll janë-o. Për goca bahet: Serviliana. Servio. Ser-vi-o. Si-er-vio. Në italisht emni don të thotë: Shërbëtor, por simbas ndamjes së bame asht e kundërta, sepse aty unë kuptoj fjalët: Nji njeri i serës së naltë po vjen, ose: Si erë vi o. Për goca bahet: Servia. Sesto. Se-est-o. Se-es-t‟o. Në këtë formë bahet i ngjashëm me emnin Leka, sepse do kemi emnin: Sepse esht, sepse ekziston, ose: se ka le ky fëmijë, që do bajë gjajna të mëdhaja. Në variantin e dytë, kuptoj fjalët: Se jetë(es) të osht, që shpreh të njajtën gja dhe mund të përdoret për të dyja gjinitë, ose për goca mund të bahet: Sesta. Settimio. S‟ett-imi-o. Se-et-t-i-imi-o. Duke barazue fjalën “s‟et, se et” me fjalën “Pleqësi e dituni”, ky emën merr kuptimin: I dituni imi osht. Për goca bahet: Settimia. 280
Settimo. Se-ett-im-o. Asht i ngjashëm me emnin e masipërm. Për goca bahet: Settima. Setinio. Se-et-ini-o. Asht i ngjashëm me emnin e masipërm, por në shumës. Severiano. Se-veri-an-o. Asht emën i njajtë me atë ma poshtë, por në shumës. Për goca bahet: Severana. Severino. Se-veri-in-o. Asht emën i ngjashëm me emnin: Saverino. Për goca bahet: Severina. Severo. Se-ver-o. Në këte emën shof se fjala”ver” asht përdorë në kuptimin e stinës së verës, për t‟i dhanë formë mashkullore si: Se verë osht. Në Shqipni, përdoret për goca, emni i thjeshtë: Vera. Emni i masipërm mund të përdoret edhe për goca si: Severa. Sibario. Si-bari-o. Si-ba-ri-o. Këte emën e kuptoj me fjalët: Si bar mjeksor osht, si il-aç doktorri asht. Në variantin e dytë kuptoj fjalët: I pashmi (si, syu), të ban të ri o. Për goca bahet: Sibaria. Sibilla. Si-bi-ill-a. Emnin e kuptoj me fjalët: Nji bir të pashëm (siu), ylli asht. Mund të përdoret për të dy sekset, por për çuna mund tè bahet: Sibillo. Sicilia. Si-iç-ili-a. Si-çili-a. Emnin e Sicilisë e kuptoj me fjalët: E bukur (si, syu) isht, Yll asht, ose: Syu i çelet asht. Sico. Si-co. Si-ço. Ky emën më krijon fjalinë: Si ç‟o, syu asht ky këtu, emën i ngjashëm me fjalën shqipe: Shiko (këtu), por emni ka kuptimin: Ka sy, ka pamje ky ko. Varianti i dytë bahet: siu ç‟osht. Për goca mund të baht: Sika, Syka, Sykja. Sicuro. Si-ik-ur-o. Si-iç-ur-o. Në shqip e zbërthej me fjalinë: Si,syu (me pamje) iç,(ose i ikun, i shëtitun) ura o, si ura osht. Për goca bahet: Sicura, Sikura, Siçura. Sidonio. Si-doni-o. Do ishte ma i plotë po të shkruhet: Si-dooni-o dhe merr kuptimin: Sy dho i joni o. Për goca bahet: Sidonia. 281
Siena. Si-en-a. Qytet në Itali. Kuptohet menjiherë në shqip me fjalët: Si, sy en, syu i jonë asht. Shifet qe qysh nga antichiteti, simboli i syut ka qene i rrespektuem nga popujt e Europes. Sigfrido. Si-g-f-ri-do. Do ishte ma i plotë nëse do ishte: Si-gif-ri-do, që në shqip merr kuptimin: Si gji, rracë e bukur, fluturaku i ri(asht) dhonë. Për goca bahet: Sigfrida. Sigismondo. Si-g-is-m‟on-do-o. Në këtë emën shof fjalinë: Sy gji is(rracë), Moni (Zoti) i dho, me kuptimin se me lindjen e atij fëmije, zoti na çeli sytë, sepse ndofta kishin vite që prisnin të lindëte ndonji fëmijë. Variantin e dytë e kuptoj me fjalët: Rracë e bukur isht, mi Honë e dhonë osht. Për goca bahet: Sigismonda. Silo. Si-il-o. Për goca bahet: Sila. Silano. Si-il-an-o. Për goca bahet: Silana. Siliano. Si-ili-an-o. Si Ili janë-o. Për goca bahet: Siliana. Silio. Si-ili-o. Këta katër emna janë të ngjashëm dhe i kuptoj me fjalët: Si Ili osht, si Ylli osht, ose: Syu i Yllit osht, i bukri i Yllit osht. Për goca bahet: Silia. Silvio. Si-il-vi-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Si ylli vij (në jetë) o, ose: I bukur(si, siu), yll vij në jetë o. Për goca bahet: Silvia. Silvano. Si-il-v-an-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Sy (sytë) Ylli ven Hana o. Për goca bahet: Silvana. Silverio. Si-il-v-eri-o. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Si Yll vjen eri o, ku edhe fjala”eri” asht dhanë në gjininë mashkullore. Për goca merr kuptim si: Silvera. Silvestro. Si-il-v-est-ro. Emni do ishte ma i saktë nëse do ishte: Silvestri, që e kuptoj me fjalët: Sytë e ilit vu esht, i rojtun, ose i ri osht. Ma i sakte do ishte: Syu i yllit, nji(v=u=nji) jete rron (est=ist=jeta). Për goca bahet: Silvestra. Simeone. Si-im-e-on-e. Në këtë emën shof kuptimin: Si, sy imi esht, Honë esht. Kështu siç asht, mund të përdoret edhe për goca ose: Simeona. Simone. Si-im-on-e. Asht emën i ngjashëm me ate ma sipër. 282
Për goca mund të përdoret po ky emën, Simona, ose bahet: Simiona. Simoneta. Si-im-on-et-a. Me arsyetimet e masipërme, këtë emën e kuptoj si: Syu im, Honë e ditun asht. Për çuna bahet: Simonet-o. Sinedrio. Sin-e-dri-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Syun, dritën e syut e ndriçon o. Për goca bahet: Sinedria. Sinesio. Si-ine-si-o. Në këte emën shof fjalinë: Siu inë (shif) si osht. Duket si e folme e përditëshme sot, në dialekt. Për goca bahet: Sinesia. Sinfronio. Si-in-f-ro-ni-o. Këtë emën e kuptoj si: Siu in, flutur rron, nishi osht. Për goca bahet: Sinfronia. Siracusa. Si-ir-a-ç‟us-a. Emnin e kuptoj me fjalët: Si Hir asht, ç‟jet(ç‟us) asht, ku fjalën”ush” e quaj të njivlefshme me fjalën “ish”, ose: Siu i bukur asht, jetë(ç‟ush) asht. Sirano. Si-ir-an-o. Emni kuptohet menjiherë me fjalët: Si hir Hane osht. Për goca bahet: Sirana. Sireno. Si-ir-en-o. Me këtë emën thërriten sirenat, keckat e ujit, simbas legjendave popullore. Në shqip zbërthehet në: Si hiri en, janë –o. Për goca bahet: Sirena. Siriano. Si-iri-an-o. Ky emën asht edhe emni i popullit të Sirisë, që na tregon dhe lidhjet e lashta me popullin atlantideas. Emni kuptohet: Siu me hir Hane osht. Për goca bahet: Siriana. Sirio, Si ri-o. Kuptohet menjiherë me fjalët: Syu me hir, me nur osht. Asht emni i shtetit të Sirisë. Për goca bahet: Siria. Siricio. Siri-ci-o. Si-iri-çi-o. Në këtë emën shof fjalinë: Siu çi osht, syu që osht, i bukri që osht, Si Hiri që osht. Për goca bahet: Siriçia. Siro. Sir-o. Si-ir-o. Ky emën na vërteton emnat e masipërm, sepse na jepet vetëm fjala”siri”= syu. Emni asht ashtu siç e themi edhe sot: si ò, Sy osht, Si hir osht, i bukur osht. Sisto. Si-ist-o. Si-is-t‟o. Në shqip kuptohet menjiherë me 283
fjalinë: Si isht –o, ose: syu i jetës të osht. Për goca mund të bahet: Sista. Nga kjo fjalë shofim zanafillën e fjalës:”sisa”, gjijve, që duken si dy sy të vegjël. Në gegenisht: Ciça, ci,(sy) ç‟a. Në italisht thuhet: seno, si-eno, sy-jen-o dhe duhet të kenë origjinë të vjeter atlantideo-albane. Sisoes. Si-is-o-es. Grek. Ka kuptimin e emnit të masipërm italian. Për goca mund të bahet: Sisoa. Sosiptaros. S-os-i-pt-ar-os. Grek. Mendoj se emni do ishte ma i plotë nëse shkruhej: Si-os-i-pit-ar-os dhe e kuptoj si: Sy osht, i pit ar osht, i pirë në arë , ne flori osht. Për goca mund të bahet: Sosipitara. Sosthenes. Sos-then-es. Grek. Ma i plotë do ishte: Si-os-thenes, që e kuptoj me fjalët: siu osht, thënës, mësues esht. Për goca mund të bahet: Sosthena. Soter. Soter. Grek. Duket ma tepër si emën ilir, megjithëse e kam marrë ke lista e emnave të vjetër grekë. Në greqisht do ishte: Soteros, si-ot-er-os, që e kuptoj me fjalët: Siu jot erë osht. Për goca mund të bahet: Siotera. Soccorso. S‟oç-ç‟or-s-o. Në italisht kjo fjalë don të thotë edhe ndihma e shpejtë. Ma i plotë do ishte: Si-oç-ç‟or-se-o dhe kuptohet kollaj si: Syu, i bukri o, osht, çfarë ari se osht. Për goca bahet: Soccorsa. Socrate. So-cr-at-e. Do ishte ma i plotë si: Zo-cra-at-e, që në shqip e zbërthej me të folmen dialektore tonën: Zo kryt e pleqsive-e,ose: Si, syu osht, kreu i pleqësive osht. Në këtë formë mund të përdoret edhe për goca, ose Socrata. Soave. Soave. ?? Mund të them se ky emën kuptohet si: si-o-au(v)-e, që e kuptoj si: I bukri (syu) osht, asht njishi(u) e. Ka kuptim për të dyja gjinitë. Sofia. S-o-fi-a. So-fie. Emnin e kuptoj si: Syu (i bukri) osht fluturak asht. Në variantin e dytë kuptohet ma mirë në shqip si: Zoj fije, zoj lidhjet, krijoj lidhjet, sepse në italisht germa “S” 284
zavendësohet shpesh me germën “Z”. Asht emën që asht përdorë kryesisht për goca, por ka kuptim edhe nëse përdoret për çuna. Sophia. S-o-phi-a. Grek. Do ishte ma i saktë nëse do shkruhej: Si,sy osht, pi a, që në shqip kuptohet menjiherë. Në këtë formë mund të përdoret për të dy sekset. Sofronia. So-froni-a. Si-o-fr-oni-a. Në shqip e kuptoj me fjalinë: Zo fronin asht, fëmijë që do zoj fronin mbretnor asht. Variantin e dytë e kuptoj me fjalët: Syu,i bukri asht, fluturak joni asht. Me këte formë mund të përdoret për të dy sekset, edhe pse asht në listën e emnave femnorë. Solange. S-ol-an-g-e. Do ishte ma i saktë nëse do shkruhej; Si ol-an gi e, që e kuptoj me fjalinë: Sy, krah fluturues Hane, gjiu, rraca esht. Në këtë formë mund të përdoret për të dy sekset, edhe pse emni asht në listën e emnave femnorë. Sonia. So-ni-a. Si-oni-a. E kuptoj me fjalinë: Zo, njishi asht, me nam, e para asht, ose: Siu joni asht. Ka kuptim për të dy sekset, por meqë asht në listën e emnave femnorë, për çuna mund të bahet: Sonio. Solocone. S-ol-oc-on-e. Duket si emën italo-shqip, por, nëse shkruhet: si-ol-oç-on-e, kuptohet shpejt me fjalët shqipe: Me sy, i paraqitshëm, krah fluturues (ol) Hone esht. Për goca mund të mbetet pa u ndryshue, ose Solocona. Solone. S‟ol-one-e. Emnin e kuptoj si: I bukur (si, syu) me krah Hone esht. Për goca bahet: Solona. Solferino. So-ol-f-er-in-o. Me ndamjen e bame, emnin e kuptoj me fjalët: Zen krah fluturim eri inë o. Për goca bahet: Solferina. Sorrento. So-or-re-en-t‟o. Emnin e kuptoj me fjalët: Zo, zu ar, reja en, jona të osht. Për goca bahet: Sorenta. Sarenta. Zorenta. Zarenta. Sostene. S-ost-en-e. Në këtë emën dhe në disa ma poshtë, shof se germa”S” e vetme nuk i jep kuptim emnave, por, nëse bahet”si”, syu, emnat marrin kuptim, kështuqë emni i masipërm kuptohet si: 285
Syu osht i jeni, i joni- e. Në këtë formë mund të përdoret për goca ose Sostena, Sostana. Sosteneo. S-ost-ene-o. S-os-te-ne-o. Në librin tem:”Thoti i pavdekshëm na zbulon Atlantidën”, fjalën “Ene” e kam quejtë të njillojtë me fjalën shqipe: I vendosun, sepse në Shqipni shpesh herë përdorim të dyja fjalët për të shprehur të njajtën gja, kështuqë emni merr kuptimin: Siu, i bukri osht i vendosun. Varianti i dytë më jep fjalët: Syu, i bukri osht te ne o. Për goca mund të bahet: Sostenea. Sostrato. S-os-tra-at-o. Në shqip e kuptoj si: Syu osht tra i pleqësive o. Për goca bahet: Sostrata. Sotir. S-ot-ir. Ilir. Grek. Këtë emën e kuptoj me fjalët: Si, sy jot osht (me)ir, me nur. Për goca bahet: Sotira. Spano. S-pa-an o. S-pan-o. Këtë emën e zbërthej në dy variante: Syu pa Hanën, dmth, na lindi nji fëmijë i bukur, që pa dritën e hanës, ose thjesht: Sy panë-o, dmth se familja, që mezi e ka pritun lindjen e atij fëmije, panë dritën e syve t‟u lindë. Për goca bahet: Spana. Sipana. Sypana. Sparta. Si-pa-ar-t‟a. Si-par-t‟a. Emni i Spartës kuptohet menjiherë në shqip me fjalët: I bukri (siu), i pamë, i ditun, ar të asht, ose: I bukur (siu), i pari të asht. Spartaco. S-pa-art-a-co. Këtë emën, pak të gjatë por shprehës, e ka patun edhe nji gladiator që organizoi revoltën kundër Rromës. Nga emni, duket që ka qenë i nji gjaku me rromakët sepse emni Spartako, Si-pa-ar-t-a-ko, më jep fjalinë: Si pa, Sytë i pa, i bukur dhe i pamë, i shëtitun, i art asht ko. Në këtë formë mund të përdoret edhe për goca, ose: Spartaka. Speranzio. S-pe-er-an-zi-o. Në kët emën shof fjalinë: Sytë i pe, er Hanën zajë-o. Për goca bahet: Speranzio. Spiro. S-pir-o. Do të ishte ma i plotë nëse do shkruhej: Si pi-ir o, Sy (i bukur, ka sy, ka paraqitje) për ta pi në kupë, me hir, nur osht. Për goca mund të bahet: Spira. Sipira. Espira. 286
Spyridon. S-p-yr-i-don. Grek. Ma i plotë do ishte: sy pi hyri i dhonë (nga Zoti). Për goca mund të bahet: Spiridona. Stasio. Si-t‟a-si-o. Emnin e kuptoj me fjalët: I bukur të asht i bukur-o, (syu të asht sy o). Për goca bahet: Stasia. Në Shqipni bahet: Stas. Stakys. S-t‟a-ky-y-ys. Grek. Në shqip e kuptoj me fjalët: si, sy të asht ky ys, ky isht, ose: ky hy isht.. Për goca nuk shkon, sepse “ky” asht në mashkullore. Stafanas. S-t‟a-f-an-as. Grek. Do ishte ma i plotë nëse do shkruhej: Si, sy të asht, fluturak Hane asht. Italisht asht: Stefano. Për goca bahet: Stafana. Emni Stefania, asht ma tepër mashkullor, sepse “ani” asht në mashkullore. Nëse bahet: Stefan-ì, i kthehet kuptimi në femnore. Stephane. S-t‟e-p-han-e. Grek. Emnin e kuptoj me fjalët: Siu të esht, pi Hanën esht. Ka kuptim për të dyja gjinitë. Stephanos. S-t‟e-p-han-os. Grek. Do ishte ma i plotë nëse do shkruhej: Siu të esht, pi Hanë osht. Për goca mund të bahet: Stephana. Stiliano. Sti-ili-an-o. Si-t‟i-ili-an-o. Në kët emën na del e qartë mungesa e germës”i”, të cilën, po ta shtojmë, jep fjalinë shqipe.Si ti Ili janë, si ti Yll e Hanë. Variantin e dytë e kuptoj me fjalët: Syu të isht, yll e Hanë osht. Për goca bahet: Stiliana. Stilicone. S-ti-ili-ço-one. Emni do ishte ma i plotë nëse e shkruejmë: Si ti Ili ç‟o Hon-e, që në gegënisht kuptohet menjiherë. Emni mund të përdoret për të dyja gjinitë ose për goca bahet; Stilicona, Stilikona. Stiliçona. Stiriaco. Si-ti-iri-a-co. Ky emën , nëse bahet: Si-ti-iri-a-ko, në shqip kuptohet me fjalinë: Syu yt hir, i bukur asht ko. Për goca mund të bahet: Stiriaka. Stella. S-te-lla. Në italisht, me këtë emën femnor, quhet ylli. Do ishte ma i plotë nëse shkruhej: Si-te-lla, Sy të lla, të dha(Zoti). Siç duket, në lashtësi yjet kanë qenë quejtë: sy të qiellit e në vazhdim 287
të shekujve i ka humb ky kuptim dhe emni: Sitella asht transformue në stella, si nji fjalë emërtuese. Edhe për çuna ka kuptim, nëse bahet: Stello. Stratonikos. S-trat-on-ik-os. Grek. Në shqip e kuptoj me fjalët: si trat, si trau që mban peshën e çatisë së shtëpisë, i joni i ikun(i shëtitun, i ditun) osht. Për goca mund të bahet: Stratonika. Sulpicia. Si-ul-pi-çi-a. Emnin e kuptoj me fjalët: Si ul, i bukur dhe i përulun, i pirsosun çi asht, që asht. Për çuna bahet: Sulpicio. Siulpikio. Susanna. S-us-anna-a. Do ishte ma i plotë nëse shkruhej: Sius-anna, sy asht Hana. Për çuna mund të bahet: Susano, Suzano. Sveva. Sveva. Nëse marrim parasysh që në lashtësi germa “U” zavendesohej nga germa “V”, shkruejmë: Siu e ù a dhe e lexojmë: Syu (i bukri) esht, njishi asht. Në këtë formë mund të përdoret për të dy sekset, por për çuna mund të bahet edhe: Svevo. Surano. S-ur-an-o. Ma i plotë do ishte: si-ur-an-o, që na del me kuptimin si ur janë, ose: Si ur Hane osht, ose: syu,i bukri, urë hane osht. Për goca bahet: Surana. Sulemano. S‟ul-e-m‟-an-o. Do ishte ma i plotë nëse do shkruhej: Si ul e mi an-o, që kuptohet menjiherë në dialektin gegënisht me fjalët: Sy ulët esht mi Hanë-o. Për goca bahet: Sulemana. Sultano. S-ul-t-an-o. Emni do ishte ma i plotë nëse e shkruejmë: Si ul, ti anë o, ose: sy ulët të Hanës osht. Për goca bahet: Sultana. Sultanina. S-ul-ta-an-ina. Me arsyetimin e emnit të masipërm, ky emën kuptohet si: Sultan i yni asht. Përdoret si emën femnor, por përbajtja asht edhe për çuna, që megjithatë mund të bahet: Sultanino. 288
Superbi. Sup-er-bi. Fjala “sup” në ditët e sotme i thuhet pikërisht supit, ku bashkohet krahu me krahanorin. Nëse qysh nga lashtësia ka qenë quejtë kështu, atëherë emni kuptohet si: Në sup erën bie, mbi shpatulla erën bin. Emni nuk mund të modifikohet se i humb kuptimi, prandaj, kështu siç asht, ka kuptim për të dyja gjinitë. Suzana. Syzana. Sy-za-an-a. Shif Susana. Ne kete emen te bukur shof ndryshimet e vendeve te zanoreve “y” me “u”, simbas dialekteve. Ne formen Sy-za-ana, kuptohet shume mire me te folmen e sotme: Bukuria (sy, syu, su) zen, eklipson Hanen asht. Emni asht me kuptim per te de dyja gjinite. Sydonio. Sydonio. Shif Sidonio. Svetonio. Sv-et-oni-o. Emni do ishte i plotë nëse shkruhej: Siu i etënve i joni osht. Për goca bahet: Svetona. Sietona. Sviturno. Sv-it-ur-n‟o. Në këtë emën shof zavendësimin e germës “u” me germën “v”, të zakonshme për latinët: Emni merr kuptim me shqipen e sotme, nëse shkruhet: Siu it, urë në osht, ose urnë(zjarmi) osht. Për goca bahet: Sviturna, Suitura. T Tabetha. T‟a-be-t‟ha. Grek. Emnin e kuptoj me fjalët: Të asht bej të asht, ose te asht bej thanes, mesues dhe nuk mund të bahet për goca. Tabita. T‟a-bi-t‟a. Emnin e kuptoj me fjalët: Të asht bija. Për çuna bahet: Tabito. Tacide. T‟a-ki-de. Në këtë formë emnin e kuptoj me fjalët: Të asht ki (që do bahet prijës) de, ose: të asht ki prijësi i dheut. Emni nuk mund të transformohet se e humb kuptimin, kështuqë, siç asht, mund të përdoret për të dyja gjinitë. 289
Taddeo. T‟a-d-de-o. Mendoj se duhet të shkruhet: T‟a-di-de-o, ku kuptoj fjalinë: Të asht i dituni i dheut-o. Për goca mund të bahet: Taddea. Taide. T‟a-i-de. Këtë emën e kuptoj me fjalinë: Të asht i dheut, të asht nji fëmijë, që do bahet ma i ndigjuemi i dheut. Mendoj se asht emnën që përdoret për të dyja gjinitë. Talamone. T‟a-al-amone. T‟a-al-a-m‟on-e. Në këte emën na del i plotë emni i Zotit të Madh, që në lashtësi quhej: Amone. Spesh herë asht paraqit si formë e shkurtueme: Mon, Mone. Me këte rast emnin e kuptoj me fjalët: Të asht krahu fluturues i Amonit, i Zotit. Në variantin e dytë kuptohen fjalët: Të asht ala, mi, mbi Honë esht. Me këte formë, mund të përdoret për të dyja gjinitë. Tammaro. T‟am-m‟ar-o. Në këtë emën kuptoj fjalët: Të jam mi ar-o, të jam mbi ar o. Për goca bahet: Tammara. I njajtë me këte emën asht dhe emni i Tomorrit.(Të-o-mi-or) Tanaquila. T‟a-ana-qu-il-a. T‟a-ana-ku-il-a. Me ndamjen e bame, emnin e kuptoj me fjalët: të asht Hana, ylla e squtë asht. Në variantin e dytë, kuptoj fjalët: Të asht Hana, ku Ila, Ylla asht. Për çuna bahet: Tanaquilo. Tancredi. T‟an-c‟re-di. Ti-an-kre-di. Këtë emën e kuptoj me fjalët: Ti Hanë, kre, kokë i-e ditun. Mendoj se me këtë formë, mund të përdoret për të dyja gjinitë. Tanush. Tan-ush. Than-ush. Të parët tanë këte emën e kanë quejtë të njivlefshëm me emnin Than-as, që don të thotë se asht emën i njajtë me emnin Thoti, Thom-m‟a. Për goca bahet: Tanusha, por ma e saktë asht: Tana. Këtu provohet thania ime se fjalet as, es, is, os e us janë përdorë si folje dëftuese në ndërtimin e emnave. Taracos. T‟ar-ak-os. T‟ar-a-ko-os. Grek. Në shqip e kuptoj me fjalët: Të a ar, ke ari asht, a ko jeta (os=is=jeta). Për goca mund të bahet: Taraka. 290
Taranto. T‟a-ar-an-t‟o. Emni i Tarantos, kuptohet mirë në shqip me fjalët: Të asht ar, Hanë osht. Tarasios. T‟ar-a-si-os. Grek. Në shqip e kuptoj me fjalët: te ari asht siu os (syu i jetes). Për goca bahet: Tarasia. Tarcisio. T‟ar-ci-si-o. Këtë emën e kuptoj me fjalët: Tek ari, ki si o, ky çun si ar osht. Për goca bahet: Tarcisia. Taragona. T‟a-ar-a-g-ona. Emnin e kuptoj me fjalët: të asht ar, asht gji jona, asht rraca jonë. Me këte ndërtim mund të përdoret për të dyja gjinitë. Tarquinia. T‟ar-qu-ini-a. Këtë emën e kuptoj me fjalët: Të asht ar, e squta inë asht. E art, e quta inë asht. Për çuna bahet: Tarquinio. Tarso. T‟a-ars-o. Emnin e kuptoj me fjalët: të asht ars-o, të asht i artë. Asht emën qyteti italian. Tartari. T‟a-ar-t‟a-ari. Në shpjegimin e emnit të tartarëve, shofim se qysh në kohën e Atlantidës ata kanë qenë luftëtarë, sepse emni na thotë se: Të asht ar, të asht Ari, ku Ari ishte perëndia e luftës se atlantideo-albanëve. Tarto. T‟ar-t-o. E kuptoj si: Të art, të o, i art të osht. Për goca bahet: Tarta. Tarsilla. T‟a-ar-si-ill-a. Do ishte ma i plotë nëse e shkruajmë: Të a ar si illi a dhe kuptohet menjiherë. Për çuna bahet: Tarsillo. Tarzano ose Tarsano. T‟ar-za-an-o. Ky emën asht ba i ndigjuem nga heroi i xhunglës, Tarzani. Simbas ndamjes së bame kuptohet si: Ti ar zen Han-o. Për goca mund të bahet: Tarzana. Taziano. T‟a-zi-an-o. Në këtë emën kuptohen qartë fjalët: Të asht si Hanë-o. Për goca bahet: Taziana, Tasihana. Tazio. T‟a-zi-o. Në këtë emën kuptoj fjalitë: Të asht, si asht ose të asht zan-o, të asht i nxanë, i ditun-o. Për goca mund të bahet: Tazia. 291
Teba. Teba. Emën vendi. Në shqipen e vjetër bahet: Theba dhe në shqip kuptohet si: Thenie ban, histori ban. Teba asht në territorin grek e kanë qenë e janë shumë trima. Telchide. Tel-chi-de. Në italisht, germat shqipe “dh”,th” etj nuk shqiptohen e nuk shkruhen, por, duke ditë dhe emërtimet e këtyne emnave në greqisht e në shqip, që i kanë ruejtë këto germa të vështira, mund t‟i jap shpjegim disa emnave që këtu janë shkruejtë vetëm me germën “t”, por që nënkuptojnë germën “th”. Ky emën, i shkruejtun: Thel-ki de, më del me kuptimin: I thellë (në mendime) ki de. Kështu siç asht shkon vetëm për çuna. Për goca mund të bahet: Thelkjode. Telemaco. Tel -em -a-ko.T‟e-el-em-a-ko. Në shqip: I thelli em asht ko, me kuptimin se ai fëmijë asht i squtë, i thellë në mendime. Variantin e dytë e kuptoj si: Të esht erë(ell, yll) i emi asht ko Kështu siç asht, mund të përdoret edhe për goca. Teo. Te-o. Nëse vendosim germën “th”, emni merr kuptimin: The-o, që asht i njajtë me emnin THOTi ose me fjalën shqipe: Them( Unë them, ti the, ai thotë), që ka kuptimin e mësuesit, nji njeriu që të thotë ditunitë. Për goca bahet: Tea, Thea. Tecia. Te-ci-a. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Thanësja çi asht, mësuesja që asht. Për çuna bahet: Tecio. Teçio. Telica. T‟el-ic-a. E kuptoj me fjalinë: Ti yll (er) ik a, Te era iç, isht-a. Për çuna bahet: Telico, Teliko, Teliço. Temistocle, Tem-ist-o-k‟le. Me arsyetimin e masipërm, ky emën merr kuptimin me fjalinë: Thenës isht, o, ky ka le. Mësues isht, o kush na ka lind. Duket si nji thirrje gëzimi nga ana e prindërve të fëmijës. Kështu siç asht mund të përdoret edhe për goca. Teobaldo. Te-o-bal-do. Këtë emën e kuptoj si fjalinë: Thanësi, i dituni që ball të dho, që në ball të udhëheq. Për goca mund të bahet: Teobalda. 292
Teodata. Te-o-d‟at-a. Te-o-da-at-a Asht në listën e emnave femnorë. Këtë emnën e kuptoj me fjalinë: Thënësja, mësuesja osht, dhanëse pleqësish asht. Mund të përdoret për të dy sekset, por për çuna mund të përdoret dhe si: Teodato. Teodolinda. Te-o-do-lind-a. Te-o-do-ol-in-da. Asht në listën e emnave femnorë. Mendoj se asht ma i përshtatshëm varianti i parë, që e kuptoj si: The o, thanësi osht, dhonë, lind asht. Mendoj se ka kuptim për të dy sekset, por për çuna mund të bahet edhe: Teodolindo. Teodoro. Te-o-d‟or-o. The-o-d‟or-o. Këtë emën në shqip e kuptoj me fjalinë: I ditun e prej ari osht. Për goca bahet: Teodora. Në shqipen e vjetër bahet: Theodora. Teodorico. The-o-do-or-ik-o. Emnin e kuptoj me fjalët: thanës, mësues, dhonës ari (virtytesh), i ikun, i shëtiun osht. Për goca bahet: Teodorika. Teodosio. Te-o-do-si-o. Në shqip e kuptoj me fjalinë: The o, thotës osht, dhon që(si) osht. Të ditunin të dho(zoti) (shif) si osht. Për goca mund të bahet: Teodosia. Në greqisht bahet: Theodosia. Teodoto. Te-o-d-ot-o. Do ishte ma i plotë nëse do shkruhej: The-o-di-ot-o, që në shqip merr kuptim të plotë si: Mësues osht, i dituni jot osht. Për goca bahet: Teodota. Në greqisht bahet: Theodote. Teofilo. Te-o-f-il-o. Emnin e kuptoj me fjalët: thanës, mësues osht, fluturaku i yjeve o. Për goca bahet: Teofila. Teogene. Teo-g-en-e. Edhe këtë emën, nëse do e plotësonim në shqip: The-o-gi-en-e, merr plotësisht kuptimin si fjalia: Thotësi osht, i dituni osht, rraca jonë esht. Në këte formë mund të përdoret edhe për goca ose: Theogiana. Tercio. Ter-ci-o. T-er-çi-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Terë, tokë, sa dheu çi osht, që osht, ose: sa toka ki osht, ose: Të erës që (çi) osht. Për goca bahet: Tercia. 293
Terentios. Teren-ti-os. Grek. Asht i ngjashëm me emnin e maposhtëm. Për goca mund të bahet: Terentia. Terenzio. T‟eren-zi-o. Do ishte ma i plotë nëse shkruhej: Ti erën zin, zen o. Për goca mund të bahet: Terenzia. Teresa. Ter-es-a. The-eres-a. Me shpjegimin e masipërm, meqë asht në listën e emnave femnorë, mund të ketë kuptimin: Tokë (pjellore) esht-a, ose: të erës asht. Forma e dyte asht: Thenes i eres asht. Mund të bahet edhe për çuna si: Teres-o. Tersiti. T‟er-si-t‟i. The-er-si-t‟i. Ilir. Në ndamjet e bame, më duket ma i pranueshëm varianti i parë, ku kuptoj fjalët: Të erës, si, syu të isht, ose: Thanes i eres, i bukur te isht. Për goca mund të përdoret po ashtu, ose mund të bahet: Tersista. Tertulla. Ter-t‟u-lla. The-er-tu-lla. Emnin e kuptoj me fjalët: sa dheu, sa globi i madh t‟u lla, të leu, ose_ Thnesi eres tu lla, dha. Kështu siç asht, mund të përdoret për të dyja gjinitë. Tertullino. Ter-t-u-illi-in-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Sa toka të usht Ili ynë o. Për goca bahet: Tertuilina. Tertulliano. Ter-t‟u-illi-an-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Ter,Toka të usht, të asht, Ill, Yll e Hanë osht. Për goca bahet: Tertuilliana. Teudosia. Teu-do-si-a. Theu-do-si-a. Asht në listën e emnave femnorë. Mendoj se ka kuptimin: The-u, thanësi usht, asht, i dituni i dhonë siu, syu (i bukur) asht. Me këto kuptime mund të përdoret për të dy sekset ose: Teodosio. Teuta. Te-ut-a. Theu-t‟a. Nëse e bajmë: The-ut-t‟a, atëhere emni kuptohet si: mësuesi yt të asht, ashtu siç i takon të jetë udhëheqësit të shtetit. Kemi dhe emnin Teu, theu-ton, që në shqip kuptohet si: Thënësit, të ditunit tonë, atëhere përforcohet kuptimi i përmbajtjes së emnit Teuta, të cilin e kanë mbajtë shumë mbretnesha ilire. Mund të bahet edhe: Teyta, Theyta. Terzo. Ter-zo. T-erz-o. Duket si emën marinarësh, që të gëzuemm thërrasin: E zumë terrën, e zumë tokën, Ose: Ti erz o, 294
ku erz i thonë nderit, njeriut të nderuem. Kështu siç asht mund të përdoret edhe për goca, ose: Terza. Terzoa. Tesauro. T‟es-a-ur-o. The-es-a-ur-o. Në këto dy emna, fjalën “tes” e kuptoj me fjalën shqipe”t‟es”, të është, të njivlefshme me fjalën “jeta”, dhe më marrin kuptim këto dy emna si: Jetë asht, urë osht. Nëse do vazhdojmë me arsyetimin e parë, do kemi: Thenësi a, ur osht. Për goca bahet: Tesaura. Tesifonte. Thesi-f-on-t‟e. Në shqip e quej të njivlefshme me fjalinë: Thenësi, fluturaku jonë esht, ose: i dituni, fluturak i joni esht. Për goca bahet: Tesafonta. Thesafonta. Thaddaios. Thad-da-ai-os. Grek. Në këtë emën fjalën “thad” e kuptoj si fjalën: That, Tat, Thot, por, meqë fjala “That” në shqip kuptohet si fjala: i thatë, i dobët, besoj se e kanë ndryshue, pikërisht që emni të mos marrë këtë kuptim, por të kuptohet si: Thotës dha (Zoti), ai osht. Për goca nuk shkon. Thallelaios. Tha-al-el-ai-os. T‟ha-all-el-ai-os. Grek. Në këtë emën kuptoj fjalët: Thanë, krah fluturues(al), erë ai osht. Nji emën i bukur me shumë tituj. Në variantin e dytë kuptoj fjalët: të asht krah fluturues dhe erë ai osht. Ma bindës më duket varianti i parë. Theleme. The-lem-e. The-el-em-e. Emni kuptohet kollaj në shqip me fjalët: thenës, mësues i lemë, i lindun esht. Formen e dyte e kuptoj si: Thenesi I yjeve I imi asht. Emni mund të përdoret për të dyja gjinitë. Me anën e fjalës shqipe:”The”, them, janë krijue dhe shume fjalë që kanë hy në fjalorin internacional, si psh: 1-The-or-em-a, Teorema, që në shqip kuptohet me fjalët: E thenë ari, emja asht. 2-The-ori-a, Teoria, që në shqip kuptohet me fjalët: Thenie ari asht. 3-Ther-or, Teror, që në shqip kuptohet menjiherë me fjalët: ther arin, vret arin. 295
Theodoros. The-o-do-or-os. Grek. Emnin e kuptoj me fjalët: Thenës, i ditun o, dhonës ari osht. Për goca bahet: Theodora. Nëse shkruhet:Teodora, nuk asht i plotë. Theodote. The-o-do-t‟e. Grek. Në variantin grek kuptoj fjalinë: Thenës, i dituni o, dhonë të esht. Për goca mund të përdoret po ky variant. Theodokli. The-o-do-ki-ili. Ilir. Në variantin ilir, kuptohet fjalia: Thënësin, të ditunin o, dho ki Ili. Për goca mund të përdoret po kështu,ose: Theodokila. Theodoulos. The-o-do-ul-os. Grek. Emnin e kuptoj me fjalët: thenës(i dituni) osht dhonë(nga Zoti), i ulët, i urtë, i pjekun osht. Për goca mund të bahet: Theodoula. Theoktistos. Theo-kt-ist-os. Grek. Ma i plotë do ishte nëse do shkruhej: The-o-ki-t‟ist-o, ku kuptoj fjalët: Thenës o, i dituni o, ki të isht jeta. Për goca bahet: Theoktista. Theophilos. The-o-p-hil-os. Grek. Emnin e kuptoj me fjalët: Thenës, mësues i ditun osht, pi yll osht. Për goca mund të bahet: Theapilla. Theotokos. The-o-tok-os. The-ot-o-ko-os. Grek. Në këtë emën shof se në lashtësi tokës i kanë pas thanë: Dheu, ose siç na e zbulon ky emën, asht quejtë siç e quajmë sot: tokë. Emnin e kuptoj me fjalët: Mësues i tokës, i globit osht. Variantin e dytë e kuptoj me fjalët: Thenësi jot o, ko osht. Për goca nuk shkon, ose duhet të transformohet në: Theatoka. Therapios. The-er-a-pi-os. Grek. Me këtë emën, në mjeksi asht quejtë shërbimi, terapia, që i bahet të sëmuemit. Simbas ndamjes së bame, emnin e kuptoj me fjalët: Thenës, mësues i ditun er asht, për ta pirë në kupë osht. Për goca bahet: Therapia. Thesalia. The-es-ali-a. Emën vendi në Greqi që e kuptoj si: Thenës, mësues esht, krah fluturues asht. Thessalonike. The-ess-al-on-ik-e. Grek. Në shqip e kuptoj me 296
fjalët: Thenës, mësues i ditun esht, krahu fluturues i joni, i ikun esht, i shëtitun esht. Mund të përdoret për të dy sekset. Tevere. Te-ve-er-e. Emnin e kuptoj me fjalët: të ven erën esht, të freskon. Emni mund të përdoret për të dyja gjinitë. Thyrsos. Th-yr-s-os. Grek. Ma i plotë emni do ishte sikur të shkruhej: Theyrsios, The-yr-si-os, që e kuptoj me fjalët: thenës, mësues i ditun, si hyri shif si osht. Për goca bahet: Thyrsia. Tiano. Ti-an-ò. Në shqip kuptohet me fjalinë: Ti Han-o, ti Hanë je o, ku hana na paraqitet në mashkullore, pa zanoren “a”. Për goca bahet: Tiana, Tihana. Tibaldo. T‟i-bal-do. Emnin e kuptoj me fjalët: Të isht ball dhonë (ai që rrin në ballë të të gjithëve). Për goca bahet: Tibalda, ose Itbalda. Në Shqipni ekziston dhe në formën: Itbala. Tibala. T-i-bal-a. T-i-ba-al-a. Me arsyetimin e masipërm, kuptoj fjalët: të isht (le), balli asht, i ballit asht, ose: të isht ba, lind, al asht. Për çuna mund të bahet: Tibalo. Tiberio. Ti-be-eri-o. Do ishte ma i plotë nëse do shkruhej: Tibej-eri-o, dhe nuk don shpjegim në shqip. Për goca bahet: Tiberia. Tibiera. Tiburzio. Ti-bur-zi-o. Në shqip ka kuptimin: Ti burrë ke zanë, ke lind. Për goca nuk shkon. Tibulio. Ti-bul-o. Në këte emën na zbulohet zhvillimi i emnit “bur”. Për përkëdheli, në shqip i thuhet: buli. Gjithashtu, fjala “b‟uli” mund të kuptohet si: I bamë i ulët, i urtë. Sidoqofte, emni ka kuptimin: Ti burr i ulët, i urtë. Për goca nuk më duket i përshtatshem. Në Shqipni fjalët: ”bulo”, “buli” përdoren si mbiemna. Ticino. Ti-iç-in-o. Nëse fjalën “iç” e quejmë të njivlefshme me fjalën”ish=jetë”, atëhere emni merr kuptimin: Ti jeta inë o, ti jeta jonë. Për goca bahet: Tiçina. Ticone. Te-iç-one. Te-ik-on-e. Në shqip mund ta barazoj me 297
fjalinë: Ti iksi jonë. Të iç, të isht Honë. Për goca bahet: Tiçona, Tikona. Tigelino. T‟i-g-el-in-o. Emnin e kuptoj me fjalët: të isht gji ylli, (ere) njishi osht. Për goca bahet: Tigelina, Tigjelina. Timoteo. Tim-o-te-o. Në shqip e baj: tim o the o, që në dialekt mund të thuhet: Ti imi o, i dituni, mesuesi o, osht. Asht emën i përhapun në Shqipni: Për goca bahet: Timotea. Timotheos. Grek. Shif shpjegimin e emnit: Timoteo. Tina. Tina.Ti-ina. Duket emën i gjithi femnor, sepse kemi: Ti je ina, ti je njishi. Per çuna bahet: Tino. Tinia. Ti-ni-a. Emnin e kuptoj me fjalët: ti njishja. Ti e para. Për çuna bahet: Tinio. Tireno. Ti-ir-en-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Ti hiri, nuri en, i joni o. Për goca bahet: Tirena. Tiro. T‟i-ir-o. Emnin e kuptoj me fjalët: të isht irë o, të asht me nur-o. Për goca bahet: Tira. Tirone. Ti-ir-on-e. Ky asht edhe emni i kryeqytetit të Shqipnisë, që e zbërthej me fjalinë: Ti ir jonë je, ti hiri, bukuria jonë je, ose: Ti hir Hone. Del nji emën i bukur, që e meriton kryeqyteti ynë. Kështu siç asht, shkon edhe për goca, ose mund të bahet: Tirona. Në toskënisht thërritet: Tirana, që merr kuptimin: Ti ir Ane, ti bukuri e Hanës. Emni i lumit qe kalon mes per mes Tiranes, LANA, la An-asht, ia ploteson kuptimin. Tisino. T‟i-si-in-o. Emnin e kuptoj me fjalët: të isht siu, syu inë- o, të isht i bukri ynë o. Për goca bahet: Tisina. Tito. Tit-o. T‟i-it-o. Në shqip, nëse në vend të fjalës “T”, do mundohemi të vendosim fjalën e përshtatçshme, do i japim përgjigje këtij emni. Mendoj se duhet të kuptohet si: Të isht iti o, të asht yti o. Për goca mund të bahet: Tita. Tiziano. Ti-zi-an-o, Në shqip: Ti-si-an-o dhe kuptohet menjiherë me fjalinë: Ti që je si Han-o. Për goca mund të bahet: Tiziana, Tisiana. 298
Tizio. Ti-zi-o. Në shqip e quej të njivlefshme me fjalinë: Ti zen-o, ti jetën e re nis o etj. Për goca bahet: Tiza. Toto. Tot-o. Thot-o. Në këtë emën na del dhe nji herë emni i lashtë i Thotit, mbretit të fundit të Atlantidës. Për goca mund të bahet: Tota, Thota. Tobia. T-o-bi-a. Nëse ky emën do ishte: Tot-o-bi-a, do kishte ma kuptim si Thoti, (i ditun) o, biri(ynë) asht, ose: Të osht bia dhe del emën femnor,por asht përdorëedhe për çuna. Për goca mund të përdoret njilloj. Tolomeo. Tolo-me-o. To-lem-e. Në shqip: P-t‟o-lem-e. Do kishte ma kuptim, nëse do shkruhej: Pi-t‟o të lemit o, emën që e ka mbajtë familja mbretnore e Ptolemejve. Kështu siç asht, mund të përdoret edhe për goca. Toma. Tom-a. Shqip. Në Shqipni thuhet edhe: Thom-a, dhe asht emni i Thotit. (Thot, mësues më asht). Në këtë formë përdoret si për goca ashtu edhe për çuna. Tommaso. Tom-m‟as-o. Në Shqipni, fjala “Tom” asht emën i veçantë dhe asht shkurtim i emnit: Thom-a, ose, siç e kam shprehun edhe ma nalt, asht i njivlefshëm me emnin e Thotit. Nëse këtë emën e bashkojmë me fjalët e tjera, më del: Tom më asht o, ose ma saktë: Thot më asht-o. Torino. T‟o-rin-o. Emni i vjetër ka qenë: Turin, që i jep pergjigje kuptimit të këtij emni, që e kuptoj me fjalët: T‟u rinë (njerëzit). Emni i sotëm kuptohet me të njajtën mënyrë: T‟o rino, të osht rinue. Torquato. T‟o-or-qu-at-o. Në shqip e zbërthej në: Te osht ar, sqon ditunitë (at) –o; ose: Ti ar i squtë, i paisun me pleqsi. Për goca bahet: Torquata. Toscana. Tosk-ka-ana. Emni i Toskanës bahet i bukur simbas ndamjes: Toskë ka Hana. Tosco. Tosk-o. Asht emën i nji njeriu nga Toskana e Italisë ose 299
e Shqipnisë. Asht njilloj si të thuesh: Ilir-o, Ital-o, Alban-o etj. Për goca mund të bahet: Tosca, Toska. Tracia. Tra-çi-a. Shif emnin: Trasea. Trasea. Tra-se-a. Ky emën edhe në shqip kuptohet si në italisht: traseja e rrugës, por simbas ndamjes së bame kuptoj fjalët: Tra (i shtëpisë) se asht. Trau në shqip asht mashkullor, por ky emën asht në listën e emnave femnorë, kështuqë për çuna mund të bahet: Traseo. Traseu. Tranquillo. T‟ra-an-qu-i-llo. Ky emën në italisht don të thotë: Qetësi, por i zbërthyem si ma sipër më jep: Të ramën janë, të squtë i llon, i dhonë, ose: të ra Hana, squarsi të llo. Trajano. Tra-jan-o. Emni kuptohet menjiherë në shqip si: tra për të mbajtë peshën e shtëpisë janë. Për goca bahet: Trajana. Traziano. Tra-zi-an-o. Emnin e kuptoj me fjalët: tra si Hanë, ose Trau zen, kap hanën, meqë asht i fortë. Për goca bahet: Trasiana. Trazimenti. Tra-zi-men-t‟i. Emnin e kuptoj me fjalët: Tra zaj, zej, i mençëm te isht. Shkon per te dyja gjinite. Trebia. T‟re-bi-a. Emnin e kuptoj me fjalët: Ti re (e qiellit) bia (ime). Për çuna bahet: Trebio. Treviri. Tre-v-ir-i. Emnin e kuptoj me fjalët: ti re (e qiellit) ven hirin e bukurisë. Mund të bahet: Treviro, ose Trevira. Triantaphyllos. T‟ri-an-t‟a-p-hyll-os. Grek. Në shqip e kuptoj me fjalët: Të rin Hanën të asht, pi yll osht. Për goca mund të bahet: Triantaphylla. Trikina-s. T‟ri-ik-in-as. Grek. Në shqip e kuptoj me fjalët: Të rin, të rinon, i ikun, i shëtitun ini, yni asht, ose: Të rinon, i dituni njishi asht. Shkon per te dyja gjinite. Për çuna mund të përdoret po kështu, ose: Trikino-s. Triphyllios. T‟ri-p-hylli-os. Grek. Në shqip kuptohet menjiherë me fjalët: Të rinon, pi hyllin osht. Për goca bahet: Triphyllia, Tripyllia. 300
Tristano. T‟ri-stan-o. T‟ris-t‟an-o. Në variantin e dytë zbërthehet vetëm me gjuhën shqipe si: Të rrisë dituninë(të anë, të atin). Në variantin e dytë mund të kuptohet edhe si: Të rrisë ty Hanë-o. Për goca mund të bahet: Tristana. Tulliano. T‟ulli-ano. Ky emën ka kuptimin: Të ullinit janë, ose: Të uli Hanën o. Me kuptimin e dytë, për goca bahet: Tulliana. Tullio. T‟ulli-o. Në këtë emën shof emnin e pemës së ullinit të plotë. Për goca nuk shkon, sepse ullini, në shqip, asht i gjinisë mashkullore. Nëse e kuptojme me fjalët: të uli-o, të uli(zoti) nga qielli në tokë, atëhere emni merr kuptim edhe për goca si: Tullia. Nuk perjashtoj transformimin e fjales ell=ill=Yll=ull. Me kete arsyetim emni kuptohet: Te asht ylli o. Turi. T‟uri. Në këtë emën shof fjalinë: Ti (je) uri, ti je urë lidhëse. Shifet edhe në këtë emën përdorimi i fjalës “urë” në gjininë mashkullore në formën:”Uri”, që në Shqipni përdoret si emën çunash. Për goca bahet: Tura. Turibio. Turi-bi-o. T‟uri-bi-o. Në shqip kuptohet menjiherë me fjalinë: Ti uri biro, ti uren lidhese po bin ketu. Për goca bahet: Tiurabia. Tussio. T‟us-si-o. Në këtë emën mendoj se asht fjalia: Të usht si osht, të asht si asht, dmth se të ka lind si të ka lind, nji fëmijë që do bajë mrrekullina. Tusiolo. T-us-si-olo. Emnin e kuptoj me fjalët: të usht si ol, si krah fluturues. Për goca bahet: Tusiola. U Ubaldo. U-bal-do. Fjala”U”,un, në italisht asht e njajtë me numrin”nji”, por në Çamëri përdoret në dialekt njilloj dhe besoj se nji çam e kupton menjiherë këtë emën, që na thotë: Nji ballë na dha, nji drejtues vendi na asht lindë. Për goca bahet: Ubalda. 301
Përdoret dhe në formën: Unbaldo, Unbalda. Ubertino. U-bert-in-o. Asht emni: Uberti inë osht. Për goca bahet: Ubertina. Uberto. U-bert-o. Në këtë emën kuptoj fjalinë: nji për ta pirë në kupë osht. Për goca bahet: Uberta. Ucraina. Uk-ra-in-a. Emni i Ukrainës kuptohet menjiherë në shqip me fjalët: Uku (njeriu i fortë) ra në atë tokë, i ini asht. Ugo. U-g-o. Asht emën i shkurtën dhe preçiz, sepse na thotë: Nji rracë, (gji) osht (këtu). Mund të përdoret për të dyja gjinitë ose për goca mund të bahet: Uga. Ugolino. U-go-lin-o. Këtë emën e kuptoj si: Nji race lindi o. Ugo lindi o. Për goca mund të bahet: Ugolina, Ugolinda. Uguccione. U-g-uc-ci-on-e. Në këtë emën kuptoj fjalët: Nji rracë uç, usht, çi Honë, që Honë osht-e. Mendoj se ka kuptim për të dyja gjinitë. Uiliamo. U-ili-am-o. Këtë emën e kuptoj me fjalët: Unë illi, ylli jam, ose: nji (u) Ili dhanë(am) osht. Në Angli e kuptojnë si: i dëshiruemi unë jam. Uiliano. U-ili-an-o. Asht emën që përdoret në shumë vende të botës me kuptime të ndryshme, por në shqip më jep fjalinë: Unë illi, ose nji yllë Hane-o. Për goca mund të bahet: Uiliana. Ulberto. Ul-bert-o. Fjala “ul” ka kuptimin e saj, pikërisht siç asht shkruejtë në shqip dhe shkon me emnin si: i ulët dhe për ta pirë në kupë osht. Fjala “ulët” jepet ma tepër me kuptimin: I ulët, i butë, i matun, i mençëm etj. Për goca bahet: Ulberta. Ulderico. Ul-de-er-ic-o. Emni në këtë formë më duket si e folmja e përditshme, sepse më del: I ulti i dheut, er ik osht. Për goca bahet: Ulderica. Ulderika. Ulfo. Ul-f-o. Në shqip e kuptoj me fjalinë: I ulët, i matun, i mençun etj, fluturaku osht: Për goca bahet: Ulfa. Uliks. Ul-iks. Shqip. Mendoj se ky emën shqip tregon ma së miri dhe emnin e Uliksit, si nji njeri i mençëm, por edhe i ikun, i 302
shëtitun, ashtu siç ishte në të vërtetë Uliksi, i ulët, i mençëm, i ikun, i shëtitun. Emni asht i ndërtuëm për të dyja gjinitë, por për goca mund të bahet: Uliksa. Ulisse. U-lis-se-e. Ul-is-se-e. Në këtë emën shof fjalët: Unë lisi; unë, i fortë si pema e lisit, ose: i urti ish. Në fakt, në gjuhën e popullit fjalët ” i ulët” dhe “i urët”, i urtë thuhen shpesh herë në vend të njana tjetrës, kur flasim për njerëz të mençëm. Ka mundësi që ky emën t‟i jetë vu nga rapsodët Ulisit të luftës së Trojës, për të tregue që ishte i mençëm e i shëtitun. Kështu siç asht, mund të përdoret edhe për goca. Uliva. Uliva. Asht emni i pemës së ullinit. Ulysses. Ulysses. Grek. Kuptohet njilloj me emnin: Ulisse. Unna. Un-n‟a. Në këtë emën kuptoj fjalët: Njishi na asht. Meqë asht në listën e emnave femnorë, për çuna mund të bahet: Unnao. Mundet të jetë dhe emni i Hanës, në ndonji dialekt që nuk po përdoret. Hana=Ana=Anna=Unna=Luna. Ulpiano. Ul-pi-an-o. Kuptohet si fjali shqipe me kuptimin: Të ultit, pi janë, me kuptimin se të urtit janë për t‟u pi në kupë,ose: i urtë që ka pi Hanën. Për goca bahet: Ulpiana. Ulrico. Ul-ri-co. Në shqip kuptohet si fjalia: I ulti rrin ko(me ne). Për goca bahet: Ulrica, Ulrika. Ulstano. Ul-stan-o. Ul-is-t‟a-an-o. Në këtë emëm shof fjalinë shqiptaro-italiane, që zbërthehet në: të ultit qëndrojnë (këtu)-o. Ma i plotë asht në variantin e dytë, të plotësuem nga unë si: I ulët, i ditun, jetë (is) të asht, Hanë osht. Për goca bahet: Ulstana, Ulistana. Ultimo. Ul-ti-im-o. Në italisht, ky emën ka kuptimin: i fundit, por, me zbërthimin e bamun, nëse do e pranojmë si emën të lashtë, do kemi: I ulti, i urti im osht. Duket si nji fjali që e flasim edhe sot. Për goca bahet: Ultima. Umberto. Um-bert-o. Nëse fjalën”um” do ta bajmë të njvlefshme me fjalën shqipe: “emi”, “imi”, këta dy emna marrin 303
kuptimin: I imi për ta pi në kupë osht. Për goca bahet: Umberta. Umile. Um-il-e. Me arsyetimin e masipërm, ky emën më krijon fjalinë: I imi, il esht, fëmija im, yll është. Për goca mund të ngelet ashtu siç asht ose mund të bahet: Umila. Unerico. Un-er-ik-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Nji erë ik osht, nji erë shëtitëse osht: për goca bahet: Unerika. Upi. U-pi. Shqip. Emni përdoret edhe si mbiemën në Shqipni dhe e kuptoj me fjalët: usht, asht i pirë në kupë. Emni përdoret ma tepër për çuna, por ka kuptim edhe për goca. Uranio. Ur-a-ni-o. Ur-ani-o. Ky emën në shqip më jep fjalinë: Urë asht njishi –o, ose: urë Ani (për t‟u lidh me Hanën) osht. Fjala urë mund të jetë dhe në vend të fjalës: Urti. Për goca bahet: Urania. Me këte emën janë emërtue: Nji planet, nji metal, nji perëndi. Urbano. Ur-ban-o. Ur-ba-an-o. Ky emën kuptohet në: Urë ban, urë ndërton, sepse në lashtësi edhe sot, kush ndërtonte nji urë, do përmendej për shumë breza, sepse ura i shërbente gjithë vendit. Nëse fjalën “ur” do e quejmë të njajtë me fjalën “urtësi”, dituni, matuni etj, atëherë do kemi: vepra të mençuna ban-o, ose: Ura ban, Hane osht. Për goca bahet: Urbana. Urdino. Ur-din-o. Me arsyetimet e masipërme, ky emën zbërtheht në: I urtë dhe i ditun ò. Për goca bahet: Urdina. Urio. Uri-o. Ky emën në Shqipni, asht: Uri. Fjala “ur”,uri, mund të kuptohet si emni i urës që lidh dy brigjet e lumejve, lidh dy njerëz, lidh njerëzit me Zotin etj, njikohësisht kuptohet dhe në vend të fjalës: I urti, i mençuni. Emni asht i bukur dhe shprehës. Duket që asht në gjininë mashkullore: Uri, sepse për goca bahet: Ura, Urja. Uriele. Uri-e-le. Në shqip kuptohet menjiherë si emën për çuna sepse na thotë se Uri esht le, është lind. Për goca mund të bahet: Urele, Urale e na bahet i kuptueshem emni i maleve Urale. Ursicio. Ur-si-ci-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Urë lidhëse, i 304
pashëm që ka sy, që ka pamje, sy që (çi) osht. Për goca mund të bahet: Ursiçia. Ursino. Urs-in-o. Në italishten e sotme kuptohet menjiherë me fjalinë: Ariu inë osht, por në shqipen e lashtë besoj se kuptohej me fjalët: I urti, i mençuni njishi osht. Për goca bahet: Ursina. Ursmaro. Urs-m‟ar-o. Në shqip kuptohet menjiherë me fjalinë: I urti, man arë osht. Per femna asht: Ursmara. Utico. Ut-ik-o. Mendoj se asht: I yti i ikun, i shëtitun osht. Për goca bahet: Utica. Utika. V Vadimo. Vadi-im-o. Në shqip kuptohet me fjalinë: Vadi (shtrat lumi, përroi, burimi etj) imi osht. Për goca bahet: Vadima. Valente. V-al-en-t‟e. Në shqip kuptohet menjiherë me fjalinë: vala e detit asht në ate, por në lashtësi emni duhet të ketë pasë kuptimin si: Nji krah fluturues esht n‟te, ose: Ven kahe, i yni te esht. Për goca përdoret po kështu. Vala. Vala. V-al-a. Siç shifet nga ndamjet, më krijohen dy emna: 1-Vala, që ka kuptimin e valëve të buta të detit, dhe 2Vë al asht, që kuptohet se ai fëmijë të ven krah fluturues, të ban të fluturosh nga gëzimi. Besoj se fjala “valë” duhet ta ketë origjinën nga fjala” vë al”. Asht në listën e emnave femnorë. Për çuna mund të bahet: Valo, Vali dhe na bahet i kuptueshëm emni i “valijve”, prefektëve të Turqisë. Valdete. Val-det-e. Ky emën kuptohet menjiherë në shqip. Perdoret per te dy sekset njilloj. Përdoret ma tepër si emën gocash. Për çuna mund te bahet: Valdet-o. Valdet-i. Valentino. V-al‟en-tin-o. Asht emni i nji njeriu të shenjtë, për të cilin festohet festa e Shën Valentinit, ditës së të dashuruemve, që e kuptoj si: Ven krahun fluturues i eni tinë-o, dmth se bahesh si engjëll, me krah fluturues. Për goca bahet: Valentina. 305
Valentiniano. Valentini-an-o. Emni kuptohet si: Valentini Hanë osht, ose: Valentini janë o. Për goca bahet: Valentiniana. Valeriano. V-al-eri-an-o. Në shqip e kuptoj me fjalinë: Nji krah fluturues ere janë-o, ose: Ven krah fluturues, eri i Hanës o. Për goca bahet: Valeriana. Valerico. V-al-e-ri-co. V-al-eri-ço. Në shqip e kuptoj me fjalinë: Nji krah fluturues esht rinu ko, këtu, Ose: Ven al, krah fluturues erë ç‟osht. Për goca bahet: Valerica, Valerika. Valerio. V-al-e-ri-o. Në këtë emën kuptoj se, me lindjen e atij fëmije, nji krah fluturues esht rinue-o. Për goca bahet: Valeria. Valfredo. V-al-f-re-do. Ky emën më del ma i ngarkuem, sepse më jep fjalinë: Nji krah fluturues reja të dho. Për goca bahet: Valfreda. Valfrido. V-al-f-ri-do. Në shqip e barazoj me fjalinë: Nji krah fluturak të ri dho(Zoti). Për goca mund të bahet: Valfrida, Valfridha. Valona. V-al-ona. Siç e shofim, nga zbërthimi i këtij emni lidhet emni i qytetit të Vlonës me emnin e detit Jon, sepse emni na tregon pikërisht se atje, në Vlonë ven krahë ( al) jona, deti Jon, ose: ven kra Hona. Valtena. V-al‟t-en-a. Në shqip e barazoj me fjalinë: Njishi ynë mbi krahët fluturues asht. Për goca mund të përdoret po kështu. Valter. V-al‟t-er. Në shqip kuptohet me fjalinë: Vë krahët fluturues të erës, ose: Njish, krah fluturues ere. Kështu siç asht, mund të përdoret për goca ose: Valtera. Asht emën i ngjashëm me emnin Volter. Vanda. V-an-da. Në kët emën kuptoj fjalët: Ve Hanën(në vendin e vet), të dha (Zoti). Kështu siç asht, kuptohet për të dy sekset ose për çuna mund të bahet: Vando. Vanessa. V-an-ess-a. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Vë Hanën(në vendin e vet) jettë-asht. Për çuna mund të bahet: Vaneso. 306
Vangelo. V-an-g-el-o. U-angel-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Va (ke) Hana, gji, rracë ere osht, ose: un, nji(v,u), Hanë, gji ere o. Forma e dyte me jep kuptimin: Nji angjell osht. Për goca bahet: Vangela, Vangjela. Vanna. V-an-n‟a. Ky emën kuptohet menjiherë me fjalët: Vë Hanën na asht, e ven Hanën në vend, na asht ose: Van, shkon, shtegtar na asht. Kështu si asht mund të përdoret për të dy sekset ose për çuna mund të bahet: Vanno. Vario. V-ari-o. Shif: Varo. Varo. V-ar-o. Në shqip kuptohet menjiherë me fjalinë: Vë ar, vë pasuni dhe dituni, o, osht. Në këtë formë , ndër shqipfolës përdoret me disa kuptime, por që, simbas meje të gjitha kanë lidhje me fjalën “ar”, me të cilën kanë qenë quejtë populli atlantidheas-alban i Europës. Kështu kemi fjalën “Var”,v-ar, kur thuhet: Vari veten. Kjo fjalë na tregon se në litar asht mbyt nji i “artë”, nji njeri prej ari, asht vu në litar, asht mbytë nji ar. Me fjalën: Varr, “vë-ar-r”, “vë-or-r” shqipfolësit i thonë gropës në tokë, ku i afërmi vë arin, vë orin, njeriun prej ari. Meqë varrimi të shkakton nji dhimbje të madhe, kjo fjalë i ka dhanë kuptim edhe plagës në trup, që krahina të ndryshme shqipfolëse e quejë: Varra, plagë. Fjala v-or, vorr, na tregon se edhe në Shqipni, arit në dialekt i kanë pas thanë: or si italianët sot. Për goca mund të bahet: Vara. Varsos. V-ars-os. Grek. Kuptohet njilloj me emnin e masipërm. Varaseno. V-ar-a-zen-o. Shqip. Në Kavajë asht nji katund me këtë emën: Në dialekt e thërrasin: V-or-o-zen, që asht e njajta gja dhe don të thotë: Ven ar asht zenë, dmth se me lindjen e atij fëmije, familja fillon e pasunohet materialisht, por edhe me virtyte të arta. Për goca mund të bahet: Varasena, Varazena. Varrone. V-ar-ron-e. Emnin e kuptoj me fjalët: ve ar rron e; për të vu ar rron-e. Emni mund të përdoret për të dyja gjinitë ose: 307
Varrono, Varrona. Vasco. V-as-co. Në shpjegimet e bamë ke parathania, kam thanë që fjalët “as” asht, “is”, isht kanë qenë fjalë të njivlefshme me fjalën” esistencë”, “jetë”, kështuqë këtë emën e kuptoj si: Vë jetën ko, nis jetën këtu, kam lind nji fëmijë etj. Asht emën shumë i bukur e me shumë domethanie. Për goca mund të përdoret siç asht, ose Vasca, Vaska, që përdoret në Shqipni, për të dy sekset. Vasianos. V-as-i-an-os. Grek. Me arsyetimin e masipërm, e kuptoj me fjalët: Vë asin(jetën), nis jetën, nji Hanë osht. Për goca bahet: Vasiana. Vasilio. V-as-ili-o. Me arsyetimin e masipërm, kuptohet me fjalinë: Ve jetën Ili o, i dha jetë Ili o. Për goca bahet: Vasilia. Vedasto. Ve-das‟t-o. Në shqip e kuptoj me fjalinë: Vej dashino, kam lind dashin-o. Emni ”dash”, si emën njeriu dhe si drejtues i tufës së deleve, asht në përdorim edhe sot në Shqipni. Për goca nuk shkon. Velio. V-eli-o. Duket si e folme e sotme, që merr kuptimin: Vë el, yll; formoj flladin e erës o. Për goca bahet: Velia. Veliu, që në kohën e sulltanëve të Turqisë, ishin nëpunësat, kështuqë edhe këtij emni i hiqet shtetësia turke, sepse asht emën i vjetër arian. Venanzio. Ven-an-zi-o. V-en-an-zi-o. Në dialektin geg, në vend të fjalës “verë”, thuhet “venë”. Emnin e kuptoj me fjalinë shqipe: Vera(vena), Anë (shif) si o, ose: Njishi(v, u) en, i joni Hanë si osht. Për goca bahet: Venanzia, Venansia. Venceslao. Ven-ces-la-o. Duket si e folme dialektore, që më thotë: Venën, verën, Veriun etj ç‟esht lanë-o, me kuptimin që ka lind nji fëmijë, i shpejtë si era e veriut dhe i ngroftë si stina e verës. Emën shumë i bukur, që për goca bahet: Vençesla Venerando. Ven-er-an-do. Me arsyetimin e masipërm, emni merr kuptimin: Veriu, er Hane dhonë. Për goca bahet: Veneranda. 308
Venerio. Ven-e-ri-o. Ky emën mund të ketë kuptimin si: Vendin e rinon-o. Për goca bahet: Veneria, Venera. Ventura. Ven‟t-ur-a. Nga ky emën kuptojmë lidhjen e fjalës:”veri” me të folmen dialektore gegënishte të sotme:”vent”, në kuptimin e erës, që ka ngelun në ditët e sotme në italisht. Emnin e kuptoj me fjalinë shqipe: I shpejti si era, te usht, urë lidhëse asht. Kështu siç asht, mund të përdoret për goca dhe për çuna. Venustiano. Ven-ust-ti-an-o. Ven-ust-i-an-o. Ky emën ka pasun shtesa me kalimin e shekujve, sepse shof që në fillim ka pasë kuptimin: Ven-ust, që don të thotë: I shpejtë si era usht, asht. Ky asht edhe emën i nji ylli dhe i nji perëndie të lashtësisë. Ma vonë i asht shtue: Venus-ti janë. Mundet të jetë edhe:Venus i Hanës o. Për goca bahet: Venustiana. Venusto. Ven-ust-o. Emnin e kuptoj si: Veriu usht. Për goca bahet: Venusta. Vera. V‟er-a. Në italisht don të thotë: asht e vërtetë. Asht emni i stinë së verës në Shqipni. Kuptimi i emnit, simbas ndamjes, më jep fjalinë: Vë erë asht, dhe i jep kuptim stinës së verës, sepse pikërisht në fund të kësaj stine fillojnë të lëvizin ernat, që, çdo ditë që i largohen verës, bahen ma të forta. Pra asht stina e verës, stina e startit, nisjes së erës, stina që ven erë, nis ernat. Ky emën asht përdorë ma tepër për goca, sepse mbaron me “a”, por, simbas kuptimit që ka, mund të përdoret për të dy sekset ose për çuna mund të bahet: Ver-o Verano. Ver-an-o. Në këtë emën dhe në disa emna ma poshtë, shof që kombinohen me fjalën “ver”, që në shqip ka kuptimet si: 1- verë- stina e verës, 2-Ver, veriu, erë e freskët që fryn nga veriu, 3- Verë asht pija që bahet nga langu i rrushit. Emni i masipërm ka kuptimin në shumës si: Verë janë-o. Për goca bahet: Verana. 309
Verceli. Ver-çeli. Emën qyteti në Itali, që kuptohet sikur po e flasim sot: Stina e verës çel gjithmonë në ate qytet. Verdi. V‟er-di. Me këtë emën në italisht kuptohet ngjyra e barit. Simbas ndamjes së bame, kuptoj fjalinë: Të vejë erën din, të nisë erën din. Asht emën i ngjashëm me emnin: Vera. Verdiana. V‟er-di-an-a. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Të vejë, të nisë erën din Hana. Në këtë formë duket ma tepër femnore, megjithate për çuna bahet: Verdiano. Veria. V‟eri-a. Veri -a. Kuptohet menjiherë me fjalët: ve er, veri asht e tingëllon ma tepër emën çunash, që, megjithatë, mund të bahet edhe: Veri-o, Veri-u. Emën i ngjashëm për goca asht: Vera. Verria. Ver-ri-a. Këtë emën e kuptoj në: Verën rinon asht. Kështu siç asht, shkon edhe për çuna ose: Verrio. E mban si mbiemën familja e dajës tem. Veriana. Veri-an-a. Kuptohet menjiherë me fjalët: Veriu i Hanës asht. Për çuna përdoret po kështu ose: Veriano. Veridiana. Veri-di-ana. Duket emën i ngjashëm me emnin: Verdiana. Për çuna bahet: Veridiano. Verlaino. Ver-la-in-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Verën na la, na pruni në tokë, njishi, i pari osht. Për goca bahet: Verlaina. Verona. Ver-ona. Emën qyteti në Itali, që kuptohet si: Vera jonë asht, ose si: Ven erën Hona. Banorët e Veronës, të kënaqun në ate qytet, ndiejnë gjithmone ngrohtësinë e stinës së verës. Veronica. V‟er-on-ik-a. Ver-onic-a. Greqisht e shqip bahet: Veronika. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Vë erë, i joni iç, isht-a, ose: Verë jonik-a. Për çuna bahet: Veroniko. Verecondo. Ver-rec-on-do. Ver-eç-on-do. Ver-reç-on-do. Në dialekt thuhet: Veri reç, joni dho, Veri resh, Joni dho. Mund të jetë emën i popullsisë jonike. Formen e dyte e kuptoj:Si vera esht, Hona e dho. Formen e trete e shof si: Veriu i reve, Hona asht dhone. Për goca mund të bahet: Vereconda, Vereçionda. 310
Verenzio. Ver-en-zi-o. Në shqip e kuptoj me fjalinë: Veriu jen, jon (shif) si osht, Ose i nxanë osht. Për goca bahet: Verenzia, Verensia. Verre. V-er-re-e. Emnin e kuptoj me fjalët: Ven erë reje, er mretnish. Mund të përdoret për të dyja gjinitë. Verulo. Ver-ul-o. Në shqip e kuptoj me fjalinë: Vë er i ulti, i urti osht. Për goca bahet: Verula. Vezir. Vez-ir-o. Në shqip: Ves-ir-o. Ka qenë titull që merrnin ministrat në shtetin turk, i cili qeverisej nga sulltanët, por asht me origjinë vendase, atlantidheo-albane, sepse na del kuptimi: Vesë me hir, me nur, osht, ashtu siç asht vesa me të vërtetë. Për goca bahet: Vesire, Vezire. Këtij libri po i vjen fundi, por, siç po shifni, shumë fjalë, që quhen gabimisht si fjalë turke, ose arape, ose fjale fetare, kanë qenë përdorë në territoret e Europës atlantidheoalbane, shumë mijëra vjet ma parë se të vinin turqit dhe arapët dhe besimet e ndryshme fetare në terriroret e Europës. Vespasiano. Ves-pa-si-an-o. Ky emën duket si nji e folme e përditshme në dialekt: Vesë, qe ka pa boten, shifi si janë, si vesa, te ditun, syu i Hanes osht. Për goca bahet: Vespasiana. Vezio. Ve-zi-o. Vez-zi-o. I shkuejtun në këtë mënyrë më jep fjalinë: Vesa (shif) si osht. Për goca bahet: Vesa, Vesia. Vidiano. Vidi-an-o.Në shqip e kuptoj me fjalinë: Pullumba janë-o, ose: Pullum Hane. Për goca mund të bahet: Vidana. Vidimo. Vidi-im-o. Këtu asht emni i masipërm në njajës. Për goca bahet: Vidima. Vidone. Vid-on-e. Në shqip kuptohet menjiherë me fjalinë: Pullumbi jonë esht. Kështu siç asht, mund të përdoret edhe për goca ose: Vidona. 311
Vilanova. V-il-an-o-va. U-il-ano-va. Emnin e kuptoj me fjalët: Nji yll Hane o va, ke Hana shkon. Vilhelmo. V-il-h-elm‟o. U-ili-el-m‟o. Me ndamjen e fundit kuptohet menjiherë emni si: Nji Il, yllë ere më osht. Për goca mund të bahet: Vilhelma, ose: Uilielma. Vili. V-il-i. Uili. Në shqip e kuptoj me fjalinë: Nji ill isht. Për goca bahet: Vila. Viliana. V-ili-an-a. U-ili-an-a. Këtë emën e kuptoj si: Nji yll Hane asht. Për çuna bahet: Viliano. Vilma. V-il-m‟a. Këtë emën e kuptoj me fjalinë: Nji yll më asht. Për çuna bahet: Vilmo. Vilfredo. Vil-f-re-do. Në këtë emën dhe në të tjerë ma poshtë, fjala “vil” e shkruajtun në latinisht, asht fjala”uil”, që në shqip don të thotë: unë Ili, unë ylli,ose nji Il, nji yll, kështuqë emnin e kuptoj me fjalinë: Nji Yll fluturak re dho, ku “re” mund të kuptohet me renë e qiellit, ose me fjalën “re”, mbret. Për goca mund të bahet: Vilfreda. Viliberto. Vil-i-bert-o. Në shqip kuptohet menjiherë me fjalinë: Nji yll për ta pirë në kupë osht. Për goca bahet: Vilberta. Vincenzo. V-in-c‟e-n‟zo. Në këtë emën dhe në disa ma posht, germa”v”, në kombinim me fjalët e emnave të maposhtëm, nuk më jep ndonji kuptim, por, nëse e zavendësoj me germën “u”, të gjitha fjalët bahen të kuptueshme, sepse zanorja”u” mund të shkojë për të zavendësue numrin nji në italisht: U, un, uno, etj. Në këtë rast, në emnin Vincenzo kuptoj fjalinë: Njishi inë ç‟esht nzon, njishi ynë ç‟është i mësuem, i ditun. Për goca bahet: Vincenza, Vinçenza. Vindonio. V-in-doni-o. Në këtë emën unë shof fjalinë: Njishi inë i dhoni osht, i vetmi yni, ka lindun. Për goca bahet: Vindonia. Vinebaldo. V-in-e-bal-do. V-in-e-bald-o. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Njishi inë esht ball-dho, njishi ynë asht në ball‟të312
o. Për goca bahet: Vinebalda. Vinfrido. V-in-f-ri-do. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Njishi inë fluturak të ri të dho, me kuptimin se të ka lindë nji fëmijë, si engjulli i ri, që fluturon. Për goca bahet: Vinfrida. Vinicio. V-ini-ci-o. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Njishi inë çi osht(le). Për goca bahet: Vinicia, Uiniçia. Viola. Vi-ol-a. Asht emni i ngjyrës vjollcë. Zakonisht përdoret vetëm për goca. Nëse e lexojme simas ndamjes, kuptohen fjalët: Vi, vjen oli, krahu fluturues a, ose: nji ol a, ka kuptim për të dy sekset. Violante. Viol-a-n‟te. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Lulja e violës asht në ate, dmth se asht si Viola. Shkon ma tepër për goca. Vissia. V-is-si-a. Me arsyetimet e masipërme, këtë emën e kuptoj si: Nji jetë (shif) si, syu asht. Për çuna bahet: Vissio. Virbio. V-ir-bi-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Ven hir, biri o. Për goca bahet: Virbia. Virgilio. V-ir-gi-ili-o. Ky emën shumë i lashtë më duket sikur po e flasim sot sepse thuhet: Ven hir gjini i Ilit o, i shtohet bukuria rracës së Ilit o. Ka kuptim edhe për goca, ose mund të bahet: Virgilia, Virgjilia. Virginio. V-ir-gi-ini-o. Këtë emën në shqip e kuptoj me fjalinë: Ven hir gjini inë-o, ose: ven hir gji, rracë, nishi osht. Në të dy variantet, asht emën shprehës. Ky emën, me këtë përmbajtje, i jep kuptim edhe fjalës”Virgjini”, “virgjëri”. Për goca bahet: Virgina, Virginia, Virgjinia. Virone. V-ir-on-e. Në kët emën unë kuptoj fjalinë: Ven hir (fëmia) jonë e, ose ven hir, i joni esht. Për goca bahet: Virona. Vispamio. V-is-pami-o. Emnin e kuptoj me fjalët: vë jetë, nis nji jetë i pami, dituni osht. Për goca bahet: Vispamia. Vitale. V-it-al-e. Me arsyetimet e emnave të masipërm, ky emën më jep kuptimin: Njishi it me krahë flutures esht. Kështu 313
siç asht, mund të përdoret për goca, ose: Vitala. Vitalico. V-it-ali-ç‟o. Në këtë emën shof fjalinë: Njishi it, krahë fluturues ç‟osht. Për goca bahet: Vitalica, Vitaliça. Vitelio. Vit-eli-o. Në italisht i thuhet viçit, por, me ndamjen e bame, kuptoj fjalët: Jetë ere osht, ose: njishi it ali, krahu fluturues osht. Për goca bahet: Vitelia. Vito. V-it-o. Ky emën në italisht na jep kuptimin e fjalës shqipe: jetë, por i ndamë më del kuptimi: Njishi it osht, i vetmi yt osht. Në jetën e përditshme fëmija i vetëm, asht pjesë e jetës tande, kështuqë ky emën ka përfaqësue edhe fjalën Vita= jetë në italisht. Për goca bahet: Vita. Vittore. V(U)-itt-or-e. Vit-t‟o-re. Në italisht don të thotë: Fitore. Të ndamë si ma sipër, në këtë emën kuptoj fjalinë: Njishi it osht re (re e qiellit ose mret). Kështu siç asht, mund të përdoret për goca, por edhe: Vittora, ku emni merr kuptimin e variantit të parë si: Njishi it ar esht. Ky shpjegim asht ma afër kuptimit të këtij emni. Vittorio. Vitt-ori-o. Vit-t-o-ri-o. Vit-t‟o-ri-o. Me kuptimin si emni i masipërm, ose me ndamjen e bame kuptoj fjalitë: 1- Jetë ari, florini osht, 2-Jeta të osht ri-ò dhe, nëse në vend të fjalës “vit” do vejmë emnin e pullumbit, atëherë emni më krijon fjalinë: 3-Pullumbi të osht rinue –ò. Per goca bahet: Vittoria. Vivaldo. Viv-al-do. Vi-v-al-do. Në italisht, fjalën”viv”, vivere, me jetue, e shof të shkruejtun në mënyrën mashkullore shqipe: Viv. Për femna do ishte: Viva. Me këtë mënyrë emni më jep kuptimin me fjalinë: Jeta(jeti) krahë të dho. Variantin e dytë e kuptoj si: Vi, vjen nji(v, u, un) al i dhonë. Për goca bahet Vivalda, Vivaldha. Viviano. Vivi-an-o. Në shqip kuptohet me fjalinë: Jetojnë, të lindun janë (për tu ba heroj), ose: Vi, vjen nji Hanë o. Mund të ketë qenë nji thirrje siç i thërrasim edhe sot pullumbave. Për goca bahet: Viviana. 314
Vladimiro. Vlad-i-mir-o. Në shqip kuptohet menjiherë me fjalinë: Vëllai i mirë osht. Për goca nuk shkon, por mund të bahet: Motermira. Vodingo. Vod-in-g-o. Në kët emën duket ndryshimi dialektal i fjalës “Va”, vad, va uji, nga ku e kanë transformue në “vod”=ujë. Emnin e kuptoj me fjalët: Vau, shtrati i ujit, i lumit, njishi, rracë, gji, osht. Ma i saktë do ishte: Vadingo. Për goca bahet: Vadinga,Vodinga. Volfango. V(U)-ol-f-an-go. Në këtë emën shof fjalinë: Ven krah fluturues, fluturaku i Hanës gji, rracë osht. Për goca bahet: Volfanga. Volter. Shif Valter. Për goca bahet: Voltera. Vulmaro. V-ul-mar-o. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Nji i ulun, i urtë, i marë, i mbarë osht. Për goca bahet: Vulmara. Vulpiano. V-ul-pi-an-o. Në shqip e kuptoj me fjalinë: Nji i ulët, i urtë, pin Hanë –o, me kuptimin figurativ që merr nga bukuria e Hanës. Për goca bahet: Vulpiana. Vunibaldo. Vu-ni-bal-do. Familja, me lindjen e atij fëmije, lindi nji balli, ose: Vuni nji balli të dhonë nga Zoti, në krye të familjes. Për goca bahet: Vunibalda. X Xanthipe. Xa-ant-hip-e. Grek. Në shqip e kuptoj me fjalët: xë, nxënë asht, Hanë hip esht, dmth se ai fëmijë asht i ditun, por ka fluturue e ka hip mbi Hanë. Për goca mund të bahet: Xanthipa. Xeni. Xe-ni-i. Grek.Shqip. Ky emën në greqisht asht në listën e emnave femnorë, por, simbas ndamjes, kuptoj fjalët: Xenë eni isht, i-e mësuemi joni, i-e dituna jonë. Në italishten e vjetër shkruhet: geni, (gji jeni), në shqip: gjeni dhe lexohet: Xheni. Ndofta, ngaqë ka këtë kuptim, ky emën duhet të jetë transformue 315
në: Gjeni (shumë i ditun). Me këtë kuptim, mund të përdoret për të dy sekset. Në Shqipni përdoret shumë edhe për çuna. Y Ypi. Y-pi. Emën dhe mbiemen i shpeshtë në Shqipni, që kuptohet si: Yje pi. Mund të përdorët për të dyja gjinitë. Yperidi. Yp-er-i-di. Y-p-er-i-di. Ilir. Emni kuptohet menjiherë me fjalinë: I ka hyp erës i dituni,ose: Yjet pe, er i ditun(je). Variantin e dytë e kuptoj me fjalët: Hyjni, i pirë, er i ditun osht. Për goca mund të bahet: Yperedia. Z Zara. Za-ar-a. Kuptohet menjiherë në shqip. Mund të përdoret për të dy sekset, por meqë asht zanorja “a” në fund të emnit, shkon që të përdoret ma mirë për goca. Zabedeo. Za-be-de-o. Edhe në këtë emën më del fjala “be” si titull nderimi, sepse më del: Zaj bej dheu o. Nëse asht kështu, fjala”be” asht fjalë shqipe. Për goca bahet: Zabea. Zabina. Za-bi-n‟a. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Zan, i nxan,i mësuem biri na asht. Për çuna mund të bahet:Zabino. Zabit. Za-bit-o. Shqip. Asht i ngjashëm me emnin: Zabina. Zaire. Za-ir-a. Këtë emën e kuptoj me fjalinë: Zan, nxan, mëson e bukra (ir) a. Zaire don te thote dhe prodhimet bujqesore. Për çuna bahet: Zair-o. Zama. Za-m‟a. Ky emën kuptohet menjiherë si: E nxanë më asht. Për çuna bahet: Zamo. Zaman. Za-ma-an-o. E kuptoj si: I nxane, man Hanen osht. Per goca bahet: Zamana. Ka qene perdor per te tregu vjetersine, por sot asht heq nga perdorimi si fjale turke. Shifet kuptimi ne shqip. 316
Zanita. Z‟-an-it-a. Zani-t‟a. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Zen, kap Hanën iti a, ose: E nxan, e mësueme ytja asht, ose: Me za te asht. Për çuna bahet: Zanito. Zaneta. Z‟an-et-a. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Zen Hanën, e dituna, ose: zanë, nxenë, mëson ditunitë asht. Për çuna bahet: Zaneto. Zarina. Z-ar-in-a. Këtë emën e kuptoj me fjalinë: Zë, zan, nxan, mëson arin i ini, yni asht. Për çuna mund të bahet: Zarino. Zaccaria. Za-aç-ça-ari-a. Asht emën që në shqip kuptohet menjiherë si: Za ka (aç) ç‟ari-a, i famshëm asht, çfarë ari asht. Ka qenë emni i njeriu të shenjtë ebre në lashtësi.Edhe këtij emni i hiqet nënshtetësia ebreje. Kështu siç asht, përdoret për të dy sekset. Zaccheo. Za-cche-o. Za-aç-ke-o. Në shqip kuptohet menjiherë me fjalinë: Za ke os, i zashëm që osht, i famshëm osht, ose: I zanë, i nxanë aç, që (ke) osht. Për goca mund të bahet: Zacchea, Zaçea. Zakea. Zaim. Za-im-o. Në shqip: Za-im, asht emën shumë i përdorun në Shqipni e nuk don shpjegim Për goca bahet: Zaime. Zais. Za-is. Shif Zois. Zanobi. Z‟an-o-bi. Në shqip e kuptoj me fjalinë: Za Hane(je) o bir. Për goca bahet: Zanobia. Zefiro. Ze-f-ir-o. Asht emni i nji guri të çmueshëm. Në shqip e kuptoj me fjalinë: Zenë fluturon hiri, bukuria-o. Për goca bahet: Zefira. Zefsi. Ze-f-si-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Ze, za, me nam fluturak siu, syu osht. Për goca bahet: Zefsia. Zelinda. Ze-linda. Asht emën që kuptohet menjiherë në shqip. Mund të përdoret kështu për të dy sekset, por shkon ma tepër për goca. Zelida. Ze-lid-a. Lidët kanë qenë popullsi albanofone, që jetonin në lindje të Ilirisë (Turqi). Emni na thotë: Zani i lidëve, i 317
nxani, i dituni i lidëve. Për çuna bahet: Zelido. Zena. Zen-a. Ze-en-a. Në hqip, kur fejohen dy të rinj, thuhet: janë të zënë. Ky emën, në gjuhët e Atlantidës Lindore, Ukraina, Rusia etj, don të thotë: grue. Për burra do shkonte ma mirë sikur të ishte: Zeno, që haset si emën djemsh në Shqipni. Kuptohet dhe si: I nxeni, i msuemi jone asht. Zenaidi. Zen-ai-di. Në shqip: Zen-ai, mëson ai dituni, nuk don shpjegim. Për goca bahet: Zenadia. Zenebio. Zen-e-bi-o. Emni kuptohet si: I nxënë esht, biri (inë) o. Për goca bahet: Zenebia. Zenas. Zen-as. Grek. Në shqip kuptohet menjiherë me fjalët: I nxënë, i ditun asht. Mund të përdoret për të dyja gjinitë ose për goca bahet: Zenasa. Zenais. Zen-ai-is. Grek. Në shqip e kuptoj me fjalët: i nxënë ai isht. Për goca nuk shkon. Zenobio. Zen-o-bi-o. Asht me të njajtin kuptim me emnin Zenebio. Për goca bahet: Zenobia, Zenabia. Zenone. Zen-on-e. Në shqip kuptohet me fjalinë: I zëni jonë-è, i mësuemi jonë esht, I mëusem si Hon esht. Kështu mund të përdoret për të dy sekset ose: Zenona. Zetico. Z‟et-ic-o. Në shqipen çame bahet: Zë et iç, zen ditunitë e etënve iç, isht; mëson ditunitë, asht. Për goca bahet: Zetica, Zetika. Zetiça. Zeudi, Ze-u-di. Në shqip e kuptoj si: Të ze, të nzaj un di, ose zej udhë, të nisë, të fillojë( e ditunisë) di. Ky emën ka të njajtin kuptim me emnin: Zeus ose Die-nis. Për goca bahet: Zeudia. Zefi. Zefo. Shif Zeus. Zefsio. Ze-f-si-o. Në lashtësi, Zeusi ka qenë thirrë nga populli shqiptar edhe me këtë emën, që besoj që asht ma i vjetri dhe ma i ploti dhe i jep kuptim emnit të Zeusit. Në këtë emën shof fjalët: I nxanë,i nisun, i sapo filluem, i ditun, me za, me nam, ka zanë të 318
jetojë, fluturaku si osht. Emni na ban të ditun për nji fluturak, nji engjëll që fluturon, asht me za, me nam, asht edhe i ditun. Zeus. Ze-us. Me këtë emën njifet Zeusi gati në gjithë botën. Shumë studiues kanë dhanë mendime të ndryshme, por me arsyetimet e masipërme këtë emën e kuptoj si: 1- I nxënë, i nzan, i nxanë, i dituni usht, i dituni asht, siç ka qenë në të vërtetë Zeusi si perëndi, i fortë dhe i ditun. 2-Fjala “ze”, në shqip don të thotë edhe: ze, za, nis, fillon nji jetë, nji legjendë, fillon gjithësia etj. 3- Fjala “ze” në shqip don të thotë: zë, za, zo, zani, zoni, zëri, që në këtë emën të vjetrit i kanë thanë me kuptimin: Me za, me nam, fam-os. Me këto forma mund të përdoret për të dyja gjinitë. Zita. Z-it-a. Në dialekt të jugut thuhet: Zëi it asht, ose Zë i yt asht, që mund të merret i njajtë me shpjegimin e emnit: Zeus. Zoe. Zo-e. Ky emën i shkurtën më jep shumë kuptime e për këtë arsye asht emën i bukur, sepse kuptoj: Zo è, za è, i nisun, i sapolindun, i zanë, i nxanë etj,etj, kombinacione plot kuptim na jep ky emën i shkurtën, i ngjashem me emnin: Zeus. Kështu siç asht, mund të përdoret për të dyja gjinitë, por për çuna përdoret si: Zoi. Zogu. Zogi. Zo-gji. Ne lashtesi edhe sot, disa krahina keshtu i thone zogut, qe kuptohet menjihere si: Zoj gji, nis zanafillen rraca. Me te vertete, zogjte, femijet jane e ardhmja e çdo rrace. Per goca bahet: Zoga. Zosima. Zosimeak. Zo-os-im-a. Zo-si-m‟a. Me shpjegimet e masipërme, këtë emën e kuptoj si: Zanafilla, ose me zo, me nam i imi më asht. Për çuna mund të bahet: Zosimo. Zoilo. Zo-il-o. Në shqip mund të kuptohet me disa mënyra. Fjala “zo” dhe “za”, zani, në dialektin geg duann të thonë të njajtën gja, kështuqë emni merr kuptimin: Zani i Ilit osht, por fjalët”za” dhe “zo”, në gegënisht, duen të thonë edhe: Nis nji gja, 319
emni mund të kuptohet si: Nis jetën ili, ylli-o. Për çuna ekziston në Shqipni si: Zail. Për goca mund të bahet: Zaila. Zaile. Zoia, Zoi-a. Në shqip kuptohet menjiherë me fjalën: Zoja, zonja, por emni asht dhanë në gjininë mashkullore dhe del: Zoiasht, i zashmi asht, famosi asht. Kështu siç asht, shkon edhe për goca. Për çuna, në Shqipni përdoret si: Zoi. Zois. Zo-is. Grek. Ilir. Ky emën, në dialekt tjetër asht i njajtë me emnin: Ze-us dhe i njajtë me fjalën shqipe: Zoti, Zo-t-i. Zo të isht, që asht ruejtë që nga thellësia e shekujve në gjuhën tonë. Nga këta tre emna dhe në shumicën e emnave që janë ke germa “Z”, shofim kuptimin e thellë me të cilin janë krijue këta emna, me të cilët kuptojmë përmbajtjen e këtyne emnave që duen të thonë: Zanafilla (e çdo gjaje ) asht, esht, isht, osht, usht: Zais, Zeus, Zis, Zija, Zoi, Zoti, etj. Zosimos. Zosimos. Grek. Asht i njajtë me emnin Zosimo. Zozefie. Zo-ze-fie. Kështu siç asht, e kuptoj me fjalët: I zoshmi, famozi im zen fije, ose, siç asht në të folmen e përditëshme: zoj e zej fije, nis të krijojë lidhjet, nis të hedhë rranjët etj. Për goca mbetet kështu ose: Zozefia. Zotikos. Zoti-ko-os. Zot-ik-ko-os. Grek. Ma në fund, në përfundim të këtij libri, më zbulohet nji emën që përdoret edhe sot në Shqipni me të njajtin kuptim që ka pasë në thellësi të shekujve dhe asht emni i Zotit, për të cilin kam folun edhe ke libri im: “Thoti i pavdekshëm na zbulon Atlantidën” dhe ke parathania e këtij libri. Në këtë formë, emnin e masipërm e kuptoj me fjalët: Zoti ko osht, Zoti, këtu osht. Me lindjen e atij fëmije, që mezi e kanë pritë, prindët të gëzuem kujtojnë se u ka zbritë Zoti nga qielli. Po të marrim parasysh, që popullisia modeste ariane nuk pretendonte që të ishte i njajtë me zotin, atëhere ky emën duhet të kuptohet si: I zoti, i ikun, i shëtitun ko, ketu osht. Për goca bahet: Zotika. 320
Zyhra. Z-yh-ra. Shqip. Emni i mumës së tatës tem. Emni kuptohet menjiherë si Zë, zëri i hyut ra ke ai fëmijë. Përdoret si emën gocash, por ka të njajtin kuptim dhe për çuna. Zyhdi. Zë-yh-di. Shqip. Emni kuptohet si: Zani i hyut i ditun, (asht ai fëmijë). Për goca mund të bahet: Zyhdie.
321
Në mbyllje Kanë kalue mbi 12 000 vjet nga mbytja e Atlantidës dhe fjalë e emna të shkruejtuna ke “Pllakat Prej Zmeraldi të Thot Atlantidheut” na tingëllojnë sikur janë shkruejtë sot në gjuhën e përditshme të popullit shqiptar. Edhe interpretimi i emnave të përdorun në Perandorinë Rromake, të para ma shumë se 2 000 vjetësh e të kuptueshëm plotësisht në shqip, na tregojnë se gjuha shqipe, qysh nga koha e Atlantidës e ma në thellësi të historisë njerëzore asht folë siç flitet sot nga popullsia autoktone albanofone, kudo në botë dhe asht nana e gjithë gjuhëve të tjera, që janë përpunue, ndryshue e kanë dalë si gjuhë më vete. Kjo asht nji provë e fortë për vjetërsinëe gjuhës dhe kombit tonë, që i asht hangër e po i hahet haku. Në myllje të librit, dua të theksoj se nga gjithë kjo punë që po përfundoj, shof që gjuha italiane, greke dhe e popujve të tjerë të Europës autoktone, në lashtësi kanë qenë gjuhë të njajta me gjuhën shqipe të folun sot, që janë asimilue nga gjuhët letrare të tyne. Njikohësisht, gjuhët letrare të lashta të shkruejtuna, italiane greke dhe ato të vendeve të tjera të Europës, në librat e vjetër të tyne, na kanë magazinue shumë të dhana të vlefshme për gjuhën shqipe, që mendohet se nuk asht shkruejtë, ose asht shkruejtë shumë pak. Autorë të ndryshëm mendojnë se librat e vjetër në shqip janë zhdukë me dashje. Sot këto gjuhë të Europës, janë gjuhë të reja. Duke qenë deti Adriatik në mes, që e shkëpuste nga Italia, duke qenë se jetonin në zona të izolueme e të varfna, ku popullsia e përbame nga familje me shumë pjestarë ishte konservatore, nuk pranonte ndryshime në mënyrën e jetesës, 322
gjuhës dhe zakoneve, gjuha shqipe u ruejt deri më sot e pandryshueme siç ka qenë para mijëra e mijëra vjetësh si gjuhë dialektore, në krahasim me gjuhën letrare të shkruajtun, të qendrave të mëdha kulturale, që ishin Athina, Rroma, Kostandinopoli dhe qendrat e tjera të qytetnimeve të lashta. Këto qendra të mëdhaja rrezatonin kulturën e tyne në të gjithë hapsinën e perandorisë rromake me anë të literaturës së tyne të përpunueme. Merita për ruejtjen e gjuhës së vjetër në trojet shqipfolëse u takon pleqve, që insistonin e insistojnë, që nipat, mbesat dhe fëmijtë e tjerë të fisit t‟i thonë fjalët e plota dhe pa gabime. Ndryshimet në gjuhë kanë ardhë në momente të caktueme, kur, për arsye të ndryshme, (sot dhe në lashtësi) organizoheshin emigrime të rijsh, që i detyronte familja për rritjen e mirëqenies dhe për të zgjanue territoret. Këto grupe të rijsh, që ndryshonin vend, në kontakt me popullsinë e vendeve ku kishin shkue e duke mos patun gjykimin dhe konservatorizmin e pleqve, banin ndryshime në fjalë, shprehje, zakone e në mënyrën e jetesës. Në shkrimet Thotit e në emnat e vjetër europianë shof të dokumentueme thesare të çmueshme gjuhësore, të shpjegueme me anën e gjuhës shqipe, që na çojnë në thellësi të shekujve, deri në krijimin e njerëzimit. Në këtë punim e në studimet e tjera që do i botoj ma vonë, shof e provoj me kënaqësi, se gjuha shqipe e vjetër nuk ka ndryshue aspak nga gjuhët dialektale të foluna sot dhe asht gjuha ma e vjetër e botës, që flitet edhe sot siç ka qenë folë para mijëra e mijëra vjetësh.
Ajo asht trungu dhe çelësi i gjithë gjuhëve të Europës.
Me pak kombinime fjalësh dhe foljesh nji rrokëshe, në lashtësi janë krijue me mijëra kombinime fjalësh dhe emnash të kuptueshëm plotësisht edhe sot me anën e gjuhës shqipe që flitet nga populli. 323
Njerëzit janë mundue të krijojnë gjuhë artificiale, psh, gjuhën Esperanto, turqishtja moderne, rrumanishtja, sllavishtja e re etj, por gjatë punimit me këtë libër shof se gjuha që përmbledh dhe i jep kuptim të gjitha gjuhëve të Europës dhe shumë gjuhëve të botës, te vdekuna ose te reja, asht gjuha shqipe me të gjithë dialektet e saj. Këtë libër, edhe pse e kam krijue unë, kur e rilexoj, më jep kënaqësi, sepse më duket vetja sikur dij diçka ma shumë se të tjerët në lidhje me interpretimin e emnave të njerëzve. Besoj se të njajtën ndjesi do të ndjeni edhe ju. Autori.
324
Paraqitja grafike e shtrimjes së Atlantidës dhe gjuhës së saj, dhe ndryshimet me kalimin e mijëvjeçarëve dhe shekujve. Me ngjyrë blu asht paraqit popullsia e Atlantidës dhe vazdimi i gjuhës së saj. Më ngjyre të zezë asht paraqit popullsia e Afrikës. Me ngjyrë gri asht paraqit popullsia e Australisë. Me ngjyrë të kuqe asht paraqit popullia autoktone e vjetër e Amerikës. Me ngjyrë të verdhë asht paraqit popullsia e Azisë. Ngjyra jeshile, paraqet ndërhymjen e gjuhëve dialektale dhe letrare në popujt e Europës. Me këte shenjë asht paraqit ndërhymja e dialekteve dhe gjuhës letrare latine. Kjo shenjë paraqet popujt aziatiko-sllavë, që u përzien me popujt arianë në Bullgari. Kjo shenjë, paraqet ndërhymjen e popujve sllavë, në Europe dhe Ballkan( Iliria). Kjo shenjë paraqet përzierjen sllavo-ilire e ma vonë italike me slavë të jugut, Kroaci,Slloveni. Kjo shenjë paraqet përzierjen e popujve aziatiko-arapë me popujt arianë në Turqi.
Siç shifet edhe nga grafikët, ndërhymjet në gjuhën ariane, kanë fillue ma me vrull, mbas vitit zero. Në Australi dhe Amerikë, 325
gjuha letrare dhe dialektale e ish popujve arianë të Europës, ka hy mbas shekullit të XV. Në Afrikën e Veriut, e në pjesë të Azisë, që kanë qenë pjesë e Atlantidës shofim se ka nji humbje graduale të fjalëve atlantidheo-albane. Në Europë, janë populli shqiptar, kosovar, arvanitët e Greqisë, shqifolësit e Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë, Turqisë, Dalmacisë, Slovenisë, Baskët dhe shqipfolësit e vendeve të tjera të Europës, që vazhdojnë ta ruejnë edhe në ditët e sotme, gjuhën e lashtë atlantidheo-ariane. Nga fe të ndryshme thuhet se do të ketë rikthim profeti në tokë, që e quajnë me emna të ndryshëm: Krishti, Mesia, Ermeti, tri herë i kthyem e tri herë i ikun nga toka ose Thoti, mbreti i fundit i Atlantidës, që e ka deklarue në shkrimet e tij se mund të ringjallet sa herë do e shofë të nevojshme. Nëse asht kështu, ky njeri i shejtë, që asht quejtë me gjithë këto emna të shpjeguem që të gjithë me anën e gjuhës shqipe, nëse do të rikthehet: - Me siguri që do të flasë shqip, gjuhën e tij, gjuhën e vjetër ariane të ruejtun shumë mirë gjer më sot vetëm nga ariano-albano-shqiptarët nëpër botë. Simbas legjendave të lashta, i pari i Ilirëve ka qenë mbreti Il, Ili, Ilir(il-ir = yll me hir)Ylli, që ka zbrit nga qielli dhe filloi të udhëheqë popullin tonë. Legjendat nuk thonë se ai ka vdek, e nëse asht kthye në qiell, me siguri do të kthehet të drejtojë popullin e tij e të vejë në vend padrejtësitë.
326
327
328
329
330