KOLEGJI AAB – FAKULTETI I INFERMIERISË
Luan M. Jaha, Dr.sc.Med
SHKATHËSI MËSIMI PËR STUDIM DHE PUNË Përmbledhje e ligjëratave
Prishtinë , dhjetor 2016
Në vend të hyrjes Nuk ka asnjë dyshim se fakulteti i infermierisë nuk është i lehtë. Sidomos nëse jeni duke e kryer krahas punës dhe keni një familje për t’u kujdesur, si është puna me një numër të konsiderueshëm të studentëve të infermierisë. Kjo përmbledhje e ligjëratave ka për qëllim që këtë t’ua bëjë më të lehtë. Jo gjithmonë, të jesh i sukseshëm do me thënë të mësosh shumë. Shumë më shpesh, të jesh i sukseshëm do të thotë të dish të mësosh. Kjo nënkupton të jesh i qartë në qëllime, të njohësh stilin tënd të mësimit, teknikat e ndryshme të mbajtjes mend, të shfrytëzosh maksimumin nga prezenca në ligjëratë dhe në ushtrim, të marrësh shënime të mira, të dish të lexosh, të përgatisësh ligjërata dhe punime, t’i prezantosh, si dhe të jesh familiar me internetin dhe teknologjinë. Dhe, shumë me rëndësi, të jesh në gjendje të menaxhosë në mënyrë të sukseshme kohën tënde. Krejt në fund keni disa të dhëna për stresin, që pashmangshëm përcjellë studimet, dhe këshillat si ta menaxhoni. I gjithë teksti është shkruar sipas metodës Cornell të modifikuar, që është një prej metodave të marrjes së shënimeve e shpjeguar në tekst, që besoj të ju ndihmojë që ta mbani mend më lehtë. Pasi ta keni lexuar secilin kapitull, mbuloni kolonën e djathtë dhe provoni t’i përgjigjeni pyetjeve në kolonën e majtë. Nëse mundeni, e kani mësuar njësinë. Kjo përmbledhje nuk pretendon të ketë mbuluar të gjitha dhe në tërësi. Duke qenë se përvojat janë të ndryshme, ju inkurajoj që të kërkoni përgjigje dhe jasht kësaj përmbledhjeje.
Lexim të këndshëm, Autori
Luan M. Jaha, Dr.sc.Med, Kolegji AAB, Fakulteti i Infermierisë, Shkathësi mësimi për studim dhe punë
2
Përmbajtja Në vend të hyrjes ............................................................................................................................................................................................................ 2 Përmbajtja....................................................................................................................................................................................................................... 3 Parakushtet për mësim efektiv ....................................................................................................................................................................................... 4 Nuk mësojmë të gjithë njësoj ......................................................................................................................................................................................... 6 Menaxhimi i mirë i kohës është shumë i rëndësishëm ................................................................................................................................................... 8 Shfrytëzoni maksimumin nga ligjërata......................................................................................................................................................................... 11 Përfitoni nga librat ........................................................................................................................................................................................................ 13 Merrni shënime të mira ................................................................................................................................................................................................ 15 Shfrytëzoni internetin ................................................................................................................................................................................................... 19 Mësoni nga prakika ...................................................................................................................................................................................................... 22 Krijoni mendimi tuaj .................................................................................................................................................................................................... 25 Shkruani dhe komunikoni me shkrim .......................................................................................................................................................................... 27 Bëni punime, publikoni ................................................................................................................................................................................................ 28 Prezantoni punimet tuaja. Bëni qe zëri i juaj të dëgjohet ............................................................................................................................................. 32 Jepni provime ............................................................................................................................................................................................................... 34 Shfrytëzoni teknologjinë informative në mësim .......................................................................................................................................................... 38 Shfrytëzoni teknologjinë informative në infermieri ..................................................................................................................................................... 41 Luftoni stresin .............................................................................................................................................................................................................. 44 Referencat..................................................................................................................................................................................................................... 50
Luan M. Jaha, Dr.sc.Med, Kolegji AAB, Fakulteti i Infermierisë, Shkathësi mësimi për studim dhe punë
3
Parakushtet për mësim efektiv Cilat janë parakushtet për mësim efektiv?
Dëshira është kushti themelor për të arritur një sukses. Koha është i dyti. Kur një individ do diçka dhe ka kohë të mjaftueshme për t’u marrë me dëshirën e tij, ai ka të gjitha parakushtet për ta realizuar. Natyrisht, nëse nuk ka ndonjë problem shëndetësor që e parandalon, që është kushti i tretë. Dëshira transformohet në qëllime. Qëllimet janë caqet që synojmë. Qëllimet dallojnë sipas individit dhe në kohë. Ato janë edhe të ndryshueshme. Qëllimi i një studenti është përfundimi i studimeve, ndërsa i një infermieri suksesi në profesion.
Çka janë qëllimet?
Figura 1 Parakushtet për mësim efektiv : të duash, të kesh kohë dhe të kesh shëndet
Cilat janë karakteristikat e qëllimeve tëmira?
Që qëllimet tona të përmbushen, ato duhet të janë specifike, të matshme, të arritshme, reale dhe të planifikuara në kohë. Thënë anglisht qëllimet duhet të jenë SMART (Specific, Measurable, Achievable, Real, Timed) Nëse qëllimi ynë nuk është mjaftueshëm specifik, nëse nuk mund të dijmë nëse e kemi realizuar apo jo dhe në çfarë mase, nëse është i pa arritshëm dhe nëse nuk kemi definuar kohën brenda të cilës dëshirojme ta realizojme, nuk kemi qëllim te mirë.
Çfarë mund të jenë qëllimet nga aspekti kohorë
Qëllimi ynë, nga aspekti kohorë, mund të jetë afatgjatë, afatmesëm dhe afatshkurtër. Qëllim afatgjatë për studentë është përfundimi i studimeve, qëllim afatmesëm përfundimi i vitit, ndërsa qëllim afatshkurtër përfundimi i provimit.
Luan M. Jaha, Dr.sc.Med, Kolegji AAB, Fakulteti i Infermierisë, Shkathësi mësimi për studim dhe punë
4
Figura 2 Njohja e vendit, njerezve dhe hapesirave (sallat, libratria) janë të parakushte për realizimin e qëllimit
Cila është rëndësia e njohjes së vendit dhe njerëzve ku dëshirojmë t’i realizojmë qëllimet tona?
Pasi kemi definuar çka duam dhe kur e duam, duhet të njihemi me vendin ku do ta realizojmë qëllimin dhe me njerëzit që janë aleatë tanë në misionin tonë. Për një student, kjo dmth. duhet të njihet me fakultetin dhe njerëzit në fakultet. Më konkretisht vend ndodhjen, qasjen, sallat, bibliotekën, librarinë, hapësirat e përbashketa dhe kështu me radhë. Ai duhet të njoh njerëzit e administratës, instruktorët, asistentët,profesorët, prodekanët dhe dekanin. Këta janë njerëz të rëndësishëm në jetën e një studenti dhe ai duhet t’i njoh. Rregullat e institucionit duhe t’i dini gjithashtu. Sa do që duken ngulfatëse, rregullat janë të domosdoshme që një kolektiv të funksionojë si duhet. Ato ekzistojnë per të ju shërbyer.
Sa lloje të titujve kanë punëtorët shëndetësorë?
Në interaksion me mësimdhenësit, kujdesuni për titujt. në mjekësi eskzistojnë titujt e profesionit, titujt e arritjeve shkencore dhe titujt akademikë. Ka edhe tituj nderi. Ata dallojne ndermjet shteteve dhe kanë ndryshuar edhe brenda një shteti me kohën.
Cilët janë titutj profesional?
Titujt e profesionit janë: infermier, mjek, specialist dhe subspecialist. Cilët janë titujt shkencor?
Titujt e arritjeve shkencore janë: baçellor, master, magjistër dhe doktor shkence. Cilët jaë titujt akademikë? Cilët janë titujt e nderit?
Tituj akademikë janë: asistent, profesor asistent, profesor i asocuar dhe profesor i rregullt. Titujt e nderit janë: primarius dhe akademik
Luan M. Jaha, Dr.sc.Med, Kolegji AAB, Fakulteti i Infermierisë, Shkathësi mësimi për studim dhe punë
5
Nuk mësojmë të gjithë njësoj Cilët janë stilet e mësimit?
Çka karakterizon tipit vizual të mësimit?
Para se të filloni me mësimin, njiheni stilin tuaj. Jo te gjithë njerëzit mësojnë njesoje dhe jo te gjitha metodat e mësimit funksiojne per te gjithë. Gjithashtu, gati askush nuk praktikon vetëm nje mënyre te mësimit. Me shpesh stilet kombinohen në mes vete. Ekzistojnë njerëz qe mësojnë duke pare. këta njerëz janë tipa vizual. Nje tip vizual mbanë me shumë në mend fytyra se sa emra. Ai ose ajo preferon televizorin para radios. Fotografite, ngjyrat, hartat, vizatimet, diagamet dhe videot janë mënyra e tyre per ta ëervetesuar nje njesi mësimore,
Figura 3 Llojet e mësimit. Mësimi vizual, aural, verbal (linguistik), logjik dhe kinestetik
. Çka karakterizon tipin aural të mësimit?
Njerëz te tjere mësojnë duke degjuar. këta njerëz janë tipa auditor ose aural. Ata mbajne me shumë
Luan M. Jaha, Dr.sc.Med, Kolegji AAB, Fakulteti i Infermierisë, Shkathësi mësimi për studim dhe punë
6
në mend emrat se sa fytyrat dhe me me endje degjojne radion se sa televizorin. Tipat auditor lexojne me ze, kendojne ose recitojne dhe duke degjuar veten mbajne në mend.’ Tipat linguistik janë lloji i njerëzve qe mësojnë duke lexuar dhe duke shkruar. këta njerëz marrin shenime dhe janë jashtezakonisht te mire në kete pune. Ata kanë fjalor te pasur dhe shprehje te bukura.
Çka karakteriazon tipin linguistik të mësimit?
Çka karakteriazon tipin logjik të mësimit?
Ne mënyrë logjike mësojnë tipat logjik. Ky lloj I njerëzve mësojnë duke përdorë numrat dhe absrakscionet. Ata i analizojnë ngjarjet dhe vendosin lidhjen në mes tyre. Krejt në fund po përmendim tipat kinestetik. këta janë njerëzit qe mësojnë duke berë. Sinonim per kete mënyre te mësimit është mësimi fizikal. Ketyre njerëzve nuk ju pelqejne ligjeratat dhe prezantimet. Duke manipuluar me objektet dhe duke bërë, pra, me interaksion taktil, ata mësojnë.
Çka karakteriazon tipin kinestetik të mësimit?
Cilat janë karakteristikat e njerëzve që mësojnë vetëm?
Njerëzit dallojne edhe në baze te asaj se a mësojnë vete ose mësojnë në grup. Njerëzit qe mësojnë vetë, tipat solitarë, janë më të mbyllur, janë më të pavarur dhe kanë me shumë vetëbesim. Te tjerët masojne në grup respektivisht duke ndërvepruar me te tjerët. këta janë tipa social.
Luan M. Jaha, Dr.sc.Med, Kolegji AAB, Fakulteti i Infermierisë, Shkathësi mësimi për studim dhe punë
7
Menaxhimi i mirë i kohës është shumë i rëndësishëm Çka do me thënë menaxhimi i mirë i kohës?
Pasi te keni vendosur qe te mesoni dhe keni kuptuar stilin tuaj te mësimit duhet te perfitoni maksimumin nga koha qe keni në dispozicion. Menaxhimi i mire i kohes do te thote harmoni në mes te nevojave, deshirave dhe obligimeve qe keni. Vetëm nje mjeri qe menaxhon mire me kohen mund te permbushe plotesisht dhe brenda afatit te planifikuar te gjitha obligimet e tij. Duke bërë keshtu ai është i lumtur Figura 4. Qellimet paqarta, paaftesia per te thene jo dhe organizimi i keq janë pengesa kryesore për përmbushjen e sukseshme të detyrave
Deshtimi per t’i kryer obligimet e teresi dhe me kohe, nga ana tjeter çon në pakenaqesi dhe semundje. Cila është rëndësia orarit për menaxhimin e mirë të kohës? Cilat lloje të orareve ekzistojnë?
Cilat janë pengesat kryesore për menaxhimin e mirë të kohës?
Mënyra me e mire per te menaxhuar kohen është te punoni me orar. Ju duhet te keni orarin tuaj te dites, javes,muajit dhe te vitit. Orari ju ndihmon qe te perfitoni maksimumin nga koha dhe ju perujton nese keni mbete prapa. Orarin mund ta përpiloni sipas kohes ose sipas detyrave. Orari sipas modelit te pare cakton saktesisht në cilen kohe do ta beni nje pune, ndersa i dyti cilat pune do ti beni brenda nje dite. Pengesat kryesore per permbushjen e sukseshme te detyrave janë qellimet e paqarta, organizimi I keq dhe paaftesia per te t’I thene jo njerëzve te tjere. Marrja e shumë puneve per t’i kryer brenda
Luan M. Jaha, Dr.sc.Med, Kolegji AAB, Fakulteti i Infermierisë, Shkathësi mësimi për studim dhe punë
8
njekohe t e shkurte është gjithashtu pengese me rendesi. Sa e rendesihme është qe ta keni te qarte cfare doni e kemi përmendur me larte. Organizmi I mire nga ana tjeter dmth te dini ku I keni ibrat, ku fletoret, në cilen fletore cila ligjerate, në cilin raft cili dokument dhe keshtu me radhe. Mbani shenime per te gjitha dhe mund te gjeni gjithcka me lehtesi. Mesohuni t’i thoni jo njerëzve. është e pamundshme qe t’I beni te gjtha per te gjithë. Rrini besnik qendrimeve tuaja. është mire te ndihmosh te tjerët perderisa kjo nuk ju demton juve. Si mund t’i ndani punët sipas prioriteteve?
Vendosni prioritete. Trajtoni se pari urgjencat dhe pastaj caktoni afatet per detyrat e tjera. Mos harroni se 80% te kohes tuaj do te ju marrin 20% te pueveqe duhet te kryeni.
Figura 5 Krijoni prioritete. Ndani punët në: që duhet t’i bëni, që mund t’ibëjnë të tjerët për ju, që mund t’i shtyeni dhe që mund të mos i bëni. Përpiloni orarin
Ndani punet në punet që duhet ti bëni vete, punet që mund t’i delegoni te të tjerët, punët që mund ti shtyeni për më vonë dhe punët që mund edhe te mos behen (Do, Delegate, Delay, Delete). Pengesa te tjera janë nderhyrjet respektivisht nderprerjet e shpeshta. Telefonatat, pëerdorimi i rrjetet sociale dhe zhurma janë nderprerje te tilla. Stresi perben pengese tjeter me rendesi. Çka është prokrastacioni?
Tendenca per ta shtyer permbushjen e nje detyre quhet prokrastacion. Arsyetimet me te shpeshta Luan M. Jaha, Dr.sc.Med, Kolegji AAB, Fakulteti i Infermierisë, Shkathësi mësimi për studim dhe punë
9
Si mund të përfitoni nga koha e lirë për të mësuar?
qe përdorën per mos ta kryer nje pune janë se ajo pune është e veshtire, është e merzitshme, po julodhe, nuk dini ku me ia nise ose se keni kohe mjafte per t’u mare me te me vone. Shfytezojeni kohen tuaj te pritjes. Shkruani letra (email), sms, merrni shenime dhe lexoni në autobus, stacion, pritore. Dhe mos harroni kujdesuni per veten tuaj. Ushqehuni mire, beni ushtrime, fleni mire.
Luan M. Jaha, Dr.sc.Med, Kolegji AAB, Fakulteti i Infermierisë, Shkathësi mësimi për studim dhe punë
10
Shfrytëzoni maksimumin nga ligjërata Çka është ligjërata?
Ligjërata është prezentim oral para një audience ose klase, i bërë nga një individ i dedikuar që ka për qëllim që të përcjellë njohurive mbi një temë (për t’i mësuar njerëzit), për të inspiruar të tjerët për aksion, për ta ngritur një çështje ose për të prezantuari të gjeturave nga një studim.
Cilat janë të mirat e ligjëratës?
Ligjërata është mundësi e mirë për të përcjellë njohuritë bashkëkohore nga më shumë burime, mënyrë e mirë për të pasur vëmendjen e më shumë njerëzve në të njejtën kohë, për t’ë inspiruar dhe motivuar për hulumtim të mëtutjeshëm dhe për të prezantuar të dhënave që nuk janë në libra
Cilat janë të këqijat e ligjëratës? Cilat janë përqindjet e mbajtjes mend nga ligjërata, leximi, mësimi audiovizual, mësimi duke bërëm diskutimi dhe duke i mësuar të tjerët?
Të keqijat e ligjerates janë: pasiviteti (mospjesëmarrja) i audiencës, pamundësia për të vërtetuar nëse ligjerata është kuptuar si dhe pamundësia për t’iu përshtatur stileve individuale të mësimit. Krahasura me metodat e tjera të përcjelljes së njohurive, ligjërata nuk është metodë më e mirë. Në fakt mesatarisht, në fund të ligjëratës, audienca mbanë në mend vetëm 5% nga ajo që ë shtë thënë në ligjëratë. Për krahasim po përmendim se një i rritur mban në mend 10% të librit që sa po ka lexuar, 20% të materialit audivizuel që i është prezantuar, 30% të asaj që sa po i është prezantuar dh e 50% të diskutimit në të cilin ka marrë pjesë. Njerëzit e rritur më së shumti mbajnë mend kur bëjnë diçka vetë dhe kur i mësojnë të tjerët. Duke bërë ata mbajnë mend 75% të materies, ndërsa duke i mësuar të tjerët 90% të saj. Figura 6 Pëfitoni nga pjesëmarrja në ligjëratë – merrni shënime dhe pyetni nëse nuk keni kuptuar
Cilat janë pjesët e ligjëratës?
Çdo ligjëratë do të duhej të kishte një hyrje, tri pjesë kryesore, tri pauza në mes tyre dhe përfundimin me diskutim. Duke qenë se vëmendja e një të rrituri mund të qëndrojë te një temë
Luan M. Jaha, Dr.sc.Med, Kolegji AAB, Fakulteti i Infermierisë, Shkathësi mësimi për studim dhe punë
11
maksimalisht 10 minuta, seancat kyesore duhet të zgjasin nga 10 minuta. Pushimet nënkuptojnë ndryshimin e temës për të rtreguar një shembull, një ndodhi ose një barcoletë në kontekstin e temës. Cilët janë pjesët më të rëndësishme të ligjëratës?
Hyrja dhe përdundimi janë pjesët më të rëndësishme të ligjëratës. E para tregon për çka është ligjërata, ndërsa e dyta për porosinë që duhet marrë nga ligjërata.
Cilat janë veprimet para ligjëratës që maksimalizojnë përfitimin nga ligjërata? Cilat janë veprimet gjatë ligjëratës që maksimalizojnë përfitimin nga ligjërata?
Që përfitimi nga ligjërata të maksimalizohet duhet jo vetëm aktiv gjatë ligjëratës, por edhe të bëheni gati për ligjëratë. Merrni vesh titullin e ligjëratës, kujtoni çka dini për temën që do të shtjellohet dhe nese tema ka lidhje me temat që i keni dëgjuar më herët. Mendoni gjithashtu se cilat kishin me qenë porositë që do të duhej ti merrnit nga ligjërata? Gjate ligjerates merrni vesh porosine e saj. Pyetni nese nuk keni kuptuar. Merrni shenime dhe mos u shperqendroni nga te tjerët, telefoni ose gjerat e tjera.
Luan M. Jaha, Dr.sc.Med, Kolegji AAB, Fakulteti i Infermierisë, Shkathësi mësimi për studim dhe punë
12
Përfitoni nga librat Librat janë pjesë e domosdoshme e edukimit të juaj. Prandaj është shumë me rëndësi që të jeni në gjendje të pëfitoni maksimumin prej tyre. Cila është mënyra më e mirë pët të zgjedhur një libër të mirë?
Cilat janë format e leximit të librit? Çka është leximi i zakonshëm? Çka është shfletimit (skimming)?
Çka është skenimi?
Çka është SQ3R?
Fillimisht është me rëndësi që të zgjedhni librin e duhur. Pyetni profesorët për librat që më së shumti i përshtaten lëndës që mësoni dhe pyetni studentët më të vjeter për librat që atyre ju kanë kryer më së shumti punë. Lexoni përmbajtjen për të parë nëse përmban informatat që ju interesojnë, informohuni për daten e botimit dhe për autorin. Pasi të qeni konstatuar se libri është i qëlluari mund të praktikoni disa mënyra të leximit. Leximi më i shpeshtë është leximi i zakonshëm. Leximi i zakonshëm nënkupton leximin e të gjithë teksit. Nuk ka kapërcime të paragrafeve ose kapitujve. Metoda është e mënyrë e mirë e leximit, por është e ngadalshme. Para se ta lexojmë librin në mënyrë të zakonshme është mirë që ai të “shfletohet”. Teknië kjo e leximit e njohur në anglisht si skimming. Skimming është lexim i shpejhtë. Duke “shfletuar” e fitojmë idenë për librin, nuk i mësojmë të gjitha detajet. Në fakt gjysmën deri tri të katërtat e paragrafeve as që i lexojmë. Vëmendja është e titujt, nëntituje dhe paragrafet e para. Pjesë e shfletimit është edhe analiza e fotografive dhe skicave. Pasi kemi lexuar librin ate mund ta skenojmë. Skenimi është mënyra e tretë e leximit të librit dhe nënkupton kërkimin në libër të një detaji të caktuar. Skenimin mund ta bëjmë pasi kemi lexuar librin. Për të maksimalizuar mbajtjen mend nga një libër i lexuar aplikohen disa teknika. Më e shpeshta është teknika që në anglisht mbanë akronimin SQ3R (Survey, Question, Read, Recall, Review) dhe nënkupton “shfletimin”, bazuar në shfletim përgjigjen në pyetjen nëse libri vlenë të lexohet, vetë leximin, vlerësimin sa keni kuptuar dhe përsëritjen (Shfleto , Pyet vetën nëse përmbajtja ka vlerë, Lexo , Kupto, Përsërit!) Shfletimi shërben për ta fituar idenë çka po lexojmë dhe të fokusohemi në çështjet me rëndësi. Pasi kemi shfletuar librin, pak a shumë, e kemi idenë çka na pret. Bëhet duke kaluar nëpër tituj, nëntituj, duke lexuar hyrjen dhe përfundimet. ……..
Luan M. Jaha, Dr.sc.Med, Kolegji AAB, Fakulteti i Infermierisë, Shkathësi mësimi për studim dhe punë
13
Figura 7. Shfleto, pyet, lexo, kupto dhe përsëritë (SQ3R)
Pasi keni shlfetuar nje liber, pyetni vetë cila është porosia e tij. Shndërroni titujt dhe nëntitujt në pyetje. Mundohuni të jepn përgjigje e juaja në këto pyetje. Pastaj, lexoni. Kërkoni përgjigje në pyetjet që keni shtruar më herët. Vlerësoni nëse ato janë të njejta me ato që keni dhënë vetë. Dhe, shumë me rëndësi, merrni shënime. Pas çdo kapitulli, nxjerrni përmbajtjen e asaj që keni lexuar për të kutuar: sa keni mbajtë mend? Çka keni mbajtë në mend, dhe çka nuk keni mbajtë në mend? Në fund përsëritni. Vlerësoni nëse keni përgjigje per secilen pyetje tuajen? A keni kuptuar te gjitha? A keni shenuar çdo gje me rendesi?
Luan M. Jaha, Dr.sc.Med, Kolegji AAB, Fakulteti i Infermierisë, Shkathësi mësimi për studim dhe punë
14
Merrni shënime të mira
Marrja e shënimeve është e rëndësishme për disa arsye. Fillimisht për të marrë shënime, domosdo duhet të dëgjoni me kujdes. Dhe meqenëse kontrolloni shënimet e tuaj, vazhdimisht verifikoni nëse keni kuptuar. Nëse shënimet e tuaja janë të mira ju do të merrni vesh çka është me rëndësi në ligjëratë. Kur merrni shënime mbani mend më shumë, ndërkaq që kur, pas ligjëratës, ta lexoni njësinë mësimor në libër nuk do ta keni temën e panjohur.
Pse është mirë të merrni shënimet?
Sa forma të marrjes së shënimeve ekzistojnë? Cilat janë splikaconet më të popularizuara për marrjen e shënimeve?
Shënimet mund të merren në mënyrë kompjuerike ose me dorë. Ekzistojnë disa programe kompjuterike, aplikacione, të dizajnuara në mënyrë të veçantë për të marrë shënime. Dy prej këtyre programeve janë më të njohura – Evernote dhe One Note. Programet bëjnë bashë shënimet, fotot, lexojnë tekstet dhe i shndërrojnë në të editueshme i koordinojnë oraret. Figura 8 Merrni shënime të mira, mos u shpërqëndroni
Çka mund të bëjmë para ligjëratës që të marrim shënime të mira? Çka mund të bëjmë gjatë ligjëratës që të marrim shënime të mira?
Nëse merrni shënime me dorë është e preferueshme që të keni nga një fletore për secilën lëndë. Para ligjëratës është mirë që të lexoni temën. Mos u vononin në ligjëratë. Duke qenë se pjesa e parë e ligjëratës është hyrja, nëse mungoni, nuk do ta keni idenë për çka është lilgjiërata. Për të mos u shpërqëndruar ndërpreni wireless-in dhe mbyllni telefonat. Gjatë ligjëratës shënoni përmbajtjen e slide-ve dhe çdo gjë që profesori ka shënuar në tabelë. Kushtoni kujdes fjalëve: “e para, e dyta, e treta”, “sidomos”, “është me rëndësi”, “megjithatë”, “për
Luan M. Jaha, Dr.sc.Med, Kolegji AAB, Fakulteti i Infermierisë, Shkathësi mësimi për studim dhe punë
15
këtë arsye”, “mbani mend”, “kjo do te jetë pyetje në test” dhe kështu me radhë duke qenë se ato përmbajnë porosi me rëndësi. Gjatë ligjeratës shkruani përmbledhjen nëse e ka bërë profesori, shembujt që i ka përmendë profesori dhe nëse nuk keni kuptuar diçka. Çka mund të bëni pas ligjëratës që të sigurohemi që kemi marrë shënime të mira? Cilat janë teknikat më të shpeshta për marrjen e shënimeve?
Pas ligjeratës rishikoni (review) shënimet e juaja: a i kuptoni? a i keni organizuar mirë? Krahasoni shënimet me tekstin në libër (Sintetizoni) dhe krijoni “master outline” Ekzistojnë disa teknikat per marrjen e shenimeve . Metoda e pikave (lista me pika, bulleted list) është shumë e shpeshtë. Shënimet merren në rreshte me pika të cilat renditen sipas rëndësisë. Psh:
Çka është karakteristike për tekniken me pika?
Çka është karakteristike për metodën Cornell për marrjen e shënimeve?
Record, question, recite, reflect, summarize janë veprimet që duhet nfërmarrë sipas cilës teknikë?
Burimet e informatave janë: • Librat • Revistat (zhurnalet) • Artikujt: o Hulumtime (Research) o Vështirme (Review) o Komentare o Raporte të rasteve
Metoda e dytë, në fakt më e popullarizuara është metoda e Kornellit. Për të marrë shënime sipas kësaj metode duhet të shkuani në tabelë me dy kolona. Shënimet merren në kolonën e dytë e cila është tri ose katër herë më e gjërë se e para. Kur kryhet ligjërata plotësohet kolona e parë. Në këtë kolonë shkruhen pyetjet që ju i shkurani bazuar në shënimet. Krejt në fund shkruhet përmbledhja në disa fjali. Pasi keni marrë shënimet sipas metodës Kornell (record) dhe keni shtruar pyetjet (question), mbulon pjesën e shënimeve (kolonën e madhe) dhe provoni t’i përgjigjeni pyetjeve në kolonën e pyetjeve (recitoni). Pastaj reflektoni - Mendo për materialin që ke marr në shënime. Pyet vetën pse është ai me rëndësi? Në çka bazohet? Çfarë rëndësie ka? A është në pajtim me atë që unë di për të? Pastaj beni perseritje: kaloni së paku 10 minuta çdo javë duke iu kthyer shënimeve tuaja. Duke bërë ashtu do t’i mbani në mend lehtë .
Luan M. Jaha, Dr.sc.Med, Kolegji AAB, Fakulteti i Infermierisë, Shkathësi mësimi për studim dhe punë
16
Pas orës së mësimit, përmbledh në disa fjalë të gjitha shënimet në faqe. I gjithë ky test është shkruar sipas metodës Kornell. Psh. Pyetjet
Shënimet
Cilat janë teknikat më të shpeshta për të marrë shënimet?
Ekzistojnë disa teknikat per marrjen e shenimeve. Metoda me pika, metoda Kornel, metoda e hartave dhe metoda me tabele janë mte shpeshtat.
Çka është metoda e pikave?
Metoda e pikave (lista me pika, bulleted list) është shumë e shpeshtë. Shënimet merren në rreshte me pika.
Çka është metoda Kornell? Metoda e dytë, në fakt më e popullarizuara është metoda e Kornellit. Për të marrë shënime sipas kësaj metode duhet të shkuani në tabelë me dy kolona. Shënimet merren në kolonën e dytë e cila është tri ose katër herë më e gjërë se e para. Kur kryhet ligjërata plotësohet kolona e parë. Në këtë kolonë shkruhen pyetjet që ju i shkurani bazuar në shënimet. Krejt në fund shkruhet përmbledhja në disa fjali. Çka është metoda e hartave?
Metoda e tretë për të marrë shënimet është metoda e hartave. Me këtë metodë shënimet në të vërtertë vizatohen në skica dhe harta që janë lehtë të kuptueshme.
Çka është metoda në kolonë?
Metoda e katërt është ajo e tabelave. Secila kolonë në tabelë përmban një karakteristikë….
Përmbledhja (Summary): Metodat më të shpeshta për marrjen e shënimeve janë metoda e pikave, metoda Kornell, metoda e hartave dhe metoda e tabelave. Secila prej këtyre metodave reflekton stilin individual të studentit. Më e popullarizuara është metoda Kornell.
Çka është karakteristike për marjen e shënimeve sipas metodës së harteve (skicave)?
Metoda e tretë për marrjen e shënimeve është metoda e hartave. Duke aplikuar këtë metodë studentët nuk marrin shënime por i vizatojnë. Një shembull i këtyre shënimeve është për vizatimi në vazhdim që parqet shkaqet e stresit jashtë punës.
Çka është karakteristike për metodën e marrjes së shënimeve në tabelë?
Metoda tjetër është metoda e marrjes së shënimeve në tabel kur në kolon a të ndryshme dhe rreshte shënohen karakteristikat e caktuar. Një shembull është psh. klasifimi i stresit i prezantuar në vazhdim.
Luan M. Jaha, Dr.sc.Med, Kolegji AAB, Fakulteti i Infermierisë, Shkathësi mësimi për studim dhe punë
17
Figura. 9 Metoda e skicave (hartave) Sipas Shoqatës së psikologëve amerikan ekzistojnë tre lloje të stresit Stresi akut
Stresi akut që përsëritet (epizodik)
Stresi kronik
Më i shpeshtë Mund të jetë pozitiv dhe negativ Psh. stresi para diplomimit (pozitiv) dhe stresi nga rrënia në provim (negativ) Zgjat shkurtë (1-2 ditë) Paraqitet rrallë Kalon me kohën (vetë)
Stres akut që përsëritet vazhdimisht Buron nga pakënaqësia me veten dhe situatën rreth jush
Stres që nuk përfundon asnjëherë Prek shëndetin: probleme me zemër, ataqe iskemike cerebrovaskulare, madje edhe kanceri Kërkon ndihmë
Figura. 10 Metoda e rejgistrimit në tabelë
Luan M. Jaha, Dr.sc.Med, Kolegji AAB, Fakulteti i Infermierisë, Shkathësi mësimi për studim dhe punë
18
Shfrytëzoni internetin Cilat janë të mirat e internetit?
Prej kompjuterit të parë (ENIAC, i ndërtuar në mes të viteve 1946 – 1955) dhe internetit të parë ARPANET 1960 dhe INTERNET, 1977-1995) kompjuterat dhe interneti kanë përjetuar një evolucion të madhë. Kompjuterat personal, portabel, telefonat mobil dhe rrjetet 3G dhe 4G kanë bërë që e gjithë bota të bëhet një fshat i madh. Interneti sot mundëson komunikim pa kufi, qasje në shumë informata dhe burime, shkëmbimin e lehtë të informatave, shërbimet online, përfshirë blerjet si dhe zxbavitje.
Cilat janë t këqijat e internetit?
Cilat janë shenjat e varësisë nga interneti?
Por ai nuk ka vetëm të mira. Interneti është i ndjeshëm ndaj virusëve, trojanëve dhe malware, informatat që janë në internet mund të vjedhen ndërkaq që ekspozojnë fëmijët ndaj përmbajtjeve të papërshtatshme. Madje, sot ekziston edhe një sindromë i varësisë nga interneti shenjat e të cilit janë: pagjumësia, kërrusja, mosmbajtja e higjienës, çrregullimet e të parit, ndryshimet në peshë, humbja e masës muskulore dhe thonjët e gjatë dhe të çarrë. Te njerëzit me sindromë të varësisë nga interneti është e shpeshtë sindroma e kanalit karpal. Figura 11 Shenjat s varësisë nga interneti
Cilat janë burimet e informatave në internet?
Përndryshe, burimet e informatave në internet janë: librat, revistat (zhurnalet) dhe artikujt. Këta të fundit mund të janë: hulumtime (Research), vështrime (Review), komentare dhe raporte të rasteve Për të arritur deri te këto burime përdoren makinat e kërkimit. Makinat më të njohura të kërkimit të
Luan M. Jaha, Dr.sc.Med, Kolegji AAB, Fakulteti i Infermierisë, Shkathësi mësimi për studim dhe punë
19
Cilat janë makinat më të shpeshta të kërkimit në internet? Cilat janë makinat e kërkimit të specializuara për mjekësi?
përgjithshëm në internet janë google, yahoo, bing, baidu, ask, aol etj. Përveç këtyre, ekzistojnë edhe makinat e kërkimit të specializuara për mjekësi. Këto makina janë PubMed, Ovid, Web of Science, Science direct, Cochrane library, Scopus, Google scholar dhe kështu me radhë. Këto janë baza të shënimeve në të cilat është grumbulluar pjesa më e madhe e informatave mjekësore.
Figura 12. Makinat e kërkimit (të zakonshme dhe për mjekësi)
Çka do me thënë formulim i drejtë i pyetjes në internet?
Hapi i parë për një kërkim të mirë në internet është formulimi i drejtë i pyetjes. Kjo dmth se duhet të dijmë karakteristikat e pacientit që i kërkojmë (gjininë, moshën, racën, profesionin dhe kështu me radhë), sëmundjen ose gjendjen që e kërkojmë, trajtimin e caktuar dhe të vendosim për periudhën e kërkimit, gjuhën e artikujve që kërkojmë dhe hapësirën gjeografike që kemi në interes. Pastaj kërkojmë fjalët kyçe. Një ndihmë e madhe është kërkimi i avansuar, i ashtuquajtur kërkimi
Luan M. Jaha, Dr.sc.Med, Kolegji AAB, Fakulteti i Infermierisë, Shkathësi mësimi për studim dhe punë
20
Çka është kërkimi boolean?
Boolean që përdorë opcionet “and”, “or” dhe “not”. Për shembull, kërkimi Child AND Pneumonia OR Bronchopneumonia NOT Bacterial do të na prodhojë listën e artikujve që kanë të bëjnë me pneumoninë dhe bronkopneumoninë e fëmijëve jo të natyrës bakteriale. Kërkimi mund të bëhet edhe sipas frazave dhe sipas autorit
Luan M. Jaha, Dr.sc.Med, Kolegji AAB, Fakulteti i Infermierisë, Shkathësi mësimi për studim dhe punë
21
Mësoni nga prakika Cilat janë të mirat e praktikës profesionale?
Praktika profesionale është pjesa klinike e studimeve e cila u jep mundësinë studentëve që të kanë kontakt të drejtpërdrejt me pacientin dhe të përjetojnë jetën e vërtertë të infermierit. Ajo i ndihmon studentëve që të përmiresojnë mënyren e mendimit, të ndihen më të fuqishëm, të njohin vetvetën dhe të rriten personalisht dhe profesionalisht.
Figura 13. Praktika profesionale u jep mundësi studentëve të kanë kontakt të drejtpërdrejt me të sëmurët Cilat janë parakushtet për të përfituar nga praktika profesionale?
Parakushtet per te perfituar nga praktika janë bindja se mësimi nuk ka kufi, motivi per ndryshim, hapja ndaj risive, guximi per te vepruar, respekti i ndersjelle, partneriteti, mbeshtetja dhe besimi i ndërsjellë.
Çka duhet bërë për të maksimalizuar përfitimin nga praktika profesionale?
Që përfitimi nga praktika të jetë më i madhë është e nevojshme të njiheni me vendin ku do ta bëni praktikën, njerëzit në atë vend, punën që bëhet dhe me rregullat e institucionit. Studenti duhet të ketë qasje në dosjen e pacientit, të marr pjesë në vizitat e mëngjesit, mbledhjet e mëngjesit, të marrë pjesë në konferencat ku diskutohen rastet. Ai duhet të jetë i involvuar edhe në projekte studimore.
Cilët faktorë ndikojnë në suksesin e praktikës profesionale?
Një instruktor suportiv dhe një kryeinfemier suportiv janë shuë të rëndësishëm për sukses. Sa më i mirë është organizimi i punës në repart, sa më të kualifikuar janë ekipet në repart dhe sa më të mira që janë raportet ndërmjet stafit, më i madh është përfitimi për studentët.
Çka është portfolio i studentit?
Secili student duhet të ketë librezën ose portofolion e tij në të cilin përveç të dhënave të përgjithshme duhet të jetë i përshirë edhe programi i cili duhet të realizohet gjatë praktikës,
Luan M. Jaha, Dr.sc.Med, Kolegji AAB, Fakulteti i Infermierisë, Shkathësi mësimi për studim dhe punë
22
përfshirë procedurat dhe numrin e tyre, pjesën e ditarit në të cilën shënohen aktiivitet e bëra gjatë secilës ditë të praktikës (problemi, qëllimet, intervenimet, rezultati) si dhe vlerësimet e instruktorëve.
Di dhe Di si?
Tregon si Figura 14 Piramida e Millerit për vlerësimin e kompetencës klinike
bënë
Piramida e Miller-it
Luan M. Jaha, Dr.sc.Med, Kolegji AAB, Fakulteti i Infermierisë, Shkathësi mësimi për studim dhe punë
23
Portofoli i studentit ka vlerë legale. Çka vlersën instruktori te studenti në praktikë profesionale?
Instruktori ka për detyrë që ta përcjellë studentin gjatë praktikës profesionale, ta aftësojë dhe ta vlerësojë.
Cilat janë niveleet e ekspertizës profesionale?
Ndryshe prej vlerësimit teorik, mësimi praktik bëhe në katër faza. Në fazën e parë studenti fiton dije, në të dytën kompetencë, në fazën e tretë tregon performancë, ndërsa në të katërtën demonstron aksion. Ose në fazën e parë – di, në fazën e dytë e – di si, në fazën e tretë – tregon si dhe në fazën e katërt – bënë. Vlerësimi nëse studenti di dhe nëse di si vlerësohet përmes testeve dhe provimit. Por të dish dhe të dish si nuk është e mjaftueshme. Nuk është e mjaftueshme edhe të tregosh si, ndonëse ky nivel i shkathësisë profesionale është më i lartë se dy të parët. Një student është i aftësuar për punë praktike vetëm kur bënë. Përdnryshe vlerësimi duhet të jap përgjigje në atë çka di një student dhe çka nuk di një student. Në fakt vlerësohen komperenca (dija, shkathesia, qasje; a mund ta bejne?) dhe performanca (kompetenca në veprim; a janë në gjendje ta bejne?) . Vlerësohen edhe sjellja e studentit dhe bashkë veprimi me studentët e tjerë, instruktorin dhe stafin e institucionit.
Sa i rëndësishëm është vetëvlerësimi? Cila është pyetja sipas të cilës bëhet?
Një pjesë e rëndësishme është edhe vlerësimi që studenti ia bënë punës së tij vetë. Një vlerësim i tillë është i mundshëm nëse atij i bëhet psh. pyetje se si do të vepronte sikur ta kishte mundësinë që atë që e ka bërë ta bëjë përsëri? Duhet përmendur këtu se ekziston një dallim në mes të fjalës vlerësim dhe evaluim. Fjala vlerësim përdoret për individin ndërsa evaluim për programin.
Cili është dallimi në mes të vlerësiit dhe evaluimit?
Luan M. Jaha, Dr.sc.Med, Kolegji AAB, Fakulteti i Infermierisë, Shkathësi mësimi për studim dhe punë
24
Krijoni mendimi tuaj
Cilët janë pjesët e mendimit kritik në infermieri?
Krijimi i mendimit tuaj është shumë i rëndësishëm në secilën fushë të jetës. Prandaj edhe në infermieri. Në fakt, në punën e tij të përditshme infermieri vazhdimisht merr vendime bazuar në konkluzionet në të cilat arrin përmes një procesi të mendimit kritik. Shpjeguar më konkretisht kur ballafaqohemi me një individ të sëmurë në së pari e vlerësojmë. Kjo nënkupton se nga biseda me të (anamneza) dhe ekzaminimi fizikal që i bëjmë. Për ta kompletuar vlerësimin në ordinojmë një numër të analizave laboratorike, ekzaminimeve radiologjike dhe të tjera. Marrim edhe mendimet e specialistëve të fushës. Më pas vendosim një diagnozë e sëmundjes dhe përpilojmë planin e veprimit. Ky plan nënkupton masat terapeutike dhe diagnostike që do të ndërmerren. Këto masa në fazën e ardhshme implementohen. I gjithë plani i nënshtrohet më pas një evaluimi i cili do të tregojë nëse plani diagnoza jonë dhe plani kanë qenë në rregull. Figura 15 Mendimi kritik në infermieri
Për të formuar një mendim tuajin kritik në lidhje me një çështje, çka duhet të merrni parasysh?
Si qytetarë akademikë, studentët kanë nevojë të formojnë edhe mendimin e tyre akademik. Për ta formuar një mendim të tillë duhet të mendoni për atë çka ju është thënë, vlerësoni mënyrën në të cilën ju është thënë (si ju është thënë?), vlerësoni personin që ju ka thënë (kush ju ka thënë?),
Luan M. Jaha, Dr.sc.Med, Kolegji AAB, Fakulteti i Infermierisë, Shkathësi mësimi për studim dhe punë
25
kontekstin në të cilin ju është thënë (ku ju është thënë?) krahasoni ato që keni dëgjuar me atë që keni ditë më parë për këtë çështje (a e kenë ditë atë që ju është thënë?), dalloni faktin nga hipoteza dhe mendimi, konfrontoni hipotezat dhe faktet (a është ashtu si ju është thënë?) dhe formoni një mendim akademik. Cilat janë tiparet e një mendimi kritik që bëjnë që ai të dëgjohet?
Më pas bëjeni që zëri i juaj akademik të dëgjohet. Sinqeriteti u juaj, relevanca e temës, qartësia me të clën e prezantoni dhe realiteti do të bëjë që të dëgjohenimë fuqishëm. Vlerësoni argumentet e prezantuar, konmfrontoni argumentet dhe merrni qëndrim rreth çështjeve. Nëse diçka nuk është diskutuar provoni të kuptoni arsyen?
Luan M. Jaha, Dr.sc.Med, Kolegji AAB, Fakulteti i Infermierisë, Shkathësi mësimi për studim dhe punë
26
Shkruani dhe komunikoni me shkrim Cila është forma më e vjetër e komunikimit në mes të njerëzve?
Nëpër sa dhe cilat faza kalon një shkrim para se të botohet? Cilat janë pyetjet që duhet konsideruar para se të shkruani?
Në cilat pyetje jep përgjigje një shkrimi i mirë? Cilat janë karaktristikat e shkrimit të mirë?
Cilat janë format e komunikimit me shkrim?
Komunikimi me shkrim është formë më e vjetër e komunikimit. Simbolet para datojnë madje 6000 vjet para erës sonë, ndërsa alfavbetet e para 3000 vjet më vonë. Ndonëse më i vjetër, komunikimi me shkrim vazhdon të jetë forma më e mirë e komuniiimit. Arsyeja qëndron në faktin se komunikimi me shkrim mbetet si regjistrim permanent, atij mund t’i referohemi në të ardhmen, shpërndahet lehtë, ai në formën e njejtë mund t’i përcillet të gjithë lexuesve dhe ka fuqi legale. Komunikimi me shkrim është pjesë e karierët akademike. Pra është diçka që nuk është vetëm “mirë me e ditë” por është edhe e domodoshme. Mënyra e shkrimit tregon shumë edhe për atë që shkruan. Përndryshe shkrimi i mirë para se të shkruhet planifikohet dhe pasi që të jetë i shkruar i nënshtrohet kontrollit të cilësisë. Planifikimi – Shkrimi – Kontrolli i cilësisë Para se të shkruani duhet t’i përgjigjeni pyetjeve në vijim: Kujt i shkruaj? (audienca), Cila është porosia që dua të përcjellë?, Si t’ia nisi? dhe Si të përcjellë porosinë me rrjedhë logjike? Përgjigjuni gjithashtu edhe në pyetjet në vijim: Si bëjë porosinë sa më të qartë? Si të mos gaboj në gramatikë? Si të mos jam shumë i gjatë*? Si ta shoqëroj me nje efekt vizual? Një shkrim i mirë jep përgjigje në pyetjet: Kush (Who)? Çka (What)? Kur (When)? Pse (Why)? Ku (Where)? dhe Si (How)? Ai gjithashtu duhet të ketë këto karakteristika. Duhet të jetë komplet – permban te gjitha informatat e nevojshme , korrekt – permban informata te sakta dhe me rendesi , kredibil – mbeshtet argumentin tuaj, i kj (q)artë – është i qartë (nuk është i dykuptimtë dhe nuk prodhon konfuzion), të marr në konsideratë - paragjykon reaksionin e lexuesit dhe të jetë vital – i shkruar në trajtën aktive dhe jo pasive. Llojet e komunikimeve me shkrim janë Email, Letra dhe memo, Agjenda, Raportet, Materiali promovues, Dokumente akademike, Hulutime ose qëndrime të organizatave (white paper)
Luan M. Jaha, Dr.sc.Med, Kolegji AAB, Fakulteti i Infermierisë, Shkathësi mësimi për studim dhe punë
27
Bëni punime, publikoni Çka është punimi shkencor? Çka është hulumtimi shkencor? Çka është teoria shkencore?
Çka është metoda shkencore?
Cili është dallimi në mes të hipotezës, teorisë shkencore dhe ligjit?
Punimi shkencor është punim me shkrim që prezanton rezultatet e një hulumtimi shkencor. Hulumtimi shkencor - hulumtim sistematik i një ose më shumë teorive ose hipotezave shkencore. Hipotezë shkencore – përpjekje për ta shpjeguar një ose me shumë dukuri të observuara në natyrë (falsifiabiliteti dhe testueshmeria). Teoria shkencore, nga ana tjetër është shpjegim i esencës së një ose më shumë aspekteve të fenomeneve në natyrë i arritur me metoda shkencore dhe i testuar dhe konfirmuar me observim ose eksperiment. Metoda shkencore janë një grup i teknikave që shërbejnë për të hulumtuar fenomene, prodhuar të dhëna të reja ose korrigjuar dhe integruar të dhënat ekzistuese. Dallimi në mes të hipotezës dhe teorisë shkencore qëndron në faktin se hipoteza është supozim që duhet të testohet ndërsa teoria fakt i testuar. Ligji nga ana tjetër është teori e pranuar nga të gjithë.
Figura 16 Metodologja shkencore: observmi, hipoteza, ekperimenti, analia, raportimi dhe ftesa për të riprodhuar rezultatet e fituara.
Shpjegoni si aplikohet metoda shkencore në infermieri?
Metoda shkencore aplikohet edhe në infermieri. Tabela në vijim tregon në çfarë korrelacioni janë metoda shkencore dhe praktika infermierore.
Luan M. Jaha, Dr.sc.Med, Kolegji AAB, Fakulteti i Infermierisë, Shkathësi mësimi për studim dhe punë
28
Metoda shkencore
Praktika infermierore
Observo nje fenomen
Ekzamino
Krijo nje hipoteze per ta shpjeguar fenomenin
Vendos diagnozen e punes
Krijo mënyren per ta testuar hipotezen
Planifiko perpunimin diagnostik
Mbledh te dhena dhe analizo te dhena
Realizo perpunimin e planifikuar
Sjell perfundimin rreth hipotezes
Verteto diagnozen
Para se të publikoni, në cilat pyetje duhet t’i jepni përgjigjet?
Para se te publikoni duhet të përgjigjeni në disa pyetje.
Cilat janë motivet më të shpeshta të njerëzve që të publikojnë?
E para në rendin e këtyre është pse publikoni? A është kjo sepse keni bërë diçka të re dhe interesante apo keni sfiduar diçka ekzistuese? A ka ndodhë që keni zbuluar zgjidhje për ndonjë problem të pazgjidhur apo publikoni sepse kjo ëshrë kërkesë për avansimin e juaj profesional ose mbajtjen e pozitës ekzistuese.
Cilat janë llojet e punimeve që mund t’i publikoni?
Pasi keni vendosur të publikoni, vendosni çka doni te publikoni? A doni të botoni një punim origjinal, letër/komunikim të shpejtë, vështrim ose komentar?
Cilat karakteristika të një reviste duhet t’i merrni parasysh para se të përcaktoheni për të? Çka janë revistat grabitçare?
Më pas duhet të vendosini ku doni të publikoni? Në përcaktimin për vendin e publikimit mirë është që të shifni publikimet e fundit, shkallën e refuzimit të punimeve, të lexoni udhezimët për autorët disa herë dhe impakt faktorin që ka revisa. Gjatë përcaktimin, keni parasysh ekzistimin e një numri të revistave grabitçare (predatory journals) numri i të cilave është në rritje. Këto revista jenë me borde të rrejshme redaktuese, prandaj punimet që prezantohen nuk i nënshtrohen një vlerësimi të drejtë. Aktualisht ka 923 shtëpi botuese dhe 882 revista që i takojnë kësaj kategorie. Lista e botuesve dhe zhurnaleve të tilla mund të gjindet në adresën https://scholarlyoa.com/2016/01/05/bealls-list-of-predatory-publishers-2016/ . Kohëve të fundit është bërë e mundshme që një numër i zhurnaleve të hakohet (në vitin 2015 – 30 revista, ndërsa në vitin 2016 – 101 revista).
Luan M. Jaha, Dr.sc.Med, Kolegji AAB, Fakulteti i Infermierisë, Shkathësi mësimi për studim dhe punë
29
Pastaj shkruajeni punim. Është mirë që punimin, para se ta shkruani në letër, ta keni të qartë në kokën tuaj. Cilat janë pjesët e punimit shkencor?
Cilat karakteristika e bëjnë një titull të mirë? Çka janë fjalët kyçe?
Një punim shkencor ka këto pjesë përbërëse: • • • • • • • • •
Titulli Abstrakti Fjalët kyçe Hyrja (+/- qëllimi i punimit) Qëllimi i punimit Materiali dhe metoda Rezultatet Diskutimi Referencat
Titulli duhet të jetë sa më i shkurtë i mundshëm dhe sa me specifik. Fjalët kyçe janë fjalë me rëndësi/koncepte të dala nga hipoteza. Ato janë edhe fjalë në tekst të identifikueshme për kërkim në librarinë elektronike ose makinën kërkuese
Çka është abstrakti?
Abstrakti është përmbledhja e punimit dhe zakonisht shkruhet në 100 deri 250 fjalë. Abstrakti përmban këto pjesë: hyrja, materiali dhe metoda, rezultatet dhe përfundimi. Në fund të abstraktit shkrihen fjalët kyçe.
Çka përmban hyrja?
Hyrja fillon me shpjegimin e problemit bazuar në literaturën ekzistuese. Ajo tregon çka është ajo që shqetëson autorin, pse është i rëndësishëm studimi dhe cili është qëllimi i punimit? Ky qëllim mund të jetë i shkruar edhe në një pjesë të veçant.
Çka shpjegon qëllimi i punimit?
Qellimi (Aim) tregon çka deshiron te argumentohet, ndërsa objektivat (objectives) tregojnë për ndermarrjet qe do te behet per te arritur qellimet e studimit.
Si shkruhen materiali dhe metoda e punimit?
Çka tregojnë rezultatet?
Materiali dhe metoda është pjesë e punimit që tregon ku është bërë punimi, Kush ka qenë subjekt i studimit, çka ka qenë subjekt i studimit, cilat materiale janë përdorë dhe cilat metoda për matje janë përdorë? Rezultatet tregojnë të gjeturat e autorit. Paraqiten në numra, tabela dhe në figura. Shpjegimet duhet të jenë të shkurta dhe të kuptueshme dhe kombinim i tekstit, tabelave dhe figurat për të qenë Luan M. Jaha, Dr.sc.Med, Kolegji AAB, Fakulteti i Infermierisë, Shkathësi mësimi për studim dhe punë
30
sa më të shkurtë Pse është diskutimi pjesa më e rëndësishme e punimit? Çka është përfundimi i punimit?
Çka janë referencat dhe si shkruhen? Çka është plagjiatura?
Diskutimi është pjesa me e rendesishme e punimit tuaj. Ai ballafaqon të gjeturat e juaja me të gjeturat e te tjereve, respektivisht njohuritë nga literatura. Gjatë diskutimit duhet pasur kujdes që të diskutohen vetëm rezultatet dhe të mos zgjeroheni përtej te gjeturave te juaja. Përfundimi mundet me qenë në fund të diskutimit. Ai është përgjigje në permbushjen apo jo te qellimeve dhe objektivave. Mund të jetë një spekulim i shkurte per domethënien e rezultateve te juaja. Përfundimi duhet të jetë i qartë që të mos e lë lexuesin me pyetjen ani çka? Përfundimi, mos harroni nuk është përseritje e abstraktit! Referencat janë pjesa e punimit kur zbuloni burimin e informatave nese i referoheni. Referencat shkruhen sipas rekomandimt të revistës. Punimet e juaj duhet të jenë origjinale. Nëse e merrni nga dikush (fjalë dhe ide) dhe e prezentoni si të tuajën, nëse merrni nga dikush pa e përmend se nga kush e keni marrë ose nëse prezantoni të dhena jo të sakta për burimin e të dhënave atëherë ju keni bërë plagjiaturë. Plagjiaturë është edhe ndryshimi i fjalëve dhe jo i kuptimit të fjalëve pa cituar burimin, të kopjoni fjalë dhe ide në atë masë sa që ato dominojnë punimin tuaj ose të prezantoni si të re ose origjinale diçka që ekziston ose ka burimin e njohur
Çka janë shtojcat?
Kujt I shkruhen falenderimet?
Çka nënkuptohet me autor, koautor, autor korrespondent? Çka është konflikti i interesit?
Shtojcat janë pjesa e punimit me informata më të gjëra që nuk mund të prezantohen në tekstin bosht por që mund te jenë me rëndësi për një grup te caktuar të njerëzve. Referenca për shtojca të shkruhen në tekst. Falenderimet i bëhen atyre njerëzve dhe institucioneve që ju kanë ndihmuar por jo në atë masë për të qenë koautorë ose kanë sponzoruar punën tuaj Punimi natyrisht përmban edhe informata për autori dhe koautorët. Autori i parë është bartësi i punimit. Autori korresponent është autori me të cilin bëhen korrespondencat. Zakonisht në radhitjen e autorëve i fundit në listë ësjhtë mentori, në udhëheqjen e të cilit është bërë punini. Kontributi i secilit autor duhet të theksohet ashtu sikur edhe konflikti eventual i intersit. Një rëndësi e veçant duhet ti jepet gjuhës me të cilën është shkruar një punim. Ajo duhet të jetë e qartë, e saktë, e shkurtë, pa përsëritje dhe pa mashtrime. Pasi ta keni bërë draftin e parë të punimit, bëni revizionin e tij. Në fakt bëni disa revizione para se ta dorëzoni për botim.
Luan M. Jaha, Dr.sc.Med, Kolegji AAB, Fakulteti i Infermierisë, Shkathësi mësimi për studim dhe punë
31
Prezantoni punimet tuaja. Bëni qe zëri i juaj të dëgjohet
Cilat janë masat që duhet ndërmarrë për të maksimalizuar prezantimin e punimit? Çka nënkupton analiza e audiencës? Çka është mikroligjërimi?
Për ta maksimalizuar suksesin e prezantimit të punimit tuaj, është shumë me rëndësi të studjoni mirë audiencën, të përgatiteni mirë për ligjëratën dhe ta prezantoni mirë. Analiza e audiencës nënkupton dhënien e përgjigjes në pyetjen kush është audienca jonë, çka dinë ajo për temën që shtjellojmë dhe sa është e rëndësishme tema për ata? Që prezantimi të jetë i sukseshëm duhet të mbani mend se ai nuk është kapitull libri ose punim shkencor. Me të rëndësishme janë 30 sekondat e para. Shpjegoni pse është interesante ligjërata juaj. Nje ligjerate e mire ka: pika (stacione), kujton gjithmone qellimin e ligjerates dhe ka pushime (çdo 10 minuta). Strategji kjo e njohur si mikroligjerim (microteaching).
Figura 16. Flisni, rrini në këmbë, lëvizni, ndryshoni zërin, shikoni audiencën, bëni mjetet audiovizuele të punojnë për ju dhe tregon qëllimin e ligjëratës Cilat janë atributet e një prezantuesi të mirë?
Një prezantues i mirë perdor shembuj konkret, përdor gjuhën që kuptohet dhe përfshin audiencen në ligjerate. Janë shtatë rregulla të dobishme për ta maksimalizuar suksesin e ligjëratës Luan M. Jaha, Dr.sc.Med, Kolegji AAB, Fakulteti i Infermierisë, Shkathësi mësimi për studim dhe punë
32
1. Flisni, mos lexoni 2. Rrini në këmbë, mos rrini ulur 3. Lëvizni, mos rrini me një vend 4. Mos flisni me një zë, ndryshoni 5. Shikoni audiencën, jo tabelen 6. Bëni që mjetet audivizuale të flasin për ju, jo të bejnë konfuz audiencën 7. Tregoni për qëllimin e ligjeratës dhe mënyrën si do ta prezantoni Si mund ta shndërroni punimin tuaj në tregim?
Shndërrojeni punimin tuaj në një tregim. Tregoni pse keni vendosur që ta bëni studimin. Tregoni për vështirësitë dhe problemet në të cilat keni hasur, zbulimet që ju kanë befasuar, shpjegoni momente “ah hah!” që ju kanë bërë të kuptoni rëndësinë e zbulimeve që keni bërë dhe përmbylleni duke treguar çka keni zbuluar dhe pse është kjo me rëndësi.
Çka është rregulla KISS?
Nëse prezantoni në power point mos harroni rregullën KISS. Prezantoni vetëm fjalët kyçe (Key words only), vetëm në ide në një slide (I (One) topic per slide), prezantoni idenë në gjashtë rreshta (Six lines per slide) dhe me gashtë fjalë në slide (Six words per line).
Key words only I (one) topic per slide Six lines per slide Six words per line Nuk është mirë që slidet e juaja të jenë me shumë ngjyra dhe me shumë efekte vizuale. Shkronjat e zeza mbi prapavijën e bardhë dhe slide pa efekte vizuale janë zakonisht mënyra më e mirë për ta prezantuar një ligjëratë profesionale
Luan M. Jaha, Dr.sc.Med, Kolegji AAB, Fakulteti i Infermierisë, Shkathësi mësimi për studim dhe punë
33
Jepni provime Çka është provimi? Çfarë mund të jetë provimi?
Cilat janë karakteristikat e provimit të standardizuar?
Sa llojet të provimeve ekzistojnë? Cilat janë llojet e provimit me shkrim? Pse janë pyetjet me më shumë opcione më të mira se pyetjet me përgjigje po dhe jo? Çka ëshjtë qiftëzimi? Çka është provimi me plotësim në rresht dhe sa forma ka? Cilat janë masat që duhet ndërmarrë për të kaluar një provim?
Provimi ëstë proces i vlerësimit të shkathësive dhe prirjeve që ka një student për një lëndë të caktuar. Mund të jetë formal dhe jo formal. Provimi formal notohet, ndërsa provimi joformal jo. Qëllimi i këtij të dytit është që të kuptojë nivelin e dijes që ka një student në një interaksio të përditshëm. Gjithashtu, provimi mundet me qenë i stardizuar dhe jo i standardizuar. Provim i standardizuar bëhet sipas të njejtit format për të gjitë pjesëmarrësit, ka një nivel të ndërlikueshmërisë, kan një rëndësi dhe mbahet në një kohë dhe datë të caktuar. Provim jo i standardizuar nuk i ka këto komponte dhe aplkohet kur inënshtrohen individë të nivele të ndryshme të dijes. Provimi ka vlerë legale dhe shërben për të ndarë diploma, certifikata, leje të punës, qëndrimit, për të testuar inteligjencën dhe kështu me radhë. Provimi mund të jepet me shkrim ose me gojë. Provimi me shkrim, më tutje mund të jetë me më shumë opcione, në formë të eseut, të kërkojë qiftëzim, i tipit të plotësimit në rresht, tip matematikor ose i kombinuar. Tipi me më shumë opcionemund të jetë sipas modelit saktë/jo saktë ose me në përgjgje të saktë. Pyetjet me më shumë opcione kerkojnë më pak kohë për t’u realizuar, Janë të lehtë për t’u notuar, mundësojne mbulim të më shumë materiali, mundësojnë nivele të ndryshme të ndërlikueshmërisë dhe i japin mundësi ekzaminuesit ta bëjë vlerësimit e përgjithshëm të dijes se studentit. Përgigjet saktë/jo saktë nuk janë të mira sepse ofrojnë 50% shansa që t’a qëlloni pa e ditë përgjigjen Qiftëzimi është tip provimi kur prej jush kërkohet t’i lidhni dy ose më shumë të dhëna në mes veti. Plotësimi në rresh ndërkaq kërkon që të plotësoni fjalinë e dhënë. Ky tip i pyetjeve, më tutje, mund të jetë me opcione që propozohen ose pa opcione. Për ta kaluar një provim duhet të përgatitetin para provimt dhe të jeni i vëmendshëm gjatë provimit. Është shumë me rëndësi që përgatitjet për provim t’i filloni me kohë. Rishiqoni shënimet e të gjitha çështjeve që mbulohen me test dhe nëse nuk keni shenime të mira, huazoni nga kolegët. Përsëriteni materialin para provimit. Lexoni sillabusin, nxjerrni titujt, nentitujt, lexoni permbledhjet nese ekzistojnë, lexoni shënimet e juaja dhe nëse është e nevojshme, merrni shënime të reja.
Luan M. Jaha, Dr.sc.Med, Kolegji AAB, Fakulteti i Infermierisë, Shkathësi mësimi për studim dhe punë
34
Figura 17. Provimi formal dhe joformal Çka janë blic kartelat?
Një teknië e dëshmuar e mësimit është përgatitja e blic kartelave për mësim (flash cards). Këto kartela janë shënime të juaja ose të huaja të punuara në njërën prej teknikave të përmendura të mësimit – me pika, Cornell, skica (harta) ose të tjera. Mendoni cilat kishin me qenë pyetjet që do t’i keni në provim. Mësoni cilat kanë qenë pyetjet në provimet e mëparshme dhe formatin e provimit (sa pyetje, me më shumë përgjigje ose me plotësim në rresht, të gjithë kanë testin e njejtë ose ka teste në grupin A dhe B, ku mbhet provimi, dhe kështu me radhë). Mos e huqni orën para provimit. Zakonisht, kjo është ora kur profesori shpjegon formatin e provimit dhe jep instruksione. Mësoni në grupe. Nëse mësoni vetëm, të ngarkuar me material, mund të mos keni idenë e drejtë për nivelin edijes që keni. Në grupe, sfidoni njeri tjetrin, kuptoni mangësitë dhe plotësoni njëri tjetrin. Natën para provimit fleni mirë. Ushqehuni mirë gjithashtu. Zgjedhni robet që do ti veshni në ditëne provimit.
Luan M. Jaha, Dr.sc.Med, Kolegji AAB, Fakulteti i Infermierisë, Shkathësi mësimi për studim dhe punë
35
Figura 18 Pyetjet me me shume pergjgje dhe pyetjet me plotesim ne rresht
Ejani me kohë në provim. Dëgjoni shpjegimin dhe lexoni udhëzimet. Cilat janë veprimet që duhet ndërmarrë në ditën e provimit?
Fillimisht lexoni të gjithë testin. Pastaj, filloni me pjesën e pyetjeve për të cilën keni më shumë njohuri. Keni parasysh kohën. Dijeni saktësisht sa minuta keni për një pyetje. Kur e bëni planin, keni parasysh kohën e nevojshme për ta lexuar testin në fillim dhe për ta kontrolluar në fund. Lexoni pyetjet deri në fund dhe përgjigjet deri në fund. Një gabim i shpeshtë është që të rrumbullakësoni përgjigjen pa e lexuar deri në fund. Mos e bëni. Mos u ndalni në një pyetje që nuk ia dini përgjigjen. Ka pyetje të tjera. Gjithmonë keni mundësinë t’i ktheheni prapa nëse ju ka rra ndërmend përgjigja ndërkohë. Para se ta rrumbullakësoni një përgjgje në letër, “rrumbullakësojeni” në mendjen tuaj. Eliminoni përgjigjet për të cilat jenë 100% të sigurt se janë të pasakta.
Luan M. Jaha, Dr.sc.Med, Kolegji AAB, Fakulteti i Infermierisë, Shkathësi mësimi për studim dhe punë
36
Nëse duhet t’ia qëlloni si mund ta bëni këtë në mënyrë të mençme?
Nëse vjen puna t’ia qëlloni, bëjeni këtë mençur. Përgjigjet e sakta zakonisht janë më të gjata, ndërsa nese njera pergjigje është pozitive ndersa tjetra negative, zakonisht ajo pozitive është e sakte. Nese ka opcione “te gjitha pergjigjet janë te sakta” ose “asnje nga pergjigjet nuk është e sakte” kerko njeren prej pergjigjeve per te cilen je I sigurt se është ose nuk është e sakte. Pergjigja e pare qe ju bie ndermend zakonisht është e sakta Mendoni pozivitisht. Mos shkoni në provim me bindjen se nuk do ta kaloni. Nëse kjo ndodh, mos u dëshproni. Në fund të fundit, provimi është për të provuar. Mësoni ku keni gabuar dhe provoni përsëri. Shumë njerëz të mëdhenj kanë rrënë në provime. Ajo që asesi nuk guxoni të bëni është të mashtroni në provim. Kopjimi si formë më e shpeshtë e mashtrmit është dukuri e shëmtuar dhe e dënueshme. Njëherë hajn, gjithmonë hajn.
Luan M. Jaha, Dr.sc.Med, Kolegji AAB, Fakulteti i Infermierisë, Shkathësi mësimi për studim dhe punë
37
Shfrytëzoni teknologjinë informative në mësim
Çka është multimedia?
Me teknologji të mësimit nëkuptojmë hardware, software dhe teknologji tjetër digjitale (video, audio etj) që shërben për të mësuar ose ligjëruar. Teknologjia multimedia kombinon tesktin, audio, video, grafikën dhe animacionet – të gjitha ose dis prej tyre,.
Cilat janë të mirat e teknologjisë për mësim?
Teknologjia informative e ka bërë të mundshme qasjen në pa kufi informata dhe menjëherë. Falë teknologjisë ju mund të mosni kudo dhe në çdo kohë. Gjithashtu mund të mësoni vetë dhe në grup.
Çka është teknologjia e mësimit?
Figura 19 Teknologjia multimedia. Kombinim i tekstit, audios, videos, grafikës dhe animacioneve
E integruar në manekinë (kuklla) teknologjia jep mundësi të krijimit të situatave gati plotësisht reale që mundësojnë mësim më efektiv. Sot, gjithashtu falë teknologjisë, mësimi mund të bëhet në pothuajse realitete virtuale. Të mirat e teknologjisë janë qasje në informata autentike dhe të fundit, qasja librarive on line, zbulimi i mënyrave prej me interesanteve të mësimit. Të dhënat edukative mund të ruhen. Edukimi mund të bëhet edhe në distancë. Sot keni mundësi të arrini deri te burimi i informatës ndërkaq që mund të mësoni në grupe përmes chat, forumeve, blogjeve etj. Teknologjia ka ofruar mundësi edhe për grupet vulnerabile, ndërkaq që ka shkurtuar kohën në përmbushjen e shumë detyrave. Teknologja ka lehtësuar punë edhe për administratën. Falë teknologjisë ekzsiton sitemi elektronik për informim i studentëve. Përmes faqeve të institucioneve shëndetësore studentët informohen për Luan M. Jaha, Dr.sc.Med, Kolegji AAB, Fakulteti i Infermierisë, Shkathësi mësimi për studim dhe punë
38
stafin, menaxhohen oraret dhe hapësirat, informohen për transportin, kryehen shërbimet e financave dhe prokurimit dhe mundësitë e zhvillimit profesional.
Figura 20 Disa prej aplikacioneve telefonike për studentë të infermierisë dhe infermierë të diplomuar
Figura 21 Faqja e internetit e Kolegjit universitar AAB
Tabelat interaktive dhe LCD Projektoret si zëvendësim për derrasen e zezë dhe shkumësin kanë lehtësuar ligjërimin. Përforcuesit e zerit— mikrofonat dhe zerimi, gjithashtu. Kamerat digjitale dhe kamerat me mikroskop mundësojnë interaksion më të mirë me studentët dhe demonstrim më të saktë. Karterlat Smart mundësojnë regjistrimin automatik i pjesemarrjes, bonat e ushqimt. GPS (Global Positioning Systems) ndërkaq ju jep mundësi të keni informata për autobusë dhe format e tjera te Luan M. Jaha, Dr.sc.Med, Kolegji AAB, Fakulteti i Infermierisë, Shkathësi mësimi për studim dhe punë
39
komunikacionit. Figura 22 Disa prej mjeteve teknologjie që kanë përmirësuar mësimdhënien dhe nxënien e mësimit
Luan M. Jaha, Dr.sc.Med, Kolegji AAB, Fakulteti i Infermierisë, Shkathësi mësimi për studim dhe punë
40
Shfrytëzoni teknologjinë informative në infermieri
Si ka ndryshuar teknologjia praktikën e infermierit?
Ashtu si ka ndryshuar të gjitha poret e jetës, teknologjia e ka ndryshuar edhe vetë mjekësinë. Në kohën kur po ndryshon mosha e pacientëve, ndryshon standardi i tyre jetësor, mbijetesa përballë sëmundjeve fatale është bërë më e madhedhe kur niveli i edukimt shëndetësor të popullatës është ritur, të gjitha në pjesë më të madhe falë teknologjisë, domosdo, ka ndryshuar edhe mjekësia. Janë shpikuar metodat e reja të diagnostikimit (më të shpejta, më të sakta, më të lehta për pacientin dhe mjekun) dhe të mjekimit dhe është instaluar sistemi i informatave në shendetesi për raportin dhe regjistrim.
Numëroni disa prej zbulimeve teknologjike që kanë ndryshuar praktikën e infermierit?
Figura 23. Zbulimet teknologjike që kanë neryshuar praktikën e infermierit Luan M. Jaha, Dr.sc.Med, Kolegji AAB, Fakulteti i Infermierisë, Shkathësi mësimi për studim dhe punë
41
Pse janë infermierët njerëz të dijes?
Çka janë blogjet dhe kush I menaxhon?
Ajo ka potencialin të ndihmojë edhenë ballafaqimin me sfida të buxheteve tëulëta, presionit të kompanive farmaceutike dhe medicinale, presionit të fondave të sigurimit dhe të menaxhmenit. Inermierët si njerëz, k apitali i të cilëve është dija, jo vetëm që duhet t’i pranojnëkëto ndryshime, por duhet edhe të ju paraprijnë. Janë disa zublime që kanë ndryshuar praktiken mjekësore
Figura 24. Zbulimet teknologjike që kanë neryshuar praktikën e infermierit (vazhdim)
Teknologjia, sidomos ajo e internetit, ka bërë të mundshëm edhe ngritjen e blogjeve profesionale. Blogjet j anë faqe të internetit që menaxhohen nga një individ ose organizata. Në fushën e infermierisë numri i blogjeve është shumë i madhë.
Figura 25. Zbulimet teknologjike që kanë neryshuar praktikën e infermierit (vazhdim)
Luan M. Jaha, Dr.sc.Med, Kolegji AAB, Fakulteti i Infermierisë, Shkathësi mësimi për studim dhe punë
42
Nëvazhim janë adresat e disa prej tyre:
Figura 26 Disa blogje dhe baza tete dhenave per infermierë Çka është kartela mjekësore dhe ku dallon ajo nga kartela shëndetësore?
Teknologjia ka revolucionarizuar edhe mënyrën e regjistrimit dhe të menaxhimit të të sëmurëve, kjo përmes dosjes elektronike mjekësore dhe dosjes elektronike shëndetësore. E para është version elektronik i kartelës sëmdetësore që përmban të gjitha të dhënat për pacientin– pacientin diagnozat, përpunimin diagnostik dhe mjekimin që bëhen brenda një institucioni shëndetësor. Nga ana tjetër, dosja elektronike shëndetësore është dosje mobile, pra dosje që pacienti merr me vete edhe në vizita dhe kontrolla në institucione të tjera shëndetësore. Figura 27 Dosja elektrionike shëndetësre e pacientit
Luan M. Jaha, Dr.sc.Med, Dr.sc.Med Kolegji AAB, Fakulteti i Infermierisë,, Shkathësi mësimi për studim dhe punë
43
Luftoni stresin Cili është definicioni i stresit?
Jeta dinamike e një studenti dhe sidomos infermierit që është edhe student është domosdo e lidhur me stresin. Stresi paraqitet në momentin kur kërkesat e një individi janë më të mëdha se sa mundësitë për t’u realizuar.
Cila formulë e definon stresin?
K>M=S Kur K – Kerkesat, M – Mundesite dhe S - stresi Stresi definohet si gjendje e prishjes së ekulibrit psikologjik dhe fiziologjik e shkaktuar nga mospërputhja në mes të kërkesave të rastit dhe mundësisë dhe të deshirës së një individi për t’i plotësuar.
Çka është menaxhimi i stresit?
Menaxhimi i stresit (coping) është aftesia per ta kontrolluar veten, menduar arsyeshëm dhe zgjidhur problemet në ballafaqim me stresin.
Çka është rezilienca?
Resiliance (rezilienca) është ajo cilësi e rezistencës që i lejon një personi që të rimëkëmbet shpejtë dhe levizë perpara megjithë efektin e padëshiruar
Sa lloje të stresit ekzistojnë sipas ndikimit në organizëm? Cilët janë faktorët që ndikojnë në paraqitjen e stresit? Cilët janë faktorët jashtë vendit të punës që ndrikojnë në stres? Cilët janë faktorët në vendin e punës që ndikojnë në stres?
Ekzistojnë dy llohe të stresit : stresi i mirë (eustres) dhe stresi i keq (distresi). Faktorët që ndikojnë në paraqitjen e stresit mund të jenë nga jeta jashtë vendit të puës dhe nga vetë vendi i punës. Faktortë nga jashtë veni i puës janë: ambienti i papërshtatshëm i punës, ndryshimet në jetë, frustracioni, konfliktet mbi bazat etnikem, racore, fetare e të tjera, personaliteti, ndryshimet në karierë dhe në teknologji. Faktorët e lidhur me vendin e punës janë shqetësimi për karierën, detyrat jo mirë të definuara të punës, puna në ndërrime, konflikti i roleve, kërkes at e profesionit, mospjesëmarrja në marrjen e vendimeve, mbingarkesa ose mungesa e ngarkesës me punë, kushtet e këqija të punës, munges e bashkëpunimit në grup, konflikti në mes të personave dhe grupeve, ndryshimet në organizim dhe mungesa e mbështetjes nga rrethi.
Luan M. Jaha, Dr.sc.Med, Kolegji AAB, Fakulteti i Infermierisë, Shkathësi mësimi për studim dhe punë
44
Figura 28. Faktorët jashtë punës dhe në vendin e punës që provokojnë stresin Si ndikon stresi i mirë në performancën e në individi? Sipas Shiqatës së psikologëve amerikanë sa lloje të stresit ka? Cili është dallimi në mes të stresit akut dhe stresit kronik? Çka është stresi akut epizodik? Çka është stresi posttraumatik?
Stresi, natyrisht ndikon në performancë. Stresi i mirë (eustresi) e rrit atë, ndërsa stresi i keq (distresi e zvogëlon). Përndryshe sipas Shoqatës së psikologëve amerikan, ekzistojnë tri lloje të stresit. Këta janë stresi akut dhe stresi kronik. Lloji i tretë i stresit është stresi akut që përsëritet i quajtur edhe stresi epizodik. Në tabelën në vazhdim janë prezantuar karakteristikat e secilit nga streset. Një lloj i veçant i stresit është stresi posttraumatik. Një stres të tillë e përjetojnë individët pas një humbjeje të rëndë në familje ose një ngjarjeje si lufta ose fatkeqësia natyrore. Pasojat e këtij stresi janë afatgjata. Figura 28 Ndikimi i stresit të mirë (eustresit) dhe stresit të keq (distresit) në performancën e një individi
Luan M. Jaha, Dr.sc.Med, Kolegji AAB, Fakulteti i Infermierisë, Shkathësi mësimi për studim dhe punë
45
Sipas Shoqatës së psikologëve amerikan ekzistojnë tre lloje të stresit STRESI AKUT QË PËRSËRITET (EPIZODIK)
STRESI AKUT Më i shpeshtë Mund të jetë pozitiv dhe negativ Psh. stresi para diplomimit (pozitiv) dhe stresi nga rrënia në provim (negativ) Zgjat shkurtë (1-2 ditë) Paraqitet rrallë Kalon me kohën (vetë)
Stres akut që përsëritet vazhdimisht Buron nga pakënaqësia me veten dhe situatën rreth jush
STRESI KRONIK Stres që nuk përfundon asnjëherë Prek shëndetin: probleme me zemër, ataqe iskemike cerebrovaskulare, madje edhe kanceri Kërkon ndihmë
Figura 29. Stresi akut, stresi akut që përsëritert dhe stresi kronik
Cilat janë fazat e adaptimit në stes? Cilat janë karakteristikat e stresit në fazën e alarmit?
Përndryshe, i ballafaquar me stresin një individ kalon në disa faza. Faza e parë është faza e alarmit. Në këtë fazë, reaksioni është intenziv dhe pasojë e ndërveprimit në boshtin hipotallamus – hipofizë - gjëndër mbiveshkore, respektivisht e veprimit të katekolamineve dhe të kortikosteroideve. Si pasojë e veprimit të këtyre të parëve (katekolamineve) rritet puna e zemres, zgjerohen rruget e frymemarrjes, dilatohen bebezat, lirohet glukoza, ndodhin ndryshimet vazomotorike, ngadalesohet digjestioni dhe rritet koagulabiliteti i gjakut. Si pasojë e veprimt të kortikosteroideve, nga ana tjetër: rritet glikemia, rriten aminoacidet, rritet resorbimi i natriumit, rritet vellimi i lengjeve ekstracelulcare, inhibohen histamina dhe bradikinina si dhe suprimohet pergjigja imunitare.
Figura 30. Fazat e reagimit në stre: faza e alarmit, faza e adaptimit në stres dhe faza e dekompensimit
Luan M. Jaha, Dr.sc.Med, Kolegji AAB, Fakulteti i Infermierisë, Shkathësi mësimi për studim dhe punë
46
Cilat janë karakteristikat e adaptimit në stres? Çka është faza e dekompensimit nga stresi? Cilat janë simptomet e stresit? Cilat janë simptomet kognitive të stresit?
Faza e dytë është faza e adaptimit.. Në këtë fazë organizmi i pershtatet stresorit (agjentit qe provokon stresin) dhe mundohet ta injorojë. Duke qenë se kjo nuk është e mundshme në afat të gjatë, organizmi kalon në fazën e ardhshme. Kjo është faza e dekompensimit. Këtë fazë e karakterizon paraqitja araqitja e problemeve shëndetësore të lidhura me stresin. Këto probleme mund të jenë të natyrës kognitive, të sjelljes, emocionale dhe fiziologjike. Simptomet kognitive të stresit janë: zvogelimi i koncentrimit, zvogelimi aftesise per te kuptuar dhe rrenia ia e aftesise per te mbajtur mend.
Zvogëlimi i koncentrimit
Tërheqja në vete
Lodhja
Hipertensioni
Figura 30. Simptomet e stresit (kognitive, të sjelljes, emocionale dhe fiziologjike)
Luan M. Jaha, Dr.sc.Med, Dr.sc.Med Kolegji AAB, Fakulteti i Infermierisë,, Shkathësi mësimi për studim dhe punë
47
Cilat janë simpromet në sjellje që zbulojnë stresin?
Simptomet e sjelljes të shkaktuar nga stresi janë: irritabiliteti, terheqja në vete dhe dhuna.
Simptomet e çrregulllimeve emocionale të shkakuara nga stresi janë: frika, anksioziteti, depresoni Cilat janësimptomet në emocione dhe lodhja. që zbulojnë stresin? Simptomet e çrregullimeve fiziologjike të lidhura me stresin janë hipertensioni, tahikardia, Cilat janë ndryshimet e tahipnea, çregullimet somatike dhe zvogelimi i imunitetit. funksionee fizioliogjike që tegojnë për stres?
Për të gjitha këto arsye, është shumë me rëndësi që të jeni në gjendje ta menaxhoni stresin. Kjo nënkupton një stil të shëndetshëm të jetës dhe aftësi për të kuptuar realitetin.
Cilat janë masat e mbrojtjes nga stresi?
Ndryshoni mënyrën e ushqimit. Zvogëloni në ushqim kripën dhe kafen, ndërsa shtoni perimet, frutat, vitaminat dhe ujin. Pushoni më së paku gjashtë orë në ditë. Bisedoni me të tjerët – me shokët, familjen dhe kolegët e punës. Bëni aktivitet fizik së paku pesë herë në javë nga 20 minuta. Mos u bëni viktimë e objektivave jo real. Punoni me orar dhe ndani punët në ato që duhet ti bëni vetë, ato që mund ti bëjnë të tjerët për ju, në punët që mund t’i shtyeni dhe ato që mund t’i mos bëni fare
Figura 31. Disa prej mënyrave për menaxhimin e stresit: ushqimi i shëndetshëm, gjumi, shoqëria, aktiviteti fizik, këshillimi me profesionistë, meditimi dhe joga Luan M. Jaha, Dr.sc.Med, Kolegji AAB, Fakulteti i Infermierisë, Shkathësi mësimi për studim dhe punë
48
Nëse keni probleme kërkoni ndihmë. Kërkojeni nga shokët, familja, kolegët e punës, por edhe profesionistët shëndetësor. Mësoni të mos hidhëroheni. Qeshni. Bëni rekreacion - punoni në kopsht, ecni në natyrë, jepni biçikletës. Asesi mos kërkoni zgjidhje në alkool, barna ose droga. Mos fajësoni vetën për gjërat që nuk mund t’i ndryshoni. Figura 32. Menaxhimi i stresit (vazhdim)
Ushqehuni shëndetshëm, fleni, bisedoni me shok, ushtroni, kërkoni ndihmë, mësohuni të mos hidhëroheni, bëni rekreacion, qeshni.
Luan M. Jaha, Dr.sc.Med, Kolegji AAB, Fakulteti i Infermierisë, Shkathësi mësimi për studim dhe punë
49
Referencat 1. Luan M. Jaha. Aftësi studimi për universitet dhe praktikë. Ligjërata në ppt. www.aab-edu.net 2. Maslin-Prothero (ed). Bailliere’s study skills for nurses and midwives. 4th ed. Elsevier 2010 3. Hurford A. Study skills for nurses and midwives. University of Nottingham, 2009 4. Study Skills for Students. Proven tips and techniques for studying smarter... not harder. http://www.educationcorner.com/study-skills.html
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara. Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet ose të transmetohet në asnjë formë pa pëlqimin paraprak të autorot.
Luan M. Jaha, Dr.sc.Med, Kolegji AAB, Fakulteti i Infermierisë, Shkathësi mësimi për studim dhe punë
50