IZOPROCESET NË GAZE Ligji i Bojl Mariotit dhe përdorimi i Excelit në paraqitjen grafike të të dhënave që nxjerren nga ky ligj Ekuacioni i gjendjes së gazit është një formulë që lidhë, të tre parametrat e gjendjes së gazit: shtypjen p, vëllimin V dhe temperaturën termodinamike T të një sasie të gazit n. Në fakt ky ekuacion , që në trajtën përfundimtare, përfundimtare, paraqitet me formulën: pV= nRT
përmban tri ligjet e gazeve ideale: ligjin e Bojl-Mariotit, Sharlit dhe Gej Lisakut , pasi secili nga tre parametrat në ekuacion mund të ndryshojë, dhe vihet shumë lehtë te njëri nga ligjet e autorëve të lartcekur. Në këtë pjesë, do të flas për ligjin e Bojl-Mariotit , dhe të një mundësie mjaft praktike, që përmes Excelit, të bëhet paraqitja grafike e të dhënave të cilat ipen, e që pasqyrojnë ndryshimet karakteristike të ligjit. Me këtë rast nxënësit i ofrohet mundësi e mirë, që praktikisht edhe ata vet përmes eksperimentit, të japin vlerat, dhe të shohin si ndryshon lakorja në diagram. Ligji i Bojl Mariotit, njihet si proces izotermik, dhe shprehë varësinë e shtypjes ndaj vëllimit, ashtu që prodhimi i tyre, në temperaturë konstantë, është konstant. Më poshtë është ilustruar, në dy raste, ndryshimi i shtypjes ndaj vëllimit. Shihet që me rritje të shtypjes, zvogëlohet vëllimi dhe anasjelltas. Sipas dëshirës rregullohet edhe mjedisi.
Duke ushtruar vlera të ndryshme në laboratorin virtual të Fizikës, që njëherazi paraqet mundësi ideale për nxënësin drejt kuptimit adekuat të njësisë, fitohen vlera të ndryshme, të cilat mund të merren për paraqitje grafike. Ndërtohet një tabelë si më poshtë, vlerave të tabelës, u korrespondon grafiku:
Shtypja
21.34
21.45
22.04
21.06
21.07
Vëllimi
24.11
23.87
23.05
25.04
25.09
Tabelat per ndertimin e grafikut
Fig. Grafiku me vlerat korresponduese te tabeles