Universiteti i Prishtinës Prishtinës Fakulteti i Edukimit Programi Master: Udhëheqja në arsim Kursi: Metodat e hulumtimit në arsim Statusi: Obliguar ECTS: Ligjëruesi/t: Ligj ëruesi/t: Dr. Begzad Baliu & Ma. Blerim Saqipi Kontaktet: e-mail:
[email protected]
I. Përshkrimi Përshkrimi Ky kurs është vazhdimësi e Kursit “Hyrje në hulumtimet arsimore”. Konceptet e adresuar nga aspekti teorik në në kursin “Hyrje në hulumtimet arsimore” do të të trajtohen nga qasja praktike (dhe më e detajuar) e realizimit të një projekti hulumtuese. Kursi ka për për synim t’i ekspozojë studentët ndaj hapave kryesor nëpër të cilët duhet të kalohet gjatë realizimit të një projekti hulumtues. Kursi trajton metodat kualitative, kuantitative dhe të përziera të hulumtimeve arsimore. Në mënyrë të tërthortë kursi trajton llojet e ndryshme të hulumtimeve si përshkruese, historike, eksperimentale, vlerësuese, vepruese, studim rasti etj. Në kuptim më të ngushtë, kursi ndihmon studentët të familjarizohen me konceptin e zgjedhjes dhe definimit të problemit, dizajnin e një projektit hulumtues, hartimin e instrumenteve dhe mbledhjen e të dhënave sasiore dhe cilësore, si dhe procesimin, analizën dhe raportimin e të dhënave dhe gjejtjeve të një studimi. Në kuptim më të përgjithshëm, kursi ndihmon studentët të reflektojnë rreth parimeve etike ligjore dhe filozofike të realizimit të një projekti hulumtues si psh hulumtueshmëria, besueshmëria, valideteti, përgjithësimi dhe ruajtja e anonimitetit. Natyra e temave dhe problematikës që do të adresojë kursi do të jenë në përputhje me natyrën e programit dhe si të tilla do të orientojnë studentët edhe drejt kuptimit të problemeve dhe qështjeve kryesore brenda fushës së ngushtë të programit.
II. Rezultatet e pritura Me përfundimin e kursit, studentët do të jenë në gjendje: - të identifikojnë problemin e hulumtimit dhe të hartojnë pyetjet e hulumtimit, hipotezat dhe objektivat e hulumtimeve; - të hartojnë projekte hulumtuese duke përdorur metodat të ndryshme të hulumtimit; - të kuptojnë dhe të realizojnë lloje të ndryshme të projekteve hulumtuese sasiore dhe/apo cilë cilësore (psh hulumtimet eksperimentale, eksperimentale, longitudinale, etnografike, historike, fenomenologjike, vler ësuese, ësuese, vepruese si vepruese si dhe studimet e rastit); - të identifikojnë identifikojnë dhe hartojnë instrumentet të ndryshme për mbledhjen e të dhënave sasiore dhe cilësore; cilësore; - të analizojnë, interpretojnë dhe raportojnë të dhënat sasiore dhe cilësore në një
projekt studimor; - kuptojnë asopektet kryesore etike dhe metodologjike (si validiteti, besueshmëria, përgjithësimi) të realizimit të nje projekti hulumtues.
III. Metodologjia e mësimdhënies Metodologjia e mësimdhënies që do të zbatohet në këtë kurs do të jetë kryesisht interaktive dhe e orientuar drejt involvimit të studentëve në diskutime. Rëndësi e veqant i kushtohet aspekteve praktike të shtjellimit të temave konkrete ku studentët do të angazhohen në detyra praktike në lidhje me temat përkatëse. Prezantimet e mësimdhënësit do të shërbejnë si pikënisje dhe formulim i kornizës brenda së cilës do të orientohet puna e studentëve.
IV. Plani i detajuar i kursit
Java
1 19.10.2013 9.00-11.15 3 orë 2 09.11.2013 9.00-13.45 6 orë
Tema
Literatura
Prezantimi i kursit Paraqitja e syllabusit dhe detyrave
Elemente themelore të procesit të hulumtimit
Aktiviteti
Studentët do të ndahen në grupe nga 5-6.
[1] A4, B5
Prezantim për definimin dhe formulimin e problemit (duke u ndërlidhur me llojet e ndryshme të hulumtimeve) Prezantim për pyetjet e hulumtimit dhe hipotezat Prezantim për zgjedhjen e mostrës së hulumtimit Prezantimi i modelit për propozimin e hulumtimit Detyra 1: Në bazë të kushteve të përcaktuara dhe duke shfrytëzuar modelin e ofruar, të hartohet një propozim hulumtimi për një temë sipas zgjedhjes së studentëve. Detyra duhet të dorëzohet brenda dy javësh. (5 pikë)
3 24.11.2013 9.00-14.00 6 orë
Mbledhja e të dhënave sasiore
[1] C3 [2] f. 153-173
Prezantim për hartimin e pyetësorëve Shembuj pyetësorësh Punë në grupe: Hartimi i pyetësorëve për hulumtimet studentore
Implementimi i pyetësorëve (sondazhi) demonstrim
4 07.12.2013 9.00-14.00 6 orë
5 21.12.2013 9.00-14.00 6 orë
Analiza e të dhënave sasiore
[1] D1, D3
Detyra 2: Të finalizohen pyetësorët për hulumtime studentore dhe të zhvillohet plani për administrimin e tyre . Detyra dorëzohet brenda dy javësh. (10 pikë) Prezantim për punën me të dhëna në përgjithësi
Prezantim për analizën statistikore të të dhënave, shoqëruar me shembuj dhe detyra praktike.
Mbledhja e të dhënave cilësore
[1] C4-C6
Detyra 3: Të administrohen pyetësorët dhe të bëhet analiza e të dhënave sasiore. Detyra dorëzohet brenda dy javësh. (10 pikë) Prezantim për intervistimin, grupin e fokusit, vrojtimin Punë në grupe: Hartimi i protokollit të intervistës/vrojtimit Detyra 4: Të finalizohen protokolet për hulumtime studentore dhe të zhvillohet plani për zhvillimin e intervistave/vëzhgimeve. Detyra dorëzohet brenda një jave (5 pikë)
6 28.12.2013 9.00-14.00 6 orë 7 11.01.2014 9.00-14.00 6 orë
Analiza dhe interpretimi i të dhënave cilësore
Nxjerrja e përfundimeve Paraqitja e të dhënave dhe raportet
[1] D4-D8
[1] D10, E1E3
Prezantim për analizën e të dhënave cilësore, shoqëruar me shembuj dhe detyra praktike. Detyra 5: Të zhvillohen intervistat/vëzhgimet dhe të bëhet analiza e të dhënave cilësore. Detyra dorëzohet brenda dy javësh. (10 pikë). Prezantimi për nxjerrjene përfudnimeve me shembuj praktikë
Prezantimi për paraqitjen e të dhënave dhe raportet Prezantimi i formatit për raportin hulumtues të grupeve
8
Prezantimi i raporteve përfundimtare
Detyra 6: Të hartohet raporti përfundimtar i hulumtimit. Prezantimi do të bëhet në ligjëratën e fundit (10 pikë) Secili grup ka 15-20 minuta për prezantimin dhe diskutimin e raportit të hulumtimit
18.01.2014 9.00-14.00 6 orë
Vlerësimi Vlerësimi në këtë kurs zbaton qasjen e vlerësimit të vazhdueshëm. Vlerësimi në këtë kurs synon jo vetëm të verifikojë aftësitë dhe arritjet e studentit të caktuar por edhe bashkëpunimin e tyre brenda grupit dhe ngritjen e përgjegjësisë për të kontribuar në zhvillimin e kolegëve brenda grupit. Forma e vlerësimit: 1. Detyrat gjatë semestrit (6 detyra) – 50% 2. Provimi final – 50%.
Vërejtje: Student ë t du het të ar rijnë së paku 60% tëpi kë ve të pr ovimit final (nr 2 më lar të ) pë r tëkal uar pr agun e kal ueshmë risë dh e tek pastaj mund tëmerren pë r bazë pi kë t e mar ra si pj esë e detyrave gjatësemestr it. Detajet e vler ësimit për secilën detyrë do të ofrohen në mënyrë të detajuar nga mësimdhënësi i kursit në afat të caktuar. Puna në grupe do të menaxhohet në atë mënyrë që kontributi i secilit anëtarë të grupit do të duhet të dëshmohet me rastin e dorëzimit të detyrës. Skema e vlerësimit
Pikët 90-100 % 80- 89 % 70- 79 % 60- 69 % 50-59 %
Nota 10 9 8 7 6
Referenca dhe stili i shkrimit Studentët inkurajohen të përdorin stilin akademik gjatë hartimit të detyrave të kursit dhe në rast të shfrytëzimit të burimeve të tjera duhet t’i binden rregullave të APA-s.
Literatura [1] Mattheus, B. & Ross, L.: Metodat e hulumtimit. Udhëzues praktik për shkencat sociale e humane, Qendra për Arsim Demokratik (CDE), Tiranë, 2010. [2] Creswell, J. W.: Educational research, planning, conducting, and evaluating
quantitative and qualitative research (3rd ed.). Upper Saddle Creek, NJ: Pearson Education, 2008. [3] Kocani, A.: Ushtrime me metodat e kërkimit sasior në shkencat sociale, Ufo Press, Tiranë, 2008. [4] Creswell, J. W. : Mixed methods research. Thousand Oaks: Sage Publications, 2007. [5] Creswell, J. W.: Qualitative inquiry and research design: choosing among five traditions. Thousand Oaks: Sage Publications, 1998. [6] Cohen, L., Manion, L. & Morrison, K.: Research Methods in Education. (6th edition). Routledge London, 2007. [7] Patton, Q. M. : Qualitative Research & Evaluation Methods. 3d ed. Sage Publication. Inc, 2002.