SHFMU”4 Dëshmorët”, Ratkoc
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Mësimdhënësi: Shani Hoti
data:13.09.2017
ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE
Fusha kurrikulare: Shoqëria dhe Mjedisi Mjedisi Tema: Grupi dhe karakteristikat e tij
Lënda: Ed. qytetare Shkalla e kurrikules: 3 / Klasa: VI Rezultati i të nxënit të temës (nga plani dy mujor): Identifikon llojet e ndryshme të grupeve shoqërore bazuar në formën, përmbajtjen, strukturën, funksionin, dinamikën dhe marrëdhëniet shoqërore, duke marrë shembujt si: familja, shkolla, klubi, shoqata, organizata etj.
Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I. 2;3;7. Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 1. 1.1, 1.3/ 3. 3.2/ 4. 4.1, 4.2 ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE
Njësia mësimore: Grupi mësimore: Grupi shoqëror dhe llojet e tij Fjalët kyçe: familje, shkollë, klub, shoqatë, organizatë etj. Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore: Identifikon llojet e ndryshme të grupeve shoqërore; Përshkruan formën e grupeve shoqërore, si strukturën, funksionin dinamikën dhe marrëdhëniet mes tyre; Mbledh informacione rreth grupeve shoqërore, si dhe gjykon lidhur me pozitën tonë në grupet të cilave ju përkasim.
Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Libri i edukatës qytetare klasa VII, tabela, kompjuteri, fletë A-4, Sllajde, gazetë, etj. Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situatat jetësore: Historinë, gjeografinë, edukimi për paqe, etj PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS MË NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE
Pjesa hyrëse: Shkrim i lirë 10’ Shënoni, apo identifikoni disa nga grupet shoqërore të cilave ju përkasim. 1
Pjesa kryesore: Prezantim përmes sllajdeve 25’ Përmes vidoe-projektorit dhe sllajdeve të përgatitura paraprakisht nga ana e mësimdhënësit, nxënësit informohen lidhur me disa nga grupet shoqërore të cilave ju përkasim, që nga lindja dhe gjerë në vdekje Pjesa përfundimtare: Puna në grupe 10’ Secili grup e zgjedh një grup shoqëror dhe shënon lidhur me emrin e tij, karakteristikat, shtrirjen, poziten në shoqëri, etj. Krejt në fund, nxënësit i pasqyrojnë punimet e tyre para klasës, ku njëkohësisht kanë mundësi që ti mbrojnë punën e tyre, e po ashtu të vlerësojnë edhe punimet e nxënësve të tjerë. VLERËSIMI I NXËNËSVE
Gjatë orës mësimore, por edhe në fund apo në pjesën përfundimtare, jo vetëm mësimdhënësi, por edhe nxënësit do të kenë mundësi të bëjnë vlerësim të ndërsjellë, lidhur me punën e tyre dhe të bashkëmoshatarëve, pasi që të bëhet prezantimi i punimeve nga ana e grupeve të përfshira dhe aktive në klasë. DETYRAT DHE PUNA E PAVARUR
Nxënësit i udhëzojmë që në mënyrë individuale që të hulumtojnë lidhur me njërin nga grupet shoqërore të cilave ju përkasim. Hulumtimi apo punimi i tyre mund të mbështet në ndonjë hulumtim paraprak, në libër, në internet (faqe të besueshme), broshurë etj. Gjithashtu nxënësit mund të organizojnë edhe ndonjë Intervistë, me ndonjë të moshuar apo person zyrtar. Vërejtje: Video-dokumentar: Familja 117 antarëshe Linku: https://www.youtube.com/watch?v=a8NmeJp0gb0 Film: Shkolla e malëve. Linku: https://www.youtube.com/watch?v=pfJvdX9aEvw Shoqata “Nënë Tereza”. Linku: https://www.youtube.com/watch?v=4KJjlD9yVOk Video-dok umenta “UNICEF”. Linku: https://www.youtube.com/watch?v=E1xkXZs0cAQ Ide për projekt
Kërkoni dhe gjeni cili është anëtari më i moshuar në familjen tuaj të gjerë. Në qoftë se është e mundur bisedoni me të rreth jetë që ka bërë që nga lindja. Ju mund ti drejtoni pyetje të tilla: Sa anëtarë kishte familja e juaj? Kush i bënte punët e shtëpisë? Pse ju kanë vënë emrin që keni? Si ndryshonin veshjet tuaja nga këto të sotmet? Cila muzikë ishte popullore? Në çfarë moshe e linin shkollën anëtarët e familjes suaj? Sa fëmijë keni? Cilat ishin gjërat me të rëndësishme që ju ndodhën në jetë? Sa ndryshe është jeta e sotme nga ajo e dikurshmja? Cila është gjëja me e rëndësishme që keni provuar në jetë? Etj.
Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore
2
SHFMU”4 Dëshmorët”, Ratkoc
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Mësimdhënësi: Shani Hoti
data:20.09.2017
ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE
Fusha kurrikulare: Shoqëria dhe Mjedisi Tema: Grupi dhe karakteristikat e tij
Lënda: Ed. qytetare Shkalla e kurrikules: 3 / Klasa: VI Rezultati i të nxënit të temës (nga plani dy mujor): Identifikon llojet e ndryshme të grupeve shoqërore bazuar në formën, përmbajtjen, strukturën, funksionin, dinamikën dhe marrëdhëniet shoqërore, duke marrë shembujt si: familja, shkolla, klubi, shoqata, organizata etj.
Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I. 2;4. II, 1;7 Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 1. 1.1, 1.3/ 3. 3.2/ 4. 4.1, 4.2 ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE
Njësia mësimore: Klasifikimi i grupeve në bazë të karakteristikave të tyre Fjalët kyçe: familje, shkollë, klub, shoqatë, organizatë etj. Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore: Radhitë grupet në bazë të karakteristikave të tyre; Karakterizon grupet shoqërore, si dhe i ndan ato në bazë të specifikave të tyre; Zbulon përparësitë dhe dobësitë e grupeve shoqërore të cilave ju përkasim.
Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Libri i edukatës qytetare klasa VII dhe i klasës së IX, tabela, kompjuteri, fletë A-4, Sllajde, gazetë, etj. Lidhja me lëndet tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situatat jetësore: Historinë, gjeografinë, edukimi për paqe, etj. PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS MË NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE
Pjesa hyrëse: Punë në grupe 10’ Nxënësit i ndajmë në 5 grupe me këto emra: familja, shkolla, klubi, shoqatat dhe organizata. Ku pasi të caktohet udhëheqësi i grupit, nxënësi i udhëzojmë të shënojnë gjithçka çka din për këto grupe, si dhe 3
karakteristikat e tyre
Pjesa kryesore: Kubimi 25’ Nxënësit i informojmë me njësinë mësimore (Klasifikimi i grupeve në bazë t ë karakteristikave të tyre), ku më pas kërkojmë nga nxënësit që të bëjnë një përfytyrim lidhur me temën. Ku më pas i njoftojmë lidhur me 6 fazat nëpër të cilat do të punohet në mënyrë individuale. Ku për secilën fazë japim udhëzime të nevojshme se çfarë duhet të shkruhet, si dhe në gjatë punës iu jepet hapësirë nxënësve që të shkruajnë për secilën fazë si:
PËRSHKRUAJE - dukjen,formën ,ngjyrën ,madhësinë e grupeve që e kemi temë
KRAHASOJE – grupet shoqërore me diç tjetër ,në çka është e ngjashme ose dallo.
SHOQËROJE - tregoni çfarë u kujton,i`u lidhë ndonjë ngjarje nga jeta me ndonjë nga grupet shoqërore.
ANALIZOJE – si është ndërtuar prej kujt përbëhet ajo (grupi)?
ZBATOJE - Ç`na duhen ,përse na shërbejnë?
ARSYETOJE - është e mirë apo e keqe, përparësitë dhe dobësitë, përse?
Ku më pas disa nga nxënësve ju jepet mundësia që të shpalosin punën e tyre për para klasës.
Pjesa përfundimtare: Tabelë krahasuese 10’ Grupet shoqërore Të përbashkëtat Familja Shkolla Klubi Shoqata Organizata
Dallimet
Karakteristikat
VLERËSIMI I NXËNËSVE
Në pjesën e parë të orës gjatë kontrollimit të punës në grupe bëjmë e praktikojmë vlerësimin normativë, apo përmbledhës. Ku gjithashtu edhe nxënësit do të kenë mundësi të bëjnë vlerësim të ndërsjellë, lidhur me punën e tyre dhe të bashkëmoshatarëve, me qëllim që të jenë sa më real dhe të formojnë shprehi pozitive të vetëvlerësimit dhe vlerësimit të ndërsjellë. DETYRAT DHE PUNA E PAVARUR
Nxënësit i udhëzojmë që në mënyrë individuale të gjejnë dallimet dhe ngjashmëritë midis grupeve sh oqërore. Si dhe të tregojnë rolin pozitive për të gjithë anëtarët të te cilët edhe i takojnë. Gjithashtu nxënësit mund të organizojnë edhe ndonjë Intervistë, me ndonjë të moshuar apo person zyrtar.
Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore
4
5