REPUBLIKA E SHQIPERISE DHOMA E NOTEREVE TIRANE Nr. ______ Rep. Nr. ______ Kol. MARREVESHJE Ne Tirane, sot me __/__/1999, (_________ njemije e nenteqind e nentedhjete e nente), perpara meje Noterit te Dhomes se Notereve Tirane, u paraqiten palet e meposhtme:
-
Shoqata Galileo Galilei, regjistruar me vendimin e Gjykates se Rrethit Tirane nr.2578, date 26/06/1998, (me poshte e quajtur “Punedhenesi”), e perfaqesuar ne kete marreveshje nga Znj. Maria Maddalena Pugliese, shtetase italiane, me pasaporte nr.778486G;
dhe
-
Z. _______________________, person fizik i regjistruar me vendimin nr._______, date __/__/19__ te Gjykates se Rrethit Tirane, me liçense nr._________, leshuar nga Ministria e Puneve Publike dhe Transportit me date __/__/19__ (me poshte i quajtur “Punemarresi”).
Palet bien dakort per sa me poshte vijon: 1. Punemarresi merr persiper qe me shpenzimet dhe me automjetin e vet: a) Te kryeje transportimin e nxenesve te shkolles Galileo Galilei nga shtepia per ne shkolle ne mengjes dhe nga shkolla per ne shtepi kur perfundojne mesimin, duke marre e kthyer çdo nxenes ne shtepine ku banon. b) Te paraqitet çdo dite prane __________________________ ne oren __:__, per te filluar transportimin e nxenesve per ne shkolle; dhe ne oren __:__, per te filluar transportimin e tyre nga shkolla ne shtepi. 2. Ne çdo rast qe Punemarresi nuk ka mundesi te realizoje transportin e nxenesve si me siper, ai duhet te njoftoje te pakten __ dite perpara Punedhenesin dhe me shpezimet e veta te siguroje nje automjet dhe shofer zevendesues, qe te plotesojne kriteret e parashikuara ne piken 4 me poshte dhe te jene te miratuar nga Punedhensi. 3. Punedhenesi merr persier t'i paguaje Punemarresit shumen _______ (______________) ne muaj. Punedhenesi do t'i paguaje Punemarresit brenda dates ____ te çdo muaji per ate muaj, shumen e siperpermendur me te holla ne dore, me çek bankar ose ne çfaredo menyre tjeter per te cilen palet bien dakort. Punemarresi duhet t’i leshoje Punemadhenesit nje deftese pagese per çdo pagese te kryer. 4. Punemarresi garanton se ai eshte i liçensuar rregullisht dhe ka marre te gjitha lejet e nevojshme prane organeve kompetente per te kryer transportin e pasagjereve. Ai garanton qe automjeti me te cilin ai do te realizoje transportimin e nxensve eshte regullisht i regjistruar dhe i siguruar prane autoriteteve kompetente.
5. Punemarresi deklaron se ka paguar dhe do te vazhdoje te paguaje çdo detyrim ndaj shtetit ne lidhje me kryerjen e aktivitetit te tranportit te pasagjereve. 6. Kjo marreveshje hyn ne fuqi ne daten e nenshkrimit te saj nga palet dhe perfundon me date __.__.2000. 7. Ne rast se Punemarresi nuk permbush nje nga kerkesat e parashikuara ne piken 1 dhe/ose 4 me siper, Punedhenesi ka te drejte te zgjidhe menjehere kete marreveshje pa asnje njoftim paraprak. 8. Punedhenesi gjithesesi gezon te drejten qe te zgjidhe kete marreveshje per çfaredo arsye dhe ne çdo moment perpara perfundimit te saj, duke njoftuar me shkrim Punemarresin te pakten __ (______) dite perpara. 9. Punemarresi mban pergjegjesi per çdo dem qe mund t'i shkaktohet nxenesve te shkolles gjate transportimit te tyre per ne shkolle ose per ne shtepi. Une Noteri u lexoj me ze te larte kete akt paleve, te cilet ne prani te perkthyeses _____________ me deklarojne se e gjejne tekstin e ketij akti ne perputhje me vullnetin e tyre te plote e te lire, dhe e nenshkruajne rregullisht kete marreveshje ne pranine time, e une Noteri vertetoj kete dokument ne baze te ligjit.
PUNEDHENESI
PUNEMARRESI
PERKTHYESE
NOTERI