UFTËTARË ARË TË NDSH - SË (1944 - 1950) LUFTËT
Ahmet Qeriqi Luftëtarë të NDSH - së (1944-1950)
Prishtinë, 2005
1
AHMET QERIQI
Ahmet Qeriqi Luftëtarë të NDSH-së ( 1944-1950)
Konsulent
Dr. Muhamet Pirraku
Ballina
Daut Mëziu
Faqosja dhe disenji
Hekuran Kadolli
2
UFTËTARË ARË TË NDSH - SË (1944 - 1950) LUFTËT
Parathënie Kjo vepër publicistike e mbarështruar me të dhëna dhe dëshmi relevante, është vetëm një përp jekje më shumë për të ndriçuar disa segmente të jetës dhe d he veprimtarisë veprim tarisë atdhetare atdhe tare të disa luftëtarëve luft ëtarëve të përkushtuar të lirisë, të radhëve të LNDSH-së, për të cilët opinioni ynë lexues nuk di sa duhet. Në pjesën e parë të këtij libri kam bërë përpjekje për të pasqyruar veprimtarinë atdhetare të Kadri Bebës, Salih Rexhës dhe të disa bashkëluftëtarëve të tyre, të cilët u angazhuan dhe luftuan me qëllim për të mos lejuar ripushtimin e Kosovës nga okupatorët sllavë. Në pjesën e dytë janë prezentuar 11 biografi për disa nga veprimtarët e njohur të LNDSH-së. si: Ajet Gërguri, Gjon Serreçi, Azem Bellaqevci, Osman Bunjaku, Hilmi Zariqi e të tjerë, të cilët bënë përp jekje dhe në disa segmente organizuan rezistencë të armatosur kundër forcave pushtuese jugosllave deri në vitin 1950. Falënderoj me këtë rast të gjithë ata që më ndihmuan në ofrimin e të dhënave, duke veçuar sidomos ndihmën, sugjerimet dhe vërejtjet e profesor doktor Muhamet Pirrakut.
Autori
3
AHMET QERIQI
Në historinë tonë të qëndresës kombëtare, kanë bërë emër për çlirimin e trojeve të atdheut, duke treguar trimëri të pashoqe kundër forcave pushtuese edhe disa luftëtarë të shquar, veprat e të cilëve kanë rënë në heshtje për shkaqe të ndryshme politike dhe ideologjike.Të tillë kanë qenë Salih Rexhë Ribari (1883-1949), Kadri Beba (1876-1948) e luftëtarë të tjerë të përkushtuar. Lufta dhe heroizmi i tyre dhe veçmas i çetës heroike të Salih Rexhës, është një histori e veçantë, sa e dhembshme e tragjike aq edhe heroike, krenare e lavdiplote.
4
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
Kadri Beba dhe Salih Rexha Kadri Beba ishte i biri i Bebë Qaushit, i njohur qysh në kohën e Turqisë. Lindi në vitin 1876 në fshatin Ribar i Madh. Salihu ishte i biri i Rexhës nga Ribari i Madh. U lind në vitin 1883, pas kryengritjeve antiturke të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Familja e Bebë Qaushit ishte familje e njohur tradicionale shqiptare. Kadri Beba dhe Salih Rexha ishin kushërinj të parë, djem të dy vëllezërve. Në vitin 1913, me rastin e depërtimit të focave serbe në Kosovë, Salih Rexha, Kadri Beba dhe luftëtarë të tjerë të kësaj ane kishin organizuar rezistencë kundër depërtimit të forcave të ushtrisë okupatore serbe. Në periudhën prej viti 1918 deri më 1924, Salih Rexha së bashku me Kadri Bebën, Bilall Hajdinin e Hajdin Hajdarin nga Krojmiri, kanë mbajtur kontakte me çetat çlirimtare të Azem Galicës dhe të Ilaz Reçakut Imer Devetakut e të tjerë. Në vitin 1938, xhandarmëria serbe, pas një aksioni kundër veprimtarëve të rezistencës, arreston Kadri Bebën, dhe disa veprimtarë të tjerë nga Ribari, Shala, Kleçka. Të gjithë dënohen prej një deri në 10 vjet burg. Më pas internohen në kampin famëkeq të Uzhiçka Pozhegës, në Serbi. Salih Rexha i kishte shpëtuar rrethimit dhe ishte futur në pyjet e dendura të Blinajës. Ishte 5
AHMET QERIQI
betuar se i gjallë nuk do të binte në duar të serbit, dhe betimin e tij dhënë në emër të çlirimit të trojeve të robëruara të Shqipërisë, duke u mbështetur në aspiratat çlirimtare liridashëse, atë besë- betim e mbajti deri në ditën e fundit të jetës.
Kadri Beba
Salih Rexha
(1876-1948)
(1883-1949)
Zhvillimet politike në Kosovë pas kapitullimit të Monarkisë despotike serbe Më 6 prill 1941, Gjermania dhe Italia sulmuan Jugosllavinë e cila kapitulloi më 17 prill të po atij viti. Forcat e bashkërenditura italo-gjermane, të pasuara edhe nga disa forca profashiste shqiptare 6
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
zbarkuan në Kosovë. Më 21 prill në qytetin e Mitrovicës organizohet e ashtuquajtura “Marrëveshje e Mitrovicës,” mes përfaqësuesve gjermanë dhe atyre shqiptarë nën udhëheqjen e Xhafer Devës. Në mbledhje kishin marrë pjesë përfaqësues nga shumë lokalitete të Kosovës.( Dr. Hakif Bajrami, Marrëveshja e 21 prillit…botuar në VJETAR Prishtinë 1981,f. 167).
Me rastin e krijimit të një klime të re për masat e robëruara shqiptare, edhe paria e vendit, pushtimin italo-gjerman e pranoi pa ndonjë rezistencë, meqë okupatorët u dëbuan nga Kosova regjimin serb, regjimin më shqiptarvrasës të kohës. Forcat që kishin kundërshtuar regjimin serb, dashur pa dashur, gjeten mbështetje te forcat italogjermane. Me vendimin e Ilaz Agushit dhe të parisë shqiptare të kohës, Kadri Bebë Ribari, në vitin 1941 emërohet kryetar i komunës në Lypjan. Po kështu në të gjitha komunat e Kosovës, kryetarë komunash u emëruan kryesisht personalitetet shqiptare, që kishin luftuar regjimin serb ose që kishin qenë pjsëtarë të familjeve viktima të atij regjimi. Kosova e ripushtuar ishte ndarë në tri zona. Zona gjermane mbante nën kontroll zonën industriale, Mitrovicën, Trepçën, Sjenicën, Tregun e Vjetër, Prishtinën dhe Ferizajn. Zona italiane ishte përqendruar në Dukagjin, në një pjesë të Drenicës dhe në një pjesë të Rrafshit të Kosovës. Zona bullgare shtrinte sundimin në Gjilan, Anamoravë, Kaçanik, Kumanovë, Shkup etj.“Në fund të majit të vitit 1941, në Prishtinë u bë këmbimi i pushtetit. 7
AHMET QERIQI Okupatori gjerman ia dorëzonte pushtetin atij ital- ian… Në këtë ceremoni, u dëgjua kërkesa që jo vetëm Mitrovica me Llapin, por edhe Shkupi t`i bashkohet Shqipërisë.... ( Dr. Hakif Bajrami, po aty, f.
Pasiqë administrata italo-shqiptare iu ofroi shqiptarëve disa të drejta kombëtare e politike, që nuk i kishin gëzuar asnjëherë më parë, shumica shqiptare, edhe pse me rezervë e pranoi administratën e re të pushtuesit, e cila hapi shkolla në gjuhën shqipe, lejoi përdorimin e flamurit kombëtar, edhe pse me sëpatën fashiste të liktorit, mundësoi tregëtinë dhe qarkullimin e lirë të shqiptarëve në të gjitha trojet etnike të tyre. Kërkesa për formimin e së ashtuquajturës Shqipëri e Madhe, ishte aspiratë jetike e të gjithë shqiptarëve liridashës, edhe pse sajesa e tillë artificiale nën flamurin dhe ukupimin nazi-fashist, degradoi këtë kërkesë të natyrshme dhe historikisht të përfillshme të shqiptarëve liridashës. Komiteti italo-shqiptar kishte shtrirë ndikimin në tërë Kosovën. Mirëpo forcat kuislinge serbe të Nediqit dhe të Drazha Mihajloviqit nuk pajtoheshin me humbjen e Kosovës. Ata organizuan grupe të armatosura të çetnikëve të cilët depërtonin tinëz në Kosovë dhe kryenin krime të mizorishme.“Me rastin e bashkimit të Kosovës me 166.).
Shqipërinë e Madhe në vitin 1941 filluan të përforco- hen sulmet çetnike në brendi të territorit të Kosovës. Sipas shënimeve të qeverisë kuislinge, nga sulmet e tilla çetnike ishin vrarë 4626 shqiptarë ndërsa ishin grabitur 400 gra e nuse.” ( Radomir Bogdanoviq, LNÇ në Kosovë, botuar në Vjetar, Prishtinë, 1981, f. 243.)
8
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
Strukturat vendore italo-shqiptare krijuan formacionet vullnetare të cilat kishin detyrë të siguronin dhe të mbronin kufijtë e adminstratës së re. Këto formacione kishin detyrë të mbronin edhe pakicën kombëtare serbe, e cila iu kishte nënshtruar presionit hakmarrës. Popullata pakicë serbe në Kosovë pësonte sidomos pas sulmeve që kryenin kundër forcave italoshqiptare grupet ilegale çetnike apo partizane. Në raste të tilla vullnetarët shqiptarë kishin për detyrë të ruanin fshatrat serbe nga zemërimi i pjesëtarëve të familjeve të viktimizuara të shqiptarëve. Përveç ruajtjes së familjeve serbe në dukje, ata kishin për detyrë të dekonspironin edhe lëvizjet ilegale të grupeve partizane, të cilat vepronin në Kosovë në ilegalitet të thellë. Kështu ishte dekonspiruar një çetë partizane në Grackë, e cila likuidohet në rrethim nga vullnetarët. Po kështu serbët e fshatit Suhadoll kishin dekonspiruar edhe vendqëndrimin e komunistit shqiptar, Emin Duraku, i cili rrethohet nga forcat e Kuesturës italiane po në Grackë, me ç rast plagoset për vdekje.
Salih Rexha caktohet komandant i vullnetarëve Me vendim të Ilaz Agushit, ministër i Kosovës në kohën e okupimit italo-gjerman, Salih Rexha ishte caktuar në krye të vullnetarëve të rrethinës së Lypjanit, qysh në fillim të vitit 1942. Duke qenë luftëtar i shquar i rezistencës, trim dhe burrë tejet i vendosur, Salihu tubon rreth vetes disa bashkëluftëtarë të shquar, në mesin e 9
AHMET QERIQI
tyre edhe kushërinj e të afërm. Mbështetjen më të fortë e kishte te djali i tij, Rexhepi, i cili asokohe ishte rreth 40 vjeçar, te vëllezërit Rifati, Syla e Sherifi, te kusheriri, Veli Halili e të tjerë. Në mesin e luftëtarëve të mirënjohur të asaj periudhe kohore ishin edhe: Selman Buja dhe Nezir Buja nga Bujani i Lypjanit, Zekë Luma nga Kraishta, Islam Domaneku dhe Xhemajl Domaneku nga Gracka e Lypjanit, Ismail Dragusha nga fshati Rufc i Vjetër, Qerim Selimi nga fshati Banullë e shumë të tjerë.
Salih Rexha, djathtas me djalin, Rexhepin 10
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
Bashkëkohësit e tij, bijtë dhe të afërmit që e kanë njohur Salih Rexhën e përshkruajnë shtat hedhur dhe të zhvilluar fizikisht. Një burrë i tërhequr, që fliste rrallë. Shprehej thjesht e qartë. Nuk lavdërohej as i pranonte afër vetes lavdraçët. Kishte sens të lindur të luftëtarit popullor, i kalitur për shumë kohë ndër prita e beteja. Karakerit të tij kryengritës i kishin dhënë impulse kundërshtuese sidomos krimet dhe masakrat që kishte kryer ushtria vrastare serbe, e cila në vitin 1912, kishte shortuar në zi fshatrat: Ribar, Hallaq, Bujan e shumë fshatra të tjera të Kosovës. Hakmarrës për nga natyra, Salihu ishte kurdoherë vigjilent për të marrë sa më shumë informacione lidhur me të gjitha lëvizjet e dyshimta të njerëzve. Në pranverë të vitit 1943, Salih Rexha merr në mbrojtje territorin pyjor të kompleksit të Blinajës, ish Lipovica. Shkas për praninë e tij në këtë territor të madh pyjor ishin disa vrasje enigmatike që ndërkohë kishin kryer bandat serbe, apo ata që ishin vënë në shërbim të tyre, për përfitime të caktuara materiale, apo politike. Asokohe në humbëtirat pyjore të Blinajës qe vrarë një burrë nga Zborci së bashku me bijën e vet nëntëvjeçare. Rasti nuk ishte zbuluar. Në dimër të vitit 1943 qe vrarë edhe Mulla Hazir Meta i Krojmirit, ndërsa për të humbur gjurmët e krimit, vrasësit likuiduan edhe një bari 16 vjeçar nga fshati Pjetërshticë, i cili në momentin kritik kishte parë vrasësit. Blinaja ishte bërë çerdhe keqbërësish, por edhe pre e personave të papërgjegjshëm, të cilët për përfitime personale prenin pamëshirshëm pyjet e dendura qindvjeçare të saj. 11
AHMET QERIQI
Tragjedia në Blinajë Më 14 prill të vitit 1943, në vendin e quajtur Lugu i Qelive, pronë pyjore e Krojmirit, në kufi me fshatin Shalë, ish - Sedllar, ishte barrikaduar një grup ilegal, komunist në përbërje 4 serbë, 5 shqiptarë, një malazias dhe dy qytetarë të Prishtinës që konsideroheshin me përkatësi kombëtare turke. Në mesin e tyre kishte vetëm tre të armatosur. Duke qenë se bënin përpjekje për të kaluar nëpër malet e Drenicës në drejtim të Dukagjinit, ilegalët mbanin kontakte me Fadil Hoxhën, i cili një ditë më parë kishte qëndruar në fshatin Vrellë, i banuar me malazez. Për çdo ditë sogjetonin dhe vëzhgonin me vëmendje terrenin nga frika se mos po binin në prita të shqiptarëve. Një ditë, derisa po vëzhgonin terrenin, partizanët vërejnë një shqiptar të armatosur i cili po prente dru. Njëri nga ata, i quajtur Sllavko Qipoviq nga fshati Grackë e vjete, merr në shenj dhe e vret Arif Danin nga fshati Shalë. Pasi kishte dëgjuar krismat, shkon për të marrë vesh se ç’ kishte ndodhur, Hysen Bajrami i fshatit Krojmir, i cili ishte në mesin e vullnetarëve që kontrollonin Blinajën. Në kohën kur ishte afruar te viktima e parë edhe ai sulmohet në befasi dhe vritet. Edhe viktimës së dytë partizanët ia marrin pushkën dhe presin të barrikaduar. Tanimë ata kishin pesë armë. 12
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
Pa vonuar, disa banorë të fshtarave Krojmir, Shalë, Leletiq Vërshec, Qylagë, Ribar i Madh, të cilët kishin dëgjuar krismat në drejtim të Lugut të Qelive, lajmërojnë Rifat Rexhën, vëllanë e Salih Rexhës. Ai niset në vendin e ngjarjes, meqë krismat ishin dëgjuar pikërisht në rajonin, të cilin ishte i caktuar ta siguronte. Rifati ishte nisur me hamend je drejt Lugut, duke mos iu kushtuar rëndësi krismave. Popullata askohe ishte e armatosur dhe kishte të tillë, që pa asnjë shkas shkrepnin fishekët. Në momentin kur afrohet te vendi, heton klithmat e njërit prej të goditurve, që ende ishte gjallë. Në përpjekje për t`i dhënë ndihmë, goditet nga prita dhe bie në vend i vdekur edhe Rifat Rexha i Ribarit . Krismat e kohëpaskohshme në Blinajë tërheqin vëmendjen e banorëve. Disa anas të Ribarit, të cilët atë ditë prenin dru në Blinajë përhapin lajmin se një grup banditash kanë vrarë tre shqiptarë, në mesin e tyre edhe Rifat Rexhën, vëllanë e Salihut. Kushtrimi ishte lëshuar në fshatrat Krojmir, Shalë, Pjetërshticë, Zborc, Leletiq, Ribar, Zllakuçan dhe Vërshec. Forcat vullnetare kishin vënë nën rrethim të gjitha vend daljet. Grupit të ilegalëve partizanë po i ngushtohej rrethi. Salih Rexha merr përsipër rrethimin dhe kapjen gjallë të grupit, i cili atë ditë kishte vrarë tre shqiptarë të pafajshëm. Në kohën kur ishte identifikur vendndodhja e grupit, serbi Sllavko Qipoviq kishte bërë përpjekje për të çarë rrethimin, por vritet që në përpjekjen e parë. Duke qenë se kishte filluar zjarri njëri nga partizanët iu drejtohet: -Mos shtini! -jemi shqiptarë! 13
AHMET QERIQI
-Dorëzohuni! -thërret një zë. -Dorëzohuni se jeni të rrethuar!- bërtasin të tjerët. Pas pak çastesh, 11 partizanët ishin dorëzuar. Kishte mbetur i vrarë Sllavko Çipoviq, i cili kishte rezistuar. Të dorëzuarit me urdhër të Salih Rexhës nisen në drejtim të Krojmirit, te shtëpia e Osman Jetullahut, ku forcat vullnetare shqiptare, duhej të prisnin urdhrin e Banush Hoxhës, nga Shala, për të marrë hetimet e nevo jshme për rastin, meqë ngjarja kishte ndodhur në metehun malor në mes të Krojmirit dhe Sedllarit. Salihu, me disa bashkëluftëtarë merr trupin e vdekur të vëllait, Rifatit dhe niset për në Ribar. Urdhëron që trupat e vrarë të Arif Danit nga Shala ish-Sedllari dhe të Hysen Bajramit nga Krojmiri t`iu dërgoheshin familjeve të tyre. Forcat e shumta vullnetare të fshatrave përreth nisen në drejtim të Krojmirit, ku mbaheshin të pranguar 11 partizanët, shumica e tyre shqiptarë, të moshës së re. Nga Blinaja, ku kishte qëndruar në kontrollim të terrenit, pasi merr lajmin për vrasjen e mikut të tij Rifat Rexha, kthehet në shtëpi Rrahman Jetullahu, në odën e të cilit mbaheshin të pranguar partizanët. Nga dhembja dhe mllefi, dhe nga humbja momentale e arsyes, Rrahmani godet për vdekje partizanin e ri nga Gjakova, Remzi Pula. Nga frika e ndonjë hakmarrjeje kolektive, Banush Sedllari urdhëron të mbrohen me çdo kusht 10 të dorëzuarit e arrestuar, derisa në vendin e ngjarjes të vinte edhe Kadri Beba, kryetar i komunës së Lypjanit. 14
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
Në orët e vona të pasdites, Kadri Beba dhe Banush Hoxha i Sedllarit marrin vendim që fillimisht të arrestuarit të dorëzoheshin në komandën e Lypjanit, dhe prej andej t`iu dorëzoheshin organeve të kuesturës në Prishtinë. Roja përcjellëse, e cila duhej të përkujdesej për të dorëzuar të pranguarit në Lypjan, niset për në Blinajë. Sapo arrijnë në vendin e krimit, dy serbë, edhe pse duarlidhur bëjnë përpjekje për të ikur, duke u frikësuar se aty do t`i pushkatonin. Në çast krijohet rrëmujë dhe përcjellësit e armatosur fillojnë të godasin me armë zjarri mbi trupat e tyre. Pas pak çastesh, po në vendin ku ishin vrarë tre shqiptarët e pafajshëm, vriten edhe 10 pjesëtarët e grupit partizan. Në vendin e krimit u likuiduan: Zenel Salihu, Fadil Hamdiu, Nexhmi Mustafa, Mark Isaku, Xhemail Ibishi, Boshko Miletiq, Mirko Odalloviq, Lubomir Milentijeviq Svetisllav Stefanoviq dhe një punëtor nga Mitrovica. ( Qenë vrarë më parë Remzi Pula dhe Slavko Çipoviq)
Në momentin e vrasjes së partizanëve, sipas disa të dhënave, Salih Rexha ndodhej duke varrosur vëllanë Rifatin, i cili lë pas katër bija, një djalë të sapolindur dhe bashkëshorten. Atë ditë në Blinajë, më 14 prill 1943 u vranë 15 njerëz. Në mesin e tyre 9 shqiptarë, katër serbë, një malazias dhe një turk. Kufomat e të vrarëve i dërgojnë në kuesturën e Prishtinës. Nuk ishin zhvilluar hetime, meqë ligjet e luftës në fuqi, mbylleshin me një raport ditor ushtarak. Vrasjen e grupit partizan ia kishin ngarkuar Salih Rexhës, meqë ai i kishte zënë ilegalët dhe vrasjet kishin ndodhur në rajonin që ishte nën 15
AHMET QERIQI
mbikëqyrjen e forcave të tij. Salihu e kishte dënuar aktin, por nuk kishte marrë masa kundër aktorëve të krimit, pasiqë shumica prej vrasësve kishin mbështetur fuqishëm versionin e përpjekjes së komunistëve për të ikur. Disa nga ata, që kishin marrë pjesë në vrasjen e komunistëve të pranguar, më vonë iu bashkohen radhëve partizane, disa të tjerë ikin nga Kosova… Në vështrimin kritik të dr. Ali Hadrit, “Mbi njësitë kronologjike për LNÇ të Kosovë-Metohisë”, ai jep disa të dhëna tjetërfare lidhur me vrasjen e grupit partizan. Thuhet se të 12 të likuiduarit kishin qenë simpatizantë, ndërsa 9 prej tyre të armatosur. Ata që kishin armë u vranë në rrethim dhe vetëm tre të tjerë të paarmatosur u dorëzuan, dhe më pas u pushkatuan nga forcat italo-shqiptare. ( Përparimi
Si duket formuluesit e Kronologjisë së LNÇ-së, të cilin e kishte kritikuar me të drejtë Ali Hadri, ishin prirë nga euforia revolucionare e luftës, dhe nuk kishin pranuar të vërtetën se vetëm tre partizanë kishin qenë të armatosur dhe përveç njërit, të gjithë ishin dorëzuar. 1963,f.520).
Salih Rexha me bashkëluftëtarë roje e kufirit në Prapashticë, tetor 1944 Në fillim të vitit 1944, Salih Rexha së bashku me djalin e vet, Rexhepin e pandashëm, dhe me shumë bashkëluftëtarë të fshatarve të Drenicës jugore dhe të rrethinës së Lypjanit dhe të Shtimes, pozicionohet në frontin e Prapashticës, afër vijës kufitare me Serbinë. Atje bandat çetnike e parti16
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
zane po ndërmerrnin aksione për të depërtuar në Kosovë. Salih Rexha së bashku me Kadri Bebën, Ramë Govorin, Ramiz Prokopucën, Hamit Bujanin, Imer Karadakun, kushëririn Veli Halili, pastaj vëllanë Sherifin, Fetah Bërbatin nga Ribari Madh, Sherif Gashin dhe Bajrush Beqën nga Shtimja, Rizah Salihun nga Reçaku, Zeqë Islamin nga Davidovci, Hajdar Muratin nga Godanci e shumë të tjerë, treguan shembuj heroiz-
mi në mbrojtje të pikave kufitare. Në frontin e Prapashticës kanë marrë pjesë edhe: Rexhep Kelmendi, Fazli Jashanica, Rexhep Hajdari, Ismajl Kelmendi, Nuredin Jashanica nga fshati
Ribar i Vogël, si dhe qindra luftëtarë të tjerë. Salihu me trimat e tij thyente pikat më delikate të frontit. Ishte i furishëm në sulm dhe shumë i shpejtë në tërheqje, veti këto të kryengritësit popullor shqiptar. Për trimërinë dhe afinitetet e tij strategjike luftarake kanë rrëfyer edhe bashkëluftëtarët e tij të shumtë. Në frontin e Prapashticës kishte mijëra vullnetarë shqiptarë. Të përmendim me këtë rast se vetëm nga Shtimja në pikat kufitare të Kosovës Lindore kanë marrë pjesë rreth 210 vullnetarë, në mesin e tyre edhe Sherif Raif Gashi, Bajrush Beqa. ( Banush Imeri, 2003.f.76).
Shtimja
me
rrethinë,
Prishtinë,
Fronti i luftimeve në Prapashticë ishte pika më strategjike e luftës, e cila pamundësonte depërtimin e forcave partizane e çetnike, të cilat kishin marrë hov sidomos me thyerjen e forcave gjermane në Frontin e lindjes, në Bashkimin Sovjetik. Fati i luftëtarëve nacionalistë shqiptarë po vulosej së 17
AHMET QERIQI
bashku me fatin e Gjermanisë fashiste, edhe pse shqiptarët nuk kishin nënshkruar asnjë traktat aleance apo bashkëpunimi me hitlerianët. Shqiptarët liridashës kishin pranuar ndihmën gjermane, por edhe e kishin luftuar atë si forcë okupatore, sidomos në Shqipëri. Në logun e luftimeve në malet e Prapashticës heroike, në gjysmën e dytë të tetorit të vitit 1944 nga çeta e Salih Rexhës kanë rënë: Islam Kozhani nga Ribari, Imer Karadaku, Ferat Dauti, Hamit Bujani, Hajdar Murat Mikullovci, Zeqë Islami, Rizah Saliu e shumë të tjerë. Salih Rexha kishte
qëndruar në Prapashticë derisa kishte marrë urdhërin për tërheqje nga komanda ushtarake e rrethit të Prishtinës.
18
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
Nga Lidhja e Dytë e Prizrenit deri te Kongresi i Lipovicës Pas kapitullimit të Italisë fashiste më 8 shtator 1943, forcat atdhetare shqiptare dynden drejt Prizrenit, qytet historik i shqiptarëve, me qëllim për të arritur një marrëveshje të re në një periudhë shumë kaotike për kombin. “Më 16,17 dhe 18 shta- tor të vitit 1943 u krijua Lidhja e Dytë e Prizrenit në krye me Xhafer Devën, Ibrahim Lutfiun, Iljaz Agushin, Sefedin Begollin, Vehbi Frashërin, Tahir Kolgjinin e nacionalistë të tjerë (Dr. Ali Hadri Studime, Prishtinë 1988.)
Lidhjes së Dytë të Prizrenit i parapriu themelimi i Komitetit të Përkohshëm, në Kongresin që ishte mbajtur në Prizren më 15 shtator të atij viti, të cilin e kishin kryesuar Rexhep Krasniqi, kryetar dhe Xhelal Mitrovica, sekretar. Në Kongresin e përmendur kishte përfaqësues nga Shqipëria, Kosova dhe Sanxhaku, të cilët duhej të përgatiteshin për të vepruar deri në kohën e formimit të qeverisë së re të Shqipërisë. Komiteti duhej të caktonte delegatët nga Kosova dhe Sanxhaku, që do të merrnin pjesë në zgjedhjet e Asamblesë që pritej të konstituohej në Tiranë më 16 tetor 1943. përfaqësuesit në Kongres me vota unanime kishin zgjedhur delegat nga Kosova, Xhafer Devën, përfaqësues nga Prizreni Ibrahim Lutfiun dhe Açif Blutën, përfaqë19
AHMET QERIQI
sues i Sanxhakut. Në këtë kongres morën pjesë edhe përfaqësues nga të gjitha viset e Kosovës, ndërsa nga Lypjani ishin Kadri Beba dhe Islam Domaneku. Programi kombëtar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit nuk mund të realizohej me ato forca nacionaliste shqiptare, të cilat përkrahnin Gjermaninë fashiste. Pavarësisht nga aspirata, pavarësisht nga krijimi i një uniteti të krerëve nacionalistë për bashkëveprim në kushte dhe rrethana të tilla, ishte i pamundshëm realizimi i programit historik, edhe për faktin se në Shqipëri luftën kundër fashizmit e udhëhiqnin komunistët shqiptarë dhe forcat e frontit të përgjithshëm të LNÇ-së.
Kadri Beba kryetar komune në Lypjan Qysh në vjeshtë të vitit 1941, Ilaz Agushi, (1885-1943) prefekt i Prishtinës prej prillit të vitit 1941 e deri më 14 shtator të vitit 1943, kur vritet pabesisht në Tiranë nga ilegalët komunistë, kishte evidentuar disa nga atdhetarët e njohur, pjesëtarë të familjeve të përndjekura nga regjimi. Ai kishte caktuar kryetarët në shumicën e komunave të Kosovës, që ndodheshin nën administrimin Italian. Kadri Beba qe caktuar të ushtronte këtë detyrë në Lypjan. Edhe pse nuk kishte shkollim të duhur, ai në kushtet dhe rrethanat ekzistuese e kishte pranuar detyrën e kryetarit dhe kishte tubuar rreth vetes disa miq e shokë, të cilët i ndihmonin në kryerjen me sukses të punëve të ndryshme adminis20
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
trative. Administratori i Lypjanit ishte italian. Kadri Beba komunikonte me të vetëm zyrtarisht, meqë nuk e dinte gjuhën dhe nuk e duronte dot prezencën e tij. Ai mbante kontakte të shumta me Ilaz Agushin dhe ishte krejtësisht nën ndikimin e tij. Asokohe në komunë kishte angazhuar: Qerim Selimin nga Banulla, Selman dhe Nezir Bujën, Ramiz Bujanin, Zekë Lumën e shumë të tjerë. Kishte edhe një sekretar nga Shqipëria.
Kadri Beba
Ilaz Agushi
Sipas porosisë së Ilaz Agushit, Kadriu kishte ndërmarrë masa sigurie edhe për pakicën serbe e cila ishte në shënjestër të grupeve të ndryshme, për shkak se serbët gjatë kohës së sundimit të Jugosllavisë kishin ushtruar dhunë, presion dhe shfarosje kolektive kundër shqiptarëve. Në anën tjetër, serbët iu bashkoheshin grupeve të fshehta komuniste, të cilat kishin krijuar disa baza sido21
AHMET QERIQI
mos në fshatrat e komunës së Lypjanit si në Grackë, Suhadoll, Vrellë, Lepi, etj. Krahun dhe mbështetjen kryesore në luftë dhe në pushtetin vendor, Kadriu, e kishte te Salihu, që ishte kushëriri i parë dhe bashkëluftëtari i ngushtë i idealeve çlirimtare. Ndihmesë dhe mbështetje të fortë për familjen e gjerë Bebaj dhe Rexhaj ishte edhe kushëriri i tyre Veli Halili, i cili përkujdesej për ekonominë familjare dhe ishte kudo ku e kërkonin detyrat që i ngarkoheshin. Kadriu kishte ofruar afër vetes edhe Qerim Selim Banullën. Ai nuk iu nda Kadriut për shumë kohë. Në vitin 1944, shqiptarët ishin ndarë në dy taborre kundërshtare: forcat propushtuese ne krye me Ballin Kombëtar dhe forcat çlirimtare antifashiste të cilat udhëhiqeshin nga komunistët. Në kushte dhe rrethana të tilla, pozicionet jo vetëm që nuk ishin të përafërta, por ato në esencë ishin kundërshtare. Në një situatë të tillë forcat nacionaliste shqiptare në Kosovë po bënin përpjekje të ruanin aq sa mund të ruhej në rrethana të tilla, kur ishte kuptuar se koalicioni italogjerman po fundosej. Shqiptarët luftonin në të gjitha frontet, në luftë kundër forcave bullgare në lindje të Kosovës, kundër forcave çetnike e partizane edhe brenda kufirit të Kosovës. Forca vendimtare e luftës në Shqipëri udhëhiqej nga kreu komunist, në krye me Enver Hoxhën. Asokohe, nën atë refleksion të Luftës Antifashiste të Shqipërisë, filloi të diferencohet një segment i Luftës Antifashiste dhe në Kosovë. Mirëpo kjo luftë udhëhiqej dhe zhvillohej nga kreu komunist i Jugosllavisë, i cili vepronte në 22
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
drejtim të ruajtjes së tërësisë tokësore të ishmbretërisë jugosllave, e cila qe konfirmuar me Kongresin e Versajës të vitit 1918. Epilogu i Luftës Antifashiste ishte katastrofal sidomos për shumicën e shqiptarëve të Kosovës, të Kosovës Lindore dhe të Shqipërisë perëndimore, që përfshinin gjysmën e territoreve të sotme të ish-RJ të Maqedonisë. Në kushte dhe rrethana të tilla forcat e vërteta patriotike liridashëse, që nuk ishin as balliste as komuniste, u gjenden në situatë fatale. Pikërisht në këto rrethana filloi një lëvizje e re e forcave të shëndosha kombëtare në krye me ideologun e NDSH-së profesor Ymer Berishën, të përkrahur pastaj nga Gjon Serreçi, Ibrahim Lutfiu, Ajet Gërguri, Arif Shala, Ahmet Selaci, Osman Bunjaku, Kadri Beba, Salih Rexha, Islam Domaneku e shumë të tjerë.
Rirreshtimi i forcave atdhetare në Kosovë Drenica e udhëhequr nga Shaban Palluzha i dha grushtin vendimtar perspektivës së terrorit çet- nik deri në shfarosje të plotë të popullsisë shqiptare e myslimane në Bihor. Tutin, Roxhajë. në Sanxhak e gjetkë . (Dr. Muhamet Pirraku Ripushtimi jugosllav i Kosovës 1945, Prishtinë 1992. fq, 39).
Pas shpartallimit të forcave të qendresës atdhetare të Shaban Polluzhës, në mars të vitit 1945 në Kosovë u rikthye robëria serbe. 23
AHMET QERIQI
Përfaqësuesit komunistë të Kosovës më 10 korrik të vitit 1945 nënshkruan mbetjen e Kosovës nën Serbi dhe në Jugosllavinë e re të AVNOJ-it. Ndër ata që nënshkruan këtë akt të turpshëm të trathtisë kombëtare ishin edhe shumë shqiptarë si: Fadil Hoxha, Alush Gashi, Kadri Reufi, Ali Shukrija, Mehmet Hoxha, Halil Fejzullahu, Xhavit Nimani, Xhevat Sojeva, Shaban Kajtazi, Qazim Bajgora, Ismet Shaqiri e të tjerë. (Faton Mehmetaj, Natë yjendezur, Prishtinë, 2001, f 236). Duke parë epilogun e trishtueshëm të humbjes, njëra pjesë e kreut atdhetar shqiptar të Kosovës, në krye me Adem Gllavicën, Hysen Terpezën, Hasan Kabashin, Qazim Llugaxhinë, Bahtir Dumnicën, Smajl Goranin dhe rreth 300 veta nën komandën e Hasan Kabashit fillojnë depërtimin për në Greqi. ( Ilaz Metaj- Ali Llunji Hysen Tërpeza Prishtinë, 1992, f. 164).
histori e gjallë,
Forcat e tjera kombëtare nuk kishin ikur, por kishin bërë përpjekje për të konsodiluar radhët dhe për të rezistuar me qëllim të çlirimit të Kosovës nga regjimi titist – rankoviqist. Shumica prej intelektualëve nacionalistë dhe luftëtarëve popullorë përpiqeshin të gjenin rrugëdalje nga kaosi dhe rreziku permanent që kishte përfshirë asokohe sidomos Kosovën. Një aktivitet të jashtëzakonshëm në informimin e qarqeve botërore, lidhur me dhunën gjenocidiale që ushtronin bandat vrastare të brigadave jugosllave sidomos në Drenicë, zhvillonte profesor Ymer Berisha. Ai mbante lidhje të rregullta me përfaqësuesin e Anglisë në Tiranë, gjeneralin Hadson, të cilin më 22 tetor të vitit 1945 e 24
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
lajmëronte se “gjatë 28 ditëve të luftës në Drenicë u vranë dhe u plagosën rreth 430 luftëtarë nga Drenica, asnjë nuk u zu rob, u dogjën dhe u plaçk- itën 450 shtëpi, u konfiskua tërë ushqimi dhe gjërat e lëvizshme të 60 mijë banorëve të Vushtrrisë e të Mitrovicës me rrethinë...” ( Dr. Muhamet Pirraku Për kauzën shqiptare, 1997-1999, Prishtinë 2000, f.110).
Tubimi i atdhetarëve në Domanek të Drenicës Kongresit të Lipovicës i paraprijnë disa takime të krerëve atdhetarë në malet e Qyqavisë, pastaj në Radishevë, Kotorr, Runikë e vende të tjera. Sipas shkrimeve të historianit, Islam Dobra, më 1 maj të vitit 1946 në malet e Kozmaqit të Drenicës u mbajt një takim i rëndësishëm i kreut atdhetar shqiptar. Personlitetet që e udhëhoqen kë të tubim ishin: Ajet Gërguri, kryetar i Komitetit Nacional Demokratik, Gjon Serreçi sekretar i LNDSH-së së Kongresit të Katërt dhe Hilmi Zariqi kryetar i komitetit për Drenicë. (Vepra e cituar, faqe, 327.)
Në Kongresin e Katërt të LNDSH-së të mbajtur me 1 maj të vitit 1945, në bjeshkët e Kozmaqit të Drenicës Qendrore, sipas Islam Dobrës kanë marrë pjesë: Jetullah Muharrem Rezalla, Bajram Haziri i Radishevës, Rifat Halimi, Sylë Ferizi, Ramadan Nura, Rexhep Halimi, Rexhep Hajrizi të gjithë nga Kotorri, Zeqir Lutani dhe Hysen Lutani nga Turiqeci, Hilmi Zariqi, Haxhi Selmani, Zukë Xani, Sinan 25
AHMET QERIQI Vinarci, Ali Tiku, Rizah Behrami, Rexhep Gjeli, Nezir Shaku, Rifat Avdyli, Ibrahim Luta, Murat Nika, Istref Sheqa, Fazli Dobrashevci, Milazim Bunjaku, Sahit Bucolli e disa luftëtarë të tjerë nacionalistë nga fsha- trat e Drenicës qendrore. Në këtë Kongres kanë marrë pjesë edhe: Aziz Zhilivoda, Ahmet Selaci, Sherif Tërstena, Ismet Boletini, Osman Bunjaku, Shaban Bunjaku, Rrahman Selaci, Musli Dervina, Feriz Bojçi, Ukshin Kovaçica, Azem Bellaqevci, Shaban Dobreva, Ukë Sadiku, Ndue Përlleshi, Bali Meti, Sokol Volljaka e të tjerë. ( Dr. Islam Dobra, Lufta e Drenicës 1941-1945, Prishtinë 1997. f. 327-328. ).
Në Kongresin e Katërt, para dhjetëra LNDSHistëve kishin parashtruar observimet e tyre lidhur me zhvillimet politike e ushtarake: Ajet Gërguri dhe Gjon Serreçi. Ata i bëjnë një paraqitje realiste zhvillimit të ngjarjeve pas vendosjes së pushtetit komunist në Kosovë dhe në Shqipëri. Nga analiza dhe shqyrtimi i situatës së përgjithshme, konsiderohej e nevojshme që të bashkoheshin të gjitha forcat e vërteta nacionaliste dhe të konsolidoheshin me qëllim për të vepruar bashkërisht në drejtim të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.
26
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
Kongresi i Lipovicës Kongresi i Pestë i Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare Forcat e vërteta kombëtare, të cilat nuk ishin komprometuar as në formacionet profashiste, as në ato të partizanëve të Titos, vendosin të veprojnë në një platformë të re të riorganizmit. Ato forca tanimë kishin krijuar Lëvizjen Nacional Demokratike Shqiptare, si dhe shtabet e disa zonave, duke bërë përpjekje për ta rikthyer në skenën e diplomacisë botërore çështjen e Kosovës. Për këtë qëllim më 25 korrik të vitit 1946, u mbajt Kongresi i Pestë i kësaj Lëvizjeje, i njohur si Kongresi i Lipovicës. Shtabi i Zonës II për vend, ku do të mbahej Kongresi, e caktoi lëndinën “Te Vorri i Hoxhës” në Lypovicë, midis fshatrave Risinovc, Krojmir dhe Fushticë, kurse për ta dezinformuar OZN-ën, u lansua propaganda se kongresi do të mbahej në Bjeshkët e Kozmaqit. (Dr. Muhamet Pirraku, Mulla Idrisi dhe Mbrojtja Kombëtare 1941-1951, Prishtinë 1995. f.346) .
Forcat Shukriut, të treguan në Polluzhës, së
partizane të Fadil Hoxhës e të Ali cilat zellin e tyre antikombëtar e luftë kundër forcave të Shaban bashku me sivëllezërit e tyre serbë e 27
AHMET QERIQI
malazez, filluan t’i gjurmojnë forcat e mbetura nacionaliste, të cilat u treguan të papërgatitura për t`u ballafaquar me sfidat dhe realitetin e ri, të kri juar pas fitores së forcave antifashiste në Evropë dhe në botë. Kudo në Kosovë po hetohej ndarja e rrezikshme. Disa nga forcat e vërteta kombëtare ishin rekrutuar në aradhat partizane, dhe në dukje sikur i shërbenin pushtetit komunist, por ato mbanin lidhje të ngushta veprimi me shokët e tyre të idealit. Në mesin e tyre shquhet Arif Shala nga Sankoci (1909-1946) i njohur si Hoxhë Avdija. Ai mbante lidhje direkte me kryesuesin e kreut nacionaldemokratik, Imer Berisha, përmes Hilmi Zariqit. Në përpjekje për të konsoliduar radhët, grupet e shkapërderdhura kombëtare parashtrojnë nevojën e një takimi të përgjithshëm, i cili parashihej të mbahej në malet e Kozmaqit, në Qyqavicë apo në Lipovicë, tani Blinajë. Takime të rëndësishme ishin mbajtur në këto dy vende (Qyqavi dhe Kozmaq). Për të krijuar kaos në mesin e pushtetarëve të rinj kom Arif Shala internistë, Arif Shala, i (1909 - 1946) cili ishte në njohuri me 28
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
të gjitha lëvizjet, njëherësh ishte edhe koordinatori pothuajse i të gjitha veprimeve atdhetare të asaj kohe, përmes besnikëve të tij, kishte përhapur lajme se gjoja forcat nacionaliste do të tuboheshin në Qyqavi, ku pa vonuar kishte filluar dislokimi i forcave partizane jugosllave. Duke bashkërenditur veprimet me shumë kujdes dhe fshehtësi, përmes shokëve të tij besnikë, ai kishte caktuar vendin ku do të mbahej Kongresi i Lipovicës. Edhe forcat komuniste kishin aktivizuar rrjetin e fortë të spiunazhit, për të hetuar me saktësi pozicionimin e forcave nacionaliste. Vendimin për ta mbajtur Kongresin e Lipovicës e merr Ajet Gërguri përmes kryesuesit të LNDSH-së në Shkup Kemajl Skënderi. Sigurimin e vendit dhe të terrenit ku do të mbahej Kongresi e marrin përsipër Azem Bellaqevci, dhe zëvendësit e tij Sokol Haxholli dhe Izet Murati. Disa pika mbrojtjeje i kishin siguruar paraprakisht edhe Salih Rexha, Islam Domaneku e luftëtarë të tjerë të sprovuar. Lidhjet kryesore mes grupve i mbante Arif Shala. Ai ishte Ora që i caktonte detyrat për anëtarët dhe ithtarët e LpLTSH-së të Drenicës jugore në shërbim të kongresit III (V). (Vepra e cituar, f.347.).
Gjatë natës së 24 korrik të vitit 1946 dhjetëra grupe të armatosura nga Drenica, Mitrovica, Shala, Llapi e Gollaku, nga Anadrini e Llapusha ishin dyndur drejt Lipovicës. Më 25 korrik në vendin e quajtur “Te Vorri Hoxhës”, në Blinajë, ishin tubuar pothuajse të gjithë delegatët dhe pjesëmarrësit e Kongresit, rreth 150-180 veta. Të gjitha vendkalimet rreth vendit ku mbahej Kongresi ishin nën vëzhgim të forcave që 29
AHMET QERIQI
kishin marrë përsipër sigurinë e terrenit. Salih Rexha, duke qenë se e njihte më mirë terrenin bën përforcime të caktuara dhe merr masa shtesë për të siguruar pikat nga ku dyshohej se mund të depërtonin forcat armike. Sipas përshkrimit që i ka bërë organizimit dhe punimeve të Kongresit profesor doktor Muhamet Pirraku, në librin e tij studimor Mulla Idris Gjilani dhe Mbrojtja kombëtare e Kosovës Lindore 1941-1951, del se Kongresi filloi punimet
me një vonesë për shumë shkaqe. Qenë hetuar forca të shtuara të OZN-ës në vende të caktuara rreth Blinajës, nuk kishin arritur delegatët e Dukagjinit, nuk kishte arritur përfaqësuesi i NDSH-së nga Shkupi, Kemajl Skënderi, nuk kishte arritur porfesor Ymer Berisha, e të tjera. Në kohën kur kishin arritur edhe delegatët e fundit, Jetullah Zabeli nga Rezalla, Hilmi Zariqi nga Baica e Elshanit dhe Osman Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë, sjellin një të dyshuar, spiunin Rexhep Alushi nga Carrabregu, i cili ishte rekrutuar me detyrë të denoncimit në mesin e nacionalistëve, duke mbajtur lidhje direkte me Shefin të OZN-ës për Kosovë ( e Metohi), Spasoje Gjakoviq. Ai kishte dezinformuar kreun nacionalist se Ymer Berisha kishte vdekur dhe nuk kishte pse të pritej ardhja e tij. Rexhep Alushi u kap në shtëpinë e Fejzë Arllatit në Domanek, meqë përmes lidhjesh ishte futur me qëllim denoncimi mu në mesin e krerëve të LNDSH-së. E vërteta ishte se vetë Rexhep Lushi me disa besnikë të OZN-ës, më 11 korrik 1946, kishte marrë pjesë në vrasjen e profesor Ymer Berishës, i cili vritet derisa po 30
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
kalonte ilegalisht së bashku me Ndue Përleshin dhe disa nacionalistë të tjerë afër fshatit Hereq të Gjakovës. Lidhur me zbulimin e këtij spiuni të OZN-ës, Ajet Gërguri, pasi ishte kapur gjallë nga OZN-a, në deponimet e tij para Drejtorisë së Sigurimit Shtetëror në Kosovë më 9 shkurt 1947 ka deklaruar: Para Kongresit i kemi dërguar një letër profesor Ymer Berishës përmes kuririt tonë Shaqir Zariqit…. E ka dërguar postën te shtëpia e Rexhep Alushit, por nuk e ka takuar. Vëllai i Shaqirit i është përgjegjur korierit, se Rexhepi ka shkuar në OZN-e në Prizren për ta marrë rrogën në ari nga OZNA… (Hysen Azemi Dokumente arkivore të Partisë Nacional Demokratike Shqiptare në Kosovë, botuar në Vjetar XXV XXVL, Prishtinë, 2001, f.251).
Shaqir Zariqi dyshonte në veprimet e Rexhep Alushit, ndërsa dyshimin e tij ia shfaq Jetullah Rezallës dhe Hilmi Zariqit. Veprën denoncuese të Rexhep Alushit e vërteton edhe Xhemajl Boletini. “Kur dëgjoi Rexhepi për këtë u përpoq të gëlltis një letër, por atë ia nxorën nga goja. Në letër shkruante: “Rexhep Lushi mund të lëviz çdo kund në Kosovë dhe pushteti e ushtria nuk mund t`i bëjë pengesë”. Letra ishte e vulosur nga kreu i OZN-ës ( Dokumenti i cituar, po aty… f. 252). Pasi
ishte kapur në flagrancë, Rexhep Alushi pranon se është spiun i OZN-ës, pranon se ka vepruar në zënien e nacionalistëve dhe për veprat e tij denoncuese nuk pendohet. Me urdhër të Gjon Serreçit, konform ligjeve të luftës, ai dënohet me vdekje dhe ekzekutohet. Ekzekutimin e ka kryer Istref Sheqa-Hoti, koman- dant i Batalionit të Katërt të Drenicës ( Dr. Islam Dobra, Lufta e Drenicës, 1941-1945 dhe NDSH-ja deri më 31
AHMET QERIQI
Pas kësaj skene e cila sikur bënte me dije se në atë mes kishte edhe denoncues të tjerë, fillon punimet Kongresi i Lipovicës. Në ekspozeun e paraqitur nga Gjon Serreçi dhe të mbështetur nga Ajet Gërguri ishin parashtuar dy teza: Riorganizimi i Lëvizjes së Rezistencës përmes veprimit të komiteteve vendore, që ishin formuar nga LNDSH-ja në Kosovë, ose ikja e përkohshme nga Kosova për në Shqipëri apo në Greqi, ashtu sikurse kishte vepruar grupi i Adem Gllavicës, një vit më parë. Ldhur me këtë çështje, në deponimet e tij para hetuesisë Ajet Gërguri ka deklaruar: 1947, Prishtinë, 1997. f. 332.).
“Kongresi ka filluar në orën 12,00. Në fillim ishin prezent vetëm udhëheqësit e grupeve: unë- Ajet Gërguri, Hilmi Zariqi, Jetullah Rezalla, Osman Bunjaku, i cili ishte njëkohësisht delegat i grupit të Ahmet Selacit, pastaj Kadri Beba, Islam Domaneku, Shyt Mareci, Shemsi Mramori e të tjerë… Në këtë mbledhje është diskutuar se kush do të jetë koman- dant. Për komandant është zgjedhur Ymer Berisha. Përveç tij kemi zgjedhur edhe katër eprorë në Shtab për komandant të zonave. (Hysen Azemi Dokumente arkivore të Partisë Nacional Demokratike Shqiptare në Kosovë, botuar në Vjetar XXV-XXVL, Prishtinë, 2001, f.236).
Kongresi merr disa vendime: Lëvizja balliste të quhej Lëvizje Nacional Demokratike Shqiptare. Ushtria e formacioneve luftarake të quhej Ushtria Nacional Demokratike Shqiptare në malet e Lira të Kosovës. Profesor Ymer Berisha emërohet koman- dant i Përgjithshëm i Ushtrisë dhe i LNDSH-së.
32
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
Disa nga pjesëmarrësit e këtij kongresi, pasi iu bënë analiza rrethanave tejet të pavolitshme, propozuan që të gjitha forcat nacionaliste të fillonin tërheqjen nga Kosova drejt Greqisë, meqë qëndrimi në Shqipëri nuk ishte fare i sigurt. Si duket shumica e krerëve në heshtje e aprovonte këtë propozim. Gjon Serreçi me Ajet Gërgurin, të përkrahur nga Islam Domaneku dhe Kadri Beba ishin për dalje në Greqi, kurse kundër tyre në mënyrë të pakontrolluar do të ngrihet Osman Bunjaku, Hilmi Zariqi, Jetullah Rezalla, Imer Fazli Radisheva, Zeqir Lutani i Turiqecit, Shyt Mareci e të tjerë (Dr. Muhamet Pirraku, Mulla Idris Gjilani… Prishtinë 1995, f. 349).
Kundër këtij propozimi ishte ngritur me pushkë në dorë Osman Bunjaku, i cili kishte thënë: Të gjithë juve që po kërkoni të shkoni në Greqi iu kisha pushkatuar, sepse këtu duhet të luftojmë për lirinë e popullit shqiptar. (Hysen Azemi Dokumente arkivore të Partisë Nacional Demokratike Shqiptare në Kosovë, botuar në Vjetar XXV XXVL, Prishtinë, 2001, f.236).
Dëshmitarët e kësaj ngjarjeje të rëndësishme të historisë sonë rrëfejnë, se, mospajtimet kishin shkuar deri te drejtimi i pushkëve kundër njëri tjetrit, por me ndërhyrjen e Gjon Serreçit, Ajet Gërgurit, Kadri Bebës, Shemsi Hazir Gashit e disa të tjerëve, situata e acaruar ishte tejkaluar. Pas ndërhyrjes të Osman Bunjakut, të përkrahur nga militantët UNDSH-istë, Kongresi vendosi që luftëtarët të qëndrojnë në Kosovë derisa të merrej lidhja me Muharrem Bajraktarin, për shkak se asokohe pritej të mbahej një Kongres tjetër i nacionalistëve në Veri të Shqipërisë. 33
AHMET QERIQI
Disa nga pjesëmarrësit e Kongresit të Lipovicës Në saje të shkrimeve dokumentare dhe në saje të disa dëshmitarëve të gjallë, (pjesëmarrës të këtij Kongresi,) bëhet e ditur se në këtë Kuvend të krerëve të Nacionaldemokratikes Shqiptare kanë marrë pjesë: Ajet Fazli Gërguri, një tregtar i njohur, i arsimuar, me prejardhje nga Duboci i Drenicës. Ka jetuar në Vushtri dhe në Kavajë. Fillimisht një i ri Gjon Gjergj Serreçi antifashist, por nacionalist me bindje, me origjinë nga Ferizaj. Intelektual vizionar dhe përfaqësues i Nacionaldemokratikes Shqiptare në Kosovë. Azem Jashanica (Bellaqevci) , personalitet i njohur atdhetar. Jetullah Zabeli, i njohur edhe si Jetullah Rezalla. Luftëtar i shquar nacionalist, ka marrë pjesë në Kongres me disa bashkëluftëtarë. Hamid Emini, mjek nga Skënderaj. Osman Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë, luftëtar militant nacionalit. Mori pjesë me disa luftëtarë. Shaban Bujaku, nga Samadrexha e Vushtrrisë. Hysen Sadik Ramë Lutani nga fshati Turiqec i Drenicës. 34
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950) Imer
Ahmeti
-
Radisheva
nga fshati
Radishevë i Drenicës. Mulla Ramë Govori nga fshati Herticë, në
rajonin e Llapit. Ixhaid
Nazmi
Gafurri , djali i martirit
demokrat, Nazmi Gafurri. Hasan Bilalli, njëri ndër ideatorët e NDSHsë. Kadri Bebë Ribari Mori pjesë me disa bashkëluftëtarë dhe me djalin Mustafën. Salih Rexhë Ribari , njëri ndër luftëtarët më militantë të NDSH-së, së bashku me djalin Rexhepin dhe me disa bashkëluftëtarë. Hilmi Zariqi nga Baica e Elshanit. Luftëtar nacionalist. Shaqir Zariqi, po ashtu nga Baica e Elshanit. Istref Sheqa, Hoti, nga fshati Likoc i Drenicës, së bashku me disa luftëtarë. Rifat Kotorri, Sylë Hajrizi. Shyt Mareci, (Bislim Zeqiri) nga fshati
Marec i Karadakut me disa bashkëluftëtarë. Islam Domaneku nga fshati Grackë Lypjan, së bashku me djalin e vëllait, Mustafë Domaneku. Zekë Luma nga fshati Kraishtë. Nezir Buja nga fshati Bujan, i njohur si treshi në çetën heroike të Salih Rexhë Ribarit. Ismail Dragusha nga fshati Rufc i Vjetër Komesar i formacionit nacionalist që kishte bërë përpjekje për të depërtuar në Greqi. Në grupin e Shemsi Hazir Gashit ishin: Rrahman Qaushi, Abdullah Demiri, Shefqet Dulahu, Shaban Maliqi, Tahir Beba, Shyqë 35
AHMET QERIQI Zeneli, Rrahman Smajli, Ibush Hamdiu, i biri i Hamdi Hazir Gashit i cili kishte rënë në luftën e Ferizajt më 2 dhjetor të vitit 1944. Ibushi ishte djali i vëllait të Shemsiut. Në grupin e Shemsi Mramorit kanë qenë edhe: Asllan Rysha, Rexhep Gajtani, Brahim Gajtani, Hajdar Kolevica, Ukë Salihu, Emin Shushica, Sadik dhe Sylë Tusha, Sylë Zejna, Selim Limani, Osman Abaz Gagica, Feriz Abazi, e të tjerë Fejzullah Saraçi me të birin Eminin nga
fshati Bivolak i Vushtrrisë, morën pjesë në Kongresin e Lipovicës me disa bashkëluftëtarë. Arif Shala, udhëheqës dhe koordinatori i të gjitha veprimeve për mbajtjen e sukseshme të këtij Kongresi. Xhemajl Esati nga Komarani i Drenicës ishte mbikëqyrës dhe njëri ndër luftëtarët që atë ditë e kishte nën kontroll terrenin e Blinajës. Shaban Shillova (Sallova) nga fshati Mazgit i Prishtinës. Ibrahim Hoxha nga Cërnilla e Gjilanit Nazif Shaba dhe Xhelë Maliqi nga fshati Gllogoc i Lypjanit. Qerim Selimi nga fshati Banullë i Lypjanit. Gjatë kohës së luftës ishte nëpunës i sigurimit në komunën e Lypjanit. Isuf Muharreni dhe Hajdar Muharremi nga fshati Petrovë afër Shtimes. Rrahman Muharrem Qeriqi nga fshati Krojmir. Rrahim Rexha nga Krojmiri. Qazim Zogaj dhe Fetah Bogiqi nga Komarani i Drenicës. 36
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950) Sokol Brahimi dhe Izet Murati nga fshati
Sankoc. Jahir Sejdiu dhe Tafil Sejdiu nga fshati
Shalë, ish-Sedllar. Hazir Bajrami, Mehmet Arifi, Ismail Dugolli, Shaqir Dugolli dhe Beqir Bajrami nga
fshati Pjetërshticë. Zekë Luma nga Kraishta dhe Izet Jetishi
nga fshati Zborc afër Shtimes. Selim Salihu dhe Ali Besheniku nga fshati
Carralevë. Sadri Duhla, nga fshati Duhle dhe Qerim Ali Gashi nga fshati Luzhnicë. Ilaz Sadiku nga fshati Hallaq-Lypjan Hajredin Mëziu nga fshati Vërshec afër
Magurës dhe disa luftëtarë të tij po nga ky fshat. Bajram Çukovci nga Cernilla dhe Qazim Leskovci nga fshati Mirash. Hajredin Avdyli nga Sazlia. Nebih Sahiti nga fshati Kabash-Prizren. Nebih Jonuzi nga Rubovci Tahir Prokupja prej fshatit Fushë e Madhe ish-Velikopole Hamdi Tmava, Jetë Hasani, Rexhep Hyseni nga fshati Godanc afër Shtimes. Rifat Megjani nga fshati Siboc i Kastriotit
ish-Obiliq. Miftar Gashi nga fshati Dobrajë-Lypjan. Hasan Salihu nga fshati Korishë - Prizren. Bajrush Zuka dhe Mehdi Zuka nga fshati
Lloshkobare-Ferizaj. Zenel Morina nga fshati Hade. Rizah Strellci nga fshati Dobrevë-Lypjan. 37
AHMET QERIQI Beqë Zeqiri nga fshati Gjurkoc-Lypjan. Ismail Sllamniku( Ismail Muharrem Ismajli). Dan Berisha nga Bellaqevci. Fushë Kosovë. Fejzullah Mehmeti nga Domaneku i
Drenicës. Brahim Luta, Imer Radisheva, Imer Bajraktari, Hysen Lutani e të tjerë.
38
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
Përpjekja e pasukesshme për ta kaluar kufirin Lufta në Bilushë, 8 gusht 1946 Njësia e Ajet Gërgurit prej 97 vetash në mbrëmjen e 25 korrikut të vitit 1946, arriti në Qylagë të Lypjanit. Pasi u pajisen me ushqim kaluan në Gadime, ku Gjon Serreçi dhe Ajet Gërguri, të ndih- muar prej Ibrahim Cërnillës formuan një komitet të LpLTSH-së…. Mandej kaluan në vise të Neredimes…Më 5 gusht 1946 në Kabash të Prizrenit me këto njësi do të kontaktojë, patrioti Ibrahim Lutfiu, i cili të nesërmen u bashkua me Ajet Gërgurin e Gjon Serreçin në Hoqë të Qytetit mbi Prizren . (Dr. Muhamet Pirraku, Mulla Idris Gjilani… Prishtinë, 1995, f. 352).
Më 26 korrik Kadri Beba dhe disa nga pjesëmarrësit e Kongresit marrin vendim për ta lëshuar Kosovën. Pa humbur kohë ata bisedojnë për depërtimin drejt kufirit të Shqipërisë. Kadriu kishte propozuar Sadri Duhlën, Qerim Gashin dhe disa luftëtarë të tjerë të pararojës, meqë Sadriu e dinte mirë terrenin, pasiqë gjatë luftës kishte tregëtuar me armë dhe duhan. Sadri Duhla kishte marrë pjesë në ballë të pararojës edhe me rastin e depërtimit të formacionit të Adem Gllavicës dhe të Qazim Llugaxhiut, i cili në tetor të vitit 1945 kishte hyrë në Greqi. 39
AHMET QERIQI
Po në atë kohë, disa krerë të NDSH-së, përmes Hilmi Zariqit, mbanin kontakte me Muharrem Bajraktarin e Lumës, i cili me trupat e tij ende ndodhej në Shqipëri. Disa nga luftëtarët, mendonin që formacioni të futej fillimisht në Shqipëri, dhe pasi të bashkoheshin me forcat e Muharrem Bajraktarit, të vendosnin të rezistonin, apo të iknin në Greqi. Të dy rrugët ishin me rreziqe. Forcat jugosllave kishin zbarkuar njësi të shumta ushtarake në pikat kufitare me Shqipërinë. Duke qenë se në vitin 1946 marrëdhëniet e Tiranës dhe të Beogradit ende ishin të mira, konsiderohej me të drejtë se qëndrimi në Shqipëri ishte i pamundshëm. Situata edhe më e keqe ishte në Greqi, por aktualisht ishte e vetmja mundësi, i vetmi vend ku mund të kërkohej azili i përkohshëm. Të ndodhur përballë rrezikut ekzistencial, shumica e pjesëmarrësve të Kongresit të Lipovicës, fillojnë depërtimin drejt maleve të Budakovës, Graiçevcit dhe të Jezercit. Disa nga pjesëmarrësit e Kongresit tërhiqen nga plani për ikje nga Kosova dhe kthehen në vendstrehimet e tyre, si dhe në baza, të cilat i konsideronin si të mundshme për të qëndruar, aq sa mund të qëndrohej në rrethana të tilla. Përmes korrierëve dhe të besuarve, Gjon Serreçi, Ajet Gërguri, Azem Bellaqevci e të tjerë, hartojnë strategjinë e depërtimit drejt kufirit me Shqipërinë, në kushte dhe rrethana tejet konspirative, meqë pushtetarët komunistë kishin futur hafi jet në çdo fshat të Kosovës, e sidomos në fshatrat afër kufirit me Shqipërinë. 40
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
Salih Rexha nuk e kishte përkrahur largimin nga Kosova, por kishte ndërruar bindjen nën ndikim e Kadri Bebës dhe të udhëheqësve të tjerë të NDSH-së. Ai, së bashku me Osman Bujakun, Jetullah Zabelin nga Rezalla, Hysen Lutanin dhe me disa atdhetarë të tjerë, mendonin se lufta për çlirim e vendit nga regjimi jugosllav duhej të vazhdonte. Pavarësisht nga rrethanat, ata mendonin se më mirë ishte të binin në altarin e atdheut duke luftuar, sesa duke ikur nga atdheu i robëruar. Kreu Nacionaldemokrat në përbërje: Gjon Serreçi, Ajet Gërguri, Azem Bellaqevci, Kadri Beba, Shemsi Hazir Gashi-Mramori, e të tjerë, kishin marrë vendim për të lëshuar Kosovën, meqë mendohej se aktualisht nuk mund të zhvillohej rezistencë e suksesshme, sidomos me faktin se luftën dhe rezistencën shqiptare në Jugosllavi nuk do ta përkrahte askush, madje as regjimi komunist i Tiranës. Në ditën e nisjes në drejtim të malësisë së Budakovës, Salih Rexha, së bashku me të birin e tij të pandashëm, Rexhepin vendos për t iu bashkuar formacionit. Kishte ndërmend t`i ndihmonte bashkëluftëtarët për të depërtuar në Shqipëri, apo në Greqi, për të mos krijuar përçarje. Po qe se aksioni kryhej me sukses, ai mendonte të kthehej sërish në Kosovë, për të rezistuar deri në fund. Si luftëtar i sporvuar me vjet të tëra në frontet e luftës, Salih Rexha për veten e tij nuk kërkonte tjetër fat, veç luftës. Në fillim të gushtit të vitit 1946, Salihu me të birin Rexhepin dhe Nezir Bujën e Zekë Lumën i bashkohen formacionit NDSH-ist në malet e 41
AHMET QERIQI
Graiçevcit. Bajrush Zuka nga Lloshkobarja, duke folur për periudhën e rrugëtimit drejt kufirit, ka rrëfyer: Fillimisht u vendosëm në malet e Neredimes. Përmes korierëve akordohej lëvizja kryesisht gjatë natës, ndërsa ditën e kalonim në vendstehime malore, larg rrezikut. Duke qenë se kreu kishte marrë vendim për depërtim masiv, ishte aplikuar taktika e lëvizjes në grupe, deri sa të kalo- hej në Malësinë e vërrinit. Atje, mendohej se do të takonin korrierët e Muharrem Bajraktarit. Unë isha me grupin e Ferizajt, së bashku me kushëririn, Mehdiun, dhe me disa anas nga rrethina. Nuk di saktësisht se sa veta kemi qenë në formacion, por më vonë kam mësuar se për në Shqipëri jemi nisur rreth 110 apo 120 veta, meqë grupe luftëtarësh na janë bashkuar gjatë rrugëtimit.. Përveç burrave ka pasur edhe gra e nuse të luftëtarëve, të cilët men- donin të gjenin shpëtim në rrugën pakthim dhe pakurrëfarë sigurie.
Duke evokuar kujtimet e tij në rrugën drejt paparashikueshmërisë, luftëtari i sporvuar, Sadri Duhla, në një bisedë me autorin e kësaj monografie, në dhjetor të vitit 1976, ndër të tjera ka deklaruar: Kisha detyrë të vështirë dhe përgjegjësi për bashkëluftëtarët. Për fat e njihja mirë terrenin, meqë gjatë luftës kam depërtuar disa herë nëpër Maqedoni, në Greqi dhe në Shqipëri. Kam bërë Bajrush Zuka tregti me armë dhe duhan.
(1922-1998)
42
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950) Mirëpo nuk ishte e mundur të kaloje dy herë në të njëjtën rrugë, meqë rrethanat kishin ndërruar. Në anën tjetër kreu i NDSH-së kishte vendosur kalim- in e luftëtarëve pjesë pjesë dhe krejt kjo e vështirësonte lëvizjen tonë. Shpeshherë duke lëvizur gjatë natës, përreth fshatrave, lëvizjet tona i denonconin qentë, por edhe njerëzit besnikë të regjimit të ri, në mesin e tyre kishte edhe të atil- lë që kishin dezertuar nga radhët tona dhe që na njihin ne dhe miqtë tanë.. Ata i dinin qëllimet e lëvizjet tona.Unë personalisht kisha dyshim se edhe në radhët e formacionit kishim njerëz të OZN-s dhe kjo u vërtetua më vonë gjatë hetuesisë kur më dënuam fillimisht me vdekje, më vonë me amnisti dënimin e kthyen në 20 vjet burg të rëndë. Disa herë kemi rënë në pritë të forcave partizane. Kemi luftuar vetëm kur luftimet kanë qenë të pashmangshme. Kisha fat që në pararojë ishte Salih Rexhë Ribari, me të cilin jemi njohur edhe më parë. Edhe pse 65 vjeçar ai kishte kondicion fizik të një të riu. Më kishin ngarkuar edhe me një detyrë tjetër. Duhej që përmes Januz Kepës ta takoja Ibrahim Lutfiun që ndodhej i strehur në malet e Bukoshit , meqë edhe ai kishte vendosur të largohej nga Kosova. Lëvizjet ishin vështirësuar. Banorët e fshatrave rezervo- heshin për të na ndihmuar me ushqime, meqë kudo kishte Sadri Duhla hafije dhe po qe se zbulohej (1910-1987) 43
AHMET QERIQI jataku, jatakxhinë e pushkatonin pa gjyq, para familjes. Kalonin ditë të tëra pa ngrënë. Hulumtonim vendet ku fshatarët kishin mbjellë patate dhe ato i merrnim tinëz gjatë natës. Kishte rrezik të ndizej edhe zjarri për t`i pjekur shtalbat e misrit, apo për t`i zier patatet. Por ishte edhe një fat për të mos vdekur urie. Atë verë ka pasur pemë të shumta, molla vere, dardha, kumbulla, dhe ia dilnim…
Formacioni i armatosur NDSH-ist kishte depërtuar nga fshatrat e Drenicës Jugore, Krojmir, Pjetërshticë, Dukë Karaçicë, Javor Luzhnicë, në drejtim të fshatarve Carralevë, Rancë, Graiçevc, Budakovë, Gjinoc, Grejkoc Korishë, Kabash. Pas dhjetë ditë rrugëtimi të ngadalshëm dhe përplot peripeti të rrezikshme, duke pritur grupi-grupin dhe duke hulumtuar mirë terrenin, më 7 gusht 1946 luftëtarët depërtojnë në malet e Hoqës së Qytetit, mbi Prizren. Atë natë, të gjithë tok pushojnë në malet e fshatit Bilushë. Ishin rreth 100 veta. Shumica të lodhur nga rrugëtimi dhe të uritur. Disa edhe të plagosur. Kishte edhe gra e nuse të luftëtarëve. Në mesin e luftëtarëve ishte edhe mjeku Hamit Ahmeti - Boshnjaku, me një ekip teknikësh të mjekësisë. Municioni, dhe ato pak ushqime rezervë, ishin bartur me kuaj. Formacioni kishte tre pushkamitralezë italianë të tipit, Breda. Shumica e luftëtarëve ishin të armatosur me pushkë italiane apo gjermane të kalibrave të ndryshëm. Ata, përveç municionit për pushkët dhe automatikët kishin edhe bomba dore, raketa sinjalizuese dhe një sasi të konsiderueshme të fishekëve. 44
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
Pararoja e përbërë prej Sadri Duhlës, Salih Rexhës, Rexhep Salihut, Islam Domanekut, Hysen Lutanit, Qerim Gashit, Ismail Dragushës, Fetije Kelmendit, Nezir Bujës, printe në ballë duke siguruar paraprakisht terrenin nga ku duhej të kalohej. Në mëngjesin e 8 gushtit të vitit 1946, sapo kishte zbardhur drita, Sadri Duhla heton se shtegu ku duhej të kalonin ishte zënë nga forcat e ushtrisë jugosllave. Përderisa Ismail Dragusha bën gati mitralozin për sulm, disa predha të një pas njëshme të forcave armike bien në mes të formacionit që po dyndjej drejt jugut. Në moment u krijohet huti dhe kaos në mesin e luftëtarëve të sulmuar befasisht. Salih Rexha, Sadri Duhla, Rexhep Salihu zënë pozicionet dhe fillojnë të godasin në drejtim të forcave jugosllave. Breshëria e parë e luftimeve kishte zgjatur dy orë pandërprerë. Duke qenë se forcat armike ishin në dijeni për rrugën dhe shtegtimin e formacionit, ata kishin zënë të vetmen pikë strategjike të depërtimit, afër një honi shkëmbor. Formacioni papritmas fillon të sulmohet edhe nga dy anët. Tre mitralozët e luftëtarëve të NDSHsë godasin forcat armike. Ismail Dragusha zbrazte rafalet e njëpasnjëshme të mitralozit. Pranë tij i mbante rrethatoret me fishekë, luftëtarja, Fetije Kelmendi, e fejuara e Ismailit. Shumica e luftëtarëve, të cilët ishin të sprovuar dhe kishin marrë pjesë në sa e sa beteja, zënë pozicione mbrojtje duke rezistuar fuqishëm, për të mos lejuar depërtimin e forcave armike. Njësia elite që përkujdesej për Gjon Serreçin, Ajet Gërgurin, Ibrahim Lutfiun, në krye me Azem Bellaqevcin merr masa për të siguruar tërheqjen e mundshme, meqë forca armike 45
AHMET QERIQI
mund të mbyllte shtegun dhe luftëtarët do të ngelnin në rrethim. Sipas dëshmitarëve të kësaj beteje: (Bajrush Zuka, Mustafë Kadriu, Sadri Duhla e të tjerë), bëhet e ditur se luftimet kishin zgjatur deri
në orët e mesditës. Në ballë të luftimeve kishte rënë: Emin Fejzullah Saraçi nga fshati Bivolak i Vushtrrisë, Isuf Muharremi nga Petrova. Predha armike ia kishte shkurtuar dy këmbët Beqë Zeqir Gjurkocit. (Pas tri jave vritet në një spital të të Prizrenit dhe e varrosin në varrezat e qytetit. Nuk i dihet varri). Ishin Plagosur lehtë e rëndë disa luftëtarë. Duke përshkruar këtë ndeshje të papritur dhe të befasishme, dr. Muhamet Pirraku në librin e tij studimor për Mulla Idris Gjilanin shkruan: Më 8 gusht 1946, njësia e Ajet Gërgurit u rrethua dhe u sulmua befasishëm, duke shkaktuar panik në rad- hët e bashkëluftëtarëve të Ajetit-Gjonit. Në një ndeshje, të thuash, ballë për ballë u vranë mitralozx- hiu trim Emin Fejzullah Saraçi, Ahmet Shipoli, Beqir Gjurkovci e të tjerë. Falë gjeturisë, strategjisë dhe trimërisë së Azem Jashanicës, -Bellaqevci dhe Izet Murat Gjoshit, njësiti doli nga rrethimi duke i lënë katër të vrarë dhe disa të plagosur. Tërheqja e luftëtarëve e bë pa komandë dhe në drejtime të ndryshme të grupeve dhe të individëve. ( Vepra e cituar f.352).
Duke konsideruar se shpërthimi i pritës në rrethana të tilla ishte i pamundshëm, Gjon Serreçi jep urdhër për tërheqje. Pikërisht në atë moment, çeta e Salih Rexhës kishte depërtuar deri afër forcave armike, të cilat në pamundësi për të qëndruar më gjatë, kishin filluar të tërhiqnin të plagosurit 46
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
duke u përgatitur për të zënë pozicionin mbrojtës, disa qinda metra më larg vendluftimeve. Salih Rexha, Islam Domaneku, Rexhep Salihu, Sadri Duhla, Ismajl Dragusha, Qerim Banulla e të tjerë nuk e kishin përfillur urdhërin për tërheqje dhe ndërkohë mësyejnë drejt forcave jugosllave, që po lëshonin pozicionet. Për ta detyruar Salihun të tërhiqej, kishte shkuar Kadri Beba, i cili e kishte bindur se tërheqja e forcave armike mund të bëhej për qëllime taktike, për ta futur në kurthë tërë formacionin. Mendimin e Salih Rexhës për të çarë përpara e kishin mbështetur islam Domaneku, Sadri Duhla, Rexhep Salihu, Ismail Dragusha, Qerim Gashi e disa të tjerë. Ndërkohë nga rrethimi del edhe grupi i Gjon Serreçit, Salih Rexha i Ribarit, Osman Gagica nga Laçiqi i Kamenicës dhe katër të tjerë, dy kabashas dhe dy drenicarë . (M. Pirraku, po aty… f 352).
Nezir Buja (1906-1950)
Islam Domaneku (1906-1947) 47
AHMET QERIQI
Drejt paparashikueshmërisë Natën e 8 Gushtit të vitit 1946, formacioni luftarak i NDSH-së merr fund. Ai shformësohet nga aspekti i organizimit ushtarak. Shumica e luftëtarëve kishin filluar rrugën e kthimit në grupe, pa u konsultuar me kreun komandues. Disa nga ata ishin ndarë dhe nuk kishin pranuar të bisedonin për fatin e mëtejmë. Forcat armike iu kishin rënë në gjurmë dhe nga çasti në çast mund të binin nëpër prita. Më 10 gusht Kadri Beba, Ajet Gërguri, Azem Bellaqefci dhe disa luftëtarë të tjerë kalojnë natën në Ribar të Madh, pasi paraprakisht kishin vëzhguar terrenin. Azem Bellaqevci me Ajet Gërgurin, Izet Muratin depërtojnë në fshatin Sankoc te Mulla Arif Shala. Ndërkohë atje arrin edhe Ibrahim Lutfiu, të cilin e solli një mik i Arif Shalës nga Carraleva. ( M. Pirraku, vepra e ciltuar f. 353) .
Ibrahim Lutfiu do t’i bashkohet çetës së Osman Bunjakut dhe të Ahmet Selacit në Shalë dhe në Llap… Grupi i Gjon Serreçit, prej Kabashit të Prizrenit arriti në Ribar të Madh. Në këtë grup ishin: Gjoni, Osman Gagica, Salih Rexha dhe dy drenicarë të cilët do të ndahen dhe do të shkojnë në njisitin e Hilmi Zariqit. Në Ribar nga grupi do të 48
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
ndahet edhe Salih Rexha ( me çetën e tij. A.Q.) Nga mesi i gushtit Gjon Serreçi, i shoqëruar prej Osman Gagicës do të gjendet në vise të Gadimes dhe të Mirashit, prej nga do të kalojnë në vise të Kosovës Lindore . (Vepra e cituar… po aty, f.353). Shemsi
Mramori me dhjetëra luftëtarë kishte depërtuar me sukses në drejtim të Gollakut. Të gjithë ishin shpërndarë në çeta të vogla prej tre deri në tetë veta, me qëllim që të gjenin strehim më të sigurt. Derisa formacioni i UNDSH-së ishte shkapërderdhur pasi nuk arrin të depërtojnë në Shqipëri apo në Greqi grupi militant në përbërje: Osman Bujaku, Hilmi Zariqi, Jetullah Rezalla, Ukshin Kovaçica, Sherif Tërstena, Imer Radisheva, Hysen Lutani e të tjerë, më 11 gusht të vitit 1946 kishin krijuar Divizionin shqiptar të Ibrit. Komandant i divizionit Ahmet Ahmeti, ndihmës, Jusuf Boletini. Për krijimin e këtij Divizioni përfaqë- suesit e kishin lajmëruar komandantin dhe them- neluesin e Besës Kombëtare, Ymer Berisha. Në letrën dërguar profesor Berishës shkruan: Në shto- jcën e këtij akti iu dorëzojmë vendimet e para të mbledhjes ushtarake që prezentojnë kështu: Ky divizion iu informon se për nevoja të qar- qeve dhe rretheve ka bërë lidhje sipas vendimit, prandaj kërkojmë që organizata Juaj të mbajë lidhje të drejtpërdrejta me ta si politikisht, ushtarakisht dhe materialisht, me rregull dhe sa më shpesh. Nëse organizata e sheh të arsyeshme dhe të drejtë që të takohemi, na lajmëroni me shkrim. Malet e Lira 11.8. 1946.(Hysen Azemi Dokumente arkivore të Partisë Nacional Demokratike Shqiptare në Kosovë,botuar në VJETAR XXV-XXVI, Prishtinë 2001.f. 256). 49
AHMET QERIQI
Jatakët dhe bukëdhënësit e atdhetarëve të fshatrave rreth Blinajës Salih Rexha nuk kishte marrë pjesë në strukturat që hartonin koniuktura të veprimeve politike. Ai i takonte botës autentike shqiptare të rezistencës. Ishte sporvuar, e kishin sprovuar dhe i kishte sprovuar shumicën e shokëve dhe të bashkëluftëtarëve. Nuk i bënte zemra as këmba të largohej nga Kosova dhe të linte familjen dhe Kosovën nën dhunën sadiste të kriminelëve. Salihu i besonte vetvetes, forcës dhe përkushtimit. E dinte se forcat okupatore ia kishin djegur shtëpinë, ia kishin konfiskuar pasurinë, i kishin rrahur disa nga mashkujt. Mirëpo, e dinte po ashtu, se derisa ai me çetën e tij qëndronte ilegalisht, tradhtarët dhe UDB-ashët kishin frikë, sepse jo vetëm njëherë ishin sulmuar dhe asgjësuar aty ku nuk e pritnin. Mllefi i luftëtarëve të lirisë ishte derdhur në kokat e tyre. Dimrin me dëborë dhe acar të vitit 1947 e kalon në malet e Blinajës, së bashku me Kadri Bebën, pastaj djalin dhe bashkëluftëtarin më të paepur, Rexhepin, Zekë Lumën, Nezir Bujën, Islam Domanekun, Mustafë Domanekun, Ismail Dragushën e të tjerë. Për të qenë sa më ekspeditivë dhe sa më të lirë në veprime, Salihu kishte propozuar që luftëtarët të ndaheshin në çeta të 50
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
vogla. Në rast nevoje të komunikonin, mes veti, por askund të mos qëndronin së bashku më shumë se tre, apo katër veta. Një pjesë të dimrit të vitit 1946-1947, Kadri Beba me djalin Mustafën e kishin kaluar në Krojmir, Në Rancë te Zeqir Ranca, në Graiçevc dhe në Korishë. Një strehimore tejet të sigurt për Kadri Bebën dhe djalin e tij, Mustafën, asokohe 18 vjeçar e kishte sajuar, dhëndrri i Kadriut, Ali Emin Miftari nga fshati Krojmir. Duke folur për ato kohë, Aliu rrëfen: Kisha sajuar një strehi- more nën oxhakun e shtëpisë. Në oxhak Kisha vendosur dy rrasa të mëd- haja dhe tejet të rënda, të cilat lëvizeshin vetëm duke i shyrë prapa në mur në një segment të caktuar. Brendia e strehimores ishte e rreg- ull uar me drunj dhe kishte kushte të mjaftueshme hig- jenike për jetë. Rreziku ishte vetëm me rastin e hyrjes apo të daljes, por në raste të Ali Emin Miftari tilla e siguronim terrenin duke e vëzhguar së bashku me babanë, vëllanë, nënën, gruan time, Xhevahiren, e bija e Kadri Bebës. Një natë vonë, një denoncues i fshatit, kishte parë se Kadriu kishte hyrë në oborr. Ne nuk e kishim hetuar. Gjatë natës, hetova se shtëpia ishte rrethuar, por nuk kisha pikë dyshimi se mund të 51
AHMET QERIQI zbulohej vendqëndrimi ilegal. Me të zbardhur dita, milicët dhe të besuarit e tyre, thyen derën e oborrit, derën e shtëpisë dhe u futën brenda. Mua, dhe babanë tim, Mulla Eminin, na mbanin lidhur derisa kontrolluan tërë shtëpinë. Me orë të tëra gërmuan në vende të caktuara, por askujt nuk i shkonte në mendje të luante rrasat e mëdha të oxhakut, ku ishte hyrja për të strehimore.
Po në Krojmir, në shtëpinë e Adem Tahirit dhe Muharrem Tahirit ishte strehuar disaherë edhe Salih Rexha me çetën e tij. Ai kthente te nipat, të cilët bënin roje të dyfishtë përforcuese, gjatë kohës kur daja u tyre Salihu ndodhej në odë, apo në ndonjë plevicë. Hafijet e fshatit përcillnin lëvizjet e Salih Rexhës dhe të Kadri Bebës. Ata ishin tejet të sigurt për vendstrehimin e tyre në Krojmir, meqë kishin vëzhguar lëvizjet e tyre gjatë natës. Mirëpo, pasi nuk kishin arritur t`i kapnin në vepër, edhe pse i kishin rrethuar këto dhe familje të tjera, inspektorët e OZN-ës prangojnë Adem Tahirin dhe Muharrem Tahirin. Ata i nisin për në postkomandën policore të Magurës, ku edhe i torturojnë mizorisht. Duke folur për një moment të rastësishëm, dëshmitari i kësaj ngjarjeje Vehbi Shamolli nga fshati Shalë, i cili kishte ndodhur në stacionin policor të Magurës në dhjetor të vitit 1946, për një kontest pronësor ka rrëfyer. Nga dritarja e korridorit ku më kishin thënë të pritja, shihja në oborr milicët duke rrahur Ademin dhe Muharremin. Nga torturat shtazarake disaherë ishin alivanosur. Milicët i tërhiqnin zvarrë, i ngritnin në këmbë dhe sërish i tor- turonin. Asnjëri nuk nxirrte zë nga goja, përveç 52
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950) gjëmimeve dhe ofshamave nga goditjet mizore. Një milic, të cilin e njihja dhe më njihte, m`u afrua e më tha: I sheh, e kemi prue në derexhe të dekës, ua kemi thyer duar e brinjë, por nuk tregojnë. Jemi më se të sigurt se jo vetëm e dinë ku ndodhen banditat, por për natë ua çojnë bukën në male. Gjatë tërë natës i kishin lënë në dëborë. Nga torturat të dy kishin mbetur invalidë të përjetshëm .
Muharrem Tahiri (1888-1986)
Adem Tahiri (1890-1991)
Pavarësisht se milicët iu kishin thyer brinjët, pavarësisht nga kërcënimet se do t`i pushkatonin me gra e fëmijë, po të diktonin se po iu jepnin bukë, Ademi, Muharremi, si dhe Rrahman Qeriqi, i biri i Muharremit, nuk u thyen. Ata dinin për lëvizjet, dhe vazhdimisht, në orët e vona të natës, në dëborë e stuhi, iu dërgonin dajallarëve bukën e kuqe të 53
AHMET QERIQI
misrit meqë ishin tejet të varfër dhe nuk kishin asgjë tjetër, as për veten, as për fëmijët e tyre. Ismail Dragusha, me bashkëshorten, Fetije, gjatë dimrit të vitit 1947 ishte strehuar në shtëpinë e Xhemë Islamit në Krojmir. UDB-ja nuk dyshonte në këtë familje, meqë disa burra ishin inkuadruar në radhët e pushtetit, por mbanin lidhje edhe me grupet militante NDSH-iste, të cilat kërcënoheshin me vdekje nga regjimi. Halim Hysen Bajrami, babai i të cilit qe vrarë në Blinajë më 14 prill 1943 nga banditët, duke sjellë në kujtesë kohën e strehimit të Ismail Dragushës në shtëpinë e Xhemë Islamit, rrëfen: Isha i ri dhe kohë pas kohe mbaja kontaktin e Ismajlit me vëllanë e tij Xhemajlin. Ismajli, së bashu me bashëshOrten e tij luftëtare ishte strehuar në shtëpinë tonë. Hyja dhe dilja tinëz, për të përcjel- lë porositë e Ismajlit në familjen e Dragushëve në Rufc të Vjetër. Ata frikësoheshin tejmase nga repre- sioni që OZNA ushtronte kundër tyre. Sa herë shko- ja atje takoja nënën e Ismajlit, të cilës i jepja porositë.” Islam Domaneku me të vëllanë ishte stre-
huar në Pjetërshticë te Hysri Dugolli dhe te Qazim Arifi. Një kohë kishin qëndruar edhe te Ajet Godeni i Karaçicës. Në shtëpinë e këtij mikëpritësi, disa muaj pas luftës kishte qendruar dhe nuk ishte zbuluar Shefqet Bylykbashi i Baicës. Krojmiri, Pjetërshtica, Karaçica, Shala e Zborci ishin vendstrehime besnike të çetave të Salih Rexhës, Kadri Bebës, Islam Domanekut, Ismajl Dragushës, etj. Përkushtimi që treguan familjet atdhetare të kësaj ane për të mbrojtur grupet nacionaliste qe jashtëzakonisht i zellshëm edhe pse më vonë me pasoja të rënda, meqë regjentët e OZN-ës përmes 54
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
denoncuesve kishin zbuluar pothuajse të gjithë “jatakët”. Shumë bukëdhënës atdhetarë u shtruan në dajak, u lanë zbathur mbi dëborë, u dënuan me burg dhe u maltretuan mizorisht nga OZN-a, me qëllim për të zbuluar jatakët, ata të cilët rrezikonin edhe familjet e tyre, por nuk pranuan të tradhtonin apo ta prenin në besë mikun. Disa prej tyre mbeten invalidë të përjetshëm, disa vdiqen nga pasojat e torturave fizike.
Mulla Emin Miftari (1888-1980)
Ajet Godeni (1886-1974)
Pushteti titist, në aksion për të zbuluar luftëtarët e lirisë që ndodheshin nëpër male, në disa raste kishte ndëshkuar edhe hafijet denoncues, sepse kishin filluar të dyshonin në besnikërinë e tyre. Ata, në shumë raste tregonin shenjat deri te shtëpia e strehuesit, por nuk gjendeshin dot luftëtarët NDSH-istë, që i kërkonte regjimi. Një denoncues nga Krojmiri, një natë të errët kishte rënë në 55
AHMET QERIQI
pritë të partizanëve afër shtëpisë së Haxhë Halilit. Ai shkonte për t`iu treguar milicëve se Kadri Beba, nuk ndodhej te Haxhë Halili. Pa arritur të tregonte se ku ndodhej Salih Rexha e Kadri Beba, e godet për vdekje rafali i automatikut të një pritëzënësi, i cili e dinte cili ishte dhe përse ngutej ta takonte komndantin e OZN-ës. Më vonë qe mësuar se ishte vrarë njëri ndër denoncuesit më të zellshëm të fshatit. Rasti ishte mbyllur, meqë milicët kishin përhapur versionin se i vrari kishte rënë në pritë të ballistëve. Duke parë se rrethi po bëhej gjithnjë e më i ngushtë dhe me qëllim që të mos iu shkaktonin pasoja fatale miqve dhe të afërmëve, Salih Rexha merr vendim për të ndërtuar strehimore në kompleksin pyjor të Blinajes. Ai ishte së bashku me të birin, Rexhepin, me Zekë Lumën e Kraishtës dhe Nezir Bujën e Bujanit. Kadri Beba me të birin Mustafën, askohore 18 vjeçar, përkohësisht kishte depërtuar në Rancë dhe në Graiçec. Islam Domaneku në Pjetërshticë, ndërsa Ismajl Dragusha, Fetije Kelmendi Dragusha, në një strehimore të sigurt në famijlen e Xhemë Islamit në Krojmir, e cila nuk ishte nën dyshim të njerëzve të pushtetit. Familjarët, apo jatakët ku më së shpeshti janë strehuar, kanë marrë bukë e rroba, dhe ku kanë qëndruar kohë pas kohe luftëtarët e NDSH-së: Salih Rexha, Kadri Beba, Islam Domaneku, Mustafë Kadri Beba, Rexhep Salih Rexha, Nezir Buja, Zekë Luma, Beqë Zeqiri e të tjerë në fsha-
trat e rrethit të Blinajës dhe në disa fshatra të Rrafshit kanë qenë: Emin Miftar Shema, Adem dhe Muharrem Tahiri, Mahmut Imeri, Haxhë 56
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950) Halili dhe Xhemë Islami në Krojmiri. Ali Rexhë Bajrami nga Crraleva, Liman Ahmeti, Sylë Zborci, Xhemë Jetullahu nga Caraleva, Izet Jetishi nga Zborci, Ajet Godeni nga Karaçica, Qazim Arifi, Hysri Dugolli, Hazir Bajrami nga Pjetërshtica, Sadri Ilazi nga Torina, Ramadan Banushi, Shaban Bejta nga fshati Poturvoc, Izet Haxhiu, Minush Haxhiu dhe Rexhep Bilalli nga fshati Rashincë. Haradin Mëziu nga fshati Vërshec, Aziz Jetë Hasani, Ramë Aliu, Qazim Sopjani, Mulla Azizi, nga fshati Godanc Zeqir Ranca, nga fshati Rancë, Halit Sahiti nga fshati Graiçec, Shyqeri Ejupi nga Gadimja, Imer Burrnuiku nga Vojnovci, Haxhi Nurë Mujota nga Mallapolci, Shaqir Kurtaj i Vojnovcit, Sylë Sylaj i Vojnovcit e dhjetëra e të tjerë.
Në mesin e atyre që ishin ndëshkuar mizorisht nga OZN-a kanë qenë: Adem dhe Muharrem Tahiri, Xhemajl Hallaqi, Ramiz Bujani, Haqif Bujani, Shefki Llugiqi, Tahir Varigovci, Haradin Mëziu. Këta të fundit janë torturuar nga oficerët e OZN-ës dhe nga disa shpirtshitur shqip- tarë, në odë të Man Kleçkës, të cilën partizanët e kishin kthyer në një lloj burgu të improvizuar në vitet 1947- 1948..
Nga e djathta: Beqir dhe Hazir Bajrami 57
AHMET QERIQI
58
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
Dimri i përgjakshëm i vitit 1947 Takimi i parafundit i Salih Rexhës me Islam Domanekun Në acarin e janarit të vitit 1947, Islam Domaneku takohet me Salih Rexhën në bunkerin e Zhablakut në Blinajë. Ai i rrëfen Salihut se nuk ishte mirë me shëndet nga qendrimi në male. Kishte vendosur të shkonte te ndonjë mik në fshatrat e Rrafshit, në mënyrë që të kontaktonte ndon jë mjek dhe të merrte barna për shërim. Astma po e ngulfaste dhe nuk besonte se mund ta kalonte dimrin nëpër male dhe strehimore të ftohta. Asokohe ndodhej së bashku me djalin e vëllait, Mustafën. -Ki kujdes, i thotë Salihu. E di se ke pasur shoqëri me Brahim Hoxhollin, por ai tashmë e ka shitur shpirtin. -Edhe në e pastë shitur, më lehtë ia marr unë atij, sesa ai mua, thotë dhe ndahen. Islam dhe Mustafë Domaneku shkojnë në Ribar, pikërisht në familjen e Brahim Hoxhollit. Brahimi gjatë luftës kishte mbështetur fuqishëm forcat nacionaliste. Vëllëzërit e tij kishin marrë pjesë në likuidimin e një bande komunistësh serbë në fshatin Grackë, më 1 shkurt të vitit 1943. Duke qenë se ngarkohej edhe për shumë faje të tjera, dhe me qëllim për të shpëtuar veteveten e 59
AHMET QERIQI
familjen, Brahim Hoxha ishte thyer dhe kishte pranuar bashkëpunimin me forcat komuniste partizane. Ishte edhe një arsye tjetër që ndërmori atë veprim. Familja Haxholli i Ribarit ishte në armiqësi shekullore me familjen e Kadri Bebës dhe të Salih Rexhës. Ai mendonte se regjimi titist do të shprehte miratim për armiqësinë që kishte me Bebajt e Ribarit. Regjentët e UDB-së kishin pranuar ofertën e Brahimit, edhe pse nuk i besonin. Ata donin ta sprovonin në vepër, në mënyrë që të shfrytëzonin dhe pastaj t`ia përgatitnin ndonjë kurth. Islam Domaneku, Ismajl Dragusha e atdhetarë të tjerë kishin informacione lidhur me veprimet plot dyshime të Brahim Hoxhollit. E dinin po ashtu edhe armiqësinë që kishte zgjatur një shekull në mes të të parëve të tij dhe Bebajve të Ribarit. Dezertimin e Brahim Hoxhollit e kishin interpretuar më tepër si shprehje të vazhdimësisë së armiqësisë me Bebajt, edhe pse në të vërtetë nuk ishte ashtu. Brahimi, sipas të gjitha gjasave, armiqësinë me Bebajt donte ta shfrytëzonte për të rehabilituar disa nga veprimet e tij gjatë luftës, në kohën kur Kadri Beba kishte qenë kryetar komune, ndërsa Salih Rexha komandant i vullnetarëve të rrethit të Lypjanit, të cilët mbronin vijen kufitare me Serbinë, në Prapashticë dhe në Merdare. Versionit të Brahim Hoxhollit se gjatë luftës kishte qenë i detyruar të vepronte sipas udhëzimeve të Kadri Bebës, për të mos iu hakmarrë atij dhe famil jes, realisht mund t’i kishin besuar edhe regjentët e OZN-ës. Edhe pse e vërteta ishte ndryshe. Salihu dhe Kadriu asnjëherë nuk kishin menduar që ta shfrytëzonin pozitën e tyre gjatë asaj kohe, me 60
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
qellim t’i hakmerreshin Brahimit dhe familjes Hoxhaj, me të cilën kishin një armiqësi rivale, shekullore. Përkundrazi ata e kishin pranuar Brahimin në radhët e luftës dhe ai kishte treguar me vepër se i urrente koministët. Së bashku me vëllezërit e tij i kishte likuiduar në fshatin Grackë , më 1 shkurt të vitit 1943. Rrethimin dhe likuidimin e komunistëve serbë e kishte bërë së bashku me Islam Domanekun, Nezir Bujën e të tjerë. OZN-a kishte rezerva dhe dyshime të mëdha në qëndrimin e Brahimit. Edhe atë e urrenin po aq sa Kadri Bebën dhe Salih Rexhën. Mirëpo përçarjen në mes tyre, ata, do ta shfrytëzonin me shumë djallëzi dhe dinakëri. Dy-tri ditë pas futjes së Islam dhe Mustafë Domanekut te hoxhajt, në Ribar, u kapen gjallë. Rrethanat e zënies asnjëherë deri tani nuk janë sqaruar në tërësi, sepse edhe hoxhajt kishin kri juar armiqësi me disa familje në Ribar, andaj mund të kenë qenë pre e përfoljeve të ndryshme. Nuk do përjashtuar rasti që Islam dhe Mustafë Domankeu të kenë qenë të denoncuar nga ndokush tjetër. Megjithatë, vëllai i Islam Domanekut, Ilaz Domaneku, në rrëfimet e tij ka saktësuar disa të dhëna, të cilat flasin për kapjen në pabesi të Islamit dhe Mustafës…
61
AHMET QERIQI
Qëndresa heroike e çetës së Salih Rexhës në Blinajë, janar 1947 Forcat policore të ndihmuara edhe nga ato ushtarake kishin rrethuar një rreze të gjerë veprimi, afër vendit ku ndodhej bunkeri i Salih Rexhë Ribarit dhe i çetës së tij. Ishte mëngjesi me acar të ashpër i 12 janarit të vitit 1947. Një zë i panjohur, në afërsi prej rreth 300 metra larg bunkerit, përmes megafonit, kërkon nga Salih Rexha dhe nga të pranishmit që të dorëzojnë armët, duke iu bërë me dije se ishin të rrethuar nga të katër anët. Forcat e OZN-ës kishin të dhëna se gjoja brenda bunkerit të fortifikuar ndodheshin dhjetëra luftëtarë atdhetarë. Oficerët e OZN-ës, duke i mbajtur duarlidhur, kishin urdhëruar Islamin dhe Mustafën të niseshin drejt bunkerit, duke menduar se Salihu, do të kursente të dy shokët e luftës dhe të idealit, ndërkohë që forcat policore iu shkonin prara duke përdorur si pegje. Në momentin kur ishin afruar rreth 100 metra afër bunkerit, duke kuptuar kundërveprimin e Salihut dhe kodin e veprimit të stilit të moçëm të komitëve, Islami dhe Mustafa në çastin e caktuar bien për tokë. Në moment kishte shkrepur rafali i mitralozit të Rexhep Salihut dhe pushka habertare e Salih Rexhës. Derisa Islami dhe Mustafa po mundoheshin të depërtonin barkaz, durlidhur, nga prapa shpine i godasin për 62
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
vdekja rafalët e mitralozit të milicisë së OZN-ës. Gjatë shkëmbimit gjysmë orësh të zjarrit, në radhët e forcave policore ishin vrarë dhe plagosur dhjetëra milicë dhe hafije. Luftimet kishin ndaluar për një çast. Kishte dështuar edhe përpjekja e dytë që kishin ndërmarrë forcat policore për ta asgjësuar bunkerin. Ndërkohë arrin njësiti ushtarak nga Prishtina dhe urdhëron forcat policore të tërhiqen. Ata vendosin tre minahedhës të kalibrit 122 mm, dhe pa vonuar fillojnë sulmin në një rreze përreth bunkerit, duke goditur nga të Islam Domaneku tri anët. Forcat e shumta policore kishin vënë pika të shumta rrethimi në të gjitha pikëkalimet nëpër Blinajë. Pas granatimit të bunkerit me dhjetëra predha të minahedhësve, komandanti sllavomaqdon nga Shkupi, urdhëron njësitë sulmuese të këmbësorisë t`i ofrohen bunkerit. Kur ata afrohen në një rreze veprimi rreth 100 metra, sërish fillon breshërinë mitralozi i Salih Rexhës, pushkët dhe automatikët e Zekë Lumës, të Rexhep Salihut dhe të Nezir Bujës. Sërish komanda kishte urdhëruar tërheqjen dhe sërish kishte filluar zjarri nga minahedhësi. Nga ana e sipërme e bunkerit plumbi i pushkës së Salih Rexhës godet shenjëtarin e minahedhësit. 63
AHMET QERIQI
Në kohën e sulmit frontal mbi bunker, në orët e mbrëmjes, Salih Rexha me çetën e tij heroike kishte arritur të tërheqej. Plagë të rënda në shtat kishte marrë Zekë Luma, të cilin gjatë tërheqjes e ngarkojnë mbi supe Rexhep Salihu dhe Nezir Buja. Në dorën e majtë kishte një plagë nga ciflat e predhës edhe Salih Rexha. Atë natë, për habinë e të gjithëve zhduken në terr katër luftëtarët militantë të lirisë. Askush nuk mund t` iu binte në gjurmë. Sikur t`i kishte lëshuar toka. Si duket Salihu me çetën e tij kishte sajuar një strehimore të sigurt në malet e Pjetështicës, për të cilin nuk dinte askush përveç tyre. (Pas mbarimit të luftës së UÇK-së, në
vitin 2000, në Pjetërshticë të Drenicës, është zbuluar një shpellë e përmasave të jashtëzakonshme, ku mendohet se ka dimëruar tri vjet rresht Salih Rexha me çetën e tij.). Tri ditë më vonë, kur forcat ushtarake dhe policore ishin tërhequr në tërësi. Rexhep Salihu dhe Nezir Buja, Zekë Lumën e plagosur rëndë e çojnë në Zborc. Zekë Luma me ndihmën e bashkëluftëtarëve vendoset në shtëpinë e Aziz Hasanit në fshatin Godanc. Azizi i ndihmon në shërimin e plagëve, ndërkohë që Zeka kontakton me të vëllanë dhe sërish kthehet në çetën e Salih Rexhë Ribarit. Zeka kishte mbijetuar falë moshës së re dhe ndihmës mjekësore që i kishin ofruar të afërmit.
64
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
Ilaz Domaneku nga Ferizaj, duke folur për fatin tragjik të Islam Domanekut dhe të djalit të vëllait, Mustafë Domaneku rrëfen: Pas vrasjes së Islamit dhe të Mustafës në dimër të vitit 1947 në Lipovicë, para bunkerit ku kishte rezistuar çeta e Salih Rexhës, kam kon- taktuar me Feriz Lumën nga Kraishta, vëllanë e Zekë Lumës. Ferizi asoko- he kishte kontaktuar me Zekën, i cili ia ka rrëfyer tërë ndodhinë e ditës së rënies të Islamit dhe të Mustafës në Lipovicë. Sipas fjalëve të Zekës ( të Ilaz Domaneku interpretuara nga vëllai tij Ferizi) atë ditë më 12 janar UDB-a kishte sjellë para bunkeerit Islamin e lidhur -tre katërqind hapa para bunkerit. Nga ajo distancë Islami iu kishte drejtuar Zekës, duke i shpjeguar se kush ishte dhe kush e kishte zënë. Në momentin kur kishte përmendur emrin e Brahim Hoxhës nga Ribari Madh, si zbulues e denoncues, forcat e milicisë e kishin goditur nga prapa. Me t’u dëgjuar të shtënat, kishte filluar breshëria e rafalëve nga të dy anët.
Duke folur për mënyrën dhe rrethanat misterioze të kapjes së vëllezërve të tij në Ribar të Madh, Ilaz Domaneku vazhdon rrëfimin: Islami dhe Brahim Hoxholli gjatë luftës kanë pasur kontakte dhe shpeshherë kanë bashkëvepruar. Pas mbarimit 65
AHMET QERIQI të luftës Brahim Hoxholli nga Ribari Madh inkuadro- het në radhët e komunistëve. Duket sikur edhe më parë ai kishte pasur kontakte me ta. Islami ka besuar se te Brahimi mund të qëndronte pa u hetu- ar nga UDB-a. Ai ka kontaktuar me Brahimin përmes Azem Feratit dhe Ismail Tërpezës, Tërpezës, të cilët kanë ditur për strehimin e Islamit te Brahim Hoxholli. Natën e tretë apo të katërt të qëndrimit ka intervenuar UDB-a. Islamin kanë arritur ta lidhin, ndërsa Mustafa e ka sulmuar fizikisht të zotin e kon- akut, i cili vdes pas dy ditëve. Familjarët e tij kishin përhapur lajmin se i zoti i konakut, ku janë zënë Islami dhe Mustafa, kishte vdekur papritmas nga puçra e keqe. E di unë, e dinë të gjithë se Islami e Mustafa janë kapur gjallë te Hoxhollët e Ribarit. Kjo ka ndodhur para 50 vitesh. Djemtë dhe trashëgim- tarët e tyre nuk mund të shpallen fajtorë për veprimet e baballarëve të tyre… Deklarata e Ilaz
Domanekut është botuar në gazetën “ Bujku” në gusht të vitit 1996, me rastin e pesëdhjetëvjetorit të shënimit me një manifestim përkujtimor të Kongresit të Lipovicës, në shkollën e fshatit Vërshec. Deklaratën e ka publikuar autori i kësaj monografie. *** Kronistët e kohës, familjarët e tyre që i përcillnin lëvizjet, besnikët e sprovuar të regjimit titist, nuk arrinin të kuptonin se ku fshihej Salih Rexha me çetën e tij, Barinjtë e fshatit Pjetërshticë tregonin se në male ishin do vrima të papashme ku humbisnin gjurmët sidomos dhitë, qentë, delet. 66
UFTËTARË ARË TË NDSH - SË (1944 - 1950) LUFTËT
Askush nuk dinte se ç ndodhte dhe të gjitha humbjet e bagëtisë ua përshkruanin hajnave, apo edhe luftëtarëve, që edhe disa vjet pas luftës, kohë pas kohe hetoheshin nëpër male. Salih Rexha dhe tre luftëtarët e tij besnikë sogjetonin, vëzhgonin, kalonin nga një vend në tjetrin. Lëvizjet i kryenin gjatë natës, ndërsa ruheshin që kur hynin te ndonjë i njohur, të mos lenin gjurmë, që mund të diktoheshin. Në rast kur ndodhte që terreni ishte i mbuluar me dëborë, me rastin e hyrjes te miqtë, mbi opingat e llastikut mbathnin mbrapshtë opingat rezervë. Fërkema e hyrjes tregonte daljen nga shtëpia. Jeta në ilegalitet të thellë i kishte bërë shumë të ndjeshëm. Kishin ndërmarrë masa të shumta sigurie për të ruajtur miqtë e të njohurit më shumë se vetveten. Te cilido mik që ndodheshin përveç ndonjë burri besnik të zotit të shtëpisë, rregullisht ushtronte roje, djali, Rexhepi, dyzetvjeçar apo ndonjëri nga dy bashkëluftëtarët e Salihut, Zekë Luma dhe Nezir Buja. *** Në shkurt dhe në mars të vitit 1947, OZNA kishte arritur të prangoste Ajet Gërgurin, Gjon Sereçin, Ukë Sadikun, Osman Bunjakun dhe shumë UNDSH-istë të tjerë të cilët u pushkatuan më 31 gusht të vitit 1947. (Faton Mehmetaj Veprimtaria kriminale e dorës së zezë serbe në trojet shqiptare, Prishtinë 2004.fq.348,). 2004.fq.348,). Disa nacionalistë të
moshës së re ishin dorëzuar, meqë shpresonin se nuk do të pushkatoheshin pasiqë sikur thuhej, 67
AHMET QERIQI
nuk i kishin të lyera duart me gjak. Në mesin e të dorëzuarve nga radhët e bashkëluftëtarëve të Kadri Bebës e Salih Rexhës ishin edhe Selman Buja, Qerim Selim Banulla e të tjerë. Represioni shtetëror jugosllav po ashpërsohej edhe më tej, për shkak se kishin filluar kundërshtimet dhe armiqësitë edhe në mes të Tiranës dhe Beogradit. Mirëpo kjo armiqësi nuk nënkuptonte amnistinë e NDSH-stëve nga regjimi komunist i Tiranës, por përforconte urrejtjen e pushtuesit për të gjithë shqiptarët, madje edhe për një pjesë të tyre, që kishin luftuar së bashku kundër fashizmit. Regjimi i satanait iu besonte vetëm asaj pjese të shqiptarëve shpirtshitur, që denonconin vëllezërit dhe familjen e vet. Mjerisht, kishte shumë të tillë, vegla të verbëra të mimikërisë së neveritshme njerëzore. OZN-a kishte depërtuar me kohë edhe në radhët e vetë Lëvizjes NDSH-iste. Ibrahim Hoxholli nga Ribari i Madh, i cili së bashku me disa bashkëluftëtarë të tij kishte likuiduar grupin prej 9 komunistëve në fshatin Grackë e Serbëve dhe kishte marrë pjesë në shumë luftime kundër forcave serbe, ishte amnistuar nga OZNA, me kusht që të sajonte kurthe dhe të kapte gjallë gjal lë luftëtarët që ndodheshin nëpër male. Ai kishte krijuar një rreth shpirtshiturish në Ribar, në Rufc, në Shalë, në Krojmir dhe në Petrovë, pikërisht në vendet ku mendohej se strehoheshin grupet e Kadri Bebës, Salih Rexhës, Ismajl Dragushës e të tjerëve. Brahim Hoxholli, me disa kushërinj, pastaj një besnik i tij nga Ribari i Vogël, një udbash truthar nga Shala, një bashkëfshatar i tij nga lagja e Terpezëve, një nip i tij nga lagjja e Graiçecëve, përp ër68
UFTËTARË ARË TË NDSH - SË (1944 - 1950) LUFTËT
bënin vetëm njërin grup të denoncuesve, që gjurmonte luftëtarët e mbetur maleve. Në kurthin e tyre kishte rënë: Islam Domaneku Mustafë Domaneku, Arif Shala, Ismajl Dragusha, Fetije Kelmendi Dragusha e të tjerë. Popullata shqiptare e Kosovës ndodhej buzë katastofës ekzistenciale. Ushtrohej presion fashist edhe me të ashtuquajturin aksion të mbledhje së tepricave. Familjeve skamnore iu merrej edhe oka e fundit e miellit në magje. Vendi ishte katandisur në mjerim e skamje.
Torturat dhe mizoritë e OZN-ës kundër familjeve Bebaj-Rexhaj të Ribarit të Madh Në dhjetor të vitit 1944, forcat partizane jugosl jug osllav lavee kishin kis hin fillua fil luarr rep repres resion ionin in djallë dja llëzor zor fashist kundër familjeve të cilat trajtoheshin armike të pushtetit popullor. Bandat OZN-iste e partizane në krye me komandant Zekë Ademin, forcat bandite të Spasoje Gjakoviqit e Zhivko Mitroviqit, dhe të tjerëve, rrethojnë familjen BebajRexhaj në Ribar të Madh. Fillmisht ata rrethojnë lagjen Graiçevci dhe familjen Hoti të Ribarit të Madh, të cilët ishin miq të Kadri Bebës. Ndërkohë forcat partizane në krye me inspektorët e OZN-së futen dhunshëm në shtëpinë e Kadri Bebës. Në vjeshtë të vitit 1947, forcat e shumta të OZN-ës ndërhyjnë dhunshëm në familjet Bebaj- Rexhaj të Ribarit të Madh. Ata fillimisht e sulmojnë 69
AHMET QERIQI Veli Halilin, i cili kundërshton ndërhyrjen në shtëpinë ku ndodheshin fëmijët e gratë. Pasi kacafytet me ta, milicët e Titos e rrahin mizorisht Veli Halilin e lidhin te gardhi dhe fillojnë ta ndëshko- jnë barbarisht, në prani të pjesëtarëve të familjes. Ndërkohë prangojnë edhe Selim Halilin, Sejdi Bebën, vëllanë e Kadriut, dy djemtë e Sejdiut, Hamdiun dhe Hamitin, Rizah Veliun, Sylë Rexhën, Nazif Sylë Rexhën, Selim Halilin, Ahmet Salih Rexhën, Islam Salihun, Mustafë Kadri Bebën e të tjerë. Të gjithë mashkujt i mbanin lidhur dhe i torturonin në prani të anëtarëve të familjes. Banditët shqipfolës dhe padronët e tyre serbë, kishin demoluar të gjitha orenditë shtëpiake duke kontrolluar shtëpitë, që qenë bërë pre e plaçkitjes. Konfiskojnë po thuajse të
gjithë pasurinë e tundshme. Marrin arkat e grave e nuseve dhe të gjitha sendet me vlerë. Konfiskojnë edhe gjënë e gjallë, lopë, qe, buallica dhen e dhi.
Veli Halili (1898-1992) 70
Sylë Rexha (1894-1970)
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
Në odën e Kadri Bebës vendoset shtabi ushtarak civil, ku edhe qëndron për tre muaj rresht. Shumica e familjeve të lagjes Graiçevci ishin larguar nga shtëpitë e tyre dhe ishin vendosur te miqtë e të njohurit. Për të shpëtuar nga kthetrat dhe maltretimet të gjitha familjet lënë shtëpitë dhe kërkojnë strehim të miqtë e tyre në fshatrat fqinje si në Rancë, Krojmir, Shalë, Graiçec, Kabash e gjetkë.
Ahmet Salih Rexha (1928-2004)
Islam Salih Rexha
71
AHMET QERIQI
Takimi i fundit i Salih Rexhës me Kadri Bebën Në mars të vitit 1947, në pyjet e Blinajës Kadri Beba takon kushëririn dhe bashkëluftëtarin, Salih Rexha. Bisedojnë, vetëm për vetëm, plot katër orë. Kadriu qe munduar ta bindte Salihun që të dorëzoheshin të gjithë, sepse nuk kishte asnjë fije shprese se mund të shpëtonin. I kishte treguar për arrestimet që kishte bërë OZNA. Në burg ndodhej kreu i UNDSH-së dhe nga dita në ditë mund të kapeshin edhe të tjerët. -Spiunat mor vëlla na i kanë futur edhe në mesin e familjeve, në mesin e më të afërmëve, në mesin e miqve, i thotë Kadriu zemërthyer. -Do t`i vrasim, si vritet qeni i çartur! -Do të qeshin pastaj me ne, dhe do të thonë se “banditat” po e hanë njëri-tjetrin. -Nuk më bëhet vonë çka thonë shkijet dhe ata që ua kanë shitur shpirtin atyre! Ata e merito jnë plumbin në lule të ballit! -Po i rrezikojmë familjet, miqtë, të afërmit, gratë, fëmijët, insiston Kadri Beba! -Jemi në rrugë të drejtë, do të na ndihmojë Zoti, nëse nuk dorëzohemi! -Zoti thotë, nuk ban me kundërshtue pushtetin, sepse pushtetit, ujit dhe zjarrit nuk i dilet përpara. -Ky është pushtet i dreqit, or vëlla, dhe Zoti i 72
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
ndihmon ata që e luftojnë qyfarin dhe pushtetin e dreqit!- thotë Salihu. -Është më mirë të bëhemi kurbanë të famil jeve sesa të vritemi kot nëpër prita!- cyt më tutje bisedën Kadri Beba. -Nuk vritet kot ai që lufton për atdhe dhe ai që lufton kundër shkaut… -Po si nuk të dhembsen djemtë, nipat mbesat, o vëlla? -Më shumë më dhembset Kosova, gjaku i derdhun dhe krenaria ime. Nuk jam burrë që i dorzëhet shkaut, o Kadri vëllai! -Çka thua, nëse unë dorëzohem? -Do të të thyejnë, do të poshtërojnë dhe më në fund do të pushkatojnë! -Por fëmijët dhe gratë do të shpëtojnë!-ia kthen Kadriu. -Nuk shpëtojnë dot, nëse mbesin nën robërinë e shkive. Ata, ose do t`ua ndërrojnë kombin e fenë, ose do t`i përzënë në Turqi e në Shqipëri, ose do t`i likuidojnë. Kishte rënë një heshtje e rëndë si tunxhi. Ishin mbaruar fjalët. apo kishte rënë ndonjë ogur i keq. Një shpenkeqe, disa metra lartë në një dru bungu, kishte filluar kukamën kobndjellëse. Salihu nxjerr revolverin e tipit beretë, merr në shenj dhe godet shpenkeqen. -Nuk bërë mirë që shkrepe. Mund të alarmohen shokët, e qorton Kadriu. -Janë afër. E dinë ata për kë e zbraz plumbin e beretës. -E sheh se ke filluar të frikësohesh, madje edhe prej bestytnive! 73
AHMET QERIQI
-Nuk është shenj frike, Kadri!- Më ka mbetë ves i keq nga kobi që ndjell kukuvajka. Ditën, kur hoxholli vrau babën, një kukuvajkë kishte kukatur tërë natën nën strehë, më thoshte nëna! -Ditën kur është vrarë mixha Rexhë, thonë ka folur Sherifi, vëllai yt. Nuk kishte folur derisa i kishte mbushur gjashtë vjet. Atë ditë kishte nxjerrë vetëm tri fjalë. Ishte drejtuar kah Rexha dhe kishte këlthitur: bam, bam, bam… -E di, o Kadri, e di! Po nuk e di me çka e kemi hidhëruar kaq shumë Zotin që po i lejon qyfarët të na vrasin e të na djegin, në shtëpitë tona, në trojet tona, në varfërinë tonë! -Edhe ne kemi vra Salih, hak e pa hak! E mban mend si i vranë ata këlyshët e komunistëve pesë vjet më parë, këtu në Blinajë. -Ata këlyshët ma vranë vëllanë dhe dy fshatarë të tjerë të varfër, që prenin dru. Ata kanë vrarë edhe burra të tjerë në pusi. Ata e nisën të parët! -Por ama na i vranë në besë, njerëzit tanë, miqtë tanë, dhe tash hyqymeti na vë në barrë edhe ato vrasje. -Nuk e njoh këtë hyqymet, nuk e pranoj dhe nuk i dorëzohem për së gjalli! Sërish kishte rënë qetësi varri. Salihu thithte tymin e duhanit nga cigarllëku i sermit. Kadriu nuk tymoste. Ai e kishte humbur vështrimin duke shikuar Salihun, i cili nuk pranonte në asnjë kusht që të dorëzohej. -Do të përshëndetemi për herë të fundit, si vëllai me vëllanë, - thotë Kadriu i cili mezi i frenonte lotët. 74
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
-Don Zoti e shihemi në botën tjetër, Kadri! ia kthen. Të dy ishin përqafuar fort me njëri tjetrin. Asnjëri nuk kishte nxjerrë lot. Duke u larguar nga vendi ku kishin biseduar, kthejnë sytë edhe njëherë për ta parë njëri tjetrin. Të dy ishin kthyer instinktivisht në të njëjtin çast. Kadriu shkonte t`iu binte në dorë xhelatëve të Titos e të Ali Shukriut, së bashku me djalin e tij, Mustafën, 17-vjeçar, i bindur se do të bëhej kurban për fëmijët, gratë e tërë familjen, ndërsa Salihu me djalin e tij, Rexhepin, dhe dy bashkëluftëtarët niset në drejtim të maleve të Drenicës. Të dy i priste vdekja, vetëm se në rrethana të ndryshme.
Salih Rexha (1883-1949)
Kadri Beba (1876-1948)
75
AHMET QERIQI
Dorëzimi dhe pushkatimi i Kadri Bebës Kadri Beba ishte dorëzuar. Atë e prangojnë dhe e fusin në burgun famëkeq të Prishtinës. Djalin e tij Mustafën e lirojnë, por ia kufizojnë lëvizjet. Disa muaj më parë ishin dorëzuar edhe, Qerim Selim Banulla dhe Selman Buja, vëllai i Nezir Bujës. Një kohë të gjatë pas dorëzimit të Kadriut, OZNA burgos edhe disa burra të familjes së Kadri Bebës dhe Salih Rexhës, si Sylë Rexhën, Sherif Rexhën Ahmet Salih Rexhën, Veli Halilin, Mustafë Kadriun, Islam Salih Rexhën, Selim Halilin, Hamdi Sejdiun, Rizah Veliun, Hamdi Sejdi Bebën, Nazif Sytë Rexhën e të tjerë, të cilët
qenë mbajtur me muaj, e disa prej tyre me vjet të tëra në izolim të dhunshëm. Arrestohen edhe disa miq të Kadriut, të familjes Gogiqi, Malë dhe Jakup Hoti, Metush Hoti, Selman dhe Ismajl Hoti
Gogaj po nga fshati Ribar i Madh. Kadri Beba mbahej i pranguar në Burgun e Prishtinës. Së bashku me të në kthinën e burgut ndodheshin edhe Selman Buja, Qerim Selimi e të tjerë. Fillimisht qe dënuar 13 vjet burg, për shkak të veprimtarisë së tij kundër pushtetit komunist. Më vonë, i vënë si barrë fajësie edhe përgjegjësinë si kryetar komune, gjatë kohës kur ishin likuiduar 12 partizanët, më 14 prill të vitit 1943 në Blinajë. Po ashtu akuzohej për përgjegjësi edhe për likuidimin 9 ilegalëve serbë më 1 shkurt të vitit 1943 në Grackë të Vjetër, edhe pse Kadriu nuk kishte marrë 76
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
pjesë në vrasjen e tyre. Pas 13 muaj qëndrimi në pranga, duke qenë në vazhdimësi i torturuar mizorisht në Burgun e Prishtinës, në fund të prillit të vitit 1948, Kadri Beba pushkatohet. E kishin pushkatuar në vendin e quajtur Strelishte, në Tok Bahqe të Prishtinës, në prill të vitit 1948. Po atë ditë pushkatohet edhe Selman Buja. Pikërisht aty ku kishin pushkatuar edhe Ajet Gërgurin, Ukë Sadikun, Osman Bunjakun Gjon Serreçin e shumë të tjerë.
Nga e majta: Xhevahire dhe Ajshe Kadri Beba
Mustafë Kadri Beba
Abdullah Kadri Beba 77
AHMET QERIQI
Salih Rexha me çetën e tij vazhdon luftën kundër forcave okupatore Në verë dhe vjeshtë të vitit 1947, Salih Rexha disaherë kthehet në shtëpi. Ndodhte që pa vonuar dy tri orë forcat policore turreshin drejt fshatit. Salihu, meqë vazhdimisht organizonte roje në raste të tilla largohej me kohë. Milicët e ndiqnin vetëm derisa hynte në pyll, më tutje nuk guxonin të depërtonin. Një grua e ligë dhe shpirtshitur e lag jes, bijë e hoxhollëve, kishte denoncuar djalin 15 vjeçar të Sherif Rexhës, vëllait të Salihut, se gjoja po ia vidhte pulat dhe po ia çonte në mal Salih Rexhës. Policët e kapin, e rrahin mizorisht dhe dy javë pas rrahjes dhe torturave barbare, ai ndërron jetë. Salihu nga ana e tij kishte të dhëna për denoncuesit, për spiunat e OZN-s dhe hafijet e shumtë. Djali i Salihut, Ahmeti, pas lirimit nga burgu kontakton me t`atin, të cilit i çon duhan, rroba dhe ushqim. Vetëm dy ditë pas kontaktit dikush denoncon dhe Ahmet Salihun, e dërgojnë në stacionin famëkeq policor të Magurës, e torturojnë mizorisht, duke i bërë me dije se nga një burim i sigurt e dinin që kishte takuar babanë, vëllanë dhe bashkëluftëtarë e tyre. Ahmeti nuk pranonte në asnjë mënyrë. Nga rrahjet dhe torturat barbare kishte lënguar në shtrat për një kohë të gjatë. Në verë dhe në vjeshtë të vitit 1947 në Kosovë vepronin disa çeta kryengritëse. Ishin këta luftë78
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
tarët më militantë të asaj kohe të cilët nuk kishin pranuar të iknin nga Kosova, por kishin qëndruar në male, me qëllim të riorganizimit të rezistencës. Duke qenë se regjimi komunist titist ishte konsoliduar shumë shpejt dhe duke qenë se operativistët e OZN-ës kishin krijuar me shpjetësi rrjetin e spiunazhit në mesin e disa shqiptarëve, madje edhe në mesin e familjeve të ngushta dhe të gjera të luftëtarëve nacionalistë, veprimtaria e këtyre grupeve ishte vështirësuar tejmase. Një grup militant i këtyre luftëtarëve kishte vendosur të luftonte deri në rëktimën e fundit të shpirtit. Ata, mbanin kontakte me njëri tjetrin përmes korierëve dhe të besuarve të tyre. Nëpër malet e Kosovës asokohe kishte mbetur edhe çeta e luftëtarit të mirënjohur të Ferizajt, çeta e Rizah Gogës, një nacionalist militant i cili kishte bërë emër për qëndresë kundër forcave okupatore serbe dhe bullgare. Rizah Goga, kishte marrë pjesë në Luftën e Ferizajt kundër forcave partizane e çetnike. Kishte luftuar edhe në Kaçanik dhe në Anamoravë. Nuk kishte pranuar të ikte në Greqi me grupin e Adem Gllavicës dhe Ismail Goranit, por ishte betuar se do të luftonte dhe do të rezistonte. Rizah Goga dhe Salih Rexha kishin arritur marrëveshje për bashkërendimin e forcave. Në verë të vitit 1947 Salih Rexha me djalin e tij, Rexhepin, me Nezë Bujën e Zekë Lumën bashkohet me trimat e Rizah Gogës, i cili vepronte së bashku me Sadik Tushën, Din Hoxhën Hilmi Gogën, Ilaz Brodin, Hasan Remnikun e disa militantë të tjerë. Asokohe çeta e bashkuar kishte kryer disa aksione të suksesshme kundër hafijeve dhe 79
AHMET QERIQI
denoncuesve shpirtshitur. Çeta e Rizah Gogës kishte likuiduar disa ndër operativistët më në zë të OZN-ës. Ndërkohë luftëtarët militantë të UNDSH-së bien në pritë të forcave të armatës jugosllave, në afërsi të fshatit Gërlicë. Luftimet ishin tejet të pabarabarta. Forcat armike, të shumta në numër, ishin dislokuar në një rreze të gjerë veprimi. Luftimet kishin filluar ende pa zbardhur mirë drita. Të mësuar me prita, të kalitur ndër beteja, me syrin pishë e turrin duhi, trimat e Salih Rexhës dhe të Rizah Gogës, fillojnë luftën e pabarabartë kundër ushtrisë jugosllave. Duke qenë se vendi ku ndodheshin forcat e UNDSH-së ishte rrethuar, luftimet zhvilloheshin në anën jugore, ku vlerësohej se kishte më pak forca. Luftëtarët shqiptarë iu kishin kundërpërgjigjur forcave armike me mitralozë, pushkë automatike dhe bomba dore. Salih Rexha me intuitën e tij e luftëtarit dhe strategut të sporvuar popullor, kishte identifikuar shtegun nga ku mund të kalohej. Së bashku me treshin e tij besnik, dhe shumë të sprovuar në prita e befasi, çan rrethimin dhe iu del forcave armike nga prapa. Ndërkohë nga arma armike bien në fushë të nderit luftëtari dhe komandanti militant, Rizah Goga. Bie edhe Hamdi Brodi të tjerë. Çeta e Rizah Gogës ishte shpartalluar, ndërsa Salih Rexha me luftëtarët e tij shpëtojnë vetëm me disa plagë të lehta. Pas rënies heroike të Rizah Gogës, të Avdyl Durës dhe Sadik Tushës, çeta e tyre shpartallohet. Disa nga luftëtarët dorëzohen, disa të tjerë qëndro jnë edhe një kohë nëpër male.
80
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
Çeta e fundit çlirimtare e cila veproi deri në vitin 1950 Kishte mbetur e tërë dhe e paprekur vetëm çeta e Salih Rexhë Ribarit. Ai qe betuar se për së gjalli nuk do të dorëzohej dhe besë-betimin në emër të idealit të çlirimit, e mbajti deri në fund të jetës. Nuk ishte iluzionist dhe nuk besonte se mund të ndodhnin çudira. Mirëpo kishte hetuar se në mesin e shqiptarëve liridashës kishte idealistë që nuk shmangeshin nga rruga e luftës për liri. Ajo iu jepte zemër për të qëndruar edhe pse jeta nëpër male e hone për moshën e tij 66-vjeçare ishte tejet e rëndë. Mirëpo kishte afër vetes tre ndër më trimat dhe më të përkushtuarit e idealit dhe të luftës së përbashkët kundër okupatorit. Ata i ndihmonin në çdo çast, ushtronin roje, merrnin informacione, pajiseshin me ushqime nëpër shtpitë, të cilat i kishin identifikuar si familje të besës. Ata kujdeseshin për strehimin dhe për të gjitha nevojat e tjera të çetës. Rexhepi, Neziri dhe Zeka ishin mocanikë, ende nuk kishin kalur në të dyzetat. Ishin tërë forcë dhe guxim. Mjaftonte një urdhër i komandantit dhe ata me mundësitë e tyre e zbatonin atë me përpikëri. Në tetor të vitit 1947 Salihu merr lajmin se regjimi gjakatar titist kishte pushkatuar: Ajet Gërgurin, Gjon Serreçin, Ukë Sadikun, Osman Bunjakun, e shumë të tjerë. Nuk qe befasuar aspak. Nuk qe ligështuar sepse e dinte fundin 81
AHMET QERIQI
tragjik të atyre që dorëzoheshin. Ata, vuajtjet e mizoritë që kishin përjetuar në burg i kishin barrë më tepër, ndërsa fundi ishte i njëjtë, më mirë duke luftuar ballë për ballë kundër armikut, sesa duarlidhur, i poshtëruar, i fyer dhe më në fund i vrarë. Nezir Buja dhe Zekë Luma ishin ofruar për ta ngushëlluar, për bashkëluftëtarët. sipas zakonit. Salihu në fillim nuk deshi të fliste sepse edhe për nga natyra ishte fjalëpak, por në atë rast e sheh të arsyeshme t`i thotë disa fjalë. -Rrethi po na ngushtohet edhe neve. Ne kemi vetëm një fat më tepër se nuk dimë kur do të biem dhe nuk kemi pranuar të na poshtërojnë e të na rrahin si i rrahin kafshët. Në këtë drejtim kemi për- parësi. Mandej kemi edhe një përparësi tjetër. Sa më gjatë që të qëndrojmë nëpër male, aq më shumë fiton ideali i çlirimit. Ata që mendojnë si ne, dhe që nuk janë pakicë, po të paraqitet nevoja përnjëherë na bashkohen. Tekefundit, aq sa ka thënë Zoti, për aq kohë do ta thithim ajrin e këtyre maleve dhe do hamë bukën që po na jep ky popull fatkeq.
Asnjëri prej tre trimave nuk e kishte parë të arsyeshme të ngiste më tej bisedën. Secili në botën e tij bluante mendimet për familjen. Nezir Buja kishte në shtëpi vëllezërit, motrën nënën dhe gruan shtatëzënë Gjendja ekziztenciale e familjes ishte tejet e rëndë. OZN-a ia kishte torturuar madje edhe bashkëshorten dhe nënën plakë. Neza kohë pas kohe depërtonte në familje por gjithnjë vëzhgonte me kujdes nga frike se mos po e hetonin hafijet. Familja jetonte në izolim total, në skamje e mjerim. Zekë Luma ishte më i riu në çetë. 82
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
Në vitin 1938 ishte torturuar rëndë nga një xhandar serb i fshatit. Xhandari serb me disa banditë të vet të armatosur e kishte rrahur në mes të fshatit, duke e kërcënuar se do ta pushkatonte. Zeka, edhe pse i torturuar mizorisht, ia kishte kthyer shkaut. Nëse më vjen dita, kokën kam për ta shkurtuar. Dhe sapo në Kosovë kishin zbarkuar forcat italoshqiptare, në pranverë të vitit 1941, Zekë Luma kishte kapur gjallë xhandarin dhe e kishte vrarë mu në mes të fshatit. Asokohe ishte inkuadruar në radhët e forcave të sigurisë vendore në Lypjan. Ndërkohë ishte martuar me një vajzë të Zborcit. Rexhep Salihu kishte lënë në shtëpi bashkëshorten dhe djalin dhjetëvjeçar, Idrizin. I rikujtohej njëherë pasi ishin futur tinëz në odë së bashku me të atin, Idrizi i vogël i afrohet për ta përqafuar, por ai e largon, duke e shikuar me mospërfillje. Ishte një zakon i keq, i pashkruar, që burrat para më të moshuarve të mos i merrnin në preher, as të mos i përqafonin fëmijët. I dukej se kishte bërë një padrejtësi, meqë djali sapo kishte dalur nga dera, kishte filluar të qante. Sa e sa herë iu kishte kujtuar vaji i tij i përmallshëm. Vetëm Salihu nuk kishte preokupime të tilla sentimentale. Ai e dinte se familja do të mbijetonte edhe pse në vuajtje, përbuzje dhe izolim. Brengosej se OZNA po i thyente njerëzit, madje edhe më të afërmit. Këtë nuk mund t`ia falte askujt. Informatat i merrte nga djali, Ahmeti, asokohe 20-vjeçar. Ai ishte i vetmi që mbante lidhje me çetën, i vetmi të cilit Salihu i tregonte kur ndodhte të ndërronte vendqendrimin. Informata i jepnin edhe nipat e tij, Adem Tahiri dhe Muharremi Tahiri. 83
AHMET QERIQI
Denoncimet e bastardëve dhe lufta kundër tyre Partia dhe OZNA përkrahin në të gjitha mënyrat sidomos materialisht, një klasë të deg jeneruar të shqipfolësve, të cilëve iu mungonte baza e ndërtuar morale njerëzore e kombëtare. Brahim Riza i Sedllarit, deputet dhe sekretar i rrethit të Lypjanit merr pjesë në likuidimin e Azem Qylagës, në tetor të 1948. ( F. Mehmetaj, Veprimtaria kriminale e “Dorës së zezë” serbe në trojet shqiptare, Prishtinë 2004.fq.353.) Azemi qe vrarë vetëm sepse ai kishte
fshehur misrin e grurin nga frika se po mbetej familja pa ushqim, meqë regjentët e OZN-së në emër të Aksionit për Grumbullimin e Tepricave ua rrëmbenin fshatarëve edhe kokrrat e fundit të misrit e të grurit. Në vrasjen e tij kishin marrë pjesë edhe dy pjesëtarë të OZN-ës. Komunisti tjetër, Fazli Mirena, kishte denoncuar UNDSH-istët dhe kishte luftuar në radhët e para kundër tyre. Ai së bashku me disa serbë i zë disaherë pritë Arif Shalës, njërit prej atdhetarëve dhe nacionalistëve më të përbetuar të Drenicës. Duke qenë se veprat e liga të Fazli Mirenës dhe bashkëpunimi me OZN-ën parqet rrezik për likuidimin e luftëtarëve të NDSH-së, për të cilët kishte shumë të dhëna, Arif Shala, i njohur si Hoxhë Avdia nga Komarani, iu zë pritë Fazli Mirenës dhe Nebih Hamitit, të cilët i vret. 84
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
Arif Shala, me preferencën e NDSH-së ishte futur në radhët e LNÇ-së për të mësuar nga brenda se ç`po ndodhte. Pasi ishte detyruar ta vriste Fazli Mirenën, atij i ngushtohet rrethi, meqë OZN-a ishte vënë në ndjekje të tij. Më 30 dhjetor të vitit 1946, forcat e OZN-së të pasuara edhe nga disa shqipfolës shpirtshitur, në pyjet e Blinajës vrasin Arif Shalën dhe dy luftëtarët e tij besnikë, Sokol Brahimin dhe Izet Muratin. Në mesin e trimave të Shalës, ish- Sedllar në radhët e NDSH-së ishin futur dhe vëllezërit Tafil Sejdiu, Jahir Sejdiu.
Asokohe në forcën vullnetare të fshtarave rreth Lypovicës bënin pjesë edhe shumë atdhetarë si: Arif Dani dhe Hysen Bajrami të vrarë në Blinajë në prill të vitit 1943 nga një bandë ilegalësh partizanë, dhe vullnetarë të tjerë si: Jahir Sejdiu Behë Dan Karpuzi, (1910-1988) Ramadan Azizi, Nezir Kadri Imeri, Ahmet Mursel Mejzinolli kushëri i afërm i Jahir dhe Tafil Sejdiut, Hazir dhe Beqir Bajrami nga Pjetërshtica, Shaip Halil Miftari, Mahmut Imeri dhe Xhemshir Syla nga Krojmiri, e shumë të tjerë. Në dimrin e vitit 1945, në muajt shkurt mars, zona e Drenicës jugore ishte rrethuar në të 85
AHMET QERIQI
katër anët nga forcat partizane. Tafil Sejdiu, Jahir Sejdiu, Ahmet Murseli, nga fshati Shalë e shumë të tjerë dolën në mal për të organizuar rezistencën. Ata kërkuan nga Shefqet Kapetani, i cili paraprakisht ishte tërhequr nga Kosova Lindore, që të iu printe. Mirëpo nuk ndodhi ashtu. Shefqeti me disa luftëtarë të tij iu kishte dorëzuar komunistëve të Titos. Disa grupe militantësh nuk kishin pranuar të dorëzoheshin dhe në mënyrë të organizuar në verë të vitit 1945 kishin ikur nga Kosovë, në Greqi në mesin e tyre, Adem Gllavica, Qazim Llugaxhiu e qindra të tjerë. Në kushte dhe rrethana të tilla, Tafil Sejdiu, Jahir Sejdiu, Ahmet Murseli e të tjerë, kishin mbetur në male. Pas një qëndrese te Guri i Qireqit dhe te Guri i Keq në bjeshkët e Shalës, në pamundësi për t`iu rezistuar forcave shumëfish më të mëdha të partizanëve të Titos, shumica e luftëtarëve dorëzohen. Forcat partizane disa prej tyre i lirojnë me kusht për të punuar dhunshëm në të ashtuquajtunin Batalion sulmues, i cili kishte filluar të prente malin shekullor të Trojes së dikurshme, në fshatin Kleçkë, për shtylla bazike të hekurudhave. Në punë të tillë të detyrueshme punuan Ahmet Murseli, pastaj miku i Jahir Sejdiut, Jetullah Sahitaj nga Seniku e dhjetëra të tjerë. Forcat policore komuniste, përveç të tjerëve arrestuan edhe Jahir Sejdiun dhe Tafil Sejdiun të cilët fillimisht i dërgojnë në Skënderaj. Gjykatat e ashtuquajtura popullore kishin publikuar në opinion emrat e Tafil Sejdiut, Jahir Sejdiut, Banush Hoxhës, Ibrahim Hoxhës e shumë të tjerëve. Pas një kohe, në mungesë të fakteve 86
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
ishin liruar nga arresti Tafili me të vëllanë Jahirin, ndërsa në burg veç të tjerëve mbaheshin: Banush Hoxha, Ibrahim Banush Hoxha, Osman Jetullahu dhe Rrahman Jetullahu nga Krojmiri e të tjerë. Në saje të përfoljeve, akuzave dhe shpifjeve që kishin bërë disa komunistë të verbër të Shalës, katër prej tyre të cilët njiheshin si bashkëpunëtorë të Zhivko Mitroviqit, të Savë Shubatit, të Fazli Mirenës e të tjerëve, në dimër të vitit 1946 akuzo jnë sërish: Tafil dhe Jahir Sejdiun të cilët i arreson OZN-a. Tafili kishte lënë në shtëpi gruan dhe djalin dyvjeçar, Rexhepin, dhe një vajzë të vogël. Ndërsa Jahiri kishte lënë vetëm gruan, Razën, me të cilën nuk kishte fëmijë. Përveç dëshmitarëve denoncues kishte edhe dëshmitarë mbrojtës, të cilët ofruan të dhëna në favor të vëllezërve Sejdiu, por gjykata nuk i mori parasysh. Në verë të vitit 1947, Tafil Sjediu, Jahir Sejdiu, Banush Hoxha, Ibrahim Banush Hoxha, Osman Jetullahu e shumë të tjerë dënohen me vdekje. Prokurori i atëhershëm krahinor, Ali Shukriu kishte kërkuar për të gjithë dënim me vdekje, pushkatim. Mirëpo një instancë tjetër gjyqësore kishte modifikuar shkallën e dënimit dhe Tafil Sejdiun e kishte dënuar me 15 vjet burg ndërsa, Jahirin, 20 vjet burg të rëndë. Prej asaj kohe fillon kalvari i vuajtjeve njerëzore të kësaj familjeje atdhetare. Tafili (1908-1947), në rrethana të pasqaruara vritet në burgun famëkeq të Nishit, një vit e gjysmë pas arrestimit. Nga mizoria e ushtruar kundër tij ishte bërë kockë e lëkurë. Jahiri nuk dinte gjë për fatin e vëllait. 87
AHMET QERIQI
Ibrahim Banushi pushkatohet. Banush Hoxha vdes në burgun e Nishit. Në familjen Sejdiu kishte mbetur bashkëshortja e Jahirit, Raza, e cila përkujdeset për djalin dhe vajzën e kunatit, Tafilit, eshtrat e të cilit kishin mbetur në burgun famëkeq të Nishit. Pushteti komunist kishte izoluar familjet që konsideroheshin armike. Familja e Jahir dhe Tafil Sejdiut kishin pësuar edhe ekonomokisht. Askush Ibrahim Banush Hoxha nuk i vizitonte përveç të afërmëve të tyre dhe ndonjë miku atdhetar. Ata nuk gëzonin asnjë të drejtë apo favor. Për më tepër përgjoheshin, përçmoheshin, dhe keqtrajtoheshin edhe nga disa bashkëfshatarë. Të panumërta ishin rastet e denoncimeve dhe pjesëmarrjes së shqipfolësve në zbulimin, vras jen apo kapjen e kundërshtarëve të regjimit titistrankoviqist. Pre e denoncimeve të tilla, të liga dhe antinjerëzore kishte rënë edhe Ismail Dragusha, komesari i Batalionit të UNDSH-së për Sitnicë, i cili në krye të 120 luftëtarëve kishte bërë përpjekje për të depërtuar në Greqi me 8 gusht të vitit 1946. Ai së bashku me bashkëshorten e tij luftëtaren, Fetije, sipas të gjitha gjasave edhe me fëmijën tremuajsh, qe kapur në gjumë, në një plevicë të lagjes Tërpeza, të Ribarit të Madh. Pasi i therrin mizorisht me thika 88
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
e bajoneta, i varrosin nëpër terr në një vend afër fshatit, në vendin e quajtur “Te lisat” në dalje të fshatit Ribar i Madh, duke iu humbur gjurmët. Mizoria dhe çmenduria sllave kishte arritur kulmin. Bastardët po shtoheshin si farërat e këqi ja. Lufta kundër tyre ishte pamundësuar, meqë ata përcilleshin e siguroheshin me njësite speciale të milicisë. Megjithatë, asokohe ishte vrarë Fazli Mirena, ndërsa shpëton nga atentati Brahim Riza. Në Krojmir vritet një denoncues besnik i regjimit, ndërsa i shpëton atentatit një bastard tjetër. Dy atentate të pasukseshme ndërmerren kundër Brahim Hoxhollit nga Ribari Madh, i cili edhe pse kishte denoncuar shokët e tyre, OZN-a donte ta likuidonte përmes vetë pjesëtarëve të familjeve të viktimizuara. Shquheshin: operativistët Zhivko Mitroviq, Sava Shurbatoviq, Shaban Kajtazi, Bogolub Nedelkoviq, Vlada Shilegoviq, një komunist fanatik i cili kishte vrarë motrën e vet për shkak se ajo kishte bashkëpunuar me gjermanët. OZN-istët bënë përpjekje për të mashtruar disa mashkuj të Bebajve me qëllim për të bërë atentat kundër Brahim Hoxhës. Ata dëshironin që të vazhdonin vrasjet sipas traditës së hakmarrjes, në mënyrë që faji t’ iu lihej vetë shqiptarëve, të cilët gjoja likuidonin njëri tjetrin, sipas traditës kanunore. Edhe pse në Nish ishte likuiduar atdhetari nacionalist Brahim Banushi dhe po priste vdekjen e sigurt edhe Banush Hoxha, babai i Brahimit, dhe pse qe mbytur në burg edhe Tafil Sejdiu, ndërsa qe dënuar 20 vjet vëllai i Tafilit, Jahiri, në anën tjetër Sava Shubatoviqi, Zhivko Mitroviqi, Spasoje 89
AHMET QERIQI
Gjakoviqi e të tjerë, përmes denoncuesve dhe shpirtshiturve ishin futur edhe te kjo familje në Shalë. Pushteti antishqiptar kishte inkuadruar në poste të rëndësishme klasën e bastardëve, e cila kishte për detyrë të thyente sidomos familjet që kishin treguar rezistencë shekullore kundër pushtuesit, sikur kishte qenë familja Hoxhaj në Shalë, familja Bebaj dhe familja Hoxholli në Ribar, Familja e Ahmet Mulla Sylës në Shtime, familja e Imer Devetakut, familja e Hasan Hysen Budakovës dhe shumë familje të tjera. Të gjitha këto familje ndodheshin në rrezen ku luftonte dhe vepronte çeta heroike e Salih Rexhës.
90
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
Vitet e izolimit të thellë Vajtja në Shqipëri dhe kthimi Dy vitet e fundit të veprimtarisë luftarake të Çetës së Salih Rexhës, 1948-1949, kanë qenë vitet më enigmatike për OZN-ën dhe për klasën e bastardëve, të cilën e kishte joshur pushteti komunist edhe me shuma të mëdha parash nëse arrinte të zbulonte vendqedrimin e Çetës së Salih Rexhës. Në vjeshtë të vitit 1948, Salih Rexha, për mes djalit të tij Ahmetit vë kontakt me një mik shtëpie, lumjanin Shemë Vehapi nga fshati Suhadoll. Shemë Vehapi, i njohur si Shemë Hashani ka qenë një trim i pathyeshëm. Kishte një biografi të pasur dhe shumë të bujshme të rezistencës. Qysh i ri bie në konflikt me xhandarmërinë e Zogut në Lumë, ku edhe jetonte me familjen. Pasi e vret postkomandantin e xhandarmërisë, së bashku me krejt famil jen, duke marrë me vete qindra krenë dele, kuaj e qe vjen në Kosovë dhe vendoset në fshatin Suhadoll, fshat i banuar me serbë. Në përpjekje për të mbijetuar, ai bie në konflikt me xhandarmërinë serbe. Për shkak se ia kishin sulmuar familjen, pret me sopatë dy serbë. Vepra ishte kryer në vetëmbro jtje, dhe drejtësia e kohës sadoqë gjakatare dhe antishqiptare, nuk e dënon me burg të rëndë. Salihu e dinte se vetëm Shemë Hashani ishte njeri i besës dhe njeriu i cili i dinte më së miri shtig jet për të kaluar kufirin Jugosllavi-Shqipëri. 91
AHMET QERIQI
Asokohe. ishin prishur përfundimisht marrëdhëniet në mes të Jugosllavisë dhe Shqipërisë. Salihu mendonte se regjimi komunist i Enver Hoxhës do t`i pranonte dhe nuk do t`i kthente në Jugosllavi, ashtu sikurse kishte pranuar Sherif Tërstenën, Aziz Zhilivodën e disa të tjerë. Salih Rexha ishte i zoti i pushkës por jo i penës. Gjatë takimit që kishte pasur me Shemë Hashanin në pyjet e Blinajes, Shema pranon të vihet në ballë të çetës për të mundësuar depërtimin e sukseshëm në Shqipëri. Shema njihte disa miq dhe pasi të hynin në Shqipëri, do të kërkonte mendimin e tyre, para se të dorëzoheshin. Në nëntor të vitit 1948 Salih Rexha, Rexhep Salih Rexha, Nezir Buja, Zekë Luma në krye me Shemë Vehapin- Hashanin, fillojnë depërtimin ilegal për në Shqipëri. Shema e njihte mirë terrenin, Ai jo vetëm vëzhgonte, por herë herë depërtonte te miqtë e të njohurit në fshatrat e brezit kufitar, për të hulumtuar terrenin dhe për të mësuar se ku ndodheshin rojet e kamufluara të kufirit. Pas disa ditë rrugëtimi, Çeta e Salih Rexhës, të cilës i printe nëpër rrugët e rrezikshme, trimi dhe njohësi i mirë i terrenit, Shemë Hashani, kalon kufirin dhe futet në Shqipëri. Shema, për të qenë më i sigurt kishte angazhuar edhe dy miq të tij, në mënyrë që të vëzhgonin terrenin. Në mëngjes heret, Shemë Vehapi dhe Salih Rexha, afrohen në porstkomandën shqiptare të kufirit. Meqë Shemë Vehapi njihte njërin prej oficerëve, i tregon se cili ishte qëllimi i kontaktit të papritur. Të dy oficerët shqiptarë ishin shikuar mes veti dhe ishin treguar skeptikë, sadoqë tregohen të mirëkuptueshëm, nuk garantojnë se 92
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
çka do të mund të ndodhte me ta. Nga shikimi plot vëmendje që iu kishte bërë oficerëve shqiptarë, Salih Rexha, sikur ishte mëdyshur. Para oficerëve kishte pranuar se do të dorëzohej, por kishte kërkuar të kthehej në pyll, me qëllim për t`i marrë edhe të tjerët. Salih Rexha dhe Shemë Vehapi dyshojnë në pritjen pak të ftohtë dhe të dyshimitë të oficerëve të kufirit. Nga frika e arsyeshme, se pas një kohe do të mund të dorëzoheshin duar-lidhur në organet e OZN-ës jugosllave, Salih Rexha merr vendim definitiv, kthimin në malet e Kosovës. Nuk ishte dorëzuar asnjëherë në jetë dhe këtë nuk do ta bënte kurrë. Në anën tjetër miqtë e dashamirët kishin përhapur lajme se Salihu me çetën e tij ndodhej në Shqipëri apo në Greqi. Të vetmit që dinin ecajaket e Çetës së Salih Rexhës ishin: djali, Ahmet Salih Rexha, dhe djali i motrës së Salihut, Adem Tahir Qeriqi nga Krojmiri. As këta dy nuk dinin për vendqëndrimin e sigurt. Ahmeti kishte hetuar me kohë se babai i tij me vëllanë dhe dy luftëtarët kishin sajuar diku një strehimore, në të cilën nuk e kishin qasur brendë. Salihu i kishte bërë me dije Ahmetit se ata kishin gjetur një strehë të sigurt, për të cilën nuk dinte askush, por nuk bënte të dinte as ai, në mënyrë që në rast të torturave të padureshme do të mund të tregonte. Ahmeti, djali besnik i babait, këtë të fshehtë e kishte ngujuar thellë në shpirt dhe nuk e nxori kurrë. Ai ishte i vetmi që dinte se babai me tre luftëtarët ishte gjallë. E dinte po ashtu se çkado që të ndodhte, ai nuk do të dorëzohej. 93
AHMET QERIQI
Me rastin e marrjes në pyteje në postkomandën policore të Magurës, orpativisti Mitroviq e kishte shantazhuar Ahmet Salihun, të cilin e detyronin që çdo të dytën apo të tretën ditë të vetëparaqitej në komandën e milicisë.
Ahmet Sali Rexha (1928-2004)
Idriz Rexhep Salihu
Pasi më pushuan paksa dhembjet nga torturat, UDB-ashi Mitroviq më tha: - Ne e dimë vendin ku ri Salihu. Një ditë në befasi do të marrin ty me gra e fëmijë dhe të ven- dosim para tyre, ashtu sikur Islam e Mustafë Domanekun. Unë heshta por ai vazhdoi. A ta merr mendja se në një rast të tillë, para fëmijëve do të dorëzohet Salihu? - Kurrë, i thashë. Ne mund të na vrani në mes të plumbave por baba, nuk dorëzohet’. ‘Përse nuk 94
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950) dorëzohet?- Kadriu u dërzue, janë dorëzuar edhe shumë të tjerë!’- ‘Nuk dorëzohet sepse edhe atë do ta pushkatoni ashtu si mixhën Kadri! - i thashë.’ ‘Secili do të dënohet për vepra që i ka ba, ma ktheu shkau, duke më kërcënuar se së shpejti do të priste sprova më e rëndë. E dija se baba nuk dorëzohet, as në një rast të tillë. Frikësoshesha se mos shkiet e pashpirtë po na qesin para provave të tilla të tmerrshme.”
Ndrëkohë mbaheshin në burgun famëkeq të Lypjanit: Sylë Rexha, Sherif Rexha Ahmet Salih Rexha, Veli Halili, Mustafë Kadri Beba, Islam Salih Rexha, Selim Halili, Hamdi Sejdiu, Nazif Sylë Rexha e të tjerë, të cilët qenë mbajtur me
muaj, e disa prej tyre me vjet të tëra në izolim të dhunshëm. Në arrest mbaheshin edhe edhe disa miq të Kadriut, të familjes Gogiqi, po nga fshati Ribar i Madh. *** Salihu me Çetën e tij, vëzhgonte, sogjetonte, vepronte. Ai e kishte mbizotëruar mënyrën e jetës nëpër male e prita. Në çetën e tij kishte krijuar rregull, rend, disiplinë. Ata jetonin si njerëzit e motit. Kryesisht ushqeheshin me bukë misri por edhe me mishin e ndonjë berreje, që detyroheshin ta therrnin, në kohën kur nuk kishte bukë. Ishin mësuar me atë stil të jetës. Në kohën kur për herë të fundit ishte ndarë nga mjeku Hamit Emini nga Skënderaj, ai, i kishte dhënë Salihut një sasi të morfiumit dhe i kishte shpjeguar se si përdorej dhe në ç` sasi. Barna të tjera nuk kishin. Jetonin në 95
AHMET QERIQI
gjirin e pastër të natyrës. Nuk sëmureshin. Armatimin e kishin të mirë. Salihu kishte pushkë të re gjermane. Rexhepi kishte një automatik gjerman të tipit Sharc. Automatikë të markës së tillë kishin edhe Zekë Luma dhe Nezir Buja. Të katërtit kishin nga disa bomba dore dhe qindra fishekë. Kishin edhe mitralezin e rëndë italian të tipit BREDA. Duke qenë nikoqir i mirë dhe duke parandjerë rrezikun, Salihu me kohë i kishte kushtuar kujdes aramatimit. Në disa vende të fshehta, të siguruara mirë nga kushtet atmosferike, në zgavra të thella të lisave e ruante edhe municionin rezervë. *** Në vitin 1949 çeta e Salih Rexhës nuk qe dukur për një kohë të gjatë. Vendndodhjen nuk e gjente dot as Ahmet Salihu, i cili ishte merakosur tejmase. Mirëpo e dinte se ata ndodheshin diku në një strehimore të sigurt. Në dhjetor të vitit 1949, Salih Rexha me tre bashkëluftëtarët ndalon në Petrovë, meqë kishte rënë dëborë e madhe dhe nuk arrinte të depërtonte dot në strehimoren e Blinajës. Ishte sëmurë. Kishte marrë plivit në mushkëri ndërsa në këmbën e djathtë i kishte filluar gangrena. Ecte me ndihmën e një paterice të drurit, të cilën e kishte rregulluar vetë. Ndiheshin të lodhur e të mekur edhe Rexhep Salihu, Nezir Buja dhe Zekë Luma, edhe pse ishin më të rinj dhe të kalitur për të përballuar mundimet dhe të papriturat. 96
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
Prita në Petrovë të Shtimes Akti i fundit i rezistencës së Salih Rexhës, Rexhep Salih Rexhës dhe Nezir Bujës, dhjetor 1949 Petrova nacionaliste e trimave çlirimtarë, Petrova e Isuf Muharremit, Hajdar Muharremit, Heset Hamzës, Rizah Metushit e të tjerëve, nuk ishte më. Isufi kishte rënë trimërisht në Bilushë të Prizrenit më 8 gusht të vitit 1946, në ballë të formacionit nacionalist të Gjon Serreçit, Ajet Gërgurit, Salih Rexhës e të tjerëve. Heset Hamza zihet nga forcat e OZN-es dhe dënohet 7 vjet burg. Agush Hyseni dhe Rizah Metushi qenë dorëzuar. ( Banush Imeri, Shtimja me Rrethinë Prishtinë 2003,f.82).
Duke qenë se Petrova ishte një fshat i izolur, rrëzë pyjeve të dendura, kishte pozitë natyrore për strehim të luftëtarëve të lirisë, të rekrutuarit e OZN-ës, qysh në dimër të vitit 1945, ashtu sikurse në shumë fshatra e qytete të Kosovës ishin futur në Petrovë. Ata, të udhëhequr sipas devizës përçaj e sundo, duke shfrytëzuar armiqësitë e moçme dhe të reja të kryefamiljarëve të fshatit, rekrutuan në shërbimin e tyre sekret njerëz të besueshëm, të cilët edhe më heret kishin dhënë prova besnikërie 97
AHMET QERIQI
proserbe. Pushtetarët titistë, kishin vendosur lidhje të sigurta në Petrovë. Disa denoncues të njohur të fshatit, kishin raportuar në stacionin e policisë në Shtime, se ballistët kishin jataqe të sigurta në Petrovë, duke identifikuar vendet lehtë të identifikueshme, meqë diheshin botërisht tri shtëpi të tre familjarëve, që ishin edhe miq të trimave të çetës së Salih Rexhës. Nezir Buja kishte miqtë në familjen e Tërshanëve, ndërsa Zekë Luma ndhodej te miku i vëllait. Pikërisht sepse të gjithë kishin miq dhe të njohur në Petrovë, OZNA e Shtimes, në krye me Cveta Çanoviqin, Ivo Çanoviqin, Rexhë Misinin, Gjoko Ivkoviqin, Damjan Shurbatoviqin, Slavko Bojkoviqin e shumë të tjerë, kishte ushtruar ndikim dhe kishin kthyer në denoncues disa nga burrat e këtij fshati. Duke iu dhënë favore, dhe duke iu premtuar revole e armë të tjera, bëjnë për vete: Nuhi Selmanin, Xhupin e Abdullahut, Hetem Rrustën, Agush Sadikun dhe disa të tjerë. Këta së bashku me disa denoncues të Shtimes e të fshatrave përreth, gjurmonin hap pas hapi çetën heroike të Salih Rexhës.
Salih Rexha (1883-1949) 98
Rexhep Salihu (1906-1949)
Nezir Buja (1906-1950)
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
Më 24 dhjetor të vitit 1949, Salihu, i cili mezi qëndronte në këmbë nga sëmundja, rikthehet në strehimoren e vëllezërve Pajaziti, të cilët jetonin në një bashkësi familjare në fshatin Petrovë. Ishte ajo një bazë e sigurt, në të cilën qenë strehuar shumë ilegalë të kohës. Përveç kësaj shtëpia ishte afër malit dhe ndodhej një strehimore e kamufluar e cila gjatë tërë atyre viteve nuk ishte zbuluar.
Rrëfimi i Ahmet Salih Rexhës Sipas gjurmimeve që i kam bërë këtij rasti, thotë Ahmet Salih Rexha (1928- 2004), (deklaratë dhënë autorit të monografisë në dhjetor të vitit 1995,) del se Nuhi Selmani, Xhupi i Avdullahut, Hetem Rrusta, Sherif Qeli, ishin lidhur ngushtë me UDB-en e Shtimes, me Sveta Çanoviqin e Savë Shurbatin. Kohë më parë më parë, Zekë Luma ishte ndarë nga çeta dhe ishte futur në shtëpinë e mikut të vëllait, Avdush Sadiku. Nezir Buja ndodhej te miku i tij po në Petrovë, në lagjen Tërshani. Më 24 dhjetor, baba, (Salih Rexha) dhe vëllai im, (Rexhep Salihu) trokasin në odën e përbashkët të vëllezërve Pajaziti. Sapo ishte futur në strehimore, baba i sëmurë ishte strukur te stufa. Afër vetes kishte bombat dhe revolverin. Rexhepi, ndihej disi i shqetësuar meqë kishte parandjenja të këqija. Nga oda kishte dëgjuar një rrëmujë në konakun përballë. Të dy ishin të urit- ur, meqë kishin dy tri ditë pa ngrënë. Bukën në stre- himore e kishte çuar një grua, për të mos rënë në sy 99
AHMET QERIQI të njerëzve, për të cilët mendohej me të drejtë se mund të përgjonin jashtë oborrit, apo edhe mund të shikonin. Në kohën kur baba dhe Rexhepi po hanin bukë, dëgjohet krisma e thyerjes së derës së oborrit, tollovia e befasishme, një britmë e thekshme dhe shkrehja e armëve. Këto ishin alarme të mjaftueshme për të bërë me dije se pjesëtarët e OZN- ës kishin rrethuar strehimoren. Me bukën në gojë, Rexhepi ngrihet, lëshon fishekun në automatik dhe hap derën. Breshëria e armës armike e godet, por ai nuk bie. E zbraz shanzherin në drejtim të shkallëve. Një dritë e fortë e reflektorit ia merr pamjen e syve. Arrin të zbraz një bombë dore dhe hudhet drejt gardhit. Baba nga strehimorja fillimisht hedh disa bomba dore. Duke menduar se djali, Rexhepi, kishte rënë në pritë, del te dera e odës dhe shkrep rafalin. Salihu goditet nga breshëria e dhjetëra automatikëve. Kisha dëgjuar për vrasjen dhe të nesërmen pa vonuar shkova në Lypjan, vazhdon Ahmet Salih Rexha. duke evokuar kujtimet e tij: Sapo u afrova te ura e Sitnicës më ndaluan dy policë, m’ i lidhën duart dhe më dërguan para gjenazeve, të babës dhe të vëllait. -A po i njeh, mu drejtua një milic shka. -Jo!- ia ktheva. -Ky është baba yt e ky vëllai, shiko mirë edhe njëherë. Isha mpirë nga dhembja por për hir të babës dhe vëllait nuk u dhashë, Po zieja përbrenda por kisha vendosur të qëndroja. -Nuk janë këta, ua ktheva, e keni gabim, ju nuk mund të zini ata, as gjallë as vdekur. Milici më 100
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950) goditi me dipçik të pushkës dhe më dërguan në burg, Më dënuan me procedurë të shpejtë dhe më mbajtën dy muaj në burg..
*** Një informatë tjetër bën të ditur se përveç Salihut dhe Rexhepit, atë natë paraprakisht ishte kapur në befasi, Nezir Buja. Ai, derisa po kthehej nga shtëpia e mikut në drejtim të strehimores ku ishte Salihu dhe Rexhepi, sapo afrohet te dera, ia drejtojnë armët në gjoks katër milicë, që kishin qëndruar strukur, afër derës. Nezir Buja kishte bërë përpjekje të jepte alarmin, duke bërtitur me zë, por pritëzënësit gjakatarë me shpejtësi ia kishin mbyllur gojën. *** Në ditët e para të janarit të vitit 1950, trupin e Nezir Bujës të molisur, të mbetur vetëm me një qelizë të jetës, banditët titistë e dërgojnë te Zabeli i Bujanit, në brendi të fshatit. Aty ia zbrazin në gjoks një rafal plumbash dhe e lënë mbi dhe. Te nesërmen, një epror ushtarak kërkon nga fshatarët që trupin e Nezirit ta varrosin, po në atë vend ku kishte rënë. Familja dhe fëmijët e mitur të Nezir Bujës nuk u lejuan ta shihin trupin e tij. Kështu kishte ndodhur edhe me trupat e Salih Rexhës dhe të Rexhep Salihut. Një person i panjohur i kishte varrosur diku në hyrje të fshatit Konjuh, në kohën kur Ahmet Salihu ndodhej në burg, së bashku me dhjetëra burra të famijles së gjerë. 101
AHMET QERIQI
Zekë Luma kishte mbetur në Petrovë. Asnjëherë deri tani nuk është zbardhur fati i tij. Nuk i dihet konkretisht varri, por supozohet se eshtrat e tij prehen diku në kodrat e Poredimes së Shtimes. *** Edhe pse kanë kaluar pesdhjetë e katër vjet nga krimi mizor, asnjë instancë e caktuar juridike apo ndonjë Këshill për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, asnjë institucion i Kosovës së pas luftës çlirimtare dhe fitimtare kundër Serbisë okupatore, nuk ka marrë përsipër hulumtimin e këtyre rasteve, për të zbuluar të pakten eshtrat e këtyre luftëtarëve të lirisë. Po thuajse në të gjitha shkrimet e deritanishme, janë kursyer të përmenden emrat e shqiptarëve, bashkëpunëtorë të ish regjimeve jugosllave, që kanë marrë pjesë në zënien dhe likuidimin e këtyre martirëve dhe dëshmorëve të kombit. Për veprat e liga të baballarëve, xhaxhallarëve, dajallarëve, askush nuk ka të drejtë t`i satanizojë dhe të iu drejtojë gishtin bijëve, bijave, nipave dhe mbesave të tyre, përveç në raste të veçanta kur tradhtia është vazhduar nga brezi në brez. Pavarësisht nga të gjitha, e
vërteta duhet të dalë në shesh, edhe pse dikush nuk do të ndihet mirë, edhe pse dikush ende kërcënon, duke bërë përpjekje që me çdo kusht të mos lejojë zbulimin e së vërtetës. Janë gjallë dhjetëra dëshmitarë të kësaj historie të dhembshme dhe krenare, të cilët duhet ta grisin vellon e heshtjes, sepse duke heshtur veprat e liga, ato konzervohen, degjenerohen më tej dhe përsëriten. 102
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
Në vend të epilogut Në kohën kur po bëja përpjekje për ta mbaru- ar këtë rrëfim të gjatë, të dhembshëm por edhe shumë krenar për Salih Rexhë Ribarin, Kadri Bebën dhe bashkëluftëtarët e tyre, Ahmet Salih Rexha ishte sëmurë rëndë. Ai vdiq. Nuk arrita të shoh për herë të fundit për t` ia dhënë lajmin se librin e kisha gati për ta përfunduar… I qoftë i lehtë dheu i tokës martire të Kosovës!
Në përkujtim të idealistit të pathyeshëm Ahmet Salih Rexha (1928-2004) Nuk janë sa duhet të njohur idealistët dhe liridashësit shqiptarë, të cilët kanë bërë emër me veprat dhe guximin e tyre, kanë bërë emër me pathyeshmërinë e tyre, me qëndresën dhe burrërinë e tyre. I tillë ishte edhe Ahmet Salih Rexha nga Ribari Madh i komunës së Lypjanit, i cili u nda nga të afërmit dhe më të dashurit, më 22 qershor të vitit 2004. Ahmeti u lind në vitin 1928. Ishte djal i Salih Rexhë Ribarit, dhe vëlla i Rexhep Salih Ribarit, dy ndër luftëtarët më të paepur të lirisë, të cilët luftuan dhe ranë trimërisht pesë vjet pas luftës së Dytë botërore. Salih Rexha me çetën e tij heroike me 103
AHMET QERIQI
djalin Rexhepin dhe bashkëluftëtarët besnikë: Nezir Buja nga Bujani dhe Zekë Luma nga Kraishta Salihu, ishte atdhetari më i pakompromis i luftës për çlirimin e Kosovës. Deri në pesë vjet pas mbarimit të luftës çeta e Salih Rexhë Ribarit sfidonte pushtetin komunist të kohës dhe mbante gjallë flakadanin e luftës çlirimtare. Ahmeti qysh në rininë e tij të hershme ndeshet me dhunën dhe barbarinë okupatore. Në dimër të vitit 1945, në kohën kush ishte 16-17 vjeçar torturohet mizorisht nga banditët e Zhivko Mitroviqit, të Savë Shurbatit e të Ali Shukriut, vetëm sepse ishte i biri i Salih Rexhës. Për torturat dhe trupin e tij tërë fraktura, nuk i kishte treguar askujt, madje as nënës, as vëllezërve. Duke qenë se babai Salihu dhe bashkëluftëtarët e tij kishin lidhur besë-betimin, për të mos iu dorëzuar pushtetit okupator titist rankoviqist, Ahmeti vihet në shërbim të çetës së babait. Ai mban kontakte të vazhdueshme nëpër male dhe pika ku jetonte e luftonte nacionalisti, luftëtari më i përkushtuar i kohës, Salih Rexha. Për shkak se Salihu me Rexhepin, pastaj Kadri Beba me djalin Mustafën dhe luftëtarë të tjerë ndodheshin nëpër male, OZN-a famëkeqe kishte burgosur të gjithë burrat e familjes së gjerë Bebaj-Rexhaj të Ribarit. Në mesin e të arrestuarve ishte Ahmet Salihu, Veli Halili, Selim Halili, Sylë Rexha, Hamdi Sejdiu, Hamit Sejdiu, Rizah Veliu, Islam Saliu dhe disa miqë të familjeve të tyre. Ata po mbaheshin në burgun e Lypjanit ku ishin matretuar mizorisht nga: Dragolub Miriqi, Haxhi Vokshi, Bogolub Nedelkoviqi, Shaban Kajtazi e të 104
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
tjerë. Më së tepërmi ishte maltretuar Ahmet Salihu, në radhë të parë sepse ishte djali i Salih Rexhës, por edhe pse tregohej i panënshtrueshëm. Sapo e kishin liruar nga burgu, Ahmeti pa vonuar kontakton në babanë Salihun, dhe vëllanë Rexhepin. Ai iu tregon për torturat e mizoritë, duke i dhënë babait të kuptonte se do të mbetej besnik i pakompromis i rrugës së tij. Vetëm disa ditë pas takimit me babanë, banditët e OZN-ës marrin vesh përmes hafijeve që i kishin inkuadruar me detyrë të spiunimit madje edhe në lagjen e tij. Ahmetin e arrestojnë sërish. E torurojnë mizorisht në stacionin e policisë në Magurë, ku po ashtu kishin ndëshkuar çnjerëzisht edhe nipat e Salih Rexhës nga Krojmiri, Adem Tahirin dhe Muharrem Tahirin të lagjes Qeriqi. Nga torturat mizore kishte lënguar gjatë tërë dimrit, por meqë ishte i ri dhe kishte moral të fortë të idealistit, sapo e merr veten, sërish kontakton me babanë Salihun, vëllanë Rexhepin dhe bashkëluftëtarët e tyre. Ahmet Salihu ishte ndër dy tre të vetmit besnikë të përjetshëm me të cilët Salihu mbante kontakte. Ai i dërgonte babait rroba, bukë, duhan, barna dhe informata të caktuara. Salihu vazhdimisht i caktonte kohën dhe vendin e takimit. Ai, i tregonte Ahmetit se në rast se nuk e gjente në vendin e caktuar, duhet të shkonte në vendin tjetër, apo të priste në rast të rrethanave të papritura. Lëvizjet edhe pse tejet të kamufluara të Ahmet Salihut, ishin përcjellë qenërisht nga disa hafije të afërm, të cilët kishin për detyrë që ta përcillnin çdo mungesë të tij në shtëpi, duke shënuar 105
AHMET QERIQI
dhe duke precizuar kohën sa kishte munguar. Ahmeti ishte në dijeni se përcillej, mirëpo asnjëherë nuk e ndaloi shtegëtimin, asnjëherë nuk u dha, as pas torturave mizore, as pas ndëshkimeve dhe arrestimeve të shumta, as nga kërcënimet e Zhivko Mitroviqit e të Sava Shurbatoviqit, se do ta pushkatonin, nëse kontaktonte me babanë.
Ahmet dhe Islam Salih Rexha Më 24 dhjetor të vitit 1949, çeta e Salih Rexhës rrethohet në një shtëpi në fshatin Petrovë. Salihu dhe Rexhepi luftojnë dhe bien trimërisht, ndërsa Nezir Buja kapet gjallë dhe maltretohet deri në vdekje. Në Petrovë kishte humbur pa gjurmë edhe luftëtari, Zekë Luma. Të nesërmen në mëngjes, Ahmet Salihu niset për në Lypjan, me qëllim për të marrë ndonjë informatë. Në hyrje të qytezës, milicët e ndalojnë dhe ia lidhin duart. Pa vonuar e çojnë te ndërtesa e komunës ku ishin ekspozuar trupat e bërë shoshë 106
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
nga plumbat të babait të tij, Salih Rexha dhe të vëllait Rexhepit, i cili kishte lënë vetëm një djalë, Idrizin, asokohe 13-vjeçar. Ahmeti nga rrobat dhe nga disa shenja të tjera kupton se babai dhe vëllai kishin rënë në altarin e atdheut. -A po i njeh? – i drejtohet Ahmetit milici i cili e kishte pranguar. -Jo! - thotë nga mëria dhe urrejtja e papërmbajtur që kishte për pushtetin gjakatar. -Shiko mirë është babai yt dhe vëllai yt?vazhdon milici para turmës e cila ishte tubuar për të parë kufomat dhe për të bërë orgji të zeza para trupave të tyre. -Nuk janë këta!- thotë ai prerë, pa dhënë asnjë shenjë ligësie apo shqetësimi të jashtëm që mund t`i vërehej në fytyrë. -Ata kurrë nuk mund t`i kapni as gjallë as vdekur, ia kthen milicit, i cili e ndëshkon mu para kufomave të t` atit dhe vëllait. Vetëm për shkak se ishte treguar i pathyeshëm, e prangojnë sërish dhe e dënojnë dy muaj burg. Ahmeti ishte dënuar me qëllim që të mos zbulonte vendin ku do të varroseshin fshehtas trupat e Salih Rexhës dhe të Rexhep Salihut. Vendvarrojsa e tyre ende nuk dihet me saktësi. Pasi del nga burgu, fillon të gjurmojë vendin ku OZN-a gjakatare kishte varrosur tinëz dy dinjitarët e paepur të lirisë: Salih Rexhën dhe Rexhep Salihun. I përballur me dhunën gjakatare të pushtuesit, me qëllim për ta ngritur ekonmikisht familjen, Ahmet Salihu, ashtu sikurse edhe shumë të persekutuar e të përndjekur të tjerë, merr rugën 107
AHMET QERIQI
e kurbetit. Fillimisht punon punëtor krahu në Dubrovnik të Kroacisë, së bashku me disa kushërinj dhe të afërm. Më vonë përmes një ndërmarrjeje të ndërtimtarisë shkon në Bagdad të Irakut, ku punon një kohë. Edhe atje bënte punë të rënda fizike. Me mund, djersë dhe jetë të rëndë të kurbetit, kishte ngritur familjen. Me qendrimin e tij të patundur ai kishte dhënë shembull sesi duhej mbijetuar edhe në kushte të robërisë dhe represionit shtetëror. Ahmet Salihu asnjëherë nuk u dha, asnjëherë nuk dredhoi nga rruga e babait të tij, edhe pse pati shumë lakej e çorodë që u munduan ta thyejnë dhe ta bëjnë vegël të politikës nënshtruese. Ai qëndroi i pathyeshëm, pavarësisht se torturat dhe ndëshkimet mizore ia kishin dëmtuar tejet rëndë shëndetin. Në kohën e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ahmet Salihu me familjen e tij strehohet në pyjet e Blinajës. Asokohe shkon te nipi i tij në Krojmir dhe bën kërkesë për ta pranuar në radhët e ushtrisë, edhe pse ishte në moshë afër shtatëdhjetëvjeçare. Shfaq dëshirë të shkojë për të marrë armë në Shqipëri, por meqë ishte i moshuar nuk lejohet. Mbante kontakte me luftëtarët e lirisë dhe i besonte fitores.
Pas luftës çlirimtare dhe fitimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ahmet Salihu fillon të bie nga shëndeti. Jeta e rëndë në robëri, torturat që kishte përjetuar në kohën e rinisë dhe tortura të tjera të cilat kurrë nuk ia ndanë, fillojnë t`ia gërmo jnë shëndetin. 108
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
Të vetmen dëshirë që kishte pas çlirimit të Kosovës, ishte hulumtimi dhe gjetja e eshtrave të babait, Salihut, dhe të vëllait, Rexhepit. Nuk gjeti asnjë mirëkuptim te strukturat komunale të Lypjanit, dhe asnjë ndihmesë në drejtim të gjetjes së eshtrave të më të dashurve të tij. Velloja njëshekullore e robërisë dhe rojtarët e neveritshëm të territ dhe të katranosjes së idesë çlirimtare, kishin ushtruar ndikim të neveritshëm te një pjesë e rrethit të tij të gjerë. Ata që duhej ta kuptonin dëshirën e tij të zjarrtë, aspiratën e tij sublime, ose nuk e kuptuan, ose u bënë sikur nuk e kuptonin. Ahmeti po rrënohej nga shëndeti. Më 22 qershor të vitit 2004 ndërroi jetë duke mbetur i paharrueshëm në kujtesë të familjes, të bijëve, bijave, vëllezërve dhe të gjithë atyre që e kanë mirëkuptuar dhe e kanë dashur. Karakteri i tij shpërthyes, fjala diskrete dhe e thënë me vend, qëndrimi burrëror dhe autoritar, buzëqeshja kuptimplote për mikun dhe urrejtja e idhët kundër armikut, përherë do të mbesin në kujtesë. Kontributi i familjeve Rexha dhe Beba të Ribarit të Madh për çështjen e lirisë dhe të bashkimit kombëtar ka qenë meritor. Brezat e sotshëm liridashës të Kosovës kanë obligim ta ndriçojnë luftën dhe për- pjekjet që kanë bërë dinjitarët e këtyre familjeve. Identifikimi i vendit, gjetja e eshtrave të Salih Rexhës e Rexhep Salihu dhe bashkëluftëtarëve të tjerë, vendosja e tyre në vendin e nderit mbeten detyrë e liridashësve, për ta çuar në vend amanetin e të rënëve dhe të gjithë atyre që derdhën gjak për çlirim nga robëria e zezë dhe nga djallëzorët, që ende po mundohen ta mjegullojnë këtë histori të pastër kombëtare. 109
AHMET QERIQI
110
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
Pjesa e dytë
Luftëtarë dhe idealistë të shquar të çlirimit të trojeve të robëruara të Shqipërisë
111
AHMET QERIQI
AJET FAZLI GËRGURI (1905- 1947) Njëri prej personaliteteve më të njohura të Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare, Ajet Gërguri lindi në vitin 1905 në fshatin Duboc të Drenicës, në komunën e Prekazit. Ishte djalë i Fazli Gërgurit. Nëna e tij Mihanja ka qenë bijë e familjes Selimi nga Mikushnica. Duke qenë se fshati i tij ishte afër fshatit Galicë, ndërsa familja njihej me Azem Bejtë Galicën, Ajeti qysh në moshën 17 vjeçare pranohet në radhët e luftëtarëve të lirisë. Asokohe në njësitë luftarake të kryetrimit të forcave çlirimtare Azem Galica ishin inkuadruar edhe xhaxhallarët e Ajet Gërgurit. Në vitin 1922, Ajet Gërguri së bashku me disa trima të Drenicës shkon në Shkodër. Ndërkohë xhaxhallarët: Xhema, Sherifi, Latifi hyjnë ilegalisht në Drenicë dhe marrin me vete familjet e tyre. Ata fillimisht vendosen në Shqipëri e pastaj, ashtu 112
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
sikurse edhe shumë familje të tjera nga Kosova, shkojnë në Turqi. Në pamundësi për të përballuar kushtet jetësore në një vend jo mikëpritës dhe në vendin ku ku flitej gjuha e pushtuesit të derid jeshëm, familja e gjerë Gërguri kthehet në Shqipëri dhe vendoset në fshatin Dërmanec, rrethina e Fierit. Regjimi i asaj kohe iu kishte dhënë tokë pune dhe nuk iu kishte bërë kurrëfarë pengesash famil jeve të shumta nga Kosova, të cilat i ndiqte me qëllim shfarosjeje regjimi kriminal i Mbretërisë Serbe, Kroate e Sllovene. Për më tepër, ata që kishin shfaqur interesim për dije e arsimin, iu kishte mundësuar edhe shkollimi papagesë. Ajet Gërguri, kishte arritur të kryente shkollën e bujqësisë, dhe përnjëherë kishte zënë punë në një sekretari të grupit të pestë agrar me seli në Tiranë. Në vitin 1936 martohet por pas një viti i vdes gruaja, e cila i lë djalin Nuredinin. Më pas martohet me Ajshe Shabanin nga Fieri me të cilën pati dy bija: Remzijen dhe Shazijen. Pas kapitullimit të Jugosllavisë monarkiste, në prill të vitit 1941, shumë prej familjeve me origjinë nga Kosova nga Shqipëria kthehen në vendet nga ku ishin detyruar të shpërnguleshin. Një veprim të tillë e ndërmerr edhe familja Gërguri. Fillimisht ishte kthyer xhaxhai i Ajetit, Xhemajl Gërguri ndërsa në fillim të vitit 1942, kthehet edhe Ajeti. Të dy fillojnë të merren me tregti dhe hetelieri. Ajeti hap një kafene në qendër të Lypjanit, e cila ka punuar deri në vitin 1945. (Hysen Azemi Dokumente arkivore të Partisë Nacional Demokratike Shqiptare në Kosovës, botuar në Vjetar XXV-XXVL, Prishtinë, 2001, f. 226). 113
AHMET QERIQI
Gjatë luftës së Dytë Botërore Ajet Gërguri përveç përcaktimit të tij atdhetar, nuk kishte ndon jë lidhje të veçantë me forcat partizane të kohës. Kishte simpati për luftën partizane në Shqipëri, meqë atje luftohej armiku dhe shkelësi i Shqipërisë, fashizmi italin, ndërsa në Kosovë, forcat italo shqiptare kishin dëbuar nga vendi kriminelët çetnikë e drazhistë serbë. Bazuar në të dhënat që i ka prezentuar para hetuesisë, në shkurt të vitit 1947, bëhet e ditur se Ajet Gërguri ka mbajtur lidhje me krahun atdhetar të Rifat Berishës, i cili në fillim të vitit 1945 e kishte caktuar drejtor të organizatës së Kopshtarisë në Besianë-ish Podujevë. Mirëpo në anën tjetër i kishte thelluar lidhjet edhe me kreun Nacional Demokratik të asaj kohe. Ishte anëtarësuar në komitetin e NDSH-së në Prishtinë qysh në maj të vitit 1945. Asokohe, Ajet Gërguri njihet me kreun e komitetit të Prishtinës: drejtorin e gjimnazit të Prishtinës Sulejman Drinin, pastaj me Hafiz Mehmet Hoxhën. Beqir Bajgorën, Jusuf Fetahun e të tjerë. Meqë nuk ishte përcaktuar statusi i ardhshëm i Kosovës, nacional demokratët shqiptarë kishin indikacione se në Kosovë do të restaurohej robëria jugosllave. Pikërisht për këtë, ata qenë organizuar në komitete të NDSH-së, me qëllim të propagandimit të idesë së bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, meqë kishte filluar të devalvohej Rezoluta e Bujanit e vitit 1944, e cila pas luftës parashihte që popullata e Kosovës të vetëpërcaktohej dhe të vetëvendoste për të ardhmen e vendit. 114
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
Akti i këtij nënshkrimi fatal për të ardhmen e Kosovës, bëri që të gjitha forcat e vërteta nacionaliste të hulumtojnë forma dhe metoda të reja organizimi dhe veprimi, me qëllim për të mos lejuar rimbetjen e Kosovës nën robëri, brenda kufinjve të Jugosllavisë së AVNOJ-it. Ajet Gërguri përmes Hasan dhe Azem Bellaçevcit lidhet me komitetin e Shkupit. Ai këtij komiteti i dërgon një letër, me të cilën e informon se kryetari i Komitetit të Dytë të Prishtinës, profesor Sylejman Mehmet hafuzi është arrestuar nga organet e sigurimit dhe gjendet në burg të Prishtinës. Këtë letër për kryetarin e nën- shkruan Ajet Gërguri. Prej tani Ajet Gërguri mbetet kryetar i këtij komiteti, kurse nënkryetar Azem Bellaqevci. Ajet Gërguri, Beqir Bajgora dhe Isuf Fetahu mbanin korrespondencë me komitetin e Shkupit dhe letrat i dërgonin me shifrën e koduar “Kulshedra”. (Dr. Islam Dobra, Lufta e Drenicës 19411945, Prishtinë 1997, f. 404).
Në mbështetje të idesë çlirimtare, ideatorët dhe luftëtarët e LNDSH-së, si: Ymer Berisha, Kemajl Skënderi, Ajet Gërguri, Gjon Serreçi, Azem Bellaçevci, Osman Bunjaku, Shemsi Mramori, Kadri Beba, Salih Rexha, Ibrahim Lutfiu, Hilmi Zariqi, Arif Shala, Mulla Idriz Gjilani, Ukë Sadiku, Rizah Goga, Avdyl Dura, Marie Shllaku, Gjergj Martini e qindra të tjerë u riorganizuan me qëllim të vazhdimit të kryengritjen së armatosur, e cila synonte bashkimin e natyrshëm të Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare me Shqipërinë. Në tetor të vitit 1945, edhe pse kishte kaluar në ilegalitet, Ajet Gërguri nuk do të bashkohet me grupin e Adem Gllavicës, Hysen Tërpezës e të 115
AHMET QERIQI
Qazim Llugaxhiut, të cilët depërtuan në Greqi e prej andej në Turqi dhe në disa shtete të Evropës. Ajeti i takonte militantëve të lirisë, të cilët zhvillonin rezistencë të armatosur, duke bërë përpjekje për zgjerimin dhe konsolidimin e radhëve. Gjatë kohë së ilegalitetit, Ajet Gërguri ka qëndruar në vende të ndryshme të Drenicës dhe të Llapit. Një kohë të gjatë ka qëndruar në Komaran, nën sigurim dhe mbrojtje të Arif Shalës, pastaj në fshatin Zabel i Ulët, në Sankovc, në fshatin Domanek, në shtëpinë e Fejzullah Domanekut, në fshatin Bellaqevc, nën përkujdesje të Azem Jashanicës, në Akrashticë e në vende të tjera. Asokohe Ajet Gërguri kishte intensifikuar veprimtarinë organizative sidomos me Gjon Serreçin, Hilmi Zariqin, Shemsi Hazir Gashin, Kadri Bebën, Jetullah Rezallën e luftëtarë të tjerë të përkushtuar të çlirimit të Kosovës. Forcat nacionalite shpresonin në lidhjet që kryetari i NDSH-së Ymer Berisha kishte me oficerin anglez Hadson, i cili po kështu shpresonte se në Kosovë dhe në Shqipëri do të mbaheshin zgjedhje të lira dhe do të fitonin forcat demokratike.
Ajet Gërguri në tubimin e mbajtur te arllatët e Domanekut në maj të vitit 1946 Kongresit të Lipovicës i paraprijnë disa takime të krerëve nacionalistë në malet e Qyqavisë, pastaj në Radishevë, Kotorr, Runikë e vende të tjera. Sipas shkrimeve të historianit, Islam Dobra, më 1 maj të vitit 1946 në malet e Kozmaqit të 116
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
Drenicës u mbajt një takim i rëndësishëm I kreut nacionalist shqiptar. Personlitetet që e udhëhoqen tubimin ishin: Ajet Gërguri, kryetar i Komitetit Nacional Demokratik, Gjon Serreçi sekretar i LNDSH-së së Kongresit të Katërt dhe Ilmi Zariqi kryetar i komitetit për Drenicë. (Vepra e cituar , faqe, 327.) Në kongresin e Katërt të LNDSH-së të mbajtur me një maj të vitit 1945, në bjeshkët e Kozmaqit të Drenicës Qendrore, sipas Islam Dobrës kanë marrë pjesë: Jetullah Muharrem Rezalla, Bajram Haziri i Radishevës, Rifat Halimi, Sylë Ferizi, Ramadan Nura, Rexhep Halimi, Rexhep Hajrizi të gjithë nga Kotorri, Zeqir Lutani dhe Hysen Lutani nga Turiqeci, Hilmi Zariqi, Haxhi Selmani, Zukë Xani, Sinan Vinarci, Ali Tiku, Rizah Behrami, Rexhep Gjeli, Nezir Shaku, Rifat Avdyli, Ibrahim Luta, Murat nika, Istref Sheqa, Fazli Dobrashevci, Milazim Bunjaku, Sahit Bucolli e disa luftëtarë të tjerë të tjerë nga fshatrat e Drenicës qendrore. Në këtë Kongres sipas shënimeve të prezentuar në lib- rin e tij, Lufta e Drenicës, kanë marrë pjesë edhe: Aziz Zhilivoda, Ahmet Selaci, Sherif Tërstena, Ismet Boletini, Osman Bunjaku, Shaban Bunjaku, Rrahman Selaci, Musli Dervina, Feriz Bojçi, Ukshin Kovaçica, Azem Bellaqevci, Shaban Dobreva, Ukë Sadiku, Ndue Përlleshi, Bali Meti, Sokol Volljaka e të tjerë. ( Dr. Islam Dobra, Lufta e Drenicës 1941-1945, Prishtinë, 1997. f. 327-328 ).
Në Kongresin e Katërt para dhjetëra LNDSHistëve kishin folur: Ajet Gërguri dhe Gjon Serreçi. Ata i bëjnë një paraqitje realiste zhvillimit të ngjar jeve pas vendosjes së pushtetit komunist në Kosovë dhe në Shqipëri. Nga analiza dhe shqyrtimi i situ117
AHMET QERIQI
atës së përgjithshme, konsiderohej e nevojshme që të bashkoheshin të gjitha forcat e vërteta kombëtare dhe të konsolidoheshin me qëllim për të vepruar bashkërisht në drejtim të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Me propozim të Imer Berishës, Kemajl Skënderit, pas disa kongreseve apo mbledhjeve paraprake, në disa vende të caktuara të Kosovës, merret vendim që forcat atdhetare të tuboheshin në kompleksin pyjor të Blinajes, ish- Lipovicë, me qëllim të marrjes së qendrimit definitiv lidhur me strategjinë e veprimit të mëtejmë, meqë represioni i forcave pushtuese po merrte përmasa të shfarosjes dhe gjenocidit, sidomos pas rezistencës heroike të Shaban Polluzhës e Mehmet Gradicës në Drenicë, në dimër të vitit 1945. Vendimin për ta mbajtur Kongresin e Lipovicës e merr Ajet Gërguri përmes kryesuesit të LNDSH-së në Shkup, Kemajl Skënderi. Sigurimin e vendit dhe të terrenit ku do të mbahej Kongresi e marrin përsipër Azem Bellaqevci, Salih Rexha, Islam Domaneku e luftëtarë të tjerë të sprovuar. Lidhjet kryesore mes grupeve i mbante Arif Shala. Ai përmes bashkëpunëtorëve të tij: Izet Murati, Sokol Brahimi, Qazim Zogaj, Halil Bogiqi e të tjerë njofton Ajet Gërgurin, Gjon Serreçin, Kadri Bebën, Shemsi Hazir Gashin nga Mramori, Osman Bunjakun nga Samadraxha e Vushtrrisë, e të tjerë.
118
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
Ajet Gërguri në Kongresin e Pestë të LNDSH-së, Kongresi i Lipovicës Gjatë natës së 24 korrik të vitit 1946 dhjetëra grupe të armatosura nga Drenica, Mitrovica, Shala, Llapi e Gollaku, nga Anadrini e Llapusha ishin dyndur drejt Lipovicës. Shtabi i Zonës II për vend, ku do të mbahej Kongresi, e caktoi lëndinën “Te Vorri I Hoxhës” në Lypovicë, midis fshatrave Risinovc, Krojmir dhe Fushticë, kurse për ta dezinformuar OZN-ën, u lan- sua propaganda se kongresi do të mbahej në Bjeshkët e Kozmaqit. (Dr. Muhamet Pirraku, Mulla Idrisi dhe Mbrojtja Kombëtare 1941-1951, Prishtinë 1995. f.346) .
Më 25 korrik në vendin e quajtur “Te Vorri Hoxhës”, në Blinajë, ishin tubuar të gjithë delegatët dhe pjesëmarrësit e Kongresit rreth 120-140 veta. Të gjitha vendkalimet rreth vendit ku mbahej Kongresi ishin nën vëzhgim të forcave që kishin marrë përsipër sigurinë e trrenit. Në kohën kur kishin arritur edhe delgatët e fundit, Jetullah Zabeli nga Rezalla, Hilmi Zariqi nga Baica e Elshanit dhe Osman Bunjaku nga Samadraxha e Vushtrrisë, kapin një të dyshuar, spiunin Rexhep Alushi nga Carrabregu i Deçanit, i cili ishte rekrutuar me detyrë të denoncimit në mesin e nacionalistëve, duke mbajtur lidhje direkte me Shefin të OZN-ës për Kosovë ( e Metohi), Spasoje Gjakoviq. Ai kishte dezinformuar kreun nacionalist se Ymer Berisha kishte vdekur dhe nuk 119
AHMET QERIQI
kishte pse të pritej ardhja e tij. Lidhur me zbulimin dhe denoncimin e këtij spiuni të OZN-ës, Ajet Gërguri në deponimet e tij para Drejtorisë së Sigurimit Shtetëror në Kosovë më 9 shkurt 1947 ka deklaruar: Para Kongresit i kemi dërguar një letër profesor Ymer Berishës përmes kuririt tonë Shaqir Zariqit…. E ka dërguar postën te shtëpia e Rexhep Alushit, por nuk e ka takuar. Vëllai i Shaqirit i është përgjegjur korierit, se Rexhepi ka shkuar në OZN-e, në Prizren për ta marrë rrogën në ari nga OZNA… (Hysen Azemi Dokumente arkivore të Partisë Nacional Demokratike Shqiptare në Kosovë, botuar në Vjetar XXV XXVL, Prishtinë, 2001, f.251). Shaqir Zariqi dyshonte
në veprimet e Rexhep Alushit, ndërsa dyshimin e tij ia shfaq Jetullah Rezallës edhe Hilmi Zariqit. Veprën denoncuese të Rexhep Alushit e vërteton edhe Xhemajl Boletini. “Kur dëgjoi Rexhepi për këtë u përpoq të gëlltis një letër, por atë ia nxorën nga goja. Në letër shkruante: “Rexhep Lushi mund të lëviz çdo kund në Kosovë dhe pushteti e ushtria nuk mund t`i bëjë pengesë”. Letra ishte e vulosur nga OZNA.
Kur zihet në flagrancë Rexhep Alushi pranon se është spiun i OZNës, pranon se ka vepruar në zënien e nacionalistëve, dhe për veprat e tij denoncuese nuk pendohet. Sipas deklaratave të Ajet Gërgurit dhënë para hetuesisë, kuptojmë se ai kishte zhvilluar një aktivitet të pandërprerë organizativ në tërë territorin e Kosovës, me qëllim të zgjerimit të radhëve të LNDSH-së dhe përgatitjes për vazhdimin e ( Dokumenti i cituar, por aty… f. 252).
120
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
kryengritjes së armatosur kundër pushtetit titistrankoviqist. Riorganizimi i lëvizjes bëhej përmes veprimit të komiteteve vendore që ishin formuar nga LNDSH-ja në Kosovë, ose ikja e përkohshme nga Kosova për në Shqipëri apo në Greqi, ashtu sikurse kishte vepruar grupi i Adem Gllavicës, një vit më parë. Ldhur me këtë çështje, në deponimet e tij para hetuesisë Ajet Gërguri ka deklaruar: “Kongresi ka filluar në orën 12,00. Në fillim ishin prezent vetëm udhëheqësit e grupeve: unë- Ajet Gërguri, Hilmi Zariqi, Jetullah Rezalla, Osman Bunjaku, i cili ishte njëkohësisht delegat i grupit të Ahmet Selacit, pastaj Kadri Beba, Islam Domaneku, Shyt Mareci, Shemsi Mramori e të tjerë… Në këtë mbledhje është diskutuar se kush do të jetë koman- dant. Për komandant është zgjedhur Ymer Berisha. Përveç tij kemi zgjedhur edhe katër eprorë në Shtab për komandant të zonave. ( Vepra e cituar, f. 236.).
Disa nga pjesëmarrësit e këtij kongresi, pasi iu bënë analiza rrethanave tejet të pavolitshme, propozuan që, të gjitha forcat nacionaliste të fillonin tërheqjen nga Kosova drejt Greqisë, meqë qëndrimi në Shqipëri nuk ishte fare i sigurt. Si duket shumica e krerëve në heshtje e aprovonte këtë propozim. Kundër këtij propozimi ishte ngritur me pushkë në dorë Osman Bunjaku, i cili kishte thënë: Të gjithë juve që po kërkoni të shkoni në Greqi iu kisha pushkatuar, sepse këtu duhet të luftojmë për lirinë e popullit shqiptar. (Vep. e cit.
Propozimin e tij e kishin mbështetur: Azem Bellaqevci, Salih Rexha, Ahmet Selaci, Jetullah Rezalla dhe disa të tjerë. Dëshmitarët e kësaj ngjarf.236.).
121
AHMET QERIQI
jeje të rëndësishme të historisë sonë rrëfejnë se mospajtimet kishin shkuar deri te drejtimi i pushkëve kundër njëri tjetrit, por me ndërhyrjen e Gjon Serreçit, Ajet Gërgurit, Kadri Bebës, Shemsi Hazir Gashit e disa të tjerëve, situata e acaruar ishte tejkaluar. Pas ndërhyrjes së tillë të Osman Bunjakut, të përkrahur nga militantët NDSH-istë, Kongresi vendosi që luftëtarët të qëndrojnë në Kosovë derisa të merrej lidhja me Muharrem Bajraktarin, për shkak se asokohe pritej të mbahej një Kongres tjetër i nacionalistëve në Veri të Shqipërisë. Kreu Nacionaldemokrat në përbërje: Gjon Serreçi, Ajet Gërguri, Azem Bellaqevci, Kadri Beba, Shemsi Gashi e të tjerë kishin marrë vendim për të lëshuar Kosovën, meqë mendohej se aktualisht nuk mund të zhvillohej rezistencë e suksesshme, sidomos me faktin se luftën dhe rezistencën shqiptare në Jugosllavi nuk do ta përkrahte askush, madje as regjimi komunist i Tiranës. Formacioni i armatosur NDSH-ist kishte depërtuar nga fshatrat e Drenicës Jugore, Krojmir, Pjetërshticë, Dukë Karaçicë, Javor Luzhnicë, në drejtim të fshatarve Carralevë, Rancë, Graiçevc, Budakovë, Gjinoc, Grejkoc Korishë, Kabash. Pas dhjetë ditë rrugëtimi të ngadalshëm dhe përplot peripeti të rrezikshme, duke pritur grupi-grupin dhe duke hulumtuar mirë terrenin, luftëtarët depërtojnë në malet e Hoqës së Qytetit, mbi Prizren. Asokohe në shtëpinë e atdhetarit Nebih Sahiti, Ajet Gërguri takohet me Ibrahim Lutfiun, me të cilin bisedojnë lidhur me depërtimin e formacionit për në Greqi. 122
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
Në natën e 7 gushtit të gjithë luftëtarët e ndarë nëpër grupe pushojnë në malet e fshatit Bilushë. Ishin rreth 100 veta. Shumica të lodhur nga rrugëtimi dhe të uritur. Disa edhe të plagosur. Kishte edhe gra e nuse të luftëtarëve. Në mesin e luftëtarëve ishte edhe mjeku Hamit AhmetiBoshnjaku, me një ekip teknikësh të mjekësisë. Municioni dhe ato pak ushqime rezervë, ishin bartur me kuaj. Formacioni kishte tre pushkamitralezë italianë të tipit Breda. Shumica e luftëtarëve ishin të armatosur me pushkë italiane apo gjermane të kalibrave të ndryshëm. Ata, përveç municionit për pushkët dhe automatikët kishin edhe bomba dore, raketa sinjalizuese dhe një sasi të konsiderueshme të fishekëve. Pararoja e përbërë prej Sadri Duhlës, Salih Rexhës, Rexhep Salihut, Islam Domanekut, Hysen Lutanit, Qerim Gashit, Ismail Dragushës, Fetije Kelmendit, Nezir Bujanit, printe në ballë duke siguruar paraprakisht terrenin nga ku duhej të kalohej. Në mëngjesin e 8 gushtit të vitit 1946, sapo kishte zbardhur drita, Sadri Duhla, heton se shtegu ku duhej të kalonin ishte zënë nga forcat e ushtrisë jugosllave. Përderisa Ismail Dragusha bën gati mitralozin për sulm, disa predha të një pas njëshme të forcave armike bien në mes të formacionit që po dyndjej drejt jugut. Në moment u kri jua huti dhe kaos në mesin e luftëtarëve të sulmuar befasisht. Salih Rexha, Sadri Duhla, Rexhep Salihu zënë pozicionet dhe fillojnë të godasin në drejtim të forcave jugosllave. Breshëria e parë e luftimeve kishte zgjatur dy orë pandërprerë. Duke qenë se 123
AHMET QERIQI
forcat armike ishin në dijeni të shtegtimit të formacionit kishin zënë të vetmen pikë strategjike të depërtimit, afër një honi shkëmbor. Formacioni papritmas fillon të sulmohet edhe nga dy anët. Tre mitralozët e luftëtarëve të NDSH-së godasin forcat armike. Ismail Dragusha zbrazte rafalet e njëpasnjëshme të mitralozit. Pranë tij i mbante rrethatoret me fishekë luftëtarja Fetije Kelmendi, e fejuara e Ismailit. Shumica e luftëtarëve, të cilët ishin të sprovuar dhe kishin marrë pjesë në sa e sa beteja, zënë pozicione mbrojtje duke rezistuar fuqishëm për të mos lejuar depërtimin e forcave armike. Njësia elite që përkujdesej për Gjon Serreçin, Ajet Gërgurin, Ibrahim Lutfiun, merr masa për të siguruar tërheqjen e mundshme, meqë forca armike mund të mbyllte shtegun dhe luftëtarët do të ngelnin në rrethim. Në ballë të luftimeve kishte rënë: Emin Fejzullah Saraçi nga fshati Bivolak i Vushtrrisë, Isuf Muharremi nga Petrova. Predha armike ia kishte shkurtuar dy këmbët Beqë Zeqir Gjurkocit. Ishin Plagosur lehtë e rëndë disa dhjetëra luftëtarë. Gratë dhe nuset e luftëtarëve iu lidhnin plagët të plagosurve. Mjeku Hamit Emini përkujdesej për luftëtarët me plagë të rënda. Duke konsideruar se shpërthimi i pritës në rrethana të tilla ishte i pamundshëm, Ajet Gërguri dhe Gjon Serreçi japin urdhër për tërheqje. Pikërisht në atë moment çeta e Salih Rexhës kishte depërtuar deri afër forcave armike, të cilat në pamundësi për të qëndruar më gjatë, kishin filluar të tërhiqnin të plagosurit duke u përgatitur për të zënë pozicionin mbrojtës, disa qinda metra më larg vendluftimeve. 124
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
Më 10 gusht Kadri Beba, Ajet Gërguri, Azem Bellaqefci dhe disa luftëtarë të tjerë kalojnë natën në Ribar të Madh, pasi paraprakisht kishin vëzhguar terrenin. Azem Bellaqevci me Ajet Gërgurin, Izet Muratin depërtojnë në fshatin Sankoc te Mulla Arif Shala. Ndërkohë atje arrin edhe Ibrahim Lutfiu, të cilin e solli një mik i Arif Shalës nga Carraleva. ( M. Pirraku, vepra e cituar f. 353) .
Ajet Gërguri, ashtu sikurse edhe shumë atdhetarë të tjerë kishte kaluar në ilegalitet të thellë, ndër miq të besueshëm, duke pritur derisa të kalonte dimri, në mënyrë që në pranverën e hershme të riorganizoheshin. Mirëpo oficerët dhe besnikët shpirtshitur të OZN-ës as gjumin nuk e bënin gjumë duke gjurmuar nacinalistët hap pas hap dhe duke vënë në veprim një rrjet jashtëzakonisht të madh të spiunimit. Në periudhën prej janarit deri në mars të vitit 1947, OZN-a kap të gjallë apo likuidon kreun e NDSH-së. Sipas një dokumenti sekret të Prokurorit Publik për Kosmet, të 4 prillit të vitit 1947, thuhet se Ajet Gërguri është kapur në luftë në fshatin Prapashticë ( sipas dr. Muhamet Pirrakut, është fjala për fshatin Akrashticë). Ai është dorëzuar vetëm pasi është kallur shtëpia duke mos pasur tjetër rrugëdalje. Me atë rast ka vrarë një fshatar, i cili ka ndihmuar ushtrinë në rrotullimin e sanës. Po ashtu me atë rast ka plagosur komandantin e batalionit, togerin nga Mitrovica. Ajet Gërguri është kapur me 3 shkurt të vitit 1947. ( Dr. M. Pirraku, vepra e cituar…f. 451) .
Më 31 gusht të vitit 1947, në orën tre pas mesnatës, Ajet Gërgurin së bashku me Osman Bunjakun, Ukë Sadikun, Gjon Serreçin, kohorta e 125
AHMET QERIQI
vrastarëve jugosllavë i pushkatuan në vendin e quajtur Strelishte, te Varret e Jahudive në ToukBahqe të Prishitnës. Të katërtit i varrosin në një varr të përbashkët. Varri i përbashkët ende nuk është zbuluar. Pas gjykimit dhe dënimit me vdekje nga Gjyqi i Qarkut në Prishtinë, vendimin për pushkatim e kanë vërtetuar: udhëheqësit e Shërbimit të Seksionit të Punëve të Brendshme: Hashim Mustafa, Gligoriej Sharanoviq, Sadri Doçi dhe Vaso Jovanoviq. Udhëheqës i Seksionit Mazllum Nimani, kapiten dhe prokurori publik për Kosovë e Metohi, Ali Shukriu. (Hysen Azemi, Dokumente arkivore të Partisë Necional Demokratike Shqiptare në Kosovë, botuar në VJETAR, XXV-XXVI, Prishtinë, 2001, f. 225-226).
Ajet Gërguri ka lënë djalin Nuredinin (19362001) bashkëshorten Ajshe Shabani, dy bijat: Remzijen dhe Shazijen. Nuredin Ajet Gërguri ka qenë i përndjekur dhe i përsekutuar nga regjimi titist. Ka qenë i dënuar për veprimtari antijugosllave. Burgun e ka mbajtur në Nish. Nuredini ka lënë djalin Ajshe Shabani - Gërguri Albanin dhe bashkëshorten, të cilët jetojnë në Prishtinë.
126
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
GJON SERREÇI (1920-1947) Gjon Serreçi ka qenë njëri ndër intelektualët dhe peronalitetet më të shquara dhe më me ndikim të Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare të Kosovës. Gjoni ishte i biri e Gjergj Serreçit. Lindi në Ferizaj më 11 shkurt të vitit 1920. Nëna e Gjergjit quhej Anisa, e gjinisë Kurti, po ashtu nga Ferizaj. Mësimet e para i mori në vendlindje. Duke qenë se shquhet për zell dhe talent të veçantë, babai, Gjergji, e regjistron në Seminarin peshkopal në Prizren, të cilin edhe e kryen me sukses. Në vitin shkollor 1940/1941 u regjistrua në Fakltetin Filozofik të Zagrebit, ku studioi deri në vitin 1943. Ndërkohë vazhdon studimet në Firencë të Italisë. ( M. Pirraku, Mulla Idris Gjilani…, Prishtinë 1995, f. 340). Vetëm pak kohë pasi kthehet në Kosovë në vitin 1944, duke qenë në postin e kryetarit të komunës në Babush të Ferizajt, arrestohet nga 127
AHMET QERIQI Gestapoja dhe në qershor të po atij viti internohet në Vjenë në mesin e shumë antifashistëve. ( Po aty f.341).
Pas kapitullimit të Gjermanisë naziste, Gjoni kthehet në Kosovë dhe në vjeshtë të vitit 1945 pranohet profesor në gjimnazin “Sami Frashëri” të Prishtinës. Ka qenë në kontakt me lëvizjet përparimtare të kohës dhe nën ndikim të literaturës atdhetare sidomos të Gjergj Fishtës, Ndre Mjedës, Naim Frashërit e të tjerëve. Duke qenë se ishte i ndikuar nga qarqet e lëvizjeve demokratike evropiane të kohës, Gjon Serreçi, së bashku me profesor Ymer Berishën, Luan Gashin e të tjerë pretendon krijimin e një lëvizjeje të re nacionaldemokratike, e cila nuk ishte as komuniste, por as balliste. Gjon Serreçi, Ymer Berisha e disa intelektualë të tjerë si: Kemajl Skënderi, Hysen Tërpeza, Hasan Bilalli, Hilmi Zariqi, Arif Shala, Osman Bunjaku, Azem Jashanica, Ajet Gërguri, përfaqësonin rrugën e tretë, rrugën e cila nuk ishte as komuniste por as balliste në kuptimin e keq dhe kompromitues të fjalës. Duke folur për këtë zhvillim pozitiv afirmativ të lëvizjes çlirimtare, njëri ndër ideologët e kësaj lëvizjeje, Hysen Tërpeza në Kuvendin e Tunushës, në dimër të vitit 1945, kishte propozuar që organizatat luftarake nacionaliste të asaj kohe të quheshin Komiteti Nacional Demokratik Shqiptar. Të pranishmit në atë tubim kanë pranuar propozimin e Hysen Tërpezës. “Qemajl Skënderi konkluzionet e Tanushuvcit i përcjellë në Shkup. Edhe shokët e Shkupit ishin pajtuar me këtë propozim. Ata thoshin se Balli 128
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950) Kombëtar më nuk gëzon përkrahje ndërkombëtare dhe nuk favorizohej fare nga Aleanca e bllokut Antihitlerian. ” (Ilaz Metaj, Ali Llunji, Hysen Tërpeza Histori e Gjallë, Prishtinë, 1992,f.121).
Gjon Serreçi, një intelektual i ri me orientime demokratike kombëtare, kishte dijeni për rirreshtimin e forcave kundërvënëse atdhetare. Pas thyer jes së rezistencës të Shaban Polluzhës dhe të Mehmet Gradicës në Drenicë në mars të vitit 1945 dhe ikjes për në Greqi të grupit të Adem Gllavicës dhe të Qazim Llugaxhiut, në vjeshtë të po atij vitit, forcat atdhetare nacionaliste të kohës pretendonin që sërish të rirreshtoheshin. Gjon Serreçi asokohe punonte profesor në gjimazin real, “Sami Frashëri” të Prishtinës. Ai, përmes disa miqve të besuar kishte vendosur kontakte me Azem Jashanicën, Ajet Gërgurin, ndërsa mbante kontakte korrespondence edhe me Imer Berishën, Marie Shllakun e të tjerë. Mbante lidhje edhe me kreun nacionalist të Shkupit, si me Kemajl Skënderin e Mahmut Dumanin. Në prill të vitit 1946, Gjon Serreçi ishte në mesin e veprimtarëve militanë që mendonin se duhej likuiduar fizikisht disa elementë tejet të dëmshmëm projugosllavë. Merr pjesë në përgatitjen e një atentati të pasuksesshëm kundër Alush Zariqit, kryetar i Rrethit të Prishtinës, komunist i për- betuar jugosllav. Pasi qe dekonspiruar plani i për- gatitjes së atentatit Gjon Serreçi me ndihmën e një nxënësi të tij, bashkohet me Ajet Gërgurin, i cili jetonte ilegalisht në fshatin Terstenik të Drenicës. ( Dr. M. Pirraku, po aty f 341).
129
AHMET QERIQI
Po kështu Gjon Serreçi, i cili përcillte me shumë interesim rirreshtimin e forcave nacionaliste, vë kontakt edhe me prijësit e çetave në malet e Llapit e të Gollakut, të cilat vepronin të izoluara, në tërheqje e sipër, në mungesë të komunikimit dhe konsolidimit të radhëve. Gjoni ishte tepër i mirëpritur edhe nga kreu nacionalist i kohës. Në radhë të parë sepse ishte nacionalist, personalitet i arsimuar që fliste disa gjuhë botërore, dhe ishte kuadër i cili nuk qe kompromituar në organizimet politike ideologjike të asaj kohe. Për më tepër Gjon Serreçi mbante kontakte edhe me kreun nacionalist të Prizrenit dhe të Dukagjinit, si me Marie Shllakun, Ndue Përleshin, Gjergj Martinin, Ukë Sadikun e shumë të tjerë. *** Kongresit të Lipovicës i paraprijnë disa takime të krerëve atdhetarë në malet e Qyqavisë, pastaj në Radishevë, Kotorr, Runikë e vende të tjera. Sipas shkrimeve të Islam Dobrës, më 1 maj të vitit 1946 në malet e Kozmaqit të Drenicës u mbajt një takim i rëndësishëm kreut atdhetar shqiptar Personlitetet që e udhëhoqen takimin ishin: Ajet Gërguri, kryetar i Komitetit Nacional Demokratik, Gjon Serreçi sekretar i LNDSH-së së Kongresit të Katërt dhe Ilmi Zariqi kryetar i komitetit për Drenicë. Vepra e cituar , faqe, 327.) Në takimin e Katërt të mbajtur në maj në maj të vitit 1945, në Domanek kanë marrë pjesë: 130
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950) Jetullah Muharrem Rezalla, Bajram Haziri i Radishevës, Rifat Halimi, Sylë Ferizi, Ramadan Nura, Rexhep Halimi, Rexhep Hajrizi të gjithë nga Kotorri, Zeqir Lutani dhe Hysen Lutani nga Turiqeci, Ilmi Zariqi, Haxhi Selmani, Zukë Xani, Sinan Vinarci, Ali Tiku, Rizah Behrami, Rexhep Gjeli, Nezir Shaku, Rifat Avdyli, Ibrahim Luta, Murat nika, Istref Sheqa, Fazli Dobrashevci, Milazim Bunjaku, Sahit Bucolli e disa luftëtarë të tjerë nacionalistë të tjerë nga fshatrat e Drenicës qendrore. Në këtë Kongres sipas shënimeve të prezentuar në librin e tij, Lufta e Drenicës, histiriani Islam Dobra kanë marrë pjesë edhe: Aziz Zhilivoda, Ahmet Selaci, Sherif Tërstena, Ismet Boletini, Osman Bunjaku, Shaban Bunjaku, Rrahman Selaci, Musli Dervina, Feriz Bojçi, Ukshin Kovaçica, Azem Bellaqevci, Shaban Dobreva, Ukë Sadiku, Ndue Perlleshi, Bali Meti, Sokol Volljaka e të tjerë. ( Dr. Islam Dobra, Lufta e Drenicës 1941-1945, Prishtinë 1997. f. 327-328. ).
Në këtë takim kishin folur: Ajet Gërguri dhe Gjon Serreçi. Ata i bëjnë një paraqitje realiste zhvillimit të ngjarjeve pas vendosjes së pushtetit komunist në Kosovë dhe në Shqipëri. Nga analiza dhe shqyrtimi i situatës së përgjithshme, konsiderohej e nevojshme që të bashkoheshin të gjitha forcat e vërteta nacionaliste dhe të konsolidoheshin me qëllim për të vepruar bashkërisht në drejtim të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Më 15 maj të vitit 1946, Gjon Serreçi dhe Ajet Gërguri nga Malet e Drenicës i dërgojnë një letër Komitetit “Besa kombëtare” të cilin e
udhëhiqte profesor Ymer Berisha, njëri ndër 131
AHMET QERIQI
ideatorët dhe kreatorët e LNDSH-së. Në këtë letër të nënshkruar nga Gjon Serreçi, kryetar i Organizatës dhe Ajet Gërguri sekretar, Komiteti njoftohet për punën dhe aktivitetin e shtrirjes së veprimtarisë së degëve të organizatës në terren. Në letër krahas shtrirjes së aktivitetit jepen të dhëna për numrin e ushtarëve, stërvitjet dhe aktivitetin edukativ arsimor, armatimin, municionin, logjistikën e të tjera. (Hysen Azemi, Dokumente arkivore të Partisë Necional Demokratike Shqiptare në Kosovë, botuar në VJETAR, XXV-XXVI, Prishtinë, 2001, f. 216-217).
Gjatë kohës sa kishte qëndruar nën përku jdesjen e Shemsi Hazir Gashit nga Mramori, Gjon Serreçi punon intensivisht në drejtim të vendosjes së komunikimit me grupet nacionaliste të kohës. Ai, ashtu sikurse edhe disa krerë të tjerë nacionalistë mendonte të kryesuesit e grupeve të armatosura do të duhej të tuboheshin në një vend të caktuar për të mbajtur një tubim, apo kongres, ku do të shqyrtohej situata politike dhe e sigurisë dhe ku do të merreshin qëndrime definitive për fatin e mijëra nacionalistëve, të cilët kundështonin riokupimin e Kosovës nga Jugosllavia komuniste titiste dhe ishin të gatshëm për kundërvënie të aramatosur. Përmes korrierëve të tij besnikë, Gjon Serreçi, në pranverë të vitit 1946, për një kohë të shkurtë vë kontakte me të gjithë udhëheqësit e grupeve nacionaliste të asaj kohe si: Ajet Gërgurin, Azem Jashanicën, Hilmi Zariqin, Arif Shalën, Halim Oranën, Kemajl Skënderin, Mustafë Spahiun, Osman Bunjakun, Ukë Sadikun e shumë të tjerë. Ishte ndër më meritorët për aktivizimin dhe mbajt132
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
jen e Kongresit të Pestë të Nacional Demokratikës Shqiptare, që më vonë u quajt Kongresi i Lipovicës. Kontributi që ka dhënë Gjon Serreçi në organizimin dhe mbajtjen e suksesshme të Kongresit të Lipovicës, më 25 korrik të vitit 1946 është kontribut i jashtëzakonshëm dhe tejet i çmuar në të gjitha aspektet, e sidomos në pasqyrimin dhe përshkrimin realist të situatës, e cila asokohe mbretëronte në Kosovë dhe në rajon. Atë ditë vere të 25 korrikut, në Blinajë-ish Lipovicë, qenë tubuar qindra krerë nacionalistë nga mbarë Kosova. Gjon Serreçi ishte më i arsmuari ndër të gjithë, por kishte përparësi edhe me faktin se ishte jurist dhe i njihte mjaft mirë punët organizative dhe ato administrative. Mbi të gjitha ishte një ideolog i një nisme të re të lëvizjes çlirimtare. Ai, kishte kuptuar me kohë se forcat e Ballit në rastin konkret, në Shqipëri, ishin kompromituar me vetë faktin se kishin qenë aleate të forcave okupatore fashiste italo-gjermane. Gjoni e kishte kuptuar me kohë se në luftë dhe në aleancë me forcat jugosllave e ruse ishin komprometuar edhe shumë nga forcat partizane, edhe pse ato ishin në koalicion me forcat antifashiste botërore. Gjon Serreçi, me kualitetet e tij arsimore ideologjike e kombëtare, kishte arritur të trasonte rrugën më të përshtatshme, të cilën e kushtëzonin rrethanat e reja të luftës dhe të ropozicionimit ideologjik e strategjik të luftës për çlirimin dhe bashkimin e trojeve të Shqipërisë. Ai e kishte perceptuar drejt çështjen e ripozicionimit të Lëvizjes për çlirimin dhe bashkimin e trojeve të Shqipërisë. 133
AHMET QERIQI
Në Kongresin e Lipovicës, Gjon Serreçi pati fjalën kryesore. Ai para delegatëve të pranishëm kishte shkoqitur një raorti të hollësishëm lidhur me gjendjen aktuale, dhe duke parë disponimin divergjent të kreut nacionalist, lidhur me riorganizimin luftarak apo ikjen për në Greqi, kishte kërkuar mendimin e shumicës, duke mbështetur me këtë rast parimin demokratik të vendosjes mbi vullnetin e shprehur të shumicës. Me vendim unanim gjatë punimeve, Kongresi, në të cilin bënte pjesë shumica dërrmuese e kreut nacionalist të Kosovës, kishte vendosur që profesor Ymer Berisha të catohej Komandant i Përgjithshëm i Organizatës Nacional Demokratike Shqiptare të Kosovës, ndërsa Gjon Serreçi emërohet kryetar i Komitetit Nacional Demkratik të Kosovës.
Gjon Serreçi kishte arritur në përfundim se kreu i arsimuar i NDSH-së nuk pajtohej me kreun militant luftarak, të cilin në Kon gesin e Lipovicës e kishin shprehur haptas dhe prerë: Osman Bunjkau, Jetullah Zabeli, Hilmi Zariqi, Avdyl Dura e disa të tjerë. Gjoni e kishte kuptuar shqetësimin e krahut militant, por kishte mbështetur mendimin e shumicës dhe kishte vepruar në atë drejtim. Gjithnjë nën përkujdesje meritore dhe të fortë të Shemsi Hazir Mramorit dhe të truprojeve të tij, ai së bashku me disa grupe të armatosura fillon depërtimin në drejtim të kufirit, me qëllim për t’ u vendosur në Greqi, ku një vit më parë kishin shkuar: Adem Gllavica, Hysen Tërpeza, Qazim Llugaxhiu etj. 134
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
Më 8 gusht të vitit 1946, pararoja e formacionit nacionalist, bie në pritë të forcave ushtarake jugosllave në malet e fshatit Bilushë mbi Hoqë të Qytetit të Prizrenit. Edhe kësaj radhe Gjon Serreçit dhe Ajet Gërgurit iu bie barra e rëndë për të vendosur lidhur me depërtimin me çdo kusht, apo tërheqjen taktike të formacionit. Duke përcjellë zhvillimet e luftimeve disaorëshe, nën breshërinë e granatave armike, Gjon Serreçi, pas konsultimit me Ajet Gërgurin, Azem Jashanicën, Kadri Bebën e të tjerë vendos dhe jep urdhër për prapakthimin e formacionit, edhe pse luftëtarët e pararojës kishin asgjësuar pararojen e ushtrisë armike. Gjoni e kishte marrë këtë vendim të vështirë, duke qenë se e dinte raportin e forcave, dhe nuk dëshironte të humbiste bashkëluftëtarët, si dhe nga frika se forcat okupatore jugosllave, ndërkohë mund ta rrethonin formacionin nga të gjitha anët. Në rast të tillë nuk do të kishte kohë për tërheqje. Gjatë luftimeve të ashpra disaorëshe ranë në altarin e atdheut: Ahmet Shipoli, Emin Fejzullah Saraçi nga Bivolaku i Vushtrrisë, Isuf Muharremi nga fshati Petrovë afër Shtimes, Beqë Zeqiri nga fshati Gjurkoc, ndërsa ishte plagosur rëndë kryetrimi i pararojës Sadri Sahit Duhla, Nezir Buja dhe disa luftëtarë të tjerë.
Tërheqja e forcave nacionaliste qe bërë në grupe të ndara. Deri në Ribar të Madh, Gjon Serreçi ishte përcjellë nga grupet luftarake të Shemsi Hazir Mramorit, të Kadri Bebës dhe të Salih Rexhë Ribarit. Në mbrëmjen e 10 gushtit, Gjon Serreçi me grupin e Shemsi Mramorit depërtuanë me sukses në malet e Gollakut. 135
AHMET QERIQI Më 13/14 gusht të vitit 1946, Gjon Serreçi, Osman Abazi, Ahmet Hajdini Sadik Tusha e të tjerë shkuan në viset e Kopilakës, ku u takuan me grupin e Sylë Hotllës e të Hajriz Kajollit… Ndërkohë tako- hen në Lybeten edhe me grupet nacionaliste të Abdyl Durës, Din Hoxhës e të Rizah Gogës. ( Dr. M. Pirraku, vepra e cituar, f. 362). Në fillim të tetorit të po atij viti Gjon Serreçi së bashku me Osman Gagicën do të vendosen ilegalisht në fshatin Shipashnicë të Kamenicës. Një kohë qëndroi edhe në fshain Tërnovc ku grupit të tij i bashkohet edhe Lam Breznica. Më pas, kah fundi i tetorit, në malet e Karaçevës, grupit ilegal të Gjon Serreçit i bashkohen edhe Xhepë Shipashnica, Mehmet Toponica, Taip Dajkoci e të tjerë. ( Po aty f.377).
Asokohe OZN-a burgos disa nacionalistë e në mesin e tyre edhe Rexhep Shemë Dajkovcin si dhe disa kryetarë komitetesh të NDSH-së si: Mulla Rizah Poliçka, Arif Sylë Rogana, Ramadan Agushi, Maliq Malisheva e shumë të tjerë. Gjoni druante me të drejtë se veprimtaria dhe lëvizja e tij do të mund të dekonspirohej andaj edhe mori masa për izolim të thellë. Në majen e malit të Shipashnicës së Epërme, Gjon Serreçi me Osman Abaz Gagicën vendosen në një bunker të izolur, në një vend që vështirë hetohej. Meqë Gjoni nuk pranonte të dorëzohej, ai planifikon kalimin e dimrit në atë bunker, duke ndërprerë lidhjet me shumicën e të njohurve dhe duke u mbështetur vetëm në dy tre shokë të besës, të cilët edhe do të përkujdeseshin për ushqimin e tyre. Në dhjetor 1946 dhe janar shukurt të vitit 1947, OZN-a kishte shpartalluar pothuajse të 136
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
gjitha grupet nacionaliste të NDSH-së. Gjon Serreçi ndodhej në izolim të thellë te bunkeri i rregulluar me kujdes në Shipashnicë, ende i pazbuluar nga njerëzit e OZN-ës. Komiteti i Shipashnicës kishte ndërprerë veprimtarinë por edhe lidhjet me Gjon Seççeqin i cili, mbetet vetëm me përcjellësin e tij besnik, Osman Abaz Gagica. Ai nuk iu kishte ndarë Gjonit qysh prej kthimit nga Hoqa e Prizrenit, më 10 gusht të vitit 1947. Meqë OZN-a nuk kishte të dhëna të sigurta për vendndodhjen e Gjon Serreçit, burgosi disa nga ish nxënësit e tij me qëllim që përmes dhunës të nxirrej ndonjë informatë. Asokohe arrestohen Ismet R. Dërmaku, Hamdi Mustafa, Rrahman Latifi, Jusuf Venhari, Shukrie Zymi Igballe Çuni dhe Nazif Zymberi. Ata i mbajtën në hetuesi deri më 21 janar 1947. (M. Pirraku, vepra e cituar, f. 381.)
Oficerët e OZN-ës përmes një bariu kishin identifikuar Bunkerin në malet e Shipashnicës, ku ndodhej Gjon Serreçi me Osman Gagicën. Mirëpo ndërkohë, përmes lidhjesh që Gjoni kishte me disa besnikë të tij, që punonin edhe në polici, informohet se vendi qe identifikuar. Më 10 shkurt 1947, forcat e OZN-s rrethojnë bunkerin nga ku Gjoni dhe Osmani ishin larguar një natë më parë. Të zhgënjyer dhe të çartur për shkak të dështimit të aksionit, oznistët arrestojnë shumë të dyshuar në Shpashnicë dhe të afërm të Osman Abazit. Asokohe Gjon Serreçi dhe Osman Abazi shkojnë në fshatin Desivojc, te vëllezërit Shkodriqi. Gjatë takimit që Rizah Shkodriqi pati me Gjonin dhe Osmanin, kërkoi nga ata që sa më parë të largoheshin, meqë prania e tyre do t’ia rrezikonte krejt familjen. Rizah 137
AHMET QERIQI
dhe Bejtë Shkodriqi iu propozojnë dy ilegalëve të depërtonin në male e prej andej në Malësinë e Medvegjës. Në pamundësi për të gjetur strehim të sigurt, një natë me acar të shkurtit, Osman Abazi troket në konakun e kushëririrt të dajës, Aziz Shkodriqi, meqë familja jetonte në periferi të fshatit. Më 23 shkurt 1947, në një kasollë verore të shkodriqëve të Desivojcës, Shefki Abazi, Bejtë Shkodriqi dhe Rizah Shkodriqi takohen me Gjon Serreçin dhe Osman Gagicën…. Xhaxhai i Osmanit, Shefki Abazi kërkon që Osmani të dorëzohet, me kusht që të betohej se nuk do të tregonte asgjë për Gjon Serreçin as për jatakët, ndërsa Gjoni të përcillej deri atje ku ai kërkonte. Edhe pse Osmani fillimisht nuk pranoi, të afërmit e tij e bindën dhe në natën e 24 shkurtit, Osmani përshëndetet përfundimisht me Gjon Serreçin. Ditën e 24 shkurtit Gjon Serreçi mbetet kre jtësisht i vetmuar në bjeshkët e Desivojcës. Ndodhej në kasollen e ftohtë të malit duke pritur zënien fatale apo vdekjen tragjike. Nga frika se do të mund të kapej në befasi ai dogji dokumentacionin. Rreth orën 21, të 24 shkurtit 1947, në kasollen e tij, hyn Rizah Bajram Shkodriqi, i cili ia çoi bukën. Pak kohë më vonë, meqë Gjoni i besonte mikut që i solli bukën në atë natë të acartë, befasisht dhe fare papritur në kasolle futen me rrëm- bim, dhe me armët drejtuar kundër Gjonit dy oficerë të OZN-s, të cilët arrijnë ta kapin Gjonin para se të aktivizonte bombat e dorës. ( Po aty, f. 440). 138
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
Më 3 maj të vitit 1947 në lëndën akuzuese kundër Gjon Serreçit, Ukë Sadikut, Ajet Gërgurit, Ilmi Zariqit dhe Osman Bunjakut, në pjesën e lëndës ku shpallet fajtor Gjon Serreçi, atij i përshkruhen këto vepra: Si mësimdhënës në gjimnazin e Prishtinës ka shfrytëzuar detyrën dhe ka bashkëpunuar me nxënësit për të zhvilluar veprim- tarinë e tyre të dhunshme nëpër komitete, duke dhënë betimin për besnikëri ndaj Organizatës…. Në fund të prillit të vitit 1946 ka krijuar lidhje me anë- tarët e Komitetit Qendror të Organizatës Nacional Demokratike Shqiptare, Azem Moranën dhe Hasan Bilallin… Në radhët e kësaj organizate të cilën e kryesonte Ajet Gërguri, pranoi detyrën e sekretarit… Ka hartuar programin dhe ka udhëhequr punimet në Kongresin e Lipovicës më 25 korrik 1946…Ka bërë përpjekje për të ikur në Greqi… Pas shpartallimit të grupit në Hoqë të Qytetit më 8 gusht 1946 ka shkuar në rrethin e Neredimës, Kamenicës e Preshevës për të vazhduar punën në formimin e komiteteve ilegale nacionaliste. ( Vepra e cituar, po aty… f. 459-460.).
Për këto vepra, të cilësuara si armiqësore, Gjon Serreçi shpallet fajtor dhe dënohet me vdjekje pushkatim. Organet e RSFJ-së, Gjon Serreçin e pushkatuan, në orën tre pas mesnatës në vendin e quajtur Strelishte, në Tauk-Bahqe të Prishtinës, më 31 gusht të vitit 1947. Po atë ditë në të njëjtin vend pushkatohen edhe Osman Bunjaku, Ukë Sadiku, Ajet Gërguri. Të katërtit i varrosin në një varr të përbashkët. Varri i përbashkët ende nuk është zbuluar. 139
AHMET QERIQI
Pas gjykimit dhe dënimit me vdekje nga Gjyqi i Qarkut në Prishtinë, vendimin për pushkatim e kanë vërtetuar: udhëheqësit e Shërbimit të Seksionit të Punëve të Brendshme: Hashim Mustafa, Gligorij Sharanoviq, Sadri Doçi dhe Vaso Jovanoviq. Udhëheqës i Seksionit Mazllum Nimani, kapiten dhe prokurori publik për Kosovë e Metohi, Ali Shukriu. (Hysen Azemi, Dokumente arkivore të Partisë Necional Demokratike Shqiptare në Kosovë, botuar në VJETAR, XXV-XXVI, Prishtinë, 2001, f. 225-226).
140
UFTËTARË ARË TË NDSH - SË (1944 - 1950) LUFTËT
OSMAN MUSTAFË BUNJAKU (1909- 1947) Familja Bunjaku e Samadrexhës në gjysmën e parë të shekullit XX ishte njëra ndër familjet më të njohura atdhetare dhe të përkushtura në luftë kundër robërisë sllave. Invadimi serb në Kosovë që filloi qysh në vitin 1912, bëri që liridashësit e Kosovës të rrëmbejnë armët dhe rua jnë aq sa mund të ruhej në rrethana të tilla, në kohën kur barbaria serbe bënte çmos për ta zhdukur elementin shqiptar sipas devizës: Vrit, Vrit, likuid likuido, o, prej prej 7 deri deri në 70 vjet!
I ndodhur përballë rrezikut, Mustafë Bunjaku dhe katër familje të kushërinjve, në vitin 1924 shpërngulen nga Samadrexha e Vushtrrisë në drejtim të Stambollit. Autoritetet turke i vendosin në një fshat të Anadollit në Turqi. Mustafë Bunjaku, qysh në vitin e parë të ngulimit në dhe të huaj, vret dy turq. Tragjedia kishte ndodhur në çastin kur Mustafa po ujiste atë pak tokë që ia 141
AHMET QERIQI
kishte dhënë pushteti, me qëllim për të siguruar bukën për familjen e madhe. Ndërkohë dy turq ia ndalojnë ujin dhe fillon përleshja. Në vetëmbrojtje, në pronën e tij, Mustafa i vret të dy turqit. Regjimi i asaj kohe e prangon. Edhe pse vepra ishte kryer në vetëmbrojtje, Mustafën e dënojnë dy vjet burg. Mirëpo për shkak të vrasjes së dy turqve vendës, ishte shtuar presioni i tyre kundër kësaj familje arnautësh nga Kosova, sikur trajtoheshin të shpërngulurit shqiptarë. Pas një vit qëndrimi, katër familjet e kushërinjve, largohen nga Turqia dhe vendosen në Fier të Shqipërisë. Familja e tij kishte mbetur me qëllim të priste derisa të lirohej Mustafa nga burgu. Vetëm një muaj pas lirimit nga burgu Mustafa vdes. E varrosin në Anadoll, ndërsa bijtë e tij së bashku me të ëmën, Gjylijen, dhe motrën largohen nga Anadolli. Edhe këta vendosen në Fier, Fi er, te kushërinjtë. Vëllezërit Xhema, Osmani dhe Rexhepi, bijtë e Mustafë Bunjakut jetojnë në Fier të Shqipërisë, prej vitit 1925 deri në vitin 1941. Osman Mustafë Bunjaku martohet me Feriden nga Gjilani Ai pati dy bij, Mustafën, Abitin, dhe bijen Fatime. Në kohën e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashite, Osmani dhe Shabani gjenden në radhët e luftëtarëve që kishin kundërshtuar robërinë e atdheut. Me rastin e kapitullimit të Mbretërisë jugosllave në prill të vitit 1941, Osman Bunjaku së bashku me bijtë dhe bijen si dhe familja e Shaban Bunjakut kthehen në Kosovë. Shabani ishte kthyer më herët, dhe kishte vënë kontakte me shqiptarët liridashës. Ata vendosen në pronat e të parëve, në 142
UFTËTARË ARË TË NDSH - SË (1944 - 1950) LUFTËT
fshatin Samadrexhë, nga ku ishin shpërngulur detyrimisht nga okupatori serb, 17 vjet më parë. Osman Bunjaku gjatë qëndrimit shumëvjeçar në Shqipëri kishte kryer shkollën fillore dhe ishte aftësuar në çështje të sigurimit. Prej vitit 1942 deri në fund të vitit 1944, Osman Bunjaku ka qenë komandant i xhandarmërisë në Vushtrri dhe në Besianë, ish Podujevë. Shquhet për disiplinë, korrektësi dhe guxim. Shumë shpejt vendos lidhje me kreun nacionalist të Kosovës dhe vepron në drejtim të forcimit të pikave kufitare me Serbinë dhe Bullgarinë. Në periudhën kohore prej vitit 1941 deri në vitin 1944, Osman Bunjaku së bashku me kushërinin Shaban Bunjaku ka marrë pjesë në luftimet që janë zhvilluar në mbrojtje të trojeve shqiptare. Asokohe ka bashkëvepruar me Ahmet Selacin, Ukshin Kovaçicën, Sherif Terstenën, Rrahman Selacin, Hashim Bashollin, Hajriz Klinakun etj. Kishte lidhje miqësore edhe me Mehmet Gradicën e Drenicës, të cilin e kishte dhëndërr, Shaban Kastratin e Polluzhës, Ajet Gjelin e Qirezit e të tjerë. Në dimër të vitit 1945, Osman Bujaku, ishte oficer i xhandarmërisë. Po ashtu njihej edhe si nacionalist i përbetuar. Bisedon me Shaban Palluzhën në Podujevë, duke kërkuar nga ai që të dezertojë nga radhët partizane të Fadil Hoxhës. Shaban Palluzha, i cili kishte informacione se disa njësi çetnike kishin depërtuar Kollashinin dhe kishin filluar të pushkatonin gra e fëmijë shqiptarë, së bashku me 700 ushtarë të zgjedhur, shumica e tyre oficerë dhe luftëtarë luftët arë të dalluar, nuk pra143
AHMET QERIQI
nojnë të shkojnë në Serbi dhe në Srem por kthehen për të organizuar rezistencën në Drenicë. Prej ditës së kthimit e deri në rënien heroike të Shaban Palluzhës dhe të Mehmet Gradicës, Osman Bunjaku dhe Shaban Bunjaku ndodhen në formacionet e rezistencës në luftë kundër depërtimit të forcave pushtuese jugosllave. Me rastin e rënies në altarin e atdheut të Shaban Palluzhës dhe Mehmet Gradicës, më 21.2.1945, Osman dhe Shaban Bunjaku me disa luftëtarë largohen nga Drenica dhe vendosen në Malet e Shalës, ku asokohe kishin konsoliduar radhët Ahmet Selaci, Sherif Terstena, Rrahman Selaci e të tjerë. Gjatë vitit 1945, Osman Bunjaku, Shaban Bunjku dhe bashkëluftëtarët e tyre kanë zhvilluar dhjetëra aksione të fuqishme kundër forcave partizane jugosllave. Ata me shumë sukses kanë çarë rrethimet e shumta, duke qenë se ishin luftëtarë të përkushtuar për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin e saj me Shqipërinë. Kreu i luftës Osman Bunjakun e kishte caktuar komandant të rrethit të Vushtrrisë. Në pranverë të vitit 1945, Osman Bunjaku ndodhej në kullën e tij në Samadrexhë, kur rrethohet paprtimas nga bandat partizane. Ndodhej i rrethuar së bashku me Shahin Gërdovcin, Dush Akrashticën, Ukë Majancin dhe dy luftëtarë të Shahin Gërdovcit. Derisa motra e Osmanit, e cila iu kishte dërguar bukën bëhej gati të dilte nga shtëpia, partizanët serbë vrasin motrën e Osmanit dhe fillojnë luftimet ballë për ballë. Edhe pse Osmani ndodhej vetëm me pesë bashkëluftëtarë, arrin të shpërthejë rrethimin, duke i shkaktu144
UFTËTARË ARË TË NDSH - SË (1944 - 1950) LUFTËT
ar humbje në njerëz forcave armike. Një aksion i ngjajshëm ishte zhvilluar edhe më 7 maj 1945, derisa Osmani në njësitin e tij kishte edhe oficerin gjerman të quajtur Fred. Më 18 maj ishte zhvilluar një betejë tjetër në mes të forcave partizane jugosllave dhe çetës së Shaban Bunjakut. Beteja qe zhvilluar në një luginë në mes të Samadrexhës dhe Zagorit. Luftëtarët e Shaban Bunjakut: Rexhep Gjeli, Shahin Gërdovci e të tjerë kishin çarë rrethimin duke iu shkaktuar humbje forcave armike jugosllave. Atë ditë Osman Bunjaku ndodhej në Popovë së bashku me Hajriz Klinakun dhe Bislim Popovën. Më 20 korrik të vitit 1945, Osman Bunjku me togën e tij ndodhet i rrethuar në afërsi të fshatit Lupç. Një javë më vonë, më 27 korrik 1945, 1945 , një përleshje e ashpër qe zhvilluar në mes të Sllakocit dhe Kunevikut. Më 4 gusht të vitit 1945 forcat ushtarake jugosllave rrethuan togën e Osman Bunjakut, në mes të Cecelisë dhe Zagorit. Atë ditë rrethimin e kanë çarë Dush Akrashtica dhe Nebih Zasella. Më 7 nëntor të po atij viti toga e pamposhtur e luftëtarëve të Osman dhe Shaban Bunjakut ndodhet në vendin e quajtur Gradinë. Atë ditë luftojnë trimërisht Shaban Bunjaku dhe Lahi Cecelija. Dimrin e vitit 1945/1946, Osman Bunjaku me bashkëluftëtarët e ka kaluar në vendin e quajtur Kroi Hajdukut, ku ishin sajuar paraprakisht dy bunkerë të fortifikuar mirë. Asokohe së bashku me Osman Bunjakun ndodhej kushëriri i tij i pandashëm dhe njëri ndër luftëtarët më të pakomromis 145
AHMET QERIQI
kundër forcave pushtuese jugosllave, Shaban Bunjaku, pastaj trimat e mirënjohur si Lah Cecelija, Hajriz Klinaku, Nebih Zasella, Rrahim Isa, Bahtri Kamberi, Avdyl Imeri e të tjerë. Një fortifikatë tjetër ishte sajuar edhe afër një mulliri në malet e fshatit Lupç.*** Kjo pjesë e të dhënave është interpretuar nga procesverbali i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, në mars të vitit 1947. Materiali është publikuar në gjuhën serbe në librin e dr. Islam Dobrës Lufta e Drenicës 1941-1945, prej faqes 396 deri në faqen 401.
Dimrin e vitit 1945/1946, Osman Bunjaku me trimat e tij e kalon në malet e Llapit e të Shalës. Ai mbante lidhje komunikimi edhe me Jetullah Zabelin nga Rezalla, Hilmi Zariqin nga Baica, Azem Jashanicën nga Bellaqevci, Ajet Gërgurin, Gjon Serreçin, Kadri Bebë Ribarin e shumë nacionalistë të tjerë. Më 24 korrik të vitit 1946 së bashku me dhjetëra luftëtarë të dalluar e të sprovuar nëpër beteja depërton në malet e Blinajes. Për këtë qëllim me 25 korrik të vitit 1946 u thirr Kongresi i pestë i kësaj Lëvizjeje i njohur si Kongresi i Lipovicës. Shtabi i Zonës II për vend, ku do të mbahej Kongresi, e caktoi lëndinën “Te Vorri I Hoxhës” në Lypovicë, midis fshatrave Risinovc, Krojmir dhe Fushticë, kurse për ta dezinformuar OZN-ën, u lan- sua propaganda se kongresi do të mbahej në Bjeshkët e Kozmaqit. (Dr. Muhamet Pirraku, Mulla idrisi dhe Mbrojtja Kombëtare... 1941-1951, Prishtinë, 1995. f.346) .
146
UFTËTARË ARË TË NDSH - SË (1944 - 1950) LUFTËT
Në kohën kur kishin arritur edhe delgatët e fundit, Jetullah Zabeli nga Rezalla, Hilmi Zariqi nga Baica Qendrore dhe Osman Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë, ekspozojnë para kreut të Kongresit një të dyshuar, spiunin Rexhep Alushi nga Carrabregu i Deçanit, i cili ishte rekrutuar me detyrë të denoncimit në mesin e nacionalistëve, duke mbajtur lidhje direkte me Shefin të OZN-ës për Kosovë ( e Metohi), Spasoje Gjakoviq. Ai kishte dezinformuar kreun nacionalist se Ymer Berisha kishte vdekur dhe nuk kishte pse të pritej ardhja e tij. Lidhur me zbulimin dhe denoncimin e këtij spiuni të OZN-ës, Ajet Gërguri në deponimet e tij para Drejtorisë së Sigurimit Shtetëror në Kosovë më 9 shkurt 1947 ka deklaruar: Para Kongresit i kemi dërguar një letër profesor Ymer Berishës përmes kuririt tonë Shaqir Zariqit…. E ka dërguar postën te shtëpia e Rexhep Alushit, por nuk e ka takuar. Vëllai i Shaqirit i është përgjegjur korierit, se Rexhepi ka shkuar në OZN-e në Prizren për ta marrë rrogën në ari nga OZNA… (Hysen Azemi Dokumente arkivore të Partisë Nacional Demokratike Shqiptare në Kosovës, botuar në Vjetar XXV-XXVL, Prishtinë, 2001, f.251). Me rastin e fillimit të punimeve të Kongresit,
për shkak të rrethana gjithnjë e më të rrezikshme, kreu atdhetarë në përbërje Gjon Serreçi, Ajet Gërguri, Kadri Beba, Islam Domaneku propozojnë që formacioni që ishte tubuar në Lipovicë të largohej nga Kosova dhe të depërtonte në Shqipëri e më pastaj në Greqi. Këtë propozim e kishin kundërshtuar Osman Bunjaku, Jetullah Rezalla, Salih Rexha, Hilmi Zariqi e disa të tjerë. I mllefosur në 147
AHMET QERIQI
mëdyshjen e kreut nacionalist, Osman Bunjaku kishte deklaruar: Të gjithë juve që po kërkoni të shkoni në Greqi iu kisha pushkatuar, sepse këtu duhet të luftojmë për lirinë e popullit shqiptar.
(Vep. e cit. f.236).
Sërish në malet e Shalës e të Llapit Në nëntor të vitit 1946, Osman Bunjaku, Shaban Bunjaku dhe dhjetëra luftëtarë të lirisë marrin masa për të rregulluar bukerët me qëllim që dimrin ta kalojnë në male, pasiqë forcat ushtarake jugosllave i ndiçnin dhe kryenin krime kundër jatakëve dhe të gjithë atyre shqiptarëve të cilët dyshoheshin se i mbanin me bukë. Dy fortifikatat e luftëtarëve të lirisë qenë rregulluar një mbi fshatin Popovë e tjetra mbi fshatin Lupç. Lidhjet në me të këtyre bunkerëve Osman Bunjkau dhe lajh Cecelija I mbainin përmes sinjalit të dritave të baterive, që ishin koduar si raste qetësie, rreziku, apo rrethimi. Më 1shkurt të vitit 1947 Osman Bunjaku, Shaban Bujaku, Rrahman Selaci, Hashim Basholli, Brahim Luta, Ajet Gjeli, Hajdin Pokleku, Nebih Zasella, Rrahin Isa, Hajriz Klinaku, Lahi Igrishta, Sejdi Gllobari Çazim Pakashtica, Qamil Pakashtica dhe Hazir Shala, rrethohen në vendpozicionimin luftarak në mes të Lupçit të Epërm dhe Popovës, në vendin e quajtur, Te valavicat. Të barrikaduar ishin 15 luftëtarë të lirisë. Pas 48 orë luftimesh të pandërprera, çeta e Shaban Bunjakut çan rrethimin. Pak më vonë në luftime te shtëpia e 148
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
Abdullah Bunjakut në Samadrexhë bien në altarin e atdheut: Shaban Bunjaku, Hashim Basholli, Qamil Pakashtica, Qazim Pakashtica, Rrahim Majaci, Nebih Zasella, Brahim Luta, Hajdin Haxhiu, Ajet Gjeli, Hazir Shala i Zagorit, dhe Milazim Gllanasella, i zoti i konakut ku ishin
zhvilluar luftimet. Osman Bunjaku së bashku me dy bashkëluftëtarë të ngushtë besnikë Rrahman Selacin dhe Hajriz Klinakun, Lahi Grishta dhe Sejdi Gllobari, pas rënis së Shaban Bunjakut me çetën e tij, një kohë është strehuar në shtëpinë e Mulla Januzit të Krasmirovcit. Afër shtëpisë së këtij hoxhe atdhetar, në malet e Qyqavisë Osmani me bashkëluftëtarë kishte rregulluar një bunker, ndërsa hoxha, tinëz, në orët e natës ua dërgonte bukën. Derisa Osmani ndodhej i strehuar në Qyqavicë, në fillim të marsit të vitit 1947, Mulla Januzi iu bën me dije se një hafije kishte identifikuar bunkerin. Osmani me bashkëluftëtarë përshëndetet me hoxën dhe niset në drejtim të Vushtrrisë. Pasi kalo jnë me mund Sitnicën, gjatë natës strehohen në një pleme të një fshatari të fshatit Kçiç, afër Smrekovnicës. Në mëngjes gruaja e shtëpijarit i heton tre luftëtarët të strehuar në kashtë. Ajo shqetësohet dhe pas kërcënimit të burrit të saj tregon se në pleme kishte parë duke fjetur tre vetë. I zoti i Shtëpisë shkon për të denoncuar ndërsa gruaja shkon në pleme dhe iu bën thirrje të strehuarve, që sa më parë të laroheshin nga shtëpia, meqë burri kishte denoncuar. Osman Bunjaku, Rrahman Selaci dhe Hajriz Klinaku bëjnë përpjekje për të depërtuar te malet e 149
AHMET QERIQI
Cërnushës, por nuk arrijnë meqë forcat e OZN-ës kishin zënë prita, në të gjitha vendkalimet. Barrikadohen në një shtëpi në dalje të fshatit dhe fillojnë rezistencën. OZN-a kishte filluar të tubonte fshatarët, me qëllim që t`i përdorte mish për top dhe i kishte nisur drejt shtëpisë barrikadë. Qindra gra fëmijë e burra i kishin vënë përballë shtëpisë. Osman Bujaku e dinte se rezistenca e mëtutjshme ishte e kotë, sepse më parë duhej të vriste krejt njerëzit e pafajshëm. Në një moment bisedon me shokët dhe të tre pranojnë që për hir të gjithë atyre njerëzve të pafajshëm të dorëzoheshin. Ndërkohë, serbët e Samadrexhës kishin rrëmbyer edhe vëllanë e Osmanit, Rexhepin 20 vjeçar, të cilin, forcat e rrethimit e mbanin peng, për ta detyruar Osmanin të dorëzohej. Duke parë vëllanë më të vogël të lidhur në duart e kriminelëve partizanë, dhe duke i premtuar faljen e jetës vëllait nga ana e oficerëve titistë, Osman Bunjaku, nga brenga e madhe për ta shpëtuar vëllanë, dhe duke shmangur gjakderdhjen e madhe, meqë një pjesë e popullatës mbahej peng si mish për top, ai pranon të dorëzohet. Vetëm disa orë pasi ishte kapur gjallë, oficerët e OZN-së vrasin Rrahman Selacin dhe Hajriz Klinakun, ndërsa Osman Bujakun e dorëzojnë në gjyqin e rrethit. Oficerët titistë nuk e kishin mbajtur fjalën. Ata, së bashku me serbët e Samadrexhës, vetëm dy orë pas kapjes së Osman Bunjakut e vrasin mizorisht, Rexhepin, vëllanë e tij 20 vjeçar. Në lëndën e prokurorit publik për Kosovë më 4 prill të vitit 1947, shkruan: Osman Bunjaku është 150
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950) kapur më 10 mars 1947, në luftën që u zhvillua në fshatin Kçiq. Osmani me dy bashkëluftëtarë, para- prakisht kanë kapur dhe e kanë çarmatosur komandirin e policisë. Ndërkohë pas luftimeve ai së bashku me dy veta është dorëzuar (Dr. Muhamet Pirraku, Mulla Idriz Gjilani, Prishtinë 1995, f.451) .
Është dënuar me vdekje nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë, me aktgjykimin penal, P 66/47 të datës 30 prill 1947, ndërsa është pushkatuar më 31 gusht të vitit 1947 në vendin e qujtur Strelishte në Tauk Bashqe të Prishtinës. Po në atë vend janë pushkatuar, Gjon Serreçi, Ajet Gërguri dhe Ukë Sadiku. Në aktgjykimin nr.66/47 të Gjyqit të Qarkut në Prishtinë të datës 30 prill 1947, Osman Bunjaku akuzohet për rezistencë të shkallës së lartë, për pjesëmarrje në aktivitetet kryesore politike e luftarake të LNDSH-së në Kosovë kundër okupatorëve titisë komunistë, akuzohet për vrasjen e ushtarëve dhe kuardove serbe, akuzohet se ka bërë rezistencë të fuqishme kundër depërtimit të Ushtrisë çlirimtare bullgare në Kosovë si dhe kundër Ushtrisë Nacionalçlirimtare Jugosllave, akuzohet se ka vrarë kundërshtarët gjatë luftimeve, akuzohet se i ka kërcënuar fshatarët me vdekje nëse nuk iu japin bukë forcave nacionaliste NDSHiste. I vihen në barrë edhe shumë akuza të tjera. Pas gjykimit dhe dënimit me vdekje nga Gjyqi i Qarkut në Prishtinë, vendimin për pushkatim e kanë vërtetuar: udhëheqësit e e Shërbimit të Seksionit të Punëve të Brendshme: Hashim Mustafa, Gligorij Sharanoviq, Sadri Doçi dhe Vaso Jovanoviq. Udhëheqës i Seksionit Mazllum 151
AHMET QERIQI Nimani, kapiten dhe prokurori publik për Kosovë e Metohi, Ali Shukriu. (Hysen Azemi, Dokumente arkivore të Partisë Necional Demokratike Shqiptare në Kosovë, botuar në VJETAR, XXV-XXVI, Prishtinë, 2001, f. 225-226).
Rexhep M. Bunjaku (1919-1947)
152
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
AZEM BAJRAM JASHANICA- BELLAÇEVCI (1914-1947) Familja e Jashanicëve të fshatit Bardh i Madh, ish Bellaçevc është familje muhaxhirësh, e shpërngulur në gjysmën e dytë të shek 19-të, nga vendi i quajtur Jashanicë, tani në brendinë e Serbisë. Të parët e Azemit, gjyshi i tij, u vendos në Bardh të Madh ishBellaqevc. Me rastin e pushtimit të Kosovës nga forcat serbe, Azem Jashanica, (plaku) vritet në nga bandat serbe në fshatin Nakaradë. Azemi kishte lënë dy bijtë: Bajramin dhe Hasanin. Azemi, i biri i Bajram Azem Jashanicës lindi në vitin 1914 në fshatin Bellaçevc. Meqë ishte i zgjuar në mësime kreu shkollën fillore, në gjuhën serbe. Më vonë më 1932 për shkak se tregoi talent dhe zgjuarësi, organet drejtuese të Ferrovisë e pranojnë në punë, ku kreu detyrën e teknikut, mekanik i ferrovisë. ( Dr. Muhamet Pirraku, Dituria Islame 1991-2 f.20.) Duke qenë se krijoi përvojë në punën të cilën e ushtronte me zell, Azemi nuk i ndahet aktiviteti në zotërimin sa më të thellë të profesionit. 153
AHMET QERIQI
Në moshë të re kishte dëgjuar rrëfimet për dëbimin e të parëve nga Sanxhaku i Nishit dhe nga Toplica. Babai Bajrami rrëfente për vuajtjet, masakrat dhe barbaritë, që kishin ushtruar hordat serbe mbi popullatën shqiptare autoktone, të cilët për të mos u shfarosur ishin dyndur në drejtim të Kosovës, ku edhe ishin ngulitur. Në kohën kur punonte në hekurudhë ai njihet për së afërmi me dhunën dhe presionin që ushtronte regjimi i Jugosllavisë monarkiste kundër shqiptarëve. Sa e sa trena ishin mbushur përplot shqiptarë dhe ishin dërguar dhunshëm në Anadoll, Konje e gjithandej nëpër Turqi. Azemi ishte dëshmitar i atij ekzodi të heshtur. Më 7 janar të vitit 1941, forcat gjermane kishin sulmuar jugosllavinë monarkiste dhe e kishin nënshtruar pas 11 dite. Në Kosovë pa vonuar futen forcat italo-shqiptare, të cilat në fillin u dukën si çlirimtare, për shkak se kishin ndihmuar në dëbim nga Kosova të ushtrisë dhe policisë vrastare serbe. Duke qenë se punonte në hekurudhë ai pati rast të udhëtonte dhe të kontaktonte nëpër shumë vende si në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri, më herët edhe nëpër Jugosllavi. Azemi kupton me kohë se forcat italogjermane ishin okupatore. Ka të dhëna që flasin se ai fillimisht kishte shprehur simpati për lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare, por nuk hetohet se ka dhënë ndonjë kontribut të shënueshëm në atë drejtim. Ai kishte kontakte me bashkëfshatarin e tij, Ajet Gërguri, i cili një kohë kishte jetuar në Shqipëri ndërsa gjatë luftës së dytë Botërore ishte kthyer në Kosovë, ku merrej me veprimtari tregtie. 154
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
Në vjeshtë të vitit 1944, Azem Bellaqevci mban kontakte me krerët atdhetarë të kohës. Ai, ashtu sikurse edhe shumë shqiptarë të tjerë liridashës, kishte nuhatur rrezikun e rikthimi të regjimit srb në Kosovë, tani jo më me kokradat drazhiste e çetnike, por me shajkaqat partizane dhe me yllin pesërrembsh. Vë kontakt me Ajet Gërgurin, Mulla Sadri Pestreshin, Hilmi Zariqin e veprimtarë të tjerë të dalluar të cilët ndodheshin para sfidave të mëdha të kohës. Në kohën e kryengritjes popullore të Shaban Polluzhës dhe të Mehmet Gradicës, në rajonin e Drenicës qendrore, në shkurt të vitit 1945, Azem Bellaqecvi mban lidhje me kreun komandues luftarak të Shaban Polluzhës, duke i furnizuar me mjete logjistike dhe me informacione. Me rastin e formimit të Komitetit Nacional Demokratik Shqiptar, për rrethin e Prishtinës, më 12 mars të vitit 1945, Azem Bellaqevci ishte njëri ndër veprimtarët më të shquar të këtij komiteti. ( Dr. Mihamet Pirraku po aty…_)
Duke qenë se askohe kishte nën kontroll të gjitha vijat hekurudhore në Kosovë, Azem Bellaqevci ndihmon luftëtarët e lirisë dhe kreun NDSH-ist për të depërtuar me sigurim të plotë nga një vend në tjetrin. Për shkak se veprimtaria e tij iu kishte rënë në sy forcave partizane të Fadil Hoxhës dhe të Sava Dërleviqit, Azem Bellaqevci kalon në ilegaliet dhe iu bashkohet radhëve të NDSH-së, Shtabit të Organizatës numër 2 të Drenicës të cilën e drejtonte Ajet Gërguri. Më 23 korrik të vitit 1945 i ngarkuar nga Adem Gllavica, merr masat për konso- lidimin e radhëve të forcave atdhetare të cilat ndod- 155
AHMET QERIQI heshin nën rrezik të përhershëm likuidimit nga for- cat partizave jugosllave. Në mars prill të vitit 1945, emërohet nënkryetar i Organizatës së Dytë të NDSH- së dhe përgjegjës për strategji e lidhje. Ka marrë pjesë në themelimin e komiteteve vendore të NDSH- së për rrethin e Fushë Kosovës e më gjerë. ( Dr.Muhamet Pirraku, po aty…)
Në qershor të po atij viti, Azem Bellaqevci merr pjesë në një mbledhje të mbajtur në fshatin Dobrajë e Madhe afër Magurës. Në mesin e pjesëmarrësve ishin edhe Azem Bellaqevci, Ajet Gërguri, Hilmi Zariqi, Islam Domaneku, Mulla Sadri Pestreshi dhe dhjetë nacionalistë të tjerë, në mesin e tyre edhe dy regjentë besnikë të OZN-ës: Brahim Hoxholli nga Ribari i Madh dhe Sejdi Llugiqi nga Dobraja. Mbledhja ishte mbajtur në një mulli dhe pas pak kohësh ishte denocuar nga Brahim Hoxha dhe Sejdi Llugiqi. Ajet Gërguri përmes Hasan dhe Azem Bellaçevcit lidhet me komitetin e Shkupit. Ai këtij komiteti i dërgon një letër, me të cilën e infor- mon se kryetari i Komitetit të Dytë të Prishtinës, pro- fesor Sylejman Mehmet Hafuzi është arrestuar nga organet e sigurimit dhe gjendet në burg të Prishtinës. Këtë letër për kryetarin e nënshkruan Ajet Gërguri. Prej tani Ajet Gërguri mbetet kryetar i këtij komiteti, kurse nënkryetar Azem Bellaqevci. Ajet Gërguri, Beqir Bajgora dhe Isuf Fetahu mbanin korrespon- dencë me komitetin e Shkupit dhe letrat i dërgonin me shifrën e koduar “Kulshedra”. (Dr. Islam Dobra, Lufta e Drenicës 1941-1945, Prishtinë, 1997, f. 404).
Kongresit të Lipovicës i paraprijnë disa takime të krerëve nacionalistë në malet e Qyqavisë, pastaj në Radishevë, Kotorr, Runikë e vende të 156
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
tjera. Sipas shkrimeve të historianit, Islam Dobra, më 1 maj të vitit 1946 në malet e Kozmaqit të Drenicës u mbajt një takim i rëndësishëm i kreut atdhetar shqiptar. Personlitetet që e udhëhoqen Kongresin ishin: Ajet Gërguri, kryetar i Komitetit Nacional Demokratik, Gjon Serreçi sekretar i LNDSH-së dhe Hilmi Zariqi kryetar i komitetit për Drenicë… Në tubimin e Domanekut kanë marrë pjesë: Jetullah Muharrem Rezalla, me dhjetrëra luftëtarë, pastaj Aziz Zhilivoda, Ahmet Selaci, Sherif Tërstena, Ismet Boletini, Osman Bunjaku, Shaban Bunjaku, Rrahman Selaci, Musli Dervina, Feriz Bojçi, Ukshin Kovaçica, Azem Bellaqevci, Shaban Dobreva, Ukë Sadiku, Ndue Perlleshi, Bali Meti, Sokol Volljaka e të tjerë. ( Dr. Islam Dobra, Lufta e Drenicës 1941-1945, Prishtinë 1997. f. 327-328. ).
Azem Bellaçevci në Kongresin e Lipovicës Gjatë natës së 24 korrik të vitit 1946 dhjetëra grupe të armatosura nga Drenica, Mitrovica, Shala, Llapi e Gollaku, nga Anadrini e Llapusha ishin dyndur drejt Lipovicës. Shtabi i Zonës II për vend, ku do të mbahej Kongresi, e caktoi lëndinën “Te Vorri I Hoxhës” në Lypovicë, midis fshatrave Risinovc, Krojmir dhe Fushticë, kurse për ta dezinformuar OZN-ën, u lan- sua propaganda se Kongresi do të mbahej në 157
AHMET QERIQI Bjeshkët e Kozmaqit. (Dr. Muhamet Pirraku, Mulla Idrisi dhe Mbrojtja Kombëtare 1941-1951, Prishtinë 1995. f.346) .
Më 25 korrik në vendin e quajtur “Te Vorri Hoxhës”, në Blinajë, ishin tubuar pothuajse të gjithë delegatët dhe pjesëmarrësit e Kongresit rreth 150-180 veta. Të gjitha vendkalimet rreth vendit ku mbahej Kongresi ishin nën vëzhgim të forcave që kishin marrë përsipër sigurinë e trrenit. Azem Bellaçevci së bashku me Ajet Gërgurin, Gjon Serreçin, Osman Bujakun, Kadri Bebën, Islam Domanekun, Hilmi Zariqin dhe qindra nacionalistë të tjerë, merr pjesë në punimet e Kongresit në Lipovicë, në vendin e quajtur “Te Vorri i Hoxhës”. Në kongres kishin arritur edhe grupe të tjera të armatosura nga Drenica, Shala, Llapi e Podguri. Me rastin e fillimit të punimeve të Kongresit, për shkak të rrethana gjithnjë e më të rrezikshme, kreu nacionalist në përbërje Gjon Serreçi, Ajet Gërguri, Azem Bellaçevci, Kadri Beba, Islam Domaneku propozojnë që formacioni që ishte tubuar në Lipovicë të largohej nga Kosova dhe të depërtonte në Shqipëri e më pastaj në Greqi. Këtë propozim e kishin kundërshtuar Osman Bunjaku, Jetullah Rezalla, Salih Rexha, Hilmi Zariqi e disa të tjerë. Azem Bellaqevci me disa të afërm të tij së bashku me Ajet Gërgurin, Gjon Serreqin, Kadri Bebën Islam Domanekun e të tjerë nisen në drejtim të maleve të Budakovës, me qëllim për të depërtuar në Malësinë e Vërrinit dhe prej andej në Greqi. Pas disa ditë rrugëtimi, gjatë natës dhe në vëzhgim 158
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
të terrenit e pushim gjatë ditës nëpër mallet e Kabashit, Maçitevës, Gjinocit etj, Azem Bellaqevci me Ajet Gërgurin e të tjerë, depërtojnë në Hoqë të Qytetit mbi Prizren. Më 8 gusht të vitit 1946, formacioni i armatosur, në ballin e të cilëve printe Azem Bellaqevci, Ismajl Dragusha, Salih Rexha, Islam Donameku, Fejzullah Emin Saraqi, Isuf Muharremi e të tjerë, bie në pritë të forcave serbe. Pas një luftimi disa orësh, Gjon Serreqi dhe Ajet Gërguri urdhërojnë tërheqjen e forcave dhe të gjithë kthehen, në grupe të vogla në drejtime të ndryshme. Në altarin e atdheut bien dëshmorë: Isuf Muharremi i Petrovës dhe Emin Fejzullah Saraqi i Bivolakut të Vushtrrisë. Kishte marrë plagë vdekje je edhe Beqë Zeqiri nga fshati Gjurkoc, të cilit predha ia kishte këputur të dyja këmbët. Më 8 gusht 1946, njësia e Ajet Gërgurit u rrethua dhe u sulmua befasishëm, duke shkaktuar panik në radhët e bashkëluftëtarëve të Ajetit-Gjonit. Në një ndeshje, të thuash, ballë për ballë u vranë mitralozxhiu trim Emin Fejzullah Saraçi, Ahmet Shipoli, Beqir Gjurkovci e të tjerë. Falë gjeturisë, strategjisë dhe trimërisë së Azem Jashanicës, - Bellaqevci dhe Izet Murat Gjoshit, njësiti doli nga rrethimi duke i lënë katër të vrarë dhe disa të plago- sur. Tërheqja e luftëtarëve e bë pa komandë dhe në drejtime të ndryshme të grupeve dhe të individëve.
(Dr. Muhamet, vepra e cituar, f. 352) . OZN-a me qëllim për ta detyruar të dorëzohet i burgos të gjithë anëtarët e familjes Jashanica. Në mesin e tyre ishte edhe djali i vetëm i Azemit, Ahmeti asokohe shtatëvjeç. Në burg mbahej edhe bashkëshortja e Azemit dhe krejt anëtarët e familjes. 159
AHMET QERIQI Në shkurt të vitit 1947 Azem Jashanica ndod- hej në fshatin Prapashticë. Së bashku me të ishte edhe Musli Sadri Dumoshi, i cili gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte komandir i xhandarmërisë dhe bashkëpunoi me Xhafer Devën. Në prill të vitit 1945 u zu ( nga forcat partizane jugosllave) dhe u dënua me pushkatim. Iku nga burgu dhe iu bashkua Azem Jashanicës - Bellaqevci. Më 21 shkurt 1947, Azem Jashanica së bashku me Musli Dumoshin u prenë në pabesi në odë të Maliq Kallpakut të Prapashticës. Azemin e vrau Ramadan Bogiqi, milic e më vonë komandir milicie... (Dr. Muhamet Pirraku Ripushtimi jugosllav i Kosovës 1945, Prishtinë 1992, fq. 178).
160
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
HILMI ILJAZ ZARIQI (1914 -1952) Një personalitet i rëndësishëm i Lëvizjes së rezistencës kombëtare në Drenicë dhe përgjithësisht në Kosovë, ka qenë edhe Hilimi Zariqi. U lind në fshatin Baicë e Elshanit në vitin 1915. Në moshën 18-vjeçare regjimi i ish-Jugosllavisë monarkiste e rekruton dhunshëm në ushtri. Hilmiu i ri, asokohe vetëm 19-vjeçar, tregon zell dhe talent në kryerjen e obligimeve dhe detyrave që i ngarkonin në shërbimin ushtarak. Duke parë interesimin dhe zgjuarsinë e tij, eprorët ushtarakë e inkuadrojnë në formacionet e gardës. Më 21 maj të vitit 1941 me rastin e kapitulimit të Jugosllavisë monarkiste ishte në fshatin e tij. Duke qenë i orientuar drejt kombëtarisht, Hilmi Zariqi bënte përpjekje të ruante marrëdhëniet si me forcat antifashiste shqiptare, po ashtu edhe me forcat e vërteta nacionaliste. Në vitet 1941-1944, shumica e atdhetarëve dhe liridashësve të vërtetë ndodheshin në dilemë 161
AHMET QERIQI
lidhur me të ardhmen. Tanimë e kishin kuptuar se lufta në Aleancën Antifashiste ishte e drejtë dhe me këtë rreshtim shqiptarët radhiteshin në aleancën botërore kundër fashizmit, mirëpo pozicioni i ardhshëm i Kosovës ishte i rrezikuar, meqë komunistët kominternistë jugosllavë nuk lejonin ndryshimin e kufijve të mbretërisë jugosllave, e cila mbante nën okupim dy të tretat e territorit etnik të Shqipërisë. Parulla marksiste-leniniste për vetëvendosje, të cilën e propagandonin komunistët jugosllavë, ishte vetëm një parullë demagogjike, për të joshur shqiptarët në luftë kundër fashizmit. Këtë e vërtetoi më së miri Rezoluta e Bujanit e janarit të vitit 1944, e cila u shfuqizua më 10 korrik të vitit 1945 në Prizren. I ndodhur përballë dilemave të vështira hamletiane, Hilmi Zariqi ashtu sikurse edhe shumë intelektualë të tjerë shqiptarë të asaj kohe, do të jetë në kontakt të zhvillimeve, duke pranuar me shumë rezervë realitetin e një gjendjeje të rëndë dhe krejtësisht të pasigurt. Gjatë Luftës së Dytë Botërore kudo në Kosovë po hetohej ndarja e rrezikshme. Disa nga forcat e vërteta nacionaliste ishin rekrutuar në aradhat partizane, dhe në dukje sikur i shërbenin pushtetit komunist, por ato mbanin lidhje të ngushta veprimi me shokët e tyre të idealit. Në mesin e tyre shquhen: Hilmi Zariqi, Shaqir Zariqi, Arif Shala nga Sankoci. Ai mbante lidhje direkte me kryesuesin e kreut Nacionaldemokratik, Imer Berisha, përmes Hilmi Zariqit. “ Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ishte përkrahës i Lëvizjes Antifashiste. Pas Luftës së Dytë, fillimisht forcat komuniste e emërojnë kryetar 162
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950) komune në Drenas, ish Gllogoc. Asokohe vë kontakt me forcat balliste. Për shkak se ishte dekonspiruar aktiviteti i tij me forcat nacionaliste, Hilmi Zariqin e burgosin në vjeshtë të vitit 1945. Më 24 prill të viti 1946, ikë nga burgu me disa shokë të burgosur dhe kalon në ilegalitet (Dr. Islam Dobra, Lufta e Drenicës 1941-1945, Prishtinë, 1997, f. 314).
Ndërkohë Ilmi Zariqi pasi kishte arritur të ikte nga burgu me Muhamet Hoxhën, Bardhec Tahirin e të tjerë, më 10 prill të vitit 1946, fillimisht shkon te Sahit Bucolli i Paklekut e më vonë në vendlindjen e tij në Baicë. Takohet edhe me bashkëluftëtarë të tjerë si Hajdin Hamitin e Paklekut, Fazli Dobrashevcin dhe pas dy tri ditësh takohet edhe me kreun e NDSH-së Ajet Gërgurin dhe Gjon Serreçin Në përpjekje për të konsoliduar radhët, grupet e shkapërderdhura nacionaliste, por edhe shumë veprimtarë që mbanin lidhje me komunistët, ose që ishin inkuadruar në radhët e tyre për të përcjellë zhvillimet nga brenda, si Hilmi Zariqi, Arif Shala e shumë të tjerë, parashtrojnë nevojën e një takimi të përgjithshëm të forcave atdhetare, i cili parashihej të mbahej në malet e Kozmaqit, në Qyqavicë apo në Lipovicë, tani Blinajë. Hilmi Zariqi ishte në kontakt me Arif Shalën, i njohur në popull si Hoxhë Avdia. Ai po ashtu kishte kontakte me Ymer Berishën, Jetullah Rezallën, Osman Bunjakun, Ajet Gërgurin e shumë atdhetarë të tjerë besnikë dhe të përkushtuar. Aktiviteti organizativ i Ilmi Zariqit në shtrirjen e radhëve të Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare ka qenë i jashtëzakonshëm. 163
AHMET QERIQI
Falë aktivitetit të tij dhe të bashkëveprimtarëve, Komiteti LNDSH-isht në Drenicë kishte të regjistruar 842 persona, anëtarve të regjistruar. (Po aty f.316)
Hilmi Zariqi pjesëmarrës në tubimin e Domanekut dhe në Kongesin e Pestë të Lipovicës Kongresit të Lipovicës i paraprijnë disa takime të krerëve atdhetarë në malet e Qyqavisë, pastaj në Radishevë, Kotorr, Runikë e vende të tjera. Në lagjen Arllati të Domanekut u mbajt një tubim ku morën pjesë: Ajet Gërguri, kryetar i Komitetit Nacional Demokratik, Gjon Serreçi sekretar i LNDSH-së së Kongresit të Katërt dhe Hilmi Zariqi kryetar i Komitetit për Drenicë. (Vepra e cituar , faqe, 327.) Në kongresin e Katërt të LNDSH-së të
mbajtur në Kozmaq në maj të vitit 1945 sipas Islam Dobrës kanë marrë pjesë: Jetullah Muharrem Rezalla, Bajram Haziri i Radishevës, Rifat Halimi, Sylë Ferizi, Ramadan Nura, Rexhep Halimi, Rexhep Hajrizi të gjithë nga Kotorri, Zeqir Lutani dhe Hysen Lutani nga Turiqeci, Hilmi Zariqi, Haxhi Selmani, Zukë Xani, Sinan Vinarci, Ali Tiku, Rizah Behrami, Rexhep Gjeli, Nezir Shaku, Rifat Avdyli, Ibrahim Luta, Murat Nika, Istref Sheqa, Fazli Dobrashevci, Milazim Bunjaku, Sahit Bucolli e të tjerë nga fshatrat e Drenicës qendrore. Në këtë Kongres sipas shën- imeve të prezentuara në librin e tij histiriani Islam 164
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950) Dobra, kanë marrë pjesë edhe: Aziz Zhilivoda, Ahmet Selaci, Sherif Tërstena, Ismet Boletini, Osman Bunjaku, Shaban Bunjaku, Rrahman Selaci, Musli Dervina, Feriz Bojçi, Ukshin Kovaçica, Azem Bellaqevci, Shaban Dobreva, Ukë Sadiku, Ndue Perlleshi, Bali Meti Sokol Volljaka e të tjerë. ( Dr. Islam Dobra, Lufta e Drenicës 1941-1945, Prishtinë 1997. f. 327-328. ).
Në tubimin e Domanekut para dhjetëra LNDSH-istëve kishin folur: Ajet Gërguri dhe Gjon Serreçi. Ata i bënë një paraqitje realiste zhvillimit të ngjarjeve pas vendosjes së pushtetit komunist në Kosovë dhe në Shqipëri. Nga analiza dilte se forcat e vërteta nacionaliste duhet të konsolidoheshin me qëllim për të vepruar bashkërisht në drejtim të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Për të krijuar kaos dhe huti në mesin e pushtetarëve të rinj kominternistë, Arif Shala, përmes besnikëve të tij, kishte përhapur lajme se gjoja forcat nacionaliste do të tuboheshin në Qyqavicë, ku pa vonuar kishte filluar dislokimi i forcave partizane jugosllave. Duke bashkërenditur veprimet me shumë kujdes dhe fshehtësi, përmes shokëve të tij besnikë, duke qenë vazhdimisht në kontakt me Hilmi Zariqin, ai kishte caktuar vendin ku do të mbahej Kongresi i Lipovicës. Edhe forcat komuniste kishin aktivizuar rrjetin e fortë të spiunazhit, për të hetuar me saktësi pozicionimin e forcave nacionaliste. Vendimin për ta mbajtur Kongresin e Lipovicës e merr Ajet Gërguri përmes kryesuesit të LNDSH-së në Shkup Kemajl Skënderi. Sigurimin e vendit dhe të terrenit ku do të mbahej Kongresi e 165
AHMET QERIQI
marrin përsipër Azem Bellaqevci, dhe zëvendësit e tij Sokol Haxholli dhe Izet Murati. Lidhjet kryesore mes grupeve i mbante Arif Shala. Ai ishte Ora që i caktonte detyrat për anëtarët dhe ithtarët e LpLTSH- së të Drenicës jugore në shërbim të kongresit III (V). Dr. Muhamet Pirraku, Mulla Idris Gjilani dhe Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore 1941-1951, Prishtinë 1995 f.347.) .
Gjatë natës së 24 korrikut të vitit 1946 dhjetëra grupe të armatosura nga Drenica, Mitrovica, Shala, Llapi e Gollaku, nga Anadrini e Llapusha ishin dyndur drejt Lipovicës. Më 25 korrik në vendin e quajtur “Te Vorri Hoxhës”, në Blinajë, ishin tubuar pothuajse të gjithë delegatët dhe pjesëmarrësit e Kongresit, rreth 150-180 veta. Të gjitha vendkalimet rreth vendit ku mbahej Kongresi ishin nën vëzhgim të forcave që kishin marrë përsipër sigurinë e trenit.. Sipas përshkrimit që i ka bërë organizimit dhe punimeve të Kongresit profesor doktor Muhamet Pirraku, në librin e tij studimor Mulla Idris Gjilani dhe Mbrojtjen Kombëtare e Kosovës Lindore 1941-1951, del se Kongresi filloi punimet
me një vonesë për shumë shkaqe. Qenë hetuar forca të shtuara të OZN-ës në vende të caktuara rreth Blinajës, nuk kishin arritur delegatët e Dukagjinit, nuk kishte arritur përfaqësuesi i NDSH-së nga Shkupi, Kemajl Skënderi, nuk kishte arritur porfesor Ymer Berisha, e të tjera. Në kohën kur kishin arritur edhe delgatët e fundit: Hilmi Zariqi nga Drenica, Jetullah Zabeli nga Rezalla dhe Osman Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë, sjellin të dyshuarin e kapur ditë më 166
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
parë në Domanek, spiunin Rexhep Alushi nga Carrabregu i Deçanit, i cili ishte rekrutuar me detyrë të denoncimit në mesin e nacionalistëve, duke mbajtur lidhje direkte me shefin të OZN-ës për Kosovë ( e Metohi), Spasoje Gjakoviq. Ai kishte dezinformuar kreun nacionalist se Ymer Berisha kishte vdekur dhe nuk kishte pse të pritej ardhja e tij. Lidhur me zbulimin dhe denoncimin e këtij spiuni të OZN-ës, Ajet Gërguri, pasi ishte kapur gjallë nga OZN-a, në deponimet e tij para Drejtorisë së Sigurimit Shtetëror në Kosovë më 9 shkurt 1947 ka deklaruar: Para Kongresit i kemi dërguar një letër profesor Ymer Berishës përmes kuririt tonë, Shaqir Zariqi…. E ka dërguar postën te shtëpia e Rexhep Alushit, por nuk e ka takuar. Vëllai i Shaqirit i është përgjegjur korierit, se Rexhepi ka shkuar në OZN-e në Prizren për ta marrë rrogën në ari nga OZNA… (Hysen Azemi Dokumente arkivore të Partisë Nacional Demokratike Shqiptare në Kosovë, botuar në Vjetar XXV XXVL, Prishtinë, 2001, f.251).
Shaqir Zariqi dyshonte në veprimet e Rexhep Alushit, ndërsa dyshimin e tij ia shfaq Jetullah Rezallës dhe Hilmi Zariqit. Veprën denoncuese të Rexhep Alushit e vërteton edhe Xhemajl Boletini. “Kur dëgjoi Rexhepi për këtë u përpoq të gëlltis një letër, por atë ia nxorën nga goja. Në letër shkruante: “Rexhep Lushi mund të lëviz çdo kund në Kosovë dhe pushteti e ushtria nuk mund t`i bëjë pengesë”. Letra ishte e vulosur nga OZNA. ( Dokumenti i cituar, po aty… f. 252). Kur
zihet në flagrancë Rexhep Alushi pranon se është spiun i OZN-ës, pranon se ka vepruar në zënien e nacionalistëve, dhe për veprat e tij denoncuese nuk pendohet. 167
AHMET QERIQI
Me urdhër të Gjon Serreçit, konform ligjeve të luftës, ky spiun dënohet me vdekje dhe ekzekutohet. Në ekspozeun e paraqitur nga Gjon Serreçi, dhe të mbështetur nga Ajet Gërguri, në prani të pjesëmarrësve të Kongresit të Pestë të NDSH-së në Lipovicë, ishin parashtuar dy teza: Riorganizimi i Lëvizjes së Rezistencës përmes veprimit të komiteteve vendore, që ishin formuar nga LNDSH-ja në Kosovë, ose ikja e përkohshme nga Kosova për në Shqipëri apo në Greqi, ashtu sikurse kishte vepruar grupi i Adem Gllavicës, një vit më parë. Ldhur me këtë çështje, në deponimet e tij para hetuesisë Ajet Gërguri ka deklaruar: “Kongresi ka filluar në orën 12,00. Në fillim ishin prezent vetëm udhëheqësit e grupeve: unë- Ajet Gërguri, Hilmi Zariqi, Jetullah Rezalla, Osman Bunjaku, i cili ishte njëkohësisht delegat i grupit të Ahmet Selacit, pastaj Kadri Beba, Islam Domaneku, Shyt Mareci, Shemsi Mramori e të tjerë… Në këtë mbledhje është diskutuar se kush do të jetë koman- dant. Për komandant është zgjedhur Ymer Berisha. Përveç tij kemi zgjedhur edhe katër eprorë në Shtab për komandant të zonave. ( Vepra e cituar, f. 236.).
Disa nga pjesëmarrësit e këtij kongresi, pasi iu bënë analiza rrethanave tejet të pavolitshme, propozuan që, të gjitha forcat nacionaliste të fillonin tërheqjen nga Kosova drejt Greqisë, meqë qendrimi në Shqipëri nuk ishte fare i sigurt. Si duket shumica e krerëve në heshtje e aprovonte këtë propozim. Gjon Serreçi me Ajet Gërgurin, të përkrahur nga Islam Domaneku dhe Kadri Beba ishin për dalje në Greqi, kurse kundër tyre në mënyrë të pakontrolluar do të ngrihen: Osman 168
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950) Bunjaku, Hilmi Zariqi, Jetullah Rezalla, Imer Fazli Radisheva, Zeqir Lutani i Turiqecit, Shyt Mareci e të tjerë (Dr. Muhamet Pirraku, Mulla idris Gjilani… Prishtinë 1995, f. 349).
Kundër këtij propozimi ishte ngritur me pushkë në dorë Osman Bunjaku, i cili kishte thënë: Të gjithë juve që po kërkoni të shkoni në Greqi iu kisha pushkatuar, sepse këtu duhet të luftojmë për lirinë e popullit shqiptar. Qëndrimin e Osman
Bunjakut, përveç të tjerëve e kishte mbështetur fuqishëm edhe Hilmi Zariqi. (Hysen Azemi Dokumente arkivore të Partisë Nacional Demokratike Shqiptare në Kosovë, botuar në Vjetar XXV-XXVL, Prishtinë, 2001, f.236). Dëshmitarët e kësaj ngjarjeje të rëndësishme
të historisë sonë rrëfejnë, se, mospajtimet kishin shkuar deri te drejtimi i pushkëve kundër njëri tjetrit, por me ndërhyrjen e Gjon Serreçit, Ajet Gërgurit, Kadri Bebës, Shemsi Hazir Gashit e disa të tjerëve, situata e acaruar ishte tejkaluar. Pas ndërhyrjes së tillë të Osman Bunjakut, të përkrahur nga militantët UNDSH-istë, si Hilmi Zariqi, Jetullah Rezalla e të tjerë Kongresi vendosi që luftëtarët të qëndrojnë në Kosovë derisa të merrej lidhja me Muharrem Bajraktarin, për shkak se asokohe pritej të mbahej një kongres tjetër i nacionalistëve në Veri të Shqipërisë. Derisa formacioni i UNDSH-së ishte shkapërderdhur pasi nuk arrin të depërtojn në Shqipëri apo në Greqi, meqë kishte rënë në pritë të forcave ushtarake jugosllave, në Hoqë të Qytetit mbi Prizren më 8 gusht të po atij viti, grupi militant në përbërje: Osman Bujaku,Hilmi Zariqi, Jetullah Rezalla, Ukshin Kovaçica, Sherif Tërstena, Imer 169
AHMET QERIQI Radisheva, Hysen Lutani e të tjerë, më 11 gusht të vitit 1946 kishin krijuar Divizionin shqiptar të Ibrit. Komandant i Divizionit Ahmet Ahmeti, ndihmës, Jusuf Boletini. Për krijimin e këtij Divizioni përfaqë- suesit e kishin lajmëruar komandantin dhe themeluesin e Besës Kombëtare, Ymer Berisha. Në letrën dërguar profesor Berishës shkruan: Në shtojcën e këtij akti iu dorëzojmë vendimet e para të mbledhjes ushtarake që prezentojnë kështu: Ky divizion iu informon se për nevoja të qar- qeve dhe rretheve, ka bërë lidhje sipas vendimit, prandaj kërkojmë që organizata Juaj të mbajë lidhje të drejtpërdrejta me ta si politikisht, ushtarakisht dhe materialisht, me rregull dhe sa më shpesh. Nëse organizata e sheh të arsyeshme dhe të drejtë që të takohemi, na lajmëroni me shkrim. Malet e Lira 11.8. 1946. (Hysen Azemi Dokumente arkivore të Partisë Nacional Demokratike Shqiptare në Kosovë, botuar në Hilmi VJETAR XXV-XXVI, Prishtinë, 2001.F. 256).
Zariqi, Jetullah Rezalla, Osman Bunjaku e luftëtarë të tjerë të përkushtuar nuk kishin pranuar të iknin për në Greqi. Ata u kthyen në Drenicë dhe në Malësinë e Shalës, ku luftuan dhe qëndruan një kohë, gjithnjë të rrezikuar nëpër prita e befasishme që kurdisnin forcat okupatore. Në shtator të vitit 1947, Hilmi Zariqi nga fshati Ceceli kalon lumin Sitnicë dhe vendoset në fshatin Krasmirovc. Aty takohet me Fazli Dobrashevcin, Muhamet Meqën dhe Shaqir Zariqin… Prej këtu shkojnë në Gllanasellë te Isuf Nika. ( Dr. Islam Dobra, Lufta e Drenicës 1941-1945, Prishtinë 1997, f 361).
Më pastaj Hilmi Zariqi me bashkëluftëtarët: Hajdin Hamitin e Poklekut, Ajet Gjelin e 170
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
Likoshanit, Sahit Bucollin e Poklekut dhe Fazli Osmanin e Gllobarit organizohen në një grup, i cili bënte përpjekje të shtrinte ndikimin te masat shqiptare, në mënyrë që të kundërshtohej vendosja e pushtetit titist-komunist me të gjitha format e metodat. Ky grup prej pesë luftëtarësh gjatë muajit tetor strehohet në fshatrat: Gradicë, Dobrashec, Baicë, Gllogar e gjetkë. Forcat e OZN-ës iu bien në gjurmë dhe i ndjekin hap pas hapi. Më 1 nëntor të vitit 1947, Hilmi Zariqi me bashkëluftëtarë ndodhet në lagjen Gjokaj të Tërstenikut në Drenicë. Në mbrëmjen e 2 nëntorit të atij viti Hilmi Zariqi me dy bashkëluftëtarë, ndodhet i rrethuar nga forcat e OZN-ës, në lagjen Gjokaj të Tërstenikut. Tërë natën kanë luftuar ndërsa në mëngjes kapen në përpjekje për të çarë rrethimin. Hilimi Zariqi është kapur më 3 nëntor të vitit 1946. ( Dr. Muhamet Pirraku, Mulla Idrisi dhe Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore, 1941-1951. Prishtinë, 1995, f.451) . Gjykimi kundër Hilmi Zariqit, Gjon
Serreçit, Ajet Gërgurit, Osman Bunjakut dhe Ukë Sadikut në Gjyqin e Qarkut të Prishtinës ka zgjatur prej 22 deri më 30 prill të vitit 1947. Këta pesë atdhetarë të njohur akuzohen si kreu më aktiv i Nacional Demokratikes Shqiptare. Më 30 prill të vitit 1947 u shapll aktgjykimi, sipas të cilit të pesë krerët nacionalistë, Hilmi Zariqi, Ajet Gërguri, Gjon Serreçi, Ukë Sadiku dhe Osman Bunjaku u dënuan me vdekje-pushkatim. Nga dënimi me vdekje, ndërkohë, lirohet Hilmi Zariqi, të cilit instanca më e lartë gjyqësore dënimin me vdekje ia zëvendëson me 20 vjet burg, pas ndërhyrjes që kishte bërë Rifat Berisha. Ilmi Zariqi, gjatë vuajtjes së dënimit me 171
AHMET QERIQI burg në vjeshtë të vitit 1952, bën përpjekje për të ikur nga burgu, Stara Gradishta, mirëpo roja e vrau në ikje e sipër. Tre shokë të tij të burgosur arrijnë të ikin dhe pas disa javësh kthehen në Kosovë. Isa Zymeri i Prekazit shpëton dhe pas disa ditësh arrin në Kosovë e prej këtu shkon në Shqipëri . ( Dr. Islam Dobra, Lufta e Drenicës 1941-1945… Prishtinë, f. 315.) .
172
UFTËTARË ARË TË NDSH - SË (1944 - 1950) LUFTËT
SHABAN HALIL BUNJAKU (1920 1947) Shabani ishte i biri i Halilil Bunjakut nga Samadrexha e Vushtrrisë. Lindi në vitin 1920. Familja e Shabanit në vitin 1924 shpërngulen nga Samardexha dhe vendosen në humbëtirat e Anadollit. Në vitin 1925, pasi Mustafë Bunjaku kishte vrarë në mbrojtje dy turq, famlja e gjerë Bunjaku, largohen nga Anadolli dhe vendosen në Fier të Shqipërisë. Në vitin 1939, Shaban Bunjaku ilegalisht kalon kufirin dhe hyn në Kosovë. Mban kontakte me forcat liridashëse të Drenicës si me Rexhep Gjelin, Mehmet Gradicën e të tjerë. Në vitin 1941, familja Bunjaku kthehet në pronat e të parëve në Samadrexhë. Shabanit dhe bashkëshortes së tij, bijë e Nazif Zasellës, një burrë i njohur për trimëri dhe luftë të pandërprerë kundër okupatorit serb, i lindin tre bij: Halili më 1939, Aliu më 1944 dhe Ganiu më 1945.Së bashku me kushëririn Osman Bunjakun, Shabani ka 173
AHMET QERIQI
marrë pjesë në njësitë vullnetare për mbrojtjen e kufirit me Serbinë dhe Bullgarinë. Në Novi Pazar dhe në Sanxhak. Shabani ka bashkëvepruar me luftëtarët e mirënjohur: Sherif Tërstena, Rrahman Selaci, Ajet Gjeli, Hashim Basholli, Qazim Krasniqi nga Pakashtica, Rrahim Krasniqi po kështu nga Pakashtica, Bajram Tërbuja, Lahi Grishta i Selacit, Nebih Zasella e shumë të tjerë. Me rastin e kapitullimit të Mbretërisë jugosllave në prill të vitit 1941, Osman Bunjaku së bashku me bijtë dhe bijen si dhe familja e Shaban Bunjakut kthehen në Kosovë. Shabani ishte kthyer më herët, dhe kishte vënë kontakte me shqiptarët liridashës. Ata vendosen në pronat e të parëve, në fshatin Samadrexhë, nga ku ishin shpërngulur detyrimisht nga okupatori serb, 17 vjet më parë. Prej vitit 1942 deri në fund të vitit 1944, Osman Bunjaku ka qenë komandant i xhandarmërisë në Vushtrri dhe në Besianë, ish Podujevë. Shquhet për disiplinë, korrektësi dhe guxim. Shumë shpejt vendos lidhje me kreun nacionalist të Kosovës dhe vepron në drejtim të forcimit të pikave kufitare me Serbinë dhe Bullgarinë. Kushëriri Shaban Bunjaku ishte jo vetëm krahu por edhe mbështetja e tij kryesore. Në periudhën kohore prej vitit 1941 deri në vitin 1944, Osman Bunjaku së bashku me kushërinin Shaban Bunjaku ka marrë pjesë në luftimet që janë zhvilluar në mbrojtje të trojeve shqiptare. Asokohe ka bashkëvepruar me Ahmet Selacin, Ukshin Kovaçicën, Sherif Terstenën, Rrahman Selacin, Hashim Bashollin, Hajriz 174
UFTËTARË ARË TË NDSH - SË (1944 - 1950) LUFTËT
Klinakun etj. Kishte lidhje miqësore edhe me Mehmet Gradicën e Drenicës, të cilin e kishte dhëndërr, Shaban Kastratin e Polluzhës, Ajet Gjelin e Qirezit e të tjerë. Në dimër të vitit 1945, Shaban Bunjaku ndodhet se bashku me Osman Bujakun, që ishte oficer i xhandarmërisë. Ata Bisedojnë me Shaban Palluzhën në Podujevë, duke kërkuar nga ai që të dezertojë nga radhët partizane të Fadil Hoxhës. Shaban Palluzha, i cili kishte informacione se disa njësi çetnike kishin depërtuar Kollashinin dhe kishin filluar të pushkatonin gra e fëmijë shqiptarë, së bashku me 700 ushtarë të zgjedhur, shumica e tyre oficerë dhe luftëtarë të dalluar, nuk pranojnë të shkojnë në Serbi dhe në Srem por kthehen për të organizuar rezistencën në Drenicë. Prej ditës së kthimit e deri në rënien heroike të Shaban Palluzhës dhe të Mehmet Gradicës, Osman Bunjaku dhe Shaban Bunjaku ndodhen në formacionet e rezistencës në luftë kundër depërtimit të forcave pushtuese jugosllave. Me rastin e rënies në altarin e atdheut të Shaban Palluzhës dhe Mehmet Gradicës, Osman dhe Shaban Bunjaku me disa luftëtarë largohen nga Drenica dhe vendosen në Malet e Shalës, ku asokohe kishin konsoliduar radhët Ahmet Selaci, Sherif Terstena, Rrahman Selaci e të tjerë. Gjatë vitit 1945, Shaban Bunjku, Osman Bunjaku dhe bashkëluftëtarët e tyre kanë zhvilluar dhjetëra aksione të fuqishme kundër forcave partizane jugosllave. Ata me shumë sukses kanë çarë rrethimet e shumta, duke qenë se ishin luftëtarë të përkushtuar për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin e saj me Shqipërinë. 175
AHMET QERIQI
Në pranverë të vitit 1945, Osman Bunjaku ndodhej në kullën e tij në Samadrexhë, kur rrethohet paprtimas nga bandat partizane. Ndodhej i rrethuar së bashku me Shahin Gërdovcin, Dush Akrashticën, Ukë Majancin dhe dy luftëtarë të Shahin Gërdovcit. Derisa motra e Osmanit, e cila iu kishte dërguar bukën bëhej gati të dilte nga shtëpia, partizanët serbë vrasin motrën e Osmanit dhe fillojnë luftimet ballë për ballë. Edhe pse Osmani ndodhej vetëm me pesë bashkëluftëtarë, arrin të shpërthejë rrethimin, duke i shkaktuar humbje në njerëz forcave armike. Një aksion i ngja jshëm ishte zhvilluar edhe më 7 maj 1945, derisa Osmani në njësitin e tij kishte edhe oficerin gjerman të quajtur Fred. Më 18 maj ishte zhvilluar një betejë tjetër në mes të forcave partizane jugosllave dhe çetës së Shaban Bunjakut. Beteja qe zhvilluar në një luginë në mes të Samadrexhës dhe Zagorit. Luftëtarët e Shaban Bunjakut: Rexhep Gjeli, Shahin Gërdovci e të tjerë kishin çarë rrethimin duke iu shkaktuar humbje forcave armike jugosllave. Atë ditë Osman Bunjaku ndodhej në Popovë së bashku me Hajriz Klinakun dhe Bislim Popovën. Më 7 nëntor 1945, toga e pamposhtur e luftëtarëve të Osman dhe Shaban Bunjakut ndodhet në vendin e quajtur Gradinë. Atë ditë luftojnë trimërisht Shaban Bunjaku dhe Lahi Cecelija e luftëtarët e tjerë atdhetarë. Dimrin e vitit 1945/1946, Shaban Bunjaku me Osman Bunjaku me bashkëluftëtarët e kanë kaluar në vendin e quajtur Kroi Hajdukut, ku ishin sajuar paraprakisht dy bunkerë të fortifikuar 176
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
mirë. Asokohe së bashku me Osman Bunjakun ndodhej kushëriri i tij i pandashëm dhe njëri ndër luftëtarët më të pakomromis kundër forcave pushtuese jugosllave, Shaban Bunjaku, pastaj trimat e mirënjohur si Lah Cecelija, Hajriz Klinaku, Nebih Zasella, Rrahim Isa, Bahri Kamberi, Avdyl Imeri e të tjerë. Një fortifikatë tjetër ishte sajuar edhe afër një mulliri në malet e fshatit Lupç.*** Kjo pjesë e të dhënave është interpretuar nga procesver- bali i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, në mars të vitit 1947. Materiali është publikuar në gjuhën serbe në librin e dr. Islam Dobrës Lufta e Drenicës 1941- 1945, prej faqes 396 deri nnë faqen 401.
Dimrin e atij viti Shaban Bunjaku, Osman Bunjaku me trimat e tyre e kalojnë në malet e Llapit e të Shalës. Osman Bunjaku, së bashku me kushëririn e tij të pandashëm mbante lidhje komunikimi edhe me Jetullah Zabelin nga Rezalla, Hilmi Zariqin nga Baica, Azem Jashanicën nga Bellaqevci, Ajet Gërgurin, Gjon Serreqin, Kadri Bebë Ribarin e shumë atdhetarë të tjerë. Më 24 korrik të vitit 1946, Shaban Bunjku së bashku me Osman Bunjkaun e dhjetëra luftëtarë të dalluar e të sprovuar nëpër beteja depërton në malet e Blinajes. Për këtë qëllim me 25 korrik të vitit 1946 u thirr Kongresi i pestë i kësaj Lëvizjeje i njohur si Kongresi i Lipovicës. Shtabi i Zonës II për vend, ku do të mbahej Kongresi, e caktoi lëndinën “Te Vorri I Hoxhës” në Lypovicë, midis fshatrave Risinovc, Krojmir dhe Fushticë, kurse për ta dezinformuar OZN-ën, u lansua propaganda se kongresi do të mbahej në Bjeshkët e Kozmaqit . (Dr. Muhamet Pirraku, 177
AHMET QERIQI Mulla idrisi dhe mbrojtja kombëtare 1941-1951, Prishtinë 1995. f.346) .
Në kohën kur kishin arritur edhe delgatët e fundit, Jetullah Zabeli nga Rezalla, Hilmi Zariqi nga Baica Qendrore dhe Osman Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë, ekspozojnë para kreut të Kongresit një të dyshuar, spiunin Rexhep Alushi nga Carrabregu i Deçanit, i cili ishte rekrutuar me detyrë të denoncimit në mesin e nacionalistëve, duke mbajtur lidhje direkte me Shefin të OZN-ës për Kosovë ( e Metohi), Spasoje Gjakoviq. Lidhur me zbulimin dhe denoncimin e këtij spiuni të OZN-ës, Ajet Gërguri në deponimet e tij para Drejtorisë së Sigurimit Shtetëror në Kosovë më 9 shkurt 1947 ka deklaruar: Para Kongresit i kemi dërguar një letër profesor Ymer Berishës përmes kuririt tonë Shaqir Zariqit…. E ka dërguar postën te shtëpia e Rexhep Alushit, por nuk e ka takuar. Vëllai i Shaqirit i është përgjegjur korierit, se Rexhepi ka shkuar në OZN-e në Prizren për ta marrë rrogën në ari nga OZNA… (Hysen Azemi Dokumente arkivore të Partisë Nacional Demokratike Shqiptare në Kosovës, botuar në Vjetar XXV-XXVL, Prishtinë, 2001, f.251).
Me rastin e fillimit të punimeve të Kongresit, për shkak të rrethana gjithnjë e më të rrezikshme, kreu nacionalist në përbërje Gjon Serreçi, Ajet Gërguri, Kadri Beba, Islam Domaneku propozojnë që formacioni që ishte tubuar në Lipovicë të largohej nga Kosova dhe të depërtonte në Shqipëri e më pastaj në Greqi. Këtë propozim e kishin kundërshtuar Osman Bunjaku, Shaban Bunjkau, Jetullah Rezalla, Salih Rexha, Hilmi Zariqi e disa të tjerë. I mllefosur në mëdyshjen e kreut nacionalist, Osman 178
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
Bunjaku kishte deklaruar: Të gjithë juve që po kërkoni të shkoni në Greqi iu kisha pushkatuar, sepse këtu duhet të luftojmë për lirinë e popullit shqiptar. (Vep. e cit. f.236).
Sërish në malet e Shalës e të Llapit Në nëntor të vitit 1946, Shaban Bunjaku, Osman Bunjaku dhe dhjetëra luftëtarë të lirisë marrin masa për të rregulluar bukerët, me qëllim që dimrin ta kalojnë në male, pasiqë forcat ushtarake jugosllave ndiçnin dhe kryenin krime kundër jatakëve dhe të gjithë atyre shqiptarëve të cilët dyshoheshin se i mbanin me bukë. Dy fortifikatat e luftëtarëve të lirisë qenë rregulluar asokohe, një mbi fshatin Popovë e tjetra mbi fshatin Lupç. Lidhjet në me të këtyre bunkerëve Osman Bunjaku dhe Lah Cecelija i mbainin përmes sinjalit të dritave të baterive, që ishin koduar si raste qetësie, rreziku, apo rrethimi. Më 1shkurt të vitit 1947 Osman Bunjaku, Shaban Bujaku, Rrahman Selaci, Hashim Basholli, Brahim Luta, Ajet Gjeli, Hajdin Pokleku, Nebih Zasella, Rrahim Isa, Hajriz Klinaku, Lahi Igrishta, Sejdi Gllobari Çazim pakashtica, Qamil Pakashtica dhe Hazir Shala, rrethohen në vendpozicionimin luftarak në mes të Lupçit të Epërm dhe Popovës, në vendin e quajtur Te valavicat. Të barrikaduar ishin 15 luftëtarë të lirisë. Pas 48 orë luftimesh të pandërprera, çeta e Shaban Bunjakut çan rrethimin. 179
AHMET QERIQI
Pas largimit nga bunkeri, Shaban Bunjaku me luftëtarët e tjerë depërton në vendlindjen e tij në Samadrexhë të Vushtrrisë. Ndërkohë, forcat e ushtrisë jugosllave të cilat kishin përcjellë lëvizjet e luftëtarëve të lirisë rrethojnë fshatin duke përforcuar pikat te shtëpia e Abdullah Bunjakut në Samadrexhë, ku ndodheshin luftëtarët e Shaban Bunjakut. Pas disa orë luftimesh dhe përballjesh të pabarabarta meqë forcat okupatore jugosllave kishin futur në veprim armatimin e rëndë, duke luftuar ballë për ballë bien në altarin e atdheut, bien për të mos vdekur kurrë: Shaban Bunjaku, Hashim Bashalli, Qamil Pakashtica, Qazim Pakashtica, Rrahim Majaci, Nebih Zasella, Brahim Luta, Hajdin Haxhiu, Ajet Gjeli, Hazir Shala i Zagorit, dhe Milazim Gllanasella, i zoti i
konakut ku ishin zhvilluar luftimet. Pas rënies heroike të luftëtarëve nacionalistë, forcat e OZN-ës kufomat e këtyre dëshmorëve të kombit shqiptar i vendosin para kuvendit komunal për t’i parë njerëzit në përpjekje që t’i frikësojnë për të mos marrë guxim për luftë kundër pushtetit titist komunist. Të gjithë i kanë varrosur në një varrezë masive në Vushtrri…
180
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
SHEMSI HAZIR MRAMORI (1910-1947) Një komandos dhe luftëtar tjetër i mirënjohur i Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare ka qenë edhe Shemsi Hazir Gashi, nga fshati Mramor i rrethit të Prishtinës, i njohur ndër qarqet e NDSH-së si Shemsi Mramori. Shemsiu lindi më 1910, në fshatin Mramor. Fëmijërinë e kaloi në vendlindje, i edukuar në frymë atdhetare dhe kundërshtuese ndaj regjimit okupator të Jugosllavisë. Në vitin 1941, me rastin e kapitullimit të Jugosllavisë së Versajës, në Kosovë depërtuan forcat italoshqiptare. Shemsiu ashtu sikurse edhe shumë nacionalistë të tjerë, u inkuadrua në radhët të forcave mbrojtëse të Kosovës. Ai, kryen një kurs të shkurtër trajnimi për polic në Janjevë. Prej viti 1942 deri në vitin 1944 ka qenë përgjegjës i stacionit policor të Janjevës. Gjatë asaj kohe kishte inkuadruar në radhët e policisë edhe Malë Hajdinin nga Medvegja. 181
AHMET QERIQI
Me rastin e riokupimit të Kosovës, në dimër të vitit 1945, kësaj radhe nga forcat partizane jugosllave, Shemsi Hazir Gashi me dhjetëra luftëtarë nga Mramori, Besia dhe fshtra të tjera të Llapit e të Karadakut, i kundërvihen forcave okupatore, duke mos pranuar pushtetin komunist të Jugosllavisë titiste, e cila shqiptarëve iu kishte caktuar status të pakicës kombëtare. Edhe vëllai i Shemsiut, Hamdi Hazir Gashi nga Mramori ka qenë i inkuadruar në radhët e forcave nacionaliste, Ai ka rënë më 2 dhjetor të vitit 1944, në luftën e Ferizajt duke luftuar kundër forcave partizane. Në mars prill të vitit 1946, çeta luftarake e Shemsi Mramorit përbëhej prej rreth 40 luftëtarësh të dalluar dhe të sporovuar nëpër luftëra dhe bete ja kundër armikut. Në mesin e tyre shquheshin: Musli Rrahman Gashi, Shefki Hamdi Gashi, Sheqir Dulahu, Ibush Hamdi Haziri, nipi i shemsiut, Feti Adem Gashi, Rifat Biçmeti, Ramë Gajtani, Rexhep Gajtani, Tahir Neziri me të birin Rrahmanin, Sylë Sefa, Abaz Matiçani, e shumë të tjerë. Shemsiu me çetën e tij operonte në fshatrat e Llapit dhe të Gollakut, me qëllim të konsolidimit të radhëve dhe të identifikimit dhe bashkërenditjes së veprimeve me grupet kryengritëse. Në këtë kohë kishte kontakte të vazhdueshme me Ajet Gërgurin, Azem Jashanicën, Ahmet Selacin e të tjerë. Përmes Azem Jashanicës kontakton edhe me Gjon Serreçin, një itelektual i dalluar nacionalist, i cili punonte profesor në gjimnazin “Sami Frashëri” të Prishtinës. 182
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
Më 27 prill të vitit 1946, përmes lidhjeve të drejtpërdrejta dhe të sigurta të Shemsi Mramorit, Gjon Serreçi i bashkohet çetës së Shemsiut, i cili së bashku me luftëtarët e tij kishte konsideratë të veçantë për Gjon Serreçin, meqë ishte intelektual i njohur dhe kishte lidhje edhe me grupet e tjera të Nacional Demokratikës Shqiptare të Shkupit, të Dukagjinit dhe të Anadrinit. Shemsi Hazir Gashi, në krye të grupit të tij militant, atdhetar, ka vepruar në drejtim të kontaktimit me grupet e tjera, me qëllim të unifikimit të qëndrimeve dhe veprimeve me kreun Nacional Demokratik, për të marrë vendime lidhur me fatin e luftëtarëve, pasiqë forcat komuniste partizane kishin vendosur pushtetin e tyre ushtarak, në Kosovën e administruar drejtpërdrejt nga Beogradi. Në këtë aspekt, Shemsiu, pas kontakteve dhe lidhjeve që mbanin korrierët e tij besnikë me disa nga kreu i NDSH-së, vendos për të marrë pjesë në Kongresin e Lipovicës. Më 24 korrik të vitit 1946, Shemsi Hazir Gashi së bashku me dhjetëra luftëtarë të tij besnikë, depërton në pyjet e kompleksit të Blinajës, ish-Lipovicë të Drenicës jugore. Shtabi i Zonës II për vend, ku do të mbahej Kongresi, e caktoi lëndinën “Te Vorri I Hoxhës” në Lypovicë, midis fshatrave Risinovc, Krojmir dhe Fushticë, kurse për ta dezin- formuar OZN-ën, u lansua propaganda se kongresi do të mbahej në Bjeshkët e Kozmaqit. (Dr. Muhamet Pirraku, Mulla idrisi dhe Mbrojtja Kombëtare 1941-1951, Prishtinë, 1995. f.346) .
Më 25 korrik në vendin e quajtur “Te Vorri Hoxhës”, në Blinajë, ishin tubuar të gjithë dele183
AHMET QERIQI
gatët dhe pjesëmarrësit e Kongresit, në atë mes ishte edhe Shemsi Gashi, Mramori me luftëtarët e grupit të vet. Të gjitha vendkalimet rreth vendit ku mbahej Kongresi ishin nën vëzhgim të forcave që kishin marrë përsipër sigurinë e terrenit. Një përkujdesje meritore për sigurimin e terrenit kanë dhënë edhe luftëtarët e Shemsi Hazir Gashit, i cili në Kongres përfaqësonte luftëtarët e një pjese të Llapit e të Gollakut. Në kohën kur kishin arritur edhe delgatët e fundit, Jetullah Zabeli nga Rezalla, Hilmi Zariqi nga Baica e Elshanit dhe Osman Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë, paraqesin para kreut nacionalist në Kongres një të dyshuar, spiunin Rexhep Alushi nga Carrabregu i Deçanit, të cilin e kishin kapur në Domanek, dhe i cili ishte rekrutuar me detyrë të denoncimit në mesin e nacionalistëve, duke mbajtur lidhje direkte me Shefin të OZN-ës për Kosovë ( e Metohi), Spasoje Gjakoviq. Lidhur me zbulimin dhe denoncimin e këtij spiuni të OZN-ës, Ajet Gërguri në deponimet e tij para Drejtorisë së Sigurimit Shtetëror në Kosovë më 9 shkurt 1947 ka deklaruar: Para Kongresit i kemi dërguar një letër profesor Ymer Berishës përmes kuririt tonë Shaqir Zariqit…. E ka dërguar postën te shtëpia e Rexhep Alushit, por nuk e ka takuar. Vëllai i Shaqirit i është përgjegjur kuririt, se Rexhepi ka shkuar në OZN-e në Prizren për ta marrë rrogën në ari nga OZNA… (Hysen Azemi Dokumente arkivore të Partisë Nacional Demokratike Shqiptare në Kosovë, botuar në Vjetar XXV-XXVL, Prishtinë, 2001, f.251) .
184
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
Shaqir Zariqi dyshonte në veprimet e Rexhep Alushit, ndërsa dyshimin e tij ia shfaq Jetullah Rezallës edhe Hilmi Zariqit. Veprën denoncuese të Rexhep Alushit e vërteton edhe Xhemajl Boletini. “Kur dëgjoi Rexhepi për këtë u përpoq të gëlltis një letër, por atë ia nxorën nga goja. Në letër shkruante: “Rexhep Lushi mund të lëviz çdo kund në Kosovë dhe pushteti e ushtria nuk mund t`i bëjë pengesë”. Letra ishte e vulosur nga OZNA. ( Dokumenti i cituar, por aty… f. 252). Kur zihet në flagrancë Rexhep
Alushi pranon se është spiun i OZN-ës, pranon se ka vepruar në zënien e nacionalistëve, dhe për veprat e tij denoncuese nuk pendohet. Në ekspozeun e paraqitur nga Gjon Serreçi, dhe të mbështetur nga Ajet Gërguri ishte parashtuar dy teza: Riorganizimi i Lëvizjes së Rezistencës përmes veprimit të komiteteve vendore, të cilat ishin formuar nga LNDSH-ja në Kosovë, ose ikja e përkohshme nga Kosova për në Shqipëri apo në Greqi, ashtu sikurse kishte vepruar grupi i Adem Gllavicës, një vit më parë. Ldhur me këtë çështje, në deponimet e tij para hetuesisë Ajet Gërguri ka deklaruar: “Kongresi ka filluar në orën 12,00. Në fil- lim ishin prezent vetëm udhëheqësit e grupeve: unë- Ajet Gërguri, Hilmi Zariqi, Jetullah Rezalla, Osman Bunjaku, i cili ishte njëkohësisht delegat i grupit të Ahmet Selacit, pastaj Kadri Beba, Islam Domaneku, Shemsi Mramori Shyt Mareci, e të tjerë… Në këtë mbledhje është diskutuar se kush do të jetë koman- dant. Për komandant është zgjedhur Ymer Berisha. Përveç tij kemi zgjedhur edhe katër eprorë në Shtab për komandant të zonave. ( Vepra e cituar, f. 236.). 185
AHMET QERIQI
Disa nga pjesëmarrësit e këtij kongresi, pasi iu bënë analiza rrethanave tejet të pavolitshme, propozuan që të gjitha forcat nacionaliste të fillonin tërheqjen nga Kosova drejt Greqisë, meqë qëndrimi në Shqipëri nuk ishte fare i sigurt. Si duket shumica e krerëve në heshtje e aprovonte këtë propozim. Kundër këtij propozimi ishte ngritur me pushkë në dorë Osman Bunjaku, i cili kishte thënë: Të gjithë juve që po kërkoni të shkoni në Greqi iu kisha pushkatuar, sepse këtu duhet të luftojmë për lirinë e popullit shqiptar. (Vep. e cit. f.236.).
Propozimin e tij e kishin mbështetur: Azem Bellaqevci, Salih Rexha, Ahmet Selaci, Jetullah Rezalla dhe disa të tjerë. Dëshmitarët e kësaj ngjar jeje të rëndësishme të historisë sonë rrëfejnë se mospajtimet kishin shkuar deri te drejtimi i pushkëve kundër njëri tjetrit, por me ndërhyrjen e Gjon Serreçit, Ajet Gërgurit, Kadri Bebës, Shemsi Hazir Gashit e disa të tjerëve, situata e acaruar ishte tejkaluar. Në periudhën kohore prej 26 korrikut deri më 7 gusht të vitit 1946, Shemsi Hazir Mramori me luftëtarët e tij sogjeton nëpër malet e Blinajes, të Drenicës jugore, të Jezercit e Budakovës. Sipas marrëveshjes paraprake të kreut nacionalit, për shkaqe strategjike dhe taktike, depërtimi për në vijën kufitare në mes të Shqipërisë e Jugosllavisë, për në Greqi. duhej të bëhej në grupe të ndara, derisa të kalonin Prizrenin. Në grupin e Shemsi Hazir Gashit ishin: bashkëluftëtari i tij besnik Rrahman Qaushi, pastaj Abdullah Demiri, Shefqet Dulahu, Shaban Maliqi, Tahir Beba, Shyqë Zeneli, Rrahman Smajli, Ibush 186
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
Hamdiu, i biri i Hamdi Hazir Gashit, i cili kishte rënë në luftën e Ferizajt një vit më parë. Në grupin e Shemsiut kanë qenë edhe: Asllan Rysha, Rexhep Gajtani, Brahim Gajtani, Hajdar Kolevica, Ukë Salihu, Emin Shushica, Rexhep Shefkiu, Sadik dhe Sylë Tusha, Sylë Zejna, Selim Limani e të tjerë. Të gjithë këta kishin marrë pjesë edhe në Kongresin e Lipovicës më 25 korrik të vitit 1946. Grupi i luftëtarëve të Shemsi Mramorit si dhe grupet e tjera nacionaliste të Drenicës, Shalës, Lypjanit e Ferizajt do të bashkoheshin, në mënyrë që formacioni prej 120 luftëtarëve të depërtonte i sigurt nëpër ecejaket, të cilat i kishte kaluar sa e sa herë pararoja e formacionit NDSH-ist, që përbëhej nga Sadri Duhla, Qerim Ali Gashi, Islam Domaneku e të tjerë. Shemsi Hazir Mramori me luftëtarët e tij ka marrë pjesë në luftimet që janë zhvilluar në malet e fshatit Bilushë, mbi Hoqë të Qyteti në Prizren, më 8 gusht të vitit 1946. Trimat e tij përveç se në ballin e formacionit kishin nën përkujdesje edhe Gjon Serreçin, Ajet Gërgurin, Azem Jashanicën, Bellaçevcin e të tjerë. Pas luftimeve të ashpra që kishin zgjatur disa orë, kreu nacionalist merr vendim për tërheqje. Rrahman Gashi, Qaushi mori plagë të rënda gjatë luftimeve. Duke konsideruar se shpërthimi i pritës në rrethana të tilla ishte i pamundshëm, Gjon Serreçi jep urdhër për tërheqje. Ndërkohë Gjon Serreçi kishte dërguar edhe një korrier, përmes së cilit i bënte me dije pararojes së mosbindja ndaj urdhërit do të pasonte me ndëshkim, sipas ligjeve të luftës. Njësia elite luftarake e Shemsi Hazir Mramorit përkujdesej për Gjon Serreçin, Ajet Gërgurin, 187
AHMET QERIQI
Ibrahim Lutfiun, duke marrë masa për të siguruar tërheqjen e suksesshme, meqë forca armike mund të mbyllte shtegun e tërheqjes, dhe luftëtarët do të ngelnin në rrethim. Ndërkohë bëhet e ditur se në ballë të luftimeve kishte rënë: Emin Fejzullah Saraçi nga fshati Bivolak i Vushtrrisë, Ahmet Shipoli, Isuf Muharremi nga fshati Petrovë afër Shtimes. Predha armike ia kishte shkurtuar dy këmbët Beqë Zeqirit nga Gjurkoci i Lypjanit. Ishin Plagosur lehtë e rëndë disa dhjetëra luftëtarë. Pas luftës në Hoqë të Qytetit. Mbi Prizren, më 8 gusht 1946 kur u thye njësiti i Ajet Gërgurit, u hetua një fto- hje në radhët e njësitit të Shemsi Mramorit. Vetëm Shemsiu qëndroi i pathyeshëm në betimin e tij për luftë deri në fitore. Në vjeshtë të vitit 1946, Shemsiu u zbu- lua nga bashkëpunëtorët e OZN-ës. E rrethuan në familjen e motrës së tij në fshatin Gadime e Epërme dhe e kapën duke bërë përpjekje për ta çarë rrethimin… (Dr. Muhamet Pirraku, Mulla Idris Gjilani…. Prishtinë 1995, f. 304-305.) .
Lidhur me shkapërderdhjen e çetës së Shemsi Hazir Gashit, si dhe fundin e jetës së tij, Shefki Gashi nga Prishtina familjar i Shemsiut dhe Rrahim Rexhep Gajtani i kanë dhënë këto shënime, autorit të këtij libri: Me lejen e Shemsi Hazir Gashit dhjetëra bashkëluftëtarë iu dorëzuan oficerëve të OZN-ës, Shaban Kajtazit, Selim Obrangjës dhe Çedo Topalloviqit. Dorëzimi u bë në odën e Ali Ramushit, në Mramor . Pas pranimit të dorëzimit të disa luftëtarëve, në odën e Ali Ramushit lidhur me amnistinë Shemsi Mramori ka kontaktuar me Shaban Kajtazin, i cili ishte edhe nip i familjes së Shemsiut. 188
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950) -Mos me më ardhë keq prej kushërires, të kisha vrarë i thotë Shemsiu Shabanit, sepse je futur në rrugën e tradhtisë. Shemsiu nuk bëhet pengesë për dorëzimin e asnjërit prej luftëtarëve, por për veten e vet nuk pranon të dorëzohet. Megjithatë, Shaban Kajtazi dhe Çedo Topalloviqi i japen 48 afat për të qëndruar në familje dhe për të vendosur definitivisht. Shabani dhe Çeda i kishin bërë me dije Shemsiut se fillimisht mund të dënohej me 2o vjet burg, por ata do të bënin çmos për t`ia përgjysmuar dënimin. Shemsiu nuk i për- fillë premtimet e tyre dhe largohet nga Mramori. Gjashtë javë ka qëndruar në Kllobukar të Novobërdës, te Rexhë Emini, mik i tij. Ndërkohë Shemsiu tërhiqet në Gadime, ku qën- droi një kohë te motra Feridja, e martuar për Hamdi Pajazitin nga Gadimja. Për qëndrimin e tij në Gadime kanë ditur edhe fqinjtë e Hamdi Pajazitit. Bashkëpunëtorët e dikur- shëm të Shemsiut, Fanët e Brusit, ia japin dy thasë municion, Hamdi Pajazitit, meqë Shemsiu nuk kishte sa duhet municion. Në vjeshtën e vonë të vitit 1946, Shemsiu rrethohet. Me rastin e rrethimit, motra, Feridja, ia ofron municionin dhe e lutë vëllanë të mos marrë para sysh fatin e familjes, por të rezistojë. Në momentin e fundit pasi e përgatit për zjarrë pushkamitrolezin dëgjon fëmijët dhe robët e shtëpisë duke bërtitur. Shemsiu vendos të dorëzohet. Motra qan. -Unë e jetova një kohë jetën time. Po e shoh zbu- luesin, por nuk dua të derdhet gjak te miku im, thotë Shemsiu. Pasi dorëzohet, e dërgojnë në burgun e Qarkut në Prishtinë. Pas një kohe e transefrojnë në 189
AHMET QERIQI burgun e Mitrovicës ku e torturojnë mizorisht edhe e mbajnë në pranga të rënda 30 kilogramëshe. Në verë të vitit 1947 e dënojnë me vdekje, pushkatim. Miqtë e Shemsiut, nga fshati Zllash, Zejnë Cubi dhe Rrahman Latifi nga Prapashtica, shkojnë në Beograd për të kërkuar falje për mikun e tyre. Thuhet se falja ishte refuzuar, për shkak se Shemsiu gjatë kohës së ilegalitetit, në vendin e quajtur Lugu i Lajthisë, në malet e Mramorit, kishte vrarë një major serb. i cili kishte qenë shok i ngushtë i burgut dhe i luftës me Josip Broz Titon. Ndërkohë, Zejnë Cubi, miku i Shemsiut shkon në Mramor e ngushëllon motrën e vet dhe e njofton se Shemsiun e kanë pushkatuar dhe trupi i tij është var- rosur në vendin e quajtur Strelishte të Prishtinës. Të nesërmen, Jakupi djali i Hamdiut, nip i Shemsiut, me një bashkëfshatar shkojnë për ta gjetur kufomën në Tauk Bahqe. Pasi fillojnë të gjurmojnë, një rojtar i varrezave i njeh dhe iu tregon vendin ku ishte varrosur Shemsiu, ndërsa kërkon nga ata që të largo- hen sa më parë, sepse mund të kapen nga policia. 52 vjet më vonë, në vjeshtë të vitit 1999, famil- jarët e Shemsiut, eshtrat e tij i nxjerrin nga varri i iden- tifikuar në Tauk Bahqe dhe i rivarrosin në Mramor, së bashku me eshtrat e vëllait Hamdiut, i cili kishte rënë në dhetor të vitit 1944 në Talinoc të Ferizajt. Po në atë vend rivarrosen edhe eshtrat e Rrahman Qaushit dhe Ibush Hamdi Gashit, të cilët pushojnë në përjetësi.
190
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
NEZIR HASAN BUJA (1906-1950) Banorët e fshatit Bujan të Lypjanit kanë përjetuar njërën ndër tragjeditë më të rënda dhe më të mizorishme, me rastin e okupimit të Kosovës nga ushtria gjakatare serbe, në vitin 1912. Në vjeshtë të atij viti hordat e uniformuara serbe rrethojnë disa fshatra të rrethinës së Lypjanit, ndërsa përqendrohen në fshatrat: Ribar, Hallaq e veçmas në Bujan. Me rastin e depërtimit në fshat, rrethojnë të gjitha familjet, dhe nxjerrin nga mesi i meshkujve 12 burra, të cilët pasi i largojnë në dalje të fshatit, i torturojnë mizorisht duke i sakatosur me thika e bajoneta, e më pas i pushkatojnë. Të gjithë mashkujt e tjerë prej 15 deri në 70 vjet, 34 prej tyre i lidhin dhe duke i torturuar mizorisht i nisin në drejtim të Ferizajt. Bujanasit e lidhur, së bashku me disa banorë shqiptarë të fshatrave të tjera, i ndalojnë në fyrje të fshatit Prelez, afër Ferizajt, ku fillojnë t`i torturojnë mizorisht duke i therrur me thika, bajonta e biçake, e pastaj i pushkatojnë. Në atë mënyrë barbare, u masakruan 34 bujanas, dhjetëra të tjerë 191
AHMET QERIQI
nga fshati Hallaq e fshatra të tjera të brezit të lumit Sitnica. Fshati kishte ngelur në gra dhe fëmijë. Shumë bija të fiseve qenë kthyer nëpër gjinitë e tyre, për të rritur fëmijët dhe për t` u rikthyer më vonë në trojet e shkretuara të këtij fshati të vogël, që kishte përjetuar tragjedinë më të rëndë, nga të gjitha fshatrat e Kosovës, të përgjakur nga bandat e Sava Batarit, e të vrastarëve serbë. Në familjen Buja të këtij fshati, në vitin 1906 u lind Nezir Buja. Ka qenë vetëm gjashtë-vjeçar kur hordat barbare serbe në tetor të vitit 1912 iu sulen mizorisht Bujanit, Në ditën e tragjedisë së madhe, ai kishte parë dhe kishte përjetuar thellë në shpirtin e tij të njomë plojen e barbarisë. Nezir Bujës, barbarët ia vranë babanë, Hasanin, pastaj gjyshin Zejnullahun dhe xhaxhallarët: Ajetin, i cili u vra në Bujan, ndërsa Xhemën, Tahirin dhe Hashimin i masakruan dhe i vranë në Prelez. Nga ploja e mizorisë çnjerëzore kishte shpëtuar vetëm Rizah Buja, rreth 16-vjeçar, nip i Xhemë Islamit nga Krojmiri, i cili për një kohë të gjatë kishte jetuar nëpër miq e të njohur. Më vonë ishte kthyer në Bujan. Kishin arritur të shpëtonin edhe disa fshatarë të Hallaqit, pasi njëri prej tyre kishte shfrytëzuar rastin dhe kishte njerrë nga xhepi një brisk, pastaj tinëz kishte liruar disa shokë të tij. Të sapoliruarit i vërsulen rojes, ia nxjerrin pushkën nga dora, e vrasin atë dhe disa kriminelë. Disa prej tyre shpëtojnë. Në plojen e përgjakshme të bujanasve në Prelez janë masakruar barbarisht: Ajet Buja, 192
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
Abedin Buja, Smajl Buja, Behxhet Buja, Hasan Buja, Rrahman Buja, Sylejman Buja, Osman Liman Buja e shumë të tjerë. Varreza masive e bujanasve edhe sot ndodhet në fshatin Prelez, te vendi i quajtur, Vorret e Bujanit. Neziri dhe vëllai i tij më i moshuar, Selmani, rriten tok me mocanikët e tyre, duke u munduar të vazhdimësojnë jetën në fshatin e prekur idhshëm nga barbaria. Ata, po rriteshin tok me mllefin dhe urrejtjen kundër lubisë serbe, që kishte shortuar në zi rreth pesëdhjetë familje të fshatit. Në prill të vitit 1941, me rastin e kapitullimit të Jugosllavisë monarkiste, Nezir Buja po vonuar iu bashkohet forcave shqiptare italiane. Në fillim ishte polic në komunën e Lypjanit ndërsa më vonë iu bashkohet njësive vullnetare të Salih Rexhë Ribarit. Neziri kishte edhe vëllanë më të moshuar, të cilin e quanin Selman. Në fund të janarit të vitit 1943, Selman Buja kishte marrë hetime se një bandë e armatosur keqëbërësish sllavë ishin futur në një shtëpi të fshatit Grackë e Vjetër, e banuar me serbë. Ai lajmëron kuesturën në Lypjan, dhe pa vonuar forcat e karabinierisë italiane si dhe forcat e policisë lokale, në mesin e tyre Islam Domaneku, Nezir Buja, Ismajl Dragusha, Zekë Luma e të tjerë e rrethojnë shtëpinë e dyshuar në Grackë. Luftëtarët serbë kishin rezistuar. Një grup prej tyre kishte çarë rrethimin me synim për të depërtuar në malet e Blinajës. Ndërkohë ishte lajmëruar Brahim Hoxholli i Ribarit të Madh, i cili me disa luftëtarë të grupit të tij iu zë pritë partizanëve serbë, të cilët edhe i asgjëson. Kishte shpëtuar vetëm një parti193
AHMET QERIQI
zane, e cila më pas lirohet. Në kronologjinë e Jugosllavisë për LNÇ në Kosovë kjo ngjarje është interpretuar kështu: Më 1 shkurt të vitit 1943, në fshatin Grackë e Vjetër, ushtarët italianë dhe milicija, rrethuan në një shtëpi grupin e 9 luftëtarëve të APNÇ-së të Karadakut të Shkupit. Në atë luftë u vranë: anëtari i komitetit Krahinor për KM, komisari i APNÇ-së të Karadakut, Vojisllav Laçkoviq –Baro dhe komandanti i kësaj aradhe, Aleksander Urdarevski- Stanko, heronj të popullit si dhe të gjithë luftëtarët e këtij grupi, me për- jashtim të një shoqeje e cila u zu rob. ( Dr Ali Hadri, Vështrim mbi njësitë kronologjike për LNÇ të Kosovës e Metohisë, Përparimi, Prishtinë 1963, f.517).
Me urdhër të kreut nacionalist të kohës, Nezir Buja dhe disa luftëtarë të tjerë kanë marrë pjesë edhe në ruajtjen dhe sigurimin e popullatës së fshatrave serbe, të cilat ishin në shënjestër të disa shqiptarëve të papërgjegjshëm, apo edhe të diversionistëve serbë, të cilët depërtonin tinëz në Kosovë dhe vranin si shqiptarë ashtu edhe serbë të pafajshëm, vetëm për të bërë diversione e shantazhe të rrezikshme. Ja si e përshkruan atë kohë të anarkisë, ku bandat serbe bënin plojë mbi shqiptarët, historiani serb, Radomir Bogdanoviq: “Me rastin e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë e Madhe në vitin 1941 filluan të përforcohen sulmet çetnike në brendi të territorit të Kosovës. Sipas shën- ime të qeverisë kuislinge, nga sulmet e tilla çetnike ishin vrarë 4626 shqiptarë ndërsa ishin grabitur 400 gra e nuse.” ( Radomir Bogdanoviq, LNÇ në Kosovë, botuar në Vjetar, Prishtinë, 1981, f. 243.)
194
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
Në fund të vitit 1944, Nezir Buja i bashkohet përfundimisht çetës së Salih Rexhë Ribarit. Ai së bashku me të birin e Salihut, Rexhepin dhe Zekë Lumën nga Kraishta, përbënin katërshin më luftarak dhe më të pamposhtur të luftëtarëve të fundit të Nacional Demokratikes Shqiptare. Nezir Buja ka marrë pjesë në Kongresin e Lipovicës, i cili u mbajtë më 25 korrik të vitit 1946. Ishte kurdoherë pranë Salih Rexhës dhe Kadri Bebës. Përveç mauzerit gjerman, revolverit dhe bombave, Nezir Buja ishte ndër luftëtarët e vetëm të asaj kohe, i cili kishte edhe një fotoaparat, që e mbante me vete dhe e përdorte në raste dhe rrethana të caktuara. Në kohën e depërtimit të të pasuksesshëm për në Shqipëri të formacionit nacionalist të Ajet Gërgurit e të Gjon Serreçit, Nezir Buja ishte në katërshin e pandashëm me Salih Rexhën. Duke qenë se kishte respekt të madh për Salih Rexhë Ribarin, ai përkujdesej për të, po aq sa edhe djali i tij, Rexhepi. Më 8 gusht të vitit 1946, Nezir Buja ndodhej në ballë të formacionit që shtegtonte drejt Hoqës së Prizrenit. Me rastin e rënies në pritë të forcave ushtarake jugosllave, ai së bashku me Salih Rexhën, Sadri Duhlën, Islam Domanekun e të tjerë luftojnë trimërisht përballë forcave serbe. Gjatë luftimeve Nezir Buja ishte plagosur. Atë e ndihmo jnë bashkëluftëtarët e tij, Zekë Luma, Rexhep Saliju e të tjerë, dërsa më 10 gusht së bashku me Salih Rexhën, Kadri Bebën, Rexhep Salihun, Zekë Lumën, Nezir Buja kthehet në pyjet e Blinajës-ish Lypovicë. 195
AHMET QERIQI
Edhe pse kishte miq dhe njerëz të tjerë të besuar ai nuk ndahej nga çeta e Salih Rexhës. Nuk kishte pranuar të dorëzohej ashtu sikurse bënë disa bashkëluftëtarë të tjerë. Në dimrin e vitit 1947, ndodhet malet e Blinajes, në Bunkerin e Zhablakut në Meteh të Pjetërshticës, së bashku me Salih Rexhën, Rexhep Salihun dhe Zekë Lumën. Pas kapjes në pabesi të Islam Domanekut dhe të Mustafë Domanekut në familjen Hoxhaj të Ribarit të Madh, në javën e dytë të janarit të vitit 1947, forcat e OZN-ës të ndihmuara edhe nga ato ushtarake, kishin rrethuar një rreze të gjerë veprimi, afër vendit ku ndodhej bunkeri i Salih Rexhë Ribarit dhe i çetës së tij. Ishte mëngjesi me acar i 12 janarit të vitit 1947. Një zë i panjohur, në afërsi prej rreth 300 metra larg bunkerit, përmes megafonit, kërkon nga Salih Rexha, Nezir Buja dhe nga të pranishmit që supozohej se ishin dhjetëra luftëtarë të dorëzojnë armët, duke iu bërë me dije se ishin të rrethuar nga të katër anët. Forcat e OZN-ës kishin të dhëna se gjoja brenda bunkerit të fortifikuar ndodheshin rreth 40 luftëtarë atdhetarë. Oficerët e OZN-ës, duke i mbajtur lidhur për duarsh, kishin urdhëruar Islam dhe Mustafë Domanekun të niseshin drejt bunkerit, duke menduar se Salihu, do të kursente të dy shokët e luftës dhe të idealit, ndërkohë që forcat policore iu shkonin prapa, duke i mbajtur peng. Në momentin kur ishin afruar rreth 200 metra afër bunkerit, duke kuptuar kundërveprimin e Salihut dhe kodin e veprimit të stilit të moçëm të komitëve, Islami dhe Mustafa në çastin e caktuar bien për tokë. Në 196
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
moment kishte shkrepur rafali i mitralozit të Rexhep Salihut dhe sharci gjerman i Nezir Bujës. Derisa Islami dhe Mustafa po mundoheshin të depërtonin barkaz e durlidhur, nga prapa shpine i godasin për vdekja rafalët e mitralozit të milicisë së OZN-ës. Gjatë shkëmbimit gjysmë orësh të zjarrit, në radhët e forcave policore ishin vrarë dhe plagosur dhjetëra milicë dhe hafije. Luftimet kishin ndaluar për një çast. Kishte dështuar edhe përpjekja e dytë që kishin ndërmarrë forcat policore për ta asgjësuar bunkerin. Ndërkohë arrin njësiti ushtarak nga Prishtina dhe urdhëron forcat policore të tërhiqen. Ata vendosin tre minahedhës të kalibrit 122 mm, dhe pa vonuar fillojnë sulmin në një rreze përreth bunkerit, duke goditur nga të tri anët. Forcat e shumta policore kishin vënë pika të shumta rrethimi në të gjitha pikëkalimet nëpër Blinajë. Pas granatimit të bunkerit me dhjetëra predha të minahedhësve, komandanti sllavomaqdon nga Shkupi, urdhëron njësitë sulmuese të këmbësorisë t`i ofrohen bunkerit. Kur ata afrohen në një rreze veprimi rreth 100 metra, sërish fillojnë breshërinë e plumbave kundër Salih Rexhës, Nezir Bujës Zekë Lumës e Rexhep Salihut. Sërish komanda kishte urdhëruar tërheqjen, dhe sërish kishte filluar zjarri nga minahedhësi. Nga ana e sipërme e bunkerit plumbi i pushkës së Salih Rexhës godet shenjëtarin e minahedhësit. Në kohën e sulmit frontal mbi bunker, në orët e mbrëmjes, Nezir Buja dhe Salih Rexha me çetën e tij heroike kishte arritur të tërheqej. Plagë të rënda 197
AHMET QERIQI
në shtat kishte marrë Zekë Luma, të cilin gjatë tërheqjes e mbartin Rexhep Salihu dhe Nezir Buja. Atë natë, për habinë e të gjithëve zhduken në terr katër luftëtarët militantë të lirisë. Askush nuk mund t` iu binte në gjurmë. Kishin humbur sikur t`i kishte lëshuar toka. Tri ditë më vonë, kur forcat ushtarake dhe policore ishin tërhequr në tërësi. Rexhep Salihu dhe Nezir Buja. Zekë Lumën e plagosur rëndë e çojnë në Zborc. Ai kishte mbijetuar falë moshës së re. Në verë dhe në vjeshtë të vitit 1947 në Kosovë vepronin disa çeta kryengritëse. Ishin këta luftëtarët më militantë të asaj kohe të cilët nuk kishin pranuar të iknin nga Kosova, por kishin qëndruar në male, me qëllim të riorganizimit të rezistencës. Duke qenë se regjimi komunist titoist ishte konsoliduar shumë shpejt, dhe duke qenë se operativistët e OZN-ës kishin krijuar me shpjetësi rrjetin e spiunazhit në mesin e shqiptarëve, madje edhe në mesin e familjeve të ngushta dhe të gjera të luftëtarëve nacionalistë, veprimtaria e këtyre grupeve ishte vështirësuar tejmase. Në verë të vitit 1947 Salih Rexha me djalin e tij, Rexhepin, me Nezë Bujën e Zekë Lumën bashkohet me trimat e Rizah Gogës, i cili vepronte së bashku me Sadik Tushën, Din Hoxhën Hilmi Gogën, Ilaz Brodin, Hasan Remnikun e disa militantë të tjerë. Asokohe radhët e luftëtarëve të lirisë kishin kryer disa aksione të suksesshme kundër hafijeve dhe denoncuesve shpirtshitur. Çeta e Rizah Gogës kishte likuiduar disa ndër operativistët më në zë të OZN-ës. Ndërkohë luftëtarët 198
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
militantë të UNDSH-së bien në pritë të forcave të armatës jugosllave, në afërsi të fshatit Gërlicë. Luftimet ishin tejet të pabarabarta. Forcat armike, të shumta në numër, ishin dislokuar në një rreze të gjerë veprimi. Luftimet kishin filluar ende pa zbardhur mirë drita. Të mësuar me prita, të kalitur ndër beteja, me syrin pishtë e turrin duhi, trimat e Salih Rexhës dhe të Rizah Gogës, fillojnë luftën e pabarabartë me ushtrinë jugosllave. Duke qenë se vendi ku ndodheshin forcat e UNDSH-së ishte rrethuar, luftimet zhvilloheshin në anën jugore, ku vlerësohej se kishte më pak forca. Luftëtarët shqiptarë iu kishin kundërpërgjigjur forcave armike me mitralozë, pushkë automatike dhe bomba dore. Ndërkohë nga arma armike bien në fushë të nderit luftëtari dhe komandanti militant, Rizah Goga. Bie edhe Hamdi Brodi të tjerë. Çeta e Rizah Gogës ishte shpartalluar, ndërsa Nezir Buja e Salih Rexha me luftëtarët e tij shpëtojnë vetëm me disa plagë të lehta. Nezir Buja asokohe kishte në shtëpi nënën, Hankën, bashkëshorten Azize, djalin trevjeçar Avdullahun dhe gruan shtatëzënë. Vëllai, Selmani ishte dorëzuar në kohën kur ishte dorëzuar edhe Kadri Beba me djalin e tij 18-vjeçar Mustafën. Gjendja ekziztenciale e familjes ishte tejet e rëndë. OZN-a, ia kishte torturuar bashkëshorten e tij, e cila asokohe kishte lindur djalin, Rajramin. Nezir Buja, kohë pas kohe vizitonte familjen, por gjithnjë sogjetonte me kujdes nga frike se mos po e hetonin hafijet. Familja jetonte në izolim total, në skamje e mjerim. 199
AHMET QERIQI
Vëllai i Nezës Selmani ishte pushkatuar në Tok Bahqe në vitin 1948 së bashku me Kadri Bebën.
Nezir Buja kapet tinëzisht në Petrovë Duke qenë se Petrova e Shtimes ishte një fshat i izolur, rrëzë pyjeve të dendura, kishte pozitë natyrore për strehim të luftëtarëve të lirisë, të rekrutuarit e OZN-ës, qysh në dimër të vitit 1945, ashtu sikurse në shumë fshatra e qytete të Kosovës ishin futur në Petrovë. Ata, duke shfrytëzuar armiqësitë e moçme dhe të reja të kryefamiljarëve të fshatit, kishin rekrutuar në shërbimin e tyre sekret njerëz të besueshëm, të cilët edhe më heret kishin dhënë prova besnikërie. Pushtetarët titistë, kishin vendosur lidhje të sigurta në Petrovë. Disa denoncues të njohur të fshatit, kishin raportuar në stacionin e policisë në Shtime, se ballistët kishin jataqe të sigurta në Petrovë, duke identifikuar vendet lehtë të identifikueshëm, meqë diheshin botërisht tri shtëpi të tre familjarëve, që ishin edhe miq të trimave të çetës së Salih Rexhës. Nezir Buja kishte miqtë, ndërsa Zekë Luma kishte mikun e vëllait Agush Sadikun, kurse një mbesë e Salih Rexhës, nga Bujani ishte e martuar në familjen Pajaziti. Pikërisht sepse të gjithë kishin miq dhe të njohur në Petrovë, OZNA e Shtimes, në krye me Cveta Çanoviqin, Ivo Çanoviqin, Rexhë Misinin, Gjoko Ivkoviqin, Damjan Shurbatoviqin, policin famëkeq Sllavko Bojkoviq e shumë të tjerë, kishte 200
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
ushtruar ndikim dhe kishin kthyer në denoncues disa nga burrat e këtij fshati. Duke iu dhënë favore, dhe duke iu premtuar revole e armë të tjera, bëjnë për vete: Nuhi Selmanin, Xhupin e Abdullahut, Hetem Rrustën, Avdush Agushin dhe disa të tjerë. Këta së bashku me disa bashkëpunëtorë të Shtimes e të fshatrave përreth, gjurmonin hap pas hapi çetën heroike të Salih Rexhës ku bënte pjesë edhe Nezir Buja. Më 24 dhjetor, derisa në natën e errët Nezir Buja po kthehej nga familja e mikut të tij, Murat Murat Hysenaj, në strehimoren e vëllezërve, Pajaziti në Petrovë, ku ishin strehuar Salih Rexha dhe i biri i tij Rexhepi, Neziri bie në pritë të forcave të rrethimit. Neziri në pamundësi për të vepruar meqë iu kishin sulur sipri disa veta, bërtet me të madhe për t`i dhënë alarmin Salih Rexhës dhe Rexhep Salihut. Pas rënies së Salihut dhe të Rexhepit, Nezirin e toturojnë mizorisht dhe e lënë lidhur së bashku me kufomat e Salihut dhe të Rexhepit. Të nesërmen më 25 dhjetor 1949, milicët dhe të besnikët e tyre kishin ngarkuar mbi një qerre druri trupat e bërë shoshë nga plumbat, të Salihut dhe djalit të tij, Rexhepit. Prapa qerres që qeve, gojëlidhur e duarlidhur, shtyhej për të ecur herë këmbë, herë zvarrë dhe duke i rënë kondak pushke, Nezir Buja, i rrahur dhe i sakatosur mizorisht. Dy trupat e pajetë të luftëtarëve të rënë dhe Nezir Bujën gjysmë të gjallë i defilojnë nëpër Shtime, ku inspektorët e OZN-s kishin mobilizuar popullatën, për të dalur dhe për t`i parë trupat e të vrarëve. Pastaj i dërgojnë në Grackën e Vjetër, ku turma orgjizezë përdhoste të vdekurit dhe linçonte sidomos Nezir Bujën, i cili nuk po jepte shpirt. 201
AHMET QERIQI
Mllefi dhe urrejtja morbide e milicëve dhe shpirtshiturve ishte dedhur sidomos mbi trupin e Nezir Bujës. Atë e mbanin lidhur dhe e shëtisnin nëpër fshatrat serbe. Në orgjinë e shfrimit të mllefit shtazarak kanë marrë pjesë edhe disa shpirtshitur shqiptarë. Milicët dhe bastardët pinin, deheshin, këndonin, bënin orgji të zeza, duke vallëzuar dhe duke sakatosur trupin e tij. Mënyra sesi ka vepruar OZN-a me Nezir Bujën është e paprecedent. Terori dhe mizoria që është ushtruar në trupin e tij nuk është ushtruar mbi asnjë luftëtarë tjetër i NDSH-së. Është vështirë të zbulohet motivi përse mbi trupin e Nezir Bujës u derdh tërë ajo mizori e paparë në raste të tjera, mbase përshkak se Nezir Buja nuk kishte zbuluar anjë prej miqve ku kishte marrë bukë. Më 5 janar të vitit 1950, trupin e Nezir Bujës të molisur, të mbetur vetëm me një qelizë të jetës, banditët titistë e dërgojnë te Zabeli i Bujanit, në brendi të fshatit. Aty, heret në mëngjes ia zbrazin në gjoks një rafal plumbash dhe e lënë mbi dhe. Ndërkohë tubojnë fshatin dhe urdhërojnë që trupi i tij të varroset po në atë vend, ku edhe aktualisht prehen eshtrat e tij. Nezir Buja kishte lënë pas, bashkëshorten, Azizen, me të cilën pati katër djem dhe një vajzë. Djali i madh, Abazi ka vdekur në moshë 16 vjeçare. Kanë mbijetuar: Abdullahu, ishte vetëm gjashtëvjeçar në vitin 1950 kur ishte vrarë babai i tij, i të njëjtës moshë sa kishte qenë Nezir Buja, kur iu kishte vrarë babai, Hasani në vitin 1912. Më 1948 lind Bajrami, ndërsa pas vrasjes së Nezirit, në vitin 1950, lind djali, të cilin bashkëshortja e pagëzon me emrin e burrit, Nezir. Nezir Hasan Buja ka lënë edhe një bijë, të quajtur Emine e cila ka vdekur në moshë të re. 202
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
JETULLAH MUHARREM ZABELI, (REZALLA) (1903 - 1974) Jetullah Zabeli i Rezallës ka qenë njëri prej luftëtarëve të shquar të rezistencës kundër pushtimit të trojeve shqiptare nga sllavët. Ishte i njohur jo vetëm në Drenicë. Emri i tij del i shënuar po thuajse në të gjitha kronikat dhe shënimet e kohës sidomos prej viti 1941 deri në vitin 1947. Ai ishte pjesëmarrës në ngjarjet më të rëndësishme të luftërave për çlirimin e Kosovës, sidomos në Drenicë e përreth saj. Jetullahu ishte i biri i Muharrem Zabelit. Lindi në Rezallë në janar të vitit 1903. Fëmijërinë e kaloi në vendlindje. Në kohën e pushtimit të Drenicës dhe të Kosovës nga okupatorët serbë, Jetullahu ishte vetëm 9 vjeç. Në moshën e tij të pjekurisë kalitet me idealet çlirimtare duke dëgjuar rrëfime për trimëritë dhe heroizmin e çetës kryengritëse çlitimtare të Azem Galicës. Në moshën 20 vjeçare inkuadrohet dhunshëm në kryerjen e shërbimit ushtarak, të cilin e kryen në Lubjanë të sllovenisë. Asokohe caktohet në gjininë ushtarake të artilerisë, meqë ishte i 203
AHMET QERIQI
zhvilluar fizikisht. Gjatë shërbimit ushtarak Jetullahu arsimohet dhe autoritetet ushtarake e anavsojnë në rangun e ulët . Jetullahu asokohe meson edhe shkronjat latine, të cilat i shërbejnë për të lexuar dhe për të mësuar më vonë edhe gjuhën shqipe. Meqë ishte shumë i zgjuar, mëson shkrim leximin dhe iu shkruan letra shokëve shqiptarë të cilët nga ushtria i dërgonin letrat në shtëpitë e tyre. Lexonte pa vështirësi gazetat. Për moshën dhe kohën e tij llogaritej si njeri i arsimuar në nivel mesatar. Pas kryerjes së shërbimit ushtarak kthehet në Rezallë, shkon te Smajl Rrustemi i Llaushës dhe ndërkohë Jetullahu bëhet përcjellës-shoqërues i tij. Angazhohet në punë administrative në komunë. Në kohën e depërtimit të forcave italo-gjermane, sistemohet në radhët e forcave vullnetare. Asokohe, më 1941 emërohet kryetar në Skënderaj, Rexhep Vojvoda i Llaushës nënkryetar Jetullah Zabeli. Në tetor të vitit 1941, u dha kushtrimi për të ndaluar forcat serbe, të cilat kishin ndërhyrë brutalisht në fshatin Kotor. Jetullahu me shumë luftëtarë i rrethojnë forcat çetnike dhe i vrasin shumë prej tyre. Më pas vullnetarët shqiptarë i ndoqën forcat çetnike deri në Kollashin dhe përtej Ibrit. Në fillim të vitit 1942, sërish mobilizon forcat shqiptare në drejtim të Novi Pazarit, për të shpëtuar myslimanët nga shfarosja prej forcave çetnike e drazhiste. Jetullahu ishte në mesin e forcave vullnetare. Atje, në mbrojtje të popullsisë boshnjake u vranë Hajzer Kamber Tushilla dhe Hysen Lakiqi prej Polaci. 204
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
Në përpjekje për të ruajtur vendin, dhe me qëllim të konsolidimit të forcave nacionaliste, në vjeshtë të vitit 1944, në rajonin e Drenicës qendrore u formuan tri grupe të mëdha vullnetarësh: Grupi i parë, komandant Halil Bajraktari, vëllai i Miftar Bajraktarit, nga Llausha, zëvendës të tij ishin: Jetullah Rezalla dhe Sinan Xani. Grupi i dytë i Zeqir Lutanit. Luftëtarët e tij kanë mbrojtur kufirin prej Mitrovicës deri në Novi Pazar. Grupi i tretë komuna e Drenasit, komandant ishte Bajram Bajraktari, ndërsa zëvendës: Istref Tema i Dobrashevcit dhe Alush Ceni i Siqevës. Në fund të vitit 1944, kur po afrohej çlirimi i popujve nga barbaria fashiste, në Kosovë filluan të depërtojnë forcat çetnike partizane. Në Drenicë erdhën edhe dy brigada nga Shqipëria. Shumë shqiptarë inkuadrohen në radhët e atyre brigadave, por ata u larguan pas disa ditësh. Ndërkohë depërtojnë brigadat serbe- malazeze. tëcilat kanë plaçkitur banorët e Drenicës. Pikërisht për shkak se çetnikët dhe partizanët serbë filluan të vrasin shqiptarë të pafa jshëm, Shaban Polluzha thirri të gjithë vullnetarët për të formuar një brigade, me qëllim për ta mbro jtur Drenicën. Kreu partizan serb-shqiptar, ndërhyri me këtë rast duke i thënë Shaban Polluzhës se në Drenicën e çliruar nuk na duhet brigadë as vullnetarë, por ai në ballë të tyre duhej të shkonte për të luftuar forcat e mbeturinat gjermane, në Serbi dhe në Srem. Bigada e VII e Kosmetit më 18 dhjetor 1944 kishte rreth 15.000 luftëtarë të mobilizuar prej Shaban Haxhisë dhe 205
AHMET QERIQI Shaban Palluzhës. ( Dr. M Pirraku Ripushtimi Jugosllav i Kosovës 1945. Prishtinë 1992, fq.65).
Ndërkohë Rexhep Vojvoda dhe Halil Bajraktari i vëllai i Miftar Bajraktarit të Llaushës thërrasin Azem Aruqin në odë të Jakup Kryshevcit dhe bisedojnë lidhur me mobilizimin e vullnetarëve.
Shaban Palluzha - (1873-1945) Jetullahu ishte në mesin e luftëtarëve të Shaban Polluzhës së bashku me Azem Aruçin. Në mesin e të mobilizuarve ishte edhe Mehmet Jetullahu, djali i Jetullah Rezallës. 206
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950) Komandanti i Shtabit Operativ të Kosmetit, Fadil Hoxha, vegël e Shtabit Suprem të Serbisë. njësitë e Divizionit të 46-të të Serbisë dhe të Kosmetit do t ‘i drejtojë për në Drenicë... Njësitë jugosllave sipas Fadil Hoxhës, duhej ta ndiqnin armikun dhe ta vrisnin pamëshirshëm. duke urdhëruar: Meqë armuiku po reziston nga shtëpitë, ato duhet të rrëno- hen, të minohen apo të kallen... ndërsa fshtrat e for- tifikuara që bëjnë rezistencë të shkatërrohen. ( Dr. M. Pirraku, vepra e cituar, f. 74-75).
Lufta e forcave partizane kundër forcave të Shaban Palluzhës, pasi ishte kthyer nga Podujeva, zhvllohet në Marinë, Rezallë, Rezallë e Re, Tushillë, Ticë, Plluzhinë, Orbi, Murgë, Tërdec, Baicë, Domanek, në fshatrat e Qyqavicë dhe në fshatrat përreth Drenicës. Në Tushillë u luftua me ditë të tëra. Forcat vullnetare luftonin për ta mbrojtur popullatën. Të gjithë mashkujt e Drenicës ishin të mobilizuar dhe luftonin në të gjitha frontet. Jetullahu me vullnetarë ishte pozicionuar në Radishevë, së bashku me luftëtarin Hajriz Demaku nga Abria. Forcat e Jetullah Rezallës dhe të Hajriz Demakut i shpartallojnë forcat drazhiste. partizane. Në Tërnavc është luftuar ballë për ballë kundër forcave partizane çetnike. Forcat partizane ku kishte edhe disa partizanë shqiptarë morën në mbrojtje dhe në besë 30 luftëtarë dhe banorë të Mikushnicës dhe më pas i vranë dhe i masakruan duarlidhur. Më shkurt të vitit 1945, në Kullat e Dervishollëve të Gradicës takohen Shaban Palluzha, Mehmet Gradica, Rexhep Gjeli, Mulla Ilaz Broja Jetullah Rezalla, Azem Aruçi dhe shumë 207
AHMET QERIQI
luftëtarë tëtjerë. Atje ishte edhe Miftar Bajraktari i Llaushës, i lodhur tejmase nga luftimet. Në Krasmiroc forcave nacionaliste iu printe Miftar Bajraktari dhe Sefer Haxhia. Ndërkohë në ndihmë iu shkon edhe Ilaz Gjinoci. Jetullahu zë pozita në maje të Qyqavisë, ku janë bërë luftime të ashpra ku edhe u vranë qindra partizanë. Vullnetarët depërtuan edhe në Gradicë te Dervishollët. Sulmet ishin të pandërprera meqë forcat nacionaliste ishin në rrethim të hekurt. Kreu i luftës Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica vendosin pozicionet për kundërsulm. Një pjesë e luftëtarëve shpërthejnë rrethimin dhe depërtojnë në Shalë. Gjatë luftimeve të ashpra pati të vrarë e të plagosur nga të dyja anët. Jetullah Rezalla dhe Mehmet Gradica çajnë rrethimin dhe depërtojnë në drejtim të Qyqavisë. Me ta ishte edhe djali i Sejdi Zeqirit prej Terstenikut, djali i motrës së Shaban Polluzhës. Atë ditë dimri të vitit 1945, u vra Sokol Rakinica, Daut Krysheci, Halim Klina e shumë të tjerë. Në shkurt të vitit 1945, gjatë qëndrimit në malet e Qyqavisë, Mehmet Gradica kishte kërkuar të ndërrohej taktika e veprimeve. Ai propozon ndar jen e luftëtarëve në çeta më të vogla. Kishte urdhëruar që të plagosurit dhe të sëmuret të në largoheshin nga rrethimi në drejtim të fshatrave që nuk ishin përfshirë në luftë. Disa prej tyre, e sidomos të rinjtë t`iu dorëzoheshin partizanëve Mirëpo partizanët sapo i zinin i pushkatonin pa gjyq edhe ata që dorëzoheshin. Nga lufta e Gradicës, fillon faza e fundit e rezis- tencës për jetë ose vdekje. Numri i luftëtarëve të 208
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950) Shaban Palluzhës kishte rënë në mënyrë drastike...
( Vepra e cituar, po aty f.88). Forcat atdhetare besnike të Shaban Palluzhës dhe të Mehmet Gradicës të rrethuara nga të gjitha anët nga forcat jugosllave u barrikaduan në vendin e quajtur Kullat e Dvoranit në fshatin Terstenik më 21-22 shkurt të vitit 1945. Rrethimin e kësaj kulle e udhëhoqi komandanti i Divizionit të 52-të të ushtrisë jugosllave, Petar Brajoviq, i cili u plagos dhe mbeti inmvalid i përjetshëm... Pas plagëve vdekjeprurëse Shaban Palluzha vdes në malet e Qikatovës. kurse Mehmet Gradica përtej Gllogovcit. Bashkëluftëtarët i varrosin në vende të fshehta. (Vepra e cituar, po aty, fq.106-107).
Në Rezallë, sipas përshkrimit besnik që iu bën atyre ngjarjeve kritike Mehmet Zabeli, djali i Jetullahut, asokohe luftëtar i lirisë, ishin pozicionuar dy grupe: Grupi i parë ishte i Azem Aruqit, po nga Rezalla ku bënin pjesë: Azemi, Salihu, Neziri, Bilalli, Aruçi, Beqiri, Qerimi dhe Adem Goxhulli. Në grupin e Jetullah Zabelit kishte katër veta: Jetullah Zabeli, Haxhi Zabeli dhe Muhamet Jetullah Zabeli. Grupi tjetër, përbëhej nga Sadik dhe Hysen Lutani me shumë luftëtarë të tjerë. Jetullahu fillimisht u mobilizuan në Brigadën e Tetë shqiptare, por pas pak dite ndahet Istref Sheqa dhe Haxhi Zabeli po ashtu u larguan në drejtim të panjohur. Më vonë të gjithë këta u ripozicionuan nëpër malet e Drenicës.
209
AHMET QERIQI
Jetullah Rezalla me luftëtarët e tij në takimin e Domanekut dhe në Kongresin e Lypovicës Kongresit të Lypovicës i paraprijnë disa takime të krerëve nacionalistë në malet e Qyqavisë, pastaj në Radishevë, Kotorr, Runikë e vende të tjera. Më 1 maj të vitit 1946 në malet e Kozmaqit të Drenicës u mbajt një takim i rëndësishëm i kreut atdhetar shqiptar. Personlitetet që e udhëhoqen tubimin ishin: Ajet Gërguri, kryetar i Komitetit Nacional Demokratik, Gjon Serreçi sekretar i LNDSH-së së Kongresit të Katërt dhe Ilmi Zariqi kryetar i komitetit për Drenicë. Në kongresin e Katërt të LNDSH-së të mbajtur me një maj të vitit 1945, në bjeshkët e Kozmaqit të Drenicës Qendrore, sipas Islam Dobrës kanë marrë pjesë: Jetullah Muharrem Rezalla, Bajram Haziri i Radishevës, Rifat Halimi, Sylë Ferizi, Ramadan Nura, Rexhep Halimi, Rexhep Hajrizi të gjithë nga Kotorri, Zeqir Lutani dhe Hysen Lutani nga Turiqeci, Hilmi Zariqi, Haxhi Selmani, Zukë Xani, Sinan Vinarci, Ali Tiku, Rizah Behrami, Rexhep Gjeli, Nezir Shaku, Rifat Avdyli, Ibrahim Luta, Murat Nika, Istref Sheqa, Fazli Dobrashevci, Milazim Bunjaku, Sahit Bucolli e disa luftëtarë të tjerë nga fshatrat e Drenicës qendrore. Në këtë Kongres sipas shënimeve të prezentuar në librin Lufta e Drenicës, të Islam Dobrës kanë marrë pjesë edhe: Aziz Zhilivoda, Ahmet Selaci, Sherif Tërstena, Ismet Boletini, Osman Bunjaku, Shaban Bunjaku, Rrahman Selaci, Musli Dervina, Feriz Bojçi, Ukshin 210
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950) Kovaçica, Azem Bellaqevci, Shaban Dobreva, Ukë Sadiku, Ndue Perlleshi, Bali Meti, Sokol Volljaka e të tjerë. ( Dr. Islam Dobra, Lufta e Drenicës 1941-1945, Prishtinë 1997. f. 327-328. ).
Në tubim,in e Damanekut para dhjetëra LNDSH-istëve kishin folur: Ajet Gërguri dhe Gjon Serreçi. Ata i bëjnë një paraqitje realiste zhvillimit të ngjarjeve pas vendosjes së pushtetit komunist në Kosovë dhe në Shqipëri. Nga analiza dhe shqyrtimi i situatës së përgjithshme, konsiderohej e nevojshme që të bashkoheshin të gjitha forcat e vërteta nacionaliste dhe të konsolidoheshin me qëllim për të vepruar bashkërisht në drejtim të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Jetullahu mbante kontakte të vazhdueshme me Hilmi Zariqin. Për mes tij ai ishte në dijeni se forcat nacionaliste po konsolidoheshin dhe pritej riorganizimi i shpejtë i tyre. Për këtë qëllim më 25 korrik të vitit 1946 u thirr Kongresi i pestë i kësaj Lëvizjeje, i njohur si Kongresi i Lipovicës. Shtabi i Zonës II për vend, ku do të mbahej Kongresi, e caktoi lëndinën “Te Vorri I Hoxhës” në Lypovicë, midis fshatrave Risinovc, Krojmir dhe Fushticë, kurse për ta dezinformuar OZN-ën, u lansua propaganda se kongresi do të mbahej në Bjeshkët e Kozmaqit. (Dr. Muhamet Pirraku, Mulla Idrisi dhe Mbrojtja Kombëtare 1941-1951, Prishtinë, 1995. f.346) .
Në kohën kur kishin arritur edhe delgatët e fundit, Jetullah Zabeli nga Rezalla, Hilmi Zariqi nga Baica Qendrore dhe Osman Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë, sjellin nga Domaneku ku e kishin kapur një natë më parë një të dyshuar, spiunin Rexhep Alushi nga Carrabregu i Deçanit, i cili 211
AHMET QERIQI
ishte rekrutuar me detyrë të denoncimit në mesin e nacionalistëve, duke mbajtur lidhje direkte me Shefin të OZN-ës për Kosovë ( e Metohi), Spasoje Gjakoviq. Ai kishte dezinformuar kreun nacionalist se Ymer Berisha kishte vdekur dhe nuk kishte pse të pritej ardhja e tij. Lidhur me zbulimin dhe denoncimin e këtij spiuni të OZN-ës, Ajet Gërguri në deponimet e tij para Drejtorisë së Sigurimit Shtetëror në Kosovë më 9 shkurt 1947 ka deklaruar: Para Kongresit i kemi dër- guar një letër profesor Ymer Berishës përmes kuririt tonë Shaqir Zariqit…. E ka dërguar postën te shtëpia e Rexhep Alushit, por nuk e ka takuar. Vëllai i Shaqirit i është përgjegjur korierit, se Rexhepi ka shkuar në OZN-e në Prizren për ta marrë rrogën në ari nga OZNA… (Hysen Azemi Dokumente arkivore të Partisë Nacional Demokratike Shqiptare në Kosovës, botuar në Vjetar XXV XXVL, Prishtinë, 2001, f.251).
“Kongresi ka filluar në orën 12,00. Në fillim ishin prezent vetëm udhëheqësit e grupeve: unë- Ajet Gërguri, Hilmi Zariqi, Jetullah Rezalla, Osman Bunjaku, i cili ishte njëkohësisht delegat i grupit të Ahmet Selacit, pastaj Kadri Beba, Islam Domaneku, Shyt Mareci, Shemsi Mramori e të tjerë… Në këtë mbledhje është diskutuar se kush do të jetë koman- dant. Për komandant është zgjedhur Ymer Berisha. Përveç tij kemi zgjedhur edhe katër eprorë në Shtab për komandant të zonave. ( Vepra e cituar, f. 236.).
Disa nga pjesëmarrësit e këtij kongresi, pasi iu bënë analiza rrethanave tejet të pavolitshme, propozuan që, të gjitha forcat nacionaliste të fillonin tërheqjen nga Kosova drejt Greqisë, meqë qëndrimi në Shqipëri nuk ishte fare i sigurt. Si duket shumica 212
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
e krerëve në heshtje e aprovonte këtë propozim. Kundër këtij propozimi ishte ngritur me pushkë në dorë Osman Bunjaku, i cili kishte thënë: Të gjithë juve që po kërkoni të shkoni në Greqi iu kisha pushkatuar, sepse këtu duhet të luftojmë për lirinë e popullit shqiptar. (Vep. e cit. f.236.).
Propozimin e Osman Bunjakut e kishin mbështetur: Jetullah Rezalla, Hilmi Zariqi, dhe disa të tjerë. Jetullahu, së bashku me Hilmi Zariqin, Osman Bunjakun e të tjerë, pasi nuk kanë pranuar të shko jnë për në Greqi, është kthyer dhe ka qëndruar në malet e Rrezallës me Azem Aruqin dhe çetën e tij. Në muajt e fundit të vitit 1946, Jetullah Zabeli me bashkëluftëtarë kanë jetuar ilegalisht nëpër malet dhe fshatrat e Drenicës. Disa herë kanë rënë në prita të partizanëve, me ç’rast kanë luftuar. Në deklaratën e Hilmi Zariqit, dhënë gjatë het- imeve, në zyret e OZN-ës së Prishtinës, në nëntor të vitit 1946, duke folur për Jetullah Rezallën dhe ndikimin e tij që kishte ushtruar jo vetëm te luftëtarët e Drenicës por edhe te paria e luftës, Hilmi Zariqi ka saktësuar. Jetullah Rezalla është një trim i shkëlqy-
er. Ai është luftëtari më i fortë dhe më i përkushtuar i Drenicës. Ai e ka besimin dhe respektin e popullatës së Drenicës. Dosja 35 faqesh e Hilmi Zariqit e prezentuar në librin e Islam Dobrës, Lufta e Drenicës, 1941-q1945. Prishtinë 1997. f 383.).
Jetullahu e ka pasë djalë të xhaxhait, Haxhiun, një luftëtar të mirënjohur dhe besnik , me të cilin prej vitit 1941 e deri në vitin 1944 kanë luftuar dhe kanë vepruar së bashku. Me ta kanë qenë edhe shumë luftëtarë të tjerë nga Rezalla si: Feriz Jashari, Haxhi Selmani, Ferat Fazliu, Hasan Hyseni, 213
AHMET QERIQI
Muharrem Islami, Tahir Hamza, Halil Rexha, Hajdin Billalli, Halil Hoxha e të tjerë. Me mbarimin e rezistencës së Shaban Polluzhës, në fshatin Qirez u dorëzuan shumica e të rinjve, meqë ishte përhapur fjala për amnisti. Brahim Tërnavci një partizan besnik i Titos dhe Ali Shukriut iu jep siguri të dorëzuarve në Mikushnicë, por pak më vonë banditët titistë i vrasin 31 shqiptarë të dorëzuar. Ndërkohë e kapin gjallë edhe Haxhi Zabelin. E morën edhe Bajram Hajdinin, i cili iku dhe mbeti në mal, më vonë dorëzohet. Në fund mbetet vetëm Jetullahu. Për xhaxhanë e tij Jetullahun, veç tjerësh, përkujdesej edhe nipi Nuredin Zabeli nga Rezalla. Ai edhe pse i ri luftëtarëve të xhaxhait i dërgonte ushqime, veshëmathje, duhan e artikuj të tjerë të nevojshëm. Përkujdesje tregonte edhe djali Rama, e sidomos djali dhe bashkëluftëtari i tij, Mehmet Jetullah Rezalla. Më 3 shkurt 1947, duke ndodhur nën rrethim të egër nga forcat e OZN-ës, dhe duke rrezikuar tejmase jo vetëm familjen por edhe tërë banorët e fshatit, me qëllim për të shpëtuar të tjerë, Jetullah Zabeli, i njohur gjatë luftës si Jetullah Rezalla, u dorëzua. Asokohe ishte vrarë Ahmet Selaci. Ndërkohë zbulohet edhe veprimtaria antiokupatore e Jetullahut. E çojnë në burg dhe e dënojnë 11 vjet e gjysmë burg të rëndë. E dërgojnë për ta mbajtur dënimin e ndëshkimin në burgun e Nishit. Pas lirimit nga burgu i Nishit, Jetullahu jetoi në izolim te shtëpia pa të drejta qytetare, por gjithnjë dinjitar dhe i pamposhtur.
214
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
SADRI SAHIT DUHLA (1910- 1987) Lindi në fshatin Duhël në fund të vitit 1910. Ishte pjesëtar i një familjeje të varfër por të ndershme dhe mikëpritëse. Nën ndikimin e ideve të Ramë Bllacës dhe të liridashësve të asaj kohe, Sadri Duhla orientohet drejt kombëtarisht. Qysh i ri brumoset me ndjenja liridashëse dhe urrejtje kundër okupatorit serb. Në pranverë të vitit 1941, në kohën e kapitulimit të monarkisë jugosllave, Sadri Duhla, së bashku me Qerim Ali Gashin e fshatit Luzhnicë rekrutohet në mesin e forcave vullnetare shqiptare italiane. Gjatë kohës së qeverisjes së përkohshme shqiptare italiane, Sadri Duhla ashtu sikurse edhe shumë bashkëkohas të tjerë merret edhe me transportimin e mallrave nga Greqia e Shqipëria për në Kosovë. Duke qenë se ishte shquar për guxim dhe trimëri ai do të jetë prezent në mesin e komandantëve të luftës, kurdoherë i gatshëm për të kryer detyrat të cilat i ngarkoheshin. Në vjeshtë të vitit 1945 prin në ballë të formacionit të Adem Gllavicës e Qazim Llugaxhiut, 215
AHMET QERIQI
Hasan Goranit e nacionalistëve të tjerë, të cilët kishin ikur nga Kosova dhe kishin depërtuar në Greqi. Pasi ata i vendos në Greqi, Sadri Sahiti së bashku me Qerim Ali Gashin e Luzhnicës kthehet sërish në Kosovë. Më 25 korrik 1946 ka marrë pjesë në Kongresin e Lipovicës. Ishte në mesin e trimave të Salih Rexhë Ribarit. Më 8 gusht të po atij viti me bashkëluftëtarin Qerim Ali Gashin ishte në pararoje të formacionit të Ajet Gërgurit, Gjon Serreçit, Azem Bellaqevcit e të tjerëve të cilët bënin përpjekje për të depërtuar në Greqi. Kisha detyrë të vështirë dhe përgjegjësi për bashkëluftëtarët. Për fat e njihja mirë terrenin, meqë gjatë luftës kam depërtuar disa herë nëpër Maqedoni, në Greqi dhe në Shqipëri Kam bërë tregti me armë dhe me duhan. Mirëpo nuk ishte e mundur të kalohej dy herë në të njëjtën rrugë, meqë rrethanat kishin ndërruar. Në anën tjetër kreu i NDSH-së kishte vendosur kalimin e luftëtarëve pjesë pjesë dhe krejt kjo e vështirësonte lëvizjen tonë. Shpeshherë duke lëvizur gjatë natës, përreth fshatrave, lëvizjet tona i denonconin qentë, por edhe njerëzit besnikë të regjimit të ri, në mesin e tyre kishte edhe të atillë që kishin dezertuar nga radhët tona dhe që na njihin ne dhe miqtë tanë.. Ata i dinin qëllimet e lëvizjet tona.Unë personalisht kisha dyshim se edhe në radhët e formacionit kishim njerëz të OZN-s dhe kjo u vërtetua më vonë gjatë het- uesisë kur më dënuam fillimisht me vdekje, më vonë me amnisti dënimin e kthyen në 20 vjet burg të rëndë. Disa herë kemi rënë në pritë të forcave parti- zane. Kemi luftuar vetëm kur luftimet kanë qenë të pashmangshme. Kisha fat që në pararojë ishte Salih 216
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950) Rexhë Ribari, me të cilin jemi njohur edhe më parë. Edhe pse 65 vjeçar ai kishte kondicion fizik të një të riu. Më kishin ngarkuar edhe me një detyrë tjetër. Duhej që përmes Januz Kepës ta takoja Ibrahim Lutfiun që ndodhej i strehur në malet e Bukoshit , meqë edhe ai kishte vendosur të largohej nga Kosova… Lëvizjet ishin vështirësuar. Banorët e fsha- trave rezervoheshin për të na ndihmuar me ushqime, meqë kudo kishte hafije dhe po qe se zbulohej jataku, jatakxhinë e pushkatonin pa gjyq, para familjes. Kalonin ditë të tëra pa ngrënë. Hulumtonim vendet ku fshatarët kishin mbjellë patate dhe ato i merrnim tinëz gjatë natës. Kishte rrezik të ndizej edhe zjarri për t`i pjekur shtalbat e misrit, apo për t`i zier patatet. Por ishte edhe një fat në fatkeqësinë tonë, për të mos vdekur urie. Atë verë ka pasur pemë të shumta, molla vere, dardha, kumbulla, dhe ia dil- nim…
Në afërsi të fshatit Bilushë, mbi Hoqë të Qyteti, në kohën kur kishte filluar përleshja kundër forcave ushtarake jugosllave, të cilat kishin organizur pritë, duke qenë në dijeni të parakalimit të tyre, Sadri Duhla, Salih Rexha, Rexhep Salih Rexha, Islam Domaneku, Ismajl Dragusha, e të tjerë luftojnë trimërisht. Në përleshje e sipër Sadriu ishte plagosur rëndë. Atë e kishte tërhequr nga vija e frontit bashkëluftëtari i tij, Qerim Gashi, pastaj e kishte bartur në shpinë Mustafë Kadri Beba dhe disa bashkëluftëtarë të tjerë. Pas disa ditë qëndrimi në malet e Kabashit e të Budakovës, Sadri Duhla e merr veten dhe ndërkohë vendoset në shtëpinë e 217
AHMET QERIQI
Qerim Ali Gashit në Luzhnicë. Mbante kontakte me disa nga trimat e NDSH-së që nuk u dorëzuan por hapëronin nëpër malet e dhe pyjet e Kosovës, duke pritur ditë më të mira. Në fund të nëntorit të vitit 1946, Sadri Duhla ndodhet në shtëpinë e Qerim Gashit në Luzhnicë, kur milicia e OZN-ës e ndihmuar edhe nga një njësit ushtarak i rrethit të Prizrenit, rrethon fshatin Luzhnicë me përqëndrim forcash, duke marrë në shënjestër kullën e gurit të Ali Gashit. Aksionin për kapjen e dy luftëtarëve të lirisë e organizojnë Ban Sinani dhe Lubo Korkotiqi. Fillimisht Ban Sinani kishte marrë hetime dhe kishte identifikuar vendin ku ndodhej Sadriu, i cili ende nuk ishte shëruar mirë nga plagët. Ende pa zbardhur dita, forcat e milicisë kishin goditur kullën me minahedhës. Brenda në kullë ndodheshin Sadri Sahit Duhla, Qerim Ali Gashi, vëllai i tij, Rasimi, si dhe nëna e Qerimit. Gjatë ditës, në intervale të shpeshta, kishin zgjatur luftimet nga distanca. Në përpjekje për të çarë rrethimin, pas disa orë luftimesh bie heroikisht, Qerim Ali Gashi. Nëna e Qerimit kishte arritur t’iu kthente policëve dhe ushtarëve jugosllavë disa bomba dore të paeksploduara. Në fillim të muzgut, derisa forcat e rrethimit po bënin përpjekje për të depërtuar në oborr, pasi ishin bindur se në kullë nuk kishte njeri të gjallë, Sadri Sahiti me një furi batareje nga automatiku, çan rrethimin dhe arrin të largohet në drejtim të maleve. Ndërkohë forcat e milicisë dhe të ushtrisë futen në shtëpi, ku kishte rënë Qerim Gashi. Ata lidhin në pranga Rasimin dhe nënën e tij të cilët 218
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
edhe i torturojnë mizorisht. Sadri Duhla kishte shpëtuar nga rrethimi por edhe kësaj rradhe ishte plagosur. Me muaj të tërë kishte qëndruar nëpër miqë e shokë të besës, duke u shëruar. Me muaj të tërë forcat okupatore komuniste përmes shpirtshiturve kishin gjurmuar hap pas hapi vendet ku dyshohej se ndodhej Sadri Duhla. Pasiqë kishte marrë disa plagë bie nga shëndeti nuk arrin t’i bashkohet çetës së Salih Rexhës edhe pse përmes korrierëve besnikë komunikonte më të dhe dinte se ku ndodhej. Sadri Duhla është ndër të vetmit qëndrestarë të asaj kohe, i cili arrin të mbijetojë falë gjeturisë, trimërisë, guximit dhe vendosshmërisë së tij.I plagosur, i rënë nga shëndeti dhe i dërrmuar nga jeta e rëndë nëpër male, dorëzohet në fillim të vitit 1948. Fillimisht dënohet me vdekje, pastaj dënimi me vdekje zëvendësohet me 20 vjet burg. Ka vuajtur dënimin 16 vjet burg të rëndë nëpër zandanet dhe kazamatet e Jugosllavisë. Në vitin 1964 lirohet nga burgu, por i merren të gjitha të drejtat qytetare si votimi, punësimi apo e drejta e invaliditetit. Ndërkohë familja e tij është shpërngulur nga Duhla dhe është vendosur në fshatin Krojishtë të Lypjanit. Vdes në vitin 1987 në Krojishtë.
219
AHMET QERIQI
QERIM SELIM BANULLA (1901-1985) Një luftëtar tjetër i mirën johur i Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare, ka qenë edhe Qerim Selimi nga fshati Banullë e Lypjanit. Qerimi lindi më 2 shkurt të vitit 1901. Ishte i biri i Selim Banullës, një fshatar i njohur, bujk i vyer, i cili punonte tokën dhe çmohej për urtësi e mikëpritje. Në kohën e sundimit të Mbretërisë Serbe në Kosovë, të gjitha familjet e njohura atdhetare, e veçmas ato që konsideroheshin të pasura, ngarkoheshin me detyrime të shumta nga pushteti shfrytëzues kolonizator serb, detyrime e taksa ndëshkuese, të cilat mezi i përballonin. Pushteti kolonialist serb ushtronte represion të pandërprerë sidomos kundër familjeve, të cilat jetonin me punën e tyre dhe nuk pranonin të bëheshin vegla të xhandarëve dhe besnikëve të kralit. Më 21 prill të vitit 1941, me rastin e kapitullimit të Jugosllavisë monarkiste, në Kosovë filloi depërtimi i forcave italo-shqiptare. Atdhetarët 220
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
shqiptarë dhe të gjitha ata që kishin qenë të ndjekur e të persekutuar nga regjimi okupator serb, radhiten në mesin e këtyre forcave, të cilat garantuan disa të drejta dhe liri kombëtare, të drejta qytetare e kombëtare që shqiptarët kurrë nuk i kishin gëzuar. Pikërisht lejimi i përdorimit të gjuhës shqipe në administratë, hapja e shkollave shqipe, tregtia e lirë, lejimi i përdorimit të flamurit shqiptar, edhe pse i stisur me sëpatën e Liktorit, ishin të drejta të cilat e joshën shumicën e shqiptarëve liridashës të trojeve të okupuara të Shqipërisë. Me rastin e emërimit të Kadri Bebës kryetar komune në Lypjan, radhëve të administratës së tij i bashkohen edhe shumë atdhetarë nga fshatrat e rrethit të Lypjanit. Në mesin e tyre ishte edhe Qerim Selim Banulla, i cili fillimisht emërohet në njësinë mbrojtëse të kreut të komunës, pastaj Nezir Buja, Zekë Luma, Xhemajl Domaneku, Islam Dragusha, Selman Buja e shumë të tjerë. Me urdhër të Ilaz Agushit, të gjithë kryetarët e komunave marrin përsipër mbrojtjen dhe sigurinë e pakicës serbe, e cila ndodhej në shënjestër revanshiste të disa grupeve të pakontrolluara. Përveç këtyre, popullata sllave në Kosovë, por edhe ajo shqiptare ndodhej në shënjestër të bandave çetnike serbe, të cilat depërtonin fshehtas në Kosovë dhe vranin shqiptarë e serbë, rrëmbenin gra e nuse dhe iu jepnin zjarrin fshatrave. Duke folur për këtë periudhë kaotike, historiani serb, Radomir Bogdanoviq ka shkruar: “Me rastin e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë e Madhe, në vitin 1941 fillu- an të përforcohen sulmet çetnike në brendi të terri- 221
AHMET QERIQI torit të Kosovës. Sipas shënime të qeverisë kuislinge, nga sulmet e tilla çetnike ishin vrarë 4626 shqiptarë ndërsa ishin grabitur 400 gra e nuse.” ( Radomir Bogdanoviq, LNÇ në Kosovë, Prishtinë, 1981, f. 243.)
botuar
në
VJETAR,
Pikërisht për shkak se mbretëronin rrethanat e tilla, krerët nacionalistë të Kosovës, kishin marrë detyra e përgjegjësi për të gjurmuar dhe për të zbuluar këto grupe vrasësish. Në fund të janarit të vitit 1943, një bandë vrasësish ilegalë ishin hetuar të kishin depërtuar nga Karadaku i Shkupit në fshatin Grackë e Vjetër. Më 1 shkurt të atij viti policët shqiptarë rrethojnë shtëpinë e ilegalëve serbë në Grackë. Në luftë për të detyruar ilegalët që të dorëzoheshin qenë angazhuar: Ismajl Dragusha, Selman Buja, Hazir Banulla, Qerim Banulla, Nezir Buja, Islam Domaneku e të tjerë. Meqë grupi nuk ishte dorëzuar ishin zhvilluar luftime të ashpra. Disa nga ilegalët serbë çajnë rrethim dhe duke depërtuar për në Blinajë hasin në pritën e organizuar të luftëtarëve të Brahim Hoxhollit nga Ribari Madh. Grupi prej 9 ilegalësh ishte shpartalluar. Në kronologjinë e Jugosllavisë për LNÇ në Kosovë kjo ngjarje është interpretuar kështu: Më 1 shkurt të vitit 1943, në fshatin Grackë e Vjetër, ushtarët italianë dhe milicija, rrethuan në një shtëpi grupin e 9 luftëtarëve të APNÇ-së të Karadakut të Shkupit. Në atë luftë u vranë: anëtari i komitetit Krahinor për KM, komisari i APNÇ-së të Karadakut, Vojisllav Laçkoviq –Baro dhe koman- danti i kësaj aradhe, Aleksander Urdarevski- Stanko, heronj të popullit si dhe të gjithë luftëtarët e 222
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950) këtij grupi, me përjashtim të një shoqeje e cila u zu rob. ( Dr Ali Hadri, Vështrim mbi njësitë kronologjike për LNÇ të Kosovës e Metohisë, Përparimi, Prishtinë 1963, f.517).
Qerim Selim Banulla ka marrë pjesë në aksionet e organizuara nga njësitë policore shqiptare italiane edhe me rastin e kapjes së Emin Durakut, në Grackë të Vjetër të Lypjanit, në prill të vitit 1943 ?, Ismajl Dragusha dhe Qerim Banulla marrin një informatë nga një denoncues serb i fshatit Suhadoll, se Emin Duraku ndodhet në shtëpinë e një serbi, në fshatin Grackë. Në kohën kur Ismajl Dragusha dhe Qerim Banulla arrijnë në Grackë, forcat e kuesturës italiane plagosin për vdekje Emin Durakun, ndërsa vrasin të zotin e shtëpisë, serbin, i cili e kishte strehuar Emin Durakun. Ismajli dhe Qerimi, pasi marrin leje nga kryetari i komunës, Kadri Beba, dhe nga përgjegjësi i kuesturës italiane, marrin përsipër që Emin Durakun ta dërgojnë sa më parë në Spitalin e Prishtinës, meqë Ismajl Dragusha, e kishte njohur Emin Durakun, qysh gjatë kohës kur e kishin kryer së bashku shërbimin ushtarak. Emini kishte kërkuar nga Ismajli që ta dërgonin në spitalin e Prizrenit, meqë atje kishte disa mjekë të njohur. Edhe pse lufta i kishte radhitur në dy fronte kundërshtare, Ismajli dhe Qerimi bëjnë çmos për ta shpëtuar Emin Durakun, por nuk arrijnë, meqë në rrugë për në Spitalin e Prizrenit, ai vdes nga plagët e rënda. Me rastin e riokupimit të Kosovës nga forcat partizane në dimër të vitit 1945, Qerim Banulla iu bashkohet forcave nacionaliste. Fillimisht sistemo223
AHMET QERIQI
het në radhët e forcave të nacionalistëve, Adem Gllavica, Qazim Llugaxhia, Hysen Tërpeza e të tjerë. Ka marrë pjesë në luftimet frontale në luftën e zhvilluar në Gadime të Epërme, më 16 mars të po atij viti në mes të forcave nacionaliste shqiptare dhe forcave partizane jugosllave. Në vështrimin kritik të historianit të mirënjohur shqiptar Dr. Ali Hadri lidhur me pasaktësitë e Kronologjisë për LNÇ në Kosovë e Metohi, duke folur për përleshjet në fshatin Gadime ka saktësuar: Në faqen 1090 të kronologjisë thuhet se më 16 mars 1945, në katundin Gadimle afër Lypjanit, Batalioni i Katërt i Mbrojtejs Popullore të Kosovë Metohisë, sprapsi sulmin e një grupi për 200 bal- listësh, por me atë rast forcat jugosllave patën hum- bje: 15 të vrarë e 12 të plagosur. Nuk janë evidentu- ar humbjet nga radhët e forcave nacionaliste. ( Dr Ali Hadri, Vështrim mbi njësitë kronologjike për LNÇ të Kosovës e Metohisë, Përparimi, Prishtinë 1963, f.534).
Gjatë luftimeve në fshatin Gadime Qerim Selimi ishte plagosur por ndërkohë shërohet. Me rastin e depërtimit të forcave okupuese partizane në Banullë, kapet gjallë Hazir Selimi, vëllai i Qerimit dhe pas 15 ditësh pushkatohet pa gjyq, në vendin e quajtur, Strelishte, në Tauk Bahqe të Prishtinës. Më vjeshtë të vitit 1945, Qerim Banulla i bashkohet grupit nacionalist të Kadri Bebës dhe të Salih Rexhës. Më 25 korrik të vitit 1946, së bashku me afër 140 luftëtarë nacionalistë merr pjesë në Kongresin e Lypovicës, Kongresi i Pestë i LNDSH-së. 224
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
Disa nga pjesëmarrësit e këtij kongresi, pasi iu bënë analiza rrethanave tejet të pavolitshme, propozuan që, të gjitha forcat nacionaliste të fillonin tërheqjen nga Kosova drejt Greqisë, meqë qëndrimi në Shqipëri nuk ishte fare i sigurt. Si duket shumica e krerëve në heshtje e aprovonte këtë propozim. Gjon Serreçi me Ajet Gërgurin, të përkrahur nga Islam Domaneku dhe Kadri Beba ishin për dalje në Greqi, kurse kundër tyre në mënyrë të pakontrol- luar do të ngrihet Osman Bunjaku, Hilmi Zariqi, Jetullah Rezalla, Imer Fazli Radisheva, Zeqir Lutani i Turiqecit, Shyt Mareci e të tjerë. (Dr. Muhamet Pirraku, Mulla Idris Gjilani… Prishtinë 1995, f. 349).
Në fillim të Gushtit të po atij viti, Qerim Selim Banulla së bashku me luftëtarët e tjerë të Kadri Bebës dhe Salih Rexhës nisen në drejtim të Prizrenit, me qëllim për të depërtuar në Greqi. Mirëpo më 8 gusht në vendin e quajtur, Hoqë e Qytetit, forcat nacionaliste bien në pritë të formacioneve ushtarake jugosllave. Qerim Banulla ndodhej së bashku me Nezir Bujën, Beqir Gjurkocin, Sadri Duhlen e të tjerë. Duke përshkruar këtë ndeshje të papritur dhe të befasishme, dr. Muhamet Pirraku në librin e tij studimor për Mulla Idris Gjilanin shkruan: Më 8 gusht 1946, njësia e Ajet Gërgurit u rrethua dhe u sulmua befasishëm, duke shkaktuar panik në rad- hët e bashkëluftëtarëve të Ajetit-Gjonit. Në një ndeshje, të thuash, ballë për ballë u vranë mitralozx- hiu trim Emin Fejzullah Saraçi, Ahmet Shipoli, Beqir Gjurkovci e të tjerë. Falë gjeturisë, strategjisë dhe trimërisë së Azem Jashanicës, -Bellaqevci dhe Izet 225
AHMET QERIQI Murat Gjoshit, njësiti doli nga rrethimi duke i lënë katër të vrarë dhe disa të plagosur. Tërheqja e luftë- tarëve e bë pa komandë dhe në drejtime të ndryshme të grupeve dhe të individëve. ( Vepra e cituar f.352).
Më 10 gusht Qerim Selimi, së bashku me Kadri Bebën, Salih Rexhën, Rexhep Salihun, Nezir Bujën, Mustafë Kadri Bebën e të tjerë kthehen në malet e Blinajës. Qerim Selimi arrestohet nga oficerët e OZNsë në shtator të vitit 1946. E dërgojnë në burgun famëkeq të Prishtinës, ku asokohe mbaheshin edhe qindra nacionalistë të tjerë nga tërë Kosova. Prokuroria Krahinore i ngrit aktakuzë për pjesëmarrje dhe vrasje të dhjetëra partizanëve në Grackë, Blinajë, në Lypjan, duke e akuzuar edhe për likuidimin e vëllezërve Aksiq, të Lypjanit, vëllezërit e OZN-istit famëkeq, Stanoje Aksiq. Djali i Qerimit, Rrahimi, angazhon një mbrojtës serb, duke i dhënë një shumë parash, për të kundërshtuar disa pjesë të aktakuzës kundër Qerimit. Avokati serb Qorbiq, me rastin e gjykimit të Qerim Selimit, në prill të vitit 1947, kishte kundërshtuar akuzën lidhur me vrasjen e vëllezërve Aksiq, nga Qerim Selimi, duke kundërshtuar deponimet e pabazuara të Stanoje Aksiqit, dhe duke iu drejtuar trimërisht para trupit gjykues me pyetjen, -Edhe sa njerëz të tjerë kërkon t`i pushkatosh, për të marrë hak për vëllezërit? Avokati Qorbiq, ishte në
dijeni të fakteve për të cilat Stanoje Aksiqi po mundohej ta fajësonte Qerim Banullën ashtu sikurse kishte fajësuar edhe dhjetëra të tjerë para tij. Mirëpo, këaj radhe, para trupit gjykues, OZN226
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
isti, Stanoje Aksiqi, i kërcënohet avokatit Qorbiq, për ndërhyrjen e tillë duke e kërcënuar se do të hakmerret. Për veprat që i viheshin në barrë, Gjykata e Qarkut në Prishtinë, dënon Qerim Banullën 20 vjet burg të rëndë. Përnjëherë dërgohet në burgun famëkeq të Nishit ku asokohe vuanin kalvarin e vuajtjeve të tmerrshme njerëzore: Qerim Selimi, Banush Hoxha nga Sedllari, Ibrahimi, djali i Banushit, i cili priste pushkatimin, Tafil Sejdiu dhe Jahir Sejdiu nga Shala, Osman Jetullahu nga Krojmiri, Sadri Sahit Duhla e qindra të tjerë. Një ditë Qerimi takon në burg edhe avokatin Qorbiq, i cili për shkak të kundërshtimit që i kishte bërë OZN-istit Stanoje Aksiq gjatë gjykimit në mbrojtje të Qerim Banullës, ishte dënuar 4 vjet burg. Qerim Selimi vuan 15 vjet burg të rëndë në Burgun më famëkeq të asaj kohe në Nish dhe në Valevë të Serbisë. I biri Rrahimi e kishte vizituar shpesh në burg, duke i dërguar bukë e rroba. Lirohet në vitin 1961. Edhe pasi kishte kryer dënimin, nuk i gëzon të drejtat qytetare, meqë ai dhe tërë familja konsideroheshin familje anmike e Jugosllavisë. Qerim Selimi ka vdekur në vitin 1985, pasi familja e tij ishte ringritur ekonomikisht dhe kishte përballuar me sukses sfidat e rrezikshme të pushtetit titist- rankoviqist.
227
AHMET QERIQI
228
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
*Pjesa intervistuese dokumentare e kësaj monografie është sajuar mbështetur edhe në informatat, rrëfimet e intervistat e këtyre dëshmitarëve: Emin Miftar Shema ( 1888- 1980) Shënime të
ndryshme dhe rrëfime gojore të regjistruara kohë pas kohe nga autori, në fshatin Krojmir. Ahmet Salih Rexha, ( 1928- 2004) i biri i Salihut dhe vëlla i Rexhepit. Ka jetuar në fshatin Ribar i Madh.Të dhëna dhe shënime dhjetor 1995, prillmaj 1996, nëntor 2000. Islam Salih Rexha, jeton me familjen e tij në Ribar të Madh. Informata të regjistruara në diktafon nga autori më 25 qershor dhe 22 nëntor të vitit 2004. Idriz Rexhep Salihu, jeton me familjen e tij në Ribar të Madh. Informata gojore të regjistruara nga autori më 25 mars 1995. Xhevahire Kadri Beba , bija e Kadriut, bashkëshorte e Ali Emin Qeriqit jeton në Shtime. Informata të regjistruara kohë pas kohe nga autori Ajshe Kadri Beba, jeton me familje në Shtime. Informata të regjistruara kohë pas kohe nga autori. Mustafë Kadri Beba Jeton me famil;jen në fshatin Ribar i Madh. Informata të regjistruara nga autori më 10-11 qershor 1995. Informata të tjera të regjistruara në maj të vitit 1996. 229
AHMET QERIQI Avdullah Kadri Beba jetojnë në fshatin
Ribar i Madh të komunës së Lypjanit. Informata të regjistruara nga autori më 11 qershor 1995. Ahmet Azemi i biri i Azem Bellaqevcit, Jeton në Prishtinë. Informata të regjistruara nga autori më 25 korrik 1996 në fshatin Vërshec të Lypjanit, në tubimin përkujtimor me rastin e 50-vjetorit të Kongresit të Lipovicës Ilaz Domaneku vëllai i katër martirëve të familjes Domaneku. Jeton me familje në Ferizaj. Informata të regjistruara nga autori në Ferizaj në maj të vitit 1995 dhe më 25 korrik 1996 në shkollën fillore të fshatit Vërshec, në 50-vjetorin e Kongresit të Lipovicës. Ismajl Dragusha, djali i vëllait të Ismajl Dragushës, jeton në fshatin Rufc i Vjetër, afër Lypjanit. Informatë dhënë autorit në gusht të vitit 1995 Nezir Buja, djali i Nezir Bujës, arsimtar jeton në Bujan të Lypjanit. Informata dhënë autorit të këtij libri në gusht të vitit 1995 në fshatin Bujan. Informata të tjera po në Bujan më 6.1.2005. Bajrush Zuka, (1920-1997) nga fshati Lloshkobare - Ferizaj. Informata dhënë autorit më 22 shtator 1995. Ali Emin Qeriqi, nga Krojmiri, jeton në Shtime miku i Kadri Bebës. Informata të regjistruara kohë pas kohe Adem Tahir Qeriqi, nipi i Salih Rexhë Ribarit 1892-1991. Informata dhënë autorit në tetor 1980. Fetah Adem Qeriqi, (1930-1997). Informata dhënë autorit në maj të vitit 1996. 230
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950) Muharrem Tahir Qeriqi, 1888- 1985. Rrëfime gojore. Bajram Çukovci nga fshati Cernillë. Jeton në
Shkup. Informata dhënë autorit më 25 korrik 1996 në Vërshec. Halim Hysen Meta nga Krojmiri, jeton në Magurë. Informatë dhënë autorit më 25 korrik 1996. Avdi Daut Kelmendi, nga fshati Rufc.
(1951-1996) Profesor, i burgosur politik dhe veprimtar i dalluar. Informata dhënë autorit në maj të vitit 1994. Daut Rexhep Kelmendi, nga fshati Ribar i Vogël. Informatë, dhjetor 2004 Adem Luma, babai i dëshmorit, Ismail Luma nga fshati Kraishtë, informatë dhënë autorit të këtij libri më 15 dhjetor 2004. Vehbi Metë Shamolli nga fshati Shalë, ish Sedllar, 1922- 1998. Informata të kohë pas kohshme dhënë autorit. Janar 1992. Gusht 1995. Korrik 1997. Hysri Dugolli nga fshati Pjetërshticë. !910-1998. Informatë dhënë autorit në tetot 1995. Hazir Bajrami nga fshati Pjetërshticë, 1910-1999. Informatë dhënë autorit më 20 nëntor 1995 në Pjetërshticë. Ajshe Shabani, Gërguri, Lindur në Fier të Shqipërisë jeton në Prishtinë. Informatë dhënë autorit më 15 nëntor 2004. Fitim Rrahim Selimi nga fshati Banullë Me profesion mjek, kirurg. Shënime dhënë autorit të këtij libri në nëntor të vitit 2004. Mehmet Jetullah Zabeli, nga Skënderaj. Rrëfime dhe informata dhënë autorit, më 20 shtator 2004. Haradin Zabeli, nga fshati Rezallë. Informatë, më 20 shtator 2004. 231
AHMET QERIQI Ramë Zabeli, nga Skënderaj. Informatë 20 shtator
2004. Gani Bunjaku nga Klina. Shënime dhe informata
dhënë autorit të librit, më 13 shtator 2004. Ismet Bunjaku nga Prishtina. Informatë 13 shtator 2004. Shefki Gashi nga Prishtina. Informatë dhënë autorit dhjetor 2004. Rrahim Rexhep Gajtani nga Prishtina. Rrëfime dhe informata dhënë autorit, dhjetor 2004. Rasim Ali Gashi nga Luzhnica. Rrëfime gojore dhënë autorit në shtator të vitit 1995. Abdullah Nezir Buja, nga fshati Bujan. Informatë dhënë autorit më 6 janar 2005. Bajram Nezir Buja, nga fshati Bujan. Informatë gojore dhënë autorit të këtij libri më 20 dhjetor 2004. Avdyl Rrahman Durmishi nga fshati Krojmir Informatë dhënë autorit, nëntor 2004 dhe 1 janar 2005.
__________
*) Incizimet, shkrimet , fotot ruhen në arkivin personal të autorit 232
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
Literatura: Dr. Muhamet Pirraku Mulla Idrisi dhe Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore, 1941-1951, Prishtinë, 1995.
Dr. Muhamet Pirraku Për kauzën shqiptare, 1997-1999, Prishtinë 200 0
Dr. Muhamet Pirraku Ripushtimi jugosllav i Kosovës 1945, Prishtinë 1992 Dr. Hakif Bajrami, Marrëveshja e 21 prillit…botuar në VJETAR Prishtinë, 1981
Dr. Ali Hadri, Përparimi, Prishtinë, 1963
Dr. Ali Hadri, Studime, Prishtinë 1988
Ilaz Metaj- Ali Llunji, Hysen Tërpeza hitori e gjallë, Prishtinë, 1992
Dr. Islam Dobra, Lufta e Drenicës 1941-1945, Prishtinë 1997. Hysen Azemi Dokumente arkivore të Partisë Nacional Demokratike Shqiptare të Kosovës, botuar në Vjetar XXV-XXVL, Prishtinë, 2001.
Faton Mehmetaj Veprimtaria kriminale e dorës së zezë serbe në trojet shqiptare, Prishtinë, 2004.
Banush Imeri, Shtimja me rrethinë, Prishtinë, 2003. 233
AHMET QERIQI
Faton Mehmetaj, Natë yjendezur, Prishtinë 2001,
Radomir Bogdanoviq, LNÇ në Kosovë, botuar në Vjetar, Prishtinë, 1981.
Gazeta, revista Dr. Ali Hadri Përparimi, Prishtinë 1963 Dr. Muhamet Pirraku Dituria Islame 1991- numri 2. Ahmet Qeriqi Bujku, Prishtinë, korrik 1996 Bujku, Prishtinë, gusht 1996
234
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
Të dhëna për autorin Ahmet Ali Qeriqi lindi më 24.12.1947 në fshatin Krojmir të Drenicës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, tetëvjeçaren dhe të mesmen, medresenë Alaudin, i mbaroi në Prishtinë. Ka kryer studimet universitare në Prishtinë. Për veprimtari antijugosllave ka qenë i dënuar në nëntor të vitit 1965, maj 1975, shtator 1980 dhe në shkurt të vitit 1983. Prej shtatorit të vitit 1973 deri më 2 prill të vitit 1981 ka punuar mësimdhënës i gjuhës shqipe në Ferizajt dhe në Prishtinë. Pas lirimit nga burgu prej vitit 1988 e deri në pranverë të vitit 1998, ka punuar në zdrukthtari dhe ndërtimtari. Prej vitit 1973 merret me publicistikë dhe studime të fushave të ndryshme. Ka bashkëpunuar me të përditshmen Bujku, dhe revistat Bota e Re, Zëri i Kosovës, Kosova e Lirë, 24 orë, Fokus etj.
235
AHMET QERIQI
Deri tani ka botuar: Meditime në arrati, Prishtinë, 2002, Në gjurmim të lashtësisë , Prishtinë, 2002, Milush Kopiliqi, serb apo shqiptar? Prishtinë,
2003, Burgu, Prishtinë, 2004, Luftëtarët e NDSH-së, Prishtinë, 2005.
Vepra në dorëshkrim: Kronikë lufte I ( 30. 5. 1998- 3.1.1999), Kronikë lufte II ( 4.1. 1999- 24.6.1999), Vegimtari, roman, Rrëfime që nuk harrohen, tregime, Vehabiu, novelë, Dy kahe.... publicistikë.
Prej 4 janar 1999 Ahmet Qeriqi drejton Radion Kosova e Lirë.
236
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)
Përmbajtja Përmbajtja Parathënie ........................................................................ 3 Kadri Beba dhe Salih Rexha ............................................... 5 Zhvillimet politike në Kosovë pas kapitullimit të Monarkisë despotike serbe ............................................................ 6 Salih Rexha caktohet komandant i vullnetarëve ..................... 9 Tragjedia në Blinajë ............................................................ 12 Salih Rexha me bashkëluftëtarë roje e kufirit në Prapashticë, tetor 1944 .................................................................................... 16 Nga Lidhja e Dytë e Prizrenit deri te Kongresi i Lipovicës ..... 19 Kadri Beba kryetar komune në Lypjan ................................. 20 Rirreshtimi i forcave atdhetare në Kosovë .................... 23 Tubimi i atdhetarëve në Domanek të Drenicës .................... 25 Kongresi i Lipovicës
...........................................................
27
Disa nga pjesëmarrësit e Kongresit të Lipovicës
.........
34
Përpjekja e pasukesshme për ta kaluar kufirin
.........
39
Lufta në Bilushë, 8 gusht 1946 ............................................... Drejt paparashikueshmërisë ............................................... Jatakët dhe bukëdhënësit e atdhetarëve të fshatrave rreth Blinajës ........................................................................
39 48
Dimri i përgjakshëm i vitit 1947
59
.................................
50
Takimi i parafundit i Salih Rexhës me Islam Domanekun ....... 59 Qëndresa heroike e çetës së Salih Rexhës në Blinajë, janar 1947 ........................................................................ 62 Torturat dhe mizoritë e OZN-ës kundër familjeve Bebaj-Rexhaj të Ribarit të Madh ........................................................................ 69 Takimi i fundit i Salih Rexhës me Kadri Bebën .................... 72 Dorëzimi dhe pushkatimi i Kadri Bebës ................................. 76 Salih Rexha me çetën e tij vazhdon luftën kundër forcave okupatore ........................................................... 78 Çeta e fundit çlirimtare e cila veproi deri në vitin 1950 ....... 81 Denoncimet e bastardëve dhe lufta kundër tyre .................... 84 237
AHMET QERIQI Vitet e izolimit të thellë Vajtja në Shqipëri dhe kthimi ... 91 Prita në Petrovë të Shtimes
.................................... 97
Rrëfimi i Ahmet Salih Rexhës ................................... 99 Në vend të epilogut ................................................ 103 Në përkujtim të idealistit të pathyeshëm Ahmet Salih Rexha (1928-2004) ...................... 103 Pjesa e dytë
.............................................................
AJET FAZLI GËRGURI (1905- 1947) ...................... GJON SERREÇI (1920-1947) ................................. OSMAN MUSTAFË BUNJAKU (1909- 1947) ....... AZEM BAJRAM JASHANICABELLAÇEVCI (1914-1947) ................................. HILMI ILJAZ ZARIQI (1914 -1952) .................... SHABAN HALIL BUNJAKU (1920 1947) ..... SHEMSI HAZIR MRAMORI (1910-1947) ..... NEZIR HASAN BUJA (1906-1950) .................. JETULLAH MUHARREM ZABELI, (1903 - 1974)..... SADRI SAHIT DUHLA (1910- 1987) .................. QERIM SELIM BANULLA (1901-1985) .................. Pjesa intervistuese dokumentare .................. Literatura ......................................................... Të dhëna për autorin ............................................ Përmbajtja .........................................................
238
111
112 127 141 153 161 173 181 191 203 215 220 229 233 235 237