ESE
Tema : Plastika Nentema : Anet positive dhe negative te perdorimit te lendeve plastike .
Lenda : Kimi e avancuar Punoi : Saeza Brahimaj Klasa X
Saeza Brahimaj
Kimi e avancuar
Për shkak të një game të jashtëzakonshme të vetive të materialeve polimerike, ato luajnë një rol thelbësor kudo në jetën e përditshme. Vlen te permendet se plastiket janë materiale teknologjike sintetike me perberje heterogjene qe mund te perpunohen me ane te derdhjes , presimit , injektimit fryrjes etj. Keto materiale kane fituar nje vend te rendesishem ne industrine moderne . Megjithese me pak se “100 vjecare” industria e plastikes prodhon tani materiale dhe produkte me vlere biliona dollaresh . Ne perberjen e materialeve plastike ben pjese nje lende themelore qe eshte nje produkt makromolekular I cfaredoshem se ciles I shtohen ne perpjestime te ndryshme plastifikues te cilet I bejne me pak te thyeshme dhe me te buta , lende mbushese ( miell druri , kaoline , lesh xhami , asbest , krete etj) per tu zmadhuar qendresen mekanike , termike , elektrike , stabilizues dhe kunderoksidues ( dyamina , dyfenole ) te cilet pengojne vjeterimin qe vjen nga cpolimerizimi , lyresues (stearine , stearate , oleate ) per ti bere me te rrjedhshme dhe ngjyrues te cilet mund te jene organike ose mineral. Plastiket jane me shume nje familje materialesh se nje material I vetem . Cdo pjesetar I kesaj familje ka karakteristikat vetjake. Kjo eshte nje nga avantazhet me te medha te plastikeve : materiale te paperpunuar mund te zgjidhen dhe kombinohen per te dhene pothuajse cdo veti te deshiruar ne produktin perfundimtar. Fabrikimi I materialeve plastike konverton material te paperpunuara si nafta , gazi natyror , katrani , druri , pambuku apo dhe ajri uji dhe kripa ne komponime organike.Procesi kimik quhet polimerizim dhe molekulat e plastikes se podhuar polimer. Plastiket nuk janë vetëm nje zëvendësim i thjeshtë i materialeve natyrore por dhe materiale për konstruksione në elektroteknikë , makineri , ndërtimtari , transport dhe sektorë të tjerë të ekonomisë si zevendesues te drurit , te metaleve , te lekures si elektroizolues , material dekorues etj . Ka nje shumellojshmeri te tipeve te plastikeve . Sipas vetive termike ndahen në dy grupe te medha : termoplaste dhe duroplaste. Struktura zinxhirore e termoplasteve është shkaktare e vetive tipike të këtyre materialeve: elasticitet i madh dhe qëndrueshmëria në goditje, mundësia e përpunimit të lehtë me teknikë automatike termostabilitet i ulët për shkak të pikës së shkrirjes relativisht të ulët, fortësi e vogël në sipërfaqe të produktit. Ndersa vetitë e duroplasteve janë: qëndrueshmëria termike, mekanike dhe kimike dhe stabiliteti në dimensione. Por sipas vetive fiziko-mekanike, masat plastike ndahen në: plastomere (materiale plastike: termoplastet dhe duroplastet), elastomere ( kauçukut, silikoni ose tipe të tjera produktesh makromolekulare), fluidoplaste (ngjitësat, llaqet etj.),fibra (sintetike dhe gj ysëm sintetike). Plastiket kane nje sere avantazhe si : dendësia e vogël (pesha specifike ) përafërsisht 0.92 – 1.9 g /cm3 , veti të mira izoluese elektrike , përçueshmëri e vogël e nxehtësisë, dmth. veti të mira për izolime termike , qëndrueshmëri të mirë ndaj ndryshkut (korrozionit), thartirave ,bazave dhe pjesërisht ndaj tretësve, mbrojtja sipërfaqësore nuk është e nevojshme sikur te metalet, nuk kanë ndikim të dëmshëm fiziologjik , përpunohen me lehtësi me përpunim me prerje dhe pa prerje, mund të ngjyrosën lehtë në brendi dhe sipërfaqësisht, kostoja e cila gjithnjë ka tenden ca të rënies, derisa prodhimtaria rritet. Ndersa tek anet negative te pe rdorimit te plastikeve permendim : rezistencë të vogël ndaj temperaturës , ngurtësia e vogël në shumicën e rasteve , bymim të madh në temperaturë si dhe jane te ndezshem . Saeza Brahimaj
Kimi e avancuar
Nga zbatimet me te rendesishme te plastikeve ne jeten e perditshme mund te permendim perdorimin e polimereve akrilik per dhenien e ndricimit ne ambjente te brendshme , per lente fotografie apo dhe te kontaktit viziv , perdorimin e cululozave te nitratit (plastika e pare e prodhuar) per tastat e pianove , skeletet e syzeve etj , perdorimin e plastikeve ABS per pjese te avionave , telefonave , valixheve ,mbajteset e radiove etj , perdorimin ionomerve si nje plastik qe merr pjese ne prodhimin e shisheve , paketuesve te ushqimit , lodrave etj , perdorimin e nailonit per mekanizma levizese me shume se cdo plastik tjeter , perdorimin e polietenit ( nje nder plastikat me te perdorur ) per canta, lodra , lule artificiale , paketim per ushqime , ne ndertim ne mure te jashtem dhe dysheme te betonizuara, perdorimin e polipropenin si me I qendrueshem se polieteni per filma, letra dhe te tjera forma , perdorimin e polikarbonateve per panelet diellor , ndricuesit e rrugeve , helmeta mbrojtese , lente per syze etj , e polisterenit ne lodra , frigorifer , makina , mjete elektrike etj , e poliuretanit per dizenjimin e vendeve te uljes , e melamines per krijimin e laminateve per kuzhina dhe veshje tavolinash dhe se fundmi I poliesterit ne mobilie dhe panele pasi ulet densiteti I tij me ane te mbushesve qe te krijohet ngjashmeria me drurin , duke bere qe mobiliet prej poliesteri mezi te dallohen nga mobiliet e drurit. Duke i pasur parasysh përfitimet dukshëm të pafundme të saj te permendura me siper, nuk është aspak befasi që plastika tani i ka zëvendësuar materialet tradicionale në shumë sektorë – për shembull, çelikun në vetura, letrat dhe shishet në pako dhe drurin në mobile. Si rezultat i kësaj, konsumi vjetor i plastikës në të gjithë botën është rritur nga pesë milionë tonë sa ishte në vitet 50 në rreth 280 milionë tonë në ditët e sotme. . Duke permendur faktin se shumica e këtyre materialeve nuk janë biologjike dhe nuk mund të riciklohen, të mbeturat plastike po mblidhen – duke shkaktuar pasoja serioze ambientale, nje kjo nga disavantazhet e mosriciklimit te plastikes. Riciklimi, gjatë të cilit mbeturinat e plastikës përdoren për të bërë një produkt të ri, i sjell përfitime të rëndësishme ambientit, siç është reduktimi i konsumit të energjisë dhe naftës, reduktimi i ekspozimit ndaj rritjes së çmimeve të saj dhe mbështetjen e kërkesës në rritje për plastikë në të gjithë globin. Një shembull i menaxhimit të suksesshëm të mbeturinave është riprocesimi i shisheve PET (të bëra nga polietileni) në fibra po liester. Ne kete boten e sotme moderne te lidhur ngushte me plastiken , konsumimi dhe asgjësimi më i qëndrueshëm i prodhimeve plastike është i rëndësishëm per te siguruar në këtë mënyrë që kostot e plastikës të mos i tejkalojnë përfitimet e tyre duke patur parasysh qe cdo vit miliona harxhohen ne laboratoret e industrise moderne per zbulimin e formulave te lendeve te reja plastike.
Saeza Brahimaj
Kimi e avancuar