www.syri3.com
1
www.sa-kra.ch
BESTSELLER NUMËR NJË
Daniel Goleman
INTELIGJENCA EMOCIONALE Nga anglishtja përktheu: Valdet FETAHU E DREJTA E PËRKTHIMIT I PËRKET PËRKTHYSIT
Autorizimin ekskluziv për editimin në internet i këtij libri nga përkthyesi e ka faqja shqiptare www.syri3.com dhe www.sa-kra.ch
www.syri3.com
2
Titulli i orgjinalit: Daniel Goleman: Emotional Intelligence Bantam Books Copyright@ 1995 by Daniel Goleman All rights reserved.
www.sa-kra.ch
www.syri3.com
3
www.sa-kra.ch
Për Tarën, burim i urtisë emocionale
Rreth Autorit Daniel Goleman në gazetën The New York Times ka mbuluar fushën e shkencave mbi sjelljen dhe trurin, dhe përmes të cilës gazetë njohurit e tij janë shpërnda nëpër gjithë botën. I shkolluar në Harvard ku edhe ka doktoruar, një kohë të gjatë ka qenë kryeredaktor në Psychology Today. Librat tjera të botuar më heret të tij janë Vital Lies; Simple Truths;The Meditaitive Mind; gjithashtu edhe co-autor: The Creative Spirit .
www.syri3.com
4
www.sa-kra.ch
PSE INTELIGJENCA EMOCIONALE ËSHTË SHUMË MË IQ-ja E RËNDËSISHME SE IQ “Të jesh i mençur” deri më tash ka qenë të kesh koeficientine lartë të inteligjencës(IQ). Por çka bëhet me koeficientin e emocioneve(EQ)? Shkenca moderne konkludon se individët shoqërisht të suksesshëm dhe njerëzit individualisht më të kënaqshëm nuk janë ata të cilët i karakterizon koeficienti i lartë i rastësishëm i inteligjencës racionale. Realizimi i tërësishëmi personalitetit individual varet nga inteligjenca emocionaleaftësisë për të ngushëlluar, vlerësuar, për të krijuar marrëdhënie të mira, për të qenë joshës për të tjerët – si dhe me shkathtësitë tjera emocionale të cilat janë vendimtare për t’u bërë dikush me të vërtetë i suksesshëm dhe i inkuadruar në shoqëri, e me këtë i dobishëm edhe për veten e vet edhe për mjedisin. Libri Inteligjenca emocionale është shtypur në miliona ekzemplar në gjithë botën dhe ka mbërri në majën e veprave më të rëndësishme dhe më të shitura. “Impresionues me thellësinë dhe gjërsinë e vet, i llahtarshëm me pasojat të cilat i nxitë, Inteligjenca emocionale na ofron një aspekt krejtësisht të ri të vështrimit të shkaktarëve të shumë dobësive brenda familjes dhe shoqërisë.” Dr. Jon Kabat-Cin, autor i librit Wherever You Go, There You Are
“ Informativ dhe me diapazon të gjerë, libri i gjallëruar i Golemanit tregon
për shumë aspekte fascinuese të emocioneve të cilat i zbulojnë studimet e reja.” Dr. Kerol Tevris, autor i librit Anger: The Misunderstood Emotion
“Shumë informativ, rezime e gjallë e dëshmive shkencore të cilat kthejnë emocionet njerëzore në vendin e tyre të merituar në teorinë e natyrës së njeriut.” Xherom Kegan, profesor i psikologjisë në Universitetin e Harvardit
www.syri3.com
5
www.sa-kra.ch
PËRMBAJTJA SFIDA E ARISTOTELIT PJESA E PARË I. II.
PËR ÇFARË SHËRBEJNË EMOCIONET? ANATOMIA E DHUNËS EMOCIONALE PJESA E DYTË
NATYRA E INTELIGJENCËS EMOCIONALE III. KUR MENÇURIA BËHET MARRËZI IV. NJIHE VETVETEN V. ROBËR TË EPSHEVE VI. EPËRSIA E SHKATHTËSISË VII. RRËNJËT E EMPATISË VIII. KREATIVITETI SHOQËROR PJESA E TRETË IX. X. XI.
APLIKIMI I INTELIGJENCËS EMOCIONALE ARMIQTË E AFËRM MENAXHIMI ME ZEMËR MENDJA DHE MEDICINA PJESA E KATËRT
ZGJIDHJET E MUNDSHME XII. NGASJA FAMILJARE XIII. TRAUMAT DHE REHABILITIMI EMOCIONAL XIV. TEMPERAMENTI NUK ËSHTË FAT PJESA E PESTË ARSIMIMI EMOCIONAL XV. ÇMIMI I JOARSIMIMIT EMOCIONAL XVI. PËRSOSJA E EMOCIONEVE
SHTOJCA I: ÇKA ËSHTË EMOCIONI SHTOJCAII:KARAKTERISTIKAT KRYESORE TË MENDJES EMOCIONALE SHTOJCA III: LINJAT NERVORE TË FRIKËS
www.syri3.com
6
www.sa-kra.ch
SHTOJCA IV: SHOQATA V.T.GRANT: ELEMENTET EFIKASE PËR PROGRAMIN E PREVENTIVËS SHTOJCA V: PLANI I VETËNJOHJES SHTOJCA VI: MËSIMI EMOCIONAL DHE SHOQËROR: REZULTATET Sfida e Aristotelit Çdokush mund të zemërohet – kjo është e lehtë. Por të hidhëroheni në personin e duhur, në masë të duhur, në kohë të duhur, për arsye të duhur, në mënyrë të duhur – kjo nuk është e lehtë. Aristoteli: etika e Nikomahit
Ishte një pasdite përcëlluese e padurueshme gushti në Njujork, kur njerëzit zakonisht janë të tensionuar dhe të padisponuar. Kthehesha në hotel dhe posa hyra në autobus në avenynë Medison vozitësi më befasoj, një zezak me moshë mesatere, me një qeshje ngazëlluese, më priti miqësisht: “Tungjatjeta! Si jeni?” – mirëseardhje i ofronte të gjithëve që hynin, derisa autobusi qarkullonte nëpër komunikacion e dendur kah pjesa e qytetit të biznesit. Secili udhëtar befasohej sa edhe unë, e disa prej tyre, të preokupuar me mërzitë ditore, mezi kthenin përshëndetjen. Megjithatë, derisa autobusi ngjitej kah pjesa e lartë e qytetit duke depërtuar nëpër tollovi, pavërejtshëm është shfaqur një ndryshim i çuditshëm. Vozitësi rrjedhshëm shqiptonte monologun drejtuar neve – komentime ilustruese prej pejsazheve gjatë udhëtimit: atje në atë shitore lirim fantastik, ekspozitë e mrekullueshme në atë muze, a keni dëgjuar për filmin më të ri i cili po shfaqet dy blloqe më poshtë? Entuziazmi i tij për mundësitë e mëdha që ofron qyteti ishte infektues. Njerëzit gradualisht dilnin nga autobusi, duke hequr gëzhojën e mërzisë me të cilën ishin futur brenda, dhe kur vozitësi përshëndeste: “Mirë u pafshim, ditën e mirë!” si shenjë falenderimi pasonte buzëqeshja. Kujtimi nga ai takim më përcjellë më shumë se njëzet vjet. Në kohën kur vozitesha me atë autobus përgjatë avenysë së Medisonit, pikërisht atë ditë mbarova doktoraturën nga psikologjia – por psikologjia e asaj kohe fare nuk i ka dhënë rëndësi ndryshimit i cili ka pasuar. Psikologjia ka ditur pak, thuajse asgjë, për mekanizmin e emocioneve. Por prapë, duke imagjinuar virusin e disponimit të mirë i cili ishte prezent se u përhapë napër tërë qytetin, duke filluar prej udhëtarëve në autobus, e kuptova se vozitësi ishte pacifist i llojit të veçant, me forcën e një magjistari i cili me magjinë e vet e ndryshon shqetësimin dhe jodisponimin konstant të udhëtarëve, duke i çelur, deri diku i zbutë zemrat e tyre. Ndryshe nga kjo – janë disa shembuj nga revistat javore: *Në shkollën lokale nëntëvjeçari i zemëruar derdhë ngjyrë mbi banka, kompjuter dhe printer të shkollës, dëmton automobilin në parkingun e shkollës. Arsya: