UNIVER SITETI I TIRA NË NËS S FAK ULTETI I EKONOMISË Departamenti Marketing
Master Shkencor Shkencor Manaxhim-Turizëm Manaxhim-Turizëm
“
”
Rëndësia e zhvillimit të turizmit në ekonomi Rëndësia Rast studimor: Shqipër Shqipëria ia
LËNDA: PEDAGOGE PËRGJEGJËSE: Dr . PUNOI :
Deklaratë Unë e nënshkruara Xhenisa Shehu deklaroj që: (1) Ky projekt kursi përfaqëson punimin tim origjinal, përveç rasteve të citimeve, referencave dhe (2) Ky projekt kursi nuk është përdorur më parë si mikrotezë apo projekt kursi në këtë Universitet Univer sitet apo në Universitete të tjera.
________________________
Emri Mbiemri i Studentit Data
.
Deklaratë Unë e nënshkruara Xhenisa Shehu deklaroj që: (1) Ky projekt kursi përfaqëson punimin tim origjinal, përveç rasteve të citimeve, referencave dhe (2) Ky projekt kursi nuk është përdorur më parë si mikrotezë apo projekt kursi në këtë Universitet Univer sitet apo në Universitete të tjera.
________________________
Emri Mbiemri i Studentit Data
.
Një turizëm i zhvilluar siç duhet, kërkon burime financiare, kapitale, infrastrukturore, e mjedisore, pra ka kosto mjaft të larta. Mund të themi që një ekonomi e zhvilluar mundëson të gjitha kapitalet e mundshme për të investuar në turizëm dhe zhvillimi i turizmit do të gjeneronte punësime të reja, të ardhura të reja, etj. Këto të ardhura në përfundim do t’i dedikoheshin sërish riinvestimit për zhvillimin më tej të turizmit dhe për të gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë, që përsëri do të gjeneronte të ardhura më të larta për periudhat e ardhshme. Në këtë mënyrë, zhvillimi nëpërmjet përdorimit të këtyre faktorëve (dhe shumë faktorëve të tjerë) do të vendoste konkretisht Shqipërinë (si rast studimor) në një pozitë më të lartë konkuruese në krahasim me shumë vende të tjera turistike. Kjo detyrë kursi, pasqyron pikërisht këtë qëllim. Shqipëria është një vend me një pozitë gjeografike mjaft të favorshme për zhvillimin e turizmit. Njëherazi, ka dhe një vijë bregdetare e cila laget gjatë gjithë shtrirjes së saj, duke krijuar një rivierë të mrekullueshme por dhe një klimë po ashtu të përshtatshme, krahas klimës malore, për tërheqjen e turistëve. Nga ana tjetër, ka mjaft sfida e pengesa që dalin përpara zhvillimit të turizmit të këtij vendi (për to do të flitet në kapitullin e 3 të këtij punimi). Nëse këto burime potenciale do të shfrytëzohen në mënyrën e duhur dhe zhvillimi i turizmit do të arrinte standarte të larta të përafrueshme me standartet botërore të turizmit, atëherë dhe impaktet ekonomike do të ishin edhe më të mëdha sikurse dhe impakte të fushave të tjera, të natyrës joekonomike. Nga ana tjetër, analizat e vlerësimet e shumta të impakteve ekonomike që vijnë nga zhvillimi i turizmit, janë shumë të rëndësishme për të kuptuar madhësinë dhe natyrën e këtyre impakteve, marrëdhënien midis sektorëve të ndryshëm të ekonomisë së një vendi, ndryshimeve që mund të ndodhin si pasojë e veprimeve të caktuara etj. Në përmbledhje mund të themi se përpjekjet e të gjithë sektorëve për të kontribuar në zhvillimin e turizmit me standartet e duhura, në fund do të sjellë përfitime të shumëfishta dhe afatgjata për to. Duke qënë se, vendi ynë bën pjesë ne vendet në zhvillim, kjo temë është esenciale për t’i kushtuar vëmendje.
___ __ __ __ __ __ __ __ __ __ ___ __ __ __ __ __ __ __ __ __ __ _
MIRËNJOHJE PËRMBLEDHJE HYRJE Tema e punimit....................................................................................... 6 Qëllimi i temës ...................................................................................... 6 Metodologjia e përdorur.......................................................................... 7 I.
TRAJTIMI TEORIK I LITERATURËS K UPTIMI I TURIZMIT 1.1Përcaktimi i turizmit........................................................................... 9 1.2 Rëndësia e këtij sektori..................................................................... 11 1.3 Turizmi si sistem............................................................................... 12
II.
NDIKIMI EKONOMIK I ZHVILLIMIT TË TURIZMIT 2.1 Çfarë sjell zhvillimi i turizmit në ekonomi....................................... 15 2.2 Vlerësimi i impaktit ekonomik të zhvillimit të turizmit.................... 16 2.3 Rëndësia e vlerësimit të impaktit ekonomik të turizmit.................... 17 2.4 Llojet e analizave mbi ndikimin ekonomik të turizmit..................... 19
III.
ANALIZA E R ASTIT STUDIMOR , SHQIPËRIA 3.1 Ecuria e zhvillimit të turizmit në Shqipëri ....................................... 21 3.2 Sfidat e pengesat e zhvillimit të Turizmit në Shqipëri...................... 23 3.2.1 Sfidat e zhvillimit të turizmit....................................... 24 3.2.2 Pengesat e zhvillimit të turizmit ................................. 25 3.3 Ku jemi sot?...................................................................................... 27
IV.
PËRFUNDIME
LISTA E SHKURTIMEVE LISTA E FIGURAVE LISTA E TABELAVE LITERATURA
DHE REKOMANDIME
HYRJE
Zhvillimit të Turizmit po i kushtohet tepër vëmendje vitet e fundit, për shkak të rëndësisë që ka, jo vetëm për ekonominë e një vendi por edhe në aspekte të tjera si: akspekti mjedisor, social, kulturor, infrastrukturor etj. Tema e përzgjedhur për këtë detyrë kursi është “Rë ndë sia e zhvillimi t tëturizmi t nëekonom i ”. Kam zgjedhur këtë temë, pasi dëshiroj të trajtoj këtë industri
për rëndësinë e tij në ekonominë e një destinacioni turistik . Që një turizëm të zhvillohet siç duhet, kërkon burimet e nevojshme (financiare, kapitale, infrastrukturore, mjedisore etj.,) të cilat në vetvete kanë kosto mjaft të larta dhe implikimin e të gjithë sektorëve të mundshëm.. Mund të themi se pavarësisht këtyre kostove, zhvillimi i mëtejshëm i turizmit do të gjeneronte përfitime më të mëdha si: punësime të reja, rritje të ardhurash, kontribut në PBB etj., që do të viheshin në qarkullim për të gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë.
Që ll im i i p u n im it Pasqyrimi i konceptit apo mendësisë mbi turizmin, sfidat e zhvillimit të tij dhe efektet në ekonomi dhe jo vetëm. Theksimi i Edukimit të Komuniteteve dhe krijimi i një mendësie të re, si një ndër mundësi për të adaptuar një zhvillim të duhur të turizmit. Paraqitja e disa prej sfidave të ekzistojnë në Shqipëri për zhvillimin e turizmit si dhe rëndësia e saj kësaj industrie për ekonominë e këtij destinacioni dhe një paraqitje e përmbledhur e situatës ku jemi sot. Theksimi i rëndësisë së analizave mbi impaktet ekonomike të turizmit. Nxjerrja e konkluzioneve dhe rekomandimeve sipas mendimit personal por gjithashtu të bazuar në informacionet e akumuluara. Në fund paraqitja e gjithë të lartpërmendurave në një format sa më serioz, të saktë e të punuar me kujdes.
Meto do lo gj ia e p ë rd or ur Pë r pr egatitj en e kë ti j punimi kursi, kam zgjedhur metodë n cilë sore kë r kimor e, duke pë rdor ur burime pr imare dhe sekondar e , e cila ka kaluar në pë r fazat e më poshtme:
-
Kërkime të informacioneve nga burime të ndryshme elektronike dhe jo elektronike (si libra, revista, autorë të huaj, statistika, faqje zyrtare web, ligje mbi turizmin, thënie etj.)
-
Mbledhja e informacioneve, citimeve, tabelave etj
-
Seleksionimi i informacioneve të nevojshme për t’i përdorur në këtë punim
-
Paraqitja në rend llogjik dhe interpretimi i tyre.
- Nxjerrja e konkluzioneve e rekomandimeve pas shqyrtimit të informacioneve.
Për përpunimin e kësaj detyre, jam përqëndruar në autorë të huaj dhe vendas shumë të njohur në trajtimin e çështjeve si: Dani el J. Stynes (2006) “Economic impact of tourism”; Bakiu , V. (2011) “Ekonomia e Turizmit” ku kam marrë informacion mbi përcaktimin e turizmit; K oja, V. & Gorica, K. (2010) “Bazat e Turizmit” ku i jam referuar për ecurinë e zhvillimit të turizmit në
Shqipëri; U.S. Tr avel Data Center . (1997). “Impact of travel on state economies,” (1995). Washi ngton, D .C. etj., e kam përdorur për të pasqyruar disa nga ndikimet ekonomike të turizmit
dhe analiza të ndryshme që i bëhen këtyre ndikimeve. Pra studimi i punimeve të këtyre autorëve por dhe marrja e të dhënave nga M in. e turi zmit; U.S.Tr avel D ata Center; E UROSTAT; BSH; mendime dhe opinione nga pedagogë , tënjoh ur etj ., më kanë shërbyer për të ilustruar më mirë
këtë çështje dhe për të dhënë një rezultat përfundimtar .
KAPITULLI 1 KUPTIM I I TURI ZMI T
I.
K UPTIMI I TURIZMIT
1.1. Përcaktimi dhe konceptimi i turizmit Turizmi është praktika, veprimi i marrë nga ata që udhëtojnë apo vizitojnë vende me qëllim zbavitjeje, njohurie dhe mësimi1 (Sipas Bakiu, V. (2011)). “
quhet gjithkush që udhëton në
vende të ndryshme nga ai në të cilin ka rezidencën aktuale, jashtë ambientit të përditshëm personal, për një periudhë prej minimumi një nate, por jo më gjatë se sa një vit dhe qëllimi i tij i zakonshëm të mos jetë asnjë lloj veprimtarie nga e cila të përfitojë ekonomikisht ”2 (sipas
definicionit të Organizatës Botërore të Turizmit ). Në këtë term përfshihen të gjithë ata që udhëtojnë për: dëfrim, pushim dhe çlodhje; për të vizituar miq dhe të afërm; për motive pune dhe profesionale, për motive shëndeti, besimi/pelegrinazhi etj. Por përse po filloj pikërisht me një përkufizim të tillë? Ky aktivitet përfshin çdo gjë që i duhet planifikimit të një udhëtimi turistik që nga mendimi për udhëtimin në destinacionin e përzgjedhur, vizita aktuale në vendin atraktiv, po ashtu dhe kujtime nga udhëtimi. Për plotësimin e nevojave dhe dëshirave të turistëve (kërkesës turistike) sipas qëllimit të udhëtimit të tyre, përfshihen shumë role (bizneset publike ose private që ofrojnë produkte dhe shërbime turistike, hotele, restorante, sektorë të ndyshëm mbështetëse etj) të cilët në vetvete përbëjnë industrinë e
turizmit. Pra siç shohim, çdo veprimtari ekonomike e sektorit publik dhe privat funksionon për t’i shërbyer turizmit dhe turistit si burim të të ardhurave.
Në figurën 1, tregohen me rradhë tre konceptime të turizmit si industri, ekonomi dhe aktivitet.
Turizmi si koncept Industri Ekonomi Aktivitet
F igur a1: Tur izmi si konceptim i nj ëin dustri e, ekonomie dhe akti viteti. 1
Bakiu, V. “Ekonomi e turizmit” (2011)
2
Organizata Botërore të Turizmit - World Tourism Organization, një nga departamentet e Kombeve te
Bashkuara, të dedikuar për zhvillimin e turizmit në mbarë botën. (1987)
Turizmi është një industri Në mënyrë esenciale përfshin të gjitha aktivitetet apo bizneset që përbëjnë bazën e ekonomisë së një vendi. Nga ana tjetër, turizmi është industri sepse në zhvillimin e saj angazhohen shumë sektorë të ekonomisë si: infrastrukturë, bujqësi, shërbime etj. Tradicionalisht, turizmit i janë referuar si një industri i që përfshin: atraksionet, restorantet, akomodimin dhe transportin. Megjithatë, aktivitete e biznese të tjera jo turistike si: Furrë buke, gazeta lokale, supermarket, tregjet ushqimore etj. - e aktivitete që përbëjnë bazën e ekonomisë janë gjithashtu pjesëmarrëse në këtë industri.
Turizmi është një ekonomi Turizmi gjithashtu mund të quhet dhe sektori ekonomik me rritjen më të shpejtë, si nga të ardhurat nga prurjet e turistëve të huaj, ashtu dhe për krijimin e vendeve të punës. Turizmi gjithashtu siguron bazën në të cilën komunitetet mund të rigjejnë krenarinë e tyre si në trashëgimi ashtu dhe cilësi jetese. Zejtaria e artizanati tradicional, kultura etnike, ritet historike, festime ngjarjesh kombëtare etj., janë disa shembuj “ atraksionesh” të cilat njihen mes interesave
të turistëve. Sfidat pastaj qëndrojnë në zhvillimin e këtyre elementëve të cilat janë bazat për sigurimin, rritjen e një niveli të pranueshëm turistësh dhe thelbin e zhvillimit të turizmit.
Turizmi është një aktivitet “Turizmi është i njohur si aktivitet i komplikuar multi-sektorial me grupe të shumta interesi dhe 3
me qëllime objektive të ndryshme dhe shpesh divergjente” . Edhe pse ndonjëherë, turizmi duket
sikur përfaqësohet nga bizneset e mëdha, në fakt 98% janë bizneset e vogla familjare apo të mesme ato që zotërojnë pjesën më të madhe të aktiviteteve turistike. Ata që kanë vizionin që e sheh turizmin si një aktivitet, e fokusojnë vëmendjen e tyre pikërisht në arsyet që mund të kenë turistët për të udhëtuar, për t’u bërë pjesë e aktiviteteve të caktuara (që
në vetvete përbën eksperiencën e turistit), por edhe në rolin e bizneseve turistike në lehtësimin e këtyre aktiviteteve e ku turisti gjen përputhjen me nevojat e tij.
3
Mersini, M., “Planifikimi i destinacioneve turistike” (2012) Cikli Lex.2; fq.1
1.2. Rëndësia e Turizmit Me fillimin e mijëvjeçarit të ri, turizmi po shndërohet si një industri primare për nga rëndësia e saj, në shumë vende të botës. Formimi i konceptit të turizmit si industri, sektor ekonomi, apo aktivitet është mjaft i rëndësishëm, në gjetjen e mënyrave të reja për zhvillimit të proçesit të turizmit dhe të ekonomisë së vendit në mënyrë sa më afatgjatë të mundshme. Sidomos komunitetet rurale, shpesh e konsiderojnë turizmin si pjesë substanciale ekonomike të tyre, por që përballet me sfida aktuale mjaft të rëndësishme. Një zhvillim i kujdeshëm dhe i mirëmenaxhuar i turizmit sjell efekte në të gjitha aspektet e zhvillimit të një vendi por që të arrihen rezultatet e pritshme është e rëndësishme të bazohemi në parimet e mëposhtme, (të cilat nuk mund të rri pa i përmendur) të deklaruara në Raportin Brundtland si: -
Rritje ekonomike e vendit. Njohja e industrisë së turizmit si prioritet nga qeveritë për rëndësinë e saj në rritjen e prosperitetit ekonomik.
-
Mbrojtje mjedisore dhe Balancim i ekonomisë së bizneseve me njerëzit, kulturën, mjedisin (sidomos me mjedisin.)
-
Barazi sociale Një ndarje e drejtë dhe afatgjatë e rritjes dhe prosperitetit në një vend.
Sipas këtij raporti, thuhet se ndërthurja e këtyre tre elementeve është e rëndësishme për një zhvillim të mirë planifikuar të turizmit si dhe për sigurimin e një rritje dhe prosperiteti afatgjatë në të gjitha spektret e një vendi turistik. Njohja, adaptimi dhe zbatimi i këtyre parimeve nga sa më tepër vende dhe sa më parë, do të rriste impaktet ekonomike në periudha afatgjata për to.
1.3 Turizmi si Sistem Përse lind nevoja e trajtimit të turizmit si sistem? Industria e turizmit është shumë e ndërlikuar. Ajo mund të shihet si një sistem i cili përfshin marrëdhënie komplekse dhe bashkëpunim të një sërë stekholdërash publikë ose privatë, që i shërbejnë veprimtarisë turistike ose produktit turistik prandaj turizmi si sistem nuk mund të analizohet pa përfshirë rënd ësinë e këtyre stekholderave. Në figurën 2. ilustrohet turizmi si sistem që përfshin gjithë këto aktorë.
P R O D H U E S I T
V e pr imt a r ia Tu r ist ik e
Fig.2 Sistemi Turistik
Siç shihet nga fig.2. të gjitha subjektet që operojnë në industrinë e turizmit i shërbejnë një konsumatori final që është turisti dhe realisht kështu duhet të jetë. Këto aktorë janë grupuar në 4 elemente të rëndësishme: 1. Infrastruktura. – Është më e rëndësishme, pasi pa infrastrukturën e duhur nuk mund të
sillet konsumatori tek produkti ( pra turisti tek destinacioni turistik (prod.turistik )). Këtu bëjnë pjesë të gjithë subjektet që e mundësojnë infrastrukturën të cilat kanë buxhetet dhe të drejtën ligjore për ta bërë.
2. Entet publ ike ose stekholderat publikë . - Bën pjesë shteti, institucionet ligjvënëse,
qeverisjet lokale etj., të cilët zotërojnë mekanizmat drejtues, detyrues, ligjvënës për rregullimin e veprimtarive të tregtare të bizneseve që ofrojnë prod. dhe shërbime turistike, për mbrojtjen e zonave turistike nga veprimtaritë e paligjshme, për rregullimin e territorit etj.) 3. Prodhuesit.- Ku bëjnë pjesë ndërmarrjet e transportit, ndërmarrjet pritëse (si hotele,
shtëpi pushimi etj), ndërmarrje të tjera që ofrojnë prod. dhe shërbime turistike etj. 4. Ndërmjetësit.- Ku bëjnë pjesë agjencitë e udhëtimit, tour operatorët dhe ndërmjetësit. Të 4 këto elemente i shërbejnë zhvillimit të veprimtarisë turistike dhe kjo e fundit, konsumatorit final që është turisti.
Të gjithë këto stekholdera që përmenda, së bashku me shumë elemente të tjera jashtë sistemit të turizmit, përbëjnë ekonominë e një vendi dhe veprimtaria e tyre është esenciale për zhvillimin ekonomik të një destinacinioni turistik. Ky koncept, i cili e shikon turizmin si një sistem të aktorëve të vendosur në një zone të caktuar, u zhvillua nga Ritchie, Laws & Buhalis dhe nga anëtarët e Shoqatës Ndërkombëtare e Ekspertëve Shkencor në Turizëm (International Association of Scientific Experts in Tourism (AIEST)4 si: Bieger, Keller, Pechlaner, Weiermair dhe të tjerë.
4
International Association of Scientific Experts in Tourism, www.aiest.org . 1996, 1997, 1998 (Pechlaner & Weiermair, 2000, p. 4)..
K APITULLI 2 NDIKIMI EKONOMIK I ZHVILLIMIT TË TURIZMIT
II.
NDIKIMI EKONOMIK I ZHVILLIMIT TË TURIZMIT
2.1. Çfarë sjell zhvillimit i turizmit në ekonomi? Zhvillimi i turizmit është një proçes shumë i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të një vendi, madje dhe jetësor. Por zhvillimi i turizmit nuk do të ishte i mundur nëse nuk do kishim burimet e nevojshme (natyrore, infrastrukturore, njerëzore, financiare, kapitale, etj) dhe një vend të zhvilluar ekonomikisht. Përfitimet dhe kostot ekonomike të turizmit, në një mënyrë ose në një tjetër, prekin virtualisht të gjithë në rang rajonal dhe kombëtar. Një ekonomi e zhvilluar, bën të mundur rritjen e këtyre potencialeve, të cilat i japin zhvillimin e duhur
turizmit, i cili nga ana e tij mbart me vete dhe efektet pozitive ose negative, të
drejtpërdrejta dhe jo të drejtpërdrejta në mjedisin social, ekonomik, kulturor etj. Efektet e zhvi llimi t tëtu rizmi t nëekonomi mu nd tëjenë :
Ndryshime në punësim- Turizmi mund të sjellë hapjen e vendeve të reja të punës në një zonë të caktuar, kjo konsiderohet si një nga përfitimet më të mëdha në ekonominë e një vendi, për mendimin tim por sidomos për komunitetet lokale. Për të plotësuar kërkesën për turizëm, vendasit rezidentë mund të gjejnë punësim si drejtues taksie, transport, guidë turistike lokale, qeradhënës etj. Një rritje e vizitorëve mund të sjellë nevoja të reja për personel, për hulumtues, për rojtarë
etj.
Zhvillimi
i
turizmit i jep hov dhe rritjes së
bizneseve
restorante,
si ofrues
hotele,
Tabela 1.
Kontributi direkt në PBB
6.2%
Kap.investuar on Tourism & travel
4.4%
Punësimi direkt +indirekt
183,500
Punësimi direkt
51,000
të
aktiviteteve rekreative etj.
(5.5% e punësimit total) Burimi : WTTC, UNWTO (2011)
sikurse tregohet nga tabela 1. për kontributin e Turizmit në PBB dhe punësim. “Turizmi është punëdhënësi më i madh, i cili gjeneron direkt ose indirekt afërsisht 200
milion vende të reja pune ose 10% të punësimit global”. (H oney and Rome 2000) 5
5
Honey, M., Rome, A. . Ecotourism and Sustainable Tourism Certification. (2000)
Ndryshimet në çmime- Turizmi ndonjëherë mund të influencojë në kostot shtëpiake dhe çmimeve të shitjeve të një zone, kryesisht në periudha sezonale.
Ndryshime të të mirave dhe shërbimeve të ofruara – Turizmi mund të drejtojë në një gamë më të gjërë të mirash dhe shërbimesh të ofruara në një vend të caktuar (si në cilësi të lartë ashtu dhe cilësi të ulët por gjithsesi më mirë se sa pa turizëm).
Ndryshime në pronësi dhe taksa të tjera- taksat për të mbuluar kostot e shërbimeve lokale mund të jenë më të larta ose më të ulta në varësi të prezencës së aktivitetit të turizmit. Në disa raste, taksat e mbledhura në mënyrë direkte ose indirekte nga turistët mund të sjellin reduktimin e taksave lokale për shkollat, rrugët etj. Në raste të tjera, vendet lokale mund të taksohen më tepër për të mbuluar kostot shtesë në infrastrukturë e shërbime. Impakti që sjell turizmi në kostot e të ardhurat e pushteteve lokale shpesh i adresohen plotësisht analizës së impaktit fiskal.
Ndikimet “sociale” dhe “mjedisore” - ekzistojnë gjithashtu pasoja të shumë aspekteve
të tjera si “sociale” dhe “mjedisore” të cilat zakonisht nuk lidhen drejtpërdrejt me
ndikimet ekonomike të një vendi. Këto mund të jenë pozitive ose negative, p.sh: mbipopullimi do të rriste kostot e lëvizjes apo qarkullimit, si për popullsinë vendase ashtu dhe për bizneset.
2.2. Vlerësimi i impaktit ekonomik të zhvillimit të turizmit. Vlerësimi i impaktit ekonomik që vjen nga zhvillimi i turizmit është shumë i rëndësishëm për të ditur të gjitha impaktet e sjell, madhësinë e këtyre impakteve, si ndyshojnë me kohën dhe me ndryshimin e politikave dhe veprimeve te caktuara për ta zhvilluar më tej. Në mënyrë të përmbledhur mund t’i shohim si ndikime mikroekonomike dhe makroekonomike dhe analiza e
këtyre ndikimeve për mendimin tim duhen parë pikërisht në këto këndvështrime. Vlerësimi i impaktit ekonomik zbulon gjithashtu marrëdhënien ose bashkëveprimin midis sektorëve të ekonomisë, prandaj duhet të përmbajë vlerësime të ndryshimeve që ndodhin në një ekonomi për shkak të veprimeve të caktuara si dhe mund të shërbejë si ndihmë për ndërmarrjen e
studimeve të detajuara mbi kapacitetet dhe potencialet e një destinacioni (të cilat i mungojnë konkretisht Shqipërisë).
Vlerësimet më të zakonshme të ndikimeve ekonomike nga turizmi janë:
Vlerë sim i i ndikimit ekon omik qëvjen nga n dr yshi mi nëof ertë n pë r mu ndë si tu r izmi
dh e ar gë timi .Oferta të tilla mund të përfshijnë ndryshime sasiore si: hapjen e bizneseve të reja,
mbylljen e atyre ekzistuese ose zgjerimi apo ngushtimi në kapacitete. Ndyshimet në ofertë mund të përfshijë gjithashtu ndryshime nga ana cilësore si: (a) ndryshime në cilësinë e mjedisit, (b) në infrastrukturën lokale dhe shërbimet publike që i shërbejnë turizmit, (c) ndryshime në natyrën e produkteve dhe shërbimeve të prodhuara në një zonë. Vl erë simi i ndiki mi t ekonomi k qëvjen n ga n dr yshimi nëkë r kesë n tu ristike. Ndryshimet e
popullates, ndryshimet e pozicionit konkurrues të një vendi, aktiviteti marketing ose ndryshime në shijet dhe preferencat e konsumatorit (që në vetvete përbën ndryshimin e kërkesës për turizëm) mund të sjellin ndryshime në nivelin e aktivitetit turistik, shpenzime apo aktivitete
ekonomike të lidhura.
2.3. Rëndësia e analizës së impaktit ekonomik të turizmit 6 Pasi bëjmë një analizë të impaktit ekonomik të turizmit, duhet të kuptojmë rëndësinë e këtij vlerësimi në vazhdimësinë e kësaj industrie por edhe në marrëdhëniet e sektorëve të ndryshëm të ekonomisë, në politikat e ndryshme vendimarëse etj. Analiza e impaktit ekonomik të turizmit është i rëndësishëm:
Pë r vlerë simi n e poli ti kave dhe vepr imeve qësjell in efekte mbi aktivitetin tur isti k, qoftënë
më nyr ëdi rekte ose in direkte. Turizmi varet nga shumë faktorë që lidhen shpesh si me origjinat
ashtu dhe me destinacionet, që cilat janë jashtë kontrollit direkt të vetë industrisë së turizmit. Studimet e ndikimeve ekonomike sigurojnë informacione mjaft ndihmëse për vendimarrësit të cilët duhet të shohin më mirë pasojat e veprimeve të ndryshme në industrinë e turizmit, po ashtu dhe në sektorë të tjerë të ekonomisë. Kështu për shembull, rritja e standarteve për ajrin e ndotur janë kundërshtuar në disa rajone për shkak të pasojave ekonomike të parashikueshme që muns të vijnë nga mbyllja e disa zonave të cilat nuk përballojnë dot standartet e reja. Interesi i turizmit
në këtë rast është i lidhur me vlerësime mbi arritjen e të ardhurave dhe vendeve të reja të punës brënda industri të cilat varen nga cilësia e ajrit dhe pejzazheve.
Pë r tëkuptuar str ukturë n ekon omike dhe ndë rvarë sinëe sektor ë ve tëndr yshë m të
ekonom isë . S tudimet apo vlerësimet ekonomike na ndihmojnë të kuptojmë më mire madhësinë
dhe strukturën e industrisë së turizmit në një rajon të dhënë dhe lidhjen e tij me sektorët e tjerë të ekonomisë. Të tilla sqarime janë shumë të vlefshem për të identifikuar partnerët potencialë për industrinë e turizmit po ashtu dhe në industritë e targetuara si pjesë e strategjive rajonale për zhvillimin ekonomik. Çështje të tilla si rritja ekonomike, stabiliteti dhe sezonaliteti mund të merren si pjesë e këtij studimi.
Pë r tëdiskutu ar pë r alokimi n e drejtëtëburimeve ose taksave lokale, apo pol iti ka tëtj era
vendi mar rë se. Duke treguar se turizmi ka ndikime dëmethënëse ekonomike, përbën një avantazh
i cili shpesh mund të bindë vendimmarësit që të shpërndajnë më tepër burime për turizmin ose të zbatojnë politika që e inkurajojnë atë. Ashtu sikurse ulja e taksave dhe stimuj të tjerë i jepen vazhdimisht firmave prodhuese, po ashtu mund t’i jepen hoteleve, bizneseve të tjera që lidhen me industrinë e turizmit, duke u bazur në ndikimet ekonomike të demostruara në zona të caktuara. Pë r tëkr ahasuar impaktet ekonomi ke tëshpë rndar jes sëburimeve alternati ve, politi kave, menaxhim it apo projekteve tëzhvi llimit. Analizat mbi ndikimet ekonomike janë gjërësisht të
përdorura për vlerësimin e peshës relative të përdorimin të alternativave të veçanta. Kontributi ekonomik i rritjes së ofertës turistike, mund të krahasohet për shembull me alternativa si aktivitetet e nxjerrjes së resurseve (si korrja e prodhimeve bujqësore, minierë etj) ose prodhimi. Ndikimet e projekteve të zhvillimit të turizmit alternativ mund të vlerësohen gjithashtu, p.sh., nëpërmjet strategjive të turizmit që theksojnë turizmin rekreativ jashtë ambjentit të shtëpisë, zhvillimi i kampingjeve, qëndrave tregtare etj.
6
Daniel J. Stynes “Economic impact of tourism” (2006)
2.4 L L OJET E ANALIZAVE EKONOM IKE Anal iza e impakti t ekonomik – Ci li ë shtëkon tr ibu ti i aktivitetit turistik nëekonomin ëe nj ërajoni ? Një analizë e impaktit ekonomik,ndjek flukset e shpenzimeve për zhvillimin e aktivitetit turistik në një rajon, për të identifikuara ndryshimet në shitje, të ardhura nga taksat, fitime dhe punësim të cilat i detyrohen këtij aktiviteti. Metodat kryesore të prëdorura këtu mund të jenë analiza e shpenzimeve të vizitorëve, analiza e të dhënave sekondare nga statistika ekonomike shtetërore, modelet e bazuara në ekonomi, modelet input-output dhe multiplikativët. (Frechtling 1994a) Anal iza e impakti t fi skal – A ar rij nëtëmbu loj nëtëardhu r at e qeversisë nga akt ivi teti tu ristik , n ga tak sat dhe n ga burime tëtj era, k ostot shtesëpë r inf rastr uktu rëe shë rbi me sht etë ror es? Analiza e impaktit fiscal identifikon ndryshimet në kërkesat për shërbime shtetërore, të cilat vijnë si rezultat i vlerësimeve të kostove dhe të ardhurave të qeverive lokale për të siguruar këto shërbime (Burchell and Listokin 1978). Anal iza fi nanciare – A mu nd t ënx jer rim n jëpë rf it im nga k y akt ivi tet? Një analizë financiare përcakton se kur një biznes do të gjenerojë të ardhura të mjaftueshme për të mbuluar kostot e tij dhe të ketë një fitim të konsiderueshëm. Zakonisht përfshin një analizë afatshkurtër mbi disponueshmërinë dhe kostot e kapitalit fillestar, po ashtu dhe një analizë më afatgjatë mbi detyrimet e mundshme, kostot operative dhe të ardhurat. një analizë financiare për një biznes privt është analog me analizën e impaktit fiskal për njësitë e qeverive lokale. Analiza e kë r kesë s – Si do tëndr yshoj ënumri ose ti pet e turistë ve nënjëzonë , pë r shk ak tëndr yshimeve të çmimeve, pr omoci on it, k onkur rencë s, cilë sisëdh e sasisësëshë rbi meve dhe pr odukteve ose zhvendosjeve tëtjera tëkë r kesë s? Analiza e kërkesës vlerëson ose parashikon numrin dhe/ose tipet e turistëve në një zone turistike, nëpërmjet një modeli kërkese ose modeli shitjesh. Numri i vizitorëve ose shitjeve është përgjithësisht parashikohet duke u bazuar mbi gjykimin (metoda Delfi), trendet historike (metodat e serive në kohë),ose përdorimi i një modeli që përc. se si vizitat ose shpenzimet variojnë sipas faktorëve kyç përcaktues të kërkesë (modeli strukturor)si: madhësia e populltës, distanca e tregjeve, niveli i të ardhurave dhe matësit e cilësisë dhe konkurrencës. (Walsh 1986, Johnson and Thomas 1992). An ali za e kosto-pë rf it im eve (B /C) – Ci la politikëal ter native do tëgj eneroj ëpë rf itimin m ëtëlar tëpë r shoqë r inë me kal imin e koh ë s? Analiza e kosto-përfitimeve vlerëson efiçencën relative ekonomike të politikave alternative duke krahasuar përfitimet dhe kostot me kalimin e kohës. Analiza e B/C identifikon politikat më efiçente duke i parë nga perspektiva e mirëqënies që shoqërisë, e cila përgjithësisht përfshin vlerat monetare dhe jomonetare së bashku. Analiza kosto/përfiti m përdor një numër të gjërë metodash për vlerësimin e të mirave dhe shërbimeve që nuk kanë treg si: metoda e kostos së udhëtimit dhe metoda e vlerësimeve të rastit. (Stokey and Zeckhauser 1978; Sudgen and Williams 1978 ). – A m und/duh et tëndë Studimi i r eali zueshmë r isë r marr et njëpr oj ekt ose politi kë ? Një studim i realizueshmërisë përcakton realizueshmërinë e ndërmarrjes së një veprimi duke përfshirë këtu, realizueshmërinë politike, fizike, sociale, dhe ekonomike. Aspektet ekonomike të një studimi të tillë përfshin analizën e realizueshmërisë financiare dhe analizën e kërkesës së tregut për të përcaktuar realizueshmërinë në treg. Një studim i realizueshmërisë është i ngjashëm me analizën kosto/përfitim të sektorit privat. Analiza e realizueshmërisë fokusohet më tepër tek kostot dhe përfitimet e bizneseve individuale ose organizatave kurse analiza kosto/përfitim vlerëson kostot dhe përfitimet e shoqërisë në përgjithësi. (Warnell 1986).
Vl erë simi i i mpak ti t mj edisor – Ci lat janëim paktet e nj ëvepr im i tëcaktuar nëmj edisin rrethues? Një analizë ose vlerësim mjedisor përcakton impaktet e në veprimi të dhënë në mjedis, përgjithësisht duke përfshirë ndryshime në sistemet sociale, kulturore, ekonomike, biologjike, fizike dhe ekologjike.Metodat e vlerësimit të impakteve ekonomike zakonisht përdoren së bashku me matësit dhe modelet e vlerësimit të impakteve sociale, kulturore, dhe ambjentale. Metodat renditen në një çeklistë të tjeshtë për të punuar më pas, mbi modele simulimi . (Williams, 1994).
Kapitulli 3 Rast Studimor Shqipëria
III.
Rast Studimor Shqipëria
Agjencia prestigjioze “National Geographic” në një raport të sajin për turizmin në vendet e Ballkanit Perëndimor e ka cilësuar Shqipërinë si një vend ku mund të zhvillohet turizmi i aventurës duke e emërtuar si “turizëm të egër”. Kjo Agjenci po përgatit një pasqyrim të zonave më të bukura për turizëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në revistën “National Geographic”, në Shqipëri mungesa e një infrastrukture të mirë, i lë me tepër vend hapësirave të “egra” të maleve dhe bregdetit të virgjër. Lokalitetet më të mira turistike të vendeve të Ballkanit
si Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja dhe Kosova do të publikohen në një edicion të posaçëm të revistës së njohur “National Geographic”.
Përmes këtij prezantimi, të mundësuar nga agjencia amerikane USAID, turistëve të ndryshëm potencialë dhe realë do t’u propozohet të vizitojnë lokalitete të pasura turistike dhe kulturore të vendeve të rajonit dhe kjo iniciativë për mendimin tim është një promovim i mirë që i bëhet imazhit të Shqipërisë.
3.1 Ecuria e zhvillimit të turizmit në Shqipëri Në përfundim të luftës së dytë botërore, në Shqipëri ekzistonin vetëm 16 hotele. në këtë periudhë nuk mund të flitej vërtetë për zhvillim turizmi. në vitin 1955 u krijua drejtoria e albturizmit, e cila varej nga ministria e tregtisë së brëndshme. Veprimtaritë kryesore të saj kishin të bënin me pritjen, strehimin dhe organizimin e udhëtimeve turistike në Shqipëri. Në këtë epokë, vizitorët vinin në shqipëri për natyrën, kulturën, traditat, artin, folklorin etj. dhe shumë pak për udhëtime biznesi.
Durrës
Sarandë
Dhërmi,Vlorë
Shqipëria ka qënë gjithmonë qëllimi i vizitave të turistëve nga vende të ndryshme. Në këtë kuadër, vend të veçantë kanë zënë gjithmonë zona si ajo e plazhit të Durrësit, Pogradecit, Sarandës etj. forma më e shpeshtë e turizmit ishte ndërthurja e turizmit për banja dielli në plazhet
e durrësit me udhëtime disaditore në qytetet e tjera të vendit. për shkak të sistemit socialist, me politikën, dhe rregullat e ngurta në këtë drejtim, premisat për zhvillimin e turizmit ishin të pakta. Në këtë periudhë Shqipëria ka njohur një zhvillim fare të vogël turistik. Oferta e pasur parësore dhe dytësore deri më tani nuk kishte gjetur vendin e duhur në produktin turistik të vendit tonë dhe kjo për shkak se në periudhën e centralizuar ekzistonin mjaft kufizime në këtë drejtim. “Zhvillimi i turizmit në Shqipëri mund të shihet në dy momente të rëndësishme: para 1990 dhe pas. Shqipëria përjetoi njërin prej regjimeve komuniste më të ashpra në Europë i cili u përmbys më 1990, pas dekadash izolimi 7
ndërkombëtar me kufizime të rënda për udhëtimet dhe kontroll strikt nga ana e shtetit .” (sipas Koja, V. &
Gorica, K., (2010)) “Na ka munguar një koncept turizmi për 50 vjet. Ishim vend i izoluar në krahasim me vendet tjera të rajonit”. “
Ne dolëm nga kjo periudhë 50-vjeçare ndryshe nga vendet që kanë pasur përvojë në turizëm edhe pse ishin pjesë
e bllokut lindor. Fillimisht, pas viteve ’90, kishim jo vetëm problemin e ndërtimeve pa leje, por edhe problemin e pronësisë dhe kjo bëri që turiz mi të zhytej në kaos prandaj do t’i duhet kohë të marrë veten. Por jam i bindur se 8
me strategjinë dhe punën tonë jemi në rrugën e duhur ”
. ( sipas Pajuni, K.)
Turizmi është një sektor shumë strategjik dhe me përfitime për të dyja palët: për vendin tonë dhe për investuesin. Sipas Lonely Planet (2011), “Shqipëria është destinacioni kryesor i Europës dhe më gjërë, kështu që si avantazh i këtij imazhi të mirë dhe kushteve të përshtatshme, turizmi ka qënë, është dhe do të mbetet pika strategjike e Shqipërisë, gjithmonë nëse mirëmenaxhohet ”.
Shqipëria renditet në vend të parë, si destinacioni kryesor, gjë që mund të shfrytëzohet edhe nga Investimet e Huaja Direkte për të kthyer Shqipërinë në një resort plot me hotele dhe argëtime, njëlloj si Turqia, Bullgaria, Italia dhe Spanja. 9 Londër – Shqipëria renditet ndër 20 vendet me plazhet më të volitshme për pushimet e vitit 2013. Renditja është bërë nga prestigjiozja “The Guardian” në rubrikën Travel, e cila e klasifikion vendin tonë mes 20-shes me plazhet më të mira.
7
Koja, V. & Gorica, K. “ Bazat e Turizmit” (2010)
8
Klodian Pajuni , Kreu i Turizmit në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Ri nisë dhe Sporteve.
9
Lonely Planet, Magazine on Tourism Focus (2011)
3.2 Sfidat e pengesat e zhvillimit të Turizmit në Shqipëri Turizmit në Shqipërinë tranzitive, ka hasur mjaft sfida dhe pengesa gjatë historisë së tij të zhvillimit. Madje mund të themi që këto vështirësi vazhdojnë dhe sot e kësaj dite, por për mendimin tim, evidentimi dhe përpjekja për të minimizuar këto vështirësi do të ndihmonte në një zhvillim më të shpejtë të turizmit në vendin tonë.
3.2.1 Sfidat e zhvillimit të turizmit Sfidat e zhvillimit të turizmit nuk qëndrojnë në rritjen e numrit të turistëve, por në përmirësimin e destinacionit “atraktiv”, në infrastrukturë, shërbime etj. Prandaj, është e
rëndësishme të jenë të qarta disa pika të cilat ndihmojnë për një planifikim sa më të saktë që do të sjellë zhvillimin e duhur të turizmit. Disa sfida të zhvillimit të turizmit mund të përmblidhen si më poshtë: 1. Adapti mi i njëpoli tike të orientuar drejt klienti t,
Për mendimin tim, është e rëndësishme për shërbime të lidhura sidomos me turizmin, të përshtatet një politikë e orientuar nga klienti (në këtë rast turisti) si burimin e të ardhurave. duke qënë se shqipërisë i mungon një eksperiencë e tillë bëhet edhe më e domosdoshme një mentalitet i tillë. Vetëm turizmi të mundëson një orientim të tillë, në të kundërt, klienti largohet i pakënaqur dhe kështu humbet ardhjen për herë të dytë të klientit. Jo vetëm kaq, por mund të adaptosh dhe një politikë të marketingut individual ndër politikave të tjera, ku çdo klient trajtohet si një segment më vete, në këtë mënyrë biznesi vendos një marrëdhënie afatgjatë e të qëndrueshme me këto klientë. 2. Çmime mëkon kur ruese, paketa mëtë r heqë se,
Zhvillimi i turizmit në një zonë të caktuar, tërheqja vit pas viti të më shumë turistëve, bën të mundur rritjen e të ardhurave për bizneset që operojnë në këtë industri. Prandaj çmimet dhe paktetat turistike janë mjete mjaft të mira për ta kthyer këtë mundësi në avantazh konkurrues. Nëse adaptohen me nevojat e klientit, nëse përfshijnë sa më tepër segmente ose kategori konsumatorësh dhe nëse pasqyrojnë vërtet vlerën e produktit turistik, atëherë turisti do të jetë i gatshëm të paguajë atë çmim. Jo vetëm kaq, por do të kemi mundësinë të shohin nëse në vitet e ardhshme kemi rritje të turistëve, ulje apo asnjë ndryshim dhe më pas të planifikojmë ndryshime në paketat e ardhshme turistike.
3. Shë r bime bashkë kohor e l ehtë sisht tëpë rdor shë m dhe tëaksesueshë m nga turistë t,
Çdo turist që zgjedh si destincion Shqipërinë, duhet të ketë mundësinë të aksesojë lehtësisht në shërbime të ndryshme (guidë, transport, mjete argëtimi, infromim etj) që mund të ofrohen në këtë destinacion, në mënyrë që të mos bëhen konfuz e të kenë mundësinë të shijojnë lehtësisht mundësi të pafundme turizmi.
4. Rr itja e pë rgj egë sive social e si pj esë e str ategjive pë r zhvillimin m ëtej tëtu r izmi t,
Kjo mund të shihet në dy këndvështrime: - Nga vetë vendasit (shoqëria), të cilët duhet të angazhohen në mbrojtjen e zonave
turistike, në përdorimin me kriter të burimeve turistike, në mënyrë që të ketë turizëm të përhershëm; gjithashtu dhe aktiviteti i bizneseve të ndryshme që ofrojnë shërbime turistike duhet të ecë në të njëjtin drejtim me përgjegjësitë sociale të vendit të tyre. - Nga ana tjetër, për të njëjtat arësye, janë dhe turistët të cilët krahas argëtimit, kanë si
qëllim dhe marrjen e njohurive mbi kulturën, qytetërimin, fenë, gjuhën e një vendi, por mbi të gjitha edukimin për mbrojtjen e vendeve ku po eksplorojnë. Pikërisht është detyra e komuniteti të krijojë programe edukimi (p.sh mbi ruajtjen e “zonave të mbrojtura”) në mënyrë që të kemi gjithmonë turizëm për turistët që vijnë në destinacion. 5. M ental itet i r i pu në simi
Në zhvillimin e turizmit, përveç potencialeve të tjera që mund të ketë një vend ekzistojnë dhe potencialet njerëzore. Burimet njerëzore janë dhe burimet më të rëndësishme që zhvillojnë një turizëm, pasi prej tyre gjenerohen ide të reja inovative për tërheqjen e turistëve etj. Pikërisht adaptimin i një mentaliteti të tillë punësimi, mundësimi i një mjedisi tërheqës pune etj., sjell që burimet njerëzore të punësuar në këto lloj biznese të jenë më të motivuar të ndërveprojnë për një qëllim më madhor.
Njerëzit, e jo ndërtesat ose infrastruktura, janë burimi kyç në një ekonomi kreative dhe duke qenë më mirë të motivuar ata janë të prirë të punojnë më shumë dhe më gjatë. Arsimi, pjesëmarrja dhe qasja në njohuri janë zemra e një shoqërie kreative. 6.
Ndë rgj egjë sim dhe pë rfshi r je nga komuniteti etj.
Përdorimi i politikave dhe programeve edukuese për komunitetin në zonat ku zhvillohet turizmi dhe përfshirja e komunitetit në mirëmbajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve turistike, sidomos
të “zonave të mbrojtura”, të dëshmive kulturore,
infrastrukturore etj., ku shpesh kthehen në vende atraktive për turistët. Ndërgjegjësimi dhe përfshirja e komunitetit është e lidhur ngushtësisht me përgjegjësinë sociale. Në këtë mënyrë “Turizmi nuk do të Turizmin”. konsumojë
3.2.2 Pengesat e zhvillimit të turizmit Pengesat e zhvillimit të turizmit mund të përfshijnë: 1. Mungesën e një infrastrukture të përshtatshme Rrjeti i rrugëve është një pengesë për zhvillimin e zonave turistike, aq më tepër që rrjeti hekurudhor pothuajse nuk funksionon duke e bërër të vështirë ardhjen e turistëve. Sipas Raportit të Konkurueshmërisë Globale, e vlerëson cilësinë e infrastrukturës shqiptare si të ngjashme me atë të disa vendeve afrikane. Zhvillimi i Korridorit të 8-të, pritet të ofrojë 1270 km hekurudhë dhe 9600 km rrugë automjetesh midis deteve Adriatik e jon dhe Detit të Zi.
2. Ekzistojnë një numër i paktë individësh që janë trajnuar në shërbimet e turizmit Mungesa e kualifikimeve të nevojshme në fushën e turizmit. Trajnimi i individëve të cilët ofrojnë shërbime turistike, më njohuritë mbi: zonën ku bëhet turizëm, mbi mënyrat e promovimit të tij, mënyrave si i shërbehet turizmit etj., është shumë e rëndësishme pasi në të kundërt shkakton zhgënjim tek turistët që kanë si destinacion Shqipërinë. Kjo përbën një pengesë për zhvillimin e turizmit. Burimet njerëzore janë një aset i rëndësishëm por kur janë të pakualifikuar dhe të patrajnuar për fushën ku operojnë, mund të sjellin dëme të konsiderueshme për veprimtarinë turistik dhe për destinacionin turistik.
3. Nivel i ulët i investimeve të huaja në këtë sektor Në fjalën e fundit të intervistës së ambasadorit Arvizu në Shqipëri, lidhur me këtë destincion turistik dhe si duhet të tërhiqen investitorët ai përgjigjet: -“Shqipt arët e Amerikës duhet të bëjnë një punë më të madhe për të bërë një prezantim sa më të mirë të Shqipërisë si destinacion turistik. Në këtë mënyrë, ata do të bëhen shkaktarë për nxitjen e investimeve amerikanë në Shqipëri. Po ashtu edhe shqiptarët e diasporës në Magjedoni, Mal të Zi etj. duhet të bëjnë punë në nxitjen e investimeve të huaja dhe pasurimin e këtij destinacioni.” Me këtë kuptojmë se sa i
rëndësishëm është përhapja e mesazhit të mire nëpërmjet marketingut Word-Of-Mouth10 (jo vetëm në këtë shembull por edhe në shumë raste të tjera) dhe sa të lidhura janë Investimet e Huaja Direkte me promovimin e imazhit të Shqipërisë por gjithashtu dhe me infrastrukturën e shumë faktorë të tjerë të rëndësishëm ( si nivele më të larta të qeverisjes publike, legjislacione, frymëmarrja e sektorit privat etj). Në tabelën.1 ilustrohen se në cilët sektorë të Shqipërisë ka
patur më tepër Investime të Huaja Direkte. Tabela 2. I H D mëtë më dh a n ëShqipë ri
Emri I Kompanisë
Vendi i origjinës
Kanada Petroleum bankers Amc Greqi Kurum Turqi Vodafone Greqi Edil centro Itali Consortum Atermon s.a – Greqi Roder & Blackwell Consulting Titan Cement Group – Greqi Antea Cement Sh.a Lockheed Martin SHBA Calik (Albtelecom) Turqi EVN Austri Raiffeisen Bank Austri Interalbanian (Aspis Greqi Group) Sigal (Uniqa Group) Austri Bechtel and Enka SHBA & Turqi Airport Partners Gjermani (Hotchtief) Alumil Greqi Burimi: Banka e Shqipërisë (2010)
Sektori Prodhim nafte dhe gazi Telekomunikacion Metalurgji Telekomunikacion Prodhim Energjetikë
Prodhim Telekomunikacion Telekomunikacion Prodhim Banka Sigurime Sigurime Ndërtim Infrastrukturë
Prodhim
10
Marketingu Word-Of-Mouth ose Buzz Marketing, është formë e marketingut shoqëror ose social, e cila përhapet nga një individ në
tjetrin, nga një kompani, ekonomi etj,. në tjetrën, nëpërmjet “fjalës së gojës” ose të komunikimit verbal. Ndryshe quhet Marketingu i “Thashethemeve” dhe eshtë mjaft efektive sidomos në Turizëm duke bërë një shpërndarje më të shpejtë dhe më të gjërë, të mesazheve pozitive ose negative mbi një destinacion turistik.
4. Promocion i pamjaftueshëm Niveli i ulët i promocionit, mosshfrytëzimi i të gjitha burimeve të marketingut për të prezantuar Shqipërinë si një destinacion potencial turistik nuk bën gjë tjetër veçse pengon zhvillimin e turizmit. Promocioni i pamjaftueshëm lidhet dhe me individë të paktë të trajnuar në fushën e turimit të cilët nuk dinë si të promovojnë, por dhe me buxhetin marketing të paktë për këtë destinacion nga ana e qeverive nga nivele rajonale dhe kombëtare.
5. Legjislacion dhe standarte mjedisore të dobëta etj.
Nuk mund të zhvillohet një turizëm normal në një destinacion ku ekzistojnë standarte sociale e mjedisore të dobëta dhe me mungesë legjislacionesh apo kuadresh ligjore që sigurojnë barazi, siguri në atë vend,etj. Kuadri ligjor është i ngushtë, në kuptimin që mungojnë shumë kode ligjore në mbështetje të standarteve dhe kritereve ligjore të zhvillimit të turizmit, në dhënien e lejeve për ngritjen e strukturave të bizneseve që i shërbejnë turizmit etj. Konkretisht, Ligji r Tur izmin u hartua me pjesëmarrjen e WTO Nr.9734, datë14.5.2007 pë (Organizata Botërore e Turizmit) me të gjitha parametrat e duhura, ku një pjesë e mirë e këtij Ligji (afërisht 1/2 e Ligjit) kishte të bënte me standartet dhe kriteret për liçencimin e bizneseve që i shërbenin turizmit, standarteve dhe kritereve për kapacitetet mjedisore etj. Por në këtë ligj, ekziston një paradoks shumë i madh, pasi pikërisht një pjesë e konsiderueshme e këtyre standarteve u hodhën poshtë nga qeveria duke u konsideruar si burokratike. Miratimi u bë pas një viti. Sot MTKRS nuk është në gjëndje të japë asnjë lloj kontrolli për bizneset dhe çdo njeri “bën atë që do”.
6. Buxhet i pamjaftueshëm i shtetit për zhvillimin dhe promovimin e turizmit. Buxheti i shtetit për këtë sektor është më i ulët në krahasim me vendet e rajonit.(Sipas Raportit të Ministrisë së Turizmit për buxhetin në Sektorin Turistik (2012).
7. Mungesa e vullnetit politik të vendimarrësve Kryesisht për marrjen përsipër përgjegjësitë dhe marrjen e masave drastike të planifikimit dhe rregullimit të territorit . Aktualisht, ekzistojnë 280,000 biznese pa leje ose 280,000 ha toke dhe nga këto vetëm 4000 janë legalizuar në 200811
11
Paloka, F. Specialiste e Turizmit, MTKRS
I V.
KONKLUZIONE DHE REKOM ANDIM E
4.1. KONKL UZI ONE 1. Të kuptuarit të koncepteve (konceptimit të turizmit kryesisht ), metodave ( për përcaktimin, vlerësimin e zhvillimin e turizmit ) është mjaft i rëndësishëm në përcaktimin e rrugës më të
mirë për ta zhvilluar turizmin dhe efektin multiplikativ që vjen pas tij.
2. Motivi kryesor i bizneseve, të cilët i shërbejnë turistëve, është ai ekonomik. Një biznes individual është i interesuar kryesisht për të ardhurat dhe kostot e veta, ndërkohë që një komunitet apo rajon është i shqetësuar mbi të gjitha për kontributin ekonomik të turizmit, po ashtu dhe atë social, fiskal, mjedisor etj.
3. Analizat e ndikimeve ekonomike janë të rëndësishme pasi mund të na ndihmojnë në vlerësimin e madhësisë dhe natyrës së ndikimeve që vijnë nga zhvillimi i turizmit.
4. Turizmi në vetvete ka disa trende të cilat ndryshojnë vazhdimisht, sikurse turistë nga vende të ndryshme të botës kanë kultura, statuse, formime, nevoja dhe dëshira të ndryshme. Shpesh bëhet e vështirë përcaktimi i pritshmërive të tyre ndaj destinacionit të përzgjedhur dhe kjo përbën një vështirësi për drejtimin e një destinacioni turistik dhe zhvillimin e turizmit në atë destinacion.
5. Për sa i përket Shqipërisë, studimet dhe analizat mbi impaktet ekonomike mungojnë, po ashtu dhe modelet e veta të zhvillimit të turizmit për të rritur dhe më tepër këto impakte.
6. Gjithsesi një gjë është e qartë, jo vetëm sezoni por gjithë viti mbart sfida për sektorin turistik në Shqipëri. Kthimi i tyre në mundësi është filozofia e punës për të gjithë ata që synojnë progresin, dhe qe natyrisht do te rezultojë në të ardhura të mëtejshme për bizneset.
4.2. REKOMANDIME
1. Njohja ose pranimi se industria e turizmit brënda komunitetit siguron dhe lehtëson eksperiencat e turistëve, përbën një sfidë më vete pasi është detyrë e saj të identifikojë dhe të vlerësojë të gjitha aspektet e industrisë brënda kontekstit të këtyre eksperiencave.
2. Njohja, identifikimi, përcaktimi dhe vlerësimi i disa trendeve të cilat tregojnë për një shoqëri moderne do të ndihmojnë në përcaktimin e natyrës së turizmit që do zhvillohet në një vend. Nëse kjo arrihet, atëherë turisti do të ishte i gatshëm të paguante për një cilësi më të lartë të eksperiencës së marrë.
3. Nëse nuk do të arrijmë të zhdukim ose të paktën të minimizojmë këto pengesa e sfida të zhvillimit të turizmit nuk do të mund të rrisim impaktet pozitive ekonomike në destinacionin tonë.
4. Në përfundim, duke rrezikuar paksa që ta thjeshtëzoj një temë kaq komplekse, do të dëshiroja të parashtroj disa rekomandime mbi analizën e ndikimeve ekonomike të turizmit në Shqipëri. a. Së pari, është e rëndësishme që kur llogarisim hyrjet e turistëve në një vend, duhet të bëjmë dallimin e vizitorëve nga turistët në mënyrë që të mos kemi gabime statistikore të cilat shërbejnë si të dhëna për impaktet ekonomike kombëtare (pra përmirësimi i sistemit të informacionit dhe statistikave është i rëndësishëm).
b. Së dyti, turistët duhet të ndahen në nëngrupe ose segmente të veçanta, për të kuptuar se ç’pjesë të shpenzimeve të tyre në një zonë kanë shkuar për akomodim, ç’pjesë për restorante, argëtim etj , po ashtu, ç’pjesë të shpenzimeve shkon për një
lloj të caktuar turizmi (i diellit, dimëror, rekreativ, malor, të aventurës etj) dhe si ndryshojnë vit pas viti. c. Së treti, të qartësohet se ku, si dhe sa, këto shpenzime kanë patur impakte më të mëdha ekonomike (në PBB, punësim, rritje të ardhurash,etj.) në nivel lokal, rajonal dhe kombëtar. d. Së katërti, hartimi i planifikimit strategjik për shfrytëzimin sa më të mirë e të kujdesshëm të atributeve unike e zhvillimin e imazhit të duhur destinacionit, në mënyrë që të kemi impaktet e duhura në ekonominë tonë.
e. Së pesti, duhet të shohim se në cilin sektor kemi nevojë më të madhe për rritje dhe për përmirësim në vitet në vazhdim dhe zhvillimin e mënyrave më të mira të shpërndarjes së drejtë të të ardhurave, sipas nevojave të sektorëve. Planifikimi për zhvillimin e turizmit dhe rritjen e impakteve ekonomike dhe adaptimin e metodave e praktikave më të mira të zhvillimit (pra, të gjejmë mënyrat e përshtatjes së praktikave më të mira të zhvillimit në përshtatje me atributet unike të destinacionit tonë). Duhet të sigurojmë mjetet dhe ekspertizën e nevojshme për të përcaktuar impaktet, ndjekjen e një rruge veprimi konkrete për mbrojtjen dhe menaxhimin e plotë të aseteve natyrore, kulturore dhe ekonomike nga të cilat ne varemi. Monitorimi i zbatimit të planeve strategjike dhe efekteve pas planifikimit për të parë se si do të ndryshojë zhvillimi i turizmit dhe çfarë drejtimi do të marrin impaktet ekonomike. Sigurisht, këto shihen sipas këndvështrimit tim por unë mendoj se janë të rëndësishme. Mund ekzistojnë rekomandime ndoshta më të specializuara por për një material të tillë të pregatitur, këto rekomandime kam menduar të parashtroj.
5. Në përmbyllje, rekomandimi im personal do të ishte: “Bashkëpunim – Bashkëpunim – Bashkëpunim” , për të arritur zhvillimin dhe rritjen e dëshiruar
nga të gjithë sektorët, përmes efektit të sinergjisë. Shqipërisë i duhet një vizion i tillë, i cili të përfshijë bashkëpunime koherente midis të gjithë stekholderave publikë apo privatë dhe midis komuniteteve, në mënyrë që të forcohen përpjekjet e industrisë së turizmit në tërësi, për të kthyer sfidat e ardhshme në oportunitete.
LISTA E SHKURTIMEVE GTC
– Global Tourism Commitee
IHD
– Investimet e huaja direkte
MPC
– Meditarranean Partner Conutries
MTKRS
– Ministra e Turizmit Kultrës Rinisë dhe Sporteve
PBB
– Produkti i Brëndshëm Bruto
UNWTO
– United Nation for World Tourism Organisation
WTO
– World Tourism Organisation
WTTC
– World Tourism & Travel Commitee
LISTA E FIGURAVE Figura1. Turizmi si Konceptim (Industri, Ekonomi dhe Aktivitet) Figura2.Turizmi si Sistem
LISTA E TABELAVE Tabela 1. Kontributi i turizmit në PBB dhe punësim. Tabela 2. IHD më të mëdha në Shqipëri