VI. DARDHA Dardha (evropiane) e ka prejardhjen nga Pyruscommunis
, një specie vendase e zonave me klimë tëbutë të Evropës dhe Azisë perëndimore. Ajo ështëpërzgjedhur e përmirësuar që në epokat parahis-torike. Romakët njihnin 39 kultivarë dhe ka qenëgjithnjë fryti i parapëlqyer në Itali.Shumë prej kultivarëve aktualë e kanë origjinënnga Evropa mbi 100 vjet më parë, veçanërisht nëFrancë dhe Belgjikë. ‘Williams’ Bon Chretien’, sin.‘Bartlett’, kultivari kryesor për përpunim (kon-serva, komposto), është kultivuar në Angli për-para 1800. Prodhimi botëror i dardhës ka qenëthuajse i qëndrueshëm përreth 7.7 milion ton nga2000 deri 2007, ku prodhuesit kryesorë janë Italia,SHBA dhe Spanja (në nivel botëror, dardha aziatikeose Nashi ( P. pyrifolia
në Japoni dhe pjesën jugoretë Kinës dhe Koresë; Pyrus bretschneideri
në Kinë)e tejkalon prodhimin e dardhëve evropiane). Shu-mica e dardhëve kërkojnë një periudhë ruajtje nëtë ftohtë me qëllim që të formojnë teksturën kara-kteristike që shkrihet në gojë dhe plot lëng.Dardhët janë përpjekur gjithnjë të jenë kushë-rinj të dobët për mollët. Pavarësisht faktit që një
dardhë e mirë, e maturuar sa duhet është shumë eshijshme, është shumë e vështirë t’i paraqitësh nëmënyrë tërheqëse për konsumatorin në shkallën eduhur të maturimit.
6.1 Hyrje Zvogëlimi i prodhimit të dardhëve, përveçAmerikës së Jugut, ka çuar në një rënie të përgjith-shme të shumë prej kultivarëve që më parë kanëqenë popullorë. Në përgjithësi, dardhët hyjnë vonënë prodhim të plotë dhe, përveç Evropës, nuk kapatur një përdorim të gjerë të nënshartesave xhu-xhëzuese sistemeve intensive të menaxhimit që tazgjidhin këtë problem. Problemi i lidhur me para-qitjen për konsumatorin të një fryti të gatshëm për t’u ngrënë vazhdon të përbëjë një ku izim për popullaritetin e dardhëve në disa pjesë të botës. 6.2 Kultivarët dhe pjalmimi Edhe pse shumica e dardhëve janë të gjelbra osetë kafenjta, në treg mund të gjenden disa kultivarëme lëkurë të kuqe. Disa prej tyre janë variacione tëkultivarëve ekzistues, p.sh. ‘Red Clapp’s Favourite’,‘Crimson Gem Comice’ dhe ‘Red Bartlett’, edhe pse disa, siç është ‘Cascade’, janë kultivarë të mirë Filltë
me lëkurë të kuqe. Për arsye ende të panjohura,dardhët e kuqe priren të jenë më pak të fuqishmese sa tipat e gjelbër dhe mavijosjet në fryt dukenmë qatë në sfondin e kuq. Ka gjithashtu dardhë menjë tis të kuq, p.sh. ‘Florelle’ dhe dy seleksionime seleks ionime tënxjerra në treg nga Afrika e Jugut, ‘Flamingo’ dhe‘Rosemarie’.
6.3 Rrallimi Ndërkohë që disa dardhë nuk kërkojnë rrallim, tëtjerat kërkojnë një vëmendje të veçantë ndaj kësajagroteknike. Për shembull, dardhët ‘Bartlett’ të kul-tivuara në lartësi të mëdha nuk i plotësojnë standardet e tregut deri sa prodhimi të ulet ndjeshëm.Niveli i rrallimit parashikohet me vështirësi, por mbështetur në përvoja të kuFizuara dhe në vrojtimet në Japoni, sugjerohet që për pemë të mbjella 2x 5 m duhet të lihen afro 250 fruta për çdo pemë. 6.4 Nënshartesat Jashtë Evropës, dardhët janë kultivuar tradiciona-lisht mbi nënshartesa farore të cilat nxisin rritjene fuqishme; pemët eventualisht arrijnë lartësinë 6 – 8 m
ose më shumë. Mund të duhen 10 vite për të marrë prodhim të plotë. Kjo traditë është zhvilluarpër për shkak të nënshartesave vegjetative të ftoit ( Cy-donia oblonga) në Evropë u mungon qëndruesh-mëria në klima jo-bregdetare. Sidoqoftë, krahasu-ar me nënshartesa farore të Pyrus , nënshartesat e ftoit ofrojnë hershmëri të përmirësuar. Megjithatë, papajtueshmëria e shartimit përbën problem tek shumë kultivarë dardhe të shartuar mbi ftua.Përdorimi i një ndërmjetësi (ndërshartese) të një kultivari të pajtueshëm siç është ‘Beurre Hardy’ mund ta kapërcejë këtë problem por e rrit koston e fidanit.
Figura 6.2 Degëzat frutore të dardhës
(a) degëz vegjetative; (b) degëz frutore me sytha të përzier;(e) degëz me syth frutor në majë; (g) syth vegjetativ; (h) sythi përzier; (i) degëz e shkurtër; (l) shpor frutor; (m) shpor ipërbërë; (n) degëz torbeste
Për fat të keq, edhe pse Brenda germoplazmës së Pyrus ekziston trajta e xhuxhëzimit, deri më sot nuk janë arritur nivele të krahasueshme të lehtësisë së shtimit, xhuxhëzimit dhe hershmërisë që iofrojnë nënshartesat e ftoit. Ka një shtim të interesit të pemëtarëve në Amerikën e Veriut e të Jugut për një seri nënshartesash vegjetative që janë rezi-stuese ndaj zjarrit bakterial dhe tharjes së dardhës që e kanë prejardhjen nga kryqëzime ndërmjet ‘Old Home’ dhe ‘Farmingdale’ (OHxF). isaprej këtyre kloneve mund të ofrojnë një shkallëtë moderuar të kontrollit mbi fuqinë e rritjes dhenjë pemë të hershme dhe prodhimtare; nga kjoseri, më premtuese konsiderohet OHxF 87. Njënënshartesë dardhe kandidate nga Evropa, e treg-tuar si Pyrodwarf, ka rezultuar nga një kryqëzimmidis ‘Old Home’ x ‘Bonne Louise Jersey’ i bërënë Geisenheim, Gjermani. Është xuxhëzuese dheprodhimtare por nuk ka rezultuar po aq xhuxhë
zuese sa pemët e shartuara mbi ftoin QC. Seria BPnga Afrika e Jugut (veçanërisht BP 1 dhe BP 3) janëmbjellë gjerësisht në këtë vend por nuk janë për-dorur gjerësisht gjetkë.
6.5 Formësimi Vlen të përmendet fakti i kultivimit të disa kultivar-ëve të dardhës me kurorë trinë, gjë e cila zvogëlonshenjimin e lëkurës që përbën problem në rajonet me erë. Dardhët mbi nënshartesa farore shkojnëmirë me kurorën Lincoln, një metodë formësimishumë e ngjashme me pjergullën japoneze. Ku-rora të tjera trinë përfshijnë kurorat me prerje tërthore në formë V, të tilla si mini-Tatura. Dard-hët për eksport duhet të jenë të paraqitura mirëdhe me cilësinë më të lartë, kështu që mbështetja
e siguruar nga këto metoda do të ndihmojë për të arritur këtë rezultat. Për pemët pa mbështetës, përdoret gjerësisht forma me udhëheqës qendror. Duke përdorur pemëfarore, rekomandohen largesa prej 2 – 2.5 x 5 – 5.5m. Për dardhët mbi nënshartesa ftoi, janë të për-shtatshme largesa prej 1.5 – 2.0 x 4.5 – 5.0 m, edhepse në sistemet më intensive të menaxhimit tëpemëve, mund të jetë me sukses mbjellja edhe në largesa 3.5 – 4.0 m.
6.6 Ruajtja Dardhët mund të ruhen në +0.5°C, por jetëgjatësia në ruajtje mund të zgjatet duke i ruajtur në – 0.5°C
XIII. ULLIRI Ulliri,Olea europaea, ka qenë një pemë frutore erëndësishme në rajonin e Mesdheut për disa mi jëvjeçarë, duke u siguruar qytetërimeve të lashtaushqim dhe vaj me shumë vlerë. Zona në të cilën eka origjinën dhe ku është vënë në kultivim (zbutur,domestikuar) ulliri ka qenë objekt i debateve, porzonat ndërmjet bregut të Sirisë dhe Izraelit deri nëveri dhe perëndim të Irakut ka më shumë gjasa tëjetë zona e origjinës. Ulliri ka një shoqërim histo-rik të gjatë me popullin e Izraelit dhe Palestinës. Rivlerësimet e fundit të vlerës së formave të ndry-shme të vajit në dietën e njerëzve kanë nxjerrë
përsëri në pah vlerën e ullirit dhe vajit të ullirit.Shumë studime kanë treguar se vaji i ullirit mundtë mbrojë kundra sëmundjeve kardiovaskulare,ndryshe nga veprimi i shkaktuar prej shumë yn-dyrave shtazore. Emërtimi ‘dietë mesdhetare’ ireferohet një diete që mbështetet në vajin e ullirit si vaji kryesor i përdorur, së bashku me përbërësit e tjerë ushqimor dhe praktikat e gatimit të Mes-dheut. Kjo dietë e gjejmë të shprehur në nivelinmë të lartë në rajonet bregdetare të Italisë jugore,Kretës dhe Greqisë bregdetare. Studimet për shën-detin e njerëzve dhe jetëgjatësinë e tyre në këtë ra-jon kanë sugjeruar se nëse do të adoptohej dietadhe stili i jetesës i këtij rajoni nga vendet e tjera, dotë kishte një zvogëlim të përkeqësimeve të rënda
shëndetësore të lidhura me vdekshmërinë e her-shme, të tilla si problemet kardiovaskulare dhe diabeti i tipit 2. Ullinjtë përdoren për tavolinë dhe për prodhimine vajit. Vendet mesdhetare që janë prodhues mepeshë të ullirit të tavolinës dhe vajit përfshijnëItalinë, Greqinë, Spanjën, Portugalinë, Turqinë dheTunizinë. Megjithatë, prodhimi është përhapuredhe në vende të tjera të botës, si Amerika Verioree Jugore dhe Oqeania. Vende si SHBA, Argjentinë,Meksikë dhe Australi prodhojnë ullinj pak a shumënë të njëjtin nivel. Ullinjtë kultivohen në gjerësitë Gjeografike ndërmjet 30 dhe 45° veri ose jug, megjithëse ky përgjithësim nuk merr në konsideratë ndikimin e lartësisë mbi nivelin e detit apo tëmasave detare dhe kontinentale mbi klimën (Ta-bela 13.2).
13.1 Materiali bimor Ekzistojnë më shumë se 1000 kultivarë ulliri, me mbi 3000 sinonime. Shumë prej këtyre kultivarëve vijnë nga Italia dhe Spanja. Shumë prej kultivar-ëve që aktualisht kultivohen në zona të tjera kanë
origjinë mesdhetare; për shembull, katër kulti-varët më të përhapur në industrinë e ullirit në Ka-liforni janë ‘Manzanillo’, ‘Mission’, ‘Sevillano’ dhe‘Ascolano’. Mbi 800 kultivarë janë kryesisht për prodhim vaji. Më të njohurit midis tyre janë ‘Picual’, ‘Souri’, ‘Cor-nicaba’, ‘Frantoio’, ‘Leccino’, ‘Koroneiki’, ‘Sourani’dhe ‘Chemlali’. Midis këtyre kultivarëve, për tav-olinë, përdoren kryesisht ‘Manzanillo’, ‘Sevillano’, ‘Calamato’, ‘Ascolano’, ‘Hojiblanca’, ‘Kadesh’, ‘Domat’, ‘Gemlik’, ‘Conservolea’, ‘Zitoun’, ‘Picho-line’, ‘Merhavia’, ‘Leccino’, ‘Frantoio’ dhe ‘Barouni’.Ekzistojnë mbi 100 kultivarë të përdorur vetëmpër ullinj tavoline, ndërsa afro 100 apo më shumë kultivarë të tjerë kanë përdorim të dyfishtë, si për tavolinë ashtu edhe për vaj. Edhe Shqipëria ka një germoplazmë të pasur ulliri,të shtrirë gjatë gjithë Ultësirës Perëndimore por të
përqendruar më shumë në pjesën jugore dhe qendrore të saj. Kultivarët më kryesorë janë 'Kalinjot'(për vaj) dhe 'Kokërrmadhi i Beratit (për tavolinë).Informacion më të plotë për llojet e kultivarëvedhe karakteristikat e tyre gjenden në mjaft botimesi dhe në Studimin Kombëtar të Ullirit (MBUMK). Disa ullinj shtohen nëpërmjet copave të gjelbra ose gjysmë të drunjëzuara. Aftësia rrënjëzuesee copave ndryshon sipas kultivarëve. Rrënjëzi-mi i copave ndihmohet nëpërmjet auksinës acid indol-3-butirik (IBA) dhe vendosen në kushtet e mjegullimit. Bimët e formuara nga copat janë bimëvegjetative (klonale). Kur kultivari i dëshiruarrrënjëzon më vështirësi nga copat, mund të shar-tohet me syth ose me kalem mbi farëfiliza ose bimëtë rritura nga copat. Disa kultivarë/forma janë përzgjedhur si të përshtatshme për nënshartesa.
13.2 Krasitja dhe formësimi Pamja tradicionale e një ullishte është ajo ku pemët kanë të mbjella me mjaft hapësirë ndërmjet tyre,në një terren të thatë, kodrinor dhe me shkëmbinjtë ‘derdhur’ nëpër të. Hapësirat e gjera janë kon-sideruar të nevojshme për të arritur rritjen dheruajtur prodhimtarinë ku si ushqyesit ashtu edhe uji janë shpesh të kufizuar. Disa ullishte të rritura me pemë të rritura plotësisht mund të kulloten nga bagëtia në vendet ku klima mundëson rritjene bimëve tokëmbuluese. Në këto rrethana, numri i pemëve do jetë deri në 100 pemë/ha në kuadrate 10 m2. Hapësirat e gjera janë të pashmangshme kurpemët lihen të zhvillohen në madhësinë e plotë tëtyre me një kurorë të madhe të përhapur. Pemët e mëdha, të rritura plotësisht, me tre deri pesëtrungje dhe degë skeletore të mëdha, krasiten përtë mirëmbajtur një kurorë të përbërë kryesisht ngalastarë të sezonit të mëparshëm. Ulliri lulëzon nëlastarë njëvjeçarë; lastarët lulëzues më prodhim-tar janë ato që kanë gjatësi 10 – 30 cm. Si lastarët e shkurtër ashtu edhe ato të gjatë e të fuqishëm priren të lulëzojnë pak ose aspak.
Trysnia e konkurrencës i ka shtyrë ullishtarët të kërkojnë efikasitet në prodhim. Një qasje ka qenë mbjellja më intensive e pemëve. Këto sisteme syno jnë zhvillimin e hershëm të kurorës së pemës, hyr jen e hershme në prodhim dhe arritjen e shpejtë tëprodhimit të plotë. Kjo mund të arrihet me pemëme trung të vetëm, me udhëheqës qendror (të qua-jtura ndonjëherë pemë monokonike). Pemët lihentë zhvillohen me krasitje minimale me përjashtimtë heqjes së këmbëzave dhe thithakëve që mund tëkonkurrojnë udhëheqësin qendror. Rritja anësorelejohet të zhvillohet, duke u përdredhur me drej-tim jashtë nga trungu kryesor. Hiqen gjithashtu de-gët e ulëta që pengojnë operacionet e pemëtoreve. Sa më e kufizuar krasitja në vitet e para aq më i mirë është stabilizimi. Objektivi duhet të jetë prodhimi i një kurore gjethore piramidale pa frenuar rritjen. Pasi është zënë hapësira në dispozicion,krasitja duhet të synojë ripërtërijë rritjen anësoredhe të ruajë porozitetin e kurorës për intercepti-min e dritës. Për të minimizuar kostot e prodhimit është hulumtuar përdorimi i krasitjes së mekani-zuar dhe krasitjes në vite të këmbyera.
Dendësia e mbjelljes për pemët monokonike mehapësirë 6 m ndërmjet rreshtave dhe 4 m ndërmjet pemëve është 420 pemë/ha. Disa sisteme 'gardh' (hedge) kanë përdorur një numër (popullatë) mëtë madhe, disa edhe me hapësira minimale prej 1.5 x 3.5 m. Përzgjedhja e kultivarëve duhet të fokuso -het në gjetjen e kultivarëve që janë të përshtaturmë së miri me metodat e krasitjes, formësimit dhevjeljes të adoptuara për praktikat e sistemit inten-siv të përdorur.
13.3 Lulëzimi, pjalmimi dhefrytëzimi Numri i luleve që prodhohet nga një pemë ulliriështë i konsiderueshëm; pemët e rritura mund tëkenë më shumë se 500.000 lule. Sythat sqetullorë,në çdo nyjë, në degëza njëvjeçare janë në gjendje tëjapin lulesa dhe çdo lulesë përmban ndërmjet 15 dhe 20 lule të vogla, të bardhëreme në të gjelbër. Për të prodhuar fruta që konsiderohen të nevo-jshme për një prodhim të plotë kërkohet vetëmnjë përpjesë e vogël e luleve. Është sugjeruar se,duke marrë në konsideratë që shumë lule në lulesëjanë të papërsosura e kësisoj të paafta për të zhvil-luar një fryt, vetëm 1.2% e tërë popullatës së lules duhet të përfshihen të sigurojnë një prodhim komercial të mirë. Në të vërtetë, nivelet e frytëzimit të një fryti për çdo lulesë nuk konsiderohen detyrimisht të ulëta dhe trajtimet me rrallim frutashmund të kërkohen për të përshtatur numrin e fru-tave më të vogël se sa kjo.Synimi i rrallimit të frutave është përmirësimi imadhësisë dhe cilësisë së frytit dhe shmangia e
induktimit të prodhimit të këmbyer (periodik) nga prodhimi i lartë. Agjentët kimikë për rrallim janë përdorur komercialisht; rrallimi me dorë nuk është një opsion tërheqës për shkak se periudha e rrallimit me qëllim që ky të jetë efikas është shumë e shkurtër ( brenda 4 – 6 javësh pas lulëzimit ) dhe për shkak të kostove të larta. NAA (afro 150 ppm përdoren 12 – 18 ditë pas lulëzimit) është përdorur në Kaliforni për shumë vite. Përbërje të tjera janë përdorur për rrallimin e frutave, përfshi ure në (6% dhe 20 ditë pas lulëzimit). Në disa raste, frytëzimi është shumë i pakët për të marrë një prodhim të mirë. Kjo ndodh më shpesh kur kultivarët kërkojnë pjalmim të kryqëzuar dhe kur kushtet mjedisore, në veçanti temperatura,ndikojnë negativisht rritjen e gypit të pjalmit që kërkohet për pllenim efikas. Midis kultivarëve më të rëndësishëm të njohur që është pjesërisht ose plotësisht vetëpjellor është ‘Manzanillo’. Një studim tregon se kur ky kultivar është mbjellë i përzier me ‘Sevillano’, lidhja e frytit katërfishohet . Janë hulumtuar trajtime të ndryshme për përmirësimin e lidhjes së frutave, përfshi pjalmëzimin me pjalm të ruajtur, përdorimin e kimikateve sibenziladenina gjatë lulëzimit dhe heqjes së rritjes kulmore gjatë lulëzimit. Rrëzimi natyror pas lulëzimit mund të jetë shumë i madh dhe ndodh brenda një periudhe prej 4 – 45 ditë pas lulëzimit.
13.4 Vjelja dhe proceset e pas-vjeljes Ulliri vilet me dorë ose me makineri. Vjelja medorë e çdo fryti mund të konsiderohet shumë ekushtueshme dhe për këtë përdoren shumë mjetetë tjera manuale. Fryti mund të hiqet nëpërmjet krehjes me krehër nëpër gjethnajë ose duke i goditur ato me thupër, duke bërë që frutat të bien nërrjeta. Rrjetat shpërndahen përreth pemëve edhekur vjelja bëhet me makineri. Vjelja me makineri konsiston në shkundjen e trungut ose degëve kryesore. Në këtë rast, duhet të krijohet mundësia që makineritë të mund të afrohen pranë pemëve. Energjia për shkundje që duhet të përcillet trungut duhet të jetë veçanërisht e lartë me qëllim që të shkëputet një fryt me peshë të vogël si ai i ullirit.Forca e kërkuar për të shkëputur një ulli nga pema (forca shkulëse e frytit) mund të matet dhe të përdoret si një tregues për maturimin e ullirit duke përcaktuar kështu se kur duhet të fillojë vjelja.
Etefoni mund të përdoret për të nxitur shkëputjen e frutave të ullirit ( 2000 ppm gjatë pjekjes ) por duhet bërë kujdes sepse në të njëjtë kohë mund tëkemi rrëzim të tepër të gjetheve. Vjelja me makineri mund të realizojë vjeljen e deri 80% të frutave. Ullinjtë për tavolinë vilen kur kanë arritur pjekjene mjaftueshme me qëllim që të merret prodhimii dëshiruar, qofshin këto ullinj të gjelbër, ullinj të çngjyrosur, ullinj me ngjyrë të zezë natyrore apo ullinj që nxihen pas oksidimit në një terren alkalin.Fryti i vjelë me makineri që do të trajtohet për përdorim në tavolinë duhet të fillojë procesin e përgatitjes brenda disa orëve nga vjelja, në të kundër,cilësia mund të komprometohet rëndë. Mavijosja(dëmtimi), i cili paraqitet si njolla të kafenjta në fryt, është një problem që vihet re shpesh kur fryti nuk përpunohet menjëherë. Përpunimi i ullinjve për përdorim në tavolinë konsiston në heqjen e një pjese apo tërë hidhësisë natyrore të frytit.
Kur kjo ndodh, mund të marrim shumë produkte të ullirit për tavolinë, që nga fryti i plotë (ndonjëherëme bërthamë të hequr dhe i mbushur) e deri në brumin e ullirit. Periudha e vjeljes varet nga prodhimi i synuar. Ullinjtë e gjelbër për tavolinë vilen të parët. Ullinjtë për tavolinë ose për vaj që kanë një ngjyrë të zezë natyrore vilen të fundit. Ka disa metoda për përcaktimin e kohës së vjeljes. 1.Përdorimi i shenjave pamore të tilla si ngjyra e ullirit, përfshi ngjyrën e jashtme të frytit si edhe ngjyrën e tulit; lenticelet bëhen më pak të dukshme ndërkohë që fryti maturohet dhe piqet. 2. Kampione frutash mund të vlerësohen për përmbajtjen e vajit, qoftë si përqindje e peshës së freskët ose të thatë ashtu edhe përbërjes, d.m.th.përmbajtja e vajit në lidhje me humbjen e aciditetit
vilen kur CI = 1. Frutat që do të përpunohen si ullinj të zinj mund të vilen përpara se të kenë ndryshuar ngjyrë në masë të konsiderueshme. Përpunimi i frytit mund ta bëjë atë të zi.
3. Mund të matet forca shkulëse e frytit. 4. Fryti mund të vlerësohet për praninë e eksudatit të lëngët lëbardhë kur shtypet dhe se sa lehtëshkëputet bërthama nga tuli kur pritet tërthorazidhe kur përdridhet. Në praktikë, ekzistojnë disa tregues për përcaktimin e maturimit për vjelje, por ullishtarët, veçanërisht ato të ullirit të tavolinës, mund të vendosin që koha më e mirë për vjelje është kur parashikohet madhësia më e madhe. Kjo për shkak se çmimi që paguhet për frytin përcaktohet kryesisht sipas madhësisë ose peshës. Së fundi, duke qenë se periudha e vjeljes është vjeshta, periudhë në të cilën temperaturat bien, vjelja mund të përcaktohet edhe nga rreziku i ngricave. Duke qenë se diapazoni i ullinjve të tavolinës luhatet nga të gjelbër në të zinj natyrorë, për të përshkruar ullinjtë është konceptuar një indeks i ngjyrës së lëkurës dhe tulit (CI). Kategorizimi fillon me zero. Zero pikë nënkupton ullinjtë që kanë ‘lëkurë të gjelbër gëlqere’, ndërsa shtatë ullinjtë që kanë‘lëkurë të zezë dhe tul tërësisht të ngjyrosur ‘. Një fryti ulliri mund t’i duhen 6 javë për të kaluar nga kategoria CI e barabartë me 1 (e verdhë e gjelbër)deri në kategorinë 7. Ullinjtë e gjelbër të tavolinës
Si parim i përgjithshëm, përpunimi i ullinjve të tavolinës ka të bëjë me një trajtim me sodë kaustike (finjë) (1.3 – 2.6% hidroksid natriumi), edhe pse ullinjtë që kanë ngjyrë të zezë natyrore nuk kan nevojë të trajtohen. Soda kaustike largon përbërësin e hidhësisë së ullirit, një glukosid, oleuropeinën. Ullinjtë e gjelbër kanë më shumë hidhësi sesa ullinjtë e zinj. Soda kaustike lihet të depërtojë thuajse deri në bërthamë, e më pas ullinjtë shpëlahen (numri i shpëlarjeve dhe kohëzgjatja e tyrendryshon) dhe më pas kripen. Shëllira është një tretësirë me 5 – 6% klorur natriumi. Ndërkohë që ullinjtë janë në shëllirë ato i nënshtrohet fermentimit. Pas fermentimit ato mund të përpunohenmë tej (p.sh. u hiqet bërthama dhe mbushen) dhepaketohen. Kjo teknikë përpunimi ka edhe variante. Për shembull, afati kohor i etapave të përpunimit mund të ndryshojë sipas kultivarit, gjendjes së frytit,produktit përfundimtar të kërkuar dhe kushteve të përgjithshme të përpunimit. Një teknikë përpunimi deri diku e ndryshme me atë të përshkruar më lart është ajo e prodhimit të ullinjve të zinj ‘Kallamata’ sipas stilit grek. Ky produkt përpunohet duke i shpëlarë në ujë ose shëllirë ullinjtë e zinj për të hequr një pjesë të hidhësisë; ato zhyten më pas në uthull vere përpara se të zhyten në vaj ulliri. Prodhimi i vajit të ullirit kërkon një presë dhe shumica e presave të ullinjëve janë ose makineri hidraulike ose centrifugale. Ullinjtë, me gjithë, bërthamë, bluhen përpara shtypjes (presimit)
Bluarja prish qelizat vajore. Nëse përdoret presëhidraulike, brumi përhapet në tapete najloni, sh-tresohet në presë dhe ushtrohet trysni. Nëse temperatura në të cilën ndodh procesi i presimit nukështë më e lartë se temperatura e dhomës, atëherëullinjtë janë të presuar në të ftohtë, ndërsa vajiemërtohet vaj i virgjër. Në këto kushte, aroma dheveçoritë organoleptike të vajit nuk ndikohen ngametoda e ekstraktimit. Lëngu i presuar lihet pezulldhe vaji dekantohet nga maja e lëngut. Nëse duamtë garantojmë cilësinë e vajit, pastërtia, që ka tëbëjë me përdorimin e vaskave prej çeliku i pandryshkshëm është e rëndësishme. Vaji me cilësi tëlartë duhet të ketë një përmbajte aciditeti të ulët (më pak se 1%) dhe të mos ketë të meta në shije.
XIX. RRUSHI I TAVOLINËS dhe RRUSHI PËR LËNGJE Hardhia evropiane,Vitis vinifera, ndoshta me origjinë nga rajoni i Maleve të Kaukazit ndërmjet Detit të Zi dhe Detit Kaspik. Nga kjo specie prodho-het rrushi për verë, për tharje dhe për konsum tëfreskët. Ekzistojnë disa specie të hardhisë që janëvendase të Amerikës së Veriut; disa përdoren përlëngje, të tjera përnënshartesa dhe një numër i kufizuar (shpesh si hibridendërllojore) si rrush për tharje dhe për verë. Rrushi, një prej frutave më të kultivuar në botë,gjendet rëndom në zonat klimatike të buta e të ngrohta dhe nuk përshtatet mirë me zonat nën-tropikale dhe tropikale. Megjithatë, ekzistojnëteknika të veçanta menaxhimi të cilat mund tëpërdoren dhe në vende të nxehta si Tailanda dheIndonezia merren dy deri katër prodhime rrushipër tharje në vit.
19.1 Kërkesat klimatike Në një masë të gjerë, grumbullimi i nxehtësisë përcakton se cilët lloje rrushi mund të kultivohen me
sukses në një rajon të caktuar. Të paktë janë kulti-varët që mund të piqen sa duhet nën 700 – 900°Cgradë ditore; nga 950 deri 1500°C gradë ditore mbizotërojnë kultivarët për verë të hapur tavoline; mbi 1500°C gradë ditore mund të piqen kultivarë për tavolinë dhe për verëra likernash; dhe mbi 1950°C gradë ditore, mbizotërojnë kultivarët për tavolinë (konsum të freskët) dhe për tharje. Disa zona që kanë nxehtësi vere të përshtatshmenuk mund të kultivojnë rrush për shkak të dëm-timit nga dimrit. Në përgjithësi, nëse temperaturamesatare e muajit më të ftohtë është 0°C, pritet tëketë dëmtim nga ngrirja pasi klima të tilla shpesh përjetojnë temperatura që zbresin deri në – 15 apo – 20°C.
19.2 Tokat dhe plehrat Hardhia është shumë tolerante ndaj një diapazonitë gjerë tokash, edhe pse ajo nuk e pëlqen motine lagësht dhe të ftohtë. Rrushi i kultivuar për lëngshkon më mirë në toka më pak pjellore, pasi pjello-ria e lartë e tokës nxit rritjen vegjetative të tepërt. Kjo çon në probleme me sëmundjet, pincim (prerje majash) veror shtesë e ndoshta cilësi lëngu më
19.4 Nënshartesat Ka shumë seleksionime të cilat kanë si prindër Vitis rupestris ,Vitis riparia dhe Vitis berlandieri .Duke qenë se parapëlqimet vendore dhe nevojat janë kaq të ndryshme, është shumë e rëndësishmetë kërkohet këshillim vendor për nënshartesën më të përshtatshme për zonën e kultivimit në fjalë.
19.6 Vjelja
të ulët. Plehrat, veçanërisht azoti, duhen përdorurme masë.
19.3 Nevojat për ujë Rrënjët e thella të hardhisë i mundësojnë asaj të mbijetojë në kushte shumë të thata dhe në disa raste mendohet madje se ujitja ndikon negativisht mbi cilësinë e frytit dhe lëngut të prodhuar prej tij. Në kushte të caktuara, kjo mund të jetë e saktë,pasi, ashtu si për plehrat, ujitja mund të induktojë rritje vegjetative të tepërt. Kësisoj, stresi mesatar ujor tek hardhia është një gjendje që shpesh parapëlqehet pasi ndihmon në menaxhimin e fuqisë së rritjes së hardhisë. Sidoqoftë, ashtu si me të gjithë përgjithësimet, ka shumë përjashtime dhe shumë zona me nivel të ulët reshjesh nuk mund të prodhojnë rrush pa ujitje
Afati i vjeljes së rrushit është shumë kritik. Nësevilet shumë herët, rrushi është shumë i athët; nëse vilet shumë vonë, mund të përmbajë athtësi të pamjaftueshme apo të bjerë rendimenti për shkak të dëmtimit nga zogjtë ose kalbëzimit të veshulëve. Zgjedhja e datës më të përshtatshme për vjeljen e rrushit garanton që rrushi të përmbajë një nivel tëlartë dhe ekuilibrin e duhur të përbërësve aromatikë dhe shijues. Rrushi i pjekur ka një përqindje sheqeri ndërm-jet 16 dhe 24% dhe nivele aciditeti nga 0,6 deri 1%. Nivelet më të përshtatshme ndryshojnë sipas rajonit, kultivarit dhe destinacionit të përdorimit (për tavolinë nga 13 - 15.5% sheqer kohës së vjeljes). Lëngu nga rrushi i vjelë jashtë diapazonit optimal të sheqerit dhe aciditetit mund të kërkojë korrigjime. Rrushi i shitur për prodhim lëngu mund të vilet në mënyrë të mekanizuar. Kjo zvogëlon ndjeshëmkostot e krahut të punës për vjelje. Për më tepër,duke qenë se operacioni i vjeljes mund të përfun-dojë në një kohë më të shkurtër, sasia e rrushit që mbërrin në impiantin e përpunimit për lëng me maturim optimal është më e madhe.
Prodhimi i lëngut cilësor përcaktohet duke përdorur kultivarët më të mirë për klimën, të kombinuar me agroteknikën e specializuar, përcaktimin e pjekjes optimale, etj. Rrushtë e thatë (stafidhet) vilen dhe trajtohen në disa mënyra. Ato mund të vilen me dorë dhe të thahen, qoftë drejtpërdrejt në diell ose në skara.
Për të ndihmuar tharjen dhe për t’i dhënë një ngjyrim të çelur të veçantë frytit, përpara tharjes rrushi mund të trajtohet me emulsione vaji alkalin. Vjelja me makineri shkakton shumë dëmtime për frutat që të mund të thahen drejtpërdrejt në diell ose në skara; në këto raste vjelja e mekanizuar mund të
përdoret për të krasitur sharmendat me veshulë ende të bashkëlidhur me to dhe duke i varur mbi hardhi për t’u tharë.
19.7 KULTIVARËT RRUSHI PËR LËNG: Veçanërisht në SHBA, rrushi për lëng përbën një sektor të rëndësishëm dhe domethënës. Një kultivar i vetëm, Concord, zë 90 % të strukturës. Ky kultivar, së bashku me të tjerë si Niagara dhe Iona, e ka prejardhjen kryesisht nga Vitis labrusca .
RRUSHI PËR THARJE (STAFIDHE) Janë kultivarë të V. vinifera dhe përfshijnë Sulltana (sinonime: Sulltanina, Thompson's Seedless) dhe Currants (sinonime: Zante, Zante Currant, Korinthi i Zi), ku të dy janë pa farë ndërsa kultivarët me farëra si Muscat Gordo Blanco (Muskatet, Muskatelet). Rrushtëpër tharje kërkojnë kushte të ngrohta (mbi 1950°C gradë ditore) për prodhim ekonomik.
RRUSHI PËR TAVOLINË Rrushi për tavolinë (konsum të freskët) prodhohet në mënyrë ekonomike në vendet me klimë të ngrohtë në të nxe-htë. Kërkesat janë pamja e bukur, madhësiae kokrrave dhe lëkura e hollë, së bashku me teksturën dhe shijen e mirë. Mungesa e farërave janënjë përparësi, por shpesh madhësia e tyre është shumë e vogël; trajtimi me hormonin bimor acidgiberelik mund t’i bëjnë rrushtë pa farë, të tilla si Sultana, me një madhësi të pranueshme.
19.8 Sëmundjet dhe dëmtuesit Vrugu, hiri, filoksera, nematodat, tenjat, breshkëzat, këpushat, etj. dhe sëmundje virusale tëndryshme
XIV. AGRUMET
Speciet e agrumeve hibridizohen lirisht: janë
14.2 Poliembrionia Shumë specie agrumesh shfaqin gjendjen e embrionisë së shumëfishtë brenda një fare të vetme. Vetëm një prej këtyre embrioneve ka rezultuarnga shkrirja e gameve seksuale. Embrionet e tjeraformohen në indin nukleomik dhe quhen embrione nukleomike. Indi nukleomik ka origjinë tërësish amësore e për këtë arsye, këto embrione dhebimët që mund të prodhohen prej tyre, kanë njëkompozim gjenetik identik me bimën mëmë. Kjoçon në mundësinë e prodhimit të popullatave klonale nga fara, duke ofruar embrionin seksual dhe farëfilizat që rezultojnë mund të identifikohen dhe të eliminohen. Rritja e lastarëve nukleomikë në sh-tretërit e farërave priren të jenë uniformë, e nëseeliminojmë bimët anormale dhe të pafuqishme,kemi thuajse 100% siguri që kemi marrë një popullatë klonale. Prodhimi i popullatave klonale nga farëfilizat kufizohen zakonisht në prodhimin e nënshartesave për të shartuar mbi to mbishartesat. Në këtëmënyrë, mund të shfrytëzohet performanca errënjës e kloneve të caktuara. Disa bimë që nukprodhojnë rëndom farëra poliembrionike janë limoni ‘Meyer’, mandarina ‘Clementine’ dhe pumelo.
14.3 Zgjedhja e materialit bimor Për rritjen e suksesshme të një agrumishteje, ashtu si me çdo pemëtore, duhet të përdorë material bimor i cili është i shëndetshëm dhe zgjidhet përt’iu përshtatur kushteve të rritjes që do të përjetohen. Njëkohësisht duhet të merren në konsideratë kërkesat e tregut. Kërkesat për temperaturë të agrumeve që mund të rriten në kushtet e klimës së freskët mund të shihen nga dy pozicione: toleranca
ndaj të ftohtit të dimrit dhe toleranca ndaj kushteve të verës së freskët (Tabela 14.2).
14.4 Nënshartesat Farëfilizat e ndryshëm të agrumeve mund të përdoren për nënshartesa, ashtu sikurse edhe të afërm të tjerë të agrumeve që nuk përdoren rëndom.
si lloje prodhuese, për shembull, për shembullportokalli trigjethësh, Poncirus trifoliata. Portokalli trigjethësh nuk prodhon fruta
ndonjë kultivar agrumesh të përzgjedhur duhet tëmerret në konsideratë një diapazon të atributevetë njohura ose veçorive të cilëndo nënshartese tëmarrë në
Pjekja e frytit nuk ndodh pasi fryti është vjelë. Megjithatë, ngjyra e lëkurës mund të ndryshojën ga e gjelbër e çelur në portokalli. Gjatë vjeljes, duhet bërë kujdes që lëkura të mosdëmtohet ose gërryhet dhe mund të vishen dorashka. Fryti mund të pritet me gërshërë ose të shkulet nga pema. Në fryt duhet të lihet një sumbull ekërcellit, nëse kjo hiqet, fryti priret më shumë tëkalbëzohet. Shkulja ose ‘vjelja me thyerje’ ështëe pranueshme nëse fryti mund të hiqet pa dëmtuar pemën, duke hequr sumbullën ose gërvishtur lëkurën e frytit. Nëse frutat vilen duke i prerë megërshërë, është e mundur që të shkurtohen lastarët frytbartës deri në lastarin anësor më të afërt e më të ri. Shpesh kaq është e mjaftueshme si krasitje për pemët e rritura. Pas vjeljes, frutat lahen dhe mund të dyllosen gjithashtu. Frutat kategorizohen sipas madhësisë dhe frutat që nuk plotësojnë standardin kategorizohen ulët ose eliminohen. Ruajtja afatshkurtë rmund të realizohet në kushtet të ajrosura dhe tëfreskëta (nën 15°C). Ruajtja për disa muaj mund të realizohet në 3 – 8°C me lagështi 85 – 90% LR.
14.5.2 Teknologjia e kultivimit
Frutat me cilësinë më të mirë prodhohen në zonat me verë të nxehtë e të thatë, ku ka ujitje në dispozicion për të garantuar rritjen dhe zhvillimin e frytit. Në këto kushte, deficitet ujore mund të jenë të rënda dhe përdorimi i ujitjes duhet të marrë në konsideratë kërkesën shtesë nga bimësia konkurruese ndërmjet pemëve; në të kundërt, bimësia tjetër duhet të hiqet. Prashitja e rregullt mund të mos jetë një metodë e kënaqshme për kontrollin e barishteve të padëshirueshme dhe barërave,duke qenë se ekspozimi i vazhdueshëm i tokës së lagësht zbraz si nivelet e lagështisë në tokë dhe lëndën organike. Plehërimi i gjelbër, bimët tokë-mbuluese dhe mbjelljet me bar të përhershme mund të përdoren në rastet kur mund të ruajmë nivelet e lagështisë. Kontrolli i sëmundjeve dhe dëmtuesve kërkon njëpërzgjedhje të kujdesshme të materialit bimor përpara mbjelljes. Bimët duhet të jenë të pastra nga viruset dhe mykoplazmat. Fidanët duhet të vijnë nga fidanishtet të pastra nga patogjenë që përhapen në tokë. Vektorët e sëmundjeve duhet të kontrollohen në pemëtore pas mbjelljes së pemëve.
14.5.3 Kultivarët
Kultivarët janë të shumtë, midis të cilëve janë: • Rrumbullak (i) ‘Hamlin’ – prodhimtari elartë, hershmëri (vjeshtë – mesi i dimrit),cilësi e dobët, i përdorur kryesisht për lëng.(ii) ‘Valencia’ – prodhimtari mesatare në të lartë, i vonë (fundi i dimrit – pranverë), me cilësi të shkëlqyer.
mesme, nuk shkon mirë në zonat me temperatura të larta, veçanërisht gjatë natës. I përshtatet klimës mesdhetare. Ka mjaft klone të përmirësuara. • Të pigmentuar. Disa kultivarë, p.sh. ‘Tardoc-co’, ‘Sanguinello’, ‘Moro’. Ato kërkojnë klimëmesdhetare.
• Kërthizor. ‘Washington navel’ – prodhim-tari më e ulët se ‘Valencia’, me pjekje të
14.6 Limoni Limoni, limeta dhe qitro vendosen përgjithësisht në një grup të quajtur si fruta agrumesh të athët.
14.6.1 Materiali bimor
Ekzistojnë shumë kultivarë limoni të emërtuar,edhe pse disa prej këtyre limonëve nuk janë limonëtë vërtetë. Për shembull, limoni ‘Meyer’ është njëhibrid,
14.6.2 Vjelja dhe kujdesi
Maturimi në agrumet acide është ndonjëherë i vështirë për t’u përcaktuar nga pikëpamja pamore dhe mund të kampionohen fruta 6 cm diameter apo më të madh për të matur përmbajtjen e lëngut dhe acidit. Fryti do të ‘kurohet’ gjithashtu kurmbahet për një periudhë të shkurtër në një vend të ajrosur mirë me temperaturë të freskët të njëtrajtshme. Gjatë kurimit, trashësia e lëkurës zvogëlohet dhe përqindja e lëngut rritet.
Anasjelltas, nëse frutat lihen në pemë për shumë kohë
lënë pjesën e ‘sumbullës’ të bishtit bashkë lidhur me
14.7 Mandarina Mandarina e zakonshme e ka origjinën nga India verilindore dhe si pemë frutore, është përhapur si në drejtim perëndimore ashtu edhe lindor. Zhvillimi i mëtejshëm i kësaj kulture ka ndodhur në disa zona gjeografike. Si rezultat, aktualisht, grupi i mandarinave të agrumeve është mjaft i larmishëm (Tabela 14.10). Shumë autorë pranojnë se ka dy ndarje kryesore brenda grupit të mandarinave,mandarinat e zakonshme dhe mandarinat satsuma. Mandarinat janë në gjendje të hibridizohen me mandarina të tjera dhe gjithashtu me specie të tjera të Citrus. Ekzistojnë hibride ndërllojore natyrore me tipare dhe shije të ngjashme me mandarinën, të tilla si ‘Temple’ por edhe hibride të krijuara nga njeriu të tilla si tanxhelot ‘Seminole’ dhe ‘Robinson’. Përshkrimet botanike më të shumta të mandarinave i japin kulturës emërtimin Citrus reticulata .Megjithatë, disa autoritete e emërtojnë grupin e mandarinave Satsuma Citrus unshiu. Ky emërtim nënkupton një variant të dallueshëm të mandarinave të zhvilluar në Orient, veçanërisht në Kinë dhe Japoni. Fryti i ngjason portokallit, megjithëse forma mund të jetë më e shtypur dhe zakonisht ka madhësi më të vogël. Ngjyra e lëkurës mund të ketë një nuance më të kuqërremtë. Portokallet mandarinë konsumohen përgjithësisht të freskëta ose në sallata frutash.
Seleksionime të kuqërremta të portokallit mandarinë me origjinë mesdhetare emërtohen dhe tregtohen si tanxherina. Emërtimi tanxherinë vjen nga Tanxheri, Marok, që tregon rrugët historike të transportit për në Evropën veriore. Kësisoj,nuk ka një bazë botanike për të diferencuar tanxherinat prej mandarinave. Mandarinat janë të kultivuara gjerësisht në rajonet e freskëta e të ngrohta nëntropikale dhe madje nëzonat e ngrohta mesdhetare. Diapazoni i gjerë i kultivarëve, mandarinave dhe hibrideve, mundëson një zgjedhje për t’iu përshtatur kushteve klimaterike te ndryshme.
Disa kultivarë mandarinash janë veçanërisht tolerantë ndaj të ftohtit dhe në gjendje të zhvillojnë qëndrueshmëri ndaj të ftohtit. Tipari tërheqës i disa mandarinave është lëkura e çlirët e tyre, që mundëson qërimin e lehtë. Frutat janë shpesh të vegjël me segmente të vogla, në varësi të kultivarit. Fryti mund të jetë pa farë. Hibridizimi sintetik i parë ndërmjet pumelos dhe mandarinës është bërë nga Webber dhe Swingle në1897. Emërtimi tanxhelo është kompozuar për të përshkruar hibridet ndërmjet këtyre dy prindërve.Bimët e tanxhelos kanë fruta me ngjyrë, aromatikë, me aromë dhe shije të dallueshme. Hibridizimi i përsëritur me këto dy prindër ka prodhuar një gamë tiparesh të kombinuara. Aktualisht, emërtimi tanxhelo përdoret zakonisht për hibridet e ngjashme me mandarinat dhe për të gjetur emra të tjerë për hibride me tipare që janë më të ngjashmeme pumelon. Kina është prodhuesi më i madh i mandarinave.Vendet e tjera me prodhim të konsiderueshëmpërfshijnë Spanjën, Brazilin, Japoninë, Turqinë dheItalinë. Prodhimi i përgjithshëm botëror vërtitet në 26Mt dhe është dyfishuar në 40 vitet e fundit. 14.7.1 Materiali bimor
• Mandarinat e zakonshme. Këto emërtohen zakonisht me emërtimin botanik C. reticulata,megjithëse disa lloje të përfshira në këtë grup janë më saktë hibride. Në krahasim me satsumat, mandarinat e zakonshme janë më të vogla me lëkurë që hiqet më lehtë. ‘Clementine’ është mandarina më e përhapur; ka aromë të mirë, pak farëra dhe jep prodhim të lartë, megjithëse madhësia e vogël mund të përbëjë problem.
Seleksionet e klementinës kanë larmi të frytit dhe periudhëssë pjekjes. Me më pak rëndësi është kultivari‘Darcy’, i cili shkon mirë në kushte të lagështa etë nxehta.
• ‘Robinson’. Ky është një kryqëzim ndërmjet tanxhelosë dhe klementinës. Fryti është më i afërt me mandarinën e zakonshme; cilësia është e shkëlqyer dhe pjesa më e madhe e tyre piqen në fillim të dimrit.
• Satsuma. Shumica e zhvillimit të satsumës ka ndodhur në Japoni, ku është agrumi më i përhapur. Është agrumi më rezistent ndaj të ftohtit dhe shkon mirë në rajonet nën tropikale më të freskëta. Ka shumë seleksionime brenda satsumës dhe këto janë bërë për të patur cilësi mëtë mirë dhe sezon vjelje të zgjeruar, në veçanërisht hershmëria.
• Shumë prej hibrideve të mandarinave kanë kërkesa të veçanta për pjalmim të kryqëzuar dhe kultivuesit duhet të kërkojnë pjalmëzues të përshtatshëm për atë lokalitet.
• Hibridet e mandarinave. ‘Temple’ dhe ‘Murcott’ janë hibride natyrorë të mandarinës dhe portokallit (këtij kryqëzimi jepet emri i përgjithshëm tanxhor). Ato piqen pas mesit të dimrit dhe seleksionimet brenda hibrideve ‘Temple’ dhe‘Murcott’ janë prodhuar veçanërisht për karakteristikat e përmirësuara të mirëmbajtjes së pemëve. Ato kultivohen në Florida dhe Afrikëne Jugut. • Tanxhelot . Këto janë hibride të krijuara prej njerëzve të C. reticulate dhe C. maxima dhe disa kultivarë, të tillë si ‘Orlando’ dhe ‘Minneola’, janë të zakonshëm dhe popullorë në Amerikën e veriut.
MOLLA Mollët e egra (mollçinkat) i gjejmë në një pjesë të mirë